Pergatitja per diten e ritkthimit

72
Ibn Haxher El-Askalan Podgoricë, 1998. Ibn Haxher El-Askalani PËRGATITJA PËR DITËN E RITKTHIMIT Titulli i origjinalit: عاد م ل وم ا ي لاد عد ت سلا اE shqiptoi: Shaqir Ismaili Botuesi: Bashkësia Islame në PodgoRicë

description

 

Transcript of Pergatitja per diten e ritkthimit

Page 1: Pergatitja per diten e ritkthimit

Ibn Haxher

El-Askalan

Podgoricë, 1998.

Ibn Haxher El-Askalani

PËRGATITJA PËR DITËN E RITKTHIMIT

Titulli i origjinalit:

المعاد ليوم االستعداد

E shqiptoi:

Shaqir Ismaili

Botuesi:

Bashkësia Islame në PodgoRicë

Lektor:

Ali Salaj

Punimi kompjuterik:

Page 2: Pergatitja per diten e ritkthimit

Fahrudin Ismaili

Tirazhi:

1000 copë

Shtypi:

“Slog” Podgoricë

PARATHËNIE

Falënderimi i takon vetëm Allahut, me ndihëm e të cilit evitohet çdo pengesë në udhën e besimtarit. Paqja dhe bekimi i Tij gjithomon le të jetë mbi të dashurin dhe Profetin e Tij, Muhamedin, krijesës më të mirë që e ka parë Toka.

Libri "Përkatitja për Ditën e rikthimit" është përmledhje këshillash: hadithe të Pejgamberit, kallzime të sahabeve dhe muslimanëve të shquarë të grështuara në nëntë kapituj. Edhe pse autori ka jetuar para shtatë shekujsh, këshillet gjithnjë fitojnë në vleren e vetë sot edhe më tutje. Libri është përkëthyer në shumë gjuhë: urde, turke, angleze, boshnjake, etj... Ky përkëthim u bazue në ate në boshnjakishtes. Qellimi kryesor i vepres është që lexuesit ta kuptojnë duke mos ndërhyrë në terma arabe, të njohura për besimtarët.

Libri i preferohet çdo besimtari që dëshiron ti zgjerojë njohuritë e veta për islamin e sidomos kolegëve, imamëve, dhe vaizave. Ndjej kënaqësi për mundësine që kjo vepër i prezentohet lexueseve tanë në gjuhën shqipe.

Perkëthyesi

Mbi autorin

Ibn Hazheri është me originë nga Askalani i Palestinës. Ka jetuar në periudhë prej 1372-1449 (773-852 hixhri). Lindi dhe vdiq në Kairo. Në fillim të veprimtarisë së tij ka qenë i

Page 3: Pergatitja per diten e ritkthimit

lidhur me letërsi e poezi kurse më vonë i është qasur Hadithit. Për të kërkuar diturinë ka udhëtuar në Jemen, Hixhaz e në vende tjera ku ka dëgjuar ligjërata të dijetarëve. Ndërkohë ështe rritur fama e tij ashtu që njerëzit kanë filluar me ardhë për të degjuar ligjëratat e tija. E në kohen e vetë ai eshtë bër dijetari më i shquar. Ka qenë orator dhe transmetues i poezisë arabe, ka njohur historin e popujve të lashtë, si edhe gjendjen e kohës së vetë. Fytyren e ka pas të ndritshme. Disa herë në Kairo ka qenë gjykatës e pastaj e ka lëshuar atë detyrë. Ka qenë autori i shum veprave, kryesisht lidhur me Hadithin. Ibn Haxheri konsiderohet si personaliteti më markant në shkencë të hadithit e në përgjithsi në tërë shkencat islame. Ka bërë komentimin e njohur e më autentik të kodeksit Hadithit të Sahihi Buharis, i quajtur Fethul-Bari. Ky liber konsiderohet për kodeksin enciklopedik të hadithit-kolekcion i dispozitave islame e nevojshëm për çdo njeri i cili deshiron me u marr me njohurit islame. Përveç këtyre ka shruar edhe libra tjera të rëndësishme mbi biografin e transmetusëve të hadithit, autenticitetin dhe sigurisë së tyre.

Kapitulli i parë

Thënie dynujore

Transmetohet se ka thënë Profeti i Zotit savs.:

“Nuk ka gjë më të mira se dy sende: besimi në Allahun dhe muslimanëve me iu ndihmua; e s’ka gjë më të keqe se dy sende: besimi në shumë zotra (politeizam) dhe me iu bë dëm muslimanëve.”

Ka thenë Alejhisselami:

“Ju këshilloj të rrini me dijetar e të dëgjoni ligjerata nga njerëzit e urtë se Allahu e ringjallë zemren e vdekur me driten e urtësisë ashtu si ringjallë tokën e vdekur me shi.”

Ebu Bekr Es-Siddiku ka thënë:

“Kush hyn në varr pa përgaditje është sikurse ai që perpiqet ta kaloj detin pa anije.”

Transmetohet se ka thënë Omeri:

“Fuqia në këtë botë është në pasuri, e ardhmja (Ahireti) është në veprat të mira.”

Transmetohet se Osmani ka thënë:

“Brenga për këtë botë është errësira në zemër, kurse brenga për ahiret është drita në zemër.”

Aliu (r.a.) ka thënë:

Page 4: Pergatitja per diten e ritkthimit

“Kush vëhet në hulumtin të diturisë, Xhennetin do ta gjejë; e kush e ndjekë mëkatin, Zjarrin (Xhennemin) do ta gjejë.”

E’ameshi ka thenë:

“Atij të cilit devotshmeria është kapital, gjuhet nuk kanë me patur mundesi me e përshkruar fajden e besimit tij, e atij të cilit kjo botë është kapital, gjuhet nuk kanë me muajtë me e përshkruar rrenimin e besimit tij.”

Transmetohet nga Sufjan Es-Sevriu se ka thënë:

“Çdo vepër e dobët e berë nga afshet ka mundësi të jetë e falur, kurse secila veper e kaqe e berë nga kryelartësia (kibri) s’është e mujtun të felet – për arsye se rrënja e padegjueshmerisë i Iblisit (djallit) ka qenë nga kryelartësia, kurse Ademi mëkatin e vetë e ka berë nga afshet.”

Ka thënë një zahid (asket):

“Kush benë mekatin duke u qeshur, me siguri Allahu do ta shtie në Zjarr (sketerr) duke qajtur. Kush i bindet Allahut duke qajtur, Ai do ta shtie në Xhennet (parajsë) duke u qeshur.”

Një urtë ka thënë:

“Mos i nënçmoni mëkatet e vegjel, se në të vertetë nga ata degëzohen mëkatet e mëdha.”

Pejgamberi u ka thënë:

“Mëkati i vogel kur perseritet behet i madh, kurse mëkati i madh kur njeriu pendohet zhduket.”

Ka thënë edhe:

“S’ka mekat të vogël me perseritje, e as të madh me istigfar (kërkese ndjese).”

Është thënë:

“Njohesin e preokupon lavderimi, kurse asketin duaja (lutja). Kjo është për atë se njohësi brengoset për Zotin e vetë, kurse asketa brengoset për vetëvehten.”

Një i urtë ka thënë:

“Kush mendon se ka mik më të afërt se Allahun, ai dobet e njeh Allahun; kush mendon se ka armik më të madh se vetëvehten, ai keq e njeh vehten.”

Ka thënë Ebu Bekr Es-Siddiku për ajetin: “Për shkak kë veprave (të këqia) të njerëzve,

Page 5: Pergatitja per diten e ritkthimit

janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katasrofa hubmje e bereqetit etj.)”:

“Toka është gjuha, mbi ate qajnë njerëzit, e kur prishet zemra mbi te qajnë melekët.”

Është thënë :

Afshi (lakmia) në të vertetë i benë mbretërit skllav, ndërsa durimi i shndëron skllavet në mbretër – por valle a nuk e vëren në tregimin e Jusufit e Zulejhasë.

I lumi ai të cilin e sundon mendja, a ëndjet i ka të robëruara; e i mjeri ai endjet e të cilit e sundojnë, e mendja i mbetet rob.

Kush i braktis mekatet, zemra ka me iu zbutë, kush e braktisë të ndaluren (haramin) dhe e pranon të lejuaren (halalin) ai do ta ketë menden e pastër. Allahu i ka shpall një profeti: “Mue më ndegjo në atë që të kam urdheruar e mos më kundershto Mue në atë që të keshilloj.”

Kulmi munçurisë është me punua atë me çka Allahu është i kënaqur dhe me u shmangë nga hidherimi i Tij.

S’ka emigrim (gurbet) për të mençurit, dhe s’ka atdhe për injorantin.

Kush me degjueshmerin e vetë behet i afërt Allahut, në mesin e njerëzve do të jetë i huaj.

Gjesti i nënshtrimit është shenjë njohurie, sikurse që trupi është shenjë i gjallerisë.

Profeti e ka thënë:

“Rrënja e të gjitha mëkateve është dashuria ndaj kësaj bote, kurse rrënja e çdo çrregullimi është në mosdhënien e dhjetës (ushurit) dhe zekatit.”

Është thënë:

Ai i cili e pranon gabimin meriton lavderim, pranimi i gabimit është shenje i pranisë së veprave të Zoti.

Mosmirënjohja është çorodi, kurse shoqërimi me të marrët është dëmesi.

Poeti ka thënë:

I mjeri ai që me dunjallekun zbavitet.

Shpresat e mëdha e kanë dallëdisur.

Page 6: Pergatitja per diten e ritkthimit

Ose nuk zgjohet nga pakujdesia

Gjithnjë derisa nuk i afrohet kismeti.

Vdeka vjen befasisht,

Kurse varri është arka e veprash.

Duro karshi sprovash të kësajë botë,

Se s’ka vdekje pa caktim (exhel).

Kapitulli i dytë

Thënie trenyjore

Transmetohet se ka thënë Profeti u :

“Kush zgjohet duke u ankuar në halle të jetës, ai në të vertetë është sikurse të ankohet në Zotin e vetë. Kush agon i bregosur për sende të kësaj botë, është aguar në Allahun i hidheruar. Kush i lakmon pasanikut dhe pasurinë i ka humbi dy të tretat e besimit të vetë.”

Ebu Bekr Es-Siddiku t ka thënë:

“Tre sende nuk mberrihet me tre: pasuria me deshirë, rinia me ngjyrosjen e flokësh, e as shendeti me ilaçe.”

Omeri t ka thënë:

“Mirësjellja me njerëzit është gjymsa e mendjes; mosturperimi me shtru pyetje është gjymsa e diturisë, kurse drejgjykimi është gjymsa e jetës.”

Ka thënë Osmani t :

“Kush heqë dorë nga dynjalleku ka me e dashur Allahu xh. sh; kush i le gjynahët (mëkatët), kanë me e dashur melekët, e kush i zgjidh shpresat e myslimanëve, kanë me e dashur muslimanët.”

Ka thënë Aliu t :

Page 7: Pergatitja per diten e ritkthimit

“Prej (të gjithë) mirësive të kësaj botë islami më siguri të mjafton; prej (gjithë) angazhimesh të mjafton degjimi (i Allahut), e prej të gjitha këshillave të mjafton këshilla e vdekjes.”

Ibn Mes’udi t ka thënë:

“Sa njerëz janë mashtruar duke pranuar dhurata, sa nga ada janë mashtruar me falenderime e sa njerëz janë rrejtë në atë që mëkatët atyre janë mbuluar.”

Pejgamberi Davudi u ka thënë:

“Në Zeburin është shpallur: i mençuri duhet të kujdeset vetëm me tri sende: përgatitjen për Diten e rikthimit, furnizimin bazë për jetesë dhe në kërkesën e kënaqesisë tek halali (të lejuarit).”

Transmetohet nga Ebu Hurejre se ka thënë Profeti:

“Tre sende shpetojnë, tre rrenojnë e shkatërojnë, tre janë gradime, dhe tre shpagim.

Shpëtojnë: frika prej Allahut, publikisht dhe fshehtas, përmbajtja e udhës së drejtë në skamje e begati, e më tutje drejtësia në gazmend e në hidhërim.

E rrenojnë: koprracia e rreptë, ndjekja e qejfit dhe mendja e lartë (egoizmi).

Shperblimet janë: dhenja e selamit (pershendetja), usqimi i të verfërit dhe fala e namazin natën kur njerëzit flejnë.

Shpagimet janë: plotsimi i abdestit në netët e ftohta, me marr hapa kah xhemati (tubim i njerëzve) dhe me i prit namazet njerin pes tjetrit.”

Ka thënë Xhibrili:

“O Muhammed e : jeto si të duash, por dije se je i vdekur. Dashuro kend të duash, por dije se ke me u nda prej atij. Puno çka të duash, ajo ka me tu kompenzuar. (shperbly).”

Profeti e ka thënë:

“Tre persona Allahu do ti strehoj nën hije të Arshit (fronit) atëherë kur nuk do të ketë tjetër hije: ate i cili merr abdest në gjendje të rëndë (smundja, ftohtë etj.), atë, i cili shkon për terr në xhami dhe atë që ushqen të untuarit.”

E kanë pyet Ibrahimin u : “për se Allahu xh. sh. të ka marr për mik të vetën?”

Për tre sende – ka thënë.

Page 8: Pergatitja per diten e ritkthimit

- Zgjodha urdherin e Allahut para urdherit të tjerëve,

- nuk kam pas gajle për atë që Allahu kujdesohet për mua,

- dhe as nuk kam ngrënë as darke e as drekë pa pasur musasfir me veti.”

Një i urtë ka thënë:

“Tre sende mi heqin brengat: përkujtimi i Allahut të madheruar, takimi me robet e Tij të mirë (evlijat) dhe fjalimi i të urtëve.”

Hasani Basriu ka thënë:

“Kush muk ka edukim, nuk ka as dituri, kush nuk ka durim (sabr), nuk ka as besim, dhe kush nuk është i devotshem, nuk është i aferti i Allahut.”

Transmetohet se një Izraelit ishte nisur për të kërkuar dituri dhe ky lajm arriti te profeti i tyre. Tek ai dergoi njeriun dhe i tha: “O djalosh, të këshilloi me tre sende në të cilat është dituria e popujve të kaluar e të tashëm:

Frikoju nga Allahu fshehur edhe haptas, ruaje gjuhen tende nga marrja e njerëzve nëper gojë dhe mos i permendi përveç për të mirë; kujdeso për buken e ngrënë tëjet e fituar në mënyre të ndershme.”

Kur i dëgjoi këto fjalë, djaloshi hoqi dore nga dalja.

Një njeri nga Izraelit kishte grumbulluar tetëdhjetë arka me dituri e nga ata nuk kishte patur far dobie. Mirëpo Allahu i shpalli profetit tyre për ti thënë ati, mbledhsit: “Edhe sikur të grumbullosh shumë dituri nuk do të kesh dobi po nuk veprove sipas tre sendeve:

- mos e dashuro dynjan se ajo nuk është shtëpia e besimtarit;

- mos u shoqëro me shejtanin (djallin) se ai nuk është shoku i besimtarit;

- dhe kërkujt mos i bë keq se ajo nuk është puna e besimtarit.”

Transmetohet se në duan e vetë Sulejman Ed-Darani ka thënë:

“O Zoti im, në qoftë se ke me më gjykuar në bazë të punve të mija; un do të lypi mëshiren Tende; e në se ke me më gjykuar për koprracin time, un do të lutem për bujarinë Tende; në qoftë se ke me më futë na Zjarr, kam me i lajmëruar banoret e tij se un me të vertetë të dua.”

Është thënë :

“Më i lumtur është ai i cili e ka zemren plotë dashuri, trupin e durueshëm dhe është i

Page 9: Pergatitja per diten e ritkthimit

kënaqur me çka posedon.”

Ibrahim En-Nehaiu ka thënë:

“Është e sigurt se popujt të shkatërruar para jush, janë rrenuar për tri cilësi (vese): kuvendim pa dobi, ushqim pa masë dhe gjum të tepëruar.”

Transmetohet nga Jahja ibn Muadh Er-Raziu:

“I lumi ai qe e lë dynjan më parë se e lë ajo atë, dhe ai që ia ndërton vetit varrin para se me hy në te, si edhe ai qe gëzon Zotin e vet para se me u taku me Te.”

Aliu t ka thënë:

“Kush nuk e ka me veti sunnetin (ligjin) e Allahut, pastaj sunnetin e Profetit të Tij, dhe të dashurit të Tij, ai s’ka kurgja në dorë.”

Atë e pyten: - çka është sunneti i Allahut?

- Ruajtja e fshehtësisë – u përgjegj.

- Po çka është sunneti i Profetit? – ishte pyetja tjetër.

- Me njerëz me u sjell me ëmbelsi.

- Çka është sunneti i dashurve të Tij?

- Me i duru maltretimet e njerzëve.

Të paret tanë kanë këshilluar njeri tjetrin me tri sende dhe kanë koresponduar në ata: kush bënë perpjeke për jetën e ardhme, Allahu ka me ia zgjidhë problemet e jetës dhe të besimit. Kush e hijeson brendshmerin (shpirtin) e vet, Allahu ka me ia zbukuru pamjen e jashme të trupi tij. Kush i ballanson (rregullon llogarit) ate çka është mes tij dhe Allahut, Allahu ka me e rregullu atë çka është mes tij dhe njerzëve.

Nga Aliu t transmetohet:

“Behu njeriu më i mirë te Allahu – në syt i vet më i keqi dhe behu për njerëzit njeri nga ata!”

Allahu Y i ka shpall profetit Uzejr:

“O Uzejr, kur ben mëkatin e vogel, mos e shiko imtësin e tij, por shiko në Ate se kuj i ke bër mëkatin; kur të kaplisë një mirësi e vogel, mos e nënçmo, po shiko Ate i cili të ka furnizu (me te); kur të kaplisë e keqja, mos u anko në Mue të krijesat e mija, ashtu sikurse Unë që s’ankohem në ty të melekt e Mij atëherë kur tek Unë arrinë turpi yt.”

Page 10: Pergatitja per diten e ritkthimit

Hatim El-Esam ka thënë:

“Për çdo mengjez shejtani me pyetën: “Me çka ushqehesh? Çka veshen – dhe ku banon?”

Unë i përgjigjem: “Ushqehem me vdekje, veshi qefinin dhe banoi në varr.”

Profet e ka thënë:

“Kush delë nga hieja e mëkatit për nder të përvujtenisë, Allahu xh. sh. do ta pasurojë pa thesar, do ta ndihmojë pa ushtri dhe do ta forcojë pa fisni (të aferm).”

Transmetohet se i Derguari i Zotit një ditë kishte dalë tek sahabet dhe i kishte pyetur:

“Si keni ndjeh?”

Thënë: “Kemi ndjeh si besimtaret ne Allahun xh. sh.”

“E çka është shenji i besimit tuaj?”

“Në vështirësi jemi të durueshëm, në begati jemi mirënjohës, e në paracaktimin (kada) e jemi të kënaqur.”

Në këta Alejhisselami tha: “Ju jeni besimtar të vertetë, pasha Zotin e Ka’bes!”

Allahu Y i ka shpall një profetit:

“Kush takohet me Mu dhe Me Don, do ta shti në Xhennetin Tim. Kush takohet me Mu dhe më friksohet, do ta ruajt nga Zjarri Im. Kush takohet me Mua, e Me turperohet, do tu bëjë që melekt të harrojn në gjynahet e tij.”

Transmetohet se Abdullah ibn Mes’udi ka thënë:

“Kryeje atë që të ka urdhëruau Allahu dhe do të jeshë njeriu më i devotshëm; largohu nga haramet se to të jeshë asketi më i madh; kënaqu me atë që të ka dhuruar Allahu e do të jesh njeriu më i pasur.”

Salih El-Merkadi duke kaluar pranë disa shtëpiash tha:

“Ku janë banoret e tuaj të mëparshem, ku janë njerëzit e dikuershëm?” Dikush i ka përgjegjë: “Gjurmet e tyre janë shuar, nën tokë trupat u janë zhdukur, kurse veprat iu kanë mbetur var për qafë si gjerdan.”

Nga Aliu t :

“Në se dikuj i bënë mirësi, je bërë udhëheqesi i tij, kërkove nga dikush sherbim, je ber

Page 11: Pergatitja per diten e ritkthimit

robi i tij, kend të duash mohoje, me te ke me qenë krejtësisht i njëjtë.”

Ka thënë Jahja ibn Muadhi (Allahu e mëshiroftë):

“Me e braktisë krejt dynjan do të thotë krejtësishtë me e rremby, pra kush e len në tërësi, në tërësi e ka marr. Për këtë – merre në atë mënyrë që ta lësh krejtësishtë,dhe lëne në atë menyrë si ke me marr.”

E kanë pyetur Ibrahim ibn Ed-hemin: “Me çka e ke arritur zuhdin (asketizmin)?” Tha: “Në tri sende:

E pash varrin boshë, kurse me veti mik nuk kam; pash rrugen e gjatë, e me veti nuk kam ushqime; dhe e pash Të fuqishmin se si me gjykon e unë nuk kam asnjë argument.”

Esh-Shibil-li (Njeri nga sufit e njohur) ka thënë:

“Zoti im, deshirojë ti dhurojë të gjitha veprat e mija të mira krahas varfërisë dhe pafuqisë s’ime, dhe si nuk do doja të mi falësh të gjitha veprimet e mija të këqija, krahas me pavarsin Tende nga unë!”

E pastaj tha: “Kur don me qenë mik me Allahun, tëhuajsohu nga vetëvehtja.” Dhe vazhdoi: “Sikur ta kishit shijuar kënaqësinë e afrimit (shpirtëror) kishit ditur çka është idhtimi i ndarjes.”

E kanë pyetur Sufjan Es-Sevrijun: “Si me u bë mik i Allahut Y ?” Është përgjegj:

“Mos me u shoqërua me çfardo fytyre të bukurë, ze të këndshëm e gjuhë të mprehtë (të dalluar).”

Ibn Abbasi t ka thënë:

“Zuhdi (asketizmi) përbehet nga tri shkronja (zënore): ze, ha, dhe de. Ze është përgatitje (zad) për Diten e rikthimit. Ha (huda) paraqet udhëzimin në besim, kurse de (devam) tregon qendrushmerin në respekimin ndaj Allahut.”

Në rastin tjeter ka thënë:

“Zuhdi ka tri germa – ze është me braktis zbukurimin (zinetin); ha është me heqë dorë nga qejfet (heva); dhe de është me e braktisë ketë botë (dunja).”

Hamid ibn Latifit i ka ardhë një njeri dhe e ka lutur për këshillë. Ai ka thënë: “Mbroje besimin e vetë me kapak si kopertinat e mus-hafit.” E pyeten: “Çka janë kopertinat i besimit?”U përgjeg: “Mos me folë më tepër se është e nevojshme, me marr nga kjo botë vetëm atë që është e domosdoshme, e mos me u perzi me njerëz vetëm aqë sa e kerkon nevoja. Pastaj, dije se themeli i zuhdit është largimi nga sendet e ndaluara, qofshin të vogëla ose të mëdha, kryerja e të gjitha obligimeve të besimit, qofshin ata të lehta ose të

Page 12: Pergatitja per diten e ritkthimit

rënda dhe me iu leshuar këtë botë dashamirve të saj, e çdo send në atë, të vogël e të madhe.”

Lukman El-Hakimi i ka thënë djalit të vetë:

“Biri im! Në të vertetë njerëzit përbehen nga tre elemente: Njeri i takon Allahut, i dyti atyre, kurse i treti krimbit. Ajo e cila është e Allahut – është shpirti i tij, ajo që i takon atij (njeriut) – është vepra e tij, kurse ajo që i takon krimbit është trupi i tij.”

Aliu t ka thënë:

“Tre sende forcojnë intelektin dhe pastrojn fytin - pastrimi dhembve, agjerimi dhe leximi i Kur’anit.”

Transmetohet nga Ka’b ibn Ahbari t se ka thënë:

“Tri fortifikata janë për besimtarin: xhamia, përkujtimi në Allahun (dhikrullah) dhe leximi i Kur’anit.”

Ka thënë një i urtë:

“Te Allahu ekzistojnë tre tresare të cilat ia jep vetëm atij që e do: varferin, smundjen dhe durimin.”

Transmetohet se Ibn Abbasi t ka qenë i pyetur: “Cila ditë është më e mirë, cili muaj e cila vapra është më e mirë?” “Dita më e mirë është xhumaja, është përgjegjur, muaji më i mirë është ramazani, kurse vepra më e mirë është zbatimi (kryerja) i namazit në kohen e tij.” Pas tre ditësh arriti ky lajm tek Aliu dhe tha: “Me i pas pyet dijetarët e lindjes e të perenimit për këtë çeshtje, nuk e kishin thënë atë që iu tregoi Ibn Abbasi. Megjithatje, unë kishe me thënë: vepra më e mirë është ajo të cilen Allahu e pranon prej teje, muaji më i mirë është ai në të cilin njeriu sinqerishtë pendohet, kurse dita më e mirë është ajo kur ke me e lanë këtë botë se basimtar në Allahun Y .”

Poeti ka shenuar:

“A se ven re se si dita dhe nata na sprovojnë,

Kurse ne haptas dhe fshehtas luejmë.

Mos i lakmo kësaj botë dhe dhuntive të saja,

Me siguri që ajo shtëpi nuk është banesa yte.

Page 13: Pergatitja per diten e ritkthimit

Para vdekjes puno në dobi të shpirtit tend

E mos të dallandisin shumë vëllezër e shokë.”

Është thënë:

“Kur Allahu i uron robit të vetë mirësi, i mudeson që ai ta kuptoj besimin, të jetë zahid në ketë botë, dhe ia hap sytë për ti verejtur të metat e veta.”

Transmetohet se ka thënë Profeti e :

“Nga kjo botë me janë dukur të vlershme tri: era e mirë (aroma), gratë, kurse kënaqësia e ime është në namazin.”

Bashk me të kanë ndejur as-habet e tij, e Ebu Bekr Es-Siddiku t tha: “Ke thënë të vertetën, o i Derguari i Allahut. Në ketë botë mua me pelqejn tri: shikimi në fytyrën e Profetin e Zotit, dhenia e pasurisë për Profetin e Zotit dhe bija ime të jetë me Profetin.”

Pastaj tha Omeri t : “Të vertetën e ke thënë, o Ebo Bekr; e për Mua nga kjo botë i dua tre sende: me urdhëru mirësi, me pengu të këqijat, dhe (me bajtë) rrobet e vjetëruara.”

Në atë Osmani tha t : “Drejtë ke folë o Omer; mua në dynjalluk tri më janë të dashura: me e ushqu të untin, me e vesh të zhveshurin dhe me lexue Kur’an.”

Në fund tha Aliu t : “O Osman, e vërtete është ajo çka thue; mue në kynjalluk me janë duk tri: me i shërbye musafirit sa më mirë, me agjiru në verë dhe të rënit me shpatë.”

Derisa ata ishin preokupuar më bisedë, erdhi Xhebraili dhe u tha: “Allahu Y me dergoi kur e ndëgjoi biseden tuaj dhe të urdheron me më pyet se çka kishe unë dëshirue sikur të isha krijesë e kësaj botë.” Alejhisselami e pyeti: “Çka kishe dëshirue sikur të ishe krijese e kësaj bote?” Ai u përgjegj: “Me i udhëzua ata që kanë humb veten, me u shoqërua me të huajt të cilet i janë nenshtruar Allahut dhe me i ndihmu njerzit e varfer.”

Dhe pastaj vazhdoi Xhebraili: “Zoti i Gjithfuqieshem tek robet e vet i adhuron tri karakteristika: me dhenë çdo gjë nga vetja në pendim me qajtë dhe durim në varferi.”

Një i urt ka thënë:

“Kush mbeshtet në mendjen e vetë, ka me e humb vetën, kush dëshirom kënaqësi në pasurin e vetë, gjithmonë pak ka me pasë, e kush ka me lypë fuqi te krijesat – përgjithmonë ka me qenë i dobët.”

Ka thënë i urti:

“Fryti i njohurisë ka tre shenja – turpi nga Allahu, dashuria për Allahun e miqësia me

Page 14: Pergatitja per diten e ritkthimit

Allahun.

Transmetohet se Profeti e ka thënë:

“Dashuria është themeli i diturisë, kurse shmangja nga mëkatët është shenjë besimi të qendrueshem. Kulmi i besimit është devoshmeria dhe kënaqësia me atë çka ka caktuar Allahu.”

Sufjan ibn Ujejne ka thënë:

“Kush e don Allahun, atë ka me e dashun ai të cilin Allahu e don; kush e don atë të cilin Allahu e don – ka me e dashur në emer të Allahut, e kush dashuron atë që don në emer të Allahut – ai don të mos din njerzit për këte.”

Është regjistruar se Profeti u ka thënë:

“Dashuria e sinqertë i ka tri karakteristika: njeriu më tepër don me e dëgjua të dashurin kur flet sesa dikend tjetër; don me ndej me te më tepër se me dikend tjetër dhe interesohet ta kënaq të dashurin para çdo kuj tjetër.”

Transmetohet Vehb ibn Munebbih El-Jemaniu t :

“Është regjistruar në Tevrat se njeriu i pangopur është i vobekt edhe në qoftë pronari i krejtë botës – dhe se të përvuajturit i nenshtrohen edhe pse është rob, kurse ai që është i kënaqur me pak është i pasur edhe nëse ështe i uritur.”

Një i urtë ka thënë:

“Kush njeh Allahun nuk ka me pasur lezet pranë krijesave; kush e njeh dynjallekun, s’ka me pas marak në te; e kush e njeh drejtësin e Allahut të Madheruar, nuk ka me pas keqëkuptim me njerëz.”

Zenun El-Misriu ka thënë:

“Çdo kush që frikohet, është i arratisur, si ai që lakmon është në hulumtin, kurse ai i cili shoqërohet me Allahun i shmanget vetes.”

Pastaj ka vazhduar: “Ai që e njeh Allahun është rob, zemra e tij është largëpamse, kurse veprimtaria e tij për hir të Allahut është shumë e madhe.”

Dhe tha: “Besnik është ai që njeh Allahun e madhëruar, zemra e tij është mendje njohëse (vigjilente), kurse puna e tij në emer të Allahut është shumë madhe.

Transmetohet se Sulajman Ed-Darani ka thënë:

“Themeli i çdo mirësie në ketë e në botën tjetër është frika në Allahun Y ; Çelsi i

Page 15: Pergatitja per diten e ritkthimit

dynjallekut është ngopja, kurse çelsi i ahiretit është uria.”

Është thënë:

“Ibadeti është zanat, punishta e tij është vetëmia, kapitali është devotëshmeria, kurse fitimi është Xhenneti.”

Malik ibn Dinari ka thënë:

“Shndëroji tre sende me tre tjera për tu ber besimtar: hamendjen me perulje, lakmin (tëpangopurin) me kënaqësi dhe zilin me konsultim (këshillim).”

Kapitulli i tretë

Thënie

katërnyjore

Është shenuar se i Derguari i Zotit e i ka thënë Ebu Dherrit El-Gifarit t :

“O Ebu Dherr, rindertoje anin tende se deti është i thellë, merr me veti tërë pajisjen se udha është e lagët, lehtesoje barren që merre se perpejtja është e veshtierë dhe bëhu i sinqert në veprimin tend se Ai i cili vëzhgon të gjitha i sheh.”

Poeti ka thënë:

Obligimi njerzëve është me u pendua,

Kurse braktisja e mëkateve është më se i duhur.

Durimi në rastet e veshtira është i rënd,

Por se leshimi i shperblimit është më i rendë.

Koha në ndryshimin e vet është e çuditshme,

Porse moskujdesi i njerzëve është më i çuditur.

Page 16: Pergatitja per diten e ritkthimit

Çdo gjë që do me erdhe është i afër,

Kurse vdekja e të gjithave është më e afërt.

Një i urtë ka thënë:

“Katër sende janë të bukura, kurse katër prej tyre janë edhe më të hijshme:

Turpi tek njerëzit është i bukur, kurse te femrat është adhe më i bukur.

Drejtësia të çdokush është e bukur, kurse te udhëheqësit është edhe më i bukur.

Të penduarit të pleqët është i bukur, kurse te të tinjt edhe më i hijeshem.

Doredhënia është e bukur te pasanikët, kurse te të varferit edhe më i bukur.”

Ka thënë i urti:

“Katër të këqia janë më të shëmtuara se katër:

Mëkati te djaloshi është i keqë, kurse te plaku është edhe më i keqë.

Interesimi për këtë botë te injoranti është i shëmtuar kurse te dijetarët është dhe më i vrazhtë.

Dembelia (pritesa) në dëgjesen e Zotit te të gjithë njerëzit është e shëmtuar, kurse te dijetaret dhe studentet edhe më e shëmtuar.

Kryelartësia e të pasurit është e shëmtuar, por kryelartësia e të varferit është edhe më e shëmtuar.”

Profeti u ka thënë:

“Yjet janë siguri e banorëve të qiellit, e kur ata rrezohen do të jetë fundi i banorëve të qiellit.

Pasardhësit e mi janë siguri për ummetin tim, e kur të zhduken ata, edhe ummeti i im ka me u zhdukë.

Unë jam garanci i as-habeve të mi, e kur të kaloj unë kanë me u zhdukë edhe sahabet e mi.

Malet janë mburojë e tokës dhe kur të zhduken ata do të vie fundi i banorëve të Tokës.”

Ebu Bekr Es-Siddiku ka thënë:

Page 17: Pergatitja per diten e ritkthimit

“Katër sende i plotësojnë katër të tjerat:

Namazi me sehve – sexhde, agjerimi me sadekatul – fitr, haxhi me kurban, kurse imani (besimi) me xhihadin.”

Abdullah b. Mubareku ka thënë:

“Kush falen çdo ditë dymbëdhjetë rekate, e ka plotësuar borxhin e namazit; kush agjinon për çdo muaj nga tri ditë, e ka plotësuar borxhin e agjërimit; kush lexon për çdo dit nga njëqindë ajete – ai i ka kryer obligimin e leximit; e kush jep sadaka për çdo xhuma ka një derhem, e ka krye detyren e sadakasë.”

Omeri t ka thënë:

“Ekzistojnë katër dete:

afshi është deti i mëkatit, shpirti është deti i ëndjesh (qejfesh), vdekja është deti i jetës, kurse varri është deti i pendesës.”

Osmani t ka thënë:

“Lezetin e imanit e kam gjetur në katër sende:

I pari është në realizimin e urdhave të Allahut;

I dyti – në shmangjen e harameve të Tij;

I treti në urdherimin e të mirash duke dëshiruar me të shperblimin e Allahut;

I katërti – në largimin nga të këqiat mu nga frika e dënimit të Allahut.”

Gjithashtu t ka thënë:

“Katër sende janë dukshmeria e të cilës është vyrtyti e brenshmeria obligim (farz):

Perzirja me njerëz të mirë është vyrtyt, kurse me marrë shembull në ata është obligim. Leximi Kur’anit është vyrtyt, kurse veprimi sipas tij është obligim. Vizita e varrezeve është vyrtut, kurse përgatitja për të është detyrë. Vizita te i sëmuari është vyrtyt, kurse këshillimi nga ai është detyre.”

Transmetohet se Aliu t ka thënë:

“Kush dëshiron xhennetin shpejton në kryerjen e punëve të mira. Kush i frigohet zjarrit ndalohet në kënaqësi të epshëve. Kush është i sigurtë në vdekjen e vetë të gjith lezetet kanë me hup vleren, e kush e njeh ketë botë çdo problem e përballon më lehtë.”

Page 18: Pergatitja per diten e ritkthimit

Profeti e ka thënë:

“Namazi është shtylla e besimit, porse heshtja është më e mirë. Sadakaja e fikë hidherimin e Zotit, porse heshtja është më e mirë. Agjerimi mbron nga Zjarri, porse heshtja është më mirë. Lufta në udhë të Allahut është kulmi besimit, mirëpo heshtja është më e mirë.”

Është thënë se Allahu i ka shpallur njerit nga profetet izraelit duke ka thënë:

“Atë që heshten nga të folurit keqë – tek unë është agjërim; ruajta e yte të ekstremiteteve nga harami për hirin tem është falje (namaz); deshprimi yt nga krijesat për hirin tem është sadakah, kurse eliminimi i fatëkeqësive nga muslimanët tek unë është xhihad.”

Është shenuar se ka thënë Abdullah b. Mes’udi:

“Katër sende janë errësine në zemër:

Barku i ngopur duke mos e vezhguar se a është ushqimi hallal; shoqërimi me zullumqarë; harrimi në mekatët e kaluara, lakmia e madhe dhe uzdaja e pakufishme.

Dhe katër janë dritë në zemër:

Stomaku i unshëm nga vemendja, miqësia me njerëz të mirë, përkujtimi i mëkateve të kaluara dhe uzdaja të vogla.”

Hatim El-Esam, Allahu u mëshiroftë, ka thënë:

“Kush rekomandon se posedon katër cilësi, e nuk i ka edhe katër tjera, rekomandimi i tij është i rrejshem – kush thotë se e don Allahun e nuk heq dorë nga ndalesat (haramet) e Allahut, atë çka e flet është rrenë; kush rekomandon se e do Profetin a.s. e s’ka durim për të mjerët e të verferit – ate që rekomandon është rrenë; kush i lë vehtes se e don xhennetin e nuk ndan lëmosha, thënja e tij është gënjeshtër; dhe kush thotë se ka frikë Zjarrin dhe nuk ndahet nga mëkatët – atë që e thotë është rrenë.”

“Profeti e ka thënë:

“Për ata që e kanë humbë rrugen janë katër tregues: harresa e gjynaheve të kaluara, derisa ata të Allahu ruhen; kujtesa e sevapeve të kaluara (veprave të mira) duke mos ditur se a janë të pranuara ose të refuzuara; me marr për shembull atë që është i lartë në begati të kësaj botë, dhe me marr si model atë që është në shkallën më të ultë të besimit. Allahu thotë: “E kam dashur atë, porse ai Mu nuk më ka deshirua, prandaj e kam braktisë.”

Ndërkaq shenjat e besimit janë katër gjëra: përkujtimi në gjynahet e kaluara, moskujtimi dhe harresa e sevapeve të punuara, marrja e besimtarëve për shembull në jetë dhe në ata të cilët janë më poshtë në mirësitë e kësajë botë.”

Page 19: Pergatitja per diten e ritkthimit

Një i urtë ka thënë se shenjat e imanit (besimit) janë katër gjëra: devotshmeria, turpi, falenderimi dhe durimi.”

Nga Profeti e transmetohet se ka thënë:

“Katër themele ekzistojnë: themeli i ilaçeve, mirësjellja, ibadeti dhe themeli i deshirës. Themeli i ilaçesh është ushqimi me masë; themeli i mirënjohtjes është më folë pak; themeli i ibadetit është sasija e vogël e mëkateve, kurse themeli i dashurisë është durimi.”

Gjithashtu Alejhisselami ka thënë:

“Katër sende nga trupi djemëve të Ademit shlyejnë katër sende esencijale. Thelbi është: intelekti, besimi, turpi, dhe vepra e bukur. Kështu hidherimi e paralizon intelektin (mendjen) zilia besimin, lakmia turpin, kurse shpifja shlyen veprat e mira.”

Dhe ka thënë e :

“Në Xhennet janë katër sende më të mira se vetë Xhenneti: banimi i perhershem në të është më i mirë se Xhenneti, afersia e Profetit atje është më e mirë se vetë Xhenneti dhe kënaqësia e Allahut në të është më e mirë se Xhenneti.”

E në Zjarr katër senda janë ma të këqin se Zjarri (Xhennemi): qëndrimi i përhershem ne Zjarr është më i keq se vetë Zjarri; qortimi i melekëve është më i keq se Zjarri; me qenë në afersi të shejtanit është më keq se Zjarri se edhe hidherimi i Allahut të Madhëruar është më i keq se vetë Zjarri.”

E kanë pyet një të urtë: “Si je?” Ai i pergjegjë: “Unë jamë me Zotin në harmoni, me shpirtin në grindje, me krijesat në konsultim kurse me këtë botë në halle.”

Një i urtë i ka zgjedhur katër urtësira nga këta katër libra:

Nga Tevrati: “Kush ka me qenë i kënaqur me atë çka i ka dhuruar Allahu, ka me qenë rahat në dynja e ahiret.”

Nga Inxhilli: “Kush i mposhtë afshet ka me qenë i fuqishëm në këtë dhe në botën tjetër.”

Nga Zeburi: “Kush vetmohet nga njerëzit, do të shpëtohet në dynja e në ahiret.”

Nga Furkani: “Kush e ruan gjuhen e vetë, ka me qenë i sigurtë në dynja e në ahiret.”

Omeri t ka thënë:

“Pasha Allahun, nuk jamë sprovuar me kurnjë veshtirësi, e që nga Allahu në ata nuk ka pasur katër mirësi: e para është për atë se ajo nuk është për shkakun e mëkatit tim; e dyta është se ka muejt me qenë edhe më e keqë; e treta është se ajo vështirësi nuk e pengon kënaqësin e Allahut, dhe e katërta është se unë lypi nga Allahu shperblim për atë sprovë.”

Page 20: Pergatitja per diten e ritkthimit

Abdullah ibn Mubareku ka thënë:

“Një i urtë ka mbledh hadithe dhe nga ata ka zgjedhë katërdhjetë mijë, dhe pastaj nga ata i ka nda katër mijë, pastaj katërqind, katërdhjetë, e në fund i zgjodhi katër fjali, të cilat janë:

“Në çdo situatë mos u mbeshtet në grue;

Mos u dallandis gjithmon me pasuri;

Mos e rëndo stomakun (lukthin) aq sa nuk mundesh – dhe

Mos mëso atë çka nuk është i dobishëm.”

Muhammed ibn Ahmedi ka thënë për ajetin: “... e që do të jetë prijes i matur dhe pejgamber nga të dalluarit”:

“Allahu xh.sh. e ka permendur Jahja a.s. si lider, kurse ai është robi i Tij, për arsye se ka qenë më i fuqishëm se katër sende: deshira, Iblisi, gjuha dhe hidherimi.”

Nga Aliju t :

“Dini nuka ka me u zhdukë derisa në këtë botë do të akzistojnë katër sende: derisa pasanikët nuk do të jenë koprracë në atë që posedojnë; derisa dijetarët veprojnë sepas asaj që kanë mësuar; derisa injoranet (xhahillat) nuk mbajnë inat në atë që nuk e dinë dhe derisatë varfërit nuk e shesin ahiretin e vet për dynja.”

Është Shënuar se Profeti e ka thënë:

“Allahu në Diten e gjykimit ka me u thirrë në katër përsona – kundër katër llojë njerëzish: kundër pasanikëve me Sulejmanin, birin e Davudit; kundër robëve (skllavësh) me Jusufin; kundër të sëmuerëve me Ejjubin; e kundër të verferve me Isaun, paqa i percjellët.”

Sa’d ibn Bilali, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se Allahu xh.sh. njeriun, kur ky gabon, e mëshiro në katër sende: nuk e msheh nafaken (furnizim) nga ai; nuk e msheh nga ai shendetin; nuk ai qet në shesh mëkatin e tij dhe se dënon shpejt.”

Ka thënë Hatim El-Esamiu (Allahu e mëshiroftë ):

“Kush i shtyr katër sende deri sa ti mberrijë katër të tjera, ka me gjetur xhennetin: gjumin deri në varr, lëvdaten deri në mizan, pushimin deri në sirat – dhe afshet deri në Xennet.”

Ka thënë Hamid El-Lifafi (Allahu e mëshiroftë):

Page 21: Pergatitja per diten e ritkthimit

“Në katër sende kemi kërkuar katër; por se kemi tretur rrugen, mirëpo ata i gjetëm në vendin tjetër: Në mallin kemi kërku pasurin, por atë e gjetëm në kursim; lypëm rahati në begati të madhe – e e gjetëm në pasuri të vogël, kërkuam lezet në nimete (mirodije), dhe e gjetëm në trupin e shendoshtë; e kërkuam furnizimin në tokë, kurse ate e gjetëm në qiell.”

Ka thënë Aliu t :

“Katër sende janë sasia e të cilave është e madhe: dhembja (sëmundja), verferia, zjarri dhe armiqësia.”

Transmetohet se ka thënë Hatim El-Esami:

“Vleren e katër sendeve e dinë vetëm katër: vlerën e rinisë e dinë vetëm pleqtë, mirëqenien e të vuajturit, shendetin e të sëmuarit, kurse vleren e jetës e dinë vetëm të vdekurit.”

Ka thënë poeti Ebu Nuvas:

“Mëkatet e mija janë, kur mendoj për ta se janë shumë,

Mirëpo mëshira e Allahut më e madhe është.

S’është synimi im kur e bëj mirësinë,

Por unë mëshirës së Allahut i synoj.

Ai është Allahu, Zoti im që me ka krijuar,

Kurse unë jamë robi i Tij, që miraton dhe nenshtrohet.

Nëse më falë, ajo do të jetë mëshirim,

E ne se ndodhe ndryshe, e unë çka muj të bej?”

Ka thënë Derguari e :

“Kur të vijë dita e kijametit, mizani ka me u vendos, kanë me i sjellur falesit e namazit (namazxhit) ku kanë me qenë të shpërblyer shumë duke peshuar veprat. Pastaj do ti sjellin agjeruasit e do ti gradojnë me shumicë. Do ti sjellin edhe haxhijt, ku edhe ata do të

Page 22: Pergatitja per diten e ritkthimit

shpërblehen me shumice . Së fundi kanë me i sjellë ata të cilet kanë qenë të sprovuar me vuajtje, por atyre nuk do tu llogaritet e as do tu peshohen veprat dhe s’ka me iu çel Divani (tefteri i veprave), ata do ta fitojnë shpërblimin pa llogari, ashtu që ata të cilët kanë jetuar në begati kanë me iu pas lakmi e kanë me deshiruar me qenë në graden e tyre për shpërblimin e madh nga Allahu i Madheruar.”

Një i urtë ka thënë:

“Secilin bir të Ademit e presin katër grabitje: meleku ka me ia rrëmby shpirtin e tij, trashegimtarët kanë me ia grabitë pasurinë, krymbi ka me ia marr trupin e tij, kurse ata me të cilët ka pasur grindje në ketë botë, në ahiret kanë me ia rrëmby nderin.”

Tjetri ka thënë:

“Kush argëtohet me defrime, patjetër i nevojiten gratë; kush merret me grumbullimin e pasurisë, detyrohet me marr haram; kush don me i shfryzu muslimanët, detyrohet të ketë timonin në dorë; e kush don me u marr me ibadete, duhet të posedoj dituri.”

Është shenuar se Aliu t ka thënë se në ketë botë s’ka gje më të rëndë se tre sende: falja në zemrin, bujaria në skamje, pervuejtja në vetmi dhe sinqeriteti ndaj atij nga i cili frikohet njeriu ose nga ai që e luten.”

I Madheruari i ka shpallur Davudit u se njeriu i mençur e i urtë nuk heqë dorë nga katër çaste: çastin në cilin njeriu me pershperitje e luten Zotin; momentin e qerim hesapesh me vetëvehten; momentin kur viziton vëllazërit të cilet ia terheqin verejten në të metat e tij – dhe çastin e të lëshuarit të lezetit të lejuara.”

Një i urtë tha:

“Ritet e lutjeve (ibadeteve) janë ndarë në katër: realizimi i fjalës së dhënur (besa), ruajtja e kufijve (te Allahut), durimi në rastin e humbjes si edhe kënaqësia ne egzistencen e vetë.”

Kapitulli i katër

Thënie pesënyjore

Transmetohet se Profeti u ka thënë:

“Kush i nënçmon (përbuzë) pesë sende – pesë të tjerat i humben: kush i nënçmon dijetarët e humbë besimin; kush i nënçmon udhëheqësit (paritë) e humbë ketë botë; kush i nënçmon fqinjët to da humbin leverdin, kush e nënçmon bashkëshorten e vetë do ta humbë bukurinë e jetës, dhe kush nënçmon të fortit (të fuqieshmit) do ta humbin dashurinë.”

Page 23: Pergatitja per diten e ritkthimit

Gjihthashtu Profeti ka thënë e :

“Do të vijë koha kur ummeti im ka me i dashur pasë sende, kurse pesë të tjerar ka me i harrua: ka me dashur ketë botë, kurse boten e ardhme ka me e harrua. Ka me dashur shtëpi, kurse varret ka me i harrua. Ka me dashur pasuri, kurse llogarinë ka me harrua. Ka me dashur të afermit, kurse drejtësinë ka me e harrua. Vehten ka me dashur – kurse Allahun ka me e harrua. Mu ata më kanë përgenjeshtru po edhe unë ata i përgenjeshtrova.”

Dhe ka thënë:

“Askuj Allahu nuk i dhuron pesë sende pa i caktuar edhe pesë të tjera: si jep falenderim e me te s’ja cakton shtimin (e fiteses); nuk ia jep duan e me te mos me përgatit pranimin; nuk jep të luturit për ndjesen, e mos me e përgatit ndjesen; nuk dhuron pendimin, e me të mos të përcaktoj kabul (pranin), dhe nuk dhuron sadaken e mos me cakruat pranin e saj.”

Ebu Bekr Es-Siddiku t ka thënë:

“Pesë errësira – janë në ta – si edhe pesë drita (kandila):

Dashuria ndaj dynjas është erresirë, kurse drita e sajë është devotshmeria (takvalleku).

Mëkati është errësirë, e drita në të është pendimi.

Mezari (varri) është errësisë, kurse drita në te është “s’ka zot përveç Allahut, e Muhammedi është i derguari i Zotit.”

Ahireti është errësirë, kurse drita e tij është vepra e mirë.

Sirati është errësir, kurse llampa në të është besimi i fortë.”

Transmetohet se Omeri t për vehte ka thënë, ose e ka përcjell nga Profeti u :

“Nëse bota që nuk shihet s’është kompetentë në të, do të dëshmoja se pesë persona meritojnë Xhennetin: i varfëri me familje të madhe, grueja me të cilen burri i saj është i kënaqur, bashkëshortja e cila ia fal bashkëshortit mehrin, pastaj njeriu në të cilin prindet e tij janë të kënaqur si edhe i penduari nga mëkatët.”

Osmani t ka thënë:

“Devotshmeria i ka pesë karakteristika: e para është me u shoqëruar vetëm me ata që do ti përmirësojn besimin kurse gjuhen e pengo nga dalldisja – marrë nepër gojë. 2. Kur u ndodhë diçka e rëndësishme në ketë botë e konsiderojnë si fatkeqësi. 3. Kur u del diçka e madhe në besim – ate e shfrytzojnë. 4. Stomakun e vet nuk e mbushin me hallall duke u friguar se në te mos ka diçka nga harami. 5. Të gjithë njerëzit i konsiderojnë të

Page 24: Pergatitja per diten e ritkthimit

suksesëshem – kurse veten të pavlefshëm.”

Aliu t ka thënë:

“Sikur të mos ishin pesë cilësi të gjithë njerëzit do të ishin të mirë. E para nga ato është kënaqësia në mungesen e diturisë, pastaj – lakmia për ketë botë, mungesa e gadishmerisë, hipokrizia në veprimtari se edhe admirimi në mendjen e vetë.”

Grupi i dijetarëve (Allahu e mëshiroftë) kanë thënë se Allahu Y e ka nderua Profetin e Vete e me pesë nderime: e ka nderua me emrin, trupin, me të dhenurit, gabimin dhe kënaqësinë. Me emrin, për ate se e ka thirrë sipas profetisë, e nuk e ka thirrë me emer si kurse i ka thirrë profetet ë tjerë si: Adem, Nuh, Ibrahim e tjerët. E ka dalluar me trupin ashtu që në duat e profetit u është përgjegjur personalishtë, çka nuk ka vepruar me profetet e mëparshëm. Sa i përket dhënies - i ka dhurupa kërkesë. Në aspektin e gabimit – ashtu që ia ka përmendur faljen (ndjesen) para berjes së gabimit (mëkatit) duke thënë: “Allahu të ka falur”. Kurse Profeti ka qenë i nderuar për arsye se nuk i është refuzuar as sakrifica, as lëmosha, dhe as investimi, sikur u ka qenë refuzuar profetëve të kaluar.”

Ka thënë Abdullah ibn Amr ibn As-i t :

“Kush i posedon këta pesë cilësi ka me qenë i lumtur në këte e në boten e ardhme (ahiret). E para: kush deklaron: “La ilahe il-lallah Muhamed resulull-llah.” Nga koha në kohë. Kur vihet në sprovë me diçka, e përseriten: “In-na lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun” se edhe “ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lahil Alijjil – Adhim”. Po atë, të cilin e mbulojnë mirësitë (ni’metet) thotë: “Elhamdu lil-lahi rabbil-alemin” nga falenderimi në nimet. Kur fillohet ndonjë punë thuhet: “Bismil-lahir-rahmanir-rahim”. Dhe kur evitohet mëkati nga ai thotë: “Estagfirullah ve etubu ilejh”.

Ka thënë Hasen El-Basriu :

!Në Tevratin kanë qenë shkruar pesë germa: begatia është në kursim, sigurimi në vetmi, maturia në refuzimin e pasionit, e kënaqësia është me afat të shkurtë, kurse durimi nuk zgjaten shumë.”

Profeti e ka thënë:

“Pesë sende shfrytëzoi para pasë tjerrash: rininë para pleqësisë, shendetin para sëmurdjes, begatin para varferisë, jeten para vdekjes, si edhe kohen e lirë para preokupimit.”

Jahja ibn Muaz Er-Raziu ka thënë:

“Kush është shpesh i ngopur, trupi do ti zmadhohet. Atij që i zmadhohet trupi i rriten afshet. Kujt i rritet afshi, atij i shumohen mëkatët. Kujt i shumohen gjynahet, zemra do ti bëhet gur, dhe do t’mbytet në të këqiat dhe stolitë e kësaj botë.”

Transmetohet se ka thënë Sufjan Es-Sevriu:

Page 25: Pergatitja per diten e ritkthimit

“Të varferit i kanë zgjedhur pesë sende, si edhe pasaniket pesë. Të varferit moren: qetësin e shpirtit, pastertin e zemres, robërinë e Zotit, lehtesin e llogaritjes si edhe grada të larta. Pasaniket zgjodhen: lodhjen shpirtërore, blokimin e zemres, roberimin e kësaj bote, llogari të veshtirë (në Diten e gjykimit) dhe grada të ulta (tek Zoti).”

Abdullah El-Entaki ka thënë:

“Zemren e sherojnë pesë sende – shoqërimi me njerëz të mirë, leximi Kur’anit, stomaku i shprazët, namazi i natës dhe përvuejtja në agim.”

Grupi i dijetarëve ka thënë se të menduarit trajtohet në pesë forma:

Të menduarit në argumentet e Allahut në Tokë që rezulton monoteizmin dhe imanin e rreptë.

Të menduarit mbi nimetet e Allahut (dhentit e Allahut) – rezulton dashuri.

Të menduarit mbi premtimet e Allahut linden lakmi (deshirë).

Të menduarit mbi kërcënimet e Tija – rezulton respektin e thellë.

E të menduarit mbi moskujdesin e vetë ndaj Allahut krahas me mirësit e Tij të të panumerta – rezulton turpësi.”

Një i urtë ka thënë:

“Në udhen e devotshmerisë (vetëdijen për Zotin) – ekzistojnë pesë pengesa, kush del fitimtar ka me e arritë vetëdijen mbi Zotin xh.sh:

E para, me zgjedhë skamjen pranë bollekut.

E dyta - me zgjedhë punen pranë pushimit.

E treta – me zgjedhë dobësinë mbi fuqinë.

E katërta – me marr heshtjen, e me e lanë kureshtjen.

E pesta – me zgjedhë vdekjen pranë jetesës.”

Profeti e ka thënë:

“Besueshmëria e mëshehtur i mbron ata; lemosha forcon pasurinë; qellimet e sinqerta përforcojnë veprat; sinqeriteti i benë veprat më të qendrueshme; kurse konsultimi me të tjerat e konsolidon mendimin (qellimin).”

Page 26: Pergatitja per diten e ritkthimit

Gjithashtu Profeti e ka thënë:

“Grumbullimi i pasurisë pesë sende merr me veti: mundimin dhe perpjekjen në grumbullimin e saj; harresa në të kujtuarit në Allahun duke ruajt pasurinë; frika që mos t’ia rrembej kush ese mos tia vjedhin; fitimi i epitetit koprrac dhe largimi i njerzëve të mirë nga ai.”

Kurse ndarja e pasurisë sjellë pesë sende: qetësimin e shpirtit në ndjekje të pasurisë; kohën e lirë për të përkujtuar Allahun; sigurimin nga hajnat dhe plaçkitësit; perfitimin e epitetit bujar e fisnik, si edhe shoqërimin me njerëz të mirë në mungesë pasurie.”

Sufjan Es-Sevriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Çdo njeri i cili posedon kapital në ketë botë, ka pasë cilësi: shpresen e madhe, lakmin për pushtetin, kopracin shumë të theksuar, mungesen e modestisë, dhe harresa e ahiretit.”

Dikush ka thënë:

“O ti, i cili dynjas i ofron kurorë (martesë)

Për çdo ditë ajo nëdrron bashkëshortrinë.

Për çdo ditë e merr burrin, e ajo prap,

Në tjetër vend me tjetrin ka qenë.

Dynjalleku u afrohet shkueseve të vetë,

Vetëm për ti zhdukur një nga një.

Unë jamë i mashtruar, porse falimentimi,

E gërryen ngadal trupin tim.

Para vdekjes mblidhi vepra të mira, se

Njerëzit vikasin: koha është për udhëtim.

Page 27: Pergatitja per diten e ritkthimit

Hatim El-Esammi (Allahu e mëshiroftë)ka thënë:

“Ngutja është puna e shejtanit, përveç në pesë raste, kur ajo behet nga sunnetet e Profetit të Zotit: me ushqy musafirin sa të mberrij me njëherë, me e vendu të vdekurin sa të vdesë, me e martu vajzen sa të behet e zonja vetit, me e këthy borxhin në afatin e dhenur, dhe me u penduar nga gabimet (gjynahet) kur teprohet në ata.”

Muhammed Ed-Duri ka thënë:

“Iblisi është munduar me pesë sende: nuk e ka pranu mëkatin, nuk është pendu e as vetën se ka qortu. Nuk ka vendos për tu këthyer tek Allahu, dhe e ka hup shpresohen në ndjesen e Allahut.

Kurse Ademi është bër i lumtur me pesë sende: e ka pranuar gabimin e vetë, është penduar për ate, vetëvehten e ka qortu, ka shpejtu me u këthy të Allahu dhe nuk e ka humbë shpresen në faljen e Allahut.”

Shekik El-Belhi-u(Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Pesë fakte janë të domosdoshme dhe për këtë veproni sipas tyre – nenshtohu Allahut aqë sa keni nevojë për Ate; merrni nga kjo botë aqe sa keni me jetu në te; beni mëkate Zotit aqe sa mundeni me e duru ndeshkimin e Tij; beni vepra të mira në ketë botë aqe sa keni me qendru në varr, dhe mundohuni për Xhennet aqe sa mendoni që keni me mbet në te.”

Omeri t ka thënë:

“I kam njohur miqtë në pergjithësi, por se nuk gjeta më të mirë se në ruajtjen e gjuhes, i kam shiqu të gjithë takumet dhe nuk gjeta rroba më të mira se teshat e ndershmerisë. I pashë të gjithë thesaret, porse nuk gjeta më të mirë se pervuejtjen. E kam provu çdo bamirësi e nuk gjeta më të mirë se këshillimin. I pash të gjitha gjellat, por nuk gjeta më të mira se sa ushqimin e durimit.”

Është shenuar se ka thënë njëi urtë:

“Zuhdi përbehet prej pesë sendesh: uzdaja në Allahun, të larguarit nga krijesat, sinqeriteti në pune ndaj Allahut, durueshmeria në padrejtësi, si edhe me qenë i kënaqur me atë që ke në dorë.”

Disa njerëz të devotshem kanë shenuar se është thënë në Munaxhate:

“O Zoti im, shpresat e medha më kanë dalldisur, dashuria ndaj kësaj botë më ka shkatërruar, shejtani më ka largu nga udha e drejtë, shpirti i cili i anon të keqës më ka penguar nga mirësia, shoku i dobët më ka ndihmuar në keqësi... Ti më shpeto, se je shpetues për ata që lypin ndihmë. Në qoftë se Ti nuk më meshiron, pra kush është ai, i cili përveç Teje, më meshiron mu?!”

Page 28: Pergatitja per diten e ritkthimit

Profeti u ka thënë:

“Ummetit tim ka me i ardhë zemani (koha) kur ka me dashur pesë sende, e pesë tjera ka me i harru:

Ka me dashur ketë botë, e të ardhmen me e harru.

Ka me e dashur jetën, kurse vdekjen ka me e harru.

Ka me i dashur pallatet, e mezaret (varret) ka me i harru.

Ka me dashur pasuri (kapital), e llogarinë ka me harru.

Ka me i dashur krijesat, kurse Krijuesin ka me e harru.”

Në Munaxhat ka thënë Jahja ibn Muaz Er-Razi-u (rahimehullah):

“O Zot, nata s’është i bukur pa mos me të ber Ty lutje. Nuk ka bukuri në ditë vetëm në respektin Tend. Pa perkujtimin Tend kjo botë nuk vyen. Pa ndjesen Tende bota e ardhme nuk vlen, dhe pa të pa Ty Xhenneti s’është i hijeshem.”

Kapitulli i peste

Thënie

gjashtënyjore

Profeti u ka thënë:

“Në gjashtë vende gjashtë sende janë t’huaja:

Xhamija është e t’huajsuar mes popullit i cili nuk falet në të.

Mus-hafi është i t’huajsuar në banesen e njerzëve që se lexojnë.

Kur'ani është i t’huajsuar në pazmat e mëkatarit të madh.

Muslimanja e mirë është e t’huajsuar pranë burrit të pa drejtë e me moralin e dobët.

Muslimani i mirë është është i t’huajsuar pranë gruas së rezistueshme e me moralin e dobët.

Edhe dijetari është i t’huajsuar në popullin i cili se degjon.”

Page 29: Pergatitja per diten e ritkthimit

Dhe pastaj tha u : “Allahu me siguri në Diten e Gjykimit në ata nuk do te shikojë me mëshirim.”

Dhe ka thënë Profeti e :

“Të gjashtit i kam mallkuar, ata i ka mallkuar edhe Allahu dhe çdo profet lutjet e të cilëve pranohen:

Ate i cili i shton diçka të Librit i Allahut;

Ate që mohon Percaktimin e Allahut;

Ate që sundon me terror me qellim që ti forcoj ata të cilët Allahu i ka dobësuar dhe me i lodhë ata që Allahu i ka forcuar;

I namur është edhe ai nga ithtaret e mi i cili lejon të ndaluarat e Allahut të Madheruar;

Edhe atë i cili sunnetin tim e lë pas dore.

Allahu Y me siguri nuk ka me i shiquar ata në Diten e Gjykimit me shiqim mëshirësie.”

Ebu Bekr Es-Siddiku t ka thënë:

“Iblisi, në të vertetë, qendon para teje, shpirtin e ke në anen e djathtë, kurse endjet në të majten. Dynjalleku është pas teje kurse i Fuqieshmi (Zoti) mbi ty (me fuqim e jo me poziten e vetë).”

Iblisi, Allahu e mallkoftë, të nxitë me e braktisë besimin; shpirti të nxiten mos me e degju (Allahun). Epshet të ftojnë në lakmi e në qejfe, kurse kjo botë me e braktisë ahiretin. Gjymtyret (ekstremitet) të shtyjnë në mëkatësi, e vetëm i Fuqieshmi të thërret në Xhennet, në meshirë e falje. Allahu i Madheruar ka thënë: “Allahu me meshiren e vet ju fton për në Xhennet dhe falje (ndjesë).”

Ai i cili i përgjigjet Iblisit ka me e humb besimin; kush i përgjigjet shpirtit ka me e humb frymen (kurajon); kush i përgjigjet epshit (lakmisë) ka me mbetë pa mend; kush i përgjigjet kësaj botë, ka me e humb ahiretin, kush i përgjigjet akstremiteteve ka me humb Xhennetin, dhe kush i përgjigjet Allahut të Madheruar, nga ai kanë me ik punet e këqia dhe ka me arritë çdo mirësi.”

Ka thënë Omeri t :

“Gjashtë sende Allahu i ka strehu në gjashtë të tjerat: këneqësin në ndegjesë, hidherimin në mosbindje e arogancë, emrin e Vetë më të lart në Kur’an; pastaj ka strehu Natën e kadrit në ramazan, namazin e mesem mes namazesh, dhe Diten e Gjykimit mesë shumë ditesh.”

Page 30: Pergatitja per diten e ritkthimit

Ka thënë Osmani t :

“Besimtari nevojitet të posedoj gjashtë lloj frikë:

Nga Allahu Y - të mos ia marrin imanin;

Nga meleku – ruajtes, mos me ia regjistruar atë nga e cila ka me u turpëru në Diten e Gjykimit;

Nga shejtani mos t’ia prishin punen;

Nga meleku i vdekjes (Azraili) mos me e marr deri sa është gafil dhe papritmas;

Nga dynjalleku për mos me e mashtruar nga ahireti;

Dhe nga grueja dhe fëmitë, që mos të zbavitet me ta e të harroj kujtesin në Allahun.”

Është shenuar se ka thënë Aliju t :

“Kush i bashkon gjashtë cilësi, nuk ka me e braktisë kerkesen për Xhennetin dhe as të ikurit nga Zjarri:

Kush e njeh Allahun dhe i nenshtrohet Atij; e njeh shejtanin dhe i kundërshton atij, e njeh ahiretin dhe niset me e kërku, kush e gjenë të vërteten dhe e pranon, dhe kush e veren rrenen dhe e refuzon.”

Gjithashtu ka thënë:

“Këta gjashtë sende janë miradije: islami, Kur’ani, Muhammedi-Profeti i Zotit, shendeti, të mbuluarit dhe pamvarsia nga njerëzit.”

Jahja ibn Muadh Er-Razi-u, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Shkenca është drejtuese e veprimtarisë, intelekti është ana e diturisë, mendja është udhërrefyesja e mirësisë, kurse epshet (pasionet) janë mjete transporti kah mëkatet. Pasuria është takumi (petku) i medjemadhësisë, dhe dynjalleku është tregu i ahiretit.”

Ka thënë Ebu Dhur-Xhimhiri:

“Gjashtë sende kanë vleren sa gjithë dynjaja – ushqimi i shijshëm, fëmiu i mirë, bashkëshortja me të cilen pelqehet, fjalimi i urtë, mendja e shendoshtë – edhe shendeti i mirë.”

Hasani Basriu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Po mos t’ishin njerëzit e mirë – besimtar (bedilet) kishte me humbë toka dhe çdo gje që

Page 31: Pergatitja per diten e ritkthimit

është në ate; po mos të kishte njerëz të mire, të këqijtë kishin me humbë; mos të kishtë dijetar, në përgjithësi njerëzit ishin bër si kafshet; mos të ishte pushteti (fetar) populli kishte me u vra mes veti; sikur të mos ishin naivët, dynjalleku kishte me u prishë, e sikurse mos të kishte erë, çdo gje kishte me u qelbë.”

Ka thënë një i urtë:

“Kush nuk i friksohet Allahut, nuk ka me u shpëtu nga gabimi i gjuhës; kush nuk friksohet nga të dalunit e vet para Allahut, zemra e tij nuk ka me shpëtu nga të dyshimtat dhe të ndaluarat. Kush nuk u shmangat krijesave (njerzëve) nuk ka me shpëtuar nga lakmia. Kush nuk veren e nuk shikon sesi punon, nuk ka me shpëtu nga hipokrizia. Kush nuk kërkon ndihmen nga Allahu, në ruajtjen e zemres së vetë, nuk ka me u ruajt nga smira; dhe kush nuk merr shembull prej më të miri se veti në dituri e në veprimtari – s’ka me u ruajt nga hamendja.”

Ka thënë Hasani i Basri-u:

“Prishtja e zemres tek njerzit ka gjashtë pasoje:

Bëjnë mëkate me qellim pendimi;

Studiojnë diturinë, e nuk veprojnë pas saj;

Kur punojnë, nuk punojnë në emër të Allahut;

Ushqehen në furnizimin e Allahut, e nuk falenderojnë;

Nuk janë të kënaqur me atë çka iu ka caktuar Allahu;

I varrosin të vdekurit e vetë, e prej asaj nuk marrin këshilla.”

Po ashtu ka thënë:

“Kush e deshiron ketë botë duke preferuar mbi ahiretin, Allahu ka me e ndeshku me gjashtë denime: tri në ketë botë, e tri në ardhmen. Në ketë botë ka me e denu me shpresen e pa fund, deshiren e zjarrët për të sunduar, dhe ka me e privu nga ambelsia e ibadetit. Kurse në ahiret ka me e denu me friken e fort në diten e Gjykimit, llogarin e vështirë dhe falementim shumë të gjatë.”

Ka thënë Ahnef b. Kajsi t :

“Ziliqari nuk ka rahati (qetsi), kurse rrenacaku nuk ka njerëzi. Nuk ekzistojnë tek koprraci mjete as te sunduesi nuk ka besnikëri. Njeriu me moralin e dobët nuk mundet me e mbajt pushtetin, dhe s’ka kush që mundet me ndryshu pëcaktimin e Allahut.”

E pyetën një të urtë: “Kur pendohet njeriu, a ka mundësi me dijt se a i është pranuar

Page 32: Pergatitja per diten e ritkthimit

tevbja?” U pergjegj: “Nuk mundem me gjyku për të, mirëpo për këta ekzistojnë disa shenja: i pari është vetveten me e pa jo të sigurtë përpara mëkatit; ne zemren e tij s’ka gëzim, kurse trishtimi është prezent. Është afer të mirëve, kurse nga njerëz e këqij është largë. Sendet e vogla nga dhentit e kësaj botë i konsideron të mëdha, kurse sendet e mëdha, të cilat i benë për ahiret i duken të vogla. Zemren e vetë e sheh të okupuar me atë që Allahu i garanton. Ai e ruan gjuhen, vazhdimisht mendon e nuk është pa halle e pendesa.”

Ka thënë Jahja b. Muazi (Allahu e mëshiroftë):

“Sipas mendimit tim, ma i madhi vetëmashtrim është:

Kur njeriu vazhdon në mëkate duke shpresuar se ka me iu fal, edhe pse nuk pendohet.

Me pritë afersin e Allahut pa iu pervuajtur (Atij).

Me pritur të korrurit e Xhennetit nga mbjelljet e Xhehennemit.

Me iu lakmu shtëpisë se degjueshmerisë duke qenë i padegjueshem (Allahut).

Me pritë shperblimin pa e merituar dhe,

Deshira për Allahun duke shkelë dispozitat (a Atij).”

“Lutej për shpetim, e nuk shkon udhes së tij.

Në të vertetë ania nuk lundron nëpër tokë.”

Ahnef b. Kajsin e kanë pyetur:

Cili është përfitimi më i mirë për njeriun?

Pergjegrji – mendja.

Në se nuk ekziston ajo?

Sjellja e mirë.

E në se as ajo nuk gjendet?

Shoku me të cilin pelqen.

Në se edhe ajo nuk gjendet?

Atëherë heshtja e gjatë.

Page 33: Pergatitja per diten e ritkthimit

E mos e past adhe atë?

Atëherë më së miri është vdekja e shpejtë.

Kapitulli i gjashtë

Thënie

shtatënyjore

Ebu Hurejri transmeton se ka thënë Profeti u :

“Në diten e Gjykimit Allahu ka me i strehu nën hijen e Vetë shtatë persona, atëherë kur hije tjeter nuk do të ketë: sundomtarin e drejtë; djaloshin e rritur në përvuetje të Allahut Y ; njeriu i cili në vetëmi e permend Allahun, dhe sytë i mbushën me lotë; njeriu i cili e ka zemren e lidhur me xhamit (faltoret); ai i cili jep sadaken fshehutazi, ashtu që e majta se di se çka ka dhënë e djahta; dy njerëz të cilet duhen vetëm për hir të Allahut; si edhe njeriu të cilin e fton femra e hijeshme tek ajo, kurse ai i përgjegjen asaj – unë Allahun e kam frikë.”

Ka thënë Ebu Bekr Es-Siddiku t :

“Koprraci nuk mund të lirohet prej njeres nga shtatë sendet: - ose ka me vdek e trashiguesi i tij ka me ia harxu mallin në sende të pa lejuara; ose Allahu ka me ia imponu sundimtarin tiran i cili ka me e poshtëru dhe ka me ia rremby pasurinë; ose ka me ia zgjuar lakminë e cila do t’ia marr pasurinë; ndoshta ka me iu mbush mendja me ndërtu diçka në token e cila shëmbet e në të i falimenton malli, mundet me e gjetë ndonjë fatkeqësi e kësajë botë si vershimet, zjarri, hajnija, ose diçka e ngjajshme me këta: ose e qellon sëmurdja kronike dhe e harxhon pasurinë për shërim; ose i shtije në dhé parat dhe harron vendin e kështu nuk mundet me i gjetë më.”

Ka thënë Omeri t :

“Kush qeshë së tepërmi, do i zvoglohet fama (nami). Kush i nënçmon njerëzit edhe vetë ka me qenë i përbuzur. Kush tepron në diçka ka me qenë për atë i njohur. Kush flet shumë – shumë gabon. Kush gabon shumë – pak turpërohet. Kush marrohet pak, ka me iu zvogëlu edhe besimi i tij. E kush ka pak besim – zemren e ka të vdekur.”

Ka thënë Osmani t për ajetin: “E nën të (mur) ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë...”:

“Thesari është pllaka prej ari (levha) në të cilen janë shkruar shtatë rende; në njërin shkruan: i habitem atij i cili e njeh vdekjen dhe qeshet. I habitem atij i cili e ka të njohur karakterin kalimtar të kësaj botë, kurse vazhdimisht anon kah ajo. Me çuditen edhe ai i

Page 34: Pergatitja per diten e ritkthimit

cili e di se çko send është i përcaktuar, por megjithate ka dhëmbje për ate që e humben. Po ashtu i çuditem edhe atij i cili di për llogari (në Diten e Gjykimit), dhe megjithatë grumbullon kapital. I çuditem edhe atij i cili di për Zjarrin dhe gjithnjë gabon. I çuditem edhe atij i cili mirë e ka njohur Allahun, kurse tjeterkend përkujton. Edhe atij i cili e ka njohur Xhennetin dhe në ketë botë pushon. Edhe atij i cili e di se shejtanin e ka armik, dhe ai ati i nenshtrohet.”

Aliu t është pyetur: “Çka është më i rëndë se qielli, më i gjër se toka, më i pasur se deti, më i fortë se guri, më i nxehtë se zjarri, më i ftohtë se zemheriri dhe më i hidhur se helmi?”

Pergjeget Aliu – shpifja e popullit, është më e randë se qielli. E verteta, është më e gjerë se toka. Zemra e kënaqur me pakicë – është më e pasur se deti. Zemra e dyfytyrëshit është më e fortë se guri. Sundimtari tiran është më i përvluar (i nxehtë) se zjarri. Nevoja tek njeriu i prishur është më i ftohtë se zemheriri. Po edhe durimi është më e hidhur se sa helmi (është thënë se bartia e fjalëve të huaja janë më të hidhuara se helmi).”

Ka thënë Profeti u :

“Dynjaja është shtëpia e atyre që nuk kanë shtëpi dhe thesari i vobektëve. Për hirë të saj pasurohet ai i cili nuk ka mend dhe zbavitet me pasionet e saj ai i cili s’ka arsyetim. Për interesin e saj dënohet ai i cili nuk ka dijeni, në atë lakmon ai që nuk ka shpirt, dhe për hirë të saj perpiqet ai që s’ka bindje të rreptë.”

Xhabir b. Abdullah El-Ensari –u t transmeton se ka thënë Profeti e :

“Xhibrili vazhdimisht me ka këshilluar për fqiun aq sa kam kujtuar se do ta bëjë trashigimtar. Më ka porositur për gratë (bashortet) aq sa kam kujtuar se ka me e ndalu ndarjen (burrit nga gruaja e anasjelltas); edhe mbi robet – ashtu që kam kujtuar se do ta caktojë çlirimin e tyre; se edhe për pastrimin e dhëmbëve aqë sa kam kujtuar se ka me e bë farz. Me ka porositur edhe për namazin në xhemat ashtu që kam kujtuar se Allahu s’ka me pranu namazin përveç në xhemat. Me ka thënë edhe për namazin e natës, aqe sa kam kujtuar se s’ka gjum natën, edhe më ka porositur për dhikrullah (përkujtim Allahun) aqe sa kam kujtuar se biseda fare nuk vlenë në të cilen nuk është përkujtimi në Ate.”

Ka thënë Profeti e :

“Allahu xh.sh. nuk ka me i shiku në Ditën e Gjykimit, e as me i pastru, e as ka me i shti në Xhennet e ata janë:

Kush benë dhe në ke kryhet akti homoseksual, kush benë masturbacion (me veti), kush kryen aktin me shtazë, as ai i cili bën marrëdhënie anale me bashortoren, as ai që e bashkon gruen dhe bijen e saj, kush ka marrëdhënie seksuale me gruen e ftiut, si edhe kush e shqetëson fqiun deri sa nuk e namen ai (mallkon).”

Gjithashtu ka thënë u :

Page 35: Pergatitja per diten e ritkthimit

“Shehidë janë gjashtë persona, duke konsideruar atë i cili vritet në udhë të Allahut: ai i cili vdes nga sëmurdja e barkut, i mbyturi në ujë, i sëmuri nda përflakja e mushkërive, i sëmuri nga sëmurja e murtajës, kush digjet në zjarr, kush mbetet nder germadha (nga termeti etj.) si edhe gruaja e cila vdes duke lind foshje, gjithashtu është shehidë.”

Ibn Abbasi t ka thënë:

“E drejta e të mençurit është me i zgjethë shtatë sende krahas shtatë tjerash: krahas begatisë – vorferinë, dobesinë krahas – fuqisë, thjeshtësinë mbi krylartësinë, urinë pranë ngopjes, hidherimin buzë gezimit, kasten e ulte mbi të epërmen, dhe vdekjen mbi jetën (gjallerinë).”

Kapitulli i shtatë

Thënie tetënyjore

Ka thënë Profeti e :

“Tetë sende nuk mund të mprohen me tetë të tjera: syri nuk mund të ngihet me pamje, grueja me mashkull, dijetari me dituri, ai i cili pyten me pyetje, tamahqari me grumbullimin (e pasurisë), deti me ujë, si edhe zjarri me drunjë.”

Ka thënë Ebu Bekr Es-Siddiku t :

“Tetë sende janë dekor (zbukurim) për tetë të tjera: ndershmeria është dekor i verferisë, mirënjohja është dekor i begatisë, durimi është stoli e veshtirësisë, shpirtëmirësia zbukuron diturin, përvuetja studentin, mospërseritja e vepres së berë është zbukurimi i bamirësisë, vajtimi i shumtë është dekori i frikës, dhe përkushtrimi është zbukurimi i namazit.”

Ka thënë Omeri t :

“Kush e lë biseden e tepruar i është dhuruar urtësia. Kush e le shiqimin e tepruar, i jepet zemra e përkushtrueshme. Kush nuk tepron në ushqim (haje), i është dhën ambelsia (lezzeti) i ibadetit. Kush e lë dashurinë ndaj dynjallekut – do ta fitojë dashurinë ndaj ahiretit. Kush nuk qeshet shum – i është dhuruar frika (nga Zotit). Kush e braktisë talljen – përfiton fisnikërinë. Kush e lë argëtimin me të metat e tjerëve – kanë me iu çelur sytë në korigjimin e të metave të veta. Kush e lë shqyrtimin e cilësisë së Allahut ka me qenë i ruajtun nga hipokrizia.”

Ka thënë Osmani t :

“Njohesi posedon tetë shenja (simbole):

Page 36: Pergatitja per diten e ritkthimit

Zemren e tij se braktisë lutja e shpresa; në gjuhen e tij vazhdimisht janë lavderimi dhe mirënjohja; sytë i ka plotë me turp e lot: e deshira e tij është apstenimi dhe kënaqësia.”

Ka thënë Aliu t :

“Nuk ka dobi prej namazit pa kushtrim. S’ka dobi nga agjerimi pa heq dorë nga veprat e këqia. Është i pa dobieshem leximi i Kur’anit pa menduar. S’ka dobi nga dituria pa devotshmeri; as nga pasuria pa bujari; as vëllazëri të dobieshme që nuk ruhet; as mirësi e cila s’është e qendueshme; as duaja s’është e dobieshme nëse nuk ekziston sinqeriteti.”

Kapitulli i tetë

Thënie nëntnyjore

Ka thënë Profeti e :

“Allahu i Madheruar i ka shpallur Musaut, birit Imranit – se themeli i të gjitha gjynahesh është në mendjemadhesi, zili dhe në tamahqarllek, dhe nga ata kanë bi gjashtë, e u benë nentë. Gjashtë të këqiat janë: ngopja, gjumi, pushimi, dashuria ndaj parash, kerkesa prej ndokuj falenderim e mirë njohje, si edhe deshira për pushtet.”

Ka thënë Ebu Bekr Es-Siddiku t :

“Ekzistojnë tre lloje robesh (abid) e çdo njëri nga ata kanë simbolet e veta për identifikim. Disa nga frika i nenshtrohen Allahut, tjeret Ate e respektojnë për lutje, të tretët e respektojnë dhe i falen nga dashuria. Lloji i parë i robeve i ka tre shenja: vehten e përbuzë, veprat e veta të mira i duken të vogla, kurse të këqiat i duken të shumta.

Lloji i dyte ka gjithashtu tre shenja: në gjithë situatat është shembull për njerëzit, ata janë njerëzit më bujar ë në botë (dorëdhenës), për Allahun kanë mendimin më të bukurë se të gjithë krijesat.

Në grupin e tretë janë këto karakteristika: dhuron atë që do, dhe s’shikon kur kënaq Zotin e vetë, bile në atë situatë e qorton vehten, vazhdimisht i nenshtrohet Udhëheqësit të vetë në urdherat dhe ndalimet e Tij.”

Ka thënë Omeri t :

“Shejtani ka nentë pasardhësa: Zelitun, Vesin, Lekus, E’van, Heffan, Murreh, Musevvit, Dasim dhe Velihan. Sa i perket Zelitun-it, ai sundon çarshin (pazarin) e nëpër të ngulin flamurin e vetë.

Page 37: Pergatitja per diten e ritkthimit

Vesini - drejton fatëkeqësitë, e E’vani (dirigjon) sundimtaret. Haffani – është suveren mbi pijet, kurse Murreh – kujdesohet për kavalle, flautë. Lekusi – shoqërohet me idhujtë. Musevvitet – i vendosin lajmet në gojën e njerzëve të cilet nuk e dinë përfilljen e tyre. Dasimi – banon nëpër shtëpitë dhe kur njeriu vie e nuk u jep selam antarëve të familjes e se permend në hyrje emrin e Allahut, ndodhë grindja mes bashkëshortëve e cila shkakton shkatrrimin e kurores, hidherim ose rrahje. Kurse Velihan – njeriut i sjellë dyshim në abdestin e tij, namaz e ibadete.”

Ka thënë Osmani t :

“Kush i falen pesë namazet e ditës dhe qendron në të, Allahu ka me i dhënë nentë nderime:

Ka me e dashur, ka me pas trupin e shendoshtë, melekt kanë me e ruajt, beriqeti ka me i zbritur në shtëpi, në fytyrë ka me pasë shenjin e njeriut të mirë, Allahu ka me ia bë zemren e butë, ka me shku Udhes së drejtë si vetima, Allahu ka me e ruajtë nga Zjarri, dhe ka me e vendos në afersi të atyre për të cilët nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikllohen.”

Ka thënë Aliu t :

“Për tre shkaqe qanë njeriu:

Në rend të parë: nga frika prej Allahut të Madheruar,

dyti: nga frika të mos nxisë hidhërim,

e i treti: nga droja se ka me qenë i ndar nga të afermit.

Shkaku i parë i falen mëkatet, i dyti i dëlirë të metat,kurse i treti të dashurit i dhuron miqësi e kënaqësi. Fryti i shpagimit nga mëkatet është shpetim nga denimi; i dyti fryti i pastrimit nga gjynahet është defrim i perhershem dhe grada e larta (në Botën e ardhme), kurse fryti i miqësisë dhe kënaqësia e dashamirit sjellë sihariq nga Allahu – kënaqësi në shqyrtimin e Tij, viziten e melekve, dhe rritjen e cilësive.”

Kapitulli i nëntë

Thënie

dhjetënyjore

Ka thënë Profeti i Allahut e :

Page 38: Pergatitja per diten e ritkthimit

“Pastroi dhembet se në të ka dhjetë dobi:

Higjena është për gojë, gëzim për Zotin, shejtanin e hidhëron, ate e duanë Zoti dhe ruajsit (meleket), forcon mishin e dhembeve, eviton mukzen, e hijeshon frymen, e fiken idhtimin, e mpreh të pamurit, e heq aromen e keqe nga goja po edhe kjo është nga sunnetet. Pastaj tha Alejhisselami: “Me pastrimin e dhembeve namazi është më i mirë se sa shtatëdhjetë namaze pa të.”

Ka thënë Ebu Bekr Es-Siddiku t :

“Secilin rob të cilin Allahu e ka pajisur me dhjetë cilësi ka me qenë i shpetuar nga fatëkeqësit dhe infektimet, është i inkuadruar tek ata që janë te Zoti të afert dhe i ngritur në graden e devotëshmërisë.

Cilësia e parë është sinqeriteti i përherëshem, me ate dhe zemra e thjeshtë.

E dyta është durimi i tërësishëm dhe me të mirënjohja e përhershme.

E treta është varferia e vazhdueshme e me te zuhdi i prezentuar.

E katërta: të menduarit e perherëshem e me te stomaku i shprazët.

E pesta: trishtimi i vazhdueshem e me te e lidhur frika.

E gjashta: përpjekja e vazhdueshme me pervuejshmeri trupi.

E shtata: butësia e pa nderprerë duke mbajtur lidhjet familjare.

E teta: dashuria së bashku me turpin.

E nënta dituria e dobieshme me zgjuarsi e talent (bamirësi)

E dheta: imani përherëshem, e me të mendja e shondoshë.”

Ka thënë Omeri t :

“Dhjete sende nuk vlejnë pa dhjetë të tjera:

Mendja pa nder,

bamirësia pa dituri,

suksesi pa fisnikëri,

sundimtari pa drejtësi,

Page 39: Pergatitja per diten e ritkthimit

fisënikria pa edukim,

lumturia pa siguri,

pasuria pa dorëdhënie (bujari),

varferia pa kënaqësi me pakicë,

pozita e lartë pa thjeshtësi,

e as lufta pa fat.”

Ka thënë Osmani t :

“Dhjetë sendeve nuk u jap rëndësi:

Per dijetarin që nuk pyet kush për te, dituri me cilen nuk veprohet, mendimin e drejt që se pranon askush, arma që nuk shfrytëzohet, mus-hafin prej të cilit nuk lexohet, kapitali prej të cilit s’dahet lemoshë, kalit që nuk shalohet, diturisë mbi zuhdin tek ai i cili i lakmon kësaj botë, dhe jetës së gjatë për personin i cili s’përgatitet për Udhë.”

Ka thënë Aliu t :

“Dituria është trashigimi më i mirë, edukata është cilësia më e mirë, vetëdia mbi Zotin është furnizimi më i mirë, ibadeti është kapitali më i mirë, vepra e mirë është udhëheqes më i mirë, butesia është ndimesi më i mirë, me u kënaq me pakicë është pasuria më e madhe, fati është sherbetor më i miri, kurse vdeka edukatori më i mirë.”

Ka thënë Alejhisselami:

“Dhjetit nga ky ummet nuk janë besimtar në Allahun e Gjithfuqieshem edhe pse kujtojnë se besojn. Ata janë:

vresesi pa të drejtë,

sihrexhiu (fallxhiu),

njeriu që nuk kujdeset për nderin e familjes së vetë,

ai i cili nuk jep zekat,

ai që konzumon alkool,

njeri i cili ka qenë i obliguar me krye haxhin, e nuk ka kry,

ai i cili synon në mëkate,

Page 40: Pergatitja per diten e ritkthimit

armëblerësi nga luftarët,

ai që benë marëdhënie anale me shoqen,

dhe njeriu i cili marton kushriren e afert. Kush i konsideron këta sende të lejuara, nuk është besimtar.”

Ka thënë Profeti u :

“Asnjë rob në tokë e në qiell nuk do të jetë besimtar derisa nuk behet doredhenës, e nuk behet dorëdhenjës – bujar, derisa nuk behet besimtar, nuk ka me qenë besimtar derisa njerëzit nuk kanë me qenë të qetësuar nga dora dhe gjuha e tij, e deri nuk bëhet dijetar. Nuk behet dijetar nëse nuk vepron me atë çka din, dhe ata nuk ka me e arritë derisa nuk ka me u bë zahid. Zahid nuk ka me u bë mu derisa s’ka me u bë i përvuajtur, dhe nuk ka me u bë i përvuajtur derisa s’ka me u be i thjeshtë. Nuk ka me u bë i thjeshtë derisa nuk ka me e njohur vetevehten, vehten dhe vyrtytat e veta nuk ka me i njohur mu derisa s’ka me folë me mençuri.”

Është thënë se Jahja ibn Muaz Er-Razi (Allahu e mëshiroftë) e ka verejtë (pa) juristin islam (fekihun) duke i pas lakmi kësaj bote, dhe i ka thënë:

“O bartës i diturisë dhe i Traditës së Profetit (Sunnetit)! Pallatet u juaja janë kajserij, e shtëpit kisrij. Apartamentet – banesat janë karunij, kurse portalet talutij. Rrobat e juaja janë galijate, e udhët e juaja (medh-hebet) janë shejtanij, të shejtanit. Familja e juaj sikurse maridij. Gjykimi i juaj është i përshtatur kësaj botë, me shumë mashtrime dhe rushat (mita), dhe vdekja e juaj është xhahilije, e pra ku është Muhammedija?”

E pastaj ka shtuar:

“O ti, i cili me fjalë të ndryshme e luten Zotin,

Dhe banesen tende të qetë në shëtepi e kërkon.

O ti, i cili pendesen e vetë e shtyren vit pas viti,

Nuk shoh, i krijuar, se ti je i drejt ndaj vehtes.

Në qofsh i papergjegjur, diten tande plotësoje me agjerim,

Dhe naten e vetë zgjate me namaz .

Page 41: Pergatitja per diten e ritkthimit

Në pak ujë dhe ushqim je kufizuar,

Kishe qenë për poziten e lartë më i aferti.

Dhe meshires së madhe – Zotit krijesave,

Dhe kënaqësi më të madhe të Madheruarit e Bujarit.”

Ka thënë një urtë:

“Allahu, I Lavderuari dhe I Madheruari, tëk dhjetë persona i urren dhjetë veti: koprracin te pasaniku, kryelartësin të i varferi, lakmin të dijetaret, mungesa e turpit të gratë, dashurin për ketë botë tek pleqët, dembelinë te rinia, padrejtësinë të sundimtari, frikën e ligështinë të luftetarët, mendjemadhësinë të zahidet dhe hipokrizinë të devotshmet.”

Ka thënë Profeti u :

“Lumturia më e mirë refleksohet në dhjetë sende: pesë janë në ketë botë, kurse pesë në të ardhmen. Kësaj bote i takojnë: dituria, devotëshmëria, fitesa e hallallit, durushmeria në fatëkeqësit, mirënjohja në nimete (dhenti). Të asaj botë janë: Meleku i vdekjes – me ardhur me mëshirësi e butësi; pastaj s’ka me e frikësu Munkeri dhe Nekiri në varr, ka me qenë i sigurt në Diten e Gjykimit, veprat e tija të dobëta kanë me qenë të shlyera, kurse të mirat të pranuara, mbi Siratin ka me kalu si vetima e ka me hy në qetësi në Xhennet.”

Ka thënë Ebul-Fadli (Allahu e mëshiroftë):

“Librin e vetë Allahu e ka emruar në dhjetë emra, e ata janë: Kur’an, Furkan, Liber, Shpallja, (Ravelata), Udhëzues, Drita, Meshira, Ilaçi, Shpirti dhe Qortuesi. Kur’an, Furkan, Libri dhe Shpallja janë të njohur. E për Udhëzues, Dritë, Mishiresi dhe Ilaç – Allahu Y ka thënë: “O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërrimi i saj që gjendet në kraharoret tuaj (në zemra) dhe udhëzim e meshirë për besimtarët”. Juve ju erdhi nga Allahu dritë, dhe liber i qartë”. Kurse për Shpirtin thotë: “Po kështu me urdherin tonë Ne të shpallem edhe ty shpirtin (Kur’anin)”. Për qortim thotë: “Ty ta zbritem Kur’anin (qortim) që t’u spjegosh njerëzëve”.

Lukmani i ka thënë birit të vetë:

“O djali im, është urtësi me i punu dhjetë sende:

Me e ringjallë zemren e vdekur,

me ndejtë me të vobektit,

Page 42: Pergatitja per diten e ritkthimit

me ikë nga ndejat me sundimtaret,

me i nderu të mjerët,

me çliru robërit,

me i siguru banesë të huajit,

me ia plotësu deshiren të varferit,

të ndershmit me ia rritë nderin,

dhe zotërive zotërillekun.

Urtësia vlen më teper se thesari, është mburojë nga frika, furnizim për luftë, kapital në profit. Ajo është mburojë kur hasen tmerri (frika), kur humbet besimi në veti është udhërrefues, dhe mbulojë atëhere kur teshat nuk mund ta kryejnë atë punë.”

Ka thënë një i urtë:

“Tek i mençuri, kur zemrohet, duhet me ju përmbajtë dhjetë sendesh: me gjuhë me kërku falje, me u pendu me zemer, me dalë nga mëkati me trup, me vendos mirë e mos me u këthy në gjunah, me e dash ahiretin, dynjallekun me e përbuzë, e pak me folë, me e ngrënë e me pi pak me qellim për të kursyer kohen për dituri dhe ibadet, edhe me fjetë pak. I madheruari ka thënë: “Ata pak flinin naten. Dhe në syfyr (pak para agimit) ata kërkonin falje për mëkate.”

Ka thënë Enes ibn Maliku t :

“Për çdo ditë toka me dhjetë fjalë lutet dhe thotë: “O biri i Ademit! Endesh në shpinen time, kurse ke me përfundu në barkun tim. Në kurriz timin gabo, kurse në barkun tim ke me vuajtë. Në mu qeshej, e në brenrësinë time ke me qajtë. Shendohesh në mu, e në mu ke me gjimu. Në faqe time mbledh kapital, kurse në brendsin time ke me u pendu. Han haram mbi mu, kurse në brendësin time ke me qenë i hangur. Për mbi mu mburrej, në mu ke me qenë i dobët. I gëzuar ecen mbi mu, e brenda meje ke me qenë i bregosur. Përmbi mu shetiten në dritë, e nder mu ke me qenë në terr. Me shokë shko mbi mu, kurse brenda meje ke me mbaruar në vetmi.”

Ka thënë Profeti e :

“Kush qeshen së tepermi, në dhjetë mënyra ka me qenë i ndeshkuar: - ka me i vdekur zemra, nga fytura e tij ka me u zhdukë turpi dhe fisnikëria; shejtani ka me u gëzu fatëkeqësisë së tij. Mëshiruesi ka me u hidheru në te; me te ka me shqyrtu e diskutu në Diten e gjykimit me ashpërsi – Profeti alejhisselam në Diten e gjykimit nga ai ka me u këthy; kanë me e mallëkuar melektë; banoret e Qiellit e të Tokes kanë me e mallku; çdo

Page 43: Pergatitja per diten e ritkthimit

send ka me harru e ka me qenë i turperuar në Diten e gjykimit.”

Hasani Basriu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Një ditë, deri sa kam shetitur rrugeve të qytetit Basres i shoqëruar nga një djalosh fetarë i devotshem, arrita të mjeku që rrinte në karigë. Rrethë tij rrin njerëzit, gratë dhe fëmijët me shishe të ujit e secili prej tyre kishin kërkuar ilaç nga ai për sëmurjen e vetë. Atëherë djaloshi u afru tek mjeku dhe e pyeti:

O mjek, ti a ke bar i cili i lanë mëkatet dhe që shendosh sëmurjet e zemres?

Kam – tha mjeku.

A mundem ta fitojë – kërkoi djaloshi.

Dëgjoj dhjetë këshillat e mia – tha mjeku – merre rrënjen e drurit të varferisë me rrëjen e drurit të peruljes e pastaj vuri në helilexh pendimi. Të gjitha ata shtrylli në enen e kënaqësisë, shtini në qypin e perkushtrimit e qite ujin në goten e mirëhonjes, freskojë me elbaz shprese e s’fundi pije pak nga pak me lugen e falenderimit. Nësë seriozisht punon këte, ke me qenë i ruajtur nga çdo sëmurje e kësaj dhe e botës së ardhme.”

Është thënë se një sundimtar i ka mbledh pesë dijetarë dhe pesë të urtë ku i ka urdheruar që çdo njeri me thënë nga një urtësi, ata thënë ka dy, ashtu që në fund dolen dhjetë urtësi.

I pari tha:

“Frika nga Krijuesi është siguri, nga Ai mos me u tut është kufr (mosbesim). Mos me pas frikë nga krijesat është liri – kurse frika nga ata është roberi.”

I dyti tha:

Kush kërkon nga Allahu pasuri, nuk ka me e bezdisë varferia. Abstenimi nga ajo është varferi pranë të ciles kurfar pasurie nuk ka dobi.”

I treti tha:

“Bollekun e zemres se damton strajca e shprazët , kurse zemres së varfur as strajca (torba) e plotë nuk i bje dobi.”

I katërti tha:

“Pasuria e zemres e bujaria vetëm e shtojnë pasurin, kurse varferia e zemres dhe strajca e perplotë nuk shtojnë gje përveç varferisë.”

I pesti tha:

Page 44: Pergatitja per diten e ritkthimit

“Grumbullimi i grimcave të mirësisë është më mirë se me e lanë grumbullin nga sherri, e braktisja e sherit në pergjithësi është më mirë se me i braktisë sasit e vogla të mirësisë.”

Ibn Abbasi t transmeton se ka thënë Profeti e :

“Në Xhennetin nuk kanë me hy dhjetë llojë njerëzish nga ummeti im, nëse nuk pendohen, e ata janë: kallaun, xhejjuf, kattat, debbub, dejjus, pronari i artabes, pronari i kubes, utul-li, zenim, dhe ai që nuk i dëgjo prindërit.”

E pyeten: - se kush është kal-launi?

- Pergjegji – ai i cili i përulet (lajkatohet) sundimtarit.

Kush është xhejjufi?

Plaçkitja e varrezeve – tha.

Kus është kattati?

Barjetësi i fjalëve të huaja.

Kush është debbubi?

Ai i cili mbledh vajzat rreth veti për kurveri.

Kush është dejjuthi?

Ai i cili se ruan nderin e familjes.

Kush është pronari i artabes?

Ai që i bije lodrave.

E kush pronari i kubes?

Ai që i bije gitares – tambures.

E utul-li?

Njeriu i cili si falë gabimet e as nuk pranon me fal.

E kush është zenim:

Kopili që rri midis rrugës e merr hallkun neper gojë.

E ai që nuk i dëgjon prindërit është i njohur.”

Page 45: Pergatitja per diten e ritkthimit

Ka thënë Profeti e :

“Allahu s’ka me e pranuar namazin nga dhjetë përsona: nga njeriu që falë namazin pa lexim (kendim Kur’anit), nga ai i cili nuk jep zekatin; nga personi që udhëheqen popullin e populli s’është i kënaqur me të; robit të ikur; ai që është alkoolik notor; nga gruaja që e kalon naten e burri i sajj është hidhëruar në te; gruaja e lirë që falet pa mbulesë; shfrytëzuesi i kamates; sundimtari zullumqar, tirani; edhe nga ia të cilen namazi nuk e ndalon nga veprat e këqia; ai llojë njeriut vetëm se ka me u largu nga Allahu i Madheruar.”

Ka thënë Profeti e :

“Ai që hynë në xhami dhjetë sende duhet të bëj:

me kontrollu këpucët e veta,

me hy në xhami me kembën e djathtë,

duke hyr në xhami me thënë: në emër të Allahut, paqja qoftë mbi Profetin e Zotit dhe mbi meleket. Zoti im, na çel deren e mëshires Tende, se Ti në të vertetë dhuron me bollek,

nëse nuk ka askend në xhami të thotë: paqja le të jetë me ne dhe me gjithë robet e mirë të Allahut;

me thënë: deshmoi se Allahu është një e se Muhammedi është profeti i Tij;

mos me kalu përpara atyre qe janë në namaz;

mos me punu punet e kësaj botë dhe biseda për sende të kësaj botë;

mos me dalë derisa nuk i falen dy rekat;

mos me hy përveç me abdest;

kur të çohet, me thënë: O Zoti im, i lavdëruar je, Ty të falenderoi e deshmoi se s’ka zot perveç Teje, kërkoi ndjesë nga Ti dhe të pendohem Ty.”

Transmeton Ebu Hurejri t se ka thënë Profeti e :

“Namazi është shtylla e besimit e në te ka dhjetë vlera: është zbukurim fytyre, dritë e shpirtit, rahati për trupin, shoqërim në varrin, vendbanimi meshirësisë, çelësi i qiellit, pesha në tas... Namazi është çmimi i Xhennetit dhe mbrojtja nga zjarri. Kush e ka kujdes dhe e ruen namazin, besimin e ka ruajt, e kush e braktisën – besimin e ka braktisë dhe e ka zhdukur.”

Page 46: Pergatitja per diten e ritkthimit

Transmeton Aishja nga Profeti u :

“Kur Allahu i Madheruar do me i shti xhennetlit në Xhennet, iu dergon melektë me dhurata e me rrobe nga Xhenneti, kurse para se me hy melektë kanë me iu thënë:

Zeni vend, tek unë janë dhuratat e Zotit të botërave.

Ata kanë me pyetë: - Çka janë ata dhurata?

Ato janë dhjetë vula, kanë me thënë melektë, në të cilat shkruan: “Paqja me ju, jeni të paster nga mëkatet, mu për ate hyni në Xhennet, në atë keni me banu përgjithmonë”, në tjetrin është shkruar: “Nga ju janë të larguara brengat dhe pikëllimi; në të tretën: “Këtë Xhennet e keni fituar në trashigim për atë që keni bërë”, në të katërtin shkruan: “U kemi vesh me rroba e me stoli, e në të pestin: “Në kemi me i martu me hyri me sy të mdhenjë.” “Ata unë i kam shpërblyer për atë që kanë duruar, ata në të vertetë kanë arrituar çka kanë dashiruar.” Në të gjashten shkruan: “Jeni bërë djelmosha e kurrë nuk keni me u plakë. Në të shtaten: “Ky është shperblimi i juaj për atë që keni qenë të dëgjueshëm”. Në vulen e tetë shkruan: “Jeni bërë të sigurtë e kurrë nuk keni me u tutë”, e në të nëntin: “Keni me qenë shokët e profetreve, të sinqertëve, shehidëve e njerëzeve të mirë”. Kurse në të dhjetin shkruan: “Keni me banu në afersi të Meshiruesit, Sunduesit të Arshit, Fisnikut”.

E pastaj fletë meleku:

Hyni në to, të shpetuar (prej çdo të keqë) të siguruar (nga vdekja) – e kanë me hy në Xhennet duke thënë:

Falenderuar qoftë Allahu që largoi prej nesh brengat; vërtet Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës. Falenderuar qoftë Allahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim token e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejtë.”

E kur ka me dasht me i shti në Xhehennem banoret e Xhehennemit, ka me iu derguar melekun me dhjetë vula, ku në të paren shkruan: “Hyni në te, kurrë s’keni me vdekë, e as me jetu dhe as me dal jasht atij.” Në tjetrin ka me qenë shkruar: “Hyni në Vuajtje se për ju s’ka rahati.” Në tretën: “Meshiren time e keni humbë. Në të katërtin: “Hyni në te, përgjithmon të brengosur, të deshpruar e të mjeruar. Në të pesten është shkruar: “Zjarri është petku i juaj, ushqimi zekkum, pija është uji shum i nxehtë, dusheku është prushi dhe mbulesë zjarri.” Në gjashtën: “Kjo është pagesa për atë që keni qenë të padegjueshem.” Në shtatën: “Hidherimi Im në ju është i pergjithmonshem.” Në vulen e tetë: Në ju është mallkimi Im për mëkatet e mëdha që i keni bërë me qellim e që sjeni penduar për ta.” Në të nëntën shkruan: Shoqëri me ju në zjarr përgjithmon janë shejtanat.” E në të dhjetën shkruan: “Shejtanin e keni ndjekë, dynjan e keni deshiruar, kurse ahiretin e keni lanë – pra kjo është merita e juaj!”

Një i urtë ka thënë:

Page 47: Pergatitja per diten e ritkthimit

“Dhjetë sende i lypa në dhjetë vende, mirëpo, i gjeta në dhjetë vende tjera:

kam kërkuar mburrjen në kryelartësi, e gjeta në përvuajtje;

kërkova roberin Allahut në namaz, dhe e gjeta në sinqeritet e nder;

kërkova lumturin në lakmi, por e gjeta në zuhdin;

kërkova driten e zemres në mesimin më zë të lartë në namazin e ditës, por se e gjeta në përshperitje në namazin e natës.

Kërkova driten e ringjadhjes ne bujari e shpirtëmadhëri, e ate gjeta në eshtim dhe agjerim;

Kërkova lejen për Siratin në viktimë (kurban), e gjeta në lemoshë;

lypa shpetim nga Zjarri në sendet e lejuara, morëpo i gjeta në apstinim nga afshet;

kërkova lumturinë në tubim, dhe e gjeta në veçuri nga populli;

kërkova driten e zemres në leximin e Kur’anit, porse i gjeta në meditimin dhe në vaj.”

Ibn Abbasi t ka thënë për fjalet e Allahut: “Përkujto (o i derguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato”:

“Nga sunneti janë dhjetë sende – pesë në kokë e pesë në trup. Në kokë janë: me pastru dhëmbet, me shperla gojën, me fshi hundet, me shkurtu mustaqet ose me i rru.

Sunnetet e trupit janë: me i heq qymet nën sjetull, me pre thojtë, me i rru qimet nën vende të turpshme dhe pastrimi (me ujë) pas kryerjes nevojës.”

Është shenuar se Ibn Abbasi t ka thënë:

“Kush e bekon Profetin një herë, Allahu ka me e beku dhjetë herë, e kush e qorton ose e shanë një herë, Allahu ka me qortu dhjetë herë. Degjo demonstrimin e Allahut ndaj Velidit biri Mugires – Allahu e mallkoftë, në rastin kur e ka fy njëherë Pejgamberin e , kurse Allahu ia ka këthy dhjetë fish: “Mos respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër, që është përgojues e ban fjalë ndër njerëz. Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshem, mëkatar, që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba). (Mos respekto) vetëm pse ka pasuri e djem! Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda te të parëve!” d.m.th. Kur’anin e konsideron të rrejshëm.”

I kanë thënë Ibrahim ibn Ed-hemit (Allahu e mëshiroftë) për ajetin: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem”:

Ne thërrasim, por se askush nuk na është pergjegjur.

Page 48: Pergatitja per diten e ritkthimit

Në atë ai iu ka përgjegjë se zemrat e juaja kanë vdekur në dhjetë sende:

Allahun e keni njohur, por ndaj Tij nuk i keni plotësuar detyrat.

Lexoni Librin e Tij, por s’veproni pas tij.

Rekomandoni armiqësi me Iblisin, por përseri e konsideroni për udhëheqës.

Vertetoni se e doni Profetin, po sunnetin dhe praktiken e tij e braktisni.

Thoni se e doni Xhennetin, por nuk punoni për të.

Flisni se e keni frikë Zjarrin, por me gjynahe nuk pushoni.

Konsideroni se vdekja është e vertetë, po s’përgatiteni për të.

Jeni të okupuar më zbulimin e t’metave të huaja, por në të vetat harroni.

Hani nafaken e Allahut, e Atij si falederoni në te.

Dhe varroseni të vdekurit e juaj, e prej kësaj nuk merrni ibret (këshillë).”

Ka thënë Profeti e :

“Çdo musliman e muslimane të cilët njëmij herë i bejn dua nga dhjetë fjalë në naten e Arefatit, kanë me qenë me siguri të pranuar nëse nuk i kanë nderprerë lidhjet familjare dhe nëse nuk kanë bërë mëkate të renda. Ajo dua është:

Subhanel-ledhi fis-semai arshuh – I lavdëruar është Ai froni i të cilit është në qiell.

Subhanel-ledhi fil-erdhi mulkuhu ve kudretuh – Të jetë i lavderuar Ai mbretëria dhe fuqia e të cilit është në tokë.

Subhanel-ledhi fil-berri sebiluh – I lavderuar është Ai rruga e të cilit është në tokë.

Subhanel-ledhi fil-heva ruhuh – Lavdëruar është Ai fryma e të cilit është në atmosfer.

Subhanel-ledhi fin-nari sultanuh – I lavdëruar është Ai që mbretëron zjarrin.

Subhanel-ledhi fil-erhami ilmuh - I lavdëruar është Ai i cili e di se çka është në barkun e nenave.

Subhanel-ledhi fil-kuburi kadauh – I lavdëruar është Ai që gjykon në varr.

Subhanel-ledhi refeas-semae bi la amed – I lavderuar të jetë Ai që e ngritë qiellin pa

Page 49: Pergatitja per diten e ritkthimit

shtylla.

Subhanel-ledhi veda-al-erda – I lavdëruar është Ai që e ka shtuar Token.

Subhanel-ledhi la melxhe-e ve la munxha minhu il-la ilejh – Lavdëruar është Ai nga i cili askush nuk mundet me ikë e as kërkund me u strehu përveç tek Ai.”

Transmeton ibn Abbasi se Profeti u në një rast e ka pyet Iblisin, Allahu e mallkoftë:

Sa dashamirë ke në ymmetin tim?

Dhjetë persona janë dashamiret e mi – tha (Iblisi); ata janë: sundimtari tiran, kryelarti, pasaniku që nuk kujdeset se ku fiton pasurinë e as ku e harxhon; dijetari i cili e përmban sundimtarin tiran (zullumqar), tregtari mashtrues, fajdexhiu, prostituta, shfrydëzuesi i kamates, koprraci që s’ka dert e grumbullon kapitalin, pijaneci i mvarun nga alkooli.

E kush janë armiqte tuaj nga ymmeti im? – e pyeti Profeti u .

Tha – janë njëzet njerez: në vendin e parë tij je, o Muhammed, e unë, në të vertetë shumë të urrejë; pastaj dijetari që vepron me atë çka di, hafizi i Kur’anit që punon pas tij; mujezini në pesë kohët e namazit; dashamiri i të mjerëve, të varferëve e jetimeve; njeriu me zemer të mirë; ai që është i përvuajtur në të vertetën; djaloshi i edukuar në respektin e Allahut; ai që ushqeshet me hallall; dy të riuj që duhen për hatër të Allahut; ai që perpiqet me u fal në xhemat, ai që falet kur njerëzit flejnë; ai që ruhet nga të ndaluarat (haramet); ai që keshillohet; (në versioin tjetër ai që i lutet Allahut për vëllezër në besim, kurse në zemer nuk ka të keqë); ai që është me abdest vazhdimishtë; njeriu që është bujar; njeriu i veshur bukur; ai që beson Allahut në atë që i është dhënë në besë; ai që i ndihmon vejushat si edhe ai që përgatitet për vdekje.”

Vehb ibn Munebbih-u ka thënë: “Është shkruar në Tevrat:

Ai që përgatitet në ketë botë, në të ardhmen ka me qenë e ruajtun nga ndëshkimi.

Kush e braktisë zilinë – në jeten e ardhme kanë me qenë të mirenjohura të gjitha krijesat.

Kush e le lakmin për pushtet – në Diten e Kijametit ka me qenë i dashur tek Sundimtari, Fuqeploti.

Ai që su imponohet njerzëve në ketë botë, ka me qenë në mesin e të mirëve pa brenga.

Kush i lë grindjet në dynjallek, në ahiret ka me qenë midis ngodhnjyesëve.

Ai që e lë koprracinë në dynja do të jetë i shquar para gjithë krijesave.

Kush e lë pushimin në dynja, në ahiret ka me qenë i lumtur.

Page 50: Pergatitja per diten e ritkthimit

Kush i braktisën sendet e ndaluara në këtë botë, në të ardhmen ka me qenë në mesin e pejgamberëve.

Kush në dynja nuk shikon në haram, Allahu ka me ia gëzuar sytë në Xhennet.

Kush e le pasurinë dhe e pranon varfërinë, në Diten e Kijametit Allahu ka me e ngjallë me njerëzit e shenjtë dhe me profetët.

Kush në dynja i plotëson nevojat e popullit,Allahu ka me ia plotësu nevojat në këtë dhe ne botën tjetër.

Kush e dëshiron mos me qenë vetë në varr, le të çohet naten e errtë me u falë.

Kush lakmon me qenë në hije të Arshit Mëshiruesit, le të jetë zahid.

Kush e deshiron llogarin e lehtë, le ta këshilloj vehten edhe të tjerët.

Kush do me i pas melektë vizitor le të jetë i ndershëm.

Kush i lakmon me qenë në qendër te Xhennetit, le të përkujtoj Allahun ditë e natë.

Kush dëshiron hyrjen në Xhennet pa llogari (hisab), tëk Allahu le të pendohet me pendim të vertetë (të sinqertë).

Kush deshiron me qenë i pasur, le të jetë i kënaqur me atë që i ka dhurua Allahu.

Kush deshiron me u marr vesh me Allahun, le të jetë i përvuajtun.

Kush do me qenë i sigurtë tek njerëzit, mos të permend askend përveç në të mirë – e njerëzit të mendojnë mirë prej çka janë krijuar e përse janë krijuar.

Ai që dashiro famë në ahiret, ahiretit le ti japi përparësi ndaj dynjas.

Ai që i lakmon Firdevsit dhe kënaqësisë e cila nuk ka kalim e as s’harxhohet, jetën e vetë mos ta harxhojë në njolla dynjalleku.

Kush dëshiron Xhennetin në këtë edhe në jetën tjetër duhet të jetë fisnik, se fisnikët janë afer Xhennetit e largë Zjarrit.

Kush do me shndërit zemren e vetë me dritën e plotë, në të është me meditu, mendu dhe me pranu këshilla.

Kush do me pas trup të durueshëm, gjuhë që e përkujton (Allahun) e zemër të përvuajtur, tek ai është me lyp falje për besimtarë dhe besimtare, musliman dhe muslimane.”

Page 51: Pergatitja per diten e ritkthimit

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE 5

Mbi autorin 6

Kapitulli i parë - Thënie dynyjore 7

Kapitulli i dytë - Thënie trenyjore 13

Kapitulli i tretë - Thënie katërnyjore 25

Kapitulli i katër - Thënie pesënyjore 35

Kapitulli i peste - Thënie gjashtënyjore 42

Kapitulli i gjashtë - Thënie shtatënyjore 48

Kapitulli i shtatë - Thënie tetënyjore 52

Kapitulli i tetë - Thënie nëntenyjore 54

Kapitulli i nëntë - Thënie dhjettënyjore 56

PËRMBAJTJA 73