Projektligji i plotë

11
REPUBLIKA E SHQIPËRISË Kuvendi PROJEKTLIGJ Nr.___/2016 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 83, pika 1, dhe 177, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Neni 18, pika 2 ndryshon si vijon: Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, pasurore, identiteti gjinor, orientimi seksual arsimore, origjina sociale, lindja, përkatësia shoqërore, prindërore ose të tjera. Neni 2 Në nenin 54 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje: “Interesi më i lartë i fëmijëve zbatohet në të gjitha çështjet që lidhen me ta.” Neni 3

description

Në tryezën e ekspertëve të nivelit të lartë që po diskutojnë reformën në drejtësi është paraqitur një projektligj paralel i juristëve të Ministrisë së Drejtësisë Ilir Rusmali dhe Krenar Loloci.Ai është depozituar pasditen e së dielës, me synimin për t’u përfshirë në projektin e ekspertëve të maxhorancës dhe të Euralius-it e Opdat-it.Në projektligj propozohet një formulë ndryshe për zgjedhjen e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, që për momentin përbën pikën kryesore ku nuk po merren vesh Partia Demokratike dhe maxhoranca. Ndërsa në projektin e maxhorancës, nëntë anëtarët e kësaj gjykate zgjidheshin në mënyrë të barabartë nga presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë së bashku me Gjykatën e Lartë Administrative, Rusmali dhe Loloci propozojnë që anëtarët e Kushtetueses të zgjidhen nga presidenti, me propozim konsensual të grupeve parlamentare. Sipas propozimit, vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese sipas këtij propozimi duhet të plotësohen me kandidatë konsensualë, pa shumicë të cilësuar.Projektligji i ekspertëve të ministrisë propozon edhe krijimin e një strukture të re që do të ishte përgjegjëse për politikat në sistemin e drejtësisë. Ai quhet Këshilli i Drejtësisë dhe funksionon pranë Presidentit të Republikës. Në të marrin pjesë ministri i Drejtësisë, kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ministri duhet të jete autoriteti që nis dhe kërkon procedimin disiplinor për gjykatësit dhe prokurorët, por nuk merr vendime. Këta të fundit emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Transcript of Projektligji i plotë

Page 1: Projektligji i plotë

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKuvendi

PROJEKTLIGJ

Nr.___/2016

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË21.10.1998 "KUSHTETUTA EREPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 83, pika 1, dhe 177, pika 1, të Kushtetutës, me propozimine më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë", tëndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1Neni 18, pika 2 ndryshon si vijon:

Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca,feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, pasurore,identiteti gjinor, orientimi seksual arsimore, origjina sociale, lindja, përkatësiashoqërore, prindërore ose të tjera.

Neni 2Në nenin 54 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

“Interesi më i lartë i fëmijëve zbatohet në të gjitha çështjet që lidhen me ta.”

Neni 3

Page 2: Projektligji i plotë

2

Neni 61 pika 1 ndryshohet si vijon:

“Avokati i popullit zgjidhet nga Kuvendi me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij, përnjë periudhë 5 vjecare, me të drejtë rizgjedhje.”

Neni 4Pikat 1 dhe 3 të nenit 108 ndryshohen si vijon:

“1. Njësitë e qeverisjes vendore janë bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjesvendore mund krijohen me ligj.”

“3. Bashkia është njësia bazë e e qeverisjes vendore. Ajo kryen të gjitha detyratvetëqeverisëse, me përjashtim të atyrë që me ligj u jepen njësive të tjera tëqeverisjes vendore.”

Neni 5Neni 124 ndryshon si më poshtë vijon:

1. Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë që zgjidh mosmarrëveshjetkushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.

2. Gjykata Kushtetuese ka buxhet të veçantë që e administron në mënyrë të pavarur.

Neni 6

Në nenin 125, paragrafët 1 dhe 2 riformulohen me këtë përmbajtje:

“1.  Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë.

2. Emërimi i anëtarëve për vendet vakante kryhet nga Presidenti i Republikës, i cilimbledh kandidaturat, sipas propozimit konsensual të grupeve parlamentare.Kandidaturat konsensuale votohen nga Kuvendi.

3. Në rast se grupet parlamentare nuk arrijnë të sigurojnë konsensus përpropozimet, atëherë Presidenti i Republikës përcjell për votim, për çdo vend vakant,kandidatura alternative, me propozime të përbashkëta ose të vecanta të grupeve

Page 3: Projektligji i plotë

3

parlamentare. Në këtë rast kandidaturat votohen me votim të përbashkët, të fshehtëdhe të drejtpërdrejtë nga deputët e Kuvendit dhe gjyqtarët e të gjitha niveleve tëpushtetit gjyqësor.

4. Deputetët dhe gjyqtarët gëzojnë të drejtën e një vote për çdo vend vakant.

5. Rregullat për procedurën e votimit përcaktohen në rregulloren e organizimit dhefunksionimit të Kuvendit.

6. Gjyqtarët zgjidhen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

7. Kandidaturat për anëtarë të GJykatës Kushtetuese duhen të plotësojnë sidomoskëto kritere: kandidatët duhet të kenë një përvojë pune si gjyqtar jo më pak se 15vjetë, ose një përvojë si jurist jo më pak se 20 vjetë si prokurorë, avokatë, pedagogëtë së drejtës, punonjës në administratën publike, të mos jenë dënuar më parë, tëmos kenë marrë pjesë në aktivitete politike të partive politike, si dhe as të kenëmarrë pjesë në organet drejtuese të partive poltike.”

Neni 7Neni 126 ndryshon si më poshtë vijon:

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhevendimet e marra në ushtrimin e funksioneve të tij.

Neni 8Neni 127 ndryshohet si më poshtë vijon:

1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron në rastet e mëposhtme:

mbush moshën 70 vjeç;b) përfundon mandati 9 vjeçar;

c) jep dorëheqjen;

ç) shkarkohet sipas parashikimeve të nenit 128.

d) në zbatim të procedurave të parashikuar në nenin 179/a.

2. Mbarimi i mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese deklarohet me vendim tëGjykatës Kushtetuese.

Page 4: Projektligji i plotë

4

3. Plotësimi i vendit vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të krijuar sipasparagrafit 1 të këtij neni, bëhet sipas nenit 125. Kur mandate i një anëtari tëGJykatës Kushtetuese përfundon para afatit, anëtar që zgjidhet në vend të tijqendron në detyrë deri në përfundim të mandatit të anëtarit që u zëvendësua.

Neni 9Neni 128 ndryshohet si më poshtë vijon:

1. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas procedurës qërregullohet me ligj. Kuvendi me tre të pestat e gjithë anëtarëve të tij, vendos përshkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese kur:

a) konstaton shkelje të rënda profesionale dhe etike gjatë ushtrimit të detyrës;

b) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;

c) vërteton faktin e pamundësisë fizike ose mendore për të ushtruar detyrën.

2. Verifikimi i shkaqeve për shkarkim, behet pas hetimit të tyre nga një komsion iposacëm hetimor të krijuar sipas nenit 77.

Neni 10Neni 130 ndryshohet si më poshtë vijon:

1. Qenia anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetërprofesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, me përjashtim të aktivitetitmësimdhënës dhe akademik për zhvillimin e doktrinës. Kohëzgjatja e veprimtarisëprofesionale të lejueshme si dhe masa e shpërblimit, kundrejt të cilës ajo ushtrohet,parashikohen me ligj.

2. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të marrë pjesë në aktivitete politike tëorganizuara nga një parti politike, ose në një parti politike si anëtar i saj.

Neni 11Neni 132 ndryshohet si më poshtë vijon:

1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi të përgjithshme, janë përfundimtaredhe të detyrueshme për zbatim.

2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren

Page 5: Projektligji i plotë

5

Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që çdo akt i shqyrtuar dhe gjykuarprej saj të shfuqizohet në një datë tjetër.

3. Gjykata Kushtetuese, kur e gjykon të nevojshme, mund të vendosë pezullimin ezbatimit të një akti deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

4. Mendimi i pakicës botohet bashkë me vendimin përfundimtar.

Neni 12Neni 134 ndryshohet si më poshtë vijon:

1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të:

a) Presidentit të Republikës;

b) Kryeministrit;

c) jo më pak se një të pestës së deputetëve;

ç) Avokatit të Popullit;

d) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit;

dh) Çdo gjykate sipas rastit të nenit 145 pika 2 të kësaj Kushtetute;

e) Autoritetit Shteteror të Mbrojtjes së të Dhënave Personale;

ë) Autoritetit Shtetëror kundër Diskriminimit;

f) Këshillit të Larte Gjyqsor dhe Këshillit të Prokurorisë;

g) Organeve të qeverisjes vendore;

gj) organeve të bashkësive fetare;

h) partive politike;

i) organizatave;

j) individëve.

2. Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët d; dh, e, ë, f, g, gj, h, i dhe j tëparagrafit 1 të këtij neni mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen meinteresat e tyre.

Page 6: Projektligji i plotë

6

Neni 13Neni 136, paragrafi 1, riformulohet me këtë përmbajtje:

“1.  Gjykata e Lartë përbëhet nga 17 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti iRepublikës, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

2. Vec kritereve dhe procedurave më të detajuara që do të përcaktohen me ligj,kandidaturat për anëtarë të Gjykatës së Lartë duhen të plotësojnë sidomos këtokritere: kandidatët duhet të kenë një përvojë pune si gjyqtar jo më pak se 15 vjetë, tëmos jenë dënuar më parë, të mos kenë marrë pjesë në aktivitete politike të partivepolitike, si dhe as të kenë marrë pjesë në organet drejtuese të partive poltike.

3. Brenda Gjykatës së Lartë krijohen tre kolegje që janë, kolegji civil, kolegji penaldhe kolegji administrativ.

4. Procedura dhe kriteret e përzgjedhjes, propozimit dhe shkarkimit të anëtarëve tëGjykatës së Lartë, rregullohen me ligj.”

Neni 14Neni 140, shfuqizohet1.

Neni 15Neni 141 riformulohet si vijon:

1. Gjykata e Lartë ka si funksion njësimin e praktikës gjyqësore, duke tërhequr përshqyrtim në kolegjet e bashkuara çështje të caktuara gjyqësore.

2. Në juridiksionin e Gjykatës së Lartë mund të hyjnë edhe cështje të gjykatave më tëulta, por në cdo rast vetëm kur duhet të bëhet njehësimi dhe unifikimi i praktikësgjyqësore.

1 Neni 140 aktual parashikon “Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të shkarkohet nga Kuvendime dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij për shkelje të Kushtetutës, për kryerjen e një krimi,për paaftësi mendore a fizike dhe për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurëne gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur vërteton seekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”.Nuk ka me kuptim një parashikim i tillë, për sa kohë anëtarët e Gjykatës së Lartë do tëjenë vetëm gjyqtarë, nën ombrellën e KLD-së, dhe do të emërohen, vlerësohen dheshkarkohen sipas parashikimeve në ligj, sipas nenit 147 të Kushtetutës, të riformuluarnga ky projektligj.

Page 7: Projektligji i plotë

7

3. Gjykata e Lartë ka juridiksion rishikues, vetëm si mjet i jashtëzakonshëm i ankimitgjyqësor, sipas procedurës së përcaktuar me ligj.”

Neni 16Neni 147 riformulohet si vijon:

1. Këshilli i Drejtësisë funksionon pranë dhe nën kujdesin e Presidentit të Republikës.Në të marrin pjesë Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori iPërgjithshëm, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Kryetari i Këshillit të Lartë tëProkurorisë.

2. Këshilli i Drejtësisë bën planifikimin strategjik të sistemit gjyqësor dhe atë tëprokurorisë, shqyrton dhe koordinon politikat shtetërore në fushën e drejtësisë dheështë përgjegjës për garantimin e pavarësisë, përgjegjshmërisë dhe mbarëvajtjes sëpushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.

3. Ministri i Drejtësisë është përgjegjës për hartimin e politikave shtetërore nëfushën e drejtësisë, si dhe për inspektimin dhe procedimin disiplinor të gjyqtarëvedhe prokurorëve. Inspektimi dhe procedimi disiplinor kryhet brenda kufizimeve eparashikimeve të vendosura në Kushtetutë dhe në ligj. Organizimi i strukturave tëinspektimit, tagrat dhe kufizimet, rregullat për shqrtimin e procedimit, si dhegarancitë proceduriale për subjektet e procedimit përcaktohen me ligj të veçantë.

4. Shqyrtimi i procedimit disiplinor bëhet nga një trup gjyqësore prej pesë anëtarështë Gjykatës së Lartë, të zgjedhur me short.

5. Ankimi kundër vendimit të kësaj trupe gjyqësore bëhet në Tribunalin e Drejtësisë

6. Tribunali i Drejtësisë përbëhet nga 9 anëtarë, nga të cilët gjashtë anëtarë ngaGjykata e Lartë dhe tre anëtarë nga Gjykata Kushtetuese; të nëntë anëtarët caktohenme short. Pesë anëtarët që morrën pjesë në trupën gjyqësore, nuk marrin pjesë nëTribunalin e Drejtësisë. Rregulla më të hollësishme për shqyrtimin e procedimeve,procedurën dhe vendim-marrjen e trupës gjyqësore dhe të Tribunalit të Drejtësië,caktohen me ligj

Neni 17

Pas nenit 147, shtohet neni 147/1 me këtë përmbajtje:

Page 8: Projektligji i plotë

8

1. Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 9 anëtarë të zgjedhur nga radhët egjyqtarëve të të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor, me votim të drejtpërdrejtë.Kriteret dhe procedura e zgjedhjes së anëtarëve rregullohen me ligj.2. Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor e ushtrojnë detyrën për një periudhë prejpesë vjetësh, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme. Mandati i anëtarit tëKëshillit të Lartë Gjyqësor është i lidhur me qenien gjyqtar të tij.3. Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhet në mbledhjen e parë të Këshillit, me3/5 e votave të të gjithë anëtarëve. Kur në votimin e parë, Këshilli i Lartë Gjyqësornuk e arrin shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve nga votimi i parë bëhet një votim idytë, në të cilin Kryetari zgjidhet me shumicë të gjithë anëtarëve. Mandati i Kryetaritpërkon me atë të anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

4. Ministri i Drejtësisë mer pjesë në mbledhjet e Këshillit të Lartë Gjyqësor për tëkomunikuar qendrimet e Këshillit të Drejtësisë për çështje të kompetencës sëKëshillit të Lartë Gjyqësor.

Neni 18

Pas nenit 147/1, shtohet neni 147/2 me këtë përmbajtje:

Këshilli i Lartë Gjyqësor ushtron, ndërmjet të tjerave, përgjegjësitë e mëposhtme:

a) Emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon gjyqtarët e të gjithaniveleve të pushtetit gjyqësor;

b) Miraton rregullat e etikës gjyqësore;c) Propozon dhe administron buxhetin e gjykatave.

2. Administrata e Këshillit të Lartë Gjyqësor drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm iKLGJ, i cili është përgjegjës përpara KLGJ për zbatimin e vendimeve të saj dheaktivitetin tjetër administrativ. Rregullime më të hollësishme të organizimit,funksionimit dhe përgjegjësive të KLGJ bëhen me ligj.

Neni 19

Pas nenit 147/2, shtohet neni 147/3 me këtë përmbajtje:

Page 9: Projektligji i plotë

9

1. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga 9 anëtarë të zgjedhur nga radhët eprokurorëve, me votim të drejtpërdrejtë. Kriteret dhe procedura e zgjedhjes sëanëtarëve rregullohen me ligj.

2. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e ushtrojnë detyrën për një periudhëprej pesë vjetësh, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme. Mandati i anëtarit tëKëshillit të Lartë të Prokurorisë është i lidhur me qenien e tij prokuror.3. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjidhet në mbledhjen e parë të Këshillit,me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve. Kur në votimin e parë, Këshilli i Lartë iProkurorisë nuk e arrin shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve nga votimi i parë bëhetnjë votim i dytë, në të cilin Kryetari zgjidhet me shumicë e të gjithë anëtarëve.Mandati i Kryetarit përkon me atë të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

4. Ministri i Drejtësisë mer pjesë në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përtë komunikuar qendrimet e Këshillit të Drejtësisë për çështje të kompetencës sëKëshillit të Lartë të Prokurorisë.

Neni 20

Pas nenit 147/3, shtohet neni 147/4 me këtë përmbajtje:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ushtron, ndërmjet të tjerave, përgjegjësitë e mëposhtme:

a) Emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon prokurorët e të gjithaniveleve;

b) Miraton rregullat e etikës së prokurorëve;c) Propozon dhe administron buxhetin e Prokurorise.

2. Administrata e Këshillit të Lartë të Prokurorisë drejtohet nga Sekretari iPërgjithshëm i KLP, i cili është përgjegjës përpara KLP për zbatimin e vendimeve tësaj dhe aktivitetin tjetër administrativ. Rregulla më të hollësishme për organizimin,funksionimin dhe përgjegjësitë e KLGJ bëhen me ligj.

Neni 21

Pas nenit 147/4, shtohet neni 147/5 me këtë përmbajtje:

Page 10: Projektligji i plotë

10

1. Transferimi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tyre,përveçse kur këtë e diktojnë nevojat e riorganizimit të sistemit të drejtësisë.

2. Gjyqtari apo prokurori mund të shkarkohet pas një procedimi disiplinor, kur:

a. kryen një vepër penale,b. ka kryer më parë një vepër penale,c. deklarohet i paaftë mendërisht dhe fizikish për të kryer detyrën,ç. kryen akte apo sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtaritapo prokurorit, përfshirë fshehjen,mosdeklarimin apo deklarimin e rreme tepasurise.d. konstatohet pamjaftueshmëri profesionale në kryerjen e dretyrës.

3. Kundër vendimit për shkarkim, gjyqtari apo prokurori i shkarkuar ka të drejtë tëankohet në Tribunalin e Drejtësisë. Rregulla më të hollësishme caktohen me ligj.

Neni 22

Pikat 1 dhe 2 të nenit 148 riformulohen si vijon:

1. Prokuroria kryen hetimin penal si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër tështetit. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara më ligj.

2. Prokurorët janë organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor.

3. Kuvendi do të krijojë me ligj një njësi të specializuar hetimi, që operon brendaProkrurorisë, por që është e pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm.

Neni 23Dispozitë kalimtare

1. Të gjithë gjyqtarët, duke përfshirë anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të GjykatësKushtetuese, të gjithë prokurorët, duke përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm,anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, inspektorët e Inspektoratit të Drejtësisë tëRepublikës së Shqipërisë, si dhe këshilltarët ligjorë do t’i nënshtrohen vlerësimit dherivlerësimit sipas procedurës dhe kritereve të parashikuara me ligj.

Page 11: Projektligji i plotë

11

2. Për kryerjen e procesit të vlerësimit për subjektet e parashikuara në paragrafin 1të këtij neni, krijohet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Përbërja, organizimi dhefunksionimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rregullohet me ligj2.

3. Komisioni i pavarur i vlerësimit vendos për:

a. Integritetin moral dhe profesional te gjyqtarëve dhe prokurorëveb. Pasurinë e tyre në raport me deklarimet e bëra.

4. Ndalohet rishikimi i vendimeve të gjykatave të dhëna nga gjyqarët, përveç se sipasmënyrës dhe procedurës të parashikuar në Kushtetutë dhe në Kodet e Procedurave.

5. Kundër vendimit të Komisionit të Rivlerësimit mund të bëhet ankim në Tribunaline Drejtësisë.

6. Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Procesit të Rivlerësimit, miratohet me jomë pak se 3/5 e anëtarëve të Kuvendit dhe është i paankimueshëm në GjykatënKushtetuese.

Neni 24Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

2 Ku delegohet rregullimi me ligj, më së shumti këto rregullime duhet të bëhen në ligjin përorganizimin e pushtetit gjyqësor, dhe të miratohen me shumicë të cilësuar (3/5).