Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative...

16
Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative 2018-2020 Rrjeti CSR Kosova Rruga Tringë Smajli, nr. 21 10000 Prishtinë Kosovë Dhjetor 2017

Transcript of Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative...

Page 1: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

Plani Strategjik

për Përgjegjësi Shoqërore

Korporative

2018-2020

Rrjeti CSR Kosova

Rruga Tringë Smajli, nr. 21

10000 Prishtinë

Kosovë Dhjetor 2017

Page 2: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

Tabela e përmbajtjes

Parathënie ...................................................................................... 3

Hyrje .............................................................................................. 4

Rruga drejt hartimit të Planit Strategjik për CSR ............................ 5

Vizioni dhe Misioni ......................................................................... 7

Objektivat kryesore ........................................................................ 8

Veprimet konkrete bazuar në objektiva ........................................ 11

Përmbledhje ................................................................................. 14

Agjenda e Tryezës së Rrumbullakët ............................................ 15

Palët e interest ........................................................................... 16

Page 3: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

Parathënie

Kryetari i Bordit, Visar Kelmendi

Është kënaqësi dhe privilegj të ju drejtohem me disa fjalë, në cilësinë e

Kryetarit të Bordit të Rrjetit CSR Kosova, për të theksuar fuqishëm rëndësinë

që ka përgjegjësia sociale korporative (CSR) për të gjithë shoqërinë. CSR është

procesi, përmes të cilit, ndërmarrjet integrojnë çështjet sociale, ambientaliste

dhe etike, në operacionet e tyre biznesore dhe strategjike, dhe ne si Rrjet

besojmë që kjo është mekanizëm i rëndësishëm që shoqëria të adresojë çdo

sfidë që lidhet me çështjet e lartëcekura.

Strategjia e cila është bashkangjitur ka si qëllim kryesor theksimin e rolit të

CSR-it për zhvillimin e shoqërisë dhe krijimin e një mjedisi për zhvillim të

qëndrueshëm ekonomik, që mundëson rritjen e mirëqenies për të gjithë

qytetarët e vendit. Rrjeti synon të krijoj një momenmtum në shoqërinë tonë për

rritje të rëndësisë së CSR-it në adresimin e shumë sfidave të aspektit shumë

dimensional, përfshirë: të drejtat e njeriut; te drejtat e punetoreve; mjedisin;

luftimin e korrupsionit; dhe cështjet e ndryshme të karakterit social.

Ne zotohemi që CSR-i është gjeja e duhur që duhet të zhvillohet dhe zbatohet

në çdo ndërmarrje. Por, implementimi i Strategjisë së CSR kërkon përfshirje të

të gjithë akterëve, andaj Rrjeti do të jetë platformë e hapur për këmbim të ideve

dhe praktikave më të mira. Kjo kërkon kohë, dialog dhe ide kreative, dhe

koordinimi dhe bashkëpunimi si me sektorin privat, sektorin qeveritar,

sektorin jo-qeveritar, dhe komunitetin e donatorëve do të ndihmojë në

fuqizimin e ndikimit të CSR në shoqërinë Kosovare.

Page 4: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

Hyrje

Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR) ka si qëllim primar

promovimin e konceptit, ideve dhe veprimeve konkrete që mundsojnë rritjen e

ndikimit të CSR-it në shoqërinë kosovare dhe adresimin e shumë sfidave që ka

kjo shoqëri.

Termi ‘Përgjegjësi Shoqërore Korporative, ngërthen në vete të gjitha praktikat

dhe veprimet e përgjegjshme të bizneseve, brenda funksioneve themelore të

tyre, qoftë në fushen e të drejtave të njeriut, punësimit të drejtë, mjedisit apo

kundër korrupsionit. Ky term integron të gjitha kontributet shoqërore,

mjedisore dhe ekonomike që kompanitë mund t’i ndërmarrin, mbi supozimin

që duhet të bëhet diçka vullnetare për të adresuar përgjegjësinë ndaj shoqërisë,

gjë që shkon përtej detyrimit për të qenë në pajtushmëri me ligjet dhe

rregullativet e caktuara. Jetësimi praktik i këtij dokumenti kërkon përfshirje

më të gjerë, që tejkalon kapacitetet e një organizatë të vetme, prandaj zbatimi i

Planit Strategjik të Rrjetit CSR Kosova, kërkon koordinim dhe bashkëpunim të

akterëve të ndryshëm nga sektori privat, sektori qeveritar, sektori jo-qeveritar,

partner ndërkombëtar të rrjetit, si dhe komuniteti i donatorëve.

Vizioni, Misioni dhe Objektivat e CSR pritet të zbatohen në bashkëpunim me

anëtarët e rrjetit të CSR Kosova, sektorin privat në përgjithësi, institucionet

vendore dhe ndërkombëtare, si dhe segmente të ndryshme të shoqërisë civile,

dhe të njejtat do të mund të përmbushen në tërësi vetëm nëse ka një koordinim

dhe proaktivitet, të të gjithë akterëve të lartëcekur, në promovimin e vlerave të

CSR-it, si një domosdoshëri, brenda konceptit të zhvillimit ekonomik të

qëndrueshëm.

Në vazhdim tregohet rruga drejt hartimit të këtij plani stragjik. Pjesa e tretë

pastaj perfshinë misionin dhe vizionin. Ne pjesën e katërt shtjellohen

objektivat, kurse në pjesën e pestë shpalosen veprimet e planifikuara dhe të

cilat mundësojnë avancimin dhe fuqizimin e Rrjetit CSR Kosova. Në fund jepet

një përmbledhje e dokumentit.

Page 5: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

Rruga drejt hartimit të Planit Strategjik për CSR

Bordi i drejtorëve të Rrjetit CSR Kosova ka formuar Grupin Punues per

draftimin e Planit Strategjik për CSR, duke u bazuar në U.A. 11a_2017 per

formimin e Grupeve Punuese. Ky Grup Punues, i përbërë nga zyra e CSR,

anetarë të Bordit, dhe anëtarë të Kuvendit ka punuar në draftimin e

dokumentit duke u bazuar në Konceptin e aprovuar në Kuvendin e 4-të të

Rrjetit CSR me datë 12 tetor 2017.

Plani strategjik i propozuar nga Grupi Punues për Strategji, pas aprovimit nga

Bordi i Drejtorëve, është shpërndarë me palët e interesit, përfshirë këtu të

gjithë anëtarët e Rrjetit CSR, organizatat shtetërore, organizatat ndërkombëtare

dhe shoqërinë civile.

Kuvendi i Rrjetit CSR Kosova kur u aprovua Koncepti per Strategjine

Me datë 19 Dhjetor 2017, Rrjeti CSR Kosova ka organizuar tryezë të

rrumbullakët për të diskutar planin strategjik me të gjitha palët e interest,

duke perfshirë këtu organizatat shteterore, organizatat nderkombetare,

perfaqesues të Universiteteteve, shoqëri civile, asociacionet e biznesit dhe

anetaret e Rrjetit CSR. Të gjitha komentet e pranuara me shkrim, dhe

Page 6: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

diskutimet gjatë tryezës së rrumbullakët, janë marrë parasysh para se drafti

final të dorëzohet në Kuvendin e anëtarëve të Rrjetit CSR Kosova për aprovim.

Në tabelën në vijim tregohen aktivitetet drejt hartimin të planit strategjik,

përfshirë veprimet, periudhën kohore, dhe palët që kanë kontribuar.

Tabela 1. Aktivitetet drejt hartimit të planit strategjik

Plani i Veprimit për Hartimin e Strategjisë të CSR

Veprimet Periudha Palët e Përfshira

Përgaditja e konceptit për Strategjinë e CSR

Shtator 2017 Zyra e CSR

Shpalosja e Konceptit në Bord dhe Aprovimi

Java 1, Tetor 2017 Zyra e CSR, Bordi

Shpalosja e Konceptit në Kuvend dhe Aprovimi

Java 2, Tetor 2017 Zyra e CSR, Kuvendi i CSR

Hartimi i formatit tabelar Gjysma e dyte e

tetorit

Zyra CSR

Formimi i Grupi Punues Java 1, Nentor 2017 Bordi

Përgatitja e draftit të pare Java 2 dhe 3, Nentor 2017

Grupi Punues për Strategji

Diskutim rreth

përmirësimit të draftit

Java 4, Nentor 2017 Grupi Punues për

Strategji, Bordi

Drafti final Java 1, Dhjetor 2017 Grupi Punues për

Strategji

Shpërndarja e dokumetit

për komentim

Java 2, Dhjetor 2017 Anëtarët e Rrjetit CSR,

Org. shtetërore dhe ndërkombëtare, shoqëri civile

Tryeza e rrumbullakët me palët e interesit

19 Dhjetor 2017 Org. shtetërore dhe ndërkombëtare, shoqëri

civile, anëtarët e CSR, zyra CSR

Marrja e raporteve nga palët e interesit

20 Dhjetor 2017 Anëtarët e CSR, Org. shtetërore dhe

ndërkombëtare, shoqëri civile

Përpunimi dhe finalizimi i

draftit

20 dhe 21 dhjetor

2017

Grupi Punues për

Strategji

Aprovimi në Kuvend 22 Dhjetor 2017 Kuvendi i anëtarëve të

CSR

Page 7: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

Foto 2. Dikutimi I Strategjise ne Tryezen e Rrumbullaket me palet e interesit

Vizioni dhe Misioni

Rrjeti CSR Kosova, nëpërmjet shpërndarjes së filozofisë së CSR, do të

kontribuoj në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. CSR ngërthen në vete të

gjitha praktikat dhe veprimet e përgjegjshme të bizneseve, brenda funksioneve

themelore të tyre, qoftë në fushen e të drejtave të njeriut, punësimit të drejtë,

mjedisit apo kundër korrupsionit.

Në vijim tregohen misioni dhe vizioni i Rrjetit CSR Kosova.

Vizioni

Rritja e fitimeve nuk është më treguesi i vetëm i performancës së kompanive.

Kompanitë dhe organizatat nga të gjithë sektorët e kuptojnë rëndësinë e një

sistemi përgjithësisht të pranuar të parimeve dhe praktikave më të mira, të

Page 8: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

cilat ndihmojne në krijimin e një bote në të cilën të gjithë mund të përfitojnë

nëpërmjet përparimit social, mjedisor dhe ekonomik

Misioni

Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative (CSR) ka për qëllim qëllim primar

kontributin në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet promovimit të

konceptit, ideve dhe veprimeve konkrete që mundsojnë rritjen e ndikimit të

CSR-it në shoqërinë kosovare, qoftë në fushen e të drejtave të njeriut,

punësimit të drejtë, mjedisit, kundër korrupsionit, apo cështje të ndryshme të

karakterit social.

Objektivat kryesore

Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR) ka si qëllim primar

kontributin në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet promovimit të

konceptit, ideve dhe veprimeve konkrete që mundsojnë rritjen e ndikimit të

CSR-it në shoqërinë kosovare dhe adresimin e shumë sfidave që ka kjo shoqëri.

Nëpërmjet objektivave dhe aktiviteteve të perfshira në këtë plan strategjik,

Rrjetit CSR Kosova synon të permiresojë imazhin e biznesit dhe sektorit privat

mbi kontributin e tij në shoqëri, ku do të dëshmohet se biznesi nuk ka synim

vetëm maksimizimin e fitimit, por kontribuon në ngritjen e mirëqenjes së

gjithëmbarshme nëpërmet zhvillimit të qëndrueshëm, duke ndërmarrë veprime

konkrete të CSR, qoftë në fushen e të drejtave të njeriut, punësimit të drejtë,

mjedisit, kundër korrupsionit, apo cështje të ndryshme të karakterit social.

Page 9: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

Plani Strategjik për CSR pritet të zbatohet nga Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore

Korporative në bashkëpunim me anëtarët e rrjetit, sektorin privat në

përgjithësi, institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe segmente të

ndryshme të shoqërisë civile.

Objektivat kryesore të ketij plani strategik janë ndare në katër pjese, dhe

paraqiten në vijim.

1. Shpërndarja e filozofisë së CSR në shoqerine Kosovare

Kjo objektivë ngërthen në vete njohjen dhe ndërmarrjen e veprimeve

konkrete të përgjegjësisë shoqërore korporative nga bizneset, dhe lobimin

për inkorporimin/përafrimin e strategjisë së bizneseve për CSR brenda

strategjive të tyre biznesore, në kontekstin e zhvillimeve globale dhe në

harmoni me qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Nëpërmjet kësaj objektive, rrjeti:

- do t’i përkrah dhe ndihmojë ndërmarrjet që kanë si synim përfshirjen

e Strategjisë së CSR brenda strategjive të tyre biznesore;

- do të ndikojë/të loboj tek bizneset në rritjen e përgjegjësisë si dhe në

rritjen e kontributit të bizneseve në mirëqenien e komunitetit ku ata

veprojnë, për të ndikuar në zhvillim të qëndrueshëm

- synon ngritjen e numrit të bizneseve që raportojnë sipas GRI

Standards, etj.

Veprimet konkrete të bazuara në këtë objektivë jepen në tabelën nr 2.

2. Rritja e vizibilitetit të CSR dhe përfshirja në segmente të

rëndësishme të funksionimit të shoqërisë.

Për të mundësuar ndikimin pozitiv në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

dhe social, rrjeti CSR Kosova do të rrisë vizibilitetin nëpërmes rritjes së

Page 10: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

transparencës të aktiviteteve të Rrjetit, përfshirje të të gjithë anëtarëve në

aktivitetet e Rrjetit, fuqizimit të organeve menaxhuese dhe drejtuese të

rrjetit, ndërmarrjes së aktiviteve të vazhdueshme të promovimit të vlerave

të CSR-it, në bashkëpunim me anëtarët e Rrjetit, si dhe do te rrise

partneritetin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare;

Rrjeti do të bashkepunojë ngushte me Mediat dhe sektorin arsimor, duke

bashkëpunuar sidomos me shkollat e mesme dhe universitetet, në

mënyrë që të zhvillohen aftësitë për CSR dhe rritet vetëdijësimi për

rëndësinë e CSR-it.

3. Përmirësimi i perspektivës së jetës në Kosovë nëpërmjet punësimit

Rrjeti CSR Kosova do të punojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të

Kosovës duke siguruar kushte të jetesës nëpërmjet punësimit dhe

përmirësimit të perspektivës së jetës në Kosovë. Për të arritur këtë, rrjeti

ka si synim ngritjen e punësimit sidomos tek të rinjët, nëpërmjet Paktit

për Rini (Pact4Youth), projekt i nisur nga CSR Europe, anëtarë e së cilës

është Rrjeti CSR Kosova, dhe Komisionit Evropian, dhe i nënshkruar nga

palët e intereset në Kosovë përfshirë Kretarin e Kuvendit i cili ka dhënë

zotimin për përmbushjen e këtyre obligimeve.

Rrjeti ka dhënë si synim zbatimin dhe prurjen në rend të parë të ligjit

mbi praktikën i cila do të jetë në të njejtën kohë edhe i kompenzuar nga

ana e punëdhënësve, dhe në anën tjetër do të përfitojë aftësitë për tregun

e punës në momentin kur të perfitohet praktika në nje biznes.

4. Përmirësimi i nivelit të maturitetit të anëtarëve për CSR dhe

mbështetja në implementimin e projekteve CSR

Nëpërmjet këtij aktiviteti synohet zhvillimi i mëtejshëm i aftësive dhe

njohurive, kualifikimeve dhe kompetencave të drejtuesve të saj për CSR,

përfshirë të drejtat e njeriut, të drejtat e punonjësve, ndikimin në

Page 11: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

ambient dhe anti-korrupsionin, me qëllim rritjen e zbatueshmerise së

qasjeve inovative në praktikë dhe shpërndarjen e efekteve pozitive në të

gjithë zinxhirin e vlerës së tyre dhe në fund të fundit për të përmirësuar

performancen ekonomike, mjedisore dhe sociale.

Veprimet konkrete bazuar në objektiva

Për të përmbushur objektivat e shtjelluara sipër, CSR Kosova do të ndërmarrë

veprimet që tregohen në tabelën 2.

Tabela 2. Veprimet konkrete të bazuara në objektiva:

Periudha Implementuese

2018 2019 2020

Q1 Q2 Q3 Q4 Q1 Q2 Q3 Q4 Q1 Q2 Q3 Q4

Objektiva 1: Shperndarja e filozofise te CSR-it ne shoqeri

1,1 Hulumtim me ndermarrjet nga sektore te ndryshem ne Kosove per te vleresuar potencialin e perffshirjes se CSR-it ne koncpetin e tyre organizativ dhe strategjite e tyre

1.2 Publikimi i rezultateve dhe rekomandimeve nga hulumtimi me ndermarrjet

1.3 Implementimi i rekomandimeve te hulumtimit me ndermarrjet

1.4 Organizimi i te pakten tre trajnimeve me ndermarrje te ndryshme per te lehtesuar futjen e filozofise se CSR-it, brenda strategjive dhe planeve te tyre

1.5 Organizimi i te pakten tre seminareve me akteret (politikberes, ndermarrje, media) per te rritur vetedijesimin per rendesine e CSR-it

Page 12: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

1.6 Organizimi i 6 debateve ne shkolla dhe Universitete te ndryshme per te rritur vetedijen e rendesise se CSR-it te te rinjte dhe hulumtuesit

1.7 Sigurimi i perkrahjes per zhvillimin dhe implementimin e kurrikules per lenden e CSR-it ne Universitete te ndryshme publike dhe private

1.8 Organizimi i konferencave vjetore per CSR-in

Objektiva 2: Rritja e vizibilitetit te Rrjetit CSR Kosova dhe perfshirja ne segmente te rendesihme te funksionimit te shoqerise

2.1 Fuqizimi i transparences se punes se rrjetit, permes prezantimit ne mjetet e informimit publik

2.2 Publikimi i raportit vjetor te Rrjetit CSR Kosova

2.3 Organizimi i 3 Workshopeve me anetaret, mbi parimet e Global Compact

2. 6 Lobimi per ndryshime ligjore qe mundesojne lirimin nga tatimet per kontributet e ndermarrjeve per CSR

2.7 Organizimi i dhenies se Cmimeve vjetore per anetare dhe kontribues per zhvillimin e Rrjetit CSR Kosova

2.8 Anetaresimi ne platformat e rendesishme te Shoqerise Civile ne Kosove dhe te organizatave shteterore

Objektiva 3: Permiresimi i perspektives se jetes ne Kosove nepermjet punesimit

3.1 Promovimi i rregullt i partneritetit, ne mes sektorit privat dhe institucioneve arsimore, permes projektit Pact4Youth

3.2 Te lobohet per ligjin qe rregullon ceshtjen e praktikes profesionale

Objektiva 4: Permiresimi i nivelit te maturitetit te anetareve per CSR dhe mbeshtetja ne implementim te projekteve CSR

Page 13: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

4.1 Asistenca dhe Lehtesimi ne aktivitetet e planifikuara te CSR-it nga anetaret e rrjetit

4.2 Ndermarrja dhe promovimi i projekteve te perbashketa te CSR-it nga anetaret e rrjetit

4.3 ORganizimi i rregullt i grupeve te ndryshme punuese brenda Rrjetit me qellim te rritjes te kembimit te pervojave dhe praktikave te mira te CSR-it

4.5 Pjesemarrja ne aktivitetet dhe projektet e ndryshme te CSR Europe

4.4 Organizim te vizitave te ndermarrjet e ndryshme nderkombetare me pervoje ne CSR

4.5 Pjesemarrja ne aktivitetet dhe projektet e ndryshme te CSR Europe

Page 14: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

Përmbledhje

Ky plan strategjik ka qëllim primar promovimin e konceptit, ideve dhe

veprimeve konkrete që mundsojnë rritjen e ndikimit të CSR-it në shoqërinë

kosovare dhe adresimin e shumë sfidave që ka kjo shoqëri.

Vizioni, Misioni dhe Objektivat e CSR pritet të zbatohen në bashkëpunim me

anëtarët e rrjetit të CSR Kosova, sektorin privat në përgjithësi, institucionet

vendore dhe ndërkombëtare, si dhe segmente të ndryshme të shoqërisë civile,

dhe të njejtat do të mund të përmbushen në tërësi vetem nëse ka një koordinim

dhe proaktivitet, të të gjithë akterëve të lartëcekur, në promovimin e vlerave të

CSR-it, si një domosdoshëri, brenda konceptit të zhvillimit ekonomik të

qëndrueshëm.

Jetësimi praktik i këtij dokumenti kërkon përfshirje me të gjerë, që tejkalon

kapacitetet e një organizatë të vetme, prandaj zbatimi i Planit Strategjik të

Rrjetit CSR Kosova, kërkon koordinim dhe bashkëpunim të akterëve të

ndryshëm nga sektori privat, sektori qeveritar, sektori jo-qeveritar, partner

ndërkombëtar të rrjetit, si dhe komuniteti i donatorëvë.

Page 15: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

Agjenda e Tryezës së Rrumbullakët

Tryeza e Rrumbullaket për Strategjinë e parë të CSR

Data: 19.12.2017

Lokacioni: Salla e madhe, Oda Ekonomike e Kosoves, Sheshi Nena Tereze, Prishtine

Kryetar i Bordit të Drejtorëve: Visar Kelmendi

Moderator: Linda Tahiri Rukiqi

AGJENDA

15:00-15:10 Hapja e Tryezes nga Kryetarit i Bordit, z. Visar Kelmendi

15:10-15:50 Panel

Rëndësia e CSR për shoqërinë Kosovare

Minister i Inovacionit dhe Ndermarresise: z. Besim Beqaj

Ministre e Integrimit Evropian: znj. Dhurata Hoxha

Drejtor Gjeneral i Bankes Raiffesen: z. Robert Wright

Drejtor Gjeneral i Sharrcem: z. Thomas Glavas

15:50-16:10 Prezantimi i Strategjisë së CSR nga z. Lekë Musa

16:10-16:15 Praktikat më të mira të BE

Zyra e BE, z. Edon Kalludra

16:15-16:20 Rëndësia e shoqërisë civile në promivimin e CSR

KCSF, znj. Venera Hajrullahu

16:20-16:40 Diskutim i Hapur për Strategjinë e CSR

16:40-16:45 Konkluzionet dhe mbyllja e takimit

Page 16: Plani Strategjik për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ...csrkosovo.org/repository/docs/1._Plani_Strategjik... · Plani strategjik për përgjegjësi shoqërore korporative (CSR)

Palët e interest

Nr. Kompania/Instuticioni

1 Raiffeisen Bank

2 SharrCem

3 Procredit Bank

4 Meridian Corporation

5 Coca Cola HBC

6 Rugove Corporation

7 Baker Tilly

8 KOSTT

9 American Chamber of Commerce in Kosovo

10 Kosovo Chamber of Commerce

11 PricewaterhouseCoopers

12 Recura

13 CEED

14 Shita and Associates

15 Rrota

16 American School of Kosova

17 Universiteti i Prishtines

18 Kolegji AAB

19 Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

20 Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

21 Ministria e Integrimit Evropian

22 Ministria e Zhvillimit Ekonomik

23 Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknologjise

24 Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile

25 Action for Mothers and Children

Të tjerë kontribues në diksutim publik