NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të...

14
New York State Education Department Office of Bilingual Education and World Languages NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE NË SHTETIN E NJU JORKUT ALBANIAN

Transcript of NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të...

Page 1: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

New York State Education Department Office of Bilingual Education and World Languages

NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE NË SHTETIN E NJU JORKUT

ALBANIAN

Page 2: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

I dashur prind/kujdestar,

Zyra e Arsimit Bilingual dhe Gjuhëve të Botës në Departamentin e Arsimit të Shtetit të Nju Jorkut përpiqet t’i ofrojë nxënësve me gjuhë amtare të ndryshme nga anglishtja barazi dhe cilësi të shkëlqyer në arsim. Nëse gjuha e fëmijës tuaj është e ndryshme nga anglishtja dhe ai ose ajo po mëson, apo është gati të fillojë të mësojë anglisht, fëmija juaj po bëhet bilinguist. Përgëzime! fëmijët bilinguist kanë asete dhe avantazhe. Ata i presin mundësi të shkëlqyera. Departamenti i Arsimit i Shtetit të Nju Jorkut e vlerëson shumë bilinguizmin dhe përpiqet të ofrojë mjediset më të mira në mënyrë që fëmija juaj të zhvillojë potencialin e tij/saj gjuhësor.

Ne ju ftojmë të mësoni në lidhje me programet arsimore të disponueshme për studentët e sapo regjistruar me gjuhë amtare apo parësore të ndryshme nga anglishtja, të cilët kanë nevojë për mbështetje në arritjen e zotërimit të gjuhës angleze. Këta nxënës quhen Nxënës të Gjuhës Angleze “English Language Learners (ELL-të)” ose Nxënës Shumë-gjuhësh “Multilingual Learners (MLL-të)”. Ne e kuptojmë që këtë fëmijë nuk po zhvillojnë vetëm aftësi të gjuhës angleze, por po mësojnë nga të dy dyja kulturat ose, në disa raste, po kthehen në fëmijë shumë-gjuhësor.

Me mbi 200 gjuhë të folura brenda kufijve të tij, Shteti i Nju Jorkut është një ndër vendet me larmishmërinë më të madhe kulturore dhe gjuhësore. Zotërimi i më shumë se një gjuhe nga nxënësit tanë është ndër asetet më të vyera të tyre. Si rrjedhim, programet arsimore për ELL-të në mbarë Shtetin e Nju Jorkut priren të fokusohen te gjuha amtare ose parësore si një burim për të siguruar që të gjithë nxënësit të jenë në gjendje të shkëlqejnë nga ana akademike.

Në këtë udhërrëfyes do të gjeni informacion se si fëmijët identifikohen si ELL, llojet e programeve të disponueshme për ELL-të, kur mund të dalin nxënësit nga programet dhe shërbimet ELL, dhe si mund të merrni informacion shtesë, materiale dhe burime nga shkollat vendase.

Ne besojmë se prindërit dhe familjet luajnë një rol thelbësor në përcaktimin se cili program përmbushë më mirë nevojat shoqërore, kulturore dhe nevojat akademike të fëmijëve të tyre. Ne jemi entuziast krijojmë partneritet me ju dhe mezi presim të bashkëpunojmë gjatë gjithë procesit.

Ju urojmë një vit akademik të lumtur, të shëndetshëm dhe të suksesshëm!

Me respekt,

Angelica Infante-Green

Ndihmës Komisionere e Arsimit Bilingual dhe Gjuhëve të Botës Zyra e Arsimit Bilingual dhe Gjuhëve të Botës Departamenti i Arsimit i Shtetit të Nju Jorkut

Page 3: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

Pyetje të shpeshta mbi Nxënësit e Gjuhës Angleze (ELL-të) Page 1

Programet në fokus Page 2

Arsimimi bilingual

• Programet e Kalimit në Arsimimin Bilingual Page 2

• Programet Dy-gjuhëshe me Një ose Dy-Drejtime Page 2

Programe të Anglishtes si një Gjuhë e Re Page 3

Mite në lidhje me Nxënësit e Gjuhës Angleze dhe Shumë-Gjuhësor Page 5

A e dini? Fakte në lidhje me Bilinguizmin dhe Arsimimin Bilingual Page 7

Pjesëmarrja në Arsimimin e Fëmijës Tuaj Page 9

Burime për Prindërit e ELL-ve Page 10

PASQYRA PËRMBLEDHËSE

Page 4: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

Si identifikohet fëmija im si Nxënës i Gjuhës Angleze (ELL)/Nxënës Shumë-gjuhësh (MLL)?

Në Shtetin e Nju Jorkut, të gjithë nxënësit e sapo regjistruar dhe ata që regjistrohen sërish pas dy vitesh u kërkohet të plotësojnë një Pyetësor për Gjuhën Amtare (HLQ). HLQ-ja duhet të kryhet në kohën e regjistrimit.

Përmes kësaj ankete, së bashku me një intervistë informale, një mësues i kualifikuar ose një pjesëtar tjetër profesional nga personeli do të mësojë se çfarë gjuhësh përdoren në shtëpi. Nëse anketa dhe intervista tregojnë se një gjuhë ndryshe nga anglishtja përdoret në shtëpi, fëmija juaj duhet t’i nënshtrohet një provimi të gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës Angleze (New York State Identification Test for English Language Learners - NYSITELL)”.

Rezultatet e NYSITELL-it më pas përdoren për të vlerësuar nivelin e gjuhës angleze te fëmija juaj (Hyrës, Zhvillimi, Kalimi, Zgjerimi, Zotërimi). Nëse fëmija juaj fiton pikë aq sa për të hyrë në nivelet: Hyrës (Fillimi), Zhvillimi (Mesatar i Ulët), Kalimi (Mesatar), apo Zgjerimi ( I Avancuar), ai ose ajo do të identifikohet si ELL. ELL-të gëzojnë të drejtën të përfitojnë shërbime të Arsimimit Bilingual (BE) ose të Anglishtes si Gjuhë e Re (ENL). Nëse një nxënës fiton pikë për nivelin e Zotërimit (Ekspert), ai ose ajo nuk identifikohet si ELL.

Rezultatet e NYSITELL-it ndihmojnë mësuesit të përgatiten më mirë dhe t’i shërbejnë më mirë nxënësve të tyre. Mësuesit e përdorin këtë informacion për të identifikuar pikat e forta të një nxënësi në gjuhën e angleze dhe nevojat e tij në dëgjim, të folur, të lexuar dhe të shkrua. Gjithashtu, këto rezultate drejtojnë shkollën në programimin e sasisë minimale të minutave të mësimit të Anglishtes si Gjuhë e Re ( ENL ) që do të ketë nxënësi gjatë një jave.

Procesi i identifikimit duhet të kryhet përpara fillimit të vitit shkollor ose jo më vonë se brenda dhjetë ditëve të para nga regjistrimi i nxënësit.

Niveli Përshkrimi i Nivelit të Zotërimit të Gjuhës Angleze

Hyrja (Fillimi)

Një nxënës në nivelin e Hyrjes është shumë i varur në mbështetjen dhe strukturat për të zhvilluar aftësitë gjuhësore akademike dhe ende nuk përmbush kërkesat linguistike të nevojshme për të treguar zotërimin e gjuhës angleze në kontekste (mjedise) akademike.

Zhvillimi (Mesatar i Ulët)

Një nxënës në nivelin e Zhvillimit është disi i varur në mbështetjen dhe strukturat për të zhvilluar aftësitë gjuhësore akademike dhe ende nuk përmbush kërkesat linguistike të nevojshme për të treguar zotërimin e gjuhës angleze në kontekste (mjedise) akademike.

Kalimi (Mestar)

Një nxënës në nivelin e Kalimit është disi i pavarur për të zhvilluar aftësitë gjuhësore akademike, por ende nuk përmbush kërkesat linguistike të nevojshme për të treguar zotërimin e gjuhës angleze në kontekste (mjedise) akademike.

Zgjerimi (I Avancuar)

Një nxënës në nivelin e Zgjerimit është shumë i pavarur për të zhvilluar aftësitë gjuhësore akademike dhe i përafrohet kërkesave linguistike të nevojshme për të treguar zotërimin e gjuhës angleze në kontekste (mjedise) akademike.

Zotërimi (Ekspert)

Një nxënës në nivelin e Zotërimit përmbush kërkesat linguistike të nevojshme për të treguar zotërimin e gjuhës angleze nëkontekste (mjedise) akademike. Ai ose ajo nuk është një ELL.

PYETJE TË SHPESHTA MBI NXËNËSIT E GJUHËS ANGLEZE (ELLtë)/NXËNËSIT SHUMË-GJUHËSH (MLL-të)

1 A Guide for Parents of English Language Learners in New York State

Page 5: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

Programet në fokus

Cilat janë programet e disponueshme për Nxënësit e Gjuhës Angleze?

Aktualisht, Shteti i Nju Jorkut ofron dy modele programesh të aprovuara për ELL-të në shkollat shtetërore të distriktit:

1. Arsimimi Bilingual • Programi në Arsimimin e Kalimit Bilingual (TBE) • Programet Dy-gjuhëshe me Një ose Dy-Drejtime (OWDL/TWDL)

2. Programi i Anglishtes si një Gjuhë e Re (ENL) Program (e njohur më përpara si Anglishtja si Gjuhë e Dytë ose ESL)

Të dyja modelet e programeve mbështesin arritjet akademike të ELL-ve, por koha e mësimdhënies në gjuhën amtare ose parësore dhe në anglisht ndryshon në secilin nga modelet. Familjet mund të zgjedhin që fëmija i tyre të marri pjesë në Arsimimin e Kalimit Bilingual, Programet Dy-gjuhëshe me Një ose Dy-Drejtime, ose në programin e Anglishtes si Gjuhë e Re. Nëse këto programe nuk janë të disponueshme në shkollën lokale, mund të kërkoni transferimin në një shkollë tjetër që ofron programin që ju keni përzgjedhur. ELL-të në programin Arsimimi i Kalimit Bilingual ose në programin Dy-gjuhësh me Një ose Dy-Drejtime janë përcaktuar të kenë të njëjtën sasi njësish specifike leksionesh ENL sa dhe nxënësit në modelin ENL. Minimalisht, ELL-të janë të detyruar të marrin leksione ENL-je. Për shumë informacion, vizitoni: http://www.p12.nysed.gov/biling/docs/Nowithdrawaloptionmemo.pdf

Arsimimi Bilingual

Arsimimi i Kalimit Bilingual

Programet e Arsimimi të Kalimit Bilingual i ofrojnë nxënësve të së njëjtës gjuhë amtare/parësore mundësinë për të folur, kuptuar, lexuar dhe shkruar në anglisht ndërkohë që vazhdojnë të mësojnë lëndët akademike në gjuhën e tyre amtare/parësore. Gjuha amtare/parësore e nxënësve përdoret për t’i ndihmuar ata të përparojnë nga ana akademike në të gjitha lëndët ndërkohë që mësojnë anglisht. Qëllimi i Programit TBE është t’u ofrojë nxënësve mundësinë për të kaluar në një klasë njëgjuhëshe anglishteje pa mbështetje shtesë sapo ata të kenë arritur nivelin e zotërimit të gjuhës. Edhe pse sasia e leksioneve në gjuhën angleze do të shtohet me kalimin e kohës, në një program TBE, do të ketë gjithmonë leksione dhe mbështetje në gjuhën amtare/parësore, duke iu dhënë nxënësve mundësinë për t’u zhvilluar bilingualisht.

Programet Dy-gjuhëshe me Një ose Dy-Drejtime

Këto programe janë hartuar për të ndihmuar folësit vendas dhe jo-vendas të gjuhës angleze të arrijnë bilinguizmin (aftësinë për të folur rrjedhshëm dy gjuhë), edukimin dy gjuhësor (aftësia për të lexuar dhe shkruar në dy gjuhë), aftësitë ndërkulturore dhe aftësitë akademike të barabarta me ato të nxënësve që nuk janë në programet ELL. Programet Dy-gjuhëshe me Një ose Dy-Drejtime përbëhen kryesisht nga nxënës që vijnë nga e njëjta gjuhë amtare/parësore dhe/ose nga i njëjti formim. Mësuesi jep leksione si në gjuhën angleze ashtu edhe në gjuhën amtare/objektiv*.

Programet Dy-gjuhëshe me Një ose Dy-Drejtime përfshijnë si folësit vendas të gjuhës angleze ashtu edhe ELL-të. Mësuesi ose mësuesit japin leksione si në anglisht ashtu edhe në gjuhën amtare/parësore. Në shumicën e Programeve Dy-gjuhësore, nxënësit e marrin gjysmën e leksionit në gjuhën amtare/parësore ose dhe pjesën e mbetur në gjuhën objektiv. Në varësi të modelit, përqindjet e leksioneve në gjuhën amtare/parësore dhe asaj angleze do të ndryshojnë. Për shembull, në një model 90%-10%, një pjesë e madhe e leksioneve do të jetë në gjuhën angleze dhe do të rritet me kalimin e kohës derisa të arrijë në 50%-50%. Synimi i këtyre programeve është zhvillojë arsimimin dhe zotërimin e gjuhës angleze dhe gjuhës amtare/parësore.

* Gjuha objektiv është gjuha e dytë që mësohet.

PYETJE TË SHPESHTA MBI ELL-të/ MLL-të (vazhdon)

New York State Education Department Office of Bilingual Education and World Languages 2

Page 6: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

A do të mësojë fëmija im anglisht nëse ai përdor kaq shpesh gjuhën amtare?

Shqetësimi më i zakonshëm është që nxënësit do të ngatërrohen kur mësojnë në dy gjuhë. Studimet e kryera prej më se 30 vjetësh kanë treguar në mënyrë të përsëritur që nuk ka asnjë konfuzion gjuhësor kur mësojnë në dy gjuhë. Në fakt, përdorimi i gjuhës amtare/parësore është mënyra më efikase për nxënësin për të zhvilluar gjuhën angleze. Përpos kësaj, nxënësit bilingual zhvillojnë një tru elastik dhe një mori aftësish konjitive që i ndihmojnë të mësojnë në mënyra tepër efikase. Në Programet Dy-gjuhëshe me Një ose Dy-Drejtime, gjuha e mësimdhënies është e veçuar, çka do të thotë se nxënësit kanë një kohë të veçantë apo ditë të veçanta për një gjuhë të caktuar. Kur prindërit vizitojnë programet ata e shohin që ky mjedis nuk është konfuz, por në fakt është nxitës i zhvillimit të bilinguizmit te nxënësit. Studimet kanë treguar që deri në moshën 10-vjeçare fëmijët në Programet Dy-gjuhëshe me Një ose Dy-Drejtime mund të performojnë njësoj ose më mirë se folësit njëgjuhësh të anglishtes.

Çfarë lloj leksionesh dhe aktivitetesh duhet të presë nga një Program Bilingual?

Nxënësit i marrin një pjesë të leksioneve të tyre në Anglisht dhe një pjesë në gjuhën e tyre amtare/parësore, por programi mësimor është njëjtë me atë në klasat jo-bilinguale. Nxënësit zhvillojnë njohuri në matematikë, fizikë, artet gjuhësore, shkenca sociale në të dyja gjuhët, në varësi të modelit të programit. Një fëmijë bilingual dhe i edukuar në të dyja gjuhët është në gjendje të dëgjojë, flasë, lexojë dhe shkruajë si në anglisht ashtu edhe në gjuhën amtare/parësore. Aftësitë e një gjuhe transferohen në gjuhën tjetër. Kur një nxënës ka aftësi të forta për të mësuar në gjuhën amtare/parësor, këto aftësi transferohen te gjuha e dytë.

Programet e Anglishtes si Gjuhë e Re

Leksionet në këtë program, të njohur më përpara si Anglishtja si Gjuhë e Dytë (ESL), e vendosin theksin te përvetësimi i gjuhës angleze. Në një program ENL, artet gjuhësore dhe leksionet e lëndëve të veçanta jepen në gjuhën angleze duke përdorur strategji specifike të mësimdhënies ENL. Disa lëndë janë të integruara në orët e mësimit ENL. Nxënësit marrin njohuritë e nevojshme mbi lëndën dhe leksione për zhvillimin e gjuhës angleze, përfshi këtu përdorimin e gjuhës amtare/parësore si mbështetje dhe leksione ELL për të rritur kuptueshmërinë. Orët e integruara ENL jepen nga mësues të certifikuar si në lëndën përkatëse ashtu edhe në ENL, ose nga dy mësues, një i lëndës përkatëse dhe një tjetër i certifikuar për ENL. Në një orë mësimi individuale ENL-je, nxënësit marrin mësime për zhvillimin e gjuhës angleze nga një mësues i specializuar për t’i mësuar Anglishten Folësve të Gjuhëve të Tjera (ESOL) i certifikuar nga NYS, në mënyrë që të arrihet niveli i gjuhës angleze që nevojitet për të arritur sukses në lëndët specifike. Ky program u shërben kryesisht nxënësve të gjuhëve të ndryshme amtare/parësore, gjuha e përbashkët e të cilëve është anglishtja dhe si rrjedhim nuk mund të marrin pjesë në një program bilingual.

Cilat janë dallimet ndërmjet këtyre programeve?

Programet Dy-gjuhëshe përdorin leksione si në të dyja gjuhët dhe synojnë të zhvillojnë arsimimin në të dyja gjuhët. Objektivat parësore të Arsimimit të Kalimit Bilingual përfshijnë zotërimin e aftësive dhe njohurive akademike të përshtatshme për moshën dhe të thjeshtëzojnë procesin e mësimit të anglishtes duke përdorur gjuhën amtare/parësore. Në klasat dhe modelet ENL, mësimdhënia kryhet kryesisht në anglishte, ndërkohë që ofrohet mbështetje në gjuhën amtare/parësore. Ju lutem, referojuni tabelës në faqe pasardhëse, e cila krahason modelet e ndryshme të programeve.

PYETJE TË SHPESHTA MBI NXËNËSIT E GJUHËS ANGLEZE (ELL-të) (vazhdon)

3 A Guide for Parents of English Language Learners in New York State

Page 7: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

Gjuhët e përdorura

Në përgjithësi 50% anglisht dhe 50% në gjuhën amtare ose objektiv ose 90% në gjuhë amtare/objektiv dhe 10% në anglisht, e cila do të rritet derisa të arrijë në 50%-50%. (Përqindja varet nga modeli i programit).

Objektivi Edukimi dygjuhësh dhe bilinguizmi në anglisht dhe në gjuhën amtare/objektiv

Gjuhët e përdorura

Përdorimi i gjuhës amtare/parësore zvogëlohet ndërkohë që rritet përdorimi i gjuhës angleze.

Objektivi Përdorimi i gjuhës amtare/parësore për të vazhduar mësimin e lëndëve ndërkohë që mësojnë anglisht.

Gjuhët e përdorura Kryesisht në anglisht (mbështetje nga gjuha amtare/parësore për të thjeshtëzuar përvetësimin e gjuhës angleze)

Objektivi Të mbështeten ELL-të teksa përparojnë drejt zotërimit të gjuhës angleze

Si mund të mësojë më shumë në lidhje me programet për fëmijën tim?

Në Shtetin e Nju Jorkut, shkollave u kërkohet të zhvillojnë seanca orientimi për familjet e ELL-ve të sapo regjistruar për të informuar prindërit dhe kujdestarët në lidhje me programet e ndryshme ELL të disponueshme në shkollat apo distriktin e tyre. Në seancën e orientimit, do të merrni informacione dhe materiale në lidhje me kurrikulat dhe standardet, si edhe materiale në gjuhën tuaj amtare/parësore në lidhje me programet ELL. Ju do të mund të bëni pyetje në lidhje me shërbimet ELL, me ndihmën e një interpreti, nëse do të jetë e nevojshme. Në fund të seancës së orientimit, ju do të plotësoni Formularin e Orientmit të Prindërit të ELL-së për të konfirmuar që keni informacionin e nevojshëm për të marrë vendime për fëmijën tuaj. Përpos kësaj, ju gjithashtu do të merrni formularin e Vendosjes së Nxënësit ELL që do t’ju lejojë të merrni vendimin përfundimtar në lidhje me shërbimet që do të marrë fëmija juaj. Ky informacion do të jetë i disponueshëm në gjuhën tuaj amtare/parësore.

Kur mund të dalë fëmija im nga programet ELL? Ka katër mënyra se si ELL-të mund të dalin nga statusi ELL:

Klasa K-12 Kur arrijnë nivelin Zotërues/Ekspert në NYSESLAT

Klasa 3-8 Kur arrijnë nivelin e Zgjerimit/I Avancuar në NYSESLAT dhe 3 ose më shumë në provimin Arteve Gjuhësore të Shtetit të Nju Jorkut “NYS English Language Arts (ELA)” në të njëjtin vit.

Klasa 9-12 Kur arrijnë nivelin e Zgjerimit/I Avancuar në NYSESLAR dhe 65 ose më shumë Provimin Regjent në Anglisht në të njëjtin vit.

ELL me aftësi të kufizuara

Një rrugë alternative si metodë vlerësimi do të përdoret për të përcaktuar zotërimin e gjuhës (në pritje të miratimit).

Sapo ELL të ketë dalë nga statusi ELL, ai ose ajo kthehet në një ish-ELL. Ish-ELL-të gëzojnë të drejtën të marrin dy vite shërbime mbështetëse si ish-ELL.

Program i Anglishtes si Gjuhë e Re

Programet e Arsimimit të Kalimit Bilingual Home

Programet Dy-gjuhësore

PYETJE TË SHPESHTA MBI NXËNËSIT E GJUHËS ANGLEZE (ELL-të) (vazhdon)

New York State Education Department Office of Bilingual Education and World Languages

4

Page 8: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

Miti 1: Shumica e ELL-ve kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara (SHBA). Në Shtetin e Nju Jorkut shkojnë në shkollë mbi 215,000 ELL të moshave nga 5 deri në 18 vjeç.

Prej këtyre, 61.5% kanë lindur në SHBA, në bazë të Sistemit të Informimit Civil (SIRS) të Shtetit të Nju Jorkut për vitin 2013-2014.

Miti 2: Në të kaluarën, emigrantët ia dilnin mbanë pa Anglishten si Gjuhë të Re (ENL) dhe orëve të mësimit bilingual. Të jesh bilingual është një vlerë e madhe, pasi kohët kanë ndryshuar. Nxënësit përballen me një treg pune që kërkon arritje më të mëdha arsimore se kurrë më parë. Adoptimi i standardeve të Programit ELA nga Shteti i Nju Jorkut kërkon një nivel gjuhësor të lartë në mënyrë që të diplomuarit të jenë konkurrentë në ekonominë globale. Duke qenë se ELL-të vijnë me njohur të gjuhës së tyre amtare/parësore, arsimtarët duhet të mbështeten te ato njohuri për të zhvilluar më tej njohuritë dhe aftësitë akademike të ELL-ve dhe t’i përgatisin ata për kolegjin dhe karrierën.

Miti 3: Sapo ELL-të mund të komunikojnë në mënyrë sociale në anglisht, atëherë ata janë në gjendje të arrijnë suksese akademike. Ndërkohë që ELL-të mund të përvetësojnë gjuhën shoqërore brenda 3 viteve, mund të duhen deri në 7 vjet që një ELL të arrijë nivelin akademik të zotërimit të gjuhës angleze. Niveli i njohurive dhe edukimit në gjuhën amtare/parësore ndikojnë shkallën e performimit akademik të nxënësve në anglisht.

Miti 4: Kalimi i një provimi të gjuhës angleze si Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës Angleze NYSITELL apo Testi i Arritjeve në Anglisht si një Gjuhë e Dytë nga Shteti i Nju Jorkut (NYSESLAT) do të thotë që studenti është i aftë aq sa duhet për të patur sukses në shkollë. Nxënësit e shkëlqyer në anglisht mund të kenë ende nevojë për mbështetje dhe ndihmë si dhe/ose mbështetje gjatë të nxënit në klasë. Pjesa 154 e Rregullores së Komisionerit i kërkon distrikteve shkollore t’u ofrojnë nxënësve shërbime për dy vjet si ish-ELL pasi të kenë dalë nga programi si ELL. Përpos kësaj, ata mund të vazhdojnë të përfitojnë akomodime për testimin ELL për po ato dy vite që nuk janë më ELL.

Miti 5: Për të patur sukses në shkollë, ELL-të duhet asimilohen nga ana kulturore sa më shpejt të jetë e mundur. Në vend që “të heqin dorë për të fituar”, ELL-të duhet të lidhin ata çfarë ndodhë në klasat e tyre me përvojat e tyre kulturore, në mënyrë që të ruajnë identitetin e tyre ndërkohë që mësojnë kulturën tjetër. Ashtu si me të gjithë nxënësit, mësuesit duhet të përdorin njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vlerësimi i përvojave të ndryshme kulturore në një klasë rrit cilësinë e arsimimit për të gjithë nxënësit. Miti 6: Nëse fëmijët ekspozohen ndaj anglishtes dhe gjuhës së tyre amtare në shtëpi, kjo çon në çrregullime dhe vonesa gjuhësore. Jo, nuk çon në çrregullime dhe vonesa gjuhësore. është e rëndësishme që prindërit t’u flasin fëmijëve në gjuhën që dinë më rrjedhshëm. Truri i njeriut ka aftësi të madhe të mësojë disa gjuhë njëkohësisht. Në fakt , mësimi i dy gjuhëve të huaja në moshë të hershme rrit aftësitë konjitive. Të qenit bilinguist gjithashtu rrit avantazhet akademike dhe ekonomike në ekonominë tonë globale.

Mite në lidhje me Nxënësit e Gjuhës Angleze dhe Shumë-Gjuhësor (ELL/MLL)

5 A Guide for Parents of English Language Learners in New York State

Page 9: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

Miti 7: Nxënësit duhet të nxiten të mos ta përdorin gjuhën amtare/parësore në shkollë. Shkollat në të cilat nxënësit inkurajohen të përdorin gjuhën amtare/parësore mbështetin të nxënit nëpërmjet pjesëmarrjes së nxënësve. Kjo metodë gjithashtu ndikon pozitivisht në vlerësimin që ka nxënësi për veten.

Miti 8: “Zhytja” në anglisht rezulton në një përvetësim më të shpejtë të gjuhës angleze. Mësimdhënia në gjuhën amtare/parësore të nxënësit thjeshtëzon përvetësimin e anglishtes. Fëmijët kanë nevojë për një bazë të fortë dhe të rrjedhshme në gjuhën e tyre të parë për të arritur sukses në gjuhën angleze. Programet dy-gjuhëshe ofrojnë një përqasje efektive në mësimdhënie që mbështet përvetësimin e gjuhës së dytë dhe njohurive bazë dhe ruan gjuhën amëtare/parësore të fëmijës.

Miti 9: ELL-të duhet të mësojnë të lexojnë në anglisht që në fillim. Studimet tregojnë që aftësitë e leximit transferohen nga njëra gjuhë në tjetrën. Nxënësit që në fillim mësojnë të lexojnë në gjuhën e tyre amtare/parësore do të jenë lexues të suksesshëm në Anglisht. Përshtatur nga: Çmitizimi i miteve mbi Nxënësit e Gjuhës Angleze, Shërbimet Kërkimore dhe Arsimore të Mësuesve të Bashkuar të Shtetit të Nju Jorkut, 2015.

Mite në lidhje me Nxënësit e Gjuhës Angleze dhe Shumë-Gjuhësor (ELL/MLL) (vazhdon)

New York State Education Department Office of Bilingual Education and World Languages

6

Page 10: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

Të mëposhtmet janë fakte të bazuara në studime të kryer mbi bilinguizmin dhe arsimin bilingual. Ka shumë përfitime konjitive, shoqërore dhe profesionale nga bilinguizmi:

• Prova nga një mori studimesh sugjerojnë që bilinguizmi përmirëson funksionet e trurit në fusha të tilla si planifikim, zgjidhje problemesh, dhe kryerjen e një sërë detyrash që kërkojnë angazhim mendor.

• Është treguar se nxënësit bilingual kanë aftësi më të madhe për të monitoruar mjedisin dhe për të qëndruar të fokusuar.

• Arsimimi bilingual merr parasysh një gamë praktikash kulturore dhe adapton zhvillimin shoqëror te nxënësit.

• Studentët në programet bilinguale kanë një ndjenjë të fortë identiteti dhe afeksioni për gjuhën e tyre; prandaj, kultura e tyre përfaqësohet dhe respektohet.

• Bilinguizmi është aset profesional. Në një shoqëri gjithmonë e më globale, aftësia për të folur, shkruar në gjuhë të ndryshme vlerësohet shumë në tregun e punës.

• T’i lexoni fëmijës tuaj në gjuhën tuaj amtare/parësore është një metodë e mrekullueshme dhe efikase që ndikon pozitivisht në zhvillimin e tij/saj akademik.

Akademia e Pediatrisë Amerikane* ka mbështetur së fundi një raport të politikës shoqërore në lidhje me fëmijët shumë-gjuhësh që mbart sintezën më të fundit të studimit, bazuar në provat e shumta nga fusha e mjekësisë, psikologjisë, edukimit dhe linguistikës. Raporti arrin në përfundimin që të mësuarit e shumë gjuhëve është një avantazh që duhet ushqyer dhe jo një faktor risku që duhet dekurajuar në jetën e fëmijës. Për më tepër informacion vizitoni: http://pediatrics.aappublications.org/content/133/5/e1481.full

* Publikuar online më 28 prill 2014. Pediatrics Vol. 133, Nr. 5, 1 Maj 2014.

7 A Guide for Parents of English Language Learners in New York State

A E DINI? FAKTE NË LIDHJE ME BILINGUIZMIN DHE ARSIMIMIN BILINGUAL

Page 11: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

Miti 1: Fëmija im do të çoroditet nga dy gjuhë.

• Mësimi i dy a më shumë gjuhëve njëkohësisht nuk i çorodit fëmijët. Fëmijët që rriten në një ambient ku çmohen të dy gjuhët do të kenë dobi konjitive, sociale dhe ndoshta ekonomike.

• Fëmijët që ekspozohen ndaj më shumë se një gjuhe kanë një densitet më të madh indesh në ato zona të trurit që kanë lidhje me mësimin, kujtesën dhe vëmendjen.

• Fëmijët shumë-gjuhësh kanë gjithashtu një kontroll më të mirë ekzekutiv (gjë që i ndihmon me planifikimin, memorizimin dhe përballjen me situata të reja apo të panjohura, si edhe i rezistojnë më shumë tundimeve) dhe kanë aftësi më të mira që herët me leximin dhe shkrimin.

Miti 2: Fëmijët bilingual që ngatërrojnë fjalët kanë aftësi gjuhësore të dobëta.

• Fëmijët bilingual që “ngatërrojnë gjuhët nuk janë të paformuar, por thjesht përdorin të gjitha burimet e tyre linguistike. Zhvillimi gjuhësor është një proces dinamik që merr në konsideratë të dy gjuhët. Burimi më i fuqishëm i ELL-ve është gjuha amtare/parësore dhe ka gjasa që ata të tërhiqen nga ajo ndërkohë që mësojnë anglisht.

Miti 3: Fëmija im nuk do të mësojë anglisht nëse ai apo ajo ekspozohet vazhdimisht ndaj një gjuhe tjetër.

• Studimet tregojnë se mënyra më e mirë për të përftuar një gjuhë të dytë është përmes përdorimit të gjuhës së parë. Studentët dalin shumë më mirë në programet bilinguale pasi ata arsimohen në dy gjuhë dhe marrin mbështetjen që u duhet nga mësues dhe arsimtarë të aftë për të pasur sukses te të dy gjuhët.

Miti 4: Fëmija im do ta mësojë më shpejt anglishten nëse ekspozohet vetëm ndaj anglishtes.

• Studimet tregojnë se nxënësit që kanë një gjuhë amtare/parësore e mësojnë më shpejt anglishten. Njohuria e përftuar nga gjuha amtare/parësore transferohet te gjuhët e tjera. Në fakt, mësimi i të lexuarit në gjuhën e parë nxit nivele të larta leximi në anglisht! (Raport i Paneli i Leximit Kombëtar: T’u Mësosh Fëmijëve si të Lexojnë, 2006.)

Bilinguizmi ka shumë avantazhe dhe, sikurse u deklarua në New York Times, “të qenit bilingual i bën njerëzit edhe më të zgjuar.” (Pse Bilingualët Janë më të Zgjuar, NYT, 2012)

Në faqet 2-4 do të gjeni informacione më të detajuara rreth secilit prej modeleve të programit që siguron Shteti i Nju Jorkut për ELL-të.

A E DINI? FAKTE NË LIDHJE ME BILINGUIZMIN DHE ARSIMIMIN BILINGUAL (vazhdimi)

New York State Education Department Office of Bilingual Education and World Languages

8

Page 12: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

Si mund të mbështetim ne, prindërit/kujdestarët, fëmijët tanë? • Lexojini fëmijës tuaj në gjuhën amtare të tij apo të saj dhe/apo në anglisht. Studimet tregojnë se

nëse i lexoni fëmijës tuaj në gjuhën e tij amtare/parësore, e ndihmoni të kenë aftësi më të mëdha në leximin dhe shkrimin e anglishtes.

• Tregojini përralla fëmijës tuaj në gjuhën e tij amtare/parësore. Flitini për fëmijërinë tuaj apo gjëra që mbani mend nga e kaluara.

• Tregojini fëmijës tuaj se e çmoni gjuhën tuaj amtare/parësore. Flitini atij apo asaj në atë gjuhë edhe kur ai apo ajo të përgjigjet në anglisht.

• Merrni një kartë anëtarësimi në bibliotekë për fëmijën tuaj, shkoni në bibliotekë dhe merrni hua libra në anglisht apo në gjuhën tuaj amtare/parësore, nëse janë të disponueshme.

• Sigurohuni të jeni i pranishëm në takimet prind-mësues të programuara nga shkolla juaj.

• Rezervoni një takim individual me mësuesen e fëmijës tuaj për të mësuar rreth mënyrave specifike me të cilat mund të ndihmoni fëmijën tuaj.

• Rezervoni çdo ditë kohë për fëmijën tuaj që të bëjë detyrat e shtëpisë dhe, nëse është e mundur, krijoni një vend të qetë, pa shpërqendrime, ku ai apo ajo të mund të punojë.

• Planifikoni ekskursione familjare në muze. Ciceronët në muze mund t’ju ndihmojnë të shikoni një ekspozitë me fëmijën tuaj. Për më tepër, muzetë shpesh ofrojnë kurse jo shumë të shtrenjta dhe/apo kurse falas ku pasurohen njohuritë, të cilat zhvillohen pas shkolle apo në fundjavë.

• Në Shtetet e Bashkuara, prindërit janë pjesë integrale e sistemit të arsimit. Pyesni mësuesen e fëmijës tuaj se si mund të merrni pjesë.

• Njihni të drejtat tuaja. Ju lutem, shihni Karta e të Drejtave të Prindërve të Nxënësve të Gjuhës Angleze në Shtetin e Nju Jorkut.

PJESËMARRJA NË ARSIMIMIN E FËMIJËS TUAJ

9 A Guide for Parents of English Language Learners in New York State

Page 13: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

Colorín Colorado Një faqe interneti bilinguale për familje dhe arsimtarë të Nxënësve të Gjuhës Angleze që është një projekt në partneritet me Federatën Amerikane të mësuesve (AFT). Në të përfshihen informacione në lidhje me mësimdhënien e Nxënësve të Gjuhës Angleze. http://www.colorincolorado.org/ Engage NY EngageNY.org është ngritur dhe mirëmbahet nga Departamenti i Arsimimit i Shtetit të Nju Jorkut (NYSED) për të mbështetur dhe implementuar aspektet kyç të Axhendës së Reformimit të Bordit Regjent të Shtetit të Nju Jorkut. EngageNY.org është i përkushtuar t’u ofrojë arsimtarëve në mbarë Shtetin e Nju Jorkut me mjete mësimdhënieje në kohë reale dhe profesionale, si edhe burime për të mbështetur arsimtarët për të përmbushuar vizionin e shtetit për arsim që i përgatit të gjithë nxënësit për universitet dhe karrierë. https://www.engageny.org/ Qendra Kombëtare e Arsimimit Bilingual: Nëse fëmija juaj mëson në dy gjuhë “If Your Child Learns in Two Languages” (libërth) http://ncela.us/files/uploads/9/IfYourChildLearnsInTwoLangs_English.pdf

PTA Kombëtare: Udhërrëfyesi i Prindit për Suksesin e Nxënësit http://www.pta.org/parents/content.cfm?ItemNumber=2583 NYC DOE: Burime për familjet e ELL-ve http://schools.nyc.gov/Academics/ELL/FamilyResources/Activities+For+Parents.htm http://schools.nyc.gov/Academics/ELL/FamilyResources/default.htm Departamenti i Arsimit i Shtetit të Nju Jorkut Zyra e Arsimit Bilingual dhe Gjuhëve të Botës http://www.p12.nysed.gov/biling/ Drejtoria e Ofruesve të Shërbimeve e Koalicionit të Emigrantëve në Nju Jork http://www.thenyic.org/sites/default/files/Low_Cost_Immigration_Service_Providers_Final_Draft_6.15.15_0.pdf PBS Fëmijë http://pbskids.org/ Raketa Lexuese: Nxënësit e Gjuhës Angleze http://www.readingrockets.org/reading-topics/english-language-learners Mësuesit të Parët: Ide dhe burime për prindërit e nxënësve ESL/ELL http://www.teachersfirst.com/par-esl.cfm Mësimdhënia e Artit Gjuhësor për nxënësit me njohuri të kufizuara të gjuhës angleze: Standadet e nxënies për Artin Gjuhësor Vendas http://www.p12.nysed.gov/biling/resource/NLA.html

Departamentin i Shtetit për Arsimin http://www.ed.gov/ USDOE Portali i Ndihmës Federale për Nxënësit https://studentaid.ed.gov/sa/resources/parents USDOE Të ndihmojë fëmijën tim të ketë sukses: Materiale për Familjet Hispanike (Anglisht dhe Spanjisht) http://www2.ed.gov/parents/academic/involve/2006toolkit/index.html USDOE Seria Ndihmo fëmijën tënd (Anglisht dhe Spanjisht) http://www2.ed.gov/parents/academic/help/hyc.html

BURIME PËR PRINDËRIT E ELL-ve

New York State Education Department Office of Bilingual Education and World Languages

10

Page 14: NJË UDHËRRËFYES PËR PRINDËRIT E NXËNËSVE TË GJUHËS ANGLEZE … · gjuhës angleze të emërtuar “Testi i Identifikimit të Shtetit të Nju Jorkut për Nxënësit e Gjuhës

Prindërit e informuar janë avokatët më të mirë të fëmijëve të tyre.

Për pyetje dhe shqetësime në lidhje me shërbimet ELL, ju lutem kontaktoni:

[email protected] (800) 469-8224

Për pyetje, ju lutem vizitoni: Zyra e Arsimit Bilingual dhe Gjuhëve të Botës (OBEWL)

http://www.p12.nysed.gov/biling/

Prepared by the New York State Education Department, Office of Bilingual Education & World Languages in collaboration with CUNY-New York State Initiative on Emergent Bilinguals (NYSIEB).

Special thanks to Dr. Carmina Makar and Dr. Dina López.