OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË -...

61
Prishtina Institute for Political Studies OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Transcript of OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË -...

Prishtina Institute for Political Studies

OBLIGIMET POLITIKE

NË KOSOVË

OBLIGIMET POLITIKE

NË KOSOVË

OBLIGIMET POLITIKE

NË KOSOVË

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

© Instituti i Prishtinës për Studime Politike

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, të transmetohet në çfarëdo forme dhe me asnjë mjet, elektronik, mekanik, fotokopjim dhe regjistrim pa pëlqimin paraprak të autorit dhe PIPS-it.

Pikëpamjet e shprehura në këtë studim janë të autorit dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë pikëpamjet e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

Prishtinë, Kosovë, 2013.

Adresa për kontakt:

Rexhep Luci, 15/510 000 Prishtinë, Kosovë+381 (0) 38 224 [email protected]; [email protected] www.pips-ks.org

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

2

Gëzim VisokaKandidat për PhD në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Dublin City University, Irlandë

3

Përmbajtja

Parathënie 4Hyrje 5

Pjesa I: Aspekte teorike dhe konceptuale Konceptimi i obligimeve politike 7Drejt një kornize analitike mbi obligimet politike 12

Pjesa II: Obligimet politike në KosovëHistori e shkurtër e obligimeve politike në Kosovë 16Marrëdhëniet shtet – shoqëri në Kosovë nga viti 1999 19Nevojat shoqërore në Kosovë 20Të drejtat e njeriut në Kosovë 24Mosbindja, aftësia ripërtëritëse dhe informaliteti në Kosovë 27

Kënaqshmëria e qytetarëve me institucionet 28Aftësia ripërtëritëse nëpërmjet praktikave joformale 30Dalja në zgjedhje 32Mospjesëmarrja 35Pjesëmarrja në mbledhjet dhe debatet publike në komuna 36Pjesëmarrja në aktivitetet e partive politike 37Sindikatat 37Përfshirja në punë vullnetare 39

Përtej aftësisë ripërtëritëse: aktivizmi qytetar dhe rezistenca proaktive 40Gatishmëria për të protestuar për çështje ekonomike dhe politike 41Lëvizja Vetëvendosje 42Shoqatat e veteranëve të UÇK-së 46

Në vend të përfundimit: Drejt një qytetarie aktive dhe kritike në Kosovë 48

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

4

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Parathënie

Shoqëria dhe institucionet shtetërore në Kosovë gjenden në tranzicion dhe ripërcaktim të vazhdueshëm të marrëdhënieve të tyre. Ata janë reciprokisht të varur dhe në thelb të ndërlidhur me ekzistencën e njëri-tjetrit. Cilësia e marrëdhënieve shoqërore, aktivizmit shoqëror, si dhe qëndrimet e publikut ndaj autoritetit të shtetit janë me rëndësi themelore dhe të domosdoshme për të mundësuar që shteti të performojë dhe të ofrojë të mirat që priten në emër të shoqërisë. Në të njëjtën masë, cilësia e qeverisjes, fushëveprimi i përgjegjësisë, transparenca, dhe përkushtimi ndaj progresit shoqëror, mundësimi i ushtrimit të lirisë dhe demokracisë, janë kritike për të siguruar zhvillimin e një shoqërie funksionale dhe progresive.

Ky studim, shkruar nga Gëzim Visoka, trajton thelbin e marrëdhënieve shtet – shoqëri në Kosovë, atë të obligimeve politike. Duke kombinuar një kornizë analitike origjinale me argumente të pasura empirike, ky studim konstaton se obligimet politike janë shumë të ndërlidhura me shkallën në të cilën nevojat e njerëzve janë të plotësuara, të drejtat e tyre të njohura dhe të mbrojtura, si dhe agjencia dhe aftësitë e tyre të aktivizuara. Sic ilustrohet në këtë studim, kryqëzimi i këtyre aspekteve përbën përbërësit thelbësorë për një qytetari aktive dhe kritike në Kosovë. Kushtet aktuale politike dhe socio-ekonomike në Kosovë tregojnë marrëdhënie të brishta shtet-shoqëri, gjë që është evidente në aftësitë ripërtëritëse, informalitetin, mosbesimin e publikut, si dhe format më proaktive të rezistencës dhe padëgjueshmërisë qytetare. Tejkalimi i këtyre marrëdhënieve komplekse kërkon ndryshime në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë shtetin, i cili duhet të shihet si përkushtim i përbashkët dhe e mirë e përbashkët, dhe se si shteti e sheh shoqërinë, e cila duhet të jetë burimi i legjitimitetit dhe përfaqësimit demokratik.

Ky studim ofron ide të vlefshme dhe pikënisje të rëndësishme nga të cilat duhet të dalë një konceptim i ri i shtetit dhe shoqërisë – në qendër të të cilit të jenë obligimet politike – dhe guxim për të gjurmuar mënyra për artikulimin e një qytetarie kritike dhe aktive, dhe pronësinë e përbashkët të institucioneve shtetërore. Ky studim mund të jetë i dobishëm si për ata që merren me punë praktike, ashtu edhe për hulumtues në Kosovë dhe më gjerë. Ai është pjesë e përpjekjeve të PIPS-it për të zhvilluar analiza politike të një cilësie të lartë dhe mbështetur ide të reja politike në Kosovë.

Leonora Kryeziu,Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS-it

5

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Hyrje

Çfarë i lidh qytetarët e Kosovës me institucionet e saja politike? Përse ka pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në vendimmarrje, vetëm pak demonstrata e tubime publike, dhe kohezion social e angazhime të përbashkëta të pamjaftueshme në Kosovë? Si mund ta kuptojmë dhe përgjithsojmë natyrën e vërtetë të marrëdhënieve në mes të qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve publike e udhëheqjes politike? Çfarë e shtyn sjelljen politike të njerëzve? Të gjitha këto pyetje janë thelbësore për të kuptuar marrëdhëniet shtet – shoqëri në Kosovë dhe më konkretisht natyrën e obligimeve politike. Ndonëse obligimet politike përbëjnë një aspekt qendror në formësimin e asaj së cilës i referohemi si shoqëri, dhe më specifikisht si shtet, ato injorohen gjerësisht nga hulumtimet e politikave dhe ato akademike në Kosovë dhe në shoqëri të tjera të prekura nga konfliktet dhe ndryshimi i regjimeve. Obligimet politike kanë të bëjnë me përcaktimin e artikulimit të agjencisë njerëzore në një shoqëri bashkëkohore, pasi që ato përcaktojnë cilësitë më të thella të shtetit bashkëkohor. Vështrimi rreth obligimeve politike kapërcen vështrimet e pjesshme që ofrohen nga diskursi mbi institucionet, të drejtat dhe përgjegjësitë, dhe kjo, nga ana e saj, mundëson ofrimin e një pasqyre komplekse të shoqërisë ku qytetarët janë të obliguar për të artikuluar agjencinë e tyre, si në rastet e pajtueshmërisë dhe bindjes ndaj normave e rregullave politike, ekonomike e sociale, ashtu edhe në rastet e rezistencës dhe mosbindjes ndaj tyre. Qasja ndaj zhvillimeve në Kosovë nga prizmi i obligimeve qytetare politike jep shpjegime të reja mbi atë se pse në Kosovë është krijuar një kulturë e veçantë politike e pasivizmit qytetar, nepotizmit dhe fragmentimit, si dhe mbi atë se si një konceptim i veçantë i obligimeve politike ka ushqyer korrupsionin politik, dominimin ndërkombëtar, varshmërinë e elitave dhe llogaridhënie në raport me të huajt.

Ky studim gjurmon natyrën dhe dinamikën e obligimeve politike në Kosovë. Studimi shqyrton shkallën në të cilën obligimet politike janë rezultat i marrëdhënieve reciproke ndërmjet plotësimit të nevojave të njerëzve, njohjes së agjencisë së tyre, si dhe konsultimeve për pajtueshmëri shoqërore, dhe veprimit në pajtueshmëri me rregullat për të ruajtur rendin shoqëror dhe përmbushur obligimet e qytetarisë ndaj autoriteteve. Marrëdhëniet shtet-shoqëri dhe obligimet politike që pasojnë përbën një nga aspektet më thelbësore të kolektivitetit shoqëror dhe politik. Ndërsa një lloj konceptimi i obligimeve politike i sheh agjentët si pasues të autoritetit të shtetit nëpërmjet bindjes ndaj ligjeve, mbështetjes ndaj institucioneve dhe pasqyrimit të besnikërinë ndaj tyre, perspektiva të tjera i sheh obligimet si sferë e kushtëzuar dhe autonome e qasjes së agjentëve, të bazuar në interesa vetjake, ndaj bindjes kundrejt ligjeve, veprimit në pajtueshmëri me autoritetin shtetëror, dhe bashkëpunimit të përgjithshëm shoqëror. Ajo çfarë vënë në pah analiza në kuadër të këtij studimi është se angazhimet e përbashkëta, besnikëria ndaj ligjeve, rregullave e institucioneve, si dhe obligimet, janë reciproke, relacionale dhe në marrëdhënie kushtimore me përmbushjen e nevojave themelore dhe konstituive të popullit, të drejtën për të pasur të drejta dhe liri, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të agjentëve. Njerëzit priren të kenë qëndrim më pozitiv dhe justifikim më proaktiv për të respektuar autoritetin dhe krijuar legjitimitet ndaj institucioneve kur nevojat e tyre plotësohen dhe të drejtat e tyre njihen e mbrohen. Nga ana e tyre, përmbushja e pjesshme e nevojave dhe të drejtave çon në një shumëllojshmëri të artikulimit të agjentëve, të cilat

6

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

ndryshojnë në mes të ndjekshmërisë jo të dhunshme, aftësisë për ripërtëritje dhe rezistencës së fshehur, e deri te format më të hapura dhe proaktive e mosbindjes civile, rezistencës, dhe konfrontimit. Paraqitja e dinamikave të tilla sociale në thelb transformon kuptimin e shtetit, pushtetit dhe marrëdhënieve ndërmjet sundimtarëve dhe të të sunduarve, ndërmjet të pushtetshmëve dhe të pafuqishmëve, dhe ndërmjet rendit dhe kaosit.

Natyra e marrëdhënieve shtet-shoqëri në Kosovë dallon nga shumë vende të tjera në rajon dhe më gjerë. Historia e obligimeve politike në Kosovë është një histori e luftës së vazhdueshme e përballjes me sundimtarë të jashtëm dhe autoritet të paligjshëm shtetëror. Marrëdhënia në mes të qytetarëve të Kosovës dhe autoriteteve shtetërore ka pësuar transformime të konsiderueshme, gjë që është e dukshme në fazat e shumta të pajtueshmërisë, rezistencës jo të dhunshme, mbijetesës, kontestimit, dhe afirmimit të fragmentuar dhe të ndarë. Për shumicën e qytetarëve të Kosovës, shteti shpesh shihet si i huaj dhe shtypës i lirive, pengues i zhvillimit njerëzor, si dhe si burim i ndarjes sociale. Këto lloj marrëdhëniesh ndikojnë në masë të madhe në natyrën e obligimeve politike, përkatësisë dhe afërsisë ndaj shtetit, si dhe në shkallën e legjitimimit dhe mbështetjes. Që nga konfliktit të vitit 1999 dhe vendosja e qeverisjes ndërkombëtare në Kosovë dhe pas shpalljes së pavarësisë më 2008, qytetarët e Kosovës kanë përjetuar një fluks të pazakontë të autoriteteve të shumta, obligimeve kontradiktore dhe të mbivendosura ligjore e politike, praktikave jo-llogaridhënëse dhe të përbaltura të qeverisjes, përjashtimit social e diskriminimit, abuzimit me të drejta e liri të njeriut, dhe politikave sociale të karakterizuara nga mungesa e kujdesit ndaj atyre në nevojë dhe që janë në gjendje të dëshpëruar varfërie. Ndonëse ekziston një kornizë e konsoliduar ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, mungesa e zbatimit dhe kufizime të tjera të shumta kanë rezultuar në shpërfilljen e gëzimit universal të të drejtave e lirive të njeriut. Prandaj, ajo çfarë konstaton ky studim është se mospërmbushja e nevojave në Kosovë, së bashku me mungesën e mbrojtjes institucionale të të drejtave dhe mundësitë e pamjaftueshme për të zhvilluar kapacitetet, ka kontribuar në mosbindje qytetare dhe rezistencë ndaj ligjeve e institucioneve në Kosovë. Elementet të obligimeve jo të plota të qytetarëve ndaj shtetit në Kosovë janë të dukshme në shpërfilljen e ligjeve publike, evazionin tatimor, rezistencë të hapur nëpërmjet protestave, demonstratave e grevave, dhe formave të tjera të tërthorta dhe të fshehta të mospajtueshmërisë dhe delegjitimimit të shtetit.

Ky studim nuk përpiqet të ofrojë një vlerësim të unifikuar dhe të njësuar të obligimeve politike të qytetarëve në Kosovë, por në vend të kësaj, ai problematizon të kuptuarit e tyre dhe manifestimin në praktikë përmes zbulimit të dilemave të natyrshme, si dhe sfidat që paraqesin obligimet politike dhe rezistenca në ndërtimin e një qytetarie aktive e dinamike, institucioneve demokratike, dhe shoqërisë së hapur e progresive. Në përgjithësi, ky studim synon të sjellë një qasje inovative për të studiuar kulturën politike në Kosovë dhe të japë përgjigje mbi patologjitëe shumta sociologjike e politike që janë evidente në shoqërinë në tranzicion të Kosovës. Ndonëse fusha e obligimeve të qytetarëve është më e gjerë, ky studim shqyrton dimensionet politike të obligimeve dhe fokusohet vetëm në obligimet politike të qytetarisë. Për më tepër, pasi që çështja e obligimeve është relacionale dhe atë në mes të bartësve të autoritetit dhe subjekteve që duhet të sillen në pajtueshmëri me autoritetet dhe ligjet, ky

7

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

studim përpiqet të hulumtojë mbi perspektivën e këtyre të fundit të hedh dritë mbi natyrën e agjencisë, aftësisë ripërtëritëse dhe pajtueshmërisë së qytetarëve me obligimet politike të vendosura nga rendi kushtetues dhe social në Kosovë. Së pari, ky studim zhvillon një kornizë të re analitike për të kuptuar dhe shpjeguar obligimet politike në Kosovë, e cila ndërlidh, në formë trekëndëshi, tri parime thelbësore normative: nevojat, të drejtat, dhe obligimet. Pas kësaj pason një analizë, e vendosur në kontekst, mbi natyrën e obligimeve politike në Kosovë, kjo me qëllimin për të kuptuar se si ndërveprimi i nevojave të shoqërisë, kombinuar me shfrytëzimin në formë të caktuar të të drejtave, kanë çuar në mënyra të veçanta të (jo)obligimeve politike në Kosovë. Kah fundi jepet një listë përshkruese dhe normative sugjerimesh për të inkurajuar qytetari aktive dhe kritike në Kosovë.

PJESA I: ASPEKTE TEORIKE DHE KONCEPTUALE

Konceptimi i obligimeve politike

Obligimet politike kanë të bëjnë me përkufizimin e artikulimit të agjencisë njerëzore në një shoqëri bashkëkohore dhe për përkufizimin e atributeve më të thella të shtetit bashkëkohor. Të vësh obligimet politike në rend të parë ofron një mundësi për të gjurmuar në tërësi agjencinë e qytetarëve e aftësinë e tyre ripërtëritëse, dhe kontratën shoqërore nga një perspektivë pluraliste ndërdisiplinore, e cila përfshin filozofinë politike, sociologjinë politike dhe teoritë normative. Pozita ontologjike e obligimeve kapërcen vështrimet e pjesshme që ofrohen nga të drejtat dhe përgjegjësitë, dhe nga ana tjetër përbëhet nga të kuptuarit se qytetarët janë të obliguar të artikulojnë agjencinë e tyre, si në rastet e pajtueshmërisë dhe të bindjes ndaj normave dhe rregullave politike, ekonomike dhe shoqërore, ashtu edhe në rastet e rezistencës dhe të mosbindjes ndaj tyre. Gjatë konceptimit të obligimeve politike duhet të sqarohen një numër çështjesh dhe konceptesh të kontestuara, sic është: përkufizimi i komunitetit politik dhe shoqërisë, kriteret e përkatësisë, legjitimiteti dhe autoriteti, identiteti dhe përkatësia e përbashkët, variacionet e obligimeve, si dhe përgjegjësitë dhe sanksionet.

Diskutimet politike dhe filozofike mbi obligimet politike organizohen rreth teorive voluntariste dhe jo-voluntariste të obligimeve politike. Teoritë voluntariste nënkuptojnë zgjedhjen e agjentëve që të sillen në pajtueshmëri me ligjet dhe autoritetet, përfshirjen e zgjedhjes dhe vullnetit të subjekteve në ligje dhe institucione, dhe përmasën e qëllimshme të agjentëve për të respektuar obligimet. Teoritë jo-voluntariste, në parim, justifikojnë njëanshmërinëe e autoriteteve në nxjerrjen e ligjeve dhe rregullave për nënshtetasit e tyre, si dhe detyrimin e agjentëve që të sillen në pajtueshmëri me autoritetin, pavarësisht mospajtimeve të tyre. Përgjatë këtyre dy qasjeve të gjera, ekziston një vazhdimësi motivesh prapa obligimeve politike, gjë që përfshin dobinë, drejtësinë, kontratën sociale apo domosdoshmërinë sociale. Një vështrim nismëtar voluntarist i obligimeve politike është ofruar nga H.L. A Hart, i cili pohon se obligimet lindin nga marrëdhëniet dhe kanë të bëjnë me marrëveshjen dhe premtimin për të

8

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

bërë diçka, dhe pranimin që dikush të kryejë një veprim të caktuar. Pra, baza morale e parimit të obligimeve politike është dyanshmëria e kufizimeve dhe reciprociteti. Harry Beran, në teorinë e tij të pëlqimit të obligimeve politike, i përkufizon obligimet si diçka në raport reciprok me autoritetin politik. Sipas Beran, pëlqimi, si bazë e obligimeve politike:

Ai më tej pohon se 'marrëveshja për t'iu bindur shtetit krijon obligime politike vetëm nëse është e lirë nga kushtet të cilat mposhtin mundësinë që një marrëveshje të krijojë një obligim, për shembull, në qoftë se marrëveshja nuk është rezultat as i presion-kërcënimit, e as i mashtrimit'. Kjo pikëpamje ngrit dyshime nëse përmbushja e nevojave dhe e drejta mbi të drejtat duhet të kushtëzohen nga shteti, në këmbim të obligimeve politike dhe bindjes ndaj autoritetit. Gjithashtu është e vështirë të aludohet në praninë e lirisë së mjaftueshme si parakusht për pëlqimin, pasi që dihet mirë se përmbushja e nevojave dhe e drejta për të pasur të drejta janë relacionale në raport me obligimet politike, dhe si të tilla mund të vazhdojnë në forma të ndryshme dhe të veçuara nga njëri-tjetri.

Nga ana tjetër, Margaret Gilbert ofron një konceptim jo-volunarist të obligimeve politike. Ajo së pari përkufizon obligimet në tri përmasa të veçanta: në lidhje me posedimin nga ana e agjentëve të arsyeve të mjaftueshme për të vepruar; si veprime që bien në kundërshtim me prirjet dhe interesin personal; dhe se obligimet janë më shumë se të qenit institucion i detyrueshëm, kështu që ato nuk kanë fuqinë e rezistencës këmbëngulëse. Teoria e saj pohon se anëtarët e një shoqërie të caktuar politike kanë obligime politike ndaj institucioneve politike, për shkak të përkushtimit të tyre të përbashkët për respektimin e institucioneve të përbashkëta politike. Gilbert i përkufizon si shoqëri politike ato shoqëri që përbëhen nga tri tërësi rregullash: rregullat qeverisëse, rregullat që përcaktojnë kapacitetin e një personi ose organi për të qeverisur, dhe rregullat e qeverisjes ose sundimit kushtetues. Anëtarësia në një shoqëri të caktuar politike është e lidhur me referencën e duhur të anëtarëve të saj në këto institucione si kolektivitete të tyret. Teoria e Gilbert mbi obligimet politike konsiderohet si teori jo-

1

2

3

4

5

6

7

8

konsiston në pranimin e anëtarësisë në një shtet nga secili person i cili është nën obligim politik. Kjo pasi që me pranimin e anëtarësimit në një asociacion, qoftë ai shtet apo ndonjë asociacion tjetër, ai pajtohet t'u bindet rregullave të këtij asociacioni; dhe duke u pajtuar që t'u bindet rregullave të shtetit, ai i vë vetes obligim për t'iu bindur rregullave të tij dhe i jep atij autoritetin për të qeverisur'.

H. L. A Hart, 'Are There Any Natural Rights?', Philosophical Review, Vol. 64, 1955, pp. 179-185. Harry Beran, 'In Defense of the Consent Theory of Political Obligation and Authority', Ethics, Vol. 87, No. 3 (1977), pp. 260-271. Beran, 'In Defense of the Consent Theory of Political Obligation and Authority', p. 262. Ibid, p. 271. Margaret Gilbert, A Theory of Political Obligation: Membership, Commitment, and the Bonds of Society, Oxford: Oxford University Press, 2006.

1

2

3

4

5

Gilbert, A Theory of Political Obligation, p. 34. Ibid, p. 289. Ibid, p. 289.

6

7

8

9

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

voluntariste e kontratës, për faktin se ajo imponon obligime politike dhe respektimin e përkushtimeve të përbashkëta për qytetarët ose anëtarët e shoqërisë politike pa pjesëmarrjen, shprehimisht, të tyre, dhe diskutime të hollësishme në mes tyre krijimin e rregullave dhe institucioneve. Megjithatë, ajo pranon rëndësinë e të kuptuarit të përkushtimeve të përbashkëta dhe gatishmërisë për të pasur përkushtim të përbashkët si kusht të domosdoshëm për të pasur obligime politike. Gilbert më tej argumenton se një pjesë e mbështetjes ndaj përkushtimeve të përbashkëta është pajtimi me dënimin e imponuar agjentit, gjë që rrjedh nga obligimet relacionale që dikush ka ndaj anëtarëve të tjerë të një shoqërie politike. Pavarësisht këtyre vështrimeve, në margjinat e diskutimit të saj Gilbert njeh ekzistencën e agjentëve, të cilëve ajo u vë atributin e nënshtetasve 'asnjanës' ose 'të pakënaqur' të një shoqërie politike që sfidojnë institucionet e përbashkëta dhe obligimet ndaj tyre. Vështrimi i Gilbert mbi obligimet politike nuk e prek problemin e nevojave dhe domosdoshmërive si gjendje aktuale në gjurmimin e obligimeve politike dhe mundësimin e vendosjes së përkushtimeve të përbashkëta. Ndonëse të dyjat, si vështrimet voluntariste, ashtu edhe ato jo-voluntariste, të obligimeve politike, vënë theksin mbi origjinën e obligimeve të rrënjosur në vullnetin, pëlqimin dhe reciprocitetin e agjentëve, dhe në varësinë e jashtme, ato nuk u japin hapësirë të qartë nevojave si një parakusht të obligimeve politike.

Obligimet politike janë të lidhura ngushtë me autoritetin dhe legjitimitetin. Në parim, zbatimi i obligimeve politike lidhet me autoritetin e justifikuar dhe efektiv. Ajo çka është më e rëndësishme se kjo, autoriteti përfshin të drejtën për të qeverisur dhe të drejtën për t'u bindur. Pra, autoriteti dhe legjitimiteti operojnë në dualizëm dialektik dhe analitike me obligimet politike dhe bindjen. Në këtë pikë ekziston një dilemë e natyrshme, mbi atë nëse autoriteti është konsoliduar në mënyrë efektive nga pajtueshmëria e qytetarëve me të dhe përmbushja e obligimeve të tyre politike, apo anasjelltas, ku obligimet politike rrjedhin nga ekzistenca e autoritetit efektiv dhe legjitim. Një tjetër dilemë e kapërcyeshme është fakti se në qoftë se dikush rezervon autonominë e tij përmes mosbindjes, rezistimit, dhe sfidimit të autoritetin, ata në mënyrë efektive mohojë autoritetin e shtetit, dhe ngjasim, në qoftë se dikush u bindet ligjeve dhe e pranon autoritetin, ai në mënyrë efektive humb autonominë e tij prej agjenti. Në një mënyrë më radikale subversive, Leslie Green argumenton se bindja e pakushtëzuar e të gjithëve është kusht i domosdoshëm i ekzistencës së shtetit si institucion me vlerë. Green më tej pohon se “në qoftë se obligimi justifikon autoritetin, atëherë mohimi i obligimit do të shkurtojë këtë të fundit. Nëse obligimi është pasojë e domosdoshme e autoritetit të justifikuar në mënyrë të pavarur, atëherë edhe mungesa e tij do të llogaritej si dicka kundër tij”. Përtej obligimeve politike, Green argumenton se mirësjellja e qytetëruar dhe qytetaria e mirë duhet të shihen si baza e marrëdhënieve shtet-shoqëri. Sipas konceptimit të saj, qytetaria e mirë nuk ka të bëjë vetëm me bindjen ndaj ligjit, por edhe me të kritikuarit e tij dhe me kërkimin e mënyrave për të përmirësuar atë.

9

10

11

12

13

14

Ibid, p. 294.11

Leslie Green, The Authority of the State, Oxford: Oxford University Press, 1988. Green, The Authority of the State, p. 237. Ibid, p. 265.

12

13

14

Ibid, p. 290. Ibid, p. 291.

9

10

10

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Këndvështrimi i obligimeve politike nga një perspektivë afirmative në një perspektivë mohuese ofron hapësirë për të gjurmuar mosbindjen si përgjigje ndaj nevojave të papërmbushura dhe të drejtave të pambrojtura. Në mesin e mendimtarëve politikë sugjerohet gjerësisht se qytetarët janë të detyruar t'u binden ligjeve për aq kohë sa shoqëria e organizuar funksionon në baza demokratike dhe përfshirëse, dhe përderisa shteti ofron shërbime dhe të mira publike në mënyrë të barabartë për të gjithë anëtarët e saj, pavarësisht dallimeve të tyre të qarta të lidhura me identitetin. Peter Singer argumenton se mosbindja është më e dukshme në ato sisteme politike ku ka diktaturë të lehtë dhe sundim oligarkik, për dallim nga sistemet politike demokratike, ku vendimet merren me shumicë dhe mosbindja është e panevojshme dhe mungon. Kjo ishte artikuluar qartazi gjatë Iluminizmit nga John Locke, i cili pohonte se secili qytetar, kur abuzohet nga sundimtarët e shtetit, ka të drejtë të mos u bindet urdhrave të tyre, të shkelë ligjet e tyre dhe madje të ngritë si çështje dhe të kërkojë zëvendësimin e sunduesve dhe ndryshimin e ligjeve. Ndonëse në mënyrë paksa të dykuptimtë, edhe Thomas Hobbes, i cili karakterizohet si mbështetës i fortë i autoritetit shtetëror, ka njohur disa të drejta për rezistencë, të cilat janë të patjetërsueshme e që lidhen me të drejtën për vetëmbrojtje dhe nga rreziku i drejtpërdrejtë dhe ruajtja kolektive e gjendjes së tyre, gjë që japin popullit të drejtën për të mos u bindur ligjeve të komunitetit të tyre politik dhe për të sfiduar kontratën sociale dhe Leviatanin politik.

Gjithashtu sugjerohet gjerësisht se mosbindja civile është e justifikueshme vetëm me kusht që të kërkojë reformimin e sistemit, jo duke shfrytëzuar mjete revolucionare për të shkatërruar tërë shoqërinë, krijimin e një hapësire të re për ndryshime pozitive politike, dhe të respektimin e jo-dhunës. Për shembull, John Rawls, si një nga teoricienët politikë më me ndikim, e sheh mosbindjen civile si “akt të vetëdijshëm publik jo të dhunshëm, por megjithatë si akt politik, në kundërshtim me ligjin, zakonisht të kryer me qëllimin për të sjellë një ndryshim në ligje ose politika të qeverisë”. Njëlloj me këtë, Pech vëren se “kriteret në bazë të të cilave mosbindja civile mund të justifikohet rezultojnë nga supozimi se roli i mosbindjes civile është promovimi i drejtësisë dhe reformës vetëm brenda një strukture të tillë ekzistuese të institucioneve legjitime ligjore dhe politike”. Ndonëse përkushtimi ndaj jo-dhunë shihet gjerësisht si tipar qendror i mosbindjes civile, ka zëra që e justifikojnë që mosbindja civile të shkaktojë reagimin e dhunshëm nga ana e autoriteteve si kusht të nevojshëm për të krijuar simpati publike, mobilizuar më shumë përkrahës dhe për të sjellë në këtë mënyrë ndryshime të mundshme sociale.

15

16

17

18

19

20

21

Peter Singer, Democracy and Disobedience, Oxford: Oxford University Press, 1992. John Locke, Two Treatises of Civil Government (USA, 1953). Susanne Sreedhar, Hobbes on Resistance: Defying the Leviathan, Cambridge: Cambridge University Press, 2010.

15

16

17

See: Lawrence Quill, Civil Disobedience (Un)Common Sense in Mass Democracies, Palgrave Macmillan, 2009. John Rawls, A Theory of Justice, Harvard University Press, 1971. Pech, B. 'Radical Disobedience and its Justification'. In: H. A. Bedau, Civil Disobedience: Theory and Practice, pp. 263–8, New York: Pegasus, 1969. See: Gene Sharp, The Politics of Nonviolent Struggle: Power and Struggle, New York: Porter Sargent Publishers, 1973.

18

19

20

21

11

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Michael Walzer argumenton se mosbindja është akt kolektiv dhe justifikohet nga vlera e kolektivitetit dhe përkushtimi reciprok i anëtarëve të saj.

Ndonëse çështja e anëtarësisë së vullnetshme në një kolektivitet që i reziston shtetit mbetet e mjegullt, Walzer pretendon se obligimet për të mos u bindur fillojnë me anëtarësinë, gjë që krijon mënyra formale dhe joformale për të artikuluar përkushtimin për të mos u bindur. Prandaj, vetë akti i mosbindjes ndaj një lloji të një autoriteti të gjerë është akt i bindjes ndaj një autoriteti të ngushtë, gjë që është lidhshmëri përmes identitetit dhe solidaritetit të perceptuar kolektiv. Walzer e ilustron këtë në mënyrë të qartë kur vëren se “detyra për të mos u bindur [...] lind kur obligimet e shkaktuara në ndonjë grup të vogël bien në konflikt me obligimet që dalin në një grup më të madhe më përfshirës, i cili është përgjithësisht shteti. Zakonisht, pasi që anëtarësimi në një entitet që manifeston akte të ndryshme në mënyrë kolektive, mosbindja akteve është e rrënjosur në justifikim moral ndaj padrejtësive, diskriminimit, dhe kufizimit të të drejtave të tyre, si anëtarë të shoqërisë më të gjerë, për të ushtruar liritë e tyre politike dhe për të përcaktuar lirisht fatin e tyre si individë dhe kolektivitet.

Pa fshehur rëndësinë dhe relevancën e këtyre vështrimeve mbi natyrën vullnetare dhe jo-vullnetare të obligimeve për t'iu bindur dhe mos u bindur ligjeve, autoritetit dhe institucioneve, ato në masë të madhe injorojnë dhe nuk merren me rolin e rëndësishëm që luajnë nevojat dhe domosdoshmëritë në formësimin e sjelljeve të agjentëve dhe obligimeve politike. Pjesa në vijim, dhe shqyrtimi më gjerësisht i obligimeve politike në Kosovë, fokusohet në trajtimin dhe gjurmimin e marrëdhënieve ndërmjet të drejtave, nevojave dhe obligimeve.

Drejt një kornize analitike mbi obligimet politike

Ky studim sugjeron një kornizë të re analitike dhe normative mbi obligimet politike në kontekstin e shoqërive post-konfliktuale. Kjo kornizë, në thelb shqyrton marrëdhëniet në mes të nevojave dhe të drejtave, dhe atë se çfarë lloje të obligimeve politike ka krijuar kjo. Baza analitike e kësaj kornize përvetëson një nocion partikularist dhe kontekstualist të obligimeve politike, dhe ia nënshtron këtë natyrës racionaliste dhe relacioniste të agjencisë. Në këtë kornizë, nevojat përkufizohen si kërkesa themelore për përmbushje fizike, emocionale dhe

22

23

Michael Walzer, Obligations: Essays on Disobedience, War, and Citizenship, Cambridge, MA: Harvard University Press, 1970. Walzer, p.10.

22

23

12

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

intelektuale. Të drejtat përkufizohen si norma dhe rregulla që sigurojnë liri politike e socio-ekonomike dhe kufizojnë praktikat e agjentëve nëpërmjet mekanizmave institucionalë. Si rrjedhoj nga kjo, do të ishte me vlerë të gjurmohet se deri në çfarë mase obligimet politike janë rezultat i marrëdhënieve reciproke ndërmjet plotësimit të nevojave të njerëzve, njohjes së agjencisë njerëzore, dhe inkorporimit të pëlqimit të tyre, dhe sjelljes në pajtueshmëri me rregullat për të ruajtur rendin social dhe përmbushur obligimet e qytetarisë ndaj autoriteteve. Kjo do të përkthehej në formulën e mëposhtme të thjeshtuar:

Obligimet politike = Nevojat + të drejtat

Kur aplikohet në rrethana të ndryshme, kjo trini analitike mund të zbulojmë se prania dhe mungesa e nevojave dhe të drejtave çon në artikulim të ndryshme të agjentëve dhe obligime të ndryshme politike, siç janë obligimet e plota politike, kur të dyjat, si nevojat, ashtu edhe të drejtat, janë plotësuar; reagim ripërtëritës, kur nevojat janë të paplotësuara, por të drejtat janë të pranishme; ose në variacione jo të dhunshme të mosbindjes, kur nevojat janë plotësuar, por të drejtat mohohen, si dhe në rezistencë proaktive, kur të dyja, si nevojat ashtu edhe të drejtat, mohohen.

Siç propozohet në këtë kornizë, obligimet politike janë të lidhura në mënyrë substanciale me nevojat dhe të drejtat. Prandaj është e rëndësishme që të shtjellohet secili prej koncepteve të përdorur. Bill Wringe argumenton se fjalori normativ mbi nevojat nënkupton urgjencë, ndërsa diskursi mbi të drejtat merr formën e bartësve të të drejtave në rolin e sigurimit dhe gëzimit të tyre. Në të kundërtën, fjalori normativ i obligimeve inkurajon një shqyrtim më pasiv të së njëjtës çështjeje. Prioritizimi i nevojave u shërben dy qëllimeve themelore sociale: drejtësisë dhe solidaritetit. Arritja e drejtësisë nëpërmjet prioritizimit të nevojave shërben si formë korrigjuese ndaj shpërndarjes së pabarabartë të mallrave që rezulton nga tranzicioni i tregut dhe karakteri neoliberal i shtetit. Dimensioni i solidaritetit hyn në lojë kur vjen te shpërndarja e të mirave bazuar në nevoja kapërcen karakterin individualist dhe egoist që tranzicioni i tregut u imponon njerëzve. Garreth Thomson i ndan nevojat në nevoja themelore dhe instrumentale. Ai e përkufizon nevojën instrumentale si “një kusht të domosdoshëm për arritjen e një qëllimi ose për plotësimin e një dëshire”. Nevojat themelore aplikohen në një gjendje të domosdoshme “jo-derivative, jo-specifike në aspektin e rrethanave dhe të pashmangshme në

24

25

26

John O'Neill, 'Need, Humiliation and Independence', In: Soran Reader (ed.), The Philosophy of Need, Cambridge: Cambridge University Press, 2005, p. 73. Garreth Thomson, 'Fundamental Needs', In: Soran Reader (ed.), The Philosophy of Need, Cambridge: Cambridge University Press, 2005, p. 175.

25

26

Bill Wringe, 'Needs, Rights, and Collective Obligations', In: Soran Reader (ed.), The Philosophy of Need, Cambridge: Cambridge University Press, 2005, p. 188.

24

13

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

aspektin e nevojave, në mënyrë që një person të mos pësojë dëme serioze.” Ndryshe nga nevojat instrumentale, Miller argumenton se duke iu përgjigjur nevojave konstituive të njerëzve kontribuohet në restaurimin agjencisë së tyre dhe shmangien e dëmeve. Pra, pa mbështetjen e të tjerëve në përmbushjen e këtyre nevojave konstituive nuk mund të artikulohen aftësitë e prej agjenti si racionaliteti, autonomia dhe vetë-mbështetja. Nevojat konstitutive i provojnë të gjithë, prandaj mbështetja ndërsubjektive mundëson agjencinë njerëzore të njëri-tjetrit. Megjithatë, një problem i përgjithshëm me pretendimet rreth nevojave, për dallim nga pretendimet rreth të drejtave, është në ndërlidhje me krijimin e obligimeve politike. O'Neill argumenton se bartësit e të drejtave janë konceptuar si të tillë që kanë të drejtë për të pasur këto të drejta në këmbim të obligimeve që kanë, ndërsa në rastin e nevojave si të drejta për mbijetesë, duket se ka obligime të pa-alokuara.

John O'Neill ofron një sintezë interesante argumentesh sipas së cilës nevojat dhe varësia konceptohen si të tilla që kanë natyrë mohuese në raport me kërkimin e agjentëve për autonomi, vetëmbështetje dhe vetëmjaftueshmëri. Ndonëse të vësh nevojat në rend të parë mund t'i shërbejë qëllimit të drejtësisë, marrëdhënieve sociale dhe solidaritetit, kjo në mënyrë efektive krijon nënshtetas të varur, rrit poshtërimin e individëve dhe dëmton dëshirat e agjentëve për autonomi dhe pavarësi. Pra, edhe pse apelimi te nevojat siguron bazën për kujdesin në shoqëri, ato janë të papajtueshme me nevojën e agjentëve për autonomi, vetëmjaftueshmëri dhe vlerë shoqërore. Sipas O'Neillit, mbizotërimi i autonomisë nëpërmjet të drejtave dhe obligimeve ofron bazë më të mirë për përparim sa i përket përmbushjes së njerëzve, në krahasim me përmbushjen e varur, të kushtëzuar dhe me kushte, si pjesë e saj, nëpërmjet qasjeve të bazuara në nevoja. Qasja rreth nevojave mund të përbëjë bazën e praktikave paternaliste dhe autoritare përmes krijimit të varshmërisë sociale, gjithashtu duke lënë hapësirë për të gjykuar se çfarë janë nevojat e tjera dhe si duhet përmbushur ato. Ngjashëm, David Wiggins argumenton se nevojat përfaqësojnë gjendje të varshmërisë, ndërsa të drejtat paraqesin aftësitë për të bërë zgjedhje për të vepruar. O'Neill më tej argumenton se pretendimet rreth nevojave rezultojnë në heteronomi, ndërsa pretendimet rreth të drejtave çojë në autonomi.

Pra, kjo tregon se nevojat pa të drejta krijojnë nënshtetas të varur dhe ushqejnë nënshtrimin social. Sarah Miller e vë në diskutim këtë pikëpamje dhe thotë se pavarësisht përpjekjes së njeriut për autonomi dhe racionalitet, natyra e kufizuar njerëzore padyshim i lë njerëzit të

27

28

29

30

Thomson, 'Fundamental Needs', p. 175. Onora O'Neill, 'Rights Obligations and Needs'. In: Gillian Brock (ed.), Necessary Goods: Our Responsibilities to Meet Others' Needs, Maryland: Rowan & Littlefield Pub, 1998. O'Neill, 'Need, Humiliation and Independence'. David Wiggins, Needs, Values, Truth: Essay in the Philosophy of Value, 3rd ed., Oxford Clarendon Press, , 2002.

27

28

29

30

14

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

pambrojtur ndaj varësisë. Në fakt, Miller argumenton se nevojat janë moralisht të rëndësishme pasi që ato mundësojnë ndërsubjektivitet dhe ndërvarësi, dy tipare këto thelbësore të shoqërisë. Miller argumenton se kujdesi, si mekanizëm për përgjigje ndaj nevojave, promovon një ndërveprim shoqëror i cili u kushton vëmendje të veçantë formave të dallimeve. Lidhur me dallimet, Wiggins argumenton se nevojat duhet të specifikohen në mënyrë lokale, të identifikohen përmes procesit pjesëmarrës të atyre në nevojë, dhe kërkojnë të kuptuar të thellë të individëve dhe grupeve përkatës. Si përgjigje ndaj këtyre pikëpamjeve të ndara, argumentohet se pretendimet rreth nevojave mund të shkrihen me pretendimet rreth të drejtave vetëm atëherë kur ka një zhvendosje nga dashamirësia si kërkesë morale te e drejta si kërkesë morale. Me fjalë të tjera, kur njihet se një agjent ka 'të drejtë për nevoja' sigurohemi në afirmimin e pavarësisë si kusht të domosdoshëm për të pajtuar të dy aspektet. Kjo duhet të marrë formën e detyrave impersonale dhe të paanshme që kemi për njëri-tjetrin dhe jo të ndjenjave dhe afiniteteve sociale. E drejta për nevoja i shërben parimit të drejtësisë, por jo domosdoshmërisht parimit të solidaritetit. Një zgjidhje për çështjen e solidaritetit është konceptimi i kujdesit për nevojat e të tjerëve si detyrë e cila duhet të sigurohet duke njohur dhe respektuar dinjitetin e atyre në nevojë. Në këtë mënyrë dinjiteti siguron autonomi dhe mundëson solidaritet dhe lidhshmëri emocionale shoqërore. Përveç kësaj, Bill Wringe argumenton se nevojat janë të drejta mbijetese, dhe si të tilla secili ka të drejtë t'i gëzojë ato. Sa u përket aspekteve praktike, sigurimi i mirëqenies sociale përmes burokracive impersonale mund të jetë një shembull i ruajtjes së pavarësisë sociale, gjë që pjesërisht mundëson autonominë e agjentëve, ndonëse në dëm të solidaritetit social.

Shpjegimi i nevojave si rrjedhojë e domosdoshmërisë paraqet, në të vërtetë, një konceptim të rëndësishëm të obligimeve politike. Obligimet politike për t'u bindur ose treguar mosbindje ndaj ligjit rrjedhin nga nevoja, të cilat, nga ana e tyre, gjejnë mbështetjen e tyre në arsye të forta morale dhe gjykim që merr parasysh situatën, elemente këto të cilat anashkalojnë çfarëdo përkushtimi të përbashkët shoqëror për respektimin e autoritetit dhe ligjit, ose që marrin në konsideratë interesin kolektiv përpara nevojave personale. Aranzhimet ekzistuese sociale gjithashtu përcaktojnë nevojën e agjentëve që t'u përgjigjen, rezistojnë, ose të veprojnë në pajtueshmëri me ligjet dhe autoritetin. Nuk ekziston asnjë detyrim i përgjithshëm dhe i pakushtëzuar për t'iu bindur ligjit. Nëse nevojat e njerëzve përmbushen, atëherë ata janë të

31

32

33

34

35

Sarah C. Miller, 'Need, Care, and Obligation', In: Soran Reader (ed.), The Philosophy of Need, Cambridge: Cambridge University Press, 2005, p. 140. Miller, 'Need, Care, and Obligation', 139. Wringe, 'Needs, Rights, and Collective Obligations', p. 191-2. Michael Ignatieff, The Needs of Strangers, London: Hogarth Press, 1990. Lyons, 'Need, Necessity, and Political Obligation', p. 72.

31

32

33

34

35

15

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

detyruar të kenë obligime politike ndaj shtetit. Qasja e bazuar në nevoja ndaj obligimeve politike vë në një pozicion relacional autoritetin shtetëror dhe varësinë që ka në raport me bindjen ndaj autoritetit të tij nga qytetarët e tij. Shteti ka përgjegjësinë për t'u kujdesur për nevojat e atyre që qeveris, dhe se shteti ka nevojë për bashkëpunim nga ata që qeveris për të legjitimuar autoritetin e tij dhe për të funksionuar normalisht. Pra, këtu kemi të bëjmë me një rast të varësisë reciproke në mes të bashkëqytetarëve dhe shtetit, gjë që formëson natyrën e obligimeve politike dhe bindjes ndaj ligjit dhe autoritetit. Domosdoshmëria është produkt i ndërveprimeve ndërsubjektive. Nevoja për ndërveprim shtron si domosdoshmëri ruajtjen e ndërvarësisë dhe kështu përmbajtja e ndërveprimit merr formën e domosdoshmërive të ndryshme.

Obligimet politike si domosdoshmëri rrjedhin nga premisa se bindja apo mosbindja ndaj ligjit janë proporcionale me shkaqet e konsumuara të secilës alternativë. David Lyons plotëson këtë pikëpamje duke argumentuar se njerëzit i binden ligjit kryesisht nga frika e sanksioneve, kështu që burimi i obligimeve politike del si domosdoshmëri për të shmangur ndëshkimin në rast të dështimit për respektimin e ligjit. Bindja ndaj ligjit, sipas Lyons, rrjedh zakonisht nga dy kushte. Së pari, “presionet sociale zakonisht përforcojnë konformizmin dhe dekurajojnë skepticizmin, në mënyrë që skepticizmi të mos fitojë terren, përveç nëse janë në lojë forca të jashtëzakonshme.” Dhe së dyti, “kërkohet një kuptim mjaft i sofistikuar politik në mënyrë që të pranohet një skepticizëm i kualifikuar politik si i dallueshëm nga dhe u kundërt me konformizmin e kualifikuar.” Pastaj Honore përpiqet të tregojë se të gjithë ata që qeverisen nga një shtet kanë obligim që t'i binden ligjit. Domosdoshmëria për të pasur obligim për t'iu bindur ligjit rrjedh nga fakti se të gjithë qytetarët të cilët qeverisen nga shteti kanë obligime ndaj tij. Obligimet politike rrjedhin edhe nga nevoja që kemi për t'u ndihmuar të tjerëve dhe ndarë barrën shoqërore. Përtej çfarëdo konceptimi të obligimeve si vullnetare, domosdoshmëria për respektimin e ligjit pasqyron edhe kufizimet e imponuara agjentëve nga strukturat sociale, siç janë autoritetet shtetërore, ligjet dhe rregullat shoqërore. Natyra e ndërthurur e marrëdhënieve shoqërore i bën të domosdoshme obligimet politike.

Pika e fundit e diskutimit këtu është vështrimi i George Kloskos mbi obligimet politike, i zhvilluar rreth nocionit të drejtësisë si paanshmëri, i cila gjendet në vazhdimësinë në mes të nevojave dhe drejtësisë. Nga ana tjetër, sipas Kloskos, tri kushte të drejtësisë janë të nevojshme

36

37

38

39

40

Ibid, p. 73. Tony Honore, 'Must We Obey? Necessity as a Ground of Obligation', Virginia Law Review, 67 VA. L. REV. 39, 42, 1981. David Lyons, 'Need, Necessity, and Political Obligation', Virginia Law Review, Vol. 67, No. 1, 1981, pp. 63-77. Lyons, 'Need, Necessity, and Political Obligation', p. 65. Honore, 'Must We Obey? Necessity as a Ground of Obligation'.

36

37

38

39

40

16

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

për të krijuar obligime politike: “të mirat që ofrohen duhet të jenë (1) të vlefshme në raport me përpjekjet e atyre që i marrin ato për sigurimin e tyre; (2) të pazëvendësueshëm për jetë të kënaqshme, dhe (3) të jenë me përfitime dhe barrë të shpërndarë në mënyrë të drejtë.” Për Kloskon, autoriteti shtetëror justifikohet kur një numër i të mirave publike arrijnë të shtetasit e tij. Këto kushte përfshijnë: sigurimin e mbrojtjes së menjëhershme personale, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, rregullimin e çështjeve publike, si dhe ofrimin e programeve rishpërndarës për të përmbushur nevojat e pjesëtarëve të varfër dhe të pafat të shoqërisë. Ofrimi i këtyre shërbimeve e bën bindjen e qytetarëve ndaj autoritetit të shtetit një kusht të pranueshëm dhe normal. Kjo, nga ana e saj, tregon se nëse popullata ka obligime politike, atëherë subjekti shtetëror mund të përshkruhet si i tillë që ka autoritet.

Ky diskutim konceptual dhe teorik ofron një bazë solide për të vënë re një lidhje të fortë në mes të përmbushjes së nevojave të njerëzve, dhe sigurimit e mbrojtjes së të drejtave të tyre me përkushtimin dhe aftësinë e tyre që të marrin obligime politike për t'iu bindur ligjeve, autoritetit dhe institucioneve të shtetit. Diskutimi në vijim do ti shqyrtoj këta faktorë të ndër-lidhur në rastin e Kosovës.

PJESA II: OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Histori e shkurtër e obligimeve politike në Kosovë

Historia e obligimeve politike në Kosovë është një histori e luftës së vazhdueshme me sundues të jashtëm dhe autoritet shtetëror jo-legjitim. Gjatë sundimit osman, popullsia e Kosovës e të gjitha përkatësive etnike dhe fetare kishte obligime politike të keq-balancuara dhe të diferencuara ndaj autoriteteve. Në mesin e obligimeve të përgjithshme politike gjatë kësaj kohe ka qenë bindja ndaj sundimit osman nëpërmjet strukturave të saj të decentralizuara administrative, rekrutimit në ushtrinë e sulltanit dhe pagimit të llojeve të ndryshme të taksave. Kontributi kthyes dhe shpërndarja e sunduesve të saj nënshtetasve të shtypur ishin të papërshtatshme, selektive dhe të keq-balancuar. Ata që i ishin nënshtruar sundimit osman dhe ishin konvertuar në islam përfitonin më shumë liri dhe të mira materiale në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë. Vuajtjet e popullsisë nga sundimi i tej-zgjatur osman dhe lufta për vetëvendosje gjithnjë e më tepër e kishte bërë çlirimin kombëtar dhe mosbindje ndaj sundimit të jashtëm një detyrim themelor dhe të domosdoshëm politik dhe shoqëror. Më pas, gjatë

41

42

43

George Klosko, Political Obligations, Oxford: Oxford University Press, 2005, p. 6. Klosko, Political Obligations, p. 23-4. Neol Malcolm, Kosovo, A Short History, Oxford: Oxford University Press, 2002.

41

42

43

17

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

periudhës jugosllave dhe komuniste, ideologjia politike, dhuna politike dhe shoqërore, kthimi i mjeteve të prodhimit në mjete shoqërore, si dhe politikat socialiste të mirëqenies socialiste kishin rritur bindjen e popullit ndaj ligjeve, dhe kishin sjellë të kuptuar të ri dhe marrëdhënia më të ekuilibruar ndërmjet obligimeve qytetare politike dhe përgjegjësisë shtetërore për t'iu përgjigjur nevojave materiale të njerëzve. Obligimet politike ishin theksuar nga frika ndaj sanksioneve e ndëshkimeve, kontrolli dhe presioni i ndërsjellë shoqëror dhe i përbashkët, si dhe përmirësimi i përgjithshëm i kushteve të jetesës së njerëzve. Në nivel të elitës, obligimet politike ndaheshin midis atyre që besonin në projekte socialiste, dhe atyre që në formë të instrumentalizuar iu nënshtruan sundimit komunist si një fazë kalimtare drejt vetëvendosjes kombëtare dhe ndarjes e pavarësimit të plotë.

Në Jugosllavi, si në shumicën e vendeve komuniste, partia komuniste udhëhiqte institucionet formale të shtetit. Paralelisht me këtë, sjellja joformale e qytetarëve ishte rregulluar përmes organizatave formale. Megjithatë, “shumica e njerëzve u përkisnin organizatave të shumta, por anëtarësimi i tyre ishte shpesh i detyrueshëm, i bërë me presion-kërcënim ose shfrytëzohej për qëllime të caktuara”. Pasi që ky lloj anëtarësimi bazohej kryesisht në detyrim, bindje, dhe imponimi i bindjes nga jashtë, pjesëmarrja nuk ishte vullnetare, por ishte më tepër e dhe në radhë të parë e motivuar nga dëshira për të shmangur kërcënimet ose pasojat negative ndaj mos-anëtarësimit në to. Howard me të drejtë vë re se për shkak të "një trashëgimie të drejtpërdrejtë të përvojës komuniste, shumica e njerëzve në shoqëritë post-komuniste ende kanë mosbesim të fuqishëm dhe i shmangen çfarëdo lloj bashkimi organizatave formale, madje edhe në një mjedis të ri të lirë dhe demokratik”. Howard identifikon edhe një trashëgimi që rezulton nga e kaluara komuniste dhe argumenton se njerëzit nuk u besonin organizatave publike gjatë komunizmit, dhe për këtë arsye përpiqeshin të shmangeshin që të shpreheshin lirshëm në sferën publike të politizuar. Në vend të kësaj, ata kishin krijuar rrjete private dhe besnike të njerëzve të besuar dhe miqve. Pra, si rezultat i kësaj kulture “të preferuar të

44

45

46

47

48

49

Leslie Benson, Yugoslavia: A Concise History, Hampshire: Palgrave Macmillan, 2004. Ivo Banac, The National Question in Yugoslavia: Origins, History, Politics, Ithaca: Cornell University Press, 1988. Veton Surroi, Fadil Hoxha në vetën e parë. Prishtine: Koha, 2010. Marc Morjé Howard, The Weakness of Civil Society in Post-Communist Europe, Cambridge: Cambridge University Press, 2003, p. 26. Howard, The Weakness of Civil Society in Post-Communist Europe, p. 27. Ibid, p. 28.

44

45

46

47

48

49

18

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

privatësisë”, shumë njerëz në shoqëritë post-komuniste vazhdojnë të operojë përmes qarqeve të veta private dhe i shmangen bashkimit në organizata publike vullnetare. Kjo sferë private ishte e mjaftueshme për të siguruar informata dhe kanalizuar interesat politike e ekonomike. Pjesëmarrja e detyrueshme në organizata publike gjate komunizmit, dhe mbështetja në qarqe private për të shmangur këtë angazhim politik 'të detyruar' mund të ketë ndikuar edhe te qytetarët kosovarë. Ky theks në privaten dhe lokalen mund pjesërisht të shpjegojë gatishmërinë e qytetarëve të Kosovës për të formuar rrjete mbështetëse kohezive për të udhëhequr sistemin paralel gjatë periudhës së Millosheviqit.

Gjatë dekadës nga shpërbërja e Jugosllavisë e deri te lufta e fundit në Kosovë (1990 – 1999), shumica e popullsisë së Kosovës (shqiptarët) kishin qeverisur me çështjet e veta shoqërore përmes strukturave paralele politike dhe ekonomike që i rezistonin regjimit të Millosheviqit dhe artikulonin autonomi nga shtypja shtetërore duke krijuar qeverisje joformale, si dhe sisteme arsimore, tatimore e shëndetësore joformale. Regjimi i Millosheviqit kishte kufizuar qasjen në funksione të shoqërisë, përfshirë punësimin, shëndetin dhe arsimimin, dhe pjesëmarrjes së lartë publike ka rezultuar nga tre faktorë kryesorë. Së pari, mbi 90% të shqiptarëve të Kosovës ishin dëbuar nga puna, gjë që kishte provokuar zemërimin dhe pakënaqësi, dhe që rezultoi në një shkallë të lartë të bashkëpunimit shoqëror për të menduar e vepruar së bashku me qëllim të kapërcimit të vështirësive kolektive. Kjo periudhë paqëndrueshmërie e kishte bërë pjesëmarrjen publike të detyrueshme, duke i lënë shqiptarët e Kosovës me tri alternativa: t'i bashkoheshin rezistencën jo të dhunshme, t'u bashkoheshin grupeve të rezistencës, ose të emigronin jashtë vendit. Së dyti, shqiptarët në Kosovë ishin diskriminuar në shumicën e institucioneve publike, përfshirë shkollat dhe spitalet, dhe ishte bërë e domosdoshme që të krijonin struktura paralele për të siguruar mirëqenie themelore. Si rezultat i kësaj, mësuesit dhe mjekët shqiptarë ishin zhvendosur në mjedise private dhe ofronin shërbime vullnetare të arsimore dhe shëndetësore, gjë që u bë institucionalizua në formë të strukturave paralele.

Themelimi dhe mbajtja në funksion e strukturave paralele në qeverisje, arsim dhe shëndetësi kërkonte një nivel të lartë të obligimeve, angazhim të përbashkët dhe punë vullnetare, bazuar në nevoja, kohezion social dhe mirëbesim. Strukturat paralele përfaqësonin aktivizimin e plotë të 'shoqërisë civile', për shkak të mungesës së shtetit të pranueshëm të cilit t'ia besonin organizimin e jetës shoqërore dhe vendimmarrjen. Kjo valë e pjesëmarrjes tregon se si faktorët socio-ekonomikë, kombinuar me një kërcënim ndaj identitetit kolektiv, të kishin krijuar solidaritet dhe unitet në mesin e komunitetit shqiptar në Kosovë dhe kishin nxitur mobilizim masiv të njerëzve. Gjatë kësaj periudhe kohore, informaliteti kishte shërbyer si një platformë legjitime për t'i rezistuar regjimit dhe artikuluar aftësi ripërtëritëse kundër presionit të shtetit, në të cilin çfarëdo veprimtarie ekonomike dhe politike që lidhej me autoritetet shtetërore serbe

50

Howard Clark, Civil Resistance in Kosovo, London: Pluto Press, 2000.50

19

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

konsiderohej nga shqiptarët e Kosovës si akt tradhtie, gjë që kishte pasoja serioze për dinamikat e brendshme të grupeve të ndryshme. Kur këto masa paqësore dështuan që të adresonin gjendjen në Kosovë, pjesëmarrja e publikut u radikalizua në mbështetje popullore për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila ilustron se mbijetesa kolektive në një shoqëri jofunksionale është një qëllim që mund të ndiqet në mënyrë paqësore dhe demokratike, ose ushtarakisht.

Marrëdhëniet shtet – shoqëri në Kosovë që nga viti 1999

Marrëdhëniet në mes të qytetarëve të Kosovës dhe autoriteteve shtetërore kanë pësuar transformime të konsiderueshme, gjë që është e dukshme me fazat e shumëfishta të pajtueshmërisë, rezistencës jo të dhunshme, mbijetesës, kontestimit, dhe afirmimit të fragmentuar e të ndarë. Për shumicën e qytetarëve të Kosovës, shteti zakonisht shihej si i huaj dhe shtypës i lirisë, pengues i zhvillimit njerëzor, si dhe burim i ndarjes shoqërore. Marrëdhënie të tilla në masë të madhe ndikojnë në natyrën e obligimeve politike, përkatësisë dhe afërsisë ndaj shtetit, si dhe në shkallën e legjitimit dhe përkrahjes.

Kur radikalizimi i konfliktit në Kosovë kulmoi me dëbimin masiv të shqiptarëve etnikë nga Kosova, komuniteti ndërkombëtar ndërhyri për të parandaluar dhunën e mëtejshme. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s u pasua, në qershor 1999, nga një prani ndërkombëtare civile kur Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) u ngarkua me detyrën për të qeverisur Kosovën. Siç është bërë praktikë e zakonshme kur administratorët ndërkombëtarë vendosen në nivelin e brendshëm, ata morën përsipër role që zakonisht mbahen nga akterë vendorë. Kështu ata ishin në pozitë që të ushtronin ndikim mbi ta dhe që të promovonin rezultate politike përmes një numri mekanizmash të drejtpërdrejtë, përfshirë pushtetin për përcaktimin e agjendës; pushtet vetoje; kompetencat për të hartuar ligje dhe autoritetin për t'i imponuar ato. Ngjashëm, UNMIK-u iu dha mandat i gjerë, i paparë deri atëherë, i demokratizimit për të zhvilluar institucionet vendore politike, për të mbajtur zgjedhje, për të ndërtuar shoqërinë civile dhe për rindërtimin e ekonomisë. Nga perspektiva e pjesëmarrjes së qytetarëve, ngarkimi i administratës ndërkombëtare me përgjegjësinë për të demokratizuar dhe 'civilizuar' shoqëritë e shkatërruara nga lufta është problematik, për shkakun se ajo nuk ka legjitimitet të popullit. Prandaj për shkak të 'hendekut të legjitimitetit', i cili rezultoi nga natyra e administratës

51

52

53

Marc Weller, Peace Lost: The Failure of Conflict Prevention in Kosovo, Leiden: Martinus Nijhoff Publishers, 2008. Howard Clark, 'The Limits of Prudence: Civil Resistance in Kosovo, 1990–98'. In: Adam Roberts and Timothy Garton Ash (eds.), Civil Resistance and Power Politics: The Experience of Non-violent Action from Gandhi to the Present, Oxford: Oxford University Press, 2009, p. 227-295. Gezim Visoka, 'International Governance and Local Resistance in Kosovo: The Thin Line between Ethical, Emancipatory and Exclusionary Politics', Irish Studies in International Affairs, Vol. 22, 2011, pp. 99-125.

51

52

53

20

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

ndërkombëtare dhe procesi i saj lartë-poshtë i demokratizimit, qytetarët ishin përjashtuar qëllimisht, dhe nuk ishte lënë asnjë hapësirë lënë për diskutime dhe dhënie të kontributit në proceset publike. Kështu, gjatë dekadës së qeverisjes ndërkombëtare në Kosovë, prania e autoriteteve të shumta ushtarake e civile, ndërkombëtare e vendore, ka krijuar një situatë unike në lidhje me obligimet politike të qytetarëve.

Pra, për shkak të një politikë-bërjeje kaq komplekse, proceset pjesëmarrëse ishin kryesisht simbolike. Strategjia për kompromis e ndarjes së pushtetit përgjatë vijave etnike promovoi përfaqësim elitist dhe kështu e bëri pjesëmarrjen qytetare periferike. Në këtë gjendje, përcaktimi i agjendës ishte një proces lart-poshtë i cili nuk merrte në konsideratë mendimin e popullit, por që synonte ruajtjen e stabilitetit: sa më pak njerëz të përfshirë, aq më e lehtë ishte që të mbahej gjendja nën kontroll. Në vitet e para pas luftës, UNMIK-ut kishte gëzuar mbështetjen dhe bashkëpunimin e publikut për kryerjen e mandatit të tij për rindërtimin e shoqërisë. Megjithatë, ndërsa koha po kalonte dhe përparimi i premtuar nuk po arrihej, perceptimi përkrahës i kosovarëve për UNMIK-un kishte filluar të ndryshonte. Për më tepër, pasi që kosovarët nuk mund të pretendonin pronësi mbi shoqërinë e tyre, ata nuk ndjeheshin si akterë dhe nuk ndjenin nevojën për të marrë pjesë. Pasi që UNMIK-u kishte qenë përgjegjës për vonesën e stërzgjatur në zgjidhjen politike në procesin e statusit politik të Kosovës, mbështetja qytetare ra. Ata humbën besimin në punën e tij, duke e parë atë jo më si mbështetje, por si pengesë në ecurinë e mëtejshme dhe konsolidimin e shtetësisë, gjë që shihej nga shumica e kosovarëve si parakusht i një shoqërie dhe demokracie funksionale. Më vonë, në vijim të këtij studimi, në pjesën tematike, do të jepet një gjurmim më i hollësishëm i natyrës së obligimeve politike gjatë kësaj periudhe. Mirëpo, para kësaj duhet të bëhet një analizë e gjendjes, në formë trekëndore, mbi nevojat sociale, si dhe të drejtën për të pasur të drejta të njeriut dhe mbrojtjen e tyre në Kosovë.

Nevojat sociale në Kosovë

Shtrirja e nevojave themelore në Kosovë është e gjerë, për shkak të konfliktit të fundit të dhunshëm dhe shkatërrimit, papunësisë aktualisht të lartë dhe varfërisë, dhe prapambetjes së përgjithshme ekonomike e sociale. Fushëveprimi i këtyre faktorëve ndikon thellësisht në natyrën e nevojave në Kosovë. Ndonëse përcaktimi i nevojave dhe analizimi i burimit të tyre është problematik që të kuptohet, ato zakonisht kuptohen me anë të anketave publike, të dhënave të mirëqenies sociale, si dhe analizave e vëzhgimeve të tjera socio-ekonomike e demografike. Raporti i vitit 2011 i Avokatit të Popullit në Kosovë zbulon se “gjendja e vështirë ekonomike, shkalla e lartë e papunësisë, mungesa e shëndetit dhe kujdesit social, si dhe

21

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

infrastruktura e dobët e kujdesit shëndetësor vazhdojnë të jenë probleme shqetësuese për shoqërinë kosovare në tërësi.” Padyshim, shqetësimi kryesor për Kosovën mbetet niveli i lartë i papunësisë, i cili tejkalon 41,5%, dhe varfëria, që është rreth 22.5%. Kosova vazhdon të mbetet një prej ekonomive më të varfra në Evropë, me varfëri të skajshme prej rreth 15%. Sipas të dhënave mbi tregun e punës në Kosovë, ka 336.047 persona të të gjitha përkatësive etnike të cilët janë të regjistruar si persona të papunë në fillim të vitit 2012. Megjithatë, siç zbulon raporti i katërt i UNDP-së Pulsi Publik, në mënyrë paradoksale, shumicën e çështjeve që përbëjnë mirëqenien e njerëzve nuk janë të identifikuar si probleme të rëndësishme në Kosovë. Për shembull, shërbimet e kujdesit shëndetësor, siguria publike, arsimi, mjedisi, si dhe shërbimet publike janë renditur shumë ulët si probleme sociale në Kosovë, të gjitha nën 2%. Ndoshta kjo mund të shpjegohet me faktin se njerëzit në përgjithësi duan vende pune si mënyrë për të përmbushur nevojat e tyre dhe për të ruajtur autonominë dhe pavarësinë e tyre shoqërore.

Vështrimi i gjendjes së nevojave në Kosovë nga perspektiva e përfshirjes dhe/ose përjashtimit social ofron të kuptuar më të nuancuar dhe të plotë të situatës komplekse mbizotëruese. Përfshirja sociale ngërthen nocionin e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, eliminimin e praktikave diskriminuese dhe pabarazinë e përmbushjen e nevojave dhe të drejtave socio-ekonomike e kulturore. Filozofia themelore pas përfshirjes sociale është krijimi i aftësive që mundësojnë përmbushjen e nevojave bazë dhe atyre konstituive, të cilat, nga ana e tyre, çojë në qytetari më aktive në të cilën obligimet politike kanë marrë rol qendror. Një analizë politikash, e hartuar nga UNDP në Kosovë dhe e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, pohon se “shumica e popullsisë së Kosovës është prekur thellë nga përjashtimi nga shumë të drejtave themelore që lidhen me një ose më shumë dimensione të përjashtimit social.” Përfshirja sociale, si mjet që përmbush nevojat dhe të drejtat e njeriut, aktualizon të drejtat dhe mundëson ndërlidhjen e obligimeve politike me një numër të mundësive dhe aftësive thelbësore. Këto përfshijnë: qasjen e bazuar në nevoja ndaj arsimimit, punësimi e sigurisë sociale, qasjen në shërbime në komunitet dhe ato publike, kohezionin dhe bashkëpunimin social, si dhe agjencinë politike. Mungesa e këtyre kushteve mund të përfundimisht të shërbejë si një hapësirë e mjaftueshme e barrierave për t'u përfshirë në mënyrë aktive në shoqëri dhe ka obligime politike. Me fjalë të tjera, përjashtimi social mund të shihet si produkt i privimit material dhe të ideve nga përmbushjen e nevojave të caktuara dhe

54

55

56

57

58

UNDP Kosovo, Public Pulse Report 4, August 2012, p. 11. UN, Analysing and Measuring Social Inclusion in a Global Context, Department of Economic and Social Affairs, New York: UN, 2010. The Assembly of Republic of Kosovo, White Paper on Kosovo Social Inclusion Challenges, October 2009, p. 10. Available at: http://www.assembly-kosova.org/common/docs/kosovo-social.pdf

56

57

58

Ombudsperson Institution in Kosovo, Eleventh Annual Report 2011, Prishtina 2012, p. 88. Kosovo Ministry of Labour and Social Welfare, Kosovo Labour Market Information - April, 2012.

54

55

22

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

gëzimi i të drejtave të caktuara. Privimi material kërcënon ekzistencën e njerëzve, ndërsa privimi në aspektin e ideve është përjashtimi i njerëzve në bazë të identitetit të tyre social dhe përkatësisë, gjë që rrjedhimisht çon në privim material si rezultat i përjashtimit social të bazuar në identitet. Në kontekstin e Kosovës, një numër i madh i njerëzve përbëjnë kategori të përjashtimit social, përfshirë:

Në Kosovë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është përgjegjëse për zhvillimin e politikave dhe strategjive në fushën e punësimit, mirëqenies sociale, trajnimeve profesionale dhe shëndetit e sigurisë për të punësuarit. Ndihmat sociale në formën e pensioneve shihen si përgjigje shtetërore për plotësimin nevojave të njerëzve dhe përmbysjen e qarkut të përjashtimit social. Aktualisht në Kosovë zbatohet një skemë shumë-shtresore pensionesh, e cila përfshin: pensionin themelor, për qytetarët e Kosovës të moshës 65-vjeçare; pensionet elementare, për ata qytetarë që kanë paguar sigurime pensionale; pensionet e aftësisë së kufizuar; skemën e pensionimit të hershëm; si dhe skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe viktimave civile të luftës. Nga 1.7 milionë banorë të Kosovës, aktualisht 206.130 familje përfitojnë nga këto skema të ndryshme të mirëqenies sociale. Pjesa më e madhe e asistencës sociale shkon për komunitetin shqiptar, për faktin se komuniteti serb vazhdon të përfitojë nga skemat e ndryshme formale dhe joformale të asistencës në Kosovë dhe nga Serbia si shtet amë. Agjencia e Statistikave të Kosovës zbulon se “më 2011 nga ndihma sociale kanë përfituar rreth 34.867 familje, kurse më 2010 rreth 36.129 sosh. Krahasimi i viteve 2010/2011 tregon se më 2011 numri i familjeve që kanë përfituar nga kjo skemë është zvogëluar për 1,262, apo, shprehur në përqindje, 3.5%.”

të varfrit, fëmijët, të rinjtë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, romët, ashkalitë dhe egjiptasit (RAE), personat e zhvendosur brenda vendit (PZhBV), refugjatët dhe të kthyerit, diaspora, familjet me anëtarë të humbur ose të pagjetur, veteranët dhe invalidët e luftës, të burgosurit politikë, personat me çrregullime të stresit post-traumatik, gratë viktima të dhunës në familje, gratë e dhunuara gjatë luftës, të pastrehët, homoseksualët e lesbiket, njerëzit e varur nga narkotikët dhe ata të infektuar me HIV / AIDS.59

60

Skemat e asistencës sociale Përfituesit Shqipëtarë Serbë 107,145 32,415 18, 594

13,109 34,867

83,48131,578–

13,076--

23,664837–

33--

Pensionet themelorePensionet sipas kontributevePensionet për personat me nevoja të veçanta Pensionet DFDIL Ndihmat sociale familjare

Gjithsej: 206,130Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e mirëqenies sociale për vitin 2011, Prishtinë: prill 2011

The Assembly of Republic of Kosovo, White Paper on Kosovo Social Inclusion Challenges, p. 12. Kosovo Agency of Statistics, Social Welfare Statistics 2011, Prishtina: April 2011, p. 28.8

59

60

23

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Shtrirja dhe shkalla e ndihmës sociale në Kosovë është në masë të madhe e kufizuar, për shkak të kapaciteteve fiskale në Kosovë, zhvillimit të ulët ekonomik, dhe nivelit të lartë të evazionit fiskal dhe informalitetit. Numri i madh i të papunëve, numri i madh i anëtarëve të familjeve dhe parregullsitë në administrimin e mirëqenies sociale kanë kontribuar që të ketë ndikim të kufizuar në përmirësimin e mirëqenies së asaj pjese të popullsisë së Kosovës e cila ka nevojë për një ndihmë të tillë. Në vitin 2012, Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë ka identifikuar dispozita diskriminuese dhe kontradiktore në shpërndarjen e mirëqenies sociale, të cilat janë të dukshme brenda kritereve kundërthënëse për ofrimin e mirëqenies sociale.

Disa nga grupet më të rrezikuara sociale në Kosovë janë gratë, fëmijët, të rinjtë, komuniteteve pakicë, dhe personat me aftësi të kufizuara. Ka shumë raste të dhunës në familje dhe pabarazisë gjinore në punësim, trashëgimin e pronave dhe në përfaqësimin politik. Gjendja e varfër ekonomike, familjet e mëdha dhe arsimimi e shërbimet shëndetësore të pamjaftueshme vënë fëmijët në situatë të pambrojtur, gjë që ndikon në zhvillimin aftësive të tyre. Ka ende raste të familjeve që nuk kanë strehim të sigurt, vuajnë nga pasiguria e ushqimit, si dhe nga kushte të vështira të jetesës. Shërbimet e kujdesit shëndetësor në Kosovë janë dukshëm të dobëta dhe të papërshtatshme. Kjo është pjesërisht për shkak të infrastrukturës së pazhvilluar dhe mungesës së kapaciteteve e të fondeve. Qeveria e Kosovës shpenzon rreth 3% të PBB-së për shëndetësi, gjë që konsiderohet të jetë më e ulëta në rajon. Gjithashtu nuk ekziston një skemë e sigurimeve sociale shëndetësore, gjë që do të përmirësonte ofrimin e kujdesit shëndetësor publik grupeve të ndryshme sociale në Kosovë. Personat me aftësi të kufizuara janë padyshim grupi më i rrezikuar në Kosovë, pasi që nevojat e tyre themelore dhe thelbësore nuk plotësohen, siç vërehet nga diskriminimi i gjerë në punësim, kufizimet strukturore e sociale, kujdesi i dobët shëndetësor dhe përjashtimi nga arsimimi dhe proceset shoqërore. Nevojat për ujë të pastër, energji elektrike dhe kujdes shëndetësor themelor rrezikohen për shkak të mbrojtjes së

61

62

63

64

65

The Assembly of Republic of Kosovo, White Paper on Kosovo Social Inclusion Challenges, October 2009, p. 23. Available at: http://www.assembly-kosova.org/common/docs/kosovo-social.pdf

61

Ombudsperson Institution in Kosovo, Eleventh Annual Report 2011, Prishtina 2012, p. 18. Available at: http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/48705_Raporti%202011%20ANGLISHT.pdf. Agency for Gender Equality, Security Begins at Home: Research to Inform the First National Strategy and Action Plan against Domestic Violence in Kosovo, Prishtina, Kosovo, 2008. Ombudsperson Institution in Kosovo, Eleventh Annual Report 2011, Prishtina 2012, p.89-90. The Assembly of Republic of Kosovo, White Paper on Kosovo Social Inclusion Challenges, p. 21.

62

63

64

65

24

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

pamjaftueshme institucionale, zbatimit të dobët i ligjeve dhe praktikave diskriminuese politike e shoqërore. Kategorizimi i furnizimit me energji elektrike në grupe të ndryshme ka qenë diskriminues dhe në kundërshtim me nevojat themelore të njerëzve. Ngjashëm, mungesa e ligjit për kujdesin social dhe shëndetësor në Kosovë vazhdon të përbëjë shkelje të të drejtave socio-ekonomike.

Ndonëse institucionet e Kosovës kanë vendosur një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse sa i përket të drejtave të komuniteteve dhe përfaqësimit të tyre politik, romët, ashkalitë dhe egjiptasit mbeten komunitetet më të cenueshme në Kosovë. Ndërsa shqetësimet e komunitetit serb vazhdojnë të tërheqin interesin dhe fonde të komunitetit ndërkombëtare, ka më pak interesim për pjesëtarët e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas në Kosovë. Në të vërtetë, emancipimi i përgjithshëm politik i këtyre komuniteteve në Kosovë mbetet peng i disa faktorëve, përfshirë: statusin social e politik, nivelin e ulët të arsimimit; shkallën e lartë të rritjes së popullsisë; kushtet e vështira shëndetësore; mungesën e regjistrimit civil dhe dokumentacionit bazë ligjor; diskriminimin; statusit të 'pionit politik' në mes të komunitetit shqiptar dhe atij serb; mungesës së një shteti amë; dhe një udhëheqjeje të paarsimuar dhe të vetë-emëruar. Këto janë pengesa serioze në formësimin e kohezionit social, gjë që kontribuon në nivel të ulët të përfshirjes dhe pjesëmarrjes së komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas në institucionet politike, civile, arsimore dhe shëndetësore.

Pavarësisht mbrojtjes sociale që ofrohet, varfëria dhe treguesit e dobët të zhvillimit njerëzor tregojnë se “do të jetë e domosdoshme që t'u jepet prioritet veprimeve që do të çojnë në përmirësime të shpejta të mirëqenies së popullsisë, në mënyrë që të forcohet kohezioni social dhe të sigurohet paqe e qëndrueshme.” Edhe pse ky sistem ekonomik ka treguar progres dhe stabilitet makroekonomik modest, ekonomia është shumë e varur nga ndihma financiare dhe teknike e bashkësisë ndërkombëtare dhe diasporës. Gati një e treta e të hyrave në ekonominë e Kosovës vjen nga remitencat e diasporës dhe aktivitetet e financuara nga donatorët dhe nga ndihma e jashtme. Në rastin e Kosovës, pabarazia e të ardhurave nuk është i lartë, pasi që në këtë ndikon varfëria dhe papunësia e përhapur. Përqindja e lartë e papunësisë paraqet shqetësimin kryesor për shoqërinë kosovare, gjë që inkurajon migrimin, ekonominë joformale

66

67

68

69

70

71

Gezim Visoka, and Adem Beha. Repatriation without Responsibility: The nature and implications of RAE forced repatriation to Kosovo. Prishtina: Forum 2015, 2010. World Bank, Kosovo Poverty Assessment, Volume I: Accelerating Inclusive Growth to Reduce Widespread Poverty, Prishtina: World Bank, 2007, p. i. Amir Haxhikadrija, Diaspora as a driving force for development in Kosovo: Myth or Reality?, Prishtina: SDC, 2009.

69

70

71

Ombudsperson Institution in Kosovo, Eleventh Annual Report 2011, Prishtina 2012, p. 26. HLC, Ethnic Communities in Kosovo in 2007 and 2008, Prishtina: Humanitarian Law Centre, 2008.; Council of Europe, Report of the Council of Europe Commissioner for Human Rights' Special Mission to Kosovo, CommDH(2009)23, 23 – 27 March 2009, p.23. Kosovo Government, Strategy for the Integration of Roma, Ashkalia and Egyptian Communities in the Republic of Kosovo (2009-2015), 2009, p. 10.

66

67

68

25

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

dhe aktivitetet e tregut të zi. Ajo që është më rëndësishmja, mospërmbushja e nevojave, për shkak të këtyre faktorëve të shumëfishtë të ndërvarur e të ndërlidhur i bën qytetarët të ndjehen të lirë nga obligimet politike, sic është bindja ndaj ligjeve, autoriteteve shtetërore dhe institucioneve.

Të drejtat e njeriut në Kosovë

Preambula e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Dimensioni i dytë thelbësor dhe parakusht i obligimeve politike është promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Kosova ka zhvilluar një kornizë solide kushtetuese dhe ligjore për të drejtat e njeriut, në pajtim dhe në përputhje me pjesën më të madhe të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Neni 21 i Kushtetutës së Kosovës njeh se “të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës”, si dhe përcakton se “Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të parashikuara në këtë Kushtetutë.” Kushtetuta ofron një kornizë liberale të të drejtave politike, ekonomike e sociale. Ajo gjithashtu përmban dispozita dhe të drejta të veçanta për komunitetet pakicë, përfshirë të drejta të veçanta politike, të drejta që lidhen me kulturën, identitetin e gjuhën, si dhe të drejta që lidhen me pjesëmarrjen dhe përfaqësimin. Ndonëse Kushtetuta e Kosovës ka inkorporuar shumicën e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përjashtimi i Konventës mbi të

72

73

Ne, populli i Kosovës, Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të lirë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit; Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social.

World Bank, Kosovo Poverty Assessment, p. i.The Constitution of the Republic of Kosovo, Art. 21.

72

73

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

26

Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore dhe i Kartës Sociale Evropiane ndikon negativisht në të drejtat e qytetarëve për të pasur të drejta që konsiderohen kryesisht si nevoja themelore. Këto konventa të përjashtuara rregullojnë të drejtat socio-ekonomike, siç është e drejta për strehim të përshtatshëm, e drejta në punë dhe ato të drejta që dalin nga punësimi, e drejta për sigurim shëndetësor dhe një varg të drejtash të tjera.

Një burim i besueshëm për vlerësimin e gjendjes aktuale të të drejtave të njeriut në Kosovë është Institucioni i Avokatit të Popullit. Gjatë vitit 2011, Avokati i Popullit në Kosovë ka pranuar 1,453 ankesa, nga të cilat shumica lidhen me shkeljen e të drejtave që mbrojnë nevojat themelore. Pra, shikimi i gjendjes në lidhje me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave në Kosovë nga prizmi i perspektivës së Avokatit të Popullit jep një opinion të besueshëm dhe të vlefshëm mbi gjendjen aktuale dhe sfidat. Megjithatë, një numër i madh i shkeljeve të të drejtave të njeriut nuk raportohen, nuk dokumentohen, dhe prandaj është e vështirë të analizohen. Në përgjithësi, Avokati i Popullit pohon se:

Avokati i Popullit sjell një vështrim të përgjithshëm se në mesin e kategorive më të rrezikuara shoqërore në Kosovë ka një humbje të besimit në shtetin ligjor dhe zbatimin e drejtësisë, dhe atë nga institucionet e larta shtetërore e deri në ato më të ulëtat, për shkak të mungesës së angazhimit nga ana e mekanizmave të Shtetit. Siç deklaron qartazi Avokati i Popullit:

Mbizotërimi i një gjendjeje të tillë sigurisht që çon në zhvillime të tilla ku qytetarët humbasin besimin në sistemin e drejtësisë, dhe obligimet për t'iu bindur sistemit të drejtësisë zbehen nga praktika të tilla të përpjekjeve për të marrë drejtësinë në duart e tyre përmes qasjeve tradicionale dhe joligjore. Avokati i Popullit thekson se përkeqësimi i marrëdhënieve shtet-shoqëri është rezultat i dështimit të shtetit për të mbrojtur të drejtat e njeriut kur ai deklaron se:

74

75

Përkundër faktit se tani Republika e Kosovës ka mekanizma ligjorë dhe institucionalë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, këto të drejta nuk respektohen në nivel të kënaqshëm. Disa nga arsyet e një gjendjeje të tillë janë mungesa e efektivitetit të mekanizmave ekzistues dhe mungesa e angazhimit të mjaftueshëm të institucioneve publike për zbatimin e ligjeve në fuqi. Format e ndryshme të shkeljes së të drejtave të njeriut janë të dukshme.

Humbja e besimit dhe mungesa e angazhimit nga ana e mekanizmave të Shtetit për sanimin e një gjendjeje të tillë, respektivisht mungesa pothuajse totale e vetëdijes për përmirësimin e kësaj gjendjeje ende duket se forcon pozitën e kastës që shkel liritë themelore të njeriut përballë qytetarit të pafuqishëm.

Ombudsperson Institution in Kosovo, Eleventh Annual Report 2011, Prishtina 2012, p. 138. Ombudsperson Institution in Kosovo, Eleventh Annual Report 2011, p. 7.

74

75

27

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Numri më i madh i ankesave të parashtruara janë kundër gjyqësorit në të gjitha nivelet. Ankesat zakonisht lidhen me kohëzgjatjen e tepruar të procedurave gjyqësore – vonimin e drejtësisë dhe mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë – pamundësinë e Shtetit për të vendosur drejtësinë. Fatkeqësisht, një numër i ankesave janë parashtruar në lidhje me vendimet e padrejta, të cilat kanë të bëjnë me elemente të korrupsionit dhe falsifikimit, gjë që nënkupton padrejtësi të kryer nga ata që pritet të vendosin drejtësinë.76

77

78

79

80

Edhe gjendja e të drejtave të njeriut të komuniteteve pakicë në Kosovë nuk është e kënaqshme. Kosova ka zhvilluar një kornizë të gjerë për mbrojtjen e pakicave dhe për të siguruar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e tyre. Ata gëzonin privilegje institucionale përmes vendeve të rezervuara, mekanizmave parlamentare, organeve konsultative, dhe mekanizmave përfaqësues të nivelit komunal. Ky lloj trajtimi përkrahës dhe i veçantë shihet si një përgjigje ndaj nevojës së tyre për ri-integrimin social, barazi dhe ripajtim. Një nga obligimet politike të qytetarëve të Kosovës është toleranca ndër-etnike dhe jo-diskriminimi, sic tregohet nga ligjet në fuqi në Kosovë, të cilat ndalojnë aktet e diskriminimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, ngacmimin, viktimizimin dhe segregacionin. Në një raport të kohëve të fundit, të nxjerrë nga OSBE-ja, thuhet se “ndonëse është vendosur një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse për të siguruar promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, zbatimi i saj mbetet i pamjaftueshëm apo nuk sjell ndryshime pozitive të mjaftueshme në jetën e përditshme të komuniteteve jo-shumicë. Marrëdhëniet e vështira dhe ndarja që mbizotëron në mes të komunitetit shqiptar dhe atij serb të Kosovës paraqesin një sfidë themelore për zhvillimin e një shoqërie shumë-etnike.” Kjo, nga ana e saj, dobëson obligimet dhe përkushtimin e pakicave për të respektuar institucionet e Kosovës. Një konstatim më i thellë do të ishte se natyra e pushtetit të rezervuar për elitën e pakicave, si dhe politika informale e bërjes së marrëveshjeve, pajtueshmërisë dhe konsensusit, të cilat përbëjnë bazën e një praktike të tillë institucionale, kanë çuar në përjashtimin e nevojave të komuniteteve minoritare, dhe në faktikisht në shfrytëzimin e burimeve dhe akumulimin e pasurive në emër të tyre. Një tjetër pikë e rëndësishme që duhet theksuar është se përderisa ka legjislacion specifik për të drejtat e komuniteteve pakicë në Kosovë dhe obligimet e qeverisë së Kosovës ndaj tyre, nuk ka dispozita të qarta mbi obligimet politike të minoriteteve ndaj shtetit dhe shoqërisë së Kosovës. Mbase mund të argumentohet se pasi që konsiderohen qytetarë të barabartë të Kosovës, ata duhet të trajtohen si pjesa tjetër e qytetarëve të Kosovës, dhe prandaj nuk ka nevojë për dispozita të veçanta për obligimet e tyre politike.

Ibid, p. 8. Gezim Visoka and Adem Beha, 'Minority Consultative Bodies in Kosovo: A quest for effective emancipation or elusive participation?', Journal on Ethnopolitics and Minority Issues in Europe, Vol.10, No.1, 2011, p.1-30. Assembly of Kosovo, The Anti-Discrimination Law, Law No. 2004/3, 19 February 2004. OSCE Mission in Kosovo, Communities Rights Assessment Report, December 2009, p. 6. Assembly of the Republic of Kosovo, Law on the Protection and Promotion of the Rights of Communities and their Members in Kosovo, Law No. 03/L-047, 13 March 2008.

76

77

78

79

80

28

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Mosbindja, aftësia ripërtëritëse, dhe informaliteti në Kosovë

Analizimi i nevojave sociale dhe gjendjes sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kosovë tregon se ata veprojnë si burime të proceseve të shumëfishta sociale të cilat theksojnë natyrën e marrëdhënieve në mes të shoqërisë së Kosovës dhe qeverisë së saj. Sa më i ulët kontributi i shtetit në adresimin e nevojave të njerëzve dhe në mbrojtjen e mundësimin e gëzimit të lirive dhe të drejtave të tyre, aq më i ulët solidariteti, pajtueshmëria dhe obligimet e qytetarëve ndaj autoriteteve shtetërore. Kjo shpjegon se mosnjohja e nevojave dhe të drejtave të njerëzve, si dhe solidariteti shoqëror që ka dalë në sipërfaqe për shkak të ndjenjës së keqardhjes racionale të individëve të nënshtruar, ka çuar në përhapjen e praktikave të mosbindjes, aftësisë ripërtëritëse, informalitetit, si dhe në rezistencë e veprime kolektive më proaktive. Axel Honneth në vepër e tij mbi konfliktet sociale, argumenton se “pabarazitë objektive në shpërndarjen e mundësive materiale çojnë në krijimin e interesave dhe qëllimeve të cilat artikulohen nëpërmjet protestave, rebelimit dhe rezistencës.” Mosnjohja e nevojës së njerëzve për përmbushjen e nevojave të caktuara dhe gëzimin e të drejtave të caktuara çon në mospërfilljen e pritjeve të njerëzve për respekt, autonomi si agjentë dhe identitet të dallueshëm nga mjedisi socio-ekonomik. Ekzistenca e një shkalle të lartë të mospërmbushjes së nevojave të njerëzve dhe niveli i ulët i mbrojtjes së të drejtave të njeriut gjithashtu shërben si pikë ngjashmërie që nxit solidaritet social, gjë që, nga ana e saj, formon interesa kolektive që përkthehen nëpërmjet mjeteve jo të dhunshme dhe të dhunshme.

Qëndrimet e qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve të Kosovës, siç pasqyrohet në anketat periodike të UNDP-së, janë përgjithësisht negative, gjë që tregon nivelin gjithnjë e më të lartë të pakënaqësisë me qeverinë, parlamentin, presidentin dhe gjykatat. Në nëntor 2011, kënaqshmëria e qytetarëve me gjykatat ka qenë më pak se 20%, ndërsa me qeverinë ishte rreth 30%. Gjendja nuk është më e mirë as sa i përket parlamentit. Të dhënat empirike sugjerojnë se ka një ndjenjë të madhe përçmimi me punën e autoriteteve të Kosovës. Rreth 85% e njerëzve nuk besojnë se Qeveria e Kosovës nuk bën vepra në përputhje me prioritetet, nevojat dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.

81

82

83

84

85

Kënaqshmëria e qytetarëve me institucionet

Michael Hechter, Principles of Group Solidarity, Berkley, CA: University of California Press, 1987, p. 9 UNDP Kosovo, Public Pulse Report 3, Prishtina, March 2012, p. 13 Ibid, p. 13.

83

84

85

Axel Honneth, The Struggle for Recognition: The Moral Grammar of Social Conflicts, Cambridge: Polity Press, 1995, p. 161. Honneth, The Struggle for Recognition, p. 163.

81

82

29

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012

29.7

81.2

81

Kënaqshmëria me punën e UNMIK-ut, në %

Kënaqshmëria me punën e Qeverisë së Kosovës(më herët, të IPVQ-ve), në %

Kënaqshmëria me punën e KFOR-it, në %

Burimi: të dhënat e UNDP-së, të përmbledhura në Raportin e Pulsit Publik nr. 4, gusht 2012, fq. 3.

30.5

43.3

82

31.5

35.9

81.8

25.4

49.9

84.2

28.36

53.13

72.63

12.58

36.72

77.63

15.90

32.60

82.10

11.54

21.25

74.69

Sa i përket kësaj, të dhënat empirike tregojnë se shkalla e kënaqshmërisë së qytetarëve me institucionet kryesore të Kosovës ka rënë vazhdimisht gjatë viteve. Përderisa në vitin 2003, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës gëzonin mbështetjen e mbi 70% të qytetarëve, kjo ka rënë në rreth 40% më 2006 dhe 2009. Ngjashëm, kënaqshmëria me praninë ndërkombëtare, përkatësisht me UNMIK-un NATO-n dhe EULEX-in, ka rënë gjithashtu. Përderisa më 2003 UNMIK-u ka gëzuar një shkallë kënaqshmërie prej 40%, në vitin 2003 kjo ka rënë në 30%, dhe tre vjet më vonë, më 2009, në 15%. Pakënaqësia me institucionet ka ardhur si pasojë e mosrealizimit të premtimeve pas fushatave zgjedhore, dhe shumica e partive politike kanë pasur programe politike të ngjashme. Këto premtime përfshijnë: zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, duke pasur pavarësinë si opsionin më të favorshëm; përmirësimin e kushteve ekonomike, rritjen e punësimit, dhe përmirësimin e arsimimit, shëndetësisë, shërbimeve publike dhe mirëqenies së qytetarëve. Pasi që statusi politik i Kosovës kishte mbetur i pazgjidhur për një kohë të gjatë, lojërat e fajësimit në mes të partive dhe institucioneve i kanë bërë njerëzit edhe më pesimistë dhe më skeptikë për ndonjë të ardhme më të mirë. Një arsye më e thellë e pakënaqësisë së qytetarëve ka të bëjë me papunësinë e lartë, shërbimet e dobëta publike, mungesën e sigurisë sociale dhe standardet e varfra arsimore, gjë që rrjedhimisht ka kontribuar në krijimin e qëndrimeve negative ndaj institucioneve dhe kësaj 'demokracie të re'. Ngjashëm me periudhën paraprake, gjendja nuk ka ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë, në vitin 2008. Shifrat e sondazheve të vitit 2009 tregojnë nivele të ulëta të kënaqshmërisë me punën e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. McAllister dhe White argumentojnë se niveli i pjesëmarrjes varet kryesisht nga gjendja socio-ekonomike e elektoratit, prandaj një shoqëri ekonomikisht e pazhvilluar, ose një shoqëri në të cilën një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është në nivel të ulët sa i përket gjendjes socio-ekonomike, do ta ketë të vështirë të mbështesë nivele të pjesëmarrjes që janë të nevojshme për të mbajtur gjallë procedurat demokratike. Kjo nënkupton se përpjekjet për të rritur pjesëmarrjen politike varen në masë të madhe nga përmirësimi i kushteve socio-ekonomike.

86

87

UNDP Kosovo, Kosovo Mosaic 2012: Overview of perceptions on public services and local authorities, Prishtina, 2012, p. 3. Ian McAllister and Stephen White, 'Conventional Citizen Participation'. In Christian W. Haerpfer, et al., Democratization, Oxford: Oxford University Press, 2009, p. 195. UNDP Kosovo, Public Pulse Report 1, 2011, Prishtina, Kosovo, p. 11

86

87

88

30

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Shumica e qytetarëve të Kosovës nuk kanë aq besim as në udhëheqjen politike. Të dhënat nga Pulsi i publikut, i UNDP-së për vitin 2012 tregojnë se Kryeministri aktual, Hashim Thaçi i PDK-së, gëzon besimin e vetëm 8% të publikut. Udhëheqësi i partisë kryesore opozitare, Isa Mustafa i LDK-së, 6%, dhe ish-Kryeministri, nga AAK, Ramush Haradinaj, gëzon besimin e 7% të publikut. Nga këto shifra publike, më i besuar është Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes, i cili gëzon besimin e rreth 14% të publikut. Në këtë mosbesim të madh të publik në institucionet dhe këtë apati kanë kontribuar dështimet sistematike për të përmbushur nevojat e njerëzve për punësim, drejtësi, qeverisje të mirë dhe rishpërndarje të të mirave. Çështje të tjera, që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë, privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, korrupsionin, dhe dështimin në vendosjen e sovranitetit në veri të Kosovës, padyshim që kanë luajtur rol në formësimin e perceptimit jo-përkrahës të publikut për udhëheqjen aktuale në Kosovë. Sa i përket pyetjes se kush është në radhë të parë përgjegjës për gjendjen ekonomike në Kosovës, rreth 71% e të gjithë kosovarëve ia hedhin këtë përgjegjësi Qeverisë së Kosovës. Jo më shumë se gjithsej 9% të të anketuarve ia hedhin këtë përgjegjësi bashkësisë ndërkombëtare (EULEX-it, ICO-së dhe UNMIK-ut, së bashku), dhe vetëm rreth 6% përmendin qeveritë lokale si bartësit kryesor të përgjegjësisë për gjendjen ekonomike të Kosovës, përderisa vetëm 2% ia hedhin këtë përgjegjësi komunitetit të biznesit.

Aftësia ripërtëritëse nëpërmjet praktikave informale

Aftësia për ripërtëritje qytetare nëpërmjet shfrytëzimit të sferës së praktikave informale (në të kundërt me rregullat ligjore) përbën një dimension themelor dhe të domosdoshëm të mosbindjes në Kosovë. Shpesh mosbindja ndaj ligjit është produkt i domosdoshmërisë për të siguruar mbijetesën dhe rritje ekonomike. Mosbindja si domosdoshmëri është produkt i ndërgjegjes tonë vetjake, e cila ka përmasa të qëllimshme dhe të paqëllimshme, dhe formohet nga identiteti personal, rolet dhe aranzhimet shoqërore, si dhe nga aspekte të gjendjes dhe ato relacionale të ndërveprimeve shoqërore. Domosdoshmëria mundëson agjencinë. Formaliteti kundër-balancon domosdoshmërinë. Obligimet politike për t'u bindur ose për mosbindje ndaj ligjit rrjedhin nga nevojat, të cilat mbajnë gjallë arsye të forta morale dhe gjykime rreth situatës të cilat anashkalojë çfarëdo angazhimi të përbashkët shoqëror për respektimin e autoritetit dhe të ligjit, ose e marrin parasysh interesin kolektiv përpara nevojave personale. Aranzhimet ekzistuese shoqërore gjithashtu përcaktojnë nevojën e agjentëve për t'iu përgjigjur, rezistuar

88

UNDP Kosovo, Public Pulse Report 1, 2011, Prishtina, Kosovo, p. 1188

31

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

ose për të vepruar në pajtueshmëri me ligjet dhe autoritetin. Rezistenca e artikuluar përmes mospjesëmarrjes në proceset politike, mos-pajtueshmërisë me rregullat institucionale, si dhe shmangies së tatimeve përbën zgjedhje racionale të agjentëve vendorë për të kompensuar mosnjohjen e nevojave të tyre emocionale dhe materiale, dhe manifestojnë aftësi ripërtëritëse ndaj rimëkëmbjes post-konflikt të imponuar dhe të udhëhequr nga jashtë. Shfrytëzimi i sferës joformale të aktiviteteve socio-ekonomike u ofron njerëzve hapësirë për të artikuluar aftësinë e tyre ripërtëritëse, autonominë agjentiale, dhe përmbush nevojave të tyre jashtë kufizimeve që dalin nga mekanizmat ligjorë dhe institucionalë.

Praktikat dhe institucionet informale janë shumë të pranishme në shoqërinë kosovare, dhe luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e ndërveprimeve shoqërore dhe orientimin e përgjithshëm të shoqërisë. Informaliteti është i dukshëm në bashkëveprimet politike, ekonomike, shoqërore dhe më gjerë. Ato konsiderohen në mesin e pengesave kryesore për zhvillim ekonomik dhe investime të huaja. Madje edhe brenda institucioneve ka shkëmbime, ndërveprime e praktika marrëveshjesh informale që anashkalojnë procedurat dhe mekanizmat formalë. Në proceset zgjedhore, falsifikimi i votave dhe manipulimi në shkallë industriale me rezultate të zgjedhjeve janë të dukshme. Korrupsioni dhe rrjetet kriminale janë të përfshirë gjerësisht në procese politike, orientimin e investimeve publike, në prokurim e evazion fiskal, si dhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet gjykatave. Në sferën e ekonomisë, informaliteti është i dukshëm në evazion fiskal, importimin dhe eksportimin e paligjshëm të mallrave, deklarata të rreme të fitimeve dhe pasurisë, si dhe manipulime në shpërndarjen e granteve e kontratave publike. Në nivel të shoqërisë, mekanizmat informalë të kontesteve janë të dukshme në praktikat tradicionale dhe zakonore, kontrata dhe vende pune ndahen pa proces të shkruar dhe formal, dhe të mirat ekonomike e pronat transferohen e komunikohen jashtë procedurave e mekanizmave formalë dhe ligjorë.

Praktikat informale në Kosovë kanë qenë të lidhura ngushtë me zhvillimet politike dhe ekonomike në vend. Mungesa e institucioneve shtetërore, procesi i ngadalshëm i ndërtimit të institucioneve, qeverisja e ndarë në mes të bashkësisë ndërkombëtare dhe autoriteteve të

89

90

Lyons, 'Need, Necessity, and Political Obligation', p. 72. Levizja Cohu, 'Financuesit e PDK-së përplasen për tenderë', Prishtinë, 27 December 2012. Available at: http://preportr.com/sq/Parate-dhe-politika/Financuesit-e-PDK-s-prplasen-pr-tender-257

89

90

32

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Kosovës, si dhe statusi i pazgjidhur politik i Kosovës, kanë pasur ndikim të thellë në promovimin e informalitetit si një mekanizëm plotësues dhe kompensues për ndërveprim në Kosovë. Praktikat dhe institucionet informale kanë luajtur rol të thellë në formësimin e proceseve politike tranzicionale në Kosovë në të paktën katër aspekte: përfaqësimin politik, përgjegjësinë demokratike, qeverisjen demokratike, dhe qytetarinë e sundimin e së drejtës. Rregullat, kushtet dhe mjedisi ekonomik i imponuar nga ekonomia e tregut kanë qenë, në masë të gjerë, të panjohura për shoqërinë kosovare. Prandaj, mund të spekulohet se një pjesë e arsyes se përse informalitetit ka lulëzuar në Kosovën e pasluftës ishte fakti se këto rregulla dhe kushte ishin të pafavorshme për shumicën e njerëzve. Marketizimi u jep prioritet të drejtave, institucioneve dhe rregullave mbi nevojat e njerëzve, mirëqenien dhe sigurinë sociale. Një numër i madh i familjeve kosovare nuk janë në gjendje të përballojnë pagesën e faturave të shërbimeve publike. Prandaj, informaliteti është një mënyrë për të plotësuar nevojat, për të siguruar mirëqenie në mënyra informale, dhe për të gjeneruar të ardhura jashtë qarkut të rregullave ekonomike formale. Disa prej shembujve të mirënjohur të praktikave ekonomike informale janë të dukshme nëpër ndërmarrje të vogla dhe të mesme, ku sipërmarrësit u shmangen tatimeve duke korruptuar shërbyes civilë, pastaj në përfitimet në transaksionet ekonomike informale, nëpërmjet lëshimit të raporteve e faturave të rreme të aktivitetit ekonomik, dhe sigurimit të mbështetjes e mbulimit të gjerë politik nëpërmjet përfshirjes së strukturave të partive politike. Shembuj të tjerë përfshijnë lidhje të paligjshme në furnizim me energji elektrike dhe ujë.

Vjelja e tatimeve konsiderohet kritike për forcimin e institucioneve shtetërore dhe rishpërndarjen e tyre në formë të të mirave publike dhe mirëqenies. Sipas Deborah A. Brautigam, tatimet luajnë “rol qendror në ndërtimin dhe ruajtjen e fuqisë së shteteve, dhe formësimin e lidhjeve të tyre me shoqërinë”, si dhe kanë “potencialin për të fuqizuar legjitimitetin e shtetit dhe rritur përgjegjshmërinë në mes të shtetit dhe qytetarëve të tij”. Bazuar në këtë logjikë, mund të argumentohet se rezistenca tatimore është përgjigje ndaj keq-përfaqësimit nga ana e qeverisë të interesave të njerëzve, dhe shmangia nga ana e saj për të

91

92

93

94

Michael Pugh, 'Welfare in War-torn Societies: Nemesis of the liberal peace?'. In Oliver P. Richmond, (ed.) Palgrave Advances in Peacebuilding: Critical Developments and Approaches, Hampshire: Palgrave Macmillan, 2010, p. 268. UNDP Kosovo, Kosovo Mosaic 2012: Overview of perceptions on public services and local authorities, Prishtina, 2012, p. 20. Jens Stilhoff Sorensen, 'The Shadow Economy, War and State Building: Social Transformation andRe-stratification in an Illiberal Economy (Serbia and Kosovo)', Journal of Contemporary European Studies, Vol. 14, No. 3, 2006, pp. 317-351. Deborah A. Brautigam, 'Introduction: taxation and state-building in developing countries', In: Odd-Helge Fjeldstad, et. al. (eds.), Taxation and State-Building in Developing Countries: Capacity and Consent, Cambridge: Cambridge University Press, 2008, p. 1.

91

92

93

94

33

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

investuar në dhe plotësuar nevojat themelore të njerëzve. Në rastin e Kosovës, edhe pse janë vendosur politika të shëndosha fiskale, popullsia e vendit i është shmangur në masë të madhe pagimit të tatimeve. Shifrat zyrtare tregojnë përmirësim progresiv të të ardhurave tatimore, por shumica e tyre vijnë nga shkalla e lartë e importeve dhe nga ndihma e jashtme. Evazioni fiskal ndodh për arsye të njëmendta në mesin e njerëzve të cilët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të paguar rregullisht taksat dhe faturat, apo për motive oportune, kur njerëzit shfrytëzojnë gjendjen aktuale që karakterizohet nga politika të dobëta të zbatimit, mundësia për të korruptuar shërbyes publikë, si dhe lidhjet politike që u mundësojnë fshirjen e obligimeve financiare ndaj shtetit të Kosovës. Arsyetime të tjera për shmangien e taksave dhe faturave publike kanë të bëjnë me pakënaqësinë e qytetarëve me shërbimet publike, cilësinë e shërbimeve publike, shkurtimet e rregullta të furnizimit me ujë dhe energji elektrike. Niveli i lartë i korrupsionit dhe raportimet e mediave për raste individuale të korrupsionit dhe ndjekjen e të dyshuarve gjithashtu kontribuojnë në tërheqjen e qytetarëve nga angazhimi për të paguar taksat dhe faturat, kjo bazuar në frikën se paratë e tyre mund të përfundojnë në xhepat e individëve të fuqishëm dhe jo në buxhetin e shtetit ose rishpërndarjen eventuale të tyre për nevoja të shoqërisë.

Në përgjithësi, për një kohë të konsiderueshme, pjesëmarrja e publikut është ndërlidhur me konsolidimin e demokracisë dhe promovimin e qeverisjes së mirë. Pjesëmarrja shihet si tipar themelor i demokracisë, si mënyrë për të siguruar qeverisje të mirë dhe si për të pasuruar kontratën sociale. Ajo gjithashtu shihet si vendimtare për lehtësimin e tranzicionit të suksesshëm nga një shoqëri autoritare në një demokraci të drejtë e plotësisht të pjekur. Në vendet që kanë kaluar suksesshëm nëpër këtë tranzicion, pjesëmarrja politike ka qenë e rëndësishme për kultivimin e normave e vlerave demokratike të tërë popullsisë, ndërtimin e besimit në institucionet politike, dhe në promovimin e sjelljes politike të lirë dhe konkurruese.

Pjesëmarrja në zgjedhje zakonisht shihet si një nga mekanizmat më të rëndësishme për ushtrimin e të drejtave politike, zgjedhjen e opsioneve në politikë, ndërrimin e qeverisjes jodemokratik, dhe përmirësimin e sistemit politik. Të dhënat empirike në Kosovë qartazi tregojnë se kur nevojat e njerëzve nuk plotësohen, ata priren që të mos mbështesin institucionet dhe të mos marrin pjesë në zgjedhje. Raporti i UNDP-së Pulsi publik, i gushtit

95

96

97

Dalja në zgjedhje

See annual reports of Kosovo Tax Administration at: http://www.atk-ks.org/publikime/raportet-vjetore/ (Accessed 11 April 2012) IMF, Kosovo: Gearing Policies toward Growth and Development, 2005. Neera Chandhoke, 'What is the Relation between Participation and Representation? In Olle Tornquist et. al. (eds.), Rethinking Popular Representation, New York: Palgrave Macmillan, 2009, p.27-8.

95

96

97

34

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

2012, ka gjetur korrelacion të mjaftueshme në mes të gatishmërisë për të votuar, në njërën anë, dhe gjinisë, etnisë, arsimimit, dhe të ardhurave, në anën tjetër. Anketimet kanë zbuluar se meshkujt ka më shumë të ngjarë që të votojnë sesa femrat, njerëzit me të ardhura më të larta kanë më tepër synim për të votuar sesa ata me të ardhura të ulëta, dhe shumica e njerëzve që i

përkasin komunitetit shqiptar të Kosovës janë më të prirë për të votuar sesa ata të minoritetit serb. Ajo që ka rëndësi të veçantë është se njerëzit me arsimim të lartë kanë më pak të prirur për të votuar, dhe e njëjta vlen edhe për pensionistët. Nga ana tjetër, njerëzit me arsimim fillor janë të gatshëm për të votuar dhe u bashkuar partive politike sesa ata me arsimim të lartë, socializim politik dhe njohuri solide mbi politikën. Ajo çfarë tregojnë këto është një shkëputje e madhe publike nga detyrimi politik për të votuar në zgjedhje.

Në zgjedhjet e vitit 2000, të parat pas luftës, kanë marrë pjesë gati 80% të qytetarëve të Kosovës. Megjithatë, ky trend ka pësuar vazhdimisht rënie në vitet në vijim, dhe në vitin 2007, përqindja e pjesëmarrjes ka rënë në 40%. Mirëpo, është interesante të vihet në dukje se pjesëmarrja është rritur për 5% në zgjedhjet e para pas pavarësisë. Çfarë e shpjegon këtë rënie të vazhdueshme të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje? Ia vlen të kihen parasysh tri shpjegime të mundshme. Së pari, procesi i udhëhequr nga UNMIK-u për ndërtimin e institucioneve politike në Kosovë ishte projektuar për të siguruar stabilitetin e përgjithshëm të vendit. Prandaj, mënyra më e mirë për të arritur këtë ishte që të angazhoheshin elitat që kontrollonin politikën lokale. Më tej, pasi që Kosova ishte e ndarë etnikisht, ishte në interes të UNMIK-ut dhe elitave vendore që të përjashtonin aktivizmin qytetar sa më shumë që të ishte e mundur. Kur jemi në këtë pikë, ata inkurajonin një sistem politik që do të favorizonte angazhimin elitist në vendimmarrje. Pra, mbajtja e zgjedhjeve të lira konsiderohej si mjet për të justifikuar përparimin demokratik dhe konsultimin me qytetarët. Në fund të fundit, pavarësisht cfarë ishin rezultatet e zgjedhjeve, sistemi i instaluar politik kishte krijuar një koalicion të gjerë, duke akomoduar kështu interesat e të gjitha palëve. Më tej, mungesa e përgjegjshmërisë demokratike te institucionet ndërkombëtare dhe vendore ndikon në motivimin e votuesve për të marrë pjesë në zgjedhje. Prandaj, mungesa e përgjegjshmërisë demokratike mund të krijojë një precedent të keq për politikanët vendorë dhe ka potencialin që

98

Dalja në zgjedhje në Kosovë

2000

79 %

Vitet

Dalja

Burimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës.

2002

54 %

2004

49 %

2007

40 %

2009

45 %

2010

39 %

UNDP Kosovo, Public Pulse Report 4, August 2012, p. 22.98

35

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

të minojë procesin e tranzicionit drejt demokracisë. Përderisa në një vend normal demokratik, një nga funksionet e zgjedhjeve është forcimi i përgjegjshmërinë së politikanëve ndaj votuesve, zgjedhjet në Kosovë nuk i shërbenin këtij qëllimi: ato ishin reduktuar në një masë simbolike për të justifikuar legjitimitetin dhe autoritetin politik. Pa marrë parasysh se cila parti vendore fitonte zgjedhjet, ajo nuk ishte në gjendje të zbatonte programet e saja zgjedhore për shkak të kompetencave të gjera të administratës ndërkombëtare.

Zgjedhjet nacionale të mbajtura në nëntor 2010 konsiderohen si jodemokratike dhe në një farë mase të manipuluara, sepse në disa komuna partitë politike kishin keqpërdorur votat, duke manipuluar kështu rezultatet e zgjedhjeve në favor të Kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi. Rrjeti Evropian i Organizatave për Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO) kishte vënë re parregullsi të një shkallë të gjerë, evidente në shkelje të fshehtësisë së votimit, votimit kolektiv të familjeve dhe grupeve, frikësim të vëzhguesve të zgjedhjeve, e mashtrime gjatë numërimit të votave. Pavarësisht vlerësimit pozitiv të vëzhguesve ndërkombëtarë, presioni në vend nga parti politike e lëvizje shoqërore ka rezultuar në rinumërimin e 40% të fletëvotimeve dhe përsëritjen e zgjedhjeve në tre rajone të kontestuara. Përndjekja e atyre që janë përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve ka qenë e pamjaftueshme dhe joefektive, duke lënë kështu hapësirë për përsëritje të mundshme të praktikave të ngjashme. Janë raportuar mbi 220 raste të manipulimit të zgjedhjeve, të cilat kishin përfshirë mbi 500 persona. Paraqitja e këtyre manipulimit gjatë zgjedhjeve, si dhe dënimet e pamjaftueshme për ata që ishin përfshirë në këtë proces kanë rritur mosbesimin e qytetarëve në proceset zgjedhore dhe legjitimitetin e shumë anëtarëve aktualë të parlamentit dhe zyrtarëve qeveritarë. Të dhënat e fundit të UNDP-së tregojnë se vetëm 23% e njerëzve i konsiderojnë zgjedhjet në Kosovë të jenë zhvilluar në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kohëve të fundit, një nga politikanët më të votuar në Kosovë, Fatmir Limaj i PDK-së, ka pranuar manipulimet elektorale në shkallë të gjerë në Kosovë, evidente në te të gjitha partitë politike dhe brenda tyre, dhe ka sugjeruar tërheqjen e mandatit politik nga ata përfaqësues të zgjedhur të cilët kanë ardhur në pushtet me anë të votave të manipuluara, si dhe legjitimitetit popullor të rremë e të fabrikuar.

99

100

101

102

Gezim Visoka, 'The Obstacles to Sustainable Peace and Democracy in Post-Independence Kosovo'. In: Carol Rank and Marwan Darweish (eds.), Peacebuilding and Reconciliation: Contemporary Challenges and Themes, London: Pluto Press, 2012. ENEMO, Irregularities Affecting the Trust in the Democratic Process In Kosovo, Press Release, Prishtina, 12 January 2011. Gazeta Express, 'Limaj: deputetëve me vota të vjedhura t'u merret mandati', 23 Tetor 2012. Available at: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1%2C13%2C94982 UNDP Kosovo, Public Pulse Report 3, Prishtina, March 2012.

99

100

101

102

36

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Këto zgjedhje të manipuluara janë një shembull i shfrytëzimit të rrugëve informale për t'u zgjedhur dhe 'zyrtarizuar' në politikë. Në mesin e partive politike e proceseve zgjedhore ekziston një gjendje e përgjithshme ku gjeneratat e vjetra të politikanëve përpiqen të mbajnë pushtetin dhe të kërkojnë që të rizgjedhen vazhdimisht. Si përgjigje ndaj kësaj, gjeneratat e reja të politikanëve të arsimuar jashtë vendit kanë shfrytëzuar rrugët informale për të fabrikuar rezultatet e zgjedhjeve, për të korruptuar e manipuluar me votat e elektoratit, dhe për të mobilizuar burime financiare të kontestuara për të financuar fushatat e tyre. Ndonëse këta politikanë të rinj artikulojnë një diskurs publik të respektimit të kushteve demokratike, shfrytëzimi i praktikave informale (të paligjshme) u siguron atyre hyrje të sigurt në politikë. Si shpërblim për shërbimet, bashkëpunëtorët e tyre përfitojnë në formë të granteve, punësimit, arsimimit dhe bursave, si dhe në forma të tjera të ndihmës. Shpesh kur shpallen vendet e lira të punës, ato shpallen për të përmbushur formalitetet dhe procedurat ligjore, por në praktikë rekrutimi bëhet përmes kanaleve informale dhe shpesh është i ndërlidhur me nepotizëm, besnikëri partiake dhe shpërblime për mashtrime elektorale.

Një analizë tematike mbi pjesëmarrjen e qytetarëve dhe obligimet në Kosovë gjatë dhjetë viteve të fundit jep një pasqyrë të qartë të shkallës së ulët të pjesëmarrjes në takime e debate publike, shkallës së ulët të anëtarësimit në parti politike, shkallës së ulët të besimit në institucione dhe ngurrimit për t'u bashkuar organizatave vullnetare. Raporti i tretë i UNDP-së i Pulsit publik tregon qartazi lidhjen e plotësimit të nevojave me qëndrimet ndaj autoriteteve dhe pjesëmarrjen e tyre në sferën publike. Ky raport gjen se “ata që punojnë në sektorin publik kishte më shumë të ngjarë që të kenë vlerësim pozitiv mbi procesin e demokratizimit në krahasim me të anketuarit e tjerë, ndërsa “ata që janë të punësuar ka më shumë të ngjarë që kohë pas kohe të kenë mendime negative mbi proceset e demokratizimit”. Kushtet materiale luajnë rol të rëndësishëm në raport me obligimet politike. I njëjti raport tregon se “gjasat për të pasur një mendim pozitiv për proceset demokratike rriten me rritjen e nivelit të të ardhurave; ata me të ardhura më të larta kanë mendime më pozitive mbi proceset demokratike në Kosovë.” Pjesëmarrja qytetare është shumë i ulët në Kosovë. Të dhënat empirike tregojnë se më pak se 7% e njerëzve marrin pjesë në iniciativat me bazë në komunitet, rreth 11% ndjekin

103

104

105

Mospjesëmarrja

Interview with a confidential source. Prishtina, Kosovo, 2012. UNDP Kosovo, Public Pulse Report 3, Prishtina, March 2012, p. 14. Ibid, p. 14. Ibid, p. 14.

103

104

105

106

37

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

diskutimet publike, dhe më pak se 10% u bashkohen iniciativave të përbashkëta qytetare. Ngjashëm, më pak se 7% të marrin pjesë në aktivitete të OJQ-ve, dhe më pak se 12% janë pjesë e partive politike.

Të dhënat empirike tregojnë se më pak se 20% e popullsisë marrin pjesë në mbledhje publike komunale. Në vitin 2012, vetëm 42.8% të qytetarëve të Kosovës ishin pjesërisht të informuar mbi punën e autoriteteve lokale. Ndërsa në vitin 2003 vetëm 16% të tyre kishin marrë pjesë në takime publike, në vitin 2006, megjithatë, ka një rritje prej 30%, por një rënie serioze është vërejtur në vitin 2009, me vetëm 12% pjesëmarrje. Në teori, takimet publike, të cilat duhet të mbahen dy herë në vit, synojnë të përfshijnë njerëzit në diskutime mbi planifikimin e buxheteve e politikave lokale vlerësimin e punës dhe efikasitetit të autoriteteve lokale, në përputhje me legjislacionin lokal dhe planet e premtuara. Ligji i Kosovës për Vetëqeverisje Lokale i kushton një kapitull të tërë demokracisë së drejtpërdrejtë dhe mekanizmave të pjesëmarrjes së qytetarëve. Ky legjislacion u mundëson qytetarëve që të përfshihen në mbledhje publike, të japin këshilla, të kenë qasje në dokumente zyrtare në mënyrë transparente, si dhe që të iniciojnë e organizojnë referendume, peticione dhe iniciativa lokale ligjvënëse. Përveç kësaj, i njëjti legjislacioni mundëson krijimin e komiteteve konsultative në kuadër të sektorëve për qëllim të pjesëmarrjes së qytetarëve në procese vendimmarrëse. Anëtarësia në këto komisione synon të përfshijë qytetarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Përveç këtij legjislacioni premtues, është me rëndësi të pyetet se çfarë i largon qytetarët kosovarë nga shfrytëzimi i këtyre mekanizmave për të marrë pjesë në qeverisje lokale. Njëra mundësi është se këta mekanizma janë vetëm formalitete. Në realitet, edhe pse qytetarët tregojnë interes në përcjelljen e punës së qeverisë komunale, në fund të fundit nuk ka asnjë dallim, pasi që mendimi

106

107

Pjesëmarrja në takime dhe debate publike komunale

Pjesëmarrja qytetare në Kosovë

16%

31%

60%

8%

Pjesëmarrja në takime dhe debate

publike nëpër komunale

Pjesëmarrja në aktivitete të partive politike

Besimi në autoritetet lokale

Përfshirja në punë vullnetare

Burimi: Tabelë e zhvilluar nga autori, që përmbledh studimin e UNDP-së mbi shërbimet publike dhe autoritetet lokale “Mozaiku i Kosovës 2003”; “Mozaiku i Kosovës 2006”; “Mozaiku i Kosovës 2009”; dhe “Mozaiku i Kosovës 2012”.* Kjo është informatë e pjesshme për matjen e qëndrimeve të respondentëve rreth punës së Komunave të tyre, siç përshkruhet në Mozaikun e Kosovës 2012, Shtojcën 1-A19.

2003 2006 2009 2012

30%

20%

59%

9%

12%

15%

14%

12%

42.8%*

n/a

64.8%

n/a

38

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

i tyre nuk merret në konsideratë si duhet dhe për shkak të preokupimit me nevojat socio-ekonomike dhe shkallën e lartë të papunësisë.

Roli i partive politike dhe sistemit partiak konsiderohet po aq i rëndësishëm sa platforma të tjera për të ndikuar në pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe pjesëmarrjen publike, në përgjithësi. Dy funksionet kryesore të partive politike janë, së pari, mobilizimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe, së dyti, kthimi i votuesve kah kauza e partive. Efektiviteti i partive në kryerjen e këtyre dy funksioneve padyshim do të jetë vendimtar në pjesëmarrjen në zgjedhje dhe, në mënyrë më të tërthortë, në shëndetin e politikës, në përgjithësi. Pas luftës në Kosovë, kanë dalë në sipërfaqe parti të reja pothuajse në çdo zgjedhje, dhe për dhjetë vjet janë themeluar mbi 30 parti politike. Në një vend prej dy milionë banorësh, një numër kaq i madh i partive nuk është tregues i liberalizmit dhe demokracisë. Kjo më përpara ilustron një luftë për pushtet, luftë për të ndryshuar formën e qeverive dhe për t'i sjellë elektoratit personalitete të reja. Përkundër faktit se shumica e partive kryesore, përkatësisht Partia Demokratike (PDK), Lidhja Demokratike (LDK), Lëvizja Vetëvendosja (LVV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë struktura të konsoliduara partiake dhe qeliza partiake në komunitet, anëtarësia e tyre është e vështirë të matet, por varian nga 50.000 deri 100,000 persona. Ndërsa këto shifra nuk janë të besueshme, ata njerëz që u bashkohen partive me një logjikë të qenësishme, të ngjashme me komunizmin, shfrytëzojnë anëtarësimin në parti si mjet për të arritur në pushtet ose për të siguruar vende pune: anëtarësimi në parti nuk është i bazuar në programe e vlera politike, por në perspektivë dhe interesa materialiste. Është argumentuar shumë herë se njerëzit që u bashkohen shoqatave vullnetare ka më shumë të ngjarë që të marrin pjesë në politikë, në veçanti qytetarët në demokracitë e reja “të cilët janë mobilizuar në aktivitete e rrjete grupore të ndonjë lloji ka më shumë të ngjarë që të jenë të interesuar në politikë, për të votuar, për t'iu bashkuar partive politike dhe aksioneve protestuese.” Megjithatë, të dhënat empirike përgjatë viteve tregojnë se, ndërsa në vitin 2003, rreth 30% e njerëzve u janë bashkuar partive politike, në vitin 2006 ky anëtarësim ka rënë në 20%, dhe kohët e fundit, në vitin 2009, anëtarësimi ka qenë 15%. Nuk ka të dhëna të tilla në dispozicion për vitin 2012.

Pjesëmarrja në aktivitetet e partive politike

108

109

110

Ian McAllister and Stephen White, 'Conventional Citizen Participation', p. 193. Personal interview with a confidential sources, Prishtine, January 2013. Natalia Letki. 'Social Capital and Civil Society'. In: Christian W. Haerpfer et. al. (eds.), Democratization, Oxford: Oxford University Press, 2009, p.158-167.

108

109

110

39

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Sindikatat

Të drejta e punës duhet të mbrohen bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjit e Punës, të vitit 2010, i cili njeh të drejtën e lirisë së asocimit. Ngjashëm, Ligji për Grevat dhe Ligji mbi Sindikatat rregullojë të drejtat e punëtorëve, kontratat kolektive, por, ajo që është më e rëndësishmja, këto ligje dështojnë në ndalimin e diskriminimit sindikal. Në praktikë, një numër faktorësh të pengojnë zbatimin e të drejtave të punës në Kosovë, përfshirë shkallën e ulët të vetëdijes në mesin e punëtorëve për të drejtat e tyre, përpunimin joefikas nga ana e gjyqësorit të numrit të madh të rasteve, si dhe inspektimit të dobët të kompanive të regjistruara nga ana e autoriteteve shtetërore. Në studimin e fizibilitetit të BE-së për Kosovën, të vitit 2012, vihet re se “zbatimi i të drejtave të punës dhe atyre sindikale duhet të përmirësohet më tej, përfshirë ngritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së inspektorëve të punës”. Kësaj gjendjeje të pakënaqshme i shtohet edhe prania e punës së detyruar dhe punës së fëmijëve, gjë që pengon zhvillimin e njeriut dhe privon nevojat e të drejtat themelore në Kosovë. Në Kosovë, për një periudhë të caktuar kohore, kanë vepruar dy organizata të mëdha sindikale, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës (KSLK). Megjithatë, ata janë bashkuar më 2012 në përpjekje për të bashkuar dhe forcuar sindikalizmin në Kosovë. Pavarësisht kësaj, ato janë të organizuara dobët dhe paefektshme në mobilizimin e punëtorëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ato kanë organizuar demonstrata në disa raste, por ndikimi i tyre nuk ka qenë i rëndësishëm. Si rezultat i kësaj, ai numër i vogël i atyre punëtorëve që janë anëtarë të këtyre sindikatave rrallë paguajnë tarifat e anëtarësisë.

Procesi i privatizimit ka ndikuar dukshëm në organizimin kolektiv të punëtorëve në Kosovë, ku sindikatat nuk konsiderohen alternativa të shëndetshme nga ana e pronarëve privatë. Ngjashëm, jo-efikasiteti i mbrojtjes ligjore të të drejtave të punëtorëve i shtyn shumë punëtorë që t'i shmangen bashkimit në sindikata dhe raportimit të shkeljes së të drejtave të tyre. Ekzistimi i ekonomisë joformale në shkallë të gjerë gjithashtu kufizon organizimin e punëtorëve në sindikata. Afrim Hoti përmbledh në mënyrë të duhur gjendjen rreth mbrojtjes së të drejtave të punës në sektorin informal:

111

112

113

114

ITUC, Kosovo 2012 - Annual Survey of violations of Trade Union Rights. Available at: http://survey.ituc-csi.org/Kosovo.html?lang=en#tabs-3

111

European Commission, Commission Communication on a Feasibility Study for a Stabilisation and Association Agreement between the European Union and Kosovo, SWD(2012) 339 final/2, Brussels, October 2012, p. 13. Kushtrim Shaipi, Annual Review 2010 on Labour Relations and Social Dialogue in South East Europe: Kosovo, Fridreich Erbert Stiftung, January 2011, p. 8. Heribert Kohl, Social dialogue, worker's rights and freedoms of association in the western Balkans – a survey after a first round of empirical research, South-East Europe Review, Vol. 2, 2009, p. 156.

112

113

114

40

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Shumica e punëtorëve në sektorin informal punojnë pa kontrata, me orar të gjatë të punës, pa pasur të drejtën elementare për pushim ditor, javor apo vjetor, pa kompensim për punë jashtë orarit, pa sigurim në punë, pa pajisje mbrojtëse dhe pa të drejta themelore të parapara në kuadër të instrumenteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare. Përveç kësaj, qasja e të papunëve në masat e mbrojtjes sociale dhe të punësueshmërisë është e kufizuar.

Përfshirja në punë vullnetare

115

116

Shikuar nga këto vëzhgime empirike, po bëhet e qartë se karakteri neoliberal i shtetit ndikon në mënyrë të konsiderueshme në të drejtat e punës dhe mbrojtjen e mirëqenies, gjë që krijon nënshtetas të varur, dhe kështu dekurajon aktivizmin dhe kritikën qytetare. Në Kosovë, për shembull, ka papunësi të lartë, një sistem të varfër të sigurimit shëndetësor dhe një sistem të papërshtatshëm pensionesh. Ata njerëz të cilët punojnë në kushte të tilla punojë për të siguruar mbijetesën e përditshme. Kështu, praktikat e fshehura të informalitetit tregojnë zgjedhje pragmatike të fuqisë punëtore për të shmangur aktivizmin sindikal dhe mosbindje të hapur kundër autoriteteve apo pronarëve të ndërmarrjeve të privatizuara, gjë që mund të çojnë në pasoja materiale dhe përjashtim social. Në një shoqëri si Kosova, me kulturë të ulët politike të kritikës dhe aktivizmit të njëmendtë, mobilizimi mund të çojë në pasoja politike e sociale që vijnë nga komuniteti dhe autoritetet, gjë që, nga ana e saj, do t'i bëjë ata që të vuajnë nga përjashtimi dhe tjetërsimi, sanksionet e ndëshkimet.

Obligimet politike të qytetarëve për t'iu bashkuar ose mos iu bashkuar organizatave joqeveritare dhe asociacioneve të tjera ku bëjnë pjesë edhe qytetarë të tjerë janë të rregulluara me Ligjin mbi Lirinë e Asociimit në Organizatave Joqeveritare, i cila specifikon se “çdo person në Kosovë gëzon të drejtën e plotë për t'u asociiuar dhe themeluar OJQ-në”, dhe se “asnjë person nuk obligohet që të asociiohet kundër vullnetit të tij dhe asnjë person nuk diskriminohet në asnjë mënyrë për shkak të vendimit për t'u asociiuar apo për të mos u asociiuar.”

Pjesëmarrja qytetare dhe puna vullnetare janë të lidhura ngushtë me shoqërinë civile dhe kanalizohen nëpërmjet saj. Në të vërtetë, shoqëria civile kryen një numër funksionesh. Larry Diamond argumenton se përveç kontrollimit dhe kufizimit të pushtetit të shtetit, “shoqëria civile stimulon pjesëmarrjen politike, zhvillon një kulturë demokratike të tolerancës dhe negocimit, krijon kanale shtesë për artikulimin dhe përfaqësimin e interesave, krijon ndasi 'ndër-sektoriale', rekruton dhe trajnon liderë të rinj politikë, përmirëson funksionimin e

Assembly of the Republic of Kosovo, Law on Freedom of Association in Non-Governmental Organisations, Law No.04/L –057, 29 August 2011, Article 3.

116 Afrim Hoti, Respect and Protection of Labour Rights in Kosovo, November 2011, p. 3. 115

41

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

institucioneve demokratike, zgjeron dhe pasuron rrjedhën e informatave për qytetarët, dhe prodhon koalicione mbështetëse në emër të reformës ekonomike.” Për më tepër, teoritë e Putnamit theksojnë efektet pozitive që ka pjesëmarrja në shoqërinë civile te personat specifikë, gjë që, nga ana e saj, kontribuon në një shoqëri më të qetë, më harmonike dhe më demokratike. Në një kuptim të gjerë, kjo ndërlidhet me kapitalin social, e kjo e fundit u referohet “tipareve të organizimit shoqëror sic janë besimi, normat dhe rrjetet që mund të përmirësojnë efiçiencën e shoqërisë duke lehtësuar veprim të koordinuar.” Sipas kësaj, sa më shumë njerëz që marrin pjesë në organizata vullnetare të shoqërisë civile – edhe në ato që nuk janë shprehimisht politike – aq më shumë ata i përvetësojnë normat dhe sjelljet e një qytetarie demokratike pjesëmarrëse, gjë që vetëm mund të forcojnë institucionet dhe punën e qeverisë demokratike të një vendi.

Që nga përfundimi i konfliktit, në Kosovë janë themeluar mbi 5,000 OJQ, të cilat ndërmarrin aktivitete në fusha të ndihmës humanitare, rindërtimit social dhe ekonomik, arsimit, shëndetësisë, të drejtave të njeriut, dhe aktivizmit politik. Ndonëse OJQ-të asociohen me promovimin e të drejtave të njeriut, dialogut ndëretnik dhe demokratizimit, qëllimet dhe vullneti i mirë i tyre vihen në pikëpyetje pasi që ato prioritizojnë aktivitetet e tyre në bazë të kërkesave të donatorëve (qasje nga lart-poshtë), në vend se ta bëjnë këtë bazuar në nevojat e komunitetit. Prandaj, përfshirja e qytetarëve në grupe vullnetare është e ulët, dhe aktualisht një mesatare prej 10% të njerëzve u bashkohen aktiviteteve të shoqërisë civile në Kosovë. Sondazhet nëpër vite tregojnë se, ndërsa në vitin 2003 rreth 8% të qytetarëve ishin të përfshirë në aktivitete vullnetare, në vitin 2006 niveli i pjesëmarrjes ka qenë përgjithësisht i ulët, në vetëm 9%. Deri në vitin 2009, gjendja nuk kishte ndryshuar shumë, pasi që pati një rritje modeste deri në 12%. Ky nivel i ulët i përfshirjes ngre shqetësime se arsyeja për këtë pasivitet mund të jetë se është përgjigje ndaj shkallës së ulët të arritjeve në adresimin e problemeve të shoqërisë. Në vend se të ndjek një qasje poshtë-lart për të adresuar nevojat e njerëzve, shoqëria civile është kritikuar se po kujdeset për agjendat e donatorëve dhe motivim të shtyrë nga interesa vetjake. Për pasojë, publiku vazhdon të ketë nivel të ulët të pranimit të punës së OJQ-ve, kryesisht për shkak të keqkuptimeve rreth arsyes së ekzistimit të tyre. Qëndrime të ngjashme zhgënjimi janë evidente ndaj punës së organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.

117

118

119

120

Howard, The Weakness of Civil Society in Post-Communist Europe, p. 46. UNDP Kosovo, Civil Society and Human Development, Prishtina, Kosovo, 2008, p. 42.

119

120

Larry Diamond, Developing Democracy: Toward Consolidation, Baltimore, MA: Johns Hopkins University Press, 1999, p. xxiii. Robert D. Putnam, Making Democracy Work: Civic Traditions in Modern Italy, NJ: Princeton University Press, 1993, p. 167.

117

118

42

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Vetëm 20% e njerëzve besojnë se shoqëria civile shërben si monitorues i besueshëm i zhvillimeve demokratike në Kosovë.

Përtej aftësisë ripërtëritëse: aktivizmi qytetar dhe rezistenca proaktive

Gjendja socio-ekonomike në Kosovë, së bashku me pasigurinë politike, kanë transformuar gradualisht praktikat frenuese, ripërtëritëse dhe të mosveprimit të qytetarëve në forma më proaktive të rezistencës dhe aktivizmit, evidente nga protesta dhe demonstrata. Sondazhet publike tregojnë një shkallë të lartë të gatishmërisë për të protestuar për shkak të gjendjes ekonomike e politike, por në praktikë nuk ka shkallë të lartë të aktivizmit shoqëror që do të korrespondonte me atë shkallë të synimit për të protestuar. Megjithatë, shfaqja e grupeve të tilla si Lëvizja Vetëvendosje ose shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së janë shembuj të përpjekjeve të qëndrueshme të aktivizmit qytetar dhe rezistencës proaktive në Kosovë. Aktivizmi përtej aftësisë ripërtëritëse janë shembuj të përmbysjes së obligimeve politike nga bindja ndaj ligjeve dhe institucioneve me obligimi për të protestuar dhe për të mbrojtur shtetin e Kosovës kundër dinamikës politike që po zhvillohet në Kosovë.

Si rezultat i gjendjes së pakënaqshme ekonomike dhe sociale në Kosovë, sondazhet tregojnë se gatishmëria për të protestuar për çështje ekonomike dhe politike është vazhdimisht në shkallë të lartë. Midis këtyre dy çështjeve, çështjet ekonomike duket të jenë më të rëndësishme se zhvillimet politike. Pakënaqësia e publikut me drejtimin ekonomik të Kosovës është shumë e lartë: 72% e të gjithë të anketuarve janë ose të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual ekonomik të Kosovës, ndërsa 68% e të anketuarve kanë deklaruar se do t'u bashkoheshin protestave publike për gjendjen aktuale ekonomike. Mbi gjysma (60%) e të anketuarve kanë pohuar të jenë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin politik të Kosovës, dhe përafërsisht 55% e kosovarëve janë përgjigjur pozitivisht kur janë pyetur nëse janë të gatshëm t'iu bashkohen protestave publike për shkak të arsyeve politike. Ky trend është evident në mesin e të gjitha grupeve etnike në Kosovë.

121

122

123

124

Gatishmëria për të protestuar për çështje ekonomike dhe politike

UNDP Kosovo, Public Pulse Report 3, Prishtina, March 2012, p. 9. Ibid, p. 9. Ibid,

122

123

124

UNDP Kosovo, Public Pulse Report 3, Prishtina, March 2012, p. 13.121

43

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Pavarësisht kësaj shkalle të lartë të gatishmërisë së qytetarëve për të protestuar për arsye ekonomike dhe politike, në praktikë, përmasat e protestave e demonstratave publike nuk kanë qenë asnjëherë proporcionale me shkallën e lartë të gatishmërisë së deklaruar për të protestuar dhe për t'u mobilizuar. Hendeku në mes të gatishmërisë së deklaruar dhe realizimin e tyre në praktikë mund t'u atribuohet tre faktorëve të ndarë por të ndërlidhur. Arsyeja e parë mund të jetë plotësimi i pjesshëm i nevojave themelore në Kosovë nëpërmjet skemave të asistencës sociale, informalitetit, remitancave dhe vetëmbështetjes në shkallë të familjeve, gjë që mund të jetë optimal për të mbetur të varur, të nënshtruar dhe jo aktivë në sferën publike. Së dyti, prioritizimi i kërcënimeve dhe kufizimeve nga jashtë, që vijnë kryesisht nga Serbia, përmes mosnjohjes, ndërhyrjes, si dhe tendencave sistematike për të shkatërruar ekzistencën e shtetit të Kosovës, shërben si mekanizëm unifikues që toleron gjendjen aktuale dhe zvogëlon guximin e gatishmërinë për mobilizim social, aktivizëm qytetar dhe rezistencë në Kosovë. Prandaj, gjendja aktuale shoqërore e pritjeve dhe tranzicionit konstant i bën njerëzit të tolerojnë dhe t'u përshtaten rrethanave, duke mos rifituar vetërespekt të plotë për të drejtat e tyre, mbrojtjen e këtyre të drejtave dhe lehtësimin e zhvillimit të aftësive të tyre. Dhe së fundmi, në një shoqëri si Kosova, me kulturë të ulët politike të kritikës dhe aktivizmit të njëmendtë, mobilizimi mund të çojë në reperkusione politike dhe sociale që vjen nga komuniteti dhe autoritetet, gjë që, nga ana e saj, do t'i bënte qytetarët të përballeshin me pasoja të përjashtimit, tjetërsimit, sanksioneve e ndëshkimeve.

Në përgjigje të hendekut të aktivizmit qytetar, të krijuar nga qytetaria pasive dhe grupet e shoqërisë civile të orientuar kah donatorët, dhe si formë refuzimi ndaj qeverisjes ndërkombëtare dhe homologëve të tyre vendorë, në 2004 në Kosovë doli në sipërfaqe një lëvizje e re shoqërore, e cila vuri në ballë domosdoshmërinë për politikë etike dhe të përgjegjshme, autonomi vendore nga qeverisja e jashtme dhe diskurs nacionalist për vetëvendosje popullore si manifestim të demokracisë së drejtpërdrejtë. Që nga viti 2004, Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar si një lëvizje shoqërore dhe ka udhëhequr protesta kundër

Lëvizja Vetëvendosje

38.6

71.1

62.9

48.9

Pesimizmi politik, në %

Pesimizmi ekonomik, në %

Gatishmëria për të protestuar

për çështje ekonomike, në %

Gatishmëria për të protestuar

për çështje politike, në %

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012

43.4

76

63.8

45.5

54

70

54.9

31.2

36

53

68.3

49.2

26.78

43.48

64.32

45.21

41.08

60.31

63.40

46.06

57.50

69.70

66.9

55.4

73.82

79.44

61.5

54.02

Burimi: UNDP në Kosovë, të dhëna të përmbledhura në Raportin e pulsit publik 4, gusht 2012, fq. 3.

44

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

administratës së OKB-së në Kosovë, negociatave për statusin përfundimtar, planit për zgjidhjen e statusit që solli pavarësinë, procesit të decentralizimit, dialogut politik me Serbinë pas pavarësisë, si dhe kundër privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë. Në fund të vitit 2010, Lëvizja Vetëvendosja zgjeroi aktivitetin e saj dhe u regjistrua si iniciativë qytetare për të garuar në zgjedhjet nacionale në vitin 2010, me ç'gjë ajo institucionalizoi mbështetjen duke u renditur si subjekt i tretë politik në Kosovë.

Për një kohë të caktuar, Lëvizja Vetëvendosja synonte sistematikisht të delegjitimonte partitë dhe elitën politike aktuale, por edhe organizatat e shoqërisë civile që po përfitonin dhe po funksiononin duke u mbështetur në donacione të huaja, si metodë të sofistikuar për të ri-shpikur dhe përfundimisht qeverisur sferën publike në përputhje me 'aktivizmin ameba' të tyre që justifikon mosbindjen dhe rezistencën brenda dhe jashtë institucioneve të Kosovës. Diskursi mbizotërues i sjellë nga Lëvizja Vetëvendosje lidhej me nevojën për zgjerimin e lirive politike, veçanërisht të së drejtës për vetëvendosje, dhe dhënien prioritet drejtësisë sociale dhe mirëqenies mbi liberalizmin dhe privatizimin e vazhdueshëm në Kosovë. Në manifestin e saj, Lëvizja Vetëvendosje vendos lidhjen në mes të vetëvendosjes dhe zhvillimit, si dhe vetëvendosjes dhe çlirimit/rezistencës. Sa i përket të parës, ata pohojnë se:

Kur nuk ka liri, barazi ose drejtësi, mungesa e ushqimit është e pashmangshme. Pa liri, regresi ekonomik dhe social është i garantuar. Sjellja në jetë e së drejtës për vetëvendosje nuk është një garanci për sukses – por kjo krijon kushte për zhvillim të lirë; dhe marrja e përgjegjësive rezulton në motivim të fortë për sukses dhe aftësi për të përmirësuar gabimet.

Në kuadër të sferës socio-ekonomike, Lëvizja Vetëvendosje synon të punojë për ndërtimin e një sistemi të ekonomisë së përzier, bazuar në prodhim vendor, rishpërndarje të drejtë të pasurisë, dhe mirëqenie e drejtësi sociale. Lëvizja Vetëvendosje përmend këto dy shtylla si themelore për të mbetur një shtet sovran dhe republikan, duke mjegulluar dhe përzier në këtë mënyrë programin e saj ideologjik me elemente të majtë dhe të djathtë. Strategjia kryesore e përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër UNMIK-ut dhe më vonë kundër EULEX-it ishte ajo e de-legjitimimit të tyre në sytë e popullsisë vendore, duke portretizuar mandatet e tyre si regjime jodemokratike e koloniale dhe si të tilla që ngushtojnë lirinë e vetëvendosjen e Kosovës.

125

126

Lëvizja Vetëvendosje, 'Movement's Manifesto', 2010, p. 2. Lëvizja Vetëvendosje, 'History of Lëvizja VETËVENDOSJE (Movement for Self-Determination), p.3.

125

126

45

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Në nëntor 2009, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një fushatë interesante për të inkurajuar bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, me pretendimin se votimi në zgjedhje për partitë politike aktuale ishte i dëmshëm dhe kundërproduktiv për interesat e popullit të Kosovës. Edhe pse është e vështirë të spekulohet nëse kjo thirrje për bojkotim të zgjedhjeve kishte ndikuar në dinamikën e zgjedhjeve lokale, shkalla e ulët e pjesëmarrjes së elektoratit në to i kishte shërbyer mirë diskursit të Lëvizjes Vetëvendosje që propagandonte se elitës aktuale politike i mungonte legjitimiteti popullor dhe, si e tillë, vendimet e tyre nuk përfaqësonin interesat e gjera të popullsisë së Kosovës. Një nga argumentet e përdorura nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë kësaj fushate qe artikuluar më vonë nga lideri i saj, Albin Kurti, si në vijim:

Në ndjekjen e ideologjisë së saj të rezistencës, Lëvizja Vetëvendosja angazhohet aktivisht për transformimin e të dyjave, si të agjencisë, ashtu edhe të strukturës, në Kosovë. Në nivelin e agjencisë, Lëvizja Vetëvendosje aktivisht kërkon t'i edukojë aktivistët e saj me socializimin politik kritik, dhe t'i trajnojë ata se si të praktikojnë rezistencë të përditshme ndaj autoriteteve nëpërmjet veprimeve kolektive simbolike dhe më të organizuara. Me anë të këtij spektri pedagogjie synohet krijimi i një qytetarie aktive (mase kritike) e cila do të ishte në gjendje t'i qëndronte besnike në çdo moment thirrjes së lëvizjes, si dhe përhapja me sukses e ideologjisë së saj dhe rekrutimi i anëtarëve të rinj, si nga mjedise urbane ashtu edhe ato rurale, të arsimuar e të paarsimuar. Fushëveprimi i gjerë i orientimit ideologjik të saj i mundëson Lëvizjes Vetëvendosje që të përmirësojë ndikimin e agjencisë mbi strukturën, kjo si rrjedhojë e asaj se ka arritur të sjellë në përbërjen e saj studentë të arsimuar, të cilët janë ngopur me gjendjen politike aktuale dhe duan të shohin ndryshime pozitive në Kosovë; ish-veteranë të luftës, të cilët janë përjashtuar qoftë nga partitë e lidhura me luftën, qoftë nga shoqatat e luftës, dhe që duan të mbrojnë vlerat dhe identitetin shqiptar për të cilin kanë luftuar gjatë luftës; dhe njerëz të papunë të cilët jetojnë në varfëri dhe kushte të cenueshme. Në këtë mënyrë, agjencia që po ndërton Lëvizja Vetëvendosje është e rrënjosur si në zgjedhjen racionale, bazuar kryesisht në bindjet që vijnë nga anëtarësia e saj që janë të papunë, ashtu edhe në motive më holistike dhe kushte paraprake për transformime shoqërore, bazuar në bindjet që vijnë nga ata anëtarë të saj që janë të arsimuar dhe kanë marrë pjesë në luftën e UÇK-së.

127

128

Partitë e tjera politike në Kosovë janë forcat demobilizuese. Ato u kërkojnë njerëzve që të zgjohen vetëm për ditën e zgjedhjeve, kur duhet votuar për to, dhe që të rrinë në gjumë pjesën tjetër të kohës, sepse për çdo gjë do të kujdesen udhëheqësit e partisë.

Lëvizja Vetëvendosje, 'MOS VOTO. Zgjedh përnjëmend', 07 Novemeber 2009. Albin Kurti, 'JISB Interview: Kosova in Dependence: From Stability of Crisis to the Crisis of Stability', Journal of Intervention and Statebuilding, Vol.5, No.1, 2011, p. 93.

127

128

46

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Sa i përket strukturës, Lëvizja Vetëvendosje është e angazhuar për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, ushtrimin e ndikimit në vendimet kryesore në lidhje me sistemin ekonomik në Kosovë, për integritetin territorial në veriun e fragmentuar, dhe për t'i dhënë fund pranisë ndërkombëtare të ngarkuar me autoritete civil dhe ushtarak në Kosovë. Transformimi i saj në parti politike dhe hyrja në parlamentin e Kosovës, së bashku me presionin e që ushtron nga jashtë nëpërmjet një agjencie aktive dhe kritike, shpjegon qasjen sistematike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe synimin e saj për ndryshimin e strukturës së sistemit politik të Kosovës. Gjatë vitit 2012, ajo ka qenë një prej partive politike më aktive në Kuvendin e Kosovës dhe me sukses ka përmirësuar debatin në kuadër dhe rreth të gjitha sferave të zhvillimeve politike në Kosovë.

Këtu është me rëndësi të theksohet se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të diferencojë punën dhe aktivitetin e saj nga ato të njëqind OJQ-ve vendore e ndërkombëtare, të cilat në thelb kombinonin krijimtarinë e shoqërisë civile me strategji biznesi dhe të marrëdhënieve publike në shërbim të ngritjes së vetëdijes dhe krijimit të mbështetjes publike dhe opinionit publik rreth problemeve që lidhen me qeverisjen, shërbimet publike, si dhe çështjet socio-ekonomike. Në të kundërtën, strategjia e shfrytëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje ishte kombinim i thjeshtësisë dhe populizmit, jo vetëm duke u thirrur në mesazhe të tilla që prekin problemet dhe dobësitë thelbësore dhe dëshpëruese të politikës së Kosovës, por gjithashtu duke fokusuar aktivitetet e saj në diskutime në komunitete të vogla, tubime rurale, dhe shfaqje të thjeshta publike. Si pasojë e regjimeve të donatorëve, shumica e organizatave të shoqërisë civile janë bërë nguruese që të ndërmarrin aktivitete publike ose në komunitet pa i projektuar në letër, pa kërkuar fonde të donatorëve, dhe pa rregulluar aspektet teknike dhe administrative. Kjo kulturë burokratizimi e zhvilluar në mesin e OJQ-ve 'të rrymës qendrore' ka rezultuar në reagime me vonesë ndaj, nëse jo edhe injorancë rreth, vendimeve të përditshme të rëndësishme politike që merren nga administrata ndërkombëtare dhe autoritetet vendore. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një praktikë të reagimit të shpejtë, duke organizuar aktivitete publike brenda disa ditësh, nëse jo orësh, pas ndodhjes së ngjarjeve politike. Ndërsa shumica e grupeve të shoqërisë civile nuk do t'u qaseshin çështje të ndjeshme politike me tone radikale, Lëvizja Vetëvendosje qartazi e ka shfrytëzuar këtë hendek dhe ka rikthyer një lloj diskutimi publik mbi ngjarjet më të ndjeshme politike para dhe pas pavarësisë së Kosovës. Përveç kësaj, Lëvizja Vetëvendosje ka mobilizuar kryesisht të rinj të cilët janë kryesisht të papunë, vijnë nga familje të varfra, dhe tek të cilët nuk kanë arritur organizatat e shoqërisë civile 'të rrymës qendrore' dhe numri i madh i projekteve të tyre,e të cilat u kanë sjellë përfitime kryesisht njerëzve që vijnë nga zona urbane dhe me shkathtësi teknike e të arsimuar.

47

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet të jetë e vetmja platformë aktive për të protestuar për çështje politike, e cila lëvizje në disa raste ka arritur të mobilizojë mbi 10,000 njerëz për të protestuar për çështje që lidhen me abuzimin e pushtetit nga administrata ndërkombëtare dhe autoritetet vendore, privatizimin, negociatat me Serbinë dhe decentralizimin, në mesin e shumë çështjeve të tjera. Ajo ka bërë thirrje për referendume mbi statusin përfundimtar të Kosovës, duke hedhur poshtë 'etnicizimin' e jetës në Kosovë, e kështu me radhë. Megjithatë, kundër-narrativi i shfrytëzuar nga udhëheqësit politikë mbizotërues i ka bindur njerëzit nëpërmjet diskurseve e mesazheve nacionaliste, si: “ne luftuam deri tani, dhe na ka mbetur edhe pak për të fituar shtetësinë tonë'; “ne duhet t'i tregojmë botës se dimë se si të respektojnë institucionet dhe jemi një popull demokratik e paqësor”; “protestat do të dëmtojë përparimin e arritur deri më tani”, e kështu me radhë. Zhvillimet e fundit tregojnë se qasja e qeverisë së Kosovës ndaj mosbindjes së organizuar tregohet edhe në portretizimin nga ana e tyre të Lëvizjes Vetëvendosje si një grup anarkist, kundër pavarësisë së Kosovës, madje edhe si të lidhur me interesa nacionaliste serbe.

Lëvizja Vetëvendosje shpesh është përplasur me forcat e policisë gjatë protestave të saj. Veprimet e tyre publike shpesh i kanë shkelur ligjet që rregullojnë protestat dhe rendin publik, me arsyetimin se e drejta për të protestuar dhe demonstruar nuk duhet të policohet nga shteti, sepse ajo është një e drejtë themelore për t'u mbledhur dhe shprehur lirshëm mendimet dhe të artikuluar shqetësimet legjitime në mënyrë të hapur. Preteksti i policisë vendore dhe ndërkombëtare për intervenim, ndërprerje dhe përshkallëzimin e gjendjes ka qenë rivendosja e rendit dhe qetësisë publike, si pasojë e organizimit të paregjistruar dhe palejuar të protestave e tubimeve publike. Ligji mbi Tubimet Publike në Kosovë lejon organizimin dhe pjesëmarrjen në tubime paqësore publike, në përputhje me një numër rregullash të përcaktuara me këtë ligj. Tubimet brenda shtëpive dhe tubimet private të çfarëdo lloji nuk janë të ndaluara dhe si të tilla nuk rregullohen me ligj. Tubime publike konsiderohen tubimet, manifestimet, protestat, marshimet, festimet publike, përkujtimet paqësore dhe demonstratat. Megjithatë, sipas këtij ligji, tubimet publike janë të ndaluara në rastet kur shfrytëzohen për të nxitur dhunë, urrejtje ndëretnike ose fetare, ose lloje të tjera të nxitjes ndaluara nga legjislacioni në fuqi. Ndërsa fushëveprimi i lirive dhe të drejtave të rregulluara me këtë ligj është shumë i gjerë, ai gjithashtu kufizon artikulimin në këtë formë të agjencisë së qytetarëve duke vendosur kushte dhe përgjegjësi të larta për organizatorët e tubimeve publike. Tubimet publike nuk janë të lejuara pa njoftim dhe leje nga forcat e policisë. Ai gjithashtu thirret, në mënyrë të dykuptimtë, në mbrojtjen e së mirës së përgjithshme dhe parashikimin e shfaqjes së mundshme të dhunës si pretekst për parandalimin, ndërprerjen ose intervenime në tubime publike nga ana e policisë. Më tej, mbledhja spontane e qytetarëve pa asnjë organizator është e ndaluara, bazuar në arsyetimin se ky lloj grumbullimi mund të kthehet në tubim të dhunshëm. Në rast se ndonjë prej këtyre masave të ndalesës të përcaktuara për ata që marrin pjesë në tubime publike nuk respektohen nga organizatorët, ky ligj parasheh një sërë gjobash graduale, varësisht nga

Assembly of Republic of Kosovo, Law on Public Gatherings, Law No. 03/L-118, 4 December 2008, Art. 3.2. See also: Assembly of Republic of Kosovo, Law on Public Peace and Order, Law No. 03/L-142, Article 3. Ibid, Art. 16.1.

129

129

48

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

serioziteti i veprës. Shumica e këtyre kufizimeve nuk janë respektuar nga aksionet e Lëvizjes Vetëvendosje, gjë që ka çuar vazhdimisht konfrontim të dhunshëm në mes të forcave policore dhe protestuesve. Në përgjithësi, Lëvizja Vetëvendosje ka formësuar kulturën politike në Kosovë dhe qëndrimet e obligimet e qytetarëve ndaj mobilizimit me qëllim të ndikimit në vendime të rëndësishme politike në Kosovë. Megjithatë, ajo gjithashtu është thirrur në elementë të mosbindjes, të cilët mund të shfrytëzohen më tepër për motive politike sesa për shqetësimet të njëmendta shoqërore, dhe barrikadojnë më tej masën ekzistuese të madhe të mosbindjes ndaj ligjit në Kosovë, sic është vënë re më herët në këtë studim në veprimet e informalitetit, aftësisë ripërtëritëse dhe shmangien e përgjegjësive qytetare.

Si komponenti i pestë i dalë nga transformimi i UÇK-së, shoqatat e veteranëve të luftës, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve kanë shprehur rezistencën e tyre të vazhdueshme kundër vendimeve dhe veprimeve të qeverisjes ndërkombëtare në Kosovë, që lidhen kryesisht me drejtësi tranzicionale, kushtet e mirëqenies së ish-luftëtarëve dhe familjeve të tyre, si dhe ngjarjet e diskutueshme politike në Kosovë. Shoqatat e luftës, të fshehura pas platformës së shoqërisë civile, vazhdimisht kanë përfituar nga statusi i veçantë publik, dhe nga lloje të ndryshme burimesh të mirëqenies sociale, formale dhe joformale. Shoqatat e luftës gjithashtu kanë shërbyer si mekanizëm i dobishëm për parandalimin e prishësve të mundshëm të paqes që të shkaktojnë turbullira publike dhe/ose konfrontime ndëretnike. Ato gjithashtu kanë shërbyer si mekanizëm për partitë trashëgimtare të UÇK-së që të mobilizojnë dhe të artikulojnë ankesat e popullsisë në rastet kur ish-anëtarët e UÇK-së janë paditur dhe akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Më të zëshëm në mesin e shoqatave të luftës është Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL), misioni parësor i së cilës përfshin “mbrojtjen e dinjitetit dhe integritetit të ish-luftëtarëve të UÇK-së, dhe ofrimin e ndihmës familjeve të tyre që të gëzojnë të drejtat e tyre,

Shoqatat e veteranëve të UÇK-së

49

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

përfshirë mbrojtjen ligjore dhe sociale.” Në programin e saj politik, OVL ka përcaktuar si qëllim që t'iu përgjigjet fuqishëm çfarëdo zhvillimi që mund të dëmtojë ose diskreditojë luftën për çlirimin e Kosovës. Gjatë viteve 2005 – 2012, OVL ka qenë kryesisht aktive në avancimin e kushteve politike dhe sociale për ish-luftëtarët, dhe ka lëshuar deklarata të shpeshta publike në rastet kur ish-luftëtarë të UÇK-së janë arrestuar dhe akuzuar për krime lufte nga TNPIJ (Tribunali i Hagës), UNMIK-u apo EULEX-i. OVL ka sulmuar ato zëra në Kosovë që vënë në pikëpyetje historinë e luftës së UÇK-së dhe ajo ka mbrojtur praktikat politike të partive politike në pushtet (kryesisht PDK-së) që kanë dalë nga krahu politik i UÇK-së.

Protestat dhe presioni i vazhdueshëm nga shoqatat e luftës të UÇK-së kanë pasur ndikim të fuqishëm në miratimin e këtij legjislacioni kundërthënës dhe të kushtueshëm që u jep përfitime sociale veteranëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve dhe të luftës së viteve 1998 – 1999 në Kosovë. Kjo ilustron një shembull tjetër se si i jepet prioritet stabilitetit mbi drejtësinë, dhe se si shpërblehen zërat radikalë në Kosovë. Në të vërtetë, rezistenca e ish-anëtarëve të UÇK-së përmes kombinimit të ndjeshmërisë për ta dhe lidhjeve brenda qeverisë së Kosovës, si dhe kërcënime, protesta e bojkote publike ka pasur sukses, pavarësisht kundërshtimit të gjerë ndërkombëtar për të krijuar kushte të veçanta sociale dhe mbrojtje ligjore për ish-luftëtarët e UÇK-së, invalidët dhe familjet e tyre.

Në vend të përfundimit: Drejt një qytetarie aktive dhe kritike në Kosovë

Vrojtimet e paraqitura në këtë studim tregojnë se obligimet politike i nënshtrohen plotësimit të nevojave dhe njohjes e mbrojtjes së të drejtave. Një vështrim i gjendjes në Kosovë sa u përket nevojave sociale dhe të drejtave të njeriut ofron shpjegime dhe konstatime interesante mbi atë se përse ka nivel të lartë të mospërfilljes së ligjeve, përse mbizotërojnë praktikat informale, përse njerëzit kanë mosbesim te institucionet dhe politikanët, përse ka pjesëmarrje të ulët, dhe përse po dalin në sipërfaqe praktika të reja të rezistencës dhe lëvizje shoqërore kundër praktikave shtetërore në Kosovë. Lista e nevojave shoqërore në Kosovë, për mirëqenie sociale, ushqim, kujdes shëndetësor, arsim dhe zhvillim është e gjerë, pasi që ato ndikohen në masë të madhe nga niveli i lartë i varfërisë dhe papunësisë, keqpërdorimi i pushtetit politik dhe korrupsioni, si dhe mungesa e investimeve të huaja dhe e zhvillimit ekonomik. Ekzistimi i këtyre kushteve ka çuar në përjashtim social dhe diferencim material të shoqërisë. Ngjashëm, gjendja sa i përket së drejtës për të gëzuar të drejtat është e pakënaqshme, pasi që ka mungesë të zbatimit të ligjit, abuzime nga ana e shtetit të të drejtave socio-ekonomike, dhe diskriminim kundër pakicave e grupeve sociale në disavantazh në Kosovë. Rrjedhimisht, konstatimet e

130

131

The Programme of the Organization of the KLA War Veterans, http://www.veterani.net/dokumente/programi.pdf (Accessed 10 November 2012). KLA War Veterans, Statement on the third assembly of PDK, Prishtine, 08 October 2005.

130

131

50

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

paraqitura këtu tregojnë se sa më i ulët kontributi i shtetit në adresimin e nevojave të njerëzve dhe mbrojtjen e mundësimin e gëzimit të lirive dhe të drejtave, aq më i ulët solidariteti, pajtueshmëria dhe obligimet e qytetarëve ndaj autoriteteve shtetërore. Kjo shpjegon se mosnjohja e nevojave dhe të të drejtave të njerëzve, si dhe solidariteti social që ka dalë në sipërfaqe nga ndjenja racionale e keqardhjes së individëve të nënshtruar ka çuar në praktika të përhapura të mosbindjes, aftësisë ripërtëritëse, informalitetit, si dhe në rezistencë e veprime kolektive më aktive në Kosovë.

Veprat e aftësisë ripërtëritëse dhe mosbindjes ndaj ligjit janë evidente në praktikat informale në Kosovë, të cilat kërkojnë të anashkalojë rregullat ligjore dhe institucionale, të energjisë, duke shpërqendruar kështu dhe pushtetin dhe mundësuar manovrim të shoqërisë dhe artikulimin e agjentëve përtej kufizimeve dhe pengesave të imponuara nga ana e institucioneve formale. Në rrethana të caktuara, informaliteti ka plotësuar dhe u ka dhënë substancë institucioneve formale, duke zgjeruar kështu mundësitë e rregullimit të marrëdhënieve shoqërore nëpërmjet rregullave informale dhe normave shoqërore që ruajnë kohezionin dhe bashkëpunimin. Në shumë raste, aftësia ripërtëritëse, e artikuluar nëpërmjet mospjesëmarrjes në procese politike, mos-pajtueshmërisë me rregullat institucionale, dhe shmangies nga tatimet, është zgjedhje racionale e agjentëve vendorë për të kompensuar mosnjohjen e nevojave të tyre emocionale dhe materiale, dhe për të manifestuar aftësitë ripërtëritëse ndaj rimëkëmbjes post-konflikt të imponuar dhe udhëhequr nga të huajt. Shkalla e ulët e daljes në zgjedhje dhe pjesëmarrja e ulët në aktivitetet e shoqërisë civile zbulon lidhjen e brishtë në mes të shoqërisë së gjerë dhe nevojave të paplotësuara dhe të drejtave që nuk u njihen, dhe elitës politike e sipërmarrësve të shoqërisë civile, të cilët kontrollojnë shpërndarjen e të mirave materiale dhe orientimin e proceseve politike.

Gjendja socio-ekonomike në Kosovë, së bashku me pasigurinë politike, kanë transformuar gradualisht praktikat frenuese, të aftësive ripërtëritëse, dhe ato të mosveprimit të qytetarëve në forma më proaktive të rezistencës dhe aktivizmit, evidente në protesta dhe demonstrata. Niveli i lartë i pakënaqësisë me punën e institucioneve të Kosovës ka çuar në gjenerimin e vullnetit popullor për të protestuar dhe demonstruar për arsye politike dhe ekonomike. Duke përfituar nga ky mjedis i brishtë, lëvizjet shoqërore dhe grupet opozitare, siç është Lëvizja Vetëvendosje, kanë protestuar në mënyrë proaktive kundër proceseve politike në vend, si dhe kanë bërë thirrje për drejtësi më të madhe sociale, barazi, dhe shpërndarje të drejtë të të mirave

51

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

publike. Ato kanë kombinuar mesazhe nacionaliste dhe socialiste për të nxitur mobilizimin popullor dhe veprim kolektiv për ndryshimin e gjendjen aktuale në vend. Pavarësisht nga pjesëmarrja e ulët publike në aksionet e tyre sociale, ato po bëhen me shumë ndikim në krijimin e një opinion publik kritik kundër qeverisë në detyrë dhe në zhvillimin në mënyrë graduale të aktivizmit partiak të nevojshëm për të legjitimuar pretendimet e tyre brenda institucioneve. Shembuj të ngjashëm janë evidente te shoqatat e luftës të UÇK-së, të cilat kanë kombinuar afërsinë me partitë e lidhura me luftën për të përfituar në formë të mirëqenies sociale dhe për të vepruar pengues të proceseve të caktuara politike si drejtësia tranzicionale, marrëdhëniet etnike, dhe kujtesën kolektive të luftës.

Kjo pasqyrë problematike e obligimeve politike në Kosovë rrjedh gjithashtu nga imazhet e dallueshme të qytetarëve dhe udhëheqjes politike për shtetin, veprimeve të dallueshme ndaj shtetit, si dhe shfrytëzimin e dallueshëm të të mirave të tij. Joel Migdal e përkufizon shtetin si imazh të organizimit koherent dhe praktikë të akterëve të shumëfishtë. Imazhi i shtetit shpesh shihet si etnitet mbizotërues, autonom dhe i integruar që kontrollon një territor të caktuar. Megjithatë, pa plotësimin e nevojave të njerëzve dhe mbrojtjen e të drejtave të cilat kanë të drejtë t'i gëzojnë, një imazh i tillë komprometohet dhe shpërfillet. Imazhi aktual i shtetit të Kosovës është negativ, dhe shteti shihet si i dobët, i pamjaftueshëm për të ofruar shërbime dhe joefektiv në zbatimin e ligjeve të drejta. Në ndërlidhje me imazhin, praktika i përcakton shtetet. Praktikat shtetërore i strukturojnë shtetet më tepër sesa ligjet e shkruara apo institucionet. Qeverisshmëria e shtetit dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për të vepruar si shtet i japin substancë shtetit si abstraksion mistik në kuptimin e strukturimit dhe mundësimit të ekzistimit të tij. Cilësia e praktikës shtetërore dobëson ose forcon imazhin e shtetit, gjë që, nga ana e saj, ndikon në bindjen e shoqërisë ndaj tij dhe mbështetjen e saj për të. Praktika e shtetit dhe akterët e shumëfishtë në Kosovë, evidente kjo si te ata që u binden ligjeve dhe institucioneve e i respektojnë ato, ashtu edhe te ata që shprehin mosbindje ndaj tyre, për arsye legjitime dhe me qëllim të caktuar, shpjegon marrëdhëniet e dobëta shtet – shoqëri dhe shkëputjen e obligimeve politike ndaj tij.

Praktikat e shtet-ndërtimit, të fokusuara në zhvillimin e institucioneve shtetërore, ligjeve e arkitekturave ligjore, duket se janë të pamundura të ecin mbarë pa i marrë parasysh dhe inkorporuar drejt nevojat bazë të njerëzve dhe pa zhvillimin e aftësive që u mundëson atyre mirëqenie, njohje të vlerës së tyre si agjentë dhe liri. Njerëzit duket se u përgjigjen shtetit dhe ligjeve më tepër në lidhje me përfitimet dhe kujdesin që u ofron ai në përmbushjen e nevojave të tyre se sa në mënyrë imagjinare dhe të detyrueshme duke i parë institucionet shtetërore si

132

Joel S. Migdal, State in Society: Studying How States and Societies Transform and Constitute One Another, Cambridge: Cambridge University Press, 2004, p. 16.

132

52

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

angazhim të përbashkët dhe të mira të përbashkëta që kërkojnë obligime dhe besnikëri të pakushtëzuar. Bazuar në konstatimet e nxjerra në këtë studim, demokracia sociale duket të jetë ideologji politike adekuate për të inkorporuar nevojat dhe të drejtat si themele të obligimeve politike në shoqëritë pas konfliktit. Në fund të fundit, shikimi i lidhjes shtet-shoqëri nga perspektiva e elementeve konstituive (nevojave dhe të drejtave), të cilat u paraprijnë obligimeve politike, ofron baza solide për të shpjeguar ekzistimin dhe/ose deficitin e legjitimitetit politik, mosbindjen ndaj autoritetit, dhe cilësinë e përgjithshme të jetës dhe marrëdhëniet shoqërore. Kjo gjithashtu i ofron një mundësi udhëheqjes politike që të kuptojë elementet konstituive të obligimeve politike dhe një paralajmërim se detyrat e tyre politike janë që të vihen në shërbim dhe të përmbushin këto të drejta, e të cilat janë thelbësore për të pasur marrëdhënie konstruktive dhe bashkëpunuese shtet – shoqëri.

Bazuar në analizën në formë trekëndëshi në këtë studim, njerëzit në Kosovë duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj shtetit dhe mënyrën se si veprojnë në raportet ndërmjet tyre. Ngjashëm, shteti duhet të ndryshojë imazhin e tij, nga bartës privilegjesh në ofrues shërbimesh i cili të jetë subjekt i varur nga dhe përgjegjës ndaj shoqërisë. Njerëzit do të jenë në gjendje të plotësojnë nevojat e tyre, gëzojnë të drejtat e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre vetëm duke iu bashkuar përpjekjeve në të cilat janë vetë të interesuar dhe duke i përkthyer ato në forma të organizuara dhe kolektive të shprehjes. Pra, solidarizmi i bazuar në interesa vetanak dhe përkushtimi parimor ndaj të mirave të përbashkëta publike, si shprehje substanciale utilitare e kontratës shoqërore, ka më shumë shanse që të krijojë obligime politike në Kosovë, të cilat do të promovonin drejtësi në trajtim, drejtësi si paanshmëri e barazi, pa hequr hapësirën për artikulimin e agjentëve, rezistencë, mospajtim dhe mosbindje. Prandaj, të praktikuarit e zbatimit vullnetar të obligimeve politike ka gjasat më të mëdha që të cojë drejt formave të asociimit dhe organizimit shoqëror që mbështesin përkushtimin e përbashkët për të respektuar institucionet shtetërore dhe ligjet, si dhe për të adresuar nevojat e njerëzve. Imponimi i autoritetit dhe kufizimeve institucionale pa pëlqimin e njëmendtë të njerëzve dhe pa përmbushjen e nevojave dhe të të drejtave të tyre sjell si pasojë forma të ndryshme të mosbindjes si aftësi ripërtëritëse dhe forma më proaktive të rezistencës dhe reagimi shoqëror.

Rrjedhimisht, ky studim propozon një numër rekomandimesh praktike, normative dhe udhëzuese për të ushqyer qytetari aktive dhe kritike në Kosovë:

- Të mësuarit për të drejtat e njeriut, vlerat shoqërore, dhe angazhimi kritik me qytetarët për të krijuar teorinë e tyre të të kuptuarit, vlerave dhe ndryshimeve. Secili person duhet të ketë një ndjenjë të fortë të vizionit të vet individual të menjëhershëm dhe afatgjatë për Kosovën, të cilit duhet t'i jepet substancë nga vlerat konstruktive dhe përkushtimi për t'i përkthyer ato në veprime që bëjnë ndryshime pozitive.

- Zhvillimi i një kulture të arsyetimit kritik, për të shmangur pranimin e pretendimeve e supozimeve pa përmbajtje, dhe për të arritur ekuilibrin në mes të rrëfimeve kundër-narrative konkurruese të paraqitura nga politikanët, mediat, palët e interesuara shoqërore, dhe njerëz më të zakonshëm. Secili person duhet të zhvillojë një ndjenjë personale të vrojtimit në mënyrë

53

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

kritike të procesit social, për të mundësuar të kuptuarit e kompleksitetit shoqëror dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme.

- Praktikimi i vlerave që ruani në shtëpi, në mesin e miqve, dhe në shkollë. Thoni lirshëm mendimet, shqetësimet dhe mospajtimet tuaja kur flisni me të gjithë, pa marrë parasysh se sa afër apo larg jeni me ta. Shoqëria e hapur është thelbësore për zhvillimin e përkushtimeve të përbashkëta, marrjen e obligimeve dhe ndarjen e barrës shoqërore. Kjo mundës0het nga një imperativë i qëndrueshëm kategorik që duhet të udhëheq sjelljen e të gjithëve. Një qëndrueshmëri e tillë është e domosdoshme për ndërtimin e lidhjeve shoqërore, reduktimin e konflikteve sociale, marrjen e obligimeve dhe që t'i besoni njëri-tjetrit.

- Kultivimi i një kulture të aktivizmit në komunitet, diskutimit të problemeve të përbashkëta me fqinjët dhe gjetjes së mënyrave për mobilizimin e komunitetit për zgjidhjen e problemeve. Obligimet politike fillojë në nivelin e komunitetit dhe angazhimi për problemet e përbashkëta sociale është thelbësor për krijimin e një ndjenjë të komunitetit dhe përbashkësisë.

- Shkëputje nga kultura tradicionale dhe që ka zënë vend e heshtjes, mosinteresimit, neglizhencës dhe injorancës. Promovoni vlerave tuaja dhe ndani shqetësimet tuaja të vërteta në të gjitha nivelet e ndërveprimit shoqëror. Është thelbësore që të mos mbesni peng i praktikave e vlerave tradicionale e që janë të dëmshme, destruktive, diskriminuese dhe përjashtuese. Është shumë me rëndësi që të transformoni vlerat dhe praktikat tradicionale duke përdorur gjuhë të pranueshme, por duke sjellë argumente të forta dhe bindëse kundër praktikave të vjetra që nxisin pabarazi sociale, padrejtësi, shtypje, nënshtrim, ndarje dhe shfrytëzim. Kjo mundëson transformime shoqërore, inovacion dhe përshtatje sistemit aktual ditor të vlerave, të bazuar në të drejta, liri, solidaritet dhe drejtësi.

- Merrni pjesë në tubime publike, protesta dhe demonstrata vetëm në atë masë që ju besojnë se vlerat tuaja dhe interesat shoqërore janë ose mund të rrezikohem. Balanconi interesin tuaj personal me të mirën e përbashkët dhe përkushtimet e përbashkëta. Është thelbësore që të shmangni të qenit pjesë e turmave që nuk i njohni dhe besoni në kauzat e një mobilizimi të tillë kolektiv.

- Mos kërkoni pjesëmarrje dhe obligime politike pa edhe përfaqësimin e nevojave, interesave dhe të drejtave. Praktikoni një kulturën politike të tillë me autoritetet lokale dhe kombëtare. Vini politikanët në dijeni të atij parimi politik që ndiqni. Kushtëzoni miratimin, agjencinë dhe vullnetin tuaj për t'iu bindur ligjit dhe për të marrë obligime me përfaqësimin e nevojave, interesave dhe të të drejtave tuaja në mënyra me të cilat nuk pajtoheni është thelbësore për të mundësuar dhe freskuar vazhdimisht kontratën sociale midis qytetarëve dhe shtetit. Përfaqësuesit politikë nuk duhet ta marrin autoritetin e tyre politik si të mirëqenë: në vend të kësaj, ata duhet ta shohin atë si detyrim në shërbim të popullsisë së përgjithshme.

54

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

- Nëse u bashkoheni partive politike, mos mendoni vetëm për përfitime materiale apo zhvillim profesional. Atëherë kur është e mundur, promovoni vlerat tuaja, tregoni interesimin tuaj të vërtetë në lidhje me çështjet sociale, dhe përpiquni të ushtroni ndikim pozitiv në politikë-bërje dhe proceset e zbatimit. Ndryshimi ndodh në mënyrën më efektive nga brenda sistemit. Aktiviteti partiak duhet t'i shërbejë ndryshimeve pozitive në sistem.

- Kushtoni kohë punës vullnetare, përkrahni organizatat bamirëse dhe gjeni mënyra për ndarjen e burimeve me ata në nevojë. Praktikoni t'u jepni të tjerëve si mënyrë për të kontribuar dhe shënjuar ekzistencën, praninë dhe ndikimin tuaj në shoqëri. Dhënia e parave, të mirave, ushqimit dhe kohës njerëzve të tjerë në nevojë forcon solidaritetit shoqëror dhe ndjenjën e drejtësisë dhe barazisë, gjë që është thelbësore për ruajtjen e paqes qytetare.

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

55

Rreth autorit

Gëzim Visoka është kandidat për PhD, në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, në vitin e tretë, në Dublin City University, në Irlandë, ku hulumton pasojat e padëshiruara afatgjata të praktikave të ndërtimit të paqes dhe të shtetit. Ai ka mbaruar MA të tij në Politikë Evropiane, në Universitetin e Sussex-it me sukses të dallueshëm, si përfitues i një burse të Chevening/OSI. Interesat e tij kërkimore përfshijnë studimet e paqes dhe konfliktit, qeverisjen ndërkombëtare të shoqërive të shkatërruara nga luftërat, sovranitetin dhe njohjen në politikën botërore dhe drejtësinë sociale. Kohët e fundit ai ka publikuar punime akademike mbi kufizimet e politikës emancipuese në Kosovë dhe natyrën e praktikave të hibridizimit në shoqëritë pas konflikteve. Punime të tjera të tij janë botuar në: Civil Wars, Journal of Intervention and Statebuilding, Journal of Peacebuilding and Development, Irish Studies in International Affairs, Journal on Ethnopolitics and Minority Issues in Europe, and Journal of Conflict Transformation and Security. Gëzimi ka mbi pesë vite përvojë pune me organizata jofitimprurëse dhe ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë edhe Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA). Aktualisht është i përfshirë me Institutin e Kosovës për Paqe (KIP), si Drejtor i Hulumtimeve.

Rreth PIPS-it

Instituti i Prishtinës për Studime Politike është themeluar në vitin 2004. Për një dekadë të veprimit të tij, PIPS ka punuar në edukimin e liderëve të rinj, hulumtime dhe në botimin e analizave. Gjatë këtyre viteve, organizata jonë ka zhvilluar shumë programe dhe projekte, nga të cilët kryesori ka qenë Shkolla Politike, një program edukimi-joformal të liderëve të rinj që përfaqësojnë partitë politike, institucionet publike dhe të pavarura, shoqërinë civile dhe median. Ky program mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe është pjesë e Rrjetit të Shkollave për Studime Politike në 17 vendet e Euro-Azisë me seli në Strasburg. Shkolla Politike që nga viti 2006 merr pjesë rregullisht në një tjetër format që mbledh mbi 600 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës në Strasburg “Universiteti Veror për Demokraci” ndërsa që nga vitit 2012 quhet “Forumi Botëror për Demokraci”. PIPS ka organizuar disa konferenca kombëtare dhe rajonale, dhjetëra takime të llojit Chatam House me personalitete politike, akademikë, gazetarë dhe figura të tjera publike. Ne kemi publikuar: “Idelogjia e Partive Politike dhe Aplikimi në Praktikë: Vështrim i përvojave rajonale dhe rasti i Kosovës (2006)”, botim i përbashkët me FES; “Qytetaria dhe Demokratizimi (2008)” “Tranzicioni i papërfunduar në Ballkan (2009)”; “8 vjet të Shkollës Politike (2010)”, “Zgjedhjet e Dhjetorit dhe Pas (2010)”; “Reformat Zgjedhore: Demokracia tek listat dhe zonat (2012); “Të jetojmë pa tym (2012)”; “Universiteti i Prishtinës: Prej provimit në provim (2012)”; “Partia, idelogjia dhe financimi në letër (2012) në bashkëpunim me Konrad Adenuaer Stiftung”. Misioni i PIPS-it është të kontribuojë në cilësinë e procesit politik në Kosovë përmes arsimimit formal dhe joformal të udhëheqësve të rinj, duke i motivuar ata që të angazhohen në mënyrë aktive në procesin e tranzicionit, konsolidimit dhe forcimit të demokracisë. Për të përmbushur misionin e tij, vizioni i PIPS-it është të nxisë krijimin e një kulture të re demokratike, duke nxitur dialogun politik dhe

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

56

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

social nëpërmjet bashkëpunimit në mes të udhëheqësve të rinj. Duke pasur parasysh misionin dhe vizionin e tij, PIPS inkurajon krijimin e një komuniteti të qëndrueshëm të të rinjve dhe udhëheqësve të motivuar, të bazuar në ndarjen e vlerave dhe vizionin për qëndrueshmërinë e Kosovës në kontekstin e zhvillimit rajonal dhe global. Përveç kësaj, PIPS kërkon të inkurajojë anëtarët e këtij komuniteti të sapokrijuar për të vënë në zbatim njohuritë dhe përvojën e fituar nga aktivitetet e PIPS në promovimin e vlerave të tij në kontekste sociale në të cilat veprojnë, si dhe për t'i bërë ato pjesë të sjelljes së tyre personale si udhëheqës të ardhshëm.

OBLIGIMET POLITIKE NË KOSOVË

OBLIGIMET POLITIKE

NË KOSOVË

OBLIGIMET POLITIKE

NË KOSOVË