Përtëritja e KPK Ne na duhet më shumë mbrojtje! · Ne na duhet më shumë mbrojtje! Një mbrojt...

4
55 Rroga e plotë Kush nuk mund të punojë pa fajin e tij, për shkak se ka pasur një fatkeqësi apo është i sëmurë, apo ai që nuk mund të punojë më për shkak të motit të keq, megjithatë duhet të marrë rrogën e plotë. Në rend të parë shëndeti Nëse rrezikohet shëndeti, ndërtimtarët duhet kenë mundësi që të ndërprejnë punën. Dhe këtë pa qenë të detyruar që të kompensojnë orët e humbura. Mbrojtje prej largimit nga puna Në vend që të shfrytëzojnë përvojën e punëtorëve të vjetër, punëdhënësit shumëherë i largojnë ata nga puna. Edhe ndërtimtarët aktivë në sindikata duhet të mbrohen më mirë. Bashkërisht arrijmë më shumë! KPK i rregullon kushtet e punës për rreth 100’000 ndërtimtarë. Kësaj i skadon afati në fund të vitit. Unia dëshiron që së bashku me ty të angazhohet për një KPK të re, që i zgjidh problemet e tanishme. Përtëritja e KPK Ne na duhet më shumë mbrojtje!

Transcript of Përtëritja e KPK Ne na duhet më shumë mbrojtje! · Ne na duhet më shumë mbrojtje! Një mbrojt...

55

Rroga e plotëKush nuk mund të punojë pa fajin e tij, për shkak se ka pasur një fatkeqësi apo është i sëmurë, apo ai që nuk mund të punojë më për shkak të motit të keq, megjithatë duhet të marrë rrogën e plotë.

Në rend të parë shëndetiNëse rrezikohet shëndeti, ndërtimtarët duhet kenë mundësi që të ndërprejnë punën. Dhe këtë pa qenë të detyruar që të kompensojnë orët e humbura.

Mbrojtje prej largimit nga punaNë vend që të shfrytëzojnë përvojën e punëtorëve të vjetër, punëdhënësit shumëherë i largojnë ata nga puna. Edhe ndërtimtarët aktivë në sindikata duhet të mbrohen më mirë.

Bashkërisht arrijmë më shumë!KPK i rregullon kushtet e punës për rreth 100’000 ndërtimtarë. Kësaj i skadon afati në fund të vitit. Unia dëshiron që së bashku me ty të angazhohet për një KPK të re, që i zgjidh problemet e tanishme.

Përtëritja e KPK

Ne na duhet më shumë mbrojtje!

Një mbrojt­je më e ma­dhe është e drejtë

Në fund të vitit përfundon Kontrata e Përgjithshme Kombëtare për degën kryesore të ndërtimtarisë. Kjo është ndër kontratat e përgjithshme më të rëndësishme në Zvicër. KPK rre-gullon për gati 100›000 ndërtimtarë pagën minimale, orarin e punës dhe shumë gjëra të tjera.

Ne duam që KPK tonë të mirë ta ruajmë. Ne duam po ashtu që me rastin e përtëritjes së Kontratës të zgjidhim problemet, të cilat u shkak-tojnë më së shumti dhembje ndër-timtarëve.

Ndërtimtarët kanë folur! Ata kër-kojnë më shumë mbrojtje: së pari, që në rast të acarit të madh të mos detyrohen të rrezikojnë shëndetin e tyre. Së dyti, edhe nëse kanë ndon-jë fatkeqësi apo sëmuren. Dhe, së treti, kundër largimit nga puna të ndërtimtarëve të vjetër dhe të ko-legëve, të cilët angazhohen për paga më të mira dhe kushte më të mira të punës. Ky është rezultat i një ankete me mbi 16›000 ndërtimtarë. Unia nuk ka bërë kurrë një anketë të tillë të gjerë më herët. Ne tani mund të themi me siguri se: ne e dimë ku ju dhemb më së shumti ndërtimtarëve. Në këtë gazetë janë përmbledhur kërkesat kryesore.

Ndërtimtarët e dinë: KPK apo edhe mosha e pensionimit me 60 vjet nuk kanë rënë nga qielli. Të dyja janë rezultat i një solidariteti të madh të ndërtimtarëve dhe gatishmërisë së tyre, për të luftuar për kushte më të drejta të punës. Edhe këtë vit ne duam të luftojmë së bashku: për mbrojtje më të madhe të ndër-timtarëve që punojnë rëndë – sepse kjo është më se e drejtë.

Ndërtimtarët duhet të vendosin, kur shëndeti i tyre rrezikohet në mot të keq dhe kur nuk mund të punojnë mëtutje.

Ligji thotë shkurt e qartë: punëd-hënësi është përgjegjës për shëndetin e punëtorëve të vet gjatë ushtrimit të profesionit. Në mot të keq, borë dhe ngrica, rreziku nga fatkeqësitë rritet jashtëzakonisht shumë.

Prandaj, KPK e sotme parasheh që, në rast të kushteve të këqija atmosferi-ke, puna mund të ndërpritet. Mirëpo kjo ngjet shumë rrallë dhe punëtorët nuk pyeten gati kurrë, nëse në borë, akull, apo edhe në vapë të madhe apo dhe kur ka ngarkesa me ozon, mund të vazhdojnë punën. Prandaj duhen rregulla të thjeshta dhe të qarta.

Ndërtimtarët duhet të gëzojnë më shumë të drejta, në mënyrë që të mund të ndërprejnë punën në mot të keq dhe kur ka rrezik për shënde-tin e tyre. Dhe këtë ta bëjnë pa qenë të detyruar që të kompensojnë orët e humbura të punës.

Rrogë e plotë në rast të paaftësisë së pafajshme për punë

Rroga e plotë

Ndërtimtarët bëjnë një punë të rëndë dhe prandaj fatkeqësitë te ata janë shumë më të shpesh­ta se mesatarja. Sot ata marrin vetëm 80 përqind të pagës në rast fatkeqësie dhe të sëmundje­ve. Këtë duhet ta ndryshojmë ne!

Puna në ndërtimtari është ndër më të rrezikshmet në përgjithësi. Mesa-tarisht për çdo vit çdo i pesti ndër-

timtar pëson një fatkeqësi. Puna e rëndë fizike në mot të keq dhe me erë të fortë e rëndon edhe më shumë shëndetin e ndërtimtarëve. Pasojat: sëmundjet më të gjata nuk mund të evitohen.

Dhe pikërisht ndërtimtarët me punë të rëndë në rast të fatkeqësisë në punë, për shkak të fatkeqësisë apo së-mundjes, marrin vetëm 80 përqind

të pagës! Edhe nëse puna ndërpritet për shkak të motit të keq, ata rreziko-jnë zbritje pagash.

Shpenzimet për jetesë apo për qira nuk rregullohen sipas motit. Shumi-ca e punëmarrësve në degët e tjera marrin pagën e plotë, nëse pa fajin e tyre ka mungesa nga puna. Kjo du-het të vlejë përfundimisht edhe për ndërtimtarët!

Më shumë mbrojtje për ndërtimtarët në mot të keq

Së pari shëndeti

Ndërtimtarët sot janë dyfish të dënuar. Ata pësojnë fatkeqësi më shpesh dhe veç kësaj edhe u shkurtohet paga.

Në bore dhe në mot të keq rreziku i fatkeqësive në ndërtimtari rritet shumë.

Hansueli Scheidegger, Udhëheqës për sektorin e ndërtimtarisë në sindikatën Unia

Përmirësime të tjera

Kushte të barabarta Me përtëritjen, KPK duhet të thjeshtohet. Dhe, gjithçka që sot është e vetëkuptueshme për ndërmarrjet e ndershme të ndërtimtarisë, duhet të bëhet e detyrueshme edhe për të gjitha të tjerat. Me këtë edhe pen­gojmë që firmat joserioze të lira të rrëzojnë çmimet në tregun e ndërtimtarisë.

Është krejtësisht e padenjë, kur ndërtimtarët e vjetër, pak para pensionimit të merituar largohen nga puna dhe nxirren në rrugë. Atyre u duhet një mbrojtje më e madhe nga largimi nga puna. Po ashtu edhe për ndërtimtarët të cilët angazhohen për kushte më të mira të punës.

Ai që punon në ndërtimtari me dhjetëra vite, humb shumë aftësinë për punë. Me të drejtë marrin ko-legët më të vjetër ngritje të rregullt pagash dhe sot meritojnë më shumë se pagën minimale. Ndërmarrja fiton shumë nga përvoja e tyre e madhe. Mirëpo, në vend të që përfitojë nga përvoja dhe njohuritë e punëmarrës-ve të vjetër, disa pronarë më me qejf i largojnë ata nga puna dhe i zëven-dësojnë me punëmarrës të rinj, më të lirë apo edhe me punëmarrës me kohë të kufizuar ( temporär).Punëdhënësit vazhdimisht largojnë nga puna ndërtimtarë të angazhu-ar sindikalë ose i kërcënojnë ata me largim nga puna, edhe pse ky është qartë një keqpërdorim. Prandaj, sikurse për kolegët e vjetër ashtu edhe për ndërtimtarët sindika-list aktivë duhen norma mbrojtëse konkrete në KPK, për të mënjanuar frikën dhe arbitraritetin!

Më shumë mbrojtje për ndërtimtarët në mot të keq

Së pari shëndeti

Ndërtimtarët e vjetër dhe kolegët të cilët angazhohen për kushte më të mira të punës, duhet të mbrohen më mirë nga largimi prej pune.

55

Vitin e kaluar sindikata Unia e ka bërë një anketë të gjerë dhe i ka pyetur ndërtimtarët: Cilat janë problemet më të ngutshme në ndërtimtari, që duhet të zgjidhen medoemos? Mbi 16’000 ndër­timtarë janë përgjigjur.

Rezultatet flasin një gjuhë të qartë: Në rend të pare për ndërtimtarët janë mbrojtja më e mirë sociale dhe shën-detësore. Dy të tretat e ndërtimtarëve e kon-siderojnë pagën e plotë në rast të mungesave pa fajin e tyre si dhe një

rregullim të thjeshtë në rast të motit të keq, si kërkesën kryesore. Për më shumë se gjysmën e ndër-timtarëve, çështje kryesore është për-mirësimi i mbrojtjes nga largimi nga puna.

Anketa për përtëritjen e KPK

Këtë e duan ndërtimtarët

90 %

80 %

70 %

60 %

50 %

40 %

30 %

20 %

10 %

27,6%

33,2% 34,9%

55,1%

65,8%68,2%

Orar i qartë i punës

Më shumë pushime dhe ditë të lira

Shtesa më të larta dhe kompensime

Rregullim i thjeshtë për mot të keq

Mbrojtje prej largimit nga puna

Pagë e plotë kur humbin orët pa fajin tone

Mbrojtje prej largimit nga puna për kolegët e vjetër dhe aktivë në sindikatë

Mbrojtje nga shkarkimi

Prandaj, Unia kërkon:

n Kalendar vjetor pune të qëndrueshëm dhe të detyrueshëm

n Shtesë prej 25 % për të gjitha orët e paguara jashtë orarit

n Paga minimale për nxënësit

n Kompensimin e tërë kohës së udhëtimit

n Leje të detyrueshme për punën të shtunave

n Kufizimi i punës së përkohs­hëm dhe i kalimit nga puna e përkohshme në punësim të rregullt pas 6 muajve

n Rrobat e punës, pastrimi dhe riparimi i tyre duhet të paguhen nga punëdhënësi

n Krijimi i një regjistri të degës së ndërtimtarisë në mënyrë që ndërmarrjet joserioze të largohen nga tregu

n 3 ditë të lira për martesë dhe 6 ditë pushim të atësisë

n Rregullimi i ligjshëm, i cili obligon degët kryesore të ndërtimtarisë për punëmarrësit me nënakord.

Më shumë për të jetuar.

Bashkërisht ne arrijmë më shumë!Unia është sindikata më e madhe në ndërtimtari. Rreth 40›000 anëtarë nga degë të ndryshme të ndërtimtarisë janë anëtarë të Unia. Bashkërisht ne kemi arritur shumëçka: para dhjetë vitesh ne e kemi arritur të zbresim moshën e pensioni­mit në ndërtimtari në 60 vjet. Para tri vitesh ne e kemi mbrojtur me sukses KPK, pasi që pronarët e ndërmar­rjeve e kishin anuluar atë në mënyrë të njëanshme, për të përkeqësuar kushtet e punës. Dhe falë Unia­s të fortë, ndërtimtarët kanë një pagë të arsyeshme. Sa më shumë anëtarë aktivë të ketë në Unia, aq më e fortë është Unia.

Ti ke nevojë për Unia – Unia ka nevojë për ty. Të lutem ndihmo edhe ti, bindi të gjithë kolegët e tu, që të luftojnë bashkë me Unia­n.

Sepse, vetëm bashkërisht ne arrijmë më shumë.

Kuvendi Vendor i ndërtimtarisë më 21 Maj

«Unë njoh ndërtimtarë që në moshën 56 vjeçare, pas 30 vjet pune të rën-dë, janë nxjerrë në rrugë. Kjo është një poshtërsi. KPK duhet të mbrojë më mirë ndërtimtarët e vjetër.»Antonio Ruberto, 53, Mjeshtër

«Kjo nuk mund të ndodhë që ndër-timtarët të dënohen dyfish: për shkak të punës së rëndë ata pësojnë më shumë fatkeqësi dhe në rast të fatkeqësisë në punë marrin paga më të vogla. Kjo duhet të ndryshojë.»Michele Ammendolia, 52, udhëheqës në punime rrugësh

«Ne ndërtimtarët duhet të qëndrojmë bashkë. Kështu ne do të mund ta fitojmë një Kontratë të Përgjithshme Kombëtare, e cila u ofron mbrojtje më të madhe ndërtimtarëve.»Diego Vasconcellos, 34, Vozitës vinçi

«Në dimër në temperaturë prej minus 10 gradë nën zero, dhe në verë kur vapa shkon mbi 30 gradë, të punosh fizikisht është jashtëzakonisht rëndë. Ka nevojë për një KPK të re, në mënyrë që ne të ndërprejmë punën, kur shëndeti ynë është në rrezik.»Frederic Plattner, 31, Mjeshtër

Herausgeberin Unia, Weltpoststrasse 20, 3000 Bern 15, T 031 350 21 11, www.unia.ch | Redaktion Nico Lutz, Rolf Beyeler | Druck Edipress, Lausanne | Grafik Simone Rolli | Fotos Unia

www.unia.ch

Unia në afërsinë tënde:

Unia Aargau Bachstrasse 41, Postfach, CH-5001 Aarau, T +41 848 333 003, [email protected]

Unia Bern Monbijoustrasse 61, Postfach 1111, CH-3000 Bern 23, T +41 31 385 22 22, [email protected]

Unia Biel­Seeland/Solothurn Murtenstrasse 33, Postfach 1792, CH-2501 Biel, T +41 32 329 33 33, [email protected]

Unia Fribourg Route des Arsenaux 15, case postale 230, CH-1700 Fribourg, T +41 26 347 31 31, [email protected]

Unia Genève 5 chemin Surinam, case postale 288, CH-1211 Genève 13, T +41 22 949 12 00, [email protected]

Unia Neuchâtel Avenue de la Gare 3, case postale 3136, CH-2001 Neuchâtel, T +41 32 729 30 29, [email protected]

Unia Nordwestschweiz Rebgasse 1, Gewerkschaftshaus, Postfach, CH-4005 Basel, T +41 61 686 73 00, [email protected]

Unia Ostschweiz­Graubünden Engadinstrasse 2, CH-7002 Chur, T +41 81 258 46 27, [email protected]

Unia Ticino Via Canonica 3, casella postale 5650, CH-6900 Lugano, T +41 91 910 50 70, [email protected]

Unia Transjurane Rue des Moulins 19, case postale 1042, CH-2800 Delémont 1, T +41 32 421 60 60, [email protected]

Unia Valais Rue de la Dent-Blanche 9, case postale 2190, CH-1950 Sion 2 Nord, T +41 27 322 60 48, [email protected]

Unia Vaud Place de la Riponne 4, case postale 7667, CH-1002 Lausanne, T +41 21 310 66 00, [email protected]

Unia Zentralschweiz St. Karlistrasse 21, Postfach 4864, CH-6002 Luzern, T +41 41 249 93 00, [email protected]

Unia Zürich­Schaffhausen Stauffacherstrasse 60, Postfach 1544, CH-8026 Zürich, T +41 44 299 25 25, [email protected]

Bashkërisht për një KPK më të mirë

Nevojitet mbrojtje më e mirë

«Qe gati njëzet vjet unë punoj në ndërtimtari. Pu-na është e rëndë, por unë e dua profesionin tim. Unë gjithnjë jam krenar për atë që ndërtojmë unë dhe kolegët e mi. Para pesë vitesh unë kisha një fatkeqësi. Kam rënë nga skilja prej një lartësie 2.5 metra dhe me atë rast kam thyer kockën e këm-bës dhe të kërcirit. Pesë muaj nuk kam mundur të punoj. E pastaj ngjau edhe kjo: gjatë kësaj kohe kam marrë më pak rrogë. Banesa jonë, ushqimi dhe materialet shkollore për fëmijët e mi – të gjitha këto kushtojnë njëjtë megjithë fatkeqësinë time. Për shkak të paaftësisë sime për punë, familja jonë ka qenë në vështirësi financiare të madhe. Prandaj, për mua është e qartë: në Kontratën e Përgjithshme Kombëtare ne këtë çështje duhet ta rregullojmë.»Alex Zurcher, 35, Mjeshtër

Ndërtimtarët i kanë caktuar kërkesat e tyre për përtëritjen e KPK në mënyrë demokratike. Ata edhe do të vendosin se si do të angazhohen për kërkesat e tyre të drejta. Të shtunën, më 21 maj, në Bernë do të mbahet Kuvendi Vendor i ndërtimtarëve. Kush do që të angazhohet për një KPK me mbrojtje më të madhe për ndërtimtarët, është përzemërsisht i mirëseardhur. Për Kuvendin Vendor mund të lajmërohesh në Unia të regjionit tënd.

«Nuk mund të ngjajë që në rast të motit të keq të merren paga më të ulëta. Këtë gabim ne duhet ta përmirësojmë në KPK të re.»Elio Gonzales, 58, Ndërtimtar

«Ne ndërtimtarët bëjmë një punë të rëndë. Shumica e kolegëve të mi kanë pasur së paku një fatkeqësi profesio-nale. Edhe më e rëndësishme është që ne të jemi të mbrojtur më mirë.»Michael Wolff, 41, Vozitës vinçi

«Tani për tani punëdhënës të caktuar në kundërshtim me marrëveshjen i detyrojnë punëtorët e tyre të kom-pensojnë të gjitha orët, të cilat janë anuluar për shkak të motit të keç. Edhe pse ne nuk kemi faj pse bie shi i furishëm apo borë e madhe. Këtë padrejtësi ne duhet ta ndryshojmë.»José Mota Correia, 46, Udhëheqës kantieri

«Shumë pronarë ndërtimesh sot duan që ndërtimi të ketë përfunduar para se ne të kemi filluar punën. Nën këtë presion të terminëve duhen vendo-sur rregulla të qarta, kur ne duhet të ndërpritet puna në mot të keq. Përn-dryshe shkatërrohet shëndeti ynë.»Pierre­Alain Fumeaux, 46, Drejtues grupi