New THYEJ HESHTJEN, KËRKO MBËSHTETJE, MOS NGURRONI! … · 2020. 4. 8. · Institucionet...

2
THYEJ HESHTJEN, KËRKO MBËSHTETJE, NE JEMI KËTU PËR TË TË MBROJTUR! MOS NGURRONI! THYEJENI HESHTJEN! NE JU DËGJOJMË, JU KUPTOJMË DHE JEMI PRANË JUSH! Dhuna në familje është një nga problemet sociale më të përhapura dhe forma të ndryshme të saj mbeten nga krimet më pak të raportuara në shoqërinë shqiptare. Ndër vite është besuar se dhuna në familje është problem i asaj apo atij që e përjeton dhe duhet të mbetet brenda dyerve të shtëpisë, por në të vërtetë nuk duhet të jetë kështu! Ky informacion u përgatit në kuadër të Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje 25 nëntor – 10 dhjetor BASHKIA BULQIZË Bashkia Bulqizë, për t’u ardhur në ndihmë grave dhe vajzave apo antarëve të tjerë të familjes që pësojnë dhunë, ka ngritur që në vitin 2017 Mekanizmin e Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje, i cili përbëhet nga institucionet kryesore si Bashkia, Policia, Gjykata, Prokuroria, Spitali, Zyra e Punës, Zyra Arsimore, etj., ku marrin shërbim viktimat e dhunës në familje. Gjithashtu bashkia ka punësuar një punonjëse të specializuar për dhunën në familje, e cila ofron nga e hëna në të premte, gjatë orarit 8:00 – 16:00, informacion, këshillim psikologjik dhe referim të rastit në institucionet apo organizatat që ofrojnë shërbime të specializuara. Ndërsa denoncimi i rasteve në polici, mund të kryhet çdo ditë të javës dhe në çdo orë në numrin 129. Sqarim: Kjo broshurë u bë e mundur me mbështetjen e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Nërkombëtar (USAID). Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e Tetra Tech dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Transcript of New THYEJ HESHTJEN, KËRKO MBËSHTETJE, MOS NGURRONI! … · 2020. 4. 8. · Institucionet...

Page 1: New THYEJ HESHTJEN, KËRKO MBËSHTETJE, MOS NGURRONI! … · 2020. 4. 8. · Institucionet shtetërore dhe organizatat e specializuara kanë detyrimin dhe përgjegjësinë të marrin

THYEJ HESHTJEN, KËRKO MBËSHTETJE,NE JEMI KËTU PËR TË TË MBROJTUR!

MOS NGURRONI!THYEJENI HESHTJEN!

NE JU DËGJOJMË,JU KUPTOJMË DHE JEMI PRANË JUSH!

Dhuna në familje është një nga problemet sociale më të përhapura dhe forma të ndryshme të saj mbeten nga krimet më pak të raportuara në shoqërinë shqiptare. Ndër vite është besuar se dhuna në familje është problem i asaj apo atij që e përjeton dhe duhet të mbetet brenda dyerve të shtëpisë, por

në të vërtetë nuk duhet të jetë kështu!

Ky informacion u përgatit në kuadër të Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

25 nëntor – 10 dhjetor

BASHKIA BULQIZË

Bashkia Bulqizë, për t’u ardhur në ndihmë grave dhe vajzave apo antarëve të tjerë të familjes që pësojnë dhunë, ka ngritur që në vitin 2017 Mekanizmin e Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje, i cili përbëhet nga institucionet kryesore si Bashkia, Policia, Gjykata, Prokuroria, Spitali, Zyra e Punës, Zyra Arsimore, etj., ku marrin shërbim viktimat e dhunës në familje. Gjithashtu bashkia ka punësuar një punonjëse të specializuar për dhunën në familje, e cila ofron nga e hëna në të premte, gjatë orarit 8:00 – 16:00, informacion, këshillim psikologjik dhe referim të rastit në institucionet apo organizatat që ofrojnë shërbime të specializuara.

Ndërsa denoncimi i rasteve në polici, mund të kryhet çdo ditë të javës dhe në çdo orë në numrin 129.

Sqarim: Kjo broshurë u bë e mundur me mbështetjen e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Nërkombëtar (USAID). Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e Tetra Tech dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Page 2: New THYEJ HESHTJEN, KËRKO MBËSHTETJE, MOS NGURRONI! … · 2020. 4. 8. · Institucionet shtetërore dhe organizatat e specializuara kanë detyrimin dhe përgjegjësinë të marrin

Nëse ndodh një nga incidentet e mësipërme në familje, ndërmjet:

bashkëshortëve apo partnerëve bashkëjetues,

vëllezërve, motrave, gjinisë në vijë të drejtë, fëmijëve të bashkëshortëve ose partnerëve bashkëjetues,

kujdestarit dhe personit të mitur, me aftësi të kufizuara apo që i është hequr zotësia për të vepruar,

personave, të cilët janë ose kanë qenë në marrëdhënie intime, jo domosdoshmërisht të shoqëruar me bashkëjetesë,

menjëherë pas denoncimit merren masa për lëshimin e urdhërave të mbrojtjes së personave të dhunuar, si dhe plotësohen aktet për ndjekjen penale të dhunuesit, kur është rasti për vepër penale.

Urdhërat e mbrojtjes kanë forma dhe afate të ndryshme:

“Urdhëri për masat paraprake të mbrojtjes së menjëhershme”, përmban masat e menjëhershme për ndalimin e dhunës dhe lëshohet nga Policia e Shtetit, me një afat rreth 48 orë, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata.

“Urdhëri i menjëhershëm i mbrojtjes” lëshohet nga Gjykata brenda një afati kohor maksimumi 24 orë për të mitur dhe maksimumi 48 orë për të rritur dhe lënia në fuqi shqyrtohet nga Gjykata brenda 20 ditëve nga lëshimi i tij.

“Urdhëri i mbrojtjes” lëshohet nga Gjykata dhe ka një kohëzgjatje deri në një vit, me të drejtë përsëritjeje nëse ka ende rrezik që dhuna të ndodhë.

Viktimat e dhunës në familje të pajisura me Urdhër Mbrojtjeje të lëshuar me vendim gjykate kanë të drejtë të përfitojnë një mbështetje ekonomike mujore në vlerën 3000 lekë, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së urdhërit të mbrojtjes. Ato mund të përfitojnë gjithashtu edhe nga programet e strehimit social, bonus qeraje, si dhe shërbime të tjera të specializuara.

A ka një ligj që më mbron nga dhuna në familje?

PO!Dhuna në familje ka forma dhe përmasa të ndryshme dhe secili apo secila nga ne mund të preket nga një apo disa nga këto forma, në një moment të caktuar të jetës. Edhe nëse na ndodh, nuk është faji ynë, por i personit që na dhunon.

Një shuplakë, goditjet e vazhdueshme, shkundja, kapja për fyti, rrahja..., janë forma të dhunës fizike në familje.

Fyerjet, etiketimet, bërtitjet, të penguarit për të folur në prani të të tjerëve, talljet, frikësimi, kërcënimi për marrjen e fëmijëve, izolimi në shtëpi..., janë forma të dhunës psikologjike dhe emocionale.

Mosdhënia e parave për të blerë ushqim apo trajtim mjekësor, mohimi i të drejtës për të pasur kontroll mbi paratë që fiton në punë, mos lejimi për të punuar, prishja e parave për qejfe personale përpara plotësimit të nevojave për ushqim apo jetesën e pëditshme..., janë forma të dhunës ekonomike apo financiare.

Prekjet apo ngacmimi në zonat intime, detyrimi për të kryer marrdhënie seksuale të padëshiruar..., janë disa nga format e dhunës seksuale.

Këto, së bashku me forma të tjera të dhunës që mund të ushtrohen tek gratë, fëmijët, të moshuarit apo antarë të tjerë të familjes që kanë nevojë për vëmendje dhe kujdes, ndëshkohen me ligj.

Institucionet shtetërore dhe organizatat e specializuara kanë detyrimin dhe përgjegjësinë të marrin në mbrojtje dhe të trajtojnë me efektivitet dhe përgjegjshmëri çdo rast të dhunës në familje, që denoncohet apo raportohet pranë tyre, si dhe të marrin masa për parandalimin e saj nëpërmjet informimit dhe edukimit.