POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

14
1 LEKSIONI 4. POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE Hyrje: Bashkimi doganor dhe levizja e lire e mallrave ne tregun e perbashket nuk shtrihet automatikisht dhe ne sektorin e bujqesise. Neni 38.4 (tani Neni 32) i traktatit thote qe “tregu i perbashket per produktet bujqesore duhet te shoqerohet nga krijimi i nje Politike te Perbashket Bujqesore ndermjet Shteteve Anetare”. Sektori I bujqesise ze me pak se 3% ne PBB (GDP) e EU-27, por ky sektor perfaqeson burimin kryesor te te ardhurave per rreth 20% te popullsise se EU-27. Gjithashtu, kombinimi I sektoreve te bujqesise me ate ushqimor perbejne nje pjese te rendesishme te ekonomise se BE-se, me mbi 15 milione vende pune (8.3% e te punesuarve) dhe 4.4% te PBB-se. Me nje prodhim te kombinuar te pijeve dhe ushqimeve me vlere rreth 675 miliard, BE-ja eshte prodhuesi me I madh ne bote. Elementi I fundit dhe me I rendesishem nder elementet e siperpermendur, eshte autonomia ne furnizimin me mallra ushqimor brenda BE-se me qellim jo vetem mirqenien e popullsise europiane por dhe garantimin e pavarsise politike te shteteve anetare. Si konkluzion del qarte fakti se ne aspektin ekonomik, social dhe politike sektori I bujqesise eshte shume me I rendesishem sec mund te hamendesohet duke pare perqindjen e vogel qe ze ne PBB-ne e BE-se. Realizimi i nje politike te perbashket bujqesore mund te konsiderohet si nje arritje ekzemplare e procesit te integrimit ekonomik. Shtetet anetare perpara krijimit te tregut te perbashket aplikonin politika proteksioniste te cilat demtonin ose frenonin shkembimin e mallrave midis tyre. Ndaj duke pasur parasysh kete fakt mund te themi se realizimi I politikes se perbashket mund te konsiderohet arritje, dhe mund te thuhet se bujqesia eshte sektori ku procesi I integrimit ekonomik eshte me I avancuari. Megjithe fazen e avancuar politika e bujqesore eshte e veshtire te menaxhohet pasi duhen perdorur cmime te njehesuara, instrumentat e menaxhimit te cmimeve te njehesuara, financim I perbashket I masave per mbeshtetje te produkte te BE dhe mbrojtja e perbashket ndaj produkteve te jashtme. Te gjithe keto mekanizma te veshtire jane pjese e organizimit te tregut sipas Politikes Bujqesore. Keto mekanizma perfaqesojne nje nga dy drejtimet e politikes bujqesore (tregun e perbashket) drejtimi tjeter eshte politika e zhvillimit rural. Tregu I perbashket I produkteve bujqesore ka garantuar furnizim te sigurt me produkte bujqesore me cmime te arsyeshme per konsumatoret europian, por nuk mund te permbushi objektivat e tjere te traktatit sic jane produktiviteti bujqesor dhe standart me I larte jetese per fermeret. Argumentat per CAP „mbeshtetje e te ardhurave‟ Politika e perbashket bujqesore (CAP) eshte nje sistem I ndihmave dhe programeve bujqesore te Bashkimit Europian. Deri ne vitin 1992 shpenzimet per bujqesine nga Bashkimi Europian perbenin afersisht 61% te buxhetit. Ne 2013 shpenzimet tradicionale te CAP do te pergjysmohen (32%). Nga ana tjeter ne vitin 1988 shifrat per Politikat Rajonale te BE perbenin 17% te buxhetit dhe parashikohen te dyfishohen per te arritur 36% e 2013. shpenzimet e CAP perbehen

description

Bashkimi doganor dhe levizja e lire e mallrave ne tregun e perbashket nuk shtrihet automatikisht dhe ne sektorin e bujqesise. Neni 38.4 (tani Neni 32) i traktatit thote qe “tregu i perbashket per produktet bujqesore duhet te shoqerohet nga krijimi i nje Politike te Perbashket Bujqesore ndermjet Shteteve Anetare”.

Transcript of POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

Page 1: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

1

LEKSIONI 4. POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

Hyrje:

Bashkimi doganor dhe levizja e lire e mallrave ne tregun e perbashket nuk shtrihet automatikisht dhe ne sektorin e bujqesise. Neni 38.4 (tani Neni 32) i traktatit thote qe “tregu i perbashket per produktet bujqesore duhet te shoqerohet nga krijimi i nje Politike te Perbashket Bujqesore ndermjet Shteteve Anetare”.

Sektori I bujqesise ze me pak se 3% ne PBB (GDP) e EU-27, por ky sektor perfaqeson burimin kryesor te te ardhurave per rreth 20% te popullsise se EU-27.

Gjithashtu, kombinimi I sektoreve te bujqesise me ate ushqimor perbejne nje pjese te rendesishme te ekonomise se BE-se, me mbi 15 milione vende pune (8.3% e te punesuarve) dhe 4.4% te PBB-se.

Me nje prodhim te kombinuar te pijeve dhe ushqimeve me vlere rreth 675 miliard, BE-ja eshte prodhuesi me I madh ne bote.

Elementi I fundit dhe me I rendesishem nder elementet e siperpermendur, eshte autonomia ne furnizimin me mallra ushqimor brenda BE-se me qellim jo vetem mirqenien e popullsise europiane por dhe garantimin e pavarsise politike te shteteve anetare.

Si konkluzion del qarte fakti se ne aspektin ekonomik, social dhe politike sektori I bujqesise eshte shume me I rendesishem sec mund te hamendesohet duke pare perqindjen e vogel qe ze ne PBB-ne e BE-se.

Realizimi i nje politike te perbashket bujqesore mund te konsiderohet si nje arritje ekzemplare e procesit te integrimit ekonomik. Shtetet anetare perpara krijimit te tregut te perbashket aplikonin politika proteksioniste te cilat demtonin ose frenonin shkembimin e mallrave midis tyre. Ndaj duke pasur parasysh kete fakt mund te themi se realizimi I politikes se perbashket mund te konsiderohet arritje, dhe mund te thuhet se bujqesia eshte sektori ku procesi I integrimit ekonomik eshte me I avancuari.

Megjithe fazen e avancuar politika e bujqesore eshte e veshtire te menaxhohet pasi duhen perdorur cmime te njehesuara, instrumentat e menaxhimit te cmimeve te njehesuara, financim I perbashket I masave per mbeshtetje te produkte te BE dhe mbrojtja e perbashket ndaj produkteve te jashtme. Te gjithe keto mekanizma te veshtire jane pjese e organizimit te tregut sipas Politikes Bujqesore. Keto mekanizma perfaqesojne nje nga dy drejtimet e politikes bujqesore (tregun e perbashket) drejtimi tjeter eshte politika e zhvillimit rural. Tregu I perbashket I produkteve bujqesore ka garantuar furnizim te sigurt me produkte bujqesore me cmime te arsyeshme per konsumatoret europian, por nuk mund te permbushi objektivat e tjere te traktatit sic jane produktiviteti bujqesor dhe standart me I larte jetese per fermeret.

Argumentat per CAP – „mbeshtetje e te ardhurave‟

Politika e perbashket bujqesore (CAP) eshte nje sistem I ndihmave dhe programeve bujqesore te Bashkimit Europian.

Deri ne vitin 1992 shpenzimet per bujqesine nga Bashkimi Europian perbenin afersisht 61% te buxhetit. Ne 2013 shpenzimet tradicionale te CAP do te pergjysmohen (32%). Nga ana tjeter ne vitin 1988 shifrat per Politikat Rajonale te BE perbenin 17% te buxhetit dhe parashikohen te dyfishohen per te arritur 36% e 2013. shpenzimet e CAP perbehen

Page 2: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

2

kryhesisht nga shpenzimet per ti garantuar prodhuesit cmimin minimal dhe me per ti dhene subvencione per cdo te korrur ne menyre qe fermeret te garantojne nje nivel te ardhurash.

Nder qellimet dhe objektivat kryesore qe synonte te realizonte kjo politike e perbashket mund te listojme:

- Permirsimin e rendimenteve prodhuese.

- Garantimin e nje standarti jetese per fermeret e KE.

- Stabilizimin e tregjeve bujqesore.

- Garantimin e frunizimit me produkte bujqesore.

- Garantimi I produkteve ushqimore me cmime te arsyeshme per konsumatoret.

Qe nga viti 2005, pagesat jane jo te varura drejtperdrejt nga prodhimi. Ato jane tashme:

- Per cdo hektar te fermerit te cilet jane mbajtur sipas 'Good Agricultural Condition'

- rimbursim per aktivitete specifike te zhvillimit rural ( si diversifikimi apo ngritja e grupeve te perbashketa te prodhuesve) ose

- menaxhimi i tokave ne favor te ambjentit.

Sektoret e mbuluar nga CAP

Nderhyrja ne cmime nepermjet politikes se perbashket bujqesore mbulon vetem keto produkte bujqesore:

- Dritherat, oriz, patate

- Fara luledielli

- Foragjere te thata

- Qumesht dhe nenproduktet e tij, vere, mjalt

- Mish vici/derri/qengji, veze

- Sheqer

- Fruta dhe perime

- Pambuk

- Bizele

- Vaj ulliri

- Duhan

- Kerp

- Lule dhe bime te gjalla

- Ushqimet per kafshe

Ne regjimin e tregtise se jashtme mbulohen me shume produkte sesa nga CAP. Kjo per te limituar konkurrencen midis produkteve qe prodhohen ne BE dhe atyre qe prodhohen jashte BE-se por qe mund te konsiderohen si alternative apo zevendesuse ndaj produkteve te BE-se. (psh vaji sojes mund te zevendesoje vajin e ullirit ne perdorimin e perditshem ndaj ne kete rast kosniderohet si zevendesues apo alternative e vajit te ullirit)

Page 3: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

3

Objektivat, principet dhe instrumentat

Traktati i Romes percaktoi objektivat e CAP: detajet e te cilave u diskutuan ne Stresa,1958.

Tre principe u percaktuan:

(i) Nje treg i vetem produkti;

(ii) e ashtuquajtuar „preference e Komunitetit‟ (barriera te larta tregtare ndaj jopjesmarrseve ne kete treg te vetem);

(iii) solidaritet financiar midis Vendeve Anetare (ndarja e te ardhurave nga taksat dhe te ardhura te tjera si edhe ndarja e kostove te pergjithshme te nderhyrjes)

dy principet e para mund ti konsiderojme si nje Bashkim Doganor (CU) me nje nivel te larte te Tarifave te Jashtme te Perbashketa (Common External Tariff, CET).

Niveli i taksave tregatre ndaj vendeve te treta ka qene variabel (taks qe mund te ndryshoj gjate kohes), deri ne vitin 1995 kur u konvertuan ne tarifa fikse. Kjo u plotesua nga mbeshtetja e brendshme e KE mbi cmimet, mbeshtetje te cilen principi I trete e parashikon si financim te perbashket te vendeve anetare.

Kater menyra nderhyrje ne tregje u percaktuan ne Stresa per qellime mbrojtese te te ardhurave dhe subvencioni:

(i) sisteme me taksa variable dhe mbeshteje cmimesh per tregjet e produkteve kryesore bujqesore me elasticitet te ulet oferte;

(ii) vetem taksa variable;

(iii) pagesa plotesuese; dhe

(iv) pagesa direkte per kushte specifike

Preferenca e EC Solidaritet financiar midis

Vendeve Anetare

Nje treg i vetem produkti

(1) Rritja e eficences se bujqesise

(5) Cmime te arsyeshme per

konsumatoret

(4) Siguroje oferten e nevojshme (2) Nje standart jetese te mire per

fermeret

(3) Stabilizimi i tregjeve

bujqesore

Instrumentat

Politike strukturore (duke perfshire nje

Fond)

Tregje te rregulluara (duke perfshire nje

Fond)

- sisteme mbeshtetese taksash/cmimesh

variable

- vetem taksa variable

- Pagesa plotesuse

- Mbeshtetje direkte me te ardhura

PRINCIPET

OBJEKTIVAT

Page 4: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

4

Praktika aktuale e CAP ka treguar qarte se objektivat mbi te ardhurat (niveli dhe stabiliteti) e jane paramount ndermjet 5 objektivave te CAP. Sidoqofte instrumentat e perdorur, shkaktojne efekte anesore negative prane objektivave te tjera te CAP dhe te gjithe objektivave te integrimit ne teresi.

Mbrojtje e te ardhurave, metodat alternative te CAP

Sistemi I Agro-takses (Agro Levy System, ALS) deri ne 1995 ishte pjesa kryesore e CAP. Edhe sot eshte, megjithese Raundi I Uruguait I ka kthyer taksat variable ne taksa fikse, zakonisht shume te larta. Deri ne 2000 impakti ekonomik I ketij konvertimi ishte I vogel. ALS egziston ne dy forma : ALS e paster konsiston ne mbrojtjen e jashtme pa mbeshtetjen e cmimeve nder-EU; ALS e kombinuar me mbeshtetjen e cmimeve e cila eshte nje forme me e ashper e rregullimit te tregut. Se bashku, mbulimi i tyre i produkteve hovers 90-95% te prodhimit bujqesore te komunitetit

Politika tregtare si „mbrojtje e te ardhurave‟

Nje ALS e paster perdor politiken tregtare si mjet per te mbrojtur cmimet nder-EU, e cila pretendon te prodhoje nivele te kenaqshme te ardhurash per fermeret.

ALS e paster eshte perdorur per rreth nje te katerten e produkteve te EU (lulet, vere cilesore,oris, fruta dhe perime specifike, veze dhe mish pule)

Sistemi i taksave mbron cmimet e produkteve bujqesore nga ato te tregut boteror me taksa importi n.q.s. cmimet e tregut boteror jane me te ulta, dhe nga taksat e eksportit n.q.s. cmimet boterore jane me te larta.

Teorikisht, ALS mund te perdoret per qellime te pastra stabilizuese ne afatin e shkurter. Kjo teori bazohet ne supozimin qe trendi i cmimeve te brendshme ndjek ate boteror si dhe nderhyrja duhet automatikisht te eliminohet ne nje kohe te shkurter, brenda nje ose dy sezoneve. Praktikisht, ekzistojn deviacione afat gjata me cmimet boterore, si ne nivelin e tyre ashtu edhe ne drejtimin e ndryshimit, te cilen e ben ALS nje politike te vertete te ardhurash. Pra kjo menrye eshte plotesisht proteksioniste.

Agro-Taksa: Importet e EU

N.q.s. cmimet e EU jane me te medha se ato boterore, taksa (PEU – PW ) kufizon importet nga bota ne nivelin AB.

Kjo politike e cmimeve te larta sherben si nje politike per rritjen e te ardhurave pasi te ardhurat bujqsore ne KE rriten me „a + b‟. Konsumatoret jane ata qe paguajne kete nivel me te larte te ardhurash nepermjet cmimeve me te larta, biles ata paguajne dhe dicka me shume sesa rritja e nivelit te te ardhurave. Konsumatoret pervec a + b paguajn takse „d‟ e cila shkon per Fondin Bujqesor dhe „c‟ dhe „e‟ si “humbje te mirqenies”. “C” si kosto me te larta prodhimi krahasuar me ato te importeve dhe “e” si kufizim i mundesive te konsumit per ata konsumatore qe nuk mund te blejne me cmim PEU. Te ardhurat nga taksa „d‟ perdoren per subvecione eksportesh ne produkte te tjera ose per te njejtin produkt.

Page 5: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

5

Agro-Taksa: Eksportet e EU

Nje teprice oferte ne EU.

Subvecion eksporti per njesi (PEU – PW) me qellim qe prodhuesit e EU te gjejne treg ne tregjet boterore.

Ne cmimin PW ; EU do te importoj MN.

N.q.s. prodhojn ne L te ardhurat e bujqesise rriten me PEU L*(PEU – PW ) nga te cilat Fondi Bujqesis paguan KL*(PEU – PW ) tek fermeret qe eksportojn.

Fondi financohet nga takspaguesit dhe nga konsumatoret per te mirat e importit.

Kostot e BE-se ne terma mirqenie mund te ndahen ne humbjen e konsumatorve e cila eshte „b + e‟, rritjen e prodhimit ineficent me „e + d‟ dhe humbjen buxhetore per BE (KL. LK)

Vleresimi i nje ALS te paster bazohet ne tre kritere:

a) kostot sociale;

b) perfitmet e te vegjelve kundrejt fermave te medha;

c) dhe kostot e tjera te deshtimit te qeverive.

ALS nuk eshte nje transfert e paster tek fermeret: kostot neto te “mirqenies” ne ekonomine e brendshme (c + e) jane nje barre shtese.

Rishperndarja e te ardhurave midis fermerve te vegjel e te medhenj eshte e veshtire te analizohet pa ditur funksionet e prodhimit te tyre. Megjithate nga teoria dihet qe kostot e prodhimit per firmat e vogla eshte me larte se per firmat e medha ndaj kur vendodset nje cmim qe konsideron kostot e firmave te vogla firmat e medha perfitojne me shume nga politika te tilla.

Nje menyre per te patur nje ndarje me te drejte dhe ndaluar abuzimin e fermave te medhaja eshte ajo e subvencionimit direkt te te ardhurave te fermereve.

Politikanet preferojne transferta „te padukshme‟ nga konsumatoret tek fermeret nepermjet cmimeve te larta, sesa subvencione direkte, pavaresisht kostove sociale te ulta. Kjo kuptohet per arsye elektorale. Nga ana administrative taksat jane shume te lehta per tú implementuar. Keshtu administrata dukshem favorizon konfortin dhe qendrueshmerine e ALS sesa subvencionet direkte, taksat preferenciale apo hibride te takses dhe subvencionit. Nje element tjeter qe konsiderohet si lehtesi administrative e ALS ka te beje me integrimin e tregjeve pasi aplikon te njejten tarif ne teresin e bashkimit doganor.

Agro-taksat dhe mbeshtetja e cmimit (Agro levy price support, ALPS)

Per produktet bujqesore jo tipike mesdhetare sic jane, gruri, mishi, qumeshti, sheqeri por gjithashtu per disa lloje verash dhe produkte peshku, taksa eshte suplement I mbeshtetjes se cmimit.

Analiza e ALPS eshte bazuar ne tre supozime:

- nje kurs kembimi i dhene midis vendeve te EU;

- nje cmim i dhene boteror per produktin ne analize dhe

Page 6: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

6

- jo efekt zevendesimi ne perdorimin e tokes, ne sasine e te mirave etj.

Analiza bazohet ne pese cmime, tre nga te cilat jane cmime ex ante (te vendosura me perpara) bazuar ne parashikimin e D (kerkes) dhe S (oferte), te derivuara nga takimet politike te Keshillit te Ministrave te EC:

i. cmime te synuara(target), qe eshte cmimi me te cilen eshte supozuar qe fermeret e EU do te ruajne ose rrisin standartin e jetes – nje cmim politik;

ii. cmime kufi (reference), nje cmim per zyrat e doganes – ky eshte i barabarte me cmimin boteror + taksat, ky eshte nje cmim qe varjon gjate kohes;

iii. cmimi i nderhyrjes (intervention) ose cmimi dysheme, cmimi minimum per fermeret qe eshte i garantuar nga vendimet politike dhe i lejuar per zyrat e autorizuar te nderhyjne ne blerje. Nderhyrjet – kur ka tepric oferte.

Dy cmime jane cmime ex post, te percaktuara nga D dhe S:

iv. cmimi boteror.

v. cmimi aktual i tregut ne EU i cili duhet te jete i barabarte, ose mbi cmimin e nderhyrjes.

P1 eshte cmimi i synuar; P2 eshte cmimi i kufi; P3 eshte cmimi i nderhyrjes; PW eshte cmimi boteror; dhe P4 eshte nje cmim tregu nqs S3EU mbizoteron ne treg dhe tregu „x‟ ishte i lire nga nderhyrjet.

Supozojme fillimisht qe ne fund te sezonit, S1EU mbizoteron, sic ishte parashikuar. Tregu x ne EU do te pastrohet ne P1 , cmimi i synuar. Importi i x shoqerohet me nje takse prej (P2 - PW ), do te rezultoje me ne nivel (P1 – P2 ) te pambuluar te cilat perfshijne kostot e transportit dhe shkarkimit perpara se te mberrijne te konsumatoret.

Ne kete stiuate zyra nderhyrese nuk funksionon, pra Fondi Bujqesis nuk mbledh te ardhura dhe nuk ben shpenzime.

Supozojme tani qe S2EU mbizoteron. Importet, duke perfshire kostot e transportit jane mjaft te kushtueshme dhe tregu i „x‟ ne EU do te pastrohet ne cmimin kufi P2.

Supozojme se S3EU mbizoteron, me cmimin e P3 ‟ si cmim i nderhyrjes, organet nderhyjn ne tregun e „x‟ duke blere P3*CD, ose duke subvencionuar me CD* (P3 - PW) duke ndikuar negativsht ne Fondin Bujqesor.

Supozojm tani qe cmimi i synuar eshte P2, cmimi kufi P3, dhe cmimi i nderhyrjes P4. Nqs S1EU mbizoteron, importuesi potencial ne cmimin kufi do te jete EU; sepse kostot e transportit dhe te shkarkimit do te zhvendosen ne AB duke kaluar ne cmimin P2, ne te cilin tregu pastrohet. Te ardhurat nga taksat do te jene HK* (P3 - PW).

Importet do te shkojne ne zero n.q.s. S2EU mbizoteron.

Ne P4, me S3EU qe mbizoteron , autoritet perkatse jane ne kufirin e nderhyrjes.

Pagesa Plotesuese (Deficiency payments system, DPS)

Dhe DPS bazohet ne cmimin e garantuar ex ante per gjithe fermeret e EU per nje produkt te dhene. Ajo mbulon diferencen midis cmimit te tregut dhe cmimit te garantuar te fermereve. Eshte tashme mese e provuar qe subvencionet direkte krijojne me pak deformime sesa nderhyrjet nepermjet taksave.

Page 7: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

7

Pagesa Plotesuese vs Sistemit te taksave - shih grafikun

Pagesa Plotesuese - subvecion per njesi te produktit

Sipas grafikut kosto e „mireqenies‟ ne DPS eshte „c‟ krahasuar me „c + e‟ ne ALS.

Subvecioni „a +b+c‟ eshte pjesa e buxhetit qe konsumatoret i transferojne tek prodhuesit. Ky subvencion qe eshte i dukshem ne DPS zevendeson „a+b+c“ qe eshte e padukshme ne rastin e taksave dhe „d“ qe perdorej nga fondi per politikat per mbeshtetjen e te ardhurave.

E njejta analize do te vlente edhe per eksportet.

Ne rastin e eksporteve efekti ne cmime nga DPS esthe i njejte me ate te ALS por, rishperndarja e te ardhurave ne DPS realizohet e gjitha nepermjet buxhetit.

Vleresimi i (DPS) - rasti i importeve

DPS eshte e preferueshme krahasuar me ALS, bazuar kjo ne kriterin “per nje kosto me te ulet sociale ”.

Kostoja e “mireqenies” se brendshme eshte me e vogel (e) dhe aksesi ne treg per prodhuesit boteror rritet.

N.q.s. oferta boterore nuk eshte pafundesisht elastike, mireqenia e brendshme zvogelohet por prodhuesit boteror rrisin perfitimet.

Gama e produktet nen DPS jane te panevojshme per perdoruesit (konsumatoret) perderisa egziston tregtia e lire, dhe eshte e krahasueshme me ALS per sa i perket prodhuesve.

Praktikisht, fermeret jane njekoheshisht edhe prodhues te inputeve (nen DPS) dhe perdorues te inputeve (qe mund te blihen me cmimet e tregut boteror).

Diferencat ne koston e „mireqenies‟ do te varen nga metodoat e rishperndarjes se te ardhurave.

Grumbullimi i tatimit mbi te ardhurat per te financuar subvencionin plotesues do te zhvendose barren tek klasat e pasura.

Per kete, kosumatoret dhe takspaguesit duhet te vecohen kur vleresohen nen nje DPS apo ALS. Megjithate diferencat zbuten kur DPS financohen nepermjet rritjes se TVSH.

Rishperndarja e te ardhurave midis fermerve te vegjel dhe te medhenj eshte e njejte si nen DPS dhe nen ALS, deri ne momentin kur politika e DPS nuk lidhet me madhesin e fermes, sasin e maksimale te prodhimit apo me rajone ose shtete specifike.

Kostot e zbatimit te DPS ne kendveshtrimin e politikaneve jane te larta per arsye se ato jane pjese e buxhetit te EU.

Metoda te tjera te CAP

Pagesat direkte

Teorikisht kjo eshte metoda me e mire.

(i) pagesa plotesuese direkte per njesi te tokes;

Page 8: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

8

(ii) pagesa plotesuese direkte per njesi kafshesh;

(iii) pagesa plotesuese per familje dhe

(iv) nje takse negative mbi te ardhurat per fermeret.

Kuotat mbi oferten.

Aplikimi i DPS dhe ALS i shoqerouar me rritje te cmimit do te nxisin rritjen e prodhimit (mbiprodhim) e shoqeruar kjo me rritje te shpenzimeve per bujqesine.

Kuotat mbi oferten nuk do te lejojne ekspansionin e padeshirueshem te eksporteve,- nje instrument i deshirushem per politikberesit e CAP

Vlersimi I CAP

1) Cfare ndikimi ka patur CAP ne intergrimin e tregut bujqesor?

Ne vitet 1950 - nje nivel i ulet tregtie

Gjate 1970 dhe 1980 dy barriere mbeten pengese e integrimit,

(i) kontrolli veterinar dhe sanitar ne nivel kombetar; barriera qe mbeten per nje kohe te gjate. Keto bariera u hoqen nga programi EC-1992 nepermjet harmonizimit te kontrolleve te brendshme dhe njohjeve reciproke te inspektimit dhe certifikimit.

(ii) bariera tjeter njihet si „sasite e kompesimit monetar‟, duke u bere nje taks/subvecion kufitar i tregtise nder-EU kur “green exchange rates” ndryshojn nga kursi real i kembimit.

Ne disa periudha „sasite e kompesimit monetar‟ kane qene te larta, duke u bere nje pengese serioze per nje treg te vetem bujqesor.

Aplikimi i euros ka eleminuar kete problem, dhe per vendet e jo-euros perdoren kushte strikte.

“GREEN EXCHANGE RATES”

Sistemi i “green rates”, kursi i kembimit i perdorur per te konvertuar cmimet bujqesore, pagesat, dhe sasive te tjera te CAP nga ECU ne monedhen nacionale.

Keshilli i ministrave te bujqesise vendos cmimet e perbashketa cdo vit per produktet me kryesore bujqesore.

Cmimet e perbashketa duhet te jene te emertuara ne nje njesi specifike, dhe u percaktuan ne Ecus me futjen e Sistemit Monetar European. Cmimet e perbashkta e konvertuan ne cmimet nacionale duke perdorur kursin e kembimit per secili shtet.

2) Ka realizuar CAP pese objektivat e traktatit?

Rritja e eficences ne bujqesi

Produktiviteti i punes ne bujqesi ne EC-6 per periudhen 1963-77 dhe EC-9 per periudhen 1972-77, ka pesuar nje rritje te ndjeshme si ne nivel nacional ashtu edhe unioni.

Faktet –

rritja e inputeve ndermjetes;

norme e larte e ivestimeve kapitale;

nje renie e vazhdueshme e punezenies ne bujqesi.

Page 9: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

9

Studimet tregojne qe edhe per periudhen 1973-90 treguesit e mesiperm tregojne per nje rritje te eficences ne bujqesi. Produktiviteti ne bujqesi u rrit me 3.6% /vit.

Studimet tregojne se CAP ka nxitur progresin teknik, ndersa ndikimi ne specializimin rajonal vleresohet i dobet.

Integrimi i tregut i bazuar ne oferten aktuale dhe sjellen e cmimit, nga vendosja e cmimeve te larta.

Ne mungesen e cimimit minimum, do te kishte qene me e dobishme per prodhesit eficent te eksportonin nga rajonet me eficence te ulet te EC, dhe keshtu do te nxisnin specializimin rajonal dhe te rrisnin produktivitetin.

Rritja e standarit te fermereve

Treguesi i perdorur nga EC per “te ardhurat reale te fermereve”- „vlera neto e shtuar ne bujqesi per puntor, ne terma real‟.

Rritja vjetore 1,4% per periudhen 1970-1990 per EC-12, por me nje paqendrueshmeri te konsiderueshme (Thomson, 194, pp. 51-2).

Perderisa GNP (Gross National Product) per person u rrite me shpejte, ky tregues i te ardhruave te fermerve tregon nje renie relative karshi pjeses tjeter (jo-bujqesore) te ekonomise se EC, pra nje deshtim i CAP per te realizuar kete prioritet politik pavarsisht nga politikat e tepruara nderhyrese.

Analiza duke perdorur kete tregues eshte jorealiste per shkak te pranise se punetoreve part-time ne sektorin e bujqesise dhe se nje e treta e te ardhurave te punetorve full-time i perket sekotorit jo-buqesor (pensionet).

Larsen et al. (1994) treguan qe te ardhurat e disponueshme neto (duke zbritur taksat) te familjeve fermere ne fund te 1980s ishin me te larta se ato te gjithe familjeve EU pervec Portugalis.

Pra, analiza e te ardhurave te fermereve eshte shume e veshtire.

Stabilizimi i tregjeve bujqesore

“short-run price stabilization equilibrium or long-term equilibrium of S and D”

Stabilizimi cmimeve ne afatin e shkurter - CAP e ka permbushur kete objektiv, niveli i inflacionit vjetor ne EU krahasuar me vendet e zhvilluara jo te EU eshte i kenaqshem.

Analiza e ekulibrit afatgjate konkludon me disa deshtime - norma e teprices se prodhimit (e prodhuar ne EU) per shume prodhime bujqesore u rrite ndjeshme duke tejkaluar normen 100%.

Tregues tjeter i stabilizimit te tregut konsiston ne shpenzimet buxhetore te Komunitetit per blerjen e rezervave dhe subvecionimin e eksporteve.

Shpenzimet per magazinim te rezervave (sipas Thomson, 1994) kane rritje me nje norme vjetore prej 6.3% gjate periudhes 1973-92. - tregues ky qe nuk flet per stabilitet.

Sigurimi i ofertes se nevojshme

Ky objektiv eshte i veshtire te interpretohet analitikisht.

Sa eshte norma e pershtatshme e veteprodhimit per sigurimin e ofertes?

Nje norme e ulet me furnizues te besueshem jo te EU versus nje norme me e larte me furnizues te pabesueshem. Me perfundimin e luftes se ftohte mbase nuk eshte me aq e nevojshme garantimi i ofertes se nevojshme brenda kufijve te BE-se me kusht qe pjesa e ofertes qe sigurohet ne tregjet boterore te jete e diversifikuar pra te mos jete e

Page 10: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

10

perqendruar. Kjo per arsye qe BE-ja te mos jete dipendente nga vende te caktuar por te kete mundesi zgjedhje ne rast krizash.

Cmime te arsyeshme per konsumatoret

Cmimet e EU me te larta krahasuar me ato boterore (pervec viteve, 1973-4 dhe 1995)- ndryshe nqs EU nuk do te nderhynte vazhdimisht duke subvencionuar tepricen e prodhimit dhe te behej nje imprtues neto.

Per periudhen 1979-90: cmimet bujqesore ne EU rane me nje norme vjetore 3.7% ndersa ato boterore me 6.7%.

Konsumatoret do te kishin perfituar me shume nqs taksat dhe tariffat do te ishin fikse dhe jo variable. Cmimet ne EU ndryshe nga ato te tregut boteror.

EU nepermjet subvencioneve te eksporteve ka ndikuar ne uljen e cmimit boteror.

3) Ne cfare niveli kane qene kostot per konsumatoret, takspaguesit dhe buxhetin e EU?

Kosto shume te larta, nga 100 -123 miliard ECU gjate 12 vjeteve, e cila llogaritet me rreth 85-90% te prodhimit bujqesor te EU ne ferma (llogaritur me koston).

Per nje familje me 4 persona, transfertat luhaten ne 1200-1400 ECU ne vit.

Transfertat per fermeret full-time fsheh efektin e rishperndarjes jo te barabarte: fermeret e medhenj (pothuajse 20%) marrin 80% te mbeshtetjes se CAP, megjithese niveli i te ardhurave relative te tyre nuk justifikon nje politik te ardhurash. Shkaku per kete transferim asimetrik eshte se mbeshtetja e cmimit eshte e lidhur me prodhimin.

Politikat buxhetore te EU per shkak te CAP jane ne pikpyetje si politika ne nje Komunitet qe ne parim mbeshtet ne liberalizim dhe rregullim (qe jane, jo buxhetore) per te arritur qellimet e tij.

Kostot reale te buxhtit bujqesor te EU jane rritur me nje norme vjetore 5.1% gjate periudhes 1973-91, konsiderueshem mbi rrijten reale te GDP ne EU.

1990 - shpenzimet per bujqesin llogariten me 60% te buxhetit te EU.

4) Ne cfare niveli kane qene kostot per te tretet dhe cilat kane qene kostot ne termat e konfilikteve tregtare?

Te gjitha shtete te cilat nuk mbeshteten ne eksportet bujqesore angazhohen ne politika proteksioniste.

Kritikat per EU: (i) tarifat variable vecuan EU nga tregu boteror dhe (ii) subvecionet e eksportit jane automatike, te larta dhe pa kufizim buxhetor.

Instrumentat e CAP jane jomiqsore ndaj eksportuesve me avantazhe krahasuese (aftesia per te prodhuar nje te mire me kosto me te ulet, ne termat e te mirave te tjetera, krahasuar me nje vend/shtet tjeter)- si Argjentina, USA, Australia dhe Hungaria per „mishin e lopes‟.

Per shkak te Uruguay Round (me fiksimin e tarifave variable dhe disa shkurtimeve ne subvecionin e eksporteve) kostot per te tretet jane ulur disi, dhe cmimi boteror ka pesuar nje permiresim. Per shkak te CAP, EU vazhdimisht ka qene ne konflikte tregtare: „chicken war‟ me USA ne vitin 1963 (Gjermania trefishoi tarifat per pulat amerikane, kjo gje coi ne vendosjen e tarifave nga ana amerikane mbi arrat e kokosit, kamionet dhe disa produkte te tjera. Tarifa e sotme amerikane prej 25% per kamionet eshte nje mbeturine e “chicken war”); ndalimi i paparashikuar per importin e mishit te lopes nga Hungaria ne vitin 1974; etj.

Page 11: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

11

Per shkak se EU po kthehet ne nje eksportues ne shume produkte, eshte ne interesin e saj politik dhe ekonomik te reduktoje problemet tregtare me tregun boteror, qe jane krijuar per shkak te politikes se saj

5) Ka kosto makroekonomike per EU aplikimi i CAP?

Ndikimet afatgjata ne perspektiven makroekonomike kerkon urgjentisht nje reformim te CAP.

Ndersa „kostoja e mireqenies‟ bazuar ne nje analize ekulibri (si ato ne grafiket e mesiperm) llogaritet me rreth 1% e GDP se EU, prodhimi i pergjithshem i EU nga i cili eshte hequr dore llogaritet tre here me i larte, dhe me shume nqs analiza do te ishte dinamike.

REFORMIMI I CAP

Zhvillimi dhe reforma

CAP ka qene gjithmone nje zone e veshtire per tu reformuar ne Politikat e BE, ky eshte nje problem I cili ka filluar ne 1960 dhe qe ka vazhduar deri me tani. Keshilli bujqesor eshte nje nga organet vendimmarrese te ceshtjeve te CAP dhe manipulohet nga ato shtete qe e kane me perzemer CAP,si psh Franca. Mbi te gjitha, sidoqofte kerkohet unanimiteti gjate votimit te reformave shume serioze te CAP, te cilat rezultojen shume te rralla. Jashte Brukselit, fuqia e lobingut fermer ka qene nje faktor vendimtar ne politiken bujqesore te BE deri ne ditet e sotme te integrimit. Kjo fuqi lobingu ka rene ndjeshem qe nga viti 1980, por edhe sot ka ndikim. Kohet e fundit ka pasur shume ndryshime, si pasoje e kerkesave te tregtise se jashtme dhe nderhyrjes ne punet e CAP nga pjese te tjera te struktures se politikes se BE. Nje qellim I rendesishem I politikes se BE eshte mbajtja e CAP te paprekur. Bujqesia eshte e lidhur si nje pjese “speciale”e prodhimit ushqimor te trashegimise se ndare te Europes. Te gjitha keto perdoren si mbrojtes per te mbajtur CAP.

Plani Mansholt

Plani Mansholt ishte nje ide e viteve ‟60 e cila duhet te levizte fermeret e vegjel nga tokat dhe te konsolidohej ferma dhe te zgjerohej ne nje industri te madhe dhe eficente. Gjendja e fermes dhe te gjitha lobingjet e fuqishme permes Kontinentit, u pa qe Plani u zhduk nga objektivat e Bashkimit.

Ne 21 dhjetor 1968, Sicco Mansholt, Komisioneri Europian I Bujqesise, dergoi nje momerandum Keshillit te Ministrave per shqetesimin rreth reformes bujqesore ne Komunitetin Europian. Ky plan afatgjate, I njohur si “Programi Bujqesor 1980” ose “Raporti I Gaichel Group”.

Plani Mansholt permendi limitet per nje politike cmimi dhe mbeshtetje tregu. Ai parashikoi disbalancimin qe mund te ndodhte ne tregje te caktuara nese Komuniteti nuk do te ndermerrte uljen e numrit te hektareve qe perdoren per kultivim ne 5 milion. Ish ministri I bujqesise I Hollandes gjithashtu shtoi se standartet e jeteses se fermereve nuk ishin permiresuar qe nga implementimi I CAP, pervec nje rritje te prodhimit. Ai gjithashtu sygjeroi se menyrat e prodhimit duhet te reformohen dhe te modernizohen ne menyre qe fermat e vogla, sipas eksperteve te Komunitetit, te kishin mundesine e zgjerimit ne te ardhmen. Qellimi I Planit ishte te inkurajonte rreth 5 milion fermere te hiqnin dore. Kjo do te bente te mundur te rishperndahej toka dhe the rritej madhesia e fermave te mbetura. Fermeret po e konsideronin te sukseshme nese ata mund te garantonin per pronaret e tyre nje te ardhur mesatare vjetore te krahasueshme me ate te punetoreve te tjere te rajonit. Mansholt solli per programet e pasurimit, mbulim te trajnimeve dhe te pensioneve te parakohshme. Se fundmi ai I kerkoi Shteteve Antare te limitonin ndihmat direkte per fermat jofitimprurese. Plani Mansholt u reduktua ne 3 direktiva europiane, te

Page 12: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

12

cilat ne 1972 u perqendruan ne modernizimin e shoqerive agrare, abandonimin e fermave dhe trajnimi I fermereve.

Reformat moderne

Reformat kryesore jane: ulja e cmimeve, sigurimi I ushqimit dhe cilesise se tij dhe garantimi I te ardhurave te qendrueshme te fermereve. Te tjera ceshtje jane ndotja e ambjentit, mbrojtja e kafsheve si dhe gjetja e alternativave per te shtuar te ardhurat e fermereve. Disa nga keto ceshtje jane pergjegjesi e shteteve antare.

Pse reforma? - Nje ulje ne kostot buxhetore dhe zbutjen e konflikteve tregtare me USA, vecanerisht duke konsideruar dhe negociatat e Uruguay Round.

Tre reformat kryesore te CAP:

The MacSharry Reforms (1992)

Agenda 2000 Reforms

Mid-term Review (Fischler Reforms) 2003

The MacSharry Reforms (1992)

Thelbi i MacSharry Reforms ishte zhvendosja e politikes nga „mbeshtetja e cmimit‟ drejt „pageses direkte‟.

Reduktimi i cmimit te garantuar gjate nje periudhe tre vjecare.

• (grur, miser etj: -35% ; Mishi I lopes: -15% )

Pagesa direkte kompensuese per fermeret.

Pagesa per skemen e mosperdorimit te tokes.

Masa te tjera mbeshtetese

programe mbeshtese agro-mjedisore

Subvecionim per programet e pyllezimit

Pension i hershem per fermeret

Nje vleresim per “The MacSharry Reforms (1992)”

- Zhvendosje e rendesishme e politikes se CAP nga „mbeshtetje e cmimit‟ ne „pagesat direkte‟

- Ndikoi ne uljen e cmimeve te EU drejt cmimeve te tregut boteror

- Reduktoje konfliktet tregtare me partneret nderkombetar por:

- Jo reforma ne sektoret e rendesishem si SHEQERI; VERA; VAJ ULLIRI dhe DISA FRUTA

- Rriti barren administrative

Agenda 2000 Reforms

- Nje reform tjeter e CAP u finalizua ne Maj te 1999

Arsyet per „Agenda 2000 Reforms‟

- Niveli i cmimeve te CAP shume te larta per te qene konkurrues ne tregun boteror

- Zgjerimi i EU e bente thjeshtezimin e CAP edhe me te nevojshem

- Reforma te nevojshme per te plotesuar angazhimet e GATT/WTO

Page 13: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

13

- EU duhet te pergatiste sektorin e saj bujqesor per negociatat e ardhshme te WTO

- Berjen e CAP me te pranueshme per takspaguesit dhe konsumatoret

Mid-term Review (Fischler Reforms) 2003

- Elementet e „Mid-term Review 2003‟ te shpallur ne Janar 2003 jane:

- Nje pagese e vetme e pavarur nga prodhimi (e cila njihet si metoda “decoupling”)

- Transferta te ardhurash nqs fermeret plotesojn standartet e vendosura per mjedisin, ushqimin dhe mireqenien e kafsheve.

- Nje reduktim i transfertave per fermeret e medhenj prej vitit 2007 me qellim per te ndihmuar fondin e EU per programet e zhvillimit rural.

- Stimuj per te ndihmuar fermeret te permiresojn cilesine e produkteve bujqesore.

- Thelbi i sistemit te ri eshte te ndryshoje fokusin nga prodhimi drejt manaxhimit fermer per shkaqe sociale mjedisore

Konkluzione

CAP eshte nje nga politikat me te kritikuara te Bashkimit Europian. Per kete arsye eshte e rendesishme te kuptohet ceshtja pse egziston CAP. Argumenti qendror eshte se nje deshtimi I mundshem per te thithur nje numer te larte papunesh nga bujqesia mund te coje ne renie relative dhe mbase absolute ne te ardhurat bujqesore per nje pjese te rendesishme te popollsise, e cila do te destabilizonte shoqerine dhe qe rrezikon te mos jete lehtesisht e pranueshme nga shoqeria. Problemi me kete argument, ka te beje se ai justifikon qellime te rendesishme mbas CAP por jo instrumentat e tij aktuale.

Tre principet e CAP jane:

a) nje treg i vetem produkti;

b) e ashtuquajtuar „preference e Komunitetit‟ (barriera te larta tregtare ndaj jopjesmarrseve ne kete treg te vetem);

c) solidaritet financiar midis Vendeve Anetare (ndarja e te ardhurave nga taksat dhe te ardhura te tjera si edhe ndarja e kostove te pergjithshme te nderhyrjes).

Pese objektivat jane:

a. Rritja e eficences se bujqesise;

b. nje standart i kerkuar jete per fermeret;

c. stabilizimi i tregjeve bujqesore;

d. siguroje oferten e nevojshme;

e. cmime te arsyeshme per konsumatoret .

Instrumentat perfshijne:

a. politike strukturore (duke perfshire nje Fond);

b. tregje te rregulluara (duke perfshire nje Fond);

sisteme mbeshtetese taksash/cmimesh variable,

vetem taksa variable,

pagesa plotesuse,

Page 14: POLITIKA E PERBASHKET BUJQESORE

14

mbeshtetje direkte me te ardhura.

Taksat variable u bene tarifa fikse ne 1995 ne saje te Raundit te Uruguajit.

Kostot Buxhetore te CAP

VViitteett %% nnddaajj bbuuxxhheettiitt ttee EEUU

1972 80%

1980 73%

1989 66%

2000 50%

2003 46%