P - Ministria e Drejtësisë · Web viewMeqë Aktivitetet 1.3-2.3 dhe 1.4-2.4 janë ngushtë të...
Transcript of P - Ministria e Drejtësisë · Web viewMeqë Aktivitetet 1.3-2.3 dhe 1.4-2.4 janë ngushtë të...
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
MBËSHTETJE PËR KODIN CIVIL DHE TË DREJTAT PRONËSORE EUROPEAID/133833/C/SER/XK
KONTRATA NR. 2014/344-574__________________________________________________
RAPORTI I 2-TË I PROGRESITPRILL 2015
Faqe 1 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
Titulli i projektit : “Mbështetje për Kodin Civil dhe të drejtat pronësore”
Numri i projektit: EuropeAid/133833/C/SER/XK
Shteti: Kosovë
Kontraktori kryesor: Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH GIZ International ServicesKontakt person: znj. Elena Fernández Frontán, Drejtore e projektitTel.: +377 45 352428 / +381 38 223 138E-mail: [email protected]
Në konzorcium me: KLSC L.L.C dhe B&S Europe
Autoriteti kontraktues: Zyra e Bashkimit Evropian në KosovëRr. Kosova 1, 10000 Prishtinë, Kosovë, Kutia postare 331Kontakt person: Znj. Burbuqe Kelmendi, Menaxhere e detyrës për sundim tëligjitTel: +381 38 5131279E-mail: [email protected]
Përfitues: Ministria e DrejtësisëNdërtesa e Qeverisë nr. II (ish ndërtesa “Rilindja”)Ministria e Drejtësisë, 10000 Prishtinë, KosovëKontakt person: z. Eset Rama, Sekretar i PërgjithshëmTel: +381 38 20018244 / +377 45 302317
E-mail: [email protected]
Periudha Raportuese: Shkurt, Mars dhe Prill 2015
Data e raportit: 30 Prill 2015
Autor i raportit: Dr Victor ChimientiUdhëheqës i ekipit & Ekspert i Ligjit mbi detyrimetTel: +377 45 899144E-mail: [email protected]
Faqe 2 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
MOHIM I PËRGJEGJËSISË
Ky raport i progresit është përgatitur nga udhëheqësi i ekipit të projektit. Të gjeturat, përfundimet dhe interpretimet e shprehura në këtë dokument janë opinione vetëm të autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohen si reflektime të politikave ose opinioneve të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Faqe 3 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
Faqe 4 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
Tabela e Përmbajtjes
1. Përmbledhja ekzekutive.........................................................................................62. Shkurtesat.............................................................................................................103. Aktivitetet e Përfunduara gjatë Periudhës Raportuese.....................................11
3.1 Komponenta 0 (“Koordinimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”), TeR...113.1.1 Prapavija........................................................................................................113.1.2 Aktivitetet dhe Rezultatet...............................................................................12
3.2 Komponenta 1(“E Drejta Pronësore”) dhe 2(“Kodi Civil”), TeR.............................183.2.1 Prapavija........................................................................................................183.2.2 Aktivitetet dhe Rezultatet...............................................................................18
4. Aktivitetet e vazhdueshme...................................................................................225. Të ndryshme..........................................................................................................226. Çështjet e mbetura pezull.....................................................................................237. Supozimet dhe Rreziqet.......................................................................................248. Aktivitetet e Planifikuara për Periudhën e Ardhshme Raportuese...................25
Faqe 5 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
1. Përmbledhja ekzekutive
Projekti “Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtave Pronësore” (më tutje “Projekti”) ka filluar me 1
Korrik 2014. Raporti Fillestar është aprovuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBE)
me 28 Gusht 2014 dhe miratuar në mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues të Projektit (KDP) me
10 Shtator 2014. Ngjarja e inaugurimit është mbajtur me 8 Tetor 2014. Raporti i Parë i Progresit
është dorëzuar me 31 Janar 2015 dhe miratuar nga KDP me 12 Shkurt 2015. Ky raport i 2-të i
Progresit mbulon periudhën prej 1 Shkurt deri më 30 Prill 2015. Gjatë periudhës raportuese,
Projekti ka ndërmarrë veprimet e mëposhtme apo ka arritur rezultatet e mëposhtme:
I. Komponenta 0, TeR: “Koordinimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”
Përpjekjet me qëllim të sigurimit të koordinimit të fuqishëm me projektet tjera,e ne veçanti me
atë të USAID-it Programi për të Drejtat e Pronës (PDP) kanë vazhduar. Kjo përfshin
pjesëmarrjen e ekspertëve nga të dy projektet në aktivitete. Me 2 Mars 2015, Udhëheqësi i
Ekipit të Projektit ka marrë pjesë në Mbledhjen e Akterëve të të Drejtave Pronësore të lehtësuar
nga PDP-ja dhe iu drejtua audiencës së shquar me prezantim rreth Projektit. Qëllimi i takimit
ishte të prezantohej koncepti i Grupit Punues të Sektorit të të Drejtave Pronësore - detyra e të
cilëve është të zhvillojnë një Strategji gjithëpërfshirëse për të reformuar sektorin – për të gjithë
organizatat donatore, si dhe ministritë dhe agjencitë e Qeverisë së Kosovës (QeK). Me 22 Prill
2015, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit dhe EK2 i të Drejtës Pronësore morën pjesë në diskutimin
e tryezës së rrumbullakët “Çështjet gjinore, pronësore dhe mundësitë ekonomike në Kosovë”
organizuar nga PDP-ja. Ekspertët e PDP-së kanë qenë gjithashtu të ftuar në Punëtoritë/Tryezat
e rrumbullakëta të organizuara nga Projekti në fushën e të drejtës pronësore dhe trashëgimore,
përkatësisht me 18-19 Shkurt dhe 18 Mars 2015.
Në mënyrë që të fuqizojmë edhe më tej bashkëpunimin mes Projektit dhe PDP-së, është
mbajtur edhe një mbledhje me 29 Prill 2015 në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë (MD) për të
diskutuar koordinimin mes Projektit dhe PDP-së, përkatësisht në fushën e të drejtës
Faqe 6 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
trashëgimore. Në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësues të MD-së, ZBE-së, USAID-it, PDP-së
dhe Projektit ku është ofruar mundësia të sqarohet se edhe përhapja e forumeve që merren me
çështjet gjinore në trashëgimi dhe procedura mund të ndihmojë në gjenerimin e sinergjive si dhe
mbajtjen e vrullit të reformave, një fragmentim i tepërt i bërjes së politikave dhe hartimit të
legjislacionit duhet të shmanget meqë kjo mund të çojë ne konfuzion dhe përfundimisht të
ç’orientoj punën e Komisionit për hartimin e Kodit Civil, që duhet të shihet si forumi kryesor për
të gjitha problemet në lidhje me trashëgiminë, duke pasur parasysh se ligji i trashëgimisë do të
jetë pjesë integrale e Kodit Civil. Në të njëjtën mbledhje, është pajtuar që për të zgjidhur
problemet e të drejtave trashëgimore të grave në Kosovë, është e nevojshme të kombinohen
masat në të dy nivelet substanciale dhe procedurale, në domenin e legjislacionit substantiv, dhe
jo vetëm për të drejtën trashëgimore por edhe për ligjet tjera gjithashtu. Kjo mund të arrihet
nëse Projekti dhe PDP-ja punojnë së bashku drejtë të njëjtit qëllim. Është pajtuar gjithashtu se
Projekti dhe PDP-ja do të ftohen të marrin pjesë dhe kontribuojnë me inputet e tyre në aktivitetet
e grupit punues të Ministrisë të thirrur për të hartuar koncept dokumentin e të drejtës
trashëgimore. E gjithë kjo do e lehtësoj bashkëpunimin mes të dy projekteve dhe të sigurojë se
të dy projektet e plotësojnë njëri tjetrin sa më shumë që është e mundur.
Gjatë periudhës raportuese, Projekti ka arritur të siguroj bashkëpunim të ngushtë edhe me
projektet tjera gjithashtu, të financuara nga të dy BE-ja dhe USAID-i. Në veçanti, Udhëheqësi i e
Ekipit të Projektit dhe Eksperti Kyç 2 në të Drejtën Pronësore janë takuar me 10 Mars 2015 me
një ekspert i cili punon në Programin e USAID-it “Përmbarimi dhe Legjislacioni Komercial”
(PLK). Ky program është duke hartuar një ligj për pagesat e vonshme dhe rregullore të
ndryshme për Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) që kanë ose mund të kenë ndërlidhje me
kodifikimin e Kodit Civil që kërkon koordinim. Përveç kësaj, me 23 Mars 2015 Udhëheqësi i
Ekipit të Projektit është takuar me një ekspert të angazhuar në Projektin e Binjakëzimit
“Përmirësimi i Përafrimit të Ligjeve dhe Koherenca e Kornizës Ligjore” implementuar nga IRZ
dhe menaxhuar nga ZBE në Kosovë. Eksperti ka pas detyrë të vlerësoj kornizën ligjore sa i
përket ndërmjetësimit në Kosovë. Qëllimi i takimit ishte koordinimi me Projektin sa i përket
statutit të kufizimit (si rrjedhojë e “acquis” të BE-së) të aplikuara në ndërmjetësim në rast të
procedurave gjyqësore në pritje. Një koordinim i mëtutjeshëm u mbajt me 5 Maj 2015. Me këtë
rast, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit dhe EASh për të drejtën e detyrimeve janë takuar me një
Faqe 7 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
tjetër ekspert të angazhuar në të njëjtin projekt të binjakëzimit për të zhvilluar vlerësimin e
nevojave vis-a-vis amendamentimeve të Ligjit për Noterët. Gjatë mbledhjes, janë diskutuar disa
çështje sa i përket koordinimit të nevojshëm mes hartimit të Kodit të ardhshëm Civil dhe
rishikimi i ardhshëm i Ligjit për Noterët.
II. Komponenta 1, TeR: “Të Drejtat Pronësore” dhe Komponenta 2, TeR: “Kodi Civil”
Implementimi i Aktiviteteve 1.2 dhe 2.2 të TeR (përkatësisht, Aktivitetet C.2 dhe B.2, Raporti
Fillestar) është duke vazhduar, gati në përfundim. Në veçanti, tri ekipet tematike janë aktualisht
në proces të rishikimit të të drejtës civile ekzistuese dhe legjislacionit të të drejtave pronësore.
Nga secili ekip pritet të prodhohet njëvlerësim i përgjithshëm i ndikimit të kornizës ligjore dhe
rregullative në fushën përkatëse të përgjegjësisë. Të tri vlerësimet e ndikimit kanë për qëllim të
ofrojnë një ekzaminim të çështjeve kryesore që prekin legjislacionin ekzistues dhe aplikimin e tij
praktik. Për shkak të kompleksitetit teknik të detyrës dhe gjerësisë së fushës që mbulohet nga
të tri vlerësimet e ndikimit, si dhe rrethanave jashtë kontrollit të Projektit, finalizimi i raporteve të
vlerësimit mund të zgjatet më shumë se sa korniza kohore e paraparë në TeR të aprovuara dhe
mund të kompletohen në Maj 2015. Si pasojë, secili ekip do të prodhojë një vlerësim sa i përket
përputhshmërisë së legjislacionit ekzistues me standardet ligjore të BE-së (Aktivitetet 1.3 dhe
2.3 të TeR; përkatësisht Aktivitetet C.3 dhe B.3, Raport Fillestar). Duke iu falënderuar këtyre
aktiviteteve, Projekti do të ketë mundësi të këshillojë MD-në në përmirësimet teknike dhe
përafrimin e legjislacionit ekzistues në fushën e Kodit Civil dhe të drejtave pronësore.
Si pjesë e Aktiviteteve 1.2 dhe 2.2 të TeR të referuara më lartë, secili nga tri ekipet tematike ka
organizuar një apo më shumë Punëtori/Tryeza të rrumbullakëta mes Shkurtit dhe Marsit 2015,
me qëllim të sigurimit të shkëmbimit të informatave dhe konsultimeve me akterët vendor dhe
akterët ligjor të përfshirë së secilën prej fushave relevante të ligjit që mbulohen me Kod Civil, në
veçanti të drejtën pronësore, të drejtën e detyrimeve, të drejtën familjare dhe trashëgimore. Në
pajtim me TeR të Projektit, qëllimi i këtyre ngjarjeve ishte mbledhja e informatave dhe
opinioneve relevante për vlerësim të legjislacionit ekzistues në sektorit e Kodit Civil dhe të
drejtave pronësore. Për të gjitha ngjarjet e ofruara nga Projekti, përshtypjet e marra nga
Faqe 8 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
audiencat ishin gjithmonë shumë pozitive. Të gjeturat e Punëtorisë/Tryezave të rrumbullakëta
janë përfshirë në Raportet e Vlerësimit të Ndikimit si të duhura.
Një rezultat tjetër i madhë i arritur gjatë Periudhës Raportuese ishte se me 11 Mars 2015, ashtu
siç është paraparë në TeR, është themeluar Komisioni për hartimin e Kodit Civil për Kosovë
(“Komisioni”) me vendim të QK. Disa nga EASh të angazhuar në Projekt, veçse janë emëruar si
anëtarë të Komisionit tanimë. Ekspertët ndërkombëtarë janë gjithashtu të mirëseardhur të
marrin pjesë. Me 30 Mars 2015, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit ka marrë pjesë si folës në
mbledhjen inauguruese të Komisionit. Mbledhja është udhëhequr nga Ministri i Drejtësisë, Z.
Hajredin Kuçi. Ndër folësit e mirënjohur, ishin edhe BESR/Udhëheqësi i Zyrës së BE-së në
Kosovë, Z. Samuel Žbogar.
Gjatë periudhës së ardhshme Raportuese, Projekti do të fokusohet në kompletimin e
implementimit të Aktiviteteve 1.3 dhe 2.3 (përkatësisht, Aktivitetet C.3 dhe B.3, Raporti Fillestar)
qëllimi i të cilave është punimi i vlerësimit i legjislacionit ekzistues në dritë të standardeve ligjore
të BE-së, si dhe Aktiviteteve 1.4 dhe 2.4 (përkatësisht, Aktivitetet C.4 dhe B.4, Raporti fillestar)
qëllimi i të cilave është të ofrojnë rekomandime për MD-në në përmirësimin dhe harmonizimin e
Kodit Civil dhe të drejtave pronësore.
Faqe 9 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
2. Shkurtesat
BE Bashkimi Evropian
BQK Banka Qendrore e Kosovës
EASh Ekspert Afat Shkurtër
GIZ Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH
GIZ IS Shërbimet Ndërkombëtare të GIZ
GPS Grupi Punues i Sektorit të të Drejtave Pronësore
KEDNj Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut
KDP Këshilli Drejtues i Projektit
MD Ministria e Drejtësisë
MM Memorandum i Mirëkuptimit
MSA Marrëveshja e Stabilizim Asocimit
OJQ Organizatat Jo-Qeveritare
OShC Organizatat e Shoqërisë Civile
PLK Programi i USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial
PDP Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore
QeK Qeveria e Kosovës
Strategjia Strategjia Kombëtare për të Drejtat Pronësore
TeR Termat e Referencës
UA Urdhër Administrativ i ZBE-së
USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar
ZBE Zyra e BE-së në Kosovë
Faqe 10 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
3. Aktivitetet e Përfunduara gjatë Periudhës Raportuese
3.1 Komponenta 0 (“Koordinimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”), TeR
3.1.1 Prapavija
Qëllimi i kësaj komponente është sigurimi se projekti vepron nën kornizën e përbashkët të
koordinimit me donatorët tjerë në mënyrë që të shmanget mbingarkesa dhe mospërputhja e
legjislacionit të ri të prodhuar.
Nën këtë komponentë, TeR të Projektit përcaktojnë Aktivitetin e mëposhtëm:
Aktiviteti 0.1: Përcaktimi i mekanizmit të fuqishëm të koordinimit me donatorët tjerë ndërkombëtarë për të shmangur mospërputhjet dhe mbingarkesat në çështjet e fushës së të drejtës pronësore dhe kodit civil.
TeR kërkojnë që Projekti të koordinoj ngushtë me të gjithë donatorët relevant dhe partnerët e
tyre implementues e në veçanti me PDP (shih p.sh. faqe 18, TeR). Qëllimi i përgjithshëm i PDP-
së është të përmirësojë regjimin e të drejtave pronësore në Kosovë, të fuqizojë sundimin e ligjit
dhe të rrit rritjen ekonomike dhe investimet. Rrjedhimisht, ngarkesat dhe konfliktet potenciale
mes PDP-së dhe Projektit ekzistojnë, veçanërisht sa i përket komponentës së të drejtës
pronësore (por edhe komponentës së Kodit Civil, me referencë të veçantë të drejtën
trashëgimore) të Projektit, veçanërisht në shikim të Objektivave të mëposhtme të PDP-së:
Objektiva 1: Koordinimi më i mirë dhe prioritetet e politikave : Në këtë drejtim, PDP-së pritet të
ekzaminoj kualitetin e legjislacionit dhe identifikoj fushat që kanë nevojë për
rishikim, fuqizim dhe/apo harmonizim. Sidoqoftë, ashtu siç specifikohet në termat e
referencës së tyre, PDP-ja duhet të identifikoj hapësirat dhe mospërputhjet në
legjislacionin e të drejtës pronësore duke u fokusuar në ato ligje që janë kritike për
implementim të programit, p.shtë drejtat e grave dhe komunitetit të minoriteteve.
Faqe 11 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
Objektiva 3: Rritja e të drejtave të grave për të përdorur pronën në praktikë. PDP-ja është e
përkushtuar në përmirësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me pronësinë e grave dhe
të drejtave trashëgimore.
3.1.2 Aktivitetet dhe Rezultatet
Aktiviteti 0.1: Përcaktimi i mekanizmit të fuqishëm të koordinimit me donatorët tjerë ndërkombëtarë për të shmangur mospërputhshmëritë dhe mbingarkesat në çështjet e të dy fushave, atë të të drejtës pronësore dhe kodit civil.
3.1.2.1 Koordinimi me Programin e të Drejtave Pronësore të USAID-it
A) Të drejtat pronësore
Përderisa është pajtuar për një kornizë fillestare për bashkëpunim dhe koordinim me PDP-në
mes udhëheqësve të projekteve në fund të Gushtit 2014, pas negociatave të gjata dhe
komplekse, një Memorandum i Mirëkuptimit (MM) gjithëpërfshirës është aprovuar mes ZBE-së
dhe USAID-it dhe më pas nënshkruar nga të dy kontraktorët ashtu siç u prezantua nga
udhëheqësi i ekipit me 11 Dhjetor 2014.
MM-ja përcakton aranzhimet specifike për bashkëpunim dhe koordinim mes dy projekteve në
implementim të aktiviteteve të veçanta të projekteve, me theks të veçantë në asistimin e QK dhe
MD në veçanti, në zhvillimin e Strategjisë Kombëtare në të Drejtat Pronësore (“Strategjia”).
Bazuar në Seksionin 3.3.1 të MM-së, PDP-ja do të jetë përgjegjëse për koordinimin e
përgjithshëm të donatorëve, ministrive përkatëse dhe agjencive të QeK në sektorin e të drejtave
pronësore dhe do të siguroj pjesëmarrje të plotë të Projektit në të gjitha aktivitetet e planifikuara
dhe implementuara në fushën e koordinimit të donatorëve. Krahas kësaj prapavije, PDP-ja
është duke asistuar MD-në në themelimin e Grupit Punues të Sektorit të të Drejtave Pronësore
(GPS), detyra e të cilit do të jetë zhvillimi i Strategjisë gjithëpërfshirëse për reformim të sektorit.
Projekti është konsultuar gjithashtu edhe në procesin e themelimit të GPS: që nga Shkurti,
Faqe 12 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
Eksperti Kyç2 (Ekspert në të Drejtën Pronësore) është takuar në baza të rregullta me
Specialistin për Zhvillim të PDP-së, Z. Xhevat Azemi, për të diskutuar konceptin e GPS-së.
Në linjat e koordinimit dhe bashkëpunimit mes dy projekteve, Udhëheqësit e Ekipeve të
Projekteve dhe Drejtori i Programit i PDP-së kanë pasur disa takime (4 dhe 24 Shkurt) për të
diskutuar rreth lehtësimit të Mbledhjes së Akterëve të të Drejtës Pronësore (“Mbledhja”), qëllimi i
së cilës është prezantimi i konceptit të GPS-së tek të gjithë organizatat donatore, si dhe
ministrive përkatëse dhe agjencive të QK-së. PDP-ja ka lehtësuar Mbledhjen me 2 Mars 2015.
Drejtori i Misionit të USAID-it, Z. James Hope, dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Hajredin Kuçi,
deklaruan mbështetjen e tyre për sektorin e të drejtës pronësore para pjesëmarrësve si dhe
theksuan koordinimin mes Ministrisë së Drejtësisë, PDP-së dhe Projektit për të themeluar GPS-
në që do zhvilloj Strategjinë gjithëpërfshirëse. Udhëheqësi i Ekipit të Projektit ka marrë pjesë në
ngjarje si folës dhe i’u adresua audiencës së mirënjohur me prezantim për Projektin. Ngjarja u
ndjek nga të gjitha organizatat donatore, ministritë përkatëse dhe agjencitë e Qeverisë së
Kosovës, dhe ishte gjerësisht e mbuluar nga mediat e shtypura, elektronike dhe TV.
Asnjë mbledhje tjetër për GPS-në nuk është mbajtur që atëherë. PDP-ja është aktualisht në
proces të përgatitjes së listës së gjerë të çështjeve të Strategjia duhet të adresojë në konsultim
me të gjithë akterët.
Me 22 Prill 2015, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit dhe EK2 i të Drejtës Pronësore kanë marrë
pjesë në diskutimin e tryezës së rrumbullakët “çështjet gjinore, pronësore dhe mundësitë
ekonomike në Kosovë” moderuar nga Ushtrues Drejtor i Programit Z.Jack Keefe,dhe udhëhequr
nga Ministri i Drejtësisë, Prof. Hajredin Kuçi.
B) E Drejta Trashëgimore
Ka fokus në rritje të autoriteteve lokale dhe komunitetit ndërkombëtar në çështjet e ndërlidhura
të barazisë në të drejtën trashëgimore dhe procedurat. Kjo është shumë e rëndësishme meqë si
vizion i ndarë mund të ndihmojë gjenerimin e sinergjive dhe të mbajë vrullin e reformës.
Faqe 13 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
Raporti i Progresit i Komisionit Evropian (2014) thekson se “qasja praktike e grave në
trashëgimi të pronës mbetet sfidë, edhe pse ligji e ofron atë” dhe shton se “E drejta pronësore
ka nevojë të fuqizohet, përfshirë qasjen e gruas në trashëgiminë e pronës”. Për arsye të tilla,
Projekti është plotësisht i përkushtuar të kontribuojë në zgjidhjen e këtij problemi dhe pret të
ndihmojë në identifikimin e mënyrave të duhura për trajtim të saj e që janë në pajtim me
Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës, angazhimet nën të drejtën ndërkombëtare si dhe standardet
ligjore të BE-së dhe praktikat më të mira Evropiane.
Si rezultat i vëmendjes së rritur në Kosovë përkushtuar të drejtës trashëgimore të gruas, numri i
forumeve që merren më të drejtën trashëgimore është rritur dukshëm nga më herët. Përveç
Ekipit të Projektit për të drejtën familjare dhe trashëgimore, që ka filluar punën në Shtator 201
dhe pritet të mbështes punën e Komisionit qeveritar në hartimin e Kodit Civil, MD-ja me 25 Mars
2015 ka themeluar grupin punues për të hartuar koncept dokumentin për çështjet trashëgimore,
fokusuar në problemet me të cilat ballafaqohen gratë në Kosovë. Në Prill, PDP-ja ka ofruar
gjithashtu themelimin e Task Forcës së çështjeve gjinore dhe pronësore që do të mund të
koordinonte inputet nga grupe të ndryshme të akterëve për të dy ekipet, atë të Projektit për të
drejtën familjare dhe trashëgimore që mbështet Komisionin Qeveritar për hartimin e Kodit Civil
dhe grupin punues të Ministrisë për të drejtën trashëgimore.
Sidoqoftë, fragmentimet e panevojshme të bërjes së politikave dhe hartimit të kornizës ligjore
duhet të shmangen meqë mund të qojnë në konfuzion dhe eventualisht tëçorientojnë punën e
Komisionit qeveritar për hartimin e Kodit Civil, që duhet të shihet si forum “natyral” për
diskutimin e të gjitha problemeve që kanë lidhje më trashëgiminë, marrë parasysh faktin që e
drejta trashëgimore do të jetë pjesë integrale e Kodit Civil. Diskriminimi në baza gjinore paraqet
vetëm njëçështje – shumë të rëndësishme – të të drejtës trashëgimore.
Dhënë “qendrën e vëmendjes” Komisionit të Kodit Civil, është e këshillueshme që të gjitha
hulumtimet e çështjeve trashëgimore të prodhuara jashtë kornizës institucionale të Komisionit të
Kodit Civil të jenë në dispozicion të nëngrupit të të drejtës trashëgimore dhe familjare, që do të
themelohet në Maj, e që duhet të mbetet autoriteti i hartimit final të fushës (substanciale) të të
drejtës trashëgimore. Për çështjet e natyrës procedurale, administrative apo të juridiksionit, MD-
Faqe 14 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
ja mund të dëshiroj të vendos për mënyrën më të mirë së bashku me të gjithë donatorët dhe
akterët relevantë. Sidoqoftë, Komisioni i Kodit Civil dhe nëngrupet e tij duhet të mbesin forumi
udhëheqës i bërjes së politikave dhe hartimit legjislativ sa i përket pjesëve substanciale të
kodifikimit të Kodit Civil.
Me datën 29 Prill 2015, është mbajtur një mbledhje në ndërtesën e MD-së për të diskutuar
çështjet e koordinimit mes Projektit dhe PDP-së. Në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesit e
MD-së, ZBE-së, USAID-it, PDP-së dhe Projektit. Në kontekst të kësaj mbledhjeje, Projekti
theksoj se problemi i të drejtave trashëgimore të grave në Kosovë është shumëdimensional dhe
mund të përfshijë rishikimin substantiv si dhe atë të rregullave procedurale. Brenda sferës së të
drejtës substanciale, heqja dore nga e drejta trashëgimore e grave nuk duhet të konsiderohet si
mundësia e vetme e mundshme, por duhet të bëhet vlerësimi i ndikimit për të identifikuar qasjen
më të mirë pas vlerësimit të përfitimeve dhe kostove të opsioneve të disponueshme. Për më
shumë, zgjidhja e kësaj çështje shkon shumë më shumë përtej amendamentimit të rregullave të
refuzimit të trashëgimisë dhe kërkon amendamentim edhe të ligjeve tjera p.sh të drejtës së
detyrimeve (meqë sigurisht kontratat mund të përdoren për të anashkaluar rregullat e
trashëgimisë). Boshllëqet e konsiderueshme mund të observohen me referencë në rregullat
qeverisëse të sistemit të regjistrimit të statusit civil. Për të zgjidhur problemin në fjalë, është i
nevojshëm kombinimi i masave në nivel substancial dhe procedural si dhe në domenin e të
drejtës substanciale, në më shumë se një ligj, e që mund të arrihet nëse Projekti dhe PDP-ja
punojnë së bashku ngushtë drejtë të njëjtit qëllim. Me fjalë të tjera, të dy projektet duhet t’a
“plotësojnë” njëra tjetrën mesë kjo është mënyra për të arritur rezultate të shquara dhe të
qëndrueshme.
Në kontekst të të njejtës mbledhje, është vendosur gjithashtu që të dy, Projekti dhe PDP-ja do
të jenë të ftuara të marrin pjesë dhe kontribuojnë me inputet e tyre në aktivitetet e grupit punues
të Ministrisë të themeluar me 25 Mars 2015 për të hartuar koncept dokumentin në të drejtën
trashëgimore me theks të veçantë në heqjen dorë të grave nga e drejta trashëgimore. Të dy
projektit do të jenë gjithashtu të përfshira edhe në punën e grupit punues ministror në tokën
ndërtuese.
Faqe 15 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
Përveç kësaj, PDP-ja mirëpriti propozimin e Projektit për të themeluar nën-grupin e të drejtës
familjare dhe trashëgimore një “grup të fokusuar në barazi” të përbërë nga ekspert të QK-së,
PDP-së, Projektit, OJQ-ve/OShC-ve që duhet te merret me të gjitha problemet e trashëgimisë
në Kosovë të bazuara në çështje gjinore, nga të dy këndvështrimet, atë substancial dhe
procedural (pasi këto dy dimensione janë të gërshetuara ngushtë). Në anën tjetër, ideja e PDP-
së për të formuar Task Forcën për çështje gjinore dhe pronë u braktis përfundimisht.
Përfundimisht u pajtua që të gjitha palët relevante do të takohen periodikisht (të Mërkurën e
parë të secilit muaj) për të siguruar një rrjedhë adekuate të informacionit në të dy drejtimet dhe
çështjet e adresuara.
3.1.2.2 Koordinimi me projektet tjera të financuara nga donatorët
Me 10 Mars 2015, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit dhe Eksperti Kyç 2 i të Drejtës Pronësore
kanë takuar Z. Ardi Shita, Këshilltar i Lartë Ligjor në Programin e USAID “Përmbarimi dhe
Legjislacioni Komercial” (PLK). PLK-ja është në proces të hartimit të ligjit në pagesat e vonuara
dhe rregulloret e ndryshme për Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), që kanë apo mund të kenë
ndikim në të drejtën e detyrimeve dhe në përgjithësi në Kodin Civil. Gjatë mbledhjes është
pajtuar që PLK-ja do të ndajë me Projektin draft ligjin në pagesat e vonuara (për t’u finalizuar në
Mars) dhe draft rregulloret e BQK-së (për t’u finalizuar në mes të 2015). Projekti pret të merr
draft ligjin sa më parë që është e mundur. Në kohën e këtij raporti, me Projekt nuk janë ndarë
ende as draft ligji apo dokumente tjera të shkruara. Është e paqartë nëse draft ligji në pagesat e
vonuara është finalizuar apo jo.
Me 23 Mars 2015, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit u takuar me një EASh të angazhuar nga
Projekti i Binjakëzimit “Përmirësimi i përafrimit të ligjeve dhe koherenca e kornizës ligjore”
implementuar nga IRZ dhe menaxhuar nga ZBE-së në Kosovë. Detyra e ekspertit është të
vlerësojë kornizën ligjore rreth ndërmjetësimit në Kosovë (përfshirë përputhshmërinë me
standardet ligjore të BE-së). Qëllimi i takimit ishte koordinimi me Projektin sa i përket statutit të
kufizimeve (që derivojnë nga acquis të BE-së) të aplikuara në ndërmjetësim në rastet e
procedurave gjyqësore në pritje, si dhe të përcaktohet nëse amendamentimet e propozuara në
Faqe 16 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
ligjin ekzistues të ndërmjetësimit duhet të adresojnë drejtpërdrejtë një çështje të tillë, apo nëse
do të jetë më e preferueshme që Kodi Civil të merret me to në shkallë më të vonshme. Pas
diskutimeve të thella, u pajtua që duke marrë parasysh rrethanat – veçanërisht faktin se Kodi
Civil nuk do të jetë i gatshëm para një apo dy viteve – opsioni më i mirë do të jetë
amendamentimi i ligjit ekzistues të ndërmjetësimit në pajtim me acquis të BE-së, dhe më pas
(gjatë hartimit të Kodit Civil) mundësisht të konsiderohet inkorporimi i ndryshimeve relevante në
Kodin Civil nën të drejtën e detyrimeve.
Me 5 Maj 2015, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit ka takuar një tjetër EASh të angazhuar nga
Projekti i BE-së i Binjakëzimit i përmendur më lartë. Përderisa qëllimi i misionit të ekspertit ishte
të bëjë një vlerësim të nevojave vis-a-vis amendamentimeve të Ligjit për Noterët, mbledhja
shërbej si mundësi për të diskutuar rreth koordinimit të mundshëm me kodifikimin e Kodit Civil.
Mes tjerash, u theksua se Ligji për Noterët duhet të përdor terminologji të transportuar lehtë në
Kodin Civil. U përmend gjithashtu se ky ligj rregullon situatat ku noterizimi i kontratës është i
detyrueshëm. Sidoqoftë, ligjet tjera speciale si ligji për detyrimet apo ligjet për pronën mund të
përmbajnë gjithashtu rregulla sa i përket noterizimit të kontratave. Në disa raste, ky fragmentim
dhe mbingarkesat pasuese rrisin mospërputhjet. Për shembull, Ligji për Noterët kërkon
noterizimin e kontratave mbi paluajtshmërinë – në pajtim me Ligjin për Pronën dhe të drejtat
tjera pronësore – përderisa Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve thotë se këto kontrata duhet të
jenë vetëm më shkrim. Kështu, u sugjerua që Ligji për Noterët duhet të definoj format e
ndryshme të noterizimit dhe detyrat e noterëve publik. Se cilat kontrata duhet të noterizohen
dhe nëçfarë forme, duhet të rregullohen në kontekst të ligjit i cili rregullon këto kontrata në
substancë, kështu në pjesën e Kodit Civil që kodifikon ligjin relevant (detyrimet, pronën,
familjen, trashëgiminë, etj). Meqë Ligji për Noterët mund të nënshtrojë amendamentimin para se
të kodifikohet Kodi Civil, rishikimi i ligjit të tillë me qëllim që të vijë në pajtim me Kodin Civil duhet
të shtyhet pas hartimit të Kodit Civil – në të kundërtën do të krijohet vakum ligjor për format e
caktuara të kontratave – kështu ndryshimet e nevojshme mund të bëhen në fazë më të
hershme.
Faqe 17 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
3.2 Komponenta 1(“E Drejta Pronësore”) dhe 2(“Kodi Civil”), TeR
3.2.1 Prapavija
Nga këndvështrimi substantiv, implementimi i projektit është i organizuar nën dy komponentë
tematike – Komponenti 1 (e drejta pronësore) dhe 2 (kodi civil). Përmes Raportit Fillestarë këto
komponentë janë ri-numëruar, përkatësisht si Komponenta C dhe B. Qëllimi i Komponentës 1
është të ndihmojë MD-në në reformimin e të drejtës pronësore në pajtim me acquis të BE-së,
standardet e KEDNJ-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare (praktikat më të mira
Evropiane). Komponenta 1 nuk ka të bëjë vetëm me të drejtën pronësore private si pjesë e
Kodit Civil por është e zgjeruar në përfshirjen e legjislacionit që ka të bëjë me pronën, si për
shembull ligjet e pronës shoqërore dhe publike.
Gjatë periudhës raportuese, projekti ka vazhduar implementimin e Aktiviteteve të mëposhtme:
Aktiviteti 1.2:Ndërmarrja e vlerësimit të ndikimit të legjislacionit ekzistues në të drejtën pronësore. Aktiviteti 2.2: Ndërmarrja e vlerësimit të ndikimit e legjislacionit ekzistues në fushat e ndërlidhura me
kodin civil.
3.2.2 Aktivitetet dhe Rezultatet
Aktiviteti 1.2: Ndërmarrja e vlerësimit të ndikimit të legjislacionit ekzistues në të drejtën pronësore.
Dhe
Aktiviteti 2.2: Ndërmarrja e vlerësimit të ndikimit të legjislacionit ekzistues në fushën e kodit civil.
Që nga Tetori 2014, Projekti ka aktivizuar në të njëjtën kohë tri ekipe në fushë (të përbërë nga
ekspert senior dhe të rinjë dhe të mbështetur nga ekspertët kyç): dy ekipe për komponentën e
Kodit Civil – ekipi i të drejtës familjare dhe trashëgimore (që mbulon edhe ligjin për persona)
Faqe 18 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
dhe ekipi i të drejtës detyrimore – plus një ekip plotësues për komponentën e të drejtës
pronësore.
Në Dhjetor 2014, të tri ekipet tematike kanë kompletuar Aktivitetit 1.1. dhe 2.1 të TeR
(përkatësisht Aktivitetet C.1 dhe B.1, Raporti Fillestar). Në veçanti të gjitha ligjet relevante dhe
rastet udhëheqëse ligjore të fushës së Kodit Civil dhe të drejtës pronësore janë mbledhur dhe
kataloguar. Përveç kësaj, edhe pse nuk është kërkuar me TeR të projektit, të tri ekipet kanë
hartuar analizat “fillestare” të çështjeve ligjore që ndikojnë ligjet e fushave të caktuara, në
përgatitje të aktiviteteve të projektit.
Siç parashihet me Aktivitetet 1.2 dhe 2.2 TeR (përkatësisht, Aktivitetet C.2 dhe B.2, Raporti
Fillestar), të tri grupet tematike janë aktualisht në proces të shqyrtimit të të drejtës ekzistuese
civile dhe legjislacionit të të drejtës pronësore, në kuptim të rishikimit në zyrë si dhe përmes
konsultimeve publike. Në veçanti, pritet që secili ekip të prodhojë një vlerësim të përgjithshëm të
ndikimit të të tri kornizave ligjore e rregullative në perspektivën e fushës së përgjegjësisë. Këto
vlerësime kanë për qëllim të ofrojnë ekzaminim të çështjeve kryesore që ndikojnë legjislacionin
ekzistues dhe aplikimin e tij praktik (përfshirë mospërputhjet e brendshme dhe të jashtme,
zbrazëtirat, dispozitat e paqarta apo të mangëta, çështjet terminologjike, etj). Qëllimi
përfundimtar është t’i ofrohet MD-së këshillë në përmirësimin teknik të legjislacionit ekzistues në
fushat e Kodit Civil dhe të drejtës pronësore.
EASh-të e propozuar për implementimin e aktiviteteve të përmendura më lartë janë pranuar nga
ZBE-ja me 8 Dhjetor 2014. Kërkesa për aprovim të tri ekspertëve të rinj shtesë është aprovuar
nga ZBE-ja me 28 Janar 2015. Angazhimi i EASh shtesë pati për qëllim fuqizimin e
mëtutjeshëm të ekipeve ekzistuese të ekspertëve. Qëllimi ka qenë edhe në plotësimin dhe
theksimin e pronësisë lokale në Projekt përmes rekrutimit të ekspertëve që kanë besimin e MD-
së si ekspert të fushave përkatëse.
Fatkeqësisht, një nga EASh të rijë që është aprovuar nga ZBE-ja në Janar, Z. Robert
Muharremi ka hequr dorë me 9 shkurt për arsye mospajtimi, për shkak të emërimit si Këshilltar i
Ministrit të Punëve të Jashtme, pa filluar punën në projekt. Prof. Nerxhivane Dauti u aprovua si
Faqe 19 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
zëvendësim me 7 Prill 2015.
Përkundër kompleksitetit teknik të detyrës dhe gjerësisë së fushës së mbulimit nga të tre
vlerësimet e ndikimit, finalizimi i raporteve është në përfundim e sipër dhe do të bëhet finalizimi i
tyre do të bëhet së shpejti. Për këtë arsye, nuk ka qenë e mundur të bashkëngjiten të tri raportet
në këtë raport tremujor të progresit. Çështja se aktivitetet vazhduese nuk do të jenë të
kompletuara në fund të periudhës raportuese (Shkurt, Mars dhe Prill 2015) u ngrit edhe në
mbledhjen e fundit tëKDP-së (shih procesverbalin e mbledhjes së 12 Shkurtit 2015). Në atë
ngjarje u sugjerua dhe pajtua se në Maj do të do mbahet mbledhje e shkurtër e KDP-së. Me pas
në fund të Gushtit apo Shtatorit mbledhja e tretë e KDP-së do të konsideroj Raportin e Progresit
që do të përfshijë aktivitetet e kompletuara dhe rezultatet deri në fund të Korrikut 2015.
Si pjesë e Aktiviteteve 1.2 dhe 2.2 TeR, të tri ekipet tematike kanë organizuar një apo më
shumë Punëtori/Tryeza të rrumbullakëta me qëllim të shkëmbimit të informatave dhe konsultave
me akterët vendor dhe ligjor të përfshirë në fushat e ligjit të mbuluara me Kod Civil, të drejtën
pronësore, të drejtën e obligimeve, familjare dhe trashëgimore. Në pajtim me TeR të projektit,
qëllimi i këtyre ngjarjeve ishte mbledhja e informatave dhe opinioneve relevante të vlerësimit të
legjislacionit ekzistues në sektorët e Kodit Civil dhe të drejtave pronësore.
Punëtoria/Tryeza e rrumbullakët dy ditore për të drejtën pronësore u mbajtë në dy ditë të
njëpasnjëshme, përkatësisht 18 dhe 19 Shkurt 2015 ne Hotel Sirius në Prishtinë. Pjesëmarrësit
janë zgjedhur në atë mënyrë që të arrihet një balancim mes praktikuesve, përfshirë
përfaqësuesit e Odës së Avokatëve, gjyqtarëve, noterëve dhe të tjerë si dhe anëtarë nga
akademia. Ngjarjet janë fokusuar në çështjet kryesore që ndikojnë në ligjet e ndërlidhura me
pronën (prona private, shoqërore dhe publike) dhe aplikimi i tyre praktik. Ministri i Drejtësisë,
Prof. Hajredin Kuçi, përfaqësuesi i përfituesit kryesor të projektit ishte i ftuar në hapjen e të dy
ngjarjeve, por për shkak të presionit të punës të Ministrit, për të hapur ngjarjen e parë u delegua
z. Eset Rama, Sekretari i Përgjithshëm i MD-së. Z. Baki Gimolli, Udhëheqësi i Departamentit
Ligjor të MD-së u delegua të hapë ngjarjen e dytë. Prof. Tomislav Boric dhe Prof. Iset Morina të
dy EASh të rekrutuar nga Projekti për Aktivitetin 1.2, dhanë fjalim që ofrojë bazë të mirë për
Faqe 20 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
diskutime. Pjesëmarrësit kontribuan pozitivisht në diskutim gjatë të dy ditëve. Vërehej se
pjesëmarrja ishte e limituar nga praktikuesit, veçanërisht në ditën e dytë. Në përgjithësi, ishin 50
pjesëmarrës në ngjarjen dy ditore të të drejtës pronësore.
Punëtoria/Tryeza e rrumbullakët e të drejtës së detyrimeve u organizua si ngjarje një ditore me
26 Shkurt 2015 në Hotel Sirius në Prishtinë. Pjesëmarrësit përfshinin përfaqësues të MD-së,
ministrive tjera dhe agjencive qeveritare, praktikues ligjor (gjyqtar, avokat, noter), akademive,
bankave, projekteve tjera (UNDP, USAID), OJQ-ve dhe OShC-ve. Ngjarja u fokusua në çështjet
kryesore që ndikojnë të drejtën e detyrimeve dhe aplikimin e saj praktik. Folësit kryesor ishin
Prof. Helmut Ruessmann, Gjykatësi Marko Brush, Prof. Iset Morina dhe Noteri Sefadin Blakaj,
të gjithë të rekrutuar nga Projekti si EASh për Aktivitetin 2.2. Punëtoria/Tryeza e rrumbullakët u
hap nga Sekretari i Përgjithshëm i MD-së, Z. Eset Rama. Eventi pati pjesëmarrje të mirë dhë u
mirëprit nga përfaqësuesit nga i gjithë komuniteti lokal. Në përgjithësi, 49 pjesëmarrës morën
pjesë në Punëtorinë/Tryezën e rrumbullakët të të drejtës së detyrimeve.
Punëtoria/Tryeza e rrumbullakët në të drejtën familjare dhe trashëgimore u organizua si ngjarje
një ditore, me 18 Mars 2015 në Hotel Sirius në Prishtinë. Pjesëmarrësit përfshinin përfaqësues
nga Projekti, MD-ja, Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, Zyra e Qeverisjes së
Mirë/Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme, praktikues ligjor (gjyqtar, avokat,
noter), akademia, ZBE-ja, EULEX-i, projekt tjera (USAID, PLK, etj) OJQ dhe OShC. Ngjarja u
fokusuar nëçështjet kryesorë që ndikojnë në të drejtën familjare dhe trashëgimore dhe aplikimin
e saj praktik. Folësit kryesor përfshinin Prof. Bea Verschraegen, Prof. Arta Mandro dhe Dr.
Bedri Bahtiri, të gjithë të rekrutuar nga Projekti si EASh për Aktivitetin 2.2. Punëtoria/Tryeza e
rrumbullakët u hap (në emër të Ministrit të Drejtësisë) nga Udhëheqësi për Integrim Evropian
dhe Koordinim të Politikave, Z. Lulzim Beqiri. Ngjarja ofroj një forum të nevojshëm për
shkëmbim të opinioneve dhe shikimeve. Në përgjithësi, 36 pjesëmarrës morën pjesë në
Punëtori/Tryezë të rrumbullakët.
Për të gjitha ngjarjet e organizuara nga Projekti, përgjigjet e marra nga audienca ishin gjithmonë
shumë pozitive. Të gjeturat e Punëtorive/Tryezave të rrumbullakëta janë përfshirë në Raportet e
Vlerësimit si të duhura.
Faqe 21 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
4. Aktivitetet e vazhdueshme
Gjatë Periudhës Raportuese, Projekti ka filluar implementimin e Aktiviteteve të mëposhtme:
Aktiviteti 1.3: Ndërmarrja e vlerësimit ligjor në dritë të standardeve ligjore Evropiane dhe praktika më e mirë për të identifikuar mospërputhjet dhe zbrazëtirat (pronësia);
Aktiviteti 2.3: Ndërmarrja e vlerësimit ligjor në dritë të standardeve ligjore Evropiane dhe praktika më e mirë për të identifikuar mospërputhjet dhe zbrazëtirat (kodi civil);
dhe
Aktiviteti 1.4: Ofrimi i këshillave të MD-së në thjeshtësimin dhe harmonizimin e të drejtës pronësore në bazë të zbrazëtirave dhe mospërputhjeve të identifikuara nën aktivitetin 1.3 (dhe 1.4);
Aktiviteti 2.4: Ofrimi i këshillave të MD-së në thjeshtësimin dhe harmonizimin e legjislacionit ekzistues në lidhje me kodin civil.
Meqë Aktivitetet 1.3-2.3 dhe 1.4-2.4 janë ngushtë të ndërlidhura me njëra tjetrën dhe duhet të
kryhen nga ekipet e njëjta të EASh, Projekti ka dorëzuar një kërkesë të vetme në ZBE për
implementim të të dy aktiviteteve me 3 Prill 2015 dhe Kërkesa Administrative e ZBE-së (KA) që
aprovon të gjithë ekspertët e propozuar dhe TeR u lëshua me 7 Prill 2015. Mobilizimi i
ekspertëve ka filluar në fillim të Prillit dhe do të zgjasë deri në fund të Korrikut 2015.
5. Të ndryshme
Me 10 Mars 2015, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit dhe EK2 i të drejtës pronësore kanë pasur
takim me Z. Lulzim Beqiri, Drejtor i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të
Politikave në MD. Gjatë takimit u ngritën çështjet e fitimit të pronës dhe tokës nga të huajt në
Kosovë. Për momentin nuk ka ligj që specifikisht adreson këtë çështje dhe pak qytetarë jo-
Kosovar që blejnë pronë në Kosovë janë këshilluar nga praktikuesit ligjor që të blejnë vetura
përmes kompanive komerciale. Kjo nuk është zgjidhje e kënaqshme, meqë blerjet e tilla
shkaktojnë shpenzime të mëdha për një veturë që atyre nuk ju duhet. Me kërkesë të Drejtorit,
Faqe 22 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
Projekti është angazhuar të ndihmoj MD-në në këtë drejtim meqë Kosova së shpejti do të jetë e
kërkuar të plotësoj kërkesat e MSA në këtë drejtim. Kështu, në kornizën e punës të vlerësimit të
vazhdueshëm, Projekti do të kryej një studim krahasues të gjendjes aktualë në këtë drejtim në
shtetet tjera të regjionit për të identifikuar praktikat më të mira dhe zgjidhjet e mundshme
praktike (qoftë amendamentimi i legjislacionit ekzistues apo hartimi i ligjit ad-hoc).
Me 17 Mars 2015, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit ka takuar Znj. Rasa Jautakaite- Tunaitiene,
Zyrtar i Politikave Ekonomike dhe Politikave Integruese të BE-së në BESR, për të diskutuar
sfidat dhe problemet në fushën e të drejtës pronësore në Kosovë, veçanërisht sa i përket blerjes
së patundshmërisë nga të huaj, si vazhdimësi e mbledhjes së SAPD. Pas takimit, ashtu siç u
sugjerua nga Udhëheqësi i Ekipit të Projektit, pyetje sa i përket sektorit pronësor janë dorëzuar
me shkrim dhe përgjigjur me 25 Mars 2015.
6. Çështjet e mbetura pezull
TeR të Projektit specifikojnë se nën Aktivitetet 1.3 dhe 2.3 (përkatësisht, Aktivitetet C.3 dhe B.3,
Raporti Fillestar) MD-ja do të kërkohet të emërojë stafin për Grupet Punuese (GP) për Kodin
Civil dhe të drejtat pronësore për të bërë detyrat e tyre në procesin legjislativ.
Me 11 Mars 2015, u themelua Komisioni për hartimin e Kodit Civil për Kosovë (“Komisioni”) me
vendim të QeK-së. Disa EASh lokal të angazhuar nga projekti janë emëruar si anëtarë të
Komisionit. Ekspertët ndërkombëtarë janë të mirëseardhur të marrin pjesë gjithashtu. Mbledhja
u udhëheq nga Ministri i Drejtësisë, Z. Hajredin Kuçi. Ndër folësit e mbledhjes ishin
BESR/Udhëheqësi i Zyres së BE-së në Kosovë, Z. Samuel Žbogar.
Komisioni u pajtua të takohet sërish në Prill për të diskutuar për metodologjinë e punës dhe
themelimin e nëngrupeve tematike. Sidoqoftë, asnjë mbledhje tjetër e Komisionit nuk është
mbajtur ende. Themelimi i nëngrupeve është krucial që Komisioni të bëhet plotësisht
operacional. Bazuar në informatat e fundit në dispozicion, pritet që nëngrupet të themelohen në
Maj.
Faqe 23 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
7. Supozimet dhe Rreziqet
Nuk ka ndryshime tjera krahasuar me rreziqet dhe supozimet e identifikuara në Raportin
Fillestar, përveç këtyre në vijim:
- Për të mirëmbajtur një ndjenjë të fortë të pronësisë vendore në kodifikimin e Kodit Civil
pritet që nëngrupet e Komisionit qeveritar për hartim të Kodit Civil të themelohen sa më
parë që është e mundur dhe të udhëhiqen në mënyrë efikase nga MD-ja përmes
implementimit të projektit. Projekti është duke zbutur këtë rrezik duke ndjekur procesin e
themelimit të nëngrupeve nga afër, dhe duke konsideruar masat e mundshme për të
siguruar funksionim efikas dhe të efektshëm të nëngrupeve si rekrutimin e një apo më
shumë EASh me mandat specifik të ndihmojnë kryetarin e secilit nëngrup për detyrat
administrative (p.sh mbajtjen e takimeve, organizimin e logjistikës, përgatitjen e ftesave
dhe agjendave, hartimin e procesverbaleve, adresimin e kërkesave specifike dhe
anëtarët e nëngrupeve etj).
- Projekti nuk synon vetëm kodifikim e Kodit Civil por qëllimet më ambicioze janë të filloj
procesin e përmirësimit të kornizës rregullative të të drejtës pronësore duke hartuar një
plan të përgjithshëm për sektorin e reformës dhe hartimin e legjislacionit specifik.
Korniza 2 vjeçare duket të jetë e shkurtër në dritë të përvojave të kaluara dhe të
tanishme të BE-së dhe Ballkanit1. Për më shumë, bazuar në TeR, përgjegjësia e hartimit
të Kodit Civil dhe legjislacionit pronësor bie mbi MD-në2. Kjo nënkupton që Projekti mund
të mos ketë kontroll të plotë në tërë procesin, kështu mund të ndodhin vonesa në arritjen
e rezultateve të pritshme të projektit. Sa i përket kompleksitetit të kodifikimit të Kodit Civil 1 Për shembull, në Shqipëri ka marrë më shumë kohe se katër vite (nga 1990 deri 1994) që të hartohet Kodi Civil më mbeshtetjen dhe ndihmën ndërkombëtare. Maqedonia është duke hartuar Kodin Civil që nga fundi i 2010 por ende asnjë Kod nuk është prodhuar. Në 2006 Qeveria e Serbisë ka themeluar Komisionin për hartimin e Kodit Civil. Ky komisioni deri sot ka publikuar pjesë të kodit të ardshëm, si atë të të drejtës së detyrimeve, familjare e trashëgimore, përderisa hartimi është ende duke vazhduar sa i përket pjesëve të përgjithshme të kodit të ardhshëm dhe të drejtës pronësore. Kodi civil final nuk është aprovuar ende nga Komisioni. 2 Nën të dy komponentet at të Kodit Civil dhe të Drejtës Pronësore, Projeki duhet të asistoj vetëm brupet punuese dhe të mos përfshihet drejtpërdrejtë në hartimin legjislative përveq kur kërkohet përfarfimi me acquis të BE-së (shih TeR, Aktiviteti 1.9, faqe 10 dhe Aktiviteti 2.9, faqe 21).
Faqe 24 nga 25
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga Konzorciumi i udhëhequr nga GIZ IS
(veçanërisht nëkëndvështrim të të gjitha problemeve sistematike në të gjitha fushat e
ndryshme të të drejtës civile që do kenë nevojë të adresohen gjatë procesit të
kodifikimit) numri i ditëve të punës në dispozicion për ekspertët senior (450 sipas TeR)
duket relativisht i vogël.
8. Aktivitetet e Planifikuara për Periudhën e Ardhshme Raportuese
Gjatë Periudhës së ardhshme Raportuese, Projekti do të fokusohet në kompletimin e
implementimit të aktiviteteve të mëposhtme:
Aktiviteti 1.3: Ndërmarrja e vlerësimit ligjor në dritë të standardeve ligjore Evropiane dhe praktika më e mirë për të identifikuar mospërputhjet dhe zbrazëtirat (pronësia);
Aktiviteti 2.3: Ndërmarrja e vlerësimit ligjor në dritë të standardeve ligjore Evropiane dhe praktika më e mirë për të identifikuar mospërputhjet dhe zbrazëtirat (kodi civil);
dhe
Aktiviteti 1.4: Ofrimi i këshillave të MD-së në thjeshtësimin dhe harmonizimin e të drejtës pronësore në bazë të zbrazëtirave dhe mospërputhjeve të identifikuara nën aktivitetin 1.3 (dhe 1.4);
Aktiviteti 2.4: Ofrimi i këshillave të MD-së në thjeshtësimin dhe harmonizimin e legjislacionit ekzistues në lidhje me kodin civil.
FUND I RAPORTIT
Faqe 25 nga 25