Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica,...

52
“Nga samiti i Uellsit, Shqipëria del e forcuar në pozitën e saj” Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 82-të i botimit Nr. 9 Mbrojtja ALEANCA

Transcript of Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica,...

Page 1: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

“Nga samiti i Uellsit, Shqipëriadel e forcuar në pozitën e saj”

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 82-të i botimitNr. 9

MbrojtjaALEANCA

Page 2: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Viti i 82-të i botimit. Nr.3

AdresA: Ministria e Mbrojtjes, rruga e dibrës

© Ministria e Mbrojtjes Materialet e publikuara në këtë

revistë nuk mund të riprodhohen elektronikisht apo fizikisht e të

përdoren për qëllime përfitimi, pa marrë autorizim nga botuesit e saj.

revista mund të gjendet në formatin elektronik (pdf) në adresën:

http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publikime/revista-mbrojtja

revista mbrojtjaorgan Qendror i ministrisë së mbrojtjesviti i 82-të i botimitNr.9 shtator 2014

Page 3: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 3

P ë rmba j t j aNumri 9

kronika16 Zhvillohet në Tiranë

konferenca rajonale “Antikorrupsioni”

histori24 Të drejtat e Shqipërisë

për independencë edhe për tërësinë e vendit

shkËMBiMi kULtUror18 KLSM, vizitë

mësimore nëjug të vendit

aLeanca42 NATO: Një linjë

e gjatë blu për sigurinë

rrezikU nUkLear48 Vizioni i një

bote pa armë bërthamore

Kryeredaktor: Albert HitoAliAj

Gazetarë: Mimoza golikjAAlba MusArAj

Redaktore korrektore: Elona shimaj MAko

Graphic Designer:Afërdita HysAj

stafi

4 saMiti i UeLLsit

“Nga samiti i Uellsit, Shqipëria del e forcuar në pozitën e saj”Dua të rendis disa pika që i konsideroj me shumë rëndësi, si konkluzionet më të para të këtij Samiti të posaçëm...

14

“Luani” dhe “Pùma”, shqiptarë e britanikë fillojnë grup-stërvitjen e madhe mesdhetareMijëra efektivë të Mar-inës Mbretërore, Flotës Mbretërore dhe të Flotës Mbretërore Ndihmëse...

12 stËrvitja

“aLBanian Lion 14”

sPeciaLe

“Dita e vizitorëve të shquar” në stërvitjen shqiptaro-britanike “Albanian Lion ‘14”Në Bazën Detare të Kepit të Palit (Bisht - Palla) u zhvillua në datën 13 shtator 2014, “Dita e vizitorëve të...

30

Saranda jonë historike, një vatër miqësie e respekti për detarët…Si pjesë e grupit të punës për organizimin e një vizite të hapur në anijen më të re të Forcës Detare, të emërtuar...

Page 4: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 4

Kryeministri Rama: “Unë besoj se edhe shqiptarët dalin faqebardhë nga ky Samit, në kuptimin që ne nuk jemi fokusuar thjeshtë dhe vetëm tek Shqipëria si vend dhe si shtet, por tek shqiptarët si popull, në një rajon ku besoj nuk i hamë hakun askujt.”‘

E rëndësishmE

Dua të rendis disa pika që i konsideroj me shumë rëndësi, si konkluzio-net më të para të këtij

Samiti të posaçëm. Së pari, jam krenar sepse besoj që me punën e bërë nga delegacioni ynë, që është në fakt, një kulmim i punës së bërë intensivisht, në gjithë këta muaj, në dinamikën e re të politikës sonë të jashtme, Shqipëria del e forcuar në pozitën e saj. Por unë besoj se edhe shqiptarët dalin faqebardhë nga ky Samit, në kuptimin që ne nuk jemi fokusuar thjeshtë dhe vetëm tek Shqipëria si vend dhe si shtet, por tek shqiptarët si popull, në një rajon ku besoj nuk i hamë hakun askujt, nëse ndjehemi investitorët më të mëdhenj të paqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve të lira dhe demokratike përmes inte-grimit të plotë në të gjithë struk-turat e kësaj familjeje, përfshirë dhe NATO-n. Nga ana tjetër besoj po ashtu, se u bë fort e qartë për të gjithë që si investitorë seriozë të paqes dhe të bashkëjetesës multietnike dhe multifetare në rajon, ne kemi edhe të drejtën që të kërkojmë më shumë vëmendje, më shumë mbështetje, më shumë bashkëpunim nga forcat e mëdha

“Nga samiti i Uellsit, Shqipëria del e forcuar në pozitën e saj”

Samiti i UellSit

Konferencë për shtyp e kryeministrit rama, pas mbylljessë punimeve të samitit të NATO-s, në Uells

Page 5: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 5

të kësaj Aleance, qofshin si forca të përfshira në këtë Aleancë, qofshin si forca që përfaqësojnë aleatët e mëd-henj të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Bashkimin Europian, por edhe vendet përkatëse në mar-rëdhëniet bilaterale. Kanë qenë dy ditë shumë intensive. Veçanërisht intensiv ka qënë bashkëbisedimi i hapur, në darkën e mbyllur të punës, mes kryetarëve të shteteve dhe të qeverive, ku është vënë shumë fort theksi, qoftë tek domosdoshmëria për të çuar përpara projektin e reagimit të qëndrueshëm ndaj kërcëni-meve që janë të njohura dhe të identifikuara si të tilla, por nga ana tjetër ka qenë me fort rëndësi për të theksuar nga ana jonë, do-mosdoshmërinë e një strategjie të qëndrueshme dhe e një largpamësie që shkon përtej kërcënimeve të së sotmes. Sepse ne besojmë që sot, bota e lirë dhe demokratike kërcënohet nga një strategji tejet e rrezikshme dhe tejet e mirëstruk-turuar, për ta turbulluar dhe për ta shkatërruar. Është një përplasje fare e qartë, përballë së cilës është një domosdoshmëri për mbarë botën që të fitojnë vlerat dhe parimet që mishëron Aleanca Euroatlantike. Dëshiroj të vë theksin tek fakti se jemi mëse të kënaqur, qoftë për çka kemi marrë si rezultat i vendosjes

së theksit në të gjitha rastet, për një hapje më të madhe ndaj vendeve të tjera në rajon, duke filluar nga Kosova, për të cilën kemi kërkuar përshpejtimin e hapave për të shkuar tek partneriteti strategjik me NATO-n, por edhe për të cilën ka një paragraf mjaft inkurajues në konkluzi-onet e Samitit. Nga ana tjetër i kam bërë apel, në prani të gjithë vendeve anëtare, atyre vendeve që ende nuk e njohin Kosovën si një shtet më vete dhe për vete, që ta bëjnë këtë, sepse nuk është tanimë, thjesht një çështje siç ishte deri dje, por është një çështje me rëndësi strategjike dhe është një çështje me peshë jashtëzakonisht të madhe gjeopoli-tike për Europën, që të përfundojë

odiseja e njohjeve të Kosovës brenda përbrenda vendeve të Bashkimit Europian dhe që t’i jepet një mesazh shumë i qartë i shqiptarëve në Kosovë, por edhe të gjithë atyre forcave që përpiqen të gjejnë të çara për të përcjellë energjitë negative të errësirës në të cilën duan ta mbulojnë vështrimin tonë për të ardhmen. Nga ana tjetër kemi mbështetur fuqimisht Malin e Zi, duke u bashkuar me të gjithë ata që mendojnë se Mali i Zi duhet ta marri ftesën për anëtarësim vitin e ardhshëm dhe kemi theksuar që duhet që të gjithë bashkë të punojnë me më shumë këmbëngulje dhe me më shumë

intensitet, për të hapur rrugën edhe për Maqedoninë por,

a) Duke bërë presionin e domos-doshëm mbi palët që të zgjidhin dhe t’i japin fund odisesë të tejzgjatur të emrit;

b) Duke kërkuar nga qeveria e Shk-upit që të respektojë në frymë dhe në germë, Marrëveshjen e Ohrit.

E konsiderojmë një hap shumët të rëndësishëm të bërë, faktin që çka sapo thashë nënvizohet edhe në konkluzionet e Samitit.

Sigurisht që nuk e kam harruar se në të tilla raste, paraardhësi im bënte një paradë të takimeve që kishte bërë apo duarve që kishte shtrënguar nëpër korridore. Unë nuk do të bëj këtë paradë, por do

Page 6: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 6

të veçoj nga njëra anë, bisedën kokë më kokë me Presidentin Obama dhe pas kësaj, takimin e strukturuar për të trajtuar më në detaje ato që folëm me Presidentin, me Sek-retarin e Shtetit Jonh Kerry. E, po ashtu, edhe takimet bilaterale me tre partnerët tanë strategjikë në rajon, Kryeministrin Renzi, Kryemi-nistrin Samaras dhe Presidentin Erdogan, pra, përkatësisht me Italinë, Greqinë dhe Turqinë, për të forcuar partneritetin strategjik dhe për të identifikuar bashkërisht, gjithçka na duhet të bëjmë qoftë në raport me angazhimet tona brenda suazës së sigurisë, qoftë në raport me shumëçka tjetër na lidh. Në konkluzion dhe për t’i hapur rrugë pyetjeve tuaja, dua të them se edhe një herë ka qenë rasti jo vetëm për të nënvizuar, por edhe për të parë impaktin e jashtëzakonshëm të nismës së Kancelares Merkel, e cila ndërmori një hap historik për të ulur sëbashku të gjithë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, duke dhënë për të gjithë popujt në Ballkan, një me-sazh shumë të qartë të perspektivës së tyre europiane, por duke dhënë një mesazh shumë të qartë edhe për të gjithë aleatët dhe partnerët, në funksion të perspektivës së këtyre vendeve.

Pyetjet nga gazetarëtZoti Rama, për t’u ndalur në

takimet dypalëshe dhe konkretisht, në takimin me homologun tuaj grek, Samaras. Nga sa ju keni kontaktuar dhe komunikuar dje me të, a e ka konsideruar Athina çështjen e ndarjes territoriale dhe

konkretisht, atë të minoriteteve, një çështje të shtuar në dosjen e çështjeve të pazgjidhura mes Tiranës dhe Athinës?

Ndarja territoriale–administra-tive është një atribut i organeve vendimmarrëse të Shqipërisë. Organet vendimmarrëse të Shq-ipërisë, Qeveria, pastaj Kuvendi kanë marrë një vendim në frymën e interesit kombëtar dhe në frymën e mbrojtjes pa asnjë ngurrim të mi-noriteteve, të lirive dhe të drejtave të tyre. Kështu që, për ne nuk ka një çështje të tillë.

Të njëjtin qëndrim ia keni thë-në edhe Kryeministrit Samaras, dje, zoti Rama?

Absolutisht, për ne është e domosdoshme që të shkojmë përpara me këtë reformë, nga e cila përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë, qofshin ata me kombësi shqiptare, qofshin dhe ata me kom-bësi greke.

A e ka përmendur pala greke fillimin e bisedimeve për “mar-rëveshjen e detit”?

Ne kemi një pozicion shumë të qartë për këtë: Dialog, dialog, dia-log; barazi, barazi, barazi dhe vull-net, vullnet, vullnet, për të gjetur zgjidhjen një orë e më parë të një çështjeje ku, sigurisht, nuk mund të kthehemi pas, por duhet të shkojmë përpara. Që do të thotë se na duhet një zgjidhje e qëndrueshme dhe e pranuar plotësisht nga të dy palët. Çka është edhe, besoj unë, qasja e palës greke. Besoj po ashtu, se është në dorën tonë që siç kemi bërë progres në disa nga çështjet, të bëjmë progres edhe

me këtë çështje, duke mos harruar që të vazhdojmë të kërkojmë, siç kemi kërkuar, heqjen e ligjit absurd të luftës mes të dy vendeve.

Dua të theksoj se me Kryemi-nistrin Samaras kemi një dialog jashtëzakonisht konstruktiv, të hapur, miqësor. I kam bërë ftesë që të vizitojë Shqipërinë. E ka pritur ftesën me kënaqësi. Nga ana tjetër, besoj dhe besojmë që çështjet mes nesh janë një arsye më shumë për të kuptuar se jemi fqinjë që nda-jmë, le të themi, murin e oborrit dhe që e kemi të domosdoshme të bashkëpunojmë me njeri–tjetrin. Aq më tepër në kushtet kur na duhet të forcojmë, si me Greqinë, si me Italinë, si me Turqinë, si me të gjithë vendet që kanë një impakt në rrjetet e krimit të organizuar, bashkëpunimin, duke vënë thek-sin tek shkëmbimi i informacionit dhe tek bashkërendimi i forcave mes policive dhe inteligjencës së vendeve që përmenda.

Kam theksuar në Samit edhe domosdoshmërinë që të mbështe-temi, si Shqipëri dhe si rajon, në rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të inteligjencës, si një domosdoshmëri në këtë betejë me një forcë të egër, barbare, vrastare dhe jo plotësisht të njohur, të fy-tyrës së re të terrorizmit, në emrin e Kalifatit apo si quhet.

Zoti Kryeministër, pas pak minutash pritet të fillojë një panel tjetër i liderëve të NATO-s, ku pritet të diskutohen buxhetet e mbrojtjes dhe pritet të mirato-het një deklaratë ku buxhetet e mbrojtjes nuk do të preken. A është e gatshme Shqipëria të përmbushë këtë detyrim, pa-varësisht situatës së vështirë financiare?

Deklarata është një shprehje e vullnetit të mirë, nuk është postu-lat apo një fjali e shkruar në ndonjë Libër të Shenjtë. Kështu që, ne do të angazhohemi plotësisht, siç jemi angazhuar. E, me lejoni ta them, jemi përmendur, jemi përgëzuar dhe jemi parë me shumë respekt për atë që po bëjmë në frontin e ri, ku jemi bash-kuar me Shtetet e Bashkuara, me

Page 7: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 7

Gjermaninë dhe me një sërë vendesh të tjera, për të qenë pjesëmarrës aktiv në një betejë që zhvillohet në dukje larg, por që në fakt është një betejë që zhvillohet brenda shtëpive tona. Sepse kjo formë e re agresioni ndaj botës dhe ndaj familjes së vendeve të lira e demokratike është një formë që nuk njeh kufij dhe që

mund të shfaqë brutalitetin e vetë, sa hap e mbyll sytë, kudo ku ne jetojmë.Faleminderit edhe njëherë për ndjekjen e Samitit. Edhe më lejoni që ta mbyll, duke qenë edhe një herë tjetër i inkurajuar nga re-zultatet konkrete dhe të prekshme, të një politike të jashtme që tanimë është kthyer në një instrument në

duart, jo vetëm të Shqipërisë, por të shqiptarëve, për të çuar përpara rrugën tonë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian dhe mbi të gjitha, për të çuar përpara rrugën tonë drejt një Rilindjeje që, pa as më të voglin dyshim, do ta bëjmë realitet për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

SHBA nënvizon rëndësinë e partneritetit me Shqipërinë

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, takon asistentin e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Derek Chollet

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli gjatë punimeve të samitit të NATO në

Uells zhvilloi një takim me z. Derek Chollet, asistent i sekretarit të Mbrojtjes së SHBA për çështje të sigurisë ndërkombëtare. Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në sfidat e sigurisë që komuniteti ndërkombëtar është duke përballuar së fundmi. Ministrja Kod-heli vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm në fushën e mbrojtjes me SHBA duke e cilësuar këtë si një partneritet serioz. Ajo theksoi se lufta kundër terrorizmit kërkon mbështetjen dhe bashkëpunim të gjerë. Znj. Kodheli ga-rantoi se Shqipëria do të jetë prezent si një aleat i denjë për të dhënë kontributin e saj. Nga ana e tij, z. Chollet falënderoi ministren

Kodheli për zhvillimin e këtij takimi dhe nën-vizoi rëndësinë e partneritetit me Shqipërinë. Ai shprehu vlerësimin e lartë të SHBA për rolin dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë dhe po jep në adresimin e sfidave të sigurisë, të cilat kanë një implikim të madh për zonën Euroatlantike. Zyrtari i lartë amerikan vlerë-soi përfshirjen e Shqipërisë në operacionin në ndihmë të qeverisë së Irakut, duke u shprehur se Shqipëria ishte ndër të parat vende që iu përgjigj thirrjes së tyre. Ministrja Kodheli gjatë Samitit në Uells ka takuar gjithashtu edhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes, z. Chuck Hagel dhe sekretarin e Shtetit, John Kerry. Ai falënderoi zonjën Kodheli për të gjithë kontributin e dhënë nga Shqipëria në kohë krizash dhe pasigurie botërore.

Ministrja Kodheli gjatë Samitit në Uells ka takuar gjithashtu edhe sekretarin ameri-kan të Mbrojtjes, z. Chuck Hagel dhe sekretarin e Shtetit, John Ker-ry. Ai falënderoi zonjën Kodheli për të gjithë kon-tributin e dhënë nga Shqipëria në kohë krizash dhe pasigurie botërore.

Page 8: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 8

të cilat po shfaqen në të njëjtën kohë, në vende të ndryshme, në periferinë tonë. Një klimë kaosi përtej kufijve tanë, e cila mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për ne. Nga regjimet kriminale dhe ekstremistët e dhunshëm, tek sulmet kibernetike. Për të gjitha këto arsye, samiti i Uellsit është një samit kritik, në një kohë kritike dhe kjo është arsyeja pse ne, sot dhe nesër, do të krijojmë një NATO të fortë për një botë më komplekse dhe kaotike”, u shpreh Rasmussen përpara fillimit të këtij samiti.

NATO premton mbështetje për Ukrainën

Udhëheqësit e NATO-s në Sami-tin e Uellsit premtuan se do të sigurojnë mbështetje të fortë për të ndihmuar Ukrainën që të përmirësojë sigurinë e saj gjatë një takimi me presidentin e Ukrainës Poroshenko.“Mbështetja jonë është konkrete dhe e prekshme”, tha Sek-retari i Përgjithshëm i NATO-s, An-ders Fogh Ramussen. “Ne e vlerë-sojmë shumë kontributin e Ukrainës në operacionet tona dhe në Forcën e Reagimit të NATO-s. Ukraina ka qëndruar përkrah NATO-s. Tani, në

Udhëheqësit e NATO-s së bashku me homologët e tyre së 28 vendeve part-nere të ISAF-it, hapën

samitin dy-ditor të Uellsit, më 4 shtator, duke vlerësuar bur-rat e gratë e forcave afgane dhe ndërkombëtare, të cilët kanë shërbyer në Afganistan dhe në operacione të tjera. “NATO është Aleanca më e fuqishme në botë dhe do të mbetet e tillë falë trimërisë, aftësisë dhe vendosmërisë tuaj, ushtarakëve tanë si dhe partnerëve të vlefshëm që qëndruan përkrah nesh”, tha Sekretari i Përgjith-shëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Krerët e shteteve dhe qeverive mbajtën një minutë heshtje në nder të shërbimit të tyre. Një roje nderi me ushtarë nga secili vend anëtar i NATO-s, plus ato të vendeve partnere si dhe përfaqësues të Ushtrisë Kom-bëtare Afgane, gjithashtu morën pjesë në këtë ceremoni. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, theksoi më 4 shtator se samiti i Uellsit do të krijojë një NATO më të fortë për një botë më komplekse dhe kaotike, gjatë fjalimit në Këshillin Atlantik së Shteteve të Bashkuara “Liderët e Ardhshëm të Samitit”, në New-port, Uells, përpara fillimit të mbledhjes së liderëve. “Ne po sho-him numrin më të madh të krizave që nga fundi i Luftës së Ftohtë,

Samiti i UellSitNjë NATO më e fortë për një botë më komplekse

Konferencë për shtyp e kryeministrit rama, pas mbylljessë punimeve të samitit të NATO-s, në Uells

Page 9: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 9

në së bashku dhe të përfundojnë marrëveshjet e nevojshme të sig-urisë sa më shpejt të jetë e mundur, ashtu siç kanë premtuar. Gjithash-tu, krerët e shteteve dhe qeverive të ISAF-it u kërkuan dy kandidatëve të “shpallin sa më shpejt një rezul-tat paqësor të këtyre zgjedhjeve, i pranueshëm për popullin afgan”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Krerë nga vendet e NATO-s së bashku me vendet partnere të ISAF-it riafirmuan gatishmërinë e tyre për të nisur një mision jo-luftarak në Afganistan pas vitit 2014 për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë, pasi të jenë nënshkruar marrëveshjet e nevojshme ligjore. “Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Rasmussen. “Pa një nënshkrim, nuk mund të ketë mision. Planifikimi ynë është i plotë, por koha është e shkurtër”. Misioni Mbështetja e Vendosur pas vitit 2014 është një nga tri shtyllat e angazhimit afatgjatë të NATO-s në Afganistan, së bashku me një kontribut mbështetës afatgjatë të Ushtrisë Kombëtare Afgane dhe forcimin e bashkëpunimit afatgjatë politik dhe praktik me Afganistanin. “Me përfundimin e misionit të ISAF-it në dhjetor, ne do të ndryshojmë natyrën dhe qëllimin e përfshirjes tonë në Afganistan”, tha Sekretari i Përgjithshëm. “Angazhimi ynë do të vazhdojë, sepse stabiliteti në Afganistan gjithashtu do të thotë

këto kohë të vështira, NATO qën-dron përkrah Ukrainës”. Sekretari i Përgjithshëm tha se aleatët kanë krijuar “një paketë të plotë dhe të përshtatshme masash” për të ndihmuar Ukrainën. Mbështetja e NATO-s do të fokusohet në katër fusha: Rehabilitimi i trupave të plagosur, mbrojtja kibernetike, logjistika dhe komanda, kontrolli dhe komunikimi. Ndihma e NATO-s në Ukrainë për të rritur bashkëpunimin do të arrijë në rreth 15 milionë euro. Komisioni NATO-Ukrainë dënoi fuqishëm shkeljet e të drejtës ndërkombëtare nga ana e Rusisë. “Rusia duhet të ndalojë veprimet e saj agresive kundër Ukrainës, të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe rajonet kufitare si dhe të ndalojë së mbështeturi separat-istët në Ukrainë”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Ai gjithashtu i bëri thirrje Rusisë të ndryshojë anek-simin e jashtëligjshëm të Krimesë, të cilët aleatët nuk e njohin. Ra-mussen shtoi se një Ukrainë e pa-varur, sovrane dhe e qëndrueshme, e vendosur për demokracinë dhe sundimin e ligjit, “është çelësi i sigurisë euroatlantike”.

Riafirmohet mbështetja e vazhdueshme në Afganistan

Udhëheqësit e NATO-s riafir-muan në samitin e Uellsit anga-zhimin e tyre për të mbështetur Afganistanin dhe i bënë thirrje dy kandidatëve presidencialë të punoj-

siguri për ne”. Ky angazhim i tre-fishtë ka për qëllim që të ndërtojë mbi fitimet e arritura gjatë gjithë misionit trembëdhjetëvjeçar të ISAF-it, veçanërisht në zhvillimin e një force sigurie të fortë, profe-sionale dhe të aftë si dhe në fushat e arsimit, shëndetësisë, zhvil-limit ekonomik, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sidomos për gratë. Gjatë takimit, udhëheqësit e ISAF-it theksuan rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga komuniteti ndërkombëtar dhe për-pjekjet e pandërprera të qeverisë afgane, sidomos për të vazhduar rritjen e përgjegjësisë financiare dhe kontributit, përmirësimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit si dhe promovimin e mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Takimi gjithashtu ofroi mundësinë për të shprehur mirënjohje për burrat dhe gratë e forcave afgane dhe ndërkombëtare që kanë shërbyer në vend dhe në operacionet e tjera të NATO-s. “Kjo është koha e duhur për të kujtuar atë që kemi sakrifikuar dhe çfarë kemi arritur”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Guximi, përpjekjet dhe sakrificat e tyre i kanë bërë kombet tona më të sig-urta dhe kanë përmirësuar sigurinë globale”. Ministri afgan i Mbrojtjes, Bismullah Khan Mohammadi, ud-hëheqës nga Japonia, shtetet e Azisë Qendrore si dhe përfaqësues nga partnerët kryesore të bashkisë ndërkombëtare nga Kombet e Bash-

Samiti i UellSit

Page 10: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 10

kuara dhe Bashkimi Europian morën gjithashtu pjesë në takim.

Forcimi i bashkëpunimit në sektorin e municioneve

NATO po kërkon vazhdimisht të ndajë detyrimet për sigurimin e pajisjeve së shtrenjta të mbrojtjes në mënyrë të barabartë në të gjithë Aleancën. Një projekt e ri shumëkombësh ka nisur për të zh-villuar mënyra të reja për të rritur disponueshmërinë e municioneve të Aleancës. Me Danimarkën në krye, projekti do të fokusohet në qasjet shumëkombëshe të municioneve ajër-tokë me drejtim preciz (PGMs) dhe do të krijojë një kornizë të përgjithshme për forcimin e bash-këpunimit ndërkombëtar në kuadër të sektorit së municioneve. Projekti adreson mësimet e nxjerra nga op-eracionet e fundit ku vendet ngelën pa municione rezervë me drejtim preciz dhe nuk mund të përdorin shpejt apo lehtë rezervat e forcave të tjera ajrore. Iniciativa filloi në margjinat e samitit të NATO-s në Uells, më 4 shtator, pas nënshkrim-it të një letre me qëllim (LOI) nga ministrat e Mbrojtjes nga gjashtë vende anëtarë të NATO-s (Republika Çeke, Danimarka, Greqia, Norvegjia, Portugalia dhe Spanja). “Përvojat daneze nga operacioni ajror mbi Libi në vitin 2011 na demonstruan se rezervat e municioneve kombëtare jo gjithmonë janë të mjaftueshme dhe nuk mund të ri-furnizohen lehtë brenda afatit të shkurtër që nevojitet gjatë operacioneve”, tha gjenerallejtënant Per Pugholm Olsen, drejtori i Armatimeve Kom-bëtare Daneze. “Prandaj, ne duhet të ndjekim qasje të reja dhe më fleksibël për të siguruar municione në përgjithësi dhe në veçanti muni-cione ajër-tokë me drejtim preciz. Të gjashtë aleatët do të marrin në konsideratë një spektër të gjerë marrëveshjesh shumëkombëshe në fushën e PGMs, potencialisht duke përfshirë edhe marrëveshjet e ndërsjella të huasë, deponimin e përbashkët, prokurimin shumëkom-bësh dhe krijimin e rezervave të shumëkombëshe të armëve, me objektivin gjithëpërfshirës për të siguruar një kontribut më efikas për operacionet e ardhshme të shteteve europiane. Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesëmarrëse, por e mbështesin në mënyrë aktive

projektin në adresimin e çështjeve së kontrollit të eksporteve për llojet PGMs amerikane.

Kjo përpjekje tregon suksesin e iniciativës të Mbrojtjes së Zgjuar dhe është një shembull i aleatëve që punojnë së bashku duke përdorur bu-rimet e pakta në mënyrë më efikase, duke promovuar përvetësimin e përbashkët të aftësive së rëndë-sishme.

Marren vendime për të siguruar një Aleancë të fortë

28 liderët e Aleancës ranë da-kord në samitin e Uellsit për një Plan Veprimi Gatishmërie për të forcuar mbrojtjen kolektive të NATO-s dhe për të siguruar se Aleanca është e gatshme të përballet me çdo sfidë. “Ky është një demonstrim i solidaritetit dhe vendosmërisë tonë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Sekretari i Përgjithshëm tha se aleatët përballen me një mjedis sig-urie i cili është më i parashikueshëm se kurrë, duke përfshirë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, ekstremizmin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe paqëndrueshmërinë në Afrikën e Veriut. “Në këto kohë të turbullta, NATO duhet të jetë e përgatitur për të ndërmarrë gamën e plotë të misioneve dhe për të mbrojtur aleatët kundër kërcënimeve”, tha ai. Udhëheqësit e NATO-s gjatë takimit të tyre ranë dakord për të pasur një prani të vazhdueshme dhe aktivitete në ajër, tokë dhe det, në pjesën lindore të Aleancës, me rotacion. Ata gjithashtu ranë dakord për të krijuar një njësi udhëheqëse brenda

Forcës Reaguese të NATO-s, e cila do të jetë një forcë gatishmërie në gjendje për t’u pozicionuar në një kohë të shkurtër. “Kjo njësi udhëheqëse do të përfshijë mijëra trupa tokësorë të gatshëm për t’u pozicionuar brenda disa ditëve në ajër, det dhe në mbështetje të Forcave Speciale”, tha Ramus-sen. Për të lehtësuar përforcimet, NATO do të krijojë një komandë të përshtatshme dhe praninë e kon-trollit, objektet e pritjes dhe do të para-pozicionojë pajisjet, furnizimet dhe planifikuesit. NATO do të rrisë shpërndarjen e informatave të in-teligjencës, përmirësimin e planeve të mbrojtjes dhe do të zhvillojë më shumë stërvitje të vendosura për një kohë të shkurtër.

Udhëheqësit e NATO-s gjithashtu miratuan një paketë masash të tjera për të siguruar që Aleanca do të mbetet e forte dhe e gatshme, duke përfshirë një politikë të zgjeruar të mbrojtjes kibernetike dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët si dhe duke nisur Iniciativën e Ndërtimit të Kapaciteteve Mbrojtëse për të ndihmuar Aleancën që të projektojë stabilitet pa vendosjen e forcave të mëdha ushtarake. Gjeorgjia, Jordania dhe Moldavia pritet të marrin pjesë. Në politikën e Dyerve të Hapura të NATO-s, udhëheqësit e NATO-s ranë dakord për t’i of-ruar Gjeorgjisë një paketë të gjerë masash për ta ndihmuar që të përparojë në përgatitjet e saj drejt anëtarësimit. Ata gjithashtu ranë dakord për të zhvilluar bisedime të intensifikuara mbi kandidaturën e Malit të Zi dhe do të vendosin deri

Page 11: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 11

në fund të vitit 2015 nëse do ta ftojnë Malin e Zi për t’u bashkuar me Aleancën. “Me Planin e Veprimit të Gatishmërisë, përmirësimin e aftësitë dhe me partneritetet tona unike, NATO është në gjendje të ve-projë me shpejtësi, vendosmëri dhe në bashkëpunim me të tjerët”, tha Rasmussen. Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm mirëpriti njoftimin e Polonisë se do të mikpresë samitin e ardhshëm të NATO-s për të cilin tha se ishte “një sinjal i fortë i lidershipit të Polonisë në NATO dhe pranisë më të madhe të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës tonë”.

Zotim për ndryshimin e shkurtimeve të Mbrojtjes

Të 28 liderët e Aleancës ranë dakord në samitin e tyre të Uellsit, më 5 shtator, të kthejnë mbrapsht tendencën e rënies së buxheteve të mbrojtjes dhe t’i rrisin ato gjatë dekadës së ardhshme, një lëvizje që do të forcojë më tej lidhjen transat-lantike. “Në këtë botë të rrezikshme, ne e pranojmë se kemi nevojë të in-vestojmë në përpjekje e para shtesë. Kështu, Aleanca sot bëri një premtim mbi investimet e mbrojtjes”, tha Sek-retari i Përgjithshëm i NATO-s, An-ders Fogh Rasmussen. Aleatët do të drejtojnë buxhetet e tyre të mbrojtjes në mënyrë sa më efikase të munden “dhe synojnë të lëvizin në drejtim të udhëzimit ekzistues të NATO-s, duke

shpenzuar 2% të prodhimit të brend-shëm bruto në mbrojtje dhe me qëllim plotësimin e prioriteteve së aftësive të NATO-s”, u shpreh ai. Aleatët do të shqyrtojnë përparimin e tyre në përmbushjen e udhëzimit në një bazë vjetore. Rasmussen tha se aleatët do të kenë shumë punë për të bërë, por u shpreh gjithashtu se: “Siguria e vendeve dhe qytetarëve tanë është shumë e rëndësishme dhe duke kursyer, duke ulur fondet dhe pa siguri s’mund të kemi pros-peritet”. Sekretari i Përgjithshëm tha se vendimi i samitit do të forcojë më tej lidhjen midis Europës dhe Amerikës së Veriut, do të rrisë sigurinë e gjithë aleteve dhe do të sigurojë një ndarje më të drejtë dhe të balancuar të kostove dhe përgjegjësive. “Në samitin e tyre dy-ditor, udhëheqësit e NATO-s morën vendime për ta bërë Aleancën më të përshtatshme, me të shpejtë dhe më fleksibël, në mënyrë që të plotësojë çdo sfidë të sigurisë si dhe përforcuan lidhjet e NATO-s me partnerët”, tha Sekretari i Përgjith-shëm. “Me vendimet që kemi marrë këtu në Uells, NATO do të mbetet themeli i mbrojtjes sonë kolektive”, u shpreh ai.

Diplomatja holandeze mërohet Përfaqësuesja e Posaçme e NATO-s për Gratë

Znj. Marriët Schuurman, diplo-

mate holandeze në karrierë, e cila aktualisht shërben si ambasadore e Holandës në ish-Republikën Ju-gosllave të Maqedonisë, do të bëhet Përfaqësuesja e Posaçme e NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Sek-retari i Përgjithshëm i NATO-s ka për qëllim ta emërojë atë si pasard-hëse të Mari Skåre, e cila është në krye të kësaj detyre që nga shtatori i vitit 2012. “Emërimi i znj. Schur-maan është një demonstrim i qartë i përkushtimit së vazhdueshëm të NATO-s, që u vendos në Çikago për promovimin e rolit të grave në institucionet dhe operacionet e NATO-s si dhe pjesëmarrjen e tyre në parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve”, tha Anders Fogh Rasmussen. Ky pozicion, i kri-juar për herë të parë në vitin 2012, përfshin rritjen e ndërgjegjësimit të politikave dhe aktiviteteve të NATO-s në fushën e Grave, Paqes dhe Sigurisë, duke siguruar koor-dinimin e tyre si dhe bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara dhe orga-nizatat e tjera relevante. “Në dy vitet e fundit, NATO ka marrë një rol më të madh në përforcimin dhe promovimin e zbatimit nga NATO të Rezolutës 1325 së Këshillit të Sigu-rimit së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutave të ndërlidhura mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, tha Mari Skåre, përfaqësuesja e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm së NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sig-urinë. “Sot, 56 vende të NATO-s dhe partnerë qëndrojnë prapa politikës e planit tonë të veprimit dhe NATO po luan një rol aktiv në adresimin e çështjes së konfliktit që lidhet me dhunën seksuale. Këto janë arritje të rëndësishme dhe jam e sigurt se znj. Schurmaan do të bëjë një punë të mrekullueshme duke e çuar punën tonë përpara”. Mandati i Mari Skåre do të përfundojë më 30 shta-tor. Znj. Schurmaan ka një karrierë 17-vjeçare si ministre e Punëve të Jashtme së Holandës, me përvojë të gjerë dhe ekspertizë me çështje që lidhen me Rezolutën 1325, veça-nërisht nëpërmjet komenteve të saj për vendet e prekura nga konflikti të tillë si Sudani, Sudani i Jugut, DR Kongo, Ruanda, Burundi dhe Kosova. Gjithashtu, ajo ka shërbyer edhe si ambasadore e Holandës në Lusaka (Zambia) dhe në Moskë.

Alba MusarajBurimi: NATO.int

Deklarata e Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive të vendeve NATO-s mbi Forcat e Armatosura

Page 12: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 12

“Dita e vizitorëve të shquar” në stërvitjen shqiptaro-britanike “AlbAniAn lion ‘14”

Në Bazën Detare të Kepit të Palit (Bisht - Palla) u zhvillua në datën 13 shtator 2014, “Dita e vizitorëve të shquar” e stërvitjes së për-bashkët shqiptaro - britanike “Albanian Lion

‘14”. Ishin të pranishëm: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, kundëradmirali britanik, Bob Tarrant, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z. Nicholas Cannon, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, etj.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli vlerësoi angazhimin dhe rezultatet e arritura nga trupat pjesëmarrëse gjatë

Stërvitja “Luani Shqiptar 2014”, po zhvillohet në një kohë të brishtë për sigurinë tonë të përbashkët dhe në veçanti për kontinentin europian. Shqipëria ka dënuar prej fillimit agresivitetin e Federatës Ruse dhe iu është bashkuar pozicionimeve të aleatëve tanë, duke përfshirë dhe sanksionet ndaj Rusisë. Nga ana tjetër, rreziqet nga jugu janë duke u bërë çdo ditë e më shqetësuese.

‘ministrja KodhEli

stërvitja

Page 13: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 13

stërvitjes “Albanian Lion ‘14”. Kjo stërvitje që bëhet në vendin tonë, u shpreh znj. Kodheli, është një treg-ues i madhësisë dhe rëndësisë së saj, por gjithashtu dëshmon bashkëpunimin e shkëlqyer të Royal Marines me Forcat tona të Armatosura dhe se përfitimi më i madh është pikërisht konsolidimi i miqësisë midis dy Forcave tona të Armatosura. Duke folur për Samitin e NATO që u mbajt në Uells, ministrja Kodheli tha se “Një javë më parë pata privilegjin që në përbërje të delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri i Shqipërisë, të merrja pjesë në Samitin e NATO në Uells, në Mbretërinë e Bashkuar. Ky samit do të mbetet në historinë e Aleancës tonë, si samiti ku edhe njëherë me zë të fortë dhe të unifikuar u bë e qartë se Aleanca është e bashkuar, e fortë dhe e gatshme të mbrojë secilin vend anëtar të saj”.

Stërvitja “Luani Shqiptar 2014”, tha më tej min-istrja Kodheli, po zhvillohet në një kohë të brishtë për sigurinë tonë të përbashkët dhe në veçanti për kontinentin europian. Shqipëria ka dënuar prej fillimit agresivitetin e Federatës Ruse dhe iu është bashkuar pozicionimeve të aleatëve tanë, duke përfshirë dhe sanksionet ndaj Rusisë. Nga ana tjetër, rreziqet nga jugu janë duke u bërë çdo ditë e më shqetësuese. Të gjithë kemi parë me një shpejtësi marramendëse brutalitetin e ngjarjeve tragjike në Irak dhe Siri. Ter-rorizmi dhe fondamentalizmi, të cilat kanë ekzistuar, po kapërcejnë çdo limit dhe po shkelmojnë çdo parim themelor dhe vlerë universale. Ne nuk mund të lejojmë që kjo situatë të vazhdojë. Prandaj, Shqipëria mori vendimin për të vepruar shpejt dhe në koherencë me aleatët, për të mbështetur qeverinë e Irakut me armatim dhe municion. Ndër vite ne kemi treguar se kemi vullnet, jemi të përgjegjshëm dhe të vendosur për të vepruar kudo dhe kurdo. Jam e bindur se kjo do vazhdojë të jetë e vlefshme dhe në të ardhmen, është shprehur ministrja Kodheli.

Nga forcat dhe mjetet pjesëmarrëse në stërvitjen e

përbashkët shqiptaro - britanike “Albanian Lion ‘14” u realizuan një varg demonstrimesh ushtarake, sulme amfibe nga deti, simulim i luftimeve në zona urbane, etj. Kjo stërvitje po zhvillohet në disa rajone në vendin tonë, si në Bizë, Zall - Herr, Kepin e Palit, Kuçovë, Pa-shaliman dhe Porto Palermo si dhe u mbështetën nga deti me katër anije ushtarake. Gjatë stërvitjes, baza detare e Kepit të Palit u shfrytëzua si bazë furnizimi logjistik, si dhe si bazë për largimin e trupave dhe au-tomjeteve pjesëmarrëse në “Albanian Lion 2014”. “Dita e Hapur” e stërvitjes “Albanian Lion 14”

Në aeroportin e Rinasit u zhvillua në datën 14 shtator 2014, “Dita e Hapur”, në kuadër të stër-vitjes së përbashkët shqiptaro-britanike “Albanian Lion 2014”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Ti-ranë, z. Nicholas Cannon, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të FA, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë si dhe familjarë të ushtarakëve të FA që marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike “Albanian Lion”. Familjarët e efektivave të Forcave të Armatosura që stërviten së bashku me trupat britanike janë njohur nga afër me mënyrën se si stërviten të afërmit e tyre. Gjithashtu, ato kanë parë nga afër edhe mjetet ushtarake me të cilat po zhvillohet stërvitja “Albanian Lion”, të cilat janë vendosur në aeroportin e Rinasit si dhe kanë realizuar fotografi pranë tyre. Në fjalën e tij me këtë rast, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila ka falënderuar efektivat britanike dhe ato shqiptare që marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët, si dhe të pranishmit e tjerë në këtë ceremoni. Ai u shpreh se synimi i këtij aktiviteti është që ta afrojë publikun sa më afër Forcave të Armatosura.

Page 14: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 14

“Luani” dhe “Pùma”, shqiptarë e britanikë fillojnë grup-stërvitjen e madhe mesdhetare

“aLBaNiaN LiON 14”

shqipëria, kontribute të pamohueshme për rritjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Mijëra efektivë të Marinës Mbretërore, Flotës Mbretërore dhe të Flotës Mbretërore Ndi-hmëse, kanë lënë Mbretërinë e bashkuar për një stërvite vjetore që do të zhvil-

lohet në zonën e Mesdheut e të Gjirit. Dy luftanije mbretërore, Grupi Udhëheqës Komando nga Brigada Komando e Marinës Mbretërore (40 komando) dhe elementë të Skuadriljeve Ajrore të Forcave Detare, së bashku me dy anije nga Flota Mbretërore Ndih-mëse, u nisën së bashku për këtë stërvitje të madhe jashtë MB. Atyre do t’u bashkohen në “Cougar 14” një numër tjetër pjesëtarësh të Forcave Detare dhe anijesh ashtu si dhe numri prej vendeve partnere. Anijet, formojnë një pjesë të Forcës së Reagimit (Re-sponse Force Task Group (RFTG)) të BM, forcë e cila praktikon rregullisht aftësitë e saja në shkallë globale dhe që është e ideuar që të dislokohet në situata emergjence, mijëra milja larg vendit. Hera e fundit që RFTG u dislokua, u vu në punë anija HMS Illustri-ous (dikur aeroplan mbajtëse) për të lundruar drejt Filipineve, duke çuar ndihmat shumë të nevojshme për ishujt e shkatërruar nga tajfuni Haiyan në tetor të vitit 2013. Ky i tanishmi është dislokimi i katërt për

Grupin e Punës, i cili do të demonstrojë aftësinë e tij të operimit të një force detare shumë efektive, kudo qoftë në botë, për të mbrojtur interesat e Mbretërisë së Bashkuar. Grupi i Punës është i aftë që të drejtojë njëkohësisht një numër të madh operacionesh, që nga frenimi i kundërshtarit dhe siguria detare te anga-zhimet ndërkombëtare dhe mbështetja për stabilitetin rajonal. Ashtu si në rastin e “Cougar 13”, Grupi i Punës mund të operojë si një kombinim repartesh ose si një njësi e vetme. Më e rëndësishmja është një forcë e adaptueshme që të mund të operojë sëbashku me asetet tokësore e ajrore, me agjencitë e tjera qeveritare dhe kur i duhet edhe me shtetet partnere. Kapiteni Jerry Kyd, komandanti i Grupit të Punës së BM, thotë: “Cougar 14” është dislokimi i zakonshëm vjetor i një Grupi Pune detar, larg prej ujërave vendase. Ajo demonstron fuqishëm, dobinë e vazhdueshme, punën dhe ndërveprimin e Marinës Mbretërore dhe Forcave Detare Mbretërore në shkallë të gjerë, larg prej MB. Grupi i Punës do të stërvitet dhe do të operojë me shumë vende të tjerë dhe me Forcat Detare të tyre, duke përforcuar an-gazhimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj sigurisë

Page 15: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 15

dhe stabilitetit, në të gjithë rajonin e Mesdheut dhe të Gjirit.”

Kapiteni Kyd dhe stafi i tij komandues, që nga anija flamurtare kombëtare HMS Bulwark, do të intonojnë veprimet së bashku me komandantin e Brigadës së 3-të Komando, gjeneralbrigade, Charlie Stickland. Anija amfibe komanduese dhe kontrolluese, që mban Marinën Mbretërore dhe një numër të mjeteve për çdo terren, është e shoqëruar nga HMS Ocean, RFA Lyme Bay dhe RFA Wave Knight. Anijet e RFA do të sigurojnë karburant, rezerva, ujë dhe municion për të garantuar se Ocean dhe Bulwark do mbështeten gjatë dislokimit. Si pjesë e përgatitjeve për “Cougar 14”, HMS Bulwark, ka ngarkuar në kuvertën e saj mbi 50 mjete, përfshirë edhe një numër mjetesh amfibe të koracuara, Viking; automjete Land Rover, kamionë dhe mjete logjistike. Ajo është e gatshme për operim me helikopterët Chinook, Sea King dhe Merlin, që nga kuverta e saj, për periudha të zgjatura. Pak para se të largohej prej ujërave britanike, HMS Bulwark, mori në bord komandot mbretërore të Brigadës së 3-të Komando dhe më shumë se 100 personel special-istësh të kërkuar për të komanduar dhe kontrolluar Grupin e Punës dhe të gjithë stërvitjet dhe aktivitetet angazhuese.

Kapiteni Dean Bassett, oficeri drejtues i HMS Bulwark, thotë: “Cougar 14” është një dislokim i rëndësishëm strategjik për HMS Bulwark dhe shënon kulmin e një pune shumë të madhe e të vështirë, të bërë prej personelit të anijes time, gjatë muajve të fundit, me qëllim garantimin e mundësimit të zhvillimit të “Cougar 14”. Dislokimi jo vetëm që demonstron ndaj partnerëve e aleatëve tanë se sa fleksibile e të gjithanshme mund të jenë forcat detare, por ai mishëron fizikisht se si e mbron Forca Detare in-teresin kombëtar jashtë shtetit.” Skuadrilja Ajrore 820 e Forcave Detare, hipën në bordin e HMS Ocean

Dy helikopterë Merlin Mark 2 dhe 48 efektivë të Skuadriljes Ajrore 820 të Forcave Detare, kanë flutu-ruar e janë ulur në bordin e HMS Ocean, për të qenë pjesë e stërvitjes “Cougar 14”. Këta ishin efektivat e parë ajrorë që iu bashkuan kolegëve të tyre detarë për zhvillimin aktivitetit vjetor të Grupit të Punës së Forcës së Reagimit (Royal Navy, “Response Force Task Group” (RFTG)). Marrja në bord e efektivave ajrorë, i jep HMS Ocean mundësinë që të përpunojë kapac-itetet e saja të aviacionit, që u provuan suksesshëm këtë fillim-vere dhe 820 NAS mirëpresin sfidën e ardhshme. Komandanti i 820 NAS, nënkoloneli Ross Spooner thotë: “Është fantastike që të rikthehesh e të fluturosh për HMS Ocean, pasi ajo luan një rol themelor ndaj gatishmërisë së lartë të grup-punës së Forcave Detare Mbretërore. Puna me grupin e “Cou-gar 14”, jo vetëm që ruan aftësitë e skuadriljes se aviacionit detar, por është edhe një mundësi shumë e mirë për të zhvilluar dhe për të provuar se sa shtrihen aftësitë luftuese të helikopterëve Merlin Mk2. Grupi i punës demonstron realisht zhdërvjelltësinë e Marinës Mbretërore.” RFTG praktikon rregullisht aftësitë e veta detare në shkallë botërore.

Fajkojtë përgatiten që të përfyten me luanët në stërvitjen shqiptare

Fajkonjtë lanë RNAS Culdrose nën qiellin e pastër me destinacion stërvitjen e madhe në Shqipëri që do

të zhvillohet këtë vjeshtë, me dislokimin amfib. Avionët e shpejtë të Skuadriljes 736 të komponentit ajror të Marinës, do të veprojnë si aleatë e si kundërshtarë njëkohësisht, gjatë stërvitjes “Albanian Lion”, e cila fil-loi këtë javë dhe që sheh të angazhuar forcat vendase dhe Forcën e Reagimit (Response Force Task Group (RFTG)) të BM.

Kështu, gjatë kësaj stërvitje, avionët e shpejtë Haëks do të qëndrojnë në Tiranë, në bazën e Forcave Ajrore, për kryerjen e pjesës së parë të stërvitjes së madhe dis-lokuese “Cougar 14”. “Albanian Lion 14” e cila zhvillohet tani, do shohë marinsat britanikë dhe komandot shq-iptarë, të bashkuar në një bashkëpunim krah për krah, në një stërvitje e cila kulmon me zbarkime amfibe nga helikopterë dhe mjete tokësore, në Adriatik. Stërvitja shqiptare, është një stërvitje e shënuar në kalendarin e së grupit të stërvitjeve Cougar, që kryhen në vjeshtën e çdo viti. Por kjo është hera e parë që Skuadrilja 736 largohet nga hapësira britanike dhe merr pjesë në një stërvitje të tillë.

“Çdonjëri nga ne është i emocionuar në lidhje me këtë dislokim, veçanërisht shqiptarët, të cilët i kanë hequr avionët e tyre luftarakë pas Luftës së Ftohtë. Kemi punuar nga afër me brigadën e 3-të Komando në të shkuarën, duke mbështetur këto dislokime Cougar dhe kjo është diçka që me zor presim për të qenë pjesë” – shpjegon zëvendëskomandanti Tim Flatman, i cili ndodhet në pjesën e “skuadriljes së agresorëve”.

“Ne jemi në rolin e agresorëve armiq, gjatë fazës fillestare të stërvitjes – duke sulmuar zbarkimin dhe duke shkaktuar probleme për grupin e punës. Më pas ne fluturojmë sipër dhe sigurojmë mbështetje për Marinën Mbretërore dhe për trupat shqiptare në terren” – shpje-gon më tej Flatman. Tre avionët Hawks do të ndajnë hapësirën ajrore së bashku me ata të skuadriljes 820 NAS. Ndërkohë dy helikopterë Merlin Mk2s nga Dolphins si dhe një ekuipazh prej 48 vetë, ajrorë e tokësorë, i janë bashkuar anijes helikopter-mbajtëse, HMS Ocean, për në stërvitjen Cougar. Pjesa tjetër e grupit të punës, e komanduar nga kapiteni Jerry Kyd, përbëhet nga ekuipa-zhi i anijes flamurtare HMS Bulwark plus mbështetjen amfibe të anijes RFA Lyme Bay dhe cisternës Wave Knight. Ndërsa marinsat mbretërorë, garantojnë forcën kryesore si grupi udhëheqës i Komandove.

Albert HitoaliajBurimi: royalnavy

Page 16: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 16

KrONiKa

Zhvillohet në Tiranë konferenca rajonale “Antikorrupsioni”

Në Ministrisë e Mbrojtjes, u zhvillua në datë 23 shtator 2014, konferenca rajonale “Antikor-rupsioni”, e organizuar nga Qendra e Studi-meve Europiane “Marshall Center”. Në këtë

konferencë ishin të pranishëm: kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Alexander Arvizu, ambasadori i Gjermanisë, z. Hellmut Hoffmann si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli në fjalën e saj u shpreh se: “Konferenca e sotme trajton një temë tepër delikate dhe sfiduese për çdo shoqëri. Në Shqipëri, ky fenomen në vite ka arritur nivele alarmante, duke ulur besimin e qytetarëve në in-stitucionet e shtetit dhe duke u bërë pengesë madhore për mirëqenien dhe zhvillimin e shoqërisë sonë. Në një vit qeverisje, ne kemi treguar se jemi të hapur, kemi vullnet dhe jemi shumë të vendosur për të vazhduar përpjekjet dhe reformat në adresimin e kësaj situate”. Në vijim të fjalës së saj, znj. Kodheli nënvizoi se lufta kundër kor-rupsionit ka qenë kryefjala e të gjithë takimeve të para

si ministre e Mbrojtjes me homologë, personalitete dhe zyrtarë të lartë të vendeve aleate dhe partnere. Ndërsa Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në fjalën e tij, u shpreh: “Pa asnjë dyshim reforma në drejtësi është reforma e modernizimit që rezultatet konkrete do të dojë kohë për t’i sjellë për qytetarin e zakonshëm, që duhet të trokasë në dyert e drejtësisë. Ndërkohë që afrimi në kohë i rezultateve lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndëshkimin e të gjithë atyre njerëzve të drejtësisë që çekiçin e gjykatësit e përdorin për të shkelur liri dhe të drejta njerëzish të pafuqishëm”. Sipas kryeministrit të vendit, gjykatat tek ne janë bërë mjeti për të amnistuar më të fortët dhe për të ndëshkuar më të dobëtit, ndër-kohë që e kundërta duhet të jetë e vërtetë. Ambasadori amerikan, z. Alexander Arvizu theksoi se korrupsioni është bërë tashmë kërcënim për rajonin. Ai u shpreh se lufta ndaj këtij fenomeni kërkon përkushtim. Sipas ambasadorit Arvizu korrupsioni kërcënon sigurinë e Shqipërisë. Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, z. Hellmut Hoffmann u shpreh se lufta kundër korrupsionit nuk mund të ketë sukses, vetëm duke biseduar për të gjithë kohës.

Page 17: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 17

Ministrja Kodheli priti ministren e Mbrojtjes së Italisë, Roberta PinottiMinistrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, priti pasditen

e datës 19 shtator 2014, ministren e Mbrojtjes të Re-publikës së Italisë, znj. Roberta Pinotti, e cila ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare një ditore. Vizita zyrtare në Shqipëri e zonjës Pinotti realizohet në kuadrin e zbatimit të planit të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Italisë. Pas pritjes me Truproje Nderi e shoqëruar nga Orkestra Frymore e FA, dy ministret e Mbrojtjes bënë një takim tête-à-tête, ndërsa më pas u zhvillua takimi i zgjeruar midis dy delegacioneve të kryesuara respektivisht nga min-istrja Kodheli dhe ministrja Pinotti. Ministrja e Mbrojtjes e Italisë, znj. Roberta Pinotti zhvilloi një takim edhe me ushtarakë shqiptarë që janë arsimuar dhe kualifikuar në akademitë dhe shkollat e larta ushtarake të Republikës së Italisë. Më pas, dy ministret e Mbrojtjes dhanë një deklaratë për shtyp. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në fjalën e saj u shpreh: “Kam kënaqësinë që t’i jap mirëseardhjen ministres së Mbrojtjes të Italisë, senatores Roberta Pi-notti, një mike e mirë e imja dhe e vendit tonë. Takimi me ministren Pinotti vjen menjëherë pas vendimeve të rëndë-sishme të marra në Samitin e Uellsit, vendime që kanë një rëndësi të veçantë për situatën në të cilën ndodhet i gjithë globi. Bashkë me ministren Pinotti diskutuam për çështjet aktuale në interes të përbashkët të dy vendeve tona. Folëm për bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes, veçanërisht: mbi “Konceptin e grupimit të vendeve”, i ashtuquajturi “Framework Nations Concept”, që është një koncept i cili do të vazhdojë të zhvillohet, është një ragrupim nën drejtimin e Italisë që ka një qëllim, rritjen e kapaciteteve të Mbrojtjes, ku Shqipëria sot ka pranuar të jetë vetëm vëzhguese e këtij ragrupimi, por shumë shpejt do të vlerësojmë kapacitetet e ushtrisë shqiptare për t’u bërë pjesë e saj.” Ndërsa ministra e Mbrojtjes së Italisë Pinotti tha ndër të tjera: “Konfirmimi i parë që do të doja t’ju shprehja është miqësia personale që përforcon edhe më tej këtë marrëdhënie miqësie që Italia ushqen ndaj Shqipërisë. E mirëprita edhe propozimin e Shqipërisë për të qenë vëzhguese në operacionin “Framework Nations” dhe që më tej do të shohë mundësinë që të bëhet anëtare dhe të veprojë drejtpërdrejtë në kuadër të këtij projekti. Përsa i përket sigurisë detare kemi ndërmarrë dhe kemi hapur kanale të drejtpërdrejtja komunikimi dhe besoj që ky proces do të forcohet edhe më tej në të ardhmen.” Koncepti “Framework Nations”, në të cilin Shqipëria synon të bëhet pjesë, është një prej zhvillimeve më të fundit të ndërmarra nga NATO.

Përkujtohet 72 - vjetori i Konferencës së PezësNë fshatin Pezë e Madhe të Tiranës është përkujtuar

në datën 16 shtator 2014, 72-vjetori i Konferencës së Pezës, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në kremtimin e kësaj dite të shënuar, para shtëpisë muze ku 72 vjet më parë zhvilloi punimet Konferenca e Pezës kishin ardhur qindra veteranë të Luftës Antifashiste, banorë të zonës së Pezës, si dhe mjaft qytetarë nga Tirana. Të pranishëm ishin: zëvendëskryeministri i Shq-ipërisë, z. Niko Peleshi, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, deputetë të

Kuvendit të Shqipërisë, drejtues të organizatave të vet-eranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të pushtetit vendor etj. Takimin e hapi kryetari i Komunës së Pezës, z. Enver Dorzi. Më pas ka përshëndetur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila theksoi se, “Shqipëria nuk mund të bëhet ajo që ta parët tanë ëndërruan, ajo që për të cilën ju që jeni prezent këtu keni punuar, nëse nuk do të kujtojmë gjakun e dëshmorëve dhe të martirëve.” Të pranishmit i përshëndeti edhe zëvendëskryeministri, z. Niko Peleshi. Në vijim, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe autoritetet e tjera pjesëmarrëse në këtë ceremoni vendosën kurora me lule në monumentin kushtuar Konferencës së Pezës dhe bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve të Pezës.

Sekretari i Përgjithshëm i MM, z. Kraja viziton NSPA-nëNë datat 15-16 shtator 2014, një delegacion i Min-

istrisë së Mbrojtjes, i kryesuar nga sekretari i Përgjith-shëm i saj, z. Arian Kraja, zhvilloi një vizitë pune në selinë e Agjencisë së NATO për Mbështetjen (NSPA), Capellen, Luksemburg. Qëllimi i vizitës fokusohej në rivendosjen e kon-takteve dhe rritjen e bashkëpunimit të vendit tonë me këtë strukturë të NATO. Në veçanti, në diskutimet me zyrtarë të lartë të NSPA, delegacioni ynë u përqendrua në tema kryesore si demilitarizimi armatim/municionit; prokurimi dhe mundësitë për kompanitë shqiptare në këtë drejtim; pastrimi hotspot-eve në vendin tonë si dhe aspekte të tjera. Më datë 15 shtator 2014, z. Kraja, edhe në cilësinë e anë-tarit të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë së Mbështetjes së NATO, zhvilloi një takim kortezie me menaxherin e Përgjith-shëm të Agjencisë z. Mike Lyden. Gjatë bisedës, u diskutua mbi objektivat dhe synimet e Ministrisë së Mbrojtjes në rritjen e bashkëpunimit me NSPA. Gjithashtu, z. Kraja theksoi përpjekjet tona mbi pastrimin e “hotspote-eve” në vend, ku kërkoi mbështetje dhe asistencë nga NSPA. Mbi këtë çështje, z. Lyden u shpreh i gatshëm në shqyrtimin e mundësive në dispozicion. Në lidhje me procesin e proku-rimit, u diskutua mundësia mbi “fillimin” e një marrëdhënieje të mundshme me interes të përbashkët, brenda kornizave ligjorë për të strukturuar këtë marrëdhënie. Në mbyllje të takimit, z. Kraja ftoi për një vizitë të afërt zyrtare me-naxherin e Përgjithshëm të NSPA në vendin tonë, e cila u pranua me kënaqësi prej tij.

Shtabi i Përgjithshëm i FA shtron drekë për familjarët e ushtarakëveNë mjediset e batalionit të Forcave Speciale, në Zall-

Herr, në datë 28 shtator 2014, drejtuesit e Forcave të Armatosura shtruan një drekë për fëmijët e familjarët e ushtarakëve. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: min-istrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtues të Shtabit të Përgjithshëm, komandantë forcash dhe batalionesh autonome. Ministrja e Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, përmes këtij aktiviteti social me fëmijët dhe të afërmit e ushtarakëve, i falënderuan ata për kontributin e vyer që japin në shërbim të atdheut, duke shërbyer me përkushtim dhe sakrificë si brenda dhe jashtë vendit. “Sot është koha që edhe ne t’ju shërbejmë ju po me të njëjtin përkushtim siç ju i keni shërbyer atdheut”, - nënvizoi gjeneralmajor Bazo. Me këtë rast ai preferoi t’i shërbejë të ftuarve dhe ministres Kodheli.

Page 18: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 18

Kolonel Prof. Asoc Zaho GOLEMICDR, PhD Candidat Nusret HANJALIC

(Montenegro Army)

kishte miratuar këtë vizitë. Udhëtimi në gjirin e Vlorës, në bazën 2300 vjeçare të Pasha Limanit e më tej atraksioni në Llogora, ishte finalizim i një dite ndryshe që edhe fati i kishte përkëdhelur falë ditës së bukur e plot diell. Ishte një ndër 300 ditët me diell të bregdetit jonian. KLSM-ja udhëhiqej nga drejtori i tij kolonel Sami Neziri, pedagogu i KLSM-së kapiten Rang I (R), Artur Meçollari. Një organizim në kufijtë e përsosmërisë. Në krye të organizimit ishte padyshim përgjegjësi dhe promotori i grupit Jonian Molla, por që herë pas here për të shtuar larmishmërinë brenda programit të miratuar spikati gjithashtu edhe Ilir Marku, i kudondodhur dhe gjithmonë në operativitet. Ky nuk ishte i pari aktiviteti grupit të KLSM-së sepse me iniciativën e zotit Molla një pjesë e këtij kursi duke shfrytëzuar 72 vjetorin e festimeve për ndër të Konferencës së Pezës, ishte pikërisht në Pezë, atje ku për shqiptarët në LIIB vendosej: “Bashkim në luftë kudër pushtuesve pa dallim feje, krahine e ideje”. Socializimi i pjesëtarëve të grupit mësimor si dhe njohja e shkëmbimi i kulturës ballkanike të Greqisë, Malit të Zi, Kosovës dhe asaj Turke ishte në fokus themelor të përbashkimit të grupit të kursantëve të KLSM-së. Grupi kishte bërë më parë edhe një vizitë mësimore (team Work-ing) në Muzeun historik të Gjergj Kas-triotit Skënderbeut, Muzeun Etnografik

KLSM, vizitë mësimore në jug të vendit

Njohja turistike fillon-te me Vlorën, qytetin e pavarësisë shqiptare, me vizitën në muzeun e Pavarësisë, e që do të vijonte edhe me një vizitë në ishullin e Sazanit, në Karabu-run, me zbritjen edhe tek Shpella e Haxhi Alisë që ishte një guidë turistike detare me mbresa të veçanta.

sHKëMBiMi KULtUrOr

Ushtarakë madhorë nga FA greke, malazeze, turke e kosovare morën pjesë në turneun turistik në jug të vendit, si pjesë e programit akademik të KLSM-së për vitin e gjashtë, të zhvillimit në AFA

Ushtarakë madhorë nga FA greke, malazeze, turke e kos-ovare morën pjesë në turneun turistik në jug të vendit. Ishte

pjesë e programit akademik të KLSM-së për vitin e gjashtë, që zhvillohet në AFA dhe që ka nisur rrugëtimin më 8 shtator të këtij viti. Njohja turistike fillonte me Vlorën, qytetin e pavarësisë shqiptare, me vizitën në muzeun e Pa-varësisë, e që do të vijonte edhe me një vizitë në ishullin e Sazanit, në Karabu-run, me zbritjen edhe tek Shpella e Haxhi Alisë që ishte një guidë turistike detare me mbresa të veçanta. Anija e rojës bregdetare “Butrinti”e mundësoi këtë vizitë me mjaft profesionalizëm, ndërkohë që Shtabi i Përgjithshëm e

Page 19: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 19

të Krujës dhe pazarin e vjetër të Krujës. Vizitat që pasuan përgjatë bregdetit jonian si dhe në Sarandë, në zbulimin e mistereve turistike në Butrint, në Lëkurës, në Syrin e Kaltër dhe në qyte-tin e gurtë të Gjirokastrës.

Në selinë e qeverisë së parë shqiptareVlorën e gjetëm si gjithmonë të

bukur. Një vizitë në sheshin e Pavarë-sisë, varrin e Ismail Qemal Vlorës dhe luftëtarit roje e përjetshme tek koka e tij. Monumenti i burrave që shpallën pa-varësinë shqiptare ishte mbresëlënës për origjinalitetin dhe madhështinë si dhe për gjetjen e spikatur të ngritur pikërisht në vendin ku 102 vjet më parë ishte shpallur pavarësia dhe lartësuar flamuri. Grupi i KLSM-së u njoh me ve-primtarinë e qeverisë së parë të Vlorës si dhe me objektet e përdorura prej tyre. Burrat e shtetit si Ismail Qemal Vlora, Isa Boletini, Mehmet Pashë Dër-ralla, Luigj Gurakuqi … etj ishin vendo-sur me një sinkron e pamje historike kronologjikë. Në karrigen ku ishte ulur kryetari i qeverisë u ulën dhe pjesëtarët e grupit tonë duke bërë edhe foto për kujtim. Gjithashtu në ballkon për një foto doli edhe gjithë grupi ynë për një kujtim historik në këtë seli historike të qeverisë së Vlorës. Këtu ku ka nisur ud-hëtimin qeverisja shqiptare ishte edhe stacioni ynë i parë i vizitës mësimore e turistike. Godina dy katëshe është një seli e veshur kuq e zi me ngjyrat e flamurit kombëtar dhe që ngjan si një anije në breg të Ilirisë e ankoruar përjetësisht në brigjet e Vlorës. Edhe

Page 20: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 20

valëza e shoqëronin anijen “Butrin-ti”, përmbi valëzat e sipërfaqes së dallgëzuar lehtë mbi ujërat e kthjella të detit Adriatik dhe Jonit. Dy delfinë i paraprinin anijes sonë si udhërrëfyes drejt Sazanit. Një ndër detarët më të vjetër të anijes na tha se pot ë kryqëzonin rrugën do të kishte prishje të motit, por jo ata ecën paralelisht duke na shoqëruar vetëm për një moment si për të na ofruar siguri dhe për të paralajmëruar një udhëtim të këndshëm. Sazani e Karaburuni janë si vëllezër të përjetshëm. Ata kanë shekuj që “kuvendojnë”. Presin që të zgjohen nga kureshtja e turistëve eksplorues të mbarë botës. Për misteret e tyre flasin shpella e Haxhi Alisë, Shpella e Piratëve, Shpella e Gjipesë.

Pasuria e nëndetit- nesër parqe nënujore për eksplorimUdhëtimi i shkurtër nuk na lejoi

eksplorim nënujor. Fakt është se janë të shumta anijet e mbytura në shekuj në betejat e historisë… 16 anijet e mbytura gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore. Këtu mund të përmendim: Anije Transporti ush-tarake “Re Umerto”, dhe anija ushtarake “Andrassy” mbytur me 1916, nëndetëse Italiane “Pro-teus” mbytur ne ishullin e Sazanit në thellësi 300 metra. Gjithashtu nëndeti ynë Adriatik dhe Jon mban edhe Anije Ushtarake Destrojer

pesë grupet e tjera të KLSM-së të vitet e kaluara kanë ardhur dhe janë “ankoruar” e njohur me këtë copëz të historisë shqiptare.

“Butrinti”, kjo anije ushtarake e rojës bregdetare e prodhimit shqiptarNë portin e Vlorës na pret

“Butrinti”, kjo anije ushtarake e rojës bregdetare shqiptare. Ajo mban emrin e qytetit antik 2400 vjeçar të Butrintit dhe është prodhuar në uzinën e prodhimit të anijeve në Pasha Liman. AFA-ja ishte kujdesur për detajet e këtij udhëtimi, pasi kishte marrë edhe një leje të posaçme nga Ministria e Mbrojtjes e Shtabi i Përgjith-shëm për të lundruar në Sazan e Karaburun, dikur hekur e beton i bunkerizuar. Ishte një leje me destinacion turistik sepse ishulli i vetëm shqiptar Sazani nuk është i hapur ende për turistët shqiptarë dhe jo më për ata të huaj. Për disa orë “Butrinti”, na njohu me ishullin e vetëm shqiptar Sazanin, që detarët në shekuj e kanë qua-jtur “Ishullin e shpresës”… Anija rrëshqiti në ujërat e qeta të jonit me motorët e saj të fuqishëm. Bëri një rrotullim dhe avancoi vrullshëm drejt ishullit, duke ofruar një siguri e cila ndihej në zotërimin profesion-ist të çdo detaji nga marinarët e rojës bregdetare shqiptare. Valëzat e ujit na përplaseshin lehtë fare pranë kurrizit tonë. Këto

“Intrepido” në Kepin e Gjuhëzës, Anije Udhëtarësh “Linz” në Kepin e Rodonit, Anije Transporti Ushtar-ake “Brindisi” në Grykëderdhjen e Lumit Drin etj. Por ka edhe anije të ish-Flotës Luftarake detare të vetmbytura, që kanë krijuar Parkun Ujor të Butrintit, zonën e Ksamilit për qëllime turistike. Më 19 gusht 2010 u mbytën 6 (gjashtë) anije ushtarake që kishin për funksion krijimin e një parku nënujor dhe që janë vendosur që prej katër vitesh në administrim të Ministrisë së Turizmit. Të vizitosh vende të bukura është kënaqësi, por kur je i rrethuar me miq ballkanikë që përfaqësojnë nivelet më të larta të komandimit e të drejtimit në forcat e tyre të armatosura është tashmë një bashkëpunim që u përket vetëm dy dhjetëvjeçarëve të fundit që kur Shqipëria dhe vendet e rajonit u përfshinë në programet e PfP, të kandidimit si dhe të anëtarësimit në strukturat më të sigurta të organizmit më jetëgjatë të NATO-s, që prodhon siguri rajonale e globale. Në këmbët e qytetit të Orikut gjendet Gjiri i Pasha Limanit, ku anije të mbytura presin eksplorimin nënujor. Flota detare shqiptare me rreth 400 anije përfshi dhe katër nëndetëse “bënte ligjin” në gadishullin perën-dimor ballkanik në gjysmën e dytë të shekullit të XX. Anija “Butriti” përshkroi pjesën perëndimore të Sazanit dhe ngadalësoi shpejtësinë në Mezokanal. Nga ky pozicion

Page 21: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 21

duket se nuk je në tokë por në qiell, si një vizitor special nga ajri. Në këtë pikë dhe në gjithë bregdetin jo-nian shqiptar nuk gjen fjalë në asnjë fjalor gjuhësor e europian e botëror për të përshkruar këtë bukuri të natyrës. Rruga gjarpëron në varg-malin e Vetëtimave, aty ku dimri ngjesh kapelen e dëbortë dhe vera të zgjeron mushkëritë me ajrin me erë trëndeline. Ndërsa syri është më i privilegjuari i shqisave tona.

Ai rrok të pakapshmen e sakajoren nga deti blu si dhe ullinj të moçëm sa jeta, por dhe portokalle e limona që bashkëjetojnë me fruta të çdo stine. Këtu stinët vijnë e ikin kur të duan. Por pranvera ngelet e përher-shme. Në mënyrë panoramike kalojmë në Palasë, mbi Drimadhe, në Dhërmi, në Iliaz, përmes Vunoit e sipër Jalit, përmes Himarës historike të lavdisë dhe trimërisë, por edhe i këngës së Neço Mukës, i cili e ngriti polifoninë në art në Paris në vitet 1930 të shekullit të shkuar… Sipër saj si një karakoll i shekujve Piluri i Lefter Çipës, Piluri i këngëve që ka mahnitur e çuditur botën me polifoninë shtatë zërëshe. Më tej në Palermo tek baza e fuqishme e nëndetëseve që është projektuar muzeu më i madh

i Ballkanit. Përpara nesh kalaja e Ali Pashë hijerëndë. Mbushur me mis-tere historike, me mistere, mite, legjenda e të vërteta. Ja përballë saj një kishëz për Vasiliqinë, gruan 18 vjeçare kur ai ishte 80 vjeçar, “për psherëtimën e bardhë të Ali Pashës”. Kjo kishëz ka një histori interesante. Ndërtimi i saj është bërë Brenda një dite dhe në për-fundim të saj arkitekti dhe ustal-larët u mbyllën brenda saj. Që nga kalaja Aliu e gjuajti me top kishën për të provuar rezistencën e saj. Kur kishëza i rezistoi edhe gjyles së topit ustallarët dhe arkitekti i saj morën shpërblimin me qese floriri. Edhe sot e kësaj dite qylja që ra në krahun e djathtë mbi derën e kishëzës është e dallueshme lehtë si dëshmi e një epoke të shkuar dy shekullore më parë.

Butrinti, si qershia mbi tortëButrintin do ta kapnim me det

dhe jo me tokë. Kështu vendosi përgjegjësi Jonian Molla me shefin operacional të udhëtimit Ilir Marku. Zgjimi në Sarandë i ngjasonte një qyteti të ëndrrave edhe pse i mb-ingarkuar kohët e fundit në punime. Në Sarandë edhe majë gurit kishin mbirë lule erëmirë. Ndërsa ora e kaluar në Parkun Kombëtar të Butrintit ishte qershia mbi tortë. Një sit arkeologjik ku kursantët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe të Mbrojtjes e kuptuan se pse ishte bërë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që në vitin 1992. Parku Kombëtar i Butrintit është destinacioni më i vizituar sot në Shqipëri me një numër mbi 70.000 vizitorësh në vit. Është një mikro-botë më vete. Guida profesioniste e njohësve në detaje të kësaj historie që ishin vetë anëtarët e grupit tonë na mësoi të depërtonim në të fshehtat e Butrintit duke i kuriozuar pa masë të gjithë miqtë tanë ball-kanikë. Itinerari që ndjekin vizitorët është i ndërtuar në atë mënyrë që u jep mundësi atyre të shohin të gjitha monumentet e zbuluara nga të gjitha periudhat. Rëndësi të veçantë ka Teatri, Baptisteria, Pallati Trikonik, Bazilika e Madhe dhe muret fortifikuese. Sipas mi-tologjisë Buthrotum u themelua

nga “barku” i saj lëshoi për dy herë radhazi gomonen me ekipet eksploratore, pjesëtarë të grupit të kursantëve të KLSM-së. Vetëm për pak minuta gomonia depërtoi në Shpellën e Haxhi Alisë ku në qindravjeçarë ka qenë strehëza e detarëve që i binin kryq e tërthor detit Jon dhe Adriatikut. Në fund të udhëtimit me anije një foto e përbashkët me marinarët e anijes “Butrinti” në bankinën e bazës së Pasha Limanit.

Llogoraja, perla turistike e mrekullisë shqiptareTi ngjitesh parkut kombëtar

Llogora është si të ngjitesh në parajsë në një bukuri skajore, është si të bisedosh me zotat. Atje kaluan falanga e legjione, ku më i shquara ishte Çezari, sepse vetë emir Çezar do të përdorej më vonë i njehsuar me atë të Perandorit dhe çdo perandor që erdhi pas Çezarit ai u quajt pikërisht “Çezar”. Thonë se kur zoti krijoi tokën gjykoi se njerëzimit i duhej edhe një vend elitar me gjelbërimdehës dhe këtij vendi ja vuri emrin “Llogora”. Tashmë turizmi global nuk mund t’i mungojë një vend si Llogoraja, që është një vend që vetëm të fton. Me të drejtë një nga pjesëtarët e grupit të KLSM-së e etiketoi udhëtimin “ditët e aventurës në zbulim të mistereve të panjohura turistike shqiptare”. Por përpara se të shkosh në Llogora është Ori-kumi, dikur Oriku. Këtu asgjë nuk ka humbur nga tradita nga produktet tipike bio, nga vreshtaria, bujqësia, drurët frutorë, blegtoria, rritja e peshkut, gatimet tradicionale, apikultura, akuakultura, mbi 50 lloje bimësh medicinale, flora dhe fauna e pasur. Atje mund të gjash gjithçka tipike dhe të pastër me rrënjë të hershme origjinaliteti si djathë dhie, perime, djathë kaçkavall, mish i freskët, fruta, mjaltë, verë e raki karakteristike. Dhe që të gjitha grupi ynë pati mundësinë t’i shijonte në qafë të Llogorasë, pas një dite të kënd-shme udhëtimi. E kishim vështirë të ndaheshim nga Llogoraja. Të dalësh në qafë të Llogorasë të vëzhgosh mbi rrugët e bardha të

Janë të shumta anijet e mbytura në shekuj në betejat e historisë… 16 anijet e mbytura gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore. Këtu mund të përmendim: Anije Transporti ushtarake “Re Umerto”, dhe anija ushtarake “Andrassy” mbytur me 1916, nëndetëse Italiane “Proteus” mbytur ne ishullin e Sazanit në thellësi 300 metra.

‘Pasuria E nëndEtit

Page 22: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 22

nga mërgimtarë që braktisën Trojën e pushtuar. Kur mbërriti këtu djali i Priamit, Heleni flijoi një ka, i cili pasi u përpëlit i plagosur dhe dha shpirt në breg të detit. Duke e marrë këtë si një ogur të mbarë, vendi u quajt “Buthrotum”, që do të thotë “Kau i plagosur”. Poema epike e Virgjilit, Eneida tregon që Enea vizitoi Butrintin gjatë rrugës për në Itali. Akropoli është interesant se gjurmët e tij s’datojnë që në shekullin e 8-të para Krishtit. Kur fuqia perandorake romake u rrit Butrinti u zgjerua dhe u bë i njohur si një qytet mesdhetar. Jul Çezari dhe Augusti themeluan në Butrint koloni, bënë urë dhe ujësjellës duke e shtrirë atë edhe përtej kanalit në fushë. Qyteti u shtri në pothuaj 20 hektarë. Historia e Butrintit është e shtrirë përgjatë shekujve por ndriçim i dha sidomos epoka e Ali Pashë Tepelenës, këtij “Bonoparti mysliman”, i cili ndërtoi edhe kalanë në derdhje të kanalit. Grupi ynë duhet të shpejtonte sepse parku i Butrintit aktualisht përfshin një sipërfaqe jo të vogël por plot 86 km². Ndalesa e radhës ishte Kalaja e Lëkurësit e mbushur shikuesh-mëri të këndshme në 360 gradë si dhe me bukuri dhe me histori të madhe. Nga kalaja grupi pa nga afër Syrin e Kaltër atë pikë turis-tike që nuk lë turist pa e shkelur. Në këtë pikë turistike tashmë të destinacionit turistik të shoqërive më të njohura europiane e botërore grupi ynë përzgjodhi edhe të kalonte një drekë të këndshme në një ga-dishull të vogël, ku nën këmbët e

tyre rrëshqiste butësisht ujërat e kthjella të syrit të kaltër.

Në Gjirokastrën e gurtë-në qytetin kështjellëNjë tjetër pasuri e UNESCO-s

ishte në programin tonë të har-tuar me shumë kujdes nga kolonel Sami Neziri, për t’u vizituar, bëhet fjalë për, Gjirokastrën. Qytet i muzeumeve dhe bukurisë përral-

lore, qytet i gurtë i këngëve dhe i valleve, qytet i arteve dhe muzikës, qytet i spikatur i polifonisë. Me sig-uri këtu përjeton emocione të forta duke e shijuar pafund këtë pasuri kulturore jo vetëm të Gjirokastrës. Këtu polifonia të bën përshtypje të jashtëzakonshme, të prek “telat” e zemrës, me këngët mahnitëse për dashurinë, trimëritë, tragjeditë, gëzimin, jetën dhe shpresën. Në

KLSM është një “kurs me aromë raonale”, që zhvillohet në gjuhën angleze dhe që zgjat 13 javë. Është kursi më i lartë institucional në hierarkinë e arsimimit të FA, që trajnon ushtarakë me gradë “Kolonel” ose civilë ekuivalentë me ta, jo vetëm nga institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë, por edhe nga vendet e rajonit.

‘Klms

Page 23: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 23

krijimtarinë popullore të kulti-vuar artistikisht, polifonia është vendosur realisht në panteon. Dashamirës të kulturës, vlerësues të artit, simpatizantë dhe deri në tifozë të polifonisë kanë jetuar emocione të fuqishme në festivale e takime të folkut ballkanik, europian e më gjerë. Polifonia ka mrekulluar dhe ka “lënë pa gojë”, krijues që kur e kanë dëgjuar për herë të parë janë habitur se si mundet që pa asnjë lloj instrumenti të krijohej një art kaq i fuqishëm emocional dhe të transmetojë ndjesi të veçantë. Ishim në një pasdite gjirokastrite rrugëve të kalldrëmta rreth kalasë e deri tek Muzeu etnografik ku pasuri dhe shpirti krijues popul-lor shpalosen me vlera e veti të larta krijuese. Një vend turistik për tu shijuar edhe në ballkonin e saj. Ndalemi tek “ballkoni i sheshit “Çerçiz Topulli”, tek hotel “Relax”. Një kafe e shoqëruar me raki na shijon. Rakia këtu nuk të “vret”, por të nxit adrenalinën për të vazhduar të vizitosh këtë qytet të lashtë e të ri të mbushur plot mistere e të panjohura, një qytet që të ngelet në kujtesë. Pas na shoqëron vargjet e një kënge domethënëse: “…po the

Gjirokastra i ke thënë të tëra”, të kënduar me aq mjeshtëri nga këngëtari virtuoz gjirokastrit Petrit Lulo. Nga lagjja “18 shtatori”, që mban datën e çlirimit të qytetit rruga gjarpëron përmes luginës së Drinos, në te majtë Mashkullora e trimërisë, Ura e Kardhiqit, ku rruga nesër do të presë për shkurt nga Skerfica e trimërisë dhe e lavdisë së shekujve. Kjo rruge do t’i çojë turistët më shpejt në gjithë breg-detin jonian. I gjithë grupi i KLSM-se ka çfarë të tregojë për këtë vizitë mësimore e turistike.

KLSM - kurs me “aromë rajonale”KLSM është një “kurs me aromë

raonale”, që zhvillohet në gjuhën angleze dhe që zgjat 13 javë. Është kursi më i lartë institucional në hi-erarkinë e arsimimit të forcave të Armatosura, që trajnon ushtarakë me gradë “Kolonel” ose civilë ekuiv-alentë me ta, jo vetëm nga institu-cionet e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë, por edhe nga vendet e rajonit. Trajnimi bëhet në këto fusha kryesore: Shkëmbim ekspe-rience midis vendeve të rajonit në fushën e sigurisë dhe të reformave

të mbrojtjes. Së dyti të eksplorojë rrugët e përbashkëta për zhvillimin e prosperitetin rajonal ballkanik si dhe së treti të promovojë përpjek-jet e përbashkëta në mbështetje të integrimit euroatlantik. Kursin do të vijnë ta nderojnë edhe të ftuar të nderit si “Lektor nderi”, Ambasadori - SHBA-së, i BE-së, Gjermanisë, Britanisë, Francës, Hollandës,. Austrisë, Polonisë, Ukrainës, Greqisë, Kroacisë, Bos-njës, Malit të Zi dhe Kosovës të akredituar në vendin tonë. Fakt është se që prej dy vjetësh (nga 1 nëntori 2012) KLSM që zhvil-lohet në AFA është certifikuar dhe është në procesin e akredit-imit nga Komanda e Aleancës për Transformim në Norfolk të SHBA si dhe bazuar në Direktivën e Arsimimit dhe pranimit individual Bi-SC 75 (Maj 2009 e rishikuar në korrik 2010) të NATO-s si dhe statusi aktual i këtij kursi është “NATO listed”. KLSM është hapur për herë të parë në vitin 2007 dhe aktualisht është kursi i gjashtë i saj. Në fakt vendimi i parë në mënyrë të dokumentuar është sipas Vendimit të Këshill it të Mbrojtjes Nr. 15 datë 31.3.1995. Kjo është për këndshikimin his-torik, por edhe të traditës së mirë që meriton vijimësi. “Aroma rajonale” e KLSM-së e drejtuar nga kolonel Sami Neziri, e kapiten i Rangut I-rë (R), Artur Meçollari vazhdon, si dhe me përfaqësues nga FA Greke kapiten i Rangut të dytë Alexandros Bogiannos dhe kolonel Vasilios Karavelis; nga Kosova kolonele Irfete Spahiu zv/komandante e Tradoc-ut në FSK si dhe nënkolonel Fadil Hoxha e Merjeme Asllani; nga Mali i Zi kapiten i Rangut të dytë Nusret Hanjalic; nga FA Turke nënkolonel Raif Sarica, nga MPB Agustin Pepkolaj e Ilir Marko; nga parla-menti shqiptar Jonian Molla, si dhe nga MM Florjan Pema, Fatmir Lokaj, Arben Toska, Zaho Golemi dhe Mehmet Metko. Kursi më i lartë në hierarkinë e arsimimit të FA-së me përbërje komplekse civilë dhe ushtarake do të vijojë në të gjitha stadet e programuara në funksion të plotësimit të objek-tivave themelore të tij.

Page 24: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 24

Ptolomeu është i par i shkrimtar, i cili bën fjalë për Shqipëtarët, mirë po Shqipëtarët, bijtë të Shk-

abës Malësore, sikundër ata e quajnë veten e tyre, janë raca më e vjetër, që ndodhet në Evropë, ndenjësit autoktonë të Sinisisë Ballkanit, të cilën e qeverisnë për miëjra vjetë më parë se të kapërx-ejnë Barbarët Tunën. Shqipëtarët janë stërnipërit të Maqedhonasvet vjetër, të I l ir ianëvet edhe të Epirotëvet, të cilët ishin zbritësit e Pelasgëvet. Shqipëtarët janë prej një brume me cilësi fizike edhe mendore të çquara. Historia na jep një listë Shqipëtarësh të çquarë si nga cilësia kështu edhe nga sasia, edhe fushatën e gjerë në të cilën vepëruan. Në tërë brezat Shq-ipëtarët kanë qëndruarë në ballë, në punërat e botës. Aleksandri i Math, Pirua, Tevta, Skënderbeu, Ali Pashë Janina, Mehmet Ali Pasha, qe liroj Misirin, Crispi, burë shteti i Italisë, Trikupi, burë shteti i Greq-isë, janë ca nga këta. Qëndrimi heroik që treguan Sqipëtarët në kohërat e kaluara kundrë Roma-nëvet, Gothëvet, Hunëvet, Ser-bëvet, Bullgarëvet edhe Norma-nëvet s’është m’e pakët se një çudi. Të bijtë të Shkabonjës përmi-jetuan pesë imperatori edhe udo-

HistOriTë drejtat e Shqipërisë për independencë

edhe për tërësinë e vendit Teksti shqip dhe anglisht i Memorandumit që ju dërgua Presidentit Wilson më 20

korrik 1918 prej Kristo Dakos edhe Mihal Gramenos (Albania’s rights and claims to independance and territorial integrity, Boston,1918)

Page 25: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 25

bisht kundrështuan çdo përpjekje për t’i çkombësuar. E ruajtnë gjuhën, zakonet kombëtare edhe traditat në tërë brezat, edhe kështu e provuan se janë një komb që nuku munt të vihet nënë thundrë ose të tretet. Në të 15-tin shekull, kur Evropa ishte dyke gëzuar be-kimet të Përlindjes, Shqipëtarët nënë udhëheqjen të heroit tyre të famëshmë George Castriota Scan-derbeg, muntnë më shumë se 20 ushtëri Tyrke, nga të cilat disa ishin nënë komandën personale të Sull-tanëvet vetë, edhe kështu i ndalu-an t’a zgjatin pushtimin e tyre më tej në Evropë, edhe kështu ju sigu-rua paqja popujvet perëndimit edhe ju ndihmuan të harijnë shkallën e lartë të diturisë edhe të qytetërim-it. Pas vdekjes të Skënderbeut, vendi ynë ra nënë qeverimin të keq të Ottomanëvet, të cilët nisnë edhe vunë në vepërim një sistem shkelje edhe ndjekje kundrë Shqipëtarëvet, edhe u mëhuan të drejtën e shenjtë për t’u arësuar në gjuhën e vet, kurse propagandës edhe intrigës huaj i hapnë dyertë edhe i dhanë liri të plotë t’e ndajnë edhe t’e çkom-bësojnë kombin Shqipëtar. Këjo propagandë edhe intrigë e huaj ka pasur një të tillë natyrë sa edhe nuku është çdukur krejt nga redhi ynë, edhe në këtë vënt, i cili është i zbrazët nga të këtilla manevra. Me gjithë këto, fuqia jetore e kom-bit Shqipëtar si një trup është e tillë sa mundi të ruanjë të pa cënu-ara cilësitë kombëtare, edhe më shumë se një herë u ngrit dyke kërkuar tërësinë të vëndit edhe independencën; mirë po disa nga Fuqitë e Mëdha, nga shkaku i inte-resavet tyre, e gjetnë për më mirë të përmbajnë status quo të Tyrq-isë, se sa të njohin edhe të vulosin independencën të Shqipërisë. Më 1912, në kohën të luftës Ballkanike, Shq ipër ia u bë kockë mos-marëveshjeje midis Sërbisë, Greq-isë, Bullgarisë edhe Malit Zi, të cilat qëllonin ndarjen e saj; po Ita-lia edhe Austria hynë në mest për të ndaluarë një ngjarje të tillë. Me këto e sipër, Shqipëtarët nënë ud-hëheqjen të veteranit burë Shteti, Ismail Qemal Bey Vlora, proklla-muan independencën të vëndit tyre edhe i adresuan Evropës një thirje

për tërësinë të Shqipërisë. Një muaj më von, Konferenca e Londrës e shtrënguarë prej kësaj fuqie reale edhe demokratike që krijoj këtë shtet të ri, edhe si një dëshmin të besimit saj në parimin të kombësisë vulosi independencën e Shqipërisë, të cilën independencë e prokllamuan Shqipëtarët vehtë më 28 të Vjeshtës tretë 1912. Fatkeqërisht një pjesë e madhe e vendit Shq-ipërisë padrejtësisht edhe pa urtë-sisht u këput nga trupi i saj edhe ju dha Malit Zi, Sërbisë edhe Greq-isë. Fqinjët tanë lakmonjës nuku u kënaqnë me atë që muarnë me anën të Konferencës Londrës, po për një herësh nisnë të shkelin vendin, me gjithë se kishin dekllaruar zyrtar-isht se pranojnë vendimet të Mbledhjes Evropës, edhe çkatëruan maqinerinë të këtij shteti që posa

kishte lindur, më parë se të ketë kohë të ngrihet më këmbë. Ligësitë edhe therjet që u bënë në Shqipëri prej ushtërivet invadore, në verë të vitit 1914, pak kohë përpara luftës Evropjane do të mbeten një leqe gjaku në histori të botës. Gëzo-hemi të mësojmë se burat Shteti edhe patriotët të Greqisë edhe të Sërbisë zunë të kupëtojnë se fusha naturale për zgjerimin e tyre nuku është as Shqipëri’e Jugës ose “Epiri,” as Shqipëri’e Veriut, ose “Sërbia e Vjetër,” ndenjësit e të cilavet vise janë Shqipëtarë edhe nga raca, edhe nga gjuha edhe nga ndjenjat; po, për Greqinë, në lindje, në nisitë të Detit Aegje, edhe në Asi të Vogël; edhe, për Sërbinë, në veri, në Bosnje Herzegovinë, Kroa-ti, etj. Sot për sot Shqipëria, me gjithë që u vendos prej Evropës të

Page 26: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 26

Samiti më i rëndësishëm në historinë e AleancësSAmiTi i uellSiT

Page 27: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 27

Samiti më i rëndësishëm në historinë e Aleancës

Page 28: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 28

jetë neutrale, është shkellur prej Fuqivet luftonjësve, edhe po vuan në heshtje më shumë se Belgjia. Që kur se nisi lufta e madhe, Shq-ipëtarët, besnikë të çështjes së drejtë të Aliatëvet të cilët po luftojnë për triumfin të parimit të shenjtë të kombësisë edhe ndenjes besnike të Shtetevet të Bash-kuara, po gëzohen dyke dëgjuar zërin fisnik edhe dyke mësuar kër-kimet të Prezidentit Wilson për mprojtjen të të drejtavet të kom-bësivet të vogla. Gëzimi ynë është sot edhe më i math dyke parë Fla-murin Amerikan të kapërxenjë At-landikun, dyke pasur si krye fjalë: “‘Të mbretëruarit të nomit, dyke pasur si themel lejen ose dashjen të të qeverisurvet edhe përkrahjen të opinionit të organizuar të njerëz-imit.” Dyke ditur se tërë përpjekjet që u bënë, në kohërat e kaluara për të zgjidhur problemën e Ballkanit, pa marë ndër sy të drejtat e ele-mentit Shqipëtar, ranë krejt; dyke ditur se sa kohë një komp, kudo që të jetë, mbetet nënë dhundrë të pushtonjësvet, aqë kohë paq’e botës është e pasiguruar; dyke ditur se paqja që do të pasonjë këtë luftë nuku do të jetë e qen-druarshme edhe e gjithëmonëshme, në qoftë se padrejtësitë e më

parëshme vazhdojnë; dyke ditur qëndrimin të patundur të Aliatëvet për të luftuar për një zgjidhje të sosur, jemi plotërisht të bindur se parimet e mëdha edhe fisnike të popullit Amerikan do të triumfojnë, edhe së Shqipërisë, midis të tjer-ave kombësi të vogla, do t’i jepen kërkimet e saja të drejta për in-dependencë të plotë politike edhe ekonomike, si edhe tërësia e vën-dit. Shqipëtarët drejtësisht kërkojnë tërë viset në perëndimt të Senisisë Ballkanit, të cilat janë të ndenjura prej Shqipëtarësh. Kufinë të saj lehtazi munt t’e ndjekim në ç’do hartë. Nga lumi Bojana, këjo kufi pason kufinë e vjetër të Malit Zi, në veri, gjer sa prek krahinën të Novipazarit, në jugë të Beranës, që ku nis të ndjekë lumin Ibar gjer në Mitrovicë. Kufia pushton udhën e hekurtë gjer në Qypryli dyke marë për-brenda Ferizovikun edhe Yskypin. Prej Qyprylisë kufia drejtohet në jugë edhe pret udhë e hekurtë Manastir Selenik pranë Follorinës, dyke shkuar midis liqenevet të Prespës edhe të Ostrovës, edhe pastaj drejtohet në lindje gjer në një pikë, në jugë të liqenit Prespës dyke lënë jashtë Kosturin; së këte-jmi mer përsëri drejtim jugor edhe

dyke u zgjatur prek kufinë e vjetër të Greqisë. Wadham Peacock, në librën e tij, “Albania, the foundling State of Europe,” dyke folur përmi vendin ndenjur prej Shqipëtarësh edhe për kërkimet e tyre thotë, “Këjo përpjekje për të hequr kufinë të Shqipërisë, pa dyshim se do të ishte akseptuar prej Konferencës Londrës, po të ishin Shqipëtarët mjaft të fortë ose mjaft popullorë për të komanduar një propagandë si atë që organizuan miqt’e Grekërvet, të Bullgarëvet, edhe të Serbëvet, sepse pushtonte vendin, në të cilin Shqipëtarët me të vërtet formojnë shumicën, edhe në të cilin vënt kombësitë e tjera qën-druan dyke përdorur intrigat më të dobëta fetare edhe politike.” Zoti Rene Pinon, një tjatër shkronjës i paanëshmë në problemën e Ball-kanit, dyke folur përmi këtë themë thotë, “Prej fushavet të Vardarit gjer në Adriatik, prej Thessalisë gjer në Mal të Zi, Shqipëtari është zot, edhe nga se është i pari nden-jës, edhe nga se është më i forti në keto vise.” Amerikës së fuq-ishme, së drejtë edhe liri dashëse i bije bara, po edhe nderi, për të mprojtur kërkimet të këtij kombi jetim, që të munt të gëzojnë edhe Shqipëtarët të drejtën për të çvil-luar l i r isht edhe në paqt im qytetërimin e tyre dyke pasur të drejtë, si një komp i veçantë, nga një racë e veçantë, edhe me një gjuhë të veçantë, t’i jepet gjith ay shtet si edhe tërë kombësivet të tjera të vogla.

Christo A. Dako, Mihal Grameno

Albania’s Rights and Claims

to Independence and Territorial

Integrity

Te Drejtat dhe Kerkimet e Shqiperise

per Independence dhe Teresine e

Vendit

Copyright 1918 by CHRISTO A.

DAKO

ALBANIA’S Claims and Rights to Inde-

pendence and Territorial Integrity

This is the text of the statement re-

garding Albania’s rights and claims

to independence and territorial in-

tegrity which was sent to President

Wilson.

Page 29: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 29

Albania’s Rights and Claims to Independence and Territorial Integrity

Memorandumi Anglisht

Ptolemy is the earliest writer who makes mention of the Albanians, but in fact the Skhiptars, sons of the Rock Eagle, as they call themselves, are

the most ancient existing race in Europe, the autoch-thonous inhabitants of the Balkan Peninsula, which they have ruled for thousands of years before the Barbarians ever crossed the Danube. They are the descendants of the ancient Macedonians, Illyrians and Epirotes, who are the offsprings of the Pelasgians. The Albanians are of a stock with striking physical and mental characteristics. History gives us a list of celebrated Albanians, surpris-ing both in quality and quantity for the wide field in which distinction has been won. In all ages the Albanians have forced their way to the front in the affairs of the world. Alexander the Great, Pyrrhus, Teuta, Scanderbeg, Ali Pasha of Janina, Mehmet Ali Pasha, the liberator of Egypt, Crispi, the great statesman of Italy, and Trikupis, the statesman of Greece are but a few of these. The heroic resistance offered by the Albanians in the past against the Romans, the Goths, the Huns, the Serbs, the Bulgars, and the Normans has been nothing short of marvellous. They have survived five great Empires and successfully resisted every effort to denationalize them. They have retained their language, their national customs and traditions throughout all centuries, thus proving to be incapable of being conquered and as-similated. In the fifteenth century, while Europe was enjoying the blessings of Renaissance, the Albanians led by the celebrated hero George Castriota Scanderbeg, overwhelmed more than a score of the Turkish armies, some of which were under the personal command of the Sultans and hindered them from carrying their invasion any farther into Europe, thus insuring peace-ful times for the western nations and enabling them to reach their high state of civilization and learning. After the death of Scanderbeg our country fell into the misrule of the Ottomans, who inaugurated a system of oppression and persecution, and deprived them of the sacred right to educate themselves in their own language while the foreign propaganda and intrigue had a wide open door and a free hand to divide and denationalize the Albanian nation.. This foreign propaganda and intrigue was of such a nature that it has not disappeared entirely from amongst us even in this country, which is void of such maneuvers. Yet, the vitality of the Albanian nation as a whole is such that it kept intact the national characteristics, audit arose more than once demanding territorial integrity and independence; but some of the Great Powers, for the sake of their own interests preferred to maintain the status quo of Turkey rather than sanc-tion the independence of Albania. In 1912 during the Balkan war, Albania became the bone of contention of Serbia, Greece, Bulgaria and Montenegro, which were contemplating its full partition; but Italy and Austria stepped in to prevent such an eventuality. Meanwhile the Albanians under the leadership of their veteran statesman Ismail Kemal Bey Vlora proclaimed the independence of their country and appealed to Europe for the integrity of Albania. A month later the London Conference compelled by this, real and democratic force of the creation of this new state, and as a confession of faith in the principle of nationality, sanctioned the independence of Albania, which was proclaimed by the Albanians themselves on the 28th of November, 1912. Unfortunately a great part of the Albanian territory was unjustly and unwisely severed from its trunk and grafted on Montenegro, Serbia and Greece. Our greedy neighbors were not satisfied with what they got thru the London Conference, but at once started and invaded the country in spite of their solemn declarations that they accept the decisions of the European Concert, and destroyed the machinery of the newly born state before it had time to get on its feet. The atrocities and massacres committed by

the invading forces during the summer of 1914, just preceding the European War, will remain a bloody stain in the history of the world. We are glad to learn that the Greek and the Serbian statesmen and patriots are beginning to realize that the natural field of ex-pansion is not towards Southern Albania or “Epirus,” or towards Northern Albania or “Old Serbia,” whose population is entirely Albanian by race, language and sentiment; but for Greece, towards the east, the islands of the Aegean Sea and along the Asia Minor coast; and, for Serbia, towards the north, Bosnia, Herzegovina, Croatia, etc. At present Albania, though neutral created by the European Concert, is overrun by the belligerent Powers, and is suffering in silence, even more than Belgium. Ever since the beginning of the great war the Albanians, faithful to the just cause of the Allies — who are fighting for the triumph of the sacred principles of nationalities - and loyal inhabitants of the U. S., are rejoicing to hear the noble voice and know of President Wilson’s demands for the protec-tion of the rights of the small nationalities. Our joy is greater now seeing the American flag crossing the Atlantic having as motto, “Reign of law, based upon the consent of the governed and sustained by the organized opinion of mankind.” Considering that all attempts made in the past to solve the near East problem which did not take into account the rights of the Albanian element have proved to be entirely failures; considering that so long as a single nation anywhere remains under the heels of the conquerors, so long the peace of the world is insecure; considering that the peace following this war cannot be durable, cannot be permanent if ancient injustices are perpetu-ated; considering the firm determination of the Allies to fight for a final settlement, we are fully convinced that the great and noble principles of the American na-tion will triumph, and that Albania, among other small nations will be granted her just claims for full political and economical independence and territorial integrity. The Albanians justly demand all lands in the west of the Balkan Peninsula, which are inhabited by Albanians. The boundary can be easily followed on any map. From the Boiana river it keeps to the former Montenegrin frontier on the north till it reaches the district of Novibazar, south of Berane, whence it follows the river Ibar to Mitrovitza. It includes the railway line as far south as Kupruli taking in Ferizo- vik and Uskup. From Kupruli the boundary runs south to the angle of the Monastir railway near Fiorina between lakes Prespa and Ostrovo and then strikes east to a point nearly south of Lake Prespa, leaving out Kastoria whence it runs due south to the old Greek frontier. Wadham Peacock in his book, ‘’Albania, the foundling state of Europe,” speaking of the territory inhabited by Albanians and of their claims says, “This attempt at the delimitation of the boundary would no doubt have been accepted by the London Confer-ence if the Albanians were strong enough or popular enough to command a propaganda such as has been worked by the friends of the Greeks, the Bulgars and the Serbians, for it included the country in which the Albanians are undoubtedly in the majority, and in which the other nationalities have only maintained themselves by the most unscrupulous religious and political intrigues.” Mr. Rene Pinon, another impartial authority on the Balkan problem speaking on the same subject says: ‘’Des plaines du Vardar a l’Adriatique de la Thessalie au Montenegro, l’Albanais est maitre par le droit du premier occupant et par le droit du plus fort.” To mighty, just and freedom-loving America falls the task, yea the honor of defending the right claims of this friendless nation that it may enjoy the right of developing freely and peacefully a civilization of her own, being entitled as a distinct nationality with its own race and language to the same status accorded to all other small states.

‘’Des plaines du Vardar a l’Adriatique de la Thessa-lie au Montenegro, l’Albanais est maitre par le droit du pre-mier occupant et par le droit du plus fort.” To mighty, just and freedom-loving America falls the task, yea the honor of defending the right claims of this friendless nation that it may enjoy the right of developing freely and peacefully a civilization of her own...”

Christo A. Dako, Mihal Grameno

Page 30: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 30

,

S P e c i a l eSaranda jonë

historike, një vatër miqësie e respekti

për detarët…

SHEfqEt KëRCELLIDETARËT DHE SARANDA

Page 31: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 31

,

>> >> >>Saranda jonë historike, një vatër miqësie për detarët…

Një qytet i integruar natyrshëm me historinë shekullore të popullit tonë…

Saranda e moçme...

DETARËT DHE SARANDA

Mbresa nga SarandaSi pjesë e grupit të punës për

organizimin e një vizite të hapur në anijen më të re të Forcës Detare, të emërtuar “Butrinti”, udhëtojmë drejt Sarandës. Ideja ishte të promovojmë aftësitë lundrimore të kësaj anije, e cila do operojë kryesisht në ujërat e detit Jon. Sa herë që më bie rasti të kem ndonjë aktivitet në këtë qytet të bukur një mori mendimesh e mbresash shoqërojnë memorien e imagjinatën time, se çka një gjë të veçantë, herë-herë mistike ky qytet. Bashkë me kolegët e mi në Flotë, kapiten Engjëllin, Dorianin e Emrushin e kishin merakun tek mbarëvajtja e vizitës, si do pritet anija, çfarë do na afrojë Saranda në këtë fund gushti? Në fakt shumicën e herëve në Sarandë kemi shkuar me anije, por këtë radhë për arsye të kohës, shkuam me tokë, siç thonë detarët. Post-blloqe të policisë që hasëm rrugës na përshëndesnin gjatë këtij udhëtimi të qetë drejt qytetit jugor të vendit. Ata janë në pu-nën e tyre, thotë kapiten Engjëlli. Mbas dy ndalesave, një në Ujin e Ftohtë dhe në një kafe në afërsi të Derviçanit në muzgun e datës 27 gusht ju afruam Sarandës. Gjatë rrugës provuam njohuritë tona gjeografike për zonat dhe qytetet që kaluam, por një ndjenjë ankthi na shoqëronte gjithë kohës. Në mëndje kisha fjalët e kapitenit të vjetër Sali Alushi (Kripa) - (I thonë kështu se ai për 40 vjet rresht ka transportuar një mal me kripë nga Vlora në Sarandë), - e qindra detarëve të tjerë, që më kishin përcjellë një copë kujtim nga Saranda:-banorët e këtij qyteti janë mikpritësit më të mëdhenj të detarëve! Dhe këtë herë vesin human të sarandjotëve do e pro-vonim vetë. Anija “Butrinti” ishte nisur nga moli i bazës Pashaliman dhe atë mbrëmje do bregëzohej

në molin e portit të Sarandës. Qysh në hyrje pamë se qyteti ishte gjysmë i zbrazur nga tur-istët dhe pushuesit e shumtë. Por kjo nuk ishte zhgënjyese për ne, se kështu ndodh në çdo fund-gushti. Të lodhur nga ky udhëtim i gjatë u ulëm për kafe tek lokali i z.Bajram Coraj. Për Bajramin më kishin folur dhe kolegët e mi. Ai dhe djali i tij Lorenci janë bërë “Vatra” e detarëve tanë civilë dhe ushtarakë prej shumë kohësh. Një burrë rreth të 60-tave, ba-baxhan, me shpirt e zemër të madhe, ashtu i kanë ecur punët dhe gjendja këtu në Sarandë. Bajrami dhe familja e tij kanë ardhur nga Gllava e Tepelenës në Sarandë mbas viteve ’90, si mjaft të tjerë e kanë fituar qytetarinë dhe respektin si banorë të denjë të këtij qyteti. E kanë filluar pu-nën thjeshtë, pastaj gradualisht në sajë të djersës së tyre në ndërtimtari kanë përmirësuar jetën e tyre. Xha Bajrami është i kënaqur me Sarandën, familjen, jetën e tij, por mbi të gjitha ai gëzohet kur në lokalin e tij vijnë detarë. Kam pasur respekt të hershëm për detarët më thotë, por këtë ndjesi ma shtuan miqtë e mi të afërt, kapiten Engjëll Sinani dhe Mario Myftari. Të dy oficerë e lundërtarë shembullorë në Forcën Detare. Nuk është thjesht miqë-sia që kam me ta, thotë xha Bajrami, por zanati i vështirë e plot sakrifica i detarit. Ne këtu në tokë jemi të sigurt, por deti ka shumë andralla...Nga shtëpia ku banoj shoh portin, kënaqem kur hyjnë e dalin anije të ndryshme. Një shpirt dhe derë e hapur për detarët, ky është xha Bajrami. Kështu duke biseduar për detin, për Sarandën, për miqtë, pa venë re koha kaloi dhe ne vrapuam drejt molit ku anija “Butrinti” po bregëzohej lehtësisht në dritat vezulluese të portit Sarandë. Në

SHEfqEt KëRCELLIDETARËT DHE SARANDA

Page 32: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 32

këto ditë të nxehta Gushti, erërat e Onhezit të lashtë lehtësuan këtë lundrim të anijes “Butrinti”, e cila do jetë pjesë e pandarë e gjithë operacioneve detare në ujërat e Jonit, veçanërisht në gjirin e Sarandës, si ato për zbatimin e ligjshmërisë detare ashtu dhe për sigurinë e jetës në det. Këngë të serenatave korçare vinin ëmbël në bordin e anijes nga një lokal aty afër. Natyrshëm bregëzimi i anijes patrulluese “Butrinti” në molin e portit të Sarandës jo vetëm hijeshoi dhe ndriçoi molin, por në një farë mënyrë rikujtoi dhe pasuroi traditën shekullore detare të banorëve të Sarandës. Për pritjen e anijes sipas rregullave portuale, kapiteni i portit Sarandë Kosta Dhima dhe Autoriteti Portual me drej-tor Sotir Gavella, të njoftuar më parë kishin marrë masat përkatëse, ndaj çdo procedurë kaloi normalisht. Kapiteni i ri i anijes Ermal Hila dhe ekuipazhi i tij ishin mysafirë të parë në këtë port nga kjo mbrëmje deri më 29 gusht. Vërtet anija “Butrinti” është e re, por ekuipazhi i saj është i trajnuar më parë në anije të tjera si MotoVedeta{MV} Seaspectrum, 65 foot, MV Mok 3, 46 foot dhe Anijet e shpejta “Archangel”, dhuratë e Departamentit të Shtetit të SHBA. Mjaft kuadro të anijes, oficerë dhe n/oficerë janë trajnuar në SHBA ose kanë marrë pjesë në stërvitje e trajnime të ndryshme të zhvilluara me specialistët amerikanë në Shqipëri. Kështu e kaluam atë mbrëmje, ndërsa ekuipazhi po sistemonte gjërat mbas atij lundrimi, ne po shikonim çfarë na ka mbetur pa realizuar nga plani ynë, po me-diat, personalitetet, miqtë, detarët sarandjotë, a e kishin marrë ftesën tonë, a do na vizitonin?! Ndërkohë diçka kisha përgatitur paraprakisht për gjeografinë dhe historinë e Sarandës, por pamja që më afroi Saranda atë buzëmbrëmje më detyroi të sistemoj dhe njëherë njohuritë e mija për gjeografinë dhe historinë e këtij qyteti. Nga hoteli ku qëndrova ato dy ditë studiova mjaft për këtë, por bëra dhe plot fotografi të bukura.

Peizazhi i Sarandës ta krijon këtë mundësi. Gjeografikisht, një pozicion i lakmuar për transport detar… Qëllimi i këtij reportazhi nuk është thjesht evidentimi

i vlerave historike, ekonomike dhe turistike, se për këto ka disa botime dhe guida, ku me të drejtë Saranda cilë-sohet si një nga perlat e Shqipërisë, me një aktivitet të bazuar kryesisht në turizëm dhe transport detar. Por qyteti bashkë me zonat përreth dhe banorët e saj kanë dhe një veçori tjetër, sepse qysh nga fenikasit e lashtë {shek.VI-V-të p.K} dhe deri në kohët moderne ata kanë kultivuar e zhvilluar një traditë të lashtë deta-rie. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Moli i Sarandës ka njohur mjete detare në çdo kohë dhe me qindra detarë sarandjotë me dha pa uniformë kanë shërbyer në anije të ndryshme vendase dhe të huaja. Në pragun e pavarësisë së Shq-ipërisë më 1912, Saranda kishte një zyrë doganore, një karantinë për përpunim mallrash, një zyrë agjencie lundrimi, një han dhe disa lokale shërbimi. Një skelë e vogël e ndërtuar në vitet ’20 ka qenë deri në vitet e ’30, e cila gjatë pushtimit fashist u zgjerua për t’ju përgjigjur nevojave të pushtuesve. Mbas çlirimit për kushtet e mungesës së rrugëve automobilistike, porti i Sarandës mori rëndësi të veçantë për transportin detar të zonës jugore. Krahas transportit të refug-

Saranda ishte porti i tretë në vend nga rëndësia, pas Durrësit dhe Vlorës. Vetë qyteti i Sarandës ndodhet në pjesën veriore të gjirit me këtë emër dhe ka trajtën e një amfiteatri të madh, duke u mbyllur nga veriperëndimi. Krahas trashëgimisë është qytet pothuajse i ri me një arkitekturë bashkëkohore.

‘rëndësia

Page 33: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 33

jatëve çame u transportuan me mijëra ton mallra, ushqimore, veshmbathje, etj.. kapiten Elmaz Goxhaj kujton se mbas çlirimit 4 MB e para që përdornim si ”Qemal Stafa”, “Kurveleshi”, “Vjosa”, “Mesapliku” ishin me leverdi, sepse ato lëndën e drurit e çonin nga Shëngjini në Sarandë dhe nga këtej qymyrin e Tepelenës e çonin në Shëngjin. Psh. një MB merrte 150 t lëndë druri, imagjinoje që këto ti çojë në Sarandë me mjete automobilistike, duheshin 60 mjete tip “Skoda” të asaj kohe, plus 60 shoferë. A e dini se ku e ka zana-fillën kënga “dampe..dampe..”? kujton marinar Xhavit Kapidani, dhëndër në Sarandë. Pikërisht në molet e këtij porti në vitet ’65-’66 me Motobarkat “Vjosa”, “Kurveleshi”, “Bajram Curri”, “Ali Kelmendi”, “Sazani”, etj. transportuam qindra kokë bagëti të imta për në zonat veriore të vendit. Vit pas viti porti u riparua dhe u pajis me mjete ngarkim-shkarkimi Këtu qysh në vitet ‘60 janë bregëzuar anije me tonazh deri 3500 t, si psh. ish anija “Mati”. Tashmë porti i Sarandës është rindërtuar, një port i vogël me standarde bash-këkohore. Është gjë pozitive se të gjitha institucionet detare si Autoriteti Portual, Seksioni i Policisë Kufitare dhe Emigracionit, Dogana, Kapiteneria dhe Autoriteti Portual janë në distancë prej disa jardësh dhe mund ti vizitosh për pak kohë. Në gjirin e Limjonit tashmë krahas portit ushtarak përballë është porti i trans-portit dhe peshkarexhave. Tashmë Saranda është e kompletuar me disa mole gjë që lehtëson transportin e të gjitha llojeve. Këtë e pamë konkretisht gjatë ditëve që qëndruam atje. Dhe kur ka lëvizje mjetesh detare, ka jetë, ka zhvillim. Saranda ishte porti i tretë në vend nga rëndësia, pas Durrësit dhe Vlorës. Vetë qyteti i Sarandës ndodhet në pjesën veriore të gjirit me këtë emër dhe ka trajtën e një amfiteatri të madh, duke u mbyllur nga veriperëndimi. Krahas trashëgimisë është qytet pothuajse i ri me një arkitekturë bashkëkohore. Ka një bukuri të rrallë sidomos kur e sheh nga deti. Gjiri i Sarandës formohet midis kepit Denta në jug dhe kepit Paladha në VP. Vija bregdetare futet në kontinent 6 kabel.{një kabel =183 m}, në trajtën e një harku në drejtim të veriut dhe përbën këmbët e vargmalit që shkon paralel me bregun. Gjiri i Sarandës është i thellë. Në hyrjen e tij thellësitë janë 20-50 m. Barazthellësia 5 m kalon në largësinë 20-30 m nga bregu, ndërsa barazthellësia 10 m kalon 100-120 m nga bregu. Në pjesën veriore, në largësinë 0.5 milje nga Kepi i Palad-hës, shtrihet cekina e Sarandës, me një gjerësi 1.5 kabel dhe gjatësi 4 kabel. Lundërtarëve u këshillohet të mos lundrojnë në afërsi të Kepit Paladha më afër se 5 kab. Prej tij trualli është lym me një trashësi 3 m dhe poshtë tij është shkëmbor. Erërat zotëruese për gjirin e Sarandës janë ato të drejtimeve VL, JP dhe Veri. Valëzimi në gjirin e Sarandës nuk është shumë i madh, ai arrin deri në forcën 3-4, pasi mbrohet nga ishulli i Korfuzit. Për bregëzimin e anijeve në fundin e faqes lindore të kepit Paladha është ndërtuar bankina që lidhet drepërdrejtë me sheshin e shkarkimit të portit dhe ka të njëjtin drejtim si të Kepit nga veriu në jug. Në anën perëndimore shtrihet kalata me drejtim lindje-perëndim me gjatësi 53 m dhe thellësi 6.8 m.

Page 34: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 34

shtrirë në vijën bregdetare më të lakuar e të bukur të Jonit, qyteti i Sarandës mbart në vetvete vlera reale historike, piktoreske e turis-tike. Gjurmët e jetës në trevën e Sarandës shfaqen që në periudhën e paleolitit të mesëm 100 mijë deri 30 mijë vjet më parë, të cilat janë gjetur në stacionin prehis-torik të Xarës, në mezolit krahas stacionit Xara 2 dhe në shpellën e Shën Marinës në Bogas e zonën e Konispolit, në epokën e bronzit tek vendbanimi i Badhërës e Kalaja e Kalivosë. Për herë të parë, në burimet e shkruara të shek. II-të p.K, nga disa historianë e studiues të asaj kohe si Straboni, Ptole-meu, Ciceroni, Polibi, etj. qyteti përmendet me emrin Onhezmos. Ky emër lidhet me emrin e një ere të favorshme për detarët që frynte nga juglindja në gjirin e këtij qyteti. Onhezmi në lashtësi ishte një qytet port i cili bashkë me qytetet e tjera bregdetare ilire lidhte Ballkanin Perëndimor me vendet e Europës Lindore. Një pikë strategjiko-ekonomike shumë e favorshme për romakët, ilirët dhe më vonë për strukturat politiko-ekonomike të krijuara nga push-tuesit e ndryshëm dhe shqiptarët. Ndonëse ishte vendosur në një pozitë të favorshme, Onhezmi nuk arriti të shndërrohej në një qendër të fuqishme si Butrinti, e aq më pak si Apolonia apo Dyrrahu të vendosur në bregun e Adriatikut. Onhezmi antik mbeti për një kohë të gjatë vetëm porti i një qyteti më të madh në krah të tij, Foinikes (Finiqi i sotëm). Qyteti mori një

I

Një qytet i integruar natyrshëm me historinë shumë shekullore të popullit tonë…

Det Dhe HistOri

Page 35: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 35

rëndësi relative në periudhën e pushtimit romak. Straboni, gjeograf i famshëm ro-mak i shek. të I-rë p.K., e përmend si një pikë të rëndësishme tranziti në lidhjet mes Romës dhe Greqisë. Në shek. e IV-të qyteti u rrethua me mure mbrojtëse deri ne dy metra të trashë. Deri në shekullin e IV-të pas Krishtit ishte nën Perandorinë Romake, gjë që vërtetohet nga rrënojat e mureve rrethuese, pjesë e të cilëve ndodhen edhe në shëtitoren e qytetit. Këto mure rrethonin një sipërfaqe prej pesë hektarësh duke krijuar një kështjellë të fortifikuar me 20 kulla mbrojtëse. Nga shek. i IV-të deri në shekullin e VI-të On-hezmi ishte nën perandorinë Bizantine. Në brendësi të këtij territori janë zbuluar mbetje banesash, por dhe një bazilikë paleokristiane e shekullit të VI-të me dysheme të zbukuruar me mozaik e cila më parë ishte përdorur si sinagogë. Kjo sinagogë e zbuluar në vitin 1971 dhe e vendosur në qendër të qytetit, flet qartë për praninë e hershme të hebrenjve në këtë zonë, që në vitet 70 p.K. Gjurmë të krishterimit hasim në këto treva që në shek. IV-VI-të, ku në Sarandë, Butrint, etj, ka ndërtesa, bazilika e pagëzimore, {Baptistere} me kohështrirje të ndry-shme. Kështu në shekujt XIII-XIV-të në këtë trevë janë ndërtuar një numër i madh kishash e manastiresh që ruhen ende sot, psh manastiri i Mesopotamit, i cili ka vlera të veçanta arkitektonike. Pra, Saranda ruan në gjirin e vet thesare e identitete të një kulture e qytetërimi të lashtë të shtresëzuar në mbi 2000 vite. Në vijim qyteti njohu dyndje dhe pushtime të ndryshme, kështu në v.551, Onhezmi dhe Butrinti u plaçkit e dogj nga gotët e ostrogotët, në v.887 një flotë e fuq-ishme saraçene e rrënoi qytetin brenda pak kohësh. Në shek. e X-të Onhezmi u bë liman i rëndësishëm për Temën e Ni-keas. Në v. 1034 qyteti u pushtua nga Bullgarët, gjysëm shekulli më vonë nga normanët e Giuskardit dhe në shekujt XII-XIII-të në qytet qëndruan për pak kohë dhe venecianët. Pushtuesit osmanë shkelën më 1413, deri sa u larguan mbas 5 shekujsh. Nën regjimin otoman Saranda u bë me një dekret të Portës së Lartë pronë private e Sulltan Abdyl Hamitit. Si pasojë e sulmeve dhe plaçkitjeve të njëpasnjëshme banorët e Sarandës janë detyruar të zhvendosen disa herë dhe në shek. e XVIII-XIX-të u vendosën në kodrën e Lëkurësit. Emri Sarandë përmendet për herë të parë në vitin 1412. Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që

i kushtohet Dyzet Shenjtorëve (“Ágios Saránda” në greqisht, “Santi Quaranta” në italisht). Kështu quhej një manastir i ndërtuar në periudhën bizantine në një kodër në lindje të qytetit, ku dukshëm ruhen edhe sot rrënojat e tij. Shenjën e barazisë mes Onhezmit dhe Sarandës e vuri udhëtari dhe studiuesi anglez i shek.XIX-të W. Martin Leak. Gjatë pushtimit fashist më 1939, diktatori Benito Mus-solini e quajti Sarandën “Porto Eda”, për nder të vajzës së tij të madhe. Porti dhe deti Jon, pozita gjeografike e favorshme, ditët e shumta me diell, {270 në vit}, ka sjellë që jeta e banorëve të këtyre trevave me plot histori të mos shuhet, por të rilindë mbas çdo pushtuesi, duke ecur paralel me çdo regjim ekonomiko-shoqëror të krijuar nga iliro-shqiptarët.

Qytet i mbushur me kujtime e tregime detarësh, një mbijetesë përmes detit… Si fshatari me tokën, ashtu është

lidhur marinari me detin. Rreziqet janë aq të shumta për marinarin, sa nuk mba-hen mend. Gjysmën e kujtimeve detarët shqiptarë të pasviteve 1946 e kanë të lidhur me këtë qytet piktoresk. Kap. Sali Alushi kaloi 40 vjet, ka çuar një mal me kripë nga Vlora në Sarandë. Kapiten Llazar Shyti kujton se, nuk më harrohet një rast mikpritje e ish-drejtorit të portit Sarandë, me sa mbaj mend Vangjel Nini, i cili mbasi shkarkuam ngarkesën e anijes shtroi një darkë tek hotel “Butrinti” për ekuipazhin e anijes “Partizani”. Shumë popuj të lashtë e konsiderojnë detin, qoftë për pamjen e paqëndrueshme e misterioze, për forcën e tij shkatër-ruese apo për përbindësha që jetojnë aty, kuçedra me shumë krerë, gjarpërinj të mëdhenj, delfinë, mbi të gjitha, balena,-si personifikim të së keqes. Për të larguar këto mendime supersticioze banorët e Sarandës e Bregut, njohjen e detit, të mistereve te tij e kanë pasur çështje mbijetese. Kështu janë sarandjotët, për ta deti është vetë jeta, gjaku dhe shpirti i tyre, i ka hyrë kripa e Jonit në gjak e si del më, më thotë kolegu im Roland Rugji, ish notar i klubit Butrinti. Landi kujton me respekt ish-notarët e këtij klubi, nder i Sarandës dhe Shqipërisë, Shpëtim Kote, (Lime), Myrteza Didati, Shpëtim Idrizi, Thanas Totoni, Edmon Zherka,(emigrant në SHBA), Ilir Mecaj, etj. si dhe notaret femra Elza Minga, Pranvera Rrapushi, Ludmidha Mece, etj. Po sot, sot ku është ky sport tradicional i Sarandjotëve?!

I

Page 36: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 36

aNtiKitetiSaranda e moçme...

Butrinti. Ndodhet 15 km larg qytetit të Sa-randës, arrihet me çdo lloj automjeti privat funksionon dhe një linjë autobusi e Bashkisë së Sarandës, kalon kanalin e Çukës rruga është

shumë e mirë e parametrave bashkëkohore dhe mund të lëvizet lirshëm, kujdes duhet pasur vetëm në periudhën prill-maj-qershor rruga është e mbingarkuar veçanërisht fundjava me makina janë nxënës dhe studentë nga e gjithë Shqipëria që në këtë periudhë e vizitojnë më së shumti qytetin antik të Butrintit. Butrinti është pasuri arkeologjike botërore e UNESKO-s e shpallur pas viteve 90. Objektet më të hershme janë një çekan guri dhe një bosht i përkasin gjysmës së dytë të mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Eshtë përmendur për herë të parë nga HEKATEU: fundi i shek VI p.Kr. Në fillimet e tij futej në bashkësinë e Kaonëve më vonë në shtetin e Epirit. Në vitet 1926-1936 italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të Shqipërisë, Ugolini u përqendrua në Finiq dhe në Butrint ku u zbulua: Baptisteri, Teatri, Bazilika, Statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë, banjë publike dhe një numër i madh banesash. Ugolini la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej këtyre botimeve ju kushtuan Finiqit dhe Butrintit të titulluara (Shqipëria Antike). Në vitin 1936 u ndërprenë gërmimet e Ugolinit, në vitet e mëvonshme ishte Domenico Mustili që kreu disa gërmime por nuk rezultoi asgjë me vlerë. Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë periudhë thuhet se Butrinti në Shek e III-te, p Kr u shtri në zonën përreth në anën jugore të kodrës që ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë Teatri, dhe një tempull grek. Zona përreth Butrintit ka pasur bujqësi të zhvilluar. Tokat përreth Butrintit tërhoqën vëmendjen e romakëve të cilët në vitet 40 të shek I p, Kr. e kthyen Butrintin në koloni Romake. Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e pasurisë dhe e popullsisë u romanizua. Në shek e II-te dhe të III-te u ndërtuan banja publike u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera. Ve-prat më me vlerë që u zbulua në Teatrin e Butrintit janë: statuja e Apolonit, Perëndesha e Butrintit, disa koka mermeri si Ajo e Zeusit, Portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në gjuhën Latine dhe Greke. Në shek e V-te një pjesë e qytetit rindërtohet. Në shek e IV - XIII-të përmendet si qendër Episkopale. Në vitet 1080-1085 ishte në duart e Normanëve dhe më pas të Venecianëve. Në vitet 1300 Venecianët bënë fortifikime dhe e mbajtën deri në vitet 1700. Pas viteve 1700 ra në duart e francezëve të Bonapartit dhe me pas në

vitet 1798 u mor në zotërimin e Ali Pashë Tepelenës i cili ndërtoi në vitin 1807 dy kala pe tu mbrojtur nga sulmet e francezeve që vinin nga Korfuzi njëra ndodhet në derdhjen e Kanalit të Vivarit, kaloi në duart e Osmanëve deri në periudhën e pavarësisë.

Teatri i Butrintit. Teatri kishte një kapacitet prej 1500 vendesh, u ndërtua në shek IV- III-të para Krishtit, zbulimi i tij zgjati për rreth 4 vjet nga Ugolini ndodhet në anën jugore të Akropolit të qytetit. Përbëhet nga vendet e ndenjes, skena dhe orkestra. Kishte 19 rreshta me blloqe guri që shërbenin si ndenjëse dhe 3-4 radhë në krye. Janë ruajtur të plota 13 shkallët e para. Për të kaluar midis rreshtave shërbenin 6 palë shkallë guri në fillim zbukuroheshin me dy putra Luani. Sfondi para skenës përbëhet nga një mur i lartë me tre harqe me zbukurime mermeri, aty vendoseshin shtatore sipas modeleve të kohës. Sheshi i skenës u shtrua me rrasa guri në periudhën Osmane. Para shkallëve gjendet vendi i orkestrës ka formën e një harku është e shtruar me gurë gëlqeror me forme kuadrati. Skena dhe Orkestra u rindërtuan në shek e II-të para Krishtit. Skena është e ngritur më lartë se sheshi i orkestrës. Skena për-bëhet nga dy mjedise: paraskena dhe prapaskena. Në prapaskenë ndodhen korridoret e ngushta që shërbenin për hyrjen dhe lëvizjen e aktorëve këtu gjenden edhe disa mbishkrime për lirimin e skllevërve. Thuhet që janë liruar shumë skllevër një pjesë e të cilëve ishin gra.

Baptisteri. Ka formën e rrethit monument me vlera të mëdha i periudhës Paleokristiane, është ndërtuar në shek e IV pas Krishtit. Përbëhet nga dy salla: salla e Pagëzimit dhe një sallë në pjesën veriore. Në qendër të sallës së pagëzimit ndodhet vaska e Pagëzimit e cila ka formën e një kryqi, mendohet që kjo sallë ka qenë e mbuluar me qemerë e kupolë që ngriheshin mbi rreshta kolonash me përbërje graniti. Nga qendra dalin disa rreze që ndërpriten me tri unaza. Në pikën ku bëhet bashkimi i rrezeve me unazat ngrihen dhe kolonat prej graniti që përmendëm më sipër. Në dyshemenë e Baptisterit gjenden shumë zbukurime dhe varietete mozaikësh të formave të ndryshme, figurat janë të vendosura në 69 medaljone dhe shtatë rrathë që ndërpriten nga skenat e sipërpërmendura ku do të veçonim medaljonet me figura kafshësh dhe shpendësh. Në rindërtimin që u bë ne shek e IV pas Krishtit u ndryshua dhe mozaiku, u pikturua një pemë Eukariote, një vazo me bisqe rrushi, dy zogj të vegjël dhe dy pallonj. Mozaikët e Baptisterit të Butrintit kanë vlera të mëdha.

Tempujt. Përmenden dy tempuj njëri ndodhet poshtë

Page 37: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 37

Deti!… Dorën e rrudhur e shtrin drejt tij pa e parë. Është diçka e tij, që i përket vetëm atij. Ka

qenë pjesë e pandarë për vite me radhë. E ç’mund të thotë? Detari plak ka kaluar gjithë jetën në det. Qën-drimi i tanishëm në tokë e qetëson, e siguron. Këtë dialog të shurdhër që e ka filluar qysh në fëmini, do ta vazhdojë deri në fund si një marrëveshje të hesh-tur bashkëjetese, mirëkuptimi të dyanshëm. Deti si dhe me parë i jep gjithçka që i duhet për të jetuar. Para së gjithash, sigurinë e thellë, njerëzit ecin, kalojnë shëtitores së Sarandës, ndërsa deti qëndron bri tyre. Sa më shumë të lëvizshëm e të paparashikueshëm janë njerëzit, aq me real e i pandryshueshëm është ai. Pastaj vijnë ato gjërat e vogla e të përditshme:-peshqit për supën që e gatuajnë vetë e frutat e detit që i peshkojnë, ose në shkëmbinjtë e molit, o në brigjet aty pranë. Po të ketë një barkë marinari plak është me fat, se mund të dalë e të peshkojë aty pranë ose të shëtisë turistët e të nxjerrë ndonjë lek për të ndihmuar pensionin qesharak. Jeta e tij vazhdon të jetë e lidhur tërësisht me detin e ai interesohet për gjithçka ka të bëje me portin, me velierat që hyjnë e dalin atje, ecejaket e peshkarexhave, me të gjitha barkat e peshkimit me të cilat jetojnë bijtë, të afërmit, miqtë, me buletinin meteorologjik, për të cilin interesohet çdo ditë e që vazhdon të parashikojë me tepër për zakon, se sa për nevojë. Është një lidhje e thellë, pothuaj me një ndjenjë të vagëlluar pronësie që njeriu provon për detin, në shoqërinë e të cilit ka kaluar gjithë jetën.

Detari plak, - kushtuar Barba Gaqos, Jorgos, Jahos, Vasilit, etj

teatrit dhe tjetri sipër teatrit. Tempulli i sipërm i për-ket shekulli të III-të para Krishtit është ndërtuar në të njëjtën kohë me Teatrin, brenda ndodhet bazamenti që ngrihet altari këmba e tij mbështetet mbi putra luani. Kjo dysheme u shtrua me mozaikë bardhë e zi. Tempulli i poshtëm mendohet se është më i hershmi. Në shpi-nën e tij ndodhet një shpellë, nga ku rridhte ujë ky ujë mendohet të ketë pasur vlera shëruese. Në shek e IV-II-te u ndërtua tempulli me formën e drejtkëndëshit në brendësi të tij janë gjetur disa shtatore.

Bazilika e Butrintit. Është ndërtuar në fund të shek të VI para Krishtit. Muret e saj janë të ndërtuar me gurë ndërsa mbulesa me formë harkore të dritareve me tulla, e mbuluar me çati druri, ruhen sot muret rrethuese dhe dyshemeja e shtruar me pllaka guri. Ky monument i përket periudhës Bizantine ndodhet ne VL të qytetit. Pjesa qendrore është rindërtuar në shek e IX. Mendohet që kjo pjesë ka qene e shtruar me mozaikë

Pusi i Nimfave. Është ndërtuar në shekullin e VI deri në shekullin e I para Krishtit, gjendet pranë portës së Luanëve dhe ka një thellësi prej 5 m. Në buzët e tij gjenden disa mbishkrime. Në Butrint gjenden edhe dy puse të tjera.

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës. U ndërtua në vitet 1807-1808, qëllimi i ndërtimit të saj ishte parandalimi i ushtrive Franceze që vinin nga Korfuzi dhe kërkoni të merrnin Butrintin. Kjo kështjellë ka formën e një katërkëndëshi me katër kulla të vendosura në cepat e saj. Kështjella ka një sistem mbrojtje që të bie në sy, synimi ishte mbrojtja nga deti që realizohej nga dy kulla me trashësi 2.80 m dhe me një lartësi 5m të pajisura me frëngji topash. Kështjella ka dy porta njëra prej tyre komunikon me kanalin e Vivarit.

Manastiri i Mesopotamit. Ndodhet në pjesën jug-ore të fshatit Mespotam, fare pranë Finiqit. Në fillim ka ekzistuar një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij është ndërtuar Kisha e Shën Kollit, mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin i IX Monomaku. Kisha e Shën Nikollit ka një arkitekturë tepër të veçantë të stilit bizantin. Nga manastiri ruhen rrëno-jat e mureve rrethues që kapin një sipërfaqe rreth 100 m dhe kontrollohen nga 7 kulla drejtkëndëshe. Muret rrethues janë më të hershëm sesa kisha që ekziston akoma. Dhomat e manastirit janë të ndërtuara më vonë. Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera të mëdha.

Mure e jashtme janë të ndërtuar nga gurë gëlqerorë të mëdhenj. Dallohet për zbukurimet dhe mozaikët me motive shtazore gjithashtu dhe për zbukurimet me tulla të mureve të jashtëm. Zbukurimet murale janë në forma të ndryshme përmendim: një shqiponjë dy dragonj dhe një luan në njërën anë ndërsa në anën tjetër ndod-het një kafshë mitologjike. Kisha ka një sallë të madhe brenda dhe dy të vogla. Mozaiku i sallës i ruajtur akoma paraqet një dragua me krahë hapur. Kisha ka pasur dy rindërtime në vitet 1793 dhe 1845 këto rindërtime e kanë ndryshuar shumë pamjen e kishës dhe mendohet që të ketë humbur shumë vlera.

Page 38: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 38

Për më se 5 orë anija “Butrinti”, çdo pjesë e saj u kthye në auditorium detarësh. Diskutoheshin tema të ndryshme për detin, shpesh me tone të larta. Më pas dhe kapiten Kosta Dhima bashkë me kapitenin e vjetër Yzeirin, “inspektuan” anijen dhe si vizitorë. ‘

miKPritja

Sipas programit paraditen e 28 Gushtit, vizitorë të anijes ishin person-alitetet e qytetit të Sa-

randës, Kryetari i bashkisë zoti Stefan Cipa, n/prefekti zoti Ilir Hysi, drejtues të Policisë së Ren-dit e asaj Kufitare, të Autoritetit Portual, të Kapitanerisë, Doga-nës, të detarëve, shoqatës së ushtarakëve në pension, media, etj. Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i anijes më të re të Forcës Detare, me emrin kuptim-plotë “Butrinti”, e cila do të lun-drojë e operojë kryesisht në ujërat e Detit Jon. Fillimisht komandanti i Forcës Detare, gjeneralbrigade Qemal Shkurti i uroi mirëseardhjen miqve në bord duke u shprehur se, është nder dhe kënaqësi për mua si Komandant i Forcës Detare, t’ju uroj dhe përshëndes në këtë vizitë prezantuese të anijes më të re “Butrinti” në qytetin tuaj historik e piktoresk. Sot ekuipazhi i anijes “Butrinti” sjell urimet e mbarë detarëve shqiptarë nga Shëngjini, Durrësi, Vlora dhe Himara, me të cilët detarët këtu kanë ndarë lun-drimet e vështirësitë e detit, por njëherazi ata sjellin dhe një falën-derim për banorët e Sarandës, të cilët kanë qenë dhe mbeten mik-pritësit më të mëdhenj të de-tarëve në vendin tonë. Këtë e tregoi më së miri rasti i 28 shkurtit 1973, kur banorët e këtij qyteti ju gjendet afër fatkeqësisë së disa anijeve tona. Në këtë ng-jarje të dhimbshme për flotën tonë oficeri i ri, kapiteni i ardhshëm Ilir

Sarandjotët presin “Butrintin”...PrOMOviMi

Aktivitet promovimi për anijen më të re të Forcës Detare, “Butrintin”, e cila do të lundrojë e operojë kryesisht në ujërat e Detit Jon

Page 39: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 39

Kocilja, dëshmor i atdheut, për të shpëtuar anijen, mbeti mes thellë-sive të gjirit të Sarandës, duke ngelur përjetësisht në kujtesën e banorëve fisnikë e humanë të këtij qyteti. Më pas gjeneral i fol i shkurtimisht për historinë e Flotës sonë dhe Bazës detare Sarandë, rolin e detarëve shqiptarë i cili në çdo periudhe, epokë apo ngjarje historike, ka qenë prezent, për vetë pozicionin gjeografik të vendit tonë. Efektivat e Flotës sonë Luftarake Detare në vite janë dalluar për profesionalizmin, kulturën, vullnetin e përkushtimin në kryerjen e misionit fisnik për mbrojtjen e kufijve dhe zbatimin e ligjshmërisë detare, duke bashkëvepruar me strukturat e tjera të shtetit shq-iptar. Ndaj mundi, sakrificat dhe vështirësitë e kaluara në qindra lun-drime, stërvitje apo operacione në hapësirën tonë detare nuk harrohen kurrë nga populli ynë dhe do përcillen nga brezi në brez. Në këtë rrugë historike përfshihet roli i pazëvendë-sueshëm i detarëve me ose pa uni-formë nga qyteti i “dyzet shenj-torëve”, të cilët kanë shkruar me germa të arta historinë e tyre në plejadën e detarëve shqiptarë. Vlen për tu përmendur roli i detarëve Sarandjotë në çminimin e Kanalit të Korfuzit në vitet 1958-1959, ku ata bashkë me marinarët vendas e grekë rrezikuan për të siguruar jetën e banorëve në dy anët e gjirit, duke treguar vlerat më të mira të human-izmit, bashkëjetesës e fqinjësisë së mirë. Sigurisht që anëtarësimi i vendit tonë në NATO, e bëri evident

ndryshimin dhe reformimin e Forcës Detare, - vijoi gjeneral Shkurti, përf-shi përmirësimin e legjislacionit de-tar, konsolidimin e strukturave, modernizmin dhe pajisjen me mjete të kohës, etj. Në këto vite FD ka bërë hapa para në realizimin e misionit kushtetues, mbrojtjen dhe zbatimin e ligjshmërisë detare, mbajtjen në kontroll të kësaj hapësire nëpërmjet Sistemit të ri të Vëzhgimit të Hapë-sirës sonë ujore dhe zhvillimin e op-eracioneve të kërkim-shpëtimit. Pjesë e punës sonë ka qene dhe krijimi për herë të parë i parkut nënujor të Ksamilit, në bashkëpunim

me specialistët e SHBA dhe ekuipa-zhin e anijes “Herkules”. Zhvillimi, modernizimi e transformimi, kjo është simbolika e Forcës sonë De-tare në këto vite. Në këtë kuadër projekti më i rëndësishëm për mod-ernizimin e FD, ishte pajisja e FD me 4 anije Patrulluese STAN PETROL-4207. Ky projekt bëri të mundur që 6 vjet më parë më 5 Shtator 2008, në molin Nr.5 të Portit të Durrësit të bregëzohet anija ”Iliria”, (P-131), një trashëgimtare e denjë e ”Li-burnes” dhe ”Lembes” ilire. Në vijim më 14 Maj 2009, filloi ndërtimi i anijes “Oriku”, (P-132), e cila u lëshua në ujë më 13 shtator 2011 dhe 3 dhjetor 2012 u lëshua në ujë anija e tretë, (P-133). Ndërkohë më 8 prill 2014 u lëshuan në ujë anijen e katërt, ”Butrinti” (P-134), që shënon dhe përfundimin e këtij pro-jekti. Anije me emrin kuptimplotë ”Butrinti” sot qëndron hijerëndë në portin e Sarandës, e mirëpritur nga banorët e saj. Sigurisht ne jemi të ndërgjegjshëm se në të ardhmen kemi plot sfida e detyra konkrete, që kanë të bëjnë me transformimin dhe modernizimin e Forcës sonë dhe rritjen e sigurisë detare për të cilat kemi paracaktuar vizionin, objektiva e synime të qarta. Ju premtojmë se me këto mjete të mundësuara nga shteti dhe populli shqiptar do jemi prezentë në çdo kohë e situatë në ujërat e detit Jon, pranë komunitetit Sarandjot e më gjerë. Në këtë kuadër vlerësoj mbështetjen e bash-këpunimin Tuaj dhe ju uroj shëndet e suksese në familje dhe punët e

Page 40: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 40

përditshme! -theksoi Gjenerali. Nga ana e Tij kryebashkiaku i Sarandës zoti Stefan Cipa, i uroi mirëseardhjen ekuipazhit të “Butrintit”, dhe i qua-jti ata si pjesë të banorëve të qytetit. Ju do të jeni gjithmonë të mirëpritur në këtë qytet! tha zoti Cipa. Ndaj ju uroj suksese në mis-ionin tuaj fisnik dhe lundrim të qetë në ujërat e Jonit. Ndërkohë që ekui-pazhi po përgatiste anijen për lun-drim, kapiten Ermal Hila, u shpjegoi të ftuarve disa karakteristika të anijes më të re, si psh. gjatësia, 42.80 m, gjerësia, 7.11, peshkimi, 2.52 m. shpejtësia, 26 nyje, auto-nomia-14 ditë, etj. të dhëna që pjesëmarrësit i panë konkretisht gjatë një lundrimi të shkurtër me këtë anije në gjirin e Sarandës. Kër-shëria e të ftuarve shoqëroi gjithë lundrimin. Madje disa prej tyre pro-vuan dhe drejtimin e anijes. Marrja e drejtimit të anijes nga zoti Cipa, krijoi një moment të veçantë në an-ije. Në fakt zoti Cipa ka lidhje me detin jo thjesht si banor i Sarandës, por më herët kur ishte Ministër i Brendshëm, {1999} ka përkrahur çdo iniciativë për bashkëpunimin ndërinstitucional në zbatimin e ligjshmërisë detare siç ishte qendra e antitrafikut detar. Ai mbetet një mik dhe aleat i detarëve. Një pamje të veçantë i dhuroi pjesëmarrësve dalja në det e skafit të anijes, ku kapiten Mario Miftari dhe grupi i tij i dhuruan vizitorëve një spektakël të vërtete. Performanca e anijes “Butrinti” gjatë lundrimit dhe pamjet që të afronte natyra në gjirin e Sa-randës na krijoi të gjithëve një ndjesi të këndshme. Në fund të lun-drimit miqve ju dhuruan simbole të anijes. Por, ndërsa kjo pjesë e aktiv-itetit u mbyll, meraku jonë ishte pasditja. Ku nga ora 17.00 deri më 22.00 kishim vizitë të hapur të qytetarëve në anije. I pari që na qetësoi ishte kapiten Agim Zholi. Ai na tha se qytetarët sarandjotë janë të pasionuar mbas çdo mjeti detar e jo më për një anije të re ushtarake. Kapiteni ka kryer detyra të ndryshme si oficer lundrues deri kapiten në kapitanerinë e Portit. I dhënë pas profesionit të detarisë dhe çdo botimi që del në këtë fushë kapiteni ushtron zanatin e Pilotit në këtë port, por bashkë me familjen ka dhe

një agjenci të përpunimit të velierave turistike dhe trageteve. Më parë kapiteni ka përpunuar dhe anijet ushtarake të SHBA e NATO-s që kanë vizituar Sarandën. Kultura dhe pasioni i tij në këtë fushë është përcjellë dhe në media të huaj. Çdo vizitor dhe turist i huaj që ka pasur rastin të provojë shërbimin me kul-turë e profesionalizëm të kapitenit është rikthyer përsëri vitin tjetër në Sarandë. Z.Agim afroi ndihmë falas për punët e vogla kancelarike që kishte anija jonë dhe sa herë të keni nevojë, ejani pa merak, tha. Kënaqem kur ju afroj çdo shërbim detarëve tanë. Zyra e tij ishte e mbushur me botime të shumta për detin, guida turistike, burime të huaja për Shq-ipërinë por dhe video. Një ushtarak amerikan nga New Yorku, Hugh Moore ka realizuar një video inte-resante për vizitën në Sarandë dhe pritjen e kapiten Agimit.….Bukuritë e natyrës sarandjote ai i shoqëron me tingujt e kitarës. Kështu z.Hugh dhe Linda Moore janë miqtë Nju-jorkezë të kapitenit e Sarandës. Ndërkohë kapiteni na hoqi dhe mer-akun e vizitorëve. Sarandjotët shi-jojnë deri vonë mbrëmjet e qytetit,

ndaj mos u bëni merak. Kështu dh-jetëra banorë të qytetit mbas push-imit të pasdites rreth orës 18.00 vërshuan drejt anijes. Thuajse çdo familje sarandjote ka një detar me ose pa uniformë. Detari i vjetër Jaho Decka ka shërbyer 40 vjet në marinë nga Shëngjini në Sarandë. Ai bashkë me djalin dhe nipërit nuk ngopet duke parë anijen. I gëzohet motorëve Caterpillar, Eh! psherëtin, duke fshirë lotët, kushte më të mira për detarët nuk ke ku gjen, thotë. Mbajeni pastër çuna! Këtu duhet të hysh me këmishë të bardhë e të dalësh me të pa as-një njollë! Ndërkohë Detari Zini Bra-himi, tani emigrant në Greqi erdhi me dy vajzat Marinelën dhe Aleksan-drën nga ishulli i Kretës. Malli për anijen dhe detin e kam që nga Kepi i Palit, thotë Ziniu, teksa kujton shokët e tij marinarë të viteve ’89-90, por dhe kuadrot Polo Guga, Mihal Prifti, etj. Peshkatari i vjetër Jorgo Nathanaili me kap. Agim Zholin dhe detarë të tjerë kuvendonte në pjesën e bashit të anijes me detarë të vjetër e pjesëtarë të ekuipazhit. Dikush në kic i thoshte në telefon një shoku të tij:-pse s’më lajmërove më parë. Këtu qenka një mrekulli. Në çdo pjesë

Page 41: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 41

të anijes diskutohej për detin. Për më se 5 orë anija “Butrinti”, çdo pjesë e saj u kthye në auditorium detarësh. Diskutoheshin tema të ndryshme për detin, shpesh me tone të larta. Më pas dhe kapiten Kosta Dhima bashkë me kapitenin e vjetër Yzeirin, “inspektuan” anijen dhe si vizitorë. Ura e komandimit u tërhiqte vëmendjen kapitenëve. Veç sarand-jotëve me dhjetëra shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë e diasporës ishin miq në anije. Ata nuk mund ta fshihnin krenarinë nga sytë e tyre. Eja! Mirëserdhe vëlla! se kjo anije është e Jona, i thoshte detari i vjetër Artan Kojanaj. Foto pa fund në anije dhe me ekuipazhin, secili mun-dohej të kishte një kujtim, kapele e simbol nga Flota dhe anija “Butrinti”. Ndërkohë xha Bajrami nuk harroi tu sillte marinarëve pije të ftohta freskuese. Është vapë thoshte, djemtë janë bërë me djersë! Ej! ku arrin bujaria e këtij burri i thashë policit ushtarak Ramo. Polici ush-tarak Ramo Koli nga Lazarati, kishte sjellë djalin dhe nipin me vete. Kam bërë mjaft shërbim në tokë thotë Ramo, por shërbimi në anije qenka i veçantë. Me këtë rast i krijova një mundësi dhe djalin të njihet me detin. S’është çudi ta bëj detar. Gjatë mbrëmjes anija u vizitua dhe nga turistë të huaj, kishte dhe gazetarë midis tyre. Pamjet e anijes dhe shpjegimet e djemve tanë anglisht-folës i kishte lënë pa mend këta të huaj, aq sa kur largoheshin jepnin falënderimet më të përzemërta. Më të mrekulluar ishin një çift zviceran nga Berna, të cilët nuk ndaheshin nga djemtë tanë. Sa keq që ne nuk kemi det, thoshin. Falënderime e mirënjohje pa fund për mikpritjen e nivelin e detarëve tanë. Ndërkohë ish-komandanti i Bazës Asllan Godo, sidoqë ishte paradite nuk ju nda dhe pasdite anijes. Me këtë anije dhe këta djem të aftë profesionalisht mu mbush zemra me shpresë, Flota shqiptare ka rënë në duar të sigurta, me këta djem do ecë përpara, thek-soi kapiteni në atë mbrëmje gushti. Ne ish-ushtarakët jemi shtresa më patriote dhe e ndershme e shoqërisë shqiptare nënvizoi kapiteni, ku secili ka personalitetin dhe karakterin e vet të pranueshëm në shoqërinë shq-iptare. Fluksi i njerëzve rritej nga

minuta në minutë, tashmë ankthi jonë u kthye në të kundërtën e vet, ndjenja gëzimi dhe krenarie shihje në fytyrat e ekuipazhit të “Butrintit”. Ata ishin të zotët e shtëpisë ndaj duhet të tregonin vlerat më të mira. Me bindje them se djemtë tanë treguan mikpritjen, nivelin, kualifi-kimet në SHBA, profesionalizmin, ekselencën dhe xhentilesën e tyre në çdo veprim e bisedë që bënë ato ditë gushti 2014. Djem të rinj, të bukur, u bënin hije uniforma e bardhë, me ëndrra, shpresa e pasione për të ardhmen e profesionit e detarisë shqiptare. Ora po i afrohej mes-natës, Saranda filloi të pushonte dhe bashkë me të djemtë tanë që përga-titeshin për lundrimin e radhës. Si-pari i vizitës së bukur e historike të anijes “Butrinti” u mbyll me një djalosh sarandjot, Franc Likaj, e kishte emrin. Do bëhem kapiten i kësaj anije xhaxhi, më thotë. Po, ja kthej, ti do mësosh fort, do bëhesh marinar e pastaj kapiten i saj në vitin 2030!

Në vend të prologut…Me të drejtë në faqen zyrtare të

Bashkisë midis të tjerave shkruhet: Saranda ka një klimë tipike mes-dhetare. Zona e Sarandës karak-terizohet nga një numër i madh habi-tatesh natyrore, gjysmë-natyrore, artificiale dhe njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Delfinët janë miq të qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës. Një breshkë e llojit Careta-Careta është parë së fundmi në Butrint. Ujërat detare janë jashtëzakonisht të kthjellëta dhe me ngjyrë blu. E gjithë zona ofron habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare. Bregu i detit Jon është në shumë zona ende i virgjër dhe jashtëzakonisht i bukur…Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, e pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare. Kjo trashëgi-mi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të

rëndësishme për të promovuar zhvil-limin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Miqë-sisht unë do shtoja se pasuria më e madhe e këtij qyteti janë banorët e saj, qytetarë në kuptimin e plotë të fjalës, njerëz të thjeshtë e të dashur, më punë të vet, plot mirësjellje e kulturë që të bëjnë të kthesh kokën pas dhe mos i harrosh. Në sytë e atyre që takuam, banorë e nëpunës pamë dritë shprese dhe kurajë, ata e dinë mirë kur shteti shqiptar lëviz në kursin e duhur, sepse janë detarë të mirëfilltë. Duke lexuar këto rreshta mu kujtua diçka nga historiani grek Plutarku, i cili shkruan se delfini është e vetmja kafshë që e do njeriun si të tillë, dhe natyra i ka lejuar atë që quhet miqësi pa interes. Delfinët vizitojnë shpesh Sarandën, pra me “rregull treshi” del se sarandjotët të duan pa interes. Me këto mbresa u larguam atë mëngjes të datës 29 gusht nga ky qytet që na afroi aq miqësi e mikpritje. Një qytet sim-biozë me detarët. Anija “Butrinti” la portin e saj për tu rikthyer me ndonjë mision tjetër, dhe bashkë me të edhe ne me shikimin prapa për të ardhur në ngjarje të tjera në këtë qytet, sigurisht për të takuar dhe banorët e mrekullueshëm të këtij qyteti, detarët dhe miqtë e shumtë. Gjatë këtyre ditëve shpesh them me vete se mos e kemi tepruar me emrin “Butrinti”, se disa anije shqiptare e kanë këtë emër, por kësaj zone i duhej anija me këtë emër, le te jetë një anije ushtarake dhe një trans-porti. Sa më shumë anije me këtë emër! E meritojnë! Ta gëzojnë!

Literatura-Histori e Popullit Shqiptar, vëll. i I-rë dhe i II-të, Botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 2002.-Antologji e Detarisë Shqiptare, nga lashtësia deri në v.1960, pjesa e I-rë, Durrës 2012.-Antologji e Detarisë Shqiptare, nga viti 1960-2012, pjesa e II-të dhe e III-të, Durrësë2013.-Polibyius on Roman imperialism…Library of Congres, 1987.-Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Prof. Perikli Qiriazi. Tiranë 2003.Shënim: Ky reportazh do jetë pjesë e vëllimit të IV-të, Antologji e Detar-isë Shqiptare, nga viti 2012 e në vazhdim…

Page 42: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 42

jo është një vizitë që kam dashur ta bëj prej shumë kohësh. Gjatë pesë viteve të mia si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, kam pa-sur privilegjin të punoj me shumë prej të diplomuarve të shquar së këtij institucioni, me udhëheqës të vërtetë e të jashtëzakonshëm dhe komandantë të tillë si koman-danti aktual i Forcës Ndihmëse të Sigurisë Ndërkombëtare në Af-ganistan, gjenerali John Campbell si dhe me dy prej paraardhësve të tij.

Në të vërtetë, historia e Uest Point dhe e NATO-s janë të lid-hura ngushtë. Komandanti i parë Suprem i NATO-s i Forcave Aleate në Europë, gjenerali Eisenhower, u diplomua në Uest Point dhe po kështu dhe të 16 SAUCER që e

K

NATO: Një linjë e gjatë blu

për sigurinë

aLeaNca

pasuan atë, por të diplomuarit e Uest Point nuk janë vetëm ush-tarakë të shkëlqyer. Ata shkëlqe-jnë në çdo gjë që bëjnë, përfshirë këtu edhe diplomacinë.

Dy pjesëtarë të stafit tim të lartë, Matt Klimow dhe EJ Herold, janë diplomuar në këtë akademi dhe po kështu edhe ambasadori aktual i vendit tuaj në NATO, Douglas Lute. Ai ishte anëtar i klasës së vitit 1975 dhe ka sjellë përvojë të jashtëzakonshme dhe mendjemprehtësi në punën tonë si dhe sinqeritet që unë e vlerësoj me të vërtetë shumë.

Ky institucion është i vjetër sa dhe vetë kombi. Ai u themelua si një shkollë inxhinierie për t’i dhënë kombit të ri aftësitë e duhura, për të ndërtuar hekurudhat, urat, portet dhe rrugët. Në fakt, nëpu-nësit e Uest Point jo vetëm që e mbrojnë këtë vend, ata vazhdojnë të ndërtojnë karriera që janë në shërbim të kombit tuaj të madh.

Kadetë, kur të diplomoheni do të largoheni që këtu për t’i shërbyer flamurit tuaj dhe shumë prej jush ka gjasa që të shërbejnë nën flamurin e NATO-s ashtu siç kanë bërë shumë burra e gra në Afganistan, Kosovë, në brigjet e Somalisë, mbi Libi dhe në Detin Mesdhe si dhe nga Deti Baltik në kufijtë juglindorë të Turqisë. NATO është një organizatë unike. Ajo është Aleanca e 28 vendeve dhe 28 demokracive.

Aleanca jonë u themelua 65

vjet më parë, në rrënojat e Luftës së Dytë Botërore dhe në hijen e Luftës së Ftohtë. Ajo lidh së bashku Amerikën e Veriut dhe Europën për të garantuar sig-urinë tonë kolektive. Ajo mbron vlerat tona të përbashkëta dhe na mban të bashkuar në anga-zhimin tonë të përbashkët. Në nenin 5 së Traktatit tonë të Themelimit thuhet se një sulm kundër njërit prej nesh, konsid-erohet një sulm ndaj të gjithëve. Ky mbetet zotimi ynë solemn: Të gjithë për një dhe një për të gjithë!

Neni 5 është thirrur vetëm një herë. Jo për të mbrojtur Europën, siç pritej gjatë Luftës së Ftohtë, por në mbështetje së Shteteve të Bashkuara men-jëherë pas sulmeve të 11 shta-torit të vitit 2001. Pra, NATO mbetet vigjilente, por gjithashtu ne po kryejmë operacione të vazhdueshme e po përgatitemi për t’u përballur me sfidat e së ardhmes. Vetëm disa javë më parë, presidenti Barack Obama u bashkua me mua dhe me ud-hëheqës të tjerë aleatë në Uells, në Mbretërinë e Bashkuar, për një samit të rëndësishëm të NATO-s.

Ne shtruam rrugën përpara për Aleancën tonë. Një NATO që do të jetë më e shpejtë, më në formë dhe më fleksibël. Unë nuk do të ndalem tek të gjithë vendimet që u morën në samit. Për ata prej jush me interes, mund të lexoni Deklaratat e Samitit në uebsajtin e NATO-s, të gjithë 113 paragrafët e tij. Nëse ndonjë prej jush vuan nga pagjumësia, kjo me siguri do t’ jua kurojë atë.

Në vend të kësaj, më lejoni të përcaktoj kërcënimet me të cilat përballemi, përgjigjet e NATO-s si dhe misionet e operacionet që mund të jenë pjesë e së ardhmes tuaj. Sfidat e stome të sigurisë janë më të ndërlidhura e më komplekse se kurrë më parë.

Në Irak dhe Siri ne po shohim rritjen e së ashtuquajturit Shtet Islamik. Them i ashtuquajtur, sepse ai nuk është islamik dhe nuk është një shtet. Ai është një grup terroristësh që kanë kryer krimet më të egra kundër mijëra e mijëra njerëzish në

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 42

Page 43: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 43

Fjala e Sekretarit së Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në Akademinë Ushtarake së Shteteve të Bashkuara, Uest Point, Nju Jork

rajon dhe kundër perëndimorëve që ishin vetëm duke ndihmuar ata që ishin kapur në luftën civile siriane. Njerëz të guximshëm, si gazetarët amerikanë James Foley dhe Steven Sotloff si dhe ndihmës-punonjësi britanik, David Haines.

Këta terroristë po hedhin ben-zinë në flakët e sektarizmit që po djeg të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Tashmë, kemi parë shembuj të qytetarëve tanë që kanë shkuar në këto ra-jone si luftëtarë të huaj e më pas janë kthyer në vendet tona e na kanë kërcënuar këtu, në shtëpitë tona.

Me grupe të tilla, nuk ka nego-ciata, vetëm dhunë dhe shkatër-rim. Kështu, ne nuk mundemi vetëm të bisedojmë. Ne duhet të veprojmë dhe unë i mirëpres sulmet e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe nga disa part-nerë rajonalë. Gjithashtu, duhet të mbështesin forcat e Irakut me furnizime dhe trajnim si dhe të sig-

urojmë mbështetje humanitare. Duke u kthyer tek Europa, Rusia

ka hedhur poshtë të gjitha rregullat dhe angazhimet që kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Nga Republika e Moldavisë në Gjeorgji dhe tani në Ukrainë, Rusia ka përdorur pre-sionin ekonomik, forcën ushtarake dhe propagandën më cinike, konf-likte të nxehta e konflikte të ngrira për të rindërtuar me forcë ndikimin e saj në ish-hapësirën sovjetike si dhe për t’i mohuar vendeve fqinje të drejtën për të zgjedhur vetë rrugën e tyre.

Pra, peizazhi i sigurisë ka ndry-shuar në mënyrë dramatike dhe ne duhet të përshtatemi. Në samitin tonë të NATO-s në Uells disa javë më parë, ne bëmë pikërisht këtë. Ne miratuam një Plan Gatishmërie Veprimi që do të rrisë aftësinë tonë për t’ju përgjigjur me shpejtësi dhe në mënyrë efikase kërcënimeve ndaj territorit tonë. Prioriteti ynë është që të sigurojmë mbrojtje

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 43

Page 44: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 44

kolektive për të gjithë aleatët tanë. Kjo do të thotë të kesh forcat e duhura, në vendin e duhur dhe me pajisjet e duhura.

Gjithashtu, ramë dakord të krijojmë një forcë të veçantë të gatshme dhe të dislokueshme pas një komunikimi të shpejtë. Në vitet në vijim, disa prej jush mund të stërviten dhe trajnohen me ush-tarë të tjerë të NATO-s, si pjesë e kësaj force. Në samit, ne lançuam dhe Iniciativën e Ndërtimit së Ka-paciteteve Mbrojtëse, e cila ka për qëllim të inkurajojë vendet me sfida sigurie që të ndihmojnë veten e tyre. Me vendosjen e këshilltarëve ose skuadrave të vogla trajnuese, në vend të forcave të mëdha luftar-ake, ne mund të fuqizojmë partnerët tanë që të kujdesen për sigurinë në vendin e tyre dhe në rajon.

Si hap fillestar, ne e zgjeruam këtë iniciativë në Gjeorgji, Jordani dhe Moldavi si dhe po marrim në konsideratë se si t’ia ofrojmë këtë lloj mbështetjeje Irakut, në rast se qeveria e re kërkon ndihmën tonë. Unë pres që disa prej jush të marrin pjesë në këto ekipe për të ofruar këshillat, eksperiencën si dhe pasurinë e njohurive tuaja që keni përfituar gjatë kohës suaj në këtë akademi dhe gjatë shërbimit tuaj ushtarak.

Ju mund ta dini se vetëm pak kilometra në jug nga Uest Point është Stony Point. Një vend i rëndësishëm nga Lufta Revolucio-nare. Historianët ushtarakë mes jush mund ta dinë se në vitin 1779 një danez ka luajtur një rol kyç në betejën aty. Emri i tij ishte Chris-tian Febiger. Ai kishte lindur në Faaborg, jo shumë larg vendit ku unë u rrita. Ai përshkroi Atlantikun dhe u bë një biznesmen dhe më pas kolonel në Ushtrinë Revolucionare. Ai u shqua në Betejën e Stony Point për të mbrojtur këtë tokë. Rreth një shekull më vonë, shumë amerikanë dhe shumë të diplomuar në Uest Point, e përshkruan dy herë Atlantikun në drejtimin tjetër për të luftuar për lirinë e Europës. Unë kam vizituar Normandinë dhe kam parë mijëra gurë të bardhë që shënojnë varret e ushtarakëve amerikanë që mësyen këto plazhe. Unë kam qenë në Bastogne dhe kam ecur në fushat tashmë paqë-sore të Betejës së Bulges.

Këto amerikanë dhe vëllezërit

e tyre aleatë ushtarakë luftuan në vijën e frontit në mënyrë që tirania të mos mbizotëronte. Kështu, demokracia të mund të zinte rrënjë në të gjithë Europën. Pas Luftës së Dytë Botërore, kuptuam se liria e Shteteve të Bashkuara dhe Europës nuk mund të ndahet. Për më shumë se 60 vjet, ushtarët amerikanë, duke përfshirë edhe shumë të diplomuar së Uest Point, vunë jetën e tyre në rrezik për të mbrojtur jo vetëm sigurinë amerikane, por edhe të gjithë rajonin euroatlantik.

Në vitet e fundit, shumë ameri-kanë të guximshëm kanë shër-byer në Afganistan për t’i mohuar strehën e sigurt terroristëve ndërkombëtarë si dhe për ta bërë Afganistanin të fortë në mënyrë që të marrë përsipër sigurinë e vet. Ne e kemi bërë këtë së bashku, në një koalicion prej më shumë se 50 kombesh dhe të ud-hëhequr nga NATO. Sot, anëtarë të Linjës së Gjatë Gri, mund të gjenden nga Japonia dhe Zona e Çmilitarizuar në Korenë e Jugut në të gjithë rrugën në Shtetet Baltike të Europën Veriore. Linja e Gjatë Gri ka qëndruar e fortë dhe ju nuk keni qëndruar vetëm. Flamuri i NATO-s është blu. Pra, ne duhet të sigurojmë që linja e gjatë blu e sigurisë të vazhdojë të mbrojë të gjithë aleatët dhe lirinë e tyre.

Tradita e sakrificës së për-bashkët, ajo lidhje e pathyeshme ndërmjet Amerikës së Veriut dhe Europës, ka mbrojtur lirinë dhe sigurinë tonë që kur Christian Febiger marshoi në Stony Point rreth dy shekuj më parë. Kjo lidhje është spiranca jonë në një det të stuhishëm pasigurie dhe themeli i kësaj lidhjeje që është Aleanca e NATO-s. Një Aleancë që ne e kemi ruajtur dhe forcuar jo sepse duam luftë, por sepse duam paqe.

Gjatë gjithë karrierës time politike, besimi në fuqinë trans-formuese të lirisë ka qenë gjith-monë busulla ime. Unë besoj fuqi-misht se, pavarësisht çfarë ndodh përtej kufijve tanë, komuniteti ynë transatlantik i kombeve duhet të mbetet një pishtar i lirisë. Ne duhet të jemi të përgatitur të ve-projmë ku është e nevojshme që ta mbajmë flakën e lirisë lart. Kështu që edhe kur autokracia rritet diku tjetër, bota do të ketë gjithnjë një shembull të ndritshëm të asaj që do të thotë të jesh i lirë.

Kur zhvilluam samitin tonë të Uellsit, ne e hapëm me një vlerësim ndaj burrave e grave së Forcave tona të Armatosura, të cilët kanë shërbyer në operacionet e NATO-s. Ne i falënderojmë ata për guximin dhe kurajën e tyre të vazhdueshme.

Sot, teksa i afrohem ditëve të mia të fundit si Sekretar i Përgjithshëm, dua ta përfundoj mandatin tim duke bërë vlerësimin tim personal, sepse NATO nuk do të ishte asgjë pa ata burra e gra të jashtëzakonshëm që veshin uniformat. Shumë prej jush do të vejnë në rrezik jetën e tyre për hir të të tjerëve. Ky nuk është akt vetëmohimi. Dua të falënderoj çdo burrë ose grua që ka shërbyer në operacionet e drejtuara nga NATO dhe që ka luajtur rol për ta bërë botën tonë një vend më të mirë dhe më të sigurt.

Gjithashtu, dua t’ju falënderoj ju për angazhimin që keni ndërmarrë. Mbrojtja e lirisë nuk është e lehtë dhe nuk do të jetë kurrë e tillë. Ajo kërkon punë, burime dhe vendosmëri si dhe njerëz të jashtëzakonshëm si ju. Pra, studioni dhe trajnohuni mirë. Ju faleminderit”!

Alba Musaraj, burimi: NATO.int

Gjatë gjithë karrierës time politike, besimi në fuqinë transformuese të lirisë ka qenë gjithmonë busulla ime. Unë besoj fuqimisht se, pavarësisht çfarë ndodh përtej kufijve tanë, komuniteti ynë transatlantik i kombeve duhet të mbetet një pishtar i lirisë. Ne duhet të jemi të përgatitur të veprojmë ku është e nevojshme që ta mbajmë flakën e lirisë lart.

‘andErs Fogh rasmussEn

Page 45: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 45

Vaksinimi i trupave, element i rëndësishëm i sigurimit shëndetësor në FA

Në kushtet e sotme, në kuadrin që ushtarakët e Forcave të Armatosura (FA) janë të angazhuar në

misione ushtarake brenda dhe jashtë vendit dhe vendosen shpesh në zona me sëmundshmëri dhe risk të lartë dhe mbi të gjitha kur vendi jonë është anëtar i NATO-s, është detyrim plotësi-mi dhe standardizimi edhe në fushën e mbulesës vaksinale konform STANAG 2037 (Vaccination of NATO Forces). Ashtu si deri tani efektivat e FA kanë qenë të angazhuar me misione jashtë vendit si në Bosnje, Irak, Afganistan, Chad etj dhe në të ardhmen ky anga-zhim i trupave tona do të jetë prezent

në zona gjeografike në të gjithë globin prandaj kërkon vëmendje dhe kujdes që vaksinimi i trupave të jetë parësor në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe mbrojtjen e shëndetit të trupave. Nga eksperienca e deritanishme konstato-het se personeli mjekësor në FA është mjaft i interesuar dhe i angazhuar në plotësimin e detyrimeve me trupat në fushën e vaksinimit, veçanërisht për trupat në mision. Gjatë këtyre viteve në të gjithë piramidën e strukturave shëndetësore në FA, është krijuar një eksperiencë e mirë për marrjen e masave për zhvillimin e elementeve të proceduarave shëndetësore para, gjatë dhe pas misionit. Veçanërisht kujdes tregohet sidomos për vaksinimin profilaktik, informimin dhe këshillimin e trupave për rreziqet që i kërcënojnë në aspektin e sëmundjeve ngjitëse e të transmetueshme dhe masat që duhet të merren. Duke qenë një fushë specifike e mjekësisë në përgjithësi dhe asaj parandaluese në veçanti, e gjykuam se është me interes dhe e domosdoshme plotësimi i njohurive në fushën e mbulesës vaksinale për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse sidomos Hepatiteve virale, Menin-gitit, Poliomileitit, Tetanozit, Etheve të Verdha etj. Sipas rekomandimeve të Komandës së Këshillit Operacional Mjekësor në NATO, janë mbi 10 vaksina bazë që duhet të aplikohen për trupat që shkojnë me mision jashtë vendit në

Personeli mjekësor në FA është mjaft i interesuar dhe i angazhuar në plotësimin e detyrimeve me trupat në fushën e vaksinimit, veçanërisht për trupat në mision. Gjatë këtyre viteve në të gjithë piramidën e strukturave shëndetësore në FA, është krijuar një eksperiencë e mirë për marrjen e masave për zhvillimin e elementeve të proceduarave shëndetësore para, gjatë dhe pas misionit

sHëNDetësia

Duke qenë një fushë specifike e mjekësisë në përgjithësi dhe asaj parandaluese në veçanti, është me interes dhe i domosdoshëm plotësimi i njohurive në fushën e mbulesës vaksinale për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

NGA KOL.(R) DR.SHK.LUAN NIKOLLARI

Page 46: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 46

zonat me risk sëmundshmerie të lartë si Azia, Afrika etj si Hepatit A (anti HVA), Hepatit B (anti HVB), Poliomielit, Tetanos-Difteri (Td), Anti Meningokok, Ethet e Verdha, Anti Fruth-Parotit, Anti Tifo, Anti Rabies dhe Anti Influence sezonale (Gripit). Përveç kësaj përfshihet dhe profilaksia kundër Malaries dhe kjo po aq e rëndësishme sa vaksinimi për këtë sëmundje të rrezikshme dhe që tashmë është e mbartur dhe në vendin tonë. Për profilaksinë e malaries rekomandohen disa pre-parate si Chloroquine phosphate, Doxaciycline, Mefloquine (Lariam) dhe që në kontingjentet tona janë përdorur dy të fundit. Lidhur me vaksinimin e trupave herë pas here shërbimi shëndetësor është vënë në vështirësi objektive që lidhen me sigurimin e blerjen e tyre dhe që në vitet e para të dërgimit të trupave jashtë vendit siguroheshin nga ISHP (Instituti i Shëndetit Publik). Tashme kjo fazë është kaluar dhe sigurimi i tyre duhet të behet nga FA. Për këtë është e domosdoshme sa bashkëpunimi me strukturat profilaktike kombëtare siç është ISHP jo vetëm për asistencën, por dhe për ruajtjen e tyre optimale në kushtet e zinxhirëve ftohës të standardizuar sipas OBSH në mënyrë që ato të jenë efektive dhe të mos ulin efikasitetin e tyre. Eksperiencat në këtë fushë nuk mungojnë dhe vlen për t’u përmen-dur vaksinimi i kontingjentit tonë që shkoi me mision në Chad-Afrike në 2009 ku u aplikuan 100% të gjitha vaksinat e rekomanduara dhe mbi të gjitha ato që kërkonin

asistencë mjekësore të kualifikuar gjatë aplikimit si vaksina për Ethet e Verdha që u aplikua për herë të parë në FA. Ky vaksinim shumë i mirë u vlerësua dhe nga shërbimi shëndetësor Francez, me të cilat trupat tona ishin së bashku në Chad dhe ku asnjë ushtarak i kon-tingjentit nuk pati shqetësime apo probleme shëndetësore ndonëse operonin në një zonë me rreziksh-mëri shëndetësore të lartë. Shër-bimi shëndetësor në FA ka pranuar tashmë (STANAG/ap 2037 amedp-23 - National Military Strategies for vaccination of Nato Forces), Strategjitë Kombëtare Ushtarake për vaksinimin e forcave të NATO-s dhe kjo e rrit përgjegjësinë për sigurimin shëndetësor të trupave tona. Në këtë shkrim dua të tërheq vëmendjen se për efektivat

ushtarake që janë të angazhuara vazhdimisht në aktivitete opera-cionale që ka ushtria siç ishin dhe angazhimet e fundit në pastrimin e ambienteve publike dhe mbrojtjen e mjedisit, ata përsëri rriskohen nga një sëmundje që është prezente në ambientin e jashtëm dhe në mbetjet e hedhurina siç është Tetanosi. Në këto raste rekomandohet që pa-varësisht vaksinimit bazë që mund të kenë grupmoshat e ushtarakëve, rekomandohet aplikimi i një doze Vaksine Antitetanike si një prej pre-parateve me të mira imunogjene që jep pothuajse 100% mbrojtje ndaj infeksionit tetanik e cila vlen për imunizimin e të gjithë personave nga mosha e vogël deri në moshën 60 vjeç. Kujtojmë se në rastin e anga-zhimit të trupave në neutralizimin e vatrës së Gërdecit të gjithë ush-

Page 47: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 47

tarakëve që u angazhuan në këtë operacion, nga ana e ish Institutit të Mjekësisë Ushtarake në SUQU ju aplikua një doze vaksine antitetanike për t’i mbrojtur nga kontakti me dheun, ashklat e shpërthimit etj, që mbartin bacilin e tetanozit. Sipas standardeve të NATO-s për vak-sinimin, të gjitha vaksinat kërkojnë një kohë të caktuar nga momenti i aplikimit në mënyrë që të shkak-tojnë një përgjigje imune mbrojtëse tek marrësit. Për këtë duhet të sigurohet që programi i vaksinimit nuk duhet të interferohet me dis-lokimin ose stërvitjen. Shërbimi dhe planëzuesi mjekësore duhet të jenë të ndërgjegjshëm për numrin e personelit të dislokuar, kohën e dislokimit, zgjatjen e pranuar të dislokimit dhe planet e rivendosjes dhe përforcimit. Një problem tjetër i rëndësishme ne vaksinimet e efek-tivave ka dokumentimi dhe regjist-rimet mjekësore. Për këtë çdo ushtarak duhet të ketë librezën e vaksinimit ku të jenë të përshkruar në mënyrë kronologjike të gjitha vak-sinat e aplikuara. Për më tej duhet të ketë dhe një regjistër elektronik themelor që duhet të administrohet nga shërbimi shëndetësor për ap-likimet vaksinore dhe ndryshimet e ndodhura. Reaksionet pas vaksinave dhe sidomos prekja nga sëmundje ngjitëse edhe pas vaksinimit përbën elementë të hetimit epidemiologjik. Së fundi duhet të vë në dukje se është e domosdoshme për person-

elin mjekësor në FA vënia në dis-pozicion të tyre edhe të një manuali për përdorim praktik me njohuritë bazë për vaksinat, mënyrat e apli-kimit, e numrin e dozave, interva-let e aplikimit, pajtueshmëritë e mos pajtueshmëritë dhe efektet e padëshiruara. Një manual i tillë i përgatitur që në 2010 nga ana e strukturave shëndetësore te ish IKMU në SUQU ndonëse u dorëzua zyrtarisht në strukturat drejtuese dhe botuese akoma nuk gjeti dritën e botimit.

Nga pikëpamja teorike: Çfarë janë Vaksinat dhe për çfarë shërbejnë?Vaksinat janë suspension (përzi-

erje) i mikroorganizmave patogjenë të gjallë, por që kanë humbur virulencën (aftësia për të shkak-tuar sëmundje) ose mikroorganizma patogjenë inaktive, ose toksina të përpunuara nga mikroorganiz-ma patogjenë, të përpunuara në mënyrë të volitshme që të neutrali-zohet aktiviteti toksik pa ndryshuar antigjenicitetin. Vaksinat mund të aplikohen me injeksione parenter-ale (në muskul, në lëkurë dhe nën lëkurë) dhe nga goja. Asnjëherë vaksinat nuk aplikohen në vena. Funksioni kryesor i vaksinimit është mbrojtja e individit të vaksinuar përkundrejt infeksionit natyral të patologjisë infektive përkatëse, bën mbrojtjen nga përhapja në përmasa më të mëdha të vetë sëmundjes.

Vaksinat që përdoren tani janë të karakterizuara nga një efikasitet që gjithsesi nuk është kurrë i barabar-të me 100%. Kjo nënkupton që një numër i vogël i subjekteve mund të hasin sëmundjen për të cilën janë vaksinuar. Vaksinat që janë tani në përdorim janë shumë efikase dhe të sigurta, por pas soministrimit mund të shfaqen efekte të paprit-ura si reaksione minimale (dhimbje, fryrje dhe skuqje në vendin e inoku-limit) janë relativisht të shpeshta (deri në 50% të të vaksinuarve), por jo të ndonjë rëndësie të madhe dhe zhduken brenda pak ditëve pa nevojën e ndonjë mjekimi. Më rrallë (në 1-10% të të vaksinuarve) mund të shfaqen reaksione febrile, dobësi e përgjithshme. Reaksionet mad-hore janë të rralla; dhe pse mund të jenë të rënda (p.sh: anafilaksia), përgjithësisht nuk lënë recidiva.

Rëndësia e regjistrimittë vaksinimitSubjektet pa dokumentacion të

vaksinimit të bërë më parë janë për t’u konsideruar të pa vaksinuar. Në fakt, jo më shumë se 50% e perso-nave është në gjendje të kujtojë me saktësi vaksinat e bëra, numrin e dozave të soministruara dhe datat e tyre.

Është kështu e një rëndësie themelore sigurimi i përpiktë i regjistrimit i të gjithave vaksinave të administruara, dhe të ruhet çdo certifikatë vaksinimi për ta shfrytë-zuar sa herë të nevojitet.

Historia (anamneza) para vaksinimitAnamneza përfaqëson fazën

fillestare dhe themelore të çdo akti mjekësor dhe ka për qëllim të evidentojë nëse dhe cilat vaksina duhet të bëhen ose vetëm të kom-pletohen, në lidhje me vaksinimet e mëparshme. Nëse dalin kundërindi-kime nga përdorimi i vaksinimit për të cilën është parashikuar aplikimi. Nëse i vaksinuari ka pasur në të kaluarën manifestime alergjike të rënda nga vaksinimi, ose nëse është mbartës i hipersensibilitetit të sigurt ose të dyshuar. Të gjitha këto mund të sigurohen vetëm nëpërmjet marrjes së një anamneze të kujdesshme.

Page 48: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 48

Përpjekejet për të luftuar përhapjen Instrumentet ndërkombëtare për të luftuar

përhapjen e armëve bërthamore ishin kryesisht të suksesshme para vitit 1991, por u provua se ato pothuaj janë të paafta për të përmbushur sfidat e sotme. Edhe pse tre shtete (Indi, Izrael dhe Pakistan), janë njohur apo besohet se kanë prodhuar armë bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë, për pesë deka-dat e tjera të mëparëshme nga nëntë shtetet që nga viti 1945 që zhvilluan teknologjinë bërthamore, asnjëra nuk përdori armë bërthamore. Megjithatë, rastet e njohura ose të dyshuara për përhapjen që në fillim të viteve 1990, (si p.sh Pakistani, Iraku, Irani, Koreja e Veriut, Libi, Siri), u penguan nga institucio-net shumëpalëshe të krijuara për këtë qëllim. Mirëpo përparimi i vazhdueshëm i programit bërthamor i Iranit pavarësisht zbatimit të sanksioneve ekonomike dhe ndërsektoriale ka shkaktuar shqetësime serioze

Vizioni i një bote pa armë bërthamore

rreziKU NUKLear

MIMOZA GOLIKJA

Përhapja e armëve bërthamore, nga aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë, përbën sot një nga kërcënimet më të mëdha të sig-urisë ndërkombëtare. Problemi i përhapjes

bërthamore është global. Nëntë shtetet Kina, Franca, India, Izraeli, Koreja e Veriut, Pakistani, Rusia, Britania e Madhe, dhe Shtetet e Bashkuara janë të njohura ose besohet që të kenë armë bërthamore, dhe nga ana tjetër më shumë se tridhjetë të tjerë, duke përfshirë edhe Japoninë, Gjermaninë dhe Korenë e Jugut, kanë aftësinë teknologjike për to. Ndryshimet dhe paqendrueshmëria e kostove të energjisë, shqetësimet në rritje rreth ndikimit në mjedis të lëndëve djegëse fosile, përhapja e vazhdueshme e njohurive shkencore e teknike dhe qasja e tyre gjithnjë e më shumë në teknologji me përdorim të dyfishtë që është e destinuar të rritet, i jep shtytje zgjerimit të energjisëë bërthamore. Ndërkohë në sfond, nga ana tjetër u duk se pati një konsensus global që morri gjith-një e më shumë formë, në lidhje me nevojën për zvogëlimin e numrit të konsiderueshëm të armëve bërthamore, por që ndoshta jo plotësisht çarma-timin bërthamor. Në prill të vitit 2009, për sh-embull, presidenti amerikan Barak Obama rindezi përpjekjet globale për mospërhapjen, nëpërmjet fjalimit të tij të rëndësishëm në Pragë. Më pas, në shtator të të njëjtit vit, Këshilli i Sigurimit i OKB-së (KSKB) miratoi njëzëri Rezolutën 1887, e cila kërkoi përpjekje të përshpejtuara drejt çarma-timit të përgjithshëm bërthamor dhe në dhjetor të vitit 2011, numri i shteteve që kanë ratifikuar Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testit u rrit në 157. Në përgjithësi, regjimi ekzistues global për mospërhapjen është një shembull shumë i zhvilluar i të drejtës ndërkombëtare, e megjithatë pavarësisht disa sukseseve, ende ka shtete që për të cilat thuhet se përbëjnë kërcënime të mundshme prej grupeve terroriste jo shtetërorë.

Page 49: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 49

globale universale për shtetet si Izraeli, Shtetet e Bashkuara, dhe Arabia Saudite. Nga ana tjetër ra-portet e fundit tregojnë për veprimet e suksesshme të mospërhapjes, si psh si Libia që braktisi programin e saj bërthamor në vitin 2003 dhe pranimi i të gjitha shteteve që ishin pasardhëse sovjetike me përjashtim të Rusisë, në Traktatin për mospërhapjen bërthamore (NPT), si shtete me armë jo nnucleare, kanë qenë rezultat i drejtpërdrejtë i negociatave të qeverive dhe presionit të veprimeve nga organet globale. Por vitet e fundit u ringjall vëmendja për mospërhapjen si një çështje ndërkombëtare, kur për shembull Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen ligjore për Reduktimin e Armëve Strategjike (START), i cili skadoi në dhjetor 2009 por ishte RI START që hyri në fuqi në shkurt të vitit 2011. Presidenti Obama i bëri çështjet bërthamore pjesë qendrore të agjendës së tij ndërkombëtare, që me mbajtjen e Samitit të Sigurimit bërthamor të nivelit të lartë në prill të vitit 2010, përkushtimin e përpjekjet serioze politike për të forcuar NPT në maj të vitit 2010 dhe ndërtimin e konsensusit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe vendet e tjera për sanksione të reja ekonomike dhënë synimeve të Iranit. Administrata Obama premtoi rati-fikimin e senatit të SHBA e CTBT dhe për të zvogëluar rolin e armëve bërthamore në doktrinën e mbrojtjes së SHBA. Madje ajo nisi dhe diskutimet e Pentagonit për shkurtime të thella të mundshëm në arsenalin bërthamor të SHBA, por edhe me këto përpjekje të rinovuara, sfidat e mëdha dhe kërcënimet mbetën, sido-mos po të kemi parasysh Iranin dhe Korenë e Veriut. Ka një kornizë ligjore që ndalon dhe parandalon përhapjen nga aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë. Dhe konk-retisht Traktati i Mospërhapjes Bërthamore (NPT) është komponenti kryesor i regjimit të mospërhapjes globale dhe krijon një kuadër të plotë, ligjërisht de-tyruese. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) është organi i zbatimit për NPT, monitorimin e pajtueshmërisë me traktatin dhe ndihmon NNWS në zhvillimin e teknologjisë civile. Megjithëse qëllimi dhe mandati i NPT dhe IAEA janë relativisht të gjerë, ka një hendek kritik në mbulimin, 189 shtete janë palë në traktat, por tre nga nëntë fuqitë e botës bërthamore India, Izraeli dhe Pakistani, nuk u bashkuan kurrë, kurse shteti i katër që ishte Koreja e Veriut u tërhoq në vitin 2003. Sipas planit, NPT nuk e trajton përhapjen nga aktorët jo shtetërorë. Pas sulmeve të 11 shtatorit,

Këshilli i Sigurimit i OKB-së (KSKB) miratoi Rezolutën 1540, një instrument me fuqi ligjore dhe që kërkon nga të gjitha vendet anëtare të OKB që të nxjerrin dhe të zbatojnë masa për parandalimin e aktorëve jo shtetërorë për të përvetësuar ADM. Shumë shtete në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, megjithatë, kanë argumentuar se KS i OKB nuk kishte autoritetin për të imponuar një zgjidhje të detyrueshme në këtë fushë. Pjesërisht si rezultat, disa shtete kanë rezis-tuar në bashkëpunim me Komitetin për të mbikqyrur zbatimin e rezolutës 1540. KS i OKB, megjithatë i bindur në lidhje me rezolutën 1540, në prill të vitit 2011 me Rezolutën 1977, zgjati mandatin e Komitetit të rezolutës 1540, me dhjetë vjet. Përkundër mbulimit të gjerë ligjor të Traktatit të mospërhapjes bërthamore (NPT), një varg dështimesh që prej fillimit të viteve 1990 kanë theksuar mungesën e efektshmërisë së instrumenteve ekzistuese për mospërhapjen. Në teori, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) mund t’i referohet vendeve që nuk janë në përputhje me NPT në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (KSKB), e cila nga ana tjetër mund të vendosë sanksione ose masa të tjera ndëshkuese. Në praktikë, megjithatë, llogaritjet politike shpesh kanë shkaktuar bllokimin në KS të OKB. Sipas burimeve në vitin 2010, buxheti në inspektimet e IAEA ishte rreth 164.000.000 $. Kurse nga ana tjetër u tha se hap pozitiv ka qenë miratimi i protokolleve shtesë të IAEA, të cilat forcojnë man-datin e inspektimet të agjencisë dhe që është në fuqi në 115 vende, duke përfshirë pesë shtetet e njohura të armëve bërthamore dhe Indinë që nga viti 2009. Ka dhe organizata të tjera jo formale shumëpalëshe që luajnë një rol në implementimin dhe zbatimin e NPT, veçanërisht Grupin e Furnizuesit Bërthamor (NSG). Përbërë nga dyzet e gjashtë shtete të avancuara bërthamore, NSG ndalon transferimin e materialeve civile bërthamore dhe teknologji për shtetet jashtë NPT, apo ato që nuk përputhen plotësisht me masa mbrojtëse IAEA. Megjithatë, ndalimet e eksportit të NSG nuk janë ligjërisht të detyrueshme, dhe anëtarët ndonjëherë, thonë raportimet, kanë përfituar nga dobësia e regjimit NSG për të ndjekur projektet bërthamore civile me jo anëtarët e NPT.

Ndalim i transfertave të paligjshme bërthamorePërveç kornizave ligjore, sipas raportimeve, janë

Page 50: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 50

krijuar disa nisma shumëpalëshe në vitet e fundit për të përmirësuar koordinimin ndërkombëtar në paran-dalimin e terrorizmit bërthamor. Iniciativa globale për të luftuar terrorizmin bërthamor (GICNT), që filloi në vitin 2006, kërkon të koordinojë përpjekjet ndërkom-bëtare për detektimin, hetimin, si dhe reagimin ndaj përhapjes nga aktorët jo shtetërorë. Krahas për-pjekjeve të GICNT, thuhet se shumë vende po zhvillojnë një mekanizëm të plotë të zbulimit për të monitoruar trafikun e materialit bërthamor dhe transaksionet financiare të lidhura. Për shembull nisma e udhëhequr nga SHBA e Armëve të Sigurimit (PSI), e themeluar në vitin 2003, sipas raporteve sot përfshin më shumë se nëntëdhjetë e tetë vendet në zhvillimin e praktikave më të mira, stërvitje të përbashkëta trajnuese dhe aktivitetet për ndarjen e informacionit për të përmirë-suar përpjekjet shumëpalëshe të pengimit. Mirëpo edhe pse shpesh e cituar si një qasje fleksibile për të koordinuar reagimin ndërkombëtar ndaj përhapjes, PSI nuk i jep asnjë të drejtë ligjore anije-uljes apo ndalimin përtej Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Traktatit të Detit dhe marrëveshjeve të ndryshme dypalëshe. India dhe Kina, të cilat nuk marrin pjesë në PSI, p.sh kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e saj. PSI gjithashtu nuk mund të lejojë anijet e shteteve joanëtarë si për shembull ndalimi në vitin 2003, i anijes me furnizimin e materialeve bërthamore në Libi, e cila është ende e diskutueshme nëse ishte rezultat i drejtpërdrejtë i aktiviteteve PSI. Por nga ana tjetër ka dhe analistët të cilët janë kritikë në lidhje me veprimet e PSI si një klub i ekonomive të zhvilluara. Por dhe analistë të tjerë që kanë vënë në dukje se nisma është e kufizuar për disa arsye si p.sh nga mos patja e buxhetit të pavarur etj. Ndoshta elementi më i suksesshëm i regjimit të mospërhapjes ka qenë sipas raportimeve përpjekja për të siguruar të ashtuquajturat “nukes të lirshme” dhe materiale të tilla në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik. Sidomos duke pasur parasysh se disa objektet bërthamore, 135, në mbarë botën përdorin uranium mjaft të pasuruar (HEU) si lëndë djegëse, mjaftueshëm HEU për të krijuar rreth 400 armë bërthamore. Që nga ana tjetër do të thotë se nëse grupet terroriste apo kriminale, ishin në gjendje për të blerë ose vjedhur edhe një pjesë të vogël të këtij materiali, do mund ta përdorinin sipas ekspertëve, për të ndërtuar armë të papërpunuara bërthamore apo bomba të pista. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë përpjekje për këtë që nga viti 1991. Deri në vitin 2011, rreth 92 për qind e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik, thonë raportet, kishin materiale bërthamore të përdorshme për armë. Përpjekjet e SHBA financ-uan disa programe si p.sh programi “Bashkëpunimi Threat për Reduktimin”, “Nisma e Reduktimi Threat Global”, dhe “Nisma Globale” për të luftuar terror-izmin bërthamor, por dhe plotësimi me nisma të tjera shumëpalëshe, si Grupi i Tetë i Partneritetit Global kundër përhapjes së WMD, që ka dhënë fonde dhe asistencë teknike për të siguruar objektet bërthamore dhe riatdhesimin e materialeve të tilla në vendet e origjinës, për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar për t’iu kundërvënë përhapjes. Në fund të vitit 2011, rëndësia e sigurimit të materialit bërthamor u vendos në qendër përsëri pas rrëzimit të regjimit të Muamar al-Gadafit në Libi. Në shtator 2011, u zbuluan dhjetë mijë bateri uraniumi në një depo të Libisë, sigur-

isht ky një lajm tronditës, por nga OKB u deklarua se materiali ishte vetëm “pak” radioaktiv dhe nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm. Administrata Obama e solli në vëmendje këtë çështje, me zotimin për të siguruar të gjitha materialet e rrezikshme të armëve bërthamore deri në vitin 2014 dhe, mbajtjen e samiteve globale të sigurisë bërthamore të nivelit të lartë në vitet 2010 dhe 2012. Samiti i ardhshëm i sigurisë globale bërthamore është planifikuar për këtë vit dhe do të zhvillohet në Holandë. Shqetësimet duke filluar që nga fuqitë pioniere bërthamore si Shtetet e Bashkuara dhe më e fundit si Pakistani, janë sigu-ria e arsenaleve bërthamore, në mënyrë të veçantë në lidhje me ruajtjen e mbushjeve nga aksidentet, vjedhjet apo përdorimet e paautorizuara. Siguria e arsenalit të Pakistanit është një shqetësim serioz, veçanërisht për Shtetet e Bashkuara, pasi kanë dalë raporte, se mbushje bërthamore, janë transportuar shpesh në rrugë me pak ose aspak mbrojtje. Ndërsa nga ana e tij Pakistani, ka kundërshtuar gjithmonë se arsenali i tij është i sigurt, kur është folur lidhur me shqetësimet e shprehura rreth mundësisë se një prej armëve të Pakistanit ka rënë në duart e terroristëve. Por incidentet që kanë ndodhur sipas raportimeve, demonstrojnë se garantimi i sigurisë dhe sigurina e arsenalit bërthamor mbetet një çështje serioze dhe e rëndësishme jo vetëm për vendet me dekada për-vojë në armë bërthamore. Disa analistë vërejnë se Traktati Bërthamor i Mospërhapjes (NPT), që garan-ton të drejtat e shteteve për të zhvilluar teknologji bërthamore civile, mundëson një rrugë paqësore për përhapjen përmes aktiviteteve të ciklit të karburantit. Shumë nga proceset e përdorura për të prodhuar en-ergji civile bërthamore mund të konvertohen në qëllime ushtarake. Nga ana tjetër Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike nuk ka kapacitet për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshme çdo vend bërthamor. Irani p.sh mendohet se ka përdorur pothuajse programin e saj civil si mbulesë për aktivitete të armëve të paligjshme. Sfida e monitorimit dhe verifikimit të masave mbrojtëse NPT mund të rritet me rritjen e interesit për energjinë bërthamore si kompensim për çmimet e paqëndrueshme të energjisë dhe zvogëlimit të varësisë nga lëndët djegëse me bazë karboni. Madje raportimet thonë se në veçanti, disa vende të Lindjes së Mesme që aktualisht nuk kanë programe

Page 51: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Nr. 9 - shtator 2014/ Mbrojtja 51

të fuqishme bërthamore civile, e kanë parë zhvillimn e ekonomive të tyre nëpërmjet energjisë bërthamore. Irani p.sh zhvillon potencialisht armë bërthamore dhe pohon duke përsëritur se “programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore dhe se një zhvillim i tillë do të mund të ndikojë në dinamikën e sigurisë rajonale në Lindjen e Mesme”.

Çarmatimi bërthamor, shtetet e armëve bërthamorePesë shtetet e njohura të armëve bërthamore

kanë kryer në bazë të Traktatit të mospërhapjes bërthamore (NPT) për të pasur në çarmatimin bërthamor, besim të mirë dhe një traktat mbi çarma-timin e përgjithshëm dhe të plotë. NPT nuk specifikon një datë të fundit për arritjen e çarmatimit edhe pse, pothuajse të gjithë besojnë se çarmatimi i plotë apo edhe çarmatimi bërthamor mbetet një qëllim i largët dhe opinioni për përfundimimn e tij është i ndryshëm. Në Konferencën e rishikimit NPT në vitin 1995, në shkëmbim të marrëveshjes nga shtetet e armëve jo nucleare për të zgjeruar traktatin në kohë të pacaktuar, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera bërthamore riafirmuan angazhimin e tyre për çar-matimin bërthamor. Por, pavarësisht shkurtimeve të mëdha në numrin e SHBA dhe mbushjeve bërthamore operative të Rusisë, të dy vendet ende ruajnë rezerva masive që përbëjnë më shumë se 90 për qind e armëve bërthamore në botë. Në vitin 2010, qeveria e SHBA zbuloi se kishte 5.113 mbushje në arsenalin e saj bërthamor. Thuhet se, ekzistojnë raporte se për shkak të presionit fiskal të rritur administrata Obama që në fillim shqyrtoi shkurtime të thella në arsenalin bërthamor të SHBA, duke bërë që SHBA të meri-tonin lavdërime dhe kritika dashamirëse për politikat e saj të fundit për mospërhapjen. Që prej Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në ballë të përpjekjeve për të siguruar material bërthamor dhe objekteve në të gjithë botën, shpenzojnë më shumë se çdo vend tjetër me anë të programeve të tilla si “Reduktim Cooperative Threat” dhe “Nismën e Sigu-rimit të Armëve Bërthamore”. Megjithatë, përpjekja për të reduktuar dhe kundër përhapjen e teknologjisë së armëve bërthamore mori vetëm një pjesë të vogël të burimeve të përkushtuara për armët bërthamore dhe mbrojtjen nën administratën e Bushit. Sipas një analize të pavarur, i tërë buxheti i SHBA i vitit 2008

për programet për të siguruar materialet bërthamore nëpër botë ishte vetëm $ 250,000,000, më pak se kostoja e një ditë të luftës në Irak. Pas 11 shta-torit, administrata e Presidentit Bush e udhëhoqi botën në krijimin e kornizave normative dhe ligjore ndërkombëtare për të trajtuar kërcënimin e armëve bërthamore nga aktorë joshtetërorë, mbështetur kalimin e Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1540, si dhe Konventën e Terrorizmit Bërthamor (të cilën Shtetet e Bashkuara e nënshkruan, por nuk e kanë ratifikuar). Nga ana tjetër,sipas burimeve, administrata nuk mbështeti përpjekjet për të zgjeruar kufizimet në programet e armëve bërthamore të shteteve, duke refuzuar, për shembull, për të pranuar masat e verifikimit, si pjesë e traktatit që ndalon prodhimin e materialeve të zbërthyeshme. Presidenti Bush bëri thirrje në atë kohë, për një ulje prej 65 për qind në vendosjebn e armëve strategjike bërthamore operative. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë nënshkruar dhe ratifikuar traktatin për të zëvendësuar START, me traktatin Ri START, i cili i kufizon të dy vendet për një numër 1.550 të armëve bërthamore operative, që hyri në fuqi në shkurt të vitit 2011. Ndërkohë Presidenti Obama shpalosi vizionin e tij për një strategji të re të mospërhapjes në Pragë në prill 2009, ku ai ripohoi “an-gazhimin e Amerikës për të kërkuar paqen dhe sigurinë e një bote pa armë bërthamore”. Duke vepruar kështu, ai u zotua se Shtetet e Bashkuara do të zvogëlojnë rolin e armëve bërthamore në strategjinë e sigurisë kombëtare të SHBA, të negociojnë një marrëveshje të re START me Rusinë, të ndjekin ratifikimin e SHBA e CTBT, të forcojnë Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT) me resurse dhe autoritet për ins-pektorët ndërkombëtarë, të punonin drejt ndërtimit të një kornize të re për bashkëpunim civil bërthamor “dhe bankën ndërkombëtare të karburantit”, për të krijuar një përpjekje të re ndërkombëtare për të siguruar materiale të prekshme në nivel global brenda katër viteve. Rusia, pavarësisht se aderon në Traktatin e RI START në vitin 2011, ende ka një arsenal më të madh bërthamor se Shtetet e Bashkuara madje edhe ka kërcënuar për të synuar planet amerikane për një sistem të përforcuar të mbrojtjes raketore në Evropë. Përveç kësaj, raportet kanë dalë që arsenali bërthamor i Kinës është shumë më i ndjeshëm se sa ishte parashikuar fillimisht si dhe në rritje. Mirëpo sipas burimeve, nga Kongresi i SHBA është thënë se reduktime të mëtejshme në arsenalin bërthamor të SHBA, do të inkurajonin shtimin e tyre në vendet që kërkojnë “të mposhtin” Shtetet e Bashkuara, duke i quajtur kështu planet për shkurtime të thella si “çmenduri dhe të pamatura”. Koreja e Veriut p.sh, e cila rifilloi negociatat multilaterale mbi programin e saj bërthamor dhe së fundi ra dakord për një moratorium për testet e armëve bërthamore, është vlerësuar se posedon një duzinë armësh. Në kontributete mbi çarma-timin ka pasur p.sh edhe teori novatore si ajo në formë op-ed në Wall Street Journal në janar të vitit 2007, e figurave të rëndësishmëve të politikës së jashtme të SHBA George Shultz, Henry Kissinger, William Perry dhe Sam Nunn që përcaktonin vizionin e një botë pa armë bërthamore dhe mënyrat nëpër të cilat Shtetet e Bashkuara mund të çojnë botën drejt këtij qëllimi. Argu-menti ishte se duke u mbështetur në armët bërthamore për qëllime të parandalimit po “bëhet gjithnjë e më e rrezikshme dhe “decreasingly efektive”.

Page 52: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtjapaqes, me shumë përpjekje, me shumë sakrifica, dhe me shumë bindje dhe vullnet për t’u bashkuar me familjen e madhe të vendeve

Mbrojtja / Nr. 9 - shtator 2014 52

KOMBI

Gazeta “Kombi”, e themeluar në vitin 1906 nga shqiptarët e Amerikës, e ndryshoi emrin e saj në “Dielli”, në vitin 1909. Ajo është gazeta më e vjetër shqiptare në botë, që është botuar në mënyrë të pandërprerë. Kjo faqe ilustruese, e cila ndodhet në Bibliotekën e Kongresit në SHBA, parqet numrin e datës 20 mars 1908. Shqiptarët e Amerikës promo-

vuan Shqipërinë, forcuan nacionalizmin dhe kulturën tonë, nëpërmjet kësaj gazete.