MUSLIMANET QË KONTRIBUUAN NË ZHVILLIMIN E SHKENCËS SË GJEOGRAFISË - 2.docx
-
Upload
artan-s-mehmeti -
Category
Documents
-
view
231 -
download
3
Transcript of MUSLIMANET QË KONTRIBUUAN NË ZHVILLIMIN E SHKENCËS SË GJEOGRAFISË - 2.docx
M.sc. Artan S. Mehmeti
MUSLIMANET QË KONTRIBUUAN NË ZHVILLIMIN E SHKENCËS SË
GJEOGRAFISË – 2
Ebu el-Qasim Muhammad Ibn Hawqal ( ? – 980)
U lind në gjysmën e dytë të shekullit të X – të, në qytetin Nibis të Mesopotamisë së
Epërme, e që në kohet moderne ky qytet i takon Turqisë. Ibn Hawqal gjeografë, shkrimtar
dhe Kronistë (arkivistë).
Ibn Hawqal shumicën e jetës së tij Ai e kaloni në udhëtime, nëpër vende të ndryshme të
Botës, kryesisht në vendet e Botës Islame siç janë vendet e Afrikës Veriore dhe Azisë. Se nga
kush është motivuar Ibn Hawqal që ti ndërmerr këto udhëtime, ka mendime të ndryshme siç:
për motive tregtare, për të qëndruar larg turbullirave politike të asaj
kohe që ishin prezentë në Bagdad, apo për ti vizituar vendet e
lexuara nëpër të ndryshëm pasi që ishte një pasionuar pas leximit,
etj. Si do që të këtë qenë motivi i udhëtimit, studiuesit e ndryshëm
Ibn Hawqal – in e fusin në mesin e dijetarëve të shkollës
gjeografike klasike arabe, ku ai shkruan në mënyrën më të mirë
këto vende pavarësisht a i ka vizituar të gjitha këto vende a jo. Informacionet të cilat gjinden
në shkrimet e tij përmbajnë një saktësi të arsyeshme, e veçanërisht ato shënime që kanë të
bëjnë më Afrikën e Veriut, mbase kjo është dëshmuar nga orientalisti rusë Kratchkovsky, i
cili deklaron se Ibn Hawqal ishte një pionier në mesin e dijetarëve klasik arab të gjeografisë,
ku nga studimet e tij për Afrikën, Ai fitoi një famë të madhe.
Anëtarë të tjerë të shkollës klasike arabe të gjeografisë janë: el-Balkhi, el-Istakhri, dhe
el-Maqdisi. Të gjitha veprat e këtyre autorëve kanë shumë veçori të përbashkëta, këtyre
autorëve u është dhenë emri i përbashkët “Autorët e Atlasit Islamë”. Kjo traditë e hartografisë
islame ishte e ndryshme nga tradita e hartografisë greko – islame në shumë aspekte. Në hartat
e kësaj shkolle qyteti i Mekës zë pozitë qendrore, shenja e orientimit të jugut është në krye,
kurse e veriut poshtë, ku kjo pa dyshim është e bazuar në ndërtimin e qytetit të shenjtë. Kjo
shkollë paraqet risi të tilla si faktor të perspektivës së hartografisë. Gjeografia fizike ishte e
lidhur ngushtë me gjeografin jo fizike (humane), ku shenja e orientimit, malet, lumenjtë,
ishujt, etj., bëheshin simbole të Botës hyjnore. Në shumë raste këta dijetar kanë deklaruar se
ata u nxitën për ti kryer ekspeditat e tyre për shkak të nevojave të bashkësisë fetare, ose siç
mendonin ishin detyruar të korrigjonin disa praktika të gabuara.
1
Një pjesë e hartave që ka mbijetuar deri në ditët tona, nga korpusi i hartografisë islame,
janë ato të cilat ndodhën në tekstin e Ibn Hawqal më titull “Kitab el-Ard”, ku një dorëshkrim
i këtij libri i punuar në vitin 1086 gjendet në Topkapi Sarayi Müzesi Kütüphanesi në
Stamboll.
Jetën e Ibn Hawqal, më së miri e njohim përmes librave të tij, siç shkruan edhe vetë Ai
pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në udhëtime. Këto udhëtime Ibn Hawqal i filloi më
15 maj 943 dhe vazhduan deri në vitin 973, kur së fundmi u shfaqë në Sicili. Në mesin e
këtyre viteve, Ibn Hawqal vizitoi shumicën e hapësirës islame të Afrikës së Veriut, si dhe
zona të mëdha të Persisë dhe Turkstanit. Ka mundësi që gjatë udhëtimit të tij, Ai të këtë bërë
edhe tregti, pasi që puna e tij ka shumë fakte me aktivitetin ekonomik.
Në vitin 974 Ibn Hawqal kthehet në Bagdad ku përfundon enciklopedinë e tij, e cila
përmbante shumë harta dhe grafikone. Përveç një punë të shkurtër në Sicili, Ai është i njohur
vetëm për librin e tij në gjeografi më titull “Kitab el-Ard”, gjithashtu i njohur si “Kitab el-
Masalik wa-el-mamalik”.
Takimi Ibn Hawqal me el-Istakhri, ka krijuar huti mesë studiuesve për arsye se përveç se
ishin dijetar të të njëjtës shkollë, ata kishin përdorur të njëjtin titull për librat e tyre.
Megjithatë dihet se el-Istakhri ka përfituar jashtëzakonisht shumë nga Ibn Hawqal
veçanërisht nga korrigjimet që Ai i ka kërkuar për të bërë punimeve të tij që kanë të bëjnë me
Indin dhe Persinë. Nga këto korrigjime Ibn Hawqal, e kuptoi se si mund të shkruante diçka
nga ajo që Ai e korrigjoi, si dhe pranon se ka huazuar nga libri i el-Istakhri, por thekson se ka
shtuar jashtëzakonisht shumë nga vëzhgimet e tij. Megjithatë studiuesit mendojnë se Ibn
Hawqal është shumë në borxhli ndaj el-Istakhri nga ajo që Ai e pranon në mënyrën se si e
shkroi librin, si dhe mënyrën e vendosjes së të dhënave mbas hartave. Këtë libër Ibn Hawqal
e plotëson duke shtuar edhe kapituj të tjerë për Gadishullin Arabik, Rajonin e Gjirit,
Khuzestanit, Krimanit dhe Sindit, për të cilat Ai ka shtuar edhe disa shtesa. Dallimi kryesor
në mesë punës së Ibn Hawqal dhe të el-Istakhri, qëndron tekë pjesa ku trajton rajonin
perëndimor të hapësirës Islame (e që ka qenë pjesë e Bizantit), ku Ibn Hawqal Spanjën,
Afrikën Veriore, dhe Sicilinë i trajton si tri njësi të veçanta. Siria dhe Egjipti janë trajtuar më
gjerësisht. Është interesant fakti se autorët e më vonshëm si Jakut, kur citojnë Ibn Hawqal –
in, ata gjithmonë ju referohen këtyre rajoneve perëndimore.
Në studimet e tij, Ibn Hawqal nuk kufizohet vetëm në të dhëna gjeografike, por Ai
shtjellon edhe qytetet e mëdha, popullsinë dhe zakonet e tyre, si dhe çdo gjë tjetër të veçantë
lidhur më jetën e popullsisë së atij rajoni që aj e ka marr në studim. Në vlerësimet e tij për
popullsinë Ai është bazuar në numrin e pjesëmarrësve në xhamia dhe kisha. Për të pasur një
2
analizë më të detajuar për popullsinë, Ai u takua me popullsinë përkatëse. Në librin e tij kohë
pas kohe Ibn Hawqal benë kritika për zakonet dhe sjelljet e këtyre popujve, p.sh. mendimet e
tij të ashpra rreth sicilianëve, apo kritikave rreth disa zakoneve të caktuara ndërmjet
popullsisë berbere.
Gjatë këtij udhëtimi, Ibn Hawqal u vendos në rajonet që gëzonin burime të mira të të
ardhurave, më qellim që ti përshkruaj aktivitetet tregtare dhe produktet bujqësore të secilit
rajon. Në këndvështrimin komercial, Ai përshkroi taksat tregtare të disa rajoneve, e
veçanërisht atë të Marokut, si dhe beri një shënim për mallrat tregtare që u sollën nga një
rajon në tjetrin me çmime shumë fitimprurëse siç është rasti i një thes kripe e sjellë në Marok,
duke u shitur për 200 dërhem për shkak të gungëses ës tij në këtë vend. Ibn Hawqal gjithashtu
ka shkruar edhe për bujqësinë e rajonit perëndimor të Marokut, duke thelluar në kultivimin e
perimeve, pemëve, drithërave, si dhe për burimet ujore të çdo qyteti të madh. Në librat e tij
Ai përshkruan edhe rrugët e udhëtimit nga një rajon në tjetrin, duke ju shtuar edhe rrugët e
tjera më të vogla të degëzuara nga rrugët kryesore që qonin në fshatra dhe qytete më të vogla.
Said el-Maghribi (1213 – 1286)
U lind në qytezën Alcalá la Real afër Grënadës kurse u rrit në Marrakesh, studimet i
kreu në Sevilje të Spanjës, e që në atë kohë i takonin perandorisë Islame. Gjatë jetës së tij,
Ibn Said jetoi në Tunis, Aleksandri, Kajro, Jerusalem dhe Aleppo. Ibn Said ishte një gjeograf,
historian, poet, si dhe një koleksionist i poezisë Andaluzane të shekujve XXII dhe XXIII.
Duke qenë një udhëtar i palodhur, ai ishte i interesuar për studime të thelluara në fushën
e gjeografisë. Gjatë jetës së tij, Ibn Said shkroi disa libra gjeografik për vendet që i kishte
vizituar, duke i punuar edhe disa harta gjeografike për këto vende.
Në vitin 1250, Ai shkroi librin në fushën e gjeografisë më titull
“Kitab bast el- ard fi ‘t -t ul wa-‘l-‘ard”. Në librin më titull “ Kitab el-
Jughrafiya” shkruan për përvojën e tij gjatë udhëtimeve që u bëri
vendeve të Botës Islame, si dhe brigjeve të Oqeanit Indian. Ai
gjithashtu shkruan edhe për disa vende të Evropës Veriore, duke
përfshirë edhe ishujt e Irlandës dhe Islandës. Ibn Said më shumë është i njohur për krijimin e
hartës klimatike të Botës së njohur deri atëherë.
Nga shumëllojshmëritë e hartave që janë punuar për Botën Islame dhe hapësirën e
Oqeanit Indian, një hartë e këtillë është gjetur në Librarin Bodleian tekë një dorëshkrim të
titulluar “Kitab el-bad’ wa-el-ta’rikh” në vitin 1569 – 70. Edhe pse viti i hartës është shumë i
vonshëm, është e dukshme burimi nga Ibn Hawqal III, megjithatë mund të presim një lidhje
të munguar në mesë tyre, ose që kanë mundur ta kenë pasur për hapësirën e Oqeanit Indian.
3
Punimet që i shoqërohen janë anonime, por fillimisht janë atribuuar Ibn Said – it. Pjesa më e
madhe e hartave që i atribuohen Ibn Said nga historiani i hartografisë Konrad Miller dhe të
tjerë që e ndjekin Miller – in p.sh. Leo Bagrow, në të vërtetë janë versione të më vonshme të
Ibn Hawqal III, të theksuara më lartë. Dorëshkrimet ekzistuese të Ibn Saud nuk kanë harta.
Nga ana tjetër Bagrow thekson se Ibn Said ka punuar të njëjtën hartë në tre lloje hartash: një
hartë të vetme klimatike, një hartë që përshkruante kontinentet dhe oqeanet, si dhe në fund
një hartë të Botës pa karakteristikat klimatike.
Për hartën e gjetur në dorëshkrimin më titull “Kitab el-bad’ wa-el-ta’rikh”, nga studiuesit
e kësaj fushe si Manfred Kropp, Leo Bagrow, etj., kanë zhvilluar diskutime rreth: origjinës,
mënyrës së punimit, ngjashmërisë së saj më hartat e tjera të punuara nga gjeografët e tjerë të
më hershem muslima, emërtimin e vendeve etj.
Ebu Hanife el-Dinawari (815 – 896)
Ka lindur në regjionin Dinavar, në mesë qyteteve Hamadan dhe Kermanshah. Në kohet
moderne ky regjion i takon Iranit Perëndimor. El-Dinavari ishte i njohur si një astronomë,
agronomë, botanistë, metalurgë, gjeografë, matematikan dhe historian.
Gjatë jetës së tij el-Dinavari është marrë me shumë studime duke shkruar një numër të
konsideruar të librave në shkencat të cilat i cekëm më lartë. Edhe pse Ai është më i njohur për
kontributin e dhenë në fushën e botanikës, më librin e tij më titull “Kitab el-Nebat” – Libri i
Bimëve, ku konsiderohet edhe si themeluesi i botanikës arabe, el-
Dinavari nuk i la anash edhe studimet në fushën e gjeografisë.
Kontributi më i madh në fushën e gjeografisë konsiderohet punimi
i librit më titull “Kitab el-buldan”.
Në disa pjesë të Librit të Bimëve, el-Dinavari trajton
aplikimin e astronomisë islame dhe meteorologjisë në bujqësi. Ai
gjithashtu përshkruan karakteristikat astronomike dhe meteorologjike të qiellit, planetët dhe
yjësitë, Diellin dhe Hënën, fazat e Hënës që tregojnë stinët (sezonin) më shi, si dhe fuqinë e
shiut dhe fenomeneve tjera atmosferike si: erërat, bubullimat, vetëtimat, borën përmbytjet,
luginat e lumenjve, liqenet, si dhe burimet tjera ujore.
Në një pjesë tjetër të Librit të Bimëve, el-Dinavari trajton shkencat e tokës në kontekstin
e bujqësisë. Ai konsideron se shkëmbinjtë dhe rërat kanë ndikim në formimin e llojeve të
ndryshme të tokave, duke i bërë edhe përshkrimin e tyre, si dhe duke treguar se cilat lloje të
tokave janë më të mira dhe më të përshtatshme për bimët.
4
Ahmed Muhiddin Piri (Piri Reis) (1465/70 – 1554/55)
Vendi i sakat i lindjes së tij nuk dihet, Ai mendohet se ka lindur ose në pjesën evropiane
të Perandorisë Osmane përkatësisht në qytetin Gelibul, që në kohet moderne i takon Trakisë
Turke, ose në qytetin e vendlindjes së babait të tij Karaman që ndodhët në Anadollin
Qendrorë, apo në pjesën jugore të Turqisë Qendrore. Edhe sa i përket origjinës së tij ka
diskutime nga burimet e ndryshme duke ju referuar se të parët e tij mund të jenë të krishterë
grek, hebrenj apo turq etnik. Pieri ishte një gjeneral osmanë, gjeograf, dhe hartograf.
Gjatë jetës së tij Ai dha një kontribut të madh për shkencën e gjeografisë dhe
hartografisë. Në kohet moderne Piri Reis është i njohur për hartat dhe grafikonet të cilat i ka
botuar në librin më titull “Kitab-ı Bahriye”. Ky libër gjithashtu përmban informacione të
detajuar mbi navigacionin, si dhe grafikone shumë të sakta (për kohën e tyre), duke
përshkruar porte dhe qytete të rëndësishme në Detin Mesdhe. Ai
fitoi famë si hartograf, ku një pjesë e vogël e hartës së tij për Botën
(të punuar më 1513), u zbulua në vitin 1932 në pallatin Topkapi në
Stamboll. Harta e tij për Botën është harta më e vjetër në atlaset
turq, duke treguar Botën e Re. Kjo hartë gjithashtu është një nga
hartat më të vjetra për Amerikën që akoma ekziston diku (harta më
e vjetër për Amerikën që ende ekziston është harta e punuar nga Juan de la Cosa në vitin
1500, e cila është ruajtur në Muzeun Detare (Museo Naval) të Madridit në Spanjë). hartat e tij
Piri Reis janë të përqendruar në Sahara dhe gjerësinë e tropikut të gaforres.
Libri “Kitab-ı Bahriye” është një nga librat e parë modern që ka trajtuar metodat e
lundrimit, duke përfshirë një hartë të Botës. Në vitin 1513 Piri Reis punoi hartën para –
moderne për ter Botën të njohur deri atëherë. Gjysma e hartës së mbijetuar tregon brigjet e
Evropës Perëndimore dhe Afrikës Veriore, kurse gjysma tjetër tregon me një saktësi të lartë
brigjet e Brazilit, gjithashtu në këtë hartë Ai paraqet edhe ishujt që ndodhën në hapësirën e
Oqeanit Atlantik siç janë Ishujt Azore, Kanaire, Ishulli Mitik i Antillasë siç e quan Piri Reis,
ndoshta edhe Japonia. Rëndësia e kësaj harte qëndron demonstrimin e shtrirjes së eksplorimit
të saj në Botën e Re në vitin 1510, ndoshta para të tjerave. Piri Reis në këtë hartë përdori 10
harta arabe, 4 harta indiane me burime nga portugezet dhe një hartë të Kolombit.
Në këtë tekst Piri Reis thekson se si burim ka përdorur “harta të punuara në kohen e
Aleksandërit të Madh”, por ka shumë të ngjarë që Ai ka ngatërruar me gjeografin e lashtë
greke të Ptolomeut të shekullit të II – të p.e.s. Harta e Pri Reis është e ngjashme me hartën
5
Aleksandri i Madh të Ptolomeut (prej 6 shekuj më parë), e riprodhuar nga Jan of Stobnica
(Jan ze Stobnicy) e punuar më 1512.
Në librin “Kitab-ı Bahriye”, Piri Reis përmisonë gabimin e dorëshkrimit të Kolombos
(sikurse besonte Kolombo se Kuba ishte një gadishull Kontinental), e që nga viti i punimit të
këtij dorëshkrimi, spanjollet kishin që dy vite që ishin vendosur në Meksikë. Përveç hartave,
libri përmbante informacione të detajuara mbi portet e mëdha, gjiret, humnerat detare,
gadishujt, ishujt, ngushticat, strehimoret ideale të Detit Mesdhe, teknikat e lundrimit, si dhe
informacione astronomike që kanë të bëjnë me lundrimin detar. Ai në këtë libër shkruan edhe
për popullsinë lokale të çdo krahine dhe qyteti, ku më shumë ishte kurioz të dinte rreth
aspekteve kulturore të tyre. Ky libër ka gjithsej 30 legjenda për hartën e botës, prej tyre 29
legjenda janë në gjuhen turke dhe një në gjuhen arabe. Legjenda e fundit përmban edhe
kohen e punimit muajin Muharrem viti 919 hixher (që korrespondon me pranverën e viti
1513 p.e.s.), por shumica e studimeve janë të identifikuara me kohen e përfundimit si 1521.
Ky punim u rishikua më 1524 – 5, më informata shtesë dhe tabela të hartuara më mirë, më
qellim që ti jepet si dhuratë Sulejmanit I. Botimi i korrigjuar kishte një vëllim prej 434 faqe
që përmbanin rreth 290 harta.
“Kitab-ı Bahriye” përbehet prej dy pjesëve kryesore. Në pjesën e parë është dedikuar për
njohurit rreth llojeve të stuhive, teknikat e përdorimit të një busulle, listë të hartave detare të
shoqëruara me grafikone për bregdetet dhe qytetet e tyre, metoda për orientim me anë të
yjeve, si dhe disa veçori të oqeaneve të mëdhenj së bashku me tokat përreth tyre. Theks të
veçantë i është zbulimit të Botës së Re nga Kristofor Kolombo dhe Vasko de Gama, si dhe
detarëve tjerë portugez dhe rrugët e tyre për në Indi, dhe në pjesët e tjera të Azisë. Pjesa e
dytë e librit përbehet kryesisht nga një listë e hartave detare dhe udhëzues të lundrimit. Çdo
temë përmban hartën e bregdetit apo ishullit. Në librin e parë (1521), kjo pjesë ka gjithsej një
listë prej 132 hartave detare, ndërsa në librin e dytë ka një listë prej 210 hartave detare. Pjesa
e dytë fillon me përshkrimin e Ngushticës së Dardaneleve dhe vazhdon me ishujt e brigjeve
të Detit Egje, Jon, Adriatik, Tirren, Ligurian, Rivierën Franceze, Ishujt Balerik, brigjet e
Spanjës, Ngushticën e Gjibraltarit, Ishujt Kanare, brigjet e Afrikës Veriore, Egjiptit, Lumin
Nil, bregdetin e Levantit (bregdetit lindor të Mesdheut) dhe bregdetin e Anadollit. Kjo pjesë
gjithashtu përfshin edhe vizatime të ndërtesave dhe monumenteve të qyteteve të njohura, si
dhe informacione biogjeografike për çdo qytet. Piri Reis shpjegon arsyen se pse ka preferuar
që të punoj një listë të hartave në këtë libër, në vend që ta punoj një hartë të vetme e cila nuk
do të kishte mundur që në vete të përmbaj kaq shumë informata të detajuara.
6
Libri “Kitab-ı Bahriye” është një nga librat e parë modern që ka trajtuar metodat e
lundrimit, duke përfshirë një hartë të Botës. Në vitin 1528 Piri Reis punoni hartën e dytë të
botës (që pasqyron Grenlanda, dhe Amerikën e Veriut, nga rajoni verior i quajtur Labrador,
Floridën Kubën, dhe pjesë të Amerikës Qendrore), ku një pjesë e vogël e kësaj harte ka
mbijetuar deri në ditët e sotme. Edhe pse Piri Reis nuk ishte një eksplorues, dhe kur nuk
lundroi në Oqeanin Atlantik, këtë hartë Ai e punoi duke i bashkuar rreth 20 harta të autorëve
arab, spanjoll, portugez, kinez, indian dhe të grekëve të vjetër.
Një shekull pas vdekjes së Piri Reis, si dhe gjatë gjysmës së dytë të shekullit XVII – të,
është botuar versioni i tretë i këtij libri, duke mos i prekur fare tekstin, dhe duke pasuruar
pjesën hartografike. Ai përfshin harta të tjera të reja në shkallë të madhe (kryesisht kopje
italiane nga Battista Agnese, e Jacopo Gastaldi, dhe holandeze nga Abraham Ortelius, të
punuara një shekull më parë. Këto harta që kanë përshkruar Detin e Zi, kanë qenë me të
sakta, e nuk janë përfshirë në origjinal.
Kopje të librit “Kitab-ı Bahriye” është gjetur në shumë biblioteka dhe muzeume në
mbarë botën.
Ebu Zayd el-Balkhi (850 – 934)
U lind në qytetin Balkh të provincë persiane Khorasan, ky qyteti në kohen moderne i
takon Afganistanit. El-Balkhi ishte një dijetar musliman persian, i cili ishte i njohur si
shkencëtar gjeografë, matematikanë, mjekë dhe psikologë.
Gjatë jetës së tij el-Balkhi shkroi shumë libra në disa fusha si në psikologji, mjekësi,
gjeografi, etj. Sipas Jakut, al-Balkhi është autor i më shumë se 70 librave në disiplina të
ndryshme.
Kontributi i tij në fushën e gjeografisë është shkrimi i librit shumë të njohur më titull
“Suvar el-Aqalim”. Shkrimi i këtij libri e beri atë nder gjeografët më të njohur të të gjitha
kohërave. Ky libër përbehet kryesisht nga komentimi i hartave
gjeografike të Botës Islame. Puna e tij, në këtë libër sipas El-
Muqaddasi, ishte kryesisht një komentim i shkurtër të një serie
hartash, ndonëse disa mendime tjera deklarojnë se puna e el-
Balkhi ka qenë komentim i hartave që fillimisht ishin punuar nga
Ebu Xha'fer Muhamed ibn Muhamed el-Khazin. Edhe pse gjithçka
është e dyshimtë si nga hartat e el-Khazin – it, ashtu edhe nga komentimi i këtyre hartave nga
el-Balkhi, i cili i quajti “Suvar el-Aqalim”, mendohet se libri i el-Balkhi – t, ka origjinë nga
el-Istakhri, e për këtë bazohen në pjesët e mbetura të këtij libri.
7
Dijetaret janë të të njëjtit mendim se udhëtimi i tij drejt qyteti të shenjtë Meke për të
kryer haxhin, si dhe mbledhja e njohurive gjatë këtij udhëtimi e çuan El-Balkhi – n deri të
botimi i librit “Suvar el-Aqalim”. Ky libër ishte edhe Atllasi i par i punua nga muslimanët.
El-Balkhi është nxënës i el-Kind – it, si dhe themelues i shkollës së hartave territoriale të
quajtur Shkolla Balkhi në Bagdad. Themelimi i shkollës Balkhi, e beri të mundur që
gjeografët e dalë nga kjo shkollë të shkruajnë gjerësisht për karakteristikat demografike dhe
zakonet e popujve nëpër zonat e ndryshme të Botës Islame. Këta gjeografë gjithashtu kanë
shkruar më një interesim shumë më të vogël edhe për disa mbretëri jo muslimane.
Ebu Ali el-Hussejn Ibn Abdullah Ibn Sina (Avicena) (980 – 1037)
U lind në afërsi të qytetit pers të Buharas që në kohet moderne i takon Uzbekistanit. Ibn
Sina është i njohur si nder shkencëtaret më të mdhejë të kohës së tij me veprat e tij në mjekësi
dhe filozofi. Përveç filozofisë dhe mjekësisë, Ibn Sina në korpusin e tij përfshin shkrime në
fushat e astronomisë, alkimisë, gjeografisë – gjeologjisë e meteorologjisë, psikologjisë,
teologjisë islame, logjikës, matematikës, fizikës dhe poezisë.
Siç u tha edhe më lart, Ibn Sina përveç mjekësisë dhe filozofisë, Ai dha një kontribut
jashtzakonisht të madhë në gjeografi – gjeologji dhe meteorologji. Në librin (enciklopedinë) e
tij më titull “Kitab El-Shifa”, të cilin e ka ndarë në katër pjesë. Në
pjesën e dytë të këtij libri që ka të bëjë me shkencat e natyrës,
përkatësisht tekë pjesa e pestë, tek artikulli gjeologjisë dhe
meteorologjisë, Ibn Sina paraqet njohurit e tij që kanë të bëjnë me
proceset që ndodhin në koren dhe sipërfaqen e Tokës. Këto njohuri
i shtjellon duke i ndarë në gjashtë pjesë: 1. Formimi i maleve, 2.
Roli i maleve në formimin e reve, 3. Burimet ujore, 4. Origjina e tërmeteve, 5. Formimi i
mineraleve, 6. Diverziteti relievor i Tokës. Edhe njohurit e tij në fushën e meteorologjisë (ose
proceset që ndodhin mbi sipërfaqen e Tokës), i shtjellon duke i ndarë në gjashtë pjesë: 1. Shiu
dhe retë, 2. Formimi i ylberit, 3. Mënyra e reflektimit të Diellit në re gjatë formimit të ylberit,
4. Erërat, 5. Zhurma e rrufesë, ndriçimi i rrufës, kometat dhe meteorët, 6. Katastrofat që
godasin Tokën.
doktrina e uniformitarianizmit1
1 Uniformitarianizmi: është koncepti që sipërfaqja e tokës ishte formuar nga erozioni, dhe me ndryshime të vogla të papritura, të tilla si tërmetet, në vend se me akte të papritura hyjnore, të tilla si përmbytjet e Noes.
8
Ibn Xhubejr (1145 – 1217)
9
http://www.muslimheritage.com/article/contribution-ibn-sina-development-earth-sciences
http://www.dli.gov.in/rawdataupload/upload/insa/INSA_1/20005b5b_261.pdf
10
http://islamicencyclopedia.org/public/index/topicDetail/id/388/page/8
http://www.cyclopaedia.info/wiki/Ibn-Hawqal
http://www.muslimheritage.com/article/al-kindi
11
http://www.myoldmaps.com/early-medieval-monographs/211-al-istakhris-world-map/211-istakhri.pdf
13
http://www.crystalinks.com/pirireis.html
http://pirireis.dicle.edu.tr/about_pirireis.html
14
15
http://cartographic-images.net/Cartographic_Images/214.2_Balkhi.html
http://www.muslimheritage.com/article/unpublished-works-arabic-geography-overview-and-classification
16
http://cartographic-images.net/Cartographic_Images/221_Ibn_Said.html
http://www.muslimheritage.com/uploads/ACF2C2C.pdf
http://cartographic-images.net/Cartographic_Images/213_Ibn_Hawqal.html
https://en.wikipedia.org/wiki/Piri_Reis
18