Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web...

23

Transcript of Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web...

Page 1: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale
Page 2: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

SEEDLINGPërfshirja e Objektivave të Zhvillimit

të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e

Evropës Juglindore

Programi i Granteve të Vogla

Thirrje për Propozime

Tetor 2017Kosovë

Page 3: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

PËRMBLEDHJE Financues: Agjencia Austriake e Bashkëpunimit / Austrian Cooperation

Agency (ADA)

Agjencia Zbatuese:

Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore / The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe (REC)

Subjekti: Zbatimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në shkollat në vendet e Evropës Juglindore (SEEDLING)

Shuma totale në dispozicion:

200.000 EURO për të gjitha vendet e rajonit (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë* , Maqedoni, Mal i Zi, Serbi)

Shuma e një granti:

Deri në 7.000 EURO

Grupet/aktorët e synuar:

Organizatat e shoqërisë civile në Evropën Juglindore (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë* , Maqedoni, Mal i Zi, Serbi), aktive në fushën e edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, e përmes tyre shkollat e mesme të përgjithshme dhe ato profesionale në rajon

Objektivi: Rritjen e ndërgjegjësimit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së te nxënësit dhe mësuesit në shkollat e mesme të përgjithshme dhe ato profesionale dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre për krijimin e “punëve të gjelbra” përmes shembujve praktikë

Procesi i përzgjedhjes:

Procesi i përzgjedhjes do të respektojë hapat dhe afatet e mëposhtme:

Takim informues për të gjitha OSHC-të Shqiptare, do të mbahet nga REC Kosovë, në Prishtinë, në datën 3 Nëntor, ora:10.00. në mjediset e REC, Zyra në Kosovë, Adresa: Rr. Enver Maloku, Nr 28, Prishtinë

Afati përfundimtar për dorëzimin e Propozimit: 30 Nëntor 2017

Takimi për vlerësimin e propozimeve përfundimtare: 11 Dhjetor 2017

Vendimi përfundimtar: Dhjetor 15, 2017 Takimi i Fituesve: 20 Dhjetor, 2017

Kohëzgjatja e Projektit:

Kohëzgjatja e Projektit do të jetë 6 muaj, nga 1 Janar 2018 – 30 Qershor 2018

Përmbajtja

1 Paraqitja e situatës aktuale..........................................................................6

Page 4: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

1.1 Qëllimi dhe objektivat e Programit të Granteve të Vogla........................62 Kriteret e Programit të Granteve të Vogla....................................................7

2.1 Hyrje.......................................................................................................72.2 Objektivat e Programit............................................................................72.3 Përfituesit e Grantit.................................................................................92.4 Mbulimi Gjeografik..................................................................................92.5 Kushtet Financiare / Shuma e granteve kombëtare.................................92.6 PËRSHKRIM I PROCESIT TË MIRATIMIT TË GRANTEVE..............................9

2.6.1 Procesi Administrativ......................................................................92.6.2 Temat e projekt propozimeve për grantet....................................102.6.3 Kohëzgjatja e projektit..................................................................102.6.4 Kriteret e pranimit........................................................................112.6.5 Bashkëpunimi dhe partneriteti.....................................................11

2.7 KËRKESAT SPECIFIKE TË PROGRAMIT....................................................122.8 PROCESI I DORËZIMIT TË PROJEKTIT......................................................13

2.8.1 Procesi i hartimit të projektit........................................................132.8.2 Procesi i vlerësimit.......................................................................132.8.3 Kriteret për vlerësim dhe përzgjedhje..........................................142.8.4 Njoftimi i vendimit........................................................................15

3 PËRGATITJA E PROJEKT PROPOZIMIT...........................................................153.1 Pranueshmëria e OSHC-së kryesore......................................................153.2 Etapat e procesit të aplikimit................................................................15

3.2.1 Përzgjedhja e partnerëve dhe palëve të interesuara....................153.2.2 Përgatitja e Dokumentacionit.......................................................16

3.3 Dorëzimi i Projektit................................................................................163.4 Vlerësimi i Projekteve............................................................................173.5 Intervistat..............................................................................................173.6 Njoftimi i vendimit.................................................................................173.7 Takimi i Fituesve...................................................................................173.8 Zbatimi i Projektit..................................................................................173.9 Raportimi..............................................................................................183.10 Publikimi i Projektit................................................................................18

4 Kontakt.......................................................................................................195 Lista e Shtojcave.......................................................................................20

Page 5: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

Page 6: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

1 Paraqitja e situatës aktuale Zbatimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) është një proces dinamik përshtatjeje, mësimi dhe veprimi. Bashkësia ndërkombëtare është në një mendje në të gjitha nivelet – globale, rajonale dhe kombëtare – që paqja dhe begatia afatgjatë mund të garantohen vetëm përmes një ndryshimi transformues drejt zhvillimit të qëndrueshëm, i cili çon në ekonomi të qëndrueshme dhe komunitete të qëndrueshme. Për të mundësuar ndryshime të qenësishme që kërkohen nga një transformim i tillë, qasja pro-aktive ndaj edukimit të qëndrueshëm duhet të vihet në jetë duke i vënë theksin krijimit të partneriteteve strategjike. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia ballafaqohen me sfida të ngjashme në procesin e reformimit të sistemeve të tyre arsimore. Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm njihet, por gjenden shumë pak instrumenta, nëse ka të tillë, që të garantojnë trajtimin e këtij koncepti brenda sistemit arsimor. Ky projekt ka për synim të nxisë edukimin, ngritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimin për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) në vendet e EJL-së, përmes përfshirjes së tyre në kurrikulat shkollore (shkollat e mesme), si edhe përmes bashkëpunimit rajonal e rrjetëzimit të vendimmarrësve, edukatorëve dhe mësuesve. Në veçanti, qëllimi i projektit është të krijojë kapacitetet dhe shprehitë e duhura tek institucionet përkatëse, mësuesit dhe nxënësit për të kuptuar drejt OZHQ-të e reja dhe futjen e tyre në procesin vijues të reformimit arsimor në të ardhmen, si edhe të forcojë bashkëpunimin ndër-shtetëror mes institucioneve në fushën e edukimit për zhvillimin e qëndrueshëm (EZHQ). Aktivitetet e projektit ndahen në 3 shtylla:

(i) forcim institucional dhe mbështetje për rrjetëzimin institucional kombëtar dhe ndërkombëtar;

(ii) krijimi i një metode online dhe ngritjen e kapaciteteve për mësuesit dhe edukatorët – Paketë Edukative për të Rinjtë/TEEN Pack; dhe

(iii) shtimin e dijeve të nxënësve rreth mundësive për krijimin e vendeve të reja të punës përmes Programit të Granteve të Vogla.

1.1 Qëllimi dhe objektivat e Programit të Granteve të Vogla Qendra Rajonale Mjedisore për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), së bashku me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) shpallin Programin e Granteve të Vogla në 6 vende të EJL-së: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mal i Zi dhe Serbi. Shuma në total është 200.000 euro për të gjitha rajonin dhe maksimumi i një granti është 7.000 Euro. Numri i granteve në secilin prej vendeve do të varet nga cilësia e propozimeve dhe numri i shkollave të mesme të përgjithshme dhe atyre profesionale në vend, në mënyrë të që arrihet një shpërndarje e barabartë mes vendeve përfituese. Ai mund të variojë nga 3-7 grante për secilin vend përfitues. Programi i Granteve të Vogla shpallet për OSHC-të që janë aktive në fushën e edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Partneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale është i detyrueshëm, duke qenë se

Page 7: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

aktivitetet do të kenë si fokus zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në klasa. Objektivat e programit janë: Krijimi i partneriteteve me shkollat e mesme dhe profesionale për

përfshirjen e OZHQ-ve të OKB-së në klasa; Mundësimi i të kuptuarit të drejtë të Objektivave të Zhvillimit të

Qëndrueshëm të OKB-së; Nxitja e diskutimeve mes mësuesve dhe nxënësve mbi zhvillimin e

veprimtarive të ndryshme për të arritur disa prej treguesve të synuar të OZHQ-ve të OKB-së;

Krijimi i bindjes tek nxënësit se me veprime të vogla secili prej nesh mund të ndihmojë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm;

Nxitja e frymës së sipërmarrjes tek nxënësit, duke demonstruar mënyra të krijimit të vendeve të reja të punëve të gjelbra përmes rasteve praktike;

Promovimi i edukimit për zhvillim të qëndrueshëm.

2 Kriteret e Programit të Granteve të Vogla

2.1 Hyrje

Projekti SEEDLING është një projekt rajonal i financuar nga ADA, i cili si produkt përfundimtar do të ketë krijimin e një metode on-line për ESD – Edukimin për Zhvillim të Qëndrueshëm (Paketa e të Rinjve), që do të përdoret nga mësuesit dhe nxënësit e shkollave të mesme të përgjithshme dhe ato profesionale. Paketa do të jetë on-line dhe pa pagesë si të gjitha metodat e mëparëshme të REC për EZHQ, si Paketa e Gjelbër, Paketa e Gjelbër Junior, Paketa e Qytetarëve, etj., dhe është konceptuar si një metodë ndër-disiplinare për EZHQ për nivelin e arsimit të mesëm në vendet e rajonit. Përfituesit përfundimtarë të Projektit SEEDLING janë Ministritë e Arsimit në vendet e përfshira në projekt. Paketë Edukative për të Rinjtë është në proces përgatitjeje, por të gjitha materialet e përgatitura deri më tani mund të shkarkohen së bashku me dokumentet e thirrjes në Annex G.

2.2 Objektivat e Programit

Programi i propozuar për Grantet e Vogla në fushën e Edukimit për Zhvillim të Qëndrueshëm përqendrohet në: Veprimtari edukative – me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për

ekzistencën e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së dhe edukimin e tyre me shprehi, vlera dhe sjellje në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm përmes bashkëpunimit aktiv me shkollat e arsimit të mesëm dhe atij profesional;

Veprimtari shoqërore – sjelljet dhe veprimet e nxënësve dhe qytetarëve duhet të vihen funksion të kontekstit të përgjithshëm të zhvillimit të qëndrueshëm; dhe

Shembuj praktikë – me qëllim nxitjen e shpirtit të sipërmarrjes dhe të kuptuarin e vlerës së “punëve të gjelbra” përmes shembujve praktikë dhe demonstrimeve në shkollë / nivel vendor, duke përdorur dokumentin e OKB-së, “Të transformojmë botën ku jetojmë”, Annex F.

Të gjitha projektet e OSHC-ve duhet të synojnë të ndikojnë pozitivisht në zbatimin e edukimit për zhvillim të qëndrueshëm përmes shembujve praktikë

Page 8: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

dhe të përditshëm. Përmirësimi duhet të synojë jo vetëm mjedisin, por edhe aspektet shoqërore dhe ekonomike të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. OSHC-të duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë përmirësimin e kapaciteteve përsa i përket OZHQ-ve, përmirësimin e aftësive të sipërmarrjes të nxënësve dhe mësuesve të shkollave të mesme të përgjithshme dhe atyre profesionale në lidhje me krijimin e punëve të gjelbra dhe cilësinë e përgjithshme të jetës të grupit të synuar apo komunitetit të synuar nga ky projekt. Prandaj, OSHC-të duhet të aplikojnë:

1. Qasjen integruese: Projektet duhet të përgatiten duke u mbështetur në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë tre kolonat e qëndrueshmërisë (mjedisi, shoqëria dhe ekonomia). Projekti duhet të integrojë zhvillimin e qëndrueshëm me aspektet pozitive ekonomike dhe sociale.

2. Qasjen përfshirëse: OSHC-të nxiten që të përdorin një qasje përfshirëse gjatë përgatitjes dhe zbatimit të projekteve të tyre duke e nisur ose përmirësuar dialogun, diskutimin me institucionet arsimore dhe nëse është e mundur me autoritetet vendore, si edhe duke përdorur rrugët zyrtare dhe jozyrtare për përfshirjen e OSHC-ve të tjera.

3. Partneritetet: Përveç partneritetit me shkollat e mesme të përgjithshme dhe atyre profesionale, OSHC-të nxiten të bashkëpunojnë në mënyrë pro-aktive dhe të arrijnë në qëndrime të përbashkëta gjatë proceseve lobuese pranë autoriteteve vendore, duke u kthyer në partnerë të besuar të organizmave bashkëpunues ose përmes formave të rregullta të dialogut në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit në nivel lokal dhe kombëtar.

4. Qasja në shpërndarjen e informacionit: OSHC-të në projektet e tyre duhet të mundësojnë qasjen në shpërndarjen e informacionit përmes hartimit të strategjive të komunikimit dhe komunikimin me publikun, me qëllim krijimin e një panorame të qartë tek publiku (çka do të krijonte mbështetje publike dhe mundësi për të tërhequr anëtarë të rinj/vullnetarë në organizatën e tyre). OSHC-të nxiten të përdorin në mënyrë efektive median publike dhe rrugët e tjera të komunikimit me qëllim garantimin e komunikimit të drejtpërdrejtë me komunitetet dhe vendimmarrësit e përfshirë në çështjet e qëndrueshmërisë, duke mundësuar kësisoj një ndikim të fuqishëm në rezultatet e projektit.

5. Garantimi i të drejtës për barazi: Barazia gjinore dhe aspektet etnike do të merren parasysh së bashku me kriteret mjedisore gjatë procesit të vlerësimit të granteve. Procesi do të përfshijë marrjen në konsideratë të kritereve të tilla për përfitimin e granteve, proporcionalitetin e financimeve dhe mbështetjen e projektit, si edhe mbështetjen direkte për veprimtari ndëretnike.

2.3 Përfituesit e Grantit

Vetëm OSHC-të e regjistruara në gjykatë, që kryejnë aktivitete në fushën e edukimit, çështje të barazisë gjinore, dhe fusha të tjera të lidhura me OZHQ kualifikohen për të aplikuar për grantet. Organizata të llojeve të tjera mund të bashkëpunojnë me OSHC-të për zbatimin e projektit, por aplikanti kryesor i grantit duhet të jetë një OSHC. OSHC-të që aplikojnë për Grantet Kombëtare duhet të jenë të konsoliduara dhe me përvojë në fushën e edukimit për zhvillim të qëndrueshëm, si edhe në aspektin e menaxhimit. Ato duhet të kenë infrastrukturën e domosdoshme, si zyrë, telefon, faks, email, staf me kontratë pune, etj.

Page 9: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

2.4 Mbulimi Gjeografik

Grantet kombëtare do të jepen në vendet e mëposhtme: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosovë*, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mal i Zi dhe Serbi.

2.5 Kushtet Financiare / Shuma e granteve kombëtare

Për këtë thirrje, 200.000 euro janë në dispozicion në total për të gjithë rajonin, të shpërndara ndërmjet 6 vendeve të synuara, në varësi të të dhënave statistikore mbi numrin e shkollave të mesme të përgjithshme dhe atyre profesionale në vend, si edhe nga cilësia e projekt-propozimeve. Maksimumi i një granti kombëtar është deri në vlerën EUR 7.000. Një OSHC nuk mund të marrë më shumë se një grant. REC inkurajon OSHC-të të kërkojnë fonde mbështetëse nga burime të tjera. Për shembull, OSHC-të mund të shohin mundësitë për financim shtesë nga fondacione të tjera, nga shteti ose pushteti vendor, apo edhe sektori privat në vendet përkatëse. Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në Dhjetor 2017. Propozimet do të vlerësohen nga Bordi Këshillimor Lokal, pranë REC Kosovë. Propozimet më të mira do të përzgjidhen gjatë Mbledhjes së Bordit në Dhjetor 2017, sipas kritereve të përzgjedhjes të përcaktura në këtë Thirrje. Rezultatet e vlerësimit do të dërgohen në zyrat qendrore të REC-ut për miratim përfundimtar në Dhjetor 2017. Zbatimi i projekteve do të kryhet brenda një periudhe 6 mujore, nga 1 Janari deri në 30 Qershor 2018.

2.6 PËRSHKRIM I PROCESIT TË MIRATIMIT TË GRANTEVE

Vlerësimi duhet të marrë parasysh vetëm ato projekt propozime që janë përgatitur në përputhje me udhëzimet.

2.6.1 Procesi Administrativ Grantet kombëtare menaxhohen nga Zyra e REC Kosovë. Menaxhimi nënkupton: Publikimin e thirrjes për aplikim, shpërndarjen e udhëzimeve, kushteve dhe

kritereve të pranimit; Ndihmesë në përgatitjen e projekt propozimeve, përmes organizimit të një

takimi paraprak informues. (Kini parasysh që sqarimet nëpërmejt thirrjeve telefonike nuk lejohen. Për të gjithë aplikantët e interesuar, REC do të mundësojë një dokument me pyetje / përgjigje në faqen e internetit të tij prej datës 15 nëntor 2017.)

Ngritjen e një bordi vlerësimi me ekspertë të pavarur, për të analizuar dhe renditur projekt propozimet.

Mbështetjen për OSHC-të gjatë zbatimit të projektit, duke ofruar këshillim për menaxhimin financiar, raportimin mbi zbatimin, etj., dhe

Ofrimin e mundësive për të promovuar rezultatet e projekteve që do të zbatojnë OSHC-të.

2.6.2 Temat e projekt propozimeve për grantetTemat që duhet të mbulojnë projektet janë: Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm, duke përfshirë shkollat e arsimit të

mesëm të përgjithshëm dhe profesional (numri i shkollave të përfshira është një ndër kriteret e vlerësimit). Në rastin se projekti do të ketë si partner vetëm

Page 10: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

një shkollë të mesme ose profesionale, OSHC duhet të bëjë një justifikim mbi zgjedhjen e bërë;

Veprimtari mbi zhvillimin e qëndrueshëm në lidhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, dhe treguesit e synuar të tyre në shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale, të cilat synojnë rritjen e ndërgjegjësimit tek mësuesit dhe nxënësit, si edhe forcimin e kapaciteteve për identifikimin e veprimeve që individët/grupet/shkollat që mund të ndërmarrin në mënyrë që t’u shtojnë vlerë përpjekjeve për të arritur objektivat deri në vitin 2030.

Grantet kombëtare të REC-ut nuk financojnë:

Projekte që synojnë të kenë si produkt përfundimtar studime kërkimore, mbledhje të dhënash dhe kampionime; përveç rasteve kur hulumtimet kryhen për të mbështetur një aspekt të projektit – për shembull, mbledhja e të dhënave për speciet e rrezikuara do të përdoret si bazë për krijimin e një plani për ruajtjen e tyre, atëherë zyra e REC Kosovë do të marrë parasysh projektin.

Vetëm shpenzime operative, si paga apo qira; ose Kosto operative, duke përfshirë paga dhe shpenzime të përgjithshme mbi 30 %

të totalit të buxhetit; Kostot që lidhen me pjesëmarrjen në aktivitete dhe udhëtime jashtë rajonit të

REC-ut; Aktivitete fetare, politike, blerje të ndërtesave apo trojeve, investime, blerje

automjeti apo ndërtim e rimodelim të mjediseve.

2.6.3 Kohëzgjatja e projektitProjekti nuk duhet të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, dhe puna duhet të fillojë jo më vonë se një muaj pas miratimit të fondeve. Projekti duhet të fillojë nga puna jo më vonë se Janar 2018 dhe të përfundojë deri në 30 Qershor 2018.

2.6.4 Kriteret e pranimitSi më sipër, aplikimet për grantet duhet të bëhen vetëm nga OSHC të regjistruara në gjykatë, që punojnë në fushën e edukimit, zhvillimit të qëndrueshëm, përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit dhe fusha që lidhen me to. OSHC të regjistruara, si grupime për zhvillimin e komunitetit, grupime sociale, grupime në bazë gjinie, sindikata, grupime fetare, grupime të mësuesve, etj., që punojnë në fusha të ngjashme apo ndihmëse, mund të përfshihen si faktorë shoqërorë. Përveç sa më lart, OSHC-të që aplikojnë për grante kombëtare pritet të demonstrojnë aftësitë e mëposhtme: Gatishmëria për të hartuar dhe zbatuar një projekt kombëtar me maksimum

kohëzgjatjeje gjashtë muaj; Përvojë të vërtetuar dhe të faktuar në menaxhim projektesh; Përvojë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe edukimin për zhvillimin e

qëndrueshëm; Zotërim të pajisjeve të nevojshme dhe mjediseve që mundësojnë zbatimin e

projektit.

2.6.5 Bashkëpunimi dhe partneritetiKy program grantesh është konceptuar me qëllim nxitjen e bashkëpunimit mes aktorëve të ndryshëm në Kosovë. Si i tillë, partneriteti me institucionet e arsimit të mesëm është i detyrueshëm, por për më tepër të gjithë aplikuesit duhet të mendojnë edhe mënyrën se si projekti do të arrijë të demonstrojë këtë bashkëpunim mes faktorëve të ndryshëm shoqërorë, të tillë si:

10

Page 11: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

OSHC nga fusha të tjera të veprimit, të tilla si grupime për zhvillimin e komunitetit, grupime sociale, grupime në bazë gjinie, sindikata, grupime fetare, grupime të mësuesve, etj., të cilat mund të kenë një përfitim të drejtpërdrejtë nga projekti dhe mund të përfshihen në grant si një faktor social, me kushtin që projekti të ketë si fokus të tij edukimin për zhvillimin e qëndrueshëm.

Përfitues të tjerë si për shembull një komunitet i identifikuar si i veçantë apo një grup social mund të bëhen pjesë e aktiviteteve të projektit;

Të tjerë faktorë shoqërorë, si administrata vendore, autoritete vendore ose shtetërore, punonjësit apo zyrtarët e tyre, është e mira të përfshihen në përgatitjen dhe zbatimin e granteve, por edhe si bashkë-financues. Por ata nuk duhet të nxjerrin përfitime financiare përmes këtyre granteve. Çdo pagesë e kryer ndaj këtyre pjesëmarrësve do të çojë në mbylljen e menjëhershëm të grantit.

Aplikantët duhet të mbajnë parasysh që, përtej aspektit të projektit në fushën e edukimit të qëndrueshëm dhe elementëve të bashkëpunimit, ky program është menduar të promovojë dhe zbatojë një sërë parimesh të tjera. Në të gjitha rastet e mundshme, aplikantët duhet të marrin paraysh dhe të bëjnë pjesë përbërëse të plan-projekteve të tyre parimet e mëposhtme, duke garantuar jetësimin e tyre gjatë zbatimit të projektit:

Barazinë gjinore dhe mundësitë e barabarta; Përfaqësim të barabartë etnik dhe diversitet; Elemiminin e korrupsionit.

Parimet e programit që lidhen me shpërndarjen e barabartë etnike, gjinore dhe gjeografike duhet të respektohen gjatë përgatitjes dhe zbatimit të projektit, çka duhet të pasqyrohet në raportime. “Mundësi të barabarta” duhet të jetë motoja e projektit.

2.7 KËRKESAT SPECIFIKE TË PROGRAMIT

Në fazën e përgatitjes së projekt propozimit, duhet të merrni parasysh listën e mëposhtme të kërkesave specifike, të rëndësishme për këtë thirrje: Projekti duhet të zbatohet në partneritet me shkollat e mesme dhe/ose

profesionale. Grantet do të mbështesin vetëm ato projekte që përfshijnë bashkëpunimin me një institucion arsimor si partner të tyre (ose partnerë).

Projekti duhet të përfshijë më shumë se një shkollë të mesme, nëse është e mundur; ndërsa në rastet përjashtimore kur projekti cakton vetëm një shkollë partnere kërkohet justifikim i arsyeve.

Partnerët e projektit mund të jenë bashkë-financues, me kontribut me para ose në natyrë.

Aktivitetet e projektit duhet të parashikojnë edhe mundësitë e përdorimit të materialeve të hartuara nga Projekti SEEDLING , Annex G.

Projekti nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj brenda periudhës 1 Janar – 30 Qershor 2018.

Grantet nuk mund të përdoren për të mbështetur projekte që kanë të bëjnë me punë kërkimore apo shkencore (përveç rasteve kur ka lidhje me aspekte të tjera të projektit), apo projekte për shpenzime operative (të tilla si pagat apo qeratë e zyrave), për blerjen e terreneve, për investime apo automjete, të cilat nuk kanë si të justifikohen brenda objektivit të projektit.

Grantet mund të përdoren për të mbuluar vetëm pagat e pozicioneve kordinuese, në rastet kur në të kundërt ata nuk do të ishin në gjendje t’i kryenin ato aktivitete. Kostoja e pagave në buxhet nuk duhet të kalojë 30 % e buxhetit total (përveç në rastet kur natyra e projektit e bën absolutisht të

11

Page 12: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

nevojshme një gjë të tillë, dhe kur një gjë e tillë është sqaruar siç duhet që në projekt propozim).

Pagat, kostot e konsulentëve, dhe dietat ditore përtej nivelit të lejuar duhet të jenë të arsyetuara për secilin vend. Tarifat e përdorura nga REC si standarde normale mund t’i gjeni pranë zyrës së REC Kosovë.

Palë të tjera mund të përfitojnë nga projekti, në raste të justifikuara. Këto kosto mund të buxhetohen nën zërin e konsulencave, por kostoja e pagave + konsulencat nuk duhet të kapërcejnë 40 % të totalit të buxhetit.

Të tilla kosto janë të pranueshme vetëm në rastet kur ato lidhen realisht me zbatimin e projektit. Shpenzime të tjera të përgjithshme (operative) që nuk lidhen me projektin nuk pranohen.

Grantet stimulojnë partneritetin mes grupeve të ndryshme etnike brenda komunitetit. Projektet duhet të demonstrojnë vlerën e tyre të shtuar dhe që ky bashkëpunim apo partneritet ka ardhur nga ky projekt.

Partnerë të OSHC-ve nga fusha të tjera si grupime për zhvillimin e komunitetit, grupime sociale, grupime në bazë gjinore, sindikata, grupime fetare, grupime të mësuesve, etj., mund të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga projekti dhe duhen përfshirë në grant si partnerë nga OSHC-të, sa kohë që projekti vijon të ketë si fokus qëndrueshmërinë.

Grantet duhet të pasqyrojnë çështje të barazisë gjinore dhe të pakicave në të gjitha rastet e mundshme dhe t’i përfshijnë ato në përgatitjen dhe zbatimin e projektit. Për më tepër, projekti duhet të arrijë të masë ndikimin ose përfitimet nga përfshirja e tyre në projekt.

Grantet nuk duhet të përdoren për të mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë administratën publike, autoritetet vendore ose të qeverisjes qendrore, stafin apo zyrtarët e tyre. Çdo pagesë e kryer ndaj këtyre grupeve do të çojë në mbylljen e grantit.

OSHC-të jashtë Kosovës nuk mund të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga një grant si organizatë partnere. Por ata mund të japin mbështetje ose ekspertizë.

OSHC-të nuk mund të dorëzojnë më shumë se një Projekt Propozim si aplikant i parë/OSHC kryesore;

OSHC-të mund të përfitojnë vetëm një grant nga REC-u (si OSHC kryesore ose bashkëaplikant);

Nëse OSHC arrin të sigurojë fonde shtesë për zbatimin e projektit, ajo duhet të paraqisëgarancitë e nevojshme nga donatori për fondet e premtuara. Kontributi në natyrë mund të përfshijë materiale të ndryshme, pajisje, punë, komunikim, etj.

2.8 PROCESI I DORËZIMIT TË PROJEKTIT

2.8.1 Procesi i hartimit të projektitOSHC-të duhet të takohen me partnerë të ndryshëm të mundshëm dhe të shkruajnë projekt propozimin së bashku. Për të shkruar projekt propozimin, OSHC-të duhet të ndjekin udhëzimet e granteve. Një përfaqësues i OSHC-së duhet të caktohet menaxher i projektit. Faza e përgatitjes së projekt propozimit do të jetë në periudhën nga Tetori deri në Nëntor 2017. Pyetjet lidhur me procesin e aplikimit mund te dërgohen me e-mail deri me 10 nentor, 2017 (20 dite para afatit për dorëzimin e aplikacioneve) ne adresën e mëposhtme, duke cekur referencës e thirrjes për propozime. Do t’u përgjigjemi vetëm pyetjet e pranueshme në lidhje me procesin e aplikimit.

12

Page 13: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

E-mail Adresa: ([email protected]) Pas datës 10 Nëntor 2017, REC Kosova nuk është e detyruar të japë sqarime për pyetjet e dërguara pas kësaj date.Për të siguruar trajtim të barabartë të aplikantëve, REC nuk do të japë mendim paraprak për pranueshmërinë e aplikantëve, dhe mbi veprimet ose aktivitetet specifike.

2.8.2 Procesi i vlerësimit Zakonisht, kërkesat për financim për OSHC-të i tejkalojnë shumat në dispozicion. Prandaj, kërkesat përzgjidhen përmes një procesi konkurrimi. Të gjitha projekt propozimet do të vlerësohen nga një komision ekspertësh të pavarur, i cili është Bordi Vlerësimit, i ngritur nga REC Kosovë dhe që supervizohet nga Drejtori i REC Kosovë. Të gjitha projekt propozimet e marra do t’i nënshtrohen një vlerësimi paraprak për të verifikuar që ato i plotësojnë kushtet e mëposhtme: Aplikantët janë të pranueshëm për grante kombëtare (shih seksionin për

kriteret e pranueshmërisë); Aplikimet e dërguara me postë ose dorazi janë të plota dhe origjinale dhe që i

gjithë dokumentacioni dhe formularët janë të nënshkruar. Aplikimet e dërguara me e-mail nuk do të merren parasysh.

2.8.3 Kriteret për vlerësim dhe përzgjedhje Propozimet vlerësohen nga komiteti i vlerësimit sipas kritereve të mëposhtme: Ndikimi i Projektit: Plani i zbatimit demonstron ndikim afatgjatë dhe rezultate të

qëndrueshme të mundshme dhe të qarta, të cilat do të vijojnë edhe pas përfundimit të projektit.

30 %

Qasja dhe metodologjia e OSHC-së: Projekti mbështetet në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm

përmes integrimit të shtyllave të qëndrueshmërisë (mjedisi, shoqëria dhe ekonomia).

Projekti është në interes të nxënësve të shkollave të mesme dhe profesionale.

Nëse zbatohet, projekti arrin të demonstrojë se është i mbështetur në parimin e respektimit të të drejtave, duke garantuar që çështje si barazia gjinore, përfaqësimi multi-kulturor dhe multi-etnik, pjesëmarrja dhe të drejtat e grave dhe pakicave, do të promovohen nga projekti sa më shumë të jetë e mundur.

30%

Cilësia e propozimit: Tema që propozohet është brenda fushës së përcaktuar në

shpallje. Projekti ka në themel Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së dhe treguesit e synuar të tyre.

Objektivat janë të arritshme dhe të realizueshme. Ka një plan veprimi racional dhe realist. Propozimi shpjegon sesi produktet e pritshme kontribuojnë në rezultatet përfundimtare.

Buxheti është efektiv përsa i përket kostos. Buxheti i çdo aktiviteti është i shpjeguar qartazi dhe i llogaritur. Buxheti i përgjithshëm respekton linjat buxhetore të formateve të REC-ut.

25 %

13

Page 14: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

Kufizimet e shprehura në udhëzime janë ndjekur me kujdes. Kapacitetet e organizatës dhe realizueshmëria: Stafi dhe/ose vullnetarët kanë përvojë dhe zotësi. CV-të e OSHC-

ve dhe stafeve përkatëse/vullnetarëve pasqyrojë aftësitë dhe përvojën e kërkuar.

Infrastruktura e përshtatshme (zyrat dhe pajisjet) disponohen nga organizata.

15 %

2.8.4 Njoftimi i vendimit Të gjithë aplikuesit do të njoftohen për vendimin përfundimtar, pasi të jetë arritur. OSHC-të që do të përfitojnë grantet do të ftohen në një takim të fituesve (planifikuar nga fundi i Dhjetorit 2017).

3 PËRGATITJA E PROJEKT PROPOZIMIT

3.1 Pranueshmëria e OSHC-së kryesore

OSHC-të e regjistruara (shih përkufizimin më poshtë) që punojnë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia pranohet në të aplikojnë. Në rastin kur një propozim përfshin më shumë se një OSHC, një ndër partnerët në projekt (ose OSHC kryesuese ose organizata partnere) duhet të jetë një organizatë që është aktive kryesisht në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, edukimit dhe mbrojtjes së mjedisit, përmes: promovimit të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe atyre të rinovueshme, vlerave tradicionale kulturore, dijeve rreth uljes së ndikimit negativ shoqëror në mjedis, zhvillimit miqësor ndaj mjedisit, politika dhe projekte, si edhe parimet e qeverisjes që udhëhiqen nga zhvillimi i qëndrueshëm. OSHC-ja kryesuese do të jetë përgjegjëse për ndjekjen e procedurave përkatëse për grantin, raportimin dhe bashkërendimin e punës mes të gjithë aktorëve. Roli dhe ndarja buxhetore sipas partnerëve në projekt duhet të përshkruhet qartë dhe hollësishëm në projekt propozim (pjesa narrative/përshkrimore dhe buxheti). Për më tepër, OSHC-të që aplikojnë për grantet kombëtare duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: Gatishmëria për të hartuar dhe zbatuar një projekt kombëtar me maksimum

kohëzgjatjeje gjashtë muaj; Përvojë të vërtetuar dhe të faktuar në menaxhim projektesh; Përvojë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe edukimin për zhvillimin e

qëndrueshëm; Zotërim të pajisjeve të nevojshme dhe mjediseve që mundësojnë zbatimin e

projektit.

3.2 Etapat e procesit të aplikimit

Gjatë procesit të aplikimit, OSHC-të duhet të ndjekin etapat e mëposhtme:

14

Page 15: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

3.2.1 Përzgjedhja e partnerëve dhe palëve të interesuaraOSHC-të duhet të fillojnë të identifikojnë partnerët dhe palë të tjera të interesuara. Partneret duhet të takohen dhe të shkruajnë bashkarisht projekt propozimin. Në rastin e bashkëaplikantëve është e pranueshme që të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë financim nga granti, ndërsa për palët e tjera nuk është e pranueshme, por ata mund të japin ndihmesën e tyre në projekt, si konsulentë. Një përfaqësues nga OSHC-ja duhet të caktohet si drejtuesi i projektit për projektin në tërësi.

3.2.2 Përgatitja e DokumentacionitKjo pjesë e udhëzimeve përshkruan formatet e ndryshme që duhen përgatitur për të plotësuar kërkesën që shoqëron projekt propozimin. Jeni të lutur ta lexoni me kujdes. Formatet/Formularët do t’i gjeni në pjesën e Shtojcave në fund të këtij dokumenti. OSHC-të duhet të përgatisin propozimin e plotë sipas udhëzimeve të REC-ut të pasqyruara në Shpallje, Shtojca O. Shtojcat që duhen plotësuar dhe dorëzuar në zyrën e REC Kosovë gjenden në Shtojcat A-E: Aplikimi duhet të renditet si më poshtë:Projekt propozimi duhet të përmbajë formularët e mëposhtëm: Shtojca A: Kapaku i projekt propozimit Shtojca B: Marrëveshja e Partneritetit Shtojca C: Përshkrimi i projekt propozimit Shtojca D1: Përmbledhja e buxhetit për të gjithë projektin Shtojca D2: Rishikim i buxhetit sipas aktiviteteve (buxheti i detajuar) Shtojca E: Deklarata e Aplikant-it(ëve)Si edhe dokumentacioni mbështetës, si më poshtë: Përshkrim i shkurtër i historikut të OSHC-së, veprimtarisë, misionit dhe

objektivave Jetëshkrim i shkurtër i kordinatorit të Projektit dhe personave kryesorë që do të

përfshihen në projekt (partnerëve dhe ekspertëve përkatës) Dokumentacioni për bashkë-financimin (nëse ka të tillë) dhe Dokumente mbështetëse nga faktorë shoqërorë Fotokopje e Regjistrimit të Organizatës në Gjykatë Fotokopje e Regjistrimit të Organizatës në Zyrën e Tatim-taksave Raporti/deklarata financiare per tre vitet e fundit Lista e referencave te projektit gjate tre viteve te fundit

3.3 Dorëzimi i Projekteve

Projekt propozimki duhet të mbërrijë tek Zyra e REC Kosovë, në adresën: Rruga “Enver Maloku” , Nr 28, Prishtinë, nëpërmjet postës, me korrier ose dorazi, më datë 30 Nëntor 2017, deri në orën 17:00. Projekti i plotë duhet të përmbajë një kopjen origjinale të printuar të të gjithë dokumenteve, sipas renditjes në pikën 3.1.2. (Shtojcat A-E dhe dokumentacionin mbështetës) dhe një kopje elektronike në një CD/USB të projekt propozimit të dorëzuar me të gjitha dokumentet.

15

Page 16: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

Aplikimet që mbërrijnë me vonesë apo ato të dërguara me e-mail ose faks nuk do të merren parasysh.

3.4 Vlerësimi i Projekteve

Projekt propozimet pranohen në gjuhën shqipe dhe vendimet do të merren në bazë të vlerësimeve që do bëhen nga bordi i pavarur, këshillimor, vendor. REC-u këshillon që të gjithë aplikantët të marrin seriozisht në konsideratë kriteret e përzgjedhjes gjatë fazës së përgatitjes së projekt propozimit. Projekt propozimet do të vlerësohen me pikë, do të renditen dhe përzgjidhen sipas këtyre kritereve.

3.5 Intervistat

Përfaqësuesit e REC-ut dhe Bordit të Vlerësimit mund të marrin në intervistë aktorë kryesorë të projektit të propozuar, pasi të kenë shkruar përfundimet provizore, por para se të kenë kryer vlerësimin përfundimtar. Data dhe ora e këtyre intervistave do të konfirmohet dhe do t’u njoftohet aplikantëve të paktën tre ditë para zhvillimit të intervistës. Nëse aplikanti për shkak të një force madhore e ka të pamundur të marrë pjesë në intervistë në datën e caktuar, atëherë do të caktohet një datë tjetër e pajtuar nga të dy palët. Nëse aplikanti sërish e ka të pamundur të jetë i pranishëm në takimin e dytë, aplikimi do të përjashtohet nga procesi i vlerësimit.

3.6 Njoftimi i vendimit

Grantet e përzgjedhura do të përcillen në zyrat qendrore të REC-ut për miratimin përfundimtar. OSHC-të do të njoftohen për vendimin mbi vlerësimin e projekt propozimeve vetëm pasi ekipi zbatues i projektit SEEDLING do të japë vendimin e tij përfundimtar për fituesit. OSHC-të fituese do të ftohen të marrin pjesë në takimin e fituesve (planifikuar në Dhjetor 2017).

3.7 Takimi i Fituesve

Fituesit e Granteve do të njohtohen dhe të ftohen të marrin pjesë në takimin e fituesve, pranë zyrave të REC Kosovë. Gjatë këtij takimi, çdo OSHC do të paraqesë projektin e saj para fituesve të tjerë; do të mësojnë më shumë për formatet dhe kërkesat e raportimit nga REC; si edhe do të rishikojnë dhe nënshkruajnë marrëveshjet e grantit. Ky dokument do të specifikojë kushtet e raportimit dhe afatet e disbursimit. Fituesit e granteve do të takohen me zyrtarin e caktuar për grantin e tyre dhe ndihmësin financiar nga zyra e REC Kosovë, me të cilët do të bashkëpunojë gjatë gjithë periudhës së zbatimit të projektit.

3.8 Zbatimi i Projektit

Fituesit e granteve duhet të presin që transaksionet e para të bëhen një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit. Zbatimi i projektit do të zgjasë 6 muaj. OSHC-ja duhet të menaxhojë zbatimin e projektit brenda këtij afati kohor, sipas projekt propozimit të miratuar. Zyrtari i REC-ut i caktuar për grantin do të monitorojë zbatimin e projektit përmes takimeve të drejtpërdrejta dhe vizitave në terren.

16

Page 17: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Përfshirja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në programet shkollore në vendet e Evropës Juglindore

3.9 Raportimi

Kërkesat e raportimit janë të shpjeguara në Seksionin 4.2 të Udhëzimeve (Shtojca O e kësaj Shpalljeje).

3.10 Publikimi i Projektit

Projekti SEEDLING financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), ndërsa REC është agjencia zbatuese. Në të gjitha rastet kur aktivitetet e projektit SEEDLING publikohen në formën e një dokumenti të shkruar, duhen përdorur logot e ADA-s dhe e REC-ut, si më poshtë:

17

Page 18: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Intorduction of UN Sustainable Development Goals in Schools in South Easter Europe

4 Kontakt Qendra Rajonale Mjedisore për Evropën Qendrore dhe Lindore Zyra për Kosovën Adresa: Rr. “Enver Maloku”, Nr.28, Prishtinë, KosovëTelefoni: +381 38 225 123 E-mail: [email protected] Personi kontaktues: Firdeze Bekteshi

ROLI I QENDRËS RAJONALE MJEDISORE PËR EVROPËN QENDORE DHE LINDORE (REC) SI AGJENCI ZBATUESE

Qendra Rajonale Mjedisore për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC) është një organizatë ndërkombëtare me mision adresimin e çështjeve mjedisore. REC-u e përmbush këtë mision përmes promovimit të bashkëpunimit ndërmjet qeverive, organizatave jo-qeveritare, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, dhe përmes mbështetjes që i jep shkëmbimit të informacionit falas dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen mjedisore. REC-u është krijuar në vitin 1990 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni Evropian dhe Hungaria. Sot REC-u mbështetet ligjërisht në kartën e nënshkruar nga mbi 30 palë. Organizata mbështetet në një rrjet zyrash dhe ekspertësh në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe më gjerë. Zyrat qendrore ndodhen në Szentendre, Hungari.REC-u merr pjesë aktivisht në procese të rëndësishme globale, rajonale dhe lokale, dhe jep ndihmesën e vet në arritjen e zgjidhjeve për mjedisin dhe qëndrueshmërinë brenda dhe përtej hapësirën që mbulon rrjeti i zyrave, duke transmetuar ekspertizë dhe përvojë mbi tranzicionin në vende dhe rajone të ndryshme.

AGJENCIA AUSTRIAKE PËR ZHVILLIM (ADA)

Agjencia Austriake për Zhvillim është pjesë e politikës së jashtme të Austrisë dhe politikës për zhvillim të Bashkimit Evropian, e cila synon të promovojë paqen botërore në bashkëpunim me vende të tjera të industrializuara dhe në zhvillim. ADA është një njësi operacionale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Austriak dhe e bashkëpunimit me Evropën Lindore (ADC). ADA mbulon realizimin e programeve dhe projekteve dypalëshe në vendet partnere të ADC-së dhe për administrimin e buxheteve përkatëse. Ajo financon rreth 650 projekte dhe programe të përvitshme me një total rreth 500 milion EURO për të përmirësuar kushtet e jetesës në vendet në zhvillim. Edukimi është vetëm një prej fushave prioritare ku ADA është aktive, duke besuar se si një faktor madhor në zvogëlimin e varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, edukimi mund të japë një ndihmesë të rëndësishme në zhvillimin shoqëror, ekonomik, politik dhe kulturor.

18

Page 19: Paraqitja e situatës aktuale - RECkosovo.rec.org/documents/news/SEEDLING_Call_for_Grants... · Web viewPartneriteti me një ose më shumë shkolla të mesme dhe/ose profesionale

Intorduction of UN Sustainable Development Goals in Schools in South Easter Europe

Individë të trajnuar mirë kanë më shumë mundësi për punësim dhe për të marrë pjesë në proceset e zhvillimit shoqëror. Përveç garantimit të cilësisë në sektorin arsimor, Austria është e përkushtuar ndaj gjithëpërfshirjes. Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), njësia operacionale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Austriak, synon t’u japë sa më shumë njerëzve akeses të barabartë arsimimin profesional, trajnimin dhe arsimin e lartë.

5 Lista e Shtojcave1. Shtojca 0 – Udhëzimet për përgatitjen e propozimit 2. Shtojca A: Kapaku i projekt propozimit 3. Shtojca B: Marrëveshja e Partneritetit 4. Shtojca C: Përshkrimi i projekt propozimit5. Shtojca D1: Përmbledhja e buxhetit për të gjithë projektin6. Shtojca D2: Rishikim i buxhetit sipas aktiviteteve (buxheti i

detajuar) 7. Shtojca E: Deklarata e Aplikant-it(ëve)8. Shtojca F: Transformimi i botes9. Shtojca G: Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe treguesit

e synuar të tyre

19