PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë...

55
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË DREJTIMI: INFERMIERI PUNIM DIPLOME PACIENTËT ME VARËSI NGA ALKOOLI NË REGJIONIN E PRIZRENIT Studentja: Mentore: Iliriana Krasniqi Prof. Asoc. Ilirjana Raça Bunjaku Gjakovë, 2019

Transcript of PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë...

Page 1: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

DREJTIMI: INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

PACIENTËT ME VARËSI NGA ALKOOLI NË

REGJIONIN E PRIZRENIT

Studentja: Mentore:

Iliriana Krasniqi Prof. Asoc. Ilirjana Raça Bunjaku

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

2

Punimi është bërë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i Mjekësisë,

drejtimi: Infermieri e Përgjithshme.

Hulumtimi është bërë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Repartin

Psikiatrik dhe Qendrën e Shëndetit Mendor në Prizren.

I gjithë materiali i shfrytëzuar në punimin e kësaj teme janë cekur më poshtë.

Mentore e temës është Prof. Asoc. Ilirjana Raça Bunjaku.

Ky punim ka gjithsej 55 faqe, 4 figura dhe 2 tabela.

Page 3: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

3

DEKLERATË STUDENTORE

Deklaroj se ky punim është bërë nga unë dhe nuk është publikuar më parë.

Literatura dhe burimet e shfrytëzuara për përgatitjen e këtij punimi janë të cekura më

poshtë.

Hulumtimin e kam bërë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në

Repartin Psikiatrik dhe Qendrën e Shëndetit Mendor në Prizren për vitin 2018/2019.

Page 4: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

4

FALËNDERIMET

Fjalët janë të mangëta për t’i falënderuar ata që më mbështetën. Falënderoj

përzemërsisht mentoren e temës Prof. Asoc. Ilirjana Raça Bunjaku për ndihmën e

pakursyer dhe udhëzimet e dhëna për përgatitjen e këtij punimi të diplomës.

Gjithashtu falënderoj familjen për mbështetje dhe përkrahje të vazhdueshme.

Page 5: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

5

PËRMBAJTJA

Abstrakti ................................................................................................................................. 7

HYRJE ................................................................................................................................... 8

I ALKOOLIZMI ................................................................................................................... 9

1.1. Personat që nuk duhet të pinë fare ................................................................................ 10

1.2. Historia e fëmijërisë ...................................................................................................... 11

1.3. Përdorimi i alkoolit ....................................................................................................... 11

1.3.1. Absorbimi .................................................................................................................. 12

1.3.2. Metabolizmi ............................................................................................................... 12

II. SIMPTOMAT ................................................................................................................. 14

2.1. Simtomat e varësisë ndaj alkoolit ................................................................................. 14

2.2. Shkaqet .......................................................................................................................... 15

2.3. Varësia alkoolike .......................................................................................................... 16

III DIAGNOSTIFIKIMI ...................................................................................................... 19

3.1. Alkoolizmi akut (dehja) ................................................................................................ 19

3.2. Alkoolizmi kronik ......................................................................................................... 20

3.3. Diagnoza diferenciale ................................................................................................... 21

3.4. Çrregullimet antisociale të personalitetit ...................................................................... 22

3.4.1. Skizofrenia ................................................................................................................. 22

3.4.2. Çrregullimi bipolar I .................................................................................................. 23

3.4.3. Çrregullimet e tjera .................................................................................................... 23

3.5. Dëmtimi nga alkooli .................................................................................................... 24

3.6. Ndikimi i alkoolit në sjellje........................................................................................... 24

3.7. Ecuria ............................................................................................................................ 25

Page 6: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

6

3.7.1. Ecuria e hershme ........................................................................................................ 25

3.7.2. Ecuria e vonshme ....................................................................................................... 25

3.8. Prognoza ....................................................................................................................... 26

IV TRAJTIMI ...................................................................................................................... 27

4.1. Intervenimi .................................................................................................................... 27

4.2. Detoksikimi ................................................................................................................... 27

4.3. Rehabilitimi................................................................................................................... 28

4.4. Trajtimi i alkoolizmit kronik ......................................................................................... 30

V ROLI I ASISTENCËS INFERMIERORE TE PACIENTËT E VARUR NGA

ALKOOLI ............................................................................................................................ 31

5.1. Pranimi i pacientit ......................................................................................................... 33

5.2. Regjistrimi..................................................................................................................... 34

5.3. Procesi i vlerësimit të pacientëve në varësi të alkoolit ................................................. 35

5.3.1. Vlerësimi i alkoolit .................................................................................................... 36

5.4. Vlerësimi mendor.......................................................................................................... 37

5.5. Vlerësimi Social ............................................................................................................ 37

5.6. Kujdesi infermieror në intoksikimin dhe periudhën e varësisë .................................... 38

5.7. Infermieria në ndalimin e alkoolit/Periudha e Deliriumit ............................................. 38

5.8. Infermieria në intoksikim me opioid............................................................................. 39

5.9. Qasja e infermierëve në varësi të alkoolit ..................................................................... 40

5.10. Varësia ndaj alkoolit ................................................................................................... 42

5.11. Medikamentet që duhet të përdoren për alkoolistë .................................................... 43

VI. Të dhënat nga hulumtimi në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit………………….46

PËRFUNDIMI ..................................................................................................................... 50

LITERATURA .................................................................................................................... 52

Page 7: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

7

Abstrakti

Punimi hulumtues është bërë për të marrë të dhëna për “Pacientët me varshmëri në

regjionin e Prizrenit”, për të njohur rolin e asistencës infermierore te pacientët e varur

nga alkooli, simptomat, varësinë alkoolike, diagnostifikimin, ecuria dhe prognoza,

trajtimi dhe rehabilitimi, mjekimi.

Qëllimi i këtij punimi është që popullata të vetëdijësohet për trajtimin dhe heqjen dorë

nga alkooli, si dhe dëmet që i shkakton përdorimi i alkoolit si në shëndetin personal,

familjar, shoqëror etj.

Varësia nga alkooli shkakton probleme të ndryshme psiko-sociale dhe përmes trajtimit

dhe rehabilitimit të varësisë nga alkooli, të vijë deri te shërimi me medikamente të

ndryshme dhe përmes mjekimit të arrihet shëndeti i plotë i pacientit.

Po ashtu, roli i infermieres në këtë rast është shumë i rëndësishëm për arsye që ajo

ndihmon, këshillon, luan rolin e psikologes prej fillimit të pranimit në spital përmes

ecurisë, prognozës, trajtimit deri në mjekimin e tij të plotë.

Fjalët kyçe: alkool, pacient, varësi alkoolike, hulumtim, çrregullime, simptoma,

dëmtim, roli i infermieres etj.

Page 8: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

8

HYRJE

Alkoolizmi është një çrregullim dhe paaftësi e individit që karakterizohet nga konsumimi

i sëmurë dhe i pakontrolluar i alkoolit. Përdorimi për një kohë të gjatë dhe në dozë të

pakontrolluar i alkoolit prodhon ndryshime fiziologjike të trurit, siç janë toleranca dhe

varësia fizike prej tij. Ashtu si edhe sëmundje të tjera të varësisë, alkooli është klasifikuar

nga pikëpamja mjekësore si sëmundje e shërueshme. Studimet tregojnë se alkoolizmi ka

bazë familjare.

Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit

që në shoqëri pranohet si sjellje normale dhe legale. Atë e konsumojnë shumica e

njerëzve pa dallim racor, politik dhe gjinor.

Simtomat e varësisë ndaj alkoolit: gabim në memorie pas pirjes së rëndë, kanë nevojë për

shumë e më shumë alkool që të ndihen “të dehur”, simptomën e tërheqjes nga alkooli, kur

nuk kanë pirë për një farë kohe.

Varësia alkoolike është një sëmundje kronike progresive e cila manifestohet nga

përdorimi i pakontrolluar i alkoolit, vazhdimi i përdorimit megjithë dëmtimet që

shkakton, konsumimi i dozave më të mëdha për të arritur të njëjtin efekt (varësia fizike),

si dhe shfaqja e shenjave të tërheqjes (abstinencës) kur e pakësojmë apo ndërpresim

përdorimin e tij. Në varësi të gjendjes klinike të pacientit këshillohet detoksikimi në

kushte spitalore, pasi abstinenca alkoolike (heqja dorë nga alkooli), shoqërohet shpesh

me komplikacione fizike, si krizat hipertensive, rrahje të shpeshta zemre, axhitim

psikomotor e deri në konvulsione kërcënuese për jetën. Prandaj, rekomandohet ndjekje e

kujdesshme klinike. Pas periudhës së detoksikimit fillon terapia e parandalimt të relapsit-

rikthimit tek abuzimi me alkool. Alkoolizmi mund të trajtohet. Programet e trajtimit të

alkoolizmit përdorin, si këshillimin ashtu dhe medikamentet për të ndaluar pirjen e tij .

Roli i infermieres është mjaft i rëndësishëm që nga pranimi në spital të personit të

alkoolizuar, regjistrimi, shpjegimi, orientimi e deri te trajtimi e rehabilitimi dhe

shërimi i pacientit të alkoolizuar.

Page 9: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

9

I ALKOOLIZMI

“Në qoftë se për çdo “dolli” do ishte e vërtetë që të bëhet shëndet, atëherë unë do isha “i

pavdekshëm”!”

Bar Cameleon

Fjala alkool rrjedh nga gjuha arabe AL-KUH-AL d.m.th., nxihem. Arabët e shpikën të

parët ndërsa me produktet e destiluara të alkoolit së pari u morën kinezët.

Alkoolizmi është një çrregullim dhe paaftësi e individit që karakterizohet nga konsumimi

i sëmurë dhe i pakontrolluar i alkoolit. Përdorimi për një kohë të gjatë dhe në dozë të

pakontrolluar i alkoolit prodhon ndryshime fiziologjike të trurit, siç janë toleranca dhe

varësia fizike prej tij. Ashtu si edhe sëmundje të tjera të varësisë, alkooli është klasifikuar

nga pikëpamja mjekësore si sëmundje e shërueshme. Zakonisht alkoolistët janë të varur

edhe ndaj drogave të tjera, të cilat edhe ato kërkojnë trajtim të posaçëm. Shkencëtarët

shpjegojnë se alkoolistët e varur, kanë një model sjelljeje, e cila mund të ketë pasoja për

ta, në raport me familjen dhe shoqërinë. Disa mjekë, shkencëtarë të tjerë, nuk e

konsiderojnë alkoolin si sëmundje, por e përkufizojnë me termin “dehje e rëndë”, apo

“probleme me pijen”, kur vjen puna për të trajtuar problemet e rënda që vijnë si rrjedhim

i abuzimit me alkoolin.

Kush quhet i alkoolizuar?

Njerëzit mund të quhen të alkoolizuar kur gjatë gjithë kohës, që janë zgjuar kanë një

tërheqje kompulsive të papërmbajtshme për të konsumuar alkool. Një pjesë e kontigjentit

të alkoolizuar (kryesisht mosha relativisht e re) bashkë me varësinë alkoolike janë edhe

abuzues drogërash të tjera si hashash, kokainë, etj., dhe futen te personat me multivarësi.

“Alkoolizmi” apo sëmundja e varësisë alkoolike dhe multi (alkool+narkotik) ka përfshirë

një përqindje serioze të popullsisë aktive. Moshat më të prekura janë moshat nga 35-60

Page 10: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

10

që janë dhe prindër, pikërisht në moshën më aktive në produktivitet ekonomik-social-

kulturor-edukativ në funksion të fëmijëve të tyre, pra atë familjes dhe rrjedhimisht të

shoqërisë.

Studimet tregojnë se alkoolizmi ka bazë familjare. Trashëgimia e gjeneve të një

personi e shpjegon pjesërisht alkoolizmin, por edhe mënyra e jetesës është një faktor i

rëndësishëm. Aktualisht po punohet për të zbuluar rolin e gjeneve në alkoolizëm.

Shoqëria, stresi si dhe disponueshmeria e alkoolit janë faktorë të tjerë që rrisin riskun e

alkoolizmit. Por mos harroni së rrisku nuk është fat. Kjo nuk do të thotë se

domosdoshmërisht fëmija i një alkoolisti do të bëhet alkoolist. Disa njerëz bëhen

alkoolistë edhe pse në familjet e tyre nuk ka pasur fare probleme të alkoolit. Por duke

e ditur se ju jeni nën rrisk, është një gjë e mirë që ju ndihmon për të mbrojtur vetën që

mos të bëheni alkoolist.

1.1. Personat që nuk duhet të pinë fare

Gratë shtatzëna ose ato që planifikojnë një shtatzëni

Ata që kanë ndërmend të ngasin makinën ose ata që punojnë në punë që kërkojnë

vëmendje të madhe

Njerëzit që marrin medikamente të caktuara pa recetë ose me recetë

Njerëzit me gjendje shëndetësore të cilat mund të keqësohen nga të pirët

Alkoolistët në kurë e sipër

Të rinjtë në moshë nën 18 vjeç

Alkoolizmi është kur ju keni shenja të varësisë fizike të alkoolit dhe vazhoni të pini, edhe

pse keni probleme me shëndetin, si atë fizik po ashtu edhe atë mendor, social e familjar,

profesional.

Me këtë rast alkooli do t’iu kontrollojë jetën dhe marrëdhëniet tuaja.

Page 11: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

11

1.2. Historia e fëmijërisë

Kërkuesit shkencorë kanë evidentuar një sërë faktorësh në fëmijërinë e njerëzve të cilët

më vonë gjatë jetës bëhen alkoolistë. Sipas këtyre studimeve, fëmijët nga të cilët pritet që

të bëhen alkoolistë, kanë deficit të lehtë në testet neurokognitive, si dhe abnormalitete të

shumta. Edhe çrregullimet e personalitetit, sidomos çrregullimi antisocial i personalitetit,

e rrisin rrezikun nga alkoolizmi.

1.3. Përdorimi i alkoolit

Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit,

që në shoqëri pranohet si sjellje normale dhe legale. Atë e konsumojnë shumica e

njerëzve pa dallim racor, politik dhe gjinor. Shumica e personave e gjejnë veten papritur

me problemet e tij, që nuk ka vetëm një kosto personale e psikologjike për personin që

është i varur nga alkooli por edhe sociale, profesionale dhe familjare.

Ky problem është një diskutim mjaft i gjerë, por vlen për t’u përmendur se ndikojnë

shumë traumat e rënda të kaluara gjatë fëmijërisë, mungesa e mbështetjes në familje e në

shoqëri, problemet gjatë adoleshencës dhe moskujdesi i duhur, humbja e një pune, e

njerëzve të dashur, rrisin shumë ndjeshmërinë ndaj alkoolit dhe ndaj drogave në

përgjithësi. Është shumë e lehtë të biesh pre e alkoolit në rastet e dëshpërimit, në qoftë se

nuk ke mbështetjen e njerëzve të afërt.

Abuzimi me alkoolin është një problem kompleks që përfshin përdorimin e rrezikshëm,

përdorimin e dëmshëm dhe varësinë. Përdorimi i rrezikshëm, siç përkufizohet nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë, është «një zakon i përdorimit të alkoolit, që rrezikon

të sjellë pasoja të dëmshme» fizike, mendore ose shoqërore. Ai nënkupton të pish përtej

kufirit të këshilluar nga autoritetet e shëndetësisë ose të përcaktuar nga ligji. Përdorimi i

dëmshëm, i quajtur edhe abuzim me alkoolin, do të thotë se tashmë alkooli ka sjellë dëme

fizike ose mendore, por ende nuk ka çuar në varësi. Varësia është përshkruar si «pafuqia

për ta lënë pijen». Dikush që ka rënë në varësinë e alkoolit, e dëshiron me zjarr dhe

Page 12: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

12

vazhdon të pijë, pavarësisht nga problemet që i shkakton alkooli. Gjithashtu, nëse nuk pi,

bëhet më keq.

S’ka rëndësi mosha, gjinia ose kombësia. Po pive aq sa të rrezikosh shëndetin, do të

presësh edhe pasojat.

Përdorimi i alkoolit është kur pija ju çon në problem, por jo në varësi fizike, e që është në

rritje e sipër.

Përdorimi i alkoolit

Autoritetet shëndetësore hedhin alarmin se përdorimi i alkoolit në moshë të re në vendin

tonë është shumë shqetësuese.

70% e shqiptarëve e konsiderojnë pirjen e alkoolit si diçka normale.

Në këtë kategori futet përdorimi i përditshëm i një apo dy shishe birre, ndërsa 14.5%

konsiderohen si varës të alkoolit, që përbëjnë një rrezik të madh për t’i kthyer në

alkoolistë kronikë, 2% konsiderohen si alkoolistë të mirëfilltë.

Sipas hulumtimit të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Aleanca Rinore kundër

Alkoolizmit, shqiptarët nuk mbesin pas evropianëve në konsumimin e alkoolit.

1.3.1. Absorbimi

Rreth 10% e alkoolit të konsumuar absorbohet nga lukthi, kurse pjesa tjetër nga zorra e

hollë. Përqendrimi më i madh i alkoolit në gjak arrihet për 30 deri 90 minuta, varësisht se

çfarë pijesh alkoolike janë marrë, si dhe a janë pirë në bark të thatë, apo me ushqim.

Sapo alkooli të kalojë në gjak, ai përhapet në të gjitha indet e organizmit.

1.3.2. Metabolizmi

Rreth 90% të alkoolit të marrë metabolizohet me anë të oksidimit në mëlçi. 10%

ekskretohet si i pandryshuar në veshka dhe me anë të mushkërive.

Page 13: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

13

Alkooli metabolizohet me anë të dy enzimeve: alkool dehidrogjenazës (ADH) dhe

aldehid dehidrogjenazës. ADH ndikon në transformimin e alkoolit në acetaldehid, i cili

është komponim helmues; kurse aldehid dehidrogjenaza e shndërron acetaldehidin në

acid acetik.

Page 14: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

14

II. SIMPTOMAT

Njerëzit të cilët janë të varur nga alkooli shpesh:

Vazhdojnë të pijnë edhe kur shëndeti, puna ose familja janë duke u dëmtuar

Shumica bëhen të dhunshëm kur janë të pirë

Kur i pyet ose pijnë bëhen armiqësorë

Nuk janë në gjendje të kontrollojnë pijen (për ta ndaluar ose reduktuar alkoolin në trup)

Arsyetohen për të pirë

Kanë një rënie në punë ose shkollë apo e humbasin punën ose shkollën

Nevoja për alkool që të pijnë gjatë ditës

Ngrënie e dobët ose neglizhim për ngrënie

Mos interesim ose injorim se si ata vishen apo nëse janë të pastër apo jo

Përpiqen ta fshehin përdorimin e alkoolit

Kanë dridhje në mëngjes ose pas periudhave kur ata nuk kanë pirë

2.1. Simtomat e varësisë ndaj alkoolit

Përfshijnë:

Gabim në memorie pas pirjes së rëndë

Kanë nevojë për shumë e më shumë alkool që të ndihen “të dehur”

Simptomën e tërheqjes nga alkooli, kur nuk kanë pirë për një farë kohe

Shenjat dhe simptomat që paraqiten gjatë abuzimit me alkoolin janë:

Disa nga efektet afatgjata të mundshme që individi paraqet, vijnë si rezultat i efekteve

negative mbi shëndetin e njeriut që ka etanoli (përbërës i alkoolit). Përveç kësaj, në gratë

shtatzëna alkooli mund të shkaktojë “sindromin e fetusit të alkoolizuar”, që është një

situatë mjaft e rëndë për zhvillimin normal të fëmijës. Fëmijët që lindin nga prindër të

alkoolizuar mund të kenë dëmtime të përhershme fizike. Gjithashtu, ka të dhëna

hulumtuese se pasardhësit e prindërve alkoolikë, kanë mundësi shumë të mëdha për t’u

Page 15: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

15

bërë edhe ata vetë alkoolikë. Gjatë abuzimit afatgjatë me alkoolin problemet shëndetësore

janë të shumta; mëlçia është ajo që vuan shpesh, mund të shfaqet pankreatiti, epilepsia,

çrregullime të karakterit dhe personalitetit, mangësi në ushqyerje, sëmundje të zemrës,

kanceri i mëlçisë, çrregullime të potencës seksuale e shumë probleme të tjera

shëndetësore. Janë të shumta rastet e komplikacioneve afatgjata të trurit, të kancerit të

mëlçisë e të gjirit, të sëmundjeve të zemrës, të funksionit riprodhues, probleme

psikiatrike, etj. Në këto probleme gratë janë të ndjeshme më shumë se burrat, edhe

vdekshmëria nga alkooli te gratë është më e lartë se te burrat. Kjo ndodh pasi gratë kanë

më pak lëngje në trup kështu që e njëjta sasi alkooli tek ato koncentrohet me tepër. Po

ashtu mendohet se gratë kanë një shtresë të brendshme që vesh stomakun më të hollë dhe

me sasi më të vogël të enzimës detoksifikuese “alcohol dehydrogenase”. Si pasojë një

grua mund të dehet me gjysmën e sasisë që dehet një burrë. Prandaj për gratë

rekomandohet sasi më e vogël alkooli.

2.2. Shkaqet

Ende nuk janë të njohura shkaqet e përdorimit të alkoolit. Hulumtimet sugjerojnë se

rrezikun e alkoolizmit mund ta rrisin rrezikun nga gjenet e caktuara, por cilat janë ato

gjene dhe si ato punojnë nuk janë të njohura. Sasia që pi mund të ndikojnë në shanset për

t’u bërë të varur.

Ata që rrezikohen për zhvillimin e alkoolizmit janë:

Meshkujt që pijnë 15 herë në javë ose më shumë.

Gratë që pijnë 12 herë në javë ose më shumë.

Secili që pi 5 herë në javë ose më shumë dhe në disa raste edhe vetëm një herë në javë.

Page 16: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

16

Ju mund të keni më shumë gjasa për ta përdorur alkoolin ose të bëheni të varur në qoftë

se:

Jeni një i ri nën presion të kolegëve.

Keni depresion, ankth, skizofreni.

Keni qasje të lehtë ndaj alkoolit.

Keni vetbesim të ulët.

Keni probleme me marrëdhëniet me partnerin.

Jetoni një mënyrë jetese stresuese.

Jetoni në një vend ku përdorimi i alkoolit është kulturë e zakonshme dhe e

pranuar.

2.3. Varësia alkoolike

Varësia alkoolike është një sëmundje kronike progresive e cila manifestohet nga

përdorimi i pakontrolluar i alkoolit, vazhdimi i përdorimit megjithë dëmtimet që

shkakton, konsumimi i dozave më të mëdha për të arritur të njëjtin efekt (varësia fizike),

si dhe shfaqja e shenjave të tërheqjes (abstinencës) kur e pakësojmë apo ndërpresim

përdorimin e tij.

Varësia alkoolike është një stad i agravuar i një sërë problemesh të lidhura me

konsumimin e alkoolit. Që nga episodet e veçuara me konsumimin e tepruar e deri në

abuzimin kronik. Edhe pse vite më parë, është etiketuar si “ves mashkullor”, numri i

femrave abuzuese të alkoolit sa vjen dhe rritet në vendin tonë. Kjo edhe e shoqëruar me

bashkë-konsum të kokainës apo të substancave të tjera psikoaktive. Në këtë mënyrë rritet

rr6isku për komplikacione të rënda vdekjeprurëse te këta pacientë.

Në shoqërinë shqiptare, ku alkooli shihet si pjesë e rëndësishme e traditës, edhe abuzimi

alkoolik në shumë raste nuk njihet apo nuk pranohet.

Page 17: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

17

Për më tepër, nuk njihet kufiri midis konsumimit social dhe atij abuziv.

Flasim për përdorim abuziv kur te meshkujt konsumohen më shumë se 4 pije standarde

në ditë dhe më shumë se 14 në javë, ndërsa te femrat më shumë se 3 pije standarde në

ditë apo më shumë se 7 në javë.

Përcaktohet si diagnozë sipas kritereve klinike duke nënkuptuar:

Shtysë të papërmbajtur kompulsive për konsum alkoolik (dëshirë e fortë për të

pirë)

Pafuqi për të kontrolluar sasinë, cilësinë, frekuencën, kohën, ekuilibrin gjatë

pirjes

Statusi i abstinencës fizike (ndërprerja për një kohë të shkurtër ose zvogëlimit të

dozës së alkoolit) ku manifestohet: djersitje, nausea, takikardi, çrregullime ankthi,

pagjumësi, atake epileptike, dizorientim, halucinacione, etj.

Rrritja e tolerancës për të arritur të njëjtin efekt adrenaline shtohet gjithnjë e më

shumë sasia.

Braktisje progresive interesi apo kënaqësive të tjera alternativa dhe dedikimi gjatë

gjithë kohës duke pirë alkool.

Prezenca duke pirë edhe pse i ndërgjegjshëm për dëmet multiorganike, si ato

fizike (mëlçia, sistemi tretës, sistemi kardiovaskular, metabolizmi), dëmet në

shëndet mendor, (çrregullim humori, ankthi e personaliteti), dëme kogniktive.

Manifestime kronike simptomash sipas “Diagnostic and Statistical Manual of

Mental Disorders (DSM-IV e DSM-V)”.

Page 18: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

18

VARËSIA NGA ALKOOLI, A ËSHTË NË GJENE?

Në përpjekje për të gjetur një kurë për alkoolizmin, shkencëtarët janë munduar të

kuptojnë rolin që luajnë gjenet në fillimin dhe në ecurinë e këtij problemi. Prej kohësh

shkencëtarët kanë zbuluar disa gjene që me sa duket, ndikojnë në reagimin e trupit ndaj

alkoolit. Megjithatë, faktorët gjenetikë nuk janë të vetmit faktorë që ndikojnë tek

alkoolizmi. Edhe pse disa njerëz kanë njëfarë prirjeje gjenetike, varësia nuk është e

pashmangshme luan rol edhe mjedisi.

Ndër faktorët e mjedisit janë: mungesa e kujdesit dhe e edukimit të duhur nga ana e

prindërve, abuzimi me alkoolin në familje ose nga bashkëmoshatarët, konfliktet,

problemet emocionale, depresioni, agresiviteti, dëshira për të provuar emocione të forta,

aftësia e trupit për ta mbajtur pijen ose varësia nga lëndë të tjera. Këta faktorë, si edhe të

tjerë, mund të çojnë në varësi.

Page 19: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

19

III DIAGNOSTIFIKIMI

Së pari bëhet vlerësimi me mjekun toksikolog. Pacienti i nënshtrohet ekzaminimeve

biokimike (hemogramë, testet hepatike, nivel vitamine B dhe folateve në gjak, etj) për të

gjykuar mbi dëmtimet fizike që ka shkaktuar abuzimi alkoolik. Shumë i rëndësishëm

është edhe vlerësimi psikologjik, meqë në shumë raste kemi bashkëekzistencën e varësisë

alkoolike dhe çrregullimeve psikologjike/psikotike. Në varësi të gjendjes klinike të

pacientit këshillohet detoksikimi në kushte spitalore, pasi abstinenca alkoolike (heqja

dorë nga alkooli), shoqërohet shpesh me komplikacione fizike, si krizat hipertensive,

rrahje të shpeshta zemre, axhitim psikomotor e deri në konvulsione kërcënuese për jetën.

Prandaj rekomandohet ndjekje e kujdesshme klinike. Pas periudhës së detoksikimit fillon

terapia e parandalimt të relapsit-rikthimit tek abuzimi me alkool. Dhe për këtë ka

preparate specifike të aprovuara si Naltrexoni, Acamprosati, me rrallë Disulfirami.

Zgjedhja e preparatit bëhet bazuar në protokolle klinike.

Alkoolizmi mbetet një plagë e rëndë sociale dhe shëndetësore e cila kërkon ndërhyrje

multidisiplinare të specializuar. Ndaj duhet të sfidojmë mentalitetin, të pranojmë

problemin, dhe të trokasim në derën e duhur.

3.1. Alkoolizmi akut (dehja)

Mund të shfaqet me gjendje hipomaniakale. Personi që ka pirë alkool bëhet llafazan, bën

shumë shaka e gjeste. Ka raste që alkooli ta bëjë melankolik, i kujton pjesë të hidhura të

jetës së tij dhe qanë kur i tregon. Disa nga alkoolistët hyjnë në konfuzion mendor,

bisedimin nuk e kanë të rrjedhshëm, mund të zihen rrugës me kalimtarë, nuk dijnë çfarë

të bëjnë e nga të shkojnë, ata nuk dallojnë objektet, përplasen me murin, shtyllat, me

persona, bëjnë ecje zig-zake.

Në disa raste qëndrojnë në vend pa lëvizur, nuk iu përgjigjen pyetjeve dhe me fytyrë të

hutuar. Në raste të tjera ai bie në koma, e cila shpesh herë shoqërohet me hipotermi.

Page 20: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

20

Dehjet mund të paraqiten në këto tri forma:

-Forma eksitomotore i dehuri merr inat të verbër për një arsye të kotë ose pa shkak,

sulmon njeriun e parë që takon, të cilin e qëllon me një fuqi të tmerrshme.

-Forma halusinatore i dehuri mund të shoh skena sikur kanë ardhur njerëz për ta grabitur

ose për t’i vrarë fëmijët. Ai sulmon me çfarë t’i zë dora, mund të kryejë edhe krim në

njerëz të huaj ose të tij. Ndodh që gjatë ndonjë aksioni të tmerrshëm ta vras veten.

-Forma delirantei dehuri mund të jetë me përmbajtje përsekutimi, xhelozie,

mendjemadhësie. I dehuri disa herë shkon në polici për ta denoncuar veten sikur ai ka

kryer ndonjë vjedhje që ka ndodhur ato ditë, apo i ndonjë krimi. Kur ideja është e

padurueshme ndodh që të vras vetveten.

Në të gjitha këto forma kriza e dehjes vijohet me një gjumë të thellë, i cili në zgjim

shoqërohet me amnezi të plotë.

Diagnoza i dehuri kuptohet nga era e alkoolit, të vjellurat, anamneza.

Prognoza vdekje në koma alkoolike është e rrallë por pacienti mund të vdes nga një e

ftohtë që merr mbi dëborë, aksident rrugor, shtypet nga ndonjë makinë ose rrëzohet në

ndonjë hendek.

3.2. Alkoolizmi kronik

Pëson degradim në kuptimin e etikës. Ai ka karakter të irritueshëm, impulsiv, agresiv,

egoist, nuk duron kundërshtime, zihet me shokët e punës e me njeëzit e rrugës për asgjë.

Ai bëhet përtac, nuk mendon për fëmijët dhe familjen, është bashkëshort i egër dhe

xheloz. Alkooliku mbahet keq, vishet keq, ka humbur kuptimin e turpit, përdor fjalë

shumë të ulëta, tenton të dhunojë në nder etj., për të gjetur alkool ai lë fëmijët pa bukë etj.

Ai ndien nevojën e papërmbajtur për alkool dhe nuk ka fare vullnet. Në mëngjes ai është i

mërzitur, dridhet sepse ndjen domosdoshmëri për të pirë alkool. Kurse në mbrëmjë i

shfaqen ankth nga pija dhe sheh ëndrra të këqija.

Page 21: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

21

Alkoolisti kronik ka fytyrë të fryrë, të skuqur, të mbuluar me djersë, me sytë të dalë, me

pamje që shpreh frikë. Ai gërrhet, shanë, lufton me armiqë imagjinarë, rend nëpër dhomë,

shtyn njerëzit pa ndrojtje, përpiqet me murin, me shtylla, tavolina etj. Pacientit i dridhet i

gjithë trupi, por veçanërisht duart, gjuha e buzët. Pulësi është i shpejtë, temperatura 39 -

41.ͦ Ka pagjumësi, gjuha është e thatë e ngarkuar etj.

3.3. Diagnoza diferenciale

Çrregullimet e alkoolit mund të karakterizohen nga simptomat si: humor depresiv që të

kujton çrregullimet mendore parësore. Gjithashtu dridhjet e shoqëruara me absistencën

alkoolike si dhe intoksikimin nga sedativët, anksiolitikët.

Problemet e alkoolit ndërlikohen gjithashtu nga problem të tjera si p.sh: me të menduarin,

shëndetin fizik, marrëdhëniet ndërpersonale, sistemin ligjor kriminal, mjedisin e punës

dhe ambientin. Të pirët e rëndë, gjithashtu shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore

dhe ndikon në sistemin e çdo organi si: kardiomipatia, gastritet, ulçerat, pankreatitet dhe

neuropatitet periferiale. Kur pinë shumë njerëz rezultojnë në probleme si në

kequshqyerje, energji të paktë etj.

Shkalla e divorceve dhe e dhunës bashkëshortore është më e lartë në popullsinë e

përgjithshme. Duke përfunduar mund të themi se klienti i paraqitur për trajtim mund të

konsumojë alkool në një mënyrë që i krijon shqetësim, mund të diagnoztifikohet si vartës

nga alkooli ose abuzues alkooli dhe mund të has në një ose më shumë çrregullime Aksi I

(çrregullime të tjera psikologjike) ose Aksi II (çrregullime personaliteti).

Page 22: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

22

3.4. Çrregullimet antisociale të personalitetit

Ky çrregullim mund të konsiderohet si sëmundje bashkëekzistuese e abuzimit me alkool

ose vartësisë ndaj tij. Çrregullimet antisociale të personalitetit renditen në Aksin II, fillon

herët në jetë dhe ka efekte të mëdha në shumë aspekte të funksionimit të jetës. Diagnoza

mbështetet në të dhënat e sjelljeve antisociale të rënda duke filluar para moshës 15

vjeçare e deri në moshën madhore. Këta njerëz janë impulsivë, shpesh të dhunshëm, të

paaftë për të mësuar nga gabimet e tyre ose që përfitojne nga ndëshkimet. Një person që

ka këto karakteristika në adoleshencë, koha për eksperimentimin me alkool mund të ketë

vështirësi në kontrollimin e përdorimit të tij. 80% e më tepër e njerëzve me çrregullim

antisocial të personalitetit mund të zhvillojnë probleme të rënda të alkoolit në ecurinë e

jetës së tyre. I nevojitet disa muaj që t’i dallohet diagnoza e saktë, pasi që pacienti nuk ka

konsumuar alkool.

3.4.1. Skizofrenia

Një çrregullim i dytë, ku poblemet e alkoolit janë më të zakonshme se në popullatën e

përgjithshme. Kjo karakterizohet nga një fillim i ngadaltë i deluzioneve paranojake dhe

halucinacioneve dëgjimore, në një pjesë të kthjellët të trurit që merr dhe interpreton

stimuj sensor dhe që fillon nga adoleshenca deri në vitet 20-ta. Për shkak të mungesës së

spitaleve për trajtimin afatgjatë, njerëzit me skizofreni jetojnë në zonat e brendshme të

qytetit dhe kalojnë pjesën më të madhe të kohës në rrugë. Për çrregullimet e lidhura me

alkoolin janë vënë re 30% te më shumë individë skizofrenikë, që trajtohen në spitalet

publike të shëndetit mendor.

Një pacient i gjinisë mashkullore 34 vjeçar, i bardhë, i papunë, i divorcuar, hyri në

trajtimin për vartësi nga alkooli. Historia e tij zbuloi se ai ishte shtruar shtatë herë në

spital që nga mosha 23 vjeçare, me diagnozën e skizofrenisë dhe disa vrojtime vartësie

nga alkooli. Pacienti nuk e tregonte historinë e tij për këtë nuk mund të siguroheshin të

dhëna të tjera. Nga ato të dhëna që mësuam ai kishte pasur halucinacione dëgjimore dhe

deluzione paranojake. Gjatë asaj kohe ai nuk kishte pasur problem me alkoolin apo

substancat e tjera që shkaktojnë kritere për vartësi më pas, një shtrirje në spital në moshën

Page 23: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

23

28 vjeçare për 6 muaj në një strehë shërimi, ku të dhënat tregojnë se nuk kishte përdorur

alkool ose substancë të jashtëligjshme por pavarësisht nga kjo, pacienti vazhdonte të

demonstronte halucinacione dëgjimore dhe deluzione paranojake të pakuptimta. Shtrimi i

fundit në spital përfshin fillimin e trajtimit të abstinencës nga alkooli e që rivlerësoheshin

dhe stabilizoheshin mjekimet antipsikotike për këtë individ, ku u demonstrua si vartësi

nga alkooli ashtu dhe një çrregullim skizofrenik i pavarur.

3.4.2. Çrregullimi bipolar I

Në këtë çrregullim pasqyrohen shumë probleme të rënda të alkoolit. Pacienti është i

hipereksituar dhe impulsiv, kryen aktivitete të papërmbajtura, ka gjykim të dobët dhe

është i prirur për të zhvilluar probleme alkoolike të përkohshme. Ndërsa çrregullimi

bipolar II është I vështirë për t’u vlerësuar nga pacientët e varur nga substancat si:

intoksikimi, abstinenca etj.

3.4.3. Çrregullimet e tjera

Ekzistojnë ende diskutime rreth çështjes nëse diagnoza e çrregullimit depresiv,

agoraphobia, çrregullimi obsesiv-kompulsiv, çrregullime të stresit postreumatik dhe

çrregullime të tjera të rënda psikiatrike pasqyrohen në historinë e njerëzve alkoolistë. Në

këtë mënyrë pjesa më e madhe e njerëzve alkoolistë kanë simptoma psikiatrike të

përhershme.

Kemi edhe çrregullimin hiperaktiv me pamjaftueshmëri të vëmendjes, e që ky çrregullim

diagnoztifikohet në fëmijërinë e hershme por këtu ka gjasë që këta fëmijë në

adoleshencën e vonë të kenë çrregullime në përdorimin e alkoolit ose në substancë të

tjera në moshën madhore dhe më të vonshme si dhe çrregullim antisocial të personalitetit,

çrregullim të kontrollit të vetvetes si dhe vartësisë nga alkooli.

Page 24: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

24

3.5. Dëmtimi nga alkooli

Alkooli dëmton:

Trurin: shkatërrimi i qelizave, humbja e kujtesës, depresioni, sjellje agresive.

Shikimin, të folurit, koordinimin e lëvizjeve.

Kanceri i fytit, i gojës, i gjirit, i mëlçisë.

Zemrën: dobësim i muskulit të zemrës, pushim i zemrës.

Mëlçinë: e dhjamosur, e zmadhuar, e dëmtuar (cirrozë)

Rreziqe të tjera: dobësim i sistemit imunitar, inflamacion i pankreasit, ulçera.

Gratë shtatzëna: foshnja mund të lindë me deformime ose me zhvillim të vonuar. Për

fetusin që po zhvillohet, alkooli është shumë më i dëmshëm se abuzimi me çdo drogë

tjetër.

3.6. Ndikimi i alkoolit në sjellje

Alkooli ka efekt depresues, gati si barbituratet dhe benzodiazepinet. Me një përqendrim

prej 0.05% të alkoolit në gjak vjen deri te ndikimi, e herë pas here edhe te pengesat në të

menduar, të gjykuar, si dhe vetëkontroll. Nëse alkooli arrin përqendrimin 0.1%,

zakonisht veprimet motorike të vullnetshme bëhen të ngathëta. Në shumicën e shteteve,

niveli legal i alkoolit në gjak sillet nga 0.1 deri 0.15%. Te përqendrimi i alkoolit në gjak

me vlerë 0.2%, vjen deri te një dobësim i ndjeshëm i tërë zonës motorike të trurit, ku

ndikohet edhe në pjesët e trurit që e kontrollojnë sjelljen emocionale. Nëse përqendrimi i

alkoolit në gjak arrin vlerën 0.3%, personi zakonisht është në konfuzion, apo mund të

kalojë edhe në stupor. Te vlerat 0.4 deri 0.5%, personi bie në komë. Nëse vazhdohet me

rritjen e përqendrimit të alkoolit në gjak, vjen deri te ndikimi në zonat primitive të trurit

që kontrollojnë frymëmarrjen dhe të rrahurat e zemrës, ku vdekja zakonisht vjen si

rezultat i dobësimit të frymëmarrjes, apo i aspirimit të të vjellave. Por, personat me një

histori të gjatë të përdorimit të alkoolit, mund të tolerojnë përqendrime shumë më të

mëdha.

Page 25: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

25

3.7. Ecuria

Sipas vlerësimeve të fundit shumica e nëngrupeve të alkoolistëve janë më të ngjashme

sesa janë të ndryshme, përgjatë ecurisë së vështirësive të jetës të lidhura me alkoolin.

3.7.1. Ecuria e hershme

Çrregullimet e pacientëve të personalitetit antisocial të cilët zhvillojnë alkoolizmin kanë

një fillim të hershëm të marrjes së pijes alkoolike, intoksikimit dhe problemeve me

alkoolin por që ndryshon te 80 deri në 90% e meshkujve të tjerë alkoolistë dhe 95% e

femrave alkooliste. Pijen e parë njerëzit alkoolikë e kanë marrë një gëllënkë nga gota e

prindit ndërmjet moshës 13-15 vjeç, intoksikimi i parë i mundshëm është ndërmjet

moshës 15-16 vjeç dhe problemet me alkoolin zakonisht vërehen në vitet e fundit të

adoleshencës.

3.7.2. Ecuria e vonshme

Pengesat e përdorimit të alkoolit edhe pse nuk janë të dukshme, edhe pse personi nuk

merr alkool problemet paraqiten në fazat e vona. Me disa kriza ndërpersonale, shoqërore

ose ligjore.

Nëse marrja e alkoolit vazhdon, personi mund ta ulë jetëgjatësinë me 10 deri 15 vite si

rezultat i shumë shkaqeve si: sëmundjen e zemrës, kancerin, aksidentet dhe vetvrasjen

mes personave alkoolistë.

Page 26: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

26

3.8. Prognoza

10 deri në 40% e njerëzve alkoolistë filojnë trajtimin gjatë ecurisë së problemeve të tyre

të alkoolit.

Ekzistojnë një numër shenjash të një prognoze të favorshme:

Mungesa e një çrregullimi antisocial të personalitetit ose vartësisë ndaj substancave tjera.

Të dhënat e një qëndrueshmërie të përgjithshme të jetës duke pasur një punë, kontaktet

me familjarë të afërt, mungesa e problemeve të ndryshme ligjore janë tregues të mirë.

Nëse personi qëndron gjatë gjithë ecurisë së plotë të programit për riaftësim fillestar (2-4

javë), mundësitë për ta ruajtur gjendjen e mosmarrjes së alkoolit janë të mira.

Page 27: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

27

IV TRAJTIMI

Alkoolizmi mund të trajtohet. Programet e trajtimit të alkoolizmit përdorin, si

këshillimin ashtu dhe medikamentet për të ndaluar pirjen e tij. Shumica e alkoolistëve

kërkojnë ndihmë për të lënë alkoolin. Me mbështetje dhe trajtim shumë alkoolistë

ndalojnë pirjen dhe fillojnë ndërtimin e një jetë të re.

Për shumë njerëz, iu funksionon trajtimi. Megjithatë si për shumë sëmundje kronike ai

jep rezultate të ndryshme në vartësi të njeriut. Disa ndalojnë pirjen dhe qëndrojnë

esëll. Disa kanë periudha të gjatë të të qenurit esëll me momente pirjeje. Ndërsa të

tjerë nuk ndalojnë dot fare. Megjithatë një gjë është e qartë. Sa më gjatë një person

qëndron pa pirë as më tepër mundësi ka që ai të mos bjerë pre e ripirjes.

Pas diagnoztikimit të alkoolizmit, duhet të ndërmerren tre hapa të përgjithshëm:

intervenimi, detoksikimi dhe rehabilitimi. Alkoolisti duhet të ballafaqohet me realitetin,

duhet të detoksikohet dhe të fillohet me rehabilitim.

4.1. Intervenimi

Ka për qëllim që alkoolisti të vetëdijësohet se ka probleme, dhe se gjërat do të shkojnë

duke u përkeqësuar nëse kjo sëmundje nuk trajtohet.

4.2. Detoksikimi

Në fillim nënkupton një ekzaminim të thuktë fizikal, kurse hapi i dytë ka të bëjë me

ofrimin e pushimit, të ushqyerit adekuat, në dhënien e preparateve vitaminoze, sidomos të

tiaminës.

Page 28: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

28

Efektet e abstinencës paraqiten për shkak se truri është mësuar në praninë e depresantit të

trurit, apo thënë thjesht, në prani të drogës së quajtur alkool. Për këtë shkak, në fillim të

procesit të detoksikimit, duhet dhënë depresantë të tjerë të trurit, si p.sh., benzodiazepinë.

Pastaj, mund të vazhdohet me përdorimin e ilaçit të quajtur disulfiram (Antabus), i cili,

meqë konkurron me enzimat që metabolizojnë alkoolin, ndikon që, nëse merret alkooli, të

shkaktohet vjellje, mundim dhe ndjenjë të nxehtësisë në fytyrë dhe bark. Por, kohët e

fundit janë duke u përdorë dy barna të reja. I pari është antagonisti i opioideve,

naltreksoni, e i dyti është akamprostati. Mekanizmi i veprimit të akamprostatit nuk dihet

me siguri, por mendohet se ai ndikon në receptorë. Përdoret edhe ilaçi kundër ankthit,

buspirone, por efekti i tij ende është duke u studiuar.

4.3. Rehabilitimi

Ka të bëjë me kthimin e ish-alkoolistit në jetën e përditshme, me qëllim që të arrijë sa më

shumë që t’i rikthejë aftësitë për një jetë të qetë e normale.

Cilat medikamente e trajtojnë alkoolizmin?

Ka një seri medikamentesh që përdoren për trajtimin e alkoolizmit. “Valium” dhe

“Librium” përdoren ndonjëherë gjatë ditëve të para pasi një person ndalon të pirët, për

ta ndihmuar atë që të heqë dorë prej tij. Megjithatë këto medikamente nuk mund të

përdoren pas kalimit të ditëve të para, pasi organizmi mësohet shumë shpejt me to.

Medikamente të tjera përdoren që t‘i ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë esëll. Një

medikament që përdoret për këtë qëllim është “ReVia”. Kur kombinohet me këshillime

të mjekut ai mund të ndihmojë në pakësimin e dëshirës së madhe për të pirë alkool ose

mund ta pengojë një person që t’i kthehet përsëri pirjes së fortë. Një tjetër medikament

është Antabuse që bën një dekurajim të pirjes, pasi e bën tjetrin të ndihet keq kur pi

alkool.

Page 29: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

29

Megjithatë nuk ka një ilaç magjik që mund të shërojë këdo dhe kurdo. Zhvillimi i

medikamenteve të tilla po përbën një nga prioritetet bazë të atyre që merren me

alkoolizmin.

Alkooli vepron ndryshe tek të moshuarit.

Efektet e alkoolit ndryshojnë me moshë. Koha e reagimit më e ngadaltë, probleme me

dëgjimin dhe shikimin dhe një tolerancë më e ulët ndaj efekteve të alkoolit, i vendosin

të moshuarit në një rrisk më të lartë për t‘u rrëzuar, për t‘u përplasur me makinë dhe

lloje të tjera dëmtimesh që mund të vijnë nga pirja.

Të moshuarit po ashtu kanë tendencë të marrin më tepër medikamente se të

rinjtë. Përzierja e alkoolit me medikamente mund të jetë shumë e rrezikshme, madje

fatale. Më tepër se 150 medikamente ndërveprojnë në mënyrë të dëmshme me

alkoolin. Përveç kësaj shumë gjendje të zakonshme shëndetësore të kësaj moshe si

ulcera, tensioni, alkooli mund t‘i rëndojë dhe më tepër. Ndryshimet fizike të pleqërisë

mund t‘i bëjnë të moshuarit që të ndjehen në “formë” edhe me shumë, me pak alkool.

Pra të moshuarit duhet të reduktojnë pirjen e alkoolit vetëm në një gotë në ditë.

Alkooli duhet ndërprerë kur jeni duke marrë mjekim.

Më tepër se 150 medikamente ndërveprojnë në mënyrë të dëmshme me alkoolin. Këto

ndërveprime mund të sjellin dëmtime, sëmundje madje edhe vdekje. Efektet e alkoolit

rriten nga medikamente që deprimojnë sistemin nervor qendror si ato që merren për

gjumë, antihistaminiket, anidepresivet, ata kundër ankthit dhe disa medikamente

kundër dhembjes. Po ashtu edhe disa medikamente kundër diabetit, tensionit të lartë,

sëmundjeve të zemrës mund të kenë ndërveprim të dëmshëm me alkoolin. Nëse ju jeni

Page 30: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

30

duke marrë medikamente, do të bënit mirë të pyesnit mjekun nëse mund të pinit apo jo

alkool gjatë asaj kohe.

Në asnjë rast “jo” alkool gjatë shtatzanisë.

Jo. E pira gjatë shtatzanisë është e rrezikshme. Alkooli mund të ketë një numër

efektesh te fetusi. Fëmija mund të lindë me vonesë mendore ose me probleme të të

mësuarit apo sjelljes që mund të zgjasin për gjithë jetën. Dihet që këto probleme mund

të parandalohen 100% nëse nuk pihet alkool gjatë barrës. Mënyra më e mirë për gratë

që janë shtatzana ose kanë ndërmend të mbeten është të mos pinë asnjë pikë alkool.

4.4. Trajtimi i alkoolizmit kronik

Një ndryshim në popullatën e alkoolistëve nënkupton se asnjë mënyrë trajtimi (p.sh.

psikoterapia, psikoterapia në grup, terapia e rrjetit social dhe familjar, terapia

medikamentoze, terapia bihejviorale (që provokon neveri) dhe asnjë mjedis terapeutik

(spitali i përgjithshëm, shtëpitë me qëndrim gjysmëditor, klinika e riaftësimit profesional

dhe Alkoolistët Anonimë) nuk është i përshtatshëm për të gjithë . Shkalla e suksesit të

alkoolistëve anonimë është llogaritur në 34%. Përdorimi i medikamenteve sedative dhe

qetësuese është shumë i diskutueshëm sepse mund të shkaktojë vartësi të tipit tjetër pra

nga bashkëveprimi në mes të medikamenteve dhe etanolit.

Page 31: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

31

V ROLI I ASISTENCËS INFERMIERORE TE PACIENTËT

E VARUR NGA ALKOOLI

Roli i asistencës infermierore është:

Pranon pacientin në repart, prezanton veten, repartin dhe rregullat, përgjigjet në

pyetjet, dëgjon dhe vlerëson kërkesat, siguron orientimin.

Bën kontrollin e gjësendeve që mund të jenë të rrezikshëm për sa i përket sigurisë

së pacientit dhe iu dorëzon familjarit të pacientit ose kujdestarit. Merr dhe

regjistron paratë e pacientit dhe sendet e veçanta dhe kur është e nevojshme ia jep

pacientit.

Një mjedis i sigurt dhe terapeutik në bashkëpunim me familjen e pacientëve dhe

klinikët e tjerë shëndetësorë siguron, konfiguron dhe mirëmbanë.

Mbledh të dhënat për përdorimin e alkoolit, substancën psikoaktive ose substancat

e tjera, diagnoza psikosociale (historina e pacientit për përdorimin e substancave,

trajtimin e mëparshëm, statusi, problemet ligjore dhe humbjet e tjera, sëmundja e

pacientit) familjes, përceptimi i situatës, reagimet emocionale, sjelljet përballuese,

efektet e përdorimit të substancave në familje.

Përcaktimi i problemit në përputhje me të dhënat e mbledhura në lidhje me

pacientin dhe familjen e tij/saj.

Infermieri vë diagnozën e tij.

Planifikon dhe zbaton ndërhyrje të kujdesit për pacientin/familjen në lidhje me

diagnozat e infermierisë (duke shpjeguar varësinë, duke punuar në mohimin,

zhvillimin e strategjive efektive të përballimit, menaxhimin e ankthit, aktivizimi i

sistemeve të mbështetjes, shprehja e emocioneve dhe lehtësimin, këshillimin dhe

trajnimin, psikoterapinë, përcjelljen e pacientëve, vlerësimin e efekteve dhe

efekteve anësore të barnave psikofarmologjike, bashkëpunim me psikiatër,

edukimin dhe kërkimin).

Page 32: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

32

Vëzhgon pacientin për sa i përket simptomave të tërheqjes gjatë procesit të

trajtimit, detoksimin, monitorimin e vetëdijes, vlerëson shenjat vitale, orientimin,

dridhjen, djersitjen, halucinacionet etj.

Planifikon dhe zbaton fillimet e nevojshme për të eleminuar simptomat fizike,

ofron kujdes përkrahës; informon ekipin e trajtimit për simptomat e pacientit.

Inkurajon, mbështet dhe nëse është e nevojshme, vetë kujdeset për pacientët.

Siguron hidratimin e duhur të kërkuar nga pacienti me gojë ose siguron marrje

intravenoze të lëngjeve, humbjen e vitaminave dhe mineraleve ose gjendjen e

përgjithshme shëndetësore, aplikon trajtimin e planifikuar.

Ofron bashkëpunim me ekipin e rehabilitimit.

Monitoron detyrat dhe përgjegjësitë e dhëna pacientëve, monitoron sjelljen dhe

rezultatin e tyre.

Përcjell nëse ka përdorim të substancave apo jo me anë të testeve të matjes së

substancave në urinë dhe bën matjen e alkoolit.

Merr masa për të parandaluar hyrjen e substancave alkoolike në shërbim, bën

vëzhgim, thirr sigurimin për rast nevoje.

Gjatë qëndrimit në spital duhet të jetë i afërt me pacientin që ai të mund të

shprehet lirshëm për ndjenjat e tij poashtu ta ndihmojmë në zgjidhjen e problemit

në bashkëpunim me ekipin e trajtimit spitalor.

Identifikon, vlerëson dhe inkurajon pjesëmarrjen aktive të pacientit dhe zbaton

trajtimin.

Përgatit broshura trajnuese për nevojat e pacientëve dhe familjeve, poashtu

rishikon rastin.

Zgjidh problemet dhe komunikon për konfliktet midis pacientit dhe familjes,

ndërhyn për të përmirësuar komunikimin efektiv ndërnjerëzor.

Në rastet kur pacienti ka probleme ligjore mund t'u drejtohen autoriteteve

përkatëse, ku mban shënime të raporteve të vëzhgimit duke vëzhguar gjendjen e

tyre në procesin e trajtimit, në vëzhgim në përputhje me ligjin e lirisë së

mbikëqyrjes, bën vrojtime të sjelljes dhe mban raporte.

Ndjek botimet lokale dhe të huaja dhe librat në lidhje me sëmundjen e varësisë.

Page 33: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

33

Të sigurojë trajnim dhe zhvillim të personelit të kujdesit shëndetësor në fushën e

varësisë planifikon, organizon dhe vlerëson programe. Merr pjesë në aktivitetet e

informacionit publik, mbrojtjen dhe zhvillimin e shëndetit mendor ofron shërbime

trajnimi dhe konsulltime.

Kryen kërkime shkencore në terren dhe i paraqet ato brenda dhe jashtë

institucionit, zbatimin udhëzues të rezultateve.

Kontribuon në literaturën shkencore të infermierisë.

Studenti mbikëqyr infermierët dhe kontribun në edukimin dhe përvojën e tyre.

Zbatimi i të gjitha të drejtave, ligjeve, etikës së pacientit, kujdesi i përcaktuar

ndërkombëtarisht, standardet dhe etika profesionale.

5.1. Pranimi i pacientit

Pranimi i pacientit në klinikë për trajtim varësie nga alkooli bëhet nga infermierja,

me shpjegimin e nevojshëm, para së gjithash të kontrolluar me siguri, të gjitha

rrobat, mallrat kërkohen në detaje.

Kontrollohet pacienti nëse ka plagë, prerje, shpuarje etj., kontrollohen dhe

regjistrohen në detaje.

Pas kësaj i tregohet dhoma dhe shtrati.

Prezantimi i repartit të spitalit po ashtu takimi me pacientë të tjerë dhe ekipin

mjekësorë.

E njofton familjen për gjësendet që i nevojiten në spital përmes numrit kontaktues

të telefonit dhe e cakton datën dhe orën e vizitës.

Informacioni në lidhje me pacientin merret duke bërë një intervistë familjare.

Page 34: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

34

5.2. Regjistrimi

Në trajtimin e varësisë; programet e veprimtarisë, marrja e përgjegjësisë, rregullat e

shërbimit dhe sistemi i pikëzimit/gradimit është pjesë e trajtimit dhe është thelbësor për

trajtimin.

Pacienti shpjegohet në detaje rreth programit të trajtimit, rregullave të shërbimit,

sistemit të pikëve dhe ekuivalencës së pikëve.

Infermieri ndihmon që pacienti të nënshkruaj kontratë mbi zbatimin e rregullave

në spital. Por shumë pacientë mund ta kenë të vështirë të kuptojnë rëndësinë e

rregullave.

Rregullat e pacientit duhet të shpjegohen, se është shumë e rëndësishme për të, që

të fitojë autonomi dhe të marrë përgjegjësi.

Gjaku dhe urina për teste rutinë dhe analiza të alkoolit.

Mostrat merren, veçanërisht marrja e urinës duhet të jetë shumë e kujdesshme.

Pacientët duhet të jenë të kujdesshëm për sjelljet e tyre që mos të përziejnë urinën

me ujë.

Page 35: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

35

5.3. Procesi i vlerësimit të pacientëve në varësi të alkoolit

Së pari kujdesi infermieror bën një vlerësim të hollësishëm përmes vëzhgimit dhe

intervistës së pacientit duke bërë mbledhjen e të dhënave.

Fillimisht merr të dhëna për moshën, arsimin, statusin, profesionin, të ardhurat.

Pyetjet kryesore mund të renditen si më poshtë:

Vlerësimi fizik

A ekzistojnë shenja të dehjes ose delirium/tërheqjes?

Cili është niveli i urinës dhe alkoolit dhe substancave në gjak?

Si janë shenjat vitale?

Si janë paraqitjet e përgjithshme dhe sjellja motorike?

A keni plagë, prerje, shenja të gjilpërave, rrahje ose trauma fizike në

kohëte fundit?

A ekziston rreziku i infeksionit, përqendrimi i infeksionit?

A keni alergji?

A keni ndonjë sëmundje, apo operacion?

A ekziston ndonjë ankesë fizike ose sëmundje ekzistuese?

A keni ndonjë sëmundje të trashëguar në familje?

Si ndikon alkooli në shëndet?

Si fle, a ke oreks etj.

Si është niveli i kujdesit për veten?

Cili është niveli dhe kapaciteti i aktivitetit fizik?

Page 36: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

36

5.3.1. Vlerësimi i alkoolit

Sa kohë e ka përdorur atë?

Kur dhe si filloi përdorimi i parë i alkoolit?

Sa dhe si e përdor ai? A është përmirësuar toleranca?

Si shpesh? Kur dhe sa kohë e përdori ai për herë të fundit?

A ka ndonjë medikament tjetër që përdor?

A ka ndonjë përpjekje për të lënë alkoolin?

Cila është koha më e gjatë e lëshimit?

Cilat janë kushtet që ndikojnë në përsëritje?

A ka ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese (fizike/mendore)?

A ka histori të përdorimit të alkoolit në familje?

Cilët janë faktorët që ndikojnë në vendimin e lënies së alkoolit?

Cili është niveli i motivimit të trajtimit?

A e pranon se është i varur? A ka ndonjë mohim?

Page 37: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

37

5.4. Vlerësimi mendor

Si është vetëdija, kujtesa dhe orientimi juaj?

Si ndikon? A ka ndonjë eufori ose simptoma depresive?

A ka ndonjë simptomë ankthi shoqërues?

A keni ndonjë përkeqësim në procesin tuaj të mendimit, simptoma psikotike?

Si është vetëvlerësimi juaj?

Cilat janë aftësitë psikosociale siç janë përballimi i stresit, zgjidhja e problemeve,

kontrolli i zemërimit?

A keni ndonjë sjellje/mendim të vetë-dëmtimit?

5.5. Vlerësimi social

Qasja familjare, si janë marrëdhëniet familjare?

A ka histori kriminale?

A ka ndonjë problem/humbje profesionale/familjare për shkak të varësisë?

A ka ndonjë ndryshim në proceset familjare? Si është niveli i mbështetjes sociale?

Si ndikon përdorimi i alkoolit në marrëdhëniet familjare dhe shoqërore?

Si ndikon përdorimi i alkoolit në jetën e përditshme dhe rolet?

Cilat janë nevojat arsimore të pacientit dhe familjes?

Pacienti vlerësohet për sa i përket aspekteve fizike, të sjelljes, psikologjike dhe sociale

dhe identifikohen problemet tjera të nevojshme.

Aplikimi për trajtim për shkak të varësisë ndaj alkoolit:

Çrregullime të personalitetit, humorit, çrregullime psikotike, çrregullime ankthi,

çrregullime të gjumit, si dhe probleme psikiatrike të tjera që mund ta vështirësojë

procesin e trajtimit.

Page 38: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

38

5.6. Kujdesi infermieror në intoksikimin dhe periudhën e

varësisë

Infermieria në intoksikimin e alkoolit

Nëse konsumohet 4 promil dhe më shumë alkool, zhvillohet humbja e vetëdijes,

depresioni i frymëmarrjes dhe koma. Por në gjendje kome dhe të tjera (infeksion,

trauma, etj.).

Hulumtohet përdorimi i barnave-qetësues ose substanca me alkool.

Shenjat vitale, vetëdija vlerësohet dhe monitorohet shpesh.

Trajtimi është simptomatik. Trakti respirator mbahet i hapur, pasi mund të

shkaktojë aspirim.

Nëse i jepet vitamina B, duhet pasur kujdes mund të ndalet frymëmarrja.

Urina dhe mostrat e gjakut merren për ekzaminim.

Krijohet mjedisi i sigurt.

Familja është e informuar dhe i referohet trajtimit të varësisë kur pacienti është i

vetëdijshëm.

5.7. Infermieria në ndalimin e alkoolit, periudha e Deliriumit

Pagjumësia, djersitja, dridhja, tahikardia, ankthi dhe dhimbja mesatarisht 12 orë

pas tërheqjes së alkoolit.

Në ditën e dytë ose të tretë janë këto simptoma si: hipertension, nauze, të vjella,

ethe të larta, aritmi, etj.

Shenjat e monitoruara dhe jetike të monitoruara dhe regjistruara.

Pacienti i sëmurë monitorohet nga afër për ndonjë krizë epileptike.

Vlerësohen nivelet e elektrolitit, arrihet përfuzioni i lëngut IV, sasia e lëngut që

merr monitorohet.

Page 39: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

39

Përdoren trajtime të vitaminës B, kaliumit, qetësuesit etj., dhe vërehen efektet e

tyre.

Sigurohet higjena e pacientëve.

Vlerësohen problemet mjekësore/mendore të shoqëruara dhe historia e traumave.

Nëse pacienti është i shqetësuar dhe zbatohen masa kufizuese, pajisjet duhet të

kontrollohen shpesh dhe të zbulohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjatë përcaktimit të ushqimit të pacientit, ujit, kërkesave për tualet etj., duhet të

përmbushen.

Mund të shfaqen pneumoni aspiruese dhe encefaliti (për shkak të mungesës së

vitaminës B1), problemet kardiake mund të zhvillohen. Pacienti duhet të

vëzhgohet me kujdes në këto aspekte.

Nivelet e sheqerit në gjak monitorohen dhe karbohidratet me kalori të lartë në

bashkëpunim me dietologun.

Terapia e pacientëve dhe programet e rehabilitimit.

5.8. Infermieria në intoksikim me opioid

Mund të ndodhin depresione të frymëmarrjes, hipotensioni dhe edemë pulmonare,

rreziku i vdekjes është i lartë.

Pacienti është dërguar në mjedisin e kujdesit intensiv dhe intubohet nëse është e

nevojshme.

Vetëdija monitorohet, shenjat vitale vlerësohen dhe monitorohen.

Merren mostrat e urinës dhe të gjakut dhe monitorohen rezultatet e testit.

Nëse ka përdorim oral të opioidit, lavazhi i stomakut mund të kryhet brenda 12

orëve.

Sigurohet higjiena e pacientëve dhe plotësohen kërkesat për ujë, tualet, etj.

Pastaj bëhet administrimi i Naloxanit.

Rreziku i infeksionit vlerësohet dhe vëmendja i kushtohet sëmundjeve infektive

(AIDS-Hepatit).

Page 40: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

40

Vendet e injektimit, larja dhe plagët janë regjistruar në detaje.

Vlerësohen problemet mjekësore/mendore të shoqëruara dhe historia e traumave.

Familja informohet në një gjuhë të përshtatshme dhe pacienti është referuar për

trajtimin e varësisë.

5.9. Qasja e infermierëve në varësi të alkoolit

Disa infermierë në pacientë të pranuar në procesin e trajtimit për shkak të varësisë nga

alkooli problemet dhe qasjet e infermierisë që mund të aplikohen për këto probleme janë

renditur më poshtë.

Varësia është një problem shumëdimensional, dhe nevojat e secilit individ mund të

ndryshojnë, prandaj një kujdes dhe qasje specifike individuale është thelbësore. Qasje të

sugjeruara të infermierisë duhet të formësohet në përputhje me kërkesat.

Problemet kryesore të infermierisë:

Kequshqyerja

Rreziku i infeksionit

Rreziku i dëmtimit

Rreziku i vetë-dëmtimit (vetëvrasje)

Rrezik nga dëmtimi i mjedisit

Çrregullim i gjumit

Ankthi

Izolimi social

Page 41: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

41

Ndërveprimi shoqëror i dëmtuar

Ndryshimi në proceset familjare

Vetëvlerësimi i ulur

Mungesa e kujdesit për veten

Niveli i pamjaftueshëm i aktivitetit

Pamundësia për të përballuar individualisht

Ndryshimet shqisore-perceptuese

Ndryshimi në proceset e mendimit

Ndërhyrjet:

Të jenë të vetëdijshëm për ndjenjat e tyre me një qasje objektive, të shprehin

ndjenjat e tyre në mbështetje të pacientit,

T'i bëjë ata të ndiejnë se janë të kujdesur dhe të pranuar nga marrëdhënia e

besimit,

Vlerësimi i motivimit të trajtimit dhe motivimi në rritje,

Duke shpjeguar se varësia është një sëmundje e shërueshme,

Mbështetja e pacientit,

Siguroni reagime pozitive për sjellje pozitive, përpjekje dhe bashkëpunim,

Mbështetur për të përmbushur përgjegjësitë e tij dhe për të parë pikat e forta dhe

aftësitë e veta,

Të njohë efektet e dëmshme të alkoolit të përdorur në trup dhe informimin,

Pacienti është i vetëdijshëm për rrethanat dhe kur ai/ajo përdor

alkoolin/substancën;

Mbështetje për një jetë të matur dhe pa substanca, plane të veprimtarisë javore për

të siguruar pjesëmarrje në programet sociale,

Sigurimi i pjesëmarrjes së familjes në trajtim dhe rritja e nivelit të bashkëveprimit

me familjen.

Page 42: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

42

5.10. Varësia ndaj alkoolit

Tendenca për të racionalizuar përdorimin e alkoolit,

Jeta kaotike dhe sjellja jo adekuate,

Mosmbajtje e përgjegjësisë për sjelljen,

Pamundësia për të përballuar varësinë dhe shpresën,

Sjellja e vetë-dëmtimit.

Roli i infermierit:

Unë marr përgjegjësinë për sjelljen e pacientit,

Pjesëmarrja në programin e trajtimit, grupet e terapisë,

Njohin mekanizmat joefektivë të mbrojtjes (racionalizimi, projeksioni),

Ndërhyrjet:

Përqendrohuni në punën dhe problemet familjare dhe përdorimin e

alkoolit/substancave për të treguar marrëdhëniet e saj,

Në hulumtimin e shkaqeve të përdorimit të alkoolit

Marrëdhënia midis përdorimit të alkoolit dhe faktorëve mjedisorë duke i

inkurajuar ata të krijojnë një mjedis jo miqësor dhe miqësi,

Edukimi i familjes dhe i pacientit për efektet e alkoolit dhe procesin e trajtimit,

Në përgjithësi, njerëzit alkoolistë me çrregullim psikiatrik madhor të pavarur

paraekzistues, si çrregullim antisocial të personalitetit, skizofreni dhe çrregullim bipolar

I, janë të prirur të zhvillojnë ecurinë e sëmundjeve të tyre psikiatrike të pavarura.

Roli i mjekëve klinikistë duhet të trajtojnë pacientët me çrregullim bipolar I, që ka

shoqëruar alkoolizmin me psikoterapinë e duhur dhe litium ose acid velproik, të përdorin

teknikat psikologjike dhe bihejviorale përkatëse, për pacientin antisocial të personalitetit.

Page 43: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

43

Qëllimi është mbajtja e simptomave të çrregullimit psikiatrik të pavarura në nivele sa më

të ulëta të mundshme, me shpresë që një nivel sa më i madh i jetës të shoqërohet me një

prognozë më të mirë, për problemet alkoolike të pacientit.

5.11. Medikamentet që duhet të përdoren për alkoolistë

Disulfirami- është një medikament që përdoret në mjekimin e pacientit në varësi të

alkoolit. Jep një reaksion sistematik jo të pëlqyeshëm, pas marrjes madje edhe të sasive të

vogla të alkoolit, ngase ai shkakton grumbullimin e acetaldehidit. Reaksioni paraqet me

skuqje të fytyrës, dhembje të kokës, palpitacione, takikardi, të vjella dhe në doza të larta

të alkoolit paraqiten edhe aritmi, hypotension dhe kollaps. Reaksioni shkakton edhe në

përdorimin e sasisë më të vogël të alkoolit.

Format farmaceutike

Etiltox (Candioli)

Tableta: Disulfiram 200 mg

Tetidis (Krka)

Tableta: Disulfiram 500 mg

Indikimet: Si mjekim ndihmës në rastet e vartësisë alkoolike kronike (nën mbikëqyrjen e

specialistit)

Kundërindikimet: Sëmundje e arteries kronare, insufiencë kardiake, hypertension,

çrregulime të rënda të personalitetit, rrezik vetvrasjeje, periudhë e shtatzanisë dhe

gjidhënies.

Përkujdesjet: Mjekët specialistë duhet të kenë kujdes që pacienti të mos ketë përdorur

alkool 24 orët e fundit, para fillimit të mjekimit.

Page 44: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

44

Efektet e padëshirueshme: Në fillim përgjumje, të vjella, asteni, ulje e libidos, në raste

shfaqen reaksione psikotike (depresion, paranojë, skizofreni etj, dermatit alergjik,

epilepsi, diabet.

Dozimi: Në ditën e parë përdoret 800 mg, si dozë e vetme, ulja e dozës bëhet brenda 5

ditëve deri në 100 deri 200 mg në ditë, mjekimi bëhet vetëm 6 muaj, e jo më shumë.

Koha e marrjes së medikamentit është mëngjesi.

Klometiazoli- përdoret për të pakësuar, dobësuar simptomat e ndërprerjes së alkoolit. Ky

medikament përdoret vetëm 9 ditë.

Format farmaceutike:

Heminevrin (AstraZeneca)

Kapsula: Klometiazol 192 mg

Shurup: Klometiazol 250 m/5 ml (Klemetiazol bazë)

Perfuzion: Klometiazol 0.8%, në trajtë të tretësirës për injeksion, në shishe 500ml.

Indikimet: Për mjekimin e varësisë së alkoolit, për mjekimin e abstinencës së alkoolit, për

mjekimin afatshkurt të pagjumësisë së të moshuarit, si dhe statusit epileptik.

Dozimi: Merret nga goja 2-4 kapsula dhe në rast nevoje mund të përsëritet pas disa orësh.

Në ditën e parë 3-4 doza të ndara, 9-12 kapsula. Ditën e dytë 6-8 kapsula, 3-4 doza të

ndara. Ditën e tretë 4-6 kapsula, pastaj dozat ulën në ditët tjera brenda 4-6 ditë.

Mjekimi zgjat deri në 9 ditë.

Benzodiazepinat- përdoren gjithashtu për trajtimin e ndërprerjes (abstinencës), por kanë

potencial varësie.

Akamprosati- është i dobishëm në rastin e abstinencës nga alkooli, mund të fillohet sa

më shpejtë pasi abstinenca është arritur.

Page 45: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

45

Format farmaceutike

Campral EC (Merck)

Tableta: Akamprosat kalciumi 333mg

Indikimet: Mbajtja e absistencës në varësinë nga alkooli.

Kundërindikime: Dëmton rëndë mëlçinë, veshkët, shtatzaninë dhe ushqyejen e fëmijëve

me gji.

Përkujdesjet: i sëmuri nuk duhet të vazhdojë përdorimin e alkoolit sepse është rrezik i

dështimit të mjekimit.

Efektet e padëshiruara: Diarre, vjellje, dhembje barku, kruarje, ekzantemë etj.

Dozimi: Të rriturit 18-65 vjeç me peshë 60kg e më shumë 666mg, 3x1.

Ata me peshë trupore nën 60kg 666mg në mëngjes, 333mg në drekë dhe 333mg në darkë.

Periudha e mjekimit është 1 vit.

Page 46: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

46

VI. Të dhënat nga hulumtimi në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Pacientët e hospitalizuar me varshmëri nga alkooli në vitin 2018, në Spitalin e

Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Repartin Psikiatrik në Prizren.

Figura 1. Paraqet rastet e pacientëve të hospitalizuar dhe të johospitalizuar gjatë tërë vitit

2018.

Pacientët e

hospitalizuar 2018

Gjinia Mosha Vendbanimi

Rasti i parë M 46 Prizren

Rasti i dytë M 37 Prizren

Tabela 1. Paraqiten në formë tabelare dy pacientë të hospitalizuar dhe të dhënat personale

të tyre.

Rasti i parë ka qenë i hospitalizuar prej datës 21.03.2018 – 28.03.2018 (gjithsej një javë).

Rasti i dytë ka qenë i hospitalizuar prej datës 23.08.2018 – 04.09.2018 (gjithsej dy javë).

Rasti i parë

Rasti i dytë

Pacientët e johospitalizuar

Page 47: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

47

Të dhënat e pacientëve të hospitalizuar me varshmëri nga alkooli në vitin 2019, në

Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Repartin Psikiatrik në Prizren.

Figura 2. Paraqet se gjatë vitit 2019 asnjë pacient nuk është hospitalizuar.

Asnjë pacient i hospitalizuar

Page 48: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

48

Të dhënat e pacientëve të varur nga alkooli në vitin 2018 në Qendrën e Shëndetit

Mendor në Prizren.

Figura 3. Sa i përket kësaj figure ku gjatë vitit 2018 asnjë pacient nuk është hospitalizuar.

Asnjë rast i hospitalizuar

Page 49: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

49

Të dhënat e pacientëve të varur nga alkooli në vitin 2019 në Qendrën e Shëndetit

Mendor në Prizren.

Figura 4. Siç vërehet në rezultatet e figurës paraqitet vetëm një rast i hospitalizuar.

Pacientët e

hospitalizuar 2019

Gjinia Mosha Vendbanimi

Rasti i parë M 52 Prizren

Tabela 2. Janë paraqitur rezultatet e hulumtimit se vetëm një pacient me varshmëri nga

alkooli ka qenë i hospitalizuar dhe të dhënat e tij personale, gjatë tërë vitit 2019. Ky rast

ka qenë me urdhër të gjykatës për trajtim.

Rasti i parë

Pacientët e johospitalizuar

Page 50: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

50

PËRFUNDIMI

Së fundmi, mund të thuhet se alkoolizmi është një ndër shkaktarët e shumë sëmundjeve si

akute ashtu dhe kronike. Nëse personi bëhet i varur nga alkooli dhe nëse nuk trajtohet,

vjen deri te shkurtgjatësia e jetës së tij.

Ka shkaktarë të ndryshëm dhe ndikojnë që personi të vijë deri te varësia alkoolike.

Vetëdijësimi i personave të alkoolizuar që përmes lënies së alkoolit, diagnostifikimit,

trajtimit në klinikë do të arrijnë deri te mjekimi i plotë.

Rezultatet e hulumtimit na japin të dhënat se vetëm dy pacient me varshmëri nga alkooli

kanë qenë të hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në

Repartin Psikiatrik në vitin 2018, kurse në 2019 asnjë pacient. Në Qendrën e Shëndetit

Mendor në Prizren për vitin 2018 nuk ka pasur pacient fare, ndërsa në vitin 2019 ka qenë

vetëm një pacient. Për arsye që pacientët ngurrojnë që të trajtohen në spital dhe gjithë

barra fatkeqësisht i mbetet familjes në veçanti dhe shoqërisë në përgjithësi.

Prandaj, të gjithë të alkoolizuarit duhet të vetëdijësohen që sa më herët, para se të kenë

dëme të mëdha shëndetësore, si nga ato fizike po ashtu dhe ato psikike të trajtohen në

klinikë, rehabilitohen me medikamente nga mjekët specialistë, në mënyrë që të kthehen

në shëndetin e tyre të mëparshëm.

Page 51: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

51

Rekomandime:

Personat të vetëdijësohen që mos ta përdorin alkoolin pa masë e të vijë deri te varësia.

Pacientët të cilët kanë dhimbje të zemrës, ulçerës gastrike, mëlçisë të konsultohen me

mjekun dhe të bëjnë trajtimet e duhura.

Pacientët të cilët i fillojnë trajtimet mos t’i lënë në gjysmë, por të vazhdojnë mjekimin

deri në shërimin e tyre të plotë.

Asnjë pikë alkool, të mos përdoret derisa pacienti është duke marrë terapinë kundër

alkoolit.

Edhe pas mjekimit pacientët mos t’i kthehen përsëri pirjes së alkoolit, pasi që dihet për

dëmet që shkakton ai.

Duke marrë parasysh mentalitetin e shoqërisë kosovare, ku vetëdijësimi për trajtim të

alkoolistëve është shumë i ulët, pasiqë rezultatet e të dhënave tregojnë që asnjë pacient

nuk është hospitalizuar. Do të na gëzonte fakti sikur të mos kishte asnjë pacient të varur

nga alkooli por kjo është pothuajse e pamundur në vendin ku jetojmë.

Page 52: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

52

LITERATURA

Roë land, L., (2014). Neurologjia Merrit. Neë York, Tabernakul

Durrësi, S., (2010). Formular terapeutik. Tiranë, Mediaprint

Pango, Y., (2004). Psikoterapi e njohjes dhe sjelljes. Tiranë, I3SP

Herold, G., (2007). Mjekësia interne. ICD

Gjata, Xh., Dibra, H., Vehbi,U.,(1972). Psikiatria. Tiranë

Noble, J., Greene,H., Levinson, Ë ., Modest,G., Mulroë , C., Scherger, J.,

Young,M.,(2001). Traktati i mjekësisë së kujdesit parësor. Neë York, Tabernakul

Sadock, B., Sadock, V., (2014). Traktat i plotë i psikiatrisë. Neë York, Tabernakul

Ë arell. D., Cox. T., Firth.J., Benz,E.,(2013). Traktati i Oksfordit për mjekësinë. Neë

York, Tabernakul

Yalom.I., (2008). Alkolizm terapisi. Istambul, Prestij Yayinlari

https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-

al/102005722?fbclid=IwAR17HWvvYjqwDSFHU8N5KO13ObZ-Qn2A6wga3uLpp9R2US4r-

7dJY6Zz9n8

https://shendeti.com.al/varesia-ndaj-alkoolit-kur-mund-te-quhesh-i-alkoolizuar/?fbclid=IwAR0-

5X9XUednpfXBQ_eC19951QRSLcTlIBY_MoEhkTsdg77yoqv-LOxpQYU

https://www.zeriamerikes.com/a/a-30-2007-07-30-voa3-

85694497/435674.html?fbclid=IwAR2ZPCT3MatT3NzhOPGZJYberQ8AUSkUE5iJLfpEuD1K

WoTBilEHm8BhyTM

https://extranet.who.int/ncdccs/Data/ALB_B10_STRATEGJIA%20alkoli%202017-

2021.pdf?fbclid=IwAR1FQuRSLDuHG7nSFzHfd2-GjTYC6bNinEhl4rs-

fwMSRLCoR46CYs9Zqnc

https://al.spitaliamerikan.com/abuzimi-alkoolik-pertej-stigmatizimit-si-ta-trajtojme-kete-

semundje/?fbclid=IwAR2hJuJk93NDKclL3tBSxBs146DSvpEO1Z1buM8qJoY1ynr0zTzeCzMq

Mjo

Page 53: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

53

http://www.gazetadita.al/alkooli-pergjegjes-per-demtimin-e-trurit-zemres-e-

melcise/?fbclid=IwAR21l-WzaGUfaIZYS1gItqFBjkiRF1ZV3vyykMZKl_Ux5_Z3sGRtjR-urIs

https://www.researchgate.net/publication/223961464_The_alcohol-

dependent_patient_in_hospital_challenges_for_nursing?fbclid=IwAR148AxndRAXKzWjCcUpp

akkPyHM42GvPiOeDiQ8z46UahPhKlhdOlPMJQM

https://etd.lib.metu.edu.tr/upload/12610353/index.pdf?fbclid=IwAR3ni6UphyvnOEsBuyxgBjVD

u44pRIngTlb9V8_ky_dwK1WKmojTQBt9v1k

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3169239/?fbclid=IwAR148AxndRAXKzWjCcU

ppakkPyHM42GvPiOeDiQ8z46UahPhKlhdOlPMJQM

https://books.google.com/books?id=Sl5QSvKkwxwC&pg=PA714&dq=nursing%20care%20for

%20alcohol%20dependent%20patients%20diploma%20topics&hl=en&newbks=1&newbks_redir

=0&sa=X&ved=2ahUKEwjT3effubrlAhWcQUEAHZUqDA4Q6AEwAXoECAQQAg&fbclid=I

wAR0NPcQULmjJ03Nx6oRSVHcLy_-

mdvaNSBieABBeC_X1yw_4qbgu1zyega0#v=onepage&q=nursing%20care%20for%20alcohol%

20dependent%20patients%20diploma%20topics&f=false

http://www.ogelk.net/Dosyadepo/hemsirebolum.pdf?fbclid=IwAR3ni6UphyvnOEsBuyxgBjVDu

44pRIngTlb9V8_ky_dwK1WKmojTQBt9v1k

https://assets.publishing.service.gov.uk/government/uploads/system/uploads/attachment_data/file/

652963/Role_of_nurses_in_alcohol_and_drug_services.pdf?fbclid=IwAR31BUaqIryigb3BQJUU

2U4bj43QypMysV1fINDdrXwleO94Q0zzw1Zvec8

https://sites.google.com/site/psikiatriaorg/prezantime-nga-psikiatria---alkoolizmi-dhe-

narkomania?fbclid=IwAR148AxndRAXKzWjCcUppakkPyHM42GvPiOeDiQ8z46UahPhKlhdO

lPMJQM

https://shendeti.com.al/varesia-ndaj-alkoolit-kur-mund-te-quhesh-i-

alkoolizuar/?fbclid=IwAR1jHutJyykEz1qgB7aU2bCTWwgSS3060MNmyPXl8TAPLtevLs6gw

wKJ81U

Page 54: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

54

CV e studentes

Të dhënat personale

Emri dhe mbiemri Iliriana Krasniqi

Ditëlindja 28.06.1998

Gjinia Femër

Nr. telefonit/Email 049-821-020

[email protected]

Universiteti

Drejtimi

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i mjekësisë-Infermieri

Statusi E rregullt

ID 160306027

Page 55: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · bazë familjare. Përdorimin e alkoolit ndryshe e quajmë “Drogë e ligjshme” sikurse edhe pirja e duhanit ... terapia e parandalimt të

55