PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR...

123

Transcript of PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR...

Page 1: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas
Page 2: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR TË PROJEKTIT

“THREE DECADES LATER: MEMORIES AND DIALOGUE FROM A STUDENT’S PERSPECTIVE”

MBËSHTETUR NGA PROGRAMI TRANSITION I MINISTRISË SË JASHTME TË REPUBLIKËS SË ÇEKISË.

Mendimet e shprehura në këtë raport janë të autorëve dhe të ISP.Ato nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht mendimet e donatorit.

Recenca dhe redaktimiSilvana JAUPAJ

Kontribuan

Ervin KaramuçoDoralda Tanellari

Migen QiraxhiDorjana Pano

ISBN 978-9928-4592-7-5

Kopertina

M&P Studio

© Instituti i Studimeve Politike, Tiranë 2020

web: www.isp.com.alEmail: [email protected] dhe [email protected]

Facebook: Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political StudiesAdresa: Rr “Luigj Gurakuqi”, Shk. A, P.89 K.3, Ap 16, Tiranë

Page 3: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas
Page 4: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

HYRJE....................................................................................................5

SUMMARY............................................................................................10

Eranda ZORBAREFLEKTIME MBI TË DREJTAT E NJERIUT NË DY KOHË...........................................15

Oriana BANI NJË DËSHMI FAMILJARE DHE SHËRIMI I PLAGËVE.................................................18

Aureliano ULNDREAJ MEMORIA MBI TË KALUARËN DHE SFIDAT E TRANZICIONIT..................................22

Dhimitër ZGUROBAZA LIGJORE E REGJIMIT KOMUNIST DHE E LUSTRACIONIT POST ‘90.................26

Elisandra ÇAKOREFLEKTIM NGA KAMPI I TEPELENËS DHE... SFIDAT E SOTME...............................33

Danjela JAKAJPËRBALLJA ME TË KALUARËN SI PARAKUSHT PËR TË ARDHME MË TË MIRË.........36

Lediana SHORAJ HIJA E KOMUNIZMIT VIJON TË JETË AKTIVE NË DEMOKRACI................................42

Kristi DHONO DËSHMI DHE MESAZH MBI “DY TË SHKUARAT E SHQIPËRISË”...............................47

Silvana GOGO NDIKIMI I TË KALUARËS DHE TIPARET E TRANZICIONIT.........................................50

Artjola KOKATRANZICIONI SI SFIDË DHE VIJIM I TË KALUARËS..................................................55

PËRMBAJTJA

Page 5: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

4

Elda DUSHAJRËNDËSIA DHE EVOLUIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI......................60

Jozef SHKAMBIPËRBALLJA ME PROBLEMIN DHE PËRGJEGJËSIA E POLITIKËS...............................64

Matilda MIRAKA NJË SHTYSË PËR TË QENË ZËRI I SË SHKUARËS DHE SHPIRTI I SË ARDHMES.........67 Jonel HIBO MEMORIA DHE LUSTRACIONI, BILANCI I BRISHTË I TRANZICIONIT.......................70

Vivian HOXHASHQIPËRIA PARA DHE PAS ’90: TË PËRBASHKËTA DHE DALLIME...........................72

Dionis CURAMEMORIA SI NEVOJË DHE FTESË PËR REFLEKTIM SHOQËROR..............................76

Valeria BARDHAJFEMRA DHE PËRPJEKJET PËR TË DREJTAT DHE LIRITË E SAJ NË SHQIPËRI.............79

Marinel PRENGA FEJA NË DEMOKRACI, BAZUAR NË PLURAMIZËM DHE TOLERANCË......................83

Laurent YMET ARSIMI SI PRIVILEGJ DHE ARSIMI SI E DREJTË, ANALIZË NË DY KOHË................... 93

Anda KRUETANI LIRIA E SHPREHJES GJATЁ SISTEMIT KOMUNIST DHE NЁ TRANZICION..................96

Frencis JAUPAJLIRIA E BESIMIT DHE E SHPREHJES: KOHA PËR REFLEKTIM..................................100

Rigersa DACI SHQIPËRIA DHE RRUGA E VËSHTIRË E TË DREJTAVE TË NJERIUT.........................103

Teisa KURTIMEMORIA DHE DIALOGU SI NEVOJË DREJT PROGRESIT......................................107

Dorina HASANBASHAJREFLEKTIM PËR TË KALUARËN DHE TRANZICIONIN.............................................111

Grei HASANI SFIDA E PA PËRMBUSHUR PËR TË GARANTUAR TË DREJTAT E NJERIUT..............114

Xhoana SELIMAJ NDRYSHIMET NË SISTEMIN ARSIMOR PARA DHE PAS VITEVE ‘90.......................117

Page 6: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Kur flitet për regjimet komuniste dhe diktaturat brezi i ri i sotëm merr në konsideratë apriori Bashkimin Sovjetik dhe shtetet e Evropës Lindore që ishin nën sferën sovjetike. Shqipëria ishte pjesë e bllokut lindor deri më 1968, pas daljes nga Traktati i Varshavës, megjithatë ajo vijoi të kishte një regjim represiv edhe në kohën kur vendet e tjera ish-komuniste nisën proceset e hapjes dhe ndryshimit. Në dhjetor 1990, një vit pas ekzekutimit të diktatorit rumun Çaushesku, Shqipëria ndryshoi sistemin politik, duke qenë vendi i fundit që iu bashkua proceseve demokratike. Në dhjetor 1990 PPSH zyrtarisht kishte rreth 160 mijë anëtarë dhe ende në burgje e kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas pa të drejta politike. Në korrik 1990 mbi 5 mijë qytetarë arritën të largohen nga vendi përmes hyrjes në ambasadat perëndimore dhe në dhjetor protestat studentore imponuan ndryshimin e regjimit. Në mars 1991 u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste dhe vetëm pak ditë përpara tyre përfundoi lirimi nga burgu i të gjithë ish-të përndjekurve politikë. Procesi i ndarjes me të kaluarën rezultoi shumë më kompleks sesa ishte menduar. Fillimisht (1992) procesi u bazua në sloganin “bashkëfajtor dhe bashkëvuajtës”, por gjatë viteve në vijim debati mbi të kaluarën mori konotacione politike dhe si i tillë, vijon ende të jetë i pa plotë, i pa strukturuar dhe i pa konsumuar.

Simbolikisht Shqipëria vijon të jetë vendi i vetëm në kontinent, i cili, si pasojë e mosmarrëveshjeve mbi trajtimin e të kaluarës, përgjegjësive dhe trashëgimisë së saj, ka dy data çlirimi dhe festash kombëtare, - një tregues sesa larg është procesi i memories, dialogut dhe drejtësisë mbi të kaluarën e hidhur. ISP është fokusuar prej disa vitesh në këtë tematikë, duke pasur si objektiv brezat e rinj. Në funksion të mirinformimit të tyre ISP ka realizuar muzetë virtual online www.muzeuimemories.info, si dhe faqen e dedikuar pyetje-përgjigjeve të të rinjve http://1945-1990.muzeuimemories.info/. Gjithashtu ISP është mbështetur dhe ka bashkëpunuar me shtete e organizata ndërkombëtare për të sensibilizuar publikun, median e të rinjtë lidhur me dialogun e memorien ndaj të kaluarës.

30 vjet pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri shoqëria jonë përballet ende me sfidën e dialogut dhe memories mbi të kaluarën. Përvoja e shumë prej vendeve ish-komuniste tashmë anëtare në BE na mëson se një nga faktorët e

HYRJE

Page 7: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

6

suksesit të modeleve të tyre të tranzicionit ishte edhe aftësia për të kapërcyer trashëgimitë dhe kujtimet negative të regjimeve totalitare përmes drejtësisë, reflektimit dhe memories qytetare. Çështjet e mohimit të lirive themelore universale, të persekutimit për shkak të bindjes politike, të luftës së klasave, internimeve dhe dënimeve kolektive, të diferencimit mbi baza ideologjike, të emërimit të karrierës dhe censurës së rreptë mbi krijimtarinë, të kufizimit e më pas ndalimit të besimit fetar, të lëvizjes së lirë dhe marrëdhënieve të komunikimit me vendet e tjera, të indoktrinimit të sistemit shkollor dhe të uniformitetit të jetës në shoqëri, të izolimit nga bota e zhvilluar dhe të mungesës së konceptit të drejtësisë, etj, janë tipare të analizës dhe perceptimit mbi të kaluarën dhe ndikimet e saj në formimin tonë kulturor, shoqëror e shtetëror.

Brezat e sotëm të studentëve kanë lindur rreth një dekadë pas rënies së sistemit komunist. Ata jetojnë në një ambient të ri shoqëror, në një sistem të ri politik, kushtetues e përfaqësues, në një raport të ri midis shtetit, shoqërisë e individit, në një marrëdhënie të re të Shqipërisë me Perëndimin dhe pjesën tjetër të botës, si dhe në një hapësirë pafund të marrjes dhe përpunimit të informacionit. Perceptimi i tyre për të kaluarën, memorien historike, procesin e ndarjes prej saj, sidomos në elementët e të drejtave të njeriut, është e mbetet me interes kërkimor.

Fokusimi tek të rinjtë lidhet edhe me potencialin e tyre të madh për të pasur një këndvështrim më neutral dhe profesional mbi të kaluarën, të cilës nuk i përkasin dhe nuk e kanë jetuar. Formimi i tyre arsimor dhe individual i lejon ata të marrin informacione të klasifikuara dhe profesionale mbi ngjarje, personazhe dhe zhvillime të së kaluarës dhe të tranzicionit, si dhe për të arritur të gjejnë elementë krahasimor në përvojën tonë ose në atë ndërkombëtare. Bindja se pa një dialog të tillë, të bazuar tek faktet dhe respekti për mendimin e Tjetrit, tek ndarja me drejtësi me të kaluarën dhe tek aftësia për të parë jashtë interesave të ngushta politike të ditës ose pengjeve profesionale e familjare të së kaluarës, - do të jetë e vështirë të ketë një proces të drejtë reflektimi shoqëror, aq të nevojshëm për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Për këto qëllime, Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e programit TRANSITION të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Çekisë planifikoi një konkurs dhe botim me punime nga studentë të universiteteve publike e private.

Të rinjtë nuk janë adresuar në tema e çështje konkrete, duke ia lënë atyre preferencën e zgjedhjes. Qëllimi ynë është që të angazhohen të rinjtë e sotëm të arsimuar për të debatuar mbi të kaluarën dhe memorien tonë, të shoqërisë e shtetërore, si mënyrë e matjes së perceptimit të tyre mbi të kaluarën dhe tranzicionin. Fokusimi në të drejtat e njeriut lidhet me kriterin e qartë ndarës midis dy sistemeve politike dhe faktin se brezi i ri gëzon sot të drejta, të cilat u janë privuar prindërve dhe gjyshërve të tyre në më shumë se dy breza. Mendimet e tyre janë individuale dhe ISP nuk është përfshirë në orientimin e tyre dhe as donatori mbështetës i projektit, Ambasada e Republikës së Çekisë, nuk ka ndikuar në asnjë element të tij.

Page 8: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

7

Për këtë arsye mendimet janë përgjegjësi e autorëve dhe botimi është përgjegjësi e ISP-së.

Punimet janë origjinale, stafi i ISP ka bërë vetëm redaktimin dhe vendosjen e një titulli për secilin punim, në mënyrë që të evidentojë më mirë autorët dhe me-sazhin kryesor. Në punimet e studentëve del në pah vlerësimi për memorien dhe nevojën e reflektimit shoqëror, për dialog dhe përballje me të kaluarën, si dhe për njohuri më të thelluara për të me bindjen se përmes njohjes më të mirë lehtëso-hen forca e vizioni për progresin shoqëror e shtetëror. Në tërësi, në punimet e tyre mund të dallohen katër tipare të përbashkëta. Konkretisht;

• Të gjithë janë unanim në vlerësimin se periudha 1945-1990 përbën një dramë të dhimbshme me pasoja ende aktive për shtetin e shoqërinë shqip-tare, sidomos në aspektin e dhunës, mohimit të të drejtave të njeriut, izo-limit, propagandës dhe diferencimit shoqëror e politik

• Studentët nuk kanë dilema në nevojën e madhe të shoqërisë për njohje më të thelluar të së kaluarës dhe të përballjes me të, për memorie dhe dialog midis brezave, duke ofruar alternativa e mekanizma konkretë sesi mund të realizohet ky proces. Ata nuk flasin për hakmarrje apo për një konflikt të ri brezash, por fokusohen tek lustracioni, tek drejtësia, tek shkolla, tek media, tek përsosja e modelit të sotëm të shoqërisë si përgjigje ndaj dështimeve të djeshme.

• Të gjithë janë po ashtu unanim në vlerësimin se periudha e tranzicionit post ’90, me gjithë arritjet dhe ndryshimet politike, kushtetuese dhe sociale, ende nuk ka përmbushur pritshmëritë për garantimin e plotë të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Tonet kritike ndaj tranzicionit janë shprehje e zhgënjimit të brezit të ri, një e dhënë e rëndësishme e këtij botimi, e cila merr vlerë për të kuptuar më mirë se sfida për përballjen me të kaluarën bëhet akoma më e vështirë në një mjedis skeptik ndaj ndikimit të madh të trashëgimisë së saj në elitën politike dhe modelet e tranzicionit.

• Së fundi, midis studentëve ka nivele të ndryshme profesionale të analizës, ka vlerësime të fituara më shumë nga njohuritë e përgjithshme sesa studi-met e thelluara në auditore, por nga ana tjetër, ka një vullnet të qartë për të folur me “zë të lartë”, për të kërkuar të vërtetat, për të shprehur revoltën ndaj të djeshmes e të sotmes që ka dhunuar ose që cenon të drejtat e nje-riut, si dhe ka një vendosmëri e optimizëm për të kontribuar në ndryshimin e gjendjes. Këta nuk janë 25 të rinj që i largohen përgjegjësisë duke bërë konstatime, por janë 25 të rinj që i njohin përgjegjësitë, përballen me to dhe duan të ndikojnë të jenë pjesë e zgjidhjes, duke besuar se mund ta ndryshojnë të ardhmen.

Page 9: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

8

Thirrja për ese dhe kontribute studentore u shoqërua me njoftimin se do të ketë vlerësim të punimeve më të mira. Ky ishte “një gabim” i domosdoshëm. Dësh-mi e punime të tilla nuk kërkojnë specifikisht standardet e shkrimit akademik të një ese-je dhe juria vlerësuese e pati shumë të vështirë të përcaktojë kriteret formale të vlerësimit. Kjo, sepse një dëshmi origjinale mund të ketë vlerë më tepër sesa një analizë aktesh e parimesh, sepse forca e shprehjes dhe gjuha e zgjedhur shpesh kanë më shumë domethënie sesa të dhënat statistikore, sepse midis 26 punimeve ka vlera reale më të shumta sesa 1, 2, 3 apo 5 çmime dhe sepse vetë vendimi për t’i përzgjedhur për botim 26 punime nga rreth dyfishi i prurjeve në adresë të ISP, është shprehje e mirënjohjes për studentët e angazhuar.

Në funksion të kësaj të fundit, le të citojmë tiparet kryesore të kontributit të të rinjve të përfshirë në këtë botim. Konkretisht, pesë nga studentët ofrojnë dëshmi të jashtëzakonshme dhe origjinale familjare. Oriana Bani i përshkruan dramën e familjes së saj me thjeshtësi dhe rrjedhshmëri, duke treguar se vetë jeta në diktaturë ishte më shumë mbijetesë sesa jetesë. Matilda Miraka sjell gjithashtu përvojën e dhimbshme familjare përmes një përshkrimi njerëzor mbi vuajtjet e djeshme dhe të dyja, ofrojnë rrugëzgjidhje e këshilla për “shërimin e plagëve”, për të qenë “zëri i së shkuarës dhe shpirti i së ardhmes”. Elisandra Çako sjell një natyrë tjetër analize, një reflektim e përjetim plot nota dhe gjetje interesante nga rrënojat e kampit të Tepelenës, parë edhe nga sfidat e sotme të shoqërisë. Dëshmi konkrete ofron në punimin e tij edhe studenti Kristo Dhono, sipas të cilit brezi i ri nuk e ndryshon dot të shkuarën dhe mbase as mendimet e gjyshërve, por nëse arrin të ngjallë debatin dhe kritikën mbi të do i ketë siguruar vetes dhe vendit një të ardhme të ndritur. Grei Hasani sjell një rast dhune dhe bilancin statistikor të persekutimit.

Të drejtat e njeriut në aspektin krahasues midis dy periudhave, analizohen me profesionalizëm në elementë të ndryshëm nga pesë studentë. Eranda Zorba bën analizën krahasuese të të drejtave të njeriut në dy sistemet, duke evidentuar risitë e tranzicionit, por edhe deformimet e tij në standardet e shtetit të së drejtës. Danjela Jakaj analizon në mënyrë shteruese sistemin e dhunës dhe shkeljet kryesore të të drejtave të njeriut në periudhën komuniste. Elda Dushaj analizon rëndësinë, evoluimin dhe sfidat e sotme të Shqipërisë në raport me të drejtat e njeriut, ndërsa Rigersa Daci merret me kurbën kritike të të drejtave të njeriut dhe ngre shqetësimin edhe për nivelin e tyre të sotëm. Dionis Cura e sheh të pamundur krahasimin e të drejtave të njeriut në dy kohë duke nxjerrë në pah natyrën brutale të sistemit të kaluar dhe nevojën për reflektim e trajtim profesional të saj në tekstet shkollore të sotme.

Gjashtë studentë trajtojnë në punimet e tyre tiparet e tranzicionit në këndvështrimin e ndikimit nga trashëgimia e të kaluarës. Aureliano Ulndreaj merret me teoritë e tranzicionit, flet për sfidat drejt fundit të tij si periudhë kalimtare dhe për ndikimin në këtë proces të së kaluarës; Artjola Koka e sheh periudhën e tranzicionit si zgjatim e pasojë të trashëgimisë komuniste; Lediana Shoraj bën gjithashtu analizën e tranzicionit duke kritikuar qasjen e elitës politike të saj me

Page 10: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

9

tipare të periudhës e mentalitetit komunist; Silvana Gogo gjithashtu fokusohet tek ecurinë e tranzicionit, ndikimet e të kaluarës dhe tiparet e tij; Vivian Hoxha, me sens kritik, gjen pika takimi dhe ndarjeve midis dy sistemeve, para dhe pas vitit ’90, ndërsa Dorina Hasanbashaj vlerëson se gabimet e sotme nuk e bëjnë më të mirë të djeshmen e dhimbshme.

Përballja me të kaluarën dhe përvoja shqiptare merr vëmendjen kryesore në punimet e katër studentëve të tjerë.

Studenti Dhimitër Zguro trajton mbi baza juridike aktet kryesore të vendosjes së regjimit komunist dhe masave ekstreme të tij ashtu edhe aktet që lidhen me procesin e lustracionit pas viteve ’90, Jonel Hibo trajton në mënyrë kritike procesin e lustracionit dhe memories pas ’90, si një proces i pa përfunduar dhe pa një strategji e produkt të qartë ligjor, Jozef Shkambi trajton raportin kritik të qytetarëve me politikën në tranzicion si një prej faktorëve kryesor të mos jetësimit të procesit të “përballjes me problemin”, ndërsa Teisa Kurti jep sugjerime të vlefshme për mënyrën e jetësimit të memories, dialogut dhe kujtesës sidomos tek brezat e rinj.

Shtatë punime merren me çështje specifike të kurbës përpara e pas 1990, - arsimin, pozitën e gruas, raportin me besimin fetar dhe lirinë e medias. Kështu, Laurent Ymet dhe Xhoana Selimaj trajtojnë me aspekte plotësuese të drejtën për arsim në dy kohë, në të kaluarën si privilegj dhe në të sotmen si e drejtë e përmbushur, duke e parë atë edhe në aspektit e produktit cilësor që kanë dhënë për shoqërinë. Studenti Marinel Prenga bën një analizë të gjatë të përbërjes, tipareve dhe historisë fetare në Shqipëri duke arritur në përfundimin se përmes pluralizmit dhe tolerancës, bashkëjetesës dhe laicitetit të shtetit të drejtat e besimit dhe standardet e demokracisë mund të shënojnë progres në të ardhmen, po ashtu Valeria Bardhaj trajton pozitën e femrës në shoqëri dhe problematika që lidhen me të drejtat dhe liritë e saj politike e sociale. Anda Kruetani e trajton bilancin kritik të lirisë së medias në tranzicion si një standard ende të paarritur, ndërsa Frencis Jaupaj merret me dy të drejta, lirinë e besimit dhe të shprehjes, duke i parë ato në dy periudha të ndryshme, dhe në funksion të apelit për të mos harruar dhimbjet e të kaluarës dhe për të reflektuar për të ardhmen.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) falënderon Ministrinë e Jashtme dhe Ambasadën e Republikës Çeke për mbështetjen e projektit “Three decades later: memories and dialogue from a student’s perspective”, falënderon të gjithë studentët pjesëmarrës, rrjetin studentor ELSA Albania, si dhe stafin mbështetës ekspertë të ISP që mundësuan komunikimin me studentët dhe realizimin e botimit dhe jurinë e vlerësimit.

Ekipi realizues: Instituti i Studimeve Politike

Page 11: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

An overview through essays offers the opportunity to identify some features and ideas which are concretely reflected in some common features.

• Everyone is unanimous in the assessment that the period 1945-1990 isconsidered as a painful drama with still prominent active consequences for the Albanian state and society, especially in terms of violence, denial of human rights, isolation, propaganda and social and political differentiation.

• Students do not have dilemmas on the great need of society for deeperknowledge of the past and on how to cope with it, for memory and dialogue between generations, offering alternatives and concrete mechanisms on how this process can be realized.

• They do not talk about revenge or a new generational conflict, but focuson lustration, justice, schools, the media, perfecting today’s model of society in response to yesterday’s failures.

• Everyone is also unanimous in assessing that the post-1990 transitionperiod, despite its political, constitutional and social achievements and changes, has not yet met the expectations for the full guarantee of human rights and the rule of law. Critical tones towards the transition period are an expression of the frustration of the younger generation, an important fact of this publication, which takes on the value of better understanding that the challenge of coping with the past becomes even more difficult in a skeptical environment, where its legacy has had a great impact in the political elite and models of transition.

• There are different professional levels of analysis among students, thereare assessments gained more from general knowledge than in-depth studies in university classes, but on the other hand, there is a clear will to speak “loudly”, to seeking the truth, to express the revolt against yesterday and today, having violated or still violates human rights, and has a determination and optimism to contribute to changing the situation.

SUMMARY

Page 12: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

11

• Each of them authentically identifies themselves and their personal feelings by providing original family testimonies, by later confronting them with different opinions, facts or bibliographies.

Short summary of each essay:

• Oriana Bani describes her family drama with simplicity and fluency, showing that life itself under dictatorship was more about survival than life itself. She emphasizes that it is important to address the traumas of the past and not to allow them to become a permanent and inviolable part of the character of the Albanian society.

• Matilda Miraka also brings the painful family experience through a human description of yesterday’s suffering and seems to offer solutions and tips for “healing wounds”, to be “the voice of the past and the soul of the future”. The fact that we have a bitter past does not mean that by working hard we may not move towards a better future.

• Elisandra Çako brings another nature of analysis, a reflection and experience full of grades and interesting findings from the ruins of the Tepelena camp, seen also from the challenges of today’s society. Let us turn our heads back to see the roots of the deep wounds left by time, and let us, the younger generation, know how to “cure” them so that the future may be healthy. My fellow traveler supports me!” she appeals.

• Kristo Dhono, according to whom the younger generation cannot change the past and maybe not even the thoughts of the older generations like our grandparents, but if it manages to arouse debate and criticism about it, it will have provided itself and the country with a bright future.

• Grei Hasani brings a case of violence and the statistical balance of persecution. Seen from a somewhat critical point of view, he points out that the road to full respect for human rights remains a long one still.

• Eranda Zorba makes a comparative analysis of human rights in both systems, highlighting the innovations of the transition, but also its distortions in the standards of the rule of law. In her point of view, we fight for human rights against a degrading world where injustice always weighs on the victim and not the criminal, on the weak and not the strong, with the hope and desire that this reality will change and improve.

• Danjela Jakaj exhaustively analyzes the system of violence and the main violations of human rights in the communist period. According to her, the biggest evil, which is present nowadays also, is the necessity of morality in politics which is not appreciated.

• Elda Dushaj analyzes the importance, evolution and current challenges of Albania in relation to human rights. “It is up to us to choose between yesterday

Page 13: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

12

which had nothing good and today that will serve for tomorrow as well. What is certain is that a better future awaits us if we continue to take big and sure steps to improve our living conditions.” These are her words which remain full of optimism.

• Rigersa Daci deals with the critical curve of human rights and raises concerns about their current level. For Rigersa, Albania remains one of the countries where human rights have a special history, but she hopes that we are on the right path which will lead us to a fairer society that consolidates the rule of law.

• Dionis Cura finds it impossible to compare human rights between the two periods of time by highlighting the brutal nature of the past system and the need for its reflection and professional treatment in today’s textbooks. He states the hope for educating the younger generations, which may be the only opportunity to resolve the many questions that remain unanswered and to put justice where it’s needed.

• Aureliano Ulndreaj deals with theories of transition, talks about the challenges towards its end as a transitional period and the impact of the past on this process. For Aurelian, the Albanian youth, with a series of contemporary values, can lead this country towards democratization and development. The memory of the communist period in Albania should be seen as a valuable advantage.

• Artjola Koka sees the transition period as an extension and consequence of the communist legacy. In a democratic regime, we are dealing with an interactive process where the process of communication includes: listening, understanding, approving or opposing, and the people with their delegates, must be active in this ongoing process. In her critical opinion, in our country this has always been hard, as polarizations, obstacles and oppression exist exactly where active citizenship is expressed and protected.

• Lediana Shoraj also analyzes the transition by criticizing the approach of her political elite with features of the communist mentality period. The younger generation needs to raise awareness of the past and the country needs to open all the files of the past and study them. History, time, and analysis reveal truths, perhaps truths for which we are still left in suspense.

• Silvana Godo also focuses on the course of the transition, the influences of the past and its features. Albania, even after 30 years of change of the communist regime and entering the path of political, economic, socio-cultural changes, still faces the challenge of dialogue and remembrance of its past. Until when?!

• Vivian Hoxha, with a critical sense, finds meeting points and divisions between the two systems, before and after the ‘90s. It is worth mentioning that the main difference between the periods before and after communism, is the fact that the individual who finds it impossible to find a way for himself in this country has the possibility of leaving in an foreign country in a legal way.

• Dhimitër Zguro deals on a legal basis with the main acts of the establishment of the communist regime and its extreme measures, as well as the acts related to

Page 14: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

13

the lustration process after the 1990s. In the name of the future, we must look to the past, it is time for the Albanian state to finally part ways with the past regime.

• Jonel Hibo critically treats the post-’90s lustration and memory process as an unfinished process without a clear legal strategy and product. Today we live in a democratic system, but the security that this system offers is very small compared to the half-century legacy of the past system. Given that we are in a country with fragile institutions and fluid legislation let us hope not to miss what has been the first ringing bell for change: MEMORY.

• Jozef Shkambi treats the critical relationship of citizens with politics in transition as one of the main factors of not implementing the process of “facing the problem”. The Albanian society, nation and state really need vital and existential needs to start breathing freely and to progress as a true European and democratic society, as a civilized nation.

• Teisa Kurti gives valuable suggestions on how to implement memory, dialogue and memory, especially for the younger generations. For him, this will undoubtedly be a long and continuous institutional war, but also a social one, as the integration of the country is a common task of all factors.

• Dorina Hasanbashaj emphasizes that the past separates many things from the present, but it is still in its traces. Parting ways fairly with it and reflection would be the driving forces for a better democracy and a fairer system.

• Laurent Ymet concludes that today’s youth, although they have more opportunities than their predecessors, still tend to imitate or advocate the behavior of the parties or leaders they support. This pronounced militancy is not merely a coincidence or devotion to the individual political convictions, but is a legacy from the past.

• Xhoana Selimaj treats with complementary aspects the right to education in the two periods, in the past as a privilege and nowadays as a fulfilled right, seeing it also in terms of the quality product they have given to society. So, she thinks that the basic need today is to move forward towards an education system that offers a guarantee that future generations will be subject to positive memory.

• Marinel Prenga makes a long analysis of the composition, features and religious history in Albania, concluding that through pluralism and tolerance, coexistence and secularism of the state, the rights of religion and the standards of democracy can make progress in the future. We must admit that this tolerance is a result of historical factors and the activity of Albanian patriots, who prioritized unity and national identity. Religious tolerance is indeed an important Albanian value, which must be preserved and developed.

• Valeria Bardhaj addresses the position of women in society and issues related to her political and social rights and freedoms, while emphasizing that the empowerment of women and girls in society is a necessity for sustainable development.

Page 15: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

14

• Anda Kruetani treats the critical balance of media freedom in transition as a still not accomplished standard. The right to freedom of speech during the communist period and the transition period as one of the basic rights for people. That it is why the young people of the country need to fight to promote the rights and freedoms that the Albanian citizens have not quite had during these periods of time.

• Frencis Jaupaj deals with two rights, freedom of religion belief and freedom of speech, by dealing with them in two different periods, and in the function of making an appeal not to forget the suffering of the past and to reflect on the future. The time in which we are living is the time of a country still in a crossroad. Without knowing our past, the future might be even more hopeless.

Page 16: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

E kaluara mbijeton nëpërmjet shkrimeve dhe kujtesës njerëzore. Kur mendjet pushojnë së qeni të kontrolluara, të frikësuara apo të

nënshtruara e vërteta çlirohet v Falë saj arrijmë t’i shohim gjërat nën një optikë më të mprehtë dhe përpiqemi t’i interpretojmë ngjarjet dhe fenomenet me pragmatizëm dhe kthjelltësi. Në mënyrë të veçantë e kaluara na shërben për të mësuar prej saj dhe për të mos rënë pre e të njëjtave gabime, të cilat na kthejnë në pengje të errësirës dhe na largojnë nga drita e së vërtetës.

Përballë padrejtësish çdo qenie njerëzore vetëmbrohet, mohon kategorikisht të keqen për të cilën fajësohet dhe hedh poshtë çdo akuzë të padrejtë. Për brezat që jetuan nën tutelën e sistemit komunist fajësimi për arsye politike a ideologjike mbetej një aksiomë dhe aksioma s’ka nevojë për vërtetim. Të drejtat e njeriut nuk përbënin asnjë ndikim pozitiv në cilësinë e jetesës dhe as e përmirësonin atë në kushtet ku liria për t’i gëzuar ato të drejta nuk ishte askund.

Në thelb, të gjithë individët që e përjetuan mbi kurriz regjimin komunist ishin të privuar nga çdo e drejtë që sot merret si e mirëqenë thjesht sepse ai ose ajo është një qenie njerëzore e lirë dhe e barabartë. Individi privohej nga një sërë të drejtash, duke nisur nga e drejta e fjalës apo e drejta për t’u shprehur lirshëm pa pasur frikën e spiunimit dhe më pas ndëshkimit. Censura ishte kryefjala për të mbajtur nën kontroll një popull tejet të varfër dhe në nivele të frikshme analfabetizmi. Ishte një periudhë e errët ku armiku më i madh ishte humbja e kontrollit të vetvetes, vetë sistemi nervor i individit dhe mendimet e tij më të fshehta, pasi një mimikë fytyre, një pëshpërimë, një lëvizje a gjest i gabuar mjaftonin për të ngjallur dyshime për mosbindje ndaj parimeve të partisë dhe figurës së liderit. Në këtë rast zgjuarsi ishte edhe të shkelje ligjet por edhe të mbeteshe gjallë.

Të drejtat e njeriut dhe liritë individuale ishin jo vetëm të cunguara, por gati inekzistente. E tillë ishte liria e fjalës, liria e privatësisë, liria e lëvizjes, liria e pronës,

REFLEKTIME MBI TË DREJTAT E NJERIUT NË DY KOHË

Eranda ZORBAUniversiteti i Tiranës

Fakulteti i Shkencave Sociale Email: [email protected]

Page 17: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

16

liria e votës. Shteti ishte i pranishëm kudo: në punë, në rrugë, në kafene, deri në shtëpi apo në gjumë. Sigurimi e kishte ngritur rrjetin e spiunëve për ta zhveshur jetën e individit nga çdo intimitet. Mendimet dhe veprimet e individit mund të zbuloheshin nga momenti në moment duke e çuar atë dhe në raste të tjera fatkeqe gjithë familjen drejt vdekjes së sigurt. Gjithçka ishte e kontrolluar, e planifikuar në detaje, kurrgjë nuk i lihej rastësisë apo momentit, pasi regjimi karakterizohej nga një uniformitet i skajshëm politik dhe social me qëllim që të shmangej çdo devijim potencial.

Propaganda përligjte me besnikëri linjën politike ndërsa dhuna ishte institucionalizuar dhe legjitimuar në një masë përtej imagjinatës nga një paketë ligjesh antiligjore dhe nga një sistem burgjesh e kampesh internimi tërësisht çnjerëzore, që binte në kundërshtim të plotë me çdo të drejtë njerëzore. Gjykatat speciale kërkonin me ngulm viktimat e tyre të radhës përmes shtypjes së dhunshme, të egër dhe të pamëshirshme të kundërshtarëve politikë, të cilët papritmas pushonin së ekzistuari ose zhdukeshin në rrethana misterioze dhe askush nuk dëgjonte më për fatin e tyre. Spastrimet e pafundme, arrestimet, torturat, burgimet dhe zhdukjet janë dëshmi se të drejtat e njeriut ishin në kontrast me çdo lloj të drejte funksionale njësoj si në një tablo ku e zeza është në kontrast me sfondin e bardhë.

Me ndryshimin e sistemit filloi një etapë e re, ku shumëçka ndryshoi dhe u transformua. Shoqëria shqiptare e fillim viteve ’90 u gjend përballë sfidës së krijimit të së ardhmes, pas një procesi kompleks të shkatërrimit dhe zhbërjes të së vjetrës dhe projektimit apo adoptimit të së resë. Ndërtimi i së ardhmes në një vend të huaj u duk si alternativa më e mirë në kohën e një rrëmuje të madhe, ku absolutisht asgjë nuk ofronte siguri dhe përkrahje. Ky ndryshim dhe kjo përmbysje ishte jo vetëm në nivel politik dhe ekonomik por mbi të gjitha mental, prej ku e ka gjenezën ndërgjegjësimi mbi të drejtat e mohuara përgjatë sistemit diktatorial.

Të drejtat e njeriut kanë evoluar dukshëm, janë zgjeruar më tej, u janë përshtatur ndryshimeve dhe progresit shumëdimensional që shoqëria shqiptare përjetoi përgjatë rrugës së gjatë dhe të mundimshme të tranzicionit. Me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe daljen nga izolimi ndryshoi botëkuptimi, mënyra e qasjes ndaj realitetit, filloi të mbizotëronte një frymë emancipimi dhe dëshire për zhvillim dhe progres në të gjitha fushat përfshirë të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës. Por fatkeqësisht rastet e shkeljeve të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, vazhduan të jenë pjesë e realitetit shqiptar për një sërë arsyesh kryesisht politiko-ekonomike dhe së fundmi globale. Dukuri si falsifikimi i dokumenteve, trafikimi i qenieve njerëzore, prostitucioni apo shpërndarja e substancave narkotike u kthyen në normalitet njësoj sikurse manifestimet e bioterrorizmit, terrorizmit sektar, ekoterrorizmit apo terrorizmit kibernetik në ditët e sotme. Praktikisht të drejtat e njeriut luhateshin në një plan ende dytësor. Por teorikisht ndryshimi ishte tek vetëdijësimi mbi to, mbi rëndësinë e respektimit të tyre në krijimin e një ambienti demokratik, paqësor dhe human. Me fitimin e më shumë lirive dhe të drejtave u krijuan balanca të reja mes shtetit dhe shoqërisë.

Page 18: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

17

Autoritetet kompetente të ngarkuara me mbrojtjen e të drejtave të njeriut u gjendën nën trysninë e detyrimit për të kryer detyrat e tyre funksionale. Individi u kthye në subjekt aktiv, me peshë dhe rëndësi në jetën komunitare, për pasojë dhe të drejtat e tij morën të tjera përmasa.

Fatkeqësisht, në mungesë të zbatimit rigoroz të parimeve demokratike, mosfunksionimit të duhur të shtetit ligjor dhe pranisë së një sistemi drejtësie tërë-sisht të korruptuar dhe me dy standarde, e drejta humbet terrenin për fitore dhe shpresa për një të tashme më të mirë se e kaluara shuhet sa hap e mbyll sytë. Padrejtësitë ndodhin çdo ditë dhe çdo ditë kundërpërgjigjemi në emër të një lufte që i tejkalon interesat tona individuale dhe natyrën tonë egocentrike. Luftojmë për të drejtat e njeriut kundrejt një bote degraduese ku padrejtësia rëndon gjithnjë mbi viktimën dhe jo kriminelin, mbi të dobëtin dhe jo të fortin, me shpresën dhe dëshirën që ky realitet të ndryshojë dhe të përmirësohet.

Page 19: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Momentalisht jam në vitin e fundit të studimeve për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjatë këtyre 3 viteve më është dashur të shkruaj pafund ese e artikuj shkencorë dhe për këtë kam harxhuar shumë kohë në biblioteka fizike ose në ato online në kërkim të burimeve të besueshme të të dhënave. Kësaj here nuk m’u desh të shkoja shumë larg për të hulumtuar mbi temën e esesë, thjesht piva një kafe turke me gjyshet dhe bisedova me të afërmit e mi. I gjithë shkrimi i mëposhtëm është ndërtuar mbi kujtimet e tyre nga koha e komunizmit.

Dy anët e familjes sime kanë pasur eksperienca të ndryshme me komunizmin. Gjyshi nga ana e mamit, Petro Semea, fillimisht besonte në ideologjinë komuniste. Besonte aq shumë sa ditën e dasmës së tij i kafshoi gishtin priftit në shenjë proteste ndaj besimit fetar. Për 12 vjet ai mbajti postin e sekretarit të ndërmarrjes së prodhimit të naftës në Patos. Gjithashtu ishte anëtar gjykate në Fier. Me kalimin e kohës besimi ia la vendin zhgënjimit dhe gjyshi kuptoi absurdin e realitetit të imponuar në vend. Duke qenë se gjyshja ime vinte nga një familje ortodokse, dëshira e saj ishte të festonte Pashkët. Historitë e vuajtjeve dhe persekutimeve të katolikëve të Shkodrës shërbenin si këmbana alarmi për gjyshin tim apo këdo që tentonte të festonte me familjen apo të grumbullohej në ditën e Pashkëve. Gjithsesi gjyshi lejoi që në familjen e tij vezët të ngjyheshin të kuqe në fshehtësi, “çukitja” e tyre tradicionale të bëhej fshehtazi dhe lëvozhgat e tyre ai sigurohej që t`i groposte ose t`i digjte nga frika se mos në koshin e plehrave i gjente kush dhe i spiunonte.

Frika rritej pas çdo episodi makabër që përjetonte në jetën sociale. Në radhën e formuar në dyqanin e lagjes para festës së fundvitit në 1985, një nga qytetarët u shpreh: “Me këto ushqehen kafshët, jo njerëzit”, pasi pa insekte të dilnin nga thesi i miellit nga i cili do blinte. Gjyshi e pa tek arrestohej vetëm se kritikoi produktin me të cilin po detyrohej të gatuante e të ushqehej.

NJË DËSHMI FAMILJARE DHE SHËRIMI I PLAGËVE

Oriana BANIUniversiteti EPOKA

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale Email: [email protected]

Page 20: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

19

Gjyshja nga ana e mamit, Pipa Semea, më tregoi kujtimin e saj të parë nga komunizmi: “Im atë dhe një shok i tij, xha Ali e quanin, kishin fshehur një “tradhtar” të partisë në shtëpi dhe e kishin mbuluar me misër ose e linin të rrinte në hangar. Mbaj mend që personi në fjalë ishte shprehur kundër marksizmit dhe për këtë ishte në kërkim. Më kujtohet sa e shqetësuar ishte ime më. I thoshte vazhdimisht tim eti se me veprimin që kishte bërë po vuloste dënimin për gjithë familjen. Herët a vonë, frika e zbulimit depërtoi dhe tim atë dhe ai vendosi të lajmëronte brigadën më të afërt për “tradhtarin” që kishte në shtëpi. U zgjova në mëngjes me shtëpinë e rrethuar nga partizanët. Tim atë dhe “tradhtarin” i çuan në burgun e Beratit. Im atë u lirua pas një nate në burg sepse kishte bashkëpunuar me partinë, ndërsa për “tradhtarin” do të mësonim më vonë që e kishin vrarë. Kur ndodhi kjo ngjarje, unë isha shumë e vogël e deri në atë moment e kuptoja shumë pak si po na i shndërronte vlerat regjimi i atëhershëm.

Vështirësitë që gjyshja ime hasi gjatë periudhës së komunizmit ishin të mëdha. Një nga detyrimet që ia shtonte dhe më shumë barrën ishte ai për t`iu nënshtruar një trajnimi ushtarak një herë në dy javë, në rast të një sulmi (që nuk ndodhi kurrë) nga jashtë. Gjyshja punonte gjashtë ditë të javës dhe kishte katër fëmijë. E vetmja ditë që kishte pushim mbushej me një aktivitet në të cilin ajo nuk donte të merrte pjesë.

Në bisedën që pata me një nga dajat, Kleanth Semea, atij iu kujtua një nga shokët e tij të klasës: “Ai ishte më i miri në matematikë e fizikë. Mësuesit konsultoheshin me të për problemat më të vështira. Ai konsiderohej gjeniu i shkollës dhe jam i sigurt që në qoftë se do e lejonin të merrte pjesë në olimpiada do të vërtetonte që ishte dhe një nga gjenitë e Shqipërisë. Atij nuk iu dha asnjëherë mundësia për të ndjekur studimet e larta për shkak se vinte nga familje “me njollë në biografi”. Kushedi, ndoshta ai do kishte qenë një profesor i shkëlqyer matematike apo një inxhinier i aftë. Daja kujtoi gjithashtu sa herë grindej me gjyshin për faktin se vishte pantallona të stilit “kauboj” dhe mbante flokë më të gjata se “normalja” e asaj kohe. Gjyshi e paralajmëronte se paraqitja e tij, pantallonat e tij të gjera që i kishte aq shumë përzemër merreshin si shfaqje e propagandës së huaj. Dhe ai kishte të drejtë. Në mbledhjen e radhës së partisë në punën e gjyshit u bënë komente agresivo-pasive të tipit “kini kujdes fëmijët që përqafojnë kulturën e armikut”. Ishte e qartë që po kërcënonin në mënyrë jo direkte gjyshin. Gjyshi kthehet në shtëpi i pikëlluar, i duhej t`i thoshte djalit të tij 20-vjeçar se veshja e tij po vendoste në rrezik gjithë familjen.

Gjyshi tjetër, Murat Bani, ka pasur gjithmonë qëndrim negativ ndaj partisë komuniste e regjimit diktatorial që u vendos në vend. Një pjesë e inatit të tij të brendshëm rridhte nga fakti që punoi për 30 vjet nën tokë në minierën e qymyrgurit në Memaliaj, në të cilën kushtet ishin skandaloze. Nuk kishte ku të ankohej për ato kushte e nuk mundej kurrsesi të zgjidhte një karrierë tjetër. Gjyshi pavarësisht frikës tentonte të kundërshtonte mbylljen në kafaz që po i bëhej shpirtit dhe qenies së shqiptarëve me anë të disa veprimeve në dukje minimaliste.

Page 21: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

20

Në përpjekje për t’u rebeluar sadopak, kthente antenën e televizorit “nga ana e stacioneve të Shkupit” siç thoshte ai. Fqinjët e spiunonin, anëtarët e partisë vinin të inspektonin tarracën e pallatit dhe gjyshi thoshte se televizori ishte difektoz dhe e vetmja mënyrë që të shihnin ndonjë kanal televiziv ishte po të lëviznin antenën dhe se nuk ishte në dijeni që ishte veprim i gabuar dhe premtonte se do ta korrigjonte veten menjëherë. Gjyshi gjykohej gjithmonë nga miqtë kur e vizitonin, mbi faktin që nuk kishte një foto të Enver Hoxhës në shtëpi. Gjyshi gjithmonë përgjigjej: “Kur të gjej një të bukur do ta var në mur.”

Im atë, Osman Bani, kujton sesi në vitin 1988, kur ishte gjimnazist, padashje gjuajti portretin e Enver Hoxhës dhe kjo përfundoi në dy orë mbledhje në organizatën e rinisë me pjesëmarrjen e sekretarit të partisë për shkollën. “Në mbledhje u aludua se si unë mund të isha tradhëtar i partisë, sepse gjuajta e portretit të liderit suprem mund të kishte qenë e qëllimshme.”

Besoj se familja ime bën pjesë në ato fatlumet që nuk iu desh të duronin internimin, torturimin apo burgosjen e një të dashuri. Gjithsesi, të dyja anët e familjes sime janë kujdesur që gjatë rritjes sime të më tregonin histori apo ngjarje nga epoka e errët autokratike. Sipas tyre është e rëndësishme që brezi i ri të jetë i ndërgjegjshëm për dhimbjen kolektive të popullit shqiptar dhe të mësojë nga shtypja e të drejtave që kanë përjetuar gjyshërit e prindërit e tyre për të mos lejuar përsëritjen e skenarëve të tillë diktatorialë në Shqipërinë e tanishme.

Në vitin 2018 m’u dha mundësia të vizitoja kryeqytetin ukrainas, Kiev. Në pamje të parë vihej re sesi arkitektura komuniste ndërthurej me ndërtesat e bukura të stilit barok e ndërkohë që shëtisja qytetin, duke përdorur metronë, vura re një detaj që m’u duk i pazakontë: Në metro askush nuk fliste, kishte vetëm pëshpërima tek-tuk apo turistë entuziastë që mund të interferonin rrallë me tingullin e heshtjes së vendasve. Pyeta shokët e mi ukrainas se cili ishte shkaku i kësaj sjelljeje dhe m’u përgjigjën se ishte mbetje nga koha komuniste. Njerëzit gjithmonë kishin qëndruar të heshtur në metro nga frika se po të diskutonin, fjalët e tyre mund të keqkuptoheshin dhe mund të spiunoheshin. Fakti që dhe brezat pasardhës e kishin bërë pjesë të përditshmërisë së tyre këtë sjellje, fliste për mungesën e shërimit nga horroret e komunizmit të shoqërisë ukrainase. Si pasojë, nisa të mendoj për situatën në Shqipëri e për çdo herë që kam hasur veprime apo sjellje që mund të konsiderohen mbetje të komunizmit. Sa herë kam takuar e biseduar me individë me nivel edukimi të lartë, por çuditërisht të varfër ekonomikisht, apo sa herë kam ndjerë mosbesimin e qytetarëve ndaj shoqërisë civile, parlamentit apo institucioneve shtetërore.

Besoj se është e rëndësishme që traumat e së kaluarës të adresohen dhe mos të lejohet bërja e tyre pjesë e përhershme dhe e pashqitshme e karakterit të shoqërisë shqiptare. Hungaria ka nisur me shqyrtimin e shpronësimeve për tokat e uzurpuara gjatë diktaturës; në Lituani ka një qendër studimi të ngritur për gjurmimin e krimeve të partizanëve ndaj popullatës; në Estoni është ngritur një Komision për Ekzaminimin e Politikave të Shtypjes; në Letoni është krijuar

Page 22: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

21

Komisioni i Historianëve të Letonisë, etj. Në një mënyrë apo një tjetër ish-blloku lindor i shteteve po përpiqet të trajtojë plagët e shoqërive përkatëse, thuajse të gjithë me masa afatgjata përveç Shqipërisë.

Fakti që shumë familjeve shqiptare i është dashur të spiunojnë njëra-tjetrën, të lyejnë dhe të hanë vezë pashke në fshehtësi, të mos jenë në gjendje të ndjekin studimet apo të vishen si të duan, të dëgjojnë e të shohin programet që ju interesojnë apo të shprehin opinionin e tyre pa u trembur për jetën e mirëqënien e të dashurve të tyre, tregon që shoqëria shqiptare është e plagosur. Që një plagë të shërohet duhet mjekuar dhe kujdesur për të. Mjekimi nis me plotësimin e të drejtës për të ditur të vërtetën. Hapat drejt shërimit janë të shumtë por dy të parat janë vonuar e shtyrë mjaftueshëm nga politikanët shqiptarë. Hapi i parë: hapja e arkivave të shërbimit sekret gjatë kohës së komunizmit njësoj si në Gjermaninë post-naziste. Hapi i dytë është procedurial dhe detyrë e shtetit që të investigojë dhe të garantojë trajtimin e çështjeve që do të shkonin në gjykatë nga qytetarët që do të zgjidhnin të mësonin të vërtetat e tyre.

Si përfundim, shumë nga kujtimet e familjeve shqiptare nga koha e komunizmit janë të trishta dhe depresionuese. Shërimi nga traumat e të kaluarës nuk mund të konsiderohet i thjeshtë, por është padiskutim i nevojshëm për të ristrukturuar sjelljet politike apo sociale të ndikuara nga eksperiencat e mëparshmë e për të mos i transmetuar sjellje të tilla toksike tek brezat pasardhës.

Referencat

• Gruodytė. E, Gervienė. S (2015) ‘Aksesi në arkivat në vendet post-komuniste: Perspektiva e viktimës’ Universiteti i Lituanisë

• file:///C:/Users/Admin/Doënloads/[22280596%20-%20TalTech%20Jour-nal%20of%20European%20Studies]%20Access%20to%20Archives%20in%20Post-Communist%20Countries_%20The%20Victim%E2%80%99s%20Perspec-tive.pdf

Page 23: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Kanë kaluar gati 30 vjet nga ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri, por gjurma përkujtimore komuniste mbi vetëdijen sociale të shoqërisë shqiptare është ende e pranishme. Disa do të prisnin që kujtimet që lidheshin me të kaluarën komuniste të vendit do të zhdukeshin ndërsa vitet do të kalonin. Sidoqoftë, realiteti ka evoluar në një drejtim të ndryshëm. Përkundër këtyre pritjeve, kalimi i viteve nuk ka arritur të krijojë këtë ndarje nga e kaluara komuniste.

Shqipëria nuk është i vetmi vend që ka qenë nën një regjim komunist. Shumica e Evropës Lindore ishte nën “magji” të kësaj ideologjie katastrofike politike, por në ndryshim nga Gjermania apo Republika Çeke, qeveritë demokratike që pasuan rënien e komunizmit në Shqipëri nuk ndërmorën asnjë veprim për të qartësuar historinë e mjegullt të ngjarjeve dhe krimeve që zunë vend gjatë diktaturës. Këto qeveri deri sot nuk kanë ofruar ndonjë tregues të qëllimit të mundshëm të tyre për të siguruar një shkallë elementare transparence duke hulumtuar dhe publikuar gjetjet e dosjeve sekrete të ish- Shërbimit të Inteligjencës. Personalisht besoj se kjo mungesë e qartësisë ka kontribuar në pamundësinë e shoqërisë shqiptare “të bëjë paqe” me të kaluarën e saj të veçantë komuniste.

Gjatë asaj periudhe, sistemi politik karakterizohej nga disa elementë që deri më sot kanë një efekt të dëmshëm në jetën e një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve shqiptarë edhe pse idetë komuniste nuk janë më të zbatueshme. Numri i shqiptarëve që u ekzekutuan gjatë regjimit diktatorial, komunist (1944 - 1992) ishte 5.577. Ata që nuk u ekzekutuan, por u dënuan me burg, nën akuzën se bindjet e tyre politike ishin jo komuniste, ishin 48.217. Midis tyre, 10.192 ishin gra dhe fëmijë të cilët u dërguan në kampe internimesh për shkak të lidhjeve familjare të tyre me civilë të burgosur (KomunistCrimes.org). Ndërsa, sa i përket numrit të studentëve të cilëve iu ishte mohuar e drejta për të vazhduar studimet në nivelin universitar për shkak të historisë së tyre antikomuniste familjare, numri konsiderohet të ishte

MEMORIA MBI TË KALUARËN DHE SFIDAT E TRANZICIONIT

Aureliano ULNDREAJ Universiteti i New York-ut

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave SocialeEmail: [email protected]

Page 24: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

23

shumë më i lartë se shifrat e paraqitura më lart. Pra, ‘brain-drain’ nuk është vetëm një fenomen aktual në Shqipëri, por është një fenomen që filloi gjatë komunizmit, me ndryshimin se sot ata studentë që nuk shpërblehen për përsosmërinë e tyre akademike, të paktën kanë një alternative. Ata mund të largohen jashtë vendit. Por, gjatë periudhës komuniste , studentët e shkëlqyer dhe njëkohësisht të diskriminuar nga shteti u dënuan me vdekje të ngadaltë intelektuale pa asnjë rrugëdalje.

Nën këtë regjim, dilema morale e popullit shqiptar gjatë komunizmit ishte kjo: “Ose mos tradhtoni ideologjinë tuaj demokratike, qëndroni kundër diktaturës dhe rrezikoni të burgoseni dhe të vriteni, ose harroni idealet tuaja dhe bëhuni shërbëtorë besnikë të regjimit, duke fituar në këtë mënyrë privilegje dhe përfitime të veçanta”.

Duke marrë parasysh këto fakte, ngrihet pyetja nëse ekzistonte apo jo vërtet një dallim moral midis komunizmit dhe nazizmit. Të dy ato regjime jo vetëm ekzekutuan këdo që ishte kundër doktrinave të tyre të imponuara me forcë, por më e keqja nga të gjitha ishte praktika e tyre e përbashkët e abuzimit të një pjese të popullsisë, e cila edhe gjatë luftërave konsiderohet si e paprekshme, gra dhe fëmijë, njerëz të pafajshëm dhe të paaftë për të mbrojtur veten e tyre kundër dhunës. Prandaj, lufta e Lëvizjes Komuniste në Shqipëri, ose e “partizanëve” kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte fillimisht një luftë për çlirimin dhe mbizotërimin të demokracisë, por siç rezultoi në rastin e Shqipërisë dhe jo vetëm, ishte një luftë kundër vetvetes. Ata luftuan kundër një regjimi dhe një sërë idealesh jodemokratike të cilat i zbatuan me rigorozitet pasi erdhën në pushtet.

Ky lloj bipolariteti psikologjik karakterizon edhe sot shoqërinë shqiptare. Brezi mbizotërues politik dhe shoqëror në Shqipëri ka lindur nën mentalitetin e propaganduar gjatë periudhës komuniste. Botëkuptimi i këtyre njerëzve u formua sipas një realiteti iluzionist. Një mentalitet krejtësisht i ndryshëm nga ai që karakterizon bashkësinë ndërkombëtare “perëndimore”, së cilës Shqipëria aspiron t’i bëhet pjesë. “Si mund të kesh pritshmëri nga ata njerëz, që u rritën me idetë dhe normat shoqërore të mëposhtme, që lehtësisht të përvetësojnë një mënyrë të re të të menduarit? Ide irracionale si: Komunizmi është ideologjia më e mirë për shkak se thekson faktin që të gjitha qeniet njerëzore janë të barabarta dhe të njëjta. Gabim!” Besimi i duhur duhet të jetë që të gjithë njerëzit pa dyshim janë të barabartë para ligjit, por jo të njëjtë. Jo të gjithë kanë të njëjtin talent dhe aftësi dhe jo të gjithë punojnë me të njëjtën disiplinë dhe përkushtim për të pasur sukses në jetën e tyre. Kështu që, shpërblimi shtetëror dhe shoqëror nuk duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Shpërblimet dhe përfitimet duhet të bazohen në parimin e meritokracisë.

Besime të ashpra siç ishte mungesa e plotë e mendimit personal dhe ‘sovran’ dhe mosrespektimi absolut i së drejtës për të shprehur mendimet tuaja lirshëm. Një plumb po përgatitej për ju nëse do të vendosnit të vepronit ndryshe dhe të flisnit lirisht në atë periudhë. Besimi se askush nuk duhet të lejohej të zotëronte një pronë private dhe ta menaxhonte atë ashtu siç ai/ajo e mendonin si të përshtatshme

Page 25: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

24

dhe koncepte të tjera si mungesa totale e të drejtave civile kushtetuese. Këto seri idesh dhe normash ishin krejtësisht të kundërta me idetë e promovuara nga Lëvizja Iluministe e shekullit të 18-të. Nëse Montesquieu, Rousseau ose d’Alembert nuk do të ishin francezë, por shqiptarë që jetonin nën atë regjim komunist, atëherë në fotot famëkeqe të njerëzve të dënuar për vdekje nga gjykatat ilegjitime komuniste, në vendin e tyre do të dëshmonim sot këta tre udhëheqës të emancipimit botëror politik dhe shoqëror duke u gjykuar nga njerëz që ndoshta mund të posedonin vetëm një diplomë të shkollës së mesme.

Jo vetëm liderët politikë shqiptarë të regjimit komunist mendonin se komunizmi ishte superior ndaj liberalizmit, por ata arritën atë pikë ku u kthyen kundër të gjithë aleatëve të tyre ndërkombëtarë komunistë me pretekstin se kishin tradhtuar ideologjinë komuniste. Rrjedhimisht e çuan vendin në një izolim total nga bashkësia ndërkombëtare me të vetmin qëllim, të përforconin pushtetin e tyre. Duke vendosur kështu, ata lanë intelektualisht në handikap një brez të tërë shqiptarësh.

Izolimi pati si rezultat krijimin e një ndjenje të përgjithshme epërsie nga qytetarët shqiptarë në atë kohë. Ata ndiheshin superior në krahasim me ‘homologët’ e tyre ndërkombëtarë për shkak të propagandës iluzioniste të shtetit. Sidoqoftë, kjo sëmundje psikologjike ose kompleks epërsie, u shndërrua shumë shpejt dhe rrënjësisht në një kompleks inferioriteti pas rënies së regjimit komunist. Kontakti i papritur me pjesën tjetër të botës, e beri popullin shqiptar të kuptojë se ata ishin superiorë ndaj askujt. Përkundrazi, ata nuk po drejtonin garën e përparimit dhe prosperitetit botëror ashtu siç predikonte udhëheqja komuniste, por ishin vetë shqiptarët ata që sapo hynë në garë dhe kishin shumë objektiva për të përmbushur. Kjo hapësirë midis shqiptarëve dhe pjesës tjetër të botës ose siç përshkruhet në fushën e ekonomisë, catch-up effect, është një fenomen ekonomik, politik dhe shoqëror i dukshëm edhe sot. Sipas UNDP, në kategorinë e HDI (Indeksi i Zhvillimit Njerëzor 2018), Shqipëria renditet në vendin e 69-të. Në kategorinë e konsolidimit demokratik Shqipëria ka arritur një përqindje prej 47.02%. Për sa i përket të drejtave politike, ajo ka një vlerësim prej 27/40 dhe në kategorinë e të drejtave civile ka arritur një vlerësim prej 40/60 (Freedom House Report, 2019). Kjo gjendje nuk duhet të vijë si befasi për faktin se sistemi aktual politik dhe aktorët kryesorë të tij nuk janë shkëputur akoma nga mentaliteti politik dhe praktikat e përdorura nga regjimi komunist.

Gjatë asaj periudhe, me të vërtetë zhvilloheshin zgjedhje, por në atë sistem kishte vetëm një parti kandidate që ‘garonte’. Pas rënies së komunizmit dhe evolucionit në një sistem pluralist, pa dyshim që partitë kandidate që morën pjesë në procesin zgjedhor ishin më shumë se një, por nga viti 1992 deri në 2017 rezultatet e zgjedhjeve janë kontestuar vazhdimisht dhe janë përshkruar si problematike nga aktorët e brendshëm politikë dhe institucionet ndërkombëtare monitoruese. Kur instrumenti themelor politik-demokratik nuk funksionon siç duhet (zgjedhjet), atëherë nuk mund të arrihet objektivi i konsolidimit demokratik që është një kërkesë

Page 26: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

25

si e qytetarëve shqiptarë ashtu edhe e partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë.Ky dështim i dukshëm për të përfunduar procesin e tranzicionit përgjatë

30 viteve të fundit mund të justifikohet duke përdorur argumentet në vijim. Vlen të përmendet një element që mund të ndriçojë këtë çështje. Së pari, kur bëhet fjalë për tranzicion, nuk duhet të gabojmë në të menduarit se tranzicioni është vetëm një proces politik. Eshtë kryesisht një proces i bazuar në zhvillimin dhe emancipimin shoqëror. Sipas Alexander Wendt, një nga shkencëtarët politikë më të njohur në botën akademike ndërkombëtare, normat dhe vlerat shoqërore janë ato që formojnë klasën politike. Kjo teori është absolutisht e zbatueshme dhe e provueshme në një vend si Shqipëria, ku për shembull ndarja institucionale midis shoqërisë dhe administratës publike nuk është arritur akoma. Si rezultat, shteti shqiptar ka përjetuar për 30 vite lulëzimin e fenomeneve të tilla si mungesa absolute e parimit të meritokracisë dhe trajtimit të barabartë të qytetarëve nga institucionet shtetërore.

Së dyti, pyetja më e rëndësishme që duhet të shtrohet është “Si mund të realizohet dhe të përfundojë ky tranzicion, kur ai drejtohet nga një gjeneratë shoqërore dhe një klasë politike që është formuar nën mentalitetin dhe doktrinën e sistemit të vjetër paranojak komunist?” Është e pamundur dhe e paarsyeshme të kesh pretendimin dhe pritjen që kjo gjeneratë mbizotëruese të ndërmarrë reformat e nevojshme në lidhje me këtë proces tranzicioni, sepse është sikur të kërkosh nga këta njerëz që të luftojnë kundër vetvetes. Pra, kur kjo gjeneratë nuk është ajo që mund të udhëheqë me të vërtetë këtë proces të tranzicionit dhe zhvillimit, cila është pjesa e shoqërisë që është e aftë dhe e gatshme të pranojë këtë detyrë dhe përgjegjësi? Padyshim që përgjigjja është: Rinia ! Rinia shqiptare, e cila me një sërë vlerash bashkëkohore është e aftë ta udhëheqë këtë vend drejt demokratizimit dhe zhvillimit. Si përfundim, ajo që duhet nënvizuar është fakti se për të arritur këto objektiva, nuk ka nevojë për një konflikt midis gjeneratës që mbështet një grup të vjetër normash me gjeneratën e re, e cila promovon një grup të ri vlerash. Nuk ka asnjë kërkesë për të harruar periudhën e regjimit komunist dhe mizoritë e tij, sepse kujtimet e këtyre mizorive do të sigurojnë që gjeneratat e reja nuk do të përsërisin ato gabime. Kujtimi i periudhës komuniste në Shqipëri duhet të shihet si një avantazh i çmuar, sepse gjithmonë do të funksionojë si një kujtesë e viktimave dhe dhimbjeve njerëzore që mund të shkaktohen në një komb dhe në popullin e tij nëse zbatohen ideologji të tilla jodemokratike.

Referencat

• Estonian Institute of Historical Memory. Communist crimes – Albania. https:// www.communistcrimes.org/en/countries/albania

• Freedom House (2019). Freedom in the World — Albania Country Report. https:// freedomhouse.org/country/albania

• United Nations Development Programme (2019). Human Development Re port – Albania. http://hdr.undp.org/en/countries/profiles/ALB

Page 27: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

“Ne i konsiderojmë të mirëqena këto të vërteta, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, mes të cilave janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Se për të siguruar këto të drejta, njerëzit krijojnë qeveri, pushteti i drejtë i së cilës buron prej pëlqimit nga të qeverisurit dhe sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve, është e drejta e njerëzve, ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë dhe të themelojnë një qeverisje të re, bazuar mbi ato parime dhe me ato pushtete, që sipas njerëzve garantojnë më së miri, sigurinë dhe lumturinë e tyre!”1

Një teori çnjerëzore që mohon të drejtat me të cilat njeriu është pajisur prej Krijuesit të tij, e zbatuar në praktikë nuk mund të sjellë asgjë njerëzore. Kjo është historia e Shqipërisë dhe e çdo vendi që përjetoi terrorin komunist.

Statuti i Republikës Popullore i miratuar më 1946 nga Asambleja Kushtetuese, e dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, shënoi de jure fillimin e një epoke të errët për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët deri në rrëzimin e regjimit do të gëzonin vetëm formalisht të drejta. Statuti garantonte pronësinë private dhe iniciativën private në ekonomi, njihte të drejtën e trashëgimit të pasurisë private2, por nga ana tjetër pranonte zbatimin e parimit socialist se “toka i takon atij që e punon” dhe sanksiononte se tokat e mëdha për asnjë arsye nuk mund të jenë në duart e privatëve. 3 Sipas nenit 18 të Statutit, të gjithë shtetasve u garantohet liria e fjalës, e shtypit, e organizimit, e mbledhjes, e grumbullimit dhe e manifestimit publik, por nuk ndodhi kështu me “grupin e deputetëve”, të cilët për shkak të

1Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës2 Neni 9 i Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë, 19463 Neni 10 i Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë, 1946

BAZA LIGJORE E REGJIMIT KOMUNIST DHE LUSTRACIONIT POST ‘90

Dhimitër ZGUROUniversiteti i TiranësFakulteti i Drejtësisë

Email: [email protected]

Page 28: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

27

qëndrimeve kundërshtuese ndaj regjimit, u arrestuan, torturuan4 dhe u dënuan5 megjithëse akuzat për formimin e një grupi ilegal nuk u vërtetuan as gjatë gjyqit dhe as më pas.6

Nëse Kushtetuta e sotme dhe jurisprudenca ndërkombëtare e shohin të drejtën për punë si një “liri dhe të drejtë për të punuar ose për të mos punuar”, Statuti i Republikës Popullore e shihte punën si detyrë7 ndaj pushtetit popullor. Këtë qëndrim do të mbanin dhe kushtetutat pasuese, madje marrëzia e regjimit komunist do të kulmonte me miratimin e Kodit Penal të vitit 1977, në të cilin do të parashikohej një vepër penale e posaçme për parazitët që nuk zbatonin vendimin e organeve shtetërore për vendosjen në punë, më shumë se një herë.8 Shtetasit nuk do të kishin as lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur punëdhënësin e tyre, pasi shteti merrte përsipër të zinte me punë të gjithë shtetasit pa u dhënë atyre mundësinë për të zgjedhur në bazë të aftësive, kualifikimeve dhe dëshirave të tyre.

Sipas Statutit, të gjitha organet përfaqësonjëse të pushtetit shtetëror zgjidhen prej shtetasve me zgjedhje të lira dhe me votim të përgjithshëm, të barabartë, direkt dhe të fshehtë dhe të gjithë shtetasit pa ndryshim seksi, kombësie, race, besimi, shkallë kulture ose banimi dhe që kanë mbushur 18 vjet, kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen në të gjitha organet e pushtetit shtetëror. E drejta e votimit është e përgjithshme, e barabartë, direkte dhe e fshehtë. Mbi bazën e këtyre parashikimeve kushtetuese u zhvilluan edhe zgjedhjet e 28 majit 1950. Megjithëse e drejta e votës njihej dhe ekzistonte formalisht, ajo nuk mund të ushtrohej efektivisht pasi liria e zgjedhjes nuk ekziston në kushtet kur në zgjedhje garon vetëm një kandidat apo një subjekt politik. Qëndrim të njëjtë mban sot edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në një nga çështjet që ka gjykuar, kur shprehet se votimi me një kandidat mohon të drejtën substanciale për të zgjedhur.9

Legjislatura e dalë nga këto zgjedhje miratoi më 5 korrik të po atij viti, Kushtetutën e Republikës Popullore, e cila kishte një ndikim më të theksuar ideologjik10 se Statuti i vitit 1946. Ky ndikim vihet re që në nenet e para të Kushtetutës ku shprehet se Republika Popullore është shtet i punëtorëve dhe fshatarëve punonjës. Puna ishte baza e rendit shoqëror dhe në të njëjtën linjë me Statutin, ajo shihej si një detyrim sipas parimit “kush nuk punon, nuk ha”11.

4Gjatë marrjes në hetuesi të arrestuarit u torturuan me qëllim që të pranonin fajësinë e tyre. Deputeti Kol Kuqali humbi jetën pas 10 ditësh torturash, pa nënshkruar deklaratën e kërkuar nga hetuesit. 5Akt-akuza zyrtare e ngritur ndaj “grupit të deputetëve” lidhej me krijimin e një grupi ilegal që më shkurt të 1945, ndihmesën që u ishte dhënë kriminelëve të arratisur, me të cilët do realizohej kryengritje për të përmbysur “pushtetin popullor”, nxitjen dhe organizimin e Kryengritjes së Postribës. 6Për më shumë shih “Deputetët për deputetët : 10 tetor 2017, 70 vjetori i ekzekutimit të deputetëve opozitarë”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Tiranë, 20187Neni 22 i Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë, 19468Neni 209 i Kodit Penal të RPSSH, 19779 Çështja Riza dhe të Tjerë k. Bullgarisë, Vendimi nr. 48555/10-201510Kushtetuta përshkruhej nga një sërë parimesh socialiste, midis të cilave edhe parimi “nga sejcili sipas aftësive, sejcilit sipas punës së tij”, i cili sanksionohej në nenin 13.11 Neni 13 i Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë, 1950

Page 29: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

28

Kushtetuta u garantonte të gjithë shtetasve lirinë e fjalës, shtypit, organizimit dhe të manifestimit publik.

Të drejtat e njeriut për nga natyra që kanë janë të pandashme, të patjetërsueshme dhe të padhunueshme. Një nga mjetet që garanton lirinë e fjalës është e drejta e organizimit kolektiv, të cilën Kushtetuta e 5 korrikut e kushtëzon dhe e ndrydh duke përcaktuar në mënyrë taksative se cilat ishin organizatat ku shtetasit mund të ushtronin të drejtën e organizimit. Kështu shtetasit mund të bashkoheshin në Frontin Demokratik, bashkimet profesionale, kooperativat, organizatat e Rinisë dhe të Gruas ose në organizata sportive, të mbrojtjes, kulturore, teknike dhe shkencore12, të gjitha të vendosura nën kontrollin faktik dhe juridik të Partisë së Punës.

Asnjeri nuk mund të dënohet për një faj pa vendim të gjykatës kompetente në konformitet me ligjin që cakton kompetencën gjyqësore dhe fajin13. Pavarësisht këtij parashikimi në mesnatën e 26 shkurtit 1951 u pushkatuan pa gjyq dhe pa faj 22 intelektualë shqiptarë kundërshtarë të regjimit, me vendim të Byrosë Politike të KQ të PPSH, me pretekstin e një sasie dinamiti që u hodh në oborrin e Ambasadës Sovjetike.

Nën frymën e Revolucionit kulturor kinez dhe fjalimit të Enver Hoxhës “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit” 14, më 13 nëntor 1967, Presidiumi i Kuvendit Popullor nxjerr dekretin nr. 4337 “Mbi shfuqizimin e disa dekreteve”, i cili anulonte legalizimin e komuniteteve fetare dhe për rrjedhojë, ndalonte edhe të gjitha ritet fetare, në kundërshti me Kushtetutën e RPSH-së.15 Me shpresën se do të vrisnin Zotin, drejtuesit komunistë shkatërruan 2172 faltore të gjitha besimeve u ashpërsuan, pasi kishin ashpërsuar luftën ndaj fesë duke përndjekur, internuar dhe pushkatuar klerikët. Megjithatë një pjesë e madhe e popullsisë jo vetëm që besonte në Zot, por edhe i kryente ritet fetare në fshehtësi. Përballë tyre qëndronte njeriu i ri, sinonimi i Antikrishtit, i cili plazmohej në kishat dhe xhamitë e kthyera në vatra kulture.

Me Kushtetutën e re të miratuar më 28 dhjetor 1976 u shpall Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë dhe diktatura e proletariatit. Kushtetuta e RPSSH-së është versioni de jure i ngjarjeve që kishin ndodhur që prej vitit 1945. Partia e Punës njihej si forca e vetme politike udhëheqëse e shtetit dhe shoqërisë.16 Fryma marksiste-leniniste ndihet thuajse në nenet e para kur shprehet se RPSSH-ja zhvillon revolucionin duke iu përmbajtur luftës së klasave e në nenet vijuese, kur shprehet se e gjithë jeta politike dhe ekonomike bazohen mbi parimin e centralizimit dhe se prona private zhduket. 12 Neni 21 i Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë, 195013Neni 22 i Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë, 195014Fjalimi është mbajtur më 6 shkurt 1967 në mbledhjen e përbashkët të organizatave-bazë të Partisë të Minierës së Qymyrgurit të Kërrabës, uzinës “Enver”, kooperativës bujqësore “Vilhelm Pik”, Repartit Ushta-tark nr. 5009 dhe Universitetit të Tiranës.15Neni 18 i Kushtetutës së RPSH-së shprehej se të gjithë shtetasve u garantohet liria e ndërgjegjes dhe e besimit .16Neni 3 i Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 1976

Page 30: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

29

Propaganda e kohës quante sukses uljen e analfabetizmit në vend, por nga ana tjetër i gjithë sistemi arsimor ndërtohej mbi bazën e botëkuptimit marksist-leninist17 dhe me akte administrative apo vendime gjykatash ndalohej qarkullimi i librave që vinin në kundërshtim me parimet e realizmit socialist apo librat e autorëve të cilët ishin shpallur armiq të Partisë së Punës. Shqiptarët mund të lexonin Marksin, Gorkin apo shkrimtarë të tjerë të soc-realizmit, por nuk mund të lexonin Kasëm Trebeshinën, Ernest Koliqin, Arshi Pipën, Martin Camajn apo autorë të tjerë, pasi letërsia e tyre ishte një himn për lirinë dhe botëkuptimi i tyre ishte rrezik për regjimin që skllavëroi një komb.

Deri në grahmat e fundit të regjimit, shqiptarët kishin të drejtën e votës, por nuk mund ta ushtronin lirisht atë në kushtet e një regjimi monist dhe kur e vetmja alternativë ishte partia-shtet. Pranohet botërisht se vota është një akt që shpreh vullnetin e brendshëm dhe ky vullnet nuk duhet të jetë i ndikuar, madje deformimi i vullnetit zgjedhor përbën edhe vepër penale, por kjo nuk ka aspak rëndësi për një qeveri që vjen në pushtet me zgjedhje të parregullta. Për të kuptuar sesa formale ishte e drejta e votës në komunizëm mjafton të përmendim zgjedhjet e 10 korrikut 1966, në të cilat sipas njoftimit të Komisionit Qendror morën pjesë mbi 99.99 % e zgjedhësve në votime dhe mbi 99.99 % e tyre votuan për kandidatët e Fronit Demokratik. Sipas po të njëjtit njoftim, vetëm katër zgjedhës nuk morën pjesë ndërsa tre të tjerë votuan kundër.18

Shqiptarët mund të arsimoheshin, por vetëm mbi bazat e marksizëm-leninizmit dhe mund ta përfitonin vetëm ata që nuk kishin njollë në biografi. Shqiptarët mund të besonin, por lufta ndaj besimit kishte filluar qysh me ardhjen në pushtet kur filluan arrestimet e para të priftërinjve dhe hoxhallarëve e më pas lufta u përshkallëzua me shembjen e shtëpisë së Zotit. Shqiptarët kishin të drejtën e fjalës, por pikërisht për këtë do të përndiqeshin, internoheshin, dënoheshin e do pushkatoheshin.

E drejta socialiste dhunoi parimet bazë të drejtësisë dhe parimin e sundimit të ligjit, si e tillë me shembjen e regjimit nuk duhej të konsiderohej më e vlefshme. Nëpërmjet ligjit nr. 7514, date 30.09.1991, parlamenti u dha pafajësinë ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë dhe në emër të shtetit juridik u kërkoi ndjesë të gjithë atyre që kishin vuajtur nga regjimi komunist.

Drejtuesit më të lartë të regjimit u arrestuan dhe u gjykuan fillimisht për veprat penale të shpërdorimit të detyrës e përvetësimit të fondeve.

17Neni 33 i Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 197618Njoftimi i Komisionit Qendror është publikuar në gazetën Zëri i Popullit, organit të KQ të PPSH-së, më dt. 12 korrik 1966.

Page 31: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

30

Më vonë ndaj tyre, me ligjin nr. 800119, datë 22.09.1991, organet e Prokurorisë filluan me përparësi hetimet në ngarkim të funksionarëve të lartë të regjimit nën akuzat për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit. Gjatë gjykimit, akuzat për gjenocid u rrëzuan dhe të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale të krimeve kundër njerëzimit. Megjithatë dënimet u rrëzuan nga Gjykata e Kasacionit, ndërsa Gjykata e Lartë u dha pafajësinë të gjithë të dënuarve në vitin 1999.20 Në kohën kur duhej të rehabilitoheshin të dënuarit që kishin përfituar pafajësinë në vitin 1991 dhe viktimat e regjimit, Gjykata e Lartë me vendimin e saj vendosi të rehabilitojë përgjegjësit për krime kundër njerëzimit. Qysh prej asaj kohe, askush nuk është marrë në përgjegjësi penale për krimet që kanë ndodhur gjatë regjimit komunist dhe shpresa për drejtësi ndaj atyre që vuajtën pasojat e një sistemi çnjerëzor është shuar.

Miratimi i ligjit për gjenocidin u pasua nga miratimi i ligjit për verifikimin e figurave21, i cili kishte si qëllim sigurimin e pastërtisë së jetës demokratike të shtetit shqiptar në periudhën e tranzicionit postkomunist. Nga viti i miratimit të tij deri në momentin që pushoi efektet, ligji u bë objekt i një sërë ndryshimesh të cilat në thelb ngushtonin fushën e tij të veprimit22. Të dy ligjet në tërësi i mbijetuan testit të kushtetutshmërisë pasi kufizimet që përcaktonin ishin të arsyeshme dhe iu përgjigjeshin kërkesave morale të shoqërisë demokratike në Shqipëri.23 Këtë fat nuk e pati ligji nr. 10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”, i cili u shpall, njëzëri, antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.24

Gjykata Kushtetuese, mes të tjerash, shprehet se parimi i proporcionalitetit kërkon gjithashtu, që koha që ka kaluar midis sjelljes së papërshtatshme dhe vlerësimit të rrezikut apo kërcënimit që këto sjellje kanë për shtetin të merren parasysh.

Gjykata vëren se ndërsa ekzistenca e kërcënimit apo rrezikut ndaj krijimit të demokracisë së lirë është pranuar nga Shqipëria në të shkuarën, në kohët e sotme, ekzistenca e kërcënimit dhe rrezikut është e dyshimtë.25

19Ligji “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare” ose i njohur ndryshe si ligji për gjenocidin. Ligji përveçse nxiste organet e Prokurorisë të nisnin hetimet, ndalonte zgjedhjen në organet qendrore dhe lokale, emërimin në admin-istratën e lartë shtetërore, gjyqësor dhe në masmedia të ish drejtuesive të lartë në funksione politike, të zgjedhura, ekzekutive e gjyqësore gjatë sistemit komunist dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.20Për më shumë shih https://exit.al/gjyqet-e-harruara-te-krimeve-te-diktatures/21 Ligji nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”. Ndryshe ligji njihet edhe si ligji i lustracionit.22Ndryshimet e bëra në vitin 1996, 1997, 1998 ngushtuan rrethin e pozicioneve dhe cilësive të mbajtura gjatë sistemit komunist që konsideroheshin si kusht pengues për të shërbyer në funksionet publike që përcaktonte ligji. 23 VGJK nr. 1/199624VGJK nr. 9/201025Ibid.

Page 32: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

31

Gjykata çmon se duhet të ekzistojnë arsye të forta për të justifikuar nxjerrjen e një ligji të ri për lustracionin tetëmbëdhjetë vjet pas rënies së regjimit komunist dhe shtatë vjet pas mbarimit të afatit të legjislacionit të mëparshëm.26

Prokuroria filloi me përparësi hetimet në ngarkim të funksionarëve të lartë të regjimit nën akuzat për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit. Gjatë gjykimit, akuzat për gjenocid u rrëzuan dhe të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale të krimeve kundër njerëzimit. Megjithatë dënimet u rrëzuan nga Gjykata e Kasacionit, ndërsa Gjykata e Lartë u dha pafajësinë të gjithë të dënuarve në vitin 1999.27 Në kohën kur duhej të rehabilitoheshin të dënuarit që kishin përfituar pafajësinë në vitin 1991 dhe viktimat e regjimit, Gjykata e Lartë me vendimin e saj vendosi të rehabilitojë përgjegjësit për krime kundër njerëzimit. Qysh prej asaj kohe, askush nuk është marrë në përgjegjësi penale për krimet që kanë ndodhur gjatë regjimit komunist dhe shpresa për drejtësi ndaj atyre që vuajtën pasojat e një sistemi çn-jerëzor është shuar.

Miratimi i ligjit për gjenocidin u pasua nga miratimi i ligjit për verifikimin e figurave28, i cili kishte si qëllim sigurimin e pastërtisë së jetës demokratike të shtetit shqiptar në periudhën e tranzicionit postkomunist. Nga viti i miratimit të tij deri në momentin që pushoi efektet, ligji u bë objekt i një sërë ndryshimesh të cilat në thelb ngushtonin fushën e tij të veprimit29. Të dy ligjet në tërësi i mbijetuan testit të kushtetutshmërisë pasi kufizimet që përcaktonin ishin të arsyeshme dhe iu përgjigjeshin kërkesave morale të shoqërisë demokratike në Shqipëri.30 Këtë fat nuk e pati ligji nr. 10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”, i cili u shpall, njëzëri, antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.31

Gjykata Kushtetuese, mes të tjerash, shprehet se parimi i proporcionalitetit kërkon gjithashtu, që koha që ka kaluar midis sjelljes së papërshtatshme dhe vlerësimit të rrezikut apo kërcënimit që këto sjellje kanë për shtetin të merren parasysh.

Gjykata vëren se ndërsa ekzistenca e kërcënimit apo rrezikut ndaj krijimit të demokracisë së lirë është pranuar nga Shqipëria në të shkuarën, në kohët e sotme, ekzistenca e kërcënimit dhe rrezikut është e dyshimtë.32 Gjykata çmon se duhet të ekzistojnë arsye të forta për të justifikuar nxjerrjen e një ligji të ri për lustracionin 18 vjet pas rënies së regjimit komunist dhe shtatë vjet pas mbarimit të

26Ibid.27Për më shumë shih https://exit.al/gjyqet-e-harruara-te-krimeve-te-diktatures/28Ligji nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”. Ndryshe ligji njihet edhe si ligji i lustracionit.29Ndryshimet e bëra në vitin 1996, 1997, 1998 ngushtuan rrethin e pozicioneve dhe cilësive të mbajtura gjatë sistemit komunist që konsideroheshin si kusht pengues për të shërbyer në funksionet publike që përcaktonte ligji. 30VGJK nr. 1/199631 VGJK nr. 9/201032Ibid.

Page 33: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

32

afatit të legjislacionit të mëparshëm,33 sipas praktikës së Gjyqit të Nurembergut, si krime kundër njerëzimit, Parlamenti Evropian miratoi Rezolutën “Mbi ndërgjegjen europiane dhe totalitarianizmin”, në të cilën nazismi, fashizmi, stalinizmi dhe regjimet komuniste shihen si një trashëgimi e përbashkët, njohja e së cilës do të sjellë bashkimin e Evropës.

Më herët ishin miratuar edhe dy rezoluta të tjera34, të cilat do të shërbenin si pikë referimi për Rezolutën e datës 30 tetor 2006 të Kuvendit të Republikës, në të cilën do të shprehej qartë nevoja për informimin dhe ndërgjegjësimin e brezave, kryesisht të rinjve, për krimet çnjerëzore të kryera nga regjimi komunist. Rezoluta do të shërbente de jure si ndarje me regjimin e kaluar në aspektin politik, moral e historik.

Realiteti është më kokëfortë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese. De facto shteti demokratik nuk është ndarë ende me regjimin e kaluar, pasi drejtues të lartë në kohën e komunizmit sot janë rehabilituar në pozicione të tjera drejtuese. Petraq Kolevica shprehet se “një artist që e ka vënë artin e vet në shërbim të një ideologjie, nuk e braktis dot atë për t’i shërbyer një ditë të bukur një ideologjie tjetër tërësisht të kundërt me të parën35”. Në gjykimin tim kjo vlen edhe për funksionarët e tjerë të shtetit, të cilët, njësoj si artistët, nuk mund të braktisin dot “njeriun e ri”, të cilit i shërbyen me devotshmëri. Shteti demokratik i bazuar në parimin e shtetit të së drejtës, në çrrënjosjen e trashëgimisë së sistemit totalitar komunist, të përdorë mjetet procedurale të një shteti të së drejtës, pasi në të kundërt nuk do të kishte asnjë ndryshim nga regjimi i mëparshëm.

Në emër të së ardhmes duhet parë nga e shkuara, është koha që shteti shqiptar të ndahet përfundimisht de jure dhe de facto me regjimin e kaluar.

33Ibid.34Rezoluta 1096 (1996) “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste” dhe Rezoluta 1481 (2006) “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”35Petraq Kolevica, “Po arkitektura?”, botuar më 26.01.1991, Gazeta “Rilindja Demokratike”

Page 34: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Prill 2020…Karantinë e vazhdueshme së cilës askush nuk ia njeh limitin. Çdo mbrëmje eci, vrapoj për një orë. Pjesa tjetër e ditës ngjason me një “burg” disi komod. Rastësi apo çfarë, nuk di ta them, por rruga në të cilën bëj ecjen e mbrëmjes, më takon me disa ngrehina të frikshme, që i rezistojnë kohës, si për të dëshmuar atë që muret fshehin brenda tyre. Është kampi famëkeq i Tepelenës.

Sa afrohem pranë tij, ngadalësoj hapat, madje eci shumë lehtë, sepse më duket se lëndoj eshtrat e qindra fëmijëve që janë varrosur rrethinave të këtij kampi. Më duket sikur ndiej rënkimet e tyre në agoni, duket sikur brenda këtyre mureve të kalbura, dëgjohen klithmat nën zë të nënave që mbajnë në prehër foshnjat e pajeta për 2-3 ditë, me qëllim që të merrnin racionin e bukës për t’i shuar urinë fëmijës tjetër. Disa kamare të vogla si dritare afër strehëve të këtyre gërmadhave, duken sikur të përcjellin së brendshmi psherëtimat e thella të atyre burrave kurajozë që u kishin vrarë lirinë, por jo burrërinë.

Karantinë…Më duket se dikush më ka mohuar të drejtën e lëvizjes. Nuk udhëtoj dot jo vetëm jashtë vendit për turizëm, por as diku brenda vendit tim për të njohur gjeografinë e veriut apo jugu. E duke vazhduar ecjen mendoj: “Mua më është mohuar e drejta e lëvizjes prej pandemisë, po juve fëmijë që ua tretën kockat ende pa formuar nën këtë kamp, a e kishit të drejtën e lëvizjes në atë kohë? Eh…Ju nuk mund të dilnit pa leje as jashtë gardheve me tela me gjemba, e jo të shëtisnit mbrëmjeve në qytet, apo të argëtoheshit diku në një park lojërash. Jo vetëm ju, prindërit apo të afërmit tuaj nuk e kishin këtë të drejtë, askush në diktaturë nuk mund të shijonte lëvizjen e lirë, pa miratimin e partisë-pushtet.” E mendimet e mia nuk i binden hapit të ngadaltë, ato rendin e rendin, madje fluturojnë… “Po ju nëna që vuanit urinë e fëmijëve, përse nuk e ngrinit zërin e të kërkonit “pak djathë”? Pak djathë? Çfarë them dhe unë… Por ndaj mund të kenë përfunduar këtu nënat e mjera, sepse diku mund të kenë shprehur: “ s’ka mish, s’ka djathë në

REFLEKTIM NGA KAMPI I TEPELENËS DHE... SFIDAT E SOTME

Elisandra ÇAKOUniversiteti i TiranësFakulteti i Drejtësisë

Email: [email protected]

Page 35: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

34

dyqan”. Se ty moj nënë të ishte mohuar e drejta e fjalës, e drejtë themelore kjo për njeriun. Po ju baballarë të këtyre fëmijëve, përse nuk u përballët për lirinë e vjedhur? U mungonte një avokat? A e njihnit ju të drejtën për t’u mbrojtur? Mos më thoni se edhe kjo e drejtë kishte rënë në honin e juridiksionit komunist.

Ecja ime vazhdon rreth kampit, e vetme, ashtu në heshtje. Heshtje! Kthej kokën pas, majtas, djathtas. Më duket sikur edhe gjethet e pemëve diç murmurisin kur era i përkund. E vura veten për një çast brenda këtij kampi. Dikush më ka vjedhur të drejtën e privatësisë. Këto gjethe që pëshpëritin mos vallë janë rrjeti i spiunëve të asaj kohe, që zhvishnin jetën e individit nga çdo intimitet?

Ndoshta…! Ja dhe porta e hekurt e ndryshkur prej moshës. Brenda saj, skeleti i një kamioni i ngrënë vende-vende. Duket se koha e ka ruajtur për të dëshmuar se me të vinin e iknin xhelatët mëngjeseve e mbrëmjeve në kamp. Jepnin urdhra, rreshtonin, shfrynin nervat, caktonin vendin ku do të groposej viktima e radhës…E tmerruar prej imazheve dhe mendimeve, si pa dashur pyetja më doli me zë: “Po përse votonit more të mjerë?” Por pyetja u rrokullis me shpejtësi e ra tej në greminë. Një tjetër zë doli nga brenda kampit: “Edhe e drejta e votës më ishte mohuar!” Po, po, ka të drejtë. Historia më ka mësuar se dikur, në komunizëm, votohej për një garë pa garë, votohej për një listë pa rivalë. Vetëm do të ishe një qytetar i devotshëm, nëse ngriheshe shumë herët e shkoje për votim. Qytetar shembullor!

Vendosa ta mbyll ecjen për sot, por si për çudi, pas krahëve të mi, u dëgjua një kërcitje e fortë e portës së hekurt të kampit, që me sa duket e hapte dhe e mbyllte era. E mora me vete në memorie atë kërcitje të fortë, si një sinjal që koha po më kujton të hedhim sytë nga këto ngrehina për të njohur të kaluarën.

Unë 20 vjeçarja që kam dëgjuar prej gjyshes sime, prej babait, netëve të gjata, kur më tregonin për liritë e mohuara, për dënimet kolektive, për mohimin e shkollimit, pasi rrjedh prej një familje ish-të persekutuar, dua të di më shumë. Po t’i bashkëmoshatari im, a mund ta ndërtosh shëndetshëm të ardhmen pa njohur të shkuarën? Kam frikë se e ardhmja jote do të jetë si ndërtesë pa themele. Jo pa themele betoni, por pa informacionet e sakta dhe të thelluara mbi të shkuarën diktatoriale të shtrembëruar nëpër faqe librash, që ty dhe mua na kanë servirur. Unë dhe t’i kemi lindur kur demokracia kishte mirëseardhur që prej pothuajse një dekade.

Po a jetojmë vërtetë në demokraci? Demokraci do të thotë liri! Unë dhe t’i e kemi fituar të drejtën e fjalës së lirë, por fjala jonë nuk dëgjohet. Demokraci do të thotë konkurrencë! Jo miku im, unë nuk kam frikë të them se konkurrenca nuk ekziston, diku humbet përmes letrash e firmash. Demokraci do të thotë meritë! Po t’i e ke parë diku meritën? Nëse meritë do të quhej militant i partisë në pushtet, fëmija i deputetit, injoranti i pasur, atëherë duhet të jem unë gabim.

Unë dhe t’i kemi fituar të drejtën e zgjedhjes. Po, votojmë, por votat tona i numëron ky militanti apo “ i forti”, ky pra me “meritë”.

Page 36: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

35

Dhe unë e t’i përpëlitemi të gjejmë, ku na humbi e drejta e fjalës, kur do na vijë radha të konkurrojmë, pse na nëpërkëmbet merita. I drejtohemi sistemit të drejtësisë. Mirë e thashë? Sistemit të drejtësisë? Po a është i drejtë ky sistem? Mos ngurojmë bashkëmoshatari im të themi unë dhe t’i të drejtën, se reforma në drejtësi në vendin tonë duket vite-drite larg interesit tim, interesit tënd, larg dinjitetit qytetar.

Realiteti në vendin tim dhe tënd dhemb. Le të kthejmë kokën pas për të parë rrënjët e plagëve të thella që ka lënë koha, e ne brezi i ri të dimë t’i “mjekojmë” që e ardhmja të jetë e shëndetshme. Më mbështet bashkudhëtari im!!!

Page 37: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

“Sistemet komuniste janë regjime ku jeta nuk ka asnjë lloj vlere dhe çdo gjë njerëzore pushon së ekzistuari” (Andrei Sakarov). Gjatë këtyre 30 viteve pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, diskursi publik është përqendruar në nevojën e një historie të balancuar ku komunizmi shqiptar të jepet me të gjitha ngjyrimet e veta. Mohimi i të drejtave të njeriut, historia e Sigurimit të Shtetit, represioni komunist, sistemi i burgjeve, kampeve të internimit dhe të punës kanë filluar të gjejnë vend në studimet dhe kërkimet historike për të forcuar sadopak memorien mbi këtë pjesë të dhimbshme dhe të pandriçuar të historisë së Shqipërisë.

Komunizmi, në këndvështrimin e atyre që e promovuan atë, ishte i destinuar të riformatonte shoqërinë shqiptare sipas një modeli që theksonte sa barazinë, aq edhe antagonizmin e përhershëm të saj. Në sistemin politik të ndërtuar duke u bazuar në këtë ideologji në thelb totalitar, pajtimi ishte i pamundur ndërmjet atyre që besonin në parimet e kësaj ideologjie dhe ndërmjet atyre që kërkonin një tjetër model qeverisjeje. Duke qenë se pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare as njihte dhe as e kuptonte se çfarë ofronte komunizmi, ishte i lehtë asgjësimi i veprimeve kontradiktore dhe konsolidimi i këtij regjimi u arrit më shpejt se ç’pritej. Shkelja dhe sakrifikimi i çdo vlere njerëzore nga kjo strukturë represive do të përjetësonte dehumanizimin që solli ndër vite duke u shndërruar në një proces thelbësor studimi, analiza e së cilës sjell qasje interesante për mënyrën se si e përjetoi shoqëria shqiptare kalimin nga një sistem politik autoritar në një tranzicion të transformimit demokratik. Në këtë kuptim, duke vlerësuar shkallën dhe rëndësinë e ndryshimeve të bëra që nga fillimi i viteve 90’ dhe duke bërë një përshkrim të hollësishëm të fytyrës së vërtetë të diktaturës shqiptare, mund të kuptohen dukuritë më të spikatura, të cilat në vijueshmëri ndikuan pozitivisht apo edhe negativisht mbi perspektivat e zhvillimit të demokracisë, e cila do të prekte Shqipërinë për herë të parë pothuajse pas 45 vitesh torturë.

PËRBALLJA ME TË KALUARËN SI PARAKUSHT PËR TË ARDHME MË TË MIRË

Danjela JAKAJUniversiteti i TiranësFakulteti i Drejtësisë

Email: [email protected]

Page 38: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

37

Poshtë Komunizmi! Vdekje e Diktaturës! Liri, Drejtësi! Ishin këto britma të para ulëritëse, që shpërthyen nga shpirti i revoltuar i të burgosurve në kampin-burg të Spaçit më 21 Maj 1973, urrejtja e të cilëve ishte e mbledhur prej vitesh nga padrejtësitë dhe trajtimet kafshërore, që ushqeheshin me forcë nga dora e totalitarizmit shqiptar të Enver Hoxhës dhe bandës së tij. Komunizmi feudal i mbjellë në Shqipëri pas vitit 1944, gjenocidi pothuajse për gjysmë shekulli elites politike e intelektuale shqiptare të periudhës së para komunizmit ju asgjësuan deri në thelb të drejtat dhe liritë themelore të tyre. Mohimi i këtyre lirive dhe të drejtave themelore, sociale dhe politike për individët e një kategorie të shoqërisë, argumentohej nga propaganda zyrtare si një çmim i vogël që duhej paguar për të prekur ëndrrën e parealizueshme të një shoqërie pa klasa, pa pronë dhe pa varfëri. Gjenocidi vijoi sistematikisht, përmes strukturave të makinës së diktaturës, burgjeve të përbindshme, kampeve torturuese të punës, sekuestrimit e internimit të pa ligj dhe depersonalizimit të personalizuar nga vetë Partia e Punës. Ishin këto mekanizmat e rafinuara të dhunës dhe të terrorit që gradualisht do ta shndërronin këtë shoqëri në një grup njerëzish të mbyllur dhe të nënshtruar.

Qëllimi përfundimtar i regjimit komunist ishte eleminimi i ‘kundërshtarit objektiv’, interpretimi lato sensu i të cilit ishte mospajtimi me ideologjinë marksiste dhe pushtetin e lidershipi-it komunist që ishte i absolutizuar nën udhëheqjen e Enver Hoxhës. Ky ‘kundërshtar objektiv’ do të kalonte portën e ferrit përmes gjyqeve speciale, gjykatave ushtarake dhe politike, e pasi ai të eliminohej a dënohej, i njëjti fat ndiqte dhe familjen e tij duke shtuar kështu numrin e pafund të krimeve që rëndojnë sot në shpinën e diktaturës së proletariatit shqiptar. Tjetërsimet makabre komuniste, shkelja e rëndë e dinjitetit të njeriut, sigurisht që nuk mund të përmblidhen brënda faqeve të një eseje apo libri, por janë këto plagë të diktaturës që sot përcillen me histori dhimbjesh dhe vuajtjesh që rrëfehen pa pushim për ata që i përjetuan dhe për të tjerët që nuk arriti t’i prekte, përfaqësojnë veçse njolla të zeza të heshtjes, shtypjes dhe mohimit.

Gjatë viteve diktatoriale shqiptarët vuajtën nga mungesa e theksuar e lirisë në të gjitha dimensionet e saj. Shumë faktorë dhe aspekte të jetës, nuk mund të ishin objekte të pavarura të marrëdhënieve midis subjekteve apo subjekteve dhe institucioneve. U mbyll çdo komunikim me portën perëndimore duke sjellë kështu forcimin e tutelës së bashkimit sovjetik, e cila do t’i shërbente sistemit si pasaportë, jo vetëm për të legalizuar pushtetin, por dhe për të qenë të lirë për të ndërmarrë në të ardhmen të gjitha masat për vendosjen dhe konsolidimin e rrjetës së tyre komuniste. Krahas monizmit dhe ndryshimit të modelit ekonomik që solli me vete kjo diktaturë, u bënë edhe ndryshime në konceptimin dhe gëzimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Një nga këto liri themelore që ka qenë shkak për shumë dënime dhe penalitete nga më çnjerëzoret është liria e shprehjes.

Kritikat ndaj sistemit diktatorial, pëshpëritjet thumbuese apo shprehjet e interpretueshme si antisocialiste konsideroheshin jo vetëm si një nga aktet më armiqësore, por ato shoqëroheshin edhe me dënime të rënda në Kodin Penal.

Page 39: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

38

Përveç tjetërsimit të fjalës së lirë, krimi komunist goditi dhe rrënoi edhe ngrehinën intelektuale të asaj kohe, e cila kish arritur të krijonte një shtrat të qëndrueshëm trashëgimie kulturore. Biblioteka të tëra u rrënuan apo u dogjën, mijëra dorëshkrime të vlefshme u zhdukën dhe shumë veprimtari shkencore apo krijuese u ndërprenë në mes brutalisht. Censurim i rreptë nuk la pa prekur edhe botimet e reja, ku një grup i vogël njerëzish, vendosnin se çfarë duhet të shkojë e çfarë nuk duhet të arrijë në duart e lexuesve. Një radhë që padyshim duke u eliminuar dëmtoi rëndë zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë shqiptare. Interes të veçantë merr në të njëjtën masë dhe liria e medias. Mediat shqiptare të sistemit enverist, u ndërtuan dhe u vunë nën përdorimin e shtetit dhe të propagandës së tij sipas modelit autoritar, të njohur edhe si modeli komunist i shtypit. Roli parësor i tyre nuk përngjante aspak me objektin kryesor që duhet të kenë mediat në përgjithësi. Ato trajtoheshin si organe propagandiste ku informimi i publikut varej nga fakti se sa këto media totalitare i shërbenin inkuadrimit të masave rreth pushtetit, pra sa e realizonin manipulimin masiv për ta bërë të pranueshme nga publiku politikën e ditës, sistemin politik, jetën në një shoqëri me të drejta individuale krejtësisht të cunguara. Së fundmi, gjithashtu dënohej shikimi i kanaleve televizive të huaja.

E njëjta fatkeqësi ndoqi edhe lirinë e besimit/fesë. Në luftë për të përjetësuar sundimin e tij, dhe pasi kishte eliminuar të gjithë kundërshtarët potencialë që mund ta sulmonin, Enver Hoxha iu vërsul institucioneve fetare. Hakmarrja primitive e diktaturës ndaj klerit shqiptar kishte në themel zhdukjen e çdo sistemi vlerash të besimit fetar dhe përfaqësuesve të tij dhe zëvendësimin e tyre me një altar të ri të udhëheqësit komunist dhe të partisë së tij, ku duhej të rrëfehej kolektivisht shoqëria shqiptare. U nxorën jashtë ligjet fetare, ndaloi ushtrimin e riteve dhe kulturës së besimeve, kishat e xhamitë u rrafshuan ose u kthyen në magazinë e vatra kulture dhe klerikët e përfaqësuesit e tyre u shpallën persona non-grata, duke e kthyer kështu Shqipërinë në vendin e vetëm ateist në botë. Periudha e diktaturës, gjithashtu deformoi rrënjësisht edhe konceptin e pronësisë. Shtetëzimet, shpronësimet dhe sekuestrimet, ndalimi i plotë i iniciativës private, bënë të mundur rishpërndarjen e pronave. Vendin e pronës private dhe të ekonomisë shumëformëshe e zëvendësoi prona shtetërore mbi mjetet e prodhimit dhe sistemi i vetëm i ekonomisë socialiste në qytet dhe në fshat. Sipas kësaj politike ishin likuiduar klasat shfrytëzuese dhe shfrytëzimi i njeriut prej njeriut. Çdo objekt i përkiste shtetit dhe subjektet punonin kolektivisht për mirëmbajtjen e tyre.

Një ndryshim esencial që u duk në shoqërinë shqiptare dhe ndryshoi bashkëveprimin social dhe ekonomik ishte përcaktimi që diktatura shqiptare i bëri lirisë dhe të drejtës për të punuar apo për të mos punuar. Puna, ashtu si faktorët e tjerë të prodhimit trajtohej deri në skaj nga tutela juridike e regjimit komunist. Në ndryshim nga sistemi i demokracisë liberale, ku puna ka një trajtim vokacional, përveç atij si faktor prodhimi, por dhe si hapësirë ku mund të flitet për zgjedhjen e profesionit në përputhje me interesat dhe dëshirat e individit, në sistemin diktatorial, puna trajtohet kryesisht si faktor prodhimi.

Page 40: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

39

Roli i individit në shoqëri, si njësi përbërëse e saj, suprimohet nga koncepti i interesit të shoqërisë dhe pozita që i jepet kolektivit për të diktuar fatet njerëzore. Kontrolli shtetëror mban kompetencën ekskluzive për të vendosur itinerarin e punës dhe konsumit sipas parimit socialist “secili sipas aftësive, secilit sipas punës”, si dhe në të njëjtën masë, garanton barazinë formale të punës dhe shpërblimit, sipas të cilit, “për punë të barabartë vendoset pagë e barabartë.” Shpërblimit material i ulet rëndësia dhe stimujt moralë marrin përparësi në nxitjen e punës për të dhënë rezultate më të shumta e për rrjedhojë, individualiteti minimizohet, individi humbet unikalitetin e tij dhe kthehet në një ndihmues në realizimin e një qëllimi të përgjithshëm.

Maksimumi i hapësirës që i jepet individit, sipas kësaj qasjeje instrumentale, është të aspirojë dhe veprojë në funksion të përmbushjes së vullnetit të përgjithshëm. Edhe sanksionimi që i bën Kushtetuta e vitit 1976, e thekson faktin se e gjithë jeta ekonomiko-shoqërore e vendit ka në themel punën. Për të puna është burim kryesor i sigurimit të mjeteve të jetesës për çdo shtetas. Shteti, sipas këtij koncepti, punon për ngushtimin e dallimeve midis punës mendore e punës fizike, midis punës në industri e punës në bujqësi, kujdeset dhe merr masa për mbrojtjen në punë dhe për kualifikimin e punonjësve, si dhe për gjetjen e punës për shtetasit. Ajo seleksionon subjektet që do shkojnë në universitet duke i përcaktuar dhe fushën e studimit. Sipas këtij rregullimi të fundit, individit në fakt nuk i lindte e drejta për të përcaktuar vetë drejtimin profesional, por i krijohej shtetit detyrimi që t’i caktonte një punë individit duke i dhënë përparësi interesit kolektiv mbi interesin personal.

Në korrelacion me të, vlen për t’u përmendur një rast konkret i atyre kohërave, ku sistemi gjyqësor nënvizonte faktin se nuk kishte mundësi që në kohën e regjimit komunist, një individ të mungonte pa dalë në punë. Në çështjen në fjalë, ku paditësja kërkonte të merrte pagën që i detyrohej kooperativa bujqësore, vlerësohet se marrëdhënia e punës nuk ka qenë një marrëdhënie e lirë, por ka patur karakter detyrues. Gjykata vazhdon arsyetimin duke thënë se sipas ligjeve të periudhës, çdo person ka qenë i detyruar që të merrte pjesë në punë, në të kundërt mund të përballej me pasojat e ligjit mbi parazitizmin. Përveç dimensionit të punës si faktor prodhimi, gjatë regjimit komunist, puna kuadrizohej edhe si formë dhe mjet dënimi për akte që konsideroheshin vepra ose kundravajtje penale. Janë botuar një numër ligjesh dhe vendimesh të cilat legalizojnë punën me përdhunë, dhe Kodi Penal i ri Shqiptar që u adoptua në Maj 1952, bazuar në Kodin Penal Sovjetik, bën parashikime për “punë korrektonjëse” dhe internime qytetarësh në kampe përqendrimi dhe pune. Kjo qasje gjithëpërfshirëse e punës si formë riedukimi e individit fajtor që prish normat sociale shërben për ta rrënjosur karakterin e punës si diçka që i shërben më shumë kolektivit sesa si një shprehje e preferencave individuale të njeriut. Një gjë ishte e sigurt që këto dënime shtonin pasigurinë e përgjithshme dhe frikën e të gjithë popullsisë. Në atë regjim askush nuk ishte i sigurt dhe i paprekshëm.

Page 41: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

40

Fatkeqësisht shoqëria shqiptare ende nuk është ndërgjegjësuar se nuk mund të arrihet në një demokraci të vërtetë pa një program kombëtar për përballimin e pasojave të periudhës komuniste, si një domosdoshmëri të ecjes përpara. Gjermania jetoi 12 vite në nazizëm dhe ka pasur një program kombëtar të denazifikimit, ndërsa Shqipëria që jetoi gati për gjysmë shekulli në gojën e totalitarizimit komunist, ende nuk ka një program për dekomunizmin. Kjo kohë pothuajse pesë dekada që prodhoi pasoja shumë të rënda dhe shumë më të shtrira se çdo vend tjetër ish- komunist, prishi jo vetëm nivelet e shoqërisë duke e kthyer atë në konfliktuale, por dehumanizoi njeriun në nivele shkatërruese. Përballimi i këtyre pasojave të sistemit enverist nuk mund të bëhet pa të vërtetën dhe transparencën e nevojshme. Jo pa shkak pjesa paraardhëse përpiqet të japë një panoramë të përgjithshme të disa të drejtave që ndryshuan në rrënjë rrjedhën jetësore, duke u përpjekur tanimë për të nxjerrë në pah ndikimin që pati kjo periudhë në formësimin e një shteti në vitet 90’ ku aspirohej një rend i qëndrueshëm, shoqëri e qetë dhe një sistem ligjor mirë rregullues.

Me ardhjen e demokracisë individi u çlirua nga prangat frymëmarrëse të totalitarizmit shqiptar duke u shoqëruar kjo me gëzimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ekonomia u kapitalizua, individi mund të vinte në zbatim iniciativa private, çdokush mund të shkonte në universitet dhe të zgjidhte profesionin e tij, feja ishte e lirë të besohej, liria e shprehjes nuk ishte më e cunguar, u hapën mundësitë për të lëvizur përtej kufijve kombëtarë, prona u privatizua dhe më esencialja u miratua një kushtetutë ku fokusi qendror i saj ishte njeriu dhe mirëqenia e tij. Po atëherë pse akoma Shqipëria gjendet në një periudhë tranzicioni kaq të rëndë dhe konfliktuale?

Duhet thënë që dështimi fillon që në krye, e cila lidhet me mosrealizimin e një rehabilitimi psiko-social që do të ndihmonte subjektet që u prekën nga kjo kalbësirë të fillonin një fazë të re më mendjehapur dhe kontribuues në krijim e një mjedisi të shëndoshë demokratik. Nëse në një diktaturë drejton një diktator apo një kastë dhe për gjithçka që ndodh përgjegjësia është kryesisht e tij, në rendet demokratike drejton e gjithë shoqëria dhe përgjithësia është e përgjithshme. Prandaj në demokraci për suksesin është domosdoshmëri që e gjitha të funksionojë dhe të zgjidhet në frymë të përbashkët. Kjo gjendje pasive për t’u shkëputur nga ndikimet politike shoqërore të së kaluarës u shoqërua dhe nga një klasë politike e cila ka qenë aktori dhe faktori më i rëndësishëm në progresin e rimëkëmbjes së Shqipërisë. Ndryshe nga të gjitha vendet ish-komuniste, liderët politikë shqiptarë nuk synuan të ndërmerrnin reforma që çonin në rotacionin politik, në qarkullimin e elitave politike, në krijimin e një psikologjie të re individuale e kolektive, në ndërtimin e një sistemi mbrojtës kundër viruseve të së kaluarës, por u angazhuan vetëm të reformonin sistemin ekzistues të trashëguar në një formë më të “demokratizuar”. Klasa politike ishte më shumë e përqendruar në ruajtjen e fuqisë politike, se sa në ndërtimin e politikave ekonomike e zhvilluese për përparimin e vendit, duke mos parë kështu renë e katastrofës, që nuk qëndronte në kokën e të gjithëve.

Page 42: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

41

E keqja më e madhe është se akoma dhe sot nuk vlerësohet domosdoshmëria e moralit në politikë.

Këto përfundime dhe mendime të shfaqura sigurisht që mund të ndryshohen duke u sensibilizuar për rëndësinë që ka njohja dhe përballimi i së kaluarës në ndërtimin e një të ardhme të sigurt dhe paqësore. Ky proces ka nevojë për kontributin e të gjithëve, hapa të vegjël që çojnë shoqërinë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe pajtimit kombëtar. Le të reflektojmë të gjithë mbi të shkuarën duke biseduar për kulturën demokratike, për stabilitetin dhe dinjitetin njerëzor në mënyrë që të mos përsërisim të njëjtat hapa të antivlerave.

Referencat

•Artikulli shkencor ‘ Antologjia e krimit komunist’•Disertacion shkencor ‘ Rënia e komunizmit dhe fillimi i demokracisë’ (Brunilta

Durici)•Studim Kornizë ‘Mbi sistemin e burgjeve, internimit dhe punës së detyruar

gjatë rregjimit komunist në Shqipëri’•Broshurë nga Instituti i Studimeve Politike ‘Shqipëria në vitet 1945-1990’•Artikuj elektronikë në Google Chrome.

Page 43: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Duke ndjekur një rend të saktë kronologjik të ngjarjeve historike në Shqipëri deri në ditët e sotme, pranojmë me koherencë të plotë se sistemi politik sot, ekonomia, rendi i sigurisë, arsimi, shoqëria dhe pjesët përbërëse të saj, janë një linjë e reformave komuniste/demokratike me në thelb një mendësi kontrolli social. Sipas teorisë së konfliktit, qëllimi i kontrollit social është ruajtja e pushtetit të një grupi të elitës, nga 1944 -1990 ruajtja e pushtetit komunist dhe vitet pasardhëse ruajtja e pushtetit me bazë demokratike. Ky lloj kontrolli përgjatë këtyre 76 viteve është ushtruar në forma të alternuara, në të cilin qëllimi dhe rezultati i arrirë ndërmjet tyre, kanë një ndryshim akoma tepër të zbehtë. Kur teknikisht në thelb qëndron kontrolli social, vijimësisht preken apo cenohen dhe të drejtat e njeriut si pjesë përbërëse e shoqërisë.

Është fakt që Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSh) në vitet 1941 - 1944 kishte më pak mbështetës sesa Fronti Nacionalçlirimtar, ku të gjithë shqiptarët në të njëjtën periudhë kohore kishin si parim kryesor pavarësinë kombëtare dhe stabilitetin e saj brenda dhe jashtë. Dhe ajo çka vijon më tepër në formë paradoksale është ideologjia e vetë komunizmit, e cila bie në kundërshti me bindjen totalitare shtypëse që ai regjim ushtroi mbi shtetin shqiptar. Totalitarizmi shtypës në një masë ekstremisht kriminale ndaj popullit të vet, la përgjatë 46 viteve një rëndesë psikologjike vrasëse tek shoqëria. Nga viti 1990 deri në fillim të shekullit XXI, me ardhjen e demokracisë dhe tranzicionit plot konflikte politike mes elitës politike, ku ishin ish-komunistët dhe kundërshtarët e tyre, në Shqipëri vazhdonte të ndihej kaosi traumatik i viteve totalitare. Me fillimin e shekullit XXI deri në ditët e sotme ku më tepër ka mbetur tek brezi i ri imazhi, i treguar gjatë 30 viteve i sistemit komunist, në një relacion studiues e analizues me të dhënat e deritanishme, del se sistemi i dikurshëm shtypës, jo shumë i largët, ka pësuar metamorfozë qeverisëse, ku është thelbësore të përmendim faktin që akoma në parlament dëgjohen zëra zyrtarë të shtetit të së shkuarës komuniste, nga vetë përfaqësues të asaj periudhe

HIJA E KOMUNIZMIT VIJON TË JETË AKTIVE NË DEMOKRACI

Lediana SHORAJUniversiteti i TirarësFakulteti i Drejtësisë

Email: [email protected]

Page 44: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

43

apo nga bijtë e tyre, pa kualifikim diplomatik në fushën e drejtimit politik. Nga inkuadrimi totalitar komunist kemi kaluar në inkuadrim demokratik-liberal. Nga mohimi, shtypja dhe ekzekutimi i plotë i të drejtave dhe lirive thelbësore humane, kemi kaluar në mbrojtjen e këtyre të drejtave universale ligjore kushtetuese, por me një rregullator social që bën nëpër këmbët e qytetarëve kontrollin e përgjithshëm.

Në kohën e regjimit diktatorial kontrolli ekzekutiv bëhej nga patrullat e rrugës apo xhelatët, ndërsa sot bëhet nga media e cila është ushqyese e publikut (popullit) dhe një e drejtë e saj. Një pjesë e mirëfilltë e publikut konsideron se media është e varur nga presioni i forcave që e përdorin si mjet manipulimi. Këtu konsiderohen si përgjegjës faktorët e pushtetit politik dhe forcat e interesave financiare e grupeve ose individëve që financojnë mediat. Kjo në një pikë të kufizuar më tepër në mediat institucionale, që teorikisht parimojnë transparencën e plotë. Ndërsa media sociale dhe web, e cila është përhapur në një masë tepër të gjerë komunikimi dhe informacioni, quhet aktualisht si pushtet i pavarur i cili praktikisht shfaq transparencë, kësisoj ka krijuar më tepër besueshmëri tek populli, i cili është edhe mjeti më i rëndësishëm që përdoret sot për shpërndarjen e kërkimeve shkencore mbi komunizmin.

Komunizmi, një forcë detyruese e cila imponohej, dhe nëse kundërshtohej nga vullneti i individit ndëshkohej në formë internimi, persekutimi, burgimi dhe ekzekutimi. Vullneti i lirë i njeriut nuk ekzistonte më dhe çdo veprim do bëhej nën urdhëresat e Partisë së Popullit, Partisë Enver. Rrugët e monitoruara dhe spiunazhi ishin masa mbrojtëse ndaj çdo lloj lëvizje apo propagande antikomuniste. Ishin tepër evidente shfaqjet paranojake të komunizmit ku si fakt të mbetur aktual kemi 750 mijë bunkerët në të gjithë trojet shqiptare që filluan në 1967 për sigurinë kombëtare nga ndonjë sulm i mundshëm i armiqve të jashtëm, të cilat sot janë kthyer në qendër të interesit turistik. Kemi më herët që në fillesat e PKSH tipare paranojake të tij nga intelektualët përreth, ku Enveri i kishte qëllimet strategjike të strukturës shtetërore të qarta, duke pasur si pikëpamje ndjekëse strukturën e regjimit të lindjes staliniste.

Në fund të 1945, deputeti Riza Dani u cilësua si pararojë e reaksionit, kurse liria dhe demokracia që kërkonte ai, si liri e demokraci për kriminelët. Nga ky moment u kuptua kristalizimi i diktaturës që privonte lirinë e fjalës, mendimit, organizimit dhe veprimit. Paranojizmi i Enver Hoxhës dhe ambicia e tij e tejskajshme, që lidhen me probleme psikologjike, vrau elitën intelektuale duke përdorur njerëz pa kompetenca diplomatike duke i manipuluar në pozicione civile, të cilat sigurisht ishin nën kontrollin e tij. Për këtë arsye u krijua në Tiranë, Gjyqi Special që dënonte opozitën apo ata që ‘propagandonin’ liri demokratike të tiparit perëndimor. Gjykata Ushtarake e ushtronte veprimtarinë e saj si instituti i kriminalitetit të lartë mbi shqiptarët dhe torturimin e tyre ekstremist që shkonte në thyerjen e kockave dhe prerjen e mishit me darë, deri në ekzekutim. Evidencat dhe intervistat e të përndjekurve politikë, tregojnë tek i merrnin ata apo familjarët e tyre, me dhunë pa arsye legale dhe i pushkatonin si armiq të popullit duke i bërë shembull për

Page 45: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

44

të tjerët, dhe më pas u fshihnin varret dhe eshtrat për të mos lënë asnjë gjurmë. “Është më e lehtë të eleminosh tiranët dhe të shkatërrosh kampet e përqendrimit sesa të vrasësh idenë që i lindi ata,”- citon Madeleine K. Albright. Këto janë pjesë të nomenklaturës komuniste dhe histori terroriste. Një vend i mbyllur, i centralizuar, i cili me anë të dhunës kishte rekuizuar dhe konfiskuar çdo pronë, ekonomi dhe të drejtë njerëzore duke u marrë jetën.

Sokrati thotë “Drejtësia qëndron në interesin e autoritetit që është vendosur.”* Është paqe kur kjo e drejtë vjen nga autoriteti sovran, i cili akoma dhe sot nuk ekziston plotësisht. Është luftë kur kjo e drejtë vjen nga autoritet i çalë me synime prapambetjeje. Njeriu e ka të drejtë natyrore të qenit i lirë, megjithëse në çdo kohë kjo kufizohet nga shoqëria. Por eleminimi dhe fshirja e kësaj të drejte në mënyrë çnjerëzore është një tragjedi e madhe që kërkon forcë të kapërdihet. Dokumentet nga arkiva e kohës komuniste që paraqiten për publikun sot, tregojnë një humanitet të shuar të njeriut ndaj njeriut te vet, ku fëmijët dërgoheshin të sapolindur (2-javësh) në kampe internimi në fshatra të pazhvilluara, me kushtet më minimale të jetesës, si kampi në Tepelenë, i rrethuar me tela me ushtarët që ruanin jashtë; ku urdhri i ushtarëve ishte: “Në qoftë se tentojnë të largohen 700 hapa larg kampit, plumbin kokës!”; ku arsimimi i fëmijëve të intelektualëve ishte i kufizuar vetëm me filloren dhe të persekutuarit përçmoheshin nga të gjithë banorët; ku spiunazhi ishte një rrjet i thurur skene kriminalistik dhe ilegal, i hapur në masë të gjerë. Lori Amy në një intervistë dha një shpjegim shumë të saktë mbi komunizmin në Shqipëri duke thënë se njerëzit kishin formuar dy ndërgjegje, njërën që dinin të vërtetën e brendshme dhe tjetrën që tregonin jashtë. Një traumatizim shpirtëror mbijetese i imponuar.

I gjithë koncepti pragmatik i totalitarizmit shqiptar i ka rrënjët në strukturën staliniste dhe jugosllave. Enver Hoxha vetë citonte: “Edhe nëse mbesim pa bukë, ne shqiptarët nuk i shkelim parimet. Ne nuk e tradhtojmë marksizmin - leninizmin.” Mbi këtë fizionomi Enver Hoxha krijoi një kopje të sistemit lindor, duke qenë kundërshtues i çdo lloj pikëpamjeje perëndimore. Ratifikoi konvetën jugosllave deri në 1949 kur ndërpreu marrëdhëniet me ta duke i quajtuar si kërcënim. Nga të ndjerit i kërcënuar vetë, bënte fjalime para popullit kërcënuese mbi Jugosllavinë për shtypjen e Kosovës. Në fjalim thotë se “Inteligjenca shqiptare po kositet”, ndërkohë që ai filloi të kositë elitën intelektuale të vendit që në 1945 e më tej. “Të tilla persekutime kanë ngjarë veçse në kohën e inkuizicionit”- thoshte, ndërkohë ai u bë babai i makabrave persekutuese. “Shqiptari në çdo kohë e në çdo vend kur i shkelin lirinë dhe të drejtat e ligjshme, s’e ka ulur kurrë kurrizin, dhe asnjëherë nuk i ka kthyer krahët armikut”,- vazhdonte në fjalim, ndërkohë ai ishte armiku më i madh i shqiptarëve dhe me shpëlarjen e trurit që i kishte bërë popullit, nuk kishte mbetur më zë të dëgjohej kundër tij, siç mund të shihej, sepse ai nuk kishte dhe nuk lejonte opozitë.

Page 46: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

45

Çdo ngjarje e dokumentuar e kohës së komunizmit ka akoma tepër mangësi, të cilat duhen studiuar me analizë më të thelluar nga ekspertë të fushave shkencore. Akoma në ditët e sotme ka njerëz që kërkojnë eshtrat e familjarëve të tyre apo vendin e varrimit. Akoma ka tepër opinione admiruese mbi regjimin nga brezi i ri, pa njohuri të sakta dhe të plota, por në formë rrëfimi. Ka mungesë të theksuar informacionesh në institucionet shkollore dhe në mjediset akademike. Historia e çdo populli është pjesë e çdo lloj periudhe kohore dhe duhet studiuar në mënyrë që të kuptohet më mirë e tashmja dhe rrethanat apo situatat që e përbëjnë atë.

Pas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, në Shqipëri u krijua një situatë pasigurie dhe kaotike, por ndihej dhe vdekja e regjimit komunist. Deri në rënien zyrtare të komunizmit në dhjetor të 1990, vendi kaloi ne deficit të madh buxhetor dhe në krizë të thellë ekonomike. Me ardhjen e demokracisë u formua Partia Demokratike e Shqipërisë nga studentët me qëllim thellimin e reformave drejt ekonomisë së tregut të lirë, pavarësinë e pushteteve dhe garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve sipas standardeve ndërkombëtare. Në 1991 ishte dyndja e parë më e madhe e shqiptarëve drejt brigjeve italiane. Më pas u dhanë pasaporta dhe u hapën viza për lëvizjen e njerëzve. U zhvilluan diskutimet me vendet e tjera evropiane për krijimin e marrëdhënieve diplomatike dhe u vendos Kushtetuta e re shqiptare demokratike. Megjithëse në 1990 - 1991 ishte Azem Hajdari ai që udhëhoqi lëvizjen studentore drejt demokratizimit të Shqipërisë, kryetar u vendos një prej doktorëve të udhëheqjes së PPSH, ish- anëtari i PPSH Sali Berisha. Gjatë viteve 1990 deri në 2002 ka pasur ndryshime të vazhdueshme në kupolën politike, u krijuan parti të reja dhe u shfaqën fytyra të reja në mjediset parlamentare, por që përbënin një rreth të ngushtë.

Diskutimet më të shpeshta që kanë vijuar gjatë këtyre 30 viteve janë funksionimi i demokracisë apo p.sh, deri tek shitja e territoreve tokësore/ujore shqiptare nga socialistët dhe demokratët, te qeveria greke. Deri në ditët e sotme akoma nuk është zgjidhur influenca e huaj dhe interesat diplomatike midis vendeve. Kjo lë hapësira për të dyshuar mbi efikasitetin qeveritar, për përmirësimin e tij. “Nëse një shtet do të formohej nga njerëz për të qenë, do të asistonim në një garë për të mos marrë pjesë në pushtet, ndryshe nga ç’ndodh tani për të marrë pjesë,” - citon Sokrati.

Gjatë 30 viteve demokraci kemi akoma një hije të kohës së komunizmit e cila nuk është zhdukur e tëra, por shfaqet akoma në parlament duke marrë vendime në emër të popullit. Populli, sovrani i vetëm po harron historinë e vet. Brezi i ri ka nevojë për nxitje ndërgjegjësimi mbi të kaluarën dhe vendi ka nevojë për hapjen e të gjitha dosjeve të së shkuarës dhe studimit të tyre.

Page 47: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

46

Referencat:

● Historia e Popullit Shqiptar IV - Shqiptarët gjatë luftës së dytë botërore dhe pas saj 1939 - 1990

● Sociologjia e devijancës● Nacionalizmi dhe ideologjitë universale: Marksizmi ● Media në hapësirën publike● Baza e autoritetit sovran - Tomas Hobs● Mes Kosovës dhe Epirit - Mitro Çela● Artikuj elektronikë - Google Schooler● Intervista dhe fjalime - Youtube

Page 48: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

“Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen; kush kontrollon të tashmen, kontrollon edhe të shkuarën. Duke lexuar këto fjalë të Orwell-it, mendova se Shqipëria në njëfarë mënyre ka dy të shkuara. Befas mendova për dy të njohurit e mi, dy miq fëmijërie, që në mes të lojërave fëminore nuk e dinin që fati do u përgatiste një të papritur të hidhur dhe që jeta do u ndryshonte kaq shumë.

Fillimi i asaj dite ishte normal, si çdo ditë tjetër. Megjithatë në lagjen e tyre kishin filluar pëshpërimat e para. Në një shoqëri ku frika sundonte e pamposhtur dhe aleatët e saj njerëzorë gjendeshin kudo, lajmet e këqija përhapeshin shumë shpejt. Fillimisht ai nuk kuptoi asgjë, nuk arriti të kuptonte pse nuk shkoi në shkollë dhe pse prindërit u kthyen aq shpejt nga puna atë ditë. Persona me uniforma dhe vështrime zhbiruese të fqinjëve, këto janë ato çfarë ai mban mend nga ajo ditë. Dhe disa ditë më vonë, kamioni që erdhi dhe mori plaçkat e tyre të pakta, duke u nisur në një rrugë që do i ndryshonte jetën. Vetëm më vonë ai arriti të kuptonte se e gjithë kjo ishte pagesa për gabimin e një kushëriri të vet, që atë natë ishte përpjekur në mënyrë të pasuksesshme të kalonte kufirin. Edhe ai mban mend pëshpërimat e lagjes, vargun e sharjeve dhe ofendimeve drejtuar familjes së shokut të vet dhe ndjenjën e kënaqësisë në fytyrat e disa fqinjëve. Duke qenë i vogël dhe pa kuptuar shumë iu desh të mësonte se kudo mund të kishte armiq, se shoku i tij kishte qenë njëri prej tyre dhe se ishte në nderin e tij, të familjes dhe të shoqërisë që nëse shihte diçka që nuk ishte ashtu si duhej, të fliste. Toni serioz i zërit të të atit në tryezën e ngrënies i dha djaloshit të kuptonte sa rëndësi kishte biseda që po zhvillohej. Ishte ai ton serioz që filloi dalëngadalë t’i zhdukte atij empatinë për njerëzit dhe ta fuste në “rrugën e drejtë.”

Vitet kaluan dhe ai e kuptoi duke u rritur që jeta e vet nuk mund të ishte si ajo e të tjerëve. Në qytetin e vogël ku nëna dhe babai ktheheshin të rraskapitur nga puna e rëndë fizike, ku fqinjët i shihnin shtrembër, ku në shkollë veçohej dhe ku

DËSHMI DHE MESAZH MBI “DY TË SHKUARAT E SHQIPËRISË”

Kristi DHONOUniversiteti i New York- ut

Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit Email: [email protected]

Page 49: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

48

miqtë ishin shumë të paktë, atmosfera i lejonte ta kujtonte çdo ditë fatkeqësinë e vet. Në shpirtin e tij kishte nisur të zhvillohej një urrejtje e madhe, për buzëqeshjet tinëzare të fqinjëve në qytetin e vjetër, për burrat me uniforma, madje dhe për të afërmin e vet që ai e gjykonte si shkaktar të problemeve të familjes. Kishte mall për shokët dhe për jetën e vjetër, për jetën çapkëne e pa shqetësime. Megjithatë, ai nuk e dinte se gjërat do të shkonin dhe më keq...

Në qytetin e vjetër vitet rridhnin. Djaloshi do të ishte dëshmitar dhe i shpërnguljeve të tjera dhe më tepër fjalëve plot urrejtje të njerëzve. Pamja e uniformave do i shtinte frikën, por dhe një kënaqësi se familja e vet ishte “e sigurt”, gjë që e kuptonte te bisedat plot respekt që fqinjët bënin me prindërit e tij. Pas çdo shpërnguljeje babai do i fliste gjithnjë në të njëjtin vend, gjithmonë me të njëjtin ton, çdo herë me të njëjtat fjalë. E vetmja gjë që do ndryshonte do të ishte përqendrimi i djaloshit dhe ideja se fjalët e babait ishin të vërteta. Transformimi i tij drejt “rrugës së drejtë” vazhdonte dhe përherë e më tepër ai ndihej i lumtur përgjatë këtij transformimi.

Në vitin e fundit të gjimnazit ai po ëndërronte dhe më tepër mbi të ardhmen e tij. Ndonëse urrejtja dhe mërzia i kishte mbushur shpirtin, ndonëse ishte i vetëdijshëm mbi shanset e tij të kufizuara, ai mendonte se notat e tij të mira dhe përgatitja e tij e madhe do t’i siguronin një vend në universitet. Pas kësaj ai mund të niste një jetë të re, t’i shërbente Partisë dhe Popullit dhe të shlyente kështu gabimin e bërë nga i afërmi i vet. Dita kur ai do të zbulonte se e ardhmja nuk do të funksiononte kështu dhe se ai nuk do të kishte shansin të hynte në universitet do rezultonte dhe më tragjikja për të. Në mërzitjen e tij të madhe vendosi t’i fliste “shokut të ngushtë” për urrejtjen e tij të madhe, për zhgënjimin e refuzimit të studimeve dhe për ëndrrat e tij për të qenë njësoj si gjithë të tjerët. Kjo ditë do të rezultonte fatale për të...

Dëshira për t’i shërbyer atdheut dhe Partisë sa vinte e i rritej djaloshit. Në vitin e fundit të gjimnazit ai shpresonte që të futej në sistemin e gjyqësorit. Kështu gjithë ato vite biseda të babait, do ishte i aftë t’i vendoste në praktikë, t’i shërbente me devotshmëri Partisë dhe të dënonte armiqtë, qëllim që ia kishte kultivuar vetes vazhdimisht. Dita kur zbuloi se e drejta e studimit kishte dalë dhe madje për drejtësi, ishte dita më e lumtur e jetës së vet. Ai nuk e dinte se ajo ditë do i sillte papritmas në kujtesë një histori nga e kaluara.

Dera trokiti dhe familja e dinte që trokitje të tilla gjatë natës nuk ishin shenjë e mirë, 2 oficerë të Sigurimit të Shtetit që kërkonin djalin e tyre, nëna që qante vazhdimisht kurse babai që u shpjegonte se i biri nuk kishte bërë asgjë. Djali u mor, u fut në fugonin e Sigurimit dhe ajo ishte hera e fundit që ai do të kalonte pragun e shtëpisë së familjes. Të nesërmen u zhvillua gjyqi. Si dëshmitar u thirr “shoku i ngushtë.” Djaloshi u dënua me 10 vjet heqje lirie për “Agjitacion dhe Propagandë.” Në atë sallë pa për herë të fundit gjallë nënën dhe babanë, të kapur për dore, pa asnjë lloj shprese. “Ne të tre, preja në atë sallë, të rrethuar nga grabitqarë në formë njerëzore” – thotë teksa kujton atë moment.

Page 50: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

49

Në qytetin e vjetër djaloshi vazhdonte studimet. E ardhmja e tij kishte për të qenë e ndritur, devotshmëria e vet sa vinte e shtohej dhe po ashtu shtohej dëshira për të dënuar armiqtë. Pasi përfundoi shkollën, e tregoi veten si tepër të zotë dhe të besuar dhe arriti të bëhej anëtar i Partisë. Familja e vet ishte krenare, ish- mësuesit e vet ishin krenarë, njerëzit i flisnin me dashuri dhe respekt, paçka se kjo vinte nga frika. Për djaloshin që po bëhej burrë, anëtarësia në Parti ishte motiv për të punuar dhe më mirë. Dhe në derë një ditë i trokiti e shkuara... 10 vjet dënim kaluan mes baltave e kushteve të vështira, peripecive sa në një burg, në një tjetër, lutjeve për të parë gjallë për herë të fundit prindërit dhe zhgënjimit të refuzimit së lutjeve. E megjithatë, fakti që ai e shprehte hapur zemërimin e vet binte në sy të vazhdueshëm të autoriteteve, që pasi kalojnë 9 vjet dënim vendosin ta rinxjerrin para gjyqit për sjelljen e tij armiqësore. I pashpresë ai e di që fati i tij është i vulosur. Gjyqi i asaj dite për të do ishte një gjyq normal. I pandehuri u fut në sallë dhe që në atë moment gjykatësi po e zhbironte me kujdes. Kishte diçka te ajo fytyrë që i kthente në kujtesë të shkuarën. Teksa po lexonte emrin u kujtua shumë mirë kë kishte para. Shoku-mendoi, por e kritikoi veten që kishte përdorur atë fjalë. Për të si gjykatës dhe si qytetar ky “shok” ishte armiku. Procesi kaloi normalisht dhe i pandehuri mori dhuratë prej shokut të fëmijërisë 8 vjet të tjerë heqje lirie.

Pas 30 vjetësh dy të moshuar shëtisin në park, duke mbajtur përdore nipin dhe mbesën, që dëgjojnë me kureshtje gjyshërit e tyre. Për njërin prej gjyshërve fëmijët janë fatkeq që kanë lindur në këtë kohë, kur asgjë nuk është e sigurt dhe kur njerëzit nuk janë si dikur. Për të shpirti i vet është i qetë dhe askush nuk është dënuar pa e merituar. Gjyshi tjetër lumturohet që nipërit e vet jetojnë në liri. Tregimet e burgjeve, gjyqeve dhe vuajtjeve rëndojnë shpirtin e vet, por këto nuk mund t’ia tregojë ende askujt. Dhe nuk është i sigurt se do mundet ndonjëherë t’ia tregojë dikujt. Në memorien e vet, ai nuk ka bërë asgjë të gabuar për t’u dënuar. Midis 2 të moshuarve nuk ka më asnjë shenjë të miqësisë së vjetër dhe më keq se kaq, as midis nipërve të tyre nuk ka shenja miqësie.

Këto dy histori më futën dhe njëherë në mendime mbi dy të shkuarat e Shqipërisë. Nipërit do të rriten dhe do të zgjedhin ta interpretojnë të shkuarën ashtu si gjyshërit e tyre. Kur këta nipër të kontrollojnë të tashmen, do të formojnë një të ardhme të dyzuar, gjë që vetëm sa do e dobësojë Shqipërinë. Ne nuk e ndryshojmë dot të shkuarën dhe mbase as mendimet e gjyshërve, por nëse ne arrijmë të ngjallim debatin dhe kritikën te rinia do i kemi siguruar vetes dhe vendit një të ardhme të ndritur.

Page 51: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Shqipëria ishte vendi i fundit i cili rrëzoi regjimin komunist 30 vjet më parë, duke i hapur në këtë mënyrë rrugën pluralizmit politik dhe partiak. Shqipëria ka pësuar ndryshime të thella si politike ashtu edhe sociale, ekonomike apo kulturore.

Para viteve 1990 Shqipëria ishte vend satelit i Bashkimit Sovjetik, pjesë e Traktatit të Varshavës, më pas i izoluar, rrjedhimisht përfaqësonte një vend tipik komunist (me formë komunizmin të bazuar tek Marksizëm-Leninizmi). Në të ekzistonte sistemi politik njëpartiak, ekonomia e centralizuar dhe e kontrolluar plotësisht nga shteti, po ashtu feja ishte e ndaluar të predikohej, të drejtat e njeriut ishin jo ekzistente, shoqëruar kjo edhe me një jetë sociale të dominuar po nga shteti dhe që vepronte sipas rregullave e normave të Partisë Komuniste Shqiptare (nga 1948 Partia e Punës e Shqipërisë). Thelbësore dhe e rëndësishme për t’u përmendur në këtë pikë është edhe izolimi total që vendi po përjetonte gjatë sundimit të Enver Hoxhës, pa lënë mënjanë edhe moskomunikimin me perëndimin. Kjo për arsye se Shqipëria kishte jo vetëm sistem politik të kundërt nga vendet perëndimore, por edhe një sistem ekonomik po aq të ndryshëm. Pra, dallimet midis dy regjimeve qeverisëse (Regjimi komunist përballë Demokracisë/ BS përballë SHBA) ishin të dukshme, të prekshme dhe të thella.

Në këtë punim fokusi do të jetë tek karakteristikat më evidente të periudhës së para dhe pas vitit 1990, përfshirë këtu edhe tranzicionin, i cilësuar ky i fundit si një periudhë kalimtare nga njëri regjim në tjetrin. Po ashtu një rëndësi do u jepet edhe të drejtave themelore të njeriut dhe mënyrës sesi ato janë trajtuar në Shqipërinë para dhe pas komuniste. Referuar pyetjes kërkimore se “A i ka tejkaluar Shqipëria trashëgiminë dhe kujtimet negative të së kaluarës komuniste gjatë periudhës së tranzicionit dhe më pas në demokraci?” Hipoteza kryesore është që: “Shqipëria që prej rënies së regjimit komunist është përpjekur shumë të formojë një shtet të konsoliduar si në aspektin politik, institucional edhe atë socio-ekonomik,

NDIKIMI I TË KALUARËS DHE TIPARET E TRANZICIONIT

Silvana GOGOUniversiteti Europian i TiranësFakulteti i Shkencave Juridike,

Politike dhe i Marrëdhënieve NdërkombëtareEmail: [email protected]

Page 52: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

51

megjithatë duket se ka ende një sërë problematikash të cilat duhet të zgjidhen”.Shqipëria si një vend ish komunist ka kaluar nëpër një periudhë tranzicioni

tepër të gjatë dhe të thellë sikurse edhe vendet e tjera që kanë qenë pjesë e ish-Bllokut Komunist. Pas daljes si vende të lira, dhe jo më si satelite të Bashkimit Sovjetik, këto vende u përballën jo vetëm me një “shok” kulturor, që erdhi pa diskutim si rezultat i hapjes ekonomike, politike, kulturore , por mbi të gjitha sociale, sikurse edhe me nevojën e madhe për t’ju përshtatur botës moderne e të zhvilluar që udhëhiqej kryesisht nga parimet, vlerat, normat demokratike dhe liberale. Element i rëndësishëm krahas krijimit të shtetit të së drejtës dhe vendosjes së një sistemi të ri politik bazuar tek pluralizmi politik dhe demokracia, e parë kjo e fundit jo si sistemi më ideal dhe perfekt, por si më i miri i zbuluar deri më sot, do të ishte edhe formësimi i një marrëdhënieje të re midis shtetit dhe individit sikurse edhe midis Shqipërisë dhe vendeve perëndimore (kyç ishte krijimi i marrëdhënieve me partnerët dhe aleatët e mundshëm strategjikë për Shqipërinë) të cilat u kushtonin një rëndësi të jashtëzakonshme Të Drejtave Themelore të Njeriut, respektimit dhe mbrojtjes së tyre nga ana e shtetit.

Afrimi me perëndimin duket se u bë një ndër objektivat kryesore të shtetit të ri shqiptar të pas viteve 1990. Kjo sigurisht që shihej si një mënyrë e cila do të ndihmonte në rimëkëmbjen e vendit në çdo aspekt të tij, pas izolimit total që ai kishte përjetuar përgjatë viteve të komunizmit. Po ashtu një gjë e tillë u cilësua si formë e lënies pas të së kaluarës. Gjithsesi e kaluara dhe memoria historike e çdo vendi nuk mund të zhduken. Ҫdo shtet duhet të kthejë herë pas here kokën mbrapa me qëllim që të mos bëjë të njëjtat gabime të së kaluarës, në të ardhmen. Pa njohur dhe pranuar të kaluarën nuk mund të ketë të ardhme politike apo socio-ekonomike. Sigurisht që për të kuptuar sjelljen dhe veprimet e shtetit shqiptar si para ashtu edhe pas 1990-ës, mbetet thelbësore të kuptohet, identifikohet, njihet kontesti dhe rrethanat, faktorët që kanë ndikuar, duke e shtyrë Shqipërinë dhe liderët e saj drejt vendimmarrjeve specifike. Për të vendosur një sistem të ri qeverisës, por edhe një rend të ri social duhet të edukohet dhe ndërgjegjësohet fillimisht popullata, me qëllim që ajo ta pranojë atë lehtësisht. E kaluara për shqiptarët ka qenë e hidhur, e shoqëruar me persekutime, luftë klasash dhe shkelje të plotë të të drejtave të njeriut, prandaj një gjë e tillë duhet të ishte një objektiv tjetër kryesor i elitave të reja politike të pas 1990-ës.

“Tranzicioni nuk është gjë tjetër veçse një periudhë e madhe pasigurie politike”, – janë shprehur T. Karl & C. Schmitter. Periudha e viteve ‘90 e në vazhdim, rezultoi një sfidë e vështirë për drejtimin e vendit si në aspektin politik, ashtu dhe në atë ekonomik dhe shoqëror. Sipas politologut Kajsiu: “Ajo që po luhej në 1991-shin nuk ishte thjesht fati i një rotacioni politik, por e ardhmja e të gjithë rendit simbolik, brenda të cilit ishte formësuar shoqëria shqiptare”. Në vitet e para të pluralizmit, klasa politike dhe shoqëria shqiptare në përgjithësi, e manifestuan demokracinë si anti komunizëm. Kjo qasje, përvijoi veprime politike të ashpra dhe të dhunshme, veçanërisht kundër çdo mbetjeje të regjimit të mëparshëm (Zotaj,

Page 53: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

52

112: 2014). Krahasuar me të gjitha vendet ish-komuniste, Shqipëria dukej më pak e përgatitur për kalimin nga diktatura, në demokracinë pluraliste dhe në ekonominë e lirë të tregut.

Në vitet e para të tranzicionit, por edhe në vazhdim, shteti shqiptar u karakterizua nga institucione të dobëta, paqëndrueshmëri politike dhe përdorim i administratës shtetërore nga partia në pushtet. Paqëndrueshmëria e sistemit politik në Shqipëri është një dukuri e rishfaqur edhe në periudhën më vonë. Ajo shprehet në formën e krizës kushtetuese, institucionale, të qeverisjes dhe përgjithësisht në mosfunksionimin e strategjive që ngrihen mbi rotacionin dhe përkohshmërinë e qeverisjes. Për afro një shekull si shtet i pavarur, Shqipëria ka ndryshuar mbi 10 herë Kushtetutën (statut), duke përfshirë tri herë periudhën e re (pas ndryshimeve politike në vitet 1990). Mungesa e garancive kushtetuese është një prej shprehjeve të drejtpërdrejta të kësaj paqëndrueshmërie (Pine, fq.649).

Gjithashtu edhe mungesa e një opinioni publik të mirinformuar ka krijuar mundësinë e abuzimit me pushtetin nga ana e klasës politike pothuajse gjatë gjithë periudhës postkomuniste shqiptare. Tranzicioni postkomunist në të gjitha vendet e Lindjes është dashur të kryhet në dy drejtime kryesore, atë politik dhe ekonomik. Kjo është dhe veçoria dalluese e termit “Tranzicion demokratik”. Në kushtet e Shqipërisë ky tranzicion në sferën politike – pra, kalimi nga sistemi njëpartiak në sistemin e demokracisë liberale të konsoliduar, paraqet karakteristika të një tranzicioni më të vështirë sesa në vendet e tjera postkomuniste, të cilat gjatë sistemit komunist kanë pasur ose i kanë njohur marrëdhëniet me ekonominë kapitaliste pra, ishin të mbështetura mbi pronën private dhe parimet e tregut të lirë , gjë e cila në Shqipëri ishte e ndaluar. Sikurse edhe vërehet nga sa më sipër, vёshtirёsitё e tranzicionit janё tё lidhura edhe me trashёgiminё dhe kulturën politike, ekonomike dhe mentalitetin qё shoqëria ka. Transformimet që duhet të kryheshin në mjedisin politik, ekonomik dhe shoqëror shqiptar ishin më të vështira sesa në vendet e tjera postkomuniste (Hasani, 117-118:2017).

Tranzicioni lidhet me shkallën e lirive. Edhe pse shkalla e këtyre lirive në Shqipëri nuk është në nivelet më të mira të mundshme në përputhje me sistemin demokratik, (edhe pse vitet e fundit është parë një progres në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut) përsëri për nga treguesit e këtyre lirive, tranzicioni mund të quhet i kapërcyer. Fatos Tarifa, (2009) argumenton se, “ajo që bie në sy është një kontradiktë logjike, pasi edhe pse shkallët e lirive demokratike nuk janë njëlloj të zhvilluara dhe të mbrojtura si në një sistem të vërtetë demokratik, përsëri shqiptarët e kanë kapërcyer tranzicionin”. Nga pikëpamja juridike, Shqipëria e ka kaluar tranzicionin, sepse ka një kushtetutë dhe një legjislacion që në shumë aspekte është i përafërt ose i njëjtë me BE-në. Nga ky këndvështrim Tarifa thekson që: “Pavarësisht se Shqipëria ka një legjislacion të ri dhe një kushtetutë të miratuar disa vite më parë (Në 1998), ende nuk ka një shtrat ligjor në të cilin të gjithë aktorët kryesorë politikë, veçanërisht qeveria demokratike dhe aparati shtetëror, t’i përgjigjen rregullisht shtetit ligjor. Tranzicioni postkomunist vazhdon

Page 54: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

53

derisa shteti ligjor dhe bashkë me të, funksionimi i shtetit mbi baza demokratike të rutinizohen dhe konsolidohen përtej një stadi, ku një “kthim mbrapa” bëhet praktikisht i pamundur. Mbështetur në këtë pikëpamje mund tё thuhet se gjatë kësaj periudhe, shteti shqiptar ka pasur disa “kthime mbrapa” (me termin “kthim mbrapa” nënkuptojmë ngjarjet dhe situatat e përkohshme që kanë ndikuar apo vonuar tranzicionin postkomunist në vend) (fq.121).

Tranzicioni natyrisht e ka një fund, por ai ka të bëjë më konsolidimin e shtetit demokratik dhe të mbarë shoqërisë shqiptare. Bazuar në këndvështrimin e përfundimit të tranzicionit, Tarifa thekson se: “Derisa demokracia në Shqipëri të jetë maturuar dhe konsoliduar deri në atë pikë sa kthesat mbrapa do të bëhen të pamundura, ne do të kemi dy Shqipëri, të cilat ‘ndeshen me njëra-tjetrën’. Pra, një Shqipëri që sheh mbrapa dhe që ushqen frikën dhe hakmarrjen, dhe një Shqipëri që sheh nga e ardhmja me shpresë dhe optimizëm”.

Funksionimi i parlamentit është shprehje e drejtpërdrejtë e nivelit të elitёs politike, si edhe garancia që të funksionojë sistemi politik, nëpërmjet tё cilit shoqëria shikon se si mund të ekzaminojë mënyrat e marrjes së pushtetit, të funksionimit dhe të kontrollit të tij. Por klasa politike që ka dalë në skenë pas shembjes së sistemit komunist, nuk ka mundur që t’i japë këtij institucioni një funksionim normal brenda standardeve të një parlamenti perëndimor, pёr shkak tё përçarjes sё saj (fq.123). Shoqëria shqiptare ka qenë për një kohë të gjatë e pa menaxhuar nga elita politike e ish- regjimit. Edhe klasa politike që erdhi në pushtet pas viteve ’90 nuk mundi ta realizonte normalisht çështjen e funksionimit institucional. Një gjë e tillë ka sjellë mungesë në qarkullimin e elitave politike, për shkak tё këtij keq menaxhimi, duke prodhuar institucione tё politizuara dhe jo efektive (fq.125).

Përsa u përket vlerave perëndimore në politikën shqiptare, ekzistojnë por janë spontane. Krijimi i ndjesisë te shoqëria shqiptare, se qeverisen në mënyrë abuzive nga qeveritë e tyre, ka ardhur si pasojë e faktit se gjatë gjithë kësaj periudhe, politika shqiptare është paraqitur e përçarë dhe konfliktuale, e pa stabilizuar dhe jodemokratike, madje, shpeshherë, ka krijuar edhe përshtypje negative tek partnerët ndërkombëtarë, por edhe te vetë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Kur një shoqëri nuk drejtohet nga elita më e mirë, mbetet e bllokuar në zhvillimin e saj (fq.127).

Përsa u përket të drejtave të njeriut para viteve 1990 udhëheqja shqiptare e asaj kohe ndiqte politikën e Bllokut Lindor, e cila ngrihej mbi parimin e mohimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, edhe pse formalisht, në një përmasë modeste , ato ishin parashikuar në Kushtetutën e vendit por edhe në akte të tjera juridike. Në jetën e përditshme të shqiptarëve ato përgjithësisht mbetën një slogan propagandistik dhe spekulativ për arsye se evidentoheshin shkelje të rënda të këtyre të drejtave. Gjatë regjimit komunist një ndër aspektet më evidente ku vërehej forca represive e shtetit ishte ai i të drejtave dhe lirive themelore.

Gjendja do të ndryshonte disi pas rënies së komunizmit, por përsëri edhe me vendosjen e sistemit demokratik nuk u shkëputën përfundimisht lidhjet me

Page 55: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

54

të kaluarën, sidomos në fushën e të drejtave të njeriut. Shfaqeshin sërish shkelje që mesa duket ishin rrjedhojë e vazhdimit të reminishencave të trashëguara nga regjimi i kaluar, sikurse edhe nga mungesa e përvojës dhe abuzimi me pushtetin nga ana e atyre që morën drejtimin politik të vendit. Raporti i shqiptarëve me të drejtat e njeriut, si kudo në vendet e tjera (sidomos ato ish-komuniste), ka qenë problematik (Krisafi, 2018). Shqipëria dhe shqiptarët gjatë sistemit diktatorial vuajtën nga mungesa e theksuar e lirisë në të gjitha dimensionet e saj. Për këtë arsye një rëndësi të veçantë pas 1990-ës morën krahas pluralizmit politik dhe ndryshimit të modelit ekonomik edhe të drejtat e individit (Konomi, 2015).

Shqipëria edhe pas 30 vitesh të ndryshimit të regjimit komunist dhe hyrjes në rrugën e ndryshimeve politike, ekonomike, socio-kulturore akoma përballet me sfidën e dialogut dhe kujtesës mbi të kaluarën e saj. Vendi, që pas 1990-ës ka bërë përpjekje për ta tejkaluar të kaluarën, por nuk ka arritur që në mënyrë të plotë ta lërë pas atë. Gjithsesi ka një progres të dukshëm në fushën e zhvillimit ekonomik, deri diku edhe politik. Aspekti më i rëndësishëm që bën edhe dallimin midis Shqipërisë së para dhe pas viteve 1990 lidhet me sistemin e drejtësisë. Shqipëria përfaqëson një ndër vendet ku të drejtat e njeriut kanë një histori të veçantë. Për shumë vjet ato u shkelën dhe shtypën në mënyrë brutale nga diktatura komuniste. Mijëra njerëz humbën jetën në burgjet komuniste apo kampet e përqendrimit, ndërsa një popull i tërë u izolua në emër të ndërtimit të socializmit “me forcat e veta” duke zbatuar diktaturën e proletariatit. Pas ndryshimeve demokratike në fillim të viteve 1990 Shqipëria ratifikoi një sërë konventash dhe protokollesh ndërkombëtare që mbronin të drejtat e njeriut. Që prej 1990-ës dhe deri më sot duket se vendi ka bërë përparime të konsiderueshme në çdo sferë.

Referencat

• Krisafi. Ksenofon ( 15.12.2018), “ Deklarata e Të Drejtave Të Njeriut dhe Shqipëria”, Gazeta Dita

• Konomi. Rezana ( 15.06.2015), “ Realiteti Shqiptar dhe Sfida për Fjalën e Lir딕 Hasani. Luljeta (2017), “ Ndikimi i Elitës Politike në Ndërtimin e

Marrëdhënieve Shtet-Shoqëri Gjatë Tranzicionit”, Tiranë• Pine. Xhensila, “Paqëndrueshmëria Historike e Sistemit Politik në Shqipëri”,

fq. 641-649, Qendra e Studimeve Albanologjike, Shqipëri, Tiranë• RTSH, “ 10 Dhjetori Dita Ndërkombëtare e Të Drejtave të Njeriut”, 10 dhjetor

2015, Tiranë• Tarifa, Fatos, Tarifa Eneida , Krisafi, Ksenofon (2009) “Paradigma e

Tranzicionit Demokratik”, OMBRA GVG• Zotaj. Elda (2014), “Tranzicioni Politik dhe Roli i Tij në Marrëdhëniet e

Shqipërisë me Bashkimin Europian”, Tiranë

Page 56: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Demokracia është një regjim politik që lidh ngushtë zgjedhësit me të zgjedhurit e tyre, popullin me përfaqësuesit e tij në parlament. Ky regjim mund të paralelizohet me një proces interaktiv që vë në lëvizje të dy palët. Demokracia si një pushtet që ushtrohet direkt dhe indirekt nga populli, nëpërmjet përfaqësisë së zgjedhur me votë të lirë, ose nëpërmjet lëvizjeve sociale që kërkojnë të ndikojnë në vendimmarrjen politike, është qartazi pushtet që kërkon të aktivizojë shoqërinë. E njëjtë si në diskutimin ku të duhet të dëgjosh dhe të përgjigjesh me dakordësi ose kundërshti, procesi interaktiv me një qytetari aktive dhe të vëmendshme është një tipar dallues i demokracisë.

Demokracia është proces, që bluan veprime politike gjithë kohës dhe ky proces ka nevojë për dy duar: popullin dhe të deleguarit e popullit. Ajo çka mund të jetë një paradoks i demokracisë, është kufizimi i lirive, pra e kundërta e demokracisë është tirania ose diktatura. Ndaj për demokracinë është e nevojshme që qytetaria të jetë dhe të lihet e lirë për të qenë aktive dhe e vëmendshme, gjë që në vendin tonë është shtrembëruar me mjete dhe forma të moderuara në 30 vjet tranzicion pseudo-demokratik. Provë për demokracinë është edhe shkëputja nga e kaluara apo sigurimi i të drejtave.

Termi “demokraci” daton që në antikitet, ku qytet-shtetet greke ishin fillimi i një regjimi që do shtrihej nëpër mijëvjeçarë të tërë. I konsideruar si jo më i përsosuri, mbetet të thuhet se është më i miri që mund të kemi momentalisht. Vetë demokracia në thelb nënkupton: liri e fjalës, barazi, votë e lirë, pjesëmarrje politike dhe të drejta natyrore dhe pozitive. Demokracia jo vetëm që është një rreth vicioz ku njëra sjell tjetrën, por ato i lidh një zinxhir, saqë nëse njëra hallkë shkëputet, shpërbën zinxhirin, pra shpërbën demokracinë.

Siç u citua edhe më lart, që në rastin kur pjesëmarrja politike mungon, demokracia përballet me krisjen e parë dhe mund të thuhet më kryesoren.

TRANZICIONI SI SFIDË DHE VIJIM I TË KALUARËS

Artjola KOKAUniversiteti Europian i Tiranës

Shkencat PolitikeEmail: [email protected]

Page 57: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

56

Meqenëse demokracia është “demo” popull dhe “kratia“ fuqi, pushtet, supozohet që populli të jetë i përfshirë në një mënyrë ose në një tjetër për të ushtruar pushtetin e tij, me përfaqësi ose vetë populli drejtpërdrejt me format jo konvencionale që janë lëvizjet e reja1. Pjesëmarrja në politikë, nëpërmjet lëvizjeve e emëron shoqëron si “shoqëri në lëvizje”. Siç edhe përmenda më lart format për t’u aktivizuar në jetën politike janë të ndryshme, ku ndër to format jo konvencionale janë veprim i drejtpërdrejtë nga populli, duke kundërshtuar vendimmarrjen politike, si një trup elektoral që ka fuqinë dhe të drejtën legjitime. Që t’a bëjë këtë, populli duhet të jetë i vëmendshëm, dhe nëse e bën është qytetari aktive. Në rastet e largimit të popullit nga procesi politik, logjikisht kemi të bëjmë me përqendrimin e pushtetit në duart e vetëm një grupi. Nëse qytetaria është duke bërë një jetë sedentare politike, pushteti nuk është më një proces demokratik. Politika rezulton të mbahet vetëm nga një grup njerëzish, nga një lider, nga një parti, pra kur procesi politik nuk ka interaktivitet midis zgjedhës-i zgjedhur, nuk kemi të bëjmë më me një demokraci.

Në format e aktivizimit të popullit mund të përballemi edhe me konceptin e Hobs “kontratë sociale” që ka të bëjë me një lloj kontrate mes pushtetarëve dhe popullit, ku populli i delegon përfaqësuesit e tij , dhe ata premtojnë realizimin e të drejtave nëpërmjet transferimit të pushtetit falë votës. Kjo kontratë gjen zhvillim të qartë tek filozofia e John Lock, që na shpie edhe mbi konkluzione rreth demokracisë. Lock ka sjellë dy konceptet e miratimit të vendimmarrjes politike. Ekziston miratimi që quhet: i shprehur dhe i heshtur. Miratimi i heshtur është kur vendimmarrja nuk kundërshtohet, rezulton të jetë pranuar2.

Kur vendimmarrja nuk pranohet, kundërshtohet me forma konvencionale dhe jo konvencionale të lëvizjeve të grupeve pa pushtet. Kur grupet pa pushtet politik, por që pushtetin e tyre e kanë tek vota, duhet të reagojnë mbi një vendimmarrje politike, ata përdorin forma konvencionale dhe jo konvencionale. Pjesëmarrja e popullit nënkupton që ka një qytetari aktive brenda tij, dhe pikërisht rritja në format e pjesëmarrjes politike është konsideruar edhe si rritje e opinionit demokratik3. Nëse në një regjim, nuk kemi qytetari aktive, por popull sedentar, vihet në pikëpyetje prania e demokracisë. Politika pa qytetari aktive, është politikë e personalizuar, dhe nëse në politikë ka privatizim pushteti, ka tirani. Tirania është formë qeverisëse ku pushtetin e mbajnë vetëm nje grusht personash4. Tiranët jo vetëm që kanë përjashtuar popullin, por kanë zaptuar pushtetin, dhe kur pushteti nuk është më i popullit por i një grupi individësh, kemi të bëjmë me një diktaturë të moderuar ose të drejtpërdrejtë. Cilado qoftë forma e tiranisë, nëse populli nuk implementon aktivizimin e tij në procesin politik, logjikisht mund të thuhet se tiranët janë duke ushtruar të vetëm pushtetin. Nga kjo rrjedh që populli është duke u penguar të ndikojë mbi vendimmarrje politike, dhe pushteti nuk është më “nga populli, me popullin, për popullin”, por përmbyset në “nga populli, pa popullin, për tiraninë”. Ku është njëra, nuk mund të jetë tjetra. Pa qytetari aktive, nuk ka gëzim të drejtash. Pa të drejta, ka tirani. Ku ka tirani, nuk ka demokraci.

Page 58: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

57

Këndvështrimi im ka qasje teorike deri në këto momente, por i qëndroj dhe i besoj argumentit që qytetaria aktive është evidencë për demokracinë, dhe si një popull që jetojmë të rrethuar nga bunkerët, simbol komunizmi, duket të jemi ende të lidhur fort me të kaluarën shpirtërisht, por jo vetëm. Politika në Shqipëri në një 30 vjeçar, i përngjan një topi ping-pongu, ku pushteti kalon nga njëra anë në tjetrën apo e anasjellta, por mbetet në duart e po të njëjtëve persona, njëjtë si pushteti në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një përzierje pushtetesh, ku partitë në Shqipëri rezultojnë të jenë kryesisht pa një ideologji politike, e majta socialiste ka politika të djathta dhe e djathta demokrate ka politika të majta.

Nëse do shkëputem nga qasja teorike dhe në mbështetje të teorive të mësipërme, ilustrimi më i mirë dhe më i afërt me realitetin e regjimit që unë kam jetuar, është demokracia në Shqipëri. Pa kaluar ende te konkluzioni nëse Shqipëria e ka kryer ndonjëherë metamorfozën nga komunizmi në demokraci, mund të analizojmë fillimisht sa elemente të demokracisë gjejnë zbatim në Shqipëri.

Në një 30 vjeçar demokracie, Shqipëria është ndeshur që në dekadën e parë me zgjedhje të dhunshme, ku rrugët ishin të mbushura me forca të armatosura. 26 Maj 1996, konsiderohet edhe si zgjedhjet që duhen harruar. Zgjedhjet demokratike kanë në thelb një popull të lirë për të zgjedhur përfaqësuesin e tij me votë, gjë e cila u arrit vetëm me dhunë në këto zgjedhje5. Këto zgjedhje u ndoqën më vonë edhe nga lufta civile e vitit 1997, luftë kjo që u zhvillua mes bandave të krijuara. Kjo luftë zgjati rreth 18 ditë, dhe vendosi popullin në fronte kundër njëri tjetrit. Kur populli aktivizohet për luftë, nuk është kjo një demokraci6. E ashtuquajtura demokraci ka pasur ngjarje kontradiktore me idealet demokratike edhe në dy dekadat e tjera. E tillë ishte edhe reforma elektorale e vitit 2008 nga qeveria e asokohe, për zgjedhje me lista të mbyllura. Kjo është një formë “e ligjshme”, për t’ia kundërshtuar të drejtën e votuesit për të zgjedhur vetë ata cilin përfaqësues duan të delegojnë7.

Ngjarjet pasuese janë të dekadës të tretë, ku dukshëm elementet demokratikë ose janë zbehur, ose janë zhdukur. Vitet e fundit një ndër gjërat më antidemokratike, në kundërshtim edhe me pushtetet e Monteskjesë, është ai i gjymtimit të pushtetit gjyqësor. Aktualisht Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, në mënyrë që të mbrojë të drejtat e popullit, dhe thellë-thellë, nuk kemi një Gjykatë që të mbrojë regjimin demokratik të shprehur në Kushtetutë. Pra, jemi një vend pa Kushtetutë që nuk mbron dot as vetveten në sferën juridiko-politike.*8 Pushteti legjislativ është një pushtet i pjesshëm, ku të deleguarit e pakicës kanë djegur mandatet e tyre, duke hedhur kështu poshtë votën dhe vullnetin e votuesve. Kështu, ajo që qytetaria vendos duket të ketë zgjedhur opsione që nuk janë mjaftueshëm të gatshëm të përfaqësojnë pakicat, por edhe i lënë ata po ashtu pa përfaqësi në parlament.

Vitin që kaloi, në 2019, në një regjim demokratik u zhvilluan zgjedhje moniste. Zgjedhjet moniste janë në kundërshtim me parimin demokratik,atë të pluralizmit. Jo vetëm në kundërshtim me këtë parim, por popullin e lë pa opsione, dhe kur zgjedhjet janë vetëm me një parti, i përngjan zgjedhjeve diktatoriale, ku

Page 59: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

58

lideri është i vetmi opsion. Kështu, elektorati u përça. Kjo solli lëkundje në qytetarinë aktive.*9

Qytetari aktive është edhe të “protestosh”. Të marrësh pjesë politikisht në vendimmarrje politike. Për kaq kohë sa populli ndalohet, me mjete të dhunshme ose jo, e pengon atë të jetë aktiv, pra pengon qytetarinë aktive. Në Shqipëri kjo realizohet duke pozicionuar forcat e rendit si kordon shtypës dhe ndalues ndaj protestave qofshin ato edhe paqësore. Këto detaje janë kontradiktore me demokracinë. Pushteti në tërë këto, ka kaluar thuajse në po të njëjtët emra, ndaj edhe format qeverisëse kanë qenë të ngjashme. Për kaq kohë sa format nëpër të cilat ka kaluar pengesa dhe ndalimi i lirisë së popullit për të qenë qytetari aktive dhe për t’u mbrojtur juridikisht e drejta për të qenë i tillë, mund të thuhet se ka ekzistuar një shtypje më e zbutur në dukje dhe kjo e realizuar në forma të moderuara, pra një demokraci e gjymtuar. Elemente të tillë janë në shërbim të popullit, për t’a aktivizuar atë politikisht. Mënyrat se si e ndalojnë atë të aktivizohet janë në dukje shpeshherë: rastësore, të ligjshme, apo nga ato ku faji mbetet jetim, fundja kur Gjykata Kushtetuese ka rënë, edhe të drejtat kanë rënë bashkë me të.

Janë përdorur forma të ndryshme për ta lënë të paushqyer demokracinë në Shqipëri, por secila prej tyre ka ndikuar në dobësimin e secilit themel të saj, dhe nëse lëkundet demokracia, lëkundet edhe dialogu për të kaluarën, ku më shumë se dialog, ka një veprim aktiv që lidhet fort pas një forme jetese politike të ngjashme me atë të kaluarën. Që të ketë demokraci, duhet të ketë qytetari aktive, sepse demokracia është pushteti i popullit. Nëse bëjmë një paralelizëm më të gjerë me veprimet diktatoriale në Shqipërinë diktatoriale, persekutimet nuk ekzistojnë më. Censurat janë të moderuara, si rasti i televizionit Ora News. Nuk ka më një ekonomi të bazuar në korporata, por nga ana tjetër kemi dënimet “sofiste të përzgjedhjes së ideologjisë politike”. Në Shqipërinë demokratike, vazhdon të ketë selektime politike për vendin e punës. Por, elementi kryesor i demokracisë, liria, në Shqipëri, në këndvështrimin tim vazhdon të jetë e cunguar. Për kaq kohë sa unë pengohem të jem aktive në vendimmarrje politike jo konvencionale, për kaq kohë sa nuk e ndjej veten të lirë të shkëputem nga votimet tradicionale apo shkëputje nga polarizimet politike të gjithanshme, nuk e ndjej veten totalisht një qytetare të një vendi demokratik.

Nëse lidhim pjesën teorike të mësipërme, me pjesën empirike të rastit të demokracisë në Shqipëri, argumenti im qëndron mbi faktin se politika nuk është fizikë. Nuk ka elektromagnetike mbi regjimet. Të kundërtat nuk tërhiqen. Demokracia dhe tirania nuk mund të ulen në të njëjtën tryezë. Demokracia, si pushtet i popullit, lind tek ai dhe i shërben po atij. Duke qenë në këtë sferë, qytetaria aktive dhe e vëmendshme, është kusht për procesin politik në një regjim demokratik. Demokracia nuk mund të jetë e tillë pa qenë populli në të. Populli është filli i saj, duke nisur që nga zbërthimi i saj. Demokracia nuk mund të jetë e tillë pa u shkëputur nga e kaluara dhe nga elemente të kaluarës. Në një regjim demokratik, kemi të bëjmë me një proces interaktiv ku procesi komunikimit, përfshin: të dëgjosh, të kuptosh,

Page 60: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

59

të miratosh ose të kundërshtosh, dhe populli me të deleguarit e tij, duhet të jenë aktiv në këtë proces të vazhdueshëm. Kjo në vendin tonë, në mendimin tim kritik, ka qenë gjithmonë e cunguar, pasi polarizimet, pengesat dhe shtypjet ekzistojnë pikërisht aty ku shprehet dhe mbrohet qytetaria aktive. Shqipëria jo vetëm që nuk ka një demokraci të mirëfilltë, por Shqipëria ende nuk ka jetuar në demokraci. Shqipëria ka jetuar në pseudodemokraci, lidhur ngushtë me të kaluarën.

Referencat

• The Stanford Encyclopedia of Philosophy, 2006, “Democracy”, CSLI, • Rosen M. & Wolf J. & MekKin K. , 1999, Mendimet Politike, Oxford Press (fq.

65- 70) • SnoW, D. & Soule, S. & Kriesi, H. & McCammon, H., 2019, Levizjet Sociale,

BlackWell Publishing, LTD (fq. 74-87) • Roland, J., 2000, “Tirania”, Constitution Society • A2 CNN, Qershor 2019, “26 Maj 1996, Zgjedhjet që duhen harruar”, A2CNN

6. Halili, P., Mars 2013, Viti 1997, “180 ditë tmerri për jetën e shqiptarëve, gjithçka jashtë kontrollit”, Dossier “Sot”

• Ruci, A., 2012, “Si të bëhet reforma zgjedhore në Shqipëri?”, Ballkani • Erebara, Gj., 2018, “Si u rrëzua Gjykata Kushtetuese?”, Report.al • A2 CNN, 2019, “Ambasada e SHBA: Polarizimi politik ndikoi për zgjedhje

jo kuptimplota. Kush dëshiron të sfidojë rezultatin, të presë nga Gjykata Kushtetuese?”.

Page 61: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nga Zoti dhe të gjithë kanë detyrime të barabarta përpara tij. Shprehja “të drejtat e njeriut” është relativisht e re, ka filluar të dëgjohet dhe të shprehet gjatë dhe mbas Luftës së II Botërore dhe me themelimin e Kombeve të Bashkuara në viti 1945. Të drejtat e njeriut, që gjithsesi thelbësore, janë të drejta historike pasi kanë lindur gjithmonë mbas betejave historike për t’u mbrojtur ose për të rrëzuar një pushtet të vjetër. Një karakterizim më i madh i këtyre të drejtave rrjedh nga besimi se të drejtat janë pronë e njerëzve. Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është kusht bazik për mirëfunksionimin e secilës por në shoqëri. Mbrojtja e këtyre të drejtave është obligim i çdo shteti e çdo individi.

Gjatë Luftës së II Botërore, regjimi komunist po dhunonte dhe po shkelte të drejtat bazike të njeriut. Ndërsa pas Luftës së II Botërore u bë i mundur krijimi i sistemit modern ndërkombëtar të standardeve dhe garantimit të të drejtave të njeriut. Karta e Kombeve të Bashkuara e vitit 1945 ishte qendra e lëvizjes për mbrojtjen e të drejtave të njeriut deri në vitin 1948, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Vënia në jetë e respektimit të të drejtave të njeriut në kuadrin e ligjit ndërkombëtar është mbështetur në një natyrë dualiste (të dyfishtë) që nënkupton nga njëra anë respektimin dhe njohjen e këtyre të Drejtave dhe Lirive nga Shteti nëpërmjet ligjit, nga ana tjetër respektimin, garantimin e zbatimin konkret të këtyre lirive e të drejtave nëpërmjet krijimit të mekanizmave, strukturave dhe garancive nga ana e shtetit në mënyrë të atillë që të bëjnë të mundur respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Të drejtat e njeriut i gëzojmë për faktin se janë njerëzore, ato nuk rrjedhin nga shteti, por nga vetë qenia jonë njerëzore, ato lindin bashkë me ne, janë të pacenueshme, të patjetërsueshme dhe universale.

RËNDËSIA DHE EVOULIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI

Elda DUSHAJUniversiteti i TiranësFakulteti i Drejtësisë

Email: [email protected]

Page 62: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

61

Të gjithë e mbajmë mend si i gjithë populli detyrohej të përulej me nderim para figurës së diktatorit të vet, e ndërsa sot kushdo është i lirë të shprehë pëlqimin apo mospëlqimin e tij për çdo figurë politike, të zgjedhë vet se kush do e përfaqësojë me votë të lirë e po kështu ta heqë sërish me votë të lirë. Tashmë çdo njeri ka të drejtën e fjalës dhe lirinë e veprimit brenda kornizave të të drejtave të njeriut , ndryshe nga e kaluara ku të flisje kundër do të thoshte baraz me mohimin e të drejtës për të jetuar.

Çdokush i mban mend radhët e gjata të pritjes për të marrë dhe ato produkte që ishin të domosdoshme, të cilat jepeshin me masë që nuk mjaftonte as për 1 javë, ndërsa sot çdokush mund të blejë gjithçka në sasinë dhe cilësinë sipas mundësive që ka siguruar nga ai vetë. Dikur askush s’mund të lëvizte jashtë qytetit apo fshatit të tij të lindjes, ai ishte i destinuar të lindte dhe të vdiste po atje, për të mos folur për të drejtën dhe mundësinë për të dalë jashtë kufijve të Shqipërisë, gjë e cila ishte e paimagjinueshme, e ndërsa sot kushdo është i lirë të lëvizë lirshëm nga fshati në qytet, nga qyteti në qytet dhe nga Shqipëria në vende të tjera të Evropës e botës.

Ndryshe nga dikur, sot kushdo zgjedh të ketë arsimin e dëshiruar dhe të punësohet sipas aftësive apo meritave, ndryshe nga dikur kur partia-shtet zgjidhte profesionin e individit dhe punën që ai do të bënte. Shqipëria ishte e “vogël” dhe e izoluar nga bota, kurse sot është pothuajse me përmasat e saja natyrore, e lirë, krenare dhe e fortë për sfidat e të ardhmes. Ishim në diktaturë të egër dhe ç’njerëzore, sot jemi në Demokraci, me liri dhe të drejta, të integruar në NATO dhe shumë shpejt do të integrohemi edhe në Evropë. Në kohën e komunizmit Shqipëria nuk njihej në botë, kurse sot të rinjtë e saj me inteligjencë, promovojnë shumë mirë imazhin e saj në universitet më të mira perëndimore, në shoqëritë civile të tyre. Ajo ishte një vend me bukuri të mrekullueshme natyrore, historike dhe kulturore të pazbuluara, kurse sot ajo është një vend i reklamuar.

Ndryshime të tilla ka pafund, nisur që nga rrugët e reja e mundësitë e lidhjes se çdo vendi me vendet e tjera brenda dhe jashtë kufijve, mundësitë për argëtim, pushime, trajnime e zhvillime të aftësive intelektuale. Shqipëria në krahasim me dje dhe sot është ndryshe, dhe ky ndryshim është aq i madh sa ai i djeshmi me të sotmin. Ky ndryshim do të jetë po aq i rëndësishëm nëse nuk do të lejojmë që e djeshmja të bëhet përsëri e sotme. E sotmja është aktualja që më shumë mund dhe sakrifica e kemi ndërtuar, kurse e djeshmja ishte diçka e pashmangshme për shumë arsye, por nuk duhet të jetë e përsëritshme. Ajo, është një dhimbje që na jep forcë për të sotmen që kemi dhe për të nesërmen që na pret. Ne e kemi në dorë të zgjedhim mes të djeshmesh që nuk kishte asgjë të mirë dhe të sotmes që do të shërbejë edhe për të nesërmen. E sigurt është se një e ardhme më e mirë na pret nëse do të vazhdojmë të bëjmë hapa të mëdhenj dhe të sigurt për të përmisuar kushtet e jetesës sonë.

Page 63: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

62

Por jo te gjtha ndryshimet ishin pozitive, krahas tyre ka dhe ndryshime në sensin e gabuar. Një prej tyre dhe më kryesori është në vlerat dhe parimet madhore të çdo individi dhe shteti në përgjithësi. Sot kemi më pak mikpritje, bujari, dashamirësi, dashuri e më shumë mashtrime, gënjeshtra, korrupsion dhune në familje e shoqëri e më shumë vrasje , pra shtet më të dobët e më të papërgjegjshëm për qytetarët dhe jetën e tyre , e një tradite, kulture e zakone gjithmonë e më në zbehje. Të drejtat e njeriut në Shqipëri vazhdojnë të duken bukur në letër, por grupet në nevojë nuk arrijnë të marrin mbrojtjen dhe ndihmën e nevojshme në realitet dhe shpesh përballen me diskriminim. Ato nuk janë vetëm çështje e përputhshmërisë së shteteve me ligjin dhe standardet, ato gjithashtu kërkojnë mbështetjen e shoqërisë në tërësi. Nuk janë vetëm për të qenë të lirë nga detyrimi, diskriminimi dhe abuzimi. Ato gjithashtu kanë të bëjnë me jetesën tonë në potencialin më të plotë. Secili prej nesh duhet të angazhohet në zbatimin e përditshëm të të drejtave të njeriut.

“Të drejtat e njeriut” është një nocion i cili ndryshon vazhdimisht, por jo në thelb, sipas ndryshimeve që pësojnë shoqëritë me kalimin e kohës. Të drejtat e njeriut siç janë: e drejta e jetës, e lirisë, e shprehjes, e arsimit si koncept janë hasur që në fillimet e njerëzimit dhe kanë qenë pjesë e përmbajtjes të disa prej filozofive të para mbi të cilat ndërtoheshin shtetet. Këto të drejta nxisin, zhvillojnë idenë e autonomisë individuale, barazisë, zgjedhjes, edhe kur këto ide ndryshojnë nga normat kulturore të jetës së përditshme.

Në pritje të hapjes së negociatave, Shqipëria është subjekt i kontrollit që ushtron Komisioni Evropian për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit, veçanërisht për të drejtat e njeriut. Komisioni nuk merr në shqyrtim të drejta të caktuara por analizon situatën e të drejtave të njeriut duke u nisur nga praktika gjyqësore e GjEDNJ. Në raportin e tij të fundit, Komisioni Evropian është ndalur në mënyrë të veçantë në problematikat që cënojnë dhe prekin më së shumti këto të drejta në Shqipëri. Në këtë raport, lidhur me të drejtën për një proces të rregullt ligjor, vihet re nga praktika gjyqësore se ajo shkelet si nga administrata publike ashtu edhe nga pushteti gjyqësor, prandaj Komisioni Evropian kërkon veprimin e shtetit për të garantuar këtë të drejtë në mënyrë që të gjithë shtetasit e tij të kenë akses në një proces të rregullt ligjor. Gjithashtu, Komisioni Evropian paraqet shqetësimin e tij përsa i përket llojeve të ndryshme të diskriminimit në Shqipëri duke vënë në dukje kategoritë që e vuajnë më shumë shkeljen e të drejtës për mos diskriminim që janë komuniteti Rom, personat me aftësi të kufizuar si dhe komuniteti LGBTI.

Një problematikë tjetër e evidentuar nga raporti i KE është edhe trajtimi i personave të ndaluar në komisariate, paraburgim dhe burgim. Në këtë drejtim Komisioni Evropian kërkon nga shteti shqiptar një angazhim real që kësaj kategorie t’i sigurohen të gjitha të drejtat dhe të mos bëhen objekt i veprimeve arbitrare. Për më tepër, nga rastet e përsëritura në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut përsa i përket të drejtës së pronës, Komisioni ka dalë në rezultatin se kjo e drejtë është shkelur dhe vazhdon të shkelet gjerësisht nga Shqipëria, duke u shprehur në

Page 64: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

63

këtë mënyrë se përpjekjet e shtetit shqiptar për ta zbatuar këtë të drejtë kanë qenë jo të kënaqshme. Gjithashtu në raportin e tij, Komisioni Evropian thekson se duhen bërë më shumë përpjekje për të garantuar pavarësinë dhe lirinë e mediave. KE nuk merret me burimin e këtij problemi por ia adreson atë shtetit, duke kërkuar një sipërmarrje reale për të siguruar efektivisht lirinë e shprehjes.

Si përfundim, në raportet për Shqipërinë përsa i përket të drejtave të njeriut, kërkohet që si shtet kandidat, të marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e procesit të rregullt ligjor, sidomos në rastet e lidhura me të drejtat pronësore. Gjithashtu duhen garantuar kushte të përshtatshme për të ndaluarit, respektim i dukshëm i lirisë së shprehjes si dhe zhdukjen e çdo lloj forme diskriminimi.

Të drejtat e njeriut janë të drejta dhe liri themelore pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë si qenie njerëzore me dinjitet. Ato përbëjnë bazën e lirisë, drejtësisë e paqes dhe respektimi i tyre mundëson progresin e plotë të individit dhe shoqërisë. Të gjithë personat janë të pajisur me të drejta të tilla thjesht për arsyen që janë qenie njerëzore. Të vendosura në një ligj themelor të vendit, të drejtat e liritë themelore u vendosën në një fokus të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. U sanksionuan garanci materiale (thelbësore) e procedurale, si dhe garanci të brendshme dhe ndërkombëtare. Përveç renditjes së të drejtave e lirive themelore, Kushtetuta ka krijuar disa garanci për zbatimin dhe respektimin e tyre. Kështu parashikohet që nuk do të ketë kufizime apo cënime, përveçse me ligj (rezerva ligjore), për interesa të publikut ose të të drejtave të tjera themelore (balancimi i të drejtave) pa prekur thelbin e së drejtës, dhe në respektim të kufizimeve të KEDNJ-së .

Respektimi i të drejtave është një ndër elementet kryesore që një shtet të funksionojë. Viktimat e shkeljes së të drejtave të njeriut kanë disa mundësi zgjedhjeje përsa i përket mekanizmave të ndryshëm me të cilat mund të përballen me shtetin për të kërkuar vendosjen e të drejtave të shkelura në vend dhe respektimin e tyre. “Të gjitha viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut, duhet të mundësohen që të shikojnë Këshillin e të drejtave të njeriut si një forum dhe pedanë kërcimi që lehtëson veprimet”. Nëse ne fillojmë, ashtu siç duhet, si individë, zbulojmë se që nga momenti i lindjes jo vetëm të drejtat, sjellja, por edhe mendimet, shpresat, aspiratat, vlerat morale që drejtojnë veprimet tona dhe justifikojnë dhe i japin kuptim jetës, formësohen nga zakonet e grupit, pjesë e të cilit jemi. Duke u nisur pra nga ky fakt, individi e realizon personalitetin e tij nëpërmjet kulturës së tij.

Page 65: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Për çdo shoqëri dhe shtet të botës, rrugëtimi nga diktatura në demokraci ka qenë (historikisht), është dhe do të jetë gjithmonë një rrugëtim jashtëzakonisht i vështirë, kompleks dhe plot me sfida. Në një rrugëtim të tillë, ka dy sfida kryesore. Së pari, si të realizohet tranzicioni i plotë politik dhe së dyti, si të mos kthehemi sërish në diktaturë?

Për rreth 45 vite, nga 1945 deri 1990 Shqipëria kaloi gjithçka të zezë që mund të kalojë një shoqëri, komb dhe shtet, pa humbur pavarësinë apo ekzistencën e vet. Është fakt i njohur se një ndër metodat më të suksesshme për të zgjidhur një problem është “përballja me problemin”.

A është përballur Shqipëria (shoqëria, klasa intelektuale, klasa politike, institucionet) këto 30 vite me problemin e madh “diktaturën”? Për hir të së vërtetës përgjigjet e prera, po ose jo shpeshherë janë joracionale. Mendoj se Shqipëria në tërësinë e vet, në këto tri dekada të tranzicionit më shumë i është shmangur problemit ‘diktaturës’ (dhe problemeve sociale, ekonomike, politike), sesa është përballur me të. Mjafton të sjellim ndërmend këtu, një fakt të thjeshtë: betejat e ashpra (dhe primitive) ndërmjet kundërshtarëve politikë gjatë 30 viteve post-komunizëm. Secila palë ka akuzuar tjetrën, për lidhje me komunizmin, tendenca për rivendosjen e regjimit totalitar, etj. Kështu shkenca politike e akuzave, përveç bëmave të tjerave nuk ka lënë pas dore konservimin (por në një formë më të zbutur) të disa prej problemeve më kritike të regjimit diktatorial në Shqipëri të para 1990, siç ishin p.sh. lufta e klasave, persekutimi për shkak të bindjeve politike, mungesa e konceptit të drejtësisë institucionale/shoqërore, uniteti i pushtetit shtetëror, etj, duke i trashëguar ato mandat pas mandati, me ndonjë përditësim.

Përvoja shqiptare na ka treguar se rrëzimi i diktaturës dhe vendosja e demokracisë është një proçes thelbësor që kërkon shumë më tepër përpjekje sesa rrëzimin e bustit të diktatorit, përmbysjen e institucioneve të regjimit totalitar apo

PËRBALLJA ME PROBLEMIN DHE PËRGJEGJËSIA E POLITIKËS

Jozef SHKAMBIUniversiteti i TiranësFakulteti i Drejtësisë

Email: [email protected]

Page 66: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

65

ndërrimin e një qeverie. Në thelb, rrëzimi i diktaturës dhe regjimeve totalitare ndodh vërtet vetëm kur ndërtohen institucionet politiko - shtetërore me demokraci funksionale, shteti i së drejtës, forcohen liritë civile, rritet zhvillimi kulturor - social dhe ekonomik, zbatohet drejtësia shoqërore e qeverisja e mirë dhe lidershipi mbështetet e frymëzon qytetarët me forcën e shembullit.

Politika në Shqipëri është shndërruar gradualisht në një ndër fjalët më të urryera për qytetarët. Ajo rri tashmë përkrah me fjalët më të rënda që mban shpirti dhe memoria e kombit tonë, aq sa mund të krahasohet me fjalët “pushtim dhe skllavëri”. Me këtë fjalë (koncept) qytetarët lidhin shumë emocione dhe pasoja të këqija, si : shkatërrim dhe vuajtje, dhunë dhe frikë, vjedhje dhe varfëri(mjerim), gënjeshtra dhe zhgënjime, mashtrim dhe mosbesim, korrupsion dhe mungesë perspektive, padrejtësi dhe pasiguri, pabarazi ligjore dhe substanciale, shkatërrim të së ardhmes etj, në terma të përgjithshëm një mozaik të plotësuar deri në detaje me anti elementet që duhet të kishte Shqipëria sot.

Nëse do të bëhej një studim shkencor, ka të ngjarë që fobia më e madhe e ndërgjegjes kolektive të shqiptarëve në Shqipëri dhe mbarë botën të lidhet me politikën, e cila në vetvete duhet të jetë instrument praktik dhe shkencor për të ndërtuar prosperitetin dhe jo për ta shkatërruar atë. Në sytë e shumë prej politikanëve aktualë të Shqipërisë, të gjitha këto e të tjera përtej këtyre mund të duken normale sa nuk ka më, asgjë për t’u trazuar, madje edhe shkaqe për zbavitje, motive për frymëzim në beteja të ardhshme, por këto plagë të rënda janë vdekje-prurëse, e vdesin një popull për së gjalli, vdesin shpirtat dhe lirinë e njerëzve, frymën dhe dëshirën e tyre për prosperitet. A mund të pajtohemi me këtë vetëshkatërrim?

Regjimi diktatorial për një gjysmë shekulli e izoloi shoqërinë shqiptare në raport me të gjithë botën demokratike dhe me gjithçka që kishte të bënte me lirinë dhe demokracinë, duke shkatërruar rëndë tek ne, vetitë më themelore që duhet të ketë një shoqëri njerëzore, si, rezistencën qytetare, shpresën e arsyeshme për të besuar se e ardhmja do të jetë gjithnjë e më e mirë, aftësinë për të punuar së bashku për lirinë, për interesat e përbashkëta dhe për prosperitetin e kombit, në pajtim me ligjin dhe të drejtën. Ky fenomen ka sjellë deri më tani dhe akoma vazhdon të sjellë pasoja tepër të dëmshme si: mungesa e shpresës, humbja e rezistencës qytetare, mosbesimi ndërmjet anëtarëve të shoqërisë, mungesa e dialogut mbi të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen.

Kështu, shqiptarët, të vuajtur e të lodhur deri në palcë, e kanë humbur vazhdimisht dhe masivisht besimin tek politikanët e vet, dhe ajo çfarë është më e keqja, shqiptaret tashmë nuk besojnë më tek vetja e tyre, tek mundësia për të pasur përfaqësues të besuar në politikë, institucione, etj. Nuk besojnë se nga gjiri i popullit tonë mund të dalin njerëz të aftë për të qeverisur dhe të formuar për të qenë besnikë në idealet e demokracisë, që së bashku marrin përsipër, me ndershmëri e vendosmëri zhvillimin dhe progresin e shoqërisë, kombit dhe shtetit, ashtu siç u takon e u ka hije lidërve dhe lidershipit të virtytshëm në çdo vend, e në mbarë botën.

Page 67: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

66

Sot, shteti shqiptar(dhe shoqëria) pas 30 vitesh nga rënia e sistemit komunist, vazhdon rrugëtimin e vet nga diktatura në demokraci, në kushtet e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese (garancia themelore kushtetuese, politike-sociale në një shtet të së drejtës), të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë dhe potencialisht rrezikon një ngërç të gjatë të sistemit gjyqësor, sigurisë juridike, si dhe sistemit kushtetues-ligjor, institucional e politik në vend.

Gjatë kohëve të fundit, aktorët politikë, shoqëria civile, etj, kanë krijuar një numër kauzash të drejta me karakter politik-social, kulturor etj. Një ndër këto kauza, me peshë morale dhe intelektuale ishte edhe kauza e teatrit, e cila pavarësisht vlerave të saj u përball me një trajtim shtetëror të turpshëm. Por, cila është kauza më themelore e Shqiptarëve sot? A është Gjykata Kushtetuese një kauzë themelore e Shqiptarëve? A duhet të kenë shqiptarët sot një kauzë të vërtetë, në mënyrë që të mos qëndrojmë pafund në vend-numëro në rrugën e zjarrit për të arritur demokracinë?

E vërteta është se në një rrugë zjarri, për udhëtuesit nuk do të ketë më pak plagë dhe lëndime nëse qëndrojnë në vend, sesa nëse ecin drejt destinacionit që kërkojmë të arrijmë. Përkundrazi, nëse qëndrojmë në vend edhe dëmi shumëfishohet edhe destinacioni nuk arrihet asnjëherë. Prandaj, në vlerësimin tim, rinia dhe studentët e Shqipërisë kanë sot detyrë themelore të investojnë pa kursim, me kurajë e vendosmëri të gjithë potencialin dhe vlerat që disponojnë, duke marrë për model dhe frymëzim lidershipi më të suksesshëm botëror, për krijimin dhe vitalizmin e një lëvizjeje të re politike-shoqërore për prosperitetin njerëzor, kulturor, intelektual, politik dhe ekonomik të shoqërisë, kombit dhe shtetit shqiptar duke përcaktuar synime të qarta për realizimin me sukses të aspiratave të posaçme të Shqipërisë dhe objektivave të përgjithshme që çdo shoqëri, komb dhe shtet ka në çdo kohë, për zhvillim në të gjitha fushat e jetës.

Shoqëria, kombi dhe shteti shqiptar kanë vërtet nevojë jetike dhe ekzistenciale të fillojnë të marrin frymë lirisht dhe të përparojnë si një shoqëri e vërtetë evropiane e demokratike, si një komb i qytetëruar.

Page 68: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Çdo gjë ka origjinën e saj! Lulet kalojnë disa procese, nga mbjellja e farës tek mbirja, rritja dhe më pas çelja e deri në përfundimin e këtij procesi. Por si do të çelte kjo lule, nëse në të shkuarën e saj nuk do ishte mbjellë fara e saj? Ashtu edhe ne qeniet njerëzore kemi një të shkuar, njerëzimi ka një të shkuar, ka një origjinë (edhe pse kjo është një temë shumë e diskutuar pasi ende nuk janë nxjerrë përfundime të sakta shkencore mbi origjinën tonë). Ajo që dua të theksoj, është se çdo gjë e ka një të shkuar dhe kjo dukshëm duhet të mos anashkalohet. Edhe vendi ynë ka të shkuarën e tij çalamane!

Sa i përket periudhës së komunizmit, kjo periudhë e mugët ka lënë njollat e saj të errëta tek gjyshërit dhe prindërit tanë, por edhe më fort pasojat e saj janë ndjerë në mbarëvajtjen e shtetit tonë. Kemi mbetur një vend i varfër, plot korrupsion dhe me një gjeneratë pesimiste. Unë jam kundër të harruarit të së shkuarës! Jam kundër, sepse, edhe kur një individ vuan nga shëndeti mendor, nga depresioni apo kryen vepra kriminale, psikologët e shikojnë origjinën e këtyre problemeve në fëmijërinë e tij. Pra, e shkuara është kaq shumë e rëndësishme, qoftë kjo edhe më e tmerrshmja!

Nuk kam reshtur së pyeturi prindërit e mi për të kaluarën e tyre, për sistemin totalitar edhe pse sigurisht unë nuk mund të kisha përjetimet e tyre. Unë nuk mund të isha lëkura e tyre, por me mendje dhe zemër mund të kuptoja vuajtjet e tyre. Mund të kuptoja mendësinë e tyre të sotme, mendimet mbi botën, jetën, mungesën e informacionit apo informacionin e gabuar që kishin marrë. Përpos leximeve, kam mësuar shumë prej përvojës së tyre. Ime më thoshte që Enver Hoxha bënte propagandë shumë të çuditshme. Sipas tij, vendet e tjera, shtetet perëndimore e fqinje na qenkëshin të zaptuara nga skamja dhe vendi ynë ishte fatlum duke pasur një qeverisës kodosh si ai në krye ! Sot na vjen sarkastike, e nxit gaz, ama prindërit tanë e kishin mbushur kokën e tyre me mendime të mbrapshta.

NJË SHTYSË PËR TË QENË ZËRI I SË SHKUARËS DHE SHPIRTI I SË ARDHMES

Matilda MIRAKAUniversiteti i Tiranës

Fakulteti i Historisë dhe FilologjisëEmail: [email protected]

Page 69: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

68

Kishin mendime dhe jetë të gënjeshtër!Tim eti, i privohej në fëmijërinë e tij të luante me shokun e tij, pasi ai na

qenkësh kulak! Ai dhe familja e tij privohej nga çdo gjë, nga çdo dasmë që bëhej në fshat, nga çdo gëzim dhe hidhërim. Fëmijët e tyre,ende pa parë dritën e kësaj jete, ende në barkun e nënës, dihej që do të lindnin të dënuar, të njollosur. Ata, as nuk kishin të drejtë të martoheshin e të kërkonin dorën e vajzave në fshat, pasi edhe sikur ta bënin askush nuk e jepte vajzën tek një i njollosur në biografi. Një gabim të bënte një pjesëtar i familjes që shkonte kundër ligjeve te partisë, dënohej e gjithë familja brez pas brezi.

Në ato vite kishte edhe njerëz që spiunonin në emër të Sigurimit e të tjerë që shteti i paguante si spiunë. E tmerrshme! Pra edhe sikur të kishte njerëz që donin praninë e tyre nuk mundeshin, sepse mund të spiunoheshin dhe në këtë mënyrë penalizoheshin të dyja palët. Të mos përmendim faktin që nuk pranoheshin në asnjë mbledhje kooperative, fshati, etj. E përpos këtyre problemeve të shumta ata vuanin për të ngrënë, për t’u veshur dhe përsëri ishin kaq shumë mirënjohës! Mendonin se ishin më mirë nga të gjithë. Pra, u është implikuar një sistem me broçkulla në mendjet e tyre.

Edhe në shkollë ata mësonin vetëm librat e përzgjedhur për t’u lexuar. “Në një kohë,- thotë im atë, - mësonin për historinë qeverisëse të Kinës dhe më vonë kur u prishën marrëdhëniet me Kinën çdo libër u hoq nga qarkullimi.” Përpos kësaj, ne e dimë që çdo lloj letërsie i nënshtrohej një censure. Por kishte edhe shkrimtarë si Ismail Kadare që diti kaq bukur të qëndisë përciptazi atë që partia donte e të përçonte atë që me të vërtetë duhej.

Pra kishte probleme në arsim, në letërsi, në ekonomi dhe gjithandej, në çdo fushë të jetës. I gjithë ky sistem plagosi arteriet e zemrës së çdokujt që e jetoi atë. Ne, nuk mund të ndryshojmë asgjë në këtë vend nëse nuk dimë të shkuarën e tij. Unë i mëshoj fort faktit që e shkuara është themeli i një shoqërie. Ne nuk kemi mbirë nga hiçi, nuk kemi ardhur në këtë botë nga asgjëja. Kemi ardhur nga prindër që bartin në kurrizin e tyre eksperienca të rënda dhe të çuditshme. Sidomos ne, të rinjtë, ne që arsimohemi, ne që kemi mundësi të shumta për të mbajtur ndezur dijen tonë, duhet të jemi zëri i prindërve tanë!

Kemi fatin që jetojmë në një epokë tjetër, ama edhe kjo me problematika të shumta. Tani thuajse të gjithë arsimohen, shkojnë në universitete, marrin diploma dhe në fund ushtrojnë profesionet e tyre. Vërtet të gjithë studentët studiojnë njëlloj? Vërtet të gjithë e duan dijen me të njëjtën forcë? Sepse që ta mbash dijen ndezur, duhet të jesh në kontakt të vazhdueshëm me të, me librin. Ne, gjenerata e re, nuk mundemi absolutisht të ndryshojmë të shkuarën, por mbi bazën e saj mund të ndërtojmë një të ardhme ndryshe. Neve nuk na mungojnë, sikurse atëherë, kontaktet me perëndimin. Ne nuk jemi të ngecur në grackën tonë. Ka botë rreth nesh, ka jetë! Le ta përmirësojmë atë!

Personalisht më pëlqen të shkruaj dhe shpesh aktivizohem në konkurrime letrare ndërkombëtare.

Page 70: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

69

Pse? Sepse aktiviteteve letrare në vendin tonë nuk u japin rëndësinë e duhur, e përpos kësaj janë më të pakta. Edhe për këtë më vjen fort keq! Pse do të largoheshin mijëra të rinj nga vendi ynë?

Largohen për shkak të pamundësisë, pesimizmit që na ka pushtuar të gjithëve.

Ne kemi nevojë për modele! E trishtë është që shumë të rinj bazohen në modele instagrami! Ne nuk duam idhuj, thjesht duam modele që të udhëhiqemi, që të përmirësohemi e të afrohemi sado pak me perëndimin. Nuk kemi nevojë të jetojmë në perëndim, perëndimi le të vijë tek ne. Fakti që kemi një të shkuar të hidhur nuk do të thotë që duke punuar fort mund të mos shkojmë drejt një të ardhme më të mirë. Përkundrazi! Ne duam thjesht një shtysë për të qenë zëri i së shkuarës dhe shpirti i së ardhmes.

Page 71: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

“Një popull që harron historinë e vet është i destinuar ta përsërisë atë”. Po e nis këtë shkrim në lidhje me tematikën e dhënë , që të theksoj se sa e rëndësishme është të gjendet rruga e komunikimit dhe rruga e dialogut midis një të shkuare diktatoriale dhe një të tashmeje jo të sigurt demokratike. Kjo rrugë ose kjo urë nuk është kurrsesi e lehtë për t’u ndërtuar dhe akoma më e vështirë është ecja mbi të. Duket sikur fantazma e zezë e së kaluarës është atje duke të pritur si roje postblloku, i cili me hijen e pushtetit të vet dhe me misticizmin që e mbulon në të tashmen nuk do të ikë kurrë nga ai postbllok dhe nuk do të bëjë të ndihet i lirë çdo shpirt që kërkon të dijë më shumë për atë që ishte një e shkuar që duhet kujtuar dhe jo harruar. Sot jetojmë në një sistem demokratik, por siguria që ky sistem ofron është vërtet shumë e vogël përballë trashëgimisë gjysmë shekullore të sistemit të kaluar.

Në vitin 1992 u mor një nismë ligjore e quajtur ”Ligji i Lustracionit”, që nënkuptonte kontrollin e figurës së personit që do të mbante poste publike dhe që do të ishte i zgjedhur ne organe lokale dhe qendrore. Ky kontroll do të konsistonte në faktin që ky person kishte qenë apo jo bashkëpunëtor i “Sigurimit të Shtetit” dhe nëse kishte qenë nuk do të lejohej të mbante poste publike. Por ashtu si çdo herë, siç ndodh me popujt që nxitojnë të bëjnë historinë nga e para duke e hequr për një moment mendjen nga ajo çfarë ka kaluar, kjo nismë doli që ishte shumë e nxituar dhe jo e mirë menduar. Po ta shohësh në këndvështrimin e ngjarjeve të sotme, natyrshëm lind pyetja: Ishte kjo një nismë reale dhe që do të sillte efektshmërinë e duhur apo në euforinë e momentit ishte një maskë që përdorën pushtetarët e rinj për të mbrojtur veten nga e kaluara e tyre?

Nëse do të ishte vetëm kjo nismë ligjore atëherë ky diskutim do të kishte një vlerë të vogël, por nuk është vetëm kaq. Në Shqipërinë e ditëve të sotme, janë ngritur shoqata, janë miratuar ligje që dëmshpërblejnë ish të dënuarit politikë shoqëria civile nëpërmjet punës së saj sjell në memorien e gjithsecilit prej nesh krimet që bëri sistemi i kaluar në lidhje me të dënuarit politik, por vetëm kaq.

MEMORIA DHE LUSTRACIONI, BILANCI I BRISHTË I TRANZICIONIT

Jonel HIBOUniversiteti i TiranësFakulteti i Drejtësisë

Email: [email protected]

Page 72: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

71

Në vitin 2014 u hap në Shqipëri një muze i veçantë në llojin e vet ”Shtëpia e Gjetheve” dhe u mor një tjetër nismë për hapjen e dosjeve. Sot në Shqipëri ka një institucion që merret me hapjen graduale të dosjeve që quhet “Autoriteti i Dosjeve” . Ky autoritet funksionon në bazë të ligjit nr 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit të RPSSH-së”. Ky autoritet vepron në bazë të legjislacionit gjerman dhe në bazë të legjislacionit garantohet transparenca dhe e drejta për informim dhe mundësia e aksesit tek informacioni pa shkelur të drejtën kushtetuese për jetë private e duke mbajtur në konsideratë rregullat në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe së dyti përmban elementë të lustracionit në masën që kjo është e lejueshme nga Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht ky institucion që me të drejtë e quajmë “Lustracioni 2” ka për detyrë:

• grumbullimin e dokumenteve të Ish-Sigurimit të Shtetit për qëllimet dhe sipas procedurave të parashikuara nga ky ligj;

• Vlerësimin, renditjen, evidentimin, ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve, sipas rregullave dhe parimeve të legjislacionit në fuqi për arkivat;

• Bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me autoritetet e tjera dhe arkivat për qëllime të zbatimit të këtij ligji;

• Dhënien e informacioneve e të njoftimeve mbi dokumentet si dhe garantimin e shqyrtimin dhe dorëzimin e tyre për kërkuesit;

• Mbështetjen e kërkimit shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë të Ish-Sigurimit të Shtetit,nëpërmjet garantimit të mundësisë për shqyrtimin e dokumenteve dhe dorëzimin e dublikatave të dokumenteve ;

• Informimin e individëve,institucioneve kushtetuese,autoriteteve publike dhe subjekteve të tjera të interesuara,sipas këtij ligji.

Në bazë të kësaj del që ky institucion grumbullon informacione dhe vetëm me kërkesë të individëve mund të nxjerrë këtë informacion dhe pa iniciativën e individit nuk hapen ato informacione. Natyrshëm më lind pyetja: Kush do të mbajë përgjegjësi për 5037 burra e 450 gra të ekzekutuara, 16788 burra e 7367 gra të dënuara me dënime politike nga 3 deri në 35 vjet, 39000 veta të internuar në kampet e punës së regjimit??? Pjesëtarë të Ish-Sigurimit të Shtetit sot janë pjesë integrale e strukturave shtetërore në sistemin legjislativ,në atë gjyqësor dhe njerëz që mbajnë poste kyçe në administratën e vendit tonë. Vallë mund të flasim për një ndëshkim të së kaluarës, kur personat që i bënë ato krime në të kaluarën janë ata që supozohet të dënojnë atë? Duke qenë se jemi në një vend me institucione të brishta dhe me legjislacion fluid le të shpresojmë të mos humbasim atë që ka qenë këmbana e parë për ndryshim: MEMORIEN.

Page 73: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Si pasardhëse e prindërve që u rritën në një ambient shoqëror të influencuar nga komunizmi, procesi im i rritjes qe boll i njohur me stilin e jetesës komuniste të Shqipërisë së asaj kohe. Historitë që shpesh tregoheshin dhe me një sens karakteristik nostalgjie qe shoqëron çdo kujtim fëmijëror dukeshin fort të largëta nga jeta me të cilën u përballa unë. Koncepte të mos pasurit të një prone tënden dhe figura e madhe e shtetit në shumicën e aspekteve të jetës së atëhershme në kohët e sotme duket diçka shumë jashtë normales dhe ndoshta dhe fort e padëshiruar. Ama nga një perspektivë e mëvonshme, ku interesi për mënyrën se si shteti funksionon dhe se ç’rëndësi ka ai në shoqëri rritet, fillon të kuptosh se nuk është fort e lehtë të bësh diferencimin midis periudhës komuniste dhe asaj postkomuniste. Shpeshherë njeriu e mendon lehtësisht një periudhë të kaluar si diçka e prapambetur dhe e padëshiruar dhe periudhën në të cilën gjendet si shumë më të zhvilluar dhe me ndryshime pozitive, që e ndajnë këtë të fundit dukshëm nga e kaluara. Por nëse thjesht përpiqesh të shkosh përtej asaj çka përmenda pak më parë dhe provon të krahasosh dhe analizosh dy periudhat pak më në detaj arrin ndonjëherë përfundime ndoshta dhe jo fort të pëlqyeshme. Në mënyrë që të përçoj pikëpamjen time në një formë sa më rigoroze kam vendosur ta ndaj këtë ese sipas etapave të analizimit që më drejtuan në formimin e kësaj pikëpamjeje. Në librin e Karl Marksi-it për të dytën herë në histori, shoqëria u njoh me një teori e cila kërkonte të vendoste drejtësinë në botë. Për herë të parë libri “Utopia” flet pikërisht për një botë utopike, joreale, një botë ideale e cila idealisht fliste se si çdokush ishte i barabartë, njerëzit visheshin njësoj, jeta e tyre rridhte në të njëjtën mënyrë, askush nuk kishte nevojë për kënaqësi boshe dhe gjithkush jetonte i lumtur me parime të denja. Një shoqëri ku nevoja për një shtet ishte e pavend. Vite më vonë Karl Marksi nuk e quan më këtë botë “Utopi” dhe vendos ta bëje më të prekshme si ide duke e risjellë në formën e ideologjisë së “Marksizmit”. Dhe këtu

SHQIPËRIA PARA DHE PAS ’90: TË PËRBASHKËTA DHE DALLIME

Vivian HOXHAUniversiteti EPOKA

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave SocialeEmail: [email protected]

Page 74: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

73

shoqëria përballet me krijimin e një pseudo-komunizmi i cili erdhi ndoshta dhe për faktin se në atë kohë diferenca midis “Socializmit” dhe “Komunizmit” nuk qe fort e qartë dhe kishte mjaft vend për interpretim në të dyja ideologjitë. Në pamje të parë një botë ku çdo njeri është i barabartë dhe ku askush nuk vuan për jetën e tij duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, dhe ashtu siç duket edhe është. Një Shqipëri e pasluftës përballet me dy grupe politike, njëri premton pasurimin e të varfërve ndërkohë që tjetri premton përafrimin drejt perëndimit. Një arenë prej së cilës del fitimtare Partia e Punës së Shqipërisë (gjithashtu e njohur dhe si Partia Komuniste). Një zhvillim që unë besoj se solli situatën në të cilën Shqipëria qëndron sot.

Nuk janë lajme të padëgjuara më parë, fakti se si Partia Komuniste persekutoi shumë nga njerëzit e shkolluar që kishte Shqipëria, duke filluar ndoshta edhe me rastin e Qemal Stafës. Një shtet të cilit i mungon shtresa e njerëzve të mirë arsimuar të cilët janë të aftë mbi të gjitha të krijojnë opinione jo shumë të ndikuar nga shoqëria, është një shtet marionetë në duart e liderit të vet. Një lider i cili pak nga pak e çoi vendin drejt nje gjendjeje të nderë ekonomike, sociale dhe industriale.

Mendoj se do ishte e tepërt të hyja më thellë ne shpjegimin e një nocioni mjaft të njohur tashmë. E kështu rikthehemi përsëri ne kohët tona postkomuniste. Në kohët në të cilat shteti shqiptar gjendet çuditërisht ne një tjetër gjendje të nderë. Ndryshe nga vitet 1941 ne nuk kemi më një Parti Komuniste në krye të shtetit dhe vendi nuk është më i izoluar nga pjesa tjetër e botës, por e kam të pamundur të mos arrij në përfundimin se shoqëria shqiptare është diagnostikuar me depresion klinik dhe jo vetëm. Një shoqëri e plogësht e cila duket t’i ketë humbur shpresat e lidhjes me perëndimin e shumëkërkuar.

Në rritje e sipër kisha besimin e plotë se vendi në të cilin jetoja nuk kishte asnjë mundësi për t’u rikthyer në atë kishte qenë para viteve 1990, por kjo bindje nuk e ka më bazamentin e saj. Në shekullin XXI unë dalloj se si shoqëria jonë vazhdon të mos e dojë shtresën intelektuale. Për shumë njerëz ky konstatim do ishte ndoshta diçka e papranueshme, ofenduese ndoshta. Por në të vërtetë kur shikon sistemin shkollor shqiptar i cili pas edhe kaq shumë vitesh vazhdon të ngelet një epruvetë në laborator dhe nxënësit, kavje eksperimentale në mënyrë që shteti të provojë çdo vit nga një metodë të re mësimdhënie. E teksa profesioni i mësuesit vazhdon të ngelet i pavlerësuar dhe ambienti shkollor një ambient i cili promovon mbi të gjitha sjellje negative dhe dekurajuese, politikanët e Shqipërisë ngelen njerëz që mbi të gjitha kanë pasur lidhjet politike më të vlefshme në arritjet e tyre profesionale sesa aftësitë e duhura në drejtimin e shtetit. Shumica e njerëzve akademikisht të arrirë nuk e gjejnë veten në Shqipëri dhe detyrohen që ta krijojnë jetën e tyre diku gjetkë.

Nga ana tjetër nuk shohim më situata ku shteti ka në pronësi çdo tokë ose shtëpi, por shohim centralizim të pronave, shohim biznese shqiptare të cilët çuditërisht zhduken me ndërrimin e partive politike dhe të tjerë qe duke mos qenë dhe aq të suksesshëm, me ardhjen e nje partie të re politike fillojnë papritmas të lulëzojnë. Dhe ndoshta Komunizmi kishte rëndom internimin në rast se spiunoheshe të kishe folur keq për partinë, në kohët ku jetojmë kemi heqjen dhe vënien në punë

Page 75: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

74

në bazë të partisë në fuqi. Dhe ndoshta shteti nuk ka ngelur në vend numëro, por pavarësisht përpjekjeve tona e kemi të pamundur të bëjmë qoftë dhe një hap përpara drejt ëndrrës perëndimore. Por pavarësisht gjithë këtyre situatave, pse vallë konsiderohet komunizmi diçka kaq negative? Nëse është kaq e vështirë t’ia shkulësh rrënjët nga shoqëria, mos ndoshta nuk është dhe fort e keqe si forcë politike? Do marr kështu përsipër të flas për një kohë edhe më përtej “komunizmit shqiptar”, një kohë për të cilën besoj se nuk flitet mjaftueshëm në historinë e Shqipërisë. Përpara luftës së dytë botërore, Shqipëria u shpall monarki. Megjithëse që prej shpalljes si shtet i pavarur Shqipëria nuk u njoh si monarki, në 1928 presidenti i asokohe vendos të vetshpallet Mbret i Shqipërisë. Një model jo fort i pëlqyeshëm në kohën e tij, por dhe në kohët e sotme dhe megjithëse përdorimi i pushtetit nga ana e tij nuk qe më etik se përdorimi i pushtetit nga ana e Enver Hoxhës, i vetëshpalluri mbret i Shqipërisë, nuk e aneksoi vendin nga arena ndërkombëtare e as nuk e bëri popullin të vdiste urie nëpërmjet të ashtuquajturave reforma agrare të cilat gjithçka bënë ishte bllokimi total i mundësisë për zhvillim për bujkun shqiptar. Ndërkohë shpesh nëpër literaturë, Shqipëria e paraluftës përflitet të ketë pasur goxha zhvillim nga ana kulturore si dhe përçapje për zhvillim të mëtejshëm akademik. E pavarësisht gjithë ekspertëve që gjenden tani në zyrat e shtetit dhe gjithë investimeve të vazhdueshme, shteti shqiptar i kohëve të sotme e ka ende të pamundur të ketë me pak se 40 nxënës ne çdo klasë mësimore. Çka është e vërteta, megjithëse njerëzit tanimë kanë të drejtën e fjalës dhe shumë shprehin bindjet e tyre politike, të punësuarit në sektorin shtetëror nuk e kanë këtë “luks”. Fakti që puna e tyre rrezikohet nëse këta syresh dalin në protesta për të drejtat e tyre nuk ngjall revoltim ose habi në shoqërinë shqiptare. E kjo më risjell në teorinë e depresionit klinik që ka mbështjellë shoqërinë tonë. Një shoqëri e plogësht për të cilën liria e shprehjes dhe ajo politike nuk kanë fort rëndësi. Gati mund të thuhet se shoqërisë shqiptare i intereson vetëm liria ekonomike dhe përtej saj është totalisht e dekurajuar për të ndryshuar situatën politike në vend. Ndoshta sepse brezi i prindërve tanë janë përballur tanimë me nevojën për të financuar familjen e krijuar dhe pasardhësit e tyre janë rritur në një frymë ku kjo situatë është norma dhe për ta është më e lehtë të bëjnë përçapje për të hyrë në sistem sesa për ta ndryshuar sistemin. Ose ndoshta kjo situatë mund të vijë edhe si rezultat i një trashëgimie ku kryesorja ka qenë nevoja për mbijetesë, sesa nevoja për të dalë kundër asaj që nuk të pëlqen, dhe për rrjedhojë shumica e shoqërisë nuk ndryshojnë parimet e tyre për forcë zakoni. Në të gjitha situatat rezultati ngelet po i njëjtë dhe ky rezultat është çka ne po përballemi sot e kësaj dite. Një shtet i cili arriti të shohë protesta me në qendër mirëqenien e popullit e jo të politikanëve vetëm në këto vitet e fundit. Bazuar në këtë analizë, dal përsëri në përfundimin se Shqipëria e pas viteve 90’ dhe Shqipëria e para viteve 90’ nuk janë dhe aq të ndryshme nga njëra-tjetra. Ky është një përfundim fatkeq, i cili hedh poshtë mundin e protestës studentore

Page 76: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

75

të 1990-1991 dhe e justifikon deri diku mos dëshirën e shoqërisë shqiptare për t’u përzier në rregullimin e gjendjes politike në vend. Për më tepër, jam e bindur se shqiptarët kanë një zakon të keq ku idealizojnë liderët e tyre dhe dështojnë në të kuptuarit e faktit se fuqia e vërtetë politike duhet të qëndrojë në duart e popullit, sepse nëse fuqia vendoset në duart e një lideri të cilin populli e idealizon, përfun-dimi ngelet i njëjtë, fuqia abuzohet siç dhe është provuar rëndom në histori. Mund të shkoj aq larg sa edhe të them se ka ardhur koha të kuptojmë se shteti duhet të marrë pozicion rregullatori më shumë se sa diktuesi. Dhe në përfundim të gjithë kësaj, vlen të thuhet se ndryshimi kryesor midis para dhe pas komunizmit është veçse fakti që individi që e ka të pamundur të gjej veten në këtë pseudo-shtet ka mundësinë e largimit legal në një vend tjetër.

Page 77: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Është tepër e vështirë të flasësh për një temë që nuk e ke përjetuar, por për të cilën ke dëgjuar shumë. Termi “të drejtat e njeriut” është i pakuptueshëm për gjyshërit tanë, të cilët kanë qenë të detyruar të jetojnë një jetë të komanduar për shumë e shumë vite. Besoj se të gjithë biem dakord se kemi dëgjuar për atë periudhë, por për fat të keq biem dakord edhe se informacioni dhe vëmendja e ofruar është tejet e vogël. Pa frikë them se nëse s’do të kisha pasur fatin e mirë të shkoja në një vizitë historike studimore, do të kisha mbetur po i njëjti student tipik dhe i paditur në këtë drejtim, i cili pa faj lë në hije tema të tilla të së shkuarës së vendit tonë. Jemi ne ata që flasim se s’mund të ecim përpara pa hedhur sytë pas dhe po ne që lëmë në pluhur çështje të jashtëzakonshme të kësaj toke ku sot jetojmë.

Vizita jonë e parë ishte në Spaç, ku patëm nderin të takoheshim me tre zotërinj fisnikë: Z. Lekë Tasi, Z. Gjet Vocaj dhe Z. Gjet Gjoni, secili me historinë e vetë personale, por me diçka të përbashkët, shkeljen e të drejtave të tyre themelore. E vetmja gjë që këta të moshuar dëshironin tashmë, ishte që drejtësia për ta dhe familjarët e tyre të vihej në vend, të mos përsëritej ajo kohë e errët për të cilën u deshën plot mundime për ta kapërcyer, e të mos merren nëpër këmbë të drejtat e individit, pasi populli është sovran dhe të gjithë zotërojmë të drejta themelore të barabarta.

Historia e zotit Gjet Vocaj mund të jetë e dëgjuar për shkak se vazhdon të ngjallë një interes shumë të lartë kur dëgjohet se si ai zbuloi një talent 6 vjeçar, Nikun. Një bari i vogël në një zonë malore në veri të Shqipërisë, në Dukagjin. Ai ishte një gjeni matematike dhe mund të zgjidhte problema të nivelit të shkollës së mesme sa hap e mbyll sytë. Duket se një zbulim i tillë do të ngjallte interes të madh për diktatorin e kohës, gjë e cila solli kërkime të thella për prejardhjen e këtij mësuesi rastësor që papritmas gjen një fëmijë të jashtëzakonshëm aty ku s’pritej,

MEMORIA SI NEVOJË DHE FTESË PËR REFLEKTIM SHOQËROR

Dionis CURAUniversiteti POLIS

Fakulteti i Shkenca KompjuterikeEmail: [email protected]

Page 78: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

77

duke e bërë zotin Gjon të përjetonte të gjitha torturat. T’i shkelnin të drejtën e mësimdhënies, ta burgosnin, ta detyronin, ta nënshtronin në punë të rënda dhe të mund që për pak kohë t’i shkatërronin jetën. Ashtu si zoti Lekë Tasi shprehet gjatë rrëfimit të tij: ‘’Nuk ka vetëm histori dhe psikologji. Ka një lloj metafizike këtu. Shpirtrat merren vesh mes tyre dhe e liga ngjall nje forcë për t’u përhapur...”

Vetë Spaçi sillte një lloj mërzie teksa e shihje. Jo vetëm për faktin se arrije të ndieje dhimbjen që çdo njeri kishte kaluar aty, por edhe për faktin se vende të tilla kujtese, ishin lënë në një gjendje që s’kishte asnjë lloj lidhjeje me rëndësinë që mbartnin. Aty kishte vetëm gjurmë harrese, gjë që pasqyrohej edhe nga rruga per ta vizituar, e cila edhe aq e vështire sa ishte, ishte vetëm nga një kompani e huaj që ndodhej pak më larg burgut për të mirat e saj vetjake.

Vendi i dytë që vizituam ishte Site-i i Kujtesës në Shkodër, ku patëm mundësinë të shihnim burgje reale, thuajse të paprekur, bashkë me shënimet e shumta që njerëz të shquar si At Zef Pllumi linin ndër mure si një lloj revolte kundrejt asaj që padrejtësisht iu desh të përjetonin. Nëpër mure shihje shprehje që tingëllojnë aktuale edhe në ditët e sotme, por ajo çfarë prekej më shumë në to ishte e drejta e njeriut. Njerëzit e thjeshtë, persona që vinin nga familje të njohura edhe sot, personalitete të shquara të letërsisë dhe muzikës së vjetër shqiptare vizatonin kryqe në qelinë e tyre të burgut dhe luteshin për shpëtim. Fatkeqësisht shumë prej tyre nuk ia dolën dot kurrë të dilnin prej andej, dhe ajo që më bën të çuditem është fakti se, edhe ata që mundën të shpëtonin nuk e ushqejnë ndjenjën e hakmarrjes. Vazhdojnë të përcjellin mirësi dhe thonë se kanë mësuar shumë nga ai lloj realiteti, duke mos ia uruar askujt tjetër të njëjtin fat.

Ajo çfarë më preku më tepër në këtë udhëtim ishte Kampi i Tepelenës. Kamp për të cilin nuk arrija ta besoja se nuk ishte bërë asgjë përveç punës vullnetare të të afërmve të viktimave të këtij kampi, për shkak se ekzistonin akoma qenie njerëzore të cilët mohonin ekzistencën e tij. Zona ishte kryesisht e minuar kështu që, jo rastësisht njerëzit çoheshin atje e më pas ‘’çuditërisht’’ humbnin jetën. Si në çdo vend që vizituam, torturat ishin të shumta, të drejtat nuk përfilleshin dhe vetë ushqimi që servirej (nëse mund të quhej ushqim) ishte projektuar gjithmonë për të zhdukur qeniet humane. Dhimbja më e madhe në këtë kamp, ishte për faktin se sapo shkelëm mbi të pamë mbi 130 pemë qiparisi, për të cilat na u tha se ishin mbjellë në kujtim të gjithsecilit fëmijë të vdekur në këtë vend çnjerëzor. Historitë ishin rrënqethëse e do të doja të ndaja pak prej tyre me ju për të krijuar një panoramë sa më të qartë të asaj çka vërtetë ndodhte në kampe të tilla.

Shumica e tyre vdisnin nga shkelja mbi ndonjë minë e madje tregohej se një herë pati një urdhëresë për të ndezur kazanin e larjes së rrobave në zonën e minuar. Duke sjellë si pasojë vdekjen e grave të përvuajtura, ashtu edhe të femijëve të tyre, apo edhe faktin se trupat e pajetë varroseshin anash lumit Vjosë, kështu që rrjedha do t’i merrte dhe zhdukja e gjurmëve të tyre do të ishte tejet e lehtë. Nuk kishe asnjë lloj të drejte për vendin se ku do të doje të preheshe, lajmërimin e familjarëve apo ceremoni mortore. Gjëra të cilat ditët e sotme janë kthyer në zakon

Page 79: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

78

dhe traditë. E tillë është historia e Drane Jakes, simbol i qëndresës mbinjerëzore e gruaja që sfidoi fatin e paracaktuar mizorisht. Ajo u detyrua të varroste të birin fshehtësisht e ishte po ajo e cila e zhvarros dhe e mban të mbështjellë trupin e këtij të fundit për 7 javë derisa arrin ta varrosë në vendin e saj të prejardhjes, pikërisht ashtu siç ia kishte premtuar edhe bashkëshortit. Histori të tilla janë të shumta në këtë vend, ku këta njerëz ndesheshin edhe me shifra të tilla si 33 fëmijë që humbin jetën brenda 24 orësh.

Me krijimin e një rendi demokratik në Shqipëri doli ligji për të drejtat e njeriut i cili më vonë u sanksionua në kushtetutën e vitit 1998. Këto të drejta janë të garantuara për të gjithë qytetarët e vendit tonë pa asnjë lloj dallimi prejardhje, race, feje, gjinie etj. Nuk më duket e vlefshme të krahasosh duke listuar këto të drejta para dhe pas vitit 90’ pasi janë krejtësisht të dallueshme në shembujt që përmenda më lart. Duhet të dimë se fakti duhet të mbështetet diku, dhe ato që ceka më lart nuk janë vetëm gojëdhëna, por realitet i bazuar në fakte dhe dokumente që sot ruhen në muze të cilët shumë pak nga ne kanë mundur t’i shohin. Disa nga pamundësia, dhe disa nga padituria.

Është e njohur thënia se “një histori që harrohet është e destinuar të përsëritet”. E nëse nuk përsëritet në ato forma si nën regjimin gjakatar komunist, në të tjera mënyra e kanë përsëritur historinë në këto 30 vite. Ata që ishin të persekutuar në atë periudhë, në një farë mënyre vazhdojnë të jenë të tillë edhe sot. Ata që ishin të privilegjuar në atë regjim janë sot elita politike e vendit. E kjo elitë shkon përtej çdo imagjinate, dekoron persekutohet komunistë. Shpresoj se edukimi i brezave te rinj mund të jetë e vetmja mundësi për të zgjidhur pikëpyetjet e shumta që kanë mbetur ende pa një përgjigje dhe për të vënë drejtësinë aty ku duhet. Por është turp të dimë se as në tekstet shkollore të historisë, nuk preken tema që lidhen drejtpërdrejt me tragjedi të tilla të historisë së popullit tonë shqiptar.

Page 80: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Iniciativat e Shqipërisë për të përmirësuar legjislacionin pas rënies së sistemit komunist kanë qenë të menjëhershme dhe pozitive. Me rënien e sistemit komunist në vitin 1992 e deri në ditët e sotme vihen re dukshëm ndryshimet thelbësore me hapa galoponte për një Kushtetutë të re, si dhe ligje më demokratike edhe gjithëpërfshirëse. Por, ndonëse ligjet kanë ndryshuar vihet re se për shkak të mungesës së kulturës së moszbatimit, problemeve të ndryshme në institucionet ligjzbatuese apo edhe vala e shpejtë e ndryshimeve bënë që shumë ligje të miratuara apo marrëveshje të ratifikuara të mos zbatoheshin me rigorozitet në praktikë.

Dua të ndalem pikërisht tek Konventa Për të Drejtat e Njeriut, e cila është ratifikuar në vitin 1996 në Parlament, si dhe Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit të Grave, e njohur ndryshe si Kushtetuta e Grave, e cila është ratifikuar në Parlamentin Shqiptar në vitin 1993. Ratifikimi i këtyre dy konventave ka për qëllim marrjen e një sërë detyrimesh duke mbajtur parasysh faktin që legjislacioni i brendshëm të jetë në një linjë përputhshmërie me standardet që burojnë nga kjo konventë.

Në të dyja këto konventa qartësohet se të gjitha të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këto dokumente të rëndësishme duhet të gjejnë zbatueshmëri pa diskriminim seksi, gjuhe, ngjyre, race, feje, apo ndonjë statusi tjetër. Rol të veçantë e mbështetës për gratë luan edhe Kushtetuta e grave që ka për qëllim parandalimin dhe zhdukjen e diskriminimit të femrave me fokus nxitjen e barazisë me meshkujt, pasi zhvillimi i një shteti kërkon përpjekje të barabarta mes meshkujve dhe femrave. Po ashtu edhe në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë garantohet barazia e grave dhe burrave përpara ligjit dhe parimi i mos diskriminimit gjinor.

Ndalem dhe bëj një retrospektivë duke kuptuar qartë rëndësinë e femrës në shoqërinë shqiptare, ku konkretisht femra drejtuese personifikohet me figurën

FEMRA DHE PËRPJEKJET PËR TË DREJTAT DHE LIRITË E SAJ NË SHQIPËRI

Valeria BARDHAJUniversiteti “Luarasi”Fakulteti i Drejtësisë

Email: [email protected]

Page 81: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

80

e Mbretëreshës ilire, Teutës. Më tej kemi femrën guximtare, Rozafën, emri dhe trupi i së cilës personifikon një kala të gjallë dhe legjendare, që qëndron në këmbë nga fuqia e një gruaje, po ashtu Kalaja e Gjirokastrës mban emrin e një gruaje “Argjiro”. Legjenda tregon se ajo u hodh nga muret e kalasë për të mos rënë në duart e pushtuesve. Madje edhe shkrimtarë e poetë kanë shkruar e thurrur vargje për rëndësinë e femrës në shoqërinë shqiptare. Kujtojmë disa vargje nga Çajupi “…burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë!” Pra, gjatë këtyre periudhave qartësisht vihet re lartësimi dhe rëndësia e femrës në shoqëri, por në gjykimin tim ishte pikërisht pushtimi osman që rrëzoi rëndësinë e femrës në shoqëri duke i kategorizuar gratë analfabete në shërbim të perandorisë osmane dhe burrave, si dhe shpeshherë duke i bërë pjesë të haremeve të sulltanëve apo princave osmanë. Nga fundi i shek. XIV, fillimi i shek. XV, filloi periudha e pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria osmane, e cila vazhdoi për gati pesë shekuj, madje edhe pas Shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, Ligji Penal Otoman vazhdoi të ishte në fuqi derisa të krijohej legjislacioni i plotë i shtetit shqiptar,

Ndonëse në periudhën komuniste, sistemi dhe ligji i njihte gratë të barabarta me burrat si për sa i përket kontributit në familje apo shoqëri, po ashtu edhe si forcë punëtore, për faktin se në këtë sistem puna ishte e detyruar. Nga ana tjetër, vihej re dukshëm se zëri i burrave në poste drejtuese ishte më i lartë, si dhe burri konsiderohej shtylla e shtëpisë dhe autoriteti vendimmarrës absolut në një familje. Madje prej sistemit komunist e deri në ditët e sotme është trashëguar brez pas brezi dhe paketuar në materialin gjenetik shprehja “kush të rreh të do” duke justifikuar kështu dhunën e vazhdueshme ndaj grave dhe vajzave nga ata që janë vetëshpallur për vite shtylla e shtëpisë.

Rëndom, femra shqiptare që kur vinte në jetë ishte e padëshiruar. Nëse lindte djalë kryefamiljari do të qëllonte në ajër disa herë me armë në shenjë gëzimi dhe mandej do të shpërndaheshin ëmbëlsira për të gjithë fqinjët, e nëse lindte vajzë familjen, fisin dhe lagjen e kaplonte heshtja e askush nuk i uronte jetë të gjatë, por në disa raste i vendosnin emra të tipit Sose, apo Mbarime si për të thënë “qoftë me kaq”. Madje, gruaja e cila në 90% të rasteve ishte martuar pa dëshirën e saj, vetëm me kompromisin e dy familjeve dhe nëse do të sillte në jetë një vajzë nuk ishte “nuse e mirë” dhe shihej si fajtore, deri në momentin që do të sillte në jetë djalin, trashëgimtarin.

Pas rënies së sistemit komunist vendi ynë u përball me shumë sfida e probleme të ndryshme ekonomike që sollën ndryshime në raportet e barazisë me burrat. Për shkak të mbylljes së shumë ndërmarrjeve shtetërore një pjesë e madhe e grave humbën punën, kjo gjendje u reflektua edhe në zonat rurale. Ndonëse shifrat që zinin gratë edhe vajzat në përbërjen e popullsisë ishin të larta, roli i tyre në shoqëri ishte i papërfillshëm. Pra, ndryshimi i regjimit dhe problemet ekonomike ndikuan dukshëm në uljen e rolit të femrës së familje edhe shoqëri. U zbeh roli vendimmarrjes së femrave në shoqëri apo politikë, u rrit ndjeshëm numri i dhunës në familje, madje u rritën edhe shifrat e trafikimit të grave dhe vajzave për qëllime

Page 82: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

81

prostitucioni. Burrat filluan të forcojnë mendësinë se gruaja është pronë e tyre duke i mohuar çdo të drejtë, duke i privuar të drejtën për jetën, si dhe duke i detyruar të hiqnin dorë nga e drejta e pronës.

Rëndom filloi të vihej re edhe një fenomen tjetër në shoqërinë shqiptare, pikërisht abuzimi emocional që lidhet me kritikat dhe poshtërimet e vazhdueshme që u bëheshin grave në publik, në sy të fëmijëve, apo familjes, me qëllim pranimin e abuzimit për shkak të veprimeve të saj dhe faktit se është e pavlerë. E teksa bëja kërkime për këtë ese tragjikisht u njoha me faktin se për shkak të këtij abuzimi dhe paragjykimeve nga shoqëria shumë gra e vajza ishin vetëvrarë.

Me keqardhje më duhet të pranoj se femra në vitet e tranzicionit shqiptar ka mbetur vetëm një nënë, një amvisë, e cila është detyruar t’u nënshtrohet vuajtjeve, diskriminimit, dhunës, e kufizuar nga fuqia ekonomike, paragjykimet, si dhe mungesa e mundësisë apo strukturave ligjore e shtetërore në ndihmë të saj. Pra, mungesa e mjeteve financiare, kushteve minimale të jetesës, mbështetjes ligjore i ka detyruar gratë të nënshtrohen duke hequr dorë nga e drejta për të jetuar, për t’u arsimuar, për t’u përfaqësuar etj.

Unë jam femër dhe nuk e kam pasur aspak të lehtë të ecja me këmbët e mia dhe të mbaja mbi shpatulla përgjegjësi të mëdha, pavarësisht paragjykimeve, diskriminimit e mbi të gjitha mohimit të aftësive e mundësive për faktin se jam femër. Pikërisht, ndaj zgjodha të shkruaj për mohimin e të drejtave dhe lirive themelore të femrës, për përpjekjet e çdo gruaje, çdo vajze që ka luftuar për të marrë atë që i takon, e herë e është shtypur e herë është vrarë.

Mund ta kujtoj fare qartë sa herë mbaronte mësimi në shkollën 8-vjeçare, apo edhe në gjimnaz të gjitha mamatë ishin aty për t’i marrë fëmijët e për t’i shoqëruar për në shtëpi, ndonëse duhet të ishin në punë, duke ushtruar një profesion të caktuar, duke u rritur akademikisht apo duke ndjekur ëndrrën e tyre për t’u përfshirë edhe më shumë në shoqëri. Në fakt, kjo dukej e pamundur, sepse detyrat e një gruaje ishin rritja e fëmijëve, gatimi dhe shërbimi maksimal madje me pesë yje për çdo pjesëtar të familjes. Gratë nuk shiheshin thuajse kurrë në një bar apo restorant në qytet dhe mund të gëzonin vetëm kur duhet të shëtisnin fëmijët në ndonjë park aty afër, ndonëse nga meraku i madh edhe dashuria për fëmijën, që e kishin sjellë në jetë me shumë mundime vraponin pas fëmijës dhe harronin të merrnin ajër.

Kur bëhej fjalë për disa gra fatlume që kishin një post të caktuar pune për shembull në administratë nuk ishin kurrë të favorizuara për një rol drejtues, për t’u trajnuar jashtë vendi apo për një bursë studimi, pasi të gjitha këto privilegje ishin vetëm për burrat, ndonëse mund të ishin më pak të aftë. Ndërsa fare pak gra që punonin në biznese të vogla apo ato familjare nuk kishin asnjë të drejtë në vendimmarrje, apo menaxhim, pasi fuqia supreme u takonte vetëm burrave, rrjedhimisht pronarëve.

Por, është fakt që pjesëmarrja e grave dhe vajzave në vendimmarrje është themelore për arritjen e barazisë gjinore dhe funksionimin e një shoqërie

Page 83: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

82

demokratike, ndaj sot pas kaq shumë vitesh, e peripecish, kryesisht pas vitit 2013, shohim më shumë gra në role drejtuese, më shumë gra në role vendimmarrëse, më shumë gra në politikë bërje, më shumë gra të arsimuara dhe më shumë politika nxitëse për rritjen e grave në fushën e biznesit dhe jo vetëm. Sot kemi një tjetër realitet, shumë herë më të thjeshtë dhe ndryshe nga sa më parë. Tashmë statistikat tregojnë një numër më të lartë të grave në marrëdhënie pune, po ashtu janë rritur mundësitë për rritjen në fushën akademike për gratë, si dhe kemi një zbatim më të mirë të politikave sociale që mundësojnë angazhimin e grave në tregun e punës.

Sot, për shkak të një sërë politikash të ndërmarra, ndërhyrjes së partnerëve ndërkombëtarë, ndihmës financiare nga vendet e huaja për gratë shqiptare, si dhe forcimit të institucioneve ligjzbatuese e veçanërisht zbatimit më të mirë të ligjit, kemi vënë re uljen e rasteve të dhunës në familje, apo edhe vetëvrasjeve për shkak të paragjykimit. Edhe pse është bërë shumë në drejtim të forcimit të rolit të femrës në shoqëri, si dhe ndryshime madhore në Kodin Penal për rastet e dhunës apo vrasjeve të femrave, më duhet të theksoj se nevojitet një angazhim më i madh dhe i shoqërisë duke mos heshtur në rastet e dhunës në familje, abuzimit me femrat dhe dhunës psikologjike apo emocionale që mund t’i shkaktohet asaj.

Unë besoj se fuqizimi i grave dhe vajzave në shoqëri është një domosdoshmëri për një zhvillim të qëndrueshëm. Pra, femrat shqiptare nuk janë dorëzuar kurrë. Njësoj si Rozafa, Argjiroja e Teuta shumë femra të tjera kanë luftuar dhe vazhdojnë luftojnë për të drejtat e tyre e mbi të gjitha për të fituar dinjitetin e humbur, ndonëse, në zonat rurale më duhet të jem e sinqertë e të pranoj që situata nuk është njësoj e lehtë si kryeqytet apo në ato pak qytete më të populluara e me një jetë pak më shumë aktive. Ka ende shumë punë për t’u bërë për të riparuar dëmet kolosale që sistemet i kanë shkaktuar dhe trashëguar figurës së femrës, si për të drejtat e munguara ashtu edhe për lirinë e cënuar.

Page 84: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Për një kohë të gjatë, diskutimi rreth fesë karakterizohej nga ideja se shekullarizmi në rritje i shoqërive perëndimore do të shpinte në një tërheqje graduale të fesë nga hapësira publike. Por, në dekadën e fundit, vihet re një rikthim i fesë në diskutimin publik. Pavarësisht larmisë se si shfaqet ky diskutim në vendet evropiane, studimi i ndikimit të “fesë dhe fetarisë” në dialogun ndërkulturor dhe në tensionimin dhe konfliktet sociale, duket se po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Ka një ndërgjegjësim publik për ta parë dialogun ndërkulturor dhe fetar si një faktor në parandalimin e konflikteve dhe forcimin e paqes sociale, në një shoqëri multifetare.

Që pas 11 shtatorit 2001, rreziqet që vijnë nga izolimi fetar, konfrontimi dhe instrumentalizimi i fesë për qëllime politike është bërë një fakt i dukshëm. Megjithatë, vlerat fetare mund të shërbejnë në krijimin e një klime të bashkekzistencës paqësore ndërmjet feve të ndryshme dhe në respektimin e dinjitetit njerëzor të të tjerëve, pavarësisht bindjeve të tyre fetare dhe politike. Një gjë e tillë kërkon edhe angazhim në edukimin ndërkulturor dhe ndërfetar. Tashmë, nga shumë studiues po bëhet i qartë një korrelacion pozitiv ndërmjet edukimit fetar dhe sjelljes demokratike. Një shkallë e ulët në edukimin fetar, mund të ndikojë ndjeshëm në instrumentalizimin e dallimeve fetare për qëllime të mobilizimit politik. Pas ndryshimeve demokratike, një sfidë e tillë është shtruar edhe para shoqërisë shqiptare. Për përballjen me të aktualisht bëhet më se e domosdoshme njohja e përvojës evropiane në lidhje me besimet fetare.

Evolucioni i fenomenit fetar në Shqipëri mund të përmblidhet në një frazë të vetme, feja ka kaluar nga qenia në mosqenie dhe përsëri në qenie. Në të tria këto momente feja ka tentuar drejt vet përcaktimit të identiteti të vet, përmes një lëvizje të vështirë, sidomos në terrenin ballkanik, ku rrebeshet politike dhe mentalitetet nacionaliste kanë qenë dhe mbeten mjaft të forta, shpesh të shoqëruara dhe me pasoja katastrofike. Ky problem ka të bëjë me çështjen se si erdhën fetë historike

FEJA NË DEMOKRACI, BAZUAR NË PLURALIZËM DHE TOLERANCË

Marinel PRENGAUniversiteti i Tiranës

Instituti i Studimeve Europiane Email: [email protected]

Page 85: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

84

në Shqipëri. Feja, dhe këtu është fjala për krishterimin, erdhi, pak a shumë, si në të gjithë Evropën, madje në Iliri krishterimi gjeti një terren mjaft të përshtatshëm për t’u përhapur, po të mbajmë parasysh përpjekjet e Ilirëve për pavarësi nga sundimi romak.

Sipas studimeve historike, ilirët, paraardhësit e shqiptarëve ishin nga pikëpamja fetare politeistë, si dhe popujt e tjerë fqinjë, elenët e latinët para ardhjes së krishterimit. Krishterimi la gjurmë dhe u shfaq në Iliri që në shekullin e parë pas Krishtit. Shën Pali, para se të shkonte në Romë, ndaloi në Durrës. Qendrat e mëdha të zhvillimit ekonomik dhe kulturor të asaj kohe, si Durrësi, Apolonia, Butrinti, Nikopoja etj., nuk mund të anashkaloheshin në rrugëtimin e misioneve të krishterë nga Jerusalemi drejt Romës. Në mesjetë, zhvillimi i kishës shqiptare pësoi transformimet e veta, që lidhen me historinë e Romës dhe të Bizantit. Me këtë shpjegohet fakti që, në pikëpamje fetare, Shqipëria herë të kalonte nën juridiksionin fetar të Romës dhe herë të Bizantit. Ky fenomen nuk mund të ishte pa pasoja në pikëpamjen e hierarkisë kishtare dhe të ndërgjegjes fetare të shqiptarëve. Me këtë shpjegohet, përpos te tjerave, dominimi katolik në Veri dhe ai ortodoks në Jug. Në këtë gjendje e gjen kishën shqiptare sundimi turk. Si rezultat i pushtimit otoman, një pjesë e shqiptarëve largohet në Itali dhe Greqi, ndërsa pjesa tjetër qëndroi, duke përfituar edhe nga të drejtat që jepnin turqit për ata që ktheheshin në fenë islame. Rryma e fesë së re, sidomos pas shekullit XVI, filloi të përhapej me shpejtësi të madhe. Në lidhje me përhapjen e shpejtë të myslimanizmit në Shqipëri janë shfaqur disa mendime, të cilat kërkojnë një studim shkencor të dokumentuar. Po kufizohem vetëm në paraqitjen e hipotezave kryesore që janë hedhur në diskutimin intelektual:

a) Myslimanizmi është përhapur si rezultat i dhunës së ushtruar nga turqit

b) Myslimanizmi është përhapur në mënyrë paqësore dhe është përkrahur nga popullsia për shkak të përfitimeve që sillte me vete konvertimi në fenë e re.

c) Konvertimi në myslimanizëm është përforcuar për hir të shpëtimit të identitetit kombëtar nga ndërhyrja e shteteve fqinjë, të cilët kanë përdorur fenë për të realizuar synimet e tyre aneksioniste.

Pavarësisht nga diskutimet e shumta, shpesh spekulative, situata aktuale fetare në Shqipëri është rezultat historik dhe, si e tillë, kërkon rregullim mbi bazën e tolerancës fetare. Shekulli XIX është shekulli i zgjimit të popujve të Ballkanit, kur, nën ndikimin e ideve të reja, ata filluan të lëviznin për të fituar lirinë e tyre. Krahas me lëvizjet kombëtare, lindi, natyrshëm, edhe dëshira për krijimin e kishave kombëtare.

Page 86: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

85

• Problemi i besimit fetar gjatë tranzicionit

Dikur, Arnold J. Toynbee shkruante se feja është një nga shpikjet më të mrekullueshme të njeriut. Ajo na jep një tablo të përkryer të botës, të cilën ne e vëmë në kontrast me botën e korruptuar, në të cilën jetojmë dhe, në këtë mënyrë, feja luan një rol të rëndësishëm në përsosjen morale. Ky mendim i Toynbee duket më se aktual në krizën e vlerave që po kalon Shqipëria. Këtu nuk e kemi fjalën vetëm për korrupsionin ekonomik. Korrupsioni më i rrezikshëm është ai i parimeve dhe i vlerave. Këto janë periudha shumë të rrezikshme, sepse mund t’i lëshojnë njerëzit në krahët e një dëshpërimi ekstrem dhe të një egoizmi të shfrenuar, ku vlerat shpirtërore humbasin dhe përfitimi e mashtrimi mbesin vlerat kryesore të shoqërisë. Shpejt njerëzit e kuptojnë se kanë nevojë për një shpëtim. Ata duan t’i drejtohen dikujt që u premton lirinë, sigurinë, shpëtimin dhe një jetë, ku të sundojnë vlerat morale.

Në këtë situatë, jo rastësisht, njerëzit i drejtohen fesë. Komunizmi u premtoi njerëzve një parajsë, por jo një parajsë në qiell, por një parajsë mbi tokë. Shpëtimtari, gati mesianik, ishte partia, ose për të qenë më të saktë, Sekretari i Parë i komitetit qendror të Partisë. Vendin e Librave të Shenjtë e zinin veprat e kryetarit të partisë. Goditja që iu dha fesë, vërtet e shkatërroi fenë nga pikëpamja institucionale, por, në një farë kuptimi e forcoi ndjenjën fetare.

Në kushtet e një mungese të gjatë të lirisë së fesë dhe kur jeta kulturore ishte monokulturore, si dhe sistemi i vlerave ishte i komanduar dhe i kontrolluar nga një strukturë tepër e përpunuar, kalimi në një stad të ri të shoqërisë nuk mund të mos shoqërohej nga një lloj krize në sistemin e vlerave, përfshirë këtu edhe vlerat morale. Kuptohet se në këto kushte feja do të luante një rol të rëndësishëm në jetën shpirtërore të njerëzve. Për një kohë të gjatë njerëzit e sunduar nga ideologjia zyrtare kishin identifikuar veten me institucione të tilla si partia, bashkimet profesionale, organizatat e masave zyrtare etj.

Pas vitit 1991, njerëzit besuan në premtimet e partive mbi vendosjen e demokracisë, shtetit të së drejtës, drejtësinë sociale etj. Viti 1997 goditi shumë besime dhe iluzione për sistemin demokratik. Në kushtet kur ndjenja e pasigurisë thellohet, njerëzit kërkojnë dikë ose diçka, që të mund t’u garantojë, në mos jo sigurinë e plotë, të paktën ndjenjën e sigurisë. Një nga karakteristikat e traditave fetare është se ato përcaktojnë normat dhe vlerat e aderuesve të tyre.

• Toleranca fetare në Shqipëri – si vlerë shoqërore.

Mbas Luftës II Botërore feja pësoi një rrudhje të thellë që shkoi drejt ndalimit zyrtar të saj më 1967. Ndalimi me ligj i fesë nuk do të thotë se ajo u likuidua përfundimisht. Besimtari nuk u ndodh para asgjësë, përderisa ai kishte një zot ekzistencial, një “Ti” hyjnor, të cilit mund t’i lutej në heshtje dhe strukturat e pushtetit nuk mund t’ia zbulonin. Pra, ndalimi me ligj i fesë nuk do të thotë se besimi u zhduk përfundimisht. Ai gjeti forma të mbijetonte.

Page 87: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

86

Duke pasur parasysh sfondin historik të feve në Shqipëri, si dhe periudhën e regjimit komunist, atëherë shtrohet çeshtja se cilat janë problemet me të cilat ndeshet riafirmimi i fesë. Këto probleme mund t’i klasifikojmë në tri nivele:

1. Së pari, në nivelin dogmatik. Këtu është fjala për larminë e problemeve që i përkasin vetë feve, domethënë se si mësimet e shkrimeve të shenjta të bëhen sa më të kapshme dhe pjesë e pandarë e shpirtit të besimtarëve. Kjo çështje ka rëndësi të veçantë për vetë identitetin e fesë dhe rolin e saj në jetën shqiptare pas 30 vjetë ndalimi zyrtar, si dhe me rolin e saj në jetën morale dhe shpirtërore.

2. Së dyti, në nivelin juridik. Shqipëria ka hyrë në një rrugë të re kushtetuese e ligjore, që karakterizohet nga pohimi i të drejtave njerëzore dhe, në këtë kuadër edhe nga liria e besimit. Aktualisht është vendosur liria e besimit fetar, e veprimtarisë së institucioneve, madje, edhe e shumë shoqatave fetare, e ngritjes prej tyre të strukturave kulturore dhe arsimore deri në nivele universitare. Në një situate të tillë multifetarizmi, mund të ishte i domosdoshëm hartimi i një ligji të veçantë për rregullimin e marrëdhenieve të fesë dhe shtetin. Por, mbështetur në traditën historike (pluralitetin tradicional fetar në trevat etnike shqiptare) Kushtetuta e Republikës se Shqipërisë kërkon rregullimin e raporteve të shtetit me komunitetet e ndryshme fetare me marrëveshje dypalëshe mes komunitetit përkatës dhe shtetit të ratifikuar nga Kuvendi. Deri më tani shtetit shqiptar ka nënshkruar me pesë marrëveshje me komunitetet; Katolikët, Muslimanët, Ortodoksët, Bektashinjtë dhe Ungjillorët. Por për ecurinë e mëtejshme të raporteve të demokracisë me fenë, ka rëndësi edhe njohja e eksperiencës botërore për rregullimin e marrëdhënieve të tilla. Eshtë e kuptueshme se shteti nuk duhet të ndërhyjë në çështjet fetare dhe çështja e besimit duhet të jetë një çështje private e vullneti të lirë të qytetarëve.

3. Së treti, në nivelin dogmatik shpirtëror, komunitetet fetare mund dhe duhet të ndikojnë në lartësimin shpirtëror të shqiptarëve.

Këto janë tri probleme themelore nga zgjidhja e të cilave do të varet, në një masë të madhe, jo vetëm roli i fesë, por edhe shëndeti moral e social i shoqërisë shqiptare. Pluraliteti fetar në Shqipëri ka ekzistuar para atij politik dhe historikisht, ky pluralitet nuk e ka rrezikuar ekzistencën dhe identitetin kombëtar. Mund të themi se ky pluralitet është një rezultat historik dhe kulturor mjaft i rëndësishëm, i cili meriton të respektohet dhe jo të përdoret në funksion të faktorëve destabilizues të paqes sociale. Kështu glorifikimi i një besimi në dëm të besimeve të tjera nuk bën gjë tjetër veçse e shton problematikën e rënduar politike dhe sociale të shoqërisë shqiptare.

Page 88: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

87

Ne jetojmë në një botë ku izolimi nuk është më i mundur. Jetojmë në një epokë, që karakterizohet nga lëvizshmëria e popujve dhe një përzierje e kulturave të ndryshme. Ne të gjithë jemi të ndërvarur dhe kemi një përgjegjësi të përbashkët, së cilës nuk mund t’i fshihemi, për të krijuar një shoqëri të re të bazuar mbi pluralizmin. Si element mjaft i rëndësishëm kulturor, feja në Shqipëri ka një rol shumë të madh në kultivimin e vlerave dhe atyre formave të jetës, të cilat respektojnë vizionin për botën të çdo kulture dhe feje. Për disa kultura, feja ka përfaqësuar aspiratat më të larta të ekzistencës njerëzore. Në kultura të tjera fetë kanë qenë institucione që pohonin se sillnin përsosjen. Për shkak të faktorëve historikë dhe politikë, feja në Shqipëri nuk u ngrit në të tilla nivele. Tashmë ajo i ka të gjitha mundësitë që t’i pohojë vlerat e saj.

Dihet se fetë kanë kontribuar për paqen, ashtu siç edhe kanë ushqyer ndarjen, urrejtjen dhe luftën. Komunitetet fetare në trevat shqiptare, historikisht, kanë qenë të prirura drejt paqes. Mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe toleranca fetare në Shqipëri, shembullore për më gjerë se Ballkani, përbëjnë një vlerë për shoqërinë shqiptare. Por besimi fetar nxit dhe formon kryesisht “paqen” brenda vetes. Ne mund dhe duhet t’i rregullojmë konfliktet pa iu drejtuar dhunës dhe këtë mund ta realizojmë përmes edukimit dhe ushtrimit të drejtësisë. “Drejtësia është guri themeltar i shoqërisë civile”, thoshte Shën Agustini. Mosdiskriminimi, respektimi i dinjitetit njerëzor, të drejtat e njeriut, pranimi i tjetrit dhe toleranca, janë vlerat, për të cilat ka më shumë nevojë shoqëria shqiptare.

Fetë nuk duhet të identifikohen me pushtetet politike, ekonomike dhe sociale me qëllim që të jenë të lira për t’i hapur rrugën drejtësisë dhe paqes. Komunitetet fetare në Shqipëri duhet të kenë kujdes që zelli fetar të mos përzihet me fanatizmin. Kjo, jo vetëm që do të rrezikojë paqen sociale, por mund të dëmtojë edhe vetë bazat e doktrinave fetare. Fetë në Shqipëri mund të kontriubojnë ne krijimin e një kulture të paqes të bazuar në tolerancën, dialogun dhe mirëkuptimin reciprok. Eshtë një fakt mjaft domethënës që të gjitha fetë, pa përjashtim, predikojnë paqen dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve. “Të lumtur janë artizanët e paqes, sepse ata do të quhen fëmijët e Zotit”, shkruhet në Ungjill. Po kështu edhe Kurani thekson se, “Në qoftë se Zoti do të kishte dashur, ai do t’i kishte bërë njerëzit të një komuniteti, por ai krijoi komunitete të ndryshme për t’u lejuar atyre që të njihen dhe të pranojnë njeri tjetrin përtej dallimeve ndërmjet tyre”. Pikërisht në këtë traditë të hapjes, tolerancës dhe solidaritetit, u takon besimtarëve dhe sidomos klerikëve të të gjitha feve që të punojnë pa u lodhur për kultivimin e këtyre vlerave.

Ekziston një detyrë e dyfishtë përpara klerikëve shqiptarë; restaurimi i mesazhit hyjnor dhe dialogu vëllazëror ndërmjet feve të ndryshme. Këtu është fjala për të shëruar kujtesën e kaluar, nga ku buron nevoja për një rishikim të historive të feve. Detyra e dytë ka të bëjë me një veprim ndërkulturor mbi bazën e një dialogu frytdhënës ndërmjet feve, pasi ajo ç’ka na bashkon është shumë më e rëndësishme nga ajo që na ndan.

Page 89: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

88

Toleranca fetare në Shqipëri përbën një vlerë të rëndësishme sociale, që me kohë ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe udhëtarëve evropianë që kanë kaluar në Gadishullin Ballkanik. Duhet ta pranojmë se kjo tolerancë është rezultat i faktorëve historikë dhe i veprimtarisë së patriotëve shqiptarë, që vunë si prioritare bashkimin dhe identitetin kombëtar. Toleranca fetare është me të vërtetë një vlerë e rëndësishme shqiptare, e cila duhet ruajtur dhe zhvilluar. Toleranca nuk është thjesht një çështje e ndërgjegjes individuale. Ajo është në një raport të ngushtë me ligjin, në qoftë se do ta ndërtojmë argumentin mbi bazën e modelit të një shoqërie demokratike.

Për të treguar frymën e tolerancës së shqiptarëve, po kufizohem të përmend disa autorë të huaj sipas një perspektive historike. Sër Charles Eliot, në fillim të shekullit të kaluar, ka shkruar: “Shqiptarët kanë një antipati natyrore ndaj bindjes si në sferën shpirtërore dhe atë temporale. Në kohën e pushtimit turk, nominalisht, ata ishin të krishterë, megjithëse, nga numri i zakoneve pagane, të cilat ende mbijetojnë në dasmat e tyre, funeralet dhe ceremoni të tjera, mund të supozohet se konvertimi i tyre ishte vetëm artificial. Për pasojë, ata dallohen në përqafimin e Islamit më shpejt se ndonjë race tjetër europiane. Ky ndryshim i besimit ndodhi kryesisht në dy epoka, së pari, menjëherë pas pushtimit dhe, së dyti, në shekullin XVII, kur ndodhi një apostazi e gjerë për shkak të faktit se hapej një karrierë e mirë për myslimanët europianë në këtë periudhë. Por edhe në shekullin e tanishëm, fise dhe fshatra e kanë ndryshuar fenë për shkaqe fare të vogla. Sipas historisë, pjesë të një fisi të krishterë u bënë muhamedanë, sepse prifti i tyre, i cili shërbentë në disa fshatra dhe i vizitonte ato së pari, insistoi mbi mbajtjen e meshës në një orë të paarsyeshme. Në tërësi, veriorët kanë qenë më besimtarë ndaj krishtërimit se jugorët, me gjasë sepse ata lejoheshin të mbanin armë. Në ditët tona, thuhet se mes të krishterëve ndërmjet toskëve të Kishës Ortodokse, por edhe të katolikëve në Veri, shumë praktika të pashkëve ende vëzhgohen, të tilla si sakramenti i eukaristisë së laikëve në dy lloje. Kisha Katolike Romane në Shqipëri është nën mbrojtjen e Austrisë dhe jo të Francës si në pjesët e tjera të Turqisë. Shenjat e jashtme të Islamit janë të pakta; xhamitë janë të rralla, vera pihet haptazi dhe praktikohet betimi mysliman përmes virgjëreshës…Shumica e myslimanëve shqiptarë i përkasin dervishëve bektashi, të cilët, pavarësisht faktit se zyrtarisht lidhen me qeverinë turke përmes jeniçerëve, janë një nga sektet muhamedanë më pak ortodoksë dhe thuhet se mësojnë në mënyrë sekrete, jo vetëm panteizmin, por, gjithashtu doktrinën se nuk ka principe morale, që ndalojnë zgjedhjen”. B. Barrije në veprën “Çështja shqiptare” shkruante: “Një fakt, absolutisht i dallueshëm dhe që në Lindje duhet konsideruar si përjashtim, është se ky karakter [nacional] ka mbizotëruar ndaj çdo konsiderate tjetër. Ndërkohë, që te të gjithë popujt fqinjë, ideja fetare pothuajse gjithmonë dhe për një kohë të gjatë ka dominuar ndjenjën nacionale… shqiptarët gjithmonë kanë mbetur shqiptarë dhe e kanë mjaft të gjallë ndjenjën e solidaritetit të tyre me bashkatdhetarët e tyre të kulteve të tjera”.

Page 90: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

89

Alain Ducellier, duke folur për kthimin në myslimanizëm, vlerëson frymën e tolerancës fetare ndër shqiptarë: “Si përfundim, duket, megjithë burimet e pakta, se në qoftë se Shqipëria ishte përfshirë në masë nga besimi roman, ky fitoi ngadalë terren në vend, ku aristokracia, natyrisht, ishte e para që u konvertua, konvertim, që më shumë frymëzohej nga motive të rendit politik : duke kaluar nga Veriu në Jug, kalohej kështu nga një vend me mazhorancë katolike, në rajonin e Durrësit, ku ligji latin prirej ngadalë drejt ekuilibrimit me besimin ortodoks, për të arritur së fundi, që para limiteve të provincës bizantine të Vlorës, në një zonë ku ortodoksia mbeti qartësisht dominante. Me pak nuanca, pozicionet respektive të dy konfesioneve në Shqipëri, që në gjysmën e parë të shek. XIV, ishin ato që janë edhe sot. Përsa i takon faktit që, nga viti 1350, u krye në Shqipërinë qendrore një luftë e pasigurt ndarmjet dy konfesioneve, kontribuoi fuqishëm për të shpjeguar kalimin, relativisht të shpejtë të këtij rajoni, në Islam, në shekullin në vazhdim, ndërkohë që blloqet kompakte të Veriut dhe të Jugut do t’ia dilnin, pak a shumë të mbaheshin…Që nga kjo epokë, dhe për shkak të pozitës së saj gjeografike, Shqipëria dëshmoi një tolerancë fetare tepër të rrallë dhe që do të mbetet një nga tipret permanente të historisë së saj, cilëtdo qofshin protagonistët”. Jacque Bourcart në librin ”Shqipëria dhe shqiptarët” shkruante : “Katolicizmi shqiptar është i tillë vetëm në pamjen e jashtme dhe madje Shën Rroku dhe Shën Kolli nderohen me përgjërim më të madh se Krishti. Megjithatë ky katolicizëm ka një vlerë tepër të madhe shoqërore, sepse ishte pikërisht ai që luftoi në radhë të parë për pavarësinë e Shqipërisë dhe që i dha asaj të mirën më të madhe: shkrimin shqip “.

Në lidhje me tolerancën dhe respektimin e fesë së tjetrit ai shkruan ; “Kalorësit që më shoqëronin, më habitnin gjithnjë kur kujdeseshin për vendet e shenjta dhe për faltoret e çdo feje dhe kur tregonin të njejtin përgjërim për të tërë njerëzit e shenjtë katolikë, ortodoksë, myslimanë synitë ose bektashi. Dhe nën këtë vernik fetar aq të ndryshëm përmblidheshin të tëra besimet e lashta: betimet për zjarrin, për ujin ose për malet ; frika e vetvetishme nga shpellat, ose nga pyjet, ku banonin orët dashakeqe ose shtrigat. Shumë nga vendet, ku sot gjenden faltore të krishtera ose teqe, janë vende të shenjta shumë më të vjetra”.

Këto pohime dhe shumë të tjerë nga mendimtarë të huaj dhe shqiptarë, bashkohen në një pikë; toleranca shembullore fetare ndërmjet shqiptarëve. Vëmendja dhe respekti ndaj fesë shikohet qartë edhe te Kanuni i Lekë Dukagjinit. Duket se shqiptarët e kanë realizuar ndarjen e fesë nga ligji pozitiv shumë më përpara se të shprehej kjo ndarje në shtetin modern. Në këtë Kanun, kreu i parë i kushtohet raporteve me kishën. Sipas kanunit “ kisha gjindet e vendosme nën sundim të të Parit të Fes e jo nën ligjë të Kanunit; prandaj Kanuni s’mund t’i vejë kurrnji barrë kishës, veç se ka detyrë me i dalë zot, kur kjo hupë ndihmen e tij “. “ Kisha shpatë e konop s’ka” , “Kush dhunon kishën, dhunon famullin “. “Famullitari ka tagër me mësue e me qortue Famullin e me i krye zyret e Fes gjithsi ta lypë puna e shpirtit, e kurkush i famullis s’ka pushtet me i u përzie nder detyrë të meshtaris”. “Vehtja e Famullitarit asht e paprekshme” . “Prifti asht ndorja e Famullis”. “Prifti s’bjen në gjak”. “Prifti s’çohet në be”.

Page 91: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

90

Nisur nga shumë vëzhgime udhëtarësh perëndimorë, që kanë folur për frymën e tolerancës fetare, ka pasur edhe pikëpamje keqdashëse, sidomos nga propaganda nacionaliste e vendeve fqinje, që kanë dashur t’i përshkruajnë shqiptarët si jofetarë dhe se ideja e Zotit nuk ka qenë shumë e pranishme. Në fakt, po të shikojmë krijimtarinë popullore do të vemë re se në të ideja e Zotit është prezente dhe, madje, ka një vlerësim të lartë për Perëndinë.

Pas gjithë këtyre parashtrimeve mund të shtrohet pyetja: A kanë vese shqiptarët? Sigurisht që po, ashtu si tërë lloji njerëzor. Monteskje, kur glorifikonte sistemin anglez të përfaqësimit, nuk u ndal të veset e anglezëve, sepse, për të, anglezët dinin të përfitonin edhe nga veset e tyre. Ndërsa, veset tona, kanë qenë gjëma jonë. Por ne kemi një virtyt shumë të madh, siç është toleranca fetare, e cila është një premisë shumë e fuqishme për një jetë shoqërore të lirë.

Prandaj, detyra që shtrohet para shoqërisë sonë, dhe ku komunitetet fetare mund të luajnë një rol të madh, është ripërtëritja shpirtërore e shoqërisë shqiptare, detyrë që e shtroi në mënyrë shumë të qartë Patër Anton Harapi që më 1944. “Të krijojmë një fuqi morale në Shqipëri. Edhe në mos e gjetshim nji njeri i cili sot ta përvetësojë të tanë idenë, vullnetin dhe përpjekjet e jetës shqiptare, kemi me pasë më shumë asish të cilët randojnë moralisht aq sa me e ba pikën e gravitetit të jetës sonë kombëtare. Duhet të besojmë në dikënd, të besojmë në vitalitetin shqiptar, të besojmë në fuqinë e vullnetit tonë, por ama të besojmë përnjimend. Po nuk i besuam vetes sa duhet, nuk ka përse të besojë edhe i huaji ndër ne. Lypet ta rindërtojmë ndërgjegjen tonë vetjake dhe kolektive”.

Tashmë që po flitet për një shoqëri të re demokratike dhe për një të drejtë të re, të gjithë duhet të kontribuojnë që e drejta pozitive të mbrojë individin kundër çdo përpjekjeje të shtetit, të grupeve ose personave, që do të synonin të preknin liritë e përcaktuara dhe të garantuara me ligj. Por, edhe individi duhet të pranojë përgjegjësinë e vet kundrejt shtetit. Liria e fesë është një nga bazat themelore të shoqërisë. Ajo nënkupton që të ndalesh në rregullimin e çështjeve, që kanë të bëjnë me njerëzit dhe bindjet e tyre fetare. Ne duhet t’i pranojmë dallimet e njeri- tjetrit dhe ta shikojmë tjetrin si një partner dhe jo si një kundërshtar. Kjo do të thotë se mund të konfrontohen pikëpamjet e njeri- tjetrit me qetësi dhe qartësi, duke pohuar identitetin e vet, pa as më të voglën ndjenjë superioriteti. Zgjidhja nuk qëndron te kompromisi, por në respektimin e qenies njerëzore, qartësinë e parimeve që mbron. Liria fetare kurrë nuk mund të garantohet plotësisht, por ne duhet të përpiqemi që përpjekjet tona të mos e cënojnë zhvillimin e kësaj lirie, në përputhje me respektimin e lumturisë së të gjithëve.

Ndaj atyre, që glorifikojnë një fe në dëm të një tjetre ose që kërkojnë të favorizojnë një fe në dëm të një tjetre do të kufizohem të citoj një këshillë të Alexis de Tocqueville për rolin e fesë në një shoqëri demokratike, që ai e nxori nga analiza e përvojës së revolucionit amerikan: “Providenca i ka dhënë çdo individi, kushdo qoftë ai, një shkallë të domosdoshme arsyeje që të mund të drejtojë vetveten për gjërat, që e interesojnë në mënyrë ekskluzive”. “Kur një fe çfarëdo, ka hedhur rrënjë të thella në gjirin e një demokracie, ruajuni ta tronditni; por ruajeni akoma më shumë, duke e konsideruar si trashëgimi shumë të çmueshme të shekujve

Page 92: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

91

aristokratikë; mos kërkoni t’ua shkulni njerëzve opinionet e tyre të vjetra fetare për t’i zëvendësuar me të reja, nga frika se, në kalimin e një feje në një tjetër, shpirti gjendet në një moment bosh të besimit, dashuria për kënaqësitë materiale të shtrihet dhe ta mbushë plotësisht… Besimi, në një parim jo material dhe të pavdekshëm, i bashkuar për një kohë me materien, është aq i domosdoshëm për madhështinë e njeriut, saqë prodhon më tej pasoja të bukura, kur nuk bashkon opinionin e kompensimit dhe të dënimeve dhe kufizohet në besimin se, pas vdekjes, parimi hyjnor brenda njeriut thithet nga Zoti ose gjallëron një krijesë tjetër”.

• Liria e fesë pas rënies së regjimit totalitar

Pas rënies së regjimit totalitar grupet fetare filluan t’i rikthehen veprimtarive të tyre dhe të riorganizohen. Që në paketën kushtetuese të vitit 1991 rikonfirmohet natyra laike e shtetit, e përcaktuar që në vitin 1914, si dhe forma e rinjohjes së personalitetit juridik për komunitetet fetare. Kushtetuta u mbështet në trungun e traditës historike juridike të shtetit shqiptar e cila, që në vitin 1923, sipas profesor Giovanni Cimbalo, “ka shfaqur një tipar dallues të saj, pluralizmin e besimeve fetare, tipar ky që e bën Shqipërinë një rast unik mes vendeve me shumicë islame”. Dekreti i vitit 1923 për komunitetet fetare, që ka tërhequr vëmendjen e Cimbalos, shpall se “Çdo degë e Myslimanizmës si Sunizma, Bektashizma, Rufaizma, Halvetizma, Kadirizma, Sadizma e tjerat, ashtu dhe çdo degë e Krishte-nizmës, si Katolikizma, Orthodhokizma, Protestantizma si dhe të gjitha degët e çdo feje tjetër, mund të organizohet në nji shoqjat fetare indipendente njana prej tjetrës”. Sipas tij, me këtë dokument, nuk kemi vetëm një fotografi statike të situatës ekzistuese, por shikimi hidhet edhe drejt së ardhmes. Për më tepër, te ky dokument përcaktohen se si duhet të jenë edhe raportet me qendrat e mëdha fetare jashtë Shqipërisë, ku theksohet se “çdo shoqatë fetare mund të ketë me qendrat e mëdha fetare jashtë Shqipërisë vetëm lidhje shpirtërore dhe dogmatike. Marrëdhëniet dhe korrespondencat mes tyre janë të lira, pa farë pengese nga qeveria”.

Pra, marrëdhëniet ndërkombëtare të kulteve nuk janë të ndaluara, por kanë të bëjnë vetëm me çështje dhe veprimtari fetare, si garanci e pavarësisë kombëtare. “Këto tipare të veçanta të qytetërimit juridik dhe institucional, thekson Cimbalo, kjo përkujdesje kundrejt pluralizmit fetar dhe laicizmit të shtetit, i sigurojnë Shqipërisë atë stabilitet shoqëror që e ka mbrojtur nga luftërat etniko-fetare”. Prandaj ai konkludon se, që në vitin 1923, “Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që harton normat për dhënien e personalitetit juridik komuniteteve fetare, çka përfaqëson shkallën më përparimtare të përpunimit të së drejtës evropiane, duke dëshmuar aftësinë e saj për t’i hyrë në thelb debatit konstruktiv, aq të nevojshëm për themelimin e shtetit modern”.

Kështu, të gjitha aktet juridike si ligji për shoqatat, fondacionet, kushtetuta e re e vitit 1998, si dhe krijimi i Komitetit shtetëror të Kulteve, kanë ndjekur këtë linjë, duke favorizuar lirinë e fesë dhe veprimtarinë e bashkësive fetare. Ky institucion,

Page 93: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

92

përveç kujdesit për ruajtjen e lirisë së fesë, mbarëvajtjen, bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe tolerancën mes komuniteteve fetare, përsa i takon çështjeve të edukimit, kërkon pëlqimin e Ministrisë së Arsimit në fushën didaktike, për programet e lëndëve të ndryshme dhe tekstet mësimore të fesë në shkolla, pasi ushtrimi i të drejtave dhe lirive fetare bëhet në respekt të rregullave të përgjithshme dhe me garancitë e nevojshme për respektin e lirisë së formimit vetjak të secilit. Ky institucion merr pëlqimin e qeverisë për mundësinë e hapjes së shkollave private dhe institucioneve shkollore, ku jepen mësime për fenë, duke mbajtur parasysh ndarjen administrative të territorit. Sigurisht, këto të drejta kërkojnë aq vigjilencë dhe garanci, sa vetëm qeveria, si shprehje e zërit të ligjvënësit, mund t’i japë.

Kështu, nën këtë kuadër ligjor dhe institucional dhe me mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias u bë e mundur rilindja e jetës fetare të myslimanëve, bektashinjve, kishës katolike, asaj ortodokse, kishës protestante dhe grupeve të tjera. Marrëdhëniet e këtyre bashkësive me shtetin shqiptar rregullohen me marrëveshje të çdo komuniteti me shtetin. Pra, e ardhmja i përket pluralizmit dhe tolerancës, pasi kështu bëhet e mundur bashkëjetesë fetare, e cila duhet qeverisur nga një laicizëm i plotë.

Referencat

• Robert Jackson, Siebren Miedema, Wolfram Weisse, Jean-Paul Willaime, Religion and Edu-cation in Europe, Waxmann, 2007.

• Toledo Guiding Orincioles on teaching about Religion and Beliefs in Public Schools, OSCE/ ODHIR, 2007.

• Fernand Oullet, L’étude des religions dans les écoles, EDSR, Canada, 1985.• The Religious dimension of intercultural education, Council of Europe Publishing, 2004.• Jean Boussinesq, La laicité française, Edition du Seuil, Paris, 1994.• Jean- Michel Ducomte, La loi de 1905, Quand l’Etat se séparait des Eglises, Les

Essentiels Milan, 2005.• Henri Pena-Ruiz, La laicité, Flammarion, 2003.• Facilitating Freedom of Religion or Belief: A Descbook, Martinus Nijhof Publishers,

Nether-land, 2004.• Hans Maier, L’Eglise et la démocratie, Criterion, Paris, 1992.• Giovanni Cimbalo, Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri, Naimi,

Tiranë, 2013.• J. Swire: ALBANIA the Rise of a Kingdom, Arno Press & the Neë York Time, New York,

1971.• Sir Charles Eliot: Turkey in Europe, Edward Arnold, London, 1908• Alain Ducellier: “La façade maritime de l’Albanie au Moyen Age”, Institut for Balkan

Studies, Thessaloniki, Greece.• Jaques Bourcart : Shqipëria dhe shqiptarët, Dituria, Tiranë, 2004• At Giuseppe (Zef) Valentini, Vepra I, Plejad, Tiranë, 2005.• Gjergj Sinani, The Religious Phenomenon in Albania, European Journal For Church and

State Research, V. 6, 1999, PEETERS, Belgium.• Gjergj Sinani, Liria e ndërgjegjes, e mendimit dhe e fesë, Fodacioni shqiptar i shoqërisë

Page 94: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

civile, Tiranë 1998,

Shqipëria është një vend i vogël i cili ka hasur vështirësi të mëdha në të kaluarën për shkak të diktaturës që izoloi vendin për më tepër se 40 vjet. Populli shqiptar ka ndjeshmëri të lartë përsa i përket çështjeve të së shkuarës, padrejtësive dhe pengesave që e shoqëruan gjatë viteve të komunizmit. Të rinjtë ̈e asaj periudhe tanimë ̈janë bërë prindër e gjyshër dhe pengesat që ata kanë hasur në vitet e tyre më të bukura u tregohen brezave të sotëm për t’i bërë të vlerësojnë kohën në të cilën po jetojnë dhe të shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme lirinë që gëzojnë sot.

Shkollimi në të kaluarën e këtij vendi duket se ka qenë privilegj i pa çmuar dhe jo gjithkush e kishte këtë të drejtë. Ndërkohë të rinjtë ̈e sotëm kanë mundësinë të ndjekin ëndrrat e tyre për t’u shkolluar, por edukimi dhe arsimimi i tyre privohet nga mungesa e standardeve, infrastrukturave në institucionet arsimore dhe në fund tregu i punës.

Liria e shprehjes është garantuar pas rënies të sistemit, pasi përpara kësaj periudhe artikulimi kritik me apo pa dashje mund të dënonte apo persekutonte individin dhe gjithë familjen e tij. Ndërkohë në kohën kur çdokush gëzon të drejtën të flasë hapur për bindjet vetjake për qeverisjen, partitë, drejtësine, ekonominë dhe shoqërinë, shumëkush zgjedh të mos e bëjë. Arsyeja? Disa tipare të sistemit komunist nuk u larguan kurrë. Duket se perveç historive të të rriturve që e kanë jetuar dhe vuajtur presionin komunist është trashëguar edhe në realitetin e ditëve të sotme ndrojtja nga autoritetet shtetërore, respekti ndaj çdokujt që ka një pozicion diku në administratë, imitimi i liderëve nga të rinjtë, favorizimi i të njohurve ose praktikisht nepotizmi.

E drejta e shkollimit është një e drejtë themelore, por në Shqipëri kjo e drejtë u ka munguar kategorive të shumta të individëve gjatë diktaturës. E mësuar prej historive të atyre që punuan, u shkolluan ose të paktën tentuan të shkollohen

ARSIMI SI PRIVILEGJ DHE ARSIMI SI E DREJTË, ANALIZË NË DY KOHË

Laurent YMETUniversiteti EPOKA

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave SocialeEmail: [email protected]

Page 95: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

94

gjatë asaj periudhe, arsimi kishte vlerë dhe ishte shpëtimi më ideal nga puna e detyruar dhe pak e paguar në ndërmarrjet bujqësore, fermat apo industritë e kohës. Megjithatë duket se shumë pak ia dilnin të ndiqnin studimet universitare. Të njohurit apo individet me poste, funksiononin si ura lidhëse për të mundësuar shkollim edhe për ata të cilët ndoshta nuk e meritonin. Por mungesa e meritokracisë apo cënimit të së drejtës për shkollimin e gjithkujt mund të justifikohet dhe zëvendësohet me cilësinë në mësimdhënie. Çdokush që pati mundësinë të studionte flet me fanatizëm për fakultetin, profesorët, leksionet apo praktikat që i formuan dhe specializuan në fushat përkatëse.

Në ditët e sotme të gjithë mund të shkollohen, ose të paktën mundësitë janë shumë më të mëdha se në të kalurën, por mungesa e cilësisë është prezente dhe kjo ka sjellë prirje materialiste ndaj diplomave. Një numër i madh individësh frekuentojnë mësimin në auditore sa për të kaluar lëndët. Një pjesë të konsiderueshme të kohës e kalojnë në kafenetë e shumta ku ndonjëherë ka më tepër studentë të ulur në tavolina sesa në sallat e fakulteteve. Por ekziston dhe fryma pozitive. Janë dhe ata të rinj që nuk kanë frikë të revoltohen. Ka dhe nga ata të rinj që priren drejt idealeve të shkollimit dhe arsimimit, nga ata që nuk hezitojnë të ngrenë ̈zërin kur shohin praktika jo të mira. Nëse studentët e dhjetorit të 1990-ës u ngritën për të rrëzuar sistemin dhe për të sjellë idealet demokratike në vend, studentët e dhjetorit të 2018-ës u ngritën për standarde dhe cilësi në arsim.

Dekadën e fundit janë bërë ndërhyrje të ndryshme në arsimin e lartë, ligjin dhe funksionimin e institucioneve. Por këto praktika eksperimentale u përplasën me bijtë ̈e atyre që dikur rrëzuan sistemin, me ata që nuk vendosin lider në krye, por janë një e tërë. Studentët janë simboli i shpresës që prej viteve 90 dhe shihen si shpëtimi i vendit. Kryengritjet e këtyre intelektualëve të rinj ia kanë dalë të zgjojnë ndërgjegjen e kombit jo vetëm një herë.

Të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara nga ratifikimi i konventave ndërkombëtare. Pluralizmi është një tjetër risi që erdhi me tranzicionin. E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur ishte diçka ideale që më në fund do të ushtrohej edhe nga populli shqiptar. Dispozitat kushtetuese të vitit 1993 sa vinin dhe pasuroheshin me legjislacion dhe praktika ligjore të reja. Ligji për partitë do të ndryshonte dhe tani pushteti legjitim mund të vinte vetëm nga populli. Nëse do t’i referohemi së kaluarës, pushteti ishte i përqendruar në duart e një partie të vetme e cila ka qenë e gatshme të dënojë edhe me pushkatim, nëse prekeshin apo kundërshtoheshin idealet e saj. Në këtë periudhë populli ka qenë i shtypur, i përulur ndaj pushtetit dhe funksionarëve partiakë. Mirëqenia e partisë dhe e liderit ishte qëllimi më i lartë dhe duhej mbrojtur me patjetër në mënyrë që qeverisja me pushtet absolut në duart e një njeriu të vazhdonte të funksiononte. Kjo do të ndryshonte, por shumë tipare të sistemit do të trashëgoheshin madje disa do të bëheshin edhe me negative duke vonuar procesin e tranzicionit, standardet demokratike dhe rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Page 96: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

95

Gjatë diktaturës në mënyre që të mbijetonte apo të përmirësonte sadopak jetesën e tij, populli ishte i prirur të ishte i bindur dhe të respektonte me dashje apo jo personat me autoritet edhe të shtirej në dashurinë për partinë dhe liderin. Sjellje të tilla të nxitura nga propaganda do të ndryshonin karakteristika të sjelljes së popullit, të cilat do të nguliteshin në natyrën e tyre edhe pas rënies së sistemit. Të rinjtë e sotëm edhe pse me mundësi më të shumtë se paraardhësit e tyre, ende priren të imitojnë apo mbrojnë sjellje të partive ose liderëve të cilët ata mbështesin. Ky militantizëm̈ i theksuar nuk është thjesht rastësi apo devotshmëri ndaj bindjeve politike të individit, por është një trashëgimi nga e kaluara. Nëse mbështetja ndaj partisë mungon, apo nëse bindjet politike të individit i përkasin partisë opozitare, atëherë në të shumtën e rasteve ai rrezikon të humbasë vendin e punës. Sjellje të tilla nuk janë të pazakonta në vend në rastet kur ka rotacion politik.

Nëse krahasojmë Shqipërinë e ditëve të sotme me atë të atëhershme, normalisht që mund të themi se shumë gjëra kanë ndryshuar, por disa tipare janë të trashëguara. Meritokracia dhe drejtësia nuk janë në nivelet e duhura dhe rezultati që sjellin është shumë më i ulët nga sa nevojitet. Megjithëse ndodhemi në tranzicion prej vitesh dhe të drejtat themelore u garantohen të gjithë qytetarëve të republikës, produktiviteti i tyre është i pakët. Ndonëse diktatura i cënonte shumë të drejtat e individëve dhe donte t’i mbante gjatë gjithë kohës nën kontroll, kreativiteti konsiderohet të ketë qenë në nivele më të larta. Konkretisht punohej më tepër me jetën artisitike, me kinematografinë, me teatrin, me veprimtarinë letrare, jetën akademike, shkencën edhe pse ndoshta këto mund të kishin brenda doza dominuese propogande partiake. Mundësia për të qenë produktiv dhe kreativ në këto fusha erdhi me rënien e sistemit dhe mund të shfrytëzohej, por tanimë jemi 30 vjet në tranzicion të udhëhequr nga parime demokratike dhe nuk kemi pothuajse asgjë nga ato që mund të kishim në këtë kohë ku aksesi është i gjithanshëm. Vendi ka mungesë të theksuar autoresh dhe shkrimtarësh bashkëkohorë. Fjala e shkruar po humbet gjithmonë e më tepër e bashkë me të edhe gjuha letrare. Vendi po përballet me mungesa jetësore në këto disiplina. Qytetarët duhej të ishin më të arsimuar, jo më keq të arsimuar. Studimet dhe publikimet shkencore kanë rënë pothuajse në zero dhe studimet e vetme shkencore datojnë që në kohën e komunizmit.

Izolimi i vendit dhe ndalimi i udhëtimeve apo daljes jashtë shtetit e ndrydhi popullin dhe me hapjen e kufijve ata u turrën në ambasada. Por në këtë kohë kur duhet të investohej më tepër në dije dhe kulturë, duket se kjo pjesë është lënë pas dore. Populli dhe politika ka më shumë njohuri për vendet perëndimore, ka burime me shumë se kurrë më parë, por zgjedh të mjaftohet vetëm me promovimin e kulturave të huaja dhe jo të investojë në rritjen e vlerave kombëtare.

Page 97: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

E drejta e lirisё sё shprehjes gjatё sistemit komunist dhe nё tranzicion, njё ndёr tё drejtat mё bazike pёr njerёzit. Kjo e drejtё ofron nje platformё tё fuqishme pёr implementimin e tё drejtave tё tjera duke qenё se mundёson vetё protestimin mbi mosplotёsimin apo mosekzistencёn e mundshme tё tyre. Qytetarёt, nё parim, duhet tё jenё te lirё tё shprehin opinionin e tyre personal sado i papёlqyeshёm mund tё jetё pёr njё pjesё tjetёr tё popullatёs, pёr sa kohё nuk i privon tё drejtat një qytetari të dytë. Pa tё, protestat nuk do tё mund tё ishin legjitime, media nuk do tё mund tё kritikonte qeverinё, esencialisht qeveria do tё ishte omnipotente. Pra, pёr njё shtet demokratik, ekzistenca e tё drejtёs sё lirisё sё shprehjes ёshtё komplet e ndёrlidhur me ekzistencёn e kёtij sistemi politik.

Gjatё periudhёs thuajse 50-vjeçare tё komunizmit, e drejta e lirisё sё shprehjes ishte e shkruar nё Kushtetutё, por ishte thuajse jofunksionale jashtё saj, duke pёrjashtuar rastin kur opinioni i shprehur ishte i njёjtё me atё te propaganduar nga qeveria. Nё Kushtetutёn e Republikёs Socialiste tё Shqipёrisё tё vitit 1976, Neni 53 garantonte qё “shtetasit gёzojnë lirinё e fjalёs, shtypit, mbledhjeve dhe grumbullimeve e manifestimit publik” dhe shtonte gjithashtu qё shteti siguron realizimin e lirive tё lartpёrmendura.

Nё kёto 30 vite tranzicion nё shtet me sistem politik demokratik, Neni 22 në Kushtetutёn e Republikёs sё Shqipёrisё thotё se “1) Liria e shprehjes ёshtё e garantuar 2) Liria e shtypit, radios, TV ёshtё e garantuar 3) Censura paraprake e mjeteve tё komunikimit ndalohet”. Duke marrё parasysh vetёm ç’ёshtё shkruar mund tё shohim ndryshime tё mёdha midis dy Kushtetutave, sidomos nё çështjen e censurёs paraprake, e cila ishte njё ndodhi e domosdoshme nё periudhёn e komunizmit dhe qё nuk pёrflitej tё ndodhte ndryshe. Nё tё kundёrt tё pajtimit me kёtё mjet tё qeverisë sё asokohe, pёrgjigja ishte dёnimi me heqje lirie apo internimi. Gjithashtu, nga një shikim i pёrgjithshёm mbi Kushtetutën e 1976, mund

LIRIA E SHPREHJES GJATЁ SISTEMIT KOMUNIST DHE TRANZICION

Anda KRUETANI Universiteti EPOKA

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave SocialeEmail: [email protected]

Page 98: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

97

tё detajohet qё shumë pak prej neneve qё i pёrkasin “Tё drejtave dhe detyrave themelore tё shtetasve” janё tё detajuar pёrtej njё apo dy fjalive, qё lë më tepër vend për keqpërdorim apo manipulim. Kjo reflektohet nё mёnyrё totalisht tё kundёrt nё Kushtetutёn e 1998, e cila detajohet nё njё shumёfish pikash.

Duke e mbyllur me analizën e asaj qё ёshtё shkruar në Kushtetutё, kalojmё nё implementimin real tё kësaj tё drejte. Gjatë regjimit komunist, nё momentin qё opinioni i shprehur nuk pёrputhej me atë te propaganduar nga qeveria, kjo rezultonte nё dënime me heqje lirie. Shteti i kontrollit, nё kёto raste, sponsorizohej nga shpërndarja masive nё tё gjithë territorin e spiunёve te Sigurimit tё Shtetit. Kufizimet mbi aktivitetet e natyrës politike reflektohen dhe në Nenin 55 ku organizimet “me karakter fashist, antidemokratik, fetar dhe antisocialist” nuk lejohen, sado qё vetёm dy nene mё lart, çdo shtetasi i lejohej si liria e shprehjes, si dhe ajo e organizimit dhe manifestimit.

Siç shkruhet dhe nga gazetari Alfred Lela, nuk bёhej fjalё as tё flisje pёr mungesёn e nevojave bazike, si ajo pёr ushqim, e jo mё tё kёrkoje shtojca me konotacione politike mbi to, pra ajo qё ёshtё shkruar mё lart as nuk konceptohej gjatё atyre 5 dekadave, po tё mos doje tё rrezikoje dёnimet qё do ndiqnin raportimin nё instancat qeveritare. Kёshtu qё thёnё gjithё kёto, nuk ёshtё surprizuese qё regjimi pati një jetë aq të gjatë, duke marrё parasysh se arsyeja qё e bёn kёtё tё drejtё kaq themelore ёshtё pikёrisht fuqia qё qytetarёt marrin duke e pasur nё dorё mundёsinё pёr tё ndryshuar gjithçka qё nuk i pёlqen nё shtetin ku jetojnё duke filluar nga individi nё krye tё qeverisё e deri tek vetё sistemi.

Nё kёtё mёnyrё, kjo e drejtё bёhet po aq e rrezikshme pёr sistemet e diktaturёs, sa ç’ёshtё e nevojshme dhe themelore nё shtetet demokratike qё gjatё gjithё kohёs ndjekin pёrmirёsimet e mёtejshme qё mund tё vijnё vetёm nё sajё tё disa mendimeve qё mund tё duken avangarde dhe jo masivisht të pëlqyeshme nё moment tё parë duke qёnё se cёnojnё status quo-nё me tё cilёn njerёzit, nga vetё natyra e tyre, e kanё shumё tё lehtё tё lidhen.

Për brezin e lindur gjatë dekadave të fundit, kontrolle tё tilla ngjajnё si realitete tё pamundura edhe pse ka goxha dёshmi mbi shkallёn e shtypjes sё opinionit personal dhe lirisё pёr ta shprehur kёtё tё fundit. Gjatё kёtyre tri dekadave tё kaluara, rrethanat kanё ndryshuar tёrёsisht pёr sa i pёrket kёsaj tё drejte, dhe ne si qytetarё jemi dёshmitarё tё kёtij ndryshimi gjjithnjё e mё tepёr. Pra, ne mund tё protestojmё, tё bëjmë deklarata kundër qeverisë apo politikanёve, tё ankohemi pёr gjendjen ekonomike, tё kёrkojmё ndryshime ligjore nёpёrmjet peticioneve etj., pa pasur frikё nga një jehonë e dhunshme nga establishmenti kundrejt nesh nё mёnyrё qё pakёnaqёsitё tё mos shprehen kurrё.

Nga kjo gradё e lartë lirie kanё ardhur dhe probleme tё reja, siç ёshtё ai i “shpifjeve” apo i paaftёsisё nga ana e institucioneve pёr tё mos lejuar propagandёn e ideve “tё rrezikshme” siç është p.sh. ajo komuniste, duke qenё se siç u tha dhe mё lart mund tё jenё pikёrisht kёto ide anti-establishment qё mund tё sjellin diçka mё tё mirё ne sipёrfaqe dhe sipas Kushtetutёs, ne nuk lejohemi tё diskriminojmё midis diçkaje qё na duket e drejtё dhe diçkaje qё nuk na duket e tillё. Edhe pse komunizmi e fashizmi e kanё treguar qё nuk janё njё opsion i mirё pёr tё ardhmen, nё kuadёr

Page 99: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

98

tё tё drejtёs sё shprehjes dhe manifestimit, asnjё institucion nuk mund t’i privojë kёta individё nga shprehia e bindjeve të tyre.

Diçka e ngjashme me fenomenin e “shpifjeve” ekzistonte dhe gjatё dekadave tё regjimit komunist, por atёherё çdo gjё qё nuk pёrputhej me propagandёn e pushtetarёve konsiderohej e tillё. Pra, nёse tani opinione fashiste apo komuniste mund tё shprehen lirisht nga ajo pakicё e popullit qё vazhdon tё glorifikojё kёto ide, pёrpara 30 viteve shprehja e mendimeve me karakter demokratik ishte e pamundur. Ky pёrcaktohej si krim politik nёn nenin 55 tё lartpёrmendur dhe gjatё kohёzgjatjes sё kёtij sistemi 18.000 vetё u burgosёn dhe 6.000 vetё u vranё, njё pjesё prej tyre nё bazё tё kёtij neni. Njё prej tё cilёve qe dhe arkitekti Maks Velo, i cili u burgos, ndёr tё tjera, vetёm sepse fliste pёr pikturat e Picasso-s me njё mik tё tij.

Duke qёnё se pjesa e pёrmendur mё sipёr mbi lirinё e tё shprehurit nuk diskutohet tё privohet nё kёtё moment, atёherё mund tё fokusohemi tek njё pikё debati, e cila mund tё tregojё veten si njё cёnim i lirisё sё shtypit, qё pёrcaktohet si pjesё e lirisё sё tё shprehurit nё pikёn e dytё tё nenit 22. Megjithёse, nё njё pikёpamje tё pёrgjithshme, paketa nuk ngjan sikur cёnon ndonjё liri nё mёnyrё tepёr arbitrare, pёrkundrazi dukshёm ajo ndihmon kundёr tanimё tё ashtuquajturave “fake neës” (lajme false) duke qёnё se i vё gazetat e portalet qё publikojnё lajme tё pakonfirmuara apo tё pёrdorura me qёllimin e shkatёrrimit tё karakterit pёrballё pasojave ligjore; qofshin kёto gjoba (deri nё njё milion lekё tё reja) apo mbyllje tё aktivitetit (deri nё njё vit).

Plot reagime ndёrkombёtare e ndoqёn kёtё projektligj, duke filluar nga delegatja e OSBE, Radu, e cila ka shprehur se AMA (Autoriteti i Medias Audiovizive), i fuqizuar nёpёrmjet kёsaj pakete pёr tё dalluar publikimet qё shkelin rregullat dhe dёnimin qё u takon, duhet tё zёvendёsohet nga sistemi gjyqёsor. Kjo ёshtё shumё e rёndёsishme duke qёnё se anёtarёt e AMA zgjidhen nga Parlamenti dhe rrjedhimisht kanё qasje politike. E njёjta qasje erdhi dhe nga Komiteti i Venecias, i cili me 5 qershor, paraqiti mendimin negativ mbi kёtё paketё tё argumentuar mё sё tepёrmi mbi faktin e varёsisё politike te AMA-s dhe interesave te mundshme qё mund tё ndёrhyjnё nё vendimmarrjen e drejtё. Pёrfaqёsuesja e OKB, shpreh se ky ligj mund tё prekё gazetarinё investigative nё formёn e çensurёs.

Duke parё me vёmendje, nenin 22 si mё lart, mund tё vёmё re se ai shprehimisht tregon se ёshtё censura paraprake ajo qё ёshtё totalisht e palejuar nёn regjimin kushtetues, por nё kёtё rast, kjo lloj censure do tё binte nёn kategorinё post-publikim dhe rrjedhimisht nuk e prek Kushtetutёn fare, qё e bёn dhe mё tё rrezikshme duke qёnё se bie nё zonёn gri ligjore, ku ёshtё logjikisht e papranueshme, por nё letёr nuk ka diçka qё ta parashikojё kёtё.

Pra, me kёtё paketё, shtypi vendoset nё njё situatё tё ngjashme me atё ekzistente pёrpara viteve 1990, ku ana ligjore tё lejon tё shprehesh lirisht, por kjo liri ёshtё e kufizuar sipas standarteve qeveritare, duke marrё parasysh se komisioni i ngarkuar me detyrën pёr tё kontrolluar lajmet false ёshtё i zgjedhur nga

Page 100: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

99

Parlamenti, ku qeveria do tё ketё mazhorancёn e votave. Nё kёtё formё, censura mbi raportet investigative mbi qeverinё do tё shuheshin lehtё, siç bёhej dhe nёn sistemin komunist. Ndryshimi i vetёm midis dy sistemeve do tё ishte lloji i dёnimit, i cili ёshtё ekonomik nё tё tashmin dhe jetёsor nё tё shkuarin dhe karakteri i censurёs: pёrpara publikmit apo pas publikimit.

Pёr ta pёrmbyllur, gjatё kёtyre 30 viteve janё hedhur shumё hapa pёrpara nё krahasim me atë që ishte gjatë regjimit komunist, por qasje tё tilla qё tentojnё tё uzurpojnё lirinё e ushtrimit të njё tё drejte kaq themelore siç ёshtё ajo e lirisё sё shprehjes as qё duhet tё mendohen nё njё shtet qё ka kaluar kaq shumё vite tranzicion tanimё, dhe jo mё tё dёrgohen pёr dekretim deri te Presidenti dhe tё sillen poshtё potencialisht vetёm ngaqё bёhet njё shqyrtim nga institucione ndёrkombёtare.

Referencat

• Kushtetuta e Republikёs Socialiste tё Shqipёrisё. (1976). Neni 53.• Kushtetuta e Republikёs sё Shqipёrisё. (1998). Neni 22. Pika 1-3.• Lela, A. (2016, Shk 7). Shtatё liritё qё humbёn shqiptarёt pas çlirimit.

Observatori i Kujtesёs. Marrё nga http://www.observatorikujteses.al/shtate- lirite-qe-humben-shqiptaret-pas-clirimit/

• Doci, A. (2018, Dhj 16). Zbulohet paketa anti-shpifje/ Ja 11 rregullat qe duhet tё zbatojnё portalet, gjobat dhe mbyllja. Shqiptarja.com. Marrё nga https://shqiptarja.com/lajm/zbulohet-paketa-antishpifje-ja-11-rregullat-qe- duhet-te-zbatojne-portalet-gjobat-dhe-mbyllja

• Komisioni i Venecias kundёr paketёs antishpifje tё qeverisё Rama. (2020, Qer 5). Exit.al. Marrё nga https://exit.al/komisioni-i-venecias-kunder-paketes- antishpifje-te-qeverise-rama/

• Tё dёnuarit me vdekje dhe tё zhdukurit. Bunk’Art. Marrё nga http://bunkart. al/2/ekspozita_historike/policia-dhe-sigurimi-ne-kohen-e-diktatures-/te- denuarit-me-vdekje-dhe-te-zhdukurit

• Medini, F. & Ristic, M. (2018, Mar 1). Nё kёrkim tё sё vёrtetёs nё dosjet sekrete tё Shqipёrisё komuniste. Balkan Insight. Marrё nga https://balkaninsight.com/2018/03/01/n%C3%AB-k%C3%ABrkim- t%C3%AB-s%C3%AB-v%C3%ABrtet%C3%ABs-n%C3%AB-dosjet-sekrete- t%C3%AB-shqip%C3%ABris%C3%AB-komuniste-02-28-2018/?lang=sq

Page 101: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Thirrjes për pjesëmarrje në këtë konkurs iu bashkova me kënaqësi. “Memoria, dialogu mbi të kaluarën dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri para e pas 1990” (por edhe në vitin 2020 do të shtoja unë), më kanë ngacmuar gjithmonë. Ishte e pritshme që edhe 30 vjet pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, shoqëria jonë të përballej ende me sfidën e dialogut dhe memories mbi të kaluarën, por me keqardhje mendoj se hapat që kemi bërë në këtë drejtim janë të papërfillshme.

Instiktivisht i rihodha nje vështrim të shpejtë Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (Romë, 4. XI. 1950) dhe veçova nga aty 2 nene në të cilat dua të ndalem: Neni 9 - Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë. Aty theksohet: 1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë ... 2. Liria e shfaqjes së fesë ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji ...

I lindur një dekadë pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri, njohjet e mia mbi regjimin totalitar dhe çështjet e mohimit të lirive themelore universale, kanë qenë mjaft të pakta. Nga kujtimet apo diskutimet e shumta që kisha me nënën time dikur, më rikthehen turbullt në kujtesë tregimet e saj për një festë që gjyshërit e mi e festonin me fanatizëm çdo pranverë, edhe pse në fshehtësi. Një kujtim i pashlyer i atyre festave ishin vezët e kuqe, të cilat ime më vazhdon t’i bëjë për ne vit pas viti, në çdo ditë Pashke, si një besimtare e devotshme e fesë së krishtere .

Ndalimi i fesë në jetën shoqërore e shpirtërore te shqiptarëve pati, ndikim negativ të madh. U krijua një terror psikologjik diktatorial, i cili pati efektet e veta në shoqëri. Sipas statistikave, vetëm gjatë dhjetë viteve të para të diktaturës janë dënuar, pushkatuar e internuar dhjetëra hoxhallarë. Megjithatë, nëpër shtëpi besimi u ruajt në fshehtësi dhe u trashëgua deri diku edhe te brezat e rinj. Rezultati i kësaj u pa në ceremonitë e para islame, hapjen e xhamive në fund të vitit 1990, ku morën pjesë dhjetëra mijëra vetë. “Vend i parë në botë kundër Zotit, vend ateist”…

LIRIA E BESIMIT DHE E SHPREHJES: KOHA PËR REFLEKTIM

Frencis JAUPAJ Universiteti i TiranësFakulteti Ekonomik

Email: [email protected]

Page 102: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

101

Ku e çonte Shqipërinë kjo ideologji? Shqipërinë e çoi në dehumanizimin e saj, robotizimin, humbjen e vlerave dhe trashëgimisë shpirtërore, kulturore, arsimore, fetare, kombëtare, pse jo edhe arkitekturore, etj. Duke dashur të ndërtojnë “njeriun e ri”, shkatërruan vlerat dhe virtytet e një populli. Shumë vite më vonë, në zemër të kryeqytetit , nga sheshi me emrin e shqiptares Nënë Tereza , Papa Francesku do të falenderonte mijëra besimtarë shqiptarë, myslimanë e të krishterë, të cilët i kishin mbijetuar regjimit të egër komunist dhe do t ‘u drejtonte fjalët: “Historia është memoria e një populli, e pa këtë memorie, njeriu kthehet në rangun e një kafshe inferiore. Shqipëria është një vend që vuajti gjatë për shkak të ideologjive të shkuara, një ndër vendet që ka kaluar dimrin e ashpër të izolimit”.

Po të mos bëhej kjo vizitë , përsëri shumë as nuk do e dinin, as nuk do e kujtonin historinë e një regjimi që me Kushtetutë, si askush në botë donte të vriste edhe Zotin. Po të mos ishte kjo vizitë, nuk do flitej si ato ditë as për barbaritë e tij mbi shqiptarët, as për vrasjet e besimtarëve myslimanë e të krishterë, as për 40 martirët klerikë katolikë shqiptarë të ekzekutuar barbarisht prej kohës së komunizmit.

Vijojmë: neni 10 - Liria e shprehjes. “Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë”. Liria e fjalës është një parim që mbështet lirinë e një individi ose të një komuniteti për të artikuluar mendimet dhe idetë e tyre pa frikë nga hakmarrja, censura ose sanksionimi ligjor. Shqipëria dhe shqiptarët gjatë sistemit diktatorial vuajtën nga mungesa e theksuar e lirisë në të gjitha dimensionet e saj. Për këtë arsye, në fillim të viteve ‘90, krahas pluralizmit dhe ndryshimit të modelit ekonomik, një rëndësi të veçantë morën të drejtat e liritë e individit deri atëherë jo vetëm të mohuara, por më keq akoma, sepse në të gjitha rastet liria e fjalës apo shprehjes ka qenë shkak për shumë dënime dhe penalitete nga më çnjerëzoret. Burgosje, internime, vrasje e shfarosje. Emra shqiptarësh të njohur dhe më pak të njohur. Sistemi nuk kursente askënd.

Kanë kaluar kaq vjet që komunizmi ka rënë, por krimet e asaj mynxyre nuk janë ndërshkuar ende. Viktimat e tij ende nuk janë rehabilituar. Viktima të reja , ndërshkime të reja, metoda më të sofistikuara! Regjimi vetëm formalisht quhet i përmbysur. Përsëritet historia e një regjimi që me Kushtetutë kërkon të vrasë fjalën e lirë, mendimin e lirë, mendimin ndryshe. Shembulli i gjallë është Paketa “Antishpifje” e miratuar nga Parlamenti shqiptar pak kohë më parë, për të cilën mendoj se është një hap mbrapa në historinë e brishtë të demokracisë shqiptare. Shembuj të tjerë , si vijon:

Në gusht 2019, Këshilli i Evropës del në një deklaratë për mediat, ku reagon për mbylljen e emisioneve të disa gazetarëve të njohur kritikë. Të dy programet ishin kritikë me kryeministrin dhe qeverinë. Gazetari i njohur, Adi Krasta vetë do do te shprehej më vonë: “Në mandatin e dytë të kësaj qeverisjeje ka edhe elementë komiciteti përtej presionit. Nuk të sulmon vetëm shteti dhe segmente të çmendura

Page 103: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

102

të tij, por në mënyrë kapilare dhe të mirëorganizuar të sulmojnë ish-shokë e shoqe shkollash, bashkë me prindërit e tyre të çuditur, kunetër e kunata të tyre, fqinj të inatosur dhe shokë tavolinash të vjetra e të vlefshme.” Në gusht 2020, një tjetër gazetare, Beti Njuma, do të shpjegonte publikisht, përse një vit më parë ishte larguar nga televizioni ku punonte: “Largimi im erdhi pas një sfilitjeje një vjeçare nga mëngjesi në mbrëmje, në një ambient tejet të ndotur si Shqipëria ku edhe për shkak të mbrojtjes së një kauze fisnike si ajo e Teatrit t’i lexon përdhosje të emrit nga një njeri që nuk e sheh shoqërinë si një hierarki meritash dhe pushtetesh dhe postin që mban jo si një shërbim ndaj qytetarëve”. Po në gusht 2020, vjen reagimi i moderatores së njohur televizive, Sonila Meco, “nëse në 3 gusht 2020, në kulmin e një zhegu përcëllues, kur një pjesë punonjësish kanë nisur pushimin e merituar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me armatim të rëndë rrethojnë me pamje terrorizuese një media, kujt dhe si po i jepet mesazhi?!” Kjo pyetje më rëndon edhe mua sot: “Kujt dhe si po i jepet mesazhi?! Po në fakt cili është mesazhi që po japin, që po na japin?! Kufizimi i lirisë së shprehjes?!”Unë mendoj se përgjigje ndaj gjuhës së ulët dhe urrejtjes (aty ku ekziston ose më saktë pretendohet se ekziston) nuk duhet të jetë kufizimi i të shprehurit. Nuk mund ta pastrohet shoqëria nga fjalët e urrejtjes duke i shtypur ato. Unë besoj se kundërshtimi më i mirë ndaj gjuhës së ulët dhe të urrejtjes është arsyetimi racional. Nëse gjuha e urrejtjes është helm - dhe është e tillë - arsyetimi është kundërhelmi. Përgjigjja ndaj gjuhës së urrejtjes është kundër arsyetimi racional, është të shprehurit më shumë, jo më pak, zgjidhja ndaj urrejtjes janë më shumë lapsa, jo goma, jo shkopinj gomash. “Por nuk do ishte vetëm arroganca shtetërore që shkakton një stepje të njeriut të zakonshëm (apo gazetarit), - do të vazhdonte të revoltohej gazetari Krasta. “As ekonomia në gjunjë. As mungesa e komunikimit normal mes shtetit, pushtetit, opozitës dhe popullatës. As mosfunksionimi i institucioneve kushtetuese… Është mungesa e limiteve të fyerjes, të konspiracioneve të tryezave për të thyer kundërshtarët dhe ata që mendojnë ndryshe”.

Po ne ku jemi?! A kemi kujtesë apo jo? U tmerruam?! Reaguam?! Ne nuk reagojmë, ne vazhdojmë të heshtim e kështu është e destinuar të përsëritet historia e një regjimi që me Kushtetutë kërkon të vrasë fjalën e lirë, mendimin e lirë, mendimin ndryshe, madje edhe Zotin. Përfundimisht jam i mendimit se memoria e shkurtër historike është një problem serioz që ka shoqëria shqiptare. Koha që po jetojmë është koha e një vendi akoma në udhëkryq. Pa njohur të kaluarën dhe reflektuar mbi të, e ardhmja mund të jetë edhe më e pashpresë.

Page 104: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Shqipëria është një ndër vendet ku të drejtat e njeriut kanë një histori të veçantë. Të drejtat e njeriut kanë kaluar një kalvar të gjatë duke filluar që nga koha e çlirimit të Shqipërisë e deri më tani. Liritë që janë humbur pas çlirimit kanë qenë të shumta, sepse në fakt nuk ishte çlirim por robëri. Po të kthehemi pas në të kaluarën, në vizitën e James Baker në Tiranë i cili tha: “Shqiptarë, liria funksionon kini besim tek ajo”, dhe pastaj të kthejmë kokën në Shqipërinë e Enver Hoxhës, të drejtat e njeriut konsideroheshin utopike. Një periudhë e cila të kujton citatin e Martin Lutter Kingut në burgun e Birmingamit “Liria dhe të drejtat e njeriut nuk jepen kurrë vullnetarisht prej shtypësit, ato duhet të kërkohen nga të shtypurit. Ky vend nuk mund të mbijetojë gjysmë skllav e gjysmë i lirë.”

Po të flasim për të drejtën e pronës në këtë periudhë, shpronësimi bëhej jo me reforma e proces të rregullt, por me dhunë dhe grabitje me metodave bolshevike. Ata që kanë jetuar në këtë periudhë e dinë se çfarë nënkuptonte e drejta e votës. Të ngriheshe sa më herët për të treguar përkushtim ndaj partisë-mëmë, dhe të votoje një emër në listën pa garë të caktuar nga partia. Në komunizëm nuk votohej, nuk zgjidhej, thjesht konfirmohej zgjedhja e partisë shtet.36 Për të mos folur pastaj për liritë personale e privatësinë, ku shteti ishte kudo me ty, në shtëpi në punë. Frika nga rrjeti i spiunazhit dënoi me heshtje një popull për vite me radhë. Liria e lëvizjes, një e drejtë tjetër utopike e cila ishte e drejtë vetëm e partisë, ku askush nuk mund t’i shpëtonte survejimit permanent të autoriteteve, dhe ku të arratisurit fundoseshin përjetësisht. Liria e besimit nuk ekzistonte, kishat ishin rrafshuar dhe i vetmi besim i detyruar ishte besimi ndaj partisë-mëmë.

Për 50 vjet të drejtat e njeriut u shkelën në mënyrë brutale nga diktatura komuniste.

36A.Lela. Shtatë liritë që humbën shqiptarët pas çlirimit. (2016)

SHQIPËRIA DHE RRUGA E VËSHTIRË E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Rigersa DACIUniversiteti i TirarësFakulteti i Drejtësisë

Email: [email protected]

Page 105: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

104

Mijëra njerëz humbën jetën në burgjet komuniste, apo kampet e përqëndrimit, ndërsa një popull i terë u izolua në emër të ndërtimit të socializmit me forcat e veta duke zbatuar diktaturën e proletariatit. Pas ndryshimeve demokratike në fillim të viteve 90, Shqipëria ratifikoi në vitin 1996 Konventën e të Drejtave të Njeriut. Që nga ajo kohë deri më tani vendi ka bërë përparime të konsiderueshme.

Para viteve ‘90 koncepti i demokracisë ishte i pakuptueshëm nga popullsia derisa vazhdoi procesi i inkurajimit përsa i përket zgjedhjeve të lira, shtetit ligjor, dhe respektit për të drejtat e njeriut. Kohët e fundit, çështja e të drejtave të njeriut ka marrë një pjesë të madhe të vëmëndjes. Sot shkelja e të drejtave të njeriut është marrë seriozisht parasysh nga organet ndërkombëtare dhe nga kampionët e demokracisë. Sistemi yne i drejtësisë shpesh akuzohet për korrupsion, por në vitet e atëhershme heqja e institucionit të avokatisë ishte krimi më i madh ndaj drejtësisë. Nëse drejtësia në ditët e sotme ngjan me një labirint që fundi i dihet, drejtësia e atëhershme ishte labirint pa fund.

Ndryshimet demokratike që ndodhen në fillim të viteve ‘90, shënuan kthesë në historinë e shtetit shqiptar dhe të institucioneve të tij. Në kuadër të këtyre ndryshimeve u krijua edhe Gjykata Kushtetuese si një nga institucionet më të rëndësishme për garantimin e rendit të ri kushtetues që po instalohej në Shqipëri. Pas viteve ‘90 Shqipëria u bë pjesë e një serë organizatash si Këshilli i Europës apo OSBE, të cilat luajtën një rol mjaft të rëndësishëm në reforma të thella ligjore në te drejtat e njeriut. Rrethanat që i mundësuan Shqipërisë hyrjen në OSBE, përfshinin lëvizjen demokratike të dhjetorit 1990, zgjedhjet e para pluraliste dhe miratimin e Paketës së Përkohshme Kushtetuese në vitin 1991. Kjo paketë përfshinte dispozita që pranonin respektimin e të drejtave të njeriut.

Që prej vitit 1991-1993 u ndërtua kuadri ligjor për zhvillimin e demokracisë, anëtarësimi në Këshillin e Evropës luajti një rol thelbësor në fushën e të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Shqipëria sa vinte e bënte progres në fushën e të drejtave të njeriut që nga momenti që shfuqizoi dënimin me vdekje në Shqipëri si kusht për anëtarësim në BE.

Në 2012 Shqipëria arriti nivelin më të lartë qe ajo ka pasur ndonjëherë sa i përket të drejtave të njeriut. Po t’i referohemi kohës së tanishme, amendimet e fundit ne Kodin Penal lidhur me dënimin e shkelësve të masave anti Covid-19 u konsideruan si përdhosje e Kushtetutës dhe e të drejtave të njeriut. Që prej fillimit propozimet hasën kundërshtimin e shumë kritikëve dhe mbi 30 organizatave të shoqërisë civile në mbrojtje të drejtave të njeriut. Këto ndryshime u konsideruan si tregues i një demokracie të dobët. Ndryshimet e shpeshta tregojnë mungesë studimesh, analizash, mungesë respekti për interesin publik, mungesë respektimi të të drejtave të njeriut, tregojnë qeverisje me tipare të dukshme autoritare dhe diktatoriale.37

37 J.DACI. Ndryshimet në Kodin Penal,përdhosje e Kushtetutës. (2020)

Page 106: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

105

Ky arsyetim na bën të mendojmë se të drejtat e njeriut vazhdojnë të mbeten utopike. Nuk do të arrijmë asgjë në të drejtat e njeriut pa një presion politik, të pa dhunshëm e të vendosur. Gjykata kushtetuese si i vetmi organ që mbron të drejtat dhe liritë themelore vazhdon të jetë jofunksionale. Pavarësisht përmirësimeve që mendohet se kanë pasur të drejtat e njeriut, çdo periudhë vërteton të kundërtën.

Po t’i referohemi të drejtës së pronës si një çështje sensitive ndër vite. Ajo mbetet një nga çështjet më të mprehta me të cilat është përballur shteti shqiptar pas rënies së regjimit komunist,dhe sot e kësaj dite përbën akoma një çështje e cila i shkel vazhdimisht të drejtat e njeriut. Gjykata e Strasburgut me vendimin 07.05.2020, vlerësohet nga autoret se i mbron më pak qytetaret që jetojnë dhe dhunohen në hapësirën territoriale të Këshillit të Evropës. Tashmë kjo gjykate ka në agjendën e saj të prioriteteve edhe nje problem tjetër po kaq apo akoma më të madh, jo të shkaktuar nga regjimi komunist, por nga shteti demokratik, modern dhe anëtar i Këshillit te Evropës38

Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për të drejtat e njeriut në 2016 e kritikoi Shqipërinë për kushtet e vështira të jetesës dhe diskriminimin e vazhdueshëm të komunitetit rom dhe egjiptian, veçanërisht në aksesin në arsim, punësim, strehim, shëndetësi dhe regjistrimin civil. Nga ana tjetër ekziston një kontrast mjaft i madh midis zhvillimeve ligjore,ku Shqipëria identifikohet si një nga vendet me legjislacion më të zhvilluar në lidhje me respektimin e të drejtave LGBT dhe realitetit ku ky legjislacion nuk zbatohet dhe nuk përkthehet në rezultate konkrete. Të drejtat e njeriut mbetën të drejta në fasadë dhe të padrejta në zbatim. Në dukje të drejtat e njeriut që nga viti ‘90 kanë bërë progres, por po të shikojmë Shqipërinë aktuale, me tërheqjen përkohësisht nga neni 8 dhe 11 i KEDNJ-s shikojmë që është bërë regres.39

E vetmja pasojë afatshkurtër për qytetarët shqiptarë është fakti që për sa kohë ky derogim është aktiv, nuk do të kenë mundësinë e ankimimit pranë GJEDNJ-s për limitimin e të drejtave të tyre. Gjendja e para pak muajve në Shqipëri ishte në situatën ku RSH ishte në shkelje të hapur të detyrimeve të traktateve ndërkombëtare në lidhje me detyrimin për njoftimin e organeve përkatëse për derogimin e ndodhur de jure dhe de fakto të një seri të drejtash, si dhe për derogimin e disa të drejtave që janë të paderogueshme sikurse ajo e mosdënimit pa ligj nëpërmjet përcaktimit të dënimeve me akte normative, si dhe kufizimit jo në përputhje me nevojën dhe qëllimin e të drejtës së paprekshmërisë së banesës, lirisë nga kontrollet personale, të drejtës për jetë private dhe praktikisht edhe të drejtës për siguri të personit.40

Raporti i fundit i Komisionit Evropian është ndalur në mënyrë të veçantë në problematikat që cënojnë dhe prekin më së shumti Shqipërinë. Për sa i përket të drejtës për një proces të rregullt ligjor, u vlerësua se ajo shkelet si nga administrata publike ashtu edhe nga pushteti gjyqësor, prandaj Komisioni kërkoi veprimin e

38 F.KALAJA. Zhgënjimi i Strasburgut. (2020) 39R.HOXHA. Shqipëria tërhiqet pjesërisht nga KEDNJ. (2020).40J.DAÇI. Kufizimi i të drejtave të njeriut nga shteti.(2020)

Page 107: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

106

shtetit për ta garantuar. Gjithashtu Komisioni paraqiti shqetësimin për sa i përket diskriminimit kryesisht të komunitetit të LGBTI -së, dhe trajtimit të personave të paraburgosur dhe të burgosur. Për sa i përket të drejtës së pronës u theksua se vazhdon të shkelet gjerësisht nga Shqipëria.

Për të rivendosur të drejtat e shkelura dhe për t’i përmirësuar ato vazhdimisht sipas parashikimeve kushtetuese e akteve përkatëse ndërkombëtare duhet të shkurtojmë masën plaçkitëse të qeveritarëve të papërgjegjshëm, çnjerëzorë, që të triumfojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, të cilat do të sjellin një shoqëri më të drejtë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. Dallimi se kur një demokraci rrëshqet lehtë apo rend drejt një regjimi autoritar varet në një masë të madhe nga ndërgjegjia juridike dhe politike e një shoqërie, për të ndaluar pushtetin të keqpërdorë pushtetin që i ka dhënë populli.

Page 108: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Fillimi i tranzicionit në Shqipëri shënoi në të njëjtën kohë edhe rënien e regjimit komunist të kohës. Një regjim i fortë totalitar ku beteja kryesore ishte ideologjia e fitimit të “njeriut të ri” dhe lufta e klasave. Ideologji kjo që nënkuptonte një revolucion në fushën kulturore, ekonomike dhe shoqërore, i cili i pasqyronte pasojat e tij mbi familjen, pronën, klerin, dhe çfarë është më e rëndësishmja edhe mbi arsimin. Një parti e vetme, elitë, gëzonte monopolin e veprimtarisë politike dhe kontrollin absolut mbi çdo aspekt të jetës shoqërore. Shoqëria shqiptare ishte tërësisht e centralizuar, nuk gëzonte asnjë nga të drejtat themelore universale dhe ishte e izoluar totalisht nga çdo faktor i jashtëm që mund të sillte emancipimin e saj.

Në vitin 1990, Shqipëria u fut në rrugën e gjatë të një sistemi të ri, i cili do të ishte një sistem demokratik, ku në themel qëndronin të drejtat dhe liritë e individit. Për ta realizuar këtë proces tranzitor, nga një regjim komunist në atë demokratik ishte elita ish-komuniste ajo që mori përsipër drejtimin e vendit. Ende sot pas 30 vitesh, është bërë shumë pak përsa i përket dokumentimit të së shkuarës dhe rrezikohet që e kaluara e atyre viteve nën regjimin komunist të harrohet. Kjo e gjitha si pasojë e një mentaliteti dhe memorieje kolektive të ndrydhur ndër vite e trashëguar nga regjimi i mëparshëm. Por dilema e madhe është se sa i rëndësishëm është ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare për pasojat e diktaturës dhe forcimin e dialogut mbi të shkuarën, për zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë?!

Ndërrimi i regjimeve konsiderohet pa diskutim një proces i vështirë dhe i gjatë. Miratimi i Kushtetutës në vitin 1998, si dokumenti themeltar i një shteti, përcaktoi edhe formë qeverisjes në Shqipëri, atë të sistemit të Republikës Parlamentare, duke gdhendur parimet bazë të parlamentarizmit dhe duke vendosur parimet kryesore shtet formuese. Parime këto që do të udhëhiqnin vendin tonë dhe do ta shoqëronin atë drejt një realiteti të panjohur më parë. Por duke qenë kështu,

MEMORIA DHE DIALOGU SI NEVOJË DREJT PROGRESIT

Teisa KURTIUniversiteti i TiranësFakulteti i Drejtësisë

Email: [email protected]

Page 109: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

108

a ishte gati shoqëria jonë të përballej tashmë me realitetin e ri?! Një shoqëri e cila nuk e njihte lirinë, por gjithmonë ishte udhëhequr nga frika për jetën. E ndrydhur dhe e shtypur shoqëria tashmë po përballej me sfidat e reja të sistemit të ri.

Problemi kryesor i progresit social dhe fatkeqësive të mëvonshme që ka përjetuar shoqëria, ka mbetur pamundësia për të pranuar ndryshimin. Pavarësisht se janë bërë përpjekje për të promovuar elementet e demokracisë dhe për të konsoliduar demokracinë si sistem qeverisës, “mundësitë për demokratizimin e shoqërisë shqiptare janë të kufizuara, sepse zhvillimi social-ekonomik dhe historia demokratike e këtij vendi nuk kanë qenë favorizuese në këtë drejtim.” (Gjuraj, 2015,23). Ende sot shoqëria refuzon të përballet me të kaluarën duke u munduar ta fshijë atë tërësisht, duke u përpjekur të largohet prej saj pasi rikujtimi i saj sjell dhimbje, veçanërisht tek familjet që u persekutuan nga regjimi i asaj kohe. Historia e asaj kohe ka mbetur në hije dhe e mbuluar nga pluhuri i harresës duke bërë kështu që brezat e rinj të këtij sistemi të ri demokratik të kenë mangësi të thella në njohjen e saj. Në pikëpamjen time, një qëndrim ky tërësisht i gabuar pasi shoqëritë moderne janë mbështetur gjithmonë mbi të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen e tyre, duke u përpjekur të mos bëjnë të njëjtat gabime41 , por të mësojnë prej tyre.

Nga ana tjetër transformimi politik në Shqipëri filloi më me vonesë se në të gjitha vendet e tjera ish-komuniste. Demokratizimi i vendit pas rënies së regjimit komunist shkaktoi një ndryshim të rëndësishëm në elitën politike. Politikanët shqiptarë të pas viteve 1990 nuk kanë pasur një formim të saktë ose kanë pasur mangësi të thella në përvetësimin e normave juridike qytetare dhe shtetërore, sipas kërkesave të kohës për orientimin e ri politiko-ekonomik të vendit. Pothuajse të gjitha fushatat elektorale në vendin tonë janë shoqëruar me shkelje të rënda dhe kriza e sulme të ashpra politke. Sipas politologut Krasniqi: ”Klasa politike është aktori më i rëndësishëm në politikë bërje dhe në Shqipëri, ndryshe nga të gjitha vendet ish-komuniste, liderët politikë historikë janë aktivë dhe në konkurrencë për poste të larta drejtuese”42 .

Nga kjo pikëpamje vendi ynë është udhëhequr për vite me radhë nga një klasë politike me një mendësi krejtësisht komuniste, që nuk e njihte mirë konceptin e demokracisë institucionale dhe sigurisht nuk dinte si ta implementonte atë. Ajo ishte e vetmja elitë politike dhe intelektuale e kohës, por që padyshim ishte produkt i pashmangshëm i regjimit të kaluar. Në Shqipëri, partitë politike gëzojnë pushtet dhe ndikim të drejtpërdrejtë pothuajse në çdo veprimtari të fushës politike, ekonomike, sociale dhe duket qartë që ky është produkt i traditës komuniste, ku binomi parti-shtet ishte çelësi i jetëgjatësisë së pushtetit politik.

41Gjuraj, T., Nova Demokratia. 15 ese për tranzicionin dhe për demokratizimin, UET Press, Tiranë, 2015, f. 23.42Afrim Krasniqi, “Partitë Politike dhe Sistemet Politike”, Iliar, Tiranë, 2008, fq. 127.

Page 110: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

109

Sigurisht, përveç të tjerash, një aspekt tjetër i historisë është edhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të drejta këto që rrjedhin nga qenia njerëzore dhe janë të pacenueshme, të patjetërsueshme dhe universale. Një koncept ky tërësisht i panjohur për shoqërinë në kohën e regjimit komunist. Ekonomia e kohës ishte e centralizuar dhe plotësisht e kontrolluar nga pushteti i kohës dhe individi nuk gëzonte të drejta dhe liri ekonomike, madje individët nuk gëzonin as të drejtën e pronës, pasi gjatë regjimit komunist ekzistonte koncepti “pronë kolektive”, kështu çdo gjë ishte nën zotërimin shtetit. Pas përmbysjes së regjimit, njerëzit tashmë filluan t’i gëzonin këto të drejta dhe shteti ishte garantuesi kryesor i tyre.

Sot, edhe pse pas 30 vitesh, vendi gjendet në një situatë me plot proble-matika për sa i përket këtij aspekti. Në Shqipëri, një pjesë e popullatës janë ende të diskriminuar, të drejtat themelore cënohen, si nga aktorët shtetërorë ashtu edhe nga ata privatë. Të drejtat gjyqësore iu mohohen një pjese të konsiderueshme të qytetarëve, por ka edhe raste të një trajtimi të pabarabartë të tyre për shkak të statusit të tyre shoqëror. E gjithë kjo, për fatin tonë të keq, nuk bën gjë tjetër veçse vërteton se për sa i përket lirive civile, Shqipëria nuk mund të themi se gëzon një sistem me demokraci të mirëfilltë. Duke shtuar këtu dhe faktin se Shqipëria ka një numër të madh çështjesh në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe ky fakt është tepër shqetësues për procesin e zhvillimit të vendit tonë.

Ndër vite diskutimet për të kaluarën komuniste të Shqipërisë u zhvendosën në fajësimin e sistemit, në mohimin e bashkëpunimit për racionalizimin e strukturës totalitare, duke dhënë një panoramë jo të qartë të atyre viteve. Shpesh duke e konsideruar fundin e atij regjimi si “ora zero” dhe duke e lënë në errësirë të plotë. Ndoshta nje karakteristikë e trashëguar nga regjimi i mëparshëm i cili u mundua të fshinte çdo gjë nga e kaluara e vendit. Por kujtesa kolektive i ndihmon njerëzit të pozicionohen përballë diskutimeve dominuese. Prandaj, nostalgjia mund të bëhet një burim kulturor i strategjive të reja të zhvillimit social dhe politik. Kujtimi i komunizmit konfirmon faktin e rëndësishëm që njerëzit kërkojnë të gjejnë vazhdimësi në jetën e tyre dhe nuk janë të gatshëm ta shkruajnë lehtë të kaluarën e tyre kjo si pasojë e faktorëve të ndryshëm politikë dhe shoqërorë.

Në përfundim të këtij punimi do të doja të ndalesha edhe njëherë në rëndësinë e madhe që ka memoria dhe dialogu mbi të kaluarën, sidomos për brezat që nuk kanë jetuar në atë kohë. Ne mund të mësojmë shumë për regjimin komunist duke dëgjuar kujtimet e atyre që jetuan në komunizëm. Kjo ndihmon në historizmin e përvojës komuniste dhe në eliminimin e supozimeve apo shtrembërimit të fakteve. E parë kjo nga këndvështrimi personal i një studenteje, pjesë e një shoqërie të re dhe i një brezi të ri, i cili është pjesë e një hapësire të pafundme informacioni. Mendoj se njerëzit duhet të sqarohen dhe të qartësohen në lidhje me ngjarjet e diktaturës, ndërsa kurrikula shkollore duhet të plotësohen për t’i dhënë më shumë informacione këtij brezi.

Page 111: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

110

Kalimi në demokraci dhe aspiratat e BE-së kërkojnë më shumë sesa ndërtim institucional dhe rikonstruksion, kërkojnë që klima politike dhe sociale të ndryshojë rrënjësisht. Perspektiva e integrimit në BE përbën një stimul të fortë në mbarë shoqërinë për arritjen e progresit dhe demokratizimin e vendit. Është e dukshme se vendit i nevojiten reforma të thella dhe rrënjësorë në arsim, drejtësi , politike, ekonomi dhe kulturë. Sigurisht, aspak duke fshirë të kaluarën tonë, pasi ne nuk mund të fshijmë historinë tonë, por duke u mbështetur tek ajo për të ndërtuar të ardhmen e brezave të rinj që aspirojnë ëndrrën e madhe të integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo do të jetë padyshim një luftë e gjatë dhe vazhdueshme institucionale, por edhe shoqërore pasi integrimi i vendit është një detyrë e përbashkët e të gjithë faktorëve.

Page 112: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Në Shqipëri pas çlirimit u vendos regjimi komunist edhe pse u shfaq në emërimin e demokracisë popullore. Ai ishte një regjim që bazohej në diktaturën e proletariatit dhe luftën e klasave,me propagandë, dhunë dhe nga një sërë ligjesh në funksion të legjitimimit të tyre. Ideologjia sunduese ishte marksizëm- leninizmi, mbi të cilën u vendos rendi i shoqërisë socialiste. Propaganda;se ishim të rrethuar nga armiq,dhe se mbijetesa e sigurt është vetëm duke i shtypur me ashpërsi(armikun) kjo për arritjen e socializmit dhe krijimi i tij ishte arritja e vlerave më të larta të shoqërisë. Në vitet 1946-48 nacionalizmi shqiptar pësoi persekutimin më makabër, ku u vunë në zbatim dhe direktivat e Byrosë Politike për asgjësimin e nacionalistëve. Gjykata e Lartë dënoi me pushkatim drejtuesit kryesorë të organizatës Bashkimi Demokrat, por instrumenti kryesorë në një sistem një partiak ishte Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Sistemi politik i ndërtuar me ideologji totalitare, ku dhuna mendohej mjeti i vetëm për të arritur marrjen e pushtetit.

Mohimi i të drejtave politike dhe njerëzore, sigurimi i shtetit, represion, sistemi i burgjeve, mohimi dhe sakrifikimi i çdo vlere njerëzore, do të ishin tiparet e vërteta të regjimit. Partia Komuniste përqendrohej në arrestimet dhe dënimet pa gjyqe ose me gjyqe fiktive, ku ndër metodat e saj ishte rrëmbimi i njerëzve natën nga banesat e tyre. Direktiva e vitit 1949 legalizoi dëbimet dhe konfiskimet. Ekzekutimi i intelektualeve, poetëve, individëve kritikë e liberalë, të cilësuar si armiq për shkak të mendimeve të tyre përparimtare kundërshtuese me regjimin dhe vendosja e të pa arsimuarve në organet e shtetit e bëri më të lehtë krijimin e një regjimi të egër dhe jo të drejtë. Sistemi politik nuk e njohu ndarjen e pushteteve në praktikë. Pushteti u vu në funksion të PPSH,votohej në mënyrën më formale ku nuk kishte parti e konkurrentë të tjerë dhe ku PPSH shpallej 99-100% fituese.

REFLEKTIM PËR TË KALUARËN DHE TRANZICIONIN

DORINA HASANBASHAJUniversiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Fakulteti i Shkencave HumaneEmail: [email protected]

Page 113: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

112

Mirëqenia e njeriut në sistemin komunist u bazua në punën e përbashkët dhe konsumi me gramaturë të përcaktuar për çdo individ apo familje, e cila kishte në dispozicion sasinë e ushqimit me racion apo në tollona, një kuzhinë tejet të varfër në familjet shqiptare. Veshjet duhet të ishin brenda preferencës së partisë, duhej që veshjet mos të shfaqnin frymën perëndimore e moderne, djemve u ndalohej moda e flokëve të gjatë apo mjekra dhe vajzave fundet e shkurtër, pasi këto nuk pasqyronin vlerat e shoqërisë socialiste. Sigurisht të sistemi komunist nuk u mjaftua me kaq, pasi në vitin 1976 u bë ndalimi besimit fetar, Shqipëria u bë vendi më ateist në botë, duke i cilësuar klerikët si individë negativë, të prapambetur dhe se fenë e konsideronte opiumin e popullit. Besimi u ndalua dhe me Kushtetutë, Goditja ndaj tyre nisi me pushkatimin e klerikëve dhe shkatërrimin e institucioneve fetare.

Këtë bilanc tragjik dinë ta përshkruajnë shumë herë më mirë ata që e kanë përjetuar dhunën mungesën e lirisë, vitet e burgjeve plot vuajtje, humbjen e familjarëve që ndoshta as sot nuk dinë se ku ndodhen. Po ky realitet është i vështirë për t’u kuptuar dhe perceptuar nga brezi sot të cilët gëzojnë të gjitha liritë, të drejtat e fjalës, besimit, arsimimit, e të cilët nuk i njohin termat: tollon, racion, persekutim, armik, kulak, etj. Ndoshta kjo e sotme nuk është demokracia e përkryer, por duhet kuptuar se është po ky brez të cilët kanë të drejtën e përgjegjësinë për ta bërë më të mirë.

Jetojmë prej tri dekadash në një sistem demokratik ku Shqipëria ka bërë përpjekje për promovimin e të drejtave njerëzore, të cilat janë universale të pa tjetërsueshme dhe që vendi jonë i garanton nëpërmjet ligjit pozitiv. Shqipëria ka ratifikuar konventa të rëndësishme për të drejtat e njeriut gjatë këtyre viteve, që nga 1990-1991 kur Lëvizje Studentore bëri kthesën më të rëndësishme politike. Lejimi i partive opozitare dhe vendosja e pluralizmit, solli krijimin e shoqërisë civile, aktivitetit privat, lirisë së lëvizjes dhe mendimit, dhe më vonë Kushtetuta e re, e cila garanton ndarjen e pushteteve, legjitimitetin përmes zgjedhjeve të lira, procesin integrues dhe njohjen e të drejtës ndërkombëtare, si dhe modelin qeverisës të bazuar në shtetin e së drejtës. Sfidat kanë qenë të shumta, dështimet kanë qenë gjithashtu të shumta. Dëshira për pushtet e klasës politike të tranzicionit bëri që të harronin objektivin kryesor të premtuar, shijimi i lirisë pati pasojat e veta, nga një garë e drejtë u shndërrua në një garë të ashpër në dëm të vendit dhe qytetarëve. Kjo sjellje dhe mungesë vizioni ka një kosto për vendin, humbja e besimit për një të ardhme të garantuar, largimi i të rinjve ka dëme të shumëfishta, sjell humbjen e rinisë dhe të profesionisteve, duke krijuar ndjesinë se ky vend nuk bëhet, nuk ka të ardhme dhe se komunizmi solli më shumë stabilitet sesa demokracia. Dështimet politike, ekonomike dhe sociale shkojnë në e dëm të gjithë qytetarëve, të cilët kërkojnë të jetojnë dhe kontribuojnë për vendin e tyre. Të rinjtë përballen me të tjera sfida, Shqipëria si një vend evropian renditet ndër vendet më të varfra që vuan papunësinë e lartë, mundësitë ekonomike të kufizuara. Mungesa e kulturës demokratike është një ndër faktorët që shpjegon mos funksionimin e plotë demokratik.

Page 114: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

113

Shqipëria vuan nga politikat eksperimentale, nga rivalitete partiake pa konkurrencë në ide, nga konflikti permanent dhe nga mungesa e strategjive të zhvillimit.

Mungesa e autoritetit shtetëror reflektohet tek qytetarët, një pjesë e të cilëve diskriminohen nga vendet e tjera ose brenda vetë vendit të tyre, të drejtat e njeriut aplikohen me dy ose më shumë standarde, Kushtetuta dhe ligjet e shkruara nuk mjaftojnë për të siguruar demokracinë dhe shtetin e së drejtës që ishte premtuar 30 vjet më parë. Apeli im sot është që duke mësuar nga gabimet e të kaluarës, elitat politike duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ofrojnë zgjidhje për sigurimin afatgjatë dhe respektimit e vazhdueshëm të së drejtave themelore, për mbrojtje sociale dhe ekonomike, për reforma konkrete kundër korrupsionit, për media të lirë dhe vendimmarrje transparente, për institucione të pavarura dhe individë që bëhen avokatë të së drejtave të tyre. Të kaluarën e ndajnë shumë gjëra nga e tashmja, por ajo ende gjenden në gjurmët e saj. Ndarja e drejtë me të dhe reflektimi do të ishin forca shtytëse për një demokraci më të mirë dhe sistem më të drejtë.

Page 115: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Deklarata e përgjithshme mbi të drejtat e njeriut u shpall më 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Pas këtij akti historik, kjo deklaratë u shpall si ideal i përgjithshëm të cilin duhej ta arrinin të gjithë popujt dhe kombet. Por si ndodhi në Shqipëri? A u mbrojtën liritë e njeriut pas kësaj deklarate data e së cilës përkon pothuajse dhe me ardhjen në pushtet të Enver Hoxhës dhe cilat qenë ndryshimet pas rënies së regjimit komunist?

Bazuar në të dhëna të ndryshme historike shohim një ndryshim të dukshëm përgjatë viteve të të drejtave që njeriu gëzon dhe shpesh bëjmë një krahasim midis periudhave që mund të themi se bien më tepër në sy: para dhe pas ’90. Shumë prej nesh tentojnë dhe të vënë veten në vendin e atyre që kanë jetuar në periudhën para ’90 për të kuptuar dhe më mirë gjendjen në cilën populli ka qenë.

Ta nisim me lirinë e fjalës e cila në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut është konsideruar dhe si një e drejtë themelore. Të gjithë mund të kemi dëgjuar histori nga më të tmerrshmet dhe të paperceptueshme si p.sh. nëse shprehje një mendim kundër partisë, mund të dënoheshe jo vetëm ti, por e gjithë familja jote dhe bëhet fjalë për dënime jo të lehta, por dënime që shkonin deri në internim dhe ekzekutim.

Konkretisht mund të përmendim Kryengritjen e Zhapokikës në të cilën bënin pjesë rreth 25 anëtarë, të cilët u dënuan me vdekje ose vite të shumta burg dhe punë të detyruar për arsyen e propagandës kundër shtetit. Dhe ky për fat të keq nuk është i vetmi rast. Mbase në ditët e sotme nuk kemi të tilla ndalime dhe dënime, por a i gëzojnë plotësisht njerëzit të drejtat e tyre dhe konkretisht të drejtën e fjalës?! Në parim e drejta e fjalës ekziston, por se sa respektohet ajo përbën një aspekt tjetër. Mund të përmendim mediat, që kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lirisë së fjalës. Vetë media konsiderohet dhe pushteti i katërt, e cila ka aftësinë të rrëzojë apo të ngrejë një pushtet, por në Shqipëri

SFIDA E PA PËRMBUSHUR PËR TË GARANTUAR TË DREJTAT E NJERIUT

Grei HASANI Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Shkencave të NatyrësEmail: [email protected]

Page 116: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

115

media nuk e gëzon këtë liri dhe në bazë të një raporti, së fundmi, liria e mediave në Shqipëri është vende më poshtë se liria e medias në Kosovë, e cila ka shumë pak vite që ka fituar pavarësinë e saj.

Një shembull mjaft të njohur mund të përmendim edhe ish-drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, Agron Tufa, i cili ka kërkuar azil politik në një vend tjetër të Europës për shkak të kërcënimeve të shumta për jetën, nga detyra që zotëronte dhe faktit që dënoi krimet e komunizmit dhe që donte të publikonte krime nga anëtarë politikë në kohën e komunizmit. Bëhet fjalë për një shkelje të rëndë të së drejtës së fjalës aq më pak në periudhën në të cilën jetojmë.

Një çështje tjetër ku mund të ndalemi ka të bëjë me të drejtat e grave dhe të drejtën për të qënë të barabarta me burrat. Disa të dhëna për dhunimin e grave në kohën e komunizmit na lënë të kuptojmë shumë qartë se sa të lira ishin ato.

• Pasi shpallej “armike e popullit” një vajzë e re apo një grua i nënshtrohejtorturave deri në vdekje apo çmenduri.

• Në kampet e internimeve politike kanë vuajtur rreth 46790 gra.

• Rreth 5118 gra kanë vdekur në kampet e internimit nga sëmundja urisë.

Qerime Bome, gruaja nga Kolonja, është njëra prej grave të burgosura në komunizëm. Është një prej atyre rasteve kur dhuna komuniste arrin kulmin. Qerimja ishte shtatëzënë kur u arrestua e shpallur si armike e popullit. Ajo u shfaq në dyert e maternitetit e lidhur me pranga e përmes prangave solli në jetë fëmijën e saj. Përveçse u dënua me 10 vite burg, vite më vonë ajo u çmend për shkak të torturave të shumta.

Një rrëfim tjetër i tmerrshëm: Agron Canaj, një inxhinier elektrik, një mesnatë tetori 1974arrestohet nga Sigurimi, që kërkon prej tij një deklaratë bashkëpunimi me të. Bashkëshortja 42-vjeçare dhe vajza 15 vjeçe dhunohen seksualisht nga dy hetuesit para syve të tij që është i lidhur e nuk mund të lëvizë. Thirrjes për ndihmë të vajzës nuk mundet t’i qëndrojë më: “N’atë çast nuk durova më. Logjika nuk kishte më forcë”. Pranon të bëjë kompromisin.”

Këto janë fragmente të shkëputura nga fjalët e Agron Canajt, dosja mbi të cilin paraqet fakte të jashtëzakonshme të dhunës shtazarake të Sigurimit ndaj qytetarëve të pafajshëm në shtetin që pretendonte se qeveriste “në emër të popullit”. Përveç abuzimeve në shumë aspekte që femrat mund të pësonin në jetën e përditshme duket qartë që me to abuzohej dhe nga njerëz në detyrë shtetërore. Dhe jo vetëm kaq. Aborti ishte gjithashtu i ndaluar, martesa e lirë ishte e kufizuar, mundësia e zgjedhjes së jetës ishte e gjithashtu e kufizuar.

Page 117: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

116

Pas viteve ’90 Shqipëria ndryshoi në shumë aspekte, por rruga për të respektuar plotësisht të drejtat e njeriut mbetet ende e gjatë. Për shembull, në dhjetor 1995, pas hyrjes në Këshillin e Europës, aborti u legalizua plotësisht në Shqipëri. Për të mos folur në jetën e përditshme, ku shkeljet ndaj të drejtave të grave varjonin në familje të ndryshme e për fat të keq vazhdojnë akoma e në ditët e sotme. Deri më datën 8 mars numri grave të vdekura për vitin 2020 kishte shkuar në 5 ndërsa vitin e kaluar vdiqën 12 gra e vajza si shkak i dhunës në familje. Gjithashtu gjatë vitit 2019 janë kërkuar rreth 953 urdhra mbrojtjeje ndaj bashkëshortëve dhe vetëm gjysma e tyre është pranuar.

Çështjet e prekura më sipër për fatin e keq nuk janë të vetmet dhe përveçse shkeljet e të drejtave ishin tepër të rënda para viteve 1990, disa vijojnë në formë tjetër edhe në ditët e sotme pavarësisht se me ligj dhe Kushtetutë sot mbrohen e garantohet respektimi i tyre.

Page 118: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

Periudha e regjimit komunist është e mbushur me ngjarje që kanë lënë gjurmë në histori. Regjimi komunist solli ndryshime të mëdha në çdo fushë: politike, ekonomike, sociale, arsimore. Arsimi një nga shtyllat bazë të shoqërisë gjatë regjimit komunist pati kornizën e vet, të ndikuar plotësisht nga ideologjia e partisë. Për të pasur një pasqyrë të qartë në ndryshim e sistemit arsimor gjatë periudhës komuniste dhe pas rënies së regjimit, gjatë punimit janë trajtuar aspektet kryesore dhe karakteristikat kryesore të sistemit arsimor te dy periudhave.

Me vendosje e regjimit komunist arsimi në Shqipëri mori një formë tjetër. Përfundimi i luftës së dytë botërore e gjeti arsimin të rrënuar ashtu si çdo fushë tjetër në Shqipëri. Kërkohej një punë dhe angazhim i përgjithshëm i shtetit dhe i shoqërisë për t’i dhënë frymëmarrje arsimit dhe për të luftuar analfabetizmin, i cili ishte në nivele të larta. Partia komuniste kishte si qëllim kryesor edukimin komunist të brezit të ri, që do ta çonte Shqipërinë në ndërtimin e një shoqërie socialiste.

Në 1946, Partia Komuniste ndërmerr një reformë arsimore , e cila sa vinte dhe ishte gjithnjë e më shumë e orientuar nga një ideologji e vetme, ideologjia marksiste-leniniste. Programet dhe tekstet shkollore ishin te ndikuar nga ideologjia komuniste dhe njohuritë që merreshin në shkollë ishin vetëm marksiste. Në shkolla jepeshin lëndë të drejtpërdrejta politike siç ishin: Historia e PPSH dhe marksizmi, pra ideologjia komuniste depërtonte në çdo qelizë të arsimit. Ideologjia komuniste arriti kulmin e ndikimit në lëndën e Historisë dhe të Letërsisë. Hap pas hapi Partia Komuniste mes reformave dhe masave të marra godiste çdo prirje liberale perëndimore që mund të shfaqej në arsim.

Në dy dhjetë vjeçarët e parë të udhëheqjes komuniste u bënë përpjekje jo vetëm për të ndërtuar një shoqëri marksiste-leniniste , por edhe për të pasur specialistë në profesione të ndryshme. Qeveria komuniste punoi për të luftuar analfabetizmin, hapi shkolla në fshatra, hapi shkolla të mesme, shkolla profesionale

NDRYSHIMET NË SISTEMIN ARSIMOR PARA DHE PAS VITEVE ‘90

Xhoana SELIMAJUniversiteti Tiranës

Fakulteti i Historisë dhe FilologjisëEmail: [email protected]

Page 119: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

118

dhe pika më e rëndësishme do të ishte themelimi i Universitetit të Tiranës. Regjimi mbështeste dhe trajtonte me bursa studentet që nuk kishin mundësitë e studimit. Arsimi profesional ruante rol kryesor dhe kishte qëllim të përgatiste kuadro për degë të ndryshme në funksion të shtetit. Shkolla ishte nën kontrollin e plotë të shtetit dhe politikat arsimore duhet t’u shërbenin interesave të qeverisë. Vazhdimi i studimeve universitare pas hapjes së Universitetit të Tiranës në 1957 kishte shumë rëndësi, pasi do të plotësonte nevojat e mëdha që koha kishte për specialistë të fushave të ndryshme, që do të ishin në shërbim të qeverisë. Pas përfundimit të universitetit të diplomuarve u sigurohej puna dhe ata mund të punonin edhe në fusha të përafërta më specializimin e tyre. Shumë nxënës që vinin nga familje të përndjekurish politikë humbnin të drejtën e arsimimit, gjithashtu edhe mësuesit e familjeve të përndjekura politikisht humbnin vendet e punës.

Në nivelet e larta arsimore duhet të ishin mësuesit më të kualifikuar, por zgjedhja e tyre sërish do të bëhej nën ndikim ideologjik të partisë. Në përzgjedhjen e mësuesit rëndësi kryesore i kushtohej ideologjisë së tij sesa kualitetit që kishte, kjo mënyrë përzgjedhje do të sillte mangësi në sistemin arsimor dhe dijemarrjen e nxënësve.

Përndjekja politike dhe mohimi i të drejtës arsimore bënte që vendi të humbiste shpesh një sërë profesionistësh të së ardhmes. Modeli i programeve mësimore edhe tekstet shkollore ishin sipas vendeve të tjera komuniste me të cilat qeveria Hoxha kishte lidhje të ngushta. Para viteve 1990 në aktivitete kulturore dhe sportive nxënësit merrnin pjesë në masë të gjerë dhe shkonin me dëshirë. Pjesëmarrja e nxënësve në këto veprimtari do të thoshte se nxënësit nuk kishin kohë të merreshin me gjëra të cilat ishin jashtë etikës së nxënësve. Qeveria mbështeste nxënësit edhe studentët të cilët nuk kishin mundësi ekonomike për të ndjekur studimet.

Para viteve 1991 sistemi arsimor karakterizohej nga siguria, stabiliteti, rregulli dhe shkolla i kushtonte shumë rëndësi edukatës qytetare. Uniforma në shkolla ishte e detyrueshme dhe ishte një uniformë e rregullt për të gjithë. Para viteve 1990 programet studimore nga të cilat formoheshin specialistët nuk u përgjigjeshin kërkesave të tregut të punës, ndërkohë që sot ekziston një arsim konkurrues. Në periudhën komuniste të drejtën për arsim dhe degën e studimit e caktonte “Komiteti Ekzekutiv”, në bazë të sistemit të planifikimit. Mësuesit nuk kishin të drejtë të hartonin procesin arsimor dhe kishte shumë mungesë në raportin dhe bashkëpunimin mësues-nxënës-prind.

Pas rënies së regjimit komunist edhe arsimi në Shqipëri do të pësonte ndryshime. Pas viteve 1990 shkollat private konsideroheshin se ishin më të mira , pasi mendohej se kishin bazë më të mirë materiale , programe më të mira studimi , nxirrnin nxënës më të përgatitur dhe ishin më të sigurta. Pas viteve ’90 besimi në shkollat shtetërore humbi, shpesh prindërit u merrnin fëmijëve mësues privat ose i çonin jashtë shtetit. Mësuesit dhe drejtorët e shkollave humbën autoritetin që gëzonin më parë. Iu kushtua rëndësi kualifikimit të mësuesve, ky kualifikim do të

Page 120: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

119

shërbente për rritjen e aftësive të tyre profesionale.Pas ngjarjeve të viteve ’90 u shkatërruan shumë shkolla ndaj dhe numri

i nxënësve në shkolla u ul. Kjo gjë fuqizoi vazhdimin e shkollës në privat. Në to mësimdhënia ishte më cilësore, kishte kompjuterë, të pajisura me laboratorë, biblioteka më të mira , nxënësit kishin mundësi të mësonin gjuhë të huaja dhe pagat e mësuesve ishin më të larta. Pas viteve ’91 shkollat shtetërore e humbën rëndësinë dhe prestigjin që zotëronin pasi shkollat private konsideroheshin më të mirat.

Pas viteve ’90 kërkoheshin ndryshime në cilësinë e në përmbajtjen e teksteve shkollore- universitare. Mësuesit dhe nxënësit kritikonin përmbajtjen e librave shkollorë, duke argumentuar se përmbajtja e librit kishte informacion të ngjeshur dhe përmbajtje teorike. Pas viteve ’90 një ndryshim tjetër do të behej në programin mësimor , i cili do t’i përgjigjej kërkesave të tregut të punës. Gjithashtu u bë edhe koordinimi i programeve mësimore mes niveleve të arsimit në mënyrë që nxënësit të dilnin nga shkollat me përgatitjen e duhur për të vazhduar universitetin. Shpesh për mangësitë që nxënësit kishin nga mungesa e arsimit në shkolla, detyroheshin të merrnin mësime me mësues private. Pas ’90 doli në pah fakti se shkollat nuk luanin rol tjetër përveçse mësimdhënies së nxënësve.

Gjithashtu në këtë periudhë nxënësit fituan më shumë të drejta dhe liri, me krijimin e Qeverisë së nxënësve , që ishte një mënyrë që ata të përfaqësoheshin dhe të kërkonin më tepër të drejta ose të shprehnin pakënaqësitë dhe ndryshimet që kërkonin në arsim. Mësuesit tanimë kishin më shumë liri se në të kaluarën për të eksperimentuar në mënyrën e mësimdhënies. Ndryshe nga periudha komuniste pjesëmarrja në të gjitha nivelet arsimore ishte e lirë, mundësia për të vazhduar universitetin ishte më e madhe. Pas viteve 1990, shkolla, nga mësuesit, prindërit dhe nxënësit nuk shihej më si ‘mjet‘ nën kontrollin e shtetit.

Pas viteve 1990 do të kemi mjaft raste të përfshirjes së të rinjve, nxënësve, studentëve në veprimtari kriminale, në këtë mënyrë shkolla nuk ishte e sigurt dhe sillte frikë dhe rrezik për shoqërinë. Kjo pasiguri përveç se te nxënësit dhe prindërit ishte prezente edhe në personelin mësimor. Shpesh mësuesit ose drejtorët e shkollave kërcënoheshin nga prindërit ose vetë nxënësit. Para viteve ’90 sistemi arsimor karakterizohej nga rregulli dhe siguria, kushtet dhe ambientet e shkollave ishin më të mira, pagat më të larta dhe personeli i mësuesve kishte shumë autoritet, ishin më të respektuar dhe vlerësuar nga shoqëria krahasuar me periudhën e rënien e regjimit.

Në ditët e sotme sistemi arsimor ka pësuar ndryshime të mëdha, çdo gjë është ndryshe. Nxënësit janë më të lirë në të drejtën e fjalës , kanë përfaqësimin e tyre dhe zëri i tyre dëgjohet dhe respektohet. Të drejta të shumta kanë edhe studentët e sotëm në përfaqësim dhe vendimmarrje në Universitetet e tyre. Sot, studentët kanë lirinë dhe të drejtën të ndërhyjnë në programin arsimor. Kanë lirinë e madhe të zgjedhjes së degës profesionale, pa ndikimin e askujt dhe vullnet të lirë.

Page 121: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

120

Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) është një organizatë e shoqërisë civile që vepron në fushën e demokratizimit dhe shtetit të së drejtës. Drejtor Ekzekutiv aktual është Prof. Afrim Krasniqi. ISP është e fokusuar në monitorimin e institucioneve demokratike, si dhe në hartimin e raporteve / analizave profesionale mbi problematika specifike politike me interes për qytetarët, shoqërinë dhe partnerët ndërkombëtarë. Pjesë e ISP janë ekspertë të njohur të zhvillimeve politike dhe të drejtësisë, të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve publike.

• Database www.deputetim.al mbi monitorimin e Kuvendit të RSH (2017-2020)• Database http://dekriminalizimi.isp.com.al/ monitorimi i ligjit 138/2015 (2019-2022)• Database online www.muzeuimemories.info Shqipëria në periudhën komuniste• Monitorim i aktivitetit të Kuvendi gjatë COVID-19, (2020)• Monitorimi i matricës ligjore dhe impaktit të akteve nënligjore (2019-2020)• Monitorim të standardeve të etikës dhe Konfliktit të Interesit në parlament (2019-2020)• Demokracia, vota dhe përfaqësimi (2020-2022)• Monitorim të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale (2019-2020)• Monitorim të reformës në drejtësi dhe progresit të integrimit (nga 2016 dhe në vijim)• Monitorimin e demokracisë së brendshme në partitë politike (20152-2020). Raporte

periodike• Monitorimin e reformës zgjedhore dhe komentar (broshurë) mbi ligjin “Mbi partitë

politike”• Monitorimi i përfaqësimit të grave në partitë politike (2017) dhe në zgjedhjet lokale

2015• Monitorim i zonave zgjedhore të riskut. Përfshirja e elementëve të inkriminuar 2015-

2019.• Monitorim i qeverisë me ministra teknikë dhe botim profesional me gjetjet (2017-2018)• Monitorim të Kuvendeve Kombëtare të partive kryesore. Anketime dhe raporte mbi

gjetjet• Monitorimin e ligjit mbi të drejtën e informimit (nga 2014 dhe në vijim)• Monitorim të ligjit mbi qeverisjen vendore dhe efektet me ndarjen e re (nga 2016 dhe

në vijim)

Raporti do tu shpërndahet në rrugë elektronike dhe të printuar të gjithë deputetëve në parlament, partive politike parlamentare, partnerëve të ISP, ekspertëve të angazhuar, si dhe mediave kryesore.

Të gjitha publikimet e ISP që lidhen me projekte kombëtare e ndërkombëtare (libra, studime, raporte, etj) jepen falas, si dhe publikohen në faqen zyrtare të ISP në formë të përmbledhur)

Për çdo interes, sugjerim apo informacion, mund të kontaktoni në çdo kohë ISP përmes adresës zyrtare, e-mail-it, faqes së internetit, adresave të ISP në rrjetet sociale, etj.

• MBI INSTITUTIN E STUDIMEVE POLITIKE

• DISA NGA PROJEKTET KRYESORE TË ISP NË VITET E FUNDIT

Page 122: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Instituti i Studimeve PolitikeMemoria, dialogu mbi të kaluarën dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri para dhe pas 1990: përmbledhje me punime nga studentë të universiteteve shqiptare / rec. e red. Silvana Jaupaj. - Tiranë : ISP, 2020 ... f. : me foto ; ... cm.

ISBN 978-9928-4592-7-5 1.Të drejtat e njeriut 2.Sundimi komunist, 1945-19913.Ese 4.Shqipëri 342.7(496.5)

Page 123: PËRMBLEDHJA ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR …isp.com.al/wp-content/uploads/2020/10/LIBRI-MEMORIA-DHE-DIAL… · kampe internimi vijonin të ishin mbi 20 mijë shtetas