Newslettershoqatasiguruesve.al/.../09/Newletter-Maj-Qershor-2019.pdfNr. 3, Maj - Qershor 2019...

2
News letter Buletin informativ i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë Nr. 3, Maj - Qershor 2019 KËTË NUMËR • SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË ANËTARËSOHET NË INSURANCE EUROPE. • RRJETI SHQIPTAR PËR EDUKIMIN FINANCIAR ZHVILLOI TAKIMIN E RRADHËS. • TREGU I SIGURIMEVE MERR PJESË NË KONFERENCËN E DYTË KOMBËTARE “EDUKIMI FINANCIAR”. • SIGAL FESTON -20VJETORIN E THEMELIMIT SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË Rr. "Ibrahim Rugova", Pall 21/4, Kati i dytë Tiranë Email: [email protected] www. shoqatasiguruesve.al Promovojmë praktikat dhe standartet më të larta në fushën e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të konsumatorëve. Promovojmë praktikat dhe standartet më të larta në fushën e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të konsumatorëve. SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË ANËTARËSOHET NË INSURANCE EUROPË. Në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithëshme të Insurance Europe të zhvilluar në Bukuresht më datën 22 Maj 2019, u diskutua dhe u pranua kërkesa për anëtarësim e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë. Insurance Europe është Federata Europiane e Siguruesve dhe Risiguruesve. Anëtarë saj janë shoqatat kombëtare 37 vendeve europiane, të cilat përfaqësojnë rreth 95 % të të ardhurave nga primet e tregut europian sigurimeve dhe kanë të punësuar mbi 950 mijë punonjës. Pranimi i shoqatës sonë në familjen e madhe europiane të sigurimeve shënon një moment historik për zhvillimin e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe hap perspektivat për arritjen e standarteve europiane të sigurimeve. Në takimin që z.Libohova zhvilloi në Bukuresht me drejtuesit me të lartë të Insurance Europe – z.Andreas Brandstetter, President dhe zj. Michaela Koller, Drejtore e Përgjithëshme - u diskutua për mbështetjen dhe ndihmën që ky institucion mund të japë për zhvillimin e tregut të sigurimeve në Shqipëri, sidomos në drejtim të kuadrit rregullativ, trajnimit, gamës së produkteve, etj. RRJETI SHQIPTAR PËR EDUKIMIN FINANCIAR ZHVILLOI TAKIMIN E RRADHËS. Nën kujdesin personal të zotit Naim Hasa- Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit, me 13 Qershor 2019, në ambientet e “Sigal” Uniqa Group Austria u zhvillua takimi i rradhës i Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar. I ftuar special në këtë takim ishte zoti Ervin Koci - Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Në alën e tij përshëndetëse z.Koci vlerësoi veprimtarinë e rrjetit si një element i domosdoshëm për edukimin financiar të qytetarëve dhe ofroi mbështetjen dhe bashkëpunimin e institucionit që ai drejton për të koordinuar veprimtari të përbashkëta në fushën e edukimit. Më pas, zj.Edlira Dashi prezantoi për pjesëmarrësit Projektin e Bankës Botërore : “ Financial Education – a gateëay to sustainable development” dhe z.Naim Hasa informacionin lidhur me zhvillimet me të fundit në tregun e pensioneve private. Takimi i ardhshëm do të zhvillohet në muajin Shtator, nën kujdestarinë e Shoqatës së Tregtimit të Titujve.

Transcript of Newslettershoqatasiguruesve.al/.../09/Newletter-Maj-Qershor-2019.pdfNr. 3, Maj - Qershor 2019...

Page 1: Newslettershoqatasiguruesve.al/.../09/Newletter-Maj-Qershor-2019.pdfNr. 3, Maj - Qershor 2019 ANËTARËT E SHOQATËS SË SIGURUESVE TË SHQIPËRISË Vlerat që na bashkojnë. TREGU

NewsletterBuletin informativ i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë

Nr. 3, Maj - Qershor 2019

NË KËTË NUMËR

• SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË ANËTARËSOHET NË INSURANCE EUROPE.

• RRJETI SHQIPTAR PËR EDUKIMIN FINANCIAR ZHVILLOI TAKIMIN E RRADHËS.

• TREGU I SIGURIMEVE MERR PJESË NË KONFERENCËN E DYTË KOMBËTARE “EDUKIMI FINANCIAR”.

• SIGAL FESTON -20VJETORIN E THEMELIMIT

SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISËRr. "Ibrahim Rugova", Pall 21/4, Kati i dytë TiranëEmail: [email protected]. shoqatasiguruesve.al

Promovojmë praktikat dhe

standartet më të larta në fushën

e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të

konsumatorëve.

Promovojmë praktikat dhe

standartet më të larta në fushën

e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të

konsumatorëve.

SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË ANËTARËSOHET NË INSURANCE EUROPË.Në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithëshme të Insurance Europe të zhvilluar në Bukuresht më datën 22 Maj 2019, u diskutua dhe u pranua kërkesa për anëtarësim e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

Insurance Europe është Federata Europiane e Siguruesve dhe Risiguruesve.Anëtarë të saj janë shoqatat kombëtare të 37 vendeve europiane, të cilat përfaqësojnë rreth 95 % të të ardhurave nga primet e tregut europian të sigurimeve dhe kanë të punësuar mbi 950 mijë punonjës.Pranimi i shoqatës sonë në familjen e madhe europiane të sigurimeve shënon një moment historik për

zhvillimin e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe hap perspektivat për arritjen e standarteve europiane të sigurimeve.Në takimin që z.Libohova zhvilloi në Bukuresht me drejtuesit me të lartë të Insurance Europe – z.Andreas Brandstetter, President dhe zj. Michaela Koller, Drejtore e Përgjithëshme - u diskutua për mbështetjen dhe ndihmën që ky institucion mund të japë për zhvillimin e tregut të sigurimeve në Shqipëri, sidomos në drejtim të kuadrit rregullativ, trajnimit, gamës së produkteve, etj.

RRJETI SHQIPTAR PËR EDUKIMIN FINANCIAR ZHVILLOI TAKIMIN E RRADHËS. Nën kujdesin personal të zotit Naim Hasa- Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit, me 13 Qershor 2019, në ambientet e “Sigal” Uniqa Group Austria u zhvillua takimi i rradhës i Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar.I ftuar special në këtë takim ishte zoti Ervin Koci - Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.Në fjalën e tij përshëndetëse z.Koci vlerësoi veprimtarinë e rrjetit si një element i domosdoshëm për edukimin financiar të qytetarëve dhe ofroi mbështetjen dhe bashkëpunimin e institucionit që ai drejton për të koordinuar veprimtari të përbashkëta në fushën e edukimit.Më pas, zj.Edlira Dashi prezantoi për pjesëmarrësit Projektin e Bankës Botërore : “ Financial Education – a gateëay to sustainable development” dhe z.Naim Hasa informacionin lidhur me zhvillimet me të fundit në tregun e pensioneve private.Takimi i ardhshëm do të zhvillohet në muajin Shtator, nën kujdestarinë e Shoqatës së Tregtimit të Titujve.

Page 2: Newslettershoqatasiguruesve.al/.../09/Newletter-Maj-Qershor-2019.pdfNr. 3, Maj - Qershor 2019 ANËTARËT E SHOQATËS SË SIGURUESVE TË SHQIPËRISË Vlerat që na bashkojnë. TREGU

Nr. 3, Maj - Qershor 2019

ANËTARËT E SHOQATËS SË SIGURUESVE TË SHQIPËRISË

Vlerat që na bashkojnë.

TREGU I SIGURIMEVE MERR PJESË NË KONFERENCËN E DYTË KOMBËTARE “EDUKIMI FINANCIAR”.

Më datë 24 Maj 2019, u zhvillua në Tiranë, Konferenca e dytë Kombëtare “Edukimi Financiar”, organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Fokusi i kësaj konference ishin punimet e studentëve në lidhje me tregjet nën mbikëqyrjen dhe rëndësinë e edukimit financiar. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ishte e pranishme duke dhënë vlerësimin për punimet me f okus sigurimet e jo jetës. Prezantimet më të mira u vlerësuan si me poshtë:

SIGAL FESTON -20VJETORIN E THEMELIMIT

Sigal Uniqa Group ka festuar 20 vjetorin e themelimit në një ceremoni të posaçme ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik si dhe personalitete të vendit.

Drejtori i përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria Avni Ponari tha se në këto dy dekada, SIGAL është bërë kompania kryesore e sigurimit të jetës dhe jo vetëm për miliona klientë.

Nderkohe, mbrëmja e 20-vjetorit të SIGAL UNIQA shënoi edhe një tjetër ngjarje të rëndësishme për themeluesin dhe drejtuesin e kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend, Avni Ponarin.

Ponari u nderua nga shteti i Austrisë me dekoratën “Grand Decoration of Honour”.

Duke dorezuar dekoraten në emër të Presidentit të Austrisë, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri zoti Johann Sattler vleresoi zotin Ponari si personalitet, i cili përveçse një biznesmen i sukseshëm në Shqipëri dhe kontribues për vendin tij, ka dhënë një kontribut të veçantë edhe për shtetin e Austrisë.

Ky është vlerësimi i parë që i bëhet një biznesmeni në Shqipëri nga shteti i Austrisë dhe për këtë z. Ponari u shpreh: “Jam i prekur nga nderimi i Presidentit të Republikës së Austrisë Shkëlqesia e Tij, Z. Alexander Van der Bellen, që

më akordoi medaljen “Grand Decoration of Honor”.

Me këtë rast përcjell falënderimet e përzemërta dhe mirënjohjen time të thellë Shkëlqesisë së Tij si dhe shtetit të Austrisë për këtë vlerësim që më bënë, nëpërmjet Ambasadorit të Austrisë, Zotit Johan Sattler.

Natyrisht kjo dekoratë është e rëndësishme dhe ja dhuroj të gjithë

klientëve të Sigalit, stafit të SIGAL që punoi së bashku me mua në këto 20 vite, ju të gjithëve që jeni me mua këtu si dhe familjes time që ishin pranë meje.

Punimi me temë: “Faktorët që ndikojnë mbi perceptimin e produkteve vullnetare, e mirë luksi apo e domosdoshme”, realizuar nga studentët Andi Seidaj, Behar Shehu, Myrtezan Cenaj Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës, u vlerësua me çmim nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.

Punimi me temë: “Dixhitalizimi i tregut të sigurimeve”, realizuar nga studenti Ledi Daci, Universiteti Europian i Tiranës, u vlerësua me çmim nga Kompania e Sigurimit Atlantik.

Punimi me temë “Çfarë e pengon zhvillimin e tregut të sigurimeve në Shqipëri”, realizuar nga studentët Meril Canameri, Merlina Guni, Jona Hoxha, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, u vlerësuan me çmim nga Kompania e Sigurimit Albsig.