Përshkrimet e lëndëve Programi i integruar i nivelit të ...

34
Përshkrimet e lëndëve Programi i integruar i nivelit të dytë në drejtësi LAW 101 E drejtë publike/ Public Law Lënda do te fokusohet ne studimin e ligjeve e lindjes dhe zhvillimit te shtetit dhe të së drejtës, ligjet shoqërore që përcaktojnë vetitë, karakteristikat dhe tiparet specifike të shtetit dhe të drejtës, si edhe lidhjen e ndikimin e tyre të ndërsjelltë. Duke studiuar në lidhje të ngushtë shtetin dhe të drejtën, kjo lëndë shtjellon një sërë problemesh themelore të tyre si origjina e shtetit dhe e së drejtës, përmbajtja e tyre shoqërore, tipat historike të shtetit dhe të së drejtës, format e tyre specifike në jetën e shoqërisë, pushteti shtetëror dhe sovraniteti si karakteristika esenciale e tij, parimet e ndarjes dhe unitetit të pushtetit, organet shtetërore dhe organizimi i tyre, burimet e së drejtës, elementët e normës juridike, interpretimet e normës juridike, etj. LAW 103 - Histori e institucioneve politiko-juridike/History of Political-Legal Institutions Lënda do te fokusohet ne studimin e dy fushave kryesore. Studentët fillimisht do të njihen me e instituteve të Shtetit dhe së Drejtës shqiptare parë në evolucionin e tyre historik.Studimi i ketyre instituteve fillon me periudhen antike, pra me periudhen e krijimit të formacionit të parë shtetëror dhe vazhdon deri në ditët tona. Paralelisht me Shtetin lindi dhe e Drejta, kështu që kjo lëndë krahas analizës së karakteristikave të organizimit shtetëror, për të gjitha etapat historike në të cilat ka kaluar shteti shqiptar, trajton edhe karakteristikat e së drejtës. Fusha tjetër që do të trajtohet është fokusimi mbi institucionet politike, sistemet kushtetuese, zhvillimin e institucioneve të së drejtës dhe të drejtat e lirisë përballë pushteteve politike, në një periudhë shumë shekullore të historise. Ky program bën të mundur njohen e studentëve me historinë e Institucioneve dhe karakteristikat e saj. Përmbajtja akademike e këtij programi përqendrohet në një sërë periudhash duke filluar nga: Institucionet poltike të Lindjes së Lashtë, rënia e Perandorisë Romake e deri në vendosjen e demokracive bashkëkohore, në një hapësirë të gjerë gjeografike dhe kulturore që përfshin Europën, Afriken, Azinë dhe Amerikën e Veriut.

Transcript of Përshkrimet e lëndëve Programi i integruar i nivelit të ...

Përshkrimet e lëndëve

Programi i integruar i nivelit të dytë në drejtësi

LAW 101 – E drejtë publike/ Public Law

Lënda do te fokusohet ne studimin e ligjeve e lindjes dhe zhvillimit te shtetit dhe të së drejtës,

ligjet shoqërore që përcaktojnë vetitë, karakteristikat dhe tiparet specifike të shtetit dhe të drejtës,

si edhe lidhjen e ndikimin e tyre të ndërsjelltë. Duke studiuar në lidhje të ngushtë shtetin dhe të

drejtën, kjo lëndë shtjellon një sërë problemesh themelore të tyre si origjina e shtetit dhe e së

drejtës, përmbajtja e tyre shoqërore, tipat historike të shtetit dhe të së drejtës, format e tyre

specifike në jetën e shoqërisë, pushteti shtetëror dhe sovraniteti si karakteristika esenciale e tij,

parimet e ndarjes dhe unitetit të pushtetit, organet shtetërore dhe organizimi i tyre, burimet e së

drejtës, elementët e normës juridike, interpretimet e normës juridike, etj.

LAW 103 - Histori e institucioneve politiko-juridike/History of Political-Legal Institutions

Lënda do te fokusohet ne studimin e dy fushave kryesore. Studentët fillimisht do të njihen me e

instituteve të Shtetit dhe së Drejtës shqiptare parë në evolucionin e tyre historik.Studimi i ketyre

instituteve fillon me periudhen antike, pra me periudhen e krijimit të formacionit të parë shtetëror

dhe vazhdon deri në ditët tona. Paralelisht me Shtetin lindi dhe e Drejta, kështu që kjo lëndë krahas

analizës së karakteristikave të organizimit shtetëror, për të gjitha etapat historike në të cilat ka

kaluar shteti shqiptar, trajton edhe karakteristikat e së drejtës. Fusha tjetër që do të trajtohet është

fokusimi mbi institucionet politike, sistemet kushtetuese, zhvillimin e institucioneve të së drejtës

dhe të drejtat e lirisë përballë pushteteve politike, në një periudhë shumë shekullore të historise.

Ky program bën të mundur njohen e studentëve me historinë e Institucioneve dhe karakteristikat

e saj. Përmbajtja akademike e këtij programi përqendrohet në një sërë periudhash duke filluar nga:

Institucionet poltike të Lindjes së Lashtë, rënia e Perandorisë Romake e deri në vendosjen e

demokracive bashkëkohore, në një hapësirë të gjerë gjeografike dhe kulturore që përfshin Europën,

Afriken, Azinë dhe Amerikën e Veriut.

LAW 109 - E drejtë romake/Roman Law

Lënda do të fokusohet në studimin e tre disiplinave të lidhura me të drejtën romake; institucionet

juridike të së drejtës private në kohën e ekzistencës së Romës (institucienes latinisht do të thotë

mësimet e para juridike) historinë e zhvillimit dhe evoluimit të së drejtës, të organizimit shtetëror

dhe shoqëror, si dhe burimet e saj; pandektet (përpunimi i një materie) ose shkencën juridike,

pjesën e normave juridike, të cilat u përpunan nga rendet juridike të mëvonshme (mbretërisë

gjermane dhe të shteteve të tjera europiane dhe që njihen si pjesë e rendit pozitiv juridik

bashkohorë).

PIR 111 - Hyrje në shkencat politike/Introduction to Political Science

Në një bote ku rëndësia e politikës është gjithmonë në rritje, ngrihen natyrshëm shumë pyetje që

kërkojnë përgjigje. Në ditët e sotme, politika është bërë një pjesë e paevitueshme e jetës së

individit, duke e bërë pothuajse të pamundur mungesën e konfliktit midis te drejtave të njeriut dhe

vendimeve kolektive. Përgjigja ndaj këtyre pyetjeve dhe studimi i gjithanshëm i kësaj shkence,

vjen në ditët e sotme si një domosdoshmëri jo vetëm për studentët e saj dhe studentët e shkencave

të komunikimit në kuadër të formimit të tyre të përgjithshëm, por edhe për cdo individ pjesëmarrës

të natyrshëm në jetën politike të një vendi. Në këtë kontekst, ky kurs synon t’i japë përgjigje këtyre

pyetjeve duke studiuar cështjet kryesore të politikës në të gjithë nivelet: individë, grupe interesi,

cështje kombëtare dhe ndërkombëtare. Kursi është hartuar në mënyrë që të ofrojë njohuritë

përkatëse, si për studentët të cilët synojnë të vazhdojnë studimet në këtë shkencë, ashtu edhe për

ata studentë të cilët janë të interesuar të fitojnë njohuri më të plota rreth botës së politikës.

ECO 101 - Hyrje në ekonomi I/Introduction to Economics I

Studimi i lëndës Hyrje në Ekonomi është një hyrje e përgjithshme mbi njohuritë dhe metodat e

shtjellimit të shkencës ekonomike. Lënda do të fokusohet në analizën e çështjeve që kanë të bëjnë

me kategoritë dhe ligjet ekonomike. Në pjesën hyrëse do të shpjegohen nocionet elementare të

shkencës ekonomike, siç janë: resurset e limituara, zgjedhja, dobia, inputet, outputet, shpenzimet,

aktivitetet ekonomike, të mirat ekonomike etj. Pas njohjes me këto nocione do të shpjegohen

burimet e njohurive ekonomike, parimet e të menduarit ekonomik, për të vazhduar me njohjen e

llojeve të sistemeve ekonomike dhe për të vazhduar me shpjegimin e ndërlidhjes në mes

ekonomiksit dhe të së drejtës. Në kuadër të mikroekonomisë do të shpjegohen efektet e

ndryshimeve ekonomike si dhe politika e individëve dhe grupeve të vogla, zakonisht brenda

kontekstit të tregut të caktuar (analiza e ofertës dhe kërkesës, teoria e firmës etj.) si dhe format e

avancimit të kapitalit si dhe përvetësimeve që sjellin këto avancime. Në pjesën e makroekonomisë

do të shpjegohen efektet e çështjeve ekonomike dhe politike të ekonomisë si tërësi. Përqendrimi

parësor do t’i kushtohet shpjegimit të funksioneve të parasë, si dhe shpjegimit të shkaqeve dhe

shërimit të dy problemeve më akute të makroekonomisë: papunësisë dhe inflacionit.

ENG 107- Anglishte bazë / Core English

This course will constitute a complete four- dimensional one to endorse students’ English language

proficiency from low intermediate to high intermediate and advanced level of proficiency.

Through a most recent Cambridge course textbook and by utilizing the interactive

teaching/learning methodology, students will further improve their speaking/communicative skills

through active class discussion on the assigned various themes; will ameliorate their writing by a

smooth introduction to academic writing naturally being integrated into the course materials.

Moreover, students will be exposed to authentic listening as well as analytical readings to

consolidate their receptive skills of reading and listening.

ENG 109 - Zhvilimi i aftësive të të lexuarit dhe shkruarit / Developing Reading and Writing

Skills

The Development of Reading and Writing Skills in English course is intended for students in the

B2 or C levels of the Common European Framework of Reference for Languages to build on their

prior English skills and foster academic and life-long learning skills in English. The course focuses

on providing students with the theoretical or conceptual basis for working in academic English

and practical assignments and activities in which to develop their skills. Specific foci include

developing strong academic reading strategies and familiarizing students with different types of

academic texts, including essays, reports, and scholarly articles. Furthermore, the course

familiarizes students with academic vocabulary, phrases, and style in English. The primary focus

is on building reading and writing skills, but the development of speaking and listening skills is

also an essential component of the course.

LAW 102 - E drejtë civile I/Civil Law I

E drejtë civile është një nga disiplinat e formimit karakterizues dhe profesional të programit të

studimeve të nivelit të parë. Ky kurs ka për qëllim të familjarizojë studentët me strukturën bazë

dhe përmbajtjen e të drejtës civile. Në këtë lëndë do të trajtohen parimet themelore të së drejtës

private si dhe institutet bazë të së drejtës civile. Lënda fillon me kuptimin e të drejtës në përgjithësi

e më pas përqëndrohet në trajtimin e pjesës së përgjithshme të Kodit Civil duke analizuar institutet

e të drejtës civile si personat fizikë, personat juridike dhe llojet e tyre. Lënda do të ketë të integruar

dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën

civile.

LAW 104 - E drejtë penale I/Criminal Law I

E drejtë penale si degë shkencore merret me hulumtimin e nocioneve dhe institutit që e përbën

rregullativën e tij: veprën penale, përgjegjësinë penale dhe sanksionet penale. Ky hulumtim është

i nevojshëm që këto nocione dhe institute të mund të përdoren në mënyrën më efikase në rastet

konkrete të kryerjes së veprës penale nga ana e një ose më shumë personave. Por vepra penale,

sankcioni penal si dhe institutet tjera të së drejtes penale nuk janë vetem dukuri, para së gjithash

ato janë dukuri shoqërore të cilat përmes formës juridike e pasqyrojnë përmbajtën e vet. Ndërsa si

dukuri shoqërore u nënshtrohen ndryshimeve në strukturat e zhvillimit të shoqërisë, gjë që kërkon

analizë, spjegim dhe interpretim adekuat. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate

në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën penale.

LAW 106 - Filozofi e së drejtës/Philosophy of Law

Lënda analizon të drejtën dhe rolin e saj në shoqëri që nga lashtësia deri në kohët tona. Ajo synon

t’u jape informacion studentëve mbi teoritë e së drejtës dhe filozofët më të spikatur me qëllim që

të nxisë mendimin analitik dhe kritik ndaj parimeve dhe ideve qe ravijëzojnë një qëndrim filozofik

apo një tjetër. Për shkak të natyrës së lëndës, studentët inkurajohen që të sfidojnë pikëpamjet e

teorive/filozofëve dhe të argumentojnë qëndrimin e tyre që jo domosdoshmërisht është i lidhur me

një apo disa shkolla të mendimit. Mendimet e shkollave të ndryshme do të analizohen lidhur me

cështje si: procesi i nxjerrjes së ligjeve; avantazhet që ka pozitivizmi apo teoria e së drejtës

natyrore; cili është raporti i së drejtës me moralin; cili është roli i gjyqtarëve në procesin e

vendimarrjes; a janë pjesë e së drejtës parimet dhe politikat; roli i aktorëve të ndryshëm dhe tradita

në procesin e hartimit dhe zbatimit të ligjeve; pasojat e pozitivizmit ligjor në qeverisje.

LAW 108 - Bazat dhe metodat e arsyetimit dhe shkrimit ligjor/Fundamentals and Methods

of Legal Reasoning and Writing

Kjo lëndë është e dizajnuar për të futur studentët me parimet bazë të arsyetimit filozofik dhe

logjik. Studentët do të mësohen t’i përgjigjen pyetjeve lidhur me " Çfarë e bën një argument një

argument i mirë?", "Çfarë ka rëndësi si" provë "për një përfundim" "Si ka filozofi si një disiplinë

qenë i ndikuar nga zhvillimet logjike?" Do të konsiderohen mënyra joformale dhe formale të

arsyetimi sic është arsyetimi deduktiv, arsyetimi induktiv dhe arsyetimi analogjik. Ky kurs synon

të mundësojë studentët e vitit të parë për të identifikuar, analizuar dhe kërkuar çështje të ndryshme

në çdo fushë të ligjit.

Lënda ofron njohuri teorike dhe praktike për zhvillimin në mënyrë të integruar të aftësive të

kërkimit, të arsyetimit dhe të shkrimit ligjor. Zhvillimi i këtyre aftësive përbën një nga aspektet

kryesore të formimit të studentëve dhe është një kërkesë e domosdoshme për ushtrimin e

profesionit në mënyrë të suksesshme. Në zhvillimin e programit një hapësirë të veçantë do të marrë

dhe diskutimi i praktikave gjyqësore dhe të prokurorisë në lidhje me çështjet e trajtuara në

vendimet e qëndrimet e tyre në të tri shkallët e gjykimit.

Në këtë lëndë ofrohet një trajtim teorik dhe praktik i elementeve të shkrimit, të mënyrës së

formulimit të akteve ligjore, të interpretimit të akteve, të analizës së fakteve, të hapave në procesin

e shkrimit ligjor si dhe të hartimit të akteve kryesore procedurale.

LAW 110 - Anglishte ligjore/Legal English

Anglishtja Ligjore synon që t’i japë studentit një pasqyrë të përgjithshme të ligjit dhe

institucioneve kushtetuese duke përdorur të gjithë terminologjinë ligjore. Nëpërmjet këtij kursi

studentët do të njihen me gjuhën e përdorur nëpër traktate dhe institucione ndërkombëtare si dhe

do të kenë mundësi që të diskutojnë për temat më të rëndësishme në ligj.

LAW 116 - E drejtë kushtetuese/Constitutional Law

Lënda E drejtë kushtetuese zhvillohet si një kurs i plotë dhe i detyrueshëm në degën e Drejtësisë.

Objekti i saj shtrihet jo vetëm në studimin e institucioneve politike e të sistemit normativ, por edhe

në studimin e të drejtave dhe lirive themelore si dhe mbrojtjen e tyre. Ky studim kryhet sidomos

në dimensionin e të drejtës së brendshme kushtetuese, por ai perceptohet edhe në planin krahasues

dhe atë ndërkombëtar. Gjithashtu në këtë do të shpjegohen dhe analizohen organizimi, funksionimi

dhe kompetencat e organeve kushtetuese.

Qëllimi kryesor i mësimdhënies së kësaj lënde është ngulitja e instituteve dhe nocioneve bazë të

së drejtës kushetuese; në veçanti, t’i krijojë atyre një vizion bashkëkohor për shtetin ligjor dhe

shtetin e së drejtës, ndarjen dhe balancimin e pushteteve të qeverisjes, mbikqyrjen dhe kontrollin

reciprok të këtyre të fundit për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

LAW 205 - E drejtë civile II/Civil Law II

E drejta civile është një nga disiplinat e formimit karakterizues dhe profesional të programit të

studimeve t nivelit të parë. Ky kurs eshte pjesa e dyte e cila ka për qëllim të familjarizojë studentët

me konceptet e bashkepronesise, te drejten e parablerjes, uzufruktin, servitutin, mbrojtjen e te

drejtes se pronesise. Në këtë lëndë do të trajtohet edhe koncepti i trashegimise, si trashegimia me

ligj, me testament dhe padite perkatese. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në

klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën civile.

LAW 207 - E drejtë e detyrimeve I/ Law of Obligations I

Fokusi i kësaj lëndë është njohja me konceptet bazë të detyrimeve dhe kontratave duke u

mbështëtur në dispozitat e Kodit Civil duke filluar nga neni 419 deri në nenin 1161, si dhe ligje të

tjera që kanë lidhje me detyrimet në përgjithësi apo me lloje të vecanta kontratash. Lënda e drejta

e detyrimeve zhvillon më tej njohurinë e kandidatëve në fushën e Detyrimeve dhe parashtron

pyetjet si përse premtimet janë zbatuar si kontrata, cilat premtime zbatohen, dhe se si ato zbatohen

në marrëdhëniet e përditshme tregtare. Lënda shqyrton çështjet kryesore ligjore që prekin institutet

e të drejtës së detyrimeve. Këto çështje përfshijnë pyetjet lidhur se kur një kontratë të bëhet e

detyrueshme, çfarë personash fitojnë të drejtat sipas një kontrate, kushtet nën të cilat kërkohet

garancia, shkelja e kushteve të kontratës dhe mjetet juridike në dispozicion në rast të shkeljes së

kontratës. Studentët do të njihen me çështjet e shpërblimit të dëmit, pasurimit të pabazë, gjerimit

të punëve të huaja pa porosi, shprehjen e njëanshme te vullnetit. Lënda do të ketë të integruar dhe

diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën e

detyrimeve.

LAW 209 - E drejtë administrative I /Administrative Law I

Lënda E drejtë administrative trajton njohuri mbi materiale normat drejtës administrative dhe jep

informacion hyrës mbi normat ligjore procedurale. Kursi studion organizimin dhe funksionimin e

të organet publike administrative dhe kontrolli që ushtrohet mbi këto organe administrative gjatë

aktivitetit të tyre. Kjo lëndë studion elementet bazë të këtij procedimi duke dhënë koncepte të

detajuara mbi mënyrën e veprimit, organizimin kolegjial, kuorumin gjatë shqyrtimit dhe

vendimmarrjes, mënyrën e përfundimit të procedimit etj. Gjithashtu një vend të veçantë në

studimin e kësaj lënde zë hulumtimi i disa prej organeve kryesore të administratës publike të cilat

kryejnë funksionet kryesore shtetërore të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm. Lënda do të ketë

të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura

me të drejtën administrative.

LAW 211 - E drejtë penale II/Criminal Law II

Në këtë kurs studentët njihen me veprat penale specifike të sanksionuara nga legjislacioni penal.

E drejtë penale (Pjesa e Posaçme) i referohet përcaktimeve të veprave penale të veçanta, elementet

e nevojshme për inkriminimin e tyre dhe funksionimin e përgjegjësisë penale në çdo situatë

faktike. Moduli do të jetë i organizuar në formë praktike dhe teorike. Në praktikë në të cilat

studentët do të zhvillojnë aftësitë për identifikojë ligjin penal në një zonë të veçantë dhe të

aplikojnë atë në skenarëve hipotetike faktike. Në modulin teorik studentët do të shqyrtojnë dhe të

zhvillojnë perspektivat kritike mbi aspekte të ndryshme të ligji i krimit. Ky kurs do të mundësojë

studentëve të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë të specializuara për të kuptuar, analizuar dhe për t'iu

përgjigjur zhvillimeve të fundit në fushën e të drejtës penale duke paraqitur probleme dhe debate

bashkëkohore. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat

specifike kontemporane të lidhura me të drejtën penale.

LAW 213 - E drejtë e punës dhe e sigurimeve shoqërore/Labour and Social Security Law

Studenti gjatë zhvillimit të kursit të plotë të lëndës "E Drejtë e Punës", do të mësojë se e drejta e

punës ndihmon efektivisht në krijimin dhe forcimin e ekonomisë sociale të tregut, në zhvillimin

dhe përsosjen e marëdhënieve demokratike të punës, në rritjen e eficencës së tyre, në përdorimin

racional të energjisë fizike dhe intelektuale të punëmarresit, etj. E drejta e punës shërben

njëkohësisht si një ndër mjetet e fuqishme për mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore të njeriut

ne përputhje me Kartën e OKB, Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut, Konventën

Evropiane te te Drejtave te Njeriut, Kartën Sociale Europiane, me Kushtetutën, Kodin e Punës.

Ajo mbron pronën private dhe shtetërore, garanton gëzimin e te drejtave qe burojnë nga puna.

Lënda do të studiojë edhe sigurimet shoqëore siv pjesë e sistemeve të mbrojtjes shoqërore. Kjo

pjesë e lëndës do të fokussohet në ssitemin e pensioneve dhe ndihmës sociale dhe ekonomike.

Studentet do te njihen gjithashtu me krijimin, financimin dhe funksionimin e instituteve private te

pensioneve. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat

specifike kontemporane të lidhura me të drejtën e punës

LAW 215 - Kërkim dhe shkrim akademik/Academic Research and Writing

Kjo lëndë u jep studentëve konceptet bazë dhe kryesore dhe mjetet e nevojshme për të realizuar

në mënyrë të pavarur një projekt kërkimor dhe per te realizuar nje shkrim dhe prezantim akademik.

Këtu trajtohen edhe koncepte se çfarë është shkenca e kerkimit shkencor dhe si kryhet kërkimi.

Më tej trajtohen konceptet se si trajtohet një çështje, si të zhvillohen dhe vlerësohen idetë, që kanë

studjuesit lidhur me kryerjen e një studimi. Një aspekt i veçantë është komunikimi i rezultateve

dhe lidhja e tyre me njohuritë shkencore. Këtu jepen edhe teknikat e të lexuarit, si të përmirësohet

stili i të shkruarit duke maksimizuar strukturat e përdorura. Në vijim trajtohen probleme të veçanta

të prezantimit me gojë dhe komunikimit me palët e interesuara.

LAW 202 - Teknikë legjislative / Legislative Technique

Lënda studion çështjet kryesore dhe parimet e përgjithshme që lidhen me procesin legjislativ dhe

teknikat e hartimit të teksteve normative. Lënda fokusohet në shpjegimin e kompleksitetit të

procedurave legjislative parimet e teknikës së hartimitë, strukturimit të ligjeve, memoradumeve

dhe akteve të tjera ligjore. Gjithashtu lënda do të analizojë edhe ndikimet e legjislacionit

ndërkombëtar dhe atij të BE në procesin e hartimit të ligjeve dhe natyra detyruese e traktateve. Ky

kurs do të studiojë metodën “IRAC” të analizës si një nga metodat e përdorura për analizimin e

çështjeve ligjore dhe shkrimin e opinioneve; elementet përbërës të kësaj metode së bashku me

ushtrime praktike mbi zbatimin e rregullave të hartimit të teksteve normative.

LAW 204 - Kriminalogji-Penologji / Criminology-Penology

Kjo lëndë është konceptuar në mënyrë të tillë që të japë njohuri rreth kriminalitetit, formave të

shfaqjes së tij, lidhjeve të kriminalitetit me elementë të veçantë të organizimit social, ekonomik,

politik dhe shpjegimet e ndryshme rreth tij. Nga ana tjetër, në ketë pjesë studiohen lidhjet ndërmjet

krimit dhe aspekteve të tilla si: mosha gjinia, pozita sociale, viktima dhe personaliteti i individit.

Programet dhe format e parandalimit të kriminalitetit zënë një vend të veçante. Në pjesën e dytë,

penologjia, studiohet dënimi, institucionet e ekzekutimit të tij, ekzekutimi i dënimeve penale,

trajtimi dhe të drejtat e personave të dënuar, standardet ndërkombëtare lidhur me trajtimin e

grupeve të ndryshme të dënuarve, alternativat e dënimit me burgim.

LAW 206 - E drejtë familjare/Family Law

E Drejtë Familjare, trajton në mënyrë analitike e sistematike institutin e familjes dhe marrëdhëniet

familjaro-juridike që rrjedhin prej saj, në mënyrë që të arrihet një trajtim njohës e shkencor i atyre

problematikave që përbëjnë themelin e kësaj dege të së drejtës private. Kjo lëndë synon një trajtim

të parimeve të së drejtës familjare; lidhjen e martesës, shpalljen e pavlefshme dhe zgjidhjen e saj;

regjimet pasurore martesore; të drejtat dhe përgjegjësitë prindërore; birësimi kujdestaria etj. Lënda

do të fokusohet në tema bashkëkohore lidhur me ndryshimet e konceptit të familjes në Shqipëri

dhe në botë, ku do të diskutohen kazuse të ndryshme, me qëllim që kuptimi teorik të përvetësohet

sa më mirë nga studenti nga njëra anë, gjithashtu dhe t’ë japë njohuri mbi praktikën gjyqësore.

LAW 208 - E drejtë e detyrimeve II/ Law of Obligations II

Fokusi i kësaj lëndë është njohja me konceptet baze të detyrimeve dhe kontratave duke u

mbështëtur në dispozitat e Kodit Civil duke filluar nga neni 419 deri në nenin 1161, si dhe ligje

të tjera që kanë lidhje me detyrimet në përgjithësi apo me lloje të vecanta kontratash. Studenti në

këtë lëndë do të njihet me kontratat specifike të parashikuara nga Kodi civil dhe jo vetëm me to.

Lënda do të fokusohet në kontratat e shitjes, të qirasë, agjencisë, specidionit, transportit etj dhe

do të ketë diskutime në klasë me kazuse të ndryshme në të cilat do të debatohet aspekte të të

drejtës së detyrimeve.

LAW 210 - E drejtë administrative II/ Administrative Law II

Ky kurs studion parimet themelore të rolit administrative procedurale. Kuptimi i procedurës

administrative në gjuhën shqipe, në krahasim me atë të vendeve të tjera do të adresohen në mënyrë

që një kuptim më të mirë të procedurës administrative është pranuar. Kursi do të shqyrtojë se fazat

e ndryshme të procedurës administrative dhe të rregullimit të detajuar ligjore të secilit. Procedurat

specifike administrative të tilla si procedurat rregullatore administrative, procedurat Konfliktet

Administrative / ato gjykimit, si dhe procedura kundërvajtje do të përbëjnë trupin bazë të kursit,

ndërsa një fokus gjithashtu do të jepet në procedurën gjyqësore administrative, një proces i cili ka

pësuar reforma të rëndësishme gjatë kohëve të fundit në Shqipëri. Kursi do të trajtojë shqyrtimin

gjyqësor të proceseve administrative në vendet e tjera në këtë mënyrë nxënësit do të jenë të

ekspozuara në mënyrë të rregullt në kuadër të një aspekt kaq të rëndësishëm lidhur me procesin

administrativ. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat

specifike kontemporane të lidhura me të drejtën administrative.

LAW 212 - Të drejtat e njeriut/ Human Rights

Lënda analizon gjerësisht konceptet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut si edhe ofron

një panorame krahasuese të disa aspekteve të vecanta të te drejtave të njeriut. Një vëmendje e

vecantë i kushtohet mbrojtjes së të drejtave të njeriut në kuadrin e organizatës së Këshillit të

Evropës dhe organizatave të tjera evropiane, të tilla si Bashkimi Evropian, Organizata për Siguri

e Bashkëpunim në Evropë, etj..

LAW 301- E drejtë proceduriale civile / Civil Procedure Law

E drejtë proceduriale civile si një nga pjesët e së drejtës studion rregullat e zhvillimit të procesit

civil, Lënda do të fokusohet në organizimin e pushtetit gjyqësor, garantimin e pavarësisë së

pushtetit gjyqësor si garant i integritetit të rendit juridik. Lënda do të janë dije mbi institute të

procedurave si juridiksioni civil, procedurat e gjykimit nmë shkallë të ndryshme të sistemit

gjyqësor, ankimimi në shkallën e Apelit, procedura dhe objekti i gjykimit në dhomën e këshillimit

dhe në seancen gjyqesore në gjykaten e lartë. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe

debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën e procedurës

civile.

LAW 303 - E drejtë proceduriale penale / Criminal Procedure Law

Lënda E drejtë procedurale penale merret me shpjegimin teorikisht dhe praktikisht të legjislacionit

procedural penal, institutet dhe dispozitat që rregullojnë procedimin penal në të gjitha fazat e tij.

Ajo analizon shkencërisht sistemet procedurale penale, zhvillimin historik të legjislacionit

procedural në Shqipëri deri në miratimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale, si dhe parimet

demokratike në të cilat bazohet procedimi penal. Analiza e percaktime të hollësishme bëhen për

subjektet e procedimit penal, për vendin që zënë, rolin që luajnë dhe raportet midis tyre; për

kuptimin, llojet dhe çmuarjen e provave; për kushtet dhe kriteret që duhen zbatuar në marrjen e

masave të sigurimit; për detyrat e prokurorit dhe të policisë gjyqësore gjatë fazës së hetimeve

paraprake; për rregullat e gjykimit në shkallë të parë; për kuptimin dhe veçoritë e gjykimit në apel

dhe në kasacion; për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë; për marrëdhëniet

juridiksionale me autoritetet e huaja etj. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në

klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën penale dhe procedurë

penale.

LAW 305 - Etikë ligjore / Legal Ethics

Kjo lëndë fton studentët të studiojnë etikën dhe të angazhohen në respektimin e saj, veçanërisht

atë etikë që zbatohet në çështjet e krimit, të ligjit dhe të drejtësisë. Gjatë kësaj lënde do të

shqyrtohen konceptet e moralit, të etikës, vlerat, korniza morale / etike dhe dilemat mes së drejtës

dhe së gabuarës. Qëllimi i kursit është që të përmirësojë aftësitë e studentëve që të mendojnë si

kritikë, dhe të përballen me të dyja anët e një çështjeje, me të drejtën dhe të gabuarën njëkohësisht.

LAW 307 - E drejtë tregtare / Commercial Law

Lënda konsiston në trajtimin e legjislacionit të së drejtës tregtare duke u fokusuar më shumë në

shoqëritë tregtare si dhe hapat që ka ndërmarë Shqipëria në përafrimin e legjislacionit të së drejtës

tregtare. Qëllimi kryesor lëndës, konsiston arritjet kultuore të analizave, teorike dhe praktike të

modeleve me të dobishme dha avancuese të biznesit të një vendi.

Lënda do t’u ofrojë studentëve njohuri të reja dhe të përshtatshme rreth të drejtës dhe nevojave që

ka ekonomia për rregullimin e saj në pikëpamje juridike. Lënda do të fokusohet në rolin e shtetit

në rregullimin e të drejtës tregtare, shoqëritë tregtare, zgjidhja e konflikteve dhe sistemi gjyqësor,

regjimi tatimor mbi subjektet tregtare dhe punët bankare dhe letrat me vlerë.

LAW 309 - Sociologji e ligjit / Sociology of Law

Lënda Sociologji e ligjit i referohet një nën disipline të sociologjisë po aq sa edhe një përqasjeje

të fushës së studimeve ligjore. Sociologjia e ligjit është një fushë e vecantë studimi e cila shqyrton

ndërveprimin e ligjit / te drejtës me aspektet e tjera të shoqërisë si psh efektet e institucioneve,

doktrinave dhe praktikave ligjore në krijimin dhe zhvillimin e e fenomeneve sociale dhe

anasjelltas. Lënda do të fokusohet ne trajtimin e perspektivës historike të origjinës së ligjit;

logjikës/ qëllimit dhe sanksioneve ligjore; vendim-marrjes normative dhe moralit; vendim-marrjes

dhe proceseve njohese; krimit dhe devijancës; ligjit si veprim kundrejt ligjit si e drejtë e shkruar;

përgjigjet organizative ndaj ligjit, vecanërisht të lidhura me marrëdhëniet e punës dhe punësimit;

rolet e profesionistëve të drejtësisë: gjyqtarët, avokatët, etj; si dhe ligji dhe ndryshimi social ku do

të theksohen cështjet e lëvizjeve për mbrojtjen e të drejtëve të njeriut, mjedisit, shoqëria civile etj.

LAW 311 - Kontratat administrative / Administrative Contracts

Lënda e Kontratave administrative është një lëndë me zgjedhje. Ajo synon të ofrojë njohuri për

një prej çështjeve me rendësi bashkëkohore të së drejtës administrative që lidhet me institutin e

kontratave administrative. Menaxhimi i interesit publik përmes kontratave administrative është një

tendencë që ka gjetur aplikim së fundmi edhe në vendin tonë. Rregullimi siç duhet i këtij instituti

është me rendësi për të ditur regjimin juridik të aplikimit të tij si dhe atë të kontrollit të këtij

instituti. Ky institut nuk ka ekzis

tuar më parë në të drejtën administrative të vendit tonë. ndikimi i të drejtës së BE në këtë kuadër

është parësor, prandaj edhe studimi i tij është me vlerë për një kuptim edhe më të mirë të institut

të kontratave administrative. Lënda do të fokusohet në studimin e kontratave të posacme

administrative si ajo e koncesionit, prokurimi i punëve publike dhe shërbimeve publike etj.

LAW 302 - E drejtë financiare/Financial Law

Lënda E drejtë financiare studion veprimtarinë financiare të shtetit dhe personave tjerë juridik,

mekanizmat e mbledhjes dhe shpenzimit të mjeteve financiare si dhe harmonizimi dhe planifikimi

i të hyrave dhe shpenzimeve në kuader të ekonomisë financiare fillon mbi bazen e institucioneve

të financave publike. Kjo lëndë do të shqyrtojë aspektet ligjore të financave. ajo do të përshkruajë

parimet bazë ligjore dhe parakushtet institucionale të financave dhe tregjet financiare.

LAW 304 - E drejtë ndërkombëtare publike /Public International Law

Lënda është e konceptuar si i përbërë prej disa pjesëve, të cilat ofrojnë njohuri për sa i përket

elementëve të domosdoshëm për ekzistencën e shtetit si subjekt i së drejtës ndërkombëtare,

krijimin e organizatave joqeveritare dhe ndërqeveritare, institutet kryesore të së së Drejtës

Ndërkombëtare të Detit, të së Drejtës Ndërkombëtare të Traktateve, të së Drejtës Diplomatike dhe

Konsullore, të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, etj. Vëmendje e veçantë u kushtohet

mekanizmave ndërkombëtarë për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare.

LAW 306 - Drejtësi administrative/Administrative Justice

Kjo lëndë synon studimin e drejtësisë administrative në kuadrin kushtetues dhe ligjor, në të njëjtën

kohë dhe mënyrën e zgjidhjes së konflikteve jashtë gjykatës nëpërmjet apelimeve administrative,

ombudsmani ndërmjetësimi etj. Lënda do të fokusohet në studimin e gjykimit administrativ,

aspektet proceduriale të tij, procesi administrativ dhe vendimet e gjykatës. Lënda do të japë njohuri

të mëtejshme në procedurat e ankimimit në fushën administrative si bazë e drejtësisë.

LAW 308 - Institucionet dhe politikat e BE-së/ Institutions and Policies of the EU

Lënda synon të japë njohuri të thelluara dhe bashkëkohore për të drejtën europiane në

këndvështrimin institucional dhe material me qëllim që të përgatisë sa më mirë kandidatët për

karrierë profesionale në këtë fushë si dhe me mundësinë e thellimit mbi çështjet europiane.

Qëllimi i këtij kursi është gjithashtu të thelloje njohuritë mbi mënyrën e organizimit dhe

funksionimin e institucioneve europiane, mbi problemet aktuale të reformimit te tyre, çështjet

lidhur me politikat e zgjerimit si dhe të perspektivave të tij.

LAW 310 - E drejtë e tokës/Land Law

Lënda E drejtë e tokës fokusohet në studimin e klasifikimeve të tokës së realizuar në bazë të ligjeve

përkatëse të planifikimi dhe zhvillimit të territorit në Republikën e Shqipërisë. Lënda ka për synim

të studiojë regjistrimin e pasurive dhe te gjithë procedurën përkatëse në zyrat e regjistrimit të

pasurive, servitutetdhe marrëveshjet kufizuese. Lënda gjithashtu do të analizojë kushtet e

administrimit të tokës, për ndërtime, në zonat turistike, administrimi i i zonave dhe territoreve me

vlera të veçanta kulturore, mjedisore, arkeologjike. Lënda do të bazohet ne legjislacionin aktual të

planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

LAW 312 - E drejtë e falimentimit/Insolvency Law

Kjo lëndë do t’i familjarizojë studentët me komponentët kryesorë të legjislacionit shqiptar që

trajtojnë falimentimin dhe paaftësinë paguese. Do të prekë gjithashtu të drejtat e debitorëve dhe të

kreditorëve përpara falimentimit.

Ligji i falimentimit dhe i paaftësisë paguese luan një rol esencial ekonomik në të gjitha ekonomitë

moderne. Realizon përdorimin efikas maksimal të aseteve dhe burimeve njerëzore duke

përjashtuar ose riorganizuar aktivitetet e personave (juridik ose fizik) kur nuk janë produktive për

shkak të borxhit të pamenaxhueshëm.

LAW 401 - E drejtë e BE-së /EU Law

E Drejtë e BE është pjesë e rëndësishme e të drejtës ndërkombëtare publike e cila veçanërisht në

vitet e fundit ka njohur zhvillime të vrullshme. Kursi synon të japë njohuri të thelluara dhe

bashkëkohore për të drejtën europiane në këndvështrimin institucional dhe material me qëllim që

të përgatisë sa më mirë kandidatët për karrierë profesionale në këtë fushë si dhe me mundësinë e

thellimit mbi çështjet europiane. Bashkimi Europian përfshin Komunitetet Europian (shtylla e

parë), politikën e jashtme të sigurisë së përbashkët (PJSP-Shtylla e dytë) dhe bashkëpunimin

policor dhe gjyqësor në fushën penale (shtylla e tretë). Studimi i këtyre tre shtyllave do të jetë një

pjesë e rëndësishme e këtij kursi i cili përveç të tjerave ka për qëllim të aftësojë studentët për

analizën e risive më të rëndësishme të zhvillimeve të fundit lidhur me Traktatin e Lisbonës

LAW 403 - E drejtë ndërkombëtare e biznesit / International Business Law

Lënda synon t’i prezantojë studentit implikimet ligjore të transaksioneve të biznesit i cili

zhvillohet përtej kufijve kombëtarë. Lënda do të fokusohet mbi ligjin e transaksione

ndërkombëtare të biznesit. Lënda do të studiojë në katër fusha të rëndësishm: Mjedisi ligjor i

Biznesit Ndërkombëtar, Kontraktimi Ndërkombëtar, Import- eksport (dokumentare dhe kreditit

dokumentar transaksioneve), Transferimi Pronës Intelektuale (Licencimi) dhe Investimet e Huaja

Direkte (IHD). Studenti duhet të fitojë një vlerësim të rreziqeve të veçanta të kryerjes së biznesit

ndërkombëtar dhe kurthet ligjore që lidhen me këto rreziqe. Në fund të fundit, qëllimi i kursit

është të hetojë mënyrat e minimizuar rreziqet ligjore në transaksionet e biznesit ndërkombëtar.

LAW 405 - E drejtë ndërkombëtare private/Private International Law

Lënda do të fokusohet në njohuritë themelore në procedurën civile ndërkombëtare dhe në

kompetencën ndërkombëtare në zgjidhjen e konflikteve kur implikohen ligjet e më shumë se një

juridiksion të vetëm. Lënda do të fokusohet në juridiksionin në të drejtën ndërkombëtare,

imunitetet konsullore, komptenecat në konfliktet gjyqësore, njohejn dhe zbatimin e vendimeve të

gjykatave të huaja. Lënda do të analizojë konventën e Vjenës për të drejtën e traktateve midis

shteteve, konventën e Romës dhe të Brukselit, në mënyrë që të evidentojë rastet e zbatueshme

sipas konventave.

Në kuadrin e interaktivitetit parashikohet që për çdo orë leksioni do të debatohet mbi çështje të

ndryshme që kanë interes për studimin dhe praktikën gjyqësore.

LAW 407 - Alternativat e zgjidhjes së konflikteve dhe arbitrazh/Alternatives of Conflict

Resolution and Arbitration

Lënda synon t’i japë njohuri studentëve lidhur me legjislacionin e ndërmjetësimit si dhe të

dispozitat mbi arbitrazhin. Gjithashtu shqyrton fazat e ndryshme të negociatave, thekson rëndësinë

e komunikimit verbal dhe joverbal, dhe diskuton teknikat e ndryshme bisedimesh që negociatorët

mund të hasin. Lënda do japë një njohje të thelluar lidhur me negocimet e transaksioneve

ndërkombëtare publike dhe private, në njohjen e rritjes së rëndësisë së ndërveprimeve të tilla

transnacionale. Studentët do të njihen nga afër me arbitrazhin, komventat ndërkombëtare,

juridiksioni prelevimin e tyre mbi ligjin kombëtar. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe

debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me fushën specifike.

LAW 409 - Pronësi intelektuale ndërkombëtare/International Intellectual Property

Kjo lëndë synon të pajisë studentët me informacion të thelluar mbi komponentët ndërkombëtare

të të drejtave të autorit, patentat, markat tregtare, dhe forma të tjera të të drejtave të pronësisë

intelektuale. Në mënyrë të hollësishme në këtë kurs do të trajtohen konceptet juridike të veprave

të cilat janë fryt i krijimtarisë intelektuale/industriale të personave fizikë/juridikë; kushtet që duhet

të plotësohen që produktet e krijimtarisë intelektuale të gëzojnë mbrojtje nga secili akt normativ

në fuqi; subjektet që ligji i njeh të drejtën të bëjnë ankim në rrugë administrative dhe atë gjyqësore;

procedurën që ndiqet për shqyrtimin e ankimit dhe marrjen e vendimit. Lënda do të analizojë

parimet themelore dhe instrumentet ligjore të së drejtës ndërkombëtare të pronësisë intelektuale,

duke përfshirë shqyrtimin e Konventës së Parisit për Mbrojtjen e Pronës Industriale, Konventës së

Bernës për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe pronësisë artistike dhe Marrëveshjen e OBT-së për

Tregti-Faqet aspekte të Pronësisë Intelektuale (TRIPS). Lënda do të njohë studentët me zhvillimet

e fundit në Bashkimin Evropian dhe problemet e zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale

në vendet më pak të zhvilluara.

LAW 402 - E drejtë ndërkombëtare e konkurrencës/International Competition Law

Kjo lëndë ka në fokusin e studimit të vet të drejtën e konkurrencës dhe politikat anti trust në

kontekst ndërkombëtar. Ajo bën një trajtim të detajuar të koncepteve bazë të së drejtës së

konkurrencës. Në të jepet informacion mbi: mënyrën se si funksionon e drejta e konkurrencës në

rajone të ndryshme të botës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë, apo në vendet në zhvillim;

mbi përfshirjen dhe rolin e organizmave ndërkombëtare në shmangien e konkurrencës së

pandershme; si dhe mbi llojet dhe mënyrat e bashkëpunimit të shteteve në kuadër të

mirëfunksionimit të tregjeve. Gjithashtu, studiohet roli i të drejtës së konkurrencës në raport më

konsumatorin dhe të drejtat e tij. Në fokus të trajtimit janë po ashtu edhe mënyra se si gjen aplikim

sot e drejta e konkurrencës në industritë më kryesore ekonomike, në mbarë botën apo tregjet e

rregulluara. Studimi i aspekteve të mësipërme bëhet duke ndërthurur anën teorike me atë praktike.

LAW 404 - E drejtë tregtare e BE-së/EU Commercial Law

Kursi synon të japë një pasqyrë në të drejtën europiane të biznesit dhe në veçanti në profilet

evolucionare të ligjit të korporatave. Lënda kryesisht përqëndrohet në Direktivat dhe Rregulloret

e BE-së, dhe në jurisprudencën e BE-së mbi ligjin e korporatave.

Studentët do të njihen me Direktivat dhe Rregulloret mbi ligjin e korporatave të BE-së duke e pare

në këndvështrim krahasues me parimet themelore të ligjit tregtar kombëtar. Lënda do të analizojë

direktivat e Bashkimit Evropian lidhur me trajtimin e barabartë të aksionerëve , kërkesat e kapitalit

dhe rregullat e mirëmbajtjes së tij pas propozimeve SLIM, traktatit në lidhje me ndarjen e

shoqërive publike me përgjegjësi të kufizuar etj.

LAW 408 - E drejtë kontraktore evropiane/European Contract Law

Lënda E drejta kontraktore evropiane synon të eksplorojë në mënyrë të krahasuar ligjet e të drejtës

kontraktore europiane. Lënda do të fokusohet në konceptin e një ligji "të përbashkët" të kontratës,

pra parimet e përbashkëta të së drejtës kontraktore në vendet e BE-së . Lënda do të studiojë në të

njëjtën kohë edhe burimet europinae- ndërkombëtare të së drejtës së kontratave sic janë Konventa

e Vjenës mbi shitjet e mallrave (CISG), draft kornizën e përbashkët referente të përgatitur për

Komisionin Evropian dhe Ligjin e Përbashkët për Shitjet Europiane i propozuar nga Komisioni

Evropian. Lënda do të fokusohet edhe në parimet dhe rregullat e së drejtës kontraktore europiane,

rregullat e tregut veprimeve kontraktore, lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe letrave me vlerë, si

dhe praktikat më të mira në këtë fushë.

LAW 410 - Klinikë ligjore/Legal Clinic

Klinika e Ligjit është ideuar për t’u dhënëve studentëve mundësi praktike profesionale me cështje

dhe konflikte juridike që do të mund t’i punojnë, përfaqësojnë dhe diskutojnë me grupin e punës

së klinikës në instituciont ligjore përkatëse. Në këtë lëndë do të marrin pjesë studentët me

mesataren më të mirë.

Klinika e mbështet veprimtarinë e saj në punën vullnetare të studentëve të Departamentit të

Drejtësisë. Ndihma juridike ofrohet nga studentët e Klinikës nën kujdesin e pedagogut përgjegjës

të lëndës “Klinika e Ligjit” në fushën e të drejtës administrative, penale dhe civile. Klinika është

një mekanizëm përmes të cilit synohet përsosja e mëtejshme e procesit të edukimit të studentëve

të drejtësisë në semestrin e tetë përmes harmonizimit të dijeve teorike me praktikën e zbatimit të

ligjit. Klinika e Ligjit ka për qëllim të pajisë studentët me konceptet praktike dhe konkrete dhe

aftësitë për zbatimin e njohurive teorike në mbështetje të mbrojtjes dhe përfaqësimit ligjor gjatë

çdo fazë të procesit (administrativ, penal dhe civil). Klinika do të shërbejë jo vetëm si një sfond

teorik dhe doktrinar mbi mënyrën e përfaqësimit, por edhe si një komponent praktik interaktive

ndërmjet studentëve dhe institucioneve, nën kujdestarinë e pedagogëve.

LAW 412 - E drejtë kushtetuese e BE-së/EU Constitutional Law

Lënda përshkruan, analizon dhe diskuton në mënyrë kritike të drejtën kushtetuese të Bashkimit

Evropian. Ajo është e organizuar në një strukturë tre-pjesëshe që trajtojnë: (i) historinë dhe

strukturën e Bashkimit Evropian, (ii) kompetencat dhe procedurat, dhe (iii) të drejtat dhe mjetet

juridike. Duke vepruar kështu, natyrisht prek në çështjet kyçe të së drejtës kushtetuese, duke

përfshirë rolet dhe kompetencat e institucioneve të ndryshme të BE-së, marrëdhëniet midis

shteteve të Bashkimit dhe Anëtare, duke përfshirë bilancin e pushtetit, shtetësisë sindikal, të drejtat

themelore të njeriut, dhe zbatimin efektiv të ligjit të BE-së në nivel të BE-së dhe në nivel kombëtar.

LAW 414 - Barazia gjinore dhe ligji/Gender Equality and Law

Lënda do të fokusohet t’i japë studentit njohuri bazë të diskriminimit gjinor, stereotipeve dhe

paragjykimeve gjinore, te barazisë, integrimit dhe drejtësise gjinore. Kursi, analizon gjithashtu

modele legjislative të përpunuara të vendeve perëndimore në fushën e barazisë gjinore dhe studion

legjislacionin ekzistues të barazisë gjinore në Shqipëri. Lënda synon të ofrojë modele legjislative

të përpunuara në fushën e barazisë gjinore dhe të studiojë legjislacionin ekzistues të barazisë

gjinore në Shqipëri.

LAW 416 - Ligji dhe teknologjia/Law and Technology

Lënda ka për qëllim t’u japë informacion studentëve mbi çështjet ligjore dhe të politikave që lidhen

me internetin. Lënda do të trajtojë një gamë të plotë të temave ligjore, ajo përfshin diskutimin e

juridiksionit, pronësisë intelektuale, kontrata, taksimin, detyrimet, krimet kompjuterike, fjalim në

internet, shpifjen dhe privatësinë. Lënda përfshin cësthje të kohëve të fundit relevante duke

mbuluar zhvillimet të fundit në cyberlaë-nga t cilat rregullohen nga legjislacioni ndërkombëtar dhe

ai kombëtar.

LAW 418 - Ligji dhe politika / Law and Politics

Lënda jep një informacion të përgjithshëm mbi marrëdhënien ndërmjet ligjit dhe politikës. Lënda

do të fokusohet në shqyrtimin e lidhjeve praktike dhe teorike në mes të ligjit dhe politikës në

demokracitë liberale. Kursi do të përqëndrohet në çështjet bashkëkohore drejtës publike dhe

reformën kushtetuese. Theks i veçantë do të vendoset mbi të ndryshme politike dhe kushtetuese

dhe marrëveshjet e projektuara për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive. Tema të tjera për t'u

konsideruar, por jo kufizuar në, përfshirë legjitimitetin e shqyrtimit gjyqësor, dhe ndërveprimin

mes aktorëve gjyqësore dhe demokratike në një demokraci kushtetuese.

LAW 420 - Shteti i së drejtës/Rule of Law

Kjo lëndë do të shqyrtojë konceptin e shtetit të së drejtës, i cili është shprehur shpesh në konceptin,

shumë të debatuar nga studiuesit, që asnjë person nuk është mbi ligjin. Lënda do të merret me

diskutimin e konceptit përmes një analizë të kritereve të sistemeve politike / ligjore për të operuar

me sundimin e ligjit. Meqënëse koncepti i shtetit të së drejtës apo sundimit të së drejtës është i

pasigurt dhe shpesh kritikohet, lënda do ta studiojë atë nëpërmjet argumenteve të ndryshme rreth

natyrës së tij, vendndodhja e tij në teori e shtetit dhe vlerat e tij. Lënda gjithashtu do të analizojë

lidhjen e ngushtë dhe reciproke midis shtetit dhe së drejtës. Lënda do të studiojë me respektimin e

hierarkisë së normave, ndarjen e pushteteve, barazinë e subjekteve të së drejtës para normave

juridike, ekzistencën e juridiksioneve të pavarura dhe garantimin e të drejtave civile dhe politike

të individëve.

LAW 422 - Ligji, politika dhe media/Law, Politics and Media

Sistemet gjyqësor operojnë në një mjedis kompleks të parimit ligjor, presionit politik, dhe

mbulimit mediatik. Elementet e veçanta e këtij mjedisi kompleks janë studiuar në mënyrë tipike

nga grupe të ndryshme të individëve që punojnë nga perspektiva të ndryshme ndërkohë që lënda

do të ketë tendencë të përqëndrohet në principet ligjor;

Qëllimi i kësaj lënde është t’u japë njohuri studentëve lidhur me sistemin gjyqësor dhe mjedisit të

saj, si një subjekt i vetëm i integruar të studimit. Lënda do të analizojë tema të tilla si media dhe

demokracia, ligji dhe tradita kulturore, sindikatat dhe media, etika dhe ligji, ëiki-leaks dhe

informacioni konfidencial, politika e përzgjedhjes gjyqësore, terrorizmi dhe gjykatat, edukata

qytetare interneti dhe vetëqeverisja. Lënda do të organizohet në formë diskutimesh akademike të

cilat do të drejtohen nga pedagogu i lëndës dhe personazhe të rëndësishëm të botës së media dhe

politikës.

LAW 424 - E drejtë e mjedisit/Environmental Law

Programi i lëndës E drejtë e mjedisit fillon me hyrjen përkatëse në mjedis, ku përcaktohen termat

mbi mjedisin dhe identifikohen disa probleme të rëndësishme mjedisore, që ne përballemi sot, si

dhe jepen shkurt dilemat e mëdha mjedisore, që karakterizojnë vendin tonë sot. Ai vazhdon më

tej me çështje, që lidhen me trajtimin nga pikëpamja ligjore të temave mbi Vlerësimin Strategjik

Mjedisor, Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor, Pëlqimi dhe Auditimi i Ndikimit mjedisor

Lënda do të adresojë një shumëllojshmëri e mjeteve rregullatore dhe koncepteve që mund të

përdoren për të parandaluar dëmtimin e mjedisit, duke u fokusuar në ndeshjen e duhur ndërmjet

mjet rregullator dhe dëm mjedisor; dhe të diskutuar rolin e disiplinave të tjera (p.sh., shkencës)

dhe mjete alternative (p.sh., ndërgjegjësimi publik) për të lehtësuar ndryshimet në politikat

mjedisore.

LAW 426 - E drejtë e konsumatorit/Consumer Law

Lënda konsiston në trajtimin e marrëdhënieve ndërmjet konsumatorëve nga njëra anë dhe

prodhuesve nga ana tjetër, furnizuesve e ofruesve të shërbimeve nga ana tjetër. Lënda jep

informacion të përgjithshëm mbi të drejtat e konsumatorëve, sigurimet e mallrave dhe shërbimeve,

jep përshkrim të marrëdhënieve juridike ndërmjet konsumatorit, shitësit dhe ofruesit e shërbimeve

në format e posaçme kontraktore.

LAW 428 - E drejtë ndërkombëtare e të drejtave të njeriut/International Human Rights Law

Lënda analizon gjeresisht konceptet qe lidhen me mbrojtjen e te drejtave te njeriut si edhe ofron

nje panorame krahasuese te disa aspekteve te vecanta te te drejtave te njeriut. Nje vemendje e

vecante i kushtohet mbrojtjes se te drejtave te njeriut ne kuadrin e organizates se Keshillit te

Evropes dhe organizatave te tjera evropiane, te tilla si Bashkimi Evropian, Organizata per Siguri

e Bashkepunim ne Evrope, etj. Studentet qe e marrin kursin duhet te kene njohuri paraprake te

pergjithshme mbi te Drejtat e Njeriut, njohuri te cilat merren gjate studimeve universitare te

sistemit para nivelit master.

LAW 501 - E drejtë penale ndërkombëtare/International Criminal Law

Lënda e Drejtë Penale Ndërkombëtare synon njohjen, me mekanizmat juridike dhe institucionalë

me të cilët, realizohet ndëshkimi i autorëve të veprave penale me element ndërkombëtarë, si dhe

garantohet bashkëpunimi ndërmjet shteteve në lufte kundër kriminalitetit ndërkombëtar. Lënda ka

në përmbajtje analizën dhe trajtimin e veprave penale me elementë ndërkombëtar, si dhe gjithë

institutet dhe parimet e së drejtës penale të vlefshme për zbatimin e përgjegjësisë penale për krimet

ndërkombëtare. Pjesë e së drejtës penale ndërkombëtare është edhe jurisprudenca penale

ndërkombëtare, themelimi, organizimi si dhe parimet e funksionimit dhe vendimarrjes së

gjykatave penale ndërkombëtare. Një vend te rëndësishem zënë edhe normat penale me anë të të

cilave rregullohet ndihma e ndërsjelltë dhe bashkëpunimi midis shteteve në parandalimin dhe

ndëshkimin e veprave penale me elementë ndërkombëtar.

LAW 503 - E drejtë ndërkombëtare e mjedisit/International Environmental Law

Lënda do të analizojë mbi rolin e ligjit në menaxhimin e ndërkombëtar të problemeve të mjedisit.

Lënda do të fillojë me një hyrje të shkurtër lidhur me të drejtën ndërkombëtare publike dhe më pas

do të prezantohet koncepti i mjedisit ku do të kalohet në diskutime mbi atë që do të thotë "ligji

mjedisor ndërkombëtar". Lënda do të fokuohet në një sërë çështjesh mjedisore, burimet ligjore dhe

institucionet që merren me rregullimin e kontrollin e cështjeve mjedisore. Lënda do të përfshijë

shqyrtimin e traktateve ndërkombëtare të mjedisit, roli i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në

identifikimin dhe vendosjen e së drejtës ndërkombëtare e mjedisit, rregullimin ndërkombëtar të

sjelljes private që cenon mjedisin, tregtinë dhe mjedisin, të drejtat e njeriut dhe të mjedisit, dhe

marrëdhënia ndërmjet ligjit të brendshëm dhe ndërkombëtar.

LAW 505 - Çështje bashkëkohore të së drejtës/Contemporary Issues in Law

Lënda Çështje bashkëkohore të së drejtës do të prezanojë studentët me një gamë të gjerë të

pikëpamjeve nga ana profesionale. Lënda ofron një mënyrë të re për të eksploruar dinamikën e

ndryshimit të ligjit dhe të vetë fushës së drejtësisë. Lënda është projektuar për të mbuluar një

spektër të gjerë të çështjeve aktuale të fushës së drejtësisë të cilat do t’i japin mundësi studentit të

kryejë debate konstruktive lidhur me temën e cdo jave. Një pjesë e temave do të zhvillhen me anë

të pyetjeve përgjigjeve drejtuar specialistëve të ndryshëm të fushave specifike. Lënda ka për qëllim

të japë një orientim lidhur me temat më kryesore që mund të zgjedhin për punim diplome.

LAW 502 - Praktikë mësimore/Internship

Praktika mësimore do të organizohet në semestrin e dhjetë në mënyrë që t’u ofrojnë studentëve

mundësi që të praktikojnë dhe të nxënë më mirë teorinë e marrë në lëndët e viteve të mëparshme.

Studentët do të ndjekin punën e organeve gjyqësore si gjykata, prokurorë dhe ato të avokatëve dhe

zyrave jurdike në intitucione publike e private. Kjo lëndë ka për synim t’u ofrojë studentëve një

eksperiencë profesionale fillestare dhe një informacion mbi mënyrën e aplikimit për pozicione

punë të ndryshme. Praktika mësimore ka për qëllim të pajisë studentët me konceptet praktike dhe

konkrete dhe aftësitë për zbatimin e njohurive teorike në mbështetje të mbrojtjes dhe përfaqësimit

ligjor gjatë çdo fazë të procesit (administrativ, penal dhe civil). Klinika do të shërbejë jo vetëm si

një sfond teorik dhe doktrinar mbi mënyrën e përfaqësimit, por edhe si një komponent praktik

interaktive ndërmjet studentëve dhe institucioneve, nën kujdestarinë e pedagogëve.

LAW 504 - Teza/Thesis

Teza është një studim origjinal i cili duhet të kryhet në bazë të studimit të pavarur kërkimor, pas

përfundimit të lëndëve teorike dhe praktike. Studimi i tezës është i lidhur me një fushë që është

përcaktuar më parë, dhe kjo është e drejtuar nga një këshilltar akademik. Një bashkë-këshilltar

mund të caktohet nëse është e nevojshme. Këshillimi konsiston nga vendosja e temës së tezës, nëse

ajo mund të bazohet në një teori apo jo, informacion në lidhje me qasjen e njohuritë e duhura në

lidhje me këtë temë, si për të arritur të dhënave të shëndetshme dhe të pranueshme nga ku, vendosja

e hipotezës, zgjedhjen e metodave të përshtatshme nga ku do të përftohen edhe rezultatet,

sugjerimet dhe zgjidhje drejtuar studimeve të mëtejshme. Të gjitha këto aktivitete kryhen në vijim

përgjithësisht të pranuar rregullat akademike etike.

LAW 506 - E drejtë tatimore-doganore/Tax and Customs Law

Lënda ka për qëllim të japi njohuri të thella teorike dhe praktike në lidhje me nocionet dhe institutet

e të drejtës fiskale tatimore doganore. Në këtë rast do të synohet të zgjerohet trajtimi i temave me

interes teorik me rëndësi në fushën fiskale, si dhe trajtimit të elementëve teorike më pak të njohur

të cilët synojne drejtë një përafrimi gjithmonë e më shumë me legjislacionin fiskal të BE; Lënda

do të fokusohet në tema të ndryshme si përfaqësimi për deklarimin e mallrave në Doganë ; Ankimi

administrativ, zgjidhja e mosmarrëveshjes në Rrugë administrative, Borxhi Doganor dhe

procedurat për rikuperim të tij etj. Statusit të tatim paguesve, fushës së aplikimit të akcizës dhe

tatimeve të tjera, parashtrimi i çështjeve dhe vakumeve ligjore të cilat ende nuk kanë gjetur zgjidhje

në lidhje me kontrollin e mallrave me qëllim të dyfishtë apo të ndaluara vleren e trasaksionit,

origjinën preferenciale, mjetet e mbrotjes në procesin e ekzekutimit të një vendimi administrativ,

kontrolli tatimor, shkeljeve në fushën tatimore e doganore sekuestrimi dhe konfiskimi si masa

shtrënguese për rikuperim/garantim të Borxhit Doganor dhe Tatimor, figura e krimit të

kontrabandës etj.

LAW 507 - E drejtë e traktateve / Law of Treaties

Lënda E drejtë e traktateve do të merret fillimisht me shpjegimin e burimeve të ligjit të traktateve

dhe se cfarë përcaktohet me përkufizimin e një 'traktati'. Më pas do të analizohet rruga legjislative

e miratimit të traktateve, nga negociatat deri në hyrjen në fuqi të traktateve dypalëshe dhe

shumëpalëshe. Në këtë kontekst, ai do të shqyrtojë marrjen e rezervave të traktateve, si dhe

detyrimet e shteteve kontraktuese në pritje të hyrjes në fuqi të traktatit, si dhe zbatimin e

dispozitave të traktatit. Do të studiohen udhezimet e ILC të bazuara në konventën e Vjenës. Lënda

do të fokusohet në respektimin dhe funksionimin e traktateve, marrëdhënia e traktateve me të

drejtën e brendshme, aplikimi i traktateve të njëpasnjëshme, interpretimi i traktateve, ndryshimin

e tyre dhe modifikimin gjithashtu edhe marrëdhëniet e shteteve të treta në traktatet dhe

marrëdhëniet midis të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtën e brendshme. Kjo lëndë kursi analizon

pavlefshmërinë dhe përfundimin e traktateve, pezullimin e veprimit të tyre, si dhe ndarjen e

shteteve në lidhje me traktatet dhe efektin e luftës ndaj traktateve.

LAW 508 - Pronësi intelektuale/Intellectual Property

Kursi synon pajisjen e studentëve me njohuritë bazë mbi konceptin e të drejtës së pronësinë

intelektuale. Për këtë qëllim do të analizohet legjislacioni në fuqi që sanksionon parimet, subjektet

dhe hapat proceduralë që ata duhet të ndjekin për mbrojtjen e një vepre nga ligji për të drejtën e

autorit apo të një produkti dhe shërbimi nga ligji ”Për pronësinë Industriale”. Në mënyrë

hollësishme në këtë kurs do të trajtohen konceptet juridike të veprave të cilat janë fryt i krijimtarisë

intelektuale/industriale të personave fizikë/juridikë; kushtet që duhet të plotësohen që produktet e

krijimtarisë intelektuale apo industriale të gëzojnë mbrojtje nga secili akt normativ në fuqi;

subjektet që ligji i njeh të drejtën të bëjnë ankim në rrugë administrative dhe atë gjyqësore;

procedurën që ndiqet për shqyrtimin e ankimit dhe marrjen e vendimit.

LAW 509 - Të drejtat evropiane të njeriut/European Human Rights

Kjo lëndë ka për qëllim të japë njohuri të plotë dhe të kuptuarit e sistemit evropian të drejtave të

njeriut.

Lënda mbulon mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kuadër të Këshillit të Evropës,

si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në bazë të ligjit të Bashkimit Evropian. Por më tepër

vëmendje do t'i kushtohet Kartës Evropiane Sociale dhe instrumenteve të tjera të drejtave të njeriut

të cilat ka zhvilluar Këshilli i Evropës, të tilla si Komiteti Evropian për Mbrojtjen kundër Torturës

(CPT), Komisioneri për të drejtat e njeriut dhe të Komisionit të Anti-Racizmit (ECRI ).

Lënda do të mbuloj dije të thella mbi Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), duke

analizuar raste konkrete.

Gjithashtu, kohë dhe vëmendje të veçantë do t'i kushtohet roleve të ndryshme dhe ndikimin e

mekanizmave të ndryshme të të drejtave të njeriut.

LAW 510 - E drejtë e sigurimeve/Insurance Law

Lënda E drejtë e sigurimeve përfshin trajtimin bashkëkohor te se drejtës se sigurimeve me theks

te veçante kuptimin dhe burimet juridike te rregullimit te drejtës se sigurimeve përkatësisht

subjektet përfshirë siguruesin dhe te siguruarin si dhe kategorinë e personave te trete si dhe

veprimet te cilat merren me qellim te realizimit te drejtave nga polica e sigurimit, mandej rasti i

siguruar, shuma e siguruar, polica e sigurimit. Qëllimet e lëndës “E drejtë e sigurimeve”

konsistojnë ne dhënien e mundësisë studentëve qe ne te ardhmen te jene ne gjendje qe përmes

njohurive te përfituara te ngritin ne nivel me te larte shkallen e tyre me qellim te zbatimit në të

ardhmen të dispozitave bazë që kanë të bëjnë me të drejtën e sigurimeve.

LAW 511 - Psikologji juridike/Legal Psychology

Lënda prek aspekte themelore nga fondi I përgjithshëm I disiplinave të shkencës së psikologjisë

dhe synon t’i vijë në ndihmë formimit të përgjithshëm të studentëve që ndjekin studimet për

drejtësi. Lënda ofron një informacion bazë rreth aplikimit të psikologjisë në sistemin e drejtësisë,

nevoja që kanë sot proceset e ndryshme gjyqësore për psikologë, gjithashtu trajton edhe probleme

të motivacionit dhe të motivimit, përshkruan llojet e motiveve si dhe disa ligjësi të rrjedhës së

proceseve motivacionale dhe emocionale tek qenia njerëzore. Lënda do të fokusohet në mënyrë të

veçantë edhe problemet specifike të aplikimit të psikologjisë në proceset gjyqësore.

Kjo lëndë synon të ndihmojë studentët në perceptimin e qëndrimeve ligjore dhe psikologjike ndaj

sjelljes së njeriut si dhe mënyrës sesi ata ndërveprojnë.

LAW 512 - E drejtë e detit/Law of Sea

Lënda E drejtë e detit ka për qëllim të përcjellë njohuri thelbësore te studentët në lidhje me

principet dhe aspektet kryesore të të drejtës detare kombëtare dhe ndërkombëtare së bashku me

politikat e detit; njohjen e standarteve ligjore qe rregullojne marredheniet e industrise detare dhe

flotes tregtare ne hapesirat ujore kombetare dhe nderkombetare. Lenda do t’u mundësojë

studentëve të përvetësojne njohuri mbi vlerësimin e të drejtes detare nderkombetare, si dhe njohjen

e konventave dhe rregullave kryesore nderkombetare te detit. Do të synohet përcjellja e njohurive

analitike të disa prej cështjeve dhe problematikave të caktuara në fushën e të drejtës detare nëe

lidhje me instrumentat dhe kodet ligjore të Organizatës Ndërkombetare të Detit (IMO), konceptit

të kombësisë dhe rregjistrimit të anijes, sigurimit detar, mbrojtjes detare, shpëtimit të jetës në det,

rregullat ndërkombëtare të lundrimit, si dhe konceptet ligjore të krimeve të piraterisë dhe

terrorizmit, tonazhit te anijeve, dhe vijës së ngarkesës etj..

LAW 513 - Mjekësi ligjore/Forensics

Mjekësi ligjore është lënda mësimore e cila e studion njeriun ne raportet e tij me të drejtën. Ajo

merret me studimin, përpunimin dhe zgjidhjen e çështjeve me karakter mjekësor e biologjikqë

hasen ne praktikën hetimore e gjyqësore. Analiza e percaktime të hollësishme bëhen për objektin

e ekspertimit mjekoligjor, procesin e vdekjes dhe ndryshimet qe i ndodhin trupit pas vdekjes,

menyren e zhvillimit te ekspertimit mjekoligjor te kufomes duke perfshire kqyrjen, autopsine,

zhvarrimin, te dhene te pergjithshme ne lidhje me traumatologjine dhe traumat komplekse,

asfiksite mekanike, toksikologjine mjekoligjore, ekspertimin mjekologjor ne rastet e krimeve

seksuale, identifikimin e provave materiale dhe te individeve si dhe veprat penale kunder

shendetit dhe pergjegjesine ligjore te personelit shendetesor ne keto raste. Programi per leksione

të caktuara parashikon seminare teorikopraktike, në të cilat diskutohen temat me te prekura ne

fushen e ekspertimit mjekoligjor.

LAW 514 - E drejtë penale evropiane/European Criminal Law

Lënda e të drejtës penale evropiane synon të njohë studentët me elementë thelbësorë e të thelluar

të procesit të lindjes dhe zhvillimit të institucioneve dhe një të drejte reale europiane. Gjatë këtij

kursi do të trajtohen sfidat kryesore me të cilat përballe sot Bashkimi Europian në fushën e

kriminalitetit, sidomos krimit të organizuar dhe terrorizmit. Kjo disiplinë tenton të krijojë një tablo

të qartë të bazave mbi të cilat po ndërtohet modeli i ri juridik institucional në sektorin e drejtësisë

të Bashkimit Europian.

E drejta penale europiane bën pjesë në disiplinat me karakter formues të nevojshëm për studentët,

e cila synon të thellojë më tej njohuritë në lidhje me bazat e një të drejte penale të Bashkimit

Europian, e drejtë e cila deri më tani është fokusuar në fushën e bashkëpunimit dhe ndihmës së

ndërsjellë reciproke midis vendeve të ndryshme europiane, në mungesë të një corpus të mirëfilltë

autonom legjislativ.

LAW 515 - E drejtë kushtetuese e krahasuar/Comparative Constitutional Law

Kjo lëndë ka dy synime kryesore të përgjithshme: të ekzaminojë të drejtën kushtetuese të vendit

tone, krahasojë atë me të drejtën kushtetuese të vendeve të tjera dhe të ofrojë kështu një vështrim

analitik mbi rregulalt e përshtatura në këtë drejtim, si dhe të mundësojjë studentëve të kuptojnë që

ka sisteme të ndryshme ligjore kushtetuese që rregullojnë cështje themelore të oragnzimit

shtetëror.

Lënda nëpërmjet një qasjeje krahasuese paraqet të drejtën kushtetuese në demokracitë e mëdha

evropiane, tiparet e saj në vendet e Evropës Lindore dhe në Ballkan, analizon parimet kryesore të

qeverisjes, aktet normative, dhe kontrollin kushtetues të akteve normative në këto vende, mënyrat

e qeverisjes vendore, sistemin zgjedhor. Studenti pasi ka studiuar të drejtën publike, të drejtën

kushtetuese dhe disiplina të tjera, mer njohuri të thelluara në krahasimin e institucioneve të

lartëpërmendura.

LAW 516 - E drejta dhe politikat Sociale / Law and Social Policies

Lënda E drejta dhe politikat sociale do të studiojë dispozitat dhe masat që synojnë të parandalojnë,

të mënjanojnë ose të lehtësojnë situatat e varfërisë dhe problemet sociale, në nivel individual ose

kolektiv, ose që kërkojnë të favorizojnë mirëqënien e grupeve më të brishta të shoqërisë. Lënda do

të fokusohet në masat që shërbejnë drejtpërdrejt në luftën kundër varfërisë ose parandalimit të saj,

në radhë të parë sigurimet shoqërore dhe ndihma shoqërore, si dhe pagesa të tjera në vartësi të

burimeve të mundshme. Ndërkohë që edhe fusha të tjera të cilat përfshihen gjithashtu në politikën

sociale, të tilla si politika e tregut të punës dhe e punësimit, politika e arsimimit, e shëndetit, e

strehimit, ose edhe e politika fiskale do të analizohën gjatë xhvillimi të lëndës. Shteti Social (Etat-

Providence) është një koncept i shtetit që nënkupton kryerjen e funksioneve të ndërhyrjes dhe të

rregullimit në fushat ekonomike dhe sociale. Studimi i saj dhe i ndikimit te ndërsjelle na ndihmon

për të kuptuar dhe përdorur me efikasitet rregullat në fushën e politikave sociale, një prej fushave

themelore me ndikim të drejtpërdrejtë e të prekshëm në jetën e gjithsecilit. Lënda do të analizojë

edhe instrumentet ndërkombëtare së bashku me jurisprudencën e GJEDNJ për një diskutim të gjerë

lidhur me njohjen e kuadrit normativ të garantimit të mbrojtjes sociale si një prej të drejtave

themelore të njeriut, zbatimin me efikasitet të tij pra miradministrimin e tij, si dhe përmirësimin e

politikave të përshtatura nisur nga nevoja të brendshme dhe orientime e zhvillime ndërkombëtare.

LAW 517 - Mbrojtja sociale/Social Protection

Lënda Mbrojtja sociale studion tërësia e mekanizmave të ndihmës kolektive që u lejon individëve

ose familjeve të përballojnë financiarisht pasojat e rreziqeve sociale, si pleqërinë, sëmundjet,

invaliditeti, papunësia etj. Lënda do të fokusohet në analizën e objektiva materiale dhe objektiva

socialë të mbrojtjes sociale. Gjithashtu do të studiohet edhe legjislacioni që rregullon organizmat

e ndryshme të cilat operojnë në fushën e mbrojtjes sociale sic janë institucionet e sigurimeve

shoqërore dhe institucioneve të tjera.

LAW 518 - E drejtë ndërkombëtare dhe e BE-së mbi emigrimin /International and EU

Immigration Law

Lënda E Drejta Ndërkombëtare dhe e BE-së mbi Emigrimin është një fushë e re e së drejtës e cila

është zhvilluar me ritme të shpejta gjatë dy dakadave të fundit. Lënda synon të informojë studentët

me konceptet bazë të së drejtës migratore, si në aspektin teorik, ashtu edhe atë praktik. Lënda do

të fokusohet në fenomenin e migracionit, terminologjinë, parimet dhe konceptet bazë mbi

autoritetin e shtetit perballë të drejtës së individit për të lëvizur lirisht dhe legjislacionin

ndërkombetar në fushën e migracionit, mbrojtjen ndërkombëtare të punëtorëve migrantë, dhe

impaktin e instrumentave ndërkombëtare. Lënda do të fokusohet në disa nga elementet themelore

që do të shqyrtohen janë dispozitat lidhur me hyrjen, qëndrimin, punësimin e migrantëve, politikat

migratore te BE-se dhe ato vendase, sa këto politika bien ndesh me parimin e lëvizjes së lirë të

njerëzve. Këtu do të bëhet dallimi midis konceptit të lëvizjes së lirë sipas legjislacionit komunitar,

lehtësimit të vizave dhe liberalizimit të vizave. Kursi do të shqyrtojë edhe mundësinë e shtetasve

të vendeve të treta për të hyrë, qëndruar dhe punuar në BE, kufizimet dhe masat për luftën kundër

migracionit të parregullt.

LAW 519 - E drejtë e prokurimit publik/Public Procurement Law

Lënda ka për synim të studiojë legjislacionin e prokurimit publik si një nga fushat me më rëndësi

në kontratat me palë shtetërore, konfliktin e interesave në prokurimin publik si një nga cështjet më

të prekura në praktikën e ankesave administrative, mënyrën se si do të vlerësohen këto nga

Komisioni i vlerësimit të ofertave etj. Lënda gjithashtu do të fokusohet në regjimin e Komisionit

Evropian si dhe direktivat e BE për prokurimin publik dhe përqasja e legjislacionit të brendshëm

me atë europian.

LAW 520 - E drejta për edukim dhe legjislacioni arsimor/The Right to Education and

Education Legislation

Lënda “E drejta për edukim dhe legjislacioni arsimor”, ka si qëllim të japë një pamje të plotë të të

drejtës për edukim si një e drejtë kushtetuese, të zhvillimit të të drejtës për edukim në sferën

ndërkombëtare dhe atë kombëtare, të legjislacionit arsimor, reformës arsimore, zhvillimin dhe

tendencat e saj, si dhe të njohë të gjithë komponentët e të drejtës për edukim.

Në këtë vështrim, lënde hedh dritë mbi aspektet themelore ligjore mbi të cilat ngrihet dhe

funksionon sistemi ynë arsimor parauniversitar, dhe universitar, reformën arsimore, aktorët më të

rëndësishëm në fushën e edukimit, fëmijët, prindërit, studentët, stafin pedagogjik dhe akademik,

duke identifikuar të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe mënyrën sesi e drejta për edukim zbatohet

në shoqërinë e sotme.

Lënda do të analizojë nga pikëpamja krahasuese legjislacionin arsimor vendas me atë

ndërkombëtar, duke u fokusuar në aktet ndërkombëtare që mbrojnë të drejtën për edukim, dhe

duke evidentuar të drejtat dhe detyrimet e aktorëve kryesorë në fushën e edukimit. Lënda trajton

perspektivat teorike dhe juridike dhe i njeh studentët me një përqasje fleksibël dhe të fuqishme për

strukturimin e problemeve juridike dhe reformave të arsimit.

LAW 521 - E drejtë bankare/Banking Law

Lënda E drejtë bankare është konceptuar të studioje në thellësi institucionet përbërëse të drejtës

bankare, marrëdhëniet bankë-klient. Në këtë lënda trajtohet marrëdhënia juridike e llogarisë

bankare, koncepti juridik i porosisë dhe përfaqësimit në marrëdhënien banke-klient dhe konceptet

bazë të parasë, përfshirë edhe mjetet apo sistemet e pagesave. Gjithashtu trajtohen edhe aspektet

juridike të transfertës bankare dhe veçanërisht të transfertave kapitale dhe korrente ndërkufitare

dhe procedurat dhe legjislacioni përkatës. Objekti i saj shtrihet në studimin e tërësisë së normave

materiale në fushën e zhvillimeve ekonomike dhe konkretisht atyre bankare. Kjo lëndë studion

legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e sistemit bankar, marrëdhëniet bankë –klient, si

dhe të japi njohuri mbi teknikat dhe veprimet e standardizuara bankare në nivel ndërkombëtar.

LAW 522 - Kontabilitet dhe auditim/Accounting and Audit

Lënda prezanton parimet e kontabilitetit bazë, konceptet dhe terminologjinë dhe është ideuar për

student e drejtësisë të cilët nuk kanë njohuri të kontabilitetit. Lënda ka qëllimin të ofrojë njohuri

të mjaftueshme jo vetëm për terminologjinë e kësaj fushe por edhe mbi parimet bazë të së drejtës

kontabël, mbi pasurinë e njësive ekonomike dhe mjetet që përdoren për pasqyrimin e saj në

kontabilitet. Lënda do të studiojë elementet e veçanta të pasqyrave financiare, duke përfshirë

llogaritë e arkëtueshme, inventaret, asetet fikse, aktivet jo-materiale, detyrimet dhe të papriturat,

si dhe të ardhurat dhe shpenzimet Gjithashtu studentët do të njihen me një sërë njohurish themelore

ne lidhje me procesin a auditimit te shoqerive, organizimit te funksionit te auditimit, te teknikave

dhe standarteve te perdorura nga profesionistet ne fushen e auditimit te njesive ekonomike ne

sektorin privat dhe publik.

LAW 524 - E drejtë e krahasuar e sistemeve ligjore/Comparative Legal Systems Law

Kursi synon të njohë studentët me sistemet ligjore kryesore duke iu referuar në mënyrë të vecantë

ndryshimet midis civil Law dhe common Law. Kursi do të përqendorhet në specifikat tipike të dy

traditave, më konkretisht eksperienca e Britanike dhe e SHBA lidhur me Common Law dhe

eksperienca e Francës, Gjermanisë dhe Italisë lidhur me sistemin e Civil Law. Tradita do të

studiohet në nivel krahasues historik, duke vënë së pari në dukje ndërveprimin midis

komponentëve të ndryshëm (jurisprudenca, praktika gjyqësore dhe legjislacioni) në gjenerimin e

legjislacionit dhe klasifikimeve kryesore të së drejtës private, dhe së dyti ndryshimet në sistemin

e arsimimit dhe trainimit të juristëve dhe qasjen tipike të juristëve të common Law krahasuar me

juristët e traditës civile. Vëmendje e vecantë do ti kushtohet burimeve aktuale të së drejtës private

në sistemet e ndryshme ligjore dhe fenomenti të qarkullimit të modelve ligjore.

Lënda fokusohet në analizimin se sa krahasimet kritike janë të rëndësishme për të kuptuar

globalizimit të mendimit ligjor duke e zhvendosur fokusin tonë nga karahasimi klasike i së drejtës

ndërmjet të drejtës civile kundrejt common laë për çështjet e prodhimit dhe marrjes së mendimit

juridik, arsyetimit ligjor dhe ideologjisë, huazimet dhe migrimet e idetë ligjore

LAW 525 - E drejtë administrative evropiane/European Administrative Law

Lënda është e përqendruar në zhvillimin e një sistemit të të drejtës administrative të Bashkimit

Evropian. Lënda është e ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë do të shqyrtohen marrëdhëniet mes të

drejtës administrative të BE-së dhe ato të Shteteve Anëtare. Në vijim analizohet procesi i vendim-

marrjes, me specifike lidhje, me ato procedurave administrative (shpesh kualifikohen si "të

përziera" ose "të përbëra"), të cilat karakterizohen nga ndërhyrja e dy administratave evropiane

dhe kombëtare, në veprimet e BE-së në fushën ekonomike dhe sociale. Gjithashtu lënda do të

studiojë disa tendenca dhe probleme të si krijimi i një ligji procedural të përbashkët në BE.

LAW 526 - E drejtë penale e krahasuar/Comparative Criminal Law

Lënda E Drejtë penale e krahasuar synon t’i pajisë studentët me kulturën e institucioneve dhe

instituteve të së drejtës penale të huaj për t’i bërë studimet e krahasuara pjesë të rëndësishme të

kërkimit shkencor juridik penal- procedural dhe për të përshtatur zgjidhje sa më optimale në

kuadrin e drejtësisë shqiptare. Studimi i së drejtës penale të krahasuar mbështetet mbi bazën e të

drejtave penale kombëtare të vendeve të ndryshme. Lënda nuk bën një trajtim të hollësishëm

historik, por e përmend atë për të spjeguar ndryshimet e ndodhura dhe për të sqaruar institucionet

dhe të drejtën e çdo vendi në lidhje me transformimet dhe modifikimet e mundshme në kohëra.

LAW 527 - E drejtë kibernetike/Cyber Law

Lënda E drejtë kibernetike, pjesë nga fusha e të drejtës penale. Lënda studion drejtimet kryesore

të zhvillimit të krimit kibernetik dhe zhvillon më tej njohuritë e studentëve në lidhje me

problematikat bashkëkohore të aplikimit të përgjegjësisë penale ndaj formave të krimit kibernetik.

Kjo lëndë do të trajtojë çështjet ligjore që ngrihen për diskutim në praktikën e organeve të drejtësisë

penale dhe punonjësve të agjensive ligjzbatuese gjatë përballjes së tyre me forma të ndryshme të

krimit kibernetik. Vëmëndje e veçantë i është kushtuar paraqitjes së teknikave specifike për

identifikimin dhe hetimin e krimit kompjuterik. Transmetimi i dijeve bëhet në mënyrë graduale

nëpërmjet shpjegimit të koncepteve thelbësore, përcjelljes së njohurive teorike dhe referimit në

dispozitat ligjore të zbatueshme ndaj veprimeve kriminale në fjalë.

LAW 528 - Kriminalistikë/Criminalistics

Kriminalistika është shkenca e studimit të gjurmëve të krimit në vendin e ngjarjes dhe e

ekzaminimit të tyre në laborator, me qëllim zbulimin dhe identifikimin e autoreve të tyre. Kjo

lëndë do të japë njohuri studentëve mbi kqyrjen e vendit te ngjarje, që kryhet nga, ekspertet me

kualifikim te përgjithshëm kriminalistik, te inkuadruar në strukturat policore te rretheve dhe

ekspertimin kriminalistik, që kryhet nga eksperte të specializuar të profileve të ndryshme (kimistë,

fizikantë, biologë, elektronistë, etj) në institutet kriminalistike, të cilat në disa vende quhen

Institute të Policisë shkencore, e në vende të tjera institute të shkencave ligjore (forense).

LAW 529 - E drejtë evropiane e konkurrencës / European Competition Law

Kjo lëndë studion mënyrën se si është e rregulluar e drejta e konkurrencës në kuadër të Bashkimit

Evropian. Në të trajtohet ana rregullatore e së drejtës së konkurrencës sipas parashkimive të bëra

në aktet e Bashkimit Evropian, duke u ndalur në normat konkrete që analizojnë në detaje pozitën

dominuese në tregje, marrëveshjet e ndaluara, përqëndrimet e shoqërivë, mënyrat e bashkëpunimit

ndërshtetëror dhe rajonal, etj. Shihet mënyra se si e drejta e konkurrencës vepron në tregjet më

kryesore, si ai i telekomunikacionit, komunikimeve elektronike, energjise, ujrave, etj. Pjesë e

fokusit të studimit janë edhe raporti i së drejtës së konkurrencës me të drejtat e konsumatoirt apo

pronësinë intelektuale. Gjithashtu, merret në studim aspekti institucional dhe procedural që

mundëson aplikimin e së drejtës së konkurrencës në kuadër të Bashkimit Evropian. Lenda ndërthur

teoritë e dhëna me studimin e rasteve më të spikatura që kanë implikuar këtë të drejtë.