Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit...

24

Transcript of Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit...

Page 1: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,
Page 2: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

2

Përmbajtja:

• Hyrje

• Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Kundër Dhunës në Familje 2007- 2010: Fuqizimi i grave...

• Strategjia e re e bashkëpunimit të Zvicrës në Shqipëri: Integrimi i barazisë gjinore si temë ndërsektoriale

• Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave: ...një ligj i të drejtave për gratë

• Politikat gjinore të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim: Promovimi i të drejtave të barabarta dhe mundësive të barabarta për gratë dhe burrat

• DLDP – Promovimi i barazisë së përkatësisë gjinore për mbështetjen e Decentralizimit dhe Zhvillimit Vendor: Të qenit fl eksibël, ndërtimi i aleancave, fuqizimi i pjesëmarrjes së grave

• Përvojat e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri për integrimin e barazisë gjinore: Bëhu praktik, bëhu modest, vetëm bëje ...

• CEFA: Edukim i Alternuar dhe Trajnim Profesional për Minoritetin Rom dhe Egjiptian: Fuqizimi i roleve dhe profi leve të grave në komunitetin Rom

• Shoqata e Fermerëve AGROPUKA: Progresi i Gruas Malësore: Promovimi i mundësive të grave në zonat e thella

• AlbVET - Promovimi i Arsimit Profesional dhe Trajnimit: Në përgjigje të kërkesave të larta për mundësitë ekonomike

• Praktika të mira - Intervistë me Christine Arab, UNIFEM: “Integrimi gjinor kërkon një angazhim afatgjatë!”

Page 3: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

3

Hyrje

“Barazi Gjinore do të thotë që burrat dhe gratë të gëzojnë në mënyrë të barabartë të mirat, mundësitë, burimet dhe privilegjet sociale. Qëllimi nuk është që gratë dhe burrat të jenë njëlloj, por që mundësitë dhe shanset e tyre për jetën të bëhen dhe të mbeten të barabarta”. (OECD, DAC, 1998).

Kjo shprehje është marrë nga një dokument që daton më shumë se 10 vjet më parë. Duke pasur parasysh zhvillimet pozitive, nismat dhe sukseset gjatë dekadës së fundit, ne jemi të vetëdijshëm se pabarazitë midis burrave dhe grave vazhdojnë, duke e bërë diskriminimin një formë të përhapur të përjashtimit. Kjo është gjithashtu e vërtetë për Shqipërinë dhe kjo është edhe arsyeja se përse mbështetja e Shqipërisë në promovimin e barazisë midis grave dhe burrave, si një pjesë përbërëse e zhvillimit, është çelësi për aktivitetet e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).Prej vitesh SDC ka punuar në integrimin e barazisë gjinore, duke qenë se ulja e diskriminimit me bazë gjinore është në të njëjtën kohë një qëllim dhe një parakusht për zhvillim. Nevojiten dy këmbë për të ecur. Në të njëjtën mënyrë zhvillimi social, ekonomik dhe politik mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të burrave dhe grave në procesin e vendimmarrjes. Për këtë arsye, SDC ka përqafuar nismën e zvogëlimit të pabarazive si një kontribut kyç për drejtësinë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.Të dyja, si Shqipëria ashtu edhe Zvicra kanë ratifi kuar Konventën Ndërkombëtare mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW). Kjo Konventë ofron një kuadër të shkëlqyer për të siguruar që përvojat dhe praktikat e mira të zhvilluara nga SDC dhe partnerët e saj shqiptarë nëpërmjet projekteve të ndryshme, të vazhdojë ta fokusojnë veprimin e tyre në promovimin e barazisë gjinore, përgjatë gjithë procesit të zhvillimit. Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore e zhvilluar nga Qeveria Shqiptare është gjithashtu kritike në këtë drejtim.Në emër të Qeverisë së Zvicrës jam e lumtur që të prezantoj këtë broshurë e cila do të nxjerrë në pah disa parime mbi integrimin gjinor, duke synuar ndarjen e udhëzimeve të politikave, mjeteve dhe praktikave të mira të zhvilluara deri më tani në fusha të ndryshme të Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri me partnerët dhe palët e interesuara. Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur arritje të madhe, por ka akoma shumë për t’u bërë. Do të jetë një udhëtim më i lehtë nëse burrat dhe gratë do të ecin së bashku me të njëjtin hap duke ndarë përgjegjësitë dhe përpjekjet, pasi të jetë arritur qëllimi me sukseset dhe shpërblimet e tij.

Yvana EnzlerAmbasadore e Zvicrës

Page 4: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

4

Për sigurimin e barazisë gjinore dhe eliminimin e diskriminimit për shkak të gjinisë,organet shtetërore, në bazë të kompetencave të tyre:Sigurojnë, përmes masave legjislative ose me mjete të tjera të përshtatshme, zbatiminpraktik të parimit të barazisë gjinore.Sigurojnë, përmes masave legjislative ose me mjete të tjera të përshtatshme, të shoqëruar edhe me sanksione, kur është rasti, ndalimin e çdo diskriminimi për shkak të gjinisë.Sigurojnë, përmes rregullimeve ligjore dhe nënligjore ose me mjete të tjera të përshtatshme, ndryshimin ose shfuqizimin e çdo akti ligjor, zakoni apo praktike, që përbën diskriminim për shkak të gjinisë.Marrin të gjitha masat e përshtatshme, për të krijuar lehtësitë e nevojshme e të përligjura objektivisht, për mundësi të barabarta dhe akses të barabartë për të dyja gjinitë.Sigurojnë, përmes institucioneve publike dhe gjykatave kombëtare, mbrojtjen efektivetë të dyja gjinive ndaj çdo veprimi diskriminues.

Burimi: Artikulli 7, Ligji ‘ Për Bazazinë Gjinore në Shoqëri’, Nr.9970, datë 24.7.2008

Masat e nevojshme për sigurimin e barazisë gjinore (Art. 7)

Page 5: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

5

Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje 2007-2010:

Të Fuqizojmë gratë…1

Çështjet e barazisë gjinore janë në qendër të politikave sociale të vendeve të BE-së dhe një nga kërkesat për vendet që kanë hyrë në proçesin e integrimit europian. Lënia jashtë vëmendjes apo mostrajtimi me kujdes i tyre, do të sillte për pasojë rrezikun e mospërfi timit maksimal të rreth 50% të popullsisë, nga progresi i arritur nëpërmjet reformave shoqërore, politike dhe ekonomike. Pabarazia gjinore, e cila evidentohet në të gjitha aspektet e jetës shoqërore në Shqipëri, nëse nuk do të vihet në qendër të politikave sociale, do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm, pasi jo vetëm nuk do të shfrytëzohet potenciali i plotë njerëzor i vendit, por arritjet nuk do t’i gëzojnë të gjitha grupet shoqërore. Për rrjedhojë, integrimi gjinor duhet të jetë pjesë e të gjitha politikave sociale, ekonomike dhe politike në Shqipëri, për të pasur arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm nëpërmjet shfrytëzimit të potencialit të plotë njerëzor të vendit, sikurse dhe garantimit të gëzimit të këtyre arritjeve nga të gjitha grupet shoqërore.

PRIORITETET STRATEGJIKEDisa nga prioritetet strategjike, në bazë të fushave përkatëse të cilat mbulojnë, mund të renditen si më poshtë:

1. Forcimi i mekanizmave ligjorë dhe institucionalë mbrojtës me qëllim sigurimin e barazisë gjinore në Shqipëri.

2. Fuqizimi i grave nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së saj në vendimmarrje.3. Fuqizimi ekonomik i grave dhe rritja e mundësive të saj për punësim dhe kualifi kim profesional.4. Promovimi i aksesit të barabartë të grave dhe vajzave në arsimin cilësor.5. Përmirësimi i situatës sociale të grave dhe vajzave në risk nëpërmjet rritjes së qasjes së tyre ndaj

shërbimeve sociale cilësore.6. Pëmirësimi i shëndetit të popullsisë duke rritur përgjigjen e sistemit shëndetësor, ndaj nevojave të

veçanta shëndetësore të grave/vajzave dhe burrave/djemve.7. Përmirësimi i rolit të medias për një mentalitet të ri, që i përgjigjet zhvillimit të kohës, lidhur me

barazinë gjinore në shoqëri dhe rritjen e përfaqësimit të grave dhe vajzave në këtë profesion.8. Rritja e ndërgjegjësimit ndaj dukurisë së dhunës, mbrojtje ligjore dhe administrative, si dhe

mbështetje për individë të prekur nga dhuna në familje dhe dhunuesit.

1Burimi: Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje 2007-2010 http://www.osce.org/documents/pia/2008/07/32216_en.pdf

Page 6: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

6

Strategjia e re e bashkëpunimit të Zvicrës në Shqipëri.

Integrimi i barazisë gjinore si temë ndërsektoriale

Zvicra është duke mbështetur axhendën e Shqipërisë drejt një ekonomie dhe shoqërie të shëndoshë dhe të begatë duke balancuar dinamikat dhe pabarazitë, në mënyrë që të arrihen standardet e anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian (BE).

Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri (SCO-A) ka arritur rezultate konkrete deri tashmë. Avantazhi krahasues i Bashkëpunimit Zviceran ishte shumë i njohur si rezultat i përkushtimit të tij, know-how e veçantë dhe eksperiencës duke u perceptuar si një partner i besueshëm dhe fl eksibël. Duke u bazuar në rezultatet pozitive të deritanishme dhe duke u përafruar më tej me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 (SKZHI), strategjia e re e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri 2010-2013 përqendrohet në dy fusha ndërhyrjeje, të cilat kanë nën-fushat e tyre përkatëse:

Në projektin ‘Demokratizimi dhe Shteti i së Drejtës’, SCO-A do të përqendrojë mbështetjen e saj në fushat e demokratizimit, decentralizimit dhe përfshirjes sociale. Në projektin ‘Zhvillim Ekonomik’ SCO-A do të përqendrohet mbi ekonominë dhe punësimin në veçanti në VET, dhe mbi energjinë, ujin dhe për infrastrukturën.

Një fokusim i rëndësishëm do të jetë mbi integrimin e barazisë gjinore si një temë ndërsektoriale përgjatë të gjithë aktiviteteve dhe programit të ardhshëm, duke mbështetur zbatimin e barazisë gjinore ndërsektoriale kombëtare të Shqipërisë dhe duke u bazuar në praktikat e mira të arritura deri tani.

Mesatarisht, Zvicra (SDC dhe SECO) do të sigurojë gjatë katër viteve të ardhshme grante prej rreth CHF 14 milion/vit (i barabartë me gati 10 milionë euro në vit).

Page 7: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

7

Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit të Gruas:

... një ligj i të drejtave për gratë

Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit të Grave CEDAW – aprovuar në 1979 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përshkruhet shpesh si deklarata ndërkombëtare për të drejtat e grave. Konventa përkufi zon se çfarë është diskriminimi kundër gruas dhe përcakton një program për veprim kombëtar për t’i dhënë fund diskriminimit.

Nga ratifi kimi i Konventës, Shqipëria angazhohet të ndërmarrë një seri masash për t’i dhënë fund të gjitha formave të diskriminimit kundër grave, duke përfshirë:

Shtetet palë dënojnë diskriminimin e gruas në të gjitha format, pranojnë të ndjekin me të gjitha mjetet e përshtatshme dhe pa vonesë një politikë me pikësynim eleminimin e diskriminimit, marrin përsipër:

Të përfshijnë në Kushtetutat e tyre kombëtare ose në çdo dispozitë tjetër ligjore të • përshtatshme, parimin e barazisë së burrit dhe të gruas, nëse kjo nuk është bërë deri tani, dhe të sigurojnë përmes legjislacionit apo me mjete të tjera të përshtatshme zbatimin praktik të këtij parimi;

Të vendosin mbrojtjen gjyqësore të të drejtave të gruas mbi bazën e barazisë me burrin dhe • të garantojnë, përmes gjykatave kombëtare kompetente dhe institucioneve të tjera publike, mbrojtjen efektive të gruas nga çdo veprim diskriminues;

Të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eleminuar diskriminimin ndaj gruas, që • ushtron një person, organizatë ose ndërmarrje e çfarëdoshme.

Burimi: http://www.un.org/womenwatch/daw/cedaw/

Page 8: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

8

Politika Gjinore e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim:

Promovimi i të drejtave të barabarta dhe mundësive të barabarta për gratë dhe burrat1

Qëllimi i politikës së përkatësisë gjinore të SDC është për t’u siguruar që të gjitha ndërhyrjet e SDC-së rrisin mundësitë e grave dhe burrave për të ushtruar të drejtat e tyre në mënyrë të barabartë, për të patur akses të barabartë dhe për të kontrolluar përfi timet e zhvillimit. Politika e zhvilluar në vitin 2003, identifi kon pesë parime udhëzuese: i) përdorim i detyruar i një analize gjinore; ii) fl eksibilitet në zbatim; iii) strategji me shumë nivele që lidhin partnerët ndërkombëtarë, kombëtarë dhe vendorë; iv) veprime specifi ke për pabarazinë gjinore; dhe v) promovim i mundësive të barabarta në SDC dhe organizatat partnere (SDC, 2003).

Përse është angazhuar SDC për Barazinë Gjinore?

Barazia • gjinore është mishëruar në të drejtat e njeriut: Gratë dhe burrat kanë eksperienca të ndryshme në ushtrimin e të drejtave të tyre social-ekonomike dhe politike, për shkak të pabarazive strukturore dhe marrëdhënieve jo të barabarta të pushtetit në shoqëri.

Barazia• gjinore përmes fuqizimit të grave dhe burrave është shumë e rëndësishme për një qeverisje të mirë: Me qëllim rritjen e mundësive të grave dhe burrave për të ushtruar të drejtat e tyre në mënyrë të barabartë, duhet të promovohet një akses i barabartë i grave dhe burrave në vendimmarrje.

Kontributi• dinamik i grave dhe burrave ndaj shoqërisë si individë, punëtorë dhe qytetarë është i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm: Gratë shpesh kanë akses të kufi zuar ndaj burimeve ekonomike dhe vendimmarrjes. Në të njëjtën kohë, burrat nuk i ndajnë detyrat që lidhen me menaxhimin e familjes dhe riprodhimin shoqëror në mënyrë të barabartë me gratë. Ndërsa vlerësohet në mënyrë të barabartë kontributi i grave dhe burrave në çdo sferë, përjashtimi i grave ose burrave nga disa prej këtyre sferave kontribuon në pabarazitë, shfrytëzimin dhe zhvillimin e paqëndrueshëm. Ndërhyrjet për zhvillim që ofrojnë mundësi që gratë dhe burrat të angazhohen në mënyrë konstruktive në shkëmbimin e roleve gjinore ekzistuese, qasjet e pabarabarta dhe kontrolli mbi burimet si dhe mbi vendim-marrjen, janë kritike për arritjen e barazisë gjinore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Fuqizimi i• grupeve të disavantazhuara është një strategji e rëndësishme për zbutjen e varfërisë dhe ndryshimin social: Shpesh, gratë dhe burrat luftojnë dhe kanë përvoja të ndryshme lidhur me varfërinë. Gratë janë gjithnjë në vijën e parë të frontit në luftën kundër varfërisë, në nivel familjeje dhe komuniteti. Rritja e pjesëmarrjes së grave në përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit dhe strategjive së bashku me burrat, fuqizon gratë dhe sjell perspektiva të reja, burime dhe dinamika për zvogëlimin e varfërisë dhe fuqizimin e të varfërve.

1Ekstrakt nga politika gjinore e SDC, Bern 2003

Page 9: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

9

Integrimi i • përkatësisë gjinore është pjesë e strategjive më të gjera të fuqizimit dhe ndikon në ndërhyrjet e zhvillimit: Për shkak se përqendrohet në adresimin dhe monitorimin e pabarazisë dhe padrejtësisë sociale, analiza e sensibilizimit gjinor dhe planifi kimit ndihmon organizatat për të zhvilluar një vizion të ndryshimit, si dhe për të krijuar kushtet, metodat dhe kompetencat për ta arritur atë. Në këtë mënyrë promovohen vlerat e cilësisë dhe barazisë në kulturën organizative.

Cilat janë Parimet Udhëzuese?:

Të gjitha• ndërhyrjet janë të bazuara në një analizë mbi sensibilizimin e përkatësisë gjinore.Nuk ka kontekst i cili të mos jetë i ndërthurur me marrëdhëniet gjinore. Prandaj, një analizë mbi ndërgjegjësimin gjinor në të gjitha nivelet është e detyrueshme për formulimin e programeve të çdo vendi. Nevojat gjinore duhet të përfshihen në fazën e projektimit të projektit dhe të refl ektohen në ciklin e projektit.

Fleksibiliteti në zbatim• Si çdo ndryshim social, ndryshimet lidhur me përkatësinë gjinore sfi dojnë format tradicionale të pushtetit. Qasjet ndaj përkatësisë gjinore duhet të jenë fl eksible dhe të kenë një kontekst të veçantë. E rëndësishme është që ndërhyrjet duhet të ndërtohen mbi strategjitë endogjene dhe të përfshijnë interesat e përbashkëta dhe të ndryshme të grave dhe burrave.

Qasja me shumë nivele• Promovimi i barazisë gjinore është efektiv dhe lehtëson ndryshimet shoqërore kur trajtohen nivelet e ndryshme të ndërhyrjes: dialogu i politikave dhe kushtet e kuadrit në nivel makro, zhvillimi institucional dhe marrëdhëniet ndërmjet dhe brenda vetë organizatave në nivel të mesëm dhe gratë dhe burrat në familje/komunitete në nivel mikro.

Veprimet e Veçanta për Barazinë Gjinore• Veprimet e veçanta për të reduktuar pabarazitë gjinore dhe/ose për të adresuar çështjet gjinore (p.sh. trafi kimi i grave), përforcojnë efektin e punës me gratë dhe burrat gjatë ndërhyrjeve apo kompletojnë një qasje ndër-sektoriale.

Mundësi të Barabarta në Organizata• Sipas politikës zvicerane kombëtare, angazhimi i SDC për të pasur mundësi të barabarta duhet të pasqyrohet në Zyrat Qendrore dhe në zyrat e bashkëpunimit. Përveç kësaj, SDC promovon mundësi të barabarta brenda partnerëve të saj, qoftë publikë apo privatë.

Page 10: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

10

DLDP – Promovimi i barazisë gjinore për mbështetjen e Decentralizimit dhe Zhvillimit Vendor:

Të qenit fl eksibël, ndërtimi i aleancave, fuqizimi i pjesëmarrjes së grave

Projekti mbi Zhvillimin Vendor dhe Decentralizimin (DLDP 1) i zbatuar nga Intercooperacioni, fi lloi më 2006. Qëllimet e projektit ishin të ndihmonin komunat dhe bashkitë partnere në planifi kimet strategjike, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe në ngritjen e kapaciteteve në menaxhimin fi nanciar, prokurimet publike dhe planifi kimin urban. Për më tepër, projekti gjithashtu ofroi mbështetje për zhvillimin e mekanizmave të rinj të informacionit dhe komunikimit me qytetarët.

Duke parë nivelin e ulët të përfaqësimit të grave në njësitë e qeverisjes vendore dhe nevojën për të fuqizuar pjesëmarrjen e grave, dhe kushtet që mendimi i tyre të dëgjohet në zonën e Shqipërisë së veriut, promovimi i barazisë së përkatësisë gjinore u konsiderua që në fi llim si një çështje/shqetësim i rëndësishëm.

Sfi dat më të mëdha që u hasën ishin: Dem• okracia dhe defi citi kulturor i barazisë gjinore: Niveli i përfaqësimit gjinor në këshillat e komunave vendore është shumë i pabalancuar si në numër, ashtu edhe në pjesëmarrje. Politikat e harmonizuara: Ekziston një boshllëk ndërmjet përpjekjeve në nivel • kombëtar për barazinë gjinore lidhur me kuadrin ligjor, politikat strategjike dhe përpjekjet për monitorimin dhe implementimin e tyre në nivel vendor;Pabarazi të mëdha në zhvillimet socio – ekonomike dhe kulturore ndërmjet zonave • të mëdha urbane dhe zonave rurale (bashki dhe komuna të vogla), të cilat nuk merren në konsideratë për zbatim nga hartuesit e politikave dhe instrumenteve;Analizat dhe planifi kimi: Njësitë e qeverisjes vendore nuk aplikojnë instrumente • planifi kimi, të cilat sigurojnë një strukturë koherente dhe të përshtatshme në mënyrë që të integrojnë përkatësinë gjinore;Mungojnë të dhëna të ndara sipas seksit në nivel vendor, kështu që analizat gjinore • që ndikojnë mbi politikat, janë të vështira për t’u zbatuar.

Bazuar në politikën udhëzuese të SDC, stafi i DLDP mori një vendim mbi strategjinë për implementimin e integrimit të përkatësisë gjinore (GEM) nëpërmjet:

Bërjes së aleancave me institucione/organizata vendore dhe ndërkombëtare të • specializuara në çështje të përkatësisë gjinore si UNIFEM dhe Projekti Barazi në Qeverisje (BnQ) për zhvillimin e aftësive. Përforcimit të mbështetjes për barazinë gjinore duke u koordinuar me pikat fokale • gjinore në nivel kombëtar dhe vendor.Krijimit të “kampioneve të qeverisjes” për integrimin e GEM në skemën e asistencës • ekonomike;

Page 11: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

11

Integrimit të • GEM në disa prej shërbimeve të pikave të shitjes me një ndalesë (OSSH- me një ndalesë). Shumëfi shimi i praktikave të mira të DLDP 1 në fazën e procesit të planifi kimit DLDP 2, duke • përfshirë indikatorët e impaktit për GEM.

DLDP ndoqi një përqasje novatore për integrimin e përkatësisë gjinore, duke pasur si qëllim krijimin e kushteve për planifi kim, si dhe për ngritjen e modeleve të suksesshme.Dy prej parakushteve për sukses janë sensibilizimi dhe arsimimi, të cilat përbëjnë një proces “i cili zgjat gjithë jetën”. Disa prej veprimeve të GEM të ndërmarra nga projekti janë: informimi i drejtuesve vendorë mbi detyrimet ligjore lidhur me barazinë gjinore dhe ngritjen e kapaciteteve mbi GEM; fuqizimi i marrëdhënieve midis shoqërisë civile dhe lidershipit/administratës vendore; organizimi i konsultimeve publike mbi nevojat e grave (grupeve vulnerabël dhe lidershipit) dhe ngritja e kapaciteteve të brendshme dhe refl ektimi tek procedurat e brendshme të organizatave.

DLDP përzgjodhi të ngrinte disa modele të suksesit lidhur me instrumentet përmes së cilëve çdo njësi e pushtetit vendor mund të integrojë përkatësinë gjinore:

Rritje e numrit të grave dhe e nivelit të marrjes në konsideratë të mendimit të tyre gjatë • proceseve pjesëmarrëse të planifi kimit të zhvillimit vendor (Plane të Zhvillimit Strategjik);Krijimi i vendimmarrjes të ndjeshme gjinore dhe organeve monitoruese (Komisionet për • Planifi kimin dhe Monitorimin e Investimeve);Krijimi i kritereve të ndjeshme gjinore për procedura të ndryshme (Ndihma Ekonomike);• Mbështetje e shërbimeve parë prej një perspektive gjinore (Projekte të Vogla Investimi në • Pukë);Ndërtimi i modeleve të të dhënave të ndara mbi shërbimet sociale (OSSH në Dajç).•

Disa nga mësimet e nxjerra:Integrimi i përkatësisë gjinore është një qasje që zbatohet hap pas hapi – vazhdueshmëria dhe qëndrueshmëria janë të rëndësishme. Organet përfaqësuese dhe vendimmarrëse, siç janë këshillat vendorë, janë pika të mira nisjeje për të fi lluar një përqasje të integrimit gjinor.Integrimi gjinor shkon paralelisht me planifi kimin dhe ndërton ndërgjegjësimin mbi barazinë gjinore. Është më e lehtë të bëhet zbatimi i GEM kur kjo çështje merret në konsideratë në fazën e planifi kimit, por është gjithashtu e mundur ta prezantosh atë në fazën e zbatimit. Në praktikë kjo ndodh në të dyja mënyrat.Aleanca me të tjerët: vertikalisht me iniciativat kombëtare dhe horizontalisht me programe/lëvizje të tjera, duke qenë se koherenca dhe profesionalizmi kanë rëndësi. Barazia gjinore është akoma në atë fazë ku advokacia dhe lobimi janë të nevojshme.

Valbona Karakaci, Zv. Menaxhere e Programit DLDP

Page 12: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

12

Përvojat e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri për Integrimin e Barazisë Gjinore:

“Bëhu praktik, bëhu modest, vetëm bëje ...”

Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri (SCO-A) fi lloi në vitin 2003 me një trajnim të nivelit bazë mbi ndërgjegjësimin gjinor. Manuali i SDC, i cili ofron instrumente praktike për zyrat zvicerane në terren, u përkthye dhe u përshtat me kontekstin shqiptar dhe partnerët zbatues të projektit u trajnuan në zbatimin e disa mjeteve, si p.sh. mbi analizat e ndjeshme gjinore dhe në përfshirjen e përkatësisë gjinore në monitorim.

Megjithatë, pas 4 vitesh u krijua ndjesia se përpjekjet për të Integruar Barazinë Gjinore (GEM) në projekte ishin në një farë mënyre akoma të shpërndara pasi u mungonte përparimi i dukshëm dhe një qasje strategjike. Në vitin 2007, bazuar në një shqyrtim të brendshëm, si dhe në një konsultim të gjerë me aktorët e zhvillimit kombëtar dhe ndërkombëtar, SCO-A përcaktoi qasjen e saj sipas GEM duke ofruar nga njëra anë trajnime të vazhdueshme dhe të detyrueshme me partnerët e projektit, të zbatuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH), dhe në anën tjetër duke mbështetur GEM në nivel kombëtar përmes UNIFEM. Në trajnimet vjetore, anëtarët e stafi t dhe kolegët e tyre nga organizatat zbatuese, përcaktuan veprime konkrete për rritjen e barazisë gjinore në projekte dhe programe. Ndikimi i kësaj ndërhyrje ishte që GEM u refl ektua gjerësisht në projektet e planeve vjetore të operacioneve. Përveç kësaj, QAGJZH ofroi trajnime të përshtatura duke ndihmuar partnerët e projektit në integrimin e treguesve sensitivë gjinorë në monitorim. U emërua një pikë fokale gjinore, e cila është përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve mbi GEM dhe lidhjen e saj me rrjetin e të mësuarit të sapo formuar, i cili bashkon të gjitha pikat fokale gjinore të Bashkëpunimit Zviceran në mbarë botën.

Page 13: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

13

Disa nga rezultatet paraprake:Stafi dhe pa rtnerët e SCO-A kanë një të kuptuar më të mirë, si dhe kanë angazhim dhe kapacitete më të larta për të promovuar barazinë gjinore. Treguesit dhe aktivitetet e GEM janë pasqyruar në menaxhimin e ciklit të projektit të

përgjithshëm në fushat në të cilat punon SCO-A. Sistemi i monitorimit të përgjithshëm të strategjisë së Bashkëpunimit Zviceran përfshin treguesit sensitivë gjinorë.Monitorimi në nivel strategjie projekti dhe vendi ka rezultuar në disa veprime praktike duke

përfshirë projekte të reja për mbështetjen në rritje të barazisë gjinore, d.m.th. për një rritje të përfaqësisë së grave në nivel qeveritar vendor, aktivitete për promovimin e grave në zhvillim, të tilla si krijimi i një OJF të re në Pukë, rritjen e përfaqësimit të vajzave në programet Rome të përfshirjes, si dhe në VET dhe mbështetjen e mbledhjes së të dhënave të ndara sipas seksit në nivel kombëtar.Lidhja e politikës gjinore zvicerane me prioritetet, angazhimet dhe detyrimet kombëtare

sipas ligjit ndërkombëtar dhe kombëtar, ka kontribuar në një pranim të mirë dhe një rritje të interesit të shumicës së partnerëve të projektit.Të mësuarit e vazhdueshëm i ka bashkuar rregullisht partnerët dhe stafi n e SCO-A: është bërë

e mundur të mësohet nga kolegët, janë identifi kuar sinergji të reja midis projekteve edhe në fusha të tjera të punës. Shkëmbimi i njohurive dhe të mësuarit nga njëri-tjetri ka qenë një proces i vazhdueshëm që është konsideruar si i dobishëm nga të gjitha palët e përfshira.

Disa nga mësimet e nxjerra:Integrimi gjinor në zhvillim është një proces ndryshimi. Ka nevojë për kohë, përkushtim dhe përpjekje nga të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e zhvillimit.Angazhimi në nivel menaxherial është një element i rëndësishëm për ruajtjen e integrimit

gjinor si një prioritet i lartë. Zyrave në terren u nevojitet mbështetje e vazhdueshme nga ekspertë, mbështetje që mund të nevojitet në nivel kombëtar dhe që kontribuon për përvetësimin e saj në nivel kombëtar.Qasja komplementare, e cila përbëhej prej kombinimit të trajnimit të përgjithshëm me

trajnimin në punë, si dhe nga mbështetja e ekspertëve në planifi kimin vjetor dhe rishikimin, ka rezultuar efektive dhe duhet të aplikohet vazhdimisht.Në zonat ku SCO-A është duke punuar, ka pabarazi të vazhdueshme. Sigurimi i vazhdimësisë

së zbatimit të politikës dhe shfrytëzimi i revanshit të dëshmuar së bashku me disa partnerë të tjerë, do të jenë sfi duese dhe kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme.Burime të mjaftueshme: GEM kërkon kohë dhe burime; në mënyrë që të bëjë një pikë fokale

gjinore plotësisht funksionale janë të nevojshme burime të tjera shtesë. Në një kontekst të një çekuilibri të madh gjinor, janë të nevojshme fonde të veçanta për promovimin e grave në zhvillim.

Krijimi i rrjeteve me donatorë të tjerë, shkëmbimi i njohurive dhe përpjekjet e harmonizuara

të kombinuara janë shumë të rëndësishme, por akoma mungojnë koha dhe burimet për t’i zbatuar ato.

Page 14: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

14

Potencialet për të ardhmen:Të dhëna të besueshme për planifi kimin dhe monitorimin e duhur: të dhënat e ndara sipas seksit janë një element kyç për një planifi kim efektiv për nxitjen e barazisë gjinore. Mbështetja e institucioneve kombëtare dhe vendore në mbledhjen e të dhënave të tilla duhet të trajtohet si një kontribut për barazinë gjinore dhe duhet të integrohet në mënyrë të përshtatshme në planifi kim; ngritja e kapaciteteve në mbledhjen e të dhënave të besueshme të ndara sipas seksit, është një mundësi shumë e mirë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe investimeve afatgjata për bërjen e politikave.Udhëzimi i politikave është një element i rëndësishëm dhe parakusht për një GEM strategjike dhe koherente; mjetet janë konsideruar si një element shumë i rëndësishëm për ta bërë GEM një realitet në projekte. Trajnimet e fokusuara mbi trajnerët kombëtarë dhe vendorë do të rrisin përdorimin efektiv të këtyre mjeteve dhe do të zgjerojnë përvetësimin e tyre në nivel kombëtar.Arsimimi i vazhdueshëm për GEM për të gjithë anëtarët e stafi t, të agjencisë donatore dhe të partnerëve zbatues, është një element kyç për të pasur sukses - ka ndikim jo vetëm në rritjen e GEM, por sjell edhe rritjen e koherencës së metodologjisë së përgjithshme dhe kontribuon në harmonizimin e përpjekjeve si një parakusht për integrimin e barazisë gjinore në qasjet me bazë programi.Mekanizmat e krijuar të koordinimit midis qeverisë dhe donatorëve ofrojnë një kuadër mbështetës për një GEM më sistematike dhe koherente. SCO-A mund të përforcojë partneritetin me donatorë të tjerë, shoqërinë civile dhe qeverinë për nxitjen e barazisë gjinore.Promovimi i barazisë gjinore i përket të gjithë vendit: Duke qenë se angazhimi i politikës së SDC është i lidhur me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në Konventën Ndërkombëtare mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit CEDAW, natyrshëm është i lidhur me prioritetet e Shqipërisë, duke përfshirë kornizën ligjore kombëtare.Barazia gjinore është pjesë e qeverisjes së mirë: Integrimi i barazisë gjinore mund të jetë i lidhur direkt me integrimin e qeverisjes së mirë nëpërmjet një qasjeje me bazë të drejtat: parimet kryesore për mos-diskriminim dhe përfshirje, pjesëmarrje e barabartë, transparencë dhe llogaridhënie janë të lidhura me të drejtat dhe detyrimet dhe kjo është arsyeja që mund të integrohen më lehtësisht në programimin dhe planifi kimin vjetor.

Në përgjithësi, në Shqipëri ekziston një kuadër i mirë dhe disa potenciale dhe kapacitete të mira për nxitjen e barazisë gjinore në rritje dhe “hapa të vegjël mund të bëjnë një ndryshim, kështu që le të jemi praktikë dhe modestë - vetëm ta bëjmë atë!”.

Rahel Boesch, Zëvendës Drejtore, Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri.

Page 15: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

15

Projekti “Edukim i Alternuar dhe Trajnim Profesional” (CEFA) i dedikohet përfshirjes së minoritetit Rom dhe Egjiptian nëpërmjet promovimit dhe fuqizimit të të drejtave të tyre si qytetarë. Ai mbështet implementimin e strategjive kombëtare për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës së Romëve, si dhe Përfshirjen Sociale dhe kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në implementimin e nismës ndërkombëtare “Dekada për Përfshirjen e Romëve 2005 – 2015”. Ky projekt është implementuar nga Ndihmë për Fëmijët (NPF).Ky projekt ka si qëllim fuqizimin e përfshirjes sociale të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane nëpërmjet edukimit formal në shkollat publike dhe trajnimeve profesionale, si dhe fuqizimin e komunitetit nëpërmjet promovimit të të drejtave të tyre.

Sfi dat kryesore janë:Mungesa e njohurive dhe një i kuptuar i varfër lidhur me pabarazinë e përkatësisë gjinore • nga ana e stafi t dhe grupet e synuara;Martesat e hershme;• Gratë Rome përballen me përqindjen më të lartë të papunësisë në vend, duke luftuar për të • mbështetur familjet e tyre, të cilat jetojnë në kushte jetese të varfra dhe ekstremisht të varfra;Zëri i grave Rome nuk dëgjohet dhe ato nuk kanë pushtet në komunitet. Si mentaliteti ashtu • dhe faktorët e tjerë ekonomikë, socialë dhe të edukimit “ushqejnë” stereotipet e kufi zimit të përfshirjes dhe iniciativës së tyre.

CEFA - Edukim i Alternuar dhe Trajnim Profesional për Minoritetin Rom dhe Egjiptian:

Fuqizimi i roleve dhe profi leve të grave në komunitetin Rom

Page 16: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

16

Integrimi i perspektivës gjinore në projektin CEFA, shërbeu si një mekanizëm kuptimplotë për të ndërtuar një kuptueshmëri të qartë se si të përfshihen ndërhyrjet me bazë gjinore. në aktivitetet e projektit. Stafi i NPF i kushton një vëmendje të veçantë mbajtjes së djemve dhe vajzave Rome në shkollë, në mënyrë që të përfundojnë ciklin e plotë të edukimit 9-vjeçar, si dhe arsimimin e mëtejshëm. Numri i vajzave Rome dhe Egjiptiane që janë regjistruar në shkollë është rritur. Në katër vendndodhjet e projektit, 131 vajza dhe 199 djem po marrin mbështetje për arsimim.Pjesëmarrja e burrave dhe grave të reja në trajnimet profesionale inkurajohet fuqishëm. Vetëm gjatë vitit të parë, 23 gra të reja dhe 21 burra të rinj kanë përfunduar kurset e trajnimit profesional. Në mënyrë që të ulet pesha e përkujdesjes për fëmijët në shtëpi, 10 nëna mbështeten për regjistrimin në sistemin parashkollor dhe marrin pagesa mujore për fëmijët e tyre. Gratë Rome dhe Egjiptiane gjithashtu inkurajohen të nisin, planifi kojnë dhe menaxhojnë iniciativa të vogla ekonomike, të mbështetura fi nanciarisht nga projekti CEFA. Gjatë këtij viti (2010), 13 burra dhe 12 gra kanë ndërmarrë iniciativa në fushat e punës artizanale, shërbimeve të riparimeve, etj.Bordet vendore këshilluese të projektit kanë pothuajse një përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave Rome në të katërt vendndodhjet e projektit; në total, prej 13 anëtarëve, 6 janë gra.NPF, nëpërmjet projektit të CEFA, ka konsideruar dhe implementuar aspektet e përkatësisë gjinore duke nxitur aksesin dhe duke fuqizuar si burrat dhe gratë në shërbimet e projektit, nëpërmjet implementimit të aktiviteteve specifi ke për gratë Rome. Seminaret mbi planifi kimin familjar dhe martesat e grave Rome kanë shërbyer si forume ku gratë Rome diskutojnë dhe ndajnë informacione dhe njohuri mes tyre.Prezantimi i perspektivës gjinore dhe bërja e saj një praktikë reale dhe të zakonshme, veçanërisht në komunitetet vulnerabël, kërkon mbështetje të vazhdueshme nëpërmjet aktiviteteve të rritjes së ndërgjegjësimit dhe implementimit të praktikave të duhura, duke u fokusuar në fuqizimin e roleve dhe profi leve të grave në komunitet dhe duke i ofruar akses të barabartë si burrave dhe grave.

Shpresa Spahiu, Drejtore Ekzekutive, Ndihmë për Fëmijët (NPF).

Page 17: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

17

Shoqata e Fermerëve AGROPUKA – Progresi i Gruas Malësore:

Promovimi i mundësive të grave në zonat e thella

Zvicra ka kontribuar në promovimin e bujqësisë në rrethin e Pukës gjatë nëntë viteve të fundit. Ky projekt është përqendruar në fuqizimin e fermerëve dhe ka sjellë shpresë për këto zona rurale. Zvicra ka mbështetur krijimin e shoqatës së fermerëve AGROPUKA, e njohur si një model frymëzues dhe unik edhe në rajone të tjera të vendit, lidhur me zhvillimin e zonave rurale malore të varfra.

Shoqata AGROPUKA ka kontribuar në përmirësimin e jetesës së popullsisë rurale dhe ka ndikuar në sjelljen dhe ndryshimin e mentalitetit, si dhe ka rritur frymën sipërmarrëse të grave. AGROPUKA pati një ndikim pozitiv mbi ndërgjegjësimin gjinor, për përkrahjen e iniciativave të grave sipërmarrëse dhe krijimin e frymës së bashkëpunimit në grup. Projekti ka mbështetur gratë në mënyrë efektive, nëpërmjet krijimit të tetë grupeve të interesit, grupeve të fokusit, kurseve të trajnimit, shkëmbimit të informacionit dhe përvojave, si dhe nëpërmjet sigurimit të inputeve dhe pajisjeve. Ndërsa gratë rrinin të mbyllura në shtëpi, tani ato mund të punojnë në grupe përmes së cilave pati një rritje të frymës sipërmarrëse dhe sociale. Falë ndërhyrjeve të AGROPUKA, disa nga përfi timet direkte për gratë dhe familjet e tyre përfshijnë:

PërpunimiGrupet e grave kanë mësuar se si të përpunojnë frutat duke krijuar një larmi produktesh si lëngje, komposto, reçel, pelte e fruta të thata. Përveç kësaj, ato kanë fi lluar të zbatojnë përpunimin e perimeve në perime të thara. Nëpërmjet përpunimit, nuk është perceptuar vetëm rritja e vlerave të frutave, por në mënyrë të dukshme humbet më pak prodhim. Produktet e tyre kryesore si mjalti, frutat e thata dhe kërpudhat, çaji i përzier dhe lëngu i frutave, zënë një vend unik në treg për vlerat e tyre ushqyese, cilësinë, freskinë dhe shijen natyrale.

Krijimi i të ardhuraveNevojat e familjes janë përmbushur më mirë dhe tepricat përdoren në tregtim. Kështu, përmes produkteve të përpunuara, gratë kanë ruajtur të holla për të përmbushur nevojat e familjes, por edhe kanë krijuar të ardhura. Tani shqetësimi i grave është se si t’i mbajnë frutat të pranishme në tryezat e tyre për sa më shumë kohë. “Tani unë mund të përpunoj frutat tona dhe familja ime kursen shumë të holla: fëmijët e mi nuk pëlqejnë pijet freskuese si coca-cola, ata preferojnë lëngun tonë të frutave”, tha zonja Marie Shkjau, Kryetarja e Qendrës së Grave të Përpunimit - Gjegjan.

Page 18: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

18

Cilësia dhe StandardetGratë kanë qenë pararojë në çështjet e cilësisë. Teknologjia e përpunimit kërkon disa standarde të caktuara të frutave, zierje dhe teknika të veçanta për prodhimin dhe paketimin. Ato i përmbushin këto kërkesa në mënyrë që të bëhen në përputhje me teknologjinë.

Shkëmbimi i përvojaveGratë kanë pasur mundësinë për zhvillimin e mendimeve dhe qëndrimeve të tyre sipërmarrëse, por gjithashtu duke punuar së bashku është forcuar shpirti i tyre social. Në grupe, ato gjithashtu shkëmbejnë përvoja të tjera, të tilla si: për kujdesin shëndetësor, veshjen dhe modën, tregojnë histori, çështje familjare dhe ndihmojnë njëra-tjetrën për të gjetur zgjidhje. Grupet e grave kanë shpërndarë përvojat e tyre përtej rrethit të Pukës, duke e përcjellë njohurinë e tyre në Sarandë, Kukës, dhe madje edhe në Kosovë. Qasja e “Trajnimit të Trajnerëve” është zbatuar me shumë sukses. Gratë e trajnuara në qendrën e përpunimit AGROPUKA janë bërë trajneret kryesore për grupet e grave të krijuara në fshatrat e tyre. Ato luajnë një rol të rëndësishëm, si këshilltare të projektit AGROPUKA duke drejtuar në mënyrë efektive komitete të ndryshme, siç është rasti i Komisionit të Infrastrukturës.

Promovimi i grave malësore si një organizatë të reDuke u ndalur në arritjet e mësipërme dhe duke pasur parasysh pabarazinë gjinore dhe në mënyrë të veçantë nevojat e grave në këto zona të thella, por edhe potencialin e tyre, Bashkëpunimi Zviceran vendosi të mbështesë krijimin e një Organizate Jo-Qeveritare Grash “Progresi i Grave Malësore “. Qëllimi i kësaj OJF-je është që të promovojë mundësitë sociale dhe ekonomike për gratë nga rajoni i Pukës. Krijimi i shoqatës së pavarur të grave “Progresi i Grave Malësore” shënon një arritje të rëndësishme.

Eduart Rumani, Drejtues Programi, Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri.

Page 19: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

19

Ka ende shumë të ngjarë që gratë të jenë në pozitë të pafavorshme, kur është fjala për akses në punësim dhe të ardhura. Përmirësimi i aksesit në arsim dhe përfi timi i aftësive përmes një promovimi të synuar të aftësive profesionale, mund të hapë rrugën për një profesion që gjeneron të ardhura dhe mund të rrisë shanset e tyre që të marrin pjesë në mënyrë efektive në tregun e punës. Prandaj kjo qasje luan një rol kyç në uljen e varfërisë dhe fuqizimin e grave brenda shoqërisë. Kjo kërkon opsione të zhvillimit të aftësive profesionale që janë të hartuara në mënyrë specifi ke për të përmbushur nevojat e grave dhe kanë përqasje gjinore.

Projekti AlbVET kontribuon mbi sistemin e trajnimit dhe arsimimit profesional shqiptar që përputhet me kërkesat e tregut të punës, tërheq pjesëmarrësit, synon drejt standardeve evropiane, dhe në këtë mënyrë kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e varfërisë. Për të arritur këtë është hartuar një qasje me shumë aspekte në mënyrë që të përballet me sistemin dhe gjithashtu për të përmirësuar kapacitetet e aktorëve qendrorë, rajonalë dhe vendorë, aktorët publik dhe privatë për të zhvilluar dhe për të transmetuar arsim dhe trajnim profesional me cilësinë e duhur. Lidhur me pjesën e kërkesës, AlbVET, mbështetur gjithashtu mbi eksperiencën e mirë dhe të gjatë të Zvicrës, fi nancoi projektet VET në vend për mbi 13 vite.Qasja e grave ndaj VET përbën një sfi dë të madhe, sidomos lidhur me faktin që VET akoma perceptohet si i orientuar drajt burrave dhe për profesionet tradicionale teknike.

Duke marrë parasysh sfondin kulturor, traditën dhe duke ofruar ende mundësi për gratë, AlbVET iu përgjigj kërkesës së lartë për kurse si parukeri, rrobaqepësi dhe gatim, të cilat krijuan shanse më të mira për punësim për gratë. U hartuan kurse të veçanta për këto profesione; ato vazhdimisht përditësoheshin dhe zhvilloheshin në kurse afat-mesme me një kohëzgjatje të përafërt prej 18-24 muaj. AlbVET ka bashkë-fi nancuar grantet për pjesëmarrësit që morën pjesë në ato kurse, duke mbuluar 15 profesione të ndryshme. Si pasojë, numri i pjesëmarrësve të papunë është ulur ndjeshëm, ndërsa numri i pjesëmarrësve që punojnë me kohë të plotë është dyfi shuar nga 12% në 23% pas përfundimit të trajnimit. 51% e pjesëmarrësve ishin femra.

Elda Bagaviki, Drejtuese Programi, Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri.

AlbVET - Promovimi i Arsimit Profesional dhe Trajnimit:

Në përgjigje të kërkesave të larta për mundësitë ekonomike.

Page 20: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

20

Praktikat e mira - Intervistë me Christine Arabe, UNIFEM:

“Gjinia kërkon një angazhim afat-gjatë!”

Që nga viti 2007, UNIFEM ka qenë një partner kyç për Bashkëpunimin Zviceran në promovimin e barazisë gjinore në zhvillim në Shqipëri. Duke rishikuar praktikat e mira dhe duke konsideruar përvojën e përbashkët, Rahel Boesch, Zëvendës Drejtore e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri intervistoi Christine Arabe, Menaxhere e Programit për Shqipërinë e UNIFEM dhe eksperte në integrimin gjinor.

Në sfondin tuaj profesional të gjatë - ku i shihni ju sfi dat dhe mundësitë e veçanta të Shqipërisë?

Në Shqipëri, ne jemi shumë me fat që punojmë në një vend, ku qeveria ka shprehur qartë shqetësimin për mungesën e përparimit në lidhje me barazinë gjinore. Kornizat ligjore janë mjaft të forta nëse vlerësohen nga një perspektivë gjinore: Burrat dhe gratë janë të barabartë përpara ligjit; diskriminimi gjinor është i ndaluar dhe me miratimin në vitin 2008 të ligjit “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, u ndërmorën masa të veçanta dhe një mbrojtje më e fortë për të luftuar diskriminimin gjinor. Miratimi i ligjit të parë në vend mbi Dhunën në Familje mbetet një përparim i rëndësishëm për të luftuar DhF, një veprim i cili është njohur vazhdimisht nga organizmat ndërkombëtarë si Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, si një formë e diskriminimit gjinor. Sfi da qëndron jo vetëm në zbatimin e këtyre ligjeve, por dhe në sigurimin që parimet e tyre janë integruar – ose gjithëpërfshirë - në ligje, politika dhe programe më të gjera. Ky proces i integrimit ndihmon për të siguruar që ligjet më të gjera - si Kodi i Punës, Kodi i Familjes, ligjet mbi mbrojtjen sociale dhe shërbimet sociale, janë zbatuar në mënyrë të tillë që gratë dhe burrat të kenë akses të barabartë në shërbime sipas këtyre ligjeve. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që burrat dhe gratë i përdorin ligjet dhe shërbimet në mënyra të ndryshme, dhe shpesh, kur ligjet janë “neutrale nga pikëpamja gjinore” gratë nuk kanë akses të gjerë, të drejtë apo të lehtë në një ligj ose shërbim, siç mund ta kenë burrat. Ky proces integrimi apo gjithëpërfshirjeje është pjesërisht elementi, ku OKB kanalizon mbështetjen e saj për qeverinë.

Page 21: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

21

Çfarë do të thotë në praktikë gjithëpërfshirja e barazisë gjinore?

Gjithëpërfshirja apo integrimi gjinor në politikat dhe ligjet më të gjera është një proces tipik i qeverisjes së mirë në atë që - nëse kryhet siç duhet - kërkon mbështetjen e planifi kimit dhe buxhetimit gjinor efektiv, monitorim të integruar duke përdorur të dhënat e ndara sipas sekseve dhe bashkëpunim ndërmjet departamenteve dhe ministrive. Për shembull, integrimi gjinor në ligjin për Ndihmën Sociale kërkon: analizë gjinore të zbatimit të ligjit, duke përfshirë një analizë të përfi tuesve, statistika të ndara sipas sekseve, rishikim të procedurave sipas Ligjit nga një perspektivë gjinore. Rezultatet e kësaj pune më pas do të përdoren për të bindur vendim-marrësit në lidhje me zbatimin potencialisht të pabarabartë të ligjit.

Për ndryshimet në politika, organizmat qeveritare janë partnerët kryesorë - megjithatë, cili është roli i shoqërisë civile në promovimin e GEM?

OJF-të që punojnë në mënyrë të veçantë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave kanë një rol kyç për të luajtur dhe për këtë arsye janë gjithashtu partnerë të rëndësishëm për komunitetin e donatorëve. Shumë nga OJF-të e grave kërkojnë zhvillim të fortë të kapaciteteve në mënyrë që ato të mund të advokojnë për integrimin gjinor. Në këtë drejtim, trajnimet duhet të përqendrohen në sigurimin e faktit që aktivistët e të drejtave të grave të kuptojnë proceset që përfshihen në zhvillimin, monitorimin, gjetjen e burimeve dhe zbatimin e politikave të qeverisë, nëse duam që të punohet më intensivisht mbi “Gjininë dhe Zhvillimin” (GJZH). Duhet të punohet gjithashtu me ato OJF që kanë përvojë në proceset kombëtare dhe lokale të qeverisjes së mirë, të tilla si decentralizimi, planifi kimi urban, buxhetimi dhe monitorimi. Një potencial i madh që unë shoh është mbështetja e OJF-ve të grave dhe OJF-ve të mirë-qeverisjes në Shqipëri, në mënyrë që të bashkohen dhe të sjellin së bashku ekspertizën e tyre përkatëse - njohuritë mbi nevojat dhe të drejtat e grave dhe njohuritë në lidhje me ndikimin e politikës së bashku. Të dyja janë të nevojshme!

Si duhet dhënë mbështetja e duhur nga donatorët për GEM në Shqipëri?

Komuniteti i Zhvillimit në Shqipëri është në një pozicion të përshtatshëm për nxitjen e barazisë gjinore në mënyrë aktive, pjesërisht për shkak të faktit se ata duhet të jenë shumë strategjikë në përdorimin e burimeve gjithnjë e më të kufi zuara dhe pjesërisht për faktin se shumë bilaterale vënë në përparësitë e tyre në mënyrë aktive mbështetjen e barazisë gjinore dhe çështjet e të drejtave njerëzore të grave në vend. Megjithatë, një sfi dë e integrimit gjinor është ambicia përtej masës nga ana e ndonjë organizate. Këshilla ime do të ishte zhvillimi i praktikuesve - mos u përpiqni të bëni çdo gjë. Jini të përqendruar dhe strategjikë në zbatimin e një procesi të integrimit gjinor. Nëse donatorët vazhdimisht përdorin metodën e zhvillimit mbi bazën e të drejtave, krejt natyrshëm përkatësia gjinore do të integrohet në shumicën e ndërhyrjeve me karakter zhvillimi. Një sfi dë e vërtetë e integrimit gjinor është se shpesh praktikuesit si Bashkëpunimi Zviceran dhe UNIFEM duhet që së pari të mbështesin vendosjen e të dhënave të ndara sipas sekseve, partneritetet ndër-ministrore, monitorimin dhe analizën e buxhetimit gjinor, si një parakusht për integrimin gjinor në politika. Gjinia kërkon një angazhim afat-gjatë!

Page 22: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

22

Burimi: Manuali i SDC mbi Barazinë Gjinore, Përkufi zimet, Fleta 1http://www.deza.admin.ch/en/Home/Themes/Gender/General_and_thematic_tools/General_tools

Çfarë është “përkatësia gjinore”? Përkatësia gjinore është një përkufi zim i burrave dhe grave i ndërtuar nga pikëpamja shoqërore. Ajo nuk është e njëjtë me seksin (karakteristikat biologjike të grave dhe burrave) dhe nuk është e njëjtë me gratë. Përkatësia gjinore përcaktohet nga konceptimi i detyrave, funksioneve dhe roleve që u janë dhënë grave dhe burrave në shoqëri dhe në jetën publike dhe private.

Çfarë është “barazia gjinore”? Barazia gjinore është qëllimi i Gjinisë dhe Zhvillimit. Ajo nuk do të thotë thjesht apo patjetër numra të barabartë të grave dhe burrave (vajzave dhe djemve) në zhvillimin e veprimtarive dhe as nuk do të thotë patjetër një trajtim i njëjtë i grave dhe burrave (vajzave dhe djemve). Qëllimi nuk është që gratë dhe burrat të bëhen të njëjtë, por që mundësitë dhe shanset e tyre në jetë të bëhen dhe të mbeten të barabarta. Barazia gjinore përfshin të drejtën për gratë dhe burrat të jenë të ndryshëm. Kjo nënkupton një aspiratë për të punuar drejt një shoqërie në të cilën gratë dhe burrat (vajzat dhe djemtë) janë në gjendje të jetojnë në mënyrë të barabartë dhe të përmbushin jetën dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në projektimin e shoqërisë që ata dëshirojnë.

Çfarë është «integrimi gjinor»?Integrimi gjinor është një strategji për të arritur barazinë gjinore. Kjo do të thotë se duhet të njihet fakti që gratë dhe burrat shpesh kanë nevoja dhe përparësi të ndryshme, përballen me kufi zime të ndryshme, kanë aspirata të ndryshme dhe kontribuojnë në zhvillim në mënyra të ndryshme. Një hipotezë kryesore është se organizatat dhe shoqëritë duhet të transformohen për të përshtatur nevojat e grave dhe burrave dhe t’i trajtojnë ata si të barabartë.

Çfarë është gjinia si një temë transversale?Të punuarit me gjininë si një temë transversale është një nga strategjitë e integrimit gjinor. Kjo është një metodologji planifi kimi. Në një nivel programi/projekti dhe sektori, kjo nënkupton se përpara se të merren vendime bëhet një analizë e efekteve që do të ketë tek gratë dhe burrat respektivisht. Kjo kërkon pjesëmarrjen si të grave ashtu dhe të burrave në të gjithë ciklin e planifi kimit dhe integrimin sistematik të përparësive dhe nevojave të tyre përkatëse.

Page 23: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,

23

SDC dhe SECO përfaqësohen në Shqipëri nëpërmjet

Swiss Cooperation Offi ce Albania (Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri)

Rruga Brigada VIII/ND23

1019 Tirana – Albania

Phone: +355 4 240 102/3

Fax: +355 4 240 103

E-mail: [email protected]

Website: www.swiss-cooperation.admin.ch/albania

Botimi: Maj 2010, 1000 kopje versioni në gjuhën shqipe (Versioni në gjuhën angleze është i

disponueshëm)

Fotot: Jutta Benzenberg

Kopertina dhe faqosja:

Qendra Aleanca Gjinore për ZhvillimP.O. Box 2418, Tiranë, ShqipëriWeb.Page: www.gadc.org.al

Page 24: Përmbajtja - eda.admin.ch · Ne të gjithë e dimë se rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian është e vështirë. Deri tani ka pasur Deri tani ka pasur arritje të madhe,