Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë...

33
Working Towards a Stable Multi-Ethnic Kosovo Working Towards a Stable Multi-Ethnic Kosovo Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisë Studim në komunat me shumicë serbe në pjesën jugore të Kosovës

Transcript of Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë...

Page 1: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

Working Towards a

Stable Multi-Ethnic Kosovo

Working Towards a

Stable Multi-Ethnic Kosovo

Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisë

Studim në komunat me shumicë serbe në pjesën

jugore të Kosovës

Page 2: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

Working Towards a

Stable Multi-Ethnic Kosovo

Drejtor Ekzekutiv:

Adrian Zeqiri

Kontribuues

Autorë: Nicole Brassil dhe Marija Krstić

Redaktor: Carlo Giovannone

Kontribuues: Gazmen Salijević

Përkthyes: Artan Çollaku

Lektura: Trim Kabashi

Mirënjohje

ECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen

financiare për zhvillimin e këtij publikimi, në kuadër të projektit "Drejt një rritjeje të qëndrueshme

dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha komunat e reja të themeluara në Kosovë”

ECMI Kosova www.ecmikosovo.org

ECMI Kosova është organizata kryesore joqeveritare e angazhuar me çështje të komuniteteve

minoritare në Kosovë, me qëllim të zhvillimit të institucioneve përfshirëse, përfaqësuese dhe të

ndjeshme ndaj komuniteteve, institucione këto që mbështesin një Kosovë të qëndrueshme shumë-

etnike.

ECMI Kosova kontribuon në zhvillimin, forcimin dhe zbatimin e legjislacionit përkatës, dhe përkrah

institucionalizimin e mekanizmave qeveritarë të ndërlidhur me çështje të komuniteteve, dhe ngrit

kapacitetet e akterëve të shoqërisë civile dhe të qeverisë për t'u angazhuar me njëri-tjetrin dhe

bashkëvepruar në mënyrë konstruktive dhe të qëndrueshme.

Rr. Nëna Terezë Nr. 41, Apt. 29, 10000 Prishtinë, Kosovw, Tel. +381 (0) 38 224 473

Rr. CikaJovina nr. 3, kati 1, 38220 Mitrovicë e Veriut, Kosovw,

Tel. +381 (0) 64 00 55 488

E drejta e autorit

© Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI) në Kosovë, dhjetor 2014. Të gjitha të drejtat

e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në sisteme ripërtëritëse

ose të transmetohet në çfarëdo forme apo me çfarëdolloj mjeti, elektronik, mekanik, foto-kopjimi,

regjistrimi, apo çfarëdo mjeti/formë tjetër, pa lejen paraprake të ECMI Kosovës.

Page 3: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

PËRMBAJTJA

1 HYRJE ................................................................................................................................................... 6

2 METODOLOGJIA .................................................................................................................................. 8

2.1 Pjesëmarrësit ....................................................................................................................... 8

2.2 Pyetësorët ............................................................................................................................ 8

2.3 Analiza ................................................................................................................................. 8

3 ZHVILLIMI I BUJQËSISË NË RANILLUG DHE PARTESH ......................................................................... 9

3.1 Numri i fermave ................................................................................................................... 9

3.2 Numri i fermerëve .............................................................................................................. 10

3.3 Numri i bagëtive ................................................................................................................. 11

3.4 Numri i të lashtave ............................................................................................................. 11

3.5 Cilësia e tokës në dispozicion ............................................................................................. 11

3.6 Subvencionet nga Komuna ................................................................................................ 11

3.7 Sistemi i bashkëpunimit në mes të fermerëve .................................................................. 12

3.8. Dobitë e qendrave bujqësore ........................................................................................... 13

3.9 Përkrahja e Komunave në zhvillimin e bujqësisë ............................................................... 14

3.10 Tregu i hapur .................................................................................................................... 15

3.11 Shitja e produkteve bujqësore ......................................................................................... 15

3.12 Konkurrenca nga komunat e tjera ................................................................................... 15

3.13 Prodhimi i përgjithshëm bujqësor ................................................................................... 15

3.14 Përfundime dhe rekomandime ........................................................................................ 16

4 ZHVILLIMI I TURIZMIT NË GRAÇANICË, NOVOBËRDË, KLLOKOT DHE SHTËRPCË ............................ 18

4.1 Numri i vizitorëve ............................................................................................................... 18

4.2 Atraksionet turistike .......................................................................................................... 19

4.3 Organizatat dhe qendrat informative të turizmit .............................................................. 20

4.4 Ueb-faqet turistike ............................................................................................................. 21

4.5 Kapacitetet dhe cilësia e akomodimit ................................................................................ 22

4.6 Disponueshmëria e ushqimeve tradicionale ..................................................................... 23

4.7 Cilësia e transportit lokal ................................................................................................... 23

4.8 Rrugët lidhëse .................................................................................................................... 24

4.9 Kushtet ekologjike .............................................................................................................. 25

4.10 Mikpritja e banorëve të zonave përkatëse ...................................................................... 25

Page 4: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

4.11 Aktivitetet kulturore dhe të tjera ..................................................................................... 26

4.12 Ekzistimi i dyqaneve të suvenirit ...................................................................................... 26

4.13 Ndryshimet e dëshiruara ................................................................................................. 27

4.14 PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME ................................................................................. 28

SHTOJCA A ........................................................................................................................................... 29

SHTOJCA B ........................................................................................................................................... 31

Page 5: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

LISTA E AKRONIMEVE DHE SHKURTESAVE

ECMI Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve TSIGAN Drejt Rritjes së Qëndrueshme dhe Përfshirëse në të gjitha Komunat e Reja

në Kosovë

Page 6: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 6

1 HYRJE

Ky studim është kryer si pjesë e projektit të Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve

(ECMI) në Kosovë të titulluar ‘Drejt Rritjes së Qëndrueshme dhe Përfshirëse në të gjitha

Komunat e Reja në Kosovë’ (TSIGAN). Ky projekt, i cili do të zbatohet nga shkurti 2014 deri

në janar 2017, synon të nxisë qeveri lokale të forta dhe efektive për rritje të qëndrueshme

përmes ngritjes së kapaciteteve të qeverive lokale për të zbatuar plotësisht dhe në mënyrë

efektive rolin e tyre sipas planit të Ahtisaarit, Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për

Vetëqeverisje Lokale. Objektivi është që të përfitojnë komunitetet lokale përmes krijimit të

politikave të orientuara kah rritja në nivelin komunal. Për më tepër, përmes TSIGAN synohet

fuqizimi i komuniteteve lokale dhe grupeve të cenueshme për rritje gjithëpërfshirëse.

Pjesëmarrja dhe angazhimi aktiv i të gjitha komuniteteve lokale dhe grupeve të cenueshme

e të margjinalizuar në procesin e vendim-marrjes, në jetën sociale, dhe në zhvillimin

ekonomik janë të dëshirueshme.1

Para projektit TSIGAN, ECMI ka sjellë ndryshime pozitive në një numër komunash me

shumicë serbe, si pjesë e ‘Projektit të decentralizimit’. Këto përfshinin themelimin e

‘Shoqatës së Sipërmarrësve Serbë’ (Asocijacija Srpskih Privrednika, ASP) në Graçanicë, në

dhjetor 2012, regjistrimin e ‘Shoqatës së Afaristëve të Novobërdës në qershor 2013, dhe

krijimi i ‘Zyrës Turistike dhe të Banjës në Kllokot’ (Turisticka Organizacija Spa Klokot, TOSK)

në qershor 2013.2 Më 2014, ECMI Kosova ka filluar të punojë për të forcuar atraktivitetin

ekonomik dhe për të promovuar turizmin dhe bujqësinë lokale në komunat me shumicë

serbe të Graçanicës, Novobërdës, Kllokotit, Shtërpcës, Ranillugut dhe Parteshit. Për të

realizuar këto qëllime, ECMI Kosova ka punuar si në mbështetje dhe promovim të

strukturave ekzistuese në komunat ku ato funksionojnë, ashtu edhe në krijimin e kushteve

të nevojshme për themelimin e tyre në komunat ku mungojnë.3

Bazuar në këto përmirësime, TSIGAN vazhdon të promovojë turizmin dhe bujqësinë lokale

në komunat me shumicë serbe. Ky studim përmban një analizë sasiore dhe cilësore të

potencialit aktual për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në komunat e reja me shumicë

serbe në pjesën jugore të Kosovës. Pas bisedave me përfaqësues të pushtetit lokal me

qëllim të vlerësimit të potencialit ekonomik të komunave të ndryshme, Ranillugu dhe

Parteshi janë analizuar për mundësitë e zhvillimit të bujqësisë, dhe Graçanica, Novobërda,

Kllokoti dhe Shtërpca për potencialin për zhvillimin e turizmit. Përveç zhvillimit në të

ardhmen, këto komuna janë vlerësuar edhe në aspektin e kufizimeve të tyre për zhvillim, me

1 ECMI Kosova. (2014). Drejt Rritjes së Qëndrueshme dhe Përfshirëse në të gjitha Komunat e Reja në Kosovë.

Qasur në Internet më 24 tetor 2014, në http://www.ecmikosovo.org/?p=4617 2 ECMI Kosova. (2014). Buletin informues: Përmirësimi i atraktivitetit ekonomik të komunave me shumicë serbe

përmes themelimit të Zyrave të Turizmit dhe Shoqatës për Bujqësi. 3 ECMI Kosova. (2014). Buletin informues.

Page 7: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 7

qëllimin e përgjithshëm që t’i ofrohet ECMI Kosovës një pasqyrë e informuar rreth asaj se

çfarë veprime në kuadër të projektit do të ishin më të përshtatshmet për të ndihmuar

zhvillimin në këta sektorë.

Page 8: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 8

2 METODOLOGJIA

2.1 Pjesëmarrësit

Pjesëmarrësit e studimit janë përzgjedhur nga secila prej komunave përkatëse.

Korrespondentët lokalë të ECMI-së u kanë shpërndarë rreth 50 pyetësorë në secilën

Komunë individëve nga tre sektorë; përfaqësuesve të institucioneve publike lokale,

përfaqësuesve të sektorit privat, si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Përfaqësuesit nga

sektori privat ishin ata të përfshirë më drejtpërsëdrejti në bujqësi (fermerë) ose në

industrinë turistike (për shembull, shoferët e taksive, pronarët e hoteleve e restoranteve) në

komunat përkatëse.

2.2 Pyetësorët

Në anketë janë shfrytëzuar pyetje të mbyllura dhe të hapura rreth një sërë çështjesh që

lidhen me bujqësinë dhe turizmin, veç e veç. Pyetësori i bujqësisë mund të gjendet në

Shtojcën A, kurse pyetësori i turizmit në Shtojcën B. Një numër i pyetjeve janë fokusuar në

variablat socio-demografike si gjinia, mosha dhe statusi i punësimit i pjesëmarrësve, si dhe

në gjendjen aktuale të infrastrukturës në komuna, vijuar nga pyetje me objektiv më të qartë

lidhur me, për shembull, zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë në këto komuna.

Për pyetjet e mbyllura është shfrytëzuar rangimi sipas shkallëve të Likertit, me qëllim të

vlerësimit të asaj se sa janë pjesëmarrësit të kënaqur ose të pakënaqur lidhur me temën e

një pyetjeje të caktuar. Për shembull, njëra nga shkallët e shfrytëzuara ishte si në vijim;

1 = shumë i/e pakënaqur; 2 = i/e pakënaqur; 3 = neutral/e; 4 = i/e kënaqur; 5 = shumë i/e

kënaqur;

Pyetjet e hapura u kanë mundësuar pjesëmarrësve të shprehin mendimin e tyre në formë

fjalish në paragrafë.

2.3 Analiza

Të dhënat sasiore janë analizuar duke përdorur statistika përshkruese në formë të

shpeshtësisë dhe përqindjes. Të dhënat cilësore nga pyetjet e hapura janë koduar sipas

temave të përbashkëta, dhe temat që janë përmendur më së shpeshti nga të anketuarit janë

përshkruar në këtë studim për të plotësuar të dhënat sasiore.

Page 9: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 9

3 ZHVILLIMI I BUJQËSISË NË RANILLUG DHE PARTESH

Bujqësia gjeneron 25% të GDP-së së Kosovës. Në zonat rurale, ku jetojnë rreth 60% e

popullsisë në Kosovë, bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave.4 Një studim i ekonomive

familjare, i kryer më 2007, kishte zbuluar se nga një popullsi prej 2.1 milionë njerëzish në

Kosovë, 1,3 milionë janë të përfshirë në prodhimin bujqësor.5 Sipas Latruffe-së, Davidova-s

dhe Desjoux-it (2008), vetëm 13.5% e prodhimit bujqësor nga fermat kosovare arrin të

shitet, kurse pjesa e mbetur shfrytëzohet nga vetë familjet bujqësore.6 Pra, është e qartë se

bujqësia është sektor i rëndësishëm në Kosovë, sidomos marrë parasysh shkallën e lartë të

papunësisë (35.1%, ose 60.2% në kategoritë e moshës 15 deri në 24 vjet)7 dhe varësinë nga

importi (përafërsisht 80-90%).8 Zhvillimi i sektorit të bujqësisë do t’u sjellë dobi si qytetarëve

të Kosovës ashtu edhe ekonomisë së Kosovës, në përgjithësi. Megjithatë, sipas Ministrisë së

Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), sektori bujqësor në Kosovë ndikohet

negativisht nga teknologjia e vjetruar, standardi i ulët i jetesës dhe nevoja për të

përmirësuar sigurinë e ushqimin dhe mbrojtjen e mjedisit, për të përmendur vetëm disa.9

Prandaj, mbetet shumë punë për t'u bërë në këtë sektor.

Këtu janë paraqitur të gjeturat dhe rekomandimet e bazuara në studimin e potencialit për

zhvillimin e bujqësisë në komunën e Ranillugut dhe atë të Parteshit. Qëllimi është të

zbulohet se si mund të përmirësohet bujqësia në këto fusha, bazuar në përvojën dhe

perspektivën e qytetarëve (atë se si e shohin ata). Të gjeturat janë ndarë në bazë të temave

të ndryshme që përmbanin pyetësorët. Në tërësinë e të dhënave kanë kontribuuar

pesëdhjetegjashtë (56) të anketuar nga Ranillugu dhe pesëdhjetetre (53) nga Parteshi.

3.1 Numri i fermave

Rezultatet kanë treguar se 42.9% e të anketuarve nga Ranillugu janë shprehur se nuk ka

ferma, dhe 57.1% e tyre kanë deklaruar se nuk janë ferma të mjaftueshme në komunën e

tyre. 30.2% e të anketuarve nga Parteshi janë shprehur se në komunën e tyre nuk ka ferma,

4 Autocrass. (2006). Raporti për Kosovën: studim mbi gjendjen e bujqësisë në pesë vendet në procesin e

aderimit. Qasur në Internet më 25 nëntor 2014, në http://ec.europa.eu/agriculture/analysis/external/applicant/kosovo_en.pdf, fq. 5. 5 Enti Statistikor i Kosovës (2007), cituar në Raportin për Kosovën: studim mbi gjendjen e bujqësisë në pesë

vendet në procesin e aderimit.. 6 Instituti Norvegjez për Hulumtime Urbane dhe Rajonale. (2011). Mbështetja nga Norvegjia për bujqësinë dhe

agrobiznesin në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Qasur në Internet më 24 nëntor 2014, në http://www.nibr.no/filer/2011-6.pdf 7 UNDP. Rreth Kosovës. Qasur në Internet më 15 nëntor, në

http://www.ks.undp.org/content/kosovo/en/home/countryinfo/ 8 Agjencia Evropiane për Rindërtim, cituar në Raportin për Kosovën: studim mbi gjendjen e bujqësisë në pesë

vendet në procesin e aderimit, fq. 11. 9 2009, cituar në Raportin për Kosovën: studim mbi gjendjen e bujqësisë në pesë vendet në procesin e aderimit.

Page 10: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 10

dhe 69.8% kanë deklaruar se nuk ka ferma të mjaftueshme. Grafiku 1 ilustron këto të

gjetura.

Këto rezultate janë veçanërisht me rëndësi për t’u theksuar duke pasur parasysh se bujqësia

është burimi kryesor i punësimit në këto komuna. Nga pyetjet e hapura dhe takimet e

mëpastajme me stafin e Komunës është ardhur në përfundim se për ata e barazojnë

konceptin e fermës me një ngastër të madhe të tokës së punueshme, ferma kafshë dhe një

kulturë bujqësore kolektive, siç ishte e zakonshme në ato zona në kohën kur kanë

funksionuar ‘kooperativat bujqësor’.

Një kooperativë bujqësore, ose qendër bujqësore, u mundëson fermerëve të bashkojnë

burimet, informatat dhe shkathtësitë e tyre.10 Koncepti i kooperativës nuk është i ri në

Kosovë, e as në Ballkan, pasi që praktika të ngjashme ka pasur aq herët sa në vitet 1800.11

Megjithatë, në ditët e sotme shumica e fermerëve punojnë individualisht në parcela më të

vogla dhe në këtë mënyrë nuk mendojnë se ka ndonjë fermë ose ferma të mjaftueshme në

këtë zonë. Kooperativat do të mund të ishin të dobishme për fermerët lokale pasi që ato

lehtësojnë punësimin rural, reduktimin e varfërisë, vetë-mjaftueshmëri më të madhe dhe

rritjen e kapaciteteve sociale në zonat rurale.12

Grafiku 1. Numri i fermave

3.2 Numri i fermerëve

37.5% e fermerëve nga Ranillugu janë shprehur se nuk ka fermerë në këtë komunë, ndërsa

60.7% e tyre kanë deklaruar se nuk ka mjaft fermerë. Në Partesh, 24.7% kanë deklaruar se

nuk ka fermerë, dhe 66% mendojnë se ka shumë pak fermerë (shihni Grafikun 2). Kjo

pasqyron përshtypje të ngjashme me ato të shprehura në pjesën më sipër lidhur me

10

Organizata Botërore e Ushqimit. Kooperativat bujqësore. Qasur në Internet më 25 nëntor 2014, në http://www.wfo-oma.com/documents/agricultural-cooperatives.html 11

Raporti për Kosovën: studim mbi gjendjen e bujqësisë në pesë vendet në procesin e aderimit, fq. 28. 12

Raporti për Kosovën: studim mbi gjendjen e bujqësisë në pesë vendet në procesin e aderimit, fq. 27.

0

20

40

60

80

Asnjë Nuk ka mjaft Ka shumë Ka tepër shumë

Nuk ka fare

Si e vlerësoni numrin e fermave në komunën tuaj?

Ranillug Partesh

Page 11: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 11

konceptin e bujqësisë, dhe rrjedhimisht atë se çfarë nënkupton të qenit fermer. Grafiku 2

ilustron këto rezultate.

3.3 Numri i bagëtive

Shumica e të anketuarve janë shprehur se ka pak (47.2% nga Parteshi dhe 39.3% nga

Ranillugu) ose mjaft (49.1% nga Parteshi dhe 58.9% nga Ranillugu) bagëti në komunën e

tyre.

3.4 Numri i të lashtave

Të anketuarit nga Ranillugu dukej se ishin përgjithësisht të kënaqur me numrin e të lashtave.

58.9% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk ka mjaft të lashta, 26.8% janë shprehur se ka

shumë, ndërsa 14.3% janë përgjigjur se ka pak të lashta. Në Partesh, 37.7% kanë deklaruar

se ka mjaft të lashta, 35.8% janë deklaruar se mendojnë se ka pak të lashta, dhe 22.6% kanë

thënë se ka shumë të lashta. Këto shifra janë ilustruar në Grafikun 2.

Grafiku 2. Numri i të lashtave

3.5 Cilësia e tokës në dispozicion

Shumica e të anketuarve nga Ranillugu janë shprehur se cilësia e tokës është mesatare

(71.4% e tyre) ose e mirë (21.4% e tyre). Ngjashëm, pjesa më e madhe e të anketuarve nga

Parteshi kanë deklaruar se toka është e cilësisë së mirë (43.4% prej tyre) dhe e cilësisë

mesatare (41.5% e tyre).

3.6 Subvencionet nga Komuna

Shumica (53.6%) e të anketuarve nga Ranillugu kanë thënë se Komuna nuk u ofron

fermerëve kurrfarë subvencionesh. Vetëm 14.3% e të anketuarve nga Ranillugu kanë

0

20

40

60

80

Asnjë Pak Mjaft Shumë Tepër shumë

Nuk ka

Si do ta vlerësonit numrin e të lashtave në komunën tuaj?

Ranillug Partesh

Page 12: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 12

deklaruar se Komuna i tyre ofron subvencione, dhe 32.1% nuk e dinë nëse Komuna i tyre

ofron subvencione apo jo.

Pothuaj gjysma e të anketuarve nga Parteshi (49.1% e tyre) janë shprehur se nuk e dinë nëse

ka subvencione të Komunës. 26.4% kanë deklaruar se nuk ka subvencione, dhe 20.8% janë

shprehur se ka subvencione.

Të pyetur rreth asaj se si funksionon sistemi i subvencioneve, të anketuarit nga Ranillugu

janë përgjigjur se ai funksionon dobët dhe atë vetëm përmes pagesave të drejtpërdrejta nga

ana e Ministrisë. Të anketuarit nga Parteshi janë shprehur se Komuna e tyre, në marrëveshje

me Ministrinë, u shpërndan kultivatorë dhe pajisje të tjera vetëm anëtarëve të Partisë së

Pavarur Liberale (Samostalna Liberalna Stranka), e cila ka qenë në pushtet në Partesh.

Duket se informatat nga Komunat në lidhje me subvencionet janë të fragmentuara, pasi që

disa individë kanë informata të tilla, ndërsa një numër i konsiderueshëm i të tjerëve nuk

kanë ose nuk janë të sigurt.

Grafiku 3. Subvencionet nga Komuna

3.7 Sistemi i bashkëpunimit në mes të fermerëve

Gjysma e të anketuarve nga Ranillugu kanë thënë se nuk janë të sigurt nëse ka apo jo ndonjë

lloj sistemi të bashkëpunimit në mes të fermerëve. 30.4% kanë deklaruar se ekziston njëfarë

forme e sistemit të bashkëpunimit në mes të fermerëve në komunën e tyre, ndërsa 14.3%

kanë thënë të kundërtën. Ata të cilët janë shprehur se ka sisteme të bashkëpunimit në mes

të fermerëve kanë thënë se sisteme të tilla zakonisht konsistojnë në shkëmbimin e përvojës,

ndihmës së përgjithshme dhe shkëmbimit të informatave në lidhje me fitimin e

subvencioneve.

Në Partesh, 47.2% e të anketuarve janë shprehur se nuk ekziston një sistem i bashkëpunimit

në mes të fermerëve në komunën e tyre, dhe e njëjta përqindje e tyre janë shprehur se nuk

0

10

20

30

40

50

60

Po Jo Nuk e di Nuk ka

Sipas mendimit tuaj, a marrin fermerët subvencione nga Komuna?

Ranillug Partesh

Page 13: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 13

dinë se ka bashkëpunim të tillë. Vetëm 1.9% kanë pohuar se ekziston një sistem

bashkëpunimi në mes të fermerëve. Kur u është kërkuar të shpjegojnë se si funksionojnë

sistemet e bashkëpunimit në mes të fermerëve në komunën e tyre, të anketuarit nuk kanë

dhënë përgjigje, në përputhje me rezultatet e përshkruara më sipër.

Grafiku 4. Sistemi i bashkëpunimit në mes të fermerëve

3.8. Dobitë e qendrave bujqësore

Në Komunën e Ranillugut, 66.1% e të anketuarve kanë deklaruar se një qendër bujqësore do

të ishte e dobishme për komunën e tyre. 69.8% e të anketuarve nga Partesh kanë shprehur

të njëjtin mendim.

Një numër i vogël syresh janë shprehur se një qendër bujqësore nuk do të ishte e dobishme

(1.8% nga Ranillugu dhe 5.7% nga Parteshi). Megjithatë, një numër i rëndësishëm prej tyre

nuk kanë shprehur ndonjë mendim mbi dobinë e një qendre bujqësore (26.8% nga Ranillugu

dhe 20.8% nga Parteshi).

Më tej, të anketuarve u është kërkuar të shprehen më hollësisht rreth asaj se si krijimi i një

qendre bujqësore do të ndihmonte në zhvillimin e bujqësisë lokale. Të anketuarit nga

Ranillugu janë shprehur se një qendër e tillë do të ndikonte pozitivisht në zgjerimin e tregut,

të cilësisë dhe shitjes së prodhimeve, numrin e njerëzve që merren me bujqësi në mënyrë

aktive dhe numrin e të punësuarve në punë të ndërlidhura me ato në bujqësi. Në këtë

mënyrë do të forcohej konkurrenca e përgjithshme. Të intervistuarit nga Parteshi kanë

plotësuar këto përgjigje duke sugjeruar se kështu do të fitoheshin më lehtë subvencionet

dhe mallrat do të mund të eksportoheshin në tregje më të mëdha. Për më tepër, zhvillime të

tilla do të ishin të dobishme për fermerët në realizimin e të drejtave të tyre si komunitete

minoritare, në qasje në subvencione shtetërore dhe informimin e menjëhershëm në gjuhën

e tyre mbi mundësitë e financimit.

0

20

40

60

Po Jo Nuk e di Nuk ka

Sipas mendimit tuaj, a ekziston një sistem i bashkëpunimit në mes të

fermerëve në komunan tuaj?

Ranillug Partesh

Page 14: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 14

Grafiku 5. Dobitë e një qendre bujqësore

3.9 Përkrahja e Komunave në zhvillimin e bujqësisë

Grafiku 9 tregon rezultate të përziera rreth mbështetjes së Komunave për zhvillimin e

bujqësisë. Mbi gjysma e të anketuarve nga Ranillugut e kanë vlerësuar përkrahjen si të

kënaqshme (25% e tyre), të mirë (14.3%) ose shumë të mirë (21.4% e tyre). Vetëm një

përqindje e vogël e tyre (3.6%) e vlerësojnë përkrahjen si shumë të dobët, kurse pjesa e

mbetur prej 33.9% kanë deklaruar se përkrahja është ‘jo e dobët’.

Të intervistuarit nga Parteshi e vlerësojnë përkrahjen e Komunës më dobët; 45.3%

mendojnë se përkrahja është ‘shumë e dobët’. Për 20.8% të tyre përkrahja është e

kënaqshme.

Grafiku 6. Përkrahja e Komunave në zhvillimin e bujqësisë

0

20

40

60

80

Po Jo Nuk e di Nuk ka

Sipas mendimit tuaj, a do të kishte një qendër bujqësore ndonjë dobi për

fermerët në komunën tuaj?

Ranillug Partesh

0

20

40

60

Si do ta vlerësonit përkrahjen e Komunës suaj në zhvillimin e

bujqësisë?

Ranillug Partesh

Page 15: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 15

3.10 Tregu i hapur

Shumica e të anketuarve nga Ranillugu (85.7% e tyre) kanë deklaruar se ekziston një treg i

hapur në komunën e tyre ku fermerët lokalë mund të shesin prodhimet e veta. Në anën

tjetër, shumica e të anketuarve nga Parteshi (62.3% prej tyre) janë shprehur se nuk ekziston

një treg i tillë në komunën e tyre.

3.11 Shitja e produkteve bujqësore

Kjo pyetje kishte për qëllim të përcaktonte nëse shumica e produkteve bujqësore nga

fermerët lokalë janë shitur brenda komunave të tyre, ose nëse janë shitur gjetkë. 44.6% e të

anketuarve nga Ranillugu janë shprehur jo të sigurt lidhur me atë se ku janë shitur

produktet, por 35.7% e tyre janë shprehur të mendimit se ato janë shitur brenda komunës.

Ngjashëm, më shumë të anketuar nga Parteshi janë shprehur se produktet janë shitur

brenda komunës së tyre (47.2%) sesa ata që janë shprehur se ato shiten jashtë komunës së

tyre (26.4%).

3.12 Konkurrenca nga komunat e tjera

Shumica e të anketuarve nga Ranillugu dhe Parteshi e kanë vlerësuar konkurrencën nga

komunat e tjera, që ndikon në tregjet lokale në komunën e tyre, si ‘jo të dobët’ (44.6%,

respektivisht 32.1% e tyre) ose ‘të kënaqshme’ (32.1%, respektivisht 34% e tyre).

Grafiku 7. Konkurrenca

3.13 Prodhimi i përgjithshëm bujqësor

Mbi gjysma e të anketuarve nga Ranillugu (55.4% e tyre) dhe nga Parteshi (60.4% e tyre)

mendojnë se prodhimi bujqësor nuk është i dobët, por mund të përmirësohet më tej. 26.8%

01020304050

Si do ta vlerësonit konkurrencën në komunën tuaj?

Ranillug Partesh

Page 16: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 16

e të anketuarve nga Ranillugu dhe 26.4% e atyre nga Parteshi janë shprehur se prodhimi

bujqësor është e mirë.

E fundit, kur janë pyetur rreth asaj se çfarë duhet të jenë ndryshimet më të nevojshme që

kërkohen për të përmirësuar prodhimin bujqësor, të anketuarit nga komunat në fjalë kanë

përmendur çështjet si në vijim (të prezantuara pa u përsëritur):

Ranillug Partesh

- Shpërndarja e barabartë e subvencioneve

- Zbutja e kritereve për të drejtë të fitimit të

subvencioneve që mundësojnë pagesa të drejtpërdrejta

- Sigurimi i makinave bujqësore për të ndihmuar në kultivimin e tokës

- Trajnime rreth prodhimeve bujqësore

- Krijimi i qendrave bujqësore

- Restaurimi i makinerive bujqësore

- Thjeshtëzimi i procesit për të aplikuar për hua bujqësore me kamata minimale

- Rritja e numrit të metodave të bujqësisë organike

- Sigurimi i farërave të misrit dhe grurit, dhe i plehut për fermerët

- Analiza tokës

- Mbrojtja e prodhimeve vendore

- Ndërtimi i një sistemi të ujitjes

- Mbjellja e kulturave të qëndrueshme të

bimëve, të përshtatshme për klimën në Kosovë

- Rregullimi i shtretërve të lumenjve, për të parandaluar përmbytjen e të lashtave

Grafiku 8. Ndryshimet e dëshiruara për përmirësimin e zhvillimit të bujqësisë

3.14 Përfundime dhe rekomandime

Siç u tha më sipër, banorët e komunave të cilët kanë marrë pjesë në këtë anketë kanë

shprehur nevojën për zhvillimin e bujqësisë, në veçanti krijimin e qendrave bujqësore dhe

përmirësimin e bashkëpunimit e burimeve. Kështu, motivuar nga të gjeturat e përvijuara më

sipër, projekti TSIGAN i ECMI Kosovës do të fokusohet në zhvillimin e qendrave bujqësore në

këto komuna, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të

fermerëve. Qëllimi do të jetë përmirësimi i qasjes së banorëve të komunës në informata mbi

subvencionet dhe burime të tjera të financimit për zhvillimin e metodave të prodhimit. Kjo

do të arrihet duke përmirësuar ndërlidhjen sa u përket informatave, dhe atë si në mes të

fermerëve dhe komunave e ministrive, ashtu edhe në mes të vetë fermerëve. Shkëmbimi i

njohurive do të ishte shumë me dobi për prodhuesit lokalë. Për më tepër, bashkëpunimi

Page 17: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 17

përmes shkëmbimit të shkathtësive dhe pajisjeve bujqësore do të përshpejtojë zhvillimin

dhe begatimin në këto komuna.

Page 18: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 18

4 ZHVILLIMI I TURIZMIT NË GRAÇANICË, NOVOBËRDË, KLLOKOT DHE

SHTËRPCË

Potenciali i Kosovës për turizëm konsiston kryesisht në atë se terreni i saj malor ofron

mundësi për sporte dimërore, si skijimi.13 Për më tepër, pasi që ndodhet në zemër të

Ballkanit, Kosova është afër shumë pikave të tjera me interes. Liqenet, lumenjtë, burimet e

banjave minerale, lokacionet historike dhe vendet me rëndësi fetare përbëjnë atraksione

shtesë. Kosova gjithashtu po bëhet e njohur për aktivitetet e saj kulturore dhe festivale.14

Prandaj, potenciali për zhvillimin e turizmit është i madh.15 Megjithatë, të dhënat për

sektorin e turizmit mungojnë dhe mund të jenë jo të besueshme. Fondet qeveritare të ndara

për turizmin janë kufizuara janë ndarë për turizmin, prandaj shumë potencial për zhvillimi

mbetet pa u shfrytëzuar.16 Në vitin 2007, sektori i hotelerisë dhe ai i shërbimeve të ushqimit

kishin arritur 2.29% të PBB-së (34 milionë euro).17 Synimi i Ministrisë së Tregtisë dhe

Industrisë është që deri më 2020 turizmi të sigurojë 10-12% të PBB-së.18

Pjesa në vijim përmban të gjeturat dhe rekomandimet bazuar në studimin e potencialit për

zhvillimin e industrisë turistike në komunat e Graçanicës, Novobërdës, Kllokotit dhe

Shtërpcës. Të gjeturat janë të ndarë në bazë të temave të mbuluara në pyetësorët e

anketës.

Në këtë tërësi të dhënash kanë kontribuar tridhjetetetë (38) të anketuar nga komuna e

Graçanicës, pesëdhjetenjë (51) nga komuna e Novobërdës, dyzetenëntë (49) nga komuna e

Kllokotit dhe pesëdhjetedy (52) nga komuna e Shtërpcës.

4.1 Numri i vizitorëve

Shumica e të anketuarve nga Graçanica (44.7% prej tyre), Novobërda (33.3% prej tyre) dhe

Kllokoti (34.7% prej tyre) janë shprehur të kënaqur në mënyrë neutrale rreth numri të

vizitorëve në komunat e tyre. Një numër i njëjtë të anketuarish nga Shtërpca (32.7% prej

tyre) janë shprehur të kënaqur, dhe po aq të pakënaqur.

13

Republika e Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme. Ekonomia e Kosovës. Qasur në Internet më 25 nëntor 2014, në http://www.mfa-ks.net/?page=2,119 14

Republika e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. (2014). Profili i sektorit të turizmit. Qasur në Internet më 25 nëntor 2014, në http://www.mti-ks.org/repository/docs/Sector_profile_Tourism_130623.pdf, fq. 27. 15

Raporti Kosova e Re. (2008). Turizmi në Kosovë. Qasur në Internet më 25 nëntor 2014, në http://newkosovareport.com/200808151133/Business-and-Economy/report-tourism-in-kosovo.html 16

Profili i sektorit të turizmit, fq. 32. 17

Profili i sektorit të turizmit, fq. 14. 18

Profili i sektorit të turizmit, fq. 16.

Page 19: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 19

Grafiku 1. Numri i vizitorëve

4.2 Atraksionet turistike

Shumica e të anketuarve nga Graçanica (76.3% prej tyre) kanë deklaruar se dinë për

ekzistimin e dy atraksioneve turistike. Atraksionet që janë përmendur më së shpeshti janë

Manastiri i Graçanicës dhe lokacioni arkeologjik i Ulpianës. Atraksione të tjera turistike

përfshijnë një mulli uji, liqenin dhe kishat.

Shumica e të anketuarve nga Novobërda (49% prej tyre) janë shprehur se janë në dijeni për

ekzistimin e vetëm një atraksioni turistik në zonën e tyre, Kalanë e Novobërdës, kala kjo e

vjetër ushtarake. Kjo kala është nën mbrojtje të UNESCO-s. Atraksione të tjera turistike të

përmendura përfshijnë Manastirin e Dragancës, mbetjet arkeologjike të kishave dhe një

rrugë alpine.

Shumica e të anketuarve nga Kllokoti (57.1% prej tyre) kanë deklaruar se ekziston vetëm një

atraksion turistik në komunën e tyre, burimet e banjës natyrore. Atraksione të tjera të

mundshme përfshijnë një kala, Kishën e Shën Nikollës, një mulli uji, pyje dhe restorante që

shërbejnë ushqime tradicionale të zonës.

Shumica e të anketuarve nga Shtërpca (71.2% syresh) kanë përmendur një atraksion turistik

në komunën e tyre, Pushimoren për Skijim të Brezovicës. Atraksione të tjera të mundshme

turistike përfshijnë liqene e lumenj në rajonin e Maleve të Sharrit, Parkun Kombëtar të

Sharrit dhe lokacionet e ndryshme fetare.

0

10

20

30

40

50

Shumë i/e pakënaqur

I/e pakënaqur

Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur

Pa përgjigje

Sa të kënaqur jeni me numrin e vizitorëve në komunën tuaj?

Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë

Page 20: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 20

Grafiku 1. Atraksionet turistike

4.3 Organizatat dhe qendrat informative të turizmit

Në pyetjen se a janë në dijeni për ekzistimin e ndonjë organizate apo qendre informative të

turizmit në komunën e tyre, shumica e të anketuarve nga Graçanica (73.7% pre tyre),

Novobërda (56.9% prej tyre) dhe Shtërpca (53.8% e tyre) kanë deklaruar se janë në dijeni

për ekzistimin e entiteteve të tilla.

Megjithatë, pjesa më e madhe e të anketuarve nga Kllokot (87.8%) janë shprehur se nuk

janë në dijeni për ekzistimin e ndonjë organizate apo qendre informative të turizmit në

komunën e tyre.

Novobërda ka pasur një zyrë turistike që nga viti 2008. Rithemelimi i Zyrës së Turizmit në

Graçanicë (Turistička Organizacija Gračanica, TOG), e cila nuk ka funksionuar për shumë

vite, është bërë në fillim të vitit 2014.

Ndryshe nga kjo, Shtërpca dhe Kllokoti aktualisht nuk kanë zyra të turizmit që funksionojnë

në nivelin komunal, ndonëse vite më parë në Shtërpcë ishte themeluar një zyrë turistike, me

mbështetje ndërkombëtare. Kështu, përgjigjet nga të gjithë të anketuarit përputhen me

realitetin në terren, me përjashtim të Shtërpcës, ku shumica e pjesëmarrësve në anketë janë

shprehur se ekziston një qendër turistike.

0

20

40

60

80

100

Asnjë Një Dy Tri Më tepër se tri

Nuk ka

Për ekzistimin e sa lokacioneve turistike në komunën tuaj jeni në dijeni?

Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë

Page 21: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 21

Grafiku 2. Organizatat dhe qendrat informative për turizëm

4.4 Ueb-faqet turistike

Pothuaj gjysma e të anketuarve nga Graçanica (47.4% prej tyre) janë në dijeni për ekzistimin

e një ueb-faqeje për promovimin e turizmit në komunën e tyre. Megjithatë, pas kërkimit të

kësaj ueb-faqeje nga ana e ECMI Kosovës u mor vesh se ajo nuk është më aktive.

Shumica e të anketuarve nga Novobërda (41.2% prej tyre) kanë thënë se nuk janë në dijeni

për ekzistimin e një ueb-faqeje, por, megjithatë, një përqindje e konsiderueshme e të

anketuarve (29.4%) kanë deklaruar se janë në dijeni për ekzistimin e saj.19

Shumica e të anketuarve nga Kllokoti (67.3%) kanë deklaruar se nuk janë në dijeni për

ekzistimin e ueb-faqes për promovimin e turizmit në komunën e tyre, krahasuar me 10.2%

prej tyre, të cilët janë shprehur se janë në dijeni për ekzistimin e një ueb-faqeje të tillë.

Shumica e tyre ishin të saktë, pasi që aktualisht nuk funksionon asnjë e tillë.

Në Shtërpcë, shumica e të anketuarve (46.2%) kanë deklaruar se nuk janë në dijeni nëse ka

ose jo një ueb-faqe të tilla në komunën e tyre. Megjithatë, më shumë të anketuar (30,8%)

kanë deklaruar se nuk ka ueb-faqe, krahas atyre (23,1%) që kanë pretenduar të kundërtën.

Në fakt, Shoqata e Turizmit e Shtërpcës posedon një ueb-faqe, por me fokus vetëm në

Brezovicë, jo në tërë komunën.20

19

Kjo ueb-faqe mund të gjendet në http://tourism-novobrdo.com/ 20

Kjo ueb-faqe mund të gjendet në http://visitbrezovica.org/

0

20

40

60

80

100

Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë

A jeni në dijeni për ekzistimin e ndonjë organizate ose qendre informativ për turizëm në komunën tuaj?

Po Jo Pa përgjigje

Page 22: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 22

Grafiku 3. Ueb-faqet e turizmit

4.5 Kapacitetet dhe cilësia e akomodimit

Siç mund të shihet nga Grafiku 6, më të pakënaqurit me kapacitet dhe cilësinë e akomodimit

janë qytetarët e Novobërdës. Shumica e të anketuarve (33.3%) kanë deklaruar se janë

shumë të pakënaqur, ndërsa 31.4% prej tyre kanë thënë se janë të pakënaqur.

Shumica e të anketuarve nga Graçanica (42.1% e tyre) dhe Kllokoti (36.7% e tyre) janë

shprehur një nivel neutral të kënaqshmërisë në lidhje me këtë. Megjithatë, më shumë të

anketuar nga Graçanica janë shprehur të pakënaqur (23.7%) sesa të kënaqur (15.8%).

Ndryshe nga kjo, më shumë të anketuar nga Kllokoti janë shprehur të kënaqur (22,4%) ose

shumë të kënaqur (24.5%).

Të anketuarit nga Shtërpca janë në përgjithësi relativisht të kënaqur, pasi që 38.5% e tyre

kanë thanë se janë të kënaqur dhe 5.8% prej tyre kanë thënë se janë shumë të kënaqur.

Grafiku 4. Kapacitetet dhe cilësia e akomodimit

0

20

40

60

80

Po Jo Nuk e di Pa përgjigje

A jeni në dijeni për ekzistimin e ndonjë ueb-faqeje përmes së cilës promovohet

turizmi në komunën tuaj?

Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë

0

10

20

30

40

50

Shumë i/e pakënaqur

I/e pakënaqur

Neutral I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur

Pa përgjigje

Sa të kënaqur jeni me kapacitetet dhe cilësinë e akomodimit në komunën tuaj?

Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë

Page 23: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 23

4.6 Disponueshmëria e ushqimeve tradicionale

Të anketuarit nga të katër komunat janë shprehur të kënaqur e tyre me disponueshmërinë e

ushqimeve tradicionale në komunat e tyre.

Në Graçanicë, 42.1% e të anketuarve kanë thënë se janë të kënaqur, dhe madje 34.2% kanë

thënë se janë shumë të kënaqur.

Në Kllokot, 26.5% e të anketuarve kanë thënë se janë të kënaqur dhe 34.7% se janë shumë

të kënaqur.

Ngjashëm, në Shtërpcë madje 48.1% e të anketuarve kanë thënë se janë të kënaqur dhe

19.2% se janë shumë të kënaqur.

Megjithatë, në Novobërdë, ndonëse shumica e të anketuarve (25.5%) janë shprehur të

kënaqur me ushqimet vendore, dhe 15.7% kanë thënë ata janë shumë të kënaqur, ka një

përqindje të konsiderueshme të atyre që janë të pakënaqur (23.5%) dhe atyre neutralë rreth

kësaj teme (23.5%).

Grafiku 5. Ofrimi i ushqimeve vendore

4.7 Cilësia e transportit lokal

Siç mund të shihet në Grafikun 8, qytetarët nga të katër komunat janë përgjithësisht të

pakënaqur me cilësinë e transportit lokal. Në të gjitha katër komunat, gjithsej më shumë se

gjysma e të anketuarve janë shprehur si të pakënaqur ose shumë të pakënaqur.

47.4% e të anketuarve nga Graçanica janë shprehur se janë të pakënaqur me cilësinë e

transportit lokal, dhe 13.2% janë shprehur shumë të pakënaqur.

47.1% e pjesëmarrësve në anketë nga Novobërda kanë deklaruar se janë shumë të

pakënaqur, dhe 25.5% kanë thënë se janë të pakënaqur.

0

20

40

60

Shumë i/e pakënaqur

I/e pakënaqur

Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur

Pa përgjigje

Sa të kënaqur jeni me cilësinë e ushqimeve tradicionale që ofrohen në

komunën tuaj?

Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë

Page 24: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 24

51% e të anketuarve nga Kllokoti janë shprehur se janë shumë të pakënaqur, ndërsa 18.4%

kanë thënë se janë të pakënaqur.

Në fund, 25% e pjesëmarrësve në anketë nga Shtërpca kanë thënë se janë shumë të

pakënaqur, dhe 34.6% se janë të pakënaqur.

Grafiku 6. Cilësia e transportit lokal

4.8 Rrugët lidhëse

Shumica e të anketuarve nga të tri komunat, Graçanica, Kllokoti dhe Shtërpca, janë shprehur

deri diku të kënaqur sa u përket rrugëve lidhëse në mes të komunave të tyre dhe me

qendrat urbane, si Prishtina ose Beogradi. Në Kllokot, 30.6% e të anketuarve kanë thënë se

janë shumë të kënaqur me rrugët lidhëse. Megjithatë, disa të anketuar janë shprehur të

pakënaqur siç është rasti me 23.7% të tyre nga Graçanica. Në Novobërdë, më shumë se

gjysma e të anketuarve janë shprehur të pakënaqur me rrugët lidhëse. Gjithsej 78,4% e

këtyre të anketuarve janë të pakënaqur (49%) ose shumë të pakënaqur (29.4%).

Grafiku 7. Rrugët lidhëse

0102030405060

Shumë i/e pakënaqur

I/e pakënaqur

Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur

Pa përgjigje

Sa jeni të kënaqur me cilësinë e transportit lokal?

Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë

0204060

Very dissatisfied

Dissatisfied Neutral Satisfied Very satisfied Missing

Sa jeni të kënaqur me rrugët lidhëse në mes të komunës suaj dhe qendrave urbane si

Prishtina dhe Beogradi?

Gračanica/Graçanicë Novo Brdo/Novobërdë

Klokot/Kllokot Štrpce/Shtërpcë

Page 25: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 25

4.9 Kushtet ekologjike

Shumica e të anketuarve nga Graçanica (34.2%), Kllokoti (40.8%) dhe Shtërpca (42.3%) janë

shprehur mesatarisht të kënaqur me kushtet ekologjike. Megjithatë, në të tri komunat, një

përqindje më e madhe e të anketuarve kanë shprehur perceptime negative rreth kushteve

ekologjike krahasuar me përqindjen e atyre që kanë shprehur perceptime pozitive. Sa i

përket komunës së Novobërdës, shumica e të anketuarve (41.2%) kanë thënë se janë të

kënaqur me kushtet ekologjike. Në përgjithësi, më shumë të anketuar nga kjo komunë janë

shprehur të kënaqur krahasuar me ata që janë shprehur të pakënaqur.

Grafiku 8. Kushtet ekologjike

4.10 Mikpritja e banorëve të zonave përkatëse

Të anketuarit nga të katër komunat janë shprehur të kënaqur me mikpritjen e banorëve të

zonave përkatëse. Ata që janë shprehur të kënaqur përbëjnë 39.5% të të anketuarve nga

Graçanica, 35.3% të atyre nga Novobërda, 28.6% të atyre nga Kllokoti dhe 40.4% të të

anketuarve nga Shtërpca. Një numër i konsiderueshëm të tjerësh janë shprehur shumë të

kënaqur.

0

10

20

30

40

50

Shumë i/e pakënaqur

I/e pakënaqur

Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur

Pa përgjigje

Sa të kënaqur jeni me kushtet ekologjike në komunën tuaj?

Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë

Page 26: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 26

Grafiku 9. Mikpritja nga banorët e zonave përkatëse

4.11 Aktivitetet kulturore dhe të tjera

Ndonëse 57.9% e të anketuarve nga Graçanica janë shprehur mesatarisht të kënaqur në

lidhje me aktivitetet kulturore dhe të tjera në komunën e tyre, të anketuarit nga të tri

komunat e tjera janë shprehur mjaft të pakënaqur. Shumica e të anketuarve nga Novobërda

(31.4% e tyre) kanë thënë se janë shumë të pakënaqur. Një numër pothuaj i njëjtë i të

anketuarve nga Kllokoti (24.5%) janë shprehur se janë të pakënaqur dhe shumë të

pakënaqur. Shumica e të anketuarve nga Shtërpca (34.6%) janë përgjigjur se janë të

pakënaqur.

Grafiku 10. Aktivitetet kulturore dhe të tjera

4.12 Ekzistimi i dyqaneve të suvenirit

Të anketuarit nga të katër komunat janë mjaft të pakënaqur sa i përket ekzistimit të

dyqaneve të suvenirit në komunat e tyre. Në të katër komunat raste, më shumë se gjysma e

0

10

20

30

40

50

Shumë i/e pakënaqur

I/e pakënaqur

Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur

Pa përgjigje

Sa të kënaqur jeni me mikpritjen e turistëve nga banorët e zonës?

Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë

0

20

40

60

80

Shumë i/e pakënaqur

I/e pakënaqur

Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur

Pa përgjigje

Sa të kënaqur jeni me aktivitetet kulturore dhe të tjera në komunën tuaj?

Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë

Page 27: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 27

të anketuarve janë shprehur të pakënaqur. 39.5% prej tyre nga Graçanica kanë deklaruar se

janë të pakënaqur. Në Novobërdë, 49% e të anketuarve kanë thanë se janë shumë të

pakënaqur. Më shumë se gjysma e të anketuarve nga Kllokoti (53.1%prej tyre) kanë thënë se

janë shumë të pakënaqur. Në fund, një përqindje mjaft e lartë (69.2%) e të anketuarve nga

Shtërpca janë shumë të pakënaqur me ekzistimin e dyqaneve të suvenirit.

Deri më tani është hapur një dyqan suveniresh në Graçanicë21, ndërsa në komunat e tjera

kjo akoma nuk ka ndodhur.

Grafiku 11. Ekzistimi i dyqaneve të suvenirit

4.13 Ndryshimet e dëshiruara

Të anketuarve nga të katër komunat u është kërkuar të japin mendimet e tyre mbi atë se

cilat janë ndryshimet që nevojiten më së shumti lidhur me turizmin në zonat e tyre. Në vijim

jepet një listë e përmirësimeve të propozuara, të renditura sipas komunave:

Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë

- Hapja e hoteleve

- Organizimi i aktiviteteve kulturore

- Përmirësimi i kushteve ekologjike, p.sh. pastrimi i rrugëve dhe heqja e mbeturinave

- Sigurimi i hapësirave për parkim dhe

- Përmirësimi i marketingut të atraksioneve turistike

- Edukimi i banorëve të zonës për potencialin dhe rëndësinë e turizmit në komunën e tyre

- Rritja e kapaciteteve për akomodim

- Zhvillimi i etno-turizmit

- Marketingu i produkteve vendore dhe i zejtarisë tradicionale

- Organizimi i aktiviteteve kulturore

- Mbështetja e pushtetit lokal për

- Privatizimi i qendrës së skiijimit në Brezovicë dhe i Hotelit Inex

- Ngritja e kapaciteteve për akomodim

- Ndërtimi i fushave sportive dhe pishinave

- Marketingu i

21

Shihni http://www.facebook.com/prodavnicasuvenira?fref=nf

0

20

40

60

80

Shumë i/e pakënaqur

I/e pakënaqur

Neutral/e I/e kënaqur Shumë i/e kënaqur

Pa përgjigje

Sa të kënaqur jeni me ekzistimin e dyqaneve të suvenirit në komunën tuaj?

Graçanicë Novobërdë Kllokot Shtërpcë

Page 28: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 28

trotuareve

- Investime në zeje tradicionale

- Përmirësimi i marketingut të atraksioneve turistike

- Shtimi i angazhimit të Organizatës Turistike në Graçanicë

- Përmirësimi i sistemit të transportit

- Zhvillimi i etno-turizmit

- Hapja e një teatri

- Përmirësimi i rrugëve

- Një plan komunal veprimi për turizëm

- Zhvillimi i etno-turizmit

- Ndërtimi i shtigjeve për biçikleta dhe i fushave sportive

zhvillimin e turizmit

- Arsimimi i banorëve lokalë për potencialin e turizmit

- Më shumë restorante

- Rritja e kapaciteteve për akomodim

- Marketingu i turizmit të banjave minerale

- Themelimi i një qendre kulturore

- Themelimi i një organizate të turizmit

- Zhvillimi i një ueb-faqeje për promovimin e turizmit

potencialeve të turizmit përmes internetit dhe mediave të tjera

- Organizimi i udhëtimeve ditore

- Përmirësimi i transportit rajonal dhe lokal

- Hapja e restoranteve

- Hapja e agjencive turistike dhe punësimi i ciceronëve turistikë

Grafiku 13. Ndryshimet e dëshiruara për të përmirësuar zhvillimin e turizmit

4.14 Përfundime dhe rekomandime

Bazuar në të gjeturat e lartpërmendura, është e qartë se banorët e komunave në fjalë

dëshirojnë ndryshime të mëdha në aspektin e potencialit të turizmit në komunitetet e tyre.

Puna e ECMI Kosovës në këtë fushë, në kuadër të projektit TSIGAN, do të fokusohet në

zhvillimin e zyrave turistike në këto komuna me qëllim të inicimit të zhvillimit të mëtejshëm.

Në këto komuna do të ofrohen seminare dhe trajnime rreth turizmit, me qëllim të

përmirësimit të njohurive dhe shkathtësive të të gjithë njerëzve të përfshirë në këtë sektor

në zhvillim e sipër në secilën komunë. Për më tepër, ECMI Kosova do të përkrahë grupet

lokale në gjetjen e mundësive dhe aplikimin për fonde për projekte të turizmit.

Page 29: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 29

SHTOJCA A

Pyetësori për fushën e bujqësisë

ECMI Kosova është duke zhvilluar një ushtrim për mbledhjen e të dhënave mbi bujqësinë në

komunën tuaj, në kuadër të projektit të saj ‘Drejt rritjes së qëndrueshme dhe përfshirëse për të

gjitha komunat e reja në Kosovë’, të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. Ky

pyetësor do të na ndihmojë për të mbledhur të dhënat dhe informatat e nevojshme për të filluar

aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim përmirësimin e aktivitetit ekonomik të territorit tuaj dhe

promovimin e bujqësisë në zonat e mbuluara.

Informatat personale:

Komuna:

Mashkull/femër:

Mosha:

Vendi i punës:

Pozita:

Të dhëna të përgjithshme:

Numri i fermave: Si e vlerësoni numrin e fermave në komunën tuaj? Zero-pak-jo i

mjaftueshëm-shumë-tepër shumë

Numri i fermerëve: Si e vlerësoni numri i fermerëve që punojnë në komunën tuaj në

krahasim me kategoritë e tjera të punës? Zero-pak-jo i mjaftueshëm-shumë-tepër shumë

Si e vlerësoni numri i bagëtive në komunën tuaj? Zero-pak-jo i mjaftueshëm-shumë-tepër

shumë

Si e vlerësoni numrin e të lashtave të kultivuara në komunën tuaj? Zero-pak-jo i

mjaftueshëm-shumë-tepër shumë

Si e vlerësoni sasinë e tokës në dispozicion në komunën tuaj? Zero-pak-jo i mjaftueshëm-

shumë-tepër shumë

Prodhimi dhe bashkëpunimi:

Si e vlerësoni prodhimin e përgjithshëm bujqësor në komunën tuaj? Shumë i dobët-jo i mirë-

i mirë-i pranueshëm-shumë i mirë

A është vendosur tashmë ndonjë sistem i bashkimit të pajisjeve/makinerisë në kuadër të

komunës? Po-jo-nuk e di. Nëse po, ju lutemi shpjegoni në vijim se si funksionon ai

A është vendosur tashmë ndonjë sistem i bashkëpunimit në mes të fermerëve të zonave

brenda komunës? Po-jo-nuk e di. Nëse po, ju lutemi shpjegoni në vijim se si funksionon ai

A mendoni se krijimi i një qendre bujqësore do të ishte i dobishëm për të promovuar

bujqësinë në zonë? Po-jo-nuk e di. Nëse po, ju lutemi shpjegoni në vijim

Page 30: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 30

Bujqësia organike

A është bujqësia organike praktikë e zakonshme e fermave në komunë? Po-jo-nuk e di

A mendoni se nëse bujqësia organike praktikohet më tepër do të ishte e dobishme për të

përmirësuar atraktivitetin ekonomik të prodhimeve tuaja dhe të territorit? Po-jo-nuk e di

Qëndrimet

Si e vlerësoni përkrahjen e Komunës për nevojat e fermave dhe të bujqësisë? Shumë dobët-

jo e mirë-e pranueshme-shumë e mirë

Si e vlerësoni qëndrimin e zyrtarëve të Komunës ndaj fermerëve dhe të punësuarve të lidhur

me bujqësinë? Shumë dobët-jo e mirë-e pranueshme-shumë e mirë

Shitja:

A ka ndonjë treg komunal ose hapësirë publike në kuadër të komunës ku fermerët mund të

shesin prodhimet e tyre? Po-jo-nuk e di

A shiten shumica e prodhimeve të fermave të zonës brenda komunës apo jashtë saj? Po-jo-

nuk e di

Si e vlerësoni ndikimin e prodhimit dhe konkurrencës nga komunat e tjera në tregun e zonës

suaj? Zero-i vogël-jo i mjaftueshëm-i madh-shumë i madh

Transporti

Si i vlerësoni rrugët kryesore lidhëse ndërmjet komunës suaj dhe tregjeve kryesore rreth saj?

Shumë të dobëta-jo të mira-të pranueshme-të mira-shumë të mira

A ekziston një sistem i përbashkët për transportimin e prodhimeve bujqësore për në tregjet

kryesore? Po-jo-nuk e di

Pjesa përfundimtare

Çfarë mendoni se do të jetë më e nevojshme ose duhet të përmirësohet në mënyrë që të

ndihmohet prodhimi bujqësor? Pyetje e hapur

A keni ndonjë koment apo sugjerim tjetër? Pyetje e hapur

Page 31: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 31

SHTOJCA B

Pyetësori për fushën e turizmit

ECMI Kosova është duke zhvilluar një ushtrim për mbledhjen e të dhënave mbi turizmin në komunën

tuaj, në kuadër të projektit të saj ‘Drejt rritjes së qëndrueshme dhe përfshirëse për të gjitha komunat

e reja në Kosovë’, të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. Ky pyetësor do të na

ndihmojë për të mbledhur të dhënat dhe informatat e nevojshme për të filluar aktivitete të

ndryshme që kanë për qëllim përmirësimin e aktivitetit ekonomik të territorit tuaj dhe promovimin e

turizmit në zonat e mbuluara.

Informatat personale:

Komuna:

Mashkull/femër:

Mosha:

Vendi i punës:

Pozita:

Të dhëna të përgjithshme:

Nr. i vizitorëve: Në sa e vlerësoni numrin e vizitorëve në komunën tuaj? Zero-jo shumë-nuk

ka rregullisht-i kënaqshëm-tejet i kënaqshëm

Sa atraksione turistike jeni në dijeni se ekzistojnë në komunën tuaj? Nëse dini për ndonjë, ju

lutemi përmendni ato

A jeni në dijeni për ekzistimin e ndonjë pike/zyre të turizmit në komunën tuaj? Po-ndoshta-

jo

A jeni në dijeni për ekzistimin e ndonjë ueb-faqeje të veçantë të dedikuar tërheqjes së

turistëve në komunën tuaj? Po-ndoshta-jo

Infrastruktura:

Si vlerësoni sasinë e akomodimit (hotele, motele, apartamente) në komunën tuaj? Zero-jo

shumë-mjaft-e kënaqshme-tejet e kënaqshme

Si vlerësoni cilësinë e akomodimit (hotele, motele, apartamente) në komunën tuaj? Jo e

mirë-e pranueshme-e mirë-shumë e mirë

Si vlerësoni sasinë e ofrimit të ushqimeve të zonës (restorantet, lokalet e ushqimit të

shpejtë) në komunën tuaj? Zero-jo shumë-mjaft-e kënaqshme-tejet e kënaqshme

Si vlerësoni cilësinë e ofrimit të ushqimeve të zonës (restorantet, lokalet e ushqimit të

shpejtë) në komunën tuaj? Jo e mirë-e pranueshme-e mirë-shumë e mirë

Transporti:

Page 32: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

| 32

Si e vlerësoni organizimin e raportit lokal (me autobus, taksi...)? Jo i mirë-i pranueshëm-i

mirë-shumë i mirë

Si i vlerësoni lidhjet kryesore rrugore ndërmjet komunës suaj dhe Prishtinës/Beogradit? Jo i

mirë-i pranueshëm-i mirë-shumë i mirë

Qëndrimet:

Si e vlerësoni pastërtinë e përgjithshme në komunën tuaj? Jo e mirë-e pranueshme-e mirë-

shumë e mirë

Si e vlerësoni atë se sa miqësorë janë njerëzit e zonës me turistët? Jo e mirë-e pranueshme-e

mirë-shumë e mirë

Ofertat/objektet:

Si i vlerësoni aktivitetet kulturore dhe të tjera që ofrohen në komunën tuaj? Jo të mira-të

pranueshme-të mira-shumë të mira

Si i vlerësoni mundësitë për të blerë suvenire në komunën tuaj? Jo të mira-të pranueshme-të

mira-shumë të mira

Si i vlerësoni shërbimet e banjës minerale dhe termike në komunën tuaj? Jo të mira-të

pranueshme-të mira-shumë të mira

Si e vlerësoni disponueshmërinë e objekteve sportive dhe rekreative në komunën tuaj? Jo të

mirë-të pranueshme-të mirë-shumë të mirë

Si e vlerësoni ofrimin e shërbimeve për konference/aktivitete zyrtare në komunën tuaj? Jo të

mirë-të pranueshëm-të mirë-shumë të mirë

Si e vlerësoni ofrimin e shërbimeve për jetë nate dhe argëtim në komunën tuaj? Jo të mirë-

të pranueshëm-të mirë-shumë të mirë

Pjesa përfundimtare

Çfarë mendoni se do të jetë më e nevojshme ose duhet të përmirësohet në mënyrë që

komuna juaj të bëhet më atraktive për turistë? Pyetje e hapur

A keni ndonjë koment apo sugjerim tjetër? Pyetje e hapur

Page 33: Potenciali zhvillimor i turizmit dhe bujqësisëECMI Kosova dëshiron të falënderojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës për mbështetjen financiare për zhvillimin

ECMI Kosova

Rr. Nëna Terezë nr. 41, apt. 29 10000 Prishtinë, Kosovë Tel. +381 (0) 38 224 473

Rr. Cika Jovina nr. 3, 1stFl 38220 Mitrovicë Veriore, Kosovë Tel. +381 (0) 64 00 55 488

Email: [email protected]

Ueb-faqja: www.ecmikosovo.org