Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë...

32
UNIVERSITETI I GJAKOVЁS“FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Rëndësia e edukimit mediatik në shkollat fillore Mentore: Kandidate: Dr.sc.Venera Vala-Këndusi Alberta FETAHAJ Gjakovë, 2020

Transcript of Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë...

Page 1: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

UNIVERSITETI I GJAKOVЁS“FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Rëndësia e edukimit mediatik në shkollat fillore

Mentore: Kandidate: Dr.sc.Venera Vala-Këndusi Alberta FETAHAJ

Gjakovë, 2020

Page 2: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

2

UNIVERSITETI I GJAKOVЁS“FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMIT FILLOR

PUNIM DIPLOME

Rëndësia e edukimit mediatik në shkollat fillore

Mentore: Kandidate: Dr.sc. Venera Vala-Këndusi Alberta FETAHAJ

Gjakovë,2020

Page 3: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

3

Përmbajtja

Përmbajtja ..................................................................................................................................... 3

ABSTRAKT................................................................................................................................... 4

Kapitulli I-Hyrje............................................................................................................................7

1. Hyrje............................................................................................................................................7

Kapitulli II-Rishikimi i literatures...............................................................................................8

2.Komunikimi, mediat dhe llojet e tyre ...................................................................................... 8

2.1. Edukimi mbi mediat dhe masmediat ................................................................................ 10

2.2. Rëndësia e mediave në shkollat tona ................................................................................. 11

2.3. Ndikimet negative dhe pozitive të mediave ....................................................................... 12

2.3.1. Ndikimi pozitiv i mediave në shoqëri ............................................................................ 13

2.3.2. Ndikimi negativ i mediave në shoqëri ............................................................................. 14

2.4. Ndikimi i mediave në mësimdhënie dhe në mësimnxënie .............................................. 14

Kapitulli lll-Metodologjia e hulumtimit.....................................................................................16

3. Qëllimi i studimit......................................................................................................................16

3.1. Pyetje kërkimore..................................................................................................................16

3.2. Hipotezat ............................................................................................................................... 16

3.3. Metoda e hulumtimit ........................................................................................................... 17

Kapitulli IV-Analiza e rezultateve..............................................................................................18

4. Analiza e të dhënave me mësimdhënës ................................................................................ 20

Kapitulli V-Perfundime dhe Rekomandime..............................................................................25

5. Përfundime...............................................................................................................................25

5.1 Rekomandime.........................................................................................................................26

Literatura ......................................................................................................................................30

Shtojca

Page 4: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

4

ABSTRAKT

Ky punim diplome me titull “Rëndësia e edukimit mediatik në shkollat fillore” ka për qëllim të

pasqyrojë rolin dhe rëndësinë e shkollës në edukimin për media në vendin tonë. Duke parë që

ndikimi i mediave është bërë mjaft dominat, aktual dhe me shumë interes nga e gjithë shoqëria e

sidomos nga fëmijët në shkolla fillore, pamë të arsyeshme që përmes këtij punimi të trajtojmë një

temë si kjo e cila është ende e pa studiuar mirë. Punimi në fjalë është i përbërë gjithsej nga 5

kapituj ku secili nga kapitujt e definon qartë qëllimin dhe rëndësinë e studimit dhe argumenton

gjetjet. Përmbajtja e studimit është mbështetur në anketën e zhvilluar me 25 mësimdhënësit e

shkollës fillore “Heronjët e Kosovës”në komunën e Rahovecit. Mësimdhënësit kanë ndarë me ne

opinionet dhe pervojat e tyre mbi fushën e mediave dhe sa ndikojnë ata në njohuritë e nxënësve

mbi këtë fushë. Rezultatet që morëm nga ky studim dolen të jenë ato rezultate që prisnim që nga

fillimi, fatkeqësisht nuk janë të kënaqshme. Në sistemin arsimor të Kosovës nuk ka lëndë mbi

edukimin mediatik, mësimdhënësve nuk u ofrohet mundësia e trajnimeve për media, po ashtu

bashkëpunimi prindër-mësimdhënës-nxënës mungon. Dhe si pasojë e gjithë kësaj ndikimi

negativ i mediave po dominon në shoqërinë tonë.

Fjalet kyçe: Mësimdhënësit, shkolla, media, edukimi, nxënësi .

Page 5: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

5

Lista e tabelave

Tabela 1. Pasqyra e përgjithshme e të dhënavetë mësimdhënësve sipas gjinisë.

Tabela 2. Të dhënat e mësimdhënësve sipas moshës.

Tabela 3.Vitet e punës së mësimdhënësve në arsim.

Tabela 4. Ndikimi i shkollës në edukimin për media.

Tabela 5. Edukimi mediatik lëndë e veçantë në shkollat fillore.

Tabela 6. Trajnimet e mbajtura rreth mediave për mësimdhënësit.

Tabela 7.Shfrytëzimi i mediave.

Tabela8. Ndikimi i mediave te fëmijët.

Tabela 9.Përdorimi dhe kontrollimi i mediave.

Tabela 10. Bashkëpunimi në mesprindërve dhe mësimdhënësve.

Tabela 11.Përdorimi i mjeteve audiovizuale si mjete standarde pedagogjike.

Page 6: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

6

… Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të

duash të tjerët dhe ta duash jetën sepse është e shkurtë për ta jetuar...

Ky punim i dedikohet familjes time të shenjtë, të cilët më mbështetën dhe

ndihmuan në çdo aspekt që të arrijë në këtë pikë.

Autori

Page 7: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

7

Kapitulli I - Hyrje

1. Hyrje

Përditshmëria jonë është kapluar nga prezenca e madhe e mediave të ndryshme,të cilat kanë rol

dominant dhe të pashmangshëm në jetën dhe në punën tonë.Ne çdo ditë zgjohemi duke

parë/dëgjuar një lloj të medias, pastaj dita vazhdon dhe përfundon duke pasur kontakt të

vazhdueshëm pothuajse me të gjitha llojet e mediave qofshin ato të shkruara apo elektronike.Nga

kjo nuk mund të përjashtojmë asnjërën nga gjinitë as të bëjmë dallim në moshë,sepse mediat

shfrytëzohen në masë të madhe nga të dy gjinitë dhe nga grupmosha të ndryshme.

Secili individ përdorë median për nevojat e tyre personale,përshembull moshat më të shtyera

median e shfrytëzojnë për të marrë informacione nga jeta dhe bota,sporti, muzika etj.E këtë e

bëjnë përmes mediave të shkruara (gazetave)dhe mediave audiovizuale, televizionit dhe

radios.Ndërsa moshat më të reja e përdorin internetin si mjet për komunikim të lidhen më shumë

me rajonin dhe botën,socializimi me njerëz nga e gjithë bota përmes rrjeteve sociale që janë në

trend kohët e fundit.

Të gjitha llojet e mediave kanë rëndësinë dhe vlerën e vetë të pazëvendësueshme në ditët e

sotme,mirëpo ashtu siç kanë përparësi kanë edhe të metat e tyre të cilat këto të fundit po ndikojnë

dukshëm në rininë tonë duke shfaqur sjellje të pahijshme(agresive) në publik,në familje dhe në

shkolla.Pra, roli dhe ndikimi i mediave duket se është shumë i madh andaj domosdoshmërisht

duhet të kontribuojmë në edukimin e mirëfilltë të fëmijëve tanë në mënyrë që mediat e

çfarëdoshme të mos kenë ndikim negativ në ta.

Tani shtrohet pyetja se:Sa marrin fëmijet edukim për media nga familja dhe shkolla?

Mëqenëse thamë media duhet të menaxhohet nga përdoruesi i saj, atëherë padyshim se familja

dhe shkolla duhet të kenë rol kyç mbi edukimin e fëmijëve në përgjithësi dhe në edukimin mbi

mediat.Megjithatë në vendin tonë as familja as shkollat nuk bëjnë aq sa duhet mbi këtë çështje.

Page 8: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

8

Prindërit dhe shkolla duhet të mundohen të kenë ndikim më të madh sa i përket edukimit

mediatik te moshat e reja. Posaçërisht prindërit duhet të vëzhgojnë në çdo hap se çfarë bëjnë,

çfarë shikojnë, të këshillojnë dhe të përgatisin fëmijët e tyre rreth skenave,përmbajtjeve të pa

përshtatshme për moshën e tyre.Mirë do të ishte që edhe në shkollat tona të jetë një lëndë e

veçantë mbi edukimin mediatik në mënyrë që edhe shkolla të kontribuoj mbi arsimimin dhe

edukimin e nxënësve mbi këtë fushë e cila është mjaft delikate dhe ka nevojë për t’u zhvillua.

Kapitulli II-Rishikimi i literaturës

2. Komunikimi, mediat dhe llojet e tyre

Komunikimi është ecuria që lejonë gjallesat të shkëmbejnë informata nëpërmjet disa mënyrave,

komunikimi kërkon që të gjitha palët të kuptojnë një gjuhë të përbashkët që mund të

shkëmbehet.Procesi i komunikimit paraqet kalimin e informatave nga burimi përmes rrugëve të

mesme deri te pranuesi, si dhe kalimin e reagimit të pranuesit përms rrugëve të mesme deri të

burimit.Komunikimi si i tillë në procesin e vetë përfshin dy ose më shumë persona,sipas ligjit me

komunikim nënkuptohet çdo shkëmbim ose bartje e informacioneve ndërmjet numrave të caktuar

të palëve me anë të mjeteve publike elektronike në

dispozicion(https://sq.wikipedia.org/wiki/Komunikimi).

Zhvillimi i komunikimit:Format më të hershme të komunikimit njerëzor janë ndikuar nga natyra

me të cilën janë rrethuar njerëzit.Shenjat dhe simbolet,muzika dhe vallëzimi,ritualet që sot kanë

ngelur në disa zona të harruara të planetit janë të mbushura përplot me tinguj dhe lëvizjeqë

Page 9: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

9

imitojnë kafshët me të cilat bashkëjetojnë.Por, njerëzit dallohennga qeniet e tjera sepse arritën të

përdorin tingujt dhe shenjat duke u dhënë kuptime të shumëllojshme brenda sistemit gjuhësor.

Format më të hershme të komunikimit në grupe duhet të kenë qenë tregimet e ngjarjeve dhe

përvojave vetjake,nëpërmjet fjalës,muzikës,vallëzimit,interpretimit etj.

Kërshëria e njerëzve për botën që i rrethon, dëshira për të mbledhur dhe kontrolluar

informacionin, dhe jeta sociale e ka transformuar kafkën, trurin dhe aparatin e të folurit, duke e

bërë të mundur komunikimin gojor të njerëzve dhe zhvillimin e gjuhëve(Tahiri,2017:77,78).

Elementet e komunikimit janë:

1) Dhënësi,

2) Marrësi,

3) Referati,

4) Kodi,

5) Mesazhi dhe

6) Kanali.

Llojet e komunikimit janë:

• Komunikimi verbal (mbështetet në levizjet dhe raportet hapësirore).

Komunikimi joverbal (bazohet në aftësinë për të prodhuar fonema dhe në aftësinë për të ndërtuar

bashkësi zërash të alfa për mbajtjen e një domethënieje )(https://sq.wikipedia.org/wiki/Komunikimi).

▪ Mediat janë instrumentet më të rëndësishme të komunikimit, ato luajnë rol shumë

dominantë në përditshmërinë tonë. Sot mediat dhe masmediat shfrytëzohen nga

grupmosha të ndryshme për qëllime të ndryshme nga e gjithë bota.

▪ Llojet e mediave janë: mediat e shkruara duke filluar nga gazetat,revistat,publikimet

etj.

▪ Dhe mediat elektronike:radio,televizioni,interneti etj. (Berisha,2007:51).

Page 10: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

10

2.1. Edukimi mbi mediat dhe masmediat

Mediat janë fuqizuar aq shumë, saqë ndikimi i tyre llogaritet të jetë i pakrahasueshëm.Kështu,e

gjitha që duhet të bëjnë studiuesit e shkencave të komunikimit, është që të krijojnë metoda të

mbrojtjes nga mediat. Në pikën që jemi ne, edukimi medial shihet si mjet më i afërt që bën

audiencën të jetë aktive dhe në këtë mënyrë të filtrojë të gjitha mesazhet që merr.Pra, të shohë

me dyshime çdo përmbajtje mediatike.(https://stereotipe.files.wordpress.com/2017/02/edukimi-per-

media.pdf).

Edukimi medial është procesi përmes së cilit njerëzit aftësohen që të kuptojnë natyrën e

mediave,që ata të jenë në gjendje që jo vetëm të marrin informacione por edhe t’i analizojnë ato

informata dhe të krijojnë një mendim vlerësues/gjykues për informatat e marra. Studimi i

mediave do të na ndihmojë që të kemi aftësi të identifikojmë rastet kur ngjarjeve i jepet më

shumë rëndësi se që e meritojnë, ose të kuptojmë pse ka raste kur disa ngjarjeve nuk u jepet

hapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

dhe jetës sonë,në këtë mënyrë mediat konsiderohen si burim dhe transmetuesi kryesor i dijes e jo

i vetëm. Nëse mediat e krijojnë një ngjarje dhe japin shumë rëndësi, atëherë njerëzit do të

mendojnë se ajo ngjarje është e vërtetë duke përgjithësuar se aty ku ka tym ka edhe zjarr, e

kështu edhe ajo që nuk është e vërtetë merret si e tillë.Kjo ka bërë që të ketë nevojë që njerëzit të

edukohen për mënyrën se si funksionojnë mediat dhe si ato mund të manipulojnë me audiencën

për qëllime të ndryshme. Në mënyrë që të dimë të bëjmë pyetjet e duhura dhe të kërkojmë llogari

nga mediat dhe duhet mësuar obligimet ligjore dhe morale të mediave, të mësojmë se si

funksionojnë ato dhe cili është qëllimi i vërtetë i një mediumi të caktuar.Edukimi mediatik krijon

një audiencëqë jo vetëm është e mbrojtur nga manipulimet e mundshme mediatike por edhe

krijonnjerëz të informuar dhe të përgjegjshëm që dinë se si të përdorin mediat dhe të

përmirësojnë jetën në komunitetin e tyre përmes mediave.Një shoqëri ecila është e edukuar dhe e

vetëdijshme për ndikimin dhe qëllimet e medias është një shoqëri që është e pavarur dhe në

gjendje të vendos se çka është për të e çka jo.

(https://stereotipe.files.wordpress.com/2017/02/edukimi-per-media.pdf).

Page 11: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

11

Pse na duhet edukimi medial?

Mediat masive kanë rëndësi të pamasë për jetën tonë dhe na rrethojnë gjithandej, shpesh as që i

vërejmë. Sot nuk është problemgjetja e informacioneve, ashtu si ka qenë dikur, por është

problemorganizimi dhe përzgjedhja e tyre në gjithë këtë rrëmujë që na përcjellëqë nga mëngjesi

e deri në gjumë. Si ta shfrytëzojmë televizionin, gazetat, librat, reklamën, radion, muzikën,

revistat, video-lojërat, internetin, pa i lejuar që ato të na shfrytëzojnë neve, qoftë duke na e marrë

kohën, apo duke na bindur me porosi të cilat nuk janë të dobishme për ne?Në tërë këtë vërshim

të plasimit të informatave,deklaratave e përmbajtjeve të pakontrolluara,ekspozimi ndajmediave e

përgjithësishtmjeteve të tjera të komunikimit masiv siç janë:internet,rrjetet sociale, muzika, filmi

etj. Është bërë i pashmangshëm dhe ka rrëzikshmëri të lartë të ndikimit që këto përmbajtje

shfaqen te audienca.

Mediat të cilat cilësohen si pushtet i katërt në shoqëri,si ndërmjetës të informimit në mes të

pushtetit dhe audiencës, para të gjithash janë industri informacionesh të cilat përcaktojnë se çfarë

përmbajtje të adresojnë te publiku.Kështu, mediat jo rrallë herë arrijnë të manipulojnë në

raportime që përcaktojnë interesin publik dhe hapësirën publike për

qyretarët.(https://stereotipe.files.wordpress.com/2017/02/edukimi-per-media.pdf).

Edukimi mediatik na duhet që të krijojmë kulturë dhe shprehi të mira, se si të qasemi në media

dhe masmedia. Të dimë se si të përdorim dhe për çfarë t’i përdorim ato.Të zotërojmë aftësi që ne

t’i kontrollojmë mediat e jo ato neve, në asnjë mënyrë nuk bënë që ne të dorëzohemi të mbesim

të pafuqishëm nga ato gjëra të pa pëlqyera që na ekspozohen çdo ditë,nga mashtrimet e

ndryshme që bëhen për përfitime personale e që te ne ndikojnë negativisht. Për të qëndruar larg

nga këto duhet marrë edukimin e mirëfilltë nga familja(prindërit) në radhë të parë e pastaj nga

shkolla si institucion dhe përgjegjës në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

2.2. Rëndësia e mediave në shkollat tona

Në kuadër të diskutimit për ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm, do të duhej të inkorporohet edhe

nevoja e përfshirjes së edukimit mediatik, si lëndëe obligueshme në kuadër të planprogrameve të

reja mësimore.Janë të shumta arsyet,si edhe nevojat që nxënësit e sotëm të cilët nesër do të jenë

Page 12: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

12

qytetarë të denjë me obligime e përgjegjësi shoqërore,të arrijnë të identifikojnë manipulimet

mediatike dhe në mënyrë autonome të ndërtojnë qëndrimet e pikëpamjet e tyre pa qenë të

ndikuar domosdoshmërisht nga mediat.

Edukimi mediatik i nxit dhe zhvillon disa shkathtësi:teknike(aftëson qasjen ndaj

mediave),kritike(të kuptuarit e përmbajtjeve të tyre dhe vlerësimi kritik)dhe praktike(aftësia e të

kuptuarit e përmbajtjeve mediatike).(https://www.koha.mk/per-nje-edukim-mediatik-ne-shkollat-

tona/).

Edukimi mediatik në kurrikulën shkollore synon t’u transmetojë nxënësve njohuri mbi:

➢ Funksionet e mediave.

➢ T’i bëjë ata të reflektojnë në mënyrë kritike për marrëdhënien që kanë nëmediat.

➢ Të analizojnë lloje të ndryshme mediumesh duke filluar nga fotografia te gazeta.

➢ Të diskutojnë për ndikimin e internetit në komunikimin shoqëror.

➢ Si dhe për rolin e masmediave në vendet demokratike, mundësitëpor edhe rreziqet që ato

bartin.

Edukimi mediatik për të rinjtë dhe nxënësit ngrihet kësisoj mbi katër shtylla të rëndësishme:

1. Njohuri për median (aspekti i tyre informative).

2. Përdorimi i mediave (në mënyrë interaktive).

3. Kreativiteti personal në media (estetika,krijimi).

4. Kritikëmediat (analizarefleksive,analitike,etikeetj.)

(Musai,Godole dhe Abdurrahmani,2011:3).

2.3. Ndikimet negative dhe pozitive të mediave

Të flasësh për mediat dhe rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë duket e pamundur pa marrë

parasyshndikimin e ndërsjelltë dhe ndërpersonal të medias dhe shoqërisë në

përgjithësi.Përmbajtjet që mediat i japin publikut është gjithmonë e lidhur ngushtë me zhvillimin

material dhe shpirtëror të të gjithë shoqërisë, ndërsa në të njëjtën kohë mënyra se si operon

media gjithmonë mund të zbulojë nivelin politik,ekonomik dhe kulturor të kësaj

Page 13: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

13

shoqërie.Edukimi politik konsiderohet si një nga detyrat më të rëndësishme sot(kur flasim për

rolin dhe ndikimin e mediave në shoqërinë tonë).Nuk duhet të harrojmë se mediat formojnë dhe

ndikojnë në gjeneratat e reja dhe mendimet e tyre rreth ngjarjeve.Media është një rrugë

komunikimi në botën moderne. Mediat janë një instrument i fuqishëm që ka ndikim pozitiv dhe

negativ në shoqëri.

2.3.1.Ndikimi pozitiv i mediave në shoqëri

1. Mediat e shkruara kanë ndikimin e tyre në shoqëri.Shumica e njerëzve e lexojnë gazetën

ditore herët në mëngjes.Mediat elektronike në çdo formë të saj janë një burim i madh i

komunikimit masiv. Ajo prodhon efekte të drejtpërdjeta në mendjen e njerëzve.Është

gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ofrimit të argëtimit.

2. Mediat elektronike në formën e transmetimit satelitor,internetit,rrjetit kabllor kanë shumë

efekte të dobishme.Ndikon në dhënien e informative rreth kulturave të

ndryshme,sistemeve sociale dhe politike të vendeve të ndryshme të botës.

3. Ajo i jep lajme dhe informacion aktuale rreth asaj që po ndodh në botë.Mediat elektronike

janë burim i madh i njohurive rreth fakteve pedagogjike ofron informata rreth zbulimeve

të reja.Media është një burim i shkëlqyeshëm i njohjes së

shkencës,universit,oqeaneve,sociologjike, jetës dhe politikës.

Përmes mediave ngrihet niveli estetik,ato ndikojnë për afirmimin të njëmendje të krijimtarisë

njerëzore.Ndërkohë,nuk mund të mohohet fakti se shumë emisione mediatike kanë vlera dhe

elemente intelektuale,por ato nuk janë tërësisht intelektuale.Ndërtimi i tyre nuk mbështetet në

strukturën e parimeve të thellësisë, precizitetit,qartësisë dhe origjinalitetit të mendimeve,ideve

dhe fakteve. (Berisha,2014:13).

Page 14: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

14

2.3.2.Ndikimi negativ i mediave në shoqëri

Mediat ashtu siç kanë ndikim pozitiv kanë edhe ndikim negative në shoqëri.Nxënësit tonë

djemtë dhe vajzat e reja e humbin kohën e tyre të çmuar në shfletimin e faqeve të

ndryshme të internetit.

1. Pamjet joshëse,bisedat e argëtimit seksual në internet ndikojnë drejtpërdrejtë në

aftësitë krijuese të brezit të ri. Ky lloj argëtimi shkatërron vlerat morale dhe për

shkak të këtyre, krimet seksuale janë rritur.

2. Kanalet e filmave në transmetimet satelitore ofrojnë filma dhe drama me plot

glamur, modë dhe seks që motivojnë skena që shkaktojnë dëme për jetë paqësore.

3. Në filma skenat që përmbajnë dhunë prodhojnë efekte të mëdha negative për të

rinjtë.Ata gjithashtu përpiqen të reagojnë në mënyrë të ngjashme me atë që kanë

parënë filma.

Dhuna,terrorizmi dhe krimet janë rritur dita ditës.Roli i medias është shumë i rëndësishëm në

botën moderne.Ky është një burim i cili lidhet drejtpërdrejt me vlerat morale shoqërore.

(https://www.academia.edu/35660016/Media_si_instrument_dhe_ndikimi_n%C3%AB_shoq%C3%ABri).

“Mediat tëcilat e kanë një pushtet të tillë, duhet të përpiqen të transmetojnë programe të cilat

të krijojnë vlera morale

nëshoqëri”(https://www.academia.edu/35660016/Media_si_instrument_dhe_ndikimi_n%C3%AB_sho

q%C3%ABri).

2.4. Ndikimi i mediave në mësimdhënie dhe në mësimnxënie

Edukimi mediatik ka shumë rëndësi dhe efekte të pashmangshme për mësimdhënësit dhe

nxënësit po ashtu.Edukimi mediatik në ditët e sotme ka për qëllim:

Page 15: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

15

“Të ndihmojë nxënësit të zhvillojnë shprehitë e shqyrtimit dhe të shprehjes së nevojave për të

qenë mendimtarë kritikë.Komunikues efektiv dhe qytetarë aktivë të shoqërisë së

sotme”.(http://fliphtml5.com/kgcl/zzkm/basic).

Edukimi mediatik përcaktohet si aftësia për qasje,për të analizuar,vlerësuar dhe prodhuar

komunikim në forma të shumëllojshme.

Që të definojmë saktësisht efektet e mësimdhënies dhe të mësimnxënies duhet të bazohemi në

projektin ekstrakurrikular për edukimin mediatik.Ky projekt është hartuar për të mbështetur e

nxitur konceptet dhe praktikat e edukimit mediatik dhe të menduarit kritik në të gjitha klasat e

arsimit të mesëm të ulët.

Kjo ka për qëllim të mbështesë në mënyrë të drejtëpërdrejtë të gjithë mësuesit të cilët do të

ndërtojnë dhe krijojnë dije te nxënësit e do të formojnë shprehi për edukimin mediatik.Ky

projekt do të jetë shumë efikas sepse do të sigurojë materiale të shkruara për mësuesit,nxënësit

dhe do të formulojnëdisa këshilla praktike për prindërit.

Qëllimet e projektit janë:

✓ Të nxisë dhe të mbështesë edukimin mediatik në arsimin e mesëm të ulët klasa 6-9;

✓ Të sigurojë trajnim për mësuesit të mbështetur me materiale metodologjike për edukimin

mediatik;

✓ Të zhvillojë materialet kurrikulare të cilat të shërbejnë si model për futjen më të gjërë në

të ardhmen të edukimit mediatik në shkollat tona në të gjitha nivelet;

✓ Të punojë me mësuesit për të zbatuar strategjitë dhe metodat ndëvepruese për edukimin

mediatik në aktivitetet ekstrakurrikulare me nxënësit:

✓ Të vlerësojëefektivitetin e edukimit mediatik si një qasje e re përmbajtësore dhe

metodologjike në shkollat tona.(Musai,Godole dhe Abdurrahmani,2011:54).

Në realizimin efikas të edukimit mediatik,mësuesit e ardhshëm duhet të ndjekin disa

udhëzime :

1. Të praktikojnë vëzhgimin e përgjithshëm të menduarit kritik,analizën e një

këndvështrimi të caktuar dhe shprehitë e komunikimit;

Page 16: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

16

2. Të nxisin interesin për tema të reja;

3. Të pëdorin mediat si një mjet pedagogjik standard;

4. Zhvillimi i një ndjenjeje të ndërgjegjsimit për aspekte të besueshmërisë dhe

këndvështrimit;

5. Përdorimi i mediave si instrument për vlërësimit(Musai,Godole dhe

Abdurrahmani,2011:54-56).

Të nxënët duke parë median

Qëllimi i edukimit mediatik është të përgatisin fëmijët për të kuptuar dhe për të marrë pjesë në

mënyrë aktive në kulturën mediatike që i rrethon,të mbrohet nga rreziqet që sjellë

media.Shpjegimet e metodave ndërvepruese në këtë program ekstrakurrikular kanë nënkuptuar

një grup të caktuar supozimesh për natyrën e mësimdhënies dhe të nxënit në edukimin mediatik.

Rreth edukimit mediatik ka nevojë për më shumë hulumtime dhe debate për natyrën e të

nxënit.Edukatorët mediatik kanë nevojë për një bazë më të fortë mbi të cilën të vlërësojnë të

kuptuarit e nxënsëve dhe në këtë mënyrë të identifikojmë ecurinë e përparimit të nxënësve në

procesin e edukimit.

Mbi të gjitha kemi nevojë të dimë më shumë për edukimin mediatik, nëse vërtet ndryshon diçka

në marrdhëniet e nxënësve me mediat dhe si mund të realizohet kjo?

Këto janë pyetjet relativisht themelore,të llojit që janë përballur me çdo fushë të kurrikulës së

re.Zhvillimi i vazhdueshëm i edukimit mediatik do të varet se si mund të adresohen në mënyrë

efektive dhe koherente të nxënësit dhe në këtë drejtim duke ushtruar në mënyrë të vazhdueshme

mësuesit përmes trajnimeve dhe formave të tjera të zhvillimit profesional.(Musai,Godole dhe

Abdurrahmani,2011:52-80).

Të nxënit përmes mediave mendoj që ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e mendimit

kritik të shprehurit e ideve,zhvillimit të shkathtësive për njohjen dhe përdorimin e mjeteve

teknologjike/elektronike.Po ashtu ndërlidhja e mësimit teorik me mjetet elektronike do të

ndihmonte dhe lehtësonte procesin mësimor si për mësimëdhënsitë ashtu edhe për nxënësit.

Përdorimi i mjeteve audiovizuale si televizioni,radio,interneti etj. Në zhvillimin e një ore

mësimore është shumë atraktive dhe tërheqëse për të gjitha moshat e posaçërisht për fëmijët.Ne

Page 17: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

17

të gjithë e dimë se fëmijët mësojnë shumë nga ato që shohin,dëgjojnë dhe prekin gjithçka që

është konkrete për ta, do të mbesin në mendjen e tyre për shumë kohë,e për ta realizuar këtë,

mediat janë gjëja e duhur që do të na hynte në punë neve si mësimdhënës në të ardhmen.

Në shkollat tona fillore do të ishte shumë pragmatike që të jenë të gjitha mjetet e nevojshme për

ecuri të suksesshme të procesit mësimor, klasa të pajisura me laboratore ku secili nxënës të ketë

nga një kompjuter me të cilin mësimdhënësit do të krijonin shprehi te nxënësitse si të përdorin

teknologjinë për kërkime që kanë të bëjnë me mësimet, zgjidhje të detyrave, zgjërimit të

njohurive të përgjithshme nga të gjitha fushat e ndryshme të jetës dhe shkencës etj.

Kapitulli III-Metodologjia e hulumtimit

3.Qëllimi i studimit

Qëllimi i këtij studimi është të kuptojmë vlerën dhe rëndësinë e edukimit mediatik në jetën e

përditshme e më theks të veçantë në shkollat tona fillore,aty ku buron dija, ndërgjegjja dhe

pëgjegjësia morale.Të mësojmë se sa kanë ndikim shkollat në vetëdijesimin dhe edukimin e

nxënësve mbi përdorimin dhe kontrollimin e mediave, a ndihmojnë mediat gjatë zhvillimit të

procesit mësimor dhe se a kanë mësimdhënësit njohuri bazë rreth edukimit mediatik.Po ashtu

qëllim kyç është edhe ndërgjegjesimi i organeve kompetente të arsimit parauniversitar që në

shkollat tona të lejojnë që edukimi mediatik të futet në sistemin arsimor si lëndë e obligueshme.

Në mënyrë që nxënësit tanë të marrin njohuritë e nevojshme rreth njohjes dhe manipulimit me

mediat dhe masmediat,të dinë si të mbrohen nga lajmet dhe skenat të pakëndshme për moshën e

tyre,të mos biejnë pre e mashtrimeve dhe dezinformatave të cilat do të ndikojnë negativishtnë

jetën e tyre.

Page 18: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

18

3.1. Pyetje kërkimore

1. A është e nevojshme që edukimi për media të jetë si lëndë mësimore nësistemin tonë

arsimor?

2. Çfarë ndikimi kanë mediat në edukimin e fëmijëve?

3.2. Hipotezat

H1: Edukimi për media në shkollat është shumë i rëndësishëm.

H2: Mediat kanë ndikim në edukimin e fëmijëve.

3.3. Metoda e hulumtimit

Si metodë e hulumtimit është përzgjedhur të jetë metoda sasiore(kuantitative). Metodë e

standardizuar,praktikedhe më e lehtë për hulumtim dhe arritjen e rezultateve të synuara në kohë

më të shkurtër dhe kosto minimale.

3.4. Instrumentiihulumtimit(pyetësori)

Në këtë studim si teknikë e hulumtimit është përdorur pyetësori. Pyetësori përbëhet nga tetë

pyetje të cilat janë formuluar me kujdes dhe përkushtim të veçantë ,pyetësori I shte anonim, u

mbajtë me mësimdhënës të Shfmu: “Heronjtë e Kosovës”,në fshatin Hoçë e vogël të komunës së

Rahovecit, kohëzgjatja e pyetësorit ishte10-15minuta.

Page 19: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

19

3.5. Popullata dhe mostra

Hulumtimi u zhvillua në shkollën e mesme të ulët “Heronjtë e Kosovës”, në fshatin Hoçë e vogël

në komunën e Rahovecit.

Popullata nga e cila dëshirojmë të marrim opinione rreth temës tonë të studimit janë të gjithë

mësimdhënësit e shkollave fillore nga klasa 1-5dhe 6-9 të komunës së Rahovecit.

Mostra jonë e përzgjedhur për hulumtim janë gjithsej 25 mësimdhënësit e shkollës së

lartpërmendur.

3.6. Etika e hulumtimit

Në shkollën “Heronjtë e Kosovës”ku kemi mbajtur pyetësorin paraprakisht është marrë leja e

nevojshme për zhvillimin e tij.Leja është marrë nga drejtori i shkollës se mesme të ulët zotëri

Ukë Gashi dhe stafi i tij përgjegjës të cilët na lejuan pa ndonjë problem, dhe po ashtu na

ndihmuan shumë për zhvillimin e anketimit.Mësimdhënësve të pëzgjedhur për anketim u

sqaruam për gjithçka që ata patën nevojë të dinë rreth pyetësorit,po ashtu u treguam se pyetjet

nuk kanë të bëjnë personalisht me ta dhe përgjigjjet që ata japin nuk do të ndikojnë negativisht as

në punën e tyre si mësimdhënës aq më pak në jetë.

Qëllimi ynë ishte vetëm të marrim mendime dhe opinionet e tyre lidhur me temën e studimit në

mënyrë që me ndihmën e tyre të arrijmë të nxjerrim rrezultatet e synuara.

Page 20: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

20

Kapitulli IV-Analiza e rezultateve

4. Analiza e të dhënave me mësimdhënës

Në vazhdim po i paraqesim rezultatet e hulumtimit me temë “Rëndësia e edukimit mediatik në

shkollat fillore” që është realizuar përmes anketimit të mësimdhënsëvenë komunën e Rahovecit

në SHMFU-në“Heronjtë e Kosovës”. Prezantimin e rezultateve të mbledhura do t’i paraqesim

me anë të tabelave.

Tab.1

1.Pasqyra e përgjithshme e të dhënave të mësimdhënësve

Gjinia Gjithsej të

anketuar: Meshkuj Femra

15 ose 60% 10 ose 40% 25 ose

100%

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë gjithsej 25 mësimdhënës/e nga ta 15 meshkuj që në

përqindje janë 60%dhe 10 femra ose 40%.

Tab.2

2.Pasqyra e përgjithshme e të dhënave të mësimdhënësve

Mosha

Mosha Gjithsej të

anketuar: Meshkuj

Femra

21-35 1 ose 4% 4 ose 16% 5 ose 20%

36 - 50 1 ose 4 % 2 ose 8% 3 ose 12%

Page 21: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

21

51- 65 13 ose 52% 4 ose 16% 17 ose 68%

Mosha e të anketuarve nga 21-35vjeç gjithsejjanë 5ose20% nga ta mashkull është 1 ose 4%,

ndërsa femra janë 4ose 16%. Grupmosha tjetër nga 36-50 gjithsej janë 3ose 12% mashkull prap

është vetëm 1ose 4%,dhe femra janë 2 ose 8%.

Mësimdhënës/e me moshën 51-65 janë gjithsej 17ose 68%nga ta meshkuj 13ose52 % dhe

femra janë 4 ose 16%. Me sa kemi parë, numri më i madh i mësuesve është i moshës më të

vjetër.

Tab.3

3. Prej sa vitesh punoni si mësimdhënës/ e?

vitet Meshkuj Femra Gjithsej

0 – 1 1 ose 4% 0 ose 0 % 1 ose 4%

2 – 5 0 ose 0 % 2 ose 8% 2 ose 8%

6 – 10 0 ose 0% 1 ose 4% 1 ose 4%

11 – 15 0 ose 0% 3 ose 12% 3 ose 12%

Mbi 20 vjet 14 ose 56% 4 ose 16% 18 ose 72%

Vitet e punës në arsim nga të anketuarit duke filluar nga vitet 0-1 gjithsej është 1ose 4%

mashkullështë 1ose 4%, femra nuk ka. Vitet 2-5 gjithsej janë 2ose 8% ku meshkuj nuk ka ndërsa

femra janë 2 ose 8%. Vitet 6-10 meshkuj nuk ka, femërështë 1ose 4%.

Vitet 11-15 gjithsej janë 3 ose 12% meshkuj nuk ka, ndërsa femra janë 3ose 12%.Vitet mbi 20

gjithsej janë 18 ose 72% të mësimdhënësve ku meshkuj janë 14 ose 56% dhe femra janë 4 ose

16%.

Page 22: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

22

Tab.4

4. Sa ka ndikim shkolla në edukimin e nxënësve për media ?

Meshkuj Femra Gjithsej

Shumë 9 ose 36% 5 ose 20% 14ose56%

Pak 6 ose 24% 3 ose 12% 9 ose 36%

Aspak - 1 ose 4% 1 ose 4%

Në tabelën më lartë kemi paraqitur rezultatet e përgjigjjeve që kemi marr nga të anketuarit.Në

pyetjen se sa ka ndikim shkolla në edukimin e nxënësve për media? Alternativat për përgjigjje

janë tri: Shumë, pak dhe aspak. Me Shumë janë përgjigjur gjithsej 14 mësimdhënës/e prej tyre

meshkuj janë 9 ose36% dhe femra janë 5 ose 20%, me Pak janë përgjigjur 9 mësimdhënës/e prej

tyre meshkuj janë 6 ose 24% dhe femra janë 3 ose 12%,ndërsa me Aspak është përgjigjur 1

femër ose 4%, ndërsa meshkuj nuk ka.

Tab.5

5. A mendoni se edukimi për media është e nevojshme të jetë lëndë e

veçantë në shkollat tona?

Meshkuj Femra Gjithsej

Shumë 11 ose 44% 4 ose 8% 15 ose 60%

Pak 4 ose 16% 6 ose 24% 10 ose 40%

Aspak - - -

Page 23: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

23

Në pyetjen a mendoni se edukimi për media duhet të jetë lëndë e veçantënë shkollat tona? Kemi

marrë këto rezultate nga të anketuarit tonë: me Shumë janë pajtuar gjithsej 15 mësues/e prej tyre

meshkuj 11 ose 44% dhe femra 4 ose 8%.

Me Pak janë pajtuar gjithsej 10 mësues/e nga ta meshkuj janë 4 ose 8% dhe femra 6 ose 24%,

ndërsa me Aspak nuk është pajtuar asnjë mësimdhënës.

Tab.6

6. Ju si mësimdhënës/e a keni mbajtur trajnime nga Ministria e Arsimit

mbi edukimin për media ?

Meshkuj Femra Gjithsej

Asnjëherë 9 ose 36% 8 ose 32% 17 ose68%

Disaherë 6 ose 24% 2 ose 8% 8 ose32%

Gjithmonë - - -

Në tabelën e mësipërme është paraqitur pyetja:Ju si mësimdhënës/e a keni mbajtur trajnime nga

Ministria e Arsimit mbi edukimin për media? Së bashku me përgjigjet nga të anketuarit.Me

Asnjëherë janë përgjigjur gjithsej 17 të anketuar ku nga ta 9 ose 36% janë meshkuj, ndërsa 8 ose

32% janë femra. Me Disa herë janë përgjigjur gjithsej 8 prej tyre 6 ose 24% janë meshkuj dhe 2

ose 8% janë femra. Me Gjithmonë nuk është përgjigjur asnjë nga të anketuarit.

Në tabelën e mëposhtme i kemi paraqitur rezultatet e pyetjes. Për çfarë nxënësit tuaj i

shfrytëzojnë mediat? Dhe përgjigjet që kemi marrë janë: Nxënësit i shfrytëzojnë mediat për

informim kanë thënë gjithsej 7 mësimdhënës, prej tyre 4 ose 16% meshkuj dhe 3 ose 12%

femra.Për argëtim/lojëra kompjuterike kanë thënë gjithsej 13 mësimdhënës prej tyre 8 ose 32%

meshkuj, ndërsa 5ose 20% femra dhe e fundit, Për zgjidhjen e problemeve (detyrave mësimore)

janë përgjigjur gjithsej 5 mësimdhenës 3 ose 12% meshkuj dhe 2 ose 8% femra.

Page 24: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

24

Tab.7

7. Për çfarë nxënësit tuaj i shfrytëzojnë mediat?

Meshkuj Femra Gjithsej

Për informim 4ose 16% 3 ose 12% 7 ose 28%

Për argëtim/lojëra

kompjuterike

8 ose 32% 5 ose 20% 13 ose52%

Për zgjidhjen e

problemit(detyrave

mësimore)

3 ose 12% 2 ose 8% 5 ose 20%

Tab.8

8. Çfarë ndikimi mendoni se kanë mediat në zhvillimin e fëmijëve?

Meshkuj Femra Gjithsej

Pozitive 11 ose 44% 3 ose 12% 14ose 54%

Negative - - -

Të dyja së

bashku

4 ose 16% 7 ose 28% 11ose44%

Nga ajo se çfarë ndikimi kanë mediat në zhvillimin e fëmijëve? Kemi marrë këto përgjigje: Se

mediat kanëndikim pozitiv janë deklaruar 14 mësimdhënës nga të cilët 11 ose 44% janë meshkuj

dhe 3 ose 12% janë femra, ndërsa asnjë nga mësimdhënësit nuk ka dhënë përgjigje të atillë që

mediat kanë ndikim negativ.

Por me të dyja së bashku janë përgjigjur gjithsej 11 mësimdhënës/e e prej tyre meshkuj janë 4

ose 16% dhe femra janë 7 ose 28%.

Tab.9

Page 25: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

25

9. Sa kanë njohuri nxënësit rreth mediave dhe përdorimit të tyre?

Meshkuj Femra Gjithsej

Shumë 2 ose 8% 3 ose 12% 5 ose 20%

Pak 13 ose 52% 6 ose 24% 19 ose 76%

Aspak - 1 ose 4% 1 ose 4%

Nga rezultatet e nxjerrura kemi arritur të kuptojmë se nxënësit kanë pak njohuri rreth mediave

dhe përdorimit të tyre. Këto janë përgjigjjet e të anketuarve: Me Shumë janë përgjigjur gjithsej 5

mësimdhënës/e nga ta 2 ose 20% janë meshkuj,ndërsa 3ose 12% janë femra.Me Pak janë

përgjigjur gjithsej 19ose 76% mësimdhënës/e prej tyre 13 ose 5% ja2%në meshkuj dhe 6 ose

24% janë femra.

Me Aspak është përgjigjur vetëm një mësimdhënëse të shprehur në përqindje 1ose 4%.

Tab.10

10. A mbani ndonjëherë mbledhje me prindërit e nxënësve për të

diskutuar se si duhet t’i këshillojmë fëmijët mbi përdorimin dhe

menaxhimin e drejtë të mediave?

Meshkuj Femra Gjithsej

Asnjëherë 4ose 16% 1 ose 4% 5 ose 20%

Disaherë 9 ose 36% 8 ose 32% 17 ose68%

Gjithmonë 2 ose 8% 1 ose 4% 3 ose 12%

Përmes tabelës së paraqitur më lartë kemi pasqyruar të dhënat e marrura nga të anketuarit në

rastin tonë, mësimdhënesve. Pyetja e radhës është:

Page 26: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

26

A mbani ndonjëherë mbledhje me prindërit e nxënësve për të diskutuar se si duhet t’i këshillojmë

fëmijët mbi përdorimin dhe menaxhimin e drejtë të mediave?

Me Asnjëherë janë përgjigjur gjithsej 5 mësimdhënës, prej tyre 4 ose 16% janë meshkuj dhe 1

ose 4% janë femra. Me Disaherë janë përgjigjur gjithsej 17 mësimdhënës nga ta meshkuj janë 9

ose 36%, ndërsa femra janë 8 ose 32%. Dhe me Gjithmonë kanë dhënë përgjigje gjithsej 3

mësimdhënës/e ku 2 ose 8% janë meshkuj dhe 1 ose 4% janë femra.

Tab.11

11. A mendoni se përdorimi i mjeteve audiovizuale gjatë procesit

mësimor do të ndikonte pozitivisht në të nxënit e fëmijëve?

Meshkuj Femra Gjithsej

Shumë 15ose 60% 5 ose 20% 20 ose 80%

Pak 2 ose 8% 3 ose 12% 5 ose 20%

Aspak - - -

Pyetja e fundit rreth përdorimit të mjeteve audiovizuale u përkrah mjaft shumë nga ana e

mësimdhënësve, kjo u kuptua përmes përgjigjeve që ata dhanë gjatë anketimit tonë.

Më Shumë u përgjigjen gjithsej 20 ose 80% mësimdhënës prej tyre meshkuj janë 15 ose 60% dhe

femra janë 5 ose 20%.

Me Aspak nuk është përgjigjur asnjë mësimdhënës, kjo do të thotë se ata kanë nevojë të kenë sa

më shumë mjete audiovizuale gjatë procesit mësimor.

Page 27: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

27

Kapitulli V-Përfundime dhe rekomandime

5. Përfundime

Nga studime që kemi zhvilluar kemi arritur në përfundime se në shkollat tona fillore nuk punohet

sa duhet sa i përket mësimit për mediat.

Kjo është njëçështje problemore e cila kërkon mbështetjen e shtetit të Kosovës, MASHT-it,

DKA-së, mësimdhënësve dhe familjes.

Nga përfundimet që kemi nxjerrë nga disa mësimdhënës/e të anketuar del se:

➢ Shkolla ka rol të pashmangshëm në edukimin për media, mirpo mësimdhënëseve nuk u

jepet rasti dhe hapësira në planprogramet(orët) e tyre tëndajnë kohë për të diskutuar rreth

mediave dhe masmediave.

➢ Shumë nga ta po ashtu janë pajtuar qëështë e nevojshme në shkollat tona një lëndë e

atillë që do të ndihmonte nxënësit të përfitonin kulturë,dhe njohuri bazë mbi mediat.

➢ Një numër mjaft i madh i mësimdhënësve kanë treguar se asnjëherë gjatë punës së tyre

si mësimdhënës nuk kanë mbajtur trajnime në lidhje me mediat gjë që tregojnë se shumë

pak punohet në këtë drejtim.

➢ Të anketuarit po ashtu thonë se nxënësit e tyre shumë pak dinë rreth mediave dhe

përdorimit të tyre po ashtu mediat i shfrytëzojnë më shumë për lojëra kompjuterike, nëse

në shkolla fillore do tëkishte mjete audio dhe vizuale të nxënit e nxënsëvë do të rritej në

mënyrë të shpejtë sepse këto mjete janë më tërheqëse për fëmijët dhe nxisin ata për të

mësuar,inkuadruar në mësimnxënie.

Page 28: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

28

5.1.Rekomandime

Rekomandime për MASHT-in:

▪ Të ofrojë mundësi që edukimi mediatik të hyjë si lëndë obligative në shkollat fillore të

Kosovës.

▪ Të organizojë trajnime adekuate për mësimdhënësit mbi fushën e edukimit për media.

▪ Të krijojë metoda dhe strategji mbi përdorimin e mjeteve mediatike gjatë punës

mësimore me nxënësit.

Rekomandime për DKA-në:

▪ Të mbikqyrë me saktësi punën e mësimdhënësve dhe ecurinë e procesit mësimor.

▪ Të sigurojë sa më shumë mjete elektronike:kompjuter,audiovizuale(radio,tv).Të

cilat do të sjellin produktivitet në arsim.

Rekomandime për mësimdhënësit:

▪ Të punojnë më shumë në ngritjen e vetëdijes dhe përgjithësisë së nxënësve mbi

mediat.

▪ Të bashkëpunojnë me prindërit e nxënësve, të jenë në dijeni për gjithçka që ka të

bëjë me nxënësit brenda dhe jashtë shkollës.

▪ Të jenë më tolerantë dhe më të gatshëm, të bisedojnë lirshëm nxënësit për çdo gjë

që ata i preokupon.

Page 29: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

29

Literatura:

Berisha,I.(2007).Media-Agjensët e komunikimeve,Prishtinë,PenQendra e Kosovës.

Berisha,I.(2014), Mediakultura, Prishtinë, Pen/AAB.

Musai,B.Godole J dhe Abdurrahmani,T.(2011), Edukimimediatik, Tiranë, ISHM.

Tahiri,L.(2017), Komunikimimasivdheedukimipër media, Tiranë, Naimi.

Burime nga interneti:

https://sq.wikipedia.org/ëiki/Komunikimi.

https://stereotipe.files.ëordpress.com/2017/02/edukimi-per-media.pdf.

https://www.academia.edu/35660016/Media_si_instrument_dhe_ndikimi_n%C3%AB_shoq%C3%ABri.

http://fliphtml5.com/kgcl/zzkm/basic.

https://www.koha.mk/per-nje-edukim-mediatik-ne-shkollat-tona/).

Page 30: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

30

SHTOJCA :

TEMA: Rëndësiae edukimit mediatik në shkollat fillore.

Kërkuese e hulumtimit: Alberta Fetahaj- studente e Universitetit të Gjakovës

“Fehmi Agani”, Fakulteti i Edukimit, Programi Fillor, viti i IV.

Udhëheqëse e Temës- Dr.sc.Venera Vala-Këndusi.

Pyetësori është anonim dhe ruan të dhënat personale.

Gjinia: _____

Mosha: _____

Sa vite keni që punoni në arsim?:______

Mësimdhënës/e të nderuar/a ju lutem të përgjigjeni në mënyrë sa më të sinqertë në pyetjet në

vazhdim.

Ju lutem rrethoni!

1. Sa ka ndikim shkolla në edukimin e nxënësve për media?

a).Shumë

b).Pak

c).Aspak

2. A mendoni se edukimi për media është e nevojshme të jetë lëndë e veçantë në shkollat

tona?

a).Shumë

b).Pak

c).Aspak

3. Ju si mësimdhënës/e a keni mbajtur trajnime nga Ministria e Arsimit mbi edukimin për

media?

a).Gjithmonë

b).Disa herë

c).Asnjëherë

Page 31: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

31

4. Për çfarë nxënësit tuaj i shfrytëzojnë mediat?

a).Për informim

b).Për argëtim/Lojëra kumpjuterike

c).Për zgjidhjen e problemeve(detyrave mësimore)

5. Çfarë ndikimi mendoni se kanë mediat në zhvillimin e fëmijëve?

a).Pozitiv

b).Negativ

c).Të dyja së bashku

6. Sa kanë njohuri nxënësit rreth mediave dhe përdorimit të tyre?

a).Shumë

b).Pak

c).Aspak

7. A mbani ndonjëherë mbledhje me prindërit e nxënësve për të diskutuar se si duhet t’i

këshillojnë fëmijët mbi përdorimin dhe menaxhimin e drejtë të mediave?

a).Gjithmonë

b).Disa herë

c).Asnjëherë

8. A mendoni se përdorimi i mjeteve audiovizuale gjatë procesit mësimor do të ndikonte

pozitivisht në të nxënit e fëmijëve?

a).Shumë

b).Pak

c).Aspak.

Ju Faleminderit për bashkëpunim!

Page 32: Modelet e sigurisë së rrjetit -siguria e rrjetit në ... Fetahaj.pdfhapësirë fare.Ne po jetojmë në një kohë kur mediat kanë arritur të depërtojnë në çdo cep të botës

32