PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë...

32
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ministarstvo Poljoprivrede, Šumarstva i Ruralnog Razvoja Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË PËR PYLLTARI 2010 – 2020 Prishtinë, 2009

Transcript of PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë...

Page 1: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ministarstvo Poljoprivrede, Šumarstva i Ruralnog Razvoja Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development

PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË PËR PYLLTARI

2010 – 2020

Prishtinë, 2009

Page 2: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Që prej qershorit të vitit 2008, me përkrahjen financiare prej Agjencionit Suedez për Zhvillim Ndërkombëtarë SIDA, Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara FAO ka asistuar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në rishikimin dhe azhurnimin e politikave, strategjive dhe programeve zhvillimore të cilat qeverisin me pyje në Kosovë.

Ky dokument, i hartuar prej një ekipi të përbërë nga ekspertët vendorë dhe me mbështetje nga FAO, paraqet masat e kërkuara për zbatimin e politikave dhe të strategjive që janë të miratuara prej Qeverisë së Kosovës.

Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në periudhën e ardhshme 10 vjeçare, me mundësi që të azhurnohet në mënyrë të vazhdueshme për të reflektuar ndryshimet në shoqëri. Aktivitetet i këtij plani janë të strukturuara në tri shtylla: (i) projekte të hartuara për të ngritur njohuritë në fushat e pazhvilluara (ii) mbështetje për përmirësimin e operacioneve dhe ndryshimin e veprimeve, dhe (iii) mbështetje për institucionet që kanë përgjegjësi të plotë për zbatimin e projekteve dhe të aktiviteteve që janë të përfshira në planin e veprimit.

Katër projekte kryesore (i) kërkohen për të ngritur kompetencat në fushat e pazhvilluara: • Një program gjithëpërfshirës për menaxhimin me pyje dhe silvikulturë i përcaktuar me

objektivë të përgjithshme që të mbështetet promovimi i praktikave të përmirësuara menaxheriale pyjore,

• Ndërtimi i kapaciteteve për shumicën e çështjeve pyjore, mobilizim ndërsektorial për ngritje të vetëdijes rreth rëndësisë së sektorit të shëndoshë pyjor dhe krijimi i premisave për hulumtime shkencore;

• Mbrojtja e mjediseve pyjore dhe zhvillimi i vlerave pyjore jodrusore me objektivë që të sigurohet roli i pyjeve si kontribues në biodiversitet dhe prodhues i përfitimeve shumëfunksionale;

• Zhvillim të sektorit privat përfshirë menaxhmentin, shoqatat e pronarëve të pyjeve, konsolidimin e tokave, sistemin e menaxhimit të përbashkët me pyje dhe promovim të industrisë së përpunimit të drurit me shkallë të vogël.

Është llogaritur që për zbatimin e këtyre katër projekteve të theksuara më lart, do të ketë nevojë për asistencë ndërkombëtare dhe mbështetje financiare prej organizatave donatore.

Planifikimi pyjor, shfrytëzimi dhe operacionet e transportit (ii) janë fusha të cilat edhe përkundër mbështetjes së mëhershme ende janë në gjendje të dobët, dhe si të tilla kanë nevojë për mbështetje përmes formave të ndryshme. Të dy këto fusha janë pjesë vitale e sektorit pyjor, dhe si pasojë performanca e përmirësuar në to do të ketë ndikim të madh në gjithë sektorin dhe kontributin e tij në ekonominë nacionale. Duke pas parasysh mbështetjen e ofruar përgjatë viteve, është llogaritur që institucionet e ndërlidhura do të kenë kapacitete për, me mjete të veta apo mbështetje teknike të kufizuar nga donatorët, zbatimin e veprimeve dhe ndryshimeve të kërkuara. Ndryshimi i qasjes, trajnime, promovim të sistemeve dhe teknikave të reja do të jenë një ndër detyrat kyçe.

Aktivitetet e Planit të Veprimit në vete përfshijnë aspekte teknike, edukative, mjedisore, socio-ekonomike, industriale, etj. Duke konsideruar këtë kompleksivitet, është e natyrshme që një numër i ministrive dhe palëve tjera të interesit do të përfshihen në realizimin e këtij plani. Për (iii) të mbështetur zbatuesin kryesor (MBPZHR), rekomandohet që të krijohet një Bord Menaxhues i cili do të ketë përgjegjësi të plotë për zbatimin afatgjatë të Planit.

2

Page 3: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

PËRMBAJTJA

SHKURTESAT ........................................................................................................................ 4 1. SEKTORI PYJOR ............................................................................................................... 5

1.1 Struktura e sektorit........................................................................................................ 5 1.2 Legjislacioni, resurset humane ..................................................................................... 5 1.3 Zinxhiri i furnizimit me masë drusore, pylli – industria – tregu.............................. 6 1.4 Mundësit për hulumtime ............................................................................................... 7 1.5 Vlerësim i sektorit pyjor................................................................................................ 7 1.6 Roli dhe përgjegjësit e Qeverisë.................................................................................... 8

2. STRUKTURA DHE PËRMBAJTJA E PLANIT TË VEPRIMIT ................................. 9 2.1 Struktura e zbatimit të planit ....................................................................................... 9 2.2 Përmbajtja e shtyllave ................................................................................................... 9

3. PROJEKTET E PËRFSHIRA NË SHTYLLËN I.......................................................... 10 3.1 Projekti për përmirësimin e menaxhimit të pyjeve .................................................. 10 3.2 Projekti për organizimin e edukimit dhe trajnimeve në fushën e pylltarisë .......... 11 3.3 Projekti për mbrojtjen e mjediseve pyjore................................................................ 12 3.4 Projekti për shfrytëzimin e produkteve pyjore jo drusore ...................................... 13 3.5 Projekti për zhvillimin e sektorit privat .................................................................... 14 3.6 Përmbledhje e projekteve të përfshira në shtyllën I................................................. 16

4. PROJEKTET E PËRFSHIRA NË SHTYLLËN II ........................................................ 17 4.1 Planifikimi pyjor .......................................................................................................... 17 4.2 Shfrytëzimi dhe Transporti......................................................................................... 17

5. PROJEKTET E PËRFSHIRA NË SHTYLLËN III ...................................................... 19 5.1 Mbështetje për institucionet dhe organizatat............................................................ 19 5.2 Përmbledhje e shtyllës III ........................................................................................... 19

SHTOJCË: Përshkrimi i Projekteve.................................................................................... 20

3

Page 4: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

SHKURTESAT AK Agjencioni Kadastral AKP Agjencioni Kosovar i Privatizimit APK Agjencioni i Pyjeve të Kosovës BE Bashkimi Evropian DP Departamenti i Pylltarisë FAO Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi IHP Instituti për Hulumtime Pyjore MASHT Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor MEF Ministria e Ekonomisë dhe Financave MPMS Ministria e Punës dhe Mirëqenjës Sociale MTI Ministria e Tregtisë dhe Industrisë NSH Ndërmarrjet Shoqërore OJQ Organizata Jo Qeveritare PZHRB Plani për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor SIDA Agjencioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtarë

4

Page 5: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

1. SEKTORI PYJOR

1.1 Struktura e sektorit Figura më poshtë paraqet elemente të ndryshme të cilat formojnë përbërësit më të mëdhenj të sektorit pyjor dhe të industrisë pyjore. Në Kosovë, siç duket resurset pyjore janë shumë të kufizuara për të lejuar krijimin e plotë të strukturave organizative dhe institucionale. Për shkak të kësaj situate ka gjasa të kufizimeve në krijimin e premisave për edukim, hulumtim dhe zhvillim. Kështu që, gjithmonë duhet pasur në mendje atë që për shkak të disponueshmëris së kufizuar të resurseve pyjore në Kosovë, potencialet zhvillimore në disa fusha, do të jenë të kufizuara.

Korniza mbështetse legjislative

Industria

Pyjet shtetërore

Pylltaria

Pyjet private

Tregjet

Industria shtetërore Industria private

Hulumtimet pyjore Hulumtimet drusore Hulumtimi i tregjeve

Resurset humane për të mbështetur zhvillimin e dëshiruar

Pjesët vijuese të tekstit përmbajnë një përshkrim të shkurtër të elementeve të sipërpërmenduara

1.2 Legjislacioni, resurset humane Posedimi i një kornize legjislative mbështetëse është çështje kruciale për të gjitha proceset zhvillimore. Në vitin 2003, është miratuar një Ligj i ri për Pyje i cili ka sjellë elemente të parimeve të tregut të hapur dhe është konsistent me legjislacionin Evropian për pyje. Ligji poashtu është konsistent edhe me politikat dhe strategjitë e hartuara në vitin 2009. Pavarësisht disa nevojave për përshtatje, ligji konsiderohet si adekuat dhe është i mbështetur prej disa udhëzime administrative që po zbatohen.

Disponueshmëria e resurseve njerëzore që janë të shkathët dhe të cilët janë të dedikuar në detyrat e tyre, është një faktor tjetër krucial i nevojshëm për zhvillim të suksesshëm. Gjatë dekadave të fundit, dhe deri më 2005, edukimi dhe trajnimet janë neglizhuar në mënyrë bazike. Kjo do të thotë që, pavarësisht një programi të hollësishëm që është realizuar gjatë viteve të fundit dhe që ka zhvilluar trajnime, sektori pyjor është ende në nevojë urgjente për ndërtim të mëtejshëm të kapaciteteve.

5

Page 6: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

1.3 Zinxhiri i furnizimit me masë drusore, pylli – industria – tregu Pylli: Rreth 60% e sipërfaqes së përgjithshme të pyjeve në Kosovë është pronë e shtetit, ndërsa pjesa tjetër e mbetur, rreth 40 % posedohet nga një numër i madh i personave privat (mesatarja e pronësisë 1.5 ha). Deri në përfundim të periudhës së luftës së fundit, operacionet në toka pyjore publike janë zhvilluar prej Ndërmarrjeve Pyjore Shtetërore, ato gjatë operacioneve pyjore kanë përdor resurset e veta apo kontraktorët.

Operacionet në toka pyjore private, kryesisht janë zhvilluar prej pronarëve të tyre, apo janë ndihmuar prej kontraktorëve. Në 2006 është krijuar shoqata e parë e pronarëve të pyjeve, me seli në pjesën perëndimore të Kosovës. Aktivitetet e kësaj shoqate ende janë të kufizuara, por mund të konsiderohet si hap i parë në organizimin e pylltarisë private në Kosovë.

Industria pyjore: Deri në përfundim të luftës së fundit, industria pyjore shtetërore ka qenë e organizuar në shtatë Kombinate të mëdha të drurit, të cilët ishin të përfshirë në të dy përpunimet, atë primar (sharra) dhe final. Aktualisht, ende operojnë vetëm dy kombinate të tilla dhe ato gjinden në pjesën veriore të Kosovës. Pjesa tjetër e këtyre kombinateve ose janë të mbyllura ose operojnë me kapacitete shumë të limituara. Të gjitha kombinatet ishin të pajisur për të prodhuar afërsisht produkte të njëjta, p.sh. lëndë druri për prodhime të veta finale dhe prodhime drusore për shfrytëzim intern. Të gjitha kombinatet kishin një kapacitet të lartë dizajnimi, mirëpo të pashfrytëzuar tërësisht.

Sektori privat i industrisë pyjore përfshin një numër të madh (200 – 300) të sharrave të vogla kryesisht në pronësi familjare. Këtu, makinat e punës shpesh janë me kapacitete të vogla dhe me dizajn të vjetër, gjë që shkakton probleme në gjetjen e pjesëve rezervë në rast të mos operimit. Si të tilla shumica e këtyre sharrave operojnë në mënyrë të kufizuar, p.sh. sharritje vetëm kur pronari sjell trupa, çka do të thotë se prodhimi është i limituar. Gjendja në sektorin e përpunimit final (dritare, dyer, mobile, dhe kuzhina) është pak më e mirë. Këtu prodhimi është i bazuar, në të shumtën e rasteve, në një gamë të gjerë të makinave të zdrukthëtarisë për operim me standarde manuale.

Tregjet e drurit: Në përgjithësi cilësia e trungjeve të specieve halor është e ulët, për shkak se pjesa më e madhe e tyre vjen nga pyjet tejet të mplakura, rritjes në lartësi të madhe mbidetare, dhe në terrene ku ekziston një pjerrtësi të dukshme. Shfrytëzimi më i shpeshtë i këtyre trungjeve mund të jetë për qëllime ndërtimore. Veç kësaj, volumet drusore që mund të përdoren për përpunim industrial janë të kufizuara, dhe ato nuk lejojnë një ekonomi me shkallë prodhuese. Vëllimi që është i nevojshëm për produkte të ndryshme dhe që është i prodhuar nga druri halor mund të gjendet lehtë në tregjet ndërkombëtare, me një cilësi dhe me çmime që vështirë mund të jenë konkurrente me Kosovën. Shfrytëzimi i pyjeve të vjetra me specie halore ka edhe brenga tjera mjedisore. Prerja e këtyre pyjeve duhet të ndalet apo të ketë restrikcione të shumta. Kjo mund të ndodh si për arsye ekonomike ashtu edhe për ato mjedisore.

Cilësia e drunjve të specieve fletorë duket që është në një nivel më të kënaqshëm, dhe ky lloj mund të përdoret për prodhimin e produkteve solide të një cilësie të lart dhe të mesme. Krahasuar me halorët, masa drusore në dispozicion tek këto specie është shumë më i madhe, veçanërisht për trungjet me dimension të vogël, fakt ky që mund të lejoj edhe zgjerim të prodhimit.

Kërkesat për produkte drusore në Kosovë, tejkalon gjithmonë potencialin e furnizimit lokal. Kjo do të thotë që këtu gjithnjë do të ekzistojnë mundësitë për tregti nga ana e përpunuesve lokal, ata cilët janë në gjendje të mirëmbajnë koston konkurruese të prodhimit.

6

Page 7: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

1.4 Mundësit për hulumtime Deri në mesin e viteve 90, hulumtimet për fushën e pylltarisë janë zhvilluar nga Instituti Pyjor në Pejë. Mirëpo pas këtyre viteve, resurset e institutit janë shkatërruar dhe shumica e aktiviteteve janë koncentruar në Beograd. Sot aktivitetet e Institutit janë të kufizuara në prodhimin e fidanëve. Duke konsideruar gjendjen aktuale të Institutit si dhe nevojat për mirëmbajtje të kapaciteteve për hulumtime aplikative, monitorim të gjendjes shëndetësore, etj. është shumë me rëndësi që aty të rikthehen resurset, gjithsesi në këtë aspekt duhet të konsiderohen nevojat edhe për ndërtim të kapaciteteve për hulumtime rreth çështje mjedisore dhe produkte pyjore jo drusore. Në sektorin e përpunimit të drurit dhe tregjeve të drurit, mbështetja ofrohet prej Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Aplikative, Departamenti i Teknologjisë së Drurit, Ferizaj (Universiteti i Prishtinës) dhe përmes Shoqatës së Përpunuesve të Drurit.

Institucionet hulumtuese për fushën e pylltarisë në Kosovë kanë nevojë për vendosje të bashkëpunimit me institucione të ngjashme në Evropë. Kjo është domosdo për pylltarinë dhe industrinë pyjore në Kosovë në mënyrë që të jenë pjesë e një rrjeti të gjerë, i cili do të mundësoj shkëmbimin e informacioneve, ndarjen e kostos për aktivitete zhvillimore, etj.

1.5 Vlerësim i sektorit pyjor

Në një vlerësim të sektorit pyjor në Kosovë zhvilluar në mars 2007, përfaqësuesit e sektorit publik dhe atij privat paraqitën prioritetet e tyre për zhvillimin e sektorit të pylltarisë. Në përgjithësi këto prioritete janë konfirmuar edhe nga anëtarët e Grupit Punues që është caktuar për hartimin e politikave dhe të strategjive.

• Pylltaria është një ofrues i rëndësishëm i energjisë p.sh. drurit për djegie dhe një ofrues i mundësive për punësim nëpër zonat rurale të cilat kanë papunësinë më të lart në vend. Shfrytëzimi i kujdesshëm i drurit për djegie do të krijojë pyje më të mira dhe më të vlefshme në të ardhmen, sepse prerja e drurit për djegie do të jetë edhe si një operacion kujdesimi dhe kështu pyjet në të ardhmen do të kenë më shumë trungje të vlefshme;

• Zhvillimi i vazhdueshëm i kapaciteteve dhe trajnimeve është i nevojshëm për të përmirësuar shkathtësitë dhe kompetencat e administrimit në të gjitha nivelet, p.sh. udhëheqësve, teknikëve, punëtorëve. Ngritja e kapaciteteve humane do të dërgoj gjithashtu edhe në ndryshimin e qëndrimeve;

• Sektori i pylltarisë – organizatat e tij me mandatet dhe strukturën legale – ende nuk është optimal, kështu që reformat dhe avancimi i programeve kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme. Sektori ka për detyrë që së shpejti të ballafaqohet edhe me çështjet e decentralizimit dhe dekoncentrimit. Roli i komunave në pylltari mund të jetë i konsideruar, por çështjet e kompetencave dhe përkushtimi i komunave ndaj menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve ende është i pasigurt;

• Planet menaxhuese pyjore kanë nevojë për rishikime, pyllëzimi i tokave të zhveshura duhet të vazhdoj, sektori i produkteve pyjore duhet të përmirësohet përfshirë promovimin e teknologjisë për përpunim të trupave me madhësi të vogël si dhe duhet të kompletohet privatizimi/likuidimi i ish Ndërmarrjeve Shoqërore.

• Aktivitetet ilegale i mundësojnë Qeverisë një grumbullim nën-optimal të taksave, ato pengojnë zhvillimin e shfrytëzimit efikas të drurit dhe përpunimit të tij, dërgojnë në menaxhim të varfër të pyjeve, krijojnë tensione sociale;

7

Page 8: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

• Vetëdijësimi për rolin e pyjeve dhe kontributit të tij pozitiv në zhvillimin e Kosovës duhet të jetë më i avancuar. Kjo me kohë do të zvogëloj edhe përfshirjen në aktivitete pyjore të palejueshme. Gjithashtu, do të ndërtoj edhe momentin për praktika pyjore ashtu siç kërkohen nga publiku;

• Stafi qeveritar duhet të përkrah dhe të punoj me pronarët e pyjeve private dhe me kontraktorët, në mënyrë që të lehtësoj shfrytëzimin mirë të planifikuar dhe punët tjera silvikulturore. Licencimi për shfrytëzim dhe procedurat e tenderimit duhet të jenë më transparente – si dhe të ofrojnë operacione më afatgjate;

• Asociacioni i Pronarëve të Pyjeve (APP) mund të jetë një organizatë e dobishme e cila në fazën e parë do të promovon interesat e pronarëve të pyjeve. Ndërsa në etapa më të vonshme, dhe atëherë kur të jetë më i zhvilluar, do të jetë një ofrues i shërbimeve të ndryshme për anëtarësinë e vetë;

• Të gjithë aktorët – publik dhe privat – në sektorin pyjor kanë nevojë për edukim dhe trajnim. Intervenimet silvikulturore (më së shumti rrallim komercial) janë një nevojë e vazhdueshme për të krijuar pyje më të mira për të ardhmen. Mirëmbajtja e rrugëve pyjore është gjithashtu më se e nevojshme.

1.6 Roli dhe përgjegjësit e Qeverisë Objektiv i përgjithshëm i mbështetjes së Qeverisë për sektorin pyjor është që të ngritët kontributi i tij në ekonominë nacionale nëpërmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve pyjore, gjithmonë duke konsideruar rolin shumëfunksional të pyjeve. Që të ketë përputhje me këtë objektiv të përgjithshëm, Qeveria do të (i) zhvilloj dhe mirëmbaj një kornizë mbështetëse institucionale dhe rregullative, (ii) promovoj sisteme transparente dhe të decentralizuara të menaxhimit të cilat do të lejojnë një shfrytëzim racional të të gjitha tokave pyjore, (iii) mbroj vlerat mjedisore pyjore, (iv) mirëmbaj kontaktet dhe rrjetet ndërkombëtare për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, (v) mundësoj përfitime sociale prej operacioneve pyjore në perspektivat afatshkurta dhe afatmesme, dhe (vi) marrë përgjegjësinë e përgjithshme për zbatimin e politikave dhe të strategjive.

8

Page 9: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

2. STRUKTURA DHE PËRMBAJTJA E PLANIT TË VEPRIMIT

2.1 Struktura e zbatimit të planit Aktivitet e Planit të Veprimit bazohen në tabelën e prezantuar në dokumentin e Strategjisë dhe janë të strukturuara në tri shtylla: (i) projekte të hartuara për të ngritur njohurit në fushat e pazhvilluara, (ii) mbështetja për përmirësimin e zhvillimit të operacioneve pyjore, dhe (iii) mbështetja për institucionet që kanë përgjegjësi të përgjithshme për zbatimin e projekteve dhe të aktiviteteve të përfshira në këtë program.

2.2 Përmbajtja e shtyllave Kjo pjesë paraqet përmbajtjet kryesore të të tri shtyllave. Shtylla I është e fokusuar në projektet që kërkohen për ngritur njohuritë në fushat e pazhvilluara. Në kuadër të kësaj shtylle janë definuar katër projekte kryesore: (a) përmirësimi i menaxhimit të pyjeve, (b) ndërtimi i kapaciteteve, (c) mbrojtja e mjediseve pyjore dhe zhvillimi i vlerave jo drusore, dhe (d) zhvillimi i sektorit privat. Zbatimi i këtyre katër projekteve ka nevojë për mbështetje dhe përkrahje financiare prej organizatave donatore ndërkombëtare. Shtylla II e planit përqendrohet në mbështetje përmirësimit të funksioneve të sektorit pyjor, në një perspektivë të gjerë. Në këtë aspekt janë identifikuar dy fusha vitale: Përmirësimi i planifikimit pyjor dhe përmirësimi i operacioneve të shfrytëzimit dhe të transportit. Pavarësisht një përkrahje të mëhershme nga organizatat ndërkombëtare, këto dy fusha janë ende në gjendje të dobët, dhe për këtë arsye kanë nevojë urgjente për mbështetje të mëtejme në mënyrë që të arrihet potenciali i tyre i plotë. Përmirësimi i menaxhimit, planifikimi konsistent dhe përdorimi i metodave dhe teknologjive më të përshtatshme janë faktorë fundamental për një pylltari të qëndrueshme. Gjithashtu, si nevoja urgjente janë paraqitur edhe promovimi i shfrytëzimit të biomasës drusore për prodhimin e energjisë, përmirësimi i sistemit dhe rrjetit të rrugëve pyjore, zbatimi i sistemit të mbrojtjes nga zjarret pyjore, etj. Përmirësimi i zhvillimit të operacioneve do të ketë një ndikim të madh në shumë aspekte: Do të ngritet profiti nga operacionet e shfrytëzimit, do të zvogëlohet ndikimi negativ në florë dhe faunë, do të ketë qasje më të mirë në prodhime drusore dhe me një kosto efikase. Këto janë edhe arsyet kryesore për vënien në prioritet të lartë të përmirësimit të operacioneve pyjore. Shtylla III është e dizajnuar për të ofruar mbështetje të plotë zbatimit të suksesshëm e gjithë planit. Aktivitetet e Planit të Veprimit radhiten prej aspekteve të pastra teknike, se si të menaxhohet me toka pyjore, deri tek çështjet edukative, mjedisore, socio-ekonomike, industriale, etj. Me këtë sfond të fushave, është e natyrshme që një numër i ministrive dhe palëve tjera të interesit të përfshihen në realizimin e këtij plani. Situata komplekse dhe kohëzgjatja e planit janë arsyet kryesore për zhvilluar një koordinim të fuqishëm dhe monitorim të aktiviteteve zbatuese. Kapitujt në vijim 3, 4 dhe 5 përmbajnë përshkrimin e fushave të cilat janë të përcaktuara për intervenim dhe janë të sistemuara nëpër shtyllat e planit të veprimit, të cilat së bashku me analizat tjera formojnë bazat për formulimin e projekteve të ndryshme. Përmbledhjet e shtyllave janë të paraqitura në një tabelë në fund të secilit kapitull, tabelat e paraqitura vijojnë strukturën e elaboruar në dokumentin e strategjisë.

9

Page 10: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

3. PROJEKTET E PËRFSHIRA NË SHTYLLËN I

3.1 Projekti për përmirësimin e menaxhimit të pyjeve Objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është që të mbështetet promovimi i praktikave të avancuara menaxheriale pyjore, të cilat do të dërgojnë te ngritje të produktivitetit nga pyjet dhe tokat pyjore në të dy perspektivat, atë afatmesme dhe afatgjatë. Pesë elemente kryesore dhe bazë janë identifikuar, secili kërkon një vëmendje të posaçme për të arritur potencialin e vetë të plotë.

Zhvillimi i Kapaciteteve

Ne praktikë, kapacitetet për zhvillimin e hulumtimeve pyjore nuk ekzistojnë. Instituti i Pylltarisë në Pejë është i drejtuar vetëm nga një ekspert profesional dhe aty është paraqitur nevoja që të kthehen kapacitetet e mëparshme të Institutit, veçanërisht të përqendruara në hulumtime aplikative dhe në monitorimin e shëndetit të pyjeve. Gjithashtu, rekomandohet që të analizohet përshtatshmëria për vendosjen e aktiviteteve hulumtuese edhe në fushat që kanë të bëjnë me mjedisin dhe me produktet jo drusore. Aktivitetet e Institutit do të mund të mbështeten edhe prej aktiviteteve të fushës së ndërhyrjes ku është i caktuar arsimi i lartë për pylltari. Veç kësaj është sugjeruar që në momentin e kthimit të tyre në Kosovë, Instituti duhet të jetë i gatshëm që të punësojë një numër të studentëve kosovarë të cilët për momentin janë duke studiuar pylltarinë jashtë vendit.

Menaxhimi i Grumbujve Pyjor

Gjatë tri dekadave të fundit në Kosovë janë krijuar rreth 15 000 – 20 000 ha të grumbujve pyjor. Shumë nga këta grumbuj kanë dështuar, dhe kështu është paraqitur nevoja urgjente për riorientimin e programeve të pyllëzimeve. Ky aktivitet do të përfshijë edhe inventarizimin e grumbujve ekzistues në mënyrë që të vlerësohet gjendja e tyre, pastaj duhet të bëhet kalkulimi i sipërfaqeve të përshtatshme për mbjellje, si dhe përzgjedhja e llojeve që janë me origjinë autoktone për zgjerimin e programit të mbjelljeve (përshtatja e vendit me llojin). Përveç kësaj, është e nevojshme edhe përmirësimi i kapaciteteve për prodhimin e fidanëve. Aq sa është e mundur, planifikimet e sipërfaqeve për mbjellje duhet të përshtaten me planet menaxhuese pyjore.

Monitorimi i gjendjes shëndetësore të pyjeve

Objektiv i përgjithshëm i këtij aktiviteti është që të zvogëlohen rreziqet për humbjen e prodhimtarisë pyjore nga sulmet e insekteve të ndryshme dhe nga dëmtuesit tjerë. Gjatë dekadës së fundit, shumë pyje me specie halore kanë qenë të ekspozuara sulmeve të rënda dhe të shpeshta nga ana e insekteve. Arsyeja për këtë situatë qëndron në papastërtinë e pyjeve, që vjen si rezultat i planeve operacionale jo të përshtatshme, si dhe prerjeve ilegale të cilat kanë vënë në rrezik mbijetesën e mijëra hektarëve të pyjeve me vlerë. Këtu kërkohet një ndryshim radikal i praktikave aktuale shfrytëzuese, të cilat së bashku me fuqizimin e mekanizmave të kontrollit, do të ndikojnë që të shpëtohen këto pyje. Sugjerohet që resurset përkatëse dhe të cilat kërkohen për këto fusha duhet të jenë pjesë e Institutit të riorganizuar për hulumtime pyjore. Fushat ndërhyrëse të ndërlidhura me këtë çështje janë inventarizimi i pyjeve, planet menaxhuese pyjore dhe mbrojtja e mjedisit.

Kujdesimi për pyjet e reja

Në të kaluarën, nuk i është kushtuar kujdes i mjaftueshëm menaxhimit me pyje të reja dhe atyre që janë me strukturë të moshës se mesme, këto pyje janë neglizhuar në masë të madhe dhe kjo ka rezultuar me sipërfaqe të mëdha pyjore që kanë nevojë urgjente për intervenime të ranguara prej rrallimeve para komerciale deri te ato komerciale. Kjo situatë arsyetohet edhe me rezultatet e inventarizimit të pyjeve që është zhvilluar në vitet 2003 – 2004. Një shkallë e lartë e intervenimeve

10

Page 11: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

të kësaj natyre do të rezultonte me një sasi të konsiderueshme të trupave me dimension te vogël të cilët më pas do të shërbejnë edhe për qëllime të ngrohjes. Fushat e ndërhyrjes të ndërlidhura me këtë çështje janë planet menaxhuese pyjore, zhvillimi i industrisë pyjore me shkallë të ulët.

Kujdesimi për pyjet e reja është një aktivitet i cili kërkon një punë intensive dhe si pasoj do të ofrojë mundësi për punësim ndër banorët e zonave rurale. Efektet tjera pozitive nga ky aktivitet janë se e gjithë masa e prodhuar drusore do të mbulojë (në të shumtën e rasteve) shpenzimet e intervenimeve të ndërmarra, gjithashtu përmes këtyre aktiviteteve do ta përmirësohet edhe gjendja e pyjeve.

3.2 Projekti për organizimin e edukimit dhe trajnimeve në fushën e pylltarisë Projekti do të, në pjesët relevante të tij, ndërtohet në të arriturat e projektit të mëparshëm të SIDA-s rreth edukimit dhe trajnimit për fushën e pylltarisë. Përqendrimi kryesor i këtij projekti është në arsimin dhe trajnimet profesionale për pylltari, dhe organizimin e arsimit të lartë për pylltari.

Arsimi profesional për pylltari

Gjatë dekadave të fundit mundësitë për shkollim dhe trajnim kanë qenë të kufizuara. Kjo situatë ka afektuar seriozisht në performancën e të gjithë sektorëve, dhe ne këtë aspekt pylltaria nuk është përjashtim. Që të ndryshohet kjo gjendje, krijimi i mundësive për vijimin e edukimit dhe trajnimeve cilësore për të gjitha kategoritë që punojnë në sektorin e pyjorë, duhet të jetë në listën e prioriteteve. Duke pasur parasysh këtë, është e nevojshme dhe duhet të krijohet një shkollë e mesme me kualitet të lartë për profilin e pylltarisë. Kjo ambicie do të realizohet nëpërmes hapjes së një shkolle të mesme për pylltari në nivel kombëtar. Shkolla e krijuar duhet ti plotësojë standardet Evropiane për edukim për profilin e pylltarisë, dhe do të jetë një qendër ekselence për edukim dhe trajnim profesional për sektorin pyjor në këtë pjesë të Ballkanit perëndimorë. Fushë e ndërlidhur e ndërhyrjes me këtë aktivitet është zhvillimi i sektorit privat.

Aftësime profesionale në pylltari

Disponueshmëria e punëtorëve të shkathtë pyjor është e një rëndësie fundamentale për përmirësimin e standardeve të operacioneve pyjore. Për këtë arsye, çështje kyçe është krijimi i mundësive për trajnimin e punëtorëve pyjor. Në këtë aspekt, një prej aktiviteteve më të rëndësishme do të jetë krijimi i një qendre për aftësime profesionale për pylltari dhe arty do të mundësohet ngritja e shkathtësive të punëtorëve pyjor. Qendra duhet të organizohet në atë mënyrë që të jetë operative në të gjithë Kosovën dhe kështu duhet ti plotësojë kërkesat e ndryshme për trajnime të cilat do të ofrohen përmes sistemeve modulare. Aftësimi profesional do të kontribuojë edhe në krijimin e mundësive të vet-punësimit dhe zhvillimin e ndërmarrësisë, gjithashtu trajnimet do të promovojnë metoda për punë të sigurt në sektorin pyjor. Ky aktivitet ndërlidhet me fushën e ndërhyrjes për zhvillimin e sektorit privat.

Arsimi i lartë për pylltari, hulumtimet dhe zhvillimi

Që nga mesi viteve të 90, arsimimi i lartë për pylltari në Kosovë ka qenë i pamundësuar dhe vetëm disa studentë në këto 15-20 vitet e fundit kanë vijuar studimet për fushën e pylltarisë (në Fakultetin e Pylltarisë në Tiranë). Kjo situatë ka ndikuar në tërë sektorin e pylltarisë, dhe është duke kufizuar edhe shumë mundësi tjera të prospekteve zhvillimore.

Për të tejkaluar këtë problem akut, ekzistojnë dy opsione: njëri është që të hapet fakulteti i pylltarisë në Prishtinë dhe tjetri që të krijohen mundësitë që studentët kosovar të dërgohen jashtë vendit për të vijuar studime në fushën e pylltarisë, apo edhe kombinimi i të dy këtyre opsioneve. Momentalisht një numër i studentëve kosovar janë duke zhvilluar studimet nëpër fakultete jashtë vendit dhe pas diplomimit ata do të kthehen në Kosovë. Vendimi përfundimtarë lidhur me Arsimin

11

Page 12: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

e lartë për Pylltari duhet të bazohet në eksperiencën e studentëve që kanë studiuar jashtë vendit, dhe mundësitë buxhetore për krijimin e mundësive vendore për organizmin e këtij lloj edukimi.

Përkundër asaj se si do të organizohet arsimi i lartë, aktivitetet e rëndësishme këtu do të përfshijnë edhe zhvillimin e kurrikulit, vlerësimin e nevojave për trajnim si dhe sigurimi i fondeve për arsimin e lartë (fondet të cilat do të mbulojnë koston e bursave dhe /apo fondet për mbulimin e organizimit të arsimit të lartë vendor). Detyrat tjera të rëndësishme do të jenë edhe organizimi i resurseve për hulumtime, nëpërmjet krijimit të institucioneve të reja ose forcimit të atyre ekzistuese si dhe sigurimi i mundësive për posedim të teknologjive të avancuara përmes lidhjes së hulumtuesve pyjorë në Kosovë me institucionet ndërkombëtare hulumtuese. Fushat e ndërlidhura të ndërhyrjes për këto çështje janë menaxhimi pyjor dhe mbrojtja e mjedisit.

Fushatat e vetëdijësimit

Në kooperim me institucionet tjera, shkolla e mesme profesionale për pylltari duhet të jetë përgjegjëse për zhvillimin e fushatave të vetëdijësimit për promovimin e rëndësisë së pylltarisë. Aktivitetet do të përfshijnë, por jo të kufizohen, në fushata mediale, organizimin e debateve dhe hartimin e materialeve informuese ku do të përfshihen edhe tekstet shkollore. Ky aktivitet është i ndërlidhur me fushën e ndërhyrjes për mbrojtjen e mjediseve pyjore.

3.3 Projekti për mbrojtjen e mjediseve pyjore Kjo fushë ndërhyrëse përfshinë tri elemente kryesore të cilat janë gjithashtu edhe të orientuara në zhvillimin e produkteve pyjore jo drusore. Për këtë arsye edhe është formuluar një projekt i përbashkët i cili do të mbuloj të dy këto fusha të intervenimit ( shih 3.4).

Zhvillimi i kapaciteteve

Kosova është një vend me një popullatë relativisht të dendur. Kjo situatë vendos presion në sipërfaqet tokësore për plotësimin e nevojave të urbanizimit dhe zhvillimin e infrastrukturës, prodhimtarinë e ushqimit, drurit dhe produkteve tjera të konsumit. Me një popullatë mjaft të re, është për tu pritur që ky presion do të rritet edhe më tutje. Në praktik, kjo do të thotë se në një të ardhme të afërt presioni mbi sipërfaqet e tokës për destinime të ndryshme dhe plotësimin e nevojave tjera do të mbetet shumë i lartë. Një presion i tillë në sipërfaqet e tokave do të afektojë edhe pyjet në Kosovë.

Kosova është në rrjetin e importuesve të drurit, kryesisht për qëllime ndërtimore, ndërsa për nevoja të ngrohjes sasi të mëdha të drurit merren në pyjet vendore. Kjo gjendje me kërkesa të mëdha për produkte drusore, nuk është për tu pritur se do të ketë ndryshime drastike në vitet e ardhshme. Për më tepër, ngritja e standardit të jetesës gjithashtu do të thotë edhe rritje të kërkesave për objekte rekreacioni të formave të ndryshme.

Si përmbledhje, qartë mund të vërehet presioni nga popullata i cili bazohet në kombinim me përmirësimin e standardit jetësor, dhe i cili do të mbaj tokat pyjore në një presion të vazhdueshëm. Duke e konsideruar faktin se pyjet janë një mjet i rëndësishëm jo vetëm për ruajtjen e biodiversitetit por edhe për shoqërinë në tërësi në aspektin e nevojave kulturore, rekreacionit etj. duhet të fuqizohen edhe më tepër kapacitetet dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit. Fushat e ndërlidhura të ndërhyrjes me këtë aktivitet janë menaxhimi pyjor dhe hartimi i legjislacionit për produkte pyjore jo drusore.

Planet e veprimit për biodiversitet

Hartimi i planeve të veprimit për biodiversitet është një aktivitet kompleks që kërkon një qasje përmbajtësore jo vetëm për çështjet e biodiversitetit por edhe më gjerë, gjithashtu kjo fushë ka të

12

Page 13: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

bëjë edhe me rolin shumëfunksional të pyjeve, në aspektin shkencor, edukativ, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, rekreacionit, aspekteve estetike që influencojnë turizmin, etj.

Planet e veprimit për biodiversitet janë bazë për shpalljen e zonave të mbrojtura. Hartimi i këtyre planeve, dhe shpallja e zonave të mbrojtura, kërkon rritjen e kompetencave dhe fuqizimin e institucioneve përgjegjëse për to. Për tu siguruar përfshirja e të gjitha këtyre aspekteve, duhet të krijohet dhe të zhvillohet një bashkëpunim i ngushtë ndër sektorial. Aktivitetet e planifikimit duhet të harmonizohen deri në masën e duhur me planifikimin pyjor.

Krijimi i zonave të mbrojtura

Krijimi i zonave të mbrojtura prek shumë interesa, jo së paku vetëm interesat komerciale, gjë që nënkupton restrikcione menaxheriale rreth mundësive të shfrytëzimit. Gjithmonë duhet të aplikohet një proces i kujdesshëm dhe transparent i planifikimit i cili çon drejt koncenzusit lidhur me kërkesat dhe skemat e mbrojtjes. Përgjegjësitë menaxhuese dhe çështjet tjera administrativo-teknike duhet të definohen dhe të arrihet një pajtueshmëri e plotë mbi to.

Në aspektin relativ, është e pritshme se nevojat për mbrojtje (dhe rëndësia e produkteve jo drusore) do të rriten përgjatë kohës. Arsyeja për këtë qëndron në faktin se ekziston një rritje e kërkesave për përfitime të cilat ofrojnë pyjet dhe tokat pyjore. Aktivitetet e planifikimit duhet të jenë të harmonizuara planifikimin pyjor.

3.4 Projekti për shfrytëzimin e produkteve pyjore jo drusore

Hartimi i legjislacionit

Me një rëndësi të veçantë për këtë aktivitet është hartimi i legjislacionit i cili do të rregulloj grumbullimin e bimëve mjekuese dhe atyre aromatike sipas standardeve ndërkombëtare (ISSC –MAP). Zbatimi i një ligji të tillë, do të krijojë bazë për shfrytëzimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtinë me bimë mjekësore dhe aromatike.

Duke respektuar parimet për shfrytëzim të qëndrueshëm, dhe mbrojtjes së biodiversitetit, gjithashtu do të krijohen të ardhura shtesë për popullatën rurale dhe kështu do të sigurohet edhe një konsistencë me Qëllimet Zhvillimore të Mijëvjeçarit (UN 2005). Teksti i ligjit duhet të harmonizohet me Ligjin për Pyje dhe legjislacionin tjetër që ka të bëjë me mbrojtjen e natyrës dhe shfrytëzimin e tokave. Fusha e ndërlidhur me këtë aktivitet është menaxhimi i pyjeve (zhvillimi i kapaciteteve).

Definimi i produkteve jo drusore nuk përfshin produktet dhe shërbimet e rregulluara përmes legjislacionit tjetër që ka të bëjë me gjuetinë, nxjerrjen e gurëve dhe rërës.

Potenciali i produkteve jo drusore

Produktet pyjore jo drusore (frutat pyjore, kërpudhat, bimët aromatike dhe mjekësore, eko turizmi) mund të jenë të një rëndësie të konsiderueshme ekonomike për popullatën rurale. Për të krijuar përfitime dhe shërbime të plota nga këto produkte nevojitet që të zhvillohet legjislacioni mbështetës.

Përveç grumbullimit të bimëve mjekuese dhe atyre aromatike, në disa zona ka një rëndësi të veçantë edhe vjelja e frutave të malit. Për këtë arsye, politikat do të inkurajojnë shfrytëzimin e produkteve pyjore jo drusore përmes një menaxhimi të integruar të tokave pyjore, dhe sipas shfrytëzimit të qëndrueshëm për të gjitha llojet e produkteve pyjore jo drusore.

13

Page 14: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

Si plotësim i zhvillimit të inventarizime të veçanta rreth potencialeve të produkteve jo drusore, është sugjeruar që të hulumtohen edhe mundësitë e zgjerimit të punës planifikuese pyjore ku do të përfshihen parametrat me orientim kah produktet jo drusore.

3.5 Projekti për zhvillimin e sektorit privat Sektori privat do të luajë një rol kyç në zhvillimin e ardhshëm të sektorit pyjor. Kjo është edhe arsyeja për hartimin e këtij projekti. Projekti përfshin gjashtë elemente kryesore, ku secili element ka rëndësi të barabartë. Disa nga aktivitetet e hartuara në këtë projekt janë të shqyrtuara edhe nga disa projekte që janë në zhvillim e sipër dhe kështu këtu paraqitet nevoja për shmangie dyfishimit të punës dhe nevojës që të krijohet një koordinim.

Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore (NSH)

Deri me përfundimin e luftës në Kosovë, pyjet publike ishin të menaxhuara prej rreth 25 ndërmarrjeve shoqërore pyjore të cilat ishin të vendosura nëpër komuna. Pas pagesës së taksës, dhe brenda komunës aktuale, këtyre ndërmarrjeve u lejohej e drejta e shfrytëzimit të drurit nëpër tokat pyjore publike. Ndërmarrjet ishin në presion të vazhdueshëm që të rrisin punësimin duke lënë anash një fond fare të vogël për investime të nevojshme në menaxhimin e pyjeve, pajisje dhe infrastrukturë. Si rezultat i këtij mbipunësimi, dhe shumë viteve të shfrytëzimit të tepruar të resurseve ekzistuese pyjore, u bë e pamundur që NSH–të të vazhdojnë me operacionet e tyre nën kushtet e tregut të hapur. Sot pjesa dërrmuese e operacioneve të shfrytëzimit në tokat pyjore publike zhvillohet prej kompanive private. Vetëm disa nga NSH-të janë ende aktive dhe ato përmes nën-kontraktorëve zhvillojnë operacionet e tyre. Për këtë arsye është sugjeruar që duhet të kompletohet privatizimi, në pajtueshmëri me politikat ekzistuese të cilat rregullojnë privatizimin e NSh-ve.

Mbështetja për shoqatat e pronarëve të pyjeve private

Shoqatat e pronarëve të pyjeve private formohen me një objektiv të krijimit të rezervave të resurseve të cilat më pas mund të përdoren për qëllime të ndryshme. Detyra të përbashkëta janë përfaqësimi i interesave të sektorit privat në krijimin e politikave, lobimin, etj. si dhe të ofrohet mbështetje në marketing dhe shitje të produkteve drusore. Detyrat tjera kanë të bëjnë me sigurimin e shërbimeve, planifikimin pyjor, marrëveshjet menaxhuese, etj. Në shumicën e rasteve këtu mund të veçohen tri faza zhvillimore të njëpasnjëshme (i) përfaqësimi i interesave (ii) paraqitja e koncepteve shërbyese (iii) krijimi i industrive që bëjnë të mundshme përfitime për pronarë të pyjeve nga vlerat e shtuara të produkteve.

Mund të konkludohet se detyrat dhe rolet e shoqatave, në të shumtën e rasteve varen nga faktorët si madhësia e pronave, shpërndarja e përgjithshme e tokave pyjore në mes kategorive të pronarëve dhe strukturës së drurit i cili gjendet në treg. Në Kosovë, detyra e parë e shoqatave të pronarëve të pyjeve do të jetë përfaqësimi i interesave të pylltarisë private në krijimin e politikave, lobimin dhe çështje tjera si koordinimi i mundësive për trajnime dhe furnizimi me fidane. Pronarët e pyjeve private janë në nevojë të madhe për trajnime dhe këtu është paraparë që shoqatat mund të përfitojnë nga aktivitetet përbrenda fushës së ndërhyrjes së ndërtimit të kapaciteteve.

Trajnime për ndërmarrësi

Është menduar se sektori privat do të luaj një rol të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë pyjore dhe do të zëvendësojë strukturën e vjetër të përfaqësuar nga ish Ndërmarrjet Shoqërore si dhe kombinatet e mëdha të drurit. Ndërmarrësit privat dhe kompanitë e tyre do të kenë gjithashtu mundësi që të kyçen në punët silvikulturore dhe të shfrytëzimit, marrin përgjegjësitë e menaxhimit të sipërfaqeve të caktuara të tokave pyjore publike, të krijojnë industri pyjore me shkallë të ulët

14

Page 15: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

(ndaras apo të kombinuara me aktivitete pyjore), etj. Për këtë arsye aktivitetet trajnuese duhet të përfshijnë një spektër të gjerë aktivitetesh duke filluar nga çështjet thjeshtë teknike deri te ato menaxheriale dhe administrative. Shumë prej trajnimeve mund të ofrohen, dhe organizohen nga aktivitetet e fushës së ndërhyrjes që ka të bëjë me Ndërtimin e kapaciteteve.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është krijimi i një klime të përshtatshme për biznes. Kjo do të përfshijë, por jo domosdo të kufizohet në aplikimin e politikave fiskale që të mbështeten rrugët zhvillimore, krijimi i lehtësirave financiare të cilat do të ofrojnë kapital investues me interesa të ulëta dhe grejs periudhë të përshtatshme, etj. Rëndësia e një klime favorizuese për biznes është poashtu vendimtare në zhvillimin e ardhshëm të industrisë së drurit, e pajisur për përpunimin e trupave me madhësi të vogël, dhe ofrimi i mundësive të punësimit në zonat rurale.

Zhvillimi i sektorit privat për përpunimin e drurit

Rezultatet e inventarizimit pyjor tregojnë qartë për nevojat e shumta për intervenime menaxheriale në pyjet e reja dhe ato moshë të mesme. Këto intervenime do të rezultojnë me sasi të konsiderueshme të trungjeve me dimension të vogël të cilat industria ekzistuese e drurit është në pamundësi ti përpunojë në mënyrë efikase. Mu për këtë, industria pyjore, e bazuar në investime private, duhet të jetë e dizajnuar që të përputhet me përbërjen dhe lokacionin e volumeve të shfrytëzimit. Selektimi dhe dizajnimi i koncepteve prodhuese duhet të marr në konsideratë nevojat e mbështetjes për zhvillimin e zonave rurale. Një çështje me rëndësi do të jetë krijimi i lehtësirave kreditore për financimin e investimeve. Fushat e ndërlidhura të ndërhyrjes me këto çështje janë shoqatat e pronarëve të pyjeve, prodhimi i energjisë bazuar në biomasë.

Prodhimi i energjisë

Zhvillimi i sektorit të prodhimit të energjisë bazuar në biomasë përfshin tri aktivitete kryesore: vlerësimin e potencialit të furnizimit me lëndë të parë drusore, identifikimi i sistemeve të zbatueshme dhe krijimi i një mekanizmi (portfolio) për investime. Sa i përket sektorit të përpunimit të drurit, çështje kruciale në zhvillimin e tij do të jetë disponueshmëria e lehtësirave kreditore.

Marrë në tërësi nuk ka ndonjë shënim të saktë lidhur me potencialin furnizues të biomasës drusore për prodhimin e energjisë. Shënimet e dala nga inventarizimi shfaqin indikacion se bruto vëllimi prej 600 000 – 800 000 m3 është vëllim stivor, por neto vëllimet mund të jenë më të ulëta për shkak të restrikcioneve teknike, logjistike dhe ekonomike. Për këtë arsye hapi i parë duhet të përfshijë një analizë të neto disponueshmërisë të resurseve të lëndës së parë. Faza tjetër duhet të koncentrohet në analizë të sistemeve potencialeve, të cilat duhet të bazohen në disponueshmërinë e resurseve të biomasës (volumit, përbërjes, lokacionit).

Në hapin e tretë, dhe duke u bazuar në resurset e biomasës me sisteme të identifikuara dhe të zbatueshme, do të prezantohet kostoja e projekteve dhe e nevojave për investime. Projektet duhet të jenë të dizajnuara që të përshtaten me mundësitë e investitorëve lokal dhe të ndërtohen në bazë të burimeve lokale të biomasës drusore, lënda më e mirë për prodhimin e energjisë (drunjtë me madhësi të vogël, mbeturinat, tepricat e drurit). Fushat e ndërlidhura ndërhyrëse me këto çështje janë shoqatat e pronarëve të pyjeve, përpunimi i drurit.

Procesi i konsolidimit të tokave

Madhësia mesatare e një prone private pyjore në Kosovë është vetëm rreth 1.5 ha. Këto prona kaq të vogla nuk janë të qëndrueshme, që do të thotë se pronarët e pyjeve private duhet të krijojnë të hyra shtesë. Në shumicën e rasteve pronarët e pyjeve private posedojnë edhe sipërfaqe të tokave bujqësore, dhe kështu kryejnë operacione të kombinuara në bujqësi dhe pylltari. Kjo kategori e pronarëve mund të cilësohet si aktive, dhe pjesa e të hyrave që ata krijojnë prej këtyre dy fushave

15

Page 16: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

varet prej asaj se në cilën pjesë të Kosovës gjendet prona. Pronarët tjerë nuk janë aktiv në pyjet e tyre. Ata ose jetojnë larg këtyre pronave ose janë të pensionuar. Procesi i vazhdueshëm i urbanizimit rezulton me rritjen e pronarëve jo aktiv, proces i cili me sa duket do te vazhdoj edhe në vitet e ardhshme. Situata e lartpërmendur bën thirrje për një qasje në të cilin pronarëve aktiv duhet tu lejohet mundësia e zgjerimit të pronave ekzistuese përmes grumbullimit të tokave pyjore, ose nga shteti ose nga pronarët privatë të cilët janë të gatshëm të shesin tokat e veta. Është parashikuar se fillimi i procesit të konsolidimit të tokave pyjore mund të kërkojë përfshirjen e disa institucioneve qeveritare. 3.6 Përmbledhje e projekteve të përfshira në shtyllën I Shtylla I përfshin katër projekte: Menaxhimi pyjor, Ndërtimi i kapaciteteve, Mbrojtja e Mjediseve pyjore dhe produktet jo drusore (dy fusha për intervenim të përmbledhura në një projekt) dhe Zhvillimi i sektorit privat.

Fushat për ndërhyrje

Aktivitetet Rezultatet e pritura Institucionet e ndërlidhura

Vitet Kostoja EUR

Zhvillimi i kapaciteteve

Kompetencat e ngritura në menaxhimin e pyjeve kanë krijuar pyje më produktive dhe më me vlerë IHP, APK

Menaxhimi i grumbujve të rinj pyjorë

Prodhimtari e ngritur e drurit përmes pyllëzimeve të tokave të zhveshura apo të tokave pyjore të pashfrytëzuara IHP, APK

Monitorimi i shëndetit të pyjeve

Rreziqet nga dëmtuesit dhe sëmundjet e pyjeve janë zvogluar IHP, APK

Menaxhimi i Pyjeve

Përkujdesja për pyjet e reja Është rritur sipërfaqëja e pyjeve me vlera të larta IHP, APK

2010-2011

Prioriteti I

800 000

Arsimi profesional për pylltari

Në funksion është një shkollë e mesme profesionale për pylltari

MASHT, MBPZHR,

Trajnime profesionale për pylltari

Qendra trajnuese, e organizuar për të operuar në gjithë Kosovën, është duke ngritur shkathtësitë e punëtorëve pyjor

MASHT, MBPZHR,

Arsimimi i lartë për pylltari

Është duke u organizuar arsimimi i lartë për studentë në Kosovë apo në fakultete jashtë vendit

MASHT, MBPZHR,

Ndërtimi i kapaciteteve

Ngritje e vetëdijes Publiku është i vetëdijshëm për rolin e pyjeve si një element i rëndësishëm i shoqërisë dhe si ofrues i përfitimeve të llojllojshme

MASHT, MBPZHR,

2010-2013

Prioriteti I

6 920 000

Zhvillim i kapaciteteve Janë përmirësuar kapacitetet për t’u marr me çështje mjedisore të lidhura me pylltarinë, është arritur konsenzusi lidhur me nevojat për mbrojtje/shfrytëzim të tokave

MMPH, MBPZHR

Plan i veprimit për biodiversitet

Institucionet e Kosovës kanë kapacitete që të zbatojnë dhe monitorojnë planin e veprimit për biodiversitet

MMPH, MBPZHR

Mbrojtja e mjediseve pyjore

Krijimi i zonave të mbrojtura

Zonat e mbrojtura janë shpallur në përputhje me qëllimet nacionale dhe marrëveshjet ndërkombëtare

MMPH, MBPZHR

Hartimi i legjislacionit Është hartuar një ligj që rregullon grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe atyre aromatike

MMPH, MTI, MBPZHR, Njësia Ligjore

Produktet pyjore jo drusore Produktet pyjore

jodrusore

Potencialet për produkte pyjore jodrusore, përfshirë ekoturizmin, janë analizuar dhe ofrojnë baza për zhvillim të mëtejshëm

MMPH, MTI, MBPZHR, Njësia ligjore

2011-2013

Prioriteti I-II

1 900 000

Privatizimi i NSH Strukturat e vjetra të NSH janë ndërruar me ato të reja, të cilat kanë kapacitete për t’ju përshtatur kushteve të tregut të hapur

MBPZHR, AKP

Mbështetje për Shoqatat. e Pronarëve të Pyjeve

Pronarë të pyjeve private janë të përfaqësuar në politikëbërje, janë përmirësuar prodhimi dhe të hyrat

MBPZHR, MASHT ,

Trajnime për ndërmarrësi

Afaristët janë në gjendje të zhvillojnë operacione efikase dhe në përshtatje më mjedisin

MBPZHR, MASHT ,

Përpunimi i drurit Janë krijuar industri për përpunim të trupave me madhësi të vogël dhe ofrim i mundësive për punësim në zonat rurale MTI, MEF

Prodhim i bio energjisë Biomasa e drurit për ngrohje është prodhuar dhe shfrytëzuar në mënyrë më efikase

Zhvillimi i sektorit privat

Konsolidimi i tokave Pronësi më e madhe private, me një konfiguracion që rrit vlerat dhe lehtëson menaxhimin MBPZHR, AKK

2012 –2015

Prioriteti

II

1500 000

16

Page 17: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

4. PROJEKTET E PËRFSHIRA NË SHTYLLËN II

4.1 Planifikimi pyjor

Inventarizimi i pyjeve - planifikimi strategjik

Sistemet e sipërfaqeve provë, të cilat mbahen aktuale përmes ri inventarizimeve, janë sistemet më të shpeshta për prodhimin e të dhënave të cilat nevojiten për qëllime të planifikimeve strategjike (afatgjate). Lloji i informacioneve të prodhuara varet nga dizajnimi i sistemit dhe parametrave që duhet matur. Parametrat si sipërfaqja bazë, lartësia e drurit, përbërja e specieve, lloji i pyllit, kushtet e tokës dhe të terrenit, struktura e moshës, etj. janë parametrat më të shpeshtë për kalkulimin e sipërfaqeve, vëllimit në këmbë, rritjes, potencialit të shfrytëzimit, intervenimeve menaxheriale. etj.

Përmes llogaritjes së trungjeve, sistemi i ndërtuar këtu mund të ofroj informata edhe për sasinë shfrytëzimit. Gjatë viteve 2003 – 2004 kur është zhvilluar inventarizimi nacional i pyjeve, është sugjeruar që sa më shpejtë që është e mundur të zhvillohet ri inventarizimi i sipërfaqeve provë. Nevojat për mbledhjen e të dhënave shtesë të cilat janë të lidhura me çështjet mjedisore gjithmonë duhet që të merret përsipër.

Planet për menaxhimin e pyjeve

Objektiv i planeve për menaxhimin e pyjeve është sigurimi dhe ofrimi i të dhënave për qëllime planifikuese afat mesme (10 vjeçare), përmes cilave bëhet e mundshme një selektim më racional i grumbujve pyjor (paraleleve) për intervenime menaxheriale. Gjatë procesit të planifikimit duhet të merren në konsideratë edhe kërkesat dhe restrikcionet mjedisore. Me një rëndësi të veçantë janë edhe të dhënat për investimet në infrastrukturë dhe kërkesat për resurse tjera gjatë periudhës planifikuese. Fuqishëm sugjerohet që planifikimi gjatë viteve të ardhshme të koncentrohet në sipërfaqet dhe pyjet që kanë nevojë urgjente për lloje të ndryshme të intervenimeve menaxheriale.

Planet operacionale

Gjendja e grumbullit pyjor pas intervenimeve menaxheriale në masë të madhe varet nga cilësia e vetë planit operacional, përfshirë këtu edhe mbikëqyrjen e operacioneve. Faktorë kyç që duhet konsideruar këtu janë lokacioni i rrugëve për zvogëluar rrezikut nga erozioni, pastaj selektimi i drunjve për prerje dhe pastrimi i sipërfaqeve në mënyrë që të shmanget rreziku nga sulmet e insekteve apo dëmtuesve tjerë eventual. Planifikimi operacional jo adekuat dhe mbikëqyrja e dobët e operacioneve, së bashku me shfrytëzimet jo të ligjshme dhe të pakontrolluara janë arsyet kryesore për shkatërrimin e pyjeve për një periudhë të gjatë kohore. Planet operacionale duhet të mbështeten me aktivitete tjera në kuadër të fushës së ndërhyrjes për ndërtim të kapaciteteve.

4.2 Shfrytëzimi dhe Transporti

Shfrytëzimi i paligjshëm

Shfrytëzimi dhe transporti janë të rregulluar me ligjin mbi pyjet (2003) dhe nën aktet tjera ligjore. Ligji përshkruan rregullat për lëshimin e licencave për të drejtën e shfrytëzimit, shenjëzimin e drunjve për prerje, procedurat për shitjen e drurit si dhe kufizimet në lëvizje dhe transport të produkteve drusore. Me objektiv që të ulen aktivitet e paligjshme, janë përcaktuar rregullat e detajizuara dhe strikte, dhe këto rregulla, me disa ndryshime, zbatohen në të dy sektorët, atë publik dhe privat.

Si plotësim i masave të zakonshme për mbrojtjen e pyjeve si dhe mekanizmave tjerë të kontrollit, dhe me objektiv që të përfshihen komunitetet lokale në menaxhimin e pyjeve, Qeveria duhet të

17

Page 18: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

konsiderojë mundësit për promovimin e sistemeve për menaxhim të përbashkët me pyje të ulëta, aty ku pjesa dërrmuese e grumbullit është me drunj për djegie. Që të rritet disponueshmëria e masës së prerë drusore në mënyrë legale, Qeveria duhet që të rrisë cakun zyrtar të shfrytëzimit të pyjeve në mënyrë proporcionale me uljen e shkallës së shfrytëzimit jo të ligjshëm. Fushat ndërhyrëse të lidhura me këto aktivitete janë planifikimi operacional, shoqatat e pronarëve të pyjeve, mbështetje institucionale.

Zvogëlimi i nevojave për kontrollim të operacioneve

Institucionet qeveritare shpenzojnë shumë kohë për inspektimin dhe kontrollimin e operacioneve të shfrytëzimit dhe transportit të trungjeve. Kjo situatë paraqet ngarkesë të punës dhe zvogëlon kapacitetet e institucioneve, posaçërisht (APK) që të ndërmarrë punë tjera të rëndësishme siç janë trajnimet, planifikimi, dhe mbikëqyrja e operacioneve pyjore, etj. Gjithashtu, është pikëpyetje se sa janë efikas mekanizmat e sistemeve të kontrollit që janë duke u aplikuar. Ky qëndrim mund të mbështetet me faktin se edhe përkundër përpjekjeve të shumta gjatë tetë viteve të fundit, veprimet ligjore janë ende të theksuara. Në mënyrë që të zvogëlohet koha e inspektimit, lëshimi i licencave për shfrytëzim dhe lejeve për transport etj. është e nevojshme që të promovohet një qasje më proaktive. Në këtë aspekt një nga opsionet që mund të jetë, është zbatimi i procedurave më të thjeshta për anëtarët e shoqatave të pronarëve të pyjeve të cilët janë të përkushtuar që të mos kyçen në aktivitete jo të ligjshme. Të arriturat mund të jenë të dyfishta: zvogëlimi i obligimeve të tepërta të institucioneve qeveritare si dhe zvogëlimi i aktiviteteve jo ligjore. Fusha e ndërlidhur e ndërhyrjes me këto aktivitete është ajo për shoqatat e pronarëve të pyjeve.

Përmirësimi i praktikave të shfrytëzimit Përmirësimi i praktikave të shfrytëzimit do të dërgoj drejt zvogëlimit të dëmeve në drunjtë e mbetur dhe në tokë, si dhe do të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së sulmeve nga insektet dhe dëmtuesit tjerë. Mjetet për përmirësimin e praktikave të shfrytëzimit janë implementimi i Sistemeve për Certifikimin e pyjeve, promovimin e teknologjisë përkatëse, edukimit dhe trajnimit të kontraktorëve dhe të afaristëve pyjorë. Fusha e ndërlidhur e ndërhyrjes me këtë aktivitet është planifikimi operacional. 4.3 Përmbledhje e shtyllës II Shtylla II e Planit të Veprimit fokusohet në përmirësimin e operacioneve pyjore dhe përfshin dy fusha për ndërhyrje: planifikimin pyjor dhe shfrytëzimim me transport. Përveç këtyre dy elementeve kryesore, këtu do të ketë nevojë edhe për zhvillimin e një numri të aktiviteteve të cilat janë të prezantuara më detalishtë në profilet e projekteve (shih shtojcën). Ky projekt është llogaritur që të zgjas pesë vite, dhe me një kosto rreth 1.0 milion EUR për vit.

Fushat për ndërhyrje

Aktivitetet Rezultatet e pritura Institucionet e ndërlidhura

Vitet Kostoja EUR

Inventarizimi i pyjeve Vendimet strategjike/politike janë të bazuara në informacione të sakta MBPZHR, APK

Planifikimi i menaxhimit pyjor

Selektimi dhe trajtimi i grumbujve pyjorë është i bazuar në informacione relevante

MBPZHR, APK Planifikimi pyjor

Planifikimi i operacioneve

Planifikimi i përmirësuar ka zvogëluar dëmtimet e pyjeve dhe ka kontribuuar në një treg më transparent dhe më stabil të drurit

MBPZHR, APK

Zvoglëimi i shfrytëzimit të paligjshëm

Shkalla e shfrytëzimit të paligjshëm është zvogëluar, ndërsa të hyrat për buxhetin fiskal të shtetit janë rritur

MBPZHR, APK

Rishikim i nevojave për kontroll

Marrëveshjet me Shoqata të Pronarëve të Pyjeve kanë rezultuar në zvogëlimin e punës monitoruese gjatë shfrytëzimit dhe transportit

MBPZHR, APK Shfrytëzim dhe Transport

Praktikat shfrytëzuese Metodat e përmirësuara të kombinuara me planifikim të mirë kanë rezultuar në zvogëlim të dëmeve në pyje dhe toka pyjore

MBPZHR, APK

2010 – 2015

Prioriteti I

5 000 000

18

Page 19: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

5. PROJEKTET E PËRFSHIRA NË SHTYLLËN III 5.1 Mbështetje për institucionet dhe organizatat Zbatimi i politikave dhe strategjive Aktivitetet e paraqitura në Dokumentin e Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë janë mjaft të hollësishme, dhe ato konsiderohen si një bazë e mirë për fazën e ardhshme zhvillimore në vitet që vijnë. Është e qartë se mbështetja e llojllojshme e sektorit pyjor, që ka filluar qysh prej mbarimit të luftës ka mundësuar që sektori të rimarr veten prej pasojave shkatërruese që ju kanë shkaktuar me dekada. Janë krijuar institucionet qeveritare, ato në mënyrë të ngadalshme por të sigurt janë duke zhvilluar kontrollin ndaj resurseve pyjore, është hartuar legjislacioni i ri, personeli i të gjitha niveleve është nënshtruar trajnimeve të ndryshme, është krijuar baza e të dhënave prej inventarizimit, janë zhvilluar mjetet për planifikim të menaxhimit pyjor, etj. Të gjitha këto të arritura janë shumë pozitive dhe kanë krijuar baza për veprime të mëtejme zhvillimore. Mirëpo, dhe prapë për të përsëritur mendimet e ekspertëve, shumë gjëra nuk janë duke funksionuar si duhet dhe mundësit për përmirësime janë ende të mëdha.

Zbatimi i suksesshëm i programit zhvillimor dhe planit të veprimit, do të kërkoj një koordinim të kujdesshëm dhe kontribute prej aktorëve të ndryshëm. Për shkak të natyrës së sektorit, plani duhet të vendoset në MBPZHR, mirëpo duke konsideruar aspektet e pastra teknike se si të menaxhohet me tokat pyjore, me edukim, mjedis, socio - ekonomi, çështje industriale, etj. është shumë e qartë nevoja e përfshirjes edhe të një numri të ministrive tjera dhe palëve në interes gjatë procesit të zbatimit. Duke konsideruar këtë gjendje komplekse, dhe kohëzgjatjen e Planit, le të kuptohet që MBPZHR, si akteri kryesor, duhet të ketë kapacitete që të organizoj, koordinoj dhe monitoroj të gjithë procesin zhvillimor. Për këtë arsye, fuqishëm është rekomanduar që të krijohet një Bord për Menaxhim me Pyje i cili do të ketë përgjegjësi të plotë për zbatimin e Planit të Veprimit. Mandati dhe struktura organizative e Bordit duhet të jetë në pajtueshmëri dhe marrëveshje mes ministrive të përfshira. Mbështetja institucionale dhe teknike Përpos aktiviteteve të specifikuara në Planin e Veprimit, është paraparë që përgjatë viteve që do vijnë dhe do të kërkohen edhe tjera elemente të ndryshme për mbështetje në zgjidhjen e çështjeve institucionale apo ato të natyrës teknike, çështje të cilat nuk janë të përfshira në punën së vazhdueshme zhvillimore. Shembuj të aktiviteteve të tilla janë nevojat për krijimin e rrjeteve dhe kontakteve ndërkombëtare, valorizimi dhe çështjet financiare, hartimi i projekt propozimeve, etj. Vendosja, struktura, etj. e këtyre aktiviteteve duhet të jenë subjekt pajtimi gjatë krijimit të Bordit Menaxhues. 5.2 Përmbledhje e shtyllës III Shtylla III përfshin dy aktivitete kryesore: mbështetje zbatimit të Planit të Veprimit dhe mbështetje teknike dhe institucionale të cilat nuk mbulohen nga projektet tjera.

Fusha për ndërhyrje

Aktivitetet Rezultatet e pritura Institucionet e ndërlidhura

Vitet Kostoja EUR

Zbatimi i Planit të Veprimit

Janë përmirësuar kapacitetet e Qeverisë për të zbatuar dhe monitoruar politikat dhe strategjitë e miratuara

MBPZHR, MMPH, MEF dhe palë tjera

Mbështetje për institucionet dhe organizatat

Mbështetje institucionale dhe teknike

Janë përmirësuar kapacitetet për të zgjidhur problemet dhe vështërsit institucionale

MBPZHR, MMPH, MEF dhe palë tjera

2010 – Prioriteti

I

500 000 (12 muajt e parë)

19

Page 20: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

SHTOJCË: Përshkrimi i Projekteve

PËRMIRËSIMI I MENAXHIMIT TË PYJEVE (Shtylla I) NDËRTIMI I KAPACITETEVE (Shtylla I)

MBROJTJA E MJEDISEVE PYJORE, ZHVILLIM I VLERAVE JO DRUSORE (Shtylla I)

ZHVILLIM I SEKTORIT PRIVAT (Shtylla I) PLANIFIKIMI PYJOR, SHFRYTËZIMI DHE TRANSPORTI (Shtylla II)

MBËSHTETJE PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT PËR ZHVILLIM (Shtylla III)

20

Page 21: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

PËRMIRËSIMI I MENAXHIMIT TË PYJEVE (Shtylla I)

Arsyetimi i projektit Duke marrë parasysh kushtet e tokës dhe ato klimatike në Kosovë, shtimi vjetor i masës drusore është i ulët dhe se aty ekzistojnë potenciale shumë të mëdha për përmirësime. Grumbujt e krijuar me farim natyral janë me vëllim të mirë dhe janë të dominuar nga specie halore dhe të ahut, ato kanë një produktivitet të lartë dhe në shumicën e rasteve janë në nevojë urgjente për operacione të ndryshme të rrallimit. Grumbujt e krijuar në mënyrë artificiale kanë një rritje të moderuar, dhe përfshijnë shumë sipërfaqe që janë ngritur nëpër kullosa dhe toka të tjera me kushte të produktivitetit të ulët. Pyjet zabelore janë pyje që kanë qenë një kohë të gjatë subjekt i shfrytëzimit nga popullata për furnizim me dru zjarri, ato janë shfrytëzuar në cikle të shkurtra kohore dhe kështu ju është pamundësuar ripërtëritja. Si përmbledhje mund të konkludohet se (i) drunjtë nga grumbujt e krijuar do të jenë gjithmonë një burim i rëndësishëm i lëndës së parë, (ii) rezultatet e inventarizimit të pyjeve tregojnë qartë nevojat për një menaxhim të intensifikuar të pyjeve të reja dhe atyre me strukturë të moshës së mesme, (iii) organizatat pyjore duhet të kenë kapacitete të përhershme në mënyrë që të vazhdojnë monitorimin e gjendjes shëndetësore të resurseve pyjore dhe (iv) ky projekt është i lidhur edhe me strategjitë tjera qeveritare. Këto fakte janë arsyetime të fuqishme për këtë projekt.

Objektivat

Objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është që të mbështetet promovimi i zbatimit të praktikave të përmirësuara për menaxhimin e pyjeve, praktika të cilat do të dërgojnë në rritjen e të ardhurave nga pyjet, në të dy perspektivat atë afat-mesme dhe afat-gjatë, dhe përmes kësaj të rritet edhe kontributi i sektorit pyjor në ekonominë kombëtare dhe të jetë kreator i mundësive të punësimit. Përbrenda objektivit të përgjithshëm tri qëllime specifike janë identifikuar:

• Rritja e produktivitetit të grumbujve pyjorë i rezultuar nga (i) promovimi i teknologjive të reja dhe të përshtatshme për menaxhimin e grumbujve pyjorë, (ii) përshtatja optimale e specieve dhe të tokës (iii) koncentrimi i pyllëzimeve (dhe aktiviteteve përcjellëse) në tokat pyjore me produktivitet të lartë, ku mundësia e krijimit të sipërfaqeve të suksesshme pyjore nuk rrezikohet nga faktorët e jashtëm.

• Zvogëlim i rrezikut për humbje të produktivitet nga shfaqja e insekteve të dëmshme dhe sëmundjeve, përmes (i) krijimit të një organizate për monitorimin e gjendjes shëndetësore të pyjeve, (ii) ndërlidhja e hulumtuesve pyjor të Kosovës në një rrjet regjional të bashkëpunimit dhe (iii) zbatimi i rezultateve të hulumtimeve aplikative në praktikat menaxhuese pyjore për pyjet natyrore dhe ato të krijuara.

• Ngritja e vlerave pyjore përmes prezantimit të regjimeve menaxhuese për kujdesimin e pyjeve të reja dhe ato me strukturë të moshës së mesme si dhe shndërrimi i pyjeve të degraduara në sipërfaqe pyjore më produktive.

Aktivitetet

• Trajnime dhe krijim të kapaciteteve njerëzore me aftësi për promovimin e praktikave menaxheriale që janë në përputhje me metodat dhe teknologjitë më të avancuara;

• Studim i gjendjes aktuale të grumbujve pyjorë dhe dizajnimi i skemave menaxheriale që mundësojnë vjelje më të mirë nga tokat pyjore dhe të cilat janë të përshtatshme për krijimin e grumbujve pyjorë;

21

Page 22: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

• Krijimi i kapaciteteve për monitorimin e gjendjes shëndetësore të pyjeve;

• Hartimi dhe zbatimi i regjimeve menaxheriale për kujdesim të pyjeve të reja dhe atyre me strukturë të moshës së mesme.

Rezultatet e pritura

• Janë ngritur kompetencat në menaxhimin e pyjeve të cilat kanë krijuar pyje me më shumë vlerë dhe produktivitet;

• Praktikat e zbatuara kanë rezultuar me grumbuj pyjorë të shëndoshë të cilët në perspektivën afatgjate do të rrisin posedimin e materialit drusor dhe lëndës së parë;

• Përmes promovimit të monitorimit të shëndetit pyjor dhe sistemeve për paralajmërim të hershëm janë zvogëluar humbjet e produktivitetit të pyjeve që kanë rezultuar prej dëmtimeve dhe sëmundjeve;

• Është rritur sipërfaqja e pyjeve me një vlerë të lartë, përmes përmirësimit të operacioneve të kujdesimit.

Përfituesit primar nga ky projekt do të jenë stafi pyjor në pozita të ndryshme. Ndërsa përfituesit final do të jenë ekonomitë familjare të Kosovës, ku në dispozicion do të kenë produkte drusore me një çmim më të volitshëm.

Vlerësim i kostos së përgjithshme: EUR 800 000

Kohëzgjatja: 24 muaj

Agjencioni implementues: MBPZHR

22

Page 23: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

NDËRTIMI I KAPACITETEVE (Shtylla I)

Arsyetimi i projektit Sektori pyjor në Kosovë ka pësuar të ashtuquajturin “shkatërrim në heshtje me dekada” gjatë së cilës ndërtimi institucional dhe strukturat e ndryshme për edukim kanë pësuar ndryshime dhe kështu kapacitetet për menaxhim dhe zhvillim të resurseve pyjore praktikisht kanë kolapsuar. Stafi pyjor nëpër pozita udhëheqëse, kanë pasur shumë pak mundësi që në kohët e fundit të vijojnë trajnime për rifreskimin e njohurive të tyre, kjo gjendje paraqet nevojën urgjente për avancimin e shkathtësive në fushat e udhëheqjes, menaxhimit të ndërmarrjeve, administrimit publik, etj.

Ndërmarrësit, kontraktorët dhe menaxherët që merren me pylltari në të shumtën e rasteve nuk kanë vijuar asnjë trajnim për pylltari (nuk bëhet fjalë këtu për shkollim formal për pylltari). Ata kanë mësuar për aktivitetet e tyre nëpërmes përvojave praktike. Kjo gjendje, së bashku me mungesën e fuqisë punëtore e cila është e shkathët për kryerjen e detyrave, janë edhe arsyet që prodhimtaria aktuale pyjore është ulët dhe aty ka një cilësi të dobët të punës. Këto fakte paraqesin arsyetime të forta për mbështetje të mëtejme zhvillimit të edukimit dhe trajnimit për pylltari.

Pylltaria dhe Industria pyjore do të përfitojnë direkt nga ngritja e shkathtësive të punëtorëve të vetë, përmes përmirësimit të kapaciteteve profesionale, teknikëve të pylltarisë dhe inxhinierëve të pylltarisë. Në perspektivën afatgjate, shoqëria si tërësi do të përfitojë nga aktivitet prej përmirësimit të operacioneve në sektor dhe përmes disponueshmërisë së produkteve vendore drusore dhe shërbimeve tjera me çmime konkurruese.

Objektivat Objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është që krijohen sisteme dhe lehtësime për zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimeve Profesionale për pylltari si dhe shkollimit të lartë pylltari, të cilat do të prodhojnë profesionistë që do të punësohen në sektorin pyjor të Kosovës. Projekti i propozuar pritet se do të kontribuoj përmes shumë mënyrave në përmirësimin e gjendjes si në pylltari ashtu edhe në Kosovë në përgjithësi. Për më tepër objektivi i përgjithshëm përfshin edhe objektivat e veçanta:

• Zvogëlimin e papunësisë dhe ngritjen e të ardhurave në mesin e popullatës shumicë rurale;

• Përmirësim i qëndrueshëm i shfrytëzimit të pyjeve;

• Përforcim i ekonomisë dhe qeverisjes kosovare;

• Përmirësim i rrjetëzimit dhe bashkëpunimit me sektorin pyjor të Ballkanit Perëndimor.

Aktivitetet Projekti do të krijoj dhe zhvilloj një sistem të ri të edukimit dhe trajnimeve për pylltari. Kjo implikon një përkushtim afatgjatë prej agjencionit implementues, sikur edhe prej mbështetjes së donatorëve që është shumë e nevojshme. Gjatë zbatimit të projektit, për të gjitha komponentët e aktiviteteve janë paraparë që të zhvillohen trajnime dhe vizita studimore jashtë vendit.

Rezultatet e pritshme

• Një shkollë e mesme profesionale e qëndrueshme dhe funksionale për pylltari;

• Një qendër për aftësime profesionale për pylltari që ofron trajnime bazuar në sistemin modular;

23

Page 24: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

• Resurse për të organizuar sistemin e arsimit të lartë vendor për pylltari apo mbështetje të një numri të caktuar të studentëve që dëshirojnë të studiojnë pylltarinë jashtë vendit,

• Janë krijuar kapacitete për zhvillim të aktiviteteve ndërsektoriale për ngritje të vetëdijes rreth rëndësisë së pyjeve.

Vlerësim i kostos së përgjithshme: EUR 6 920 000 (prej të cilave EUR 4 500 000 për infrastrukturë). Kjo vlerë nuk përfshimë koston e shkollimit të lartë. Kostoja për hulumtime aplikative është e përfshirë në projektin për Menaxhim të Pyjeve.

Kohëzgjatja: 48 muaj

Agjencioni implementues: MASHT (MBPZHR)

24

Page 25: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

PROJEKTI PËR MBROJTJE TË MJEDISEVE PYJORE DHE ZHVILLIMIN E VLERAVE JO DRUSORE (Shtylla I)

Arsyetimi i projektit Strategjia për mjedisin e miratuar prej Qeverisë së Kosovës në 2004, thekson që mbrojtja e biodiversitetit, shfrytëzimi racional dhe i qëndrueshëm i resurseve natyrore dhe mbrojtja e peizazheve me vlerë janë të një rëndësie të lartë. Këto qëndrime, së bashku me faktet e paraqitura më poshtë, konstituojnë arsyeshmërinë e fuqishme për zbatim të këtij projekti:

• Për t’ju shmangur dualizmit të përgjegjësive rreth menaxhimit me zona të mbrojtura, korniza legjislative e orientuar kah pyjet ka nevojë që të harmonizohet;

• Grumbullimi i bimëve mjekuese dhe atyre aromatike ka nevojë që të organizohet më mirë;

• Kapacitetet për hulumtime dhe punë zhvillimore janë pamjaftueshme. Këto pengesa në mënyrë serioze afektojnë hartimin e Planeve të Veprimit për Biodiversitet dhe krijimin e zonave të mbrojtura sipas kritereve të Natura 2000;

• Potencialet për prodhim dhe shfrytëzim të frutave të malit, kërpudhave, bimëve mjekuese dhe aromatike janë të konsiderueshme. Mirëpo që të shmanget rreziku për shfrytëzim të tepërt duhet që të zhvillohet një inventarizim dhe analiza hartografike;

• Procedurat e planifikimit të menaxhimit me pyje kanë nevojë që të harmonizohen me nevojat për mbrojtje të mjedisit dhe ruajtje të vlerave jo drusore. Kërkohet një qasje më e integruar;

• Potencialet e pyjeve të Kosovës për të shërbyer si bazë e ekoturizimit nuk janë të zhvilluara.

Zhvillimi i vlerave pyjore jo drusore dhe ruajtja e vlerave ekologjike janë faktorë të ndërvarur. Ruajtja e vlerave ekologjike është mjet për mirëmbajtjen e vlerave jo drunore. Dhe në të kundërtën, shfrytëzimi i kujdesshëm i vlerave jo drunore do të ruaj vlerat ekologjike. Kjo ndërvarësi është edhe arsyeshmëria për hartimin e këtij projekti të integruar.

Objektivat Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është që të ruhet vlera ekologjike e pyjeve dhe në të njëjtën kohë të ngritët shfrytëzimi i produkteve jo drunore. Në këtë objektivë të përgjithshme janë identifikuar këto objektiva specifike:

• Hartimi apo përshtatja e legjislacionit për (i) rregullimin e shfrytëzimit të produkteve jo drusore si bimët mjekësore dhe ato aromatike, dhe (ii) harmonizimi i legjislacionit me orientim kah pyjet për t’ju shmangur dualizmit dhe përgjegjësive të dyfishta;

• Përmirësimi i kapaciteteve që do të merren me çështjet mjedisore dhe hartimin e Planeve për Veprim në Biodiversitet, planifikimi dhe shpallja e Zonave të Mbrojtura dhe realizimi i hulumtimeve dhe punëve tjera zhvillimore në zonat dhe mjediset që kanë vlera jo drusore;

• Kalkulimi i potencialeve zhvillimore për shfrytëzimin e frutave të malit, kërpudhave, bimëve mjekësore dhe atyre aromatike;

• Promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve përmes përfshirjes së parametrave që drejtojnë kah çështjet ekologjike në të gjitha nivelet e planifikimeve pyjore. Promovim i zbatimit të Skemave të Certifikimit të Pyjeve;

25

Page 26: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

• Të ngritën në maksimum potencialet përfituese në aspektin e të ardhurave, punësimit, etj. Ekoturizimi duhet të zhvillohet së bashku me akterët që përfaqësojnë atraksione relevante turistike.

Aktivitetet

• Zhvillim i kapaciteteve për tu marr me çështje që janë të lidhura me mbrojtjen e mjediseve pyjore, hartim të planeve për veprim në biodiversitet dhe krijim të zonave të mbrojtura.

• Hartim i legjislacionit që rregullon shfrytëzimin e produkteve pyjore jo drusore;

• Analiza të potencialeve për shfrytëzimin e produkteve pyjore jo drusore si bazë për zbatimin e mëtejmë të punës zhvillimore.

Rezultatet e pritshme

• Janë përmirësuar kapacitetet dhe profesionalizmi për të zhvilluar hulumtime;

• Janë krijuar role të qarta për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe janë krijuar mjete ligjore për të rregulluar shfrytëzimin e bimëve mjekësore dhe atyre aromatike;

• Është krijuar një bazë për investime në prodhimin e bimëve mjekësore dhe aromatike;

• Nevojat për mbrojtje mjedisore janë pjesë integrale e planifikimit pyjor, dhe

• Është krijuar baza për promovim të investimeve në ekoturizëm.

Vlerësim i kostos së përgjithshme: EUR 1 900 000

Kohëzgjatja: 36 muaj

Agjencioni implementues: MMPH (MBPZHR)

26

Page 27: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT (Shtylla I)

Arsyetimi i projektit Ky projekt përfshin gjashtë komponente kryesore. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, përkrahja për shoqatat e pronarëve të pyjeve private, trajnime, përpunimi i drurit, prodhimi i bioenergjisë dhe çështjet e konsolidimit të tokave. Të gjitha këto komponente janë në vijë me Planin strategjik Zhvillimor të Kosovës 2007 – 2013 i cili në objektivat e veta ka definuar (i) ndërtimin e qeverisjes së mirë, (ii) zhvillimin e sektorit privat dhe (iii) zhvillimin e resurseve humane, si tri shtylla strategjike. Këto përkushtime nga ana e Qeverisë, së bashku me faktet vijuese formojnë një arsyeshmëri të fortë për këtë projekt:

• NSH-t e vjetra kanë nevojë që të zëvendësohen me operatorë privat të cilët kanë kapacitete që të akomodohen në kushtet e tregut të hapur;

• Pylltaria private nuk është e zhvilluar deri në potencialin e vetë të plotë;

• Kapacitetet e sektorit privat për të kontribuar në menaxhimin e tokave pyjore publike nuk janë të zhvilluara plotësisht dhe në përputhje me potencialet e tyre;

• Industria e përpunimit të drurit është e fragmentuar, aty ka shumë nevojë për promovimin e teknologjive të reja të cilat janë të përshtatshme për përpunimin e trungjeve me dimension të vogël që vijnë si rezultat i rrallimeve të pyjeve të reja dhe atyre me moshë të mesme dhe janë me përbërje të specieve fletorë, ku shfrytëzimi më i mirë është për trungje të sharritura;

• Potencialet për ruajtje të energjisë janë të konsiderueshme dhe mund të jenë të afërta me 50% - 60% nëse promovohen teknologjitë dhe sistemet më të mira për furnizimin me lëndë të parë;

• Kërkesat për produkte drunore në Kosovë do të mbesin të larta. Kjo do të thotë që mundësitë e tregut për përpunues lokal do të ekzistojnë gjithmonë, për ata të cilët janë në gjendje të mirëmbajnë një prodhimtari me kosto konkurruese;

Objektivat Objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është që të promovohen struktura organizative dhe teknologjitë të cilat do të mundësojnë shfrytëzim sa më efikas dhe më produktiv të resurseve pyjore. Në këtë objektivë të përgjithshme janë identifikuar këto objektiva specifike vijuese:

• Të privatizohen apo likuidohen ndërmarrjet shoqërore pyjore sipas politikave dhe strategjive të aplikuara;

• Të promovohet krijimi i shoqatave që përfaqësojnë interesat e grupeve të ndryshme të interesit dhe të cilat janë të përfshira në operacionet pyjore dhe/apo përpunim të drurit;

• Të mbështetet promovimi i sistemit të menaxhimit të përbashkët në të cilin komuniteteve lokale, shoqatave të pronarëve të pyjeve, etj u epet mundësia për menaxhimin e pyjeve nëpër zona të caktuara;

• Të promovohet një klimë e favorshme për biznes e cila do të mbështet krijimin e një industrie të drurit me kosto konkurruese dhe që është në harmoni me përbërjen e disponueshme të volumit drusor të shfrytëzuar;

• Të promovohen sisteme efikase për prodhimin e energjisë bazuar në biomasë, e cila do të zvogëlojë koston për nevoja të ngrohjes dhe të zierjes;

27

Page 28: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

• Inicimi i procesit të konsolidimit të tokave i cili mund të përfshijë edhe shitjen e tokave pyjore publike të cilat do të bëhen me një vlerë më të madhe nëse janë nën pronësi private.

Aktivitetet

• Përkrahje dhe lehtësime për procesin e privatizimit të Ndërmarrjeve Pyjore Publike;

• Mbështetje funksionimit dhe krijimit të mëtejmë të Shoqatave të Pronarëve të Pyjeve Private

• Në bashkëpunim me projektet tjera që organizojnë trajnime të sigurohen mundësi për trajnime të ndërmarrësve, dhe personave tjerë privatë, organizimin e vizitave studimore, seminareve, takimeve të punës, etj.

• Në bashkëpunim, dhe ndërtuar në të arriturat tjera, të mbështetet zbatimi i sistemeve për industritë e përpunimit të drurit që janë të bazuara në teknologji dhe shkallë të vogël, përfshirë edhe sistemet për prodhimin e energjisë bazuar në biomasë;

• Në linjë me ndryshimet e pritura dhe ato ekzistuese të kornizës legjislative, të mbështetet procesi i konsolidimit të tokave për të mundësuar personave privat që të zgjerojnë pasuritë e tyre pyjore.

Rezultatet e pritshme

• Janë krijuar tregje të drurit më transparente dhe më konkurruese;

• Përfaqësues të sektorit privat janë të përfshirë në politikëbërje dhe vendimmarrje;

• Menaxhimi i tokave pyjore është përmirësuar ndërsa shfrytëzimi ilegal është zvogëluar;

• Personat privat investojnë në industrinë me shkallë të vogël të përpunimit të drurit;

• Disponueshmëria e biomasës për nevoja të ngrohjes dhe të zierjes është e pranishme, dhe

• Pylltaria private është bërë më produktive dhe më profitabile.

Përfituesit primar të këtij projekti do të jenë sektori pyjor dhe industria pyjore që janë të përfaqësuar prej pronarëve të pyjeve, ndërmarrësve dhe punëtorëve pyjorë, këta do të përfitojnë nga ngritja e profitit dhe nga kushtet më të mira të punësimit. Përfitues final do të jenë familjet kosovare të cilat do të kenë mundësi më të madhe për posedimin e produkteve drusore me një kosto më efikase.

Vlerësim i kostos së përgjithshme: EUR 1 500 000

Kohëzgjatja: 36 muaj

Agjencioni implementues: MBPZHR (MTI, APK, MEF)

28

Page 29: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

PLANIFIKIMI PYJOR, SHFRYTËZIMI DHE TRANSPORTI (Shtylla II)

Arsyetimi i projektit Planifikimi i mirëfilltë i operacioneve, monitorimi dhe ndjekja e aktiviteteve janë komponentët qendrore për menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve. Këto kërkesa për planifikim, së bashku me faktet vijuese, janë një arsyetim i fortë për zhvillimin e këtij projekti.

• Buxheti i krijuar nga volumi që është shfrytëzuar është i vogël, ndërsa devijimet buxhetore në shumicën e rasteve arsyetohen se procedurat e planifikimit, mbikëqyrjes dhe monitorimit të operacioneve janë joefikase;

• Shfrytëzimi i pakontrolluar krijon grumbullim nën optimal të taksave, ndalon zhvillimin efikas të shfrytëzimit të pyjeve dhe entiteteve përpunuese, dërgon në menaxhim të varfër pyjor dhe krijon tensione sociale;

• Sistemi për dhënien e të drejtave për shfrytëzim ka nevojë që të vlerësohet, sidomos në aspektin se sa ka ndikuar sistemi në tregjet e drurit, funksionet e kontrollit, etj:

• Cilësia e punës në terren ka nevojë që të përmirësohet. Aspekte të rëndësishme përfshijnë shenjëzimin e drunjve për prerje, identifikimin e zonave sensitive mjedisore, demarkacioni i brezave dhe rrugëve pyjore, etj;

• Standardet e rrjetit rrugor janë të dobëta dhe kanë nevojë që të përmirësohen, si në pyjet publike ashtu edhe në ato private, kjo gjendje ka rezultuar në kosto të lartë të transportit dhe ka shkaktuar brenga mjedisore;

• Sistemet për prodhimin e energjisë bazuar në biomasë nuk janë të zhvilluara në përputhje me potencialet;

• Teknologjia dhe pajisjet për shfrytëzim janë të vjetra, dhe këtu është paraqitur nevoja për investigime të metodave dhe sistemeve alternative që mund të zvogëlojnë koston dhe dëmtimet në florë dhe faunë.

Objektivat Objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është që të minimizohen ndikimet e operacioneve pyjore në florë dhe faunë. Në kuadër të kësaj objektive janë identifikuar edhe këto aktivitete vijuese:

• Rishikim i procedurave planifikuese dhe miratuese me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për resurset e disponueshme.

• Të bëhet vlerësimi i shfrytëzimit jashtë kontrollit të Qeverisë, duke konsideruar dallimet regjionale;

• Rishikim i sistemit të licencimit me objektiv që të sugjerohen përmirësime të cilat do të dërgojnë në (i) zvogëlimin e ndikimit negativ të operacioneve shfrytëzuese në florë dhe faunë, (ii) ngritje të profitit si për Qeverinë ashtu edhe për mbajtësin e licencës, dhe (iii) përmirësimin e kritereve për marrje të licencës;

• Të hartohet një projekt për trajnime rreth planifikimit të operacioneve, ku do të bëhet edhe organizimi i burimeve të përhershme për trajnime dhe ngritje të standardeve për planifikimin e shfrytëzimit;

29

Page 30: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

• Ofrim të trajnimeve për stafin e APKs për të ngritur aftësitë për udhëheqje, administrim dhe menaxhim të operacioneve (trajnime në shërbim, seminare, takime pune, kurse, etj.);

• Hulumtim dhe klasifikim të rrjeteve ekzistuese të rrugëve pyjore, vlerësim të investimeve kyçe që janë të nevojshme për rrjetet rrugore dhe që janë në linjë me praktikat më të mira mjedisore;

• Hulumtim të shkallës së dëmtimeve nga zjarret pyjore që janë shkaktuar në vitet e fundit. Përgatitje e planeve në bazë të një sistemi për vlerësimin e shkallës dhe adresimin e intervenimeve ndaj zjarreve pyjore;

• Zhvillohen politika nacionale për energji nga biomasa/druri bazuar në investigimet për kapacitetet dhe kërkesat e energjisë nga druri, potencialet, përfitimet ekonomike dhe sociale dhe zvogëlimin e mundshëm të efektit serrë;

• Të analizohen dhe sugjerohen sistemet dhe teknologjitë më të përshtatshme që mund të përdoren për llojet e pyjeve dhe kushtet e terrenit, që gjinden në Kosovë.

Aktivitetet

• Organizim dhe zhvillim të inventarizimit të pyjeve në nivel nacional, azhurnimi i atij që është realizuar në vitin 2002/2003, me përqendrim në (i) vlerësimin e dëmtimeve të pyjeve, (ii) vlerësimi i volumeve drusore të shfrytëzuara prej inventarizimit të fundit (inventarizimi i trungjeve) dhe (iii) vlerësimi i potencialeve të biomasës drusore për prodhimin e energjisë;

• Mbështetje dhe ndjekje e aktiviteteve të vazhdueshme për planifikimin e menaxhimit pyjor, me vëmendje të posaçme rreth nevojave për mbrojtjen e vlerave ekologjike;

• Organizim dhe zhvillim të trajnimeve për fusha të ndryshme të cilat janë të lidhura me planifikim pyjor dhe operacionet, të sugjerohen modifikimet për sistemet e dhënies së licencave për shfrytëzim duke konsideruar ndikimin e delegimit të kompetencave dhe përgjegjësive prej nivelit qendror në atë lokal;

• Organizimi dhe zhvillimi i trajnimeve rreth menaxhimit të ndërmarrjeve, administrimit dhe udhëheqjes (së bashku me projektet tjera të përfshira në organizimin e trajnimeve).

Rezultatet e pritshme

• Janë krijuar të dhëna më të besueshme për planifikim dhe ka më pak devijime buxhetore;

• Është ngritur vetëdija rreth pasojave të shfrytëzimit ilegal/të pakontrolluar;

• Është krijuar një sistem i përshtatshëm i licencimit i cili ka rezultuar nga proceset transparente, dhe i cili ka ulë shkallën e konfliktit dhe ka ngrit shpërndarjen e përfitimeve;

• Janë promovuar procedura planifikuese më efikase dhe më adekuate, të cilat kanë dërguar në zvogëlimin e dëmtimeve, shfrytëzim më efikas të biomasës drusore për prodhimin e energjisë, dhe janë sugjeruar sistemet dhe teknologjitë më të përshtatshme për operacionet e shfrytëzimit dhe të transportit.

Vlerësim i kostos së përgjithshme: EUR 2 000 000

Kohëzgjatja: 24 muaj

Agjencioni implementues: MBPZHR

30

Page 31: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

MBËSHTETJE PËR ZBATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT (Shtylla III)

Arsyetimi i projektit Me miratimin e politikave dhe të strategjive, sektori pyjor në Kosovë do të hyj në një fazë vijuese zhvillimore, e cila do të zgjas përgjatë një periudhe të ardhshme 10 vjeçare. Pylltaria sipas natyrës së vetë përfshinë shumë elemente të ndryshme dhe ndërlidh interesat e shumë palëve të interesit. Kjo situatë do të thotë që një numër i ministrive do të jenë të ndërlidhura në aktivitetet e ndryshme që janë të përfshira në zbatimin e Planit të Veprimit. Ky kompleksivitet, së bashku me problemet dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet sektori, paraqet nevojën për një koordinim të fuqishëm të të gjitha aktiviteteve të cilat janë të radhitura në planin e veprimit.

Si përmbledhje, arsyetimi për këtë projekt shtrihet në këto baza:

• Zhvillimi është paramenduar për një periudhë të gjatë kohore, është kompleks dhe përfshin interesat e shumë palëve të ndryshme;

• Është llogaritur që Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural do të jetë zbatuesi kryesor i këtij plani. Mirëpo është qartë se edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenjës Sociale janë të nevojshme që të përfshihen në procesin e zbatimit.

• Implikimet rreth përgjegjësive menaxheriale të dalura nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale kanë nxjerrë në pah nevojën për hartimin e një ligji të ri për pyje. Ky fakt, duke llogaritur së bashku edhe kushtet kur është hartuar ligji ekzistues për pyje, si dhe nevojat për posedimin e një mjeti legjislativ i cili mbështet plotësisht fuqizimin e politikave dhe strategjive të reja, arsyetojnë sugjerimin që në vitin 2010 të hartohet një ligji të ri për pyje.

Objektivat Objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është që të bëhet koordinimi i zbatimit të aktiviteteve të ndryshme zhvillimore të cilat janë të paraqitura në politika, strategji dhe planin e veprimit. Kjo gjithashtu do të përfshijë edhe mbështetjen për institucionet qeveritare, si në aspektin teknik ashtu edhe atë institucional, sidomos për çështjet që janë kritike gjatë zbatimit të suksesshëm të planit. Në veçanti qëllimet e këtij projekti janë që:

• Të mbikëqyren, koordinohen dhe mbështeten institucionet që janë të ndërlidhura në ndërmarrjen e detyrave të tyre për zbatimin e politikave dhe strategjive të reja dhe aktiviteteve tjera relevante zhvillimore;

• Të sigurohet se detyrat operacionale, apo vendimet e shpejta, nuk janë në kontradiktë me politikat e miratuara dhe caqet afatgjata zhvillimore, dhe aty ku është nevoja të zbatohen masat për përmirësim;

• Të mbështetet krijimi i një Bordi për Menaxhimin e Pyjeve i cili do të ketë përgjegjësin e përgjithshme për koordinimin dhe zbatimin e programit;

• Të ofrohet mbështetja institucionale dhe këshillime profesionale, të cilat janë të fokusuara në bërjen e politikave dhe hartimin e ligjeve, si dhe përkrahja e vazhdueshme për Bordin Menaxhues për Pyje dhe Njësinë për Koordinim;

• Të ngritët vetëdija për rëndësinë e një sektori të shëndoshë pyjor.

31

Page 32: PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË …Plani i veprimit për sektorin pyjor në Kosovë paraqet aktivitetet kryesore që duhet ndërmarr në ... edukative, mjedisore, socio-ekonomike,

Aktivitetet

• Mbështetje dhe këshilla për stafin e MBPZHR-s, Bordin Menaxhues dhe Njësinë për Koordinim për orientimin e punës zhvillimore në linjë me politikat dhe strategjitë reja si dhe në realizimin e detyrave të tyre të përditshme;

• Organizimi dhe zbatimi i një fushate për Ngritje të Vetëdijes dhe zgjerimin e njohurive mbi pyjet dhe rëndësinë e tyre, dhe përmes kësaj edhe mbështetje për zbatimin e gjithë planit të veprimit;

• Asistencë për hartimin e ligjit të ri për pyje.

Rezultatet e pritshme

• Projektet janë zbatuar në përputhje me përshkrimin e detyrave të tyre dhe në kohën e paraparë sipas planit të veprimit;

• Është evituar dyfishimi dhe ndërhyrja mes punëve, fondet e Qeverisë janë shfrytëzuar në një mënyrë më efikase;

• Është rishikuar legjislacioni pyjor për të reflektuar ndryshimet në përgjegjësitë e menaxhimit dhe udhëzimeve të dala nga politikat dhe strategjitë e reja;

• Ngritja e vetëdijes për rolin dhe rëndësinë e pyjeve të shëndosha është lehtësim gjatë procesit të zbatimit të planit të veprimit.

Vlerësim i kostos së përgjithshme: EUR 500 000, për periudhën e parë 12 mujore

Kohëzgjatja: 24 muaj (me mundësi vazhdimi)

Agjencioni implementues: MBPZHR

32