Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti...

23
1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 GRUPI I PUNËS: ADELA HALO Menaxhere e Programit të Mirëqeverisjes dhe Integrimit, Fondacioni Shoqëria e Hapur JUELA SHANO Kryetare e Grupit të Punës, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur SULO HADËRI Ekspert, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ADRIAN CIVICI Ekspert, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OLTA MILOVA Eksperte, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Transcript of Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti...

Page 1: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

1

Monitorimi i Financave Publike:

Projektbuxheti 2012

GRUPI I PUNËS: ADELA HALO Menaxhere e Programit të Mirëqeverisjes dhe Integrimit, Fondacioni Shoqëria e Hapur JUELA SHANO Kryetare e Grupit të Punës, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur SULO HADËRI Ekspert, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ADRIAN CIVICI Ekspert, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OLTA MILOVA Eksperte, Projekti Monitorimi i Financave Publike, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Page 2: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

2

PASQYRA E LËNDËS:

I.PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE FQ. 3

II.TREGUESIT KRYESORË TË PROJEKT-BUXHETIT TË VITIT 2012 FQ. 5

III.SEKTORËT PRIORITARË NË PROJEKT-BUXHETIN E VITIT 2012 FQ. 11

IV. PUSHTETI VENDOR FQ. 21

V.REFERENCA FQ. 23

Page 3: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

3

I.PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Ky raport analizon dy çështje kryesore të buxhetit: i) Treguesit kryesorë të projekt-buxhetit të vitit 2012; ii) sektorët prioritare të projekt-buxhetit; iii) pushtetin vendor.Analiza e paraqitur është bazuar kryesisht mbi dokumentin e projekt-buxhetit të vitit 2012 miratuar nga Këshilli i Ministrave, dhe burime të ndryshme të dhënash siç janë cituar.

Në analizën e treguesve kryesorë, buxheti i vitit 2012 paraqitet si një buxhet konservator por në të njëjtën kohë edhe optimist sidomos sa i përket parashikimeve në nivel makrofiskal. Ai parashikon një rritje ekonomike në nivelin 4.3%, rritje të të ardhurave me 8%, ose sa 25.6% të PBB, dhe shpenzime në masën 28.5% të PBB. Buxheti 2012 synon të mbajë të paprekur nivelin e investimeve kapitale, do të ketë përsëri rritje rrogash e pensionesh, si dhe parashikon të vazhdojnë financimet për veprat e mëdha infrastrukturore. Sidoqoftë, në mënyrë të përsëritur, institucionet ndërkombëtare vlerësojnë se rritja ekonomike në 2012 mund të jetë në nivelet 2-3% duke vënë kështu në pikëpyetje mundësitë reale të realizimit të parashikimeve mbi të ardhurat dhe për rrjedhojë aftësinë për të shpenzuar sipas buxhetit të miratuar apo ruajtjen e defiçitit buxhetor në nivelin 3% të PBB, në kushtet e mungesës së politikave të reja fiskale. Nga ana tjetër situata e pafavorshme në vendet e Eurozonës, me tendenca recesioniste sidomos në Greqi dhe Itali – partnere kryesore tregtare të Shqiperisë – ështe larg zgjidhjeve të qëndrueshme në 2012-ën, çka pritet më së paku të mos këtë ndikime pozitive në performancën ekonomike dhe fiskale të vendit.

Edhe pse cilësohet si më i madhi i këtyre 20 viteve të fundit, duhet vërejtur se buxheti 2012 është bazuar mbi një rritje ekonomike të rishikuar tek 4.3% kundrejt parashikimeve të bëra nga Qeveria 4 muaj më parë, VKM nr. 528 datë 20.7.2011, ku rritja ekonomike për vitin 2011 parashikohej 5%, dhe për vitin 2012 parashikohej 5.1%. Në këto vite krize globale, Shqipëria ka arritur të ruajë rritje ekonomike pozitive, por gjithsesi nivelet e saj janë më të ulëta se parashikimet apo trendet shumëvjeçare të dekadës 1999-2008. Institucione ndërkombëtare si FMN-ja, Banka Botërore, BERZH apo BEI vlerësojnë se për vitin 2012, rritja ekonomike në Shqipëri mund të jetë në nivelet 2-3%, duke vënë kështu disa pikëpyetje mbi mundësitë reale që të garantohen të ardhurat e planifikuara në buxhet, aq më tepër në mungesë të politikave të reja fiskale. Në mënyrë figurative mund të përkufizohet si buxheti i sfidave të mëdha që do të materializohet ndërmjet presionit të fortë të krizës dhe optimizmit të qeverisë.

Në këndvështimin e ekspertëve buxheti i vitit 2012 është buxheti më i “kursyer” i këtyre viteve të fundit edhe në lidhje me sektoret prioritarë. Shpenzimet e parashikuara për këta sektorë janë në kufijtë e shpenzimeve të buxhetit të rishikuar të vitit 2011, ku infrastruktura ka pësuar një rënie me rreth 3.4 miliardë lekë krahasuar me këtë buxhet duke arritur në 3.05 % të PBB, kurse sektorët e tjerë një rritje e cila varion nga 340 – 360 milionë për Shëndetsinë ose 2.6 % e PBB dhe Bujqësinë 0.5% e PBB, dhe 630 milionë për Arsimin 3.2% e PBB, krahasuar me buxhetin e rishikuar 2011. Raporti analizon sektorët e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe bujqësisë të projekt-buxhetit të vitit 2012, si sektorë strategjikë për zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Vihet re një vazhdimësi e financimit të projekteve në këta sektorë në përputhje me objektivat e programit të qeverisë dhe PBA-së.

Page 4: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

4

Buxheti i vitit 2012 mund të konsiderohet si buxheti i një viti mjaft të vështirë që e pret ekonominë dhe financat shqiptare. Ekonomia botërore dhe ajo europiane parashikohen të kenë nivel shumë të ulët rritjeje ekonomike, ndërkohë që disa vende të rëndësishme të eurozonës mendohet se mund të kalojnë situata recesioni. Ndërkohë që kriza e rëndë greke dhe situata problematike italiane, partnerët kryesorë ekonomikë e tregtarë të Shqipërisë, duket se do vazhdojnë edhe në 2012-ën, relacioni i projekbuxhetit të vitit 2012 nuk jep një vlerësim konkret mbi ndikimet aktuale dhe të pritshme të rënies ekonomike në Itali dhe Greqi mbi ekonominë e vendit tonë. Një analizë e tillë është e rëndësishme për disa arsye, Së pari, efekteve të pritshme të këtij ndikimi ju paraprihet me masa të parashikuara në projektbuxhet. Së dyti, një analizë e tillë do të mundësonte informacion që ndihmon publikun dhe biznesin për vendim-marrje më efiçente. Dhe së treti, rrit transparencën dhe përgjeshmërinë e qeverisjes dhe garancinë e realizimit të objektivave ekonomike që synon buxheti i vitit 2012. Në këto kushte është e qartë përse edhe në Shqipëri 2012-ta pritet të jetë një vit i vështirë e mjaft sfidues që nuk ka si të mos reflektohet edhe në problematikën apo zërat e buxhetit të këtij viti.

Objektivi i uljes se defiçitit buxhetor në 3% kundrejt 3.5% e PBB-së në vitin 2011 është një zhvillim pozitiv i programuar në buxhetin e vitit 2012. Megjithatë, edhe kjo ulje e deficitit nuk shoqërohet me uljen e borxhit publik në terësi. Ai vazhdon të mbetet afër kufirit ligjor të 60%të PBB-së dhe sipas parashikimeve afatmesme të Qeverise do të jetë më i lartë se 58 përqind të paktën deri në vitin 2014. Borxhi publik në këto nivele maksimale mbart risqe të larta për ecurinë e ekonomisë shqiptare që lidhen me strukturën e financimit të këtij borxhi ku po rritet pesha e financimit të huaj, qëndrueshmërinë e monedhës vendase, rritjen e interesave në tregun e brendshëm si dhe koncentrimin e këtij borxhi në pak ndërmjetes financiarë. Të gjithë këto elementë rrisin pasigurinë e menaxhimit të borxhit publik në nivelet 59.4 përqind e PBB-së, siç parashikohet për buxhetin 2012.

Niveli i lartë i borxhit publik dhe tkurrja e parashikimeve makroekonomike dhe buxhetore si në fazat e hartimit dhe miratimit ashtu edhe gjatë zbatimit të buxhetit për disa vite rresht sjellin nevojën që Qeveria të ndërmarrë një proces rishikimi realist të parashikimeve të saj makrofiskale në nivel afatmesëm në mënyrë që t’i paraprirjë dhe të orientojë zhvillimet ekonomike të vendit dhe jo thjesht t’i ndjekë ato nga pas duke rishikuar buxhetet. Kjo mund të realizohet duke i ndërtuar dhe konsultuar këto parashikime me institucione të specializuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke mundësuar kështu vendosjen e buxheteve vjetore mbi baza të shëndosha që garantojnë nivele realiste të mbledhjes së të ardhurave e për rrjedhojë sigurimin e financimit të sektorëve prioritarë dhe politikave të zhvillimit sipas PBA-së dhe SKZhI-së. Përfshirja e grupeve të interesit dhe operatorëve ekonomikë në forma të organizuara përfaqësimi në procesin e hartimit të programeve buxhetore kur këto diskutohen në Qeveri do rriste besueshmërine e parashikimeve të buxhetit dhe zbatueshmërine e tij, por edhe vetë besimin e individëve dhe operatorëve ekonomikë tek programet buxhetore të qeverisë për t’i shoqëruar ato me investime private dhe rritje të aktivitetit ekonomik duke grantuar rritje të qëndrueshme ekonomike e për rrjedhojë më shumë të ardhura buxhetore në dispozicion të Qeverisë.

Page 5: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

5

II.TREGUESIT KRYESORË TË PROJEKT-BUXHETIT TË VITIT 2012

Parashikimet makroekonomike për vitin 2012 mbi të cilat është mbështetur qeveria për hartimin e buxhetit duket se respektojnë kuadrin makroekonomik e fiskal afatmesëm 2012 – 2014 të qeverisë1.Sipas këtij kuadri “Objektivat themelore të politikave monetare e fiskale gjatë tre viteve në vijim me anë të të cilave synohet ruajtja dhe konsolidimi i stabilitetit makroekonomik, krijimi i klimës për një rritje të qëndrueshme ekonomike, janë: (1) mbajtja e normës sё inflacionit rreth nivelit 3% dhe brenda kufirit të tolerancës 2% – 4%; (2) mbajtja e defiçitit fiskal në nivelin 3% të PBB për periudhën 2012 – 2014; (3) mbajtja e borxhit publik poshtë nivelit 60% të PBB; (4) zbutja e defiçitit tё llogarisё korrente dhe përmirësimi i pozicionit të jashtëm të ekonomisë”. Këto objektiva makroekonomike pёrbёjnë konturet bazë tё kuadrit makroekonomik e fiskal brenda tё cilave duhet të përcaktohen projeksionet pёr tё gjithё variablat e tjerё makroekonomik e fiskal, mbi të cilat ndërtohet struktura dhe elementët thelbësorë të buxhetit të vitit 2012.

Treguesi kryesor që garanton realizmin e një projekt-buxheti është mënyra, metodat dhe arsyetimi se si janë llogaritur e parashikuar të ardhurat e tij, sidomos mbështetja e argumentuar e trendeve apo tendencave afat-shkurtra e afat-mesme. Në këtë kuadër, supozimet kryesore për kryerjen e parashikimeve të të ardhurave të buxhetit të shtetit janë bazuar në disa tregues të tillë si: (1) treguesit e rishikuar makroekonomik për vitin 2012 - rritja reale e PBB (4.3 %); norma e inflacionit (3.0 %), deflatori i PBB (1.1 %) dhe rritja nominale e importeve të mallrave (6.4 % në vlerë CIF); (2) ecuria (janar– shtator 2011) e realizimit të të ardhurave për secilin zë; (3) pritshmëria për realizimin e secilit zë të të ardhurave për vitin 2011; (4) efektet e ndryshimit të politikës tatimore të miratuara gjatë vitit 2011; (5) efektet e pritshmërisë së përmirësimit administrativ në mbledhjen e të ardhurave krahasuar me vitin 2011; etj.

Bazuar në këto elemente, të ardhurat në buxhetin e vitit 2012 janë parashikuar si më poshtë :

• Totali i të ardhurave parashikohet në nivelin e 355.8 miliard lekë, me një rritje prej 7.9 % kundrejt të ardhurave të pritshme për vitin 2011, ose në nivelin 25.6 % të PBB, nga ku:

• Të ardhurat nga tatimet e doganat parashikohet të jenë 251.2 miliard lekë, me një rritje prej 8.2 përqind krahasuar me të pritshmin për vitin 2011, ose rreth 18.1 % të PBB.

• Të ardhurat nga fondet speciale, ku përfshihen kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetesore, parashikohen në 59.5 miliard lekë, me një rritje prej 5.6 % krahasuar me të pritshmin për vitin 2011, ose rreth 4.3 % e PBB.

• Parashikimi për të ardhurat nga pushteti lokal për vitin 2012 është 14.6 miliardë lek me një rritje prej 16.2 % kundrejt të pritshmit për vitin 2011, ose rreth 1.1 % e PBB.

• Të ardhurat jo-tatimore parashikohen në masën 20.6 miliard lekose rreth 1.5% të PBB.

• Të ardhurat nga ndihmat parashikohen në masën 9.8 miliard Leke, ose rreth 0.7 % e PBB.

1 Vendimi nr 748, datë 02.11.2011 i KM të RSH “Për një ndryshim në Vendimin nr 69, datë 0202.2011 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2012-2014” të ndryshuar”.

Page 6: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

6

Duke ju referuar këtyre parashikimeve për zërat e të ardhurave vërehet qartë një shkallë e lartë besimi dhe optimizmi për realizimet e pritshme në vitin 2012, veçanërisht për të ardhurat nga tatimet dhe doganat që vlerësohet të jenë 8.2% më të larta se ato të pritshme për vitin 2011, ose rreth 18.1% e PBB, si dhe për të ardhurat nga fondet speciale me 5.6% më të larta se 2011, të ardhurat nga pushteti lokal, etj. Duket se ky besim në këto realizime mbështetet në radhë të parë në shifrën e parashikuar për rritjen ekonomike prej 4.3% dhe rritjen e pritshme të performancës së sistemit doganor e tatimor shqiptar në vitin 2012.

Ndërkohë, Ministria e Financave deklaroi se në fund të vitit 2011 rritja ekonomike pritet të jetë 3.9% dhe jo 4.5% siç ishte planifikuar më parë2. Edhe shifra e fundit e rritjes ekonomike për tremujorin e dytë të vitit 2011 e publikuar nga INSTAT tregon për një ulje prej 1.7% të saj në krahasim me tremujorin e parë3. Këto janësinjale jo optimiste për shifrën përfundimtare të rritjes ekonomike për vitin 2011, shifër në të cilën nuk bazohen vetëm të ardhurat që realizon buxheti, por edhe niveli i të ardhurave të parashikuara për 2012. Për më tepër, duke ju referuar ecurisë dhe trendit disavjeçar të këtyre treguesve të të ardhurave, ritmit të rritjes së tyre dhe mbi të gjitha situatës së përgjithshme të ekonomisë globale dhe efekteve të krizës në ekonominë shqiptare gjatë 2012, këto shifra duken mjaft optimiste dhe përbëjnë sfidën e vërtetë të realizimit të këtij buxheti dhe garantimin e ekuilibrave dhe indikatorëve kryesorë të tij si niveli i defiçitit buxhetor dhe niveli i borxhit. Kjo nevojë për të përmbysur një trend me tendencë në ulje të të ardhurave buxhetore duket qartë dhe nga grafiku i mëposhtëm.

Figura 2.1 Të ardhurat buxhetore 2005-2012

Burimi : Ministria e Financave, Projektbuxheti i vitit 2012, (www.minfin.gov.al)

Krahas parashikimit të të ardhurave, debati më i madh në parashikimin e një buxheti zhvillohet për mënyrën dhe drejtimin e parashikimit të shpenzimeve, të cilat materializojnë politikat

2 Ministria e Financave, Deklaratë për mediat e Ministrit Ridvan Bode në lidhje me situatën ekonomike në vend 25.10.2011 (www.minfin.gov.al) 3 Publikimi nga INSTAT i shifrës së rritjes ekonomike për tremujorin e dytë të vitit 2011

Page 7: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

7

konkrete të zhvillimit ekonomiko-social të vendit. Bazuar në nivelin e të ardhurave buxhetore dhe nivelin e burimeve të financimit të defiçitit, shpenzimet totale buxhetore për vitin 2012 janë parashikuar në masën 396.9 miliard lekë ose 28.5% e PBB. Të krahasuara me parashikimet për realizimin e të ardhurave, rezulton se defiçiti buxhetor është menduar që të mbetet në nivelin 3% të PBB, çka duhet vlerësuar si një tregues mjaft pozitiv, aq më tepër po të krahasohet me situatën e rënduar të defiçiteve buxhetore në mjaft vende të Europës e botës në këto momente. Realizimi i këtij treguesi do bënte që Shqipëria të zbatonte një nga sugjerimet apo kërkesat kryesore të partnerëve tanë europianë për disiplinën fiskale e buxhetore dhe të ecte në të njëjtën linjë me përpjekjet e përgjithshme të gjithë vendeve të eurozonës dhe BE-së për një kontroll më të fortë fiskal e buxhetor, për vendosjen e “rregullit të artë buxhetor” dhe eleminimin e të gjithë atyre lloj politikave e ndërhyrjeve që cënojnë apo devijojnë tavanet e miratuara të borxhit publik, defiçitit buxhetor, nivelit të inflacionit, etj4.

Duke analizuar me kujdes zërat e parashikuar të shpenzimeve evidentohen disa tendenca të qarta për vitin 2012, ndër të cilat mund të përmendim : (1) uljen e shpenzimeve të personelit nga 5.2% të PBB në 5.1% të PBB, tendencë kjo, që megjithë ndryshimin minimal të saj reflekton politikën e qeverisë për një administratë sa më të vogël5; (2) ruajtjen të paprekur të nivelit të shpenzimeve për interesa në 3.6% bazuar ne fluksin e huamarrjes sw brendshme dhe të huaj, si dhe në nivelin e parashikuar të normës së interesit në kushtet e një situatë makroekonomike tw qëndrueshme; (3) rritjen e shpenzimeve për Institutin e Sigurimeve Shoqërore nga 85.1 miliard lekë nw buxhetin e rishikuar 2011, nw 89.8 miliard lekë në vitin 2012, veprim që duket se reflekton politikën e rritjes së pensioneve të diferencuar për pensionet e qytetit dhe pensionet në fshat, duke synuar kështu barazimin e nivelit të tyre6; (4) rritjen e shpenzimeve të Institutit tw Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në masën 1.2 miliardë lekë, duke kapur nivelin 28.9 miliard lekë, nga 27.7 miliard lekë në buxhetin e rishikuar 2011; (5) rritjen e shpenzimeve për pagesën e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë nga 16.8 miliardë lekë në buxhetin e rishikuar të vitit 2011 në 17.2 miliardë lekë në 2012.

Vazhdimi me politikat e rritjes së rregullt të pagave dhe pensioneve, qoftw dhe nw nivele minimale, pak mw shumw se sa thjeshtw indeksimi i inflacionit, duket se është një konstante e objektivave me natyrë sociale të qeverisë. Megjithëse për vitin 2012, rritja e tyre e parashikuar në nivelet 3-5% është më ulët se vitet paraardhëse, duke u afruar më shumë me një indeksim korrekt të rrogave dhe pensioneve me nivelin e inflacionit, që për vitin 2012 parashikohet të luhatet në intervalin 3-3.5%, kjo rritje e pagave dhe pensioneve garanton mbajtjen konstante, ose një rritje të vogël për disa kategori sociale e profesionale, të fuqisë së tyre blerëse. Ky

4 Për më tepër, shih: Strategjinë e Zgjerimit dhe Sfidat Kryesore 2011-2012, http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/strategy_paper_2011_en.pdf ; Deklaratën dhe Rekomandimet e Takimit të Katërt të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, 9 dhjetor 2011, pika 5: http://www.europarl.europa.eu/document/activities/cont/201112/20111209ATT33730/20111209ATT33730EN.pdf ; Kapitullin 17 të acquis dhe Paktin e Stabilitetit. 5 PËR SHQIPËRINË EUROPIANE PROGRAMI I MAXHORANCËS DHE QEVERISË SË INTEGRIMIT EUROPIAN, 2009-2013, Paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë, Tiranë më, 16.09.2009 (pika II.1.3.) 6 PËR SHQIPËRINË EUROPIANE PROGRAMI I MAXHORANCËS DHE QEVERISË SË INTEGRIMIT EUROPIAN, 2009-2013, Paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë (pika II.4.1.) Tiranë më, 16.09.2009

Page 8: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

8

parashikim duhet vlerësuar si konkretizim i objektivave socialë të buxhetit, si një mënyrë për të shmangur rënien e fuqisë blerëse, sidomos të shtresës së pensionistëve dhe punonjësve me të ardhura të ulëta apo ndihmë sociale.

Në kushtet e krizës aktuale dhe gjetjen e rrugëzgjidhjeve për daljen prej saj, mjaft vende të botës, të tilla si Greqia, Italia, Spanja, Portugalia, apo Irlanda, kanë zgjedhur rrugën e bllokimit të përkohshëm të pagave dhe pensioneve, apo uljes së tyre, por në rastin e Shqipërisë, politika e rritjes së tyre duhet inkurajuar7. Në radhë të parë, për numrin e madh të pensionistëve apo shtresave të popullsisë vulnerabël e të varfër që kemi8, dhe në radhë të dytë, për të stimuluar kërkesën e brendshme, e cila në 2 vitet e fundit është më e ulët se niveli optimal i saj9.

Në tërësinë e zërave të shpenzimeve, janë shpenzimet kapitale ato që përbëjnë një nga elementët thelbësorë për garantimin e rritjes ekonomike dhe sigurimin e zhvillimit ekonomiko-social të vendit. Në buxhetin e vitit 2012, shpenzimet kapitale parashikohen në masën 69.7 miliardë lekë ose niveli prej 5% të PBB. Duke e parë në detaje prioritizimin e listës së investimeve duket se ka një orientim për vazhdimin e përzgjedhjes për financim të projekteve të rëndësishme të mëparshme, si edhe investimet që cilësohen strategjike për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, në përputhje edhe me programin e qeverisë10. Shpenzimet kapitale si me financim të brendshëm ashtu edhe të huaj do të vazhdojnë të përqëndrohen në sektorët prioritarë të qeverisë si: infrastruktura, arsimi, shëndetësia, mbrojtja, bujqësia e zhvillimi rural. Më konkretisht, duke iu referuar dokumentit të miratuar të buxhetit të vitit 2012 duket se investimet me burime të brendshme parashikohen të jenë 1.97% të PBB-së, ndërsa, investimet me burime të huaja parashikohen në nivelin e 3% të PBB, nga 2.5% e PBB që kanë qenë në buxhetin e rishikuar 2011.

7 Për një panoramë të buxheteve të vendeve të BE-së gjatë vitit 2011, shih: http://www.europeaninstitute.org/Special-G-20-Issue-on-Financial-Reform/austerity-measures-in-the-eu.html 8 Të dhëna të raportuara në Gazetën Koha Jonë, 22 janar 2008: 636 mijë është numri total i pensionistëve në Shqipëri, në fshat dhe qytet, 360 mijë është numri i përfituesve të pensionit të pleqërisë në qytet (përfshi edhe ata që marrin pension invaliditeti, si dhe ata që marrin pension familjar). 157 mijë është numri i përfituesve të pensionit të pleqërisë në fshat (përfshi edhe invalidët e punës, si dhe ata që marrin pension familjar). 113 mijë është numri i ish-ushtarakëve dhe minatorëve, të cilët trajtohen me pension të parakohshëm, si dhe të ardhura të tjera që përfitohen për shkak të punëve të rënda. Shih: http://www.kohajone.com/html/artikull_17580.html 9 Fjala e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë z. Ardian Fullani në konferencën për shtyp mbi vendimmarrjen e politikës monetare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, 26 janar 2011; Shih dhe artikullin “Ulet norma e interesit, leku më i lirë se kurrë”, Gazeta PANORAMA, 1 dhjetor 2011. 10 PËR SHQIPËRINË EUROPIANE PROGRAMI I MAXHORANCËS DHE QEVERISË SË INTEGRIMIT EUROPIAN, 2009-2013, Paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë, Tiranë më, 16.09.2009 (pika II.2.8.; II.3.1.)

Page 9: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

9

Figura 2.2 Investimet Publike 2009-2014, në përqindje të PBB

4,74,8

8,3

1,61,9

6,6

3,1

3,0

1,8

Totali Financimi Brendshem Financimi Huaj

Burimi : MF, 2011, Treguesit makroekonomike ne vite (www.minfin.gov.al)

Shqipëria ka sot një borxh publik në nivelin 59-60% të PBB ose rreth 7.5 miliardë dollarë, çka nënkupton se kemi arritur në limitin maksimal “të lejueshëm” të këtij treguesi delikat dhe pse jo edhe të rrezikshëm në këtë periudhë krize globale11. Shpenzimet për shërbimin e borxhit të parashikuara në projekt-buxhet 2012, rezultojnë si më poshtë:

Tabela: 2.1 Shpenzimet për shërbimin e borxhit 2011-2012 (në milion lekë)

Burimi : VKM Nr. 748, Datë 2.11.2011

Kjo është padyshim një barrë e rëndë për buxhetin, financat publike dhe ekonominë shqiptare në përgjithësi. FMN, por dhe institucione të tjera ndërkombëtare rekomandojnë se për një ekonomi si Shqipëria, niveli optimal i borxhit mund të luhatet në intervalin 40-50% të PBB12, ndërkohë, që jo vetëm për 2012-ën, por edhe për 3-4 vitet e tjera në vazhdim, ulja e borxhit publik nën 55% duket e vështirë. Përveç kostos së lartë të këtij borxhi për buxhetin tonë dhe riskut të shtrenjtimit të mëtejshëm të tij, niveli prej 60% e bën mjaft të komplikuar situatën nëse qeveria shqiptare, për arsye të ndryshme, të parashikuara apo të paparashikuara do të jetë e detyruar të kërkojë borxh tjetër. Në këtë këndvështrim, parashikimi i bërë për mbajtjen konstant të tij apo në rastin më të mirë, uljen prej 1% të nivelit të borxhit, duket se është e vetmja zgjidhje e “kushtëzuar” në situatën ku ndodhemi. Në qoftë se në 2012-ën apo 2013-ën

11 VKM Nr. 748, Datë 2.11.2011 “Për një ndryshim në Vendimin Nr. 69, datë 02.02.2011 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Kuadrit Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2012-2014”, të ndryshuar” 12 FMN, Bell: Kujdes borxhin publik, të mos arrihet 60 % (ëëë.albindex.com/opinion)

Shpenzimet I pritshmi 2011 Plani 2012 Ndryshimi ne %Int. Borxh.te Brenshem 36,700 40,000 108.99Int. Borxh.te Jashtem 7,638 9,600 125.69Shuma e Interesave 44,338 49,600 111.87Ripagesa te Jashtme 9,851 10,180 103.34Gjithsej 54,189 59,780 110.32

Page 10: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

10

ky tregues do të qëndronte në këto nivele, kjo mund të konsiderohej si një situatë relativisht pozitive ose të paktën si një kontroll mbi borxhin dhe ecurinë e tij. E rëndësishme është që ky borxh të mos thellohet, si dhe të ndërmerren të gjitha politikat dhe reformat e domosdoshme strukturore në ekonomi për përmirësimin e bilancit tregtar dhe veçanërisht nxitjen e eksporteve, përmirësimin e bilancit të pagesave të cilin vazhdojmë ta kemi negativ në shifra të konsiderueshme, rritjen e produktivitetit ekonomik veçanërisht për sektorë e produkte sensitive, reformimin e sistemit të pensioneve i cili po shndërrohet nga një vit në tjetrin në një barëe të rënde për buxhetin e shtetit, shtimin e punësimit dhe uljen e papunësisë, përmirësimi i klimës së biznesit dhe nxitjen e inovacioneve e teknologjive të reja, të cilat direkt apo indirekt krijojnë ambient të favorshëm financiar e ekonomik për uljen e borxhit publik në perspektivën e afërt.

Megjithatë, mënyra më e mirë për të shpëtuar nga presioni negativ i nivelit të borxhit është fokusimi i përpjekjeve për rritjen e nivelit të rritjes ekonomike. Rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare dhe eksperienca e mjaft vendeve të botës po orientohet pikërisht nëpër këtë rrugë.

Page 11: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

11

III.SEKTORËT PRIORITARË NË PROJEKT-BUXHETIN E VITIT 2012

Buxheti i vitit 2012 është buxheti më i kursyer i këtyre viteve të fundit, çka reflektohet edhe në shpenzimet e parashikuara në projekt-buxhetin (PB) e vitit 2012 për sektorët prioritarë. Shpenzimet e parashikuara për këta sektorë janë në kufijtë e shpenzimeve të buxhetit të rishikuar të vitit 2011, ku infrastruktura ka pësuar një rënie me rreth 3.4 miliardë lekë krahasuar me këtë buxhet, kurse sektorët e tjerë një rritje e cila varion nga 340 – 360 milionë për Shëndetësinë dhe Bujqësinë dhe 630 milionë për Arsimin krahasuar me buxhetin e rishikuar 2011.

Megjithatë, në krahasim me Programin Buxhetor Afatmesëm 2011-2013, këto raporte ndryshojnë13. Tabela jep një panoramë të qartë të shkurtimit të shpenzimeve në këta sektorë për vitin 2012, krahasuar me vlerën e parashikuar në PBA 2011 – 2013. Përjashtim bën vetëm infrastruktura shpenzimet e të cilës kanë një rritje me 12% krahasuar me PBA.

Tabela 3.1 Shpenzimet totale të buxhetit për sektorët strategjikë (mln lekë)

Burimi: Ministria e Financave14

Një mangësi që ka shoqëruar buxhetin për vite me radhë është pamundësisa për të analizuar në detaje përmbushjen e objektivave të programit të qeverisë. Kjo ndodh për arsye se shuma e parashikuar në buxhet në secilin prej sektorëve prioritarë është e shprehur në nivel programi dhe e padetajuar në projektet që mund të përmbajë një program, informacion ky që do të na mundësonte të shihnim se si dhe sa buxhetet ndër vite realizojnëobjektivat e Programit të Qeverisë.

3.1 Shëndetësia

Shuma e parashikuar për Ministrinë e Shëndetësisë sipas projekt-buxhetit të vitit 2012 kap shifrën 29 miliardë lekë. Buxheti i kësaj ministrie në total për vitin 2012 në krahasim me buxhetin e rishikuar 2011 është parashikuar të rritet në masën 339 milione lekë, ose 1.2%. Ky buxhet përfaqëson 2.09% të PBB15, duke pësuar një rënie të lehtë në krahasim me vitin 2011 ku buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë përbënte 2.2 % të PBB sipas parashikimeve në PBA 2011-2013.

13 Programi buxhetor afatmesem, (PBA 2011 – 2013): http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/pba_2011_2013_1611_1.pdf 14 Të dhënat janë marrë nga tabelat e buxhetit te rishikuar 2011, tabelat e projektbuxhetit 2012 dhe PBA 2011 - 2013 15 Relacioni i projektbuxhetit 2012, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2771_1.php

Sektorët 2011 PB 2012 PBA 2011 PBA 2012 PBA 2013

Shëndetsia 28.774 29.114 29.617 38.997 43.021

Arsimi 38.304 38.930 40.396 46.204 49.749

Infrastruktura 45.814 42.412 48.639 37.463 41.824

Bujqësia 6.418 6.781 6.861 7.878 10.116

Page 12: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

12

Figura 3.1 Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë 2010-2012 (në mld lekë)

Burimi: Ministria e Financave, Buxheti i miratuar 2010, buxheti i rishikuar 2011, projektbuxheti 2012

Buxheti i vitit 2012 ka pësuar një rënie 34% në krahasim me shifrën e parashikuar në programin buxhetor afatmesëm e cila do të kapte vlerën 39 miliardë lekë, ose 2.67% të PBB16. Kjo vihet re edhe nga figura, ku projektbuxheti i vitit 2012 për sektorin e shëndetësisë ka një rritje fare të vogël krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2011. Ndërsa diferenca midis projektbuxhetit të vitit 2011 dhe buxhetit të rishikuar të vitit 2011 është e konsiderueshme, rreth 843 milionë lekë17. Pavarësisht shkurtimeve, shpenzimet e këtij sektori kanë ardhur duke u rritur, dhe pesha që ka Ministria e Shëndetësisë përkundrejt totalit të shpenzimeve publike jepet në grafikun e mëposhtëm.

Figura 3.2 Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë përkundrejt totalit të shpenzimeve (në %)

Burimi: Ministria e Financave, Buxheti i miratuar 2008 -2010, buxheti i rishikuar 2011, projektbuxheti 2012

Përveç vitit 2010 ku ka një rënie të lehtë të peshës që zënë shpenzimet për sektorin e shëndetësisë në buxhetin e shtetit, tendenca në vitet e tjera ka qënë në rritje. Gjatë kësaj periudhe rritja më e lartë vihet re në vitin 2009, ku pesha e këtij sektori në buxhet u rrit me

16 Programi Buxhetor Afatmesëm, (PBA 2011 – 2013), fq. 19: http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/pba_2011_2013_1611_1.pdf 17Tabelat e Buxhetit të rishikuar 2011 http://www.minfin.gov.al/minfin/3_tabelat_e_buxhetit_te_rishikuar_2011_(korrik).xls

Shëndetësi objektivat e PB 2012 Përmirësim i ofrimit të shërbimit parësor

nëpërmjet zgjerimit të skemës së medikamenteve nga 420 në vitin 2011 në 430 në vitin 2012

Zvogëlim i vdekshmërisë amtare me 1/100000 në vitin 2012 krahasuar me 16 për 100000 në vitin 2010

Rritja e vizitave/kontakteve të pacientit në kujdesin parësor në 8.8 vizita/ditë/mjek në vitin 2012 nga 8.6 në vitin 2011

Mbulim 84% i nevojës për shërbim spitalor në vitin 2012 krahasuar me 82% që janë plotësuar në 2011

Plotësim 70% i nevojave të spitaleve të distriktit me pajisjet e domosdoshme për shërbimin e imazherisë në vitin 2011, referuar 65% që plotesohen akualisht.

Sigurimi i qëndrueshmërisë së mbulesës vaksinale për vaksinat e kalendarit të vaksiminit në masën 95%.

Page 13: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

13

rreth 15% krahasuar me vitin 2008. Kurse PB i vitit 2012 parashikon një rritje vetëm me 1.63 përqind krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2011.

Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë shpërndahet kryesisht midis dy programeve kryesore që janë shërbimet e Kujdesit Parësor dhe Shërbimet e Kujdesit Dytësor të cilët përdorin respektivisht 34% dhe 56% të buxhetit për vitin 2012. Kurse programi i Shërbimeve të Shëndetit Publik zë 8.6% të totalit të shpenzimeve të kësaj minstrie.

Tabela 3.2 Shpërndarja e Buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë sipas programeve në PB 2012 Emertimi i

Institucionit Programit

Totali i Shpenzimeve

Korrente

Shpenzimet Kapitale Totali i Shpenzimeve

Buxhetore

Nga Buxheti

Nga te Ardhurat

Financimi i Huaj

Totali

Ministria e Shendetesise

26,397,481 1,666,927 15,000 1,035,000 2,716,927 29,114,408

Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi

223,400 3,380 0 0 3,380 226,780

Sherbimet e Kujdesit Paresor

9,197,300 234,191 3,000 535,000 772,191 9,969,491

Sherbimet e Kujdesit Dytesor

14,508,792 1,397,776 10,000 500,000 1,907,776 16,416,568

Sherbimet e Shendetit Publik

2,467,989 31,580 2,000 0 33,580 2,501,569

Burimi: Ministria e Financave, Tabela e projektbuxhetit 2012

Siç vihet re edhe nga tabela pjesa më e madhe (91.7%) e shpenzimeve të kësaj ministrie në PB 2012 si në nivel programi ashtu edhe në nivel të përgjithshëm shkojnë për shpenzime korrente dhe vetëm 9.3% shkojnë për shpenzime kapitale. 70% e këtyre shpenzimeve shkojnë për kujdesin dytësor dhe rreth 28% për kujdesin parësor. Alokimin e shpenzimeve sipas programeve të kësaj ministrie në vitet e fundit e shohim nga grafiku i mëposhtëm:

Figura 3.3 Ecuria e shpenzimeve sipas programeve në Ministrinë e Shëndetësisë (mln lekë)

Burimi: Ministria e Financave, Tabelat e buxhetit 2009 -2011, buxheti i rishikuar 2011, projektbuxheti 2012

Page 14: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

14

Për vitin 2012 shpenzimet nw programin e kujdesit dytësor kapin shifrën 16.416 milionë lekë, të cilat kanë pësuar një rënie me 3.2% në krahasim me buxhetin e rishikuar të vitit 2011 kurse shpenzimet në shëndetin publik kanë pësuar një rënie me 4.9% krahasuar me vitin e kaluar. Kujdesi parësor ka patur përparësi në lidhje me fondin e shpenzimeve për këtë sektor, i cili është 11.8% më i lartë se për vitin 2011. Duke iu referuar grafikut shohim se ky program ka patur gjithnjë rritje në buxhetet e këtyre viteve të fundit, duke theksuar faktin se ky shërbim është prioritar në arritjen e objektivave të kësaj ministrie.

3.2 Arsimi

Buxheti për sektorin e arsimit për vitin 2012 është parashikuar rreth 38. 930 miliardë lekë, ose 18.6% më pak sesa vlera e parashikuar për këtë vit në PBA 2011 – 201318. Ky buxhet është rreth 2% më i lartë sesa buxheti i rishikuar i vitit 2011 dhe parashikohet të jetë sa 2.8% e PBB-së.

Figura 3.4 Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës 2010-2012 (në miliardë lekë)

Burimi: Ministria e Financave, Buxheti i miratuar 2010, buxheti i rishikuar 2011, projektbuxheti 2012

Grafiku paraqet buxhetin e këtyre dy viteve të fundit ku vihet re se niveli i shpenzimeve për sektorin e arsimit në buxhetet e rishikuar të vitit 2010 dhe 2011 luhatet në kufijtë e vlerës 38 miliardë lekë, kurse për vitin 2012 parashikohet një rritje fare e vogël, 1.6 % në buxhetin e arsimit krahasuar me vitin 2011. Shpenzimet për arsimin gjatë vitit të kaluar u ulën me 2.1 miliardë lekë gjatë rishikimit të buxhetit. Në këtë këndvështrim buxheti i vitit 2012 duket më realist, i kondicionuar edhe nga vështirësitë financiare.

Gjatë këtyre 5 viteve të fundit, peshën më të madhe në buxhetin e shtetit sektori i arsimit e ka patur në vitet 2009 – 2010, rreth 16.3 % të tij. Megjithëse

18 Programi Buxhetor Afatmeswm, (PBA 2011 – 2013) http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/pba_2011_2013_1611_1.pdf

Arsimi objektivat e PB 2012 • Rritje e aksesit të fëmijeve 5 vjeçar me 8% në klasat përgatitore me 2700 fëmijë më shumë. Modernizimi i arsimit parashkollor, përmes trajnimit të mësuesve (15-20% në vit), rikonstruksionit dhe ndërtimit (150 -200 klasa në vit) të kopshteve dhe pajisjes me bazë materiale didaktike • Rritja e mëtejshme e cilësisë së mësimdhënies, me qellim që, deri në vitin 2020 të arrihen standardet e vendeve të BE • Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies për arritjen e standardeve të OECD, matur kjo me raportin student/pedagog, përmirësimin e metodave të mësimdhënies, rritjen e numrit të pedagogeve me 400, rritjen e numrit të laboratoreve shkencore dhe/ose përmirësimin dhe zgjerimin e tyre • Rritja e numrit të të pranuarve nga shkollat e mesme me 5%; dyfishimi i studenteve në degët e Teknologjise se Informacionit, • Hapja e rreth 30 kurrikulave të reja të MP/Msc dhe 10 programeve studimi në PhD • Rritja e autonomisë administrative e financiare të Arsimit të Lartë • Rritja e dimensionit social përmes tarifave të shkollimit të diferencuara, shtimit të bursave për studentët në nevojë, rikonstruktimin dhe ngritjen e godinave të reja sipas standardeve;

Page 15: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

15

sektor prioritar, shpenzimet për arsimin janë reduktuar me 3% në vitin 2011 krahasuar me një vit mëparë. Gjithashtu, edhe për vitin 2012 parashikohet që këto shpenzime të zënë 15.8% të buxhetit.

Figura 3.5 Buxheti i MASh 2008-2012 përkundrejt totalit të shpenzimeve (në %)

Burimi: Ministria e Financave, Buxheti i miratuar 2008 – 2010, buxheti i rishikuar 2011, projektbuxheti 2012

Pjesa më e madhe e buxhetit të këtij sektori është ndarë midis katër programeve kryesore, ku peshën më të madhe e zë arsimi bazë, i cili merr rreth 60% të fondeve. 90 % e këtyre fondeve do të shkojë për shpenzime korrente dhe vetëm 10 përqind për shpenzime kapitale. Rreth 20 % e shpenzimeve shkojnë për arsimin e mesëm, ku pjesa më e madhe, rreth 70% e tyre shkon për arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe pjesa tjetër për atë professional. Arsimi universitar merr vetëm 16% të fondeve të kësaj ministrie.

Tabela 3.8 Shpërndarja e Buxhetit të MASh në PB 2012 sipas programeve (mijë lekë)

Emertimi i Institucionit Programit

Totali i Shpenzimeve Korrente

Shpenzime Kapitale Totali i Shpenzimeve

Nga Buxheti

Financim i Huaj

Totali

Ministria e Arsimit dhe Shkences

34,799,435 2,081,103 2,049,598 4,130,701 38,930,136

Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi

711,100 12,574 45,900 58,474 769,574

Arsimi Baze (perfshire parashkollorin)

21,639,610 1,014,560 1,052,990 2,067,550 23,707,160

Arsimi i Mesem (i pergjithshem)

4,486,354 324,960 347,025 671,985 5,158,339

Arsimi i Mesem (profesional)

1,807,681 294,742 450,000 744,742 2,552,423

Arsimi Universitar 5,662,569 434,267 153,683 587,950 6,250,519

Fonde per Shkencen 492,120 0 0 0 492,120

Burimi: Ministria e Financave, Tabelat e projektbuxhetit 2012

Page 16: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

16

Grafiku i mëposhtëm paraqet sesi ka ndryshuar shpërndarja e shpenzimeve sipas programeve në sektorin e arsimit gjatë periudhës 2009-2012. Në kuadër të rishikimeve që i janë bërë buxhetit për vitin 2010 dhe 2011, programi që ka pësuar uljen më të ndjeshme ka qënë ai i Arsimit të Lartë. Shpenzimet për këtë program kanë qënë rreth 9.6 miliardë në vitin 2009 dhe janë reduktuar në rreth 6 miliardë lekë në vitet e fundit përfshirë edhe buxhetin e vitit 2012. Ka një reduktim prej rreth 35% krahasuar me vitin 2009, ndërsa shpenzimet në arsimin bazë janë rritur mesatarisht në masën 3.5 përqind në vitet në vazhdim dhe 4 përqind për vitin 2012.

Figura 3.6 Ecuria e shpenzimeve sipas programeve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (mln lekë)

Burimi: Ministria e Financave, Buxheti I miratuar 2009 – 2010, buxheti I rishikuar 2011, projektbuxheti 2012

3.3 Infrastrukturë

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit vazhdon të përfitojë pjesën më të madhe të fondeve të parashikuara për investime publike edhe në PB 2012. Shpenzimet totale për këtë ministri janë 42.4 miliardë lekë, ose 8% më pak krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2011.

Në PB 2012 është parashikuar që shpenzimet kapitale të kapin shifrën e 38.5 miliardë lekë ose rreth 55.2% të totalit të investimeve publike19. Në PB e vitit 2012 parashikohet që 32.7% e investimeve publike për këtë ministri të kryhen me financim të brendshëm.

Në të njëjtën kohë, ajo zë edhe pjesën më të madhe të financimit të huaj (rreth 61.12% të totalit të financimeve të huaja) kryesisht me projekte për ndërtim rrugësh20. Megjithatë buxheti i këtij sektori është parashikuar të jetë 42.4 miliardë lekë, ose 12%

19 Investimet publike me projekte, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2776_1.php 20 Relacioni i projektbuxhetit 2012, , http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2771_1.php

Infrastruktura objektivat e PB 2012 • Ndërtim dhe rehabilitim i 80 km rrugë të Rrjetit kombëtar, e vlefshme me 2.2% të Rrjetit total, sipas standarteve të projektimit. • Sistemim asfaltim dhe riveshje e 27 km rrugë të Rrjetit Kombëtar, e vlefshme me 0.7% të rrjetit total • Konsolidimin i Administratës Detare (Drejtorisë së Përgjithshme Detare) me struktura të plota sipas standartit të IMO-s • Përmirësimi i gjendjes së infrastrukturës hekurudhore nëpërmjet zëvendësimit të traversave në 0.3 km linjë, ndërrimit të cakullit në 1.5 km linjë, ndërrimit të traversave në 78 copë ndërruse dhe realizimit të punimeve mbrojtese së linjës hekurudhore nga rrëshqitjet në katër zona problematike. • Rritja në masen 30% e standarteve dhe performancës së punes, së Organit Kombëtar të Incidenteve/Aksidenteve ajrore nëpërmjet investimeve në forcimin e kapaciteteve • Zgjerimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të furnizimit me ujë nëpërmjet mbulimit me rrjet ujësjellësi në zonat urbane në 92%, të totalit të popullsisë dhe në zonat rurale në 64%.

Page 17: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

17

më i lartë se buxheti i përcaktuar në programin buxhetor afatmesëm21.

Pesha specifike e këtij sektori në buxhetin e shtetit ka pësuar rritje në vitin 2008 krahasuar me vitet e mëparshme, duke përbërë afërsisht 27% të këtij buxheti. E njëjta situatë mund të thuhet edhe për vitin 2009, periudhë e cila përkon me ndërtimin e rrugës Durrës – Kukës. Në këto tre vitet e fundit përqindja e buxhetit të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit në buxhetin e shtetit është reduktuar me 30% duke u luhatur në kufijtë 17 – 18% të buxhetit, duke marrë parasysh faktin që për vitin 2010 dhe 2011 buxhetet janë rishikuar duke reduktuar nivelin fillestar të shpenzimeve.

Figura 3.7 Buxheti i MPPT 2010-2012

Burimi: Ministria e Financave,Buxheti i miratuar 2010, buxheti i rishikuar 2011, projektbuxheti 2012

Figura 3.8 Buxheti i MPPT 2008-2012 përkundrejt totalit të shpenzimeve (në %)

Burimi: Ministria e Financave, Buxheti miratuar 2008 -2010, buxheti i rishikuar 2011, projektbuxheti 2012

Krahasuar me sektorët e arsimit dhe shëndetësisë në projekt-buxhetin e vitit 2012, ky sektor zë një peshë relativisht më të madhe në buxhet, respektivisht 45% më shumë se buxheti i shëndetësisë dhe 10% më shumë se buxheti i arsimit.

21 Programi buxhetor afatmesem , (PBA 2011 – 2013), fq 607: http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/pba_2011_2013_1611_1.pdf

Page 18: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

18

Dy programet më kryesore të cilat do të përfitojnë afërsisht 90% të buxhetit të vitit 2012 për sektorin e transportit janë rrugët nacionale dhe ujësjellës kanalizime22. Programi i parë është edhe më kryesori dhe zë rreth 65% të fondeve, ku pothuajse të gjitha janë shpenzime kapitale 28.8 miliardë lekë në infrastrukturën rrugore. Grafiku i mëposhtëm paraqet ecurinë e këtyre shpenzimeve, ku shuma e parashikuar në buxhetin e vitit 2012 është më e ulta në këto 5 vitet e fundit.

Figura 3.9Investimet në infrastrukturën rrugore për 2008-2012 (mln lekë)

Burimi: Ministria e FinancaveBuxheti I miratuar 2008 -2010, buxheti I rishikuar 2011, projektbuxheti 2012

Një tjetër problem i këtij sektori është niveli i shpenzimeve të mirëmbajtjes në infrastrukturën rrugore që është pothuajse i papërfillshëm në krahasim me investimet23, duke rritur koston e këtyre të fundit, pasi mungesa e mirëmbajtjes çon në dëmtim të shpejtë të rrugëve dhe rrjedhimisht në nevojën për fonde të tjera investimi për riasfaltim. Për vitin 2012 vlera e shpenzimeve të mirëmbajtjes e parashikuar në buxhet është 21.6 milionë lekë.

3.4 Bujqësia

Megjithëse konsiderohet sektor prioritar, Bujqësia merr më pak se sektorët e tjerë prioritarë të analizuar më sipër. Fondet në total për vitin 2012 për këtë ministri arrijnë në 6.78 miliardë lekë ose 0.49% të PBB. Krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2011, ka një rritje të fondeve në këtë sektor me rreth 300 milionë lekë, ose 4.6%. Buxheti i parashikuar për bujqësinë në PB 2012 është 16% më e ulët se vlera e parashikuar për këtë vit në PBA 2011-2013, e cila është 7.88 miliardë lekë. Sipas programit buxhetor afatmesëm24 do të kishte një rritje në shpenzimet për bujqësinë në periudhën 2011 – 2013, ku për vitin 2013 këto shpenzime do të arrinin në 10 miliardë lekë. Gjithashtu sipas këtij programi prioritet do t’i jepej zhvillimit rural duke mbështetur prodhimin bujqësor blegtoral dhe agroindustrinë. Ky është një nga tre programet kryesore të kësaj ministrie, i cili për vitin 2012 parashikohet që të marrë rreth 2.1 miliardë lekë, ose 30% të buxhetit të kësaj ministrie.

22 Tabelat e Projektbuxhetit 2012 http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2776_1.php 23 Tabelat e Projektbuxhetit 2012 http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2776_1.php 24 Programi buxhetor afatmesem , (PBA 2011 – 2013) http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/pba_2011_2013_1611_1.pdf

Page 19: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

19

Figura 3.10 Buxheti i MBUMK-së (mld lekë)

Burimi: Ministria e Financave, Buxheti i miratuar 2010, buxheti i rishikuar 2011, projektbuxheti 2012

Krahasuar me buxhetin e vitit 2010 shpenzimet në sektorin e bujqësisë të parashikuara për t’u realizuar gjatë vitit 2012 janë rritur me 30%. Gjithashtu, edhe pesha specifike që zë ky sektor në buxhetin e shtetit është rritur nga 2.1%25 që ishte në vitin 2010 në 2.7%26 në vitin 2012.

Siç duket edhe nga tabela e mëposhtme buxheti i sektorit të bujqësisë ndahet në tre programe kryesore ku secili prej tyre merr rreth 30% të këtij buxheti.

Tabela 3.14 Shpërndarja e Buxhetit të MBUMK sipas programeve

Emertimi i Institucionit Programit

Totali i

Shpenzimeve Korrente

Shpenzime Kapitale Totali i Shpenzimeve

Nga Buxheti

Financimi i Huaj

Totali

Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit

3,952,869 1,513,424 1,315,000 2,828,424 6,781,293

Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi

237,470 4,960 0 4,960 242,430

Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit

1,302,147 170,500 550,000 720,500 2,022,647

25 Tabelat e Buxhetit të rishikuar 2010 http://www.minfin.gov.al/minfin/3_tabelat_e_buxhetit_te_rishikuar_2010_(korrik).xls 26 Relacioni i projektbuxhetit 2012, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2771_1.php

Bujqësia Objektivat e PB 2012 • Ruajtja e situates epizootike te vendit nepermjet imunizimit te bagetive te imta ne gjithe vendin. nga semundja e brucelozes si dhe gjurmimin semundjes se brucelozes ne gjedhe ne 10% te krereve, mbajtja nen kontroll te plote te semundjes plasje duke vaksinuar ne te gjithe vatrat e ketij infeksioni dhe e tbc duke gjurmuar dhe eleminuar kafshe e infektuara ne vatra; • Ofrimi i sherbimeve ekonomike, te qendrueshme dhe te besueshme te kullimit me gravitet per 32 000 ha. toke bujqesore me shume nga 30 000 ha qe u sigurohen keto sherbime gjate vitit 2011; • Mbrojtje nga permbytjet e permiresuar per te mbrojtur 14 000 ha toke bujqesore me shume nga 12 000 ha me mbrojtje te permiresuar gjate vitit 2012; • Sigurimi i sherbimeve te sigurta dhe te qendrueshme te kullimit me ngritje mekanike me pompa (hidrovore) per 75,000 ha toke bujqesore; • Ofrimi per fermeret i 16 paketave / kartave teknologjike dhe rekomandimeve te dala nga studimet e kryera nga QTTB; • Krijimi i Sistemit te Informacionit mbi token bujqesore, intregrimi ne GIS ne (30000 ha), dixhitalizimi i Regjistrit te Tokes Bujqesore ne 50 komuna/bashki; • Nxitja e zhvillimit te qendrueshem te sektorit bujqesor, blegtoral dhe agroindustrise, me synim rritjen e prodhimit dhe konkurueshmerise se produkteve nepermjet mbeshtetjes se drejtperdrejte te familjeve fermere dhe agrobizneseve.

Page 20: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

20

Menaxhimi i infrastruktures se kullimit dhe ujitjes

827,776 1,170,800 100,000 1,270,800 2,098,576

Zhvillimi Rural duke mbesht. Prodh. Bujq, Blek, Agroind dhe Market.

1,368,726 133,460 665,000 798,460 2,167,186

Burimi: Ministria e Financave, Tabela e Projektbuxhetit 2012

Figura 3.11 Ecuria e shpenzimeve sipas programeve në Ministrinë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Burimi: Ministria e Financave, Buxheti i miratuar 2009 -2010, buxheti i rishikuar 2011, projektbuxheti 2012

Nga grafiku vihet re sa buxheti i parashikuar për vitin 2012 ka një reduktim të shpenzimeve të programit të Menaxhimit të Infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes me 21% kundrejt vitit 2011, kurse dy programet e tjera kanë pësuar një rritje përkatësisht 32% për programin e zhvillimit rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral dhe agroindustrinë dhe 23% për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Gjithashtu, për vitin 2012 shpenzimet në të tre këto programe janë parashikuar të jenë në nivele të përafërta ndryshe nga viti i kaluar ku programi i Menaxhimit të Infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes ka patur 36% më shumë shpenzime se dy programet e tjerë.

Page 21: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

21

IV. PUSHTETI VENDOR

Pushteti vendor përbën një element të rëndësishëm të qeverisjes, roli i të cilit është rritur gjithnjë e më shumë nëpërmjet reformës së decentralizimit fiskal. Një nga arritjet e kësaj reforme ka qënë rritja e autonomisë financiare nga 31% në vitin 2002 në 48% në vitin 201127. Në këtë kontekst totali i fondeve të deleguara nga pushteti qëndror drejt atij lokal për tre vitet e fundit jepet nëpërmjet grafikut të mëposhtëm.

Figura 3.12 Transferta e pakushtëzuar 2010 – 2011 (mld lekë)

Burimi: Ministria e Financaves, Buxheti i miratuar 2010, buxheti i rishikuar 2011, projektbuxheti 2012

Nga grafiku vihet re se ka një rritje me 4.2% në fondet e transfertës së pakushtëzuar të parashikuar për vitin 2012 në krahasim me buxhetin e rishikuar të vitit 2011. Megjithatë totali i transfertës së parashikuarpër vitin 2012 është 138 milionë lekë më i vogël për shkak të reduktimit me rreth 600 milionë të fondit të zhvillimit rural. Ky fond është një risi në buxhetin e pushtetit vendor i cili ka filluar në vitin 2010. Qëllimi i këtij fondi është të inkurajojë zhvillimin ekonomik, nga njësia më e vogël administrative, që është Komuna, Bashkia e deri në nivel Qarku. Prandaj është e nevojshme që politikat buxhetore kombëtare të harmonizohen me politikat buxhetore vendore dhe në funksion të kësaj filozofie, të kryhet implementimi i politikave sektoriale të pushtetit qendror në nivel rajonal.

Gjithashtu një tjetër arritje e reformës së decentralizimit fiskal është ndryshimi në strukturën e burimeve të të ardhurave të pushtetit vendor. Para reformës fiskale kjo strukturë ishte 70 me 30 përqind në favor të burimeve që vinin nga buxheti i shtetit28. Në PB e vitit 2012, është 54% nga taksat dhe tarifat vendore dhe 46% nga buxheti i shtetit (transferta e pakushtëzuar)29.Grafiku i mëposhtëm paraqet ecurinë e shpenzimeve të pushtetit vendor duke i ndarë në burimet e veta dhe fondet e deleguara nga pushteti qëndror në formën e grantit të pakushtëzuar.

27 Relacioni I projektbuxhetit 2012, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2771_1.php 28 Relacioni I projektbuxhetit 2012, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2771_1.php 29 Relacioni I projektbuxhetit 2012, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2771_1.php

Page 22: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

22

Figura 3.13 Ecuria e të ardhurave dhe shpenzimeve për pushtetin vendor (mld lekë)

Burimi: Ministria e Financave, Buxheti I miratuar 2009 -2010, buxheti I rishikuar 2011, projektbuxheti 2012

Niveli i shpenzimeve të parashikuara në projekt buxhetin e vitit 2012 për pushtetin vendor kap vlerën 28.5 miliardë lekë dhe është më i ulti në këto katër vitet e fundit. Krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2011,shpenzimet e pushtetit lokal kanë një rënie me 3.1%. Edhe të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore kanë një tendencë rënëse nga viti në vit. Por, në raport me fondet e deleguara nga pushteti qëndror, niveli i të ardhurave vendore të parashikuara për vitin 2012 do të jetë 2% më i lartë se sa në vitin 2011 dhe 4% më i lartë se në vitin 2009, ku të dy burimet e të ardhurave të pushtetit vendor ishin në nivele pothuajse të barabarta. Kalimi i taksës së biznesit dhe të 18% të të ardhurave vjetore të taksës së regjistrimit të automjeteve tek organet e qeverisjes vendore ka ndikuar pozitivisht në barazimin e raportit të ardhurave të veta dhe transfertës.

Në buxhetin e vitit 2012, është vazhduar me përmirësime në mënyrën e llogaritjes së transfertës së pakushtëzuar si dhe në formulën e shpërndarjes së saj tek njësitë e qeverisjes vendore. Dy janë çështjet bazë që lidhen me transfertën e pakushtëzuar për njësitë e qeverisjes vendore:

1. Përcaktimi i madhësisë së transfertës, 2. Formula dhe kriteret për shpërndarjen ndërmjet bashkive, komunave dhe qarqeve.

Në lidhje me përcaktimin e madhësisë së transfertës, ajo është bazuar në: funksionet transferuar te njësitë e qeverisjes vendore, fondet respektive për to si dhe rregullimet specifike mbi bazë vjetore bazuar në transferimin e taksave. Me transferimin e taksave në njesitë e qeverisjes vendore, në formulë u vendos elementi ekualizues për rregullimin e transfertës për njësitë e qeverisjes vendore në përshtatje me kapacitetet fiskale të tyre. Pjesa e grantit për qarqet është rritur nga 8.5 në 9%. Edhe niveli minimal për frymë për bashkitë edhe komunat është rritur; ku për bashkitë për vitin 2012 ajo kap vlerën 3050 lekë/frymë krahasuar me 3040 lekë/frymë që ishte në vitin 2011, kurse për komunat është rritur nga 2040 lekë/frymë që ishte në vitin 2010 në 2080 lekë/frymë për vitin 2012.

Page 23: Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012financatransparente.al/pdf/Projektbuxheti_2012_OSFA.pdf · 1 Monitorimi i Financave Publike: Projektbuxheti 2012 . GRUPI I PUNËS:

23

V.REFERENCA

Investimet Publike me projekte

http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2776_1.php Relacioni I projektbuxhetit 2012, http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2771_1.php Programi buxhetor afatmesem , (PBA 2011 – 2013) http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/pba_2011_2013_1611_1.pdf

Tabelat e Buxhetit të rishikuar 2010 http://www.minfin.gov.al/minfin/3_tabelat_e_buxhetit_te_rishikuar_2010_(korrik).xls

Tabelat e Buxhetit të rishikuar 2011 http://www.minfin.gov.al/minfin/3_tabelat_e_buxhetit_te_rishikuar_2011_(korrik).xls

Tabelat e Projektbuxhetit 2011 http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2011_376_1.php Tabelat e Projektbuxhetit 2012 http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_Buxheti_2012_2776_1.php