Plani Gjuha Shqipe 9

19
Shtëpia Botuese ALBAS Pani sintetik dhe analitik i lëndës Gjuha shqipe 9 35 javë X 5 orë = 175 orë 1. Të dëgjuarit dhe të folurit 13 orë 2. Të lexuarit 65 orë 3. Të shkruarit 22 orë 4. Njohuri gjuhësore 50 orë a. sintaksë 18 orë b. morfologji 14 orë c. leksikologji 5 orë ç. Kulturë gjuhe 3 orë d. Drejtshkrim 10 orë 5. Orë të lira 25 orë Nr. Linja, nënlinja Tema 0ra Objektivat kryesorë Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: 1. Të dëgjuarit dhe të folurit - rreth teksteve të ndryshme Teksti dhe llojet e tij 1 1. Të klasifikojë tekstet sipas funksionit të tyre gjuhësor. 2. Të dallojë gjinitë dhe llojet letrare. 3. Të ushtrohet për të klasifikuar tekstet letrare dhe joletrare. TEKSTI RRËFIMTAR (LETRAR) 2. Të dëgjuarit dhe të folurit - rreth teksteve të ndryshme Teksti rrëfimtar (letrar dhe jo letrar) 1 1. Të dallojë elementin formal dhe gjuhësor të teksteve rrëfimtare. 2. Të klasifikojë tekstet në rrëfimtare letrare dhe joletrare. 3. Të ilustrojë me shembuj tekstin rrëfimtar letrar dhe joletrar. 3. Të lexuarit - për të dalluar llojet letrare Muji dhe Halili Legjendë; (popullore shqiptare) 1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e legjendës në letërsinë gojore. 2. Të dallojë dhe të interpretojë figurën e hiperbolës, si karakteristikë e këtij lloji. 3. Të dallojë elementin fantastik nga ai real në legjendë. 4. Të lexuarit - për të dalluar llojet letrare Dielli dhe Hëna; Gjarpri-ylber (letërsi gojore) 1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e mitit për shpjegimin e dukurive të natyrës. 2. Të interpretojë shpjegimin mitologjik të fenomeneve të natyrës nga interpretimi shkencor. 1

description

albania la

Transcript of Plani Gjuha Shqipe 9

Page 1: Plani Gjuha Shqipe 9

Shtëpia Botuese ALBASPani sintetik dhe analitik i lëndës Gjuha shqipe 9

35 javë X 5 orë = 175 orë1. Të dëgjuarit dhe të folurit 13 orë2. Të lexuarit 65 orë3. Të shkruarit 22 orë4. Njohuri gjuhësore 50 orë

a. sintaksë 18 orëb. morfologji 14 orëc. leksikologji 5 orëç. Kulturë gjuhe 3 orëd. Drejtshkrim 10 orë

5. Orë të lira 25 orë

Nr. Linja, nënlinja Tema 0ra Objektivat kryesorëNë fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

1. Të dëgjuarit dhe të folurit- rreth teksteve të ndryshme

Teksti dhe llojet e tij 1 1. Të klasifikojë tekstet sipas funksionit të tyre gjuhësor. 2. Të dallojë gjinitë dhe llojet letrare. 3. Të ushtrohet për të klasifikuar tekstet letrare dhe joletrare.

TEKSTI RRËFIMTAR (LETRAR)

2.Të dëgjuarit dhe të folurit- rreth teksteve të ndryshme

Teksti rrëfimtar (letrar dhe jo letrar)

1 1. Të dallojë elementin formal dhe gjuhësor të teksteve rrëfimtare.2. Të klasifikojë tekstet në rrëfimtare letrare dhe joletrare.3. Të ilustrojë me shembuj tekstin rrëfimtar letrar dhe joletrar.

3. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Muji dhe Halili – Legjendë; (popullore shqiptare)

1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e legjendës në letërsinë gojore.2. Të dallojë dhe të interpretojë figurën e hiperbolës, si karakteristikë e këtij lloji.3. Të dallojë elementin fantastik nga ai real në legjendë.

4. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Dielli dhe Hëna; Gjarpri-ylber – (letërsi gojore)

1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e mitit për shpjegimin e dukurive të natyrës.2. Të interpretojë shpjegimin mitologjik të fenomeneve të natyrës nga interpretimi shkencor.3. Të dallojë dhe të interpretojë figurën e personifikimit dhe të metamorfozës, si figura qendrore të këtij lloji.

5. Morfologji Përemrat vetorë dhe trajtat e shkurtra

1 1. Të përdorë në rasën, numrin dhe në vetën e duhur përemrat vetorë. 2. Të përdorë në rasën, numrin dhe në vetën e duhur trajtat e shkurtra dhe trajtat e shkurtra të bashkuara të

përemrave vetorë.6. Morfologji Ushtrime 1 1. Të përdorë përemrat vetorë dhe trajtat e shkurtra e të bashkuara në rasën, numrin dhe në vetën e duhur.

7. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Narcisi - (popullore greke) 1 1. Të lexojë për të identifikuar mitin për hyjnitë.2. Të dallojë ngjashmëritë ndërmjet hyjnive, njerëzve e dukurive natyrore.3. Të dallojë dhe të interpretojë figurën epitetit dhe të metamorfozës, si figura qendrore të këtij lloji.

8. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Djali, shkabonja dhe e Bukura e Dheut - (popullore shqiptare)

1 1. Të lexojë për të identifikuar përrallën si lloj i letërsisë gojore.2. Të zbërthejë strukturën e përrallës.3. Të dallojë rolin e paragrafëve në çdo element të strukturës së saj.

9. Të shkruarit- rreth gjuhës (kritike )

Rolet e personazheve të përrallave

1 1. Të analizojë me shkrim rolin e personazheve të përrallës sipas modelit të dhënë.

10. Morfologji Foljet ndihmëse 1 1. Të njohë foljet ndihmëse.2. Të dallojë kur e njëjta folje përdoret si folje ndihmëse dhe kur si folje me kuptim leksikor të plotë.

3. Të njohë format foljore që formohen me anë të foljeve ndihmëse dhe zgjedhimin e këtyre formave.11. Morfologji Foljet gjysmëndihmëse 1 1. Të mësojë foljet gjysmëndihmëse.

1

Page 2: Plani Gjuha Shqipe 9

2. Të dallojë kur e njëjta folje përdoret si folje gjysmëndihmëse dhe kur si folje me kuptim leksikor të plotë. 3. Të përdorë me kuptimin e duhur foljet gjysmëndihmëse në fjali.

12. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Rinë Katerinëza - Rrëfenja fantastike (Mitrush Kuteli)

2 1. Të lexojë për të identifikuar rrëfenjën si lloji i tregimit.2. Të dallojë situatën fantastike ku zhvillohet rrëfimi, nëpërmjet vendit dhe personazheve.3. Të gjejë veçoritë e përbashkëta të rrëfenjës me përrallën.

13. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Rinë Katerinëza - Rrëfenja fantastike (Mitrush Kuteli)

1. Të përshkruajë mjedisin dhe gjendjet shpirtërore të personazheve.2. Të analizojë veçoritë gjuhësore dhe stilin e Mitrush Kutelit.

14. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Ai? – tregimi psikologjik (Gi dë Mopasan)

2 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e tregimit psikologjik.2. Të zbërthejë gjendjen psikike të personazhit.3. Të dallojë rolin e detajeve në krijimin e situatës së ankthit te lexuesit.

15. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Ai? - (Gi dë Mopasan) 1. Të zbulojë detajet në përshkrimin e personazhit, gjendjes psikike, gjendjes së turbulluar. 2. Të vlerësojë veçoritë e stilit të Mopasanit në tregim.

16. Morfologji Ushtrime 1 1. Të konkretizojë dhe të përdorë njohuritë e marra për foljet ndihmëse dhe të foljeve gjysmëndihmëse.

17. Morfologji Kategoria gramatikore e diatezës

1 1. Të dallojë kategorinë gramatikore të diatezës në gjuhën shqipe. 2. Të përdorë folje të ndryshme në diatezën e duhur në fjali.

18. Të dëgjuarit dhe të folurit Frika dhe misteri në arte 1 1. Të flasë rreth tematikës së tmerrit (horrorit) në kinematografi.2. Të shprehë opinionin e vet për anët pozitive dhe negative të këtij lloji.

19. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Pas betejës - Romani historik (Bilal Xhaferri)

2 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e romanit historik.2. Të dallojë kohën dhe hapësirën si dy elemente të rëndësishme të këtij lloji.3. Të bëjë dallimin ndërmjet personazheve historike dhe atyre të trilluara. 4. Të krahasojë trajtimin e së njëjtës temë në dy lloje të ndryshme shkrimi.

20. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Pas betejës - Romani historik (Bilal Xhaferri)

1. Të gjejë fragmente të rrëfimit që përshkruajnë natyrën, ndodhitë dhe përjetimet e personazheve.2. Të portretizojë personazhet e trilluara dhe ato reale.

21. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Prilli i thyer - Romani social (Ismail Kadare)

2 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e romanit social (tema e gjakmarrjes)2. Të dallojë pasurinë burimore që shfrytëzon shkrimtari.3. Të zbërthejë dramën e personazheve.4. Të dallojë kohën historike nga koha e brendshme e rrëfimit.

22. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Prilli i thyer - Romani social (Ismail Kadare)

1. Të nënvizojë ato detaje që ndihmojnë në përshkrimin e personazheve.2. Të komentojë figurën e metaforës në përshkrimin e kohës.

23. Morfologji E ardhmja e së shkuarës e dëftores dhe e tashmja e kushtores

1 1. Të njihet me të përbashkëtat dhe dallimet që kanë foljet në kohën e ardhme të shkuar dëftore dhe të tashme kushtore.

24. Morfologji Ushtrime 1 1. Të konkretizojë njohuritë e marra për përdorimin e foljeve në diatezën e duhur në fjali. 2. Të përdorë atje ku duhet format foljore të së ardhmes së shkuar dëftore dhe të tashmes kushtore.

25. Të dëgjuarit dhe të folurit-rreth një tematike të caktuar

Gjakmarrja - një plagë e shoqërisë sonë

1 1. Të flasë për tematikën e gjakmarrjes duke u nisur nga shkrimi publicistik.2. Të shprehë opinionin e vet rreth këtij fenomeni negativ.3. Të diskutojë rreth ndihmesës që duhet të japë ai për të luftuar këtë fenomen.

26. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Jesminë – novela sociale (Martin Camaj)

2 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e novelës sociale (tema e mjedisit mbytës provincial). 2. Të japë gjykimin e vet rreth sjelljes së personazheve.

27. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Jesminë – novela sociale - (Martin Camaj)

1. Të dallojë veçorinë e objektivitetit të rrëfimit të shkrimtarit.2. Të dallojë dhe të interpretojë figurën e paralelizmit figurativ.

28. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

M’at anë gardhit asgja të re – skica letrare (Migjeni)

1 1. Të lexojë për të identifikuar skicën letrare, si lloj i prozës së shkurtër.2. Të nxjerrië mesazhin filozofik të dëshirës për ndryshim.3. Të dallojë dhe të interpretojë simbolin dhe ironinë therëse të kësaj skice.

29. Morfologji Parafjalët 1 1. Të dallojë parafjalët dhe llojet e parafjalëve në rasa të ndryshme. 2. Të dallojë kur e njëjta fjalë përdoret si parafjalë dhe kur si një pjesë tjetër ligjërate.

2

Page 3: Plani Gjuha Shqipe 9

30. Morfologji Pjesëzat 1 1. Të dallojë pjesëzat dhe llojet e tyre sipas ngjyrimit kuptimor që kanë.

31. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Suksesi i raportit të shokut Zylo – romani satirik (Dritëro Agolli)

2 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e romanit satirik.2. Të zbulojë kontekstin e veprës për të kuptuar thelbin e saj satirik.3. Të analizojë personazhet dhe të dallojë sarkazmin që përdor autori ndaj tyre.

32. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Suksesi i raportit të shokut Zylo – romani satirik - (Dritëro Agolli)

1. Të gjejë fjalët kyç, që shkaktojnë humor dhe ironi.2. Të interpretojë rolin që u është dhënë personazheve, duke hyrë në natyrën dhe karakteret e tyre.3. Të japë gjykimin e tij për personazhin e parapëlqyer.

33. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Një vizitë familjare – romani social (Fatos Kongoli)

2 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e romanit social (me temë nga jeta e rinisë qytetare në vitet ’80).2. Të dallojë këndvështrimin e autorit nëpërmjet personazhit rrëfyes.3. Të dallojë përshkrimin e personazheve nga mbresat e çastit.4. Të diskutojë për sjelljen e tyre duke e krahasuar me personazheve rinore.

34. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Një vizitë familjare – romani social ( (Fatos Kongoli)

1. Të gjejë shprehje të gjuhës së përditshme në rrëfim.2. Të përshkruajë gjendjen emocionale të djaloshit, duke përdorur detaje që fshehin emocione të forta.3. Të diskutojë për sjelljen e tij dhe të bashkëmoshatarëve duke e krahasuar me atë të personazheve rinore.

35. Morfologji Pasthirrmat 1 1. Të dallojë pasthirrmat dhe llojet e tyre sipas kuptimit që kanë.

36. Morfologji Dallimi i lidhëzave nga përemrat, ndajfoljet dhe parafjalët

1 1. Të evidentojë të përbashkëtat dhe dallimet që kanë lidhëzat, përemrat, ndajfoljet dhe parafjalët.

37. Të lexuarit- për ndjenjë e imagjinatë

Kumbulla përtej murit Tregimi përshkrues - Ernest Koliqi

2 1. Të lexojë për të shijuar estetikisht përshkrimin në një tregim.2. Të komentojë se si ngacmohen shqisat nga elementet e përshkrimit, si: zhurmat, ngjyrat, shijet.

38. Të lexuarit- për ndjenjë e imagjinatë

Kumbulla përtej murit Tregimi përshkrues - Ernest Koliqi

1. Të dallojë fjalët kyç të përshkrimit si pasuri e leksikut të gegërishtes.

39. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Muri i Kinës dhe muri i botës – tregimi social (Zija Çela)

1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e tregimit social ( tema e tolerancës dhe e mirëkuptimit).2. Të argumentojë pasojën e konfliktit në këtë rrëfim.3. Të diskutojë rreth mesazhit të tregimit.

40. Morfologji Ushtrime 1 1. Të konkretizojë dhe të provojë njohuritë e marra: për parafjalët e rasave të ndryshme. 2. Të përdorë drejt parafjalët në fjali; për pjesëzat sipas ngjyrimit kuptimor që ato kanë. 3. Të dallojë e të përdorë atje ku duhet të njëjtat fjalë kur dalin si lidhëza, përemra, ndajfolje ose parafjalë.

41. Drejtshqiptim Drejtshqiptimi i bashkëtingëllo- reve d, t, l dhe ç në fjalët e huaja

1 1. Të shqiptojë si duhet fjalët e huaja që kanë bashkëtingëlloret d, t, l dhe c.

42. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Shpirti i botës – romani psikologjik (Suzana Tamaro)

2 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e romanit psikologjik. 2. Të analizojë botën e brendshme të personazhit në raport me mjedisin familjar

43. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Shpirti i botës – romani psikologjik (Suzana Tamaro)

3. Të dallojë dhe të interpretojë sarkazmin, si element qendror i rrëfimit. 4. Të diskutojë për marrëdhëniet e tyre me prindërit duke krahasuar veten me personazhet.

44. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Kthimi në lice – tregimi social (Lë Klezio)

2 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e tregimit social me temë marrëdhëniet e të rinjve me mësuesit.2. Të gjejë dallimet dhe të përbashkëtat ndërmjet personazheve kryesore të tregimit.3. Të përshkruajë personazhin kryesor nëpërmjet sjelljes së tij me personazhet e tjera.

45. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Kthimi në lice - (Lë Klezio) 1. Të gjejë detajet me anë të të cilave përshkruhen personazhet.2. Të diskutojë për rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkëbisedimit ndërmjet mësuesve dhe nxënësve.

46. Drejtshkrim Drejtshkrimi i zanores ë fundore 1 1. Të shkruajë si duhet fjalët që kanë zanoren fundore ë.

47. Drejtshkrim Drejtshkrimi i nyjës të/së në mbiemrat e nyjshëm

1 1. Të përdorë ku duhet nyjën të dhe së te mbiemrat e nyjshëm

3

Page 4: Plani Gjuha Shqipe 9

48. Të lexuarit- për të marrë informacion

Manual i djaloshit ambientalist – tregim social (Xhovani Nuçi)

1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e tregimit social me temë ekologjike.2. Të flasë për ndikimin mjedisor duke shfrytëzuar informacionin e dhënë në tregim.3. Të pasurojë fjalorin me terma nga ekologjia.

49. Të dëgjuarit dhe të folurit- për të marrë informacion

Mjedisi dhe media 1 1. Të diskutojë rreth trajtimit të çështjes së mbrojtjes së mjedisit në kinema dhe media. 2. Të shfaqë mendimin e vet se si mund të mbrohet mjedisi në komunitetin e tij.

50. Të lexuarit- për zhvillimin e fantazisë dhe imagjinatës

Lamtumirë, universi plak! - tregimi fantastiko-shkencor (R. Stanard)

2 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e tregimit fantastiko-shkencor.2. Të dallojë mjedisin fantastiko-shkencor dhe personazhet që veprojnë në të.3. Të gjejë ngjashmëritë dhe lidhjen ndërmjet fakteve shkencore dhe fantazisë.

51. Të lexuarit- për zhvillimin e fantazisë dhe imagjinatës

Lamtumirë, universi plak! (R. Stanard)

1. Të dallojë notat e ironisë.2. Të nxjerrë moralin e fshehur në fragment dhe mesazhin që shkrimtari kërkon të japë.3. Të përshkruajë personazhe që veprojnë në mjedisin fantastiko-shkencor.4. Të interpretojë idetë përmes vizatimit, informacionit shkencor dhe atij historik.

52. Drejtshkrim Drejtshkrimi i grupeve të zanoreve ie, ye, ua dhe ue

1 1. Të shkruajë si duhet fjalët që kanë grupet e zanoreve ie, ye, ua dhe ue.

53. Drejtshkrim Pjesëzat dhe parafjalët e përsëritura

1 1. Të shkruajë atje ku duhet pjesëzat dhe parafjalët e përsëritura në fjali.

54. Të shkruajmë Udhëtim-lojë mes shkencës e fantastiko-shkencores

1 1. Të flasë duke shfrytëzuar fjalorin fantastiko-shkencor në udhëtime imagjinare.

55. Të shkruarit Tekst rrëfimtar (tregimtar) 2 1. Të ushtrohen për të shkruar tekst tregimtar duke respektuar strukturën dhe veçoritë gjuhësore sipas

56. Të shkruarit Tekst rrëfimtar (tregimtar) modele ve të dhëna.

57. Drejtshkrim- Drejtshqiptim Ushtrime 1 Të konkretizojë dhe të provojë njohuritë e marra: a) për drejtshqiptimin e bashkëtingëlloreve d, t, l dhe c në fjalët e huaja; b) për drejtshkrimin e zanores ë fundore; c) për drejtshkrimin e nyjës të/së në mbiemrat e nyjshëm; ç) për drejtshkrimin e grupeve të zanoreve ie, ye, ua dhe ue dhe për pjesëzat e parafjalët e përsëritura.

58. Pikësim Përdorimi i pikëpyetjes (?) 1 1. Të përdorë pikëpyetjen atje ku duhet.2. Të krijojë një tekst, ku të përdorë pikëpyetje.

59. Të lexuarit- për të marrë informacion

Shqipëria - Udhëpërshkrimi (Edit Durham)

1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e udhëpërshkrimit, si rrëfim joletrar.2. Të flasë për Shqipërinë e viteve ’20 nga informacioni që mori.3. Të bëjë dallimin ndërmjet qëndrimit objektiv dhe subjektiv të autores.

60. Të dëgjuarit dhe të folurit- për të marrë informacion

Reportazhi 1 1. Të diskutojë rreth tematikës së një reportazhi. 2. Të dallojë veçoritë e reportazhit

61. Të shkruarit Reportazhi 2 Të shkruajë një reportazh sipas modelit të dhënë.

62. Të shkruarit Reportazhi

63. Pikësim Përdorimi i pikëçuditjes (!) 1 1. Të flasë për pikëçuditjen dhe ku përdoret ajo.2. Të përdorë pikëçuditjen atje ku duhet.3. Të dallojë funksionin e pikëçuditjeve në shprehjen e toneve polemike dhe ironizuese.

64. Pikësim Përdorimi i shumëpikëshit (...) 1 1. Të flasë çfarë tregon shumëpikëshi dhe ku përdoret ai.2. Të përdorë shumëpikëshin aty ku duhet.3. Të përdorë drejt shenjat e pikësimit në një tekst të dhënë.

TEKSTI RRËFIMTAR JOLETRAR65. Të lexuarit Kodi civil shqiptar – kujtime 1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e shkrimit të kujtimeve historike.

4

Page 5: Plani Gjuha Shqipe 9

- për të marrë informacion historike (Mehdi Frashëri) 2. Të marrë informacion për mënyrën si është hartuar Kodi civil në vitet ’20 dhe të vlerësojë rëndësinë e tij. 3. Të pasurojë fjalorin nga fusha juridike.

66. Të lexuarit- për të marrë informacion

Libri i kujtimeve – kujtime personale (At Zef Pllumi)

1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e shkrimit të kujtimeve personale.2. Të marrë informacion për trajtimin e të burgosurve në kohën e diktaturës.

67. Të dëgjuarit dhe të folurit Ditari 1 Të diskutojë për rëndësinë dhe veçoritë e ditarit duke u nisur nga modelet e dhëna.

68. Të shkruarit Ditari 1 Të shkruajë ditar duke zgjedhur një nga modelet e dhëna.

69. Pikësim Përdorimi i thonjëzave 1 Të mësojë çfarë tregojnë thonjëzat dhe ku përdoren ato.

70. Pikësim Ushtrime 1 1. Të përdorë shenjat e pikësimit: pikëpyetjen, pikëçuditjen, shumëpikëshin dhe thonjëzat.

71. Të lexuarit- për të marrë informacion

Heshtja që zgjati gjashtë vjet - (Stefan Cvajg)

1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e miniaturës historike. 2. Të marrë informacion për vendosjen e kabllos së parë që lidhi Amerikën me Evropën.

72. Të lexuarit- për të marrë informacion

Pier e Mari Kyri – biografia (Eva Kyri)

1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e biografisë. 2. Të marrë informacion për figura të shquara, si Pjer dhe Marie Kyri.

73. Të shkruarit Shkrimi biografik 2 1. Të grumbullojë të dhëna nga interneti, biblioteka ose burime të tjera për një personalitet të shquar.

74. Të shkruarit Shkrimi biografik 2. Të shkruajë një biografi për atë personalitet.

75. Sintaksë Fjalia. Llojet e fjalisë sipas gjymtyrës kryesore

2 1. Të formulojë përkufizimin për fjalinë si njësi e plotë ndërtimore, kuptimore e intonacionore. 2. Të grupojë fjalitë sipas gjymtyrës kryesore.

76. Sintaksë Fjalia. Llojet e fjalisë sipas gjymtyrës kryesore

1. Të dallojë fjalitë e thjeshta nga fjalitë e përbëra. 2. Të dallojë llojet e fjalive të thjeshta sipas gjymtyrës kryesore (njëkryegjymtyrëshe, dykryegjymtyrëshe, të zgjeruara e të pazgjeruara).

77. Të lexuarit- për të marrë informacion

Historia e jetës sime - Autobiografia (Hilari Klinton)

1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e shkrimit autobiografik.2. Të marrë informacion për jetën personale të një personaliteti.3. Të bëjë dallimin ndërmjet shkrimit autobiografik dhe biografisë.

78. Të shkruarit Autobiografia 1 Të shkruajnë një shkrim autobiografik duke u nisur nga modeli i dhënë.

79. Të lexuarit- për të marrë informacion

Bisedë me Fan Nolin 1 Të marrin informacion për veprën dhe natyrën e personalitetit të Nolit.

80. Të lexuarit- për të marrë informacion

Intervistë me Vaçe Zelën 1 1. Të marrë informacion për të intervistuarën2. Të diskutojë rreth vlerësimit që i bën gazetari të intervistuarës.3. Të bëjë dallimin ndërmjet bisedës dhe intervistës.

81. Sintaksë Fjalia njëkryegjymtyrëshe 1 1. Të dallojë fjalitë njëkryegjymtyrëshe nga fjalitë dykryegjymtyrëshe. 2. Të dallojë llojet e fjalive njëkryegjymtyrëshe (foljore: vetore, pavetore, me vetë të përcaktuar, me vetë të papërcaktuar, me vetë të përgjithësuar; emërore: përshkruese), emërtuese e treguese. 3. Të ndërtojë një tekst të shkurtër me fjali njëkryegjymtyrëshe.

82. Të shkruarit Intervista 1 1. Të mbledhë materialet e nevojshme për personin që do të intervistojnë. 2.Të hartojë pyetjet për dy personalitete nga fusha të ndryshme.

83. Të lexuarit- për të marrë informacion

Deklarata e Pavarësisë 1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e dokumentit zyrtar.2. Të analizojë tekstin nga ana gjuhësore.

84. Të dëgjuarit dhe të folurit- për informacion

Mesazhet e paqes në botë 1 1. Të komentojnë mesazhet e njerëzve të shquar për paqen.2. Të diskutojnë për vendin që zë kjo tematikë në muzikë.

85. Sintaksë Gjymtyrët homogjene 2 1. Të dallojë gjymtyrët homogjene në fjalinë e thjeshtë e të përbërë. 2. Të dallojë llojet e gjymtyrëve homogjene sipas marrëdhënieve që vendosen ndërmjet gjymtyrëve të tyre.

5

Page 6: Plani Gjuha Shqipe 9

3. Të përdorë drejt shenjat e pikësimit te gjymtyrët homogjene. 86. Sintaksë Gjymtyrët homogjene 1. Të dallojë e të përdorë fjalët përgjithësuese pranë gjymtyrëve homogjene.

2. Të njohë rregullat e përshtatjes së kallëzuesit me kryefjalët homogjene. 3. Të ndërtojë një tekst të shkurtër me gjymtyrë homogjene.

87. Të dëgjuarit dhe të folurit- rreth llojeve dhe gjinive letrare

Teksti poetik 1 1. Të flasë për veçoritë e tekstit poetik duke e krahasuar me tekstin tregimtar. 2. Të klasifikojë veprat e njohura sipas llojeve të ndryshme poetike.

88. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Iliada- Poema epike (Homeri) 2 1. Të lexojë për të identifikuar poemën epike si lloji i epikës në vargje. 2. Të zbulojë veçoritë e rrëfimit epik në vargje. 3. Të krahasojë heroin epik grek me një hero epik shqiptar.

89. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Rozafa - Poema legjendare (popullore shqiptare)

1 1. Të lexojnë për të identifikuar baladën legjendare si lloj epik. 2. Të zbulojë veçoritë epiko-lirike të baladës. 3. Të dallojë elementin e jashtëzakonshëm si veçori e baladës.

90. Të dëgjuarit dhe të folurit-rreth teksteve të ndryshme

Skenari i filmit 1 1. Të flasë rreth veçorive të skenarit të filmit artistik. 2. Të gjejë ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet tij dhe veprës letrare ku mbështetet. 3. Të ushtrohen në të folurin emocional.

91. Sintaksë Marrëdhëniet ndërmjet pjesëve në fjalinë e përbërë

1 1. Të dallojë llojet e marrëdhënieve që vendosen ndërmjet pjesëve në një fjali të përbërë FP). 2. Të përcaktojë mjetin (lidhëz ose fjalë lidhëze) që shpreh marrëdhëniet ndërmjet pjesëve në një të FP. 3. Të paraqesë në skemë marrëdhëniet ndërmjet pjesëve në një fjalie të përbërë. 4. Të ndërtojë një tekst me FP që kanë marrëdhënie bashkërenditjeje e nënrenditjeje.

92. Sintaksë Marrëdhëniet ndërmjet pjesëve në fjalinë e përbërë me bashkërenditje

1 1. Të dallojë llojet e marrëdhënieve që vendosen ndërmjet pjesëve në FP me bashkërenditje. 2. Të përcaktojë mjetin që lidh pjesët në një FP me bashkërenditje 3. Të ndërtojë një tekst me fjali të përbëra me marrëdhënie bashkërenditjeje.

TEKSTI POETIK93. Të lexuarit

- për të dalluar llojet letrareMbi natyrën e sendeve - Poema didaktike (Lukreci)

1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e poemës didaktike. 2. Të bëjë përqasjen ndërmjet interpretimit letrar dhe atij shkencor për dukuri të ndryshme të natyrës. 3. Të dallojë elemente të lirizmit në poemën didaktike.

94. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare- për të zhvilluar ndjenjat

Këngët e Milosaos - Poema epiko- lirike (J. De Rada)

1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e poemës epiko-lirike. 2. Të dallojë veçoritë epiko-lirike të poemës. 3. Të komentojë si paraqitet artistikisht ndjenja e dashurisë.

95. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare- për të zhvilluar ndjenjat

Bagëti e Bujqësia - Poema baritore (Naim Frashëri)

1 1. Të lexojë për të identifikuar poemën lirike-baritore (idilike) si lloji i lirikës tradicionale. 2. Të dallojë veçoritë e lirizmit nëpërmjet figurave të enumeracionit, apostrofit. 3. Të komentojë si paraqitet artistikisht ndjenja e atdhedashurisë.

96. Sintaksë Marrëdhëniet ndërmjet pjesëve në fjalinë e përbërë me nënrenditje

1 1. Të dallojë marrëdhëniet kallëzuesore, përcaktore dhe kundrinore në një FP me nënrenditje. 2. Të përcaktojë mjetin lidhës në një FP me marrëdhënie nënrenditëse kallëzuesore, përcaktore dhe kundrinore. 3. Të ndërtojë një tekst me FP me marrëdhënie nënrenditëse kallëzuesore, përcaktore dhe kundrinore.

97. Sintaksë Marrëdhëniet rrethanoreMarrëdhëniet vendore

1 1. Të dallojë marrëdhënien vendore në një fjali të përbërë me nënrenditje. 2. Të dallojë ngjyrimet e ndryshme të marrëdhënieve vendore. 3. Të përdorë drejt presjen në fjalinë e përbërë me marrëdhënie nënrenditëse vendore.

98. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare- për të zhvilluar ndjenjat

Himni i flamurit - Himni – (Fan Noli)

1 1. Të lexojë për të identifikuar himnin si lloji i lirikës tradicionale. 2. Të dallojë llojet e rimës. 3. Të komentojë si paraqitet artistikisht ndjenja e atdhedashurisë nëpërmjet simboleve kombëtare.

99. Të lexuarit-për të dalluar llojet letrare-për të zhvilluar ndjenjat

Mbi varr t’Anton Xanonit - Elegjia (Gjergj Fishta)

1 1. Të lexojë për të identifikuar elegjinë si lloji i lirikës tradicionale. 2. Të komentojë detajet me të cilat shprehen notat pikëlluese në poezi.

100. Të lexuarit Lirija - Soneti (Ndre Mjeda) 1 1. Të lexojë për të identifikuar sonetin si lloji i lirikës tradicionale.

6

Page 7: Plani Gjuha Shqipe 9

-për të dalluar llojet letrare-për të zhvilluar ndjenjat

2. Të dallojë veçoritë metrike të sonetit. 3. Të komentojë si paraqitet artistikisht tema e lirisë së kombit.

101. Të lexuaritpër të dalluar llojet letrarepër të zhvilluar ndjenjat

Gjeniu i anijes - Lirikë meditative-filozofike (Lasgush Poradeci)

1 1. Të lexojë për të identifikuar poezinë filozofike si lloj i lirikës moderne. 2. Të dallojë kuptimet e fshehura duke u nisur nga kuptimi fillestar poetik. 3. Të analizojë ndërtimin poetik të poezisë.

102. Sintaksë Marrëdhëniet kohore 1 1. Të dallojë marrëdhënien kohore në një fjali të përbërë me nënrenditje. 2. Të dallojë marrëdhëniet që vendosen ndërmjet pjesës kryesore dhe pjesës së varur në një fjali të përbërë

me nënrenditje (njëkohësi, parakohësi, paskohësi) 3. Të përdorë drejt presjen në fjalinë e përbërë me marrëdhënie nënrenditëse kohore. 4. Të përcaktojnë mjetet (lidhëzat) që shprehin marrëdhëniet kohore në një FP .

103. Sintaksë Marrëdhëniet shkakore e qëllimore

1 1. Të dallojë marrëdhëniet shkakore e qëllimore në fjalitë e përbëra me nënrenditje. 2. Të përcaktojë mjetin me të cilin shprehen marrëdhëniet shkakore e qëllimore. 3. Të përdorë presjen në fjalitë e përbëra me marrëdhënie nënrenditëse shkakore e qëllimore. 4. Të ndërtojnë një tekst me fjali të përbëra shkakore e qëllimore.

104. Të lexuarit-për të dalluar llojet letrare-për të zhvilluar ndjenjat

Bregu i mollës - Lirikë malli - (Azem Shkreli)

1 1. Të lexojë për të identifikuar lirikën e mallit. 2. Të komentojë si paraqitet artistikisht motivi i mallit. 3. Të zbulojë ritmin melodik të poezisë.

105. Të lexuarit-për të dalluar llojet letrare-për të zhvilluar ndjenjat

Pa ty - Lirikë dashurie (Ismail Kadare)

1 1. Të lexojë për të identifikuar lirikën e dashurisë. 2. Të komentojë si paraqitet artistikisht motivi i dashurisë. 3. Të zbulojë sintaksën poetike (prishja e rendit sintaksor)

106. Të dëgjuarit dhe të folurit- për të dalluar llojet letrare- për të zhvilluar ndjenjat

Hëna dhe natyra në pikturë 1 1. Të flasë për paraqitjen artistike të natyrës në pikturë. 2. Të bëjë përqasjen ndërmjet pikturës dhe poezisë si arte, duke nxjerrë në pah funksionin estetik.

107. Të lexuarit-për të dalluar llojet letrare- për të zhvilluar ndjenjat

Kadenca e violës – Lirikë moderne (Zef Zorba)

1 1. Të lexojë për të identifikuar llojin e lirikës moderne. 2. Të zbulojë kuptimet e fshehura nëpërmjet kuptimit fillestar. 3. Të komentojë lidhjen ndërmjet poezisë dhe muzikës.

108. Sintaksë Marrëdhëniet mënyrore dhe sasiore

1 1. Të dallojë marrëdhëniet mënyrore dhe sasiore në fjalitë e përbëra me nënrenditje. 2. Të përcaktojë mjetin me të cilin shprehen marrëdhëniet mënyrore e sasiore. 3. Të përdorë presjen në fjalitë e përbëra me marrëdhënie nënrenditëse mënyrore dhe sasiore. 4. Të ndërtojë një tekst me fjali të përbëra mënyrore e sasiore.

109. Sintaksë Marrëdhëniet krahasore 1 1. Të dallojë marrëdhëniet krahasore në një fjali të përbërë. 2. Të dallojë FP me marrëdhënie nënrenditëse krahasore nga FP me marrëdhënie nënrenditëse sasiore. 3. Të dallojë fjalën mbështetëse në një fjali të përbërë me marrëdhënie nënrenditëse krahasore. 4. Të përcaktojë mjetin me të cilin shprehen marrëdhëniet krahasore.

110. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare- për të zhvilluar ndjenjat

Një vajzë – Lirikë (Ezra Paund) 1 1. Të lexojnë për të identifikuar llojin e lirikës moderne. 2. Të komentojë imazhin poetik si veçori mbresëlënëse e poezisë. 3. Të kuptojë dhe shpjegojë metaforën si figurë qendrore e poezisë moderne.

111. Të shkruarit Poezi 2 1. Të bëjë një fjalor poetik.

112. Të shkruarit Poezi 2. Të shkruajë poezi duke u nisur nga imazhet e pikturave dhe të fotove.

113. Sintaksë Fjalitë e përbëra me më shumë se dy pjesë. Fjalitë e përbëra të përziera

2 1. Të dallojnë fjalitë e përbëra me më shumë se dy pjesë nga fjalitë e përbëra me dy pjesë. 2. Të dallojnë llojet e fjalive të përbëra me më shumë se dy pjesë (me bashkërenditje, me nënrenditje, edhe

me bashkërenditje edhe me nënrenditje).114. Sintaksë FP me më shumë se dy pjesë.

FP të përziera 1. Të dallojë format e nënrenditjes (nënrenditje paralele dhe e varguar) në FP me nënrenditje. 2. Të paraqitë me skemë marrëdhëniet e pjesëve në një fjalie të përbërë me më shumë se dy pjesë.

7

Page 8: Plani Gjuha Shqipe 9

115. Të dëgjuarit dhe të folurit-rreth gjinive dhe llojeve letrare

Teksti dramatik 1 1. Të flasë për strukturën e tekstit dramatik. 2. Të klasifikojë veprat e njohura sipas llojeve dramatike.

116. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Hamleti- Tragjedia (Shekspir) 2 1. Të lexojë për të identifikuar tragjedinë si lloj dramatik. 2. Të analizojë heroi tragjik, si zëdhënës të ideve të autorit. 3. Të zbulojë rolin e monologut në tekstin dramatik.

117. Të lexuarit-për të dalluar llojet letrare

Hamleti- Tragjedia (Shekspir) 1. Të shpjegojë kuptimin e shprehjeve metaforike dhe hiperbolike. 2. Të komentojë vargjet duke u ndalur në dy ekstremet e moralit të shoqërisë. 3. Të gjejë kontrastet, pyetjet retorike, enumeracionet, të vlerësojë rolin e tyre në monolog.

118. Sintaksë Fjalitë e përbëra të përziera. Skemat e tyre 1

1. Të dallojë FP të përziera nga FP vetëm me bashkërenditje dhe vetëm me nënrenditje. 2. Të njohë tipat e fjalive të përbëra të përziera dhe t’i paraqesë në skemë ato. 3. Të ndërtojë një tekst me fjali të përbëra të përziera.

119. Sintaksë Përdorimi stilistik i fjalive të përbëra

1 1. Të argumentojë dallimet që kanë llojet e ndryshme të teksteve. 2. T’i përdorë fjalitë e përbëra si mjete stilistike. 3. Të ndërtojë tekste me fjali të përbëra.

120. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Pas vdekjes - Komedia (A. Z. Çajupi)

2 1. Të lexojë për të identifikuar komedinë si lloj dramatik. 2. Të zbulojë rolin e satirës në karakterizimin e personazheve.

121. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Pas vdekjes - Komedia (A. Z. Çajupi)

3. Të nxjerrin në pah detajet që shkaktojnë humorin dhe të qeshurën.

122. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Shtëpia e kukullës - Drama sociale – (E. Ibsen)

2 1. Të lexojnë për të identifikuar dramën si lloj dramatik. 2. Të analizojnë konfliktin që qëndron në qendër të dialogut. 3. Të bëjnë dallimin ndërmjet heroit tragjik dhe heroit dramatik.

123. Të lexuarit- për të dalluar llojet letrare

Shtëpia e kukullës - Drama sociale – (E. Ibsen)

1. Të përshkruajë personazhet e dramës dhe shkallën e vërtetësisë.2. Të zbulojë veçoritë e dramës në fragmentin e dhënë.

124. Sintaksë Ligjërata e drejtë dhe e zhdrejtë 1 1. Të formulojë përkufizimin rreth ligjëratës së drejtë. 2. Të dallojë pjesën lajmëruese nga pjesa përmendëse e ligjëratës së drejtë. 3. Të përdorë shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë. 4. Të ndërtojë ligjërata të drejta.

125. Sintaksë Ligjërata e zhdrejtë. Kthimi i ligjëratës së drejtë në ligjëratë të zhdrejtë

1 1. Të formulojë përkufizimin rreth ligjëratës së zhdrejtë. 2. Të argumentojnë ndryshimet që ndodhin kur një ligjëratë e drejtë kthehet në ligjëratë të zhdrejtë. 3. Të dallojnë ligjëratat e drejta dhe të zhdrejta në një tekst. 4. Të ndërtojnë tekste me ligjërata të drejta e të zhdrejta. Të përdorin drejt pikësimin.

126. Të shkruarit Dramatizim për teatrin e shkollës

2 1. Përgatitja e skedës së tekstit rrëfimtar të zgjedhur për dramatizim.

127. Të shkruarit Dramatizim për teatrin e shkollës

2. Të shkruhet dramatizimi i tekstit.

Punë më projekt (orë të lira)

Vënia në skenë e tekstit të dramatizuar

128. Kulturë gjuhe Ligjërimet në gjuhën shqipe 1 1. Të krijojë një përfytyrim të drejtë për sistemin stilistik të shqipes. 2. Të dallojë ligjërimet në gjuhën shqipe. 3. Të njohë karakteristikat më të qenësishme të çdo ligjërimi në shqipe. 4. Të ndërtojë tekste që u përkasin ligjërimit të shkujdesur, bisedor dhe libror.

129. Kulturë gjuhe Stilet e gjuhës 1 1. Të dallojë tekstet që u përkasin stileve të ndryshme.2. Të dallojë mjetet gjuhësore me vlerë stilistike të pranishme në të gjitha stilet e gjuhës.3. Të njohë disa karakteristika kryesore të çdo stili të shqipes standarde.5. Të ndërtojë tekste sipas stileve të gjuhës.TEKSTI PËRSHKRUES

8

Page 9: Plani Gjuha Shqipe 9

130. Të lexuarit- për të lexuar tekste të ndryshme

Fshati midis kodrinave (K. Trebeshina); O Shqipëri (Xh. Bajron)

1 1. Të lexojë për të identifikuar përshkrimin e vendit në tekste letrare. 2. Të plotësojë skedën e tekstit përshkrues dhe ta komentojë me gojë atë.

131. Të lexuarit- për të lexuar tekste të ndryshme

Veshje popullore (E. Durhan); Lisi plak (L. Tolstoi); Stuhi qershori (Alan)

1 1. Të lexojë për të identifikuar përshkrimin e natyrës e të një objekti në tekste letrare. 2. Të plotësojë skedën e tekstit përshkrues dhe ta komentojnë me gojë atë.

132. Të lexuarit- për të lexuar tekste të ndryshme

Beu i Matit (F. Konica); Vita (J. Xoxa); Portreti im (F. Roshfuko)

1 1. Të lexojnë për të identifikuar përshkrimin e personazhit në tekste letrare. 2. Të plotësojnë skedën e tekstit përshkrues dhe ta komentojnë me gojë atë.

133. Të dëgjuarit dhe të folurit Si përshkruajmë 1 1. Të flasë për skemën e një përshkrimi. 2. Të dallojë përshkrimin objektiv nga përshkrimi subjektiv duke sjellin shembuj të ndryshëm.

134. Kulturë gjuhe Historia e shqipes së shkruar 1 1. Të krijojë një përfytyrim historik për shqipen e shkruar. 2. Të njohë dokumentet parabuzukiane të shkrimit shqip. 3. Të njohë vlerat dhe disa karakteristika themelore të “Mesharit” të Gjon Buzukut. 4. Të argumentojë pse shqipja si një nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit, është dokumentuar vonë.

135. Leksikologji Fjala si njësi leksikore në gjuhën shqipe

1 1. Të dallojë formën dhe përmbajtjen e fjalës. 2. Të dallojë fjalën nga njësitë e tjera të gjuhës. 3. Të argumentojë veçoritë dhe vlerat e fjalës. 4. Të njohë leksikun si një nga rrafshet e gjuhës

136. Të shkruarit- funksional për nevoja vetjake

Përshkruajmë mjedise sende; qenie të gjalla

3 1. Të bëjë përshkrimin (subjektiv ose objektiv) të një qenieje të gjallë sipas skedës përkatëse.

137. Të shkruarit- funksional për nevoja vetjake

Përshkruajmë mjedise, sende; qenie të gjalla

2. Të bëjë përshkrimin (subjektiv ose objektiv) të një objekti sipas skedës përkatëse.

138. Të shkruarit- funksional për nevoja vetjake

Përshkruajmë mjedise, sende; qenie të gjalla

3. Të bëjë përshkrimin (subjektiv ose objektiv) të një mjedisi sipas skedës përkatëse.

TEKSTI ARGUMENTUES (ESE DHE LIGJËRATA)139. Të lexuarit -për të lexuar

tekste të ndryshme Të mësojmë për të gjykuar (Montenji)

1 1. Të lexojë për të identifikuar esenë si lloji i tekstit argumentues. 2. Të dallojë elementet e tekstit argumentues.

140. Të lexuarit -për të lexuar tekste të ndryshme

Letra e Skënderbeut - Apologji (F. Bardhi)

1 1. Të lexojë për të identifikuar letrën argumentuese (apologji). 2. Të plotësojë skedën e letrës argumentuese dhe ta komentojnë atë.

141. Leksikologji Kuptimi leksikor i fjalës 1 Të formulojë përkufizimin e kuptimit leksikor të fjalës.

142. Leksikologji 1. Të dallojë rrafshet e kuptimit leksikor. 2. Të dallojë kuptimin leksikor nga kuptimi gramatikor. 3. Të njohë treguesit e reales dhe të dijë të përkufizojë një kuptim të një fjalie.

143. Të lexuarit -për të lexuar tekste të ndryshme

Pse e mora këtë barrë? (A. Harapi)

1 1. Të lexojë për të identifikuar ligjëratën (fjalimin politik) si lloj i tekstit argumentues. 2. Të plotësojë skedën e ligjëratës dhe ta komentojnë me gojë atë.

144. Të dëgjuarit dhe të folurit Teksti argumentues 1 Të flasë për veçoritë e tekstit argumentues duke sjellë shembuj.

145. Të shkruarit - funksional për nevoja vetjake

Tekste të ndryshme argumentuese

3 Të shkruajë tekste të ndryshme argumentuese.

146. Të shkruarit - funksional për nevoja vetjake

Tekste të ndryshme argumentuese

Të shkruajë tekste të ndryshme argumentuese.

147. Të shkruarit - funksional për Tekste të ndryshme Të shkruajë tekste të ndryshme argumentuese.

9

Page 10: Plani Gjuha Shqipe 9

nevoja vetjake argumentueseTEKSTET E KOMUNIKIMIT NË DISTANCË

148. Leksikologji Prejardhja e kuptimeve leksikore të fjalëve në gjuhën shqipe

1 1. Të dallojë kuptimin e parmë nga kuptimet e prejardhura të fjalëve. 2. Të zbulojë figurën gjuhësore në procesin e prejardhjes semantike (metaforë, sinekdoke, metonimi). 3. Të ndërtojë skemat themelore të prejardhjes kuptimore të fjalëve në gjuhën .

149. Leksikologji Leksikografia dhe fjalorët e shqipes

1 1. Të përkufizojë objektin e leksikografisë si degë e gjuhësisë që merret me hartimin e fjalorëve. 2. Të njohë dhe të përdorë tipat e fjalorëve nga mënyra se si jepet përmbajtja e fjalëve, nga shkalla e

pasqyrimit të shtresave të leksikut e nga lënda që përmban. 3. Të dallojë tipat e shpjegimit të fjalëve në gjuhën shqipe (shpjegimi me perifrazim, me përshkrim, me

sinonimi e me përkufizim).150. Të shkruarit Tekste të komunikimit në

distancë1 1. Të përdorë mjete të komunikimit në distancë.

151. Të shkruarit- funksional për nevoja vetjake

Letra, telegrami, faksi, posta elektronike

1 1. Të shkruajë tekste joletrare të komunikimit në distancë.

152. Orë të lira 23 orë

Shënim. Orët e lira nuk janë parashikuar, me përjashtim të një rasti që është parashikuar punë me projekt.Plan mësimor i sugjeruar

Planin mësimor dhe Librin e mësuesit mund ta shkarkoni nga faqja jonë e internetit: www.albas.alNëpërmjet kësaj adrese si dhe adresës sonë të postës elektronike [email protected], ju mundësohet kontaktimi me ne për çdo problem, sugjerim apo bashkëpunim

10