Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një...

19
Qershor 2011 Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Kosova ka sistem parlamentar të qeverisjes. Anëtarët e Kuvendit zgjidhen drejtpërdrejt nga populli, kurse Qeveria zgjidhet nga Kuvendi dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar. Pasi që Kuvendi monitorin punën e Qeverisë, Kuvendi duhet edhe të vërë bazën ligjore për funksionet dhe strukturën e Qeverisë. Struktura dhe funksionet e degës së ekzekutivit kanë qenë të rregulluara me Rregulloren e UNMIK 2001/19. Në bazë të kësaj rregulloreje, e cila ka pasur statusin e ligjit, janë themeluar dhe kanë funksionuar 15 ministri. Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, pas 15 qershorit 2008 Qeveria nuk i është referuar më rregullores së UNMIK-ut. Por as nuk ka dërguar në Kuvend ligj të ri për të zëvendësuar këtë rregullore. Rregullorja e UNMIK është zëvendësuar me akte nënligjore të cilat janë miratuar nga Qeveria. Kosova tani ka 19 ministri, 15 prej të cilave janë themeluar në bazë të rregulloreve të UNMIK, 2 me ligje të Kuvendit të Kosovës dhe 2 me vendime të Qeverisë. Andaj, nevojitet ekzistimi i një baze të qartë ligjore e cila themelon dhe shuan postet ministrore. Ndryshimet në strukturën qeveritare kanë edhe ndikim financiar, andaj së bashku me Ligjin për Qeverinë duhet të hartohet edhe Vlerësimi i Ndikimit Financiar. Deri më tani Qeveria nuk është treguar transparente në bërjen publike të të dhënave për pagat e zyrtarëve të lartë publik, shpenzimet e tyre të komunikimit, transportit, reprezentacionit, etj. Në këtë analizë, Instituti për Studime të Avancuara GAP rekomandon miratimin e Ligjit të Qeverisë si dhe jep sugjerime se çfarë duhet të përmbajë një ligj i tillë. Ligji për Qeverinë duhet që t’i bart përgjegjësinë Kuvendit për të vendosur për strukturën e Qeverisë, funksionet e saj, detyrat e një qeverie në dorëheqje dhe përgjegjshmëri më e madhe e anëtarëve të kabinetit qeveritar ndaj kërkesave të deputetëve për të dhënë llogari në Kuvend.

Transcript of Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një...

Page 1: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

Qershor 2011

Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë

I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Kosova ka sistem parlamentar të qeverisjes. Anëtarët e Kuvendit zgjidhen drejtpërdrejt nga populli, kurse Qeveria zgjidhet nga Kuvendi dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar. Pasi që Kuvendi monitorin punën e Qeverisë, Kuvendi duhet edhe të vërë bazën ligjore për funksionet dhe strukturën e Qeverisë. Struktura dhe funksionet e degës së ekzekutivit kanë qenë të rregulluara me Rregulloren e UNMIK 2001/19. Në bazë të kësaj rregulloreje, e cila ka pasur statusin e ligjit, janë themeluar dhe kanë funksionuar 15 ministri. Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, pas 15 qershorit 2008 Qeveria nuk i është referuar më rregullores së UNMIK-ut. Por as nuk ka dërguar në Kuvend ligj të ri për të zëvendësuar këtë rregullore. Rregullorja e UNMIK është zëvendësuar me akte nënligjore të cilat janë miratuar nga Qeveria. Kosova tani ka 19 ministri, 15 prej të cilave janë themeluar në bazë të rregulloreve të UNMIK, 2 me ligje të Kuvendit të Kosovës dhe 2 me vendime të Qeverisë. Andaj, nevojitet ekzistimi i një baze të qartë ligjore e cila themelon dhe shuan postet ministrore. Ndryshimet në strukturën qeveritare kanë edhe ndikim financiar, andaj së bashku me Ligjin për Qeverinë duhet të hartohet edhe Vlerësimi i Ndikimit Financiar. Deri më tani Qeveria nuk është treguar transparente në bërjen publike të të dhënave për pagat e zyrtarëve të lartë publik, shpenzimet e tyre të komunikimit, transportit, reprezentacionit, etj. Në këtë analizë, Instituti për Studime të Avancuara GAP rekomandon miratimin e Ligjit të Qeverisë si dhe jep sugjerime se çfarë duhet të përmbajë një ligj i tillë. Ligji për Qeverinë duhet që t’i bart përgjegjësinë Kuvendit për të vendosur për strukturën e Qeverisë, funksionet e saj, detyrat e një qeverie në dorëheqje dhe përgjegjshmëri më e madhe e anëtarëve të kabinetit qeveritar ndaj kërkesave të deputetëve për të dhënë llogari në Kuvend.

Page 2: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

2

II. HYRJE Në periudhën janar 2008 – qershor 2011, Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe proceduar për në Kuvend 252 projektligje. Shumica e këtyre projektligjeve janë shndërruar në ligje pas miratimit në Kuvend. Por, në mesin e këtyre ligjeve nuk ndodhet edhe Ligji për Qeverinë e Kosovës. Edhe pas 39 muajve nga shpallja e pavarësisë dhe nga shndërrimi i Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse në Institucione të Republikës së Kosovës, dega e ekzekutivit vazhdon të mos ketë një ligj të veçantë. Formalisht, baza ligjore e cila rregullon funksionet e degës së ekzekutive është Rregullorja e UNMIK-ut 2001/19 mbi degën ekzekutive të institucioneve vetëqeverisëse. Mos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të Kosovës për të përcaktuar strukturën e Qeverisë, të cilin ai e zgjedh, ka bërë që struktura qeveritare të rritet pambarimisht, duke mos pasur një bazë ligjore që vendos rregullat e krijimit dhe shuarjes së portofolave ministrore. Instituti për Studime të Avancuara GAP vlerëson se Ligji për Qeverinë është një nga ligjet më urgjente i cili duhet të miratohet. Ky publikim i Institutit GAP analizon pasojat e mungesës së një ligji për Qeverinë, argumenton nevojën e ekzistimit të një ligji të tillë dhe jep rekomandime për përmbajtjen e këtij ligji. Kjo analizë vlerëson bazën ligjore të funksionimit të degës së ekzekutivit nga viti 2001 e deri më sot dhe praktikat e ndryshme të themelimit dhe funksionimit të portofolave ministrore.

III.Rregullorja e UNMIK-ut për degën ekzekutive

Në maj 2001, pas konsultimeve të gjata me partitë politike kosovare, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), miratoi Rregulloren e UNMIK 2001/9 për Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë.1 Sipas Kornizës Kushtetuese2, Qeveria përbëhet nga Kryeministri dhe Ministrat. Ministritë dhe organet ekzekutive themelohen sipas nevojës për kryerjen e funksioneve brenda kompetencave të Qeverisë. Të paktën dy ministra do të jenë gjithmonë nga komunitetet e tjera përveç komunitetit që ka shumicën në Kuvend. Në rastin kur emërohen më shumë se dymbëdhjetë ministra, një ministër i tretë emërohet nga një komunitet që 1 Rregullorja e UNMIK 2001/9 për Kornizën Kushtetutuese të vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë, 15 maj 2001. E amendamentuar 4 herë me Rregulloret nr. 2002/9, 2007/29, 2008/1 dhe 2008/9. Kjo Rregullore dhe rregulloret për amendamentimin e saj janë shfuqizuar më 15 qershor 2008, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në këtë analizë, ky dokument do të citohet vetëm për të shpjeguar historikun e funksionimit të bazës ligjore për funksionimit të Qeverisë dhe jo si dokument që prodhon efekte ligjore edhe pas 15 qershorit 2008. 2 Pjesa 3: Përgjegjësitë e Qeverisë, Rregullorja e UNMIK 2001/9.

Page 3: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

3

nuk përbën shumicë. Pas zgjedhjes së tij ose të saj, Kryeministri mund të zëvendësojë çdonjërin prej ministrave pa pëlqimin e Kuvendit. Kryeministri dhe ministrat mund të jenë deputetë të Kuvendit, ose njerëz të kualifikuar të cilët nuk janë deputetë të Kuvendit. Ministrat nga komunitetet, përveç atij që ka shumicën në Kuvend, nëse caktohen jashtë Kuvendit kërkojnë miratim formal prej deputetëve të Kuvendit të komunitetit përkatës. Pas miratimit të Kornizës Kushtetuese, me të cilën u vënë bazat e funksionit të institucioneve vetëqeverisëse dhe bartja e kompetencave nga UNMIK tek institucionet e reja, në shtator të 2001 u nxor edhe Rregullorja 2001/19 për degën ekzekutive të Institucioneve Vetëqeverisëse.3 Me Rregulloren 2001/19 u përcaktua roli dhe funksioni i Zyrës së Kryeministrit dhe 9 ministrive që e përbënin qeverinë. Nëntë ministritë e para të themeluara me Rregulloren 2001/19 ishin:

1. Ministria e Ekonomisë dhe Financave; 2. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë; 3. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; 4. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; 5. Ministria e Shëndetësisë, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; 6. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; 7. Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit; 8. Ministria e Shërbimeve Publike; 9. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;

Mirëpo, në praktikë, Qeveria e Kosovës nuk funksionoi asnjëherë në këtë përbërje. Në ditën kur Kuvendi i Kosovës zgjodhi për herë të parë Qeverinë, më 4 mars 2002, po atë ditë PSSP ndryshoi Rregulloren 2001/19. Me ndryshimet e bëra, nga Ministria e Shëndetësisë, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, krijohen dy ministri: Ministra e Shëndetësisë dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.4 Me këtë rast, numri i ministrive u ngrit nga 9 në 10. Mandati i parë i Qeverisë së Kosovës, mars 2002 – nëntor 2004 funksionoi pa poste të zëvendëskryeministrave dhe zëvendësministrave.5 Në mars 2005, PSSP bëri ndryshimin e dytë të Rregullores 2001/19.6 Me ndryshimet e bëra, parashihej që Qeveria e Kosovës të ketë edhe postin e zëvendëskryeministrit dhe zëvendësministrave. Po ashtu, Rregullorja 2005/15 caktonte edhe numrin e saktë të këshilltarëve politik të kryeministrit dhe ministrave. Sipas kësaj rregulloreje, Kryeministri mund të 3 Rregullorja e UNMIK 2001/19 për degën ekzekutive të Institucioneve Vetëqeverisëse. 13 shtator 2001. E amendamentuar 9 herë me Rregulloret nr. 2002/5, 2005/15, 2005/53, 2006/19, 2006/26, 2006/34, 2007/18, 2008/3 and 2008/20 4 Rregullore e UNMIK 2002/5 mbi ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/19 mbi ekzekutivin e IPVQ-ve. 4 mars 2002. 5 Këto poste nuk parashiheshin me Rregullorën e UNMIK 2001/19 dhe Rregulloren 2002/5. 6 Rregullorja e UNMIK 2005/15 mbi ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/19 mbi ekzekutivin e IPVQ-ve. 16 mars 2005.

Page 4: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

4

ndihmohet nga më së shumti 12 këshilltarë dhe secili ministër mund të ndihmohet nga më së shumti 6 këshilltarë. Po me këtë Rregullore, u rrit numri i ministrive nga 10 në 13. Ministritë e reja të krijuara ishin: Ministria për Komunitete dhe Kthim, Ministria për Energji dhe Miniera dhe Ministria e Pushtetit Lokal. Qeverisë së Kosovës në dhjetor të 2005 iu shtuan edhe dy ministri: Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Shtimi i numrit të ministrive nga 13 në 15 u bë duke e ndryshuar Rregulloren e UNMIK 2001/19.7 Në janar të 2008, Rregullorja e UNMIK 2001/19 u ndryshua sërish. Kësaj radhe ndryshimi kishte të bënte me shtimin edhe të një posti të zëvendëskryeministrit. Tani e tutje, Qeveria e Kosovës do të funksionoj me dy zëvendëskryeministra.8 Për themelimin e departamenteve dhe institucioneve të rëndësishme në kuadër të degës së ekzekutivit, PSSP ka nxjerrur edhe urdhëresa administrative për zbatimin e Rregullores 2001/19. Dukë u bazuar në Rregullorën e UNMIK 2001/19 Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Rregullorën e saj të punës.9

IV. Funksionimi i Qeverisë së Kosovës pas 15 qershorit 2008

Qeveria e Kosovës ka vazhduar t’i referohet Rregullores së UNMIK 2001/19 në të gjitha vendimet e saj të marra deri më 15 qershor 2008.10 Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Qeveria ka injoruar këtë rregullore dhe bazën ligjore për nxjerrjen e vendimeve ekzekutive e ka bazuar në Kushtetutë dhe Rregulloren e Punës së Qeverisë, e cila është e bazuar në Rregulloren e UNMIK 2001/19. Pas hyrjes në fuqi të legjislacionit të paraparë me Pakon e Ahtisaarit11 dhe marrjes së kompetencave për politikat e sigurisë dhe marrëdhënieve me jashtë, Qeverisë së Kosovës iu shtuan edhe dy: Ministria e Forcës së Sigurisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Për dallim nga ministritë e mëparshme,

7 Rregullorja e UNMIK 2005/53 mbi ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/19 mbi ekzekutivin e IPVQ-ve. 20 dhjetor 2005. 8 Rregullorja e UNMIK 2008/3 mbi ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/19 mbi ekzekutivin e IPVQ-ve. 14 janar 2008. 9 Rregullorja e Punës së Qeverisë së Kosovës nr.01/2007, 2007. 10 Mbledhja e fundit kur Qeveria i është referuar Rregullores së UNMIK 2001/19 është mbledhja e 24 e Qeverisë e mbajtur më 12 mars 2008. 11 Dokumenti Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës apo ndryshe i njohur edhe si Pako e Ahtisaarit. Më këtë document parashihet edhe nxjerrja e legjislacionit që lidhet me statusin e ri të Kosovës.

Page 5: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

5

të cilat krijoheshin përmes ndryshimit të të Rregullores së UNMIK 2001/19, dy ministritë e reja u krijuan me anë të ligjeve të veçanta.12 Me këtë numër të ministrive, Qeveria e Kosovës funksionoi deri në prill 2010. Më 2 prill 2010, Qeveria e Kosovës morri vendim për themelimin e ministrisë së 18 me radhë - Ministria e Integrimeve Evropiane (MIE).13 Për dallim nga ministritë e mëparshme, të cilat themeloheshin me rregullore të UNMIK apo ligje të Kuvendit të Kosovës, MIE u themelua vetëm me vendim ekzekutiv. Në shkurt 2011, u shua Ministria e Energjisë dhe Minierave, nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave u krijuan dy ministri, Ministra e Financave dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si dhe përbërja e re qeveritare rriti postin e zëvendëskryeministrave nga 2 në 6. Të gjitha këto ndryshime në strukturën e Qeverisë së Kosovës u bënë pa asnjë vendim ekzekutiv apo ligjor. Kurse, në maj të 2011, Qeveria e Kosovës me vendim ekzekutiv themeloi edhe ministrinë e 19 me radhë – Ministrinë e Diasporës.14 Ministrisë së Diasporës ende nuk i është përcaktuar fushëveprimtaria e saj dhe kompetencat.

12 Ligji nr.03/L-045 për Minsitrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe Ligji Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës 13 Vendimi 02/118 I Qeverisë së Kosovës, 2 prill 2010. Vendimi nuk shoqërohej edhe me përshkrimin e funksioneve të ministrisë së re. Më 15 qershor 2010, me vendimin 04/145, Qeveria miratoi Rregullorën për Strukturën Organizative të Ministrisë së Integrimeve Evropiane. 14 Vendimi I Qeverisë së Kosovës nr.09/15, 18 maj 2011.

Page 6: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

6

V. Tentativat për të miratuar Ligjin për Qeverinë

IV.1. Drafti i parë i Ligjit për Qeverinë Ligji për Qeverinë ka qenë i përfshirë në Startegjinë Legjislative për vitin 2009. Drafti i parë i Projektligjit për Qeverinë është përgatitur nga projekti i FRIDOM.15 Sipas draftit fillestar të këtij ligji, parashihej emërimi i ministrave pa portofol. Ministrat pa portofol i emëron dhe shkarkon Kryeministri, pa pasur nevojë të kërkojë leje nga Kuvendi i Kosovës. Zëvendësministrat, sipas këtij drafti, do të emërohen vetëm në ato ministri që mbulojnë fusha të gjera të aktiviteteve ku edhe vetë ministri duhet të jetë i përfshirë në rastin e përzgjedhjes së zëvendësministrit në ministrinë që ai/ajo drejton. Kryeministri mund të emërojë deri në 5 këshilltarë politikë, zëvendëskryeministrat deri në 3, ministrat nga 2 deri në 4, kurse ministrat pa portofol jo më shumë se 2. Numri i saktë i këshilltarëve politikë përcaktohet nga Qeveria për çdo ministri. Në afat prej tre muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Qeveria do ta nxjerrë Rregulloren e re të punës së Qeverisë. Projektligji mbi Qeverinë nuk e shfuqizon në tërësi rregulloren e UNMIK-ut 2001/19 për degën e ekzekutivit të IPVQ-ve, mirëpo ligji do të mbisundojë këtë rregullore dhe do të përdorë edhe më tutje shtojcat e kësaj rregulloreje deri në nxjerrjen e Rregullores për Organizimin dhe Strukturimin e Qeverisë. IV.2. Drafti i dytë i Ligjit për Qeverinë Në shkurt të 2010, Qeveria e Kosovës formoi një Grup Punues Qeveritar për Harmonizimin e Qëndrimeve për Finalizimin e Projektligjit për Qeverinë.16 Ky Grup Punues, bëri ndërhyrje në draftin e parë të Ligjit për Qeverinë dhe e përshtati atë me gjendjen reale të Qeverisë. Ndryshimet kishin të bënin me: kufizimin e posteve të ministrave pa portofol vetëm në dy sosh; rritjen e numrit të këshilltarëve politik, lejimi i posteve të zëvendësministrave për të gjitha ministritë.17 Në këtë format, Projektligji për Qeverinë u miratua në Qeveri më 23 prill 2009 dhe gjashtë ditë më pas iu dërgua Kuvendit për shqyrtim dhe miratim. Mirëpo, deputetët e Kuvendit të Kosovës refuzuan shqyrtimin e këtij projektligji, për shkak se i mungonte Vlerësimi i Ndikimit Financiar.

15 FRIDOM është shkurtesë për Rishikimin Funksional dhe Organizimin Institucional të Ministrive. Projekti mbështetet nga Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID) i Mbretërisë së Bashkuar. Para kësaj, Qeveria e Kosovës që në mbledhjen e 2-të të saj më 17 janar 2008, me vendimin 04/2, kishte miratuar koncept dokumentin e Projektligjit për Qeverinë dhe kishte themeluar një grup punues për këtë qëllim. 16 Vendimi i Qeverisë së Kosovës nr.03/54 i datës 13 shkurt 2009. Anëtar të Grupit Punues u caktuan: Zëvendëskryeministri Ramë Manaj (Kryesues), Arsim Bajrami (MAP), Nekibe Kelmendi (MD), Ahmet Shala (MEF) dhe Sadri Ferati (MAPL). 17 Një draft I Ligjit të Qeverisë është publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të projektit FRIDOM: http://www.fridomks.org/media/2009-L-148.pdf (kontrolluar së fundmi më 9 qershor 2011).

Page 7: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

7

Qeveria e Kosovës e kishte dërguar projektligjin në Kuvend pa ia bashkangjitur Vlerësimin e Ndikimit Financiar dhe kjo ishte në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës. Qeveria tërhoqi projektligjin mbrapa dhe asnjëherë nuk e riprocedoi për në Kuvend. IV.3. Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të Ministrive Projektligji për Qeverinë është pjesë e Strategjisë Legjislative 2011 (apo të vitit 2011) dhe parashihet të miratohet deri në fund të qershorit.18 Mirëpo, pa pritur miratimin e Ligjit për Qeverinë, Qeveria ka miratuar Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të Ministrive.19 Kjo rregullore i përshtatet strukturës së Qeverisë të dalë pas zgjedhjes në Kuvend në shkurt 2011. Në këtë rregullore definohen përgjegjësitë e Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive. Nuk është i definuar sakt numri i zëvendëskryeministrave dhe ministrave. Edhe pse në këtë Rregullore përfshihet lista e të gjitha ministrive20, pas miratimit të Rregullores Qeverisë i është shtuar edhe një zëvendëskryeministër dhe një ministri e re. Me këtë Rregullore, kryeministrit i jepet e drejta që të emërojë deri në 12 këshilltarë politik dhe 10 këshilltarë të jashtëm politik. Zëvendëskryeministrat kanë të drejtë të emërojnë deri në 6 këshilltarë politik dhe 3 këshilltarë të jashtëm politik. Ministrat kanë të drejtë të emërojnë deri në 6 këshilltarë politik dhe 3 këshilltarë të jashtëm. Këshilltarët politik të ministrive mund të ndahen në mes të ministrit dhe zëvendësministrave. Këshilltarët e jashtëm nuk do të paguhen nga buxheti i Kosovës.

Tabela nr.1: Të dhënat krahasuese në mes të dokumenteve të ndryshme që parashohin funksionimin e Qeverisë së Kosovës

Rreg. e

UNMIK 2001/19 dhe rreg. për ndryshimin e saj

Drafti i parë i Ligjit për Qeverinë

Drafti i dytë i Ligjit për Qeverinë pas ndërhyrjeve të Grupit Punues

Rregullorja për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të Ministrive

Ceket numri i ministrive dhe funksionet e tyre

PO JO JO PO

18 Sipas Startegjisë Legjislative të qeverisë për 2011, Projektligji për Qeverinë pritet të arrij në Zyrën për Shërbime dhe Ndihmë Juridike më 31 maj 2011. Procedurë e brendshme të harmonizimit marin një kohë shtesë prej së paku 30 ditësh. 19 Rregullorja nr.02/2011 për fushat dhe përgjegjësit administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive, e miratuar me vendimin e Qeverisë nr.04/05. 16 mars 2011. 20 Neni 18 i Rregullores nr.02/2011 për fushat dhe përgjegjësit administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive

Page 8: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

8

Ministrat pa portofol

JO PO. Numri i pa kufizuar, sipas nevojës.

Deri në dy ministra pa portofol

JO

Zv.kryeministrat 2001-2005: 0 2005-2008: 1 2008–2010: 2

Parashihet posti, por nuk ceket numri

Parashihet posti, por nuk ceket numri

Parashihet posti, por nuk ceket numri

Zv.ministra 2001-2005:0 2005-2010: nga një për secilën ministri

Vetëm në ato ministri të cilat kanë një portofolie të gjerë

Në të gjitha ministritë. Nuk ceket numri

Në të gjitha ministritë

Emërimi i zv.ministrave

Kryeministri në koordinim me ministrin përkatës

Kryeministri në koordinim me ministrin përkatës

Kryeministri në koordinim me ministrin përkatës

Kryeministri

Këshilltarët politik

Kryeministri deri në 12, Ministrat deri në 6

Kryeministri deri në 5, Ministrat 2-4,

Kryeministri deri në 10, Zv.kryemin. deri në 5 Ministrat deri në 5

12 kryeministri, 6 zv.kryeministri 6 zv.ministri

VI. Kostoja financiare e strukurës së Qeverisë së Kosovës

Në prill 2009 Qeveria dërgoi në Kuvend Projektligjin për Qeverinë. Mirëpo, në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, Projektligjit të Qeverisë nuk i ishte bashkangjitur vlerësimi i ndikimit financiar. As më 2009 dhe as në vitet në vazhdim nuk ka një vlerësim të saktë të kostos financiare të strukturës aktuale të Qeverisë së Kosovës. Edhe më tutje nuk ekziston Ligji për pagat e funksionarëve publik.21 Në raportet buxhetore nuk ekziston një vijë e veçantë buxhetore për nivelin e pagave të zyrtarëve të lartë publik dhe të emëruerve politik. Në këtë analizë do të bëjmë një vlerësim të ndikimit financiar për Ligjin për Qeverinë. E vetmja mundësi për të kuptuar pagat e zyrtarëve të lartë publik dhe të emëruerve të tyre politik janë të dhënat e deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsioni (AKK). Pasi që të dhënat e zyrtarëve publik për 2011 nuk janë publikuar ende nga AKK, në këtë analizë do të shërbehemi me deklarimet e zyrtarëve publik të bëra gjatë 2010.22 Por, edhe nga të dhënat e AKK, nxjerrja e të dhënave të sakta për pagat e zyrtarëve publik të Qeverisë së Kosovës është e vështirë. Kjo për faktin se zyrtarët publik që ushtrojnë 21 Ky ligj parashihet me Strategjinë Legjislative të 2011. 22 Të gjitha deklarimet e zyrtarëve public në AKK për 2010 mund të shkarkohen nga uebfaqja e AKK http://akk-ks.org/?cid=1,944 (kontrolluar së fundmi më 10 qershor 2011).

Page 9: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

9

postin e njejtë kanë deklaruar nivele të ndryshme të pagës. Dy zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës në 2010 kanë deklaruar nivele të ndryshme të pagës. Tëtëmbdhjetë ministrat e Qeverisë së Kosovës, në 2010 kanë paraqitu tetë nivele të ndryshme të pagës.23 Njejtë edhe me postet e zëvendësministrave dhe këshilltarëve politik. Për qëllime të analizës, ne do të llogarisim pagën bruto. Si pagë bazë për postet e ministrave, zëvendëskryeminstrave, zëvendësministrave dhe këshilltarëve politik do të merret paga e cila është raportuar nga më shumë persona. Kurse për anëtarët tjerë të kabinetit, llogaritja e pagës do të bëhet duke u bazuar në pagën mesatare në shërbimin civil të Kosovës. V.A. Shpenzimet për paga Në qershor 2011, Qeveria e Kosovës ka kryeministrin, 6 zëvendëskryeministra, 19 ministra dhe 33 zëvendësministra. Secila nga këto poste ka edhe kabinetin e tij. Përbërja e kabinetit për këto poste ministrore24 është e përcaktuar me Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të Ministrive. Tabela 2 pasqyron përbërjen e kabinetit, duke u bazuar në këtë rregullore:

Tabela 2: Kabineti për postet ministrore

Kabineti i: Këshilltar Këshilltar të jashtëm*

Nëpunës në kabinete Total

Totali i të paguarve nga Buxheti i Kosovës

Kryeministrit 12 10 15 37 27 Kabineti i Zv/kryeministrit (6)

6 x 6 = 36 3 x6 = 18 3 x 4 = 12 3 x 5 = 15 Total: 27**

81 63

Ministrit (19) 6 x 19 = 114

3 x 19 = 57 4 x 19 = 76 247 190

Zv/ministrit*** - - 33 x 2 = 66 66 66

Total 162 85 184 431 346 * Këshilltarët e jashtëm nuk paguhen nga buxheti i Kosovës ** Tre nga gjashtë zëvendëskryeministrat janë edhe ministra. Sipas Rregullores, atyre u

takon një anëtar më shumë në kabinetin e tyre. *** Numri prej gjashtë këshilltarësh për ministrin mund të ndahet edhe me

zëvendësministrave. Në parim, zëvendësministri nuk ka të drejtë të emëroj këshilltar shtesë, nëse nuk i ka lënë hapësirë ministri.

Siç mund të shihet nga kjo tabelë, për të gjitha postet ministrore aktuale Qeveria mund të angazhojë deri në 431 punonjës. Këshilltarët e jashtëm

23 Tre prej tyre nuk e kanë deklaruar fare nivelin e pagës. 24 Me poste ministrore nënkuptojnë postin e Kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrave dhe zëvendësministrave.

Page 10: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

10

politik, sipas Rergullores25 nuk paguhen nga buxheti i Kosovës. Andaj, numri i punonjësve të të gjitha kabineteve ministrore të cilët paguhen nga buxheti i Kosovës është 346. Tabela më poshtë paraqet nivelin e pagës së zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe stafit të tyre mbështetës. Të dhënat për pagat e Kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrit, zëvendësministrit dhe këshilltarit politik janë marë nga deklarimet e pasurisë në AKK. Për pagën e nëpunësve të kabineteve jemi bazuar në pagën mesatare në sektorin publik. Tabela 3. Niveli i pagave për zyrtarët e lartë publik, këshilltarët dhe nëpunësit e kabineteve

Posti Paga bruto Kryeministri 1661.00 € Zëvendëskryeministri 1357.00 € Ministri 1270.50 € Paga e zv/ministrit 1182.50 € Këshilltarët Politik 693.00 € Nëpunës në kabinete 345.00 €

V.B. Shpenzimet për automjetet zyrtare Përveç kësaj, me vendim të Qeverisë26, kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat dhe shefi i kabinetit të Kryeministrit kanë të drejtë përdorimin e automjeteve zyrtare përgjatë 24 orëve. Për përbërjen aktuale të Qeverisë, sipa këtij vendimi, nevojiten 59 automjete zyrtare.27 Kompensimi i derivateve për përdorimin e automjeteve zyrtare dhe mirëmbajtja bëhet ngë buxheti i shtetit, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 03/2008 për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës.28 Në udhëzim nuk ceket askund kufizimi për vlerën maksimale të karburanteve që mund të përdoren në muaj. Gjithashtu, për shkak se këta zyrtar kanë të drejtën e përdorimit të automjeteve zyrtare përgjatë 24 orëve, ata gjithashtu kanë të drejtën edhe për shofer personal. Paga e drejtuesve të automjeteve zyrtare është një nga më të ulëtat në kategorinë e pagave në këtë strukturë. Andaj, për qëllimet e kësaj analize, si pagë bazë të shoferëve personal të zyrtarëve të lartë publik në Qeverinë e Kosovës kemi marë pagën minimale.29

25 Rregullores 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të Ministrive. 26 Vendimi i Qeverisë së Kosovës nr.04/3 i 22 janarit 2008. 27 Për kryeministrin, shefin e tij të kabinetit, 19 ministra, 33 zëvendësministra dhe 3 zëvendëskryeministra (për shkak se 3 zëvendëskryeministra janë njëkohësisht edhe ministra dhe për të dy postet përdorin një automjet zyrtar). 28 Para aprovimit të këtij udhëzimi, me Udhëzim Administrativ 07/2006, automjetet zyrtare u takonin edhe këshilltarëve politik, sekretarëve permanent dhe shefave të departamenteve. 29 Paga minimale për vitin 2011, sipas Këshillit Ekonomiko Social, është 170 euro.

Page 11: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

11

V.C. Shpenzimet e komunikimit Duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës 05/330, të gjithë zyrtarët e lartë qeveritar kanë të drejtën edhe të përdorimit të telefonit roming. Pas këtij vendimi, Qeveria e Kosovës ka aprovuar edhe një udhëzim administrativ për mënyrën e përdorimit të telefonave romin, fiks dhe mbushjeve telefonike.31 Tabela 4 paraqet koston e përdorimit të telefonave për të gjitha postet në Qeverinë e Kosovës:

Tabela 4: Përdorimi i telefonave (mobil dhe fiks) në Qeveri Telefona mobil

(euro në muaj) Telefona fikse (euro në muaj)

Roming Mbushje Kryeministri Pa kufizim - Pa kufizim Zëvendëskryeministri 250 - 200 Ministri 250 - 150 Zëvendësministri 150 - 100 Këshilltarët politik - 70 50 Shefat e kabineteve - 70 100 Shefi i kabinetit të Kryeministrit 150 - 100

Po ashtu, të gjithë këta, kanë të drejtë edhe në posedimin e aparateve telefonike të dorës (mobil). Për të furnizuar të gjithë me mobil, nevojitet blerja e së paku 218 telefonave mobil.32 Në udhëzim administrativ nuk ceket vlera maksimale e një telefoni mobil. Në të kaluarën ka pasur raste kur institucionet e ndryshme janë pajisur me telefona mobil të markave të njohura dhe të llojeve më të reja në treg. Të cilat njëkohësisht edhe kanë qenë më të kushtueshmit. V.D. Shpenzimet e reprezentacionit Qeveria e Kosovës, në shkurt 2008, ka miratuar edhe Udhëzimin Administrativ nr.01/2008 për caktimin e shpenzimeve të reprezentacionit për zyrtarë të institucioneve të Qeverisë së Kosovës.33 Në nenin 5 të këtij udhëzimi është cekur edhe vlera e shpenzimeve të reprezentacionit për zyrtarët e lartë publik të Qeverisë së Kosovës. Tabela 5 paraqet vlerën e shpenzimeve të reprezentacionit, ashtu siq janë përfshirë në Udhëzimin Amdinistrativ 01/2008.

30 Vendimi i Qeverisë së Kosovës nr.05/3, 22 janar 2008. 31 Udhëzimi Administrativ nr.04/2008 për përdorimin e telefonave (fiks dhe mobil) në Qeverinë e Kosovës. I miratuar më 7 shkurt 2008 me vendimin e Qeverisë nr.12/6. 32 Numri i përgjithshëm i këshilltarëve politik, ministrave, zëvendësministrave, 3 zëvendëskryeministra dhe kryeministri. 33 I miratuar me vendim të Qeverisë nr.09/6, në mbledhjen e 7 shkurtit 2008.

Page 12: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

12

Tabela 5: Shpenzimet për reprezentacion

Posti € në muaj Kryeministri Pa kufizim Zëvendëskryeministrat Pa kufizim Ministrat 500 Zv/ministrat 200 Keshilltaret Politik 100

Vlera totale e shpenzimeve të reprezentacionit është vështirë e llogaritshme për shkak se kryeministri dhe zëvendëskryeministrat nuk kanë kufizime në buxhetin për reprezentacion. Kurse në raportet buxhetore, kategoria e shpenzimeve për reprezentacion llogarit për shpenzimet e tërë institucionit dhe jo vetëm të kabinetit të ministrit. V.E. Shpenzimet totale Duke përllogaritur shpenzimet vjetore për paga bruto, shpenzimet e komunikimit dhe reprezentacionit, del se Qeverisë së Kosovës vetëm për këto kategori të shpenzimeve i nevojitet afro 4 milion euro në vit. Pa llogaritur në këtë mes shpenzimet për blerjen e aparateve mobil, automjetet dhe shpenzimet për karburante, të cilat po ashtu kapin shifra milionëshe. Për shkak të mos transparencës së qeverisë, është e pamundur të dihet numri i përgjithshëm dhe vlera e saktë e telefonave mobil, numri dhe vlera e automjeteve zyrtare dhe shpenzimet e zyrtarëve të lartë publik për karburante. Në tabelën e mëposhtme kemi paraqitur koston e Qeverisë së Kosovës për vitin 2011 e cila në total tejkalon vlerën prej 3.8 milion euro.

Tabela 6: Kostoja e Qeverisë së Kosovës 2011

1. Paga (sipas deklarimeve në AKK, pagës mesatare dhe pagës minimale) 1 2 3 4

Nr. i pozitave

Niveli i pagës

mujore për pozitë (€)

Niveli i pagës vjetore për pozitë (€)

Totali vjetor (Niveli i pagës shumëzuar me

numrin e pozitave) Kryeministri 1 1.661 19.932 19.932 Zv/kryeministri 6 1.357 16.284 97.704 Ministri 16* 1.270,5 15.246 243.936 Zv/ministri 33 1.182,5 14.190 468.270 Këshilltari politik 162 693 8.316 1.347.192 Nëpunës në kabinet

184 345 4.140 761.760

Shofer 59 170 2.040 59.160 Nëntotali për paga (vjetore) € 2.997.954

Nr. total i automjeteve për të gjitha pozitat e larta ekzekutive: 59

Page 13: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

13

2. Komunikim (sipas Udhëzimit Administrativ 04/2008)

Njësi

Mobil (€ për muaj)

Fiks (€ për muaj)

Totali vjetore (Mobil+Fiks*12

muaj*nr.i posteve) Roming Mbushje Kryeministri 1 Pa kufi - Pa kufi - Zv/kryeministri

6 250 - 200 32.400

Ministri 16 250 - 150 76.800 Zv/ministri 33 150 - 100 99.000 Këshilltari politik

162 - 70 50 233.280

Shefi i kabinetit të Kryeministrit

1 150 - 100 3000

Nëntotali për komunikim: € 444.480 Nr. i aparate telefonike (mobil): 218

3. Reprezentacion (sipas Udhëzimit Administrativ 01/2008)

Nr. i pozitave

€ në muaj € në vit Totali (Shpenzimet vjetore * nr. i pozitave

Kryeministri 1 Pa kufizim Pa kufizim Pa kufizim Zv/kryeministri 6 Pa kufizim Pa kufizim Pa kufizim Ministri 19** 500 6000 114.000 Zv/ministri 33 200 2400 79.200 Këshilltari politik 162 100 1200 194.400

Nëntotali për reprezentacion (pa llogaritur kryeministrin dhe zëvendëskryeministrat):

€ 387.600

Totali (paga + komunikim+reprezentacion) € 3.830.034

*Për faktin se tre nga ministrat janë njëkohësisht edhe ministra, ata i kemi llogaritur vetëm për njërin post. ** Për dallim nga rastet e mësipërme kur kemi përllogaritur vetëm 16 ministra, për shkak se tre nga ministrat ushtrojnë edhe rolin e zëvendëskryeministrit, tek shpenzimet e reprezentacionit kemi llogaritur 19 ministrat, për shkak se zëvendëskryeministrat e kanë të pa limituar buxhetin për reprezentacion. Për të pasur një pasqyrë më të qartë të shpenzimeve buxhetore të Qeverisë së Kosovës për këto kategori, Kuvendi i Kosovës duhet t’i kërkojë Qeverisë që së bashku me draftin për Ligjin për Qeverinë, t’i bashkëngjis edhe këto dokumente:

Nivelin e pagave për të gjithë zyrtarët e lartë publik në institucionet e Qeverisë së Kosovës;

Raportin Mujor për Shpenzimet e Telefonave apo komunikimit të cilat hartohen nga Departamenti i Teknologjisë Informative (DTI), ashtu siç parashihet me nenin 11 të Udhëzimit Administrativ nr.04/2008 për përdorimin e telefonave (fiks dhe mobil) në Qeverinë e Kosovës;

Page 14: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

14

Raportin e shpenzimeve për përdorimin e automjeteve zyrtare i cili hartohet nga Njësia për Monitorimin e Përdorimit të Automjeteve, e cila funksionin në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike, ashtu siç parashihet me nenin 13 të Udhëzimit Administrativ nr.03/2008 për përdorimin e automjeteve zyrtare;

Baza e të dhënave të të gjitha automjeteve, të cilën e posedon Njësia

për Monitorimin e Përdorimit të Automjeteve, ashtu siç parashihet me nenin 14 të UA nr.03/2008;

Të dhënat e detajuara për Kodin e Veçantë Ekonomik për

Shpenzimet e Reprezentacionit, ashtu siç parashihet me nenin 11.2 të Udhëzimit Administrativ nr.01/2008 për caktimin e shpenzimeve të reprezentacionit për zyrtarët e institucioneve të Qeverisë së Kosovës.

Përkundër kërkesave tona të drejtuara ndaj institucioneve kompetente, ashtu siç parashihet edhe me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, nuk na është lejuar qasje në dokumentet e listuara më sipër. Andaj, Kuvendi i Kosovës duhet ta obligojë Qeverinë për publikimin e këtyre raporteve.

VII. Përse nevojitet një Ligj për Qeverinë dhe çfarë duhet të përmbaj ai?

Sipas sistemit kushtetues, Republika e Kosovës është shtet parlamentar. Kuvendi i Kosovës me shumicë votash zgjedh Qeverinë. Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit.34 Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.35 Pasi që Kuvendi i Kosovës zgjedh Qeverinë, dhe kjo e fundit i nënshtrohet kontrollit parlamentar, është e arsyeshme që Kuvendi të vendos edhe për strukturën e Qeverisë – numrin e portofolave ministrore. Pasi që Qeveria është institucion që zgjidhet nga Kuvendi, statusi i saj ligjor duhet të rregullohet me ligj të miratuar në Kuvend, dhe jo me akte nënligjore të miratuara nga vetë Qeveria. Edhe pse Kushtetuta e parasheh që Qeveria të zgjidhet nga Kuvendi dhe anëtarët e zgjedhur të japin betimin para deputetëve, ekziston një zbrazëtirë ligjore rreth asaj se çfarë ndodhe me personat që mund të zëvendësohen. Zëvendësimi i ministrave bëhet me vendim të Kryeministrit, dhe anëtari i ri

34 Neni 95, pika 6, e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008. 35 Neni 4, pika 4, e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008.

Page 15: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

15

i kabinetit qeveritar vazhdon punën aty ku e ka lënë paraardhësi i tij. Ai madje nuk është i obliguar që të jap betim para Kuvendit, ashtu sikurse paraardhësi i tij i zgjedhur fillimisht nga Kuvendi. Struktura e Qeverisë duhet të rregullohet me Ligjin për Qeverinë. Shtimi apo shuarja e portofolave ministrore, duhet të behën përmes amendamentimit dhe plotësimit të Ligjit për Qeverinë dhe jo përmes vendimeve ekzekutive, apo pa vendime fare. Ekziston një draft i Ligjit për Qeverinë i cili është dërguar në Kuvend vitin e kaluar, por i cili është tërhequr nga procedura për shkak se nuk ka qenë i kompletuar edhe me dokumentet përcjellëse (Vlerësimi i Ndikimit Financiar). Gjithashtu, Pjesë të Rregullores 02/2011 për fushat e përgjegjësive administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive duhet të përfshihen në këtë draft të Ligjit për Qeverinë. Por, për tu përmbushur obligimi kushtetues se Qeveria i nënshtrohet kontrollit parlamentar, nevojitet që baza ligjore për funksionimin e Qeveritë të rregullohet me ligj të Kuvendit të Kosovës. Disa nga zbrazëtirat ligjore që duhet të plotësohen me Ligjin për Qeverinë janë:

1. Numri i portofolave ministrore, shtimi dhe shuarja e posteve. Ligji për Qeverinë duhet të përmbajë numrin e saktë të ministrive dhe emërtimet e tyre. Gjithashtu me ligj duhet të caktohet edhe numri më i madh i lejuar për postet e zëvendëskryeministrave dhe zëvendësministrave. Çdo ndryshim që bëhet në strukturën e Qeverisë pas miratimit të Ligjit të Qeverisë, duhet të merret pëlqimi i Kuvendit, përmes ndryshimit dhe plotësimit të ligjit.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Qeverisë në dorëheqje. Aktet ligjore në fuqi nuk e parashohin së si duhet të veprojë një Qeveri në dorëheqje. Kjo zbrazëtirë ligjore u pa shumë problematike pas datës 2 nëntor 2010, kur Kuvendi i Kosovës i morri mandatin Qeverisë dhe u shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme. Qeveria në dorëheqje vazhdoi të marrë vendime ekzekutive, edhe pse mandati i saj kishte përfunduar. Andaj, ligji për Qeverinë duhet të parasheh edhe atë se çfarë të drejtash duhet të ketë një Qeveri në dorëheqje. Qeveria në dorëheqje nuk duhet të ketë të drejtat e plota sikurse një Qeveri në detyrë. Qeveria në dorëheqje do të duhej të kishte mandatin që ta drejtojë vendin deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme apo të parakohshme, por jo edhe të marrë vendime të cilat mund të ndikojnë në zgjedhjet e paracaktuara, apo t’i mbeten barrë Qeverisë së ardhshme.

3. Përgjegjësia e anëtarëve të Qeverisë ndaj Kuvendit të Kosovës. Edhe

pse me Kushtetutë potencohet se Qeveria i nënshtrohet kontrollit parlamentar, në praktikë anëtarët e Qeverisë në shumë raste i shmangen thirrjeve të kuvendit për raportim, qoftë duke mos u përgjigjur në pyetjet parlamentare, apo duke mos marrë pjesë në thirrjet për raportim në komisione. Andaj, Ligji për Qeverinë duhet

Page 16: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

16

që të obligojë anëtarët e kabinetit qeveritar që të marrin pjesë në seancat dhe komisionet parlamentare sa herë që kjo kërkohet nga anëtarët e Kuvendit.

Miratimi i Ligjit për Qeverinë do t’i hapte rrugë edhe miratimit të një rregulloreje të re të punës së Qeverisë. Rregullorja e Punës së Qeverisë është në fuqi që nga 2007 dhe bazohet në Rregulloren e UNMIK-ut 2001/19. Kjo rregullore duhet të amendamentohet sidomos në dy pika: 1. lejimin e publikimit të procesverbaleve dhe transkripteve të Qeverisë, dhe 2. Lejimin e organizatave të shoqërisë civile dhe medieve për të ndjekur drejtpërdrejtë punimet e qeverisë.

Page 17: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

17

VIII. Përfundime dhe Rekomandime

Përfundime

1. Edhe pse sistemi i qeverisjes parlamentare në Kosovë obligon që Qeveria t’i nënshtrohet kontrollit parlamentar, ekziston bazë e pamjaftueshme ligjore që e garanton këtë.

2. Kuvendi i Kosovës zgjedh Qeverinë e vendit. Por, sipas legjislacionit

në fuqi, në momentin që Qeveria zgjidhet, Kryeministri i ka duart a lira që të shkarkojë tërë kabinetin e tij qeveritar, ta zëvendësojë me anëtarë të rinj, të shuaj dhe themeloj ministri dhe poste ministrore, pa pasur nevojë të marr pëlqimin e Kuvendit.

3. Nuk ekziston bazë e qartë ligjore për themelimin dhe shuarjen e posteve ministrore. 15 nga 19 ministritë aktuale janë të themeluara me rregullore të UNMIK-ut, 2 janë të themeluara me ligj dhe 2 me vendime ekzekutive të Qeverisë.

4. Qeveria nuk është treguar transparente në publikimin e kostos së Qeverisë apo Vlerësimin e Ndikimit Financiar. Edhe pse është vështirë e kalkulueshme, duke u bazuar në të dhënat që janë publike, kostoja vjetore e kabineteve ministrore është 3.8 milion.

5. Përmbajtja e Rregullores së Punës së Qeverisë nuk është konform Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Me këtë rregullore nuk lejohet publikimi i transkriptove dhe procesverbale të mbledhjeve të Qeverisë, si dhe nuk parashihet pjesëmarrja e publikut në përcjelljen e punimeve qeveritare.

Rekomandime

1. Qeveria e Kosovës duhet të miratojë Projektligjin për Qeverinë deri në fund të qershorit ashtu siç parashihet edhe me Strategjinë Legjislative të Qeverisë për vitin 2011.

2. Ligji për Qeverinë duhet që t’i jap të drejtën Kuvendit për të themeluar dhe shuar postet ministrore, përmes amendamentimit të ligjit.

3. Me Ligjin për Qeverinë duhet që të mbushet zbrazëtira ligjore sa i përket të drejtave dhe përgjegjësive të qeverisë në dorëheqje.

4. Ligji për Qeverinë duhet ti obligojë anëtarët e kabinetit qeveritar që t’i përgjigjen pyetjeve të deputetëve në seanca plenare dhe thirrjeve për të raportuar në komisionet parlamentare.

Page 18: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

18

5. Qeveria, së bashku me draftin e ligjit, në Kuvend duhet të dërgojë edhe Vlerësimin e Ndikimit Financiar për Ligjin për Qeverinë, në të cilin parashihen shpenzimet për pagat e anëtarëve t kabinetit, veturave zyrtare, shpenzimet e komunikimit telefonik, reprezentacionit.

6. Konform Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare, Qeveria e Kosovës duhet që të publikoj këto raporte të shpenzimeve: 1. Rregulloren për nivelin e pagave për anëtarët e qeverisë dhe anëtarët e kabinetit të tyre; 2. Raportin Mujor për Shpenzimet e Telefonave apo komunikimit te cilat hartohen nga Departamenti i Teknologjisë Informative (DTI); 3. Bazën e të dhënave të të gjitha automjeteve, të cilën e posedon Njësia për Monitorimin e Përdorimit të Automjeteve; 4. të dhënat e detajuara për Kodin e Veçantë Ekonomik për Shpenzimet e Reprezentacionit; dhe 5. Rregulloren për kompensimin për vizitat zyrtare jashtë vendit.

7. Pas miratimit të Ligjit për Qeverinë, Qeveria duhet ta ndryshojë Rregulloren e saj të Punës dhe ta përshtat atë me Ligjin për Qeverinë dhe Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.

Page 19: Nevoja për miratimin e Ligjit për Qeverinë · PDF fileMos ekzistenca e një ligji për Qeverinë dhe kufizimi i rolit të Kuvendit të ... pas konsultimeve të gjata me partitë

Instituti për Studime të Avancuara GAP është një Think-Tank i themeluar në tetor të 2007 në Kosovë. Qëllimi kryesor i GAP-it është të tërheq profesionistë për të krijuar një ambient të zhvillimit dhe hulumtimit profesional, që haset në institucione të ngjashme në shtetet perëndimore. Kjo gjithashtu u ofron mundësi kosovarëve për hulumtimin, zhvillimin dhe implementim e projekteve me qëllim të avancimit të shoqërisë kosovare. Prioritet për këtë Institut është mobilizimi i profesionistëve në adresimin e sfidave ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Qëllimet kryesore të GAP-it janë të mbush zbrazëtitë në mes të qeverisë dhe qytetarëve, si dhe të mbushë zbrazëtitë në mes të problemeve dhe zgjidhjeve.

Instituti për Studime të Avancuara GAP përkrahet nga: