PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008 … vjetor i...E DREJTA PENALE 1.1 KODI I...
Transcript of PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008 … vjetor i...E DREJTA PENALE 1.1 KODI I...
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
1
E DREJTA PENALE
1.1
KODI I PËRKOHSHËM PENAL
1.1.1
Seminar
Veprat penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare
Ngritja e nivelit profesional në luftimin e korrupsionit.
Veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe format e shprehet në praktikë të këtyre veprave penale.
Rastet nga praktika gjyqësore do të zënë vendin kryesor në këtë trajtim.
IGJK
prokurorët dhe gjyqtarët
1.1.2
Seminar (modul dy
javor)
Pastrimi i parave
Ofrimi i njohurive të avancuara lidhur me legjislacionin ekzistues, teknikat/kërkesat hetuese-procedura penale.
Pastrimi i parave në Kosovë, kërkesat ndërkombëtare,manovrimi me inteligjencë, hyrja në hetime, shqyrtimi i aktakuzave dhe procedura gjyqësore.
Studim rastesh,puna ne grupe.
Projekti ,,Fuqizimi i Kapaciteteve Kosovare për luftimin e pastrimit të parave dhe korrupsionit” i financuar nga AER-i i realizuar nga B&S+IGJK
prokurorët, gjyqtarët, policia dhe zyrtarë nga Qendra e Inteligjencës Financiare
1.1.3
Seminar (modul tre
javor)
Udhëheqja e hetimeve të krimeve financiare
Ngritja e njohurive lidhur me legjislacionin ekzistues, teknikat/kërkesat hetuese-procedura penale.
Përmbajtja e legjislacionit vendor lidhur me krimet financiare në Kosovë, kërkesat për dëshmi dhe mbledhja e tyre gjatë hetimeve të krimeve financiare, masat obligative, përgatitja dhe zbatimi i planit hetues dhe menaxhimi i rasteve nga kjo fushe.
Studim rastesh,puna ne grupe.
Projekti ,,Fuqizimi i Kapaciteteve Kosovare për luftimin e pastrimit të parave dhe korrupsionit” i financuar nga AER-i i realizuar nga B&S+IGJK
prokurorët, gjyqtarët dhe policia
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
1.1.4
Tryezë Diskutimesh
Trafikimi me qenie njerëzore
Sqarimi dhe kuptimi i drejte i elementeve te kësaj vepre penale, karakteristikat e saj si dhe bashkëpunimi institucional ne parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.
Elementet dhe qëllimi i kësaj vepre penale, dallimi nga disa vepra tjera penale si: kontrabandimi me migrantë, mundësimi i prostitucionit etj, të drejtat e viktimave të trafikuara, sekuestrimi i mjeteve të fituara nga këto vepra penale, bashkëpunimi ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie dhe politika e dënimeve tek këto vepra penale.
Prezantim i shkurtër teorik, diskutime, puna ne grupe ku do të diskutohen raste të ndryshme nga praktika.
IGJK/donator gjyqtarët, prokurorët dhe policia gjyqësore
1.1.5
Tryezë Diskutimesh
Parashkrimi i ndjekjes dhe ekzekutimit të sanksioneve penale
Vështrimi analitik i dispozitave ligjore nga Kodi Penal që e rregullojnë këtë institut juridik
Fillimi, pushimi dhe ndërprerja e afatit të parashkrimit të veprës penale, duke u përqendruar edhe në parashkrimin e ekzekutimit të dënimeve, dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm
Prezantimet teorike dhe paraqitja e rasteve praktike.
IGJK prokurorët dhe gjyqtarët
1.1.6
Tryeza Diskutimesh
Veshtiresit e aplikimit praktik te Kodit te Përkohshëm Penal i Kosovës
Propozimet per plotësime dhe ndryshime me qëllim eliminimin e paqartësive dhe të metave që hasen gjatë zbatimit praktik të KPPK-së
Të gjitha dispozitat e KPPK të cilat praktikisht nuk janë duke gjetur zbatim unik në të gjitha regjionet e Kosovës dhe mundesia e plotesimit dhe ndryshimit te disa disozitave te KPPK-se.
Diskutime nga grupi i ekspertëve
IGJK + donator
gjyqtarët dhe prokurorët
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
1.2
KODI I PËRKOHSHËM I PROCEDURËS PENALE
1.2.1
Tryezë Diskutimesh
Prokurori Publik
Te kuptuarit sa me të qartë të pozites, autorizimeve dhe rrolit të prokurorit publik sipas KPPPK-së
Roli dhe kompetencat e prokurorit publik, arresti dhe ndalimi policor, zbatimi i nenit 212 paragrafi 3 i KPPPK-së, pushimi dhe pezullimi i hetimeve, përpilimi i procesverbalit dhe përpilimi i aktvendimeve.
Prezantim i shkurtër teorik, diskutime, puna në grupe ku do të diskutohen raste të ndryshme nga praktika
IGJK prokurorët, gjyqtarët dhe policia gjyqësore
1.2.2
Tryezë Diskutimesh
Hetimet
Diskutimi rreth rolit të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake gjate kësaj faze te procedurës, unifikimi i praktikës
Parimi i legalitetit, oficialitetit dhe oportunitetit, dyshimi i arsyeshem, dyshimi i bazuar për kryerjen e një vepre penale, mundësia hetuese e jashtëzakonshme, këqyrja dhe rikonstruksioni ne vendin e ngjarjes.
Diskutim interakitv, raste studimi nga praktika dhe puna ne grupe.
IGJK prokurorët, gjyqtarët dhe policia gjyqësore
1.2.3
Tryezë Diskutimesh
Masat efshehta teknike tëvëzhgimit dhe hetimit
Të kuptuarit e drejt rreth aplikimit të këtyre masave në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit
Masat e fshehta dhe teknike të cilat urdhërohen nga prokurori publik dhe ato të cilat urdhërohen nga gjyqtari i procedurës paraprake, çështjet procedurale që ndërlidhen me raportin e prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake, kompetencat e tyre lidhur me aplikimin e këtyre masave.
Paraqitje e shkurtër teorike, diskutime interaktive, raste nga praktika
IGJK prokurorët, gjyqtarët dhe policia gjyqësore
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
1.2.4
Tryezë Diskutimesh
Masat përsigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale
Prezantimi i disa risive të këtyre masave të cilat shërbejnë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë.
Dorëzania, arresti shtëpiak dhe paraqitja në stacionin policor - mbikëqyrja e ekzekutimit dhe të drejtat e të pandehurit me rastin e zbatimit të këtyre masave.
Prezantim i shkurtër teorik dhe raste nga praktika
IGJK prokurorët dhe gjyqtarët
1.2.5
Punëtori
Paraburgimi
Paraqitja tek pjesëmarrësit e shembujve praktikë të cilët qartë tregojnë se kur është e nevojshme të aplikohet kjo masë
Kur dhe pse duhet të zbatohet masa e paraburgimit, cilat janë kushtet të cilat duhet të plotësohen për zbatimin e kësaj mase, përgjithësisht elaborimi i nenit 281 paragrafi 1, pikat i, ii dhe iii.
Prezantim teorik, raste praktike dhe puna në grupe
IGJK gjyqtarët dhe prokurorët,
1.2.6
Tryezë Diskutimesh
Negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë
Sqarimi i këtij instituti te ri juridik, efektet e tij, interesi i paleve dhe gjykates.
Detyrat dhe qëllimet e prokurorit, avokatit dhe gjykatës, interesi për negocim, si mund të ndihmohet në negocim, veprat penale për të cilat mund të bëhet pranimi i fajësisë, lloji i dënimi, kushtet e lirimit me kusht.
Bashkëbisedimi interaktiv me pjesëmarrësit, puna në grupe, shembuj të negocimit përmes DVD-së
IGJK+DOJ-
SHBA
gjyqtarët, prokurorët dhe avokatet
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i
trajnimit Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
1.2.7
Punëtori
Konfirmimi i aktakuzës
Evitimi i vështirësive në rastet e zbatimit dhe arsyetimit të veprimeve procedurale në këtë fazë të procedurës, Unifikimi dhe harmonizimi i praktikës.
Deklarimi i fajësisë, pranimi i pjesshëm i fajit, marrja e aktvendimit për konfirmim të aktakuzës (vendimet tjera) lejimi i ankeses dhe efektet.
Diskutime teorike si dhe prezantim e analizimi i shembujve praktikë përmes punës në grupe.
IGJK gjyqtarët dhe prokurorët
1.2.8
Tryezë Diskutimesh
Shqyrtimi gjyqësor
Evitimi i leshimeve te cilat mund te ndodhin ne fazat e para te shqyrtimit gjyqesor.
Parakushtet që duhet të plotësohen për fillimin e shqyrtimit gjyqësor dhe përgatitjet për shqyrtim gjyqësor.
Diskutimi me pjesmarrsësit, shembujt nga praktika dhe puna praktike në grupe.
IGJK gjyqtarët
1.2.9
Tryezë Diskutimesh
Shqyrtimi gjyqësor
Diskutimi i risive te cilat jane parapare ne KPPK ne frymen e disa te drejtave te te pandehurit.
Udhëheqja e shqyrtimit gjyqësor në frymën e KPPPK-së, procesverbali i shqyrtimit gjyqësor.
Prezantim i shkurtër teorik, raste nga praktika
IGJK gjyqtaret dhe prokuroret
1.2.10
Tryezë Diskutimesh
Provat
Te kuptuarit e rendesise se provave ne marrjen e vendimeve te drejta dhe te ligjsheme nen kushtet e parapara me ligj.
Procedura e vlerësimit të provave në shqyrtimin gjyqësor, provat epapranueshme dhepranueshmëria e provave sipas KPPPK, kushtet në të cilat është nxjerr një provë, kushtet ligjore të cilat i bëjnë provat të pranueshme apo të papranueshme.
Prezantim teorik i shkurtër, diskutim interaktiv i shembujve nga praktika.
IGJK gjyqtarët dhe prokurorët
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
1.2.11
Tryezë Diskutimesh
Dëshmitarët në procedurën penale
Zbërthimi i të gjitha dispozitave ligjore të cilat janë në fuqi lidhur me dëshmitarët.
Dëshmitarët të cilët i njeh procedura penale,kategoritë e dëshmitarëve, zbatimi i marrjes në pyetje të dëshmitarit.
Prezantim i rasteve nga praktika dhe diskutim interaktiv me pjesëmarrësit.
IGJK gjyqtarët dhe prokurorët
1.2.12
Tryezë Diskutimesh
Dëshmitarët në procedurën penale
Kuptimi dhe rëndësia e dëshmitarit neprocedurën penale me fokus te veçantë ne disa nga llojet e dëshmitarëve
Dëshmitarët e mbrojtur, rastet kur një dëshmitar shpallet si dëshmitar i mbrojtur dhe llojet e dëshmitarëve të mbrojtur, Dëshmitarët bashkëpunues si dhe dëshmitarët e privilegjuar.
Diskutim i rasteve dhe praktikës, puna në grupe.
IGJK gjyqtaret dhe prokuroret
1.2.13 Tryezë
Diskutimesh
Mjetet e rregullta juridike
Zhvillimi i shkathtësive dhe ngritja profesionale e gjytareve dheprokuroreve.
Hartimi dhe sqarimi i anës praktike të mjeteve të rregullta juridike, teknikat e hartimit dhe vendosja lidhur me mjetet e rregullta juridike.
Prezantim i rasteve nga praktika dhe ushtrime praktike në grupe.
IGJK gjyqtarë dhe prokurorë
1.2.14 Tryezë
Diskutimesh
Ankesa si mjet i rregullt juridik
Ofrimi i njohurive te avancuara ne hartimin e ankeses dhe elaborimi i bazave ligjore te saje.
Ankesa, arsyet e ushtrimit të ankesës dhe risitë e parapara me KPPPK, me vështrim edhe ne të drejtat që i ka në dispozicion i dëmtuari.
Prezantim i rasteve nga praktika dhe ushtrime praktike në grupe
IGJK gjyqtarët dhe prokurorët
1.2.15 Tryezë
Diskutimesh
Mjetet e jashtëzakon-shme juridike
Trajtimi i ketyre mjeteve juridike, ne veçanti dilemave ne pra- ktikën gjyqësore
Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe zbutja e jashtëzakonshme edënimit.
Diskutim interaktiv të rasteve nga praktika dhe punë praktike në grupe.
IGJK gjyqtarët, prokurorët dhe avokatet
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
1.2.16
Seminar
Ndihma juridike ndërkombët-are
Diskutimi i aplikimit në praktikë i dispozitave të reja ligjore.
Ndihma juridike ndërkombëtare, funksionimi i institucioneve përgjegjëse dhe vështirësitë të cilat po hasen në zbatimin praktik të këtyre dispozitave,ekstradimi, procedura për transferimin e të pandehurve dhe të dënuarve jashtë vendit.
Prezantimi shkurtër teorik, rastet praktike dhe krahasim i legjislacionit të vendeve të ndryshme
IGJK/ donator
gjyqtarët dhe prokurorët
1.2.17
Tryezë
Diskutimesh
Procedura e shkurtër (summare)
Trajtimi i karakteristikave të procedurës së shkurtër, urdhrit ndëshkimor dhe vërejtjes gjyqësore.
Paraburgimi në procedurë të shkurtër, dispozitat të cilat kanë të bëjnë me veprat penale për të cilat është parashikuar dënimi më gjobë ose me burgim deri në tri vjet, mundësitë që ka prokurori publik të kërkojë shqiptimin e një ose më shumë dënimeve dhe/ose masave, procedura per dhenjen e urdherit ndeshkimor (neni 476 i KPPPK-se) si dhe rastet kur gjykata shqipton vërejtje gjyqësore.
Diskutime interaktive, puna në grupe duke kombinuar gjyqtarë dhe prokurorë të regjioneve të ndryshme.
IGJK gjyqtarët dhe prokurorët
1.2.18
Tryezë Diskutimesh
Ekzekutimi i sanksioneve penale
Harmonizimi nezbatimin e dispozitave përkitazi meekzekutimin esanksioneve penale.
Vështirësitë të cilat po hasen në zbatimin e këtij ligji dhe harmonizimi i praktikave gjyqësore lidhur meekzekutimin e sanksioneve penale.
Diskutime interaktive lidhur me raste të ndryshme nga praktika
IGJK gjyqtarët (kryetaret e gjykatave komunale) dhe prokurorët
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
1.3
LIGJI PENAL PËR TË MITUR
1.3.1
Tryezë Diskutimesh
Drejtësia për të mitur
Ofrimi i njohurive te avancuara dhespecializimi igjyqtareve dheprokuroreve qetrajtojne rastet e te miturve.
Raportimi nga qytetari mbi krimin në polici, vazhdimi i tërë procedurës së mëtejshme deri te shqyrtimi gjyqësor.
Dispozitat e Kodit Penal për të
Mitur të Kosovës, zbatimi i masave alternative, masat e Diversitetit, Rolet dhe kompetencat e të gjitha palëve në procedurë, Koordinimi dhe ndarja e përgjegjësive në mes të palëve të përfshira në procedurë.
Raste studimi përmes luajtjes së roleve te paleve ne procedure.
IGJK + UNICEF
gjyqtarët për të mitur, prokurorët, shërbimi sprovues dhe punëtorët social dhe policia.
1.3.2 Tryezë
Diskutimesh
Drejtësia për të mitur
Ofrimi i njohurive te avancuara dhespecializimi igjyqtareve dheprokuroreve qetrajtojne rastet e te miturve.
Masat e diversitetit, përparësitë të cilat i kanë këto masa në lehtësimin e punës së gjykatave, paraburgimi dhe shqyrtimi gjyqësor për të miturin, përbërja e trupit gjykues kur madhori kryen vepër penale ndaj fëmijës dhe i mituri si dëshmitar në procedurën penale.
Diskutime interaktive, punë në grupe dhe raste nga praktika.
IGJK + UNICEF
gjyqtarët për të mitur, prokurorët, shërbimi sprovues dhe punëtorët social dhe policia.
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
1.4
SIMULIMET
Simulim Prishtinë
Simulim
Gjilan
Simulim
Prizren
Simulim
Pejë
Simulim
Mitrovicë
1.4.1
Ngritja e shkathtësive praktike te gjyqtareve dhe prokuroreve në udhëheqjen, vlerësimin e rasteve konkrete si dhe ne kualifikimin juridik dhe hartimin e vendimeve gjyqësore.
Ky cikël trajnimesh praktike do të mbahet në pesë regjionet e Kosovës gjatë tërë vitit 2008. Për secilin regjion do të përzgjidhen temat e veçanta sipas kërkesave të vet gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim që këto simulime tu përgjigjën nevojave konkrete të tyre.
Prezantimi i rasteve përmes luajtjes së roleve të të gjithë subjekteve procedurale.
IGJKgjyqtarët, gjyqtarët për të mitur dhe prokurorët.
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
2
E DREJTA CIVILE
2.1
2.1.1
Seminar
Ligji përTrashëgiminë
Avancimi i njohurive të gjyqtarëve, këmbimi i përvojave dhe harmonizimi i praktikës gjyqësore.
Kontrata për mbajtjen e përjetshme, Përjashtimi nga trashëgimia për shkak të padenjësisë për trashëgim dhe e drejta e bashkëshortit pasjetues nga martesa pa fëmijë.
Përmes kontributit të ekspertëve dhe debatit interaktiv të pjesëmarrësve.
IGJK gjyqtarët e lëmis civile
2.1.2
Seminar
Ligji përFamiljen i Kosovës
Trajtimin e zgjidhjeve të reja ligjore në mënyrë që praktika gjyqësore të jetë në hap me ato zgjidhje.
Procedura e themelimit të adoptimit, caktimi i ushqimit ligjor (komparacioni me zgjidhjet në shtetet e rajonit kompetenca gjyqësore në kontestet nga ushqimia).
Prezantim teorik nga ekspertët, debat interaktiv të pjesëmarrësve dhe raste nga praktika.
IGJK gjyqtarët e lëmis civile që gjykojnë raste nga lëmia familjare.
2.1.3
Tryezë Diskutimesh
Kontratat
Ngritja profesionale e gjyqtarëve dhe eliminimi i dilemave praktike.
Kontrata mbi Huanë (kamata, fajdeja), Kontratat mbihuamarrjen në mes bankave komerciale dhe debitorëve (personave fizik dhe juridik), Kamatat e rregullta dhe ndëshkuese të kontratave.
Prezantim i shkurtër i ekspertëve, diskutim interaktiv me pjesëmarrësit, shembuj të kontratave.
IGJK gjyqtarët e lëmis civile
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
2.1.4 Tryezë Diskutimesh
Procedura kontestimore
Përmirësimi dhe harmonizimi i praktikës gjyqësore në Kosovë.
Padia, përgjigjja në padi, ndryshimi, parashkrimi,parregullsitë eventuale,rregullimi dhe përmirësimi i padisë.
Puna në grupe ku do të diskutohen raste nga praktika gjyqësore.
IGJK gjyqtarët e lëmis civile
2.1.5 Tryezë Diskutimesh
Procedura kontestimore
Ofrimi njohurive të avancuara lidhur me legjislacionin ekzistues.
Ndërprerja, pushimi, pezullimi i procedurës dhe kompetenca e gjykatës në çështjet kur të paditur janë ndërmarrjet shoqërore nën administrimin e AKM-së.
Diskutim interaktiv me pjesëmarrësit dhe puna në grupe.
IGJK gjyqtarët e lëmis civile
2.1.5
Tryezë Diskutimesh
Mënyrat e fitimit të pronësisë
Ngritja e profesionalizmit përmes dikutimit të praktikës gjyqësore me qëllim të respektimit të principeve kryesore për çështjet e pronësisë.
Fitimi i pronësisë me parashkrim fitues, fitimi me mbajtje i të drejtës së pronësisë në palujtshmërinë qëevidentohet si pronësishoqërore, fitimi i të drejtës së pronës në bazë të punës juridike.
Prezantim i shkurtër teorik dhe diskutim i rasteve konkrete nga praktika.
IGJK/donator gjyqtarët e lëmis civile
2.1.6 Tryezë
Diskutimesh
Procedura përmbarimore
Avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe harmonizimi i praktikës gjyqësore në Kosovë.
Propozimi për përmbarim, dokumenti përmbarimor,mjetet juridike në procedurën përmbarimore dhe përmbarimi i aktgjykimeve në kontestet e punës.
Prezantimi i shembujve dhe rasteve konkrete nga ekspertët dhe pjesëmarrësit.
IGJK gjyqtarët elëmis civile
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
2.1.7 Seminar
Fitimi i të Drejtës së Pronësisë
Evitimi i dilemave te praktikes gjyqësore dhe unifikimi i saj.
Kushtet ligjore për fitimin e të drejtës së pronësisë në banesë sipas legjislacionit tëzbatueshëm në Kosovë, çështja e blerjes së banesave, vendosja lidhur me kthimin e pronave dhe problemet juridike që po e përcjellin procedurën lidhur me të.
Raste të praktikës gjyqësore dhe debat interaktiv me pjesëmarrësit.
IGJK gjyqtarët e lëmis civile dhe zyrtarët e AKP-së.
2.1.8 Tryezë
Diskutimesh
E drejta e Punës
Avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe këmbimi i përvojave nga regjionet e ndryshme në Kosovë me qëllim unifikimin e praktikës gjyqësore.
Mbrojtja ligjore e punëtorëve para gjykatës në rastet e ndërprerjes së marrëdhënies së punës (kontestet e punës) dhe përmbarimi i aktgjykimeve nga kontestet e punës.
Prezantim teorik, raste të praktikës gjyqësore dhe diskutime interaktive.
IGJK gjyqtarët që gjykojnë raste nga lëmia e marrëdhëni -ve të punës.
2.1.9 Seminar
E drejta Ekonomike
Thellimi i njohurive të gjyqtarëve dhe evitimi i dilemave që po paraqiten në praktikën gjyqësore në këtë fushë
Kompetencat e Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe të gjykatave të rregullta në lidhje me çështjet e AKM-së, likuidimi,falimentimi i ndërmarrjeve dhe mbrojtja e konsumatorëve në ekonomin e tregut.
Përmes kontributit të ekspertëve dhe debatit interaktiv të pjesëmarrësve
IGJK gjyqtarët e Gjykatës Ekonomike dhe gjyqtarët tjerë të lëmisë civile
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i
trajnimit Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
2.1.10
Seminar
Posedimi
Ofrimi i njohurive te avancuara lidhur me praktikat me te mira gjyqesore.
Posedimi i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë, pengim posedimi, përsëritja e pengim posedimit dhe procedura lidhur me pengim posedimin - zgjidhjet ligjore të cilat i ofron legjislacioni pozitiv në këtë lëmi me përqendrim në praktikën gjyqësore.
Prezantime tërasteve praktike dhe puna në grupe
IGJK
gjyqtarët e lëmis civile
2.1.11 Tryezë Diskutimesh
Eksproprijimi
Thellimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me zgjidhjet ligjore dhe ngritja e profesionalizmit te gjyqtereve qe vendosin lende nga fusha civile.
Eksproprijimi, pasojat e tij, procedura gjyqësore,kompetenca e gjykatës,aspekte dhe zgjidhje tjera ligjore që i ofron legjislacioni pozitiv në këtë lëmi me përqendrim në raste nga praktika gjyqësore.
Diskutime interaktive të rasteve nga praktika gjyqesore.
IGJK gjyqtarët e lëmis civile
2.1.12
Seminar
Rregullorja për Mbrojtjen Kundër Dhunës në Familje
Avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe evitimi i gabimeve të cilat janë evidentuar në të kaluarën në punën e gjyqtarëve.
Interpretimi dhe procesi i zbatimit të dispozitave ligjore në fuqi që rregullojnë mbrojtjen nga dhuna në familje, masat mbrojtëse dhe praktika gjyqësore lidhur me rastet e dhunës në familje.
Raste praktike debat interaktiv të pjesëmarrësve paraqitja e rasteve kur gjykata ka vendosur jo drejtë.
IGJK/donator gjyqtarët e lëmis civile, zyrtarët e SHPK-së dhe avokatët
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
2.1.13
Seminar
Dëmi jomaterial
Prezantimi i praktikave me te mira dhe perpjekja per evitimin e dilemave që po paraqiten në praktiken gjyqësore -unifikimi i saj.
Kompensimi i dëmit jo material, procedura lidhur me kompensimin e dëmitjomaterial dhe gjetja e zgjidhjeve të përshtatshme për vendosjen e drejt të rasteve praktike.
Raste nga praktika gjyqësore dhe puna në grupe.
IGJK gjyqtarët e lëmis civile
2.1.14
Punëtori
Procedura civile sipas mjeteve juridike
Perpjekja per sqarimin e te metave, eleminimin e dilemave dhe harmonizimin ei praktikës gjyqësore.
Nxjerrja e vendimit në gjykatën e shkallës së dytë kur ndryshohet apo prishetaktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, provat në procedurën ankimore si dhe trajtimi i çështjeve problematike praktike.
Ushtrim praktik në grupe i disa rasteve nga praktika.
IGJK gjyqtarët e lëmis civile
2.1.15
Seminar
Servitutet
Kembimi i njohurive dhe përvojave te fituara të cilat do te shërbejnë si bazë për avancimin e njohurive lidhur me servitutet.
Konstituimi i servituteve, mohimi dhe vërtetimi i së drejtës së servitutit si dhe praktika gjyqësore ku gjejnë shprehje këto çështje.
Përmes kontributit të ekspertëve dhe debatit interaktiv të pjesëmarrësve
IGJK gjyqtarët e lëmis civile
2.1.16 Tryezë e rrumbullakët (tre ditore)
Praktika gjyqësore në lëmin civile
Sqarimi i dilemave lidhur me çështjet problematike të praktikës, unifikimi i saj si dhe nxjerrja e konkluzioneve adekuate.
Çështjet problematike nga lëmia e marrëdhënievejuridiko-pronësore, marrëdhënieve juridikefamiljare dhe procedurës përmbarimore.
Shqyrtimi praktik i disa rasteve nga praktika, puna ne grupe.
IGJK/donator gjyqtarët e lëmis civile
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
2.1.17
Tryezë diskutimesh
Hipoteka
Thellimi i njohurive profesionale dhe praktike për zgjidhjen e rasteve konkrete.
Hipoteka, shitja epatundshmërisë të lënë nën hipotekë nëpërmjet ankandit publik, dorëzimi ipatundshmërisë së shitur ofertuesit dhe sekuestrimi i kolateralit në rastet kur sendet nuk janë të theksuara individualisht apo në sasi.
Prezantim i shkurtër teorik dhe diskutime interaktive.
IGJK gjyqtarët e lëmis civile
2.1.18
Seminar
Mbrojtja e Pronës
Arritja e një niveli më të lartë të efikasitetit në rastet e vendosjes për mbrojtjen e pronës.
Mbrojtja e pronës në kontekst të Protokollit 1 (shtesë) të nenit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, epërsia e KEDNJ-së në raport me legjislacionin kosovar, ndikimi i saj në këtë legjislacion dhe praktikën gjyqësore si edhe praktika e pasur e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut kur vendos për çështjet pronësore.
Paraqitja dhe diskutimi në grupe i rasteve konkrete të Gjykatës Evropiane dhe atyre vendore.
IGJK/donator gjyqtarët e lëmis civile
2.1.19
Seminar
E drejta e autorit
Interpretimi dhe sqarimi i dispozitave të reja ligjore dhe unifikimi i praktikës gjyqësore
Fitimi i të drejtave autoriale, mbrojtja e tyre, praktika gjyqësore si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen gjyqtarët në lidhje me veprimin efikas kur është fjala për mbrojtjen e të drejtave të autorit.
Përmes kontributit të ekspertëve dhe debatit interaktiv të pjesëmarrësve
IGJK gjyqtarët e lëmis civile
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i
trajnimit Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
2.1.20
Tryezë diskutimesh
Ligji përprocedurën administrative
Interpretimi dhe sqarimi i dispozitave të reja ligjore në legjislacionin administrativ dhe ndikimi i tyre në praktikë
Risitë e Ligjit të Ri për Procedurat Administrative,dilemat dhe paqartësitë e tij si dhe konflikti administrativ.
Përmes kontributeve të pjesëmarrësve dhe ekspertëve, raste nga praktika
IGJK gjyqtarët e lëmis civile
2.1.21
Seminar
Imisionet
Arritja e një niveli më të lartë të efikasitetit në rastet e vendosjes për imisionet, këmbimi i përvojave, dhe unifikimi i praktikës gjyqësore.
Përkufizimi i imisioneve, imisionet e lejuara, imisionet e palejuara si dhe zhvillimet e reja ligjore mbi këto çështje dhe ndikimi i tyre në praktikën gjyqësore.
Prezantim i shkurter teorik i ekspertëve, diskutime interaktive dhe raste nga praktika.
IGJK gjyqtarët e lëmis civile
2.2
SIMULIMET
Simulim Prishtinë
Simulim
Gjilan
Simulim
Prizren
Simulim
Pejë
2.2.1
Simulim
Mitrovicë
Ngritja e shkathtësive praktike në drejtim të zbatimit të ligjeve në zgjidhjet konkrete të rasteve nga praktika gjyqësore.
Shqyrtimin praktik i rasteve konkrete nga praktika e përditshme si udhëheqja e procedurave, hartimi, arsyetimi i vendimeve dhe akteve tjera procedurale si dhe çështjet e kualifikimit juridik.
Prezantimi i rasteve përmes luajtjes së roleve të të gjithë subjekteve ne proceduren civile.
IGJK gjyqtarët elëmisë civile
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i
trajnimit Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
3
KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT
3.1
Seminar lidhur me KEDNJ
E drejta për jetën, Ndalimi i torturës, E drejta për liri dhe siguri, E drejta për një proces te rregullt, E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare, Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, Liria e shprehjes dhe Liria e tubimit dhe e organizimit.
Ofrimi i njohurive të avancuara lidhur me rëndësinë e respektimit të lirive dhe të drejtave të përcaktuara me KEDNJ. Rëndësia e aplikimit të KEDNJ-së nga gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës. Krijimi i një kuptimi të përgjithshëm të objektit dhe funksionimit të detyrimeve që dalin nga KEDNJ.
Analizimi i detajuar i Neneve 2, 3, 5, 6, 8, 9, 10 dhe 11 të KEDNJ-së si dhe praktikës së Gjykatës së Strasburgut duke i kombinuar ato melegjislacionin dhe praktikën gjyqësore të Kosovës.
Diskutimi interaktiv me pjesëmarrës përmes ligjërimit dhe metodologjive tjera bashkëkohore të trajnimit, prezantim i shembujve nga praktika duke i ndërlidhur aktgjykimet e Gjykatës së Strasburgut me praktiken e gjykatave e Kosove.
Analiza e koncepteve bazë dhe parimeve themelore mbi të cilat mbështeten nenetpërkatëse të KonventësEvropiane per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut.
IGJK + KE
gjyqtarët dhe prokuroret e te gjitha regjioneve të Kosovës duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatave për Kundërvajtje.
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
4
GJYQTARËT E GJYKATAVE PËR KUNDËRVAJTJE
4.1
Seminar
Veprat kundërvajtë-se dhe përgjegjësia per kundervajtje
Ngritja e profesionalizmit ne rastet e vendosjes se rasteve praktike.
Përgjegjësia për kundërvajtje, veprat kundërvajtëse nga rendi dhe qetësia publike dhe nga lemia e komunikacionit,
Prezantim i shkurtër teorik, prezantim i rasteve nga praktika dhe puna në grupe.
IGJK gjyqtarët e Gjykatave për Kundërvajtje
4.2 Punëtori
Procedura kundërvajtëse
Ofrimi i njohurive te avancuara me qellim te ngritjes se efikasitetit ne kualifikimin e drejte te vepreve kundervajtese.
Nxjerrja e provave në procedurën kundërvajtëse, kualifikimi i kundërvajtjeve.
Puna në grupe me raste nga praktika.
IGJK gjyqtarët e Gjykatave për Kundërvajtje
4.3
Seminar
Vendosja per kundërvajtje
Prezantimi i teknikave me te pershtatshme per hartim, arsyetim dhe ekzekutim te vendmeve kundervajtese.
Aktvendimi per kundervajtje, pjesët e tij, arsyetimi dhe ekzekutimi i vendimeve per kundervajtje.
Shqyrtimi i rasteve specifike nga praktika gjyqësore.
IGJK gjyqtarët e Gjykatave për Kundërvajtje
4.4
Tryezë Diskutimesh
Te miturit ne proceduren kundervajtese
Ngritja e profesionalizmit nedrejtim te trajtimit adekuat te te miturve dhe harmonizimi i praktikes gjyqesore.
Procedura për të mitur dhe përgjegjësia e te miturve per kundervajtje.
Diskutime interaktive dhe shqyrtim i rasteve praktike
IGJK gjyqtarët e Gjykatave për Kundërvajtje
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
5
KODI I ETIKËS
5.1 Tryezë Diskutimesh I kombinuar edhe me raste praktike
Kodi i etikës në përgjithësi dhe respektimi i tij në praktik.
Ngritja e vetëdijesimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në respektimin e Kodit të Etikës.
Parimet e Kodit te Etikes, respektimi i tyre nga ana e gjyqtareve dhe prokuroreve. Analizimi i vlerave që i ka normuar Kodi i Etikës, duke dhënë sqarime të nevojshme rreth parimeve të cilat janë obligative për gjyqtarët dhe prokurorët. Ngritja e vlerave me synim përcaktimin e standardeve për një sjellje më etike dhe më të dinjitetëshme që ka për synim forcimin e sundimit te ligjit dhe sjelljeve ekzistuese të cilat i detyrojnë gjykatësit dhe prokuroret.
Diskutimi interaktiv me pjesëmarrës si dhe marrja e shembujve nga praktika. Njëkohësisht në kuadër të trajnimeve do të do të realizohet edhe puna në grupe punuese.
IGJK+ USAID/ NCSC
gjyqtarët prokuroret nga te gjitha regjionet e Kosovës
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
6
GJYQTARËT POROTË
6.1
Seminar
Roli i gjyqtarëve porot në procedurën penale, prceduren civile, në procedurën penale për të mitur, si dhe respektimi i Kodit të Etikës per gjyqtaret porote.
Ngritja e nivelit dhe kapaciteteve aftësuese të gjyqtarëve porotë me vështrim të rolit të tyre me rastin e vendosjes se rasteve praktike në gjykatë.
Temat të cilat do të prezantohen dhe do të trajtohen gjatë këtyresesioneve trajnuese kryesisht do të përqendrohen në aspektet praktike dhe funksionin e gjyqtarëve-porotë.
Prezantim i shkurter teorik i përzier me raste nga praktika dhe diskutime interaktive të pjesëmarrësve dhe eksperteve. Po ashtu do trajtohen çështjet e
aspekteve të veçanta rreth statusit të gjyqtarëve-porotë nga pikëpamja e etikës dhe perspektives profesionale. Do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me punën e tyre të përditshme si gjyqtar porotë në atë mënyrë që çështjet që u janë besuar ti kryejnë me ndërgjegjshmëri dhe në mënyrë të pavarur, roli i tyre ne procedurën civile, penale dhe penale për te mitur, funksionit të tyre gjyqësor në praktikë.
IGJK gjyqtarët porotë të të gjitha regjioneve të Kosovës
PROGRAMI I TRAJNIMEVE TE VAZHDUESHME PER VITIN 2008
Lloji i trajnimit
Tema Qëllimi Përmbajtja
Metodologjia Financimi Përfituesit
7
TRAJNIMI I TRAJNUESVE
7.1 Trajnim për trajnues (tre ditor)
Metodat moderne për prezantim
Avancimi i njohurive lidhur me përdorimin e metodave bashkëkohore neprezantim, ngritja e vëmendjes dhedomosdoshmëria për punën në ekip.
Metodologjia bashkëkohore e mësimdhënies për të rriturit dhe puna në ekip, përgatitjet për sesionin trajnues,planifikimi i kohës dhe aplikimi efektiv i metodave moderne të prezantimit.
Prezantimi imetodave moderne për grupe të caktuara pjesëmarrësish, ligjërim dhe shembuj praktik të ekspertëve dhe diskutime interaktive të pjesëmarrësve.
IGJK+
Donator
trajnuesit e IGJK-së