PERCAKTIMI I KONCENTRIMIT TE VITAMINES … · Web viewmbidozimi me vitamine te tretshme ne yndyrna...

9
PERCAKTIMI i KONCENTRIMIT TE VITAMINES “C” NE PLAZME DHE URINE Lipman: “Mjeket preferojne t’i pershkruajne vitaminat, pacientet preferojne t’i perdorin vitaminat, por e nevojshme eshte njohje e mire e biokimise se tyre qe te kuptohet pse ato jane te nevojshme dhe si i shfrytezon organizmi.” Funksionimi i organizmit mvaret nga substancat te cilet jane te perhapura ne sasi te medha ne organizem, sic jane: proteinat, acidet nukleinike, karbohidratet, lipidet etj. Mirepo gjithashtu, funksionimi i organizmit mvaret edhe nga substancat te cilet ndodhen ne sasi te vogla ne organizem, ato jane: vitaminat, hormonet, oligoelementet etj. Vitaminat jane substanca esenciale per rritjen dhe zhvillimin normal te organizmit te njeriut, sepse organizmi vitaminat nuk mundet t’i sintetizoj dhe prandaj jane te domosdoshme te meren me ushqim. Vitaminat ndodhen kryesisht ne pemet dhe perimet, nuk paraqesin materie ushqyese, por kane funksion katalitik si koenzime dhe grupe prostetike te enzimeve. Sot njihen me teper se 20 vitamina te cilet kane funksion te pazevendesueshem ne organizem. Nevojat e organizmit per vitaminat jane doza minimale. Vitaminet i sintetizojne bimet dhe disa mikroorganizma. Ushqimi i shumellojshem i permbush nevojat e organizmit per vitamine.Ushqimi i papershtatshem dhe dieta mund te sjellin mungese te vitamineve. Deficiti i ndonje vitamini ne organizem njihet si hipovitaminoze ndersa mungesa e plote si avitaminoze. Hipovitaminoza shpesh here paraqitet per shkak te konsumimit te ushqimit te njellojshem ose si rezultat i ndonje semundje qe ndikon ne resorbimin e vitamineve. Sasia e zmadhuar e vitamineve ne organizem njihet si hipervitaminoze.Eshte dukuri e ralle dhe asnjehere nuk paraqitet prej ushqimit por prej mbidozimit gjate terapise joadekuate me vitamine. Jane te njohur nje numer i madh i supstancave qe numerohen ne grupin e vitamineve, efektet e hipovitamonozes dhe

Transcript of PERCAKTIMI I KONCENTRIMIT TE VITAMINES … · Web viewmbidozimi me vitamine te tretshme ne yndyrna...

Page 1: PERCAKTIMI I KONCENTRIMIT TE VITAMINES … · Web viewmbidozimi me vitamine te tretshme ne yndyrna eshte toksik Vitamine hidrosolubile Vitaminet hidrosolubile jane te tretshem ne

PERCAKTIMI i KONCENTRIMIT TE VITAMINES “C” NE PLAZME DHE URINE

Lipman: “Mjeket preferojne t’i pershkruajne vitaminat, pacientet preferojne t’i perdorin vitaminat, por e nevojshme eshte njohje e mire e biokimise se tyre qe te kuptohet pse ato jane te nevojshme dhe si i shfrytezon organizmi.”

Funksionimi i organizmit mvaret nga substancat te cilet jane te perhapura ne sasi te medha ne organizem, sic jane: proteinat, acidet nukleinike, karbohidratet, lipidet etj. Mirepo gjithashtu, funksionimi i organizmit mvaret edhe nga substancat te cilet ndodhen ne sasi te vogla ne organizem, ato jane: vitaminat, hormonet, oligoelementet etj.Vitaminat jane substanca esenciale per rritjen dhe zhvillimin normal te organizmit te njeriut, sepse organizmi vitaminat nuk mundet t’i sintetizoj dhe prandaj jane te domosdoshme te meren me ushqim. Vitaminat ndodhen kryesisht ne pemet dhe perimet, nuk paraqesin materie ushqyese, por kane funksion katalitik si koenzime dhe grupe prostetike te enzimeve. Sot njihen me teper se 20 vitamina te cilet kane funksion te pazevendesueshem ne organizem. Nevojat e organizmit per vitaminat jane doza minimale.Vitaminet i sintetizojne bimet dhe disa mikroorganizma. Ushqimi i shumellojshem i permbush nevojat e organizmit per vitamine.Ushqimi i papershtatshem dhe dieta mund te sjellin mungese te vitamineve. Deficiti i ndonje vitamini ne organizem njihet si hipovitaminoze ndersa mungesa e plote si avitaminoze. Hipovitaminoza shpesh here paraqitet per shkak te konsumimit te ushqimit te njellojshem ose si rezultat i ndonje semundje qe ndikon ne resorbimin e vitamineve. Sasia e zmadhuar e vitamineve ne organizem njihet si hipervitaminoze.Eshte dukuri e ralle dhe asnjehere nuk paraqitet prej ushqimit por prej mbidozimit gjate terapise joadekuate me vitamine.Jane te njohur nje numer i madh i supstancave qe numerohen ne grupin e vitamineve, efektet e hipovitamonozes dhe hipervitaminozes megjithate funksioni direkt dhe roli ne proceset metabolike te secilit prej tyre, nuk eshte plotesisht i qarte.Vitaminet, sipas structures kimike,paraqesin grup heterogjen te komponimeve. Para se te zbulohej struktura e tyre kimike,keto supstanca jane shenuar dhe akoma shenohen me shkronja latine. Gradualisht ky system eshte zevendesuar me nomenclature qe bazohet ne natyren kimike te komponimit, ose sipas zbulimit te tij, ose sipas funksionit.Te gjithe vitaminet ndahen ne 2 grupe te medha: vitamine te tretshme ne uje- hidrosolubile dhe vitamine te tretshme ne yndyrna- liposolubile.Vitaminet me te rendesishem jane te dhene ne tabelën1:

Page 2: PERCAKTIMI I KONCENTRIMIT TE VITAMINES … · Web viewmbidozimi me vitamine te tretshme ne yndyrna eshte toksik Vitamine hidrosolubile Vitaminet hidrosolubile jane te tretshem ne

Emri Sinonimi Funksioni DeficitiVitamine te treshme ne yndyrna-liposolubile

Retinol Vitamin A te rodopsina kseroftalmiKalciferol Vitamin D mineralizimi i eshtrave rakitis, osteomalacionTokoferol Vitamin E ? distrofi muskulareNaftokinon Vitamin K sinteza e protrombinit kohe a zgjatur e koagulimit

Vitamine te tretshme ne uje-hidrosolubileTiamin Vitamin B1 koenzim tiaminopirofosfat beri-beri, neuritisRiboflavin Vitamin B2 flavoprotein FMN,FAD dermatitisNikotinamid P-P faktor koenzim NAD,NADP pelagraPiridoksin Vitamin B6 koenzim piridoksalfosfat anemiBiotin Vitamin H karboksilimi i vitamines A dermatitis?

Acidi folikpteriol glutamat tetrahidrofolat anemi megaloblastike

Kobolamin Vitamin B12 metabol.purineve dhe pirimidineve anemi pernicioze,demineralizim i boshtit kurrizorAcidi askorbik Vitamin C kofaktor donator i H2 skorbut

Vitaminet liposolubile:

Vitaminet liposolubile treten ne yndyrna dhe karakterizohen me disa veti te perbashketa fizike dhe kimike:

jane apolare dhe hidrofobe paraqesin derivate te izoprenit resorbohen me yndyrna ne gjak transportohen me proteine specifike nuk tajiten ne urine kane aftesi te deponohen ne disa organe mbidozimi me vitamine te tretshme ne yndyrna eshte toksik

Vitamine hidrosolubileVitaminet hidrosolubile jane te tretshem ne uje dhe jane heterogjene sa i perket structures se tyre kimike, por kane edhe disa veti te perbashketa:

jane polare dhe hidrofile te gjithe sintetizohen te bimet (pervec vitamines B12) funksionojne si kofaktore te reaksioneve enzimatike tajiten ne urine nuk deponohen ne inde dhe organe (pervec vitamines B12) nuk ndodh hipervitaminoza,por shpesh ndodh hipovitaminoza dhe avitaminoza

Koncentrimi i vitamineve percaktohet me disa metoda te cilat mund te ndahen si: Metoda biologjike dhe mikrobiologjike Metoda kimiko-biokimike: fluorometrike, spektrofotometrike,enzimatike,lidhje

competitive me protein, titrimetrike dhe radioimunologjike

Vitamina C – acidi askorbik

Page 3: PERCAKTIMI I KONCENTRIMIT TE VITAMINES … · Web viewmbidozimi me vitamine te tretshme ne yndyrna eshte toksik Vitamine hidrosolubile Vitaminet hidrosolubile jane te tretshem ne

Acidi askorbik eshte mjet i forte reduktiv dhe lehte oksidohet ne menyre reverzibile ne acid dehidroaskorbik. Te dy format e vitamines C jane fiziologjike active dhe gjenden ne te gjithe lengjet trupore.Bimet dhe te gjithe shtazet,pervec majmunit dhe njeriut, munden te sintetizojne vitaminen C prej D-glukozes nepermjet intermediereve D-acid glukuronik dhe L-glukonolakton. Te njeriu sinteza nuk eshte e mundur per shkak te pamundesise per transformim te L-glukonolaktonit ne vitamin C. Per ate shkak njeriu kete vitamin e mer prej ushqimit te fresket, psh :agrumet, dredhezat, pjeper,domatet,magdanoz,sallate jeshile, kaça etj. Vitamina C lehte zberthehet gjate tretjes. Nevojat ditore per acidin askorbik mvaren prej moshes, te femijet jane 15-25 mg ndersa te te rriturit 75-100 mg.

Fig. 1 Forma e oksiduar dhe e reduktuar e vitaminës C

Edhe pse funksioni i vertete biokimik i vitamines C nuk eshte mjaft i njohur,por padyshim qe eshte i rendesishem ne formimin dhe ruajtjen e pjeses intercelulare te kerces, dhembeve dhe eshtrave, mer pjese ne sintezen e kolagjenit dhe ka funskion jospecifik ne sistemin oksido-reduktues qe eshte i lidhur me glutationin, citokromin C, piridin nukleotidet dhe flavin nukleotidet.Mungesa e gjate e vitamines C ne ushqim shkakton paraqitjen e skorbutit,qe manifestohet me hemorragji (gjakderdhje),thyerje te dhembeve, sherim i zgjatur dhe i veshtire i plageve.Sasi te medha te vitamine C jane gjetur ne koren e gjendrave mbiveshkore, qe tregon se eshte i rendesishem ne stress reaksionet e organizmit. Koncentrimi i larte i acidit askorbik ne leukocyte e konfirmon pjesemarjen e tij ne sistemin mbrojtes prej infeksioneve.Kusht per reaksionin reduktiv ne te cilen acidi dehidroaskorbik kalon ne acid askorbik eshte mjedisi acidic. Te bimet kete e mundeson enzimi askorbat-oksidaza qe permban baker. Ky system te organizmat shtazore mungon dhe rol te rendesishem ne oksidimin e vitamine C ka protein transportues i bakrit-ceruloplazmin. Ne mjedis neutral dhe bazik, si edhe ne prani te kriperave te bakrit, acidi dehidroaskorbik i nenshtrohet zberthimin ireverzibil.

Acidi askorbik Acidi dehidroaskorbik

Page 4: PERCAKTIMI I KONCENTRIMIT TE VITAMINES … · Web viewmbidozimi me vitamine te tretshme ne yndyrna eshte toksik Vitamine hidrosolubile Vitaminet hidrosolubile jane te tretshem ne

Percaktimi kuantitativ i vitamines C mund te behet me metode titrimetrike dhe fotometrike.Ne te dy metodat perdoret aftesia reductive e vitamines C.

Rendesia klinike e percaktimit te vitamines C

Eshte verejt se ekziston raport proporcional mes sasise se vitamines C ne gjak dhe sasise se tajitur ne urine.Percaktimi i vitamines C ne urine jep pasqyre te mire per rezervat e ketij vitamini ne organizem. Hipovitaminoza zbulohet kur organizmi ngarkohet me 100 mg vitamin C te mara per os dhe pastaj percaktihet koncentrimi i tij ne urine.Te organizmat e shendoshe, koncentrimi ne urine do te rritet, ndersa gjate hipovitaminozes C nuk nryshon ose zvogelohet koncentrimi ne urine, per shkak te mbajtjes se tij ne indet ku ka mungese.Megjithate, ekzistojne njohuri qe tregojne se ne tajitjen e vitamines C ndikojne edhe faktore tjere psh: funksioni i veshkeve, pH e urines etj.Rezultatet e fituara duhet analizuar duke mare parasysh edhe parametrat tjere qe ndikojne ne tajitjen e vitamines C. Sasi te zvogeluara te vitamines C si edhe mungesa e tij verehen gjate skorbutit dhe semundjeve acute dhe infective.

Puna praktike1. Percaktimi i koncentrimit te vitamines C ne plazme me metode titrimetrike

Principi

Vitamina C e redukton indikatorin 2,6-diklorfenol-indofenol, ndersa vete oksidohet ne L-acid dehidroaskorbik. Per 2,6-diklorfenol-indofenolin themi se eshte ngjyre indicator, per shkak se ne mjedis acidic ka ngjyre te kuqe-roze ndersa ne mes bazik ka ngjyre te kaltert. Forma e reduktuar e 2,6-diklorfenol-indofenolit ose leuko forma, pa mare parasysh pH e mjedisit, eshte pa ngjyre.

Fig. 2 Reaksioni në mes vitamins C me ngjyrën

L-acidi askorbik

2,6 – DIKLORFENIKOL – INDOFENOL(forma hinoide me ngjyrë të kaltërt)

L-acidi dehidroaskorbik

2,6 – DIKLORFENIKOL – INDOFENOL(forma hidrohinoide pa ngjyrë)

Page 5: PERCAKTIMI I KONCENTRIMIT TE VITAMINES … · Web viewmbidozimi me vitamine te tretshme ne yndyrna eshte toksik Vitamine hidrosolubile Vitaminet hidrosolubile jane te tretshem ne

Fig. 3 Ngjyra 2,6 fiklorfenol-indofenol në tre format: kaltër, kuqe dhe pa ngjyrë

Percaktimi i koncentrimit te vitamines C behet me titrim te tretesires qe analizohet (shtojme acid qe te pengohet zberthimi i vitamines C) me tretesire bazike te 2,6-diklorfenol-indofenolit. Perderisa tretesira e titruar permban vitamin C, mjeti titrues bazik reduktohet dhe e humb ngjyren. Kur tere acidi askorbik do te kaloje ne L-acid dehidroaskorbik, tretesira e titruar do te mer ngjyre roze per shkak te teprices se formes se oksiduar te 2,6-diklorfenol-indofenolit.

Material: plazme

Reagjentet dhe mjetet e punes:1.Acid trikloroacetik 50g/L (50g CCl3COOH treten ne 1L ddH2O)2.Kripe natriumi e 2,6-diklorfenol-indofenol, 0.001 mol/L (0.34 g C12H6Cl2NNaO2x2H2O treten ne 750 mL ddH2O te nxehte dhe shtohet 0.42g NaHCO3, filtrohet dhe plotesohet me ddH2O deri ne 1L)3.Antikoagulans-citrat4.Epruveta,pipeta,centrifuge,mikrobirete

Procedura:Ne 2mL plazme gjaku shtojme 8mL acid trikloroacetik per deproteinizim. Pas 5 min proven e centrifugojme 10 min ne 3000 rpm. Meren 2mL prej supernatantit te kthellet dhe titrohet me 2,6-diklorfenol-indofenol deri ne paraqitje te ngjyres roze, stabile rreth 30 sekonda. Punohen 2 prova paralele.

Llogaritja:

Vitamin C µmol/L=

A-mililitra te reagjentit te harxhuar per titrim1000-rezultati te shprehet ne liter plazme0.4-sasia e plazmes se mare per analize

Ngjyra e kaltërt

Ngjyra e kuqe

Pa ngjyrë

Page 6: PERCAKTIMI I KONCENTRIMIT TE VITAMINES … · Web viewmbidozimi me vitamine te tretshme ne yndyrna eshte toksik Vitamine hidrosolubile Vitaminet hidrosolubile jane te tretshem ne

Vlera referente:Ne plazme: 24-115 µmol/L

2.Percaktimi i koncentrimit te vitamines C ne urine

PrincipiNjejte sit e percaktimi i vitamines C ne plazme

Material: urine e fresket

Reagjentet dhe mjetet e punes:1.Acid acetic, CH3COOH, e koncentruar2.Kripe natriumi e 2,6-diklorfenol-indofenol, 0.001 mol/L (0.34 g C12H6Cl2NNaO2x2H2O treten ne 750 mL ddH2O te nxehte dhe shtohet 0.42g NaHCO3, filtrohet dhe plotesohet me ddH2O deri ne 1L)3.Erlenmaer,menzure,mikrobirete,pipette

Procedura:Ne erlenmaer vejme 10mL urine dhe 10mL ddH2O. E perziejme dhe shtojme 1mL acid acetic qe te fitojme mes acidic.Pastaj titrojme me tretesire 0.001mol/L te 2,6-diklorfenol-indofenolit deri ne paraqitje te ngjyres roze,stabile rreth 30 sekonda. Punohen 2 prova paralele.

Llogaritja:Llogariten µmol acid askorbik per urine 24 oreshe. Do te marim se vellimi mesatar i urines te femrat eshte 1200 mL/d ndersa e meshkujt 1500 mL/d.

Vitamin C µmol/L=

A-mililitra te reagjentit te harxhuar per titrim10-mililitra urine te mare per analizemL/d-mililitra urine per 24 ore

Vlera referente:Urina: 114-285 µmol/LRezultat:1.Percaktimi i vitamines C ne plazme:Sasia e reagjentit te harxhuar per titrim te analizes A=______mLVitamin C=______ µmol/L

2.Percaktimi i vitamines C ne urine:Sasia e reagjentit te harxhuar per titrim te analizes A=______mLVitamin C=______ µmol/L

Data Asistent

Page 7: PERCAKTIMI I KONCENTRIMIT TE VITAMINES … · Web viewmbidozimi me vitamine te tretshme ne yndyrna eshte toksik Vitamine hidrosolubile Vitaminet hidrosolubile jane te tretshem ne

__________ ___________