Në gjurmët shqiptare të Aleksandër Moisiutmalaria dhe gjakmarrja. Ishte njëri ndër vendet më...

8
Në gjurmët shqiptare të Aleksandër Moisiut Viti III - Nr:7 E diel, 17 shkurt 2013 “HAMLETI NGA KAVAJA” Kryeredaktore: Admirina PEÇI G jurmët e Aleksandër Moisiut e kanë çuar gazetarin gjer- man në qytezën e vogël shqip- tare të Kavajës. Është pikërisht viti 1957, në kulmin e marrëdhënieve të mira me ish-Bllokun Lindor, kur ndonjë korrespondencë nga Sh- qipëria edhe për gazetat berlineze, nuk ishte ndonjë çudi, madje ishte diçka fare normale. Ndërsa konsultohesha me arkivën e disa gazetave ish- gjermanolindore të viteve ’50 të shekullit të shkuar, më tërhoqi vëmendjen një artikull me titull: “Hamleti nga Kavaja” - Zbulim në Shqipëri / Në gjurmët e Aleksandër Moisiut, me autor Kurt Seliger”. Qysh në titull shprehet habia dhe në fund pohohet fakti se nga ky vend i vogël paskësh dalë pra një aktor aq i madh për të cilin bota s’e kish ditur fare se ai kishte origjinë shqiptare. Materiali i rrallë vjen për herë të parë në shqip dhe mer- Mizanteksti bën prezantimin e dijeve letrare, që realizohen në formën e shkrimit metakritik, siç e bën me poetiken dhe kri- tikën e Arshi Pipës, me “Albanizmën” e Sabri Hamitit dhe të kritikëve tjerë. L ibri më i ri me studime i Agron Y. Gashit, shënon njëkohësisht një vazhdimësi të kërkimeve të filluara vite më parë me “Autopoetiken”, por edhe një moment të ri, jo vetëm në krijimtarinë e tij. Hulumtimet e tij për zhanrin autobiograÀk, të iniciuara vite me parë, tashmë jo vetëm se kanë krijuar identitetin e vet në studimet e sotme shqipe, por janë orientuar drejt një horizonti krejt të ri në studimet e letrave sh- qipe. Mizanteksti shenjon procesin me delikat të kri- jimtarisë letrare, të lindjes së tekstit, të atij momentit më tundues e krijues, të kalimit nga shkrimi në tekst. Studimet shqipe, me pak përjashtime, ende nuk i kane bërë hapat e parë në këtë truall kaq të rrëshqitshëm, por edhe po aq sÀdues të analizës tekstore. Agron Y. Gashi e bën sprovën e parë, për aq sa kemi informacion, në këtë fushë të studimit të letrave shqipe. Andaj, duhet konstatuar menjëherë se pikërisht kjo është vlera e veçantë e këtij libri, te cilin ua re- komandojmë, jo vetëm spe- cialistëve të letërsisë, por edhe një publiku të gjerë kureshtar për letërsinë, por edhe për mendimin letrar e kulturor. Ky libër, nuk është një sprovë teorike mbi prob- lemet e tekstit, dhe veça- nërisht të tekstit letrar, siç mund të Àtohet... Z akonet në varrim janë zakonet më konserva- tive të popujve primitivë dhe nga ky shkak janë përhapur shumë në Ball- kan. Sikur do të shiko- jmë gjurmët e gati çdo veprimi në varrimet në Shqipëri, edhe pse ngan- jëherë vetëm në ndonjë fshat të humbur, gjenden jo vetëm në Greqi dhe Serbi por edhe në Ziben- byrgen, bile edhe në Bu- kovinë. Rastet e izoluara kanë rëndësi etnologjike të jashtëzakonshme për të provuar se zakoni ka qenë i njëjtë në tërë gadishullin. Do t’i spjegojmë në pjesën paleotnologjike të veprës sonë, se cili është ky kult dhe çfarë elemente të huaj kanë hyrë në të. Paralajmërimet e vdekjeve, lajmi i hum- bjes, vaji, kujdesi për të vdekurin, përcjellja, varrimi, etj... Fragmeant nga vepra e rrallë e Baron Nopçës: Ja si u jepet lamtumira shqiptarëve të veriut. Statutet e Shkodrës ja statusi i gruas shqiptare të mesjetës Mizanteksti, libër iniciues në studimet letrare shqipe Baron Nopça ritet e mortit në Malësinë e Veriut AVDI VISOKA BARON FRANC NOPÇA GAZETA E ISH-BERLINIT LINDOR ME 1957 RAPORTONTE ZBULIMIN E RRENJEVE TE AKTORIT NE SHQIPERI E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Nëse do të vdesë ndonjë njeri në familje, në fshat ose në fis, sipas pikë- pamjes shqiptare, këtë e tregojnë më parë disa shenja. Më mirë e tregojnë shpatullat e bagëtive të imta, pastaj kraharorët e zogjve. Përmbi mënyrën sesi parashikohet e ardh- mja në këto mjete: është përshkruar në një kapitull të posaçëm, këtu vetëm e përmendim. Vdekja para- shikohet edhe nga shenja të tjera. Sipas pikëpamjes së shqiptarëve por edhe të sicilianëve, rumunëve dhe muhamedanëve të Bosnjës dhe të Bullgarisë, çdo njeri ka në qiell yllin e tij dhe veçanërisht sh- qiptarët besojnë se njerëzit e shquar si mbretër dhe zyrtarë të lartë kanë... Pozicioni i gruas në Arbërinë mesjetare, gjen- dur në kuÀjtë midis krishtërimit perëndimor latin dhe atij lindor bizantin... Çfarë parashi- kohej mbi të drejtat dhe detyrimet e saj, si ishte pozita e saj në rkahasim me burrat... faqe 18-19 faqe 20-21 ret me mend se është shkruar në frymën e kohës, ndërkohë që në një moment të caktuar, të lë qartë të aludosh se kushëriri tjetër i Aleksandër Moisiut në Shqipëri, ishte pikërisht Spiro Moisiu, aso- kohe një hierark i lartë në kupolën ushtarake të vendit. Nga ana tjetër aludohet se Moisitë janë pasardhës të Moisi Golemit, duke e bërë au- torin e artikullit të verë në dukje kontributin e hershëm të familjes Moisiu në historinë e Shqipërisë. Por gjëja më interesante është vetë historiku i familjes dhe kërkesa e bërë nga Aleksandër Moisiu, i cili në një moment të vështirë të jetës së tij, ndërsa kishin nisur përndjekjet naziste ( në artikull nuk shprehet, por të lë ta nënkup- tosh se bëhet fjalë për hebrenjtë), “kujtohet” për rrënjët e tij shqiptare dhe kërkon nënshtetësinë në kohën e ish-Mbretit Zog, i cili lëviz gurët për ta veriÀkuar së pari nëse aktori i madh i skenave europiane, kishte jetuar ndonjëherë në një qytezë si Kavaja... vijon në faqen 16-17 LORENZO ZOLFO G jatë festimeve të 545 vje- torit të vdekjes së Prin- cit shqipëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, në qendrën ar- bëreshe të Maschito-s ishte aktorë, shkrimtarë, piktorë dhe muzikantë, ku çdo mbrëmje zhvillohen aktivitete kulturore të të gjitha llojeve. Por, mbi të gjitha dhe gjithmonë në Tos- cana, ka themeluar së bashku me Luigi Nidito, një... Maschito, rikthehet themeluesi i qendrës së madhe arbëreshe në Toscana prezent edhe Michele Sciarillo, një maskitan që për 30 vjet bëri që të Áitet për veten edhe jashtë rajonit. Në Prato ka hapur “Caffè al teatro”, që ndodhet mbrapa teatrit të famshëm Metastasio, një pikë takimi për këngëtarë, faqe 22 faqe 17 ARMAND PLAKA allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Transcript of Në gjurmët shqiptare të Aleksandër Moisiutmalaria dhe gjakmarrja. Ishte njëri ndër vendet më...

Page 1: Në gjurmët shqiptare të Aleksandër Moisiutmalaria dhe gjakmarrja. Ishte njëri ndër vendet më të prapam-betura të Europës. Për këtë arsye, “sinjora” Amalia-s nuk i

Në gjurmët shqiptare të Aleksandër Moisiut

Viti III - Nr:7 E diel, 17 shkurt 2013

“HAMLETI NGA KAVAJA” Kryeredaktore: Admirina PEÇI

Gjurmët e Aleksandër Moisiut e kanë çuar gazetarin gjer-man në qytezën e vogël shqip-

tare të Kavajës. Është pikërisht viti 1957, në kulmin e marrëdhënieve të mira me ish-Bllokun Lindor, kur ndonjë korrespondencë nga Sh-qipëria edhe për gazetat berlineze, nuk ishte ndonjë çudi, madje ishte diçka fare normale.

Ndërsa konsultohesha me arkivën e disa gazetave ish-gjermanolindore të viteve ’50 të shekullit të shkuar, më tërhoqi vëmendjen një artikull me titull: “Hamleti nga Kavaja” - Zbulim në Shqipëri / Në gjurmët e Aleksandër Moisiut, me autor Kurt Seliger”. Qysh në titull shprehet habia dhe në fund pohohet fakti se nga ky vend i vogël paskësh dalë pra një aktor aq i madh për të cilin bota s’e kish ditur fare se ai kishte origjinë shqiptare. Materiali i rrallë vjen për herë të parë në shqip dhe mer-

Mizanteksti bën prezantimin e dijeve letrare, që realizohen në formën e shkrimit metakritik, siç e bën me poetiken dhe kri-

tikën e Arshi Pipës, me “Albanizmën” e Sabri Hamitit dhe të kritikëve tjerë.

Libri më i ri me studime i Agron Y. Gashit,

shënon njëkohësisht një vazhdimësi të kërkimeve të filluara vite më parë me “Autopoetiken”, por edhe një moment të ri, jo vetëm në krijimtarinë e tij. Hulumtimet e tij për zhanrin autobiogra k, të iniciuara vite me parë, tashmë jo vetëm se kanë krijuar identitetin e vet në studimet e sotme shqipe, por janë orientuar drejt një horizonti krejt të ri në studimet e letrave sh-qipe. Mizanteksti shenjon procesin me delikat të kri-jimtarisë letrare, të lindjes së tekstit, të atij momentit më tundues e krijues, të kalimit nga shkrimi në tekst. Studimet shqipe,

me pak përjashtime, ende nuk i kane bërë hapat e parë në këtë truall kaq të rrëshqitshëm, por edhe po aq s dues të analizës tekstore. Agron Y. Gashi e bën sprovën e parë, për aq sa kemi informacion, në këtë fushë të studimit të letrave shqipe. Andaj, duhet konstatuar menjëherë se pikërisht kjo është vlera e veçantë e këtij libri, te cilin ua re-komandojmë, jo vetëm spe-cialistëve të letërsisë, por edhe një publiku të gjerë kureshtar për letërsinë, por edhe për mendimin letrar e kulturor. Ky libër, nuk është një sprovë teorike mbi prob-lemet e tekstit, dhe veça-nërisht të tekstit letrar, siç mund të tohet...

Zakonet në varrim janë zakonet më konserva-

tive të popujve primitivë dhe nga ky shkak janë përhapur shumë në Ball-kan. Sikur do të shiko-jmë gjurmët e gati çdo veprimi në varrimet në Shqipëri, edhe pse ngan-jëherë vetëm në ndonjë fshat të humbur, gjenden jo vetëm në Greqi dhe Serbi por edhe në Ziben-byrgen, bile edhe në Bu-kovinë. Rastet e izoluara kanë rëndësi etnologjike të jashtëzakonshme për të provuar se zakoni ka qenë i njëjtë në tërë gadishullin. Do t’i spjegojmë në pjesën paleotnologjike të veprës sonë, se cili është ky kult dhe çfarë elemente të huaj kanë hyrë në të.

Paralajmërimet e vdekjeve, lajmi i hum-bjes, vaji, kujdesi për të vdekurin,

përcjellja, varrimi, etj... Fragmeant nga vepra e rrallë e Baron Nopçës: Ja si u

jepet lamtumira shqiptarëve të veriut.

Statutet e Shkodrës ja statusi i gruas

shqiptare të mesjetës

Mizanteksti, libër iniciues në studimet

letrare shqipe

Baron Nopça ritet e mortit në

Malësinë e Veriut

AVDI VISOKA BARON FRANC NOPÇA

GAZETA E ISH-BERLINIT LINDOR ME 1957 RAPORTONTE ZBULIMIN E RRENJEVE TE AKTORIT NE SHQIPERI E-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Nëse do të vdesë ndonjë njeri në familje, në fshat ose në fis, sipas pikë-pamjes shqiptare, këtë e tregojnë më parë disa shenja. Më mirë e tregojnë shpatullat e bagëtive të imta, pastaj kraharorët e zogjve. Përmbi mënyrën sesi parashikohet e ardh-mja në këto mjete: është përshkruar në një kapitull të posaçëm, këtu vetëm e përmendim. Vdekja para-shikohet edhe nga shenja të tjera. Sipas pikëpamjes së shqiptarëve por edhe të sicilianëve, rumunëve dhe muhamedanëve të Bosnjës dhe të Bullgarisë, çdo njeri ka në qiell yllin e tij dhe veçanërisht sh-qiptarët besojnë se njerëzit e shquar si mbretër dhe zyrtarë të lartë kanë...

Pozicioni i gruas në Arbërinë mesjetare, gjen-dur në ku jtë midis krishtërimit perëndimor latin dhe atij lindor bizantin... Çfarë parashi-

kohej mbi të drejtat dhe detyrimet e saj, si ishte pozita e saj në rkahasim me burrat...

faqe 18-19faqe 20-21

ret me mend se është shkruar nëfrymën e kohës, ndërkohë që nënjë moment të caktuar, të lë qartëtë aludosh se kushëriri tjetër iAleksandër Moisiut në Shqipëri,ishte pikërisht Spiro Moisiu, aso-kohe një hierark i lartë në kupolënushtarake të vendit. Nga ana tjetëraludohet se Moisitë janë pasardhëstë Moisi Golemit, duke e bërë au-torin e artikullit të verë në dukjekontributin e hershëm të familjesMoisiu në historinë e Shqipërisë. Por gjëja më interesante është vetëhistoriku i familjes dhe kërkesae bërë nga Aleksandër Moisiu, icili në një moment të vështirë tëjetës së tij, ndërsa kishin nisurpërndjekjet naziste ( në artikullnuk shprehet, por të lë ta nënkup-tosh se bëhet fjalë për hebrenjtë),“kujtohet” për rrënjët e tij shqiptaredhe kërkon nënshtetësinë në kohëne ish-Mbretit Zog, i cili lëviz gurëtpër ta veri kuar së pari nëse aktorii madh i skenave europiane, kishtejetuar ndonjëherë në një qytezësi Kavaja... vijon në faqen 16-17

LORENZO ZOLFO

Gjatë festimeve të 545 vje-torit të vdekjes së Prin-

cit shqipëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, në qendrën ar-bëreshe të Maschito-s ishte

aktorë, shkrimtarë, piktorë dhe muzikantë, ku çdo mbrëmje zhvillohen aktivitete kulturore të të gjitha llojeve. Por, mbi të gjitha dhe gjithmonë në Tos-cana, ka themeluar së bashku me Luigi Nidito, një...

Maschito, rikthehet themeluesi i qendrës së madhe arbëreshe në Toscanaprezent edhe Michele Sciarillo, një maskitan që për 30 vjet bëri që të itet për veten edhe jashtë rajonit. Në Prato ka hapur “Caffè al teatro”, që ndodhet mbrapa teatrit të famshëm Metastasio, një pikë takimi për këngëtarë,

faqe 22

faqe 17

ARMAND PLAKA

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: Në gjurmët shqiptare të Aleksandër Moisiutmalaria dhe gjakmarrja. Ishte njëri ndër vendet më të prapam-betura të Europës. Për këtë arsye, “sinjora” Amalia-s nuk i

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 17 shkurt 2013

16 SH.com AKTORI

REPORTAZH VENDI I ORIGJINËS

“HAMLETI NGA KAVAJA” Në gjurmët e Aleksandër Moisiut

Gazeta e ish-Berlinit Lindor “Berliner Zeitung”, raportonte më 21 shkurt 1957 e habitur mbi zbulimin e rrënjëve të aktorit të madh në Shqipëri...

ARMAND PLAKA

...Kavaja është një qytezë tipike shqiptare. E vogël, me shtëpi njëkatëshe që afrohen tek rruga kryesore, ku njëra anë të çon në drejtim të veriut, drejt Durrësit dhe tjetra, në jug, drejt Vlorës. Nuk është fort larg detit dhe në lindje shihen majat e kodrave të Shqipërisë së Mesme. Unë po rri ulur në një dhomë të Shtëpisë së Kulturës, drejtori i së cilës më tregon njërën ndër historitë më surprizuese që unë kam dëgjuar në Shqipëri.

Në shekullin e shkuar, këtu jetonte një burrë që për metrin shqiptar ishte shumë i pasur. Ai posedonte një liman të vogël dhe një sipërfaqe me ullinj; anijet e tij transportonin grurë dhe vaj nga Durrësi në Trieste, në Brindisi dhe Bari. Një ditë, ai njohu të bijën e një mjeku të njohur të Firences. Të dy u martuan dhe u vendosën në Durrës. Shqipëria asokohe akoma nën zgjedhën turke, vuante nga malaria dhe gjakmarrja. Ishte njëri ndër vendet më të prapam-betura të Europës. Për këtë arsye, “sinjora” Amalia-s nuk i pëlqente të rrinte në Durrës e donte të shkonte në Trieste. Familja u vendos në qytetin e madh portual të Adriatikut që asokohe i përk-iste Austro-Hungarisë. Ndërkohë, bizneset u çuan përpara nga një administrator. Më 2 prill 1879, çiftit i lind fëmija i dhjetë: Alek-sandri, i quajtur nga familja me përkëdheli, Sandrini. Me shtatë motrat e vëllezërit, Aleksandri kalon në Riva Grumilla në Tri-este një fëmijëri të bukur. Por një natë, ai kalon në anën tjetër të Adriatikut duke hasur në një stuhi të fortë. 12 anije të tregtarit shqiptar mbyten dhe pemët e tij të ullinjve gjithashtu u për-thithën nga stuhia. Babai i Alek-sandrit humbi një pjesë të madhe të pasurisë së vet dhe tashmë do t’i rimarrë në dorë sërish punët e veta. Tashmë i duhet të kthehet sërish në Shqipëri. Zonja Amalia nuk pranon që nuk pranon të shkojë në atë vend edhe një herë. Kështu që Aleksandri sëbashku me dy motrat binjake dhe vëllezërit shkon në Kavajë. E ëma mbetet në Trieste së bashku me dy vajzat më të mëdha në moshë. Aleksandri dhe motrat e vëllezërit e tij kështu u desh t’ia dalin vetë mbanë. Vogëlushët sillen përqark nëpër oborr e luajnë me lodra e mëza. Por

në shkollë situata për Aleksandrin s’do të ishte e lehtë. Ndërtesa e shkollës për shkak të një tërmeti ishte rrënuar edhe më keq se

plotëson me italishten. Nëna në Triste nis e bëhet merak për të ardhmen e fëmijëve. Ajo dëshiron që Sandrini të vijë sërish tek ajo. Më në fund, ajo ia arrin dhe kështu që Aleksandri në vitin 1887 braktis përfundimisht Shqipërinë. Vetëm pak para vdekjes së tij, ndërkohë që po e përndiqnin nazistët në Gjermani, ai kërkon nënshtetësinë shqiptare, dhe regjimi i Zogut pyet në Bashkinë e Kavajës, nëse aty kishte jetuar ndonjë herë një farë Aleksandër Moissi, dmth. pikërisht aktori numër një i “Gjithkushi”-t (Jedermann) në festivalin tea-

tror të Salcburgut, njëri ndër aktorët më të mëdhenj të erës së Rajnhardit, artin teatral të të cilit nuk e ka harruar akoma gjenerata e vjetër.

U n ë k a m e d h e një surprizë për ju!, më thotë drejtori i Shtëpisë së Kulturës. Afrohuni – ejani me mua!. Pas pak, ne ndodhemi në hollin e një poçerie shtetërore. Miku ynë i drejtohet një punëtori, të cilit i thotë diçka në shqip, dhe pak kohë më pas aty shfaqet një burrë rreth të pesëdhjetave: Nikolla Moissiu, i cili na thotë: duhet të kishit takuar edhe disa pleq të tjerë që janë sjellë këtej vërdallë sëbashku me Aleksandër Moissiun. Fatkeqësisht ata kanë

vdekur të gjithë tashmë. Unë vetë s’e kam njohur personalisht

Aleksandrin. Unë di vetëm diçka nga ato që më tregonte im atë: i cili ishte pra vëllai i babait të tij, Konstantinit.

Babai im Petro Moissiu, këtu në Kavajë kishte një dyqan të vogël, tregon Nikola Moissiu më tej. Në këtë biznes, Aleksandri vinte thuajse përditë. Ishte një djalosh i gëzueshëm dhe këndonte shpesh. Kush kishte menduar asokohe se prej tij do të lindte një aktor aq i madh?! - gjë të cilën ne e mësuam më vonë vetëm prej gazetave. Më pas erdhi një ditë një kërkesë në zyrën tonë të gjendjes civile, ku kërkohej të dihej nëse Konstantin Moissiu ishte vëllai i babait tim, pasi Aleksandri kishte

kërkuar nënshtetësinë shqiptare. Babai im e pohoi këtë gjë, pra që Aleksandri ishte i biri i vëllait të tij – dhe ne s’e dimë akoma nëse Aleksandri e mbajti apo jo nënshtetësinë shqiptare.

Së bashku e lemë pas poçerinë. Nikolla Moissiu na shpie nëpër disa rrugica të ngushta drejt një sheshi të hapur. Këtu ka vetëm

Erdhi një ditë një kërkesë në zyrën tonë të gjendjes civile, ku kërkohej të dihej nëse Konstantin Moissiu ishte vëllai i babait tim, pasi Aleksandri kishte kërkuar nënshtetësinë shqiptare. Babai im e pohoi këtë gjë...

t

t

m

A

n

r

n

tvA

vijon nga faqja 15

ç’e gjeti. Mësimi që zhvillohej në gjuhën greke, është praktikisht i paaksesueshëm për të. Alesandri et në shtëpi shqip, dhe shpesh e

Moisiu fëmijëBabai im Petro Moissiu, këtu në Kavajë kishte një dyqan të vogël, tregon Nikola Moissiu më tej. Në këtë biznes, Alek-sandri vinte thuajse përditë. Ishte një djalosh i gëzu-eshëm dhe kën-donte shpesh. Kush kishte menduar asokohe se prej tij do të lindte një aktor aq i madh???

Aleksandër Moisiu, skice nga Emil Orlik marrë nga faqja e Pjetër Logorecit

Në foto: Aleksandër Moisiu

Page 3: Në gjurmët shqiptare të Aleksandër Moisiutmalaria dhe gjakmarrja. Ishte njëri ndër vendet më të prapam-betura të Europës. Për këtë arsye, “sinjora” Amalia-s nuk i

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 17 shkurt 2013

SPECIALE

TRADITA VLERA

MASCHITO

pak shtëpi, prapa të cilave shtrihen fusha të pamasa. Para një porte na pret edhe Nikolla Moissiu, më këmbë: Kjo shtëpi i përkiste Kon-stantin Moissiut. Shtëpia më parë kishte një hyrje tjetër shtesë, që më vonë është dashur të hiqej. Dhe këtu, tregon me dorë djathtas Nikolla, këtu luante ai ngahera - siç tregonte dikur babai im, me fëmijët e tjerë.

Familja Moissiu që rrjedh nga fshati Golem në veri të Shkodrës, ka luajtur dikur një rol në historinë e Shqipërisë. Sikurse edhe bio-grafja e Aleksandër Moissiut, zonja Dr. Rohracher shkruan se kronika familjare rrëfen se njëri ndër par-aardhësit e Moissive kishte qenë në kohën e heroit kombëtar sh-qiptar Skënderbeut, komandant në luftë kundër turqve. Në veprat historike, ai njihet gjithashtu si Kapedan Moissiu.

A jeni ju i vetmi i afërm i Aleksandër Moissiut? - e pyesim ne kushëririn e tij në Shqipëri. “Ka edhe një kushëri tjetër të Aleksandër Moissiut në Shqipëri. Edhe ai quhet Moissi dhe është gjeneral në ushtrinë tonë popul-lore”. Kur unë vij nga Kavaja në Durrës, ku edhe atje teatri quhet “Aleksandër Moissiu”, dhe në Teatrin Popullor në Tiranë, në holl shoh disa foto të ndryshme që e tregojnë atë në forma të ndryshme. Thuajse askush nuk e di se ai ishte një shqiptar, një bir i popullit shqiptar. Vendi që vetëm para 12 viteve nuk e njihte akoma teatrin, i ka dhënë botës një aktor të madh.

Kurt Seliger, Vjenë: “Ber-liner Zeitung”, 21 shkurt 1957,

Nr. 44. fq 3.

Pir festen e 545 vitravet ka vdekja e Prinçipit shqiptar Gjergj Kastriota

Skanderbeg, në Mashqit, katund ar-bëresh, erdh edhé Mikelle Sharillo, nj’mashqitan çi për 30 vjet mbajti lart ëmrin e tij dhe jasht Bazillikates. Në Prato hapi nj’llokall çi thrritet “Kafé në teater”, çi gjëndet prapa teatrit Metastasjo, pik referimi pir ata çi kndonjen, çi recitonjen, çi shkruanjen, pir ata çi pitarnjen dhe pir ata çi i bien, ki llokall nga mbrëma organizon evente kullturalli. Bashk me Lluixhi Nidito, njeter mashqitan, bëri edhe nj’çirrkull kullturall arbëresh, nj’nder çirrkulit më t’mbdhinj në Itali, ku jan shkruar më se kater mil arbëreshë. “Bëra ktë çirrkull-tha Mikelle Sha-rillo- pse do t’mbanj t’gjalla tradicjonat e tona dhe në rri llargu ka Mashqiti. Në jasmi gljuhen mëm nik biarrmi emocjonen e njëj katundi i pushuar

si Mashqiti, çi gjëndet tek nj’çilith i gjelber e çi ka udhaz me gure në qen-drin storik. Na arbëreshë, e dimi se kj ësht nj’vrundull çi bëri nj’xheneracjon ku ë shum e vështirë t’rinjohmi tek tradicjona shekullore ku kjo merr orixhin, po kemi nicar t’kujtomi dica vlere, t’jetomi pir t’lingomi historin e jon, pir t’rrimarrmi virtutat çi na duken llargu e jan vet ato çi jasen pir motin çi shkoj dhe pir faqen e prindvet e tan. Ësht nj’shembull përkujtimi i Rethnes në kostumin tipik arbëresh (i njohur si Bukuri e Italisë) ku mund t’shihet rrimarrja e manifestacjonavet çi kujtonjen fondacjonen e Mashqitit”. Aì foli dhe për t’ardhmen: “Në u prora Mashqit ki shurbis s’dot thorë se jam pensjonist po dot jap kontributin e im krahines e Bazillikates e më shum katundit im, Mashqiti”.

Lorenzo Zolfo

Rikthehet themeluesi i qendrës së madhe

arbëreshe në Toscana

LORENZO ZOLFO

Gjatë festimeve të 545 vjetorit të vdekjes së Princit shqipëtar Gjergj

Kastrioti Skëndërbeu, në qen-drën arbëreshe të Maschito-s ishte prezent edhe Michele Sciarillo, një maskitan që për 30 vjet bëri që të flitet për veten edhe jashtë rajonit. Në Prato ka hapur “Caffè al tea-tro”, që ndodhet mbrapa teat-rit të famshëm Metastasio, një pikë takimi për këngëtarë, ak-torë, shkrimtarë, piktorë dhe muzikantë, ku çdo mbrëmje zhvillohen aktivitete kultu-rore të të gjitha llojeve. Por, mbi të gjitha dhe gjithmonë në Toscana, ka themeluar së bashku me Luigi Nidito, një tjetër maskitan, ish-admin-istrator në Prato, një qendër kulturore arbëreshe, një nga më të mëdhenjtë në Itali, që frekuentohet nga rreth 4000 shqiptarë. “Kam krijuar këtë qendër - pohon Michele Scia-rillo - për shkak të dëshirës për të mbrojtur dhe ruajtur traditat, ndonëse jetoj larg nga Maschito. Të asësh gjuhën mëmë të bën të mos hum-basësh domethënien e saj, siç është domethënia e një fshati të vogël e të qetë, si Mascito, i vendosur mbi një kodër të gjelbërt me rrugicat e tij karakteristike në gurë të qendrës historike. Ne ar-bëreshët, ndonëse të vetëdi-jshëm se mirëqënia tashmë e përhapur ka krijuar një brez të mesëm që ka vështirësi të gjejë veten në traditën shek-ullore në të cilën ka origjinën, jemi të bindur për nevojën e rikujtimit të disa vlerave, disa mënyrave të jetesës pa të cilat s’mund të kuptohet historia jonë, për të rikuperuar virtyte që tashmë duken të largëta, por njëkohësisht janë të vet-met që garantojnë një vizion më aut-entik të së shkuarës sonë dhe të fytyrës së etërve tanë. Rie-vokimi historik me kostume i Rethnes (e cilësuar si një Mrekulli e Italisë) është një shembull se si mund të reku-perohen manifes-timet e Maschito-s që përkujtojnë themelimin e saj”. Sciarillo foli edhe për të ardhmen e tij: “Kthimi im në Maschito nuk do të jetë si pensionist, por do të përpiqem të jap kontributin tim për të gjithë rajonin dhe sidomos për vlerësimin e fshatit tim, Maschito”

U mbjodh Mashqit ai çi bëri nj’çirrkull arbëresh në Toskanë

Page 4: Në gjurmët shqiptare të Aleksandër Moisiutmalaria dhe gjakmarrja. Ishte njëri ndër vendet më të prapam-betura të Europës. Për këtë arsye, “sinjora” Amalia-s nuk i

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 17 shkurt 2013

18 SH.com TRADITE

ZAKONE VDEKJE

BARON NOPÇARitet e mortit në Malësinë e Veriut

Para pak ditësh u botua në shqip vepra e Baron Franc Nopçës

“Pikpamje fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së madhe. Me disa veçori nga krahina e Zadrimës dhe nga Shkodra”. E botuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, vepra u përgatit për botim dhe u redaktua nga Akad.Assoc Marenglen Verli dhe dr. Edmond Malaj, ndersa është përkthyer nga Mihal Zallari, i cili edhe e gjeti veprën në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë. Nga kjo vepër e ve çantë, kemi shkeputur për lexuesit tanë një fragment nga kapitulli mbi martesën dhe vdekjen në malsinë e veriut të Shqipërisë. Fragmenti lidhet pikërisht me ritet dhe zakonet mortore në këto zona.

BARON FRANC NOPÇA

Paralajmërimet e vdekjeve, lajmi i humbjes, vaji, kujdesi për të vdekurin, përcjellja, varrimi, etj... Fragmeant nga vepra e

rrallë e Baron Nopçës: Ja si u jepet lamtumira shqiptarëve të veriut.

Zakonet në varrim janë zakonet më konservative të popujve primitivë dhe nga ky shkak janë përhapur shumë në

Ballkan. Sikur do të shikojmë gjurmët e gati çdo veprimi në varrimet në Shqipëri, edhe pse nganjëherë vetëm në ndonjë fshat të humbur, gjenden jo vetëm në Greqi dhe Serbi por edhe në Zibenbyrgen, bile edhe në Bukovinë. Rastet e izoluara kanë rëndësi etnologjike të jashtëza-konshme për të provuar se zakoni ka qenë i njëjtë në tërë gadishullin. Do t’i spjegojmë në pjesën paleotnologjike të veprës sonë, se cili është ky kult dhe çfarë elemente të huaj kanë hyrë në të.

Nëse do të vdesë ndonjë njeri në familje, në fshat ose në s, sipas pikëpamjes shqiptare, këtë e tregojnë më parë disa shenja. Më mirë e tregojnë shpatullat e bagëtive të imta, pastaj kraharorët e zogjve. Përmbi mënyrën sesi parashikohet e ardhmja në këto mjete: është përshkruar në një kapitull të posaçëm, këtu vetëm e përmendim. Vdekja parashikohet edhe nga shenja të tjera. Sipas pikëpamjes së shqiptarëve por edhe të sicilianëve, rumu-nëve dhe muhamedanëve të Bosnjës dhe të Bullgarisë, çdo njeri ka në qiell yllin e tij dhe veçanërisht shqiptarët besojnë se njerëzit e shquar si mbretër dhe zyrtarë të lartë kanë një yll më të madh, më të bukur, kurse njerëzit e rëndomtë kanë yje të vegjël, me më pak dritë. Sipas këtij besimi çdo yll që shkëputet tregon vdekjen e një njeriu. Një besëtytni, që i përngjan kësaj, gjendet në Baden. Që çdonjëri ka yllin e tij, këtë besim e kanë edhe në Zvicër, në Bohemi dhe Oldenburg. Dhe qeni i një fshati kur ulurin (kuis) natën me kokë të ulur paralajmëron vdekjen e dikujt. Këtë e besojnë jo vetëm shqiptarët por edhe sicilianët, dalmatinët (Lesinë), kuçovllahët, rumunët dhe banorët e Azisë së Vogël. Pastaj këtë besëtytni mund ta ndeshësh në viset gjermanike gjer në Suedi.

Duhet therur një pulë, që këndon si këndes, se tregon një lajm të zi, që në familje dikush do të vdesë. Ky besim është romak, italian, sicil-ian dhe e gjejmë edhe në Bullgari, Rusi dhe Bohemi. Në Zibenbyrgen ka një variant, sipas të cilit duhet që pula, që këndon si këndes, të shikojë nga perëndimi.

Në kohën kur është shtruar sofra, është shenjë e keqe, po të këndojë këndesi, se par-alajmëron vdekje në familje. Në këtë rast i urojnë që ngordhja t’i vijë atij dhe kështu e therin. Kur këndon pas buke paralajmëron vdekjen e një miku të shtëpisë. Kush shikon dy gjarpërinj në çastin që bashkohen ka një vdekje në familjen e tij, ose do t’i ndodhë një fatkeqësi. Këtë besëtytni e takojmë në Sicili dhe ka të ngjarë që burimin e ka në ato të Romës vjetër.

Në disa pika zakonet midis malcisë dhe

qytetit të Shkodrës ndryshojnë. Sa vdes di-kush i mbyllin kapakët e syve dhe i lidhin një shami nënë mjekër. Në malci i lidhin edhe këmbët, që kufoma të mos ikë. Ka të ngjarë që kjo e ka rrënjën te një besim i kotë, se në Lesinë kujtojnë që po të mos i lidhen (i qepen) këmbët, i vdekuri del nga vari dhe sillet si hije. Kjo ndodh edhe në disa vende të Bullgarisë. Në mënyrë simbolike në disa vise të Rumanisë, në Reshinar të Zibenbyngenit, i lidhin këmbët me një pe.

Kur i mbeten sytë të hapur një të vdekuri, ose kufoma nuk ftohet shpejt, atëherë kjo është shenjë që në familje do të vdesë dikush

tjetër. Këtë besim e kanë edhe rumunët. Pasi pushojnë ulërimat e para të grave, lajmërojnë me lajmëtarë burrat, të cilët nuk tregojnë as-një shenjë pikëllimi, sin, miqtë dhe të njohur të largët të të vdekurit. Në Malcinë e Vogël, si në disa vise të Lituanisë prusiane, shpejt pas vdekjes së dikujt, bëjnë kurban për të vdekurin një qengj ose një dash, sipas zakonit të vjetër romak, të cilin e hanë ata që vinë për var-rim. Po të bjerë varrimi në një ditë kreshme, atëherë e shtyjnë për t’u ngrënë të dielën.

Në Moldavi dikur thernin dele të zeza ose desh, bile pasi të kishte rënë nata, dy ditë pas varrimit. Gjakun e linin të kullonte në një gropë, lëkurën ia falnin priftit, që ndodhte në varrim. Përkundër në Hercegovinë dhe në Shqipëri në shtëpinë e të vdekurit nuk gatuhet gjellë në kohën midis vdekjes dhe varrimit.

Në Nikaj sofra e parë shtrohet në kohën

kur i vdekuri ndodhet në shtëpi: në Apripa, ku mora pjesë edhe unë, u shtrua pas mesdite, pastaj ishte bërë varrimi. Hëngrën 13-20 gra dhe afër 400 burra. Edhe boshnjakët shtrojnë sofra, vetëm që muhamedanët nuk hanë veçse hallvë. Pasi e lajnë dhe e veshin të vdekurin, siç bëjnë në Bosnje, Rumani dhe në Bullgari, e mbulojnë pastaj me një mbulesë. Të pran-ishmit ruajnë natën të vdekurin dhe pinë ndërkaq raki dhe kafe.Në Shqipëri, pikërisht si në Stamboll, në Rumani, në Zibenbyrgen, Maqedoni. Hercegovinë dhe në Malin e Zi, e ruajnë të vdekurin që të mos e kapërcejë atë ndonjë mace, se i vdekuri do të dilte nga

varri dhe do të bëhej lugat. Edhe në Baden të Gjermanisë dhe në Zvicër i nxjerrin macet dhe qentë nga dhoma dhe shtëpia e të vdekurit. Edhe në Azinë e Vogël kujdesen që macet të mos e kapërcejnë kufomën, se nuk kalbet dhe kjo është shenjë e keqe. Por sidoqoftë këtu nuk ka konsekuencat e tmerrshme si në Ballkan. Shikojmë, që kjo besëtytni ballkanike e ka humbur fuqinë në Azinë e Vogël.

Në malcitë e veriut një ditë pas vdekjes ftojmë njerëz për të lëshuar vajin (kujën). Vaji përbëhet nga këngë të improvizuara me “Ku! Ku!” dhe “Le! Le!”, ku mburrin virtytet e të vdekurit. Vaji ka qenë përhapur dikur në tërë

Evropën e Jugut dhe janë gjetur mbetje në Francën e Jugut dhe në Sicili. Var-rimi bëhet kudo të nesër-men por mund të shtyhet, kur nuk lejojnë rrethanat, se çdo s në Shqipërinë e Veriut ka varrezat e tij dhe prandaj fare si lakmon ta varrosin në varrezat e sit të vet. Vetëm kelmenda-sit, që vdesin në bjeshkë, nuk i zbresin te varrezat, por i varrosnin në bjeshkë. Por kur një shaljan vdes jashtë Shalës, si p.sh. afër Shkodrës, atëherë lakmojnë, me gjithë largësinë ta shpien në shtëpinë e tij. Prandaj koha e varrimit është e lid-hur me largësinë e varrezave me kohën, që iu duhet miqve për të arritur në vend, etj.

Në Shqipëri (malcinë e veriut) nuk është, si në Ma-lin e Zi, nevoja e një varrimi kishtar. Unë vetë jam ndod-hur në dy varrime në malci dhe në fushë, ku ka munguar prifti. Sa më shumë njerëz e

shoqërojnë të vdekurin te varrezat aq më shumë nder i bëhet atij dhe fare sit të tij. Shumë herë ndodh, që numri i tyre arrin 300 gjer 400 veta. Për ngushëllim përdoren formulat: “Ti shnosh!” me “Ju shnosh!”. Diçka në këtë mënyrë ngushël-lojnë në Palestinë me fjalë: “Kokat shëndosh!” Përgjigja është: “Qofshin shëndoshë moshatarët dhe fëmijët e tuj!”

Në Shqipëri ndryshon afati i varrimit sipas vendit. Në Lezhë u vra natën vonë një kelmen-das; të nesërmen shpejt në mëngjes e shpunë te varrezat e Nikshit në Eregnat dhe në mesditë e varrosën. Një mërturas, që ishte vrarë një ditë më parë dhe që ia kishin shtruar kufomën në varrezat e Apripës, e varrosën pasi perëndoi dielli. Të vdekurin e shtrijnë në një arkivol (tabut), i venë një mbulesë, pastaj dy burra të fortë e kapin arkivolin, i cili përbëhet nga dy breza druri të sharruar, midis të cilëve është

RitiKur bie shi dhe mbushet varri me ujë, atëherë thuhet, i vdekuri ka qenë njeri i keq, kur çel moti, thuhet e kundër-ta. Në Bohemi besojnë pikër-isht të kundërtën. Ndërsa gërmohet varri llon vaji i përgjithshëm. Në Malcinë e Vogël marrin pjesë të gjithë burrat, që kanë ardhur për varrim dhe nga gratë vetëm ato të fare sit. Në Kelmend i afrohen të vdekurit në gropë, sipas familjeve, natyrisht bur-rat veç dhe gratë veç

Page 5: Në gjurmët shqiptare të Aleksandër Moisiutmalaria dhe gjakmarrja. Ishte njëri ndër vendet më të prapam-betura të Europës. Për këtë arsye, “sinjora” Amalia-s nuk i

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 17 shkurt 2013

TRADITE

mbërthyer një pëlhurë dy e gjysmë ½ pëllëmbë e gjerë dhe e mbartin me ndihmën e dy rripave, që i kanë lidhur në anët e brezave dhe që i varin mbi supet.

Në Malcinë e Madhe dhe të Vogël, para se ta nxjerrin të vdekurin nga shtëpia, e ngrein qivurin tri herë dhe tri herë e lëshojnë përdhe. Kjo e ndalon vdekjen të vijë përsëri në atë shtëpi. Në këtë rast në Rumani prekin me arkivol tri herë pragun e shtëpisë. Në Glasinac të Bosnjës e ulin arkivolin tri herë rrugës, për te varrezat, por në pjesën tjetër të Bosnjës duket se ky zakon mungon. Në Glasinac ngrehin gurë, atje ku kanë ulur të vdekurin rrugës për te varrezat. Ndalja rrugës për te varrezat, që është zakon në Glasinac, na kujton gjer diku një ngjarje në Rumani. Trashëgimtarët atje janë mjaft në gjendje të përballojnë shpenzimet e ceremonive kishtare siç janë lutjet, që bën popi, sa herë ndalet kufoma, duke kapërcyer ndonjë rrugë ose ndonjë përrua. Në këtë rast në Rumani nuk ngrehin gurë; atje ngrehin stivë gurësh vetëm në vende ku dikush ka dhënë shpirt nga shkaku i një fatkeqësie. Në Shqipëri ngrenë muranë në vendin e një vrasje. Këtë zakon e gjejmë te muhamedanët e Palestinës dhe përgjithësisht në Atlasin e Algjerisë (Stuhlmann). Murani iu përgjigjet “Marterln” në Alpet.

Në Malcinë e Madhe është zakon në vendin e shtëpisë, ku ka qenë shtrirë i vdekuri të venë një çanak me miell, që është caktuar për të vobektit. Në Trebinjë venë në atë vend një sa-han me grurë, që ia akin të vdekurit nga pas, nganjëherë bashkë me sahanin. Edhe në Maqe-doni, siç bëhet edhe në Cerenicën e Malit Zi, i hedhin të vdekurit, kur e nxjerrin nga shtëpia një qyp nga pas. Romakët duket se kanë pasur një zakon të këtillë, se e thotë formula: “fractus est ei deus”. Edhe në Rumani kanë zakon në këtë rast, të thyejnë një qyp. Në Gjermani kjo të mbron kundër kthimit të shpirtit (Ëuttke).Në Shqipëri, kur e nxjerrin të vdekurin nga shtëpia mbartësi i parë i qivurit pret tre dhëmbë (si në çetele) te trari, që mban derën. Gratë mundohen të ndalojnë, që t’u nxjerrin të vdekurin jashtë dhe bien mbi kufomë dhe e puthin atë. Të gjithë ata, që e takojnë rrugës grupin, që përcjell të vdekurin, përshëndetin njerëzit dhe të afërmit e të vdekurit me fjalët: “Zoti të dhëntë kyvet!”. Në Kelmend e vënë kufomën e zbuluar në një hije të varrezave, e lajnë dhe nderojnë, po të mos e kanë bërë më parë në shtëpi, i veshin petkat më të mira, i venë armët përbri dhe disa mollë në këmbët e kryqëzuara. Zakoni të mbajnë vaj, (ta vajtojnë) pastaj ta ruajnë të vdekurin, ta lajnë dhe ta nderojnë është kaq universal, sa që në Shqipëri i venë të vdekurit pemë (fruta), ndërsa në Rumani ky zakon mungon. Të njëjtin zakon shqiptar e kanë grekët, maqedonasit dhe bullgarët dhe përdoret shumë, se këto fruta janë caktuar për fare sin e dhuronjësit në botën tjetër. Në Greqi i japin ftoj të vdekurit për fare- sin në botën tjetër, një vajzë të vogël ia vënë në

prehër. Në Bullgari nuk ka rëndësi vendi se ku, në Maqedoni i venë pemët midis këmbëve të të vdekurit. Në Prusinë Lindore iu venë fëmijëve të vegjël mollë. Në Rumani përputhet me këtë zakoni që, kur përcillnin të vdekurin, të marrin me vete një pemë (dru) me kokrra arti ciale, të cilin e vendosin përbri varrit.

Kur vdes një vrasës para se të marrë ndjesën e kishës, atëherë e varrosin jashtë varrezave dhe vetëm pas 3 vjetëve e nxjerrin nga varri, e var-rosin brenda në varrezat dhe bekojnë varrin e tij. Një kusar (cub), që vritet në kohën kur grabit, nuk varroset kurrë në tokë të bekuar, por mbetet jashtë varrezave. Edhe gërbulët (lebrosët) var-rosen jashtë varrezave, për të mos infektuar të vdekurit e tjerë. Në Rumani, meqenëse vendi i varrezave është i vogël, shumë herë i varrosin të vdekurit në varre të vjetra. Kokat e të parëve i mbledhin me mundim dhe i hedhin mënjanë përsëri në varr. Por kur rastësisht varrimi bëhet ndaj të ngrysurit, atëherë ndodh që mbeten jashtë copë kockash, kështu që kudo nga të gjitha

anët shikon kocka njerëzish.Në varr i vdekuri është shtrirë me fytyrën

nga lindja. Në Çelëz varret shikojnë nga jugë-lindja. Në fusha më isnin për një varr të vjetër që këmbët duhej t’i kishte nga ana e lindjes. Besëtytnia maqedonase se nuk është mirë të ejë njeriu me kokën në perëndim, se kështu

janë orientuar kufomat në varr dhe besëtytnia bullgare se ai që e me fytyrën nga dielli vdes, kanë padyshim lidhje me zakonin e vjetër, sipas të cilit varet orientoheshin prej perëndimit nga lindja.Ky zakon gjendet edhe në Rumani, që çdo i vdekur të varroset në mënyrë që këmbët të drejtohen nga perëndimi dhe koka nga lindja. Këtë zakon të orientimit të varrit e kanë edhe sot ortodoksët e Bosnjës por katolikët e kanë humbur atë. Në Malcinë e Vogël e gërmojnë varrin e grave ½ m më thellë se të burrave që është zakonisht 1 m i thellë. Gërmimin e varrit e llon punëtori më i vjetër, pasi ka prerë tre dhëmbë në bishtin e kazmës ose lopatës. Në Bos-një e kanë ruajtur këtë zakon si duket vetëm në Grahovo, por vetëm që dhëmbët i bëjnë në bisht pasi të kenë gërmuar varrin. Kur gërmojnë të tri goditjet e para, në Shqipëri, i bëjnë me belin (kazmën) prapa kurrizit. Pasi mbaron punën e tij, punëtori nuk ia jep shokut veglën në dorë, por e lëshon mbi tokë, prej ku e ngre punëtori tjetër.

Kur punëtorë hapin një varr nuk i urojnë me: “Puna mbarë!”, as me “l’lumshin krahët”. Asnjerit nuk i lejohet, të kapërcejë një varr të hapur, as nuk është mirë të lihet bosh, por duhet vënë brenda një vegël (lopatë ose kazmë). Edhe në Rumani kujdesen që një fëmijë të mos e kapërcejë varrin e posagërmuar.

Kur bie shi dhe mbushet varri me ujë, atëherë thuhet, i vdekuri ka qenë njeri i keq, kur çel moti, thuhet e kundërta. Në Bohemi besojnë pikërisht të kundërtën. Ndërsa gërmohet varri llon vaji i përgjithshëm. Në Malcinë e Vogël marrin pjesë të gjithë burrat, që kanë ardhur për varrim dhe nga gratë vetëm ato të fare sit. Në Kelmend i afrohen të vdekurit në gropë, sipas familjeve, natyrisht burrat veç dhe gratë veç. Gratë shko-jnë me radhë sipas rangut në familje, ato në krye të mbuluara me shami koke dhe të gjitha duke qarë; pastaj tërhiqen mënjanë, për t’iu lëshuar vend atyre që vinë nga pas dhe ulen te koka e të vdekurit. Ka grupe burrash, që ngushëllojnë heshtas; të tjerë afrohen duke ruajtur zakonin e Malcisë Madhe dhe të Vogël. Në këtë rast, me

këmbën e mëngjër përpara, qëndrojnë radhë përkrah njeri tjetrit me duart mbi hijet, afër 30 hapa larg nga i vdekuri. Kryetari i grupit del tani nga radha me këmbën e majtë përpara i thërret të vdekurit me emër, e pyet ku është dhe përse i la shokët, pastaj marshojnë të gjithë si me këm-bajka [Mangallkë (Korça)] me gjunjë të ngrirë, kokën lart, me shikim jo të natyrshëm të ngulur në një drejtim nga përpara, pa asnjë lëvizje tjetër të trupit, përveç rrotullimit që shkaktojnë hapat, i afrohen kufomës. Gjesti nuk është aspak qe-sharak, përkundrazi ecja e ngrirë e njerëzve, që i afrohen të vdekurit, të ngjeth mishin.Ndërkaq kali i të vdekurit në Kelmend, qëndron pranë të zotit, por sa afrohet njeri nga grupet që vajtojnë, ia nxjerrin atij përpara dhe kthehet me të te i vdekurit. Gjatë kohës, kur përcjellin të vdekurin i varin kalit në qafë dhe në kokë shami të zeza të disave nga gratë, që erdhën në varrim. Pas këtij akti çdo anëtar i grupeve vajtonjëse ndahet nga i vdekuri dhe të gjithë shpërndahen në varrezat, duke formuar grupe. Ulen përdhe bisedojnë me njeri tjetrin dhe pinë duhan.

Siç dihet, trakasit e vjetër dhe, më vonë, në llim të kohës mesme, edhe popuj të tjerë, kishin

zakon ta varrosnin kalin bashkë me të zotin. Nga pikëpamja historike është interesant që ky zakon ka mbetur në disa vise të malcisë, ku kuajt janë të rrallë. Kelmendasit kanë jetuar më parë në një vend ku kali luante rol më të madh, nga ç’luan në vendbanimin e sotshëm. Përmend me këtë rast, që kali lot një rol me rëndësi në kultin e të vdekurve të çerkezëve dhe të osetëve. Ceremonia me kalin duket se mungon në Mal-cinë e Vogël, dhe fakti që ekziston në Malcinë e Madhe shpjegon mbase, përse në shumë varre janë skalitur gura kuajsh.Edhe në Malcinë e Vogël i afrohen grupet qivurit në mënyrën që përshkruam këtu, por, përveç ulërimave dhe vajtimeve, është zakon që në ekstazë të grisin gjak fytyrat, të rrahin kraharorin me grushte, sa të buçasë. Në Malin e Zi rrahin kokën me grushte dhe në Çeki kraharorin. Në Kelmend pasi kanë gërmuar varrin, përgatitin qivurin. Me ndihmën e një shufre të drejtë matet shtati i të vdekurit dhe qivuri ndërtohet tamam pas trupit. Këtë zakon e kanë edhe rumunët dhe thonë, se do ishte keq, sikur qivuri të ishte shumë i madh sa të mos e mbushte tërësisht kufoma e të vdekurit. Në rastin, që ndodha vetë, arkivoli ishte te supet gati dy herë më i gjerë se

te këmbët, kishte pra formën e një trapezi. Në Malcinë e Vogël nuk goditin qivure. Në vend të këtij veshin varrin me afër 60 cm. mur të thatë. Edhe në Malin e Zi e quajnë përdorimin e qivurit një zakon të importuar.

Etiketa kërkon që, gjatë gjithë kohës së varrimit, fare si të mos tregojë asnjë shenjë tronditje, bile të shfaqen me orë të mira, duke i përgjigjur çdo ngushëllonjësi, që shtëpia ka akoma shumë burra, të cilët janë aq trima dhe të zotë, si ai që la jetën, që humbja të duket kështu sa më e pakët që të jetë e mundur. Pasi janë mbledhur mjaft njerëz, qivuri është ndërtuar dhe varri gërmuar, në Kelmend e vendosnin qivurin anës më të gjatë të varrit, bile atje ku është grumbulluar dheu i gërmuar dhe kapakun e vënë pranë qivurit. Në çastin kur e ngrenë të vdekurin nga hija e madhe, për t’a mbartur pranë varrit, edhe grupet e njerëzve lënë hijet dhe mblidhen rreth varrit. Pasi mblidhen të gjithë, e vënë të vdekurin në qivur dhe burrat e fare sit afrohen për ta puthur në fytyrë dhe për tu përshëndetur me të; pastaj i marrim për kujtim kutinë e tabakos ose ndonjë copë veshje, e mbulojnë me savan dhe i mbërthejnë qivurit kapakun. Në Bogë është zakon, në këtë rast, t’i çierrin pakë savanin ose gishtin e vogël kufomës, se të dyja këto e ruajnë (konservojnë) atë në varr.

Në kundërshtim me zakonin shqiptar, që ta ruajnë kufomën të mos tretet, rumunët dhe grekët dëshirojnë që, kur ta hapin varrin pas disa viteve të mos gjejnë veçse kockat. Për kufomat, që nuk treten pas një kohe të gjatë, thuhet se shtrigojnë. Duhet pra, që të shpejtohet tretja e tyre, të hiqet mallkimi, që rëndon mbi të vdekurin, sipas pikëpamjes greke dhe rumune. Pal Nika në Flet, në Shqipërinë e Veriut, që pas shumë viteve e gjeti të patretur trupin e të atit, besonte se kjo tregonte që i ati, një burrë famëkeq në kohën e tij, kishte qenë në një farë mënyre i shenjtë.Ceremonitë e varrimit në Malcinë e Madhe ndryshojnë pak nga ato të Malcisë së Vogël. Në Malcinë e Vogël i venë të vdekurit në gojë një metalik (monedhë) para se ta varrosin, të cilin më parë e sjellin tri herë rrotull varrit, pastaj i venë mbi kraharor një qiri të ndezur. Në disa rrethe në vend të qiriut venë mollë, siç thamë më lart. Në Malcinë e Madhe nuk është zakon t’i venë të vdekurit metalik në gojë. Meqenëse metaliku është tepricë e besëtytnisë pagane, kisha e ka ndaluar, por prapë, në mos haptas përdoret fshehtas. Sipas pikëpamjes shaljane, të vdekurit i venë metalikun në gojë, që t’i paguajë zotit të varrit varrin, në rast që ai kërkon dëmshpërblim, se siç thamë më lart trualli i varrezave është i ngushtë dhe lehtë mund të dëmtohet varri përsëri. Për këtë arsye edhe në Glasimac të Bosnjës, i venë të vdekurit në varr para të vogla (metalike). Në Herce-govinë i venë në varr të vdekurit disa pare të vogla vetëm atëherë, siç pretendojnë, kur janë gjetur atje kocka. Zakon i “ovëlls”, sepse për këtë është fjala, sipas Tozerit, ka qenë në Greqi dhe në ishujt e Greqisë deri në bregdetin e Azisë së Vogël dhe, sipas Abbotit, edhe në Maqedoni. Mariana shkruan se dikur ka qenë në formën e vjetër edhe në Rumani. Edhe sot është zakon në Bullgari dhe në Rumani t’i venë të vdekurit në dorë të holla dhe, veç kësaj, kur e mbushin varrin, ndërsa njerëzit e shtëpisë hedhin dhe, të afërmit e të vdekurit hedhin në varr të holla të vogla.Meqenëse në Malcinë e Vogël, si dhe në Malin e Zi, nuk ndërtojnë, në fund të varrit shtrojnë kashtë dhe lëkurë bagëtish, marrin armët e të vdekurit, e shtrijnë me rrobat e tij në varr, e mbulojnë me një savan, shpërnda-jnë mbi të duhan dhe mbi muret e thatë anës venë binarë, kështu që, kur ta mbushin varrin me dhe, të mos bjerë dhe mbi kufomën. Në Zibenbyrgen dhe në Bukovinë përdorin qivure dhe çdonjëri hedh një lopatë ose një dorë dhe në varr, me fjalët: “Hallall buka dhe kripa, që kemi ngrënë së bashku!”, pastaj përshëndetin të afërmit me: “Zoti ju dhashtë kyvet!” dhe “U pastë lan nafakën prapa!”.

Kur vdes një vrasës para se të marrë ndjesën e kishës, atëherë e varrosin jashtë varrezave dhe vetëm pas 3 vjetëve e nxjerrin nga varri, e varrosin brenda në varrezat dhe bekojnë varrin e tij

Në foto: Kopertina e librit të Baron Nopçes botuar në shqip

Page 6: Në gjurmët shqiptare të Aleksandër Moisiutmalaria dhe gjakmarrja. Ishte njëri ndër vendet më të prapam-betura të Europës. Për këtë arsye, “sinjora” Amalia-s nuk i

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 17 shkurt 2013

20 SH.com HISTORI DOKUMENTE BURIME

STATUTET E SHKODRRSTë drejtat dhe detyrimet e

gruas shqiptare të mesjetësPozicioni i gruas në Arbërinë mesjetare, gjendur në ku jtë midis krishtërimit perëndimor latin dhe atij lindor bizantin... Çfarë parashikohej mbi të drejtat

dhe detyrimet e saj, si ishte pozita e saj në rkahasim me burrat...

DR. ETLEVA LALA

Statusi i gruas në Arbërinë mesjetare dhe studimet gjinore që kanë të bëjnë me Arbërinë mesjetare në përgjithësi

është një fushë e kërkimit shkencor që nuk ka tërhequr vëmendje të veçantë në historiogra në shqiptare. Kjo përpjekje për të ndriçuar pozicionin e gruas në këtë terri-tor, që gjendet në ku jtë midis krishtërimit perëndimor latin dhe atij lindor bizantin do të bazohet kryesisht në burimet normative, dhe më speci kisht në Statutet e Shkodrës. Ndërsa e shohim statusin e gruas përmes kësaj pasqyre, duhet të mbajmë parasysh faktin që teksti normativ nuk re ekton do-mosdoshmërisht praktikat e përditshme, të cilat varjojnë nga rasti në rast. Kjo përpjekje tregon gjithashtu që kjo fushë kërkon më shumë punë empirike dhe krahasuese në të ardhmen.Statutes e Shkodrës i kushto-jnë një hapësirë të konsiderueshme pozitës dhe roleve të ndryshme që gruaja kishte në familje dhe në shoqëri. Aspektet e ndryshme të jetës së saj vizualizohen në mënyra të ndyshme duke u përpjekur të pasqyrojë të gjithë shumëllojshërinë e funksioneve dhe rolit të gruas në shoqëri dhe në familje. Nga ky këndvështrim nuk është e lehtë të cilësosh pozitën e gruas në shoqëri në një mënyrë absolute, por do të përpiqem të pa-raqes rrymat kryesore të aktivitetit të saj që kanalizohej nga mjedisi dhe kushtet në të cilat jetonte. Sipas statuteve të Shkodrës, gruaja gëzonte një pozicion mjaft të mirë brenda familjes si nënë, motër, vajzë dhe grua. Nderi, respekti dhe madje edhe pavarësia ekonomike ishin fushat kryesore në të cilat gratë mund të ndërtonin një identitet të fortë. Ato konsideroheshin si shtylla të rëndësishme në vendimmarrjen e familjes dhe e merrnin këtë pozitë me gjithë autoritetin që kërkohej.

Megjithëse studiuesit argumentojnë që në mesjetë nuk mund të itet për jetë private dhe publike, dhe as që mund të mendohet për një ndarje të tillë, për ta kuptuar më mire rolin e gruas në shoqëri dhe familje unë do t’i përdor këto terma jo në kuptimin që ata kanë marrë në shkencë, por në një kuptim më gjenuin të fjalës, në atë të jetës brenda familjes dhe jashtë mureve të shtëpisë. Kjo ekzistonte dhe vazhdon të ekzistojë në çdo familje shqiptare dhe na ndihmon për të kuptuar më mirë nëse gruaja mund të quhet e privuar nga disa të drejta që sot ia njohim si të drejta të pakontestueshme, apo këto mund të interpretohen edhe si privilegje.

Gruaja shqiptare nuk kishte të drejtën e trashëgimisë, por kjo nuk duhet konsideruar si privim i femrës nga kjo e drejtë. Trashëgim-ia ishte një ndër aspektet ekonomike të jetës në qytet që konsiderohej si çështje publike, duke qenë se ishte e lidhur ngushtë me repu-tacionin dhe statusin social të familjes apo të personit në fjalë. Trashëgimia nuk kon-siderohej çështje private, por publike edhe sepse në të përfshiheshin procedura ligjore. Në këtë kontekst, është e kuptueshme pse vajza ishte e përjashtuar nga trashëgimia në familjen atërore, edhe pse paja që ajo merr nga prindërit, në momentin kur ajo mar-tohet, mund të ketë po atë vlerë nanciare që mund të ketë çdo lloj trashëgimie tjetër, por që jepet para se prindërit të vdesin. Në statute përjashtimi nga trashëgimia është i shprehur në mënyrë eksplicite, por kjo nuk duhet kuptuar si privim i gruas nga pronat atërore: “Kur një baba apo një nënë kanë vajza të martuara si dhe djem a djem të djemve, ata nuk duhet t’u japin gjë tjetër vajzave, veç prikës. Gjithë sa mbetet pas sigurimit të prikës së vajzave, i takon djalit apo djemve të djemve. Nëse nuk ka djem,

por rrobat e tij, perlat apo zingjirët e oririt, le t’i mbeten djalit të tij, dhe le të mos merren nga perandori. Nëse nuk ka djem, por vajzë, le t’i kalojnë vajzës, të mbajë, t’i shesë ose t’i falë sipas dëshirës.” Nëse mbajmë parasysh audiencën e këtyre dy statuteve, vlen për t’u tërhequr vëmendja te përshkrimi i saktë i shtresës së lartë për të cilën bën fjalë Kodiku i Dushanit. Ndryshe nga ky kodik, statutet e Shkodrës kanë një audience më të gjerë, gjë që tregon se këto ligje vlenin për të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe për përditshmërinë e tyre dhe jo për raste të veçanta.

Përjashtimi nga trashëgimia në Statutet e Shkodrës, kompensohet me një pozicion shumë të fortë të gruas brenda familjes, dhe konkretisht nëpërmjet prikës. Megjithëse vajza supozohet të mos merrnin pjesë në pronat e babait, prika e saj mund të ishte mjaft e pasur, duke përfshirë edhe prona të patundshme si vreshta, shtëpi, toka të punueshme si dhe territore të tjera. ‘Nëse dikush vendos të japë në prikë ose të shesë vreshta e ara të lëshuara më parë me qera apo shtëpi të dhëna me qera, këtë mund ta bëjë vetëm pas një viti, kur përfundon kon-trata me përdoruesin.’ (Statutet e Shkodrës, kap. 43-44). Në momentin që kjo pasuri bëhej e saj, ajo kishte kontroll të plotë mbi prikën e saj, dhe askush nuk mund ta prekte apo ta tjetërsonte atë.

Pozita juridike është e përcaktuar mire në familje edhe në situata të veçanta. Kështu p.sh. vajzat jetime, që nuk kanë nënë e babë, kanë të njejtat të drejta për të ndarë pasurinë e prindërve të tyre, si dhe të drejtë për të marrë prikën e virgjërisë. Nëse një vëlla dhe një apo më shumë motra

vajzat duhet t’i ndajnë këto pasuri mes tyre, në mënyrë të barabartë, që asnjëra të mos marrë më shumë se tjetra nga pjesa e mbetur e pasurisë, pas dhënies së prikave.” (Statutet e Shkodrës, kap. 162).

Trashëgimia si akt publik duhet të ka-lonte vetëm në linjë mashkullore, dhe pjesë-marrja në jetën publike nëpërmjet ndonjë akti trashëgimie ishte i ndaluar për gratë

në të gjitha fazat e jetës së saj. Prezenca e nipërve në proçesin e trashëgimisë nuk gjen-det në të ligje të ngjashme të Evropës, dhe mesa duket ka ekzistuar vetëm në traditën shqiptare, siç e komentoi Grethe Jakobsen.

Në Kodikun e Dushanit gjendet po e njëjta ide, por që i adresohet një shtrese më të lartë të shoqërisë: “Kur një snik vdes, kali i tij i mirë dhe armët e tij duhet t’i jepen perandorit,

Në foto: Gravure e Shkodres nga shek. XVI

Në foto: (Lart) Shkodra, ilistrimi nr 3

(Djathtas)Statuti Shkodres, kopertina

Page 7: Në gjurmët shqiptare të Aleksandër Moisiutmalaria dhe gjakmarrja. Ishte njëri ndër vendet më të prapam-betura të Europës. Për këtë arsye, “sinjora” Amalia-s nuk i

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 21www.shqiptarja.comE diel, 17 shkurt 2013

HISTORI Nëse p.sh. prindërit kishin djem e vajza për të martuar, vajzat duhet të martoheshin

të parat dhe pastaj djemtë. Nëse djali dëshironte të martohej më parë, pa lejen e prindërve, nëna dhe babai kishin të drejtën ta dëbonin atë nga shtëpia

mbesin jetimë, vëllai apo vëllezërit e mëd-henj duhet të marrin detyrën të rregullojnë martesën e motrës, apo të motrave me atë që kanë trashëguar nga babai apo nëna. Ajo që tepron pas prikës i takon vëllait apo vëllezërve. (Statutet e Skodrës, kap. 160). Pozita e favorshme e gruas në familje është e qartë edhe nga mbrojtja ligjore e pasurisë personale të saj. Askush nuk mund ta prekë apo ta tjetërsojë vlerën e prikës, madje as bashkëshorti. Në statut shkruhet në mënyrë eksplicite: “Asnjë burri nuk i lejohet të marrë diçka nga prika e së shoqes për të paguar një gjakmarrje apo uzarbë. Komuna duhet t’i dalë në mbrojtje gruas, kurse burri që e kryen një marrëzi të tillë, duhet ta paguajë atë nga xhepi i tij. Nëse nuk është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë, gruaja ka të drejtë të ushtrojë autoritetin e saj mbi të.” (Statutet e Skodrës, kap. 266). Edhe nëse një grua jep miratimin e saj për të tjetërsuar diçka nga prika e saj, ajo që merret nga prika duhet të zëvendësohet në kohën e caktuar. Nëse burri dhe gruaja bien në varfëri, dhe vendo-sin të përdorin prikën e gruas, me miratimin e saj, prika duhet të konsiderohet pasuri e përbashkët (Statutet e Skodrës, kap. 165). Përndryshe, prika ishte pasuri e plotë vetëm e gruas, dhe ajo mund të bënte çfarë të donte me të, si p.sh. ta jepte si donacion për arsye fetare nëse nuk donte t’ua jepte vajzave të saj (Statutet e Skodrës, kap. 196).

Edhe përsa i përket pasurisë së përbashkët brenda familjes, gruaja kishte një status të favorizuar, përderisa brenda familjes gruaja dhe burri kishin të njejtat të drejta mbi pas-urinë e përbashkët. Nëse një burrë e një grua pasi martoheshin dëshironin të jetonin veç-mas nga familjet e tyre atërore, gjithçka që tonin duhet të konsiderohej si e barabartë:

gjysma i përkiste bashkëshortit dhe gjysma bashkëshortes. Kjo vlente edhe për dëmet (Statutet e Skodrës, kap. 166). Nëse pas martesës, dhëndri dhe nusja kishin jetuar për një fare kohe me vjehrrin dhe familjen e tij, por pastaj vendosin të jetojnë më vete, duhet të merrnin vetëm ato mallra që kishin sjellë në martesë dhe asgjë tjetër (Statutet e Skodrës, kap. 167). Një burrë dhe gruaja e tij mund t’ia transferonin pasurinë e tyre njëri-tjetrit, por nëse gruaja apo burri vendosnin të administronin një pasuri, ky vendim ishte një përgjegjësi e madhe, sepse gruaja apo burri duhet ta administronin pasurinë sikur të ishte e vetja (Statutet e Skodrës, kap. 168), gjë që nuk ishte e lehtë për t’u vërtetuar në të gjitha situatat. Kur ishte fjala për të punuar jashtë shtëpisë, gratë ishin më pak të favorizuara sesa burrat. Ashtu si kudo në Evropën mes-jetare, puna e burrave konsiderohej si më me vlerë sesa puna e grave. Në kreun 62 të Stat-uteve të Shkodrës, një korrës tonte 3 grosh në ditë kurse një grua vetëm 2 grosh në ditë (Statutet e Skodrës, kap. 62). Obligimet e pu-nëtorëve ndaj punëdhënësve janë përshkruar në kreun 71, ku thuhet se nëse një punëtor, shërbëtor ose shërbëtore, i cili në prani të ga-rantëve ka rënë në ujdi me padronin e tij për të qëndruar në punë për kaq e aq vite ose muaj, dëshiron të largohet para kohe, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, qoftë sepse nuk mund të jetë parapaguar ose për faktin e thjeshtë se nuk lejohet largimi përpara përfundimit të kontratës. Nëse punëtori ose punëtorja do të sëmuret, padroni detyrohet ta ushqejë dhe kur të shërohet, duhet t’ia kthejë detyrimin atij, duke i shërbyer për të gjithë kohën që ka humbur në punë, për shkak të sëmundjes, në të njejtën stinë (Statutet e Skodrës, kap. 71).

Po kështu, gruaja konsiderohej si inferiore në proceset gjyqësore. Ajo nuk lejohej të ofron-te ndonjë garanci, dhe në këtë drejtim nuk dal-lonte nga shërbëtorët, të varfërit, kriminelët

apo grupe të tjera që për ndonjë arsye apo një tjetër ishin të margjinuar. Edhe përsa i përket përgjegjësisë për fëmijët, babai kishte shumë më tepër autoritet sesa nëna, duke qenë se ai mund të dëshmonte për çdo fëmijë, vajzë apo djalë, kurse nëna vetëm për djemtë, por jo për vajzat (Statutet e Shkodrës, kap. 135). Ka edhe raste kur ajo mund të ishte garante e plotë në çështje të tilla që kishin të bënin me moshën, fëmijët, ose sjelljen dhe virgjërinë e vajzave (Statutet e Skodrës, kap. 130). Nuk është e qartë nëse këto çështje konsideroheshin si më pak të rëndësishme apo gruaja konsiderohej më kompetente në zgjidhjen e tyre, duke iu njohur kështu autoritet i plotë në çështje dhe aktivitete të jetës së përditshme shtëpiake. Kjo është çështje që duhet shqyrtuar në më shumë detaje.

Kur burri nuk ishte i pranishëm në familje, gruaja merrte statusin e tij ligjor, duke përfaqësu-ar familjen publikisht dhe ligjërisht. Në këto raste, gruaja kishte të drejtë të shkruante testa-ment (Statutet e Skodrës, kap. 196). Kjo do të thotë që ajo nuk konsiderohej si e paaftë zikisht për të marrë përgjegjësi ligjore, por ishte aspekti social që e konsideronte atë të papërshtatshme për t’u ekspozuar publikisht në procese gjyqësore. Një grua e martuar ishte përgjegjëse për për-faqësimin e bashkëshortit të saj kur ai nuk ishte në qytet. Që të mos i cëno-hej nderi, ajo duhet të merrte një avokat që ta përfaqësonte atë (Statutet e Skodrës, kap. 117). Ruajta e grave nga paraqitja publike është arsyeja kryesore se përse gjyqi dënonte vetëm bashkëshortët për humbje rasti në gjyq dhe jo gratë e tyre (Statutet e Skodrës, kap. 117). Nuk është e pazakonshme që ligji ishte shumë më i rreptë me burrat sesa me gratë kur ishte fjala për detyrimet familjare brenda familjes. Nëse p.sh. prindërit kishin djem e vajza për të martuar, vajzat duhet të martoheshin të parat dhe pastaj djemtë. Nëse djali dëshironte të martohej më parë, pa lejen

e prindërve, nëna dhe babai kishin të drejtën ta dëbonin atë nga shtëpia (Statutet e Skodrës, kap. 161). Të dëboje një burrë nga shtëpia, duhet të ketë qenë një dënim shumë i rëndë, përderisa është një kërcënim që haset shpesh në statutet e Shkodrës. Sipas kreut 159, babai kishte liri të plotë ta martonte të birin edhe kur ky ishte nën moshë dhe të merrte prikën e gruas së të birit e ta përdorte atë si të donte. Biri duhet të jepte pëqimin si për martesën ashtu edhe për prikën e së shoqes. Por nëse i biri nuk e jepte pëlqimin dhe nuk dëshironte që i ati ta merrte

prikën e gruas së tij, por ta mbante për vete, babai, nëse dëshironte, mund ta dëbonte të birin dhe gruan e tij nga shtëpia (Statutet e Skodrës, kap. 159). Prit-shmëria ishte pra që djali nën moshën e duhur për martesë ta jepte miratimin për përdorimin e prikës, nëse donte të martohej dhe të ndihej i mbrojtur e i sigurt në gjirin e familjes atërore. Kjo mund të jetë edhe një nga shpjegimet që çuan në krijimin e familje-ve të mëdha. Përsa i për-ket moshës së marrjes së përgjegjësisë sociale, sistemi funksiononte si kudo në Evropë. Përsa i përket aftësive për të shkruar, vajzat mund të

dëshmonin me shkrim më herët se djemtë. Ndërsa djemtë nuk lejoheshin të shkruanin testament para moshës 14 vjeçare, vajzat mund të shkruanin një të tillë që në moshën 12-vjeçare, (Statutet e Skodrës, kap. 160) moshë kjo që korrespondon me atë të martesës sipas të drejtës kanonike.

Përgjegjësitë e gruas llonin gjithashtu herët në jetën e saj, dhe standarte të dy shta përdoreshin për të matur përgjegjësitë e saj përkundrejt përgjegjësive të burrit, sidomos përsa i përket seksualitetit. Ishte përgjegjësi

e gruas të ishte e kujdesshme dhe të ruhej ngarreziqet jashtë shtëpisë.

Në raste dhunimi, i vetmi rast kur gruajabesohej plotësisht dhe mbrohej nga ligji ishtekur dhunimi bëhej nga një klerik. Nëse njëgrua e martuar ankohej që ishte dhunuarnga një klerik, ajo besohej edhe pa pasurdëshmitarë, dhe kleriku duhet të paguante njëtaksë (Statutet e Skodrës, kap. 200). Logjika endjekur duhet të jetë ajo që gruaja nuk duhettë kishte frikë dhe të mbrohej nga klerikët, sinjerëz të besueshëm që duhet të ishin. Nësenga ana tjetër, një djalë i pamartuar dhunontenjë vajzë të pamartuar, ai ishte i detyruar tëmartohej me të me martesë të ligjshme dhenuk mund ta braktiste për mungesë prike,përndryshe duhet të paguante një takes prej8 perperësh (Statutet e Skodrës, kap. 265).Nëse gruaja e dhunuar ishte e martuar, dhepo kështu ishte edhe burri, burri duhet tëpaguante taksë dhe gjysmën e kësaj takseduhet ta merrte gruaja (Statutet e Skodrës,kap. 201). Nëse një burrë dhunonte një grua,ai duhet të paguante 9 hiperperë (Statutet e Skodrës, kap. 256). Po kështu, nëse di-kush dhunonte shërbëtoren e dikujt tjetërdhe gruaja vdiste gjatë lindjes, dhunuesiduhet të gjente një shërbëtore tjetër që tëzëvendësonte atë të vdekurën, dhe fëmija ishërbëtores bëhej shërbëtori i tij (Statutete Skodrës, kap. 202). Koncepti i turpit dhenderit nuk dalin direkt në pah në statute,por nëse llogarisim Kodin e Lekë Dukagjinit,seksualiteti i gruas sigurisht që ishte nënkontrollin e krerëve të familjes, ndërkohëqë seskualiteti i burrit nuk kontrollohejnga askush. Kodi i Stefan Dushanit ishteshumë më i rreptë përsa i përket dhunimittë gruas: “Nëse një snik merr me forcënga grua snike, le t’i priten të dyja duartdhe hunda. Por nëse një njëri i thjeshtëmerr me forcë një grua snike, le të varet;nëse ai merr me forcë një grua të sojit tëtij, le t’i priten duart dhe hunda” (Kodiku iDushanit, kap. 51). I njejti nivel brutalitetiaplikohej edhe për gratë: “Nëse një grua snike kryen marrëdhënie seksuale më një

burrë të një statusi më të ulët, le t’i pritenduart dhe hunda” (Kodiku i Dushanit, kap.52). Seksualiteti i gruas snike ishte prasymbol i nderit dhe i turpit në elitën sociale.Ligjet e mëvonshme e ulin pozitën e gruas.Kështu në Kanunin e Lekë Dukagjinit, gruajakishte një status shumë më inferior sesa burri,duke u privuar nga të drejtat e privilegjet eburrit jo vetëm në çështjet publike por edhenë ato familjare. Kodiku në ligjet normativee thjeshtëzon gruan në një ‘shakull’: Gruejaâsht shakull për me bajtë. Nëse ky është njëligj i shtuar vonë gjatë pushtimit ottoman,apo ishte që në mesjetë, kjo është çështje ehapur për debat. Në vend të konkluzionit,dëshiroj të shkruaj për punën në progress nëkëtë drejtim, duke qenë se ky shkrim ështëbazuar vetëm në tekstet normative të stat-uteve të Shkodrës. Më shumë kërkim duhetbërë me dokumente të tjera që tregojnë rastespeci ke sesi tekstet normative re ektohennë jetën e përditshme. Statutet e tjera tërajonit duhen konsultuar më nga afër, që tëbëhet i mundur identi kimi i asaj që ështëautoktone dhe praktikë e përgjitshme në ra-jon. Ngjashmëritë dhe ndryshimet që mundtë dalin nga puna kontrastive, do të hedhintjetër dritë mbi pozicionin e gruas në sho-qëri. Shumë pyetje të tjera do të dalin sapoburimet të jenë në dispozicion të lexuesitdhe studiuesit, por për momentin shpreso-jmë që ky kontribut modest do të tërheqëvëmendjen e studiuesve në konsiderata që iduhen bërë kësaj çështje në këtë rajon dhekëto të dhëna të shikohen për një projekt tëmundshëm mbirajonal.

Në foto: (Majtas) Faqe nga Kodiku origjinal i Shkodres nga viti 1341 ne gjuhen latine, ku itet per grate (Poshtë) Faqja e parë e statutit të Shkodrës

Page 8: Në gjurmët shqiptare të Aleksandër Moisiutmalaria dhe gjakmarrja. Ishte njëri ndër vendet më të prapam-betura të Europës. Për këtë arsye, “sinjora” Amalia-s nuk i

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 17 shkurt 2013

22 SH.com BIBLIOTEKERECENSA LIBRI

MIZANTEKSTILibër iniciues në

studimet letrare shqipe Mizanteksti bën prezantimin e dijeve letrare, që realizohen në formën

e shkrimit metakritik, siç e bën me poetiken dhe kritikën e Arshi Pipës, me “Albanizmën” e Sabri Hamitit dhe të kritikëve tjerë.

AVDI VISOKA

Më 14 shkurt të vitit 1989, ditën e Shën Valentinit,

Salman Rushdie-s i telefonoi një gazetar i BBC-së, i cili i tha se Aja-tollah Khomeini e kishte “dënuar me vdekje”. Ishte hera e parë që ai dëgjonte fjalën fatwa. Cili qe krimi i tij? Shkrimi i romanit me titull Vargjet satanike, i cili, sipas akuzës, ishte “kundër islamit, Profetit dhe Kuranit”. Dhe kështu nisi odiseja e jashtëzakonshme e një shkrimtari që detyrohet të jetojë në ilegalitet duke u zhv-endosur nga një bazë në tjetrën, nën praninë e vazhdueshme të një skuadre të armatosur mbrojtëse. I kërkuan të zgjidhte një emër të rremë, me të cilin ta thërrisnin policët. Ai lloi të mendonte për shkrimtarët që donte më shumë dhe të krijonte kombinime me emrat e tyre. Papritur, në mendje i përshkënditën emrat Conrad-it

LIBRI I RI

“Joseph Anton”, libri i jetës së Selman Rushdies

Libri më i ri me studime i Agron Y. Gashit, shënon një-kohësisht një vazhdimësi të

kërkimeve të lluara vite më parë me “Autopoetiken”, por edhe një moment të ri, jo vetëm në krijim-tarinë e tij. Hulumtimet e tij për zhanrin autobiogra k, të iniciuara vite me parë, tashmë jo vetëm se kanë krijuar identitetin e vet në studimet e sotme shqipe, por janë orientuar drejt një horizonti krejt të ri në studimet e letrave shqipe. Mizanteksti shenjon procesin me delikat të krijimtarisë letrare, të lindjes së tekstit, të atij momentit më tundues e krijues, të kalimit nga shkrimi në tekst. Studimet shqipe, me pak përjashtime, ende nuk i kane bërë hapat e parë në këtë truall kaq të rrëshqitshëm, por edhe po aq s dues të analizës tekstore. Agron Y. Gashi e bën sprovën e parë, për aq sa kemi informacion, në këtë fushë të stu-dimit të letrave shqipe.

Andaj, duhet konstatuar men-jëherë se pikërisht kjo është vlera e veçantë e këtij libri, te cilin ua rekomandojmë, jo vetëm special-istëve të letërsisë, por edhe një publiku të gjerë kureshtar për letërsinë, por edhe për mendimin letrar e kulturor.

Ky libër, nuk është një sprovë teorike mbi problemet e tekstit, dhe veçanërisht të tekstit letrar, siç mund të tohet përshtypja e parë, por një mjet operimi, të cilin autori e a shon që në hapje të tek-stit. Ai nuk përku zohet tek gjen-eza e tekstit, ashtu siç bën kritika gjenetike, dhe e ndjek evoluimin e shkrimit nëpër të gjitha etapat drejt një naliteti që është teksti, respektivisht teksti letrar në vari-antin të cilin e has lexuesi. Agron Y. Gashi operon me mizantekst në analizën e pothuaj te të gjitha

zhanreve diskursive dhe formave të mundshme që mund t`i marr ai. Një herë analizon organizimin e brendshëm të narracionit në funk-

sion të hulumtimit të vlerave le-trare të krijimit romanesk, të cilën e aplikon me veprën e Zejnullah Rrahmanit; herën tjetër analizon

dispozitivin tekstor në funksion të hulumtimit të vlerave stilistike të krijimi poetik, siç e hasim në analizën e poezisë së Lasgush Poradecit, Zef Zorbës, apo të Ag Apollonit. Mandej, mizanteksti ap-likohet edhe si mjet i privilegjuar i analizës së mizanskenës së k-sionit të dramaturgëve shqiptarë. Në të gjitha rastet, interpretimi që buron nga ky tip i analizës prodhon rezultate të matshme, të argumentuara nga një proces i gjatë i shkrimit pararendës të tekstit respektiv.

Mizanteksti, në rastin tjetër, bën prezantimin e dijeve, veça-nërisht, të dijeve letrare. Kështu, dijet letrare realizohen në formën e shkrimit metakritik, siç e bën me poetiken dhe kritikën e Arshi Pipës, me “Albanizmën” e Sabri Hamitit dhe te kritikeve tjerë.

Situimi i “Mizantekstit” të Agron Gashit vetëm përbrenda repertoar-it të tekstit të thjeshtë metakritik do të reduktonte esencën e tij. Ai synon të thellohet në transmetimin e dijeve me subjektive për mënyrat e të qenit, të mendimit, ideologjive dhe vlerave. Mandej, ai merr karak-ter me sistematizues në diskutimin e sistemeve poetike të Lasgush Pora-decit, Sabri Hamitit, Beqir Musliut, Musa Ramadanit, Kujtim Shalës, Ag Apollonit dhe te autoreve tjerë bashkëkohorë shqiptarë.

Agron Gashi, mizantekstin e vë edhe në raport me analizën teorike të teksteve klasike, ku shquhet studimi për Longinin, por edhe të teorive bashkëkohore letrare. Studimet intertekstuale të mizanteksti gjejnë një truall shumë të frytshëm në dialogimin ndërmjet teksteve dhe autoreve të kulturave, zhanreve dhe periud-have, shpesh, shume të ndryshme. Studimi i Pipës për Montalen dhe Danten, i vënë edhe si apendiks në gjuhen italiane, në fund të librit, e zgjeron edhe me tej gamen e in-teresimeve dhe e shpreh ambicien e Gashit për zgjerimin e frekue-ntimit të publikut edhe jashtë kontekstit shqiptar.

Siç u theksua që në llim të këtij diskutimi, padyshim, pjesa me e realizuar e këtij libri është miz-anteksti i diskursit autobiogra k. Analiza e bërë “Sagës së fëmijnisë” së Zef Pllumit dëshmon edhe një herë për profilin specifik që ky tekst zë në letrat shqipe

Dhe krejt ne fund, Agron Y. Gashi operon me dije bashkëko-hore letrare, veçanërisht me ato franceze. I aplikon ato me saktësi në analizën dhe interpretimin e teksteve, të cilat e shquajnë atë si zë të veçantë të brezit të ri të studiuesve dhe krijuesve.

(Autori është profesor i Letërsisë frënge në UP)

Të dhënat e librit:Titulli: Joseph AntonAutor: Salman RushdiePërktheu: Engjëllushe ShqarriBotoi: Dudaj Faqe: 800 Çmimi: 1500 lekë

Të dhëna për librin”MIZANTESKTI -Poetika, sisteme, autorëAutor: Agron Y. GashLloji: StudimBotimet: Parnas, 2012

dhe Çehov-it – Joseph Anton.Si mund të jetojë një

shkrimtar dhe familja e tij nën kërcënimin e vdekjes për nëntë vjet radhazi? Si mundet ai të vazhdojë të punojë? Si dashuron dhe si pushon së dashuri? Si u jep dëshpërimi trajtë mendimeve dhe vepri-meve të tij, për se gabon ai dhe si mëson të kundërveprojë? Në këtë libër të jashtëzakonshëm me kujtime, Rushdie et për herë të parë për këtë histori,

që është historia e njërës prej bete-jave më të rëndësishme të kohës ku jetojmë, historia e betejës për lirinë e fjalës. Ai et për realitetet herë-herë të zymta e herë-herë komike të bashkëjetesës së tij me policë të armatosur dhe për lidhjet e ngushta që krijoi me mbrojtësit e tij, për luftën e tij për të siguruar mbështetjen dhe mirëkuptimin e qeverive, shefave të shërbimeve të fshehta, botuesve, gazetarëve dhe kolegëve shkrimtarë dhe se si e ri toi lirinë.

Ky është një libër që dësh-mon për çiltërsi dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm, një libër që të ngërthen, të ngacmon, të prek, një libër me rëndësi jetike. Sepse, ajo që i ndodhi Salman Rushdie-s ishte akti i parë i një drame që shpaloset çdo ditë në ndonjë vend të botës.

SALMAN RUSHDIE është autor i gjashtëmbëdhjetë librave,

ndër të tjera i romanit “Fëmijët e mesnatës” (Midnight’s Children), që ka tuar çmimin “Booker Prize” në vitin in 1981, çmimin “Booker of Bookers”në vitin 1993 dhe çmimin “Best of the Booker” në vitin 2008. Romani “Psherëtima e fundit e Arapit” ka tuar çmimin “Whitbread Prize” në vitin 1995 dhe çmimin e Bashkimit Europian “Aristeion” për letërsinë në vitin 1996. Në vitin 2007, Salman Rush-die u nderua me titullin e Kalorësit për shërbime ndaj letërsisë. Ai është anëtar i “The Royal Society of Literature” dhe i “l’Ordre des Arts et des Lettres”.

Po nga ky autor Dudaj ka sjellë në shqip edhe disa vepra të tjera, si “Psherëtima e fundit e Arapit”, “Furia”, “Haruni dhe një det his-torish”, “Magjistrica e Firences” dhe ka në proces botimi “Vargjet Satanike”.