PROTEZAT E ARTIKULACIONEVE Që përmirësojnë · PDF filetë...

1
shqip E SHTUNE, 14 MARS 2009 @ PER ME SHUME www.gazeta-shqip.com 12 Çfarë është Endoprotezimi dhe kur aplikohet? Endoprotezimi është rikonstruksioni ose rimode- limi i një artikulacioni të sëmurë ose të dëmtuar. Kjo kirurgji elektive përfshin zëvendësimin e artiku- lacionit, implantimin e një artikulacioni artificial (proteza). Zëvendësimi i artikulacionit përdoret më shumë për kërdhokun (artikulacionin kokso- femoral) dhe për gjurin, megjithëse mund të përdoret edhe për artikulacione të tjera. Zëvendësimi i artikulacionit është më i për- shtatshëm për pacientët që kanë probleme të kon- siderueshme me dhimbjen dhe që kualitetin e jetës e kanë të ulur si pasojë e dhimbjes dhe kufizimit të lëvizjes. Kjo manifestohet tek pacientët që s’mund të flenë gjumë gjatë natës si pasojë e dhimbjeve prej osteoartritit, pacientët që s’mund të punojnë ose të kryejnë aktivitetet e tyre ditore për shkak të dhimbjeve prej artritit. Dhimbja dhe rënia e kualitetit të jetës janë dy faktorët kryesorë për të bërë endoprotezim të artikulacioneve. Rrethanat e aplikimit të endoprotezimit Artoplastia ose en- doprotezimi përdoret për trajtimin e artiku- lacioneve të prekura në rrethanat e mëposhtme: 1-Osteoartriti - Ar- triti degjenerativ kockor prek në mënyrë tipike moshat e mëdha. Indi- vidët me forma të avan- cuara osteoartriti, që nuk i përgjigjen trajtimit me metoda të tjera (tera- peutike) janë kandidatë të përshtatshëm për artroplasti. Proçedura përdoret kryesisht për reduktimin e dhimbjes dhe për të rritur cilësinë e jetës. Protezat e gjurit janë bërë një mjet i zakon- shëm për trajtimin e osteoartritit të rëndë të gjunjëve. 2-Artriti reumatoid - Format kronike inflama- tore të artritit mund të prekin çdo moshë. Artiriti reumatoid juvenil dhe ai adult mund të çojnë në nevojën për artoplasti. 3-Frakturat - Traumat në individët me osteo- porozë shpesh shkaktojnë fraktura të këllkut tek pacientët e vjetër dhe që mund të kërkojnë protezë totale ose parciale të këllkut (kokso-femorale). 4–Osteonekroza - Vdekja e indit kockor shkaktuar nga bllokimi i qarkullimit të gjakut aty. Artoplastia mund të jetë e përdorshme për trajtimin e kësaj gjëndje, veçanërisht kur ndodh në pjesë kockore afër artikulacionit, si për shembull koka e femurit. 5-Artriti post-traumatik i shkaktuar nga dëmti- met - Artriti që ndjek një frakturë ose luksacion mund të trajtohet me endoprotezim. 6-Displazia zhvëllimore e këllkut - Në rastet kur kaviteti në kockën pelvike ku vendoset koka e femurit është i cekët dhe koka femorale ekspozohet, shpesh rezulton osteoartrit i hershëm.Në këto raste protezimi total mund të jetë zgjidhje. 7-Kanceri kockor primar ose metastazat - Kur artikulacioni preket nga kanceri, endoprotezimi mund të përdoret për zëvendësimin e tij 8-Deformimi i artikulacionit - Disa artikulacione si gjuri duke u deformuar (jashtë ose brenda) shkak- tojnë dhimbje dhe kufizim të lëvizshmërisë që çojnë në nevojën për endoprotezim. 9-Artriti psoriatik - Është një formë artriti që prek të sëmurët me psoriazis duke shkaktuar inflamacion të dhimbshëm në artikulacionet e dorës. Përfitimet dhe rreziqet e endoprotezimit Endoprotezimi është një hap shumë i rëndësishëm për heqjen e dhimbjes, rivendosjen e funksionit te artikulacionit ose korrektimin e defekteve të lindura. Rritja e kualitetit të jetës dhe rritja e konfortit, si dhe lehtësimi i dhimbjes janë shumë të spikatura në pjesën më të madhe të rasteve të operuara. Megjithatë proçedura ka rreziqet e saj. Në disa raste ka faktorë risku që mund ta përjashtojnë endoprotezimin si opsion trajtimi. Mosha e re dhe aktiviteti i lartë fizik shkaktojnë stres të rritur në ar- tikulacion dhe për rrjedhojë konsumim të shpejtë të protezës duke e bërë opsionin e protezës të kufizuar për pacientët e rinj. Një “mekanizëm ekstensor”, që përfshin muskujt që bëjnë shtrirjen e artikulacionit, jo funksionant ose një qarkullim i varfër i gjakut, gjithashtu mund ta përjashtojë endoprotezimin si opsion trajtimi. Kirurgjitë e mëparshme në zonën e prekur kom- plikojnë proçedurën. Disa gjëndje që vështirësojnë shërimin dhe që në disa raste përjashtojnë endoprotezimin janë: Çrregullime respiratore dhe të qarkullimit si për shembull sëmundjet kardiovaskulare Çrregullimet e gjakut si anemia Çrregullimet endokrine si diabeti i pakontrolluar dhe hipertiroidizmi Dislipidemitë, yndyrnat e larta në gjak Çrregullimet urologjike si hipertrofia beninje e prostatës, kanceri i prostatës Sëmundjet infektive Artroplastia mbart disa rreziqe megjithëse komplika- cionet nuk janë të shpeshta. Tromboembolizmi. Antikoagulantët përdoren për parandalimin e trombozave. Çorapet kompresive si dhe lëvizjet e hershme pas operacionit ndihmo- jnë në rivendosjen e qarkullimit. Infeksioni, kur ndodh infektimi i protezës ajo hiqet dhe pacienti lihet disa javë me antibiotikë. Komplikacioni infeksioz mund të ndodhë dhe vite pas proçedurës. Osteoliza. Komponentët e protezës gërryhen me kohë dhe këto pjesëza grum- bullohen në artikulacion ose në indet rreth e rrotull. Kjo shkakton një përgjigje in- flamatore që përfshin edhe prodhimin e enzimave që gër- ryejnë kockat. Frekuenca e këtij fenomeni është ulur me përzgjedhjen e materialeve më të qëndrueshëm për protezat, por prapë paraqet kërcënimin më të madh për jetëgjatësinë e protezës. Osteoliza në mënyrë tipike trajtohet kirurgjikalisht. Osifikimi. Formimi i indeve të buta rrotull artikulacionit. Kjo mund të jetë edhe përgjigje ndaj traumës kirurgjikale. Është më e zakonshme në gju dhe za- konisht është e padhimbshme. Frakturat periprostetike. Janë frakturat që ndodhin rrotull protezës. Frakturat e vogla nuk preken, kurse të mëdhatë duhen zgjidhur kirurgjikalisht. Thyerja e protezës. Vetë proteza mund të thyhet. Kjo riparohet në mënyrë kirurgjikale. “Aseptic loosening”. Proteza mund të lirohet. Kjo është më e zakonshme kur është përdorur çement për ta fiksuar me kock- ën. Mund të kërkohet ndërhyrje kirurgjikale për riparimin e saj. Dislokacioni. Proteza mund të luksohet, veçanërisht menjëherë pas operacionit, kur indet e buta që rrethojnë artikulacionin janë të dobëta dhe të pa shëruara ende. Za- konisht nuk kërkohet kirurgji për reponimin e artikula- cionit. Stili i jetës pas endoprotezimit Endoprotezimi kërkon qën- drim disa ditor pas operacionit në spital. Artoplastia realizohet me anestezi që mund të jetë e përgjithshme, regjio- nale ose lokale. Kjo përcaktohet nga artikulacioni ku do punohet, nga zgjatja e operacionit si dhe nga dëshirat dhe nevojat e pacientëve dhe e kirurgut që do të operojë. Proçedura vetë mund të zgjasë nga 1orë deri në 3 orë duke u varur nga artikulacioni ku po punohet dhe nga lloji i endoprotezimit. Fizioterapia fillohet që ditën e parë-dytë pas oper- acionit, në spital, dhe vazhdohet në shtëpi. Pacienti inkurajohet të lëvizë me ndihmën e patericave (për protezimin e gjurit dhe këllkut) që ditën e parë-dytë pas operacionit. Ndërsa plaga operative shërohet, shtohet toleranca ndaj fizioterapisë. Zakonisht fizioterapia mund të vazhdojë nga disa javë deri në disa muaj pas artroplastisë. Pacienti zakonisht mund të rifillojë aktivitetin e përditshëm pas një muaji ose dy. Megjithatë në varësi të artikulacionit të trajtuar dhe artroplastisë, funk- sioni normal mund të arrihet tre deri gjashtë muaj pas operacionit. Pacienti quhet i shëruar pas gjashtë- dymbëdhjetë muajsh . Aktivitetet me sforcim të lartë duhen evituar, sepse rritet rreziku për të dëmtuar protezën duke rritur stresin në artikulacion. BREAKING VIEWS DR. ERVIN PRIFTAJ - Kirurg ortoped pranë Spitalit Amerikan - Tiranë “D himbja dhe rënia e kualitetit të jetës janë dy faktorët kryesorë për të bërë endopro- tezim të artikulacioneve ndërkohë që rritja e kualitetit të jetës dhe konfortit, si dhe lehtësimi i dhim- bjes janë shumë të spikatura në pjesën më të madhe të rasteve të operuara. » PROTEZAT E ARTIKULACIONEVE Që përmirësojnë cilësinë e jetës Artikulacionet ku mund të aplikohet endoprotezimi

Transcript of PROTEZAT E ARTIKULACIONEVE Që përmirësojnë · PDF filetë...

Page 1: PROTEZAT E ARTIKULACIONEVE Që përmirësojnë · PDF filetë sëmurët me psoriazis duke shkaktuar inflamacion të dhimbshëm në artikulacionet e dorës. Përfitimet dhe rreziqet

shqipE SHTUNE, 14 MARS 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

12

Çfarë është Endoprotezimi dhe kur aplikohet?Endoprotezimi është rikonstruksioni ose rimode-

limi i një artikulacioni të sëmurë ose të dëmtuar. Kjo kirurgji elektive përfshin zëvendësimin e artiku-lacionit, implantimin e një artikulacioni artificial (proteza). Zëvendësimi i artikulacionit përdoret më shumë për kërdhokun (artikulacionin kokso-femoral) dhe për gjurin, megjithëse mund të përdoret edhe për artikulacione të tjera.

Zëvendësimi i artikulacionit është më i për-shtatshëm për pacientët që kanë probleme të kon-siderueshme me dhimbjen dhe që kualitetin e jetës e kanë të ulur si pasojë e dhimbjes dhe kufizimit të lëvizjes. Kjo manifestohet tek pacientët që s’mund të flenë gjumë gjatë natës si pasojë e dhimbjeve prej osteoartritit, pacientët që s’mund të punojnë ose të kryejnë aktivitetet e tyre ditore për shkak të dhimbjeve prej artritit.

Dhimbja dhe rënia e kualitetit të jetës janë dy faktorët kryesorë për të bërë endoprotezim të artikulacioneve.

Rrethanate aplikimit të endoprotezimit Artoplastia ose en-

doprotezimi përdoret për trajtimin e artiku-lacioneve të prekura në rrethanat e mëposhtme:

1-Osteoartriti - Ar-triti degjenerativ kockor prek në mënyrë tipike moshat e mëdha. Indi-vidët me forma të avan-cuara osteoartriti, që nuk i përgjigjen trajtimit me metoda të tjera (tera-peutike) janë kandidatë të përshtatshëm për artroplasti. Proçedura përdoret kryesisht për reduktimin e dhimbjes dhe për të rritur cilësinë e jetës.

Protezat e gjurit janë bërë një mjet i zakon-shëm për trajtimin e osteoartritit të rëndë të gjunjëve.

2-Artriti reumatoid - Format kronike inflama-tore të artritit mund të prekin çdo moshë. Artiriti reumatoid juvenil dhe ai adult mund të çojnë në nevojën për artoplasti.

3-Frakturat - Traumat në individët me osteo-porozë shpesh shkaktojnë fraktura të këllkut tek pacientët e vjetër dhe që mund të kërkojnë protezë totale ose parciale të këllkut (kokso-femorale).

4–Osteonekroza - Vdekja e indit kockor shkaktuar nga bllokimi i qarkullimit të gjakut aty. Artoplastia mund të jetë e përdorshme për trajtimin e kësaj gjëndje, veçanërisht kur ndodh në pjesë kockore afër artikulacionit, si për shembull koka e femurit.

5-Artriti post-traumatik i shkaktuar nga dëmti-met - Artriti që ndjek një frakturë ose luksacion mund të trajtohet me endoprotezim.

6-Displazia zhvëllimore e këllkut - Në rastet kur kaviteti në kockën pelvike ku vendoset koka e femurit është i cekët dhe koka femorale ekspozohet, shpesh rezulton osteoartrit i hershëm.Në këto raste protezimi total mund të jetë zgjidhje.

7-Kanceri kockor primar ose metastazat - Kur artikulacioni preket nga kanceri, endoprotezimi

mund të përdoret për zëvendësimin e tij

8-Deformimi i artikulacionit - Disa artikulacione si gjuri duke u deformuar (jashtë ose brenda) shkak-tojnë dhimbje dhe kufizim të lëvizshmërisë që çojnë në nevojën për endoprotezim.

9-Artriti psoriatik - Është një formë artriti që prek të sëmurët me psoriazis duke shkaktuar inflamacion të dhimbshëm në artikulacionet e dorës.

Përfitimet dhe rreziqet e endoprotezimitEndoprotezimi është një hap shumë i rëndësishëm

për heqjen e dhimbjes, rivendosjen e funksionit te artikulacionit ose korrektimin e defekteve të lindura.

Rritja e kualitetit të jetës dhe rritja e konfortit, si

dhe lehtësimi i dhimbjes janë shumë të spikatura në pjesën më të madhe të rasteve të operuara.

Megjithatë proçedura ka rreziqet e saj. Në disa raste ka faktorë risku që mund ta përjashtojnë endoprotezimin si opsion trajtimi. Mosha e re dhe aktiviteti i lartë fizik shkaktojnë stres të rritur në ar-tikulacion dhe për rrjedhojë konsumim të shpejtë të protezës duke e bërë opsionin e protezës të kufizuar për pacientët e rinj.

Një “mekanizëm ekstensor”, që përfshin muskujt që bëjnë shtrirjen e artikulacionit, jo funksionant ose një qarkullim i varfër i gjakut, gjithashtu mund ta përjashtojë endoprotezimin si opsion trajtimi.

Kirurgjitë e mëparshme në zonën e prekur kom-plikojnë proçedurën.

Disa gjëndje që vështirësojnë shërimin dhe që në disa raste përjashtojnë endoprotezimin janë:

• Çrregullime respiratore dhe të qarkullimit si për shembull sëmundjet kardiovaskulare

• Çrregullimet e gjakut si anemia• Çrregullimet endokrine si diabeti i pakontrolluar

dhe hipertiroidizmi

• Dislipidemitë, yndyrnat e larta në gjak• Çrregullimet urologjike si hipertrofia beninje e

prostatës, kanceri i prostatës• Sëmundjet infektive

Artroplastia mbart disa rreziqe megjithëse komplika-cionet nuk janë të shpeshta.• Tromboembolizmi. Antikoagulantët përdoren për

parandalimin e trombozave. Çorapet kompresive si dhe lëvizjet e hershme pas operacionit ndihmo-jnë në rivendosjen e qarkullimit.

• Infeksioni, kur ndodh infektimi i protezës ajo hiqet dhe pacienti lihet disa javë me antibiotikë. Komplikacioni infeksioz mund të ndodhë dhe vite pas proçedurës.

•Osteoliza. Komponentët e protezës gërryhen me kohë dhe këto pjesëza grum-bullohen në artikulacion ose në indet rreth e rrotull. Kjo shkakton një përgjigje in-flamatore që përfshin edhe prodhimin e enzimave që gër-ryejnë kockat. Frekuenca e këtij fenomeni është ulur me përzgjedhjen e materialeve më të qëndrueshëm për protezat, por prapë paraqet kërcënimin më të madh për jetëgjatësinë e protezës. Osteoliza në mënyrë tipike trajtohet kirurgjikalisht.•Osifikimi. Formimi i indeve të buta rrotull artikulacionit. Kjo mund të jetë edhe përgjigje ndaj traumës kirurgjikale. Është më e zakonshme në gju dhe za-konisht është e padhimbshme.•Frakturat periprostetike. Janë frakturat që ndodhin rrotull protezës. Frakturat e vogla nuk preken, kurse të mëdhatë duhen zgjidhur kirurgjikalisht.•Thyerja e protezës. Vetë proteza mund të thyhet. Kjo riparohet në mënyrë kirurgjikale.• “Aseptic loosening”. Proteza mund të lirohet. Kjo është më e zakonshme kur është përdorur çement për ta fiksuar me kock-ën. Mund të kërkohet ndërhyrje kirurgjikale për riparimin e saj.•Dislokacioni. Proteza mund të luksohet, veçanërisht menjëherë pas operacionit, kur indet e buta që rrethojnë artikulacionin janë të dobëta dhe të pa shëruara ende. Za-konisht nuk kërkohet kirurgji për reponimin e artikula-cionit.

Stili i jetës pas endoprotezimitEndoprotezimi kërkon qën-

drim disa ditor pas operacionit në spital. Artoplastia realizohet

me anestezi që mund të jetë e përgjithshme, regjio-nale ose lokale. Kjo përcaktohet nga artikulacioni ku do punohet, nga zgjatja e operacionit si dhe nga dëshirat dhe nevojat e pacientëve dhe e kirurgut që do të operojë.

Proçedura vetë mund të zgjasë nga 1orë deri në 3 orë duke u varur nga artikulacioni ku po punohet dhe nga lloji i endoprotezimit.

Fizioterapia fillohet që ditën e parë-dytë pas oper-acionit, në spital, dhe vazhdohet në shtëpi. Pacienti inkurajohet të lëvizë me ndihmën e patericave (për protezimin e gjurit dhe këllkut) që ditën e parë-dytë pas operacionit. Ndërsa plaga operative shërohet, shtohet toleranca ndaj fizioterapisë. Zakonisht fizioterapia mund të vazhdojë nga disa javë deri në disa muaj pas artroplastisë.

Pacienti zakonisht mund të rifillojë aktivitetin e përditshëm pas një muaji ose dy. Megjithatë në varësi të artikulacionit të trajtuar dhe artroplastisë, funk-sioni normal mund të arrihet tre deri gjashtë muaj pas operacionit. Pacienti quhet i shëruar pas gjashtë-dymbëdhjetë muajsh . Aktivitetet me sforcim të lartë duhen evituar, sepse rritet rreziku për të dëmtuar protezën duke rritur stresin në artikulacion.

BREAKING VIEWS

DR. ERVIN PRIFTAJ - Kirurg ortoped pranë Spitalit Amerikan - Tiranë

“Dhimbja dhe rënia e kualitetit të jetës janë dy faktorët

kryesorë për të bërë endopro-tezim të artikulacioneve ndërkohë që rritja e kualitetit të jetës dhe konfortit, si dhe lehtësimi i dhim-bjes janë shumë të spikatura në pjesën më të madhe të rasteve të operuara. »

PROTEZAT E ARTIKULACIONEVE Që përmirësojnë cilësinë e jetës

Artikulacionet ku mund të aplikohet endoprotezimi