PLATFORMA Platforma PROGRAMORE...

36
PLATFORMA PROGRAMORE e kandidatit për Rektor të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në mandatin katër vjeçar

Transcript of PLATFORMA Platforma PROGRAMORE...

Page 1: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

e kandidatit për Rektor të Universitetit Shtetëror të Tetovës,

Prof. Dr. Vullnet Ameti në mandatin katër vjeçar

2013-2016

PlatformaProgramorePLATFORMA

PROGRAMOREe kandidatit për Rektor të Universitetit

Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në mandatin katër vjeçar

Page 2: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

3

BASHKËRISHT

Për një universitet bashkëkohor dhe të reformuarPër një autonomi universitare dhe liri akademikePër një menaxhim të mirë dhe transparent

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Page 3: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

3

BASHKËRISHT

Për një universitet bashkëkohor dhe të reformuarPër një autonomi universitare dhe liri akademikePër një menaxhim të mirë dhe transparent

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Page 4: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

4

I. Jetëshkrim, 5

Jetëshkrim, 7

II. Në se konsiston programi im katër vjeçar si Rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës?, 11

1. Konsolidimi i plotë i Rektoratit, 132. Bashkëpunimi i ngushtë me Fakultetet dhe të gjitha njësitë

akademike të USHT-së, 143. Fokusimi në Fakultetin e shkencave mjekësore, 164. Krijimi i një infrastrukture më të mirë universitare, 185. Ngritja e cilësisë së studimit dhe implementimi i plotë i siste-

mit të kredive sipas Deklaratës së Bolonjës (sistemi i ECTS-së), 21

6. Bashkëpunimi i ngushtë me sektorin publik dhe privat, 237. Ndërkombëtarizimi i USHT-së, 258. Iniciativa e ekselentëve dhe stimulimi i studentëve

më të mirë të USHT-së, 279. Respektimi i vlerave historike të USHT-së, 3110. Respektimi dhe zbatimi me përpikëri i të gjitha

rregullativave ligjore universitare, 33

III. Deklaratë, 34

Përmbajtja

Page 5: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

I. Jetëshkrim

Page 6: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.
Page 7: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

7

Jetëshkrim

Unë, Vullnet Ameti, jam lindur më 18.10.1966 në Tetovë. Ar-simin fillor dhe atë të mesëm i kam kryer në vendlindje, kurse

studimet në shkencat e kulturës fizike në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989. Studimet pasuniversitare të magjistraturës i kam kryer në kuadër të Universitetit të Prishtinës në Fakultetin e kulturës fizike në vitin akademik 2004, me temë: Vlerësimi i disa aftësive lëvizore bazike dhe situacionale te të rinjtë në sportin e mundjes – stili i lirë. Në vitin 2008 kam doktoruar në Fakultetin e Edukimit fizik dhe sportit të Universitetit të Tuzllës (në Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës), me tezën e dis-ertacionit: Transformimi dhe ndikimi i karakteristikave antropologjike në ekzekutimin e suksesshëm të aftësive specifike motorike në mundje, dhe do të fitojë gradën shkencore: DOKTOR I SHKENCAVE SHOQËRORE NË LËMINË E KULTURËS FIZIKE.

Qysh në rininë e hershme, kam shfaqur prirje si sportist në sportin e mundjes, duke qenë garues për klubet e ndryshme të mundjes, me ç’rast kam fituar edhe shumë kampionate në nivel të ish-Republikës Federa-tive të Jugosllavisë.

Karriera ime profesionale është e gjithanshme; fillimisht kam punu-ar si pedagog i kulturës fizike në disa shkolla fillore dhe të mesme të Tetovës, kurse nga viti 2003 u angazhova në Universitetin e Tetovës si asistent në lëndën e Sporteve Mundëse dhe në vitin 2004, me zyrta-rizimin e Universitetit të Tetovës, u zgjodha në thirrjen mësimore të asistentit në lëndën e Sporteve Mundëse. Në vitin 2008 mora mandatin e popullit si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, detyrë që e ushtrova për tre vjet, deri me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme

Page 8: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

8

parlamentare në Republikën e Maqedonisë në vitin 2011 dhe më pas iu përkushtova përsëri punës së pedagogut në Universitetin Shtetëror të Tetovës, fillimisht duke u rizgjedhur në thirrjen mësimore-shkencore: Docent në lëminë e Kulturës fizike, dhe më pastaj u zgjodha edhe në thirrjen mësimore-shkencore Profesor inordinar në lëminë e kulturës fizike, kurse në thirrjen mësimore-shkencore Profesor ordinar u zgjod-ha në vitin 2013 në Universitetin e Tiranës. Ndërkohë, kam ushtruar edhe poste udhëheqëse në USHT, duke qenë senator i këtij universiteti dhe më pas edhe prorektor për shkencë, kurse më 28.06.2012 me ven-dim të Senatit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, u emërova ushtrues detyre Rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, detyrë që vazhdoj ta ushtrojë deri më tani.

Duke iu referuar të kaluarës time profesionale-shkencore, vërehet se një kohë të gjatë ia kam kushtuar pikërisht Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe jam i lidhur ngushtë emocionalisht dhe shpirtërisht me uni-versitetin. Kam qenë pjesëmarrës gjatë gjithë periudhave të zhvillimit të Universitetit, që nga themelimi, zyrtarizimi nga ana e shtetit dhe tani, kur Universiteti po merr konturat e një universiteti modern, cilësor dhe premtues. Nga ana tjetër, gjatë mandatit si deputet, e kam ngritur zërin fuqishëm përpara deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për mbështetjen financiare të USHT-së nga ana e shtetit. Kulminacionin e kontributit arsimor dhe qytetar, e kam dëshmuar me rastin e emërimit u.d. Rektor të Universitetit Shtetëror të Tetovës, duke bërë së bashku me bashkëpunëtorët e afërt një revolucion akademik në një periudhë kohore prej 1 viti. Gjatë kësaj periudhe u organizuan shumë aktivitete të rëndësishme universitare, si akademi, konferenca shkencore, simpo-ziume, gara mbarëkombëtare sportive, aktivitete të shumëta kulturore dhe artistike, etj. Për një periudhë shumë të shkurtër kohore, u hapën objektet e reja universitare në qytetin e Kumanovës dhe në Tetovë, gjithashtu u hapën 54 vende të reja pune, vazhdimisht po stimulohen studentët më të mirë, duke marrë bursë të plotë studimore nga univer-

Page 9: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

9

siteti. USHT-ja, falë punës së palodhshme të udhëheqësisë së tanishme, sot ka një bashkëpunim bilateral me shumë universitete prestigjioze në mbarë botën, si me SHBA-të, Gjermaninë, Anglinë, Finlandën, Turqinë dhe mbarë vendin dhe rajonin.

Me këtë rast, duhet theksuar gjithashtu se, edhe si pedagog, gëzoj një nam të mirë ndër kolegët, studentët dhe stafin administrativ-teknik të Universitetit, pasi që për një dekadë me radhë kam qenë gjithmonë pra-në tyre, duke i mbështetur dhe inkurajuar ata në punën e tyre arsimore-shkencore.

Këto janë disa nga premisat që më nxitën të konkurroj në postin e Rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar, me shpresë se kontributi do të jetë edhe më i çmueshëm për ngritjen e këtij universiteti në aspektin edukativ-arsimor dhe profesion-al-shkencor krahas universiteteve prestigjioze vendore, rajonale dhe botërore.

Page 10: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.
Page 11: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

11

II. Në se konsiston programi im

katër vjeçar si Rektor i Universitetit Shtetëror

të Tetovës?

Page 12: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.
Page 13: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

13

1. Konsolidimi i plotë i Rektoratit

Universiteti Shtetëror i Tetovës është universiteti i parë i integruar në Republikën e Maqedonisë, gjë që bart shumë përgjegjësi për

vetë Rektoratin. Prandaj, një Rektorat i konsoliduar mirë do të ndihmo-jë në ngritjen e nivelit cilësor të të gjitha njësive akademike të USHT-së. Në këtë kontekst kam paraparë:

• Zgjedhjen e prorektorëve më të mirë, të dëshmuar deri më tani si personalitete me vlera të larta humane dhe profesionale, të njohur për punën e tyre akademike dhe shkencore;

• Konsolidimin e të gjithë sektorëve të Rektoratit me punonjës të vyer dhe kompetentë;

• Hapjen e tri qendrave të reja:

a) Qendrën për planifikimin dhe realizimin e projekteve;

b) Qendrën për hulumtime shkencore dhe inovacione; si dhe

c) Qendrën për gjuhë të huaja, me qëllim të thithjes dhe projektimit të projekteve të ndryshme rajonale dhe ev-ropiane, në të mirë të universitetit dhe nxitjes së hu-lumtimeve dhe kërkimeve shkencore në USHT, si dhe mësimin dhe licencimin e gjuhëve të huaja (TOEFL, ÖSD, etj.) për stafin akademik dhe administrativ-teknik, për studentët dhe mbarë popullatën e trevave tona;

• Do të respektoj çdo vendimmarrje në organet kolegjiale, me qëllim sa më të madh të transparencës akademike dhe stim-ulimit të punës në ekip, gjithmonë në frymën e bashkëpunimit dhe respektimit të ndërsjellë;

• Gjithashtu do të angazhohem për decentralizimin e universitet-it dhe forcimin e fakulteteve si qendra të mëvetësishme kompe-tencash, me qëllim të arritjes së efektivitetit sa më të madh në mbarëvajtjen e punëve të rektoratit dhe të fakulteteve.

Page 14: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

14

2. Bashkëpunimi i ngushtë me Fakultetet dhe të gjitha njësitë akademike të USHT-së

Një rektor i suksesshëm mund të jetë vetëm nëse bashkëpunon ngushtë me bashkëpunëtorët e tij të afërt, prandaj synimi im

parësor është që të jem në shërbim të gjithë stafit mësimor, studentëve dhe shoqërisë në përgjithësi, që Universiteti Shtetëror i Tetovës të ngritet në një universitet të rëndësishëm në vend dhe më gjerë.

Nëse zgjidhem rektor, do të respektoj me përpikëri të plotë:

• Vendimet e Këshillave mësimorë-shkencorë të të gjitha fakulte-teve të USHT-së;

Mbledhja e Këshillit të rektoratit

Page 15: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

15

• Do të jem në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë dekanët, me qëllim të zgjidhjes së problemeve për çdo fakultet dhe pro-gram studimor veç e veç;

• Do të angazhohem në maksimum për ndihmesën e profesor-atit me të gjitha mjetet për realizimin e hulumtimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe në veçanti, do të angazhohem për avancimin e tyre sipas meritave të secilit veç e veç;

• Kurse sa i përket stafit të ri akademik, pra për asistentët e rinj dhe bashkëpunëtorët, do të angazhohem edhe më tej me gjithë qenien time, për t’i përkrahur ata në regjistrimin e ciklit të tretë të doktoraturës nëpër universitetet prestigjioze vendore dhe ra-jonale;

• Për çdo fakultet veç e veç, do të siguroj mjete financiare për organizimin e konferencave, kongreseve dhe simpoziumeve shkencore me karakter ndërkombëtar, botimin e revistave shkencore të fakulteteve përkatëse si dhe do të stimulohet në

vazhdimësi stafi akademik për pjesëmarrje në konferenca, kongrese dhe simpoziume shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare;

• Gjithsesi, duke pasur parasysh gjendjen e tanishme të fakulteteve dhe programeve studimore sa i përket kuadrit me marrëd-hënie të rregullt pune, zotohem se do të bëj përpjekje maksimale për hapjen e vendeve të reja të punës për stafin mësimdhënës dhe atë administrativ-teknik, që USHT-ja të mund të funksionojë normalisht dhe në harmoni të plotë me të gjitha rregullativat e parapara me ligj.

Page 16: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

16

3. Fokusimi në Fakultetin e shkencave mjekësore

Nëse unë do ta fitoj besimin për Rektor të Universitetit Shtetëror të Tetovës gjatë periudhës së ardhshme 4-vjeçare, pjesën më të

madhe të punës time do ta fokusoj në përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së studimeve në Fakultetin e shkencave mjekësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të garantojmë një shërbim cilësor shën-detësor për popullatën e trevave tona. Si u.d. Rektor, tashmë kam ndër-marrë shumë hapa në përmbushjen e standardeve, që duhet të posedojë ky fakultet. Kemi arritur që, për herë të parë, ta akreditojmë Fakultetin e shkencave mjekësore në USHT dhe të hapim një laborator solid të hulumtimit shkencor, i cili do të shërbejë kryekëput për hulumtime dhe kërkime shkencore në fushën e mjekësisë dhe do të jetë në dispozicion të Qendrës klinike spitalore të qytetit të Tetovës për diagnostifikimin e sëmundjeve të ndryshme. E gjithë kjo paraqet një kontribut modest për Fakultetin e shkencave mjekësore, mirëpo gjatë mandatit tim të ar-dhshëm katër vjeçar, kam planifikuar një strategji të mirëfilltë, e cila do të ndikojë dukshëm në mbarëvajtjen e punëve të këtij fakulteti. Në këtë kontekst, zotohem se do të angazhohem në:

• Hapjen e të gjithë laboratorëve të nevojshëm për të gjitha dikas-teret e Fakultetit të mjekësisë, duke filluar nga mjekësia parak-linike, interne dhe klinike;

• Hapjen e instituteve mjekësore, siç janë:

• Instituti i anatomisë;

• Instituti i fiziologjisë;

• Instituti i fiziologjisë patologjike;

• Instituti i histologjisë;

Page 17: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

17

•Themelimin e Klinikës stomatologjike, me qëllim të kualifikimit dhe specializimit të mëtejshëm në këtë fushë;

•Themelimin e Qendrës për edukim permanent për mjekët e diplomuar;

• Pajisjen me mjetet më moderne të gjitha reparteve të shkencave mjekësore, me qëllim që mësimi të zhvillohet në kushtet sa më normale;

• Hapjen e vendeve të reja të punës për stafin akademik dhe ad-ministrativ-teknik;

• Angazhimin e profesorëve më eminentë nga vendi dhe rajoni, me qëllim të krijimit të një plejade sa më të mirë mjekësh, të cilët në të ardhmen do të garantojnë një shërbim sa më cilësor dhe profesional për mbarë popullatën e trevave tona.

Përurimi i laboratorit të shkencave mjekësore

Page 18: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

18

4. Krijimi i një infrastrukture më të mirë universitare

Universiteti Shtetëror i Tetovës, siç e dimë të gjithë, ka pasur një histori të dhimbshme, që nënkupton se ai është përballur gjith-

monë me probleme të karaktereve të ndryshme. Edhe si u.d. Rektor, jam angazhuar në mënyrë permanente në mënjanimin e vështirësive dhe problemeve të shumta, me të cilat është përballur universiteti, si mungesa e kuadrit akademik, mungesa e hapësirave, e mjeteve bazë për punë, e laboratorëve profesionalë, etj. Edhe pse, gjatë kësaj periudhe janë bërë mjaft punë, që sot duken, si hapja e objektit universitar në qytetin e Kumanovës dhe e objektit grandioz në qytetin e Tetovës, prapëseprapë, nëse më besohet posti i rektorit të USHT-së, zotohem se do të bëj konso-lidimin e infrastrukturës universitare në harmoni të plotë me standardet më bashkëkohore evropiane dhe botërore, të cilat konsistojnë në:

• Krijimin e kushteve optimale hapësinore për të gjitha njësitë akademike të USHT-së;

• Rritjen e cilësisë dhe standardit jetësor brenda komunitetit uni-versitar;

18

4. Krijimi i një infrastrukture më të mirë universitare

Universiteti Shtetëror i Tetovës, siç e dimë të gjithë, ka pasur një histori të dhimbshme, që nënkupton se ai është përballur gjithmonë me probleme të karaktereve të ndryshme. Edhe si u.d. Rektor, jam angazhuar në mënyrë permanente në mënjanimin e vështirësive dhe problemeve të shumta, me të cilat është përballur universiteti, si mungesa e kuadrit akademik, mungesa e hapësirave, e mjeteve bazë për punë, e laboratorëve profesionalë, etj. Edhe pse, gjatë kësaj periudhe janë bërë mjaft punë, që sot duken, si hapja e objektit uni-versitar në qytetin e Kumanovës dhe e objektit grandioz në qytetin e Tetovës, prapëseprapë, nëse më besohet posti i rektorit të USHT-së, zotohem se do të bëj konsolidimin e infrastrukturës universitare në harmoni të plotë me stand-ardet më bashkëkohore evropiane dhe botërore, të cilat konsistojnë në:

• Krijimin e kushteve optimale hapësinore për të gjitha njësitë akade-mike të USHT-së;

• Rritjen e cilësisë dhe standardit jetësor brenda komunitetit universi-tar;

Ndërtimi i infrastrukturës së Universitetit

Page 19: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

19

• Ndërtimin e një sistemi efikas të planifikimit dhe kontrollimit, i cili do të mbikëqyrë mbarëvajtjen e gjithë punës së rektoratit;

• Ndërtimin e një koncepti qendror marketingu për mbështetjen e qëllimeve strategjike dhe operative në procesin mësimor dhe hulumtues;

• Pajisjen e të gjitha njësive akademike me kompjuterë, internet dhe teknikën e nevojshme për realizimin normal të procesit mësimor;

• Hapjen e laboratorëve profesionalë për shkencat ekzakte dhe shkencat mjekësore;

• Ngritjen e Institutit hulumtues për studimin e florës dhe fau-nës të malit Sharr në Kodrën e Diellit, i cili do të ketë karakter shumëdimensional në fusha të ndryshme shkencore;

• Hapjen e Muzeut natyror-shkencor, me seli në Tetovë, për ta pasuruar mozaikun floristik dhe faunistik të Tetovës me rrethi-në dhe i cili do t’i shërbejë hulumtimit shkencor në këtë fushë, por që do të ketë edhe karakter publik;

• Implementimin e mësimit në distancë dhe e-learning në nivel të të gjitha njësive akademike të USHT-së;

• Ngritjen e një biblioteke qendrore universitare me pajisjet më moderne të funksionimit;

Page 20: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

20

• Hapjen e një librarie universitare, respektivisht themelimin e një “University press” të USHT-së, me qëllim të promovimit të vlerave akademike dhe shkencore të mbarë profesoratit;

• Ndërtimin e teatrit universitar në kuadër të Fakultetit të arteve të bukura;

• Ngritjen e një kompleksi të konvikteve studentore, me qëllim të krijimit të një qyteti studentor, ku studentët do të mund ta organizojnë kohën e tyre të lirë;

• Ngritjen e palestrave dhe fushave të ndryshme sportive, ku studentët do të mund të stërviten lirshëm dhe të kujdesen për shëndetin e tyre;

• Ruajtjen e ambientit dhe mjedisit hapësinor të USHT-së, duke kontribuar në përgjegjësinë ekologjike të komunitetit universitar.

Page 21: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

21

5. Ngritja e cilësisë së studimit dhe implementimi i plotë i sistemit të kredive sipas Deklaratës së Bolonjës (sistemi i ECTS-së)

Universiteti Shtetëror i Tetovës dita-ditës po ngritet në një uni-versitet të rëndësishëm vendor dhe rajonal. Këtë vit, USHT-ja

numëron mbi 15.000 studentë nga vendi, rajoni dhe bota. Ky fakt, na obligon të gjithëve, që të jemi sa më të përpiktë dhe më transparentë në punë, prandaj dhe në mandatin tim të ardhshëm 4 vjeçar, si rektor i USHT-së, parashoh:

• Ngritjen e cilësisë infrastrukturore, akademike dhe profesionale në USHT;

• Nxitjen e stafit akademik për hulumtime dhe trajnime në qen-drat më prestigjioze brenda dhe jashtë vendit;

• Implementimin e një modeli të ri për karrierë, përmes të cilit studentëve tanë do t’u hapen shtigje të reja pune dhe kualifiki-mi;

• Digjitalizimin e plotë të punëve administrative në të gjitha njësitë akademike të USHT-së;

Nënshkrimi i marrëveshjes për mësimin dhe licencimin e gjuhëve të huaja (TOEFL dhe ÖSD)

Page 22: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

22

• Rishikimin e vazhdueshëm dhe valorizimin e planeve dhe pro-grameve mësimore, me qëllim të profilizimit sa më të mirë të studentëve tanë, të cilët pas studimeve do të mund të jenë në shërbim sa më cilësor të administratës së shtetit dhe sektorit privat;

• Implementimin e plotë të sistemit të kredive ECTS sipas krit-ereve të Bolonjës, me qëllim që të diplomuarve tanë të mund t’u njihen pa problem studimet jashtë vendit dhe të gjejnë punë edhe në tregun evropian;

• Implementimin e plotë të procesit të Bolonjës, modelin prej 3 niveleve: Bachelor, Master dhe Doktoraturë;

• Krahasimin ndërkombëtar të të gjitha programeve dhe drejti-meve studimore në USHT (psh, përmes akreditimit ndërkom-bëtar);

• Hapjen e programeve dhe drejtimeve studimore në gjuhën an-gleze;

• Angazhimin e profesorëve më eminentë nga vendi, rajoni dhe bota, me qëllim të ngritjes së cilësisë në USHT;

• Themelimin e programeve të përbashkëta (të ashtuquajtura “jonit-programe”) me universitetet më prestigjioze evropiane dhe botërore, me qëllim afirmimin sa më të madh të USHT-së dhe vlerave tona kombëtare në Evropë dhe botë;

• Rritjen në mënyrë permanente të numrit të përgjithshëm të stu-dentëve nga vendi dhe jashtë;

• Hapjen e fakulteteve, programeve dhe drejtimeve të reja studi-more në USHT, varësisht prej kërkesave të shoqërisë dhe tre-gut të punës. Në një të ardhme të afërt, është paraparë hapja e dy fakulteteve të reja: Fakulteti i bujqësisë dhe Fakulteti i gje-oshkencës dhe teknologjisë;

• Evaluimin e brendshëm permanent të stafit akademik dhe ad-ministrativ të universitetit, me qëllim të ngritjes së cilësisë së studimeve dhe të shërbimit në USHT.

Page 23: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

23

6. Bashkëpunimi i ngushtë me sektorin publik dhe privat

Universiteti Shtetëror i Tetovës tashmë ka përvojën e duhur të menaxhimit dhe organizimit. Edhe gjatë periudhës së u.d. Re-

ktorit, unë me bashkëpunëtorët e mi kemi shënuar të arritura të mëdha në konsolidimin sa më të madh të universitetit, me qëllimin e vetëm që ta ngremë imazhin e universitetit, të jemi në shërbim të studentëve dhe qytetarëve. Në funksion të gjithë kësaj, ne deri më tani, kemi lid-hur shumë marrëveshje bashkëpunimi me institucionet shtetërore dhe private, me qëllim që ta nxisim punën praktike të studentëve tanë. Por, synimi im parësor në periudhën e ardhshme 4-vjeçare do të jetë, që:

• Ta intensifikojmë bashkëpunimin me sektorët qeveritarë, min-istritë e RM-së, gjykatat, dhomën e avokatëve, të noterëve, etj, me qëllim që studentët tanë të mund të realizojnë mësimin praktik dhe të aftësohen në punën e tyre të mëtejshme;

• Ta intensifikojmë bashkëpunimin me të gjitha sipërmarrjet e suksesshme publike dhe private në vend, me qëllim që studentët

Realizimi i mësimit praktik të studentëve të stomatologjisë

Page 24: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

24

tanë të shkencave aplikative dhe të teknologjive ushqimore të aftësohen drejtpërdrejt në prodhimtari dhe në të ardhmen t’u prijnë proceseve afariste në vend dhe rajon;

• Projektimin e strategjive dhe planeve afariste në bashkëpunim me sipërmarrjet e fuqishme në vend dhe rajon, me qëllim të zhvillimit të gjithëmbarshëm të universitetit;

• Stimulimin e absolventëve më të mirë, që ata qysh gjatë studi-meve të mund t’i udhëheqin sipërmarrjet private në vend;

• Hapjen e laboratorëve profesionalë në kuadër të Fakultetit të shkencave aplikative dhe Fakultetit të teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit, me qëllim të kontrollit dhe vlerësimit të mate-rialeve të ndryshme ndërtimore, respektivisht të cilësisë së ush-qimit dhe produkteve ushqimore.

Page 25: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

25

7. Ndërkombëtarizimi i USHT-së

Universiteti Shtetëror i Tetovës, gjithmonë ka ndjekur një rrugë të shëndoshë të ndërkombëtarizimit, duke qenë lider në nënshkrimin dhe jetësimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me shumë universitete pres-tigjioze vendore, rajonale dhe evropiane si me: Universitetin e Tiranës, të Prishtinës dhe Prizrenit, “Shën Kirili dhe Metodi” të Shkupit, “Shën Kli-ment Ohridski” të Manastirit, “Goce Delçevin” e Shtipit, Universitetin e Zagrebit, Gracit, Manhajmit, Shtutgartit, me Universitetin e Ankarasë, Stambollit, Universitetin e Trakisë në Edrene, Universitetin Ulludag në Turqi, me Universitetin e Kalabrisë në Itali, Universitetin Jamk në Fin-landë, Universitetin “George Maison” në SHBA, dhe kështu me radhë. Edhe më tej, nëse do të më besohet posti i rektorit, do të fokusohem në:

• Arritjen e partneriteteve me universitetet më prestigjioze nga vendi, rajoni dhe bota, me theks të veçantë universitetet nga Ev-ropa, SHBA-të, dhe Republika e Turqisë;

• Themelimin e jonit-programeve me universitetet nga vendet e lartpërmendura si dhe marrjen e diplomave të dyfishta për stu-dentët tanë;

Page 26: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

26

• Zhvillimin e strategjive specifike komunikuese, me synim parësor vendet e sipërpërmendura;

• Implementimin e plotë të të gjitha rekomandimeve të marra nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (EUA) dhe Magna Charta;

• Anëtarësimi i Universitetit edhe në asociacionet tjera relevante botërore, si EURAS, IAU, HEP, etj, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me akademitë e shkencave të vendit, rajonit dhe botës, me qëllim të përfitimit akademik dhe shkencor;

• Nxitjen dhe përkrahjen permanente të studentëve të USHT-së për të studiuar jashtë vendit;

• Nxitjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të profesoratit për hu-lumtime dhe trajnime jashtë vendit, si dhe

• Intensifikimin e bashkëpunimit me ambasadat e huaja në vend dhe me institucionet simotra regjionale dhe ndërkombëtare, me qëllim ngritjen e nivelit të studimeve dhe avancimin shken-cor në kuadër të USHT-së.

Pjesëmarrja në Konferencën e Rektorëve në Oxford

Page 27: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

27

8. Iniciativa e ekselentëve dhe stim-ulimi i studentëve më të mirë të USHT-së

E ardhmja e shoqërisë gjithmonë është në duart e gjakut që vjen, prandaj dhe detyrë parësore e çdo institucioni të lartë arsimor

është, që të mendojë mirë e mirë për rininë, t’ia trasojë asaj rrugën e duhur. Gjatë mandatit tim 1-vjeçar si u.d. Rektor i USHT-së, unë në rend të parë i vura pikërisht studentët tanë, duke ndërmarrë një mori nismash, vetëm e vetëm që të stimulohen ata, të cilët në të ardhmen do të jenë bartësit e të gjitha proceseve shoqërore. Vitin që e lamë pas, me propozim timin, Senati i USHT-së, e miratoi vendimin për iniciativën e ekselentëve, duke i ndarë në tri kategori bazë:

1. Të gjithë studentët, të cilët në ciklit e parë të studimeve arri-jnë mesatare të studimeve mbi 9.50 për një vit akademik, u mundësohet studimi falas në USHT;

2. Të gjithë studentët e diplomuar, të cilët arrijnë mesatare të përgjithshme të studimeve të ciklit të parë mbi 9.80, do të mund ta regjistrojnë magjistraturën në USHT pa pagesë; dhe

3. Të gjithë studentët, të cilët arrijnë mesatare të studimeve 10.00 në ciklin e parë të studimeve, do të mund të studiojnë në uni-versitetet prestigjioze botërore me bursë nga USHT-ja, pra të gjitha shpenzimet e studimeve do të mbulohen nga ana e Uni-versitetit Shtetëror të Tetovës.

Page 28: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

28

Deri më tani, ka mbi 100 studentë të tri kategorive, të cilët i gëzojnë këto të mira dhe shpresojmë, që iniciativa e ekselentëve edhe në të ardh-men do t’i japë frytet e veta, me qëllim që në të ardhmen të kemi juristë, mjekë, profesorë, inxhinierë sa më të mirë. Nga ana tjetër, unë kam qenë gjithmonë afër studentëve, si prind, edukator dhe si menaxhues i uni-versitetit, duke i dëgjuar për hallet e tyre dhe duke i mbështetur në çdo

nismë të tyre si: për shpalljen e afateve shtesë të provimeve, për reali-zimin e vizitave të punës nëpër institucione relevante vendore, rajon-ale dhe botërore, për kryerjen e praktikës jashtë vendit dhe për gjithçka tjetër, që ka qenë në interesin e tyre. Gjithsesi, edhe në qoftë se do të fitoj besimin për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar të Rektorit të USHT-së, unë zotohem se do të jem gjithmonë afër studentëve dhe se do të angazho-hem me gjithë qenien time, që ata t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre dhe ta ndiejnë Universitetin Shtetëror të Tetovës si shtëpinë e vet.

Programi im për studentët e USHT-së konsiston në këto pika:

• Krijimin e kushteve hapësinore dhe infrastrukturore, me qëllim të zhvillimit të procesit mësimor konform të gjitha standardeve më bashkëkohore evropiane dhe botërore;

• Mbështetjen e iniciativave studentore për themelimin e asocia-cioneve të tyre, revistave studentore, klubeve artistike, letrare dhe shkencore;

Për herë të parë në historinë e universitetit ndahen solemnisht certifikatat për absolventët

Page 29: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

29

• Respektimin e vullnetit të tyre përmes Parlamentit studentor,

• Organizimin e afateve shtesë të provimeve sipas kërkesave dhe nevojave studentore të artikuluara përmes Parlamentit studen-tor të USHT-së;

• Pajisjen e tyre me kartën e studentit, me qëllim të shfrytëzimit të disa privilegjeve si kolegët e tyre nëpër botë. Këtu hyjnë: ulja e çmimeve në kinema, teatro, muze, pishina, transport publik, etj.;

• Nxitjen e debatit kritik dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të marrëdhënieve të studentëve me mësimdhënësit e tyre;

• Respektimin e mendimit të studentëve në formë të anketimit anonim për nivelin e përgatitjes profesionale dhe etike-morale të mësimdhënësve të tyre për çdo vit akademik;

• Ndarjen e bursave pas vitit të parë të studimeve për studentët e dalluar dhe mbulimin e plotë të financimeve të studimeve në nivelin master dhe atë të doktoraturës në universitetet më pres-tigjioze evropiane dhe botërore;

• Mbështetjen dhe inkurajimin për anëtarësimin e tyre nëpër asociacionet homologe brenda dhe jashtë vendit;

• Realizimin e mësimit praktik në universitetet vendore, rajonale dhe botërore;

“Dita ndërkombëtare e zemrës”, organizuar nga Parlamenti studentor

Page 30: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

30

• Thithjen maksimale të projekteve për studentë, që ofron Qeve-ria e R. së Maqedonisë dhe Komisioni Evropian për çdo vit akademik, në kuadër të projekteve Tempus, Erasmus, Erasmus Mundus, etj.;

• Stimulimin e tyre për punësim në sektorin publik dhe privat;

• Punësim me orar të pjesshëm për studentët me nevoja më të mëdha financiare;

• Lirimin nga pagesa e semestrave për personat me aftësi të kufi-zuara, për studentët jetimë, për invalidët e luftës, për fëmijët e dëshmorëve dhe për studentët, që rrjedhin nga familje të ska-mura; si dhe

• Themelimin e një radio studentore, përmes së cilës studentët do të mund të artikulojnë nevojat e tyre dhe të afirmojnë vlerat studentore të USHT-së.

30

• Realizimin e mësimit praktik në universitetet vendore, rajonale dhe botërore;

• Thithjen maksimale të projekteve për studentë, që ofron Qeveria e Maqedonisë dhe Komisioni Evropian për çdo vit akademik, në kuadër të projekteve Tempus, Erasmus, Erasmus Mundus, etj.;

• Stimulimin e tyre për punësim në sektorin publik dhe privat;

• Punësim me orar të pjesshëm për studentët me nevoja më të mëdha financiare;

• Lirimin nga pagesa e semestrave për personat me aftësi të kufizuara, për studentët jetimë, për invalidët e luftës, për fëmijët e dëshmorëve dhe për studentët, që rrjedhin nga familje të skamura; si dhe

• Themelimin e një radio studentore, përmes së cilës studentët do të mund të artikulojnë nevojat e tyre dhe të afirmojnë vlerat studentore të USHT-së.

4 korrik - Dita e Pavarësisë së SHBA

Koncert në oborrin e USHTAbsolventiada

-së

2013

Page 31: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

31

9. Respektimi i vlerave historike të USHT-së

Universiteti i Tetovës është arritja më e madhe për shqiptarët e Maqedonisë në shekullin që e lamë pas, prandaj unë përkulem

me respektin më të madh përpara të gjithë atyre që sakrifikuan, që Uni-versiteti ynë të bëhet realitet.

Historia e Universitetit zë një vend të posaçëm në programin tim 4-vjeçar si Rektor i USHT-së dhe me këtë rast, unë kam paraparë:

• Shpalljen e shtëpisë muze të Universitetit Shtetëror të Tetovës, e cila, siç dihet në mbarë opinionin publik, është mejtepi i xhamisë së fshatit Poroj, ku dhe janë mbajtur ligjëratat e para në vitin 1994;

Ndarja e çmimit Doctor Honoris Causa për Prof. Dr. Fadil Sulejmanin

Page 32: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

32

• Në shenjë të mirënjohjes për kontributin e dhënë, në çdo shtëpi, ku janë mbajtur ligjëratat gjatë kohës kur Universiteti nuk ishte i njohur nga shtetit (1994-2004), Universiteti Shtetëror i Tetovës do të vendosë një pllakë përkujtimore, e cila do të përkujtojë përjetësisht solidaritetin dhe humanizmin e familjeve në fjalë;

• Me rastin e përvjetorit të 19-të të USHT-së, do t’u ndahet mirënjohje të gjithë profesorëve nga vendi, Shqipëria, Kosova dhe bota, të cilët kanë qenë në krah të universitetit në kohët më të vështira të funksionimit;

• Për të mos e harruar historinë, do të botohet monografia e plotë e Universitetit, e para e këtij lloji deri më tani, e cila do të pa-raqesë një dëshmi me të gjithë aktorët dhe pjesëmarrësit në kri-jimin e historisë universitare.

Page 33: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

33

10. Respektimi dhe zbatimi me përpikëri i të gjitha rregullativave ligjore universitare

Për funksionimin sa më të mbarë të Universitetit, nëse e fitoj bes-imin për Rektor, zotohem se:

• Do të respektoj Ligjin për arsim të lartë të Republikës së Maqe-donisë dhe Statutin e Universitetit Shtetëror të Tetovës për funksionimin e Universitetit në të gjitha pikat;

• Do të respektoj vendimet kolegjiale;

• Do të respektoj vendimet e Këshillit të Rektoratit dhe të Senatit të USHT-së;

• Do të respektoj të gjitha rekomandimet që dalin nga Asocia-cioni i Universiteteve Evropiane (EUA) dhe Magna Charta.

Mbledhja e Senatit të USHT-së

Page 34: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.

III. Deklaratë

Unë, Vullnet Ameti, deklaroj publikisht dhe me përgjegjësi të plotë se, nëse më jepet besimi si Rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës në mandatin e ardhshëm katër vjeçar, do të punoj me nder dhe përkushtim të pashoq, në asnjë rast nuk do të abuzoj me punën time dhe me mish e me shpirt do të vihem në shërbim të studentëve, të stafit akademik dhe të Universitetit Shtetëror të Tetovës në përgjithësi.

Zoti e bekoftë Universitetin Shtetëror të Tetovës!

Tetovë, 06.09.2013 Kandidati për Rektor Prof. Dr. Vullnet Ameti

Page 35: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.
Page 36: PLATFORMA Platforma PROGRAMORE Programoreunite.edu.mk/files/dokumentet/PUBLIKIMET/Publikimet_2013/publikimi... · rregullativave ligjore universitare, 33 III. Deklaratë, 34 Përmbajtja.