Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 55

9
Në këtë numër: Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR GAZETE TREMUJORE EDICIONI NR. 55 KORRIK-TETOR 2014 ANËTARE E RRJETIT PARTNERËT NDËRKOMBËTARË PËR NDRYSHIM DEMOKRATIK 1 Ideja nga Shqipëria fiton në Konkursin Rajonal: Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta 2014 Ideja e organizatës shqiptare GO2 “Vështrim i gjelbërt, KALA m’KALA” u shpall një nga idetë fituese në Forumin e Pestë Vjetor për Zhvillimin e Filantropisë në Ballkanin Perëndimor: Filantropia në mbështetje të ideve të gjelbërta mbajtur në 24-27 korrik 2014 në Llogara, Shqipëri. Ky është cmimi idytë për këtë iniciavë që promovon zhvillimin e turizmit nëpërmjet guidave turiske me bicikleta në rajonin e Shkodrës, duke pasuar çmimin e marrë në konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2014” të organizuar nga Partnerët Shqipëri në mars të këj vi. Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta është një konkurs rajonal që promovon gjenerimin e ideve të biznesit në komunitet, duke përdorur burimet lokale dhe rivitalizuar traditën e prodhimeve vendase, si dhe duke respektuar mjedisin. Ky eveniment rajonal organizohet nga Rockefeller Brothers Fund në bashkëpunim me fondacionet partnere në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Serbi. Partnerët Shqipëri është organizata partnere e RBF në Shqipëri. Si pjesë e Forumit Rajonal, 15 pjesëmarrës nga këto vende prezantuan idetë e tyre inovatore prej të cilave u zgjodhën tre fitues. Njëra nga idetë fituese të këj vi ishte ideja nga Shqipëria “Vështrim i gjelbërt, KALA m’KALA” e organizatës GO2. Përkrah iniciavës “Vështrim i gjelbërt, KALA m’KALA”, Shqipëria u përfaqësua në Forumin Rajonal edhe me dy ide të tjera fituese nga konkursi kombëtar: “Eko Kamp - Atland Beach” i Tirana Ekspres, një ide që synon zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonën e Ishmit, Durrës, dhe “Riciklimi i xhinsit” i organizatës Njerëz dhe Ide, një ide për përdorimin e trastave të pazarit të realizuara me xhins të ricikluar, për të zëvendësuar çantat plaske që përdoren në qëndrat tregtare dhe supermarkete. Për më tepër informacion mbi idetë pjesëmarrëse nga Shqipëria klikoni këtu: hp://issuu.com/partners-albania/docs/fituesit_e_ konkursit_ide_te_gjelber Dy idetë e tjera fituese të Forumit Rajonal për këtë vit ishin nga përfaqësues të Serbisë, Igor Kojic- Zhvillimi i nje makinerie për tharjen automake të frutave dhe perimeve dhe Stevan Covic – Ferma e krimbave për prodhimin e humusit. -Ideja nga Shqipëria fiton në Konkursin Rajonal: Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta 2014 faqe 1 Krijimi i mjedisit mundësues për shoqërinë civile faqe 2 Projekte të reja Projekti për Promovimin e Demokracisë Lokale - “Sipërmarrësit e rinj të Shqipërisë” -Social Innovation Europe -Sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve të margjinalizuara nëpërmjet ndërmarrjeve sociale faqe 3 -Debat ndërkombëtar mbi Ndërmarrjet Sociale - Projekti JoiEU faqe 4 -Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare -Vizitë studimore mbi edukimin profesional dhe punësimin e të rinjve faqe 5 -Drejt një turizmi alternativ -Panair i projekteve fituese të programit IPA -CBC mes Shqipërisë dhe Maqedonisë faqe 6 -Rritja e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë në Aplikimin e Prokurimit Publik Elektronik në Nivel Vendor -Workshope konsultuese rajonale me Bankën Botërore -Trainim për OJF-të në përdorimin e medias sociale dhe krijimin e brandit faqe 7 Pjesëmarrje në Aktivitete Ndërkombëtare faqe 8 --THE ALBANIAN CROWD, një platformë interaktive e sektorit jo-fitimprurës në Shqipëri faqe 9 Partnerët Shqipëri prezanton Raporn Vjetor 2013 ku janë pasqyruar akvitetet dhe rezultatet e punës së qendrës gjatë vit 2013. Vi që shkoi ishte dinamik dhe sfidues por dhe një vit suksesesh dhe arritjesh të cilat kemi kënaqësinë t’i ndajmë me ju. Klikoni këtu për të shfletuar Raporn Vjetor 2013. Njoftime Partnerët Shqipëri shpalli nga shtatori deri në nëntor thirrjen për nominime në kuadër të Çmimit të Filantropisë 2014! Përvoja e suksesshme e filluar në vin 2011 tashmë është bërë një traditë, për të shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë kompanitë e biznesit dhe individët që mbështesin kauzat sociale në komunitetet e tyre dhe në mbarë vendin. Vizitoni faqen e internet të Partnerëve Shqipëri për informacion mbi këtë iniciavë: www.partnersalbania.org

description

Korrik-Tetor 2014

Transcript of Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 55

Page 1: Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 55

Në këtë numër:

Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUARGAZETE TREMUJORE EDICIONI NR. 55 KORRIK-TETOR 2014

ANËTARE E RRJETIT PARTNERËT NDËRKOMBËTARË PËR NDRYSHIM DEMOKRATIK 1

Ideja nga Shqipëria fiton në Konkursin Rajonal: Filantropia në mbështetje të

Ideve të Gjelbërta 2014Ideja e organizatës shqiptare GO2 “Vështrim i gjelbërt, KALA m’KALA” u shpall një nga idetë fituese në Forumin e Pestë Vjetor për Zhvillimin e Filantropisë në Ballkanin Perëndimor: Filantropia në mbështetje të ideve të gjelbërta mbajtur në 24-27 korrik 2014 në Llogara, Shqipëri.Ky është cmimi idytë për këtë iniciativë që promovon zhvillimin e turizmit nëpërmjet guidave turistike me bicikleta në rajonin e Shkodrës, duke pasuar çmimin e marrë në konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2014” të organizuar nga Partnerët Shqipëri në mars të këtij viti.

Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta është një konkurs rajonal që promovon gjenerimin e ideve të biznesit në komunitet, duke përdorur burimet lokale dhe rivitalizuar traditën e prodhimeve vendase, si dhe duke respektuar mjedisin. Ky eveniment rajonal organizohet nga Rockefeller Brothers Fund në bashkëpunim me fondacionet partnere në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Serbi. Partnerët Shqipëri është organizata partnere e RBF në Shqipëri.

Si pjesë e Forumit Rajonal, 15 pjesëmarrës nga këto vende prezantuan idetë e tyre inovatore prej të cilave u zgjodhën tre fitues. Njëra nga idetë fituese të këtij viti ishte ideja nga Shqipëria “Vështrim i gjelbërt, KALA m’KALA” e organizatës GO2. Përkrah iniciativës “Vështrim i gjelbërt, KALA m’KALA”, Shqipëria u përfaqësua në Forumin Rajonal edhe me dy ide të tjera fituese nga konkursi kombëtar: “Eko Kamp - Atlantid Beach” i Tirana Ekspres, një ide që synon zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonën e Ishmit, Durrës, dhe “Riciklimi i xhinsit” i organizatës Njerëz dhe Ide, një ide për përdorimin e trastave të pazarit të realizuara me xhins të ricikluar, për të zëvendësuar çantat plastike që përdoren në qëndrat tregtare dhe supermarkete.

Për më tepër informacion mbi idetë pjesëmarrëse nga Shqipëria klikoni këtu: http://issuu.com/partners-albania/docs/fituesit_e_konkursit_ide_te_gjelber

Dy idetë e tjera fituese të Forumit Rajonal për këtë vit ishin nga përfaqësues të Serbisë, Igor Kojic- Zhvillimi i nje makinerie për tharjen automatike të frutave dhe perimeve dhe Stevan Covic – Ferma e krimbave për prodhimin e humusit.

-Ideja nga Shqipëria fiton në Konkursin Rajonal:Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta 2014

faqe 1

Krijimi i mjedisit mundësues për shoqërinë civilefaqe 2

Projekte të rejaProjekti për Promovimin e Demokracisë Lokale

- “Sipërmarrësit e rinj të Shqipërisë”-Social Innovation Europe

-Sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve të margjinalizuara nëpërmjet ndërmarrjeve sociale

faqe 3

-Debat ndërkombëtar mbi Ndërmarrjet Sociale - Projekti JoiEUfaqe 4

-Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare -Vizitë studimore mbi edukimin profesional

dhe punësimin e të rinjve faqe 5

-Drejt një turizmi alternativ-Panair i projekteve fituese të programit IPA -CBC mes Shqipërisë

dhe Maqedonisëfaqe 6

-Rritja e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë në Aplikimin e Prokurimit Publik Elektronik në Nivel Vendor

-Workshope konsultuese rajonale me Bankën Botërore-Trainim për OJF-të në përdorimin e medias sociale

dhe krijimin e branditfaqe 7

Pjesëmarrje në Aktivitete Ndërkombëtarefaqe 8

--THE ALBANIAN CROWD, një platformë interaktive e sektorit jo-fitimprurës në Shqipëri

faqe 9

Partnerët Shqipëri prezanton Raportin Vjetor 2013 ku janë pasqyruar aktivitetet dhe rezultatet e punës së qendrës gjatë vitit 2013.Viti që shkoi ishte dinamik dhe sfidues por dhe një vit suksesesh dhe arritjesh të cilat kemi kënaqësinë t’i ndajmë me ju. Klikoni këtu për të shfletuar Raportin Vjetor 2013.

NjoftimePartnerët Shqipëri shpalli nga shtatori deri në nëntor thirrjen

për nominime në kuadër të Çmimit të Filantropisë 2014!Përvoja e suksesshme e filluar në vitin 2011 tashmë është bërë një traditë, për të shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë kompanitë e biznesit dhe

individët që mbështesin kauzat sociale në komunitetet e tyre dhe në mbarë vendin.

Vizitoni faqen e internetit të Partnerëve Shqipëri për informacion mbi këtë iniciativë: www.partnersalbania.org

Page 2: Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 55

PER

NJE

SHO

QER

I ME

TE Z

HVIL

LUA

R

2

Punë advokuese për një mjedis mundësues për shoqërinë civile

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Shoqërinë CivilePartnerët Shqipëri po administron një vëzhgim në rang kombëtar me rreth 100 organizata të shoqërisë civile, për të vlerësuar zbatimin praktik të ligjeve, politikave dhe rregulloreve që ndikojnë në angazhimin qytetar dhe në mjedisin mundësues për organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri. Ky vlerësim do të shërbejë për pregatitjen e raportit të dytë vjetor të Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri.

Vëzhgimi është pjesë e iniciativës rajonale që po zbatohet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi nga organizatat anëtare të Rrjetit të Zhvillimit të Shoqërisë Civile në Ballkan (BCSDN), në një përpjekje të përbashkët për të monitoruar dhe analizuar mjedisin mundësues për OSHC-të në nivel kombëtar e rajonal.

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile është një mjet i krijuar nga anëtarët e BCSDN, i cili ka për qëllim të përcaktojë një situatë optimale të dëshiruar për shoqërinë civile që të funksionojë dhe të zhvillohet në mënyrë efektive.

Matrica e Monitorimit është adoptuar nga Departamenti i Zgjerimit i Bashkimit Evropian si pjesë e strategjisë për mbështetjen e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor.

Njihuni këtu me raportin e parë për Shqipërinë: http://www.partnersalbania.org/Albania_Country_Report.pdf ose klikoni këtu për raportin rajonal: www.monitoringmatrix.net

Puna për krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile në Shqipëri mbështetet nga Olof Palme International Center në Shqipëri përmes fondeve të qeverisë Suedeze, në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Hartimin dhe Zbatimin e Politikave”, si edhe BE përmes projektit rajonal “Acquis e Shoqërisë Civile Ballkanike – Fuqizimi i Potencialit Advokues dhe Monitorues, dhe Kapaciteteve të OSHC-ve”, zbatuar nga anëtarët e BCSDN në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi.

Krijimi i një Mjedisi Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri

Duke vijuar Konferencën Kombëtare “Partnerë Social-Koha për Veprim”, organizuar nga PSh në 13 dhe 16 Dhjetor 2013, procesi për adresimin e çështjeve të ngritura në konferencë ka vijuar si më poshtë:

Karta për Shoqërinë Civile Si rezultat i diskutimeve në Parlament gjatë periudhës qershor-korrik 2014 dhe me dakortësinë e Komisionit të Ligjeve, Administratës Publike dhe Të Drejtave të Njeriut, u organizua një seancë dëgjimi publik mbi Kartën për Shoqërinë Civile. Nën komisioni i të Drejtave të Njeriut i drejtuar nga Zj. Vasilika Hysi, thirri këtë seancë në 22 tetor, me një pjesëmarrje të gjerë të organizatave të shoqërisë civile dhe agjencive donatore, përfaqësues nga qeveria dhe deputetë. Grupi i Punës për Mbështetjen e Shoqërisë Civile prezantoi Kartën, parimet e saj dhe rëndësinë e këtij dokumenti për institucionalizimin e marrëdhënies mes shtetit dhe shoqërisë civile. Të gjithë palët e interesit arritën një mirëkuptim të përbashkët mbi rëndësinë e këtij dokumenti. Në fund të sesionit u vendos që Karta do të përshtatej në formën e një Rezolute nga një ekip teknik ekspertësh nga Parlamenti dhe shoqëria civile. Rezoluta do të prezantohet më pas për aprovim në seancën plenare të Parlamentit brenda nëntorit 2014.

Këshilli kombëtar për Shoqërinë Civile Propozimi për themelimin e Këshillit Kombëtar, që iu prezantua zyrës së Kryeministrisë nga Grupi i Punës për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, mori një feedback pozitiv nga Ministritë e linjës (Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mirëqënies dhe Rinisë dhe Ministria e Integrimit).Në vijim, u krijua një grup teknik për avancimin e themelimit të Këshillit, me përfaqësues nga Njësia për Planifikimin Strategjik dhe Koordinimin e Donatorëve në Këshillin e Ministrave, Ministria e Integrimit, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e PSh si përfaqësuese e shoqërisë civile. Në takimin e tij të parë në tetor, grupi teknik vendosi të fillojë punën për pregatitjen e projekt-ligjit mbi themelimin e Këshillit, me asistencën e një eksperti ligjor. Gjithashtu, u hartua një plan pune për mobilizimin e strukturave të tjera qeverisëse për të dhënë input mbi projekt-ligjin dhe hapjen e një procesi të gjerë konsultimi me sektorin e shoqërisë civile. Pas procesit të konsultimit, synohet që projekt-ligji t’i prezantohet strukturave parlamentare brenda periudhës dhjetor 2014-janar 2015.

Prokurimi socialPartnerët Shqipëri po punon mbi zhvillimin e një Dokumenti Politikash mbi Prokurimin Social, për të lehtësuar pjesëmarrjen e OSHC-ve të specializuara në ofrimin e shërbimeve sociale publike përmes një procesi prokurimi të drejtë dhe transparent. Ky proces po zbatohet me asistencën e Qendrës Evropiane për Ligjin Jo-fitimprurës (ECNL). Gjatë muajit tetor, PSh dhe ekspertët e ECNL realizuan një seri takimesh me Agjencinë e Prokurimeve Publike, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Mirëqënies dhe Rinisë, Njësinë për Planifikimin Strategjik dhe Koordinimin e Donatorëve në Këshillin e Ministrave, Shërbimin Social Kombëtar, UNICEF, bashki të ndryshme si edhe OSHC në Tiranë dhe katër rajone të tjera, duke diskutuar situatën aktuale dhe mënyrat e përmirësimit të aspekteve ligjore dhe praktike lidhur me këtë çështje. Dokumenti do të ndahet dhe konsultohet me të gjitha palët e interesit për të vendosur mbi hapat e mëvonshme për zbatimin e rekomandimeve që do të dalin prej tij.

Gjatë takimit të ekspertit të ECNL, Z. Luben Panov me organizata lokale, Tiranë, 29.10.14

Page 3: Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 55

PER

NJE

SHO

QER

I ME

TE Z

HVIL

LUA

R

3

NEW PROJECTS

Promovimi i Demokracisë Vendore në ShqipëriProjekti Promovimi i Demokracisë Vendore në Shqipëri synon zhvillimin e demokracisë në nivel vendor përmes mbështetjes së aktorëve të ndryshimit.

Projekti do të punojë për mobilizimin dhe përfshirjen e shoqërisë civile drejt një pjesëmarrje më të lartë qytetare dhe një transparence e përgjegjshmërie më të lartë të qeverisjes vendore dhe përmirësimit të shërbimeve publike.

Aktualisht projekti po realizon një studim për hartëzimin e nevojave aktuale dhe potenciale për funksionimin e qeverisjes vendore. Më specifikisht, studimi do të identifikojë kapacitetet dhe praktikat aktuale për ndërveprimin mes qeverisë vendore dhe komuniteteve lokale, si dhe identifikimin e mënyrave konkrete dhe aktorëve për adresimin e çështjeve prioritare në komunitet.

Projekti po zbatohet nga një konsorcium i tre organizatave: OSFA, Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan, dhe mbështetet financiarisht nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

“Sipërmarrësit e rinj të Shqipërisë” Sipërmarrësit e rinj të Shqipërisë do të mbështesë studentët e rinj të shkollave profesionale të zhvillojnë aftësitë dhe shpirtin e tyre sipërmarrës, të krijojnë dhe “shesin” idetë e tyre të biznesit. Shkollat në fokus të këtij projekti janë Instituti “Harry Fultz” në Tiranë dhe Shkolla “Beqir Çela” në Durrës.

Projekti do të konsistojë në dy komponentë kryesorë: organizimi i Kampeve të Biznesit për të ndërtuar aftësitë e sipërmarrësve të rinj dhe për t’i mundësuar atyre formulimin dhe prezantimin e ideve të tyre të biznesit; dhe organizimin e një Konkursi për të siguruar financim nga bizneset lokale dhe ndërtimin e marrëdhënieve për ngritjen e bizneseve të suksesshme nga idetë fituese.

Projekti po zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë e cila nëpërmjet këtij projekti synon promovimin e sistemit të Arsimit Profesional si një mundësi për zhvillimin e sipërmarrjeve të suksesshme dhe orientimin e rinisë shqiptare drejt Arsimit Profesional.

Ky projekt zbatohet në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Social Innovation Europe Inovacioni Social në Evropë (www.socialinnovationeurope.eu) është një faqe interneti dhe një seri eventesh e dizenjuar për të sjellë së bashku inovacionet dhe inovatorët më të mirë në Europë. Iniciativa filloi në 2011, e zbatuar nga një grup partnerësh nën drejtimin e Social Innovation eXhange (SIX). Që me fillimin e iniciativës, Partnerët Shqipëri është përfshirë në rolin e partnerit për Shqipërinë, duke promovuar inovatorët dhe eventet më spikatëse në rajon.

Aktualisht, konsorciumi i drejtuar nga SIE është zgjeruar. Një bashkëpunim mes 9 organizatash nga e gjithë Europa, mbështetur nga Komisioni Europian, do të punojë për të gjallëruar dhe rritur komunitetin. Social Innovation eXhange dhe Shoqata Evropiane për Informimin mbi Zhvillimin Lokal (AEIDL) do të drejtojnë këtë iniciativë së bashku me Rrjetin Euclid, Fondacionin Young, EMES, Nesta, Grupi SOS, Partnerët Shqipëri dhe Institutin Teknologjik Danez të cilët do të ofrojnë ekspertizë dhe informacion të vlefshëm për projektin.

Në dy vitet në vijim projekti do të punojë për të ndihmuar inovatorët të punojnë më mirë së bashku dhe për të lehtësuar bashkëpunimet dhe projektet ndërkufitare. Vizitoni Inovacionin Social në Evropë për të lexuar rreth ideve dhe projekteve interesante në Europë:https://webgate.ec.europa.eu/socialinnovationeurope/home

Sfida dhe Mundësi për Punësimin e Grupeve të Marxhinalizuara nga Sipërmarrjet Sociale

Për herë të parë do të hartohet një databazë e plotë mbi sipërmarrjet sociale në vendet e targetuara.

Organizatat zbatuese do të përgatisin raporte kombëtare gjithëpërfshirëse mbi karakteristikat dhe rolin që luajnë sipërmarrjet sociale në tregun e punës si edhe raporte krahasimore mes vendeve, të cilat do të eksplorojnë mundësitë dhe do të ofrojnë masa për të mbështetur proceset e hartimit të politikave dhe ligjeve në vendet e targetuara.

Projekti do të ndërtojë një faqe interneti të përbashkët për të promovuar gjetjet dhe sipërmarrjen sociale në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë dhe më gjerë.

Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri, Reactor – Kërkim në veprim, Konekt – Qendra për Aktivitetet e Medias në Maqedoni, dhe Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Kosovë.

Kjo iniciativë mbështetet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në bashkëpunim me Universite de Fribourg.

Partnerët Shqipëri është organizata partnere për Shqipërinë në Programin Rajonal për Promovimin Kërkimor në Ballkanin Perëndimor, një iniciativë e përbashkët që po zhvillon një studim mbi Sipërmarrjet Sociale si një mekanizëm për punësimin e grupeve të marxhinalizuara.

Projekti do të fokusohet në hartëzimin e modeleve të sipërmarrjeve sociale në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë dhe analizimin e procesit të institucionalizimit të tyre, duke përdorur metodologjinë e Projektit të Krahasimit Ndërkombëtar të Modeleve të Sipërmarrjeve Sociale.

Page 4: Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 55

4

PER

NJE

SHO

QER

I ME

TE Z

HVIL

LUA

R

Debat ndërkombëtar “Zhvillimi i Sipërmarrjeve Sociale”, në kuadër tëprojektit JOIEU

Partnerët Shqipëri organizoi në 14 tetor 2014 një debat ndërkombëtar mbi “Zhvillimin e Ndërmarrjeve Sociale”.

Në vijim të angazhimit e kontributit të Partnerëve Shqipëri në zhvillimin e ndërmarrjeve sociale, debati solli së bashku aktorë nga institucione që influencojnë zhvillimin e NS nga ministritë e linjës, përfaqësues të NS, institucionet akademike, agjencitë donatore dhe të zhvillimit. Në debat u prezantuan praktikat më të mira dhe sfidat nga vendet europiane partnere në projekt nga Belgjika, Kroacia, Republika Çeke, Serbia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Një panel i veçantë diskutoi eksperiencën e Ndërmarrjeve Sociale që operojnë në Shqipëri, pjesë e të cilit ishin edhe sipërmarrjet e reja të mbështetura nga Partnerët Shqipëri përmes konkursit të Ideve të Gjelbërta. Ata folën mbi eksperiencën dhe sfidat e tyre në përpjekje për t’iu përgjigjur nevojave ekonomike, sociale e mjedisore të shoqërisë përmes krijimit të bizneseve të qëndrueshme sociale.

Debati ndërkombëtar u mbajt në kuadër të projektit “Aksion i Bashkuar Qytetar për një Bashkim Evropian më të Fuqishëm dhe më Pranë Qytetarëve” (JoiEU), i cili fokusohet në koordinimin e debatit dhe veprimit në 13 vende Europiane (Rumani, Holland, Estoni, Serbi, Kroaci, Itali, Belgjikë, Danimarkë, Republika Çeke, Qipro, Spanja, Bullgaria dhe Shqipëri) mbi çështje që lidhen me pjesëmarrjen qytetare dhe forcimin e bazës qytetare për një proces integrues më të thellë. Debati u transmetua live dhe mund të ndiqet i rregjistruar në kanalin e PSh në Youtube.

Projekti JoiEU financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga një grup partnerësh ndërkombëtar të drejtuar nga ProInfo (Bullgari). Më shumë informacion mbi projektin mund të gjeni në http://joieu.net/

Page 5: Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 55

PER

NJE

SHO

QER

I ME

TE Z

HVIL

LUA

R

5

tre media kombëtare kanë vendosur të transmetojnë programe mbi tregun e punës për të rinjtë.

RisiAlbania përfundoi një analizë të sistemit të tregut në sektorin e turizmit për të përcaktuar simptomat e performancës së dobët në nivel biznesi dhe pengesat sistemike që pengojnë rritjen. Bazuar në këtë analizë, RisiAlbania ka identifikuar tre ndërhyrje që do sjellin ndryshime pozitive dhe do krijojnë vende të reja pune: për adresimin e mungesës së informacionit në treg; adresimin e mangësive në prezantimin online dhe promovimin e bizneseve turistike; dhe diversifikimin e produkteve turistike duke përdorur potencialin turistik të Shqipërisë.

Në 12 Shtator 2014 RisiAlbania u prezantoi institucioneve financiare gjetjet e studimit mbi sezonalitetin e bizneseve agro-përpunuese. Këto gjetje do të ndihmojnë bankat ne ofrimin e produkteve të përshtatura për agro-përpunuesit, për shembull kredi të cilat si rrjedhojë do të rrisnin investimet dhe do të krijonin më shumë mundësi punësimi në këtë sektor.

RisiAlbania po e ndjek këtë nismë përmes takimeve individuale me bankat për t’u dhënë mbështetje, në mënyrë që të ofrojnë kredi sa më të favorshme për agro-përpunuesit.

Në date 21 Shtator 2014, Risi nisi një studim të detajuar të pengesave dhe mundësive në sektorët e TIK në Shqipëri. Studimi do të përfundojë në Nëntor 2014 dhe menjëherë pas tij RisiAlbania do të fillojë ndërhyrjet në këtë sektor.Projekti RisiAlbania po implementohet nga një konsorcium i përbërë nga Helvetas Swiss Inter-cooperation dhe Partnerët Shqipëri dhe financohet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Shqipëri.

Më shumë informacion mbi projektin mund të gjeni në: www.risialbania.al

Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptareRisiAlbania është një projekt për punësimin e të rinjve, i fokusuar në sjelljen e ndryshimeve sistematike në tregun shqiptar të punës, me qëllim përmirësimin e mundësive për punësim dhe të ardhura për të rinjtë e të rejat.

Për të arritur synimin e tij, RisiAlbania bashkëpunon me shumë partnerë nga sektori privat e publik, si dhe nga shoqëria civile.

Në vijim janë disa nga aktivitetet kryesore të projektit gjatë tremujorit të tretë të këtij viti:

Duke patur si qëllim rritjen e aksesit të të rinjve në burimet e informacionit dhe mundësive për punë, në 31 Korrik 2014 RisiAlbania nënshkroi një marrëveshje me DM Consulting për mbështetjen e një nga portaleve kryesore në treg www.duapune.com për ofrimin e shërbimeve të reja online për punëkërkuesit dhe bizneset e vogla e të mesme. RisiAlbania do të ofrojë konsulencë për zhvillimin e shërbimeve të reja që lidhen me sistemin e kërkimit, një proces më të lehtë të apikimit për punë, raportimin e të dhënave, marketingun dhe zgjerimin e shërbimeve dhe pagesave online. Shërbimet e reja po ofrohen bizneseve të vogla e të mesme dhe punëkërkuesve që nga Shtatori.

RisiAlbania synon të nxisë mediat e mëdha kombëtare që t’u përcjellin në mënyrë periodike të rinjve dhe prindërve të tyre informacion mbi tregun e punës për të përmirësuar edukimin, zgjedhjen e karrierës dhe mundësitë e punësimit për ta. Në 2 Korrik 2014, Risi organizoi një konferencë me përfaqësues nga media kombëtare për të prezantuar transmetimin e informacionit mbi tregun e punës si një mundësi biznesi për ta. Si rezultat i konferencës dhe takimeve të mëvonshme, përmes mbështetjes së RisiAlbania,

Arjola Agolli dhe Klotilda Tavani, Drejtoret e Programeve të PSh, morën pjesë në një vizitë studimore mbi Arsimin Profesional dhe punësimin e të rinjve, organizuar në Gjermani nga 3-11 tetor 2014.

Arsimimi i të rinjve dhe punësimi/papunësia janë disa nga çështjet politike kryesore në Europë. Ndërkohë që ekonomi të ndryshme Europiane po përjetojnë norma të larta papunësie të rinisë, forca punëtore e kualifikuar në grupmoshat e reja në disa vende të tjera po venitet. Punësimi i pjesshëm i rinisë çon në tkurrje të ekonomisë, ndërkohë që të rinjtë e paarsimuar e privojnë shoqërinë nga inovacioni aq shumë i nevojshëm.

Për këtë arsye Bashkimi Europian ka marrë disa masa për të adresuar këtë çështje. Në të njëjtën kohë vendet e Europës zhvillojnë politikat e tyre mikse të edukimit dhe punësimit – me rezultate të ndryshme. Gjermania ka aktualisht nivelin më të ulët të

papunësisë së të rinjve në Europë. Një dekadë më parë ajo ishte mesatarja e BE-së dhe dy herë më e lartë se sot. Në njësitë federale të Berlin dhe Brandenburg, papunësia pothuajse është përgjysmuar. Por papunësia e të rinjve vazhdon ende edhe këtu.

Gjatë vizitës studimore, grupi prej 33 pjesëmarrësish nga 19 vende eksploroi fushën e arsimit profesional dhe të lartë si dhe strukturat mbështetëse të punësimit të të rinjve në Berlin dhe Brandenburg. Ata u takuan me shkencëtarë, agjenci punësimi, sipërmarrje arsimore dhe OJF që mbështesin të rinjtë me probleme dhe me më pak mundësi si edhe me këshilltarë për programet e financuara nga BE. Ata u prezantuan me sistemim dual të arsimit në Gjermani, përfshirjen e të rinjve me më pak mundësi në tregun e punës, integrimin e të rinjve emigrantë në sistemin

e arsimit dhe punësimit, etj. Nga ana tjetër pjesëmarrësit sollën shembuj nga vendet dhe komunitetet e tyre, krahasun eksperiencat dhe vlerësuan në mënyrë kritike se si të bëjnë lobim të suksesshëm dhe të advokojnë për punësimin e të rinjve në vendet e tyre dhe në nivel Evropian.

Kjo vizitë u prit nga Mostar Friedensprojekt dhe u organizua në kuadrin e Programit Erasmus+ të BE.

“Të mësosh prej ‘më të mirit?” – Një vizitë studimore mbi Arsimin Profesional dhe punësimin e të rinjve”, Gjermani

Page 6: Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 55

6

PER

NJE

SHO

QER

I ME

TE Z

HVIL

LUA

R

Drejt një turizmi alternativPartnerët Shqipëri ka vijuar punën për zhvillimin e turizmit alternativ në rajonin e Korçës. Gjatë kësaj periudhe stafi i Partnerëve Shqipëri në bashkëpunim me partnerët lokalë kanë kryer vizita tek bizneset e përzgjedhura, për të përgatitur informacionet promovuese dhe prezantimin e prodhimeve karakteristike lokale që ata ofrojnë, për të promovuar më tej bizneset e këtyre zonave në vend, rajon dhe më gjerë. Ndërkohë, ekipi i projektit është në proces të finalizimit të materialeve promovuese dhe një spotit televiziv mbi bizneset lokale dhe atraksionet turistike të zonës.

Pjesë e materialeve promocionale do të jenë foto nga lokacionet dhe shërbimet që ofrojnë bizneset e përzgjedhura

si dhe objektet historike, kulturore dhe shpirtërore që parqesin interes për zhvillimin turistik të zonës. Për të siguruar përfshirje të gjerë të aktorëve, ekipi i projektit ka kryer disa vizita dhe takime me përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe vendore (Ministria e Kulturës, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Bashkitë e Korçës dhe të Pogradecit, komunat e Voskopojës, Dardhës, Pustecit, etj , përfaqësuesit e Metropolisë së Korçës, për të siguruar zyrtarisht mbështetjen e tyre dhe koordinuar punën për promovimin e kapaciteteve dhe potencialeve turistike lokale dhe për të zgjeruar bashkëpunimin lokal dhe ndërkombëtar në fushën e zhvillimit të turizmit alternativ.

Gjatë kësaj periudhe, stafi i projektit ka zhvilluar komunikimin me përfaqësuesit e kanaleve të mediave kombëtare dhe lokale për të përpunuar një plan për transmetimin dhe shpërndarjen e materialeve promovuese të realizuara në kuadër të këtij projekti.

Panairi i IPA CBC Maqedoni - Shqipëri Program përfituesit e granteve

Aktivitetet, rezultatet dhe arritjet e projektit “Drejt një turizmi Alternativ” u promovuan nga ekipi i PSh gjatë panairit të përbashkët të projekteve të realizuara në kuadër të Programit të BE, IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar mes ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërisë 2007- 2013. Panairi u organizua në Tiranë, më 23 shtator, 2014. Ky aktivitet u adresua nga Znj. Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit Evropian të Shqipërisë, Z. Lirim Shabani, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë, dhe Z. Yngve Engstrom, Shef i Operacioneve në Delegacionin e BE-së në Shqipëri.

Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me institucionet dhe partnerët lokalë do të organizojë gjatë muajit nëntor - dhjetor 2014 një seri vizitash në Maqedoni dhe Shqipëri, me qëllim shkëmbimin e përvojës, krijimit të lidhjeve mes bizneseve në rajonin e Strugës, Ohrit, Debarcës dhe Vecanit në Maqedoni dhe rajonit të Korçës e Pogradecit në Shqipëri, për të promovuar bukuritë turistike dhe produktet e Shqipërisë dhe Maqedonisë, me qëllim zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë në zonën ndërkufitare.

Projekti “Drejt një turizmi alternativ” zbatohet nga Partnerët Shqipëri dhe Fondacioni MEDF në Maqedoni, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, në kuadër të Programit IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar mes ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërisë 2007- 2013.

Page 7: Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 55

7

PER

NJE

SHO

QER

I ME

TE Z

HVIL

LUA

R

Lehtësimi i takimeve rajonale konsultative të Grupit të Bankës Botërore me aktorët lokalëPartnerët Shqipëri lehtësoi gjatë kësaj periudhe organizimin e një serie takimesh konsultuese rajonale të Grupit të Bankës Botërore me aktorët e interesit, me qëllim marrjen e mendimeve të tyre lidhur me fushat ku ekziston më shumë mundësi për zhvillim të përshpejtuar ekonomik të Shqipërisë, si dhe fushat e konsideruara nga ata si më të rëndësishme për t’u dhënë prioritet nga qeveria.Takimet rajonale u zhvilluan në Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Berat, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile, biznesit etj. Këto takime janë pjesë e procesit të pregatitjes së Kuadrit të Ardhshëm të Partneritetit të Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë, për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e vendit. Kuadri i Përgjithshëm i Partneritetit do të përcaktojë të ardhmen e ndihmës 4 deri 5 vjeçare të Bankës Botërore për Shqipërinë.

Trainim në Median Sociale dhe krijimin e brandit për OJF dhe ndërmarrje sociale Partnerët Shqipëri me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri organizoi më 14-17 tetor 2014 trainimin “MIMA: Media Sociale dhe Brandi”, për 14 officerë të komunikimit dhe PR të organizatave dhe ndërmarrjeve sociale nga Tirana, Vlora, Elbasani dhe Shkodra.Trajnimi u realizua nga Christoph A. Geiseler, themelues dhe drejtues i

Akademisë MIMA, një akademi e njohur për punën e saj në pasurimin e jetës në komunitet nëpërmjet muzikës dhe videove. Trajnimi u ofroi pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi praktike për prodhimin e videove për të promovuar punën e organizatave të tyre dhe përdorimin e mediave sociale për të përcjellë mesazhe, për të ndërtuar audiencë

dhe mobilizuar mbështetje. Metodologjia e trajnimit ishte shumë interaktive dhe pjesëmarrëse, duke kombinuar teorinë me praktikën.

Në ditën e fundit të trajnimit, videot e prodhuara nga pjesëmarrësit u prezantuan dhe diskutuan në grup, duke ofruar komente dhe sugjerime nga kolegët për përmirësimin e mëtejshëm. Pjesëmarrësit e vlerësuan trajnimin si shumë konkret dhe të dobishëm për punën e organizatës së tyre. Trajnimi ishte gjithashtu një mundësi e mirë rrjetëzimi për organizatat. Pjesëmarrësit krijuan dhe iu bashkuan një grupi në Facebook për ta përdorur si një forum për të ndarë dhe shkëmbyer ide për punën e tyre.

Rritja e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë në Aplikimin e Prokurimit Publik Elektronik në Nivel Vendor

Që nga Janari 2014 Partnerët Shqipëri po monitoron në baza ditore faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe të gjitha njoftimet e publikuara në këtë faqe interneti dhe në buletinin e prokurimit publik në bashkitë e Beratit, Fierit, Himarës dhe Sarandës. Puna monitoruese po kryhet në kuadër të iniciativës së PSh për rritjen e efikasitetit të prokurimit publik nëpërmjet rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë në pushtetin vendor.

Një përmbledhje e rezultateve të monitorimit për periudhën korrik-shtator 2014 është ndarë me palët e interesuara, si dhe mund të gjendet elektronikisht në linkun:http://issuu.com/partners-albania/docs/raport_korrik_shtator_2014

Stafi i Partnerëve Shqipëri ka vijuar me kryerjen e një sondazhi me 160 operatorë ekonomikë që kanë aplikuar në tendera gjatë vitit 2013, për të vlerësuar kënaqësinë e tyre me sistemin dhe procedurat e prokurimit elektronik.

Puna e Partnerëve Shqipëri për monitorimin e zbatimit të ligjit dhe procedurave të prokurimit publik në bashkitë e Beratit, Fierit, Himarës dhe Sarandës po mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, në kuadër të programit MATRA për shoqërinë civile.

Page 8: Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 55

8

PER

NJE

SHO

QER

I ME

TE Z

HVIL

LUA

R

PJESËMARRJE NË AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE

Duke qëndruar përkrah shoqërisë civileZnj. Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri, së bashku me tridhjetë përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile nga e gjithë bota, mori pjesë në Programin e Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar (IVLP) - “Duke qëndruar përkrah shoqërisë civile”, një nga programet më të rëndësishme të Departamentit të Shtetit në SHBA.Programi u organizua në periudhën 14-27 shtator, 2014.

Takim i Rrjetit Ballkanik të Qendrës Olof Palme International

Gjatë 24-26 shtator 2014, Blerina Guga, Manaxhere Projekti e PSh mori pjesë në takimin e Rrjetit Ballkanik të Qendrës Olof Palme International, që u mbajt në Beograd.Takimi ndihmoi në ndërtimin dhe forcimin e partneriteteve rajonale dhe ndërkombëtare mes organizatave aktive të rrjetit të Olof Palme International Center në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Suedi. Ata eksploruan mbi mundësitë për bashkëpunim përmes aksioneve të përbashkëta, projekteve, shkëmbimeve dhe bashkëpunimit afatgjatë.

Një nga temat kryesore të diskutimit në këtë takim ishte konteksti politik, ekonomik, social dhe kulturor i rajonit në vitin 2014 që ndikon në aktivitetet dhe nismat e ardhshme rajonale.Takimi u ndoq nga rreth 50 organizata të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Suedia, si dhe përfaqësues të ambasadës suedeze në Beograd.

Diskutimi gjeneroi mundësi dhe ide për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në fusha të ndryshme të ekspertizës të secilës organizatë, dhe vullnetin për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Maksimizimi i potencialit dhe kapacitetit të Marrëveshjeve të Partneritetit (FPA-ve)Si një partner në zbatimin e projektit “Acquis e Shoqërisë Civile Ballkanike - Fuqizimi i Potencialit Advokues e Monitorues, dhe kapaciteteve të OShC-ve”, Partnerët Shqipëri përfaqësuar nga Klotilda Tavani, Drejtore e Programeve e PSh mori pjesë në konferencën përmbyllëse të Marrëveshjeve të Partneritetit të Komisionit Evropian me rrjetet e OSHC-ve nga Ballkani Perëndimor, Turqia dhe Bashkimi Evropian.

Drejtuesit e projekteve dhe partnerët e tyre, dhe Ekipi i Shoqërisë Civile në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, u mblodhën së bashku në 24-25 shtator në Bruksel për të shkëmbyer pikëpamjet mbi atë që është arritur dhe planet për fazën e dytë të projekteve. Më shumë për këtë aktivitet mund të gjeni në http://www.balkancsd.net/

Ofrimi i Shërbimeve Sociale nga OSHC - Vizitë studimore në SlloveniÇështja e ofrimit të shërbimeve, veçanërisht shërbimeve sociale si një fushë e rëndësishme e bashkëpunimit mes OSHC-ve dhe institucioneve publike në nivel qendror dhe vendor është theksuar në raportet kombëtar dhe në raportin rajonal të Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, botuar për herë të parë në 2014. Si rezultat, në disa vende përfshirë Shqipërinë, anëtarët e rrjetit BCSDN po e adresojnë këtë çështje përmes aksioneve konkrete advokuese si psh. duke eksploruar dhe paraqitur modele të ndryshme për bashkëpunim të suksesshëm mes dy sektorëve, meqenëse fusha e ofrimit të shërbimeve nuk është eksploruar dhe shfrytëzuar sa i duhet, përsa i përket përfitimeve të mundshme për shtetin në ofrimin e shërbimeve bazë për qytetarët.

Projekti organizoi një vizitë studimore në Slloveni, gjatë 22-24 tetorit, me pjesëmarrjen e partnerëve të projektit nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Serbia,

Si pjesë e programit, Znj. Hoxha pati mundësinë të marrë pjesë në Mbledhjen Vjetore të Nismës Globale Klinton për 2014, si dhe në një aktiviteti privat të shoqërisë civile me Presidentin Obama. Programi përfshiu pjesëmarrjen në takimin e nivelit të lartë të Partneritetit për Qeverisje të Hapur, takime me Departamentin e Shtetit, agjencitë amerikane përfshirë fondacionet private dhe OJQ të ndryshme në Washington DC, New York dhe Filadelfia.

Iniciativa “Duke qëndruar përkrah shoqërisë civile” u lançua nga Presidenti Obama më 23 tetor 2013 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, si një përpjekje për të intensifikuar më tej mbështetjen për shoqërinë civile, duke njohur rolin e saj vendimtar në ndërtimin e demokracive dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

Në vitet e fundit ka një seri të iniciativash që trajtojnë këtë çështje si: Partneriteti për Qeverisje të Hapur në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria, një iniciativë që promovon institucione transparente, efektive dhe të përgjegjshme, në partneritet me shoqërinë civile. Gjashtëdhjetë e pesë vende dhe një koalicion i gjerë i shoqërisë civile dhe partnerëve nga sektori privat i janë bashkuar kësaj nisme; Komuniteti i Demokracive (një koalicion global ndërqeveritar i shteteve në 106 vende, i themeluar në vitin 2000, që ka sjellë së bashku qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat në mbështetje të demokracisë dhe forcimin e normave demokratike dhe institucioneve në mbarë botën), po punon adresimin e ligjeve kufizuese; Këshilli i të Drejtave të Njeriut krijoi për herë të parë Raportimin Special për të Drejtat e Tubimit paqësor dhe Organizimit. Disa qeveri dhe fondacione kontribuojnë në fondin “Lifeline” për ndihmë emergjente ndaj grupeve të shoqërisë civile nën kërcënim.

Ajo që ne shohim sot, siç u theksua nga Z. Obama gjatë lançimit të nismës “Duke qëndruar përkrah shoqërisë civile” vitin e kaluar, “është një numër në rritje i vendeve që po miratojnë ligje të hartuara në mënyrë specifike për të shtypur shoqërinë civile. Ata po detyrojnë grupet të regjistrohen me qeveritë, duke minuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke kufizuar OJQ nga qasja ndaj financimeve të huaja, mbylljen e teknologjive të komunikimit që lidhin grupet e shoqërisë civile rreth globit.”

Në Mbledhjen Vjetore të Nismës Globale Klinton për 2014 zoti Obama shpjegoi konkretisht hapat që qeveria e SHBA po merr në mbështetje të shoqërisë civile, si nxjerrjen e një memorandumi presidencial sipas të cilit departamentet dhe agjencitë federale do të konsultohen dhe krijojnë partneritete me grupet e shoqërisë civile më rregullisht; krijimin e qendrave të reja novatore për të fuqizuar grupet e shoqërisë civile në mbarë botën; rritjen e financimeve dhe mbështetjen për Komunitetin e Demokracive dhe grupet e shoqërisë; hartimin e rregulloreve të reja nga ana e Departamentit të Thesarit për të bërë më të lehtë dhe më pak të kushtueshme për organizatat marrjen e granteve; ofrimin e ndihmës juridike dhe mbështetjes teknike për ata që luftojnë ligjet dhe rregulloret e vështira.

Page 9: Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 55

9

PER

NJE

SHO

QER

I ME

TE Z

HVIL

LUA

R

THE ALBANIAN CROWD, një platformë interaktive për OJF-të dhe ndërmarrjet sociale në Shqipëri

www.thealbaniancrowd.org

The Albanian Crowd është shërbimi më i ri i Partnerëve Shqipëri për sektorin jo-fitim-prurës dhe përfituesit e partnerët e tij. Ai lidhet me përpjekjet e hershme të Partnerëve-Shqipëri për forcimin e kapaciteteve të sektorit të shoqërisë civile, në themel të aktivitetit të saj si qendër burimore për sektorin.

The Albanian Crowd është një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri.

Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë.

The Albanian Crowd ofron mundësi për anëtarët që të ndajnë të rejat më të fundit mbi projektet dhe aktivitetet, të identifikojnë partnerë potencialë dhe të tërheqin vullnetarë e mbështetës.

Platforma rrit potencialin për krijimin e rrjeteve brenda dhe jashtë vendit, dhe vizibilitetin e punës së tyre.

Gjithashtu, The Albanian Crowd do t’u shërbejë institucioneve e individëve nga sektori shtetëror, biznesi, media, organizatat ndërkombëtare e donatore të cilët do të mund të gjejnë në të informacion dinamik, partnerë dhe shërbimet e nevojitura.

Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri dhe mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Për të gjithë përdoruesit aktivë të Adresarit të OJF-ve Shqiptare manaxhuar nga Partnerët Shqipëri gjatë 13 viteve të fundit, The Albanian Crowd do të jetë tashmë e vetmja direktori online e sektorit.

Të gjitha grupet e interesuara mund të bëhen pjesë e platformës duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun:http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/

Partnerët Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare shqiptare me mision zhvillimin e shoqërisë civile shqiptare dhe të një kulture ndryshimi dhe manaxhimi të konfliktit. Partnerët Shqipëri është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Partnerëve për Ndryshim Demokratik (Partnerët), një rrjet Qendrash në 20 vende të botës, të cilat japin trajnime për zgjidhje konflikti si dhe shërbime për shoqërinë, OJF-të, qeverinë qëndrore dhe vendore, dhe sektorin privat në vendet e tyre dhe në vende të tjera në botë. Adresa e Internetit e PDCI është: http://www.pdci-network.org/

PARTNERET SHQIPERI, QENDRA PËR NDRYSHIM DHE MANAXHIM KONFLIKTIAdresa: Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare 2418/1,Tel: +355 4 2254881 Fax: 2254883Email: [email protected]://www.partnersalbania.orgMund të na ndiqni edhe në

si dhe institucioneve shtetërore përkatëse. PSh u përfaqësua në vizitën studimore nga Klotilda Tavani, Drejtore e Programeve. Pjesëmarrësit u takuan me Ministrinë e Punës, Familjes dhe Çështjeve Sociale, Komunën e Lubjanës dhe disa OSHC që po zbatojnë programe sociale, të cilët i njohën me funksionimin e sistemit të programeve sociale, kuadrin ligjor, pengesat dhe sfidat, si dhe sa inkurajohet zhvillimi i programeve konkrete dhe sa OSHC-të kombinojnë ofrimin e shërbimeve me advokacinë.