PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter...

36
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020, TIRANË 1 PROCESVERBAL SEANCËN E DREJTON KRYETARI I KUVENDIT GRAMOZ RUÇI DHE NËNKRYETARJA VASILIKA HYSI (Seanca filloi në orën 10:00) Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.05.2020 (neni 44, pika 2, i Rregullores) 2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim (neni 44, pika 3, i Rregullores) 3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin kërkuar nga një grup deputetësh lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar (neni 80 i Kushtetutës dhe neni 97 i Rregullores) 4. Raporti i veprimtarisë vjetore Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për vitin 2019 (neni 78 i Kushtetutës, nenet 55 dhe 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Titullari paraqet raportin - jo më shumë se 10 minuta. Shprehet për projektrezolutën Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Pyetje Zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë) Koha e votimit të projektrezolutës 5. Raporti i veprimtarisë vjetore Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2019 (neni 78 i Kushtetutës, nenet 55 dhe

Transcript of PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter...

Page 1: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020, TIRANË

1

PROCESVERBAL

SEANCËN E DREJTON

KRYETARI I KUVENDIT

GRAMOZ RUÇI DHE

NËNKRYETARJA

VASILIKA HYSI

(Seanca filloi në orën 10:00)

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës

plenare të datës 21.05.2020 (neni 44, pika 2, i Rregullores)

2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në

Kuvend për shqyrtim (neni 44, pika 3, i

Rregullores)

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin

kërkuar nga një grup deputetësh lidhur me

shembjen e Teatrit Kombëtar (neni 80 i

Kushtetutës dhe neni 97 i Rregullores)

4. Raporti i veprimtarisë vjetore të

Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit

të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për vitin

2019 (neni 78 i Kushtetutës, nenet 55 dhe 103 të

Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për

miratim)

Titullari paraqet raportin - jo më shumë se

10 minuta.

Shprehet për projektrezolutën Komisioni

përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën

Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Pyetje

Zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim

nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi

parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

5. Raporti i veprimtarisë vjetore të

Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për

vitin 2019 (neni 78 i Kushtetutës, nenet 55 dhe

Page 2: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

2

103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për

miratim)

Titullari paraqet raportin - jo më shumë se

10 minuta.

Shprehet për projektrezolutën Komisioni

përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën

Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Pyetje Zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim

nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi

parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

6. Akti normativ nr. 17, datë 22.04.2020,

“Për përjashtimin e zbatimit të procedurave dhe të

afateve për përgatitjen e projektdokumentit të

programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020”

(nenet 78 dhe 101 të Kushtetutës dhe nenet 55, 73-

77 dhe 88 të Rregullores, shumicë e thjeshtë

votash për miratim)

Pyetje Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat.

Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

7. Akti normativ nr. 18, datë 23.04.2020,

“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i

ndryshuar”” (nenet 78 dhe 101 të Kushtetutës dhe

nenet 55, 73-77 dhe 88 të Rregullores, shumicë e

thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat.

Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut. Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

8. Akti normativ nr. 19, datë 23.04.2020,

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9632,

datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”,

i ndryshuar” (nenet 78 dhe 101 të Kushtetutës dhe

nenet 55, 73-77 dhe 88 të Rregullores, shumicë e

thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat.

Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

9. Projektligji "Për miratimin e huamarrjes

prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar

Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet

instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)" (nenet

78 dhe 156 të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77

të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për

miratim)

Pyetje Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat.

Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për

Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit në parim, nen për nen dhe në

tërësi

10. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes

Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit

të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit” (nenet 5,

6, 7 dhe 8 të ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006, “Për

Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, dhe nenet

111 dhe 60 të Rregullores, votim i fshehtë,

shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet Komisioni përgjegjës për

Ekonominë dhe Financat.

Koha e votimit

Gramoz Ruçi – Seancën e deklaroj të hapur.

(Pasi lexon rendin e ditës.)

A ka vërejtje për procesverbalin?

Page 3: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

3

Njoftime:

Ju njoftoj se nga Këshilli i Ministrave është

depozituar në Kuvend akti normativ për hyrjen në

fuqi të ligjit, i cili, në bazë të nenit 26 të

Rregullores, përfshihet automatikisht në

programin e punës së Kuvendit.

Nga deputetët janë depozituar: projektligji

“Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i ndryshuar”; projektligji

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.

45/2015 “Për të drejtën e informimit për

dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”;

projektligji “Për referendumet”; projektligji “Për

disa shtesa në ligjin nr. 29/2019 “Për trajtimin

financiar suplementar të punonjësve, që kanë

punuar në miniera nëntokë, të punonjësve të

industrisë së naftës, gazit dhe punonjësve që kanë

punuar në metalurgjik”.

Nga Presidenti i Republikës është

depozituar dekreti nr. 11486, datë 22.05.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 58/2020 “Për kontratën e

koncesionit të formës BOT të një porti në Porto-

Romano”.

Deputetët Besnik Troplini dhe Artur Roshi

bëhen anëtarë të Grupit Parlamentar Demokrat.

Nga një grup deputetësh janë paraqitur dy

kërkesa për interpelancë urgjente: njëra me

Kryeministrin, e cila, në bazë të Rregullores, është

parashikuar sot në rendin e ditës, dhe tjetra, që

është kërkuar me ministrin e Brendshëm, do të

bëhet javën e ardhshme. Projektligjet dhe çdo material tjetër, si

gjithmonë, do t’i gjeni në faqen zyrtare të

Kuvendit.

Koha e diskutimit, siç është rënë dakord në

Konferencën e Kryetarëve, në total, do të jetë 3

orë.

Ndërkohë, titullarët e institucioneve që do të

raportojnë ditën e sotme kanë në dispozicion jo

më shumë se 10 minuta.

Për sa i përket mënyrës së votimit do të

vazhdojmë si në seancat e mëparshme, por i rikujtoj deputetët që në fund të fletës së votimit

duhet të nënshkruajnë emrin e tyre, sepse edhe në

seancën e kaluar ka pasur raste që nuk e kanë

nënshkruar.

Zoti Ervin Mete, i cili mban aktualisht

detyrën e kryetarit të Bordit të Autoritetit të

Mbikëqyrjes Financiare, për shkak të emërimit të

tij në detyrën e re brenda bordit të Autoritetit, ka

paraqitur dorëheqjen nga detyra që mban

aktualisht. Në këto kushte, janë dy fletë votimi të

veçanta, njëra për lirimin nga detyra dhe tjetra për

emërimin në detyrë.

Shërbimet e Kuvendit ju kanë dërguar në

postën elektronike të gjithë dokumentacionin që

do të shqyrtohet sot. Njëkohësisht,

dokumentacioni është shpërndarë edhe në sistemin elektronik të votimit në sallë.

Fillojmë me çështjet e rendit të ditës.

Interpelancë urgjente.

(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)

Mos u zini!

Urdhëroni!

Po, zoti Gjuzi.

Kujtim Gjuzi – Faleminderit!

Zoti Kryetar,

Në seancën e kaluar ju më hoqët fjalën dhe

nuk më dhatë një arsye pse e bëtë, por nuk ka

problem. Sot dua t’ju sjell në vëmendje se me

komitetin politik, këshillin politik apo këshillin

nacional çlirimtar, sido që ta quani ju, jemi në

shkelje kushtetuese.

Në nenin 1 të Kushtetutës thuhet: “Shqipëria

është Republikë Parlamentare.” Pra,

anashkalohet parlamenti dhe 7 partitë politike që

përfaqësohen këtu.

Në nenin 170 të Kushtetutës thuhet: “Në

gjendje të jashtëzakonshme nuk bashkëbisedohet

për ndryshime në Kodin Zgjedhor”. Ju keni deklaruar gjithandej, deputetë dhe

bashkëkryetarë...

Gramoz Ruçi – Ju lutem, lidheni edhe një

herë zotin Gjuzi, pasi e shtypa unë gabimisht!

Kujtim Gjuzi – Faleminderit, zoti Kryetar!

Pra, dy bashkëkryetarët që, për fat të mirë,

janë edhe deputetë, me bashkëbisedimet e tyre

vazhdojnë të shkelin Kushtetutën. Nuk duhet të

shkelim Kushtetutën për t’u marrë vesh me parti

politike që kanë dalë në bregun e Lanës, që kanë

lëshuar parlamentin (aty nga dalin të gjitha institucionet e tjera, si institucioni i Presidentit

dhe gjykatat e vendit), duke kërkuar të

shkatërrojnë rendin kushtetues.

Ju lutem, zoti Kryetar, mbajeni në vëmendje

këshillën time për të respektuar procedurat e

Kuvendit të Republikës së Shqipërisë!

Page 4: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

4

Një rast tjetër, keni futur edhe diplomacinë

ndërkombëtare në qorrsokak, duke njohur si lider

vrasës të 21 janarit 2011.

Kujtim Gjuzi dhe Partia Konservatore në

këtë rast protestojnë me forcë për diplomatë të

huaj që duan të na detyrojnë se kush duhet të jetë

lideri i opozitës.

Ne jemi këtu, si një pjesë shumë e mirë e opozitës, e përgjegjshme. Besoj se që nga ardhja

jonë këtu nuk ka më gurë, bojë në parlament,

shiringa apo gjëra të tjera që futeshin këtu në

mënyrë të jashtëligjshme.

Faleminderit, zoti Kryetar!

Gramoz Ruçi – Faleminderit!

Për sa i përket këshillit, është jashtë

kompetencës dhe juridiksionit të seancës së

parlamentit.

Për sa i përket citimit të Kushtetutës, e citoni

gabim, sepse nuk thuhet ajo që lançuat ju për

Kushtetutën. Për sa u përket problemeve të tjera,

etiketimeve të forcave të ndryshme, si “parti e

Lanës”, ju lutem, kontrollojeni veten! Në të

kundërt, do të përgjigjesha që, nëse nuk do të ishte

“partia e Lanës”, ti nuk do të ishe në këtë sallë.

Meqenëse e citon shumë herë partinë tënde,

dua të të rikujtoj se në vitin 2019, një vit më parë,

ke konkurruar dhe nuk ke votuar as vetë për

partinë tënde, pasi ka pasur zero vota.

(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)

Vazhdo! Kostaq Papa – Faleminderit, Kryetar!

Më vjen mirë që seanca e sotme hapet me

një interpelancë me Kryeministrin për një ngjarje

të rëndësishme, e cila ka të bëjë me karakterin e

shqiptarëve dhe me kulturën e tyre.

Do të dëshiroja që kësaj interpelance t’i

paraprinin interpelanca të tjera, që janë peng i

administrimit të parlamentit, sepse është kërkuar

interpelancë me ministrin e Jashtëm, ose ndoshta

të vijë ministri i Jashtëm që është në detyrë.

Njëkohësisht, do të kërkoja të lirohet fjala e lirë e opozitës, si problem i dytë që dua të ngre në

këtë procedurë, sepse ne kemi vetëm fjalën e lirë.

Këtu në sallë janë një grusht xhentëlmenësh

intelektualë nga opozita, të cilët, përmes fjalës së

tyre të sinqertë dhe një politike të pastër, përpiqen

të përcjellin mesazhe politike, mesazhe të

qytetarëve, me një rregullueshmëri dhe një

kulturë të lartë, kështu që gjeni një mënyrë të na

lejoni të flasim në kohën e duhur, në sasinë e

duhur që t’u përcjellim edhe ne mesazhe

qytetarëve, sepse mesazhet tona janë bashkuese

në një moment të vështirë që po kalon kombi

shqiptar, në një përmbyllje të fazave të

pandemisë, por në mes të rrugës së përpjekjeve

për zhvillimkombëtar, për bashkim kombëtar dhe

gjithëkombëtar. Faleminderit!

Gramoz Ruçi – Vazhdojmë me

interpelancën urgjente me Kryeministrin, kërkuar

nga një grup deputetësh në lidhje me shembjen e

Teatrit Kombëtar. Deputetët Rudina Hajdari, Ralf

Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur

Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi,

Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë

kërkuar këtë interpelancë me Kryeministrin.

Në mbështetje të nenit 96 të Rregullores, nga

grupi është përcaktuar nismëtare zonja Hajdari, e

cila do të parashtrojë interpelancën për jo më shumë se 7 minuta.

Zonja Hajdari, fjala për ju.

Rudina Hajdari – Kjo interpelancë është

kërkuar nga unë si deputete dhe nga zoti Gjoni, i

cili është përjashtuar për 10 ditë nga seanca. Më

vjen keq që disa deputetë në këtë sallë kanë

nënshkruar kërkesë për përjashtimin e tij. Është

vërtet fatkeqësi që një zë i fortë, si zoti Gjoni, nuk

mund të jetë sot për të bërë interpelancë në këtë

sallë me Kryeministrin.

Gjithsesi, duke parë që gjendja është e rëndë dhe sa ndjeshmëri ka çështja e teatrit, më lejoni të

parashtroj sot në këto 7 minuta prezantimin tim

për çështjen e teatrit.

Në fakt, e nisa datën 17 maj duke lexuar

titujt ndërkombëtarë të gazetave më prestigjioze

në botë.

“Le monde” shkruante se Kryeministri

shqiptar kishte kryer një akt barbar.

“New York Times” shkruante se

Kryeministri ynë e kishteshembur në mënyrë

barbare këtë teatër dhe njerëzit kishin dalë në rrugë.

Po ashtu, agjencia “Reuters” shkruante se

ky Kryeministër vazhdoi edhe një herë të zgjonte

zërat e dëshpëruar, të lënduar dhe të zemëruar në

sheshet e Tiranës, por zëri tyre nuk u dëgjua dhe

ai i trajtoi si barbarë, duke e shembur atë godinë

që vërtet e donin me shpirt.

Page 5: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

5

Zoti Kryeministër, ju e dini që shqiptarët sot

e kanë kuptuar që keni 7 vjet si Kryeministër, për

më tepër është një botë e tërë që po shikon fytyrën

tuaj të vërtetë, fytyrën barbare, duke shembur këtë

godinë.

Zoti Kryeministër, dua t’ju kujtoj se me këtë

teatër ju keni pasur një obsesion dhe jo vetëm,

keni pasur obsesionin me truallin e teatrit. Nëse teatri do të kishte qenë në një truall tjetër, ju nuk

do ta kishit këtë obsesion, pra do ta linit të

qëndronte në këmbë, por, ngaqë e donit atë truall

në mes të Tiranës, ju e shembët, e shembët për të

ndërtuar kulla.

E mbaj mend, sepse isha në këtë parlament

kur erdhët me propozimin tuaj të parë, kur me

imagjinatën tuaj thoshit sikur po bënit një Tiranë

imagjinare me kulla të bukura që do të zhvillonin

dhe do të modernizonin Tiranën.

Më fal, por a nuk e dimë ne shumë mirë që

këto ndërtesa me apartamente luksoze nuk është në gjendje t’i blejë askush? Përse ju duhen këto

kulla, përveç faktit që ju doni të kënaqni shokët

tuaj?

Më vjen keq, edhe një herë, që ju, zoti

Kryeministër, vazhdoni të abuzoni me pushtetin

tuaj, por jo vetëm kaq. Ajo që më vjen çudi më së

shumti është fakti se deri ku shkoni ju për ta marrë

atë truall. Nuk pyesni fare. Nuk pyesni, sepse ju

keni thënë se keni hequr dorë nga PPP-ja dhe

teatrin do ta bëni me lekët tuaja, por ndërkohë

Bashkia e Tiranës thotë që nuk i ka këto lekë. Zoti Kryeministër, si mund të na siguroni që

ky teatër do të ndërtohet, ndërkohë që ju thoni se

nuk i keni këto para? Si mund ta bëni atë akt kaq

të shëmtuar e barbar dhe sot të thoni që nuk i keni

paratë e mjaftueshme për ta ndërtuar atë teatër?!

Por jo vetëm kaq, më e keqja e shkatërrimit

të atij teatri ka qenë ora 04:30, pra keni shkuar

në orën 04:30 në atë ndërtesë, ku ka pasur njerëz.

Në momentin kur ajo godinë është shkatërruar ka

pasur njerëz, ka pasur njerëz edhe mbi atë godinë

dhe ju përsëri e shkatërruat, duke bërë kështu një tentativë për vrasje. Nuk pyetët fare as për artistë

dhe as për njeri.

Përse e bëni këtë, zoti Kryeministër? Kush

ishte ai person që jepte urdhrat? Si erdhi zinxhiri

i urdhrave, zoti Kryeministër? Na e shpjegoni dhe

na i thoni drejt se si i bëtë këto akte barbare, për

të cilat nuk jeni i ndërgjegjshëm dhe nuk doni të

dëgjoni njeri!

Zoti Kryeministër, ju duhet të vini këtu të na

shpjegoni (jam shumë e qartë për këtë gjë, madje

do të thoni që u ngjaj atyre të tjerëve, ndoshta do

të merreni me mënyrën, leksikun, gramatikën e të

tjerë) dhe t’u tregoni shqiptarëve se çfarë keni

bërë me këtë vend.

Betonizimi i Tiranës është fakt; kullat e

Tiranës janë fakt; pabarazia shoqërore në Tiranë e kudo është fakt; shkatërrimi dhe rrafshimi i

ndërtesave të vjetra të Tiranës është fakt.

Çfarë keni bërë ju sot? Ju jeni shndërruar në

një Nikola Gruevski, i cili e rrafshoi qendrën e

Shkupit dhe e bëri siç donte vetë. Ai ndërtoi

statuja dhe monumente të pakuptimta, sepse në

imagjinatën e tij kishte një dëshirë për Shkupin.

Sot ju jeni po ai njeri, që do të keni të njëjtin fat

dhe do të mbaheni mend për të njëjtat gjëra: për

shkatërrimin e këtij vendi.

Gramoz Ruçi – Ftoj Kryeministrin të marrë

fjalën për t’u shprehur në lidhje me interpelancën e kërkuar.

Zoti Kryeministër, keni vetëm 20 minuta

kohë.

Edi Rama – Zoti Kryetar i Kuvendit, shumë

faleminderit për rikujtesën!

Me këtë rast dua të ndaj dhimbjen me

kolegun deputet që kërkoi fjalën e lirë, duke i

thënë që, para se të vija në zyrën time, zyra e

Kryetarit më lajmëroi që, pas 20 minutash, do të

më ndërpritej fjala dhe që replikën e kam 3

minuta, apo jo? Kështu që ta harrosh fjalën e lirë pa kufi këtu, sa të jetë ai burri atje; edhe unë, edhe

ti.

Ndërkohë, unë i kam mbaruar fjalët e mia

për teatrin, nuk kam asgjë për të thënë, thjesht do

t’i shfrytëzoj këto 20 minuta për të lexuar fjalët e

atyre që e kanë bërë teatrin, të atyre që janë teatri

dhe të atyre që e nisën protestën për teatrin. Kur e

nisën protestën për teatrin, as ju, as ata të tjerët, që

tani janë kthyer në bij të lënduar të Shekspirit dhe

të Molierit, jo vetëm nuk ishit aty, por edhe ju

ishte thënë të mos guxonit të dukeshit aty. Në atë protestë kanë qenë të gjithë anëtarët e familjes së

komunitetit teatror. Në krye të asaj proteste nuk

ishin dy Budinat, por ishte Robert Ndrenika dhe

Arben Derhemi.

Po vazhdoj t’i jap përgjigje zonjës Hajdari

dhe të gjitha zonjave dhe zotërinjve të lënduar për

çështjen e Teatrit Kombëtar, thjesht duke

përcjellë besnikërisht fjalët e protestuesve të

Page 6: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

6

vërtetë, jo të aktorëve politikë, që luajnë teatrin e

tyre, pavarësisht se është tek Unaza e Re, tek

Unaza e Vjetër apo aty ku bashkohen dy unazat.

Robert Ndrenika ka këtë përgjigje për ju,

zonja Hajdari: “Ju lutem, mos më kryqëzoni, kam

qenë prej vitesh e jam për një Teatër të ri

Kombëtar dhe bashkëkohor, të cilin ka për detyrë

ta bëjë shteti shqiptar. Paratë le t’i marrë ku të dojë, ndoshta edhe atje ku i merrte Josif Broz

Tito”.

Më pas, Arben Derhemi, sepse është e

rëndësishme të kujtohet që protesta e vërtetë ka

ndodhur më shumë se dy vjet e gjysmë më parë

dhe me protestuesit e vërtetë është zhvilluar

dialog, si për asnjë çështje tjetër më parë në

historinë e këtij vendi, thoshte: “Grupi i artistëve,

pjesë e lëvizjes së mbrojtjes së këtij teatri,

vendosën se duhej të ishin pjesë e bisedave dhe

negociatave me kryetarin e bashkisë. Sipas asaj që

kishim rënë dakord me njëri–tjetrin, ne, grupi i përfaqësuesve dhe i artistëve, shtruam dy

probleme shumë të rëndësishme: të mos preket

trualli dhe territori i Teatrit Kombëtar dhe të

shpallej konkurs ekspertësh për teatrin. Skena e tij

na njeh të gjithëve se kush jemi dhe sa vlejmë. Ata

që duan të bëjnë shfaqje jashtë kësaj skene dhe

historisë së atij tempulli, janë jashtë historisë, për

të gjitha arsyet”.

Siç jeni ju, në fakt, dhe ata që ishin këtu dhe

kanë ikur, jashtë historisë. Jeni një zhvillim

konfuz dhe anormal në një korsi paralele me historinë, por jeni në kundërvajtje.

Bujar Asqeriu: “Unë jam për unitetin dhe

paqen sociale. Nuk e mbështes protestën që bëhet

tani, nuk ka më sens. Logjika më e thjeshtë është

që artistët të mendojnë ndryshe. Unë në ato godinë

nuk futem më, sepse është sëmundje. E kam thënë

gjithmonë dhe nuk e pranoj. Nga ajo godinë ku

vdiqën shokët e mi, më duket se jam sëmurë dhe

unë. Jam për paqe sociale e nuk më përdor dot as

PD-ja, as PS-ja. Dua një teatër të ri dhe nuk ka më

kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit, por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll, se u teprua!”.

Reshat Arbana: “Nëse një pjesë e mirë e

territorit qenka e bashkisë, le t’ia lërë teatrit. E

kemi parë të gjithë se në çfarë gjendje është dhe si

është katandisur. Ta mendojnë këtë punë ata që

janë specialistë. A bëhet një teatër në atë sallë apo

një i ri, lërjani territorin Teatrit”.

Luftar Paja: “Po që të kemi këtë teatër, ne si

artistë harrojmë gjërat kryesore dhe merremi me

llaç e me tulla. Ne si artistë duhet të shtojmë forcat

për llaçin dhe betonin artistik. Teatri Kombëtar e

ka emrin Teatër Kombëtar dhe aty nuk duhet të

vijnë vetëm ata që banojnë në Tiranë, por ata që e

meritojnë të vijnë në teatër. Teatri është i gjithë

Shqipërisë”. Më tutje, Altin Basha: “Kemi negociuar.

Ramë dakord të mos cenohej trualli, ramë dakord

për dy përfaqësues të komitetit që do të jenë në

komisionin e negocimit për kontratën. Unë

mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale

mund të zgjidhet brenda godinës së re. Jam gati të

debatoj me këdo për këto pikëpamje. Si regjisor,

e deklaroj me përgjegjësi se ajo godinë nuk ofron

mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie

cilësore teatrore dhe si rrjedhim, një cilësi të ulët

produkti për spektatorët”.

Enver Petrovcki, është ai, si puna ime, pa flokë, nëse mund ta kujtoni: “Për mua është një

budallallëk mos me u ndërtu një teatër i ri. Mendoj

se duhet ndërtuar, sepse çdo teatër vlen për një

komb, sidomos Teatri Kombëtar. Jam kundër që

toka t’i falet dikujt, mirëpo të ndërtohet teatri i ri,

absolutisht që është budallallëk me e kundërshtu.

Ai teatër që ekziston, nuk ka kurrfarë vlere”.

Artan Imami: “Më vjen në mend një takim i

vitit ’87 apo ’88 me Ismail Kadarenë dhe,

ndërkohë që po bisedonim në një nga studiot,

dikush e pyeti se si i dukej niveli i teatrit, ai, ndërkohë që i kishte ngulur sytë në një qoshe të

tavanit ku po binte suvaja, thotë: “Po ja, ashtu, si

kjo godinë”.

Bruno Shllaku: “Për sa i përket çështjes së

teatrit, më vjen keq që shumë nuk e dinë se është

një godinë që i përket një stalle kuajsh, që Italia

fashiste e ndërtoi për kapanon truprojash. Ajo

vërtetë që ka vlera, por do të marrë një vlerë më

të madhe kur të bëhet një godinë e re

bashkëkohore që t’i përkasë Teatrit Kombëtar, i

cili shumë shpejt duhet të jetë në bashkëbrinjë me qytete të mëdha të Europës. Reliket, objektet,

figurat dhe suveniret e teatrit të jenë në një seli të

shenjtë si teatri i ri modern, që jam i bindur se

duhet të ndërtohet”.

Niko Kanxheri: “Teatri Kombëtar për mua

duhet bërë i ri. Nostalgjia për dy godina të

ndërtuara për të qenë provizore duhet të zhbëhet.

Godina në vetvete nuk sjell nostalgji. Historia e

Page 7: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

7

Teatrit Kombëtar do të mbetet e dokumentuar në

arkiv, si: fotot e shfaqjeve, dekoret, kostumet,

muzika e të tjera.”

Rajmonda Bulku: “Aty duhet të ketë një

teatër shumë të mirë. Ç’më duhet mua se çfarë

ndërtohet anës teatrit apo mbi teatër?! Në qiell le

të ndërtohet, nuk kam ndonjë gjë. Unë dua të

ndërtohet një teatër, nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur pa asnjë dyshim.

Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di

si punojmë aty, është një turp të punosh aty”.

Drita Haxhiraj (këtë e njihni apo…): “Unë

jam emëruar në teatër në vitin 1967, kur mbarova

Institutin e Lartë të Arteve. Të gjithë aktorët në

vitin ‘72-‘73, duke filluar nga më të mirët dhe më

të fortët në zë, si Naim Frashëri, Violeta Manushi,

Sulejman Pitarka, sepse ne ishim të rinj aso kohe,

diskutonin për domosdoshmërinë e një teatri të ri,

sepse të gjithë po sëmureshin nga mushkëritë.

Pjetër Gjoka u sëmur nga mushkëritë. Për të mos ju thënë dhe të fundit që, për shkak të mushkërive

është ndarë nga jeta kolegu dhe partneri që nga

fëmijëria, Roland Trebicka. Nuk ka qenë ai një

teatër për të qenë. Vetë ata që e krijuan e ngritën

si problem se duhet një teatër i ri. Artistët tanë të

mëdhenj i kanë kërkuar në mbledhje Manush

Myftiut një teatër të ri. Kur u ngrit problemi, ata i

thanë: “Ju lutem, i thoni partisë për një teatër”.

Myftiu ra dakord, duke i thënë se do t’i kthente

një përgjigje, ndërsa Violeta Manushi ia ktheu:

“Ne nuk do ta arrijmë, por bëjeni për këta të rinj, sepse janë të talentuar”. Jam shumë e lidhur

shpirtërisht me të vjetrin, por aty duhet ndërtuar i

ri për aktorët që punojnë në të dhe për brezat e

ardhshëm. Teatri Kombëtar duhet të jetë për

publikun dhe për aktorët”.

Josif Papagjoni: “Më thoni një teatër në

Ballkan që është në këtë gjendje. Unë as nuk e

mendoj dot. Ne duhet t’i krijojmë publikut

mundësinë, shansin, bukurinë që të kënaqet.

Njeriu, kur shkon në teatër, duhet të ndiejë parfum

(jo të ndjejë PD-në, këtë e them unë), duhet të ndiejë që është një godinë e bukur, që është një

godinë e kënaqshme, ku perceptohet produkti

artistik. Por, kur shkoj atje, më falni, por atje

ndjehet era myk (atje vjen era lagështirë,

komponentët e lagështirës ky nuk i ka thënë, ju

mund t’i merrni me mend vetë). Si mund ta heqim

ne lagështirën? Bëj një mijë rikonstruksione, ajo

nuk hiqet. Ajo godinë është e kalbur. Ne duhet të

bëjmë një katarsis brenda vetes. Pyetja është

sfiduese: a mund ta ftojmë ne këtu trupën e

Berlinit të japë një shfaqje? A mund të bëjmë ne

një festival në Teatrin Kombëtar me këto kushte

apo një produkt të Lirit apo Hamletit?”.

Gëzim Kame: “Unë jam dëshmitar i dy

kohëve, edhe para 20 vjetëve i njëjti problem ka

qenë. Atëherë u tha që kjo godinë do të shembej. Dakord thamë të gjithë ne, me në krye Kadri

Roshin. Por edhe ajo nostalgjia që flitet.. Kreu i

aktorëve Kadri Roshi thoshte: “Aman na bëni një

tjetër të ri”. Ishte një ëndërr e gjithë aktorëve,

sepse që në ‘46-ën që ka qenë ata kanë qenë në një

barakë”.

Laert Vasili: “Të ardhmen nuk e ndalon dot

njeri! Ky projekt ka një superarkitekt. Teatri i ri e

ka një autor që këshillohet me ne dhe për ne,

ndërkohë që disa nga ne bëjnë deklarata për luftë.

Të dashur miq, çështja është urgjente, situata

është emergjente, teatri na duhej dje, jo sot dhe as nesër. Na duhej dje!”

Tani, zonja Hajdari, eja dhe fol pardje!

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti

Kryeministër!

Ftoj zonjën Hajdari të shprehet lidhur me

përgjigjet e Kryeministrit. Keni 15 minuta kohë

në dispozicion.

Rudina Hajdari – Zoti Kryeministër, nëse

do të shtrohej pyetja nëse këtij vendi i duhet një

teatër i ri, patjetër që i duhet një teatri i ri, por nuk

është kjo pyetja që bëhet sot për ju. Çfarë bëtë ju tani? Ju i përçatë artistët, duke i përdorur ata

njerëz, ashtu siç i cituat. Kur i kanë thënë ata këto

gjëra që ju sapo thatë?! Para 21 vjetësh, kur ti ishte

kryetar bashkie, apo i kanë thënë sot?!

Zoti Kryeministër, çështja këtu është: a

duhet t'i ruajmë ne këto vlera kulture?! Këtu

ndahet bota civile me atë barbare. Kjo është pyetja

për ju, sepse ju e bëtë në 4 të mëngjesit dhe në

mënyrë barbare shkatërrimin e atij teatri. Teatri

ishte opsesioni juaj, sepse e keni thënë këtu para

një seance dhe jeni i bindur për këtë gjë. Absolutisht që unë nuk dua të bëj prokuroren, por

uroj që një ditë ti të ulesh te banka e të akuzuarit

dhe të të shtrohen këto gjëra. Ka disa argumente

juridike dhe VKM të ndryshme të qeverisë të asaj

kohe, të cilat ju besoj i dini shumë mirë dhe i

mbani mend, por unë dua t’jua rikujtoj sërish sot.

A e mbani mend vendimin nr. 180 të vitit 2000

për shpalljen ansambël/ monument kulture të aksit

Page 8: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

8

kryesor të qendrës historike të qytetit të Tiranës?

Nga ky vendim rezulton se kompleksi i Teatrit

Kombëtar përfshihet në këtë zonë të mbrojtjes. Ju,

zoti Kryeministër, në vitin 2000 keni qenë kryetar

bashki dhe jeni munduar me mënyrën tuaj ta

merrni atë truall. Në pikën 4 të këtij vendimi

thuhet se këto monumente kulture duhet të ruhen.

Më falni, a e dini ju se që nga viti 2000 deri në vitin 2017 nuk është bërë absolutisht asgjë për atë

teatër?! Nuk është restauruar, nuk është

mirëmbajtur, nuk është bërë asgjë. A mos është

bërë kjo në mënyrë të qëllimshme nga ju, zoti

Kryeministër?! Nuk ka mundësi që në 17 vjet të

mos vihet dorë në atë teatër, ndërkohë që sipas

këtij vendimi ka qenë i mbrojtur me ligj. Ju nuk e

keni bërë këtë, për më tepër, sapo keni ardhur në

qeveri në vitin 2017, akti tjetër që keni bërë ka

qenë VKM-ja nr. 325 “Për shpalljen e qendrës

historike”. Qeveria juaj e ka përgjysmuar këtë

qendër historike. Pse e keni përgjysmuar, zoti Kryeministër?! Pse e keni dashur atë truall?! Ja,

ku i keni, viti 2000 dhe viti 2017, ku dallohet se si

është përgjysmuar ky truall në mes të Tiranës nga

ky person! Pse e keni bërë këtë, përveç faktit se

doni të ndërtoni kulla me shokët tuaj, dhe e keni

bërë?! Ju nuk ju ndalon dot njeri, keni

parlamentin, keni kaluar koncesione, keni bërë

çfarë keni dashur, por, kur erdhi puna tek teatri, ju

prekët shumë njerëz, sepse e bëtë në mënyrë

barbare, dhunuat pafund, i nxorët ata njerëz zvarrë

nga teatri dhe nuk pyetët absolutisht për askënd. Nuk është vetëm kaq, problemi juaj

vazhdon. Vijmë te VKM-ja nr. 377 e datës

08.05.2020, ku i keni kaluar Bashkisë së Tiranës

një sipërfaqe trualli prej 5522,7 metrash/katrorë.

Ky vendim është shoqëruar me kartelën e

pasurisë, ku përcaktohet sipërfaqja 1126

metra/katrorë ndërtesë. Kjo ndërtesë është Teatri

Eksperimental, nuk është sipërfaqja e ndërtesës së

Teatrit Kombëtar, e cila rezulton të jetë më shumë

se 2800 metra/katrorë. Si ka mundësi, zoti

Kryeministër, që e keni shkatërruar atë teatër, ndërkohë që ia keni kaluar Bashkisë së Tiranës atë

truall, i cili ishte e regjistruar në kadastër me një

sipërfaqe ndërtese prej 1126 metrash/katrorë?!

Më falni, po si e keni bërë këtë gjë?! Mos ndoshta

e keni bërë në mënyrë të paligjshme shembjen e

Teatrit Kombëtar?! Pra, ju nuk ia keni transferuar

fare godinën e teatrit Bashkisë së Tiranës,

megjithatë e prishët.

Rezulton që keni bërë edhe një gjë tjetër, zoti

Kryeministër, dhe këtu dua ta mbyll. Në vitin

2000 ju, zoti Kryeministër, keni dashur të merrni

Teatrin e Kukullave në pronësi të Bashkisë së

Tiranës, por Gjykata Kushtetuese e ka

kundërshtuar këtë transferim. E ka bërë, sepse ka

qenë në kundërshtim të nenit 116 të Kushtetutës,

që përcakton hierarkinë e normave, siç referon ligji, për artin dhe kulturën. Në fakt, Teatri

Kombëtar është institucion qendror publik, që

duhet të mbrohet me ligj dhe nuk mund t’i

transferohetBashkisë së Tiranës me VKM. Edhe

këtu jeni në shkelje.

Kështu që uroj ta kuptoni se obsesioni juaj

do t’ju kushtojë rëndë. Një shprehje thotë: “Ai që

do të kontrollojë të tashmen, do të kontrollojë të

kaluarën, dhe ai që do të kontrollojë të shkuarën,

do të kontrollojë të ardhmen”. Ju po kontrolloni të

tashmen, zoti Kryeministër, sepse keni obsesion

të kaluarën. Nuk e di pse e keni këtë, por ata artistë, që duan të ruajnë të shkuarën, janë duke

menduar për të ardhmen dhe për atë gjeneratë që

e donte atë ndërtesë 81-vjeçare në këmbë.

Faleminderit!

Gramoz Ruçi - Faleminderit, zonja

Hajdari!

Ftoj Kryeministrin për t’u shprehur deri në

3 minuta kohë.

Edi Rama – Është e kotë, nuk ia vlen të

rikthehesh për të rivënë në vend gjërat që the, që i

dëgjon të përkthyera gabim nga shqipja në shqip: “Lista të hapura”, me një fjalë!

Po e shfrytëzoj këtë replikë për t’ju lexuar

një koment të një demokrati, i cili nuk i kursen ato

që ka për mua, të bërë në Facebook në ditët pas

tragjedisë shekspiriane të shembjes së karakatinës

italiane, ku shkruhej: “Na thatë në vitin 2013, kur

na e mori Edvini, që do të bjerë shpejt, sepse ka

premtuar gjëra që nuk bëhen dhe do të ngrihet

populli i zhgënjyer”. Erdhi viti 2015, na iku edhe

Tirana dhe erdhi edhe një tjetër që premton gjëra

që nuk bëhen, por aty e kemi prapë. Na thatë: “Futuni në çadër, se do të bjerë vetë dhe, po nuk

ra urgjent, do të vijë populli ta rrëzojë”. Populli

nuk erdhi, por erdhi Luli dhe na tha të dilnim, se

fituam. Po çfarë fituam? Fitoi prapë Edvini. Pastaj

na thatë që na e futi Amerika, prandaj tani nuk ka

më llafe, nuk ka më zgjedhje, nuk pyesim as për

Amerikën, o burra, revoltë popullore! Erdhi viti

2019, ikët nga parlamenti, por na ikën të gjitha

Page 9: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

9

bashkitë dhe populli nuk u duk gjëkundi pas nesh,

sepse u tretën edhe ata të bashkive që i nxirrnim

në protesta. Kur ikën të gjitha, dolët edhe nga

parlamenti dhe na thatë: “O burra, tek Unaza e Re,

se aty do ta kapim, se do të vijë populli dhe nuk

ka më shans”. U ngrysëm me muaj, por e vetmja

fitore tek Unaza e Re qe një natë kur erdhi lajmi

se Edvini, duke u kthyer nga Vlora, i ra nga Elbasani. Populli nuk erdhi. Erdhën fadromat dhe

na ngeli vetëm libri i çunit të Fariut për Unazën.

Pastaj doli që lepuri flinte tek teatri dhe, o burra,

pas Lulit për të dhënë jetën aty bashkë me

popullin! Iku edhe teatri dhe populli prapë nuk

erdhi, se Luli na thotë që e paska syrin te reforma

zgjedhore”.

(I ndërpritet fjala, pasi i mbaroi koha në

dispozicion.)

Gramoz Ruçi – Nuk transferohet koha, zoti

Kryeministër!

IT-ja, hapeni mikrofonin! Edhe një 1 minutë kohë për zotin Kryeministër.

Edi Rama – Gramoz, shumë faleminderit!

A e more vesh ti, që e do fjalën e lirë këtu në

Kuvend?

Gramoz Ruçi – Zonja Hajdari, keni 3

minuta kohë.

Rudina Hajdari – Nuk na thatë asgjë, zoti

Kryeministër. Nuk jeni mësuar të flisni 3 minuta,

prandaj doja t’jua jepja edhe 3 minutat e mia që të

sqaroheshit, sepse ishit bërë për “ujë të ftohtë”.

Madje, përdorët edhe demokratët dhe fjalët e tyre pa asnjë lloj sensi.

Dua ta përfundoj këtë interpelancë, duke ju

thënë, zoti Kryeministër, që teatri duhet ndërtuar

diku tjetër, por jo aty. Ne duhej ta kishim ruajtur

atë teatër si monument kulturor i këtij qyteti dhe

të mos ia vrisnim këtë monument kulturor qytetit.

Ju ia keni marrë shpirtin këtij vendi dhe këtij

qyteti duke e betonizuar dhe vazhdoni ta

betonizoni.

Faleminderit!

Gramoz Ruçi –Faleminderit! Vazhdojmë me raportin e veprimtarisë

vjetore të Inspektorit të Lartë të Deklarimit të

Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit

për vitin 2019.

Ftoj zotin Zoti Ganaj për të marrë fjalën deri

në 10 minuta kohë.

Shkëlqim Ganaj – I nderuar zoti Kryetar i

Kuvendit,

Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë,

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe

Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave

përmes raportit vjetor sjell një pasqyrë të gjerë të

problematikave më të cilat është ndeshur gjatë

vitit raportues, të zbatimit të kuadrit ligjor të tij, të

rezultateve të arritura, të masave konkrete të

marra, të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe të transparencës me medien dhe shoqërinë civile.

Gjatë vitit 2019 kemi vijuar aktivitetin duke

pasur prioritet dhe në fokus rekomandimet e

Kuvendit të Shqipërisë dhe rezolutën për vitin

2019, si dhe rekomandimet e Komisionit

Europian në raportin për Shqipërinë për vitin

2019.

Për sa më sipër, janë marrë të gjitha masat e

nevojshme duke arritur përmbushjen e plotë të

tyre, veçanërisht përmbushjen e angazhimit të

marrë në kuadrin e projekteve asistuese nga

USAID-i, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës për ngritjen e sistemit elektronik të

deklarimit online të interesave privatë dhe

publikimit të tyre.

Gjatë vitit raportues Inspektorati i Lartë me

pjesën më të madhe të kapaciteteve të tij ka vijuar

të mbështesë procesin reformues të sistemit të

drejtësisë, si një masë e domosdoshme dhe

emergjente për të rikthyer besimin e publikut tek

institucionet e këtij sistemi, si dhe për të garantuar

konsolidimin dhe funksionimin e shtetit të së

drejtës. Në këtë drejtim ka vijuar bashkëpunimi me

organet e rivlerësimit kalimtar, me qëllim

përmbushjen e detyrave funksionale në mënyrë sa

më efektive, brenda afateve të parashikuara nga

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe aktet

ligjore në fuqi të lidhura me këtë proces.

Në total, deri më 31.12.2019, u përfunduan

raporte për 715 subjekte të procesit të vlerësimit

nga 794 subjekte gjithsej dhe vetëm për periudhën

janar-dhjetor të vitit 2019 në total për 220

subjekte. Janë përfunduar raporte të hollësishme së

bashku me dokumentacionin e plotë për pjesën e

mbetur të gjyqtarëve të gjykatave të apelit,

prokurorëve pranë prokurorive të apelit, si edhe

për një pjesë të gjyqtarëve, prokurorëve dhe

gjykatave e prokurorive të rretheve gjyqësore,

Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda,

Page 10: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

10

si dhe gjykatave administrative të shkallëve të

para.

Gjithashtu, kemi mbështetur proceset për

emërimin e kandidatëve në pozicione të ndryshme

në sistemin e drejtësisë, duke përfunduar brenda

afateve ligjore kontrollin e plotë për 135

kandidatë, përfshirë kandidatët për prokuror të

Përgjithshëm, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, gjyqtarët e

Gjykatës së Lartë, magjistratët e të tjerë.

Aktet e kontrollit iu janë dërguar Këshillit të

Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë

Gjyqësor, si edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Me hyrjen në fuqi të ligjit “Për vlerësimin

kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së

Shtetit, Gradës së Republikës dhe Shërbimit për

Çështjet e Brendshme”, i njohur si vetingu në

polici, Inspektorati i Lartë, në zbatim të

dispozitave përkatëse, ka përmbushur detyrimet e

parashikuara në këtë ligj, duke përzgjedhur 5 inspektorë pranë këtyre organeve. Për këtë qëllim,

bazuar në kërkesat e dërguara nga Komisioni i

Jashtëm i Vlerësimit, janë vënë në dispozicion

deklaratat e pasurive, së bashku me materialet

shoqëruese për drejtuesit e nivelit të lartë të

Policisë së Shtetit dhe Gradës së Republikës.

Në të njëjtën kohë Inspektorati i Lartë ka

vijuar me zbatimin e 3 ligjeve bazë: ligjit për

deklarimin dhe kontrollin e pasurive, ligjit për

konfliktin e interesit, si dhe ligjit të sinjalizimit

dhe mbrojtjes së sinjalizuesve. Gjatë vitit raportues janë administruar 3868

deklarata të interesave private, për të cilat u krye

dhe përfundoi brenda afateve ligjore procesi i

skanimit, i kontrollit paraprak, si edhe procesi i

kontrollit aritmetik dhe logjik për saktësinë e

vlerësimit të pasurisë së deklaruar dhe burimeve

financiare. 1417 subjekte u përfshinë në skemën e

kontrollit të plotë të hetimit administrativ dhe janë

referuar pranë organeve të prokurorisë, hetimit

tatimor, Policisë së Shtetit, duke aplikuar edhe

masat administrative përkatëse. Inspektorati i Lartë ka vazhduar të ndjekë

një politikë të hapur me qytetarët, medien dhe

shoqërinë civile gjatë marrjes dhe trajtimit të

kërkesave për informim, në respektim të

kërkesave të ligjit për të drejtën e informimit dhe

mbrojtjen e të dhënave personale, duke forcuar

më tej urat e bashkëpunimit.

(Drejtimin e seancës e merr zonja Vasilika

Hysi)

Vasilika Hysi – Të nderuar kolegë (ndjesë,

zoti Kryeinspektor), mbani qetësi, ju lutem!

Shkëlqim Ganaj - Në këtë kuadër janë

trajtuar të gjitha kërkesat e individëve apo

medieve lidhur me publikimin e deklaratave të

interesave private brenda afateve ligjore, pavarësisht fluksit të kërkesave dhe procesit të

përpunimit manual për redaktimin e të dhënave

personale, duke rritur kështu transparencën

institucionale.

Volumi gjithnjë e më shumë në rritje

tregohet në mënyrë të qartë edhe nga të dhënat e

publikimit të deklaratave të interesave private, ku

vetëm për vitin raportues janë publikuar 10 mijë e

937 deklarata.

Gjatë vitit 2019 u angazhuamgjithashtu edhe

në përmbushjen e kompetencave të dhëna me anë

të ligjit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Konkretisht, në total janë ngritur

dhe funksionojnë 612 njësi përgjegjëse: 168 njësi

përgjegjëse në sektorin publik dhe 444 njësi

përgjegjëse në sektorin privat. Janë marrë dhe

administruar 147 raporte nga njësitë përgjegjëse

pranë autoriteteve publike dhe 244 raporte pranë

sektorit privat.

Gjatë vitit 2019, në ushtrim të

kompetencave tona ligjore, si mekanizëm i

jashtëm raportimi për sinjalizimin dhe kërkesat

për mbrojtjen nga hakmarrja, janë regjistruar dhe trajtuar në total 14 raste sinjalizimi dhe një

kërkesë për mbrojtje.

Në përfundim të kryerjes së hetimeve

administrative përkatëse është njoftuar Kontrolli i

Lartë i Shtetit për auditime në ato raste kur ka

pasur dyshime për tendera dhe abuzime me fondet

publike, ndjekje penale nga Prokuroria e Rrethit

Gjyqësor Tiranë, si dhe njoftimin e Komisionit të

Pavarur të Kualifikimit.

Gjatë vitit raportues institucioni ka

bashkëpunuar dhe po vazhdon të punojë në drejtim të rritjes së kapaciteteve, asistimit të

institucionit dhe zbatimit të kuadrit ligjor. Në

bashkëpunim të ngushtë me partnerët

ndërkombëtarë u organizuan seminare trajnuese

për 312 njësi përgjegjëse të sektorit publik dhe

privat për zbatimin e ligjit për sinjalizimin.

Page 11: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

11

Po ashtu, kemi bashkëpunuar edhe me

Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe prezencën e

OSBE-së në Shqipëri.

Në vlerësim të gjetjeve, konkluzioneve dhe

rekomandimeve të dhëna në raportet për zbatimin

e këtij ligji, është evidentuar nevoja për vijimin e

iniciativave trajnuese, informuese dhe

ndërgjegjësuese për njohjen në një shkallë më të gjerë të parashikimeve ligjore të sinjalizimit dhe

mekanizmave mbrojtëse për nëpunësit për njësitë

përgjegjëse në sektorin publik dhe privat;

forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të njësive

përgjegjëse, si dhe rritjen e përgjegjshmërisë,

pavarësisë dhe eficiencës së tyre; forcimin e

mekanizmave për garantimin e konfidencialitetit

për të gjithë nëpunësit që sinjalizojnë raste të

dyshuara korrupsioni, si dhe vlerësimin e

ashpërsimit të sanksioneve për rastet e shkeljeve;

rishikimin e mekanizmave shtrënguese për

plotësimin e kërkesave të nenit 22 të ligjit nr. 60/2016, pasi nga administrimi i raporteve vjetore

rezulton se nga sektori publik, kryesisht njësitë

përgjegjëse në pushtetin vendor, si dhe nga sektori

privat, raportet nuk dorëzohen brenda afatit të

parashikuar në ligj.

Me miratimin e direktivës së Bashkimit

Europian 2019/1937 dhe në kuadër të procesit të

përafrimit të legjislacionit të brendshëm, është e

nevojshme kryerja e analizës së plotë ligjore për

të identifikuar dispozita, të cilat duhet të

rishikohen dhe të amendohen në kuadër të kësaj direktive.

Në përfundim, gjej rastin për të falënderuar

Kuvendin e Shqipërisë, veçanërisht Komisionin e

Ligjeve, e për të ritheksuar angazhimin tonë në

përmbushjen e sfidave në të ardhmen!

Ju faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Ganaj!

Në bazë të Rregullores së Kuvendit, është

koha për pyetje. A keni pyetje për

kryeinspektorin, të nderuar kolegë dhe kolege?

Nuk keni. Faleminderit, zoti Ganaj! Mund të uleni.

Sipas nenit 103/2 të Rregullores, Komisioni

përgjegjës i Ligjeve, ka përgatitur

projektrezolutën e paraqitur, të cilën ju e keni të

gjithë përpara. Nëse nuk keni komente ose

sugjerime, e kalojmë për votim në fazën e votimit.

Relator për këtë projektrezolutë është

kolegu Bashkim Fino.

Këtu mbyllet raportimi i inspektorit të

Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të

Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe

Konfliktit të Interesit, për vitin 2019.

Kalojmë në çështjen tjetër të rendit të ditës,

në raportimin e veprimtarisë vjetore të

Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për

vitin 2019. Sipas nenit 103/2 të Rregullores së Kuvendit, raporti do të paraqitet nga Komisioneri,

zoti Robert Gajda.

Zoti Gajda, ju ftoj të paraqisni raportin

brenda 10 minutave.

Faleminderit!

Robert Gajda – Mirëdita të gjithëve!

E nderuar zonja nënkryetare e Kuvendit të

Shqipërisë,

Të nderuar anëtarë të Kuvendit,

Po ju paraqes në mënyrë të përmbledhur

raportin vjetor të Institucionit të Komisionerit për

Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2019. Veprimtaria e institucionit është udhëhequr

nga legjislacioni në fuqi dhe nga plani strategjik

2018-2021, i cili përcakton vizionin, misionin dhe

objektivat strategjikë, si dhe planin e veprimit

2019, si më poshtë.

Vizioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga

Diskriminimi është të jetojë në një shoqëri ku

promovohen parimet e barazisë, mundësitë dhe

shanset e barabarta.

Qëllimet strategjike dhe masat specifike

janë: Komisioneri rrit ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të institucioneve në Shqipëri lidhur

me mbrojtjen nga diskriminimi dhe rolin e

veçantë të institucionit; komisioneri rrit në

maksimum ndikimin e vendimeve të marra në

kuadër të çështjeve të trajtuara dhe kontribuon për

politikbërjen e mbështetur në prova, duke

monitoruar dhe duke bërë kërkime mbi situatën

për zbatimin e legjislacionit kundër

diskriminimit; rrit efektivitetin dhe eficiencën e

brendshme të institucionit, forcon dhe zgjeron

fushën e veprimit dhe mbështet rrjetin e bashkëpunëtorëve.

Komisioneri e mbështet punën e tij në

zbatim të të gjithë mekanizmave ligjorë

kombëtarë dhe ndërkombëtarë për mbrojtjen e të

drejtave të njeriut të ratifikuara nga Republika e

Shqipërisë.

Vlerësimet dhe rekomandimet e Kuvendit të

Shqipërisë përmes rezolutës për vlerësimin e

Page 12: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

12

veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga

Diskriminimi për vitin 2018 kanë përbërë një

udhëzues në veprimtarinë e institucionit për

garantimin e barazisë dhe mbrojtjen efektive nga

diskriminimi dhe çdo formë sjelljeje që e nxit atë.

Gjithashtu, manuali i monitorimit vjetor dhe

periodik, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së

Shqipërisë përmes vendimit nr.134/2018, ka shërbyer për hartimin e këtij raporti vjetor të vitit

2019.

Jam i bindur që pjesa më e madhe e kanë

lexuar raportin, kështu që nuk do të doja të

merresha me shifra, por do të doja të evidentoja

disa aspekte nga gjetjet e raportit vjetor, për të

cilin do t’ju ftoja të reflektonit dhe t’i kushtonit

vëmendjen tuaj.

Në lidhje me ankesat e ardhura në

institucion, pjesa më e madhe e tyre janë fokusuar

në shkaqe tashmë të konfirmuara si trend ndër vite

në institucionin e Komisionerit, ku mbizotërojnë çështjet që lidhen me shkakun racë, çështjet që

lidhen me gjendjen shëndetësore, bindjet politike

dhe me aftësinë e kufizuar.

Një vëmendje e veçantë për sa u përket

çështjeve të trajtuara nga institucioni i

Komisionerit u kushtohet edhe fushave ku ndodh

diskriminimi. Për vitin 2019 ka një ndryshim të

fushës së diskriminimit më të pretenduar, ku

rezulton që fusha e diskriminimit më e pretenduar

është ajo e çështjeve të punësimit, ku ka edhe një

ndarje të çështjeve të trajtuara në organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, por edhe

kundrejt subjekteve private.

Ndërkohë, trendi i ankesave dhe çështjeve të

trajtuara në lidhje me të mirat, shërbimet dhe me

çështjet e arsimit mbetet pak a shumë në nivel të

njëjtë.

Duhen evidentuar dy shqetësime kryesore,

të cilat janë në rritje tashmë në institucionin e

Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Shqetësimi i parë lidhet me gjuhën e

urrejtjes së përdorur nga funksionarë publikë, nga persona publikë apo edhe nga deputetë të

Kuvendit të Shqipërisë. Tërheq vëmendjen në

lidhje me përdorimin e gjuhës së urrejtjes, pasi

është praktikisht mënyra më e mirë për të

shkatërruar të gjithë punën ndërgjegjësuese dhe

sensibilizuese që bëjnë institucionet në mbrojtje të

të drejtave të njeriut, në mënyrë që të garantojnë

bashkëjetesën e grupeve shoqërore pa qenë

subjekte të urrejtjes apo të dhunës verbale dhe,

akoma më keq, të krimeve të urrejtjes apo të

dhunës fizike kundrejt tyre.

Nga ana tjetër, një rëndësi të veçantë në

çështjet e trajtuara nga Komisioneri për Mbrojtjen

nga Diskriminimi dhe që përbëjnë një shqetësim

në këndvështrimin e institucionit, janë edhe

çështjet që lidhen me fëmijët. Institucioni ka trajtuar 25 çështje që lidhen me fëmijët, pra ku

subjekte të diskriminimit kanë qenë fëmijët. Në

pjesën më të madhe këto vendime apo këto çështje

të trajtuara lidhen me problematika që kanë të

bëjnë me caktimin e mësuesve ndihmës nëpër

shkolla, por edhe nëpër kopshte, gjithashtu, edhe

në shkollat profesionale; aspekte të veçimit apo të

segregimit sidomos të fëmijëve dhe të nxënësve të

komunitetit rom dhe atij egjiptian, si dhe

garantimin e regjistrimit sërish të fëmijëve të

komunitetit rom dhe egjiptian falas nëpër kopshte.

Për sa i përket vendimmarrjes së institucionit, një trend pozitiv që regjistrohet këtë

vit është që për herë të parë kemi një numër më të

madh të vendimeve të diskriminimit nga vendimet

e mosdiskriminimit. Gjithashtu, kemi edhe një

rënie të vendimeve të mospranimit nga ana e

institucionit.

Në lidhje me vendosjen e sanksioneve nga

ana e institucionit kundrejt subjekteve që nuk

kanë zbatuar vendimet e Komisionerit, duhet të

evidentojmë dy aspekte: një aspekt i vendosjes së

gjobës lidhet me moszbatimin e vendimeve, por një aspekt tjetër tepër shqetësues, të cilin unë do

të doja ta ngrija sot në Kuvend, është edhe fakti

që shumë institucione publike nuk japin brenda

afatit të caktuar informacionin që kërkohet nga

ana e institucionit të Komisionerit, në mënyrë që

të kryejë një shqyrtim apo një hetim administrativ

sa më eficient dhe efektiv në lidhje me çështjet që

i parashtrohen.

Për rrjedhojë, në mënyrë që të mos kemi

tejkalim të afateve procedurale në shqyrtimin e

ankesave, por njëkohësisht të kemi edhe informacionin e duhur për shqyrtimin e këtyre

ankesave, është vepruar edhe me gjoba kundrejt

subjekteve publike. Dua të theksoj se është e

papranueshme dhe e patolerueshme që të kemi

ende sot subjekte publike që refuzojnë t’i japin

informacion një institucioni publik, i cili është aty

për të kryer shqyrtime administrative në funksion

dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Page 13: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

13

Për sa u përket proceseve gjyqësore ka një

rritje të tyre, ku Komisioneri për Mbrojtjen nga

Diskriminimi është palë, si në juridiksionin

administrativ, ku Komisioneri është palë e

paditur, ashtu edhe në juridiksionin civil, ku

Komisioneri merr pjesë në çdo padi që i drejtohet

gjykatës si palë e tretë në këto procese. Në lidhje

me vendimmarrjen e gjykatave dua t’ju them se ka një trend pozitiv sa i përket pushtetit gjyqësor

dhe ky në këndvështrimin e institucionit të

Komisionerit është një aspekt që duhet vlerësuar,

pasi ajo që vëmë re është se tashmë gjykatat kanë

hyrë bindshëm dhe thellësisht në shqyrtimin e

çështjeve që lidhen me diskriminimin, sidomos në

rastet kur kemi padi direkte në juridiksionin civil,

kemi edhe vendosje të dëmshpërblimeve të

majmura nga ana e gjykatave kur kanë konstatuar

diskriminim dhe kanë vendosur edhe

dëmshpërblimet përkatëse.

Dua të evidentoj vetëm vendimet e Gjykatave të Apelit, të cilat për vitin 2019 kanë

qenë 18, nga ku në 8 raste komisioneri ka qenë

palë e paditur dhe në 10 raste ka qenë palë e tretë.

Në 6 çështje ku komisioneri ka qenë palë e paditur

gjykata ka konfirmuar vendimet e komisionerit

dhe në 10 çështje ku ka qenë palë e tretë, Gjykata

e Apelit ka vendosur 6 vendime për pranimin e

padisë, çka do të thotë se për rrjedhojë ka

konfirmuar edhe dëmshpërblimet përkatëse.

Në lidhje me funksionin rekomandues dhe

dhënien e mendimeve që institucioni i komisionerit ka për hartimin apo për dhënie

kontributi në projektligje dhe akte nënligjore, për

vitin 2019 institucioni ka dhënë 13 rekomandime

të tilla, ku spikasin rekomandimet e dhëna për

ligjet “Për nxitjen e punësimit”, “Për Policinë e

Burgjeve” dhe “Për trajtimin e të dënuarve me

burgim”, njëkohësisht, janë dhënë rekomandime

edhe për akte nënligjore që lidhen me ligjin “Për

strehimin social”.

Në lidhje me ndërgjegjësimin, duhet thënë

se institucioni i komisionerit ka bërë dy raporte monitoruese, njëri duke u fokusuar në respektimin

e barazisë gjinore në shoqëri dhe...

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Gajda!

Ne të gjithë e kemi marrë raportin, e kemi

përpara, e kemi lexuar...

Po, zoti Gjuzi, keni pyetje?

Kujtim Gjuzi – Po.

Faleminderit, zonja nënkryetare e Kuvendit!

I nderuar kryeinspektor!

Pyetja e parë që unë kam për ju është: a keni

ju emra të drejtuesve të administratës së shtetit, të

cilët diskriminojnë komunitete që përbëjnë

etnogjenezën shqiptare?

E dyta, gjatë kohës së pandemisë, a keni ju

informacion për raste ku shumë prej familjeve të

komunitetit egjiptian dhe atij rom janë ndodhur në vështirësi maksimale dhe administratorë të

ndryshëm jo vetëm që nuk i kanë pritur ata, por ka

pasur edhe raste kur i kanë përbuzur ata?

Nuk dua të bëj me dije në këtë moment

emrat e disa prej administratorëve, pasi ata që janë

duke na ndjekur në këtë moment e kuptojnë se për

kë jam duke folur.

A keni ju emra, të lutem?!

Ju faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Gjuzi!

Fjalën e ka komisioneri Gajda.

Robert Gajda – Faleminderit për interesimin!

Sot nuk dua të flas me emra, por më shumë

dua të flas për fenomenet. Vendimet e

komisionerit dhe të gjitha çështjet që trajtohen

janë publike, përtej deklaratave që institucioni

bën, edhe vendimeve që ka marrë dhe ato mund të

konsultohen, por ajo që është shqetësuese është

fenomeni. Akoma ngul këmbë dhe për këtë dua të

kem edhe vëmendjen tuaj pikërisht për fenomenin

kryesor që na shqetëson, sidomos nga

funksionarët publikë, përdorimi i gjuhës së urrejtjes. Ky është problemi që ne kemi sot me

funksionarët publikë, jo vetëm me funksionarët

publikë, sepse ajo që evidentohet është që edhe

persona të tjerë publikë, që mund të jenë persona

të medieve, artistë apo edhe persona që kanë

perceptim publik përdorin gjuhën e urrejtjes.

Shqetësim tjetër mbeten edhe komentet që bëhen

nëpër rrjetet sociale nga popullsia në lidhje me

gjuhën e urrejtjes.

Sa i përket kohës së pandemisë dhe

komuniteteve rome dhe egjiptiane kemi pasur shumë sinjalizime edhe nëpërmjet zyrave rajonale

që komisioneri ka, të cilat periodikisht, javë për

javë, kanë raportuar mbi ecurinë e bashkive në

shpërndarjen e paketave ndihmuese në lidhje jo

vetëm me komunitetin rom, por në të gjithë

popullatën, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm

me të gjitha strukturat e pushtetit vendor. Dua të

evidentoj që institucioni ka dhënë dy

Page 14: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

14

rekomandime për të përfshirë kategori njerëzish

në dhënien e ndihmave si në pagën e quajtur “të

luftës”, si në dhënien e ndihmave në paketat

ushqimore apo edhe në barnat që janë ofruar dhe

u janë dhënë personave të caktuar, ku një pjesë e

rekomandimeve të komisionerit janë marrë

parasysh, si dhe kemi pasur edhe çështje të

ngritura dhe të denoncuara nga organizatat e shoqërisë civile.

Duhet thënë se pas rekomandimeve dhe

reflektimeve që ka pasur në lidhje me

shpërndarjen e këtyre ndihmave apo me dhënien

e pagës së luftës nuk kemi pasur denoncime

konkrete, jam duke folur për organizatat e

shoqërisë civile apo edhe nga individë siç kishim

në fillim, madje në disa raste kemi pasur edhe

ndërprerje të procedurave për arritje të

efektivitetit të situatës. Unë mendoj se do të ishte

mjaft e dobishme që të kryhej një monitorim

gjithëpërfshirës, ku patjetër do të jenë të përfshira edhe komunitetet rome dhe egjiptiane, por edhe

kategori të tjera si të moshuar, pacientë, për

përfitimin e barnave, persona me aftësi të

kufizuara mendore apo edhe zonat rurale, të cilat

duhet të jenë në vëmendje.

Në këndvështrimin tim duhet të kryhet një

monitorim ku të shohim gjetjet, kush ka mbetur i

ekspozuar apo kush mund të jetë prekur më shumë

nga situata e krijuar në mënyrë që të adresohen

apo të mund të rikuperohen situata, të cilat për

shumë arsye mund të kenë shpëtuar, mund të jenë harruar, mund të jenë neglizhuar apo mund të mos

jenë trajtuar konkretisht.

Këto ishin ato që kisha.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Gajda!

A kanë kolegët pyetje të tjera?

Fjalën e ka zoti Jenisheri.

Selami Jenishehri – Faleminderit, zonja

nënkryetare!

Unë dua të bëj tri pyetje.

E para: a mendoni se jemi përpara një

diskriminimi dhe cili është qëndrimi juaj për faktin se emigrantët shqiptarë nuk do të mund të

votojnë në zgjedhjet e ardhshme edhe pse janë

pjesë e popullit shqiptar?

E dyta: cili është qëndrimi juaj për zgjedhjet

që bëhen në Republikën e Shqipërisë kur

zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka

deklaruar se ka më shumë fletë votimi sesa votues

dhe e merr pushtetin personi që është në

kundërshtim me ligjin, siç ndodhur në vitin 2011,

kur zoti Lulëzim Basha u zgjodh kryetar i

Bashkisë së Tiranës me më shumë vota nga sa

votues kishte, duke hequr ish-kryetarin, zotin Edi

Rama, nga kryetar bashkie?

E treta: a mendoni ju se populli shqiptar

është i diskriminuar, sepse Gjykata Kushtetuese e

Republikës së Shqipërisë në vitin 2008 ka shfuqizuar nenin 315 të Kodit Penal dhe u thotë

gjyqtarëve që, edhe nëse do të marrin një vendim

të padrejtë, ata nuk do të dënohen? Ky vendim, i

cili sipas meje është diskriminues për popullin

shqiptar, ka sjellë mjaft pasoja, një prej të cilave

ka qenë përvetësimi i pasurisë së qytetarëve nga

ana e gjyqtarëve, pasi ata kanë qenë të mbrojtur

nga ky nen i shfuqizuar. Të gjitha gjykatat sot janë

të boshatisura thjesht prej këtij diskriminimi që

mban mbi supe populli shqiptar. Nëse shkon në

gjykatë, gjykatësi ka në dorë të japë edhe një

vendim të padrejtë dhe përsëri nuk dënohet. Për shembull, po të doni, mund t’ju jap edhe

numrin e vendimit, gjyqtari Dritan Halluni, i cili

sot është në KLGJ, thotë: “Toka në një shtëpi

është pemishte arë”, ose e bën të pafajshëm...

Vasilika Hysi – I nderuar koleg,

Pyetjet bëhen në lidhje me raportin, por të

tria pyetjet tuaja nuk kanë lidhje me raportin.

A keni ndonjë pyetje konkrete për faktet që

ka paraqitur komisioneri në raportin vjetor?

Nëse jo, mund ta thërrisni dhe të bëni seanca

pyetje-përgjigje për probleme të caktuara, por jo për çështje që janë jashtë juridiksionit të tij.

Zoti Komisonier, ju nuk jeni i detyruar t’u

përgjigjeni pyetjeve që nuk lidhen me raportin.

Po, zoti Gajda.

Robert Gajda – Faleminderit!

Unë do të merresha vetëm me pyetjen e parë,

pasi vetëm aty shoh që mund të kem diçka në

lidhje me të drejtën e emigrantëve për të votuar,

ndërkohë që dy pyetjet e tjera dalin nga tagri i

komisionerit, sidomos interpretimi i vendimeve

gjyqësore dhe çështjet zgjedhore që kanë ndodhur, prandaj besoj se mendimi i komisionerit

mund të bënte punë.

Lidhur me emigrantët, patjetër kjo është në

sytë e të gjithëve, që ne jemi në një situatë deri

diku jonormale. Diskriminim do të thotë çdo

dallim, veçim apo mosdhënie mundësie dikujt që

të përfitojë nga një e drejtë. Patjetër, përderisa

kemi emigrantë, të cilëve nuk u garantohet

Page 15: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

15

efektivisht e drejta e votës, do të duhet të kishte

një rikonsiderim dhe një përfshirje e këtyre

qytetarëve, të cilët edhe pse banojnë jashtë kufijve

do të duhet të jenë pjesë e të shfrytëzuarit të të

drejtës së votës dhe e dhënies së mendimit të tyre.

Metoda dhe mënyra bota njeh shumë prej

shumë vitesh, prandaj mund të adoptohet

ndonjëra nga ato. Ky problem ka prekur shumë vende, me aq sa unë kam dijeni edhe Italia, edhe

Greqia që para 70-80 vjetësh e kanë pasur këtë

problem dhe e kanë zgjidhur. Për mendimin tim

patjetër duhet të ketë një rikonsiderim në

legjislacion edhe për të pasur një efektivitet më të

madh. Emigrantët nuk është se janë privuar në të

vërtetë nga e drejta e votës, por thjesht e kanë më

të vështirë për ta ushtruar atë, prandaj në këtë

aspekt do të duhej të kishin një zhdërvjelltësi më

të madhe, të paktën ky është këndvështrimi.

Përfitoj nga rasti t’ju them, meqenëse e pata

kohën e kufizuar në raport, që në Kuvend ju keni të parashtruara edhe modifikimet që janë

propozuar me nismën e Kuvendit për ligjin “Për

mbrojtjen nga disikriminimi”, ku ka pasur edhe

një konsultim publik shumë interesant në lidhje

me këto modifikime. Dua t’ju ftoj që t’i

konsultoni dhe të reflektoni rreth këtyre

modifikimeve në mënyrë që të kemi një produkt

sa më cilësor, por njëkohësisht që garanton, sa më

mirë të jetë mundur, të drejtat e njeriut dhe

sidomos parimin e barazisë dhe të

mosdiskriminimit. Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Gajda!

Nëse nuk ka pyetje të tjera, ta falënderojmë

zotin Gajda. Ju mund të zini vendin. Sipas nenit

103/2 të Rregullores, nga komisioni përgjegjës,

Komisioni i Ligjeve, relator për raportin dhe për

projektrezolutën, është kolegu Alket Hyseni. Nuk

e di nëse zoti Hyseni do të prezantojë

projektrezolutën?

Alket Hyseni - Është e njohur për të gjithë

deputetët, e kanë rezolutën aty, nuk kam për të shtuar asnjë gjë.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Hyseni!

Projektrezoluta, e cila ju është shpërndarë

gjithë deputetëve, është për votim në pjesën e

fundi, kur të votojmë të gjitha aktet që janë pjesë

e rendit të ditës. Kalojmë në çështjen tjetër të

rendit të ditës, akti normativ nr.17, datë 22 prill

2020 “Për përjashtimin e zbatimit të procedurave

dhe të afateve për përgatitjen e projektdokumentit

të programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020”.

Sipas nenit 73/2 të Rregullores, ju, të

nderuar kolegë dhe kolege, keni të drejtë të bëni

pyetje për aktin normativ. Nismëtar është Ministri

i Financave dhe i Ekonomisë, kështu që, nëse keni

pyetje për zonjën Denaj, është radha juaj.

Nëse nuk ka pyetje, fjalën e ka ministrja Denaj.

Fjala është për ju, zonja Ministre.

Anila Denaj – Përshëndetje!

E nderuar kryetare e seancës,

Të nderuar deputetë dhe qytetarë, nëse më

lejoni, do të bëj një përshkrim të shkurtër të disa

akteve normative që Ministria e Financave dhe

Ekonomisë prezanton sot. Kushtet e krijuara,

sigurisht nga pandemia dhe masat e parandalimit

të përhapjes së saj, bënë të nevojshëm krijim e një

kuadri rregullator, i cili ndihmon, në veçanti

tatimpaguesit, përmes shtyrjes së disa detyrimeve tatimore. Për këtë qëllim, më herët, gjatë situatës

së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, Parlamenti ka

miratuar shtyrjen paraprake të afateve të

parapagimit të kësteve të tatim-fitimit për vitin

2020 për tatimpaguesit me qarkullim nën 14

milion lekë, si dhe afatet e tatim-fitimit për vitin

2020. Këto masa lehtësuan mbi 50% të bizneseve

në vend dhe vetëm në fashën e qarkullimit të

xhiros deri në 14 milion lekë, gati 49 mijë biznese.

Janë mbi 25 mijë biznese që përfitojnë nga shtyrja

e aftit të deklarimit të bilanceve. Në ndryshimet që burojnë sot në

projektaktin “Për disa ndryshime dhe shtesa në

ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi

të ardhurat””, në veçanti detajojmë: për bizneset

me qarkullim deri në 14 milion lekë këstet e

parapagimeve të tatim-fitimit të vitit 2020 nuk do

të paguhen për këtë vit. Për bizneset me qarkullim

mbi 14 milion lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për

periudhën tatimore të tremujorit të dytë dhe të

tretë, do të shtyhen për të njëjtën periudhë të viti

të ardhshëm. Përjashtohen nga shtyrja bizneset që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën

veprimtarisë bankare, telekomunikacionit,

tregtimit të produkteve farmaceutike, produkteve

ushqimore dhe fruta-perimeve.

Këstet e tatimit mbi fitimin për periudhën

tatimore prill-dhjetor 2020 për tatimpaguesit që

zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e

turizmit, të përpunimit aktiv me material

Page 16: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

16

porositësi dhe call center nuk do të parapaguhen

për vitin 2020, por për të njëjtën periudhë, deri në

dhjetor të vitit 2021. Shtyhet afati i dorëzimit të

deklaratës vjetore individuale të të ardhurave të

vitit 2019 dhe pagesa e detyrimit, nëse ka, bëhet

jo më nga data 30 prill, por 31 korrik 2020.

Në të njëjtën frymë, akti normativ “Për disa

shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të

ndryshuar””, përcakton që nga subjektet me xhiro

5 deri në 8 milionë lekë, pagesat e kësteve të

parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin në

vitin 2020 nuk do të paguhen. Përjashtohen nga

pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë

investimet në funksion të programeve të

rindërtimit, sipas dispozitave të ligjit për

përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, me

qëllim uljen e kostove për rehabilitimin e

komuniteteve të prekura, si pasojë e fatkeqësisë

natyrore. Së treti, akti “Për përjashtimin e zbatimit të

procedurave dhe të afateve për përgatitjen e

projektdokumentit të programit buxhetor

afatmesëm për vitin 2020”, ka për synim të

pezullojë vetëm fazën e parë të përgatitjes së

programit buxhetor afatmesëm 2021-2023, kjo si

rezultat i situatës së krijuar nga pandemia e

Covid-19, e cila krijoi një situatë të re dhe një

nevojë për rishikim të indikatorëve kryesorë

makro-fiskal, sikurse edhe një nevojë për të marrë

kohën dhe për të konsoliduar të gjitha diskutimet publike të nevojshme për këtë fazë, në mënyrë që

të gjithë tavanet buxhetore të jenë sa më afër një

realiteti të mundshëm për këtë projektbuxhet

afatmesëm.

Së fundmi, dëshiroj të theksoj se ky

projektakt është në fazën e dytë të përgatitjes së

PBA-së 2021-2023 dhe të projektbuxhetit të vitit

2021, të cilat parashikohen të vijnë normalisht

konform afateve të përcaktuara në ligjin nr. 9836.

Në fund, dua të adresoj edhe pjesën e

projektligjit "Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar

i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të

financimit të shpejtë (RFI)". Menjëherë pas

vlerësimit për një impakt në indikatorët

makrofiskalë në deficitin buxhetor në rënie të të

ardhurave, si rrjedhojë e situatës së emergjencës

së krijuar nga pandemia e Covid-19, qeveria

shqiptare negocioi me Fondin Monetar

Ndërkombëtar për aktivizimin shpejtë të këtij

instrumenti me kushte të favorshme, për

mobilizim të menjëhershëm. Injektimi i kësaj

shume prej 139, 3 milionë SDR apo 190 milionë

euro në ekonomi do t’i shërbejë procesit të

përballimit të situatës dhe rimëkëmbjes

ekonomike. Maturimi i kësaj huaje të butë do të

jetë në hapësirë e 3,5 deri në 5 vjet dhe interesi 4,0-5 %. Mundësia e përfitimit nga paketa e

përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar në

kuadër të Covid-19, pa parakushte apo nevojë të

plotësimit të kritereve të caktuara, është një shenjë

e fortë e besimit të FMN-së në reformat e

ndërmarra dhe ato në proces, nga qeveria

shqiptare.

Për të finalizuar këtë proces me sukses dhe

për të vënë në përdorim instrumentet e nevojshme

për qytetarët dhe financat publike, ju ftoj ta

miratojmë këtë projektligj në seancën e sotme

parlamentare. Ju faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja

Ministre!

Sipas neneve 13 dhe 74 të Rregullores, ka të

drejtë të shprehet komisioni përgjegjës.

Komisioni përgjegjës është Komisioni për

Ekonominë dhe Financat. Nuk e di nëse do të

shprehet zonja Ekonomi.

Milva Ekonomi – Në fakt, ne, zonja

nënkryetare, mbasi kemi dëgjuar aktet normative

dhe i kemi diskutuar në komision, vendosëm që nga komisioni do të kishte disa folës sot, për të

dhënë sqarime të mëtejshme. Ndërkohë që të

gjitha pyetjet që kemi pasur, i kemi shteruar gjatë

seancës dëgjimore me ministren.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja

Ekonomi!

Zoti Gjuzi, përse e doni fjalën?

(Deputeti Gjuzi flet nga salla, por nuk

dëgjohet.)

Më falni, nëse keni pyetje për ministren, ka kaluar koha. Faza e pyetjeve është faza e parë.

IT-ja, ju lutem!

Kujtim Gjuzi - Faleminderit, zonja

nënkryetare!

Nëse më lejoni, shkëlqesi Ministre, ju lutem,

domethënë kjo është jashtë çdo rregulli, por nëse

më lejoni, sapo më erdhi një sms në lidhje me

pagesën për biznesin e vogël, të tri pagave. Ka

Page 17: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

17

kaluar vetëm një dhe njerëzit shkojnë te banka dhe

ka ngecje.

Vetëm për këtë, sepse sapo më mbërriti.

Ju lutem!

Pra, ju panë qytetarët aty dhe kërkojnë që

unë t’jua bëj këtë pyetje.

Faleminderit, zonja nënkryetare, që më dhe

fjalën! Vasilika Hysi – Faleminderit!

Atëherë, fillojmë diskutimet me deputetët e

regjistruar, sipas regjistrimit të bërë. Deputetët që

do të diskutojnë për aktin normativ nga Partia

Socialiste, janë Evis Kushi, Antoneta Dhima,

Elisa Spiropali, dhe në emër të grupit parlamentar,

Taulant Balla. Për grupin demokrat, deputetët

Halit Valteri, Korab Lita dhe në emër të grupit,

deputeti Myslim Murrizi. Nga grupi i pavarur,

deputetët Edlira Hyseni dhe deputeti Enver Roshi.

Nga grupi Demokraci dhe Drejtësi, deputetët

Kostaq Papa, Ervis Meço, dhe në emër të grupit deputeti Edmond Stojku. Deputetë jashtë grupeve

parlamentare janë regjistruar deputetët Andi

Përmeti, Zef Shtjefni, Kujtim Gjuzi, Erion Piciri

dhe Elda Hoti.

Fjalën e ka deputeti Kostaq Papa.

Të përgatiten deputeti Halit Valteri dhe më

pas, deputetja Edlira Hyseni.

Kostaq Papa – Zonja drejtuese e seancës,

në fakt, në lidhje me fjalën tonë, seç ndodhi një

ngatërresë dhe është bërë me të folur, ka të bëjë

me pikën parafolëse, sepse problematikat me ministren i kemi konstatuar, i kemi diskutuar edhe

në komisione, kështu që do të më lejoni të vazhdoj

fjalën time. Ashtu si edhe fjala e pasardhësit,

Ervis Meços, janë fjalë që kanë të bëjnë me

problematikën e diskriminimit, si një plotësim i

rezolutës dhe në të mirë të saj.

Vasilika Hysi – Ju lutem, zoti Papa,

rregullorja kërkon që të flisni për aktin normativ.

Nëse ju kishit pyetje për Komisionerin,

Komisioneri ishte këtu. Gjithashtu, ju keni të

drejtë, në bazë të Rregullores, të flisni në çështjet jashtë rendit të ditë, prandaj vëmendja dhe interesi

i publikut aktualisht është tek akti normativ. Nëse

keni gjë për aktin normativ, ju lutem, vijoni. Nëse

jo, më duhet t’ju ndërpres fjalën.

Kostaq Papa – Atëherë, vetëm një sekondë

dhe do t’ju jap përgjigjen.

Atëherë, dikush, në mënyrë tekniciene, ka

bërë një përpjekje për të na ngatërruar ose për të

na penguar fjalën e lirë. Kështu që dikush nga

Parlamenti duhet të japë dorëheqjen, si dhe

njëkohësisht, duhet të japë dorëheqjen direkt te

kryetari i grupit tonë parlamentar.

Vasilika Hysi – Problemet zgjidhini brenda

grupit.

Kostaq Papa – Kam kohë, e di ku e diskutoj

problemin. Vasilika Hysi – Fjalën e ka deputetja Edlira

Hyseni.

Kostaq Papa – Faleminderit!

Edlira Hyseni - Nënkryetare, të bëjmë një

ndryshim. Nëse është e mundur, mund t’ia jap

minutat e mia kryetarit të grupit, zotit Nimet? Jo?

Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Hyseni,

por në bazë të Rregullores, ju mund ta bënit

ndryshimin para se unë të lexoja emrat.

Edlira Hyseni – E kuptoj.

Vasilika Hysi – Ndërkohë lista është lexuar.

Besoj se me kaq kohë që keni në Parlament, Rregulloren e Kuvendit mendoj që e keni

përvetësuar.

Edlira Hyseni – Atëherë, po vijoj me fjalën

time.

Vasilika Hysi – Vijoni, ju lutem!

Edlira Hyseni – Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë, në këto pak minuta që

kemi në dispozicion, dua të përmbledh, nëse arrij,

një mendim të shkurtër lidhur me pesë çështje

kryesore që kanë sot qytetarët shqiptarë. Në fakt,

sot kudo flasin për reformën, drejtësinë, pandeminë, ekonominë dhe tërmetin. Reforma

është ajo zgjedhore dhe nuk dua të hyj në detaje

për të cilat qytetarët mbase nuk janë të interesuar,

por dua të shpreh dëshirën që në këto ditë të fundit

që kanë ngelur të pranohen propozimet e bëra për

hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit në

mënyrë që qytetarët shqiptarë të zgjedhin

deputetët e tyre, të zgjedhin njerëzit që ndiejnë se

i vlerësojnë, që perceptojnë se i përfaqësojnë, të

zgjedhin mendjet, aftësitë, cilësitë dhe ndoshta

edhe fytyrat që duan të shikojnë në vitet e ardhshme në këtë parlament.

Këto ditë ka marrë sërish vëmendje të madhe

reforma në drejtësi, të gjithë jemi të

ndërgjegjshëm për rëndësinë e saj, ndaj do të doja

që ajo të jepte rezultate konkrete dhe të mos

merret me emra, por të ngrihen institucionet. Nëse

sot mund të themi që në rastin më të mirë reforma

ka ngecur, në rastin më të keq reforma rrezikon të

Page 18: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

18

dështojë, ndërkohë që shqiptarët kanë pritshmëri

të madhe nga kjo reformë.

Vasilika Hysi – Zonja Hyseni, ju lutem

flisni për aktin normativ!

Edlira Hyseni – Dakord.

Vasilika Hysi – Faleminderit!

Edlira Hyseni – Aktet normative që kemi

sot për shqyrtim janë për ekonominë, pandeminë dhe tërmetin. Të dyja aktet normative sjellin një

ndryshim, ku njëri është për procesin e

rindërtimit, kurse tjetri në kuadër të masave

lehtësuese për pandeminë. Në fakt unë kam folur

edhe herë të tjera për dy paketat që tashmë janë të

njohura dhe të implementuara, por tani do të doja

të shtroja edhe një herë problematikat që ndeshen

me to. Përtej opinioneve të ndryshme se sa

përqind e GDP-së po jepet si ndihmë financiare

për qytetarët dhe për bizneset, 2%, 4%, 5% apo

më shumë, ne të gjithë e dimë që ndihma po shkon

në formën e pagave të luftës dhe në formën e garancisë sovrane.

Janë 110 milionë euro që pritet të jepen dhe

që qytetarët po i presin, por ka një problem me

pagat e luftës, sepse sot të gjithë pyesin kujt i

takon, kush do ta marrë, pse po vonohen. Ka një

vonesë në implementimin e tyre dhe kjo me siguri

e diktuar edhe nga vështirësi financiare që mund

të ketë buxheti, por nëse është një premtim i bërë,

duhet të jetë një premtim i mbajtur. Qytetarët

presin pagat e luftës, sepse ndërkohë janë duke

paguar fatura dhe për emergjenca të tjera që kanë. Pjesa e dytë është për garancinë sovrane dhe

ndihmën që duhet t’u shkojë bizneseve, e cila

ende nuk po funksionon. Janë 215 milionë euro që

duhet të marrin, por ndërkohë që pjesa e dytë e

garancisë sovrane nuk ka nisur implementimin,

pjesa e parë është marrë shumë pak. Bankat nuk

po bashkëpunojnë, por po jua bëjnë shumë të

vështirë marrjen e kredisë bizneseve, ndërkohë që

ato sot kanë nevojë për likuiditet. Është

emergjente që qytetarët të marrin pagat e luftës,

që biznesi të ketë likuiditet për të filluar të lëvizë dhe të ketë një ndryshim të shpejtë, por për këtë

kërkohet një bashkëpunim më i mirë midis

institucioneve.

Në këto momente emergjence biznesi duhet

të jetë një partner i qeverisë, por ndërkohë ndaj tij

janë marrë masa shtrënguese si mbyllje llogarish

e të tjera dhe detyrohen të paguajnë për detyrime,

të cilat ata nuk kanë ende mundësi t’i shlyejnë.

Prandaj, i ndihmoni qytetarët e thjeshtë me pagat

e luftës për të pasur një ndihmë sociale për të

përballuar krizën ku jemi, ndihmojeni biznesin

duke ia lehtësuar punën e përditshme dhe duke i

dhënë mundësitë të shlyejë detyrimet pak më

avash.

Sot vendet fqinje si Italia dhe të tjera po

diskutojnë uljen e taksave për të ndihmuar biznesin, kurse ne akoma nuk kemi filluar të

flasim për mundësinë e uljes së taksave.

Gjithashtu, dua të them se të gjithë janë në pritje

të një pakete të tretë, e cila duhet të ndihmojë

sektorët më të goditur, turizmin, transportin dhe të

tjerë. Është domosdoshmëri për ta pasur këtë

paketë dhe këto ndihma sa më shpejtë.

Meqenëse njëri nga aktet normative është

për tërmetin dhe një lehtësi që është bërë për

procesin e rindërtimit, do të doja të rikujtoja që

edhe pse pandemia është sot një emergjencë

primare, tërmeti mbetet një problem i madh. Mbi 2700 familje jetojnë ende në tenda dhe kërkojnë

një shtëpi sa më shpejtë të jetë e mundur. Qeveria

mund të ketë prioritete, problematika, por shteti

duhet të funksionojë në të gjitha hallkat e tij, në

periferi, në qendër dhe institucionet duhet t’u

përgjigjen qytetarëve. Sot qytetarët nuk kanë ku

të ankohen përveçse në facebook, ndaj ju lutem

ndihmojini shqiptarët.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Hyseni!

Fjalën e ka deputeti Halit Valteri. Të përgatitet deputetja Evis Kushi.

Halit Valteri – Të nderuar kolegë,

E nderuar zonja drejtuese e seancës,

Ju mund të sillni këtu sa akte normative të

doni, por më lejoni t’ju kujtoj që Rama është në

konflikt interesi me çfarë propagandon dhe thotë,

pasi kjo qeveri është e lidhur me krimin, si çdo

qeveri gjatë këtyre 30 vjetëve.

Disa prej jush kanë qenë dëshmitarë në këtë

sallë, kur nga foltorja Rama foli për ish-

prokurorin e Durrësit, Arian Ndoja, duke e akuzuar se punon për bandat. Sulmi me armë ndaj

tij erdhi pasi ai u sulmua përmes deklaratave

publike nga Kryeministri Edi Rama dhe

zëvendëskryeministri Erion Braçe. Nga ajo ditë e

deri më sot ende nuk është zbardhur atentati ndaj

prokurorit të shtetit. Gjë më të rëndë në këtë vend

sesa këto aktet normative që na sillni këtu nuk ka!

Page 19: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

19

Atentati nuk u zbulua, pasi vrasësit dhe bandat në

këtë vend janë të lidhura me pushtetin.

Të gjithë ata që nuk duan ta shikojnë ose

bëjnë sikur nuk e shikojnë filmin 7 - vjeçar të

kësaj qeverie nuk e shtrojnë dot pyetjen se çfarë

ndodhi atë natë dimri, kur njeriu që e lidhi më

shumë se kushdo tjetër krimin me politikën

vendosi ta luftojë atë, sepse kriminelët i kemi pasur në këtë sallë.

Përveç të tjerash, ky Kryeministër do të

mbahet mend si Kryeministri që shpalli “tokë të

xanun” nga Veriu në Jug kriminelët e të gjitha

kategorive, shtresave dhe racave. Këtë gjë e bëri

në fillim të vitit 2013, kur mori flamurin kundër

drejtësisë së korruptuar, duke vazhduar me

linçimet publike të zyrtarëve të administratës,

sajoi KÇK-në dhe OFL-në, derisa futi si fandi

spathi Ulsi Manjën dhe Fatmir Xhafajn për të

emëruar prokurorët e SPAK-ut, meqë nuk kishte

mbetur gjë tjetër për t’u kapur. Këta prokurorë, që kanë këtë çështje, i ka emëruar dhe i përdor Ulsiu

i partisë si t’i kishte kamerierë.

Përgjigjja e gjithsecilit prej nesh është të

bindim shqiptarët se vendi ynë do të ndryshojë,

ose më mirë, duhet të ndryshojë. Si mund ta bëjmë

këtë? Si mund ta shpallim këtë nismë? Si mund t’i

bindin mijëra djem dhe vajza se Shqipëria është

dhe duhet të jetë vend i lirë? Duhet të zhdukim

këto fekale të sistemit të drejtësisë, që qelben nga

lidhjet nepotike dhe nga sistemi i korruptuar, duke

mos i ikur së vërtetës, duke mos iu fshehur Shqipërinë shqiptarëve, duke mos ia mohuar

shtetin shqiptar qytetarëve të këtij vendi dhe

natyrisht, duke mos u vjedhur shtetin, drejtësinë

dhe mirëqenien atyre që na kanë sjellë në këtë

sallë.

Një baba ka humbur të birin, një nënë ka

humbur shpirtin, ndaj i bëj thirrje SPAK-ut dhe

Prokurorit të Përgjithshëm që të mos bëhen pjesë

e kulisave dhe dosjeve në sirtarë, por të hetojnë

këtë ngjarje dhe shumë ngjarje të tjera që mbahen

në sirtarë nga lidhjet e ish-ministrave dhe deputetëve të kësaj qeverie. Kam bindjen e plotë

që, nëse politika do të heqë duart e përlyera me

gjak nga kjo çështje dhe shumë çështje të tjera, ato

do të zbardhen dhe do të jenë ashtu siç i duan

shqiptarët dhe jo me ngjyrime politike.

I bëj thirrje ministrit të Brendshëm që në

vend që të nxjerrë policë pa emra dhe pa numra

identifikimi për të rrahur qytetarët e Shqipërisë, t’i

dërgojë ata në parcelat e hashashit dhe atje ku

vrasësit lënë gjurmë të pakundërshtueshme.

Faleminderit!

Për sa i përket aktit normativ, të dashur

kolegë, ky parlament nuk ka më nevojë për

opozitën dhe asnjeri tjetër, sepse naltëgjatësia e tij

i ka votat dhe miraton çfarë të dojë. Shumë shpejt

do t’ju sjellë ndonjë akt normativ që ta bëni mbret, sepse ju nuk i lexoni, por thoni vetëm “po”.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Valteri!

Ndërkohë, ju tërheq vëmendjen për gjuhën e

përdorur në fjalën tuaj. Ju keni cenuar nenin 6 të

Kodit të Sjelljes, sepse përdorët një gjuhë

joparlamentare. Unë ju sugjeroj t’i tërhiqnit fjalët

pa etikë. Keni të drejtë të kritikoni, por me një

fjalor të denjë për deputetët dhe për ata që ne

përfaqësojmë.

Fjalën e ka deputetja Evis Kushi. Të

përgatitet deputeti Andi Përmeti dhe më pas

deputeti Ervis Meço. Evis Kushi – E nderuar zonja drejtuese e

seancës,

Të nderuar kolegë,

Të dashur qytetarë,

Fatmirësisht, Shqipëria, sikurse edhe

Europa, ka filluar t’i lehtësojë masat kufizuese të

vendosura për të parandaluar përhapjen e

Koronavirusit dhe për mbrojtjen e shëndetit të

qytetarëve. Megjithatë, ne nuk mund të harrojmë

që vetëm pak javë më parë përjetuam një situatë

të jashtëzakonshme, të paimagjinueshme, shumë të vështirë dhe të paparashikueshme. Ekonomia

globale ka hyrë në recesion duke dhënë efekte

negative për bizneset dhe punësimin.

Fatkeqësisht, shumë biznese e mbyllën aktivitetin

e tyre gjatë pandemisë, shumë të tjera e reduktuan,

por në këtë situatë reagimi i qeverisë ishte i

menjëhershëm. Një prioritet absolut ka qenë jo

vetëm mbështetja e familjeve në nevojë,

qytetarëve, por edhe vetë bizneset, për t’i

ndihmuar që të kapërcejnë këtë krizë.

Deri tani janë miratuar dhe janë vënë në zbatim dy paketa mbështetëse, një sërë ligjesh,

vendimesh dhe aktesh normative që u vijnë në

ndihmë të gjitha kategorive të prekura nga kjo

pandemi; familjeve në nevojë, atyre me ndihmë

ekonomike, bizneseve të vogla, bizneseve të

mëdha e kështu me radhë.

Në vazhdën e këtyre masave vjen edhe akti

normativ nr. 18, që do të miratojmë sot, të cilin

Page 20: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

20

ministrja e Financave dhe Ekonomisë e sqaroi në

detaje. Ajo ishte shumë shteruese dhe unë nuk dua

të përsëris të njëjtat gjëra, por do të përsëris vetëm

thelbin e tyre. Ky akt normativ i vjen në ndihmë

fashës më vulnerable, që janë bizneset me

qarkullim deri në 14 milionë lekë, duke i zeruar

këstet e parapagimit të tatimfitimit për periudhën

në vazhdim, ndërkohë që i vjen në ndihmë edhe fashës mbi 14 milionë lekë të rinj, pra bizneseve

brenda kësaj fashe dhe me këtë qarkullim vjetor,

të cilave u shtyhen këstet e parapagimit të

tatimfitimit për vitin 2021.

Gjithashtu, ky akt normativ u vjen në

mbështetje edhe sektorëve të caktuar, si, për

shembull, turizmit, call center-ave apo edhe

fasoneve.

Megjithatë, pavarësisht këtyre paketave,

pavarësisht këtyre mbështetjeve, ne jemi në një

moment kur duhet të reflektojmë qartë lidhur me

të ardhmen, lidhur me hapat që duhet të ndjekim në vazhdim.

Gjatë këtyre ditëve kam lexuar një sërë

artikujsh që lidheshin me atë se çfarë po bëjnë

shtetet e tjera, qofshin këto vende të zhvilluara

apo vende në zhvillim, për kapërcimin e krizës,

pra çfarë hapash po marrin për të mbështetur

bizneset dhe për të ringritur ekonominë, që, siç e

thashë, ka hyrë në një recension global. Kam

lexuar edhe artikuj brenda vendit nga ekonomistë

vendas, të cilët japin sugjerimet e tyre për hapat e

radhës lidhur me mënyrën se si duhet ta kapërcejmë këtë krizë dhe pothuajse pjesa më e

madhe e të gjithë ekonomistëve konvergojnë në të

njëjtin drejtim, pra ka ardhur momenti për një

paketë të tretë, e cila duhet të jetë ndryshe nga dy

paketat e para mbështetëse.

Në qoftë se në dy paketat e para fokusi

kryesor, ashtu sikurse edhe në vendet e tjera, ka

qenë mbështetja e shëndetësisë, subvencionimi i

pagës për të punësuarit, mbështetja sociale,

lehtësitë fiskale, në paketën e tretë unë jam shumë

dakord me profesor Anastas Angjelin, i cili në një nga analizat e tij së fundi thotë: “Paketa e tretë

duhet të fokusohet në tri drejtime kryesore: në

ekonomi, punësim dhe në zbutjen e varfërisë”.

Pra, këto duhet të jenë tri shtyllat kryesore ku

duhet të fokusohemi në vazhdim dhe, pa dyshim,

reforma strukturore dhe nxitja apo, le të themi,

thithja e investimeve të huaja direkte dhe patjetër

i investimeve vendase.

Dje ishim dëshmitarë të një investimi të huaj

direkt nga një kompani franceze për parkun

fotovoltaik të Karavastasë, parku më i madh me

energji diellore në Ballkan. Ky është një lajm

shumë i mirë dhe unë shpresoj që të shërbejë

vërtet si një ogur i mirë për të na bërë më shumë

optimistë drejt së ardhmes, drejt kapërcimit të

krizës. Faleminderit!

Vasilika Hysi – Fjalën e ka deputeti Andi

Përmeti. Të përgatiten deputetët Ervis Meço dhe

Antoneta Dhima.

Andi Përmeti – Do të flas shkurt për shkak

të kohës së kufizuar.

Pandemia po shkon drejt fundit, por,

sigurisht, ne duhet të kemi kujdes. Shqiptarët që

në fillim të mbylljes u bindën të gjithë, edhe pse

urdhrat vinin nga Facebook-u, edhe pse vendimet

ishin të diskutueshme, edhe pse kjo ishte një

goditje e parikuperueshme për ekonominë. Shqiptarët u bindën dhe u kujdesën kryesisht për

veten dhe për familjarët e tyre, por ky kujdes dhe

kjo bindje e shqiptarëve u keqpërdor që në fillim

nga Rama, derisa arriti në tallje. Vetëm para pak

ditësh nga Facebook-u i tij ai doli dhe deklaroi

mbylljen e bizneseve për fundjavën jo në zonat e

kuqe, por në të gjithë Shqipërinë. Të nesërmen

qindra gjoba iu vunë bizneseve dhe qindra

konflikte patën pronarët, të cilët nuk kishin asnjë

faj, sepse nuk e dinin dhe, sigurisht, nuk kanë

asnjë detyrim të rrinë me sy e vesh te Facebook-u i Ramës deri në orën 12 të darkës, nga ku dje i

lajmëroi dhe i njoftoi shqiptarët se ai ishte

shpëtimtari...

Vasilika Hysi –Deputetët e pavarur kanë dy

minuta kohë.

Faleminderit!

Andi Përmeti – ...që u kishte shpëtuar jetën

nga virusi, pra as mjekët, as infermierët, as Zoti,

por ai dora vetë, babai i kombit nga Surreli, me

përkrenaren e Skënderbeut mbrapa kishte luftuar

dhe i kishte shpëtuar nga armiku i padukshëm. Sot, kur e mendon me qetësi, nuk e kupton nëse

po tallet ai me shqiptarët apo nëse është bërë ai

për t’u tallur. Por po nga ai Facebook, përsëri para

disa ditësh, ai i njoftoi shqiptarët se do të ndalonte

lëvizjen e makinave çdo të diel nga tetori në mars,

jo për pandemi, jo për gjendje të

jashtëzakonshme, por se ashtu do dhe mendon ai.

Page 21: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

21

Zoti Rama, me kë talleni ju? Çfarë kujtoni ju

se janë shqiptarët, dele apo kaviet tuaja për t’u

eksperimentuar?! Shqiptarët vërtet janë popull i

varfër dhe i vuajtur, por janë popull me dinjitet.

Madje, ju siguroj që, në qoftë se nuk ndaloni me

talljet dhe eksperimentet ndaj tyre, reagimi i tyre

do të jetë aq i egër, sa fjalët e të madhit Sandër

Gjoka do t’ju duken përkëdhelje. Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Përmeti,

por do të doja t’ju tërhiqja vëmendjen, pasi

diskutimi juaj ishte jashtë rendit të ditës dhe bie

ndesh me nenin 48, pika 1, të Rregullores, pra nuk

po flisni për thelbin e çështjes!

Kushdo nga deputetët që do të marrë fjalën,

duhet të flasë për aktin normativ. Nëse keni për të

folur për çështje jashtë rendit të ditës, ka një pikë

në Rregullore që ju mundëson të flisni për çështje

jashtë rendit të ditës, por në fund, pasi të mbarojë

rendi i ditës. Faleminderit!

Fjalën e ka...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po, zoti Murrizi.

Myslim Murrizi – Faleminderit!

Jam absolutisht dakord me vërejtjen që i

bëtë deputetit Përmeti, por ajo(?) flet kur

parlamenti është në kushtet e punimeve normale

dhe të zakonshme. Duke qenë se ne kemi në kohë

të kufizuar, deputetët do të flasin për të gjithë

gamën e çështjeve që trajtohen. Ju nuk po mblidheni enkas vetëm për atë që na thoni se po

mblidheni. Kështu që unë nuk besoj se duhet

ruajtur ndonjë fanatizëm për aktet, për teatrin, për

rendin. Në seancë të jashtëzakonshme ne kemi

diskutuar 23 pika këtu dhe kohën për të folur e

kemi 5 minuta. Patjetër që do të kapërcejmë nga

pikat që kemi të përcaktuara, ku kemi regjistruar

emrin për të folur. Kur të kthehemi në kushtet e

normalitetit, ku çdo diskutant ka të drejtë të flasë

10 minuta, absolutisht që jam dakord të zbatohet

Rregullorja. Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit!

Fjalën e ka deputeti Ervis Meço.

Atëherë, duke qenë se deputeti nuk është i

pranishëm, konsiderohet që ka hequr dorë nga

fjala.

Më falni, paska ndërruar vendin!

Ervis Meço – Faleminderit, zonja drejtuese

e seancës!

Në fakt, fjala ime, për të cilën jam regjistruar

disa ditë para dhe nuk e kuptoj si ka ndodhur kjo

amulli, ka të bëjë me çështjen e diskriminimit,

por, siç i thatë edhe kolegut Papa... Nuk e di pse

është vrarë fjala e lirë sot. Nuk e kuptoj këtë gjë.

Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë gjë. Vasilika Hysi – Zoti Meço, e kam dëgjuar

këtë shprehje edhe nga zoti Papa. Ju e dini se

emrat i sillni nëpërmjet sekretarisë së grupit tuaj.

Nëse sekretaria e grupit tuaj i ka sjellë emrat

gabim, dhe emrat vijnë para fillimit të seancës,

problemin gjejeni brenda grupit tuaj dhe

sekretarisë suaj.

Ervis Meço – E kuptoj.

Vasilika Hysi – Por emrat nuk regjistrohen

ditë më parë.

Ervis Meço – Nuk e di këtë, sepse nuk na ka

ndodhur ndonjëherë ky problem. Vasilika Hysi – Zgjidheni me kryetarin e

grupit tuaj dhe me sekretarinë tuaj.

Ervis Meço – Ju kuptoj.

Ju faleminderit!

Vasilika Hysi – Fjalën e ka deputetja

Antoneta Dhima.

Të përgatiten deputetët Zef Shtjefni dhe

Kujtim Gjuzi.

Antoneta Dhima – E nderuar zonja

drejtuese e seancës,

Të nderuara kolege dhe kolegë deputetë, Të dashur qytetarë,

Akti normativ “Për sistemin e taksave

vendore”, i ndryshuar””, të cilin po e diskutojmë

dhe patjetër do ta miratojmë sot, është shumë i

rëndësishëm për situatën që po kalon vendi ynë.

Ndryshimet e parashikuara në këtë akt normativ

do të ndihmojnë reduktimin e kostove të

investimeve në zonat e prekura nga tërmeti, duke

u ardhur kështu në ndihmë qytetarëve të dëmtuar

dhe duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rindërtimin e

zonave të prekura nga tërmeti, si dhe do të sigurojë mbështetje për tatimpaguesit e biznesit të

vogël për vitin 2020.

Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Rama

me përgjegjshmëri dhe maturi kanë marrë dhe po

vijojnë të marrin vendimet dhe aktet e duhura, të

cilat kanë pasur dhe kanë si objekt zbutjen e

pasojave të shkaktuara nga tërmeti, si dhe nga

pandemia shëndetësore COVID-19.

Page 22: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

22

Dy janë ndryshimet kryesore, të cilat janë

reflektuar në ligjet ekzistuese për sistemin e

taksave vendore.

Së pari, përjashtohen nga taksa e ndikimit në

infrastrukturë investimet në kuadër të programit të

rindërtimit sipas dispozitave të ligjit nr. 97/2019

“Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit

nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive

natyrore””. Objekt i këtij përjashtimi janë disa

programe, të cilat synojnë përmirësimin e

kushteve të jetesës dhe të shëndetit të banorëve të

zonave të dëmtuara pas shpalljes së gjendjes së

fatkeqësisë natyrore, si: programi i zhvillimit të

objekteve të reja, programi i ndërtimit të

infrastrukturës publike dhe i infrastrukturës

kritike në zonat e dëmtuara nga tërmeti. Nëse do

t’i referohemi legjislacionit aktual, ai parashikon

disa përjashtime nga taksa e ndikimit në

infrastrukturë në sektorin e turizmit dhe të agroturizmit dhe në ndryshimin e bërë në tetor të

vitit të shkuar është shtuar edhe një përjashtim

tjetër nga kjo taksë për investimet mbi

rindërtimin, riparimin ose restaurimin e

ndërtesave të destinuara për qëllime banimi, të

cilat janë dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore, sipas

legjislacionit për mbrojtjen civile.

Së dyti, hiqet detyrimi për pagesën e kësteve

të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për vitin 2020

për tatimpaguesit me qarkullim vjetor 5 deri në 8

milionë lekë. Akti normativ nr. 11, datë 27.03.2020, të

cilin e kemi miratuar, parashikonte një shtyrje të

afatit të pagesave të tatimit të thjeshtuar mbi

fitimin për vitin 2020. Pagesa e kësteve për

tremujorin e parë dhe të dytë u shty deri në datën

20 tetor 2020 dhe pagesa e tremujorit të tretë dhe

të katërt u shty në datën 20 dhjetor 2020. Kjo masë

u ndërmor për të zbutur efektet e pandemisë

shëndetësore COVID-19.

Akti normativ që po shqyrtojmë aktualisht

parashikon një zbutje të mëtejshme të masave dhe lehtësimin e tatimpaguesve të biznesit të vogël. Ai

u jep të drejtë tatimpaguesve të tatimit të

thjeshtuar mbi fitimin të biznesit të vogël me

qarkullim 5 deri në 8 milionë lekë që për vitin

2020 të mos paguajnë detyrimin e tatimit të

thjeshtuar mbi fitimin.

Opozita joparlamentare po e shfrytëzon

situatën e krijuar duke bërë politikë të ulët me

pakënaqësitë e gjithkujt që i del përpara, pikërisht

sot kur vendi ynë po mundohet të ringrihet nga dy

fatkeqësitë e rënda, tërmeti dhe pandemia

COVID-19. Ata mund të shkojnë kudo të mbushin

ekranet e televizioneve, apo rrjetet sociale, duke

theksuar se pushteti lokal dhe ai qendror i kanë

lënë njerëzit vetëm, të braktisur, se në treg nuk ka

shitje produktesh, se nuk janë dhënë ndihma për të gjithë, se disa janë diferencuar dhe sjellin pamje

me njerëz, me të cilët luajnë në momentet e tyre

shpirtërore, sociale dhe ekonomike dhe, me sa

duket, kanë filluar fushatën e tyre, por fushatën e

mbrapshtë.

Akti normativ, që po diskutojmë sot, shpreh

edhe një herë qëndrimin e maxhorancës

qeverisëse, duke qenë vërtet në mbështetje dhe në

ndihmë në këto kohë krizash. Në kushtet kur ky

akt normativ mundëson zbatimin e përjashtimeve

nga taksat në një kohë më të shpejtë sesa po të

propozohej në kushte normale të projektligjit, si dhe në kushtet kur ai vjen si në ndihmë të

banorëve të prekur nga tërmeti, ashtu edhe për

biznesin e vogël, të nderuar kolegë dhe kolege

deputetë, ju ftoj ta miratojmë.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Dhima!

Fjalën e ka deputeti Zef Shtjefni.

Zef Shtjefni - Faleminderit, zonja

nënkryetare!

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Të dashur qytetarë, Në këto dy minuta nuk kam se çfarë të flas

për aktin normativ, pasi më duhen 5 minuta a më

shumë për të folur, por këto dy minuta dua t’i

shfrytëzoj për t’u kthyer përgjigje disa medieve

dhe gazetarëve VIP, që merren me opozitën

parlamentare. Nëse është e mundur të vazhdoj,

nëse nuk doni të vazhdoj, le ta lëmë kur të vijë dita

të flasim lirisht.

Zonja zëvendëskryetare, juve po ju

drejtohem.

Vasilika Hysi – Më falni, por ju lirisht po flisni. Ju po i kaloni minutat duke bërë hyrje.

Zef Shtjefni – Nuk kam se çfarë të flas për

dy minuta për aktin normativ. Nëse doni të

vazhdoj të flas, më lini të flas për këtë që kam,

nëse nuk doni, atëherë po e ndërpres dhe kur të

vijë dita do të flas lirisht.

Vasilika Hysi – Dakord, faleminderit!

Fjalën e ka deputeti Kujtim Gjuzi.

Page 23: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

23

Kujtim Gjuzi – E nderuar zonja

nënkryetare e Kuvendit!

Të nderuar qytetarë dhe miq,

Siç e patë, Kryeministri vijoi edhe sot me

fyerje, me shantazh dhe të gjitha i përdor kundër

deputetëve, që ishin të përgjegjshëm dhe u

kujdesën që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

të vazhdojë normalisht punën e tij. Në fakt, ai atë di prej vitesh. Ne që e njohim që në rininë e tij e

dimë që ai di vetëm të bëjë shaka dhe sarkazma pa

kripë, por unë dola sot këtu të them se në 7 vjet ka

pasur zero rritje të pensioneve, për 7 vjet vetëm

PPP dhe vetëm grabitje. Për 7 vjet kjo qeveri nuk

bëri Rrugën e Arbrit, ka 7 vjet që kjo qeveri nuk u

vjen në ndihmë qytetarëve në nevojë, për 7 vjet

kjo qeveri vetëm ka diskriminuar e diskriminuar

dhe e gjithë administrata nuk pranon të respektojë

rregullat dhe ligjet, dhe deputetët e Kuvendit të

Republikës së Shqipërisë i refuzon, madje këtë e

bën Bashkia e Tiranës. Pra, është një skandal. Një tjetër lajm i hidhur ishte se Kryeministri

do të bllokojë lëvizjen e qytetarëve të shtunave e

të dielave. Ta harrojë, se kjo nuk ka për të

ndodhur!

Në fund doja të thosha se nuk mund të jap

një votë pro për aktet normative, sepse nuk ka

sens, kur qytetarët dhe bizneset nuk kanë marrë

pagat dhe kur nuk u janë vënë në dispozicion

qytetarëve shqiptarë fondet e miratuara për këtë

gjë që ndodhi me teorinë e Kryeministrit prej 44

ditësh pa ligj. Faleminderit, zonja nënkryetare!

Në këtë dy minutësh që kemi ne të opozitës

për të folur, kaq mund të themi, le të flasin këta të

PS-së nga 10, 20 apo 30 minuta.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Gjuzi,

por ky rend dite dhe kjo ndarje kohe është caktuar

në Konferencën e Kryetarëve, ku kanë

përfaqësues të gjitha grupet parlamentare! Ne po

zbatojmë atë kalendar dhe atë rend dite të miratuar

me konsensus. Fjalën e ka deputeti Erion Piciri. Të

përgatitet deputetja Elda Hoti.

Zoti Piciri nuk është. Atëherë konsiderohet

se ka hequr dorë nga fjala.

Fjalën e ka deputetja Elda Hoti.

Elda Hoti – E nderuar drejtuese e seancës!

Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë,

Dy aktet normative, që janë sot në agjendën

parlamentare, mund të jenë një përpjekje e

qeverisë për të lehtësuar peshën e rëndë, me të

cilën po përballen sot familjet dhe bizneset

shqiptare.

Shtyrja për vitin e ardhshëm për pagesën e

tatimfitimit për bizneset mbase u jep pak frymë në

mes të malit të detyrimeve që kanë mbi supe. Por sot kemi biznese të falimentuara, qytetarë që i

kanë pushuar nga puna për shkak të krizës

ekonomike, që ka kapluar vendin tonë, familje, që

nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike, kemi

studentë, që përballen me vështirësi të mëdha

pagesash, kemi të rinj, që mezi presin hapjen e

kufijve që të largohen, se këtu nuk kanë asnjë të

ardhme, kemi një Shqipëri që e keni katandisur si

mos më keq.

Cila është gjëja më e keqe që mund të

ndodhë në një vend demokratik? Është të

humbasësh shpresën tek e ardhmja, sepse ne kemi një Kryeministër që dhunon të rinjtë, që bulizon

gratë, që censuron medien, kemi një

Kryeministër, që nuk e do historinë e Shqipërisë,

që shkatërron monumentet e kulturës, shkatërroi

Teatrin dhe tani oligarkët e tij po kujdesen të

shkatërrojnë Urën e Zogut mbi lumin Mat, që

është ndër më të veçantat për nga struktura

arkitekturore. Keni nxjerrë edhe marrëzinë e

radhës, që të na ndaloni makinat të dielave, gjë që

dëmton bizneset në periferi, cenon të drejtën e

lirisë për të pasur një ditë pushim dedikuar familjes. Ti po kërkon të falimentosh edhe këto

biznese, i nderuar Kryeministër, të cilat i shpëtuan

COVID-19-s, por nga ti kur do të shpëtojnë

shqiptarët? Ju këtij populli i morët gjithçka. Tani

ata nuk kanë më asgjë. Të paktën kini guximin të

ndryshoni sistemin zgjedhor: hapni listat dhe

lejojini shqiptarët të votojnë në lirë për kë të duan!

Shqiptarët do t’jua japin përgjigjen me votë se

çfarë i keni bërë këtij vendi.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zonja Hoti! Fjalën e ka deputeti Enver Roshi.

Enver Roshi – E nderuar zonja Kryetare,

Të nderuar deputetë,

Natyrisht që aktet normative i shoh në

logjikën e çdo qeverie për t’u bërë ballë

emergjencave, pandemisë së koronavirusit dhe

këto janë përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë

dhe për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve. Sigurisht

Page 24: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

24

që ka shumë gjëra për të folur dhe për të diskutuar,

për të qenë pro apo kundër, por në situata të tilla

mendoj se duhet të mbështesim aktet që i

shërbejnë vendit.

Unë doja të kërkoja ndjesë për kohën që nuk

i kushtohet kësaj pjese të fjalës sime! E kam fjalën

për qëndrimin që kanë disa medie dhe analistë për

opozitën. Desha të them që qëndrimi i opozitës dhe i

deputetëve që hynë në parlament ka qenë një

qëndrim intelektual dhe kombëtar për t’u shërbyer

fateve të vendit. Kjo opozitë këtu në parlament

nuk e ka djegur vendin, nuk e ka bërë 97’-n, nuk

ka provokuar 21 janarin, nuk ka zënë rrugët e

kombit duke djegur goma apo duke penguar

njerëzit për të shkuar për të marrë ndihmën e parë.

Kjo opozitë këtu ka pasur platformën e vet,

që të respektojë institucionet, negociatat, tryezat

dhe jo braktisjen e institucioneve.

Ne jemi në një situatë të tillë kur ky vend është braktisur dhe është lënë në gjithë këto vite.

Kjo opozitë këtu mendoj se u ka shërbyer fateve

të vendit në lidhje me reformën në drejtësi, me

reformën zgjedhore dhe me të gjitha aktet ligjore,

që duhen për futjen e vendit në Europë. Ne jemi

këtu për të dhënë këtë shembull, jashtë kësaj

platforme çdo deputet është i lirë të votojë dhe të

bëjë sipas mendimit dhe qëllimit të vet. Ne nuk

jemi të intimiduar nga presioni për votën, nuk

kemi ardhur për intimidim këtu. Kush ka fakte t’u

drejtohet prokurorisë dhe gjykatave për çdo individ, apo deputet, që është këtu.

Ndihemi jashtë presionit dhe jemi të lirë të

vendosim e të votojmë ato nisma që i shërbejnë

vendit, jemi këtu për t’u shërbyer njerëzve, për të

dhënë atë shembull, atë qëndrim dhe atë qytetari,

si dhe për të qenë modeli i qytetarit në lidhjet me

komunikimin që kemi me njerëzit që na dëgjojnë

jashtë sallës. Ne nuk jemi për zënie, për bërtitje,

për klithma, për kapje podiumesh, apo për hedhje

sendesh këtu, por jemi për një qëndrim tjetër, për

një sjellje qytetare dhe intelektuale, për t’i shërbyer Shqipërisë. Kjo opozitë që është këtu

nuk ka bërë tradhti kombëtare, por i ka bërë

shërbim kombit të vet dhe është një shembull se

si duhet të respektohen institucionet e Shqipërisë,

për të cilat është derdhur aq gjak, aq mund dhe aq

djersë nga ky komb, i cili ka 30 vjet e më shumë

që përpëlitet për të dalë nga kjo gjendje dhe ky

është fakti që ne duhet t’i shërbejmë vendit tonë

dhe jo situatave, klaneve, apo investitorëve të

tjerë, që duan ta gllabërojnë këtë vend. Kjo

opozitë këtu nuk ka shitur koncesione, nuk ka

marrë hidrocentrale, nuk ka shkatërruar lugina,

lumenj, apo HEC-e të tjerë, që e kanë batërdisur

vendin, nuk ka djegur pyjet e Shqipërisë, po

kërkon t’i ruajmë, nuk ka shkatërruar mjedisin e

Shqipërisë, por kërkon të ndërtojë një mjedis intelektual, një mjedis negociatash paqësore të

tryezave, ku të gjithë të vijnë e të dialogojnë dhe

të dalin me një frymë konsensusi për t’i shërbyer

popullit dhe jo interesave personale. Ne nuk e

lidhim këtë me fatin e së ardhmes, por me

mundësinë që na jep kjo tavolinë për t’u shërbyer

Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne nuk kemi bërë

tradhti kombëtare, kemi bërë shërbimin e vetëm

ndaj Shqipërisë, si mundësi për ta futur vendin në

Europë. Ne jemi proeuropianë dhe proamerikanë

dhe mbështesim të gjithë politikën e qeverisë

amerikane në Shqipëri, duke theksuar se të vetmit ata, që janë kundër Shqipërisë dhe negociatave

janë politikanët shqiptarë, partitë shqiptare, që në

çdo marrëveshje janë kundër interesave. Sa herë

që vjen ambasadorja amerikane është e

besueshme dhe e mirëpritur të flasë për

Shqipërinë. Politikanët nuk duan dhe ne duam t’i

japim politikës shqiptare një shembull tjetër. Ne

jemi për atë reformë zgjedhore, që vota të

administrohet, të numërohet dhe rezultati të

shprehë vullnetin real të njerëzve kudo, në çdo

pjesë të vendit. Personalisht jam për një sistem të hapur

zgjedhor, që njerëzit të votojnë atë deputet që

duan dhe jo të zgjidhen nga partitë, apo të tjerët.

Këtë duam të mbështesim ne dhe këtë e bëjmë për

Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo që janë.

Ju faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Roshi!

Këtu mbyllet lista e diskutantëve.

Kalojmë në diskutimet në emër të grupeve

parlamentare.

Në emër të Grupit Parlamentar “Demokraci e Drejtësi” fjalën e ka deputetiEdmond Stojku.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Zoti Piciri, jua kam thirrur emrin dy herë,

nuk keni qenë të pranishëm dhe, në bazë të

Rregullores, konsiderohet që keni hequr dorë nga

fjala.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Page 25: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

25

Jo, nuk kam mundësi, sepse fillon diskutimi

nga fillimi.

Fjalën e ka deputeti Edmond Stojku.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Zoti Stojku, sipas Rregullores, koha nuk

transferohet.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Zoti Stojku, fjala për ju. Të përgatitet deputeti Myslim Murrizi.

Edmond Stojku - E nderuar zonja

nënkryetare,

Të nderuar kolegë,

Diskutimi për fatin e ekonomisë kombëtare

ndoshta është tema më e rëndësishme që duhet të

diskutohet në kushtet e COVID-19-s. Është e

rëndësishme, sidomos prej frikës së skajshme dhe

masave që sollën bllokimin e jetës dhe punës në

vend.

Bashkimi Europian lejoi vendet anëtare të

neglizhojnë kushtin për ta mbajtur borxhin e tyre brenda limiteve të paracaktuara. Shumica e

ndihmës që këto vende do të disbursojnë në

mjedisin e tyre ekonomik do të jetë kredi. Ndihma

që këto vende presin të marrin është një kredi për

t’u shlyer ne terma afatgjatë nga kontributet e tyre

si anëtare të BE-së. Në qoftë se këtu flitet që

Shqipëria të marrë një borxh të ri, të cilin qeveria

do ta ndajë, kundrejt garancisë së saj sovrane, me

bizneset private, unë mund të përmend investimin

strategjik për rrugën e Dibrës, ku unë kërkoj

garanci nga qeveria për këtë strategji, e cila duhet të jetë transparente.

Para se të mendojmë se si të injektojmë

fonde në ekonomi, ne duhet të gjejmë mënyra se

si ta kthejmë ekonominë në punë dhe ta bëjmë atë

produktive, duke mbështetur çdo biznes të madh

apo të vogël me mjete financiare dhe strategji

zhvillimi konkrete, ndoshta duke rritur shkallën e

profilizimit, për të qenë kompetitivë brenda dhe

jashtë vendit, pa harruar konsumin e produkteve

vendase nën sloganin “Ha, pi dhe jeto shqip”.

Është çasti të kuptojmë se ne po shkojmë drejt një bote gjithnjë e më pak globale, drejt një

ndryshimi rrënjësor të zinxhirëve të furnizimit

dhe drejt një sistemi gjithnjë e më izolacionist të

zhvillimit të kombeve të ndryshme. Është koha

për të ndryshuar strategji dhe optikë kombëtare.

Deri sot ne kemi favorizuar importet për

produktin vendas dhe kemi keqtrajtuar industrinë

vendase nën një alibi me thelb korruptiv, duke

deklaruar se na e kërkon Organizata Botërore e

Tregtisë. Shkurt, kemi që nga viti 1991 që

preferojmë që ministri i radhës t’i marrë lekët tek

trau i doganës nga importuesit e mëdhenj dhe këtë

e kemi bërë me koston e zhvillimit të vendit.

Çfarë ekonomie kemi ndërtuar në 30 vjet,

kur 80% të ekonomisë e përbëjnë shërbimet, ku

biznesi i vogël jep më pak se 2% të GDP-së dhe biznesi i madh është i lidhur fort me qeverinë, ose

i vdekur? Aq sa i domosdoshëm është rishikimi i

ligjit të buxhetit për vitin 2020, aq e

domosdoshme është të nisim të shohim në sy disa

të vërteta thelbësore. Zhvillimi dhe rritja e

ekonomisë është, së pari, proces i besimit të

publikut të një vendi mbi një territor. Ka disa vjet

që njerëzit vetëm ikin, të bindur se ky vend nuk

bëhet. Pse ndodh kjo?

Sa miliardë euro mbajnë në depozitat e tyre

bankat shqiptare? Parashikimi i FMN-së

dhe i Bankës Botërore është që këtë vit rënia ekonomike do të jetë minus 9%. Çdo injektim

financiar, si lehtësim sasior, i cili do të

kundërbalanconte thellimin e borxhit publik,

rrezikon ta shtyjë vendin në deflacion dhe, si i

tillë, duhet të aplikohet me shumë kujdes. Politika

monetare e vendit, e udhëhequr nga Banka e

Shqipërisë, duhet të referojë saktësisht indeksin e

rënies së konsumit për shkak të krizës, si dhe

problemet me qarkullimin e parasë. Këta dy

tregues janë decizivë në këtë vendimmarrje. Në

qoftë se kërkohet një reformë strukturore për të rritur fleksibilitetin e sektorit financiar, ne, si

opozitë, jemi të gatshëm të ulemi menjëherë me

operatorët kryesorë financiarë të vendit dhe

shoqatat e tyre, qofshin ato shoqatat e bankave

apo shoqata e shoqërive jobankare, për të

optimizuar përgjigjen në treg me mjete të

brendshme monetare të këtij momenti negativ të

ekonomisë. Ju siguroj se burimet e brendshme

monetare, ashtu si edhe vullneti i institucioneve

financiare ne vend, nuk mungojnë.

Zotërinj, jepini fund panikut dhe hapeni ekonominë! Vendosni datën dhe orën kur do të

flasim për një strategji kombëtare të ekonomisë,

në mbrojtje të burimeve dhe prodhimit vendas, në

mbështetje të punësimit të shqiptarëve dhe në

ndryshimin sa më parë të strukturës së deformuar

ekonomike në këta 30 vjet. Le të vendosim për

hapat që duhen hedhur, me guximin dhe me

kurajën që pohon gabimet dhe adreson çështjet në

Page 26: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

26

terma afatgjatë, në mënyrë që të ndërtojmë një

ekonomi konkurruese.

Vasilika Hysi - Faleminderit, zoti Stojku!

Fjalën e ka deputeti Myslim Murrizi.

Myslim Murrizi - Faleminderit, zonja Hysi!

Të nderuar kolegë deputetë kudo që jeni,

Të nderuar qytetarë shqiptarë,

Sot në parlament kalojnë disa akte normative, që janë në vazhdën e propagandës dhe

të tollovisë së qeverisë prej ditës që ka rënë

fatkeqësia e parë në këtë vend, në shtator 2019,

më 26 nëntor 2019, si dhe i famshmi virus, që del

me zig-zage sipas lejes dhe urdhrit që merr nga

Rama, më 12 mars 2020.

Ministrja e Financave me sa duket është

larguar që të pajisë me vegla pune aktorët, të

cilëve, pasi u shemb Teatri, iu drejtua duke u

thënë: “Keni kohë të merreni me ndërtim derisa të

ndërtohet teatri”, por do të doja të ishte këtu për të

më shpjeguar se çfarë bëhet me këto akte normative, të cilat, përveç propagandës dhe

demagogjisë hipokrite të kësaj qeverie, nuk bëjnë

asgjë më shumë.

Ministrja thotë se do të shtyjmë këstet e

parapagimit të tatimfitimit. Ti nuk e di se sa do të

fitojnë këta të shkretët, të cilët kanë 5 muaj që

kanë mbyllur qepenat. Parapagimi i tatimfitimit

është një shpikje artificë e administratës, e

sanksionuar në ligj, sepse përtonin me

parazitizëm që t’ua merrnin atë tatim real të fitimit

më 31 mars të vitit pasardhës, kur ata do të dorëzonin bilancin tatimor.

Zonja Ministre, atje ku të jesh, te brigada e

ndërtimit, a mendon se bizneset që dorëzojnë

bilance do të kenë fitim më 31 mars të vitit 2021?!

Unë, nga çfarë po shoh dhe se ku ekonomia po

shkon, nuk besoj se do të kenë fitim. Çfarë u

shtyni ju këtyre, borxhin?!

Ministrja thotë që do të shtyjmë pagesën e

kësteve për datën e përcaktuar, që të mos

paguajnë, për shembull, në çdo datë 20, në 3 apo

4 muaj, që e ka caktuar në ligjin tatimor, dhe se po ju bëjmë avantazh. Asgjë nuk u keni hequr nga

barra fiskale dhe nuk i keni përjashtuar nga asnjë

taksë lokale qytetarët, vetëm se, sipas urdhrit, që

e jep sulltani në Facebook në darkë, u mësyjnë

çdo ditë xhandarët dhe taksidarët tuaj, duke i

gjobitur në sabah në çdo qepen dhe derë të

dyqanit, edhe pse i gjejnë të mbyllur.

A e dini se subjektet, edhe pse i kanë

mbyllur qepenat prej 10 marsit, paguajnë faturat e

energjisë elektrike aforfe me miliona lekë, njëlloj

me vitin që shkoi, sepse rrezikohen punonjësit e

KESH-it që t’i kapë koronavirusi në xhade dhe

nuk denjojnë të shikojnë matësit?!

A e dini se hajdutët e OSHEE-së kanë filluar

të ndërrojnë matësit pa ua marrë numrat sahateve në qytetin e Fierit, Lushnjës, Tiranës dhe ku të

munden?!

A e dini ju se nga 170 mijë shqiptarë, të

cilëve u premtuat pagë lufte, vetëm 83 mijë e kanë

marrë deri tani?! Edhe për këta 83 mijë unë jam

skeptik, sepse ju nuk guxuat kurrë ta bëni

transparente listën e qytetarëve që kanë përfituar

qoftë 260 mijë lekë, qoftë 400 mijë lekë. 110

milionë euro i keni bërë rrush e kumbulla. Nga

thesari raportohet se kanë dalë 65-68 milionë

euro. Pra, edhe për shifrën 110 milionë euro

mashtroni. Do të votoni ose keni votuar sot në kuti për një borxh tashmë të marrë. Pra, e keni marrë

edhe borxhin 174 milionë euro, që vjen këtu

thjesht për të marrë vulën e noterit, në emër të

sovranit, në emër të qytetarëve shqiptarë, të cilin

do ta paguajnë fëmijët e qytetarëve shqiptarë për

3,5-5 vjet me interes 4%.

Çfarë është ky borxh dhe nga e keni çuar?!

A di të thotë ndonjë gjë ministri i tërmetit, tigri i

qametit, se ku kanë shkuar 174 milionë euro?! Me

sa duket ka ikur të raportojë atje ku ndan paratë.

Në emër të shqiptarëve deri sot keni borxh marrë rreth 10 miliardë euro, as më shumë e as më

pak, nga 2 mijë euro, duke llogaritur 5 milionë

shqiptarë, bashkë me ata që kanë 30 vjet që

dergjen rrugëve të botës dhe mbajnë me mund,

djersë dhe sakrificë familjet e tyre në këtë vend.

Edhe në emër të tyre keni marrë nga 2 mijë euro

borxh, duke filluar nga ai që lind sot e deri tek ai

që është në prag të vdekjes.

Propagandë dhe hipokrizi me tërmetin!

A mund të më thoni nëse keni bërë ndonjë

plan rregullues për Thumanën? A kanë bashkitë tuaja plan për ndërtime në Durrës, në Shijak, në

Maminas, në Thumanë, në Krujë, në Fushë-Krujë,

në Kavajë apo ku u prishën?! Zero! Edhe të

dëmtuarit e tërmetit të muajit shtator i keni akoma

në çadra sot. Ndërtuat 5 shtëpi në Floq dhe u shkul

e gjithë qeveria për të bërë paradë mode se po

inauguroheshin çatitë. Keni prishur në Durrës...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Page 27: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

27

Pse është ndërtuar në Thumanë, zonja

Gjermeni?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Sa shtëpi janë ndërtuar në Thumanë? Akoma

nuk keni pastruar mbeturinat, por i mbani dhe e

bëni për video dhe për show.

Keni shkuar në Durrës, keni prishur pallate

pa lajmëruar banorët dhe i keni nxjerrë të gjithë natën, duke u ndërprerë dritat, vetëm se në atë

pallat banonte motra e zëvendësministres së

Brendshme. Ai pallat nuk ishte planifikuar të

prishej, por e bëtë shpejt e shpejt meqenëse ishin

plasaritur dy suva. A e dini, zonja Gjermeni, sepse

jeni deputete e qarkut të Durrësit, që tjetër pallat

pritej të prishej, se është i çarë dhe jashtë

funksionit, dhe tjetër pallat keni prishur në

Durrës?!

Shqiptarët janë në fukarallëk dhe ju i keni

kyçur me vendim në arrest shtëpie deri më 23

qershor. Talleni duke u thënë: “Dilni të hënën, mos dilni të martën; dilni të mërkurën, kujdes të

enjten; të premte e të shtunë dilni në këmbë; ditën

e diel kyçeni makinën, se ju hyn virusi në

makinë”. Hiqini nga rruga ato makinat me 12,7,

se koronavirusi nuk është diversant. Rregulloni

çfarë keni për të rregulluar, sepse shqiptarët po

shkojnë drejt një krize të paparë. E patë se çfarë

ndodhi në ‘97-ën kur shqiptarët humbën 360

milionë euro në 23 kompani rentiere?! Deri në

fund të vitit të jeni të bindur se në buxhet do të

mungojnë 1 miliard euro, por nuk keni garanci se ekonomia do të rimëkëmbet.

Turizmi nuk pret që të vijnë nga jashtë. Na

numëroni si turistë emigrantët shqiptarë që futen

në sistemin TIMS në korrik dhe në dhjetor. 6

milionë turistë me 50 mijë shtretër që ka ky vend

të deklaruar apo jo, i bie që për 120 ditë të gjithë

shtretërit të jenë të zënë! Me kë talleni ju?!

Shkoni dhe shikojini! Thatë se do t’u jepni pagë

lufte! Zero! Çdo ditë qindra biznese po

falimentojnë, kurse ju vetëm talleni me shqiptarët

dhe me fukarallëkun e tyre; talleni kur thoni se do t’u jepni pagë lufte dhe nuk ua jepni; talleni kur

thoni se po i përkrahni; talleni kur thoni se po u

ndërtoni shtëpi; talleni ku e di unë se për çfarë. Më

kryesorja është se nuk guxoni kurrë të merrni

mundimin dhe të shkonin para qytetarëve. Talleni

edhe me gjënë më të shenjtë që qytetarët shqiptarë

në dhjetor të ’90-ës e kanë fituar, pasi vërshuan

mijëra e mijëra në rrugët e Tiranës dhe të gjithë

Shqipërisë: me sovranitetin e votës së qytetarëve

shqiptarë. Pse druheni dhe keni frikë të shkoni te

qytetarët shqiptarë?! Çfarë mëkatesh u keni bërë

këtyre qytetarëve që nuk guxoni të shkoni dhe të

gjykoheni nga vota e tyre?! Strukeni si struci në

Pallatin e Kongreseve dhe bëni lojë të pistë si

skuthat me njëri-tjetrin vetëm e vetëm që t’ua

fshini qytetarëve shqiptarë të zgjedhurit e tyre që do të vijnë në këtë sallë që të bëjnë ligje, të marrin

borxhe e të tallen me ta në emër të tyre.

Zoti Balla, ke deklaruar se do t’u japësh

mundësi të gjithë emigrantëve të votojnë. Pres të

deklarosh nëse do të votojnë sipas asaj që ke në

mendje? Çfarë të shtyu që u tërhoqe?! Kemi

deklaruar se do të çojmë sovranitetin te vota e

qytetarëve shqiptarë. Fshiheni si djalli temjanit,

sepse keni frikë.

Një ditë qytetarët shqiptarë do të vendosin

vetë dhe të jeni të bindur që në këtë sallë nuk kanë

për të ardhur manekinë dhe klounë që nuk ua ka parë njeri surratin në asnjë katund, në asnjë lagje

dhe në asnjë cep të Shqipërisë. Edhe tallja ka një

kufi, edhe durimi ka një kufi. Halleve dhe

sikleteve, që i kanë zënë shqiptarët nga tërmeti i

parë dhe nga tërmeti i dytë, nga virusi e nga

qameti i të gjitha qeverive, të cilat në kurriz të tyre

vetëm vjedhin dhe bëjnë sikur u dhimbsen

shqiptarët në ditë fatkeqësie, duke u qurravitur

nëpër shtëpitë e rrëzuara nga tërmeti apo duke

trokitur nëpër dyer me qese të turpit të politikës

shqiptare sikur po i shpëtojnë me 5 mijë lekë të vjetër, besoj se shumë shpejt do t’u vijë fundi.

Nuk mund t’i mbani përjetësisht nën tutelën e dy

birbove e të dy tufave të vogla të eunukëve që u

lëpihen Janit, Lul artistit dhe artistit tjetër të

Surrelit. Nuk mund t’i mbani përjetësisht. Kur të

ngrihen shqiptarët, do t’ju duket ’97-ta mjaltë.

Rrugën për në Durrës e keni me 4 korsi, por do të

harroni të merrni brekë dhe kanotiere me vete. Ju

mendoni se mund t’i robëroni, ju mendoni se

mund t’u kyçni atyre vullnetin për të zgjedhur me

votën e tyre atë që ata duan?! E keni gabim. Të gjithë, por ju më shumë që nuk guxoni ta çoni

votën tek ata, jeni zero para fuqisë së votës së

qytetarëve shqiptarë. Dashtë Zoti, shumë shpejt

do ta provoni ju, por edhe ne e të gjithë ata që janë

tallur me këtë popull prej 30 vjetësh.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Murrizi!

Fjalën e ka deputeti Taulant Balla.

Page 28: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

28

Taulant Balla – Në fakt, ky është një akt

tjetër i rëndësishëm në vijim të të gjitha masave të

ndërmarra nga qeveria shqiptare për përballimin e

një prej situatave më të vështira që po kalon mbarë

njerëzimi, po ashtu, edhe Shqipëria. Ne nuk duhet

ta fshehim që Shqipëria jonë e dashur dhe populli

shqiptar meritojnë të gjithë respektin për pranimin

dhe respektimin e masave shtrënguese me të cilat e përballuan këtë situatë. Besoj se fjala e çdo

deputeti të Kuvendit të Shqipërisë duhet të fillojë

duke falënderuar njerëzit. Edhe pse mund të jesh

në opozitë, nuk është herezi që t’i thuash

faleminderit edhe qeverisë, sepse në momentin e

duhur (duhet të mos e harrojmë asnjëherë që në

Europë kemi qenë të dytët pas Italisë, edhe pse në

Itali rasti i parë me COVID-19 ishte identifikuar

20 ditë para se të identifikohej në Shqipëri) ishim

të parët që mbyllëm shkollat, kopshtet, çerdhet, po

ashtu, hap pas hapi, të gjitha institucionet e më pas

vendosëm të gjitha oraret e të gjitha kufizimet për ta përballuar si duhet këtë pandemi. Prej datës 1

Qershor, një ditë shumë kuptimplotë, dita e

fëmijëve, ne hapemi, por me apelin e

domosdoshëm për çdokënd, edhe për këtë sallë:

ne duhet të jemi modeli se si duhet të vazhdojmë

ta respektojmë distancimin social. Distancimi

social është domosdoshmëri në kushtet e reja të

ruajtjes së jetës së njerëzve.

Do ta mbyll duke thënë: për ne, për qeverinë

e Partisë Socialiste, për Grupin e Parlamentar të

Partisë Socialiste, asgjë nuk është më e rëndësishme dhe nuk ka qenë më e rëndësishme

gjatë gjithë kësaj lufte sesa jeta dhe shëndeti i

shqiptarëve dhe me jetën e shëndetin e

shqiptarëve nuk duhet të tentojnë të bëjnë politikë.

Nuk flas as për Lulin, as për ndonjë tjetër, sepse

Luli nuk ka asnjë lloj lidhjeje me jetën e

shqiptarëve, nuk ka për të pasur, sepse nuk e ka

kuptuar kurrë që të jesh politikan dhe që të të

votojnë njerëzit, nuk duhet të bësh as teatër dhe as

të luash me atë që është më e rëndësishmja.

U fol për historinë e të drejtave të njeriut, por kush ka studiuar sadopak të drejtë në përgatitjen e

tij arsimore, e di që, mbi të drejtën e jetës, nuk ka

asnjë të drejtë tjetër; prevalon e drejta e jetës.

Kështu që, duke e përfunduar këtu, pa

dashur të bëj replikë as me zotin Stojku, por do të

mundohem t’u referohem disa prej konstatimeve,

as me zotin Murrizi, më lejoni të them disa të

vërteta të mëdha.

Tërmeti i 26 nëntorit apo ai i shtatorit nuk

janë larg. Tërmeti i 26 nëntorit sot është fiks 6

muaj larg. Ne gjatë muajit të parë arritëm të

sistemonim në fillim në çadra e më pas në shtëpi

dhe nuk kishte asnjë familje shqiptare të dëmtuar

që nuk pati mundësi ta festonte Vitin e Ri, ashtu

siç e festuat edhe ju. Pa dyshim, jo në shtëpitë e

tyre, por në një shtëpi të përkohshme derisa t’u ofrohet mundësia për shtëpitë e tyre. Dua të

rishpreh këtu angazhimin që ka ndërmarrë

qeveria, të cilin ne si grup parlamentar e

mbështesim.

Të dashur kolegë të opozitës parlamentare,

brenda këtij viti çdo familje në zonat rurale të

prekura nga tërmeti do të jetë në shtëpinë e tij!

Brenda këtij viti, sikurse i kemi qëndruar

angazhimit, të gjitha kantieret e ndërtimit në zonat

urbane do të kenë filluar. Por, nëse bëjmë pak

analizë, nuk ka ndodhur asnjëherë, apo të ketë një

rast të ngjashëm me atë të Shqipërisë, që nga dita e tërmetit deri në Konferencën e Donatorëve, pra

në më pak se 90 ditë, që një vend me mbështetjen

e Bashkimit Europian (fjalët e falënderimit nuk

mjaftojnë për Presidenten e Komisionit Europian,

Ursula von der Leyen, për organizimin në një

kohë rekord, për fat të mirë, para se të ndodhte

mbyllja totale globale për shkak të COVID-it) të

siguronte më shumë se 1,1 miliardë euro për

rindërtimin.

Po ashtu, për ata që nuk e dinë, në

Konferencën e Donatorëve nuk vijnë qeveritë me çanta me para që t’i dorëzojnë, por nga ai moment,

me secilin prej vendeve të qeverive donatore,

krijohet një grup i posaçëm që përbëhet nga një

përfaqësues i qeverisë, në nivel ministri ose

zëvendësministri, dhe nga Ministria e Ekonomisë

dhe Financave dhe nga Ministria e Jashtme, të

cilët i kanë përmbyllur dhe po i përmbyllin

marrëveshjet. Edhe në këtë moment që po flasim

së bashku, në Ministrinë e Financave, në Këshillin

e Ministrave dhe në Ministrinë e Jashtme po

punohet për disa marrëveshje, të cilat po mbyllen që të firmosen dhe pa dyshim me pas do të bëhet

aktive transferta e donacionit apo do të negociohet

kredia në rastet kur, siç e dini, kemi marrë kredi

për ta përballuar këtë situatë.

Më pas procesi tjetër i tenderimit të

objekteve ka filluar dhe paraprihet nga procesi i

planifikimit urban. Facebook-u është i

domosdoshëm në shoqërinë digjitale që jetojmë

Page 29: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

29

dhe mjafton të shikoni jo vetëm Facebook-un e

Kryeministrit, sepse atë e keni inat, por mund të

shikoni Facebook-un e Eglantina Gjermenit,

Facebook-un tim, edhe mediet nëse doni, ku

transmetohen çdo ditë prezantimet e secilës prej

zonave të projekteve urbanistike të Thumanës,

meqenëse u përmend Thumana, por edhe të të

gjitha zonave të tjera. Nuk po u hyj qeverive, se do të bëja një

lapsus diplomatik. Për shembull, po veçoj

qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, me të

cilën edhe personalisht për arsye të tjera mbaj

kontakte në mënyrë të vazhdueshme, e cila ka

garantuar për të ndërtuar 2 mijë shtëpi. Ata janë

gati, pra sapo të mbyllet marrëveshja me qeverinë

shqiptare do të marrin përsipër ndërtimin e

shtëpive në zonat ku i ka adresuar qeveria

shqiptare. Kështu do të vazhdohet me të gjitha të

tjerat.

Për sa i përket pjesës së ekonomisë, unë e mirëkuptoj se ndonjëri nga ju kompleksohet me

xhirot nëpër kafe që ka filluar të bëjë Luli. Kur je

pa punë, xhiro nëpër kafe do të bësh, sepse s’ke

punë tjetër!

Tani po ju lexoj një informacion të plotë, dhe

do t’i kërkoja ministres për Marrëdhëniet me

Parlamentin, e cila ua ka vënë në dispozicion edhe

deputetëve të shumicës, që t’ua vërë në

dispozicion edhe deputetëve të opozitës, se si

vazhdon operacioni i mbështetjes financiare për

ata që kanë realisht nevojë. Luli, vëllezër e motra, nuk ka nevojë për 400

mijë lekë, sepse Luli është klienti më i madh i

oligarkëve në këtë vend, pavarësisht nëse ka

oligarkë, por ata që quan Luli oligarkë, pra

biznesmenët e mëdhenj, me të cilët ka kontrata të

mëdha financiare, familjare, të përditshme. Ervin

Bushati dhe Klotilda Bushka i kanë publikuar dhe

kush do që t’i lexojë, mund të vijë t’i marrë e t’i

lexojë. Unë do të flas për ata që kanë realisht

nevojë. Po flas për paketën e parë.

Në total, numri i aplikimeve, zoti Murrizi, për paketën e parë është 63 mijë e 93 tatimpagues,

për një total punonjësish prej 124 mijë e 670

qytetarësh shqiptarë. 65 mijë e 78 qytetarëve, që

u përkasin 38 mijë e 672 subjekteve, u është

miratuar dhe e kanë marrë tashmë ndihmën

financiare. Nga totali i aprovimeve kanë kaluar

për pagesë të këstit të parë në thesar 64 mijë e 964,

me një shumë në vlerën 1 miliard e 687 milionë,

ose le ta themi në dollarë, sepse Luli në dollarë e

kupton, një shumë prej 16,8 milionë dollarësh.

Diferenca është 114 raste, pra nga të gjitha

rastet që janë paguar, janë vetëm 114 raste. Unë

thashë se 63 mijë qytetarë janë përfitues edhe nga

skema e paketës së dytë. Refuzimet zënë një pjesë

të caktuar të aplikimeve, arsyet u janë dhënë

secilit prej individëve. Lidhur me problematikën e llogarive

bankare, që janë dhënë gabim, edhe një nga

gazetarët e mbrëmjeve të vona nëpër banakët apo

nëpër studiot e televizioneve, kur aplikonte për

lejen e makinës, në vend të targës vendoste

numrin e kartës së identitetit. Tani, kush ia ka

fajin?! Prandaj, për sa i përket kësaj pjese, po

kaloj te paketa e dytë, e cila është një paketë po aq

e rëndësishme. Në total numri i aplikimeve ka

qenë 43 mijë e 430, të cilat u përkasin 38 mijë e

851 subjekteve, ose në 141 mijë e 351 qytetarë

shqiptarë, të trajtuar financiarisht nga shteti shqiptar.

Numri i kërkesave të aprovuara në total

është 36 mijë e 693, që përbëjnë 111 mijë e 830

punonjës. Individë përfitues të paguar janë 109

mijë e 664, të cilët u përkasin 34 mijë e 416

subjekteve tregtare në Shqipëri. Vlera e paguar në

total deri më tani, sepse është proces, ongoing,

është 4 miliardë, 386 mijë e 560 lekë. Pra, shuma

në dollarë, se Luli nuk i kupton këto shifrat e

gjata, shtatë herë shtatë bëjnë dyzet e dy, është 23

milionë. Në pagesat e kryera deri më tani janë paguar

për: masa...

(Deputeti Piciri flet nga salla)

Vasilika Hysi – Zoti Piciri, ju tërheq

vëmendjen! Ju lutem, respektoni Rregulloren!

Taulant Balla – Masa e parë: 7 mijë e 444

punonjës, që u përkasin 663 subjekteve, në vlerën

297 milionë e 760 mijë, masa e dytë: 28 mijë e

275 qytetarë, me 4225 subjekte, masa e tretë: 60

mijë e 277 individë, që u përkasin 28 mijë e 555

subjekteve, masa e katërt: këtu përfshihen të punësuarit në strukturat akomoduese. Pra, ju

kujtoj se strukturat akomoduese janë strukturat

vitale të ekonomisë sonë turistike. Deri më tani

janë paguar 4265 punonjës, që u përkasin 849

subjekteve, në vlerën 170 milionë e 600 mijë lekë.

Po ashtu, sepse për mua dhe deputetin e

zonës, zotin Ismet Beqiraj, ka qenë shumë e

rëndësishme, janë edhe 720 punonjësit, naftëtarët

Page 30: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

30

e zonës së Ballshit, në shumën prej 28 milionë e

800 mijë lekësh, pra 288 milionë lekë të vjetra.

Kjo ishte masa e pestë.

Masa gjashtë, ku trajtohen ankesat, janë

paguar deri më tani, sepse pas ankesës, dhe unë

nxis çdo qytetar që ka aplikuar dhe mendon se

është refuzuar me të padrejtë, ata që janë, le të

ankimojnë; këtu janë 8683 individë, të cilët u përkasin 1549 subjekteve, në vlerën 347 milionë

e 320 mijë. Deri më tani, dua të them se fondi i

vënë në dispozicion nga qeveria është përdorur në

masën 62%.

Pra, kemi ende hapësirë buxhetore në fondin

e alokuar, falë edhe mbështetjes së një pjese prej

jush, me votën që i ka dhënë Kuvendit në

mbështetje të akteve normative për rishikimin e

buxhetit dhe vënien në dispozicion të mbështetjes

financiare për këtë. Kemi ende edhe 38% të fondit

në dispozicion, dhe do t’ju nxisja...

(Debat në sallë) Ju lutem! Nëse doni t’u bëni një nder

njerëzve që ju kanë sjellë këtu, rekomandojuni të

ndjekin procesin tek e-Albania, ose, kush nuk di,

mund ta bëjë edhe me një ankesë me shkrim,

sepse është shumë e rëndësishme.

Dhe e fundit, një këshillë imja: mjaft më me

teatrin, e ç’është më e rëndësishme se kaq, mjaft

më me këtë diskutimin se si do të ktheheni ju apo

ne në parlament vitin e ardhshëm. Kjo nuk u

intereson fare shqiptarëve. Shqiptarëve u

intereson se si e përdorim ne kohën këtu, në dobi të tejkalimit të kësaj situate të vështirë, dhe në

mesazhet pozitive që japim, duke thënë:

konsumoni mallra shqip, hani shqip dhe flisni

shqip!

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Balla!

Këtu mbyllet diskutimi për të tria aktet

normative.

(Ndërhyrje nga salla)

Më fal, por nuk ka replikë kur flisni në emër

të grupeve parlamentare. (Debat në sallë)

Rregullorja nuk parashikon replikë kur flitet

në emër të grupeve.

(Ndërhyrje nga salla)

Ju lutem, kujdes me telefonin. Mund të flisni

jashtë. Deri këtu u dëgjua biseda.

Myslim Murrizi – Zoti Balla, gjatë kohës

që ju flisnit më erdhi një mesazh, në të cilin

thuhet: “Jam një qytetar nga Librazhdi dhe banoj

në Tiranë. Kam aplikuar në ambasadën amerikane

për vizë, dhe për 15 ditë më ka dalë përgjigjja.

Kam gjashtëdhjetë e tre ditë që kam aplikuar tek

e-Albania, për të shkuar në Librazhd, por më del

se është zonë e kuqe. E di, se i kuq jam edhe vetë,

njëlloj si Taulanti. A është zonë e kuqe nga ngjyra

e partisë, meqë ka qenë Kasollja e Galigatit, apo është e kuqe dhe nuk më del viza?! Pyete zotin

Balla: kur do ta marr vizën për në Librazhd tek e-

Albania juaj e famshme”?

Faleminderit!

(Debat në sallë)

Vasilika Hysi – Po, zoti Stojku.

Zoti Piciri, ju nuk jeni përmendur.

(Deputeti Piciri flet nga salla)

Jo, nuk ka ndërhyrje për procedurë në fund

të diskutimit.

Edmond Stojku – Meqenëse Myslimi e

mbaroi tematikën e vet, që e kishte reale, e që i ndodhi, unë do të doja të prekja aspektin për të

cilin nuk e mbarova fjalën time, aspektin

ekonomik.

Ne jemi të legjislativit këtu...

Vasilika Hysi – Zoti Stojku, ju lutem, nuk

mund të flisni dy herë në emër të grupit.

Edmond Stojku – Nuk flas në emër të

grupit.

Vasilika Hysi – Jo, jo, ju po thoni: do të

mbyll fjalën time, që nuk munda. Ju lutem! Ju

folët në emër të grupit parlamentar. Prandaj... Edmond Stojku – Në rregull, zonja Hysi!

Pa problem!

I gjithë problemi është se ne këtu jemi organi

më i lartë legjislativ, nga ku burojnë të gjitha

pushtetet e tjera. Këtu ne mbajmë fjalime,

miratojmë ligje, bëjmë diskutime, kundërshtojmë

e ndonjëherë edhe zihemi.

E gjithë kjo puna jonë këtu, brenda kësaj

salle, ka vetëm një rezultat: ekonominë e

shqiptarëve. A kemi ne mundësi, që me punën

tonë, me vlerën tonë, me përgatitjen tonë intelektuale, akademike, shkencore, qoftë edhe

njerëzore, humane, t’u japim shqiptarëve atë për

të cilën ata kanë nevojë? Sot shqiptarët kanë

nevojë për ekonomi. Fjalët janë të tepërta. Këtu e

kemi punën me fjalë, por nëpërmjet fjalëve duhet

të kemi një rezultat, i cili duhet të jetë ekonomik.

Prandaj është momenti t’i bëj thirrje

maxhorancës: hiqni dorë nga paniku dhe hapni

Page 31: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

31

ekonominë! Ndërtoni posterët preventivë dhe

afishojini në çdo mjedis, ashtu siç ka bërë Europa

Perëndimore, me qëllim që popullata të

informohet dhe të ndjekë masat e mbrojtjes.

Ndalimi i ekonomisë në stand by, që po

zgjatet pa fund, ta dini se do të jetë kriza e vërtetë,

nga e cila duhet të dalim sa më parë. Ekonomia

shqiptare, bankat shqiptare kanë para sa të duan. Sot bota ka para sa të duash. Kur bëhet fjalë që ne

jemi me një interes negativ, dhe ngaqë

parashikojmë të shkojmë në minus 9%, masat

duhen marrë sot, me qëllim që rezultatin ta

marrim nesër. Shqiptarët kanë nevojë për

ekonomi, për para, për ushqim, për veshmbathje

dhe ne duhet t’u përgjigjemi kërkesave të tyre.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Stojku!

Këtu përfundon edhe diskutimi në parim i të

tria akteve normative:

Akti normativ nr. 17, datë 22.04.2020 “Për

përjashtimin e zbatimit të procedurave dhe afateve për përgatitjen e projektdokumentit të

programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020”.

Akti normativ nr. 18, datë 23.04.2020 “Për

disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë

28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të

ndryshuar”.

Akti normativ nr. 19, datë 23.04.2020 “Për

disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9632, datë

30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të

ndryshuar””.

Kalojmë në çështjen tjetër të rendit të ditës, te projektligji “Për miratimin ehuamarrjesprej 139

milionë e 300 mijë SDR-sh që Fondi Monetar

Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet

instrumentit të financimit të shpejtë (RFI).

Sipas nenit 73, pika 2, të Rregullores, të

nderuar kolegë, a keni pyetje për këtë projektligj?

Nuk ka pyetje. Sipas nenit 74, pika 1, të

Rregullores, fjalën e ka zoti Bushati.

(Ndërhyrje nga salla)

Zoti Piciri, ju tërheq vëmendjen për herë të

dytë. Ju lutem, mësoni Rregulloren! Jemi në tempullin e demokracisë dhe ju duhet të jeni të

parët që duhet ta njihni Rregulloren dhe ta zbatoni

atë.

Zoti Bushati, keni fjalën.

Ervin Bushati – Faleminderit, zonja

drejtuese e seancës!

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar kolegë,

Sot miratojmë një huamarrje, një mënyrë

financimi të përshpejtuar nga FMN-ja në fondin e

175 milionë eurove, SDR; vlera është përafërsisht

175 milionë euro, sepse financimi i ekonomisë

është e vetmja rrugëdalje nga kriza e pandemisë

botërore që na ka zënë.

Nëse deri më sot ekonomia e ka financiar

shtetin nëpërmjet taksave dhe mbështetjes që japin bizneset, sot duhet që, nëpërmjet financimit

të ekonomisë, ta shpëtojmë atë. Sot është

momenti që me fondet e rindërtimit, pas krizës së

tërmetit dhe me mënyrat e financimit anti-

COVID, antipandemi, t’i japim një impuls të ri

ekonomisë shqiptare.

Krizës botërore që ka prekur sot të gjitha

tregjet, natyrshëm që ka bllokuar edhe ekonominë

shqiptare, që është e lidhur me të gjitha këto tregje

në një mënyrë integrale e të patjetërsueshme,

mund t’i vihet në ndihmë vetëm nëpërmjet

financave. Aktori më i madh e më i fuqishëm sot në

treg, i cili duhet t’i ndihmojë ekonomitë që të

dalin nga kjo gjendje, është si gjithmonë shteti.

Në çdo vend të botës çdo shtet dhe çdo institucion,

si Banka Botërore, FMN-ja, ashtu edhe BE-ja

para pak ditësh kanë vendosur të dalin nga kjo

krizë me të vetmen mënyrë të mundshme që është

financimi. Financat dhe ekonomia janë si dy

këmbë të të njëjtit trup që ecin përpara. Ky është

momenti kur duhet të hidhet përpara këmba e

financës për të ndihmuar ekonominë, në mënyrë që shoqëria shqiptare, pra trupi ynë i përbashkët

ta kalojë këtë fazë pa plagë, të mbyllim pasojat

shëndetësore dhe ato të mbylljes së shoqërisë e të

vazhdojmë përpara që të ndihmojmë biznesin

shqiptar.

Ne kemi pasur dakordësinë edhe të opozitës

në komision, kur është diskutuar ky projektligj,

sepse çdo linjë financimi sot është si uji në

shkretëtirë për ekonominë shqiptare. Ajo që

kërkohet është që të dyja planet e mëdha,

rindërtimi dhe masat antipandemi, të fillojnë të kapilarizohen në ekonominë shqiptare nëpërmjet

investimeve, të cilat duhet të nisin sa më shpejt.

Paketat e solidaritetit shoqëror (ne si

maxhorancë, si një forcë e majtë, e kemi pasur në

zemër për ta bërë më shpejt për të qenë pranë

njerëzve) ndihmojnë dhe janë masat e para që

duhet të merren, janë marrë dhe do të vijojnë të

merren në çdo moment, por vetëm nëpërmjet

Page 32: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

32

investimeve të vazhdueshme dhe financimeve

nëpërmjet shtetit të projekteve të mëdha mund të

vazhdojë të rritet ekonomia, të mos ulet punësimi

dhe të punojnë bizneset shqiptare. Nuk ka zgjidhje

tjetër, sepse kam dëgjuar disa herë nga një opozitë

brenda parlamentit, jashtë tij, zyrtare, jozyrtare,

për financime pa fund, duke i mbajtur njerëzit në

shtëpi. Njerëzit duhet të dalin dhe të punojmë, sepse nuk ka zgjidhje reale që njerëzit të

qëndrojnë në shtëpi dhe ne të kthehemi një shtet

si në kohën e komunizmit që të financojmë

qytetarët, sepse lekët nuk rriten në pemë dhe shteti

nuk pret apo prodhon lekë. Vetëm nëpërmjet

financimeve ne mund të arrijmë ta ristartojnë

ekonominë.

Duhet të kemi një strategji të re zhvillimore.

Ajo që kemi parë ditët e fundit, në SHBA ku pati

një ndërhyrje masive, gati 30% në raport me

GDP-në apo plani i fundit i BE-së, marrëveshja

ndërmjet Macron dhe Kancelares Merkel, flasin për ndërhyrjen e shtetit në ekonomi me investime

masive. Ajo që kemi parë dje ka qenë lindja e

qeverisë europiane. Deri më sot kemi pasur një

Komision, por momenti i kapitalizimit të borxhit

të përbashkët nëpërmjet një strukture të

përbashkët, siç është BE-ja, është një zhvillim i

ri, është një revolucion politik, ekonomik dhe

financiar në kontinentin tonë. E njëjta gjë duhet të

përqafohet sa më shpejt edhe në Shqipëri.

Duke parë se çfarë po ndodh sot në botë,

është momenti të harmonizohen strategjitë e reja zhvillimore që po përdoren dhe po përçohen nga

BE-ja, që kanë të bëjnë me teknologjitë “Green”,

me ekosistemin, apo ekoteknologjinë e një

ekonomie, e cila është më produktive, dëmton më

pak mjedisin, promovon turizmin dhe shkon drejt

“Net zero economy”, pra të mos ndotim mjedisin.

Në fakt, Shqipëria është shumë afër këtyre

parametrave. E kemi edhe nga trashëgimia. Në

Shqipëri nuk ka ndotje të mjedisit si në vende të

tjera, sepse energjia është e gjitha e prodhuar nga

hidrocentralet. Ne nuk kemi fabrika që prodhojnë energji. Nëse ekzekutivi, Ministria e Turizmit dhe

Mjedisit apo dhe Ministria e Financave fillojnë të

futen në këto kuota, shumë shpejt. bazuar mbi

planin e ri të Komisioneres, siç e tha edhe zoti

Balla, do të fillojnë të tregtohen shumë shpejt

kuotat e karbonit. Ky do të jetë një moment kur

Shqipëria duhet të identifikohet si një vend që e

respekton mjedisin dhe është i hapur për një

turizëm “Green”, për një ekonomi “Green” dhe

kjo do të jetë në nivel strategjik. Ne jemi shumë

afër kësaj, por kjo duhet të përkthehet në masa

konkrete; duhet të vendosen standarde konkrete

që Shqipëria të dalë në hartën e një ekonomie që

është “Net-zero”, pra që në finale nuk e dëmton

mjedisin dhe nuk ka emetime të karbonit në

atmosferë. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të jetë një partner i besueshëm dhe nesër mund të

përfitojë nga shumë fonde, që do të jenë të

adresuara dhe të harmonizuara me këtë strategji, e

cila është paralajmëruar nga BE-ja para se të

ndodhte kriza COVID. Pra, risia e kësaj

administrate në BE ka qenë promovimi i një

ekonomie “Net- zero” apo “Green” në të gjithë

Europën.

Një Shqipëri e pastër dhe një ekonomi e

pastër nuk janë vetëm në funksion të mjedisit, të

turizmit apo të një jete më të mirë, por edhe në

funksion të ekonomisë, sepse kjo gjë promovohet sot në të gjithë botën në mënyrë të sinkronizuar,

ku po përpiqet të bëhet një shkëputje finale nga

energjia e fosilit dhe një dalje në “Net- zero

economy”. Prandaj, iniciativa dhe investime të

tilla në ekonomi duhet patjetër të harmonizohen

me një strategji të re zhvillimore të Shqipërisë.

Strategjia e re “Green Albania” duhet patjetër të

jetësohet nga ekzekutivi, të miratohet nga

parlamenti, që nesër çdo masë që merret dhe çdo

investim në emër të popullit shqiptar, sepse

borxhet i merr qeveria, por i paguan qytetari në fund të vitit, duhet të jenë të sinkronizuara me

strategjitë më të reja zhvillimore, sepse Shqipëria

i ka mundësitë, si një ekonomi e vogël, që të

ndryshojë shpejt. Shqipëria i ka mundësitë të dalë

si lider europian për sa i përket “Green

economy”. Vendi ynë ka sot shumë pak ndotje për

shkak të industrisë së energjisë, që ne e kemi zero

me karbon, me gaz apo me qymyr, për shkak edhe

të nivelit të ulët të industrializimit. Kështu mund

të promovojmë mjedisin dhe turizmin.

Pika tjetër është se si po shikohet sot koncepti i borxhit kombëtar apo i financimit në

raport me ekonominë. Nga studimet e OECD-së

para një jave, mbi të cilat janë bazuar BE-ja,

FMN-ja dhe Banka Botërore flitet që vendet në

zhvillim, të cilat duan të dalin nga kriza, duhet ta

rrisin nivelin e borxhit nga 86-130% në raport me

GDP-në, për të mos folur për vende si: Italia që e

ka 160% në raport më GDP –në apo Greqia 200%

Page 33: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

33

në raport me GDP-në. Për shkak të ortodoksisë

fiskale që kemi zbatuar deri më sot, pra duke u

qëndruar rregullave dhe duke zbatuar gjithçka që

ka thënë FMN-ja, dhe Shqipëria ka qenë një ndër

nxënësit më të mirë, kemi pasur një deficit

buxhetor dy herë më të ulët se rritja ekonomike,

pra kemi kursyer dhe nesër jemi të besueshëm në

tregjet financiare. Ky është momenti kur qeveria duhet të dalë në tregje financiare. Nuk ka asgjë

nëse qeveria del me dyfishin e Eurobond-it. Kemi

dalë me një Eurobond 500 milionë, mund të dalim

me një Eurobond 1 miliardë euro nesër. Fondet

janë, e tha edhe parafolësi, që sot ka interesa

negativë për sa i përket parasë. Paratë janë në treg,

ka një bllokim të momentit; nesër do të ketë

financime, por ne duhet të jemi të besueshëm në

këtë pikë. Sjellja që ka bërë qeveria shqiptare,

duke ndaluar pandeminë dhe duke mos pasur

viktima, sepse, nëse do të flisnim sot për tragjedi

njerëzore, nuk do të mund të flitej fare për ekonomi, tregon që është një shtet serioz, i cili ka

ditur ta mbrojë popullatën dhe nesër do të hyjë në

zonat jeshile. Ekonomia në të ardhmen do të

fillojë të klasifikohet me zona. Zonat e kuqe, si

Italia dhe Spanja, nesër do ta kenë më të vështirë

turizmin, kurse një zonë jeshile, si Shqipëria,

mund të hapet shumë më shpejt për turizmin, pra

janë të lidhura bashkë. Sa më të besueshëm të jemi

në ruajtjen e shëndetit dhe në ortodoksinë fiskale,

patjetër që nesër mund të rrisim ekonominë dhe

financat, sepse kjo e fundit do ta shpëtojë ekonominë shqiptare.

Vasilika Hysi – Faleminderit!

(Ndërhyrje nga salla)

Ju keni shumë të drejtë, zoti Murrizi!

Fjalën e ka deputeti Selami Jenishehri.

(Ndërhyrje nga salla)

Për cilin do ta bëni pyetjen? Ministrja e

Shtetit do ta mbajë shënim vërejtjen tuaj, e cila

është shumë e drejtë.

Deputeti nuk është i pranishëm.

Konsiderohet se ka hequr dorë nga fjala. Në emër të Grupit Parlamentar Demokraci

dhe Drejtësi, fjalën e ka deputeti Edmond Stojku.

Deputeti Edmond Stojku nuk është i

pranishëm. Konsiderohet se ka hequr dorë në

emër të grupit.

Në emër të Grupit Parlamentar të Pavarur,

fjalën e ka deputeti Nimet Musaj.

Nimet Musaj – Faleminderit!

Të nderuar kolegë deputetë,

Kam vërejtur këto ditë me shqetësim, si një

njeri që e njeh biznesin së afërmi, si deputet i

mbështetur kryesisht edhe nga bizneset e vogla

dhe të mesme në zonën time elektorale, se si tema

shumë të rëndësishme si Teatri Kombëtar,

shembja, rindërtimi apo ndërtimi i një të riu,

reforma zgjedhore dhe ecuria e saj, reforma në drejtësi dhe reagimet për tentativa për të ngecur

dhe reagimet pa kompromis të atyre që janë

investuar për të, krejt rastësisht, krejt përkundër

logjikës që nuk e përjashton dhe nuk ka pse ta

përjashtojë një bashkekzistencë të të gjitha këtyre

çështjeve në debatin publik, politik dhe mediatik,

kanë vënë në gjumë, kanë lënë të harruar e në

errësirë, kanë lënë mbase edhe pa vëmendje, një

temë, që për mua është tema kryesore me shkronja

të mëdha, sa herë kombit dhe shtetit i tronditen

themelet e tij nga situata si këto. Kjo kryetemë e

lënë pas dore ose e lënë në hije në të dyja herët, në gabim të plotë, është ekonomia.

Në medie nuk flasin për ekonominë, në

Kuvend nuk po flasim për ekonominë. Opozita

jashtëparlamentare dhe brendaparlamentare nuk

po flasin për ekonominë. I gjithë Perëndimi është

duke folur vetëm për ekonominë. Shikoni të gjitha

përçapjet, nga SHBA-ja dhe Italia fqinje, që

gdhihet me shifra e ngryset me shifra, si e si që

humbjet nga kjo situatë të rezultojnë sa më

minimale.

Remitancat, të nderuar kolegë, pritet të bien me një rënie të lirë. Ndërkohë që po bien, edhe më

shumë do të bien. Shumë vende pune nuk është

çudi të shkurtohen dhe, nisur nga praktikat

perëndimore, nga vendet ku ndryshe nga këtu,

flitet dhe diskutohet për ekonominë, mësojmë se

shkurtimet kanë filluar dhe do të vijojnë edhe në

vazhdimësi. Të gjitha këto të dhëna, shto edhe

humbjen në fitime për shkak të rënies së konsumit

apo investimeve, na thonë një kryefjali: kemi një

problem ekonomik. Prej kësaj na lind një pyetje:

Kur do të ulemi dhe të diskutojmë për daljen sa më shpejt prej saj?

Sigurisht, një hap shumë i mirë dhe i

lehtësuar është sigurimi nga FMN-ja përmes

instrumentit të saj financiar, i shumës prej 190

milionë dollarësh me interesa 4,05%, me afat

maturimi 3-5 vjet, ku jam i bindur që pala jonë do

të bëjë përpjekjet maksimale ta shtrijë në

maksimum këtë afat.

Page 34: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

34

Hap i mirë është edhe fakti që kjo hua

sigurohet në një monedhë të sigurt dhe nga një

partner i sigurt. Në këtë kuptim, unë nuk dua të

bie në retorikë patetike, as në propagandë, as në

negativitet në rolin e Kasandrës, por si politikan,

si deputet, dua të dal në disa propozime konkrete

që, edhe në mos m’i dëgjofshin, le të mbeten në

shkruara në arkivat e këtij tempulli. Na duhet një komision i posaçëm dhe i

përkohshëm për rimëkëmbjen ekonomike, përveç

atyre që janë. Na duhet një komision

gjithëpërfshirës me ekspertë të ekonomisë,

financave, tregjeve, marketingut, psikologjisë dhe

politikave publike për të ridalë dhe për të

minimizuar këto humbje. Na duhet një komision

që njeh edhe balancat politike, ku opozita

jashtëparlamentare dhe brendaparlamentare të

kenë mundësinë e shtrimit të platformave të tyre,

ku edhe më parë, deputeti i nderuar, zoti Murrizi,

si kryetar grupi, kërkoi të njihej me numrin e qytetarëve që kanë përfituar nga këto fonde (26

mijë dhe 40 mijë lekë të rinj). Na duhet një

komision që di të bashkëndajë shqetësimin se si

Shqipëria të mos shkojë drejt një grope financiare,

që u gërmua pa dashjen e ne të gjithëve nga kjo

pandemi.

Dënimi i ekonomive të vogla si jona është që

të biem shpejt dhe të ngrihemi avash.

Unë propozoj të shtrëngojmë muskujt dhe

rripat si e si të mbahemi e të mos biem.

Sa i takon kësaj marrëveshjeje, e ripërsëris, që e konsideroj të rëndësishme dhe e mbështes,

por më duket shumë pak, shumë e pamjaftueshme

nëse në këtë kohë nuk bashkëndajmë të gjithë për

të amortizuar të keqen që kemi përpara.

Ju bëj edhe një herë thirrje qytetarëve, duke

parë situatën, që të mbajnë distancat. Kjo pandemi

akoma nuk ka kaluar.

Faleminderit!

Vasilika Hysi – Faleminderit!

Urdhëroni, zoti Gjuzi, 2 minuta!

Kujtim Gjuzi – E nderuar nënkryetare, Kryeministri iu referua Shekspirit, po ai

harron se “e keqja shpesh në varr me kockat

mbulohet”. Edi Rama, e keqja e këtij vendi je ti,

s’kemi çfarë të bëjmë. Kështu thotë Shekspiri.

Të përgjigjem në lidhje me këtë. Si

ekonomist, në fakt, do të doja që borxhin që

kërkon të marrë qeveria përmes FMN-së ta

miratoja, por do të jap votën kundër, sepse Edi

Rama ka abuzuar me financat, me paratë. Po, po.

Ju sjell në vëmendje, qytetarë shqiptarë, se për

shembjen e Teatrit Kombëtar të gjithë kamionët

dhe mjetet që kanë qenë atje për ta shembur nuk

kanë marrë para, por kanë marrë naftë. Ta dini të

gjithë, nga 200 litra kanë marrë. Informacion në

burim.

Pra, në këtë kontekst, si mundet t’i japim para qeverisë, që të vazhdojë me vjedhje, me

abuzim, me shkatërrimin e kulturës së

shqiptarëve? Jo. Do ta jap votën kundër kësaj

here, siç kam dhënë votë pro, kam dhënë votë

abstenim, por në këtë moment ju them se të gjitha

votat do të jenë kundër, sepse u shemb Teatri

Kombëtar.

Le t’u referohemi atyre që ishin ditën e parë,

në datën 7 shkurt atje. Ishte Robert Ndrenika,

ishte edhe Arben Derhemi, ishte aty edhe Bujar

Kapexhiu dhe Agim Doçi, ishte aty edhe Zef

Bushati, ishin edhe plot artistë të tjerë, të cilët nuk ishin dakord të shembej Teatri Kombëtar. Le të

ngrihet teatri tjetër atje poshtë te bulevardi, atje ku

kanë mbuluar me dhe kockat e tim gjyshi. Për këto

do të japë llogari kjo qeveri në kohët që do të

vijnë, ama nuk do të japë llogari me atë komitetin.

Si i paguan paratë te pallati i kuvendeve për atë

këshillin nacional komunist çlirimtar?

Reforma zgjedhore duhet të kalojë në

parlamentin shqiptar, ndryshe do të kemi ritardim

dhe vjedhje...

(I ndërpritet fjala se ka përfunduar koha në dispozion.)

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Gjuzi!

Mbyllet diskutimi për projektligjin "Për

miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh

që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon

Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të

shpejtë (RFI)".

Në rendin e ditës është edhe projektvendimi

“Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Autoritetit

të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë

funksionin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit”.

Ky projektvendim është për votim.

Më lejoni t’ju njoh me rezultatet e votimit!

Në mbështetje të nenit 61, pika 2 të

Rregullores ju komunikoj rezultatet e votimit për

çdo çështje që ka qenë sot në rendin e ditës.

Lidhur me projektrezolutën për vlerësimin e

veprimtarisë së Inspektoratit të Lartë të

Page 35: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

35

Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe

Konfliktit të Interesit për vitin 2019, rezultati i

votimit është si më poshtë:

Kanë votuar pro 91 deputetë, kundër 11

deputetë dhe 1 abstenim.

Projektrezoluta miratohet.

Lidhur me projektrezolutën për vlerësimin e

veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2019,

rezultati i votimit është si më poshtë:

Kanë votuar pro 88 deputetë, kundër 14

deputetë dhe 2 abstenime.

Projektrezoluta miratohet.

Lidhur me aktin normativ nr. 17, datë

22.04.2020 “Për përjashtimin e zbatimit të

procedurave dhe të afateve për përgatitjen e

projektdokumentit të programit buxhetor

afatmesëm për vitin 2020”, rezultati i votimit

është si më poshtë:

Kanë votuar pro 87 deputetë, kundër 12 deputetë dhe 5 deputetë kanë abstenuar.

Akti normativ nr. 17, datë 22.04.2020 “Për

përjashtimin e zbatimit të procedurave dhe

afateve për përgatitjen e projektdokumentit të

programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020”

miratohet.

Lidhur me aktin normativ nr. 18, datë

23.04.2020, “Për disa ndryshime dhe shtesa në

ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi

të ardhurat”, të ndryshuar””, rezultati i votimit

është si më poshtë: Kanë votuar pro 84 deputetë, kundër 16

deputetë dhe 4 deputetë kanë abstenuar.

Akti normativ nr. 18, datë 23.04.2020, “Për

disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë

28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të

ndryshuar”” miratohet.

Lidhur me aktin normativ nr. 19, datë

23.04.2020, “Për disa shtesa dhe ndryshime në

ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e

taksave vendore”, të ndryshuar””, rezultati i

votimit është si më poshtë: Kanë votuar pro 85 deputetë, kundër 12

deputetë dhe 6 deputetë kanë abstenuar.

Akti normativ nr. 19, datë 23.04.2020, “Për

disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9632, datë

30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të

ndryshuar”” miratohet.

Projektligji "Për miratimin e huamarrjes prej

139 300 000 SDR-sh, që Fondi Monetar

Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet

instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)" ka këtë

rezultat të mëposhtëm votimi:

Në parim kanë votuar pro 92 deputetë,

kundër 9 deputetë dhe 1 deputet ka abstenuar.

Miratohet në parim.

Lidhur me votimin në tërësi kanë votuar pro

90 deputetë, kundër 9 deputetë dhe 2 deputetë kanë abstenuar.

Miratohet projektligji "Për miratimin e

huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi

Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë

nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë

(RFI)".

Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari

të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare,

që do të mbajë funksionin e drejtorit të

Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit”” ka këtë

rezultat votimi:

Ka dy votime. Votim për lirimin nga detyra dhe votim për emërimin në detyrë.

Për lirimin nga detyra kanë votuar pro 88

deputetë, kundër 8 deputetë dhe 9 deputetë kanë

abstenuar.

Miratohet.

Për emërimin në detyrë kanë votuar pro 85

deputetë, kundër 13 deputetë dhe 7 deputetë kanë

abstenuar.

Emërimi në detyrë i zotit Ervin Mete

miratohet.

Këto ishin rezultatet e votimit për çështjet që ishin sot në rendin e ditës.

Duke falënderuar të gjithë deputetet dhe

deputetët për diskutimet dhe për praninë, si dhe

stafin e Kuvendit, stafin e sigurisë dhe mediet, ju

uroj një fundjavë të mbarë!

Për seancën tjetër do të njoftoheni përmes

mjeteve të medies.

Faleminderit, të nderuara kolege dhe kolegë!

(Seanca u mbyll në orën 13:30)

Kryetari i Kuvendit

Page 36: PROCESVERBAL...Gjoni, Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Arben Elezi, Nimet Musaj, Lefter Maliqi, Ylli Shehu, Arlind Çaçani dhe Kujtim Gjuzi kanë kërkuar këtë interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë

LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 28 MAJ 2020

36

Gramoz Ruçi

Sekretari për Procedurat dhe Votimin

Alket Hyseni

Drejtori i Shërbimit të Botimeve

Parlamentare

Krenar Hajdëri