PËRMIRËSIMI I KUALITETIT TË QUMËSHTIT NË...

12
Republika e Kosovës Republika Kosovo/ Republic of Kosovo Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo MINISTRIA E BUJQESISE PYLLTARISE DHE ZHVILLIMIT RURAL MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT DEPARTAMENTI I SHËRBIMEVE KËSHILLIMORE TEKNIKE PËRMIRËSIMI I KUALITETIT TË QUMËSHTIT NË FERMA

Transcript of PËRMIRËSIMI I KUALITETIT TË QUMËSHTIT NË...

Republika e KosovësRepublika Kosovo/ Republic of Kosovo

Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo

ministRia e bujQesise pylltaRise dhe zhVillimit RuRalministaRstVo poljopRiVRede, sumaRstVa i RuRalnoG RazVoja ministRy of aGRicultuRe, foRestRy and RuRal deVelopment

depaRtamenti i shËRbimeVe KËshillimoRe teKniKe

PËRMIRËSIMI I KUALITETIT TË QUMËSHTIT NË FERMA

pËRmiRËsimi i Kualitetit tË QumËshtit nË feRma | 3

Praktikat kryesore sa i përket mjeljes së lopëve ndahen në:1. praktikat para mjeljes2. praktikat gjatë mjeljes3. praktikat pas mjeljes

Praktikat para mjeljes1. Rregullisht duhet të monitorohet shëndeti i gjirit të kafshës – kontrollo gjithmonë shën-detin e gjirit dhe krahasoj rezultatet e kualitetit të qumështit nga laboratori, në fermë rregullisht bëje testin për masititis (cmt).

2. Renditja e mjeljes – lopët që paraqesin së-mundje të gjirit duhet të milen të fundit ose me makina të ndara, ose edhe me dorë dhe qumështi i tyre nuk duhet të dorëzohet në qumështore. 3. Para mjelja e lopëve – së pari duhen të milen dy - tri currela të qumështi dhe të kontrollohet.para mjelja na jep sinjal të fortë nëse duhet të bëhet mjelja dhe qumështi i kësaj lope të grum-bullohet me qumështin e lopëve të shëndosha. në qoftë se paraqitet çfarëdo anomalie fizike, qumështi i lopës në fjalë nuk duhet të dorëzohet tek përpunuesi.

4 | pËRmiRËsimi i Kualitetit tË QumËshtit nË feRma

4. Pastrimi i thimthave të gjirit – duhet të pastro-hen të gjitha thimthat e gjirit dhe të përdoren ma-teriale të përshtatshëm për pastrim. për pastrim, mund të përdoren letrat apo peshqir, por, gjith-monë një për secilën lopë. në qoftë se peshqirët për pastrim përdorën përsëri, ata pa tjetër duhet të pastrohen dhe të thahen për përdorim tjetër.

Praktikat gjatë mjeljes5. Kontrollimi i sistemit të mjeljeszgjedh nivelin e vakumit dhe të pulsit për lopë në bazë të specifikacioneve të prodhueseve të makinave mjelëse. Gjithmonë kontrollo nivelin e vakumit në fillim të çdo mjelje. 6. Vendosja e makinës mjelëse në kohën e për-shtatshme – brenda 60 deri në 90 sekonda të gjitha procedurat për përgatitjen e thimthave dhe vendosjen e pajisjeve mjelëse duhet të kryhen. duhet të minimizohet hyrja e ajrit gjatë ven-dosjes se pajisjeve mjelëse. Vendosja e pajisjeve mjelëse duhet të bëhet në mënyrë paralele para mbrapa dhe anë për anë.

pËRmiRËsimi i Kualitetit tË QumËshtit nË feRma | 5

7. Mënjanimi i mjeljes së tepërt – gjatë mjeljes duhet të kemi kujdes që mos të bëhet mjelja e tepërt sepse kjo ka efekt negativ në shëndetin e lopëve. Kur nga gjiri është larguar qumështi atëherë duhet të largohen pajisjet mjelëse, kjo mundë të caktohet me kontrollim manual të gjirit apo nëse pajisja mjelëse ka sistemin që e përcak-ton rrjedhjen e vogël të qumështit.

8. Largimi në mënyrë të rregullt të pajisjeve mjelëse – kur mjelja është kryer vakumi i maki-nës mjelëse duhet të ndalet në mënyrë manuale apo automatike dhe mandej të largohet pajisjet mjelëse. Praktikat pas mjeljes

9. Dezinfektimi i thimthave të gjirit pas mjeljes – menjëherë pas largimit të pajisjeve mjelëse duhet të bëhet dezinfektimi i thimthave të gjirit me pajisje të përshtatshme për dezinfektim. Kjo është mënyrë shumë efektive për parandalimin e përhapjes së mastitit prej lopës në lopë.

6 | pËRmiRËsimi i Kualitetit tË QumËshtit nË feRma

10. Pastrimi i pajisjeve mjelëse mbas mjeljes – makinat mjelëse duhet të pastrohen men-jëherë pas çdo përdorimi në mënyrë manuale apo automatike duke përdorur produktet e për-shtatshme dhe në temperaturë të duhur.

11. Ftohja e qumështit – duhet të kontrollohet temperatura e ruajtjes së qumështit pas çdo mjeljeje. ftohja e mirë e qumështit e ndalon apo e zvogëlon rritjen e shumë baktereve. Qumështi duhet të ftohet brenda dy orëve nga mjelja. Vendi për ftohje duhet të vendoset në lokale të ndara nga stalla. Qumështi duhet të ftohet në temper-aturë 4 deri 5 ºc.

12. Monitorimi i kualitetit të qumështit, i makinave mjelëse – duhet të rishikohet kualite-ti i qumështit, përbërja e qumështit rregullisht, dhe të krahasohen me të dhënat paraprake. po ashtu, duhet të bëhet servisimi i pajisjeve mjelëse, si ndërrimi i gomave apo pajisjeve tjera në bazë të rekomandimeve të prodhuesit.

Higjiena e qumështit ne fermëbazat e kontaminimit mikrobiologjik të qumështit gjatë mjeljes dhe pas saj janë: 1. ndotjet e shkaktuara nga vetë kafshët2. ndotjet e shkaktuara nga ambienti

pËRmiRËsimi i Kualitetit tË QumËshtit nË feRma | 7

3. ndotjet e shkaktuara nga sistemi i mjeljes4. ndotjet të shkaktuara nga insektet, brejtësve dhe zogjve.

1.Ndotjet e shkaktuara nga vetë kafshëtGjiri i kafshës është gjithmonë i ndotur nga prezenca e terrenit, pjesëza dheu, pluhur etj., që gjatë mjeljes mundë të bien në qumësht dhe të sjellin një rritje të konsiderueshme të ngarkesës mikrobiologjike. jashtëzakon-isht i madh është kontaminimi fekal i ardhur nga pozicioni i gjirit, ndotja e thimthave nga bishti i vetë kafshës.

2. Ndotjet e ardhura nga ambienti

Ajri: përmbajtja mikrobiologjike në ajër është e shumëllojshme. në stal-la duhet të kihet shumë kujdes në të gjitha punët që çojnë në rritje të pluhurave (plehrat e stallës, shpërndarja e barit etj.). Kur fillon mjelja ose gjatë saj nuk duhet lejuar asnjë punë që influencon në ndotjen e qumështit. Uji: në qoftë se është i ndotur nga bakteret, përdorimi i tij nga kafshët ose për pastrim të pajisjeve mundë të sjell kontaminimin të konsiderueshëm në qumësht. Gjithçka që është në kontakt më qumështin duhet të jetë trajtuar me ujë të pijshëm.

Ndotjet e ardhura nga sistemi i mjeljesmjelja me dorë sjell gjithmonë një kontaminim sepse në duar janë gjithmonë të pranishëm bakteret, mbasi në mënyrë të pashmangshme preket lëkura e kafshës. mjelja e mekanizuar eliminon shumë papastërti, megjithatë nëse pastërtia dhe higjiena e aparaturave nuk është e kujdesshme, ato mundë të rezultojnë si një burim kontaminimi.

8 | pËRmiRËsimi i Kualitetit tË QumËshtit nË feRma

edhe enët për grumbullimin e qumështi, nëse janë të ndotura ose me mbetje të qumështit janë burim i kontaminimi.

Ndotjet e ardhura nga prania e Insekteve, brejtësve dhe zogjve

Insektet: janë shumë të rrezikshme sepse bartin një numër shumë të madh të baktereve, dhe patogjenë si në aparatura ashtu, edhe në vetë qumështin.

Brejtësit: kontaminojnë ambientin dhe mjetet përmes jashtëqitjeve, lëkurave, pështymës dhe jargëve. janë bartës të baktereve shumë të rrezik-shme.

Zogjtë: si shpezët shtëpiake, ashtu edhe ato të egra paraqesin një rezervuar të baktereve që mundë të transferohen në qumësht direkt ose indirekt nga pendlat, lëkurat, jashtëqitjet etj.

Higjiena e lokalit ku kryhet mjelja•duhet të jenë lehtë për tu larë dhe dezinfektuar •duhet të kenë mure dhe dysheme që mundë të lahen lehtë dhe të kullojnë

lehtësisht ujërat•duhet të jenë të pajisura me ventilim dhe ndriçim të përshtatshëm•duhet të ketë një impiant të shpërndarjes së ujit të pijshëm• duhet të jenë të ndara nga të gjitha burimet e mundshme të kontaminimit

(banjat, plehu etj.)•duhet të ketë mjete të gatshme që lehtësojnë larjen, pastrimin dhe •dezinfektimin.

pËRmiRËsimi i Kualitetit tË QumËshtit nË feRma | 9

Higjiena e personelit që kryen mjeljenpersoneli që bënë mjeljen dhe manipulimin e qumështit duhet të përdor veshje pune të përshtatshme dhe të pastra. personeli duhet ti laj duart mirë përpara fillimit të mjeljes dhe ti mbajë të pastra gjatë gjithë kohëzgjatjes së mjeljes. po ashtu personeli duhet të jetë i pajisur me librezën e të dhënave sanitare.

Identifikimi i mastitit

Metoda: CMT (California Mastitis Test)

Përshkrimi i metodës:Kalifornia mastitis test (cmt) është metodë indirekte dhe e shpejt me të cilën përcaktohet numri i përafërt i qelizave somatike në qumësht.

Përshkrimi i punës:

•së pari bëhet larja dhe terja e gjinjve

•sasia e parë e qumështit (5-10ml) qitet në një enë dhe pastaj mënjanohet

jashtë fermës.

•pastaj me pllakë cmt merret një sasi e qumështit prej 2 ml dhe përzihet

•në ketë sasi, në çdo katërsh të pllakës shtohen 2 ml cmt tretje.

•e tërë tretja përzihet dhe pas 10 sekondave bëhet identifikimi i nivelit të

qelizave somatike (masitit sub-klinik) në secilën katërsh.

•pllaka pastrohet me ujë të pijshëm pas çdo përdorimi.

10 | pËRmiRËsimi i Kualitetit tË QumËshtit nË feRma

Marrja e mostrës:Qumështi merret drejt në pllakë nga ana e djathtë e lopës në të gjitha rastet.

Rezultati:

Rezultati Përshkrimi Niveli i përafërte i qelizave somatike

Cilësia e qumështit

o (negativ)

përzierja mbetet e kthjel-lët dhe homogjene. Rrjedhë shpejt dhe pa shenja të trashjes së tretësirës

0 – 200.000 shumë e mirë

(Gjurmë) +

me lëvizjen e pllakës djath-tas – majtas tretësira fillon të ketë shenja të reve të vogla të cilat lëvizin me ngadalë. matja behet pas 10 sekondave.

150.000-500.000 e mirë

1 (++)

përzierja ka trashësi të dobët, me lëvizjen e pllakës djath-tas – majtas por nuk ka xhell. matja bëhet mbas 10 sekon-dave

400.000-1.500.000 mesatar

2 (++)

përzierja trashet menjëherë dhe koagulimi (xhelli) fillon të formohet. Xhelli tenton të mbetet në qendër të pllakës. matja bëhet pas 10 sekon-dave.

800.000-5.000.000 e dobët

3 (+++)

Xhelli formohet menjëherë dhe krijohet një masë sikur veja e cila lëvizë vështirë gjatë lëvizjes së pllakës djathtas-majtas.

mbi 5.000.000 shumë e dobët

për me shumë informata ju lutem kontaktoniMBPZHR - Departamenti i Shërbimeve Këshillimore Teknike Rr. nëna terezë nr. 35zyra nr. a /13tel. 038 200 38 426tel/fax. 038 212 987e-mail. [email protected]

Ky botim është përgatitur me ndihmën e mbpzhR. përmbajtja e këtij botimiështë përgjegjësi vetëm e kompanisë n.p.sh. “esG”, implemetuese e projektit,dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret për të pasqyruar pikëpamjet e mbpzhR-së.