Programi "LEAD Albania 2018"

14
LEAD ALBANIA 1/23/2017 Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi Një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

Transcript of Programi "LEAD Albania 2018"

Page 1: Programi "LEAD Albania 2018"

LEAD ALBANIA

1/23/2017

Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi

Një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

Page 2: Programi "LEAD Albania 2018"

PËRMBAJTJA

1/23/2017

A. Qëllimi dhe sfondi i Programit LEAD Albania B. Komponentët e Programit LEAD Albania C. Aplikimi dhe procesi përzgjedhës D. Pyetje të tjera

Page 3: Programi "LEAD Albania 2018"

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/23/2017

Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë. Individëve të përzgjedhur do t’u ofrohet mundësia për të punuar një vit si pjesëtarë në kabinetet e titullarëve të institucioneve të larta shtetërore si Kryeministria, Institucioni i Presidentit, Ministri të ndryshme dhe Bashkia e Tiranës.

Qëllimi i Programit

Page 4: Programi "LEAD Albania 2018"

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/23/2017

Koncepti i Programit “LEAD Albania” është bazuar në një nga programet më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lidershipin dhe administratën publike: Programi i Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (angl.: White House Fellows Program). Për rreth 50 vjet, Programi në Shtetet e Bashkuara ka shërbyer për identifikimin dhe promovimin e liderëve të së ardhmes, midis të cilëve edhe Kolin Pauell (Colin Powel) dhe Uesli Klark (Wesley Clark).

Rreth sfondit të programit

Page 5: Programi "LEAD Albania 2018"

PËRMBAJTJA

1/23/2017

A. Qëllimi dhe sfondi i Programit LEAD Albania B. Komponentët e Programit LEAD Albania C. Aplikimi dhe procesi përzgjedhës D. Pyetje të tjera

Page 6: Programi "LEAD Albania 2018"

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/23/2017

• Angazhimi në punë • Komponenti i trajnimit

Komponentët e Programit

Page 7: Programi "LEAD Albania 2018"

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/23/2017

Individët e përzgjedhur do të punësohen për një vit si këshilltarë ose ndihmës të zyrtarëve të lartë të Kryeministrisë, të Ministrive të ndryshme, Institucionit të Presidentit dhe Bashkisë së Tiranës. Programi është: • angazhim njëvjeçar, • në institucione shtetërore në Tiranë, • me kohë të plotë dhe • mbulon shpenzimet e lidhura me pagën dhe përfitimet përkatëse,

sipas kategorisë së pagave të institucionit ku vendosen.

Angazhimi në punë

Page 8: Programi "LEAD Albania 2018"

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/23/2017

• Elementi i dytë i Programit është komponenti i trajnimit. Do të ketë një sërë seminaresh në tema si politikat publike, vendimmarrje, politika e jashtme, politika të sigurisë, lidership, kompetenca sociale etj. Nëpërmjet komponentit të trajnimit do të rriten mundësitë e pjesëmarrësve në Program për të njohur udhëheqës nga sektori publik dhe privat.

Komponenti i trajnimit

Page 9: Programi "LEAD Albania 2018"

PËRMBAJTJA

1/23/2017

A. Qëllimi dhe sfondi i Programit LEAD Albania B. Komponentët e Programit LEAD Albania C. Aplikimi dhe procesi përzgjedhës D. Pyetje të tjera

Page 10: Programi "LEAD Albania 2018"

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/23/2017

Aplikimi kryhet online.

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 15 mars 2017, ora 17.00.

Për më shumë ju lutemi të vizitoni

www.aadf.org/lead

Aplikimi

Page 11: Programi "LEAD Albania 2018"

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/23/2017

Nisni procesin e aplikimit sa më shpejt që të jetë e mundur! • Përgatitja e një aplikimi të qartë, të plotë dhe konkurrues vlerësohet të

zgjasë të paktën 25 orë. Letra rekomandimi nga individë të ndryshëm • Këshillohet që një rekomandim të jetë nga një individ, i cili mund të

flasë për kompetencat dhe arritjet tuaja profesionale në fushën tuaj dhe një rekomandim nga dikush që njeh veprimtaritë tuaja në komunitet dhe ato qytetare. Rekomandimi i fundit duhet të jetë nga eprori juaj aktual. Një rekomandim nga një epror i mëparshëm është gjithashtu i pranueshëm.

Esetë • Shkruani ese koncize dhe specifike në lidhje me temën!

• Shembull : Nëse shkruani një memorandum për kreun e institucionit të preferuar, duhet të bëni një propozim konkret për një politikë të caktuar për institucionin në fjalë.

Si të përgatitni një aplikim konkurrues?

Page 12: Programi "LEAD Albania 2018"

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/23/2017

Aplikimi Aplikimet kryhen online dhe afati i fundit i dorëzimit është data 15 mars 2017. Intervistat e fazës së parë – Maj

Intervistat e fazës së parë do të kryhen nga një panel i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Intervistat nga Komisioni Përzgjedhës - Qershor Kandidatët e përzgjedhur nga faza e parë do të intervistohen nga anëtarët e Komisionit Përzgjedhës.

Intervistat me institucionin pritës - Korrik Finalistët e përzgjedhur nga Komisioni u rekomandohen institucioneve pritëse, drejtuesit e të cilave zhvillojnë intervista me ta dhe bëjnë përzgjedhjen finale.

Kalendari

Page 13: Programi "LEAD Albania 2018"

PËRMBAJTJA

1/23/2017

A. Qëllimi dhe sfondi i Programit LEAD Albania

B. Komponentët e Programit LEAD Albania C. Aplikimi dhe procesi përzgjedhës D. Pyetje të tjera

Page 14: Programi "LEAD Albania 2018"

PROGRAMI LEAD ALBANIA

1/23/2017

Për të mësuar më shumë rreth Programit apo mënyrës së aplikimit, ju lutemi të vizitoni

www.aadf.org/lead

Pyetje të tjera

Faleminderit!