PËRMBAJTJA - Administrata Tatimore e Kosovës · Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka prezantuar...

11
Janar - Qershor 2013 PËRMBAJTJA: Të hyrat Janar– Qershor 2013 ATK tejkalon planin Përkushtimi ndaj Tatimpaguesve Qendra e Shërbimit 1 vit punë Seminare me tatimpagues në të gjitha regjionet e ATK-së, lidhur me lëshimin e Vërtetimit Tatimor në formë elektronike Rezultatet e E-Deklarimit Të tjera: Vizita nga Administrata Tatimore e Turqisë Raportet ndërkombëtare

Transcript of PËRMBAJTJA - Administrata Tatimore e Kosovës · Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka prezantuar...

Page 1: PËRMBAJTJA - Administrata Tatimore e Kosovës · Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka prezantuar progresin e deri tanishëm, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje

Janar - Qershor 2013

PËRMBAJTJA:

Të hyrat Janar– Qershor 2013

ATK tejkalon planin

Përkushtimi ndaj Tatimpaguesve

Qendra e Shërbimit 1 vit punë

Seminare me tatimpagues në të gjitha

regjionet e ATK-së, lidhur me lëshimin e

Vërtetimit Tatimor në formë elektronike

Rezultatet e E-Deklarimit

Të tjera:

Vizita nga Administrata Tatimore e

Turqisë

Raportet ndërkombëtare

Page 2: PËRMBAJTJA - Administrata Tatimore e Kosovës · Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka prezantuar progresin e deri tanishëm, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje

Përmbledhja e aktiviteteve dhe progresit të Administratës Tatimore të Kosovës, të realizuar në

periudhën Janar—Qershor 2013.

Misioni :

Të shtohet në maksimum përmbushja vullnetare e obligimeve, duke i dhënë

përqendrim të plotë legjislacionit dhe rregulloreve tatimore,

Të ofrojmë shërbime profesionale, transparente dhe efektive për komunitetin e

tatimpaguesve, në mënyrë që ata të kuptojnë obligimet e tyre të pagesës së

tatimeve, si dhe

Të sigurojmë zbatim të drejtë dhe të njëllojshëm, si dhe fuqizimin e ligjeve

tatimore me qëllim që të mblidhen të hyra për buxhetin e qeverisë në një mënyrë

efikase dhe me kosto të ulët.

BULETINI Janar - Qershor

BULETINI Janar - Qershor

Page 3: PËRMBAJTJA - Administrata Tatimore e Kosovës · Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka prezantuar progresin e deri tanishëm, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje

1 BULETINI Janar - Qershor

Progresi i ATK-së, tejkalimi i planit dhe përkushtimi i saj për ngritjen

e përmbushjes vullnetare

N ë pjesën e parë të vitit 2013 Administrata

Tatimore e Kosovës ka shënuar progres

mjaft të mirë në realizimin e planifikimeve,

progres ky i cili është vlerësuar mjaft, si nga

institucionet vendore, po ashtu edhe nga ato

ndërkombëtare.

Gjatë periudhës Janar - Qershor janë realizuar

të hyra në vlerë prej 148.1 milion euro, që

krahasuar me planin e të njëjtës periudhë të

këtij viti kemi një rritje për 4.7 milion euro, ose

shprehur në përqindje për 3. 2%.

Nëse e krahasojmë periudhën Janar-Qershor

2013 me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të

hyrat në këtë periudhë janë më të mëdha për

13.1 milion Euro ose shprehur në përqindje për

10%. Pra janë realizuar 49% e të hyrave të

planifikuara për vitin 2013. Kontributet

Pensionale për këtë periudhë janë në vlerë prej

54.9 milion euro.

Të arriturat kryesore gjatë kësaj periudhe,

përveç realizimit të të hyrave më të larta në

krahasim me vitin e kaluar, duhet veçuar edhe

ngjarjet që e kanë karakterizuar këtë periudhë,

si:

1 Vjetori i punës së suksesshme të Qendrës së

Shërbimit për Tatimpagues;

Shërbime të reja elektronike - Lëshimi i

Vërtetimit Tatimor në formë elektronike.

Page 4: PËRMBAJTJA - Administrata Tatimore e Kosovës · Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka prezantuar progresin e deri tanishëm, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje

2 BULETINI Janar - Qershor

Tatimpaguesit e kënaqur me informimin përmes seminareve - Ofrimi i

shërbimeve të reja elektronike

Divizioni i Shërbimit dhe Edukimit të

Tatimpaguesve, në përpjekje për të ofruar

njohurit e nevojshme për tatimpaguesit, si

dhe ngritjes së përmbushjes vullnetare nga

ana e tatimpaguesve, ka realizuar seminare

me tatimpagues në të gjitha regjionet e

ATK-së, me temën: Deklarimi Vjetor dhe

të rejat nga ATK.

Seminaret me Tatimpagues u realizuan në

të gjitha regjionet e ATK-së, si: Mitrovicë,

Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Prishtinë

dhe Pejë. Ndërsa, në regjionin e Prishtinës

është përsëritur i njëjti seminar për shkak

të numrit të madh të tatimpaguesve.

Qëllimi i këtyre seminareve ishte

prezantimi i mënyrës së deklarimit vjetor,

duke përfshirë këtu deklarimin dhe

pagesën e Tatimit në të Ardhurat

Personale, deklarimin dhe pagesën e

Tatimit në të Ardhurat e Korporatave,

deklarimin e të Ardhurave nga Ortakëritë,

Raportimin e Blerjeve mbi 500€,

Dorëzimin e pasqyrës përmbledhëse

tatimore vjetore, pajisjen e të punësuarve

me Certifikatë të Tatimit të Mbajtur në

Burim, shërbimet që ofrohen përmes

Sistemit Elektronik – EDI, shërbimet që

ofrohen përmes Qendrës së Thirrjeve, etj.

Prezantimi i produktit të ri elektronik

Pajisja me Vërtetim Tatimor në mënyrë

elektronike

Maj 2013 – Fillimisht, është realizuar

seminari me anëtarët e Shoqatës së

Kontabilistëve të Certifikuar dhe

Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), me

temën: Pajisja me Vërtetim Tatimor në

mënyrë elektronike.

Qëllimi i këtij seminari ishte prezantimi i

mënyrës së pajisjes me Vërtetim Tatimor,

përmes ueb-faqes në mënyrë on-line. Në

kuadër të këtij seminari u tha se Vërtetimi

i lëshuar në formë elektronike nga ATK,

do të jetë dokument i plotfuqishëm, ndërsa

vërtetësia e përmbajtjes së këtij

dokumenti, do të mund të verifikohet

përmes adresës elektronike të ATK-së

hptt/: evertetimi.atk-ks.org, në çdo kohë

dhe nga kushdo.

Përfaqësuesit e SHKÇAK, u njoftuan se

që nga fillimi i muajit Qershor 2013 do të

mundësohet shërbimi i ri elektronik “on-

line”, ku përmes ueb-faqes së ATK-së, do

të mundësohet pajisja me Vërtetim

Tatimor për personat fizik.

Gjithashtu, janë organizuar/mbajtur

seminaret edhe me tatimpagues në të

gjitha regjionet e ATK-së, me temë:

Marrëveshja me Këste për pagesën e

borxheve

Seminaret me Tatimpagues u realizuan në

të gjitha regjionet e ATK-së, si: Mitrovicë,

Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Prishtinë

dhe Pejë.

Në këto seminare ishin pjesëmarrës

tatimpaguesit, organizatat e biznesit, OJQ

apo përfaqësues të tyre, përfaqësues të

njësive të përhershme, kontabilist dhe

qytetarë të interesuar me qëllim që të

informohen për procedurën e

Marrëveshjes me këste për pagesën e

borxheve.

Është prezantuar edhe mënyra e plotësimit

të kërkesës për Marrëveshje për pagesën e

borxheve me Këste, si dhe mënyra e

dorëzimit të kësaj marrëveshjeje.

Page 5: PËRMBAJTJA - Administrata Tatimore e Kosovës · Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka prezantuar progresin e deri tanishëm, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje

BULETINI Janar - Qershor

Bashkëpunimi dhe përkrahja ndërinstitucionale

Një delegacion nga Administrata Tatimore

e Turqisë në krye me zëvendësdrejtorin e

Përgjithshëm të këtij institucioni z. Sinashi

Candan, gjatë muajit Prill kanë vizituar

Administratën Tatimore të Kosovë. Qëllimi

i kësaj vizite ka qenë për vazhdimin e

bashkëpunimit të ndërsjellët ndërmjet

Republikës së Kosovës dhe Republikës së

Turqisë, e në veçanti për bashkëpunimin

dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e

tatimeve, si dhe të shohin nevojat e ATK-së

për përkrahje.

Administrata Tatimore e Kosovës, në

muajin Qershor ka mbajtur takimin e

radhës me donator, takim ky që është bërë

tanimë i rregullt. Në këtë takim pjesëmarrës

kanë qenë përfaqësues nga Ministria e

Financave, ECLO, USAID, GIZ, etj.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i të

arriturave të ATK-së deri më tani, projektet

aktuale dhe shpalosja e planeve për të

ardhmen dhe nevojave për asistencë.

Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka

prezantuar progresin e deri tanishëm, duke

përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për

përmbushje vullnetare, trajtimin e barabartë

të të gjithë tatimpaguesve, si dhe realizimin

e planifikimeve për mbledhjen e të hyrave.

Drejtori i ATK-së z. Behxhet Haliti

potencoi edhe njëherë rëndësinë e madhe

që ka mbështetja e donatorëve përmes

asistencës, dhe shprehu mirënjohje për të

gjithë ata që kanë kontribuar në progresin e

ATK-së. z. Haliti më këtë rast tha se falë

asistencës tuaj ATK nga viti në vit po

3

tregon trend rritës në përmbushjen

vullnetare të obligimeve, kjo përmes

ofrimit të shërbimeve profesionale,

transparente dhe efektive dhe përmes

zbatimit të drejtë dhe të njëllojshëm të

ligjeve tatimore. Gjatë këtij takimi u

shpalosën fushat në të cilat Administrata

Tatimore ka nevojë për asistencë, dhe të

cilat do të kenë rol të rëndësishëm drejtë

realizimit të objektivave.

Përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse

në takim, të cilat mbështesin vazhdimisht

ATK-në, shprehën kënaqësinë për

progresin që është duke treguar ATK-ja,

dhe janë të kënaqur që janë pjesë e këtij

suksesi. Me këtë rast ata premtuan se do të

vazhdojnë mbështetjen edhe në vitet e

ardhshme në fusha të caktuara. Vlerësuan

arritjet dhe qasjen e re, me theks të veçantë

për trendin rritës në mbledhjen e të hyrave.

Sipas tyre, trajtimi korrekt i tatimpaguesve

dhe shërbimet e ofruara, tregojnë

përkusht imin e pandërprerë të

Administratës Tatimore për tatimpaguesit

në Kosovë.

Page 6: PËRMBAJTJA - Administrata Tatimore e Kosovës · Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka prezantuar progresin e deri tanishëm, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje

4 BULETINI Janar - Qershor

Rezultatet e E-Deklarimit

Përdorimi i deklarimit elektronik – EDI, i cili u mundëson tatimpaguesve deklarim të shpejt, të

thjesht dhe të sigurt është duke treguar rezultate mjaft të mira. Ky sistem aktualisht u mundëson

tatimpaguesve deklarimin e Tatimit në të Ardhurat Personale, Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar dhe

Kontributet Pensionale, i cili është në dispozicion 7 ditë në javë dhe 24 orë në ditë. Aktualisht,

ATK ka në përgatitje zgjerimin e sistemit elektronik EDI, ku së shpejti do të mundësoj deklarimin

dhe pagesën edhe të disa llojeve tjera të tatimeve.

EDI, për të gjithë tatimpaguesit që kanë të punësuar dhe kanë për obligim të deklarojnë dhe

paguajnë Tatimin në burim për paga dhe kontribute pensionale, (Formulari ËM dhe CM) si dhe

ofrimi i mundësisë së deklarimit elektronik për të gjithë tatimpaguesit në TVSh. Në këtë sistem

janë regjistruar gjithsej 27,247 tatimpagues, dhe kane bërë deklarime 63,360, prej tyre 14,462 për

TVSh, 24,449 për kontribute Pensionale (CM) dhe 24,449 për Tatimin e mbajtur në burim.

Grafikoni i E-Deklarimit

Page 7: PËRMBAJTJA - Administrata Tatimore e Kosovës · Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka prezantuar progresin e deri tanishëm, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje

BULETINI Janar - Qershor

Ne njëvjetorin e themelimit dhe punës së Qendrës së Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në

Prishtinë, u shënua kjo datë e rëndësishme për ofrimin e shërbimeve për tatimpaguesit e Prishtinës

dhe komunave për rreth saj. Në një vit punë kjo qendër ka rezultuar si një ndër projektet më të

suksesshme të ATK-së, e cila ofron shërbime të shpejta dhe efikase.

Ajo çka është mjaft e rëndësishme të theksohet është se puna e kësaj qendre ka krijuar lehtësi të

mëdha për tatimpaguesit , pasi që tani tatimpaguesit mund t’i kryejnë shërbimet në një qendër ,gjë që

u kursen kohën.

Në Qendrën e Shërbimit për Tatimpagues kryhen këto shërbime:

Shërbim i drejtpërdrejt ndaj tatimpaguesve

Shërbimet rreth kontributeve pensionale

Ofrohen këshilla tatimore

Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar gjithsej 183.061 aktivitete – shërbime për tatimpaguesit.

Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve :1 vit punë e suksesshme

5

Page 8: PËRMBAJTJA - Administrata Tatimore e Kosovës · Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka prezantuar progresin e deri tanishëm, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje

6 BULETINI Janar - Qershor

Qendra për regjistrimin e bizneseve One Stop Shop

Qendra e regjistrimit të bizneseve “One Stop Shop”, e cila ka ndikuar në ngritjen e transparencës,

ofrimin e shërbimeve në një vend, integrimin e sistemit të regjistrimit të biznesit, përmirësimin e

ambientit biznesor në Kosovë, ngritjen e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, thjeshtësimin dhe

lehtësimin e procedurave administrative të regjistrimit të biznesit dhe zvogëlimin e kohës dhe

shpenzimeve. Përveç regjistrimit bëhet edhe integrimi në sistem, në të edhe numri fiskal, gjithashtu

është hequr edhe regjistrimi për doganë, prandaj tani bizneset kanë mundësit që në komunat e veta të

kryejnë të gjitha këto aktivitete në një vend.

Deri më tani përmes kësaj qendre janë regjistruar 1,1348 biznese të reja.

Qendra Qendra KKomunale e omunale e RRegjistrimitegjistrimit-- One Stop ShopOne Stop Shop

Deri më tani, në sistemin e integruar në qendrat komunale One Stop Shop, janë

regjistruar gjithsej 1,1348 biznese, prej tyre 9207 biznese individuale dhe 2171 biznese

jo individuale.

Page 9: PËRMBAJTJA - Administrata Tatimore e Kosovës · Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka prezantuar progresin e deri tanishëm, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje

7 BULETINI Janar - Qershor

Aktivitete tjera

Administrata Tatimore, në kuadër të planit të saj të punës ka zhvilluar aktivitete të shumta me

qëllim të informimit dhe ofrimit të shërbimeve për tatimpagues. Qendra e Thirrjeve, mision të saj

ka njoftimin e tatimpaguesve me obligimet tatimore si: këshilla për mundësitë e pagesës së

borxhit, mënyrat e pagesës, si dhe ndihmën që mund t’i ofroj Administrata Tatimore.

Kjo Qendër ka arritur që të kontribuoj në përmbushjen vullnetare të obligimeve të

tatimpaguesve, duke reduktuar kohën dhe shpenzimet, që lidhen me udhëtimin për të

kontaktuar tatimpaguesit. Kjo qendër është duke ndihmuar mjaft shumë në reduktimin e

mundësive për ndërveprime të pakëndshme, me rreziqe për punëtorët dhe përparime tjera sipas

praktikave pozitive, duke pretenduar kështu të bëhet pika kryesore për kontakt, informim dhe

asistencë për tatimpaguesit në të ardhmen.

Në kuadër të projektit të Qendrës së Thirrjeve janë zhvilluar këto aktivitete:

Janë përgatitur dy versione finale të Letrës “A” dhe “B” që tu përcillen tatimpaguesve.

Njoftimi për mospërmbushje të obligimeve tatimore është shpërndarë tek 1,358

tatimpagues, të cilët edhe pas kontaktit nga Qendra e Thirrjeve nuk i kanë përmbushur

obligimet e tyre tatimore.

Janë realizuar gjithsej 16,831 aktivitete, nga të cilat thirrje të realizuara me sukses janë

7,450 tatimpagues, të cilët janë informuar për borxhin dhe për deklaratat që mungojnë në

sistem. Pagesa të verifikuara të cilat janë marrë si rezultat i thirrjeve nga sistemi bankar

BQK janë 5,599 tatimpagues. Thirrjet të cilat nuk është arritur të realizohen për shkak të

numrit të gabuar kontaktues dhe mos përgjigjes nga ana e tatimpaguesve janë 3,782 raste.

Si rezultat i Qendrës së Thirrjeve janë realizuar gjithsej pagesa në vlerë 860,635 euro.

Divizioni për Trajnim dhe Zhvillim, me ndihmën dhe bashkëpunimin e këshilltareve të projektit

ESTAK, gjatë kësaj periudhe ka realizuar dhe ofruar mbështetje teknike për trajnimin e stafit.

Nga ATK-ja, dhe organizatat ndërkombëtare janë organizuar 79 trajnime, nga fushat e ndryshme

të legjislacionit tatimor, ku kanë marrë pjesë 671 zyrtarë.

Nga Njësia e arkave fiskale deri më tani janë fiskalizuar 17,853 biznese me gjithsej 22,881 pajisje

elektronike fiskale të instaluara. Gjatë periudhës raportuese, janë fiskalizuar 1,000 biznese me

gjithsej 1,345 pajisje elektronike fiskale.

Page 10: PËRMBAJTJA - Administrata Tatimore e Kosovës · Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka prezantuar progresin e deri tanishëm, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje

.

III . Përmbledhje Ekzekutive nga Raporti i FMN-së:

a) Përmbledhje nga Raporti i fundit i FMN-së, Prill 2013

ATK, ka arritur përparim të konsiderueshëm në reformimin dhe modernizimin e Administratës

Tatimore.

Zhvillimet më të rëndësishme gjatë vitit 2012 ishin:

Futja në përdorim e deklarimit elektronik (e-filing);

Krijimi i një pike të vetme për regjistrimin e tatimpaguesve përmes Agjencisë shtetërore të

regjistrimit;

Hapja e qendrës moderne për shërbime për tatimpagues; dhe

Zbatimi i Planit për Trajtimin e Rreziqeve.

II Doing Business - Paying Taxes (Kosova 2012)

Radhitja sipas vlerësimit nga 184 vende, Pagesa e tatimeve 44

8

Raportet e institucioneve ndërkombëtare për ATK

BULETINI Janar - Qershor

Page 11: PËRMBAJTJA - Administrata Tatimore e Kosovës · Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka prezantuar progresin e deri tanishëm, duke përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për përmbushje

Adresa: Këndi i rrugëve Bill Klinton & Dëshmorët e Kombit 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel & Fax: +381 (0)38 200 250 30 & 200 250 07

E-mail: [email protected] ueb: www.atk-ks.org

NJTM: 038/200-346-41

NJHT: 038/200-255-52

Prishtina - 1 038/200-255-21

Prishtina - 2 038/200-255-02

Prishtina - 3 038/200-255-17

Pejë: 039/432-812

Gjilan: 0280/326-967

Prizren: 029/244-963

Ferizaj: 0290/321-668

Mitrovicë: 028/590-667

Gjakovë: 0390/330-021

TELEFONI: