Presentimi nga ekonomia

26
Kolegji Universitarë Pjeter Budi Drejtimi Sigurime

Transcript of Presentimi nga ekonomia

Page 1: Presentimi nga ekonomia

Kolegji Universitarë Pjeter Budi

Drejtimi Sigurime

Page 2: Presentimi nga ekonomia

Studentët :

Bekim Bajrami

Saranda Qallaku

Muhamet Hoti

Page 3: Presentimi nga ekonomia

PREZENTOJNË

Page 4: Presentimi nga ekonomia

Punimin Seminarik

Page 5: Presentimi nga ekonomia

Nga lenda Ekonomia

Page 6: Presentimi nga ekonomia

Mentori :

Page 7: Presentimi nga ekonomia

Profesor Baki Koleci

Page 8: Presentimi nga ekonomia

Tema

Page 9: Presentimi nga ekonomia

KRIZA EKONOMIKE DHE EFEKTET E SAJ NË EKONOMITË

VENDORE,RAJONALE DHE GLOBALE

Page 10: Presentimi nga ekonomia

Ju mund të mos keni studiuar ekonomi kurrë me parë,mirëpo kur hapni gazetën çfarë lexoni?-një raport nga “korespodenti për ekonomi”.Ju shikoni lajmet ne television dhe çfarë shihni?-një rubrikë rreth gjendjes ekonomike ne vend dhe në botë.Kur bisedoni me shokët,në shumë raste tema e bisedës lidhet rreth çmimit të këtij apo atij produkti,ose nëse keni pasur para të mjaftueshme për të kryer këtë apo atë aktivitet.Në fakt,ekonomia ndikon në jetën tuaj të perditshme.Vazhdimisht na bëjnë me dije lidhur me problemet ekonomike lokale dhe ndërkombëtare,dhe vazhdimisht ballafaqohemi me problemet ekonomike dhe vendimet të cilat i marrim vet.

Page 11: Presentimi nga ekonomia

Edhe ekonomia si cdo shkencë tjetër është më së e nevojshme për tu studiuar për arsye dhe shkaqe të shumta. Arsyeja e parë konsiston në kalimin e sistemit ekonomik nga ai centralist në atë kapitalist (ekonomia e tregut) dhe individi është I detyruar të paiset me njohuri thelbësore rreth funksionimit të tregut të lirë. Kjo mbështetët në 2 fakte:

•Fakti I parë bazohet në atë se të gjitha resurset (burimet) natyrore janë të limituara dhe secili individ mundohet që vetës të ja sigurojë një standard më të mirë jetësorë.

•Për shkak se resurset janë të limituara, njeriu që të ja sigurojë vetës standardin e dëshiruar e arrinë atë vetëm dukë dëmtuar individin tjetër. Kuptohet që cdo individ është I interesuar të pajiset me njohuri se si t’i shfrytëzojë votat monetare që i ka në dispozicion nga paga ose trashëgimia.

Page 12: Presentimi nga ekonomia

Ja disa aryse pse duhet të studiohet ekonomia:

•Varfëria, zhvillimi dhe mirëqenia •Motivet Personale

•Ekonomia dhe dilemat politike

•Ekonomia dhe Interesi Nacional

•Rëndësia e ekonomisë për udhëheqësit politik

Page 13: Presentimi nga ekonomia

Problemet dhe sfidat bashkëkohore të ekonomisë

• Nëse resurset janë të rralla si do të caktohet vlera e tyre?

• Si do ta bëjmë shpërndarjen e të mirave dhe shërbimeve të limituara?

• Kusha ka të drejtë në shfrytëzimin e tyre dhe pse?

• Cili është roli I shtetit?• Si të sigurojmë hargjimin efikas të të mirave

dhe shërbimeve të rralla për dallim nga keqpërdorimi I tyre I mundshëm

• Dhe tani se fundmi : Kriza Globale

Page 14: Presentimi nga ekonomia

Kreditimi dhe kapitalet tregtare janë rritur shumë shpejt, me shumë pak transparencë dhe llogari.Përgatituni për një shpërthim që do të shkundë themelet e sistemit financiar perëndimor”

Kriza e fundit ekonomike që po përballin vendet më të fuqishme të botës na tregon në mënyrë të përsëritur për fatkeqësinë që sistemi  financiar egzistues  përfaqëson për njerëzimin.

Pangopshmëria e bankiereve për të fituar sa më shumë për përiudha kohe sa më të shkurtra tregon se edhe ato e kanë kuptuar se sistemi që ndërtuan nuk do të mund të qëndrojë në këmbë edhe për shumë kohë.

Kriza ekonomike që bota përballet sot

Page 15: Presentimi nga ekonomia

Efektet shkatërrimtare në alokimin e burimeve

• Kreditë në sistemin e sotëm bankar janë kryesisht në favor të atyre që me pasurinë që kanë mund të ofrojnë garanci të kënaqshme për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin prej tyre

• “Kreditë tentojnë të shkojnë drejt atyre që në fakt janë me “fat”, në vend të atyre që janë të zgjuar dhe të meritueshëm.

• Sistemi bankar si rrjedhim tenton të forcojë shpërndarjen e pabarabartë të kapitalit.Edhe Morgan Guarantee Trust Company , banka e gjashtë më e madhe në SHBA ka pranuar se sistemi bankar ka dështuar në finacimin e kompanive të vogla në forcim e sipër, si dhe të sipërmarrjeve kapitaliste, megjithëse sistemi pluskon në fonde.

• Sistemi bankar është i shkurajuar në lidhje me financimin konkurues dhe e ka përqëndruar këtë financim tek kompanitë më të pasura kryesisht në kesh.Si rrjedhim ndërkohë që depozitat vijnë nga shtresat e gjëra të popullsisë përfitimet e tyre i shkojnë kryesisht të pasurve.

Page 16: Presentimi nga ekonomia

Efektet shkatërrimtare në prodhim

• Përderisa në një sistem me bazë interesin, fondet sigurohen kundrejt garancive të forta dhe qëllimi i përdorimit të tyre nuk përbën kriterin bazë për akordimin e financimit, njerëzit inkurajohen të jetojnë përtej nevojave të tyre.

• Të pasurit nuk huazojnë vetëm për projekte prodhimi ,por edhe për të kënaqur tekat e tyre.

• Po ashtu edhe qeveritë nuk huazojnë vetëm për programe transparente zhvillimi, por edhe për harxhime luksi dhe projekte të motivuara nga ambicjet politike në vend të projekteve të bazuara në vlersime ekonomike të shëndetshme dhe reale.

• Huatë e pabazuara në projekte kanë ndihmuar vetëm në rritjen e borxheve shtetërore në masë të paimagjinueshme.

• Në kohët e sotme një zë gjithmonë e më të madh në buxhetet e shteteve përbën edhe borxhi shtetëror qoftë ky i jashtëm apo i brendshëm.

• Ky paradoks është aq i madh sa në disa shtete të varfra apo të ashtuquajtura në zhvillim borxhet ja kalojnë edhe shumave të parashikuara për investime në fusha imediate dhe jetike si në shëndetësi ,arsim, apo edhe infrastrukturë.

Page 17: Presentimi nga ekonomia

Efektet shkatërrimtare në ndarjen e pasurisë

• Aty ku biznesi financohet në bazë të interesit egziston një rrezik për padrejtësi si për huamarrësin, në rastet kur ky pëson humbje, ashtu edhe për financuesin, nëse huamarrësi përfiton shuma të cilat më pas nuk mundet ti shlyejë.

• Edhe pse të dy rastet e humbjeve kanë probabilitet të njëjtë në një sistem me bazë interesin dhe ka shumë raste kur pagimi  i interesave ka sjellë shkatërrim total për tregtarë të vegjël, akoma në sistemin bankar egzistues padrejtësitë që i vijnë financuesve janë shumë më tepër të artikuluara dhe shqetësuese për shpërndarjen e drejtë të pasurisë.

Page 18: Presentimi nga ekonomia

Derisa kreditë nuk kanë lidhje specifike me prodhimin aktual, financuesi  pasi ka siguruar një garanci të qëndrueshme, normalisht nuk është i shqetësuar për mënyrën sesi fondet përdoren nga huamarrësi.Paratë e marra nga bankat dhe institucionet financiare nuk kanë lidhje me të mirat dhe shërbimet e prodhuara.Kjo krijon një çkoordinim serioz mes rezervave në para dhe prodhimit të të mirave dhe shërbimeve.Ky është padyshim një nga faktorët themelorë që shkakton ose nxit inflacionin.Ky fenomen është rënduar deri në një shtrirje të frikshme si pasojë e karakteristikës së mirënjohur të bankave moderne zakonisht të emërtuar si “krijimi i parave”.Edhe librat elementarë  të ekonomiksit shpesh me vetëkënaqësi shpjegojnë sesi bankat krijojnë para.Ky funksion magjik në dukje i bankave shpeshherë trajtohet si një nga faktorët që përkrah prodhimin dhe sjell prosperitet.Por iluzioni që fshihet pas këtij koncepti rrallë është zbuluar nga kampionët e sistemit modern bankar.Bankat moderne janë duke krijuar para nga asgjëja.Ato lejohen të japin kredi në shuma dhjetë herë më të mëdha sesa depozitat që ato kanë.

Ekspancioni I parave artificiale dhe inflacionit

Page 19: Presentimi nga ekonomia

Monedhat dhe kartmonedhat e emetuara nga qeveritë si para të vërteta dhe të pangarkuara me interesa zënë sot një pjesë të parëndësishme në shumën totale të parave në qarkullim, pjesa më e madhe e të cilave janë para artificiale të krijuara nga huatë e lëshuara nga bankat.Sasia e parave të vërteta të emetuara nga qeveritë është zvogluar në mënyrë konstante ndërkohë që sasia e parave artificiale të krijuara nga bankat prej asgjësë ka ardhur në rritje të vazhdueshme.Spiralja e huave e ndërtuar mbi huatë,  përbën tani pjesën më të  madhe të  rezervave në para.Kështu që edhe pse bankat nuk krijojnë para, ato krijojnë blloqe ceqesh  të barazflefshëm me paratë dhe depozita duke formuar huadhënie.Ato për më tepër i investojnë një pjesë të këtyre parave të krijuara.Në fakt mbi një trilion dollarë prej këtyre parave të krijuara në mënyrë private janë përdorur për të blerë obligacione në treg të hapur, cka i siguron bankave afërsisht 50 bilion dollarë në interesa pa llogaritur interesat që ato i paguajnë disa depozituesve.Në këtë mënyrë bankat krijojnë rreth 90% të parave duke shkaktuar po ashtu rreth 90% të inflacionit.

Page 20: Presentimi nga ekonomia

Ndikimi i krizës globale dhe borgjet në Eurozonë

• Kriza më imediate e BE-së sigurisht se nuk është vetë BE-ja por Eurozona, sado që çdo çarje brenda Eurozonës lëkund shtyllën themelore të unitetit evropian. Ky problem po ndjek si një hije e zezë politikën dhe ekonominë evropiane dhe rreziku nga orteku i kolapseve financiare anëmbanë Evropës dhe globit, dukej se mund të shtyhej muaj pas muaji, por, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë dukej buzë shpërthimit nga java në javë dhe dita në ditë, aq më tepër kur zjarri që po digjte Greqinë kaloi ne Itali. Presioni për të vepruar ka qenë i jashtëzakonshëm, që disa kritikë po e quajnë të paplotë – për t’u ballafaquar me problemin e krizës greke dhe mundësisë së përshkallëzimit të saj.

Page 21: Presentimi nga ekonomia

• Se kriza e eurozonës filloi të merret seriozisht në Ballkan vlen gjithkund përveç në Prishtinë, natyrisht. Ndoshta kam përshtypje të gabuar për virtytet e liderëve politikë në Prishtinë, por nuk e di pse më krijohet bindja se në rast të një rreziku imanent të zhdukjes së euros, veprimi i tyre i parë do të jetë jo që të marrin masa për mbrojtjen e ekonomisë së vendit, por që të fillojnë fill që t’i kthejnë paratë në kontot e tyre personale në dollarë dhe franga zvicëranë. Ndoshta disa sosh tashmë edhe kanë filluar ta bëjnë një gjë të tillë.

• Megjithatë, t’i kthehemi çështjes më serioze. Ballkani u zgjua nga gjumi sepse dolën një sërë raportesh dhe deklaratash, përfshirë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilët paralajmëruan rreziqe për ekonomitë e vendeve ballkanike si pasojë e krizës së eurozonës, e cila tashmë kaploi edhe Italinë FMN dhe Banka Botërore gjithashtu reviduan parashikimet për rritje ekonomike në Ballkan gjatë vitit që vjen, duke zbritur parashikimet në 2,5 për qind dhe 2,1 për qind për rajonin.

Page 22: Presentimi nga ekonomia

Shqiperia dhe Kriza

Lidhjet ekonomike midis Shqipërisë dhe Italisë ekzistojnë në disa nivele.

• Së pari, një shtim i papunësisë në Itali mund të ndikojë negativisht në nivelin e remitancave në Shqipëri, duke marrë parasysh se Italia është burimi kryesor i Shqipërisë i të ardhurave të këtij lloji.

• Tkurrja ekonomike në Greqi dëmton në mënyrë të ngjashme ekonominë e Shqipërisë, pasi që Greqia përbën burimin e dytë më të madh të investimeve dhe remitancave në Shqipëri, si dhe partnerin e dytë tregtar të Shqipërisë pas Italisë.

Page 23: Presentimi nga ekonomia

Ndikimi i krizës globale në Kosovë

• Një nga raportet më pak të popullarizuara në mediat kosovare është ai i lëshuar çdo tre muaj nga Enti i Statistikës së Kosovës për çmimet e importeve. Një e dhënë që mund të duket paksa ekzotike për një qytetar mesatar, por për një ekonomi si ajo e Kosovës, e varur gati tërësisht nga importet, ky indikator përbën një nga pasqyrat më të mira për matjen e standardit të jetesës në Kosovë, duke reflektuar gjithashtu efektin e trendeve në ekonomitë regjionale si dhe asaj globale në vend.

Page 24: Presentimi nga ekonomia

• ESK-ja publikoi raportin e çmimeve të importeve për tremujorin e dytë të vitit 2011, i cili vërteton trendin e vazhdueshëm të ngritjes së çmimeve të importeve, me efekt të drejtpërdrejtë në inflacionin në Kosovë dhe rrjedhimisht, në shtrejtimin e jetës dhe në aftësitë blerëse të familjeve kosovare.

• Por, në fakt, kriza ekonomike botërore vazhdon, dhe kjo reflekton drejtpërdrejtë në çmimet që kosovarët paguajnë për të importuar që nga frigoriferët dhe televizorët deri te mishi dhe grurin që e konsumojmë përditë. Që nga viti 2006, çmimet e importeve janë ngritur në masën mbi 15%. Kjo domethënë se mesatarisht 15% më shumë paguajnë importuesit kosovarë për gjërat që blejnë – përfshirë edhe prodhuesit që importojnë lëndë të para.

Page 25: Presentimi nga ekonomia

KONKLUZIONINe kemi arritur në perfundim se e gjithë kjo krize

është për shkak të dhënieve të kredive me norma të larta të interesit , sespe individet , kompanit dhe shtetet e ndryshme nuk kan mundesi të bërballimit të normave kaq te larta.

Ndersa zgjidhja më e mire do të ishte, sikurse të dëgjonim ekonomistët Islamik , aty ku paraja nuk jipet me normë të interesit por pa norma të interesit dhe pa kamata të ndryshme sepse tek besimi Islam kjo është e jashtë ligjshme, dhe se, padyshim që të gjithe do ishin ndarë të kënaqur edhe financuesi edhe huamarresi.

Page 26: Presentimi nga ekonomia

Krizat financiare jane si femrat e bukura ӑshte veshtire ti pershkruash por secili i

vëren ato menjëhere ”