PUNIM D OKTORATURE · gjenealogjik, klasifikimi tipologjik dhe klasifikimi sipas lidhjeve...

294
DE VËSHT Diser Ma. E EPART A TRIM KRA rtanti: Eneida M UN FAKUL AMENTI PUN AHASUES G Punim MATAJ NIVERS LTETI I I I GJUH NIM D RRETH Z GREQISH m për gra Në: “M ITETI I GJUHË HËVE S OKTO ZHVILLIM TE DHE N dën shken Morfo-sem Tiranë 2018 I TIRAN ËVE TË SLLAVE ORATU MEVE SEM NË SHQIPE ncore “Do mantikë” Udhëhe Prof. D 8 NËS HUAJA E E BAL URE MANTIKE E oktor” eqës shk Dr. Valter A LKANIK DIATEZO kencor: r MEMI KE ORE NË ISHA

Transcript of PUNIM D OKTORATURE · gjenealogjik, klasifikimi tipologjik dhe klasifikimi sipas lidhjeve...

  • DE

    VËSHT

    DiserMa. E

    EPARTA

    TRIM KRA

    rtanti: Eneida M

    UNFAKUL

    AMENTI

    PUNAHASUES

    G

    Punim

    MATAJ

    NIVERSLTETI II I GJUH

    NIM D RRETH ZGREQISH

    m për graNë: “M

    ITETI IGJUHË

    HËVE S 

    OKTO

    ZHVILLIMTE DHE N

    dën shken

    Morfo-sem

    Tiranë 2018

    I TIRANËVE TËSLLAVE

    ORATUMEVE SEMNË SHQIPE

    ncore “Domantikë”

    Udhëhe Prof. D

    8

    NËS HUAJA

    E E BAL

    URE MANTIKE E

    oktor”

    eqës shkDr. Valter

    A LKANIK

    DIATEZO

    kencor: r MEMI

    KE

    ORE NË

    ISHA

  • DE

    VËSH

    DisertMa. E

    KOM 1 . P 2. Pr 3. Pr 4. Pr 5. Pr

    EPARTA

    HTRIM KR

    tanti: Eneida MA

    MISIONI

    Prof.As. Dr.

    rof. Dr. Da

    rof. As. Dr.

    rof. Dr. Alju

    rof. As. Dr. E

    UNFAKUL

    AMENTI

    PU

    RAHASUENË

    Punim

    ATAJ

    Sofia Delij

    niela Tamo

    Anila Kana

    ula Jubani

    Eda Shehu

    NIVERSLTETI II I GJUH

    UNIM D

    ES RRETHËGREQISH

    m për graNë: “M

    jorgji (Krye

    (Oponente)

    anaj (Anëta

    (Anëtare)

    ( Anëtare)

    T

    SITETIIGJUHË

    HËVE S

    DOKTO

    H ZHVILLIHTE DHE

    dën shken

    Morfo-sem

    etare)(Opon

    )

    are)

    Tiranë, 201

    TIRANËVE TËSLLAVE

    ORATU

    IMEVE SENË SHQIP

    ncore ‟Domantikë”

    Udhëheq Prof. Dr

    ente)

    8

    NËS HUAJA

    E E BAL

    URE

    EMANTIKEPE

    oktor”

    qës shkenr. Valter M

    A LKANIK

    E DIATEZ

    cor: MEMISH

    KE

    ZORE

    HA

  • FALËNDERIM

    Për përgatitjen e punimit “Vështrim krahasues rreth

    zhvillimeve semantike diatezore në greqishte edhe në shqipe”, na është dashur një kohë e gjatë, disavjeçare, dhe kemi ndeshur vështirësi të shumta, të karakterit teorik e praktik. Për kapërcimin e tyre na ka ndihmuar shumë fryma e bashkëpunimit dhe e konsultimit të vazhdueshëm me kolegët e Departamentit të gjuhëve sllave ballkanike dhe e kolegëve jashtë këtij institucioni. Ndaj ndjehem e obliguar për t’i falënderuar ata për gjithçka më ofruan dhe më dhanë si ndihmë kolegësh e studiuesish.

    Gjithashtu, një falënderim i veçantë shkon për udhëheqësin shkencor të punimit, prof. dr. Valter MEMISHA, i cili ka ndjekur hap pas hapi punën time dhe më ka drejtuar me profesionalizëm dhe me kompetencë shkencore.

  • PASQYRA E LËNDËS Hyrje........................................................................................................................................... I 0.1 Ndërtimi dhe përmbajtja e punimit ..................................................................................... II 0.2 Objekti dhe qëllimi i studimit ........................................................................................... III 0.3 Metodologjia dhe struktura e punimit ................................................................................ III 0.4 Baza teorike e punimit ....................................................................................................... IV KAPITULLI I -MARRËDHËNIET HISTORIKE TË GREQISHTES ME SHQIPEN 1.1. Greqishtja dhe shqipja gjuhë indoevropiane ....................................................................... 1 1.2. Veçori të kontakteve historike të dy gjuhëve ...................................................................... 2 1.2.1 Vështrim historik i marrëdhënieve të shqipes me greqishten ....................................... 2 1.2.2 Vështrim i shkurtër i historisë së gjuhës greke ............................................................. 3 1.2.3 Vështrim i shkurtër i historisë së gjuhës shqipe ............................................................ 7 1.3. Dukuri ballkanologjike në shqipe e në greqishte .............................................................. 10 1.3.1 Shqipja e vështruar nga aspekti i studimeve ballkanistike .......................................... 10 1.3.2 Dukuritë kryesore ballkanike të greqishtes ................................................................. 13 1.3.3 Dukuritë kryesore ballkanike të shqipes ..................................................................... 15 KAPITULLI II - SISTEMI FOLJOR NË GREQISHTE DHE NË SHQIPE 2.1 Kategoritë kryesore gramatikore të foljes në shqipe dhe në greqishte .............................. 18 2.1.1 Zhvillimi historik i sistemit foljor të shqipes e të greqishtes .......................................... 18 2.1.2 Ndarja e foljeve në zgjedhime në gjuhën shqipe dhe në gjuhën greke ........................... 20 2.2 Kategoria gramatikore e diatezës në greqishte dhe në shqipe .......................................... 43 2.2.1 Format e foljes në shqip dhe greqisht ............................................................................. 43 2.2.2 Kategoria e diatezës ........................................................................................................ 45 2.2.3 Kategoria gramatikore e mënyrës në gjuhën greke dhe në gjuhën shqipe ...................... 48 2.2.4 Kategoria gramatikore e kohës në gjuhën greke dhe në gjuhën shqipe .......................... 49 2.2.5 Kategoria gramatikore e vetës në gjuhën greke dhe në gjuhën shqipe ........................... 53 2.2.6 Rreth kategorisë gramatikore të aspektit në shqipe e greqishte ...................................... 55 2.3 Diateza e vështruar në gramatikat e ndryshme të gjuhës shqipe ....................................... 60 2.4 Koncepti antik grek për diatezën…………………………………………………….......64 2.4.1 Diateza vetvetore në greqishten e vjetër ......................................................................... 75 2.4.2 Diateza vetvetore në greqishten e re .............................................................................. 79 2.5 Diateza mesore në shqip ……………………………………………………………..... 85 a.1Folje mesore që përdoren edhe në diatezën veprore………………………………...... ..87 a.2 Folje mesore që përdoren edhe në diatezën veprore, edhe në diatezën pësore….......…88 a.3 Folje që përdoren vetëm në diatezën mesore……………………………………….......89

  • KAPITULLI III - ZHVILLIME SEMANTIKE DIATEZORE NË GREQISHTE DHE NË SHQIPE 3.1. Diateza vetvetore: kategori gramatikore apo leksiko – gramatikore? …………….........94 3.1.2 Zhvillimet semantike në diatezën vetvetore në shqipe ................................................. 99 3.1.3.Zhvillimet semantike në diatezën vetvetore në greqishte……………………….........102 3.1.4 Dallime dhe përbashkësi ............................................................................................... 107 KAPITULLI IV-TIPOLOGJIA E ZHVILLIMEVE SEMANTIKE NË KATEGORINË E DIATEZËS 4. Zhvillime leksiko – semantike nga foljet në diatezën vetvetore e mesore ........................ 112 4.1. Diateza veprore si temë fjalëformuese dhe motivuese ................................................... 121 4.2 Kalimi leksikor nga folje në diatezën veprore te folje në diatezën e mirëfilltë ............... 123 4.3. Kalimi leksikor nga fole në diatezën veprore te folje në vetvetore reciproke ................ 124 4.4. Kalimi nga diateza veprore te folje në mesore që emërtojnë lëvizje ............................. 126 4.5. Kalimi leksikor nga folje në diatezën veprore në mesore te folje që emërtojnë veprime psikike-fiziologjike ................................................................................................................ 127 4.6. Kalimi leksikor nga folje në diatezën veprore në mesore te folje që emërtojnë ndryshime në gjendjen fizike, fiziologjike, psikologjike të kryefjalës .................................................... 128 4.7 Folje të diatezës mesore pa forma përgjegjëse të diatezës veprore ................................. 129 4.8 Mjetet morfologjike të realizimit të fjalëformimit në shqipe (dallimi i formanteve fjalëformuese dhe formanteve trajtëformuese) ...................................................................... 130 4.9 Lëvizja semantike horizontale dhe e përzier nga njësia derivuese te njësia e derivuar (folje veprore → folje vetvetore) .......................................................................................... 136 4.10 Lëvizja leksikore e semantike e përzier nga njësia derivuese te njësia e derivuar (folje veprore -› folje vetvetore) ...................................................................................................... 137 a.1 . Lëvizje me pakësim kuptimesh ................................................................................... 137 a. 2. Lëvizje leksikore semantike me shtim kuptimesh ...................................................... 139 4.11. Semat e mbartura, semat e ndryshuara, semat e reja, semat e humbura gjatë lëvizjes leksikore ................................................................................................................................. 139 4.12. Tipologjia e lëvizjeve semantike gjatë formimit të foljeve vetvetore e mesore .......... 142 4.13 Gramatika në fjalorët e shqipes ...................................................................................... 146 4.14. Rreth vargut folje – emër veprimi – mbiemër prejpjesor në fjalorët shpjegues të shqipes................................................................................................................................................ 148 4.15 Rreth mbiemrave prejpjesorë në shqipe dhe në greqishte ............................................. 154 KAPITULLI V- PASQYRIM LEKSIKOGRAFIK I FOLJEVE VETVETORE NË FJALORË 5. Pasqyrimi leksikografik i foljeve vetvetore në fjalorët një gjuhësh të greqishtes………162 a.1. Fjalori greqisht-shqip,1993 ………………………………………………………… 162 5.1. Pasqyrimi leksikografik i foljeve vetvetore në fjalorët një gjuhësh të greqishtes…….163 a.1. Fjalor gjuhës greke, 1998………………………………………………………… 163 a.2. Fjalor gjuhës greke, 2002………………………………………………………….... 165 5.2. Pasqyrimi leksikografik i foljeve vetvetore në fjalorët një gjuhësh të shqipes............166 a.1. Fjalori i gjuhës shqipe, 1954…………………………………………………………..166

  • a.2. Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, 1980 .......................................................................... 167 a.3. Fjalori i shqipes së sotme, 1984 /2002 .......................................................................... 168 a.4. Fjalori i gjuhës shqipe, 2006 ......................................................................................... 169 a.5.Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe, 2004 ......................................................................... 169 Përfundime : Dukuri dhe probleme ................................................................................... 170 Literaturë e domosdoshme .................................................................................................. 208 Fjalorth (foljet vetvetore në gjuhën shqipe përkthim në gjuhën greke) ......................... 220

  • i

    Hyrje

    Punimet krahasuese midis dy gjuhëve, për dukuri gjithëpërfshirëse apo për grup dukurish e dukuri të veçanta, mbështeten dhe në lidhjet që mund të vendosen midis këtyre gjuhëve. Në përgjithësi këto lidhje studiohen sipas kritereve të ndryshme. Sot nga studimet janë bërë dhe klasifikime dhe njihen tri klasifikime kryesore të gjuhëve: klasifikimi gjenealogjik, klasifikimi tipologjik dhe klasifikimi sipas lidhjeve gjuhësore.

    Sipas klasifikimit gjenealogjik, gjuhët grupohen në familje. Në një familje përfshihen gjuhë me lidhje të largëta farefisnore, folësit e të cilave nuk e kuptojnë më njëri – tjetrin dhe as nuk e ndiejnë se gjuhët e tyre janë të afërta. Gjuhët e një familjeje, duke u nisur nga shkalla e afrisë gjenealogjike, ndahen më tej në degë dhe këto nga ana e tyre në nëndegë. Në një degë futen gjuhë të cilat kanë më shumë gjëra të përbashkëta midis tyre si gjuhët e një familjeje, kurse në një nëndegë përfshihen gjuhë me lidhje shumë të ngushta prejardhjeje.

    Dega greke, e përfaqësuar vetëm nga greqishtja, flitet nga rreth 10 milionë vetë. Greqishtja e re përbën fazën e fundit të evolucionit të greqishtes së vjetër, e dëshmuar me shkrim qysh nga shek. XV p.K., në mbishkrimet e Kretës, Mikenës, Tebës etj. Kjo në shek. IV ia la vendin greqishtes mesjetare ose bizantine, që ishte një rikthim te greqishtja klasike e Platonit. Greqishtja e re nis nga shekulli XV. Gjuha standarde greke është një shkrirje e variantit “të pastër” kathareusa, që u përdor pas shpalljes së pavarësisë së Greqisë, me variantin popullor dhimotiqi, që më 1976 u shpall si gjuhë standarde e Greqisë.

    Dega shqiptare përfaqësohet vetëm nga shqipja, bijë e ilirishtes, gjuhë e padokumentuar me shkrim, e folur nga fiset ilire, që shtriheshin në një territor të gjerë që niste nga gjiri i Artës dhe i Prevezës e shkonte në veri deri në territoret e Kroacisë së sotme dhe nga deti Adriatik gjer në Dardani e në Maqedoni. Aty nga shek. VI – VII pas Krishtit, ilirishtja ia la vendin arbërishtes, gjuhës së arbërve, e cila nga fillimi i shek. XVIII u quajt gjuha shqipe. Shqipja flitet sot nga rreth 7 milionë shqiptarë në trojet etnike, nga disa qindra mijë arbëreshë në enklavat gjuhësore të Italisë, Greqisë, Bullgarisë etj., si edhe nga disa milionë të tjerë në Turqi, SHBA, Itali, Gjermani etj. Ndonëse e dokumentuar me shkrim relativisht vonë, gjuha shqipe paraqet një interes të madh për gjuhëtarët, pasi ruan shumë tipare arkaike.

    Gjuhët e Ballkanit, ndër to edhe greqishtja dhe shqipja mund të shihen edhe sipas teorisë së lidhjeve gjuhësore, në qendër të së cilës qëndron parimi se disa gjuhë që fliten në një rajon të caktuar, edhe duke mos pasur lidhje farefisnore midis tyre, bëhen të ngjashme, si pasojë e faktorëve të tillë të jashtëm, si kontaktet midis gjuhëve e popujve, përzierja e gjuhëve etj., kur vijimi i këtyre faktorëve vijon për një kohë të gjatë. Shembuj lidhjesh të tilla janë lidhja gjuhësore ballkanike ku mund të përmendim si elemente të përbashkëta të gjuhëve dukuri si nyja e prapme, e ardhmja me foljen dua etj.

    Në punimin tonë ne kemi bërë objekt studimi zhvillimet diatezore në greqishte e në shqipe (Vështrim krahasues rreth zhvillimeve semantike diatezore në greqisht edhe në shqipe), duke i parë dukuritë në rrafshin përqasës e krahasues, si dukuri të gjuhëve që kanë zhvillim mijëravjeçar në kontakte të shumta e sidomos në ato gjeografike e kulturore.

  • ii

    0.1. Ndërtimi dhe përmbajtja e punimit

    Teza e doktoraturës Vështrim krahasues rreth zhvillimeve semantike diatezore në greqishte edhe në shqipe është konceptuar në pesë kapituj, të paraprirë nga një Hyrje si dhe të ndjekur nga Fjalorth, Përfundime e Bibliografia e veprave të shfrytëzuara si më poshtë:

    Hyrja përbën pjesën paraqitëse të punimit, të punës së bërë për realizimin e tij, të bazës teorike, të literaturës së shfrytëzuar, si edhe të burimeve të lëndës. Paraqitja e qëllimit dhe e objektit të studimit, metodologjia e ndjekur, si edhe përbërja e kapitujve janë pjesë e këtij kreu.

    Në kreun e parë jemi ndalur në çështjen Marrëdhëniet historike të greqishtes me shqipen, duke trajtuar nënçështje të tilla, si Greqishtja dhe shqipja gjuhë indoevropiane (Vështrim i shkurtër i historisë së shqipes, Vështrim i shkurtër i historisë së greqishtes); Veçori të kontakteve historike të dy gjuhëve si dhe dukuri ballkanologjike në shqipe e në greqishte. Kundrimi ka qenë paraqitës, përshkrues, duke i dhënë përparësi mendimit shkencor tashmë të qëndrueshëm për studimet në greqishte dhe në shqipe për marrëdhëniet ndërmjet dy gjuhëve dhe për karakterin dhënës e marrës të tyre. Klasifikimet taksonimike të shumta e të larmishme kanë synuar jo vetëm të japin informacion të ri, jo vetëm të sistemojnë atë të njohur në funksion të tematikës sonë, por edhe të lehtësojnë gjithë ftillimet dhe shtjellimet në vazhdimësi, në kapitujt e tjerë.

    Në kreun e dytë, punimi ndalet në çështjen Sistemi foljor në greqishte dhe në shqipe, si dhe në nënçështje, si Kategoritë kryesore gramatikore të foljes në shqipe dhe në greqishte, Kategoria gramatikore e diatezës në greqishte dhe në shqipe: Kategoria e diatezës paraqitja e saj në studimet e gjuhës shqipe duke filluar nga Gramatika e Kristoforidhit; Paraqitja e konceptit të diatezës në antikitet; Diateza vetvetore në greqishten e vjetër; Diateza vetvetore në greqishten e re (pasqyrimi në gramatikat shkencore dhe në mendimin shkencor); Diateza vetvetore në gramatikat shqipe të traditës; Diateza vetvetore në bashkëkohore dhe pasqyrimi në gramatikën e Akademisë së Shkencave; Diateza mesore në shqipe. Lënda e bollshme, e vjelë nga burime të shumta, si gramatika historike, botime monografike, punime të gjuhëtarëve që kanë trajtuar diatezën si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën greke, ka ndihmuar në trajtimin shkencor të objektit dhe e ka konkretizuar tezën tonë në mënyrë të hollësishme e funksionale.

    Në kreun e tretë, punimi ndalet në çështjen Zhvillime semantike diatezore në greqishte dhe në shqipe, si dhe në nënçështje të tilla, si Diateza vetvetore: kategori gramatikore apo leksiko-gramatikore?; Zhvillimet semantike në diatezën vetvetore në greqishte; Zhvillimet semantike në diatezën vetvetore në shqipe; Dallime dhe përbashkësi. Ky kapitull është me peshë jo të vogël, sepse lidhet drejtpërdrejt me tematikën, klasifikimet janë dhe semantike dhe lënda e sjellë krijon mundësi për studime të tjera të mëvonshme më të plota në rrafshin morfologjik, sintaksor, socio-linguistik, historik etj.

    Në kreun e katërt, të titulluar Në gjuhën shqipe folja paraqet dukuri interesante në rrafshin semantik e atë leksikor – fjalëformues, punimi është ndalur në nënçështje, si: Zhvillime leksiko –semantike nga foljet në diatezën vetvetore e mesore; Diateza veprore si temë fjalëformuese dhe motivuese: Mjetet morfologjike të realizimit të fjalëformimit në greqishte dhe në shqipe (dallimi i formanteve fjalëformuese / formante trajtëformuese); Kalimi leksikor nga folje në diatezën veprore te folje në diatezën e mirëfilltë; Kalimi leksikor nga folje në diatezën veprore te folje në vetvetore reciproke; Kalimi nga diateza veprore te folje në mesore që emërtojnë lëvizje; Kalimi leksikor nga folje në diatezën veprore në mesore te folje që emërtojnë veprime psikike-fiziologjike; Kalimi leksikor nga folje në diatezën veprore në mesore te folje që emërtojnë ndryshime në gjendjen fizike, fiziologjike, psikologjike të kryefjalës; Folje të diatezës mesore pa forma përgjegjëse të diatezës veprore;

  • iii

    Mjetet morfologjike të realizimit të fjalëformimit në shqipe (dallimi i formanteve fjalëformuese dhe formanteve trajtëformuese) Lëvizja semantike horizontale nga folje veprore -› folje vetvetore Lëvizja semantike horizontale dhe e përzier nga njësia derivuese te njësia e derivuar (folje veprore -› folje vetvetore): Semat e mbartura, semat e ndryshuara, semat e reja, semat e humbura gjatë lëvizjes semantike; Veçori të tipave të kuptimeve në strukturat e foljeve dhe tipologjia e lëvizjes semantike gjatë formimit të foljeve vetvetore. Këtu është trajtuar diateza veprore si temë fjalëformuese, motivuese. Gjithashtu janë parë edhe Mjetet morfologjike që ndihmojnë në realizimin e fjalëformimit në të dyja gjuhët, pra formantet fjalëformuese, formantet trajtëformuese etj.

    Në kreun e pestë të punimit me titull Pasqyrim leksikografik i foljeve vetvetore në fjalorë trajtohen çështje të tilla, si: Pasqyrimi leksikografik i foljeve vetvetore në fjalorët një gjuhësh të greqishtes; Pasqyrim leksikografik i foljeve vetvetore në fjalorët njëgjuhësh të shqipes.

    Te Përfundimet kemi dhënë një sintezë të të gjitha dukurive që zbulohen gjatë trajtimit të tyre në kapituj dhe sytha të veçantë, si dhe probleme e çështje të hapura e të shtruara për shtjellime dhe interpretime të mëtejshme.

    Punimi ka arritur në gjendjen e tij përfundimtare, edhe duke shfrytëzuar një Literaturë shkencore të plotë, të rekomanduar apo të gjetur personalisht, që përfshin rreth 300 autorë dhe vepra, në greqisht, shqip, anglisht, italisht, frëngjisht. Ajo është dhënë e plotë në fund të punimit.

    Në fund të punimit, kemi bashkangjitur një Shtojcë (Fjalorth), kemi paraqitur listime të foljeve vetvetore të vjela nga Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, të përkthyera në gjuhën greke për të parë ngjashmëritë dhe dallimet.

    0.2 Objekti dhe qëllimi i studimit Tema e punimit “Vështrim krahasues rreth zhvillimeve semantike diatezore në

    greqishte edhe në shqipe” si u shprehëm pak më lart, bën objekt trajtimi dhe analize një anë të veçantë të trajtuar shumë pak ose aspak më parë në studimet gjuhësore, qoftë në ato të gjuhës greke, qoftë në ato të gjuhës shqipe. Kemi vështruar paraqitjen e diatezës në gramatikat, por edhe në mendimin shkencor në të dyja gjuhët si dhe zhvillime semantike diatezore si dhe tipologjinë e këtyre zhvillimeve.

    Duke bërë objekt punimi për doktoraturë këtë dukuri të rëndësishme të sistemit foljor të këtyre gjuhëve si dhe zhvillimet semantike diatezore si në gjuhën greke, ashtu edhe në gjuhën shqipe, ne kemi synuar të ndalemi në të gjitha dukuritë që lidhen me rrafshin semantik, por njëkohësisht duke mos u shkëputur asnjëherë nga lidhjet dhe marrëdhëniet me rrafshet e tjera gjuhësore që jo vetëm i mbartin, por edhe i zbulojnë të gjitha zhvillimet dhe ndryshimet semantike.

    Gjithashtu, duke u ndalur në këtë dukuri shumë të rëndësishme të sistemit foljor të gjuhës shqipe, ne jemi përpjekur të themi fjalën tonë edhe për përballjen e dy gjuhëve dhe procesin dhënës e marrës në shekuj, të shqipes me greqishten.

    0.3 Metodologjia dhe struktura e punimit Nën drejtimin e udhëheqësit shkencor së pari shestuam jo vetëm tematikën dhe

    problematikat e temës “Vështrim krahasues rreth zhvillimeve semantike diatezore në greqishte edhe në shqipe”, por shestuam dhe metodikën e punës për realizimin e saj. Kështu

  • iv

    në fillim u morëm me nxjerrjen e lëndës nga gramatikat dhe fusha e semantikës leksikore në shqipe dhe në greqishte, duke iu drejtuar burimeve të ndryshme.

    Këtu do të përmendnim studimet gjuhësore të K. Κristoforidhit, Sh. Demirajt, E. Likajt, Rami Memushajt, Selman Rizës, M. Karapinjalit, Osman Myderrizit etj., si dhe në gjuhën greke studimet shkencore të Τζάρτζανος, Χρ. Κλαιρης – Γ. Μπαμπινιωτης etj.

    Këtu do të veçonim fjalorët njëgjuhësh të shqipes (Fjalori i gjuhës shqipe, 1954; Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, 1980; Fjalori i shqipes së sotme, 1984 / 2002, Fjalori i gjuhës shqipe, 2006), Fjalorët një gjuhësh të greqishtes, si ai i Babinjotit dhe i Triandafilidhit.

    Për të bërë analiza të sakta sidomos semantike dhe fjalëformuese jemi ndalur te lënda që gjendet jo vetëm në fjalorët një gjuhësh dhe dy gjuhësh të shqipes, por edhe në fjalorë njëgjuhësh të greqishtes si: Γ. Μπαμπινιώτη, Λεξικό της νέας ελληνικής γλώσσας, με σχόλια για τη σωστή χρήση των λέξεων ερμηνευτικό, ετυμολογικό, ορθογραφικό, συνώνυμων – αντιθέτων, κύριων ονομάτων, επιστημονικών ορών, ακρωνυμιών; με αξιοποίηση τού γλωσσικού αρχείου; Αθηνών 2002/ Γ. Μπαμπινιώτης, Λεξικό της Νέας Ελληνικής, Θεσσαλονίκη, 1998; Μανόλης Τριανταφυλλίδης, Νεοελληνική Γραμματική (της δημοτικής). Ανατύπωση της έκδοσης του ΟΕΣΒ 1941 με διορθώσεις. Θεσσαλονίκη: Αριστοτέλειο Πανεπιστήμιο Θεσσαλονίκης, Ινστιτούτο Νεοελληνικών Σπουδών (Ίδρυμα Μανόλη Τριανταφυλλίδη), 1993.

    Bazën kryesore të punës sonë me fjalorët e greqishtes e përbën vepra madhore e Jorgo Babinjotit, Fjalor i gjuhës së re greke Γ. Μπαμπινιώτης, Λεξικό της Νέας Ελληνικής si dhe Fjalori etimologjik i greqishtes i N. Andriotit, Selanik, 1971.

    Gjithashtu, në një koncept të gjerë, ne kemi përdorur edhe metodën e përqasjes gjuhësore (të përballjes dhe të krahasimit të njësive leksikore e semantike).

    Për trajtimin shkencor të lëndës ne kemi përdorur metodën induktive, të analizës së përimtuar të lëndës leksikografike a të regjistruar.

    Metoda induktive, që na ka çuar në nxjerrjen e përfundimeve të ndryshme e interesante, u gërshetua shumë shpesh me rrugën deduktive, sepse shumë zgjidhje ne i kemi pasur të gatshme sidomos për trajtimet diakronike, që nuk kanë qenë si objekt trajtimi në punimin tonë.

    0.4 Baza teorike e punimit Për realizimin e studimit jemi mbështetur në një literaturë të pasur në disa gjuhë, por

    sidomos në shqipe dhe në greqishte. Duke pasur në dorë rreth 280 vepra dhe autorë, jemi mbështetur në parime e kritere shkencore studimi të njohura dhe të zbatuara me sukses deri tani në trajtimet morfologjike, leksikore e semantike në gjuhësinë botërore (si dhe në atë greke dhe shqiptare). Jemi përpjekur në punimin tonë të paraqesim diatezën në përgjithësi, por edhe atë vetvetore të pasqyruar në gramatikat por edhe në mendimin shkencor në të dyja gjuhët si dhe zhvillime semantike diatezore si dhe tipologjinë e këtyre zhvillimeve në fjalorët njëgjuhësh dhe dygjuhësh. Më konkretisht, për hartimin e punimit jemi mbështetur mbi konceptet e teorisë e të praktikës gramatikore, leksikologjike, semantike të përpunuara nga gjuhëtarë e veçanërisht morfologë, leksikologë e semantologë grekë, shqiptarë etj., si, Kostandin Κristoforidhi, Et’hem Likaj, Rami Memushaj, Selman Riza, Osman Myderrizi Shaban Demiraj1, Kolec Topalli2, Χρ. Κλαίρης Γ. Μπαμπιμιώτης3, A. Xarxanos4, Μ.

    1 Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002. 2 K. Topalli, Sistemi foljor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2010. 3 Χρ. Κλαίρης – Γ. Μπαμπιμιώτης, Γραμματική της νέας ελληνικής, 10η έκδοση, 2004. 4 A. Τζαρτζανου, Νεοελληνικη Συνταξης, Τόμος Α’, ‘Αθηνα 2002.

  • v

    Τριανταφυλλίδης5, Androkli Kostallari6, Enver Hysa7, Jani Thomai8, Emil Lafe9, Valter Memisha10, P. E. Giannakopolou11, Fatmir Agalliu12 etj. Si dhe shumë fjalorë, si p.sh., fjalorin dy gjuhësh greqisht-shqip të Niko Gjinit13,  fjalorin greqisht-greqisht i G. Babinjiotit14, fjalorin një gjuhësh të greqishtes të Triandafilidhit15, Fjalori i gjuhës shqipe i 1954, Fjalori i gjuhës së sotme shqipe i 1980, Fjalori i shqipes së sotme i 1984 /2002, Fjalori i gjuhës shqipe i 2006, Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe, 2004.

    Ne jemi ndalur në analiza që i përkasin semantikës strukturore, pa kaluar në semantikën interpretuese, edhe për arsyen se semantika strukturore në gjuhësinë shqiptare është më e konsoliduara si disiplinë. Kjo do të thotë se në këtë shkencë kemi një teori të përpunuar në mënyrë të kënaqshme dhe metoda studime që kanë dhënë fryte të qëndrueshme. Këto na kanë udhëhequr edhe në analizat, shqyrtimet, përqasjet, krahasimet apo përgjithësimet e bëra në sytha e në kapituj të punimit apo në krejt punimin.

    5 M. A. Triandafilidhis, Gramatikë e vogël e greqishtes së re, Selanik, 1995. 6 A. Kostallari, "Parimet themelore për hartimin e fjalorit shpjegues të gjuhës shqipe", në Studime mbi leksikun..., 1972. 7 E. Hysa, "Gramatika në fjalorët e shqipes", në përmbledhjen Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2005. 8 J. Thomai, "Rreth semantikës leksikore të foljeve veprore, pësore e vetvetore në gjuhën shqipe", Gjuha jonë, 2, 1988. J. Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2008. 9 E. Lafe, "Shqipja standarde në vështrim strukturor dhe funksional", në Konferenca shkencore "Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”, Tiranë, 2003. 10 V. Memisha, "Rreth intelektualizimit të leksikut të shqipes", në Studime për fjalën shqipe, 1, Tiranë, 2011. 11 P. E. Giannakopolou, Sintaktiko tis neoelenikis glossas, Athina, 1991. 12 F. Agalliu, Çështje të morfologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1988. 13 Νικου Χ. Γκίνη καθηγητή της ελληνικής στο Πανεπιστήμιο Τιράνων, ΕΛΛΗΝΟ –ΑΛΒΑΝΙΚΟ ΛΕΞΙΚΟ, Έκδοση Πανεπιστημίου Ιωαννίνων, Ιωάννινα 1993. 14 ΓΕΩΡΓΙΟΥ ∆. ΜΠΑΜΠΙΝΙΩΤΗ καθηγητής Γλωσσολογίας στο Πανεπιστήμιο Αθηνών, Λεξικό της Νέας Ελληνικής Γλώσσας,Κέντρο Λεξικολογίας, Αθήνα 2002. 15 M.Τριανδαφυλλίδη, Λεξικό της Κοινής Νεοελληνικής, Ινστιτούτο Νεοελληνικών Σπουδών του Αριστοτελείου Πανεπιστημίου Θεσσαλονίκης, Δεκέμβριο 1998.

  • 1

    KAPITULLI I

    MARRËDHËNIET HISTORIKE TË GREQISHTES ME SHQIPEN

    1.1 Greqishtja dhe shqipja gjuhë indoevropiane Gjuha shqipe dhe gjuha greke bëjnë pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane (i.e),

    d.m.th. në atë familje gjuhësh me burim të përbashkët të cilat janë folur që nga kohërat e hershme parahistorike nga India në Evropë. Kjo familje dallohet nga familjet e tjera gjuhësore si p.sh. nga gjuhët semitike, ugro-fine etj., ajo përfshin një varg gjuhësh të gjalla dhe të vdekura, të cilat kanë afri dhe bashkëpërkime të shumta midis tyre në fjalorin e trashëguar si dhe në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore. Sa më thellë të depërtojmë, në të kaluarën, aq më të dukshme janë afritë dhe bashkëpërkimet midis këtyre dy gjuhëve16.

    Gjuha shqipe u ka bërë ballë trysnive të forta dhe të gjata të greqishtes e të latinishtes, sllavishtes dhe turqishtes, ajo i ka ruajtur tiparet e saj thelbësore.

    Përkatësia e shqipes në familjen e gjuhëve i.e është vënë në dukje nga gjuhëtari i famshëm gjerman Franz Bopp në veprën e tij të njohur të vitit 1854 “Ueber das Albanesische”. Në bazë të një shqyrtimi krahasues të disa fakteve dhe dukurive gjuhësore të shqipes arriti në përfundimin e saktë që kjo gjuhë “me të vërtetë i përket në mënyrë të sigurt familjes indoevropiane, por në elementet e saj themelore nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë, ose aq më pak, ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën nga motrat sanskrite (indoevropiane) të kontinentit tonë”. Ky përcaktim nga ana e Bopp-it është pranuar botërisht dhe argumente janë shtuar e thelluar në të mirë të tij nga studimet e mëvonshme kushtuar historisë së gjuhës shqipe17.

    Studiuesi Demiraj shprehet se karakteri i.e i gjuhës shqipe shfaqet në të gjitha nënsistemet e saj: në fjalor, në sistemin fonetik, dhe në strukturën gramatikore18. Tiparet që ajo ka trashëguar nga një fazë e hershme i.e nuk kanë mbetur të pandryshuara ato i janë nënshtruar një zhvillimi dhe ndryshimi të vazhdueshëm derisa kanë arritur në gjendjen e sotme. Gjithashtu gjuha shqipe gjatë evolucionit të saj historik ka humbur disa tipare të hershme i.e dhe ka zhvilluar disa tipare të reja që i ka ndier të nevojshme19.

    Gjuha shqipe dhe gjuha greke bëjnë pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane (i.e), d.m.th. në atë familje gjuhësh me burim të përbashkët. Edhe greqishtja, ashtu si shqipja, zë një vend më vete në familjen e gjuhëve i.e. Greqishtja e re është përftuar nëpërmjet evolucionit të greqishtes së mesme qysh nga shekulli XVI e.r. Dhe ajo ashtu si greqishtja e vjetër dhe e mesmja, ka një dokumentim shkrimor mjaft të pasur. Për shkrimin e saj është ruajtur alfabeti i vjetër grek, i cili në themel është mbështetur në alfabetin e vjetër të fenikasve, të plotësuar dhe me shkronja të posaçme për zanoret20.

    16 Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, ShBLU, Tiranë, 1988, f. 19. 17 Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, ShBLU, Tiranë, 1988, f. 25. 18 Për më shumë shih Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, ShBLU, Tiranë, 1988, Kreu I. 19 Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, ShBLU, Tiranë, 1988, f. 25. 20 Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, ShBLU, Tiranë, 1988, f. 72.

  • 2

    Demiraj vë në dukje se në gjendjen e saj të sotme, që është rezultat i evolucionit të saj historik, dhe greqishtja e re paraqitet si një gjuhë sintetike-analitike me një sistem lakimi me dy trajta (të pashquar dhe të shquar) dhe me një sistem zgjedhimi relativisht të pasur në forma kohore dhe pjesërisht edhe mënyrore21.

    1.2 Veçori të kontakteve historike të dy gjuhëve 1.2.1 Vështrim historik i marrëdhënieve të shqipes me greqishten Populli shqiptar dhe populli grek janë dy nga popujt më të vjetër të Evropës. Ata

    janë të vendosur në jug të gadishullit të Ballkanit dhe kanë pasur e kanë kontakte të drejtpërdrejta historike, ushtarake, gjeografike, ekonomike, kulturore, gjuhësore, psikologjike etj., prej të paktën 3.000 vjetëve. Profesor E. Çabej referon se “Një nga gjuhët e gjalla indoevropiane është edhe gjuha shqipe, e cila u ka qëndruar rrebesheve të kohëve. Kjo tregon qartë se stërgjyshërit tanë e kanë ruajtur atë brez pas brezi si gjënë më të çmuar, të trashëguar nga të parët e vet. E duke ruajtur kështu gjuhën amtare, ata mundën t'i shpëtonin asimilimit nga ana e pushtuesve të ndryshëm, që kanë zëvendësuar njëri-tjetrin në trojet tona gjatë shekujve.”22

    Për sa i përket gjuhës greke, teoritë për autoktoninë e saj janë të konsoliduara, roli i saj në zhvillimin e kulturës së popujve të tjerë indoevropianë dhe jo indoevropianë, të Evropës e të botës është i qartë dhe i njohur. Për sa i përket gjuhës shqipe ekzistojnë ende diskutime për gjuhën dhe kulturën e saj, janë diskutuar dhe zgjidhur në një qasje shkencore.

    Duke iu referuar Sh. Demiraj ai pranon mëvetësimin e shqiptarëve dhe shkëputjen e shqipes nga ilirishtja jugore ndërmjet shekullit IV-VI p.e.s. historia dokumenton faktin se shqiptarët si vazhdues të ilirëve të jugut, u bënë popull i veçantë me tiparet dhe me gjuhën e vetë23, kanë qenë pjesëtarë të popullsisë së Perandorisë së Bizantit dhe që nga shekulli i shtatë e deri nga shekulli XI, XII kanë qenë të pushtuar nga sllavët.

    Në periudhën kur të dy popujt u shkëputën nga perandoria Osmane, dhe më konkretisht populli grek në fillim të shekullit XIX dhe populli shqiptar në fillim të shekullit XX, formuan shtetet e tyre dhe sollën kontakte të një situate krejt të re. Kjo situatë e re ka kushtëzuar orientimin e kontakteve gjuhësore.

    Vihet re një përpjekje për të sjellë në shqip historinë e popullit helen për të shqipëruar letërsinë e vjetër a të re greke dhe për të përkthyer në shqip kolosët e kulturës greke. Historia 3.000-vjeçare, e kontakteve e marrjeve dhe dhënieve le të themi reciproke e të dy vendeve ka lënë gjurmët e veta aq sa disa studiues pohojnë një orgjinë të përbashkët të dy popujve dhe gjuhës që ata flasin. Mund të përmendim studiuesin arbëresh Dh. Kamarda i cili pranon se shqipja është degë e greqishtes së vjetër si dhe studiuesin A. Kola i cili i sheh me origjinë të përbashkët të dy popujt, atë grek dhe atë shqiptar, dhe për pasojë edhe gjuhët që ata flasin24.

    Profesor E. Çabej shkruan se “Shqiptarët paraqiten historikisht si një popull i dalë në kohë prehistorike nga vise jashtë Ballkanit dhe që erdhi e nguli në ato kohë të lashta në brigjet lindore të Adriatikut. Me këtë ata u bënë një popull i Mesdheut, hynë përgjithmonë në sferën e kulturës mesdhetare. Vendi që zuri ky popull në brigjet e Adriatikut caktoi përfundimisht edhe fatet e tij historike e bashkë me këto edhe zhvillimin që mori gjuha e tij. Ky zhvillim për periodën antike të shqipes përcaktohet në 21 Sh. Demiraj, Gjuhësi Ballkanike, Tiranë, 2004, II/7, II / 9. 22 E. Çabej, Studime shqiptare, Prishtinë, IV, 1977, f. 227. 23 Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranë, 1988, f. 19-24. 24 Për më shumë shih A. Kola, Arvanitasit, Tiranë, 2005 dhe A. Kola, Gjuha e perëndive, Tiranë, 2004.

  • 3

    mënyrë të prerë nga kontaktet e fqinjësisë, e pikërisht më një anë nga afërsia e sferës kulturore të helenëve, më anën tjetër nga sundimi i gjatë i romakëve, pra gjithsesi nga rrethi i kulturës greko-latine. Me mbarimin e perandorisë romake një ngjarje historike e re u bë me rëndësi vendimtare për shqipen e për të gjithë Ballkanin, e kjo qe vendosja e sllavëve në gadishull. I fundit proces historik i jashtëm me rëndësi për gjuhët ballkanike qe ardhja e osmanëve në shekullin XV, sundimi i të cilëve zgjati deri në ditët tona25.

    1.2.2 Vështrim i shkurtër i historisë së gjuhës greke Gjuha që flitet sot nga populli grek, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Ndryshime të

    ngadalta, gjithmonë të padukshme, e transformuan atë në rrjedhë të shekujve dhe të mijëvjeçarëve, në përputhje me ligjet që drejtojnë zhvillimin e çdo gjuhe. Duke zënë fill nga tipi i lashtë i kryehershëm i saj, ajo mori gjatë kohëve forma të larmishme derisa arriti në tipin e sotëm, që u formësua në shekujt e fundit.

    Për nga struktura gramatikore, studiuesi Triandafilidhis referon se ajo është vetë gjuha e lashtë që, e folur nga grekët pa ndërprerje për rreth katërmijë vjet, ndryshoi nga goja në gojë dhe nga brezi në brez, për të marrë formën që ka sot. Faza më e lashtë e gjuhës greke është protogreqishtja (πρωτοελληνική). Atë e flisnin paraardhësit e grekëve, përpara se këta të fundit të quheshin kështu dhe të zbritnin e të vendoseshin në trojet greke. Ngjarja e parë e rëndësishme e historisë gjuhësore të grekëve është përfshirja në gjuhën e tyre e një numri të madh fjalësh prej gjuhëve të popujve që banonin deri atëherë në skajin jugor të Ballkanit, në mijëvjeçarin e tretë para erës sonë.

    Triandafilidhi thekson se, Gjuha e vjetër greke paraqitet qysh në fillimet e saj e

    ndarë në dialekte dhe nëndegë të tyre. Në çdo vend flitet dhe shkruhet një formë dialektore e veçantë. Prej këtyre të folmeve dialektore formohen koine lokale derisa në shekullin e pestë, në kulmin e zhvillimit politik dhe kulturor të Athinës dhe si rezultat i epërsisë së saj, fillon të mbizotërojë dialekti atik. Ai bëhet fillimisht gjuhë e aleatëve të Athinës dhe me kalimin e kohës shtrihet në një numër gjithnjë e më të madh grekësh.

    Dialekti atik është baza mbi të cilën u formua e para koine (κοινή) e mbarë helenizmit antik, e quajtur ndryshe koineja helenistike ose aleksandrine, me kufij kohorë nga shekulli i tretë p.e.s deri në shekullin e tretë e.s. Ajo zë fill pas periudhës klasike të antikitetit grek dhe ngjizet në rrjedhë të shekujve me elemente jo vetëm të dialektit antik por edhe të dialekteve të tjera e sidomos të atij jonik. Këtë greqishte të përbashkët e flitnin si grekët ashtu dhe popullsitë jo greke të Lindjes (Azi e Vogël, Siri, Persi, madje dhe Egjipt) që u helenizuan pas nënshtrimit të tyre prej Aleksandrit të Madh dhe më vonë prej pasardhësve të tij dhe romakëve.

    Kjo gjuhë e larguar tashmë në kohë prej epokës klasike, për shkak të shtrirjes së madhe hapësinore arriti të bëhet gjuhë ndërkombëtare e një bote të tërë dhe mjet i përbashkët komunikimi i miliona njerëzve. Rrethanat e reja dhe roli i ri bën që ajo të bjerrë një numër tiparesh të fazës së hershme dhe të shfaqë risi të shumta.

    Studiuesi Triandafilidhi shprehet se në fonetikë shumë zanore, diftongje dhe bashkëtingëllore evoluojnë dhe marrin shqiptimin që kanë sot. Theksimi ndryshon rrënjësisht dhe nga muzikor bëhet dinamik, tre theksat e lashtë humbasin larminë dhe rolin e tyre; ritmi i gjuhës pëson ndryshime që lidhen me zhdukjen e dallimit të zanoreve të gjata dhe të shkurtra.

    25 E. Çabej, Studime shqiptare, Prishtinë, IV, 1977, f. 186.

  • 4

    Si pasojë e ideve të reja politike dhe të kushteve të reja, ndryshon dhe rinovohet gjithashtu edhe fjalori, i cili duhet të shprehë realitetin e një bote të re, asaj greko-orientale, romake dhe të krishterë. Shumë fjalë të hershme të trashëguara ndryshojnë shpesh kuptim (p.sh., folja βρέχω, “njom”, merr kuptimin ύω, “bie shi”); të tjera bjerren (p.sh., οίς -οίός); fjalë të huaja bëhen pjesë e fjalorit të greqishtes; fjalë deri atëherë me përdorim të shpeshtë hasen më rrallë dhe veniten ose ua lënë vendin (kur konceptet që ato shprehin vazhdojnë të ekzistojnë) fjalëve të tjera të brumit grek a të huaj ose fjalëve të reja të prejardhura që shfaqen me shumicë në vend të fjalëve të vjetra (p.sh., ερυθρός zëvendësohet nga κόκκινος, që rrjedh prej κόκκος emri i një insekti parazit të drurit të prrallit, nga i cili përgatitet ngjyrë e kuqe). Shumë fjalë, veçanërisht ato me pak rrokje ose të lakimit të tretë, zëvendësohen nga trajtat e tyre zvogëluese (άλως>αλώνιον, κτείς>κτένιον).

    Νë morfologji kufizohet shumëllojshmëria e trajtave, që është shenjë dalluese e fazës

    së hershme të gjuhës. Bjerret përfundimisht numri dual dhe zbehet përdorimi i mënyrës dëshirore. Trajta të tëra mënyrash dhe kohësh foljore si dhe forma të tjera përdoren gjithnjë e më rrallë (ακούσομαι: ακούσω, έφθην: έφθασα). Pakësohen trajtat e parregullta emërore (ναύς νηός: πλοίον πλοίου, ούς ωτός: ωτίον ωτίου) dhe foljore (ήν: ήμην, οίδα οίσθα ίσμεν ίσασι: οίδα οίδες οίδαμεν οίδασιν). Lakimi atik del nga përdorimi dhe lakimi i tretë fillon të asimilohet prej lakimit të parë (τον βασιλέαν, sipas τον ταμίαν; τους μήνες sipas οι μήνες, dhe më pas οι παροδίτες, τάς τιμές; ή Κλειώ – της Κλειώς). Foljet më -μι dalin tani më -ω. Në vend të së kryerës έγραψας përdoret trajta έγραψες, e formuar sipas έγραφες; në të pakryerën shkruajnë έγραφον (unë), por edhe έγραφαν (ata) në vend të έγραφον, sipas gjedhes së foljes έλυσαν. Me këto ndryshime shmangen shumë parregullsi të gjuhës antike greke; kufizohet larmia e lakimeve dhe gjuha bëhet më e thjeshtë. Në të njëjtën kohë, nga pikëpamja e sintaksës gjuha bëhet më pak sintetike dhe më shumë analitike. Tani përdoret një numër më i madh fjalësh për të thënë atë që më parë shprehej me më shumë mjete morfologjike. Bëhet më i shpeshtë përdorimi i parafjalëve dhe i formave rasore me parafjalë.

    Pjesa më e madhe e këtyre ndryshimeve, disa prej të cilave marrin fill qysh në epokën klasike, vazhduan të thellohen derisa më pas morën formë të plotë – kallëzoren me -ες të lakimit të tretë të emrave (ελάσσονες), e gjejmë të dokumentuar qysh në shekullin e gjashtë p.e.s.; te Ksenofoni, në vend të ndajfoljes έτι lexojmë ακμήν, që është trajta e pararendëse e ndajfoljes ακόμη të greqishtes së re: ο όχλος ακμήν διέβαινε. Në këto risi të koinesë helenistike gjejmë kaq shumë shenja pararendëse të gjuhës së re, saqë mundemi ta konsiderojmë me të drejtë moment shumë të rëndësishëm të historisë gjuhësore të grekëve, fillim dhe shfaqje të parë të greqishtes së sotme. Dhiata e Re është një ndër shkrimet e para që pasqyron këtë stad historik të gjuhës greke dhe, për këtë arsye, një nga burimet kryesore të saj.

    Triandafilidhi shprehet se në të njëjtën periudhë, që përkon pak a shumë me fillimet e

    krishterimit, zë fill dhe diglosia (διγλωσσία), e cila, në forma të ndryshme, vazhdon deri në ditët tona. Njerëzit e letrave fillojnë të shkruajnë jo më në gjuhën e kohës së vet – siç ndodhte pak a shumë në antikitetin klasik e deri atëherë – por, në masën që munden, përdorin dialektin antik të shkrimtarëve të vjetër, të cilët tashmë konsiderohen klasikë dhe model për t`u imituar. Ata shpresojnë se kësisoj do të mund të rishkruhen vepra me shkëlqimin e atyre të epokës klasike26.

    Triandafilidhi për këtë fenomen që mori emrin anticizëm, referon se nuk mundi të

    frenojë rinovimin dhe zhvillimin e gjuhës së folur, e cila vazhdoi të ndryshonte për dymijë

    26 M. Triandafilidhis, Συνοπτική ιστορια της Ελληνικής Γλώσσας, Θεσσαλονίκη 2002, σελ. 2-3.

  • 5

    vjet me radhë e deri më sot. Vetëm se ia arriti të mbizotëronte shpejt në gjuhën e shkruar dhe, qysh atëherë, cilido që shkruante ndikohej pak a shumë nga ideali dhe rregullat e gramatikës së lashtë, e cila konsiderohej deri edhe në shekullin tonë si e vetmja gramatikë e saktë.27 Në këtë mënyrë, aticizmi pati pasoja të rënda dhe shkatërrimtare në zhvillimin dhe jetën shpirtërore të kombit grek. Krahas dyzimit gramatikor që ishte pasojë e tij dhe që thellohej me kalimin e kohës, aticizmi kultivoi te çdo folës i gjuhës dhe një lloj dyzimi psikologjik; pengoi të shprehurit e lirë, veçanërisht në gjuhën e shkruar; u bë pengesë për lulëzimin dhe ndikimin e letërsisë në publikun e gjerë, krijoi një hendek midis popullit dhe shkollës, vepër e së cilës është përçimi me anë të gjuhës i pasurive të kulturës kombëtare28.

    Studiuesi Triandafilidhi shprehet se gjatë periudhës shumëvjeçare mesjetare (330-

    1453 e.s.) vazhdon ndryshimi i ngadaltë dhe bashkëkohorizimi i gjuhës greke dhe mund të themi se në shekullin e njëmbëdhjetë ajo i afrohet shumë formës së saj të sotme. Ndryshimet në shqiptim dhe sheshimi i pjesës më të madhe të parregullsive të sistemit emëror marrin trajtë të plotë. Rasa dhanore nuk përdoret më; lakimi i tretë i hershëm përzihet gjithnjë e më shumë me të parin dhe lakimi i ri shfaqet tashmë i plotë (ο πατέρας-του πατέρα, η πόλη –της πόλης, η Σαλαμίνα, οι ταμίες, οι διοίκησες). Në sistemin foljor zënë vend të qëndrueshëm trajtat perifrastike θέλω γράφειν, έχω κατακλιθήν; pjesorja veprore e kohës së tashme bëhet e palakueshme më -οντα(ς). Shfaqen pjesëzat νά, άς. Në fjalëformim zgjerohen mundësitë shprehëse të gjuhës me prapashtesa të reja fjalëformuese dhe me fjalë të përbëra si καλοκτένιστος, παχυμουλαράτος, ακροκτύπησα, συχνοέρχομαι.

    Disa shekuj më pas, në kohën kur bie Perandoria Bizantine, gjuha e gjallë është

    pothuaj identike me greqishten e sotme. Gjatë gjithë kësaj periudhe pjesa më e madhe e njerëzve të letrave, të ndikuar prej idealit aticist, mbajnë qëndrim përbuzës ndaj gjuhës së gjallë dhe nuk denjojnë ta përdorin në shkrimet e tyre. Gjuha e shkruar imiton sa më besnikërisht gjuhën klasike pothuaj gjatë gjithë periudhës mesjetare. Kjo prirje forcohet në shekujt e fundit bizantinë, ndonëse bëhen përpjekje edhe në drejtim të kundërt. Në këtë mënyrë, thellohet gradualisht dallimi i gjuhës së shkruar nga gjuha e folur, e cila merr tipare bashkëkohore në përputhje me evolucionin natyror të saj29.

    Në periudhën e pushtimit osman vërejmë të forcohet nga njëra anë prirja e

    diferencimit të dialekteve dhe, në të njëjtën kohë, të formohen koine lokale të reja. Mungesa e arsimit në shekujt e parë pas rënies së Bizantit pati si pasojë varfërimin e fjalorit, i cili shfaq mangësi në shumë fusha kuptimore. Duke iu afruar fundit të kësaj periudhe, vihet re një kthesë e rëndësishme në historinë kulturore të helenizmit të ri, dhe kjo u pasqyrua në ngjizjen e gjuhës së folur dhe të shkruar. Në Kretë fillon kultivimi i një lloj koineje letrare që përfaqësohet nga vepra si Erotόkritos, Flijimi i Avraamit, Erofili etj.30.

    Kjo përpjekje shpresëdhënëse ndërpritet me pushtimin e Kretës nga turqit osmanllinj më 1669, por gjallërimi rreth vitit 1800 i lëvizjes për arsim, përhapja e tipografisë, idetë e reja që vinin nga Evropa dhe, përgjithësisht, nevoja për përparim, i japin shtysë një fryme të re në

    27 M. Triandafilidhis, Συνοπτική ιστορια της Ελληνικής Γλώσσας, Θεσσαλονίκη 2002, σελ. 2-3. 28 Për më shumë informacion shiko: M. Triandafilidhis, Συνοπτική ιστορια της Ελληνικής Γλώσσας, Θεσσαλονίκη 2002. 29 Për më shumë informacion shiko: M. Triandafilidhis, Συνοπτική ιστορια της Ελληνικής Γλώσσας, Θεσσαλονίκη 2002. 30 M. Triandafilidhis, Συνοπτική ιστορια της Ελληνικής Γλώσσας, Θεσσαλονίκη 2002, σελ. 4-5.

  • 6

    rrethet intelektuale. Ajo ka për qëllim të sanksionojë si gjuhë të shkruar të mbarë kombit koinenë popullore në vend të gjuhës arkaizante të Bizantit dhe të Kishës31.

    Triandafilidi shprehet se kjo gjuhë tashmë e formuar në elementet bazë të saj dhe

    përdorej sidomos në qendrat e mëdha urbane të jugut të Greqisë së atëhershme. Sipas Triandafilidit një zgjidhje të tillë e donin mendjet më të ndritura të

    intelektualëve dhe të klerikëve të kohës, e donte madje dhe Koraisi, ndonëse në një bazë të ndryshme nga të tjerët. Veçse rrënjët e aticizmit të vjetër nuk priten kaq lehtë. Më të shumtët e njerëzve të letrave vazhdonin të mbanin qëndrim mospërfillës ndaj gjuhës popullore dhe këmbëngulnin që si gjuhë e kombit të sanksionohej gjuha arkaike. Zgjidhja që, më në fund, mbizotëroi – në thelb rrugëdalje kompromisi – ishte “pispillosja” e gjuhës së re, me fjalë të tjera purifikimi i saj që, siç besonin ideatorët e tij, do t`i çelte popullit grek rrugën drejt rilindjes së shpejtë kombëtare.

    Pamja e greqishtes së re rreth vitit 1800, e kristalizuar në këngën popullore, nuk

    paraqet veçse pak ndryshime gramatikore në krahasim me gjuhën e shekullit XV. Shqiptimi i saj është mjaft tingëllues; fjalori, i pasur në sferën e kuptimeve që i përgjigjeshin nivelit të jetës dhe arsimit të atëhershëm të popullit grek, por edhe me mundësi shprehëse të pashtershme dhe plasticitet të papërsëritshëm, që duken në pasurinë fjalëformuese të gjuhës. Këto dhunti i karakterizon kompozimi i larmishëm dhe numri i madh i prapashtesave fjalëformuese, që bëjnë të mundur të shprehen shkurt dhe saktë kuptime dhe ngjyrime nga më të ndryshmet. Sistemi morfologjik, më i rregullt dhe më i thjeshtë se ai i greqishtes së vjetër dhe mesjetare, pasurohet në disa raste me mjete të reja, siç ndodh, p.sh., me kohën e ardhme, e cila veçon veprimin e çastit, atë që do të bëhet njëherë (θα πέσεις, θα τραγουδήσω), nga veprimi i vazhduar a i përsëritur (θα πέφτεις, θα τραγουδώ).

    Studiuesi Triandafilidi shprehet se, duke e parë në tërësi, sistemi morfologjik është më i thjeshtë. Prej rasave fillon të lëkundet edhe gjinorja, e cila bëhet e papërdorshme ose e rrallë jo vetëm në shumës (nuk e formojnë p.sh., emrat femërorë si οι βοσκοπούλες, οι μύτες, οι στενοχώριες, dhe e formojnë me vështirësi emrat femërorë të huazuar: οι γαλότσες, οι τιράντες), por edhe në njëjës, së paku në shumë të folme lokale. Ky thjeshtim morfologjik nuk ndikon në aftësinë shprehëse të gjuhës, përderisa ajo arrin të shprehë me mjete të tjera sintaksore atë që deri dje e shprehte me trajta të veçanta. E njëjta gjë pati ndodhur edhe me greqishten e epokës klasike, e cila thjeshtoi sistemin e mëparshëm morfologjik që ishte më i pasur, pa dëmtuar ndërkaq forcën shprehëse të saj32.

    Gjatë shekullit XIX, sidomos në periudhën pas çlirimit, në kushtet e reja të jetës

    intelektuale dhe politike, shënohet një epokë e re jo aq për zhvillimin ngushtësisht gramatikor, sesa për formësimin leksikor të gjuhës së re. Ndërsa me largimin e turqve harrohen ose lihen mënjanë shumë fjalë të huaja të shtetit deri atëherë turqishtfolës, hyjnë në përdorim me qindra e qindra fjalë, sidomos nga ato që shprehin kuptime të reja. Ato janë të shumta, siç është e natyrshme të ndodhë me një komb që përpiqet të rilindë e të bëjë të vetat arritjet materiale dhe kulturore të qytetërimit të zhvilluar evropian. Kjo masë e madhe fjalësh librore që fitojnë qysh atëherë të drejtën e qytetarisë nën ndikimin e shkollës dhe të gjuhës së shkruar, çoi jo vetëm në krijimin e një leksiku me natyrë dyfishe (popullore dhe librore), por edhe la gjurmë në fonetikë dhe në sistemin fjalëformues të gjuhës popullore deri atëherë të pakultivuar33. 31 Për më shumë informacion shiko: M. Triandafilidhis, Συνοπτική ιστορια της Ελληνικής Γλώσσας, Θεσσαλονίκη 2002. 32 M. Triandafilidhis, Συνοπτική ιστορια της Ελληνικής Γλώσσας, Θεσσαλονίκη 2002, σελ. 5. 33 M. Triandafilidhis, Συνοπτική ιστορια της Ελληνικής Γλώσσας, Θεσσαλονίκη 2002, σελ. 5-6.

  • 7

    Gjuha e përbashkët e folur, e formuar fillimisht në qendrat urbane të Peloponezit dhe

    më pas në Athinë, kryeqytetin e dytë të shtetit të ri grek, shtrihet gjithnjë e më shumë e deri në ditët tona, duke ndjekur zhvillimet e jetës shoqërore dhe intelektuale si dhe zgjerimin territorial të shtetit, i cili përfshin në kufijtë e vet një numër gjithnjë e më të madh greqishtfolësish dhe, më në fund, masat e refugjatëve që pasuan katastrofën e Azisë së Vogël (1922).

    Dialektet e greqishtes së re kufizohen territorialisht, sfera e përdorimit të tyre ngushtësohet dhe humbasin pastërtinë e mëparshme duke u përzier me trajta të mbarë gjuhës.

    Si gjuhë e përbashkët e shkruar u sanksionua qysh në fillim pothuaj të shekullit XIX e ashtuquajtura gjuhë puriste, katharevusa (καθαρεύουσα), gramatika e së cilës mbështet jo në gjuhën e folur të kombit, por në dialektin e lashtë atik. Bëjnë përjashtim këtu vetëm rastet kur trajtat e lashta gramatikore lidheshin me struktura sintaksore specifike të greqishtes së vjetër.

    Me purizmin gjuha e shkruar bëhet gjithnjë e më arkaizante, por në të njëjtën kohë edhe më e vështirë në të mësuar e në përdorim, duke humbur kështu destinacionin e saj. Ndërkaq, pas disa luhatjesh të fillimit, letërsia e re, e ndikuar prej manifestit të Psiharisit, braktis me vendosmëri gjuhën që mëton të bëhet mbarëkombëtare dhe ndjek shembullin e poetëve të Ishujve të Detit Jon që i mbetën besnikë gjuhës popullore, dhimotiqi (δημοτική), për të cilën arkaistët mendonin se ishte “vulgare” dhe e paaftë të shprehë kuptime të larta dhe fisnike. Në kundërshtim me sa shpresonin në fillim ithtarët e saj, katharevusa nuk mundi të merrte jetë në buzët e popullit grek34.

    Në këtë mënyrë, diglosia e re që krijoi purizmi i shekullit XIX, me pasojat e shumëfishta dhe shkatërrimtare të saj, nxjerr gjithnjë e më shumë në pah nevojën e një reforme gjuhësore, para së gjithash në arsim, si fillimin dhe simbolin e ndryshimit dhe të rinovimit thelbësor të jetës shoqërore greke.

    Me hyrjen e shekullit XX gjuha e gjallë e kombit grek është shndërruar përfundimisht në organ të letërsisë së re, e cila e kultivon dhe e zhvillon në tipin e saj të përbashkët; ajo fillon të përdoret gjithashtu me sukses në llojet e ndryshme të prozës, pak më vonë sanksionohet në arsim, si gjuhë e shkollës, e rregulluar gramatikisht në përputhje me nevojat mësimore. Sa më shumë të rritet vetëbesimi i kombit, të qartësohet pozita e tij në realitetin e sotëm dhe rruga që duhet të ndjekë, aq më mirë do të përcaktohen raportet e tij me antikitetin dhe do të emancipohet nga imitimi prej skllavi i formave të lashta gramatikore; sepse integrimi në jetën e sotme i vlerave të ardhura prej lashtësie është e mundur të realizohet vetëm kur ekziston një qytetërim i vërtetë.

    Gjuha kombëtare, dhe veçanërisht ajo shkollore, ka rëndësi të dorës së parë për rilindjen arsimore dhe shoqërore si dhe për zhvillimin e gjithanshëm të qytetërimit neohelen. Kultivimi dhe sanksionimi i gjuhës popullore është një ndër premisat dhe mbështetjet kryesore të këtij procesi.

    1.2.3. Vështrim i shkurtër i historisë së gjuhës shqipe Gjuha shqipe, si bijë e ilirishtes, bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane. Kjo

    familje përfshin një varg gjuhësh të gjalla e të vdekura të cilat kanë afri dhe bashkëpërkime (konkordanca) të shumta midis tyre. Në rrjedhën e shekujve disa nga gjuhët indoevropiane janë zhdukur të tilla janë p.sh., hetitishtja, që flitej në Azi të Vogël, dhe tokarishtja në Turkestanin Lindor.

    34 Për më shumë informacion shiko: M. Triandafilidhis, Συνοπτική ιστορια της Ελληνικής Γλώσσας, Θεσσαλονίκη 2002, σελ.7.

  • 8

    Studiuesi Gosturani shprehet se gjuhët janë të lidhura me popujt, me njerëzit që i

    flasin, prandaj historia e gjuhëve në thelb është pasqyrë e historisë së popujve. Historia e një gjuhe, ashtu sikurse edhe historia e popullit që e flet atë gjuhë është një varg i pashkëputur, një vijimësi. Përgjithësisht historia e një gjuhe nis që nga koha kur ajo është shkruar për të parën herë, pra në vitin 1555, vit i botimit të Mesharit të Gjon Buzukut. Duke vështruar gjuhën shqipe të bien në sy dy gjëra të kundërta: nga njëra anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë nga ana tjetër, një popull i lashtë, autokton (vendas) në këto vise të Ballkanit që në kohët e mugëta të prehistorisë. Periudha pesëqindvjeçare e shqipes së shkruar nuk është veçse një pjesë e vogël nga historia e gjuhës – faza më e re e zhvillimit të saj historik. Për disa shekuj me radhë nga shekulli V e deri në shekullin X thuajse mungojnë burimet historike të shkruara35.

    Shqipja bën pjesë në grupin e gjuhëve Satem (Lindje) që u kundërvihet grupit të

    gjuhëve Kentum (Perëndim). Ndarja është bërë duke u mbështetur në mënyrën se si janë reflektuar bashkëtingëlloret guturale (tektale) k, g, (q, gj); është fjala për një ndarje shumë të vjetër të gjuhëve indoevropiane.

    Në Satem (Lindje) shqipja hyn bashkë me gjuhët indoiranike, balto – sllave,

    armenishte (këtu hyn edhe trakishtja). Shqipja futet këtu sepse grykoret qiellzore k, g (q, gj) g, h janë reflektuar në ndërdhëmbore: K’ në th, g’ në dh, po edhe në d: latinisht acidus (shqipto: akidus), - i athët (shqip), latinisht e greqishte e vjetër lego, shqip (mbë) – ledh, (Zgë) ledh, zgjedh; latinisht gener shqip dhëndër, dhandër etj.

    Në Kentum (Perëndim) përfshihen latinishtja me bijat e saj, greqishtja, keltishtja, gjuhët gjermanike, tokarishtja, hetitishtja, megjithëse këto dy të fundit gjenden në Azi të Vogël, në Lindje. Në trungun e gjuhëve indoevropiane, shqipja zë një vend të veçantë.

    Në vitin 1871 dijetari gjerman J. Shmidt (1843-1901) publikoi Teorinë e Valëve,

    sipas së cilës afria e gjuhëve indoevropiane paraqitet në formën e rrathëve koncentrikë që e presin njëri-tjetrin. J. Shmidti gjuhën shqipe e vendosi në një rreth të përbashkët me gjuhët balto-sllave në njërën anë dhe me armenishten e trako-frigishten në anën tjetër.

    Studiuesi Demiraj në veprën e tij ‘Historia e gjuhës shqipe’ e ndan gjuhën shqipe në

    katër periudha kryesore, të cilat karakterizohen nga zhvillimi i disa proceseve në nënsistemet e ndryshme të saj. Është e vështirë që për secilën periudhë të gjurmohen të gjitha proceset gjuhësore përkatëse. Për këtë arsye ai vë në dukje vetëm disa prej tyre36.

    Periudha e parë, shqipja e vjetër, zgjat qysh nga koha e formimit të shqipes e deri në

    ndalimin e rotacizmit, d.m.th. deri aty nga shekujt VII-VIII të erës së re. Gjatë kësaj periudhe janë përftuar disa dukuri gjuhësore. Dukuria më e rëndësishme e kësaj periudhe i takon strukturës gramatikore, është zhvillimi i lakimit në ballë të fjalës, që u përftua nëpërmjet krijimit të pronorëve të tipit im, yt, dhe të klasës së mbiemrave të nyjshëm.

    Gjatë kësaj periudhe është përftuar ndarja dialektore midis të folmeve veriore dhe jugore të shqipes nëpërmjet proceseve divergjente të njohura: rotacizmi dhe ndërrimi i a-së para bashkëtingëlloreve hundore në -ë në të folmet jugore, ndërrimi i e-së në -ë në të njëjtat kushte fonetike, është përftuar më vonë, po të kemi parasysh faktin që ai nuk është përgjithësuar në të gjitha të folmet jugore, dhe hundorëzimi i a-së para bashkëtingëlloreve 35 Xh. Gosturani, Historia e gjuhësisë botërore gjatë shekujve dhe disa çështje teorike të saj, Shtëpia botuese Erik, Tiranë, f. 231. 36 Sh. Demiraj, Gjuha Shqipe dhe historia e saj, Tiranë, 1988, f. 207-208.

  • 9

    hundore në të folmet veriore, hundorëzimi i zanoreve të tjera në të njëjtat kushte fonetike në të folmet veriore do të jetë përftuar relativisht më vonë.

    Gjithmonë duke iu referuar studiuesit Demiraj, periudha e dytë, shqipja e mesme,

    vazhdon deri aty nga shekujt XIV-XV, karakterizohet kryesisht nga një zhvillim konvergjent dhe pjesërisht divergjent i dy dialekteve të përvijuara gjatë periudhës gjuhësore së parë. Gjatë kësaj periudhe në të dy dialektet konsolidohen dukuritë gjuhësore të përbashkëta në strukturën gramatikore, e cila pasurohet më tej në forma të tilla si ato të kohës së kryer, të së ardhmes, të habitores si edhe me format e pashtjelluara të tipit tue/tuke punuar dhe pa punuar; gjatë kësaj periudhe në dialektin verior zhvillohet edhe forma e pashtjelluar e tipit me punue.

    Nga fundi i kësaj periudhe në sistemin fonetik u përftua edhe një ndryshim, bëhet fjalë për evolucionin e togut zanor uo në ua në të folmet jugore, që thelloi më shumë dallimin midis dy dialekteve37.

    Periudha e tretë, shqipja e re, që vazhdon deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare, deri

    në gjysmën e dytë të shek. XIX, karakterizohet nga konsolidimi i mëtejshëm i strukturës gramatikore, e cila pasurohet edhe në format e pashtjelluara të ndërtuara me pjesëmarrjen e emrit prejpjesor asnjanës (për të punuar, me të ardhur, një të ardhur). Në këtë periudhë zhvillohen edhe procese të tjera që kishin filluar tashmë siç është ai në sistemin emëror.

    Demiraj vë në dukje se thellohet më tej procesi i thjeshtimit i sistemit rasor tek emrat, mbiemrat, përemrat dhe sidomos tek përemrat pronor. Mënjanohet forma e rrjedhores së shquar tek emrat dhe rasa rrjedhore në përgjithësi bëhet gjithnjë e më e pavetëmjaftueshme si rrjedhim i përdorimit gjithnjë e më të dendur të parafjalëve. Mënjanohen edhe shumë forma të sistemit rasor të ndërlikuar të pronorëve38.

    Gjatë kësaj periudhe në sistemin fonetik në të folmet veriore ndodhin disa procese, të cilat i largojnë edhe më shumë ato nga të folmet jugore. Mund të përmendim evolucionin e togut zanor uo në ue > ū dhe evolucioni i grupeve mb, nd, ng përkatësisht në m, n, ṇ, në pjesën më të madhe të të folmeve veriore etj. Gjatë kësaj periudhe dallimet dialektore pasqyrohen edhe në gjuhën e shkruar e cila përhapet në Veri në Jug si dhe tek arbëreshët e Italisë39.

    Periudha e fundit, shqipja e sotme, karakterizohet nga përpjekjet për një zhvillim konvergjent të gjuhës së shkruar. Gjatë kësaj periudhe vihet re një ndikim gjithnjë e më i fuqishëm i gjuhës së shkruar mbi gjuhën e folur, gjë që ka përshpejtuar procesin e afrimit ndërdialektor.

    Gjatë evolucionit historik të gjuhës shqipe krahas zhvillimit konvergjent të dy kryedialekteve të saj, në disa periudha janë përftuar edhe procese divergjente. Zhvillimi konvergjent është rrjedhim i natyrshëm i ligjësive të brendshme, që kanë kushtëzuar evolucionin e sistemit fonetik dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. Në periudhën e fundit ky zhvillim konvergjent është përshpejtuar nga kushtet objektive (faktorët jashtëgjuhësorë) që u përmendën shkurt më sipër.

    Proceset divergjente që janë përftuar sidomos në periudhën e dytë e të tretë të historisë së gjuhës shqipe, janë pasoja të faktorëve jashtëgjuhësorë. Midis këtyre faktorëve duhen përmendur copëzimi feudal dhe sundimi i huaj që kanë penguar marrëdhëniet e shumanshme ndërmjet trevave veriore dhe jugore, të cilat i vështirësonte edhe pozicioni i këtyre trevave. 37 Po aty, f. 209-210. 38 Gjinia asnjanëse, gjatë kësaj periudhe dobësohet gjithnjë e më shumë, shndërrohet në një gjini mbeturinore jovepruese. 39 Po aty, f. 211.

  • 10

    Mund të përfundojmë se gjuha shqipe është një gjuhë sintetiko – analitike, sikurse shumë gjuhë indoevropiane. Në një faze të hershme ajo (bashkë me gjuhët indoevropiane) ka qenë sintetike. Kuptimet gramatikore dhe lidhjet sintaksore midis gjymtyrëve të fjalisë shpreheshin me anë formash gramatikore sintetike, d.m.th. ndërtoheshin me mbaresa (rasore e vetore), me ndërrime morfonologjike dhe me supletivizëm. Më vonë, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, ato u bënë të pamjaftueshme, prandaj u zhvilluan format analitike si e ardhmja, forma e së kryerës së tipit kam punuar etj.40.

    1.3 Dukuri ballkanologjike në shqipe e në greqishte 1.3.1 Shqipja e vështruar nga aspekti i studimeve ballkanistike

    Marrëdhëniet shumëshekullore midis popujve të gadishullit ballkanik kanë bërë që

    edhe gjuhët e tyre të zhvillohen e të përhapen disa fakte e dukuri gjuhësore të përbashkëta, që njihen me termin ballkanizma. Këtu është fjala për disa bashkëpërkime dhe paralelizma që janë përftuar gjatë evolucionit historik të gjuhëve ballkanike. Në përhapjen e ballkanizmave një rol të madh kanë luajtur edhe fatet e përbashkëta historike të popujve të gadishullit ballkanik e sidomos sundimi i gjatë romak, bizantin e turk41.

    Sipas studiuesit Demiraj ballkanizmat nuk kanë të njëjtën përhapje në gjuhët e gadishullit ballkanik. Ato ndeshen më shumë në shqipe, rumanishte, maqedonishte, bullgarishte dhe greqishte, që për këtë arsye janë quajtur gjuhë ballkanike.

    Ballkanizmat ndeshen më shumë në strukturën gramatikore, si p.sh.: - Prapavendosja e nyjës shquese në shqipe, rumanishte, bullgarishte e maqedonishte; - Formimi i kohës së ardhme me ndihmën e foljes “dua” (të ngurosur, përkatësisht të

    pangurosur) në shqipe, greqishte, bullgarishte, maqedonishte, rumanishte dhe serbokroatishte; - Njësimi formal i rasave gjinore e dhanore në shqipe, rumanishte dhe greqishte; - Zëvendësimi i paskajores nga lidhorja në greqishte, bullgarishte, maqedonishte,

    rumanishte, shqipe dhe pjesërisht në serbokroatishte; - Rimarrja e kundrinave me anë të formave të patheksuara të përemrave vetorë në

    shqipe, rumanishte, maqedonishte, bullgarishte dhe greqishte; - Ballkanizma ndeshen edhe në fjalor edhe në shprehje frazeologjike. Demiraj thekson se në kohën antike në një territor relativisht të ngushtë të Gadishullit

    Ballkanik banonin popuj të paktë në numër: ilirë, maqedonë, trakë, dakë, mizë. Mendohet që ilirët shtriheshin kryesisht në pjesën perëndimore e qendrore e edhe trakasit derdheshin nga lindja deri në perëndim. Këto lëvizje e shtegtime të popujve të posazënë ngoje, shkaktuan rrafshime deri diku të dallimeve nacionale, pasojisht edhe në fushën gjuhësore. Në këto prirje e procese në një kohë relativisht të gjatë merrnin pjesë pareshtur keltët që u integruan në qytetërimin e përgjithshëm të popujve të gadishullit ballkanik. Nuk duan harruar popuj të tjerë gjermanë (gotët etj.), që në Ballkan, si stacion i përkohshëm, qëndruan për t’u dyndur nga gadishulli Apenin.

    Këto procese u intensifikuan, sidomos, në periudhën e sundimit romak në Gadishullin tonë afër tetëqind vjet. Pasojat e atij sundimi qenë: zhdukja a shuarja e gjuhëve të ndryshme jolatine në Ballkan: maqedonishtja, ilirishtja, trakishtja etj. Një degë e ilirëve në jug të Ballkanit i shpëtoi asimilimit duke ruajtur identitetin e vet bashkë me gjuhën. 40 Xh. Gosturani, Historia e gjuhësisë botërore gjatë shekujve dhe disa çështje teorike të saj, Shtëpia botuese Erik, Tiranë, f. 231, f. 255. 41Sh. Demiraj, "Shqipja, gjuhë ballkanike", Gjuha jonë, 1/1983, Tiranë.

  • 11

    Qytetërimi i Ballkanit të lashtë s’ishte e mundshme të tretej krejtësisht, veçse duke u gërshetuar me kulturën materiale dhe shpirtërore të ardhësve të rinj indoevropianë, u bë pronë e këtyre.

    Qytetërimi grek sipas studiuesit Demiraj nuk nis me të ngulur të indoevropianëve grekë, ajo kulturë edhe se në thelb thjesht greke, në strukturën e saj ka një komponent të duk-shëm egjean: në sistemin e ndërtimit, në arkitekturë, në ngritjen e qendrave urbane, në tregti, mjeshtëri të lundrimit nëpër dete (detari) etj.

    Gërshetimi i kulturave, jeta e përbashkët me shekuj e popujve tanë në gadishullin

    ballkanik, ndërthurja e gjuhëve, ndërthurja e kulturave të popullsive antike në kulturën autentike të popujve tanë, krijuan, të thuash, një veçori të përbashkët në kulturën e tyre, bashkëfërkime, barazime dhe zhvillime paralele në gjuhët e tyre, në mënyrë që të mund të flitet për një tip ballkanik të kulturës, për një lidhje gjuhësore ballkanike.

    Çabej shton se në rastin tonë nuk është fjala për një ndikim mbi sistemin e formave,

    por, më parë, për një kalkim gramatikor, imitim i një forme të huaj shprehjeje me lëndën e gjuhës (factum habeo, casus sum, casum habeo) shq. “kam punuar, kam bërë, kam qenë”, maqed. përveç konstruktit të hershëm sum dosol – zhvilloi forma të tjera të reja imam dojdeno, sum dojden, rum. am vinita “kam ardhur”, am vidzuta “kam parë”42.

    Trajta foljore analitike janë krijuar në gjuhët gjermanike dhe në gjuhët sllave. Këto të dhëna dëshmojnë për një prirje të përgjithshme të gjuhëve indoevropiane për të krijuar forma foljore analitike që të shprehin më qartë kuptimin e perfektit.

    Shqipja dhe rumanishtja, kur është fjala për kohën e kryer, edhe foljet jokalimtare i ndërtojnë me anë të foljes ndihmëse kam, kam qenë, kam ardhur, kam dalë, kurse gjuhët romane me -jam: sono venuto, sono stato, je suis venu, por j’ai été; gjerm. ich bin gewesen, ich bin gekommen.

    Për tipar karakteristik të ballkanizmave hiqen edhe format e përftuara të admirativit në

    gjuhën shqipe, maqedonishten, bullgarishten. Format e shkurtra të participit dhe trajtat e së tashmes ndihmëse (kam): pasë + kam = paskam, imperfekti: pasë + kësha = paskësha; paskam pasur, paskësha pasur.

    Tipare të përbashkëta janë konstatuar edhe në sistemin e numërimit prej 11-19 mbi gjuhë ballkanike (gjuhët sllave, letonishtja e grupit baltik, shqipja dhe rumanishtja).

    Në këtë sistem numërimi të shqipes (11-19) Çabej i mbahet mendimit të Joklit sipas të

    cilit kemi të bëjmë me një izoglosë të vetme të gjuhëve: shqipe, baltike – sllave e jo një imitim nga gjuhët sllave, sikundër mendon Puscariu43.

    Jokli për formimin e numërorëve me njëzetëshe (20, 40, 60, 80) e sheh si një relike paraindoevropiane, sepse sistemi vigesimal i numërimit, në kundërshtim me sistemin dekadik, që është karakteristik për botën indoevropiane, është tipari i një substrati paraindoevropian në gjuhën shqipe (njëzet, dyzet, dikur trezet e katërzet).

    Për sa i përket gjendjes së sistemit të nyjës së gjuhëve të pajisura me të, një gjë dihet me siguri se nyjat e të gjitha gjuhëve janë përftuar prej dëftorëve të gjuhëve përkatëse në pozicionin e tyre të rrëgjuar a të tkurrur, d.m.th. me kalimin e trajtave të dëftorëve ndër kategori të tjera gramatikore, ato do të pësojnë ndryshime të mëdha fonetike.

    Tezën e përparësisë së nyjës së përparme mbron edhe S. Riza44, duke referuar se shqipja e vjetër njihte vetëm sintaksën e nyjës së përparme, që e dëshmojnë, sipas mendimit 42 E. Çabej, Buletin, 1963/3. 43 Puscariu, Limba romana I, 285 Die Rumanische Sprache, 358. 44 S. Riza, Buletin, 1958/4.

  • 12

    të tij, reliktet e përdorimit të emrave farefisnorë, të pajisur me nyjën e përparme: e ëma, i biri, i ati, i ungji, e bija, i nipi, e mbesa etj.

    S. Riza përfundon me pohimin se nyja e përparme e shqipes si dhe mbarë prokliza e pronorëve me përmbysjen e saj, me kohë u shpërngul prapa emrave dhe u vendos sintaksa prapanyjore. Skema e reliktit të mi vëllazën tregon qartë sintaksën e dikurshme të proklizës ku të do kuptuar si nyjë e emrit vëllazën, e mi pronor primar i panyjshëm, që pastaj, e përmbysur na del lidhja vëllazën të mi45.

    Në anën tjetër, faktet gjuhësore të gjuhës shqipe, po edhe të rumanishtes, peshuar njëherë e mirë, shkojnë në të mirë të parësisë a të moshës më të madhe të enklizës.

    Dihet se nyja e prapme është e qëndrueshme, e ngulët, qoftë për nga forma, qoftë për nga ana e kuptimit. Funksioni i saj mbetet ai që të dallojë diçka që s’njihet nga ajo gjë që na është e njohur. Në anë tjetër, nyja e përparme na del e lëkundshme dhe me një hapje të konsiderueshme funksionesh me tendenca të forta kalimi prej një kategorie në një tjetër, pra ajo paraqitet e lëvizshme, e paqëndrueshme përkundër nyjës së prapme.

    Prapavendosja e nyjës del me vjetërsi të madhe, përkundër paravendosjes së saj që na

    del më vonë dhe zë vend në periodën letrare. Këtu duhet të kemi parasysh faktin se nyja e përparme ka lidhje të ngushtë me fjalën që i prin dhe ajo (nyja) shfaqet kur fjala është e pajisur me nyjë të prapme, përkundrazi ajo mungon kur fjala na paraqitet pa nyjë: lulja e malit, ndërsa lule mali, mishi i viçit, por mish viçi, gjë që na shtie të pranojmë se pozicioni i nyjës së përparme varet nga enkliza. Këtë raport e përforcon edhe pajtimi i nyjës së përparme jo me fjalën që e ndjek, por me fjalën që i prin; Kongruenca e nyjës së përparme me fjalën përkatëse bëhet në gjini e në numër: Kopshti i luleve, maja e malit46.

    Çabej shprehet se ndikimi që latinishtja ka ushtruar mbi gjuhën shqipe për afro tetë

    shekuj, ka rëndësi të shumëfishtë për historinë kulturore e gjuhësore të shqiptarëve. Megjithëse shqipja nuk është gjuhë romane, numri i latinizmave të saj në fushën e termave kishtarë është shumë më i madh se ç’duket ai në rumanishten, ku në sferën kishtare mbizotërojnë terma kishtarë sllavë, e në shqipen në atë fushë nuk del asnjë shprehje me burimin sllav. Nga kjo rezulton se dyndja sllave në këto vise gjeti një kishë shqiptare të organizuar që s’kishte më nevojë për terma plotësues e të rinj kishtarë47.

    Në fondin e leksikut të shqipes ka huazime latine që nuk ruhen në gjuhë të tjera romane, siç është fjala e diel, për emrin e së cilës, s'është gjë tjetër veç përkthim fjale i shprehjes latine dies solis nga periudha pagane; e në gjuhët romane përdoret një emër shumë më i vonë, që është shfaqur në shekullin IV të erës sonë, dominica, fr. dimanche, it. domenica, rum. domineca.

    Vjetërsia e latinizmave të shqipes ka peshë të madhe dhe është një indic vendimtar në përcaktimin kohor e hapësinor të tyre, e për mendimin tonë, është vështirë të hidhet poshtë mendimi që ato zunë të hyjnë në këtë gjuhë që para erës sonë në bashkëtakimet e para të romakëve me popullsinë e fiseve ilire, sidomos përgjatë viseve bregdetare.

    45 E. Çabej, Buletin, 1963/3. 46 E. Çabej, Buletin, 1963/3. 47 E. Çabej, Buletin, 1963/3.

  • 13

    1.3.2. Dukuritë kryesore ballkanike të greqishtes Demiraj si dukuritë kryesore ballkanike të greqishtes përcakton: 1. Mënjanimi i formës së rasës dhanore48 - Në gjuhën greke që nga shekujt e parë të e.r. përdorimi i formës së gjinores edhe me

    vlerën e dhanores ka qenë diçka që bie në sy49. Por në greqishten e re kuptimi i rasës dhanore shprehet edhe nëpërmjet rasës kallëzore të prirë nga parafjala /s/ (eis) “në, mbi etj.” P.sh., τοείπαστονπατέραμου / to eipa s'ton patera mou / “Ia thashë babait tim”. Në këtë rast kemi të bëjmë me një “evolucion të ri që nuk e ka nxjerrë jashtë përdorimit ndërtimin “To eipa tou patera mou”50 d.m.th. ndërtimin ku forma e gjinores është përdorur me vlerën e dhanores.

    2. Formimi i kohës së ardhme me anë të foljes ndihmëse dua, në trajtë të ngurosur51, Rruga që ka përshkruar forma perifrastike e së ardhmes me foljen ndihmëse “dua”, më mirë se në çdo gjuhë tjetër të Ballkanit mund të ndiqet në gjuhën greke, e cila ka një dokumentim shkrimor të hershëm, dhe pothuaj të pandërprerë. Në gjuhën greke në kohët e lashta ishin në përdorim forma sintetike të së ardhmes52. Nga shekujt e parë të e.r., për të shënjuar të ardhmen është përdorur edhe togfjalëshi i tipit “thelo” “dua” dhe paskajorja e foljes themelore53. Ky togfjalësh, i cili me kalimi e kohës është gramatikalizuar, i është nënshtruar një evolucioni të dyanshëm. Nga njëra anë paskajorja si rrjedhim i prirjes së hershme për mënjanimin e saj u zëvendësua nga format vetore të lidhores të prira nga pjesëza na, dhe, nga ana tjetër folja dua me kalimin e kohës u nguros në formën e vetës së tretë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore.

    Evolucioni i kësaj forme analitike të së ardhmes vazhdoi më tej. Që nga greqishtja e mesme54, aty rreth shekullit XIII55, si gjymtyrë e parë e saj u përgjithësua trajta e shkurtër e foljes ndihmëse thelei > the e cila më vonë bashkë me pjesëzën na të lidhores përfundoi në tha si p.sh., tha grapho “do të shkruaj”.

    Vlen të theksohet se në greqishten bizantine dëshmohet edhe tipi i së ardhmes së formuar nëpërmjet foljes ndihmëse “kam” dhe paskajores së foljes themelore. Ky tip i së ardhmes mbijeton në disa të folme greke, por me këtë ndryshim që paskajorja është zëvendësuar nga e tashmja e lidhores të prirë nga pjesëza na56 .

    Në greqishten e re përveç së ardhmes së të tashmes, përkatësisht të aoristit, është në përdorim relativisht të rrallë dhe e ardhmja e përparme. E ardhmja e së tashmes ndërtohet nëpërmjet pjesëzës tha dhe së tashmes së lidhores, p.sh., tha d(h)eno~tha d(d)eso “do të lidh” . Kurse e ardhmja e përparme ndërtohet nëpërmjet së ardhmes së foljes ndihmëse kam dhe pjesores së foljes themelore si p.sh., tha ekho d(h)emeno “do të kem lidhur”.

    48 Për më shumë hollësi shih: Demiraj: 2004, V/3. 49 Shih për më shumë Sandfeld, 1930, 186: "Pra ekzistenca e një gjinore – dhanoreje në greqishte është një fakt i vërtetuar, që shkon deri në shekujt e parë të erës sonë". 50 Shih për më shumë Sandfeld: 1930, 185 v. 51 Për më shumë hollësi shih: Demiraj: 2004,VII/6. 52 Shih Schwyzer: 1959, II, 779-789. 53 Sandfeld 1930, 181 v, "Ky formim është ruajtur në dialekte deri në ditët tona". 54 Sandfeld 1930, 182. 55 Shih Benveniste:1974, (II), 133. 56 Shih Sandfeld: 1930, 184 (me literaturë). Sandfeld shton se:në kolonitë greke të Italisë jugore ndeshet trajta e së ardhmes e tipit ekho na grapso “kam të shkruaj”, ashtu si tek arbëreshët e Italisë.

  • 14

    Nëpërmjet pjesëzës tha dhe së pakryerës së foljes themelore në greqishte ndërtohet “e tashmja e kushtores”, si p.sh., tha ed(h)ena “do të lidhja”. Por krahas kësaj përdoret dhe forma perifrastike tha ithela d(h)esei. Kurse “e shkuara e kushtores” ndërtohet nëpërmjet “kushtores së tashme” të foljes ndihmëse “kam“ dhe pjesores, si p.sh., tha ikha (eikha) d(h)emeno “do të kisha lidhur”.

    3. Rimarrja e kundrinave nëpërmjet formave të patheksuara të përemrave vetorë57. Rimarrja e kundrinave është përftuar edhe në greqishte. Sipas Thumbit (:1910,81),

    kundrinat në atë gjuhë rimerren kur folësi synon t’i vërë në dukje ato posaçërisht; përndryshe, përdoret vetëm forma e patheksuar e përemrave vetorë. Autori nuk jep sqarime të tjera, por nga shembujt58, që parashtron, del e qartë se edhe në greqishte rimarrja e kundrinave është e kushtëzuar nga përdorimi si remë, përkatësisht si temë e kumtimit.

    Një trajtim më të gjerë i bën kësaj dukurie Lopashovi. Ky autor thotë, ndër të tjera, se “kundrina dyfishohet zakonisht vetë në ato raste, kur ajo shënjon një send, d.m.th. kur ky përfaqësohet nëpërmjet një emri me nyjë shquese, një forme të plotë të përemrit vetor, një përemri dëftor, lidhor dhe përcaktues”. Ai pohon gjithashtu se në atë gjuhë kundrinat mund të shprehen edhe nëpërmjet një emri të pashquar, sidomos kur ky përdoret para foljes kallëzues59.

    Edhe nga shembujt, që jep në këtë vepër, del qartë se dhe në greqishte rimarrja e kundrinave përftohet në ato raste, kur ato përfaqësojnë remën (dy vetat e para), përkatësisht temën e kumtimit (veta e tretë etj.).

    4. Mënjanimi i paskajores nëpërmjet zëvendësimit nga format vetore të mënyrës lidhore etj.60

    Mënjanimi i paskajores në greqishte është një dukuri e papritur, po të kemi parasysh se ajo ishte bërë prej kohësh të hershme një gjuhë kulture dhe si e tillë duhej të kishte zhvilluar prirjen për përdorimin gjithnjë e më të dendur të një kategorie foljore aq abstrakte si paskajorja. Për më tepër, në greqishte ishte përfituar edhe një sistem i zhvilluar kundërvëniesh, që bënte të mundur përdorimin e kësaj kategorie foljore, ngjyrime të ndryshme të karakterit gramatikor.

    Mirëpo në greqishte, ndryshe nga ç’ka ndodhur në gjuhët romane perëndimore, paskajorja ka ardhur duke u mënjanuar gjithnjë e më shumë nga përdorimi dhe duke u zëvendësuar kryesisht nëpërmjet ndërtimesh me format vetore të mënyrës lidhore, të prira nga lidhëza nënrenditëse ina, na61. Një dukuri e tillë sintaksore në greqishte ka nisur mjaft herët. Ajo paraqitet në një fazë “mjaft të përparuar” qysh në gjuhën e Ungjijve62 dhe pas kësaj kohe merr një të përhapur gjithnjë e më të madh, duke i bërë një dukuri e përgjithësuar e asaj gjuhe aty nga shekulli XI i erës sonë63. Megjithatë, gjurmë të përdorimit të paskajores ndeshen ende aty-këtu edhe në greqishten e sotme64.

    57 Për më shumë hollësi shih: Demiraj: 2004,VII/16. 58 Poión erōtēses! “Kë pyete?”; séna “ty”, me rotà “ai me pyet”, sou lé” të them”; to ksérō “e di”, por: eména me kséris “mua ti më njeh”; eséna pōs se faintai! “Si të duket ty?”; autoús thélo na (tous) idhō “unë dua t’i shoh (ata)” etj. 59 P.sh.: eikosi khrónia pro’goúmena ta pérase … s tis korfésō “dhjetë vjet të shkuara i kajoi në male…” 60 Për më shumë hollësi shih: Demiraj: 2004, IX/6. 61 Kjo lidhëz qëllimore në greqishten e vjetër përdorej kryesisht me foljen në mënyrën lidhore ose dëshirore. 62 Është fjala për katër Ungjijtë e shkruar greqisht gjatë gjysmës së sytë të shekullit të parë të erës sonë (shih Sandfeld: 1930, 177; Solta: 1980, 213; Banfi: 1985, 60 etj.). 63 Shih Banfi: 1985, 63. 64 Këtu është fjala për formën e rrallë të së ardhmes së tipit thélō gràpsei. Gjithashtu, paskajorja është ruajtur pjesërisht në të folmet freke të Italisë jugore si edhe në dialektin pontik (Azi e Vogël) (shih Sandfeld: 1930, 173).

  • 15

    Greqishtja ndryshe nga gjuhët e tjera të ballkanike, nyjën shquese e ka të paravendosur. Gjithashtu ndryshe nga shqipja përcaktorët ajo i përdor kryesisht të paravendosur.

    1.3.3. Dukuritë kryesore ballkanike të shqipes Dukuritë kryesore ballkanike të shqipes janë: 1. Prania e zanores ë65. Edhe në gjuhën shqipe zanorja e ngritjes së mesme /ë/ duhet të

    jetë shfaqur relativisht mjaft herët. Por shfaqja e kësaj zanoreje ka pasur karakter mbarëgjuhësor vetëm kur është përftuar nga reduktimi i një zanoreje tjetër në rrokje të patheksuar. Përkundrazi në rrokje të theksuar zanorja /ë/ del pothuaj vetëm në dialektin jugor.

    Në rrokje të patheksuar zanorja /ë/ në gjuhën shqipe del në pozicion pas edhe para rrokjes së theksuar. Në pozicion fundor të patheksuar kjo zanore mund të jetë ose si tingull fundor i temës ose si morfemë me vlerë gramatikore. Si tingull fundor i temës zanorja /ë/ e patheksuar ndeshet jo vetëm tek emrat femërorë të tipit baltë, lopë, nënë, vajzë etj. Në këtë rast ajo b