për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf ·...

28
FATON BISLIMI për kryetar të Gjilanit Programi Zgjedhor

Transcript of për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf ·...

Page 1: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

FATON BISLIMIpër kryetar të Gjilanit

Programi Zgjedhor

Page 2: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe
Page 3: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

1

Të nderuar banorë të Komunës së Gjilanit,

Më 3 Nëntor, ju edhe njëherë do të gjendeni para kutive të votimit për të ushtruar njërën prej të drejtave themelore njerëzore dhe instrumen-tin primar të demokracisë – votën tuaj të lirë. Unë e kuptoj fare mirë se një pjesë e konsiderueshme e gjilanasëve sikur edhe kosovarëve në përgjithësi ndjehen indiferentë ndaj vlerës së votës së vet, dhe bile shpeshë shprehen edhe për mosdalje në zgjedhje. Ju keni të drejtë të jeni të zhgënjyer. Keni të drejtë të jeni të brengosur për të ardhmen tuaj. Keni të drejtë të jeni të pakënaqur me qeverisjen tuaj lokale që nga pa-slufta e deri tani. Mirëpo, mënyra e vetme që të ndryshoni gjërat për së miri është që votën tuaj ta hedhni me kujdes kësaj rradhe. Ju e dini së në këto zgjedhje do të keni mundësi që të votoni për një kandidat për Kryetar Komune dhe një kandidat për Asambleist. Prandaj, ju inkurajoj të votoni njerëzit që ju i njihni për integritet, karakter, dhe profesionalizëm. Koalicioni për Gjilanin ju ofron kandidaturën time për Kryetar Komune, gjerësa lista e AKR-së ju ofron një përzgjedhje meri-tore të kandidatëve për Asambleistë në të cilën gjenden emra të spikatur të Komunës së Gjilanit, duke përfshirë këtu edhe emrat e kandidatëve të Lëvizjes Qytetare për Gjilanin. Me lejoni t’ju inkurajoj që me kujdes të bëni përzgjedhjen tuaj. Zgjedhni individin që ju më së shumti i besoni se ka mundësi të përmirësoj jetën e gjilanasëve. Zgjedhni njeriun që do ta ketë më se lehti për të sjellë profesionalizëm dhe efikasitet në qeverinë tuaj komunale. Zgjedhni atë që kërkoni për cdo ditë – një gjeneratë të re, një lider të ri të pakorruptuar, me arritje akademike dhe profesionale, me orientim dhe përkrahje nga miqtë tanë më të mëdhenjë – nga SHBA-të e vende tjera mike. Zgjedhni njeriun që të vetmin qëllim ka interesin e qytetarit dhe jo ndonjë interest jetër. Zgjedhni njeriun që ua respekton bota. Votoni për kandidatin që si kryetar do ta bëjë Gjilanin shembull për së miri për të gjithë Kosovën.

Unë jam shkolluar në SHBA dhe Kanada dhe kam fituar përvoja shumë të rendësishme atje—duke përfshirë edhe punën time në Kongresin e

Fjala Hyrëse

Page 4: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

2

SHBA-ve, si dhe kam krijuar lidhje të pakontestueshme me personalite-tet më me ndikim si në sferën politike ashtu edhe në atë ekonomike. Këto i kam arritur më punë serioze, dinjitet, integritet dhe karakter personal, dhe mbi të gjitha me përkushtim të thellë ndaj vendit tim. Prandaj, tani jam kandidati juaj për kryetar të komunës. Unë i jam përjetësisht mirën-johës të gjithë atyre që po mbështesin kandidaturën time, vecanërisht Aleancës Kosova e Re dhe Presidentit Behgjet Pacolli, të gjitha struk-turave të AKR-së Dega në Gjilan e posaqërisht Forumit Rinor, por edhe Lëvizjes Qytetare për Gjilanin, Nismës së Ballit Gjilan, si dhe Forumit të Profesionistëve të Rinj. Më jepni besimin dhe me te përgjegjësinë që ta bëjmë Gjilanin një qytet perëndimor me mundësi përparimi për rininë, me infrastrukturë të den-jë, me shkollim adekuat, me shëndetësi dhe shërbime publike moderne, me përkujdesje të veçantë ndaj të moshuarëve dhe atyre në nevojë, si dhe me zhvillim ekonomik si industrial ashtu edhe rural (për fshatrat), përmes sjelljes së investimeve të huaja, përkrahjes së investitorëve lokal. Prandaj, me ju, së bashku ne mund ta bëjmë Gjilanin ashtu sic e meritojmë.

Ne ofrojmë një shkollë ndryshe të qeverisjes, sepse ne nuk besojmë në një mënyrë të qeverisjes që vendosë pushtetarin mbi qytetarin, ‘shoqin’ mbi shoqërinë, dhe partinë mbi parimin. Gjilanin po e pret një kthesë historike për së mbari, sepse Gjilani do të bëhet një qytet i krenarisë, jo një qytet i vazhdimësisë, por i fillimit të ri!

Zoti u dashtë shëndet dhe lumturi në jetë. Zoti ju bekoftë juve, familjet tuaja, si dhe më të dashurit tuaj.

Me respekt, Faton Bislimi

Kandidat për Kryetar të Komunës së Gjilanit

Page 5: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

3

PER FATONIN

Deri më tani, edhe pse në moshë mjaft të re, Faton Bislimi ka ar-ritur që të gjitha ëndërrat dhe premtimet e tij t’i kthejë në realitet – dhe jo vetëm për ambiciet e veta, por edhe për të shumë të rinjëve tjerë të Gjilanit e Kosovës. Lindur e rritur në Gjilan, ai ka kryer shkollimet universitare në dy fakultete njëkohësisht (shkenca kompjuterike dhe matematikë), me bursë të plotë, në kohë re-korde prej vetëm tri viteve në Universitetin e Teksasit në SHBA. Menjëherë pas diplomimit nga universiteti, ai është bërë studenti i parë më i ri i pranuar në Shkollën Postdiplomike të Qeverisjes “John F. Kennedy” të Universitetit më prestigjioz në botë, Harvard, për të magjistruar në Administratë Publike dhe Zhvillim Ekonomik Ndërkombëtar, ku është nderuar me titullin me të rendësishem të kësaj shkolle, Kennedy Fellow. Më pastaj, pas dy viteve pune profesionale si profesor universitar dhe menaxher në UNDP në Kosovë, ai iu kthye shkollimit të mëtutjeshëm duke bërë edhe një magjistraturë në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dalhousie Uni-versity në Halifax, Canada, ku edhe ligjëroi në dy universitete atje, dhe tani është në përfundim të doktoraturës në University of Al-berta në Shkenca Politike.

Në përkrahje të të rinjëve me ambicie për arsimim kualitativ, Fatoni ka themeluar dhe udhëheq fondacionin e tij arsimor jo-profitabil “The Bislimi Group Foundation” permes së cilit iu ka

Page 6: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

4

mundësuar dhjetra të rinjëve të shkollohen në SHBA e Kanada. Fatoni është pjesëmarrës dhe ligjerues i shumë konferencave ndërkombëtare, si dhe fitues i një sër çmimesh ndërkombëtare akademike, për lidership, etj., është edhe anëtar i plotë dhe anëtar nderi i shumë organizatave ndërkombëtare e forumeve botërore.

Përvoja e tij profesionale është majft e suksesshme dhe e larm-ishme. Fatoni ka përvojë edhe në majën institucionale të adminis-trates së SHBA-ve, në Kongresin Amerikan, gjegjësisht në Komite-tin për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit. Gjatë qëndrimit në SHBA, ai ka krijuar lidhje të mira, gjatë punës për çështjen kom-bëtare shqiptare, me shumë personalitete të shquara amerikane, si kongresistin Joseph DioGuardi, kongresistin Tom Lantos, kon-gresistin Ben Gilman, senatorin John McCain, senatorin Bob Dole, kongresistin Dana Rohrabacher, etj.

Fatoni është i lindur me 12 Shkurt 1983 në Gjilan, nga prindërit Halit Bislimi dhe Safete (Shkodra) Bislimi. Ai me bashkëshortën, Arbnora (Dauti) Bislimi janë prindër të Fionës (5 vjecare) dhe Olsës së sapolindur.

NË VIJIM PO JAPIM NJË REZUME TË FATONIT:

Arsimimi:- University of Alberta, Edmonton, AB, Canada Doktorant në Shkenca Politike- Dalhousie University, Halifax, NS, Canada Magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare (Tetor 2010)- Harvard University, JFK School of Government, Cambridge, USA Magjistër i Zhvillimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Administratës Publike (Qershor 2007)- Texas Lutheran University, Seguin, Texas, USA I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe Matematikë (BA), (Maj 2005)

Page 7: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

5

Lidershipi: - Themelues dhe President, Fondacioni “The Bislimi Group” dhe Programi i Bursave për Studimeve Universitare ne SHBA “Arsimim për Paqe,” Houston, Texas, dhe Prishtinë Kosovë (Prill 2006 - ) - Kryetar Themelues, Asociacioni Ndërkombëtar i Studentëve Shqiptarë, New York, USA (Tetor 2003 - ) - Kryetar, Organizata e Rinisë Shkollore, Gjilan (Tetor 1999 – Nëntor 2001)- Ambasador i Studentëve, Texas Lutheran University, USA (2004-05)- Koordinator për Çështje të Studentëve dhe Rinisë, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, New York, USA (2003-2007)

Përvoja Profesionale: - Analist i Politikave Publike, Atlantic Institute for Market Studies, Halifax, NS, Canada (Janar 2011-tani) - Profesor i Ekonomisë, Dalhousie University, Halifax, NS, Canada (Shtator 2010 – Gusht 2012) - Profesor i Ekonomisë, Mount Saint Vincent University, Halifax, NS, Canada (Janar 2011 – Qershor 2012) - Konsulent për Hulumtime dhe Politika Publike, UNDP (Shtator 2009 – Qershor 2011) - Menagjer Projekti, UNDP, Prishtinë (Gusht 2007 – Gusht 2009) - Profesor, Kolegji Universitar “Victory”, Prishtinë (Tetor 2007 – Gusht 2009) - Profesor, University Amerikan në Kosovë, Prishtinë (2009) - Konsultant, USAID / RTI International, Prishtinë (2006) - Asistent Drejtor Ekzekutiv, AUK Foundation, Maine, USA (2006) - Analist Politik, Oda Ekonomike Amerikane, Prishtinë (2005) - Asistent për Çështje të Ballkanit, Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, Kongresi i SHBA-ve, Ëashington, DC (2004) - Koordinator për Kosovë, LQSHA/Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, New York, USA (2003) - Përkthyes dhe Asistent Zgjedhor, OSBE, Gjilan (2001) - Arsimtar i Gjuhës Angleze, SHF “Rexhep Elmazi”, Gjilan (2001) - Inspektor i Sigurisë në Punë, BRS Halliburton Company – KFOR, Gjilan (1999-2001)

Çmimet e Nderit dhe Akademike:- Anëtar i Përjetshëm i Golden Key International Honor Society - Bursa “Joseph Armand Bombardier” per Studime Doktorature nga

Page 8: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

6

Këshilli Kanadez për Kërkime në Shkencat Shoqërore - Bursa Presidenciale e University of Alberta - Bursa Presidenciale e Dalhousie University- Çmimi për Ekselencë Akademike dhe Lidership, Albanian-American Foundation, New York, USA- Çmimi për Ekselencë Akademike, Organizata Kombëtare Shqiptaro- Amerikane, New York, USA- Çmimi Ndërkombëtar për Lidership, Civic Concepts International, Pragë - Çmimi për Arritje të Shkëlqyeshme Jetësore, Shoqata Kombëtare e Shkollarëve të Nderit të SHBA-ve, USA - Çmimi për Arritje të Jashtëzakonshme në Poezi, Shoqata Ndërkombëtare e Poetëve, Florida, USA- Çmimi për Arritje Jetësore Akademike, Shoqata Akademike e Nderit Alpha Lambda Delta, USA- Çmimi Jetësor i Anëtarësisë, Shoqata Akademike dhe Shkollore e Nderit të SHBA-ve, Alpha Chi, USA- Çmimi Ndërkombëtar “Who’s Who” në mesin e Studentëve të Universiteteve Amerikane, Who’s Who, SHBA - Çmimi “Shkollar Pan-Amerikan”, Akademia Amerikane e Arritjeve, USA- Bursë e Plotë për Arritje Akademike dhe Merita, Texas Lutheran University, USA- Bursa “Kennedy Fellowship”, JFK School of Government, Harvard University, USA- Çmimi Presidencial për Lidership, MPAID Class of 2007, Harvard University, USA- Anëtar Nderi i Shoqatës Ndërkombëtare të Poetëve, USA - Anëtar i Samitit Botëror të Rinisë, Bruksel, Belgjikë- Anëtar Nderi i Shoqatës së Liderëve të Rinj të Traktatit të Atlantikut Verior, Romë, Itali - Anëtar Nderi i Parlamentit Evropian për të Rinj, Paris, Francë

Libra të Botuar:- Përmbledhje Detyrash nga Matematika për Klasët V-VIII, Prishtinë, 1998 - Në Rrugëtim me Kosovën: Tatëpjetat dhe të Përpjetat, Houston, 2006 - Neëborn Kosova: Some Development and Public Policy Challenges, Houston/Prishtinë, 2009 - Kosova: Shteti, Sfidat, dhe Mundësitë, Houston/Prishtinë, 2012

Page 9: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

7

- My Kosovo Experience: Perspectives on Europe’s Newest State, Houston/Edmonton, 2013

Shkrime të Botuara:- Autor i dy kapitujve akademik në libra universitar të shkencave politike në anglishtë të botuar në SHBA - Autor i dhjetrave shkrimeve dhe artikujve nga fusha të ndryshme sociale e ekonomike, të botuara në shtypin shqiptar dhe atë amerikan - Autor i një punimi inovativ në Matematikë, botuar nga revista matemtikore Die Ëurzel, Gjermani

Ligjerata dhe Prezantime në Konferenca Ndërkombëtare: - Ligjërues në mëse 20 konferenca ndërkombëtare akademike në Evropë, SHBA, Kanada, Meksikë, etj.

Page 10: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

8

Fatoni sjellë një vizion të kjartë dhe të implementueshëm për Gjila-nin nën udhëheqjen e tij. Ai beson se për të patur sukses, secila politikë publike duhet që “të jetë teknikisht korrekte, praktikisht e zbatueshme, dhe politikisht e përkrahur.”

Ne e dijmë se si ka funksionuar qeverisja jonë lokale deri më tani. Sidoqoftë, e kaluara është një pervojë e keqe e qeverisjes lokale në Gjilan. Arsyet janë të shumta. Mirëpo, ajo që duhet sjellur tani është dika e re – ndryshime thelbësore. Një vizion i ri, teknik-isht korrekt, i realizueshëm, dhe politikisht i përkrahur. Pra, kemi nevojë për një Fillim të Ri. Ky është pikërisht edhe qëllimi i Fatonit dhe përkrahësve të tij. I vetmi interes për ne është mirëqenja e banorëve të komunës së Gjilanit. Fatoni ka hyrë në këtë garë për të vënë gjithë kapacitetet e tija në shfrytëzim të bashkëvendasëve të tij, dhe assesi për ndonjë qëllim a interes personal, pasi që shkol-limi i tij, eksperienca, lidhjet me SHBA-të, dhe shtetësia e huaj i mundësojnë të ketë punë dhe jetë private luksoze kudo. Mirëpo, Fatoni nuk është kënaqur asnjëherë me të arriturat e tij indi-viduale. Atij më shumë përshtypje i japin të arriturat shoqërore. Prandaj, edhe i është kthyer Gjilanit, dhe tani do të varet nga ne dhe të gjithë gjilanasit se a do t’ia mundësojmë Fatonit të krijojë një Gjilan përparimtar dhe të zhvilluar si ekonomikisht ashtu edhe në aspektin shoqëror.

Vizioni ynë dhe i Fatonin për Gjilanin bazohet në integritet, efek-tshmëri, dhe seriozitet profesional të qeverisjes se ardhshme të Gjilanit nën lidershipin e tij.

NË VIJIM, NE PO JAPIM PIKAT KRYESORE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK PËR GJILANIN SI DHE PRIORITETET E QEVERISJES NË MANDATIN E ARDSHËM.

VIZIONI PER GJILANIN

Page 11: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

9

Qeverisja e vërtetë nuk është ajo që e bënë shoqërinë të shkojë pas sajë, por ajo që gjithëherë e çonë shoqërinë përpara. Shoqëria jonë ka nevojë për një qeverisje të vërtetë, që interes të parë dhe të fundit e kanë interesin qytetar. Ne besojmë se interesi i qytetarit është edhe interesi jonë, sepse edhe në jemi disa nga ta dhe asgjë më shumë.

Pikat kryesore të zhvillimit ekonomik të Gjilanit:1. Zhvillimi i zonës industriale në theks të veqant zhvillimi i

agrokulturës.2. Përmirësimi dhe përfundimi i të gjitha projekteve të papër-

funduara gjatë mandateve të kaluara.3. Zhvillimi i infrastrukturës rrugore në fakt zgjerimi i akseve

rrugore hyrëse dhe dalëse në qytetë dhe jashtë qytetit në katër (4) korësi, dhe atë: Rruga Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Feri-zaj dhe Gjilan-Bujanoc.

4. Përmirësimi i jetës së qytetarëve në fshatra dhe për rreth me kërkesat imediate dhe të pashmangshme si: ujësjellësin, kanalizimin, rrugët, trotuaret, ndriqimin, kabllo telefonike, internet etj..

5. Çrrënjosjen e familjarizmit me rastin e konkurseve komu-nale në punësim në të gjitha institucionet lokale.

6. Ngritjen e përgjiegjësive së instuticioneve lokale për mundë-sin e krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin dhe punën e të rinjëve.

7. Prodhimi, e veçënarisht eksportimi i prodhimeve kosovare jashtë Kosovës është mënyra më e mirë dhe më e sigurtë e zhvillimit jo vetëm të Gjilanit por të gjithë Kosovës.

8. Vendet e reja të punës janë dhurata më e mirë për Gjilanasit, të cilat ne do t’i ofrojmë përmes krijimit të një klime të favor-shme për rritjen e sektorit privat, përkrahjen e investitorëve lokal dhe sjelljen këtu të investitorëve të huaj, uljen dhe në

Programi i Zhvillimit Ekonomik 2013-17

Page 12: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

10

shumë raste heqjen e tatimeve komunale për bizneset ven-dore.

9. Depolitizimi i arsimit gjegjësisht ngritja e objekteve sportive, në fakt, sallave të edukatës fizike dhe kabineteve të informa-tikës në të gjitha shkollat e komunës.

10.Krijimi i kushteve të favorshme për mundësin e investimeve të ndonjë investitori të huaj.

11.Punësim real dhe objektiv pa dallime politike për të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit.12. Krijimi i kushteve sa më optimale për bashkëqytetarët me

nevoja të veqanta.

Këto janë disa nga prioritetet tona, të Koalicionit për Gjilanin si dhe të AKR-së Dega në Gjilan të cilat sigurisht se do të implemen-tohen në mandatin tonë të ardhshëm.

Page 13: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

11

- Rinia dhe Programi për Zhvillim Profesional për të Rinj (duke përfshirë këtu edhe krijimin e mundësive për të rinjtë dhe stu-dentët gjilanas që të punojnë jashtë vendit në programe sezonale të punësimit në Kanada; ngritjen e fondeve për bursa; përkrahjen e bizneseve me stipendi për punësim të studentëve dhe të sapo diplomuarëve që kanë nevojë për të bërë përvojë pune; ndërtimi dhe funksionalizimi i Qendrës Rinore.)

- Zhvillimi Ekonomik Lokal dhe Infrastruktura (duke përfshirë përkrahjen e investitorëve lokal; tërheqjen e investimeve të hua-ja; krijimin e Zonës Industriale në Gjilan; projektet ekonomike ndërkufitare; uljen dhe heqjen e tatimeve komunale për bizneset vendore; përkrahjen ndaj tregëtarëve dhe Tregut të Gjelbërt duke rindërtuar atë; Programi Ekonomik për Diasporë-përkrahje ndaj investitorëve tanë nga diaspora)

- Efektshmëria e Qeverisjes Lokale (duke përfshirë trajnimet adekuate për stafin administrativ, rritjen e përgjegjësisë në punë, depolitizimin e administrates, dhe ofrimin e programit të punës praktike për kualifikim të administrates së re të Zhegrës)

- Sistemi i Arsimit (duke përshirë krijimin e Fondit Komunal për Bursa dhe Projekte Akademike, përmirësimin e kushteve nëpër të gjitha shkollat fillore e të mesme, ndihmesën e duhur për Univer-sitetin e Gjilanit, krijimin e lidhjeve me shkolla të huaja në Evropë e Amerikë, Programin Ndërkombëtar të Shkëmbimit të Studentëve)

Prioritetet e Qeverisjes sipas Fushave të Ndryshme të Zhvillimit Lokal

Page 14: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

12

- Sistemi Shëndetësor (përmirësimi i kushtëve nëpër të gjitha in-stitucionet shëndetësore, Programi për Përkrahje ndaj Fëmijëve të Posalindur dhe Prindërve të Rinj, Fondi për Projekte Shënde-tësore nga i cili mund të përfitojnë punonjësit e shëndetësisë dhe të interesuarit tjerë)

- Shërbimet Publike, Policia, Gjyqësia (përkrahje e parezervë për efikasitet në punën e këtyre institucioneve, krijim i mundësive për bashkëpunim me institucione simotra ndërkombëtare, krijimi i Fondit Komunal Suplementar Sigurues për gjyqtarë e policë)

- Pensionistët dhe Nevojtarët (bashkëpunim dhe përkrahje për institucionet e tyre përkatëse, Programi për Jetë të Dinjitetshme dhe Qendra Komunale për Punë Sociale)

- Sporti, Kultura, Religjioni, dhe Shoqëria Civile (Programi Pro-movues i Sportit, përmes së cilit do të përkrahen të gjitha sportet në komunë, Kultura Jemi Ne – programi për përkrahje të aktiv-iteteve kulturore në komunë në bashkëpunim me komunitetin e arstistëve; rivitalizimi i Kinemasë; krijimi i Muzeut Regjional të Gjilanit; themelimi i Galerësisë së Arteve; bashkërendim dhe bashkëpunim me bashkësitë fetare për cështje të komuniteteve të tyre besimtare, përkrahje e efektshme e shoqërisë civile; Press Qendra Multimediale e Gjilanit, Parku Sportiv e Rekreativ ‘Darda-nia’ në Lagjën Dardania)

Page 15: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

13

Sepse Fatoni është përfaqësuesi më i denjë dhe më i vërtetë i të gjithëve. Ai është me ju, për ju, dhe nga ju. A nuk është kërkesë dhe dëshirë e qytetarëve të Gjilanit për jetë më të mirë dhe për një komunë më përparimtare? Fatoni ka vullnet të pastër për të punuar në të mirë të të gjithë gjilanasëve pa asfarë dallimi a privi-legjimi. Fundja, kryetari i komunës duhet të jetë përfaqesues i përgjithëshëm i të gjithëve dhe i paanshëm.

Mandej, shkollimi dhe eksperienca e tij në Amerikë dhe nëpër botën perëndimore i ka mundësuar Fatonit të krijojë lidhje të mira me shumë personalitete dhe organizata Amerikane e ndërkombe-tare të cilët lehtë do t’i angazhonte në plane zhvillimore për Gjila-nin dhe në të mirë të komunës sonë. Përfundimisht, ai sinqerisht beson në nevojën e sinqertë të komunës së Gjilanit për ecje për-para dhe jo stagnim, për transparencë dhe efikasitet të qeverisjes lokale, per zhvillim ekonomik lokal të qëndrueshëm, dhe për një administratë lokale nën lidership të pervojës perëndimore.

Gjilanasit në pergjithësi thonë se janë të ngopur me premtime të parealizuara; me familjarizëm; me mosfunksionim të denjë të ligjit; me privilegjim të grupeve të caktuara politike; me mo-szhvillim ekonomik; me papunësi; me sistem të dobët të shën-detësisë; me administratë lokale joefikase; me korrupsion; dhe me mungesë të perspektivës. Të rinjtë gjilanas, në veçanti, thonë se janë të ngopur me sistem shkollor joefikas; me mungesë të kushteve të duhura për shkollim adekuat; me pamundësi për të fituar përvoja pune brenda dhe jashtë Kosovës; me mungesë të

PSE TE VOTOSH PËR FATONIN?

Page 16: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

14

vendeve zbavitëse dhe sportive; dhe me mungesë të një të ardhme me mundësi zhvillimi profesional dhe punësimi. Edhe punonjësit e arsimit dhe ata të shëndetësisë si dhe mbrojtësit e rendit publik nuk kanë as kushtet elementare për kryerje të denjë të obligimeve të tyre dhe për avancim te mëtutjeshëm profesional.

Dhe, për të gjithë, normalisht vlenë fakti se gjendja ekonomike është krejtësisht e papranueshme. Prandaj, Fatoni dhe ne për-faqësojmë atë që ka mundësi reale të ofrojë zgjidhje të vërteta për keto probleme. Fatoni është i ri, energjetik, i arsimuar, me per-vojë, dhe mbi te gjitha i perkrahur nga gjilanasit, e vecanerisht nga gjenerata e lirisë dhe pavarësisë së Gjilanit e Kosovës, dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë qeverisje apo grupacioni politik në Kosovë, gjë që i ka ruajtur integritetin. Prandaj, si kry-etar i Gjilanit, ai do të përfaqësonte liderin që do ta perkrahte bota perëndimore, sepse ai veç është i lidhur në arenën ndërkombëtare dhe këto lidhje do t’i shfrytezojë krejtësisht në të mirë të Komunës së Gjilanit. Në fund, e rëndësishme është që në këto zgjedhje, ju keni mundësi të votoni për një lider të duhur për komunën dhe në të njejtën kohë të votoni për kandidatët tanë për asambleistë.

Prandaj, bëje zgjedhjen e duhur. Voto Fatonin për Kryetar të Ko-munës së Gjilanit dhe sjellë në krye të Gjilanit përfaqësuesin e të gjithë gjilanasëve.

Page 17: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

15

Për kryetarin:

Ne fletvotimin per kryetar te komunes, duhet te votoni numrin 56. Duke votuar numrin 56, ju keni votuar kandidatin e Koalicionit per Gjilanin, Faton Bislimi, per kryetar te Gjilanit.

Të ndëruar votues,

Per te votuar Listen e AKR-se per Asambleiste si dhe Kandidatin per Kryetar te Komunes nga Koalicioni per Gjilanin, ju gjithesesi duhet te perdorni dy fletvotime.

Për asambleistin:

Në fletëvotim për asambleistin, ju votoni së pari numrin 89 në anën e majtë të fletëvotimit dhe në anën e djathë të së njejtës fletë votoni numrin e kandidatit tuaj të prefer-ua (vetëm nje kandidat).Duke votuar numrin 89, keni vo-tuar edhe bartësin e listës (nr. 1), numër i cili nuk figuron në anën e djathtë të fletëvotimit.

8956 89

Page 18: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

VALENTINA NEZIRI 09për asambleiste të Gjilanit

ARBEN MALIQIpër asambleist të Gjilanit 01 ILAZ POROSHTICA

për asambleist të Gjilanit 02

MIZAFERE ISMAJLIpër asambleiste të Gjilanit 03 SAMI SPAHIU

për asambleist të Gjilanit 04

TEFIK IBRAHIMIpër asambleist të Gjilanit 05 MERITA HYSENI

për asambleiste të Gjilanit 06

ARIANIT IBRAHIMIpër asambleist të Gjilanit 07 MEHMET MURATI

për asambleist të Gjilanit 08

IBRAHIM QERIMIpër asambleist të Gjilanit 10

16

Page 19: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

AGIM LATIFAJpër asambleist të Gjilanit 11 SHPRESË BISLIMI

për asambleiste të Gjilanit 12

SELAMI MUJIpër asambleist të Gjilanit 13 VALON KËRQELI

për asambleist të Gjilanit 14

MIKEREME MALIQIpër asambleiste të Gjilanit 15 ISMET AZIZI

për asambleist të Gjilanit 16

BESART BERJANIpër asambleist të Gjilanit 17 ARBENITA GAGICA

për asambleiste të Gjilanit 18

FITIM HOTIpër asambleist të Gjilanit 19 BURIM MORINA

për asambleist të Gjilanit 20

17

Page 20: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

SHPRESA BAJRAMI 24për asambleiste të Gjilan

SHPRESA SEJDIUpër asambleiste të Gjilanit 21 BLERIM BEQIRI

për asambleist të Gjilanit 22

ILIR AZIZIpër asambleist të Gjilanit 23

AVDI AZIRIpër asambleist të Gjilanit 25 ISA QERIMI

për asambleist të Gjilanit 26

BADEME SHEHUpër asambleiste të Gjilanit 27 EGZONA REXHEPI

për asambleiste të Gjilanit 28

SHQIPRON SINANIpër asambleist të Gjilanit 29 VENERA JERLIU

për asambleiste të Gjilanit 30

18

Page 21: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

EGZONA MEMETI 33për asambleiste të Gjilan

AGIM REXHEPIpër asambleist të Gjilanit 31 RAMADAN LATIFI

për asambleist të Gjilanit 32

GZIM IDRIZIpër asambleist të Gjilanit 34

NAIM QERIMIpër asambleist të Gjilanit 35

1919

Page 22: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

20

GALERIA E FOTOVE

Diplomimi nga TLU

Fjalimi Përmbyllës i Fushatës së 2007-tës

Gjatë ligjërimit në Harvard University

Me Kongresistin Joe DioGuardi ne Kongres

Magjistrimi ne Harvard

Me Senatorin Bob Dole, ish-kandidat per President te SHBA-ve

Në vijim po japim vetëm disa foto të përzgjedhura nga aktivitetet e Fatonit:

Page 23: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

21

Gjatë deshmise para Kongresit Amerikan per te drejtat e Shqiptareve ne Mal te Zi

Gjate deshmise para Kongresit Ameri-kan per tolerancen fetare ne Kosove

Gjate punes ne Kongresin Amerikan

Me Shirley Cloyes, Joe DioGuardi, Senatorin McCain, dhe Luan Bukollen

Zyrtarizimi i kandidaturës (2013)

Me delegate gjate konferences ndër-kombetare te lidereve te rinje ne Prage

Page 24: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

22

Këtu po japim vetëm disa vlerësime për personalitetin e Faton Bislimit nga njerzë me influencë që e njohin Fatonin personalisht:

“Fatoni është shembull i një lideri që i duhet jo vetëm Gjilanit, por Kosovës. Ai gëzon respekt në SHBA dhe kudo në botë. Fatoni është e ardhmja e Gjilanit dhe Kosovës, është njeriu që realizoi “ëndër-rën amerikane” dhe asnjëherë nuk u ndalë së punuari për cështjen kombëtare shqiptare si në Washington së bashku me mua dhe Shirley-in si nëpër kryeqytetet tjera të botës perëndimore. Gjilani duhet të jetë krenar për një bir si Fatoni. Kosovës i duhen njerzë të tillë.”

Kongresisti Joseph J. DioGuardiKryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

“Faton Bislimin kam arritur ta njohë gjatë punës së tij praktike në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit të SHBA-ve dhe gjatë pjesëmarrjes së tij në delegacionin tim në Mal të Zi. Ai ka profesionalizëm të lartë dhe etikë të punës... Ka përkushtim të jashtëzakonshëm për ta bërë Kosovën një vend paqësor dhe për-parimtar. Fatoni ka demostruar konkretisht se mund dhe dijë të punojë jo vetëm për vetën, por edhe për bashkëvendasit (koso-varët) e tij... Stafi im dhe unë kemi qenë mëse të kënaqur me pu-nën e tij dhe i dëshirojmë vetëm suksese në të ardhmen.”

Kongresisti Tom LantosKryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare

të Kongresit të SHBA-ve

ÇKA THUHET PËR FATONIN?

Page 25: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

23

“Për herë të parë, Fatonin e kam takuar në Texas Lutheran Univer-sity, nga ku ka diplomuar me nderimet më të larta akademike. Unë kam qenë gjithmonë i lumtur kur kam dëgjuar për të arriturat e tij akademike, dhe vecanërisht për magjistrimin e tij nga Harvardi – ai është një njeri vërtetë i zellshëm.”

Senatori Bob DoleKandidat Republikan për President të SHBA-ve më 1996

“Aty ku nuk ka mundur të hapë dyertë për Kosovën askush, Fatoni gjithëherë na e ka mundësuar këtë. Ky është një kryediplomat i Kosovës dhe më ka ndihmuar edhe mua fuqishëm në procesin e njohjeve të reja për Kosovën dhe në takimet që na i ka bërë edhe në Kombet e Bashkuara… Ky njeri i duhet Gjilanit. Ky njeri ka lënë gjithëcka që ka patur në jetën e tij në Amerikë e Kanada për t’iu kthyer vendit të vet dhe ky njeri do të punojë pandërpre për vendin e vet, për Gjilanin…”

Presidenti Behgjet PacolliPresident i AKR-së

Page 26: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

24

FILLIM I RI!

Page 27: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe
Page 28: për kryetar të Gjilanit - akr-ks.comakr-ks.com/wp-content/uploads/2013/11/programi_gjilan.pdf · I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe

Zyra Elektorale – Faton BislimiBulevardi i Pavarësisë Nr. 4(kati i parë, tek Z-Mobile në qendër)60000 Gjilan, Kosovëe-mail: [email protected] web: www.fillimiri.com

Mbeshtetur nga: