Politika e-City - crca.al e-City Janar... · Forumi Rinor Partia Republikane ... programit të...

11
Politika e-City UNË JAM LIDERSHIPI I TË RINJVE TË TIRANËS Uniteti Rinor Rrjeti i Vullnetarëve Shqiptarë Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë Lëvizja Rinore për Integrim Forumi Rinor i Partisë Demokratike Përtej Barrierave Roma Active Albania Parlamenti Rinor Aleanca Kuq & Zi Forumi Rinor Partia Republikane Partia Civile Forumi Rinia Aktive New Vizion Fryma e Re Demokratik Grupi Rinor Ambasada PINK Lexoni në Brendësi: Editorial 2 Lajm 3 Dialogu i të Rinjve– Besart Mataj 4 Nga Bota 6 Në vend të Relacionit të Këshillit Bashkiak 4 Rini pa HERONJË– Marsel Zeqiri 10 Tirana– Qyteti im, Zëri im Janar-Shkurt 2013, Nr.6 Viti II i Botimit CRCA/ DCI SHQIPËRI Adresa e zyrës: Rr. Rreshit Çollaku, Vila 13/1, Tiranë, Shqipëri Adresa postare: Kutia Postare 1738, Ti- ranë / Shqipëri Tel: + 355 4 2242264 E-mail: [email protected]; enida.bogdani@crca.al Financuar nga: Përgatiti: Enida Bogdani

Transcript of Politika e-City - crca.al e-City Janar... · Forumi Rinor Partia Republikane ... programit të...

Page 1: Politika e-City - crca.al e-City Janar... · Forumi Rinor Partia Republikane ... programit të CRCA- “Të Rinjtë dhe Gratë në Politikë” si dhe ... përfshirja e qytetarëve

Politika e-City

UNË JAM LIDERSHIPI I TË RINJVE TË TIRANËS

Uniteti Rinor

Rrjeti i Vullnetarëve Shqiptarë

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë

Lëvizja Rinore për Integrim

Forumi Rinor i Partisë Demokratike

Përtej Barrierave

Roma Active Albania

Parlamenti Rinor

Aleanca Kuq & Zi

Forumi Rinor Partia Republikane

Partia Civile

Forumi Rinia Aktive

New Vizion

Fryma e Re Demokratik

Grupi Rinor Ambasada PINK

Lexoni në Brendësi:

Editorial 2

Lajm 3

Dialogu i të Rinjve– Besart Mataj 4

Nga Bota 6

Në vend të Relacionit të Këshillit Bashkiak

4

Rini pa HERONJË– Marsel Zeqiri 10

Tirana– Qyteti im, Zëri im

Janar-Shkurt 2013, Nr.6

Viti II i Botimit

CRCA/ DCI SHQIPËRI

Adresa e zyrës: Rr. Rreshit Çollaku, Vila

13/1, Tiranë, Shqipëri

Adresa postare: Kutia Postare 1738, Ti-

ranë / Shqipëri

Tel: + 355 4 2242264

E-mail: [email protected];

[email protected]

Financuar nga:

Përgatiti: Enida Bogdani

Page 2: Politika e-City - crca.al e-City Janar... · Forumi Rinor Partia Republikane ... programit të CRCA- “Të Rinjtë dhe Gratë në Politikë” si dhe ... përfshirja e qytetarëve

Mirëseerdhët në numrin e parë për vitin 2013 të gazetës elektronike Politika e-City. Kjo gazetë paraqet punën e

programit të CRCA- “Të Rinjtë dhe Gratë në Politikë” si dhe aktivitetet e grupit rinor LRT.

Ky pritet të jetë një vit i nderë, por plot me elektricitet në ajër sepse gjithçka lëviz në bazë të zgjedhjeve

parlamentare të 2013-s. Ndërsa bëhen gati fushatat elektorale dhe njerëzit debatojnë si gjithmonë, por më me zjarr

për politikën, CRCA kthen vëmendjen tek të rinjtë dhe gratë që angazhohen në politikë. Kështu, në Mars do fillojë një

fushatë ndërgjegjësuese për mbështetjen e grave kandidate. Ndërsa në Prill do mbahen trajnime për forcimin e

kapaciteteve për organizimin e fushatës elektorale, duke u fokusuar tek të rinjtë dhe gratë.

LRT në të njëjtën kohë kërkon të tërheq vëmendje lidhur me kërkesat e të rinjve. Anëtarët e grupit rinor parashikojnë

të bëjnë takime me liderat politikë për të prezantuar MANIFESTIN RINOR që të merret parasysh në fushatën

elektorale. Njëkohësisht MANIFESTI do jetë kthyer në një poster dhe video dhe do shpërndahet dhe me të rinjtë në

universitete, gjimnaze dhe në media e rrjetet sociale.

Stafi i CRCA në bashkëpunim me LRT do të zbatojë edhe procesin e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisje-VKQ. Për

të rinjtë. Duke marrë parasysh kërkesat e të rinjve në MANIFEST do të arrihet një plan veprimi që rrjedh si dialog i të

rinjve si marrës shërbimi dhe pushtetit vendor si dhënës shërbimi. Ky plan veprimi do të prekë temën e punësimit

rinor, kohës së lirë dhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendim-marrje. Proçesi i VKQ-së do të zbatohet në të njëjtën kohë

dhe nga organizata të tjera të financuara nga Olof Palme International Center në të gjithë vendin.

Këto ishin vetëm disa nga parashikimet për 2013, por qëndroni dhe na lexoni për të ndjekur angazhimin rinor dhe

qytetas.

Lexim të këndshëm!

Faqe 2 Politika e-City

E D I T O R I A L

Në 2013...Manifestoj, kërkoj natë e ditë që të dëgjohem një ditë!

Page 3: Politika e-City - crca.al e-City Janar... · Forumi Rinor Partia Republikane ... programit të CRCA- “Të Rinjtë dhe Gratë në Politikë” si dhe ... përfshirja e qytetarëve

Inside Story Headline

Tiranë, 12 Shkurt 2012 – Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) publikoi sot Manualin “Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë Përgjegjshmëri nga Vendim-marrësit”.

“Manuali fokusohet tek mobilizimi social dhe angazhimi qytetar, pasi ato janë rrugë përmes të cilave kanalizohet përfshirja e qytetarëve në vendim-marrjet politike” shprehet ekspertja që punoi për përgatitjen e tij, znj. Etleva Bisha.

Ky Manual synon të adresojë nevojën për të qartësuar, forcuar dhe dhënë shanse të barabarta çdo qytetari. Manuali ofron edhe mjete e teknika që mundësojnë mobilizimin dhe angazhimin e komunitetit lokal për të ndikuar mbi politikat lokale dhe monitoruar e kërkuar përgjegjshmëri nga vendim-marrësit.

z. Altin Hazizaj, drejtori i CRCA, thotë se Manuali do ti shërbejë drejtpërsëdrejti organizatave dhe grupeve të aktivistëve të shoqërisë civile, që janë angazhuar në drejtim të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendim-marrje. Por gjithashtu do të jetë një burim i mirë informacioni për të gjithë qytetarët, insitucionet dhe

grupet e interesuara.

Përgatitja e këtij Manuali është produkt i një studimi cilësor të m b ë s h t e t u r mbi publikime në fushën e

demokracisë me pjesëmarrje, si dhe të praktikave egzistuese që identifikojnë mekanizmat e përdorura për ta bërë të mundshme pjesëmarrjen e komuniteteve në vendim-marrje.

Manuali përmbledh tre pjesë kryesore: Pjesëmarrja në vendim-marrjen lokale;Të drejtat e komunitetit dhe përgjegjësitë e autoriteteve vendore; Mobilizimi social; Modeli i përfshirjes dhe ndikimit mbi politikat lokale; dhe pjese nga Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e qeverisjes vendore si Aneks.

Ky manual u pergatit në kuadër të programit “Tirana: Qyteti im-Zëri im” zbatuar nga CRCA, me mbështetjen financiare të Olof Palme International Center.

Faqe 3 Janar-Shkurt 2013, Nr.6

L A J M

PUBLIKOHET MANUALI “MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT

PËR MË SHUMË PËRGJEGJSHMËRI NGA VENDIM-MARRËSIT”

Roli kyç i qytetarëve në një shoqëri demokratike është pjesëmarrja në jetën publike.

Për të qenë aktiv qytetarët duhet së pari të informohen mbi çështjet publike (shih roli i autoriteteve), të vëzhgojnë me kujdes se si e përdorin pushtetin drejtuesit politik dhe përfaqësuesit e mandatuar prej tyre, si dhe të shprehin opinionin, këndvështrimin e tyre mbi mënyrën se si qeverisen dhe mbi të gjitha mbi cilësinë e qeverisjes.

Page 4: Politika e-City - crca.al e-City Janar... · Forumi Rinor Partia Republikane ... programit të CRCA- “Të Rinjtë dhe Gratë në Politikë” si dhe ... përfshirja e qytetarëve

Studimet e fundit tregojnë se vetë procesi i dialogut

krijon besim dhe rrit efiçencën në ekipe liderësh.

Por pyetjet që natyrshëm ngrihen pas këtij

konstatimi janë: a dinë të dialogojnë të rinjtë

shqiptarë?

Sa të gatshëm janë të rinjtë të hapen ndaj dialogut,

për të shkëmbyer ide dhe argumenta, në mënyrë që

t’i përgjigjen sa më pozitivisht sfidave qe vendi ynë

duhet të përballojë dhe zgjidhë?

Sa ndikon pjesëmarrja e shoqërisë civile apo edhe

organizatave politike në procesin e dialogut mes të

rinjve?

Të rinjtë shqiptarë, mendoj se kanë nevojë akoma

për të mësuar si të dialogojnë. Por para se të

mësojnë këtë, është e nevojshmë të mësojnë se

çfarë është dialogu. Duhet mësuar kjo gjë, për të

bërë dallimin e dialogut me debatin, pasi

shpeshherë në Shqipëri i ngatërrojmë.

Diku me dashje e diku pa dashje, të ndikuar dhe të

politizuar e marrim për të mirëqenë që bisedat pa

rregulla, të ashpra t’i quajmë dialog, ndërkohë që

në fund të ditës asnjëra prej palëve nuk ka lëvizur

nga qëndrimi fillestar.

Mendimi im është që ne jemi një popull

debatues dhe jo dialogues, të paktën jo

akoma.

Nëse nuk do isha pjesëmarrës në një

seminar 3 ditor në Durrës, besoj se do më

duhej edhe disa kohë të prisja, deri sa të

bëja më qartësisht dallimin mes debatit dhe

dialogut, me avantazhin e këtij të fundit në

rritjen e efiçencës dhe besimit në ekipet e

liderave.

DIALOGU I TË RINJVE

SHOQËRIA CIVILE DHE ORGANIZATAT POLITIKE

Faqe 4 Politika e-City

SH K R I M N G A L R T

Besart Mataj– Kryetar FRESH Kukës Pjesë e LRT

Page 5: Politika e-City - crca.al e-City Janar... · Forumi Rinor Partia Republikane ... programit të CRCA- “Të Rinjtë dhe Gratë në Politikë” si dhe ... përfshirja e qytetarëve

Seminari i organizuar nga National Democratic

Institute (NDI) në datat 7-9 shkurt, kishte për synim

promovimin e vlerave të dialogut tek rinia

shqiptare. I ftuar special ishte Steinar Bryn,

Këshilltar i Lartë në Akadaminë Nansen. Steinar e

quante veten “champion of

dialogue”.

Gjatë atyre 3 ditëve në

Durrës së bashku me të rinj

të tjerë anëtarë të forumeve

rinore politike por edhe nga

shoqëria civile, përforcuam

mendimin se kemi nevojë të

madhe që ne të rinjtë të

dialogojmë.

Të mësojmë të komunikojmë me njëri-tjetrin duke

mos luftuar për një “vrasje të bashkëbiseduesit”,

përkundrazi qëllimi për të shprehur idetë tona,

nxirrte në pah nevojën për të respektuar tjetrin

përballë.

Dialogu është një marrëdhënie, jo një zgjidhje.

Dialogu është proces, jo zgjidhje. Për këtë kemi

nevojë, kemi nevojë për të rinj që komunikojnë dhe

dialogojnë, për të bashkëpunuar për një të ardhme

më të mirë, që do i përgjigjet me seriozitet sfidave

që duhet të përballojmë, pavarësisht përkatësisë

tonë, pavarësisht bindjeve tona.

Por nëse në seminare dhe trajnime të formatit të

NDI të rinjtë shprehen dhe kanë vullnetin për të

pranuar se u pëlqen të dialogojnë, kur ata kthehen

në grupin politik që ata i përkasin, harrojnë ndoshta

jo me dëshirë ato çfarë mësuan.

Prandaj, Shqipëria ka nevojë për të rinj me

personalitet, që tregojnë shkallë të lartë integriteti

dhe vetëbesimi në kauzat që ata duan të

përqafojnë. Ne kemi nevojë për të rinj që guxojnë,

që nuk bëjnë llogari të ngushta përfitimesh, por se

zhvillimin e të rinjve dhe të

vendit e kanë si qëllim në

vetvete. E për këtë duhet të

dialogojnë, të flasin edhe me të

riun tjetër tek partia

kundërshtare. Sepse nevojat i

kemi të njëjta, zgjidhjet duhet

t’i diskutojmë. Le të

komunikojmë.

Një dorë të mirë në këtë proces po e japin edhe

organizatat e ndryshme Jofitimprurëse.

Shumë lidera të rinj të edukuar jo-formalisht po

krijojnë një brez të ri me shpresa të mëdha dhe

besim tek realizimi i idealeve të tyre.

CRCA me Lidershipin e të Rinjve të Tiranës

po i shërben këtij qëllimi. Është fantastike të

shohësh të rinj anëtarë të forumeve të

ndryshme, tek shkëmbejnë ide dhe

argumenta duke respektuar njëri-tjetrin.

Këta të rinj do jenë garancia që komunikimi

politik në të ardhmen do jetë dialogues dhe

jo debatues.

Faqe 5 Janar-Shkurt 2013, Nr.6

“Për këtë kemi nevojë, kemi

nevojë për të rinj që

komunikojnë dhe dialogojnë, për

të bashkëpunuar për një të

ardhme më të mirë, që do i

përgjigjet me seriozitet sfidave

që duhet të përballojmë,

pavarësisht përkatësisë tonë,

pavarësisht bindjeve tona.”

Page 6: Politika e-City - crca.al e-City Janar... · Forumi Rinor Partia Republikane ... programit të CRCA- “Të Rinjtë dhe Gratë në Politikë” si dhe ... përfshirja e qytetarëve

Faqe 6 Politika e-City

Gjeo-politika dhe politikat rinore nuk janë fraza që

lidhen në mendjen tonë natyrshëm. Politikat rinore

dhe puna rinore, sidomos në Europë, vijnë si

rezultat i ndryshimeve gjeo-politike pas Luftës II

Botërore dhe rënies së murit të Berlinit. Organizatat

rinore kanë luajtur role kyçe në të gjitha zhvillimet e

shek. 20 duke përfshirë ç’kolonizimin dhe

demokratizimin, zgjerimin e BE-së dhe ndërtimin e

një shoqërie civile më të konsoliduar dhe të

pavarur.

Sipas fjalorit Anglisht-Anglisht të Merriam-Webster

përkufizimi i gjeo-politikës është “studimi i influ-

encës së faktorëve si gjeografia, ekonomia dhe de-

mografia në politikat dhe sidomos në diplomacinë e

një vendi”, kurse një përkufizim i përgjithshëm i

politikave rinore është “shuma e të gjitha inicia-

tivave për qytetarët e rinj, çdo gjë që afekton

qytetarët e rinj në njëfarë mënyre”. Duke u bazuar

në këto përkufizime dhe duke parë realitetin e rinisë

përreth globit sot, ne mund të kuptojmë lidhjen

ndërmjet këtyre dy nocioneve dhe kompleksitetin e

marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe rolin e organ-

izatave rinore si aktorë shumë të rëndësishëm në

këtë tablo.

Korniza gjeopolitike në të cilën operon Forumi Rinor

Europian është e përbërë nga politikat e vendeve të

BE si dhe nga realiteti i Këshillit të Europës, konflikte

afër apo larg, ndër-vartësia dhe lidhjet diplomatike

ndërmjet vendeve dhe rajoneve të botës,

bashkëpunimi me organizata rinore si dhe

platformat rinore rajonale në Afrikë, Azi, Amerikë

Latine dhe Karaibe. Sot është jetike të kuptosh

kornizën tërësore gjeo-politike në mënyrë që të

kuptosh impaktin global të bashkëpunimit

ndërkombëtar të rinisë.

Nëse të rinjtë nuk janë në frontin e parë të

ndryshimeve që po ndodhin sot nëpër botë, është e

rëndësishme të shihen të rinjtë si “aktorë gjeo-

politik” që janë skalitur në tablonë e madhe gjeo-

politike, si janë ndryshuar apo kanë ndryshuar

zhvillime të tilla dhe të reflektohet mbi rolin e rinisë

në sektorin e shoqërisë civile në paqartësinë

ekonomike dhe politike të sistemit botëror në shek.

21.

Rruga Valencia, San Francisko, gusht 2012. Jam ulur

në verandën e një bari “hipster”. Kam parkuar

biçikletën në trotuar, më kanë shërbyer ushqim bio,

po shikoj veprat e fundit të artit nga occuprint.org,

një kombinim tipik i një ndërgjegjësimi të

qëndrueshëm, stili jetese të shëndetshëm dhe

angazhimin në skenën politike dhe artistike.

Teksa po pi kafe, lexoj një shkrim në blog nga

profesori 82-vjeçar Immanuel Wallerstein:

“Ne po jetojmë në një situatë botërore kaotike.

Ekonomia botërore po qëndron në amulli dhe

papunësia po përhapet gjerësisht, që do të thotë se

“torta” po zvogëlohet. Kudo luhatjet janë të mëdha

dhe të shpeshta. Kjo është e vërtetë edhe për

protestat shoqërore. Gjeografia e protestave rinore

ndryshon vazhdimisht. Nga sheshi Tahir në Kajro

dhe Wall Street në Montreal dhe diku tjetër nesër.

Grupet në fuqi mund të shtypin trazirat popullore

ashpër dhe në fakt ashtu veprojnë shumë. Ose, nëse

trazirat janë shumë të forta për mekanizmat e tyre

të shtypjes mund të bëjnë sikur bashkohen me to

duke penguar ndryshimin e vërtetë.”

Në momentin në të cilin ne përpiqemi të krijojmë

një ndryshim në mentalitetin e brumosur të

politikave se investimi tek të rinjtë duhet të jetë

pjesë e zgjidhjes dhe jo një barrë e krizës aktuale,

N G A B O T A

Page 7: Politika e-City - crca.al e-City Janar... · Forumi Rinor Partia Republikane ... programit të CRCA- “Të Rinjtë dhe Gratë në Politikë” si dhe ... përfshirja e qytetarëve

Faqe 7 Janar-Shkurt 2013, Nr.6

fjalët e profesorit janë veçanërisht interesante. Ajo

çka i bën këto fjalë dhe më interesante është fakti

se Wallerstein ka qënë një aktivist rinor, një

federalist botëror dhe zv. President i Asamblesë

Botërore të Rinisë (World Assembly of Youth-WAY)

nga 1954-1958. Ai ishte brezi i liderave rinor në

dekadën mbas Luftës së II Botërore. Për shumë

muaj u përpoqa të flas me të, por ai e refuzoi

kërkesën për intervistë rreth kësaj teme.

Për të kuptuar më shumë nga e kaluara unë takova

Sekretarin e Asamblesë Botërore të Rinisë, David

Wirmark. Patëm një bisedë të gjatë me të, të

rrethuar nga fotografi dhe dokumenta të së

kaluarës. Kujtimet e para na çuan në takimin e tyre

të parë ndërkombëtar në 1951, ku ai jo vetëm kishe

njohur Wallerstein e ri, por edhe Eleonor Roosevelt.

Historia e tij u bë edhe më emocionuese kur tregoi

për Asamblenë e Përgjithshme në New Delhi në Indi

në gusht të 1958-ës. Organizata e kishte pozicionuar

veten zyrtarisht kundra kolonizimit në kontekstin e

luftës në Algjeri. Presidenti i Asamblesë në atë kohë

ishte Antoine Lawrence nga Guinea Conakry. Besnik

ndaj Këshillit Rinor Francez, ai protestoi duke u

larguar nga dhoma në mënyrë teatrale. Wallerstein

si zv.President mori drejtimin e diskutimit dhe

Asambleja vendosi të mbështeste dhe inkurajonte

organizatat rinore në shtetet “jo-të-vetë-qeverisura”

në përpjekjen e tyre për të fituar pavarësinë.

Pas këtij episodi, David pati relata shumë të mira me

lëvizjen liberale në Afrikë. Takimi i tij me Oliver Tam-

bo është një shembull i mirë për të kuptuar se si

funksiononin gjërat aso kohe. Por veprimtaria e

këtyre liderave të rinj nuk iste e kufizuar vetëm në

Afrikë. Ishte me të vërtetë globale dhe impre-

sionuese për kohën.

Mandatit të Davidit po i vinte fundi dhe mbase

mënyra më e mirë për ta përfunduar ishte të

dëgjonte fjalimin e Robert Kennedy në Asamblenë e

1964-ës “A e kemi kapacitetin për ta bërë atë pasuri

kuptimplotë për të varfërit nëpër botë? Këto prob-

lem nuk mund të zgjidhen nga individët. Nuk mund

të zgjidhen as individualisht nga kombet. Teksa

problemet tona bëhen më komplekse, bota jonë

bëhet më e vogël dhe nevojat tona më të ngjash-

me.”

Teksa po mbaroj kafen, shikoj përreth dhe mendoj

për lëvizjen rinore në botë dhe për mësimet që

mund të nxjerrim nga e kaluara. Kujtimet nga kjo

gjeneratë tregojnë qartësisht që puna ndërk-

ombëtare e të rinjve ka pasur një impakt në arenën

gjeo-politike të kohës, sidomos në tre nivele. Së pari

në tranimin e liderave politik, sidomos në rastet e

përpjekjeve për liri, lëvizjet ndërkombëtare rinore

ishin esenciale në zhvillimin e politikave. Së dyti, në

zhvillimin e tyre intelektual. Për Wallerstein ishte

fondamentale dhe i shërbeu për të ndërtuar sis-

temin botëror analitik-një përqasje multidisiplinare

në shkallë makro e historisë botërore dhe të ndry-

shimeve sociale. Sistemi botëror analitik thekson se

rendi botëror (dhe jo shtet-komb) duhet të jetë

njësia primare (por jo ekskluzive) për analizimin

shoqëror. Së treti, të rinjtë ishin fronti i parë i

lëvizjeve emancipuese dhe të drejtave të njeriut në

fund të viteve 1950.

Një politikë rinore që nuk është sektoriale por

punon për një ndryshim më të gjerë shoqëror, poli-

tik, intelektual dhe ekonomik edhe pas 60 vjetësh

është ende e nevojshme.

Page 8: Politika e-City - crca.al e-City Janar... · Forumi Rinor Partia Republikane ... programit të CRCA- “Të Rinjtë dhe Gratë në Politikë” si dhe ... përfshirja e qytetarëve

Këshilli Bashkiak i qytetit të Tiranës

të ndaloj diskrimininim e qytetarëve për të vëzhguar mbledhjet e tij!

Faqe 8 Politika e-City

Tiranë 28 Shkurt 2013 – Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), një ndër organizatat kryesore të shoqërisë civile në vend është e skandalizuar dhe e indinjuar nga trajtimi që Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka bërë gjatë ditës së djeshme një prej anëtarëve të stafit drejtues të CRCA dhe dy vajzave të reja të grupit rinor të Lidershipit të Tiranës.

Pavarësisht se CRCA ka ndjekur të gjitha procedurat standarte për akreditimin për ndjekjen e mbledhjeve të Këshillit, dje stafi ndihmës i Këshillit i ka nxjerrë jashtë duke i trajtuar në mënyrën më të shëmtuar dhe në mungesë të plotë të respektit për dinjitetin njerëzor të tre përfaqësuesit e CRCA.

Me anë të kësaj letre ne protestojmë me të gjithë forcën tonë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe në mënyrë të veçantë të të drejtave të grave dhe vajzave, të garantuara si nga legjislacioni i brendshëm i Shqipërisë ashtu edhe nga Konventa e OKB-së për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave (CEDAW).

Që prej vitit 2006 e në vijim, CRCA punon në drejtim të promovimit të pjesmarrjes së barabartë të të rinjve, grave dhe minoriteteve në jetën politike të vendit.

Që prej Janarit të vitit 2012 ne po punojmë bashkë me një grup të rinjsh nga partitë politike dhe shoqëria civile, nëpërmjet “Lidershipit të të Rinjve të Tiranës”, për të nxitur pjesmarrjen aktive të të rinjve në qeverisjen lokale. Pjesë e punës sonë është edhe vëzhgimi i procesit të vendim-marrjes lokale, që realizohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, për të parë se sa dhe si ky këshill i dedikon kohë dhe buxhet zgjidhjes së çështjeve të të rinjve, grave dhe fëmijëve në Tiranë.

Përfaqësuesit e CRCA Shqipëri tashmë kanë qenë prezent në 6 mbledhje të Këshillit gjatë vitit 2012.

Në mbledhjen e datës 28 Shkurt 2012, CRCA kishte njoftuar Këshillin për praninë e vëzhguesve në mbledhje dhe nuk kishte hasur pengesa. Përfaqësuesit tanë ishin instruktuar nga punonjësit e Bashkisë që të paraqiteshin 30 minuta para fillimit të mbledhjes. Të tre vëzhgueset (vajza mosha 22-24 vjeç) u paraqitën 30 minuta përpara fillimit të mbledhjes dhe në fillim u lejuan të futeshin në sallë.

Më pas iu komunikua se Salla e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak nuk ka hapësirat e duhura për të lejuar pjesmarrjen e të gjithë personave të interesuar dhe se vendet e tyre ishin për drejtuesit.

Mënyra e komunikimit ishte gjatë të gjithë kohës jo etike dhe jo e përshtatshme për një institucion publik, duke mos dhënë asnjë informacion nëse mbledhja mund të ndiqej duke qëndruar edhe në këmbë. Mbas një përpjekje të dytë vëzhgueset u futën përsëri në sallë dhe u nxorën përsëri nga aty, me justifikimin se “vendet janë për drejtorët e Bashkisë”.

CRCA asnjëherë nuk ka kërkuar që të ketë vende-ulëse të rëzervuara në këto mbledhje.

Për CRCA, mos lejimi i përfaqësuesve tanë që të ndjekin nga afër mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, është një precedent i rëndë i shkeljes së ligjit për pushtetin vendor në Shqipëri. Ligji Nr.8652, i datës 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, në Nenin 34, pika 1, thotë: “Mbledhjet e Këshillit janë të hapura për publikun. Çdo qytetar lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit...”

Moslejimi i ndjekjes së mbledhjeve është shkelje e të drejtës bazë të çdo qytetari për të marrë pjesë dhe për të ndjekur mbledhjet e institucioneve të zgjedhura prej tij, të drejta këto të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Në vend të relacionit për vëzhgimin e Mbledhjes së Këshillit Bashkiak

M B L E D H J A E K E S H I L L I T B A SH K I A K

Page 9: Politika e-City - crca.al e-City Janar... · Forumi Rinor Partia Republikane ... programit të CRCA- “Të Rinjtë dhe Gratë në Politikë” si dhe ... përfshirja e qytetarëve

Faqe 9 Janar-Shkurt 2013, Nr.6

Për më tepër, është në interesin e rritjes së transparencës dhe mirë-qeverisjes, që Këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë, t’i organizojë mbledhjet e tij të hapura për të gjithë qytetarët e Tiranës, pasi Tirana e vitit 2013 nuk është Tirana e vitit 1990.

Duke u nisur nga kjo ngjarje shumë e rëndë, CRCA Shqipëri i rekomandon Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Kryetarit dhe Sekretarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, si dhe grupeve të partive politike në këtë Këshill, të marrin masat më të shpejta për ta zgjidhur këtë çështje, përfshirë edhe:

Rishikimin e Rregullores së Funksionimit Të Këshillit Bashkiak Tiranë, për të siguruar që çdo qytetar i interesuar, të ketë mundësi të ndjekë mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë;

Parashikimin në Rregullore të procedurave dhe mënyrave për ndjekjen e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak nga të interesuarit, si p.sh. vënia në dispozicion e një salle tjetër nga ajo ku zhvillohet mbledhja, ku qytetarët dhe grupet e interesuara, përmes një monitori apo mjeteve të tjera, të kenë mundësi të ndjekin mbledhjet e hapura të Këshillit;

Sigurimin e transparencës ndaj qytetarëve dhe taksapaguesve të Tiranës, të cilët ju kanë besuar qeverisjen e qytetit; Sjellje etike nga stafi i Bashkisë Tiranë. Rishikimin e mënyrës së pritjes së qytetarit dhe mos lejimin e paragjykimeve personale të mundshme të stafit të Bashkisë ndaj qytetarëve.

Në çdo rast nëse nuk zgjidhen këto kërkesa të rëndësishme demokratike, CRCA do të padisë pranë Gjykatës Kushtetuese, Nenin 39 të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Tiranë, si një nen që haptazi kufizon të drejtën e qytetarëve për informim dhe pjesmarrje në institucionet e tyre publike.

CRCA beson se e drejta e informimit dhe e pjesmarrjes në vendimmarrje, janë ndër të drejtat themelore të njeriut në një vend demokratik, prandaj institucionet duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar respektimin e të drejtave të qytetarëve në ushtrimin e tyre larg pengesave administrative.

Page 10: Politika e-City - crca.al e-City Janar... · Forumi Rinor Partia Republikane ... programit të CRCA- “Të Rinjtë dhe Gratë në Politikë” si dhe ... përfshirja e qytetarëve

Rini pa HERONJË

Faqe 10 Politika e-City

Marsel Zeqiri– Antarë FRPD Pjesë e LRT

Rinia sot është produkt i shoqërisë, i cili me evoluimin e

saj ka bërë që rinia e sotme sa vjen e zvogëlohet.

Të rinjtë e sotëm, miqtë e mi, janë thjesht martirë, të

cilët duhet të zgjedhin mes të qënit të harruar, tallur

dhe shfytëzuar, por për t'u kuptuar - kurrë.

Rinia është produkt i shoqërisë, po të ishte ajo perfekte

dhe ne të tillë do të ishim. Më duket me vend të them

që rinia vetëm rri kafeve dhe paraziton “full time”.

Themi që është koha e mundësive sidomos për rininë

po a janë këta të rinj të gatshëm para këtyre mundësive

që i jepen sot ?

A duan këta të rinj të bëjnë diçka ndryshe nga brezat përpara tyre ?

Këto dhe shumë pyetje shtrohen për heshtjen e gjatë të rinisë post- moderniste të men-

taliteteve të së shkuarës. Me fjalën rini shpesh herë abuzohet! Kërkohet të jetë ajo arma e

të vepruarit, dora e fshehtë e ndryshimeve të mëdha.

Rinia ka moshën e freskët, fuqinë fizike dhe intelektuale për të qenë aktive dhe mbrojtëse

e të drejtave të tyre por dhe të zërave të grupeve të tjera që sa vijnë dhe dëgjohen më të

përhumbur në puset e realitetit të zymtë shqiptar.

Page 11: Politika e-City - crca.al e-City Janar... · Forumi Rinor Partia Republikane ... programit të CRCA- “Të Rinjtë dhe Gratë në Politikë” si dhe ... përfshirja e qytetarëve

Faqe 11 Politika e-City

Po çfarë i duhet kësaj rinie që zëri i saj të buçasë?

Ka nevojë për dije, mos vallë për guxim apo është e lumtur me pjesëmarrjen e saj aq të ulët

sa të bën të mendosh për një të ardhme akoma më të errët në vitet në vazhdim?

Unë them që rinia sot ka nevojë për HERONJË!

Ne kemi nevojë për modele të pastra që na tregojnë rrugën e të ardhmes, modele që të

mësojnë të të dëgjohet zëri dhe jo të bërtasësh, heronjë që guxojnë dhe besojnë në ndry-

shime dhe jo sharlatan që na idealizojnë të ardhmen.

Por më tep╒r se heroizma rinia e sotma ka nevojë të hap sytë dhe të mos shoh realitetin

shqiptar si një arsye për tu larguar por për të qëndruar duke u bërë aktiv dhe pjesmarrës në

vendimmarrje, në organizime dhe në takime ku rinia ka nevojë që të përfaqsohet.

“Edhe pse bota ecën përpara, të rinjtë prapë duhet të nisen nga fillimi.”- Gëte