Partner për Zhvillim -...

2
P artner për Zhvillim Partner për Zhvillim Agjensia financuese Ambasada e Zvicrës në Shqipëri Partnerët zbatues Helvetas Swiss Intercooperation Partnërt Shqipëri për Ndryshim e Zhvillim Kohëzgjatja Nëntor 2013 – Tetor 2017 Vlera e Projektit CHF 4,600,000 Rr. Ismail Qemali P18, H.3, Apt. 15 Tirana, Albania Tel : +355 (0) 422 48 527 E-mail: [email protected] www.risialbania.al PËR NJË TREG PUNE NË DOBI TË RINISË SHQIPTARE

Transcript of Partner për Zhvillim -...

Page 1: Partner për Zhvillim - RisiAlbaniarisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/04/leaflet...RisiAlbania është një projekt që synon rritjen e punësimit të të rinjve në Shqipëri,

Partner për Zhvillim

Partner për Zhvillim

Agjensia financueseAmbasada e Zvicrës në Shqipëri

Partnerët zbatuesHelvetas Swiss IntercooperationPartnërt Shqipëri për Ndryshim e Zhvillim

KohëzgjatjaNëntor 2013 – Tetor 2017

Vlera e ProjektitCHF 4,600,000

Rr. Ismail QemaliP18, H.3, Apt. 15Tirana, Albania

Tel : +355 (0) 422 48 527E-mail: [email protected]

www.risialbania.al

PËR NJË TREG PUNE NË DOBI TË RINISË SHQIPTARE

Page 2: Partner për Zhvillim - RisiAlbaniarisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/04/leaflet...RisiAlbania është një projekt që synon rritjen e punësimit të të rinjve në Shqipëri,

Konteksti

Papunësia mbetet një sfidë serioze në Shqipëri. Gjatë viteve të fundit niveli zyrtar i papunësisë së të rinjve ka qenë edhe më lart se 30% dhe një shifër e tillë nuk merr parasysh nivelin e të punësuarve nën kapacitetet e kualifikimeve të tyre. Përveç kësaj, rritja e provuar ekonomike gjatë viteve të fundit duhet të përkthehet në më shumë vende pune, për të mos mbetur sikurse duket aktualisht “rritje ekonomike pa vende pune”.

Projekti

RisiAlbania është një projekt që synon rritjen e punësimit të të rinjve në Shqipëri, duke përmirësuar shanset për punësim dhe të ardhura për të rinjtë e të rejat e moshës 15 deri 29 vjeç. Përpjekjet tona përqëndrohen ne nxitjen e krijimit te vendeve te reja të punës nga sektori privat dhe në` përmirësimin e ndërmjetësimit për punë midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve të rinj.

Partnerët

Me kontributin për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare, RisiAlbania bashkëpunon me një gamë të gjerë partnerësh në treg. Këtu perfshihen ofrues shërbimesh për biznesin, ndërmarje të mëdha, të mesme e të vogla, organizata biznesi, ofrues të shërbimeve publike dhe private të ndërmjetësimit për punë, organizata të shoqërisë civile, mediat, donatorë dhe projekte të tjera për punësimin.

Qëndrueshmëria

RisiAlbania synon të arrije një ndikim të gjerë e të qëndrueshëm përmes ndërhyrjeve të saj, duke u siguruar që ndryshimet e sjella në treg do të mbeten përtej kohëzgjatjes së projektit. Projekti mbështet mënyrat e reja të punës bazuar në interesat dhe kapacitetet e partnerëve tanë, duke synuar që ndryshimet në treg tju përkasin aktorëve lokalë.

• Më shumë ofrues të shërbimeve të biznesit kryejnë shërbimet e duhura të konsulencës; • Bankat sigurojnë akses më të mirë financiar për bizneset e sektorëve; • Sektori privat advokon për ndryshimin e politikave dhe praktikave në mbështetje të tij; • Investimet e huaja direkte forcojnë dhe fuqizojnë rritjen në sektorët e synuar; • Bizneset angazhohen në përmirësimin e aftësive për punë të të rinjve e të rejave.

• RisiAlbania punon nga afër me shërbimet publike dhe private të ndëremjetësimit për punë, për të fuqizuar kapacitetet e tyre në këshillim karriere, cilësi të lartë shërbimi dhe ofrim të informacionit të hollësishëm për tregun e punës.

• Projekti nxit mediat e ndryshme në vend për të zhvilluar formate që ofrojnë informacion të saktë dhe të përditësuar për tregun e punës duke përdorur forma interesante të tërheqjes së punëkërkuesve të rinj në moshë, duke e bërë këtë lloj raportimi fitimprurës për vetë mediat.

• RisiAlbania ideon dhe organizon studime dhe debate publike me shoqërinë civile, sektorin privat dhe organet qeveritare për të përmirësuar politikat dhe praktikat e punësimit, për ta bërë tregun e punës më të hapur për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri.

Tre sektorët në fokus të projektit, me potencial për tu zhvilluar dhe tërheqës për të rinjtë

në ofertën e tyre të punës.

HAPJA E VENDEVE TË PUNËSnëpërmjet zhvillimit të biznesit

NDËRMJETËSIMI I PUNËSpërmes përputhjes së ofertës me kërkesën

Teknologjia e Informacionit dhe

Komunikimt

Agropërpunimi Turizmi