Programe Winter

27
September 2010– June 2011 M.Kortoci Programe udhëtimi , dhe argëtime për cifte & te rinjte!

Transcript of Programe Winter

Page 1: Programe Winter

September 2010– June 2011

M.Kortoci

Programe udhëtimi , dhe argëtime për cifte & te rinjte!

Page 2: Programe Winter

PARTY, ANIMACIONE DHE AVENTURA

Bota e te rinjve nuk ofron thjesht udhetime por ju fokuson drejt atij

koncepti te udhetimit unik pa femije dhe pa gjysher. I gjithe grupi karakterizohet VETEM me kategorine nga 18-30 vjec.

"NO Kids, NO Grannies"= udhetime vetem per moshat 18-30 vjec

"NO Kids, NO Grannies"= Programe argetimi te vecanta

"NO Kids, NO Grannies"= Shume miqesi te reja "NO Kids, NO Grannies"= Animatore Shqipetare

"NO Kids, NO Grannies"= Kujdes personal "NO Kids, NO Grannies"= Cmime te arsyeshme

Nese ju nuk i njihni moshataret tuaj pjese te skuadres tone argetuese

ne ju sigurojme qe do te njiheni para nisjes te udhetimit, dhe nuk do

ti harroni ASNJEHERE. Ata jane pergjegjes jo vetem per disa argetime por gjate gjithe kohes

jane ne dispozicionin tuaj me lojera dhe argetime te ndryshme.

Cfaredo deshire te keni mjafton ta ndani me skuadren tone dhe ata

do bejne te pamunduren qe tjua realizojne. Gjithashtu ata mundesojne qe asnje nga pushuesit te mos humbase

te drejtat e tyre dhe aq me shume ndonje nga festat, lojerat e cmen-dura dhe sportet e ndryshme.

Atmosfera me e mire, humor maksimal dhe gjate gjithe kohes Party.

Fokusimi eshte ne temat me te nxehta, netet me ekstravagande per

tu shkeputur nga cdo gje e zakonshme e jetes te perditshme.

Specia

le

Page 3: Programe Winter

Edhe pse pak me vonese, por tani ky do te jete nje vit historik, ku do shkruajme historine e festave dhe argetimeve maksimale gjate udhetimeve te organizuara nga ne, nen pranine e animatoreve eskluzive per Pasha Holiday dhe Bota e te rinjve. Nje date per te gjithe, nje qytet per te gjithe… ju , dhe ne presim Party gjigande, shprehese dhe pa tabu, kjo eshte e garantuar. Stafi jone ka kohe qe punon per keto Mega evenimente, te cilat do ti gjeni ne Facebook, nga ku do motivoheni. Idete e cmendura , aktivitetet, sportet, lojerat, udhetimet me bashkemoshataret, te gjitha keto jane te programuara me cilesine me te larte. Pefitimet nga keto organizime jane te medha. Me karakter edukativ dhe argetues. Gjate udhetimeve me autobus skuadra jone do jete perhere e pranishme me lojera te cmendura, aktivitete nxitese dhe provokuese per situata argetuese dhe qesharake. Kjo vazhdon dhe ne ditet e tjera ne hotel dhe gjate cdo levizje. Karakteri i udhetimeve te organizuara nga ne eshte ndryshe nga cdo udhetim qe keni provuar me pare. Diferencimi qendron tek rendesia qe i japim argetimit dhe adrenalines.

Nje nderthurje e udhetimit kulturor me ate edukativ dhe argetues nepermjet lojerave ,me karaktere te ndryshme. Nder keto kategori eshte dhe Team Building. Ndertimi i nje ekipi pune.

Kuptimi:

Së bashku të gjithë

përfitojmë më shumë.

Page 4: Programe Winter

Lojerat qe organizohen gjate udhetimeve:

1. Koka e gjarperit

2. Mumja higjenike

3. Rrethi kinez

4. Fronti i mbretit

5. Kerkimi i thesarit

6. Loja me makarona

7. Kercim me portokalle

8. Karaoke

9. Mbremje argetuese me

kercime dhe performime te

ndryshme, etj

Te gjitha jane me qellim thyerjen e akullit mes pjestareve te grupit.

Ky eshte udhetimi juaj dhe ju mund te vendosni se cfare te beni gjate gjithe dites. Ne ofrojme platformen me te mire per udhetimin e jetes tuaj.

Ne fund te cdo udhetimi ne ju garantojme foto dhe video me kujtimet me te bu-kura gjate ketij udhetimi. Eshte koha qe ju te shtoni nje experience te paharrue-shme ne sirtarin tuaj te kujtimeve.

Ne fund te cdo udhetimi

ne organizojme nje quizz ku

fituesi perfiton nje

udhetim gratis nga Pasha Holiday.

Page 5: Programe Winter

arabia

Sharm el Sheikh

30 Dec-03 Jan

JAZ MIRABEL BEACH 5***** 849 € “ 5 DITE”

DOMINA CORAL BAY 5***** 749 € “ 5 DITE”

SOL Y MAR RIVA WORLD 5***** 699 € “ 5 DITE”

TIRAN ISLAND RESORT 4**** 599 € “ 5 DITE”

Page 6: Programe Winter

Informacion rreth udhëtimit

Viti i Ri

Dita e I:Nisja nga Tirana (Piazza) me autobus për në Rinas. Mbërritja në Aeroportin e Rinasit. Check-inn dhe fluturimi çharter drejt Sharm El Sheikh. Pas zbritjes në Aero-portin Ndërkombëtar të Sharm El Sheikh, kryerjes së proçedurave për marrjen e vizës dhe marrjes të bagazheve, transferta me autobus për në hotel ku gjatë rrugës do të jepen dhe informacionet më të rëndësishme rreth resortit turistik më të famshëm të Egjiptit.Akomodimi në hotel dhe më pas kohë e lire. Darka në hotel. Dita II: Mëngjesi në hotel. Takimi në recepsion sipas orarit të përcaktuar nga guida një ditë më parë. Prezantimi i tureve opsionale që mund të frekuentohen gjatë ditëve të qendrimit në Sharm El sheikh. Dita e lire per ture opsionale dhe plazh ne bregdetin e mrekullueshem te Detit te Kuq. Ne ore 19:00 fillimi I mbremjes festive te nderrimit te viteve ne ambjentet festive te transformuara te hotelit deri ne oret e para te mengjesit. Dita III: Mëngjesi në hotel. Takimi në recepsion sipas orarit të përcaktuar nga guida një ditë më parë. Dita e lire per ture opsionale dhe plazh. Darka në hotel. Dita IV: Mëngjesi në hotel. Takimi në recepsion sipas orarit të përcaktuar nga guida një ditë më parë. Dita e lire per ture opsionale dhe plazh. Darka në hotel. Dita V: Mëngjesi në hotel. Më pas takimi në recepsion, check out nga hoteli. Transferta për në aeroport. Fluturimi me charter për në Tiranë.

599 €

Cmimet përfshijnë: ∗ Asistenca e kompanisë nga A-Z

∗ Fluturimi charter Tiranë–Sharm El Sheikh-Tiranë

∗ Transferta Aeroport-Hotel-Aeroport

∗ Takimi i mirëseardhjes

∗ Akomodimi në hotel për katër netë

∗ Sipas përzgjedhjes të hotelit shërbimi AI (çdo gjë e përfshirë) ose HB (mëngjes+ darkë)

∗ Turi panoramik i Sharm El Sheikh para Check-Inn

∗ Mbrëmja festive e ndërrimit të viteve 2010-2011

∗ Asistenca e partnerëve tanë gjatë ditëve të qëndrimit dhe

∗ Guidë në gjuhën Shqipe.

∗ Surpriza e Vitit te Ri.

Page 7: Programe Winter

arabia

Dubai 28 Nov-04 Dec

SAMAYA HOTEL 5***** 990 € “ 6 DITE”

ARABIAN PARK HOTEL 4**** 890 € “ 6 DITE”

4 POINTS BY SHERATON 4****+ 790 € “ 6 DITE”

Page 8: Programe Winter

Informacion rreth udhëtimit

Dubai

Dita e I: Nisja me autobusin e agjensise nga muzeu kombetar per ne Rinas. Check in dhe fluturimi me avion drejt Dubait. Mberritja ne aeroportin nderkombetar te Dubait ku pritja behet nga partnered tane dhe transferta per ne hotel JW Marriott 5*****. Akomodimi ne dhoma sipas perzgjedhjes te klienteve. Si rrjedhoje e mberritjes ne ore te vone te nates turistet do lihen te lire ne hotel.

Dita e dyte: Pas mengjesit ne hotel takimi prane recepsionit ku do vazhdojme turin (PERFSHIRE) nen shoqerimin e guides te licensuar per tu njohur me qytetin madheshtor te Dubait ku do shikojme teknologjine e fundit dhe ndertesa si dhe hotele madheshtore. Pas turit panoramic kthimi ne hotel dhe dite e lire.

Dita e trete: Pas mengjesit takimi ne recepsion ku (OPSIONALE) transferta per ne qendren e skive ne nje nder hotelet me te medha ne Dubai. Do kalojme disa ore ne kete qender argetuese.

Dita e katert: Nje dite tjeter ne qytetin madheshtor. Akoma nuk jeni zgjuar nga en-drra. Gjate kesaj dite do keni mundesine te shijoni nje dreke ne dhow cruise (OPSIONALE). Ketu mund te shijoni pervec kushines tradicionale po ashtu edhe pamjen e mrekullueshme perreth. Me pas kthimi dhe mbremja ne hotel.

Dita e peste: Nje dite para nisjes. Dubai nuk ka vetem zonat moderne. Ky tur nuk kompletohet pa nje mbremje ne shkretetire (OPSIONALE) nen shoqerine e muzikes orien-tale, dunave me rere, tendave, kercimtareve Raks Sharki ose ndryshe Bellydancer. Keto ore do ju bejne te ndjeheni ne nje bote tjeter. Ne oret e vona kthimi ne hotel.

Dita e gjashte: Dita e fundit ne Dubai “ qyteti i floririt”. Pas mengjesit pergatitjet per transferten e fundit drejt aeroportit nderkombetar te Dubait. Fluturimi drejt Tiranes. Transferta nga aeroporti i Rinasit per ne Tirane me autobus. Ketu perfundon udhetimi qe kishit pritur prej kohesh.

Cmimi perfshim Akomodimin per 5 nete ne hotel, transfertat, fluturimin drejt Dubait, Turin

panoramic dhe njohes me Dubain , guide locale dhe perkthyes ne gjuhen Shqipe. C’do gje qe lexon opsionale eshte kundrejt pageses.

699 €

Page 9: Programe Winter

Bukuria e Alpeve Shqipetare– Razme

Razma eshte nje prej pikave turistike malore me te frekuentuara, e cila ndodhet vetem 41 km larg nga qyteti i Shkodres. Ajo ndodhet mbi disa kodra ne rreze te malirt te Velecikut i cili eshte 1.725 metra i gjate. Kjo pike turistike frekuentohet nga pushuesit gjate gjithe vitit, si ne sezonin veror ku ajri dhe klima e paster eshte e pakrahasueshme, gjithashtu dhe gjate stines se dimrit ku e gjithe zona mbulohet nga debora nga e cila ofrohet nje pamje e mrekullueshme e kesaj pike turistike.Rruget nuk bllokohen nga debora dhe kjo eshte dhe nje nga arsyet qe e bejne Razmen te frekuentohet nga pushuesit gjate gjithe vitit. Gjate eksplorimit te kesaj mrekullie natyrore do te jeni te shoqeruar dhe nga animatoret tane shqiptare te diplomuar ne kete fushe, duke e oragnai-zuar cdo moment te pushimeve tuaja.

Dita e 1—Akmodimi ne hotel, ku te perfshire do te keni mengjesin dhe darken. Ne darke muzike dhe ar-getim nga skuadra jone e animatoreve.

Dita e 2– Mengjesi ne hotel dhe me pas nisja per nje nga shpellat e shumta qe ndodhen ne kete zone. Dreka e lire dhe me pas darka ne hotel e organizua me muzike , lojra e argetim nga animatoret tane.

Dita e 3– Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit vizita ne fushen e zeze, nga ku do shihni nje bukuri perrallore te kesaj pike panoramike. Aty do beni foto, lojera te ndryshme dhe me pas kthimi ne hotel per tu pergatitur per kthimin ne Tirane nen lojerat dhe performancat e animatoreve.

Page 10: Programe Winter

Bukuria e Alpeve Shqipetare– Dardhe

Dardha eshte nje fshat malore midis ma-leve e pyjeve, nje bukuri e rralle natyrore. 20 km ne juglindje te Korces, ne nje lartesi prej 1344 m Dardha ofron nje klime shume te shendetshme dhe nje ajer te paster. Sportet dimetrore dhe sidomos skite, ter-heqin turiste te apasionuar pas tyre. Piker-isht ne mes te kesaj bukurie natyrore gjen-det hotel Dardha. Te qenit mire dhe sher-bimi perfekt nuk jane thjesht fjale por jane veprimet e cdo dite qe hoteli ben per klien-tet e tij.

Aty organizohet cdo lloj aktiviteti qe de-shironi, duke nisur nga festat e ditelind-jeve, diplomimet, e deri tek konferencat e kompanive te medha dhe konferencat shteterore. Salla e festive dhe ajo e e konferencave bejne qe tek hotel Dardha eksperienca juaj te jete e paharruar. Nder shwerbime te tjera qe bejne pushimin tuaj me te plotesuar hoteli ofron sauna, SPA, palester, WI-FI etj.

Dita e 1— Takimi ne mengjes ne piken e caktuar nga grupi. Udhetimi me autobus drejt Dardhes me ndalesa gjate rruges. Udhetimi sho-qerohet me guide dhe me animatoret e Pasha Holiday. Pas mberritjes ne Dardhe akomodimi ne hotel, ku te perfshire do te keni mengjesin dhe darken. Ne darke muzike dhe Argetim.

Dita e 2– Mengjesi ne hotel dhe me pas nisja per ne zonen e skive. Gjate dites do kete lojera dhe argetime te ndryshme ne zonat perreth. Perfshihen ecjet ne zonen e mrekullueshme malore te dardhes, hipizmi, lojera me litar etj. Dreka ne mal. Pas drekes perseri aktivitete surprise nga skuadra jone. Darka ne hotel. Pas darkes muzike ose karaoke, lshow, ojra e argetim nga anima-toret tane deri ne oret e vona te nates. Surpriza te shumta ju presin gjate kesaj dite.

Dita e 3– Mengjesi ne hotel. Pas meng-jesit vizita ne qytetin e Korces, nga ku do shihni stilin e vecante te ketij qyteti. Nje pushim ne nje nga baret e Korces dhe me pas nisja per ne Tirane. Udhetimi do jete I shoqeruar me lojera, barcaleta, lojera Inteligjence, kenge, konkurse etj. Udhetimit tuaj I shtohet dhe nje cmim ku fituesi do perfitoje nje udhetim tjeter me Pasha Holiday. Nxitoni te merrni pjese ne kete udhetim mbreselenes.

Page 11: Programe Winter

Mali i Zi

Budva

Kotorr

Budva - Qyteti i vjetër ështe dhe qender

tregetare e Budves. I ndertuar ne

menyre origjinale mbi nje ishull, nje kep

rere i zhvilluar mes tij dhe territorit

kryesor. Qyteti i vjeter i Budves eshte

nje etnitet unik arkitektural dhe urban,

qe eshte permendur si koloni ne kohet

antike. Sipas ketyre kerkimeve, Budva

eshte rreth 2500 vjet i vjeter, dhe nje

nga qendrat me te vjetra urbane rreth

detit Adriatik. Muret rrethuese te qytetit

kane qene dhe jane nje atraksion per

turistet nga e gjithe bota. Ato jane

ndertuar ne mesjete kur zona ishte e

pushtuar nga venecianet. Ne viziten e

pare qe do te behet ne qytetin e vjeter te

Budves, do ju krijohet pershtypja sikur

keni hyre ne nje labirinth, me shume

rrugica te ngushta, sheshe, mure dhe

kulla nga mesjeta e vonshme. Ne kohet e

sotme, katet e para te shtepive jane

shnderruar ne galeri arti, dyqane,

kafene, boutique. Brenda qytetit te vjeter

ndodhet fortesa Citadela me zanafille qe

ne shek e V dhe VI pas krishtit e cili tani

perdoret si skene verore per festivalin

kulturor te teatrit te qytetit. Ne qyetin e

vjeter ndodhen dhe kisha si ajo e St.

Ivan (nje bazilike monumentale e

ndertuar ne shek e VII pas krishtit.), St.

Maria e Puntas (ndertesa me e vjeter,

me zanafille nga viti 840 pas krishtit) dhe

Trinitia e Shenjte (ndertuar ne 1804).

Mali i Zi – Perle e mesdheut, unik

per shume arsye, dhe i pozicionuar

ne veri te Adriatikut. Ne asnje

vend tjeter nuk mund te gjeni, ne

nje vend te vogel si ky, kaq shume

bukuri natyrore, plazhe te qeta,

liqene te kthjellet, lumenj te

r r j e d h s h e m , d h e m a l e

madheshtore, vecse ne Mal te Zi.

Ne mengjes ju mund te zgjoheni

me pamjen e mrekullueshme te

gjirit te Adriatikut, te drekoni ne

restorantet e liqenit te Shkodres,

dhe te shijoni shetitjet e mbremjes

ne malet Malazeze. Mali i Zi eshte

nje vend i cili nuk mund t’ju lere

indiferent.

PROGRAMI I UDHETIMIT

Dita I: Nisja nga Tirana, ndalese

ne Murriqan, Bar, Budva.

Akomodimi ne Budva ne Hotel 3*.

Pasdite e lire. Darka ne Hotel.

Mbremja e lire per argetim.

Dita II: Mengjesi ne Hotel. Nisja

nga Budva per ne Kotorr. Vizite

qytetit te vjeter te Kotorrit. Kthimi

ne Budva. Pasdite e lire dhe darka

ne Hotel. Mbremja e lire per

argetim.

Dita III: Mengjesi ne Hotel. Nisja

nga Budva, ne Shen Stefan, me

pas dreke ne Derdhjen e Bunes

sipas deshires. Kthimi ne Tirane.

Perfshihet ne cmim:

• Transporti Tirane-Budva-Tirane

• Akomodimi ne hotel per 2 nete

(mengjes+darke pa pijet)

• Vizite ne qytetin e Kotorit

• Guida ne gjuhen shqipe

• Asistenca jone gjate diteve te

qendrimit

Cmimi eshte per grup prej 40

persona minimumi.

Page 12: Programe Winter

Monumenti i poetit Civu Fana Cundulica Narod.

Shatrevani i madh i Onofrios dhe kisha e Shen Saviour.

Pallati i rektor-

Dita e I- Nisja nga Tirana me autobus Deluxe. Ndalesa e pare ne Murriqan ku gjate kryerjes se procedurave kufitare mund te shfrytezoni kohen per te ngrene mengjesin ne nje nga lokalet me te afert. Me pas nisja per ne Kroaci ku gjate rruges do kalojme disa qytete te rendesishme te Malit te Zi. (Ulqin, Bar, Petrovac, Shen Stefan, Budva, Tivat, Her-zignovie). Gjate ketij udhetimi do shfrytezojme nje ndalese ne Budva per te drekuar. Qyteti i vjeter eshte dhe qender tregetare e Budves. I ndertuar ne menyre origjinale mbi nje kep rere, i zhvilluar mes tij dhe territorit kryesor. Qyteti i vjeter i Budves eshte nje etnitet unik arkitektural dhe urban, qe eshte permendur si koloni ne kohet antike. Sipas ketyre kerkimeve, Budva eshte rreth 2500 vjet i vjeter, dhe nje nga qendrat me te vjetra urbane rreth detit Adriatik. Muret rrethuese te qytetit kane qene dhe jane nje atraksion per turistet nga e gjithe bota. Ato jane ndertuar ne mesjete kur zona ishte e pushtuar nga Venecianet. Ne viziten e pare qe do beni ne Qytetin e vjeter te Budves do ju krijohet pershtypja qe keni hyre ne nje labirinth, me shume rrugica te ngushta, sheshe, mure dhe kulla nga mesjeta e vonshme. Ne kohet e sotme katet e para te shtepive jane shnderruar ne galeri arti, dyqane, kafene, boutique. Brenda qytetit te vjeter ndodhet fortesa Citadela me zanafille qe ne shek e 5 dhe 6 pas Krishtit. I cili tani perdoret si skene verore per festivalin kulturor te teatrit te qytetit. Ne qyetin e vjeter ndodhen dhe kisha si ajo e St. Ivan (nje bazilike monumentale e ndertuar ne shek e 7 pas krishtit.), St. Maria e Puntas (ndertesa me e vjeter, me zanafille nga viti 840 pas krishtit) dhe Trinitia e Shenjte (ndertuar ne 1804). Me pas kthimi ne hotel. Nisja per ne Dubrovnik . Gjate rruges per ne Kufirin e Kroaci se do kalojme nje pjese te rruges me traget nga Tivat ne Herzignovie. Me pas hyjme ne kufirin Kroat (Karasovic). Pas procedurave kufitare vazhdojme rrugen per ne Dubrovnik. Me pas akomodimi ne hotel. Vizite ne qytetin e vjeter te Dubrovnikut. Mbremja e lire per argetim. Kalimi i nates ne hotel.

Dita e II- Mengjesi dhe me pas nen asistencen e guides do vizitojme qytetin e vjeter te Dubrovnikut. Dubrovnik, nje qytet i pasur per kulturen dhe historine ne listen prestigje te UNESCO's. Ky qytet historik duhet te perfshihet patjeter ne listen “Duhen Pare” gjate udhetimit ne Kroaci.

KROACI, Dubrovnik, Dalmacia – me plazhet në këmbët e maleve

Page 13: Programe Winter

Qyteti i vjeter i Dubrovnikut

Ura e Franjo Tudman

Skulpture ne kishen Franceskane

Kolona e Orlandos dhe kisha e Shen Blaise.

FILLIMET: Refugjatet qe erdhen ne kete zone nga Epidaurum themeluan qytetin ne gjysmen e shek.te VII. Ata krijuan kolonine e tyre ne ishull dhe e quajten Laus. Oposite e kolonise se tyre ishte nje tjeter e quajtur Slavs, te cilen ata e quajten Dubrovnik. Emri Dubrovnik e ka prejardhjen nga fjala Kroate Dubrava, e cila do te thote pyll lisi, ngaqe ne te kaluaren pemet e lisit rrethonin Dubrovnikun. Emri Latin Ragusa - Rausa, ne perdorim qe ne shek. 15th, me origjine nga guri (lat. Lausa do te thote gur) emri i kolonise te pare te krijuar. Mbas vizites ne qytetin e vjeter kthimi ne hotel. Darka dhe kalimi i nates.

Dita e III- Pas mengjesit nisja per ne Shqiperi. Vazhdojme rrugendrejt qytetit kufitar me malin e Zi dhe nje nder qytezat me tevogla te Kroacise (Cavtati). Edhe Cavtati si shume qytetet te Dalmacise ka qene koloni Greke. Ndodhet 20 KM ne jug te Dubrovnikut. Ofron shume zona interesante per tu vizituar duke filluar nga promenada e shoqeruar me peme Palme, Pallatine rektoreve te kohes te Rilindjes, Kishen Te stilit barok “Shen Nikolas”, djaloshi me i famshem i Cavtatit ishte piktori Vlaho Bukovac ku shtepia e tij eshte kthyer ne kohet tona ne nje muze. Ma pas procedurave kufitare ne Karasovic udhetojme drejt Kotorrit ku do kalojme dy qyteza te vogla te quajtura Risan dhe Perast. Me pas vizite ne gjirin e Kotorrit. Qyteti I vjeter I Kotorrit eshte nje zone urbanistike tipike e mesjetes, ndertuar ne shek. E 12th dhe14th. Arkitekture mesjetare dhe shume monumente kulturore e kane bere Kotorrin te renditet ne listen e UNESCO. Pergjate te gjithe qytetit ndertesat jane te nderthurura ne rruget dhe sheshet e ngushta. Ne nje nga keta eshte katedralja e Sveti Tripun , nje monument I kultures Romane dhe nga simbolet me te njohura te qytetit. Nder to kemi dhe kishen e Sveti Luka (shek. XIII.), Kishen Sveta Ana (shek XII) kisha Sveta Marija (shek XIII), kisha Gospe od Zdravlja (shek XV), Pallati I Princit (shek XVII) dhe Teatri I Napoleonit (shek XIX) te gjithe pjese e pasurise kulturore Antike te Kotorit. Kotorri eshte pjese e gjirit Boka Kotorska. Pas vizites ne Kotorr nisja per ne Shqiperi ku gjate rruges para se te hyjme ne Kufi do bejme nje ndalese ne ishullin e Shen Stefanit dhe me pas per te drekuar sipas deshires ne nje nga restorantet ne derdhje te Bunes. Mberritja ne Tirane.

KROACI, Dubrovnik, Dalmacia – me plazhet në këmbët e maleve

Page 14: Programe Winter

Dita e I: Nisja nga Rinasi per ne Budapest. Arritja ne Budapest. Transferta aeroport – hotel. Akomodimi ne hotel Mengjesi ne hotel. Paraditja e lire per shopping ne qendren komerciale Westend City, qender kjo e njohur per shumellojshmerine dhe numrin e madh te dyqaneve. Dite e lire

Dita e II: Mengjesi ne hotel. Shetitje ne qytetin historik te Budapestit dhe ndalesa ne memorialin e mijevjecarit (Millennium Memorial) i perbere nga statujat e figurave me te famshme te historise hungareze. Udhetim me autobus pergjate rruges Andrasi (Andrassy Ut), shtepise se Operes (Opera House), e ndertuar ne stilin rilindas italian (ne vitet 1875-1884). Do te shikoni distriktin administrativ ku ndodhen institucionet shteterore, bankat dhe Parlamenti I ndertuar ne stilin e ri gotik. Pas kalimit te lumit Danub, grupi mberrin ne pjesen tjeter te kryeqytetit, e quajtur Buda. Ndertesa te rendesishme qe do te shihni jane: Keshtjella, Kisha e Matiasit (Matthias Church), ish pallatit mbreteror (Royal Palace) dhe bastionit te peshkatareve (Fisherman’s Bastion). Turi perfundon ne maje te kodres Gelert (Gellert Hill) nga ku ofrohet nje pamje e mrekullueshme e kryeqytetit hungarez.. Kthimi ne hotel. Darka ne menyre te pavarur Mbremje opsionale: Mbremje e organizuar me show dhe spektakel

Dita e III: Mengjesi ne hotel.Paraditja e lire. Tour opsional: Ne mbremje eshte rezervuar nje udhetim i kendshem me anije i shoqeruar ky me nje show. Anija niset nga qendra e Budapestit. Pergjate lumit Danub do te shihen nga larg ndertesat historike te qytetit, dhe nepermjet ekraneve qe ndodhen ne anije, do te keni mundesine te shihni interieret e ketyre ndertesave. Kthimi ne hotel. Darka ne menyre te pavarur.

Dita e IV: Mengjesi ne hotel. Transferta hotel – aeroport. Mberritja ne aeroportin e Rinasit. Transferta Rinas - Tirane

HUNGARI, Budapest– qytet sharmant dhe kulturor

Page 15: Programe Winter

Dita e 1 : Mberritja ne Moske. Takimi me guiden. Transferta ne htl me 3*. Check-in. Darka ne hotel (buffet 18.00 – 22.00)

Dita e 2: Mengjes Buffet (7.00-10.00) . Tour ne Kremlin (territori + 2 Katedrale) Shetitje e lire ne sheshin e kuq . Dreka ne qytet(4 pjata + 0,25 l uje mineral. Rikthimi ne hotel. OP-SION:ARMOURY(Dyqan municionesh) . Darka ne hotel. OPSION: Moska naten

Dita e 3: Mengjesi Buffet. Turn e qytet me ndalesa ne Vorobjevi Gori (ku shihet nje pamje e bukur e moskes dhe mund te beni fotografi). St.Sofia Argjinature, Rr.Tverskaya. Amfiteatrin. , Konventen Novodevitchey (brenda). Dreka ne qytet (4 pjata + 0,25 l uje mineral). Ndalese ne rrugen e vjeter Arbat per xhiro dhe shoping ,tour ne Metro . 18.00 – Kthimi ne hotel. Darka ne hotel. OPSION: Folk show Rus ne hotel

Dita e 4 : Mengjesi ne hotel. OPSION: SERGIEV POSAD. 12.00 – Check out. 13.00 – Dreka ne hotel. Pas drekes transferta ne stacionin e trenit. 16.30 – Nisja me trenin 160. AURORA per ne St.Petersburg. 21.25 – Mberritja ne St.Petersburg. Takimi me guiden. Transferta ne Htl me 3*. Check-in. Darka ne hotel (buffet)

RUSI, Moske- St petersburg - dy qytete magjepsese

Page 16: Programe Winter

Dita e 5 : Mengjes Buffet ne hotel (7.00-10.00). Tour ne St.Petersburg + Keshtjellat e Peter dhe Paul. Dreka ne qytet (4 pjata + 0,25 l uje mineral). OP-SION: PETERGOFF. Kthimi ne hotel. Darka ne hotel

Dita 6: Mengjesi Buffet . Visite muzeut HERMITAGE. Dreka ne qytet (4 pjata+0,25l uje mineral). Kthimi ne hotel. Darka ne hotel (buffet)

Dita e 7: Mengjesi Buffet. Vizite Catedrales St.Isaak’s. Dreka ne qytet (4 pjata + 0.25l uje mineral) OPTION: TZARSKOYE SELO (Pallati I madh I Catherines). 15.00 Kthimi ne ho-tel. Darka ne hotel

Dita e 8: Mengjesi Buffet hotel. Check-out. Transferta ne Aeroport. Nisja

Perfshhet ne cmim: Akomodimin ne hotel”Turist” me 34* ne Moscow HB Akomodimin ne hotel”St Petersburg” 4* Pamjet sipas programit dhe biletat e hyr-jes. Bileta e trenit – Petersburg (– klas ekonomik . Pa ushqim ne tren) Drekat ne qytet ose htl sipas programit Vaktet fillojne nga darka ne diten qe mberrini, dhe vakti I fundit mengjesi ne hotel

RUSI, Moske- St petersburg - dy qytete magjepsese

Page 17: Programe Winter

Dita e I: Transferimi nga Tirana me autobus për në Aeroportin e Rinas-it. Udhëtim me avion për në Stamboll. Akomodimi ne hotel. Vizitë në qendrën e njohur tregtare “Sultan Ahmet Center”, ne zemer te qytetit te vjeter aty ku perandoria Otomane pati fillimet e saj.Darka dhe kalimi i nates ne Hotel. Dita e II : Mengjesi ne hotel. Vizite ne kishen St. Sofia nje nga kryeveprat e arkitektures, e ndertuar si bazilikate ne shek e 6 nga perandori Justinian, perballe saj Xhamia Blu me 6 minaret e saj, e ndertuar ne emer te Sulltan Ahmet. Me pas vizite ne Top – Kapi Palace, rezidenca e Sulltaneve otomane, ekspozimi i thesareve perandorake, koleksioni i armeve dhe koleksioneve te porcelaneve kineze etj. Hipodromi me obeliskun e Theodhosisit, dhe shatervanin e Vilhemit te ll. Shetitje ne Pazarin e mbuluar, paraqitja e artit te punimit te tapeteve te Orientit si dhe punimit artizanal te floririt. Darka ne Hotel dhe me pas Night club. Dita e III : Mengjesi ne Hotel. Fillimi i dites me tur neper Bosfor ngushtica qe ndan dy kontinentet qe mban emrin e Ijos. Mundesia e vezhgimit te gjithe mrekullive te arkitektures moderne dhe asaj bizante qe bejne nje nga magjite e e stilit Otoman.Muzikë, gjallëri, kostume të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate, me anatolik folklor.(Harem). Dita e IV : Transfertë me autobus për në Aeroport. Udhëtim me avion për në Shqipëri. Mbërritja në Aeroportin e Rinasit. Transferimi në Tiranë me autobus. NË CMIM JANË PËRFSHIRË: * Udhëtim me avion vajtje – ardhje. * Transfertat dhe shëtitjet me autobus komod në dispozicion * Fjetjet në hotel * Mëngjeset dhe darkat për të gjithë ditët e qëndrimit * Shoqërues për të gjithë udhëtimin

TURQI, Stamboll- Qyteti që prek dy kontinente

Page 18: Programe Winter

Dita e pare: Nisja me autobus nga Tirana ne oren 04:30 per ne aeroportin Nene Tereza. Ne oren 06:15 fluturimi me kompanine ajrore JAT dhe mberritja ne Beograd ne oren 07:25. Ne oren 09:15 nisja nga aeroporti i Beogradit per ne Prage dhe ne oren10:45 mberritja ne aeroportin e Prages. Pritja nga tour operatori Cek dhe s hoqerimi nga aeroporti ne hotel me 5* ku na pret nje ceremoni simbolike per mireseardhjen tone. Ne oren 14:00 ngrenia e drekes. Mbas shperndarjes neper dhoma dhe nje pushimi te shkurter fillojme guiden tone turistike pikerisht qe diten e pare ne oren 16:00, ne njeren prej urave me te vjetra ne bote, Ura e Karlit. Gjate rruges, deri tek ura ndodhen nje mori ndertesash me vlera historike. Kjo ure eshte ndertuar nga mjeshtri Otto ne vitin 1357 dhe perfundoi Plotesisht ne vitin 1402 me mjeshterin Peter Parker. Kompleksin skulpturor barok te shekullit te XVIII e ka krijuar Matyas Brauni dhe Maxilmilian Brokoffi.Pamje e paharrueshme! Kjo ure ngrihet mbi lumin Vltava. Kete vizite e kemi parashikuar te behet mbasdite, pasi ndriçimi i saj eshte diçka e vecante dhe befasuese per çdo vizitor. Nga Ujezdi( lagje e Prages )do te ngjitemi lart ne kodren Petrin me teleferik i cili eshte gjithashtu monument historik i konstruktuar ne vitin 1891 se bashku me Kullen e Vezhgimit drejt te ciles do te shkojme. Kjo kulle eshte nje kopje e kulles Eifel. Ne mbremje, kthimi ne hotel dhe ngrenia e darkes.

Dita e dyte: Ne oren 8:00 ngrenia e mengjesit. Ne oren 9:00 fillojme guiden tone turistike ne Keshtjellen e Prages qe eshte nje nga monumentet kulturore me me vlere te Republikes Ceke si dhe evropiane, nje deshmi e se kaluares dhe te sotmes. Fillimi i ndertimeve sipas zbulimeve arkeologjike i takon shekullit te IX (vitet 870-890) me themelues princin çek Bořivoj. Me kalimin e kohes keshtjella u zgjerua dhe pamjen madheshtore qe ruan deri sot ja dhane mbreti Karl dhe pasardhesit e tij si dhe Habsburget. Ne kete kompleks monumental kane punuar arkitekte, artiste dhe ndertues nga me te famshmit ne bote. Katedralen St. Vitus do te keni mundesi te shikoni ne brendesi te keshtjelles. Eshte nje nga me te rendesishmet ne Europe. Aty gjendet mauzoleumi i mbretit te Bohemes. Kjo katedrale ka filluar te ndertohet ne vitin 1344 dhe eshte shenjteruar ne vitin 1929. Me pas vizitojme mozaikun e bukur te Gjykimit te Fundit te Krishtit, i ndertuar ne vitin 1371.

CEKI, Praga– zemra e Europes

Page 19: Programe Winter

Pallati i vjeter Mbreteror eshte nje nga pjeset me te vjetra te Keshtjelles, i ndertuar rreth vitit 1135 dhe ka qene streha e princeshes se Bohemes. Ketu do te shikojme gjithashtu Kuvendin e Murgeshave, Pallatin e Lobkoviceve, Konviktin e Fisnikeve, Porten Lindore, Kullen e Zeze, Kullen Daliborka, Kullen e Bardhe, etj, etj. E veçanta e kesaj shetitje eshte ceremonia e shkembimit te rojeve te cilen do te keni mundesi ndjekni ne oren 12:00, nje manifestim ushtarak, interesant. Ne oren 14:00 nderpresim tourin per ngrenien e drekes. Mbas dite vazhdojme guiden tone neper rrugen e Masarikut, ne rrugen e famshme te Nerudes, deri ne Malostranske náměsti ku dominon kisha e shen Nikolles e viteve 1704 -1755. Ne kete rruge ndodhet Restoranti me emrin “Shvejk” ne te cilin shkrimtari i famshem Vasllav Hashek u frymezua per te shkrojtur romanin e tij aq te njohur per lexuesin shqiptar. Ne kete restorant sherbehet birre e mrekullueshme ne gota gjigande si edhe mund te blini si kujtim, kapelen e Shvejkut, te ketij personazhi tragji-komik te letersise Ceke. Moment i bukur per amatoret e fotografive. Gjithashtu, po te deshironi mund te lini nje kujtim te shkruar ne muret e ketij lokali. Ne oren 21:00 kthimi ne hotel dhe ngrenia e darkes.

Dita e trete: Pas mengjesit do te shkojme per te pare muret rrethuese te Prages se vjeter, ndertuar qe prej shek. XII, aty ku ka qendruar edhe elita e borgjezise Ceke. Mbasi leme mbrekullite e Prages se Vjeter kalojme ne sheshin e vjeter te themeluar ne vitin 1338 me piken me te larte, ora Orloj, e shek XV, nje nga oret me te vjetra ne bote. Me pas do shohim oren Astronomike, kompleksin skulpturor te Jan Husit, Sheshin Republika, Shatervanin Krizhikova, etj. Ne oren 22.00 kthimi ne hotel dhe ngrenia e darkes.

Dita e katert: Shetitje rreth kodres Petrin. Me pas kalohet neper Manastirin e Strahovit qe sot eshte muzeu i literatures çeke. Ky muze ka biblioteke shume te vjeter dhe te pasur me ekzemplare nga me te vjetrit ne bote. Ne fund, kthehemi ne hotel dhe behemi gati per ne aeroport.

Prage

CEKI, Praga– zemra e Europes

Page 20: Programe Winter

Dita e I: Nisja nga Tirana ne oren 08.30. Kalimi nga Qafthana dhe mbrritja ne piken turistike Mavrovo. Akomodimi ne hotel me 3*, mbasditja e lire per te soditur peisazhin piktoresk dimeror dhe qendren e skijimit. Darka ne hotel, mbremja e lire.

Dita e II: Mengjesi ne hotel. Gjate dites, ne menyre te lire, argetim dhe ushtrim i sporteve dimerore qe ofron qendra turistike, si skijim, shetitje ne karriket levizese mbi peisazhin me debore, etj. Mbasdite vone, kthimi ne hotel dhe darka

Dita e III: Pas mengjesit ne hotel, ora 09.00 rruga e kthimit per ne Shqiperi. Per ta bere me ineresant udhetimin, kalohet nga Shen Naumi ku ndalohet rreth 1 ore per vizite, per shlodhje, dreke (sipas deshires) si edhe blerje souveniresh. Me tej, vazhdohet deri ne Tirane

Ne pakete perfshihen: Udhetimi me autobus komod Fjetje ne hotel + 2 vakte “TCC PlAZA” Shoqeruesi i agjensise

Nuk perfshihen: Drekat Cmimi i pajisjeve per skijim Bileta e karrikes-ashensor Siguracioni i shendetit me detyrim

MAQEDONI, Mavrovo– Alpet e shtetit fqinj

Page 21: Programe Winter

Dita e I: Nisja nga Piazza me autobus drejt Kosoves. Me pas kalojme nga Rugova. Do kalojme prane Pejes per ne Boge e cila eshte pjese e maleve te Rugoves. Ne kete fshat te mrekullueshem malor gjendet kompleksi turistik Re-lax me shtepiza druri ku do kalojme naten. Dita e II: Dite e lire per te shijuar natyren e mrekullueshme, gjelberimin dhe ajrin e fresket te maleve. Ketu keni mundesi per shume aktivitete te ndryshme sportive si: Ping-Pong, Futboll, Basketball, Biliard, Mini-Golf, Skijim. Mbremja e lire dhe kalimi I nates ne resort ku sipas deshires kalohet mbremja e organi-zuar me festime te ndryshme me muzike ose prane nje zjarri te krijuar vete ne mal, ose vizite opsionale ne Liqenin e madh I cili eshte cilesuar si liqeni me I thelle ne Europe (1000 M). Me pas kthimi ne Boge dhe kalimi i nates ne Kom-pleksin Relax. Dita e III: Dite e lire per ndonje nga aktivitetet sportive te mundesuara ne kete kompleks. Mbasdite nisja per ne Tirane me autobus.

Perfshihet ne cmim: Fluturimi me Belle Air TIA-PRN-TIA Akomodimi per dy nete ne resortin Rugova Relax Transferta APT-HTL-APT Guida gjate udhetimit

KOSOVE, Boge– nje mrekulli e natyres

Page 22: Programe Winter

Dita e I: Nisja me autobuz ne oren 6:00, te Estrada, pas Muzeut Kombetar. Udhetimi drejt Kukesit. Kalimi i kufirit ne Morine. Ndalese ne Prizren dhe vizite ne Memorialin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Vizite ne Qendren e Madhe Tregetare – Supermarketin “BENAF” dhe shetitje e lire ne nje bukuri te veçante te mbremjeve te Prizrenit. Darka, fjetja dhe mengjesi ne Prizren.

Dita e II: Nisja per ne Prishtine ne oren 08:00. Kalimi nga malet e Sharrit me nje bukuri te rralle, ndalese per kafe ne Ferizaj dhe pastaj udhetimi per te Shpella e jashtezakonshme e Gadimes. Arritja ne Prishtine dhe shetitje e lire ne qytet. Vizite ne qendren turistike ne Germi, afer Prishtines. Darka, fjetja dhe mengjesi ne nje hotel shume te mire ne afersi te Prishtines.

Dita e III: Nisja per ne Mitrovice, ndalese e shkurter te Ura historike e Ibrit. Udhetim per ne Skenderaj dhe vizite ne memorialin e Adem Jasharit ne Prekaz. Udhetim per ne Gjakove dhe shetitje e lire ne qendren tregtare ne Çarshine e Madhe. Darka, fjetja dhe mengjesi ne nje hotel te Pejes.

Dita e IV: Nisja ne oren 08:00 per ne Malin e Zi. Rruges nje ndalese te Burimi i Drinit te Bardhe me nje bukuri te veçante dhe pastaj ndalesa per dreke ne Rozhaje, qytet me bukuri te rralle te natyres. Udhetimi neper Malin e Zi, nje ndalese ne piken e bukur turistike te Kolashinit, nje udhetim me autobus neper Podgorice. Kalimi i kufirit ne Hanin e Hotit dhe kthim ne Tirane rreth ores 22:00 deri 23:00.

KOSOVE, Prishtina– qyteti fqinj i paeksploruar

Page 23: Programe Winter

Nje tur fantastic ne qytetin me te vecante te Europes. Dita e I – Fluturimi drejt aerportit te Amsterdamit, transferta nga aeroporti per ne Hotel. Akomodimi ne hotel. Opsionale kemi nje guide ne kembe ne zonen e dritave te kuqe. Dita e II – Pas mengjesit e fillojme turin me nje ekskursion ne Zaanse Schanse, Muzeum hollandez. Kjo eshte nje nder gjerat tipike te Hollandes. Si veshjet hol-landeze, prodhimet e djathit, ndertues, makineri etj. Kthemi ne Amsterdam ne orarin edrekes, me nje mbasdite te lire per te vizituar Muzeun e Van Gogh, Muzeun Rijks, Prodhimin e birres Heineken, shtepine e Ana Frankut dhe sheshin e Dam. Ne mbremje kemi nje tur me anije ne kanalin e Amsterdamit nen shoqer-ine e guides locale ku do njihemi pjeserisht me qytetin. Ne vazhdin do shijojme jeten e nates te vecante te ketij qyteti. Dita e III – Pas mengjesit ne hotel tur per te vizituar lulet e famshme te Keukenhof . Mbasditja e lire. Ne mbremje perseri nje tjeter mundesi per te shijuar jeten plot gjalleri te Amsterdamit. Dita e IV – Pas mengjesit pergatitemi per transferten ne aeroport dhe fluturimi drejt Shqiperise.

HOLLANDE, Amsterdam– qyteti ku përpunohet diamanti

Page 24: Programe Winter

RISOUL, VARS – LA FORET BLANCHE Terreni i skijimit La Forét Blanche gjendet në mes të Alpeve Franceze, 50 kilometara prej Briansona – Serre Chevalier, me 300 ditë me diell gjatë vitit. Në afërsi të terenit të skijimit gjendet, nga njëra anë vendi Vars, kurse nga ana tjetër Risoul. Lartësia është 1850 metra mbi nivelin e detit dhe ka një sipërfaqe prej 600 hektarëve. Terreni i skijimit ka 160 kilometra pista, saktësisht 108 pista (20 të gjelbërta, 43 të kaltërta, 35 të kuqe dhe 10 të zeza) dhe 52 teleferikë midis 1650 dhe 2750 metra lartësi mbi mbi nivelin e detit.

Résidence 4**** LES BALCONS DE SIRIUS:

Kjo Rezidencë e kategorisë 4**** e dominon qendrën Risoul dhe ofron shërbime të kategorisë së lartë. Qendra për pushim (pishina, sauna, xhakuzi, salla për fitnes – GRATIS për mysafirët e rezidencës), bari dhe salloni me kamin. La Résidence SIRIUS posedon: 7 studio me 3 shtretër, 48 apartamente me 4 shtretër, 22 apartamente me 6 shtretër dhe 8 dupleksa me 5 shtretër. Të gjitha apartamentet në Rezidencë janë të pajisura me: lavatriçe, mikrovalë e kombinuar, TV me 12 kanale, ballkon dhe vend vendosjen për pajisjet e skiimit.

Për adhuruesit e Snowboardit këtu është edhe SURFLAND me 550 metra të lëshimit vertikal në gjatësi prej 2 kilometrash. Kapacitetet akomoduese gjenden në afërsi direkte të teleferikëve dhe pistave te skive, të ndara në 10 rezidenca turistike me 2**, 3*** dhe 4**** (me sauna, pishina, xhakuzi). Apartamentet janë të pajisura në mënyrë të kompletuar për qëndrim, dhe secili apartament ka vendin për të mbajtur pajisjet e skiimit, shumica e apartmaneve janë me ballkonë. Vendi Risoul ka një mori lokalesh të ndryshme: restorante, pabe, taverna, markete, dyqane dhe servise për pajisjet e skijimit, qendra tregtare, disko klube, kinema …

La Résidence 3*** LUXE VÉGA: Kjo Rezidencë e re e kategorisë 3*** gjendet direkt në afërsi të pistës, dhe posedon: 4 studio me 3 shtretër, 33 apartmane me 4 shtretër, 14 aparta-mente me 5 shtretër dhe 6 dupleksa me 7 shtretër. Të gjitha apartamentet janë të pajisura me: TV me ekran të sheshtë me 12 programe, ballkon dhe vend vendos-jen për pajisjet e skiimit. Kuzhina është e pajisur me këto pajisje: frigorifer, enë kuzhine, makinë për larjen e enëve, pjekëse elektrike e kombinuar / mikro-valë.

Bukuria e Alpeve Franceze - Ski në Risoul

Page 25: Programe Winter

PËRFSHIHET NË ÇMIM: 1. Transporti me autobus komod

2. Akomodimi në studion/apartamentin e zgjedhur (përfshirë përdorimi i çarçafëve dhe peshqirëve)

3. Hyrja në pistën e skiimit

4. Përdorimi i pajisjeve të skiimit

5. Organizimi dhe udhëheqësi i rrugës.

SHËNIM: 1. Chek-in të Shtunën prej orës 17:00, Chek-out të Premten e ardhshme deri në orën 10:00.

2. Një fëmijë deri në 5 vjeç nën shoqërinë e dy personave të rritur – GRATIS, ka ulëse në autobus, por nuk ka shtrat në aparament. 3. Fëmija i dytë deri në 5 vjeç nën shoqërinë e dy personave të rritur paguan 50% të çmimit, ka ulëse në autobus dhe shtrat në apartman. 4. Për të gjithë fëmijët deri në 12 vjeç duhet të paraqitet data e lindjes në agjensi.

5. Është e obligueshme kaocioni për marrjen e apartmanit në Risoul 250 eur. Paguhet cash ose kredit kartel në vend, dhe kthehet me përfundimin e qëndrimit me rastin e dorëzimit të apartmanit. 6. Taksa e qëndrimit paguhet në vend 0.50 eur ditore për person.

7. E detyrueshme një fotografi të dimensioneve 3 x 3.5 cm.

Page 26: Programe Winter

Qyteti I Struges, njihet si qyteti i aartizaneve dhe i arsimtareve per nder te mesuesve Dimitar dhe Konstantin Miladinovi të cilët janë simbol i vërtetë i letërsisë, burim i pashtershëm i arsimit dhe kulturës sllave. Qyteti ka historinë e tij ku ç'do gur ose kalldrëm dhe ç'do guacë e liqenit të kthjellët është pjesë përbërsë e piramidës së këtij qyteti. Gjatë zhvillimit të tij qyteti kalon nëpër disa periudha zhvillimi të traditave, ekonomisë dhe kulturës dhe ka qënë edhe në sy të shumë pushtuesve. Qyteti i Strugë shtrihet në jugperëndim të Republikës së Maqedonisë dhe duke jetuar me shekuj ka formuar fizonomin e tij në aspektin historik,kulturor,në art,arkitekurë,dhe në atë estetikë. Struga qyteti i dy ujrave të bardhë, gjendet në lartësi 689m mbi nivelin e detit, është e vendosur në pjesën veriore të liqenit të Ohrit, aty ku derdhet lumi Drini i Zi. Edhe pse është rrethuar me male të latra, Struga dhe Ohri janë vende që mjaft mirë të lidhura me fshatrat dhe rrethin dhe kane një rrjetë të gjërë bashkepunimi. Aeroporti Ndërkombëtar është vetëm 7 kilometra larg Strugës. Komuna e Strugës përfshim një siperfaqe prej 50700 ose konkretish 1/3 është pjesa toksore e bregut kurse gjysma tjëtër ëshë luginë. Struga dhe rethi i Strugës ka nje klimë mesatarisht kontinentale me gjasa mediterane. Numri i orëve më diell është rreth 2400 kurse temperature e ujit në Gusht arrin 23C. Liqeni i Ohrit, me lashtësinë e tij prej 4-10 milion vjetë, është një nga liqenet më të vjetër jo vetëm në Evropë po edhe në botë. Prejardhja e tij është prej periudhës terciale me origjinë tektonike. Në shtratin e liqenit ka 50 miliardë m3 ujë, i takon liqeneve subtropikale dhe asnjëherë nuk ngrin. Ngjyra e ujit të ketij liqeni është e gjelbërt si ulliri kurse sa me shumë shkon në brendësinë e liqenit uji është më i kaltër, i kulluar, dhe tejdukshmëria e ujit arrin deri në 21,5m.

Dita I: Nijsa nga Tirana me autobus komod. Ndalese e shkurtër gjatë rrugës. Kryerja e prakti-kave doganore ne pikën kufitare me Maqedoninë. Akomodimi ne Strugë. Kohë e lire. Darka në hotel. Mbrëmja e lire për argëtim në lokalet e shumta të Strugës.

Dita II: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Ohër. Vizitë qytetit të Ohrit. Kohë e lire për shopping. Kthimi në Strugë. Darka në hotel. Mbrëmje e lire për argëtim.

Dita III: Mëngjesi në hotel. Kohë e lire për shopping në qytetin e Strugës. Chek-out nga ho-teli. Kthimi në Tiranë. Gjatë rrugës një ngalesë për kafe sipas dëshirës.

MAQEDONI, Struge, Oher– Qytetet e liqenit te Ohrit

Page 27: Programe Winter

Lista e dokumentave qe nevojiten per Ambasadat e vendeve Schengen, per

proceduren e marrjes se vizes. 1. Pashaporte e vlefshme udhetimi ( me teper se 6 muaj) 2. Formulari I plotesuar 3. Fotografi me ngjyra ( 1 cope) 4. Cerfitifate familjare 5. Fotokopje e pashaportes. 6. Siguracioni shendetsor (original dhe fotokopje) Kopje e kontrates se punes ose ne mungese, vertetim nga puna ku percaktohet rroga dhe data e fillimit te kontrates, ose kopje e librezes se pensionit, librezes se studentit ose vertetim nga shkolla.(e shoqeruar me vulen e institucionit perkates) 8. Vertetim nga banka per llogari bankare ose libreza e fotokopjuar. 9. Dokumentat plotesuese ( License,NIPT,vendim gjykate ose prona te hipotekuara , te fotokopjuara)

Agjensia siguron:

1. REZERVIM HOTELI

2. REZERVIM AVIONI

3. TRABSFERTA

4. TURE SIPAS PROGRAMEVE PERJASHTUAR RASTET KU THUHET “Opsionale”

5. SHOQERUES GJATE UDHETIMIT

6. ASISTENCE NE MARRJEN E VIZAVE

Vlefshmeria e tureve: 1. Turet jane te vlefshme deri ne qershor te 2011. 2. Datat e realizimit te ketyre tureve caktohen ne varesi te kerkeses te grupit. 3. Turet qe jane me data te caktuara jane te konfirmuara. Keto ture jane te realizueshme edhe ne data te tjera ne varesi te kerkesave.

Pasha Holiday (Travel & Tour)

Tel/Fax: 04 22 38 465, Mob: 069 40 43 500

web: www.pasha-holiday.com, e-mail: [email protected]