Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për...

15
1 Portali i Integrimit Migrantëve www.integrazionemigranti.gov.it Newsletter Shumëgjuhësh (Prill 2013) Anglisht - Shqip - Arabisht - Kineze - Frëngjisht - Punjabi - Rusisht - Spanjisht - Tagalog - Ukraina Portali i Integrimit për Emigrantët është një sit i lindur për të favorizuar integrimin e qytetarëve të huaj në shoqërinë italiane. Për të huajt që jetojnë në Itali, Portali është një instrument i besueshëm për të gjetur shumë informacione dhe referime të nevojshme mbi shërbimet që në qytetin në të cilin jetojnë u ofrohen emigrantëve. Në home-page të Portalit është, në fakt, prezent një seksion dedikuar Shërbimeve (Servizi), brënda të cilit mund të gjinden informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, një punë, një shtëpi, një shërbim asistence shëndetsore etj Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin, brënda në seksionin dedikuar shërbimeve, një motor i kërkimit përkatës (motore di ricerca), në sajë të të cilit është e mundur për të verifikuar se, brënda në bankën e të dhënave, ka informacione mbi shërbimin që po kërkohet. Kërkimi mund të bëhet si duke futur në fushën përkatëse emrin e një shoqërie (shoqate) ose enti (komuna, patronat, krahina)për cilin kërkohet të njihen shërbimet që u ofrohen të huajve, ashtu edhe duke futur një o më shumë fjalë që përshkruajnë shërbimin që kërkohet (duke shkruar, për shëmbull, fjalën “italiano”, del një listë e të gjithë enteve prezent në bankën e të dhënave që organizojnë kurse italisht) Eshtë e mundur edhe duke bërë kërkime të avancuara ( ricerche avanzate ) në sajë të të cilave nëpërmjet futjes së më shumë informacioneve ( shërbimi i kërkuar, zona gjeografike e interesuar, etj.) është e mundur të gjindet menjëherë, se është prezent në bankën e të dhënave, shërbimi që po kërkohet në po atë qytet. Përveç shërbimeve, Portal janë dispozicion seksione informatike të ndryshme, sferë në të cilën i jepet rëndësi të rejave direktive edhe lajmeve aktuale lidhur me botën e emigracionit, projekteve në zhvillim dhe eksperiencave të mira të integrimit të realizuara në territor. Për lehtësuar navigimin Portalin e Integrimit Emigrantëve është aktiv një shërbim falas shumëgjuhësh i informacionit telefonik(numri i gjelbër 803.001)(numero verde 803.001). Për kompletimin e informacionit, Portali publikon çdo muaj edhe një newsletter mbi të rejat dhe detaje.

Transcript of Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për...

Page 1: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

1

Portali i Integrimit Migrantëve

www.integrazionemigranti.gov.it – Newsletter Shumëgjuhësh (Prill 2013)

Anglisht - Shqip - Arabisht - Kineze - Frëngjisht - Punjabi - Rusisht - Spanjisht - Tagalog - Ukraina

Portali i Integrimit për Emigrantët është një sit i

lindur për të favorizuar integrimin e qytetarëve

të huaj në shoqërinë italiane.

Për të huajt që jetojnë në Itali, Portali është një

instrument i besueshëm për të gjetur shumë

informacione dhe referime të nevojshme mbi

shërbimet që në qytetin në të cilin jetojnë u

ofrohen emigrantëve.

Në home-page të Portalit është, në fakt,

prezent një seksion dedikuar Shërbimeve

(Servizi), brënda të cilit mund të gjinden

informacione mbi tema, të cilave mund t’i

referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, një

punë, një shtëpi, një shërbim asistence

shëndetsore etj

Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve

është i disponueshëm në Portalin, brënda në

seksionin dedikuar shërbimeve, një motor i

kërkimit përkatës (motore di ricerca), në sajë të

të cilit është e mundur për të verifikuar se,

brënda në bankën e të dhënave, ka

informacione mbi shërbimin që po kërkohet.

Kërkimi mund të bëhet si duke futur në fushën

përkatëse

emrin e një shoqërie (shoqate) ose enti

(komuna, patronat, krahina)për të cilin

kërkohet të njihen shërbimet që u ofrohen të

huajve, ashtu edhe duke futur një o më shumë

fjalë që përshkruajnë shërbimin që kërkohet

(duke shkruar, për shëmbull, fjalën “italiano”,

del një listë e të gjithë enteve prezent në

bankën e të dhënave që organizojnë kurse

italisht)

Eshtë e mundur edhe duke bërë kërkime të

avancuara ( ricerche avanzate )

në sajë të të cilave nëpërmjet futjes së më

shumë informacioneve ( shërbimi i kërkuar,

zona gjeografike e interesuar, etj.) është e

mundur të gjindet menjëherë, se është prezent

në bankën e të dhënave, shërbimi që po

kërkohet në po atë qytet.

Përveç shërbimeve, në Portal janë në

dispozicion seksione informatike të ndryshme,

sferë në të cilën i jepet rëndësi të rejave

direktive edhe lajmeve aktuale lidhur me botën

e emigracionit, projekteve në zhvillim dhe

eksperiencave të mira të integrimit të realizuara

në territor.

Për të lehtësuar navigimin në Portalin e

Integrimit të Emigrantëve është aktiv një

shërbim falas shumëgjuhësh i informacionit

telefonik(numri i gjelbër 803.001)(numero verde

803.001).

Për kompletimin e informacionit, Portali

publikon çdo muaj edhe një newsletter mbi

të rejat dhe detaje.

Page 2: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

2

TREGUESI

AKTUALITET

Universiteti në Itali: deri me 21 qershor studentët e huaj me vendbanim jashtë shtetit

mund të paraqesin kërkesën për pararegjistrim

Çerdhet – Të hapura regjistrimet për vitin shkollor 2013/2014 në Komuna të ndryshme

Sipërmarrësit e huaj - Të hapura regjistrimet për të marrë pjesë në konkursin

MoneyGram Award 2013

Komuna e Salernos – Sporteli i ri i Imigrimit dhe Çerdhe

NORMATIVA

Punëtorët stinor: publikuar dekreti i ri i flukseve

Urgjenca Africa e Veriut – Ndaluar masat humanitare të mbrojtjes të përkohshme kush

mund të qëndrojë në Itali?

Diskriminimi racial – Lista e shoqatave të legalizuara për t’i asistuar viktimave në

proçeset gjyqësore kundër diskriminimit

VENDIME

Shërbime për paaftësi: i takojnë edhe atyre që nuk kanë leje qëndrimi për një kohë të

gjatë

Nënshtetësia - Të miturit të lindur në Itali mund të marrin nënshtetësinë italiane edhe

nëse nuk janë regjistruar për disa vjet në gjëndjen civile

LAJME NGA MINISTRIA

Portali i Integrimit të Emigrantëve: publikuar fokus “Pjesëmarrje dhe nënshtetësia”

Komunitetet e huaja në Itali. Dhjetë fokuse mbi prezencën dhe karakteristikat

Milano: hapur G. Lab, një sportel për të ndihmuar brezat e dytë

PUBLIKIME

Punëtorët me kualifikim të lartë prezent në Firence. Publikuar një dosje në të cilën

ilustrohen procedurat për të hyrë në Itali

Page 3: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

3

AKTUALITET

Universiteti në Itali: studentët e huaj me vendbanim jashtë Italise mund të paraqesin

kërkesat për pararegjistrimin deri me 21 qershor

Duke filluar nga 21 marsi e deri me 21 qershor 2013 bëhen

pararegjistrimet në kurset për t’u diplomuar në Universitetet italiane

për studentët e huaj me vendbanim jashtë Italisë.

Përçdo vit çdo universitet o istitut i përgatitjes sa lartë artistike, muzikore dhe koreografike

italiane, i rezervon një farë numri vëndesh për t’u diplomuar secilit kurs studentësh të huaj,

me vendbanim jashtë Italisë.

Duke u lidhur me sitin http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/ është e mundur për

të ditur numrin e vendeve të rezervuara, studentëve të huaj për vitin akademik 2013/2014,

dhe për më tepër se është ose jo e nevojshme për të parashikuar për përkthimin e

dokumentave për t’ju bashkëngjitur kërkesës( me përjashtim të titullit të studimit që është

gjithmonë e detyrueshme për tu përkthyer).

Është e mundur për tu regjistruar në kurset e diplomimit trevjeçar, si në kurset për diplomim

specialistik, të cilat dallohen në kurse për diplomë pedagogjike me cikël unik( me afat

pesëvjeçar) edhe kurse për diplomim pedagogjik jo me cikël unik ( me afat dyvjeçar, në

vazhdimësi të një kursi diplome).

Procedura për t’u ndjekur nga studentët e huaj me vendbanim jashtë Italisë për paraqitjen e

kërkesave të para-regjistrimit në Universitetet italiane.

Me zgjedhjen e kursit të studimit sipas interasave të tij, studenti i huaj mund t’i dërgojë kërkesën e

pararegjistrimit Universitetit italian të zgjedhur, brenda afateve të përcaktuara nga Ministria e

Arësimit, duke e dorëzuar atë në Përfaqësinë diplomatike- konsullore italiane në Vendin e

prejardhjes së tij. Kërkesa duhet të jetë e plotësuar në originale dhe në dy kopje sipas Modelit “ A”

(Modello “A” ) e disponueshme (edhe në gjuhën angleze) në sitin italian të Ministrisë së Universitetit

dhe Arësimit ( Ministero dell’Università e dell’Istruzione). Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten:

- Titulli final në origjinal i studimeve të kryera, i marrë për të paktën 12 vjet shkollë ose vertetimi

zëvendësues sipas ligjit ;

- vertetimi demostrues i kalimit të provës së mundshme të formimit akademik, kur parashikohet për

hyrjen në Universitetin e Vendit të prejardhjes.

Të tilla dokumenta duhet të jenë të përkthyera zyrtarisht në italiasht( për përkthimin të interesuarit

mund t’i drejtohen përkthyesve vëndas dhe më pas për t’i kërkuar përfaqësisë vertetimin e

përputhjes me origjinalin).

Studentët e interesuar për kurset e diplomimit pedagogjik jo me cikël unik, duhet, gjithashtu, në

mënyrë të detyrueshme t’i bashkëngjisin kërkesës:

- titullin e studimit të marrë nga një Universitet ose titullin e marrë nga një Institut i Lartë jo universitar

që lejon po aty vazhdimin e studimeve universitare për nivel të mëtejshëm;

Page 4: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

4

- vertetimi i lëshuar - nga Universiteti kompetent – i vërtetuar siç duhet nga Përfaqësia diplomatike –

duke demostruar provimet e dhëna, për çdo lëndë, programet e detajuara për marrjen e këtyre

titujve.

- dy fotografi ( nga të cilat njëra e autentikuar(dëshmuar) nga Përfaqësia italiane kompetente për

territorin)

Përfaqësitë parashikojnë për t’ja u dërguar qëndrave universitare të zgjedhura nga studentët, listën

e kanditatëve, të ndarë për kurse diplomimi dhe diplomimi specialistik/pedagogjik, me të gjitha

informacionet e nevojshme lidhur për secilin të interesuar.

Studenti në pritje të nisjes të procedurave të kompetencës të Përfaqësive mund, të kontaktojë

Universitetin e zgjedhur duke treguar në cilin kurs për t’u diplomuar synon të regjistrohet dhe duke

dhënë kopjen e dokumentave, në mënyrë për të lejuar një vlerësim paraprak të kandidaturës së tij.

Përfaqësia, gjithashtu, duke marrë kërkesën e pararegjistrimit do të procedojë për lëshimin e lejes

së qëndrimit (brenda 15 korrikut 2013 për ata që kanë bërë kërkesën për kurse për t’u diplomuar

dhe diplomimi pedagogjik(arsimor) sipas programimit nacional – p.sh. mjeksi, odontoiatri,

arqitekturë, veterinari, brenda 24 gushtit 2013 në raste të tjera) me qëllimin për t’i lejuar kërkuesit për

të dhënë provimin e hyrjes në Universitet dhe regjistrimin.

Studenti i huaj, edhe pse është në zotërimim të vertetimit kompentent, duhet të japë provimin e

gjuhës italiane, që do të bëhet në Universitetin e zgjedhur nga secili kanditat,sipas kalendarit të

publikuar në sitin e Ministrisë së Arsimit (sito del Ministero dell’Istruzione ) (ose 22 korrik për ata për

të cilët provimet e pranimit në kurset e diplomimit përkatës do të bëhen në 23, 24 dhe 25 korrik, dhe

3 shtator në rastet e tjera).

Me qëllimin e marrjes të vizës për motive studimi “Regjistrimi në Universitet” dhe, më pas, të lejes së

qëndrimit, studenti i huaj duhet të demostrojë posedimin e kushteve të parashikuara nga ligjet në

fuqi, ose:

- Të ardhurat ekonomike për jetesën gatë periudhës së qëndrimit të parashikuar. Këto të ardhura

janë për një shumë prej 442,30 euro në muaj, (baraz me euro 5.750,00 euro në vit), për çdo muaj

gjatë vitit akademik. Disponueshmëria e të tilla të ardhurave të jetesës në Itali duhet të provohet

nëpërmjet garancive ekonomike personale ose dhënë nga Institucionet dhe Entet italiane ose të

huaja të një krediti të verifikuar (nuk mund të demostrohet nëpërmjet paraqitjes të një garacie

bankare ose nga një policë bankare);

- Disponueshmëria e shumës së kërkuar për kthimin në atdhe, provuar edhe me paraqitjen e biletës

së kthimit;

- Një banesë e përshtatshme në territorin nacional;

- Një mbulim sigurimi, për kura mjeksore dhe shtrime në spitale ku studenti duhet të demostrojë

zotërimin, në aktin e kërkesës së lejes së qëndrimit( ose brenda 8 ditëve nga hyrja).

Për informacione të mëtejshme konsulto sitin e Ministrisë së Arsimit ( Ministero dell’istruzione).

Page 5: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

5

Çerdhet – Hapur në Komuna të ndryshme regjistrimet për vitin shkollor 2013/2014

Ditët e fundit në shumë Komuna italiane për të paraqitur kërkesat për

regjistrimin në çerdhet komunale.

Çerdhja është një shërbim edukativ dhe shoqëror që komuna i drejtohet fëmijve dhe

familjeve të tyre. Ky shërbim pranon fëmijët deri në tre vjeç dhe ka qëllim për të ndihmuar

çdo fëmijë të rritet me shëndet dhe mirëqënie, duke ndjekur rrugë të ekuilibruara të

shoqërimit, duke superuar çdo formë vështirësie dhe fituar aftësi, njohuri, ndjesi dashurie

dhe relacione të duhura për të krijuar një eksperiencë për një jetë të pasur, origjinale dhe

harmonike.

Çerdhja luan edhe një rol kryesor në rrugët e integrimit kulturor të fëmijve të huaj, sepse

janë vitet e para në të cilën ndërtohet rruga e përfshirjes dhe që fitohet më lehtë bashkë

me gjuhën e nënës, ajo e vendit mikpritës.

Në shumë Komuna ( nga të cilat Roma, Milano dhe Napoli) mund të regjistrohen në

çerdhe edhe fëmijët e të huajve jo në rregulla me vendbanimin, mbi bazën thjesht të një

banimi të përkohëshëm në Komunë. Për kërkesat e regjistrimit në çerdhe të fëmijve të huaj

nuk ekziston gjithashtu asnjë detyrim për të paraqitur lejen e qëndrimit( shiko qarkoren e

Ministrisë së Brëndëshme të 13 prillit 2010) ( circolare del Ministero dell’Interno del 13

aprile).

Mënyrat dhe afatet brenda të cilave paraqiten kërkesat e regjistrimit ndryshojnë nga një

Komunë në tjetrën dhe, prandaj, është e nevojshme për të njohur në detaje rregullat për

paraqitjen e kërkesave për të vizituar sitet e krijuara nga komuna përkatëse. Eshtë e

mundur për të regjistruar edhe fëmijët që nuk kanë lindur akoma, por që do të lindin

brenda 31 majit 2013.

Në përpilimin e listës kanë përparësi fëmijët e prindërve që punojnë gjithë ditën (kohë të

plotë), me motra e vëllezër të tjerë ose me një situatë paaftësie. Në rast pikësh të njëjta

preferohen familjet me një shumë të ulët Isse( treguesi i gjëndjes ekonomike, ose një

tregues i pasurisë së të gjithë familjes). Vlerësimi Isee, në bazë të së cilës përcaktohet tarifa

e regjistrimit, llogaritet falas nga Qëndrat e autorizuara të asistencës tatimore(Caaf).

Në qytetet e mëdha regjistrimet do të mbyllen:

- në Romë me 12 prill sito: http://www.comune.roma.it

- në Milano me 24 prill sito http://www.comune.milano.it/

- në Torino me 30 prill sito http://www.comune.torino.it/

Në Palermo regjistrimet janë mbyllur me 15 mars, ndërsa në Napoli akoma nuk janë hapur

(http://www.comune.napoli.it/)

Page 6: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

6

Sipërmarrësit e huaj – Hapur regjistrimet për të marrë pjesë në konkursin

MoneyGram Award 2013

E pesta herë e organizimit të MoneyGram Award, çmim për Sipërmarrësit e Imigruar në Itali. Regjistrimet do të qëndrojnë të hapura deri me 15 maj 2013.

Çmimi i krijuar nga MoneyGram, shoqëri leader(udhëheqëse) në transferimet

internacionale të parave, i dedikohet sipërmarrësve emigrantë më të shquar që gjatë vitit

kanë ditur të demostrojnë kapacitetin në shikimin, kurajon dhe leadership-in në krijimin dhe

drejtimin e ndërmarrjeve të tyre. Bëhet fjalë për një vlerësim të vetëm nacional dedikuar

sipërmarrësve emigrantë që aktualisht janë në Vendin tonë.

15 vetë do të jenë finalistët e zgjedhur që do të përfitojnë Cmimin absolutut të

Sipërmarrësve Emigrantë për Vitin dhe 5 vetë çmimin për Kategori: Fitim, Shpikje, Punësim,

Sipërmarrje të Rinjsh dhe Përgjegjësi Sociale.

Ceremonia e dhënies së çmimeve do të bëhet në Romë me 20 qershor në Casa del

Cinema në Villa Borghese.

Të gjithë sipërmarrësit e huaj në Itali që kanë krijuar një aktivitet të vetin në sektorin tregtar,

industrial dhe të shërbimeve, ose që janë titullarë të një shoqërie No Profit, mund të

paraqesin kandidaturën e tyre për tu bërë Sipërmarrës i Huaj i Vitit 2013.

Për të marrë pjesë është e nevojshme për të plotësuar formularet në sitin

www.themoneygramaward.com.

Komuna e Salernos – Sporteli i ri i Imigrimit dhe Çerdhe

Inaguruar në Salerno Sporteli i Imigrimit dhe Çerdhe në

bashkëpunim me Këshillin Italian për Refugjatët dhe Bankon

Ushqimore Kampania Onlus

Sporteli i Imigrimit dhe Çerdhe i ofron asistencë jo vetëm të huajve që kanë qënë të

detyruar të ikin nga Vendi i tyre për shkak të luftrave dhe/o përndjekjeve, por edhe të

gjithë atyre që jetojnë stabël prej vitesh në territorin tonë. Do t’i bëhet asistencë direkt

personave, por edhe veprime(aksione) të ndjesimit dhe informacionit të bëra për të nxitur

midis italianëve një kuptim më të mirë të konditave të emigrantit dhe të refugjatit, duke i

dhënë jetë inisiativave sociale dhe kulturore në favor të të mërguarve të ardhur në vendin

tonë.

Bashkëpunimi me CIR-in – Këshilli Italian për Refugjatët, ent i tutelës(mbrojtjes) së kërkuesve

të protecionit ndërkombëtar – ka çuar në hapjen, brënda Sportelit, të një zone(ambienti

për konsultime socio- legale dedikuar kërkuesve/titullarëve të protecionit internacional.

Sporteli do të jetë i hapur për publikun të martën dhe të ejten nga ora 9.30 e deri në ora

13.30.

Për informacione: [email protected]

Page 7: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

7

NORMATIVA

Punëtorët stinor: publikuar dekreti i ri i flukseve

Publikuar Dekreti që parashikon hapjen e flukseve të hyrjes për vitin 2013

për punëtorët stinor jo komunitar. 30.000 kuotat e disponueshme

Dërgimi i kërkesave është mundur nga ora 8.00 e 26 marsit 2013 e deri me 31 dhjetor 2013

në orën 24.00. Kërkesat, të plotësuara nga punëdhënësit, duhet t’i transmetohen Sportelit

Unik eskluzivisht për imigrimin në mënyrë telematike, nëpërmjet sitit

https://nullaostalavoro.interno.it/, duke përpiluar formularin e kërkesës C –stag.

Në bazë të dekretit të flukseve kërkesat e marrjes në punë mund të paraqiten për

punëtorët e huaj me vendbanim jashtë Italisë, nga Vendet e mëposhtme: Shqipëria,

Algjeria, Bosnja-Hercegovina, Kroacia, Egjypti, Republika e Filipines, Gambia, Gana, Indija,

Kosova, Republika ish Jugosllave e Maqedonisë, Marroku, Mauritius, Moldavia, Mali i Zi,

Nigjeri, Nigjeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia.

Vetëm për të huajt e këtyre Shteteve është e mundur për të hyrë në Itali për të punë

stinore. I vetmi përjashtim vlen për ata që edhe nuk janë nga këto Vende megjithatë kanë

ardhur në Itali për punë stinore në vitin 2012.

Shkarko

D.P.C.M 15 mars 2013

Qarkore Interno-Lavoro 19 mars 2013

Punëtorët stinor

Hyrja në Itali e punëtorëve jokomunitar për punë stinore është e mundur vetëm në kuadrin e

kuotave vjetore të stabilizuara nga dekreti shtesë i programit të flukseve të hyrjes për motive pune

stinore. Bëhet fjalë për një dekret të nxjerrë nga Presidiumi I Këshillit të Ministrave me skadencë

vjetore të rregullt.

Sektorët në të cilët është e mundur krijimi i raporteve të punës me karate stinor, janë vetëm sektorët

bujqësor dhe ai turistik- hotel. Bëhet fjalë për sektorët ku aplikohet një nga kontratat që janë në

modelin e kërkesave prezent në sitin e Ministrisë së Brëndëshme.

Kërkesa e marrjes në punë mund të bëhet nga një punëdhënës italian o i huaj me leje qëndrimi të

rregullt në Itali, për një punëtor me vendbanim jashtë Italisë që i përket një kombësie të treguar në

dekretin e flukseve(ose në bazë të dekretit të fundit Shqipëria,Algjeria, Bosnja-Hercegovina,

Kroacia, Egjypti, Republika e Filipineve, Gambia, Gana, Indija, Kosova, Republika ish Jugosllave e

Maqedonisë, Marroku, Mauritius, Moldavia, Mali i Zi, Nigjeri, Nigjeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri

Lanka, Ukraina, Tunizia)

Procedurat e hyrjes për punë stinore ndiqen, si rregull, ato të prashikuara për punë me kohë të

përcaktuar(determinato) dhe të papërcaktuar(indeterminato) jo stinore, me disa diferenca të

futura për më tepër për ta bërë më të shpejtë dhe më praktik krijimin e këtyre raporteve të punës.

Kërkesat për punë mund të paraqiten me vijë telematike nga punëdhënësi ose nga shoqatat e

kategorisë për llogari të anetarëve të saj vetëm pas publikimit të dekretit përkatës.

Leja e hyrjes duhet të jepet nga Sporteli Unik për imigrimin brenda 20 ditëve nga paraqitja e

Page 8: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

8

kërkesës. Nga viti 2012 eshtë në fuqi një procedure ndihmuese heshtje - aprovim ( silenzio –

assenso) në bazë të së cilës kur Sporteli Unik, mbasi kanë kaluar 20 ditë, nuk i komunikon

punëdhënësit mosaprovimin e kërkesës së tij, kjo konsiderohet e pranuar se përmbushen kushtet e

mëposhtëme:

- kërkesa lidhet me një punëtor të autorizuar në vitin e mëparshëm për të punuar në punë stinore

tek i njëjti punëdhënës kërkues;

- punëtori stinor në vitin e kaluar ka qënë i marrë në punë në mënyrë të rregullt nga punëdhënësi

dhe është kthyer në atdhe me skadencën e lejes së qëndrimit.

Me qëllim për ta bërë më të vlefshëm këtë mënyrë me të thjeshtë është e domosdoshme, që

punëdhënësi të specifikojë, në hapësirën përkatëse të modelit C-stag- të dhënat, lidhur me vitin e

kaluar, të komunikimit të detyrueshëm referuar marrjes në punë të punëtorit dhe lejes së qëndrimit

ose të sigurimit në zotërim nga ky i fundit.

Leja e qëndrimit për punë stinore ka një afat minimal prej 20 ditësh dhe ai maksimal prej 9 muajsh

duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës së lejes. Gjatë kësaj periudhe kohe është e mundur

të ndryshohet punëdhënësi, por duke mbetur gjithmonë në sferën e punës stinore.

Është e mundur me marrë në punë një punëtor stinor edhe për një kohë të pjesshme, me kusht që

orari mesatar nuk duhet të jetë më i ulët se 20 orë. Punëtorit duhet t’i paguhet një pagë mujore

bruto jo më e ulët nga ajo e parashikuar nga kontrata kolektive nacionale në fuqi e kategorisë.

Leja e qëndrimit shumëvjeçar për punë stinore

Të huajit që demostron që ka ardhur në Itali të paktën për dy vjet me rradhë për të punuar në punë

stinore mund t’i jepet një leje qëndrimi trevjeçare, gjithmonë për punë stinore. Afati i përkohshëm i

çdo viti është i njëjtë me të fundit nga dy vitet e mëparshëme. Për pranimin e kërkeses së lejes së

qëndrimit shumëvjeçar, dy raportet e punes stinore të mëparëshme nuk duhen të jenë në mënyrë

të domosdoshme të menjëherëshme paraprirëse të paraqitjes së kërkesës.

Punëdhënësi duhet t’i kërkojë Sportelit Unik të Imigrimit lëshimin e lejes së qëndrimit shumëvjeçar,

duke përdorur formularin përkatës të parapregatitur.

Kërkesa mund të paraqitet edhe nga një punëdhënës i ndryshëm nga ai i dy viteve të

mëparëshme.

Sporteli unik, duke verifikuar kërkesat, lëshon lejen e qëndrimit trevjeçar, duke treguar periudhën

vjetore të vlefshmërisë.

Një nga avantazhet kryesore të lejes së qendrimit shumëvjeçar është ajo që lejon punëtorin stinor të

hyjë në Itali vitin e ardhshëm pamvarësisht nga publikimi i dekretit të flukseve për punë stinore.

Kërkesa e marrjes në punë në rastin e lejes së qëndrimit shumëvjeçar për vitet e mëpasshme pas të

parit, mund të bëhet edhe nga një punëdhënës i ndryshëm nga punëdhënësi që ka marrë lejen e

qëndrimit trevjeçar për punë stinore.

Ndryshimi i lejes së qëndrimit për punë stinore

Punëtori i huaj i autorizuar për të dytën herë për të hyrë në Itali për punë stinore, mund të ndryshojë

lejen e qëndrimit për punë stinore në një tjetër për punë të varur – me kohë të kufizuar ose të

pakufizuar – në sferën e kuotave të disponueshme(për vitin 2013 D.P.C.M. i datës 16 tetor 2012, ka

fiksuar në 4.000 unitete kuotat e këtyre ndryshimeve).

Është e nevojshme që në momentin e paraqitjes se kërkesës leja e qëndrimit për motive të punës

stinore të jetë e vlefshme.

Punëtori i huaj duhet t’i dërgojë Sportelit Unik të Imigrimit kërkesën për ndryshimin e lejes së

qëndrimit nga punë stinore në punë të varur vetëm nëpërmjet rrugës telematike - duke u lidhur me

sitin https://nullaostalavoro.interno.it.

Në rastin e egzistencës së kuotave, i huaji thirret nga Sporteli Unik për të firmosur kontratën e lejes së

qëndrimit dhe formularin për kërkesën e lejes së qëndrimit për punë të varur.

Page 9: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

9

Urgjenca Afrika e Veriut – Ndalen masat humanitare të mbrojtjes së përkohëshme

kush mund të qëndrojë në Itali?

Me një dekret të 28 shkurtit 2013 Kryesia e Këshillit të Ministrave ka

shpallur fundin e urgjencës për Afrikën e Veriut, duke sqaruar gjëndjen

e të gjithë atyre që kanë arritur në Itali midis 1° janarit dhe 5 prillit 2011

duke përfituar një leje qëndrimi për motive humanitare

Brenda 31 marsit 2013 ishte e mundur për përfituesit e një leje qëndrimi për motive

humanitare për të paraqitur kërkesën e atdhesimit vullnetar me asistencë në Vëndin e

prejardhjes ose të origjinës ose me kërkuar ndryshimin e titullit të lejes se tyre në një leje për

punë, familjare, studimi dhe/o përgatitje profesionale.

Në rastin e zgjedhjes së njërës nga dy variantet, lejet për motive humanitare janë të

vlefshme deri në përfundimin e procedurave të ndryshimit të lejes së qëndrimit ose të

riatdhesimit me asistencë.

Në raport me atë që nuk ka paraqitur asnjë nga dy kërkesat brenda kohës së përcaktuar,

do të aplikohen, rast për rast, masat e espulsit, duke përjashtuar rastet kur bëhet fjalë për:

- Të huajt, mbi të cilët nuk mund të aplikophet espulsi, sepse plotësojnë kërkesat e

parashikuara nga neni 19. paragrafi 2 i Teksit Unik( të miturit, të huajt që

bashkëjetojnë me kushërinjtë deri në shkallën e dytë ose me bashkëshort/e italian;

gra në gjëndje shtazanësie o 6 muaj në pritje të lindjes së fëmijës);

- Të huajt që mund të demostrojnë ekzistencën e sëmundjeve të rënda që

pengojnë

riatdhesimin e tyre në Vendin e origjinës, për periudhën që zgjat një gjëndje e tillë;

- Të huajt që mund të demostrojnë ekzistencën e arësyeve të rënda ma karakter

humanitar që bëjnë të pamundur o jo të arësyeshme riatdhesimin;

- Pjestarë të familjeve me të mitur që frekuentojnë shkollën deri në mbarimin e vitit

shkollor.

Shkarko

D.P.C.M. 28 shkurt 2013

Diskriminimet raciale – Lista e shoqatave legale për t’i asistuar viktimave në

proceset gjyqësore kundër diskriminimeve

Në Itali gjithkush që është viktimë e një akti diskriminues racial mund të

bëjë një kërkesë me synim për njohjen e diskriminimit të pësuar. Është e

mundur për të vepruar si personalisht, ashtu edhe nëpërmjet një shoqate

ligjore për të vepruar duke i dhënë autorizimin.

Shoqatat e legalizuara për të ndjekur në gjykim janë vetëm shoqatat e regjistruara në

regjistrin e Shoqatave dhe të Enteve që zhvillojnë aktivitetin në fushën e luftës kundër

diskriminimit dhe të futura në një listë përkatëse aprovuar me dekret ministrie.

Këto shoqata mund të veprojnë edhe direkt, pa autorizim, në rastet e diskriminimit kolektiv

kur nuk janë të indentifikuar në mënyrë direkte dhe të menjëhershm personat e dëmtuar

nga diskriminimi.

Page 10: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

10

Kur bëhet fjalë për diskriminim me karakter kolektiv në fushën e punës, ankesa mund të

paraqitet edhe nga organizmat më të mëdha sindikale, dhe janë parashikuar sanksione

shtesë për ndërmarrjet.

Mbi bazën e listës së re të azhurnuar, janë më shumë se 550 shoqata të legalizuara për të

vepruar në procese antidiskriminuese për motive etnike- raciale.

Lista e Shoqatave dhe e Enteve sipas nenit 5 të dekretit legjislativ 9 korrik 2003 N.215

(azhurnato 13 mars 2013)

Për të ditur më shumë

Padi civile kundër diskriminimit

Tema(çeshtja) në lidhje me diskriminimin racial përfshihet në nenet 43 dhe 44 të Teksit Unik mbi

imigrimin(D.lgs n.286/98 e modifikime të tjera), ku tregohet respektivisht dallimi i saktë i akteve të

diskriminimit dhe trajtimi i veprimeve që mund të merren në rrugë civile në rastet kur je viktimë e

akteve të diskriminimit.

Të dyja nenet e cituara i referohen sjelljeve diskriminuese të bëra jo vetëm kundrejt shtetasve të

huaj jo komunitar – të cilëve i dedikohet pjesa më e madhe e dispozitave të teksit unik - por edhe

shtetasve italianë, atyre pa nënshtetësi dhe shtetasve të Shteteve të tjera anëtarë të Bashkimit

Europian prezent në Itali.

Neni 43 i teksit unik mbi imigrimin quan si diskriminues sjelljet që, direkt o indirekt, bëjnë një dallim, një

përjashtim, një limit o një preferim për motive race, ngyre, nënshtetësie, etnie, feje dhe që kanë

synim o efekt për të dëmtuar o për të kompromentuar njohjen o ushtrimin, në kushte të

barabarta, të të drejtave njerëzore dhe të lirisë baza në fushën politike, ekonomike, sociale e

kulturore dhe në çdo lloj sektori tjetër të jetës publike. Në veçanti janë treguar aktet e mëposhtme

të diskriminimit si pasojë e prejardhjes prej një race të caktuar, feje, etnie dhe nënshtetësie:

- kryerja o mungesa e një akti të padrejtë diskriminues kundrejt një shtetasi të huaj, nga ana e një

nënpunësi o të një të ngarkuari të shërbimit o të një ushtruesi shërbimi me karakter publik;

- vënia e konditave më të disfavorëshme o refuzim për t’i dhënë në menyrë korrekte o shërbime të

ofruara publikut;

- vënia e konditave më të disfavorëshme o refuzim për të dhënë mundësinë e punësimit, banesës,

arsimit, përgatitjes dhe shërbimeve socio – asistence të huajit me leje qëndrimi të rregullt në Itali;

- veprime o mungesa me synimin për të penguar ushtrimin e një aktiviteti ekonomik të ndërmarrë në

mënyrë ligjore nga i huaji me leje qëndrimi të rregullt në Itali;

- akte o sjellje të kryera nga punëdhënësi o nga të ngarkuarit e tij për të diskriminuar edhe indirekt

punëtorin e huaj.

Dispozicioni tregon gjithashtu, një njohje të kritereve në bazë të të cilave tregohen raste të veçanta

të “ diskriminimit indirekt ”: duhet të konsiderohet i tillë çdo trajtim dëmtues si pasojë e përdorimit të

kritereve që disfavorizojnë në mënyrë proporcionale më të madhe punëtorët qe i përkasin një race

të caktuar, një grupi etnik të caktuar o gjuhësor, një feje të caktuar o një nënshtetësie e që lidhen

me kërkesat jo esenciale në kryerjen e aktivitetit të punës.

Neni 44 i Teksit unik trajton padinë civile kundër akteve të diskriminimit. Parashikohet mundësia e

veprimit për gjykim para gjykatës civile me nje ankesë pa formalitete, me qëllim për të patur një

masë që, po qe nevoja, edhe në rrugë urgente, mund të shmang efektet e diskriminimit dhe të

zhdëmtojë dëmin e bërë. Moszbatimi i mases ndiqet penalisht.

Page 11: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

11

VENDIME

Shërbimet për paaftësi: i takojnë edhe atij që nuk është në posedim të lejes së

qëndrimit me afat të gjatë

Gjyqi Kushtetor kundërshton sërish normën që kërkon posedimin e lejes

së qëndrimit me afat të gjatë CE për të përfituar shërbime të asistencës

sociale të bëra nga INPS-i, si kompensim shoqërimi o pensioni për

paaftësi.

Gjyqi Kushtetor edhe në të kaluarën(vendimi n. 306/2008 e 11/2009) ka kundërshtuar si të

paarsyeshme për të kushtëzuar dhënien e shërbimeve të asistencës që presupozojnë nje

gjëndje të invaliditetit dhe paaftësie, me zotërimin e lejes së qëndrimit CE për një kohë të

gjatë, titull që kërkon, për lëshimin e tij, midis të tjerash, posedimin e njëfarë të ardhurash të

caktuara. Gjyqi Kushtetor ka vënë në dukje si vlera me rëndësi kushtetuese dhe të drejta

themelore, nga të cilat ajo për shëndetin, që nuk lejojnë dallime të bazuara mbi

nënshtetësinë që përndryshe do të rezultonte në kontrast me ndalimin e diskriminimit.

Duke iu kthyer përsëri këtyre principeve Gjyqi Kushtetor pra ka deklaruar sërish

paligjshmërinë kushtetuese të nenit 80, paragrafi 19, të ligjit 23 dhjetor 2000 n. 388 “ në

pjesën në të cilën vë në themel kërkesën e zotërimit të kartës së lejes së qëndrimit( tani leje

qëndrimi Ce për kohë të gjatë) për të huajt legalisht në territor në dhënien e kompensimit

të shoqërimit dhe të pensionit të paaftësisë.

Shkarko

Vendimi i Gjyqit Kushtetor n.40/2013

Pensioni i paaftësisë

Pensioni i paaftësisë i jepet sakatëve(gjymtuarve) dhe invalidëve civilë të moshës midis

tetëmbëdhjetë dhe gjashtëdhjetë e pesë vjeç, të cilëve një Komision përkatës shëndetsor i ka

njohur paaftësinë e plotë për punë (100%) dhe të përhershme(invalid i plotë-tërësisht) dhe që kanë,

gjithashtu nevojë ekonomike.

Kompensimi i shoqërimit

Kompensimi i shoqërimit i takon invalidëve të plotë (tërësisht) që për sëmundje fizike o psiqike

ndodhen edhe në pamundësinë për të ecur pa ndihmë të përhershme të një shoqëruesi o, duke

mos qënë në gjëndje për të kryer veprimet e përditshme të jetës, kanë nevojë për një asistencë të

vazhdueshme.

Për informazione të mëtejshme http://www.inps.it/

Page 12: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

12

Nënshtetësia: Të miturit e lindur në Itali mund të marrin nënshtetsinë italiane edhe

pse për disa vjet ka munguar regjistrimi në gjëndjen civile

Është i vlefshëm qëndrimi efektiv në Itali i të miturit i demostruar nga

dokumentimi shkollor dhe shëndetsor.

Gjykata e Rexho Emiljas, me dekretin e 31 janarit 2013 ka pranuar ankesën e një të riu të

huaj lindur në Itali dhe që kish banuar në mënyrë të vazhdueshme po aty deri në plotësimin

e moshës madhore, që Komuna e vendbanimit i kish mohuar marrjen e nënshtetësisë

italiane sipas nenit .4 c.2 të ligjit n. 91/92 për mungesë të kushtit të vendbanimit legal të pa

ndërprerë në Itali.

I interesuari që nga lindja ishte i regjistruar në lejen e qëndrimit të babait, por si pasojë e

transferimit të familjes nga një lokalitet në një tjetër në territorin krahinor, mungonte për një

periudhë pothuajse tre vjet, vazhdimësia e regjistrimit në gjëndjen civile në territorin e

Shtetit.

Për këtë arësye, Komuna kishte formuluar një masë negative duke patur parasysh

mospërmbushjen e kushteve për njohjen e nënshtetësisë italiane meqënëse vazhdimësia e

regjistrimit në gjëndjen civile nuk ishte për një periudhë kohe të shkurtër, por për një

periudhë pothuajse për tre vjet.

Kërkuesi kish kundërshtuar masën e Komunës duke evidencuar që, sidoqoftë, qëndrimi i tij

efektiv i vazhdueshëm në Itali edhe për periudhën e refuzuar (të mohuar) mund të ishte

demostruar nga dokumentimi i shumtë, si ai shkollor, vertetuer nga regjistrimi dhe nga

frekuentimi i shkollave fillore e më pas unike, si dhe nga përfitimi nga shërbimi i autobuzit të

shkollës, dhe ai shëndetsor, vertetuar nga nënshtrimi në ciklet e vaksinimit dhe profilaksive.

Gjykata e Rexho Emiljas ka pranuar ankesën, duke kujtuar që në baze të një qarkoreje të

Ministrisë së Brëndëshme të 7 nëntorit 2007, regjistrimi i vonuar në gjëndjen civile i një të

mituri në një Komunë italiane, nuk mohon marrjen e nënshtetësisë italiane ku ekziston një

dokumentim i saktë për të demostruar prezencën efektive të të miturit në Vendin tonë në

periudhën e para rregullimit(normalizimit) të regjistrimit në gjëndjen civile(p.sh. vertetimet e

vaksinimit, çertifikatat mjeksore në përgjithësi, etj,). Për ketë, se në periudhat e mëpasshme

pas lindjes konstatohen ndërprerje në titullimin e lejes së qëndrimit, me qëllimin për të

favorizuar mundësinë për të demostruar qëndrimin e vazhdueshem në territorin italian, i

interesuari mund të paraqesë dokumentimin integrativ(shtesë), si çertifikata shkolllore,

mjeksore o tjetër, që vertetojnë prezencën tuaj në Itali.

Shkarko

Gjykata e Rexho Emiljas – Dekreti i 31 janarit 2013

Për të ditur më shumë

Page 13: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

13

LAJME NGA MINISRIA

Portali i Integrimit të Emigrantëve:

on-line fokus “Pjesëmarrje dhe Nënshtetësia”(“Partecipazione e cittadinanza”)

Fokusi i ri publikuar në Portalin e Integrimit të Emigrantëve është i

ndarë në tre seksione:

Bashkimi europian: përfshin një sintezë të kuadrit juridik mbi organizimin e strukturave të

pjesëmarrjes të shtetasve të huaj dhe marrjes së nënshtetësisë europiane. Gjithashtu janë

në dispozicion link të nevojshme për të ditur më shumë për mënyrat e marrjes së

nënshtetësisë në Vende të tjera të botës;

Nënshtetësia italiane: janë përshkruar të gjitha normat e marrjes së nënshtetësisë italiane,

me referime edhe me jurisprudencën aktuale lidhur me temën. Ky seksion do të jetë së

shpejti në dispozicion edhe në gjuhën angleze.

Pjesëmarrja në territorin italian: Në këtë seksion, duke klikuar mbi Krahina të veçanta, është

e mundur të hysh në një skedë që përfshin një rrjet të detajuar të organizmave të

pjesëmarrjes së shtetasve të huaj: Këshillat Krahinore, Këshillat lokale, Këshilltarët ndihmës,

Këshillat territoriale të Imigrimit dhe Regjistrat e shoqatave të huaja.

Shko tek fokus

Komunitetet e huaja në Itali

Dhjetë fokuse mbi prezencën dhe karakteristikat

Ministrija e Punës dhe e Politikave Sociale publikon “Raportet vjetore

mbi komunitetet e huaja prezente në Itali”

Dhjetë raportet e para të publikuara lidhen me komunitetin e Filipineve, Marrokut, Tunizisë,

Shqipërisë, Molldavisë, Ukrainës, Egjyptit, Sri Lankës, Perusë, dhe Ekuadorit. Janë parashikuar

për edicioninet e ardhshme për Komunitetin Kinez, Indian. Pakistanez, Bengalez.

Raportet kanë si objektiv prioritar atë për të ruajtur dhe për të përshkruar kompleksin e

panoramës së emigrimit në Itali dhe, me këtë, dinamikat dhe rrugët e përfshirjes në jetën e

përditshme të shtetasve emigrantë.

Dhjetë raportet e para të publikuara lidhen me komunitetin e Filipineve, Marrokut, Tunizisë,

Shqipërisë, Molldavisë, Ukrainës, Egjyptit, Sri Lankës, Perusë, dhe Ekuadorit. Janë parashikuar

në edicioninet e ardhshme për Komunitetin Kinez, Indian. Pakistanez, Bengalez

Page 14: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

14

Raportet kanë si objektiv prioritar atë për të ruajtur dhe për të përshkruar kompleksin e

panoramës së emigrimit në Itali dhe, me këtë, dinamikat dhe rrugët e përfshirjes në jetën e

përditshme të shtetasve emigrantë

Për çdo Komunitet të përshkruar në veçanti, Raportet, midis gjërave të tjera, evidencojnë:

- karakteristikat socio-demografike, në kuptimin e prezencës totale, sipas gjinisë dhe sipas

moshave, sipas krahinave të vendosjes, tipologjive të lejes së qëndrimit dhe të të miturve,

me referimin e veçantë të pjesëmarrjes në sferën shkollore. Një fokus specifik i dedikohet,

gjithashtu, dinamikave të hyrjes në Itali, nepërmjet analizave të dekretit të flukseve dhe të

programit të kuotave

- Kushti i punësimit dhe rezultatet e procedurës së realizimit (D. Lgs. 109/2012), amortizatorët

socialë).

Shkarko Raportet

- Raporti i Komunitetit të Filipineve

- Raporti i Komunitetit të Marokut

- Raporti i Komunitetit të Tunizisë

- Raporti I komunitetit Shqiptar

- Raporti i Komunitetit të Moldavisë

- Raporti i Komunitetit të Ukrainës

- Raporti i Komunitetit Egjyptian

- Raporti della Komunitetit Sri Lankez

- Raporti i Komunitetit Peruvian

- Raporti della Komunitetit Ekuadorian

Milano: hapur G.Lab,një sportel për të ndihmuar brezat e dytë

Një kënd ri në Milano dedikuar brezave të dytë, në rrugën (via)

Dogana 2. Të rinjtë, në sportel mund të drejtohen për të patur

informacione si mund të marrin nënshtetësinë, të shkëmbejnë

eksperiencat dhe për të patur një mbështetje për të përballuar

konditën e veçantë të huaj – italianë.

Në rrugën G.Lab, sportelli i ri për brezat e dytë të Komunës së Milanos, realizuar në fushën e

Projektit “ Portali i Integrimit” financuar nga Ministria e Punës dhe e Politikave Sociale –

Drejtoria e Përgjithshme e Imigrimit dhe e Politikave të Integrimit.

Që nga e mërkura e 13 marsit, të rinjtë dhe të rejat lindur në Itali nga prindër të huaj do të

kenë një hapësirë dedikuar atyre për informatërinjve, në rrugën(via) Dogana 2: mund të

kërkojnë informacione si mund të marrin nënshtetësinë, të lidhen në rrjet me

bashkëmoshatarët, të marrin pjesë dhe të organizojnë ngjarje kulturore, të ndajnë me të

tjerët, në mënyrë pozitive, konditën italian në fakt por jo akoma për drejtësinë.

Në sportel të rinjtë, por edhe prindërit e tyre mund t’i drejtohen sportelit për të shkëmbyer

eksperiencat dhe për të patur një mbështetje për të përballuar konditën e veçantë të

huaj-italianë.

Page 15: Portali i Integrimit Migrantëve - integrazionemigranti.gov.it filetema, të cilave mund t’i Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin,

15

Në G-Lab, hapur të mërkurën, të ejten dhe të premten, nga ora 14 deri në orën 18

(orari mbas shkolës), të rinjtë do të gjejnë të rinj të tjerë, pak më të mëdhenj se ata, që

kanë marrë nënshtetësinë disa vjet më parë mbasi kanë mbushur 18 vjeç dhe kanë ndjekur

në Komunë një periudhë formimi prej një muaji. G.Lab do të ketë edhe një kuti të postës

elektronike dedikuar: [email protected].

PUBLIKIME

Firence: një dosier i Prefekturës dhe Dhomës së tregtisë për punëtorët me kualifikim

të lartë prezent në kryeqëndrën e krahinës së Toskanës

Janë të shumta sipërmarrjet e Firences që kërkojnë punëtorë të huaj

me nivel të lartë profesional. Kështu rezulton nga publikimi i ri i bërë

nga Kuestura dhe Dhoma e tregtisë e Firences “ Sipërmarrjet dhe

punësimi me kualifikim shumë të lartë. Profilet profesionale. Karta blu

Ue”, tasti i fundit i një rrugë studimi e marrë prej kohësh.

Puna tërheq vëmëndjen e prezecës në kryeqëndrën e krahinës së Toskanës të punëtorëve

jo Ue me kualifikime të larta profesionale. Në raport vihet në dukje, që numri i tyre, në

dyvjeçarin e fundit është rritur në mënyrë të dukshme.

Udhëzues i prefekturës së Firences mbi kartën blu ue(blu card ue) dhe sipërmarrja nëj në

provincë

Për të ditur më shumë

Kontakte

Ministria e Punës dhe e politikave Sociale

Drejtoria e përgjithshme e imigrimit dhe e politikave të Integrimit

Via Fornovo, 8 - 00192 Roma

tel: 06 46834679 o 06 468340182

Projekti co-financuar nga fondi Europian per l’integrimin e shtetasve të Vendeve të

tjera 2007-2013

Për opinione, sugjerime, retifikime mbi përmbajtjet lidhur me sitin, kontaktet me

redaksinë e Portalit të Integrimit, dërgoni një mail në adresën:

[email protected]