NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD...

16
Cyan magenta yellow black ÇMIMI 30 LEKË VITI IX - NR. 259(2781) E ENJTE, 31-10-2019 www.shqiptarja.com PAMJET EKSKLUZIVE Si kontenieri me 130 kg kokainë shpëtoi nga Porti i Durrësit dhe trafikantët e grabitën në Patos Gazetari i Report TV Artan Hoxha zbulon rasti e ri: E pritën në Patos ku dhunuan rojen dhe morën drogën e fshehur tek motorri i frigoriferit FAQE 11 Opinion nga Edison Ypi Mos ma vrisni qenin vijon në faqen 16 P ogradec. Gusht 1983. Gjatë viteve kur Eduardi, vëllai im, ndodhej në burg në Spaç, sa herë në ndërmarrjen e asfaltimit të rrugëve ku punoja si inxhinier urdhohej “shkurtim kuadri”, e para viktimë që e shndrronin nga inxhinier në punëtor, isha unë. NISMA NE KUVEND BALLISTET KERKOJNE DEMSHPERBLIMIN E KOLABORACIONISTEVE Deputeti Artur Roshi propozon projektligj për dëmshpërblimin e familjarëve të të përndjekurve dhe pushkatuarve edhe gjatë luſtës që nga 8 nëntori 1941, data e themelimit të Partisë Komuniste nga Adriatik Doçi FAQE 4 PASURIA NATYRORE INTERVISTA REFORMA ZGJEDHORE MESAZHI AMERIKAN Syri i Kaltër jepet me qira për 72 mijë lekë në muaj për 10 vite FAQE 16 nga Eliza Gjediku Iskra Thoma: Si u shkatërrua gjiganti shtetëror i botimeve “Naim Frashëri” nga Dhurata Hamzai FAQE 12 ZBARDHET NGJARJA BANDA E HABILAJVE PëRPLASJA DIPLOMATIKE Vrasja e Eri Zefit, shoku i ngushtë e nxorri në pritë Ekzekutimi në Mirditë, Zefi u shit nga shoku i fëmijërisë, u nisën të vidhnin hashash por e çoi tek prita e dy vrasësve FAQE 9 nga Elton Qyno Përgjimet Koçerri-Habilaj: Po lehin qentë, do iki të marr mish Mazhoranca rezolutë kundër ndërhyrjes ruse në Shqipëri Kodet që përdorte banda, Krimet e Rënda japin pretencën për Armando Koçerrin që u kap me 4 ton kanabis. Prokuroria kërkoi 15 vite burg Moska reagon ashpër pas rezolutës, ironizon SHBA-në dhe i kthehet PS-së: Analfabetë! S’keni prova për ndërhyrje! FAQE 11 FAQE 6 SHBA THIRRJE PROKUROREVE: HETONI ME SHUME TRAFIKANTE FAQE 2-3 FAQE 5 BASHA: TE MBAHEN SA ME PARE ZGJEDHJET E PARAKOHSHME! Spiropali: Prit 2021 për t’u rikthyer në parlament

Transcript of NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD...

Page 1: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

Cyan magenta yellow black

Çmimi 30 Lekë Viti IX - Nr. 259(2781) E ENjtE, 31-10-2019 www.shqiptarja.com

PAMJET EKSKLUZIVE

Si kontenieri me 130 kg kokainë shpëtoi nga Porti i Durrësit dhe trafikantët e grabitën në PatosGazetari i Report TV Artan Hoxha zbulon rasti e ri: E pritën në Patos ku dhunuan rojen dhe morën drogën e fshehur tek motorri i frigoriferit

► FAqE 11

Opinionnga Edison Ypi

Mos ma vrisni qenin

vijon në faqen 16

Pogradec. Gusht 1983. Gjatë viteve kur Eduardi, vëllai im, ndodhej në

burg në Spaç, sa herë në ndërmarrjen e asfaltimit të rrugëve ku punoja si inxhinier urdhohej “shkurtim kuadri”, e para viktimë që e shndrronin nga inxhinier në punëtor, isha unë.

NISMA NE KUVENd

BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E

KOLABOrAcIONISTEVEDeputeti Artur Roshi propozon projektligj për

dëmshpërblimin e familjarëve të të përndjekurve dhe pushkatuarve edhe gjatë luftës që nga 8 nëntori

1941, data e themelimit të Partisë Komunistenga Adriatik Doçi

► FAqE 4

PASUrIA NATyrOrE

INTErVISTA

rEFOrMA ZgJEdhOrE MESAZhI AMErIKAN

Syri i Kaltër jepet me qira për 72 mijë lekë në muaj për 10 vite

► FAqE 16nga Eliza Gjediku

Iskra Thoma: Si u shkatërrua gjiganti shtetëror i botimeve “Naim Frashëri”nga Dhurata Hamzai

► FAqE 12

ZBArdhET NgJArJA

BANdA E hABILAJVE

PërPLASJA dIPLOMATIKE

Vrasja e Eri Zefit, shoku i ngushtë e nxorri në pritëEkzekutimi në Mirditë, Zefi u shit nga shoku i fëmijërisë, u nisën të vidhnin hashash por e çoi tek prita e dy vrasësve

► FAqE 9 nga Elton Qyno

Përgjimet Koçerri-habilaj: Po lehin qentë, do iki të marr mish

Mazhoranca rezolutë kundër ndërhyrjes ruse në Shqipëri

Kodet që përdorte banda, Krimet e Rënda japin pretencën për Armando Koçerrin që u kap me 4 ton kanabis. Prokuroria kërkoi 15 vite burg

Moska reagon ashpër pas rezolutës, ironizon SHBA-në dhe i kthehet PS-së: Analfabetë! S’keni prova për ndërhyrje!

► FAqE 11

► FAqE 6

ShBA ThIrrJE PrOKUrOrEVE: hETONI ME ShUME TrAFIKANTE

► FAqE 2-3 ► FAqE 5

BAsHA: TE mbAHEn sA mE pArE zGjEDHjET E pArAkoHsHmE! Spiropali: Prit 2021 për t’u rikthyer në parlament

Page 2: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

2 E EnjtE, 31 TETOR 2019www.shqiptarja.com

PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’

KQZ vendos të premten për fatin e Agim Kajmakutkomisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblid-

het të premten për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut. Prokuroria e Përgjithshme në kërkesën drejtuar KQZ argumenton se Kajmaku ka gënjyer në formularin e dekrim-inalizimit duke mos deklaruar se ka qenë i arrestuar dhe më pas nën hetim nga drejtësia greke. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qen-dror të Zgjedhjeve të vendosë pa vonesë për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku. Në kërkesën e firmosur prej Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, Partia Demokratike kujton se për këtë vepër të kryer nga Agim Kajmaku, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të man-datit dhe dënimin e tij me deri në 4 vjet burg. “Fakti që në Formularin e Vetëdeklarimit, nuk është pasqyruar asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me arrestimin dhe hetimet përkatëse

në shtetin grek, si dhe identitetin e rremë të përdorur nga vetë ai, bën që Agim Kajmaku të përfshihet në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik si Kryetar i Bashkisë. Kjo pasjellë përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga funksioni publik që mban”, shprehet në kërkesën e tij Gazment Bardhi. Në këtë kërkesë, drejtuar Kryetarit të KQZ, Klement Zguri dhe që i është dërguar për dijeni Ambasadës së SHBA dhe BE në Tiranë, theksohet qëndrimi i mëparshëm që KQZ-ja ka mbajtur në rastet e heqjes së mandatit të deputetëve Gledion Rahovica dhe Aqif Rakipi, raste këto që janë identike me atë të Agim Kajmakut. “Për prokurorinë është e provuar se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor penal në zhvillim. Ai ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare”, thuhet në kërkesën e PD për KQZ-në. Prokuroria

e Përgjithshme i kërkoi KQZ-së heqjen e mandatit për kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku, si dhe e ka vënë nën hetim për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit. Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së. Megjithatë, ndonëse është shpallur i pafajshëm, Kaj-makun e prek ligji i dekriminalizimit, pasi pyetjes nëse “ka qenë ndonjëherë i ndaluar ose i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale”, Kajmaku i është përgjigjur “JO” në formular. Neni 190 i kodit penal përkufizon se personat që preken nga ligji i dekriminalizimit duke deklaruar të dhëna të rreme rrezikojnë nga 6 muaj deri në 4 vite burg.

RefoRma zgjedhoRe

Lulzim Basha: Të mbahen sa më parë zgjedhjet e parakohshme!

Kreu i PD: Dështimi i negociatave për herë të pesë do të ishte fatale për vendit, të mos humbasim asnjë orë më

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama bën thirrje që palët të ulen në një tryezë

dialogu për të zgjidhur krizën politike. Në reagimin e tij, Rama akuzon qeverinë si shkaktare të kësaj situate ku ndodhet vendit, me argumentin se po bën gjithçka që të bllokojë dialogu, madje edhe duke provokuar palët politike. “Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrim menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme. Qartë, prerë me vullnet të plotë për të ndihmuar Shqipërinë, por edhe me mesazhin që qeveria e para, por para qeverisë kryeministri si përgjegjësi kryesor për të tërë procesin e integrimit evropian e pastaj e gjithë klasa politike siç thotë rezoluta: Të veprojnë menjëherë përmes dialogut politik”, tha Luan Rama.

“Palët të ulen urgjentisht në tryezë dialogu!”

Luan Rama: Kryetari i Partisë D e m o k r a t i k e , Lulzim Basha, kërkon sër ish zhvillimin e zg-

jedhjeve të parakohshme, kusht të cilin e ktheu në kauzë gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Pas një takimi me raport-erët e Këshillit të Evropës në selinë blu, Basha la të kuptohet se do të kushtëzojë konsen-susin dhe bashkëpunimin për reformën zgjedhore me pranimin nga ana e qeverisë të kërkesës për zgjedhjeve të parakohshme. “Tek zgjidhja e krizës politike, gatishmëria e opozitës për të dhënë kon-tributin e saj për një reformë të vërtetë zgjedhore që do t’ia kthejë sovranitetin qytetarëve, do t’ua kthejë votën qytet-arëve dhe do të mundësojë, përmes zgjedhjeve të para-kohshme parlamentare, një parlament legjitim, një qeveri legjitime, sundimin e ligjit, demokracinë, si kushte për një bashkëjetesë demokratike, për mirëqenie, për punësim, për ekonominë dhe punësimin që duan të gjithë qytetarët dhe, po kështu, për hapjen e rrugës së bllokuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ne jemi të hapur për të gjithë instrumentet që garantojnë rrugën përpara, rrugën që kalon përmes miratimit të reformës zgjedhore, garan-timit të vullnetit politik, më e rëndësishmja për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zgjedhjeve të parakohshme

“Ne jemi të hapur për të gjithë instrumentet që garantojnë rrugën që kalon përmes miratimit të reformës zgjedhore, zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve vendore kushtetuese të mbajtura në një ditë”.

Basha

parlamentare dhe zgjedh-jeve vendore kushtetuese të mbajtura në një ditë”, tha kreu i PD. Basha tha se këto zgjedhje duhet të vijnë përmes programit të opozitës me 5 pika për Reformën Zgjedhore, në mënyrë që të jenë të lira dhe të ndershme. “Kjo nuk është një çështje mendimi apo dëshire. Është një çështje vull-

neti e të gjitha palëve. Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë prezantuar një plan të qartë prej 5 pikash për të përshpejtuar fazën e parë, atë të reformës zgjedhore dhe, pastaj, duke u garantuar qytetarëve shqiptarë lirinë e votës, duke u garantuar qytetarëve shqiptarë të gjitha kushtet për zgjedhje të lira

dhe të ndershme mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamenta-re. E kam thënë dhe dua ta përsëris që në Shqipëri janë përvijuar qartësisht dy qën-drime; qëndrimi i një shumicë absolute, jo thjesht dhe vetëm i opozitës por edhe i social-istëve që kështu nuk mund të vazhdohet më, që kjo situatë është e paqëndrueshme, e pa mbajtshme, e padurueshme, duhet një zgjidhje. Dhe qën-drimi i një pakice absolute që

nuk do ndryshim, do ta mbajë Shqipërinë në këtë gjendje, sepse nga kjo gjendje vazh-dojnë të përfitojnë përmes korrupsionit, veprimtarisë kriminale, qindra milionë euro, një grusht njerëzish vazhdojnë të përfitojnë në kurriz të të gjithë shqiptarëve”, tha Basha.

APeLI Për refLekTIm Basha i bëri thirrje Partisë

Socialiste të reflektojë sa nuk është vonë, pasi një shtyrje

tjetër e hapjes së negociatave do të ishte fatale për vendin tonë. “Nuk është çështja se sa kohë pret Partia Demokratike, çështja është se Shqipëria ka humbur katër herë për shkak të këtij kryeministri rrugën drejt Evropës. Dera është mbyllur katër herë dhe mbyllja për herë të pestë do të ishte fatale. Ndaj, të mos humbasim asnjë orë më, por të ecim në një rrugë të qartë që tashmë është shënuar edhe nga institucionet evropiane siç është Bundestag-u, atë të nëntë kushteve dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamen-tare në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore, për t’u rikthyer qytetarëve institucion-eve legjitime, për t’i rikthyer Shqipërisë normalitetin dhe mundësinë për çdo qytetar që të jetojë me djersën e ballin, me barazi përpara ligjit dhe të krijojë mirëqënie për veten dhe familjen”, tha ai.

Page 3: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

3www.shqiptarja.com

E EnjtE, 31 TETOR 2019RefoRma zgjedhoRe

Qeveria i përgjigjet Bashës: Prit 2021 për t’u rikthyer në parlament

Spiropali: Brenda dhjetorit votojmë Reformën Zgjedhore! Bardhi: Nuk është trau i doganës që e ul dhe e ngre vetë

kryeministri Edi Rama pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Romë. Rama u nis dje drejt

Italisë, ndërsa ditën e sotme do të takohet me kryem-inistrin e Italisë, Gi-useppe Conte. Vizita e Kryeministri Edi Rama në Itali vjen në një kohë kur Këshilli Evropian vendosi të mos hapë negoci-atat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Italia ishte një nga mbështetë-set më të fuqishme të Shqipërisë dhe Maqedonisë, që të çelnin negociatat, e madje kryeministri Conte e ka cilësuar si një gabim historik

vendimin e Këshillit të Evropës. Kryeministri i Ital-isë, Conte e vizitoi Shqipërinë pak ditë para se të mblidhej Këshilli i Evropës, ku shprehu mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE. Vizita e fundit e kryeministrit Rama në Romë ishte në tetor 2017, ku Italia drejtohej nga kryeministri Paolo Gentiloni.

Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me kryeministrin Conte

Negociatat

Ndonëse Komisioni i Venecias vendosi ne dispozicion opinionin përfundimtar për çështjen e shkarkimit

të presidentit Meta, Komisioni Hetimor ende nuk është mbledhur për të shqyrtuar këtë raport. Kryetari i Komisionit të Posaçëm Hetimor Ulsi Manja, në një intervistë për Report Tv thotë se raporti i Venecias do të diskutohet në mbledh-jen e radhës, që do të jetë javën e ardhshme. “Nuk ka ngecur puna. Komisioni Hetimor do të mblidhet për të përfunduar sipas plan-it të hetimit punën e vet. Duke marrë par-asysh dhe axhendën e anëtarëve të komi-sionit hetimor besoj se do mblidhemi javën e parë të nëntorit. Përveç raportit komisioni he-timor do administrojë duke zbatuar me korrek-tësi kërkesat e ligjit për informacionin e klasifikuar si sekret shtetëror edhe materialin që është vënë në dispozicion nga “President i Republikës, që sipas tij i ka shërbyer si bazë për zh-dekretimin e datë së zgjedhjeve 30 qershori. Do ketë dhe një diskutim nga anëtarët lidhur me përmbajtjen e të gjitha provave, do merret në kontekst me atë që tha presidenti në seancë dëgjimore për të arritur në një konkluzion të saktë”, tha Manja.

Në nëntor vendoset fati i metës, manja: jemi drejt fundit

Vendimi

Zëdhënësja e qever-isë Elisa Spiropali i është përgjigjur k r y e d e m o k r a t i t Lulzim Basha, pas

thirrjes së këtij të fundit për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Spiropali thotë se Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës për t’u rikthyer në parlament. Ajo pohoi se Reforma Zg-jedhore do të votohet bren-da dhjetorit s ipas reko-mandimeve të OSBE/ODIHR. “Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjin-are duhet të presin zgjedhjet e radhës për t’u rikthyer në Parlament, prej ku u larguan vullnetarisht me daullet e fi-tores imagjinare! Qeveria dhe shumica jonë e votuar për të qeverisur 4 vjet, kanë shumë detyra e punë për të realizuar deri në përfundim të mandatit, në respekt të kontratës me shqiptarët. Ata që e grisën kontratën me zgjedhësit e tyre, nuk kanë asnjë të drejtë po as edhe një shans gjithashtu, të grisin kontratën tonë. Ne po përgatitemi për dy sezone të reja betejash në çdo drejtim dhe për një Shqipëri më të mirë në çdo fushë të jetës. Nga ana tjetër, sa më shumë Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare refuzojnë dialo-gun për reformën zgjedhore,

aq më pak kohë kemi ne për të humbur me ta. Brenda dhjetorit do te votojmë Re-formën Zgjedhore sipas reko-mandimeve të OSBE/ODIHR dhe do të vazhdojmë më tej me pikat kyçe të procesit të integrimit evropian, duke përdorur si hartë drejtuese

rezolutën e Bundestagut, si edhe të gjitha pi-

kat e tjera të pro-gramit tonë për Shqipërinë që duam”, shkru-an Spiropali. Disa ditë më parë, Partia Demokratike

hodhi poshtë një draft para-

prak të shumicës për reformën zgjed-

hore, duke e cilësuar si mung-esë serioziteti nga mazhoran-ca. Opozita tha se kërkon një reformë reale zgjedhore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të presë opozitën, por do të miratojë reformën zgjedhore në dhjetor.

reAgoN BArDhI Pas kësaj deklarate ka

reaguar edhe sekretari i Përg-jithshëm i PD, Gazmend Bard-hi. Bardhi shkruan se reforma zgjedhore nuk ngjan me traun e doganës që e ul, e ngre vetë, sipas dëshirës dhe se reforma e vërtetë zgjedhore. “Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre

spiropali “Lulzim Basha dhe

shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës për t’u rikthyer

në Parlament, prej ku u larguan vullnetarisht

me daullet e fitores imagjinare”.

vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hed-hur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Edi Rama ka frikë nga refor-

ma zgjedhore sipas kushteve të BE. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe kor-rupsioni. Shqipëria si Evropa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion”, shkruan Bardhi.

Eksperti i LSI-së: Duhet të dekriminalizojmë zgjedhjet

Meta: Kroacia në presidencën e BE, mundësi për integrimin e Shqipërisë

Për aleatin e Lulzim Bashës, LSI në diskutimet për reformën zgjedhore çështja e dekriminalizimit të

zgjedhjeve është një problem që duhet të marrë fund. Për Eriol Braimllarin ekspert i LSI në tryezën e opozitës për reformën zgjedhore, në Shqipëri ka ardhur momenti që të ketë garë idesh dhe jo garë me të fortë që nuk garantojnë vullnetin e qytetarëve. “Reforma zgjedhore është për qytetarët duhet të shohim diskutimin tonë në këndvështrimin se çfarë kjo reformën zgjedhore do të sjellë për qytetarët. Dhe Bundestagu gjerman këtë thotë që përpara se Shqipëria të bëhet anëtare e BE duhet të zgjidhë çështjen e zgjedhjeve. Kemi parë dhe në Kosovë që garohet, qytetarët zgjedhin dhe në fund rezultati pranohet. Në Shqipëri kemi një absurditet kemi një kryeministër që thotë se unë nuk bëj zgjedhje. LSI ka një angazhim të të gjitha forcave politike, kemi ekspertë që po punojnë për draftimin e propozimeve të opozitës, sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR. Çështja kryesore dekriminalizimi i zgjedhjeve, është një problem që duhet gjetur një zgjidhje. Në vitin 2019 Shqipëria nuk mundet të ketë një problematikë kaq të madhe me zgjedhjet. Duhet garë idesh dhe jo garë kriminelësh”, tha ai në studion e Report Tv.

Presidenti Meta gjatë takim-it të tij me Kryeministrin e

Kroacisë Andrej Plenkovic ka theksuar se një linjë direkte ajrore Tiranë-Zagreb do t’i shërbente forcimit të këtij bashkëpuni-mi, si dhe ndërlidh-jes mes nesh. Meta është ndalur edhe tek rruga e integrimit në Bashkimin Evro-pian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku është shprehur se marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zg-jerimit është një mundësi e shtuar për Shqipërinë dhe rajonin. “Marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj

pro zgjerimit është një mundësi e shtuar për Shqipërinë dhe rajonin në funksion të perspektivës evropi-ane”, nënvizoi Presidenti Meta. Si-

pas Metës Shqipëria do të dyfishojmë e trefishojnë përpjekjet tona në javët që vijnë, në mënyrë që Samiti i Zagrebit në maj 2020 të rezultojë me një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europi-an. Në njoftimin e Presidencës shkru-het se edhe kryem-

inistri Plenkovic ndanë të njëjtin qëndrim se integrimi europian i Shqipërisë dhe rajonit janë e vetmja alternativë e të ardhmes sonë të përbashkët.

Page 4: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

4 E EnjtE, 31 TETOR 2019www.shqiptarja.com

Përfaqësuesit e Ballit Kombëtar kërko-jnë të përfshijnë në skemën e dëmshpër-blimit të ligjit për ish

të dënuarit politikë të regjimit komunist edhe familjarët e viktimave, të pushkatuar pa gjyq, të pushkatuar apo të ekze-kutuar me dënim politik, gjatë luftës antifashiste, që nga data e krijimit të Partisë Komuniste. Projektligji është depozituar në Kuvend nga deputeti Artur Roshi, njëherësh kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokratike. Nisma ligjore e deputetit Roshi parashikon zgjerimin e peri-udhës së dëmshpërblimit nga ‘30.11.1944 deri me 1.10.1991’ që ishte, në ‘08.11.1941 deri me 1.10.1991”. Data 08.11.1941 përkon me krijimin e Partisë Komuniste. Nisma ligjore mund të merret si provokim nga shu-mica, pasi të përndjekurit dhe të pushkatuarit në periudhën në fjalë konsiderohen nga një numër i madh studiuesish dhe historianësh si kolaboracionistë, të cilët janë dënuar kudo gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në Francë, për bash-këpunim me pushtuesin. Të ashtuquajturit kolaboracionistë apo nacionalistë pretendojnë se zgjodhën më të mirën për vendin dhe se luftuan komunizmin, por nga ana tjetër shumë historianë

mendojnë se ata bashkëpunimin me armikun kundër interesave të atdheut. Gjithsesi, nisma ligjore është depozituar dy ditë më parë dhe mazhoranca ende nuk është shprehur.

ArgumeNTeT e roshITNë relacionin e projektligjit,

deputeti Roshi thotë se shkaku u humbjes së jetës gjatë luftës është i njëjtë kundërshtia e ko-munizmit”, ashtu siç edhe ishte edhe pas luftës, gjatë regjimit komunist. “Dëmshpërblimi i ish të përpjekurve është një detyrim moral i shoqërisë shqiptare. Sakrificat e tyre janë në themel të sistemit kapitalist që sot shoqëria jonë aplikon. Dëmshpërblimi i tyre duhet të jetë në përpjesëtim të drejtë me sakrificat dhe vuajtjet e tyre. Përputhja e ligjit të dëm-shpërblimit me ligjin e statusit të ish të përndjekurit politik, zhbën diskriminimin pasiv që krijonte ligji i dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë brenda të njëjtës kategori sakri-fice “kategorisë së humbjes së jetës”, për të njëjtin shkak dhe nga i njëjti mekanizëm politik, Partia komuniste. Kur shkaku i humbjes se jetës është i njëjtë “kundërshtia e komunizmit”, afatet nuk kanë vlerë, ato nuk mund të ndryshojnë thelbin e çështjes, duke shpërfillur humbjet e jetëve njerëzore. Dëmshpërblimet e përfituara nga ligje të tjera, si banesa me të meta të theksuara jashtë

NIsma Në KuveNd

Ballistët kërkojnë dëmshpërblimin e

kolaboracionistëveDeputeti Artur Roshi propozon projektligj për

dëmshpërblimin e familjarëve të të përndjekurve dhe pushkatuarve edhe gjatë luftës që nga 8 nëntori 1941

adriatik doçi Tirane

Mesila Doda në Report Tv: Kemi përcaktuar kohën për protestat!sekretarja e përgjithshme

e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e Report Tv për të diskutuar në lidhje me kërkesat e Greqisë për palën shqiptare në lidhje me minoritetin dhe aktualitetin politik, fajësoi kryeministrin Edi Rama kur tha se nuk pati guxim të ngrejë çështjen e çame në Athinë. “Diskutohen vetëm çështjet e palës greke, ndërsa të palës shqiptare asnjë hap përpara. Ligji i luftës nuk u hoq kurrë, nga grekët morën varrezat, ligji për toponimet, minoritetet. U tha se është kërkuar vetëm ligji i luftës, se çështjen Çame nuk kishin

guxim ta diskutonin. Ne ligjin për minoritetet e kemi mirat-uar dhe besoj se nuk ka asnjë problem”, tha ajo. Referuar krizës politike, Doda tha se zgjidhja e vetme janë zgjedh-jet e parakohshme, ndërsa protestat janë në axhendën e opozitës, por nuk dha detaje. “Zgjedhjet e parakohshme Basha i ka kërkuar këtu e një vit më parë dhe kjo nuk është gjë e re. Zgjedhjet e parakohshme duhet të ishin bërë me kohë, jo më sot. Një nga prioritetet e ambasadores së re të SHBA ishte zgjidhja e krizës politike. Nuk ka njeri që të mos e ketë prioritet, përveç

atij. Strategjia, kemi bërë takime, kemi përcaktuar edhe kohën dhe mënyrën si duhet të fillojnë protestat. Sepse kemi pasur gjithmonë faktin që të fillojmë protestat se njerëzve u ka ardhur në majë të hundës. Besoj që është një moment që do të duhet t’u lëmë kohë edhe kanaleve diplomatike që të sjellin atë që duhet sepse pas mbylljes së negociatave gjendja është para syve të gjithë shqiptarëve. Çdo lloj mjeti, janë nja 52 forma të mosbindjes civile”. Por kush është propozimi i PDIU-së për reformën zgjedhore? “Opozita i ka bërë propozimet e veta,

janë të shkruara, absolutisht vërejtjet e veta i ka dhënë dhe sot gjenden në raportin e OSBE-së. Ne e dimë kush janë problemet e sistemit, nëse duan të bëjnë rregullime që ta përdorin edhe njëherë...ne e dimë se çfarë kemi në krye, si po mundohen që të sundojnë shqiptarët”. A është dakord Lulzim Basha për ndryshimin e sistemit zgjedhor? “Unë nuk e di, nuk jemi futur te ky debat, sigurisht sistemet mund të jenë të ndryshueshme. Edhe kjo që ta ndryshojmë shumë shpesh nuk është shumë e shëndetshme. Por mbetemi të hapur”. Në fund ajo kishte

një koment edhe për rastin e Agim Kajmakut, kryetarit të bashkisë së Vorës, që u kap nga ligji i dekriminalizimit. “Mendoj që është guxim i

madh të vish deri në këtë nivel duke ditur problemet që ke. Besoj se do të ketë edhe të tjerë. Rilindja e ka kapur PS-në prej fyti”.

Përfaqësuesit e Ballit Kombëtar kërkojnë të përfshijnë në skemën e dëmshpërblimit edhe familjarët

e viktimave, të pushkatuar pa gjyq, të pushkatuar apo të ekzekutuar me

dënim politik, gjatë luftës antifashiste, që nga data e krijimit të Partisë Komuniste.

Kërkesa

standardeve funksionale dhe letra me vlerë që nuk janë përdorur, janë të papërfillshme, sepse nuk i kanë dhënë efekte sociale shoqërisë, prandaj du-hen neglizhuar. Nga ana tjetër pagesa e dëmshpërblimit sot është në nivele të ulëta në krahasim me atë që sot japin gjykatat dëmshpërblim për një ditë burgu, duke mos harruar që cilësia e burgjeve sot ndryshon shumë nga ai ku ata kane vuaj-tur dënimin e padrejtë”, thuhet në relacion.

ProPoZImI Sipas deputeti Artur Roshi

“që ligji të ketë një balancë logjike të qëndrueshme nuk mund të pranohet ekuivalenca e humbjes së jetës së njeriut me 8 vite burg dëmshpërblim, kur dënimi mbas faljes së jetës ka qenë dhe është 25 vjet burg. Kështu që referencë të dëmsh-përblimit për humbjen e jetës duhet sjellë të paktën në nivelin

e 25 viteve të dënimit me burg. Ky projektakt do të sjellë efekte pozitive tek qytetarët për eman-cipimin e mendimit politik në raport me vazhdimësinë e së djeshmes. Njëkohësisht do të kemi një tendencë pozitive në drejtim të pagës midis shtresave shoqërore me bindje politike të ndryshme të krijuara në mënyrë artificiale nga “lufta e klasave” e regjimit të kaluar”.

Por çfArë ëshTë koLABorAcIoNIZmI?

Pas përfundimit të Luftës Dytë Botërore, në fjalorin politik hyri në përdorim nga frëngjishtja një term i ri – kolaboracionizëm. Fillimisht me këtë fjalë nënkuptohej bash-këpunimi i qeverisë franceze të Vishisë me pushtuesit gjer-manë, por më vonë filloi të përdorej edhe për qeveri të tjera evropiane, organizata ush-tarake apo persona të veçantë që kishin bashkëpunuar me

Nisma ligjore mund të merret si provokim nga shumica, pasi të përndjekurit dhe të pushkatuarit në periudhën e në fjalë konsiderohen nga një numër i madh studiuesish dhe historianësh si kolaboracionistë, të cilët janë dënuar kudo gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në Francë.

Nisma

pushtuesit gjermanë, italianë apo japonezë ose kishin vepruar nën kontrollin e drejtimin e tyre, për interes të pushtuesit. Krahas tij, filloi të përdorej edhe fjala “kuisling”, që vinte nga emri i ish kryeministrit të

Norvegjisë, gjatë periudhës së pushtimit gjerman. “Kolabora-cionistët” u quajtën tradhtarë të atdheut. Sipas interpretimit juridik të së drejtës ndërkom-bëtare, kolaboracionizmi është bashkëpunim i ndërgjegjshëm, i qëllimshëm dhe vullnetar me armikun, për interes të tij, në dëm të shtetit dhe popullit të vet. Në kohën e sotme, në kodin penal të shumicës së vendeve të botës, kolaboracionizmi klasifikohet si tradhti kombëtare. Ndërkohë, një pjesë e mirë e kolaboracion-istëve (jo vetëm në Shqipëri) bashkëpunimin me pushtuesin e kanë përligjur si vepër në “shër-bim të atdheut”, ndërsa motivet e bashkëpunimit kanë qenë të ndryshme. Por ndërkohë që në shumë vende ‘kolaboracionizmi’ dhe veprimtaria e kolaboracion-istëve konsiderohet tashmë si diçka e trajtuar dhe e tejkaluar, në Shqipëri ka ende shumë për të bërë dhe duhen akoma studime në këtë drejtim.

Page 5: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

5www.shqiptarja.com

E EnjtE, 31 TETOR 2019

MINISTRIA E FINANCAVEDHE EKONOMISË

në datën 31 tetor 2019 çelet e thirrja e parë për projekt propozime (Call for Proposals) e fazës së dytë të programit iaDSa. Do të mund të aplikojnë 61 bashkitë shqiptare për financimin e projekteve në sektorin social në linjë me strategjitë kombëtare dhe prioritetet për zhvillim dhe integrim të formuluara nga qeveria shqiptare si dhe me programin e Bashkëpunimit për Zhvillim ndërmjet italisë dhe Shqipërisë.

projekt propozimet do duhet të jenë të fokusuara në sektorët e: arsimit, shëndetësisë publike përfshirë edhe atë parandaluese, shërbime të asistencës sociale për komunitetin, përfshirjen e subjekteve të margjinalizuar, zhvillimin terrritorial të qëndrueshëm, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, nxitjen e zhvillimit të ekonomisë, mbështetjen e punësimit të të rinjve dhe grave. promovimi i barazisë gjinore do të jetë parësor në vlerësimin e projekteve.

Shuma e financimit që mund të kërkohet nga iaDSa ii duhet të jetë nga 200.000 (dyqind mijë) deri në 400.000 (katërqind mijë) Euro.

Thirrja dhe shtojcat e saj mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e IADSA (http://www.iadsa.info). Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është data 31 Janar 2020 ora 12:00 (mesditë).

mesazhI ameRIKaN

shBA thirrje prokurorëve: hetoni më shumë trafikantë

“Së bashku duhet të vazhdojmë të ndërtojmë zinxhirin që lidh trafikantët me ndjekjet penale dhe dënimet”

Zëvendësambasadori amerikan në detyrë Daniel Koski, nga Konferenca Rajon-ale kundër Trafikimit

të Qenieve Njerëzore, u bëri thirrje të gjithë prokurorëve që të hetojnë, ndjekin penal-isht dhe të dënojnë të gjithë trafikantët. Ai tha se SHBA do të mbështesë të gjithë prokurorët e ndershëm në këtë rrugë të dënimit të trafikantëve. Koski theksoi se duhet të ndërtojmë zinxhirin që lidh trafikantët me ndjekjet penale dhe dënimet, që mbështet viktimat me strehëza dhe përkrahje dhe ngre lart të gjithë Shqipërinë me premtimin e të nesërmeve më të ndritshme.

fjALA e DANIeL koskIT “Jam i nderuar t’iu flas të

gjithëve ju të përkushtuar ndaj një kauze të madhe – dhënies fund të trafikimit të qenieve njerëzore. Nuk ka nevojë të thu-het që trafikantët janë të zgjuar. Ata përshtaten. Përpiqen të qën-drojnë një hap përpara drejtësisë. Por, edhe pse ne nuk mund t’i shohim gjithmonë, në të vërtetë dimë shumë rreth tyre. Ne dimë se si punojnë. Dimë se ku puno-jnë. Dhe, në shumë raste, dimë se cilët janë. Një gjë që e dimë me siguri është se trafikantët janë të burgosurit e veprimeve të tyre. Krimet që ata kanë kryer

sassoli viziton shqipërinë e maqedoninë e veriut: I keni zbatuar detyrat!

fleckenstein: Nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Ke

kryetari i sapo zgjedhur i Parla-mentit Evropian, David Sas-

soli do vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut . Kjo vizitë do të jetë vizita e tij e parë zyrtare. Vizita vjen vetëm pak kohë pas refuzimit të hap-jes së negociatave të anëtarësimit të dy vendeve në Bash-kimin Evropian. Në Maqedoninë e Veriut vizita e Sassoslit do të bëhet të hënë dhe të martën e javës së ardhshme ndërsa Tiranën zyr-tare, David Sassoli do ta vizitojë më

2-3 dhjetor. Sassoli vjen me mesazh të qartë për Shqipërinë dhe Maqe-doninë e Veriut ku thekson se të dy vendet nuk duhet të ndalen në përp-

jekjet e tyre në rrugën evropiane edhe pse nuk u hapën negociatat në Samitin e fundit të liderëve të Bashkimit Evropian. Më pas Sas-soli në fjalën e tij para vizitës në Maqedoninë e Veriut është shprehur se Shqipëria dhe fqinji i

saj e meritonin plotësisht hapjen e negociatave por pavarësisht Franca vendosi veton.

Ish-eurodeputeti njëherazi zëdhënësi i Punëve të Jashtme për socialdemokratët, Knut Fleckenstein ka deklaruar

se nuk duhet hequr dorë nga përpjekja për hapjen e negociatave pavarësisht vendimit të gabuar të Këshillit Europian. Fleckenstein thotë se do të vizitojë Tiranën ku do të marrë pjesë në Forumin e Ndërlidhshmërisë dhe do të takohet me politikanë për të shkëmbyer mendime rreth hapave të ardhshëm në procesin e anëtarësimit. “Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Europian për hapjen e negociatave. Shqiptarët i meritojnë ato. Ende i angazhuar! Në rrugën time për në Tiranë. Mezi presim Forumin e Ndërlidhshmërisë në Tiranë për të takuar politikanë për të shkëmbyer mendime rreth hapave të ardhshëm në procesin e anëtarësimit. Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Europian. Njerëzit e Shqipërisë e meritojnë atë”, thekson Fleckenstein.

i kanë prangosur me pasoja të cilave nuk mund t’iu shpëtojnë. Siç thoshte abolicionisti, intele-ktuali dhe ish-skllavi Frederick Douglass: “Askush nuk mund të vendosë një zinxhir rreth kyçit të këmbës së bashkëkombësit të tij pa gjetur si përfundim skajin

tjetër të lidhur rreth qafës së tij”. Zinxhiri për të cilin foli Frederick Douglass po zgjatet dhe bëhet më i fortë çdo ditë në Shqipëri. Hallkë pas hallke, secili nga ju këtu sot po i shton atij zinxhiri.

Prokurorët e rretheve formo-jnë një hallkë. Ligji në dispozicion

të tyre për të ndjekur penalisht trafikantët është një tjetër. Duke përdorur ligjin ekzistues proku-rorët mund t’i nxjerrin jashtë shoqërisë shqiptare trafikantët dhe t’i futin në burg, aty ku e kanë vendin. Prokurorë, ju bëj thirrje që të hetoni, të ndiqni pe-nalisht dhe të dënoni më shumë trafikantë. Ne do t’ju mbështesim gjatë rrugës. Koordinatorëve të viktimave, punonjësve socialë

dhe punonjësve të strehëzave që i bëjnë viktimat sërish të plota – secili prej jush është një hallkë tjetër në zinxhir. Trafikantët shkaktojnë dëme për viktimat e tyre dhe për shoqërinë shqiptare, por ju shërbeni për t’i shëruar ato plagë. Ju ofroj lëvdatat e Shteteve të Bashkuara për Qeverinë e Shqipërisë për financimin dhe punësimin e koordinatorëve të viktimave në zyrat e prokurorisë.

Këto janë para dhe përpjekje të shpenzuara mirë. Për të ndi-hmuar në krijimin e hallkës tjetër në zinxhirin tonë, I bëj thirrje qeverisë të ndihmojë që strehëzat e trafikimit të lulëzojnë. Vitin e kaluar, qeveria bëri gjënë e duhur dhe financoi strehëzat për viktimat e trafikimit. Këtë vit, i bëj thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë hapin tjetër logjik duke krijuar një mekanizëm financimi që ndan fonde dhe burime të përshtatshme për strehëzat mbi një bazë të qën-drueshme dhe të rregullt. Nevoja për strehëza të financuara mirë nuk mbaron me përfundimin e vitit kalendarik. Oficerët e poli-cisë, shoqëria civile dhe ekipet që menaxhojnë njësitë e lëvizshme të identifikimit gjithashtu kri-jojnë një hallkë të zinxhirit. Në vitin 2018, qeveria dhe OJQ-të identifikuan më shumë fëmijë viktima sesa në 2017. Kjo është një hallkë. Njësitë e lëvizshme të viktimave identifikuan pothuajse dy herë më shumë viktima të mundshme në vitin 2018 sesa në vitin 2017. Kjo është një hallkë tjetër. I bëj thirrje qeverisë shqiptare ta shfrytëzojë këtë vrull duke siguruar pjesëmarrjen e vazhdueshme të ligjzbatuesve në këto njësi të efektshme. Fonderia në të cilën farkëtojmë hallkat e zinxhirit është reforma në drejtësi e Shqipërisë. Edhe pse Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve qëndron në zemër të saj, reforma në drejtësi është më shumë se kaq. Ajo parashikon një shoqëri që mbron anëtarët e saj më të cenueshëm dhe ndëshkon ata që i viktimizojnë. Shfrytëzojeni vrullin e reformës në drejtësi, për të nxitur dhe frymëzuar veprimet tuaja për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Kjo është një forcë e pandalshme. Përdoreni energjinë e saj. Drejtuesit në nivelet më të larta të qeverisë së Shteteve të Bashkuara kanë treguar një angazhim për re-formën në drejtësi dhe për të luftuar trafikimin, duke marrë forcë nga tradita amerikane e çlirimit të njerëzimit, e njëjta traditë e nderuar nga Frederick Douglass. Siç ka thënë kohët e fundit Sekretari i Shtetit Pompeo, “trafikantët duhet ta dinë që ne nuk do të tolerojmë veprimet e tyre të neveritshme dhe krim-inale”. Së bashku, ne duhet të jemi të vendosur. Dhe së bashku duhet të vazhdojmë të ndërtojmë zinxhirin që lidh trafikantët me ndjekjet penale dhe dënimet, që mbështet viktimat me strehëza dhe përkrahje dhe ngre lart të gjithë Shqipërinë me premtimin e të nesërmeve më të ndritshme. Ju përgëzoj të gjithëve për përp-jekjet tuaja të shkëlqyera dhe shpreh zotimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për qëllimet tona të përbashkëta”.

Duke përdorur ligjin ekzistues prokurorët mund t’i nxjerrin jashtë shoqërisë shqiptare trafikantët dhe t’i futin në burg, aty ku e kanë vendin. Prokurorë, ju bëj thirrje që të hetoni, të ndiqni penalisht dhe të dënoni më shumë trafikantë”.

Apeli

Page 6: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

6 E EnjtE, 31 TETOR 2019www.shqiptarja.com

NJOFTIM

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel: 044500278 ose adresën e-mail: [email protected]

Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” sh.p.k, me adresë Blv “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora Kulla 2, Kati 2, apartamenti 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-1, të pasurive të paluajtshme në pronësi të z.ernald Oreshka dhe znj Gerta Oreshka, lënë garanci për “Credins Bank” sh.a

-Në datë 01.11.2019 ora 16:00. -Pasuri nr 46/187-n1, vol. 35, faqe 154, ZK 8515, me vërtetim pronësie dt. 16.07.2008, me sip. 124 m2, me adresë Plazh, Lagja 13, Durrës, në pronësi të ernald Ymer Oreshka dhe Gerta Vladimir Oreshka, me çmimin fillestar 28.361.156 leke.

- Pasuri nr 46/187-n7, vol. 35, faqe 166, ZK 8518, me vërtetim pronësie dt. 16.07.2008, me sip. 118 m2, me adresë Plazh, Lagja 13, Durrës, në pronësi të ernald Ymer Oreshka dhe Gerta Vladimir Oreshka, me cmimin fillestar 26.988.842 lekë

NJOFTIM

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel: 044500278 ose adresën e-mail: [email protected]

Shoqëria Përmbarimore “bailiff ServiceS albaNia” Sh.P.k, me adresë Blv “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora Kulla 2, Kati 2, apartamenti 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-1, të pasurise se paluajtshme në pronësi të z.aurel Kurti , lënë garanci për “OTP Bank” sh.a

-Në datë 05.11.2019 ora 16:00. -Pasuri nr 13/53+1-4, vol 15, faqe 147, ZK 8523 lloji i pasurise (apartament), me sip. 158.7 m2, me adresë Lagja ”Hekurudha” P.108/10, Shk.1, K.3, ap.4, elbasan , në pronësi të aurel Kurti, me çmimin fillestar 6,480,000 leke.

PëRPlasja dIPlomatIKe

mazhoranca rezolutë kundër ndërhyrjes ruse në shqipërimoska reagon ashpër pas rezolutës, ironizon ShBa-në

dhe i kthehet pS-së: analfabetë! S’keni prova për ndërhyrje!

Pas vendimit të Këshillit të Evropës për të shtyrë negociatat për Shqipërinë dhe

Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Ekonomik Eurasian (EEU) ka ftuar këto dy vende që t’i bashkohen këtij grupimi. Thirrja është bërë nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë Forumit Ekonomik Eurasian të mbajtur në Verona. “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa në BE. Unë jam i sigurt se ven-det, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë” vënë në akull “nga Brukseli “mund të kenë më shumë benefite në EEU”, theksoi diplomati rus. E ndërsa nga Tirana ende nuk ka një re-agim, Shkupi e ka refuzuar. Zoran Zaev

ka deklaruar se deri tani nuk i ka ardhur një ftesë e tillë, por shtoi se uron që të mos vijë. “Është e vështirë të arrihet në një thirrje të tillë. Sepse nuk më shkon as ndërmend një punë e këtillë. Jo, nuk kemi ftesë të këtillë dhe shpresoj se që as do të arrijë”, deklaroi Zaev. Pas një samiti dy ditor, liderët e Bashkimit Europian nuk arritën të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqe-doninë e Veriut me Francën që vuri veton, teksa kundër Shqipërisë u pozicionuan edhe Holanda me Danimarkën. Macron argumentoi qëndrimin e tij se progresi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk mjafton dhe se më parë duhet reformim i brendshëm i BE-së.

Rusia fton Shqipërinë e Maqedoninë në Bashkimin Euroazian!Ndërhyrjet e huaja në

proceset elektorale, sidomos nga Rusia, ka

nxitur mazhorancën për të hartuar një

projektrezolutë për të parandaluar rastet e financimeve të huaja

në skenën politike dhe për të reduktuar

keqinformimin publik.

Rezoluta

Ndërhyrjet e huaja në proceset ele-ktorale, sidomos nga Rusia, ka nxitur mazhorancën për të

hartuar një projektrezolutë për të parandaluar rastet e fi-nancimeve të huaja në skenën politike dhe për të reduktuar keqinformimin publik. Kjo rezolutë tashmë është dërguar në Kuvendin e Shqipërisë. Në rezolutë, të cilën Report Tv e publikoi dje nënvizohet se ndërhyrja ruse në Shqipëri është burimi kryesor i dez-informimit në Evropë dhe që është dyfishuar që nga janari 2019 (me 998 raste) në krahasim me 2018 (me 434 raste)”. Gjithashtu thu-het se ndërhyrjet e huaja në fushatë polarizojnë opinion dhe nxisin aktet e dhunës dhe të urrejtjes dhe se ka një trend për tentativa për të ndikuar në vendimmar-rjen në Shqipëri. Një pjesë e përgjegjësisë, sipas kësaj rezolute i atribuohet dhe institucioneve që duhet të hartojnë masa për kontrollin e financimeve, specifikisht KQZ e cila duhet të adresojë transparencë për auditimin e partive, thuhet mes të tjerave në projektrezolutën për financimet e huaja në fushatat elektorale.

reAgoN AmBAsADA ruse

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka reaguar pas nismës së shumicës qever-isëse për të depozituar në Kuvend një projekt-rezolutë sa i përket ndërhyrjes së huaj në proceset elektorale në Shqipëri me theks Moskën, pasi deputeti Ervin Bushati u shpreh dje për Report Tv se një lëvizje e tillë erdhi pas donacioneve ruse për PD-në. Por, selia diplomatike e Rusisë në Shqipëri thotë se për këtë nuk ka asnjë provë dhe se gjithçka po bëhet për të justi-fikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme. Në deklaratën shpërndarë në faqen zyrtare në Face-book, ambasada nuk kursen as deputetin socialist Ervin Bushati që është nismëtari i projekt-rezolutës, ndërkohë që ironizon ambasadën e SHBA-së në Tiranë. “Koment i Ambasadës në lidhje me konferencën «US Policy in the Western Balkans» dhe rritjen e histerikës antiruse. Jemi njohur me fjalimet e mbajtura nga folësit e kon-ferencës «US Policy in the Western Balkans», si edhe me planet e parlamentarëve

“Është fatkeqësi që autoritetet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve”.

Ambasada ruse shqiptarë për miratimin e rezolutës për “ndërhyrje të huaj”. Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë. Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë. Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme). Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezo-lutës, z. Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të “infektojnë” gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kompjuterik të krijuesve të kësaj “vepre”. Me këmbëngulje u rekomando-jmë të lexojnë librin “Siguria Ndërkombëtare e Informa-

cionit” të sapo botuar në Rusi të një prej specialistëve më të mëdhenj të MPJ-së ruse në këtë fushë”, thotë ambasada ruse në Tiranë.

ervIN BushATIDeputeti i PS Ervin Bushati

u shpreh dje për Report Tv se kjo rezolutë do të garantojë një proces zgjedhor të rregullt dhe do ndërpresë çdo fond të pajustifikuar për mediat dhe partitë. “Për të paraprirë, për të garantuar një proces sa më të pastër zgjedhor, në funksion të publikut, për të ndërprerë çdo fond të pajusti-fikuar në financim të mediave dhe partive, ne menduam të

merrnim disa masa. Është detyra jonë për ti paraprirë këtyre mënyrave se si mund të ndikohet në demokraci, në politikë, në informimin pub-lik”, tha Bushati. Financimi i disa donatorëve rusë dhe firmave fantazmë në par-titë politike shqiptare, sipas Bushatit, ka sjellë nevojën e hartimit të kësaj rezolute. “Kemi një investigim dhe çështje të hapur në prokurori për financimin e disa dona-torëve të firmave fantazmë që çojnë deri te disa oligarkë rus me PD dhe është akoma për t’u provuar. Ka raste kur portale në Shqipëri mund të jenë të financuara nga burime

të dyshimta”. Mazhoranca sheh me shqetësim ndikimin rus në Shqipëri dhe financi-met nga firmat fantazmë në politikën shqiptare, shoqata dhe media, duke përmendur dhe rastin specifik, atë të Partisë Demokratike. “Në mënyrë të përsëritur kam ngritur shqetësimin se fi-nancimet ruse në politikën shqiptare përbëjnë rrezik për demokracinë shqiptare. Ne kemi indicie dhe fakte që janë në prokurori, që kanë ndërhyrë në mënyrë të pan-dërgjegjshme nuk e di, se Basha ndoshta nuk e ka ditur që financojnë rusët, ndoshta nuk e ka ditur se Basha nuk

di shumë gjëra, ashtu i përg-jumur si është, ndoshta dhe i ka shpëtuar”, tha Bushati.

shBA: rusIA, kINA e IrANI DuAN kAos Dhe T’u fLAkIN!

D y d i t ë m ë p a r ë , e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën ‘Shte-tet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’ se Shqipëria është parë gjith-monë nga Rusia, Kina dhe Irani si një burim shfrytëzimi për kaos dhe destabilizim dhe më pas për t’u flakur tej. “Për Rusinë, Kinën Ballkani është mjet që të shfrytëzohet dhe të flaket tej, ata duan të minojnë modelin perëndimor. Nuk ka asgjë idealiste në qëllimet e tyre. Me oligarkitë e korruptuara që janë të divorcuara nga interesi i njerëzve, të cilëve supozohet t’ju shërbejë qeveria. Kina ka vënë në zbatim diplomacinë shtrënguese të debitorit për blerë një ndikim që i pret fuqitë forcës ekonomike dhe dëmton autonominë politike të ash-tuquajturve partnerëve të saj. Kremlini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë tjetër përveç kaosit ndërsa kërkon të rikuper-ojë humbjet nga Lufta e Ftohtë. Irani ka shfrytëzuar praninë e tij diplomatike në Tiranë për të planifikuar shkatërrimin e kundërshtarëve të tij politikë duke kërkuar ti përgjigjet ar-gumenteve të arsyes me bur-racakërinë e donatorëve të fshehur. Shqipëria ja ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ka refuzuar makinacionet ruse dhe Shqipëria ka treguar se nuk do të tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria ka zgjedhur sërish dhe përsëri të mbajë qëndrime parimore”, deklaroi ajo

Page 7: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

7www.shqiptarja.com

E EnjtE, 31 TETOR 2019fINaNCat PublIKe

Institucionet do të paguajnë

kontributet bashkë më pagatFinancat, gati udhëzimin, ulet me

20 ditë afati i pagesës për sigurimet

Institucioneve publike që nuk kanë paguar në rregull sigurimet shoqërore apo shëndetësore të administratës u është ofruar nga shteti një mundësi për të rregulluar situatën. Ato mund të hyjnë në marrëveshje për pagesë me këste

Lehtësimet Numri i debitorëve publikë arriti në 1.171 në maj 2019. Borxhi total i tyre vetëm ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore arriti në 13.8 miliardë lekë në fund të 2018 (110 milionë euro) me rritje 19% në një vit

Borxhet

PAsTrImI I PArAve sIsTemI BANkAr

Alarmi: Janë shtuar rastet e vjedhjeve të llogarive bankare onlineDrejtoria e Përgjithshme e

Parandalimit të Pastrimit të Parave ka bërë një parala-jmërim serioz ndaj individëve dhe bizneseve në vend, duke thënë se kohët e fundit është konstatuar një rritje e rasteve të mashtrimeve me ndërhyrje nëpërmjet komunikimeve ele-ktronike. Kjo ndërhyrje kryhet ndaj individëve apo bizneseve, klientë banke, nga individë të panjohur, me qëllim devijimin e transfertave bankare në llog-ari të personave të përfshirë në mashtrim.

rrugA e mAshTrImITNëpërmjet ndërhyrjeve

të jashtë ligjshme në postën elektronike të klientëve të bankës (e-mail), këta të fundit udhëzohen me pretekste të ndryshme si auditimi, prob-leme me organet fiskale, etj, që të ndryshojnë të dhënat e për-dorura për transfertat, duke filluar nga numri i IBAN-it. Ata e bëjnë këtë kërkesë duke u paraqitur si përfaqësues

legjitimë të kompanive, me të cilët personat e dëmtuar kanë marrëdhënie biznesi në nivel ndërkombëtar. Në këto raste, klienti e merr të mirëqenë këtë mesazh dhe kryen pagesën në një llogari tjetër bankare, e cila kontrollohet nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

vjeDhjANë momentin kur klienti

kontakton me kompaninë për-katëse për arsye të ndryshme,

të tilla si mosdorëzim malli, shërbim i munguar etj., ai e kupton që ka qenë viktimë mashtrimi. Por tanimë ai nuk ka më mundësi rikuperimi të fondeve, pasi ato tërhiqen menjëherë nga mashtruesit.

shQIPërIAKëto skema mashtrimi,

thekson Drejtoria e Parandal-imit të Pastrimit të Parave, kanë prekur individë dhe biznese në vendin tonë, të cilët kanë pësuar humbje në vlera të konsiderueshme monetare. Kështu që këshillohet që, sa herë që konstatohen ndryshime në rrjedhën normale të procesit të pagesave në nivel ndërkom-bëtare, është e nevojshme që të ketë një komunikim direkt paraprak, me telefon, faks, e-mail, me kompanitë partnere, për t’u siguruar se ndryshimet janë bërë për arsye legjitime, duke kërkuar që të miratohen prej tyre paraprakisht, përpara se të vijohet me transferimin e vlerave monetare.

Zgjerohet stoku i depozitave dhe i kredisë për individë e biznesemuaji shtator rezulton se ka qenë pozitiv

për sistemin bankar. Si depozitat ashtu dhe kreditë kanë rezultuar në rritje. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë dhënë për biznesin dhe individët arriti në 565.6 miliardë lekë në fund të muajit shtator, me një rritje prej 0.9% në krahasim me muajin e mëparshëm. Zgjerimi i kreditimit në shtator ka ardhur nga kredia për korporatat, kryesisht ajo në lekë (+1.7% me bazë mujore), por dhe valuta ka pasur tendencë pozitive (+0.5%).

Në rritje ishte dhe huadhënia për in-dividët, që erdhi tërësisht nga leku (+1% me bazë mujore), ndërsa valuta duket e papreferuar për individët edhe për faktin se bankat përgjithësisht i rekomandojnë individët që të marrin huanë në monedhën që kanë të ardhurat.

Me bazë vjetore (shtator 2019/shtator 2018) kredia për ekonominë është rritur me 5.7%, që vjen pas një performancë negative të dy viteve të fundit. Rritja është ndikuar si nga bizneset ashtu dhe nga individët. Pozitivisht ka ndikuar dhe fakti se euro ka qenë më e qëndrueshme këtë vit (të dhënat për huanë në valutë raportohen në lekë dhe nënçmimi i euros vitin e kaluar uli stokun e valutës) si dhe ulja e rimit të fshitjeve të huave të humbura nga bilancet e bankave.

Më bazë vjetore (shtator 2019/shtator 2018) depozitat në sistemin bankar janë rritur me 2.6%, e ndikuar pothuajse e gjitha nga kursimet në valutë, kryesisht euro.

Individët nga ana e tyre vijojnë të ulin kursimet me afat në lekë, për shkak të nor-mave të pafavorshme të interesit. Stoku i depozitave me afat të individëve në shtator 2019 shënoi një rënie prej 7.1% në raport me shtatorin e një viti më parë, duke përbërë vetëm 22% të depozitave gjithsej, nga 40% që ishte kjo peshë në janar 2013.

Pesha e depozitave në valutë, në shtator 2019 ishte gati 55%, nga 48.7% në janar 2013, duke treguar qartë për një preferencë të kursimeve në valutë, ku mbizotëron euro.

Institucionet buxhetore nuk do të paguajnë më kontributet e punon-jësve të tyre më datë 20 të muajit pasardhës,

sipas rregullit që është ak-tualisht në fuqi, por bashkë me pagat. Në një sqarim të publikuar dje, ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë të ditur se është duke përgatitur një Udhëzim të ri për Buxhetin. Duke bërë një ndryshim në rregullat aktuale për kontributet, është vendo-sur që pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve.

Ministria sqaron se ky rregull do të fillojë të zbatohet

menjëherë, pra nga 1 nëntori, kur fillojnë të paguhen pagat e punonjësve të administratës buxhetore për tetorin.

Ministria deklaron se, prej

shumë kohësh, janë krijuar detyrimeve të prapambetura të kontributeve shoqërore nga subjekte juridike dhe institucione buxhetore dhe jobuxhetore. Por ajo siguron qytetarët se ka ndërmarrë masat e nevojshme, brenda hapësirave që lejon ligji, që të bëjë të mundur amortizimin, deri në eliminim, të të gjitha detyrimeve të prapambetu-ra. ”Çështje të kësaj natyre nuk cenojnë në asnjë formë ecurinë e buxhetit të shtet-it dhe qëndrueshmërinë e indikatorëve bazë të ekono-misë”, theksojnë Financat.

sITuATASqarimi i ministrisë është

bërë në një kohë kur në arkën e sigurimeve shoqërore është

krijuar prej kohësh një situ-atë negative, me shumë ente publike që nuk plotësojnë detyrimet për të paguar kon-tributet e punonjësve. Sipas të

dhënave zyrtare nga Tatimet, lista e debitorëve publikë arriti në 1.171 në maj 2019. Ndër debitorët figurojnë që nga Kuvendi, ministri, vetë Tatimet, Dogana, ujësjellësit, bashki, klube futbolli, qendra shëndetësore, zyra arsimore. Borxhi total arriti në 13.8 mil-iardë lekë në fund të 2018 (110 milionë euro) dhe u zgjerua me 19% në një vit.

ZgjIDhjAInstitucioneve publike që

nuk kanë paguar në rreg-ull sigurimet shoqërore apo shëndetësore të ad-ministrates u është ofruar nga shtetia aktualisht një mundësi për të rregulluar situatën. Ato mund të hyjnë në marrëveshje për pagesë

me këste. Ministria e Finan-cave dhe Ekonomisë bëri së fundmi disa ndryshime në udhëzimin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ku nënvizon se, përjashtimisht, vetëm entet publike mund të përfitojnë nga kjo lehtësi. “Në rastet kur në cilësinë e tatimpa-guesit janë institucione apo ente shtetërore apo publike, qendrore apo vendore apo ente të tjera ku shteti është palë, për raste të një interesi të lartë publik ose të nevojës për moslejimin e cenimit të rendit dhe të sigurisë kombëtare, mund të lidhet një marrëveshje me këste edhe për detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” thuhet në udhëzim.

Page 8: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

8 E EnjtE, 31 TETOR 2019www.shqiptarja.com

Personat e interesuar mund te paraqiten ne adresen Lagjja Nr.3, Rruga “Andon Xoxe”, Pogradec ose të kontaktojnë ;

Cel:0682223020, e-mail: [email protected]

shPALLje ANkANDIShoqeria Permbarimore 616/a shpk shpall ankandin e pare per shitjen e pasurive te paluajteshme 1-Toke arre me sip.1.035m2, numer pasurie 2/9, vol.2, fq.99, zk.3664, ndodhur ne Tushemisht, Pogradec ne shumen 60.000 euro.2- Toke arre me sip.1.035 m2 ,numer pasurie 2/9, vol.5, fq. 22, zk.3664, ndodhur ne Tushemisht, Pogradec ne shumen 57.600 euro.3- Toke arre me sip.1.000m2, numer pasurie 2/27, vol.5, fq.10, zk.3664, ndodhur ne Tushemisht,Pogradec ne shumen 56.000 euro.4- Toke arre me sip.1.035m2,numer pasurie 2/8,vol.1,fq.223, zk.3664,ndodhur ne Tushemisht,Pogradec ne shumen 66.400 euro.

Ankandi zhvillohet diten e hene ne dt.11.11.2019

Dy ditë më parë një 36-vjeçar u vu në pranga pasi tentoi

të përdhunojë një 22-vjeçare, dje e reja ka rrëfyer për Report Tv të gjithë ngjarjen. Rovena Zekaj, 22-vjeç, prej vitesh ka jetuar në Itali është rikthyer në Shqipëri, konkretisht në Elbasan nëpërmjet programin të shkëmbimit të studentëve “Erasmus”.

Ajo rrëfen se një natë kur po kthehej në shtëpi, tre perso-na në makinë “Golf” të bardhë e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë të pista dhe e kanë kërcënuar. Nga frika, ajo tre-gon se ka memorizuar targën dhe e ka denoncuar në polici, por nuk pati asnjë reagim nga uniformat blu. Djemtë u

gjIRoKasteR

Thirrjet anti-shqiptare, në hetim nëna e kacifas

“Rrëmbeni armët, Vorio-Epiri është Greqi” për këto deklarata në Bularat prokuroria e Gjirokastrës ka nisur procedim penal

Nisin hetimet për nënën e Konstandi-nos Kacifas pas thir-rjeve anti-shqiptare që ajo bëri parra

varrit të të birit, në 1-vjetorin e vdekjes. Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, raporton se menjëherë pas ceremonisë së zhvilluar në varrezat e fshatit Bularat në përkujtim të Kon-stantinos Kacifas, më 26 tetor, sektori i Luftës kundër terroriz-mit në Policinë e Shtetit i referoi materialet në Prokurorinë e Gjirokastrës, për Vasilia Mihal Kacifa.

Vasilia Kacifa është nëna e Konstandin Kacifas personit që u vra pas një shkëmbimi zjarri prej 4 orësh për forcat speciale RENEA më 28 te-tor 2018. Nëna 67-vjeçare e Kacifas, banuese në fshatin Bularat, me arsim 12 klasë, me kombësi Greke, shtetësi Greke dhe Shqiptare, gjatë ceremonisë përkujtimore të 1 vjetorit të vdekjes së djalit, Kostandinos Kacifas, ka bërë thirrje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive dhe fesë. Ajo akuzohet se ka kryer veprën penale te parashikuar nga Neni 265 i Kodit Penal.

veTTINgu / kpa largon nga DrEjtëSia gjyqtarin Ervin mEtalla

vuloset shkarkimi i ish-anëtarit të trupës gjykuese të 21 janaritkolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur

shkarkimin përfundimtar të gjyqtarit Ervin Metalla duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të 23 korrikut të vitit të kaluar. Por përse u shkarkua Metalla? Ish anëtari i trupës gjykuese të dosjes 21 janari në Apelin e Tiranës, gjyqtari Ervin Metalla u shkarkua pasi kishte prob-leme me marrjen e një kredie të butë. Sipas raportit të IDKPKI-së, Metalla nuk kishte probleme me pasurinë, pjesë e së cilës është

një apartament 96 m2 me garazh të blerë në Tiranë në vitin 2007 me kredi. Problemi me të ishte marrja e një kredie si i pastrehë për një shtëpi në Durrës, më pas ka marrja një kredie tjetër lehtësuese; njërës prej tyre i ka ndryshuar destinacionin, duke ia kaluar të vëllait. Më herët Metalla ka përfaqësuar edhe një firmë në Gjykatën e Strasburgut, të cilës i është pezulluar aktiviteti në Shqipëri, dhe shpërblimim që fitoi gjyqtari e kishte kaluar në llogarinë e gjyqtarit

rrëfImI / “mBrapa pEmëvE, më kapi për fyti E më rrëZoi përtokë”

studentja rrëfen për Report tv tentativën për përdhunim në elbasanshkak të bërtiturave të saj, u ndez një dritë.

“Unë dola nga shpija dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhën disa djem me një “golf” i bardhë dhe filloi të më kërcënojë me fjalë të pis-ta, mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ato ndërruan makinë. Kaluan disa orë dhe polica i ndali, por nuk veproi. Kam lindur në Shkodër, por kam jetuar në Itali. Faji nuk është i Shqipërisë, por i edukimit, se kjo gjë mund të më kishte ndodhur kudo. Por është faji i personave që nuk përdorin kokën. Kur po kthehesha në shpi, një nga djemtë kishte ikur nga makina, dhe unë për

të mos u treguar se ku kisha shtëpinë, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hypi sipër dhe filloi të më prekte. Fati që kisha një ‘body’ dhe nuk mund të ma tërheqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat, u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku”, tregon e reja për Report Tv.

Rovena ka sqaruar se nuk është e vërtetë që ajo ka qenë duke darkuar me ta dhe që i kanë propozuar hotelin, teksa ka pasur edhe pakënaqësi

për mosreagimin e Policisë Shqiptare, sipas së cili djali u arrestuar vetëm pasi njoftoi Ambasadën Italiane.

“Kam dëgjuar që thonë se kam qenë në darkë me to dhe më kanë propozuar hotelin. Jo nuk është e vërtetë. Nuk i njoh! Kam njoftuar ambasadën ital-iane dhe kjo ka ndihmuar në veprimin e policisë shqiptare. Pyetja që më ka bërë policia ishte “si ishe veshur”. Është dramatike. Se shteti i mësojnë vajzave të mos përdhunohen dhe jo djemve që të mos përd-hunojnë”, u shpreh ajo.

rikthyen sërish më vonë, me një tjetër makinëdhe njëri prej tyre e ka ndalur dhe ka ten-tuar që ta përdhunojë. Sipas

dëshmisë së Ronevës dhënë për gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja, ajo ka shpëtuar sepse në ato momente, për

Prokuroria e Gjirokastrës ka filluar procedimin penal edhe për personin nga Der-vicani, Aristidh Diamanti, ish-drejtues i degës lokale te OMONIA-s, pasi pengoi, kërcënoi dhe bëri thirrje an-tishqiptare ndaj gazetareve të mediave shqiptare më datë 26 tetor në hyrje të varrezave civile të fshatit Bularat.

“Na thoni pse keni vrarë djalin. Përse më vini këtu, i k n i q ë r o h u n i ” b ë r t e t i ish-drejtuesi i OMONIA-s

ndaj gazetarëve shqiptarë, tashmë i vënë në hetim.

Sikur të mos mjaftohej me kaq, me datë 28 tetor 2019, gjatë ceremonisë zyrtare në përkujtim të festës kombëtare të Greqisë, Vasilia Kacifa, sëbashku me vajzën e saj të ardhur nga Greqia dhe disa persona të tjerë kanë tentuar të shkaktojnë incidente në var-rezën e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila ndodhet në hyrje te fshatit Bularat. Ata kanë tentuar të

hyjnë gjatë aktivitetit zyrtar ku kishte përfaqësues të qeverisë greke dhe shqiptare, për të shfaqur banderola me imazhin e Konstantinos Kacifas dhe për të bërë thirrje luftënxitëse antishqiptare.

Për këtë shkak agjent civilë të shërbimit të Luftës Kundër Terrorit, kanë ndërhyrë duke penguar e moslejuar praninë e tyre në këtë ceremoni dhe duke u sekuestruar parul-lat me thirrje antishqiptare. Shqiptarja.com e Report TV kanë publikuar atë ditë pamjet kur agjent civilë të policisë shqiptare sekuestrojnë dhe u marrin nga duart parullat me thirrje antishqiptare dhe me imazhin e Konstantinos Kacifas, në hyrje te fshatit Bularat, Vasilia Kacifas dhe personave të tjerë të ardhur nga Greqia që e shoqëronin.

çfArë DekLAroI NëNA e kAcIfAs?

Vasilia Kacifa duke folur në greqisht, në prani të shumë njerëzve, një numër i madh i ardhur nga Greqia pikërisht për 1-vjetorin e vdekjes së djalit, ajo ka bërë thirrje për vrasje, dhunë e luftë.

Ajo tha se vorio-epiri është Greqi, dhe se rinia duhet të ngri-hen të armatosur kundër një shteti që ajo e quan diktaturë.

“Djali im, trimi im, jemi grek, autoktonë, në këtë tokë jemi grek autoktonë, jemi ortodoksë, asnjëri nuk mund të prekë krishterimin tonë dhe kombin tonë. Jemi grekë. Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë në Kakavijë? Se janë tradhtarë. Çojuni trima, rrëmbeni tokën, jemi grekë autoktonë. Vorio-epi-ri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë. Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na

frikësojnë, këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bom-bat, rrëmbeni pushkët. Rroftë bashkimi. Jam krenare për ty biri im”, thotë ajo.

çfArë PArAshIkoN NeNI 265

“Nxitja e urrejtjes ose grind-jeve (Ndryshuar neni me ligjin 144/2013, datë 2.5.2013, neni 41)

Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit sek-sual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet”

Page 9: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

9www.shqiptarja.com

E EnjtE, 31 TETOR 2019

Drejtuesja e Prokurorisë së Ti-ranës Elizabeta Imeraj deklaroi të

mërkurën se kishte kërkuar ndarjen nga bashkëshorti, pasi ky i fundit ishte treguar ‘neglizhent’ ndaj saj dhe nuk i kishte treguar për konfliktin me një prej anëtareve të trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që po kryente rivlerësimin ndaj saj.

Imeraj konfirmoi përmbajtjen e një faksimileje të publikuar fillimisht në publikimin online cna.al, në të cilën thuhej se prokurorja kishte kërkuar divorcin, pasi i shoqi kishte mbajtur të fshehur një përplasje “verbale dhe fizike” me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo, duke shtuar se ky konflikt kishte cënuar “procese të rëndësishme të jetës së saj profesionale”. Imeraj tha se të dy palët – si bashkëshorti ashtu edhe kryetarja e KPK-së, Genta Tafa Bungo – që ishte shortuar si pjesë e trupës që do kryente rivlerësimin e saj, e kishin mbajtur “në mënyrë të papërgjegjshme” të fshehur këtë rrethanë.

“Burri është treguar neglizhent

dhe i papërgjegjshëm duke mos më vënë në dijeni për këtë situatë, por nuk dua të fokusohem të kjo sepse është personale”, tha Imeraj. Ajo nga ana tjetër bëri akuza të ashpra ndaj Bungos, duke e akuzuar se kishte shpërdoruar detyrën dhe se ishte në konflikt interesi. “Është e papërg-jegjshme që anëtarja e KPK nuk e ka deklaruar këtë fakt që në fillimin e procesit të rivlerësimit,” tha Imeraj. “Ajo është treguar e papërgjegjshme ndaj detyrës së saj dhe ndaj meje si subjekt rivlerësimi”, shtoi Imeraj.

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018. Ajo u koman-dua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Imeraj që më herët ka qenë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda është po ashtu një prej kandidateve për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Ajo është shortuar për t’u rivlerësuar po në gusht të vitit 2018 si pjesë e listave prioritare për shkak se ishte

eKsKluzIve

vrasja e eri Zefit, shoku i ngushtë e nxorri në pritë

Ekzekutimi në Mirditë, Zefi u shit nga shoku i fëmijërisë, u nisën të vidhnin

hashash por e çoi tek prita e dy vrasësve

Eri Zefi, 34-vjeçari i vrarë me 6 plum-ba dhe i hedhur në një kanal në fsha-tin Zallë Xhuxhë

të Mirditës, është nxjerrë në pritë nga vetë shoku i tij i fëmijërisë. Hetimet e zhvilluar nga prokuroria e Lezhës, kanë nxjerrë në dritë se për vrasjen e Zefit, një rol mjaft të rëndë-sishëm ka kryer shoku i tij i i ngushtë Mikel allias Gjovalin Alia. Nga analizimi i shumë të dhënave të mbledhura përg-jatë një muaji, është arritur në konkluzionin se Mikel Alia, ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin Eri Zefi. Ky i fundit prej muajit shkurt 2019 kishte reduktuar lëvizjet e tij dhe frekuentimin e personave të ndryshëm, pasi i ruhej një gjakmarrje të mundshme. Kjo pasi, Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal. Si pasojë e kësaj vrasje, Eri Zefi, i ndruhej një hakmar-rje të mundshme dhe për këtë ai kishte marrë kërcënime të njëpasnjëshme. Por gjaksit e tij, nuk mund t’i afroheshin shumë pranë banesës me qëllim ekzekutimin e Zefit, pasi shumë shpejt do të binin në sy dhe do vinin veten e tyre në rrezik.

Atëherë ata kanë filluar të venë në jetë një plan të

sofistikuar duke përpunuar dhe paguar shokun e ngushtë të Eri Zefit, Mikel Alia, me qëllim që ky i fundit ta nxirrte nga shtëpia Zefin dhe t’ia çonte në pritë dy qytësve, që ishin caktuar për të bërë vrasjen. Mendohet se për një shumë parash ende të papërcaktu-ar, Alia ka pranuar të shesë shokun e tij të ngushtë, duke e nxjerrë nga shtëpia, falë direktivave dhe skenarit që kishin bërë gjaksit. Gjatë hetimit është provuar se Alia ka komunikuar në telefon dhe në mënyrë verbale me Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpunojnë së bashku për të vjedhur në mesnatë një sasi të kunsiderueshme hashashi në një territor malor,

që ndodhet në fshatin Zallë Xhuxhë të Mirditës. Eri Zefi, ka pranuar ofertën e mikut të tij të fëmijërisë të cilit i besonte në mënyrë të verbër, dhe janë nisur së bashku të dy me makinë në vendin ku ishte caktuar për tu bërë vrasja. Ata kanë udhëtuar në mesnatë në autostradën Durrës-Kukës, dhe sapo kanë mbërritur në fshatin Zalë Xhuxhë, kanë dalë nga rruga duke hyrë rreth 50 metra në një teren malor, ku Mikel Alia, pretendon se aty do vidhnin drogën. Por në fakt ai teren ishte caktuar nga hasmit, për të ekzekutuar njeherë e mirë Eri Zefin, vëllain e Ndue Zefit. Sapo Alia dhe Zefi kanë dalë nga makina dhe ndod-heshin mes errësirës, mes

disa shkurreve janë shfaqur dy persona ende të paidentifikuar duke ushtruar dhunë barbare ndaj Zefit.

Më pas ata e kanë qëlluar me plot 6 plumba, katër në kokë dhe dy në gjoks duke e lënë të vdekur në vend. Dy autorët së bashku me bash-këpunëtorin e tyre, mikun e Zefit janë larguar mes errë-sirës së dendur. Trupi i pajetë është gjendur nga fshatarët e zonës i mbuluar në gjak, të cilët kanë njoftuar policinë.

Prokuroria dhe policia e Lezhës, tashmë kanë identifi-kuar njërin nga autorët e kësaj vrasje i cili është Mikel Alia, i cili ka shërbyer për ta nxjerrë në pritë Zefin. Momentalisht Alia është shpallur në kërkim.

Ndërsa dy personat që qëlluan me armë Zefin, dyshohet se janë larguar në drejtim të Kosovës.

Prokuroria dhe Policia e Lezhës janë duke bashkëpunuar ngushtë me qëllim identifi-kimin e plotë të kësaj ngjarje dhe arrestimin e dy qitësave. Gjatë kësaj kohe janë krijuar disa dyshime mbi emrat e dy personave por policia është treguar e rezervuar për të dhënë

detaje mbi këta persona.34-vjeçari u ekzekutua me

6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. Viktima u gjet i vrarë në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së “Kombit”.

Si vdiqën 2 kuShërinjtë

lushnje, testi i makinës së re u kthye në tragjediNjë festë ditëlindje e kthyer në tragjedi.

Është ky përfundimi i një nate feste për tre të rinjtë që u aksidentuan në rrethr-rotullimin e Kolonjës në Lushnje dy netë më parë, ku humbën jetën Jorges Shabani 21-vjeç dhe kushëriri i tij Alteo Shabani 22-vjeç. Ndërkohë u plagos rëndë edhe Alban

Doksani 16-vjeç, shok me dy viktimat i cili vijon të jetë në gjendje kome ne QSUT. Tre të rinjtë kishin dalë për të festuar ditëlindjen e Jorges Shabanit, ndërsa mësohet se në timon ishte kushëriri i ti Alteo, i cili kishte blerë makinën me të cilën u aksidentuan një ditë para aksidentit.

Ai ishte kthyer nga Anglia vetëm 4 ditë më parë. Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë bërë shpejtësia e mjetit pasi mësohet se të rinjtë po udhëtonin me 150 km/h. Benz-i doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe pasi u përplas me bordurën anësore përfundoi në një kanal.

eLIZABeTA ImerAj / “më fShEhu një konflikt ‘fiZik DhE vErBal’ mE kryEtarEn E kpk-së”

vetingu çon në divorc drejtuesen e Prokurorisë së tiranësprokurore e Krimeve të Rënda. Imeraj deklaroi se Bungo duhet ta kishte bërë të ditur këtë situatë që në fillim të procesit dhe të kishte kërkuar dorëheqjen. Ajo e përjashtoi mundësinë që një rrethanë e tillë të ishte harruar, ndërsa nënvijëzojë se vetë do ta kishte mbajtur mend nëse do të ishte sulmuar fizikisht.

Prokurorja shpjegoi se Bungo ishte përjashtuar tashmë prej çështjes së saj dhe se përjashtimi nga trupi gjykues dhe kërkesa për divorc kishin ndodhur thuajse në të njëjtën kohë. E kontaktuar nëpërmjet zëdhënëses së KPK-së, kryetarja Genta Tafa Bungo nuk ishte e arritshme për koment të mërkurën. Ndërkohë, në faksimilen e publikuar online lexohet se Imeraj pretendon se konflikt midis komisioneres dhe bashkëshortit ka ndikuar procesin e rivlerësimit ndaj saj. “Shumë detaje gjatë këtij procesi në mënyrë të çuditshme kam vënë re që lidhen vetëm me bashkëshortin tim”, thuhet në padinë ku kërkohet zgjidhja e martesës. / bIRN

Page 10: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

10 E EnjtE 31 tetor 2019www.shqiptarja.comPamjet ekskluzive

Kontenieri me 130 kg kokainë i shpëtoi skanerit në Durrës,

droga u mor në PatosGazetari I Report TV Artan Hoxha zbulon rastin

e ri: Trafikantët e pritën në Patos dhunuan rojen dhe morrën drogën e fshehur tek motorri

Gazetari i investi-gative Report Tv Artan Hoxha ka zb-uluar mbrëmjen e djeshme një rast të

trafikut të kokainës që erdhi nga Ekuadori e fshehur në kontenier, por që nuk u zb-ulua nga skaneri në portin e Durrësit. Kontenieri u tërhoq nga pronari i kompanisë së bananeve dhe u dërgua në magazinë në Patos, por gjatë natës persona të armatosur kanë dhunuar rojen duke marrë më pas pakot e koka-inës, që sipas tij llogaritet që të kenë qenë 100-130 kg. Hoxha ka publikuar ekskluzivisht për Report Tv edhe pamjet e kontenierit me banane që ndodhet në magazinë në Patos ku ishte fshehur kokaina. “Në datë 21 Tetor një kontenier që kishte ardhur nga i njëjti që u kap ai orizi, Guajakili në Ekuador-porti i Pireut Athinë-Durrës, pasi kishte qëndruar 4-5 ditë, kishte shkuar pronari që kishte po-rositur bananet dhe e kishte çuar nga Durrësi në magazinat në Patos, ndërsa gjatë natës një grup i armatosur i marrin peng rojën, i hapin kontenier-in nga jashtë. Që do të thotë

se ky që ka bananet nuk ishte brenda rrjetit. Droga ishte vendosur sikur ajo e 137 kg, në pjesën e jashtme frigoriferike. Kontenieri hapet me kodet e që i dërgon kompania nga vjen malli, në rastin konkret çelësat kanë ardhur në rregull, garancia ka qenë se ngarkesa ka qenë në rregull, por kom-pania nuk të jep garanci për pjesën e jashtme, pasi gjatë kohës që qëndron në port aty bëhet ndërhyrja. Në rastin

konkret, ngarkesa erdhi, nuk u interceptua, i kaloi Greqisë, hyri në portin e Durrësi, se cfarë ka ndodhur aty nuk e di, por edhe në rastin e parë te ai që doli me çantë bëri të njëjtën gjë, vajti si zotëri e mori dhe doli. Sistemi jonë i sigurisë doli defektoz, nuk e kapën. Por cfarë është ky grup që e grabit në magazinë. Ngjarja është mbajtur sekret, nuk është dhënë në komunikatë, e mora rastësisht informacionin. Në

datë 25 400 forca policie, 10 qen kufiri, 2 drone hynë në port dhe kontrolluan 106 kontenier, pasi nga Ekuadori ishin edhe 3 të tjerë, dhe nuk u gjet gjë. Këta kërkuan në 106 konternier nëse kanë të tjerët, por u kërkua me hamendje dhe jo informacion. Qëllimi i kontrollit ishte kokaina që humbi. Nga gjithë ai operacion nuk u gjet gjë tjetër. Dje u bë një kontroll tjetër i njëjtë në doganën e Tiranës, u kontrol-

luan 70 kamionë për ngarkesë tjetër, pasi dyshojnë se ishte më e madhe ajo që erdhi. Edhe në datën 29, dje nuk u gjet gjë. Por nuk kapen sasi të tilla me fushatë. Deri në momentin që e kam publikuar dhe pashë reagimin heshtje të nesërmen. Për fat të mirë burimi që ma dha ma dokumentoi. Në foto është pjesa e jashtme e kon-tenierit, frigoriferi, në pjesën e aspiratorit, edhe në rastin e parë edhe këtë herë aty kanë

qenë futur, sasia dyshohet 100-130 kg. Por ky është ky grup kaq i fuqishëm që e futën, e morën dhe u zhdukën pa lënë gjurmë. Edhe pse DEA është aty, linja po funksionon. Ajo ngarkesë është 23-24 mijë euro kg. Nuk u gjet dot kush e mori, skanerit i shpëtoi kjo gjë. Ky është i radhës që dëshmon që ne jemi pjesë e kësaj rruge, që grupet tona kanë fuqinë të bëjnë operacionin në tre kontinente” tha Hoxha.

Një punonjës policie nga Laçi ka rënë në prangat

e policisë pasi shiste sende të vjedhura nga i vëllai në Gjermani. Në pranga ka rënë Ernest Imeri 32 vjeç, me detyrë punonjës policie në Seksionin e Policisë Rrugore, pranë DVP Lezhë. Ndaj tij kishte nisur një hetim që nga viti 2018, në zbatim të vendim-it të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, ndërsa hetimet ishin shtrirë deri në Gjerma-ni për vjedhje banesash në kuadër të grupit kriminal.

Në qytetin e Hamburgut janë arrestuar dhe ndiqen në gjendje të lirë disa persona, në

Laç / LLeshaj: Vjedhin Lugët e huaja për të nxirë faqen e shqiptarëVe

Shiste sende të vjedhura nga Gjermania arrestohet polici

mes tyre edhe vëllai i efektivit të Policisë Rrugore në Lezhën ndërsa tre autorë janë arrestu-ar e janë dënuar me vendim të formës së prerë dhe po vuajnë dënimin në shtetin gjerman.

Hetimet kanë zbardhur se punonjësi i policisë kishte pranuar se sendet ishin vjed-hur nga i vëllai, duke i për-dorur fillimisht e më pas duke i nxjerrë për shitje në treg. Nga kontrolli në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të vjedhura, me vlerë të lartë në treg, si orë, bizhuteri, pajisje guzhine, pajisje ele-ktronike etj., por edhe një

armë gjahu pa leje, të gjitha sendet dyshohet se janë vjed-hur në shtetin gjerman. Ndaj 32-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

REaGON MINISTRIMinistri i Brendshëm

Sandër Lleshaj ka reaguar pas arrestimit të një punon-jësi policie i cili shiste sende të vjedhura nga i vëllai në Gjermani. Lleshaj shkruan se SHÇBA, Prokuroria dhe Policia e Shtetit meritojnë fal-

enderime për bashkëpunimin profesional dhe vullnetin për vetëpastrim nga radhët e per-sonave të inkriminuar. “Pas një operacioni të përbashkët me partnerët gjermanë, u kap në kushte flagrance një punonjës policie, i cili kishte depozituar në shtëpi një mori sendesh shtëpiake të vjedhura në Gjermani nga i vëllai. Mer-itojnë falënderim të veçantë partnerët gjermanë për rig-orozitetin me të cilin ndjekin çdo lloj vjedhjeje, pa i ndarë ato në të vogla dhe të mëdha. Falënderime meritojnë SHÇ-BA, Prokuroria dhe Policia e Shtetit për bashkëpunimin

profesional dhe vullnetin për vetëpastrim nga radhët e personave të inkriminuar apo të padenjë që mund të kenë mbijetuar ende brenda strukturave të veta. Keqardh-je për elementë të tillë që pa turp dhe pa dinjitet bien në nivele kaq të ulëta, sa vjedhin deri edhe lugët e huaja, për të nxirë pa të drejtë faqen e mijëra shqiptarëve të tjerë, që jetojnë me punë dhe dinjitet anembanë

Europës. Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për të informuar çdo lloj dyshimi, edhe për raste të atyre, që kanë humbur dinjitetin dhe vjedhin nëpër Europë. Kjo kategori hajnash meriton përbuzje dhe izolim shoqëror si dhe procedim të rreptë ligjor. Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese do të vijojnë pa asnjë luhatje luftën ndaj të gjithë formave të krimit”, shkruan Lleshaj.

Foto nga kontenieri që ndodhet në magazinë në Patos ku ishte fshehur kokaina

Artan Hoxha

Page 11: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

11www.shqiptarja.com

E EnjtE 31 tetor 2019

REPUBLIKA E SHQIPERISEGJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

SHPaLLJE VENDI VaKaNTKolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, shpall:

1 (një) vend vakant për pozicionin specialist it

KËRKesat e pOsaÇMe tË pOZiciONit te paRË pËR “specialist it”:

a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj.

b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.c. Të ketë eksperiencë në menaxhimin e projekteve TIK.d. Të ketë eksperiencë në hartimin e politikave të brendshme IT dhe planifikime ne fushen IT.e. Të ketë njohuri shumë të mira për infrastrukturat e IT dhe sistemet të cilat implementohen mbi to.f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

KUsHte tË pËRGJitHsHMe

» Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.

» Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 30 tetor 2019 deri 13 nëntor 2019, në një nga format e dhëna më poshtë:

» Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 03, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.

» Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 03, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 13 nëntor 2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

» Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 30 tetor 2019 deri 13 nëntor 2019, në adresën [email protected]. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;

2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime,

kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.

Banda e HaBilajve

Përgjimet Koçerri-Habilaj: Po lehin qentë,

do iki të marr mishKodet që përdorte banda, Krimet e Rënda japin

pretencën për Armando Koçerrin që u kapme 4 ton kanabis. Prokuroria kërkoi 15 vite burg

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me 15 vite burg për Armando Koçerrin, i akuzuar

për trafik ndërkombëtar droge, në kuadër të grupit kriminal të vëllezërve Habilaj. Më herët, gjykata i pranoi atij kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe nëse togat e zeza e dënojnë me 15 vite, ulja e dënimit i shkon në 10 vite heqje lirie, për shkak të uljes së 1/3 së dënimit. Armando Koçerri, me profesion infermier, u ar-restua në Tetor të 2017 ndërsa në banesën e tij në Babicë të Vlorës, iu sekuestrua rreth 4 ton kanabis, e paketuar gati për tu trafikuar.

Gjatë leximit të pretencës, Koçerri ishte i pranishëm në seancë, ndërsa qëndroi i heshtur g jatë gjithë kohës. Nga hetimet e ndjekura nga tre prokurorët e çështjes, Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arens Çela ka rezultuar se Armando Koçer-ri ka pasur rolin e bashkëpunëtorit në grupin e Habila-jve, duke vënë në dispozicion të tyre banesën e tij, ku magazinohej lënda narkotike kanabis. Po, ashtu në dosjen e siguruar nga Re-port Tv, rezultojnë telefonata të shumta që Koçerri ka zhvil-luar me vëllezërit Moisi dhe Florian Habilajn.

Në një bisedë të zhvilluar më datë 24 Shtator të 2017, Armand Koçerri bisedon me një numër që përfundon me 454 që përdorej nga një person i paidentifikuar, ku i thotë: “S’të mora sot se s’të bëra dru gati, por kur të vij pastaj t’i marr ato barbunjat unë”.

Ndërsa në një tjetër bisedë që Koçerri bën më datë 2 Tetor të 2017, po me një tjetër per-son të paidentifikuar, Koçerri shpreh shqetësimin se mos në fshat kishte prezencë të per-sonave të panjohur për shkak të një makine që kishte kaluar, e ndërsa bashkëbiseduesi i thotë që të rrijë pa merak, sepse janë njerëzit e tyre.

Dy ditë pas kësaj bisede, Armando Koçerri bisedon në telefon me Florian Habilajn ku i thotë: Ka nja nëntëdhjetë kile “Fantoj” Arseni ti lë aty te

fabrika, të duhen ty? E ndërsa Florian Habilaj i përgjigjet: Po, ore bjeri po i ke.

Ndërsa në një bisedë të zh-villuar më datë 5 Tetor po mes këtyre dy personave, Koçerri shprehet: Ça po bën, ta marr i çik Toyota të vejë në Vodice për të marrë ca mish që kam porositur?

Edhe në një bisedë të bërë më datë 6 Tetor, Koçerri dëgjohet të pyesë Florian Habilajn: Kam nja 170 kile Frantoj, të duhen? Dyshimet e prokurorisë kanë qenë se bisedat mes tyre janë kryer për çështje droge, duke përdorur në këtë mënyrë edhe kode, si “Fantoj” e “mish”.

DISa NGa bISEDaT04.10.2017, armand Koçer-

ri - Florian Habilaj

Koçerri: Ç’kemiF.Habilaj: Ça bëjmë jaKoçerri: Ka nja nëntëdhjetë

kile “Fantoj” Arseni ti lë aty te fabrika, të duhen ty

F.Habilaj: Po, ore bjeri po i ke

Koçerri: Hajt05.10.2017, armand Koçer-

ri-Florian HabilajF.Habilaj: AloKoçerri: Ca po bën, ta marr

i çik Tojota të vejë në vodice për të marrë ca mish që kam porositë

F.Habilaj: Hajt o vllaarmand Koçerri - person I

paidentifikuarKoçerri: Hë çkemi454: Ç’u bërë.Koçerri: N’Babicë.454: E more Lolon për atë

që të thashë unë.Koçerri: Jo jo, po hajt se

ta marr.454: Po merre për atë që

t’i bëj gati06.10.2017, armand Koçer-

ri - Florian HabilajF.Habilaj: Hë VllaKoçerri: Ca po bën o vllaF.Habilaj: Ça të bëj pi rakiKoçerri: Të bëftë mirë, kam

nja 170 kile Frantoj të duhen?F.Habilaj:Jo, që duhen

nesër do ndez fabrikën do të the unë.

06.10.2017, armand Koçer-ri - Florian Habilaj

Koçerri: Hë VëllaF.Habilaj: I thuaj Arsenit që

të thotë ty ti çoj te fabrika, jo i thuaj, mo gënje mo, i thuaj.

Koçerri: ËF.Habilaj: I thuaj Arsenti që

të thotë ty ti çoj tani te fabrika, jo i thuaj, po gënjeve nuk të merr asnjë kokërr ai, i thuaj.

Koçerri: Po jo ore, jo ç’punë ke ti o vlla, ti ke punë me mua

F.Habilaj: Jo, jo se dëgjova që të tha Arseni tani, ti coj te fabrika tha.

Koçerri: Jo ore, jo16.10.2017, ar-

mand Koçerri flet me motrën

Koçerri: HëMotra e Koçerrit:

Ça bëtë juve mbaru-at punë

Koçerri: Pse kishe gjë apo

Motra e Koçerrit: Jo ore jo nuk kisha gjë, ka dalë tek Fok-usi Qëndra Babicë e madhe, në televi-zor për qendrën që s’është në rregull

Koçerri: Po mirë le të dalë

Motra e Koçerrit: Shikoj çik lajmet

Koçerri: PseMotra e Koçerrit: Po shikojPa k m ë vo n ë a r m a n d

Koçerri flet prap me motrënmotra e Koçerrit: Hë oreKoçerri: Të orës 3 e gjysëmmotra e Koçerrit: Jo ore jo,

tani të orës 5-sëKoçerri: Damotra e Koçerrit: Jo ore jo

tani lajmin e fundit shikoje hajt.

Në mbrëmje po atë ditë ar-mand Koçerri flet me motrën

Koçerri: Hë, alomotra e Koçerrit: Po lehin

ëë poshtë shpisë së xhaxhit, ore.

Koçerri: Ja se po vij unë, te diga jam.

motra e Koçerrit: Ee, ndaj të mora.

Me datë 17.10. 2017 armand Koçerri flet me motrën

Koçerri: Hë

motra e Koçerrit: Ça bërë tiKoçerri: Hiçmotra e Koçerrit: Ka njerëz

poshtë te ullinjtëKoçerri: Kush kamotra e Koçerrit: Po lehin

ëë, nuk e di a po shkulin ul-linjtë apo ca po bëjnë, po ka njerëz poshtë te ullinjtë.

Armando Koçerri

Page 12: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

12 E EnjtE 31 tetor 2019www.shqiptarja.com

Iskra Thoma: Si u shkatërrua gjiganti shtetëror i botimeve

“Naim Frashëri”Ish nëndrejtoresha e botimeve “Naim Frashëri”

flet sesi pas ’90-s “u mbyllën redaksitë dhe larguan punonjësit, ndërpritet financimi nga shteti”, “u grabit biblioteka, nga më të pasurat në Shqipëri”, “humbasin dorëshkrimet e Kadaresë, të Dritëro Agollit e kolosëve

të letërsisë, dhe dorëshkrimet me përkthime.”

dhurata HamzaiTIrANE

Iskra Thomai, në vitet ‘85-‘90, u shfaq si një zë i fortë i kritikës letrare; në kohën kur tehun e këtij zhanri kompleks e të një letërsie së doktrinuar e

mprihnin kryesisht burrat. Zëri i ri i kritikës letrare, në ato

vite, nisi të përkonte me ndryshimin. Ishte një kohë, kur letrarët e rinj gradualisht po distancoheshin nga klishetë dogmatike. Lulëzuan tal-entet e reja.

Ndërsa fenomeni i hapjes së letërsisë po ndodhte 10 vjet më parë se të binte diktatura në Shqipëri, përmbysjet e mëdha e të rrëmujshme në vitet ‘90, për fat të keq dëmtuan edhe themelet e një tradite të mirë të krijuar në letërsi dhe në arte.

Kur strukturat e ngritura të hier-arkive dhe institucioneve të letërsisë dhe artit shqiptar, pas viteve ‘90 nisën të rrëzoheshin; duke nisur që nga mbyllja e portave të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, tek degradimi i Kinos-tudios “Shqipëria e re” dhe deri tek gjiganti i botimeve të letërsisë shqipe dhe asaj botërore “Naim Frashëri”, Iskra Thomait i duhej të gjente rrugë të reja, për të shprehur talentin dhe dhuntitë e saj.

Iskra Thomai, e emëruar në vitin 1987 si zëvendësdrejtore e Shtëpinë Botuese Shtetërore “Naim Frashëri”

emigron si shumë shqiptarë pas viteve ’90 drejt shtetit fqinj, Italisë.

Këto ditë studiuesja dhe kritikja e njohur është kthyer në atdhe, ku promovoi librin “Jetë buzë detit” me novela, tregime dhe publicistikë në

Akademinë e Shkencave. Në një intervistë ekskluzivisht

për Report Tv. Iskra Thomai rrëfen për eksperiencën e saj si kritike e redaktore për shumë vite të sa e sa shkrimtarëve shqiptarë, për

jetën në Modena të Italisë ku vijon krijimtarinë si autore, përkthyese, kritike e publiciste.

Zonja Iskra, tani së fundi ju pro-movuat një libër që ishte me tregime e novela e publicistikë, një libër që del pak jashtë kornizës me të cilën jemi mësuar ta njohim “Iskrën si një nga kritiket e para letrare grua në vitet ’80-90”. Përse vendosët të dil-nit me një libër të natyrës krijuese, duke lënë disi mënjanë statusin e

kritikes letrare?-Sigurisht që unë

nuk është se me këtë libër nuk do të vazhdo-jë punën e studiuesit dhe të kritikes letrare, sepse kam akoma në duar studime, si një studim për bilinguiz-min, një studim për shkrimtarët e dias-porës, por të them të drejtën largimi nga vendi ma bëri të pa-mundur ta merrja me vete, dhe njëkohësisht mjaft shënime mjaft dosje janë aty. Vitet e para që unë u ven-dosa në Itali, iu futa shumë perfeksionimit të gjuhës italiane, e cila në pamje të parë duket e lehtë, por është në fakt një gjuhë shumë e pasur. Pastaj kam punuar shumë që të njoh figurat e shquara të kësaj letër-sie, domethënë të një letërsie të një vendi me civilizim të tillë, që është quajtur “kulla e artit botëror”. Kështu që, në vitet e para unë

fillova edhe të përkthejë dhe kam përkthyer çdo gjë të bukur, që më magjepste nga kjo letërsi kaq e mad-he. Doja që çdo gjë që më pëlqente ta sillja në shqip. Ishte e pamundur. Kështu që zgjodha nga një tregim

nga secili nga autorët shumë mëd-henj si Xhovani Paskoli, De Amici, Gracie de Leda, Diego Anxheli që është një autor shumë i madh që ka sjellë Shekspirin në Italisht. Ose autore të tjera të mëdhaja, si Kontesa Lara e shkrimtarë që kanë sjellë një letërsi të madhe. Kanë sjellë eman-cipim në letërsinë italiane. Dhe, ky libër, domethënë, arriti të bëhet në një kohë relativisht të gjatë, sepse të gjithë këta shkrimtarë të mëdhenj, këta gjigantë kanë stilin e tyre, kanë individualitetin e tyre dhe unë doja që në shqip ata të vinin siç unë i nd-jeja në origjinal në italisht. Dhe kur thua se unë kam përkthyer Paskolin, duhet të kujtojmë se pikërisht atij, në një përvjetor, i kanë bërë një nderim aq të madh, sa një nga monedhat e euros doli me portretin e tij.

çfarë shënon për ju, rikthimi në mjedisin letrar?

-Herë pas here unë shkruaja dhe tregime dhe novela. Sigurisht puna studimore kërkon një impenjim shumë të madh dhe ishte vështirë që të kishte një vazhdimësi, duke qenë larg proceseve letrare dhe botimeve më të fundit të Shqipërisë. Kështu, unë fillova të shkruaj edhe letërsi, përveç përkthimit. Kam qenë vazh-dimisht nëpër shkolla, nëpër univer-sitete, nëpër klube letrare, në të cilat referoja e mbaja leksione. Unë duke punuar gjithmonë si redaktore, si botuese, kam pasur shumë kërkesë ndaj letërsisë artistike. Shikoja që botoheshin libra me një nivel shumë të ulët dhe unë thosha më mirë të pres, dhe thosha shpesh: “A ia vlen të botojë?”…

Si e latë botën letrare në Shqipëri, kur u larguat prej saj?

-Ishte një gjendje shumë e vështirë. Ishin vite mjaft të egra pak pas ’90-s. Ne u detyruan që të çonim fëmijët larg për siguri. Kështu që për mua ishte shumë e vështirë që të vazhdoja që të qëndroja në Shqipëri, dhe kështu u detyrova të shkoja pranë fëmijëve, dhe ata ishin

intervista

Iskra Thoma në intervistën për Report TV

Promovimi i librit “Jetë buzë detit” në Akademinë e Shkencave

Iskra Thoma

Page 13: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

13www.shqiptarja.com

E DIEL 27 tetor 2019

NJOFTIM

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel: 044500278 ose adresën e-mail: [email protected]

Shoqëria përmbarimore “Bailiff Services albania” sh.p.k, me adresë Blv “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora Kulla 2, Kati 2, Apartamenti 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-1, të pasurive të paluajtshme në pronësi të z.Ernald Oreshka dhe znj Gerta Oreshka, lënë garanci për “Credins Bank” sh.a

-në datë 01.11.2019 ora 16:00. -Pasuri Nr 46/187-N1, vol. 35, faqe 154, ZK 8515, me vërtetim pronësie dt. 16.07.2008, me sip. 124 m2, me adresë Plazh, Lagja 13, Durrës, në pronësi të Ernald Ymer Oreshka dhe Gerta Vladimir Oreshka, me çmimin fillestar 28.361.156 leke.

- Pasuri Nr 46/187-N7, vol. 35, faqe 166, ZK 8518, me vërtetim pronësie dt. 16.07.2008, me sip. 118 m2, me adresë Plazh, Lagja 13, Durrës, në pronësi të Ernald Ymer Oreshka dhe Gerta Vladimir Oreshka, me cmimin fillestar 26.988.842 lekë

në pragun e adoleshencës, dhe unë si nënë u detyrova të rrisë fëmijët, dhe nga ana tjetër të vazhdoja pasionet e mia, qoftë si studiuese, qoftë si përkthyese, apo si kritike letrare.

Në ç’gjendje ishte rrethi letrar zh-villimi i letërsisë, prania e autorëve dhe aktivitet e tyre?

-Për fat të keq, unë punoja në një shtëpi botuese shtetërore, e cila ishte e vetmja para viteve ’90. Ishte një shtëpi botuese e kompletuar, me gjashtë -shtatë redaksi. Ishte një shtëpi botuese, që për mendimin tim që nga koha e krijimit të saj ishte një dritare që ushqente pak a shumë nga ato nivele që të lejohej, ushqente me dritë gjithë popullin dhe gjithë vendin. Them për fat të keq, sepse shtëpia botuese “Naim Frashëri” ishte shtetërore dhe në vitin 1990 iu pre financimi nga shteti. Mjaft punonjës; korrektorët, piktorët u hoqën nga puna. U bë një shkurtim drastik i të gjitha redaksive, një prishje e shtëpisë botuese. Megjithëse vazhduam të kërkonim sponsorizime gjithandej, ishim të detyruar të mbanin 15 veta me rrogë dhe të vazhdonte aktiviteti i botimit.

çfarë pune bënit ju në shtëpinë

botuese “Naim Frashëri”?-Unë isha nëndrejtoreshë e

shtëpisë botuese “Naim Frashëri”. Në fillim erdhi drejtor Visar Zhiti, dhe kur u largova unë lashë drejtor Daut Gumenin. Më vonë ai dha dorëheqjen dhe më vonë shtëpia botuese “Naim Frashëri” u drejtua nga një që nuk ishte as drejtor, Jorgo Bllaci dhe pastaj shkoi drejt shkatërrimit. U shkatërrua bibli-oteka që ishte nga më të pasurat në Shqipëri...

çfarë pasurish kishte biblioteka e Shtëpisë botuese “Naim Frashëri?

-Biblioteka e Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” ishte e pasur me libra nga letërsia botërore, sepse vinin për t’u përkthyer. Ne kishim të drejtë të sillnim në këtë shtëpi ekzemplarë nga librat më të fundit që botoheshin në botë dhe pavarësisht se botoheshin, ose përktheheshin apo jo, sipas një plani të botimit 5-vjeçar apo 10 vjeçar, siç ishte në atë kohë. Ka pasur komisione e kolegjiume që vendosnin, ku ishin shkrimtarët, ku ishin studiuesit më të mirë të gjuhëve të ndryshme, dhe kritikët më të mirë e shkrimtarët më të mirë të vendit, që përcaktonin këto botime.

Cilët nga shkrimtarët më të njohur mbani mend që punonin aty dhe çfarë mund të kujtosh prej kontributit të tyre?

-Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” ka qenë e pasur me personalitete të ndryshme në vite, që nga fillimet e saj kujtojmë Alqi Kriston, Drago Siliqin shumë më herët. Kanë qenë pastaj përkthyes të shquar si Petro Zheji, Bujar Doko, Kleo Evangjeli, Sotir Caci, pastaj më vonë Shpëtim Cuçka, Pirro Misha ka qenë, Donika Omari, pastaj Ardian Klosi…..

Pra ishte një “per-andori” kombëtare e botimeve të letërsisë shqiptare e të huaj. S i m e r r e s h i n ve s h autorët e huaj nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”?

-Nëpërmjet am-basadave merreshin vesh, por zakonisht autorët e huaj kishin një kënaqësi të madhe të përktheheshin dhe të botoheshin në gjuhën shqipe.

Përmendët humbjen e veprave. Ku shkuan këto, çfarë drejtimi morën, çfarë ndodhi me këtë humbje. Kush mundet t’i ketë dëmtu-ar apo përvetësuar?

-Patjetër që janë përvetësuar dhe dëmtu-ar njëkohësisht, sepse derisa ndenja unë në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” dhe pas ikjes së biblioteka-res, që ishte përgjegjëse për këtë punë, ne mba-nin regjistra të saktë për hyrjen dhe daljen e librave. Kështu që unë e lashtë në një gjendje shumë të mirë bibliotekën. Më vonë pastaj, unë nuk e di se ku shkuan këta libra, duhen pyetur ata që kanë mbetur pas meje.

çfarë vlere i ka humbur vendit me shkatërrimin e një shtëpie botuese, ku punonin kryesisht personalitete?

-Është e vërtetë kjo, që ne nuk duhet t’i çojmë gjërat në zero. Ne duhet të ndërtojmë sipër atyre vlerave. Ky ishte një gabim shumë i rëndë që u bë në ato vite, sepse aty u prishën dorëshkrime, qoftë edhe ato dorëshkrime që ishin përkthyer në vite dhe nuk ishin botuar. Ato duhet të mbaheshin dhe të rishikoheshin dhe të ribotoheshin përsëri ose të ribotoheshin të plota, ose dorësh-krimet e shkrimtarëve të mëdhenj që kishin kaluar, që ne i kishim botuar. Duhet të shiheshin vërtetë sesi kishin ardhur dorëshkrimet dhe ishin kthyer pastaj në libra. Unë tani kam edhe eksperiencën nga Italia, ku shoh që ruhet edhe një autograf i një shkrimtari. Ndër-sa aty, kanë qenë dorëshkrimet e Ismail Kadaresë, dorëshkrimet e Dritëro Agollit dhe të gjithë kolosëve tanë të letërsisë. Sigurisht mjaft njerëz thonë që ajo ishte një letërsi që nuk vlente. Unë do të thosha që ne nuk duhet t’i hedhin gjërat poshtë, sepse brenda tyre ka pasur edhe mjaft vepra të shkëlqyera.

Cili ka qenë roli i kritikës dhe çfarë funksioni kishte ajo në atë kohë, para viteve ‘90. Sa e rëndë-sishme ishte, çfarë ka ndryshuar në kritikën letrare pas rënies së komunizmit dhe çfarë roli ka luajtur sot kritika e letërsisë. Cili është niveli i saj?

- Kjo është një pyetje vërtetë

shumë komplekse, që kërkon një lloj impenjimi serioz që të vlerësosh dy epoka dhe dy mendime kritike të kohës. Shumë njerëz thonë se ajo kritikë nuk vlente, se ishte vërtetë e politizuar, por midis librave, midis studimeve të bëra në atë kohë, ar-tikujve apo eseve të ndryshme, gjen mjaft studime serioze dhe dihet që kritika letrare mbështetej në poli-tikën e kohës. Dhe nuk kishte studim letrar, ku nuk mund të mos vije një citat nga Enver Hoxha, nga libri i tij “Për Kulturën dhe Artet”, të cilin du-hej patjetër ta referoje, ndryshe asgjë

nuk mund të botohej, asnjë studim, asnjë artikull i zgjeruar. Unë mund të kujtoj këtu se edhe në librin tim “Individualitetet letrare...”, që është një ndër librat e parë të një gruaje në fushën e kritikës, kam bërë një studim për individualitetin krijues të shkrimtarit dhe ky ishte një studim i guximshëm, sepse atëherë flitej për shkrimtarin si njeri i popullit, si njeri që del nga masat, si njeri që ka atë frymën e masivizimit, ka një mbështetje në popull. “Shkrimtari te sjellë frymën e punëtorëve e fshatarëve”, sepse ky ishte pak a shumë slogani partiak që na orientohej për shkrimtarin. Por po të shikosh, në të vërtetë, individualiteti krijues i shkrimtarit ka të bëjë me individin, ka të bëjë me shkrimtarin. Dhe unë e filloj këtë studim që në kohët e lashta sesi lindi poeti. Si lindi ky demiurg, ky poet i madh, ky njeri që bënte të tronditeshin dhe të krijoheshin lëvizje nga fjala e tij, duke arritur deri në ditët e sotme; se ç’është individualiteti i shkrimtarit, ç’është talenti ç’është stili. Janë të gjithë këta kapituj që të që të çojnë tek figura kryesore e poetit, e shkrimtarit të talentuar. Nuk ishte thënë deri atëherë se talenti është parësor në figurën e një shkrimtari dhe një poeti për të ecur përpara...

Kujtoj se përpjekje për të shkruar kishte shumë edhe në atë kohë, por vështirësitë për të ta botuar të krijonin një emocion të madh, nëse krijimtaria jote e kalonte censorin apo redaktorin e saj. Ka ndihmuar kjo shtrëngesë në fakt për vlerat e letërsisë shqipe, pavarësisht kohës kur u shkrua?

-Ju e thatë me të drejtë se ishte emocion si për poetët, si dhe për

redaktorët çdo botim. Unë qëndroj tek fakti se më e rëndë ka qenë au-to-censura. Ishte vështirë të botohej, sepse në shtëpinë botuese vinte një plan nga lart sesa romane, sa poezi do të botoheshin. Nëse vinin 200 libra me poezi në shtëpinë botuese, ne botonim 15 prej tyre. Unë mund të them se poetët më të mirë e nisnin karrierën e tyre nëpër periodike ose gazeta si “Nëntori” e “Drita” e pastaj pasi kishin krijuar një fizionomi të plotë si krijues ai atëherë paraqitej tek Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”.

Atëherë ishin marrë masa dhe kishin çuar libra ën karton edhe për një poezi, për një varg, si për shembull: Odise Grillo vajti në Elbasan. Për një poezi u dënua të punojë në metalurgjik për pesë vjet. U dënua Faslli Haliti, apo puna shkonte në raste të rën-da ku nisën të dënohen autorë deri në pushka-tim... !

Keni censuruar si kritike veten, duke mos i thënë vlerat që janë në veprat e autorëve?

-Nuk më rezulton një gjë e tillë, që të kem censuruar vetveten. Kam bërë ç’është e mundur qw të vlerësojë një varg, një strofë, një kapitull.

Përse nuk kishte gra në fushën e kritikës letrare. Kishte të bënte kjo me formimin apo me kurajën intelektuale për të zhbiruar veprën?

-Unë vetw e nisa duke hedhur mendimet

e mia, kur pëlqeja një libër, dhe dalëngadalë duke hartuar recensione i paraqitja në organet e shtypit letrar dhe u pëlqyen. Dhe kështu, dalën-gadalë nisi të kultivohet kritika. Kështu kam bërë një shkrim për ro-manin “Skënderbeu: të Sabri Godos dhe u pëlqye dhe po kështu edhe për një trilogji të Dhurata Bozdos. Ishte delikate të shkruaje për atë roman me tri vëllime, dhe unë e pëlqeva librin dhe shkrova për të. Unw shkruaja për poetët, për poezinë. Unë punoja në redaksinë e poezisë, ku tregoja të metat cilësore, duke shquar kualitetin e tyre. Censura e kualitetit është e domosdoshme dhe do të jetë gjithmonë në letër-si, siç thoshte Xhorxho Gaber, sepse është respekt ndaj lexuesit, ndaj librit, ndaj autorëve. Nëse përkthehen libra të dobët, libra të autorëve, që ne i kemi ëndërruar në kohën tonë, do të mungojnë; autorë si Kamyja, Sartri. Ne u rritëm me vargjet e Uitmanit apo të tjerë të mëdhenj, të cilët shpesh i lexonin edhe fshehurazi.

Ka ndodhur vitet e fundit që autorë të mëdhenj si Ismail Kadare, Dritëro agolli, Fatos arapi, Xhevahir Spahiu e të tjerë përcillen në publik si vlerë përmes opinioneve dhe jo përmes një kritike të vërtetë. çfarë duhet të bëhet që vlerat të përcaktohen drejt?

-Të stimulohet kritika. Shtëpitë botuese duhet të kenë kritere dhe jo të botojnë sipas shumës së le-këve që jep autori që boton. Unë nuk doja kurrë të mbyllej Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Duhet një shtëpi botuese shtetërore për vlerat kombëtare, sepse kush do ta botojë Migjenin, Naim Frashërin, Fishtën, etj!

intervista

Page 14: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

14www.shqiptarja.com

E DIEL 27 tetor 2019

kushtuar shumë këngë dhe valle, të cilat pasqyrojnë urimet për shëndet dhe bereqet. Bekohen të zotët dhe të zonjat e shtëpisë, rinia, fëmijët dhe nuset. Vajzat e reja shkojnë shtëpi më shtëpi duke vallëzuar dhe atyre u shpërndahen vezë të palyera dhe para. Ky rit mbyllet me kthimin e vajzave nga ajo rrugë që kanë ardhur. Ikona “Ngjallja e Llazarit” është për-faqësuese e artit ikonik shqiptar që mori një zhvillim të ri mes shekullit XVIII dhe XIX.

Shek. XVIII në Shqipëri karak-terizohet nga një zhvillim mjaft i rëndësishëm ekonomiko-shoqëror, me rritjen e tregtisë e të qyteteve, me ndërtimin e shumë institucioneve kulti dhe me stolisjen e tyre me vepra arti të gjinive të ndryshme.

Me mijëra janë ikonat dhe skenat e pikturës murale, që stolisin në Shqipëri monumentet e këtij shekulli, si dhe të shek. XIX. Nga mbishkrimet autografe, që ruhen në këto ikona, vërtetohet se janë vepra autorësh shqiptarë. Ndër këta piktorë dallo-hen: David Selenica, nga Selenica e Kolonjës; Kostandin Shpataraku, nga Shpati i Elbasanit; korçarët Kostandin e Athanas Zografi me bijtë e nipat e tyre, me origjinë nga Potkozhani i Mokrës; Gjergj e Joan Çetiri, me bijtë e nipat e tyre, me origjinë nga Lavdari i Oparit; Nikolla Guga, me origjinë nga fshatrat e Myzeqesë, etj.

Ikonat e piktorëve shqiptarë ne shek. XVIII në Shqipëri, që i kemi quajtur të shkollës lokale të Korçës, siç konstatohet në përgjithësi për gjithë pikturën e këtij shekulli, përveç traditës vendase, paraqesin ndikime të shumta nga piktura e Athosit dhe nga arti perëndimor i kohës. Tek piktorët korçarë, Kostandin e Athanas Zografi, vërehen ndikime dhe nga stili barok. Ka edhe pak ikona të shpërndara të shkollës së Kretës. Në krahasim me ikonat e shekujve të mëparshëm ato të shekujve XVIII paraqiten të një teknike më të ndërlikuar. Në to nuk vërehet më linja grafike dhe simetria bizantine. Trajtimi i figurave të tyre realizohet me vizatime më reale, portretet modelohen me më shumë plastikë. Ambienti arkitektonik në skenë paraqitet i modeluar, në të nuk haset më perspektiva e kundërt, dhe shumohen elementet etnografike.

Shpëtohet “Ngjallja e Llazarit”, qeveria shfuqizon dhurimin

për UNESCO-n

ikona

U vendos t’i dhurohej UNESCO-s me vendimin Nr. 564, datë 29.9.2018 dhe plot pas një viti u anulua dhurimi me “Shfuqizimin e vendimit nr.564, datë 29.9.2018, të Këshillit të Ministrave, “për dhurimin UNESCOS të

ikonës “Ngjallja e Llazarit”, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë”

dhurata HamzaiTIrANE

Ikona “Ngjallja e Shën Llazarit” e restauruar në marsin e një viti më parë me një nga vendimet e Këshillit të Ministrave ishte bërë gati për dhurim UNESCO-s, në

kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë. Plot një vit më pas qeveria ka marrë ven-dimin e dytë që anullon të parin që ikona “Ngjallja e Llazarit” të qëndrojë në Shqipëri, duke shfuqizuar aktin e dhurimit për UNESCO-n, të ndër-marrë në shtator të 2018-ës.

Kryevepra e trashëgimisë kulturore shqiptare, :Ngjallja e Shën Llazarit” , që vjen nga kisha e “Ungjillëzimit”, e realizuar ne fillimet e shekullit XIX është vlerësuar nga specialistët si një vepër me nivel të lartë artistik. Res-taurimi u bë më 2018-n pasi ishte lënë në një gjendje tejet të degraduar. Pasi ikonës i rikthehen vlerat artistike në mars të 2018-s, në shtator të po këtij viti u publikua Vendimi i Këshillit të Ministrave në fletoren zyrtare, ku shkruheshin edhe detajet e tjera për procedurat e dhurimit të kësaj vepre të trashëgimisë kulturore shqiptare si më poshtë:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kus-htetutës dhe të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:1. Dhurimin UNESCO-s të ikonës

“Ngjallja e Llazarit”, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë, me të dhënat sipas tabelës që i bashkëlid-het këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Dhurimi i ikonës “Ngjallja e Llazarit” UNESCO-s të bëhet në përputhje me dispozitat e Kodit Civil dhe sigurimin e kushteve për ruajtjen e këtij objekti muzeor gjatë transpor-timit të tij brenda dhe jashtë vendit.

3. Ngarkohet Ministria e Kulturës për lidhjen e kontratës së dhurimit.

4. Ngarkohet Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Arsimit dhe Arke-ologjik, Korçë, të kryejë procedurat për shoqërimin e ikonës “Ngjallja e Llazarit” deri në dorëzimin e saj tek UNESCO-ja.

5. Ngarkohet Qendra e Inventa-rizimit të Pasurive Kulturore të kryejë regjistrimin e veprimit të dhurimit të ikonës dhe monitorimin deri në tjetërsimin e pronësisë së veprës.

6. Ngarkohet ministri i Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.KRYEMINISTRIEDI RAMA”Ndërsa vendimi i dytë Nr.564,që

anulon të parin është postuar këtë të mërkurë më 30 tetor 2019 në fletoren zyrtare si më poshtë:

“SHFUQIZIMIN E VENDIM-IT NR.564, DATË 29.9.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHURIMIN UNESCO-S TË IKONËS “NGJALLJA E LLAZARIT”, NË KUADËR TË 60-VJETORIT TË ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË NË KËTË ORGANIZATË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 113, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e min-istrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:1. Shfuqizimin e vendimit nr.564,

datë 29.9.2018, të Këshillit të Min-istrave, “Për dhurimin UNESCO-s të ikonës “Ngjallja e Llazarit”, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë”.

2. Ngarkohet Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA”

VLERaT E PaçMuaRa Të IKONëS “NGJaLLJa E SHëN LLaZaRIT”

Ikona “Ngjallja e Shën Llazarit” lidhet më një rit të njohur fetar, që

festohet të shtunën e parë para Pash-këve, e që njihet në historinë e Biblës me Ngjallja e Shën Llazarit – një nga mrekullitë e Jezu Krishtit.

Sipas besimeve popullore Llazari është mbrojtësi i pyjeve. Llazari simbolizon kufirin mes jetës tokësore dhe botës së përtejme. Atij i janë

Ikona “Ngjallja e Shën Llazarit”

Fjalori i Gjuhës Shqipe” me 48 mijë fjalë është ekspozuar në sheshin “Skën-

derbej”, si një “monument”. Akademiku edhe studiuesi Shaban Sinani shprehet se gjuhës shqipe i mungon higjiena gju-hësore, rojtarët edhe editoria. “Është më shumë një gjest i bukur për të tërhequr vëmendjen e folësve të shqipes, që ashtu siç kanë dinjitet intelektual edhe profe-sional, të kenë edhe dinjitet gjuhësor.”, tha Shabani, duke theksuar se niveli gjuhësor në përdorimin zyrtar, sipas Sinanit, është mjaft kritik. “Shqipja jonë në përdorimin publik ka probleme jo vetëm të folësve, por edhe më të mëdha. Në Kushtetutën e Shqipërisë ka një nen që detyron ligjvënësit për të rregulluar përdorimin e njehsuar në Republikën e Shqipërisë. Po ashtu, edhe në ligjin për Akademinë e Shkencave është rikon-firmuar përgjegjësia jonë për të krijuar

standardet e përdorimit zyrtar të shqipes, jo në shtëpi, por në funksionet zyrtare”, duke shtuaj më tej se” “Gjuha shqipe mund të konsiderohet tani një gjuhë që i mungon higjiena gjuhësore. I mungojnë rojtarët gjuhësorë, i mungon editoria, i mungojnë të gjitha ato kushtëzime që e bëjnë të detyrueshëm përdorimin e njehsuar të saj. Që nga Kongresi i Dre-jtëshkrimit deri më sot nuk ka pasur akte zyrtare, që të konfirmojnë mënyrën se si funksionon shqipja në një shoqëri të hapur. Kongresi i Drejtshkrimit mori një vendim të arsyeshëm dhe të drejtë. Koha e konfirmoi se zgjidhja që ofroi ai kongres ishte zgjidhja e duhur. Por, shqipja në një shoqëri të hapur është më e rrezikuar sesa një shkallë sesa ishte më përpara”. Ndërsa, për përdorimin e gjuhës shqipe nga deputetët e parlamentit shqiptar në nivel të papranueshëm, Sinani mendon

se, problemi është edhe më i madh. “Unë mendoj se problemi është më i thellë. Është problem i kulturës së përgjithshme të këtyre njerëzve, që aq të cunguar sa janë në përdorimin e gjuhës shqipe, aq të kufizuar janë edhe në formimin e tyre kulturor. Gjuha thjesht dekonspiron mungesën e kulturës. Njeriu që lexon nuk gabon, është mungesa e leximit, e librit. Ky është moment për t’u dëshpëruar. ASH nuk është qortuese e gabimeve, nuk bën diktime. Por e ka për detyrë që të vrejë kulturën e përgjithshme të njerëzve që marrin funksione publike. Dëshpërimi është ky, që gjuha e tyre dekonspiron mungesën e thellë katastrofale të kulturës së përgjithshme”. ASH në vazhdim do të ndërmarrë një iniciative të re, duke propozuar në formën e një projektligji apo projekt-propozimi, mundësi të reja për zgjidhjen e këtij problemi.Valeria Dedaj.

MONuMENT PëR ‘FJaLORIN E SHqIPES’

Sinani: Urgjencë gjuhësore, të ndalet fenomeni i padijes, i shfaqur përems gjuhës deputetët në Kuvend

Shaban Sinani

Page 15: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

15www.shqiptarja.com

E EnjtE, 31 TETOR 2019

Paradë

Departamenti i Marketingut: Patricia CostantinescuCel: +355696060419 - [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë Tiranë. E mail: [email protected] Website: www.shqiptarja.com Mobile: +355696060421 Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba MAlltezi Drejtore e Përgjithshme e Free anD Fair meDia grouP ; Aurel PePA kryErEdaktor Patricia CostAntinesCu adMinistratorE E PërgjithshME ; Admirina Peçi kryErEdaktorE E “rilindasi” layout dEsign : Altin AliAj, shPërndarja: spiro Meshini cEl: +355696088847

Fjalëkryqi pa skemëDuHeT Të nxini 37 KuTi

Përgjigje

I krIptografuarFjalekëryqi

shkronja e njëjtë për numër të njëjtë

Ne jetën tuaj ne çift do ketë ngjarje te rëndësishme gjate kësaj dite. Ju dhe partneri do e shihni gjithë kohës me ëmbëlsi njeri-tjetrin dhe deri ne mbrëmje do ju mbushet mendja per te hedhur disa hapa. Beqaret do arrijnë te marrin vendime te rëndësishme qe do ua ndryshojnë jetën njëherë e mire. Ne planin financiar duhet te bëni me tepër kujdes qe te mos keni surpriza te pakëndshme.

Dita e sotme do jete shume premtuese për ju çiftet. Venusi do ua zbukuroje çdo çast dhe do dini edhe te përgatisni surpriza për njeri-tjetrin. Beqaret do kenë disa takime, vetëm se ende nuk do ndihen plotësisht gati për te hedhur hapa. Me mire qartësohuni njëherë me veten ne mënyrë qe mos gaboni. Buxhetin duhet ta keni me tepër kujdes se me pare sepse ndikimi i planetëve do jete negativ.

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete me e ngrohte nga me pare. Nuk do keni me asnjë lloj debati me te dashurin e zemrës dhe për çdo gjë do flisni hapur me te. Beqaret do jene joshës te parrezistueshem dhe do bëjnë shume persona për vete. Ne planin financiar Venusi do ketë ndikim mjaft pozitiv dhe do ju mbroje nga te gjitha problemet. Situata nuk do jete e ndërlikuar si me pare.

Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni një harmoni te adhurueshme me atë qe keni ne krah dhe për asgjë nuk do qaheni. Beqaret do kenë takime te papritura te cilat do i mrekullojnë me shikim te pare. Arritjet financiare do jene gjithashtu te konsiderueshme. Përveç menaxhimit te kujdesshëm do jeni edhe me shume fat.

Ju te dashuruarit do jeni shume ziliqare sot dhe nuk do kënaqeni me aq sa do iu ofroje partneri. Ne fakt duke kërkuar shume mund te mos merrni asgjë. Beqaret do kenë shume ego dhe nuk do ndalen derisa te arrijnë ta bëjnë për vete dike. Sektori i financave do influencohet gjate gjithë kohës nga yjet. Ata do ua ndriçojnë mendimet dhe do ju mbajnë larg problemeve.

Urani do i ndihmoje pafundësisht ata qe kane një lidhje dhe do iu mundësojë te kenë një jete me te mire. Te dy palët do dine te tregohen edhe me te ëmbël me njeri-tjetrin. Beqaret nuk duhet te ndalojnë se thëni “Te dua”, por ama nuk duhet te kërkojnë patjetër përgjigje pozitive nga te tjerët. Buxhetin do e menaxhoni me më shume seriozitet dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Shume planetë do ndikoje negativisht sot tek jeta ne çift dhe do sjellin probleme te vazhdueshme. Jeta juaj nuk ka për te qene aspak si një lume i qete. Beqaret nga ana tjetër do joshen nga persona te ndryshëm dhe ne fund do ju duhet te bëjnë një zgjedhje. Paratë do jene te mjaftueshme sa për te kryer nevojat e momentit. Për te hequr edhe para mënjanë do ju duhet te ndryshoni strategjinë e menaxhimit.

Për ju qe jeni ne një lidhje dita e sotme do jene gjithë kohës ne lëvizje. Ka mundësi qe te tentoni aventura te shkurtra me persona te tjerë dhe do lindin probleme serioze me partnerin. Beqaret do jene entuziaste, magnetike dhe te gatshëm për çdo lloj hapi vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre. Ne planin financiar situata do ketë përmirësime edhe me te mëdha nga sa mund ta kishit imagjinuar ndonjëherë.

Ambienti yjor do jete shume i përshtatshëm për jetën tuaj ne çift gjate gjithë kësaj dite kështu qe priten momente shume harmonike, te mbushura me bashkëpunim dhe sensualitet. Beqaret le t’i pranojnë ftesat qe do ju bëhen, por kurrsesi nuk duhet te nxitohen dhe te hedhin hapa pa u bindur nëse personat janë te duhurit. ne planin financiar nuk duhet te merrni asnjë rrezik sepse gjendja nuk do jete e përshtatshme.

Sot do ju ndryshoje shpesh humori ju te dashuruarve kështu qe here do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe here do e surprizoni me fjale dhe vepra. Beqaret duhet t’i marrin gjerat sa me shtruar dhe kane për te përjetuar emocione te forta edhe me vone. Gjendja e financave do përmirësohet dalëngadalë, vetëm se ju duhet te merrni masa strikte dhe te ulni çdo shpenzim.

Gjate kësaj dite, yjet do ju ndihmojnë me shume nga sa e meritoni dhe pak nga pak do arrini t’i zgjidhni edhe problemet me te mëdha qe keni pasur. Beqaret duhet te tregohen shume te matur kur te joshin sepse çdo hap i gabuar mund t’iu kushtoje shtrenjtë. Ne planin financiar mundësitë për te kryer investime do jene me te mëdha, megjithatë kjo nuk do te thotë qe ju ta teproni.

Venusi do jete planeti me i veçantë i kësaj dite qe do ua beje jetën edhe me te bukur ju çifteve. Nuk do keni aspak probleme dhe as hatermbetje si me pare. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite te qete dhe pa ndonjë ngjarje te jashtëzakonshme. Ata duhet te bëjnë edhe pak durim për te përjetuar emocionet e ëndërruara. Financat do fillojnë te normalizohen disi pas disa problemeve qe keni pasur se fundmi.

DashI DemI

bInjaket

luanI

peshorja

shIgjetarI

ujorI

gaforrja

VIrgjeresha

akrepI

brIcjapI

peshqIt

fjalËkryqesh

PëRgjigje e fjALëKRyqiT PA SKeMëhorIZontal1. Kërkohet përe ndarje. -Mihal që qe aktor. -Paul eluard.2. thirrej Anadiomena. -Bega që qe komik.3. jepet për hartim -Kështu fillon llogaria -janë gabimet në basket.4. Është edhe ajo e cirkut -Kopja e… origjinalit e botuar.5. ekstreme në litar. -Mbyllin kuvendin -udhëtari i një... Milioni.6. ente ekonomiem Durrës -Mund të jenë parabolike.7. Është shpejtësia më e madhe -Charlize aktore. -Kufizojnë krimin.8. u shkrua nga Maupassant. -unë... shkruar nga isaac Asimov. 9. Fan... noli -2001... romake. -Është princ arab. 10. Fare pa fe. -Kështu fillon loja. -Diftong teorik. -Mbyllin portat. -Gjysmë minare.

11. jepen me urdhër. -inicialet e Rohmer. -ilir trainer12. një bosht -satelit i jupiterit. -Moravia ëq shkroi indiferentët. -emma thompson. VertIkal1. eshtë vija e portës. -Qytet në japoni.2. nino që qe këngëtar. -Është ecja e kalit.3. shkaktohen nga tërmeti të tilla. -Moore aktore. -Kufijtë e matjes.4. Është shtet aziatik. -nget edhe ajo e mirë.5. Kufizojnë një vend. -Michelangelo që qe regjisor6. nafta e shell -Me to bëjnë torta. -Fillojnë dobët.7. stacion televiziv gjerman. -louise Veronica Ciccone në art.8. Dy shkronja për disa. -një pjesë e fantazisë. -Fillojnë tatëpjetën.9. një punë jo me kohë të plotë.10. u tha nga Pilati.

11. Është ekip... spitali. -Kufizojnë elemente.12. një perde në teatër. -Gjysmë arrest.13. janë ata që i japin nxitjen një aktviteti.14. ndërmarrje industrale lokale.

Fjalëkryqi sportIv Përgjigje e

fjalëkryqit sPortiv

horIZontal1. Ka vijën fatale.3. Mema në stolin bardheblu.7. Bel i Maupassant.9. Chris, ish-kampione e tenisit.11. sapo fillojnë.12. teket e sitës.15. Fillojën dobët.16. _hotspur, skuadër e

Premier league.22. Futbollisti në foto.27. Futbollisti në foto.28. në hyrje të stadiumit.29. një mund të jetë edhe dhajmor.30. zanore për makina.31. Winslet aktore.32. Mbylli n portat.34. Fillojnë pastaj.36. Grezda futbollist.

37. tunden nga golat.40. Grégoire te Roma.

VertIcal1. të parat në pistë.2. inicialet e einstein.3. Atje në kufij.4. Kështu fillon rrethimi.5. Kufizojnë dënimet.6. Michael te tirana.7. në fund majtas.

8. _de ligt te juventus.10. Patrick, trainer i nice.12. një skuadër e liezhit.13. Adams, tani trainer anglez.14. Është si emblemë.17. një është edhe sulejman starova.18. ndërmarrje Kombëtare transporti.19. i ka tek hasmi.20. zanore për arena.21. janë tek në Manila.22. Është spektakël në çadër.23. Mund të jenë shënimi.24. skuadra e Antonio Conte-s.25. të parat në stafetë.26. tiriac ish-tenist.33. një nuëmr tek.34. Mirashi që qe futbollist.35. Mbyllin portat/.38. jodie Foster..39. Kështu fillon testi.

PlotËsoni VenDet Bosh nË MËnyRË QË çDo RResht e KolonË tË KetË nuMRAt nGA 1 9

su D oku

Përgjigje

-tri të parat në nomenklaturë. -shkurt për company.15. shkroi Pa familje. -Duhet vaditur.16. Perla e zezë e futbollit. -Është zabeli17. një verë në Paris

Page 16: NISMA NE KUVENd BALLISTET KErKOJNE dEMShPErBLIMIN E ... · 2 e eNjTe, fi- tEtor -.shqiptarja.com PD kërkesë kQZ / ‘Shkarkoni Sa më parë kajmakun’ KQZ vendos të premten për

16 E EnjtE 31 tetor 2019www.shqiptarja.comHapet gara

Syri i Kaltër jepet me qira për72 mijë lekë në muaj për 10 viteMinistria e Financave ka

vendosur të japë me qira për 10 vite një nga pasuritë e mëdha natyrore, Syri i Kaltër. Shoqëria që do të administrojë Syrin e Kaltër do ti paguaj shtetit një vlerë monetare prej 72 500 lekë në muaj (kjo vlerë është dyshemeja për fillimin e konkurrimit). Njoftimi është bërë i ditur nga Ministria e Financave e cila argumenton se dhënia me qira bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zonës.

Aktualisht zona që do të jepet me qira është nën menaxhimin e kompanisë “Albturist T.O” sha dhe ka një sipërfaqe prej 470 met-ra katrorë, nga të cilat 220

OpiniOn

Mos ma vrisni qenin

nga edison Ypi

Tre ose katër herë që kjo “ulje” ndodhi, më çuan në Pogradec ku ishte një kantier. Nuk kundërshtoja. Së pari sepse, siç thotë i madhi Uran Kostreci, po të kundërshtoja do të thoshte që u lutesha, po tu lutesha do të thoshte se u përulesha, po tu përulesha do të thoshte se u njihja ligjshmërinë e pushtetit bashkë me të gjitha të zezat e tjera. Së dyti, sepse Pogradeci më mahniste. Së treti sepse mes burgut të vogël Spaç dhe burgut të madh Shqipëri nuk shihja ndonjë ndryshim kushedi se çë.

Gjatë atij gushti vajta disa herë pasditeve tek Lasgushi. Shtëpia ndoshej në kërthizën e Pogradecit të vjetër. Atje ku zhvillohet rrëfimi dramatik më i bukur shkruar në Shqip, “Lumi i Madh” nga Mitrush Kuteli. Kopështi i vogël i asaj shtë-pi ishte një lloj ferre e padeshi-frueshme. Kati i parë nuk merrej vesh se çfarë ishte e çfarë kishte. Ngjitja në katin e dytë ku veronte “I fundit Rilindas i gjallë” nëpër shkallët që luhateshin frikshëm, ishte një ritual i detyrueshëm si në filmat e horrorit, vetëm merimangat mungonin. Këto, bashkë me nja dy kthina dhe dhoma lart, ishin aq marramendëse, aq magjike, aq

sugjestive, sa me siguri as Alfred Hitchcock nuk do kuturiste t’i përshkruante. Shtëpia nga jashtë dukej si e vizatuar nga mjeshtrat më të talentuar në kompjuterat më të sofistikuar të Walt Disney-t në atë mënyrë që të mos linte asnjë dyshim se ajo shtëpi ndodhej aty e paprekur që nga Mesjeta. Para asaj shtëpie ëndërrash, para asaj kështjelle përrallash me princesha të bardha dhe princër të kaltër, mund të rrije i ngurosur me vite, madje gjithë jetën, pa tu ngopur syri, pa tu nginjur shpirti. Kurrkund nuk mund të gjindet sot një ngrehinë aq marramendëse që nuk kuptohej nëse ishte prej tullash, prej guri, prej druri, prej drite, apo prej mjegulle. Më vonë, Maria, çupa e Lasgushit me të cilën punonim në të njëjtën ndërmarrje, më tha se krejt i mpirë para asaj pamjeje Kadare kishte thënë; Duket si kullat e vjetra të Frankfurtit.

Të gjitha herët që vajta atë behar në atë shtëpi gjeta çupat e Lasgushit, Marien dhe Ninën, të kudondod-hurën Meri Lalaj, si dhe, natyrisht, Sovranin, Hyun, Lasgushin.

Lasgushi rrinte gjithë kohën gjysëm shtrirë me kurrizin mbështe-tur mbi dy jastëkë. Këmbë mbi këmbë. Sytë drejt infinitit.

Në një nga ato pasdite, erdhi Kadare. Hyri bashkë me një per-son tjetër për të cilin atypëraty veshmëvesh qarkulloi pëshpërima; Është i sapoemëruari me zbritje nënkryetar i Degës së Punëve të Brendëshme. Qesha një cop herë me vete me pëshpërimën; Hej o Zot i Madh ça më ka gjet. Edhe unë edhe ky “me ulje” në Pogradec ?!

Ishte e para dhe e fundit herë që Kadarenë e kam parë totalisht të tjetërsuar. Ishte i tëri brenda një lloj ndezjeje, një lloj ekstaze, respekti dhe adhurimi të papërmbajtur për Zotin e Zotave, Zeusin, Hyun kry-elartë këmbë mbi këmbë me qenin Cuci pranë. Edhe tjetri, “nënkryetari

i ardhur me ulje” çështë e vërteta, me një adhurim të dukshëm, i tregoi Lasgushit përmbledhjen e Poezive që kishte marrë në Prishtinë dhe të vetmet fjalë që shqiptoi ishin; J’u duan shumë në Kosovë Zoti Lasgush.

Nuk u përmend asnjë soc-au-tor. U fol me respekt të thellë për Fishtën, Nolin, Migjenin. Kadare përmendi Ernest Koliqin në kon-tekst absolutisht pozitiv shoqëruar me shqetësimin që “po duan ta përdhosin”. Lasgushi lëvizi nga ven-di. Tha me zemërim dhe kërcënim; Kush guxon ta ndoti Koliqin ?!

Në një moment tjetër, Kadare e solli fjalën tek Garsia Markes. Tha, mes tjerash, se Markes, kohët e fundit kishte bërë të ditur një pre-tendim madhështor të padëgjuar kurrë më parë nga asnjë autor. Ishte ankuar për pamjaftueshmërinë e gjuhës së vet. Maria, Nina, Meri, unë, dëgjonim të nemitur.

Pas një pauze, siç e ka zakon Ka-dare që nuk ndërpret askënd por pret rradhën të flasi, ju drejtua Lasgushit; Zoti Lasgush, thuaji këtij shokut (nënkryetarit të sapoemëruar) ndonjë hall që ke se mund të ndihmojë.

Kjo ndodhi kur nuk kishim asn-jë shpresë se mund të ekzistonte ndonjë arësye që mund ta bënte Lasgushin të hiqte këmbën mbi këmbë, t’i largonte sytë nga infiniti, të drejtonte shpinën, aq më pak të hapte gojën e të fliste për të shpre-hur ndonjë hall. Por edhe nëse çudia do ndodhte dhe Lasgushi do fliste, dhe hallin do ta shprehte, çfarë na mori mendja se mund të thoshte ishte ndonjë problem që ndoshta lidhej me sistemimin e shtëpisë, ndonjë transferim në Tiranë të Ninës që në atë kohë ishte mësuese në Starovë, apo diçka tjetër të kësaj natyre. Jo-jo. Lasgushi foli për të folur, por për asnjë hall të tillë. Pa lëvizur aspak nga vendi, pa e drejtuar fare kurrizin, pa e kthyer asnjë milimetër kokën, Zeusi tha;

deri tani është një kompani publike e themeluar në vitin 2002 në pronësi të ministrisë së Financave.

Shoqëria e lartpërmendur ka përcaktuar edhe disa kritere për të gjithë pjesëmarrësit në garë. Kompania kërkon që zona mund të jepet me qira vetëm nëse ruhet destinacioni i tij fillestar që është ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit ekono-mik. Po ashtu fituesi i qirasë po ashtu do të marrë përsipër të gjitha detyrimet që rëndojnë mbi pronën.

Po ashtu në njoftimin e ministrisë janë përcaktuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë të gjitha shoqëritë garuese. Konkurrimi sipas njoftimit zyrtar është hapur sot në Ministrinë e Financave. Vendimi për dhënien me qira

metra katrorë janë objekt dhe 250 metra katrorë sipër-faqe funksionale, me vend-

ndodhje në Syrin e Kaltër. “Albturist T.O” sha që ka menaxhuar Syrin e Kaltër

të këtij destinacioni turistik vjen pak javë pas reagimit të ministrit të Turizmit Blendi Klosi i cili e cilësoi një gan-

grenë të turizmit shqiptar, dhe paralajmëroi projekt të ri për investimin e plotë të Syrit të Kaltër.

Thuaji atij shokut tu thotë policëve të mos ma vrasin qenin.

Një rrënqethje elektrizuese që

bëri të kërcasin dhogat e dyshemesë përshkoi shtyllat kurrizore të të pranishmëve.

(Vijon nga faqja 1)