Nr. 20

24
Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291] GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE e-mail: [email protected] Nr. 20 GUSHT 2012 Emigrantët përfitojnë bonuse gjatë verës Emigrantët që do të pushojnë në vendin e tyre gjatë këtij sezoni do të kenë mundësi edhe për të menduar për të ardhmen e tyre dhe kjo falë lehtësirave që po ap- likon Instituti i Sigurimeve Sho- qërore. Madje edhe për pensionin e pleqërisë. Emigrantët që kthehen në atdhe, gjatë sezonit veror, mund ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të paguar sigurimet shoqërore për vitet e mbetura. Vetëm në këtë mënyrë, ata mund të marrin pen- sion kur të arrijnë moshën e duhur dhe duke plotësuar të paktën kri- terin e pagesës së kontributeve minimale për një përfitim mujor shtetëror. Përfaqësues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore shpje- gojnë se emigrantët mund të sig- urohen për periudhat që nga viti 2003 e deri tani, duke përfituar edhe nga lehtësitë që ofrohen për pagesat. Sipas një projekti të sigu- rimeve shoqërore, mbetet në fazë diskutimi çështja.... Vijon në faqen 2 www.albaniannews.org.uk Pesha e flamurit kombëtar në OXFORD STREET Dy pllaka guri ku zbulohen 500 vite histori Flamuri kombëtar shqiptar valëvitet prej ditësh në mesin e qindra e qindra flamujve të shteteve të tjerë të Botës në zemër të metropolit Britan- ik, teksa Londra përditë e më shumë.... Çfarë zhgënjimi mund të ndjejë njeriu, kur jeton me dy pllaka guri, të flakura 40 vjet më parë në kinoteatrin e qytetit të Tepelenës dhe askush të mos ta dijë që ato janë një pjesë.... FAQE 4-5 FAQE 22 FAQE 7 MESAZHET E SHBA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR JAHJAGA-BARROSOS: “Jo status i veçantë për Veriun” “Bashkimi Europian është i përkushtuar për të ardhmen europiane të Kosovës dhe në këtë drejtim ka pasur progres të mirë”. Një deklaratë e tillë erdhi nga presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barrozo, gjatë takimit që ai pati me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në Bruksel. Gjatë këtij takimi, Barroso ka përshëndetuar angazhimin konstruktiv të Prishtinës në dialogun me Beogra- din. Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Jahjaga theksoi nga ana e saj se nuk parashikhet ndonjë status i vecantë për veriun e Kosovës dhe se serbët gëzojnë të drejtat të barabarta me shqiptarët në këtë vend. Presidentja e Kosovës theksoi se Prishtina do të vazhdojë të respektojë politiken e fqinjësisë së mirë, ndërsa i kërkoi komumitetit serb në Kosovë që të integrohet në institucionet e vendit.

Transcript of Nr. 20

Page 1: Nr. 20

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291] GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE e-mail: [email protected]

Nr. 20GUSHT 2012

Emigrantët përfitojnë bonuse gjatë verës

Emigrantët që do të pushojnë në vendin e tyre gjatë këtij sezoni do të kenë mundësi edhe për të menduar për të ardhmen e tyre dhe kjo falë lehtësirave që po ap-likon Instituti i Sigurimeve Sho-qërore. Madje edhe për pensionin e pleqërisë. Emigrantët që kthehen në atdhe, gjatë sezonit veror, mund ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të paguar sigurimet shoqërore për vitet e mbetura. Vetëm në këtë mënyrë, ata mund të marrin pen-sion kur të arrijnë moshën e duhur dhe duke plotësuar të paktën kri-terin e pagesës së kontributeve minimale për një përfi tim mujor shtetëror. Përfaqësues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore shpje-gojnë se emigrantët mund të sig-urohen për periudhat që nga viti 2003 e deri tani, duke përfi tuar edhe nga lehtësitë që ofrohen për pagesat. Sipas një projekti të sigu-rimeve shoqërore, mbetet në fazë diskutimi çështja....

Vijon në faqen 2

www.albaniannews.org.uk

Pesha e fl amurit kombëtar në

OXFORD STREETDy pllaka guri ku zbulohen 500 vite histori

Flamuri kombëtar shqiptar valëvitet prej ditësh në mesin e qindra e qindra fl amujve të shteteve të tjerë të Botës në zemër të metropolit Britan-ik, teksa Londra përditë e më shumë....

Çfarë zhgënjimi mund të ndjejë njeriu, kur jeton me dy pllaka guri, të fl akura 40 vjet më parë në kinoteatrin e qytetit të Tepelenës dhe askush të mos ta dijë që ato janë një pjesë....FAQE 4-5 FAQE 22 FAQE 7

MESAZHET E SHBA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

JAHJAGA-BARROSOS: “Jo status i veçantë për Veriun”

“Bashkimi Europian është i përkushtuar për të ardhmen europiane të Kosovës dhe në këtë drejtim ka pasur progres të mirë”. Një deklaratë e tillë erdhi nga presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barrozo, gjatë takimit që ai pati me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në Bruksel.

Gjatë këtij takimi, Barroso ka përshëndetuar angazhimin konstruktiv të Prishtinës në dialogun me Beogra-din. Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Jahjaga theksoi nga ana e saj se nuk parashikhet ndonjë status i vecantë për veriun e Kosovës dhe se serbët gëzojnë të drejtat të barabarta me shqiptarët në këtë vend.

Presidentja e Kosovës theksoi se Prishtina do të vazhdojë të respektojë politiken e fqinjësisë së mirë, ndërsa i kërkoi komumitetit serb në Kosovë që të integrohet në institucionet e vendit.

Page 2: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

2Vijon nga faqja 1

...e një bashkëpunimi mes vendit tonë dhe një banke ndërkombëtare, e cila ka numër të konsiderueshëm de-gësh në disa vende të BE-së, ku ka dhe shumicë emigrantësh shqiptarë. Sipas statistikave të ISSH-së, vetëm në Greqi dhe Itali numri i emigrantëve shq-iptarë llogaritet në rreth 1.2 milionë vetë, një pjesë e mirë e të cilëve i kanë paguar sigu-rimet shoqërore gjatë periud-hës që kanë jetuar në Shqipëri. Sipas ISSH-së, të gjithë emi-grantëve shqiptarë që jetojnë në Itali u krijohet mundësia të mbledhin informacion për his-torikun e tyre kontributiv, që ata kanë realizuar në Shqipëri, direkt nga vendet ku jetojnë. Ndërkohë që, mund t’i kryejnë pagesat si në kohën kur ndod-hen me pushime, ashtu edhe në të ardhmen, kur projekti mes institucioneve homologe dhe bankave ndërkombëtare të ketë përfunduar dhe të jetë detajuar në çdo pikë të tij. Po kështu, të gjithë ata që konsid-erojnë si mundësi rindërtimin e periudhave të tyre të kon-tributeve në shtetin shqiptar, me qëllim mbrojtjen sociale në rastet e pleqërisë, invalid-itetit dhe humbjes së mbajtësit të familjes, nëpërmjet pro-tokoll marrëveshjes së fi rmo-sur vetëm pak kohë më parë nga ISSH dhe INAS-CISL, u krijohet mundësia e marrjes së informacionit dhe futjes në skemë direkt nga vendet ku je-tojnë.

Karta informative

Të gjithë emigrantët, të cilët duan të dinë për peri-udhat e sigurimit që kanë në Shqipëri, para viteve 1990 apo të plotësojnë vakumet për të përfi tuar më pas pension, kanë edhe një zgjidhje tjetër alternative. Kjo, sipas mar-rëveshjes që Instituti i Siguri-meve Shoqërore ka lidhur me INAS-CISL, i cili është edhe instituti më i madh i asistencës sociale për emigrantët në Itali. Sipas ISSH-së, të gjithë ata emigrantë, të cilët do të duan informacion për pensionet, për vitet e tyre të punës, apo do të kërkojnë të derdhin kon-tribute për të përfi tuar pen-

sion, do të pajisen me një do-kument informues, i cili do t’u vlejë atyre si librezë pune në rastin kur t’u afrohet pensioni. Kjo do të thotë që inspektorët e sigurimeve do të kryejnë ins-pektimet dhe do të plotësojnë të gjithë dokumentacionin në adresë të të interesuarit. Kjo do të jetë një procedurë e për-caktuar. Ndërkohë që përgjigj-ja do t’u jepet atyre nëpërm-jet postës zyrtare, apo edhe përmes postës elektronike.

Rregullat e sigurimit

Kur shtetasi shqiptar me banim jashtë shtetit dëshiron të sigurohet vullnetarisht në Shqipëri, ai autorizon një per-son tjetër për të bërë sigurimin vullnetar. Më pas, personi i au-torizuar kryen të gjitha proce-durat që kryejnë qytetarët që ndodhen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Procedura që ndiqet kur personi i interesuar është emi-grant në Republikën greke. Personi i interesuar paraqitet pranë degës së bankës ameri-kane të Shqipërisë në Greqi, ku merr të gjithë informacion-in e nevojshëm për skemën e sigurimit vullnetar. Dega e bankës amerikane në Greqi, në emër të ISSH-së, lidh një mar-rëveshje me personin e intere-suar, i cili kryen pagesën për-katëse në këtë bankë. Personi i interesuar paraqet pranë kësaj banke, një dokument identi-fi kimi, si kopje pasaporte ose çertifi katë personale.

Manual për sqarimet e mëtejshme

Sigurimi vullnetar mund të kryhet për periudha pas datës 1 tetor 1993, kohë kur ka hyrë në fuqi kuadri ligjor përkatës. Për të marrë një pension të pjesshëm duhet një vjetërsi pune prej 15 vjetësh. Nëse qytetari ka 13 vite e 3 muaj, atëherë atij i duhen edhe 1 vit e 9 muaj të bëjë sigurim vulln-etar për të përfi tuar pension të pjesshëm. Nëse qytetari dëshi-ron të plotësojë vitet për pen-sion të plotë pleqërie, invalid-iteti dhe familjar, atëherë atij i duhen edhe 21 vite e 9 muaj për të siguruar. Për të marrë pension të pjesshëm, nëse do të mbulojë periudha të kaluara

me sigurim vullnetar, qytetari duhet të paguajë 1 vit e 9 muaj me masën e tanishme të sigu-rimit vullnetar, që është 3140 lekë për një muaj. Pra, ai duhet të paguajë: 21 muaj x 3140 = 65 940 lekë gjithsej. Në ras-tin kur qytetari nuk ka librezë pune, ai mund të shkojë në zyrat e arkivës së sigurimeve shoqërore në DRSSH (për shembull Berat) për të mar-rë prej andej dokumentin e duhur. Nëse qytetari dëshiron pension më të lartë, ai mund të mbulojë me sigurim vull-netar me masën e tanishme të gjitha vitet që nga 1 tetori 1993 dhe të vazhdojë të bëjë sigurimin vullnetar për çdo vit kalendarik deri sa të plotësojë vjetërsinë e nevojshme prej 35 vitesh për të marrë pension të plotë. Vazhdimi i sigurimit mund të bëhet, duke parapa-guar dhe në të tilla raste përfi -tohen zbritjet përkatëse.

Protokolli për derdhjen e kontributeve

Një protokoll i veçantë ka të bëjë me sigurimet vulln-etare që emigrantët mund të dëshirojnë të derdhin për të plotësuar vitet e vjetërsisë dhe për të mos humbur kuotat e sigurimeve shoqërore që kanë derdhur gjatë viteve të pu-nës në Shqipëri. Ministria e Jashtme, nëpërmjet përfaqë-sive diplomatike do të japë informacion të plotë dhe në njëfarë mënyre përfaqësitë do të luajnë rolin e agjentëve të Institutit të Sigurimeve Sho-qërore. Drejtoresha e këtij instituti, Evelina Koldashi, deklaroi se, “nëpërmjet kësaj marrëveshjeje synohet shtrirja e infrastrukturës në shërbim të emigrantëve shqiptarë, lidhur me tre problematika kryesore: Së pari, informimi lidhur me mbrojtjen sociale që përfi toj-në emigrantët shqiptarë për pjesën që ata kanë qenë të sig-uruar në sistemin e mbrojtjes sociale në Republikën e Shq-ipërisë; së dyti, pasurimin e kësaj mbrojtjeje sociale, ku të gjitha këto shërbime do të jenë falas, si dhe së treti, sigurimi i një mundësie më shumë për sigurim nëpërmjet licencimit të ambasadave ose përfaqësive tona diplomatike, si agjentë të sigurimeve shoqërore”. Synimi

përfundimtar i kësaj mar-rëveshjeje është pra, mundësia e derdhjes së kontributeve pra-në përfaqësive diplomatike, gjë që do t’i vinte realisht në ndi-hmë emigrantëve shqiptarë.

Pensione private edhe për emigrantët

Skema e kontributeve të pensioneve private vlen edhe për emigrantët. Por kriteret e përfi timit të tyre janë ndryshe nga ato që zbatojnë qytetarët që bëjnë çdo muaj derdhje të parave në institutet private. Sipas rregullave të vendosura nga institutet private të pen-sioneve, kontributi minimal që duhet të japë një qytetar që do të përfshihet në këtë skemë duhet të jetë 500 lekë të reja. “Kontributi mujor dhe vitet e pjesëmarrjes për kategorinë e emigrantëve duhet të jenë më të mëdha”, sqarojnë ekspertët e instituteve private. Sipas tyre, këto shuma duhet të jenë më të mëdha, jo vetëm sepse këta individë janë të pambroj-tur nga skema shtetërore, por edhe sepse emigrantët nuk kanë paguar kontribute për një periudhë të gjatë kohore. Kështu, në mënyrë që të për-ft ojnë nga skema private një pension të mirë, duhet të pa-guajnë më shumë dhe duhet të kontribuojnë për një kohë më të gjatë kohore. “Sa më e madhe të jetë shuma që ata do të paguajnë si kontribut, aq më i lartë do të jetë pensioni që ata do të sigurojnë pas disa vitesh”, sqarojnë më tej ata.

Çfarë mund të përfi tohet

- Pension të pjesshëm kur kanë jo më pak se 15 vite të siguruara;

- Pension të plotë kur kanë jo më pak se 35 vite sigurimi;

- Pensione invaliditeti, kur janë tërësisht të paaft ë për punë. Këto pensione i përfi -tojnë ata persona që kanë qenë të siguruar në Shqipëri, bazuar në një formulë: moshë, minus 20 pjestim për 2, është vjetër-sia kontributive për pension invaliditeti të plotë. Për vjetër-si kontributive më të vogël, proporcionalisht me periud-hën e siguruar jepet pension invaliditeti i reduktuar.

- Invalidëve u jepet një

shtesë për fëmijët që kanë në ngarkim, prej 5 përqind të pen-sionit, kur janë nën moshën 18 vjeç, apo 25 vjeç kur vazh-dojnë arsimin e lartë.

- Kur humb jetën personi që ka qenë i siguruar në Shq-ipëri, përfi tojnë pension famil-jar fëmijët nën moshën 18 vjeç ose 25 vjeç kur vazhdojnë ar-simin e lartë, sipas formulës së mësipërme. Për invalidët që kanë nevojë për përkujdesje jepet dhe një shtesë në masën 15 përqind të pensionit.

Mënyrat për përfi timin e një pensioni

Një emigrant ka interes që të sigurohet në fondin e sigurimeve në Shqipëri, sepse fatkeqësisht ai mund të ketë një vjetërsi pune të pjesshme, që e ka në ish-sistemin e më-parshëm të sigurimeve sho-qërore dhe për të marrë pen-sion, në ligjin e ri të sigurimeve shoqërore tani i duhen 15 vjet. Atëherë shtrohet problemi: çfarë duhet të bëjë ky njeri që të mos humbasë edhe vitet e mëparshme? Lind nevoja e tij, është e drejta e tij që t’i plotë-sojë vitet e sigurimit, nëqoft ëse ka 10 t’i bëjë 15, nëqoft ëse ka 8 t’i bëjë 15. Në këto kushte, ai mund të drejtohet pranë sporteleve të sigurimeve sho-qërore për të blerë periudhat e sigurimeve ose për të plotësuar periudhat e sigurimit nëpërm-jet pagesës së sigurimeve ose kontributeve suplementare.

Procedura është fare e thjeshtë në të 36 agjencitë e sigurimeve shoqërore ka perso-na që janë të ngarkuar që mer-ren me këtë problem. Lidhet një kontratë midis dy palëve, paguhen paratë në bankë ose në Postën Shqiptare dhe në momentin që i paguan paratë, kontrata quhet e fi nalizuar ose e lidhur përfundimisht dhe në vjetërsinë e punës së çdo personi dhe në bazë të të dhë-nave të tij, shtohen edhe vitet e sigurimit vullnetar. Kështu që të gjithë emigrantët, mendoj që kanë interes që t’i drejto-hen kësaj skeme për të fi tuar vitet e tyre të punës. Shifra që do iu duhet të paguajnë është 26 përqind e pagës minimale, domethënë është afërsisht rreth 3 mijë e 700 lekë të reja në muaj.

Page 3: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

3

Page 4: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

4Flamuri kombëtar shq-

iptar valëvitet prej ditësh në mesin e qindra e qindra fl a-mujve të shteteve të tjerë të Botës në zemër të metropolit Britanik, teksa Londra përditë e më shumë numëron drejt ze-ros ditët e nisjes së Lojërave Olimpike. Dhe ai ka autoritetin e tij, krenarinë e pushtetshme të tij, teksa këshon valët në hapë-sirën e ngjeshur me vizitorë të shumtë. Është rruga më e pu-pulluar e Londrës. High Street vazhdon të rrëndohet nga pe-sha e njerëzve. Janë ditët më të ngjeshura e më të ngjeshura në historinë londineze.

Pra peshën e fl amurit kom-bëtar shqiptar e ndjen ende më të lehtë këto ditë në Londër. Në High Street, afër madje shumë pranë Oxford Street, valët e tij të lehta shtojnë ngjyrimin mes qindra e qindra fl amujve të tjerë të Botës. Dhe ndjehesh krenar teksa e sheh edhe sim-bolin tënd të valëvitet krenar në zemër të Londrës. Pikërisht në Cavendish Place, në pikëta-kimin këndor me historikun e Wigmore Street dhe Kishës All Souls, valëvitja e fl amurit kom-bëtar shqiptar shton akoma më shumë kureshtjen për të dhënë më shumë njohuri rreth tij.

Flamuri i Shqipërisë është fl amuri kombëtar shqiptar, një fl amur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes.

Flamuri shqiptar e ka pre-jardhjen nga simboli i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kas-triot Skënderbeu, i cili i udhëho-qi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pa-varësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafi llën në perandorinë bizantine.

Shqiponja ka qenë dikur në periudhën e Romës antike simbol i këtij shteti. Si simbol i Romës shqiponja u përdor edhe nga strategët e saj si Kaj Mari, Luç Serg Katilina, Pompeu i madh, Çezari, etj. Psh: ky i fun-dit përdorte si simbol të tij shqi-ponjën e artë të vendosur në një fushë të kuqe. Po kështu veproi me stemën e Çezarit edhe i nipi Oktavian Augusti, i cili u pasua më vonë edhe nga Kostandini i madh. Me ndarjen e Perandorisë Romake në vitin 395 shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njëra Perandorinë e Perëndimit me qendër Romën dhe tjetra Perandorinë e Lindjes me qendër Kostandinopojën (Bizantin). Ndërkohë Perën-dimi u pushtua nga barbarët

në vitin 476 duke humbur tra-ditat më të vyera të antikitetit, e bashkë me to edhe simbolin e tij. Ndërsa Lindja (Bizanti) vazhdoi të jetojë edhe për 10 shekuj të tjerë duke ruajtur këtë simbol që vinte prej “qytetit të amshuar”, (Romës). Formën dhe ngjyrat e tij, fl amuri Bizan-tin i mori gjatë sundimit të Jus-tinianit (527-562) Perandorit me origjinë Ilire. Dukej se atij i pëlqente që dy kokat e Shqipon-jës ti identifi konte me vetveten dhe të shoqen, Perandoreshën Teodora. Më vonë me kalimin e kohës me anë të martesave dhe dhënies së privilegjeve, Bizanti ja dhuroi simbolin Perandorak fi snikërisë së kombeve, që ishin integruar në këtë Perandori shumë kombëshe si: Princave Rumunë, Bullgarë, Gjermanë, Rusë, Serbë, Grekë, Shqiptarë, etj. Kjo eshtë arsyeja që këtë simbol sot e përdorin një dyzinë popujsh e shtetesh, të cilat dikur kanë patur kontakte kulturore me Bizantin. Ndërkohë që ai shfaqet si simbol i kishës Ort-odokse, pasardhëse e drejtpër-drejtë e Perandorisë së Lindjes, Bizantit. Flamuri Bizantin ruhet sot në një nga manastiret e malit të Shenjtë (Athos) në Greqi, në ngjyrat e tij origjinale Shqiponjën e zezë me dy koka, të vendosur në një fushë të artë. [redakto]Muzakajt dhe Bizanti

Një nga njerëzit më të

shquar të kohës së tij në Shq-ipërinë e shekullit të XIV ishte edhe Princi Andrea i II-të Mu-zaka. Me ndihmën e Balshajve dhe aleatëve të tjerë të tij si: Arianitët, Matrengët, ai theu në vitin 1370 pranë Kosturit Mbretin Serb Vukashinin që ishte zotërues i Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore (His-tori e Popullit Shqiptar. Tirane 2002, fq.294). Pas kësaj fi toreje të bujshme Perandori Bizantin Joani i V-të Paleolog i konfi r-moi A.Muzakës titullin e des-potit (Princit), duke i dhuruar stemën Perandorake Bizantine, siç ishte shqiponja e zezë me dy krerë e me yll në mes ven-dosur në një fushë të artë. Kjo zëvendësoi emblemën e her-shme të Muzakajve e cila paraq-iste një burim që shpërthente nga toka dhe ndahej në dy rrjedha, duke patur një pishtar në mes. Këtë ndërrim sim-bolesh humanisti shqiptar Gjon Muzaka e pasqyron kështu në Memorialin e tij. “Duhet ta dini se qysh nga kohët antike stema e derës tonë ka qenë një krua i gjallë i cili rridhte në tokë me dy rrjedha në dy anë…. Pastaj kanë patur shqiponjën me dy krerë te kurorëzuar me një yll në mes”. (Gjon Muzaka. Memorie. Tirane 1996. fq.24). E pas ketij pasazhi të parë nga i njëjti bu-rim mund të përmendim se në Kishën e madhe të Frankavilës

në Otranto (Itali) ndodhet një tjetër epitaf i gdhendur mbi pl-lakën e varrit të Despotit Gjon Muzaka. “I Plotfuqishmi Jezu të falet këtu Gjon Muzaka, i biri i Gjin Despotit, Zot i Myzeqesë dhe i Epirit që nga qytetit i Bi-zantit trashëgoi shqiponjën dy krenare që mbante në fl amur”.

Skënderbeu

Deri më sot shumica e shq-iptarëve mendojnë se fl amuri I tyre është fl amuri i Skënder-beut, pa e ditur origjinën e tij. Edhe sot ne nuk e dimë me sak-tësi se kur Skënderbeu përdori si simbol të shtetit të tij shqi-ponjën dykrenore. Njihet fakti se këtë simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zëvendësuar stemën që kishte trashëguar nga i ati Gjoni. Ky i fundit përdorte si stemë fi gurën e një princ (burri) me fl okë të gjatë dhe togë (Gjin Varfi , Heraldika Shqiptare. Tirane 2000, fq 27). Shqiponjën dykrenore e kanë përdorur si simbol të tillë edhe Arianitët, Cernojeviçët e Zetës, Lek Dukagjini, etj.

Për herë të parë në histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjën dykrenore shfaqet në vitin 1451. Ajo paraqitet në një libër uratash që ju dhu-rua Skënderbeut nga Alfonsi i V-të, Mbreti i Napolit me ras-tin e nënshkrimit të traktatit të

Gaetës 26 Mars 1451. (Gj. Varfi . Heraldika Shqiptare, fq. 32). Ai ju dorëzua ambasadorëve të Skënderbeut që nënshkruan këtë traktat, Peshkopit Stefan të Krujës dhe at Nikola Bergu-cit nga Protonoteri i Alfonsit Arrnaldo Fonoleda. Simboli përfaqësues i shtetit të Skënder-beut del përsëri në një katalog Venecian stemash në vitin 1463, kur Gjon Kastrioti i biri i heroit mori titullin “Fisnik i Repub-likës”. (Akademia e Shkencës, Historia e Popullit Shqiptar, fq.434). Po kështu ky simbol ruhet i gdhendur në varrin mon-umental të Kostandin Kastrio-tit, ndërtuar në vitin 1500 nga gjyshja e tij Donika, në kishën e Shën Marisë së Ëngjëjve në Na-poli (Itali). Njëlloj si në fl amur Skënderbeu e përdori shqipon-jën dykrenore me krahë të ulur dhe yllin me gjashtë cepa sipër, edhe në vulën e tij të madhe, të cilën e përdorte në dokumen-tat zyrtare. (Historia e Popul-lit Shqiptar, fq.433). Ndërkohë kur Kastriotët u larguan në Itali pas vdekjes së Skënderbeut me 17 Janar 1468, ata jo vetëm e ruajtën simbolin e tyre por e përdorën gjerësisht atë si stemë të Heraldikës së tyre.

Flamuri Shqiptar treguar sipas Eqrem Bej Vlorës

...Kalorësit e Skënderbeut (sipas Marin Barleti) gjatë fush-atës së tij në Pulje, në ndihmë të mbretit të Napolit, mbanin fl amuj të vegjël, të kuq me një shqiponjë të zezë dykrerëshe në mes. Shqiponja dykrerëshe është symbol i Pushtetit Pe-randorak (Bizantin, Gjerman, Rus). Sundimtarët e mëdhenj dhe të vegjël që u shkëputën nga Perandoria Bizantine va-zhduan ta mbajnë këtë symbol pushteti. Kështu mbase ka bërë edhe Skënderbeu. Sidoqoft ë në gojëdhanat e arbëreshëve ky kumt mbeti i gjallë. Mbi varrin e nipit të Skënderbeut në kishën e Shën Marisë së Ëngjëjve, në Napoli, është vënë stema e tij: një shqiponjë Heraldike me një yll të bardhë e vezullues pesë-cepash mbi të dy krerët. Midis viteve 1880-1895, Zef Skiroi e më vonë Anselmio Sorekio, në të përmuajshmen e tyre ar-bëreshe e botuan thuajse në çdo numër, këtë emblemë si fl amur të shqipërisë, pas vitit 1900, atë e vë edhe Faik Konica në të përmuajshmen e tij Albania në Bruksel. Në Shtator 1909 së bashku me djelmërinë e qytetit (Vlorës) unë organizova në shtëpinë time shfaqjen e dramës Pirrua të Mihal Gramenos….

Vijon në faqen 5

Pesha e fl amurit kombëtar në

OXFORD STREET

Page 5: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

5Vijon nga faqja 4

Ku ngrita për herë të parë fl amurin shqiptar…. .Në kohën e kryengritjes së malësorëve Katolikë në vitin 1911, në Cet-injë mbërritën vullnetarë ar-bëreshë për tu bashkuar me kry-engritësit, e që për herë të parë mbanin një fl amur kombëtar…. .(Eqrem Bej Vlora. Kujtime, Tirane 2003, fq.313). Ngritja e fl amurit vazhdon më tej, tregimin e tij Eqrem Beu (Kuj-time, fq 313-314). E pra në 28 Nëntor krye objekti i ditës, fl a-muri si siymbol i pavarësisë me atë pakujdesinë Shqiptaro-Lin-dore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte se si ishte ai , kurkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte fl amur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njeri-tjetrin të hutuar. Atëherë ngrihet miku im Hydai Efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem Beut varet në mur një fl amur shqiptar i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti. Ismail Beu i dha leje dhe kështu fl amuri që dikur Don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail Qemalit, i cili ia dorëzoi Mu-rat Bej Toptanit me porosinë ta varte poshtë, ndërkohë që vetë qëndronte pranë në dritare. Mi-jëra njerëz u mblodhën në ko-psht duke brohoritur “Rroft ë”, rroft ë!. Një javë pas kthimit tim në Vlorë çova Murat Bej Topta-nin dhe Hydai Efendiun tek Is-mail Qemali, të ma kthenin atë menjëherë sapo zonja Marigo Pozio, një atdhetare e madhe demokratike ta kishte qëndisur fl amurin e ri.

Republika Fashiste

Momenti i dorëzimit të fl a-murit të ri luft arak të Gardës. Pikërisht në këtë ditë edhe në Tiranë u krye dorëzimi i fl a-murit të ri shqiptar, i cili përm-bante shenjat e fashizmit. Dy ofi cerët që mbajnë fl amujt kanë veshur uniformat ceremoniale të tipit geg, ndërsa ofi ceri i tretë mban veshur uniformën e par-adës të krijuar edhe kjo për këtë repart. Ofi ceri në mes mban fl amurin e vjetër të Gardës, i cili ishte ai i Gardës Mbretërore të kohës së Zogut. Ai paraqiste fl amurin kombëtar shqiptar dhe poshtë shqiponjës kishte të qëndisur një kurorë të artë prej gjethesh dafi ne. Këtë fl amur i lanë Gardës edhe italianët deri në momentin kur u miratua fl amuri i ri (i cili po dorëzohet

në këtë ceremoni). Për të bërë dallim nga Flamuri i Zogut ital-ianët i bënë atij dy shtesa. Në shtizën e tij vendosën një fashë të kaltër (ngjyra e Savojave) që është bukur e dukshme në foto. Gjithashtu në skajin e sipërm të shtizës vendosën majën (it. pun-tale) me monogramin e Savojave në vend të asaj me monogramin e Zogut, edhe kjo e dukshme në foto. Tani, në këtë ceremoni, po bëhet pikërisht heqja e fl amu-rit të vjetër dhe dorëzimi i të riut, i cili mbahet i shpalosur. Në të shihet stema e re, e cila është e mbushur me simbole fashiste (sopatat anash shqi-ponjës) dhe të Savojave (kurora mbretërore përsipër). Vini re: fl amuri i ri nuk ka ende majën e tij prej bronxi. Në vijim gjatë ceremonisë, ajo do të hiqet nga fl amuri i vjetër për t’u vendosur tek i riu. Ky moment përbën “armatosjen” e një fl amuri dhe kthimin e tij në fl amur luft arak. Pyetja që më vjen menjëherë është: po me fl amurin e vjetër ë’bëhej. ëdo shqiptari të vërtetë i thotë mendja: natyrisht që fl akej. Jo, ai fl amur falë faktit që ceremonia zhvillohej në Romë, palosej, futet në një këllëf lëkure dhe depozitohej në arkivin e Gardës ku fl e edhe sot.

Historia

Sipas prof. Kasem Biçoku, shqiponja dykrerëshe është për-dorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdo-rur për herë të parë nga peran-dori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjed-ha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur to-temizmi (lloj besimi që adhu-ronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit).

Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye fi gu-ra e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqi-ponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti peran-dorak, prandaj është dhe në her-aldikat e shumë vendeve.

Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekul-lin VII para erës sonë në Turk-menistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si sim-bol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike.

Shqiponja dykrerëshe është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shq-iptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë ro-make dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justin-iani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i për-bashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.

Në Shqipëri, si simbol push-teti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shq-iponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.

Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim

që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e fl amurit të Bizan-tit dhe me këtë donte të tregon-te se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoft ë stemës dhe fl a-murit, për ta dalluar nga ai i Bi-zantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.

Kurse në stemën e Kastri-otëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kas-trioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejard-hje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epi-grafi n e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra shqi-ponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine..

Flamuri i Shqipërisë nga 1914-1920

Gjatë kohës së Rilindjes, ak-tivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij fl amuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe stan-darizimi i fl amurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe fl amuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky fl amur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të fl amurit kom-bëtar dhe janë përdour si fl amuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndry-shimet që i janë bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndry-shimet tjera kanë humbur diku në histori si ndryshimet qeveri-tare, partiake, lokale etj

Rrugëtimi i fl amurit

Don Alandro Kastrioti ishte një Princ Spanjoll. Një stërgjysh i tij kish qenë nën mbret i Na-polit. Në vitin 1600 ky fi snik ishte martuar me Markezen Au-leta Kastrioti. Me një origjinë të tillë Don Alandroja e shpalli veten në fi llim të viteve 1900 pretendent të fronit të Shq-ipërisë. Me famën që gëzonte,

propagandën dhe mjetet fi nan-ciare të shpenzuara prej tij, Al-andro Kastrioti pati meritën që e bëri të njohur problemin shq-iptar në qarqet politike Europi-ane. Diku në vitin 1907 Eqrem Bej Vlora, një nga kushërinjtë e Ismail Qemalit dhe njëri prej personaliteteve më të shquara të Shqipërisë së gjysmës së parë të shekullit XX, pati fatin të vizitonte Don Alandron në Paris (E.B.Vlora, Kujtime. Ti-rane 2003. fq.215). Takimin me këtë “Personazh të çuditshëm” ai e përshkruan kështu: “....Don Alandro na ft oi për darkë në vilën e madhe si pallat ku na njohu me shoqërinë e lartë të pranishme. Pasi përfundoi darka një shërbëtor solli një kuti kadifeje të kuqe mbi një tabaka argjendi dhe e vendosi para don Alandros. Ai u ngrit dhe mba-jti një fj alim të bukur.... dhe pastaj hapi kutinë e kadifenjtë dhe nxorri prej andej një fl a-mur shqiptar, një shqiponjë e zezë dykrenore në fushë të kuqe dhe ma dha mua....”. Pesë vjet e ruajta këtë fl amur në dhomën e gjumit varur me një gozhdë anash krevatit, derisa erdhi vërtet dita që kishte profetizuar don Alandroja. Krejt papritur e krejt rastësisht ky fl amur u ngrit vërtet si simbol i Pavarësisë së Shqipërisë.

Në vend të mbylljes

Ka ardhur koha që shumë e shumë probleme hipotetike që mbart historia jonë kombëtare të sqarohen siç duhet. Kështu mund të themi në mënyrë të argumentuar se fl amuri ynë, “fl amuri i Skënderbeut”, është trashëgimi e ndikimeve roma-ko-bizantine në shqipërinë e shekujve të kaluar. I marrë në trajtën e një difuzioni kulturor ai ruan dhe sot ngjyrat e vërteta dhe formën e përgjithshme të simbolit bizantin. Vetëm shqi-ponja është ridimensionuar me kalimin e kohës, duke marrë një formë më të plotë e më të bukur, e cila i ka krijuar edhe origjinalitet të veçantë. Flamuri i ngritur në mënyrë simbolike ditën e 28 Nëntorit 1912 në Vlorë, i cili kurorëzoi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ishte fl amuri i Kastriotëve, i ruaj-tur prej tyre gjatë brezave dhe i sjellë në Shqipëri nga Eqrem Bej Vlora, kushëriri i Ismail Qe-malit. Ndërkohë që atdhetarja demokratike zonja e respektuar Marigo Pozio e përdori si model për ta riprodhuar fl amurin zyr-tar të shtetit të ri, fl amurin e më-sipërm. Kjo është shkurtimisht historia e fl amurit të Shqipërisë simbolit tonë kombëtar.

Page 6: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

6

Nga Fatmir Terziu

Mos e besoni po të doni. Elsa Karaulli, itelektualja dhe piktorja e talentuar shqiptare, ka borxh të kthejë çdo gjë në art. Edhe ushqimin që ka vite që e gatuan në lokalin e saj në Londër, ka fare pak punë ta shndërroj në larmi ngjyrash që fl asin. Ka për detyrë të kthejë çdo asortiment gatimi dhe të gatuar në art më vete.

Pjatat janë gjithmonë të dekoruara ndryshe. Ndryshe nuk është arti që e dallon atë. Edhe para disa ditësh ajo u bë protagonistja e mjaft emrave në rrjetin social, teksa shpalosi duke i mahnitur klientët dhe miqtë me artin e saj të dekora-cionit.

Kështu shija e saj e veçantë, perceptimi artistik i gjërave e bën atë të jetë një arsye më shumë në ‘profesionin’ e dytë të saj në Londër. Kra-has piktore ajo pikturon edhe psonisjet në pjatat që u afron klientëve nga të gjitha shtresat dhe etnicitetet.

Bashkë me Sokolin, bash-këshortin e saj të pasionuar edhe ai mbas artit, natyrshëm kanë një mijë e një arsye të jenë një kreanri shqiptare në mesin e komuniteteve që i frekuen-tojnë.

Elsa Karaulli talentja që ‘sfi don’ integrimin

Fjala integrim për artisten shqiptare, Elsa Karaulli, duket se ka një kuptim më të gjerë kur kjo fj alë lidhet me pa-sionin, talentin dhe vullnetin e kthimit dhe transferimit të gjërave që njeriu mund të bëjë për mirë në shërbim të vetë kuptimit fi lozofi k të kësaj fj ale me kuptim të gjerë e shumë domethënës. Kështu Elsa Ka-raulli është shqiptarja që fl et me tërë kuptimin e kësaj fj ale në zemër të Metropolit bri-tanik. Është talenti, puna dhe përkushtimi i saj që e bëjnë një gjë të tillë. Elsa Karaulli mbetet një model shqiptar femëror i integrimit dhe i em-rit të mirë që rrezaton në kup-timin dhe konvergimin e kul-turës dhe identitetit. Ajo është mikja e mirë e çdo njeriu, çdo individi që rrezaton kulturë, e respektueshme deri në pikën

më të lartë dhe e ndjeshme për çdo detaj që lidhet me jetën, angazhimin dhe shoqërinë në të cilën jetojmë. Me të gjithë ka dhe tregon kulturën e saj, përkushtimin dhe vlerat e saj edukative. Këtu pikëtakohet e gjitha që e bën talenten shq-iptare të sfi dojë rrugën e egër të integrimit.

Artistja ambicioze

Në një kënd meditues në hollin e Channel Four në Londër, një nga kanalet tele-vizive të Britanisë së Madhe, sheh penelatat e arta të artistes shqiptare, Elsa Karaulli. Pene-lata tipike, që shprehin shpir-tin e lartë artistik të piktores që me stilin dhe mjeshtërinë e saj ka gatuar dhe gaton në mesin e artistëve më në zë të Britanisë së Madhe, ndjenjën më të lartë të artit. Poststrukrializmi dhe metapsikologjia e gjuhës që rrëfen arti me gjuhën e tij janë një dualitet jetik në tërë lidhjen mes artistes dhe pe-

nelit të saj. Është shpirti i saj që konvergohet në dashuri, shije dhe jetë. Është pikërisht ajo që Shekspiri (1564-1616) do ta cilësonte me forcën e talentit të tij se “Dashuria nuk shikon me sy, por me mendje”. Dhe vërtet është mendja e artistes shqiptare që ka lënë gjurmët e saj të arta në mjaft ekspozita me emër.

Fillimet e saj

E diplomuar në vitin 1990 në Akademinë e Arteve në Tiranë, pas përfundimit me rezultate të larta të liceut për pikturë (1985), Elsa, ra në sytë e specialistëve të shumtë për idetë dhe talentin e saj. Vetë dega që ajo përvetësoi mjeshtërisht, për pikturë dhe skenografi , i dha asaj edhe një shans të madh të studionte me emra të njohur, si Agim Zajmi, Astrit Toto etj. Dhe imagji-noni për një çast emrin e saj në krah të Agim Zajmit. Profesor në Akademinë e Arteve të Bu-

kura te Shqipërisë, President i “Shoqatës Mbarëkombëtare të artistëve fi gurative”, “Artist i Popullit “, “Artist i Merituar”, “Me Titullin Profesor” etj. Dhe ky ishte ‘brumi’ i parë ar-tistik me të cilin gatuhej talenti i Elsa Karalliut. Që në punimin e diplomës së saj ajo mori vlera të arta duke konsideruar fi lmin e saj të parë multiplikativ, “Çu-foja dhe Bubi kaçurrel”. Dhe fi ll pas kësaj, sytë e kineastëve më në zë shqiptarë të asaj kohe do ta tërhiqnin Elsën në gjirin e tyre në Kinostudio, në sekto-rin e fi lmit multiplikativ. Aty ajo mori edhe më shumë emër, duke zënë vend mes emrave si Bujar Erebara, Sokol Xhahysa, Artan Muka etj.

Ekspozitat e saj

Sot në ekspozitat e saj në Çelsi, Channel Four, Baysëater, apo edhe në Lecco, Como të Lombardisë në Itali, etj, fl asin me një lirikë të ndjeshme artis-tike, ku plasticiteti dhe gjuha

janë dy elementë që dominoj-në tërë jetiken dhe artistiken e Elsës. Ajo është vlerësuar mjaft . Dhe mes modestisë së saj vështirë është të gjesh një nyje të tillë. I fsheh thellë në karakterin dhe shpirtin e saj artistik. Është një rrugëtim jetik në shpirtdashurinë e saj, kur kujton babain, Jonuz dhe nënën e saj Belën, si ndikuesit e saj të parë dhe frymëzuesit e përjetshëm. Elsa shprehet mes kësaj modestie, se ndjen ha-pat e saj dhe të prindërve në tërë këtë rrugë që nis nga kall-drëmet e gurta të Gjirokastrës, trokamat në asfaltit e Tiranës dhe zhurmërimet në metropo-lin Britanik, si një këngë më vete në tërë dimensionin ar-tistik dhe kulturor të saj. Elsa është vetë jeta në art. Edhe tek “Elka” në zemër të Londrës, një strehë dashamirëse me shi-je dhe art, ajo ka lënë anën më fi snike dhe traditën e përkryer. Është jetëdyfi shësia e saj. Është përsosmëria që ajo kërkon e kërkon...

Arti në çdo hap të jetës...Elsa është vetë jeta në art. Edhe tek “Elka” në zemër të Londrës, një strehë dashamirëse me shije dhe art

Page 7: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

7

Nga Frank Shkreli

Ndihmës Sekretari Ameri-kan i Shtetit, Z. Filip Gordon mori pjesë të shtunen që kaloi në takimin e nivelit të lartë në Dubrovnik të Kroacisë ku u takua me udhëheqsit më të lartë të Kroacisë si edhe me udhëheqës të vendeve të ndry-shme nga Evropa dhe Ballkani, përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Z. Sali Berisha dhe Kryeminsitrin e Kosovës, Z. Hashim Th açi. Këtë javë, zyrtari i lartë amerikan vizi-toi gjithashtu Beogradin dhe Prishtinën ku u takua me ud-hëheqsit më të lartë të këtyre dy vendeve. Qëllimi i vizitës së Z. Gordon në rajon ishte për të nënvijuar rishtas angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të rajonit si dhe për të thek-suar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e shteteve dhe për zhvillimin e ekonomive dhe shoqërive të forta në Ballkanin perëndi-mor.

Sipas Departmentit Amer-ikan të Shtetit, qendrimi i tij në Beograd kishte për qëllim nënvijimin e përkrahjes ameri-kane për formimin e një qev-erie të re e cila do të zotohet të punojë drejtë një të ardhme evropiane për Serbinë, sido-mos ‘’përsa i përket stabilitetit rajonal dhe marrëdhënjeve konstruktive me Kosovën”.

Në Prishtinë, ndihmës sekretari amerikan i shtetit u takua me udhëheqsit e lartë të shtetit të Kosovës, të cilëve u ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës dhe i uroi ata për ven-dimin e kohëve të fundit, për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikqyrur, gjë që ai e cilësoi si ‘’një votëbesim i komunitetit ndërkombëtar për Kosovën”.

Në takimin e nivelit të lartë në Dubrovnik ku merrnin pjesë kryeministra dhe min-istra të jashtëm nga Evropa dhe rajoni mesdhetar, Zoti Gordon tha se megjith anga-zhimet e mëdha të vendit të tij, Shtetet e Bashkuara nuk janë më pak të interesuara në zhvillimet e vendeve të Ball-kanit, ku sipas tij, ‘’kemi inves-tuar aq shumë dhe ku kemi aq

shumë miqë e interesa.’’ Ai, në të vërtetë e cilësoi takimin e Dubrovnikut si një rast i mirë për të ritheksuar edhe njëherë zotimin amerikan ndaj inte-grimit të plotë të vendeve të këtij rajoni në Evropë. Zyrtari i lartë amerikan u bëri thirrje udhëheqësve të këtij rajoni që të bëjnë më shumë për të siguruar që vendet e Ballkanit të mos mbesin mbrapa, duke thënë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që në këtë rajon të kenë partnerë të fortë, të qen-drueshëm e të begatë, të cilët mund të ndihmojnë në përbal-limin e sfi dave globale.

Ndërsa zyrtari i lartë amerikan, në fj alimin e tij në Kroaci, theksoi përparimet e shënuara nga të gjitha vendet e rajonit, si edhe përpjekjet e tyre gjatë tre vjetëve të kaluar, për të përballuar armiqësitë e vjetëra, ai shprehu zhgënjimin e tij ndaj dështimeve e penge-save të ndryshme si edhe ndaj papajtueshmërisë politike. Në lidhje me këtë, ai iu drejtua pjesëmarrësve duke u thënë se dëshronte të ishte shumë i sinqert me ta në lidhje me pikëpamjet e Shteteve të Bash-kuara mbi sfi dat e tanishme dhe munëdsitë për përparim të mëtejshëm për vendet e këtij rajoni. Duke folur për secilin vend të Ballkanit perëndi-mor, Zoti Filip Gordon tha se Kroacia duhet të shërbejë si shembull për rajonin -- për të reformuar ekonominë, për t’u pajtuar me fqinjët dhe për të zbatuar standardet demokra-tike dhe të drejtat e njeriut, si masa praprake t’u bërë pjesë e Evropës.

Në komentet e tija mbi Shqipërinë, Zoti Gordon tha se Tirana ndërmori shumë shpejtë reformat e nevojshme për tu bërë anëtare e NATO-s. Mirëpo, shtoi ai, ngërçi politik i dy viteve të fundit në parla-ment, pas zgjedhjeve të vitit 2009, ka ngadalësuar përpa-rimin e nevojshëm për të marrë statusin e kandidatit për antarësim në Bashkimin Evro-pian. Megjithëse bojkotimi i parlamentit nga ana e opoz-itës ka marrë fund, tha ai, Z. Gordon nënvijoi se ‘’mungesa e vullnetit politik ka penguar përfundimin e reformave par-lamentare dhe të zgjedhjeve.’’

Pas një periudhe të zgjatur të ngërçit politik -- përfundoi ai komentin e tij mbi zhvillimet në Sqipëri -- ‘’ka ardhur koha që udhëheqsit politikë të lënë mënjanë grindjet personale, me qëllim që të shënojnë për-parimin e duhur në fushën e reformave të nevojshme’’.

Në lidhje me Kosovën, ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha se qendrimi ynë, i përpiluar në bashkpunim me NATO-n dhe me Bashkimin Evropian, është i qartë: ‘’Ne presim që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë përpjekjet e tyre drejtë normalizimit të mar-rëdhënjeve. As ne as Komu-niteti Evropian nuk presim që Serbia të njohë Kosovën tashti -- pasi ajo nuk do të bëjë një gjë të tillë. Por Serbia do të pranojë realitetin e një Ko-sove demokratike, sovrane, të pavarur, shumë etnike, me kufi jtë e saj ekzistues.’’ Duke shtuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, Z. Gordon tha se Beogradi duhet t’i jap fund mbështetjes ndaj strukturave paralele në veri të Kosovës ashtuqë të sigurohet lëvizja e lirë për të gjithë. Ai bëri thir-

rje që Kosova të vazhdojë në përmirësimin e qeverisjes duke u marrë me papunësinë, me heqjen e pengesave për inves-timet, me luft ën kundër krim-int të organizuar dhe me kor-rupsionin.

Në lidhje me Maqedoni-në, Zoti Filip Gordon tha se Shtetet e Bashkuara kanë in-vestuar shumë në suksesin e këtij vendi, duke mbështetur shoqërinë civile dhe forcimin e institucioneve demokratike, dhe kanë mbështetur parimet e diversitit, në përpjekje për të inkurajuar pjesëmarrjen e të gjithave grupeve në qeveri dhe shoqëri. Z. Gordon tha se megjith përparimet e shënu-ara, Shtetet e Bashkuara janë të shqetsuara, madje të alar-muara, shtoi ai, nga shënjat në rritje e sipër të tensioneve mid-is komuniteteve. Ai shprehu gjithashtu shqetsimin e tij në lidhje me mungesën e pavarë-sisë së gjykatave si edhe mbi lirinë e medias. Ai shtoi se ‘’ne kemi inkurajuar qeverinë e Maqedonisë që të dyfi shojë përpjekjet për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”.

Në lidhje me Malin e Zi,

ndihmës sekretari amerikan i shtetit, në fj alimin e tij në Dubrovnik, tha se ai vend ka shënuar përparime të dukshme drejtë antarësimit në NATO, por luft a kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka përfshirë të gjithë shoqërinë e Malit të Zi, duhet të vazhdojë të jetë priotitet për qeverinë e Podgoricës.

Në fund të fj alimit të tij në takimit e nivelit të lartë në Du-brovnik fund javën që kaloi, ndihmës sekretari amerikan i shtetit i siguroi kryeministrat dhe ministrat e jashtëm evro-pianë dhe të rajonit të Ball-kanit se Shtetet e Bashkuara ‘’në partneritet të ngushtë me Bashkimin Evropian’’, do të vazhdojnë të luajnë gjithnjë një rol të rëndësishëm për të kryer ‘’punën pambaruar’’ në Evropë. Mirëpo, zyrtari ameri-kan paralajmëroi se përgjegjë-sia kryesore mbetet natyrisht në duarë të ‘’aktorëve rajonal’’, pasi sipas tij, ‘’Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të dëshiroj zbatimin e reformave dhe përparimin e nevojshëm të këtyre vendeve, më shumë se dëshirojnë vetë udhëheqsit

MESAZHET E SHBA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Page 8: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

8

Shkolla “Th e Green School” për vajza në Busch Corner, Isleëorth, TW7 5BB, që në hyrjen e saj në një pllakatë të madhe kompozicionale mban fotografi në e nxënëses shq-iptare, Fladina Hidri. Një foto që e seleksionon në mesin e mjaft vajzave konkurrente të kësaj shkolle me emër në mesin e shkollave londineze. Dhe për këtë në një ditë festive si ajo e 10 Korrikut, kur një ceremoni e mirëorganizuar ndante certi-fi katat për shembullorët, emri i Fladinës u lexua i pari nga Drej-toresha e kësaj shkolle, Mrs P. Butterfi eld, në një sallë sport-ive me qindra e qindra nxënës, prindër, media e intelektualë të arsimit.

Kjo ceremoni e dhënies së arritjeve dhe përgëzimit të nxënësve me rezultate të larta në mjaft drejtime dhe sjellje sh-embullore natyrisht i përkiste edhe Fladinës 11 vjecare. Dhe natyrshëm edhe prindërit e saj

modestë dhe tepër të thjeshtë, Diamandi, një ndihmës lig-jor i emigracionit të mjaft shqiptarëve dhe Flora, një mësuese e shkëlqyer e arsimit Plotësues, kishin pjesën e tyre. Th emi kështu se vetë drejtuesit e shkollës fl isnin dhe shpre-heshin me fj alët më të mira.

Zëvendësdrejtoresha e shkollës, Mrs Heard, e cila kërkoi me zell të bënte edhe një fotografi me të atin e Fladi-nës, pikërisht aty ku pllakata e shkollës që në hyrje mban por-tretin e bukuroshes shqiptare Fladina Hidri.

Kështu zonja zëvendësdrej-toreshë e shkollës, Heard, në bisedë me ne, duke i treguar se do të shkruanim për gazetën tonë, u shpreh: “Është kënaqësi të kesh një vajzë si Fladina. Tal-enti dhe sjellja e saj na obligojnë të respektojmë më shumë. Ajo është një nga talentet e shkollës sonë dhe modeli i nxënëses me edukatë shembullore”

Ceremonia

Përshëndetja e drejtoreshës P. Butterfi eld detyroi mjaft ova-cione. Pastaja, fj alët e ngrohta të H. Cooper, F. Markal, Tamara, Vujic, Isabella Robinson, Con-stanca Balsam, A. Topa, Sara Abdulahi etj, ishin vëmendja e radhës. Këngët, interpretimet, kori dhe grupi i instrumentist-ëve i dhanë ceremonisë një at-mosferë festive të paparë. Dhe radha certifi katave. Në fi llim u lexua emri i Fladinës. Dhe ajo e qetë e tejet e skuqur, mjaft e turpshme, nisi të shihte nga këndi ku ishin ulur prindërit. Emocione dypalëshe. Dhe në fund durtrokitje dhe urime. Urime Fladina. Urime!

Dhe kënga në korr “My Je-sus, My Saviours” ndezi sallën dhe shtoi gëzimin në sallën sportive të “Th e Green School” për vajza në Busch Corner, Isleëorth, TW7 5BB.

Historia e Shkollës

Çfarë është më poshtë është informacioni që është mbled-hur nga materiali i botuar dhe i pabotuar, i përdorur për të shkruar para 200 vite histo-rinë e kësaj shkolle në Isleëorth në vitet1796-1996 dhe është shkruar nga Ëendy Mott në vitin 1996. Historia e Shkollës daton që nga 1796. Në këtë kohë Isleëorth ishte një bash-kësi e vogël e përbërë kryesisht nga kopshte të tregut dhe pem-ishte.

Në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë fi lloi të krijohet në të gjithë vendin shkolla e së dielës. Rev William Drake, DD, fi lloi Shkollën e së dielës në Isleëorth në 1796 dhe pas shumë ndryshimesh kjo u bë Shkolla Green siç e njohim ne sot. Objekti i shkollës ishte që të sigurojë vende për fëmijët e të varfërve, të cilët ishin tepër të shumtë për t’u pranuar në

Shkollën ekzistuese Isleëorth (themeluar në shekullin e 17, e njohur tani si në Shkolla Blu).

Bamirës të shkollës ishin që nga Elizabeth Lawrence (1794), John Robinson (1802), i cili ishte gjithashtu një bamirës i Shkollës Blu dhe gjithë shenjtorët Kisha dhe Predikuesi John (1828), i cili ishte drejtor kishe të të gjithë shenjtorëve. Shkolla Green u pajis në vitin 1858 dhe në 1864 nga Charlotte Florentia (1866), i Doëager dukeshës së Northumberland. Historia na tregon se në 1825 ajo dhe Duka u krijuan ambasadorët në Gjykatën franceze për ku-rorëzimin e Madhërisë së Tij Charles X të Francës dhe në kthimin e tyre ajo u emërua kujdestare tek Princess Vik-toria, më vonë Mbretëresha e Anglisë. Ajo bëri shumë vepra të mëdha me bujari të fam-ullisë. Ajo jetoi në Shtëpinë Syon dhe kjo është se si në vitin 1858 ajo u përfshi në Shkollën e Gjelbër. Ajo për-shkroi rregullat e shkollës dhe me kusht uniformat dhe çizmet për vajzat. Portrete dhe një bust i Charlotte mund të gjenden në këtë ditë në Syon House.

Shkolla e parë ishte në Church Street. Në vitin 1823 shkolla u bë një shkollë e përditshme bamirësie. Th e drejtoreshë shkolle ishte Zonja Sarah Ellen Atkins. Ndërtesa e shkollës u zhvendos më pas në Park Road në vitin 1859.

Shkolla e gjelbër fi lloi si një shkollë fi llore, por në vi-tin 1904 Administratorët e Besuar vendosën për të kthyer atë si një shkollë të mesme për vajza. Henry George shtatë Duka i Northumberland, KG, kanë ngritur këtë ndërtesë dhe le atë të Besuar për këtë qëllim. Ajo u hap në 16 janar 1906 dhe vendndodhjen aktuale e kishte në Busch. Ajo është ndërtuar fi llimisht me një kat ku ishte në gjendje për të ako-moduar 120 vajza. Më 16 kor-rik 1934 ndërtesat e reja janë të përkushtuara nga Peshkopi i Kensingtonit. Gjatë vitit 1940 shkolla pësoi dëme nga bom-bardimet me bomba, në 3 raste të veçanta. Në vitin 1951 shkolla e rindërtuar u hap dhe ka vazhduar e tillë dhe e zgje-ruar sic është edhe sot.

URIME FLADINA HIDRI!

Page 9: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

9

Nga Vita Arjan Saliasi Nxënëse në klasën V

ORIGJINA E FAMILJES

Katërgjyshi quhej Zylfo Saliasi, emrin e të cilit e mban gjyshi im Zylfua. Katërgjysh Zylfua lindi Meleqin, gjyshin e babit tim dhe Meleqi lindi tetë fëmijë, kurse gjyshi im Zylfua ishte fëmija i gjashtë.

Mendohet se origjina e familjes sonë vjen nga Mollë e kuqe, (fshat i largët, për të ci-lin xhaxhi i babit tim, Bashkim Saliasi ka shkruar librin Do-brusha 1700-2010) dhe janë vendosur në Dobrushë në vitet 1700 dhe jetuan atje deri në vi-tin 1997.

Në vitin 1997 familja ime zhvendoset në Tiranë, ku ba-non dhe sot dhe kësaj dite.

Zylfo Meleq Saliasi i datëlindjes 1942 martohet me Xharie Samit Dyrmishi nga fshati Koprënckë në 15 tetor ditë e enjte të vitit 1967 dhe lindi këta fëmijë:

Arjan Z. Saliasi, 14.11.1969, vendlindja Dobrushë, banues në Tiranë

Fitim Z. Saliasi, 28.08.1972, vendlindja Dobrushë, banues në Tiranë

Dritan Z. Saliasi, 28.03.1975, vendlindja Dobrushë, banues në Tiranë

Gentjan Z. Saliasi, 14. 06. 1977, vendlindja Dobrushë, banues në Tiranë

Naime Z. Saliasi, 20.04.1985, vendlindja Dobrushë, banues në Tiranë

Në këtë shtëpi lindi babi im Arjani dhe xhaxhallarët e mi Fitimi, Dritani, Genti dhe hallë Naimeja

Arjan Saliasi martohet me Pëllumbesha Kujtim Hasa nga Kapinova e Skraparit ka këtë

DOBRUSHATë njohim vendlindjen

përbërje familjare:Arjan Z Saliasi 14.11.1969

vendlindja Dobrushë, banues në Tiranë

Pëllumbesha K Saliasi 5.12. 1975 vendlindja Kapinovë, banues në Tiranë

Afroviti Saliasi 15.9. 2000 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë

Brenda Saliasi 3.11. 2006 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë

Arja Saliasi 8.9. 2009 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë

Kjo është shtëpia ku u linda dhe banojë unë

Fitim Saliasi i martuar me Mirela Elmaz Zaimi dhe ka këtë përbërje familjare:

Fitim Z Saliasi 18.08.1972 vendlindaj Dobrushë dhe ban-ues në Tiranë

Mirela E Zaimi 4.11.1973 vendlindja Dobrushë dhe ban-ues në Tiranë

Xhanina F Saliasi 07.09.2007 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë

Brisida F Saliasi 24.06.2008 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë

Dritan Z Saliasi martuar me Elona Ylli Musabelliu nga Yjan-iku Skrapar ka këtë përbërje familjare:

Dritan Z Saliasi 25.03. 1975 vendlindja Ujanik, vendbanimi Tiranë

Elona Y Saliasi 11.10. vendlindja Ujanik, vendbanimi Tiranë

Natali D Saliasi 25.04.2008 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë

Gentjan Z Saliasi martuar me Alma Selman Mustafaraj nga Kalaja Skrapar, ka këtë për-bërje familjare:

Gentjan Z Saliasi 14.06.1977 vendlindja Ujanik, vendbanimi

TiranëAlma S Saliasi 25.10.1984

vendlindja Kala, vendbanimi Tiranë

Ermis G Saliasi 21.01.2007 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë

Naime Saliasi martohet me Ismail Skënder Meço nga Kakruka dhe ka këtë përbër-je familjare Ismail S Meço ? vendlindja Kakrukë, vendba-nimi Tiranë

Naime Z Saliasi 20.04.1985 vendlindja Dobrushë, vendba-nimi Tiranë

Skënder I Meçe 11.07.2007 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë

Desart I Meçe 16.09.2009 vendlindja Tiranë, vendbanimi Tiranë

Zylfo M Saliasi fëmijërin e kaloi në fshatin e lindjes, ku kreu arsimin fi llor. Në vitin 1963-1965 kreu shërbimin ush-tarak në rrethin e Gjirokastrës. Pas ushtri përfundon arsimin tetë vjeçar të detyruar pash-këputje nga puna. Për 15 vjet punoi në detyrën e brigadierit në Dobrushë. Është dekoruar me urdhër të Presidiumit të asaj kohe. Në vitin 1990 shkëputet nga puna dhe del në pension.

BAZA E FAMILIES DHE MËNYRA E QEVER-ISJES. REZERVAT DIMËRORE

Mënyra e të ngrënit si në të gjithë Shqipërinë dhe në fshatin tonë, deri në vitet 1967 - 1970 ka qenë veç burrat dhe veç grat e fëmijët. Si ushqim bazë për-dorej buka e grurit, e misrit, e thekrës, dhe buka e përzier e grurit me misrin. Buka piqej në ponicë ose në furrë me dru e sajuar në mënyrë artizanale. Në raste festash ose kur vinte miku

gatuhej kulaçi i cili piqej në hi të votrës, në saç dhe në kohën që u vunë sobat në përdorim piqeshin në të.

Gjellët karakteristike që janë gatuar në familjet tona kanë qenë pula me kulaç, byreku me mish koke i quajtur mesnik, byrek me gjizë, me qumësht, me zarza-vate, me oriz etj. Ballokumet që në fshatin tonë i kanë quaj-tur byreksheqere gatuheshin në mënyrë të shkëlqyer nga nënat tona. Në mënyrë të shkëlqyer përgatitej jania e mishit me pastërma që ishte një nga gjellët më të preferuara kur vinte miku kuzhina e fshatit tonë parapëlqehej dhe nga të deleguarët e shumtë që inspek-tonin punët e kooperativës nga rrethet e ndryshme të vendit tonë. Për rezervat dimërore am-visat e fshatit tonë përgatisnin tërhananë, petët, roshnicat të cilat ruheshin në vende të cak-tuara dhe përdoreshin kur vinte miku. Përsa i përket tërhanit kjo gjellë tradicionale përgatitej që në vjeshtë dhe përdorej gjatë dimrit duke u shoqëruar në ga-tim me dhjam ose me gjalpë dhe në mungesë të tyre me vaj ulliri. Për pastërma përdoreshin krye-sisht të imtat si dhëntë e vjetra dhe ciepët ose dhitë dhe lopët plaka apo qet e viçat, që për-gatiteshin rripa që kriposeshin dhe liheshin për dy ose tre ditë në kripë e pastaj vareshin në dru afër sobës për tu tarë. Pasi thahej pritej në thela të vogla dhe ruhej në qilar. Në vjeshtë përgatiteshin turshitë si, lakra, domatja, specat e mbushura me gjizë e tje. Th aheshin fruta që i emërtonin «hoshafe» si,mollë, kumbulla, valleza, fi q etj dhe përdoreshin gjatë dimrit të thata ose komposto. Po kështu gjiza dhe salca e kosit ruhej në shekuj në vende të ajrosura. Për-

gatitej dhe shëllira e cila ruhej në kadishte. Si ushqim bazë përdorej fasulja, qumështi, dhe nënproduktet e tij. Një për-dorim të gjerë ka patur hithra dhe lëpieta me të cilën përgatitej byreku i shtruar me to. Artë më vete ish përgatitja e petullave revanisë. Të veçanta nga ëm-bëlsirat që përdoreshin në raste festash ose kur vinte miku ishte gatimi i bakllavës dhe panispan-jit. Nga lëngu i rrushit përgatitej rehania, pekmezi dhe rakia e vera. Në raste festash thereshin bagëti të cilat piqeshin në hell, dhe për disa vjet u përdor dhe pjekja e tij në furra. Ruajtja e frutave, për dimër ish një tjetër art i përhapur në fshatin tonë. Ruheshin fruta me lëng si molla, dardha dimërore, ft oji etj, si dhe frutat e thatë bajamet, lajthit e arrtë.

ZAIREA E DIMRIT NË FSHATIN DOBRUSHË

Si në gjithë Skraparin në kushtet e një dimri të egër ban-orët e fshatit tonë përpunonin zairen e dimrit. Siç e kam thek-suar dhe më lartë para viteve 1970, në gjithë Skraparin dhe në fshatin tonë binin shumë reshje dëbore që bllokonin rrugët. Duke njohur kushtet e motit të keq, ku rrugët bllokoheshin dhe nuk mund të shkohej në pazar dhe banorët e fshatit tonë krijonin rezervat ushqimore që gjatë verës dhe vjeshtës.

Ushqimet që ruheshin për dimër përpunoheshin dhe ruheshin në vende të posa-çme që i quanin qilar. Ziaret për dimër përgatiteshin qoft ë ato me origjinë bimore dhe shtazore. Karakteristike ishte pastërmaja që përgatitej në vjeshtën e tretë kur binte bora e parë. Mbasi therej bagëtia që kryesisht përdoreshin të dhirtat, të leshtat por dhe dythundrakët, lopa ose viç. Mishi i therur varej dhe lihej që të kullonte gjaku. Ditë e dytë pritej në rripa ku i hiqeshin dhjamërat dhe pas-trohej nga qimet hidhej në një enë ku kriposej. Në kripë lihej një ditënatë dhe pastaj rripat vareshin në drurë të vendosur afër oxhakut apo sobës në vitet e më vonshme. Mishi i kripur mirë nuk prishej dhe largonte insektet por, njëkohësisht dhe forcohej sepse kripa thithte ujin e mishit. Në vitet që punoja në Bargullas në një lagje të Novajt, kam parë që pastërmanë e për-gatisnin dhe në muajin e nxehtë korrik dhe gusht.

Vijon numrin e ardhshëm

Page 10: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

10

Page 11: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

11

Nga Daniel Gàzulli

1. Kthim në të shkuemen

Gjatë muajve prill-qershor m’u dha rasti të shëtisja në disa vende të Europës.

I kthyem në Lezhë, ndjeva nevojën të ndaja me ju përshtyp-jet e udhëtimeve të mia të shkurta e ndonjë refl ektim, që lind vetiu.

Kisha shumë kohë pa u kthye në disa qytete të Italisë.

Kësaj radhe e fi llova me Tori-non, ku vija mbas nandë vjetëve.

Ishte një befasim i kandëshëm rikthimi në qytetin e Sabaudëve. Zakonisht në qytete të mëdha e të vjetra nuk ke pse pret ndonjë ndryshim. Por Torinon kësaj rad-he e gjeta mjaft të ndryshueme.

U ktheva edhe një herë tek ato pasuni të papërsëritëshme të këtij qyteti shumë të vëmend-shëm ndaj historisë, kulturës dhe natyrës. U riktheva tek Muzeu Egjiptian (Museo Egizio), ma i pasuni në Europë dhe i dyti në botë (mbas atij të Kajros, natyr-isht), që të shpalosë agun e histo-risë së njerëzimit atje buzë Nilit. Vizitova edhe selinë e gjahut të familjes mbretnore në Venaria, por që mirëfi llit asht shumë ma shumë se një seli e zakonshme mbretnore: ajo asht një libër i madh e i hapun historie.

Nuk mund të largohesha nga Torino pa u çlodhë edhe në par-qet e mrekullueshme natyrore, sidomos Parku i “Colle della Madallena”, Parku Europa dhe ai i “Villa della Regina”.

Torinezët kanë qenë gjith-monë shumë të vëmendshëm e xhelozë për mbrojtjen e përku-jdesjen e parqeve, por kësaj here vërejta me shumë kënaqësi se respekti për natyrën tashma asht kthye në nevojë.

Qendra e qytetit ishte çli-rue nga makinat dhe tashti ishte vërtetë nën pushtetin e shëtitësve të mbasdrekave e darkava.

Por në qytetin dikur të famëshëm industrial, mjaft të ku-jtojmë Fiatin, në takime me tori-nezët, ashtu dhe me miq të mijë mërgimtarë shqiptarë, më bahet

ma e prekëshme kriza ekonomike, që po kalon Europa sot. Asht mirëfi llit krizë që ka ardhë nga një ramje drastike e demokracisë dhe e moralit sidhe nga tejkalimi i pushtetit nga kastat partiake.

Gjatë qendrimit në Itali më bani shumë përshtypje një fenomen domethanës: Rritja e popullaritetit e një lëvizjeje poli-tike, e quejtun “Lëvizja 5 Yjet” (M5S) e drejtueme nga komiku gjenovez Beppe Grillo. Sonda-zhet e japin këte lëvizje në vendin e dytë, menjëherë mbas Pd e para PDL (partisë berluskoniane). Kjo lëvizje, sa folklorike, aq edhe anarkike, me përkrahjen masive edhe në votimet e pjesëshme lokale të muejt maj, asht shprehje e mllefi t të qytetarëve ndaj një klase politike të korruptueme e të inkriminueme. Mjaft të mendosh se 30 % parlamentarëve italianë kanë një proçes penal apo civil të hapun. Mjaft të mendosh se kasta burokratike e një shteti buzë gr-emine nga pikëpamja fi nanciare, lundron në mirëqenje me një pa-fytyrësi të pashembullt. Gjithçka dihet, asgja nuk asht nën rrogozë, kostoja e politikës dinozaure ran-don pa mëshirë në koston e jetës së italianëve punëtorë e plot fan-tazi për të kapërcye vështirësitë. Ambasadori italian në Berlin paguhet sa dyfi shi i kancelares gjermane Merkel; drejtori i përgjithëshem i policisë italiane merr pothuej dyfi shin e pagës së presidentit Obama; parlamenti italian ka një kosto 2,3 herë ma të naltë se parlamenti gjerman; edhe një kryetar komune në Siçili merr ma shumë se Merkel.

Dhe ja kur qytetarët ital-ianë, në votimet e fundit lokale, shpërblejnë komikun çjerrës bindëshëm me vota, pikërisht atë që gazeta londineze “Financial Times” e cilësoi kohët e fundit si trashëgimtar të Musolinit. Asgja për t’u çuditë: Të gjithë dikta-torët e shekullit të XX kanë ard-hë në emen të klasës punëtore e të mbrojtjes së shtresave të vorfëna, të gjithë shfaqeshin nëpër tribuna si aktorë groteskë: Kështu erdhen në pushtet Stalini, Hitleri, Muso-lini, Enver Hoxha dhe Pol Poti. Por fenomeni Grillo asht në rad-hë të parë rrjedhojë e kalbjes poli-tike të këtij vendi fqinj, që e duem dhe e respektojmë si djep të kul-turës njerëzore, por që nuk kemi përse ta marrim si shembull.

Tue zbritë nga Torino, ndalem në Asti të takoj kushrinën time, Amazonen. Qytetin e vogël e gjej “të rrudhun”. Këtu pesha e krizës

duket edhe ma qartë.Por edhe kriza nuk ndje-

het kudo njëlloj. Në Emilia, ku mbas pak javësh do të binin një seri termetesh rrënimtare, punët janë disi ndrysh. Këtu njerëzit janë jo pak të politizuem, por shumë ma pak të ndërvarun nga politika: Punëtorë të zellshëm, që nuk i huton as termeti, emil-ianët e kanë sfi due krizën ma me forcë se të tjerët (Duhet thanë se ka edhe dy-tre rajone të tjera ital-iane, si Veneto, Trentino e Friuli, që sikur jetojnë jashtë peshës së “çizmes” – siç quhet për konfi gu-racion gjeografi k Italia – e nuk u tremben sfi dave. Shembull tipik ishte vendosmënia e emilianëve për të shërvjelë mangët, me gjithë damet e mëdha të termetit, pa u ankue e pa u qa, si ndodh në kra-hina të tjera, veçanarisht në Jug të vendit).

Kam kujtue shpesh këto dit qytete si Reggio nell’Emilia, Mod-ena, qytetin e vogël, por shumë të kandëshëm të Carpit, Coreggion etj., që pata rast t’i vizitoja. Jam i sigurtë që ata do të dijnë t’i mbyl-lin plagët që u hapi termeti dhe ua uroj me gjithë zemër.

2. Në veri të Italisë

Me datë 17 maj marr rrugën për në Verona, ku më pret miku im Çlirim Uça. Do të nisemi së bashku për në Austri, për në Salzburg. Ndërsa përshkojmë Trentinon, përmes maleve gjithë gjelbrim të Dolomiteve, befaso-hemi nga dëbora që gjejmë në dy anët e rrugës. Një ditë ma parë ka qenë mjaft ft ohtë e këtu ka ra jo pak borë.

Vërtetë kalojmë me shpe-jtësinë e makinës, por edhe pse në kalim, nuk mund të mos vesh ore një Itali tjetër: Këtu gjithçka asht e ruejtun me xhelozi, natyra, ndërtimet tipike tradicionale e deri tek racat vendase të gjed-heve. Janë zona ku mund të mar-rish frymë me gjithë mushkni, sepse ndotja, ndrysh nga zona si Lombardia, asht pothuej e papërceptushme.

Do të kalojmë në Austri. Në vendin ku dikur ka qenë kufi ni në mes dy shteteve asht një tabelë jo fort e madhe, që të kujton se ke kalue në një shtet tjetër, asgja ma shumë. Vetiu të shkon mendja tek policia kufi tare e dikurëshme, tek dogana, gjithësesi, tek ajo ndamje e pakuptimtë në mes shteteve (Natyrisht, nuk ishte një ndamje me tela me gjemba si tek ne, as të priste plumbi nëse kaloje nga një

shtet tek tjetri, por prap, dhe atje kishte polici kufi tare).

Kam qenë edhe herë tjetër në Austri. Më ka lanë përshtypje të thellë respkti i jashtëzakonshëm për natyrën, rrugët e sistemueme, të pastërta, rregulli, disiplina që u imponohet vetiu të gjithëve, ven-dasve apo edhe të ardhunve e viz-itorëve. Ngjitja drejt Salzburgut bahet në pjesën e saj ma të madhe nëpër territorin e Gjermanisë. Edhe pse kanë kalue rreth shtatë orë udhëtim, nuk ndjehet lodhja, sepse je i rrëmbyem nga bukuritë natyrore ku mendja e dora e nje-riut ka rolin kryesor: asht ajo që i ka mbrojtë, i ka sistemue e zbuku-rue edhe ma tej.

Takimi me Xhenc Bezhin në Salzbug asht një befasi tjetër.

E gjejmë Xhencin para selisë së kompleksit muzeal të Red Bull. Asht një godinë moderne, ku ven-din kryesor e zen pjesa muzeale: Avionë historikë (ndër ta edhe avioni personal i komunistit Josif Broz Tito), makina të Formula Uno (ajo e Vetel), motoçikleta që kanë ba histori në sport apo në ndonjë fi lm etj.

Ka aty edhe bare e restorante: janë për pakicën që vjen nga të gjitha anët e botës për të vizitue qytetin e Mozartit – tepër të sh-trejta për ne tokësorët. Një gjetje interesante: Këtu çdo muej ndr-ron shefi i guzhinës (veò shefi t të përgjithëshëm mbikqyrës). Asht gjithmonë një shef i ri, një fi tues konkursesh ndërkombtare, nga shtete prej të gjithë kontinenteve. Një muej këtu mund të gjesh gu-zhinë meksikane, muejn tjetër guzhinë japoneze apo franceze.

Po kemi ardhë të vizitojmë një ndër qytet ma të bukur të Austrisë, si thamë, qytetin e Mox-artit. Këtu mbahen çdo vit mani-festime ndërkombtare të muzikës së kultivueme. Këtu Moxartin e gjen kudo: tek një urë, tek një lulishtë, deri në kështjellen, ndër ma të bukurat në Europë, pa folë për shtëpinë e lindjes e ate ku ka banue deri sa ndrroi jetë.

Rregulli, qetësia, shërbimi i kulturuem ndeshet në çdo hap. Th onë se këtu kostoja e jetesës asht ma e shtrejta në Austri (Kam qenë vite ma parë në Vjenë dhe më kanë befasue çmimet e ulta në restorante etj.). Por për ata që vi-jnë nga jashtë, nuk asht e lehtë të pranohet se këtu kostoja e jetesës asht e naltë. A nuk kushton ma lirë gjithçka, nga restoranti tek paketa e cigareve, pa folë për kar-burantet që janë rreth 30 % ma të lira se në Itali? Asgja për t’u çuditë: Në Austri klasa politike drejton vendin, nuk e masakron ate me taksa për të mbajtë kasten politike dinozuare si në Greqi, Portogali, Spanjë e Itali.

Më thonë se kriza ekonomike këtu as që ndjehet, përkundrazi, të dhanat e fundit fl asin për rritje të punësimit. Mbas dy ditësh të njeten gjendje do ta gjeja edhe në

Gjermani, në Mynih.Vizitat në Austri, Gjermani e

Zvicër më dhanë mundësinë “me prekë me dorë” shtetin social, atë të vërtetin, që përcakton ndjesh-em nivelin e jetesës së shumicës së qytetarëve. Askush nuk mund të jetojë nën një nivel të përcak-tuem jetese. Nëse një familje ka të ardhuna nën këte nivel, atëherë taksat e studimeve universitare, autobuzat e trenat për fëmijtë, e deri qiranë e shtëpisë e përballon komuna (bashkia do të thonim na për të ba dallimin fshat-qytet, që në Itali, Austri, Zvicer, Gjer-mani nuk egzioston).

Askush nuk vrapon për të sigurue një pension gjysëm të merituem në Zvicër, sepse përsëri nuk do të merrje ma shumë; praktikisht, me apo pa pension, të ardhunat e familjes i plotëson komuna. Koha asht e pamjaf-tueshme për të vizitue perlat e Salzburgut: fortesen Hohensalz-burg, Katedralen e famëshme dhe Rezidencen muzeale, Kishën Françeskane, mbi të gjitha, Shtëpinë e Moxartit.

Vetem sa ndalemi në Mynih e lodhja e udhëtimit ka ba punën e vet për ta vizitue Zvicrën ma me qetësi.

Kam premtue se do të kthe-hem.

3. Intermexo ekonomike

Europa asht e shqetësueme për krizen ekonomike, veçanarisht në disa shtete si Greqia, Italia apo Spanja. Nga qytetari i thjeshtë, deri tek politikani i nivelit ma të naltë, këtu e ndjejnë shumë e pa paragjykime nacionaliste këtë shqetësim. Rasti e solli që disa dit ma vonë të lexoja një intervistë të ish ministrit të punëve të jashtme të Gjermanisë, Fischer.

Ai fl iste me shumë shqetësim për gjendjen në Greqi, por edhe shumë i zemruem me vendin e tij, sidomos me kancelaren Merkel, që e akuzonte për poshtnim të një populli tjetër, në këte rast të Greqisë. Mbi poshtnimin e Greqisë nga supërfuqitë ekono-mike, Banka Botënore, FMN-ja, por edhe Gjermania e Franca, do të fl iste po ato dit edhe kryemi-nistri italian Monti. Po sjell një fragment shumë domethanës nga intervista e Fisher: «Dy herë, në shekullin XX, Gjermania, me mjete ushtarake ka shkatrrue vetveten dhe rendin në Europë. Mandej ajo e bindi Perëndimin se e ksihte marrë leksionin e duhun: vetëm me mbështetjen e plotë të Europës, kemi arrijtë të marrim pelqimin për ribashkimin e ven-dit. Do të ishte një ironi tragjike nëse Gjermania e bashkueme tashma, me mjete paqësore e me synimet ma të mira, të sillte shka-trrimin e rendit europian për të tretën herë. E pra ky rrezik asht konkret».

Vijon në faqen 12

Europë(Jo vetëm përshtypje udhëtimi)

Page 12: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

12

Vijon nga faqja 11

«Jam i shqetësuem - vijon Fisher – që strategjia e sotme nuk funksionon. Ajo nuk asht demokratike, siç e dëshmoj-në rezultatet e zgjedhjeve në Greqi, Francë e Itali. Teprimi në shtërngimin ekonomik në vendet në krizë çon, ashtu si në vitin 1929, në depresion ………. Fatkeqësisht, të parët që po e har-rojmë këte përvojë të hidhun jemi pikërisht na gjermanët ».

Elementet e zgjidhjes së krizës – simbas Fisher – janë katër: Bashkimi politik, bashkimi fi skal, rritja e punësimit dhe reformat strukturale ....

Kalimi i masës në trajtimin poshtnues të Greqisë ka ba që vo-tuesit t’i drejtohen një partie pa të ardhme, që as asht në gjendje e as dëshiron të qeverisë, por asht shprehje e pakënaqësisë së popul-lit grek nga masat shtërnguese të imponueme, ndërsa klasa politike vazhdon babëzitjen e saj: Një president inegzistent si Papu-lias merr ma shumë se presidenti Obama. “Zotnia e tij” ka tregue bujari tue i ulë vetes 20 % të pagës, që asht përsëri 80.000 Euro ma e madhe se ajo që merr kancelaria gjermane Merkel. Fakti asht se partitë politike të ekstremit të majtë, antieuropiane, në zgjedh-

jet e 17 qershorit moren rreth 31 % të votave e po kështu partia me frymëzim nazi-fashist, “Agimi i praruem”, rreth 7 %.

Pikërisht gjatë ditëve që ndodhesha jashtë shteti, u përsërit shpesh zani mbi nevojen e një bashkimi të vërtetë politik të Eu-ropës, diçka për të cilen njerëzit e thjeshtë pyesin e çuditen prej vitesh e vitesh përse nuk realizo-het. Por politikanët europianë, sidomos ata të shteteve të Jugut të Europës, tremben mos humba-sin previlegjet nga një bashkim i vërtetë politik.

Kriza e viteve 2008-2012 nuk asht krizë e mirëfi lltë ekonomike. Ajo asht krizë fi nanciare, ma sak-tësisht krizë e bankave, krizë e sistemit të kreditimit. Asht kriti-kue shumë Europa kohët e fundit për shqetësimet që sjell edhe për pjesën tjetër të botës. Harrohet se, përveç kalbëzimit të kastes politike europiane, veçanarisht mbas ramjes së Murit të Berlinit, kur e vetëkënaqun për çka kishte arrijtë, i njohu vetes të drejten e kthimit të çdo përfi timi në favor të saj, duhet thanë se vatra e krizës së sotme ishte dhe janë Shtet e Bashkueme të Anmerikës. Shumë shpejt në Amerikë duen të harroj-në fenomenin “Lehman Broth-ers”, që falimentoi me 15 shtator 2008 e ngjalli sistemin zingjir

të falimentimit të instituteve të kreditimit, e kështu, si ortek, mori me vete shumë institucione krediti jo vetem në SHBA, por në mbarë botën e në radhë të parë në Europë. “Lehman Brothers” e një seri bankash të tjera amerikane janë shembulli tipik i spekullimit dhe teprimeve fi nanciare (kred-itimit të konsumit, jo prodhues), që kanë çue botën në këte gjendje dhe ende sot nuk asht veçse në fi l-lim të shërimit të plagëve.

Atje ku sistemi i kreditit ka qenë dhe asht i kontrolluem, si bie fj ala në Gjermani e Belgjikë, kriza ka sjellë vetëm përfi time e nuk i ka damtue aspak ata vende.

Por, simbas mendimit tim modest, çdo zgjidhje do të kishte efekte të përkohëshme pa një zgjidhje të mirëfi lltë politike: Bashkimin politik të Europës.

4. Roma eterna (Roma e përjetëshme)

Rikthimi në Romë të sjell gjithmonë emocion. Historia dhe kultura greke e latine nuk asht që u përkasin dy popujve, ato janë pasuni e mbarë njerëzimit.

Ajo që ka vlerë të veçantë në këtë qytet, i quejtun “i për-jetëshëm” (Roma asht “vetëm” 2.800-vjeçare), asht ruejtja me xhelozi i ndërtimeve të lashta me vlera të mëdha arkitektonike, his-torike e kulturore.

Zona muzeale si ajo e Ko-loseut, Foro Romano, Castel Sant’Angelo etj., janë një pasuni e pallogaritëshme për njerëzimin.

Lashtësisë i janë shtue shekuj brilantë të Rlindjes europiane e këtu mund të ndeshish gjen-inë e Mikelanxholes, Berninit, Brunaleschit e sa arkitetktëve a e skulptorëve të shquem.

Vizita në Katedralen e Shën Pjetrit gjithashtu të sjell emo-cione të veçanta. Kam qenë edhe ma parë këtu. Kësaj here u ndala tek altari madhështor në krahun e majtë të altarit të quejtun papal, Altari i Shë Jeronimit prej Ilirie.

Por në Romë nuk mund të mos emocionohesh edhe tek viziton sheshet e famëshme, Pi-azza Navona, Piazza della Repub-

blica, Piazza di Spagna, Fontana di Trevi e sa mrekulli të tjera arti.

Nuk kisha hy ndonjëherë ma parë mbranda Koloseut. Pamjet që na ofron televizioni, apo ndon-jë fi lm, nuk munden kurrë të të japin përmasat mahnitëse të këtij kompleksi arkeologjik, që konsi-derohet një prej shtatë mrekullive të botës ende në kambë.

Emni i vërtetë i Koloseut asht “Amfi teatri Flavio”. Ai mund të mbante deri në 50.000 spekta-torë ulun, apo 75.000 vetë gjith-sej, bashkë me lozhat mbi shkal-lare. Ai ka formë eklipse me një perimetër prej 527 m dhe akse prej 187,5 dhe 156,5 m. Pjesa e mbrendëshme e teatrit asht 86 x 54 m, me një sipërfaq prej 3.357 m2. Sot naltësia e Koloseut asht 48,5 m, por ai arrinte ma parë naltësinë 52 m (para rrëzimit të harkut të fundit).

Por ajo që të ban ma shumë përshtypje janë viztorët nga e gjithë bota. Italianët këtu janë pa-kicë. Të krijohet përshtypja sikur gjendesh vërtetë në Kullen e Babi-lonit të 100 gjuhëve. Janë me mi-jra vizitorët çdo ditë: spanjole të zhurmëshme e amerikanojugorë malinkonikë, japonezë kureshtarë e të mirëinformuem dhe indianë mistikë, afrikanë të veshun me shije e amerikanë tepër të shën-doshë e shpërfi llës, gjermanë të heshtun e të dijtun dhe kinezë të rijë, që po mbushin përditë e ma shumë sheshet e Europës.

Shoh edhe një kinezkë topo-lake, e shoqnueme me truproje,

dy anash e dy mbas saj. Me siguri asht e bija e ndonjë “zengjini të ri”, si themi na në Shqipni, ku të punësuemit në ndërmarrjet e tij marrin 30 dollarë në muej, kurse ai fi ton 30 milon në ditë.

Tue vështrue kinezkën trupvogël, mendja më shkon përsëri tek kriza ekonomike. Mbase ajo në Europë e në SHBA do të mbyllet mbas pak vitesh, sepse këtu ekonomia asht ma e konsolidueme, por kriza kineze, për mednimin tim e paevitushme, mund të trondisë jo vetem konti-nentin aziatik, por edhe gjithë ekonominë botënore. Në Kinë bankat janë në gjendje vërtetë të randë. Ato mbahen gjallë në saje të injeksioneve gjigande e të vazh-dueshme nga buxheti i shtetit. Kur kjo kështjellë prej terrakote kineze do të bjerë, bota e tana do të gjen-det para një problemi shumë ma të vështirë e ma të randë se kriza e sotme për t’u zgjidhë.

Të sugjestionuem nga podhi-mi global, harrojmë se prodhimi për banor i SHBA asht rreth 46.000 $, Austria 45.000 $, Gjer-mania 41.000 $ (ka pasë ramje të ndjeshme mbas bashkimit me DDR), Italia 34.000 $, kurse Kina 3.600 $ për banor.

Këtu asht edhe shpërpjestimi ma i madh i zotnimit te kapitaleve private: 0,13 % e popullsisë zot-non 87 % të kapitaleve private.

Deri kur populli kinez do të pranojë raportin 30 dollarë me 30 milonë dollarë? Rreziku i një krize të thellë sociale, me rrjedho-ja të paparashikueshme, asht real.

Por le të vazhdojmë viziten në Romë.

Të lodhun, ndalemi në Piazza Navona të marrim nga një akul-lore. Shitësja na dëgjon të fl asim shqip, dhe po shqip, na thotë: “Marrni akulloret, mandej pague-ni “, dhe një buzëqeshje e ambël i ndriçon gjithë fytyren.

Si hamë akulloret, na thotë se kishte qenë kënaqësi t’na i ofronte ajo.

Më erdh vështirë t’i kërkoja emnin, sepse nuk ishte e vetme, ishin katër vajza që shërbenin, por buzëqeshjen e saj do ta ruej si kujtim dashamirësie.

Page 13: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

13

Page 14: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

14

Kejda Gjermeni

My grandfather is an Elbasan Jew. I real-ly didn’t know much about the city, pretty much nothing at all actually, except for the infamous metallurgic complex uptown. I asked grandpa what it’s worth seeing in El-basan as we’d drive by the city on the way to Pogradec. He completely dismissed my new-found interest in his hometown and said that there’s really nothing there, except for a really nice restaurant he suggested we stop to have dinner in.

Th e restaurant was easy to fi nd, right inside the front-walls of the castle. So yes, there’s a castle in Elbasan. It’s not by any means an impressive one from the military point of view. I think its role was mostly that of encapsulating the city and providing a few watchtowers to look out for potential invaders.

Elbasan, AlbaniaI have to say, my parents and grandpar-

ents as well had all informed that this res-taurant was top notch, but I really couldn’t have imagined how amazing it actually would be. It was more than a restaurant; it was a conglomerate of buildings and com-plexes, including a bar, a restaurant, a ho-tel and a stage for festivals or shows of any kind, build to look like a little amphithe-ater. Th e foundations of many of the build-ings were elevated, displaying various ruins and artifacts that were still being excavated by a team of archeologists who looked like they worked for the Scampi complex.

Th e architecture of the new complex was classic and sophisticated. I thought it really dignifi ed the spot it took within the castle walls. We only explored the insides of the restaurant, which I was very impressed with. Th e furniture, lighting, decorations and atmosphere exquisitely combined to synthesize a very authentic high-class Al-banian setting. Th e attention to detail was remarkable and the food itself was great and very aff ordable since prices in various Albanian restaurants usually fl uctuate only by a few dollars. Service was fi ne, thought I thought the waiter was a little cocky.

When we were done eating and explor-ing the restaurant, we set off to explore the neighborhood inside the castle walls while we did a little digesting. I could not believe my grandpa was so dismissive of the place

because I found the castle neighborhood to be beautiful and unique. It was full of nar-row ancient streets of cobblestone, bright white walls running everywhere to connect houses’ yards, grapes growing in the sun and random monuments dropped here and there.

I found every other moment in the castle neighborhood to be picture-worthy because every house or street I saw were unique. We asked some locals what there was there to see, and they gave us directions to an ancient church nearby. On the way there, we had to ask for directions again, this time from some British guy who just happened to be visiting there I don’t re-member what for, and who seemed to be mesmerized with Elbasan, the only Alba-nian city he’d ever been to.

Th e church looked very interesting, al-most gothic, ornamented with big gloomy gargoyles (or chimeras, I was not sure if they worked as waterspouts). It had a unique ar-chitecture for an Orthodox church and I was very curious to see it on the inside, but as it turns out with most churches of simi-lar caliber, it was locked and accessible only through some priest who had the key and whom we had no idea how to fi nd. (Later that week upon returning to Tirana, I was very surprised to fi nd out that this priest was actually my relative, a cousin of my grandpa’s. Made me wish I’d stuck around for him to come unlock it.)

So aft er seeing as much as we could of the church from the outside, we met with some other distant relatives of mine, who lived in this weird house right in front of the church. I knocked on their door just to inquire on how to get in the church, and the front door was unlocked. As I stepped in, I saw the place was loaded with Jewish symbols everywhere, but when I later asked the lady living there she said it was just a coincidence; well she said that before she found out I was part Jewish myself, but I still don’t understand why she didn’t want to reveal that. It’s not a big deal to be Jewish in Albania at all. She had a few girlfriends next to her as she was chatting with us from her house’s terrace. One of them was eye-humping Michael so hard he was getting uncomfortable. I got a kick out of that.

Th ere was a lot to see in the castle neighborhood and I’d like to go there again sometime.

It’s not a big deal to be Jewish in Albania at allMasio Scampa – Elbasan, Albania

Page 15: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

15Nga Fatmir Terziu

Jemi në një kënd dhe vësh-trojmë. Vështrojmë dhe mbajmë shënime. Shënime që vijnë nga disa kënde. Kënde që lartëso-hen, ngushtohen dhe ridimen-sionohen përpos imagjinatës me të cilën vështrimi dhe shënimet pikëtakohen. Pikëtakohen dhe riskojnë. Riskojnë dhe ndër-tojnë mesazhe. Mbartin vlera dhe arsye. Krijojnë debate dhe kështu nisin rrugën e tyre mes fj alës së bukur. Kështu kemi hyrë në fi lozofi në e shkrimit. Shkrimit që vjen nga fj ala. Nga fj ala e artë. E arta me të cilën komunikojmë kohës, kohërave dhe për kohërat. Pra, më saktë transmetimi i mesazhit të ard-hur nga mendja dhe pena, nga njohuria dhe mes artit të të shkruarit, si vetë mesazhi. Me-sazhit që ne duam të ndërtojmë. Atë që ne e quajmë, shkurt: art të të shkruarit. Atë art të cilin më së pari e ndeshim tek poetët..., shkrimtarët që prod-hojnë art, tek të gjithë krijuesit që e kanë këndin e tyre në këtë ndërtesë pa murre e çati, në këtë kala të ardhur nga mendjet më të ndritura e që përcillet sinoni-misht mes këtyre mendjeve për të Tjerët. Dhe arti i fj alës merr udhë. Udhë të cilën e lëvrojmë pastaj, e lexojmë, e shijojmë ose e fl akim tej për të bërë shoqëri me pluhurat dhe zverdhjet e kohës. Zverdhje që jo në pak raste mbas vitesh e vitesh fl asin ndryshe..., tingëllojnë ndryshe e madje kushtojnë më shumë se fl oriri. Dhe këtu arti krihet në tjetër kënd. Në këndin me të cilin ne pikërisht duam të sh-trojmë një arsye të një produkti të artit të fj alës, të Artit të Bukur poetik që ka ardhur në një kënd të këndshëm e tejet atraktiv të letrave shqipe. Le të shohim këtë kënd të cilin unë e quajta Joni Poetik... Po përse Joni Po-etik?

Do të rjeshtoj disa, por jo të gjitha, pasi për këtë në rastin më të mirë do të sugjeroj një studim më të avancuar. Një studim që do të gërmojë thellë në të pathë-nën e partikulariteteve fonetike që në gjuhën shkencore të artit të fj alës quhen ndryshime poet-ike të fonetikës, pasi ato vijnë me ‘kostume’ të ndryshme ‘parade’ mes fj alës që nga orrigjina e tyre e deri në ditët që ne i pikëta-kojmë mendërisht, deri në ditët kur ne i themi ashtu si i dimë, ashtu si ne i interpretojmë. Janë tre më kryesoret në këtë ndry-shim fonetik që ridimensionon poezinë, por edhe vetë poetët e Jonit Poetik. Dhe ato tre el-ementë kryesorë fonetikë lid-hen me zhvillimin e bashkuar

Përse Joni Poetik?

të fj alës, që nënkupton ardhjen e saj në formën më të përkryer fonetike të interpretimit dhe leximit, së dyti me zhvillimin divergjent, ose kundërshtues të saj në tërë aspektualitetin e fonetikës dhe së treti mes rë-nies së tingujve, asaj forme me të cilën Plato qysh herët tek fq-inji ynë Jugor gatoi fi lozofi në e fj alës, Artit të Fjalës.

Tek e para disaherë dy zëra origjinalë poetikë vijnë dhe ndodh të interpretohen ose të riprezantohen në krijimtarinë e pasur poetike të Jonit me një zë unik, me një zë unanim, me një tingëllimë bukurtingëlluese që formon ndjesi, formon ritëm kur nuk rinom fj alësh, ritmon kur pulsi poetik vjen pikërisht nga ky zhvillim i bashkimit të detyruar të fj alës së tejzgjedhur, ose edhe e kundërta.

Tek e dyta një dhe vetëm një zë ndoshta nga më origjinalët tingëllon duke na sjellë difer-encën e kondicionit (kushtit poetik) me të cilin ne e njohim në morfologjinë e tij origjinale, duke na shpurë në distinktin e zërave për një gjuhë tjetër me të cilën poetika funksion si shtysë emocionale mes zhvillimit di-vergjent e shumë emocional.

Tek e treta në mjaft poezi që vijnë nga treva e Jonit, dhe kjo jo vetëm në territorin gjeografi k të ngushtuar, por në tërë ter-ritorin poetik, të ndarë me ku-fi nj politikë, dimensioni është një çështje që konsiderohet nga mjaft studiues si një arsye e mospërkitjes së ligjësive fone-tike ku një zanore apo edhe një bashkëtingëllore që formojnë rrokjen, shfaqen të pandryshua-ra, por edhe ndodh të zhduken njësoj, në të dyja gjuhët, edhe në atë të fqinjit tonë edhe në gjuhën tonë të bukur shqipe.

Të trija këto me të cilat unë nisa shkurt të argumentoj përse Joni Poetik, nuk janë një arsye

për të ngritur bedena diferen-cash, as edhe provincializime teorike, por domsodoshmëri për të fl akur tej ‘kulturën qen-drore’ të ardhur si një anom-ali duke anashkaluar vlerat e mëdha të kulturave të quajtura ‘lokale’. Janë vetë këto vlera dhe është vetë produkti shkencor që detyrojnë vëmendje shkencore, jo vetëm sa për të thënë Sara-nda poetike, Butrinti i Lashtë apo edhe kalaja shekullore me bedenat e qëndresës, por për një gërmim thellë në krijimtarinë poetike që lidhet apriori me mendjen fi lozofi ke të krijuesve të Jonit Poetik që fl asin qartë dhe bukur.

Më tej është vetë poezia ajo që fl et më së miri në këtë pikë. Jo se ajo ka vetëm ngjyrat e ngjy-rimet brenda saj, jo se ajo është e detyruar të shohë nga këndi ku ndodhet edhe det, edhe breg, edhe bregdet, edhe ishull, edhe gadishull, edhe tokë, kodër, mal, grykë, fushë, djerrinë, pyll e korije, por edhe qiellin e hori-zontin me të cilin pastaj penelo-hen telajot e mrekullueshme poetike që bëjnë historinë dhe legjendën jetë të përjetimeve poetike. Është kjo poezi që ka në gjirin e saj një vyrtyt të lashtë zanor e më shumë se fonetikë poetike tingullin e mikpritjes. Atë tingull që e gjejmë tek poli-fonia, kultura e rrëfi mit, folk-lori, vetë ardhja e butë e tejet aktuale e ritmit fonetik të po-ezisë. E kjo poezi është kostumi më tradicional që peshon masën e vlerës. Nuk e di përse është heshtur kaq shumë, kur dihet se Saranda ka folur me kohë në një gjuhë të qashtër poetike, madje edhe në gjuhën e Sofos? Përse duhet ndarë e riskuar poeti dhe poezia? Poeti nuk është xhan-dari i kohërave, por mjeshtri që e bën edhe xhandarin të fi lo-zofojë. Poezia e Sarandës është Perla me të cilën duhet të vijë në

këndin e mirëpritur vetë jeta me të cilën ajo është përjetuar. Dhe natyrshëm pastaj le të hedhim sytë edhe tek Tjetri. Tjetri është virgjiniteti poetik i kohërave dhe ne vetëm se bëjmë detyrën ndaj vlerave me të cilat kulturat bashkohen dhe fl asin...

Midis poetit dhe atmosfer-ës, midis njeriut dhe Tjetrit në këtë kënd poetik ka shumë dhe madje janë të pafundme difer-encat që vijnë mes disa variacio-neve, si ato intelektuale, e atyre emocionale. Por më e dalluesh-mja është ajo që ne vetë poetët e quajmë ‘dëshira poetike’, ndry-shimi ndodhta më i thekët me Tjetrin, atë që mban këllqet në kolltukun politik, apo edhe me atë që i kthen kurrizin poetit dhe lë të lëndohet libri i tij i fl o-rrinjtë. Me poetët, madje me të gjithë krijuesit e Jonit Poetik, kjo është ndryshe. Dhe kjo, jo se dua të bëj rimë për rimë të gjërave, por se më tingëlloi që në vizitën e parë, që në leximin e parë të poezive të dhjetra e dh-jetra krijuesve. Dhe pastaj është ajo që britanikët e artit të fj alës e quajnë ngjashëm me popul-loren tonë ‘ç’ka barku nxjerr bardhaku’ duke shtuar se poeti sarandiot të fal shpirtin. E si të mos e vlerësosh këtë vlerë shpir-ti poetik atëherë? Ja pra, përse edhe kjo anë e vyrtytit njërëzor mbetet një pikë në përgjigjen ndaj citimit tim Joni Poetik!

Imagjinimi dhe imagjinata nga këndi ku ne jemi tashmë është një forcë njerëzore që

vjen si një ushtrim i ngacmuar mes aft ësive dhe talentit, mes njohurive dhe perceptimit do të shprehej një nga fi lozofët më të përkushtuar në këtë pikë, Bertrand Russell. Në këtë pikë ku fuqia si argument merr di-mensionin e njeriut poet, Rus-sell do të theksonte: “në një nga momentet tona më të mëdha të gëzimit dhe kënaqësisë, në një nga momentet tona të hid-hërimit dhe trishtimit, apo edhe në të tjera ne kujtojmë se ekzis-ton Fuqia...”, fuqia e të Madhit, fuqia me të cilën ne erdhëm dhe do të ikim nga kjo jetë...” Dhe ne jemi poetë, ne jemi të lindur me poezi, le të kujtojmë ninul-lat apo këngët e djepit të nënave tona, dhe ne jemi durimtarë se vetë vargjet tona janë të tilla, herë me derte e herë me atmos-ferë ndryshe. Si të tillë ne duhet të vijmë më shpesh në këtë kënd poetik, tek Joni Poetik duhet të vijnë të gjithë edhe jo-poetët për të ndryshuar imagjinatën dhe perceptimin. Për të thënë pastaj Rroft ë Joni Poetik!

Në tërë këtë udhëtim pikëtakues me Jonin Poetik duket se fj ala sjell fj alën. Fjala nga ky kënd ku ne vështrojmë ‘poetikisht’ është një arsye më shumë për të mos harruar, as edhe për të mos shpërfi llur. Po-ezia nuk është thjesht fj alë për fj alën. Është një lëvizje e vrul-lshme, e zhurmshme në mjaft raste, falë modestisë së saj mjaft e durueshme.

Vijon numrin e ardhshëm

Page 16: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

16Nga Bashkim Saliasi

Si është e mundur që nga fara arvanitase kanë dalë dh-jetra kryeministra që kanë drejtuar shtetin grek? Si është e mundur që “Diaspora” ka nxjerrë 7 Presidentë nga 12 që njeh historia e Greqisë Mod-erne?

Numri i arvanitasve sipas shkrimeve të studjuesve shkon në 3 milion banor.

Jeni të lutur të shkoni dhe t’i prekni gjërat vetë, kërkoni nëpër arkivat e manastireve sepse aty fshihet e vërteta e shkëlqyer e kombit dhe e gjuhës shqipe. Jeni të lutur të shkoni në zonat ku banojnë arvanitasit dhe të dëgjoni nga vetë ata, gjërat që nuk lexohen në librat e historisë shtetërore – shkruan Arben Llalla në gazetën Sot të datës 27 mars 2012.

Mendime rreth artikullit të Arben Llala.

Z Arben, e lexova materia-lin tuaj me një frymë dhe me thënë të drejtën krijova një ndjenjë mirëbesimi në vetvete sepse paska shqiptar që kanë guxim ta thonë të vërtetën në sy ashtu sikundër historia e meriton të shkruhet.

Unë jam një ndër emi-grantët e parë që jetova plagët e emigracionit në vitet 1991-1994 në Greqinë fqinje. Nuk mund të them se konsideratat e mija për popullin fqinjë Grek janë të para në këndin e nega-tives, por ajo që la mbresa në kujtesën time dhe e kam përsh-kruar në librin tim “Ne ishim pesë shokë”, ende të pabotuar për arsye fi nanciare pasqyron realitetin e prekur dhe të vuaj-tur në kurrizin tim gjatë kohës që unë qesh i detyruar të shkel rregullat dhe normat e shtetit tim për mbijetesë dhe se, shteti Grek dhe strukturat e saj për as një moment nuk na kanë dashur ne si shqiptar.

Por nga ana tjetër po të fl asë për popullin e thjeshtë grek qoft ë të zonës së Patras, Naphpaktos dhe Kallamatës. Unë dhe emigrantët me të cilët punova në këto vite ruaj konsideratat më të mira. Por nga ana tjetër po të vlerësojmë keqtrajtimin që ne na ka bërë policia dhe ushtria Greke mbetemi shumë të zhgënjyer se si djemtë që kryenin shër-

bimin ushtarak që rridhnin nga një popullsi që ka njohur demokracinë e para në botë të keqtrajtonte vëllezrit e motrat e vendit fqinjë në mënyrë aq barbare.

Greqia e Platonit, Herodo-tit etj, me ne shqiptarët është sjell shumë keq dhe këtë e them me bindje sepse kam qënë vet dëshmitar në Kakavije disa herë ku kam parë me sytë e mi se si keqtrajtoheshin “hallexjinjtë” shqiptar, që braktisnin vatrat e tyre për të prekur “Eldoradon” në vendin fqinjë.

Nga të gjithë të afrmit e

mijë dhe ata që unë kam takuar dhe punuar në Greqi nuk kam dëgjuar një fj alë të keqe për trajtimin e punëdhënësve dhe shpërblimin në fund të mba-rimit të punës.

Por le ti kthehemi analizës që autori i artikullit i bënë stu-dimit të prof. Kristo Frashri. Kam respekt dhe e ndjek vazh-dimisht Prof. Kristo Frashrinë në intervistat që ai jep në tele-vizion dhe në artikujt e shkruar, por bashkohem me mendimin e artikullshkruesit për arsyet se shumë shkrimtar të huaj he-dhin dritë mbi gjuhën pellazge

dhe rracën arjane të Ilirve, që kanë jetuar në trojet shqiptare dhe ato greke.

Historia nuk mund të fshi-het dhe të tjetërsohet, ashtu sikundër janë munduar dhe mundohen ta fshehin dhe tani në periudhën moderne të zhvillimit të kiberenetikës autorët grek me pikpamje shoniviste. Atë që shkruan Arben Llalla që nga popullsia arvanitase kanë dalë dhjetra kryeministra, shtatë presidentë dhe 90 heronjë le ta kundër-shtojnë historianët grek me fakte dhe argumenta. Faktet

janë kokëforta dhe nuk mund të mohohen dhe të fshihen, sepse siç i thonë nga anët tona; “Dobiç rron dyzetë ditë dhe më pas del”. Dhe faktet që sjell artikullshkruesi i nderuar janë fakte që nuk mund të moho-hen dhe ndrisin ashtu sikundër dielli ndriçon dhe në muzg me rrezet e tij të arta.

Nëse lexuesi ka mirësinë të pranojë mendimet e mija, unë po i shpreh ashtu sikundër i ndjejë dhe i kam përjetuar në kurrizin tim në vendin fqinjë, Greqinë, gjatë viteve të emi-grimit 1991-1994.

Populli grek është shumë mik-pritës dhe dashamirës për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ne “endacakët” ose “alva-nozët’ sikundër na quanin dhe na përbuznin, mendojë se jemi vëllezërit e tyre. Gjykojë; se si mund të mësosh gjuhën e fq-injit kur nuk e ke dëgjuar ose e ke trashëguar nga të parët tënd!?......

Për këtë arsye unë gjykojë se grekrit sikundër shkruan Arbeni janë njerëz simpatik, të dashur, puntor dhe hokatar, por jo ajo shtresë e popullsis që ndër shekuj është asimiluar dhe e ka quajtur veten helenë, janë kasta e zgjedhur dhe e shkolluar dhe erdhën nga ven-det fqinjë ose u lindën nga vendasit.

Nga sa mora pjesë në das-ma dhe argëtime me miqët grek, unë pashë, se ata gëzonin shumë zakone të përbashkta me ne shqiptarët.

Po cilat ishin disa nga za-konet që mua më kanë mbetur në memorje!?

E para; ishte dollia që dhe grekrit e Patras e bënin si-kundër e bëjmë dhe ne.

E dyta; shtrimi i tavolinave sipas gjinive dhe respektimi i radhëve të kërcimit sipas fi -seve etj.

Historia e popujve që je-tojnë larg është e ndryshme, por e fqinjit sa do që ti largo-het zakonit ai përsëri do ruaj substancialen.

Në përfundim të shkrimit tim dal në përfundim se Ar-ben Llalla e njeh shumë mirë historinë e popullit arvanitas dhe hedh dritë të bardhë që ndoshta këto fakte dhe argu-menta që sjell autori do merren në konsiderat nga historianët.

n ushtarak që rridhnin jë popullsi që ka njohur kracinë e para në botë të ajtonte vëllezrit e motrat dit fqinjë në mënyrë aq re

mijë dhe ata që unë kam takuardhe punuar në Greqi nuk kamdëgjuar një fj alë të keqe përtrajtimin e punëdhënësve dheshpërblimin në fund të mba-rimit të punës

dhe rracën arjane të Ilirve, që kanë jetuar në trojet shqiptare dhe ato greke.

Historia nuk mund të fshi-het dhe të tjetërsohet, ashtu sikundër janë munduar dhe

me ne shqiptarët.Po cilat ishin disa

konet që mua më kanë në memorje!?

E para; ishte dolliagrekrit e Patras e bëkundër e bëjmë dhe ne

E dyta; shtrimi i tavsipas gjinive dhe resi radhëve të kërcimit seve etj.

Historia e popujvetojnë larg është e nd

ARVANITASITARVANITASIT

Page 17: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

17Nga Timo Mërkuri

Dy herë na u ndërpre biseda në Sarandë dhe s’gjetëm dot rast ta vazhdonim. Madje edhe kur hipe në traget, në fakt ai mjet i shpejtë lundrimi quhet “Delfi ni” dhe më e saktë është të themi që, u fute në barkun e …Delfi nit (jo të balenës, rua-jna zot), pra dhe kur u nise me Delfi nin drejt Korfuzit, unë nisa ti trajtoja vetmëvete temat e bisedave të lëna përgjysëm, aq sa nja dy kalimtarë kthyen kokën e më panë me …keqard-hje..

Më e mira do ishte që ti haroja fare ato biseda të lëna në mes, por me që temat janë të rëndësishme, që të shpëtoj edhe unë nga keqkuptimet, në vend që të pres sa të takohemi përsëri, po ti dërgoj me email mendimet, argumentat , fak-tet dhe dëshmitë që unë kam grumbulluar për ato.Ti po deshe, botoi te Fjala e Lirë që ta mësojë bota të vërtetën e kodit të mikpritjes dhe mikpërcjelljes këtej nga anët tona.

…dhe, që ta kisha fj alën, se fj ala nxjerr fj alën dhe kjo botë u ndreq e u prish nga fj ala, krush-qit pilurjotë, me këngë në gojë hynë në oborin e shtëpisë ku do mirnin nusen. Sipas zakonit, po me këngë e valle u pritën e u shoqëruan në odën e burrave nga krushqit pritës.

E vërteta është se në shtëpi-në e vajzës dasma kishte fi lluar qysh të ënjten dhe gjer të shtu-nën që erdhën krushqit, rakia u derdh me varjela dhe u pi me opinga. Vetëkuptohet që edhe babai i vajzës i kishte bërë nja dy herë lavazh rakie stomakut, ndryshe s’kishte si të kuptohej ajo dreqo këngë që këndoi e që desh i vuri zjarrin fshatit. Se, që ta këndonte, s’kishte arsye. Krushqinë e kishte bërë vetë, ditën e dasmës e preu vetë, pa-jën po ja dha vetë të bijës, mad-je edhe djalin dhëndër sikur e zgjodhi vetë me dorë. Tre desh ti vije mbi supe, për një orë e kaptonte Tepelenën. Tamam hajdut hesapi.

Por dihet që, po të pishë nja tre-katër opinga plot me raki, ato tri-katër desh të duken si tri-katër miza.Me siguri që të zotit të dasmës edhe shikimin ja kishte mjegulluar avulli i rak-isë, se përndryshe do ta kishte parë mirë që, pranë krushkut pilurjot qenë ulur nja tre a katër male, domethënë pilurjotë të rinj e shpatullgjërë që, ndonëse

dyfeqet i varën në gozhdët e murit të odës, bixhaqet si ba-joneta i kishin në dorë e me to prisnin mishin që hanin.

Ndajë s’kishte pse, duke u lëkundur pak, ti drejtohej mi-kut pilurjot me vargjet:

O krushk të të puth në faqePo s’më lën ato mustaqePo ti qethësh me gërshërëNjë fanell ke për të bërë.Heshtja që ra në odën e

burrave qe e rëndë. Ishte kaqë e rëndë, sa që ua uli kokën das-morëve që, me gjithë rakinë që kishin pirë, u bënë menjëherë esëll. Mbi ballin dhe shikimin e tyre ra nata, dhe natës nuk i zihet besë, more mik. Sidomos kur ke lundruar tre ditë nëpër një det rakie dasme.

Këtë, ndoshta kishte patur parasysh dhe ai djali pilurjot, që u ngre vrik në këmbë në mes të odës dhe me një shikim si pjer-tas, nisi të lëmonte me pëllëm-bën e dorës tehun e biçakut të tij, të gjatë sa një jatagan.

Ishte shkelur zakoni i mik-pritjes, dhe gjëmë më të madhe as që imagjinonin këta krushq çobanë, të sertë e krenarë, që as mizën se duronin dot mbi supe dhe as lepurin nuk e linin tu shkelte hien. E jo më të linin krushkun, këtë dreq krushku, që ku na u poft is, pra ta linin t’u shante mustaqet. Ato deli mustaqe të dredhura tre herë dhe me majë të ngritur përp-jetë. Ato goxha mustaqe që i krehnin me merak tre herë në ditë.Ato mustaqe more xhan që, kur fërkoheshin te gjinjtë e grave, ishte si të fërkohej stralli me eshkën. Zjarr nxirte e zjarr ndizeshin trupat e grave Dhe ua shau këto mustaqe, këto deli mustaqe miku-krushk, dora vetë dhe ca më tepër në shtëpi-në e tij dhe sidomos, në dasmën e bijës së tij. Ububu ç’qe kjo hata? O shën Spiridhon, ruajna mendtë e kokës se nderin dhe mustaqet i ruajmë vetë.

- Që në Pilur do kthehemi pasi të djegim shtëpinë e krush-kut dhe gjysmën e këtij dreq fshati, kjo po dihet, po vallë a duhet ta marrim nusen me vete apo ta lëmë në mes të hirit? Ky është problemi ynë.

Këto mendonte trashë e trashë ai djali i ri i ngritur si lis në mes të odës dhe që fërkonte

me pëllëmbë të dorës tehun e biçakut të tij.

Se, që të ta sqaroj këtë punë more xhan, miku është i shënjtë në viset tona, por kjo shënjtëri e tij ka edhe disa kufi j, të cilat, as miku dhe as mikpritësi nuk mund ti kapërcejë. Psh është shkruar në kanunin e labërisë që miku ulet te qosheja e vatrës.Kjo për ta nderuar dhe për ta patur në qëndër të vëmëndjes i zoti i shtëpisë etj., etj.

Por ama kjo nuk i jep të drejtë mikut që të trazojë prushin e vatrës edhe sikur zjarri të jetë duke u fi kur. Por gjithashtu nuk i jep të drejtë as të zotit të shtëpisë, ti thotë mi-kut: -Hidhi ca dru zjarrit se po shuhet, apo ca më tepër ti lejojë vetës e ti thotë:-Dil në obor e na pre ca dru për zjarrin se po fi ket..

-Mikut i vihet përpara thela më e mirë e mishit, por ama nuk i kërkohet që më përpara të dalë e të pjekë dashin në hell, mqse do hajë dhe ai, apo larg qoft ë, ti kërkohet që të lajë edhe pjatat ku hëngëri darkën e mikpritjes. Ju siguroj unë që kjo do ishte darka e fundit e të zotit të shtëpisë.

-Mikut i shtrohen çarçafët më të mirë, por nuk i kërkohet që ti lajë ato, as para fj etjes dhe as para ikjes etj etj.

Këto kode nënkuptojnë dhe lejojnë që, në qoft ë se i zoti i shtëpisë përpiqet të përfi tojë diçka nga miku, pa dëshirën e tij, apo e ofendon në shtëpinë e tij, miku ka të drejtë të përdorë të gjitha mënyrat për tu mbroj-tur nga agresiviteti dhe ofen-dimi i mikpritësit. Madje ka të drejtë të rëmbejë edhe armën, atë armë që ja dorzoi të zotit të shtëpisë, në shënjë besimi dhe respekti, por që i zoti i shtëpisë e interpretoi si një dorzim pa kushte. Po ne e kishim fj alën te dasma, ku krushqit pilurjotë u shanë nga mustaqet dhe ai djali i ri rinte në këmbë në mes të odes,si një qiparis në portën e varezave. Me biçak në dorë. Ai rinte e priste komandën e më plakut para se të bënte plojë mbi vendasit. Por ja që më plaku ndër krushqit pilurjotë, ai de, mustaqet e të cilit shau i zoti i shtëpisë, nuk nxitohej të lëshonte sokëllimën. Madje

madje, o zot ç’është kështu, ja nisi edhe këngës shtruar e shtruar,duke ju drejtuar atij djali që rinte qiparis në mes të odës.

Zgjati dorën drejt djalit pilurjot, sikur do ja vinte mbi supe kur këndoi : Uluuuu.

Pastaj duke e ngritur kokën kapardisur dhe duke e tundur në mënyrë që i ft onte të vetët ti mbanin iso, rifi lloi: Ulu Niko yliveri/ Uluuuu

Ku di derri çështë nderi. /Uluuuu

Pilurjotët nisën të këndonin të qeshur dhe atë Uluuuu,që më shumë se refren e këndonin si iso të zgjatur ëmbël ëmbël e jo si urdhër zakoni, e dridhnin që e dridhnin sikur donin të tho-shnin të kundërtën,domethënë …mos u ul. Nikua, ai djali që rinte me biçakun-jatagan në mes të odës, i bukur si ylberi apo yliveri dhe nën këtë yl-ber, rinte një derr që s’dinte se ç’është nderi..E po, haka u muar, bile më mirë se me gjak. U muar me këngë. I zoti i shtëpisë u quajt derr që nuk di të vlerësojë nderin që ju bë, duke i ardhur miq në shtëpi ata burra pilurjotë. Shtoi kësaj fak-tin që s’qenë thjeshtë miq që i pruri rruga, por qenë krushq që do i mirnin nuse të bijën. Nga çdo anë që ta zëshë, fj ala “derr” nuk dukej e tepërt, pavarësisht se i zoti i shtëpisë ishte mysli-man. Madje kjo sikur e shtonte dozën e hakmarjes.

Sikur të bënin garë edhe për numërin e vargjeve, më shumë se sa për të saktësuar “der-rllëkun” e të zotit të shtëpisë, plaku pilurjot, gjithnjë duke ju drejtuar Nikos, vazhdoi:

Ulu djalë e lere thikën/Uluuuu

Vështro plakun ku vë pikën/Uluuuu

Derri njeh vetëm korritën/Lereeee

Pilurjotët qeshnin triumfa-torë. Madje nisën të pinin raki nën shikimin e zymtë të krush-qve vendas.Krushqia dhe miqë-sia qe në buzë të greminës, fur-tuna qe në prag. Ja të hapej dera dhe …do bëhej hataja…

…Dera u hap me tërsël-limë dhe në prag të saj u duk e zonja e shtëpisë fl okëlëshuar. Ashtu,duke u lëkundur e duke çjerrë faqet, me një zë në prag të ulërimës, ju drejtua pilurjo-tit:

-E zeza unë, ç’më gjeti more krushk, ç’më gjeti. E pse nuk vdiqa tërvit që më zu dhe gripi,

po më la të shikoja këtë turp. Dhe kur, sot në ditën e evlatit tim. Ububu e varfëra. Nëmani litarin more, nëmani litarin që të varem te mëni.

-Dale moj krushkë, e ndër-preu pilurjoti, pa thuajna njëherë ç’ka bërë vaki, se mase ja gjejmë melhemin me gjethe mëllage.

-Me rrasë vari të thush më mirë, more krushk, me rrasë varri nga të malit të Çikës.

E ç’të të mollois më parë, unë e varfëra. Vete macja e më rrëzoi e m’i theu bodet e rakisë që kisha taksur për tua dhënë me vete. E tjetër s’kam, se ka një javë që pi e pi ky i mavrisuri burrë. Ndajë më është bërë si një kacek.

Plaku pilurjot nënqeshi me zgjuarsinë e gruas dhe me ten-tativën e saj për të shmangur sherrin, atë sherr që askush nuk e donte, por dhe që s’mund ta anashkalonin pas atij ofendimi. Faktikisht, sinjalet e tentativës për mirëkuptim qenë shkëm-byer midis plakut pilurjot dhe të zonjës së shtëpisë. Ata, në këto hidh e prit fj alësh vijonin ta quanin njeri tjetrin krushk e krushkë. Domethënë, krushqia qëndron. Të tjerat janë bejte dasme e romuze burrash të de-hur.Prandajë plaku pilurjot, si më me përvojë, mes habisë së përgjithëshme, vijoi lojën e ni-sur nga e zonja e shtëpisë.

-Moj, lere rakinë ti, se ne në Pilur i lajmë edhe këmbët me raki, se s’ja dalim dot me të shitur e me të pirë. Po mos ka pësuar gjë nusja e ti ma sjell muhabetin rrotull me mace e maçokë. Mos ka gërvishur a ndrydhur këmbën e nuk është e zonja as për vallen e dasmës së saj? Dëft ona të vërtetën krush-kë!

-Vajzën time quan ti këm-bëndrydhur e këmbërjepur, që i marsh të keqen, bëri të zemëruarën krushka. Pa mo e kam si sorkadhe, ai i marsh të ligat, sorkadhe që shkel e nuk lë gjurmë, as në bar e as në gur.

-Mo ma mbur mo ma lëv-do, po thuaji të nisë vallen që ta shomë të tërë. Ngrehuni të vemi e të shomë nusen në valle, se mjaft ë hëngrëm e pimë, dha komandën për të vetët plaku pilurjot, komandë që ju bindën të habitur dhe të lehtësuar edhe krushqit vendas.

Si u këndua e sa u vallzua nuk e mban mënd njeri.

Por këngët e replikës asnjë nuk i ka haruar.

Një letër për Fatmir Terziun

Page 18: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

18Nga Reshat Kripa

Kjo pyetje qëndron pezull në skaki-erën e politikës shqiptare. Mendimet janë të ndryshme dhe shpesh herë për-plasen midis tyre. Historianët e periud-hës totalitare i rendisin politikanët që morën pjesë në administratën e push-tuesve në radhën e kolaboracionistëve. Madje, për këtë shkak, shumë prej këtyre politikanëve, me vendosjen e pushtetit komunist, shkuan në satër pa as më të voglin hezitim. Të tjerët ishin detyruar, për të mos pësuar të njëjtin fat, të merrnin rrugën e emigrimit në vendet perëndimore ku kishin gjetur një strehë të sigurtë dhe një liri vep-rimi.

Pas ndryshimeve demokratike lindi edhe nje kategori tjetër historianësh që ngjarjet e asaj periudhe i shikonin me nje sy tjetër. Kjo kategori pretendonte se ngjarjet historike nuk duheshin parë bardhë e zi. Ylberi ka shtatë ngjyra dhe të gjitha ato duhen patur parasysh.

Personalisht, në periudhën e Luft ës së Dytë Botërore, kam qënë mjaft i vogël për të kuptuar të vërtetën. Hera-herës dëgjoja, fshehurazi tim atë kur bisedonte me miqtë e tij të ngushtë, opinione mbi fi gurat kryesore të luft ës. Vija re se opinionet e tim eti binin ndesh me ato që na mësonte historia që bënim në shkollë. Duke u mbështetur në këtë histori, imagjinata ime e për-fytyronte çdo nacionalist siç e përsh-krunte Shefqet Musaraj në “Epopea e Ballit Kombëtar” apo si Sali Protopapa i fi lmit “I teti në bronx” dhe ballistët e fi lmit ”Duke zbardhur një ditë”.

Në atë periudhë isha në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare. Së bashku me dy shokë të mi krijuam një organizatë antikomuniste që shpërndante trakte kundër pushtetit nëpër rrugët e qytetit të Vlorës. Pata fatin që u arrestova dhe për një periudhë pesëvjeçare të endesha gërxheve dhe shkrepave të kampeve të punës së detyruar. Th em pata fatin se, gjatë kësaj kohe, mësova se Shqipëria kishte edhe një histori tjetër, ndryshe nga ajo që kisha mësuar në shkollë. Këtë histori ma mësuan ata burra të rrallë që zor se mund t’i vijnë më këtij kombi. Ata ishin doktor Isuf Hysen-begasi, Avokatët Xhevdet Kapshtica, Fatosh Kokoshi dhe Haki Karapici, klerikët Padre Mëshkalla dhe Gjon Sh-llaku, agronomët Meçan Hoxha dhe Sami Bitincka, mësuesit Tahir Hoxha dhe Matish Çefa dhe plot të tjerë që nuk po i përmend pasi do të duheshin faqe të tëra.

Këta burra më fl isnin për ngjarjet dhe personazhet kryesorë që ishin nde-shur gjatë periudhës së luft ës me njëri-tjetrin. Më fl isnin për ata që kishin

pranuar të merrnin pjesë në adminis-tratën e lartë të pushtuesit, për shkaqet pse kishin pranuar dhe nëse kishin ve-pruar drejt apo jo. Më fl isnin edhe për aktivitetin e tyre në të kaluarën, për luft ën e gjatë dhe përkushtimin e tyre në dobi të vendit. Në sytë e mi gjith-monë e më shumë lartësoheshin fi gurat e këtyre martirëve të shquar që u sakri-fi kuan për Shqipërinë. Kështu tek unë u formua një opinion i plotë mbi aktiv-itetin e zhvilluar prej tyre ndër vite.

Kohët e fundit, me zhvillimin e madh që ka marrë interneti, shfl etoj faqet e tij dhe lexoj mbi këta burra. Çu-ditërisht ato përputhen me opinionin e krijuar prej meje qysh prej vitesh.

Le t’i analizojmë këta personazhe dhe aktivitetet e tyre:

1. Hasan Dosti:1920, Kryesekretar i Përgjithshëm

i Prefekturës së Gjirokastrës. Prefekt Kol Tromara. Krijon Shoqatën për Mbrojtjen e Trojeve Shqiptare.

Kryen Fakultetin e Drejtësisë në Francë dhe merr gradën “Doktor në Drejtësi”.

Luft ëtar i parimeve republikane, merr pjesë në atë që u quajt “Lëvizja e Vlorës” në vitet 30-të. Arrestohet dhe kryen tre vjet burg.

Qysh në prill të vitit 1939 ndër inisiatorët e variantit të parë të Deka-logut që do të bëhej programi i krijimit të Organizatës së Ballit Kombëtar.Së bashku me Ahmet Gashin përpilon hartën e parë të Shqipërisë Etnike.

Janar 1942, Ministër i Drejtësisë në qeverinë e Mustafa Krujës. Shkon në Kosovë për organizimin e gjykatave dhe aplikimin e një legjislacioni mod-ern. Me nxitjen e tij shkojnë në Kosovë juristë të njohur si Kudret Kokoshi, Mitat Aranitasi, Abdulla Rami, Feti Selenica e të tjerë. Shpëton nga vdekja Hasan Reçin dhe Sinan Gjonin, dy ko-munistë të njohur. Kishte miqësi me Mustafa Gjinishin pamvarësisht bind-jeve të ndryshme. Kur konstaton se nuk kishte mundësi për të penguar op-eracionet e fashistëve, jep dorëheqjen pa mbushur katër muaj në detyrë.

Gusht 1943, pjesmarrës i delega-cionit të Ballit Kombëtar në konfer-encën historike të Mukjes ku zgjidhet Kryetar i Komitetit të Përbashkët “Për shpëtimin e Shqipërisë”. Sekretar Mus-tafa Gjinishi.

1949, Kryetar i Komitetit Kom-bëtar “Shqipëria e Lirë” në SHBA, pas vdekjes së Mit-hat Frashërit.

Kur konstaton se punët e këtij

komiteti nuk shkonin mirë, jep dorëheqjen dhe merret me studime mbi çështjen shqiptare dhe studime të ndryshme historike.

2. Ernest Koliqi:1921, themelon revistën “Ora e

Maleve” së bashku me Patër Anton Harapin dhe Nush Topallin.

1924, pjesmarrës i shoqërisë “Bash-kimi” të Avni Rustemit

1939-1941 Ministër i Arsimit në qeverinë e Shefqet Vërlacit. Puna e kryer gjatë kësaj periudhe:

Th irrja e Kongresit Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare, 1940.

Th emeloi dhe drejtoi të përkohsh-men “Shkëndija”, 1940

Botimi i historisë së letërsisë shqipe në dy vëllime me titull “ Shkrimtarët shqiptarë” në vitin 1941.

Mbledhja e folklorit për veprën “Visaret e Kombit”.

Botimi i vëllimeve “Rreze Drite”, “Te pragu i jetës” Studime Estetike”.

Hapja masive e shkollave fi llore shq-ipe në Kosovë. Hapja e një shkollë të mesme në

Prishtinë. Dërgimi i shumë stu-dentëve kosovarë për studimet e larta në Itali dhe Austri. Dërgimi

i 400 arsimtarëve normalistë dhe të shkollës teknike të Harri Fulcit në Ko-sovë.

1942-1943, Kryetar i Institutit të Studimeve Shqiptare.

Botimi i antologjisë “Bota Shq-iptare”, 1943.

Nëntor 1944, Emigron në Itali ku vazhdon aktivitetin patriotik nëpërm-jet botimeve të shumta si: “Kangjellat e Rilindjes”, “Antologjia e Lirikës Shq-iptare”, Simfonia e Shqipeve” e të tjera.

Vlerësimet:Medalje Ari e shoqërisë “Dante

AligheriYlli i Artë për merita i shkollësAkademik Ordinar i Akademisë

TiberianeAkademik Nderi i Akademisë

Teatine të Kietit për shkencatAnëtar i Akademisë së Abrucit për

shkencat dhe artet.Anëtar efektiv i Akademisë së Mes-

dheutAnëtar Nderi i Qendrës Ndërkom-

bëtare për Studimet Shqiptare.Medalje e Artë e Lidhjes së Priz-

renit Kosovë.

3. Xhevat KorçaPjesmarrës i çetave të Th emistokli

Gërmenjit dhe Spiro Bellkamenit.

15 dhjetor 1918, bashkautor i letrës dërguar Presidentit Uillson, së bashku me Jani Bashon, Remzi Baçin, Nush Bushatin, Raqi Budën, Fuat Asllanin, Gjovalin Gjadrin dhe Luigj

Kakariqin, letër e cila mbyllet me fj alët:

Zotëri, ju lutemi në emën të djelmënisë shqiptare e të kombit shq-iptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen tuaj.

1922, ngre në Shkodër të parin gjimnaz

1925, largohet nga Shqipëria. Fil-limisht në Jugosllavi, pastaj në Austri dhe së fundi në Itali. I kërkon ndeshjen në duel një avokati që kishte fyer Shq-ipërinë. Avokati i kërkon ndjesë.

Disa ditë para 7 prillit i kërkon mbretit Zog hapjen e kufi jve për patri-otët shqiptarë që donin të ktheheshin për të mbrojtur vendin nga pushtimi fashist.

1940, Pranon emërimin si anëtar i Këshillit të Shtetit së bashku me Riza Danin, Sejfi Vllamasin, Omer Nis-hanin, Fuat Asllanin dhe Dhimitër Beratin. Kur ndihmës mëkëmbësi i mbretit Lorusso Attoma e pyet përse nuk shkruan për të mirat që po i sjell fashizmi Shqipërisë ai i përgjigjet:

Zoti Attoma, duhet ta dini se qysh më 7 pril 1939 penës sime i është thyer maja.

Pranoi postin e Ministrit të Arsimit, pas Ernest Koliqit me dy kushte:

1. Të hiqej si gjuhë e detyrueshme nga shkollat fi llore në Shqipëri e Kos-ovë italishtja.

2. Të liroheshin nga kampi i Ven-totenës arsimtarët shqiptarë. Kështu liroi Abaz Ermenjin, Zef Palin, Vasil Andonin, Safet Butkën që i dërgoi në Kosovë.

Vrasja e Qazim Koculit e detyroi të jap dorëheqjen

1945, arrestohet dhe dërgohet para gjyqit special: I drejtohet Kryetarit Koçi Xoxe me fj alët:

Zoti kryetar, Gjemëni një fj ali të shkruar ose një frazë të thënë pro fashizmit dhe atëhere dënomëni me vendimin maksimal.

I jep fund jetës në grevë urie në bur-gun e Burrelit.

4. Rexhep Mitrovica:1908, mësuaes në shkollat e para të

gjuhës shqipe.23 qershor 1911, mbështetës i

memorandumit të Gerçes. Nënshkrues i peticionit për autonomi drejtuar prefektit te Mitrovicës.

Kolaboracionist apo patriot?...

Page 19: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

1925 mars 1913, shpreh indinjatën

për vendosjen e kufi jve nga Konferenca e Londrës.

28 nëntor 1912, pjesmarrës në ngritjen e fl amurit në Vlorë si delegat i Gjakovës, Pejës dhe Gucisë.

7 mars 1914, përshëndet ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri

1920, deputet i Pejës dhe Gjakovës në parlamentin shqiptar, për Partinë Popullore.

1922-1924 Ministër i arsimit.1943, Kryetar i Organizatës “Lid-

hja Popullore Shqiptare” në Mitrovicë.16 shtator 1943, nënkryetar i

Komitetit Qëndror të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit.

1944. Kryeministër i qeverisë shq-iptare. Lidhur me këtë Bahri Omari, në gjyqin e zhvilluar kundër tij deklaron:

Qeveria e Rexhep Mitrovicës, ku unë mora pjesë, kishte proklamuar indipendencën e Shqipërisë dhe neu-tralitetin shqiptar. Ne nuk kemi patur qëllim bashkëpunimin me gjermanët. Atëherë shpallja e pavarësisë nuk do të kishte asnjë vlerë. Qeveria që drejtonte Rexhep Mitrovica nuk i ka dhënë asnjë ndihmë gjermanëve.

Lidhur me sa më sipër Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste Ju-gosllave u drejtohet me një letër ko-munistëve shqiptarë ku shkruan:

Të ngresh çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, do të thotë t’ju japësh dorën reaksionarëve të ndryshëm, duke përfshirë dhe vetë ar-mikun...Jugosllavia e re, që po ndërto-het, do të jetë një vend i kombeve të lira dhe si rjedhim, nuk do të ketë vend për shtypje kombëtare të pakicave shq-iptare”. (Rexhinald Hilbert, “Fletorja e hidhur”, faqe 12).

Gjatë qeverisjes së Rexhep Mitrovicës nuk ka patur parti naziste në Shqipëri, nuk është formuar as-një formacion i rinisë shqiptare me tendenca naziste, nuk janë ekspozuar fotografi të udhëheqësve nazistë, ka valuar kudo fl amuri kuq e zi shqiptar pa asnjë shenjë të huaj.

Maj 1944, jep dorëheqjen si kryem-inistër dhe kthehet në Kosovë

Nëntor 1944, emigron jashtë shtetit

Pas dorëheqjes së Hasan Dostit, drejton Komitetin Kombëtar “Shq-ipëria e Lirë”.

5. Ago Agaj:1919, kryen studimet në Austri për

Ekonomi Agrare1920, pjesmarrës i luft ës patriotike

të Vlorës.1924, pjesmarrës në lëvizjen Fano-

liste1927, Drejtor i Shkollës Bujqësore

Lushnje.

1932, 1933, pjesmarrës në Lëvizjen e Vlorës

1941, Prefekt në Mitrovicë. Orga-nizon shqiptarizimin e administratës. Emëron Shefqet Shkupin Kryetar Gjykate, Kudret Kokoshin Prokuror, Komandant xhandarmërie birin e Isa Boletinit, Bajazitin, mjek Ibrahim Der-vishin e të tjerë. Me ndihmën e Xhafer Devës kryen dërgimin në Shqipëri të qindra hebrejve për t’i shpëtuar nga in-ternimi në kampet e çfarrosjes.

1943, Merr pjesë në Lidhjen e Dytë të Prizrenit e ngritur për të ruajtur tërësinë tokësore të Shqipërisë me Ko-sovën.

1944, Ministër i Ekonomisë Agrare nën qeverinë e kryesuar nga Rexhep Mitrovica.

Nëntor 1944, emigron fi llimisht në Itali dhe më pas në Egjypt dhe SHBA. Shkruan në shtypin e emigracionit si “Shejzat” Romë dhe “Dielli” Boston. Boton librat “Luft a e Vlorës”, “Mil-loshi, heroi i Kosovës” dhe “Si e njoha Xhafer Devën”.

6. Patër Anton Harapi:1921-1924, drejtues i revistës “Ora

e Maleve”.1924, përkrah opozitës shqiptare

me në krye Nolin, Gurakuqin, Fishtën e të tjerë.

1920-1930, ideator i organizimit politik të demokristianve shqiptarë dhe përpjekjet për krijimin e një partie të këtyre parimeve

1930-1936, Drejtor i revistës “Hylli i Dritës”.

13 shtator 1943, anëtar i Këshillit të Lartë të regjencës. Pjesmarrës i mar-rëveshjes me komandën gjermane që i konsideronte hebrenjtë qytetarë shq-iptarë, si rezultat i së cilës asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve. Lidhur me këtë ai i tha ushtarakut të lartë gjer-man:

Marrëveshja është që trupat gjer-mane do ta përdorin territorin shqiptar vetëm si urë kalimi për në Greqi, pa i cënuar dhe pa ndërhyrë në çështjet e brendëshme shqiptare.

Më 1945 Arrestohet dhe dënohet me pushkatim. Në sallën e gjyqit i de-klaron gjykatësve:

E pranova detyrën se nuk mujshe me pamun Shqypninë të pushtueme prej anarkije, nuk dojshem të krijo-hej nji babiloni shqyptare me luft ë vllavrasëse qi zhgatërronte katundet, familjet. Ndjeva mëshirë si për popull e gjithashtu edhe për Shqypni.

Qeshë i shtrënguem të zgjedh njerën dysh: a të baj nji marri tue e pranue këte detyrë, a të tregoj nji dobësi tue u largue. Vendosa ma mirë të baj nji marri ose, sikurse thonë ata shqyptarë qi duen të ruhen të pastër, desha të

kompromentohem!”

7. Lef Nosi:1909, Kryetar i Klubit “Vllaznia

Shkodër.1909, Kryetar i shoqërisë “Afërdita”

krijuar prej tij.Tetor 1909, organizator i Kongresit

Arsimor Kombëtar.1 dhjetor 1909, organizator i çeljes

së të parës shkollë normale në Elbasan.1910, boton gazetën “Tomori”.1912, Ministër i Postë- Telekomu-

nikacioneve në qeverinë e Ismail Qe-malit.

Pjesmarrës i Konferencës së Paqes në Paris.

1924, Kryetar Bashkie Elbasan.1939, internohet në Itali.1943, merr pjesë në Asamblenë

Kushtetuese që shkëputi Shqipërinë nga Mbretëria Italiane dhe e shpalli të pavarur.

1945, arrestohet dhe dënohet me pushkatim. Ekzekutohet në vitin 1946.

8. Kol Tromara:1907, Sekretar i Shoqërisë “Besa

Besë”.1915. Sekretar i shoqërisë “Vatra”

në SHBA.1916. Kryetar i shoqërisë “Vatra” në

SHBA.1918, Letër drejtuar shqiptarve të

Amerikës për të fi nancuar delegacionin për Konferencën e Paqes në Paris. Në atë letër thuhej:

Cili shqiptar i mirë që dhëmbet për atdheun e mjeruar nuk e do çlirimin, zgjërimin dhe sigurimin e Shqipërisë? Cili shqiptar i mirë që dhëmbet për vllezërit e robëruar nuk do që ta kemi Kosovën, Toskërinë dhe Çamërinë? Cili shqiptar i mirë nuk jep jo vetëm qesen por edhe shpirtin e tij për qël-limin e shenjtë?

Pjesmarrës në Konferencën e Paqes në Paris si delegat e shqiptarve të Amer-ikës.

1920, delegat i Korçës në Kongresin e Lushnjes

1925, largohet nga Shqipëria. Kthe-het në vitin 1939.

1941-1943, në kryesinë e Organi-zatës së Ballit Kombëtar

1943, jep dorëheqjen nga Balli Kombëtar dhe merr pjesë si Ministër i Kulturës Popullore në qeverinë e Rex-hep Mitrovicës.

1945, Arrestohet, dënohet me pushkatim dhe ekzekutohet në vitin 1945.

Mund të vazhdoja më tej me plot emra të tjerë si Ali Këlcyra, Qazim Koculi, Mihal Zallari, Bahri Omari, Xhafer Deva e plot të tjerë, madje edhe Mustafa Kruja, por mendoj se, për

sot, mjaft on me kaq. Po të dëshërojnë mund të vazhdoj edhe me të tjerë.

Duke patur parasysh këto të dhëna pyes:

- Si duhet të konsiderohen këta bur-ra, kolaboracionist apo patriot?

Përgjigjen e kësaj na e jep njëri prej tyre, Ago Agaj, në librin e tij historik “Luft a e Vlorës”:

A duhet të humbasin emrat e kë-tyre prijsave, qoft ë që edhe ndonjë prej tyre të ketë bërë në politikë ndonjë akt të quajtur “Gabim”, sepse nuk arriti të realizonte qëllimin e tij padyshim pa-triotik?

Historianët e majtë vazhdojnë t’i bien daulles me ritmin e sistemit të përmbysur. Shembullin e tyre e ndjekin edhe disa të tjerë që e quajnë veten të djathtë. Unë do të doja t’ju sillja vetëm një fakt. Çfarë u lanë pas vetes famil-jarëve të tyre këta “kolaboracionistë”? Se, natyrisht, në rast se do të ishin vënë në shërbim të pushtuesve do të kishin marrë edhe shpërblimin e tyre. Si qën-dron e vërteta? Pas vetes së tyre ata lanë vetëm një copë shtëpi që iu rrëmbye nga grabitqarët komunistë.

Më lejoni tani t’ju sjell një shembull tjetër, kësaj here nga sfera e majtë.

Emrush Myft ari, një i ri komunist kosovar, pjesmarrës i luft ës së Span-jës përkrah brigadave internacio-nale, shokë me Xhemal Kadën, Petro Markon, Skënder Luarasin, edhe këta luft ëtarë të Spanjës, me fi toren e forcave të Frankos kthehet në qytetin e tij të lindjes, në Pejë. Atje vazhdon luft ën kundër okupatorëve jugosllavë. Më 17 prill 1941 Jugosllavia kapitulloi përpara ofensivës gjermane. Emrushi së bashku me një grup shumë të madh pejanësh pret ardhjen e çlirimtarëve gjermanë, siç i quante ai, ndërsa një grup serbësh ishin ngujuar në bashkinë e qytetit për ta pritur “okupatorin” me armë. Me mbërritjen e tanksit të parë gjerman, një vajzë e re i dhuron komandantit të tij një kurorë me lule të freskëta. Em-rushi hipën në tanks dhe së bashku me turmën e madhe i drejtohen vendit ku ishin serbët. Fillon përplasja. Nga ana kosovare vriten dymbëdhjetë trima. Së fundi serbët detyrohen të dorëzo-hen. Për këtë veprim, Emrushi u dënua me vdekje nga komunistët, vendim që mundi të zbatohej në vitin 1945.

Si duhet ta quajmë veprimin e këtij heroi, kolaboracionizëm apo patri-otizëm? Si shpjegohet që ky luft ëtar, që kishte luft uar edhe kundër gjermanëve në Spanjë, tani bashkohet me ta? A mos duhet quajtur tradhëtar? Jo dhe jo. Atë e thirri zëri i atdheut. Ishin pikërisht gjermanët që i sillnin lirinë e atdheut, që e shkëpusnin nga robëria shekullore e serbomëdhenjve. Ai, së bashku me in-telektualët shqiptarë që cituam më lart, luft onin për Shqipërinë Etnike. Ishte

Page 20: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

20

Reportazh

Atmosfera para Lojrave Olimpike në Londër

Nëse nuk keni mundur të gjeni bileta për Lojrat Olimpike këtë verë, ngushëllohuni me faktin se nuk jeni vetëm. Në fund të muajit Qershor, vetëm një muaj nga nisja e lojrave, u shitën shtatë million bileta nga 8.8 milionë në total. Por sërish janë të shumtë ata që nuk kanë mundur të sig-urojnë një biletë për të qenë në stadiumin Olimpik. Në tregun e zi kanë fi lluar të qarkullojnë bileta për disa nga ngjarjet kryesore me çmime shumë më të larta dhe ka ende bileta të pashitura për disa ngjarje të tjera sepse çmimi i tyre është shumë i lartë. Kjo është një akuzë që kryetari i Komitetit Olimpik Atletik, Jonathan Edwards, nuk e pranon: “Çështja e biletave është e thjeshtë: shumë njerëz donin më shumë bileta nga ç´ishin në shitje. Ky është një lajm shumë i mirë për ne si organizator, sepse 25 % e të ard-hurave tona vijnë nga shitjet e biletave, dhe një nga gjërat që i kemi prem-tuar atletëve të botës, është se ata do të mund të konkurojnë në stadiume të mbushura plot me njerëz, dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë. Kjo është shumë e rëndësishme për atletët“.

Edwards këmbënguli gjithashtu se Lojërat Olimpike do të kenë një im-pakt shumë më të largët se arritjet e menjëhershme.

Zhgënjimi i banorëve lokalë

Por jo të gjithë ndihen njësoj. Banorët lokalë në zonën e Newhan, afër Parkut Olimpik, janë të shqetësuar se nuk do të përfi tojnë asgjë. Ata nuk kanë të njëjtin mendim si organizatorët e aktiviteteve Olimpike, të cilët thonë se do të ketë edhe aktivitete ku mund të merret pjesë pa patur nevojën e një bilete. John Armitt drejton Autoritetin Olimpik të Aktiv-iteteve. “Ka shumë ngjarje që zhvillohen në zona të ndryshme të Londrës, si në parkun Greenwich, në qendër të Londrës, në Whitehall, në paradën me kuajt mbretërorë dhe në Hyde Park. Do të ketë mjaft ueshëm aktivitete në Londër dhe jo vetëm këtu në Stratford. Ky është një park i mrekul-lueshëm dhe njerëzit kanë për të pëlqyer lumin dhe pamjen. Mjaft on të jesh këtu, të shohësh garat në ekrane të mëdha dhe nuk ke nevojë për të patur një biletë për të qenë brenda në stadium. Do të ketë shumë gjëra për argëtimin e njerëzve.”

Reagojnë shoferët londinezë të taksive

Diçka tjetër që ka inatosur londinezët është edhe rezervimi i disa kor-sive vetëm për personat VIP dhe zyrtarët Olimpikë, të cilët duhet të lëvizin nga njëri vend në tjetrin. Shoferët londinezë të taksive janë të inatosur pasi u është ndaluar përdorimi i korsive ZIL, një veprim i cili sipas tyre do t´u dëmtojë biznesin. Steve McNamara është zëdhënës i Shoqatës së Taksive të Licensuara të Londrës. “Lojërat Olimpike do të na dëmtojnë shumë. Përdorimi i plotë i korsive ZIL, apo itinerari i Rrjetit Olimpik është shqetësimi i parë. Ata po krijojnë korsi të ndaluara pothuajse në të gjithë rrugët kryesore të Londrës. Mendoj se janë rreth 61 km. Ne nuk mund të përdorim këto rrugë edhe në orët më të ngarkuara me trafi k dhe në jemi shumë të inatosur me këtë.”

Shumë vetë këtu shpresojnë se në momentin që Lojrat Olimpike do të nisin së shpejti, londinezët do të përfshihen nga shpirti i garës dhe do të ndjehen pjesë e lojrave edhe pa patur një biletë. Por ka ende disa pyetje se si do të jetë kjo verë Olimpike, që nga ata pa bileta deri tek ata që do tu ndryshojë rrënjësisht jeta e përditëshme.

Sportistët shqiptarë në “Londër 2012”

1) Majlinda Kelmendi, xhudo, pesha 52 kg2) Romela Begaj, peshëngritje, pesha 58 kg3) Briken Calja, peshëngritje, pesha 69 kg4) Daniel Godelli, peshëngritje, pesha 69 kg5) Hysen Pulaku, peshëngritje, pesha 77 kg6) Endri Karina, peshëngritje, pesha 94 kg7) Klodiana Shala, atletikë8) Luiza Gega, atletikë9) Noel Borshi, not10) Sidni Hoxha, not11) Adriatik Hoxha, atletikë12) Arben Kuçana, qitje, pistoletë

LOJRAT OLIMPIKE LOJRAT OLIMPIKE LONDËR 2012LONDËR 2012

Page 21: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

21

Deklaratat tuaja për riv-lerësimin e fi gurave historike dhe të vetë historisë, zoti Kryemi-nistër, kanë ngjallur jo pak rea-gime e debat publik. Ju jeni aku-zuar për revansh. Pyetja ime është e drejtpërdrejtë: revansh në emër të kujt, në rast se ka dhe a është revanshi qëllimi juaj?

Së pari, vlerësoj të gjithë ata që angazhohen në një debat, analizë e shqyrtim të historisë në kuadër të 100-vjetorit të datëlindjes së Shqipërisë së sotme. Th irrja ime ka qenë e mbetet: Të bëjmë gjithçka për ta shndërruar këtë 100-vjetor në piedestalin e të vërtetave tona kombëtare në këto 100 vite. Ne kemi ardhur në 100-vjetor si një komb, i cili për 45 vjet ishte me histori të falsifi kuar apo të ndaluar dhe kam kënaqësi që edhe ata, të cilët për arsye strikt politike aktuale, vërsulen e më atribuojnë gjëra që nuk i kam thënë, por të paktën po i afro-hen të vërtetave që duhet të da-lin. Unë nuk i kam kërkuar kujt, kurrë, të shkruajë këtë apo atë, për historinë e vendit dhe nuk e bëj këtë. Por ata, të cilët mendojnë se Kryeministri i vendit nuk mund të fl asë për historinë e vendit të tij, janë qesharakë, për të mos thë-në më shumë. Unë u them këtyre zotërinjve se historia dhe poli-tika janë binomi më i pandarë. Historia është veprimi politik i djeshëm, sikundër politika është veprimi historik i sotëm. Natyr-isht kanë identitete të ndryshme. Njëra është përshkrim, tjetra vep-rim. Këtyre zotërinjve, që u duket se po jua prekin pavarësinë, ju garantoj se asgjë nuk mund të më pengojë, qoft ë si Kryeministër, in-telektual apo qytetar, për të mos mbrojtur ato të vërteta që besoj. Ne erdhëm si komb me histori të ndaluar, me histori të falsifi kuar. Ne kemi përgjegjësi para vetes, por, mbi të gjitha, para fëmijëve tanë, të mësojmë të vërtetat. Nuk ka diskutim që kjo Shqipëri është bërë nga patriotët.

Ata që e kanë dashur e kanë bërë këtë vend dhe pa dashuri-në, përkushtimin e sakrifi cën e tyre, ky vend nuk do të ishte sot, 100-vjeçar. Por kjo nuk mund të na pengojë të shohim të gjitha dritëhijet e historisë sonë. Kam pasur e kam qëndrim të palëkun-dur ndaj luft ës nacionalçlirimtare, si një ndër faqet më të ndritura të historisë sonë, por ata që duan të mohojnë aspektet e saj vël-lavrasëse, që duan të mohojnë fi -nancimin e kontributin e aleatëve të mëdhenj, në radhë të parë të Britanisë së Madhe, në këtë luft ë, ata vazhdojnë melodinë e vjetër hoxhiste. Ata, të cilët duan ta sho-hin historinë me gjyzlykët e hox-hizmit, harrojnë se ato janë me syzet e falsifi kimit. Jam jashtë çdo lloj idealizmi dhe idealizimi dhe unë them se ky 100-vjetor nuk është një panair lavdie dhe nuk mund të jetë, sepse kështu e kemi pasur të shkuarën. Por duhet të jetë një 100-vjetor analize. Ideja

se Berisha po nxjerr në pah fi gura nga veriu e Kosova është thellë-sisht e kryekëput antikombëtare. Nëse dikush mendon se veriu e Kosova duhet të përjashtohen nga historia kombëtare, nuk ka qëndrim më antikombëtar se ky. Unë jam i bindur se Enver Hoxha e përjashtoi Ahmet Zogun se ishte nga Mati. Jo! Por sepse ai e errësonte çdo ditë, pushtetin e tij mizor dhe e kërcënonte. Hoxha bëri gjithçka për të hedhur një mal shpifj esh e trillimesh ndaj tij e luft ëtarëve që vazhduan luft ën dhe ne duhet të themi se ishin agjentë të këtij apo atij. Të themi se Enver Hoxha, i cili bëri gjithçka për ta shndërruar Shqipërinë në Republikë të 7-të Jugosllave, nuk bëri këtë, por e bëri Abaz Kupi se u thirr nga Stambolli në Beograd, për t’u mbështetur në rezistencën e tij të armatosur.

Historia duhet të gjykohet në kontekstin e kohës e të rretha-nave. Nuk kam kritikuar kurrë, Enver Hoxhën pse bashkëpunu-an me jugosllavët. Aspak, se në atë periudhë ushtria çlirimtare jugosllave ishte ushtria partizane më e fuqishme e Europës dhe kjo nuk mund të mohohet. Por ka qenë tradhti e vërtetë kom-bëtare qëndrimi i tij ndaj aktit të Bujanit, ku u fi rmos që çështja e Kosovës të zgjidhej pas luft ës, me plebishit dhe ky e grisi. Ka qenë makabritet qëndrimi i tij ndaj genocidit të shqiptarëve dhe Masakrës së Tivarit, ka qenë anti-kombëtar qëndrimi i tij ndaj na-cionalistëve që luft uan dhe shpalli armiq, burra, tribunë të vërtetë të lirisë së shqiptarëve. Pretendoi se Kryeziu ka qenë bashkëpunëtor i jugosllavëve, por e vërteta është Kryeziu dhe kryezinjtë kanë pa-sur rol vendimtar në shpalljen e pavarësisë në Vlorë. Është i ati i tij që mbrojti më shumë se kushdo tjetër qeverinë e Vlorës dhe u për-lesh me falangat e verioepirotëve të Spiro Milos në Himarë e zona të tjera. Historinë duhet ta themi! Luft ëtarët e lirisë të kësaj njësie nuk ishin një brigadë. Ata ishin gjithsej 300 vetë dhe një pjesë e tyre përfunduan në një pus, të ekzekutuar të gjithë nga Fadil Hoxha dhe Enver Hoxha. Ata ishin burra që luft uan katër vjet dhe u angazhuan në një seri operacionesh kundër armikut. A duhet të heshtim?!

I gjithë pretendimi se Kryem-inistri po përzihet në histori, në fund të fundit, ka avokatinë për të mbrojtur dogmën hoxhiste të mashtrimit të historisë. Unë nuk jam për idealizimin e historisë. E kam theksuar dhe e theksoj se eliminimi i kundërshtarëve politikë nga Ahmet Zogu është

shumë e rëndë, e pafalshme. Disa prej tyre kanë qenë njerëzit që kam admiruar e admiroj më shumë, por e vërteta është se edhe ata donin ta vrisnin e po komplo-tonin në mënyrën më të vendosur kundër tij, por sërish nuk duhej t’i vriste. Kur thotë Kryeministri se ‘24-a ishte grusht shteti, reagojnë në mënyrën më të fuqishme, por kur e pranon edhe vetë Noli se ishte grusht shtetit, këtë e fshe-hin, e falsifi kojnë.

Atëherë do t’i bëjmë elozhe grushtit të shtetit?! Noli është gjeni. Në letrat shqipe, nuk ka njeri që të kem lexuar e ta dua më shumë se Nolin. Por jo në politikë! Të mos ngatërrojmë puçistin me autorin e “Albumit”, themeluesin e Kishës Autoqefale me puçin e ‘24-s. Duhet të jemi njerëz të emancipuar e të nxjerrim të vërtetat siç janë. Së fundi ka lin-dur një tjetër debat, mbi numrin e dëshmorëve. Nuk e di sa është, por e sigurtë është se shqiptarët kanë luft uar me vendosmëri të madhe në Luft ën e Dytë Botërore dhe me luft ën e tyre kanë ngjallur admirim të madh.

Por një mënyrë për të poshtëruar të vdekurit është të shpallësh martirë ata që nuk janë, të shpallësh dëshmorë një numër fi ktiv. Shqiptarët e dinë mirë sa u vranë në fshatin, qytetin e rrethin e tyre. Por del e trillon për qël-lime paranojake. Dikush mund të thotë se e bëri për interesa, por absolutisht jo, sepse luft a ishte e tëra e regjistruar nga ata, të cilët trajnonin, pajisnin e fi nanconin këtë luft ë. Kudo, në çdo njësi ishin vendosur ofi cerë britanikë. Mbi 140 aviatorë e ofi cerë të Forcave Ajrore britanike kanë rënë në Shqipëri. Ofi cerë të gradave më të larta kanë lënë jetën në Shqipëri. Kjo nuk dot thotë aspak se luft ën e bënë ata, pasi luft ën e bënë shq-iptarët, por ndihma e tyre ishte je-tike dhe mohimi i këtij fakti është një nga faqet më të zeza të atyre që shkruan e fshehën historinë. Të përdorësh qëndrime të qever-isë britanike për të justifi kuar akte të caktuara - ndërkohë që Londra ishte kryeqyteti i luft ës. Po të lexoni letrat e ish-ministrit të Jashtëm të asaj kohe, Çërçilli thotë se nëqoft ëse Shqipëria do të ishte pushtuar nga Italia, pasi Britania e Madhe i shpalli luft ë asaj, - kur u pushtua Shqipëria nuk reagoi kush, të gjitha fuqitë e mëdha perëndimore të asaj kohe e bekuan atë pushtim me heshtje, kjo është e vërteta - Mbreti Zog do të ishte pritur me pompë të madhe, siç u pritën mbretërit e tjerë që ikën dhe u erdhën në Londër. Mbreti nuk pranoi kush-tet, nuk kapitulloi dhe kjo është e

njohur. Çfarë leverdie ka që sot të ruajmë falsitetin historik e të mos nxjerrim të vërtetën, apo të bëjmë insinuata absurde se Berisha do të nxjerrë Zogun mbi Ismail Qema-lin.

Ndërkohë që dy janë fi gura të pakrahasueshme. Ismail Qemali është themelues i pavarësisë. Kjo është më e pakundërshtueshmja, por nuk e lanë, për të mos thënë se e përzunë. Ai (Ismail Qemali) nuk erdhi me qëllim që të ikte nga Shqipëria, përkundrazi, vuri bazat e një pushteti në kushtet më të vështira, me kurajë mbin-jerëzore. Aventurierë shqiptarë, në bashkëpunim me të huajt, bënë që të largohej. Edhe Zogun e detyruan të largohej, i bënë puç, por ai u kthye. Unë mendoj se historia duhet të rishkruhet e të vërtetat të dalin edhe kur janë të hidhura. Është shumë e papran-ueshme për një komb që kryetari i Kongresit të alfabetit, që i dha alfabetin latin gjuhës sonë, të jetë mohuar në këtë mënyrë, siç është mohuar Mit’hat Frashëri. Ndërkohë që emrin e një djali të ri, patriot i fl aktë, i cili la studi-met në Itali e kthye në vend për të luft uar, por u vra dhe nuk ia doli dot të bëhej as udhëheqës brigade, as udhëheqës batalioni dhe as udhëheqës çete, e mbajnë dhjetëra rrugë e objekte në vend. Ky qëndrim është i qytetëruar. Kjo ndodh për dy arsye.

Së pari, një mik i imi më tho-shte se kisha të drejtë, por po të shkruante këto, ku do të shkonin ato mijëra faqe që kishte shkruar më parë. I përgjigjem: i shkruaj prapë, kush të pengon. Në të kundërt do të të mbeten si blozë në dritën e së vërtetës.

Së dyti, i sponsorizon shoqja Nexhmije, e cila vazhdon me an-gazhim e përkushtim të madh të mbrojë aktet barbare e mizorinë e saj e të shoqit të saj.

-Shqipëria ka marrë kryes-imin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Cilat janë prioritetet e Presidencës shq-iptare?

Ne kemi marrë kryesinë e rad-hës dhe kemi përcaktuar si moto “Të bashkuar në diversitet”. Ne besojmë se mund të japim kon-tributin tonë nën këtë moto. Një moto që është e vlefshme për Evropën, por edhe më gjerë. Ne jemi një komb plurifetar, por do të thosha me një virtyt të shkëlqy-er, që konsiston në respektimin e besimit të tjetrit, me të cilin ne mund të kontribuojmë. Çështja e rinisë do të jetë çështje tjetër. Gjithashtu, vazhdimi i reformave që ndërmori presidenca britanike lidhur me Gjykatën e Strasbur-gut. Një drejtim tjetër do të jetë

përpjekja për të afruar vendet e Pranverës Arabe me Këshillin e Evropës, në mënyrë që ata të mund të përfi tojnë nga eksper-tiza e shkëlqyer që institucioni më i vjetër demokratik i Evropës së pasluft ës disponon dhe është shumë pozitive që ato po bash-këpunojnë ngushtë. Komisioni i Venecias, që pa diskutim është lider në hartimin e Kushtetutave dhe ligjeve të tjera, po punon me to. Po kështu departamente të tjera të Këshillit të Evropës kanë eksperiencë shumë të mad-he që mund t’jua ofrojnë këtyre vendeve. Duke e konsideruar një privilegj të madh që, në 100-vje-torin e Pavarësisë së saj, Shqipëria, një prej demokracive më të reja të kontinentit, kryeson tempullin më të vjetër të demokracisë ev-ropiane. Kjo ka një simbolikë të jashtëzakonshme për Shqipërinë e shqiptarët.

- Ju thoni se kriza ekonomike nuk e ka përfshirë ekonominë shqiptare, por është e pranishme në Europë. Për të shmangur paso-jat e saj, keni parashikuar politika favorizuese për biznesin kryesisht atë të vogël, si pjesë e rëndësishme e ekonomisë, për mos i falimen-tuar këto biznese?

Unë besoj se Shqipërinë nga kjo krizë, e cila ka qenë kriza më e stuhishme dhe më e fuqishme që nga vitet ‘30 të shekullit që shkoi, e ka mbrojtur modeli ekonomik që ne vendosëm. Model, i cili ka si parim kryesor: mbështetjen maksimale të biznesit. Në këtë kontekst, dua ta theksoj se të gjitha reformat që ne ndërmar-rim kanë parasysh para së gjitha e mbi të gjitha, biznesin. Ne kemi vendosur disa nga praktikat më moderne që ekzistojnë në Eu-ropë, në raport me biznesin. Ne kemi vendosur barrën fi skale më të lehtë. Por kemi potenciale të tjera të mëdha, që pa diskutim do të shpalosen. Jam plotësisht da-kord që ky biznes është i vogël në xhiro, por është shumë i madh për vendin, është punësuesi kryesor e kjo jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të zhvilluara. Ne do të bëjmë gjithçka për të dhe për biz-neset e tjera. Dallimi është se para gogolit të taksës marksiste, do të jenë masat që do të zgjerojnë më tej lirinë fi skale. Nëqoft ëse ka një faktor që e ka sjellë botën në këtë krizë të tmerrshme është evazioni i madh fi skal, i diktuar nga taksa progesive.

Unë i besoj shumë kësaj. Ndaj, më tej do të kemi masa të tjera lehtësuese, por po pres që kundërshtari të shpallë taksën e tij marksiste dhe nivelin e saj, në mënyrë që t’i përgjigjemi me stimulin e lirisë fi skale.

Jo heshtje ndaj falsifi kimit të historisëTradhti kombëtare e Hoxhës, qëndrimi ndaj aktit të Bujanit

Page 22: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

22

Nga Telnis Skuqi

TEPELENË – Çfarë zh-gënjimi mund të ndjejë njeriu, kur jeton me dy pllaka guri, të fl akura 40 vjet më parë në kinoteatrin e qytetit të Tepele-nës dhe askush të mos ta dijë që ato janë një pjesë e dësh-misë së historisë 500- vjeçare të kombit tonë.Një përjetim të tillë ka ndjerë drejtori i ri i qendrës kulturore të qytetit të Tepelenës, Gentian Sala, një muaj më parë, kur teksa sis-temonte objektet e muzeut, zbuloi fare rastësisht dy pllaka guri, me vlerë historike.

“Ishin plurosur në një cep të muzeut. Në fi llim i kujtova gurë të thjeshtë, të shkëpu-tura nga godina, por kur nisa pastrimin, çfarë të shikoje. Të dyja pllakat ishin të shkruajtur në gjuhën osmane, që datonin në periudha të ndryshme kohe, njëra rreth viteve 1500,

Dy pllaka guri ku zbulohen 500 vite historitjetra rreth në vitin 1800”, thotë Sala.

Sala në fi llim pyeti cicero-nen, nuk morri asnjë pwrgjigje, pastaj kontrolloj kartelat e in-ventarit, nuk ishte shkruajtur asnjë gërmë pwr tw, në fund mendoi të thërrasë myft iun e qytetit, ai e la pa fj alë.

“Fatmirësisht, myft iu Ar-din Hoxhllaku, ishte arsimuar në Turqi. Fal tij u arrit të dë-shifrohen të dyja pllakat. Njëri objekt i dedikohet një ofi ceri të lartë të ushtrisë së Ali Pa-shë Tepelenës, ndërsa tjera fet për luft ën e Prevezes, që është zhvilluar 500 vjetë më parë në Veri të Greqisë së sotme”, shprehet Sala, ndërsa saktëson se guri 200 vjeçar ka përmasa 38 x 24 cm, ndërsa gurri 500 vjeçare 38 x 33 cm.

Sala specifi kon se guri 500 vjeçarë ka një mbishkrim të vjetër osmanishte, të vështirë për të kuptuar nga turqit e

sotëm dhe kërkon kohë për t’u saktësuar.

“Fatkeqësisht, një pjesë e pllakës 500 vjeçare është dëmtuar dhe kuptimi i fj alës nuk është i plotë. Ndërsa pl-laka 200 vjeçare pothuajse është e origjinale dhe është arritur të dëshifrohet”, speci-fi kon Sala, ndërsa nënvizon se fal dashamirësve të kulturës tashmë pllakat ndodhet pranë muzeut. “Presim me padurim që këto dy objekte të rradha t’i nënshtrohet një studimit të plotë dhe më pas të ekspo-zohen pranë muzeut e Tepele-nës”, shton Sala.

Për të, ky zbulim i rradhë nuk i përket vetëm Tepelenës, por gjithë kombit.

Auron Tare, studiues, thotë se dy pllakat e gurit që u zbu-luan një muaj më parë dhe, që secila peshojnë mbi 10 kg, tashmë janë dërguar në Qen-drën e Studimeve Orientale

në Universitetin e Venecias (Itali), ku edhe është bërë dë-shifrimi i tyre dhe zbardhja e përmbajtjes së shkrimeve.

“Profesorët italianë që kanë punuar me deshifrimin e mbishkrimit thotë se pllaka afro 500 vjeçare është shkrua-jtur nga një pjesëmarrës në një ndër beteja mes Venedikut e Osmaneve që është zhvilluar në Prevezë. Pllakata e dytë, është akoma më e rëndësishme, duke sjellë në këtë mënyrë një dokument autentik se kjo ush-tri ka qenë e pavarur nga Porta e Madhe”, tregon Tare.

Tare shpjegon se në pl-lakën mbi 200 vjeçare lexohet: “Huwel baki / Bir Merd idi ba-hadir / Dunyada misli Nadir / Tepedelenli Ali pasha / Efen-dimizin Binbasisi (Ai është i pavdekshëmi / ishtë një trim hero / në botë është shembulli i rrallë / Ali Pashë Tepelena / ofi cer i zotëriut tonë). Ndërsa

në pllakën mbi 500 vjeçare lex-ohet: “Allah ej vezir-i kâmgâr / devlettir ki der ceng-i ibtidâ / hususa bunxha gevherleri dhuhûr / Aferin sad aferin…/ Breveze-i körf(ezi) / Ahmed-i Muhtar… (…Zot o vezir i lum-tur / Është lumturi që të fi l-losh një luft ë / Në veçanti nga gjithë diamante që dallin në pah/ Të lumtë 1000 herë të lumtë / në gjirin e Prevezes/ profeti muhamed…/).

Më tej, Tare saktëson se mbishkrimet osmane ende nuk janë çertifi kuar zyrtarisht nga studiuesit, por pllakat janë një provë për historianët që studiojnë Perandorinë Os-mane.

“Kjo është një provë auten-tike që vërteton se ushtria e Ali Pashës Tepelenës ka qenë krejtësisht e pavaruar nga Por-ta e Madhe. Ky është një fat i madh për arkivin e një kombi”, përfundon Tare.

Page 23: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

23Nga Telnis Skuqi

GJIROKASTËR – Një turiste gjermane, rreth një muaj më parë, më ka habitur me qëndrimin e saj “pro” mje-disit. Më kujtohet si tani, ishte fundjava e parë e muajit maj, kur turistja kishte ardhur për të vizituar qytetin e Gjirokas-trës dhe do qëndronte dy ditë, së bashku me të dashurin e saj.

Vendosën të blejnë. Shkuan në supermarket, që ndodhet në lagjen “18 shtatori”, qendra kryesore e qytetit, bënë pazar, blenë ujë, si dhe disa ushqime të lehta për t’i konsumuar gjatë qëndrimit të tyre. Në fakt, ajo që më çuditi më shumë ishte refuzimi për të futur ushqimet në qeset e plasmasit.

“Ju lutemi, nuk keni karton letre, plasmasi është i dëmshëm për shëndetin tim”, tha në ang-lisht turistja gjermane.

Shitësja u bë fl akë e kuqe, nuk e donte veten, u turpërua, por nuk kishte çfarë të bënte.

Administratori i supermar-ketit që mbikqyrte punën u largua në fshetësi, çfarë t’i tho-shte klientes së huaj.

E gjetur e papërgatitur, shitësja më kot u mundua të “qetësonte” konsumatoren e veçantë. Ajo e dinte që “klienti ka gjithmonë të drejtë”, por fatkeqësisht, ky shërbim ofro-het në Shqipëri. Konsumatorët që i trasportojnë ushqimet nga supermarketi në shtëpi me qese plasmasi, nuk kuptojnë se sa antihigjenike është për ta.

- Ne kështu shërbejmë, u përgjigj shitësja.

- Çfarë, ju nuk ofroni këtë

shërbim? – tha e habitur tur-istja, duke u larguar me ushq-imet që i mbante në dorë.

Ky reagim befasoi blerësit që prisnin rradhë. Disa e mirëpritën këtë “incident”, disa të tjerë e morrën në “mbrojtje” shitësen. “Ne shqiptarët jemi mësuar të përdorim qese plas-mani vend e pa vend, kur fare mirë torbat e dikurshme janë më higjenike”, tha Violeta K., mësuese e letërsisë, për të qetë-

“Të dashuruar” pas plasmasit

suar situatën.Në Gjirokastër, plasmasi

është ambalazhi më i përdo-rur nga konsumatorët, por kjo është e keqja më e vogël për qytetin e gurtë.

Shtatë, nga dymbëdhjetë lagjet e Gjirokastrës janë “push-tuara” në plasmaset e hedhura kudo. Fatkeqësisht edhe buka, tregtohet me qese plasmasi. Vetëm tre, nga njëzetë fur-rëpjekës, mbështjellin bukën

me letër, ndërsa pjesa tjetër e tregëton atë me qese.

Vjollca M., administra-tore e një marketi, në qyte-tin e Gjirokastrës, thotë se bukëpjekësit bëjnë sikur nuk e kuptojnë interesin e konsuma-torit.

“Pavarësisht se në fi l-lim në këtij viti qeveria ven-dosi një ligj për tregëtimin e bukës, pronarët e ofrojnë këtë produkt të konsumit të përditëshëm me plasmas. Disa konsumatorë janë ndërgjegjë-suar, por pjesa më e madhe e tyre pëlqejnë bukën me qese”, tregon Vjollca.

Sipas saj, institucionet e specializuara, që janë të de-tyruar me ligj të mbrojnë in-teresin e konsumatorit, vetëm vëzhgojnë, nuk ndërhyjnë për të përmirësuar cilësinë e tregëtimit të bukës. Vjollca thekson se konsumatori e ka të vështirë të ndryshoj mentalite-tin. Ata janë mësuar se çdo mall që blihet duhet të futet në qese plasmasi.

“Kjo histori duhet të marrë fund. Kam tentuar disa herë të zëvëndësoj plasmasin me letrën, por konsumatorët mar-

rin inat, largohen, kujtojnë se unë kursej qesen”, shpje-gon Vjollca.Për të, gjëja më e rëndësishme për të ndryshuar mentalitetin e konsumatorëve është taksimi i mallit të rrezik-shëm.

“Kur dihet se plasmasi kërkon mbi 70 vjet të ricik-lohet, lind e drejta që çdo qeveri të vendosi një taksë të drejtpërdrejtë për biznesin dhe konsumatorit”, thotë Vjollca, duke shtuar se, prodhimi dhe tregëtia e plasmasit është bi-znes dhe si e tillë duhet të kon-siderohet.

Gjatë 20 viteve të fundit, plasmasi është kthyer në një fenomen shqetësues për mje-disin dhe dikush duhet të mbaj përgjegjësi, por fatkeqësisht, konsumatori e konsideron këtë produkt më të rëndësishëm se buka.

“Për konsumatorin, plas-masi është bërë pjesë e jetës. Ata janë “të dashuruar” me të. Ky mentalitet duhet zhdukur dhe shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht me masat e tij, pasi ky produkt është i dëmshëm për jetën tonë dhe atë të fëmi-jëve tanë”, përfundon Vjollca.

Page 24: Nr. 20

Nr. 20 - GUSHT 2012

24