Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina

11
Proteinat Kimia 9 Përgatiti: #MesueseAurela

description

Ndërtimi I tyre Proteinat në trupin e njeriut Vetitë e tyre Pse janë të rëndësishme? Proteinat & Shëndeti Nevojat tona per proteina Përmbajtja e proteinave në produkte

Transcript of Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina

Page 1: Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina

Proteinat

Kimia 9

Përgatiti: #MesueseAurela

Page 2: Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina

Proteinat

Proteinat janë lëndë organike, janë makromolekula të cilat kryesisht përbëhen nga elementet e karbonit, hidrogjenit, oksigjenit, azoti si dhe rrallë herë edhe prej sulfurit. Proteinat janë baza kryesore të qelizave. Ato jo vetëm që i japin qelizave një strukturë, por janë edhe makina molekulare, ku bëjnë transportimin e materieve, pompojnë jonet, i katalizojnë reaksionet kimike si dhe i njohin materiet sinjalizues.

Ndërtimi I tyre

Page 3: Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina

Elementet ndërtues për ndërtimin e proteinave janë proteinogjenet, gjegjësisht aminoacidet, të cilat përmes lidhjeve peptide krijohet një zinxhir. Tek njerëzit bëhet fjalë për 21 llojesh të aminoacideve, ku zinxhiri që përbëhet prej nën 100 aminoacide quhen dhe peptide dhe kur të krijohet zinxhiri më i gjatë atëherë mund të themi se bëhet fjalë për proteinë. Madhësia e një proteine sipas rregullës matet me kilo-Dalton (kDa). Proteina më e madhe tek njeriu është Titin dhe është diku 3600 kDa, përbëhet nga më shumë se 30.000 aminoacide dhe përmban 320 proteindomene. Numri për nga dallimi i zinxhirit aminoacide është gjigante. Formimi i një proteine, si dhe ndërtimi i saj është e koduar me gjenin përkatës.Proteinat janë molekula që të gjitha qeniet njerëzore janë në gjendje t'i sintetizojnë nga atomi i karbonit (C). Proteinat janë molekula shumë të gjata, dhe përbëhen nga amino acidet që janë elementet përbërëse të proteinave.Proteinat janë elemente ndërtuese të organizmit tuaj, glucidet dhe lipidet janë gjithashtu të rëndësishme pasi që janë përbërës të organizmit.Proteinat janë furnizuesi i vetëm i azotit në organizëm që është i domosdoshëm për rritjen, dhe mbajtjen në jetë .Ato përtërihen pa ndalur, deri 250-300gr në ditë. Shpejtësia e përtëritjes ndryshon sipas proteinave. Ato plaken dhe fillojnë të shkatërrohen. Ky shkatërrim furnizon energji. 1gr proteine = 4kalori(Kcal)

Proteinat në trupin e njeriut

Page 4: Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina

Nevojat ditore varen nga pesha : llogaritet 0.8-0.9 gr për 1 kilogram të peshës në ditë, me ndryshime në bazë të rëndësisë së aktivitetit muskulor. Për bodybuilding nevojat janë mesatarisht 1.5-2gr për kilogram,në ditë:

Pesha juaj Proteina gjatë ditës (faktori 1.8g/kg/ditë

45kg 81 gr në ditë

50kg 90 gr në ditë

55kg 99 gr në ditë

60kg 108 gr në ditë

65kg 117 gr në ditë

70kg 126 gr në ditë

75kg 135 gr në ditë

80kg 144 gr në ditë

85kg 153 gr në ditë

90kg 162 gr në ditë

Nevoja për proteina ndryshon sipas: moshës, gjinisë, (gratë kanë më pak nevojë pasi që masa e tyre muskulore është më e vogël).Këto nevoja ditore plotësohen duke konsumuar dy ose tri here në ditë ushqim me origjinë kafshësh ose bimësh të pasur me proteinë.

Ekzistojnë më tepër se 10000 proteinaProteinat me prejardhje bimore:Këto proteina janë prezente në bishtaja (soja,qiqër etj.). Proteinat me origjinë bimore nuk kanë të gjitha aminoacidet esenciale (përveç sojës). Proteinat me prejardhje nga kafshët: Këto përmbajnë të gjitha aminoacidet e domosdoshme,dhe i gjejmë në mish, peshq, vezë dhe prodhime qumështi. Proteinet me prejardhje nga kafshët duhet të konsumohen çdo ditë për të plotësuar nevojat me aminoacide të domosdoshme. Proteinat "e nxjerrura": vinë nga vezët dhe nga soja, këto janë burimet e amino-acideve të kualitetit më të mirë.

Tri burime kryesore te gatshme: Nga i bardhi i vesë, kazeina dhe whey (hirra), kjo e fundit është më e njohur nga bodybuilder-ët. Këto prodhime ofrojnë përparësinë të ofrojnë proteinën pa materie yndyrore apo kaloritë që

Page 5: Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina

i shoqërojnë këto materie. Proteina Whey Whey është një proteinë e lactoserum-it, me prejardhje nga hirra (lactoserum), ideale për ta ndaluar katabolizmin (shkatërrimin e muskujve). Ajo tretet shpejtë nga organizmi. Ky burim i proteinave është i pasur me glutaminë. Është gjithashtu edhe një burim i shkëlqyeshëm i amino-acideve të Degëzuara (ose në angl. BCAA Branched Chains Amino Acids),të domosdoshëm për rikuperimin e rritjes muskulore. Një proteinë që nuk preferohet të merret para se të flemë pasi që nuk shpërndan gjatë kohë amino acide në trup. Në këtë rast preferohet kazeina ose proteina e vesë.Në mbrëmje: Së paku 3 orë pas darkës. Përzihet me qumësht(gjysmë yndyror ose me 0% yndyrë),eventualisht me qumësht nga soja, lëngportokalli(lëshon një sekrecion që është i dobishëm për tretjen e proteinave nga organizmi (por të shmanget marrja në mbrëmje))Nga 1.8 deri në 2 g proteine për kilogram të peshës trupore të ndarë në 4-5 ngrënie.Kujdes, shumë Whey të shitur në treg përmbajnë më tepër përbërës (amino-acide, glutaminë, kreatinë etj), lexoni mirë përbërjen që të evitoni mbidozimin. Në disa raste Whey komplet mund të ju kursejnë para ngase nuk duhet të bleni përbërës tjerë ndaras.

VetitëVetitë e proteinave lidhen me vetitë e përbërësve të tyre, aminoacideve: janë elektrolite amfotere. Për të matur peshën molekulare të proteinave duhen përdorur teknika mjaft të vështira një ndër të cilat është spektometria e masës. Proteinat janë komponime amofotere. Proteinat, në përgjithësi, nuk treten mirë në ujë, por formojnë tretësira koloideale, gjë që është në pajtim me natyrën e molekulave të tyre. Disa prej tyre treten në ujë(p.sh e bardha e

Page 6: Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina

vesë), ndërsa disa të tjerë në tretësira të holluara të acideve, bazave ose të kripërave të holluar.

Pse janë të rëndësishme?

Nga flokët e deri tek thonjtë, proteina është një komponent madhor funksional dhe strukturor i të gjitha qelizave tona. Proteina e furnizon trupin me afro 10 deri në 15 për qind të endergjisë, dhe është e nevojshme për rritjen dhe rregullimin. Proteinat janë molekula të mëdha të azotuara dhe me hidrolizë japin aminoacidet, të cilat përmes lidhjeve peptide krijohet një zinxhir. Disa nga këto aminoacide janë thelbësore për shëndetin.Megjithëse të gjitha qelizat bimore dhe shtazore përmbajnë disa proteina, sasia dhe cilësia e kësaj proteine mund të variojë shumë.Proteina me bazë shtazore përmban të gjitha aminoacidet e domosdoshme që i nevojiten një të rritur. Por, mishi i kuq, në veçanti, duhet të konsumohet në sasi të kufizuara pasi ka në përbërjen e tij nivel të lartë të yndyrnave të pashëndetshme, të cilat mund të rrisin presionin e gjakut si pasojë e kolesterolit.Marrja e një sasie të lartë e yndyrnave të pashëndetshme mund të çojë në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe çrregullimeve të tjera. Për të marrë proteinë me bazë shtazore zgjidhni shpendët, peshkun dhe butakët.Peshku është një burim i mirë për marrjen e proteinave me prejardhje nga kafshët. Ndër më të shëndetshmit përmendim salmonin, ton, trofta, sardelet etj. Janë të gjitha të pasura me omega -3, që ndihmon në reduktimin e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.Butakët janë gjithashtu një burim i shëndetshëm proteinash.

Mundohuni të konsumoni peshk të paktën 2 herë në javë.A e dini se...?Vezët përmbajnë të gjitha 8 amino acidet thelbësore për, dhë që i bën ato një burim perfekt proteinash. Megjithatë, për ata që vuajnë nga kolesteroli duhet të kenë kujdes pasi e verdha e vezës përmban shumë kolesterol.

Page 7: Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina

Proteinat & Shëndeti

Page 8: Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina

Proteinat jane nje nga tre lendet kryesore ushqyese te cilat ne ndryshim nga yndyrnat dhe karbohidratet permbajne edhe azot pervec hidrogjenit, karbonit dhe oksigjenit. Fjala "proteina" e ka prejardhjen nga greqishtja ku "protos" do te thote primare dhe ne kete menyre tregon rolin primar qe ato kane per cdo qelize te trupit tone. Llojet e proteinave ne trupin tone jane me mijera dhe rolet qe ato luajne shume te ndryshme.Ne fakt proteinat perbehen nga lende me te vogla qe quhen aminoacide. Ato jane 20 llojesh, disa prej tyre prodhohen edhe ne organizem dhe konsiderohen "jot e dmosdoshme" dhe disa te tjera trupi I merr vetem nepermjet ushqimit prandaj quhen "te domosdoshme". Kombinime te ndryshme te ketyre aminoacideve formojne dhe proteinat e ndryshme. Imagjinojini si germat kombinimi I te cilave formon fjalet.Kur ne konsumojme ushqime qe permbajne proteina trupi yne prodhon perseri insuline per ti asimiluar ato, si

ne rastin e karbohidrateve. Nje vakt ne te cilin kombinohen proteina dhe karbohidrate se bashku mund te jete me I pranueshem sesa konsumi I nje vakti vetem me karbohidrate.

Rreziku nga mungesa e proteinave

Proteinat jane ushqimi kryesor per muskujt e trupit. Nese ushqimi nuk ofron sasine e duhur te proteinave cdo dite atehere organizmi do te perdori proteinat e muskujve per te prodhuar hormonet me permbajtje proteinike, enzimat dhe antikorpet qe jane jetike per te. Ne kete menyre kercenohet masa muskulare e trupit dhe si pasoje trupi yne ka humbje te rezistences dhe ulje te metabolizmit.Ne rastin kur sheqeri eshte I larte ne gjak do te thote qe insulina ose nuk eshte e mjaftueshme ose eshte e deformuar. Ne kete rast trupi merr sinjale mungese te sheqerit dhe mundohet te prodhoje akoma sheqer nga depozitat e tij. Nje nga burimet e prodhimit te sheqerit jane dhe proteinat e muskujve.

Nevojat tona per proteinaRekomandimet e sotshme jane per nje sasi ditore prej 0,8 - 1gr proteina/dite per moshen adulte. Si mund te llogaris sasine ditore te proteinave qe nevojitem. Keto rekomandime nuk ndryshojne nga ato per popullsine e shendetshme. Shpeshhere personave me diabet ju rekomandohen dieta dhe

Page 9: Proteinat ..............Ekzistojnë më tepër se 10000 proteina

vakte te pasura ne proteina. Ne fakt ky rekomandim nuk gjen mbeshtetjen e duhur shkencore.

Përmbajtja e proteinave në produkte

Produkti Sasia e proteinave në %

Mishi 18-22%Peshku 17-20%Djathi 20-36%Veza 13%Qumështi 3.5%Makaronat 9.13%Gruri 10%Patatet 1.5-2%Mollët 0.3-0.4%Sojë 35%Bizelet 26%Buka e thekrës 7.8%