PËRMIRËSIMI DHE ZGJERIMI I SHËRBIMEVE FINANCIAREfedinvest.al/files/Fedinvest_Reviste_2016.pdf ·...

12
NEWSLETTER NOVEMBER 2016 PËRMIRËSIMI DHE ZGJERIMI I SHËRBIMEVE FINANCIARE ME QËLLIM ZHVILLIMIN EKONOMIK TË SHQIPËRISË RURALE”, MIDIS QEVERISË HOLANDEZE, EFSE, RIAS DHE FED INVEST, 22 SHTATOR 2016. PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992 www.fedinvest.al

Transcript of PËRMIRËSIMI DHE ZGJERIMI I SHËRBIMEVE FINANCIAREfedinvest.al/files/Fedinvest_Reviste_2016.pdf ·...

NEWSLETTER NOVEMBER 2016

PËRMIRËSIMI DHE ZGJERIMI I SHËRBIMEVE FINANCIAREME QËLLIM ZHVILLIMIN EKONOMIK TË SHQIPËRISË RURALE”, MIDIS QEVERISË HOLANDEZE, EFSE, RIAS DHE FED INVEST, 22 SHTATOR 2016.

PARTNER FINANCIAR I FERMERËVE prej vitit 1992

www.fedinvest.al

NEWSLETTER NËNTOR 2016www.fedinvest.al 2

Miratimi dhe ndryshimet e ligjit të ri për SHKK-të dhe unionet e tyre.

FEDinvest dhe zgjerimi i rrjetit të degëve.

FEDinvest dhe Imazhi i ri Institucional.

FEDinvest dhe zhvillimet teknologjike.

FEDinvest dhe zhvillimet teknologjike.

Fjala e Kryetares te Bordit, Znj. Zana Konini me rastin e nënshkrimit te marrëveshjes për fillimin e projektit “Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare, me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale”, midis Qeverisë Holandeze, EFSE, RIAS dhe FED invest, 22 Shtator 2016.

Tregues të Përgjithshëm

Projekte dhe Bashkëpunime.

Pasqyrat financiare të 9 mujorit 2016.

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

9.

3

4

5

6

6

8

10

10

12PËR

MB

AJT

JE

NEWSLETTER NËNTOR 2016www.fedinvest.al 3

Deri në 30 Qershor 2016 Shoqëritë e Kursim Kreditit kanë qenë të organizuara në bazë të

dispozitave të Ligjit nr. 8782, datë 3.5.2001, “Për Shoqëritë e Kursim Kreditit” me ndryshime. Gjatë këtyre viteve, nevojave për tu përshtatur me kushtet e tregut në zhvillim, kërkesat e klientëve dhe detyrimit për sigurimin e depozitave u konstatua se ky ligj nuk parashikonte gjithë organizimin dhe funksionimin e një SHKK-je apo marrëdhëniet e saj me të tretë. Për këtë shkak u vlerësua e domosdoshme mbështetja në një bazë ligjore të re, gjithëpërfshirëse, për veprimtarinë e SHKK-ve dhe sa më afër normave të së drejtës ndërkombëtare.

Pas një periudhë të gjatë diskutimesh, ligji i ri për SHKK u miratua në mbledhjen e Kuvendit të datës 19.05.2016 dhe mban Nr. 53/2016. Ky ligji është i publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 107, dt. 15 qershor 2016 dhe ka hyrë në fuqi në datë 01 korrik 2016.

Risia e këtij ligji është rregullimi ligjor i të gjitha aspekteve të veprimtarisë së një SHKK-je, duke filluar nga momenti i themelimit dhe i licencimit deri në momentin e shpërndarjes e likujdimit të saj. Risi të tjera përqendrohen kryesisht në saktësimin e disa koncepteve, si dhe në përcaktimin e saktë të instituteve juridike, si p.sh. mënyrat trajtimit të anëtarësisë apo e përfundimit të anëtarësisë dhe efektet financiare, procedura për vendosjen e masave administrative ose fillimin e likujdimit vullnetar ose të likujdimit të detyruar etj.

Gjithashtu, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, ishte e nevojshme rishikimi edhe i akteve nënligjore të miratuara nga Banka e Shqipërisë. Në proçesin e rishikimit të kuadrit rregullativ për mbikëqyrjen, administrimin e rrezikut dhe për kërkesat minimale të sigurisë në shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, u hartuan dhe miratuan tre rregullore të reja, të cilat janë botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 196, dt. 25.10.2016 dhe kanë hyrë në fuqi në datë 09.11.2016.

1. Vendimi i Bankës së Shqipërisë, nr. 104, datë 5.10.2016, për miratimin e rregullores “Për liçencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre”, i cili përcakton kushtet, kërkesat, afatet, dokumentacionin dhe proçedurat për liçencimin e shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Shqipërisë. Ky akt ka zëvendësuar rregulloren nr. 43 datë 08.06.2005 “Për mbikëqyrjen e shoqërive të kursim-kreditit dhe të unioneve të tyre”, e ndryshuar.

2. Vendimi i Bankës së Shqipërisë nr. 105, datë 5.10.2016, për miratimin e rregullores “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre. Objekti i kësaj rregullore është përcaktimi i rregullave për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e shoqërive të kursim-kreditit dhe Unioneve të tyre.

3. Vendimi i Bankës së Shqipërisë nr. 107, datë 5.10.2016, “Për disa shtesa në rregulloren për kërkesat minimale të sigurisë në ambientet ku kryhen veprimtaritë bankare dhe financiare dhe për transportin e vlerave monetare”. Akti bën disa shtesa dhe përshtatje në Rregulloren bazë e cila ka si objekt përcaktimin e kërkesave minimale për sigurinë në ambientet në të cilat ushtrohen veprimtaritë bankare dhe/ose financiare, si dhe për transportin e vlerave monetare, me qëllim zhvillimin normal dhe në mënyrë të sigurt të këtyre veprimtarive. Ky vendim i ri, parashikon tashmë detyrime në këtë fushë edhe për shoqëritë kursim kredi sipas parashikimeve të Ligjit 52/2016.

MIRATIMI DHE NDRYSHIMET E LIGJIT TË RI PËR SHKK-TË DHE UNIONET E TYRE1

NEWSLETTER NËNTOR 2016www.fedinvest.al 4

Më datë 22 shtator 2016, në ambientet e Ambasadës Holandeze u nënshkrua marrëveshja për fillimin e projektit: “Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare, me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale”, projekt që do të financohet nga Ministria e Jashtme e Vendeve të Ulëta, Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), Rabo International Adviser Services (RIAS) dhe FED invest.

Ky projekt do të implementohet nga FED invest me asistencë teknike të RIAS dhe EFSE, me synim përmirësimin strukturor të përfshirjes financiare në Shqipëri, si kontribuese e zhvillimit të ekonomisë rurale të vendit dhe rritjen e nivelit të jetesës së popullsisë rurale. Projekti pason zhvillimin e suksesshëm transformues të ish Unionit Shqiptar Kursim Kredi në FED invest, përmes bashkimit me përthithje të 70 shoqërive të kursim kreditit dhe licencimit nga Banka e Shqipërisë të shoqërisë së re më 2 Mars 2016.

I shtrirë në më shumë se një të tretën e fshatrave të vendit, FED invest është një kooperativë financiare, në pronësi të bazës së tij, prej më se 37 mijë anëtarësh në mbarë vendin. Si i tillë, fokusi strategjik dhe institucional i FED invest mbi agrokulturën është unik në Shqipëri, pasi nuk synon maksimizimin e fitimit, por është i përqëndruar në ofrimin e vlerës maksimale për anëtarët e tij dhe ofrimin e shërbimeve financiare të përshatshme e të favorshme.Objektivat e projektit pasqyrojnë aspiratat e FED invest, që mbështetur në lidhjen simbiotike të Institucionit me komunitetin rural, të bëhet aktor i rëndësishëm i agro-financës në zonat rurale, financues i një numri më të madh ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme dhe ofrues i shërbimeve për të gjithë ata, të cilët aktualisht nuk kanë akses në shërbimet financiare.

2 PROJEKT STRATEGJIK, FED INVEST, RIAS/ RABOBANK, QEVERIA HOLANDEZE, EFSE “PËRMIRËSIMI DHE ZGJERIMI I SHËRBIMEVE FINANCIARE, ME QËLLIM ZHVILLIMIN EKONOMIK TË SHQIPËRISË RURALE”.

NEWSLETTER NËNTOR 2016www.fedinvest.al 5

Realizimi i misonit të FED invest, lidhet ngushtësisht me praninë e institucionit në zonat ku anëtarësia zhvillon aktivitetin ekonomik. Në këtë kuadër FED invest në zbatim të Biznes Planit 2016, ka arritur me sukses të rrisë prezencën me degë në rajone të reja dhe të shtojë numrin e degëve edhe në rajone ku është e nevojshme rritja e prezencës, me qëllim të qënurit pranë aktivitetit të anëtarësisë. Kjo strategji ka rezultuar e suksesshme cka vërtetohet edhe nga rritja e vazhdueshme e treguesve të institucionit. Më poshtë zgjerimi i rrjetit të degëve të gjatë 2016:

1.Tirana Urbane, një degë me parametra cilësorë, me strukturë operacionale të kompletuar, me një nivel rrjeti informatik të standardizuar që i përket degës INIBA.2.Degë e Re në rrethin e Fierit, që është me të njëjtat parametra me Degën e Tiranës Urbane, ku imazhi në këtë rreth ka për qëllim konkurrencën bankare.3.Dega e re tek Stadiumi ”Selman Stërmasi”, që i përket Tiranës Urbane.4.Dega e re në Kuçovë, rrethi i Beratit.5.Dega e re në Urën Vajgurore, rrethi i Beratit.6.Dega e re në Lushnje qytet.7.Dega e ra në Çermë, rrethi i Lushnjes.8.Dega e re në Krutje, rrethi i Lushnjes.

Gjithashtu, gjatë tremujorit të tretë janë hapur zyra funksionale edhe në dy rrethe të reja, si ajo në Përmet dhe në Lezhë me degë në qëndër të qytetit. Në këto dy rrethe ka filluar edhe aktiviteti financiar. Të gjitha degët e reja, ofrojnë standarde bashkëkohore si në imazh, ashtu edhe në shërbimin cilësor në drejtim të klientëve. I gjithë ky transformim rrënjësor i paraprin hapave konkrete, duke përçuar mesazhe të një institucioni të konsoliduar dhe konkurrues.

FED INVEST DHE ZGJERIMI I RRJETIT TË DEGËVE3

NEWSLETTER NËNTOR 2016www.fedinvest.al 6

FED INVEST DHE IMAZHI I RI INSTITUCIONAL

FED INVEST DHE ZHVILLIMET TEKNOLOGJIKE

Krijimi i imazhit institucional, ka synuar:

• Krijimin e Brandit FED invest;• Dhe njohjen e këtij Brandi në zonat ku institucioni ushtron aktivitetin e tij.

Pra, gjatë 2016 u konceptua dhe dizenjua brandi i ri dhe më pas u konceptua imazhi që do të kenë degët e FED invest. Gjithashu një fushatë marketingu edhe në televizionet lokale ka ndihmuar në afirmimin e institucionit tonë, në zonat intensive bujqësore, që janë edhe segmenti i synuar prej FED invest. Jemi lehtësisht të dallueshëm dhe kudo je mi prezent do na gjeni me këtë imazh:

U përmbyll me sukses dizenjimi dhe më pas lançimi i ndërfaqes së re Branchless Banking, e cila mundëson kryerjen e transaksioneve në kohë reale me anëtarët. Këto transaksione përfshijnë:

• Veprime për anëtarësimin;• Arkëtimin e kësteve të kredisë;• Arkëtimin e Depozitave;• Veprimet me kredinë;

Nëpërmjet kësaj ndërfaqe u arrit optimizimi i MIS, Kredits, lehtësimi i punës së stafit të degëve dhe printimi i dokumentacionit kontabël (mandateve të arkëtimit, mandateve të pagesës), pas kryerjes në sistem të transaksionit. Rrjedhimisht kemi një rritje të efiçencës dhe imazhit institucional në tregun financiar.

4

5

NEWSLETTER NËNTOR 2016www.fedinvest.al 7

Për të mundësuar monitorimin dhe krijimin e kushteve për një zhvillim të mëtejshëm të ndërfaqes, sektori i IT monitoron çdo ditë problematikat dhe do të vijojë me zhvillimin e saj (ndërfaqes) në përputhje me nevojat dhe kërkesat e biznesit institucional.

5.1 Investime në IT Gjatë kësaj periudhe u realizuan investimet në infrastrukturën e HË, servera në Zyrën Qendrore, me qëllim kalimin nga një infrastrukturë IT rajonale në Infrastrukturë të përqëndruar.Këto investime konsistojnë në Upgrade të serverave, blerjes së storage të ri dhe sistemit të ftohjes së dhomës së serverave. Gjithashtu është në proces prokurimi blerja e inverterit për dhomën e serverave në mënyrë që të garantohet vazhdimësia e operacioneve gjatë ditës por edhe mbajtja në punë 24/7 e serverave. Në këtë mënyrë, mundësojmë një hap drejt standartizimit institucional edhe në IT dhe infrastrukturën përkatëse.

5.2 WEB site (www.fedinvest.al)Gjatë gjashtë mujorit të parë u hodhën bazat dhe filloi puna për krijimin e faqes të internetit të FED invest. Pas një pune të gjatë kjo faqe është on-line që nga data 18 korrik 2016. Në këtë faqe lexuesi mund të gjejë çdo informacion me historikun, produktet, eventet dhe historitë e suksesit të anëtarëve të FED invest.

Pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv për fillimin e procesit të implementimit, u morën masat për optimizimin e infrastrukturës së IT-së dhe lidhjen me Internet për degët pilot që janë:

Ky proces u shoqërua me trajnime në grup dhe trajnime të dedikuara për punonjësit, të cilat u mundësuan nga punonjësit e sektorit të IT.

1 Tirana Iniba Petrela Barzezë Allgjatë Vaqarr

2 Elbasan Kuqan Tregan Shalës Belsh Gjergjan

3 Fier Fier finc Darzezë

4 Lushnje Çermë Krutje

5 Berat Osumi Ura - Vajgurore Kuçovë

6 Përmet Qytet

7 Lezhë Qytet

8 Pogradeç Bregu i Liqenit

9 Korçë Qytet

10 Durrës Bashkësia Dyrrah

NEWSLETTER NËNTOR 2016www.fedinvest.al 8

FJALA E KRYETARES TE BORDIT, ZNJ. ZANA KONINI ME RASTIN E NËNSHKRIMIT TE MARRËVESHJES PËR FILLIMIN E PROJEKTIT

“PËRMIRËSIMI DHE ZGJERIMI I SHËRBIMEVE FINANCIARE, ME QËLLIM ZHVILLIMIN EKONOMIK TË SHQIPËRISË RURALE”, MIDIS QEVERISË HOLANDEZE, EFSE, RIAS DHE FED INVEST, 22 SHTATOR 2016.

Shkëlqesia Juaj, Zonja Ambasadore e Mbretërisë së Holandës, Të nderuar përfaqësues të EFSE dhe RIAS,Të nderuar përfaqësues të Qeverisë Shqiptare, Bankës së Shqipërisë, ASD, dhe IFC,Të nderuar përfaqësues të mediave dhe përfaqësues të FED invest, Kam kënaqësinë t’Ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë aktivitet, që përcakton zhvillime tejet të rëndësishme për Institucionin tonë, me objektiv mbështetjen dhe zhvillimin e zonave rurale, nëpërmjet financimit dhe asistimit të iniciativave dhe sipërmarjeve private në këto zona.FED invest është institucion financiar me specifika të qarta dalluese, sepse duke qënë një partner i rëndësishëm biznesi i zonës rurale, ka në qendër të ekzistencës së tij anëtarin, si aktor dhe faktor në vendimmarrje.FED invest ështe Institucion unik përsa i takon strukturës së kapitalit dhe pronësisë, modelit qeverisës, përgjegjësisë sociale e qasjes së kujdesshme në aktivitetin kredidhënës, specifika, të cilat kanë krijuar një platformë për dialog dhe shkëmbime me anëtarët, gjë që i mundëson Institucionit të ndjejë rrahjet e pulsit të ekonomisë rurale, për t’i reflektuar ato në mbështetje për anëtarët e tij.

Për të arritur deri këtu është dashur shumë punë e përpjekje. Kemi kapërcyer sfida e pengesa, të cilat njëkohësisht edhe na kanë forcuar. Fatmirësisht një pjesë e pjesëmarrësve në këtë aktivitet janë dëshmitarë, aktorë dhe faktorë, që në ditët e para të punës sonë në dimrin e vitit 1992.

6

Në foto: David Gerbrands, ambasadorja e Hollandës Mrs. Dewi van de Weerd, Znj. Zana Konini Drejtore Ekzekutive FED invest, Venera Hoxha EFSE

NEWSLETTER NËNTOR 2016www.fedinvest.al 9

Por edhe sot, pas më shumë se dy dekadash aktiviteti jo të lehtë, axhenda e zhvillimeve institucionale nuk ka përfunduar.

Shkalla dhe cilësia e operacioneve tona, na ka vendosur në pozita unike, midis aktorëve dhe partnerëve të tjerë në këtë fushë, e sëbashku gjendemi në vendin, kohën dhe me partnerët e duhur për të mbështetur zhvillimin cilësor të agrokulturës.Projekti i ri që do të realizojmë do të ketë një shtrirje 3 vjeçare dhe do të ketë si objektiv futjen e teknologjive të reja në manaxhim dhe shërbime financiare, si edhe zgjerimin e dukshëm të tipologjisë së produkteve. Gjithashtu, do të synohet një përshpejtim i ndjeshëm i rritjes së aktivitetit, me jo më pak se 30%-40% që në vitin e dytë, gjë që do të sjellë plotësimin e mëtejshëm të nevojave të popullsisë rurale. Natyrisht kjo do të shoqërohet me rritje të kapaciteteve të burimeve njerëzore, të domosdoshme për shoqërimin e çdo faze të projektit, duke forcuar në të njëjtën kohë masat për administrimin e riskut.

Projekti pason krijimin e suksesshëm të FED invest, përmes bashkimit me përthithje të 70 shoqërive të kursim kreditit, ish anëtare të Unionit Shqiptar Kursim Kredi, dhe licencimit të saj nga Banka e Shqipërisë, më 2 Mars 2016.

Me këtë projekt, po hyjmë në një fazë të re të zhvillimit strategjik e institucional, të bindur se do të kërkohen energji dhe kontribute shtesë, investime në teknologji e burime njerëzore, por që do të përkthehen në shërbime më të mira për zhvillimin e fermave dhe fshatrave tona, si një detyrim i vazhdueshëm kundrejt anëtarëve tanë.

Në mënyrë të veçantë dua të falenderoj partnerët strategjikë si Qeverinë Holandeze, EFSE dhe Rabobank, të cilët na kanë besuar, na kanë ndihmuar që të konceptojmë dhe të fillojmë bashkarisht projektin, me synim ngritjen e një Institucioni të qëndrueshëm në dekadat që pasojnë.Nuk mund të lë pa përmendur edhe rolin e rëndësishëm e mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, që në bashkëpunim me Bankën Botërore janë promotorë dhe mbështetës, në përmirësimin e vazhdueshëm të kuadrit ligjor dhe konceptimin e projektit të konsolidimit të SHKK-ve.

Në përfundim, jam e bindur që kontributet e të gjithëve, puna, pretendimi ndaj vetes, misioni dhe vizioni ynë do na drejtojnë drejt suksesit të radhës, edhe pse shumë punë dhe sfida të tjera na presin.Eksperienca jonë e përbashkët është një histori suksesi.Jam e bindur se po kështu do të jetë edhe e ardhmja.

Faleminderit,

Zana KONINIDrejtore Ekzekutive / FED invest

NEWSLETTER NËNTOR 2016www.fedinvest.al 10

TREGUES TË PËRGJITHSHËM

PROJEKTE DHE BASHKËPUNIME

731.12.2015 30.09.2016 BSPL 31.12.2016

Portofoli i Kredisë 2,662,972,179 2,882,420,297 3,040,256,696

Portofoli i Depozitave 2,363,674,202 2,570,931,275 2,770,024,070

Nr. i anëtareve 32,947 37,999 36,800

Nr. i huam. aktive 11,889 13,953 14,210

8

Përmirësimi dhe zgjerimi i përfshirjes financiare në Shqipëri

Turi i parë studimor në Holandë dhe FrancëNë kuadër të projektit për vlerësimin e tregut të mikrofinancës në Shqipëri, mbështetur prej Agjencisë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JICA), FED invest organizoi turin Evropian në datat 15-25 Mars 2016 në Francë dhe Holandë. Qëllimi i këtij projekti është Organizmi i seminareve dhe tureve studimore ndërkombëtare për të ekspozuar grupet e ndryshme të interesit në Shqipëri ndaj praktikave dhe modeleve ndërkombëtare të kooperativave financiare dhe bujqësore në Europë, Afrikë dhe Azi. Temat e trajtuara në turin e parë ishin (i) Menaxhimi i Kooperativave dhe (ii) Qeverisja e tyre dhe ngritja e kapaciteteve. Insititucionet e vizituara gjatë këtij turi ishin NCR – Shtëpia e Kooperativave Hollandeze, Duijnisveld Sweet Pepper, Sion Orchids, Greenpack, FloraHolland dhe Rabobank, Credit Mutuel, Planet Finance, etj.

Në përbërje të grupit ishin 30 pjesëmarrës nga stafi dhe të zgjedhur të SHKK FED invest, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave. Në këtë drejtim, u organizua takimi dhe seminari përgatitor ku u shpalosën qëllimet, pritshmëritë dhe objektivat e këtij turi.

Turi i parë studimor në Holandë dhe Francë

NEWSLETTER NËNTOR 2016www.fedinvest.al 11

Turi i dytë studimor në FilipineGjatë datave 2-11 Korrik 2016, u zhvillua turi i dytë studimor në Filipine me synimin e përfshirjes financiare që mbështet nga parteriteti me JICA. Në këtë tur u realizuan vizita nëpër kooperativa, institucione mikrofianciare, banka dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në përfshrijen financiare. Qëllimi i turit studimor është njohja me praktika të ndryshme efektive dhe qasje të adaptuara në lëvizjet kooperative, ashtu si edhe përfshirjen financiare në Filipine. Në përbërje të grupit ishin 25 pjesëmarrës nga stafi dhe të zgjedhur të SHKK FED invest, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave dhe Shoqatës të Bankave. Në këtë drejtim, u organizua takimi dhe seminari përgatitor ku u shpalosën qëllimet, pritshmëritë dhe objektivat e këtij turi. Gjatë kësaj periudhe është përgatitur edhe turi studimor në Kenya që do të zhvillohet në muajin Tetor.

Turi i dytë studimor në Filipine

NEWSLETTER NËNTOR 2016www.fedinvest.al 12

PASQYRAT FINANCIARE TË 9 MUJORIT 20169

PASQYRA E POZICIONIT FINANCIARFED investAktivet 30-Sep-2016Arka 4,186,329 Banka 169,818,260 Llogari Tranzite (834,857) Llogari rrjedhese ne Union 3,483,024 Depozita ne Union 196,868,635 Depozita ne Banka 102,997,500 Intresa te perllogaritura 587,447 Portofoli i kredise 2,882,420,902 Fondi i provigjioneve (143,255,040) Aktivet Fikse Neto 35,538,648 Aktive te tjera 54,879,730 Totali i aktiveve 3,306,690,578

DetyrimetLinja e huamarrjes OVD 65,470,196 Linja e huamarrjes Rif. 126,093,311 Interesa per huamarjen 8,542,791 Depozitat 2,570,944,984 Intresa per tu paguar 35,996,321 Rezervat per kredi standart 54,096,847 Grande te amortizueshme 4,421,670 Detyrime te tjera 92,420,340 Totali i detyrimeve 2,957,986,460

KapitaliKapitali i paguar 132,548,200 Rezervat 207,523,338 Fitim i pashperndare 2,989,276 Rezultati I periudhes 5,643,304 Totali i kapitalit 348,704,118

Total i detyrimeve & kapitalit 3,306,690,578

PASQYRA E REZULTATIT FINANCIARFED invest PL

30-Sep-2016Te ardhurat nga interesat e kredise 270,615,576 Te ardhura nga komisionet e kredive & gjoba e penalitete 28,064,965 Totali i te ardhurave nga kredia 298,680,541

Te ardhua nga interesat e depozitave ne Union 4,062,509 Te ardhura nga sherbimet financiare SHKK-ve 7,338,960 Totali i te ardhurave te tjera financiare 11,401,469

Totali i te ardhurave financiare 310,082,010

Shpenzime interesa per huamarrje 8,918,241 Shpenzime interesa per OVD (Mv.Union - FED) 14,276,377 Shpenzime interesa per depozita 49,473,010 Shpenzime te tjera financiare 1,679,113 Totali shpenzimeve financiare 74,346,741

Te ardhurat neto nga interesat 235,735,269

Shpenzime provigjionesh per kredi standard 4,608,188 Shpenzime provigjionesh per kredi me probleme 23,944,547 Total shpenzim provigjionesh 28,552,735

Marzhi Financiar Neto 207,182,534

Shpenzime per personelin 110,228,908 Shpenzime personeli per l log.Union shkk ( Marrveshja) 3,944,998 Shpenzimet per te zgjedhurit 12,117,447 Shpenzime te perllogaritura ( per te zgjedhurit) 5,000,000

Total personeli 131,291,353 Shpenzime kosto transporti cash 9,116,363 Shpenzime administrative 54,917,059 Shpenzime administrative te Union shkk ( Marveshja ) 2,287,007 Zhvleresimi i aktiveve fikse 2,248,152 Totali i shpenzimeve 199,859,934 Te ardhura/shpenzime te tjera neto (jo operacionale) 1,679,296

Rezultati i vitit 5,643,304