PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata...

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 392 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 26 Qeshor 2020 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 4 Faqe 4 Faqe 10 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Implemented by SARED Breshkëza e ullirit (Saissetia olea) Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL MODEL SUKSESI RISI ALBANIA Bëhu dhe ti një konsulent i liçensuar për GLOBALG.A.P. Faqe 2 Faqe 2 Me mbështetjen e RisiAlbania, Hasko Bitri, fermeri nga Tragjasi i shndërroi tokat e tij, deri dje djerrë, në plantacione ku kultivohen bimët mjekësore aromatike GRUP TEKNIK PËR HARTIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË RIMËKËMBJES Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC Disa argumente që mbështesin propozimin për falje të debitorëve, që pjesërisht nuk i kanë kthyer fondet kundërparti të Projektit 2KR dhe NPGA Propozime për rritjen e mekaniz- imit të fermave dhe efiçencës së SHBB-ve në Shqipëri Faqe 6 Ikja e të rinjve dhe konkurrenca rajonale po tkurrin sektorin e blegtorisë, 17 % më pak krerë në 4 vite Faqe 7 Mbi 120 projekte të suksesshme të IPARD në Shqipëri - Delegacioni i BE-së: Të investojmë për të ardhmen duke ruajtur traditat Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580 INSTAT Nga: Prof. Ass. Enver Isufi Ekspert në Mbrojtjen e Bimëve dhe në Bujqësinë Biologjike Albinspekt, sjell për herë të parë në Shqipëri, me mbështetjen e RisiAlbania, një program trajnimi ndërkombëtar për implementimin e standardit GLOBALG.A.P. në prodhimin bujqësor vendas Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ka drejtuar një sërë rekomandimesh adresuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për mbështetjen e bujqësisë dhe agrobiznesit në kuadër të rimëkëmbjes së ekonomisë, pas situatës së krijuar prej infeksionit COVID-19 PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E INVESTIMEVE REKOMANDIME KONKRETE NË PAKETËN MBËSHTETËSE PËR BUJQËSINË DHE AGROBIZNESIN

Transcript of PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata...

Page 1: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 392Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 26 Qeshor 2020

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 4 Faqe 4 Faqe 10

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Implemented by

SARED

Breshkëza e ullirit (Saissetia olea)

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

MOdeL sUKsesi

risi aLbania

Bëhu dhe ti një konsulent i liçensuar për GLOBALG.A.P.

Faqe 2

Faqe 2

Me mbështetjen e RisiAlbania, Hasko Bitri, fermeri nga Tragjasi i shndërroi tokat e tij, deri dje djerrë, në plantacione ku kultivohen bimët mjekësore aromatike

gRUp TEkNIk pËR HARTIMIN E STRATEgJISË koMBËTARE TË RIMËkËMBJES

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

Disa argumente që mbështesin propozimin për falje të debitorëve, që pjesërisht nuk i kanë kthyer fondet kundërparti të projektit 2kR dhe NpgA

propozime për rritjen e mekaniz-imit të fermave dhe efiçencës së SHBB-ve në Shqipëri

Faqe 6

Ikja e të rinjve dhe konkurrenca rajonale po

tkurrin sektorin e blegtorisë, 17 % më pak

krerë në 4 vite

Faqe 7

Mbi 120 projekte të suksesshme të IPARD në

Shqipëri - Delegacioni i BE-së: Të investojmë për të

ardhmen duke ruajtur traditat

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580

instat

Nga: Prof. Ass. Enver Isufi Ekspert në Mbrojtjen e Bimëve

dhe në Bujqësinë Biologjike

Albinspekt, sjell për herë të parë në Shqipëri, me mbështetjen e RisiAlbania, një program trajnimi ndërkombëtar për implementimin e standardit GLOBALG.A.P. në prodhimin bujqësor vendas

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ka drejtuar një sërë rekomandimesh adresuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për mbështetjen e bujqësisë dhe

agrobiznesit në kuadër të rimëkëmbjes së ekonomisë, pas situatës së krijuar prej infeksionit COVID-19

PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E INVESTIMEVE REKOMANDIME KONKRETE NË PAKETËN

MBËSHTETËSE PËR BUJQËSINË DHE AGROBIZNESIN

Page 2: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

2 AGROBIZNESI E Premte, 26 Qeshor 2020

STAFI I GAZETESkryetar i Bordit të gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana konini, Edmond gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kashalbania.org E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRAnA. BAnK: AL09206110040000100301826100; InTESA: AL75208110080000001023231803

risi aLbania

Me mbështetjen e RisiAlbania, Hasko Bitri, fermeri nga Tragjasi i shndërroi tokat e tij, deri dje djerrë, në plantacione ku kultivohen bimët mjekësore aromatike

Z. Hasko Bitri, fermer fur-nitor i BioBes sh.p.k medicinal plants, partner i RISIAlbania,

tregon eksperiencën e tij, falë mbështetjes së ekspertëve të fushës, për të investuar në tokat e tij, që deri dje ishin djerrë, ndërsa sot kultivohen

bimët e para mjekësore aroma-tizuese, mjaft të kërkuara nga tregu i huaj.

Biobes po mbështet fermer-ët në të gjithë vendin për të fil-luar kultivimin e Bimëve Me-dicinale & Aromatike. Biobes mbështet kultivuesit me konsu-

lencë angronomike dhe inpute për kultivimin organik si dhe u ofron kontrata afatgjata.

Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë një perspektivë pozitive të kultivimit dhe pro-dhimit të bimëve aromatike mjekësore, BIO, që janë mjaft të kërkuara nga tregu i huaj dhe sigurojnë të ardhura të kon-siderueshme për ekonominë fermere.

Dikur toka djerrë, sot fush-at e Tragjasit janë mbjellë me bimë medicinale duke u shndërruar në toka produktive mjaft frytdhënëse.

Me mbështetjen e agronomit Arben Shytaj, fermeri Hasko Bitri nga Tragjasi, ka mbjellë këtë vit për herë të parë në tokën e tij bimë mjekësore dhe ka ëndërr ta zhvillojë këtë ak-tivitet.

“Kjo është një provë sivjet, - shprehet Bitri, - por duke parë më pas shpresojmë t’i shtojmë sipërfaqet e mbjella”.

Kapaciteti i zonës është i madh dhe interesi i tregjeve të huaja për bimë mjekësore është gjithënjë në rritje.

Në 8 dynym tokë Bitri ka mbjellë 5 lloje bimësh mjekë-sore, që nga lulja cianit, ka-lendulës, mullagës e luledielli.

Prodhimi bio i bimëve mjekë-sore në këtë zonë është me in-teres dhe mjaft i leverdisshëm për fermerët, ndërsa po rritet interesi i fermërëve të tjerë të zonës për të kultivuar edhe ata këto bimë.

Agronomi që kujdeset për ecurinë e mbjelljeve të reja shprehet se në 6-mujorin e dytë të këtij viti, do të mer-ren me certifikimin organik të

Kriza e COVID-19, RisiAlbania mbështet kompanitë partnere në angazhimin e personave të marxhinalizuar në transferimin e dijeve drejt të rinjve, duke rritur kështu mundësitë e tyre të punësimit në ShqipëriKriza e COVID-19 tregoi

se shoqëritë tona, bizneset por dhe individët kanë nevojë për t’iu përgjigjur sfidave. Kriza nga ana tjetër preku më shumë grupet vulnerabël të shoqërisë.

Ndaj, Risi Albania ndihet

krenare për partnerët e saj si Bioalba, të cilët kanë vi-juar aktivitetin e kultivimit të Bimëve Aromatike Medici-nale, duke angazhuar persona nga grupet e marxhinalizuara në transferimin e dijeve drejt

të rinjve dhe duke rritur kështu mundësitë e tyre të punësimit në Shqipëri.

Bioalba Group mbështetet nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane pë Zhvil-lim dhe Bashkëpunim,

BËHU DHE TI NJË KONSULENT I LIÇENSUAR PËR GLOBALG.A.P.

Prodhimet bujqësore shqiptare po synojnë standardet ndërkombëtare si garanci për eksporte të sigurta. Interesit të shtuar të fermereve dhe eksportuesve për

rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve shqiptare në tregjet e huaja i vjen në ndihmë për herë të parë, programi i trajnimit ndërkombëtar që mbahet nga ekspertët e GLOBALG.A.P.

Çfarë është programi “Farm Assurance”?“Farm Assurance” është një program trajnimi ndërkom-

bëtar që mbahet nga ekspertët e GLOBALG.A.P., me qëllim përmirësimin e njohurive dhe ngritjen e kapaciteteve për imple-mentimin e standardit GLOBALG.A.P. duke çuar në lehtësimin e procesit të inspektim - certifikimit.

Albinspekt e sjell këtë program për herë të parë në Shqipëri me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicer-ane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, si dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si një mundësi shumë e mirë për të gjithë aktorët e tregut GLOBALG.A.P., me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore, të bujqësisë së qëndrueshme dhe ekspor-tin e produkteve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian e më gjerë.

Je konsulent i pavarur dhe dëshiron të ofrosh ekspertizën tënde për standartin

GLOBALG.A.P.?Je kompani kosulence dhe dëshiron

të trajnosh stafin tënd për implementimin e standartit GLOBALG.A.P.?

Je kompani eksportuese dhe synon rritjen e eksporteve në vendet e Bash-kimit Europian nëpërmjet certifikimit

GLOBALG.A.P. të implementuar nga stafi i brendshëm i kompanisë?

Je organizëm inspektim - certifikimi që synon të diversifikosh shërbimet me stan-

dartin GLOBALG.A.P.?Je specialist ekstensioni dhe dëshiron të

informohesh rreth praktikave të mira bujqë-sore të aplikueshme nga fermerët?

APLIKO [email protected] (shiko posterin)

tokës dhe të farës për të vijuar me zgjerimin e kultivimit të bimëve mjekësore.

“Zgjerimi i sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore në këtë zonë dhe bashkimi i fermerëve në një aktivitet të përbashkët do të ndihmojë në një investim të sigurt që nxit punësimin dhe siguron të ardhura të qëndrueshme”- thotë ai.

Albinspekt, sjell për herë të parë në Shqipëri, me mbështetjen e RisiAlbania, një program trajnimi ndërkombëtar për implementimin e standardit GLOBALG.A.P. në prodhimin bujqësor vendas

Page 3: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

3 AGROBIZNESI E Premte, 26 Qeshor 2020

?????????????????gRUp TEkNIk pËR HARTIMIN E STRATEgJISË koMBËTARE TË RIMËkËMBJES

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ka drejtuar një sërë rekomandimesh adresuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për mbështetjen e bujqësisë dhe agrobiznesit në kuadër

të rimëkëmbjes së ekonomisë, pas situatës së krijuar prej infeksionit COVID-19

PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E INVESTIMEVE REKOMANDIME KONKRETE NË PAKETËN

MBËSHTETËSE PËR BUJQËSINË DHE AGROBIZNESIN

Kash

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në zbatim të kërkesave të legjisla-cionit, me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore në vend, risjellë në vëmendje tek të gjithë Operatorët e Biznesit Ushqimor (OBU), se më datë 19 Korrik 2020, hyn në fuqi VKM nr. 434 datë 11.7.2018 “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”. një komponent tepër i rëndësishëm i mbrojtjes së interesave të konsumatorëve, është identifikimi dhe vlerësimi i produktit ushqimor që i ofrohet për konsum, nga pikëpamja e kritereve të cilësisë dhe sigurisë së tij.

Duke marrë në konsideratë rolin e misionin Tuaj, që veç të tjerave konsis-ton në shkëmbim informacioni me konsumatorin dhe promovimi e realizimi i shërbimeve me interes të përgjithshëm dhe duke qenë në pamundësi objek-tive për t’iu drejtuar personalisht secilit operator biznesi, gjykuam t’Ju drejto-hemi me këtë letër duke kërkuar bashkëpunim dhe sensibilizim nga ana Juaj lidhur me rëndësinë e etiketimit të produktit që do të nxirrni në treg.

në zbatim të kërkesave të kësaj VKM-je, së pari Ju bëjmë me dije se çdo operator biznesi ushqimor (OBU), i cili është përgjegjës për etiketimin e produkteve ushqimore, bën notifikimin e etiketës për çdo produkt ushqimor pranë Drejtorive Rajonale të AKU-së, ku ushtron aktivitetin.

Së dyti, theksojmë se ndryshe nga VKM 1344/2008 , sanksionohen kërke-sat e detyrueshme që duhet të përmbajë etiketa e një produkti ushqimor, si më poshtë trajtuar:

a) Emri i produktit ushqimor;b) Lista e përbërësve;c) Çdo përbërës ose lëndë ndihmëse e përpunimit apo që vjen nga një

substancë ose produkt i renditur në shtojcën II, që shkakton alergji ose in-toleranca, i përdorur në prodhimin ose përpunimin e produktit ushqimor dhe që është ende i pranishëm në produktin përfundimtar, edhe nëse në formë të ndryshuar;

d) Sasia e përbërësve ose e kategorive të caktuara të përbërësve sipas rendit zbritës;

e) Sasia neto e produktit ushqimor; f) Data e jetëgjatësisë minimale ose “të përdoret përpara” datës; g) Kushtet e veçanta të ruajtjes dhe/ose kushtet e përdorimit;h) Emri ose emri tregtar dhe adresa e operatorit të biznesit ushqimor, të

përmendura në pikën 1, të nenit 8; i) Shteti i origjinës ose vendi i prejardhjes, kur parashikohet në nenin 26;j) Udhëzimet e përdorimit, kur në mungesë të tyre, përdorimi i duhur i

produktit ushqimor do të ishte i vështirë;k) Për pijet me mbi 1,2% të vëllimit me alkool, fortësinë aktuale alkoolike

për vëllim;l) Deklaratën e vlerave ushqyese.

Pra, sikurse evidentuam më sipër, dy tregues të detyrueshëm për deklarim në etiketë janë “substancat/përbërës alergente” dhe “vlerat ushqimore mesa-tare”, të cilat nuk kanë qenë më parë elementë të detyrueshëm për deklarim në etiketë.

ndër të tjera sqarojmë se informacioni ushqimor i detyrueshëm shënohet në një vend të dallueshëm, në mënyrë të tillë që të jetë lehtësisht i dukshëm, qartësisht i lexueshëm dhe të mos fshihet. Pa rënë ndesh me dispozitat speci-fike të legjislacionit në fuqi, të zbatueshme për produkte ushqimore të veçanta, kur shfaqen në paketim ose në etiketën e ngjitur në të, veçoritë e detyrueshme, printohen në paketim ose në etiketë, në mënyrë të tillë që të garantohet lex-ueshmëria e qartë, me shkronja me madhësi shkrimi ku lartësia x është e barabartë ose më e madhe se 1,2 mm, siç përcaktohet në shtojcën IV të këtij vendimi. në rastin e paketimit ose të enëve me sipërfaqe totale më të vogël se 80 cm2, lartësia x e madhësisë së shkrimit, është e barabartë ose më e madhe se 0,9 mm.

në rastin e produkteve ushqimore të paraambalazhuara, të ofruara për shitje nëpërmjet komunikimit në distancë informacioni ushqimor i detyrueshëm, përveç veçorive të përcaktuara në shkronjën “dh”, të pikës 1, të nenit 9 të këtij vendimi, jepet përpara përfundimit të blerjes dhe shfaqet në materialin në mbështetje të shitjes në distance, ose jepet nëpërmjet mjeteve të tjera të për-shtatshme, të cilat identifikohen qartësisht nga operatori i biznesit ushqimor.

Sikurse trajtuar edhe me sipër, një nga treguesit e detyrueshëm në përm-bajtjen e etiketës është edhe deklarata e vlerave ushqyese e cila duhet të përfshijë:

a) vlerën e energjisë; b) sasinë e yndyrave, të yndyrave të ngopura, karbohidrateve, sheqernave,

proteinave dhe kripës. Gjithashtu e detyrueshme është që shumë pranë deklaratës së vlerave

ushqyese të mund të paraqitet një deklaratë që tregon se përmbajtja e kripës është ekskluzivisht për shkak të pranisë në mënyrë të natyrshme të natriumit.

Përmbajtja e deklaratës së detyrueshme të vlerave ushqyese të përmen-dura më sipër, mund të plotësohet me deklarimin e sasive të një ose më shumë treguesve, si më poshtë vijon:

a) me një lidhje të pangopur;b) me shumë lidhje të pangopura;c) poliolet;ç) niseshte;d) fibra;dh) mineralet apo vitaminat e renditura në pikën 1, të pjesës “A”, të shtojcës

XIII, dhe të pranishme në sasi të konsiderueshme, siç përcaktohet në pikën 2, të pjesës “A”, të shtojcës XIII të këtij vendimi.

në zbatim të nenit 35 pika 3, 4 e këtij vendimi përcaktohet se AKU-ja moni-toron format shtesë të shprehjes ose të paraqitjes së deklaratës të vlerave ushqyese që janë të pranishme në tregun Shqiptar.

Informacioni që lidhet me përdorimin e formave shtesë të shprehjes ose të paraqitjes së deklaratës të vlerave ushqyese shkëmbehet ndërmjet ministrisë, AKU-së, ISUV-it dhe palëve të interesuara për këto çështje.

Deklarimi i vlerave ushqimore mesatare, duhet të jenë të bazuara në:a) analizën e prodhuesit të produktit ushqimor;b) një llogaritje nga vlerat mesatare të njohura ose aktuale të përbërësve

të përdorur; c) një llogaritje nga të dhëna të përcaktuara dhe të pranuara përgjithësisht.Pra, sa trajtuar më sipër kjo deklaratë duhet të shoqërohet me raport

analizë të vlerave ushqyese të produktit. Gjithashtu informojmë se në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit në rubrikën organizma të akredituara mund të gjeni informacionin e nevojshëm për laboratorë të akred-ituar në Shqipëri, sa lidhet me analizimin e produktit në kuadër autokontrolli.

Sa trajtuar sjellim në vëmendje dhe theksojmë se Operatori i biznesit ush-qimor është përgjegjës për informacionin ushqimor të deklaruar në etiketë, si dhe garanton praninë dhe saktësinë e informacionit ushqimor në përputhje me këtë vendim.

OBU nuk tregton produkte ushqimore, të cilat, në bazë të informacionit që ai zotëron si profesionist, nuk janë në përputhje me kërkesat e dispozitave të legjislacionit në fuqi për informacionin ushqimor. Mbetet e rëndësishme të theksohet se OBU në veprimtarinë e biznesit nën kontrollin e tij nuk modifikon informacionin që shoqëron një produkt ushqimor, nëse një modifikim i tillë do të çorientonte konsumatorin e fundit ose do të ulte nivelin e mbrojtjes së konsumatorit e të mundësive të tij për të bërë zgjedhje të duhura.

Së fundmi sqarojmë se objekt i notifikimit të etiketës nuk janë shenja, mar-ka, disenjoja, etj., që mund të përbëjnë objekte të pronësisë industriale. Notifi-kimi nuk përbën mbrojtje të objekteve të pronësisë industriale, si dhe kjo VKM ndalon përdorimin dhe përfshirjen në etiketë të shenjave, emrave, markave, disenjove industriale, treguesve gjeografikë, emërtimeve të origjinës, të cilat cënojnë të drejta të fituara të pronësisë industriale.

Me qëllim përmbushjen e kërkesave ligjore, lutemi kryerjen e rishikimit të procesit të etiketave të produkteve ushqimore që do të nxirren në treg dhe atyre që kanë etiketë aktuale të notifikuar, në përputhje me ndryshimet e evi-dentuara në VKM nr.434 datë 11.07.2019 “Për Etiketimin e Ushqimeve dhe Informimin e Konsumatorit”.

Jeni të lutur se për çdo paqartësi lidhur me kërkesat ligjore të etiketimit e për çdo kërkesë tjetër rregullatore, të na kontaktoni në rrugë elektronike në adresën [email protected] apo në zyrat e AKU çdo ditë .

Operatorët e Biznesit Ushqimor informojnë mbi kërkesat ligjore të përcaktuara në vendimin e qeverisë “Për Etiketimin e Ushqimeve dhe Informimin e Konsumatorit”

Gjatë një takimi me ministren e Finan-cave dhe Ekono-

misë, Anila Denaj, Këshilli Investimeve i ka kërkuar min-istres përfshirjen dhe ngritjen e një grupi pune teknik, për të hartuar strategjinë kombëtare të rimëkëmbjes.

Në listën e rekomandimeve të Keshillit të Investimeve, është edhe ndërtimi i një pak-ete konkrete për agrobiznesin dhe bujqësinë, veçanërisht në ato hallka sektorësh të zinx-hirit ushqimor.

Ndër pikat e parashtruara nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, janë: Përfshirja në “Përmirësim Ligjor” të ma-terialit të përgatitur nga Sek-

retariati, si pjesë shtesë e tre elementëve të tjerë të përshirë (Koordinimi dhe Bashkëpuni-mi, Dixhitalizimi, Financimi);

▪ Të hiqet “agropërpunimi” dhe të shtohet pjesa e subjek-teve prodhuese të furnizimit të popullit me ushqime duke qenë se agropërpunimi është pjesë e saj. Është momenti që zinxhirin ushqimor ta shohim në tërësi duke qenë se fokusimi tek hallka të veçanta nuk na ka dhënë rezultatet që duam. Nëse shtohet edhe përmirësimi lig-jor, propozimet e prezantuara në material përbëjnë një paketë mjaft të mirë për subjektet prod-huese të zinxhirit ushqimor.

▪ Nevojën për dakordësim edhe me ministrat e tjerë të

përfshirë në fazën e rimëkëm-bjes së ekonomisë, për një bal-lafaqim të duhur me të gjitha grupet e interesit, gjë që do të shkurtonte afatet e zbatimit.

Ministrja Anila Denaj, MFE, informoi pjesëmarrësit mbi Programin e BERZH-it për Mbështetjen e Agrobizne-sit (anglisht: Albania Agribusi-ness Support Facility-AASF), i cili po zbatohet që prej vitit 2016, në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare. Së fund-mi, me asistencë teknike dhe burimet e MFE është hartuar produkti financiar i këtij pro-grami, që quhet “Value Chain Finance Concept”, i cili mund të krijojë një sinergji tjetër, jo vetëm të garancisë, por edhe

për nevojën që kanë bizneset në fushën e agroindustrisë.

Në këtë kuadër, Ministrja Denaj ftoi në një takim Sho-qatën e Bankave, BERZH, MBZHR: (1) për të vendosur sesi mund të optimizohet ky instrument në funksion të re-komandimeve të KI apo edhe propozimeve të mëparshme dhe (2) për të diskutuar nevojën për përmirësimin ligjor të për-mendur. Ministrja Denaj mori përsipër angazhimin për të re-alizuar këtë takim me MBZHR brenda javës së ardhshme.

Dr. Constantin Von Alven-sleben, FIAA, ngriti disa pika si më poshtë:

▪ Nevojën për forcimin e sektorit prodhues përmes

masave të ndryshme, me ndi-hmën e ndërkombëtarëve, në veçanti të investitorëve të BE-së, si për shembull ndërmar-rjeve të mesme nga Gjermania, Austria, Italia dhe vendet e tjera. Shqipëria ka një vendn-dodhje të shkëlqyer, kosto konkurruese të punës, gjurmë mjedisore shumë më të mira se ato të prodhuara në Lind-jen e Largët. Pra, nëse sektori prodhues mund të forcohet këtu, kompanitë e huaja mund të stimulohen për të investuar këtu. Kjo do ta ndihmojë këtë vend të rrisë të ardhurat nga ek-sportet dhe do të ndihmojë për të mbajtur të rinjtë këtu në vend.

▪ Arsimi, trajnimi do të duhet të bëhen në vend, në mënyrë që

investitori i huaj të gjejë fuqi punëtore të kualifikuar.

▪ Infrastruktura gjithashtu është shumë e rëndësishme, përfshirë këtu transporti heku-rudhor. Në lidhje me projektin hekurudhor Tiranë – Durrës, TIA ka evidentuar një problem me gjetjen e vendndodhjes së saktë të stacionit brenda aero-portit, por kjo mund të disku-tohet dhe të gjehet një zgjidhje. Lidhje të tjera hekurudhore në Shqipëri do të vlerësoheshin dhe do të ndihmonin mjaft in-vestitorët e huaj.

▪ Pezullimi i taksës së kalimit të kufirit (EUR 10 për çdo pasagjer), do të sillte uljen e çmimit të bi-letës, duke nxitur kështu trans-portin ajror dhe turizmin.

Page 4: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

4 AGROBIZNESI E Premte, 26 Qeshor 2020

granti japOnez

(Vijon në faqen 5)

Disa argumente që mbështesin propozimin për falje të debitorëve, që pjesërisht nuk i kanë kthyer fondet

kundërparti të Projektit 2KR dhe NPGA

Objekti dhe Qëllimi i Grantit Japonez:Fondet grant të vëna në

dispozicion nga Qeveria e Japonisë, për të zbatuar Pro-jektin 2 KR dhe NPGA kanë patur si objekt jo ndëshkimin por mbështetjen e Fermerëve Shqiptarë, për të blerë disa mallra si autokombajna, trak-torë, makineri bujqësore, pjesë ndërrimi, karburant, plehra ki-mike, serrat me ngrohje, linja të përpunimit të lëndëve të para bujqësore e blegtorale të prod-huara në vend, me qëllim për të rritur Prodhimin Ushqimor në Shqipëri dhe për të reduk-tuar varfërinë në zonat rurale. Gjithashtu për të zbatuar këto projekte nuk ështe prekur buxheti i Shtetit Shqiptar dhe nuk kemi të bëjme me kredi që do t’i kthehen qeverisë së Japonisë nga qeveria shqiptare duke prekur fondet e buxhetit të shtetit.

Në atë periudhë të gjitha palët në proces ranë dakord që mallrat e përfituara nga granti të shiteshin dhe të krijohej një fond kundërparti, i cili do të riciklohej përsëri për blerje mallrash për të mbështetur zhvillimin në këto sektorë. U vendos të shiteshin mallrat për të respektuar konkurrencën dhe rregullat e tregut të lirë. Gjithashtu synohej të vazh-donte të nxitej gara në sekto-rin privat, që të investonte në fushën e mekanikës bujqësore, linjave të agropërpunimit, etj., për të rritur prodhimin ush-qimor në Shqipëri. Aktualisht propozimi për amnistinë nuk cënon rregullat e tregut të lirë dhe do të vazhdojë të nx-isë sektorin privat që të kon-tribuojë edhe në të ardhmen në

rritjen e prodhimit ushqimor në Shqipëri.

Në rast se mbas 10 – 15 vjetësh për linjat e agropër-punimit, traktorët, serrat me ngrohje nuk do të miratohet

propozimi për amnistinë, por do të bllokohen, çmontohen e sekuestrohen mallrat do të kërkohen e harxhohen shumë fonde nga buxheti i shtetit për t’i çmontuar, riparuar, konser-vuar e rimontuar. Shumë prej tyre për kondicionin që kanë edhe teknikisht nuk mund të rifuten në qarkullim pas çmon-timit. Në këtë rast të vetmit që do të humbisnin janë jo vetëm fermerët por edhe buxheti i shtetit sepse do të alokohen për këtë proces disa shpenzime pa efiçencë.

Disa nga shkaqet kryesore që nuk u bë i mundur kthimi

100 % i fondeve kundërparti.Shkaqet kryesore që nuk

u bë i mundur të kthehen to-talisht fondet kundërparti nga disa prej pjesëmarrësve dhe bashkëinvestitorëve në projek-

tin 2 KR dhe NPGA kryesisht nuk janë për faj të tyre.

Për traktorët, makineritë bujqësore dhe linjat e agropërpunimit:Në vitin 2006, pa asnjë ar-

gument bindës, në kundërshtim edhe me VKM dhe udhëzimin që ishin në fuqi, të miratuara nga qeveria e asaj kohe u anul-luan në mënyrë të njëanshme marrëveshjet për furnizimin e fermerëve me karburant me çmim të reduktuar për trak-torët, makineritë bujqësore dhe serrat me ngrohje. Gjithashtu

në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare nuk u zbatua në vi-jimësi edhe VKM nr. 703 datë 16.11.2005 dhe Udhëzimi nr. 1 datë 29.12.2005 që dety-ronin disa Ministri të Kabinetit të Qeverisë së asaj kohe të furnizonin fermerët, serrat me ngrohje dhe linjat e përpunimit me naftë me çmim 40 lek /litër.

U penalizuan qendrat e

servisit të mekanikës bujqësore duke u ndërprerë marrëvesh-jet dhe duke mos i paguar për shërbimin që kishin kryer deri në atë periudhë në dobi të zba-timit me sukses të Projektit 2 KR dhe NPGA. Fermerëve që kishin përfituar traktorët nuk iu dhanë targat dhe dokumentet për qarkullim dhe për të punuar normalisht.

Përjashtuan nga zbatimi

i projektit vetëm për motive politike shoqatat e agrobiznesit dhe sektorin privat, që kishin kontribuar deri në atë periudhë për të zbatuar me sukses pro-jektet 2KR dhe NPGA, duke i akuzuar deri për vepra penale pa asnjë provë apo arsye bind-ëse. Fakt që u provua plotësisht nga hetimi i detajuar si dhe gjykimi që iu bë nga pushteti gjyqësor të gjithë veprimtarisë

së Projektit 2KR dhe NPGA.Të gjithë ata që kishin bash-

këpunuar për të zbatuar pro-jektin 2KR dhe Non-Projekt Grant AID (NPGA) u përjash-tuan dhe vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga të gjitha garat që zhvilloheshin dhe po zhvil-lohen për përfitimin e ndih-mës shtetërore, apo për marrje kredie me kushte lehtësuese etj.

Për disa linja agropër-punimi me destinacion ek-sportin siç është ajo e për-punimit dhe konservimit të midhjes ishte dhe mbetet përgjegjësi e Shtetit Shq-iptar moslejimi i eksportit. Mangësitë për furnizimin me energji elektrike de-tyruan subjektet private të investonin për gjeneratorë dhe të rrisnin shpenzimet. Shumë projekteve të linjave të agropërpunimit nuk iu plotësuan makineritë dhe pa-jisjet nga Projekti 2 KR dhe NPGA. Për disa të tjera si për kultivimin e lulediellit dhe të orizit nga qeveria u ndrysh-uan prioritetet në mënyrë të njëanshme dhe nuk u mundë-sua furnizimi tyre me lëndë të para prodhim vendi si ishte parashikuar.

U detyruan të gjithë bash-këinvestitorët e projektit 2KR dhe NPGA, përmes presion-it dhe shantazhit se do t’iu merreshin me forcë linjat e agropërpunumit, për të nënsh-kruar kontrata duke ndryshuar objektin dhe qëllimin e projek-tit duke i kthyer nga bashkëin-vestitorë për bashkëfinancim me fonde grant të qeverisë së Japonisë në kredimarrës me interesa dhe me penalitete.

Informaliteti ka qenë një tjetër faktor me ndikim shumë të madh negativ në ecurinë pozitive të agrobizneseve dhe bashkëinvestitorëve të projek-tit 2KR dhe NPGA. Të gjithë bashkëinvestitorët kanë qenë të formalizuar, kanë paguar rregullisht taksat dhe tatimet ndërsa konkurrentët e tyre kanë punuar dhe vazhdojnë akoma të punojnë në mënyrë informale.

Propozime për rritjen e mekanizimit të fermave dhe efiçencës së SHBB-ve në Shqipëri

HyrjeBujqësia është një veprim-

tari ekonomike e rëndësishme për Shqipërinë për shkak se përbën alternativen kryesore të zënies me punë të njerëzve në zonat rurale si dhe përbën mbi 21 % të prodhimit të brend-shëm bruto. Toka bujqësore mesatare për frymë (më pak se një hektar) përbën një nga sipërfaqet më të vogla në Ev-ropë. Bujqësia në Shqipëri ka një nivel të ulët mekanizimi dhe konsiderohet si bujqësi mbijetese. Sipas studimeve në fushën e mekanikës bujqë-sore Shqiperia ka mesatarisht 1.24 traktorë për 100 ha tokë të punuar, ndërsa Maqedonia 6 traktorë për 100 ha tokë të punuar, Greqia ka 6.6 trak-torë për 100 ha tokë të punuar, Italia 13.2 traktorë për 100 ha tokë të punuar dhe së fundmi, mesatarisht shtetet e Bashkim-it Evropian kanë 8.1 traktorë për 100 ha tokë të mundshme për t’u punuar me mekanikë bujqësore. Gjithashtu, treg-ues të përafërt shfaqen edhe në përdorimin e makinerive bujqësore për traktor. Kështu, Shqipëria përdor 1.5 - 2 maki-neri të ndryshme bujqësore për për kultivimin e tokës për çdo traktor, vendet e rajonit për-dorin mesatarisht 5 - 7 të tilla, ndërsa vendet e Bashkimit ev-ropian kanë në përdorim trak-torë me teknologji bashkëko-

hore të cilët mund të përdorin deri në 13 makineri bujqësore për traktor.

Mekanizimi i fermave ka një rol të rëndësishëm në ndi-kimin e ndryshimeve thelbë-sore si inovacioni teknologjik, ndryshime në faktorin kosto si dhe ndryshime institucionale të tillë si të drejtat për përdorimin e tokës. Në rastet kur mekan-izimi i fermave është ekono-mikisht i arsyeshëm, mungesa e mekanikës bujqësore për-bën një kufizim në burimet e fermës dhe rrjedhimisht pengon rritjen e prodhimit dhe prodhueshmërisë.1

Këshilli Agrobiznesit Shq-iptar (këtej e tutje KASH) Enti Kombëtar Rural (këtej e tutje E.K.R.) Shoqata e Prodhuesve Shqiptar, Biznes Albania, Dho-ma Kombëtare e Zejtarisë, kanë si qëllim të nxisin rritjen e pro-dhimit bujqësor, përmirësimin e jetës në zonat rurale dhe uljen e nivelit të varfërisë nëpërmjet zhvillimit të bujqë-sisë sociale dhe mekanizimit të qëndrueshëm të fermave bu-jqësore. Në përmbushje të këtij qëllimi, kemi veçuar dhe iden-tifikuar si faktorë pengues në zhvillimin e bujqësisë sociale,

rritjen e eficencës dhe mekan-izimit të fermave në Shqipëri, shkaqet e mëposhtme:

a. Kosto e lartë e përdorimit të mekanikës bujqësore në fermë

b. Efiçenca e ulët e mekan-ikës ekzistuese bujqësore

c. Sipërfaqen e vogël të fer-mave

Subjektet e sipërcituara kanë analizuar shkaqet e më-sipërme dhe në vijim, propo-zojnë zgjidhjet e mëposhtme të cilat parashikojnë disa ndry-shime legjislative me qëllim krijimin e një mjedisi miqësor për zhvillimin e bujqësisë so-ciale dhe përdorimin e meka-nikës bujqësore nga fermerët shqiptarë.

1. Kosto e lartë e përdorimit të mekanikës bujqësore në fermëSituata aktualeKostoja kryesore e për-

dorimit të mekanikës bujqë-sore rezulton në radhë të parë nga çmimi i lartë dhe i paqën-drueshëm i karburantit (pra, i naftës dhe i nënprodukteve të saj). Në Shqipëri, çmimi i karburantit që përdoret nga

mjetet bujqësore është i njëjtë me çmimin e karburantit që përdoren nga mjetet e tjera të motorizuara. Gjatë 10-vjeçarit të fundit çmimi i karburantit është rritur dhe tendenca është që çmimi me pakicë do të va-zhdojë të jetë i paqëndrueshëm dhe me tendenca rritje edhe në të ardhmen. Nevojat e tregut të hidrokarbureve në Shqipëri përmbushen kryesisht nga naf-ta e importuar e cila për meka-nikën bujqësore parashikohet të kalojë çmimin me pakicë 1.8 $ për litër. Sipas llogaritjeve të kryera nga ekspertët e E.K.R. fermerët që të realizojnë punimin dhe kultivimin e tokës përdorin mesatarisht 35 deri në 40 mijë tonë naftë në një vit bujqësor, ose e konvertuar në litra llogaritet rreth 50 milion litra. Kjo sasi e vlerësuar me 1.6 - 1.8 $ për litër që është ak-tualisht çmimi i blerjes me pa-kicë nga fermerët dhe subjektet e tjera që përdorim mekanikën bujqësore, u kushton 80 - 90 milion $ në një vit bujqësor. Pra, kosto e drejtpërdrejtë e fermerëve dhe e subjekteve të tjerë për përdorimin e meka-nikës bujqësore në Shqipëri është 80 - 90 milion $ në një vit

bujqësor. Për më tej duke kra-hasuar normativat e konsumit/ha me vëndet e përparuara, në rast se ne vlerësojmë ndikimin në koston e karburanit që kanë edhe disa faktorë specifikë të vendit tonë si: Terreni thyer kodrinor dhe malor, sipërfaqet e vogla të tokës, largësitë e zonave rurale ku janë përqen-druar mjetet nga pika e furniz-imit me karburant, teknologjia dhe vjetërsia e mjeteve bujqë-sore, shuma e shpenzuar për karburantin në kushtet aktuale, do t’i kalojë 100 milion $/vit. Kostoja e rritur e përdorimit të mekanikës bujqësore do të nx-isë rritjen e kostos së prodhimit dhe rrjedhimisht do të ndikojë në përkeqësimin e kushteve ekonomike të banorëve në zonat rurale si dhe do të nxisë lënien e papunuar të tokës bu-jqësore.

Zgjidhja e propozuarMe qëllim parandalimin

e pasojave negative që sjell rritja e kostos së përdorimit të mekanikës bujqësore si dhe nga ana tjetër, krijimin e një mjedisi rregullator që lehtëson përdorimin e saj propozojmë krijimin e një skeme specifike

të furnizimit më karburant të fermerëve e cila do të mbështetet kryesisht tek për-dorimi i naftës së prodhuar në Republikën e Shqipërisë.

Shqipëria, si rezultat i rezervave të mjaftueshme të hidrokarbureve, me anë të prodhimit vendas mundet të përmbushë të gjithë nevojën e fermerëve dhe përfituesve të tjerë në zonat rurale për furniz-imin e tyre me karburant. Gjithashtu, aktualisht në vend ka edhe kapacitete përpunuese të gatshme e të mjaftueshme për të plotësuar në kohë, në sasi e cilësi nevojat e fermer-ëve dhe të përdoruesve të tjerë të mekanikës bujqësore.

Kemi studiuar e vlerësuar se kosto e naftës së prodhuar në vend, duke përfshirë edhe koston e përpunimit, lloga-ritet në rreth 400 $/ton. Në një analizë krahasuese, çmimi i naftës së importuar pa taksat është tre herë më i madh se sa kosto e naftës së vendit.

Në rast se pranohet propoz-imi që të përdoret nafta e ven-dit për të përmbushur nevojat e bujqësisë, fermerëve dhe subjekteve e tjera që për-dorin mekanikën bujqësore do u duhet të shpenzojnë 25 milion $ në një vit bujqësor, pra përkatësisht ulen kostot e fermerëve me 75 milion dollar

Page 5: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

5 AGROBIZNESI E Premte, 26 Qeshor 2020

agrOMeKaniKa

(Vijon nga faqja 4)

(Vijon në faqen 6)

në një vit bujqësor. Kjo shumë e kursyer mund të investohet nga fermerët në përmirësimin e kushteve dhe teknologjisë së fermave. Rrjedhimisht, ky investim që do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e vendeve të reja të punës në këto zona, në uljen e kostos së produk-teve, në rritjen e shpejtë të pro-dhimit, në uljen e sipërfaqes së tokës së lënë djerrë dhe për rrjedhojë edhe në reduktimin e varfërisë. Gjithashtu, është e rëndësishme të vihet në dukje se këto fonde të fermerëve që aktualisht dalin jashtë Shq-ipërisë, sipas skemës se re nuk do të dalin dhe do ndikojnë edhe në përmirësimin e rapor-tit import–eksport, duke i dhë-në një ndihmë të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme banorëve që jetojnë në zonat rurale.

ModusLegjislacioni në fuqi i Re-

publikës së Shqipërisë nuk ka të parashikuar mekanizmat e duhur institucionalë dhe rregullatorë për uljen e kostos së përdorimit të mekanikës bujqësore nëpërmjet zbatimit të skemës së sipërpërmendur. Për këtë arsye, propozojmë që zbatimi i skemës të mbështetet në amendamentet bashkëlid-hur këtij dokumenti të ligjit nr. 9817/2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”. Projek-tligji, me qëllim garantimin e mirëfunksionimit të skemës duhet të parashikojë parimet e funksionimit të skemës, orga-net shtetërore të cilave i dele-gohet e drejta për të nxjerrë akte nënligjore që garantojnë funksionimin dhe kontrollin e skemës, mënyrën dhe organet që do të merren me zbatimin e saj, mënyrën se si do të moni-torohet zbatimi i skemës si dhe shkeljet apo kundërvajtjet ad-ministrative si dhe sanksionet përkatëse.

Në pikëvështrimin tonë është e nevojshme që zbatimi i skemës duhet të udhëhiqet nga parimet e efiçencës, trans-parencës, llogaridhënies, be-sueshmërisë dhe shpërndarjes së drejtë. Në mendimin tonë, tri janë mundësitë teorike për zbatimin e skemës: e para është që skema të administro-het dhe zbatohet nga organet e shtetit, e dyta është që skema të administrohet nga një sho-qëri tregtare e cila e përfiton të drejtën për të administruar skemën nëpërmjet procedurave konkurruese koncesionare dhe e treta është duke krijuar një bashkëpunim të posaçëm ndërmjet organeve shtetërore, organizatave të biznesit dhe shoqërisë civile në zonat rurale përfaqësuar në rastin konkret nga Biznes Albania, KASH, EKR, Shoqata e Prodhuesve Shqiptar dhe Dhoma Kom-bëtare e Zejeve.

Në rastin e parë, pra admin-istrimi i skemës nga organet e shtetit, besojmë që përmbushja e këtij funksioni nga organet shtetërore, domosdoshmërisht do të ndikohej nga probleme që lidhen ngushtësisht me ush-

Propozime për rritjen e mekanizimit të fermave dhe efiçencës së SHBB-ve në Shqipëri

trimin e funksioneve publike nga organet shtetërore, siç janë burokracia, siç është vonesa në kryerjen e shërbimeve si pasojë e pamjaftueshmërisë së burimeve njerëzore publike dhe kostos së lartë oportune që do të duhej të përballohej nga enti publik nëse do të sigurohej kjo mjaftueshmëri, probabi-litet i shtuar i korrupsionit dhe konfliktit të interesit gjatë zba-timit të skemës, veçanërisht në identifikimin dhe miratimin e përfituesve të saj, si dhe kostot e drejtpërdrejta në buxhetin e shtetit nga shtimi i organikave dhe shpenzimeve të organeve që do të zbatojnë skemën.

Në rastin e dytë, zhvillimi i një procedure konkurruese koncesionare do duhej të kry-hej në përputhje me ligjin ne 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”. Në këtë rast, për shkak të mënyrës

se si është parashikuar funk-sionimi i skemës, nuk ekzis-tojnë elementë të mjaftueshëm për të konfiguruar koncesionin e shërbimeve publike, që është identifikimi i përfituesve të skemës. Për më tepër, konc-esionari do të kërkonte të përfi-tonte të ardhura nga kryerja e këtij shërbimi dhe një veprimi i tillë, rrjedhimisht shkakton rritjen e kostove, dhe si pasojë do të dëmtohej vetë qëllimi i skemës dhe efektiviteti i saj në promovimin e bujqësisë.

Në vlerësimin tonë, mënyra më e përshtatshme për zba-timin e skemës është një bash-këpunim ndërmjet organeve shtetërore dhe më konkretisht agjencisë së pagesave (ose ndryshe e quajtur Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR) dhe organizatave të biznesit dhe shoqërisë civile në zonat rurale. Problemi kryesor në këtë optikë aktu-alisht mbetet fragmentarizimi i shoqërisë civile dhe ky fakt mund të ndikojë negativisht në efiçencën e skemës. Për të shmangur këtë lloj fenomeni, mendojmë se shoqëria civile është organizuar në një formë gjithëpërfshirëse, siç janë sho-qatat e biznesit, SHBB dhe fed-eratat e tyre, të cilat aktualisht funksionjonë në përputhje me ligjin për SHBB dhe ligjin për organizatat jofitimprurëse, ku sipas të cilit, organi më i rëndë-sishëm vendimmarrës është

mbledhja e përgjithshme të të gjithë anëtarëve të shoqatës.

Rëndësia dhe roli i shtuar i organizatave të shoqërisë civile është përforcuar në disa dokumente ndërkombëtare si Dokumenti për Partnerite-tin i Busanit 2, të cilin shteti Shqiptar e ka mbështetur, ku theksohet roli i organizatave të shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve në fusha që janë plotësuese të shërbimeve që ofrohen nga shteti 3. Gjithash-tu, edhe në Komunikatën e Komisionit të Bashkimit Eu-ropian 4 theksohet roli që luajnë organizatat e shoqërisë civile në kryerjen e shërbimeve të cilat plotësojnë shërbimet e kryera nga organet e qeverisjes vendore dhe qëndrore.

Për më tepër përzgjedhja e këtij modeli bashkëpunimi ndërmjet organeve të speciali-zuara të shtetit dhe organiza-

tave të biznesit e shoqërisë civile parashikohet dhe nxitet edhe nga rregulloret e Këshil-lit të Bashkimit Evropian që rregullojnë bujqësinë dhe zh-villimin rural 5 .

Me qëllim që të ndihmohen organizatat e biznesit dhe sho-qërisë civile që të shmangin fragmentarizimin dhe të pro-movohet një bashkërendim të veprimeve në përmbushjen e misionit dhe qëllimit të tyre në mbrojtjen e interesave të fermerëve, prodhuesve bujqë-sore dhe ato të përpunimit e tregtimit të produkteve bujqë-sore dhe ushqimore, ne propo-zojmë që ndërhyrja legjislative të parashikojë legjitimimin e Biznes Albania, KASH, EKR, Shoqatës Prodhuesve Shq-iptarë, Dhomës Kombëtare të Zejeve si organizata biznesi dhe shoqata gjithëpërfshirëse e të gjitha organizimeve me baza vullnetare që veprojnë në këtë fushë.

Nëpërmjet monitorimit dhe kontrollit mbi grupimin e or-ganizatave të shoqërisë civile që veprojnë në zonat rurale garantohet transparenca, lloga-ridhënia dhe përfaqësimi i të gjithë përfituesve nga skema mbështetëse apo veprimtaritë e tjera këshilluese të këtyre organizatave. Gjithashtu, në këtë mënyrë identifikohen or-ganizatat që kanë një interes të ligjshëm në mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural,

janë transparente dhe përfaqë-sojnë një grup të madh sho-qëror në zonat rurale. Kjo lloj forme organizimi krijon një formë bashkautorësie ndërmjet organeve shtetërore dhe orga-nizatave të biznesit dhe sho-qërisë civile në zbatimin e pro-grameve dhe masave që kanë si qëllim mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural e cila ga-ranton një shkallë më të lartë suksesi të këtyre programeve dhe masave.

Modeli i bashkëpunimit që propozohet në zbatimin e skemës ndërmjet organeve shtetërore, organizatave te bi-znesit dhe shoqërisë civile që vepron në zonat rurale garan-ton që probabiliteti i shpër-dorimeve të ulet në nivelin më të vogël nga të tre mod-elet e parashtruara më sipër, për shkak se identifikimi i përfituesve nga skema do të kryhet nga shoqatat e fermer-ëve të cilët kanë interesin më të madh që të mos ketë shpër-dorime duke qenë se shpërdo-rimet e skemës përkthehen në më pak karburant me çmim të

reduktuar për fermerët.Gjithashtu, në projektligjin

që do të mbështesë skemën duhet të parashikohen si kundërvajtje administrative çdo lloj shkelje që cënon qël-limin e skemës si mospërdori-mi i karburantit nga fermeri për qëllimin e dhënë, mosad-ministrimi i karburantit sipas rregullave që do të dalin për këtë qëllim apo përdorimi i karburantit nga mjete të paau-torizuara për përdorimin e tij. Secila prej këtyre kundërva-jtjeve duhet të ketë një sank-sion që të jetë në përputhje me dëmin që i shkaktohet skemës dhe shtetit në tërësi si dhe duhet të parandalojë kryerjen e kundërvajtjeve të tilla në të ar-dhmen. Si shembull, Ne men-dojmë që në rastin e përdorimit të karburantit me ngjyrë nga automjete që nuk janë të autor-izuara për ta përdorur propo-zojmë që të pezullohet leja e qarkullimit të mjetit nga 3 në 6 muaj. Heqjen e të drejtës për të qenë pjesë e skemës, e furni-zuesit që ka shkelur rregullat si dhe rimbursimin automatik nga kundërvajtësi të vlerës së përfituar etj.

Më tej, me qëllim zbatimin e skemës janë të nevojshme

edhe dy ndërhyrje legjislative të tjera, përkatësisht në ligjin 7747 datë 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)” i ndryshuar dhe në ligjin 62/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.

Konkretisht, në vitin 2010, me anë të një akti normativ me fuqinë e ligjit 6 Albpertrol sh.a. iu dha e drejta të tregtojë produktet hidrokarbure për tre-gun vendas apo për eksport si-pas çmimit të bursës ndërkom-bëtare për hidrokarburet.

Me qëllim që të realizo-het skema e furnizimit të per-fituesve me karburant me çmim të reduktur, duhet kufizuar kjo e drejtë e Albpetrol sh.a. që të tregtojë vetëm ato produkte që nuk janë të nevojshme për të përmbushur nevojat e fermer-ëve për karburant të përcak-tuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave që do nxirret në zbatim të këtij ligji.

Për këtë arsye duhet të ndry-shohet shkronja neni 12(2)(ç) i ligjit nr. 7746, date 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi” i ndryshuar

(shtuar me aktin normativ) në mënyrë që të parashikohet e drejta e Këshillit të Minis-trave që t’ia transferojë naftën bruto në administrim nga Alb-petrol sh.a (e cila e përfiton të drejtën e administrimit si-pas marrëveshjeve Albpetrol) përfituesve.

Gjithashtu, me qëllim uljen e mëtejshme të kostos së kar-burantit për mekanikën bu-jqësore, në nenin 10 të ligjit 62/2012 “Për akcizat në Re-publikën e Shqipërisë” duhet shtuar si një nga rastet e për-jashtimit nga pagesa e akcizës edhe karburanti i prodhuar sipas përcaktimeve të skemës për furnizimin e perfituesve me karburant me çmim të reduk-tuar.

2. Efiçensa e ulët e mekanikës ekzistuese bujqësoreSituata aktualeSipas disa studimeve dhe

vrojtimeve të KASH dhe E.K.R. fermerët në Shqiperi posedojnë rreth 9683 traktorë, nga të cilët vetëm 5308 prej tyre janë në gjendje pune. Këto traktorë janë në gjendje të amortizuar për shkak të viteve të gjata të

përdorimit të tyre. Mbizotërimi mekanikës bujqësore të vjetër rrit koston e mirëmbajtjes për shkak të nevojës për shërbime më të shpeshta dhe gjithashtu, rrit edhe kosot e operimit për shkak të konsumit më të madh të karburantit.

Në vizitat në terren të ek-spertëve të KASH dhe E.K.R. ka rezultuar që shumica e mjeteve bujqësore nuk janë të regjistruara në drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor dhe rrjedhi-misht, nuk janë të pajisura me targa dhe me leje qarkullimi. Gjithashtu, edhe në rastet kur janë të regjistruar pronarët e mjeteve bujqësore nuk përm-bushin detyrimet ligjore për kontrollin periodik teknik të mjetit. Si pasojë e moszbatimit të dispozitave të Kodit Rrugor dhe të akteve në zbatimit të tij, këto mjete bujqësore përdoren në zona të kufizuara të cilat nuk kontrollohen nga agjentët e policisë rrugore. Kufizimi apo pamundësia e qarkullimit lirisht nga njëra zonë në tjetrën e këtyre mjeteve sjell për pa-sojë uljen e rendimentit të shfrytëzimit të tyre dhe rritje të kostove të zotërimit të mjeteve bujqësore.

Për shkak të situatës së tran-zicionit politiko-ekonomik të 29 viteve të fundit, shumë nga poseduesit e mjeteve bujqë-sore janë në pamundësi objek-tive për të plotësuar dokumen-tacionin e kërkuar nga aktet e dala në zbatim të Kodit Rrugor për regjistrimin e mjeteve bu-jqësore, për shkak se nuk kanë të paktën një nga dokumentet e nevojshme për regjistrimin e mjeteve.

Zgjidhja e propozuarDuke marrë në konsideratë

që këto mjete është e nevojsh-më të regjistrohen dhe të kon-trollohen periodikisht në për-puthje me dispozitat e Kodit Rrugor, organizatat tona me qëllim rritjen e efiçesës së përdorimit të mekanikës bu-jqësore, propozojnë formaliz-imin dhe regjistrimin e këtyre mjeteve nëpërmjet ndërhy-rjes në Kodin Rrugor dhe në Rregulloren e zbatimit të Kodit Rrugor të miratuar me vendimin e Këshillit të Minis-trave nr. 153, datë 7.4.2000 (i ndryshuar).

Nëpërmjet ndryshimeve ligjore të propozuara, kërko-het që gjatë një periudhe tran-zitore 2-vjeçare, të thjeshtë-zohet lista e dokumenteve të nevojshme për të regjistruar mjetet bujqësore me qëllim krijimin e kushteve pose-duesve të mjeteve bujqësore të regjistrojnë mjetet e tyre. Në këtë mënyrë, mjetet bu-jqësore do të përdoren në efiçencë të plotë duke ofruar shërbimet e tyre në zona bu-jqësore të ndryshme, do rritet konkurrenca ndërmjet pose-duesve të mjeteve bujqësore dhe rrjedhimisht do të ulet çmimi që paguajnë fermerët për këto shërbime. Gjithash-tu, nëpërmjet formalizimit të mjeteve bujqësore, pronarët

Page 6: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

6 AGROBIZNESI E Premte, 26 Qeshor 2020

infOrMaciOne

(Vijon nga faqja 5)

e tyre kanë mundësi t’i ven-dosin ato lirisht në qarkullimin juridiko-civil, si dhe së fundmi, mjetet bujqësore, duke qenë të regjistruara do t’i nënshtrohen periodikisht kontrollit teknik. Si pasojë, mjetet bujqësore që nuk plotësojnë kushtet teknike për qarkullimin rrugor do të dalin jashtë përdorimit dhe poseduesit e tyre do të jenë të detyruar për të zotëruar mjete bujqësore të reja. Në këtë mënyrë përmbushet qëllimi i ndërhyrjes së propozuar, pra rritet efiçensa e mekanikës bu-jqësore.

ModusQëllimi i mësipërm synohet

të arrihet nëpërmjet dy akteve ligjore: një dispozitë tranzitore në Kodin Rrugor dhe një ven-dimi të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e kushteve dhe kritereve për formalizimin e mjeteve bujqësore.

Kodi rrugor, nëpërmjet dispozitës tranzitore, duhet të abrogojë, përkohësisht, dis-pozitat e Kodit Rrugor dhe të rregullores për zbatimin e Kodit Rrugor në lidhje me dokumentet e kerkuara për regjistrimin e mjeteve bujqë-sore. Përjashtimi nga detyrimi për të paraqitur dokumentet e parashikuara nga Rregullorja e Kodit Rrugor duhet të jetë i zbatueshëm vetëm për mjetet bujqësore që kanë hyrë në Shqipëri përpara një date të caktuar, për shëmbull 1 ja-nar 2010. Mjetet bujqësore të reja, si dhe mjetet që kanë hyrë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë pas kësaj date, prezumohen që i kanë kushtet për të përmbush-ur kërkesat e Kodit Rrugor për regjistrimin dhe kontrol-lin periodik të mjeteve. Siç u përmend më sipër, kjo nismë ndërmerret për shkak të pa-

Propozime për rritjen e mekanizimit të fermave dhe efiçencës së SHBB-ve në Shqipëri

mundësisë së poseduesve të mjeteve ekzistuese për të përmbushur kërkesat për regjistrimin e mjeteve.

Gjithashtu, dispozita tran-zitore duhet të autorizojë Këshillin e Ministrave, në

përputhje me nenin 118 të Kushtetutës, për të rregulluar, nëpërmjet një vendimi, krit-eret, kushtet dhe procedurat për regjistrimin e mjeteve bu-jqësore.

Vendimi i Këshillit të Min-istrave përveç sa më sipër, duhet të parashikojë fushën e zbatimit, pra për mjetet bujqë-sore të paregjistruara dhe të futura në territorin e Repub-likës së Shqipërisë përpara një date të caktuar. Gjithash-tu, duhet të parashikojë edhe organet që duhet të kryejnë identifikimin dhe nxitjen e poseduesve të mjeteve bu-jqësore për regjistrimin e tyre. Për këtë qëllim, Biznes Albania, KASH, EKR, Sho-qata e Prodhuesve Shqiptarë, Dhoma Kombëtare e Zejeve propozojnë krijimin e një bashkëpunimi të posaçëm ndërmjet drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit

rrugor, agjensive rajonale të bujqësisë dhe organizatave të biznesit dhe shoqatave të fermerëve dhe agromekaniza-torëve me qëllim asistimin dhe informimin e poseduesve të mekanikës bujqësore në

plotësimin e dokumentacionit dhe aplikimin për regjistrim-in e mjeteve bujqësore. Kjo zgjidhje, duke u bazuar në rolin e organizatave të bizne-sit, shoqatave të fermerëve dhe agromekanizatorëve, nxit

poseduesit e mjeteve bujqë-sore të kryejnë regjistrimin dhe më pas krijohen kushtet edhe për kontrollin periodik të mjeteve bujqëore.

Për më tepër, vendimi i Këshillit të Ministrave duhet të parashikojë edhe disa sanksione për ato posedues të mjeteve bujqësore që mbas realizimit të këtyre masave të propozuara nuk pranojnë të kryejnë regjistrimin e tyre, duke filluar nga gjoba dhe deri në sekuestrimin e mjetit.

3. Sipërfaqja e vogël e fermaveGjendja aktualeBujqësia është e sunduar

nga ferma me sipërfaqe të vogël (mesatarisht 1.13 hek-tarë) dhe të copëzuara në me-satarisht 3.9 parcela për fermë, me një madhësi mesatare prej 0.25 hektarësh. Parcelizimi i tokës bujqësore sjell një sërë vështirësish për kostot, pro-dhimin, tregtimin, kontrollin e produkteve bujqësore, dhe ka bërë që përdorimi në shkallë të

gjerë i mekanikës bujqësore të jetë i vështirë.

Për të adresuar këtë prob-lem, dhe për të forcuar më tej pozitën ekonomike të fermerëve në vitin 2012 u miratua ligji 38/2012 për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor. Ky ligj krijon disa kushte të përshtatshme lig-jore që megjithëse fermat në shqipëri janë në sipërfaqe të vogël, bashkimi i fermerëve në Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, në lidhje me shër-bimet që kryen shoqëria ndaj fermerëve, si p.sh. shërbimet në fushën e prodhimit bujqë-sor apo marketingut, shërbi-met në veprimtarinë e punës bujqësore, apo dhe në fushën e bashkëpunimit për inputet, fermat konsiderohen e trajto-hen si të bashkuara.

Megjithatë, ky ligj i har-tuar me nxitim mbetet jo i plotë dhe ka pasur probleme gjatë zbatimit të tij për shkak të vështirësive që krijohen në organizimin e fermerëve dhe në formalizmin e menjëher-

1 Banka Botërore, Mekanizimi i fermave: Një sfidë e re për bujqësinë në vendet e Evropës dhe të Azisë Qendrore me të ardhura të ulëta dhe të mesme (2010)2 URL: http://www.oecd.org/dac/effectiveness/49650173.pdf3 Shikoni neni 22 të Dokumentit për Partneritetin e Busanit: “Organizatat e shoqërisë civile (OSHC) luajnë një rol thelbësor në krijimin e mundë-sive për njerëzit që të kërkojnë të drejtat e tyre, në promovimin e qasjeve që bazohen tek të drejtat, në formimin e politikave dhe partneriteteve për zhvillim, si dhe në mbikqyrjen e zbatimit të tyre. Ata, gjithashtu, ofrojnë shërbime në fusha që janë plotësuese me ato që ofrohen nga shteti. Duke njohur këtë, ne do të:a) zbatojmë plotësisht angazhimet tona për t’I mundësuar OSHC të ushtrojnë rolet e tyre si aktorë të pavarur të zhvillimit, me fokus të veçantë në një mjedis lehtësues, në përputhje me të drejtat ndërkombëtare të rëna dakord që maksimizojnë kontributin e OSHC në zhvillim. b) Nxisim OSHC të zbatojnë praktika që forcojnë llogaridhënien e tyre dhe kontributin e tyre në efikasitetin e zhvillimit, duke u udhëhequr nga Pa-rimet e Stambollit dhe Korniza Ndërkombëtare për Efikasitetin e Zhvillimit të OSHC-ve.4 Komunikata nga Komisioni për Parlamentin Europian, Këshillin, Komitetin Ekonomik dhe Social Europian dhe Komitetin e Rajoneve, Rrënjët e demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm: Angazhimi i Europës me Shoqërinë civile në marrëdhëniet me jashtë, e datës 12.09.2012. URL: http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=COM:2012:0492:FIN:EN:PDF5 Council Regulation (EC) No 1698/2005, neni 6 dheRegulation (EU) No 1306/2013 of the EuropeanParliamentandof the Councilof 17 December 2013, nenet 7 dhe 12.6 Akt Normativ nr.2, date 16.06.2010 “Për njështesë në ligjin nr. 7746, date 28.07.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)” i ndryshuar

shëm të një sektori që është thellësisht i ndikuar nga in-formaliteti.

Zgjidhja e propozuarMe qëllim zhvillimin e

sektorit, Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkom-bëtar (JICA) në vitin 2014, ka përgatitur një raport për zhvillimin e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor. Raporti trajton në mënyrë të detajuar kushtet aktuale dhe problemet e hasura nga sho-qëritë e bashkëpunimit bujqë-sor të krijuara deri më datën e hartimit të këtij raporti. Bi-znes Albania, KASH, EKR, Shoqata e Prodhuesve Shq-iptar, Dhoma Kombëtare e Zejeve besojnë që zgjidhjet e propozuara adresojnë më së miri problemet e hasura nga shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Për këtë ceshtje me shumë rëndësi janë paraqitur nga KASH edhe disa propoz-ime konkrete, në dokumentin e përgatitur për konceptimin dhe zbatimin e Projektit pi-lot Agroturizmi, Mjedisi dhe Agrobiznesi (AMA) që është konceptuar dhe është duke u zbatuar nga KASH në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Sarandë.

Mbi 120 projekte të suksesshme të IPARD në Shqipëri - Delegacioni i BE-së: Të investojmë për të ardhmen duke ruajtur traditat

Në 2 thirrjet e hapura nga IPARD në Shqipëri ka pa-sur mbi 120 projekte të suk-sesshme.

Delegacioni i BE në Ti-ranë organizoi një infosesion në lidhje me fondet IPARD dhe mënyrën sesi fermerët shqiptarë mund të përfitojnë nga këto fonde.

Mario Mariani, shef i pro-gramit të bashkëpunimit të Bashkimit Europian në Shq-ipëri u shpreh: “Për ne IPARD është me të vërtetë histori suksesi nga Shqipëria në BE. Ne e kemi filluar programin e IPARD më pak se 2 vite më parë dhe statistikat janë mjaft inkurajuese. Në 2 thirrjet që janë hapur dhe tashmë janë mbyllur ne kemi pasur mbi 120 projekte të suksesshme, të cilat tashmë janë në fazën zbatuese dhe disa prej tyre tashmë kanë përfunduar”.

Sa i përket aspektit ko-hor, Mariani u shpreh:, “Ka një perspektivë afatgjatë për të ardhmen se si do të duket

pjesa rurale e Shqipërisë. Duhet që të kemi ferma më të qëndrueshme më të hapura ndaj tregjeve. Duhet të kërkojmë atë të ardhme

që është e bazuar dhe në të shkuarën, sepse Shqipëria ka një trashëgimi mjaft të pasur, ka shumë produkte, tradita,

reliev shumë të veçantë dhe ne dëshirojmë që këto të jenë pjesë e projekteve të BE duke ruajtur traditat”.

Skema Mbështetëse për fermerët, mbi 7 mijë kanë aplikuar deri tani

7434 fermerë kanë aplikuar deri tani online në portalin e-Albania, për të përfituar nga Skema Kombëtare Mbështetëse në Bujqësi 2020.

Agjencia e Zhvillimit Bu-jqësor dhe Rural (AZHBR) bëri të ditur për ATSH-në, se numri i aplikimeve është ndjeshëm më i lartë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë

që fluksi i aplikimeve pritet të rritet edhe gjatë këtyre dy ditëve në vijim, deri në datën 19 qershor, që shënon dhe mb-ylljen e procesit të aplikimit.

Nga data 29 maj deri 19 qer-shor, fermerët kanë mundësinë të aplikojnë në e-Albania, me zero dokumente, për të përfitu-ar nga fondet që jep buxheti i shtetit si mbështetje për sekto-

rin bujqësor përmes Skemës Kombëtare 2020.

Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare 2020 është 743,9 milionë lekë dhe adreson financim të drejtpër-drejtë të fermerëve për sektorin e blegtorisë, subvencionimin e çmimit të plastmasit, shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aroma-tike, certifikimin e produkteve bujqësore, fermave organike, si dhe diversifikimin e aktiv-iteteve ekonomike në zonat rurale.

“Masat e mbështetjes përmes Skemës Kombëtare janë komplementare me pro-gramin IPARD dhe nuk kri-jojnë mbivendosje me të. Vëmendja jonë shkon për fermerët dhe sipërmarrësit ru-rale. Çdo fond publik i vënë në dispozicion të skemën kom-bëtare për mbështetjen e bu-jqësisë shkon drejtpërdrejt tek fermeri”, thekson AZHBR.

Page 7: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

7 AGROBIZNESI E Premte, 26 Qeshor 2020

bUjqësia në shifra

2000-2017, ekonomia e Shqipërisë në vendnumëro, varet nga bujqësia, rajoni zgjeron prodhimin

Në dy dekadat e fun-dit, nga viti 2000 deri më 2017, struktura e ekono-misë shqiptare dominohet nga bujqësia, një tregues

që lajmëron se Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do ta ketë më të vështirë të rrisë produktivitetin dhe të arrijë standardet e BE-së edhe për shumë dekada të tjera, thotë një studim i Fo-rumit Ekonomik të Vjenës, në lidhje me produktivite-tin në rajonin tonë.

Studimi krahasimor, që u botua këto ditë, tregon se pothuajse në të gjitha vendet e rajonit, prodhimi është një nga tre sektorët më të mëdhenj të ekono-misë, Shqipëria bën për-jashtim nga kjo renditje.

Tre sektorët më të mëdhenj të ekonomisë shqiptare, janë bujqësia me 20% të PBB-së, ndërtimi me 14% dhe tregtia me 13,5%.

Në Serbi, sektori i pro-dhimit, i përfaqësuar nga fabrikat, zë 20% të ekon-omisë; i dyti, sektori i tregtisë, me 11%; i treti, sektori i pasurive të palua-jtshme me 11,3%.

Në Bosnjë dhe Herce-govinë, Kosovë dhe Mal të Zi sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë zë pjesën më të madhe të vlerës së shtuar, me rreth 15%. Në Bosnjë dhe Her-

cegovinë, prodhimi renditet sektori i dytë më i madh në ekonomi, ndërsa në Malin e Zi, sektori i bujqësisë dhe administratës publike janë më të mëdhenj në PBB pas tregtisë.

Në Kosovë, sektori i tregtisë, zë vendin e parë për peshën në PBB, me 14,8% të totalit, ndërsa sektori i bujqësisë vjen e dyti me 13,1% të peshës në PBB. I treti renditet sektori i prodhimit me 13,1% të PBB-së.

Maqedonia e Veriut bën përjashtim nga trendi ra-jonal, sepse sektori i saj

i pasurive të patundshme gjeneron pjesën më e mad-he e vlerës së shtuar, me 14.4%, prodhimi dhe sek-tori i tregtisë me shumicë dhe pakicë vijnë përkatë-sisht në vendin e dytë dhe të tretë me 13.4 dhe 11.4% respektivisht.

Në Shqipëri sektori i prodhimi, fabrikat, zënë vetëm 6% të ekonomisë, duke e renditur Shqipërinë si vendin me përmirësimin më të ulët të produktivitetit të saj në dy dekadat e fun-dit.

Ekspertët e Vjenës nda-

jnë vlerësimin se pjesa e industrisë prodhuese shi-het si sektori më i rëndë-sishëm për zhvillimin e produktivitetit. Studimi tregon se gjatë dy deka-dave të fundit vendet në rajon janë duke e orientuar ekonominë e tyre nga pro-dhimi, përveçse në Shq-ipëri, ku ekonomia e saj vijon të dominohet nga bujqësia.

Revista "Monitor"

Ikja e të rinjve dhe konkurrenca rajonale po tkurrin sektorin e blegtorisë, 17 % më pak krerë në 4 vite

Nga viti 2015 në vitin 2019 sektori i blegtorisë ka pësuar rënie te ndjeshme si në numrin e krerëve ashtu edhe në prodhimin e qumështit, duke vërtetuar

faktin se tashmë sektori është në një rënie të qën-drueshme.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, përgjatë katër viteve të fundit numri i gjed-hëve u pakësua me mbi 18 mijë me një rënie më shumë se 17 për qind.

Rënia më e mprehtë u vu re gjatë vitit 2019, ku num-ri i gjedhëve ra me mbi 11 për qind në raport me vitin 2018.

Në krizë gjenden edhe tufëzat e të imtave për të cilat është vënë re një rënie me 8 % në katër vitet e fun-dit për delet dhe një rënie me 30 për qind numri të dhive.

Kjo ka reflektuar edhe në prodhimit e qumështit i cili është ulur me gati 2 për qind gjatë katër viteve të fundit.

Blegtorët pohojnë se dy janë shkaqet që kanë çuar në këto rezultate negative. Ferit Sokolaj që zotëron një ferme të madhe dhish në zonën e Tropojës, tha se ka ulur me 30 për qind numrin e krerëve dhe shumë shpejt mund at mbyllë biznesin për arsye se nuk po gjen punëtore për tu kujdesur. Emigracioni i lartë i të rinjve sidomos në zonat malore e kanë bërë të vështirë gjetjen çobaneve, teksa ky fenomen po bëhet rrezik edhe për zhdukjen e

fermave të vogla familjare e më këtë rast zhdukjen e racave të rralla. Pakësimi i banorëve dhe plakja e tyre po bën që familjet në fshat mos të mbarështojnë lopë.

Ndërsa në fermat e mëdha blegtorale të organizuara si biznes, kostot janë të larta nga mungesa e subvencio-neve dhe konkurrenca e lartë nga importi.

Teksa Rajoni dhe sidomos Serbia e subvencionojnë të gjithë zinxhirin e qumështit, në Shqipëri skema e sub-vencionit nuk ndihmon pro-dhimin.

Importi i produkteve bul-metore, ku qumështi zë një

peshë të konsiderueshme të këtij grupi, u rritën me 22% në peshë dhe 17% në vlerë. Sipas të dhënave të INSTAT-it referojnë se për 12 muajt e vitin 2019 u importuan 23.4 milionë kg produkte bulme-tore me një vlerë 3.8 mil-iardë lekë. Që prej viti 2013, importet e produkteve bul-metore në vend janë rritur më shumë se 70% në sasi dhe po aq në vlerë.

Të dhënat më të detajuara për kodin doganor 0410, i cili i referohet qumështit, tregojnë se për vitin 2018 (të dhënat për 2019-n ende nuk janë publikuar), janë impor-tuar 9.2 milionë kg qumësht, apo 7.1 milionë dollarë. Në krahasim me vitin 2014, Shqipëria importoi 50% më shumë qumësht nga jashtë.

Kompanitë kryesore të përpunimit të qumështit

thonë se janë detyruar që të drejtohen për të blerë në ra-jon për shkak të mungesës së prodhimit vendas, i cili nuk mjafton për të përmbushur kërkesën e tyre dhe të tregut për produkte bulmetore. Për çdo vit për ta po bëhet më e vështirë për të plotësuar nevojat dhe për këtë detyro-hen të importojnë nga vendet e rajonit, shpeshherë edhe me çmim më të lirë se mund ta marrin në Shqipëri, kjo për shkak se vendet e rajonit kanë kosto më të ulëta dhe fermat marrin mbështetje dhe subvencione.

Revista "Monitor"

Page 8: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

8 AGROBIZNESI E Premte, 26 Qeshor 2020

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra Kondor (ish parku i autobuzave, poshtë “21 Dhjetorit”), TiranëTel: 0035542239968; Fax/Tel: 0035542220027; e-mail: [email protected]; Website: www.tasegroup.al; Celular: 0684855580 (Kushineta, Premistopa dhe rripa)Celular: 0672035581 (Pjesë këmbimi për traktorë)

www.kashalbania.org

Page 9: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

9 AGROBIZNESI E Premte, 26 Qeshor 2020

Page 10: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

10 AGROBIZNESI E Premte, 26 Qeshor 2020

Këndi i eKspertit

Breshkëza e ullirit (Saissetia olea)Përgatitur nga: Prof. Ass. Enver Isufi

Ekspert në Mbrojtjen e Bimëve dhe në Bujqësinë Biologjike

Breshkëza është një dëm-tues i cili thith lëngjet e bimës së ullirit. Ajo vendoset në degë e degëzat e reja të ullirit, si dhe në gjethe.

Ashtu si të gjitha llojet e breshkëzave, edhe breshkëza

e ullirit shkakton dëm direkt, duke thithur lëngjet e bimës dhe dëmin dytësor me nxitjen e kërpudhave saprofite të blo-zave.

Breshkëzat thithin më shumë ushqim se sa asaj i nevojitet dhe pjesën e tepërt e sekretojnë mbi pjesët e gjel-bërta të ullirit në formën e lëngjeve sheqerore.

Mbi këtë shtresë të hollë të lëngjeve sheqerore, zhvillohet miceli i kërpudhave saprofite të blozës. Këto kërpudha nuk lid-hen me bimën, pra nuk thithin lëngja nga bima e ullirit, por shtresa e zezë që ato krijojnë mbi gjethe dhe degëza dobë-sojnë procesin e fotosintezës, i cili është procesi, ekuacioni biokimik që përgatit ushqimet e bimës.

Shpesh dëmi indirekt është më i rëndë se sa vetë dëmi direkt mbi bimën e ullirit.

Në fotot e mëposhtme paraqiten breshkëza e rritur e cila në kurriz ka germën “H”

Shikohen vezët e saj nën guaskën e breshkëzës, shi-kohen gjithashtu larvat mbi gjethet e ullirit dhe breshkën e rritur të fiksuara në formë kolonish mbi degëzat e ullirit. Shikohen edhe gjethe të mbu-luara nga sëmundjet kërpud-hore të blozës.

Cikli jetësor (biologjia) e breshkëzës së ullirit (S.olea)Breshkëza e kalon dimrin

si larvë e moshës së dytë ose të tretë, por edhe si femër e rritur.

Vonë në pranverë (fundi

muajit maj) dhe fillimi verës qershor fillojnë e rriten bresh-këzat femra dimëruese. Femrat nën guaskën e tyre prodhojnë vezët. Vezët janë ngjyrë kre-mi, shumë të imta, si një masë mielli. Vezët fillojnë e bëhen gati për ҫeljen e larvave.

Larvat e moshës së parë: Nga vezët dalin larvat. Larvat e sapoҫelura, lëvizin me këmbët e tyre mbi gjethe deri sa gjejnë vendin e përshtatshëm për t’u ngulur për të thithur lëngjet e bimës. Larvat preferojnë të lokalizohen përgjatë damarit kryesor të gjethes. Kalojnë disa orë dhe larvat fiksohen në gjethe. Larvat e reja kanë mad-hësi 0,2-0,3 mm dhe me sy të zinj.

Larvat duke u rritur ndërroj-në lëkurën. Larvat pasi rriten arrijnë një madhësi 0.6-075 mm dhe gjerësi 0,2-0,35 mm

Larvat e moshës së dytë janë më të mëdha. 0.6-0,8 mm dhe me gjerësi të trupit të tyre 0,3-0,4 mm.

Larvat e moshës së tretë:Në këtë moshë, fillon e duket

qartë kreshta në kurrizin e lar-vave. Larvat e rritura tashmë marrin ngjyrën kafe dhe duke u rritur më tej, marrin ngjyrën e zezë. Në këtë stad larvat kanë madhësi 1-1,6mm të gjata dhe 0,5-0,8 mm të gjëra.

Individët femra kanë formë gati të rrumbullakët dhe mbi kurriz tashmë është e dukshme relieve në formën e germës “H”

Lëshimi i vezëve fillon nga fundi muajit maj deri në gusht, për këtë arsye hasen disa stade brenda sezonit.

Kohëzgjatje e ҫeljes së lar-vave vazhdon për disa javë, në varësi të stadit që ajo ka dimëruar. Në periudhë dimri mbi bimë kemi stade të ndry-shme të breshkëzës, ashtu siҫ e ka zënë klima e ftohtë.

• Pra kur dimëron si larvë e moshës së dytë larvat ҫelin nga muaji korrik

• Kur dimëron në larvat e moshës së tretë, fillimi i ҫeljes së larvave të reja fillon nga mesi muajit qershor

• Kur breshkëza dimëron si femër e rritur, larvat ҫelin më herët, sepse femra është e gatshmë të lëshojë vezët. (Shikoni skicën e cila është ilustruar me dorë)

Breshkëza e ullirit zhvil-lon një brezni në vit, por me ngrohjen e klimës, zhvillon edhe një brezni të dytë brenda vitit.

Masat MbrojtëseA. Masat agronomike, të

cilat mbajnë të ulët popullatën e breshkëzës së ullirit

• Plehërimi i ekulibruar mes NPK ka rëndësi për kufizimin e popullatës së breshkës. Teprimi me plehun azotik, nxit shtimin e breshkëzave, sepse në qelizat e ullirit rriten lëndët azotike, të cilat janë ushqim i mirë për sh-timin e breshkëzave.

• Krasitja e ullirit luan një rol në rregullimin e popullatës së breshkëzës së ullirit.

Pema e krasitur lehtëson depërtimin e rrezeve të diellit, të cilat vrasin larva e sapoҫelura të breshkëzës.

• Krasitjet e rënda nxisin daljen e lastarëve të rinj, këto të preferuara nga breshkëzat. Këto lastarë duhet të rrallohen në kohë. Rrallimi lastarëve, i pjek ato që mbetën dhe breshka ka më pak preferencë për to.

• Mbjellja e ullirit në vende të ajrosura dhe me pak lagështirë ajrore kufizojnë breshkën e ul-lirit. Edhe distancat normale për kultivarët përkatës janë një masë në menaxhimin e popul-latës së breshkëzës në ullishte. Dendësi e bimëve krijon kushte më të mira për rritjen e popul-latëve të breshkës.

• Shmangia e insekticideve shumëhelmues, të cilët vrasin

insektet e dobishme të bresh-këzës së ullirit. Insektet e do-bishëm (parazitë ose preda-torë, luajnë një rol parësor në kufizimin e popullatës së breshkës. Nëse deri më sot në ullishtet tona breshka e ullirit nuk është problem serioz, kjo duhet kërkuar tek numri i madh i popullatave të parazitëve të breshkëzës në ullishtet tona.

B. Masat direkte me insec-ticide

Kjo metodë justifikohet nëse gjatë monitorimit popullata e brëshkëzës është e madhe.

• Monitorimi fushor dhe kufiri i dëmit ekonomik

Në 10 pemë ulliri merren 200 cm lastarë (20 degëza nga 10 cm) me gjethe dhe numëro-hen larvat e breshkëzës.

Kur në 200 cm lastarë me gjethe gjenden 200 larva, ky mund të jetë sinjal për trajtime me insecticide.

• Një tregues tjetër mund të jetë 5-10 larva për gjethe

Kur në një bllok me ullinj ka popullatë të lartë të larvave të breshkës së ullirit, zakonisht bëhen dy trajtime: trajtimi i parë me fillimin e ҫeljes së lar-vave dhe trajtimi i dytë me ar-ritjen e maksimumit të ҫeljeve. Këto dy trajtime e frenonjnë popullatën dhe e pakësojnë atë për vitin e ardhshëm.

Në foton e mëposhtme shi-kohet parazitimi i breshkëzës së ullirit nga paraziti (Scuteilista cyanea). Ky është parazit krye-sor që e mbanë këtë dëmtues nën kufirin e dëmit ekonomik.

Page 11: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

11 AGROBIZNESI E Premte, 26 Qeshor 2020

KëshiLLa në shërbiM të ferMerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJToRIA E pRogRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIgURISË USHQIMoRE DHE ZHVILLIMIT RURAL

KËSHILLA E EKSPERTIT

(Vijon nga gazeta nr. 390))

Drejtoria e Teknologjive të Perimeve: QTTB, Fushë-Krujë E-mail: [email protected]

KOSITJA E JONXHËS PËR MASË TË NJOMË Asllan Celami, Isuf Kaziu, Ilir Mehmeti

Sektori i Farës, Drejtoria e Teknologjive BujqësoreQendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë-Krujë

Në cilësinë e masës së prodhuar, një ndikim të thek-suar kanë kushtet klimatike dhe tokësore në të cilat rritet dhe zhvillohet jonxha. Pjel-loria e lartë e tokës, lagështia e mjaftueshme dhe temperaturat e larta optimale ndikojnë për rritjen e shpejtë dhe të shën-detshme të bimësisë. Jonxha që zhvillohet në klima të freskëta prodhon bar më cilë-sor se sa jonxha që rritet gjatë periudhave të nxehta të vitit me supozimin se jonxhishtja është një lloj e pastër nga bar-ishtet e këqija dhe kositet në të njëjtën fazë pjekjeje. Në kush-tet e vendit tonë periudha kur prodhohet jonxhë me cilësi të lartë është maj-qershor, pasi lagështira e akumuluar gjatë dimrit dhe temperaturat janë optimale për zhvillimin e bimësisë. Menaxhimi i drejtë i prodhimit sikurse mbajtja pastër e jonxhës nga barishtet e këqija, kullimi gjatë dim-rit, plehërimi suplementar kur është i nevojshme dhe kryerja e kosës së parë sa më shpejt, por pa dëmtuar bimësinë, kri-jon kushte që prodhimi i tre kosave të para të jetë i lartë dhe shumë cilësor

Cilësia e masës së prodhuar varet edhe nga koha ditore kur kositet. Bimët transformojnë sheqernat dhe amidonin në en-ergji për frymëmarrjen. Bimët e sapokorrura janë të gjalla dhe procesi i frymëmarrjes vazhdon deri në vyshkjen e thellë të tyre. Sa më i gjatë të jetë intervali nga kositja deri në vyshkjen e thellë, aq më shumë karbo-hidrate dhe lëndë të tjera ush-qyese do të humbasin. Për të shkurtuar këtë kohë këshillohet që kositja të kryhet në mëngjes në mënyrë që temperaturat e larta të ditës të vyshkin masën dhe të ndërpritet frymëmarrja.

Sistemi i kositjesProdhimi i masës, cilësia e

tij dhe qëndrueshmëria e livadhit janë elementë të rëndësishëm që duhen marrë parasysh në për-caktimin e sistemit të kositjes së jonxhës. Rritja e kërkesës për bar jonxhe me cilësi të lartë me synim uljen e mundshme të shpenzimeve suplementare për sigurimin e proteinës dhe en-ergjisë ka çuar në rivlerësimin e sistemit të kositjeve në botë. Në vendin tonë, tek disa fermerë, ekziston mendimi se kositjet e shpeshta nxisin jonxhën të prod-hojë më shumë, gjë që nuk është e vërtetë. Kositjet e shpeshta të jonxhës rrisin sasinë e prodhimit të proteinës dhe lëndëve të tjetra ushqyese për njësi të lëndës së thatë të prodhuar por jo për njësi sipërfaqeje të tokës së kultivuar. Veç kësaj kositjet e shpeshta dobësojnë shumë livadhin e jonxhës.

koha e kositjeveKoha e ndërhyrjes me ko-

sitje ka rëndësi të madhe për kulturën e jonxhës, sepse në varësi të saj varen rendimenti i masë njomë, cilësia kimike dhe vlera ushqyese e saj si edhe jetëgjatësia e livadhit të jonxhës.

Zgjedhja e skemës së ko-sitjes fillon me vendimin se çfarë cilësie forazhi do të prod-hojmë. Kultivuesit që synojnë masë jonxhe me cilësi të lartë do të shkurtojnë jetëgjatësinë e jonxhishtes dhe do të ulin rendimentin fizik që marrin për njësi sipërfaqeje. Vendimet për skemën e kositjes përfshi-jnë numrin e kositjeve për se-zon, datën e kositjes, intervalin ndërmjet dy kositjeve, fazën e kositjes dhe lartësinë e kositjes. Lidhjet ndërmjet fazave të zhvil-limit të bimësisë (pjekjes), pro-dhimit të masës, cilësisë së saj dhe qëndrueshmërisë së livadhit sqarojnë arsyen përse kositja e jonxhës mbështetet në fazën e zh-villimit të bimësisë. Korrja sipas fazave të zhvillimit të bimësisë merr në konsideratë edhe efek-tet e mundshme të faktorëve të ndryshëm të ambientit dhe të ti-pareve të varietetit që kultivohet. Në vendin tonë periudha veg-jetative e jonxhës shtrihet nga fundi i marsit (duke mos marrë parasysh dy dekadat e para të këtij muaj) fillimi i prillit dhe deri me 10 nëntor, për zonën fushore bregdetare dhe luginat e lumenjve Shkumbin (që përf-shin Elbasanin dhe pjesën e ulët të Gramshit), dhe Seman në pjesën e sipërme të tij në

Berat dhe Kuçove dhe lugina të tjera të lumenjve. Ndërsa për zona me lartësi mbi 200 m dhe në klimë kontinentale si Kukësi, Dibra, Puka, Mati, Mirdita, zonat e larta të Gram-shit, Pogradeci, Korça, periud-ha vegjetative e jonxhës fillon në fillim të prillit dhe ndërpritet me 10 tetor, pra është pothu-ajse një muaj më e shkurtër se periudha vegjetative e zo-nës. Shfrytëzimi me efektiv-itet të lartë i kësaj periudhe, nëpërmjet kositjeve racionale, materializon të gjitha shpenz-imet e kryera në jonxhishte me prodhim dhe cilësi të lartë të masës së jonxhës.

Sistemi i kositjes që mbështet jetëgjatësinë e livadhitNë këtë sistem synohet që

krahas prodhimit të masës, jetëg-jatësia e livadhit të jetë sa më e madhe. Kositja në këtë sistem bëhet në fazën kur bimësia ka arritur 25 % lulëzim. Në ditë kalendarike periudha ndërmjet dy kositjeve është 35 deri në 40 ditë. Në këtë sistem syno-het prodhim i lartë mase por jo shumë cilësore. Me këtë sistem kositjeje dhe në varësi me masat që merren në operacionet e ko-rrjes dhe përpunimit të masës prodhohet bar që klasifikohet në indeksin 120 – 140, shumë i përshtatshëm në të ushqyerit e mëshqerrave 12 -18 muajsh të remontit, lopëve barrsa në tharje,

lopët e qumështi në periudhën e fundit të laktacionit para tharjes por edhe në lopët e qumështit prodhimtaria e të cilave nuk jus-tifikon përdorimin e ushqimeve

me cilësi më të lartë. Ky sistem është shumë i përshtatshëm për fermat e gjedheve me drejtim të dyfishtë mish-qumësht, në ato për prodhim mishi dhe prodhim mëshqerrash për remontin e tu-fave.

Sistemi i kositjeve për bar të cilësisë së lartëKur kositet për prodhimin e

barit me cilësi të lartë duhet të kemi parasysh që ai arrihet në kushte të temperaturave opti-male për zhvillimin e bimësisë.

Për këtë arsye duhet planifikuar që kositja e parë në pranverë të kryhet në një fazë më të hershme se fillimi i lulëzimit. Kositjet e tjera duhen bërë në mesin e

gonxhimit. Periudha ndërmjet dy kositjeve zgjat 28-33 ditë. Pro-dhimi duhet të korret dhe të ma-nipulohet brenda 3-4 ditëve, në mënyrë që të evitohen humbjet dhe të arrihet synimi për të cilin u krye kositja në faza të hershme, pra cilësi e lartë bari. Në këtë sistem kositje, bimësia e livadhit dobësohet shumë dhe jetëgjatë-sia e tyre shkurtohet, veçanërisht në ato zona ku jonxha ujitet dhe merren 6-7 kositje në vit. Në ketë rast është e nevojshme që kositjet të ndërpriten rreth 6 javë përpara se temperaturat mesatare

të zbresin nën 60 C, që përkon me rënien e brymave të para të muajt nëntor. Kositjet

vonë në vjeshtë ulin rezistencën e bimësisë ndaj dimrit, vonojnë zgjimin pranveror e për pasojë ulin prodhimin e kosës së parë të vitit pasardhës.

kositjet për qëllim të dyfishtë, prodhim dhe cilësi të lartëNë këtë sistem kositjeje, që

synon njëkohësisht prodhim-tari dhe cilësi të lartë bari, dy kositjet e para bëhen në afatet e caktuara kohore. Gjatë kësaj periudhe, cilësia e forazhit ndryshon shumë më shpejt dhe një vonesë e vogël në kositje shoqërohet me ulje të theksuar të cilësisë së barit. Kositja e parë të bëhet në fazën e gonxhimit, që për zonën fushore të vendit tonë në klimë normale përkon me datën 25-30 prill, ndërsa për zonën malore dy javë më vonë. Kositja e dytë bëhet pas 28-33 ditësh ose në mesin e fazës së gonxhimit. Kositjet e tjera bëhen në intervale 33-38 ditë dhe më shumë ose në fazën e 10-25 % të lulëzimit. Kositjet e hershme në pranverë, shoqëruar me një kositje tjetër pasardhëse në një interval të shkurtër, jep prodhim me cilësi të lartë, ndërsa zgjatja e intervalit ndërmjet kositjeve për kosat tjera ndikon në rritjen e rezervave të sistemit rrënjor dhe qëndrueshmërinë e livadhit.

Cilësia e masës në kosat e verës (pas 15 qershorit) nuk ndryshon shumë për efekt të avancimit të fazës së pjekjes së bimësisë nga momenti i fundit i gonxhimit deri në mesin e lulëzimit kraha-suar me kositjet e pranverës. Ky ndryshim i ngadaltë i cilësisë së barit jep më shumë kohë në dispozicion të kultivuesve për ndërhyrje me kositje. Kjo është e rëndësishme sidomos për fer-mat e mëdha që kanë sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me jonxhë dhe nevojitet mjaft kohë për kryerjen e kositjes. Me këtë sistem kositjeje bëhet e mundur që rreth 32-75 % e pro-dhimit vjetor të klasifikohet si-pas Indeksit të Vlerës Relative Ushqyese në klasën >150.

Grafiku Nr. 5

- Ribotim -

Page 12: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

12 AGROBIZNESI E Premte, 26 Qeshor 2020

KëshiLLa në shërbiM të ferMerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJToRIA E pRogRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIgURISË USHQIMoRE DHE ZHVILLIMIT RURAL

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Drejtoria e Teknologjive të Perimeve: QTTB, Fushë-Krujë E-mail: [email protected]

KËSHILLA E EKSPERTIT

PRAKTIKAT E MBARËSHTIMIT TË BUALLICAVEPërgatiti: Dr. Fiqiri Tahiri, QTTB, Fushë-Krujë

Madhësia e pupulacionit të buallicave në vendin tonë llog-aritet në rreth 270 krerë nga të cilat autoktone 190 krerë. Ky populacion shtrihet në disa ferma: në zonën e Kava-jës 2 ferma, në Fushë-Krujë, 1 fermë dhe 2 ferma në zonën e Lushnjes dhe Fierit. Artikulli ka për qëllim për t’i ardhur në ndihmë fermerëve të cilët mbarështojnë këtë specie me qëllim zbatimin e praktikave të duhura në mbarështim, të ushqyer, riprodhimin dhe stre-himin e tyre.

Momentet kryesore të punës racore janë:• Identifikimi (matrikulli-

mi) dhe regjistrimi i kafshëve • Regjistrimi i të dhënave

të prodhimtarisë së qumështit dhe cilësisë së tij (rekordet e qumështit, analiza e përmba-jtjes në yndyrë dhe proteinë, etj.)

• Regjistrimi i të dhë-nave në lidhje me treguesit e riprodhimit për buallicat: data e pjelljes paraservis pe-rioda, servis perioda, zgjatja e mbarsmërisë, intervali midis pjelljeve, lehtësia në pjellje, indeksi ndërzimit dhe mesh-korët të destinuar për remont (mosha dhe pesha në ndër-zimin e parë, mosha dhe pesha në ndërzim fekondues, mosha dhe pesha në pjelljen e parë). Ndërzimi i mushkoreve do të kryhet kur kanë arritur moshën (18-20 muaj) dhe peshën e gjallë 300-400 kg (75% të kaf-shës adulte). Mosha në pjelljen e parë 40 muaj dhe intervali i pjelljes 530 ditë

• Regjistrimi i të dhënave në lidhje me dinamikën e zh-villimit të kotorrave të des-tinuar për remont : pesha në lindje, mosha dhe pesha në këputje, shtesë peshe para dhe pas këputjes, efektiviteti i kon-vertimit të ushqimit në shtesë peshe

• Regjistrimi i të dhënave për peshën në lindja, mosha dhe pesha në këputje, shtesë peshe ditore para dhe pas këputjes, shpërblimi ushqimit, moshën dhe peshën në therje e kotorrave të destinuar për mish, vlerësimi i performancës së karkasës.

• Vlerësimi i tipareve të konformacionit (sistemi 9 pikësh)

• Seleksionimi i buallicave që do të shërbejnë si nëna për prodhim kotorra. Seleksionimi do bazohet në prodhimtarinë dhe cilësinë e qumështit të re-alizuar, aftësitë maternale në rritjen e kotorrave, treguesit riproduktive, tiparet e kon-formacionit, etj. Ato buallica që rezultojnë me tregues më të mirë të performancave do të shërbejnë si nëna për pro-dhimin e kotorrave për ndër-zim natyral të kontrolluar

• Seleksionimi i kotorrave

që do të shërbejnë për ndër-zimin natyral të kontrolluar do të bëhet mbi bazën e indeksit të pedigresë dhe performancave të bijave të tyre

• Planifikimi dhe zbatimi i çiftëzimeve optimale bazuar në objektivat racore dhe per-formancat individuale të reali-zuara me qëllim ruajtjen e va-riacionit gjenetik, shmangien e inbridingut dhe garantimin e një progresi gjenetik të va-zhdueshëm të populacionit të buallicave.

1. kujdesi dhe trajtimi për kotorrat 0 - 3 muajPraktikat e mëposhtme të

mbarështimit janë të nevojshme të ndiqen me qëllim uljen në maksimum të vdekshmërisë

• Menjëherë pas lindjes, ko-torrit duhet t’i pastrohen buzët dhe hunda nga lëngjet dhe membranat fetale me qëllim që frymarrja të jetë normale. Në rast se shikohet një vështirësi

në frymarrje atëhere kotorrit duhet t’i bëhet frymëmarrje ar-tificiale ose të mbahet vertikal-isht me kokë poshtë

• Kotorri duhet të afrohet tek nëna me qëllim tharjen e trupit të tij nëpërmjet lëpirjes. Në rast të kundërt, personi që shërben duhet të pastrojë trupin nga lëngjet fetale duke e fshirë me kashtë të butë ose pecetë deri sa trupi të thahet.

• Kordoni umbelikal duhet të pritet në një gjatësi 6-8 cm dhe pastaj të dizinfektohet me tinkturë jodi me qëllim për të shmangur rezikun e infeksionit të kërthizës.

• Vendi i qën-drimit të kotorrit të porsalindur me nënën e tij duhet

të ketë një shtresë kashte të bollshme, të butë dhe të pastër

• Me qëllim për të luftuar askaridet neonatale është e nevojshme trajtimi me një dozë prej 10 gr. piperazinë sa më shpejt të jetë e mundur, prefero-hen ditët e para pas lindjes

• Kotorrat duhet të mbahen në bokse individuale në 3-4 javët e para të moshës. Kjo kri-jon mundësinë e një vëmendje më të madhe ndaj tyre dhe parandalon lëpirjen e kordonit të kërthizës së njëri-tjetrit

• Kotorrat pas moshës 1 muajsh mund të mbahen në grupe (jo më të mëdha se 20-30 krerë)

• Matrikullimi duhet të kry-het sa më shpejt të jetë e mun-dur (brenda moshës 2 javë). Re-komandohet matrikullimi me pafta plastike.

• Heqja e brirëve mund të kryhet gjatë dy javëve të para të moshës. Megjithatë, heqja e brirëve nuk praktikohet.

• Vaksinimi kundër antrak-sit (plasjes), ethes hemoragjike (HS) dhe rinderpestit (RP)

duhet të kryen sipas këshillave të mjekut veteriner.

• Thithat e tepërta të cilat ndeshen shpesh herë tek fem-rat duhet të hiqen në moshë të hershme përpara se ato të zhvil-lohen.

• Higjenë dhe profilaksi e lartë e bokseve, paisjeve dhe enëve (kova, etj.) që përdoren për të ushqyerit e kotorrave

• Trajtimi ushqimor duhet të plotësojë nevojat në lëndë ushqyese mbi bazën e peshës në lindje, shtesës së peshës dhe kondicionit trupor.

• Me qëllim për të shmangur çrregullimet e aparatit tretës dhe

çfaqjen e diaresë, dieta ushqi-more duhet t’i jepet 3 deri në 4 vafte në javën e parë të moshës dhe në dy vafte në ditë nga java e dytë deri në moshën 3 muaj.

• Nevojat në lëndë ushqyese duhet të kalkulohen në mënyrë korrekte me qëllim për të shmangur majmjen gjatë muajit të parë të moshës

• Uji i pijshëm duhet të jetë higjenikisht i pastër, i freskët dhe në sasi të mjaftueshme. Duhet të tregohet kujdes që të shmanget lagia e shtresës së boksit ose e dyshemesë pasi bëhet shkak i zhvillimit të mikroorganizmave të ndryshëm patogjenë, çfaqjen e sëmundjeve të ndryshme si pneumonia etj.

• Kujdes duhet të tregohet për t’i siguruar kotorrave një ambient të thatë në vendqën-drimin e tyre, të ventiluar mirë dhe me ndriçim optimal.

Heqja e brirëveHeqja e brirëve nuk prakti-

kohet pasi janë të dobishme për të identifikuar racën

Avantazhet e heqjes brireve• Rreziku i dëmtimit nga

brirët shmanget dhe sjellja e kafshës nuk rrezikon personin gjatë kujdesjes për të

• Nevojitet më pak hapsirë për kafshët dhe mund të mba-hen në grupe në sistemin e stre-himit të mbajtjes lirë.

• Gjatë luftimit midis tyre nuk ka dëmtime të cilat mund të shkaktojnë humbje ekono-mike dhe dëmtim të cilësisë së lëkurës.

• Minimizohen rastet e sëmundjeve të brirëve për shkak të frakturës së brirëve dhe in-

fektimit• Heqja e thithave të tepër-

ta tek kafshët femra nëpërmjet prerjes me gërshërë

Disavantazhet e heqjes së brirëve

• Kafshët humbin pamjen e tyre natyrore

• Brirët janë tiparet speci-fike të racës në shumicën e rasteve dhe heqja e brirëve do të eleminonte këtë tipar të rëndësishëm

• Kafsha humbet një me-kanizëm mbrojtës të dhënë nga natyra

Sëmundjet e kotorraveNeglizhenca në të ushqy-

erit dhe mbarështim rezulton me një shkallë vdekshmërie të lartë. Humbje më të mëdha vërehen në 3 muajt e parë të moshës. Pneumonia dhe gas-troenteritet janë sëmundjet të cilat shkaktojnë vdekshmëri të kafshëve.

PneumoniaËshtë një nga shkaqet

kryesore të vdekshmërisë së kotorrave veçanërisht gjatë stinës së dimrit. Faktorët janë shëndeti i dobët, lagështia dhe dobësia për shkak të sëmund-jeve tjera. Infeksioni mund të jetë viral ose bakterial. Tem-peratura e lartë e shoqëruar me shkarkime të lëngjeve të hun-dës, kolla dhe shpeshtësia në frymëmarrje janë simptomat e dukshme. Kotorri i sëmurë duhet të mbahet veçantë në ambient të ngrohtë, shtresë të thatë dhe trajtimi mjeksor duhet të kryhet nga mjeku vet-erinar

GastroenteritetGastroenteriti është një

sëmundje fatale që shkakton vdekshmëri neonatale në ko-torrat. Mund të jetë me natyrë jo infektive, të shkaktuar nga ushqime të ndotura ose të pri-shura, ose infektive të shkak-tuar nga viruse, bakterie ose parazitë. Simptomat janë di-areja, feçet të bardha në të ver-dhë me erë të keqe. Në rastet më të rënda në feçe konstato-het gjak dhe mukus. Këto sho-qërohen me dobësi ekstreme, dehidratim dhe ngordhje. Trajtimi duhet të bëhet sipas këshillave të mjekut veteriner.

AskaridiozatIncidentet janë konstatuar

në kotorrat neonatale. Një in-festim i madh nga askaridet mund të jetë fatale për kafshën.

Trajtimi medika-mentoz i kotorrit në moshën një javë është shumë efektiv

2. kujdesi dhe trajtimi i mushkoreveKujdesi dhe trajtimi ka një

ndikim të rëndësishëm në per-formancën prodhuese.

• Në kushte të mira mbarësh-timi, mosha e mushkoreve në fekondim varet nga praktikat e mbarështimit dhe të ushqyerit. Mosha mesatare në fekondim është 18-20 muaj, mosha në pjelljen e parë 30-36 muaj dhe me peshë të gjallë 300-350 kg, shtesa peshës ditore nga mosha 12 javë deri në 12 muaj është rreth 500 g/ditë. Në kushte të vështira mbarështimi treguesit produktive dhe riproduktive janë më të ulët. Kështu, mosha në pjellje luhatet nga 45-60 muaj dhe shtesa peshës ditore rezulton 250 g/ditë

• Gjatë mbajtjes tyre në kullotë është e nevojshme sigurimi i një hapësire të mjaf-tueshme dhe basenet e ujit të jenë prezente, pasi dihet që në stinën e verës ato qëndrojnë një kohë të gjatë duke bërë banjo uji. Në varësi të gjendjes së kullotës, duhet të bëhet suple-mentimi i dietës me qëllim plotësimin e nevojave ushqi-more të tyre

• 2 javë para pjelljes, mesh-korja vendoset në një ambjent të pastër dhe të dizinfektuar. 3 ditë përpara pjelljes i jepet ush-qim laksativ, ku pjesa e himeve në racion rritet.

• Vëzhgimi i mushkores gjatë aktit të pjelljet kryhet në distancë sepse vëzhgimi nga afër mund ta bëjë atë nervoze. Akti i pjelljes zgjat 2 orë. Në rast se vërehet vështirësi dhe zgjatje të kohës duhet të njof-tohet mjeku veteriner. Nxjerrja e placentës ndodh pas 4 orësh. Pas nxjerrjes placenta duhet të largohet nga vendi që rrin kaf-sha pasi ajo tenton ta hajë atë dhe të groposet. Në qoftëse pla-centa nuk nxirret pas mbushjes së 24 orëve atëherë duhet të njoftohet mjeku veterinar.

• Mushkores pas pjelljes i jepet llapa me qëllim për të stimular proçesin e tharjes të porsalindurit

• Zakonisht mjelja e mesh-kores që pjellë për herë të parë ka nevoje për një vëmendje pakëz të veçantë

• Mushkoret duhet të lid-hen përpara se të vendosen në vendin e mjeljes. Vendi i mjeljes duhet të jetë i caktuar për secilën meshkore dhe nuk duhet të ndryshojë.

• Mjelësi duhet që 15-20 ditë përpara pjelljes duhet të kalojë disa minuta me secilën mush-kore, duke i përkëdhelur dhe fërkuar në pjesën e shpinës.

• Pastrimi i gjirit dhe thithave duhet të bëhet me xhentilesë, përndryshe kafsha nuk e “jep qumështin”

- Ribotim -

Page 13: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

AGROBIZNESI13 E Premte, 26 Qeshor 2020

Këndi i eKspertit

(Vijon në faqen 14)

Kalendari bujqësor, muaji korrik 2020Përgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

pamja e qiellit gjatë muajit korrik 2020Më 5 korrik, do të jetë Hëna

e plotë. Hëna do të jetë e vendo-sur në anën e kundërt të Tokës

nga Dielli dhe faqja e saj do të ndriçohet plotësisht. Kjo fazë so të ndodhë në orën 06:44 UTC. Kjo hënë e plotë ishte e njohur nga fiset e hershme të vendasve amerikanë si Hëna e Drerit, sepse dreri mashkullor do të fil-lonte të rritëte brirët e tyre të reja në këtë kohë të vitit. Kjo hënë ka qenë e njohur edhe si Hëna e Bubullimave dhe Hëna e Barit.

Më 5 korrik, do të ketë Eklips Hënor Penumbral. Një eklips penumbral hënor ndodh kur Hëna kalon nëpër hijen e pjesshme të Tokës, ose pen-umbra. Gjatë këtij lloj eklipsi Hëna do të errësohet pak, por jo plotësisht. Eklipsi do të jetë i dukshëm në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut, Amer-ikës së Jugut, Oqeanit Paqësor Lindor, Oqeanit Atlantik Perën-dimor dhe Afrikës ekstreme Perëndimore.

Më 14 korrik do të jetë Jupi-teri në Opozitë. Planeti gjigant do të jetë në afrimin e tij më të ngushtë me Tokën dhe faqja e tij do të ndriçohet plotësisht nga Dielli. Do të jetë më e ndritshme se çdo kohë tjetër e vitit dhe do të jetë e dukshme gjatë gjithë natës. Kjo është koha më e mirë për të parë dhe fotografuar Jupi-terin dhe hënat e tij. Një teleskop me madhësi të mesme mund të jetë në gjendje t'ju tregojë disa nga detajet në shiritat e reve të Jupiterit. Një palë dylbi të mira mund t’ju lejojnë të shihni katër hënat më të mëdha të Jupiterit, duke u shfaqur si pika të ndrit-shme në të dyja anët e planetit.

Më 20 korrik, do të jetë Hëna

e Re. Hëna do të vendoset në të njëjtën anë të Tokës si Dielli dhe nuk do të jetë e dukshme në qiellin e natës. Kjo fazë do të ndodhë në orën 19:32 UTC. Kjo është koha më e mirë e muajit për të vëzhguar objekte të zbehta siç janë galaktikat dhe grupimet e yjeve, sepse nuk ka dritë të hë-nës për të ndërhyrë.

Më 20 korrik, do të jetë Sat-urni në opozitë. Planeti i rrethuar do të jetë në afrimin e tij më të ngushtë me Tokën dhe faqja e tij do të ndriçohet plotësisht nga Dielli. Do të jetë më e ndritshme se çdo kohë tjetër e vitit dhe do të jetë e dukshme gjatë gjithë natës. Kjo është koha më e mirë për të parë dhe fotografuar Saturnin dhe hënat e tij. Një teleskop me mad-hësi të mesme ose më të madhe do t'ju lejojë të shihni unazat e Saturnit dhe disa nga hënat e tij më të ndritshme.

Më 22 korrik, Mërkuri do të jetë në zgjatjen më të Madhe Perëndimore. Planeti Mërkur ar-rin zgjatjen më të madhe perën-dimore me 20,1 gradë nga Dielli. Kjo është koha më e mirë për të parë Mërkurin pasi ai do të jetë në pikën e tij më të lartë mbi horizon-tin në qiellin e mëngjesit. Shikoni për planetin e ulët në qiellin lin-dor pak para lindjes së diellit.

Më 28 korrik dhe 29 korrik do të ketë Dush Meteorik Delta Aquarids. Dushi Delta Aquarids është një dush mesatar që mund të prodhojë deri në 20 meteorë në orë në kulmin e tij. Prodhohet nga mbeturinat e lëna pas nga kometat Marsden dhe Kracht.

Dushi ndodh çdo vit nga 12 kor-riku deri në 23 gusht. Ai kulmon këtë vit natën e 28 korrikut dhe mëngjesin e 29 korrikut. Çereku i dytë i Hënës do të bllokojë shumë nga meteorët më të dobët këtë vit. Por nëse jeni të durueshëm, duhet të jeni në gjendje të kapni disa nga ato më të ndritshme. Shikimi më i mirë do të jetë nga një vend i errët pas mesnatës. Meteorët do të rrezatojnë nga konstelacioni Ujori, por mund të shfaqen kudo në qiell.

parashikimi i motit për muajin korrik 2020Muaji korrik në Tiranë, do të

ndikohet nga klima mesdhetare bregdetare. Gjatë këtij muaji mund të priten, herë pas here shi, stuhi dhe mot tropikal. Gama e temperaturave mesatare ditore do të jetë rreth 34º C. Java e dytë e muajit do të jetë më e nxehta por nuk përjashtohen reshjet dhe stuhitë.

Ngjarjet e motit që mund të ndodhin gjatë muajit korriknë Tiranë: 6 herë shi, 7 herë stuhi, por ju mund të jeni të qetë në lidhje me shirat. Vitet e fundit, mesatarisht, vetëm 6 ditë ishin me shi gjatë korrikut.

Tirana në korrik do të përje-tojë ditë të nxehta me qiell pak të vrenjtur. Në mënyrë tipike tem-peratura do të luhatet rreth 31º C dhe do të ndihet për 38º C dhe era do të jetë fllad i lehtë.

Temperaturat e larta të përdit-shme do të rriten me 2ºC nga 30° C në 32ºC , rrallë do të bien nën

26°C ose të tejkalojnë 36°C.Temperaturat e ulta ditore

do të rriten me 1ºC, nga 17ºC në 18ºC, rrallë do të bien nën 13° C ose të tejkalojnë 21° C.

Temperatura më e lartë mesatare minimale ditore do të jetë 18º C më 30 korrik.

Për referencë, më 2 gusht, dita më e nxehtë e vitit, temperaturat

në Tiranë, zakonisht variojnë nga 18° C në 32° C, ndërsa më 4 janar, dita më e ftohtë e vitit, ato shkojnë nga 0° C në 11° C .

Zhvillimi i reveMuaji korrik në Tiranë do

të ketë një mbulesë thelbësore

Page 14: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

AGROBIZNESI14 E Premte, 26 Qeshor 2020

Këndi i eKspertit

(Vijon në faqen 15)

(Vijon nga faqja 13) Kalendari bujqësor, muaji korrik 2020

konstante me re, me përqindjen e kohës që qielli është i vranë-suar ose kryesisht me re duke mbetur rreth 11% gjatë gjithë muajit. Mundësia më e ulët për kushte të vranësira ose krye-sisht me vranësirë do të jetë 9% në 20 korrik.

Dita më e qartë e muajit është 20 korriku, me kushte të qarta, kryesisht të kthjellëta, ose pjesërisht me re me 91% të kohës.

Për referencë, më 6 dhjetor, dita më e vrenjtur e vitit, shansi i kushteve të mbuluara me re ose më së shumti me re është 55%, ndërsa më 20 korrik, dita më e qartë e vitit, mundësia e qiellit të qartë, është 91%.

ReshjetNjë ditë e lagsht konsidero-

het një ditë me të paktën 1 mm të reshjeve. Në Tiranë, shansi për një ditë të lagësht gjatë muajit korrik do të jetë në thelb konstante, duke mbetur rreth 11% gjatë gjithë muajit.

Gjatë muajit korrik në Tira-në, parashikohen të bien rreth 13.4 mm shi, ndërsa në Korçë, parashikohen të bien rreth36.3 mm shi.(Tabelat më sipër)

Për referencë, shansi më i lartë për një ditë të lagur në Tiranë është 36% më 4 dhjetor dhe shansi më i ulët është 10% më 6 korrik.

Lagështia e AjritNdryshe nga temperatura, e

cila zakonisht ndryshon në mënyrë të konsiderueshme mes natës dhe ditës, pika e vesës ka tendencë të ndryshojë më ngadalë, kështu që ndërsa temperatura mund të bjerë gjatë natës, një ditë me zagushi zakonisht ndiqet nga një natë me zagushi.

Shansi që një ditë e caktuar do të jetë me zagushi në Ti-ranë, në thelb do të rritet me shpejtësi gjatë muajit korrik, duke u rritur nga 28 % në 35% gjatë gjithë kohës.

Lagështia mesatare e ajrit do të jetë 70%, ndërkohë që lagështia më e përshtatshme që njerëzit të ndjehen rehat duhet të jetë rreth 45 %.

Për referencë, më 6 gusht, dita më me zagushi e vitit, ka kushte të mprehta në35% të kohës, ndër-sa më 16 dhjetor, dita më pa za-gushi e vitit, ka kushte të mprehta në0% të kohës.

HumIndex është një treg-ues tjetër i rëndësishëm, i cili tregon shkallën e komoditetit ose shqetësimit të bazuar në kombinimin e temperaturës dhe lagështisë. Humindex relativ-isht varion nga 28 (pak ose as-pak shqetësim) deri në 31 (një shqetësim i dukshëm) gjatë rrjed-hës së një korriku tipik.

Gjatë muajit korrik Humind-eksi do të jetë 42 që do të thotë se trupi do të ndjehet në një shqetësim të dukshëm dhe duhet të shmangen ushtrimet e tepërta.

EraKy seksion diskuton

vrojtimin mesatar të orëve me-satare të erës (shpejtësia dhe drejtimi) në 10 metra mbi tokë. Era e përjetuar në çdo vend të caktuar është shumë e varur nga topografia lokale dhe faktorë të tjerë, dhe shpejtësia dhe drejtimi i erës ndryshojnë më gjerësisht se mesataret e orëve.

Shpejtësia mesatare e erës në Tiranë, në thelb do të jetë kon-stante gjatë muajit korrik, duke mbetur 2.7 metra për sekondë gjatë gjithë kohës.

Shpejtësia mesatare më e lartë ditore e erës gjatë muajit korrik do të jetë2.7 metra për sekondë më 20 korrik.

Drejtimi mesatar ditor i erës në Tiranë, përgjatë gjithë kor-rikut do të jetë kryesisht nga perëndimi, me një përqindje kulmi prej 34% në 24 Korrik.

Për referencë, më 4 shkurt, dita më e trazuar e vitit, shpejtë-sia mesatare ditore e erës është 3.7 metra për sekondë, ndërsa më 31 Maj, dita më e qetë e vitit, shpejtësia mesatare ditore e erës është 2.5 metra për sekondë.

periudha e vegjetacionit Përkufizimi i periudhës së veg-

jetacionit varion sipas vendeve dhe ajo është e përcaktuar si peri-

udha më e gjatë e vazhdueshme e temperaturave mbi kufirin e ngrirjes (≥ 0° C) në vit.

Periudha e vegjetacionit shpreh një masë të akumulimit vjetor të nxehtësisë që për-doret për zhvillimin e bimëve dhe kafshëve dhe përcaktohet si integral i ngrohtësisë mbi një temperaturë bazë, e cila shprehet me temperaturat ak-tive mbi 10° C dhe nën 30° C.

Periudha e vegjetacionit në Tiranë, zakonisht zgjat 8.1 muaj (249 ditë), nga rreth 16 mars deri më 19 nëntor, rrallë duke filluar para 19 shkurtit, ose pas 10 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 28 teto-rit, ose pas 14 dhjetorit. Ndër-sa Sezoni i rritjes (periudha e vegjetacionit) në Korçë (që përfaqëson zonën e ftohtë të vendit), zakonisht zgjat 6.7 muaj (206 ditë), nga rreth 7 prilli deri më 30 tetor, rrallë duke filluar para 18 marsit ose pas 27 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 10 tetorit ose pas 22 nëntorit.

Muaji korrik në Tiranë do të jetë plotësisht brenda se-zonit të rritjes.

Akumulimi mesatar i tem-peraturave ditore të rritjes në Tiranë do të rritet me shpe-jtësi gjatë muajit Korrik, duke u rritur me 420° C, nga 824° C në 1244° C, gjatë muajit.

Presioni atmosferik gjatë muajit korrik do të jetë i ulët, në kufijtë 1011 hPa, ndërkohë që presioni më i përshtatshëm atmosferik për sistemin kar-diovaskular të njeriut është 1016 hPa. Pra në korrik pre-sioni atmosferik do të jetë pak i ulët dhe njerëzit do ta ndjejnë veten relativisht mirë.

Shikueshmëria, e cila tre-gon për pastërtinë e ajrit dhe transparencën e tij, gjatë mua-jit korrikdo të jetë 9.8 km.

Energjia dielloreKëtu jepet energjia diellore

me rreze të shkurtër që ndodh përditë. Rrezatimi me valë të shkurtra përfshin dritën e duk-shme dhe rrezatimin ultravjollcë.

Energjia diellore me valë të shkurtra mesatare ditore në Tiranë do të ulet gradualisht gjatë muajit korrik, duke rënë me 0.5 Kwh, nga 7.8 kWh në7.3 kWh gjatë muajit.

Indeksi i rrezatimit Ultraviolet (UV)Rrezet e diellit janë burimi

kryesor i rrezeve UV. Edhe pse rrezet UV përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të rr-ezeve të diellit, ato janë shkaku kryesor i efekteve të dëmshme të diellit në lëkurë. Sasia e rr-ezatimit UV që arrin tokën në çdo vend varet nga një numër faktorësh, duke përfshirë kohën e ditës, kohën e vitit, lartësinë dhe mbulimin e reve. Efekti negativ i tyre është më i madh gjatë muajve të pran-verës dhe verës dhe nga ora 10:00-16:00 e ditës. Në lartësi të mëdha rrezatimi është më i madh. Indeksi i rrezatimit UV përcaktohet në një shkallë prej 1 deri në 11+. Një numër më

Page 15: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

AGROBIZNESI15 E Premte, 26 Qeshor 2020

Këndi i eKspertit

(Vijon nga faqja 14) Kalendari bujqësor, muaji korrik 2020

i madh do të thotë rrezik më i madh i ekspozimit ndaj rr-ezeve UV dhe një shans më të lartë të djegieve nga dielli dhe dëmtimit të lëkurës. Mbrojtja kundë këtij rrezatimi është shmangja e qëndrimit për një kohë të gjatë në diell.

Indeksi i rrezatimit ultra-violet (UV), gjatë muajit kor-rik do të jetë i ndryshueshëm sipas ditëve të muajit dhe do të lëvizë në kufijtë 7-11 në Tiranë dhe në kufijtë 4-11 në Korçë. (Shih pasqyrat)

Punimet që mund të kryhen në kopshtari gjatë muajit kor-rik 2020

Duke u bazuar në fazat e Hënës, mund të rekomandohen dhe punimet e ndryshme që mund të kryhen në kopshtari sipas muajve gjatë vitit.

kalendari i Ditëve më të mira të muajit korrik 2020 për disa aktivitete të përditëshme të fermeritJeta dhe veprimtaria e

njerëzve duhet të zhvillohet në harmoni të plotë me natyrën dhe ky është çelësi me të ci-lin mund të zbulohen bukuritë e jetës. Në këtë drejtim është e rëndësishme të kuptojmë parimin e thjeshtë se rendi natyror i gjërave është një grumbull i proceseve ritmike të përsëritura që ndikojnë shëndetin tonë, forcën fizike dhe gjendjen shpirtërore. Mekanizmat që funksionojnë në natyrë ndikojnë në qenien njerëzore, e cila është pjesë

përbërëse e botës që na rre-thon. Për të kuptuar më mirë realitetin rreth nesh dhe për të përshtatur ritmin e punës dhe të jetës sonë, duhet të kemi njohuri të mjaftueshme për këto fenomene, të cilat kanë ndikimin më të madh në këto procese.

Hëna ndikon jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve por dhe në veprimtari-në jetësore dhe të përditëshme të qenjeve të gjalla. Sipas tra-ditës mendohet se kur hëna është në fazën e duhur dhe vendin e duhur në zodiak, be-sohet gjërësisht se aktivitetet do të jenë më të frytshme apo të çojnë në rezultate të mira. Periudha në mes të hënës së re dhe të plotë (çereku i parë dhe i dytë i hënës), konsiderohet si

koha më e mirë për të kryer de-tyrat që kanë lidhje me forcën, pjellorinë dhe rritjen. Peri-udha mes Hënës së plotë dhe Hënës së re (çereku i tretë dhe

i katërt i hënës), është koha më e mira për korrjet, rritjen e ngadalësuar, etj. Merret në konsideratë edhe për mar-rëdhënien që ka Hëna me 12

shënjat sunduese të zodiakut. Kështu në bazë të kombini-meve dhe marrëdhënieve të

Hënës me trupat qiellorë që shprehen në shënjat zodiakale, përcaktohet në një farë mase ndikimi dhe rezultati i këtyre veprimtarive.

Page 16: PLANI I RIMËKËMBJES, KASH PREZANTON NË KËSHILLIN E … · 2020. 6. 29. · ofron kontrata afatgjata. Edhe fshati Tragjas, po hyn në listën e zonave ku parashi-kohet të ketë

16 AGROBIZNESI E Premte, 26 Qeshor 2020