Një kritikë përvëluese at Fulvio Cordignanos...si dita e çlirimit dhe se qe një ditë pushtimi...

8
Viti III - Nr:34 E diel, 25 gusht 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black KUDRET KOKOSHI RREFEN TAKIMIN DHE BISEDEN MES TYRE NE TIRANE ME 1935 Një kritikë përvëluese at Fulvio Cordignanos LASGUSH PORADECI D uhet të ketë qenë vjeshtë e vitit 1935. Në Librarinë “Ar- gus” në Tiranë takohet ras- tësisht prifti jezuit Fulvio Cordignano dhe poeti Las- gush Poradeci. Nuk njihen me njëri-tjetrin. Prezanti- min ua bën librashitësi. Pas këtij momenti biseda që do të bëjnë do të jetë mbreslë- nëse. Ka aty revoltë, shpoti, kundërvënie e argumente, ç’ka e bën bisedën e tyre si një akt drame në skenë. Këtë takim dhe bisedë të veçantë, të cilën e sjellim sot pëvr lexuesit, e ka rrë- fyer juristi vlonjat Kudret Kokoshi, gjithashtu një poet dhe përkthyes i zoti. Ai e ka përshkruar takimin mes Poradecit e Cordignanos me një stil mjaft ngacmues, nga takimi rastësor në librari, ndërhy- Pse 29 nëntori 1944 nuk duhet kuptuar si dita e çlirimit dhe se qe një ditë pushtimi më e keqe se 7 prilli. Ajo qe torja e krimit, e padijes, e mashtrimit, e dhunës, e pandershmërisë… Poeti frëng, René Shar, gëzon një famë klasike, të nëndheshme, por të sigurt. Çdo shkrimtar e ka fanar librin e tij “Egërsi e mister”. René Shar paraqitet si gurë mbrojtëse, i përkushtuar për të lartësuar poezinë... P ër normanët, kalorësit që u bënë tmerri i Mesdheut ka shkruajtur gjerësisht edhe kronistja bizantine Ana Komneni. Në 15 librat e veprës së saj Aleksiada, të cilën ajo ja kushtoi me devocion të atit, perandorit bizantin Aleks Komnenit, që e ad- huronte deri në ekstrem, kjo grua intelektuale i përshkruan gjerësisht ata. Edhe Historia e Shqipërisë, si teksti zyrtar i botuar vite më parë nga Akademia e Skencave, po ashtu edhe shumë tekste të ndryshme të huaja dhe shqiptare, tra- jtojnë në faqet e tyre edhe historitë mbi pushtimet normane në vendin tonë, të cilat nisin me fushatën e Robert Guiskardit në vitin A jo klasë politike e luftës së dytë botërore, që historiografia komu- niste e emëroi për 70 vjet me rradhë si “bashkëpun- tore”, “tradhëtare”, “kundërkombëtare”, me gjithë mangësitë në fush- ën e marrëveshjeve mes përbërëseve të saj e vep- rimit politik të përbashkët, megjithë dështimin në planin kombëtar e vetiak, pak për paaftësi e shumë për një fatalitet ngjarjesh më të mëdha e më të ndërlikuara se mundësitë e përballimit të tyre, bete- jën për jetëgjatësinë në kujtesën e kombit e ka tuar. Të gjithë pjestarët e saj, bashkëpuntorë me italianët, me gjermanët, Durrësit u pushtua nga Guljelmi I-rë jo nga Robert Guiskardi, sicc shkruhet në tekstin e historisë së Shqipërisë. Ja historitë e dinastive normane dhe bizantine që u ndeshën në Shqipëri. Ardhja e komunistëve Shqipëria në ferrin e Dantes për 47 vjet Renè Char, poet i egërsisë dhe i misterit Normanët dhe Shqipëria, ku gabojnë historianët shqiptarë 1081, për të vazhduar me Boemundin në vitet 1107- 1108 dhe duke përfunduar me mbretin Guljelm i II-të, në vitin 1185. E veçanta është se, shumica e të dhë- nave dhe fakteve historike që përbajnë këto tekste, janë marrë kryesisht nga historiania Ana Komneni dhe “Aleksiada” e saj. Duke u bazuar këtu por edhe në botime të tjera të autorëve bizantinë dhe perëndimorë, ne, kemi krijuar imazhin dhe përfytyrimin tonë për normanët dhe fushatat e tyre pushtuese përgjatë bregdetit shqiptar. Ndër- kohë që do të ishte me in- teres të dinim edhe mbi aktivitetin e gjerë që zhvil- luan normanët në bregun përtej, pikërisht në Itali ku ata krijuan një nga shtete më të fuqishme... me anglezët, në thelb të synimeve të tyre nuk patën kolltuqet apo ti- min vetiak, interesat e familjes, të partisë, të krahinës apo të të hua- jve. Ata patën si busull vetëm një gjë: interesat e Atdheut, në tërësinë e tij territoriale e në bashkës- inë e tij shpirtërore e kul- turore. U takoi ky mision në një nga periudhat më të këqia të historisë njerë- zore, në atë të një lufte botërore me përmasa të papara, që i vuri para një mundësie të ëndërruar për rreth tridhjetë vjet, atë të ndreqjes së një pa- drejtësie historike, atë të një bashkimi kombëtar. I u kushtuan me mish e shpirt sendërtimit të kësaj aspirate... faqe 20 faqe 17 vijon në faqen 16-17 faqe 18-19 rjen në bisedë të priftit jezuit, reagimin nervoz të Poradecit që paralajmëron “një sulm kritik” e mandej argumentet që shpalosen gjatë bisedës. Poradeci e kritikon ash- për Cordignanon për atë ç’ka shkruar mbi poemën “Skënder- beu” të Naim Frashërit e man- dej mbi metodën si punon ai, duke e nxjerrë zbuluar se përgatitja e tij si studiues nuk është në nivelin e duhur për të shkruar për letërsinë shqipe, dhe se njohjet e tij mbi studi- uesit e kësaj fushe janë mjaft të kuzuara. Kudret Kokoshi e ka rrë- fyer këtë takim dhe bisedë një vit më vonë, në revistën “Arbëria”, rrëfim të cilin e rikthejmë për lexuesit e sotëm qoftë edhe si një nxitje për debatet letrare që mun- gojnë këto kohë krejtësisht. Ad.Pe. ASD ASD EUGJEN MIRLIKA faqe 20 SAN PAOLO ALBANESE, 10 GUSHT 2013. Vendet, traditat dhe gjuha, kanё qenё argumenti i takimit tё or- parkut Annibale Formica, i cili ka qenё edhe koordinatori i punёt e kryetarit tё Bashkisё tё komu- nitetit Anna Santamaria, pёrballё njё publiku shumё tё motivuar, nё kёtё takim ishte... Arbëreshët/ Muzeu dhe vlerat gjuhёsore ganizuar nga Institucioni i Parkut Kombёtar nё Pollino, nё San Paolo Albanese, nё Muzeun e Kulturёs Arbёreshe, nё brendёsi tё “ Basili- cata Naturarte” tё parqeve “lucan” Pёrveç prezencёs sё drejtorit tё PIETRO ABITANTE ILIRJAN GJIKA NE FOTO: (Majtas) asgush Poradeci (djathtas) Pamje e Tiranës në vitet 30 allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Transcript of Një kritikë përvëluese at Fulvio Cordignanos...si dita e çlirimit dhe se qe një ditë pushtimi...

Page 1: Një kritikë përvëluese at Fulvio Cordignanos...si dita e çlirimit dhe se qe një ditë pushtimi më e keqe se 7 prilli. Ajo qe fi torja e krimit, e padijes, e mashtrimit, e dhunës,

Viti III - Nr:34 E diel, 25 gusht 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI

E-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Cyan magenta yellow black

KUDRET KOKOSHI RREFEN TAKIMIN DHE BISEDEN MES TYRE NE TIRANE ME 1935

Një kritikë përvëluese at Fulvio Cordignanos LASGUSH PORADECI

Duhet të ketë qenë vjeshtë e vitit 1935. Në Librarinë “Ar-

gus” në Tiranë takohet ras-tësisht prifti jezuit Fulvio Cordignano dhe poeti Las-gush Poradeci. Nuk njihen me njëri-tjetrin. Prezanti-min ua bën librashitësi. Pas këtij momenti biseda që do të bëjnë do të jetë mbreslë-nëse. Ka aty revoltë, shpoti, kundërvënie e argumente, ç’ka e bën bisedën e tyre si një akt drame në skenë.

Këtë takim dhe bisedë të veçantë, të cilën e sjellim sot pëvr lexuesit, e ka rrë-fyer juristi vlonjat Kudret Kokoshi, gjithashtu një poet dhe përkthyes i zoti.

Ai e ka përshkruar takimin mes Poradecit e Cordignanos me një stil mjaft ngacmues, nga takimi rastësor në librari, ndërhy-

Pse 29 nëntori 1944 nuk duhet kuptuar si dita e çlirimit dhe se qe një ditë pushtimi

më e keqe se 7 prilli. Ajo qe fi torja e krimit, e padijes, e mashtrimit,

e dhunës, e pandershmërisë…

Poeti frëng, René Shar, gëzon një famë klasike, të nëndheshme, por të sigurt. Çdo shkrimtar

e ka fanar librin e tij “Egërsi e mister”. René Shar paraqitet si fi gurë mbrojtëse, i

përkushtuar për të lartësuar poezinë...

Për normanët, kalorësit që u bënë tmerri i

Mesdheut ka shkruajtur gjerësisht edhe kronistja bizantine Ana Komneni. Në 15 librat e veprës së saj Aleksiada, të cilën ajo ja kushtoi me devocion të atit, perandorit bizantin Aleks Komnenit, që e ad-huronte deri në ekstrem, kjo grua intelektuale i përshkruan gjerësisht ata.Edhe Historia e Shqipërisë, si teksti zyrtar i botuar vite më parë nga Akademia e Skencave, po ashtu edhe shumë tekste të ndryshme të huaja dhe shqiptare, tra-jtojnë në faqet e tyre edhe historitë mbi pushtimet normane në vendin tonë, të cilat nisin me fushatën e Robert Guiskardit në vitin

Ajo klasë politike e luftës së dytë botërore,

që historiografia komu-niste e emëroi për 70 vjet me rradhë si “bashkëpun-t o r e ” , “ t r a d h ë t a r e ” , “kundërkombëtare”, me gjithë mangësitë në fush-ën e marrëveshjeve mes përbërëseve të saj e vep-rimit politik të përbashkët, megjithë dështimin në planin kombëtar e vetiak, pak për paaftësi e shumë për një fatalitet ngjarjesh më të mëdha e më të ndërlikuara se mundësitë e përballimit të tyre, bete-jën për jetëgjatësinë në kujtesën e kombit e ka fi tuar. Të gjithë pjestarët e saj, bashkëpuntorë me italianët, me gjermanët,

Durrësit u pushtua nga Guljelmi I-rë jo nga Robert Guiskardi, sicc shkruhet në

tekstin e historisë së Shqipërisë. Ja historitë e dinastive normane dhe

bizantine që u ndeshën në Shqipëri.

Ardhja e komunistëve Shqipëria në ferrin e Dantes për 47 vjet

Renè Char, poet i egërsisë dhe

i misterit

Normanët dhe Shqipëria, ku gabojnë historianët shqiptarë

1081, për të vazhduar me Boemundin në vitet 1107-1108 dhe duke përfunduar me mbretin Guljelm i II-të, në vitin 1185. E veçanta është se, shumica e të dhë-nave dhe fakteve historike që përbajnë këto tekste, janë marrë kryesisht nga historiania Ana Komneni dhe “Aleksiada” e saj. Duke u bazuar këtu por edhe në botime të tjera të autorëve bizantinë dhe perëndimorë, ne, kemi krijuar imazhin dhe përfytyrimin tonë për normanët dhe fushatat e tyre pushtuese përgjatë bregdetit shqiptar. Ndër-kohë që do të ishte me in-teres të dinim edhe mbi aktivitetin e gjerë që zhvil-luan normanët në bregun përtej, pikërisht në Itali ku ata krijuan një nga shtete më të fuqishme...

me anglezët, në thelb të synimeve të tyre nuk patën kolltuqet apo fi ti-min vetiak, interesat e familjes, të partisë, të krahinës apo të të hua-jve. Ata patën si busull vetëm një gjë: interesat e Atdheut, në tërësinë e tij territoriale e në bashkës-inë e tij shpirtërore e kul-turore. U takoi ky mision në një nga periudhat më të këqia të historisë njerë-zore, në atë të një lufte botërore me përmasa të papara, që i vuri para një mundësie të ëndërruar për rreth tridhjetë vjet, atë të ndreqjes së një pa-drejtësie historike, atë të një bashkimi kombëtar. I u kushtuan me mish e shpirt sendërtimit të kësaj aspirate...

faqe 20faqe 17

vijon në faqen 16-17

faqe 18-19

rjen në bisedë të priftit jezuit, reagimin nervoz të Poradecit që paralajmëron “një sulm kritik” e mandej argumentet që shpalosen gjatë bisedës.

Poradeci e kritikon ash-për Cordignanon për atë ç’ka shkruar mbi poemën “Skënder-beu” të Naim Frashërit e man-dej mbi metodën si punon ai, duke e nxjerrë zbuluar se përgatitja e tij si studiues nuk është në nivelin e duhur për të shkruar për letërsinë shqipe, dhe se njohjet e tij mbi studi-uesit e kësaj fushe janë mjaft të kufi zuara.

Kudret Kokoshi e ka rrë-fyer këtë takim dhe bisedë një vit më vonë, në revistën “Arbëria”, rrëfim të cilin e rikthejmë për lexuesit e sotëm qoftë edhe si një nxitje për debatet letrare që mun-gojnë këto kohë krejtësisht. Ad.Pe.

ASD ASD

EUGJEN MIRLIKA

faqe 20

SAN PAOLO ALBANESE, 10 GUSHT 2013. Vendet, traditat dhe gjuha, kanё qenё argumenti i takimit tё or-

parkut Annibale Formica, i cili ka qenё edhe koordinatori i punёt e kryetarit tё Bashkisё tё komu-nitetit Anna Santamaria, pёrballё njё publiku shumё tё motivuar, nё kёtё takim ishte...

Arbëreshët/ Muzeu dhe vlerat gjuhёsore ganizuar nga Institucioni i Parkut Kombёtar nё Pollino, nё San Paolo Albanese, nё Muzeun e Kulturёs Arbёreshe, nё brendёsi tё “ Basili-cata Naturarte” tё parqeve “lucan” Pёrveç prezencёs sё drejtorit tё

PIETRO ABITANTE

ILIRJAN GJIKA

NE FOTO: (Majtas)asgush

Poradeci (djathtas) Pamje e

Tiranës në vitet 30

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: Një kritikë përvëluese at Fulvio Cordignanos...si dita e çlirimit dhe se qe një ditë pushtimi më e keqe se 7 prilli. Ajo qe fi torja e krimit, e padijes, e mashtrimit, e dhunës,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 25 gusht 2013

16 SH.com DESHMIA

NJË BISEDIM MIDIS LASGUSH PORADECIT DHE AT FULVIO COR-DIGNANOS

Ka shkuar më shumë se një vit. Një mëngjes vjeshte ndodhem në “Libraria Argus” në Tiranë për të blerë disa revista të huaja. Në Librari ndodhen, përveç meje, i zoti, Canco-ja, dhe një djalosh es-merë melankonik, që mundohet të thëthijë një cigare.

Pas pakë hynë dhe një prift katolik që, pas veshjes së tij, ku-jtoj se ësht pjesëtar i Urdhërit të Jezuitëve. Canco-ja e përshëndet, kurse “djaloshi esmerë e melankon-ik” me sjelljen e tij tregon se nuk ka njohje me jezuitin. Unë, në këmbë, po çfl etoj një rivistë italjane.

Midis Cancos dhe “djaloshit” hapet një bisedim, kuptimin e të cilit unë s’e kap dot tërësisht, por, me sa kuptoj, argumenti që rrihet është mi materialitetin dhe banal-itetin e kësaj jete.

Por ja që “muhabeti” bëhet i tërheqshmë për ndërhyrjen e fe-tarit që me një nënqeshje të hollë, ironike i thotë Cancos duke i u drejtuar “djaloshit”: “Zotnija qënka shumë praktik!” Heshtje.

Cigari hidhet për dhé dhe shty-pet prej këmbës nervoze të “dja-loshit”; fytyra e tij mvrejtet e trishtuarë; syt e zi dhe të thellë çkelqëjnë, kurse buzët kanë një të dridhme të lehtë dhe të shpejtë. Unë veshtroj i habitur, Cancoja paraqet “Lasgush Poradeci – at Fulvio Cordignano.”

Të dy emrat tingëllojnë fort.“Ah, ju jeni Lasgush Poradeci?

Gezonem, gezonem tepër!” thot at Fulvio Cordignano, dhe Lasgushi përgjegjet me një shënjë koke. Unë kam lënë rivistën dhe, në këmbë, vështroj dhe dëgjoj, i tërhequr nga fama e personazhëve që kam përpara dhe nga vlefta e bisedimit që paramendoj se do të zhvillohet midis ‘tyre, Dhe nuk gabohem.

* * *At Fulvio Cordignano fl et: “Unë

jam tepër i interesuar mi Le-tratyrën e Atdheut t’uaj. Kam bërë disa studime t’imta mi Poetët e Sh-qipërisë; kam hartuar një fjalorth Shqip, dhe tash jam tue pregatit një historië mbi letratyrën Shqip-tare, sepse ajo e fundit, shkruarë prej Petrottë-s, ka shumë të meta, dhe prandaj e pavleftëshme. Unë, në këto vjet që ndodhem në Sh-qipëri jam munduar të msojë gjuhën t’uaj, dhe sot e zotëroj në të gjitha hollësirat e sajë.”

Me gjuhë të ngadalshme dhe me një tingllim pak esotik dhe t’ëmbël, at Fulvio Cordignano fl et pa i prerë njeri fjalën. Kur pushon, Lasgush Poradeci i drejtohet atij: “Më epni leje të fl as për tre minuta?”

Dhe Lasgushi foli: “I nderuari zot Cordignano - më falni, por unë s’dij

RRËFIMI DEBATI

Poradeci kritikë Cordignanos ja debati në vitin 1935

KUDRET KOKOSHI

Kuderet Kokoshi rrëfen takimin në librarinë “Argus”: “Nuk mund ta kritikoni “Skënderbeu-n” e Naim Frashërit, ai është një thesar artistik. Dhe nuk ësht shkruar në shtat rokshin si thoni ju, por në tetë, sepse versi epik shqiptar ësht tet rokshi…”

të shprehem në gjuhë fetare - më dëgjoni. Ju në një koment kritik që keni bërë mbi poemën “Skënderbeu” të Naim Frashërit, keni thënë se ky poem ësht artistikisht i pavlefshëm; keni thënë se varsi i përdorur n’atë poem ësht shtat rokshi; që ë-ja në shqipe ësht e pa prononcueshme s’formon rokje; keni thënë se e vetm-ja pjesë e vlerëshme e atij poemi ësht ajo kur në armë-pushimin Heroi ynë vendos dhe martohet. Po prap keni shtuar e thënë se edhe këtu bukurija e artit humbet nga shkaku

i ndjenjës së qelbëtë të dashurisë që dominon shpirtin e Heroit! Oh, z. Cordignano, sa gabime, sa gabime! Poemi “Skënderbeu” i të madhit Naim Frashëri përmban thesare artistike të pa-çmuarshmë që çdo shpirt shqiptari dhe intelekt artisti lehtazi i zbulon! Poemi “Skënder-beu” o zoti Fulvio Cordignano, nuk ësht shkruar në shtat rokshin por në tetë, sepse versi epik shqiptar ësht tet rokshi, dhe ë-ja në shqip ka foní të plotë...”

“Oh këtë nuk e dija” - pret Fulvio

Cordignano me zë të hollë dhe të ... turpëruarë.

“Ju e cilësoni,” - vazhdon me rrëmbim Lasgush Poradec, “ndjen-jen e dashurisë së qelbëtë! Por nuk dini, o zoti Fulvio Cordignano, që dashuria ësht ajo ndjenje sublime dhe hyjnore që lumturon njerin? Nuk e dini që dashuria ësht hovi kozmik që u jep jetë jetave? Nuk e dini që pa ndjenjën e dashurisë eksistenca jonë ësht e varfër dhe e kotë? Nuk e dini që dashuria ësht dielli i shpirtit? Nuk e dini se po të mungojë dielli shuhet çdo krijesë? Oh, qysh nuk e dini, o z. Cordignano, që Krishti i juaj vet ka thënë “Shumëzohuni!”? Kjo fjalë a nuk mbërthen në kuptimin e thellë të sajë gjithë shprehjen më të lartë të dashurisë?”

Nga goja e Lasgush Poradecit rrjedhin me nj’armonië t’ëmbël fjalët – Lasgushi është më këmbë, skuqur në fytyrë, i nxehur, me sy që çkelqejnë – Unë e pashë atë ditë; unë u ekzaltova nga fjala e Poetit dhe e Shqiptarit!

At Fulvio Cordignano, i trondi-tur, i mundur pëshpërit “Nuk mundë t’u përgjigjem” – Dhe “dja-loshi esmer, melankonik” vazhdon:

“Më falni zoti Cordignano, në po u çqetësojë, por akoma do u bënj disa pyetje: - Ju keni bërë një fjal-orthë – Mi ç’element u mpështetët për hartimin e këtij fjalorthi?”

“Mi fjalorthin e Kristoforidhit”, përgjigjet ati.

“A e dini greqishten e ré?” “Jo” “Jo? Atëhere si mundet të kup-

toni Kristoforidhin, at i nderuar, kurse baza e fjalorthit t’Elbasanit ësht pikërisht gjuha e Greqishtes së ré?”

NE FOTO: Tirana e viteve 30

“Por unë dij Greqishten e vjetër”.“Oh, jo, jo, zoti Gordignano, s’ësht

njësojë, sepse midis dy gjuhërave ka një ndryshim të thellë!”

“Ju thoni,” - vazhdon poeti i Pogradecit, “se po përgatitni një histori të leteraturës shqiptare.- Bazat ku i merrni, ç’auktorë kon-sultoni?”

“Just in Roten , Jung-un , Petrotte-n” përgjegjet me shpejt Cordignano.

“A e dini se ekziston nonjë libër tjetër mi këtë argument?”

“Jo”“Më vjen keq që s’e dini, at i

nderuar, dhe po u-a themë unë – Po u them unë se në vitin 1916 një Shqiptar i Italisë, i math si Poet dhe i math si Shqiptar, Zef Schirò, ka botuar një histori të vlefshme të leteraturës s’onë – Si mundet pra, si mundet, po u pyes, o signor Cordignano, të shkruhet sot një libër mi historinë e letrave shqiptare pa njohur kontributin e Zef Schiro-it?...”

Kështu i foli Lasgush Poradeci at Fulvio Cordignanos, dhe ky nuk mundi t’i përgjigjet.

Me Lasgushin foli zemra, foli mëndja e gjithë Shqipërisë, sepse të huajt para se të komentojnë dhe të shkruajnë mi né dhe mbi veprat t’ona, duhet që të na njohin thellë-sisht, përndryshe ngjajnë ekivoke gjithmonë në dëmin t’onë.

Por unë bëj sot edhe një pyetje: Pse, pse at Fulvio Cordignano dhe të tjerët atje lart në Shkodër, që kanë doktrinë të thellë dhe interesohen për letrat Shqiptare, pse pyes unë, pse deri sot nuk kanë emrin e Lasgush Poradecit?

Enigmë!Botuar në “Arbënia më 1936

NE FOTO: Lasgush Poradeci

Page 3: Një kritikë përvëluese at Fulvio Cordignanos...si dita e çlirimit dhe se qe një ditë pushtimi më e keqe se 7 prilli. Ajo qe fi torja e krimit, e padijes, e mashtrimit, e dhunës,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 25 gusht 2013

POEZI

KOSITJA

TRI MOTRAT UDHËTIM

I SHTRENJTI IM TUZON

Renè Char, poet i egërsisë dhe i misterit Poeti frëng, René Shar, (1907-

1988) gëzon një famë klasike, të nëndheshme, por të sigurt. Çdo shkrimtar e ka fanar librin e tij “Egërsi e mister”. Shifrat fl asin: shitjet e tij janë të krahasueshme me ato të Elyarit, të Mishosë e Sen-Xhon Persit. Veprat e tij në Plejadë, gjejnë 8 deri 10 blerës çdo vit; kjo është aq sa Bodëler, pak më pak se Rembò e pak më shumë se Apoliner. René Shar paraqitet

si fi gurë mbrojtëse, i përkushtuar për të

lartësuar poezinë e për t’i shër-byer perandorisë së saj: “Arti im e hiri im qëndrojnë […] për të emëru-ar - pasi e kam njohur – Bukurinë dhe për të siguruar shtigjet e ter-ritoreve të saj.”

Leximet e parasokratikëve (Em-pedoklit, Heraklitit, Parmenidit, etj.), të Rembòsë, Lotreamonit e të alkimistëve të mëdhenj, i japin

atij vizionin e një misioni poetik më thelbësor. Poeti e kishte ven-dosur qysh në rininë e tij që t’i përkushtohej artit të vet. Poezia e Sharit, poezi për lartësimin drejt një përsosmërie, kërkon më shumë se përkujdesje, një kondensim të fuqishëm.

Lexuesi, ashtu si te Raketat e Bodlerit (Bodleri këtu përparon në kohë dhe vështron pikërisht nga barka e tij e dhimbjes, kur na për-

cakton ne), shikon te “fragmenti” rënesharian mundësinë për të kapur në disa rreshta të fuqishëm një mendim që, në tkurrjen e vet, i ngjan pikërisht poezisë, më shumë se shtendosjes së prozës.

Dominik Blank, interpretuese e poemave të René Sharit, pohon se është fjala për një autor që na rrit, duke na larguar me goditjen e parë përtacinë. Shari përmbledh gjithë bukurinë e vështirësinë e

një poezie të denjë. Nëse poezia e tij u shpaloset individëve të for-muar, nuk kërkon më pak njohje prej tyre, aq të ngarkuara me kuptime janë fjalët e saj. Shari lëvron aforizmin me një autoritet të sigurt, si një kërcim profetik. Duke bashkuar të kundërtat në vazhdën e Héraklitit, poezia e tij mbahet nga një tension poetik dhe imazhe të skalitura që shkëlqejnë si meteorë.

O natë, unë s’kam sjellë nga lumturia jote veç pamjes erëmirë të elipseve të zogjve të pakapshëm! Asgjë s’e diktonte lëvizjen veç dorës tënde të polenit që mbështetej mbi ballin tim me marramendjet e një llambe luletaçeje. Në afërsi të dëshirës mullarët blu të qiellit ishin njëri pas tjetrit të ngritur, sepse vdekja atje poshtë ishte Fishkësi, i lashti me maskë, aktori i pabesë, kimisti i udhëtimit të nëmur. Mbështetem një çast mbi luharen e shiut të furishëm e thadroj gjuhën e tij. Djersët e mia të qengjit të zi provokojnë sarkazmin. Krupa më zmadhohej nga miratimi i befasishëm prej të cilit nuk arrij të ruaj drejtimin. Hallka e ardhur me vonesë mbyllur në kalorinë Pithiane, ngopur me zjarr e pleqëri, me cilin shoqërues do të lidhesha unë? Zë vend i pavënëre mbi tirandën e skafi t deri në kohën e luleve kur do kuqërrojë hiri im. O natë, unë s’kam mundur ta shpjegoj në galaktikë Vegimin e asaj me të cilën u lidha ngushtësisht në kohërat e dëlira të arratisjes! Kjo

Motër e çastit rrotullonte zemrën e ditës. Nderim atij që marshon me siguri përkrah meje, deri në fund të poemës. Ai do të kalojë nesër NË KËMBË përkun-drejt erës.

Kur dhimbja e pat vendosur atë mbi çatinë e tij të lakmuar, një dituri e spikatur u shfaq tek ai pa mjegulla. Ai nuk gjendej më në lirinë e tij ashtu si dy rrema në mes të oqeanit. Dëshira e ethshme që e robëronte për të folur, qe strukur me ujërat e errëta. Aty-këtu ngulmonin ca fërgëllima të rralla me anë të cilave ai gjurmonte llapashitjen e dobët. Një pëllumb graniti gjysmë me maskë maste me krahët e tij mbeturinat e hallakatura të veprës së madhe të gllabëruar. Mbi shpatet e lagët, gërsheti i shkumave dhe rrjedha e mjerë e formave të shpërndara. Në shekullin e rreptë që po shpalosej, do të hiqej privilegji për të korrur pa zeher. Të gjitha rrëketë e lira e maniake të fantazisë kishin mbaruar më në fund së hedhuri vickla. Në mbarim të jetës atij do t’i duhej t’i lëshohej ndërmarrjes së re, asaj që përpjekja vigane ia kishte miratuar në çdo feksje të ditës. Dita vorbullonte mbi Tuzon. Vdekja nuk ka, si urthi i dystuar, shpresën e dëborës. Në zgavrën e qytetit të përmbytur, briri i hënës nakatoste gjakun e fundit dhe llucën e parë.

E dashura ime me fustan feneri blu,unë puth të nxehtin e fytyrës tënde,ku shtrihet drita që kënaqet fshehurazi.Unë dashuroj e dënes. Jam i gjallëdhe zemra jote është ky Yll i Mëngjesitnë vazhdimin ngadhënjimtar që kuqëlon përpara se të prishë betejën e konstelacioneve.Larg nga ty, ç’ velë që e neverit erën bëhet mishi im.

INë Vazon e kohërave të papërfi llshmeFëmija që do lindte ishte prej shkumësi,Parakalimi i degëzuar i stinëve E strehonte në bar të panjohurën.Njohuria e pjesëtueshme Shtynte me rrebeshe pranverën. Një aromë fushe Hapte lulen që përvijohet.Komunikimi që e shpërdorojnë,Lëvore apo ngricë lëshuar përdhe;Vesh pamjen, shpurrit gjakun;Syri krijon misterin e puthjes.Dhurues jete në rrugën e gjerë,Vorbujt e erës mbërritën gjunjazi;Dhe ky hov, shtrati i lotëve Lebetitet prej tij nga një fi shkullimë e vetme.

IIE dyta vikat e merr arratinëNga bleta e rrugës e bliri i rubintë.Ajo është një ditë e erës së përjetshme,

Zari blu i përleshjes, përgjuesi që buzëqesh kur lira e tij shqipton: “Ajo që unë dua, do të jetë.”Është ora për të heshtur,Për t’u bërë kalajaqë e ardhmja lakmon.Gjuetari vetë e braktis shtëpinë e brishtë: Gjahu i qepet atij pa pasur frikë më.Qartësia e tyre është aq e mprehtë, shëndeti aq i ri,Sa këto dy që ikin pa u vënë reNuk i ndjejnë motrat që i marrin ato me veteMe një gojëz të gjatë hiri në pyjet e bardhë.

IIIKy fëmijë mbi supin tënd Është fati yt e barra jote.Toka ku përfl aket orkideja.Mos e rraskapitni atë. Qëndroni lule e kufi , luleshtrydhe e gjarpër;Atë që mbledh iluzioniStreha e braktis shpejt.Shuhen sytë e rrallëDhe fjala që zbulohet

Dhimbja që zvarritet mbi pasqyrëËshtë nikoqire e dy zgavrave.Shpatulla e dhunshme hapet përgjysmë;I shurdhët duket vullkani. Toka ku ulliri shkëlqenKrejt copëtohet kalimthi.Pishtari i dorëlëshuaritLivadh i zhuritur në karantinëTi re kalo përparaRe e rezistencësRe e shpellës

Stërvitës hipnoze.E vërteta vazhdonNovatori i hardhucësTërheq tërkuzën e poteresMatet krevatiMe trajtat e shtira të kofshësGjaku memec që çlirohetRrotullon mbrapsht akrepatPërtërin dashurinë pa e hetuar.Shenja e krasitësitSepse dielli e formonte palloin në murNë vend që të udhëtojë mbi kurrizin e pemës.

Meteorët e fuqishëmNë pyll dëgjohet krimbi të gufojë Krizalidna që kthen në fytyrën e kulluarLehtësimin e saj të natyrshëmNjerëzit kanë uriPër mishra të fshehtë për mjete gjakatare Ngrihuni shtazë për t’u prerë fytinPër të merituar diellin.Në horizontin e dukshëmRrugët e mëdhaFlenë në hijen e duarve të sajAjo ecën në agoniE nesërmjaSi një vazhdë pluhuri.Ndërtesa e bukur e parandjenjatDëgjoj të rrjedhë në këmbët e miaDetin e vdekur dallgët përmbi kokëFëmija korridor-shëtitës i egërNjeriu imitim iluzioni Sytë e kulluar në pyllKërkojnë duke qarë kokën e banueshme.

Mbi rrugën që futet tutjeNjë kalë s’ngrihet më.Currili inatos një çift;Pastaj bari i një dege të ulëtBën një çati, e atë ia zgjat atij.Nën lulen bojë karafi li të shqopaveNuk rënkon pikëllimi.Skifterët, zogjtë grabitqarë, kunadhet, qentë e mive,Dhe farandolat e përzishme Mbeten në krahinat barbare.Thekra cakton kufi rinMidis fi erit e grackës.Lëshoje një të shkuar të papërfi llshme.Çfarë duhetShkopi i pranverës në ballë,Që reja të përgjumetPa i përpirë sytë tanë?Çfarë i mungonLumturisë së të qenit e galopit të shuar,Sëpata e futur midis të dyve?Dërrmoje - varfanjakun! Ik që këtej, rob!Djersitja e kasapëveEnde hipnotizon Merindolin.

Shënimi hyrës është pjesë e parathënies së Çlirim Kokonozit për librin e tij të ri

Rene Shari: Vetëtimat e mugut. Po ashtu edhe poezitë janë përkthyer nga Çlirim

Kokonozi, e janë shkëputur nga ky libër.

Page 4: Një kritikë përvëluese at Fulvio Cordignanos...si dita e çlirimit dhe se qe një ditë pushtimi më e keqe se 7 prilli. Ajo qe fi torja e krimit, e padijes, e mashtrimit, e dhunës,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 25 gusht 2013

18 SH.com STUDIMI

Shqipëria në ferrin e Dantes për 47 vjet

Pse 29 nëntori 1944 nuk duhet kuptuar si dita e çlirimit dhe se qe një ditë pushtimi më e keqe se 7 prilli. Ajo qe fi torja

e krimit, e padijes, e mashtrimit, e dhunës, e pandershmërisë…

ANA TJETËR E HISTORISË

EUGJEN MERLIKA

PJESA E KATËRT* * * * *

Ajo klasë politike e luftës së dytë botërore, që historiografi a komuniste e emëroi për 70 vjet me rradhë si “bashkëpuntore”, “trad-hëtare”, “kundërkombëtare”, me gjithë mangësitë në fushën e marrëveshjeve mes përbërëseve të saj e veprimit politik të përbashkët, megjithë dështimin në planin kombëtar e vetiak, pak për paaftësi e shumë për një fatalitet ngjarjesh më të mëdha e më të ndërlikuara se mundësitë e përballimit të tyre, betejën për jetëgjatësinë në kujtesën e kombit e ka fi tuar. Të gjithë pjestarët e saj, bashkëpuntorë me italianët, me gjermanët, me anglezët, në thelb të synimeve të tyre nuk patën kolltuqet apo fitimin vetiak, interesat e familjes, të partisë, të krahinës apo të të huajve. Ata patën si busull vetëm një gjë: interesat e Atdheut, në tërësinë e tij territoriale e në bashkësinë e tij shpirtërore e kulturore. U takoi ky mision në një nga periudhat më të këqia të historisë njerëzore, në atë të një lufte botërore me përmasa të papara, që i vuri para një mundësie të ëndërruar për rreth tridhjetë vjet, atë të ndreqjes së një padrejtësie historike, atë të një bashkimi kombëtar. I u kushtuan me mish e shpirt sendërtimit të kësaj aspirate, prandaj gjykimi mbi ta merr formë vetëm në këtë këndvështrim, siç duhet të jetë vlerësimi në Shqipërinë tonë për këdo që dëshira, fati apo rrethanat e bëjnë të merret me jetën politike.

Ata ishin të gjithë atdhetarë, me A të madhe, ishin me një formim intelektual të nivelit evropian, me një shtat moral të padiskutueshëm, me një vizion politik të hapur, me koncepte të huazuara nga kultura botërore, me prirjen dhe synimin për t’a ngritur sa më lart nivelin kulturor e jetësor të popullit të tyre. Kanë patur të meta, kanë bërë gabime, është fi ziologjike sepse askush nuk mbetet i pagabueshëm, por pasardhësit e tyre në administrimin e Shqipërisë, në të gjitha drejtimet, janë vite drite larg tyre.

Dhe ata ishin bashkëpuntorë të gjithë rrymave të komunizmit botëror. Lindën si parti duke kërkuar ndihmën e jugosllavëve, kur Shqipëria kishte bashkuar në gjirin e saj trevat e grabitura nga ata, u rritën nën tutelën e tyre. Me këshillat e ndërmjetësimet e tyre morën nga anglezët ndihmat gjatë luftës, për t’a fi tuar atë jo kundër gjerma-nëve e italianëve, por kundër bashkatd-hetarëve të tyre nacionalistë. Si shpërblim për fi toren jugosllavëve i dorëzuan trevat e bashkuara, të shoqëruara me mijra jetë ko-sovarësh të martirizuar në thertoren serbe, ndërsa anglezëve arrogancën në trajtimin e përfaqësuesve të tyre dhe minat në kanalin e Korfuzit. Erdhën në pushtet, duke trad-hëtuar interesin kombëtar, e vendosën në Shqipëri diktaturën më të egër që kishte njohur Vendi e, njëkohësisht, atë më miz-oren që provoi Evropa e mbas luftës.

Qeverisën për 47 vjet, duke ndërruar miqtë a më mirë të themi padronët, duke u larguar gjthënjë e më shumë nga Evropa, në drejtim të komunizmit aziatik të viteve

të urisë, nga jugosllavët te sovjetikët, te kinezët, madje morën titulin e nderit si “zëdhënës të Kinës në Evropë”. Ndenjën nën ombrellën e Titos deri sa ai ishte një ndjekës besnik i Stalinit, por kur ai bëri kthesën e tij historike, duke u shkëputur prej kthetrave të Moskës e duke vështruar nga Evropa, e braktisën atë duke i veshur të gjitha të këqijat që kishin mbjellur në Vendin e tyre. Besnikë deri në vdekje të Stalinit e rrugës së tij të krimeve mbi miljona rusë, aq sa, të vetmit në glob ruajtën në qytetet shqiptare bustet e tij deri më 1990, madje duke nxjerrë edhe një ligj të posaçëm për mbrojtjen e tyre në atë vit, pranuan me zor “qiejtë e hapur” të Hrushovit, për t’u prishur me të, mbas disa vitesh, kur ai i kërkoi Enverit e Mehmetit të lironin karriget në dobi të njerëzve të rinj. U bashkuan me Kinën e Mao Ce Dunit deri sa ky i linte njerëzit të vdisnin nga uria e i çonte për riedukim nëpër komuna, në t’ashtuquajturin “revolucion të madh kultural proletar”, që në Shqipëri e kthyen në vandalizëm kundër besimeve fetare e objekteve të kultit, duke fi tuar çmimin e madh të Djallit si “i vetmi vend ateist në botë”, me një kushtetutë që i a kaloi dhe asaj të Stalinit. Filluan t’a kritikojnë ”Timonierin

e madh” kur ai fi lloi të luajë ping pong me amerikanët, e mbas një fl irtimi me bandën e të shoqes i prishën marredhëniet edhe me Kinën kur Ten Hsiao Pini fi lloi t’i bindë shokët e tij se ashtu nuk shkohej përpara. Atëherë shpikën teorinë e t’ushqyerit me bar e, mbasi i kishin vrarë të gjithë shokët e vjetër të luftës, vdekjes së komandantit i u përgjigjën me kurorëzimin e të vetmit “shok armësh” që kish mbetur gjallë, Urjah Hipit të komunizmit shqiptar, Ramiz Alisë. Ky, simbas historianëve pati meritën se solli demokracinë, dy vjet mbasi kishte rënë Muri i Berlinit. Kjo qe me pak fjalë rruga e jashtëme e socializmit të Enver Hoxhës.

Ecuria e mbrendëshme është një lumë gjaku që, në pak vite, i hoqi Shqipërisë të gjithë klasën e saj intelektuale, duke fi lluar nga martirët e Kishës katolike e të besimeve të tjera, tek të githë eksponentët politikë antikomunistë e nacionalistë, madje dhe ata që në mënyrë paradoksale i kishin besuar “idealit të çlirimit nga pushtuesit”. Krahas këtyre mijra viktimave lufta e pushtetit të popullit fi lloi sistematike kundër grave e fëmijëve e pleqve, familjarë të “armiqve”, që fabrikoheshin në vazhdimësi, një luftë që vazhdoi deri në vitin 1991, kur njerëz

të detyruar të paraqiten gjithë jetën dy herë në ditë para policit, u lejuan të gjejnë strehim në vende të tjera. Ndërkohë burgjet ishin gjithmonë plot, neni 55 ishte bërë em-blema e besnikërisë ndaj regjimit për policë, gjyqtarë, sigurimas, spiunë e funksionarë partie, duke mbushur me forca gjithënjë e më të reja, kampet e punës së detyruar nëntokë e mbi tokë.

Duke shënuar si të vetmet gjëra pozitive përhapjen e arsimit deri në skajet më të largë-ta, arsimin tetëvjeçar të detyruar, dhe ndih-mën mjekësore të shtrirë dhe në fshatra, nuk mund të le pa përmendur varfërimin skajor të fshatarësisë së kolektivizuar dhe racionimin e ushqimeve, si në kohë lufte, për dhjetëvjeçarë me rradhë. Sa i përket zhvillimit industrial, kaq shumë të trumbetuar nga propaganda e regjimit, ishte i tëri një bllëf i madh. Fabrikat e uzinat ishin me një teknologji të fi llimit të shekullit, bujqësia angazhonte 60% të fuqisë puntore të Vendit dhe “mbrojtja” hante në tunele e bunkere shifra të pallogaritëshme të buxhetit të shtetit. Pra në tërësi ishte një sistem krejtësisht i dështuar që mbahej në këmbë vetëm me forcën e terrorit.

Këtë sistem, krejtësisht mbrapambetës për Shqipërinë, e njerëzit që e krijuan dhe e

NE FOTO: Enver Hoxha dhe udhëheqësit komunistë ju

prijnë partizanëve në Tiranën e çliruar nëntor 1944

Komu nistëtLindën si parti duke kërkuar ndihmën e jugosl-lavëve, kur Shqipëria kishte bashkuar në gjirin e saj trevat e grabitura nga ata, u rritën nën tutelën e tyre. Me këshillat e ndërmjetësimet e tyre morën nga anglezët ndihmat gjatë luftës, për t’a fi tuar atë jo kundër gjer-manëve e italianëve, por kundër bashkatdhetarëve të tyre nacionalistë. Si shpërblim për fi toren jugosl-lavëve i dorëzuan trevat e bashkuara, të shoqëruara me mijra jetë kosovarësh të martirizuar në thertoren serbe, ndërsa anglezëve arrogancën në trajtimin e përfaqësuesve të tyre dhe minat në kanalin e Korfuzit.

ARDHJA E KOMUNISTEVE

Page 5: Një kritikë përvëluese at Fulvio Cordignanos...si dita e çlirimit dhe se qe një ditë pushtimi më e keqe se 7 prilli. Ajo qe fi torja e krimit, e padijes, e mashtrimit, e dhunës,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 25 gusht 2013

BIBLIOTEKË

drejtuan për gati një gjysëm shekulli, duke e kthyer Vendin në simbolin më shprehës të diktaturës, të mbrapambetjes e të varfërisë, historianët tanë ka 70 vjet e këndej që vazh-dojnë t’a paraqesin si prodhues të mirëqënies e të përparimit. Simbas tyre, ka patur ndonjë teprim në “luftën e klasave”, por dhe ato justifi koheshin me “rreziqet” që kalonte gjithmonë revolucioni. Vazhdon hymnizimi i “Luftës N.-Çl.” dhe i udhëheqësve të saj, që e vunë Vendin “në anën e fi tuesve”. Krahas kësaj paraqitjeje vazhdon nxirja e pjesës më të madhe të personaliteteve nacionaliste, të cilëve kjo historiografi nuk i njeh asnjë meritë.

Ka ardhur koha, madje jemi shumë të vonuar, që në kujtesën historike të vihen në vend të vërtetat e të paditen me forcë mash-trimet dhe autorët e tyre. E vërteta është që nacionalistët shqiptarë i kanë shërbyer inte-resave të Shqipërisë, në kohë dhe rrethana shumë të vështira e Atdheu i tyre duhet t’i jetë mirënjohës e t’i japë vëndin që u takon në Panteonin e vlerave të Kombit. Kjo duhet të bëhet, në rradhë të parë, duke i mësuar fëmi-jëve historinë e vërtetë, jo me tekstet e morisë së historianëve të regjimit që ende sot mëtojnë të kenë monopolin e së vërtetës, por që në fakt zotërojnë të kundërtën, atë të mashtrimit. Së dyti, në këtë njëqindvjetor të pavarësisë, Shteti demokratik dhe organet vendore duhet të venë dorë mbi simbolikën e qyteteve, mbi emrat e rrugëve e të veprave sociale e kultu-rore, duke ndërhyrë në ndryshimin e tyre në dobi të pohimit të vlerave kombëtare. Nuk e di se sa politika është e prirur të veprojë në këtë drejtim, por mendoj se është një detyrë që e shkuara jonë na e shtron me forcë e, nëse duam t’i mbushim mëndjen vetes se po ndërtojmë një demokraci, duhet pa tjetër të vendosim raportin e drejtë mes së vërtetës historike dhe paraqitjes së saj. E, së fundi, uroj që studimi i historisë së Vendit tonë, sidomos i shekullit të fundit, të jetë vepër e studjuesve të rinj, të paindoktrinuar dhe objektivë e pa pasione politike.

Historia jonë është ajo e një toke “të fshi-kulluar nga përndjekjet”. Ndoshta ky është përkufi zimi më i saktë e më domethënës i fatit tonë historik. Nuk është përcaktimi i ftohtë i një historiani, që nuk bën kurrë bi-lance dhimbjesh njerëzore, por i një Shenjti, për të cilin ajo mbetet gjithmonë prova e madhe e kësaj jete. Shenjti Vojtila qe njëri nga ne, që në shekullin simbol të dhunës

së ideologjive, provoi në vetë të parë përnd-jekjen. Të vetmen herë që erdhi mes nesh u ul në gjunjë dhe puthi tokën tonë. Ndoshta me atë veprim deshi të qetësojë sado pak rënkimin e brëndshëm të saj.

Historiani Gibon, një nga monumentet e fushës së historisë, na ka quajtur “një popull që ka mbrojtur gjithmonë çështjen e humbur”. Nuk është një vlerësim bujar ky i historianit anglez, e nuk di se sa argumenta mund të kemi për të provuar të kundërtën. Sigurisht bustet e Stalinit në sheshet tona deri në vitin 1990 e bunkerët e mbjellë me shumicë në tokën tonë nuk na ndihmo-jnë n’atë drejtim. Por ndërmjet shprehjes dashamirëse të Papës Vojtila dhe gjykimit të ftohtë të historianit, ndoshta gjëndet e vërteta.

Lidhur me të duhet të ndalemi para një date me këto shifra: 29 /11/ 1944. Kjo datë në udhëtimin përfytyrues shëmbëllen me një prag humnere si ai, në hyrje të të cilit, thotë i madhi Dante, ishte shkruar me gërma të mëdha: lini çdo shpresë o ju që hyni! Data, në vetvete, përkon me ikjen e ushtarit të fundit gjerman nga Shqipëria e, normal-isht, duhet të ishte një ditë e gëzuar,mbasi askush nuk ka dëshirë të shohë uniformat e huaja ushtarake në tokën e tij. Por për ne qe si porta e Ferrit të Dantes. Fitorja mbi fashizmin qe, për popujt e Evropës Lindore, fi torja e robërisë komuniste. Këtë të vërtetë, të mbajtur në kasafortë për më shumë se gjysëm shekulli, do t’a pohonte me zë të lartë një qiraxhi i Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Xhorxh Bush. Ne vazhdojmë ende t’a ruajmë në kasafortë, si ditë “çlirimi” edhe se qe një ditë pushtimi më e keqe se 7 prilli, edhe se qe fi torja e krimit, e padijes, e mashtrimit, e dhunës, e pandershmërisë. Absurditeti më i madh qëndron në faktin se ende sot, mbas 70 vitesh, kur të gjitha këto dhunti të saj i kemi shijuar në tre breza, me pasoja tragjike e të pamatëshme, ata që e sollën atë ditë quhen atdhetarët më të mirë, paçka se mbaruan të gjithë duke vrarë njëri tjetrin, e ata që bënë çmos që ajo ditë të mos vinte quhen ende “armiqtë” e Shqipërisë. Se ku qëndron baza edhe më elementare logjike e këtij arsyetimi nuk kuptohet, ndoshta në thënien e Gibonit, kësaj rradhe të shtrirë edhe në mendimin, ndoshta në errësirën që, ende, nuk lejon gjykimin e kthjelltë.

Së fundmi, nga Anatoli Toss kemi në duar romanin e tij të ri “Manjola. 12 Ditë” - një libër që ka lidhje me

jetën e tij, me dashurinë, me mënyrën se si kalon koha nëpër jetën tonë, duke lënë vragën e saj në të.

Ngjarjet në roman zhvillohen në Boston në vitin 2010 dhe në Moskë në vitin 1980. Si edhe në veprat e tij të tjera, te “Manjola. 12 ditë” Anatoli Toss butësisht, ngadalë na fut në rrjedhën e ngjarjeve, duke na dhënë mundësinë ta përjetojmë edhe kohën ku zhvillohen ato. Kështu, duke tërhequr vëmendjen e lexuesit, autori e zhyt atë emocion-alisht në rrëfi m, duke e ngacmuar nga pak e duke rritur në të njëjtën kohë veprimin, duke e përshpejtuar aksionin e ngjarjeve dhe duke e bërë të tillë që ne nuk mund të dallojmë në libër fan-tazinë nga realiteti; ato janë plotësisht të ndërthurura, duke na marrë me vete emocionalisht.

Në roman shpalosen karaktere e mendime nga më të ndryshmet si për të vërtetuar shprehjen se jeta është paradoksale dhe rrugët e saj janë të paimagjinueshme.

Anatoli Toss është vetë personazhi kryesor në këtë roman, ngjarjet lëvizin në rininë e tij të hershme, ku bie në sy dukshëm pjekuria e autorit.

Si gjithmonë, sikurse ndodh në librat e Toss-it, edhe te romani i tij i fundit “Manjola. 12 ditë” jepen analiza e depërtime psikologjike, ka humor e dramë, shfaqen mendime të thella që të zhytin në meditime, dhe të gjitha këto zhvillohen në një dinamikë që ta mban frymën pezull. “Manjola. 12 ditë” është një libër për të gjithë ne, për jetën tonë të shkuar dhe për atë të kohëve të fun-dit, ku kumtohet mesazhi se të gjitha përvojat që kemi kaluar në jetë, vlerat, humbjet, fi toret, mbeten përgjithmonë brenda nesh, në ndërgjegjen tonë.

Romani “Manjola. 12 ditë.” është autobiografik. Në të na jepen për-shkrime të plota dhe re-ale të skenave erotike, ku ndihet realisht ndjesh-mëria që përçon vepra. Dymbëdhjetë ditët e jetës të një studenti nëntëm-bëdhjetëvjeçar në Moskë, që është protagonisti i romanit, i cili sapo ka filluar të shkruajë dhe dëshiron ta jetojë jetën, seksi i shfrenuar, takimi për herë të parë me gra të djallëzuara, të gër-shetuara me arsyetimin fi lozofi k të protagonistit, mbledhjet provokuese të rinisë në institut, japin realisht kohën kur zhvillohen ngjarjet. Në libër ka shtatë shtojca të autorit, që, sipas tij, e bëjnë romanin më të afërt me lexuesin dhe njëkohësisht zbulojnë sekretet e profesionit të shkrimtarit.

Në njërën nga këto shtojca ai shkruan:

Ajo që përpiqem të bëj te “Manjola.

Mbi librin:Manjola. 12 ditëAutori: Anatoli TossPërkthyes: Sokrat GjerasiRedaktor: Loredan BubaniBotues: OMSCA-1Faqe: 380Çmimi: 1000 lekë

BOTIMI I RI

Anatoli Toss një libër për jetën e tij

12”, është të përshkruaj jo vetëm kronologjinë e ngjarjeve, por edhe vetë kohën, nëntekstin e saj shoqëror e shpirtëror, dhe një përpjekje e tillë gjithmonë është e lidhur me rininë... …por nuk mund të shkëputesh, atë nuk e ndan dot nga vetja, nga e gjithë jeta tjetër, jotja. Si mund ta ndash veten nga shoqëria, dashuria, ndjesia e lehtësisë, nga synimet për të ardhmen? Rinia është gjithmonë

mrekullisht e bukur, pavarësisht nga koha, vendi, rendi politik e shoqëror, vështirësitë dhe mungesat.

Ç’të bësh, nëse rinia ime qëlloi në një segment kohor tejet të veçantë të dhjetëvjetëshave të fun-dit të shekullit të njëzetë? Rëndës i ka të d i të tejçoj botën shpirtërore, shqetësimet, synimet, ndjenjat e heronjve të mi. Rëndësi ka që lexuesi t’i matë ato me kutin e tij, t’i krahasojë me të vetat, dhe

t’i ndajë me heronjtë e mi, madje edhe lexuesi të cilit nuk i qëlloi ta përjetonte atë kohë. Sepse shqetësimet, synimet, ndjenjat… janë të pandryshueshme dhe nuk varen nga shekulli, viti, madje as edhe nga vendi ose sistemi politik nuk varen shumë. Substanca, thelbi i njeriut, natyra e tij qëndrojnë më lart se veçori të tilla.

Romani “Manjola. 12 ditë.” është autobio-grafi k. Në të na jepen përshkrime të plota

dhe reale të skenave erotike, ku ndihet

realisht ndjeshmëria që përçon vepra

Page 6: Një kritikë përvëluese at Fulvio Cordignanos...si dita e çlirimit dhe se qe një ditë pushtimi më e keqe se 7 prilli. Ajo qe fi torja e krimit, e padijes, e mashtrimit, e dhunës,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 25 gusht 2013

20 SH.com HISTORI

PRIJËSA PUSHTIME

ILIRJAN GJIKA

DHE SHQIPERIADurrësit u pushtua nga Guljelmi I-rë jo nga

Robert Guiskardi, sicc shkruhet në tekstin e historisë së Shqipërisë. Ja historitë e dinastive normane dhe

bizantine që u ndeshën në Shqipëri.

Ja ku gabojnë historianët shqiptarë

NORMANET

Për normanët, kalorësit që u bënë tmerri i Mesdheut ka shkruajtur gjerësisht edhe

kronistja bizantine Ana Komneni. Në 15 librat e veprës së saj Alek-siada, të cilën ajo ja kushtoi me de-vocion të atit, perandorit bizantin Aleks Komnenit, që e adhuronte deri në ekstrem, kjo grua intelek-tuale i përshkruan gjerësisht ata.Edhe Historia e Shqipërisë, si teksti zyrtar i botuar vite më parë nga Aka-demia e Skencave, po ashtu edhe shumë tekste të ndryshme të huaja dhe shqiptare, trajtojnë në faqet e tyre edhe historitë mbi pushtimet normane në vendin tonë, të cilat nisin me fushatën e Robert Guisk-ardit në vitin 1081, për të vazhduar me Boemundin në vitet 1107-1108 dhe duke përfunduar me mbretin Guljelm i II-të, në vitin 1185. E veçanta është se, shumica e të dhë-nave dhe fakteve historike që përba-jnë këto tekste, janë marrë kryesisht nga historiania Ana Komneni dhe “Aleksiada” e saj. Duke u bazuar këtu por edhe në botime të tjera të autorëve bizantinë dhe perëndi-morë, ne, kemi krijuar imazhin dhe përfytyrimin tonë për normanët dhe fushatat e tyre pushtuese përgjatë bregdetit shqiptar. Ndërkohë që do të ishte me interes të dinim edhe mbi aktivitetin e gjerë që zhvilluan nor-manët në bregun përtej, pikërisht në Itali ku ata krijuan një nga shtete më të fuqishme të kohës.

2Normanët, për të cilët Historia asn-jeherë nuk ka nguruar së shkruari, ishin një komunitet luftëtarësh të paepur që dominuan në shekujt XI-XII, në historinë e Italisë, Ball-kanit dhe Kryqëzatës së parë. Më ambicjen për të qenë protagonistë të ngjarjeve të kohës që jetuan, ata si pasardhës të drejtëpërdrejtë të vikingëve, dëshmuan se ishin luftëtarë të aftë dhe të destinuar për të qenë veçse pushtues. Edhe sot në analet historike gjejmë gjurmët e ekspeditave të dhunshme kundër Bizantit, të cilat janë të lidhura me emrat e strategëve legjendarë si të Robertit, Roxherit, Boemundit apo Tankredit, për të ardhur së fundmi tek Guljelmi i II-të, i fundmit i dinas-tisë normane të Italisë, Altavilave.Normanët u shfaqën në Italinë e jugut të ftuar nga Bizanti, i cili fi l-limisht i përdori ata kundër arabëve saraçenë, të cilët në vitet 827-902, i kishin shkëputur Perandorisë Bizantine, Siçilinë. Grupi i parë mbërriti nga Normandia në Itali në vitin 1009, nën drejtimin e Rainulfo Drengot, për të shtypur revoltën antibizantine të Barit. Për këtë qëllim atij ju premtua si shpërblim një feud i madh, i cili përfshinte qytetin e Aversës që ishte nën juridiksionin e Dukës së Napolit. Më pas erdhën me radhë të bijtë e Tankredit të Haute-vilit (Hauteville), një fisniku të

vogël norman, të cilët këtu morën mbiemrin e italianizuar Altavila. I pari ndër ta ishte Vilhelm Krah-hekuri, i cili në vitin 1043 pushtoi Kontenë e Melfi t në Pulia. Më pas do të zbarkonte i vëllai i tij, Robert Guiskardi, pushtimet e mëdha të të cilit e bindën Papën që ta njihte në vitin 1059 me titullin, “Dukë i Kalabrisë, i Pulias dhe i Siçilisë”.

Ndërkohë që, Pulia dhe Kalabria kishin qenë zotërime të Bizantit, ndërsa Siçilia ishte nën zotërimin e saraçenëve. Megjithatë kjo gjë nuk

i ndali normanët. Në vitin 1061 nën drejtimin e Roxherit, vëllait tjetër Altavila, nisi fushata ndaj Siçilisë, e cila përfundoi me largimin e ara-bëve nga ishulli, ndërsa për merita të veçanta, Papa i dhuroi atij, titul-lin “Kont i Siçilisë”. Kështu, Papati u përpoq që ti përdorte normanët si instrument për të vendosur kon-trollin politik dhe fetar në Italinë e Jugut, me qëllimin që të dëbonte që aty bizantinët ortodoksë dhe arabët myslymanë. Natyrisht që kjo politikë i dha frytet e veta. Në

vitin 1071 Robert Guiskardi dëboi përfundimisht Bizantin nga Italia e jugut, ndërsa 20 vjet më vonë Roxheri bëri këtë gjë me arabët.

Ndërkohë për tu ndalur si një ngjarje e bujshme historike, është pikërisht momenti, kur në vitin 1071, Robert Guiskardi dëboi nga kjo pjesë e Italisë Bizantin dhe bashkoi të gjitha zotërimet nor-mane të Italisë së jugut. Vetëm pas këtij proçesi (1061-1071) Roberti, Roxheri, Boemundi dhe Tankredi, nisën sulmet ndaj bregdetit sh-

qiptar, për të cilat shkruajnë edhe tekstet e mësipërme.

Këtu nis edhe një nga gabi-met që bën historia e Shqipërisë, si edhe disa autorë perëndimorë. Kështu, teksti i Historisë së Popul-lit Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave, botuar në Tiranë në vi-tin 2002, në faqen 224, thotë se “pas pushtimit të Barit, Robert Guiskardi arriti të bashkojë të gjitha zotërimet e princave normanë, të Italisë së jugut dhe krijoi me to një mbretëri të fuqishme, që menjëherë i hodhi sytë në anën tjetër të Adriatikut”.

Ndërsa e vërteta është ndryshe. Robert Guiskardi jo vetëm që nuk krijoi një mbretëri të vetën, por gjatë sundimit mbajti titullin “Dukë i Apuljes dhe Kalabrisë”. Ndërkohë që pas vdekjes së tij në vitin 1085, trashëgimtari që e pasoi ishte i vël-lai Roxheri, i quajtur ndryshe edhe Roxheri i I-rë, sundimtar i Italisë së jugut.

Pas tij erdhi në pushtet i biri, Roxheri i II-të, i cili në vitin 1130 bashkoi zyrtarisht zotërimin e të atit, Kontenë e Siçilisë me zotërimet e xhaxhait, Robert Guiskardit, siç ishin dukatet e Pulias dhe Kalabrisë, duke krijuar “Mbretërinë e Dy Siçili-ve”, me qendër Palermon, vendin ku e kurorëzoi një kardinal i dërguar nga Papa.Pra, ky është korigjimi që i duhet bërë tekstit të mësipërm, duke theksuar se Mbretëria Normane e quajtur ndryshe “Mbretëria e Dy Siçilive”, nuk u krijua nga Robert Guiskardi, por nga i nipi, Roxheri i II-të.

Pikërisht ky mbret, Roxheri i II-të, është konsideruar nga histo-rianët si mbreti më i madh norman. Ai jo vetëm mori nga Papa titullin e Mbretit, por themeloi edhe di-nastinë mbretërore të Altavilave. Nën drejtimin e tij, Palermo, u bë kryeqyteti i Mesdheut, ku u zhvil-luan tre kultura, si ajo normane, latine dhe arabe.Roxheri i II-të u shqua edhe si diplomat, ushtarak, ligjvënës dhe administrator i ku-jdesshëm. Ai nxiti midis të tjerave edhe zhvillimin e ndërtimeve të shumta me karakter laik dhe fetar, si dhe investoi për kulturën në mënyrë të veçantë. Por, periudha e artë e qeverisjes së tij përfundoi në vitin 1154, kur ai vdiq. Pas tij në fronin e “Mbretërisë së Dy Siçilive” u ngjitën me radhë Guljelmi i I-rë dhe Guljelmi i II-të.Guljelmi i I-të ishte jo vetëm mbreti i parafundit i Altavilave, por edhe mbreti i fundit norman i cili ndërmori pushtime në Shqipëri. Në vitin 1185 ai zbarkoi në brigjet shqiptare dhe në marrëveshje me strategun bizantin, Gjon Vranën, mori qytetin e Durrësit. Që këtu nëpërmjet rrugës Egnatia, norma-nët arritën deri në Selanik, por për shkaqe që dihen u tërhoqën përsëri duke mbajtur vetëm Durrësin dhe disa ishuj të Jonit.

Ndërsa Guljelmi i II-të, ishte një sundimtar që u shqua edhe si diplo-mat. Me përpjekjet e tij ai arriti që pas një shekulli lufte midis norma-nëve dhe Perandorisë Gjermane, të lidhej një aleancë, e cila u “celebrua” me martesën e së bijës, Kostancës, me të birin e perandorit gjerman,

NE FOTO: Perandori bizantin Aleks Komneni

Page 7: Një kritikë përvëluese at Fulvio Cordignanos...si dita e çlirimit dhe se qe një ditë pushtimi më e keqe se 7 prilli. Ajo qe fi torja e krimit, e padijes, e mashtrimit, e dhunës,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 21www.shqiptarja.comE diel, 25 gusht 2013

HISTORI

ANA KOMNENI

Me titullin “Mesjeta shqiptare”, ky shkrim i Shuteriqit është shkruar në korrik të vitit 1977, në

Dhërmi dhe trajton konceptin e Mesjetës Shqiptare, që shpesh cilësohet si kohë errësire.

Dështimi në politikë e bëri

historiane

Frederikut Hohenshtaufen, Henri-kun e VI-të.

Në vitin 1189 Guljelmi vdiq dhe Altavilat të cilët nuk kishin trashëgimtarë të vijës mashkullore e humbën pushtetin e fi tuar dikur luftëra e sakrifica të panumërta. Trashëgimtarja e tyre nga linja femërore, Kostanca, bëri, që prej martesës së saj kurora e tyre ti ka-lonte Hohenshtaufenëve gjermanë. Ky ishte edhe fundi pa lavdi i kësaj familjeje luftëtarësh, për të cilët shkroi dikur edhe Ana Komneni.

* * *Ana Komneni, e vetmja histori-

ane femër në kulturën bizantine, është pa dyshim edhe një emër i njohur në Historinë e Shqipërisë. Në veprën e saj, “Aleksiada”, ajo i kushton faqe të tëra historisë mes-jetare të Shqipërisë. Ndërsa “Histo-ria e Popullit Shqiptar”, i cili është teksti bazë i historisë sonë zyrtare, e citon atë në pesë raste, përkatësisht në faqet: 211, 225, 226, 347 dhe 356, ku midis të tjerave jep edhe pasazhe të shkruara prej saj, për Fushën Ilirike, Durrësin, Shkodrën, qytetet e tjera të Arbërisë, luftimet normano-bizantine, etj.Në librin e tij, Historia e Perandorisë Bizantine, autori i saj Georg Ostrogorski, një nga bizantologët më të njohur, na jep edhe një jetëshkrim të shkurtër të saj. Midis të tjerave në ligjëratë të drejtë, Ostrogorski shkruan: “Ana Komnena, vajza e zgjuar dhe e ditur e perandorit Aleks I (1081-1118) në veprën Aleksiada shkruajti hisorinë e të atit që nga fi llimi, e deri në vdekjen e tij (1069-1118). Prince-sha që ishte e shkolluar sipas modeleve klasike dhe që e njihte mirë historiografinë, poezinë e fi lozofi në e lashtë greke, e shkruajti këtë vepër me një stil të kërkuar dhe arkaik: ajo nuk përfaqëson vetëm një moment të rëndësishëm të humanizmit Bizantin, por edhe një burim historografi k të dorës së parë. Rrëfimi i hollësishëm i Anës përbën bazën kryesore të njohurive tona. Mbi këtë periudhë të rëndësishme, në të cilën real-izohet restaurimi i Perandorisë Bizantine, takimi i Perëndimit me Bizantin gjatë kryqëzatës së parë, luftërat me normanët dhe me popujt e stepave të veriut dhe të lindjes. Prirja për panegjirizëm e Aleksiadës dhe kufi zime të tjera të saj, ndër të cilat duhet vënë në dukje konfuzioni kronologjik, kompesohet nga gjerësia dhe shumllojshmëria e informacionit, që autorja ishte në gjendje të siguronte falë pozitës dhe etjes së madhe për dije. Një përpjekje për të shkruar histori bëri edhe burri i anës, Çezari Niqifor Brieni, nipi i atij Niqifor Brienit që ishte ngritur si antiper-andor kundër Mihal Dukës dhe Ni-qifor Botaniatit” (Georg Ostrogorski. Historia e Perandorisë Bizantine. Ti-ranë 1997. Fq 252 ).Ndërkohë që te “Aleksiada” (VI.7), ajo e përshkruan në këtë formë momentin kur lindi: “Perandori i shoqëruar nga latinët e kontit Brieni, që kishte kaluar në anën e tij, u kthye në kryeqytet me dafi nat e fi tores. Ishte data një

Ana Komneni nuk ishte në të vërtetë ajo që përfytyrojmë ne sot, si një femër intelektuale, e miredukuar, tolerante

dhe e ekuilibruar. Në radhë të parë ajo ishte një grua ambicioze me prirje të theksuara politike, tipike bizantine, ashtu siç ishte edhe formimi i saj kulturor.

Pikësëpari, fati që e kishte përcaktuar atë për tu bërë një ditë perandoreshë e Bizantit ndryshoi shpejt kahun e tij. Ndërkohë që Ana nuk u pajtua me të. Shumë shpejt ajo ju “përvesh” punës që të bëhej me çdo kusht zonja e vërtetë e pallatit perandorak të “vllaher-nëve”. Por le ti referohemi përsëri historisë, për të nxjerë në pah karakterin e familjes së Komnenëve nga rridhte edhe Ana.

Aleks Komneni ishte përfaqsues i një familjeje që i përkiste aristokracisë ushtarake bizantine. Sipas Ostrogorskit (fq.24) kar-riera e tij nisi si gjeneral perandorak, kur në Bizant sundonte perandori Mi-hali i VII i dinastisë Duka. Aleksi u tregua shumë i suksesshëm në shtypjen e revoltave ushtarake të cilat synonin rrëzimin nga froni të perandorit. Të tillë mëtonjës të fronit ishin çezari Johan Dukas, Strategu Ursel (1074 ), dhe më pas me radhë dukët e Dur-rësit, dy Niqiforët, Niqifor Brieni (1077) dhe Niqifor Baziliaku (1078).

Ndërsa më vonë, Aleks Komneni, ai u vu në shërbim të Perandorit të ri Niqifor Bota-niatit, i cili nuk e pati të gjatë sundimin e tij.

dhjetor në indiktin e shtatë (1083). Ai e gjeti perandoreshën me dhim-bjet e lindjes në dhomën e caktuar kohë më parë….Paraardhësit tanë e quanin atë Porfyra, prej nga vjen emri Porphyrogenitus. Në mwngjes (ishte ditë e shtunë ) atyre u lindi

një vajzë, që i ngjante babait të vetë. Kështu u tha gjithandej. Kjo foshnje isha unë”.

Kështu pasazhe të rëndësishme të Aleksiadës në gjuhën shqipe janë botuar të përkthyera tek vël-limi tjetër i Akademisë së Shken-

cave, Burime Tregimtare Bizan-tine Për Historinë E Shqipërisë, botuar në Tiranë në vitin 1975. Në pesëdhjetë e gjashtë faqet e tij (fq 71-127) jepet një biografi e Ana Komnenit dhe ngjarjet historike që nisin me kryengritjen e Proe-

drit Niqifor Brieni, Dukë i themës së Durrësit kundër Perandorit bizantin, kryengritja e Dukës tjetër të Durrësit Niqifor Bazil-iakut, e deri tek luftimet e Aleks Komnenit kundër normanëve të Robert Guiskardit dhe Boemundit.

Ai u martua me Irena Dukën, trashëgimtare e dinastisë që kishte qenë në pushtet, për të legjimituar sadopak lidhjet me familjet e ish perandorit Mihal VII Duka (Ostrogorski. His-toria e Perandorisë Bizantine, fq.245). Kështu pasi e detyroi perandorin aktual Niqifor Bota-niati të abdikonte, Aleksi u shpall perandor në 4 prill 1081. Në vijim të politikës së forcimit të pushtetit të tij, Aleks Komneni, “futi” në lojë

edhe të bijën, Anën, të cilën e ktheu qysh herët në moshë të vogël në

“instrument” të saj.Ja seç thotë përsëri në

Historinë e tij të Bizantit, Georg Ostrogorski. “Në fakt, Aleksi, i cili dikur erdhi në fuqi falë aleancës me familjen Duka, fi llim-isht emëroi si pasardhës të tij djaloshin Kostandin Duka, djalë i Mihalit VII,

të cilin e kishte fejuar me vajzën e madhe Anën. Por

me lindjen e djalit të parë, Joanit, Perandori Aleks ia kaloi këtij të fundit të drejtën e trashëgimnisë (1092). Me këtë akt kryhej akti vendimtar për themelimin e dinastisë së Komnenëve dhe kur pak më vonë dja-

loshi Kostandin Duka vdiq, çdo pengesë për të siguruar

vazhdimësinë e fronit u duk se u zhduk. Por një zgjidhje e tillë

plagosi sedrën tepër të ndjeshme të princeshës Ana. Pas vdekjes së parakohëshme të të fejuarit të saj, ajo u martua me Niqifor Brienin (1097) dhe shpresonte që froni perandorak ti kalonte burrit të saj (Ostrogorski. Po aty. Fq.266).

Kështu pak e nga pak krijohen rrethanat e “komplotit” të princeshës Ana Komneni për

të marrë pushtetin brenda gjirit të familjes perandorake. Pra, motra ngrihet kundër vëllait për shkak të sedrës dhe ambicjes, shembull tipik i luftërave për pushtet në Bizant. Për këtë rast, Ostrogorski midis të tjerave shkruan se: “Perandoresha Irenë, që në fi llim nuk përfi llej prej tij fi toi me kohë ndikim të madh mbi Alek-sin. Në çështjet e trashëgimnisë së fronit ajo u shpreh kundër djalit të vet, Joanit, dhe në favor të vajzës së preferuar Anës e të burrit të saj, Çezarit Brien. Nënë e bijë u bashkuan në përpjekjet për ta bindur Aleksin tia kalonte të drejtat sovrane Brienit. Ai u torturua gjer edhe në shtratin e vdekjes nga lutjet dhe presionet e dy grave. Pa guxuar të shprehej qartë, Aleksi gjithsesi veproi në mënyrë të tillë që kurora ti kalonte të birit dhe ky qe mjaft i vëmendshëm e i vendosur për ti vënë në vend të drejtat e veta. Por për shkak të intrigave të së ëmës dhe të së motrës, hipja në fron e trashëgimtarit të ligjshëm mori trajtat e një grushti shteti. Ana nuk u pajtua me fatin e saj. Ajo kurdisi një komplot kundër të vëllait dhe kur edhe kjo përpjekje e fundit dështoi, u dorëzua dhe u përpoq të gjejë ngushëllim në studimet e saj. Gjatë kësaj tërheqje të detyruar (ajo u mbyll në një manastir) dhe shkruajti historinë e të atit, të famshmen Aleksiada, që e bëri të pavdekshëm emrin e saj”.

Nqs nuk do të kishte komplotuar, Ana Komneni nuk do të ishte bërë ajo që “është sot”. Dështimi në politikë dhe ëndërra e parealizuar për tu veshur me “purpur” e shdërroi atë në një shkrimtare dhe historiane. Kështu e njeh edhe Historia, për pasazhet e pafund të saj kushtuar Aleksit, babait që dikur i hapi rrugën drejt pushtetit të premtuar dhe që më pas ja mohoi atë përfundimisht.

Kopertina e librit Aleksiada e Ana Komneni

Page 8: Një kritikë përvëluese at Fulvio Cordignanos...si dita e çlirimit dhe se qe një ditë pushtimi më e keqe se 7 prilli. Ajo qe fi torja e krimit, e padijes, e mashtrimit, e dhunës,

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 25 gusht 2013

22 SH.com

TRADITA VLERA

SPECIALE

Muzeu dhe vlerat gjuhёsore

Vlerat eko-muzeale tё gjuhёs, tё objekteve dhe tё vendeve ku ajo materializohet, merr formёn e tё drejtave ekzistenciale

edhe tё atij qё i jeton vetёm nёpёrmjet fantazisё, qё pёrngjasojnё me atё qё dikush ka pёrjetuar nё kohё dhe vende reale

Petku i gljuhës e i tradhitavet aljbëresheVljera ekomuzeale e gljuhës, e kundevet,

dhe e vendevet ku ajo materializohet japen kurm raxhunavet ezistenciale edhe atyre çë i vivirnjen vetëm me fantasinë, ashtu si i vivirtin ata çë rruan më parë.

Shën Palji i Aljbëreshe, në dhjetën e gusti 2013. Vende, tradhita e gljuhë mbljuan dhiskursin çë u bë tek Muzeu i Kulturës Aljbëreshe me kauzjunën e pruxhetit “Basilicata Natu-rarte”, një pruxhet i gjer çë vë mbrënda të katër parqit lukanë.Bashkë me Annibale Formica, diretori i Parkut Puljin çë coordinarti konferencën, me sinkun Anna Santamaria e me një publek shumë motivartur, konvenji klje nderuar ka antropologu, Luigi M. Lom-bardi Satriani, profesor tek universitata e Romës “La Sapienza”.

Muar fjaljën së pari di-retori i parkut çë kauzoi mbi fi nalitat e konferencës: “ Të vëshë bashkë vendet, kundet e jetën e ngaditë çë në ata rrealixaren me idenë e madhe si kishteri i shërbeu këta vende e si e ndroi naturën e tyre. E, tue zënë fi ll ka një vend, i vogelj e i shkret si Shën Palji, të jeshë zot të emocion-arnjesh e ti hapnjeshë sytë të tjervet.

E Shën Palji ka një rroll shumë i rënd në

këtë “provocazione” e me zakonet e gljuhën të tija. Fjaljet ia japën storjen motit çë shkoi e vendevet e tij: “La lingua mutua dalla geografi a e si articola in una maniera o nall’altra”. Këhtu hyn te dhiskursi prefesor Satriani.Të njohnjesh rënmdësinë e zakon-evet dhe e vendevet i jep senx motit çë shkon

“…siamo il nostro presente e il nostro passato” e tale presa di coscienza non si deve ridurre a mera contemplazione estetica ma tradursi in progettualità con cui diventiamo anche” il nostro futuro”.

Një gljuhë, një zakon, janë domosdo nicësar për të dishë sa vljen moti çë shkoi më prin-det e tanë aljbëreshë për jetën çë kemi përpara.

Tue nisur ka fi losofi Michel Foucault(1926/1984) “ Les mots et les choses”, Satriani i shton binomit fjalja e gjëra , njate dy,vende e njeriz: fjaljat “traduçirnjen” gjërat, gjërat

“shëjtëronjen” vendet e ma-trializohen tek ata e, ljurtëmu, njerzit çë vivirnjen këta fl use i traduçirnjen te kurmi tyre: “…siamo la nostra storia, le persone che abbiamo Incontrato, le emozioni che abbiamo avvertito, siamo anche ciò che abbi-amo semplicemente immaginato…” S’ështe nicësar të veshe tek ai vend, te “ngashë”. Gjetkun çë ëndërrnjem e “ inkorporarnjem”

me zëmërën e fantasinë.Kur këndonjem “O e bukura More, si të

lje, më nëk të pe…” mallin çë ndienjem ështe dhja si ai cë ndiejtin prindët e tanë çë ka pes sekulj çë erdhtin, ndomos s’dihet ka.

Ashtu si e thot Nibulli, nganjë qell kal-josh Itakën e tij: si suljdati qell fotografi në e nuses pas, tue mbajtur rrënjat e vendit tij, ahtu dhe emigranti qell bashkë zakonet e gljuhën të tija tue kërkuar Albaninë e tij. Vendet bëhen të shëjtë pse janë telji çë ljidhën motin çë shkoi me atë çë ka të vinj. “I riti non s’inventano, thot prof. Satriani, essi sono lo sforzo di stendere in azioni eventi mitici ripensati con la carica fondante del quotidiano”

Nëk sosen të veshë tek muzeu e të ru-anjeshë çikaritë çë janë mbrënda pa krye e pa zëmër. Duhet të rrëmbeshë identitatën e ae çë sheht, me fjaljën e gljuhën çë i përshkruan e çë shtinjen atë çë i diuvas të ruanj mbrenda vethenit, të ndihet i vendit me prospettiva jo vetëm kulturale, po edhe ekonomike“ Non bere alla fontana del Lete, ma dissetarsi alla fontana della memoria, fërnon Prof. Satriani, non si può aver futuro e sapere dove andare se non si ha memoria del passato”

Një kulturë e rruar në nje manerë emozi-onale me të shkuarat, garantiren, sod si sod, një jetë më e gëzuar, më se gjithë për xhen-eraciunat të rea ku edonizmi e “të dukurit” janë rizultatet më të ljigj e globalizmit.

Pietro Abitante

SAN PAOLO ALBANESE, 10 GUSHT 2013. Vendet, traditat dhe gjuha, kanё qenё

argumenti i takimit tё organizuar nga In-stitucioni i Parkut Kombёtar nё Pollino, nё San Paolo Albanese, nё Muzeun e Kulturёs Arbёreshe, nё brendёsi tё “ Basilicata Natu-rarte” tё parqeve “lucan”

Pёrveç prezencёs sё drejtorit tё parkut Annibale Formica, i cili ka qenё edhe koor-dinatori i punёt e kryetarit tё Bashkisё tё komunitetit Anna Santamaria, pёrballё njё publiku shumё tё motivuar, nё kёtё takim ishte prezent me ndёrhyrjen e tij, antropo-logu Luigi M. Lombardi Satriani, docent nё Univerisitetin e La Sapienca nё Romё.

Pas paraqitjes sё detyrave, drejtori i Parkut, paraqiti edhe pёrfundimet e kёtij takimi: “Protagonizmit tё natyrёs, tё ter-ritorit dhe tё hapsirёs sё pёrditshme, idenё e aktivitetit dhe tё veprёs sё njeriut, njё gёrshetim mijёvjeçar, mes pasurive natyrore si “biodiversiteti” dhe vendet e jetuara dhe tё rrёfyera nga tradita. E gjitha kjo, ёshtё e lidhur me projektin “LIFE”, qё Parku i Polino-s po çon pёrpara duke i dhёnё rёndёsi vlerave tё shёrbimeve me eco-sistem dhe duke u nisur nga njё vend i fshehtё siç ёshtё San Paolo Albanese, qё arrin tё emocionojё, provokojё, vёmendjen e gjithkujt.

San Paolo Albanese ka njё rol shumё kuptimplotё nё kёtё “provokim” me muze-un, me pёrditshmёrinё dhe mbi tё gjitha me trashёgimninё gjuhёsore. E shkuara, pёrpunon termat nё specifi kёn historike tё mёnyrёs sё jetesёs dhe tё vendeve tё saj dhe vetёm nёpёrmjet gjuhёs, mund tё nxjerrim pёrfundimin e historisё dhe veçantinё e saj: “Gjuha e ndёrsjellё nga gjeografi a, ar-tikulohot nё mёnyra tё ndryshme”- Kёshtu shprehet nё fjalimin e tij prof. Satriani.

Ndёrgjegjёsimi dhe rёndёsia e traditёs dhe e vendeve, i jep sens vazhdimёsisё sё kohёs, “…jemi e tashmja dhe e shkuara jonё” dhe njё ndёrgjegjёsim i tillё nuk duhet tё pёrshkallёzohet nё njё soditje tё thjeshtё estetike, por tё jetё njё projektim i asaj çka duhet tё jetё e ardhmja jonё.

Njё gjuhё, njё idiomё, njё pёrkthim, luajnё njё rol tё rёndёsishёm nё njohjen e vlerave tё sё kaluarёs, tё cilёn, paraardhёsit tanё arbёreshё e kanё jetuar dhe ne e pёrpunojmё si njё prespektivё tё ardhshme ekzistenciale.

Duke u nisur nga vepra e fi lozofi t francez Michel Foucault(1926/1984) “ Les mots et les choses” , profesor Santriai binomit tё fjalёve dhe gjёrave, u bashkangjit lidhjen e fortё tё dy tё tjerave, vendet dhe personat: fjalёt pёrkthejnё gjёrat, gjёrat “shenjtёrojnё” vendet, materializohen nё to dhe nё fund, njerёzit tё cilёt jetojnё nga kёto tre fl ukse, i bashkangjisin ato me trupin e tyre: “…jemi historia jonё, njerёzit qё takojmё, emocionet qё ndjejmё, jemi edhe çka thjeshtё kemi imagjinuar…” Nuk ёshtё e nevojshme tё spostohemi nё njё vend tjetёr, tё shkojmё diku, pёr tё prekur “tё pёrtejshmen” qё

imagjinojmё, e “mishёrojmё”: Emocioni qё provon, kur kёndohet “O e

bukura More si të lje, u’ më nëk të pe…” ёshtё i njёjtё me emocionin qё provuan tё parёt tanё kur e kanё parё dhe pak rёndёsi ka ku ishte dhe ku ndodhet, nё Shqipёri, Greqi apo Maqedoni, por realiteti ёshtё fjala “mall”, ai kumbim emocionesh qё “mishёrohet”.

Vendi Morea, mishёron qёllimet ekzist-enciale edhe tё atij qё thjeshtё e ka parё nёpёrmjet fantazisё, ashtu siç e kishin lёnё arbёreshёt e pseё shekujve mё parё.

Gjithkush merr me vehte, nё zemёr, Itakёn e tij: Ushtari merr me vehte foton e njё personi tё dashur, nё kёrkim tё rrёnjёve dhe tё shtёpisё tё tij, ashtu edhe emigranti merr me vete zakonet, gjuhёn e tij, nё kёrkim tё “rrёnjёve”, tё Shqipёrisё sё tij.

Zakonet nuk mund tё shpiken, thotё professor Santriani, ato janё pёrpjekje pёr tё kthyer nё vepra eventet mitike, nё ngarkesёn thelbёsore tё tё pёrditshmes. Tra-ditat dhe zakonet, krijojnё njё dramaticitet mes tё shkuarё mitike dhe tё pёrditshmes dhe mund tё kuptohet , vetёm nёse i refero-

hemi asaj. Qëllimi përfundimtar i muzeut nuk mund

tё lihet nё vozitje tё thjeshtё tё objekteve tё ekspozuara, por nevojitet mishёrimi i identitetit kohor tё objektit, duke e pёrshkruar nёpёrmjet fjalёs dhe gjuhёs, duke e çuar vizitorin tё perceptojё objektin vetё, qё nga prejardhja e komunitetit dhe

nga identiteti i tij Njё kulturё e jetuar emocionalisht me tё

kaluarёn, garanton njё qetёsi ekzistenciale nё jetёn moderne, nё veçanti pёr gjeneratat e reja, ku paraqitja e jashtme ёshtё ajo, çka bie lehtёsisht pre’ e fyerjeve tё globalizmit.

Pershtati nga arberishtja Pietro Abitante