PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika...

50
Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014 Arbër BIMI 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE DEPARTAMENTI MJEKSISË PROGRAMI I STUDIMIT MASTERIT PROFESIONAL “INFERMIERI KIRURGJIKALE” MIKROTEZA Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror Punoi: Udhëheqës shkencor: Arbër BIMI M.Sc. Brela XHAFERRAJ

Transcript of PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika...

Page 1: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE

DEPARTAMENTI MJEKSISË

PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT PROFESIONAL “INFERMIERI KIRURGJIKALE”

MIKROTEZA Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror

Punoi: Udhëheqës shkencor: Arbër BIMI M.Sc. Brela XHAFERRAJ

Page 2: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 2

Falenderime

Neurokirurgjia është një degë e rëndësishme e kirurgjisë dhe e mjeksisë, kjo

e pasqyruar dhe në ditët e sotme. Prandaj dhe me sugjerimin e udhëheqësit tim

mendova ta marrë si mikrotezë për mbylljen e studimeve te mija në ciklin e

masterit professional “Infermieri Kirurgjikale.

Së pari do të doja të falënderoja udhëheqësin tim M.Sc. Brela Xhaferraj për

përkrahjen e saj të këndshme për këtë punim dhe inkurajimin e sajtë

vazhdueshëm për shumë muaj që ka marrë shkrimi e redaktimi i tij.

Falenderoj gjithë stafin e Departamentit te Mjeksisë në Fakultetin e Studimeve

Profesionale të Universitetit “Aleksander Moisiu”Durrës.

Page 3: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 3

Abstract Often, the symptoms of a herniated disc will resolve gradually with simple measures such as a modification of activity, analgesic and anti-inflammatory medications, and physical therapy. However, when the pain and discomfort of a herniated disc persist, many people successfully gain relief with epidural steroid injections known as epidural nerve blocks. Here’s what you can expect if one of our pain specialists treats your pain with an epidural nerve block:

1. Anti-inflammatory medication. 2. Physical therapy to strengthen muscles and prevent recurrence. 3. Firm mattress, proper seating with support. 4. Good body mechanics, lifting techniques and core stabilization exercises also

recommended 5. No general anesthesia, hospital stays, or prolonged recovery periods to worry about

The purpose of the study The purpose of this paper is to review the cases that are reported and treated at the University Hospital Center for a period of 6 years from 2005 to 2010, this framework is used to identify cases that undergo surgery and various indicators related with this pathology and pain relief. Materials and methods Are based on the review of cases with herniated disc at the University Hospital Center. The object of analysis were clinical records. We have taken 1978 cases in six years. This study is retrospective. Results and discussion The study was obtained from the statistical data of cases with herniated disc. They are presented with the results as follows: Results obtained from cases that 2005 was the year with the highest number of hernies disc and its complications with a number of 524 patients. It also for the fact that no private hospitals have also changed the method of treatment. What is worth mentioning is the fact that the affected age is over 35 years old to 54 years old. So with the affected age group and hospital addressed are these. From the results of the 6-year study is noteworthy that the gender of the affected is males. This associated with physical work, greater body weight, etc.. While the number of operations has fallen from 2005 = 387, so about the 75% of patient are operated and it’s not have changes during the years. Stay in hospital have an average approximately 5-6 days, the rest are thought to be rehabilitated at home. Conclusion, 1. No. of patients with herniated disc decreased over the years, but still stands at the high numbers 2. Males are also more likely to become with herniated disc 3. Most preferred Age is 35-54 years old 4. Number of patient that make surgery have a percentage of 75% in all of casese. 5. Stay in hospital is calculated 5-6 days

Page 4: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 4

Qëllimi i punimit Qëllimi i këtij punimi është njohja me hernien diskale, shqyrtimi i rasteve që janë

paraqitur dhe trajtuar pranë QSUT(qendren spitalore universitare Tirane) për një periudhë 5 vjecare., ndjekja disa pacienteve ne terren dhe rehabilitimi i tyre. Objektivat:

1. Njohja mbi hernien diskale, kliniken, trajtimin dhe parandalimin 2. Percaktimi i treguesve mbi hernien diskale ne periudhen 3. Ndjekja e rasteve klinike 4. Rehabilitimi fizioterapik i hernies diskale, programet ushtrimore etj 5. Edukimi shendetesor i pacienteve me hernie diskale

Page 5: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 5

Hyrje Hernia diskale lumbare është një problem që shqetëson një pjesë të gjerë të popullsisë. Zona

që më së tepërmi i ekspozohet peshës dhe që vuan më shumë është ajo e belit (lumbare)

Midis çdo dy kockave të shtyllës kurrizore gjendet një lëndë absorbuese e peshës dhe

që bën shpërndarjen e peshës në mënyrë të barabartë në trup. Kjo lëndë quhet disk dhe

pikërisht shtytja e kësaj pjese dhe dalja nga vendi duke krijuar presjon mbi palcën kurrizore

shkakton të ashtuquajturën hernia diskale. Disku ka trashësi 4-6 mm dhe gjithashtu pengon

edhe fërkimin e kockace të shtyllës kurrizore.

A ka lidhje çdo lloj dhimbje beli me hernien diskale?

Jo. Dhimbjet e belit mund të shkaktohen si nga hernia diskale ashtu edhe nga

sëmundje që prekin sistemin muskulo-skeletar (sëmundjet e kockave apo muskujve të asaj

zone) apo nga ngushtimet në kanalin e palcës së kurrizit apo edhe nga tumoret e kësaj palce.

Bile thjesht edhe qëndrimi në pozicion të gabuar gjatë punës apo gjumit mund të shkaktojë

dhimbje të belit. Megjithatë problemi mund të jetë i lehtë sa mund të kurohet me ilaçe apo i

tillë që mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Prandaj është mirë që në këto raste të merret

parasysh këshilla e specialistit.

A ka hernie diskale te tjera

Po. Ato janë në të gjitha pjesët e kolonës, si ne atë cervikale, torakale, sacrale etj. Por

hernia lumbare ështe më e shpeshta ne to, prandaj studimi do të përqendrohet kryesisht mbi

hernien diskale lumbare.

Page 6: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 6

1-Kapitulli i pare 1.1. Anatomia dhe fiziologjia.

Kolona vertebrale është e ndërtuar nga 33-34 eshtra të vogla të vendosura mbi njera-tjetrën dhe që quhen vertebra. Ajo vendoset ne pjesën e pasme të trupit, ne vijën mediane dhe zgjatet prej vertebrës së parë cervikale deri te maja e kokcigit. Gjatësia e saj përbën 2/3 e gjatësisë së trupit. Tek meshkujt ajo varion nga 72-75 cm, kurse tek femrat 69-71 cm. Pjesa më e gjërë e saj është pjesa torakale, ndërsa më e shkurtër paraqitet ajo koksigeale. Ka formën e shkronjës S dhe dallojme nje kifoz(konveksitet nga prapa) dhe lordoz normale(konveksitet nga perpara) Në të dallojmë disa pjesë: 1. Pars cervikalis: është e përbërë nga 7 vertebra, ku vertebra e parë quhet Atlas, e dyta Axis , ndërsa e 7-ta quhet Prominens 2. Pars thoracalis: është e përbërë nga 12 vertebra, ndryshe quhet pjesa e kraharorit 3. Pars lumbaris: është e përbërë nga 5 vertebra, ndryshe quhet pjesa e belit 4. Pars sacralis: është e përbërë nga 5 vertebra, ndryshe quhet pjesa e kryqeve 5. Pars coccygealis: është e përbërë nga 4-5 vertebra, ndryshe quhet kerbishti Cdo vertebër ka: 1. Proccessus articularis superior et inferior 2. Proccesus spinosum 3. Proccesus transversur 4. Disku intervertebral: Përbëhet nga një unazë fibroze e jashtme, unazë fibrokartilagjinoze e brëndshme, zonë tranzitore dhe bërthama qendrore pulpoze. Pikërisht në këtë pjesë do të përqendrohemi. 5. Foramen intervertebralis 6. Arcus vertebrae 7. Corpus vertebraes 8. Ligamentum flavum superior et inferior 9. Ligamentum longitudinal anterior et posterior Të gjitha këto eshtra me anë të vrimave vertebrale formojnë canalis vertebralis, i cili nga sipër lidhet me hapësirën intrakraniale me anë te foramen magnum, kurse nga poshtë vazhdon me kanalin sakral. Në këtë kanal është e vendosur medulla spinalis. 1.2. Medulla spinalis: Në pjesën e sipërme, nëpërmjet foramen magnum, vazhdon pa ndërprerje në palcen e zgjatur. Ndërsa zgjatet poshtë deri në vertebrën e dytë lumbare, ku mbaron me pjesën e ngushtuar të saj-conus medulare. Duke filluar nga lart-poshtë ajo ndahet: 1. Pars cervikalis: Shkon deri në C3 2. Intumescentia cervikalis: C4-D1, e cila inervon anësite e sipërme

Page 7: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 7

3. Pars thoracalis: D1-D12 4. Intumescentia lumbaris: L1-S3, e cila inervon anësite e poshtme 5. Conus terminalis:S4-CO1 1.3. Funksionet e kolones vertebrale jane: 1. Mbrojtës: Mbron palcën e kurrizit si dhe organet që mbështeten në të si psh, ezofagu, aorta, zemra etj 2. Mbështetës: Shërben si mbështetje për trunkun dhe bacinin si gjatë ecjes, ashtu edhe në qëndrimin vertikal 3. Levizës: Merr pjesë në lëvizjet e kokes dhe pjesëve të trupit. 1.4. Funksionet e palces se kurrizit: Funksionet e saj janë në rregullimin e aktivitetit nervor të sistemeve të trupit, si sensore ashtu edhe motore. Më poshtë janë paraqitur me anë të një skeme inervimet që bën palca e kurrizit.

Fig 1- Inervimi I organeve nga palca e kurrizit

Page 8: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 8

1.5. Biomekanika

Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin biologjik, duke perdorur ligje dhe metoda te mekanikes, pra studion forcen dhe efektet e saj te aplikuara ne sistemin human.

Muskujt qe shtrihen nga qafa deri te kyci i kembes jane ne menyre te vazhdueshme aktive per te parandaluar perthyerjen e skeletit. Ne funksion te kesaj keta muskuj njihen si muskujt postural, ose muskujt e drejtqendrimit. Ne muskulaturen e skeletit jane te pranishem edhe muskujt postural dhe fazike, te njohur ndryshe si muskujt e ngadalte dhe te shpejte.

Raporti i forcave midis muskujve postural dhe fazike eshte3:2. Per te siguruar nje lloj stabiliteti, duhet qe kembet te formojne nje kend midis tyre dhe komponenti i forces se mbeshtetjes te bjere ne kete plan, qe te mos rrezohemi. Forca e rendeses bie ne zonen L5-S1. Qendra e gravitetit te te gjithe trupit shtrihet sipas pingules qe kalon permes kembeve, dhe ne pozicionin kur qendrojme me nje kembe ajo zhvendoset ne anen e kembes mbeshtetese Ndermjet trupit te vertebrave realizohet lidhja me ane te diskut intervertebral. Disku perbehet nga dy pjese,

1. Nucleus poulposus

2. Annulos fibrosis.

Ne keto struktura ndodh shkarkimi i te gjitha forcave te jashtme. Berthama perbehet nga nje mikroprotein xhelatinoze, te cilat jane pergjegjese edhe per perqindjen e larte te ujit ne te, afersisht 70-80%

1.5.1. Levizje kryesore te kolones vertebrale jane Fleksion

• Pjesa cervikale-40°, pjesa torakale 105°, pjesa lumbare 85-90 ° • Muskujt qe e kryejne- m.rektus abdomini, m. Transvers, m.oblik intern dhe ekstern • Pozicionimi i pacientit-supin ose ne pozicion ortostatik • Komanda- Te perkulet derisa te shkeputen shpatullat nga siperfaqja mbeshtetese • Faktoret limitues- lig.posterior te shtylles kurrizore, lig interspinoz, lig flava, lig

kapsular, muskujt paravertebral, trupat e vertebrave

Ekstension

• Pjesa cervikale- 75°, pjesa torakale 60°, pjesa lumbare 35 ° • Muskujt qe e kryejne- m.para vertebral, m.ilio kostal lumbare dhe dorsale, m. I gjate i

shpines • Pozicioni i pacientit- pron • Fiksohet- legeni ose kavilja, sepse pacienti tenton ti ngreje • Faktoret limitues- ligamenti longitudinal anterior, proceset spinoze dhe kontraktimi i

muskujve abdominal

Inklinimi lateral

• Pjesa cervikale 35-40°, pjesa torakale 20°, pjesa lumbare 20° • Muskujt qe e kryejne- m. Oblik intern dhe ekstern • Pozicioni- supin • Fiksimi- fiksohen gjymtyret e poshtme sepse pacienti kerkon ti perkule automatikisht

Page 9: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 9

• Komanda- te rrotulloj trupin duke shkeputur nje shpatull nga siperfaqja mbeshtetese • Faktoret limitues- ligamenti transver kontralateral, lig. Flava, lig kapsular, proceset

transversale, disku intervertebral, m. Rrotullues te anes tjeter.

Rotacioni

• Ne pjesen lumbare rrotullimi eshte shume i vogel sepse faqet artikulare jane ne plan sagital, qe te kemi nje rrotullim maksimal duhet qe faqet artikulae te jene ne plan frontal. Ne pjesen torakale 35°, pjesa cervikale 50°.

• Faktoret limituese- ligamenti kapsular

Vleresimi i amplitudes globale per fleksionin, ekstensionin dhe inklinimin lateral, behet duke u nisur nga qendrimi ortostatik, ndersa per rrotullimin behet duke u nisur nga pozicion ulur, ne menyre qe te mos pengoj strukturat e tjera anatomike. Ne nje gjendje normale ekziston nje situate prekomprimi i diskut, dmth nje shtypje e lehte e berthames. Normalisht qendrueshmeria dhe mos perparimi i prekomprimit i diskut sigurohet nga aksioni i muskujve paravertebral dhe abdominal. Kur kemi nje komprimim simetrik, kemi nje shtypje te berthames nukleare, rritet tensioni ne fibrat e unazes fibroze, mirepo nuk kemi humbje te raporteve anatomike. Ndersa kur kemi komprim asimetrik, per te amortizuar ngarkesat dhe per te ulur tensionin e unazes fibroze kemi spostim te berthames nukleare. Keshtu gjate fleksionit berthama shkon pas, hapesira midis vertebrave ngushtohet ne pjesen anteriore, ndersa gjate ekstensionit ndodh e kunderta. Gjate inklinimit lateral kemi ngushtim te hapesires nga ana e inklinimit dhe spostim te bethames nga ana e konveksitetit. Ndersa gjate rrotullimt aksial fibrat e unazes hyn ne tension ne sens te kundert me drejtimin e rrotullimit, ndersa berthama mban nje pozicion me qendror dhe shtypet pak.

1.5.2. Biomekanike e pelvisit Forcat me te medha veprojne ne drejtimin gjatesor te shpines. Pozicioni i disqeve intervertebrale eshte optimal, sepse ato jane pingul me orientimin gjatesor te shpines. Artikulacionet sakroiliake jane te ndjeshme ne lidhje me rreshqitjen per shkak te siperfaqeve te holla predominuese te tyre, te cilat jane paralele me planin e ngarkese. Ne modelin biomekanik te perdorur nga Snijerds, supozohet se ne funksion te nje mbeshtetje me te forte ligamentesh, kerkohen forca muskulore per ngjeshjen e artikulacioneve SI, i cili i reziston ngjeshjes. Stabiliteti i artikulacioneve SI, mund ti atribuohet mekanizmit te harkut te pelvisit, i cili mbeshtetet ne mbrojtjen ndaj levizjve te kockave te pelvisit. Harku i pelvisit merr mbeshtetje bilateral nga artikulacion i pelvisit

1.5.3. Levizjet e artikulacionit sakro-iliak Influenca e pozicionit te trupit mbi zinxhirin pelvik, kur kemi nje drejtqendrim simetrik bipodalik, mbi zinxhirin pelvik shkarkohet pesha e trupit, nderkohe shtylla kurrizore, zinxhiri pelvik dhe gjymtyra e poshtme formojne nje zinxhir artikular ne dy nivele, ne nivel kokso-femoral dhe ne nivel sakro-iliak. Ky lloj pozicioni ben qe legeni te hyj lehtesisht ne anteroversion. Kur kemi mbeshtetje monopedalike, pas cdo hapi ben qe nga koka te transmetohen forca ne drejtim te artikulacionit kokso-femoral te anes mbeshtetese dhe tentohet te ulet artikulacioni koksofemoral dhe ne kete kohe sinfiza pubike tenton te ngreje anen e kundert, domethene kemi inklinim te legenit ne anen tjeter.

1.5.4. Ne artikulacionin sakro-iliak kemi dy levizje Anteroversion- gjate te cilit sakrumi rrotullohet rreth aksit ne menyre te tille qe rreth aksit pjesa iliake shkon perpara dhe sakrumi shkon nga pas. Gjate anteroversionit kemi

Page 10: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 10

hiperlordoze te pjeses kumbare dhe hyn ne tension ligament sakro-iskiatik dhe lig. Sakro-iliak, qe frenojne ate. Retroversion- gjate te cilit sakrumi shkon perpara dhe pjesa iliake shkon pas. Gjate retroversionit kemi sheshim t lordoze lumbare dhe hyn ne tension ligament ileo-sakral qe e limiton ate. Kur jemi shtrire ne shpine artikulacioni sakro-iliak stimulohet ne baze te fleksionit apo ekstensionit te artikulacionit kokso-femoral. Keshtu, kur artikulacioni kokso-femoral eshte ne ekstension, muskujt flektor e terheqin legenin ne anteroversion dhe kur art.kokso femoral eshte ne fleksion, legeni eshte ne retroversion

1.5.5. Qendrimi ulur Ne qendrimin ulur, drejtqendrimi i trupit influencohet nga forma e karriges. Eshte e

mundur te parashikosh nese nje karrige eshte e rehatshme ose jo, pavarsisht permasave te personit.

Vleresimi i kritereve te konstruktit mbi bazat e biomekanikes tregon ndertimin jo te mire te shumices se mobiljeve. Nje qendrim i mire ulur karakterizohet nga tendosja minimale e muskujve, i cili arrihet me mbeshtetjen e duhur te kraheve ne qetesi, te kurrizit ne qetesi, te vitheve dhe kembeve. Megjithate rregulli i pare i uljes se rehatshme eshte aftesia per te ndryshuar vazhdimisht qendrimin. Clodhja dhe mbeshtetja e mire e kurrizit sjell stabilitet per te gjithe trungun, ne linjen vertikale.

Gjithsesi ne nje ulje te sterzgjatur, parandalimi i nje kifoze lumbare duhet te jete

funksioni me i rendesishem i mbeshtetjes se kurrizit. Kjo mund te provokohet kur dikush ulet drejt ne ane te karriges. Rreshqitja perpara e trungut rrit lordozen lumbare, kurse rreshqitja mbrapsht e trungut zhvendos qendren e gravitetit prapa tuberozitetit iskiadikm, me nje pozicion jo stabel. Nje perkulje me e thelle shkakton zhvendosjen mbrapa te pelvisit dhe rrit kifozen lumbare. Funksioni i nje mbeshtetje lumbare eshte te perqendroje forcen ne pjesen e siperme te pelvisit dhe te lejoje siperfaqen lumbare te parandaloje kifozen e shpines.

Mungesa e mbeshtetjes se kurrizit, si ulja ne nje mbeshtetese, gjithmone sjell shpinen

ne formen e shkronjes C. Pesha e trungut te trupit, kokes dhe nje pjese te kraheve suportohet pothuajse plotesisht nga tuberositeti iskiadik. Nje ulje ne pozicionin horizontal, gjithmone rrit ferkimin ne tuberozitetin iskiadik. Ky ferkim mund te eleminohet plotesisht duke respektuar nje kend uljej midis karriges dhe fundit te kurrizit, i cili eshte optimal ne masen 90-95° dhe qe respektohet ne karriget lekundese.

Page 11: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 11

1.5.6. Muskujt qe ndikojne ne levizjet e kolones vertebrale Jane muskujt rreth zones lumbare dhe ndahen ne tre grupe per shkak te pozicionit dhe funksionit te tyre.

Psoas major

Ndikon direkt ne pjesen lumbare, per shkak te vete struktures se saj kemi me shume fleksion, ekstension dhe inklinim lateral, dhe me pak rrotacion. Fleksioni dhe ekstensioni i pjese lumbo-sakrale eshte me i shprehur ne segmentin lumbar. Psoas major eshte nje muskul i gjate qe fillon ne proceset transversal te vertebres se XII torakale deri ne vertebren lumbare V, pra T XII- L5, kalon ne vrimat e pelvisit dhe inserohet ne trokanter minor te kockes se femorit. Elektromiografia e ketij muskuli, tregon qe eshte aktiv gjate qendrimit ne kembe, gje qe tregon per funksionin antigravitar te tij.

Muskuli quadratus lumbar dhe m. Intertransvers lateral

Kane per funksion inklinimin lateral dhe fleksionin. Masa muskulare ndermjet proceseve transversale dhe proceseve spinoze, njihet si sistemi transversospinal, ku perfshihen muskujt semispinal dhe rotatoret, te cilet kane funksion te ekstendojne kolonen dhe inklinimin lateral te saj.

Muskuli interspinal, intertransvers medial, m. Elevator skapule, fibrat e ketij muskuli ndahen ne 3 fasha qe jane mediale, intermediale dhe laterale. Dhe m. Ileocostalis qe jane muskujt ekstensor

Page 12: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 12

2-Kapitulli i dyte-Sfondi Teorik 2.1. Etiologjia

Hernia diskale është shkaku më i shpeshtë i sindromës radikulare lumbosakrale. Në

shfaqjen e kësaj sëmundjeje dy janë faktorët kryesorë që ndikojnë: ndryshimet degjenerative ndërvertebrore, të cilat ndodhin kryesisht në moshat 21-50 vjeç. Faktor tjetër janë traumat apo mikrotraumat e shtyllës kurrizore, të cilat ndonjëherë nuk vlerësohen, për faktin se që nga koha e pësimit të mikrotraumatizmave deri në shfaqjen e shenjave klinike të SRLS (sindromës radikulare lumbosakrale) kanë kaluar disa kohë Si shkaktar të hernies diskale mund ti rendisim si me poshtë. 1. Ngritja e peshave te rënda 2. Pleqëria, ku kemi të bëjmë me degjenerimin e disqeve 3. Sforcimi, vjen nga një punë e vazhdueshme në një pozicion te keq për belin dhe të mbingarkuarit të kësaj zone 4. Dobësia muskulare, ku permendim atrofinë e distrofinë muskulare 5. Pesha e rëndë trupore 6. Trauma spinale, që mund të vijnë si pasojë e aksidenteve me makinë, motor, apo edhe rrëshqitjeve dhe rrezimeve.

2.2. Predispozita Eshtë vënë re se meshkujt janë më të prekur nga kjo sëmundje. Mendohet se kjo lidhet me

faktin se meshkujt kryejnë procese pune më të vështira dhe i’u nënshtrohen më shpesh faktorëve të tillë, si ngritja e peshave të rënda, të ftohtit, lagështirës, sforcimeve fizike, që mendohet të ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes. Përsa i përket moshës shfaqet 21-50 vjeç, para dhe pas kësaj moshe rastet janë më të rralla. Ndeshen më tepër në persona që kanë mbingarkesa fizike dhe në profesione të tilla si: shoferë, traktoristë, në të cilat vibracionet dhe pozicionet e detyruara të shtyllës kurrizore bëhen shkak i shfaqjes së sëmundjes.. Pervec ketyre si faktore predispozues mund te permendim duhanin, alkolin, drogat, nderhyrjet kirurgjikale ne kolonen vertebrale dhe punksionet lumbar per qellime te ndryshme Mund te permblidhen keshtu 1. Mosha: Hernia diskale është më e shpeshtë në moshën e mesme, vecanërisht midis 35-45 vjec 2. Duhanpirja: Rrisin riskun për hernie diskale, sepse ulin nivelin e oksigjenimit te pjesëve trupore 3. Pesha: Shkakton “stres” ne disqet intervertebrale 4. Gjatësia: Kështu te qenurit i gjate është një nga faktorët risk, subjektet riskant jane meshkujt qe janë të gjatë më shumë se 180 cm, ndërsa femrat mbi 170 cm. 5. Profesioni

2.3. Patogeneza Hernia diskale zakonisht është e shkaktuar nga konsumimi dhe gërryerja e diskut, që ndryshe e quajme edhe degjenerim i diskut e cila vjen me kalimin e moshës. Ku disqet intervertebrale humbin disa nga lengjet që ndihmojnë të mbajnë fleksibilitetin e tyre, dhe bën të mundur demtimin Në rastin e traumave spinale mund të shkaktojë plasaritje dhe konsumim të unazës dhe kapsulës së diskut..Demtimet mund ti ndajme ne tre pjese: 1. Disku i fryrë: Një pjesë e materialit xhelatinoz (nucleus) që mbush diskun mund te rrjedh nga plasaritjet që jane bërë në kapsule. Disku mund të fillojë të fryhet edhe jashtë

Page 13: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 13

vertebrave. Nëse kjo fryrje është larg medules spinale dhe nuk shtyp nervat, kjo mund të jetë asimptomatike 2. Disk i rupturuar: Materiali bërthamor brenda ne disk depërton kapsulen 3. Fragment i lirë. Fragmentat e diskut të rupturuar mund të shkëputen nga disku dhe të kalojnë në kanalin spinal dhe të demtojnë medulen spinale Plasaritjet ne disk nuk mund të riparohen vetë, por dhimbja zhduket me kalimin e kohës. Rreth 50% e njerëzve me hernie diskale rekuperohen brënda një muaji, dhe brënda 6 muajve shërohen plotësisht. Rezorbimi i materialit të dalë mund të ndodh pas 6 muajve në shumicen

e rasteve. Fig-1 Dalja e materialit xhelatinoz

Fig-2 Ndryshimet anatomopatologjike të diskut

2.4. Klinika Tek hernia diskale lumbare zakonisht shenja e parë është dhimbja e belit. Bashkë me këtë

dhimbja mund të shpërndahet edhe nëpër të dyja ose njërën kofshë apo këmbë deri tek gishti i madh. Këtu futen edhe shqetësimet e nervit shiatik. Sidomos kur hernia ka ndodhur tek niveli L5 apo S1. Këto shqetësime mund të jenë të lehta ose aq sa të ndikojnë rënd në jetën e përditshme të pacientit. Sipas nivelit apo gradës ku ka ndodhur hernia mund të vihen re edhe humbje fuqie apo mpirje të ekstremiteteve të poshtme. Në rastet ku palca e kurrizit është ndikuar rëndë pacienti mund të vuajë edhe nga mos parandalimi i urinimit dhe jashtëqitjes. Gjatë qëndrimit në këmbë për kohë të gjatë, kollitjes apo ngritjes së ndonjë peshe të rëndë dhimbja shtohet. Mund të vihen re edhe ndryshime refleksesh të asaj zone si refleksi i akilit

Page 14: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 14

apo patelës. Simptomatologjia e hernies diskale varet me pozicionin dhe madhësinë e hernies diskale Nese hernia diskale është: 1. Nuk shtyp nervat, do të kemi dhimbje mesi, ose mund të jetë asimptomatike 2. Shtyp nervat , mund të ketë dhimbje, mpirje dhe dobësi në zonën e trupit ku nervat kalojnë 3. Dhimbja shiatike e cila kalon permes gluteuseve dhe poshtë në këmbë dhe deri në shputën e saj, pra në këtë rast dhimbja e mesit shoqërohet me dhimbje këmbësh 4. Me hernien në pjesën e sipërme të mesit, afër mbarimit të brinjëve të poshtme , dhimbja mund të jetë në pjesën e perparme të kofshëve 5. Hernia diskale në rastin e qafës, simptomat mund te jenë dhimbje, mpirje ne shpatulla, duar dhe në gjoks Dhimbja e këmbëve: 1. Zakonisht ndodh ne njerën këmbë 2. Mund të fillojë gradualisht ose menjëherë 3. Mund të jetë konstante ose intermitente (shkon e vjen) 4. Mund të bëhet më keq kur tështitemi, kollemi ose tendosemi për të marrë stolin 5. Mund të agravohet nga e ulura, qëndrimi i tejzgjatur dhe lëvizjet gjarpëruese dhe përkulëse 6. Mund te qetësohet duke ecur, ndenjur shtrirë, dhe pozicione te tjera të cilat relaksojne shpinën dhe ulin presionin që mund të demtojë diskun Nervat lidhur me simptomat të shkaktuar nga hernia diskale përfshijnë: 1. Therje ose mpirje në njëren këmbë që mund të fillojë në gluteuse ose përpara këmbëve dhe shtrihet ne kofshë deri në nyjet e këmbëve. 2. Dobesi muskulare në njëren ose të dyja këmbët 3. Dhimbja në pjesën e perparme te kofshëve 4. Dobësi në të dyja këmbët dhe humbje e kontrollit të vezikës urinare dhe zorrës, të cilat janë simptoma që janë të lidhura me kompresionin e nervave dhe që cojnë në sindromin cauda equina. Kjo ështe e rrallë por një problem serioz dhe një person me të tilla probleme i duhet drejtuar menjëherë shërbimeve shëndetsore.

2.5. Diagnoza 2.5.1. Historia mjekësore

Informacioni nga historia mjekësore lejon mjekët te planifikojnë ekzaminimin fizik, në drejtim të një diagnoze të saktë. Simptomat të lidhura me crregullimet spinale duhet të diferencohen me ato që paraqesin probleme serioze, të tilla si ato metastatike, reumatizmale, fraktura dhe infeksione. Crregulimet reumatizmale zakonisht fillojnë në pjesët e dalura te skeletit para se te progresojnë në kolonën vertebrale. Artritet inflamatore si psh spondiliti ankilozant rezulton me nje dhimbje te gjeneralizuar dhe ngurtësim, te cilat jane më të këqija në mëngjes dhe qetesohen gjatë ditës. Por nëse hernia diskale është përgjegjëse për dhimbjen e mesit, ajo lidhet me kohë dhe faktorë te shumte te cilët i shkaktojnë presion kolonës. Nivelet më të zakonshme për hernie diskale janë L4-5 dhe L5-S1. Fillim i simptomave është i karakterizuar nga dhimbje therëse dhe goditëse duke u perhapur poshtë ne pjesët posteriore dhe laterale të këmbëve deri në fund të këmbëve. Dhimbja në përgjithësi është siperfaqësore dhe e lokalizuar,ku dhe është e shoqëruar me mpirje dhe shpim. Në rastet më të avancuara kemi deficite motore dhe dobësim të reflekseve Zakonisht vetëm në mënyrë relative hernia diskale centrale jo e zakonshme provokon

Page 15: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 15

dhimbje mesi dhe dhimbje në S1 dhe S2. Hernia diskale mund të komprimojë nervat (cauda equina) dhe të shkaktojë vështirësi në urinim, inkontinence urinare dhe crregullime në defekim. Kjo është shumë e rendësishme pasi nëse nuk ekzaminohet në kohën e duhur mund te kemi humbje te perhershme te reflekseve Zakonisht aspekti më i vështirë në vleresimin e pacientit me simptoma të hernies diskale është diferencimi midis një tërheqje apo tendosje mesi dhe hernies diskale. Kështu dhimbja në tërheqjen e mesit acarohet gjatë qëndrimit dhe të ecurit, ndërsa acarohet nga pozicioni i ulur,ngaqë rritet presioni në fibrat anulare., agravohet gjithashtu gjatë ngarjes së makinës,përkuljes dhe të gjitha pozicioneve të tjera të cilat rrisin presionin në diskun intervertebral. Ne historinë mjekësore përfshihet edhe pyetja e pacientit në lidhje me sëmundjet e kaluara, mjekimet e marra, zakonet e të ushqyerit dhe zakonet e tjera, nëse pi alkol, duhan apo droga të tjera etj. Pra nga cka thamë më sipër në historinë mjekësore një rol të rendësishëm merr vlerësimi i kushteve risk që e kanë cuar pacientin në shfaqjen e hernies diskale dhe vlerësimin e shenjave që jep kjo semundje. Kjo është e paraqitur skematikisht në Tab-1.

Tabela 1 Historia mjekesore: Kushtet serioze potenciale që mund të paraqiten në dhimbjet e mesit Kushtet e mundshme Konkluzione nga historia mjekesore Fraktura • Trauma madhore (aksidente automobilistike, rënie nga lartësia • Trauma minore (përfshin dëmtimet në pacientët osteoporotik Tumore ose infeksion • Mosha >50 vjec ose <20 vjec • Histori për kancer • Simptoma të tilla si temperature, ethe, humbje te pa shpjegueshme peshe • Infeksione bakteriale të kaluara • Perdorimi i medikameteve intravenoze • Immunosupresion (përdorimi i kortikosteroideve, transplanti, • Dhimbje që përkeqesohet natën dhe në pozicionin shtrirë në shpinë Sindromi cauda equina • Anestezi regionale jokorrekte, disfunksione neurologjike të ndryshme (vezikë urinare, zorrë, anësitë e poshtme

2.5.2. Ekzaminimi fizik dhe neurologjik

Një ekzaminimi i plotë fizik dhe neurologjik mund të tregojë defektet në nivele të caktuara. Vlerësimi parësor në ekzaminimin fizik është që të kërkohet për ndonjë manifestim të jashtëm të dhimbjes, duke e përfshirë atë me një pozicion të detyruar dhe jo normal. Pozicioni dhe e ecura e pacientit duhet të ekzaminohen per probleme shiatike, e cila është e indikuar në hernien diskale. Procesi spinoz dhe ligamenti interspinoz duhet te palpohen per

Page 16: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 16

ndjeshmeri. Përvec kesaj duhet që hapësira e lëvizjeve duhet vlerësuar, kështu në rastin e fleksionit lumbar kemi të bëjmë me dhimbje te diskut, ndërsa edhe dhimbja në ekstensionin lumbar na jep tipare të sëmundjes ,tërheqja muskulare dhe ligamentoze mund të shkaktojë dhimbje kur pacienti përkulet lateralisht . Reflekset motore dhe sensore duhet të vlerësohen që të determinojme zonën e prekur te nervave dhe nivelin e prekjes se tyre. Fuqia muskulare është e graduar nga 0-5, ku shifra zero na tregon për jo evidentim të kontralitetit, ndërsa shifra 5 na tregon për një rezitencë të plotë muskulare. Ekzaminimi neurologjik i niveleve të pjesës lumbare është shumë e rendësishme në lokalizimin e burimit të simptomave dhe kjo paraqitet në Tab 2. TABELA 2 Lokalizimi i dhimbjes dhe deficitet motore në lidhje me përfshirjen e nervave lumbare sipas niveleve të ndryshme Nivelet

Lokalizimi i dhimbjes

Deficitetet motore

T12-L1 Dhimbje në regionin inguinale dhe në pjesën mediale femorale

Asnjë

L1-2 Dhimbje në pjesën anteriore dhe mediale femorale

Dobësi e lehtë në muskulin quadriceps dhe ulje e refleksit suprapatelar

L2-3 Dhimbje ne pjesën anterolaterale femorale

Quadriceps i dobësuar dhe ulje e refleksit patelar dhe suprapatelar

L3-4 Dhimbje në pjesën posterolaterale femorale dhe pjesës anteriore tibiale

Quadriceps i dobesuar dhe ulje e refleksit patelar

L4-5 Dhimbje ne pjesën dorsale të këmbës Dobësi në ekstensionin e gishtave dhe shputës së këmbës

L5-S1 Dhimbje në pjesën laterale të shputës së këmbës

Dobësim ose mungesë e refleksit te Akilit

Lëvizje specifike të ndryshme dhe lëvizje që japin simptomat duhet të investigohen gjatë ekzaminimit për të gjetur buimin e dhimbjes. Psh; Regjioni i sipërm lumbar (L1, L2 dhe L3) kontrollon muskujt iliopsoas, të cilët mund të vlerësohen duke testuar rezistencën nga fleksioni i ijeve.ku gjatë qëndrimit ulur, pacienti duhet të përpiqet të ngrejë secilën kofshë ndërsa duart e mjekut janë të vendosura në këmbë e tij për të krijuar rezistencë. Dhimbja dhe dobësia indikojne për kompresion të nervave në pjesën e sipërme lumbare Nervat L2-3-4 kontrollojnë muskulin quadriceps, i cili mund të vlerësohet duke u perpjekur te flektojmë këmbën e shtrirë. Nervi L4 gjithashtu kontrollon edhe muskulin tibialis anterior, i cili mund të testohet gjatë ecjes në thembra Nervi L5 kontrollon muskulin hallucis longus, i cili mund te testohet kur pacienti eshte i ulur duke lëvizur të dy gishtat e mëdhenj në dorsofleksion, ku dhe has rezistencë. Nervat ne L5 gjithashtu inervojne kockat e legenit abduktor, ku dhe vlerësohet me testin Tredelenburg. Ky test kërkon që pacienti të mbajë një këmbë dhe mjekun që qëndron perballë pacientit dhe vendos duart e tij ne ijet e pacientit. Nje test pozitiv është në rastet kur kemi ndonje lëvizje në kah të kundërt të pelvisit, dhe në këtë rast kemi të bëjmë me shtypje të L5 ose patologji të artikulacionit

Page 17: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 17

FIGURA 3. Rritjet dhe uljet relative në presioni intradiskal në lidhje me pozicionet e trupit. ,vëre që pozicioni i ulur dhe ë perkulur jep më shumë presion se qëndrimi shtrirë. Sindromi cauda equina mund të identifikohet në rastet kur kemi te bëjmë me humbje të reflekseve sfinkteriale, perianale, perineale, ose edhe humbje madhore motorike të anësive te poshtme Shenjat e tensionit të nervave përdoret gjithashtu në vlerësimin e pacienteve të dyshuar për hernie diskale. Testi i mbajtjes së këmbëve lart dhe drejt performohet në pacientët të shtrirë në shpinë. Kështu mjeku mban këmbët e pacientit në një kënd 90 gradë, normalisht ky pozicion rezulton vetëm në një ngushtim të vogël të leqeve të këmbëve. Nëse kemi prezent kompresionin e nervave, ky test mund të shkaktojë dhimbje mesi dhe mund të na tregojë një crregullim të L5-S1 Testi mbajtjes së këmbëve të kryqëzuara drejt gjithashtu mund të na sugjeroj për kompresion të nervave. Në këtë test pacienti shtrihet në pozicion permbys ose edhe në dekubitus lateral, kofsha është e extenduar ndërsa gjuri është i flektuar. Prodhimi i dhimbjes na tregon për crregullime të nervave L2-3-4. Kujdes duhet kushtuar edhe shenjave jo organike (shenjat waddell), të cilat mund të identifikojë pacient me dhimbje me bazë psikogjene. Keto shenja përfshijnë ndjeshmëri superficiale, rezultate pozitive në teste stimuluese(manovra që duket se teston pacientin por aktualisht nuk e bën), teste distraktuese që tentojne që prodhojnë perfundime pozitive fizike kur pacienti është i distraktuar, shqetësimet regionale të cilat nuk perputhen me shpërndarjen neuroanatomike apo dermatomale dhe hipereaktivitet gjatë ekzaminimit. Kjo shperndarje është e paraqitur ne fig-3

Vendet më të zakonshme për të bërë hernie diskale lumbar janë L4-5 dhe L5-S1, duke rezultuar me dhimbje mesi dhe përhapje të saj në pjesën posteriore dhe laterale të këmbëve

Page 18: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 18

FIGURE 4. Dermatomet e ekstremiteteve të poshtme

2.5.3. Imazheria në hernien diskale

Gjetjet më të mëdha në planin radiografik në pacientë me hernie diskale është zvogëlimi i gjatësisë së diskut. Radiografitë kane vlerë të limituar diagnostikimi për hernien diskale sepse ndryshimet degjenerative janë të lidhura me moshën dhe janë të llogaritura në persona simptomatik dhe asimptomatik. Neurodiagnostikimi imazherik na tregon për anormalitete në një të tretën e pacientëve asimptomatik, për këtë arsye CT-skaneri ka vlerë limituese për pacientët me hernie diskale. Ky test behet kur nuk ka RMI, nese pacienti ka Pacemaker, ose edhe kur rezultatet e RMI jane te paqarta. Mënyra e “artë” për vizualizimin e hernies diskale është RMI ose ndryshe rezonanca magnetike imazherike, e cila ka qënë po aq e saktë sa CT-myelografia në diagnostikimin e hernies diskale lumbare dhe torakale. RMI ka aftesinë që të demonstroj dëmtimet në diskun intervertebral, duke përfshirë vrimat dhe edemat anulare, zbulon fryrjen dhe degjenerimin e diskut në personat asimptomatik. RMI është perdorur tradicionalisht për të siguruar imazhe në planin aksial dhe sagital. Përparimet e kohëve të fundit sollën imazhe edhe në planin oblik, e cila siguron pamje më të mira për disa struktura anatomike që nuk arriheshin të merreshin me metodat konvencionale. Imazhet oblike jane të orientuar ose kane drejtim pingul në drejtim të foramenit nervor, e cila bën te mundur zbulimin e shkeljeve apo shtypjeve të kësaj vrime. RMI mund të bëhet për të konfirmuar diagnozën, lokalizimin dhe tipin e hernies diskale, ose për të shikuar për ndonjë problem tjetër serioz si infeksion, tumor. Përvec kesaj na siguron imazhe të detajuara në lidhje me indet e buta të kolonës si psh muskujt, nervat spinal, tendinet, ligamentat, disqet dhe pjesët e brëndshme të buta të kockave të kolonës vertebrale RMI është një test i cili realizohet nga një fushë magnetike dhe dridhjeve të valëve të energjisë për të bërë pikturën ose ndryshe imazhin. Në rastin e kryerjes së ekzaminimit, trupi i pacientit futet në një makinë e cila përmban një magnet të fuqishëm. Imazhet e siguruara nga RMI janë digjitale dhe për këtë ato mund të ruhen në kompjuter dhe të përdoren për raste studimi. Përvec kësaj imazhet mund të rishikohen në sallën e operacionit. Ne shume raste per kryerjen e RMI nevojite nje material ose lende kontrasti, e cila ben te mundur qe te tregohen

Page 19: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 19

disa struktura me mire Pse bëhet një rezonance magnetike • Për të gjetur probleme të diskut spinal si psh ruptur të diskut, gjithashtu mund të na trëgoje nëse disku ushtron presion në nerva duke shfaqur simptoma të tilla si dhimbje, mpirje, dobesim refleksesh, kjo ne varësi gjithmonë me nivelin e prekur • Për të gjetur zona në të cilat kanali spinal ka crregullime si stenozë, ku në këtë rast është e nevojshme kirurgjia • Për të gjetur tumore të cilat kanë dëmtuar kocka dhe nervat e kolonës. Tumoret të cilat metastazojne në kolonë janë nga prostata, gjoksi dhe pulmonet • Kontrollon zona për inflamacion të artikulacioneve si psh artriti • Gjen zona në kolonë të cilat nuk kanë një mbështetje vaskulare të mirë • Gjen dëmtimin e nervave të shkaktuara nga demtimet ose sëmundje si skleroza multiple • Kontrollon për probleme të cilat kane qëne prezente qysh ne lindje (kongenitale) Electromyograma dhe testi i percjelljes se nervave Të cilat mund të përdoren për të diagnostikuar disa crregullime të muskujve dhe nervave, bëhet në ato raste kur pacientët kanë shenja të presionit të tejzgjatur të nervave. Shërben për të matur impulset elektrike që shkojnë që nga rrenja e nervit, nervat periferike, muskujt dhe indet Myelogram,është një ekzaminim me rreze X që studion kanalin spinal me rreze X nëpërmjet injektimit të kontrastit në hapësiren e kanalit spinal duke e bashkuar me lëngun cerebrospinal dhe kjo mund të dalloj konturet e përmbajtjes së palcës së kurrizit. Ky test mund të bëhet në ato raste kur nuk kemi RMI, ose kjo e fundit nuk ka qene efektive. Zakonisht mielografia shoqërohet edhe me CT-Skaner Diskografia, e cila përfshin injektimin e kontrastit brenda në materialin xhelatinoz në qendër të diskut spinal, ky ekzaminim përdoret për të ndihmuar në diagnostikimin e problemeve te diskut spinal

2.6. Trajtimi 2.6.1. Qellimet e trajtimit te hernies diskale jane:

1. Lehtësuar dhimbjen, dobësine, mpirjen në këmbë dhe në kryqe të shkaktuara nga presioni në nervat spinal të palcës kurrizore 2. Promotimi për tu rikthtyer në jetën e përditshme, punë dhe aktivitete te tjera 3. Parandalimi i ridemtimeve në shpinë dhe për të reduktuar paaftësine fizike nga dhimbja e mesit Në 50 % të pacientëve me hernie diskale lumbare rikuperohen për një muaj. ndërsa shumica brenda 6 muajve. Vetëm 10 % e njerëzve me probleme të dukshme të hernies diskale mund të shkojë në kirurgji. Zakonisht shërohet plaga e shkaktuar nga dalja e materialit xhelatinoz jashtë diskut dhe ky proces quhet rezorbim. Prandaj për këtë arsye në fillim trajtimi jokirurgjikal është i rekomanduar përpara konsiderimit të një ndërhyrjeje

Page 20: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 20

kirurgjikale. 2.6.2. Trajtimi jo-kirurgjikal

Trajtimi jokirurgjikal është i mbeshtetur kryesisht për të ndihmuar pacientin në rikthimin e aktiviteteve të përditshme dhe përfshin Edukimi: I meson pacientët sesi të kujdesen për shpinën e tyre, ku mund të përfshijë trajnimet e dhimbjes dhe kontrollit të simptomave, dhe në këtë rast rekomandohet terapia fizike. Ku kjo terapi konsiston në faktin e kryerjes së disa ushtrimeve dhe mësimit të tyre nga ana e pacientit për ti kryer vetë pa asistencën e personelit apo familjarëve Pushimi Duhet që të rekomandohet nga ana e mjekut që ky pacient të bëjë pushim për një periudhë të shkurtër kohore ose të reduktoj aktivitetet, kjo e ndjekur pastaj me rritjen graduale të tyre Qetesimi i dhimbjes Shumë pacient mund të mësohen me dhimbjen pa marrjen e medikamenteve, megjithatë është e nevojshme në të shumtën e rasteve përdorimi i medikamenteve për të kontrolluar dhimbjen dhe inflamacionin. Medikamentet që përdoren në hernien diskale janë të paraqitura në Tab 3 TAB 3; MEDIKAMENTET QË PERDOREN NE TRAJTIMIN E DHIMBJES DHE INFLAMACIONIT Emri Llojet Veprimet e tyre ne organizem ne lidhje me hernien

diskale Muskulorelaksantët

Carisoprodol cyclobenzaprine hydrochloride diazepam metaxalone methocarbamol orphenadrine citrate

- Këto medikamente relaksojne muskujt dhe reduktojnë dhimbjen në pacient te cilët kanë spazma muskulare. - Ndër efektet anësore që mund të japin janë përgjumja, gojë e thatë, vartësi ndaj tyre, retension urinar - është mirë që të merren para kohës së gjumit, dhe ndalohen të merren në përsona qe ngasin makinën.

Kortikosteroidet Dexamethasone methylprednisolone acetate Prednisone

- Jepen në rrugë orale, por injektohen edhe në kanalin spinal ose afer nervave, kjo për të trajtuar simptomat e hernies diskale. - Këto reduktojnë edemen dhe inflamacionin në zonën përreth hernies diskale dhe ndihmon në reduktimin e presionit përreth nervave. - Por nga këto medikamente mund të kemi efekte anësore si cefale, vertigo, rritje e dhimbjes së mesit, inflamacioni i kanalit spinal ose indeve te tjera, dëmtime të nervave dhe degjenerime të indeve nga injeksionet e shumta në këtë zonë.

Opiatet Tylenol me Kodeine Hidrocodone bitartrati me paracetamol Oxycodone me

- Këto kanë veprim qëndror në tru në qetësimin e dhimbjes, ku zakonisht përdoret në pacient që nuk i janë përgjigjur analgjezikeve të tjerë. - Ketu është shumë e rendësishme që të perdoren për

Page 21: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 21

aspirin një kohë të shkurtër 1-2 jave për arsye se predispozita për të krijuar varësi është shumë e madhe. - Efektet anësore që japin mund të permendim pvrgjumje, konfuzion, nauze, vomitus, konstipacion, ku ky i fundit mund te rrisë dhimbjen e mesit nga presioni qe i jep kolonës.

Antidepresantet amitriptyline hydrochloride desipramine doxepin hydrochloride Nortriptylin

- Këto medikamente veprojnë duke rritur nivelet e disa lendëve kimike në tru si dopamina, të cilat rrisin humorin dhe ndihmojnë në qetësimin e dhimbjes dhe stresit nga semundja. - Zakonisht perdorimi i tyre është në doza të vogla, ndërsa hiperdozimi ndodh në ato raste kur kemi të bejme me një pacient depresiv. - Efektet anësore përfshijnë crregullime digjestive, errësim i shikimit, goje e thatë, hTA, tremor,përgjumje, lodhje, crregullime seksuale etj

2.6.3. Trajtime te tjera

Konsiston në mësimin sesi duhet të kujdesen pacientët për shpinën e tyre, e cila mund të perfshijë trajnimin që bëhet për kontrollin e dhimbjes dhe simptomave të tjera 1. Terapia fizike: është një trajtim i cili konsiston në improvizimin e lëvizjeve si të ecurit, ngritjet nga shtrati etj, kjo për të reduktuar dhimbjen dhe për të rikthyer funksionet fizike të mëparshme të tij. TerapistëT fizik përdorin ushtrime, manuale terapie e edukimi dhe mënyra të tilla si të nxehtit, ftohtit, stimulime elektrike etj. Kjo ndihmon pacientin që ti kthehen fuqia, rezistenca e mëparshme, dhe të parandalojnë e trajtojnë probleme që lidhen me struktura anatomike që perfshihen me atë të hernies diskale, zemres,pulmonet etj. 2. Programe rehabilituese: Ekzistojnë kurse te tilla që ndihmojnë pacientët si të kujdesen për shpinën e tyre. 3. Programe manaxhimi të dhimbjes kronike: Mëson pacientët si të manaxhojne dhimbjen e tyre,e cila arrihet me kombinimin e disa rrugëve, si medikamenteve, terapisë fizike dhe këshillimit psikologjik. 4. Akupunktura 5. Masazhi 6. Manipulimi: Këtu hyn terapia osteopatike dhe kiropraktike.

2.6.4. Trajtimi krirugjikal Bëhet për të trajtuar hernien diskale, për të ulur dhimbjen dhe për të rikthyer lëvizjet dhe funksionet normale. Një trajtim kirurgjikal merret parasysh atëherë kur kushtet e mëposhtme janë prezente: 1. Pacienti ka një histori persistente për dhimbje këmbësh që nuk është përmiresuar nga trajtimi jokirurgjikal për 4 javë, prania e dobësisë dhe limitimi i aktiviteteteve të përditshme. 2. Rezulatet e ekzaminimit fizik paraqesin dobësi, humbje e levizjeve dhe ndjeshmëri jonormale 3. Testet diagnostikuese si RMI, CT-skaner ose edhe mieolograma indikojnë për hernien diskale që trajtohet vetëm në rrugv kirurgjikale Kirurgjia e diskut nuk është konsideruar efektive për trajtimin e dhimbjeve të mesit që nuk janë të shkaktuara nga hernia diskale. Kjo kirurgji nuk duhet bërë nëse dhimbja e mesit është e vetmja simptom e sëmundjes.Përvec kësaj kemi të bëjmë me një emergjence kirugjikale në

Page 22: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 22

rastet kur është i pranishëm sindromi cauda equina. Llojet e ndërhyrjeve janë diskektomia e hapur, laminotomia ose laminektomia, disektomia perkutane

2.6.4.1. Diskektomia e hapur: Përfshin lëvizjen e materialit i cili ka dhënë kompresion të nervave ose dhe palcës kurrizore, ku perpara heqjes së materialit duhet që lamina e vertebres së prekur duhet hequr, pastaj hiqet disku. Kjo ndërhyrje përdoret në diskun e fryrë dhe të thyer dhe është e përshtatshme në disa persona që kanë ndjekur trajtimin jokirurgjikal, por që nuk ka qënë efektiv dhe i ka persistuar simptomatologjia e sëmundjes.

2.6.4.2. Laminotomia dhe laminektomia: Është një ndërhyrje që konsiston në lehtësimin e presionit në palcën e kurrizit dhe nervave spinal të shkaktuara nga mosha, kjo e lidhur me ndryshimet e ndodhura ne kolonë. Laminotomia lëviz një porcion të vogël nga një pjesë e vertebrës që quhet lamina, ndërsa laminectomia heq të gjithë laminën dhe gjithashtu mund të levizi edhe inde të cilat ngushtojne kanalin spinal. Kjo ndërhyrje mund të jete si hap fillestar për ndërhyrjen që quhet diskektomia

2.6.4.3. Diskektomia perkutane: Perdoret për disqet e fryra dhe të thyera brenda në kanalin spinal. Diskektomia perkutane është konsideruar më pak efektive se disektomia e hapur dhe perdorimi i saj është duke rënë. Kjo procedurë konsiderohet më shumë eksperimentale. Si procedure bëhet me anestezi regionale ose te përgjitshme, ku nga incizioni i bërë në lekure inserohet nje vegël speciale midis vertebrave dhe brenda në mes të diskut. Përdorimi i rrezeve X ësht i përdoret për të orientuar lëvizjet e këtij mjeti në këto hapësira dhe kirurgu heq pjesët e diskut duke i prerë, djegur me lazer ose ndryshe duke bërë “ avullimin” e diskut. Materiali i diskut i cili ka shkaktuar hernien diskale nuk duhet hequr në më nyrë direkte në kë to lloj operacionesh. Pas kirurgjise duhet: 1. Pas heqjes së materialit i cili ka shkaktuar hernien diskale këshillohet pacienti që të cohet nga shtrati sa të largohet efekti i anestetikëve. 2. Pacientët në fazën e rehabilitimit duhet të përdorin medikamente për qetësimin e dhimbjes dhe të rrisin aktivitetet në mënyrë graduale. 3. Të ulurat e zgjatura duhen shmangur, ato mund te jenë jo te rehatshme, por këshillohet që ky pozicion të mos shkojë më shumë se 15-20 min 4. Përdorimin e ecjes si formën primare për javët e para është shumë e rendesishme sepse ndikon në mbylljen e plages, ndihmon zemrën dhe mushkërite 5. Shmangjen e ndonjë aktiviteti i cili shkakton dhimbje

2.7. Kujdesi infermieror

2.7.1. Vleresimi infermieror

1. Vlerëso statusin kardiorespirator dhe shenjat vitale për të ndihmuar në determinimin e

disfunksioneve autonomike, vecanërisht në pacientët tetraplegjik

2. Vlerëso për sëmundje me disfunksione konjitive

3. Performo vlerësimin motor dhe sensor të trungut dhe ekstremiteteteve, niveli i

deficiteve mund të rritet për shkak të edemës dhe hemorragjisë. Më vonë, rritja e deficteve

Page 23: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 23

neurologjike dhe dhimbjes mund të na indikojnë për zhvillimin e syringomegali-së

4. Vlerëso shenjat dhe simptomat e shokut spinal, si paraliza, retension urinar, humbje e

reflekseve

5. Vlerëso funksionin e zorrës dhe vezikës urinare

6. Vlerëso dhimbjen sipas formules “What`s up”

W - Where= Ku lokalizohet dhe ku përhapet dhimbja

H - How= Si ndihet ajo, shpuese, mprehtëse, djegëse

A - Activities= A lidhen aktivitetet me dhimbjen , si ndikojnv ato, mbajtja e krahut afer

kokes mund të qetësoj dhimbjen e kokës, qëndrimi ulur mund të agravoj dhimbjen lumbare:

T - Time = A ka ndonjë lidhje midis kohës dhe dhimbjes? Disa pacientë e kanë dhimbjen

në fund të ditës, si është dhimbja e vazhdueshme apo intermitente:

S - Scale = Pyete pacientin për shkallën dhe ashpërsinë e dhimbjes nga një shkallë 0-10.

Cila është më e dhimbshme kolona apo ekstremitetet?

U - Symptoms = Pyete pacientin për të identifikuar simptoma si mpirje, dobesi, shpim?

P - Perception = Si është perceptimi i dhimbjes nga pacienti? A interferon ajo më punën

ose aspekte të tjera të jetës

7. Performo vlerësimin psikosocial për të përcaktuar motivimin e pacientit, suportin

ekonomik, ose edhe probleme të tjera

8. Vlereso për tregues të dobësisë dhe pafuqësisë, duke përfshirë shprehjen verbale për

mos kontrollimin e situatave, depresionin, varësin ndaj tjervve, pasivitetin etj.

2.7.2. Diagnozat infermierore

Respiracion jo efektiv lidhur me paralizën e muskujve respirator dhe diafragmës

Levizhmëri fzike e dobët lidhur me disfunksionet motore

Rrezik për prishje të integritetit të lekurës lidhur me imobilitetin dhe deficitet sensore

Retension urinar lidhur me disfunksionet neurologjike të vezikës urinare

Konstipacion ose inkontinence e zorrës lidhur me problemet neurologjike të saj

Pafuqi lidhur me humbjen e funksioneve, rehabilitimit të gjatë, depresionit

Disfunksion seksual lidhur disfunksione të ereksionit dhe ndryshimet fertilitare

Dhimbje kronike lidhur me ndryshime neurogjenike

2.7.3. Nderhyrjet infermierore

Realizimin e mbajtjes së një frymemarrje adekuate

1. Për pacient me nivele të larta të dëmtimeve duhet që të ketë një monitorim të

vazhdueshëm të rrugëve respiratore. Duhet që të jemi të gatshëm në raste distresi respirator

Page 24: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 24

me të gjitha mjetet reanimuese kardiorespiratore për të reanimuar pacientin

2. Siguro fluide në rrugë të ndryshme për të humidifikuar sekrecionet bronkiale, duke

bërë të mundur daljen e tyre. Bëj fizioterapi pulmonare për të sguruar drenazhin pulmonar

dhe parandalimin e infeksioneve

3. Monitoro shenjat vitale,asisto gjatë bërjes së ekzaminimeve si radiografi toraksi,

sputikulturë etj

4. Shumë prej pacientëve si rezultat i qëndrimeve të gjata dhe paralizës muskulare janë

të prirur që të bëjnë atelektaze pulmonare, ku dhe efektiviteti i kolles këtu është shumë i ulur.

Për këtë ndihmon teknika e kollës:

a) Poziciono pacientin në pozicion shtrirë ose semi-Fowler

b) Vendos duart tuaja në kendin kostofrenik të pacientit, i cili ka kokën e kthyer pas, i

kerkohet të hiperventilohet dhe të nxjerrë frymën për një ose dy here

c) Gjatë frymëmarjes tjetër i thuhet pacientit të marrë frymë thellë dhe të kollitet ndërsa

expiron, ku ndërsa pacienti kollitet, jep shtytje me duart tuaja në toraksin e pacientit në

mënyrë që të rritet fuqia e diafragmës gjatë ekspirimit.Pastaj këshillo për një ose dy

respiracione normale, dhe përsërit procedurën

d) Kujdes duhet patur në vendosjen e duarve sepse mund të na japi demtime të organeve

të brëndshme, brinjëve dhe procesit ksifoid

Perkrahja e mobilitetit

1. Vendose pacientin në një shtrat kinetik derisa të stabilizohet palca kurrizore. Pas

stabilizimit, ktheje cdo 2 h për të reduktuar presionin nga siperfaqja e shtratit

2. Përformo ushtrime për të evituar kontrakturat dhe ndihmuar në rehabilitimin e

pacientit

3. Ndrysho pozicionin e pacientit herëpashere, kjo në varësi me shkallën e dëmtimit dhe

nevojës së ndryshimit të pozicionit, por gjithmone duhet pasur kujdes për shfaqjen e hTA

ortostatik.

4. Inkurajo për aktivitete të ndryshme, kjo për të ndihmuar në parandalimin e

osteoporozes dhe kalkulave renal

Mbrojtja e integritetit te lekures

1. Kushtoji kujdes të vecantë pikave të presionit gjatë repozicionimit të pacientit, ulja

dhe kërkesat për të lëvizur duhet të jenë determinante. Shiko për ulcer në këto pika, të cilat

mund të jenë në trung, shpatull, pelvis etj

2. Siguro një dyshek të mirë dhe të rehatshëm, karrocë invalidësh dhe jastek

Page 25: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 25

3. Mbajtjen e lekurës të pastër, thatë, dhe të njomë

4. Ktheje pacientin minimumi cdo 2 h dhe vendose atë herë pas herë pozicion permbys,

gjithmonë nëse nuk është e kundërindikuar

5. Fillo trajtim për ulcera nga presioni nëse bëhen të pranishme, dhe lehtëso presionin

për të ndihmuar në shërim

Perkrahja e eleminimit urinar

1. Monitoro për funksionin urinar duke përfshire sasinë, shpeshtësinë, ndryshimet në

ngjyrë, ph , praninë e oksalateve etj.

2. Monitoro për shenja të retensionit urinar, duke perkutuar në zonën suprapubike dhe

nëse është e distenduar kemi praninë e një globi vezikal me natyrë neurogjene ku dhe është i

nevojshëm kateterizimi

3. Inkurajo marrjen e likideve 3-4 l në ditë, kjo për të prevenuar infeksionin dhe

kalkulat renal, ulur ph-in dhe aderencat e bakterieve në kateter

4. Jep antibiotik për të parandaluar infeksionet e traktit urinar, dhe për të mbeshtetur

rezistencën trupore

Perkrahja e eleminimit intestinal

1. Vlerëso zhurmat intestinale, shiko për distension abdominal, pasi ileusi paralitik mund

të jetë i pranishëm në disa raste.

2. Inkurajo në shtimin e kalorive, proteinave, fibrave kur zhurmat intestinale jane të

rikthyera dhe ushqimi tolerohet nga ana e pacientit

3. Krijo programe për të nxitur eleminimin intestinal, që përfshijnë masazhin abdominal,

stimulimin e refleksit gastrokolik, marrjen e fluideve etj

4. Për pacient me lezione motore të sipërme performo kujdesin për refleksin intestinal.

Që perfshin dhenien e laksativëve, apo dhe stimulimit me gisht te anusit (i lubrifikuar)

5. Për pacient me lezione motore të poshtme përformo kujdesin jo për refleksin, që do të

thotë se pacienti duhet që të defekoj dhe urinoj vetë në banjo

6. Për konstipacionin kronik përdorimi i laksativeve është i keshillueshëm

Aktivizimi i pacientit

1. Shpjego procedurat pacientit dhe përgjigju pyetjeve të tij

2. Siguro që pacienti të marrë pjesë në vendimiet e planit të kujdeseve, lejoje pacientin

nëse ai dëshiron që të ketë ndryshime në to

3. Programo procedurat për aplikimin e tyre kur pacienti është i qetë dhe jo anksioz

Page 26: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 26

4. Diskuto me të për teknikat e manaxhimit të stresit,si terapia relaksuese, këshillimi dhe

zgjidhja e problemeve

5. Shiko për shenja depresioni apo tentativa per suicid, në rast se dallon ndonjë shenjë te

tyre lajmero mjekun dhe fillo trajtimin me antidepresiv

Reduktimi i dhimbjes

1. Vlerëso shkallën e dhimbjes (formula What`s up), raporto për ndryshime të dhimbjes

apo lokalizime të reja të saj.

2. Manaxho dhimbjen neurogjenike me anë të trajtimit farmakologjik

3. Ndihmo pacientin në manaxhimin e dhimbjes edhe në rrugë jofarmakologjike si psh

akupunktura, terapia fizike etj

2.7.4. Rezultatet e pritshme

1. Kemi që pacienti arrin një respiracion të mjaftueshëm

2. Repozicioni pa probleme të tilla si hTA ortostatik

3. Jo evidentimi i ulcerave nga presioni

4. Urinim i kontrolluar

5. Defekim i kontrolluar

6. Pacienti shfaq një suport të mjaftueshëm në lidhje me semundjen

Page 27: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 27

3-Kapitulli 3 3.1. Programi rehabilitues i hernies diskale

Pas nje demtimi ose kirurgjise nje program ushtrimesh do te ndihmoje te kthehet ne

aktivitetet e perditshme dhe te gezoje nje menyre jetese me aktive, e te shendeteshme. Ndjekja e nje programi te mire strukturuar do te ndihmoje gjithashtu qe te kthehen pacientet ne sport dhe ne aktivitetet e tjera rekreative.

Ky eshte nje program i pergjithshem qe ofron nje game te gjere te ushtrimeve. Per te siguruar qe programi eshte i sigurt dhe efektive per pacientin, ajo duhet te kryhet nen mbikqyrjen e mjekut dhe fizioterapistit. Duhet qe tja sqarojme pacientit ushtrimet npm bisedave dhe demonstrimeve qe do ta ndihmonin ate qe te permbushte qellimet e rehabilitimit.

Forcimi-Strength. Forcimi i muskujve qe mbeshtesin shpinen do te ndihmoje per te

mbajtur ate te qendrueshme. Mbajtja e ketyre muskujve te forte mund te lehtesoj dhimbjen e mesit si dhe parandalon demtimin e metejshem.

Fleksibiliteti. Tendosja- Terheqja e muskujve qe behet per forcimin e tyre eshte e

rendesishme per rivendosjen e shkalles se levizjes dhe parandalimin e demtimeve. Ushtrimet e terheqjes dhe forcimit mund te ndihmojne ne uljen e dhimbjeve muskulare si dhe per te mbajtur muskujt te gjate dhe exible. 3.1.1. Muskujt Target ,grupet e muskujve target ne kete program perfshijne

1. Abdominalet 2. Trapezius(qafa dhe shpina e siperme) 3. Shtylla kurrizore e qafes 4. Latissimus dorsi (anash dhe pjesa e mesme e shpines) 5. Ekstensoret e pasem dhe erektoret e shpines 6. Quadratus lumborum (fundshpina) 7. External oblique rotators (anash dhe pjesa e poshtme e shpines) 8. Internal oblique rotators (anash dhe pjesa e poshtme e shpines) 9. Piriformis (vithe-buttocks) 10. Gluteus maximus, gluteus medias 11. Hamstring (pjesa e pasme e kofshes)

3.1.2. Kohezgjatja e programit. Ky program duhet te vazhdohet per 4-6 jave, pervec ne rastet kur nuk eshte efektiv. Si te fillohet Ngrohja-Nxemja. Para se te behen ushtrimet e meposhtme, behet nxemje 5-10 minuta me aktivitete te ndikimit te ulet, si ecje ne kembe ose ciklizem stacionar ose ngrohje e muskujve me termofor Terheqje- Stretch. Pas nxemjes, beni ushtrime qe tregohen ne faqen e pare, pra ushtrime stretchingu perpara se te filloni te beni ushtrimet e forcimit. Kur te keni perfunduar ushtrimet e forcimit, perseritni ushtrimin e stretchingut per ti dhene fund programit.

Page 28: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 28

3.2. Rrotullimi i kokes

Muskujt kryesore qe aktivizohen: Muskujt e qafes, trapezius Duhet te kete shtrirje rreth gjithe qafes dhe ne pjesen e siperme te shpines Mjetet e nevojshme: Ska nevoje Direksioni Hap pas Hapi

o Uleni ne nje karrige ose te

qendroje ne menyre te tille qe te shperndahet ne menyre te barabarte ne te dyja kembet

o Thoni pacientit qe te sjelle mjekren drejt kraharorit dhe thoni:

o Rrotulloni koken ne te djathte dhe kthejeni ne menyre te tille qe veshi te jete mbi sup. Mbajeni per 5 sekondada (1)

o Rrotulloni koken ne te majte dhe kthejeni ne menyre te tille qe veshi juaj te jete mbi sup (2). Mbajeni per 5 sekonda

o Ngadale rrotulliseni koken mbrapa dhe ne sens orar tri here (3)

o Ngadale rrotulliseni koken mbrapa dhe ne sens antiorar tri here (4)

3.3. Gjunjezim dhe shtrirje te shpines Muskujt qe aktivizohen: Quadraturs lumborum, erector spinae Pacienti duhet ta ndjeje kete shtrirje rreth fundshpines dhe ne muskuj e barkut Mjetet e nevojshme: Ska nevoj Direksionet hap pas hapi

o Te filloje me duart dhe gjunje me

shpatullat pozicionuar mbi duart e tija o Te perkulet perpara mbi krahet e tij, te marri

pozicion dhe te ul barkun poshte ne drejtim te dyshemese. Mbajeni kete pozicion per 5 sekonda

o Pastaj i thoni qe te shtrije krahet dhe afro te ndenjurat tek thembrat. Qendroni 5 sekonda.

Page 29: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 29

3.4. Stretching dhe rotacion ne pozicion ulur

Muskujt qe aktivizohen: Piriformis, external oblique rotators, internal oblique rotators. Pacienti duhet te ndjeje terheqje ne vithe Mjetet e nevojshme: Ska nevoje Direksionet hap pas hapi

o Te ulet ne dyshemi me te dy kembet drejt nga ana para tij. Te kryqezoj nje kembe mbi tjetren

o Te kthehet ngadale drejt kembes se perkulur, duke e vene doren nga pas per mbeshtetje

o I thuhet te vendos krahun e kundert ne anen e kofshes se perkulur dhe e perdorni ate per tju ndihmuar qe te ktheheni me tej

o Te shikoj mbi sup dhe te qendroje ne pozicion stretchingu per 30 sekonda. Ngadale te kthehet ne qender

o Te perseritet ne anen tjeter. Te perseritet 4 here

Kujdes* Gjate uljes mbaji kockat nen presion ne dysheme pergjate stretchingut.

3.5. Modified Seat Side Straddle Muskujt kryesore qe aktiviozhen. Hamstrings, muskujt ekstensor, erektor spinar Pacienti duhet te ndjeje shtrirje rreth fundshpines dhe mesit si dhe tek muskujt e pasem te kofshes dhe ne muskujt e barkut. Direksionet hap pas hapi

o Te ulet ne dysheme me nje kembe te shtrire dhe ne anen tjeter me kemben e perthyer

o I thoni qe te mbaje shpinen drejt dhe te perkul nepermjet kellqeve nga kemba e drejtuar. Arrini me duart tuaja drejt gishterinjve te kembes dhe qendroni per 5 sekonda

o Ngadale rrotulloni shpinen tuaj dhe te sillni duart ne kembe apo kycine e kembes.

o Afroni koken poshte afer gjunjve sa te jete e mundur

o Mbajeni per 30 sekonda dhe pastaj e relaksoni per 30 sekonda

o Perseriteni ne anen tjeter. Perseriteni sekuencat 10 here

Page 30: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 30

3.6. Gjuri drejt kraharorit

Muskuj kryesore qe aktivizohen: Quadratus Lumborum Pacienti duhet te ndjeje shtrirje dhe tendosje ne mes, si dhe ne pjesen e perparme te kellqeve dhe ne pjesen e brendshme te kofshes Direksioni hap pas hapi

• Shtrihuni me shpine ne dysheme • Terhiqeni njeren kembe dhe silleni gjurin drejt kraharorit tuaj • Terhiqe

kemben aq sa ke mundesi

• Shterngoni barkun dhe shtypni shpinen tuaj ne dysheme. Qendroni ne kete pozcion per 5 sekonda

• Perseriteni ne anen tjeter, pastaj terhiqi dy kembet se bashku drejt kraharorit. Perseritni seancat 10 here.

3.7. Qeni Zog

Muskujt kryesore qe aktivizohen: Ekstensoret e shpines, erektoret e shpines, muskujt gluteal te shpines. Ju duhet ta ndjeni kete ushtrim ne fundshpine dhe ne vithe Direksionet hap pas hapi

• Filloni duke vendosur duart dhe gjunjet mbi dysheme sic

tregohet ne figure • Forconi muskujt e barkut

dhe ngrini nje kraha ne nje nivel e lartesi me shpatullen. Qendroni ne kete pozicion deri sa ju te ndjeheni te balancuar

• Ngadale shtrini kemben opozitare drejt prap dhe mbajeni paralel me dyshemene

• Forconi dhe shterngoni muskujt e vitheve dhe kofeshe dhe mbajini per 15 sekonda

• Ngadale kthehu ne pozicionin e fillimit dhe perseritni me krahun dhe kemben e kundert

• Mbani muskujt e barkut te shternguar, kurrizin drejt dhe qendroni ne balance

Page 31: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 31

3.8. Plank

Muskuj kryesore qe aktivizohen:Ekstensoret e shpines, erektoret e shpines, quadratus lumborum, abdominalet. Ju duhet ta ndjeni ne kete ushtrim mesin dhe funshpinen, muskujt e barkut dhe muskujt gluteal. Direksionet hap pas hapi

• Merrni kete pozicion me parakrahet, berrylat dhe kembet te mbeshtetur mbi dysheme

• Shterngoni-forconi muskujt e barkut dhe ngrini legeni lart mbi dysheme • Shterngoni-forconi muskujt gluteal dhe ngrini gjunjet lart mbi dysheme • Mbajeni trupin tuaj drejt dhe qendroni per 30 sekonda. Nese ju nuk mund te mbani

kete pozicion, sillni gjunjet ne dysheme dhe mbani vetem legenin lart

• Ngadale kthehu ne pozicionin e fillimit dhe pushoni 30 sekonda. Perseriteni

• Mos leshoni legenit drejt e ne dysheme. Mbani muskujt e barkut te shternguar.

3.9. Plank anesore e modifikuar Muskujt kryesore qe aktivizohen: Muskujt ekstensor te mesit, erektor te shpines, muskujt gluteal, hamstring. Ju duhet ta ndjeni ne kete ushtrim mesin, vithe dhe pjesen e pasme te kofshes tuaj Direksionet hap pas hapi

• Shtrihuni anash ne dysheme sic tregohet ne figure • Shterngoni

forconi muskujt e barkut dhe ngrini legenin mbi dysheme

• Perpiquni te drejtoni kemeben dhe te ngreni gjurin mbi dysheme sic eshte treguar

• Mbani trupin tuaj drejt dhe mbani kete pozicion per 15 sekonda

• Ngadale kthehuni ne pozicionin e fillimi dhe te perseriteni ne anen tjeter

• Mbani qafen ne nje linje me shpinen tuaj dhe mos i ngri shpatullat deri ne vesh.

Page 32: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 32

3.10. Ura e legenit

Muskujt kryesore qe aktiviozhen: Ekstensoret e mesit, erektoret e shpines, muskujt gluteal, hamstring. Ju duhet te ndjeni ne kete ushtrim mesin, vithet dhe pjesen e pasme te kofshes tuaj. Direksionet hap pas hapi

• Shtrihuni me shpine ne dysheme me krahet te vendosur anash, gjunjte te perthyer dhe shputat e kemebeve te vendosura ne dysheme

• Shterngoni-forconi muskujt e barkut dhe gluteal dhe ngrini legenin tuaj ne menyre qe trupi juaj te jete ne nje vije te drejte me shpatullat dhe gjunjte.

• Mbani kete pozicon per 15 sekonda • Ngadale kthehuni ne pozicionin e

fillimit dhe perseriteni • Qendra e peshimit te jete mbi

shpatulla, mos e tensiononi deri ne qafen tuaj.

3.11. Abdominal Bracing Muskujt kryesore qe aktivizohen: Abdominale. Ju duhet te ndjeni ne kete ushtrim muskujt e barkut Direksionet hap pas hapi

• Shtrihun me shpine ne dysheme me krahet e vendosur abash, gjunjte te perthyer dhe shputat e kembeve te

vendosura ne dysheme. • Shterngoni –forconi muskujt e

barkut ne menyre qe stomaku juaj te shtyhet per nga fundshpina apo dyshemeja

• Mbani kete pozicion per 15 sekonda • Drejtoni, sheshoni mesin ne dysheme

Page 33: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 33

3.12. Abdominal Crunch

Muskujt kryesore qe aktivizohen: Abdominal, ju duhet ta ndjeni kete ushtrim ne muskujt e barkut Direksionet hap pas hapi

• Shtrihuni ne shpine ne dysheme me gjunje te perthyer dhe duart ne pjesen e pasme te kokes tuaj me berryla tuaj te hapur

• Shterngoni –forconi muskujt e barkut dhe ngrini koken dhe shpatullat mbi dysheme

• Mbani mesin te sheshuar ne dysheme dhe te qendroni per 2 sekonda

• Relaxoni qafen dhe mos e terhiq mbi koke me duar

3.13. Hidrokinezoterapia Hidrokineziterapia përbëhet nga disa teknika që mbështeten tek levizja e trupit të njeriut të zhytur nën ujë. Kjo metodë fizioterapie e zhvilluar në ujë ndihmon trupin të riaftësohet në mënyre të natyrshme duke perdorur vetitë fizike dhe kimike të ujit. Një fizioterapist i kualifikuar udhëheq trupin e pacientit të zhytyr pjesërisht ose komplet në pishinë me një seri ushtrimesh të përshtatura me nevojat dhe simptomat e pacientit. Nëse ushtrohet rregullisht, hidrokineziterapia mund të përmiresoje simptomat e sëmundjeve reumatike, ortopedike, psikologjike, neurologjike, dhe kardiake. Si funksionon Hidrokineziterapia? Hidrokinezia shfrytëzon vetitë fiziko-kimike të ujit për synime terapeutike. Nje trup i zhytur nën ujë peshon rreth 90% me pak prandaj një person mund të bejë një seri ushtrimesh riaftesuese me pak sforcim. Hidrokineziterapia përdor vetitë e ujit në tre forma: trysnia hidrostatike, forca e Arkimedit, dhe resistenca.Trysnia hidrostatike rrit trysninë abdominale, që nga ana e saj ndihmon proçesin e frymëmarrjes, sidomos nxjerrjen e frymes. Fluksi i gjakut venoz në gjoks rritet dhe si rezultat volumi për minutë i zemres rritet me 5-20%. Për më tepër, trysnia hidrostatike stimulon receptorët e lekurës dhe mobilizon indet sipërfaqësore (lekura, indet adipose dhe muskujt). Forca e Arkimedit, apo qëndrimi mbi ujë çbllokon gjymtyret, duke rezultuar në një liri më të madhe levizjeje, një sforcim muskulor më të vogël, ulje ose eliminim të dhimbjes gjatë lëvizjes. Rezistenca e ujit rezulton në një levijze të ngadaltë dhe të vazhdueshem e cila vë në përdorim muskujt më shumë se sa jashtë ujit. Nëse shpejtësia në ujë dyfishohet, rezistenca e ujit katërfishohet, duke bërë që muskujt të punojnë më shumë, të rriten në masë dhe pacienti mund të kontrollojë më mirë lëvizjet. Kush mund të përfitojë nga hidrokineziterapia? Ushtrimet nën ujë përmirësojnë lëvizjen e gjymtyreve dhe ecjen, ulin dhimbjet dhe spazmat muskulore. Kjo terapi është ideale për

Page 34: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 34

trajtimin e pacienteve me nje defiçit në fuqinë muskulore dhe është një terapi efektive për të ulur kohën e riaftësimit për nyjet e dëmtuara ose të tejlodhura. Hidrokineziterapia e rregullt për mbi një vit ka dhënë rezultate të medha në uljen e dhimbjeve dhe përmiresimin e funksioneve fizike në pacientë të rritur me osteoartrit të gjymtyrëve të poshtme, kelqeve dhe gjurit. Uji është një ambjent ideal për pacientet të cilët nuk mund të riaftësohen plotësisht përmes ushtrimeve ne tokë. Për këtë arsye, hidrokineziterapia është një metodë e mirë për të kontrolluar dhimbjet ndërkohë që përmiresohet funksioni i trupit. Në disa raste, fuqia dhe ekuilibri i fituar nëpërmjet një programi me ushtrime hidrokineziterapie mund të lehtësojë kthimin tek ushtrimet në tokë, që janë më të përshtatshme për të forcuar skeletin.

Page 35: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 35

4-Kapitulli 4 4.1. Materiali dhe metodat Jemi bazuar në shqyrtimin e rasteve me hernie diskale prane QSUT-se. Objekti i analizës kanë qënë kartelat klinike (të dhëna klinike dhe trajtimit të tyre në repartin e terapisë intensive dhe urgjencës) nëpërmjet një skede tip, konsultimet me mjekët dhe fizioterapistet. 4.2. Ekzaminimi i rasteve është bërë në përputhje me:

1. Përcaktimi I grupmoshave më të prekura, seksit, nr të pacientëve, 2. Përcaktimi I numrit të operuarve. 3. Përcaktimi i ditëqëndrimet ne spital ne baze te nr total te pacienteve 4. Paraqitjen e nje rasti

4.3. Skeda tip

A-TE DHENAT BAZE Emri/Mbiemri____________________________ Mosha________ Dt____/_____/______ Koha e ardhjes___________________ Menyra e ardhjes____________________________________________ Mjeku__________________________________Fizioterapisti_________________________ Data e fillimit te rehabilitimit________________Data e fundit te rehabilitimit____________ Diagnoza e pranimit__________________________________________________________ Historiku isemundjes__________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ B-SKEDA EKZAMINUESE Ekzaminimi objektiv (ne planin frontal ant-post dhe sagital)

1. Koka (pozicioni i syve, i dhembeve, art. temporomandibular) ___________________________________________________________________________Qafa (forma e cervikales, levizshmeria, trajta e muskujve) ___________________________________________________________________________Zinxhiri skapular dhe gjymtyret e siperme (niveli, trajta muskulare, levizshmeria) ___________________________________________________________________________Zinxhiri pelvik dhe gjymtyret e poshtme (trajta muskulare, levizshmeria) ___________________________________________________________________________Kraharori (levizshmeria, FR, levizja e diafragmes) ___________________________________________________________________________Abdomeni (levizshmeria, forma) ___________________________________________________________________________Kolona vertebrore (kifozat, lordozat, skolioza, trajta e muskujve, levizshmeria) ___________________________________________________________________________Tjeter(deformime, cikatrice, edema, ekimoza, dekubituse, ulcera, orteza, proteza, paterica

Page 36: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 36

karroce) ___________________________________________________________________________ Dhimbja

a) Zona-regjioni__________________________________________________________ b) Lloji(ndjesia, pershkrimi)________________________________________________ c) Kohezgjatja___________________________________________________________ d) Intensiteti_____________________________________________________________ e) Tjeter________________________________________________________________

Vleresimi dhe ekzaminimi kineziologjik a) Pasazhet posturale______________________________________________________ b) Postura ndenjur________________________________________________________ c) Qendrimi ne kembe (ekuilibri)____________________________________________ d) Ecja (deambulimi, skema e hapit)_________________________________________ e) Ngjitja, zbritja e shkalleve________________________________________________ f) Manipulimi dhe koordinimi okulo-motor___________________________________ g) Tjeter________________________________________________________________

Ndjeshmeria a) Lloji i alterimit (sensibilitet i ulet, crregullim etj)_____________________________ b) Zona-regjioni_________________________________________________________ c) Tjeter________________________________________________________________

C- SKEDA E DEMTIMIT TE SISTEMIT NERVOR PERIFERIK Lloji i demtimit Lloji i kontraksionit Nervi i afektuar Humbja e refleksit Sensor Periferik

Izotonik

Izometrik C1-

C7 T1-T12

L1-L5

Akilian Patelar

D-SKEDA E DEMTIMIT TE APARATIT LOKOMOTOR 1) Gjymtyret e siperme 2) Gjymtyret e poshtme 3) Trungu 4) Artikulacionet a) Skapulo-humeral b) Art, cubitis c) Radiokarpal d) Koksofemoral e) Art. Genu f) Tibio-calcaneus 5) Muskuli i demtuar 6) Ligamenti i demtuar 7) Tendini i demtuar 8) Demtimi a) Lloji b) Shkalla c) Koha

E-SKEDA E PARAMETRAVE TE KUFIZIMIT TE LEVIZJEVE Art. kokso-femoral Art. Skapulo-humeral

Norma Kufizimi Norma Kufizimi Fleksion Ekstension Rot. Intern

Page 37: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 37

Rot. Extern Abduxion Adduxion Art. Genu Art. Cubitis

Norma Kufizimi Norma Kufizimi Fleksion HiperEkstension Dorsoflexion Flexion plantar Menyra e trajtimit te meparshem, kirurgjikal________gips_____________ Trajtimi ne fizioterapi, elektroterapi__________________ kinezoterapi Koha e trajtimit, dite_________________ min|dite________________ Metoda te vecanta____________________________ Rom artikulare (limitimet ku verehen)____________________________________________ Forca muskulare (hipotonia, hipotria ku verehet) ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ Objektivat e trajtimit Afatshkurter ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ Afatgjate ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ Trajtimi/terapia Java e pare dhe e dyte ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ Java e trete dhe e katert ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ F-PERFUNDIMET/REZULTATET ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________

Page 38: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 38

Kapitulli 5 5. Rezultatet dhe diskutimet

Studimi është marrë nga të dhënat statistikore dhe studimit në terren të rasteve me hernie diskale. Ato u paraqiten me këto rezultate si më poshtë.

5.1.1. Nr total I pacienteve Tabela 1. Viti Nr Total I pacienteve 2005 524 2006 357 2007 314 2008 313 2009 229 2010 241 Grafiku .1 Nr total I pacientëve

Page 39: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 39

5.1.2. Raporti meshkuj/femra Tabela 2- Raporti meshkuj/femra Viti Meshkuj Femra 2005 270 254 2006 175 182 2007 172 142 2008 173 140 2009 112 117 2010 133 108 Grafiku.2 Raporti meshkuj/femra

Më tepër preken meshkujt.

Page 40: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 40

5.1.3. Grupmoshat Tabela 3- Grupmoshat GRUPMOSHAT Nr I pacientëve Mosha_0_1_vjec 2 Mosha_1_4_vjec 1 Mosha_5_14_vjec 6 Mosha_15_24_vjec 43 Mosha_25_34_vjec 187 Mosha_35_44_vjec 610 Mosha_45_54_vjec 661 Mosha_55_64_vjec 318 Mosha_65_e_larte_vjec 101 Grafiku.3 Grupmoshat

Grupmosha më e prekur eshte mbi 35 vjec.

Page 41: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 41

5.1.4. Diteqendrimi

Tabela 4- Diteqendrimi Viti Dite qendrimi total Dite_Qendrimi_Mesatar 2005 3129 5.97 2006 1996 5.59 2007 1716 5.46 2008 1438 4.59 2009 1240 5.41 2010 1340 5.56 Grafiku 4 Ditë qëndrimi total

Sic shikohet ditëqëndrimi ka rënë me kalimin e viteve

Page 42: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 42

5.1.5. Nr I te operuarve

Tabela 5 – nr I te operuarve Viti Nr I te operuarve 2005 387 2006 246 2007 218 2008 233 2009 178 2010 182 Grafiku 5 Nr I të operuarve

Sic shikohet numri i të operuarve ka rënë me kalimin e viteve

Page 43: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 43

5.2.Paraqitja e nje rasti Pacientja M.D 50 vjece, arsimtare, lindur ne Tirane dhe banuese ne Durres eshte operuar para 3 vitesh, ne nivel L4-L5, me diagnozen mjeksore hernie diskale latero-laterale sin. Dy vite pas operacioni ka pasur permiresime dhe nuk ka patur probleme. Me pas rreth nje viti filloi te ndjente dhimbje ne pjesen lumbare dhe qe perhapej ne pjesen laterale te kembes se majte. Tani ka filluar dhimbja si para operacionit, ne nivel lumbo-sakral, ka crregullime me ndjeshmerine, ndjesin e mizave ne kembe, deri ne nivelin patelar. Dhimbja perkeqesohet me fillimin e aktivitetit fizik Ekzaminimet- Jane bere MRI vertebrale, grafi, ne te cilen vihen re qe ka hapesire ndermjet vertebrave, por eshte shume e theksuar prania e osteofiteve marginale. Duket qe pacienti ka osteoporoze\ Terapia fizike Qellimi i trajtimit Ulja e dhimbjes Permiresimi i ndjeshmerise Rritja e forces muskulare dhe amplitudes artikulare Parandalimi i nje interventi tjeter Bilanci fillestar Fleksioni Ekstensioni Inklinimi lateral

majtas/djathtas Amplitude artikulare 45 12 19/14 Rehabilitimi i pacientit u zhvillua me 3 cikle terapie fizike, cdo cikel me nga 12 seanca. Gjate ciklit te pare dhe te dyte u trajtua me ultrasound,magnetoterapia, rreze infra te kuqe dhe elektroterapi. Ndersa gjate ciklit te trete, pasi te kemi arritur uljen e dhimbjes, uljen e ndjesise se mizerimit, ne 4 seancat e para bejme ushtrime pasive dhe kontraksione izometrike per forcimin e muskujve abdominal, m.ilio psoas, m. Oblik intern dhe ekstern, ne 3 seancat e tjera pacienti ben ushtrime aktivo-pasive dhe ne 3 seancat e fundit, pacienti ben ushtrime aktive. Parametrat Ultratinguj

(siperfaqja e kokes 5 cm)

Magnetoterapi dhe infraroso

Elektroterapi

Seanca 1-3 Koha 15 min 20 min 15 min Frekuenca 1MHZ 30 Hz 45 HZ Potenca 1.5 W/cm 50 gauss - Frekuenca Duty-cicle 40% 60% - Seanca 4-7 Koha 15 min 25 min 15 min Frekuenca 1 MHZ 75 HZ 65 HZ Potenca 2.5 W/cm 55 gauss - Frekuenca Duty-cicle 70% 60 % - Seanca 8-12 Koha 15 min 25 min 15 min Frekuenca 1 MHZ 92 Hz 85 Hz Potenca 2.9W/cm 85 gauss - Frekuenca Duty-cicle 100% 100% -

Page 44: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 44

Si perfundim themi qe gjate dy cikleve te para, pacienti pati ulje te dhimbjes dhe rritje te forces muskulare me 2 grade. Me pas ne ciklin e trete, nuk ndjen dhimbje ne pjesen lumbare, nuk ka ndjesine e mizerimit ne kembe, forca muskulare mbetet ne graden e 5, fleksioni i trungut arrin ne 65°, 18 °. Keshillohet pacienti qe ushtrimet ti perserise 2 here ne dite dhe rehabilitimi fizioterapeutik dy here ne vite, per te parandaluar dhe ulur incidencen e nje nderhyrje tjeter kirugjikale

Page 45: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 45

Kapitulli 6 6.1. Konkluzion,

• Nr I pacientëve me hernie diskale me kalimin e viteve është ulur, por prapë qëndron në shifra të larta

• Meshkujt janë me të predispozuar për të bërë hernie diskale • Mosha më e preferuar është 35-54 vjec • Nr I të operuarve në vit është afro 200 ne vit • Llogaritet që për një pacient të qëndroj në spital për një periudhë 5-6 ditore

6.2. Prevenimi Masat që përfshijnë parandalimin e hernies diskale janë : 1. Mbajtja e një peshë trupore të shëndetshme, e cila ul ngarkesën në këmbët e individit 2. Ushtrime të rregullta; pasi ulin mundësinë për degjenerimin e diskut dhe forcojnë muskujt të cilët i japin mbështetje kolonës vertebrale. Mund të keshillohen sporte te tilla si notimi, tenisi, aerobia etj. 3. Ndalimi i pirjes së duhanit, pasi nikotina dhe toksinat e tjera të cliruara nga tymi i duhanit mund të jenë të dëmshme për trupin e njeriut në shumë mënyra. Kështu nikotina dëmton disqet në drejtimin që e ul aftesinë e tyre për të thithur lëndët e nevojshme për të qëndruar të shëndetshëm, përvec kësaj mund ti bëjë ato të thatë , brishtë dhe lehtësisht të thyeshëm 4. Praktimi i një pozicioni të mirë , e cila realizohet duke: a) Përdorur një pozicion të mirë ndërsa qëndrojmë dhe ecim b) Uljen në një pozicion neutral, duke përdorur një jastek të vogël për të mbë shtetur këmbët c) Gjatë fjetjes të përdoret një pozicion neutral duke vendosur një jastek poshtë këmbëve. 5. Të përdoren lëvizje e ngritje korrekte, psh ngritja e peshave të rënda, levizje të rënda gjatë punës apo aktiviteteve të ndryshme 6.3.Edukimi shendetesor Pershkruhet si me poshte:

Page 46: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 46

Page 47: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 47

Page 48: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 48

Page 49: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 49

Page 50: PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Hernia...Biomekanika Eshte dege e mekanikes qe studion strukturen dhe funksionin e levizjeve ne sistemin

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror 2014

Arbër BIMI 50

Literatura 1. Sabiston text surgery, 2004, 2476 faqe, autoret jane: Courtney M. Townsend JR M.D, R. Daniel Beauchamp M.D, B. Mark Evers M.D. 2. Surgery at glance: 177 faqe; © 1999, 2002 by Blackwell Science Ltd,, autoret jane PIERCE A. GRACE dhe NEIL R. BORLEY. 3. Clinical Problems in General Medicine and Surgery; 429 faqe CHURCHILL LIVINGSTONE, 2003;, autoret jane Peter Devitt, Juliet Barker, Jonathan Mitchell, Christian Hamilton-Craig 4. General Surgery . Principles and International Practice, Second Edition, 2070 faqe, 2009, autoret jane Kirby I. Bland � Michael G. Sarr �, Markus W. Bu chler � Attila Csendes �, O. James Garden � John Wong 5. UNDERSTANDING Medical Surgical Nursing THIRD EDITION, 2009 1400 faqe, autoret jane LINDA S. WILLIAMS, MSN, RNBC, PAULA D. HOPPER, MSN, RN 6. Lippincot manual of nursing practice, 2006, autoret jane Nettina, Sandra M.; Mills, Elizabeth Jacqueline 7. Nurses pocket guides, Marylinn E. Doenges, Mary Frances Moorhouse, Alice C.Murr, 2008, 100 faqe 8. http://www.aafp.org/afp/990201ap/575.html Copyright © 1999 by the American Academy of Family Physicians.

9. http://www.webmd.com/back-pain/tc/herniated-disc-references