Ndermarresi

13
1

Transcript of Ndermarresi

Page 1: Ndermarresi

1

Page 2: Ndermarresi

2

Temat:

1.1. Përkufizimi kuptimor i ndërmarrësit

1.2. Veçoritë e ndërmarrësit1.3. Ideja e ndërmarrësit1.4. Procesi i ndërmarrësisë

Page 3: Ndermarresi

3

1.1. Përkufizimi kuptimor I ndërmarrësit

Ndërmarrësi është person i cili është i gatshëm që me rrezik të vetin, duke aplikuar ide të reja(prodhuese, tregtare, menaxhuese), të ndërmerr dhe realizojë projekte të reja ekonomike me orientim fitimprurës.

Ndërmarrësi për dallim nga pronari, është novator. Ai kërkon mënyra për zhvillimin dhe rritjen e veprimtarisë së vetë dhe vazhdimishtë aplikon risi. Nga ana tjetër pronari që nuk ka afinitet dhe zotësi për ndërmarrësi, përpiqet që afarizmin e vetë ta mbajë në nivel aktual.

Ndërmarrësi para së gjithash është i orientuar në realizimin e fitimit, ngase mungesa e fitimit e bënë atë të pasuksesshëm. Mirëpo përkundër kësaj, rolet e ndërmarrësit janë të shumëta: ai duhet të jetë planer(planifikues), udhëheqës, novator, organizator dhe kontrollor(kontrollues) i mirë.

Page 4: Ndermarresi

4

1.2. Veçoritë e ndërmarrësit Çdo ndërmarrës, që të jetë i sukseshëm duhet të

posedojë veçori të caktuara. Pothuajse sa herë që bëhet fjalë për veçoritë e ndërmarrësit, theksohen fjalët e Peter Druckerit i cili për ndërmarrësit thotë: disa janë ekscentrikë, të tjerët konformistë shembullorë, disa janë të trashë, të tjerët të dobët etj.

Megjithatë, marrë në tërsi, ndërmarrësi i sukseshëm, pa marrë parasyshë sharmin dhe stilin e tijë jetësor, duhet të jetë novator, i gatshëm të merrë përsipër rrezikun, të ketë vetëbesim, të jetë këmbëngulës dhe përgjegjës për realizimin e projketit të vetë.

Page 5: Ndermarresi

5

1.3. Ideja e ndërmarrësit Se nuk është e lëhtë të jeshë ndërmarrës

cilësor dhe i suksesshëm dëshmon edhe fakti se shumë ide të ndërmarrësve cilësorë dështojnë. Për fat të keq, suksesin nuk e garanton vetëm ideja e mirë ose fati i ndërmarrësit, por është e nevojshme edhe dija interdisiplinare e menaxhimit me qëllim të hartimit të një stratexhie sa më të mirë të afarizmit e cila çon drejtë qëllimit të caktuar.

Page 6: Ndermarresi

6

Kuptimi i idesë së ndërmarrësit

Është e vështirë që ideja e ndërmarrësit të përshkruhet dhe definohet në mënyrë njëkuptimore. Nganjëherë ideja për një ndërmarrje të caktuar lindë ngadalë dhe i duhet një kohë e gjatë për të marrë formen e plotë. Për të vlerësuar se a është ideja jonë njëkohësishtë edhe rast i volitshëm afarist duhet t’i shtrojmë këto pyetje:

- A e do tregu atë që ne e ofrojmë ? - A është i gatshëm tregu për ofertën tonë ? - A do të na mundësojë ideja jonë kthimin e investimit

brenda afatit të kënaqshëm? - A është ideja jonë novacion? Cilat elemente përbëjnë

dallimin ndërmjet ofertës sonë dhe ofertës së konkurrencës sonë në treg?

Nëse arrijmë të japim përgjigje adekuate në këto pyetje, do të kuptojmë se a është ideja jonë njëkohësishtë edhe rast i mirë.

Page 7: Ndermarresi

7

Burimet e ideve ndërmarrëse Burimet e ideve ndërmarrëse janë të shumta, kurse vijnë

nga sfera të ndryshme – nga preferencat dhe preferencat dhe përvojat personale, informatat nga tregjet e jashtme dhe nga rrethanat makroekonomike sociale në sferën ose tregun e caktuar.

Idetë dhe rastet e volitshme shfaqen në këtë mënyrë:1. Analizojini shkathtësitë tuaja lidhur me idetë afariste,2. Mbajeni hapin me ngjarjet e përditshme dhe jini i gatshëm

ta shfrytëzoni përparësinë e rastit të volitshëm,3. Shpikeni një prodhim ose shërbim të ri,4. Shtojani vlerën prodhimit ekzistues,5. Hulumtoni tregjet tjera,6. Pasurojeni prodhimin ose shërbimin ekzistues,7. Bashkangjitjuni palës ngadhënjimtare.

Puna më e mirë është ajo që kënaq nevojat e tregut… Punët më të mira e gjejnë nevojën dhe zbrazëtinë në treg dhe e plotësojnë atë.

Page 8: Ndermarresi

8

Analiza dhe realizimi i aksionit Me rastin e analizës së idesë dhe gjatë të menduarit për realizimin e sajë është

e nevojshme të përfshihen më shumë sfera të afarizmit. Sferat që duhet shqyrtohen dhe definohen janë:

Presupozimet e përgjithshme: forma juridike e ndërmarrjes, emri i firmës, logotipi, hapat e nevojshëm për zbatimin e idesë,etj.

Prodhimi dhe/ose shërbimi: madhësia e tregut total, cikli jetësor i prodhimit, vlera e shtuar etj.

Menaxhimi: organizimi i punës dhe skema organizative, ndarja e përgjegjësive dhe autorizimeve

Të punësuarit: nevojat për punonjës janë harmonizuar me përgatitjen profesionale të kërkuar, me përvojën e shkathtësitë e nevojshme për kryrjen e punës dhe kompensimet

Tregu: definimi i qëllimeve të tregut, numri i blerësve të ardhshëm dhe shitja e mundshme, motivet për blerje, trendët në tregje, analiza e konkurrences(e tanishme dhe e ardhshme), analiza e pozitës në raport me konkurrencën

Stratexhia e marketingut: pozita e synuar në treg, pozicionimi në lidhje me çmimet, strategjia e distribuimit, plani i aktiviteteve normative dhe shpenzimet e promovimit,

Zinxhiri i furnizimit: lëndët e para të nevojshme dhe furnitorët, kërkesat teknike për kryerjen e punëve, procesi i prodhimit, shpenzimet e prodhimit, lokacioni dhe teknologjia

Analiza financiare: burimet e financimit, mjetet e nevojshme të përhershme dhe të xhiros, projektimi i të hyrave dhe të dalave, projektimi i raporteve financiare dhe vlerësimi i efektivitetit të projektit

Page 9: Ndermarresi

9

1.4. Procesi i ndërmarrësisë Që të mundë të realizohet një ide është e

nevojshme, para së gjithash, të definohen qëllimet që dëshirojmë t’i arrijmë. Pastaj, është e nevojshme të definohet stratexhia, përkatësishtë mënyra sipas së cilës do ti realizojmë qëllimet e përcaktuara dhe vetëm pas kësaj do t’i qasemi zbatimit të kësaj strategjie. Njëherazi kjo është përmbajtja e procesit të ndërmarrësisë.

Page 10: Ndermarresi

10

Definimi i qëllimeve Definimi i qëllimeve nënkupton caktimin e gjendjes

së ardhshme të subjektit ekonomik. Kjo është pika e fundit drejt së cilës janë orientuar aktivitetet, e ato janë rezultatet përfundimtare. Kjo do të thotë se ndërmarrësi ka qëllimin e vetë të cilin e synon.

Ndërmarrja gjithherë ka më shumë qëllime, ndërkaq me rastin e definimit të tyre duhet pasur parasysh që të gjitha këto qëllime të jenë reciprocikishtë të harmonizuara.

Qëllimet e definuara duhet të jenë të shprehura me shkrim, duhen të jenë të arritshme, përkatësisht të realizueshme, të shprehura në aspektin sasior dhe të kufizuara në aspektin kohor, përkatësishtë duhet ta kemi planin kohor deri kur duhet të realizohet qëllimi.

Page 11: Ndermarresi

11

Përcaktimi i strategjisë Pasi të kemi përcaktuar se çka dëshirojmë të

realizojmë, është e nevojshme që të definojmë edhe mënyrën e realizimit të këtij qëllimi, përkatësisht duhet ta përcaktojmë strategjinë. Strategjia e definon mënyrën e realizimit të qëllimeve të ndërmarrësit, përkatësishtë tërësinë e synimeve për menaxhmentin nëpërmjet të cilave do të realizohen qëllimet e parashtruara.

Ajo duhet t’i definojë udhëzimet e sakta lidhur me ndërmarrjen, dhe duhet të jetë e kuptueshme për të punësuarit në ndërmarrje. Strategjia duhet të jetë e lidhur ngushtë me aktivitetin afarist të ndërmarrjes.

Page 12: Ndermarresi

12

Realizimi i strategjisë Në këtë fazë ndërmarrësi duhet t’i

testojë mundësitë e veta dhe t’i krahasojë ato me hapat e nevojshëm për realizimin e projektit. Në këtë fazë ndërmarrësi do të duhej të verifikonte:

- A ka burime dhe mjete të mira? - Sa është e fortë ndërmarrja? - Çfarë janë mundësitë dhe afinitetet e

saj?

Page 13: Ndermarresi

13

Burimi

www.Menaxherat.com