Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi...

52
Viti i 81-të i botimit Nr. 6 Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja Mabus: Shqipëria, aleate dhe bashkëpunëtore e ngushtë e SHBA

Transcript of Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi...

Page 1: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

Viti i 81-të i botimitNr. 6

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Mbrojtja

Mabus: Shqipëria, aleate dhe bashkëpunëtore

e ngushtë e SHBA

Page 2: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 2

P ë rmba j t j anumri 5

stërvitja

kibernetika

rekreacioni

fokus

13

21

45

48

Rreth – Grethi nga kabina me 199 butona

Sulmet kompjuterike, rrezik potencial i shoqërisë së sotme

Shumëllojshmëri aktivitetesh në QKMBM

Spitali i Përgjithshëm Ushtarak(me fotografi që publikohen për herë të parë)

Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Kapiten Dritor Papa

Gazetarë: Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

Mimoza Golikja

Redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Shtypur në shtypshkronjën:

“Kristalina KH”

stafi

4 zyrtare

Ministri Imami priti Sekretarin për FD të SHBA, zotin Mabus

28

Rishikimi i Doktrinës Ushtarake të Forcave të Armatosura

8 intervista

speciale

forcat speciale

Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik

38

Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

Shqipëria, aleate dhe bashkëpunëtore e ngushtë e SHBA

Flet për revistën “Mbrojtja”, Përfaqësuesi ynë Ushtarak në Shtabin e NATO-s në Bruksel, kundëradmiral Kristaq Gerveni

Rrethanat e reja të krijuara në kuadrin e një mjedisi strategjik dhe operacional gjithnjë e më kompleks, zhvillimet e fundit...

Nga kol. Dritan Demiri

Page 3: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 3

LAvdRiM LiTADrejtor i drejtorisë së Publikimeve

ed i tor ial

Falë përkrahjes së vendosur të Shteteve të Bashkuara dhe arritjes së standardeve, Shqipëria është anëtare e NATO-s, aleancës më

të madhe ushtarake që ka njohur bota, jo e mbyllur brenda vetes, por kontribuuese dhe pjesëmarrëse e përhapjes së paqes dhe sigurisë dhe e të drejtave universale. Marrëdhëniet shqiptaro amerikane janë të shkëlqyera. Rëndësia e këtyre marrëdhënieve, besoj se mund të vlerësohet, duke iu përgjigjur pyetjes: A është Shqipëria dhe kombi shqiptar në përgjithësi, më mirë sot se ç’ishte dy dekada më parë kur nuk kishte marrëdhënie zyrtare me Shtetet e Bashkuara? Besoj se përgjigjja është e qartë për të gjithë. Shtetet e Bashkuara përkrahin vendosmërisht Shqipërinë në përpjekjet e saj në forcimin e shtetit ligjor dhe të institucioneve demokratike në përgjithësi, në rrugën e saj për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian.Kuptohet vetiu, vizita e veçantë e Sekretarit të Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti Ray Mabus në Ministrinë e Mbrojtjes është një sinjal kuptimplotë e i rëndësishëm për bashkëpunimin e mëtejshëm. Sekretari i Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti Mabus gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes, zotin Arben Imami shprehu vullnetin e palëkundur të SHBA për të vijuar bashkëpunimin, duke nënvizuar gatishmërinë për të shtuar këtë bashkëpunim në fushën e arsimimit dhe trajnimit, në dhënien e ekspertizës për çështje të emergjencave civile etj. Ai vlerësoi prezencën dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë dhe po jep në Afganistan në kuadër të misionit ISAF. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes, zoti

Imami shprehu mirënjohjen e vendit tonë për të gjithë ndihmën që kanë dhënë SHBA për Forcat tona të Armatosura, si dhe shprehu vullnetin e Qeverisë Shqiptare për prezencën e trupave tona ushtarake përtej vitit 2014 në Afganistan.Besoj se perspektivat për marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyeshme. Viti që kaloi shënoi dhe 20 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Roli i Shteteve të Bashkuara gjatë këtyre dy dekadave ishte e pazëvendësueshëm në favor të zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar në Ballkan. Roli i duhur i SHBA në çdo vend, është në radhë të parë të mbrojë interesat e veta. Dhe interesat amerikane në Shqipëri, janë që aty të ketë një shoqëri pluraliste, demokratike, që funksionin relativisht mirë me një ekonomi të mirë. Interesi i qytetarëve shqiptarë është i njëjtë dhe shtrihen në një gjatësi vale. Kjo përputhje interesash është gur themeli për marrëdhëniet e ngushta dypalëshe.

Page 4: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 4

zyrtareMinistri Imami priti Sekretarin

për Forcat Detare të SHBA, zotin Mabus

Zhvillohet takimi ndërministerial ndërmjetQNOD dhe Flotës së Gjashtë Amerikane

Më datë 07 qershor, ministri i Mbrojtjes zoti Arben Imami, priti në një takim të veçantë Sekretarin e Forcave De-

tare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Ray Mabus, i cili kryesonte një delegacion që zhvilloi një vizitë në vendin tonë. Gjatë takimit me ministrin Imami, Sekretari Mabus u shpreh se Shqipëria është një aleate dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai vlerësoi prezencën dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë dhe po jep në Afganistan në kuadër të misionit ISAF. Nga ana e tij, ministri Imami shprehu mirënjohjen e vendit tonë për të gjithë ndih-mën që kanë dhënë SHBA për Forcat tona të Armatosura, si edhe shprehu vullnetin e Qeverisë Shqiptare për prezencën e trupave tona ushtarake përtej vitit 2014 në Afganistan. Në vijim të fjalës së tij, zoti Mabus shprehu vullnetin e palëkun-dur të SHBA-së për të vijuar bashkëpunimin, duke nënvizuar gatishmërinë për të shtuar këtë bashkëpunim në fushën e arsimimit dhe trajnimit, në dhënien e ekspertizës për çështje të emergjencave civile etj. Ministri Imami parashtroi një përm-bledhje të të gjitha reformave të ndërmarra vitet e fundit në Forcat e Armatosura, prioritetet e së ardhmes dhe u përqen-drua tek asgjësimi i municioneve të tepërta, proces i cili pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2013. Ministri Ima-

Në vijim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) dhe

Flotës së 6-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më datë 20 qershor 2012, u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes takimi ndërministerial me pjesëmarrjen e për-faqësuesve të 7 ministrive që ndërveprojnë me këtë Qendër dhe përfaqësuesve të palës amerikane.

Në këtë takim ishin të pranishëm: ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, përfaqësuesi i ICITAP, z. Mark Stickevers, zëvendësministri i Financave z. Nezir Haldeda, zëvendësministrja e Kulturës, znj. Zana Turku, zëvendësministri i Brendshëm, z. Avenir Peka, etj.

Në fjalën e tij, ministri Imami u shpreh: “Jam i lumtur që të gjithë aktorët janë sot këtu për të marrë në shqyrtim një nga veprimtaritë më të rëndësishme që QNOD pati gjatë vitit të shkuar në stërvitjen e përbashkët me Flotën e Gjashtë Ameri-kane, si dhe për të nxjerrë disa mësime nga kjo stërvitje. Do të ishte e nevojshme që të shtojmë më tej bashkëpunimin

mi theksoi gjithëashtu se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes janë përqendruar edhe tek modernizimi i Forcave të Armatosura, duke iu referuar blerjes së helikopterëve të rinj, ndërtimit të anijeve të reja, pajisjes së Forcave të Armato-sura me pajisje individuale dhe armatim të lehtë etj.

në këtë nivel ndëroperacional. Padyshim që QNOD është një nga sukseset e rëndësishme të kësaj qeverie. Qendra është një model gjithashtu për vendet e rajonit, për çka unë kam pasur në vijimësi vlerësimet më të mira nga kolegët e mi të Ministrive të Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit, po ashtu edhe të Italisë dhe vendeve të tjera mike dhe partnere”, - nënvizoi, ndër të tjera, ministri Imami. Në mënyrë të veçantë ministri i Mbrojtjes Imami falenderoi nëpërmjet Ambasadorit Arvizu, për ndihmën, përkrahjen dhe mbështetjen e pakontestueshme që qeveria e SHBA ka dhënë për vendin tonë e në mënyrë të veçantë për funksionimin e QNOD. Nga ana e tij, ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu e vlerësoi maksimal-isht rëndësinë e kësaj Qendre, si dhe shprehu mbështetjen që vendi i tij i jep në vazhdimësi institucioneve përgjegjëse në këtë Qendër. Në fjalën e tij, mes të tjerash ambasadori Arvizu nënvizoi angazhimin në një seri stërvitjesh gjithmonë e më të ndërlikuara të QNOD dhe Marinës së SHBA, për të përmirë-suar operacionet e sigurisë kufitare detare. Këto stërvitje praktike përfshijnë: zbulimin, hetimin, identifikimin, ndalimin, kapjen dhe mbylljen e incidenteve.

Page 5: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 5

Më datë 1 qershor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmi-

jëve, ministri Imami mori pjesë në një aktivitet promovues që Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM) organizoi për fëmijët e ushtarakëve që shërbejnë në Forcat e Armatosura. Perveç min-istrit Imami, të pranishëm në këtë veprimtari ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Arma-tosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi, ushtarakë dhe punonjës civilë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Arma-tosura, si edhe mjaft gra, familjarë dhe fëmijë të tjerë të ushtarakëve dhe stafit civil të FA. Fillimisht minis-tri Imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi vizituan ekspozitën e hapur në hollin kryesor të QKMBM me krijimet më të mira të fëmijëve të ushtarakëve që ndjekin kursin e pikturës pranë kësaj Qendre.

Kjo ekspozitë, ku paraqiteshin me dhjetëra e dhjetëra punime artistike me tematika të ndryshme, ishte një dëshmi e talentit dhe punës së bërë

Festohet 1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve, në QKMBM

sishëm për ta na nderojnë me pr-ezencën e tyre ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, duke na lënë të kuptojmë se mbështetja e tyre do të vazhdojë të jetë mjaft e madhe edhe në të ardhmen”, theksoi në fjalën e saj znj. Zerina Kuke.

Grupi i fëmijëve të ushtarakëve që ndjekin kursin e aktrimit paraq-itën një performancë të shkëlqy-er në lojën e tyre artistike, duke sjellë në skenë interpretime të bukura dhe emocionale, si dhe duke marrë njëherazi edhe duar-trokitje të shumta nga të pran-ishmit në sallë.

nga fëmijët e ushtarakëve që ndjekin kursin e arteve pamore.

Më pas, ministri Imami dhe gjen-eralmajor Gjunkshi ndoqën pjesën teatrale muzikore të vënë në skenë nga fëmijët e kursit të aktrimit, me titull: “Nuk dua, nuk më pëlqen”. Para fillimit të shfaqjes, znj. Zerina Kuke, Drejtore e Përgjithshme e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, përshëndeti të pranishmit, duke theksuar se, kjo është një ditë e veçantë për të gjithë fëmijët, pasi 1 Qershori është dita e festës së tyre. “Kjo është një ngjarje e veçantë dhe për fëmijët e ushtarakëve dhe mua më vjen shumë mirë që në këtë eveniment të rëndë-

Ministri Imami shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Rahovecit

në KosovëMinistri i Mbrojtjes i Shqipërisë, zoti Arben Ima-

mi, u shpall më datë 14 qershor 2012 “Qytetar Nderi” i Komunës së Rahovecit në Republikën e Kos-ovës. Titulli i qytetarit të nderit iu akordua ministrit Imami nga Kuvendi Komunal (bashkiak) i Komunës së Rahovecit me motivacion për kontributin që zoti Imami ka dhënë për paqen dhe stabilitetin në ra-jon, për përkushtimin e treguar ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Arben Imami, në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, i ka kon-tribuar në vazhdimësi paqes dhe stabilitetit në ra-jon, duke qëndruar krah qytetarëve të Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat e historisë së re të Ballkanit”, thuhet në motivacionin e titullit “Qytetar Nderi”.

Vlerësimi vijon më tej duke e konsideruar kon-tributin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë si themelore për forcimin e pozitës së kombit shqiptar në Ballkan. “Titulli ‘Qytetar Nderi

i Rahovecit’ i jepet ministrit Arben Imami edhe për kontributin e tij dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë në ndihmë të insti-tucioneve të sigurisë të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në vendimin e Kuvendit Komunal. Motivacioni mbyllet me vlerësimin për kontributin që z. Arben Imami ka dhënë për ruajtjen dhe kulti-vimin e trashëgimisë kulturore kombëtare.

Ministri Imami shprehu mirënjohjen për vlerësimin e madh që i bënë qytetarët e Rahovecit dhe Komuna e Rahovecit. Ai u shpreh gjatë ceremonisë se Shq-ipëria dhe Kosova janë në një rrugën e drejtë europi-aniste, e cila është e pakthim dhe e pashmangshme. Më tej, zoti Imami nënvizoi gjithashtu se kombi shq-iptar është në një moment të veçantë në rrugën për dinjitet kombëtar dhe rruga europianiste është rruga më e mirë. Më tej, në fjalën e tij ministri Imami theksoi se Shqipëria është e vendosur në qëndrimin e saj se tërësia territoriale e Republikës së Kosovës është e paprekshme dhe e pacënueshme.

Page 6: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 6

Zhvilloi punimet Konferenca e 6-të e Shefave të Mbrojtjes të Ballkanit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralm-ajor Xhemal Gjunkshi, mori pjesë në Konferencën e

6-të Ballkanike të Shefave të Mbrojtjes që u zhvillua në Sofie- Bullgari në datat 12-13 Qershor 2012.

Në këtë takim merrnin pjesë Shefat e Mbrojtjes të nëntë vendeve anëtare të kësaj iniciative (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Rumania) si dhe të ftuar specialë nga Komiteti Ushtarak i NATO-s, Komanda e Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, nga Komanda Amerikane në Evropë, Shtabi i P ërgjithsh ëm kroat dhe slloven.

Konferencën e përshëndeti edhe Presidenti i Repub-likës Bullgare, zoti Rosen Plevneliev si dhe nga i ftuari Special nga Komiteti Ushtarak i NATO-s, gjeneralleitënant Walter E. Gaskin.

Axhenda e konferencës përfshinte vlerësimet e gru-peve koordinatore për Rreziqet Asimetrike nën këndvësh-trimin rajonal dhe të proceseve të arsimimit e trajnimit në vendet e Ballkanit. Vlerësimet në fjalë, reflektonin punën një vjeçare të kryer nga grupi koordinator dhe nëngrupet e punës sipas një programi të miratuar në Konferencën e 5-të që u zhvillua në Ohër, Maqedoni vitin 2011. Ndër çështjet vlerësuara ishte thellimi i bashkëpunimit për Fushën e Komunikimit dhe Informacionin. Për këtë qëllim, u rekomandua bashkëpunimi dhe eksplorimin e mëtejshëm për ngritjen e Rrjetit Kompjuterik për shkëmbim eksperi-ence për stërvitjet për Evropën Jug-Lindore, kryerjen e stërvitjeve të ndërlidhjes, menaxhimit të informacionit, komunikimit satelitor dhe Mbrojtjes kibernetike.

Në çështjen e parë për Rreziqet Asimetrike nën kënd-vështrimin rajonal, pjesëmarrësit paraqitën vlerësimet, komentet dhe propozime specifike.

Gjeneralmajor Gjunkshi, në fjalën e tij lidhur me këtë çështje, shprehu vlerësimin për aktivitetin e paraqitur nga grupet koordinative dhe u shpreh se “...rreziqet asimetrike i kanë kapërcyer kufijtë nacionalë dhe shfaqen si një sfidë tashmë edhe për rajonin e Ballkanit...ndaj edhe reagimi në mënyrë të koordinuar në kohë dhe në nivel rajonal-në hapësirë është një kërkesë pa të cilën

suksesi do të jetë i vështirë...” Një hapësirë e veçantë gjatë konferencës ju dha edhe

prezantimeve kombëtare për të promovuar aktivitete ose ide që mund të promovojnë qëllimin e forumit . Bri-fingu “Kontribute në fushën e Arsimimit që ofrojnë FA për vendet anëtare të iniciativës” u paraqit nga Kolonel Kolici, Komandant i AM. Ky brifing u përqendrua në ek-speriencën dhe vlerat që ofron Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes në nivel rajonal, dhe kapacitetet që ofron Qendra e Gjuhëve të Huaja si institucion me standarte e infrastrukturë bashkohore.

Në këtë kuadër gjeneralmajor Gjunkshi duke përmen-dur ftesat drejtuar vendeve të Ballkanit u shpreh se “...KLSM dhe QGJH janë padyshim institucione që e kanë kaluar “testin” e provës për standarte bashkohore...ato zhvillojnë programe cilësore, bashkohore dhe kooperojnë me institucione arsimore të mirënjohura në NATO dhe në perëndim...eksperienca disa vjecare ka reflektuar vlera që ne mund ti promovojmë në kuadër rajonal....”.

Në mbyllje të Konferencës, gjeneralmajor Gjunkshi, pasi vlerësoi rëndësinë e kësaj iniciative, shprehu gatish-mërinë e FA për marrjen e Sekretariatit të Iniciativës për Vitin 2012-2013 dhe organizimin e takimeve koordina-tore si dhe konferencës së 7-të të SHSHP të vendeve të Ballkanit gjatë verës 2013. Ky vendim u mirëprit nga të gjithë SHSHP të vendeve të Ballkanit.

Në intervalet e konferencës, gjeneralmajor Gjunkshi pati një numër takimesh me homologët e vendeve pjesëmarrëse dhe përfaqësuesit e komandave të ftuara në aktivitet.

Në këtë kuadër, gjeneralmajor Gjunkshi u takua me Shefat e Mbrojtjes nga Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Ruma-nia.Gjatë këtyre takimeve u vlerësuan aspektet e bash-këpunimi ushtarak midis vendeve dhe komandave.

Në fund të Konferencës, SHSHP nënshkruan De-klaratën e Përbashkët me anë të cilës miratonin raportet vjetore të grupeve të punës si dhe planin e aktiviteteve për vitin 2013. Konferenca u zhvillua në një frymë bash-këpunimi dhe miqësie të ndërsjellët.

Page 7: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 7

Gjeneralmajor Gjunkshi çertifikon Forcat Speciale Shqiptare, për rezultatet e arritura në stërvitjen B-9 CJSEMë datë 18 qershor 2012, shefi i Shtabit të Përgjith-

shëm të FARSH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi zhvilloi në ambientet e Batalionit të Forcave Speciale një takim të përzemërt me personelin shqiptar, pjesëmar-rës në stërvitjen e përbashkët B-9 CJSE, e Forcave Speciale të vendeve të Ballkanit dhe u akordoi atyre certifikatën e vlerësimit, në shenjë vlerësimi për për-faqësimin dinjitoz që i bënë vendit të tyre dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, duke arritur rezultatet më të larta në të gjitha garat.

Në këtë takim ishin të pranishëm komandanti i Forcës Tokësore gjeneralbrigade Viktor Berdo, komandanti i Batalionit të Forcave Speciale kolonel Dritan Demiraj, përfaqësuesi ushtarak pranë zyrës së ODC, kolonel Kev-in Bosch, ushtarakë dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij të hapjes, komandanti i Batalionit Special, kolonel Dritan Demiraj, pasi bëri një rezyme të gjithë punës dhe përkushtimit të ushtarakëve pjesëmar-rës në stërvitjen e përbashkët B-9 CJSE, e Forcave Speciale të vendeve të Ballkanit, nënvizoi se: “Për vite me radhë trupat speciale kanë shërbyer me devot-shmëri në shërbim të paqes në zonat më të nxehta të globit. Me përgjegjësinë dhe profesionalizmin e treguar në çdo mision dhe detyrë të ngarkuar trupat speciale kanë përfaqësuar denjësisht Batalionin Special, Forcat e Armatosura Shqiptare,si dhe mbarë popullin shqiptarë. Batalioni Special, si elitë e Forcave të Armatosura ud-hëheq, ndaj kjo duhet të jetë motoja jonë që duhet të na karakterizojë në kryerjen me sukses të detyrave”.

Më pas e mori fjalën gjeneralmajor Gjunkshi, i cili pasi falënderoi përzemërsisht ekipin pjesëmarrës në këtë stërvitje për rezultatet e larta të arritura dhe për-faqësimin që kanë bërë FASH nënvizoi se: “Kam ard-hur gjithnjë me dëshirë mes jush për të uruar fillimet apo mbarimet e stërvitjeve, për tu përcjellë në misione jashtë vendit, apo për tu pritur kur jeni kthyer krenar nga detyrat, për të ndarë me ju kënaqësinë e arritjeve dhe rezultateve të larta në përmbushjen e misionit dhe detyrave. Ndërsa sot jam këtu për të treguar se e

vlerësoj lart punën e ushtarakëve pjesëmarrës në këtë stërvitje, e cila është iniciativë e Shefave të Shtabit të Ballkanit, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.

Duke vlerësuar performancën e lartë, përgatitjen serioze, disiplinën dhe përkushtimin që ushtarakët tanë treguan në të gjitha aspektet e kësaj stërvitjeje të për-bashkët, gjeneralmajor Gjunkshi theksoi: “Paraqitja dhe rezultatet tuaja në këtë aktivitet, janë pjesë e pandarë e punës që bëhet në Forcat tona të Armatosura për tu përgatitur dhe stërvitur çdo ditë, për të vepruar si partnerë të denjë në mbështetje të paqes në Afgani-stan e kudo në botë, apo për të përballuar edhe rastet e emergjencave civile në ndihmë të popullsisë. Me këtë rast, dëshiroj të falenderoj Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, punën e shkëlqyer të zyrës së ODC si dhe kontributin e Kompanisë “General Dynamics” për ndih-mën e dhënë në pregatitjen e trupave tona speciale. Le të shërbejë puna dhe arritjet tuaja si një shembull i cili duhet ndjekur nga të gjitha komandat e strukturave tona të Forcave të Armatosura dhe të gjithë pjesëtarët e saj për të vlerësuar me seriozitet maksimal stërvitjen e për-gatitjen e përditshme luftarake në repart, si dhe stërvit-jet e përbashkëta me aleatët e vendet e tjera të rajonit. Kërkoj nga të gjithë pjesëtarët e Forcave të Armatosura më shumë punë, më shumë përgatitje e disiplinë për të realizuar të gjitha objektivat e përcaktuara në realizimin e misionit kushtetues, dhe për ta ngritur më lart emrin e shtetit shqiptar dhe Forcave tona të Armatosura, në këtë 100 vjetor të krijimit të tyre”, përfundoi fjalën e tij Gjeneral Gjunkshi.

Në fund të ceremonisë, Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA gjeneralmajor Gjunkshi, u dorëzoi çertifikatën e vlerësimit, pjesëmarrësve në stërvitjen e përbashkët B-9 CJSE, e Forcave Speciale të vendeve të Ballkanit, me motivacion “Për performancën tuaj të shkëlqyer gjatë stërvitjes me forcat speciale të vendeve të Ballkanit B-PCJSE”, që u zhvillua në periudhën 03-09 qershor 2012 në Maqedoni.

Page 8: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 8

intervistoi: ALBeRT HiTOALiAJ

i n terv i staPaqja dhe stabiliteti në Ballkan do të thotë

një integrim i shpejtë Euro-Atlantik

Kjo intervistë synon të sjellë disa detaje të cila reflektojnë vendimet e marra në sami-tin e Çikagos. Ky informacion përveç gamës së gjerë të veprimtarisë e vendimmarrjes së

NATO-s, synon që të sjellë pikërisht atë informim i cili ka lidhje të drejta ose të tërthorta më vendin apo rajonin tonë. Duke qenë se Përfaqësuesi ynë Ush-tarak në Shtabin e NATO-s në Bruksel, kundëradmiral Kristaq Gerveni, ka qenë më në brendësi të këtyre zhvillimeve, për vetë pozicionin që mban, informacioni i sjellë do të jetë i përmbledhur dhe gjithëpërfshirës.

Ndër diskutimet që u zhvilluan në këtë samit, ishte edhe ai mbi operacionet e Aleancës që janë në zhvillim. Do të ishte në interes të dihej diçka më tepër në lidhje me konfirmimin e tyre dhe angazhi-meve të reja?

Përpara se t’ju përgjigjem pyetjeve, dua të bëj një pasqyrë të shkurtër të atmosferës ku u zhvillua Samiti. Ashtu siç pritej, Samiti i Çikagos, (Samiti i 25 i NATO-s) ishte më i madhi në historinë e NATO-s. Në të morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të 60 vendeve anëtare dhe partnere, si dhe përfaqësues të Organizatave Ndërkombëtare (OKB, BE, OSBE etj…). Përveç masave organizative të marra për përgatitjen e përmbajtjes së tij, një vend të rëndësishëm iu kush-tua aktiviteteve që u zhvilluan para dhe gjatë puni-meve të Samitit. Në datën 18 Maj u organizua një ta-kim i gjerë me veteranët që kanë shërbyer në NATO. Një ditë më pas, në 19 Maj, u organizua një debat me studentët për Samitin dhe për të ardhmen e NATO-s në përgjithësi. Ky aktivitet u pasua nga Samiti i Rinisë

Atlantike “Youth Atlantist Summit”, i cili u cilësua si “pasqyra” e Samitit të NATO-s. U organizuan gjithash-tu edhe aktivitete sportive mjaft domethënëse, si përshembull ndeshja e bejsbollit midis dy skuadrave të Çikagos (Chicago Cubs dhe Chicago White Sox) ku u prezantuan flamujt e të gjitha vendeve kontribuuese, dhe u ndoq nga shumë pjesëmarrës të delegacioneve. Topi i parë i ndeshjes u hodh nga Komandanti i ISAF-it, Gjeneral John Allen, i cili gjatë ndeshjes (që u trans-metua nga disa kanale televizive) jepte komente për operacionin e NATO-s në Afganistan. Po kështu, u zh-villua Festivali i Balonave në kohën që zhvillohej Samiti, në “qytetin e erërave” siç e quajn Çikagon. Nga ana tjetër, nuk munguan as protestat kundër NATO-s, të cilat vazhduan gjatë dy ditëve të Samitit, me pjesë-marrjen e 15 000 veteve të ardhur nga të gjitha qytetet e Amerikës. U aktivizuan më shumë se 12 000 forca policie për të siguruar zonën ku u zhvillua samiti (Mc Cormick Chicago Convention Center, e cila

Flet për revistën “Mbrojtja”, Përfaqësuesi ynë Ushtarak në Shtabin e NATO-s në Bruksel, kundëradmiral Kristaq Gerveni

Page 9: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 9

është më e madhja në Amerikë) dhe hotelet ku ishin akomoduar delegacionet.

Dhe tani po i përgjigjem pyetjeve. Duke shpre-hur mirënjohjen për të gjithë burrat dhe gratë që marrin pjesë direkt ne operacionet që NATO është duke kryer sot, në Samit u ritheksua vendosmëria e Aleancës për të vazhduar Operacionet në Afgani-stan dhe në Kosovë, Operacionin “Ocean Shield” kundër Piraterisë në Bririn e Afrikës, Operacionin “Active Endeavour” në Mesdhe dhe Operacionin e Policimit Ajror në vendet Baltike. Samiti arriti në një konkluzion të rëndësishëm për planin e tranzicionit deri në fund të vitit 2014, planin pas vitit 2014 dhe mbështetjen financiare të Forcave të Sigurisë Kom-bëtare Afgane. Aktualisht, Operacioni ISAF është në fazën e tretë (nga pesë faza gjithsej) të kalimit të përgjegjësisë Forcave të Sigurisë Kombëtare Af-gane (ANSF), i cili është planifikuar të përfundojë në fund të vitit 2014. Me fjalë të tjera, në këtë fazë rreth 75% e territorit të Afganistanit është nën përgjegjësinë e ANSF (në fund të fazës III). Plani Op-eracional është miratuar për të siguruar realizimin e misionit në fund të vitit 2014, duke marrë parasysh tërheqjet e forcave nga vendet aleate dhe partnere. Misioni i NATO-s për Trajnimin në Afganistan va-zhdon të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve të Institucioneve të Sigurisë. Aleanca mbetet plotë-sisht e angazhuar për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në Rajonin me rëndësi strategjike të Ball-kanit. Samiti mbështeti plotësisht veprimet e ven-dosura dhe të paanshme të KFOR-it për zhvillimin e shtetit multietnik të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in. KFOR do të ruaj forcat e mjaftueshme për të siguruar realizimin e misionit, i cili është -Liria e Lëvizjes dhe Sigurimi i një Ambienti të Sigurt për të gjithë popullin e Kosovës. Për sa i përket Operacionit “Ocean Shield” në Samit u ven-dos që të shtohet edhe për dy vjet të tjera zgjatja e këtij operacioni deri në fund të vitit 2014. NATO mbetet e angazhuar për të mbështetur përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar kundër Piraterisë. Op-

eracioni Active Endeavour është operacioni detar në Mesdhe (në zbatim të Nenit 5), i cili kontribuon në luftën kundër terrorizmit. Aleanca po rishikon opsio-net strategjike të këtij operacioni. Në ndryshimet e pritshme është përfshirja më e gjerë në përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, e vendeve jo anëtare të NATO-s që rrethojnë Detin Mesdhe. Samiti vendosi vazhdimin e Misionit të Policimit Ajror të NATO-s në Vendet Baltike, duke vlerësuar njëkohë-sisht rritjen e angazhimit të vetë vendeve Baltike për të siguruar përgjegjësitë e vendit pritës. Po kështu, u theksua se zgjerimi i këtij misioni edhe në rajone të tjera, si në rastin e Policimit Ajror të Sllovenisë dhe vendit tonë, tregojnë angazhimin e vazhdueshëm dhe të dukshëm të mbrojtjes kolektive dhe solidaritetit. NATO është një burim thelbësor stabiliteti. Në mënyrë që të mbrojë aftësinë e saj për të ruajtur sigurinë dhe vlerat e anëtarëve të saj, si dhe vazhdimin e opera-cioneve që përmendëm më lartë, ajo duhet të zhvillojë mjetet e duhura për ta bërë këtë. Për këtë, në Samit u diskutua për realizimin e njërit prej objektivave të Samitit të mëparshëm të Lisbonës, të Paketës së Mbrojtjes (Defense Package). Kjo do të arrihet duke zbatuar dy inisiativat tashmë të njohura, Mbrojtja e Zgjuar (Smart Defense) dhe Forcat e Bashkuara (Con-necting Forces). Nëse Iniciativa ‘Mbrojtja e Zgjuar’ do të merret me çështjet se si do të krijohen këto ka-pacitete nga grupe vendesh apo nga të gjitha vendet e Aleancës, Iniciativa Forcat e Bashkuara do t’u përgjig-jet pyetjeve të tilla si: -Si do të sigurohet Aleanca për përdorimin e kapaciteteve që kanë grupe të veçanta vendesh ose një vend i vetëm? Si do të përdoren fondet e përbashkëta, si do të vendosen prioritetet? Si do të angazhohen partnerët? etj.. si këto. Një nga detyrat e para pas Samitit është: - gjetja e modaliteteve për zbatimin në praktikë të dy inisiativave të përmendura më lartë. NATO do të zhvillojë më tej parimet kyçe dhe politikat që do t’i japin formë Aleancës së vitit 2020 dhe më gjerë.

Ashtu si është bërë e ditur, rreth fundit të vi-tit 2014, autoritetet afgane do të kenë përgjegjësi

Page 10: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 10

tërësore dhe misioni luftarak i drejtuar nga NATO përfundon. Cilat do të jenë angazhimet e vendit tonë në këtë periudhë të pasme?

NATO është e angazhuar për të mbështetur Af-ganistanin përtej vitit 2014, kur kalimi gradual i përgjegjësisë së sigurisë nga trupat e ISAF tek Forcat e Sigurisë Kombëtare të Afganistanit (ANSF) do të zbatohet plotësisht dhe misionit të ISAF do t’i vijë fundi. Deri atëherë, si pjesë e progresit të imple-mentimit të tranzicionit, misioni i ISAF do të shndër-rohet nga një rol luftarak në një rol mbështetës. Në vitin 2013, kur faza e pestë dhe e fundit e tranzi-cionit pritet të shpallet, Forca Kombëtare e Sigurisë Afgane do të jetë në krye të operacioneve luftarake në të gjithë vendin. Në Samit u vendos se NATO do te ketë një rol trajnues dhe këshillues, por do të vazhdojë të mbështesë operacionet luftarake përkrah forcave afgane, sipas nevojës. Ky nuk do të jetë një mision luftarak. Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC) është ngarkuar dhe po punon për të miratuar një Direktivë për Misionin Post-ISAF e cila do të mbështetet me Planin Operacional. Gjithashtu, në bashkëpunim me Institucionet Afgane do të bien dakord për mënyrën se si NATO do të ofrojë trajnime, këshilla dhe ndihmë për ANSF përtej vitit 2014, si pjesë e përpjekjeve më të gjëra të qeverisë afgane dhe komunitetit ndërkom-bëtar. Në Samit u shpreh përkrahje e gjerë nga ven-det e NATO-s dhe ato partnere për vazhdimin e kon-tributeve me forca dhe nga ana financiare. Në këtë kuadër, edhe Autoritetet më të larta të vendit tonë janë shprehur se Shqipëria do të vazhdojë kontribu-tet e saj sipas pjesës që i takon, me forca dhe finan-ciarisht. Natyra e përfaqësimit tonë në Afganistan i është përgjigjur gjithmonë prioriteteve që ka vendo-sur Aleanca dhe kjo është një bazë e sigurt se edhe pas 2014-ës vendi ynë do t’i përmbushë detyrimet më së miri.

Nëse përmblidhet më pak fjalë, mjedisi i sig-urisë është i përbërë nga sfida të gërshetuara dhe vështirësi financiare. Duke qenë se përdorimi i bu-rimeve del si një imperativë e NATO-s, cilat ishin orientimet e dala nga diskutimet në këtë samit; po efektet e tyre mbi FARSH?

Aleatët do të angazhohen në ruajtjen e aftësive të nevojshme dhe në një periudhë të ashpër, bëhet fjalë për të vendosur një balancë të drejtë midis përm-bushjes së përgjegjësive të përbashkëta të NATO dhe balancimit të buxheteve kombëtare. “Objektivi i NATO-s - Forcat e NATO në 2020 - një Aleancë që gjen zgjidhje kundrejt sfidave ekonomike të ditëve të sotme, dhe është e përgatitur për sfidat e sigurisë në të ardhmen”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm, zoti Rasmussen. “Këto vendime tregojnë se pavarë-sisht sfidave ekonomike, aleatët janë të angazhuar të sigurojnë, zhvillojnë dhe të ruajnë aftësitë dhe shkathtësitë që nevojiten për të siguruar që Alean-ca jonë të jetë gjithmonë e aftë për të përmbushur objektivat”. Në një periudhë të vështirë, NATO po përpiqet të rrisë vlerën e përdorimit të parave për sigurinë e saj. Kriza financiare që ka prekur Europën

dhe më gjerë, masat e forta për reduktimin e defiçitit në Shtetet e Bashkuara dhe kërkesat e shtuara ndaj buxhetit të mbrojtjes si dhe eksperienca e përbash-kët e NATO japin një mbështetje të vlefshme për të ndihmuar vendet të punojnë së bashku. Aleanca grumbullon aftësi, bashkon forca dhe menaxhon pro-grame e misione shumëkombëshe. Në Samitin e Çika-gos, u theksua se si Aleanca do të përballet me sfidat ekonomike të ditëve të sotme, ndërsa përgatitet për sfidat e sigurisë për të nesërmen. NATO është e ba-zuar në një qëllim të përbashkët që duhet ruajtur në momente sfiduese, pavarësisht krizës financiare dhe rënies së buxheteve të mbrojtjes. Çdo shkurtim bux-hetor sot, do të ketë pasoja për sigurinë tonë në të ardhmen. Në Çikago, aleatët mbështetën projekte të reja shumëkombëshe që do ta lejojnë Aleancën të of-rojë më shumë siguri për qytetarët e saj në një peri-udhë të vështirë financiare. Qëllimi është që Aleanca të jetë e aftë për dekadën e ardhshme dhe më tej. Për të arritur diçka të tillë u konfirmuar nevoja për një kulturë te re bashkëpunimit, - “Mbrojtja e Zgjuar”. Projektet e Mbrojtjes së Zgjuar përfshijnë një paketë projektesh shumëkombëshe që plotësojnë mungesat kritike të aftësive. Ato përfshijnë programe të tilla si Mbrojtja nga Raketat, Sistemi i Vëzhgimit Tokësor të Aleancës (AGS), Inteligjenca e Përbashkët, Mbikëqyr-ja e Zbulimi dhe projekte për përdorimin e mjeteve të përbashkëta ajrore për patrullimin detar dhe robotë të telekomanduar në distancë për pastrimin e bombave në anë të rrugës. Shpenzimi i buxhetit të mbrojtjes në një mënyrë më të zgjuar, nëpërmjet vendosjes së prioriteteve, specializimit dhe bashkëpunimit, është thelbi i konceptit të përgjegjësisë së përbashkët. Sot është miratuar një paketë e fuqishme prej më shumë se 20 projektesh multinacionalë, për të siguruar af-tësitë e nevojshme, me një çmim që mund të për-ballohet. Vendi ynë është pjesëmarrës në 8 projekte multinacionale dhe përballon gjithashtu kontributet

Page 11: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

11

financiare për projektet që mbështeten plotësisht në fondet e përbashkëta të Aleancës. Tendenca e përgjithshme është rritja e fondeve të përbashkëta në interes të rritjes së kapaciteteve të përbashkëta të Aleancës. Kjo nuk duhet të kuptohet si rritje e shpenzimeve ushtarake, por as edhe si ulje e tyre. Kërkesa e vazhdueshme e Autoriteteve më të larta të NATO-s është ruajtja e raportit 2% të GDP-së.

Vazhdimësia e stabilitetit dhe forcimi i sigurisë në Ballkan, si një rajon me rëndësi strategjike për Perëndimin, ka qenë nën vëmendjen e vazhdueshme të Aleancës. Mund të dimë në mënyrë të përmbled-hur qëndrimin/diskutimet në lidhje me KFOR dhe pr-ezencën e tij në Kosovë?

Siç u theksua edhe më lartë, Aleanca do të vazh-dojë angazhimin e plote për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e rëndësishëm të Ballkanit. U mbështetën veprimet e kujdesshme të KFOR-it në zbatim të Re-zolutës 1244 të OKB-së. Shqetësimi i reduktimit të prezencës së KFOR-it u largua me deklarimin në Samit se ky reduktim do të ndodhë vetëm kur të jetë përmirësuar situata e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. U përshëndet gjithashtu edhe arritja e Kapaciteteve të Plota Operacionale të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe u vendos që NATO do të zhvillojë një rol në të ardhmen në Kos-ovë edhe pas mbylljes së misionit të KFOR-it. Zhvil-limet pas Samitit janë shumë pozitive për sa i përket vendimeve të NATO-s për situatën në Kosovë. Është bërë një vlerësim në nivel strategjik dhe është arritur në konkluzion që të miratohet së shpejti një Strat-egji për zgjidhjen e problemeve në një kohë relativ-isht të shkurtër. Kjo Strategji do të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse. Me fjale të tjera, do të hedhë baza më të forta të bashkëpunimit në nivelin e lartë poli-tik dhe në nivel më të ulët operacional dhe taktik, si dhe do të përfshijë të gjithë faktorët që ndikojnë në përmirësimin e situatës në Kosovë.

Në një rajon ku Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe sigurisht Maqedonia aspirojnë për anëtarësim, ç’rol mund të luaj vendi ynë si anëtar i Aleancës dhe aktor rajonal? Cili ishte qëndrimi në samit dhe arsyet që e motivuan atë, mbi aspiratat e këtyre vendeve?

Në rajonin me rëndësi strategjike të Ballkanit Perëndimor vlerat demokratike, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, janë themelore për një paqe afatgjatë. Në Samit u përshëndet ten-denca e përgjithshme e vendeve të rajonit për të va-zhduar rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Së bashku, anëtarë të NATO-s dhe partnerë kontribuojnë në mënyrë aktive për ruajtjen e paqes në rajon dhe në botë. Në Samit u përsërit edhe njëherë se mbështetur në Nenin 10 të Traktatit të Washington-it, dera e NATO-s do të mbetet e hapur për vendet demokratike Europiane të cilat pranojnë vlerat, përgjegjësitë dhe kontributet e anëtarësimit, për të rritur sigurinë e Aleancës dhe të Botës. Po kështu, do të respekto-hen vendimet e marra në Bukuresht, Strasburg-Keln dhe Lisbonë. U përshëndet progresi i bërë nga tre vendet Ballkanike ashtu sikurse u përshëndet edhe progresi i bërë nga Gjeorgjia. Për Maqedoninë pritet vetëm zgjidhja e problemit të emrit (për të cilën Greqia ka vënë veton) dhe u inkurajuan të dy vendet të intensifikojnë përpjekjet për ta zgjidhur atë sa më shpejtë. Në Samit u theksua kontributi i Malit të Zi për sigurinë në rajon nëpërmjet bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në iniciativat rajonale. Janë kryer me sukses reformat në politikë, ekonomi dhe në fushën e mbrojtjes. U inkurajua puna për një mbështetje më të gjerë të publikut malazez të anëtarësimit në NATO. Vlerësim pati edhe për kontributin që ai jep me pjesë-marrjen në ISAF. Bosnje Hercegovina u mbështet për aspiratën dhe progresin e bërë sidomos në muajt e fundit duke përfshirë krijimin e Qeverisë dhe mar-rëveshjen për regjistrimin e pronave të Ministrisë së Mbrojtjes. Aleanca do të vazhdojë të ndjekë për-pjekjet për progresin e reformave duke kontribuar me asistencë konkrete. Vlerësohet gjithashtu kontributi në operacionet e udhëhequra nga NATO dhe roli kon-struktiv për sigurinë në rajon. Nuk u la pa u përmen-dur edhe progresi i Serbisë në përpjekjet që bën për të forcuar partneritetin me NATO-n. Ju bë thirrje gjithashtu, që të shtojë përpjekjet për të mbështetur konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Me këtë rast, u inkurajuan si Beogradi dhe Prishtina për të vazhduar dialogun e monitoruar nga Bashkimi Eu-ropian për të promovuar paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Vendi ynë, jo vetëm si anëtar i NATO-s, por edhe si vend i këtij rajoni tepër të rëndë-sishëm, mbështet vlerësimet e Samitit të Çikagos. Ne jemi shumë aktivë në mbështetjen që u japim kë-tyre vendeve pasi e kemi të freskët eksperiencën e të qenit aspirant për t’u anëtarësuar në NATO dhe ato e kanë votën tonë. Nga ana tjetër, paqja dhe stabi-liteti në rajon do të thotë një integrim më i shpejtë i vendeve në strukturat Euro-Atlantike, dhe rrjedhi-misht prosperitet për të gjithë shqiptarët kudo që

Page 12: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 12

jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo Serbi.

Që NATO dhe BE kanë përputhje në interesat strategjikë dhe vlerat që mbrojnë, është e qartë. Meqenëse BE është një partner i ngushtë e me rëndësi të veçantë i NATO-s, e duke qenë se sfi-dat e sigurisë të përballuara nga Shqipëria, shtoj-në vlerën e saj si faktor rajonal, a mund të gjejmë ndonjë detaj pozitiv në angazhimin dhe detyrat e reja që dalin edhe nga samiti, i cili të na rrisë vlerën e ndihmojë (edhe sadopak) në rrugën drejt BE?

NATO dhe Bashkimi Europian (BE) kanë të njëjtat vlera dhe interesa strategjike. BE vlerësohet si part-ner thelbësor dhe unik për NATO-n. Forcimi i part-neritetit strategjik, shtimi i konsultimeve politike, bashkëpunimi në operacione dhe në krijimin e kapac-iteteve janë shumë të rëndësishme sot në kushtet e krizës financiare. NATO dhe BE po punojnë krah për krah në operacionet e menaxhimit të krizës në Afgani-stan, Kosovë dhe në luftën kundër piraterisë. NATO njeh rëndësinë e një Europë më të fortë ekonomikisht

dhe ushtarakisht dhe prandaj po punohet që Inicia-tiva e Mbrojtjes së Zgjuar dhe Inisiativa “Pooling and Sharing” (që është iniciativë e BE) të jenë plotësuese të njëra-tjetrës. Të gjitha përpjekjet po bëhen që të forcohet bashkëpunimi jo vetëm në nivelin e lartë, por edhe në nivel operacional dhe taktik. Edhe vendi ynë jep kontributin e tij në këtë bashkëpunim të rëndë-sishëm për Aleancën. Ne kemi deklaruar se njësitë e gatshme për misione do t’i përdorim si për opera-cionet e NATO-s, ashtu edhe për operacionet e BE. Pjesëmarrja jonë në Misionin Althea në Bosnje është një fakt që vlerësohet shumë nga autoritetet e larta të BE. Në shkurt të këtij viti, kryetari i Komitetit Ush-tarak të BE, gjeneral Hakan Syren, zhvilloi një vizitë në vendin tonë. Ai vlerësoi lart rolin aktiv të vendit tonë në vendosjen e stabilitetit në rajon, si nga ana politike ashtu edhe nga ana ushtarake duke përmen-dur edhe përkrahjen e madhe që populli ynë ka për integrimin Euro-Atlantik. Pjesëmarrja në iniciativat

rajonale, pjesëmarrja në operacionet në rajon dhe me gjerë janë kontribute të dukshme –theksoi ai.

Në një kohë kur Mesdheu përballet me ndry-shime e kërcënime të pakrahasueshme me raste të ngjashme e kur Aleanca e ka në fokus këtë det të rëndësishëm, a mund të flitet për ndonjë zhvillim apo objektiv që ka lidhje edhe me vendin tonë, nisur kryesisht nga pozita gjeografike?

Duke jetuar në këtë kohë ndryshimesh të mëdha që po ndodhin rreth Mesdheut dhe sidomos në vendet e Afrikës Veriore, NATO është e angazhuar për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit me vendet në rajon me të cilat ne kemi të njëjtat sfida dhe objektiva për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. NATO mbështet aspiratat e popujve për demokraci dhe sundimin e ligjit, vlera për të cilat kjo Aleancë ka në thelbin e ekzistencës së saj. Kriza në Libi e vërtetoi këtë interes të madh të Aleancës. Në Samit u vendos që NATO të bëjë konsultime të shpeshta për çështjet e sigurisë duke shfrytëzuar strukturat e Dialogut të Mesdheut, Iniciativën Bashkëpunimit të Stambollit, si

dhe formatin 28+n (disa vende ftohen nga NATO në diskutime të një çështjeje të caktuar). Pas Samitit, ka filluar puna për zhvillimin e një Strategjie të për-bashkët me partnerët e formatit Dialogu i Mesdheut për të krijuar një marrëdhënie më të qëndrueshme, më reale dhe afatgjatë. Operacioni Active Endeavour, siç e përmenda dhe më lartë, është operacioni detar në Mesdhe në luftën kundër terrorizmit. Përfshirja më e gjerë në përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, e vendeve jo anëtare të NATO-s që rrethojnë Detin Mesdhe do të jetë prioritet në të ardhmen e afërt. Në këtë operacion marrin pjesë 22 vende (të NATO-s dhe partnere). Ne jemi anëtare që në vitin 2006 dhe kontribuojmë me informacion, kontroll të anijeve të dyshuara në ujërat tona ter-ritoriale, vënie në dispozicion të porteve dhe vendba-zimeve. Kontributi ynë është i vlerësuar sidomos me informacionin që jepet nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare.

Page 13: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 13

Rreth – Grethi nga kabina me 199 butona

Forcat e Armatosura nëpërmjet stërvitjeve të planifikuara po arrijnë një shkallë të lartë për-sosmërie. Sinkronizimi i aseteve të mbrojtjes (tokë, ajër, det) po i jep një frymëmarrje të re

trupave. Ky realitet i ri u shfaq në stërvitjen e fundit të Batalionit të Poshnjës, pjesë e Forcave Tokësore, në Reth-Greth të Kavajës. Nga 20 ditë stërvitje në “teat-rin” e luftimit në qëndrën stërvitore të Rreth-Grethit tema parësore ishte desantimi nga ajëri i trupave të këtij batalioni të transportueshëm.

Megjithëse para pak vitesh për desantët kishte fare pak njohuri, kjo lloj stërvitjeje ishte praktikuar dhe në dy tre raste të tjera por jo në mënyrë të mirëfilltë sa në stërvitjen Rreth-Greth 2012. Desantët shqiptarë tani janë një realitet dhe me treguesit e kësaj stërvitjeje ata kanë standartin e tyre të matshëm nga vendet anëtare të NATO-s. Ata këtë detyrë e kryejnë pa asnjë vështirë-si dhe me parametra bashkëkohorë dhe në Irak dhe në Afganistan. Mëngjeset e 18 dhe 19 qershorit të vitit 2012 mund të konsiderohen si rekord për nga tempera-tura e nxehtë për 30 vjeçarin e fundit.

Ndërsa temperatura shënonte saktësisht 32 gradë që në orën 09.30 pilotët Robert Abazi, Olgert Hysa, Eduart Boçi dhe Denad Kocileri duhet të lëshojnë mo-torrët e helikopterave AB-205. Detyra e tyre luftarake ka një karakteristikë shumë të veçantë. Në kabinën e helikopterave përveç 199 butonave ndodhen dhe rreth 50 aparate tregues të cilat janë sytë e helipoterit për

sytë e pilotëve. “Korografia” e çelësave dhe aparteve tregues në këtë kabinë çudibërëse varet nga përqën-drimi i Bert Abazit dhe Olgert Hysës, i pari me gradë nënkolonel dhe me një përvojë të gjatë në pilotim dhe i dyti e ardhmja e Forcave Ajrore të Shqipërisë. Pilotët me një shpejtësi marramendëse balancohen disa metra nga toka dhe lëshohen në fluturimin nga baza ajrore Farkë për në terrenin e pazakontë stërvitor Rreth-Greth. Atje i presin tre kompani të Batalionit të Transportueshëm nga Ajri. Ky batalion i Forcave Tokësore kishte mbi 18 ditë që stërvitej në kushte të përafërta dhe me detyra taktike nga ato që paqeruajtësit shqiptarë zbatojnë në misionet e tyre paqeruajtëse në Irak dhe në Afganistan. Ka një arsye pse është përzgjedhur Rreth-Grethi. Ai ka terren moçalor e kënetor, një zonë e vështirë për detyra taktike të komplikuara, ofron kushte ideale për qitje me

stërv i tj e

Destantët shqiptarë një realitet

LAvdRiM LiTABeJdO MALO

Page 14: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 14

të gjitha llojet e armatimit personal, ka pengesa ujore terrene shumë të përshtatshme për të ndërtuar sta-cione dhe për të bërë patrullime, ka konfiguracion për të bërë marshime në terren të vështirë dhe mbi të gjitha ka të gjitha kushtet e terrenit për të kryer operacionin e transportit nga ajëri, për të realizuar detyrën taktike të trasportit me helikopter, të gjetjes së një rajoni të ri vendbazimi në hedhjen nga helikopteri në lartësitë 1,5 metra dhe marrjes së masave të mbrojtjes së afërt. Tërë këtë detyrë taktike nënkolonel Bert Abazi, shefi i shtabit të Regjimentit të Helikopterave, e di me detaje dhe gjatë fluturimit me intenerar Farkë-Rreth Greth në

gjerdanin e kodrave të bukura të Tiranës dhe të Kavajës e bluan në mendje të gjitha të papriturat e skenareve. Së pari ai i konsideron fluturimet e dy helikopterave si një detyrë luftarake për përgatitjen e pilotëve të rinj dhe i duhet që të kryejë një trajnim special me ushtarët profesionistë sesi të hipin në rolin e destantit në he-likopter, si të qëndrojnë, si të mbajnë armatimin dhe pa-jimet luftarake, si të hapin dyert në lartësinë 1,5 metra nga toka si të hidhen dhe si të shpërndahen në forma-cion luftimi. Për të mos thënë më të rëndësishmen që këto detyra duhet të realizohen brenda harkut të tre minutave. Vonesa në zona lufte mund të jetë fatale për shkak se ekspozon mjetin dhe efektivin ndaj sulmit armiqësor. Për tre minuta realizohet ulja në tabanin e kodrave të Kryevidhit të Kavajës, hipja e desantëve dhe pastaj zbritja në Rreth Greth rreth 50 metra nga buza e bregdetit.

Dinamika e stërvitjesNjë risi dhe një kombinim i trupave dhe mjeteve në

fushën e luftimit. Shefi i Shtabit të Regjimentit të He-likopterave të Farkës, nënkolonel Bert Abazi përballë shefit të shtabit të batalionit të tretë të këmbësorisë me vendbazim të përhershëm në Poshnjë të Beratit, ma-jor Abaz Bregu. Një rikonicion i terrentit si do të jetë intenerari i fluturimit të helikopterave nga vendbazimi i përhershëm në bazën ajrore Farkë, ulja dhe ngarkimi i desantëve që marshonin në terren moçalor dhe me pengesa ngarkimi i desantëve fluturimi për në vijën e parë të luftimit, stabilizimi i helikopterave në lartësinë 1,5 metra lëshimi i desantëve marrja e detyrës luf-tarake nga ata dhe shpërndarja në formacion luftimi. Tërë kjo dinamikë është e gërshetuar me shumë el-ementë të tjerë të luftimit. Ajo që pritjej ndodhi. Pas një instruktazhi 15 ditor dhe pas një pune të detajuar për tërë veprimet e desantëve u arrit dhe perfeksioni. Trupat e këmbsorisë jo vetëm që përballonin me sukes tërë këtë dinamikë por ishin të afta që të marrshonin të organizonin shumë detyra taktike. Barra e rëndë e pilotave u lehtësua shumë nga ushtarët profesion-istë të Poshnjës. Këta ushtarë profesionistë edhe këtë herë dëshmuan se janë plotësisht të aftë që të përballojnë situata të komplikuara luftarake dhe nga viti në vit falë eksperiencës së komandatëve në mis-ione paqerujtëse kanë rritur shkallën e vështirësisë së veprimeve luftarake, por dhe të detyrave të tjera që lidhen me stërvitjen. Ajo që veçohet është kordimi dhe arritja e kompaktësimit me Forcat Ajrore.

Në kampin e Forcave Ajrore gadishmëria teknike, aftësitë tekniko-luftarake të pilotëve dhe një herë kon-firmuan se stërvitja e vogël, përgjegjësia dhe përkush-timi ka marrë një tjetër kuptim. Major Abaz Bregu konfrirmon se: “Ne këtë stërvitje morën pjesë efekti-vat e Batalionit të Transportueshem nga Ajri të për-bëra nga: shtabi i batalionit, kompania e mbështetjes, kompania e parë e këmbesorise dhe kompania e dytë e këmbesorisë me mbi 250 forca pjesëmarrëse duke

Page 15: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 15

përfshirë dhe efektivat e Forcave Ajrore. Majori sqaron se objektivi kryesor organizmin dhe zhvillimin e stërvitjes në shkallë batalioni në kushte fushore. Në këtë stërvitje synimi kryesor mbetet kompaktësimi në nivel skuadre, toge, kompanie dhe theksi u vu në rritjen e nivelit operacional të përgatitjes së person-elit dhe aftësitë profesionale të drejtuesve të stër-vitjes. Një aspekt tjetër i kësaj stërvitje ishte real-izimi me sukses i qitjeve me të gjitha llojet e armëve duke filluar nga automatiku AU-56, mitralozi ML-56 dhe ML-58 si dhe qitje luftarake me skuadër dhe me togë të cilat janë të një kategorie të vështirë dhe që duan përgatitje të gjithëanshme dhe terren të për-shtatshëm për realizimin e këtyre qitjeve. Faza përm-byllëse e kësaj stërvitje fushore ishte edhe realizimi me sukses të stërvitjes më temë: “Veprimet e Kom-panisë së këmbësorisë për zënien e detyrës luftar-ake, kalimin e pengesave ujore me mjete rrethanore dhe zhvendosja nga ajri për kryerjen e operacioneve të pengim vonimit në drejtimin detar të kërcënimit, realizimin e operacioneve të kërkim shpëtimit në det”, detyra të cilat janë realizuar nga batalioni, ku në të janë të alternuara sipas situatave veprimet në op-eracionet luftarake si dhe veprimet në operacionet paqeruajtëse të mbështetura edhe me mjetet nga ajri të tipit helikopterë.

Analiza e stërvitjes e drejtuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi i dha asaj kuptimin e vërtetë dhe vlerësimin e veçantë. Ush-taraku numër një i Forcave të Armatosura e ndoqi nga afër këtë stërvitje dhe vlerësoj shumë realitetin e ri të desantëve shqiptarë por dhe tërë veprimet e har-monizuara të Forcave Tokësore dhe asaj Ajrore. Gjen-eralmajor Gjunkshi e ndoqi këtë stërvitje për rreth katër orë në teatrin e vërtetë të situatës luftarake të improvizuar. Komandanti i Forcës Tokesore, gjener-albrigade Viktor Berdo ka përgatitur organizmin dhe përpunimin e gjithë skenarit të kësaj stërvitjeje. Ai së bashku me shtabin e tij që në fillim të vitit kishin deta-

juar këtë skenar dhe kishin zgjidhur të gjitha detajet e bashkëveprimit me helikopterët. Komandanti i Forcave Ajrore, gjeneralbrigade Dhori Spirollari dhe sidomos komanda e Regjimentit të helikoperëve të Farkës nga ana e tyre kishin studiuar shumë variante që hedhja nga helikopteri të ishte reale e perfekte. Para fillimit të stërvitjes finale të gjithë pjesmarrësit morën pjesë në brifingun për stervitjen fushore në sallen operacio-nale në Rreth-Greth. Gjatë prezantimit të skenarit të stërvitjes u paraqit e gjithë veprimtaria e kryer nga batalioni në stërvitjen fushore duke filluar nga mënyra e konceptimit të kësaj stërvitjeje, objektivat kryesorë të cilat konsistojnë në rritjen e aftesisë së shtabit në menaxhimin e stërvitjes, rritjes së aftësive opera-cionale të nënreparteve, rritjen e aftësive drejtuese të nënoficereve në stërvitje, përgatitja dhe vënia në funksionim të elementeve të Qendrës Operacionale në terren, fazat planizuese e deri tek faza e fundit përmb-yllese e cila konsistoi me zhvillimin e mësimit tregues. Në përfundim të këtij takimi informues pjesëmarrësit morën pjesë në orientimin në maketin e përgatitur për këtë stërvitje dhe më tej u kalua në ndjekjen e zh-villimit të mësimit tregues sipas stacioneve të ngritu-ra. Konkretisht në këtë mesim tregues u demostruan disa nga temat më kryesore te zhvilluara sipas sta-cioneve: Lëvizja e kompanisë në kollonë marshimi për zënien e rajonit të detyrës ne kushtet e përdorimit të Mjeteve Eksplozive të Improvizuara. Kalimi i penge-save ujore me mjete rrethanore, për aftësimin e efek-tivit në ndërtimin e mjeteve rrethanore për kalimin e pengesave ujore, vozitja e tyre, si dhe përllogaritja e kohës të kalimit të pengesës në bazë nënreparti. Transportimi i nënreparteve nga ajri për në rajonin e detyrës luftarake. Organizimi i operacioneve të vonimit në brezin e sigurimit. Realizimi i operacionit të kërkim shpëtimit”. Në përfundim të kësaj stërvitje, vlerësime për të gjithë treguesit dhe sidomos për realitetin e ri të desantëve shqiptarë bëri dhe komandnati i Forcës Tokësore, gjeneralbrigade Viktor Berdo.

Page 16: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 16

Arben Molla

Stërvitje në fushën e mbrojtjes civile me skenar përmbytjet

Ndikimi i rritjeve të fatkeqësive natyrore dhe atyre të krijuara vetë nga dora e njeriut mbi individët, komunitetet dhe ekonominë, bëjnë thirrje për masa më koherente dhe efektive

në zbutjen e ndikimit nga katastrofat. Përmbytjet, zjar-ret dhe fatkeqësitë e tjera në rajon kërkojnë nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të sistemeve të menaxhimit të fatkeqësive dhe bashkëpunimit rajonal, ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, me qëllim nxitjen e efektivitetit të mëtejshëm në menaxhimin e emergjencave civile, u zhvil-lua në fund majin e këtij viti në Zagreb, Kroaci, stërvitja ndërkombëtare pesë ditore “IPA CRO FLOODS 2012”.

Vendet kandidate dhe ato potencialisht kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian mund të bash-këpunojnë me BE-në në fusha të caktuara edhe para anëtarësimit të plotë të tyre; kjo përfshin gjithashtu mbrojtjen civile me misionin e vet humanitar, duke e bërë bashkëpunimin rajonal dhe perspektivat e BE-së, më të prekshme për qytetarët.

Ndonëse njohja e mekanizmit të mbrojtjes civile, struktura e saj dhe mjetet në rajon është i kufizuar dhe ka nevojë të forcohet. Mjeti më i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes civile në nivel Europian është Mekanizmi i Mbrojtjes Civile, i cili ka një numër mjetesh për të reaguar ndaj katastrofave në nivel europian: Qendra e Monitorimit dhe Informacionit (MIC), Sistemi i Emergjencave të për-bashkëta dhe Informacionit (CECIS).

Për të përmirësuar koordinimin e ndërhyrjeve të asis-tencës së mbrojtjes civile, duke siguruar ndërvepruesh-mërinë ndërmjet shteteve pjesëmarrëse, është hartuar një program trajnimi, i cili përfshin kurse trajnimi, orga-nizimin e stërvitjeve të përbashkëta dhe një sistem të shkëmbimit të ekspertëve të shteteve pjesëmarrëse.

Ekipi shqiptar që mori pjesë në këtë stërvitje përbëhej nga 24 persona, 5 mjete, 2 barka gome me motorë dhe pompa për largimin e ujit dhe drejtohej nga zoti Pëllumb

Dani, shef i EC në Prefekturën e Shkodrës, zëvendësdrej-tues zotin Arben Mollaj, specialist i EC në J3/7 SHPFA si dhe ekipin e zhytësve nga bksh, BrMR, ekipin e zhytësve nga RENEA, ekipin e pompave nga PMNZ Shkodër dhe ekipin shëndetësor nga spitali i qytetit Shkodër. Me qël-lim përfaqësimin sa më dinjitoz të ekipit shqiptar, para-prakisht u planëzua dhe zhvillua një stërvitje paraprake në Shirokë – Shkodër, dhe në përzgjedhjen e vendit të stërvitjes u mor parasysh historiku i përmbytjeve të kësaj zone.

Disa nga skenarët që gjetën zbatim në stërvitjen “IPA CRO FLOODS 2012” përfshijnë mënyrën e veprimit për: Shpëtim personi duke u mbytur nga automjeti i rënë në ujë, shpëtim dhe evakuim të personave nga çatitë e shtëpive, shpëtim të personave nga shembja e një ure, veprime nëpërmjet pompave me kapacitet të lartë për largimin e ujit dhe veprime mbi përgatitjen e pengesave me thasë rëre për raste të ndryshme, skenarë që gjetën zbatim në liqenet Rakitje, Oresje dhe në anë të lumit Sava. Paralelisht operacionet në terren u koordinuan nga

“ i Pa Cro Floods 20 12 ”

Page 17: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 17

Qendra e Monitorimit dhe Informacionit (MIC) dhe Selia e Mbrojtjes Civile në Komisionin Evropian. Përveç ekip-eve kishte vëzhgues, vlerësues, instruktorë, lojtarë (rol simuluesi), kontrollues të stërvitjes dhe personel tjetër mbështetës nga 20 vende të Evropës. Gjatë zhvillimit të situatave të ndryshme ekipet sipas fushave përkatëse treguan kapacitete të mjaftueshme, bashkëpunimi për mbështetjen në operacione të ndryshme, bashkërendimin e aftësive tona për problemet e sigurisë, kapacitetet për të ofruar forca vendeve në rrezik sipas skenarëve me mënyrat dhe mjetet më të shpejta e të sigurta. Për-shtatja me procedurat sipas këtyre skenarëve tregoi sa më me realizëm dhe sa më cilësor bëhej vlerësimi nga ky ekip, për të mundur realizimin e hapave sipas skenarëve të mundshëm në bashkëpunimin me BE-në. Kjo përgatitje krijoi mundësi të mira praktike për bashkërendimin rajonal e ndërkombëtar, ku vepruam në mënyrë shumë të shpejtë duke u krahasuar dhe me vendet e tjera partnere.

Stërvitja evidentoi ekipet dhe përmirësoi procedu-rat e njoftimit, mobilizimin dhe dërgimin e skuadrave

të ndërhyrjes të mbrojtjes civile të vendeve partnere. Thelbësore në ushtrim ishte integrimi i nivelit të shtabit të vendeve partnere në stërvitje. Një tjetër fokusim, qëndroi në bashkëpunimin dhe koordinimin e ekipeve në vend në bashkëpunim me ekipin evropian të Mbrojtjes Civile (EUPT), përkatësisht me Qendrën Koordinuese Operacioneve në vend (OSOCC).

Qasja e përgjithshme për ushtrimet në terren është që të sigurojë një platformë optimale dhe të sigurtë për ekipet e vendeve partnere për të ushtruar procedurat, vendosjen e ndërhyrjes dhe koordinimin e tyre kur ven-dosen në një mjedis ndërkombëtar brenda ose jashtë BE-së. Ngritjen e një OSOCC nga ekspertë të Mekanizmit të trajnuar, të cilët do të ushtrojnë pjesërisht audiencë dhe pjesërisht të ushtruar kontroll me një njohuri të gjerë të strukturës së ushtrimit, gjithashtu do të jetë pjesë e stërvitjes. Bashkëpunimi dhe koordinimi me autoritetet lokale të vendit të prekur ishte gjithashtu pjesë përbërëse e stërvitjes.

Ndër arritjet e kësaj stërvitje do veçonim:Mundësimin e vendeve partnere për të bashkëpunuar

në mënyrë efektive me mekanizmin, partnerët dhe mjetet e tij në përgjigje të katastrofave nëpërmjet bash-këpunimit të ngushtë me BE-në, ekspertët e Mbrojtjes Civile në vend, si dhe me Qendrën e Monitorimit dhe Informacionit. Kontributin në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile dhe zbatimin e praktikave më të mira në rajon. Mundësimin e shkëmbimit të informacionit dhe krahasimin e kapaciteteve të mbrojtjes. Përdorimin e mjeteve të mekanizmit, duke rritur dukshmërinë e BE-së në aktivitetet e mbrojtjes civile në rajon. Testimin e procedurave standarde operative, ndërveprimit dhe koordinimit të ekipeve nga rajoni. Mbështetjen e vendit pritës për ekipet hyrëse dhe ekspertët. Komunikimin dhe koordinimin midis aktorëve të ndryshëm të përfshirë në zonë. Rritjen e njohurive në lidhje me procedurat e pranuara ndërkombëtarisht, si OSOCC un ose qendrën e pritjes dhe nisjes (RDC). Siguroi ngritjen e kapaciteteve për nivelin administrativ dhe operacional. Testoi aftësitë e vendeve partnere për të marrë pjesë në një stërvitje një fushë evropiane së bashku.

Page 18: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 18

MiMOZA GOLiKJA

Kosova, trembëdhjetë vjet më pas, në vitin e katërt të pavarësisë

Më 12 qershor të vitit 1999, në ditën e lirisë, trembëdhjetë vjet më parë, trupat e KFOR-it hynë në Kosovë, pikërisht kur prej saj po largoheshin të dëbuar trupat serbe. E sot,

trembëdhjetë vjet më pas, Kosova është në vitin e katërt të pavarësisë së saj…

Rreth 50 mijë trupa të NATO-s u vendosën në Kos-ovë trembëdhjetë vjet më parë. Aktualisht në Kosovë ndodhen rreth 6 mijë trupa të NATO-s. NATO luajti një rol të jashtëzakonshëm jo vetëm në luftën e Kosovës, e cila doli nga lufta me rreth 15 mijë të vrarë e rreth 5 mijë të zhdukur, por në ruajtjen e një mjedisi të sigurt si dhe në rindërtimin e Kosovës. Në Kosovë, në qershor të vitit 1999, bashkë me forcat e NATO-s u vendos edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara, që ishte parashikuar të administronte vendin për një peri-udhë trevjeçare. Më 17 shkurt të vitit 2008, nëntë vjet më pas Kosova shpalli pavarësinë e cila kundërshtohet ashpër nga Beogradi, por të cilën e kanë njohur deri tani rreth 90 vende të botës.

Në deklaratën përfundimtare të Samitit të NATO-s në Çikago thuhet se Aleanca e Atlantikut të Veriut do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovës për të garantuar sig-uri dhe stabiliteti në rajon. “Po e përsërisim këtu se ne mbështesim plotësisht KFOR-in, i cili vazhdon të veprojë me kujdes, në mënyrë të vendosur dhe të paanshme, si dhe në harmoni me mandatin e tij të caktuar nga Kombet e Bashkuara me Rezolutën 1244 për Kosovën”. “NATO do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, është shprehur sekretari i saj i përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen. “KFOR-i, ka shtuar Rasmus-sen, ka menaxhuar situatën në terren në pjesën veriore në një mënyrë të matur, në përputhje me mandatin tonë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me kujdes, vendosmëri dhe paanshmëri”.

Domosdoshmëria e fushatës ajrore të NATO-s Kriza e thellë e Kosovës nisi në vitin 1997 dhe arriti

kulmin në vitin 1999. Kjo krizë kërkonte zgjidhje, sepse kërcënonte paqen e stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, si dhe plotësonte aspiratën shekullore të pop-ullit të kosovar. Vitet 1998-1999 ishin të mbushura me r.ngjarje të rënda. Përleshje midis serbeve dhe shq-iptareve në rrugët e Mitrovicës, atentate kundër serbeve dhe romëve në fshatrat e largët malorë, shkëmbime zjarri midis shqiptarëve dhe policisë serbe në Preshevë të Serbisë Jugore. Në vjeshtën e vitit 1998 vargje refug-jatësh mbizotëronin në pamjet televizive. Qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës kishin marrë arratinë në male për t’i shpëtuar ushtrisë së Millosheviçit, që në mënyrë të qëllimshme, digjte shtëpitë dhe katanditë e tyre. Qeveritë e vendeve europiane dhe SHBA u përpoqën me këmbëngulje të bindnin Millosheviçin për zgjidhjen, me anë të negociatave. Dhënia e miratimit nga Beogradi për të dërguar në Kosovë vëzhgues të OSBE-së solli për njerëzit e munduar të Kosovës një fazë të shkurtër shtensionimi të gënjeshtërt. Por Millosheviçi e vazhdoi politikën e tij të terrorit sistematik. Njësi të policisë speciale serbe dhe të paraushtarakëve, e mbuluan Kosovën me vrasje, plaçkitje dhe zjarre. Ushtria jugosllave zuri pozicione në Kosovë dhe në kufijtë me vendet fqinje, Maqedoni dhe Shqipëri, me synimin spastrim sistematik etnik shqiptar. Pamjet e tmerrshme të masakrës se Reçakut, të janarit 1999, janë ende në kujtesë. Realitet i tmerrshëm është se ekspertë të Gjykatës së Hagës për Krime Lufte gjetën në varr jo vetëm 42 të vrarët e Reçakut, por edhe deri në 2100 kufoma. Janë zbuluar qindra varre të tjera masive. Pas Reçakut përpjekjet për bisedime u intensifikuan. Në shkurt të vitit 1999, pas mbi njëzet ditë bisedimesh në Rambuje të Francës, me gjithë trysninë ndërkombëtare që përfshinte edhe kërcënimet për sulme ajrore kundër Serbisë, delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës nuk arritën dot një marrëveshje. Në mes të marsit të vitit 1999, delegacioni i Prishtinës u rikthye në Paris, për të nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga perëndimi që syn-onte t’i jepte fund luftës në Kosovë, ndërsa Beogradi e

ra jon

Page 19: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 19

refuzoi atë. Pak ditë më vonë më 24 mars të vitit 1999, NATO filloi bombardimet nga ajri kundër forcave serbe duke shënuar fillimin e fundit të luftës gati dy-vjeçare në Kosovë. Fushata e bombardimeve nga ajri zgjati 78 ditë dhe më 10 qershor 1999, NATO nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e tyre të plotë nga Kosova, duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit, ku SHBA përballuan 70% të fuqisë ajrore të përdorur në fushatën e Kosovës.

Më 24 mars të vitit 1999, ndodhi kthesa e madhe në historinë e Ballkanit e cila nuk çliroi vetëm shqiptarët e Kosovës, por gjithë rajonin. Kosova nuk ishte një vend anëtar i NATO-s, por ajo vlerësohej nga NATO si një vend i vogël, në vijën që ndan Evropën me Azinë dhe Lindjen e Mesme, në vijën ndarëse mes Islamizmit dhe Kristian-izmit, vend pranë aleatëve të Jugut të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, vend pranë aleatëve të rinj të NATO-s, Re-publikës Çeke, Polonisë dhe Hungarisë, vend që kufizohej nga demokraci të brishta, si Shqipëria e Maqedonia ku forcat serbe kishin bërë provokacione të vazhdueshme. Barbarizmat serbe po ndodhnin në dyert e NATO-s dhe po të mos vepronte NATO, konflikti, rreziqet dhe kostot do të ishin më të mëdha.

Përfundimi i luftës, kushtet e paqes, stabilizimi i rajonit

Nga 24 marsi 1999 e deri më 10 qershor 1999, NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së, detyroi Sllobodan Millosheviç, të nënshkruante kapitullimin në Kumanovë. Nënshkrimi i marrëveshjes plus bëri të mundur përcaktimin e fazave për tërheqjen e forcave ajrore ju-gosllave. Ultimatumi i NATO-s parashtronte një zinxhir ve-primtarish të cilat do të çonin në zëvendësimin e forcave Jugosllave në Kosovë me paqeruajtës ndërkombëtar dhe kthimin e shqiptarëve etnikë të dëbuar. Menjëherë duhet

të fillonte ndalimi i zjarrit në Kosovë dhe brenda 24 orëve të para të tërheqjes, jugosllavët duhet të ndërprisnin të gjitha luftimet në Kosovë; të hiqnin nga puna sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore, radarët dhe sistemet e ra-ketave të goditjes tokë - ajër. Brenda 48 orëve të para, jugosllavët duhet t’u jepnin forcave të NATO-s të dhënat për vendndodhjen e minave, pajisjeve shpërthyese, ek-splozivave të pashpërthyer dhe minave surprizë. Brenda 72 orëve të para, e gjithë artileria kundërajrore jugosllave, raketat tokë ajër dhe avionët duhet të hiqeshin nga Ko-sova. Brenda gjashtë ditëve të para, forcat jugosllave duhet të largoheshin nga pjesa jugore e Kosovës, përg-jatë kufirit shqiptar e maqedonas, duke lejuar hyrjen e trupave paqeruajtës ndërkombëtar. Jugosllavët kishin 11 ditë në dispozicion që nga nënshkrimi i marrëveshjes për të përfunduar tërheqjen e tyre. Dhe pas tërheqjes, do të lejoheshin të sillnin një forcë të vogël deri 1000 trupa, për të ruajtur vendet kulturore dhe historike në Kosovë dhe për të punuar për pastrimin minave. Rezoluta 1244 (1999) e Miratuar nga Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e vet të 4011-të, më 10 Qershor 1999, parashtronte kushtet e paqes, stabilizimin e rajonit pas krizës si dhe implementimin e një pakti stabiliteti për Evropën Juglindore me një pjesëmarrje ndërkombëtare të gjerë me qëllim që të nxitej demokracia, prosperiteti ekonomik, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal. Në këtë luftë u dëbuan 800.000 mijë shqiptarë, u vranë 15.000 persona, nga të cilët 2.400 luftëtarë të UÇK-së, e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5.000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por numri i rasteve të pasqaruar ka mbetur ende i madh. Vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë (1998- 1999), forcat militare dhe paramilitare serbe, kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre ishin civilë të paarmatosur. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Janë rrëmbyer mbi 3 mijë shqiptarë, ku pas luftës, një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritjeje, gjatë periudhës kohore Mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe shkatërruan dhe dogjën, pjesërisht ose tërësisht, rreth 1.100 vend-banime shqiptare, plaçkitën, dogjën e shkatërruan mbi 200.000 shtëpi, banesa, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente. Kjo luftë u shoqërua edhe me masa të tjera shtrënguese e psikologjike, që ndikuan në arritjen e fitores si vendosja e një embargoje të plotë ekonomike, lufta e gjithanshme psikologjike duke përdorur të gjitha format e saj, si kërcënimi e përgatitjet për një sulm të mundshëm tokësor, duke përqendruar forcat tokësore në afërsi të kufirit me Serbinë, por Luftën e NATO-s në ish Jugosllavi dhe konfliktin më të ashpër të historisë Kosovë – Serbi e zgjidhi vetëm strategjia, taktika, metodat dhe teknika e përpikmërisë së lartë ajrore. Si një rast unikal në këtë luftë transmetohet misioni hu-manitar ajror për Kosovën. Bota s’ka njohur operacione humanitare ajrore në një mjedis, situatë dhe në përmasa të pallogaritshme, në shërbim të 1 milion refugjatëve martirë. Kjo luftë i dha fund kalvarit të popullit të kthyer në refugjat, nisi rrugën për arritjen e paqes dhe të lirisë në Kosovë dhe i dha mundësinë popujve të Ballkanit dhe të gjithë Europës Juglindore të punojnë për të lenë pas historinë e gjakderdhjeve e të urrejtjeve etnike, për tu integruar në Europën demokratike.

Page 20: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 20

Sulmet kompjuterike, rrezik potencial i shoqërisë së sotme

Nënkolonel Gjergji vasili

Shoqëria aktuale është vazhdimisht duke u varur gjithmonë e më shumë nga teknologjia kompjuterike. Integrimi i botës virtuale dhe botës fizike është duke arritur një funksion

thelbësor në shoqëri. Për shkak të rolit në rritje të teknologjisë së informacionit në shumicën e institu-cioneve, që përfshijnë si sektorin privat dhe atë pub-lik, ajo ka qenë objekt i sulmeve shumë të përhapura kompjuterike. Përdorimi i avantazheve në aplikimet kompjuterike, që ofron teknologjia kompjuterike brenda çdo profesioni, tregtie dhe në sistemin e administratës qeveritare, paraqet tani për tani një rrezik gjithmonë dhe më të madh. Lëvizjet e shoqërisë përkundrejt do-minimit të teknologjisë kompjuterike mund të konsid-erohen të rëndësishme në fushën e sensibilitetit dhe ashpërsisë së çështjeve lidhur me terrorizmin dhe kërcënimin e sigurisë. Shoqëria ka nevojë për njohuri të përhershme në lidhje me kërcënimet e shkaktuara nga sulmet kompjuterike. Reagimi i mundshëm i popullsisë në rastet e kërcënimeve të sulmeve kompjuterike për-caktohet nga niveli i ndërgjegjësimit të popullsisë për këtë çështje. Njohja e thelbit të vërtetë të këtij kërcëni-mi nxit përkrahjen masive për çrrënjosjen e krimeve të tilla. Një konsideratë të rëndësishme në shfrytëzimin e teknologjisë kompjuterike është fakti se niveli i komplek-sitetit ndryshon me zbatimin e sistemeve kompjuterike të veçanta. Përdorimi i teknologjisë kompjuterike për të shkaktuar dëme tek “objektivat e marra në shënjestër” mund të atribuohet si një nga format më të fuqishme të pajisjeve “hardware”. Kjo kërkon një nivel shumë të lartë të njohurive mbi bazat operuese dhe krijuese të pro-grameve - “soft-eve” si edhe në përcaktimin e rrjeteve

k ibernet i ka

që mund të ndikojnë në objektivin e sulmit.Integrimi i botës virtuale dhe botës materiale Integrimi i këtyre dy botëve është modeli udhëheqës

që po synohet në incidentet e sulmeve kompjuterike. Sulmet e tilla janë të mundshme për shkak të faktit, se programet – “soft-et” që janë vënë në dispozicion të botës virtuale kanë aplikime korresponduse përkatëse në botën materiale. Në pothuajse të gjitha degët e in-dustrisë dhe ekonomisë përdorimi i integrimeve të këtij lloji është shumë i dukshëm. Nëpërmjet zhvillimit të va-zhdueshëm të fushave të ndryshme teknologjike, nevoja për zbatimin e mëtejshëm të teknologjive kompjuterike në shoqëri është vazhdimisht në rritje. Ndërsa të gjitha fushat e industrisë, tregtisë, komunikacionit dhe ato ushtarake kërkojnë përdorimin e teknologjive virtuale, efekti i mundshëm i sulmeve kompjuterike rritet me për-masa të paparashikuara.

Integrimi i të dy botëve është mundësuar nga disa faktorë thelbësorë. Një nga faktorët, që nxit integrimin

Page 21: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 21

armatosura, të cilat mund të konsiderohen si më të ndjeshme ndaj sulmeve kompjuterike. Ky lloj sulmi ka kryesisht si objektiva kryesorë software-ët dhe bazat e të dhënave.

Metoda e dytë e sulmeve kompjuterike, është sul-mi ndaj objekteve të sektorit kryesor të kontrollit të sistemeve. Kjo metodë sulmon gjithashtu edhe pjesën e “hardware-ve” ose të infrastrukturës kompjuterike. Kjo do të thotë se ky lloj sulmi mund të shkatërrojë objektet e infrastrukturës së sistemeve, sepse vetë ky lloj sulmi synon integrimin e lehtësirave virtuale dhe fizike. Disa nga shembujt e sistemeve që kanë kontroll të fuqishëm mbi “database-et” e të dhënave mund të gjenden në kompanitë e telekomunikacionit dhe të transportit, të kontrolluara me sisteme kompjuterike automatike. Disa lloje sulmesh mund të bëhen edhe nëpërmjet përgjimeve të transferimit të të dhënave brenda vetë sistemit. Kjo mund të ndodhë edhe pse ka programe sigurie speciale për mbrojtjen e siste-meve.

Hack-tivizmi Një nga konceptet që mund të lidhet me sulmet

kompjuterike është “hack-tivizmi”. Hack-tivizmi është një term, që mbulon çdo veprimtari që përfshin “hack-ing” në realizimin e qëllimeve/objektivave të vendosura. Ky aktivitet përfshin zbulimin dhe hyrjen në të dhënat/informacionet e caktuara pa lejen e zotëruesit të të dhënave për realizimin e objektivave të caktuara, që kryesisht janë politike për nga natyra. Proçesi i hyrjes ilegale tek informacioni është përkufizuar si ”hack-ing“. Metodat kryesore të përdorura në hack-tivizëm përfshijnë ngritjen e barrierave në rrjetet virtuale, nisjen e sulmit përmes postës elektronike, hyrjen e paligjshme në bazat e të dhënave nëpërmjet “hack-ing” si edhe prodhimin dhe aplikimin e programeve kompjuterike shkatërruese, të tilla si “virus-e” dhe “worm-s”.

Barrierat, që janë ngritur në hapësirën kompjuter-ike, janë bërë zakonisht për të penguar hyrjen në des-tinancione/vende të caktuara që janë objekte të sul-mit elektronik. Kjo mund të realizohet duke përdorur programe të veçanta, të cilat mund të mbingarkojnë rrjetet dhe sjellin si rezultat dështimin/bllokimin e faqeve të internetit për të qenë të përdorshme nga përdorues të tjerë, që janë të referuar si “swarm-ing”.

Një tjetër sulm mund të realizohet nëpërmjet postës elektronike. Këto dy lloje sulmesh kompjuter-ike përfshijnë dërgimin e një sasi të madhe “e-mail-esh” ose në të njëjtën kohë dërgimin e programeve shkatërruese brenda këtyre “e-mail-eve“ të tilla. Hy-rja dhe depërtimi në bazën e të dhënave individuale të synuara ose në organizma publike dhe private, të cilat realizohen nëpërmjet “hack-ing” të sistemeve, është një tjetër metodë e përdorur nga hacktivist-ët. Ky grup përdor programe që shkaktojnë “përçarjen” e mbrojtjes së “bazës së të dhënave” dhe ndikojnë në funksionimin e sistemeve kompjuterike. Këto programe janë zakonisht

e vazhdueshëm të botës virtuale dhe të botës materiale, janë zhvillimet teknologjike të komunikimit, të cilat kanë mundësuar një hapësirë hyrje kontakti në mbarë botën në çdo kohë. Një faktor tjetër i rëndësishëm është fitimi i kontrollit të aspekteve të ndryshme të menaxhimit dhe mbikëqyrjes së përpunimit të të dhënave. Kjo është bërë e mundur përmes kapaciteteve lidhëse të rrjeteve kompjuterike, brenda të cilëve programet mund të oper-ojnë pa marrë parasysh kufizimet gjeografike. Hyrja e pakufizuar tek “burimet e informacionit” mund të ofro-het nga ndërveprimet e këtyre teknologjive.

Metodat e veprimit në sulmet kompjuterikeMënyrat e imponuara të efekteve, të lidhura me sul-

met kompjuterike mund të vërehen përmes dy meto-dave. Njëra metodë përfshin shkatërrimin e “të dhënave – database“ të ruajtura dhe metoda tjetër është vep-rimi sulmues, që synon sektorët kryesorë të kontrollit të sistemit të të dhënave.

Metoda e parë synon mbledhjen e informacionit të “grumbulluar” në “database-et” ose sistemet e veçanta. Kjo metodë vepron duke “plaçkitur” infor-macione të rëndësishme ose duke ndryshuar “kodet elektronike“. Këto aktivitete mund të jenë shumë të ngjashme me aktivitetet e “hacking”. Kjo mund të vërehet tek aktivitete të tilla si ndryshimi i kodeve elektronike në sisteme si p.sh. kartat e kreditit dhe sisteme të tjera automatike, e cila mund të shkak-tojë dështimin e transaksioneve të veçanta në tran-saksionet financiare tek popullsia apo institucionet e synuara. Një tjetër demonstrim i këtij lloj sulmi është “hacking” dhe përdorimi i informacionit të klasifikuar të sistemeve kompjuterike të agjencive apo organizatave të marra në objektiv të sulmit. Në këtë rast ekspozimi i këtyre të dhënave/informacioneve, veçanërisht kur ato kanë efekte të dëmshme për grupet e tjera, mund të shkaktojë rrezik dhe madje edhe shkatërrimin e or-ganizatave të veçanta. Një shembull për rrezikun e ekspozimit të informacioneve të tilla janë “të dhënat“ që mbahen nga agjencitë qeveritare të lidhura me të dhënat personale, financat, ekonominë dhe forcat e

Page 22: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 22

të njohura si “virus-e” kompjuterike dhe “worms”. Këto terma të shpikura janë të lidhura me faktin se “ndotja” e programeve kompjuterike ndodh në momentin e kontak-tit me këto programe.

Në pikëpamje të metodave të përdorura në proce-set e hack-tivizmit dhe terrorizmit, kufijtë e vendosur në shumicën e rasteve nuk mund të dallohen.

Teknikat mbrojtëse nga sulmet kompjuterike - siste-met “SCADA”

Sistemet e Përvetësimit të të Dhënave dhe Kontrollit Mbikqyrës (Supervisory Control And Data Acquisition - SCADA) janë kompjuter, që monitorojnë dhe rregullojnë operacionet e shumicës së industrive me infrastruk-turë kritike (p.sh. kompanitë, që menaxhojnë rrjetet e energjisë, telekomunikacionit dhe sistemeve të veçan-ta). Kompjuterat e sistemeve SCADA monitorojnë dhe rregullojnë automatikisht proceset e regjimeve të punës, prodhimin dhe aktivitetet e tjera të kontrollit të proceseve, bazuar në të dhënat e mbledhura në formë dixhitale sipas reagimeve të sensorëve. Këto sisteme kontrolli janë të vendosur shpesh në vende të largëta dhe të papopulluara. Vetëm inxhinierët ose stafi teknik kanë mundësi për të hyrë periodikisht në këto vende nëpërmjet lidhjeve të telekomunikacionit. Megjithatë, për më shumë efikasitet, këto lidhje të komunikimit janë të lidhura gjithmonë më intensivisht me rrjetet lokale të administratës së përbashkët ose drejtpërsëdrejti në internet.

Disa ekspertë besojnë se rëndësia e madhe e sistemeve SCADA për kontrollin e infrastrukturës kri-tike mund t’i bëjë ato një objektiv tërheqës për gru-pet kriminale dhe terroriste. Disa specialistë besojnë, se megjithëse shumë sisteme SCADA funksionojnë ende sot duke përdorur programin “Commercial-off-the-shelf (COTS), janë të pambrojtura mjaftueshëm ndaj një sulmi kompjuterik. Sistemet SCADA rezultoj-në të mbeten vazhdimisht të cënueshme nga sulmet kompjuterike, sepse shumë organizata që veprojnë së bashku, nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur nevo-jave unike të këtyre sistemeve të sigurisë kompjuter-ike.

Shembulli i mëposhtëm mund të shërbejë për të ilustruar dobësitë e mundshme të sistemeve të kon-trollit dhe të nxjerrë në pah çështjet e sigurisë kiber-netike, që mund të lindin për kompjuterat e infrastruk-turës kur panelet kontrolluese të sistemeve SCADA janë të ndërlidhur me rrjetet zyrtare. Në gusht të vi-tit 2003 “worm-i” kompjuterik në internet “Slammer” ishte në gjendje të “korruptonte” për pesë orë siste-met e kontrollit të kompjuterave të impiantit energ-jetik bërthamor “Davis-Besse” të vendosura në Ohajo (për fat të mirë impianti energjetik ishte i mbyllur dhe jashtë pune – offline - kur ndodhi sulmi kompjuterik). “Worm-i” kompjuterik ishte në gjendje të depërtonte me sukses në sistemet e impiantit bërthamor brenda dhomës së panelit të kontrollit, sepse rrjeti kompju-terik i punës në zyrat e përbashkëta u konstatua të kishte lidhje të shumta në internet duke anashkaluar

dhomën e kontrollit të “firewall-ave”.Vëzhgues të tjerë sugjerojnë, se sistemet SCADA

dhe infrastruktura kritike janë më të fuqishme dhe elas-tike. Infrastruktura elektronike mund të “riparohet” shpejt gjatë dhe pas një sulmi kompjuterik. Gjithashtu citohet, se bllokimi i sistemit të ujit, ndërprerjes së energjisë, bllokimit të trafikut ajror dhe skenare të tjera të ngjashme të sulmeve kompjuterike shpesh do të ndodhin dhe shihen si ngjarje rutinë. Aktivistët e sulmeve kompjuterike mund t’ju duhet të sulmojnë objektiva të shumta në të njëjtën kohë për periudha të gjata kohore për të krijuar gradualisht “terror kompjuterik si edhe për të arritur qëllime strategjike ose efekte të dukshme në sigurinë kombëtare.

Një sferë e rëndësishme, që nuk është kuptuar plotësisht, lidhet me bashkëveprimin e pandërprerë midis sistemeve kompjuterike që operojnë brenda in-frastrukturave të ndryshme. Shqetësimi është, se ndërvarësitë e shumta të sistemeve ndoshta mund të ndërtojnë një “ujëvarë” të efekteve me ndikime të paparashikueshme në mënyrën se si ato ndikojnë në sigurinë kombëtare.

Parimet dhe masat e mbrojtjes nga sulmet kompju-terike

“Mbrojtja kompjuterike“ është një term i gjerë, që përfshin shumë aspekte të informacionit elek-tronik, të të dhënave dhe shërbimeve të medias që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe në interesat e një vendi. Garantimi i sigurisë së hapësirës elek-tronike të një vendi përfshin një sërë aktivitetesh në nivele të ndryshme. Drejt këtij qëllimi fushat më të rëndësishme të kësaj politike përfshijnë zvogëlimin e cënueshmërisë së hapësirës elektronike, parandal-imin e sulmeve kompjuterike në shkallë të parë dhe në rast të një sulmi sigurimin e një rikthimi të shpe-jtë në funksion pune të sistemeve të informacionit.

Page 23: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 23

e tij në përdorimin e kujdesshëm të sistemeve të in-formacionit dhe duhet të marrë masat e nevojshme të sigurisë për menaxhimin e rreziqeve të identifikuara; një vetëdije të përgjithshme shoqërore të kërcënimeve në hapësirën elektronike dhe gjendjen e gatishmërisë për të përmbushur respektimin e masave mbrojtëse si kushte paraprake të rëndësishme, që çdo anëtar i shoqërisë së informacionit është përgjegjës për sig-urinë e teknologjisë elektronike apo sistemeve në për-dorim ose zotërim; bashkëpunimi i ngushtë me orga-nizata ndërkombëtare dhe vende të tjera për rritjen e sigurisë të hapësirës elektronike;

Vëmendje e duhur i duhet kushtuar mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të dhënave personale dhe iden-titetit; zhvillimi dhe administrimi i zgjidhjeve të ndry-shme të teknologjisë së informacionit (TI-së) për of-rimin e shërbimeve të ndryshme publike duhet të sillen në përputhje me arkitekturën dhe kornizën ndërvepruese të TI-së të Shqipërisë duke përfshirë kornizën e sigurisë së informacionit. Përveç kësaj duhet të merren para-sysh politikat e brendshme të sigurisë së institucioneve publike dhe private dhe rekomandimet e bëra për planet dhe shërbimet afatgjatë në sistemet e tyre të informa-cionit. Zbatimi i plotë i masave mbrojtëse, sado kom-plekse qofshin ato, synon në radhë të parë të reduktojë dobësitë e natyrshme të hapësirës elektronike në vend. Për mbrojtjen kompjuterike të sistemeve tona të TI-së identifikohen këto drejtime kryesore zhvillimi: zbatimi i një sistemi të unifikuar masash për mbrojtjen dhe sigurinë kompjuterike të të gjitha llojeve të sistemeve tona të TI-së; zhvillimi dhe rritja e profesionalizmit, ekspertizës dhe vetëdijes më të lartë për çdo proces mbi sigurinë e informacionit si dhe synimi për arritjen e standardeve më të larta në këtë fushë; zhvillimi i një kuadri të përshtatshëm rregullator dhe ligjor për të mbështetur një operacionalitet zinxhir dhe të sigurt të sistemeve tona të informacionit; promovimi i një bashkëpunimi ndërkombëtar shumë të qëndrueshëm, që synon forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë të kësaj hapësire globale; dhe implementimi në shkallë të gjerë të një sistemi të plotë masash mbrojtëse kundër sulmeve kompjuterike paraqesin objektivat kryesore për të garantuar një funksionim të qëndrueshëm të sistemeve; rritja e sigurisë së sistemeve të kontrol-lit të infrastrukturës kritike, përmirësimi në mënyrë të pandërprerë të kapaciteteve për të përballuar çdo metodë të re sulmi kompjuterik apo teknologjikisht më të përparuar; sigurimi i një kualiteti të lartë të tra-jnimit të stafeve teknike për të garantuar një pro-fesionalitet dhe kompetencë në fushën e sigurimit të sistemeve dhe të informacionit; intensifikimi i kër-kimit dhe zhvillimit në fushën e sigurisë kompjuterike në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje kombëtare; rritja e ndërgjegjësimit mbi sigurinë kompjuterike duke e infor-muar publikun dhe përdoruesit e teknologjive të informa-cionit në lidhje me kërcënimet ekzistuese në hapësirën elektronike dhe përmirësimin e njohurive mbi përdorimin e sigurt të kompjuterave.

Një strategji për mbrojtjen nga sulmet kompjuterike duhet të vlerësojë së pari dobësitë e infrastrukturës kritike të teknologjisë së informacionit të një vendi, ngritjen e një sistemi të masave parandaluese kundër sulmeve kompjuterike si edhe duhet të vendosë mbi caktimin e detyrave në lidhje me menaxhimin e siste-meve të sigurisë kompjuterike në nivel kombëtar. Për më tepër ajo është gjithashtu e rëndësishme për përmirësimin e vazhdueshëm të kuadrit ligjor kundër sulmeve kompjuterike, për të rritur bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, ndërgjegjësimin e publikut mbi shkallën e rrezikshmërisë, zhvillimin e trajnimeve specifike në fushën e sigurisë së sistemeve kompjuterike si edhe studimin e programeve në fushën e sigurisë kompjuterike. Cënueshmëria e hapësirës elektronike mund të reduktohet mbi bazën e masave të mëposhtme: rritjen e sigurisë së sistemeve të in-formacionit, zbatimin e standardeve të sigurisë të të dhënave dhe ofrimin e trajnimeve të specializuara për përdoruesit e kompjuterit dhe të mirëmbajtjes së sistemeve kompjuterike. Procedurat për mbrojtjen dhe sigurinë kompjuterike të sistemeve tona duhet të bazohet në parimet dhe udhëzimet e mëposhtme: Planet e veprimit për mbrojtjen kompjuterike duhet

të integrohen në proceset rutinë të planifikimit të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare; mbrojtja dhe sigu-ria kompjuterike duhet të udhëhiqet nga përpjekjet e koordinuara të të gjithë aktorëve të interesuar, nga sektorët publikë, privatë si dhe të shoqërisë civile; bashkëpunimi efektiv ndërmjet sektorëve publikë dhe privatë duhet të jetë përparues sidomos në mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit; mbrojtja nga sulmet kompjuterike duhet të bazohet në efekt-shmërinë e sigurisë së informacionit, kjo do të thotë se çdo përdorues apo zotërues i sistemeve të infor-macionit duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë

Page 24: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 24

Procesi gjinor, paqja dhe siguria

integrimi gjinor

MsC Suzana JAHOLLARi

Në Samitin e Çikagos, më 20 e 21 maj, kry-etarët e shteteve anëtarë të NATO-s pranuan njëzëri dhe artikuluan rëndësinë e Rezolutës 1325 të Këshillit së Sigurimit

të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNSCR 1325). Në Paragrafin 16, të deklaratës së Samitit thuhet: “Përhapja e dhunës mbi bazën gjinore dhe seksuale në situatat konfliktuale, mungesa e rregul-lave efektive institucionale për mbrojtjen e grave dhe vazhdimi i përfaqësimit të ulët në proceset e paqes, përbën problem serioz në ndërtimin e paqes së qën-drueshme. Ne synojmë angazhimin për zbatimin e plotë të Rezolutës 1325 për gratë, paqen dhe sig-urinë e Këshillit së Sigurimit të OK-së dhe rezolutat e tjera, të cilat synojnë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave, rolit dhe pjesëmarrjes në përfun-dimin e konfliktit. Në një radhë me politikat e NATO-s dhe Këshillin e Partneritetit Euroatlantik, Aleanca së bashku me partnerët ka bërë progres domethënës në implementimin e objektivave të artikuluaka në këto re-zoluta. Si rrjedhojë, ne kemi sot raportin e progresit strategjik për implementimin e UNSCR 1325 dhe re-zolutat e tjera lidhur me të, në operacionet dhe mis-ionet e drejtuara nga NATO dhe falënderojmë ndihmën bujare norvegjeze për të mbështetur me një përfaqë-sues special të NATO-s këto çështje të rëndësishme. Në këtë kontekst si dhe për të avancuar më tej këtë punë, ne i kemi vënë detyrë Këshillit: - Të vazhdojë implementimin e politikave dhe planit të veprimit,- Të bëjë rishikimin e implikimeve praktike të UNSCR 1325 në mbështetje të operacioneve e misioneve të NATO-s,- Të integrojë më tej perspektivën gjinore në aktiv-itetet e Aleancës,- Të paraqesë një raport në samitin e ardhshëm lidhur me problemet gjinore.”

Po kështu, në paragrafin 17 të kësaj deklarate theksohet se do të vazhdojmë të qëndrojmë të an-gazhuar në implementimin e UNSCR 1612 dhe rezo-lutave të tjera lidhur me të, për mbrojtjen e fëmijëve në konfliktin e armatosur. Përfshirja e perspektivës gjinore në operacionet e mbështetjes së paqes është

e rëndësishme. Ajo është element themelor për ar-ritjen e efektivitetit. Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Gianpaolo Di Paola, më 23 maj 2011 theksoi se: “Duhet inkurajuar Komiteti i Perspektivës Gjinore të NATO-s për përmirësimin e mënyrës së ve-primit të NATO-s sot si dhe ndryshimin e mënyrës së të menduarit për të përmirësuar mënyrën e mis-ioneve të saj. Procesi gjinor është për gratë dhe për burrat, por ndaj grave kërkohet vëmendje speciale, sepse ato përbëjnë një ndryshim si në operacione, ashtu dhe në shoqëri”. Konceptimi i procesit gjinor ka evoluar që nga takimi i NATO-s vitin e kaluar me temë se si procesi gjinor mund të sjellë ndryshim në siguri, në operacionet ushtarake, në tematikën e këtij viti dhe në përfshirjen e procesit gjinor në sistemin e përgjigjes ndaj krizave të NATO-s si dhe në pro-cesin e planëzimit operacional. Përkufizimi i sigurisë në operacionet ushtarake është reduktimi i kërcëni-meve fizike të personelit dhe pajisjeve. Identifikimi i faktorëve që influencojnë në sigurinë e operacioneve janë, njohja e situatës, kohezioni i njësisë, trajnimi, forcat tona, partnerët në qeverisjen lokale, manda-tet dhe rregullat e angazhimit, pajisjet, komunikimi i sigurt nëpërmjet garantimit së kanaleve të komu-nikimit, masat e sigurisë për mbrojtjen fizike, vrasja ose kapitullimi, forcat e sigurisë kombëtare dhe zhvil-limi ekonomik. Në kategoritë e indikatorëve dallojmë, Indikatorët që lidhen me procedurat dhe direktivat, që janë numri i këshilltarëve gjinorë, të cilët rapor-tojnë direkt te shefi i shtabit ose përfshihen në stafin e komandantit, përfshirja ose jo e këshilltarit gjinor në procesin operacional, përqindja e reparteve në nivel taktik, të cilët kanë personel të trajnuar, pika e kontaktit gjinor që merret me procesin gjinor në operacione, prezenca e pakët e grave në konceptin e operacionit, në urdhrat operacionalë, në procedurat teknike e taktike. Indikatorët që lidhen me trajnimin janë, numri i personelit në misione që është trajnuar para vajtjes në mision dhe në mënyrë specifike në tra-jnimin e “Teatrit së konfliktit”, angazhimi i popullsisë lokale dhe përfshirja e perspektivës gjinore, numri i personelit të trajnuar në mision, i cili përgjigjet për përfshirjen e perspektivës gjinore. Kurse indikatorët që lidhen me burimet njerëzore janë, numri i këshill-tarëve gjinorë në komandat dhe strukturat e nivelit të lartë, numri i këshilltarëve gjinorë në terren, numri i

Page 25: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 25

këshilltarëve gjinorë që janë pika kontakti në misionet e drejtuara nga NATO, numri dhe vendi i këshilltarëve gjinorë në strukturat e komandës së NATO-s. Sekre-tari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmus-sen, theksoi në Janar të vitit 2010 se: “Ne duhet jo vetëm të integrojmë çështjet gjinore në planëzimin dhe në operacionet tona, por ne duhet të punojmë në mënyrë aktive që të zhvillojmë aftësitë tona në betejë. Fuqizimi më i madh dhe mbrojtja më efektive e grave kundër rreziqeve specifike që ndeshen në konfliktet e armatosura, sjell përfitime jo vetëm për gratë, por për të gjithë ne.” Për të ecur para duhet kompetencë, direktivë e procedurë operacionale, arsimim e trajnim, strukturë, vazhdimësi institucionale e të mësuarit, vëmendje dhe përpjekje si skuadër.

Analizë e procesit gjinor në planëzimin e të gjithë aktiviteteve. Komanda Strategjike e NATO-s, ACT, syn-on dy objektiva në implementimin e UNSCR 1325, 1)Mbështetjen e implementimit UNSCR 1325 në operacio-net e drejtuara nga NATO, nëpërmjet arsimimit e trajnimit dhe 2) Integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha aspek-tet e politikave dhe detyrave të NATO-s, përfshirë doktri-nën dhe politikat e personelit si dhe praktikën e NATO-s. Këto objektiva janë direkt në mbështetje të Planit të Ve-primit të NATO-s (nëntor 2010) për perspektivën gjinore dhe zbatimin e UNSCR 1325 në operacionet dhe misionet e drejtuara nga Aleanca si dhe në politikat e NATO-s për implementimin e UNSCR 1325. Më 20 nëntor 2010, de-klarata e samitit të Lisbonës theksoi: “Të përmirësojmë kontributin e NATO-s për arritje efektive dhe aftësinë e saj për të kontribuar, kur kërkohet, në stabilizim dhe rindërtim. Ne jemi dakord të formojmë një aftësi të mundshme, por modeste civile, për t’u përballur më me efektivitet me ak-torët e tjerë për mbështetjen dhe planëzimin në menax-himin e krizave”. Që nga samiti i Lisbonës ky koncept ka evoluar në atë që, puna me UNSCR 1325 dhe Perspektiva Gjinore në operacione duhet të planëzohet, zbatohet dhe vlerësohet si të gjithë çështjet e tjera. Ajo duhet të jetë e strukturuar, sistematike dhe plotësisht e përfshirë në çështjet e çdo dite. Shqipëria është në procesin e hartimit të këtij Plani Kombëtar Veprimi, për zbatimin e Rezolutës

1325 të Këshillit së Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. FARSH i kanë dhënë një kuptim gjendjes së perspektivës gjinore. Përpjekjet dhe puna e bërë në këtë drejtim, në aspektin legjislativ dhe në aspektin praktik, është modeste. Vlerësohet përpjekja për të futur kurri-kulat e procesit mësimor në kurset që po zhvillohen në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, çështje të barazisë gjinore në shoqëri dhe në veçanti në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes, ndikimi i integrimit të perspektivës gjinore në operacionet e misionet paqeruajtëse, etj. Mjaft i rëndësishëm është kuptimi i koncepteve të NATO-s në këtë drejtim, për krijimine mentaliteteve e qëndrime të drejta në FA. Kjo lidhet me rikonceptimin e sigurisë dhe ridizenjimin e forcës së mbrojtjes dhe strukturave, në mënyrë që ato të jenë të përshtatshme për kërkesat e sigurisë së shtetit dhe të qytetarëve, në përputhje me kërkesat demokratike për përfaqësim e transparencë. Forca e mbrojtjes duhet të reflektojë shoqërinë të cilën mbron, e cila e balancuar favorizon kohezionin dhe efek-tivitetin e operacioneve shumëdimensionale të paqes në rritje. Objektivat e procesit gjinor duhet të eliminojnë diskriminimin gjinor brenda institucioneve të mbrojtjes si dhe duhet të integrojnë perspektivën gjinore në punën kërkimore shkencore, në politikat, praktikat e mbrojtjes dhe institucioneve ushtarake. Proces gjinor në sektorin e mbrojtjes do të thotë sjellja e eksperiencave, njohurive dhe interesave të burrave e grave në operacione dhe është një mjet për rikonceptimin e politikave, imple-mentimin dhe vlerësimin e procesit. Ky konsiderohet si një gur i rëndësishëm themeli, për të përpunuar e qartësuar konceptet e bindjet që nesër do të ndikojnë dukshëm në efektivitetin e misioneve të NATO-s, ku bëjmë pjesë edhe ne, në ndërtimin e paqes dhe sig-urisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, theksoi se “Rezoluta 1325 është apel i fuqishëm për të mbrojtur ata që janë më të dobët në konflikt dhe për të rritur pjesëmarrjen e grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë. Nëse gratë dhe bur-rat do të kenë të drejta të njëjta, a do të ketë më shumë paqe në botë? Paqja pa gratë nuk është paqe. Paqe dhe siguri, ky është misioni i NATO-s”.

Page 26: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 26

ForCat sPeCiale

Stërvitja B-9 CJSE, u zhvillua në periudhën 03-09 qershor në Maqedoni, me pjesë-marrës nga nëntë shtete ballkanike. Qëllimi i kësaj stërvitje ishte bashkëpunimi midis këtyre shteteve, për të treguar se pavarësisht konflikteve të hershme që kanë ekzistuar mes tyre, ato kanë aftësinë që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në shër-bim të stabilitetit. Efektivat shqiptarë të Forcave Speciale, të cilët morën pjesë në këtë stërvitje, ishin të gjithë me nga katër misione e sipër eksperiencë, ku dy prej misioneve ishin luftarakë. Niveli i paraqitjes së operatorëve të Forcave Speciale shq-iptare ishte dy deri tre herë më i lartë se ai i pjestarëve të forcave të tjera. Ekipi pjesëmarrës nga pala shqiptare: Major Edvis Spahi, specialist stërvitje në Shtabin e B.F.S., Kapiten Ajet Jata, shef zbulimi në B.F.S, Kapiten Dëfrim Çela, shef nderlidhje në B.F.S, Kapiten Elidon Kurti, komandant i kompanisë Speciale Alpine.

Page 27: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 27

Grupi i dytë special me këtë përbërje: 1.Kapiten Ernest Marjakaj, komandant grupi. 2.N/Toger Ndricim Kaloshi, zv/komandant grupi.3.Rreshter Astrit Lica, specialist operacionesh.4.Tetar Ylber Hoxha, specialist zbulimi.5.Tetar Artan Bilimani, specialist armatimi. 6.Rreshter Alferd Gjyla, zv/specialist armatimi.7.Rreshter Gezim Toska, specialist xhenio.8.N/tetar Ermal Bushgjoka, zv/specialist xhenjo.9.Rreshter Jetnor Feto, specialist nderlidhje. 10.Tetar Gëzim Dhamo, zv/specilaiost ndërlidhje.11.Rreshter Blenard Hebibasi, specialist shëndetësie.12.Rreshter Very Selko, zv.specilaist.

Page 28: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 28

sPeCiale doktrina ushtarake e FashSynimi

Rishikimi i Doktrinës Ushtarake të FA në një kuadër doktrinar të përbashkët me NATO-n

Rrethanat e reja të krijuara në kuadrin e një mjedisi strategjik dhe operacional gjith-një e më kompleks, zhvillimet e fundit te-knologjike, ristrukturimi i FARSH si dhe ka-

rakteri i operacioneve të sotme që po kryhen gjithnjë e më shumë të përbashkëta, shumëkombëshe dhe me një “përqasje gjithëpërfshirëse”, kanë shtruar nevojën e rishikimit dhe hartimit të Doktrinës së Përbashkët të Forcave të Armatosura. Për këtë qëllim SHPFA, nëpërmjet “Direktivës Programore

Nr. 7018/1, datë 07.11. 2011”, ka autorizuar Qen-drën e Doktrinës të bëjë rishikimin dhe hartimin e Doktrinës së Përbashkët të FA(DP-01). Synimi i DP-01 do të jetë parashtrimi i filozofisë dhe teorisë ushtarake shqiptare për përdorimin e FARSH si një instrument i fuqisë kombëtare. Ajo do të trajtojë metodologjinë për strategjinë e nive-leve të larta të Forcave Armatosura dhe zbatimin e asaj strategjie, në bashkëpunim me aleatët tanë kryesorë. DP-01 do të përshkruajë parimet ud-hëheqëse, vlerat themelore ushtarake, karakterin, shpirtin, etikën dhe pritshmërinë në realizimin de-tyrave ushtarake, do të japë një pamje të përgjith-shme të filozofisë operacionale dhe do të përshkru-ajë konsideratat për operacionet e përbashkëta me forcat tona, apo të gërshetuara me forcat aleate e të koalicioneve, si dhe përshkrimin e përqasjes ndaj operacioneve specifike.Mjedisi i sigurisë dhe kuadri strategjik i mbrojtjesMjedisi strategjik rajonal dhe ndërkombëtar i sig-urisë sot është i ndryshëm nga ç’ishte pak vite më parë. Zhvillimet botërore të kohëve të fundit kanë sjellë elementë, sfida dhe mundësi të reja në këtë mjedis. Shqipëria është pjesë e këtij mjedisi gjeostrategjik që konsiderohet, nga njëra anë si një mjedis bal-lkanik me të gjitha problemet historike të trashë-guara dhe nga ana tjetër, si një mjedis europian mbi të cilin vendet demokratike perëndimore ushtrojnë ndikim pozitiv për stabilitetin, demokratizimin dhe integrimin e tij. Faktori shqiptar në Ballkan është i një rëndësie të dorës së parë, duke bërë që kon-

GJeNeRALMAJOR XHeMAL GJUNKSHi, SHef i SHTABiT Të PëRGJiTHSHëM Të fASH

“Strategjia pa taktika është rruga më e ngadaltë për fitore. Taktikat pa strategji janë zhurma para mposhtjes”.

Sun Xu

Page 29: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 29

doktrina ushtarake e FashRëndësia Zbatimi

tributi dhe roli i Republikës së Shqipërisë të jetë mjaft i rëndësishëm në krijimin e një atmosfere har-monie, të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit recip-rok në interes të paqes, mirëqenies dhe integrimit sa më të shpejtë të rajonit tonë në familjen europi-ane.Shqipëria nuk ka armiqësi ndaj shteteve në rajon, por duke qenë se ajo është anëtare e NATO-s synon që të promovojë paqe dhe stabilitet. Me krijimin e kapaciteteve të veta mbrojtëse, nuk synon të cënojë të tjerët, por të kontribuojë në sigurinë dhe paqen në rajon dhe më gjerë, si dhe të jetë në gjendje të ballafaqohet me kërcënimet që e dëmtojnë atë. Doktrina e saj ushtarake ka karakter mbrojtës dhe jo mësymës. Karakteri mbrojtës i Doktrinës sonë ushtarake sanksionohet në qëllimin parësor strategjik të FARSH i cili është: “Ushtrimi i sovranitetit të Re-publikës së Shqipërisë; mbrojtja e pavarësisë dhe integritetit territorial; mbrojtja e jetës dhe e pas-urisë së shtetasve; zhvillimi i pandërprerë demokra-tik dhe prosperiteti ekonomik; mbrojtja e dinjitetit dhe e vlerave kombëtare; si dhe integrimi i plotë në strukturat ndërkombëtare të sigurisë, në Organi-zatën e Atlantikut të Veriut (NATO) e në Bashkimin Europian (BE)”.Republika e Shqipërisë ka marrë e po merr masa të vazhdueshme në funksion të forcimit të sigurisë së brendshme. Gjithashtu, Shqipëria, me kontributin e saj në operacionet paqeruajtëse në kuadrin e OKB-së, NATO-s, dhe BE-së, është shndërruar në një vend që kontribuon në përmirësimin e gjendjes së sigurisë në nivel global.Doktrina e Përbashkët (DP-01), si një dokument themelor i përdorimit operativo-strategjik të FARSH, pasqyron të gjithë dinamikën dhe shumëllo-jshmërinë e operacioneve të tashme e të ardhshme, më vete apo në koalicion me NATO-n. Ajo jep lidhjen politiko-ushtarake të luftës dhe të operacioneve dhe vlerëson evoluimin e natyrës së luftërave në shekul-lin e ri. FA mbeten një mjet efektiv dhe i fuqishëm për bllokimin e kërcënimeve dhe sfidave në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.Ç’përfaqëson Doktrina Ushtarake (DP-01)? Doktrina Ushtarake përfaqëson një dimension të ri të mendimit ushtarak profesional në përmirësimin e dokumenteve të mbrojtjes dhe Sigurisë së RSH-së. Ajo buron nga njohuritë dhe përvoja e luftës moderne, në një mjedis strategjik në ndryshim dhe në një mjedis operacional kompleks, si dhe shpreh

mendimin tonë ushtarak dhe vlerat më të mira të ekzistencës së Shqipërisë si një shtet i pavarur për 100 vjet, që pavarësinë dhe lirinë e fitoi nëpërmjet Forcave të saj të Armatosura. Ajo përbën kornizën kombëtare për detyrën themelore dhe kushtetuese të FASH-mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të RSH dhe përmbushjen e angazhimeve si anëtare e NATO-s.DP-01 pasqyron të gjithë dinamikën dhe komplek-sitetin e operacioneve të tashme e të ardhshme, me vete apo në koalicion me NATO-n. Ajo jep lidhjen politiko-ushtarake të luftës dhe të operacioneve dhe vlerëson evoluimin e natyrës së luftërave në shekul-lin e ri. FA mbeten një mjet efektiv dhe i fuqishëm për bllokimin e kërcënimeve dhe sfidave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Doktrina Ushtarake është dokumenti bazë i përdorimit dhe mbështetjes së forcave në kryerjen e një operacioni, i çfarëdo lloji qoftë.Qëllimi i Doktrinës Ushtarake është që Forcat e Armatosura të RSH të sigurojnë dhe kenë staf drejtues për zhvillimin e operacioneve të tyre. Ajo trajton mënyrat se si këto operacione duhet të or-ganizohen, drejtohen, komandohen, koordinohen, mbështeten dhe si do të vijohet pas mbarimit të tyre. Përveç se mbart përvojën më të mirë të oper-acioneve të kaluara, Doktrina pasqyron edhe mendi-min bashkëkohor për zbatimin e këtyre parimeve në realitetin aktual dhe në perspektivën e afërt.

Page 30: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 30

Doktrina është pjesë kryesore e mendimit që përf-shin parimet kryesore të drejtimit dhe mbështetjes së forcave ushtarake në përmbushjen e misionit të tyre. Ajo shpesh trajtohet si “Ide qendrore e Ushtrisë”. Doktrina duhet të ndihmojë në mendimin analitik të nevojshëm për të drejtuar një operacion si dhe të lejojë nismën, krijimtarinë dhe kushte të tjera që i krijojnë komandantit lirinë e nevojshme të veprimit për t’iu përshtatur kushteve konkrete e specifike. Doktrina është përcaktuar si: “Tërësia e parimeve themelore nëpërmjet të cilave forcat ush-tarake drejtojnë veprimet e tyre për arritjen e ob-jektivave të përcaktuara. Ajo është autoritare, por kërkon gjykim në zbatimin e saj”. Ajo përqendrohet në thelbin: “Si të mendojmë rreth një operacioni” dhe jo “Çfarë të mendojmë rreth tij”. Duke patur tipare dinamike, doktrina rishikohet në vijimësi për të pasqyruar sa më mirë aktualitetin e mendimit doktrinar. Ajo përshkruan mënyrën se si veprojnë Forcat e Armatosura për të realizuar mi-sionin, por nuk trajton se përse ato e bëjnë një gjë të tillë, gjë që është detyrë e politikës. Doktrina dhe raportet e saj.Doktrina e Përbashkët e FARSH rrjedh nga “Strategjia e Sigurisë së Republikës Shqipërisë”, “Strategjia Ushtarake e FA”, dhe përbën dokumen-tin thelbësor konceptual të politikës shtetërore për përdorimin e forcës ushtarake në të gjithë spektrin e plotë të kërcënimeve ndaj RSH apo shteteve anëtare të NATO-s. Dokt-rina e Përbashkët e FARSH mbësh-tetet në mendimin strategjik më të avancuar të Aleancës, pasqyron përvojën më të mirë të operacioneve aktuale të NATO-s, si dhe pasqyron dinamikën e kompleksitetin e opera-cioneve të tashme dhe të ardhshme. Në terma të përgjithshme, Doktrina e Përbashkët vendos lidhjet mes “qëllimit përfundimtar” (çfarë duhet realizuar) dhe mënyrës së realizimit (kapaciteteve), duke dhënë rrugët për forcat “joint” si të realizojnë strategjinë ushtarake dhe objekti-vat operativë, në mbështetje të qël-limeve kombëtare dhe në kuadër të Aleancës. Ndërveprimi doktrinar me Aleancën. Ndërtimi i një kuadri doktrinar të përbashkët të NATO-s është një karakteristikë thelbësore për rritjen e ndërveprimit, si në nivelin doktrinar, duke u mundësuar komandantëve të të gjitha vendeve aleate ndjekjen e një përqasjeje të njëjtë për opera-cionet, ashtu dhe në nivel procedurial.Parimi udhëheqës me të cilin punon Aleanca është ajo e angazhimit të përbashkët të shteteve sovrane në mbështetje të sigurisë për të gjithë anëtarët e saj. Kërcënimi për një shtet sovran ka ndikim edhe në shtetet e tjera. Me nënshkrimin e Traktatit të Uash-

ingtonit, secili shtet anëtar është i angazhuar të re-spektojë këtë parim për të ndarë rreziqet dhe dety-rimet, si dhe avantazhet që sjell Mbrojtja Kolektive. Shqipëria si anëtare e NATO-s, ka zbatuar një nga qëllimet e saj-sigurimin e interesave të sigurisë themelore në kuadër të mbrojtjes kolektive, e cila është përcaktuar në Nenin 5 të Traktatit të Uash-ingtonit. Për shkak të përparësisë të anëtarësimit të saj në Aleancë, mbrojtja ushtarake e Shqipërisë është bazuar në planëzimin dhe përdorimin e forcave të përbashkëta aleate ku do të integrohen FARSH.Nivelet e doktrinës. Doktrina ushtarake, si dokument i përdorimit dhe mbështetjes së forcave në operacion shërben për të tre nivelet e operacioneve. Operacionet ush-tarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë drejtohen, planëzohen dhe kryhen në tre nivele: Strategjik, Operativ dhe Taktik. Në kushtet e luftës bashkëkohore, nuk ekziston ndonjë kufi i për-caktuar qartë ndërmjet këtyre niveleve. Shkallëzimi i niveleve të luftës dhe i operacioneve ushtarake në tërësi kryhet duke u nisur kryesisht nga përmbajtja dhe rëndësia e objektivave që realizojnë, nga sasia e forcave pjesëmarrëse, nga përmasat e mjedisit të veprimeve luftarake dhe kohëzgjatja e tyre. Në këndvështrimin kombëtar, niveli strategjik ka

të bëjë me përdorimin e të gjithë spektrit të buri-meve kombëtare si dhe të të gjithë instrumenteve të fuqisë kombëtare, për të arritur objektivat e politikës. Ky nivel lidhet me autoritetin e Qeverisë dhe të nivelit të ministrave. Ndërsa në kuadrin e NATO-s, niveli strategjik ka të bëjë me detyrimin e Shqipërisë për afrimin e kapaciteteve dhe buri-meve tona kombëtare në përdorimin e përbashkët për arritjen e objektivave strategjikë të caktuar nga Këshilli i Atlantikut të Veriut.Çfarë synon Doktrina Ushtarake e FA? - Duke analizuar dhe vlerësuar projektin e parë të paraqitur nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes

Page 31: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 31

(Qendra e Doktrinës dhe Manualeve), sugjeroj që doktrina ushtarake e Forcave të Armatosura duhet të synojë në këto drejtime:- Së pari, Doktrina Ushtarake e FA duhet të synojë pasqyrimin e ndryshimeve aktuale në FARSH duke u bazuar në strukturën e re të FA duke pasur para-sysh ndryshimet në mjedisin e sigurisë. Doktrina duhet të pasqyrojë kontekstin politik të saj, të shprehur në harmonizimin e parimeve doktrinare me objektivat e politikës shtetërore dhe me dokumen-tet kryesore të Aleancës. - Nëpërmjet kësaj Doktrine, të lehtë në të kuptu-ar e në të zbatuar, të arrihet lehtësimi i proce-durave të planëzimit, zbatimit dhe mbështetjes së suksesshme të operacioneve ushtarake. Ajo duhet të përdoret kryesisht nga komandat dhe shtabet e nivelit operativ, por ajo mund të përdoret gjithashtu në të gjitha nivelet si referencë. Ajo duhet të tra-jtojë parimet, konceptet, qëllimet, llojet e doktri-nave, zbatimin, hierarkinë dhe ndërveprueshmërinë me doktrinat e Aleancës.- Doktrina DP-01 duhet të parashtrojë filozofinë dhe teorinë ushtarake shqiptare për përdorimin e FARSH si një instrument i fuqisë kombëtare, si dhe të trajtojë metodologjinë për strategjinë e nive-

leve të larta të Forcave Armatosura dhe zbatimin e asaj strategjie në bashkëpunim me aleatët tanë kryesorë. Po kështu do të përshkruajë parimet ud-hëheqëse, vlerat themelore ushtarake, karakterin, shpirtin, etikën dhe pritshmërinë në realizimin de-tyrave ushtarake, gjithashtu ajo do të sigurojë një përmbledhje të shkurtër të rolit dhe misionit mbro-jtës të FARSH.- Ajo duhet të japë një pamje të përgjithshme të filo-zofisë operacionale dhe të përshkruajë konsideratat për operacionet e përbashkëta me forcat tona apo të gërshetuara me forcat aleate e të koalicioneve si dhe të bëjë përshkrimin e përqasjes ndaj opera-

cioneve specifike. Kjo do të thotë që mënyra e or-ganizimit dhe zhvillimit të të gjitha operacioneve, në linja të përgjithshme, mund të bëhet bazuar në një përqasje të njëjtë. Kjo sepse FARSH pritet të jenë krijues në veprimtari të mundshme të njëkohshme, përgjatë një fushe veprimi të operacioneve ush-tarake, nga ndodhitë luftarake deri në ndihmat hu-manitare të cilat mund të kryhen në afate kohore të shkurtra dhe në distancë të afërt. Ato që do të ndryshojnë do të jenë mandatet, kufizimet dhe karakteristikat specifike të tyre, të cilat do të për-bëjnë faktorët kryesorë në analizën e misionit të komandantëve, në zhvillimin e planit të fushatës, në përzgjedhjen dhe zhvillimin e saj si dhe në procesin e gjenerimit të forcës. - Përshkrimi në një kuadër të qartë të kuptimit të përqasjes së kryerjes së të gjitha operacioneve të FA duhet jetë një tjetër synim i Doktrines së Për-bashkët të FA. Planëzimi ushtarak duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të kryhet në përputhje me të gjithë aktorët dhe nismat e tjera të mundshme jo ushtarake, të cilat mund të jenë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta. Në vijim të kësaj nuk bëhet asnjë dallim mes llojeve të operacioneve, përveç rasteve të rëndësisë të veçantë, kur këto ndryshime janë

nën nivelin e kësaj doktrine. Ato mund të bëhen të dukshme në nivelet dok-trinare më të ulëta që kanë të bëjnë me praktikat dhe procedurat.- Në Doktrinën e Përbashkët të FA duhet të gjejë trajtim edhe natyra e Dislokueshmërisë së operacioneve. Operacionet e bazuara në vendosjen e forcave mund të ndodhin brenda dhe jashtë zonës së territoreve të RSH. Nga këndvështrimi i një vendi anëtar të Aleancës, një vendosje e forcave në periferi të NATO-s nuk ka ndryshim nga një përqendrim i tyre jashtë kësaj zone. Përfundimi kryesor është që forcat e vendeve individuale, kudo që ato vendosen, do të kërkojnë mbështetje logjis-tike; pra aftësia e forcave për t’u vendosur ose ndryshe “dislokuesh-mëria e forcës” është një element karakteristik i rëndësishëm i kësaj

force. Në kontekstin e përgjithshëm, në mënyrë që të rrisin natyrën ekspedicionare të operacion-eve të NATO-s, vendet anëtare duhet të rrisin dislokueshmërinë e forcave të tyre. - Së fundmi, duke qenë se Doktrtina e Përbashkët e FA do të ndikojë në zhvillimin e strukturës së FA, tra-jnimin, konceptet dhe faktorët e tjerë themelorë të misionit, Qendra e Doktrinës dhe Manualeve (QDM) duhet të rishikojë përmbajtjen e kësaj doktrine mbi bazën e një cikli tre-vjeçar, përveçse në rastet kur ndryshimet në politikat e mbrojtjes dhe Strategjisë Ushtarake të FARSH kërkojnë përmirësime (ndry-shime) të menjëhershme të saj.

Page 32: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 32

rëndës ia

Integrimi dhe procesi i ristrukturimit dhe i reformimit të FA mendojmë se, duhet të shoqërohet me ndry-shime thelbësore të mendimit ushtarak, koncepteve tona strategjike e doktrinare, si dhe ndryshime

strukturore. Në transformimin e FA, Doktrina, përbën një nga shtyllat bazë të ndryshimit si në: mendim, or-ganizim, trajnim dhe edukim, mbështetje (materialeve), udhëheqje, menaxhim të personelit, infrastrukturë dhe ndërveprim.

Doktrina Ushtarake është pjesë kryesore e men-dimit, që përfshin parimet kryesore të drejtimit dhe mbështetjes së forcave ushtarake në përmbushjen e misionit të tyre. Doktrina është përcaktuar si: “Tërësia e parimeve themelore nëpërmjet të cilave forcat ush-tarake drejtojnë veprimet e tyre për arritjen e objekti-vave të përcaktuara. Ajo është autoritare, por kërkon gjykim në zbatimin e saj”. Ajo përbën dokumentin me të lartë në nivelin hierarkik përsa i përket përdorimit të forcave në operacion. Doktrina ndihmon në mendimin analitik të nevojshëm për të drejtuar një operacion, si dhe të lejojë nismën, krijimtarinë dhe kushte të tjera, që i krijojnë komandantit lirinë e nevojshme të veprimit për t’iu përshtatur kushteve konkrete e specifike. Ajo shpesh trajtohet si “ide qendrore e ushtrisë”. Nga ana

Doktrina Ushtarake, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të FA

tjetër, doktrina standardizon terminologjinë, shenjat konvencionale, stërvitjen, marrëdhëniet, përgjegjësitë e procedurat e forcave, duke lejuar komandantët dhe shtabet e tyre të përqendrohen në përpjekjet për të zgjidhur problemet operacionale me të cilat përballen ata. Nëse do të shprehemi në termat e përkufizimit, Doktrina është formuluar nga: “Parime themelore, të cilat udhëheqin Forcat e Armatosura në veprimet e tyre për plotësimin e objektivave. Ajo është autoritative, por kërkon gjykim në zbatim”. Ky parashtrim apo vështrim analitik i këtij dokumenti shtron nevojën e rishikimit, të ripunimit e ribotimit të herë pas hershëm të tij.

Si një dokument i nivelit strategjik të FARSH, Doktri-na, reflekton të gjithë dinamikën dhe shumëllojshmërinë e operacioneve të tashme e të ardhshme, me vete apo në koalicion me NATO-n dhe të vendeve aleate. Ajo bën lidhjen politiko-ushtarake të luftës dhe të operacioneve dhe, vlerëson evoluimin e natyrës së luftërave në shekul-lin e ri.

Zhvillimi i Forcave të Armatosura dhe koncepti i për-dorimit të tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, do të jenë në harmoni me mjedisin strategjik të sigurisë, pra me evoluimin e kërcënimeve, të rreziqeve, si dhe të shanseve, që mund të implikojnë angazhimin e Shqipërisë dhe të FASH në dhjetëvjeçarin në vijim. Ky mjedis në zh-villim do të jetë përcaktues në strategjinë, doktrinën, organizimin, pajisjet, trajnimin, lidershipin, personelin, infrastrukturat dhe standardet e forcës së ardhshme. Në këto rrethana, kërcënimet dhe rreziqet që mund t’i kanosen RSH, tani dhe në të ardhmen, duke pasur parasysh të gjithë spektrin e tyre kombëtar, rajonal dhe global, mund t’i klasifikojmë në 4 kategori kryesore, pra: në rreziqe e kërcënime të natyrës konvencionale; në kërcënime e rreziqe të natyrës jokonvencionale dhe asimetrike; në kërcënime dhe rreziqe që vijnë nga fak-torë natyror, industrial dhe njerëzor; si dhe në setin e kërcënimeve dhe rreziqeve të emërtuar “Sfidat në zhvil-lim ndaj sigurisë”. Në këtë pikëpamje kjo projekt dok-trinë e re vlerëson mjedisin e sigurisë si një faktor ven-

Kolonel Ahmet LekaShef i Qendrës së doktrinës

Page 33: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 33

dimtar në formësimin e përqasjeve të institucioneve të sigurisë dhe të mbrojtjes. Në kushtet e globalizimit në rritje, të gjeometrisë së re politike, të ndryshimeve de-mografike dhe mjedisore, si dhe të zhvillimeve të shpejta të teknologjisë, pritet që dhjetëvjeçari i ardhshëm të shoqërohet me një dinamikë të mëtejshme të mjedisit të sigurisë.

Përveç sa me sipër, disa faktorë të tjerë të rëndë-sishëm, që kanë impakt në rishikimin e doktrinës tonë ushtarake kanë qenë ngjarjet që lidhen me anëtarësimin e RSH-se në NATO, Konceptin e ri Strategjik të NATO-s të miratuar në Samitin e Lisbonës 2010, ndryshimet në strukturën organizative të FARSH, publikimi i Dok-trinës së Përbashkët të Aleancës (AJP-01) në vitin 2011, Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes (RSM), si dhe Strategjisë Ushtarake të RSH si doku-ment burimor, i cili edhe ky po ripunohet gjatë vitit 2012.

Doktrina Ushtarake (DP-01) përbën bazat e opera-cionit të përbashkët, siguron udhëzimet e nevojshme se si të zbatohen parimet doktrinare nga Forcat e Armatosura në arritjen e objektivave strategjikë, dhe në të njëjtën kohë krijon bazën e stërvitjes së për-bashkët. Ajo bazohet në konceptet e Strategjisë Ush-tarake dhe formon një dokument të standardizuar për përdorim brenda këtyre Forcave të Armatosura.

Në aspektin e hierarkisë doktrinore dhe kategoriz-imit të dokumenteve, Doktrina Ushtarake e FA (DP-01) shënon “gurin themeltar” të zhvillimit dhe burimin nga rrjedhin të gjithë dokumentet e tjera doktrinare.

Qendra e Doktrinës dhe Manualeve është instru-menti kryesor që përgjigjet për zhvillimin dhe hartimin e doktrinës dhe si e tillë, ajo është një strukturë e konsoliduar dhe emri i saj ka gjetur “vendin” e duhur në personelin e FA. Bazuar në misionin dhe përgjegjësitë e saj, ajo zhvillon dhe harton Doktrinën Ushtarake të FA (DP-01) në nivelin strategjik, koordinon punën në

hartimin e doktrinave të forcave dhe, zhvillon mendi-min oponent për të gjitha materialet ushtarake dok-trinarë para botimit të tyre. Bazuar në misionin e saj dhe në zbatim të “Rregullores së procedurave të boti-meve doktrinarë”, miratuar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 393, datë 12. 03. 2012, si dhe të “Direktivës Programore për hartimin e Doktrinës së Përbashkët të FA”, Nr. 7018/1 datë 07.11. 2011 të SHSHPFA, Qendra e Doktrinës dhe Manualeve është angazhuar drejtpërdrejt, për përgatitjen e Doktrinës Ushtarake të FA (DP-01) brenda vitit 2012.

Grupi i punës në hartimin e Doktrinës Ushtarake të FA është bazuar në politikën zyrtare të shtetit shq-iptar, në Strategjinë Ushtarake të FA, në Konceptin Strategjik të NATO-s,në Doktrinën e Përbashkët të Aleancës (AJP-01) dhe dokumente të tjera të adap-tuar në samitet e NATO-s. Roli parësor i Doktrinës së Përbashkët është të sigurojë udhëzime për vep-rime të unifikuara të Forcave të Armatosura; për këtë arsye Doktrina e Përbashkët është e lidhur ngush-tësisht me hartimin e strategjisë ushtarake. Në hartimin e doktrinës janë përfshirë edhe anëtarë të grupeve të aktivizuar për hartimin e dokumentit të RSM apo strategjisë ushtarake, me qëllim referimi të drejtpërdrejtë të këtyre dokumenteve të ndërvarura mes tyre. Në terma të përgjithshëm, Doktrina Ush-tarake vendos lidhjet mes “qëllimit final” (çfarë duhet realizuar) dhe mënyrës së realizimit (kapacitetet), duke dhënë rrugët për forcat “joint” se si të realizoj-në strategjinë ushtarake dhe objektivat operativë, në mbështetje të qëllimeve kombëtare dhe në kuadër të Aleancës. Doktrina Ushtarake siguron informacionin e nevojshëm për drejtuesit e lartë civilë të ngarkuar me hartimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, për të përcaktuar kompetencat bazë të Forcave të Ar-matosura. Nga ana tjetër ajo lejon agjencitë dhe insti-tucionet qeveritare e organizatat joqeveritare të kup-

Page 34: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 34

tojnë më mirë rolin, aftësitë dhe procedurat e veprimit të Forcave të Armatosura, duke siguruar në të njëjtën kohë dhe bashkërendimin e kërkuar ndërdikasterial dhe ndëragjenci.

Projekti i ri i Doktrinës Ushtarake e FARSH (DP-01) shtjellohet nga “Strategjia e Sigurisë së Republikës Shqipërisë”, “Strategjia Ushtarake e FA” dhe përbën do-kumentin thelbësor konceptual të politikës shtetërore për përdorimin e forcës ushtarake në të gjithë spek-trin e plotë të kërcënimeve ndaj RSH apo shteteve anëtare të NATO-s. Ajo përbëhet nga shtatë kapituj, duke filluar me kapitullin e parë i cili trajton mjedisin e ri të sigurisë, qëllimin e doktrinës, raportet e saj me politikën, strategjinë, operacionet, stërvitjen dhe mësimet e nxjerra. Po ashtu, trajtohet edhe ndërve-primi doktrinar me NATO-n dhe hierarkia e Doktrinës Ushtarake.

Në kapitullin e dytë, trajtohen instrumentet e fuq-isë kombëtare, nivelet e operacioneve dhe dallimet midis tyre, parimet e operacioneve të përbashkëta, komponentët e fuqisë luftarake, Ligji i Konfliktit te Ar-matosur dhe Rregullat e Angazhimit. Këtu trajtohen me qartësi edhe kufizimet në përdorimin e fuqisë luf-tarake.

Kapitulli i tretë vazhdon me trajtimin e vendit dhe rolit që kanë FARSH në sigurinë e vendit, kryesisht shtjellohen evoluimi i konceptit të sigurisë në shek-ullin e 21, mjedisi strategjik i sigurisë – rreziqet, kërcënimet dhe shanset e shekullit të 21 dhe ndikimet e mjedisit të sigurisë në Forcat e Armatosura. Në këtë kapitull trajtohen me kujdes dhe qartësi, katego-ritë e kërcënimeve dhe rreziqeve, sfidat e ardhshme, spektri i operacioneve dhe klasifikimi i tyre për FARSH. Këtu trajtohen me hollësi kundërshtarët asimetrik, të cilët shtohen dhe perfeksionohen çdo ditë. Ata përdorin strategji, taktika e formacione të çrregull-ta, duke befasuar ndonjëherë edhe forcat ushtarake

më të sofistikuara. Gjithashtu, ata kanë gjithmonë avantazhin e mundësinë që të zgjedhin mënyrën dhe kohën e duhur për të goditur “…sulmuesit i duhet të identifikojë vetëm pikën më të dobët, mbi të cilën të përqendrojë përpjekjet e tij e të shkaktojë dëme të konsiderueshme.

Në kapitullin e katërt, përfshihen çështje që kanë të bëjnë me misionin dhe rolin e Forcave të Armato-sura, parimet ku ato bazohen dhe vlerat thelbësore ushtarake, ndërveprueshmëria brenda dhe jashtë, in-stitucionet kryesore drejtuese e komanduese si dhe organizimi i FA. Një qasje e re me NATO-n vihet re për sa i përket rolit të FA, në kuadër të mbrojtjes dhe pavarësisë të integritetit territorial, mbrojtjes kolek-tive (artikulli 5 i NATO-s), përfshirjen në operacio-net ndërkombëtare të stabilitetit dhe mbështetjes (jashtë artikullit 5), si dhe në aktivizimin e menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile.

Kapitulli i pestë na paraqet me hollësi raportin dhe ndërveprimin politiko-ushtarak, strategjinë dhe rolin i saj, planifikimin strategjik, si dhe përkthimin e qëllimit strategjik në objektiva veprimi. Një aspekt të veçantë në këtë kapitull zë, trajtimi i sistemit të përgjigjes ndaj krizave, procesi i menaxhimit të krizave dhe pjesëmarrja në strukturat mbrojtëse ndërkombëtare dhe zbatimin e Konceptit Strategjik të NATO-s.

Në mënyrë të hollësishme, Doktrina e Përbashkët (DP-01) përkatësisht në kapitullin e gjashtë, trajton operacionet ushtarake dhe artin operativ. Në këtë aspekt sipas nivelit, trajtohen se ç’janë fushatat, operacionet, betejat dhe luftimet, bazat e operacio-neve ushtarake, operacionet e përbashkëta, funk-sionet e përbashkëta luftarake, si dhe bashkëpunimi shumëkombësh e faktorët e tjerë, që ndikojnë në op-eracionet e përbashkëta shumëkombëshe. Në mënyrë të detajuar jepen llojet e operacioneve luftarake dhe të stabilitetit e mbështetjes së paqes, parimet e tyre, objektivat e operacioneve, planëzimi dhe përfun-dimi i operacionit dhe veprimtarisë së pas konfliktit.

Kapitulli i fundit dhe përmbyllësi doktrinës DP-01, pasqyron filozofinë e komandimit, shpjegon termi-nologjinë e komandimit dhe kontrollit, parimet bazë ku mbështetet ai, përgjegjësitë dhe shkallët e koman-dimit e të kontrollit në FA. Po ashtu, në këtë kapitull na jepen në mënyrë më të hollësishme marrëdhëniet e komandimit, natyra e komandimit në nivel operativ, dhe si realizohet vendimmarrja në nivelin operativ.

Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes (Qendra e Doktrinës) në fokusin e realizimit të përgjegjësive të saj, do të marrë në konsideratë dhe do të vlerë-sojë në vazhdimësi kërkesat e sugjerimet e forcave, Ministrisë së Mbrojtjes, SHPFA , dhe rezultatet analitike nga operacionet dhe stërvitjet aktuale ushtarake dhe përvojat bashkëkohore të zhvillimit të teorisë ushtarake. Me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të vlerave të materialit doktrinar, ne mirëpresim mendimet dhe këshillat nga strukturat e ndryshme të Forcave të Armatosura..

Page 35: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 35

Spektri i ndikimit të doktrinës së përbashkët

zbat im i

Doktrina e Përbashkët e FA ka si qëllim të krijojë rregullsi për vështrim të përbashkët të parimeve luftarake aktuale, karakterin e mundshëm të mjediseve të ardhshme op-

eracionale dhe përdorimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) nën këto rre-thana. Ajo synon t’iu sigurojë përfaqësuesve politikë dhe profesionistëve ushtarake të RSH një kornizë të përgjithshme për përdorimin e instrumenteve të fuq-isë kombëtare, përfshirë atë ushtarake në kuadër të planifikimit dhe përgatitjes së FA të RSH për të kryer operacione ushtarake në kohë paqe,krize dhe lufte. Forcat e Armatosura janë elementi më i rëndësishëm i sistemit të mbrojtjes së vendit dhe përbëjnë in-strumentin ushtarak të fuqisë kombëtare. Në kush-tet kur bota po përballet me sfidat fiskale, të cilat vështirësojnë zhvillimin e ekonomisë e si rrjedhojë vështirësojnë edhe realizimin e objektivave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, alternimi i përdorimit te instrumenteve të fuqisë në kuadrin kombëtar, por

edhe më gjerë ne atë rajonal dhe të Aleancës, merr një rendësi të veçantë.

Lidhur me këtë kontekst, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në fjalimin e tij në Konferencën për Sigurinë të Mynihut, 4 shkurt 2011, thekson: Garantimi i një sigurie më të mad-he, me më pak para, duke punuar së bashku me më shumë fleksibilitet.” .....“të bashkuar të shkëmbejnë kapacitetet, të vendosin prioritetet e drejta dhe të koordinojmë më mirë përpjekjet tona.”... të punojmë së bashku, kjo është ajo që unë e quaj “Mbrojtje e Mençur”.

Fuqia Kombëtare. Politikat kanë të bëjnë me aftës-inë e një vendi apo organizate për të influencuar mbi qëndrimet e të tjerëve. Aplikimi i suksesshëm i push-tetit kombëtar qëndron në përcaktimin dhe shfrytëz-imin e alternuar më të përshtatshëm të instrument-eve të fuqisë kombëtare për të arritur një rezultat të dëshiruar. Përpunimi i politikave kombëtare bëhet duke u bazuar në lidhjen e zbatimit të fuqisë kom-bëtare me sistemin politik ndërkombëtar, përgjithë-sisht të motivuar nga interesat kombëtare dhe ato kolektive, si dhe në harmoni me aleatët dhe partnerët. Objektivat që synohen së bashku me mënyrat e përm-bushjes së tyre përbëjnë strategjinë e madhe të një vendi. Meqë Aleanca vepron me konsensus, Shqipëria është pjese e reflektimit të vullnetit politik të saj. Në qendër të vet qëndron kuptimi i trinitetit thelbësor të fuqisë së diplomacisë, të ekonomisë dhe të fuqisë ushtarake, secila prej tyre si një instrument i fuqisë kombëtare. Të gjitha ato ushqehen nga komponenti i informacionit, i cili është një ndër shtyllat kryesore të fuqisë kombëtare. Shqipëria si pjese e aleancës politiko-ekonomike të Aleancës, fuqinë ushtarake dhe diplomatike të saj do ta përdor si një e vetme, e mbështetur nga të gjitha burimet kolektive të in-

KOLONeL BARdHyL HOXHA KOMANdANT i BRiGAdëS LOGJiSTiKe

Page 36: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 36

formacionit të Aleancës. Instrumentet kryesore të fuqisë kombëtare janë:

Instrumenti Diplomatik. Diplomacia është “me-naxhimi i marrëdhënieve ndërkombëtare me anë të negociatave.” Diplomacia është instrumenti i parë dhe më i rëndësishëm në kërkimin për të shmangur ose kufizuar armiqësitë dhe që do të vazhdojë edhe pas fillimit të konfliktit. Diplomacia efektive bazohet në një kombinim të reputacionit, të integritetit dhe të potencialit të njohur për të ushtruar influencën ekonomike dhe ushtarake.

Shkalla me të cilin aktivizimi diplomatik synon arritjen e suksesit, vlerësohet nga aftësia për të negociuar, për të arritur marrëveshje dhe për të ndërtuar marrëdhënie të shëndosha midis aleatëve dhe partnerëve të mundshëm. Dështimi i këtij in-strumenti, pjesërisht apo tërësisht, shoqërohet me vënien në veprim të mjeteve të tjera të influencës, të natyrës ekonomike dhe ushtarake.

Instrumenti Informativ. Informacioni në vetvete është një burim strategjik me rëndësi jetike për të ndjekur interesat kombëtare. Instrumentet in-formative të pushtetit kombëtar kanë një grup të shpërndarë dhe të ndërlikuar të komponentëve me asnjë qendër të vetme të kontrollit. Vendimmar-rja në nivel kombëtar e strategjik është gjithnjë e varur nga marrja në kohë dhe besueshmëria e informacionit përkatës.

Mbajtja e informacionit në kontroll është një mjet thelbësor për të influencuar opinionin pub-lik vendas dhe botëror. Instrumenti i informacionit tonë ka si synim kryesor t’i kundërvihet informa-cionit të kundërshtarit dhe sistemeve të tij të informimit, duke mbrojtur njëkohësisht sistemet tona dhe të Aleancës. Instrumenti i informacionit

koordinohet gjerësisht nëpërmjet Operacioneve të Informimit (Info Ops).

Informacioni është një instrument tjetër i fuq-isë, i cili shërben edhe si mbështetës i të tre in-strumenteve të fuqisë kombëtare të përshkruar më sipër. Përveç rolit mbështetës, informacioni i Aleancës duhet të ruhet në interes të sigurisë kombëtare dhe privatësisë individuale, si dhe për t’i mohuar kundërshtarit informacionin jetësor që i duhet atij për zbatimin e strategjisë së tij.

Instrumenti Ekonomik. Instrumenti ekonomik i pushtetit kombëtar është i shumanshëm dhe mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Politika liberale ose kufizuese e tregtisë mund të hapë apo të mohojë tregje, ndërsa dhënia e ndihmës së huaj mund të përdoret për të detyruar kombet të sillen në mënyra të caktuara. Ashtu si të gjithë instru-mentet e politikës, veprimtaria ekonomike duhet të përdoret në mënyrë racionale e të kujdesshme. Në rrethanat ekstreme, instrumenti ekonomik mund të kërkojë të shoqërohet me ushtrimin e forcës ushtarake, për shembull nëpërmjet opera-cioneve të embargos për ushtrimin e sanksioneve ekonomike.

NATO nëpërmjet Komitetit Ekonomik të saj pro-movon bashkëpunimin në fushën ekonomike midis anëtarëve të saj sa herë që Aleanca dhe aleatët ngrenë çështje ekonomike të interesit.

Instrumenti Ushtarak. Fuqia ushtarake është ushtruar si e përshtatshme për të arritur objek-tivat kombëtare. Fuqia ushtarake përdoret zakon-isht vetëm si një mjet i fundit kur instrumentet e tjera të pushtetit kombëtar kanë dështuar ose janë në rrezik dështimi për të mbrojtur interesat kombëtare. Fuqia ushtarake mund të përdoret së

Page 37: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 37

bashku me instrumentet e tjera të fuqisë në një numër të caktuar rrethanash. Këto rrethana mund të përfshijnë parandalimin e konflikteve, lehtësimin e pasojave nga fatkeqësi të ndryshme, operacionet e mbështetjes së paqes dhe të stabilizimit. Për Re-publikën e Shqipërisë, përfshirja sa më e hershme e instrumentit ushtarak në kuadrin e strategjisë kolektive është shumë e rëndësishme.

Kapacitetet Civile. Megjithëse kapacitetet civile dhe organizmat joqeveritare të shtetit nuk janë një instrument i fuqisë kombëtare, ato mund të kenë një përdorim të gjerë në operacionet e mundshme në të ardhmen. Kapacitetet civile përfshijnë fusha të tilla si ato të sistemit gjyqësor, të rendit publik, të adminis-tratës civile dhe të infrastrukturës së mbështetjes për kujdesin shëndetësor, sigurimin e ushqimit, të energjisë, të ujit, të shërbimeve sanitare etj.

Instrumentet e fuqisë kombëtare nuk duhet të përdoren të izoluar nga njëri tjetri. Zbatimi dhe për-dorimi i tyre duhet të bëhet i koordinuar, në për-shtatje e përputhje me qëllimin e dëshiruar.

Brenda kontekstit të strategjisë kombëtare, in-strumentet e fuqisë kombëtare përdoren për të ar-ritur objektivat e politikës kombëtare. Në mënyrë që rruga të jetë e suksesshme, duhet të ketë një qasje të koordinuar dhe koherente për zhvillimin e strategjisë kombëtare me zbatimin e instrument-eve të fuqisë kombëtare. Kjo qasje përfshin koor-dinimin ndërmjet shumë strukturave qeveritare dhe agjencive kombëtare. Instrumentet e fuqisë kom-bëtare duhet të përdoren në harmoni me ato të tjerëve, nëpërmjet një strategjie të koordinuar nga Aleanca, me qëllim që të arrihet një efektivitet mak-simal i përpjekjeve.

Në drejtimin kombëtar të zhvillimit të operacio-

neve, instrumentet e fuqisë kanë të bëjnë me për-dorimin e të gjithë spektrit të resurseve kombëtare dhe elementet përbërës të fuqisë kombëtare dhe luftarake, për të arritur objektivat politike. Ndërsa në kuadrin NATO-s, ato shprehen me detyrimin e Shqipërisë për ofrimin e kapaciteteve dhe resur-seve tona kombëtare në përdorimin e përbashkët për arritjen e objektivave strategjikë të caktuar nga Këshilli i Atlantikut të Veriut.

Në nivelin politiko-strategjik bëhet përcaktimi i direktivave dhe sinkronizimi i përdorimit të gjitha burimeve në dispozicion për mbrojtjen dhe siguri-në e vendit. Udhëheqja politike në nivelin strategjik përcakton sasinë dhe natyrën e burimeve të vendit të dedikuara për arritjen e objektivave të politikës kombëtare.

Në nivelin strategjik përcaktohen objektivat e operacioneve ushtarake nëpërmjet zhvillimit dhe përdorimit të bashkërenduar të mjeteve politike, ekonomike, diplomatike, psikologjike e ushtarake të vendit për të siguruar interesat kombëtare.

Pavarësisht nëse Forcat e Armatosura a për-bërës të tyre kryejnë operacione ushtarake në mënyrë të mëvetësishme ose angazhohen si anëtarë a partnerë të një aleance a koalicioni, përcaktimi i objektivave politiko-strategjikë është përgjegjësi e nivelit politik. Pa hyrë në imtësi se si do të përdoren burimet, në nivelin politiko-strategjik përcaktohen burimet e mjetet që do të përdoren dhe tregohen kufizimet në përdorimin e tyre.

Në nivelin strategjik ushtarak të Aleancës, Forcat e Armatosura të RSH dislokohen dhe përdoren mbi bazën e një kuadri të angazhimit politik, si pjesë e një strategjie kolektive për përmbushjen e objektivave strategjike të Aleancës.

Page 38: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 38

Operacionet Speciale sot janë bërë një pjesë integrale e teatrit të fushatave luftarake përgjatë gjithë zhvillimit të op-eracioneve luftarake. Kryerja me sukses

e operacioneve speciale (SO) qëndron në perfek-sionimin e aftësive individuale dhe të grupeve të vogla, ku secili të ketë njohuri të mira në special-itete të ndryshme, shpesh aftësi luftarake jo të zakonshme, të aplikuara në mënyrë të adop-tueshme, të improvizuara me ide të ndryshme dhe me mundësi që varen nga aftësitë individuale. Numri i vogël, aftësitë unike të tyre dhe mbështet-ja në burimet e veta (për një periudhë të vogël kohe) i forcave të operacioneve speciale i bën këto forca që t’i sigurojnë vendit tonë, zgjidhjen ush-tarake në kohën e vendin e duhur. Këto përgjigje nuk detyrojnë shkallët e pengesave politike ose normalisht rrezikun e shkallëzimit të lidhur me përdorimin e forcave më të mëdha konvencionale të dukshme. Megjithatë, ato mund të kryejnë ose të përdoren në një operacion të vetëm, ku rregul-

lat rutinë kërkojnë koordinim dhe mbështetje të përbashkët. Për më tepër, kur përdoret përmes operacioneve ushtarake të një veprimtarie të gjerë, operacionet speciale mund të përqendro-hen në nivele të luftës taktike, operacionale dhe strategjike. Operacionet Speciale karakterizohen nga atribute të sigurta që të bashkuara i dallojnë ato nga operacionet e zakonshme, që kryejnë forcat konvencionale. Në mënyrë alternative, op-eracionet speciale mund të jenë me përparësi sul-muese, me rrezik të lartë fizik dhe politik, të drej-tuara ndaj objektivave të rëndësishme dhe, shumicën e kohës ndaj objektivave shumë të vlerë-sueshëm. Parimet e luftës (objektivat, sulmet, masa, ekonomizimi i forcave, manovra, komandë e

Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

ForC at sPeC ia le

Kolonel dritan demiraj, Komandant i Batalionit të forcës Speciale

Page 39: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 39

vetme, siguria, befasia dhe thjeshtësia) aplikohen tek operacionet speciale në të njëjtën mënyrë ashtu siç aplikohen tek forcat konvencionale. Pla-nëzuesit e operacioneve speciale duhet të kup-tojnë parimet e luftës dhe se si ato ndërthuren tek operacionet speciale. Planëzuesit duhet të kuptojnë rëndësinë dhe efektshmërinë e vetë mis-ionit të integrimit të operacioneve speciale bren-da misioneve konvencionale. Suksesi i forcave me përbërje të vogla kundër objektivave me rëndësi operacionale ose strategjike, zakonisht kërkojnë njësi me kombinimin e njerëzve me cilësi të veçan-ta, stërvitje, pajisje dhe taktika speciale, që shkojnë larg asaj që përdorin forcat konvencionale. Nevoja dhe mundësitë për të goditur objektiva të nivelit operacional dhe strategjik me grupe të vogla kërkon formacione të hollë-sishme të njësive speciale me aftësi dhe kapacitete shumë të specializuara. Kërkesa për op-eracione speciale do forca me atribute që i dallojnë ato nga forcat konvencionale. Zbatimi me sukses i operacioneve spe-ciale kërkon komandim-kontroll të centralizuar, që reagon shpe-jt dhe saktë. Forcat speciale të cilat ndodhen në pika operacio-nale në çdo vend të globit, kur janë të dislokuara jashtë shtetit do të jenë nën komandën operacionale të Aleancës, pra, të një-sisë nën komandën e të cilës veprojnë. Komandim-kontrolli i forcave të operacioneve speciale duhet të kryhet brenda zinxhirit të komandimit të këtyre forcave. Identifikimi i strukturës organizative të komandim-kontrollit për forcat e operacioneve speciale mund të varet sipas objektivave speci-fike, kërkesave të sigurimit dhe mjedisit operacio-nal. Komandim-kontrolli i këtyre forcave kryhet nëpërmjet një apo disa kërkesave si p.sh: ko-mandës së operacioneve speciale të teatrit op-eracional, task forcës së bashkuar të operacio-neve speciale ose nga komandanti i Forcës së Bashkuar. Po kështu, forca të caktuara të opera-cioneve speciale për kryerjen e detyrave si: oper-acione psikologjike (PSYOP) ose që kanë të bëjnë me marrëdhëniet civile ushtarake, janë të përbëra në atë formë që të mbështesin si operacionet speciale po ashtu dhe forcat konvencionale. Për-plasja dhe koordinimi me forcat konvencionale është gjithmonë një shqetësim kritik për koman-dantët e forcave të operacioneve speciale. Me qëllim që të integrohen sa më mirë me operacio-net konvencionale, forcat e operacioneve speciale duhet të sigurojnë vazhdimisht një ndërlidhje efek-tive me të gjithë komponentët e Forcës së Bash-

kuar (Joint), kështu do të ruajnë dhe minimizojnë dukshëm, rrezikun e goditjes së trupave ndërmjet njëra-tjetrës. Forcat e Operacioneve Speciale gjatë kryerjes së misioneve të tyre janë të përf-shira në të tre llojet e planëzimeve të operacio-neve të përbashkëta, fushatave, sulmeve të para-menduara dhe veprimeve gjatë krizave të ndryshme. Planëzuesit e forcave të operacioneve speciale duhet të jenë pjesëmarrës gjatë gjithë procesit të planëzimit, gjë e cila përmirëson kon-tributin e SOF për gjithë operacionin në përgjithë-si. Aftësitë e SOF duhet të merren në konsider-atë dhe gjatë zhvillimit të Strategjisë së

Sigurimit Kombëtar të vendit tonë. Forcat e op-eracioneve speciale i ofrojnë autoriteteve koman-duese të nivelit strategjik një lloj force unike të vetme të stërvitur dhe pajisur në mënyrë spe-ciale, të krijuara me qëllim që të zbatojnë një fushë të gjerë operacionesh të hapura, shumë të mbyllura dhe sekrete, që zgjidhin kriza të rëndë-sishme. Për më tepër, SOF mund të integrohet lehtësisht në fushatat luftarake me forcat kon-vencionale. Aftësitë e SOF dhe detyrat që ato kryejnë janë të përcaktuara në strategjitë dhe doktrinat ushtarake. Komandantët e fushëbete-jës për secilën fazë të luftimit, zbatojnë planet strategjike të aleatëve nën komandën e të cilëve shërbejnë, duke zbatuar rregullat e angazhimit të zonës ku veprojnë dhe planet e fushatës luftar-ake. Komanda e operacioneve speciale (SOC) që është në zonën ku zhvillohen veprimet luftarake, merr pjesë në zhvillimin e planeve të fushatës në vend,në planet operacionale dhe në planet opera-cionale në konceptin e paraqitjes. Këto plane i kri-jojnë një ide më të qartë komandantëve në teatrin operacional ku zhvillohen luftimet, mbi konceptin e vendqëndrimit të SOF brenda periudhës për inte-grimin e aktiviteteve të këtyre forcave. Për kryer-jen me sukses të misioneve të SOF është shumë i rëndësishëm një planëzim i detajuar i misionit, i

Page 40: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 40

bazuar në zbulimin taktik, specifik dhe gjithëpërf-shirës. Personeli i këtyre forcave, duhet të ketë njohuri të mira mbi zonën operacionale ku veproj-në, përfshirë kushtet gjeografike, politike, sociale, ekonomike dhe kushtet e mjedisit. Siguria e op-eracionit është shumë e rëndësishme për aktiv-itetet e SOF si: në mos lejimin e daljes së infor-macioneve me vlerë të zbulimit të agjencive tona kryesore apo të agjencive të tjera, që mund të shkaktojnë direkt apo indirekt komprometimin e misionit. Kryerja e disa misioneve nga ana e forcave operacionale speciale, mund të kërkojnë që ato të përforcohen duke kryer operacione mashtrimi. Ato mund të organizohen për kryer-jen ose mbështetjen e operacioneve ushtarake të mashtrimit. Forcat e operacioneve speciale kërkojnë një kombinim të stërvitjes bazë ush-tarake dhe aftësi të specializuara stërvitjeje në mënyrë që të arrijnë aftësitë e duhura operacio-nale. Stërvitja e veçantë për forcat e operacio-neve speciale përfshin si stërvitjen për aftësitë individuale ashtu dhe stërvitjen intensive të një-sive të vogla, me qëllim që të sigurojnë shkallën më të lartë të gatishmërisë. Në mënyrë që të përcaktohen mirë objektivat e misionit të forcave të operacioneve speciale, është shumë e rëndë-sishme që ato të kenë informacion të pandër-prerë të situatës, të detajuar, të vlefshëm, të qëmtuar dhe të analizuar, për identifikimin e ob-jektivave të përshtatshme dhe për planëzimin dhe zbatimin e misionit. Natyra e shumë tak-tikave dhe objektivave të këtyre forcave kërkojnë mbështetje të vazhdueshme me informacione zbulimi në rrugë më të rëndësishme sesa kërko-het për operacionet konvencionale. Përforcimi me kundërzbulim po ashtu, të merret në konsid-eratë për mbrojtjen e misioneve me rëndësi të veçantë të forcave speciale midis gjithë fushave

të veprimit të operacioneve ushtarake. Edhe mbështetja me shërbimet meteorologjike është shumë të rëndësishme për suksesin e misionit të këtyre forcave. Që nga fillimi i planëzimit fill-estar deri në fazën e kryerjes së operacionit, mjedisi i zbulimit deri në detajet më të vogla duhet të jetë i përfshirë në procesin e vendim-marrjes. Komandanti i Forcave Speciale në ter-renin ku zhvillohen veprimet luftarake (ose kur është krijuar ndonjë Task Forcë e Bashkuar) për-cakton detyrat e logjistikës për këto forca në teatër për komandantin epror, që drejton njësitë më të mëdha luftarake. Mbështetja logjistike për njësitë e forcave të operacioneve speciale në terren mund të sigurohet nga shërbimet e mbështetjes, mbështetja e bashkuar në zonën e luftimit ose nga mbështetja e veçantë e opera-cioneve speciale.

Mbështetja me C4, (komandim, kontroll, ko-munikim dhe kompjuter) konsiston në grupe të ndryshme dhe të shumta sistemesh, proce-durash, personeli dhe pajisjesh, që veprojnë në mënyra të ndryshme dhe nivel komandash të dallueshme nga ato të nivelit strategjik deri në nivelin taktik. Sistemet C4 të forcave të opera-cioneve speciale duhet të ndërveprojnë me njëra tjetrën me njësitë e tjera konvencionale, me bu-rimet kombëtare shqiptare, me forcat aleate dhe vendet pritëse. Komanda e operacioneve spe-ciale në teatër duhet të integrojë mbështetjen si për operacionet psikologjike (PSYOP) ashtu dhe për marrëdhëniet civile ushtarake, në aktiv-itetet e përbashkëta të forcave të operacioneve speciale. Ndihma me operacionet psikologjike dhe të marrëdhënieve civile ushtarake, u sig-uron komandantëve të FS dhe kolegëve të tyre vendës, aftësinë që të mobilizojnë dhe motivoj-në pjesën më të rëndësishme të popullsisë, për të siguruar arritjen e suksesit të mis-ionit. Ndjeshmëria politike e shumë operacio-neve speciale veçanërisht në kohë paqe, i jep mandat të rëndësishëm çështjeve publike, që kanë të bëjnë me zhvill imin gjatë fazës së pla-nëzimit të këtyre operacioneve, të udhëzimeve kryesore për t’u shfrytëzuar gjatë operacionit dhe aprovimit për t’u zbatuar, përpara morisë së këtyre operacioneve. Si përfundim mund të themi se: komandantët në radhë të parë duhet të zbatojnë bazën ligjore gjatë planëzimit dhe zba-timit të misioneve të forcave speciale. Për sa i përket ndihmës së vazhdimësisë për përmirësimin e operacione ushtarake, komandantët e forcave speciale dhe planëzuesit duhet të jenë të vetëdi-jshëm për mundësitë dhe mbështetjen për opera-cionet e tyre dhe integrimin e forcave të opera-cioneve speciale duke parë edhe mundësitë reale që kanë në dispozicion.

Page 41: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 41

Me gjithë tendencat, pamjen dhe frymën mbizotëruese lindore, në Shqipërinë e viteve të para të pas shpalljes së Pa-varësisë, u vunë re prirje, ndonëse të

veçuara, të kufizuara dhe të ndrydhura, për ndry-shim. Në se i referohesh të dhënave arkivore dhe atyre të botuara bie në sy dhe ndihet menjëherë “era” e ndikimit të shkollës perëndimore, në tërë-si, që kishte nisur të ndihej, madje qysh herët në Shqipëri. Kjo dukuri, përvijoi një prirje të re në radhët e ushtarakëve dhe të Ushtrisë Shqiptare, që syn-onte të krijonte kështu një traditë dhe një histori të re, gati-gati alternative, përkrah asaj mbizotëruese ekzistuese. Natyrisht, kjo qasje dualiste vinte për shkak të mungesës së plotë të traditës së shkollës ushtarake kombëtare shqiptare, e cila kishte nisur të shfaqej dhe të hidhte hapat e parë vetëm aty nga fillimi i viteve Njëzet të shekullit të shkuar. Por, megjithë frymën mbizotëruese lindore, përmes një vështrimi të kujdesshëm historik, zbulohet se për-voja e shkollës europerëndimore nisi të depërtonte në Shqipëri qysh më herët, në prag të Luftës së Parë Botërore, atëherë për shkak të mungesës së një shteti ekzistent dhe planifikues, në mënyrë krejt vetjake dhe privatisht. Madje, rastet e para zënë fill qysh nga fillimi i viteve 1900. Në historinë e arsimimit ushtarak të oficerëve shqiptarë ka edhe raste krejt të veçuar që dëshmojnë për shkollimin dhe kualifikimin e tyre edhe në disa shtete evropi-ane tejet të rralla dhe qysh herët. Një rast i tillë është rasti i Eqrem Bej Libohovës, i cili kishte kryer studimet në Akademinë Ushtarake të Brukselit, në Belgjikë. Eqrem Libohova, i cili njihet në historinë e Shqipërisë edhe si një nga diplomatët aktivë, ka qenë

Arsimimi ushtarak, midis Lindjes dhe Perëndimit

doss i er

Prof.dr. Proletar Hasani shkolluar dhe bëri karrierë së pari si ushtarak. Ai u lind më 24 Janar 1882 në qytetin e Gjirokastrës, në familjen e njohur e të pasur të Libohovajve. Ai ishte vëllai i Myfit bej Libohovës, i cili mori pjesë në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës, të vitit 1912, si Ministër i Financave. Me përfundimin e shkollës së mesme në kryeqytetin e vjetër turk, në Stamboll dhe në Zvicër, përzgjodhi të vijonte studimet ush-tarake në një shtet pak të njohur në Shqipërinë e fillimit të shekullit Njëzet. Ai ndoqi studimet në Akademinë Ushtarake në Bruksel të Belgjikës, në përmbyllje të të cilave u diplomua oficer me gradën toger i kalorësisë. Këtë gradë, siç dukej

Page 42: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 42

ai e përfitoi për meritë të rezultateve të larta në mësime. Pas titullit oficer, E. Libohova shër-beu, prej vitit 1905 deri më 1912, në Ushtrinë Turke. Gjatë kësaj kohe, së pari hyri në përbërje të Gardës së Sulltan Abdul Hamitit dhe, më pas, pikërisht në vitin 1909, u caktua komandant dhe krahinor civil njeherësh, në ishullin Tenedas, më pas mytesarif në qytetin e Vlorës dhe, së fundi, në vitin 1910-1912, zëvendësvali dhe komandant brigade në krahinën e Çamërisë. Këtu mori pjesë në luftimet kundër forcave shoviniste greke, që ishin ndërmarrë në kuadrin e Luftës Ballkanike. Në vitin 1914, ai u fut në Ushtrinë e Qeverisë së Princit Vilhelm fon Vidit (Ë.von Ëied), madje me detyrën e adjutantit të Princit, me gradën major. Pas rënies së qeverisë së Vidit u largua nga vendi. Aty nga viti 1920, E. Libohova u përzgjodh dhe u emërua zëvendëspërfaqësues i Shqipërisë në kryeqytetin e Italisë, në Romë. Më pas ai mbeti po aty, në Romë, tashmë si atashe ushtarak dhe njëherësh edhe si përfaqësues. Në vitin 1925 u emërua Ministër Fuq-iplotë (ambasador) i Shqipërisë po në Romë. Pas pesë vitesh, më 1929 u kthye në Shqipëri. E. Libo-hova gjendej në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, në shoqëri me Mbretin A. Zogu, natën e 20 Shkurtit të vitit 1931, kur u bë një atentat me autorë shq-iptarë ndaj mbretit, ku dhe u plagos. Viti 1934 e gjeti E. Libohovën si Ministër Fuqiplotë të Shq-ipërisë në Paris të Francës, ku kishte qenë edhe në vitet 1923-1924, si dhe në Bruksel. Aty nga fundi i vitit 1936 u ngarkua me postin e Ministrit të Punëve të Jashtme në Kabinetin qeveritar të sapo-formuar, të drejtuar nga Koço Kota. Më 10 Janar të vitit 1943, pas rënies së kabinetit të qeverisë së kryesuar nga Mustafa Kruja Merlika, E. Libohova u ngarkua të formonte qeverinë e re nën pushtimin fashist të Shqipërisë, që e drejtoi deri sa ra, në Shkurt të këtij viti. Edhe në harkun kohor Maj-Shta-tor 1943 provoi pa sukses postin e kryeministriti të vendit. Eqrem Libohova, nuk i u rikthye më kar-rierës ushtarake, gjatë jetës së tij, qysh prej vitit 1931, kur doli në rezervë, me gradën kolonel. Vdiq në vitin 1948.

Përpjekjet për strukturimNjë ndër këta ushtarakë ishte edhe një emër i

njohur për aviacionin ushtarak turk dhe atë shq-iptar. Ai ishte Avni Xhaxhuli, i lindur në vitin1890, në Leskovik. Krejt ndryshe nga shumë bashkëatd-hetarë të tij nga Shqipëria, ai studioi në një aka-demi të aviacionit në Gjermani, ku u diplomua si pi-lot ushtarak. Pas kësaj Avniu shkoi në Turqi, ku hyri në shërbimin e aviacionit ushtarak turk dhe piloton këtu deri në vitin 1917, kur ende vijonte Lufta e Parë Botërore. Aty nga fundi i këtij viti, në moshën njëzeteshtatëvjeçare, kthehet në atdhe, ku bëhet nismëtar dhe i kushtohet çështjes për ngritjen dhe organizimin e aviacionit ushtarak vendas. Pas vitit

1914, shkollimi i djemve shqiptarë u bë tërësisht me nismën dhe ndërmjetësinë e forcave ushtarake ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore të pran-ishëm në teatrin shqiptar të kësaj lufte. Në këtë sfond mbizotëruan dy shkolla, ajo italiane në njërën anë dhe ajo austriake në anën tjetër. Sipas të dhë-nave të kohës, për shkak të lidhjeve të kahershme, por edhe për shkak të afërsisë gjeografike dhe his-torike, vendin kryesor e zinte shkolla italiane. Më pas në kohë dhe me një numër të vogël u ndie edhe prania e shkollës ushtarake greke dhe asaj franceze. Argumentet për këto raporte bazohen në të dhënat e burimeve të kohës dhe sipas statistikave që vinë prej viteve 20-30 të shekullit të shkuar. Pas mes-it të vitit 1920, në Kuvendin Kombëtar të parë të Shqipërisë, krahas të tjerave, nisën edhe disku-timet e para për krijimin e Ministrisë së Luftës. Përmes këtyre diskutimeve, të njohura ndryshe edhe si “Bisedime në Senat” u hodh ideja e parë, “ ... për formimin e një ushtrie ... “, ide e cila do të konkretizohej më 27 Tetor të këtij viti, me anën e një letre të Kryesisë së Këshillit të Ministrave, që i drejtohej Senatit qysh në Legjislaturën e parë, Se-sioni i Parë. Tre ditë më pas, më 30 Tetor, në Senat u bë e njohur një letër e Kryeministrit, me anën e së cilës ai shpallte pëlqimin për formimin e një Min-istrie Lufte. Po në këtë mbledhje pasoi një propozim i senatorit, atdhetarit dhe poetit të njohur të asaj kohe, Hil Mosit, me anën e të cilit ai shtronte nevojën e krijimit të Ushtrisë Shqiptare. Argumenti i përdo-rur nga senatori ishte fakti se “ ... ushtria është ajo fuqi, që siguron gjallërinë e shtetit. Në diskutimet pasuese mbizotëroi mendimi pro krijimit të Ushtrisë, por në diskutimet vërehej shqetësimi i diskutantëve “misa” për krijimin e një ushtrie të “pavarshme”, të “paanshme e të pandikueshme”, që ajo të dilte nga

Selahudin Shkoza

Page 43: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 43

kufijtë e disiplinës ushtarake dhe, njëherëshi të gë-zonte një trajtim të mirë ekonomik nga ana e shtetit. Sipas senatorëve duhej marrë parasysh se “ ... një oficer, për me ruejt nderin zyrtar duhet të jetë i ve-shur e mbathur mirë e t’i sigurohet gjendja ekono-mike e tij, se për ndryshe s’mbetet nder n’ushtrie. Ushtria vlerësohej si “fuqi kombëtare”, e cila nevojitej për mbrojtjen e “ ... Nderit kombëtar” dhe se qeveria duhej të mbështetej “ ... mbi një fuqi Kombëtare e cila është Ushtria” . Për rrjedhojë u vendos që të mirato-hej formimi “ ... i Ministrisë së Luftës mbas Këshillit dhe emërimin e Z. Ali Kolonjës si ministër”. Formimi i Ministrisë së Luftës do të pasohej së afërmi nga formimi i trupës së Ushtrisë Shqiptare, tashmë me një fizionomi dhe profil të qartë ushtarak, me gjithë kufizimet. Ndërkohë që po hidheshin konturet e para të institucionit të Mbrojtjes Kombëtare, në mjedisin shqiptar zhvilloheshin debate të shumta midis drej-tuesve të lartë ushtarakë për të formuar një ushtri të tipit dhe të formatit lindor, ku bazë ishin oficerët e shkolluar dhe të formuar në shkollën turke. Njëherëshi me këtë model ishte hedhur dhe ideja alternative, e cila po mbështetej gjithmonë e më ndjeshëm nga qarqet in-telektuale dhe ushtarake, të cilët i përkisnin linjës së përparuar dhe bashkëkohore, që ishte për një ushtri të tipit perëndimor, të drejtuar prej oficerëve me ar-simim dhe formim në shkollat ushtarake europerëndi-more. Oficerë të këtij modeli në fillimin e viteve Njëzet nuk ishin të pakët në Shqipërinë e kësaj periudhe. Ata vinin kryesisht nga shkollat ushtarake austriake dhe italiane. Këtë diskutim, shpesh të ashpër alternati-vash, e pasqyronin disa gazeta të njohura të kohës, mes të cilave shquhej ajo me titullin “Koha”. Megjithë këto diskutime, megjithë prirjet properëndimore të disa drejtuesve të lartë ushtarakë shqiptarë, u duk qartë se edhe në fillimet e viteve Njëzet të shekullit Njëzet,

tendenca anonte nga oficerët që i përkisnin shkollës turke. Kjo tendencë përshfaqej sidomos tek oficerët e lartë, dukuri që e kishte shpjegimin tek disa argu-mente të padiskutueshme. Më së pari këta oficerë, në shumicë dhe sidomos ata me grada të larta vi-nin, për shkak të traditës, pikërisht nga shkolla turke. Së dyti, edhe prirjet dhe parapëlqimi i shumicës së drejtuesve të lartë në krye të Ministrisë së Luftës dhe të Shtabit Madhor anonin për nga oficerët e dalë pikërisht nga bangat dhe auditorët e kësaj shkolle. Nga ana tjetër Ushtria nuk mund të bënte dallim nga orientimi tradicional i shumicës së shoqërisë dhe i politikës shqiptare të fillimviteve Njëzet, që anonin nga edukimi dhe mentaliteti lindor kryesisht turk, që e kishte mbizotëruar botën dhe shoqërinë shqiptare për qindra vite. Ndërkohë, baza reale teorike mendi-more, por sidomos konceptuale, praktike njerëzore, ekonomike dhe fizike, mbizotërohej edhe në fushën ushtarake nga ato lindore-turke. Eshtë kjo arsyeja që, megjithë diskutimet dhe kahjen properëndimore, preferencat ishin qartazi dukshëm në favor të trupës së oficerëve me shkollim lindor. Në ndihmë të këtij argumenti flasin disa tregues shifrorë që vinë nga ato vite. Kështu, gjatë tremujorit të fundit të vi-tit 1920, Ministri i Luftës, gjeneralbrigade A. R. Kolonja, propozoi emrat e komandantëve të tre regjimenteve, që përbënin skemën organizative të Ushtrisë Shqiptare në krijim e sipër. Ata ishin pikërisht majorë që i përkisnin shkollës ushtar-ake (akademisë) të Stambollit, konkretisht major Mustafa Aranitasi, major Ramiz Dibra dhe major Ismail Haki Tatzati. Gjithashtu edhe nëntë koman-dantët e batalioneve përkatës të tre regjiment-eve të mësipërm, ishin kapitenë e majorë që vinin, po ashtu, nga shkolla ushtarake turke, pikërisht oficerët e njohur atdhetarë dhe bashkëformues të Ushtrisë Shqiptare, major Ismail Haki Kuçi, ma-jor Kasem Qafëzezi, major Mustafa Maksuti dhe major Mustafa Spathara; kapitenët Hasan Stafa, Rexhep Shala, Hamid Kuçi dhe Lutfi Përmeti. Mad-je, po në vitin 1920, kur u bë rishikimi i gradave të oficerëve në tërësi, të cilët kishin ndjekur e për-funduar studimet në shkollat ushtarake të Turqisë, u vunë re tendenca të hapura të rritjes së gradave te tyre. Por, me riorganizimin e Ministrisë së Luftës, kur në krye të saj erdhi një tjetër oficer i lartë dhe shumë i njohur i Ushtrisë Turke, me origjinë shqiptare, por me një formim të plotë ushtarak turk, koloneli i shtatmadhorisë Selahudin Said Shkoza, tablloja e më-sipërme shfaqi ndryshime! Të paktën në plan teorik. Kjo shfaqje u duk sidomos në vizionin e qartë e tej-pamës të kolonel Shkozës, i cili jo vetem ideoi por, për më tepër, i shkoi më tej problemit të rëndësishëm. Ai kërkoi nga Kryeministri i atëhershëm që të nën-shkruheshin marrëveshje me ushtritë e vendeve evropiane, lidhur me arsimimin dhe kualifikimin e djemve dhe ushtarakëve shqiptarë në shkollat dhe akademitë e tyre ushtarake.

Ali Riza Kolonja

Page 44: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 44

Arben MUÇA

Shumëllojshmëri aktivitetesh në QKMBM

Forcat e Armatosura shqiptare, si rezultat i punës së palodhur, arsimimit dhe stërvitjeve brenda dhe jashtë vendit, dhe eksperiencës së fituar në misionet ndërkombëtare jo vetëm që kanë arritur standartet

për të përfaqësuar denjësisht vendin tonë në operacionet e drejtuara nga NATO, por po kthehen në preferencë të drej-tuesve të këtyre operacioneve. Këto arritje nuk janë bërë të mundura pa sakrifica nga ana e personelit të Forcave tona të Armatosura, dhe për lehtësimin sadopak të tyre, nën kujdesin e vetë ministrit të Mbrojtjes, zoti Arben Imami, është vënë në funksionim në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtes edhe Sektori i Rekreacionit, i cili ofron kurse dhe aktivitete të ndryshme për ushtarakët dhe familjet e tyre. Rekreacioni është mendësi e re në QKMBM, që i jep një tjetër ngjyrë jetës së ushtarakut. Menjëherë sapo dëgjojmë të flitet për Rekreacionin marrin përgjigje edhe pyetjet “Çfarë është Rekreacioni në QKMBM?” “Me se merret?”. Ky konceptim i ri në këtë qendër, por që po merr një zhvillim shumë të madh dhe të shpejtë ka organizuar një varg aktivitetesh të përmasave të mëdha, të cilat po i japin vlera ecurisë së punës në këtë institucion.

Misioni i Sektorit të RekreacionitQëllimi i Sektorit të Rekreacionit në QKMBM është të

ndjekë zhvillimet e reja hap pas hapi, në kurset e arteve pamore, muzikës (këngë, piano) dhe të aktrimit dhe t’ua transmetojë atë fëmijëve të familjarëve të FA dhe stafit civil të Ministrisë së Mbrojtjes, si edukim dhe argëtim. Stafi i Sektorit të Rekreacionit, fëmijët së bashku me familjarët e tyre bashkëpunojnë për tu krijuar mundësi këtyre fëmijve të mësojnë dhe të përfitojnë njohuri në këto disiplina artistike, të cilat i shërbejnë zhvillimit emocional, shoqëror dhe artistiko-kulturor dhe çon drejt përvetësimit të këtyre njohurive në nivele të larta të tyre.

Sektorit të Rekreacionit është në dispozicion të fëmijve

të ushtarakëve dhe familjarëve të tyre për një formim më të përgjithshëm ku me punën e tyre ato shfaqin dukshëm elemen-tet thelbësore duke qenë pjesë aktive. Pjesëmarrja e madhe e këtyre fëmijve (rreth 200 fëmijë) na ka vënë në kushte optimale pune, për të qenë sa më të prekshëm për mbarëvajtjen e punës në këtë sektor të rëndësisë së veçantë në jetën e ushtarakëve sidomos të atyre që ndodhen me misione paqeruajtëse jashtë vendit. Fëmijët e personelit të Forcave të Armatosura dhe i stafit civil të Ministrisë së Mbrojtjes marrin pjesë aktive çdo fund jave në ambjentet tona të Qendrës Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes.

Kurset e Artit të Aktrimit, formim i profilit artistik të fëmijëve Synimi i programit të kësaj disipline lidhet ngushtë me

formimin e fëmijëve në formim artistik dhe në të njejtën kohë të korrektësisë me argumentim të qartë mbi tema të ndry-shme, si krijime letrare, ese, bisedave të ndryshme mbi një temë etj.

Fëmijët e ushtarakëve përfshihen përveç kurseve javore dhe në dy aktivitete të mirëfillta me vënie në skenë të punës gjatë vitit të dy veprave të medha, me 1 Qershor siç ishte rasti i vënies në skenë të tregimit muzikor “Nuk dua, nuk më pëlqen”, marrja pjesë në filmimin e tregimit për fëmijë “Ditëlindja e pulës pikaloshe” vitin e kaluar, si dhe festave të fundvitit. Gjatë marrjes së pjesëve që përzgjidhen nga regjizori bëhet bioskeda e personazheve cila është një metodë tjetër që përdoret në zbërthimin e pjesëve teatrale.

Lënda e Muzikës (piano dhe kanto), frymëmarrje e re e edukimit muzikor Një vend kryesor në këtë qendër, zë edhe lënda e muzikës

e cila ka në përbërjen e saj Këngën dhe Pianon ku programet dhe kurikulat e tërhequra nga ministria e arsimit i kanë dhënë një frymëmarrje të re edukimit muzikor dhe veprimtarisë të

rekreaC ion i

Nga tregimi “Nuk dua, nuk më pëlqen”, kursi i aktrimit 1 qershor 2012

Page 45: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 45

Qendrës së Rekreacionit. Këto kurikula në lëndën e pianos kanë dhënë frytet e saja duke marrë bazat kryesore të pianos dhe të arsimit muzikor. Interesimi i fëmijëve për të mësuar instrumente muzikore në rastin tonë të lëndës të pianos ka qenë i madh dhe me një pjesëmarrje shumë të mirë duke i dhënë mundësinë edhe për koncerte recitale. Keta fëmijë kanë të gjithë hapësirën e duhur për të inter-pretuar në festat e ndryshme që janë zhvilluar nga sektori i Rekreacionit pranë QKMBM.

Gjithashtu kënga, si arti i të shprehurit duke kënduar i ka dhënë një këndvështrim tjetër kësaj qendre argëtimi, ku fëmijët me zërin e tyre bëhen pjesë aktive në të gjitha aktivitetet që ne deputojmë.

Marrja pjesë në aktivitete kryesore si Festivale Kom-bëtare dhe ato rajonale ka bërë që ky kurs të ketë interesim të lartë. Përmendja e veprimtarive të këtij kursi është domosdoshmëri pasi ka qenë ky kurs që ka dhënë frytet e para duke fituar edhe çmime. Vëmendja e ministrit Imami për këto fëmijë ka qenë dhe mbetet një shembull, duke in-iciuar dhe Albumin prej 10 këngësh, CD e parë të titulluar “Buqetë me Këngë” të këtyre fëmijve duke performuar me baza muzikore të përzgjedhura nga specialistët tanë më të mirë. Shumë shpejt do bëhet dhe një Video-Klip promovues e vajzës 5-vjeçare Iliada Iliazi që mori dy çmime të treta në Festivalin Mbarëkombëtar për Fëmijë në qytetin e Shkodrës dhe atë të Tiranës, vitin e kaluar. Lënda e muzikës në tërësi ka qenë dhe mbulimi i shumë aktivietetve bashkëpunuese me OJF dhe institutcione të tjera, ku performimi ka qenë dinjitoz. Marrja pjesë nepër evente, studio inçizimi, tele-vizione publike dhe ato private i ka ndihmuar këta fëmijë të jenë më të lirë gjatë interpretimit të tyre.

Artet Pamore perceptim, krijim, mendim dhe gjykim estetikEdukimi figurativ ose siç njihet ndryshe artet pamore,

ndihmon fëmijët e ushtarakëve që të ndjekin këtë kurs dhe me atë që mësojnë të perceptojnë, të krijojnë, të mendojnë dhe të gjykojnë estetikisht, mbi veprimtaritë që ata bëjnë në natyrë, vende historike ose duke marrë pjesë me imagji-natën e tyre të ndërtimit për krijimet e tyre.

Fëmijët në rrethin e pikturës me krijimet e tyre kanë ar-ritur në krijimin e dosjeve personale ku pasqyrohen të gjitha punimet më të mira të ndjekura gjatë dy viteve të krijimit të kësaj qendre. Në çdo aktivitet të bërë nga ky sektor kursi i arteve pamore ka patur një rëndësi të veçantë jo vetëm për shkak që në këtë kurs marrin pjesë aktive rreth 100 fëmijë por se edhe konceptimi i ndarë i ekspozitës me disa tema të ndryshme ka dhënë një larmi në mbarëvajtjen e aktiviteteve të zhvilluara nga kjo qender Rekreative.

Marëdhëniet me Komunitetin dhe familja e ushtarakutZyra e Marrëdhënieve me Komunitetin është pjesë e

Sektorit të Rekreacionit e cila organizon dhe ofron aktiv-itete kulturore, informative dhe argëtuese ushtarakeve dhe bashkëshorteve të ushtarakëve sipas një programi të posaçëm. Kujdes të veçantë tregohet për familjarët e ushtarakëve që janë me misione jashtë vendit. Bashkëpunon me institucione kulturore që familjarët e ushtarakëve të jenë pjesëmarrës në shfaqje të ndryshme artistike si dhe organizon udhëtime me familjarët e ushtarakëve me qëllim njohjen e histiorisë së trevave shqiptare. Propozon dhe realizon projekte që kanë impakt pozitiv në jetën e komu-nitetit. Përgatit dhe shpërndan materiale promocionale për produktet kulturore artistike të Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Në muajt në vijim, rekreacioni do të realizojë shumë aktivitete masive si karaoke, eskursione, prezan-time në tv etj. Pra objekti dhe subjekti i këtij sektori janë fëmijet dhe familja e ushtarakut.

Ekspozitë e Arteve Pamore1 qershor 2012

Nga Festivali Mbarkombëtar në Shkodër, Iliada Iliazi, fituese e çmimit të III-të

Pjesëmarrës në “Perform Fest”Kursi i Këngës, mars 2012

Performojnë familjaret e FAAktivitet dhjetor 2011

Page 46: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 46

Është fakt se në çdo ambient ku jetojmë e punojmë sot, është e pamundur që të mos zërë vend një foto. Aq sa për pasionantët në koleksionet e tyre, fotot përbëjnë një numër

pambarim jo vetëm në albumet familjarë fizik por edhe në folder-at elektronik kompjuterik. Ato pasqyrojnë në mënyrë adekuate aspekte të jetës dhe ndonjëherë, të bëra me profesionalizëm flasin më tepër se artikuj të shumtë gazetaresk apo përshkrime biblike. E tillë ishte edhe fotoja ilustruese e ketij shkrimi, që pak ditë më parë një miku im ma dërgonte me SMS.

Fotografia si pjesë e Globalizimit KulturorKur flasim për globalizimin kulturor, vetvetiu na shkon mendja tek Media dhe sidomos tek ajo vizive. Por ajo që paraprin këtë rrjedhojë të fuqishme të informa-cionit që sjell anembanë globit çdo lajm të ri që zhvil-lohet dhe pikërisht paraqitet si një premierë në një kohë rekord do të ishte pikërisht një akt sa i thjeshtë aq edhe sinjfigativ; - fotografia.Në historinë e fotografisë botërore pionierët e saj «Vëllezërit Lumier» kur paraqitën për herë të parë pamjen nga rrugica e tyre, nuk e morën me mend se po paraqesnin një prelud të filmit dhe të televizionit të ardhshëm. Kutia magjike e fotografisë u quajt një «Fiksim i Çastit» nëpërmjet dritës dhe errësirës. Së pari fotografia do të sillte një revolucion në paraq-itjen e jetës së përditëshme në shtypin e shkruar. Pamjet rrënqethëse nga Lufta e Parë Botërore, nga Revolucioni Industrial, nga jeta nëpër kolonitë, udhë-timet e udhëtarëve, eksploruesëve dhe aventurierëve me aparatin fotografik në dorë si dhe me pamje nga kriza ekonomike botërore do të bëheshin pronë eksk-luzive e gazetave më të mëdha të botës.Gazetari amerikan Jon Rid me një tren special do të udhëtonte në të gjithë Rusinë e do të jepte pamje të papërsëritshme nga zhvillimet nëpër fronte. Ashtu sikurse kishin vepruar gazetarët amerikanë në revolu-cionin Meksikan nëpërmjet Panço Vilës. Të papërsërit-

shme do të ishin fotografitë për emigrantët. Për sh-embull fotografia «Emigrantja» «Lotët» «Nudo» etj, do të bënin xhiron e botës me dhimbjen dhe mesazhin e tyre.Tanimë reportazhe të luftës, nuk mund të kuptoheshin pa fotografitë. Kjo do të bëhej aksioma e gazetarit të shquar Pultizer. Midis të tjerave me këtë fotografi gërshetohej kultura globale me kulturën kombëtare. Për herë të parë në këto fotografi u theksua dramac-iteti dhe përplasja kulturore. Gëzimi i komunikimt dhe dhimbja e moskomunikimit. Megjithse më tej do të zhvillohej Radioja, Ofseti në shtypshkronja dhe pro-dhimet televizive kinematografike do të arrinin shkal-lat më cilësore, fotografia do mbetej unikale në botën e informacionit. Si fotografia peisazh, fotografia por-tret dhe fotografia masive. Fotografitë e marra në bombardimet me Napalm në Vietnam sidomos; «Fëmija me Napalm» dhe «Ushtari» do të bëheshin ikona kundër luftës dhe të drejtave të njeriut.

Meditim për fotografinëkulture

N/kolonel Kasem SALiASi

Page 47: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 47

Edhe tek ne fotografia për hir të së vërtetës ka qënë në ballë të informacionit kulturor. Dy studiot e mëdha fotografike «Marubi» në Shkodër dhe «Sotiri» në Korçë do të bëheshin të njohura jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan e më gjerë. Fotografitë e tyre për qytetet shqiptare, për familjet, për zanatçinjtë, për fukarenjtë, për pazaret dhe kovaçanat, për dasmat dhe vdekjet do të shndërroheshin në një kronikë infor-mative kulturore dhe kombëtare në Shqipëri.Studio «Sotiri» në Korçë e cila e mori nismën nga një studio amerikane do të jepte jo vetëm jetën civile Korçare por edhe perpjekjet për liri e progres sho-qëror. Ndërsa “Marubët” do të spikasnin për paraq-itjen e zakoneve, dokeve dhe individualitetit kulturor shqiptar. Fotot e famshme «Dorëzimi i Armëve», paraqet botën e maleve, pikërisht kur batalioni i dërguar nga mbreti Ahmet Zogu mblidhte armët në Malësi. Kjo fotografi ishte një rritje cilësore jo vetëm në kulturën e fotografisë por ajo ndikoi edhe në rritjen e drejtimeve të ndryshme të artit si, pik-tura, poezia dhe kënga.Populli Shqiptar mund të mburret me të drejtë për historinë e fotografisë së tij. Studio ”Marubi” në Shkodër dhe studio ”Sotiri” e Korçës ishin dy maja ku kultura Shqiptare pa vetveten nëpërmjet globaliz-imit dhe progresit. Prodhimet e këtyre studjove kanë shërbyer si një bazë e fuqishme inspirimi dhe për stu-diot me prestigjioze që operojnë sot në vendin tonë. E parë në këtë aspekt është për t’u përgëzuar nis-ma e QKMBU, e cila përveçse ruan dhe pasuron me kujdes arkivin qëndror të fotografisë të Forcave të Armatosura, kohët e fundit ka inicuar edhe konkurse për grumbullimin dhe evidentimin e fotove nga jeta e FA-ve.Këto meditova kur në ekranin e kompjuterit tim u shfaq fotografia e derguar nga miku im në mision.

Foto nga Marubi

Page 48: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 48

Kolonel dr.Luan Nikollari drejtor i iKMU-SUQU

Spitali i Përgjithshëm Ushtarak,faqe nga Historia

Spitali i Përgjithshëm Ushtarak (sot Spi-tali Ushtarak Qendror Universitar), një ndër përkujdesjet e para të Mbretërisë Shqiptare, u themelua dhe nisi rrugëtimin

e tij prestigjioz në nivel kombëtar në 26 shtator 1929. Vlera e përgjithshme e investimit arrinte shifrën 548,894,88 Franga Ari – një tregues domethënës për kohën. Themelimi i këtij Spitali lidhet ngushtë me emrin e madh të mjekësisë Shqiptare, nënkolonel Dr. Jani Basho, drejtori i parë i tij në vitet 1929-1935, njëherësh, theme-lues i spitaleve qendrore të Shqipërisë, spitalit civil sot, Spitali Nr.1 dhe atij ushtarak, sot spitali Nr.2, (Qendra Spitalore Universitare “Nene Ter-eza”). I madhi Jani Basho do t’i sillte nga zemra e Europës, pikërisht nga Vjena projektet e këtyre Spitaleve, vepra të arkitektit vjenez Köhler. Atje ai kishte kryer edhe vetë studimet në fushën e mjekësisë, ku ishte laureuar me Medalje të Artë, si fitues i vendit të parë në Fakultetin e Mjekësisë te Universitetit të Vjenës dhe i cilësuar “Unicus Medicus Doktor” (Mjek i Veçantë).

Spitali i Përgjithshëm Ushtarak ishte mjaft i bukur dhe modern për kohën, funksionoi si i tillë deri më 1957 në harmoni dhe afër me Spitalin e Përgjithshëm Civil. Në vitin 1957, Spitali Ush-tarak u transferua dhe u vendos aty ku është ak-tualisht, në Laprakë.

Spitali Ushtarak (1932).Shumica e fotove, të nxjerra nga Arkivi i

Shtetit, duket se janë realizuar nga Instituti Ital-ian Luce gjatë pushtimit italian të Shqipërisë aty nga fundviti 1940. Propaganda Italiane e kohës ishte e interesuar që të pasqyrohej çdo hollësi e veprimeve luftarake që zhvilloi ushtria Italiane brenda dhe tej kufijve shtetërorë të Shqipërisë,

Fokus

(me fotografi që publikohen për herë të parë)

Spitali Ushtarak (1932)

Page 49: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 49

në Luftën Italo-Greke. Fotot përfshijnë ndërtimet tërësore, meremetimet, ndërtimin e kishës, ba-rakave shtesë e deri hollësi nga pritja e të plago-surve në urgjencë, sallën e operacionit, pavijone, kuzhinë, park, ceremoni zyrtare, etj.

Pushtimi Italian e gjeti Spitalin Ushtarak në gjendje dhe infrastrukturë shumë të mirë për kohën. Në këtë periudhë, Spitali do të drejtohej nga Ismet Gega, nga Gjirokastra, - mjek ushtarak me përvojë në mjekësinë ushtarake e civile pas shpalljes së pavarësisë. Ai i pat kryer studimet e larta për mjekësi në Stamboll, më 1905. Pati shërbyer si mjek ushtarak në garnizonet turke në Janinë e Delvinë deri me 1912. Pas shpalljes së pavarësisë, ai gjendet në Vlorë dhe caktohet drejtor i spitalit të parë të Vlorës. Më 1918, caktohet drejtor i Spitalit të Ushtrisë Kom-

bëtare në Shkodër, ku shërbeu deri më 1923. Pastaj ai u caktua drejtor i Spitalit të parë të Gjirokastrës. Më pas, ai punoi si mjek bashkie në Vlorë deri 1932. Për merita të veçanta si drejtues, u emërua Drejtor i Spitalit të Përgjith-shëm Ushtarak deri në vitin 1939, vit kur doli në lirim. Ai ishte një mjek i shquar dhe me ndjenja të larta atdhetare. Nuk u pajtua me uzurpimin e spitalit ushtarak nga italianët më 1939 dhe kjo qe dhe një nga arsyet e largimit. Vdiq në vitin 1955.

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste me 07 prill 1939, drejtimin e institucioneve, duke përfshirë edhe Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak, e morën italianët. Mjekët shqiptarë nuk ishin në funksione drejtuese, por punonin së bashku me mjekët italiane. Drejtor i Spitalit të Përgjith-

Ushtarë italianë të plagosur, në repartin e urgjencës

Pamje anësore e spitalit ushtarak: Duken mbetjet e meremetimeve të spitalit në fasadën e jashtme

Pamje ballore e spitalit ushtarak (1940)Hyrja e Spitali Ushtarak: lart në çati duket kryqi i kuq për t’u përjashtuar nga bombardimet si institucion humanitar (1940)

Page 50: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 50

shëm Ushtarak në Tiranë u caktua nënkolonel T.C.M.) Giovanni Cicco, nga Andria (Bari), Itali. Nënkoloneli Italian Ishte futur në shërbimin ush-tarak vitin 1913. Ai shërbeu si drejtor i këtij Spitali deri në kapitullimin e Italisë me 1943. Ai do të varej nga Drejtoria e Shëndetësisë e Forcave Ushtarake Italiane të Tiranës, ku drej-tonin kolonel Rampi Pietro (drejtor), majore Tad-dia Leo (higjeniste), major Bonelli Michele dhe major Caliendo Gennaro. Në këtë drejtori nuk kishte asnjë shqiptar.

Në Spitalin ushtarak të Tiranës, nga 13 mjekë dhe 1 farmacist, vetëm tre ishin shqiptarë. Drej-tor ishte nënkolonel Cicco Giovanni. Mjekë Ital-

ianë ishin nënkolonel Virgillo Saverio, major Car-rara, major Nicolo Adelmo, major Cali Domenico, major Borzelli Giovanni, major Lorenzini Giuseppe, major Lagna Donato, major Preite Mario, major De Laurenzi Vincenzo dhe kapiten Augi Guglielmo. Personeli Shqiptar përbëhej nga major Selahedin Mborja, kapiten Sinan Imami dhe kapiten Xhevdet Asllani. farmacist ishte kapiten Terranova Salva-tore, Italian. (Giornale di Medicina Militare, Anno XC-1942-XX faqe 18, 102).

Disa mjekë italianë pas kapitullimit, u rresh-tuan me forcat partizane, ndërsa disa prej tyre si Dr.Guglielmo Augi dhe kirurgu Lozi punuan edhe pas çlirimit të vendit deri më 1946. Dr. Augi ar-

Pranimi në urgjence i të plagosurve të ardhur drejtpërdrejt nga fronti i luftës

Kolonel Dr. Ismet GEGA, N.Kolonel Dr. Giovanni CiccoDrejtor i Spitalit Ushtarak 1932-1939

Ushtarë të plagosur në pavijonet e Spitalit Ushtarak. Spitali është tejmbush-ur për shkak të numrit të madh të plagosurve që vinin nga fronti i jugut

Para oborrit të spitalit ushtarak në një ceremoni ku janë të pranishëm edhe të sëmurët. Me shigjetë, Kapiten Dr. Sinan Imami

Page 51: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

qershor 2012 nr. 6 MBROJTJA 51

riti të riatdhesohej në Itali, kurse kirurgu Lozi nuk mundi të riatdhesohej. Ai u pushkatua nga auto-ritetet e Tiranës pas çlirimit.

Sikurse është e njohur, Italia fashiste, men-jëherë pas pushtimit të Shqipërisë, do të vijonte aventurën ushtarake me pushtimin e Greqisë. Sipas urdhrit të Musolinit, më 28 tetor 1940, tetë divizione italiane të përbërë prej 140.000 trupash, do të sulmonin Greqinë në kushte tepër të rënda terreni e moti. Përzgjedhjet e gabuara strategjike e operacionale, nxitimi dhe keqpajis-ja e forcave Italiane e rënduan akoma më shumë gjendjen. Për këto e të tjera arsye, pala italiane pati rreth 14.000 të vrarë, 50.000 të plagosur,

25.000 të humbur dhe mbi 12.000 vetë të tjerë të gjymtuar.

Fakti i njohur që populli dhe ushtarakët Shq-iptarë, nuk u bënë pjesë në këtë aventurë Italiane, pati, natyrisht ndikimet e veta. Në këtë kuadër, mjekët Shqiptarë të Spitalit Ushtarak, do të dinin të bënin dallimin juridik midis pushtuesit të ven-dit, me kërkesën për të ushtruar urdhrin human të profesionit të tyre.

Numri i madh i të plagosurve nuk përballohej nga kapacitetet ekzistuese të Spitalit. Në këto kushte, siç shihet dhe në foto, janë ngritur ba-raka dhe çadra shtesë, të cilat janë vendosur në krah të Spitalit Ushtarak

Ushtarë të plagosur në pavijonet e Spitalit Ushtarak. Spitali është tejmbush-ur për shkak të numrit të madh të plagosurve që vinin nga fronti i jugut

Personeli i spitalit ushtarak 1946. Rreshti i dytë, nga e majta në të djathtë: Dr. Xhevdet Asllani, Dr. Petraq Progri, komisari i spitalit, Kol.Dr.Sina Imami (drejtori), N.Kol.Dr.Pavllo Pavli, dy të fundit janë mjekë italianë.

Kisha e ndërtuar rishtasi brenda ambienteve të spitalit ushtarak me mbishkrimin “Në emër të zotit për dritën e te rënëve për atdheun, lavdisë së italianëve fitimtarë në triumfin e sakrificës njerëzore”.

Personeli i Spitalit Ushtarak mbas çlirimit, 1946-47.Sipas numrave: 1- Kolonel Sinan Imami, 2- Major Xhevdet Asllani, 3- N.Kol.Petraq Progri, 4-Kolonel Ismet Gega

Page 52: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Paqja dhe stabiliteti në Ballkan, integrimi i shpejtë Euro-Atlantik 38 Arritja e standardeve të NATO-s, domosdoshmëri e kohës

MBROJTJA nr. 6 qershor 2012 52

QENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE BOTIMEVE TË MBROJTJES

Foto nga aktivitete të ndryshme të organizuara nga QKMBM, me fëmijët dhe familjarët e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Drejtoria e Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Komunitetin Sektori i RekreacionitFotot: Elvin Hasanaj