Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

13
1 HAPËSIRAT PUBLIKE DHE JETA URBANE PAZARI I GJIROKASTRËS SI HAPËSIRË PUBLIKE Paola DALIPI [email protected] Fjalët kyçe: Gjirokastër, pazari , hapësirë publike, jeta urbane, komunikim Abstrakti Ky kërkim përpiqet të ekzaminojë funksionimin e Pazarit të vjetër të Gjirokastrës si një hapësirë publike. Në qoftë se hedhim një vështrim mbi historinë e qyteteve vihet re se si struktura e tyre urbane influencon edhe sjelljen e njerëzve në menyrën se si jetojnë në qytet. Qyteti I Gjirokastrës rezulton eshte një qytet mesjetar me karaktersitikat e një qyteti të tillë: me strukturë kompakte, distanca të vogla për tu ecur me këmbë, me një pazar që është qëndra e zejtarisë dhe tregetisë. Analiza fokusohet në faktorët që ndikojnë në menyrë që ajo mund të funksionojë si një hapësirë publike më cilësore, duke patur në konsideratë faktin se ajo ka funksionuar si një hapësirë publike e mirëfilltë në të shkuarën, ose të paktën ashtu evokohet në ditët e sotme. Në këtë mënyrë përpiqemi të kuptojmë faktorët të cilët kontribojnë në funksionim ose jo të mirë te saj si hapësirë publike dhe në varësi të rezultateve bëjmë një propozim se si mund të funksionente kjo hapësirë më mirë apo hapësira të ngjashme në qytet. Pazari është një hapësirë publike dhe funksionimi si e tillë dhe kjo mund të ilustrohet me anë të shembujve dhe krahasimit me elementët qe I kualifikojnë sheshet e ndryshme si hapësirë publike. Hyrja Analizimi I pazarit të Gjirokastrës si një hapësirë publike do të na shërbejë për evidentimin e problemeve në këtë hapësirë dhe zgjidhjeve të mundshme për funksionimin e saj si hapësirë publike me të gjithë potencialin e saj. Kjo analizë do të na shërbejë edhe për evidentimin e pikave të tjera kyçe në qytet të cilat kanë ngjashmëri me pazarin dhe potencial zhvillimi. Pazari është padyshim një nga hapësirat më të njohura dhe të populluara në qytet. Qyteti I Gjirokstës pavarësisht vlerave dhe pasurive arkitektonike nuk ofron hapësira të

description

Detyre kerkimi mbi hapesiren publike ne qytetin e Gjirokastres, me specifikisht ne pazarin e qytetin. Veshtrim i pergjithshem se si eshte zhvilluar jeta ne hapesiren publike ne kontekste te ndryshme ne bote duke i krahasuar me mbrapa me kontektin e qyeteti qe nga gjeneza deri ne ditet e sotme. Ediventimi i mangesive dhe propozimi i zgjidhjeve te mundshme.

Transcript of Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

Page 1: Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

1

HAPËSIRAT PUBLIKE DHE JETA URBANE

PAZARI I GJIROKASTRËS SI HAPËSIRË PUBLIKE

Paola DALIPI

[email protected]

Fjalët kyçe:

Gjirokastër, pazari , hapësirë publike, jeta urbane, komunikim

Abstrakti

Ky kërkim përpiqet të ekzaminojë funksionimin e Pazarit të vjetër të Gjirokastrës si

një hapësirë publike. Në qoftë se hedhim një vështrim mbi historinë e qyteteve vihet re se si

struktura e tyre urbane influencon edhe sjelljen e njerëzve në menyrën se si jetojnë në qytet.

Qyteti I Gjirokastrës rezulton eshte një qytet mesjetar me karaktersitikat e një qyteti të tillë:

me strukturë kompakte, distanca të vogla për tu ecur me këmbë, me një pazar që është qëndra

e zejtarisë dhe tregetisë. Analiza fokusohet në faktorët që ndikojnë në menyrë që ajo mund të

funksionojë si një hapësirë publike më cilësore, duke patur në konsideratë faktin se ajo ka

funksionuar si një hapësirë publike e mirëfilltë në të shkuarën, ose të paktën ashtu evokohet

në ditët e sotme. Në këtë mënyrë përpiqemi të kuptojmë faktorët të cilët kontribojnë në

funksionim ose jo të mirë te saj si hapësirë publike dhe në varësi të rezultateve bëjmë një

propozim se si mund të funksionente kjo hapësirë më mirë apo hapësira të ngjashme në qytet.

Pazari është një hapësirë publike dhe funksionimi si e tillë dhe kjo mund të ilustrohet me anë

të shembujve dhe krahasimit me elementët qe I kualifikojnë sheshet e ndryshme si hapësirë

publike.

Hyrja

Analizimi I pazarit të Gjirokastrës si një hapësirë publike do të na shërbejë për

evidentimin e problemeve në këtë hapësirë dhe zgjidhjeve të mundshme për funksionimin e

saj si hapësirë publike me të gjithë potencialin e saj. Kjo analizë do të na shërbejë edhe për

evidentimin e pikave të tjera kyçe në qytet të cilat kanë ngjashmëri me pazarin dhe potencial

zhvillimi. Pazari është padyshim një nga hapësirat më të njohura dhe të populluara në qytet.

Qyteti I Gjirokstës pavarësisht vlerave dhe pasurive arkitektonike nuk ofron hapësira të

Page 2: Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

2

mirëfillta dhe paramenduara si publike. E vetmja hapësire që mund të konsiderohet si e tillë

është pazari I saj.

Qyteti vizitohet përherë e më shumë nga turistët e huaj, edhe hapësira është më e

populluar por a është ky popullim si pasojë e cilësisë së saj si hapësirë apo thjesht faktit që

është një arterie kryesore rrugësh në qytet? A është e viztueshme sepse në të gjenden shumë

funksione tregëtare si kinksleri, dyqane, hoteleri e restorante? A ka kjo hapësirë potencial për

të funksionuar si një hapësirë më cilesore? A janë makinat që qarkullojnë një faktor që

ndikojnë në përkeqësimin e kesaj hapësire? A duhet të ishte ajo një hapësirë vetëm për

këmbësorët?

Në bazë të literaturës mbi hapësirën publike pazari I gëzon të gjitha ato cilësi të një

hapësire publike. Duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet, duke I zbërthyer dhe duke

I krahasuar me kontektin tonë do të jemi në gjendje të evidentojmë pikat e forta të zonës tonë

dhe mangesitë e saj, të cilave në fund do përpiqemi t’ju japim një zgjidhje.

Metodologjia është e huazuar nga autorët Jan Gehl dhe Brigitte Svarre në librin : Hoë

To Study Public Life. Ndër metodat të cilat përdor janë : Shënimi në hartë,fotografimi,

mbajta e shënimeve. Metodologjia konsiston në shënime në hartë të trajektoreve kryesore të

ndjekura nga njërëzit dhe pikat e ndalimit, fotografimit të tyre dhe mbajtes të shënimeve.

Studimi së pari trajton hapësirën urbane duke u nisur nga përcaktimi I saj e deri te

funksionimi I mirë apo jo I saj. Elementët e marrë në shqyrtim në këtë fazë do të përdoren për

analizimin e hapësirës së pazarit të Gjirokastrës.

1. HAPËSIRA PUBLIKE

1.1 Cfarë është një hapësirë publike?

Në planifikimin urban, hapësira publike shihet si një “hapësirë e hapur” që do të thotë

rrugë, parqet ,hapësirat e rekreacionit dhe sheshet që njihen si hapësira që menazhohen dhe

zotërohen nga hapsirat e jashtme. Hapësira publike duhet parë jo si zotërim publik por si një

hapësirë për publikun. Mbi temën e hapësirës publike arkitekti Jan Gehl ka ekzaminuar

morfologjinë dhe përdorimin e hapësirës publike. Publikimet e tij japin një aftësi

depërtushmërie për kuptimin dhe perceptimin e lidhjes midis hapësirës publike dhe shoqerisë

civile dhe si lidhen këto të dyja. Disa prej elementeve të cilët ai analizon në librin e tij Cities

for People do të merren në shqyrtim për të kryer një analizë të funksionimit të hapësirës në

pazar për të krahasuar dhe evidentuar pikat e forta dhe të dobëta të kësaj hapësire.

1.2 Hapësira publike në qytete

Gehl shprehet se: Qytetet tradicionale, organike u rriten ne bazen e aktiviteteve te

përditshme përgjate kohës. Udhëtimi kryhej në këmbë, dhe ndërtimi bazohej në gjenerata të

tëra tradite. Rezultati ishte qytetet në një shkallë që adaptoheshin më shumë me shqisat dhe

potencialin e qënieve humane. Te gjitha këto karakteristika janë prezente për qytetin e

Gjirokastrës dhe sidomos për pazarin e qytetit ku në dallim nga tipologjia kullë e godinave

për banim, në Pazar godinat jane dy katëshe pavarësisht trajtimit të njëjte arkitektonik.

Page 3: Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

3

Gehl shprehet se gjatë gjithë historisë hapësira qytetit ka funksionuar si një vend

takimi në shumë nivele për banorët. Njerëzit takohen, shkëmbejne të rejat, bëjnë marrëveshje

– artistët e rrugeve performojnë dhe mallrat e ndryshme ofrohen për shitje. Aktivitetet e të

parit dhe të dëgjuarit janë kategoria më e madhe e kontaktit social. Nëpërmjet të vëzhguarit,

degjuarit dhe përjetuarit ne mbledhim informacion për njerëzit dhe shoqërinë rreth nesh.

Studimet për qytetet kudo rreth botës tregojnë rëndësinë e jetës dhe aktiviteteve si një

atraksion urban. Njërëzit mblidhen aty ku gjërat ndodhin dhe në mënyre spontane kërkojnë

prezencën e njerëzve të tjerë.

1.3.Cilësia e hapësirave në qytet- Qytetet e jetueshme

Sipas Gehl qyteti I jetueshëm dërgon sinjale miqësore dhe mikëpritëse me shpresën e

ndërveprimit social. Prezenca e njerëzve të tjerë në vetvete sinjalizon se cilat janë vendet të

cilat ia vlejnë. Qyteti I jetueshëm është një koncept relativ. Vetëm disa njerëz në një rrugë të

ngushtë fshati mund të përfaqësojnë një panoramë të një qyteti të jetueshëm. Nuk janë turmat,

numrat apo madhësia e qytetit që kanë rëndësi por sensi që qyteti është ftues dhe popullor dhe

kjo krijon një vend me kuptim dhe rëndësi.

“ Njerëzit vijnë ku njerëzit janë” thotë një shprehje skandinave. Njerëzit në mënyrë

spontane tërhiqen dhe frymëzohen nga prezenca e njerëzve të tjerë. Të kombinuara me

zakone të mira dhe rutinë të përditshme, një hapësirë e mirë dhe masë kritike janë kërkohen

paraprakisht për procesit në të cilat evente të mundshme mund të zhvillohen. Në momentin

që proçesi është në zhvillim e sipër, ka shumë gjasa që një process spiral të ndodhë.

1.3.1.Jeta në hapësirën publike- çështje numrash dhe kohe

Gehl argumenton se jeta në hapësirën e qytetit është një çështje e numrit të

përdoruesve, por çështja nuk ështe kaq e thjeshtë. Numri dhe sasia e përdoruesve është

sigurisht një faktor për jetën në qytet, por një faktor gjithashtu I rëndësishmëm ështe koha që

një njerëzit shpenzojnë në hapësirën publike në qytet. Jeta në hapësirën publike në qytet është

një cështje e “sa” shume shohim dhe përjetojmë brenda për brenda fushës vizuale të shikimit

që është rreth 100m. Aktiviteti brenda kësaj fushe lidhet me numrin e njerëzve prezent dhe sa

kohë njerëzit haxhojnë në atë vend. Niveli I aktivitetit përgjithësisht është funksion I numrit

dhe kohës. Lëvizja e shpejtë e shumë njerëzve në hapësirë mund të rezultojë në më pak jetë

në qytet sesa një grup I vogël njerëzish të cilët shpenzojnë kohë në këto hapësira.

1.3.2 Raporti I numrit të njerëzve dhe kohës së shpenzuar në hapësirë

Gehl argumenton se është gjithmonë më e thjeshtë dhe efektive të rritet cilësia dhe

dëshira për të harxhuar më shumë kohë sesa të rritet numri I vizitorëve në hapësirë. Të

punuarit më kohën dhe cilësinë e saj sesa me numrat dhe sasinë e njerëzve përmirëson

cilësinë e jetës në qytet.

Page 4: Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

4

Reference janë marrë respektivisht dy sheshe në Kopenhagen dhe Oslo, në një ditë

vere midis orës 12.00 dhe 16.00. Ne figurën e parë këmbësorët ecin shpejt midis sheshit

midis stacionit të Metrosë dhe Një qëndre tregëtare.( për pothuajse një minutë). Në figurën e

dytë aktiviteti është tipik I një dite vere dhe rrjedhimisht shumë herë më I madh pasi publiku

ftohet njëhohesisht të eci dhe të qëndrojë aty.

1.3.3 Trafik me I ngadaltë – tregues I një qyteti të jetueshëm

Duke marrë në konsideratë faktin që jëta në qytet është një funksion I “sa shumë” dhe

“sa gjatë” të drejton drejt një sërë fenomenesh urbane. Një shembull I një aktiviteti të lartë

urban pavarësisht numrit të vogël të popullsisë është qyteti I Venecias. Shpjegimi qëndron në

faktin që I gjithë trafiku është në këmbë. Pothuajse të gjithë lëvizin ngadalë dhe ka shumë

vende qëndrimi spontane. Gondolat dhe varkat e tjera lëvizin në tempo të kënaqshme. Pra,

pavarësisht faktit që ka pak njërëz dhe varka ka gjithmonë dicka për të parë sepse trafiku I

ngadaltë është tregues I një qyteti të jetueshëm. Kjo bie në kontrast me periferitë moderne të

qyteteve ku numri I njerezve është më I madh, por trafiku është më I shpejtë dhe vetëm pak

njerëz qëndrojnë. Makinat largohen nga fusha jonë e shikimit pothuajse aq shpejt sa hyjnë,

gjë që rezulton në një përjetim të vogël të hapësirës.

fig.1 Bryggetarget,Oslo,Norvegji

fig.2. Orestad,Copenhagen,Denmark

Page 5: Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

5

1.4.Hapësira publike dhe distancat

Sipas Gehl ne grumbullojmë shumë informacion mbi distance të mëdha, ndërsa në

distanca të vogla ne marrim pak impresione, por shumë intensive dhe me rëndësi emocionale.

Ajo çfarë është e lidhur ngushtë me emocionet tona është të nuhaturit dhe të prekurit. Në

komunikimin midis njerëzve ka pak ndryshime midis 10 dhe 100 m ndërsa në distance të

vogla, natyra e kontaktit ndryshon në mënyrë dramatike centimetër për centimetër. Midis

njerezve në distance të vogla ndodh komunikim I ngrohtë, personal dhe intesiv.Mënyra të

ndryshme komunikimi ndoshin në distanca të ndryshme, dhe distancat variojnë në varësi të

subjektit dhe të natyrës së kontaktit. Për shembull, sikundër Edward T.Hail shpjegon në

Dimensionet e Fshehta, katër distanca te ndryshme mund të përcaktohen nëpërmjet

ndryshimeve në nivelin e zërit.

Distancat intime -0 deri 45 cm. Është distance në të cilën emocione të forta

mund të shkëmbehen. Kjo është distanca e dashurisë, butësisë, ngushëllimit si

dhe distance e zemerimit. Në këtë distancë ndjeshmëritë tona më intime janë

në punë.

Distanca personale -45 cm deri 1.2m. Është distanca midis miqve të ngushtë

dhe pjestarëve të familjes. Bisedat për cështje të rëndësishme ndoshin këtu.

Distancat sociale-1.2 deri 3.7m. Distancat në të cilën bisedat për punë,

udhëtime dhe tipe të tjera informacioni shkëmbehen.

Distancat publike – më shumë se 3.7 m- Përshkruan distancën e një kontakti

më formal dhe komunikimi një palësh.

1.4.1 Përqëndrimi ose shpërndarja e njerëzve dhe eventeve.

Në hapësirat moderne urbane ku ka shumë njerëz dhe evente larg njera tjetrës, ka më

pak njerëz dhe aktivitete që popullojnë hapësirën e qytetit. “Fjalët kyce për të inkurajuar jetën

në qytet janë: rrugë kompakte, të drejta dhe me sens llogjik; përmasa rrugësh modeste, dhe

një hierarki e qartë se cilat hapësira janë më rë rëndësishme” (Gehl, 2010, fq.65)

Këto parime bien në kontrast me planifikimin urban të praktikuar në hapësira urbane

kontemporane. Planifikuesit kanë tendencën të ndërtojnë sa më shumë hapësira të

përbashkëta dhe I bëjnë hapësirat individuale tejet të mëdha. Shpesh herë rrugët, bulevardet

avenuet, kopshtet, parqet dhe hapësirat rekreative vendosen në plan pa u menduar gjatë për

impaktin e tyre dhe a është e rëndësishme që ato të ndërtohen. Rezultati përgjithësisht është

sipërfaqe tejet të mëdha për vizitorë të pakët.

1.4.2.Ku qyteti me ndërtesën takohen

Sipas Jan Gehl: Trajtimi I ballit të rrugëve në qytet vecanerisht te kateve përdhe ka

një influence deçisive në jetën në hapesiren e qytetit. Kjo është zona përgjatë të cilës ti ecën

në qytet dhe keto janë eksperiencat që ti perjeton. Eshtë pjesa që ti hyn dhe e lë godinen, ku e

jashtmja dhe e brendshmja ndërveprojnë me njera-tjetrën. Kjo është pjesa ku qyteti takon

godinën.

Në pazarin e Gjirokastrës balli I godinave është një element I rëndesishem, katet

perdhe kane kryesisht funksion tregetimi dhe rrjedhimisht janë të frekuentuara nga njerezit

dhe lidhja e godianave me rrugën është më evidente. Sipas Gehl të ecurit në qytet të lë kohë

të shohësh se çfarë kati përdhe të ofron dhe të shijosh pasurinë në detaj dhe informacion. Të

Page 6: Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

6

ecurit bëhet më interesant dhe me kuptim, koha kalon shpejt dhe distancat bëhen më të

shkurtra dhe kjo është evidente edhe në kontekstin tonë ku lëvizja është e ngadaltë, njerëzit

komunikojnë dhe ka hyrje dalje të tepërta në dyqanet e katit përdhe.

1.5. Ritmi në qytet për përjetimin e hapësirave publike

Të ecurit në qytet të mundëson kohë për të përjetuar çdo gjë që katet përdhe kanë për

të ofruar dhe për të shijuar pasurinë dhe detajin e informacionit. Të ecurit bëhet më interesant

dhe me kuptim, koha ecën më shpejt dhe distancat duken më të vogla. Megjithatë në rastin

kur kur nuk ka qoshe interesante, ku katet përdhe nuk janë funksionalë apo monotone, të

ecurit mund të bëhet pa kuptim dhe I lodhshëm për njerëzit. Studimet psikologjie që marrin

në studim njerëzit në hapësirën e një dhome pa stimulime tregojnë që shqisat tona kanë

nevojë për stimulim në interval kohe katër deri në pesë sekonda, që rezulton një balancë e

mirë midis shumë dhe pak stimulimesh. Dyqanet në rrugë aktive, komerciale të përhapura

kudo në botë kanë një gjatësi fasade pesë deri në gjashtë metra, që korespondon me 15 deri

në 20 dyqane që syri mund ti vëzhgojë deri në një distance 100m. Me një shpejtësi mesatare

ecjeje pra 80 sekonda për 100 m, ritmi I fasadës në këto rrugë do të thotë se mund të

përjetohen aktivitete të ndryshme cdo katër sekonda. Përsa I përket distancave në njesinë e

vogel të dyqaneve parimi I njësive të vogla dhe shumë dyerve përgjatë rrugëve komerciale

jep mundësitë më të mëdha për blerësit dhe shitësit për të ndërvepruar.Në shumë raste

dyqanet e vendosura në katin përdhe dhe në shumë raste ne banimi apo funksione të tjera janë

vendosur ne katin e parë. Në këtë rast është e rëndësishmë të sigurohet që fasada e katit

përdhe të ketë artikulim vertical. Kjo bën që distancat të duken më të vogla dhe më

interesante. (Gehl , 1990, fq.55)

1.5.1. Jeta përballë fasadave aktive

Një studim I kryer në Kopengahen në vitin 2003 vëzhgoi zgjatjen e aktiviteteve

përballë fasadave active dhe pasive në rrugë te ndryshme të qytetit. . Përballë fasadave te

hapura dhe aktive u vu re një tendencë e dukshme për këmbësorët që të ngadalësonin dhe të

kthenin kokat nga fasadat. Ata ndalonin ne menyrë të shpeshtë. Përballë fasadave të mbyllura

të ecurit ishte më I shpejtë deh kishte pak kthime të kokës dhe ndalesa. Rrugët e qytetit me

ballë të butë kanë një influencë aktivitete që zhvillohen dhe në atraktivitetin që një hapësirë

ka. Fasadat transparente, mikëpritëse I japin hapësirës së qytetit një shkalle humane ne

nivelin e syrit të njeriut. Dhënia jetë e fasadave të kateve përdhe është tashmë një politike e

disa bashkive për të rijetëzuar hapsira të caktuara. Një mënyrë se si është arritur është ulja e

qerasë së kateve përdhe në lagjet që janë pikë kyce për tërheqjen e njerëzve.

Buza e rrugës aktive është një nga faktorët kyc me impaktin më të madh në jetën dhe

atraksionin e hapësirës së qytetit. Kur ndërtesat buzë rruge funksionojnë ato përforcojnë jetën

në qytet. Aktivitetet plotësojnë njera tjetrën, rritet përjëtimi gjatë ecjes, të ecurit bëhet më I

sigurt ëdhe distancat duken më të shkurtra. Në botimin e tij : A pattern language(1977),

Christopher Alexandre shprehet: “ Në qoftë se kufiri dështon, atëherë hapësira nuk bëhet e

jetueshme.”

1.6.Qyteti I sigurt – një cilësi vitale për jetën në qytet

Page 7: Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

7

Prej mëse 50 vjetësh makinat kanë pushtuar qytetet. Janë rritur njekohësisht trafiku I

makinave dhe numri I aksidenteve. Si rrjedhojë kushtet për këmbësorët janë përkeqësuar.

Barrierat fizike, ndrërpreja e ritmit të të ecurit e bëjnë të ecurin në qytete më të vështirë dhe

më pak atraktiv. Jeta në qytet ka një impakt te siguria por gjithashtu jeta përgjatë rrugës ka të

njëjtin impact. Zonat urbane me aktivitet të përzier mundësojnë më shumë aktivitete. Banimi

në zonë është tregues I lidhjes së mirë me hapësirën e përbashkët në qytet dhe lidhet me një

përforcim të sigurisë në qytet në orët e ditës dhe të darkës. Rrjedhimisht edhe në orët e vona

të darkës kur qyteti nuk ka shumë njerëz, ndriçimi nga dritaret e zonave të banuara japin

sinjale sigurie për njerëzit.

1.7.Aktivitet sociale- qyteti si një vend takimi

Aktivitetet sociale përfshijnë të gjitha llojet e komunikimit mes njerëzve në hapësirën

e qytetit dhe që të funksionojnë kanë nevojë për prezencën e njerëzve të tjerë. Në qoftë se ka

jetë dhe aktivitet në hapësirën e qytetit, atëherë ka edhe shkëmbim social. Në qoftë se qyteti

eshtë I braktisur dhe bosh, asgjë nuk ndodh.

Është pikërisht ky rreziku që has kjo hapësirë sidomos në periudhen e dimrit kur

qyteti nuk është I vizituar nga turistet dhe shumica e aktiviteteve sezonale janë të mbyllura.

2.Historiku I zhvillimit të qytetit të Gjirokastrës

Sipas Emin Rizës në Qyteti Muze I Gjirokastrës :“ Zanafilla e qytetit të Gjirokastrës është

kështjëlla e saj, dukuri pothuajse e zakontë për qytetet shqiptare. Ajo me pozicionin e saj

mbeti për gjithë kohën një element I rendësishëm në formulimin urbanistik të qytetit si pika

fig.3 Dyqanet në pazarin e Gjirokastrës

Page 8: Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

8

sunduese e tij, jo vetem për pozicionin por edhe për përmasat dhe trajtimin e saj.Në bimonin

arkitekturë-urbanistikë, elementi I parë I kuptuar si kompozim I vendbanimit me rrjetin e

përcaktuar rrugor është ai më konservatori, ndërsa trajtimi I elementeve të vëcanta ndërtimore

ecën më në hap me kohën, pra është element më I ndryshueshem.Kështu, ndërsa fizionomia e

sotme arkitektonike e qytetit të Gjirokastrës I përket gjysmës së dytë të shek.XVIII dhe më

shumë atij të XIX, mbarështrimi urbanistik është më I lashtë.

Duke pranuar mesin e shek.XVIII si cakun e përafërt të shtrirjes pothuajse të plotë të

qytetit, natyrisht me një dëndësi më të vogel ndërtimesh, mund të pohohet se fizionomia

urbanistike e Gjirokastrës , më vone nuk pësoi ndryshime të rëndësishme. Zhvendosja e

pazarit në vendin ku ai shtrihet sot qe një faktor shumë I rëndësishëm në konsolidimin e

fizionomise urbanistike të saj.”

Ndërtimi I pazarit ndikoi dhe në trasimin e arterieve kryesore, që duke I përshkruar

lagjet I lidhnin ato me qëndrën ekonomike, më vonë dhe administrative. Këto arterie I

drejtohen pazarit herë drejtpërdrejtë, herë mbas një kalimi relativisht të gjatë në terrenin plot

thyerje. Ngushtësia e truallit nuk ka lejuar ndonjë trajtim të veçantë të qëndrës ekonomike të

qytetit, asnjë shesh sado I vogël, nuk e shquan atë, ndërsa dëndësia e ndëtimeve është e

madhe.

Fig5. Pazari i Gjirokastrës

fig4. Pozicionimi I pazarit në lidhje me kështjellën e Gjirokastrës

Page 9: Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

9

Megjithatë pavarësisht faktit që nuk ka një shesh të mirëfillte kjo zonë është zona që

ka pasur qarkullimin më të madh të njerëzve e lidhur kjo me tregëtimin ku përveçse nga

banorët e qytetit frekuentohej edhe nga banorët e fshatrave rreth e rrotull të cilët shisnin

produktet e tyre dhe blinin ato çfarë u mungonin. Megjithatë frekuentimi I këtij sheshi nuk

lidhej vetëm më tregëtinë por edhe me faktin se ishte një zonë administrative dhe së bashku

me kalanë përbënin ansamblin e qëndrës së qytetit dhe rrjedhimisht ishin pikat më të forta të

referimit dhe pikat kyçe në qytet.

2.1 Historiku I zhvillimit të pazarit të Gjirokastrës

Nga të dhënat e kronikantit Evlia Celebi bëjnë më dije ekzistencën e pazarit të parë,

në afërsi të kalasë. Ky vend njihet me topononimin Pazari I vjeter ditët e sotme. Pazari I

Gjirokstrës ka filluar të ndërtohet ne fillimet e shek.XVII, në vendin ku ai gjendet sot. Ai

shtihet gjatë një pjese te tre rrugëve kryesore që përshkron lagjet : Hazmuarat, atje nga nis

sheshi kryesor I qytetit dhe rruga vazhdim I Hazmuratit që të drejton drejt kalasë. Pazari

përbën një njësi më vete të ndarë nga banimi siç ndodh rëndom në qëndrat zejtaro-tregëtare të

qyteteve shqiptare.

Nga ana e vendosjes urbanistike pazari ndjek formën klasike si në pazaret e qyteteve

të tjera shqiptare me vargje paralele dyqanesh. Ndërmjet këtyre vargjeve shtrihet rruga, anash

së cilës janë ndërtuar trotuare të vogla. Shumica e dyqaneve janë dy katëshe, por nuk

mungojnë as ato tre katëshe. Terreni mjaft I aksidentuar ka ndikuar që shpesh blloqet të

shkallëzohen me një apo me dy njësi.Nga ana funksionale kati përdhe ishte ai që shërbente si

dyqan ku zejtari punonte dhe tregëtari shiste. Ndërlidhja për katet e tjerë bëhet nga kati

përdhe apo në disa rast kishte shkallë në pjesën e pasme.

Përpunimi arkitektonik I qytetit të Gjirokstrës ecen paralelisht me përpunimin e

banesës çka e bën më të unifikuar dhe me më të përfshirë në kompleksin e qytetit.Duke marrë

në konsideratë tipologjinë tip kullë të banesës Gjirokstrite, terrenin e thyer, shpërndarjen e

banimeve dhe nivelin e lartë të fortifikimit të kësaj tipologjie: pazari ishte hapësira e qytetit

që ka funksionuar për kryerjen e një sërë aktivitetesh dhe njëkohësisht për ndërveprimin e

banorëve. Përveç shitblerjes, pazari ishte vendi ku marrëveshjet më të rëndësishmë bëheshin

duke variuar nga ato tregëtare deri te ujditë për martesa. Ishte vendi I kuvendimeve të

burrave, vendi ku përhapeshin lajmet në kohën kur masmendia ishte inekzistente, vendi ku

kishte dhe jetë aktive dhe gjallëri.

3.Problematikat e hapësirës publike në pazarin e Gjirokastrës

Në ditët e sotme me zhvillimin e qytetit në pjesën e re, me zhvillimin e dyqaneve dhe

tregetisë përsëri në atë pjesë, me zhvillimin e teknologjisë pazari nuk I gëzon të gjitha këto

veti. Megjithatë me bërjen pjesë të Gjirokstrës në UNESCO dhe me shtimin e numrit të

turistëve pazari është I populluar dhe me jetë sidomos në muajt e verës. Por a është e

mjaftueshme kaq? A është cilësore kjo hapësire?A është kjo një hapësirë që dërgon sinjale

miqësore dhe mikëpritëse me shpresën e ndërveprimit social? Ashtu sikunder Gehl shprehet:

Page 10: Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

10

“Nuk janë turmat, numrat apo madhësia e qytetit që kanë rëndësi por sensi që qyteti

është ftues dhe popullor”

Qyteti vizitohet nga turistët për vlerat e tij të njohura në botë. Pazari vizitohet si një

ndër arterieret kryesore dhe si vendi ku ata mund të blejnë suveniret dhe të konsumojne

vaktin në qytet. Pra ajo cfarë I mban njerëzit në nje vend janë dyqanet, dyqanet e suverineve,

dyqanet e thjeshta, kafenetë, punishtet e vogla të artizanëve. Seria e këtyre dyqaneve që

përseritet. Ajo cfarë është e rëndësishme tashmë është një rritje cilësore e kohës që njerëzit

shpenzojnë në Pazar. Seria e dyqaneve fakeqësisht nuk është e vazhduar. Për arsye nga më të

ndryshmet jo të gjithë dyqanet operojnë. Ceshtje marketing-u, qeratë e larta apo problemet e

pronësisë nuk e lejojnë serinë e dyqaneve të funksionojë me kapacitet të plotë. Kjo hapësirë

ka nevojë për më shumë për njerëz që harxhojnë shume kohe sesa për shumë njerëz. Është

koha që ata shpenzojnë dhe ndërvëprimi midis këtyre njerëzve që do ta benim këtë hapësirë

më cilësore.Është e paevitueshme që kjo si arterie të funksionojë thjeshtë për të kaluar, por ne

momentin që njerëzit kalojnë dhe kanë dicka për të parë apo bërë ata ndërvëprojnë. Është një

tipar tipik ballkanas.

Trafiku I ngadaltë rezulton tregues I nje qyteti cilësor ku jeta publike funksion më së

miri. Gjiroksatra si një qytet I vjetër është ndërtuar shumë më hertë sesa makinat të pushtonin

rrugët e qyteteve. Rrugët dhe jetesa janë projektuar për këmbësorët. Por çfarë ndodh me

futjen e kulturës së të paturit një makinë? Trafiku është rënduar në pjësen e vjetër dhe

sidomos në Pazar. Është e vështirë për kalimtarët të e të shmangen, është e vështirë për

turistët e konfunduar, është e vështirë edhe për vetë drejtuesit e mjeteve. Shmangia e trafikut

të makinave nga hapësira e pazarit do ta bënte atë një hapësirë më cilësore, më pak të ndotur,

më të lehtë për tu përjëtuar.

4.Distancat në pazar

Pazari është një hapësirë ku distancat e komunikimit janë të vogla. Kjo lidhet me

funksionin ë kësaj hapësire, me përmasat e ngushta të rrugës, me faktin që shumica e

banorëve të zonës njihen dhe kanë rehata të afërta. Në këto distance të vogla komunikimi

detyrimisht është më I ngrohtë e personal. Në momentin që ekziston një omunikim I tillë janë

të larta edhe gjasar që të ketë një ndërvëprim më të lartë midis njerezve dhe mjedisi të jete më

shoqëror e publik.

fig 5. Trafiku në pazarin e Gjirokastrës Fig5. Përqëndrimi I njerëzve në pazarin e Gjirokastrës

Page 11: Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

11

5.Përqëndrimi ose shpërndarja e njerëzve dhe eventeve.

Veç dyqaneve dhe jetës së përditshme pazari është I okupuar shpesh herë nga evente

të ndryshme.Ndër eventet më të rëndësishme është Festivali Folklorik që zhvillohet një herë

në 5 vjet në kalanë e qytetit. Është shembulli më tipik që sjell një fluks tëpër të madh

njerëzish në qytet, të cilët largohen me mbarimin e eventit.Pavarësisht gjithë gjallërisë në

qytet dhe atmosferës cdo gjë zgjat shtatë ditë, cdo pesë vjet. Krahas këtij eventi janë edhe

evente në shkallë më të vogël si panaire të vogla që ndodhin muaj të caktuar të cilat rrisnin

numrin e vizitorëve. Por është I njëjti efekt. Pas mbarimit të eventit, hapësira është më pak e

populluar.

E efektshme do të ishte shpeshtimi e eventeve, por për aryse nga më të ndryshme kjo

rezulton e vështirë. Zgjidhje më të thjeshta si performancat e artistëve në rrugë do ta rrisnin

ndërveprimin. Ashtu si njerëzit ndalojnë në sheshet e qyteteve europiane për të admiruar

artistët, ashtu ndalojnë edhe për të parë punën e artizanëve ne qytet. Më shume aktivitete për

tu parë, me mirë.

fig. 6 Pazari gjatë Festivalit Folklorik

Fig.7 Pazari në një mbrëmje normale

Page 12: Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

12

6.Ritmi, balli, fasadat aktive

Katet përdhe në pazarin e Gjirokastrës gëzojnë vetitë për të cilat Gehl shprehet në

botimet e tij. Fasadat e kateve përdhe në dallim nga ato të katit të parë dhe katit të dytë për

banesat tre katëshe gëlojnë nga aktivitete të ndryshme. Fasadat janë të ngushta, me një ritëm

të caktuar që ofrojnë mundësi për të parë, mundësi për të përjetuar dhe mundësi për të

ndërvepruar.

Gjatë orëve të ditës deri në orët e vona të natës pazari është aktiv. Skenari ndryshon

në mesnatë dhe pas mesnate kur aktivitetet janë të mbyllura dhe dritat vec atyre të rallave të

sistemit rrugor janë të shuara. Ky është një faktor që nuk nxit siguri në orët e natës. Me

popullimin e kateve mbi atë përdhe, qoftë edhe ndricimi I tyre në orët e vona do ti jepte

hapësirës më gjallëri.

Për ta bërë këtë hapësirë më cilësore duhet menduar për përdorimin e saj në ditë

normale më shume se në raste eventesh. Duhet rritur cilësia e hapësirës dukë marrë në

konsideratë çdo stinë dhe çdo grupmoshë. Nuk është vetëm numri I turistëve dhe fluksi I

dendur I tyre qe e bëjnë hapësiren cilësore. Për të rritur cilësinë e saj duhet marrë në

konsidetë popullsia lokale dhe koha që ata shpenzojnë në këtë hapësirë.

Pavarësisht se ajo nuk është një pedonale dhe rrijedhimisht nuk ka të nejtën tipologji

me pedonalet e qyteteve të Korçës apo Shkodrës, është një hapësirë e ngjashme me to. Përveç

trafikut të makinave që I dallon, janë edhe grupmoshat e ndryshme që e përdorin këtë

hapësire që e bejnë atë një hapësirë publike më të sukseshme. Si mund të arrihet kjo në

qytetin e Gjirokastrës?

Përsëri duke marrë si shembull qytetet e Korçës dhe të Shkodrës vihet re se hapësirat

janë më sociale dhe më atraktive për rininë pasi është investuar me ambjente që tërheq këtë

grupmoshë. Janë qëndrat rinore, klubet e ndryshme për të rinj, qoftë dhe kafet me një trajtim

të tillë që tërheqin këtë grupmoshë.

Problematikë tjetër është edhe shkrirja jo e njëtrajtshme e aktiviteteve në Pazar.

Flukset e lëvizjes janë të ndryshme për arterie të ndryshme fare pranë njëra tjetrës. Kjo

shpërndarje e pabarartë lidhet me mos përdorimin e aktiviteteve te katit përdhe në këto zona.

Inkurajimi I rijetëzimit të këtyre hapësirave do të sillte një fluks njerëzish dhe veprimtarie

edhe në këtë zone

Fig 8 Lëvizja dhe qëndrimi në pazar

Page 13: Pazari i Gjirokastrës Si Hapësirë Publike

13

Përfundime

Me përkufizimin e hapësirës publike pazari I Gjirokastres është I përfshirë në këtë

kategorinë e hapësirës publike. Kjo justifikohet lehtë me përdorimin e tij në të shkuarën, në të

tashmen, nga funksionet e shpërndara apo dhe nga fakti I ndërvëprimit të dendur midis

njerëzve në krahasim me zonat e tjera në qytet.Është padyshim lndmarku më I rëndësishëm

që njihet në qytet nga banorët dhe turistët. Pazari është zona me fluksin dhe përplasjen më të

madhe te njerëzve ne qytet.Për mirëfunksionimine saj si hapësrë publike është e rëndësishme

të merret në konsideratë koha që kalojnë njerëzit në këtë hapësirë dhe ndërvëprimi mes tyre.

Më tepër kohë dhe më pak pangesa të tipit trafik i dendur makinash do të rezultonim

me një shtim të kohës që njerëzit shpenzojnë në hapësire. Ndalimi i qarkullimit të makinave

në Pazar do të ishte një zgjidhje. Kjo do të shoqërohej me një trajektore më të crregullt që

rrjedhimisht do të përplaste flukset, do të afronte distancat mes njerezve dhe do t’ju lejonte

individëve më shume hapësira për të qëndruar në vendet që I konsiderojnë të volitshme.

Në rritjen e cilësisë së kësaj hapësire do të sillte dhe rritja në numër e aktiviteteve

tregëtare në zone dhe hapja e tyre ne mënyrë të njëtrajtshme. Ndjekja e ritmit me dyqane do

të ndikonte në rritjen e atraksionit të kësaj hapësire. Do të ndikonte në një ritëm të mirë të

lëvizjes në hapësirë dhe do të ndikonte në popullimin edhe të disa pjesëve që pavarësisht

vendodhjes në Pazar nuk kanë të njëjtën peshë me pjesën e pazarit ku rrugët kryqëzohen.

Përzierja e aktiviteteve dhe dhënia e funksionit për katet e para dhe të dyta do të ishte

një zgjidhje për gjallërimin e jetes në Pazar dhe rrjedhimisht për rritjen e sigurisë, kohës së

qëndrimit në të etj. faktor që e bejnë këtë hapësirë publike më cilësore.

Si përfundim që hapësirat publike të funksionojnë në to duhet te ketë jëtë publike.

Katalizatori për këtë janë ndodhitë. Dicka duhet të ndoshë që ti drejtojë njerëzit drejt saj, ti

bëjë të diskutojnë për këtë ndodhi etj. Në këtë mënyrë hapësira bëhët më interesante për

njerëzit dhe njerëzit më social me njeri tjetrin. Eventet kulturore që zhvillohen në ditë të

caktuara janë tashmë tregues se sa mirë funksionon kjo hapësirë në ato ditë. Cdo të ndoshte

me shtimin e këtyre eventeve? Më shumë njerëz dhe më shumë kohë e harxhuar në kete

kapësirë. Rrjedhimisht njerëzit janë më socialë dhe hapësira funksionon mirë. Më shumë

artizanë dhe zejtarë që punojnë në dyqanet e tyre sjellim më shumë njerëz kuriozë, nxisin më

shumë shitblerje, biseda e ndërveprim.

Pazari I Gjirokastrës është padyshim një hapësirë publike me një potencial të lartë zhvillimi.

Disa ndërhyrje të vogla do të ishin të mjaftueshme për ta bërë jëtën në këtë hapësirë më

cilësore dhe arritjen e situate të së kaluarës që aq shumë evokohet.

Referenca:

1. Alenxandre, C. (1977). A pattern language.Oxford University Press

2. Gehl, J. & Svarre, B. (2013). How to study public life. Washington: Island Press

3. Gehl, J. (2010). Cities for people. Washington: Island Press

4. Riza, E. (1970). Qyteti muze I Gjirokastrës. Shtëpia botuese “8 Nëntori”

5. Whyte, W. H. (1980). The social life of small urban places.